Buletin Informativ nr.9

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të dldp për 2017

2 Një sistem politik

i komplikuar, që funksionon në mënyrë perfekte “Transparenca e buxhetit” -

2 projekti më i ri në Bashkinë Shkodër

3 Një rrjet, ndikim i shumëfishtë Dldp nis programin e

4 trajnimeve kombëtare për qeverisjen vendore Takim i Qendrës së

4 Kompetencës së dldp për menaxhimin e mbetjeve urbane e reja dhe 4 Funksionet monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV Përfshirja e Projekt

4 Buxheteve Afatmesme në Planet e Përgjithshme Vendore Hartimi i buxhetit –

4 Udhëzimi Plotësues në ndihmë të Njësive të Qeverisjes Vendore për 2018

EDICIONI IX-të JANAR-MARS 2017

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të dldp për 2017 Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor – dldp – i cili vepron në Shqipëri që në 2016, zbatuar nga Helvetas dhe financuar nga SDC, ka organizuar më 15 Mars, në Tiranë Komitetin e parë Drejtues për 2017. Në këtë takim të rëndësishëm morën pjesë kryetarë nga 11 bashki partnere, si dhe përfaqësues të tjerë nga ministritë e linjës, agjenci publike, donatorë dhe programe të tjera partnere. Në fjalën hapëse, znj. Dhuka, Zv. Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave çmoi përpjekjet e dldp në mbështjetjen ndaj bashkive dhe nivelit kombëtar, duke theksuar kontributin e dldp në ofrimin e shërbimit ndaj q y te ta rë ve , n d ë r ve p r i m i n m e programet e tjera, zhvillimin e menaxhimit të mbetjeve urbane, ngritjen e kapaciteteve të NJQV-ve, etj. Ajo e konsideroi dldp si një program shumë serioz, që me gjithë punën dhe përvojën e grumbulluar përgjatë viteve në I-OSSH dhe Menaxhimin e Mbetjeve ka treguar se qëndrueshmëria e modeleve të menaxhimit shkon përtej investimeve të dukshme. Ambasadori zviceran, z. Graf si bashkëdrejtues i takimit, theksoi disa elementë të rëndësishëm që e kanë bërë vitin 2016 një vit shumë të rëndësishëm për vendin. Ai përmendi rëndësinë e zbatimit të RAT, miratimin e Ligjit të Financave Vendore, krijimin e Këshillit Konsultues mes nivelit qendror dhe vendor, arrritjet në zhvillimin rajonal. Misioni i Zvicrës është fuqizimi i demokracisë dhe besimi në këshillime dhe përqasjen nga poshtë lart. Ai gjithashtu informoi mbi zgjatjen e programit dldp edhe për një vit e gjysmë si dhe fillimin e një programi të ri në gjithë vendin. Dldp prezantoi para të pranishmëve aktivitetet dhe arritjet për vitin 2016, të cilat ishin fokusuar tek treguesit e programit. Arritjet kryesore të përmbledhura dhe të paraqitura nga secili nëpunës i linjës përkatëse në dldp janë: 1. Fushë e re ndërhyrje për Planet e Përgjithshme Vendore me buxhet shtesë nga SDC. 2. Rritje në 17% e territorit të mbuluar me shërbim në 6 bashki me

mbështetje direkte, si dhe rritje e nivelit të mbledhjes së tarifës në 5%. 3. Dldp ka mbështetur 15 projekte në 12 bashki, përfshi edhe projekte me kohezion social. 4. Janë arritur të digjitalizohen 109 shërbime administrative dhe kanë përfituar më shumë se 24.000 qytetarë nga këto shërbime në 2016. 5. Iniciativat me aspekt gjinor kanë ndikuar në buxhetet vendore në Shkodër dhe Klos. 6. Dldp ka luajtur rolin e një ndërmjetësuesi njohurish, duke vënë besimin te produktet e veta, duke i shërbyer ndikimit në politika, të cilat kulmuan me kontributin e dldp (së bashku me Ministrinë e Financës dhe PLGP/USAID) në Projekt Ligjin e Financave Vendore. Diskutimet nga pjesëmarrësit nënvizuan sfidat që sollën reformat dhe kontributin e dldp në adresimin e duhur të tyre. Kryetarët konsideruan si të rëndësishëm se qëndrueshmëria duhet marrë më seriozisht në periudhën e ardhshme, decentralizimi fiskal duhet zgjeruar në kuadër të Ligjit të Financave Vendore dhe nevojitet një kuadër më i plotë i rezultateve të dldp në bashki, duke theksuar se çfarë është bërë realisht në bashki dhe cilat janë rezultatet e prekshme dhe të dukshme të programit. Takimi vazhdoi me prezantimin e planit të aktiviteteve të dldp për 2017, i cili përfshin të gjitha linjat tematike, siç janë: Procedimi për përmbylljen e ko m p o n e n t ë v e t ë q e v e r i s j e s elektronike dhe aksesimit të fondeve; zhvendosja drejt fazës zbatuese i

menaxhimit të financave publike dhe menaxhimit të mbetjeve; identifikimi përmes një analize të kujdeshme fizibiliteti i një projekti mbi mbetjet; një vëmendje e veçantë do të kihet për kapitalizimin e përvojës së dldp si dhe raportimit të fundit të fazës. Në takim, plani i dldp për 2017 u vlerësua si mjaft i përshtatshëm nga përfaqësuesit e nivelit vendor dhe kombëtar. Kryetarët theksuan nevojën për adresimin e përgjegjësive që rrjedhin nga Ligji i ri i Financave Vendore, e sidomos për Instrumentin e Planifikimit Financiar. Nga niveli vendor u perceptuan si shumë të rëndësishme edhe vazhdimësia e rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimi i mëtejshëm i njohurive. Modelet e zhvilluara nga dldp mund të përdoren edhe nga bashki të tjera (përmes institucioneve dhe programeve) si dhe kurrikulat e trajnimit duhet të reflektojnë edhe ndryshimet rregullative. Znj. Debora Kern nga SDC, nënvizoi nevojën për t'u përqendruar në aktivitetet e vlerësimit të ndikimit. Znj. Oriana Arapi, nga Departamenti i Koordinimit për Ndihmën e Huaj, vlerësoi rolin e dldp në krijimin e urave ndërmjet institucioneve, që konsiderohet i rëndësishëm për të rritur bashkëpunimin në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Në fjalën përmbyllëse, Ambasadori zviceran, z. Christoph Graf falenderoi të gjithë palët e interesuara për rezultatet e shquara të arritura deri tani. Ai shprehu vlerësimin e tij personal për debatet konstruktive dhe frymën pozitive të shkëmbimit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Buletin Informativ nr.9 by dldp albania - Issuu