Revista foleza jeshile 32 prill

Page 1


Pasqyra e Revistës »» 4-5 Lulet në ballkonin e nëna Dritës »» 6-7 Besimi »» 8-10 Falja e namazit »» 11 Unë mund ta bëj »» 12-13 Papagalli Makao »» 14-15 T’i shërbesh nënës »» 16-18 Këshilla prindërimi »» 19 Ujku dhe qengji »» 20-21 Të gatuajmë së bashku »» 22-23 Kuriozi Bongo »» 24-25 Artistët e vegjël të revistës »» 26 Të mësojmë anglisht »» 27-32 Mozaik

Rreth Revistës për fëmijë

“Foleza Jeshile”

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftoj të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’ është një revistë periodike për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore. Kjo revistë përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: • Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe; • Të mësojnë shprehi të reja në komunikim; • Të frymëzojmë të vegjëlit të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshmene zhvillojmë. Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhedashurie. Nëpërmjet rubrikave “Mozaik” dhe ‘’Lojëra shpejtësie’’, ne synojmë të nxisim zhvillimin intelektual të lexuesve tanë të vegjël. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën “Foleza Jeshile’’.

Stafi

Kryeredaktore:Afërdita

Zv/Kryeredaktore: Zejne

Redaktore: Krenita Hak

Desing & Layout: Ilmi S

Marketingu: Lubjana Saliaj

Përgjegjëse e masmedias: Ar


a Hyseni eb Zekaj

krama Shahu

“Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” Muhammedi (a.s.)

j Celepija

rmida Plumbi

Adresa: Rruga: “Ali Demi”, Tiranë/ P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706


Afërdita Hyseni

N

jë ditë të bukur pranvere, plot me diell dhe aroma lulesh, nënë Drita i telefonoi së bijës dhe e ftoi për drekë dhe më pas ta ndihmonte në mbjelljen e luleve në ballkonin e saj. Vajza e nëna Dritës quhet Mimoza, ajo ka një djalë 10 vjeç, i cili quhet Ardit. Teta Mimoza e bëri gati Arditin, e ushqeu e veshi dhe u nisën drejt stacionit të autobusit. Pasi hipën në autobus dhe Arditi filloi të qëllonte me dorë xhamin e autobusit. Pasagjerët e tjerë, e shikonin me habi Arditin. -Mos e përplas xhamin se do ta thyesh, sillesh si të ishe 3 vjeç- i thotë fatorinoja Arditit. E ëma heshti dhe mundohej ta qetësonte të birin. Erdhi stacioni për të zbritur. U afruan pranë shtëpisë së nëna Dritës, Arditi ishte i zemëruar nga fjalët e fatorinos. -Mirëserdhët zemrat e mia, - iu tha nëna Drita. U afrua ti përqafonte. Arditi nuk e lejoi ti afrohej. 4


Arditit i pëlqente shumë ballkoni i nëna Dritës, ai gjithmonë ishte i mbushur me lule lloj – lloj ngjyrash. Ia lëshoi dorën të ëmës dhe u nis me vrap drejt ballkonit, kur pa ballkonin pa lule, aty kishte vetëm 1 thes me dhe lulesh dhe një kovë uji plot me lule, vazot ishin bosh… Arditit nuk i pëlqente kur gjërat e tij të preferuara ndryshonin, nga zemërimi filloi të hidhte nga ballkoni vazot dhe kovën me lule. Nëna Drita dëgjoi zhurmën dhe vrapoi për në ballkon, zemërimi i Arditit ishte i madh, ajo shkoi e kapi me forcë për dore dhe e përqafoi fort dhe filloi të qante. Mami Mimoza me qetësi ia shpjegoi Arditit që ballkonin do ta kthejnë si më parë sepse prandaj kishin ardhur te nëna, për të mbledhur lulet e ballkonit. Nëna Drita nxorri vazot e reja dhe të tre mbollën lulet në Ballkon. Arditi po lumturonte nga gëzimi dhe përplaste shuplakat e duarve dhe qeshte me zë.

Morali: Të gjithë duhet të kontribuojmë për fëmijët e prekur nga autizmi. Kontributi më i mirë është mos ti paragjykojmë dhe ti pranojmë në mesin tonë me durim dhe dashuri. Përshtatur nga Gjermanishtja

5


Hasan Selami

Në besën islame unë lindur jam, nënën e babën musliman i kam. Musliman i kam, nënën e babanë këtë fe të naltë trashgim m’a lane. Këtë fe të bukur, mbasi e pranova, shumë më pëlqen dhe e përqafova. E kam përqafuar jo pse e kam gjetë, po vet’ e gjykova që është e vërtetë; 6

Zotin e vërtetë me goj’ e pohoj Dhe me gjithë zemër po e vërtetoj. Dëshmoj Muhamedin si një rob’ të tij, Një Profet të Zotit si neve, njeri; Unë fenë islame, këtë fe të shtrenjtë. I lutem pra Zotit, Zotit të vërtetë Të qëndroj në islam sa të rroj në jetë.


Zoti në Kuran na ka emëruar, me emër musliman, sa emër i uruar! Musliman i thonë atij që i shtrohet Vullnetit të Zotit dhe i dorëzohet. Atij që bën paqe shkon në harmoni Me Zotin krijesat dhe me njerëzi, Islam do të thotë që të dorëzohesh edhe të bësh paqe, e Zotit t’i shtrohesh.

Me sa shpjeguam kush do kupton që paqe dhe bindje kjo fe na meson. Me krejt njerëzinë në paqe të jetojmë Edhe për ta mirë duhet të punojmë. T’urdhëron që mirë të bësh pike së pari Vllazrvet më t’afër gjith hijret shqiptare, Jahudi, krishterë çdo fe le të kenë, Duhet t’u ndihmojmë të duan atdhenë.

Dijen përparimin ku do që t’a gjejmë ta marrim si tonën për vehte ta bëjmë. Ne bashkatdhetarinë na mson ta përhapim dhe prej pasunisë na urdhnon t’u japim. M’u në shpirt e kam dashurin e fees, i lutem pra Zotit, Musliman të vdesë!

7


t i z a m a n e Falja Të dashur fëmijë! Meqë Zoti i Lartësuar na i ka dhuruar të gjitha të mirat edhe ne duhet ta duam shumë, ta nderojmë pa masë, t’i jemi mirënjohës për të mirat e panumërta që na ka dhuruar. Kjo mirënjohje kryhet duke e madhëruar vetëm Zotin e askënd tjetër. Zotin mund ta madhërojmë duke u falur sipas mënyrës që na e ka mësuar profeti ynë i dashur, Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të!).

Kushtet e namazit: Para së të fillohet falja e namazit, duhet të plotësohen këto kushte: •

Të marrim abdes ose nëse ka nevojë të marrim gusël (larja e të gjithë trupit). Të jenë të pastra trupi, rrobat dhe vendi ku falemi.

Të vishemi që të mos na duken vendet e turpshme.

• •

Të kthehemi në drejtim të Kiblës. Ta dimë kohën e faljes.

• • 8

Të bëjmë nijetin.


Farzet e namazit Farzet e faljes janë gjashtë: 1.

Të themi Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi. 2. Të qëndrojmë në këmbë 3. Të lexojmë Kuran 4. Të përkulemi (ruku) 5. Të biem në sexhde 6. Të qëndrojmë në gjunj. Muslimanët falen pesë herë në ditë. Në mëngjes (sabahu) para se të lindë dielli - dy rekate. Në drekë - katër rekate Në ikindi – po ashtu katër rekate Në mbrëmje (akshami), pas perëndimit të diellit – tri rekate Në darkë (jacia) - katër rekate.

9


TË MIRAT DHE DOBITË E NAMAZIT Ai që falet ka këto dobi e të mira: •

E ka zbatuar urdhrin e Zotit Ka trup të shëndoshë e të shkathët • Ka mendje të kulluar • Ka ndërgjegje të pastër • Ka shpirt të qetë e të kënaqur. •

Është e domosdoshme që njeriu namazin ta bëjë me gjithë zemër dhe duke e pasur mendjen vetëm tek Zoti i Madhërishëm.

Përzgjedhur nga libri “Edukata fetare e morale” me autor Haki Sharofi Përzgjodhi: Armida Plumbi 10


Unë mund ta bëj!

Për këtë eksperiment na nevojitet një kërcell selinoje. • • • •

Një gotë me ujë, një bojë (zgjedhim ngjyrën blu), një thikë kuzhine dhe një kërcell selinoje të dendur me gjethe.

Për 1 – 2 ditë lëreni kërcellin e selinos në një gotë bosh, derisa ai të filloj të vyshket, dhe gjethet të fillojnë t’i bien. Tani fillojmë me eksperimentin! • Merre thikën dhe prite nga fundi kërcellin e selinosë, më pas hidh disa pika bojë në gotën e mbushur me ujë, vendose selinonë brenda gotës. Selinoja (bima) është e etur dhe e përthith ujin e ngjyrosur menjëherë. • Mos u nxito! • Selinoja duhet të qëndrojë brenda gotës me bojë dhe ujë 1 ditë të plotë. • Vërtetë, tani kërcellit të selinosë i është kthyer fuqia, gjethet janë të freskëta dhe ajo çfarë ne dëshiruam të eksperimentojmë u realizua. • Selinojë është e gjitha ngjyrë blu! 11


Zejneb Osmani

Papagalli

Makao Fluturo me këtë zog të mrekullueshëm!

Jeta e një zogu Makao është një shpend shumëngjyrësh i cili ushqehet me arra, fruta, insekte pemësh, vezë dhe gjitarë të vegjël. Makao fle gjatë natës. Shpesh herë në mëngjes, atij i duhet të fluturojë në distanca të gjata për të gjetur ushqim. Makao është një nga specjet më të mëdhenj të papagajve në botë, me mesatare në rritje, për më shumë se një metër në lartësi.

Makao është i njohur për puplat me ngjyra të ndezura të cilat shpesh janë shumëngjyrëshe, duke përfshirë blunë, të kuqen, të verdhën dhe jeshilen. 12


Masa: Ka përmasa t e një g Familja: jeli. Makao ës htë një l papagalli loj . Egzisto jnë 17 sp Makaove ecje të . Shkolla e fl Një bebe uturimit: M prindërit akao qëndron me derisa të fluturojë mësojë t dhe të g ë jejnë ush Komuniki qim. mi: Mak ao bën nj gërvisht ë zhurmë ëse në m ënyrë që shokëve t’u trego se jë e mirë pë ku ndodhet. Ky s hpend ës r të kopj h uar zëra tjera, si t e kafsh të dhe të n ëve jer Shumë s ocjale: M ëzve! ak si zogj in teligjent aot janë të njohu ëd r shoqërue shëm. Sh he shumë të pe së bashk u në tufa sh ata mund të s hihen të mëdha Makao b , deri në ashkë. 30 Ndihmon natyrën: Ky zog mbillen p emë duke ndihmon të lëshuar f ara në tokën e pyllit g jatë ngrënies .

13


Përzgjodhi: Armida Plumbi

Bajazid Bistamiu filloi të shkollohej që në moshë të vogël. Një ditë u kthye në shtëpi duke menduar kuptimin e një ajeti kuranor, ajetin 14 të sures Lukman, ku Zoti i Madhëruar thotë: "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj". Nëna kur e pa në shtëpi e pyeti e merakosur pse ishte kthyer më herët se zakonisht. 14


Bajazidi iu përgjigj: "Në një ajet kuranor që mësova, Zoti i Madhëruar më urdhëron që t’i bindem Atij dhe ty. Ose do të shërbej gjithmonë ty, ose më ler të lirë që ta kaloj gjithë kohën duke adhuruar Zotin.” Nëna iu përgjigj: "Më ler mua dhe adhuro Zotin!” Që nga ai moment Bajazidi iu përkushtua Zotit dhe i bëri të gjitha ato që Ai urdhëron pa përtuar fare, por ai gjithashtu i shërbente edhe nënës së tij. Një dëshirë të vogël të nënës së tij e shihte si një urdhër të madh dhe nuk vononte t'ia plotësonte, sepse kështu ishte edhe urdhri i Allahut. Një natë të ftohtë dimri nëna përpara se të flinte i kërkoi ujë. Por, në shtëpi nuk kishte mbetur ujë, kështu që mori një enë dhe shkoi ta mbushë në çezme. Por, kur erdhi në shtëpi vuri re se nënën e kishte zënë gjumi. I erdhi keq ta zgjonte. Kështu mbeti në këmbë me enën e ujit në dorë, pranë nënës që flinte. Pas pak nëna u zgjua duke përshpëritur "Ujë, ujë". Kur e pa se i biri po e priste në këmbë më enën e ujit në dorë e pyeti: "Përse qëndron në këmbë më enën e ujit në dorë?" Bestamiu iu përgjigj: "Po prisja me enën e ujit në dorë, që të jepja ujë sapo të zgjoheshe". Nëna e prekur nga veprimi i djalit ngriti duart dhe bëri këtë dua: "O Allah! Unë jam e kënaqur nga djali im. Edhe Ti kënaqu me të!"

15


Këshilla Prindërimi Për të ndihmuar dhe për t’i orientuar prindërit për një prindërim emocionalisht, psikologjikisht dhe praktikisht të shëndetshëm, do t’ju informojmë nëpërmjet rubrikës sonë me disa këshilla të shkëputura nga libri:

“Fëmijë të sigurt” Ilira Gjika

Vuajtja e fëmijës Në rrugë, në lokal, kudo, shikon të rritur që qeshin kur një fëmijë i vogël është në vështirësi apo qan me të madhe ose që shtyn me inat të rriturin. Madje ka të rritur që e bëjnë me qëllim, që të shohin reagimin e fëmijës dhe qeshin e kënaqen, madje e shoqërojnë dhe me shprehjen: “ta hash fare”. Vuajtja e fëmijës nuk i preokupon fare, madje as e shohin si të tillë. Këtyre të rriturve nuk u shkon në mend që fëmija vuan dhe trembet. Këta të rritur që me fjalë i duan fëmijët sa s’ka më, me veprime nuk dinë as vetë se çfarë bëjnë dhe as nuk u shkon në mend për fëmijën. Kjo gjë duket shumë qartë në reagimin e tyre, kur fëmija bën të njëjtën gjë me ta. Të rriturit e humbasin durimin shumë shpejt dhe nëse fëmija nuk ndalon, ata nuk përtojnë të përdorin kërcënimin apo goditjen. 16


Frika nga sëmundja Fëmija deri në moshën 7 vjeç nuk është ende i aftë të dallojë fantazinë nga realiteti. Ai nuk e ka të zhvilluar mendimin abstrakt apo operativ, mendon vetëm në mënyrë konkrete. Kjo e bën fëmijën të ketë shumë frikë, sidomos nga sëmundja. Fëmija e përjeton sëmundjen si një ndëshkim për mosbindjet e tij, si ndaj nënës dhe babait, apo për prapësitë që kryen, edhe pse e di që nuk po bën mirë. Frika nga sëmundja krijon një situatë të vështirë në psikën e fëmijës. Fantazitë e pavetëdijshme vërshojnë si një lum i furishëm në mendjen e tij. I rrituri pranë fëmijës përpiqet sa më shumë për ta qetësuar dhe për të mos e lënë vetëm. Ai duhet t’i shpjegojë me durim dhe thjesht shkaqet e vërteta të sëmundjes.

Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët Asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi, thotë një thënie e mençur. Prindër, mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëherë pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten.

17


Arritjet e fëmijës Njeriu njihet nga fytyra, fjala dhe veprimi, dhe kjo është detyra e të rriturit ndaj të parriturit: ta ndihmojë fëmijën të “ndërtojë” fytyrën, fjalët dhe veprimet e veta. Kjo nuk është detyrë e lehtë, pasi kërkon shumë vetëdije e vullnet për ta realizuar, por nuk është e pamundur. Gjëja e parë që duhet bërë është që i rrituri të mos numërojë sakrificat e tij, por të njohë dhe shijojë arritjet e fëmijës.

Kultivoni te fëmija njerëzoren! Të gjithë njerëzit pa përjashtim, gëzohen kur dikush u bën një dhuratë. Edhe pse dhurata në vetvete është një send, ajo të gëzon shumë. Dhurata përfaqëson kujdesin dhe kujtesën e një njeriu për tjetrin. Një njeri që ka vendosur të bëj një dhuratë, është kujtuar dhe ka menduar për tjetrin. Kjo veti e të bërit dhurata duhet transmetuar dhe kultivuar te fëmija. Nuk ka rëndësi sa të shtrenjta janë dhuratat, vlerë ka sa njerëzore janë dhe sa qytetari përcjellin. Dhurata duhet të përcjell kuriozitet dhe mirësi. Këto ndjesi janë shumë të rëndësishme, sepse ndikojnë direct në psihën e fëmijës. Ato i kultivojnë fëmijës njerëzoren, respektin e njeriut ndaj njeriut.

18

(Ky material është shkëputur nga libri “Fëmijë të sigurt” botues: Irisoft Education).


Na ishte njëherë një qengj dhe një ujk të cilët i kishte marrë etja. Dhe për ta shuar atë vajtën në të njëjtin lumë. Pak më sipër ndaloi ujku dhe shumë më poshtë ndaloi qengji. Atëherë ujku i shtyrë nga lakmia e shfrenuar, gjeti një pretekst për t’u grindur me qengjin dhe i tha: - Përse po e bën pis ujin që po pi unë? -

- -

I trembur qengji u përgjigj: Të lutem më fal, por si mundem unë ta bëj pis ujin? Unë po pij ujin që kalon më parë nga ti. I mundur nga ky realitet ujku tha: Gjashtë muaj më parë ti ke folur keq për mua. Qengji i habitur sërisht u përgjigj: Po si mund të ndodhte kjo, unë në atë përiudhë ende nuk kisha lindur?

Atëherë ka folur keq babai yt - tha ujku dhe mënjëherë vrapoi me të katra dhe e gllabëroi qengjin e vogël.

Përktheu nga italishtja: Krenita (Hakrama) Xhaferi 19


Tartë me reçel për fëmijë Përbërësit • 250 gram miell • 125 gram gjalpë • 3-4 lugë gjelle ujë • Reçel luleshtrydhesh

20


Përgatitja Ngroheni furrën në 180 grade C. Në një tas hedhim miellin dhe gjalpin e më pas i përziejmë bashkë. Pak nga pak shtojmë ujë derisa të formohet brumë. Shtojmë pak miell mbi tavolinë dhe e hapim brumin deri në 5 mm trashësi. Më pas e marrim dhe e vendosim në rrathët e tepsisë, pjesën që ngelet jashtë e presim. Marrim reçelin dhe hedhim nga një lugë në çdo tartë. Të piqen për 15-18 minuta derisa të kenë marrë pak ngjyre të artë.

21


India

22

India ka popullsinë e dytë më të madhe në botë. Ajo ndodhet në kontinentin e Azisë. Ka kryeqytet Nju Delhin. Taj Mahali, një nga shtatë mrekullitë e botës ndodhet në Indi, ajo është një mauzolë e famshme. *Një mauzolë është një ndërtesë që përmban dhomat e varrimit (varret) për të vdekurit, ata mund të jenë të mëdha apo të vogla dhe janë krijuar shpesh në nder të njerëzve me influencë. Simboli kombëtar i Indisë është tigri Bengali Sporti më popullor në Indi është kriketi.


Turqia Turqia ndodhet në dy kontinente, Europë dhe Azi edhe pse 97% e tokës së saj ndodhet në anën e Azisë. Kryeqyteti është Ankaraja, por qyteti më i madh është Stambolli. Monedha e përdorur në vend është Lira Turke. Sporti më popullor është futbolli. Turqia është një destinacion turistik për shumë vende të botës dhe është shtëpi e më shumë se dhjetë Trashëgimive Botërore.

Afrika e Jugut Afrika e Jugut ka tre qytete kryesore: Kape Taun, Bloemfontein dhe Pretoria. Qyteti më i madh është Johanesburgu. Në Afrikën e Jugut fliten 11 gjuhë të ndryshme. Shoferat përdorin anën e majtë të rrugës në Afrikën e Jugut. Sportet më popullore janë: futbolli, ragbi dhe kriketi. Atje ndodhen edhe kafshët e egra si: leopardi, luani, gjirafa dhe hipopotami.

Egjipti Egjipti ndodhet në kontinentin e Afrikës. Kryeqyteti është Kajro. Lumi Nil më i gjati në botë kalon përmes Egjiptit. Egjipti njihet për civilizimin antik. Atje ndodhet Piramida madhështore e Gizës, një nga shtatë mrekullitë e botës. Sporti më popullor është futbolli.

Australia Australia është vendi i 6-të më i madh në botë sipas sipërfaqes. Për shkak të madhësisë së tij të madhe dhe faktit që është e izoluar nga pjesa tjetër e botës, Australia është e njohur ndonjëherë si “Kontinenti Ishull”. Emri Australi vjen nga latinishtja “Australis” që do të thotë jugore. Australia ka një gamë të peisazheve të ndryshme, duke përfshirë zonat urbane, vargjet malore, shkretëtirat dhe pyjet e shiut. Gjithashtu eshtë shtëpi për një shumëllojshmëri të kafshëve unike, duke përfshirë koalën, kangurin etj. Australia 23 ka mbi 750 lloje të ndryshme zvarranikësh, më shumë se çdo vend tjetër në botë.


24


25


26


27


Gjeni 7 ndryshimet e dy fotove, pastaj ngjyroseni

28


Ndihmojini Qenushit Spajk të gjejë varkën e tij!

29


Pritini format gjeometrike dhe ngjitini në figurën ngjitur te vijëzimet.

30


Numëroni pikat në cdo figurë. Lidhini me numrat e saktë!

31


Numëroni pikat në cdo figurë. Lidhini me numrat e saktë!

32


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Emri dhe mbiemri: __________________ Shkolla – Klasa:

__________________

Adresa – tel.

__________________

Fte

abo

Foto

nim

i

Të das h Jes Rev ur le hile ista xue f me otot, ’’ ju f ’’Fole s! nd vi to za kët imet zatime n të d d ë ë t h vet mëny e dës , punë rgoni rë ëm d h ore ira ju edh le e b xues do të t tuaj t, as a. të Na b kon hkëpu revis ëheni Në tak n t ton ëtorë ës, po jo i në r t ë ton ë. adres saj. ën

33


34


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.