REVISTË PËR FËMIJË, NR. 47, 2018
Fëmijët në plazh, disa këshilla që duhet t’i ndiqni!
S
lqiri a h
Si të kujdesemi për veshët
Sporti i mundjes
Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile”!
Rreth revistës Në vitin 2008 revista “Foleza Jeshile” nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme, në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7 - 10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.
Pasqyra e Revistës 4-5 Vjersha 6-7 Shalqiri 8-10 Për një edukatë të mirë 11 Përrallë 12-13 Të jesh i drejtë 14-17 Si të kujdesemi për veshët 18-20 Kuriozi Bongo 21-22 Sporti i mundjes 23-24 Çdo gjë ndryshon me një buzëqeshje 25 Fjalë të urta 26 Unë mund ta bëj 28-30 Të gatuajmë së bashku 32-36 Zbavitëse
Stafi: Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Oriola Sula Desing & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi
Korrespondentë: Tiranë: Krenita (Hakrama) Xhaferi Afërdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti
Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706
Plu mbi
Përzgjo
dh i:
VJERSHË
a Armid
Liqeni Si sy fëmije i kaltër, i qetë, më duket liqeni, kur bie me fjetë. Ai është sy mali, hapur n’kaltërsi, një skaj i pyllit a vetulla e tij. Sa i bukur duket natën në verë, kur mbi të varet hëna fener. Atëherë liqeni, mundem me thënë, është si një copë qielli me yje dhe hënë. Vehbi Kikaj
4
Peisazhi i pyllit të zgjuar U zgjuan të gjitha ç’ka e ç’mban pylli. U zgjuan qukapikët dhe nisën të bëjnë injeksione në pemët. U zgjuan bletët dhe dolën nga shtëpitë e tyre prej dylli. U zgjuan milingonat dhe ngritën antenat përpjetë. Dhe lajmet e para të agimit i dhanë në bar e në fletë. Dritëro Agolli
5
Os m a ni
a Përg
tit i: Zejneb
Shalqiri
S
halqiri është një frut i mrekullueshëm të cilin fëmijët tuaj mund ta shijojnë gjatë stinës së verës. Ai përmban rreth 92% ujë dhe shumë lëndë ushqyese esenciale.
Shalqinjtë janë depo vitaminash mjaft të shëndetshme për organizmin tonë. Në mënyrë që ju të përfitoni sa më shumë prej tyre, po ju tregojmë efektet shëndetësore të shalqinjve. »» Likopenët: janë antioksidantë të cilët ndihmojnë të kesh një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta, gjithashtu ndihmon në parandalimin e kancerit. »» Vitamina A: Kjo vitaminë është e mirë për sytë dhe lëkurën. »» Vitamina B1: E ndihmon trupin që të përdorë ushqimin, për të marrë energji.
6
»» Vitamina B6: Lufton infeksionet në trupin tonë. »» Vitamina C: Kjo vitaminë ndihmon sistemin imunitar, që të qëndrojë i fortë, prandaj e parandalon fëmijën tuaj nga sëmundjet. »» Citrulina: Është një lloj aminoacidi i cili promovon qarkullimin e shëndetshëm të gjakut dhe mirëmban shëndetin kardiovaskular.
Si mund ta hani shalqirin:
»» Nëse fëmija juaj refuzon të hajë shalqirin në copa, atëherë ofrojani atij të shtrydhur si lëng.
Kuriozitete:
»» Shalqiri më i rëndë që ka ekzistuar, është ai i vitit 2005 në Llojd Brajt, Angli, i cili peshonte 268.8 pound. »» Shalqiri është fruti zyrtar i Oklahomës. »» Shalqiri e ka origjinën nga Afrika Jugore.
7
Hy seni
t Përga
iti : Afërdita
PËR NJË EDUKATË TË MIRË
Fëmijët në plazh, disa këshilla që duhet t’i ndiqni
T
’i çosh fëmijët në plazh, është gjithmonë bukur dhe argëtuese. Por, pavarësisht kënaqësisë që të ofron stina e verës, duhet bërë kujdes nga nxehtësia dhe dielli. Fillimisht mendoni për zgjedhjen e një date të favorshme, pastaj nisuni një natë para ose herët në mëngjes, në mënyrë që të shmangni radhët e gjata dhe bllokimin e trafikut nën diellin e nxehtë. Po kështu, fëmijët duhen mbajtur freskët në makinë, ndaj në mungesë të ajrit të kondicionuar, në xhamat e dritareve vendosni peshqirë ose lecka të lagura, për të pritur të nxehtin dhe për të freskuar ambientin brenda automjetit. Nëse keni fëmijë të vegjël, mos harroni të përgatisni një shishe me qumësht dhe me kamomil, shumë i dobishëm për të mbajtur të ftohtë temperaturën e trupit, gjë që mund ta përdorni jo vetëm për fëmijët, por edhe për pjesën tjetër të familjes. Pelenat, biberonët dhe lodrat duhet t’i mbani në dorë dhe jo në valixhe. Në makinë mos rrini të heshtur, por kalojeni kohën duke luajtur ose duke biseduar. 8
Këshillat që duhet të ndiqni në det: Nxirja Është një ndër fenomenet më të zakonshme dhe për ta arritur, mjafton të mos i lini fëmijët të ekspozohen në diell pas orës 11:00 të paradites. Nëse nuk keni mundësi të largoheni në drekë nga plazhi, atëherë duhet t’u zgjidhni lodra, që të luajnë nën çadër.
Vala e të nxehtit Temperaturat e nxehta, sidomos në plazh, duhen përballuar me pije të ftohta. Prandaj këshillohet që të vegjëlve t’u jepni shpesh ujë ose kos, t’i lani në det, në mënyrë që mos ta ndjejnë shumë të nxehtin.
Djegiet nga dielli Dihet që kremi duhet vendosur në lëkurë shumë herë në ditë. Për fëmijët rekomandohet përdorimi i kremrave me efekt mbrojtës shumë të lartë. Por si t’ia bëjmë kur fëmijët nuk duan të lyhen? Ftojeni për të luajtur dhe luani me dënime: nëse humbet, do të marrë si dënim lyerjen me krem. Nëse humbisni ju, do t’ju lyejë ai me krem.
9
Rreziqet e syve Kripa, rëra dhe dielli mund të jenë armiqtë e syve të fëmijëve, ndaj është e këshillueshme që edhe të vegjlit të mbajnë syze dielli, ndërsa në darkë një shpëlarje me ujë e kamomil do t’i qetësonte.
Dispepsia Ushqimi në plazh është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të ketë bollëk, por të jetë pak e saktë dhe t’i japë fëmijës energjitë që i nevojiten. Pra përgatisni vakte të lehta dhe mos harroni mesvaktet që duhet të jenë fruta ose akullore!
Vëmendje! Në fund, bëni kujdes me korrentet dhe dallgët e detit! Mos ia ndani asnjëherë sytë fëmijës, sidomos kur lahet! Mënyra më e mirë për ta bërë, është ta shoqëroni në breg, ose të laheni me të. Kështu nuk do të rrezikojë dhe do të kënaqet më shumë. Çdo fëmijë në det duhet të shoqërohet nga më të rriturit të cilët mund të jenë prindërit, gjyshërit, hallat, tezet etj. - Fëmijët duhet të jenë të ndërgjegjshëm ndaj këshillave dhe udhëzimeve të të rriturve. - Rojet bregdetare sinjalizojnë pushuesit nëpërmjet ngjyrave të flamujve të cilat duhen respektuar rreptësisht. Gjithashtu, nëse humbisni, drejtohuni te rojet bregdetare për ndihmë. - Miqësitë e reja në plazh janë shumë të bukura, por duhet pasur kujdes. Fëmijët duhet të këshillohen që mos të veçohen me ta, pa dijeninë e prindërve, madje as të hanë ushqimet e tyre.
10
Ho ti
g Përz
PËRRALLË
jo dhi: Seide
Gjeli mburravec
D
y gjela, të të njëjtit kotec, ishin duke u përleshur me njëritjetrin. Luftuan gjatë dhe, më në fund, njëri e la luftën, arriti të shkëputej nga tjetri dhe u mënjanua diku në kthinat e oborrit. Tjetri, ai mburraveci, sapo e ndjeu se i larguari nuk do të kthehej, rrahu krahët dhe fluturoi mbi murin rrethues të oborrit, për të lajmëruar gjithë botën, se ai ishte më i forti mes të gjithë gjelave. Ndërsa ata luftonin me njëri-tjetrin, një shqiponjë po fluturonte lart në qiell, në kërkim të gjahut. Sapo gjeli fitimtar mbylli sytë, që të lajmëronte përsëri botën, me sa fuqi kishte, pastaj fluturoi mbi tjegulla, shqiponja u shkëput nga largësia me një shpejtësi të çmendur. Gjeli mburravec nuk kishte hapur akoma sytë e vazhdonte akoma thirrjet e tij prej triumfuesi, kur shqiponja e rrëmbeu në kthetrat e veta dhe u ngjit përsëri në lartësi. Ndoshta në kthetrat e shqiponjës gjeli mburravec pati kohë të përmendej e të kuptonte se krenaria e tepërt e ka fundin të shkurtër. Nga EZOPI
11
in a
Ng a:
RUBRIKË E LIRË
Hamide S
Të jesh i drejtë
P
ërshëndetje fëmijë! Unë jam dallëndyshja e ditur ngjyrë blu, që e vëzhgoj jetën nga lart, sepse përpiqem të zbuloj sekretet e një jetese të lumtur. Jam shumë e gëzuar që këtë sekret, do ta ndaj me ju në revistën "Foleza Jeshile". Nëpërmjet formulës që do t'ju jap, ju do ta jetoni jetën në qetësi me të gjitha gjallesat e rruzullit tokësor. Ajo është: "Të sillesh drejt me veten, familjen, shokët, kafshët dhe natyrën." Të jesh i drejtë, do të thotë t'i gjykosh sjelljet me drejtësi. Drejtësi do të thotë të sillesh me të gjithë siç e meritojnë dhe t’i japësh të drejtë të tjerëve.
12
Çelësi i një jete të qetë: Të jesh i drejtë! Shpesh në situata të ndryshme ne themi: "Por kjo është e padrejtë!" Vallë a është kështu? Le ta mendojmë. 1. Kur i japin leje vëllait ose motrës së rritur, që të shkojë në kinema me shokët, ndërsa juve nuk ju japin leje, kjo ndodh sepse duhet të prisni të rriteni edhe pak. 2. Kur vëllai ose motra juaj e vogël largohet duke mos i mbledhur sendet në dhomë, ndërsa ju jeni në krye të detyrës. Edhe ju kur ishit të vegjël, kishit dëshirë të loznit me lodra dhe ishin prindërit ata që kujdeseshin për t’i rregulluar ato. 3. Në rastin kur nxënësi i dalluar i klasës ka marrë "Të lumtë dora!" dhe pikët më të larta në provim. Kjo do të thotë se ai e meritoi atë që mori, nga puna e tij. Këto janë ndryshimet që e bëjnë jetën tonë më të veçantë. Është lumturi, që të rrethohemi nga njerëz që sillen drejt me njerëzit. Nëse do të jesh një njeri i drejtë... - Mbushe zemrën me dashuri dhe qëndro larg lëndimit të zemrave! - Bëhu fjalëdrejtë ndaj vetes dhe njerëzve të dashur! - Qëndro larg të bërit padrejtësi! Padrejtësia dhe e keqja kanë të njëjtin kuptim. - Bëhu tolerant dhe mos kërko perfeksionin! Disa gabime duhet të anashkalohen. - Mos bëj dallim: i gjatë - i shkurtër, i shëndoshë- i dobët, i bukur - i shëmtuar, i pasur - i varfër... Këto janë thjesht fjalë me kuptime të kundërta. Për ne çdo njeri është i bukur. Nëse në botë do të mbizotëronte drejtësia... - Të gjithë njerëzit do të bënin një jete të qetë, sepse drejtësia zgjidh problemet që dalin nga mosmarrëveshjet. - Të gjithë gjallesat në tokë do të ishin të lumtura, sepse do të ndjenin se do të respektoheshin të drejtat e tyre. - Bota do të ishte shumë e lumtur.
13
rama
ak
ti Përga
ti: Krenita H
RRITEMI SHËNDETSHËM
Si të kujdesemi për veshët?
H
igjena e veshit është shumë e rëndësishme për mirëfunksionimin e organizmit tonë. Veshi shpesh ndodh që të dëmtohet edhe nga pakujdesia gjatë pastrimit të tij. Por si duhet ta bëjmë pastrimin e veshëve? Sa i dëmtojnë veshët kufjet apo shkopinjtë me pambuk? Çfarë problemi sjell dëmtimi i daulles së veshit? Për të gjitha këto dhe për të tjera, do t’ju tregojmë në vazhdim.
14
Nga se shkaktohet dylli i veshëve?
Dylli prodhohet nga gjëndrat sekretive të kanalit të jashtëm të veshit. Ka raste që në kanalin e jashtëm të veshit, dylli të prodhohet në një sasi të madhe, por kjo nuk përbën sëmundje. Dylli është shumë i dobishëm për higjienën e veshit, pasi nuk lejon hyrjen e agjentëve dhe trupave të huaj në vesh. Vjen një moment që dylli i veshëve, pasi grumbullohet në sasi të mëdha dhe duke rënë në kontakt me lagështirën, bllokon kanalin e dëgjimit, pasi bymehet. Kjo pastaj sjell probleme në dëgjim ose zhurma në vesh. Në këtë moment fillon e jep shqetësime të cilat na bëjnë që të kërkojmë ndihmë mjekësore.
Çfarë problemi shkakton dylli, kur mblidhet në një sasi të madhe?
Problemi i parë është rënia e dëgjimit, pasi bllokohet kanali i jashtëm i dëgjimit. Ka persona që kanë sasi të mëdha dylli, të cilët shkojnë shpesh në klinikë mjekësore për të pastruar veshët. Ka të tjerë që kalojnë vite dhe nuk kanë probleme nga prezenca e dyllit në veshë. Pra disa persona fiziologjikisht prodhojnë më shumë dyllë në vesh, se ç’është e nevojshme dhe e kanë të domosdoshëm pastrimin e here pas hershëm të veshëve. Shohim shpesh njerëz që pastrojnë veshët me kunja shkrepëse apo sende të tjera. Kjo formë pastrimi çfarë dëmtimesh i sjell veshit? Çdo trup i huaj që futet në vesh, krijon mundësi për ta dëmtuar atë, aq më tepër sendet e forta. Duke qenë se lëkura e kanalit të veshit 15
është shumë delikate dhe shumë e butë, ajo shpesh mund të dëmtohet. Në qoftë se personi ndjen nevojën për ta kruar shpesh veshin, ai person mund të ketë një problem, ndoshta një infeksion apo një ekzemë dhe sado e lehtë që të jetë, duhet diagnostikuar me saktësi. Personat që kanë këto probleme, është mirë të drejtohen te mjeku, që të marrin trajtimin e duhur. Pra çdo objekt i fortë si shkrepëset, çelësat, karficat që përdoren për të pastruar veshët, janë shumë të rrezikshme dhe mund të dëmtojnë rëndë veshin.
A mund të dëmtohet daullja e veshit nga kunjat me pambuk?
Sigurisht që mund të dëmtohet dhe ka shumë raste që, nga pakujdesia e treguar, kur bëhet pastrimi i veshëve me kunja, daullja të çahet. Por daullja e veshit mund të dëmtohet edhe nga goditjet e kanalit të veshit apo goditjet në fytyrë.
Çfarë shkakton daullja e veshit, kur çahet?
Çarja e daulles së veshit është një dëmtim i rëndë që mund të pësojë veshi në rastet që përmendëm më sipër. Kjo, për arsyen se daullja është pjesë e organit të dëgjimit, është muri i jashtëm i veshit të mesëm, pasi është ajo që mbyll kanalin e dëgjimit. Çarja e daulles krijon probleme të shumta me dëgjimin, apo krijon infeksione të ndryshme të veshit të mesëm, duke qenë se nuk ka më një ndarje nga veshi i jashtëm, e cila e mbron atë. 16
A mund të riparohet dëmtimi i çarjes së daulles së veshit?
Çarja e daulles së veshit mjekohet. Në varësi të sipërfaqes së dëmtuar, mund të kuptojmë nëse do të vetëriparohet daullja apo jo. Nëse pas 6 muajsh, mbetet akoma çarja e daulles, atëherë jemi të detyruar të ndërhyjmë me anë të kirurgjisë, për ta riparuar atë.
Si duhet t’i pastrojmë veshët?
E vetmja mënyrë efikase dhe që nuk e dëmton veshin, është larja e kanalit të veshit me sapun gjatë dushit. Për një njeri normal, kjo është e mjaftueshme, pasi veshi, me anë të dyllit, ka vetinë të vetëpastrohet. Për personat të cilët kanë mbiprodhim të dyllit, apo punojnë në ambiente me pluhura, këshillohen kontrolle periodike te mjeku specialist, për të pastruar veshët me mjete të specializuara.
Si duhet të kujdesemi për veshët në plazh?
Në plazh, në qoftë se keni probleme me veshët, është e këshillueshme të përdoren disa tapa plastike ose gome të butë dhe në formë rrathësh, të cilat gjenden shumë lehtë, kryesisht në farmaci. Këto lloj tapash mund të vendosen edhe kur bëhet dush në shtëpi, apo kur shkohet në pishina, për ata që kanë probleme të vazhdueshme me veshët.
17
Pl umb i
t Përga
KURIOZI BONGO
iti : Armida
A i dinit këto fakte interesante për bletët?
B
leta është një insekt, racë monofiletike, që bën pjesë në superfamiljen Apoidea, që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh, të grupuara në nëntë familje. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim. - Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tri javë jetë, punëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, kujdesen për zgjoin dhe e ruajnë atë. - Bletët jetojnë në koshere (ose koloni). Anëtarët e kosheres janë të ndarë në tri lloje: Mbretëresha: Një mbretëreshë drejton tërë kosheren. Detyra e saj është hedhja e vezëve që do të nxjerrin gjeneratën e ardhshme të bletëve të zgjoit. Mbretëresha gjithashtu prodhon kimikate që komandojnë sjelljen e bletëve të tjera. Mbretëresha apo mëmëza e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Punëtoret: Bletët punëtore kanë trup më të vogël, me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës, kur bën shumë nxehtë, ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi, bashkë me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton edhe bletët e tjera në nxitje për sulm. Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë, të vendosur në majë të kokës,
18
duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë për vështrim në distanca të largëta, ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë, po ashtu, gjenden një palë antena. Punëtoret janë bletët e vetme që shumica e njerëzve shohin duke fluturuar rreth kosheres. Meshkujt: Këta janë bletët meshkuj dhe qëllimi i tyre është takimi me mbretëreshën e re. Disa qindra jetojnë në çdo zgjua, gjatë pranverës dhe verës. Por, kur vjen dimri, meshkujt mbyten nga bletët punëtore, për arsye se nuk janë të aftë të sigurojnë ushqim. Kjo bën që ata të hanë sasinë e mjaltit që bëjnë bletët. - Për çfarë janë të famshme këto insekte zhurmshme? Për mjaltin e shijshëm. Në gojën e tyre gjendet gjuhëza me të cilën bletët mbledhin nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë dhe aty e ruajnë. Më pas nektarin e vendosin nëpër hoje dhe e përpunojnë, duke i shtuar edhe lëndë të tjera, derisa të bëhet mjaltë. Me këtë mjaltë, bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. - Një bletë, në një vit, prodhon mjaltë sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë, sa për të gjithë njerëzit. Kështu që ruajini bletët, nëse ju pëlqen mjalti! - 1 kg mjaltë që ato prodhojnë, do 200 ditë pune, duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. - Dobitë që sjell bleta, janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në faktin se ato, duke fluturuar prej një luleje në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve. - Nëse mbretëresha vdes, bletët punëtore do të krijojnë një mbretëreshë të re, duke përzgjedhur një larvë të re (insekt të sapolindur) dhe duke e ushqyer atë me një ushqim të veçantë, të quajtur "xheli mbretëror". Kjo bën të mundur që larva të shndërrohet në një mbretëreshë pjellore. 19
- Bletët janë fluturuese të mrekullueshme. Ato fluturojnë me shpejtësi rreth 25 km në orë dhe i rrahin krahët 200 herë në sekondë. - Çdo bletë ka 170 receptorë të aromave, që do të thotë se ato janë të ndjeshme ndaj aromave. Ato e përdorin këtë për të komunikuar brenda kosheres dhe për të njohur lloje të ndryshme lulesh, kur kërkojnë ushqim. - Mbretëresha mund të jetojë deri në pesë vjet. Ajo është më e ngarkuara në muajt e verës, pasi mund të depozitojë deri në 2,500 vezë në ditë. - Bletët janë gjithashtu kërcimtare të shkëlqyera. Për të shkëmbyer informacione rreth burimeve më të mira të ushqimit, ato kryejnë 'vallëzimin e tyre'. Kur bleta punëtore kthehet në zgjua, lëviz në formën e numrit tetë dhe tund trupin e saj për të treguar drejtimin e burimit të ushqimit. Fantastike apo jo?! - Bleta, kur do të mbrohet, përdor thumbin që e ka poshtë, në organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një aromë, në mënyrë që edhe bletët e tjera ta ndjejnë dhe të nisën për sulm. Një bletë mund të thumbojë vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshë apo mëmëza ka thumb, por nuk e përdor atë. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jete. Pasi e përdor thumbin, ajo qëndron një ditë dhe vdes. Nuk mund të ecë më lart se 5 metra. - Ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për t’i mbështetur këto insekte të shkëlqyera. Pse të mos mbjellim lule të pasura me nektar, si livandë dhe zymbyla, të cilat do t'i ndihmojnë bletët të gjejnë ushqimin që kanë nevojë? Gjithashtu sigurohuni që të konsumoni mjaltë të vendit ku jetoni, për të mbështetur kështu bletët tona dhe bletërritësit!
20
rama
ak
it Përgat
i: K
HOBI IM
renita H
Sporti i mundjes
Të dashur fëmijë, keni dëgjuar për sportin e mundjes? Mundja përfaqëson një nga format më të vjetra të luftimit. Origjina e mundjes daton që para 15.000 vjetësh, nëpër vizatimet e gjetura në shpella. Në Greqinë e lashtë mundja pushtoi një vend të rëndësishëm në legjendë dhe në letërsi. Konkurrenca e mundjes, edhe pse shpeshherë brutale në shumë aspekte, shërbeu si sporti kryesor i lojërave të lashta olimpike. Edhe romakët e lashtë nisën ta praktikonin mundjen, por ndryshe nga grekët, ata eliminuan shumicën e brutalitetit të tyre. Pra mundja është një ndër përleshjet më të vjetra
në historinë e njerëzimit, qëllimi i së cilës është që kundërshtari i mundur, të pranojë vetvetiu rënien në tokë. Nga këtu, vjen edhe mundja si disiplinë sportive, ku janë të vendosura disa rregulla të cilat kontrollohen nga një gjyqtar sportiv. Si sport, mundja zhvillohet brenda një rrethi të vizatuar, që paraqet kufirin hapësinor në të cilin kundërshtarët kanë të drejtë të lëvizin. Simboli i thjeshtë i disiplinës së mundjes, janë dy figura që, në përleshje e sipër, njëri tenton të kapë tjetrin nga beli, ndërsa tjetri të kapë kundërshtarin nga këmbët. 21
Disiplinat
Disiplinat e mundjes, siç përcaktohen edhe nga Federata Botërore e Mundjes, ndahen në dy kategori: - Disiplina ndërkombëtare për mundje olimpike. - Disiplina për mundje popullore. Kjo federatë aktualisht njeh gjashtë disiplina të mundjes. Tri janë disiplina olimpike dhe tri të tjerat janë disiplina amatore.
Struktura e ndeshjes
Një ndeshje përbëhet nga tri periudha kohore. Koha mund të ndryshojë në varësi të rregullave lokale. Të gjitha ndeshjet e mundjes së të rinjve fillojnë me dy mundësitë në këmbë. Ata përballen me njëritjetrin në një pozicion neutral, pa asnjë përparësi për asnjërin prej tyre. Kohëzgjatja e një ndeshjeje përcaktohet sipas stilit të mundjes dhe grupit të moshës së lojtarëve. Në fund të periudhës së parë, gjyqtari përcakton se cili mundës duhet të zgjedhë se si të fillojë periudha e dytë. Nëse ky është një takim i dyfishtë, ky protokoll vendoset para ndeshjes së parë. Një ndeshje përfundon kur mundësi bie në fushën e lojës. Në trojet shqiptare mundja është zhvilluar edhe si garë argëtuese nëpër festa të ndryshme të shoqërisë. Ndërsa në ditët e sotme mundja zhvillohet si sport. Mundësit shqiptarë janë të grupuar në së paku katër federata të mundësve: në Federatën e Mundësve të Shqipërisë ‘‘FMSH’’, në Federatën e Mundësve të Kosovës ‘‘FMK’’, në Federatën e Mundësve të Maqedonisë dhe në Federatën e Mundësve të Malit të Zi. Ndër mundësit e njohur shqiptarë, është edhe Shaban Sejdiu. 22
in a
Ng a:
TREGIM Hamide S
Çdo gjë ndryshon me një buzëqeshje
U
bënë 10 vite që unë kam ardhur në jetë. Tani mund të quhem mjaftueshëm i rritur. Deri në këtë moshë, mëson shumë gjëra në lidhje me jetën dhe akoma vazhdoj të mësoj. Sidoqoftë, ndonjëherë jeta është e vështirë. Madje një djaloshi të ndjeshëm si unë, i del situata nga kontrolli. Sa herë që unë mërzitem, familja më gjendet pranë. Për shembull, gjyshja ime Vjollca, kur më shikon të mërzitur, më ledhaton kokën dhe më thotë: "Koha e Buzëqeshjes". Unë jam fëmijë me shumë fat, sepse ajo më ka mësuar ta shikoj jetën pozitivisht. Sipas gjyshes sime, të gjitha njohuritë që merren nga ato çfarë ke jetuar, quhen "eksperienca". Mbrëmjen e kaluar, para se të flija, po mendoja: “Vallë, cila është eksperienca më e rëndësishme që kam fituar deri në këtë moshë?” dhe dola në përfundimin se: "Çfarëdo që të përjetosh, me një buzëqeshje, ndryshon çdo gjë." Buzëqeshja në jetë është një metodë shumë ndikuese. Unë gëzohem kur, nga buzëqeshja ime, lumturohen edhe njerëzit e tjerë. Këto janë buzëqeshjet që ndodhen në arkën e kursimeve:
23
☻☻ Buzëqeshja e parë
Kam shumë arsye për të qenë i lumtur. Në vend që të mërzitem për gjërat që s’i kam, preferoj të jem falënderues dhe t’i gëzohem gjërave që i kam. Unë dua të kem një skateboard, por tani është e pamundur. Shoku im ma dha skateboardin e tij, që të bëj xhiro. Jam falënderues që kam një shok kaq shpirtmirë.
☻☻ Buzëqeshja e dytë
Tani nuk më kalon kurrë në mendje mendimi "S'mund t'ia dal". Çdo gjë mund të arrihet në jetë, me mund dhe me punë. Kështu zbulova aftësitë e mia në shumë tema që mendoja se nuk do të kisha sukses, si noti dhe loja e shahut...
☻☻ Buzëqeshja e tretë
Në kohë të vështira përpiqem të mos mërzitem, sepse jo çdo gjë shkon ashtu si dua unë. Ndonjëherë jetën duhet ta pranojmë siç është. Edhe kur mendoj se kam humbur, në fakt mund të kem fituar. Për shembull, nuk shqetësohem që provimi më shkoi keq, por punoj edhe më shumë, që të marr rezultate të mira.
☻☻ Buzëqeshja e katërt
Herë pas here të gjithë ndodhemi në situata të vështira, siç janë sëmundjet, shqetësimet dhe problemet në jetë. Të gjitha shqetësimet tona zgjidhen duke mbështetur njëri-tjetrin, pa humbur shpresën dhe duke pasur mbështetjen e të dashurve tanë. Për shembull, dje isha i sëmurë dhe shokët e mi më erdhën për vizitë. Aq shumë u gëzova, saqë e harrova sëmundjen.
Qofshi të buzëqeshur!
Gjëja më e mirë është të shikojmë pozitivisht jetën dhe të ardhmen tonë. Dhe ju të dashur vogëlushë, të gjitha buzëqeshjet e përjetuara mund t’i mblidhni në arkën tuaj të kursimit. Dhe mos harroni! Buzëqeshja ka vlerë, kur sjell lumturinë. 24
o
Os mani
Përzgj
dh
FJALË TË URTA
i: Zejneb
Pemën e çmojmë nga fruti, njeriun e çmojmë nga puna. Njeriu i pamësuar, si sëpata e pamprehur. Kush ka shëndet, ka shpresë. Kush ka shpresë, ka gjithçka. Një zogu që i prishet foleja, hidhet degë më degë.
25
Os mani
Përzgjo
dh i:
Zejneb
UNË MUND TA BËJ
Nëse keni një vajzë, këto kapëse flokësh janë shumë të thjeshta për t’i përgatitur në shtëpi dhe mund t’i kombinoni me ngjyra të ndryshme të rrobave.
Mjetet që ju nevojiten: - - - -
26
Kapëse flokësh Ngjitës Gërshërë rrobaqepësie Copa të posaçme, të forta
Mënyra se si t’i përgatisni: 1. Vizatoni më parë një rreth në copë. 2. Më pas priteni duke përdorur gërshërët e rrobaqepësisë. 3. Duke përdorur të njëjtat gërshërët, jepini formë spiraleje, si në figurë. 4. Rrotullojeni me kujdes, duke bërë qendrën e saj më parë me ngjitës, deri sa të arrini në fund. 5. Edhe fundin e saj bëjeni me ngjitës. 6. Merrni edhe një copë rrumbullake më të vogël, bëjeni me ngjitës dhe vendoseni sipër kapëses dhe poshtë lules së formuar. 7. Tashmë vogëlushe, kapëset e flokëve janë gati, që t’i vendosni sipas ngjyrës së fustanit. Do të dukeni princesha të vërteta. 27
Plu mbi
Përzgjo
dh
i: Armida
TË GATUAJMË SËBASHKU
Qofte perimesh për fëmijë
U
shqimi i fëmijëve është një sfidë më vete për nënat, pasi duhet t’u përshtaten shijeve dhe tekave të fëmijëve. Nëse fëmijët duan të hanë ushqime të gatshme, p.sh. patatina, le t’i përgatisim këto me ndihmën e petave të byrekut dhe erëzave të ndryshme. Nëse duan akullore, le të përdorim të gjitha frutat e stinës për shije dhe ngjyra fantastike. Të krijojmë forma të ndryshme me perime, për t’i stimuluar fëmijët që t’i konsumojnë ato.
Sallatë trengjyrëshe në shkop
28
Përbërësit:
Përgatitja:
»» »» »» »» »» »» »» »» »»
»» Qoftet me karrota
»» »» »» »» »» »» »»
1 panxhar mesatar 1 vezë 200 gram spinaq ½ filxhan çaji bizele 2 karota 4-5 lugë miell gruri 4-5 lugë miell misri 200 gram djathë kaçkavall i grirë 1 qepë të vogël të thatë ose të njomë piper majdanoz kopër Për dekorim: 1 domate 1 kastravec 1 degë majdanoz
Ziejmë karotat dhe i kullojmë nga lëngu të cilin e ruajmë më vete. I kalojmë në mikser dhe masën e përgatitur e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur më parë, shtojmë miell gruri dhe misri, sa të lidhen, djathë kaçkavall, kripë e piper. I përziejmë të gjitha dhe më pas i bëjmë si topa të vegjël, sa një kokërr arre, dhe i ruajmë në frigorifer. Mund t’i skuqim sa herë i kërkojnë fëmijët.
»» Qoftet me bizele dhe spinaq Skuqim bizelet me qepën e prerë imët, shtojmë koprën, majdanozin, pak nga lëngu i karotës, gjethet e spinaqit të prera dhe i lëmë të ziejnë pak. I kalojmë në mikser, e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur më parë, miell gruri dhe misri, sa të lidhen, shtojmë djathë kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël, sa një kokërr arrë, dhe i lëmë mënjanë në vend të freskët, për t’i skuqur, sipas dëshirës.
Përbërësit: »» »» »» »»
Përgatitja:
domate qershiza 250gr Pasi të keni larë të gjithë mocarela të vogla 300gr përbërësit, duke i fshirë dhe tharë me ullinj të zinj, pa bërthama 250gr letër kuzhine, lërini fëmijët t’i kalojnë shkopinj shishqebapi nëpër shkopinjtë e shishqebapit, duke i kombinuar sipas dëshirës dhe fantazisë së tyre.
Këshillë: Majat e shkopinjve mund t’i prisni, në mënyrë që fëmijët të mos shpohen. Kjo gjë mund të vështirësojë disi përshkimin e përbërësve në shkop, por ju do të jeni më të qetë dhe fëmijët më të sigurt. 29
Mollë të karamelizuara
D
ikur, mollët e karamelizuara që shiteshin në oborret e shkollave, ishin nga gjërat më të gëzueshme që mund të kishin fëmijët. Sot, me aq shumë gjëra sa ofron tregu, askush nuk harxhon më kohë të shkrijë sheqerin, por ndonjëherë mund të bëheni pak nostalgjikë e t’u tregoni fëmijëve, se si jeni rritur. Në rast se keni një festë fëmijësh, apo keni mbledhur disa prej tyre në shtëpi, bëjuni mollë të personalizuara me emrat e tyre! Mënyra është fare e thjeshtë.
Kasata me fruta pylli Përbërësit dhe mjetet që duhen: »» shkopinj akulloresh (i gjeni në Jumbo) »» nga një mollë për person »» lapustila »» sheqer »» fara susami. Lajmë mollët dhe i fshijmë mirë. Në shkopinjtë e akulloreve shkruajmë emrat e të ftuarve dhe pastaj ia vendosim secilës mollë. I vendosim mollët mbi një letër furre. Sheqerin e shkrijmë në një tenxhere të vogël, derisa të zverdhet dhe me të, spërkasim duke i vënë menjëherë më pas fara susami. I lëmë të ftohen dhe janë gati.
30
Përbërësit për 6-8 persona: »» »» »» »»
200 g sheqer 200 ml ujë 2 lugë gjelle lëng limoni 750 g fruta pylli të freskëta
Përgatitja: Në një tenxhere shtojmë ujin, limonin dhe sheqerin në zjarr mesatar. Sa të fillojë të ziejë, e ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë, derisa të tretet sheqeri. Më pas e lëmë të ftohet në frigorifer. Bluajmë luleshtrydhet në blender (grirës), në formë pureje. Shtojmë shurupin e ftohtë dhe më pas e vendosim në format e akullores dhe i ngrijmë në frigorifer. Shijojeni së bashku me fëmijët tuaj! Ju bëftë mirë!
Libër, revistë, katalog, broshurë, axhendë, dosje, fletëpalosje, fletëvolant etj.
Autostrada Tr-Dr, km 26
+355 672063702
info@mileniumiri.de
www.mileniumiri.de
Improving Agriculture Improving Lives
Organic medicinal, aromatic and essential oil Main Address Sigë, Pejë, 30000, Kosovo +377 44267568 Electronic Contact info@organicherb.info Web: www.organicherb.info
31
Os mani
Përzgjo
dh
i: Zejneb
FAQE ZBAVITËSE
Mblidhni numrat dhe më pas ngjyrosni figurën. 6-Blu 7-E Zezë 8-Lejla 9-E verdhë
32
Gjeni 10 ndryshimet mes dy figurave.
33
Gjeni rrugën që duhet të bëjë secila kafshë!
34
Ngjyrosni figurĂŤn!
35
Ngjyroseni figurĂŤn si nĂŤ model!
36
Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”
Foto
Emri dhe mbiemri: ___________________________________ Shkolla – Klasa:
___________________________________
Ftesë abonimi Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.