REVISTË PËR FËMIJË, NR.49, 2018
G JET HE LULEDIELLI
S HEG A , FRUTA E FO R CËS MAG JIKE TË S HËRIMI T
Rreth revistës Në vitin 2008 revista “Foleza Jeshile” nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme, në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7 - 10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.
Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile”!
Pasqyra e Revistës 4-5 Vjershë: “Dy duar, tre fëmijë” dhe “Ku banon mësuesja” 6-7 Bota e fëmijëve: “Italia” 8-9 Fruta im: “Shega, fruta e forcës magjike të shërimit” 10-13 Përrallë: “Arjani dhe lapsi magjik” 14-15 Rubrikë e lirë: “Këshilla për një prindërim të mirë” 16-18 Rritemi shëndetshëm: “Si të jemi gjithmonë energjikë” 19 Kuriozi Bongo: “Mjegulla” 20-21 Hobi im: “Sporti i zhytjes” 22-23 Tregim: “Fletorja e të drejtave” 24 Gjëegjëza 25-27 Unë mund ta bëj: “Gjethe Luledielli” 28-29 Të gatuajmë së bashku: “Sallatë me patëllxhanë dhe arra”, “Gjellë me makarona” dhe “Kek me portokall” 30-34 Faqe zbavitëse
Stafi:
Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Oriola Sula Desing & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi
Korrespondentë:
Tiranë: Krenita (Hakrama) Xhaferi Afërdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti
Adresa:
Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706
o
Plu mbi
Përzgj
dh i:
VJERSHË
a Armid
Dy duar, tre fëmijë Nënëz, ma jep dorën! Ma jep edhe mua! Nënëz, ma jep dorën, se edhe unë të dua! Tre fëmijë ka nëna, të gjithë njësoj i do, secili prej tyre dorën i kërkon. Tre fëmijë ka nëna, por ka veç dy duar, kujt t`ia japë më parë, dorën e praruar? Njërën ia dha Buqes, Tjetrën të voglit Xhim, E Luani ç’bëri? Iu hodh në përqafim! Tre fëmijë ka nëna, del me ta t’ shëtisë e prej parkut t’ vogël, kthehet drejt shtëpisë. (Agim Deva)
4
Ku banon mësuesja Mësuesja ime banon në çdo fletë të fletores, në çdo fotografi të librit, në lojën e fitores, në detin e gëzimit. Mësuesja ime banon thellë në këngën time, në çdo pranverë, në qeshjet plot gëzime, në çdo ylber... banon mësuesja ime. (Agim Metbala)
5
sm ani
t Përga
it i:
BOTA E FËMIJËVE
Zejneb O
P
ërgatituni fëmijë, sepse do të dalim për një shëtitje! Të gjitha vendet e botës kanë bukuritë e tyre, por sot do të vizitojmë një shtet i cili në hartë ka formën e një çizmeje, do të shkojmë në Itali. ë etje! Un d n ë h s r ë P o është j k , o r d n a jam Ales fia. Në o S e im shoqja të jemi o d im t ë këtë udh për të bërë u së bashk reja. të zbulime
Shqipëria ndodhet në Evropën Juglindore, ndërsa Italia është e vendosur në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Si kufi mes Italisë dhe Shqipërisë, është deti Adriatik dhe deti Jon. Në mëngjes ne ushqehemi me djathëra të ndryshëm. Një ndër to, është edhe djathi parmixhan (parmigiano). Emri i këtij djathi vjen nga qyteti i Parmës. Përveç kësaj, Italia është vendi i dytë më i madh në botë, pas Spanjës, për prodhimin e ullinjve. 6
Nëse ju pëlqen të vizitoni muzetë, vendi ynë është për ju. Ka më shumë se 3000 muze në Itali.
Kur përmendet gënjeshtra, është e pamundur të mos ju shkojë mendja te hunda e Pinokut që zgjatej sa herë thoshte një gënjeshtër. Kjo përrallë është shkruar nga Karlo Kolodi, një shkrimtar italian. Por ne nuk themi gënjeshtra, apo jo?!
Sporti më popullor në vendin tonë është futbolli. Italia është vendi që ka fituar 4 herë Kupën e Botës, pas Brazilit.
Në vitin 1173 u ndërtua kulla e Pizës, një nga simbolet kombëtare të vendit tonë. Në vitin 2008, pas rinovimit të saj, u fortifikua dhe u bë e mundur të ndalohet përkulja dhe rrëzimi i kullës në të ardhmen. Në Romë, kryeqytetin e Italisë, ujku është simboli i legjendave. Instrumenti ynë kombëtar është violina që u zbulua në Italinë Veriore në shekullin e 14-të.
Venecia është një qytet i rrethuar me ujë dhe transporti është i siguruar nga gondolat, një lloj varke turistike, e prodhuar në shekullin e XIX. Të gjitha gondolat janë në ngjyrë të zezë. 7
seni Hy
Përzgjo
dh
FRUTA IME
i: Afërdita
S HEGA, FRUTA
E FO R CËS MAG JIKE TË S HËRIMI T
S
hega ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe. Lloji më i mirë i shegës është ai me ngjyrë të kuqe të fortë dhe lëkurë të hollë, që është më i ëmbël dhe i lëngshëm. Përparësitë magjike shëndetësore të kësaj frute njihen tashmë prej disa shekujsh. Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla me ngjyrë të kuqe.
S HEGA KUN DËR SËMUN D JEVE Shega, një nga frutat më të shijshme, këshillohet që të jetë pjesë e dietës sonë ushqimore. Kjo frutë fillon të piqet në stinën e vjeshtës dhe vazhdon të konsumohet deri në fillim të janarit. Kjo na bind edhe më tepër, se shega përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Po ashtu, shega është e mbushur me vitaminë C, vitaminë K, vitamina B6, fibra etj. 8
FAKTE QË DUHET T'I DINI PËR S HEGËN Shega është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. • Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla me ngjyrë të kuqe. • Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. • Është ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë. • Lëngu i shegës është kurativ për flokët, lëkurën dhe thonjtë. • Shega është e mbushur me antioksidantë. • Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet. • Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitamina.
LUL JA E S HEGËS Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë. Si e tillë, kombinohet më së miri, me lloje të tjera çaji bimor, siç janë: mentja, kamomili, livando dhe trumza. Shqipëria është e bekuar me pemishte shegësh dhe muajt e pranverës janë periudhë e artë, pasi mund t’i gjeni pemët e shegës në lulëzim, që të përfitoni nga lulet e tyre. Sipas një studimi, kjo frutë e pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës. Të dhënat treguan se shega e plotë kishte vlera të mrekullueshme dhe të pakundërshtueshme në mbrojtje të zemrës, por kurora e shegës kishte vlera të pazbuluara më parë.
LËNGU I LULEVE TË S HEGËS Mblidhni lulet e shegës dhe lërini të thahen! Pasi të jenë tharë plotësisht, shtypini mirë, që të copëzohen! Dy lugë çaji nga grimcat e përftuara, është sasia e duhur për një kupë çaj. Lërini 3-4 minuta të vlojnë në ujë, filtrojini dhe mund t’i pini rregullisht, deri në tri herë gjatë ditës!
9
ot
N
ga
i
PËRRALLË : Seide H
A
Arjani dhe lapsi magjik
rjani kishte një muaj që kishte filluar klasën e dytë dhe kishte shumë shokë. I pëlqente shkolla dhe kënaqej kur vinte koha për të shkuar në shkollë. Por ai i kishte bezdi detyrat e shtëpisë. Kurrë nuk ia kishte dashur zemra. Kur kthehej nga shkolla në shtëpi, habitej pas lodrave, ndonjëherë vraponte të luante futboll me shokët. Kur bëhej vonë, i kujtoheshin detyrat e shtëpisë dhe mezi i përfundonte ato. Prindërit e qortonin vazhdimisht për këtë sjellje, por Arjani nuk ndryshonte. Kështu, një ditë, pasi kishte luajtur gjithë ditën futboll me shokët, kishin vazhduar të luanin fshehtas edhe në mbrëmje, derisa kishte rënë errësira. Kur u kthye në shtëpi, mezi arriti t’i lante duart dhe menjëherë u shtri në shtrat për të fjetur. “Arjan, ti përsëri ke harruar ti bësh detyrat” - i tha e ëma. “Oh, detyrat!” - u kujtua Arjani dhe u bë gati të ngrihej nga krevati. Mirëpo nëna e ndaloi duke i thënë: “Jo sonte, sepse je shumë i lodhur. Nesër do të zgjohesh herët dhe do t’i bësh detyrat, para se të shkosh në shkollë.” 10
Atë natë Arjani pa një ëndërr të çuditshme. Iu duk sikur dikush trokiti në dritare dhe, kur ai e hapi, pa një laps shumëngjyrësh që mbante kapelë. “Përshëndetje! Unë jam lapsi magjik” - i tha ai. “Përshëndetje!” - ia ktheu Arjani plot habi. “Dëgjova që nuk ke arritur t’i bësh detyrat”- i tha lapsi. “Po, është e vërtetë. Nesër do të më duhet të zgjohem herët në mëngjes. Ah, sa shumë po përtoj të zgjohem aq herët!” - u ankua Arjani. “Epo, për këtë jam unë.” - tha lapsi dhe, pasi lëshoi një dritë nga trupi i tij, iu afrua çantës së Arjanit. Sapo lapsi u afrua, çanta u hap vetvetiu dhe librat e fletoret dolën gjithashtu. Lapsi filloi menjëherë nga puna. Në fillim përfundoi detyrat e matematikës, pastaj ato të gjuhës shqipe, ndërsa Arjani kishte mbetur i habitur duke parë. “Ja pra, edhe kjo punë u bë” - tha lapsi magjik i cili shkoi më pas te një vajzë që nuk kishte arritur t’i bënte detyrat, ngaqë kishte parë një film të gjatë me princesha. I lumtur, Arjani u kthye në shtratin e tij për të vazhduar gjumin. Të nesërmen në mëngjes, i tha nënës se detyrat i kishte përfunduar gjatë natës. Ajo u habit dhe kërkoi t’i shihte ato. Arjani ia solli fletoret dhe, kur nëna i hapi, pa që detyrat nuk ishin bërë. “Unë nuk shoh që t’i kesh bërë detyrat” i tha ajo e mërzitur. Arjani e mori fletoren në dorë dhe, kur e pa edhe vetë, që detyrat nuk ishin bërë, u mërzit shumë.
11
“Por lapsi magjik ishte mbrëmë këtu dhe i bëri të gjitha detyrat për mua” - tha Arjani që ishte gati të qante. “Lapsi magjik?!” - u habit e ëma. “Po” - tha Arjani. “Nuk ka laps magjik dhe askush nuk mund t’i bëjë detyrat e tua. Secili duhet të bëjë detyrat e veta” – ia ktheu e ëma dhe doli nga dhoma. Ndonëse u mërzit shumë, Arjani u detyrua t’i bëjë vetë detyrat me lapsin e tij të thjeshtë me ngjyrë jeshile. Kur po kthehej nga shkolla, vendosi ta blinte lapsin magjik dhe menjëherë u ndal në librarinë afër shkollës. “Mirëdita! Mund të më jepni një laps magjik?” – i tha ai shitësit në librari. “Laps magjik?” - pyeti shitësi i habitur. “Po pra, laps magjik që i bën detyrat vetë” – tha Arjani. “Nuk kemi laps të tillë dhe nuk paskam dëgjuar që ata ekzistojnë” – I tha shitësi. “Ekzistojnë, ekzistojnë, - tha Arjani, - unë kam parë një laps magjik.” Ai doli nga libraria dhe, papritmas, iu kujtua dyqani i magjistarëve. U nis me vrap për atje. “Mirëdita! A keni laps magjik, ju lutem?” - i tha ai shitësit, sapo hyri në dyqan. “Po jua sjell menjëherë.” - tha shitësi dhe i solli një laps të kuq. Arjani mori lapsin dhe e afroi afër çantës, por çanta nuk u hap. Arjani mendoi se ndoshta ky laps nuk e hapte çantën, por detyrat me siguri që i bënte. Kështu, ai nxori fletoret nga çanta dhe i hapi, por lapsi 12
përsëri nuk lëvizte. “Hë pra, bëji detyrat!” - i bërtiti Arjani, por lapsi nuk lëvizi. “Ky laps nuk qenka magjik!” - i tha ai shitësit. Shitësi mori një fletë të bardhë ku vizatoi një aeroplan, pastaj e fryu aeroplanin dhe ai u zhduk. “Unë nuk dua një laps magjik që vizaton gjëra që zhduken, por dua një laps që i bën detyrat vetë.” - tha Arjani. Shitësi qeshi dhe i tha Arjanit, se laps të tillë nuk kishte. Arjani doli i mërzitur nga dyqani i magjistarëve dhe vendosi të shkonte në treg. Shkoi nga dyqani në dyqan, duke i pyetur të gjithë shitësit, nëse kishin laps magjik. Por, siç duket, kërkimi i tij ishte i pashpresë. Askush nuk kishte laps magjik, madje shitësit habiteshin me kërkesën e tij. Doli nga tregu i hidhëruar dhe, kur arriti në shtëpi, u fut në dhomën e tij dhe e hodhi çantën në dysheme. U shtri në shtrat dhe mbuloi kokën me jastëk. Nuk mund të besonte se askund nuk kishte laps magjik. Duke qëndruar ashtu, i pikëlluar, pas pak dëgjoi dikë duke qarë. E largoi jastëkun nga koka për të dëgjuar më mirë, por nuk arrinte të përcaktonte nga po vinte zëri. Hapi derën dhe dritaret, por zëri nuk vinte nga jashtë. Duke dëgjuar me vëmendje, kuptoi se zëri vinte nga çanta e tij. Kur e hapi, pa se lapsi i tij jeshil po qante me dënesë. “Pse po qan ti?” - e pyeti Arjani. “Po qaj sepse jam i pavlerë” u përgjigj lapsi. “Pse i pavlerë?” – e pyeti Arjani.
“Sepse unë nuk mund të bëj atë që kërkon ti, - tha lapsi, - unë nuk jam laps magjik. Unë nuk kam pse të ekzistoj fare.” – dhe vazhdoi të qante. “Nuk është e vërtetë, ti bën pikërisht atë që të them unë.” – i tha Arjani. “Por unë nuk mund t’i bëj detyrat vetë. Ti e do lapsin magjik dhe unë nuk jam i tillë, prandaj jam i pavlerë dhe nuk dua të ekzistoj më.” – vazhdoi të fliste lapsi jeshil dhe filloi të qante edhe më shumë. Arjani e pa se sa shumë e kishte lënduar lapsin e tij dhe po mundohej ta pajtonte, por lapsi ishte shumë i mërzitur. “Do të hidhem në zjarr” - tha lapsi tërë mllef. “Ngadalë, ngadalë! – u mundua ta qetësonte Arjani, - Po të bëj një premtim. Që sot, kurrë më nuk do të kërkoj një laps magjik dhe ti do të jesh lapsi im i preferuar.” “Por unë nuk mund t’i bëj detyrat pa ndihmën tënde” - u ankua lapsi. “Ska gjë. – tha Arjani, - Nëna më ka thënë se secili duhet t’i bëjë vetë detyrat, prandaj edhe unë do t’i bëj vetë detyrat e mia.” Lapsi jeshil filloi të buzëqeshte dhe kështu, ata të dy u bënë shokë të pandarë. Arjani e kuptoi gabimin e tij dhe mësoi se, ndonjëherë, disa punë mund të duken të mërzitshme, por, më vonë, mund të sjellin të mira të shumta.
13
o
Plu mbi
Përzgj
dh i:
Armid
RUBRIKË E LIRË
a
Këshilla për një prindërim mirë
F
ëmijët e sotëm po privohen nga bazat e një fëmijërie të shëndetshme, siç janë: • Prindër të pranishëm emocionalisht. • Kufizime dhe udhëzime të qarta e të mirë caktuara. • Përgjegjësi. • Ushqyerje e ekuilibruar dhe gjumë i mirë. • Lëvizje fizike dhe dalje në natyrë. • Lojë krijuese, ndërveprim social, kohë boshe dhe momente mërzie.
Në vend të këtyre, fëmijët po marrin: • Prindër të shpërqendruar nga pajisjet digjitale. • Prindër tolerantë që e lejojnë fëmijën “të drejtojë botën”. • Më shumë ndjesi pushteti, sesa përgjegjësie. • Gjumë të pamjaftueshëm dhe ushqyerje të pashëndetshme. • Stil jete pasiv. • Stimulim pa fund, përdorim të pajisjeve teknologjike si dado, plotësim të dëshirave në çast dhe mungesë të momenteve boshe e të mërzitshme.
Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, duhet të kthehemi në bazë dhe kjo është mëse e mundur. Vendosni kufij dhe kini parasysh se jeni prindi, jo shoqja/shoku i fëmijës suaj! Ofrojini fëmijës një jetë të ekuilibruar mirë, duke i dhënë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron! Mos kini frikë të thoni “Jo!”, në rastet kur kërkojnë diçka që nuk u nevojitet. 14
Ja disa rekomandime: • Jepuni ushqim të shëndetshëm! • Kaloni një orë në ditë në natyrë! • Hani një vakt familjar, pa shqetësimin e teknologjisë! • Luani një lojë ku nuk përfshihen pajisjet digjitale! • Angazhojeni fëmijën tuaj me një punë çdo ditë (palosje rrobash, rregullim të lodrave, shtrim tavoline etj.)! • Vendosni një rutinë të rregullt gjumi në një dhomë pa pajisje elektronike! • Mësojuni pavarësinë dhe përgjegjësinë, duke i lënë të mundohen dhe të mësojnë nga dështimet e tyre të vogla! • Mos ia bëni ju gati çantën, mos ia mbani çantën, mos ia çoni në shkollë ushqimin apo librin që ka harruar dhe mos ia qëroni bananen, nëse është mbi 5 vjeç! Mësojani këto aftësi, në vend që t’ia bëni vetë! • Mësojini të presin për kënaqësitë dhe lërini të mërziten nga koha boshe. • Mos u ndjeni përgjegjës për të argëtuar gjithë kohën fëmijën tuaj! • Mos e përdorni teknologjinë, si kurë për mërzinë! • Nuk duhet përdorur teknologjia as në restorante, makinë, gjatë vakteve etj. Përdorini këto momente për t’ua stërvitur fëmijëve trurin, që t’u funksionojë në momente mërzie! • Jini të pranishëm emocionalisht, për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojini vetëmenaxhimin dhe aftësitë sociale! • Fikni telefonin, derisa ata të shkojnë në shtrat! • Bëhuni trajneri emocional i fëmijës suaj! • Mësojuni përshëndetjet, mbajtjen e radhës, ndarjen me të tjerët, mirësjelljen në tavolinë, aftësitë bashkëbiseduese! • Krijoni lidhje emocionalisht: buzëqeshni, përqafoni, puthni, gudulisni, lexoni, vallëzoni, kërceni, zvarrituni me fëmijën tuaj! Investoni te fëmijët tuaj!
kemi. Ata janë pasuria më e madhe që ne 15
la
Su
g Për
a ti
ti: Oriola
RRITEMI SHËNDETSHËM
Si të jemi gjithmonë
F
energjikë
ëmijët janë burim force dhe energjie. Askush nuk e kupton se nga u vjen gjithë ky frymëzim që i bën të luajnë me orë të tëra, pa ndjerë kurrfarë lodhjeje. Mënyra më e mirë për të rritur fëmijë të lumtur, është që prindërit të bëhen pjesë e pandarë e energjisë së tyre shpërthyese. Pavarësisht problemeve apo lodhjes së përditshme, fëmijët duan të shohin vetëm buzëqeshje në fytyrat e prindërve, pasi kjo shërben si një lajtmotiv mjaft i madh për mirërritjen e tyre dhe u shton energjitë për një jetë të lumtur. Pra, fëmijë të dashur, për ta lehtësuar sa më shumë jetën e prindërve tuaj, mundohuni të bashkëpunoni me ta dhe t’i bëni pjesë të aktiviteteve tuaja! Kjo do t’i ndihmojë të dalin nga rutina e përditshme dhe t’i kuptojnë më mirë ëndrrat dhe dëshirat tuaja fëminore. Ne do t’ju japim disa këshilla për të qenë gjithmonë energjikë.
16
Sigurohuni për një gjumë të plotë! Gjumi i mirë dhe i rehatshëm ka një rëndësi të madhe në humorin e fëmijës gjatë ditës. Zakonisht, një fëmijë duhet të plotësojë 12 orë gjumë në ditë, të ndara sipas vakteve. Pra, të dashur fëmijë! Për të qenë sa më energjikë gjatë ditës, duhet të mendoni edhe për gjumin, jo vetëm për lojën!
Bëni ushtrime fizike! Pavarësisht se dita juaj është e mbushur me veprimtari të ndryshme, ku do t’ju duhet të vraponi shpesh, mos harroni se ushtrimet fizike ju ndihmojnë për një trup elastik dhe të zhdërvjellët! Nuk bëhet fjalë vetëm për vrapimin, si pjesë e lojës, por edhe për ushtrime të tjera fizike që ju ndihmojnë në tërheqjen e muskujve. Kjo ndikon jo vetëm në zhvillimin e trupit tuaj (zgjatjen e eshtrave), por edhe në gjendjen emocionale, duke ulur agresivitetin dhe duke shtuar dozat e humorit dhe optimizmit te ju.
Hani shpesh dhe pak! Nëse ju kanë mësuar se ushqimi duhet ngrënë vetëm në tri vakte, ju kanë informuar gabim. Fëmijët kanë nevojë të hanë pak dhe shpesh, në mënyrë që ushqimi të tretet më lehtë në organizmin e tyre. Kështu, duke e ndarë në disa vakte sasinë e ushqimeve që do të konsumoni gjatë ditës, ju do ta ndjeni më të lehtë trupin tuaj dhe do të jeni më energjikë.
Ushqehuni shëndetshëm! Ushqimet e pasura me vitamina e proteina janë çelësi i një jete të shëndetshme. Shumë ushqime të pasura me Kalcium dhe vitaminë D, jo vetëm që forcojnë eshtrat, por ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve. Për këtë, mundohuni të konsumoni sa më shumë djathë, kos, qumësht e drithëra. Po kështu, Hekuri i ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në gjak përmes trupit dhe luan rol kyç në zhvillimin e trurit. Mungesa kronike e hekurit mund të shkaktojë probleme në sjellje dhe në të mësuar. Prandaj kujdesuni që hekuri të jetë pjesë e dietës suaj ushqimore, nëpërmjet ushqimeve si mish, fasule, thjerrëza, rrush i thatë, karkaleca, bukë e zezë, fruta etj. Ndërsa Kaliumi është një lojtar kyç në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të shëndetshme dhe të presionit të gjakut, duke i ndihmuar muskujt të kontraktohen. Një burim mjaft i mirë i Kaliumit janë ushqimet si banane, portokall, patate, domate e peshk.
17
Programoni ditën tuaj! Pasi të jeni kujdesur për mënyrën e të jetuarit dhe të ushqyerit, mundohuni që të programoni ditën, në mënyrë që të mos shpërdoroni asnjë minutë nga koha juaj! Në bashkëpunim me prindërit, përgatisni një “Rregullore” dhe mundohuni ta zbatoni atë, të paktën në vija të përgjithshme. Fillimisht, përcaktoni oraret për detyrimet tuaja në shkollë dhe familje, pastaj mendoni për mënyrën se si do ta kaloni kohën e lirë. Për t’u larguar nga rutina dhe monotonia e përditshme, mundohuni që në 7 ditët e javës programi të ndryshojë. Mendoni për çdo ditë lojëra të reja, ndërsa në fundjavë programoni shëtitjet familjarisht në natyrë, për të marrë energji të reja.
Zhvilloni talentet tuaja! Shumë fëmijë kanë talente të veçanta. Dikush ka dëshirë të pikturojë, një tjetër është i dhënë pas sporteve të ndryshme, ka fëmijë që kanë pasion muzikën etj. Por të gjitha këto dëshira e pasione kanë nevojë të kultivohen dhe të stimulohen, përndryshe do të mbeten të ndrydhura brenda jush. Duhet t’i informoni prindërit tuaj për çdo dëshirë apo pasion që keni, në mënyrë që ata të investojnë mbi këtë dhunti dhe t’ju nxisin që ta zhvilloni këtë talent, duke shprehur të gjitha energjitë tuaja në të.
Lexoni libra dhe shihni filma! Ndoshta jeni të vegjël për të lexuar rrjedhshëm, por këtë mund ta bëni në prani të prindërve. Leximi i librave është mënyra më e mirë për të pasuruar fjalorin tuaj, por, në të njëjtën kohë, edhe për të zhvilluar fantazinë tuaj, në mënyrë që të jeni sa më produktivë në lojërat që luani gjatë ditës. Para gjumit, mund të lexoni libra jashtëshkollorë, ndërsa gjatë ditës janë të këshillueshëm edhe filmat apo programet për fëmijë, nën vëzhgimin e të rriturve, të cilat ju mund t’i komentoni me prindërit tuaj, duke nxjerrë mesazhe pozitive prej tyre. 18
Për prindërit! Prindër të dashur! Fëmijët rriten shumë shpejt. Në vitet e para të jetës ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj në çdo aspekt. Por, kur ju bëheni pjesë e lojës së tyre, keni ndikuar edhe më shumë në zhvillimin psiko-motor të fëmijëve tuaj. Aftësitë e të komunikuarit, të shprehurit dhe bashkëveprimit me të tjerët mësohen vetëm në familje dhe ju keni rolin kryesor në këtë aspekt. Gjithashtu është e këshillueshme që, pas çdo arritjeje, prindërit të stimulojnë fëmijët e tyre, nëpërmjet shpërblimeve, kryesisht morale. Kjo do t’i ndihmojë ata të ndjehen gjithmonë të motivuar dhe më të vlerësuar. Mos u frikësoni nga aftësitë hiperaktive të fëmijëve tuaj! Përkundrazi, kjo gjë duhet t’ju gëzojë, pasi një fëmijë aktiv dhe energjik është i përgatitur për t’u përballur me vështirësitë në çdo hap të jetës.
sm ani
t Përga
it i:
KURIOZI BONGO
Zejneb O
Mjegulla Çfarë është?
M
jegulla është formimi i reve mbi ose afër tokës. Retë në ajër quhen mjegull që zbret në nivelin e tokës ose të detit.
Si formohet?
Nëse ajri i nxehtë dhe i lagësht ndeshet papritmas me ajrin e ftohtë, në ajër formohen pika shumë të vogla uji. Këto pika të ujit kufizojnë distancën e shikimit. Kjo krijon mjegullën.
Llojet e mjegullës
Mjegulla e rrezatimit Kjo lloj mjegulle shihet më së shumti në muajt e pranverës dhe të vjeshtës. Toka ngrohet gjatë ditës, ndërsa ftohet gjatë natës. Një mjegull formohet duke ftohur shtresën e ajrit në sipërfaqe. Me rritjen e temperaturave të ditës, ajo zhduket.
Mjegulla advektive Ndodh kur ajri i nxehtë dhe i lagësht kalon nëpër një sipërfaqe të ftohtë dhe i nënshtrohet ftohjes. Avulli i ujit në ajër kondensohet dhe kështu krijohet mjegulla. Mjegulla advektive shihet kryesisht në zonat tona bregdetare.
Mjegulla nga reshjet Mjegulla e shiut mund të formohet gjatë një stuhie me borë ose me shi, nëse bora ose shiu kalojnë përgjatë një shtrese të ajrit me temperaturë më të ulët sesa ajo e reshjeve.
Mjegulla e përparme Kur përzihet moti i nxehtë dhe i ftohtë, ajri i nxehtë quhet mjegull e përparme që ngrihet dhe qetësohet në ajër të ftohtë. 19
rama ak
ti P ër g a
ti:
HOBI IM
Krenita H
SPO RTI I ZHYTJES Z
hytja është sport që praktikohet në mënyrë rekreative në të gjithë botën, por ata që janë shumë të apasionuar pas tij, vendosin që ta shndërrojnë atë në profesion. Sporti i zhytjes është një sport nënujor që përbëhet nga një sërë veprimesh, teknikash individuale apo ekipore, të zhvilluara në një pishinë ose në mjedise të hapura, duke konkurruar me konkurrentë të tjerë. Zhytja apo, siç është e njohur botërisht, “Scuba diving”, është noti nënujor ku zhytësit, nëpërmjet cilindrit me oksigjen, mund të qëndrojnë dhe të eksplorojnë botën nënujore për shumë orë. Ky sporti praktikohet për shumë arsye: disa njerëz janë të apasionuar pas bukurive nënujore, ka nga ata që i shtyn kureshtja për të eksploruar një botë krejt ndryshe nga ajo e cila ne jetojmë në përditshmërinë tonë. Për disa të tjerë është port, si çdo sport tjetër.
20
Një zhytës duhet të ketë një shëndet të mirë mendor e fizik, duke plotësuar kështu kushtin fillestar për të marrë pjesë në një sport të tillë. Sportet nënujore janë një grup i rëndësishëm sportesh që përdorin një ose disa teknika zhytjesh. Ato kryhen në mjedise të ndryshme si në det, liqen apo pishinë. Fillimisht ky sport u zhvillua në Spanjë, gjatë fundit të viteve 1990, ndërsa në ditët tona praktikohet kryesisht në Evropë.
Rregullat ndërkombëtare të konkurrencës përmbajnë katër objektiva për sportin e zhytjes. • Së pari, të inkurajojnë zhvillimin e mëtejshëm të pajisjeve dhe teknikave të zhytjes. • Së dyti, të nxisin aktivitetet e zhytjes larg vendeve të përshtatshme të zhytjes. • Së treti, ofrim mundësish për zhytësit rekreativë, për të përmirësuar teknikat e zhytjes. • Së katërti, promovimi i zhytjes së kryer në pishina.
Nga çdo konkurrent që merr pjesë në zhytje të lira, në mjedise të hapura si deti apo liqeni, kërkohet të ketë pajisjet e nevojshme për zhytje si: • • • • •
Një maskë zhytjeje. Një periskop. Një sistem peshimi zhytjeje. Një matës presioni për zhytje. Një cilindër zhytjeje, me një volum të brendshëm 10-18 litra oksigjen për frymëmarrjen. • Një kostum zhytjeje. Përdorimi i këtyre pajisjeve është i detyrueshëm për zhytje, me një thellësi prej 300 metra dhe opsionale në zhytje të tjera.
Sporti i zhytjes që zhvillohet në pishinë Pishina ka një gjatësi prej 50 m dhe një thellësi minimale prej 2 m. Rregullat ndërkombëtare lejojnë që ndarja e pishinës të bëhet me objekte uji, duke plotësuar kushtin për kufizimin e mbrojtur të pjesës së zhytësit. E dini vogëlushë, që edhe në Shqipëri, prej disa vitesh, ka filluar t’i jepet rëndësi këtij sporti? Kjo është e vërtetë, madje janë disa klube që merren me trajnime të tilla. Vendi ynë ka një territor mjaft të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti në natyrë. Disa prej këtyre vendeve, janë: • Deti Adriatik dhe Jon. • Kemi mundësi të zhytemi në liqene dhe lumenj të ndryshëm. • Kemi mundësi të zhytemi në ujëra të freskëta të burimeve e grumbullimeve natyrore. • Po ashtu, kemi mundësi të rralla të zhytemi edhe në labirintet e ujërave të shpellave. 21
ina
Ng
a:
TREGIM
Hamide S
Fletorja e ''të drejtave'' “Duhet të njohim të vërtetat tona, që të dimë të drejtat tona” - i tha miushi Enesit i cili po rrinte i menduar. Djaloshi nuk e dinte ndryshimin mes së drejtës dhe së vërtetës. “Të gjithë të drejtat e mia janë të vërteta” - shtoi vogëlushi i zemëruar. “Në rregull, kështu qoftë!” - tha miu. Më pas, mori një fletore bosh dhe ia zgjati djaloshit. Duke buzëqeshur, i tha: “Enes, shkruaj të gjithë të drejtat e tua në këtë fletore! Por mos harro të shkruash çdo gjë që të vjen në mendje!” Miushi shkroi me shkronja kapitale në fletoren e tij: “Të gjitha këto janë të vërteta.” Më pas, ia dorëzoi Enesit që dukej i habitur. Miushi u largua duke buzëqeshur dhe i rikujtoi që sipër çdo të drejte të shkruante “Kjo është një e vërtetë”.
22
“TË GJITHA KËTO JANË TË VËRTETA.”
Enesi mbante në dorë fletoren bosh dhe filloi të mendonte për të drejtat e tij. Atë ditë, nëna e kishte dënuar që të mos shkonte te parku i lojërave, sepse kishte shtyrë shokun e tij nga rrëshqitësja dhe kishte vrarë gjurin. I zemëruar, Enesi hapi fletoren dhe shkroi: “Nëna ime nuk më do”. Sipër kësaj fjalie, shtoi frazën: “E gjitha kjo është e vërtetë”. Por, sapo mbylli fletoren, nëna që ndodhej në kuzhinë, e thirri me një zë të ëmbël: “Enes i dashur, gurabijet dhe qumështi po të presin ty!”. Djaloshit iu mbushën sytë me lot. Ato që kishte shkruar, s’mund të ishin të vërteta. Nga kuzhina vinte aroma e gurabijeve që nëna i kishte përgatitur enkas për të. Duke thënë me vete: “Nëna ime më do”, mori gomën dhe e fshiu i turpëruar atë që kishte shkruar. Faqja e fletores ishte njollosur, por tashmë ishte bosh. Në atë moment iu kujtua fjala e miushit: “Duhet të njohim të vërtetat tona, që të dimë të drejtat tona”. Iku me nxitim në kuzhinë dhe në dorë mbante fletoren. Nëna syqeshur e përqafoi dhe e puthi djaloshin. Kur u ul në tavolinën e ngrënies, ai u ndje sërish në faj dhe mendoi: “Sa mirë që e paskam fshirë atë që shkrova, sepse nëna ime më do shumë!”. Kur e pa nëna fletoren, e pyeti: “Çfarë është ajo?”. Ai u përgjigj: “Ma dha një shoku im për të shkruar të drejtat e mia”. Enesi, duke shikuar nënën e tij me kureshtje, i tha: “Nuk shqetësohem për të drejtat, por dua të di të vërtetat e mia”. Mamaja e pa e çuditur, ndërsa ai mori lapsin dhe ia zgjati asaj, duke i thënë: “Nënë e dashur, të lutem, a mund ta shkruash këtu arsyen, pse nuk më le sot të shkoj në parkun e lojërave?” Ajo u mendua dhe shkroi: “Ta rrëzosh shokun nga rrëshqitësja, është një veprim shumë i keq.” Enesi u mërzit, sepse atë që nëna e mendonte për të drejtë, nuk ishte e vërtetë. “Unë thjesht doja që ai të nxitonte, prandaj e shtyva lehtë, por ai u rrëzua. Po ta dija që do të rrëzohej, nuk do ta prekja fare”- tha Enesi me lot në sy. Kur nëna e mësoi këtë të vërtetë, u ndje keq dhe i kërkoi falje djaloshit. Më në fund, ata u përqafuan. Lotët e tyre kishin rënë mbi faqen e fletores. Nëna fshiu fjalinë që shkroi më parë dhe aty shkroi: “Të dua Enes!”. Tani të dy ishin të gëzuar. Djaloshi mori lapsin dhe shtoi: “Të dua nëna ime e dashur!” dhe, në fund, shtuan: “Të gjitha këto janë të vërteta!”
23
ti Ho
i: Seid
e
g Përz
jod h
GJËEGJËZA
Janë tri motra dhe një vëlla, bëjnë ndryshimin e motit, sa s’ka.
VE RË
PR A NV ERË
VJ E S H
Është identike, pikërisht si ti, po emrin si e ka, ti a e di?
D IMËR
E hap si kërpudhë, e mbyll si qiri, del vetëm kur bie shi.
Mbi dy brigje qëndron shtrirë, këmbët në ujë i mban mirë. Përmbi të makinat kalojnë. nën të ujërat gurgullojnë.
Udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend.
24
TË
sm a ni
: Zejneb
O
Përkth
eu
UNË MUND TA BËJ
Gjethe Luledielli
V
jeshta është koha më e mirë e vitit, për të bërë punime me gjethet e verdha që kanë filluar të zverdhen e të bien. Ky është një aktivitet argëtues për ju fëmijë. Mblidhni një tufë me gjethe të gjata, kur të dilni shëtitje dhe, me ndihmën e prindërve, bëni këtë punim.
25
Çfarë ju nevojitet: • gjethe të verdha (ose ngjyrë jeshile dhe laps i verdhë) • letër punëdore ngjyrë kafe • vinovil • ngjitës prej letre • gërshërë • pipëza për pije, ngjyrë jeshile
Pritni dy rrathë për lulediellin nga letra kafe! (Ne përdorëm formën e ngjitësit letër për të formuar rrathët) Nëse nuk keni mundur të gjeni gjethe të verdha, atëherë ju mund t’i ngjyrosni vetë ato. Lërini të thahen, pastaj vazhdoni punimin! 26
Rrathët ngjyrë kafe lyejini me vinovil dhe ngjisni gjethet në rreth, si në figurë! Në shtresën e parë të gjetheve shtoni vinovil (vetëm mbi pjesën rrethore), pastaj plotësojeni edhe me një tjetër shtresë gjethesh! Lyejeni përsëri me vinovil dhe ngjisni pjesën tjetër të rrethit! Shtypeni me gisht, që të ngjiten mirë!
Ngjisni me ngjitësin letër pipëzën jeshile të pijeve dhe lëreni për pak çaste, sa të thahet komplet! Tani punimi juaj me gjethe luledielli është gati.
27
ti Ho
i: Seid
e
g Përz
jod h
TË GATUAJMË SË BASHKU
S allatë me p atëllxh anë dhe arra ► Përbërësit: • • • • • • •
28
1 kg patëllxhanë 3-4 lugë kos 1-2 copa hudhër vaj vegjetal kripë arra 1 lugë piper i kuq
► Përgatitja: Patëllxhanëve u bëjmë disa vrima dhe i vendosim në furrë për pjekje, rreth 10 minuta. Pas pjekjes 10 minutëshe, i lëmë të ftohen pak, pastaj ua marrim brendësinë dhe e vendosim në një pjatë. Shtojmë sipër kësaj mase 3 lugë tahin, 3 lugë kos, hudhër, kripën, erëzat dhe përziejmë të gjithë përbërjen! Në një tigan hedhim pak vaj dhe arrat i fërgojmë aty, pastaj shtojmë piperin e kuq dhe vazhdojmë ta skuqim rreth 2 minuta. Sipër sallatës, hedhim këtë përzierje të përgatitur. Sallata është gati.
G jellë me makarona ► Përbërësit: • 200 gr makarona (sa më të vogla, janë më të përshtatshme për gjellën) • 100 gr salcë domatesh • një qepë e grirë imët • 3 karota të grira imët • 4 lugë kripë • 4 lugë vaj • 1.5 litra ujë
► Përgatitja:
Vajin, qepën dhe një lugë kripë i vendosim bashkë në një tavë dhe i përziejmë për 5 minuta. Pastaj shtojmë karotat dhe salcën, i përziejmë edhe për 2 minuta të tjerë. Shtojmë kripën e mbetur dhe ujin dhe i lëmë që të ziejnë për 20 minuta. Në fund, hedhim makaronat dhe e lëmë 10 minuta të tjera. Pasi të ftohet pak, është e gatshme për shërbim. Ju bëftë mirë!
Kek me p ortokall ► Përbërësit: • 6 vezë • 6 filxhanë sheqer pluhur • 6 filxhanë miell • 1 gotë çaji lëng portokalli • 1 gotë lëkurë portokalli • 2 pluhur pjekje • 2 vanilje • pak kripë • pak lëng limoni
► Përgatitja: Të gjithë përbërësit i hedhim në një enë të thellë, me radhë. Të gjithë përbërjen e përziejmë me mikser rreth 10 minuta. Pas përzierjes, e hedhim në enën e pjekjes. Kekun e fusim në furrë për pjekje, në temperaturë 150 gradë celsius, përreth 30-40 minuta. Ju bëftë mirë!
29
seni Hy
Përzgjo
dh
FAQE ZBAVITËSE
i: Afërdita
TO! A I N JI O K R A Q E H D Ë R U F IG G JE N I 6 N D RYS H IM E NË
I AT O ! N JI O K R A Q E H D Ë R U IG F G JE N I 10 N D RYS H IM E NË
30
LI D HI NI NU M RA T, SI PA S RA D HËS, D HE FO RM ON I FI GU RËN !
31
LIDHINI ME S HIG JETË DHE ZBULONI FIGURAT !
32
LIDHNI G JYSMËN E FRUTËS, ME FRUTËN E PLOTË PËRKATËSE!
33
ZBULONI RRUGËN E ASTRONAUTI T PËR NË HËNË!
34
Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”
Foto
Emri dhe mbiemri: _________________________ Shkolla – Klasa:
_________________________
Ftesë abonimi
Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.
Gjuha angleze pranë AIITC
Apliko!
FILLOJNË RREGJISTRIMET PËR GJUHËN ANGLEZE
ME SUPER OFERTA!
Niveli A1
Niveli A2
Niveli B1
Oferta
Oferta
Oferta
5. 500
lekë
6. 000
lekë
6. 500
lekë
Niveli B2
Niveli C1 dhe c2
Oferta
Oferta
7. 000
lekë
8. 000
lekë
Secili
+ 5 Seanca testuese falas Për regjistrime na shkruani në inbox ose me sms në 0674099567 •• E-mail:foreignlanguagecenter@aiitc.net
•• web:aiitc.net