Revista "Foleza Jeshile", nr. 48 (Shtator 2018)

Page 1

REVISTË PËR FËMIJË, NR. 48, 2018

Mësuesja ime, Kati

Fakte interesante Ndërtojmë me mamin shtëpi për macen tonë


Rreth revistës Në vitin 2008 revista “Foleza Jeshile” nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme, në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7 - 10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.

Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile”!


Pasqyra e Revistës 4-5 “Shkolla” dhe “Vjeshta” 6-7 Koha vjen për atë që di të presë 8 Gjëegjëza 9-10 Unë mund ta bëj 11-12 Zgjedhja e shokëve 13-15 “Pesë kokrra nga një bishtajë” 16-17 Këshilla prindërimi 18-19 Fakte interesante nga bota 20 “Mësuesja ime, Kati” 21 Të mësojmë anglisht 22-23 Gjuajtja me hark 24 Koleksionimi 25-26 Të gatuajmë së bashku 27 Urim për fillimin e vitit të ri shkollor 28-34 Momente zbavitëse

Stafi:

Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Oriola Sula Desing & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi

Korrespondentë:

Tiranë: Krenita (Hakrama) Xhaferi Afërdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti

Adresa:

Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706


ti Ho

g Për

a ti

ti: Seide

VJERSHË

Shkolla Kaloi vera gjithë gëzim, erdhi shtatori, fillojmë mësim, duhen libra dhe fletore, stilolapsa dhe vizore. Fëmijët përgatiten mësuesit t′i takojnë, do t’u premtojnë atyre, se shumë do të mësojnë. Klasat e tyre të bukura do të mbushen përsëri, sepse nga shtatori, do të fillojnë një vit të ri. Shkëlqyeshëm këtë vit do të kalojmë, gjëra të reja do të mësojmë. Ju që shkoni për herë të parë, ju urojmë një vit të mbarë!

4


Vjeshta Vjeshta e bukur po na vjen, gjethet e pemëve në tokë i hedh, ngjyrën jeshile e largon, ngjyra kafe fillon e mbizotëron. Vjeshta i hap krahët dhe ca ngjyra hedh, në një dru të madh bën një zgavër të thellë. Dhe ariut s’i pritet, si gjysh nis e flet: “Vjeshtë, po hyj në zgavër, do të bëj gjumë të qetë.” Një shtëpizë të vogël më tej vizatoi, edhe për iriqin vjeshta mendoi. Pastaj një fëmijë rrugës e takoi, Për të shkuar në shkollë, vjeshta e shoqëroi. I tha atij vogëlushi: “Ombrellën ta bëj gati, sepse nga shiu i vjeshtës, mund të bëhesh qull i ngrati! Deri në dimër, bashkë do të jemi, ju përshëndet vjeshta fëmijë, kudo që të jeni!

5


h

rd uran

Përkt

eu H

TREGIM

asije E

E

Koha vjen për atë që di ta presë

ni dhe Sara mezi po prisnin të merrnin pjesë në kampin e organizuar nga shkolla. Të dy bashkë shkuan te babai i tyre dhe e pyetën: Babi, shkolla jonë do të organizojë një kamp javën e ardhshme. Ne të dy bashkë, motër e vëlla, duam të marrim pjesë në këtë kamp”. Babai u tha: “- Unë dua shumë që edhe ju të merrni pjesë, por unë akoma nuk e kam marrë rrogën fëmijë. Për momentin nuk është e mundur që të bëjmë pagesën e kampit.” Enit i erdhi në mendje arka e kursimit. Kishte kohë që nuk e kishte hapur. "Me siguri janë grumbulluar shumë para" - mendoi ai. “Në rregull, a mund ta hapim arkën e kursimit?” –pyeti të atin Eni. “Patjetër u përgjigj ai.” “Për ditët e vështira i

6


grumbullojmë ne lekët”. Të dy filluan t’i numëronin ato. Pas disa momentesh Sara ndërhyri e mërzitur: "Paratë e mia nuk mjaftojnë... Babai i thotë: “...Eni po ti sa para ke mbledhur? A të mjaftojnë për kampin”? Eni: “po babi, mjaftojnë, madje edhe teprojnë.” Nëse i bashkojmë të dy bashkë paratë, mund të shkojmë bashkë në kamp. Kur Sara e dëgjoi këtë, i shkëlqyen sytë nga gëzimi. Babai u bë kurioz: “Juve ua patëm marrë njëkohësisht arkat e kursimit, pse nuk ke kursyer ti Sara? Sara u përgjigj: “Kur unë i hidhja lekët në arkë, mua nuk më mbetej gjë për të shpenzuar.” Mendova se po të hidhja pak këtë herë nuk do mblidhja dot lekë. Prandaj e pata lënë fare kursimin e parave.” Babai: “Nuk është aftësi të grumbullosh florinj, por aftësi është të grumbullosh qindarka. Ajo që ty të duket pak, duke u grumbulluar bëhet shumë.” “Ke të drejtë baba”. - tha Sara. “Po të mos i ndante Eni me mua paratë e grumbulluara nuk do të shkoja dot në kamp. Sa mirë qenka të kursesh!”

7


o

Pl umbi

Përzgj

dh

GJËEGJËZA

i: Armida

I vogël, i vogël, sa një gogël, i zi, i zi, si një qershi.

Jashtë bardh, brenda zi, Të kënaq kur e pi.

Dy vëllezër në një lëmë, Punojnë natë e ditë e s’lodhen.

E vë me kokë lart, zbrazet, E vë me kokë poshtë, mbushet.

10 9 8

8

11 12 1

7 6 5

2 3 4


o

Os mani

Përzgj

dh

UNË MUND TA BËJ

i: Zejneb

n i m a m e m ë Ndërtojm ër macen tonë! p i p ë t h s

Mjetet e punës: » » » » » »

Një kuti kartoni mesatare 2 katrorë bukëpeshku Brisk Ngjitës letër Laps Vinovil

ranverë p ë n i Tani jem është akoma a dhe koh t. Unë me e freskë enduam të tim m ër mamin shtëpi p ë j n ë ndër tojm cilat qëndrojnë ë macet,t ë të ftohtë. jashtë n mësoni se Hajde ta shtëpinë e ë si e bëm ceve! ma

Si fillim bëmë çatinë e shtëpisë së kartonit. E lidhëm me ngjitës në mënyrë që fletët e kartonit të qëndrojnë në pozicion këndor.

1 9


2 Vizatova në të dy anët nga një trekëndësh. Mami i preu me brisk duke formuar këto dy trekëndësha. I lidha me pjesën e çatisë dhe në këtë mënyrë çatia është gati.

3 Në pjesën e përparme të kartonit vizatova dy drejtkëndësha ngjitur me njëritjetrin. Mami i preu me kujdes edhe këto drejtkëndësha. Nëpërmjet kësaj dere do të mund të hyjnë macet dhe të kënaqen duke fjetur gjumë. Pastaj shtuam bukëpeshkun në mënyrë që të izolohet dhe mos t’u hyjë i ftohti maceve. Gjithashtu edhe kartoni të jetë më i mbrojtur nga shiu.

Bukëpeshku u vendos rreth shtëpisë dhe në çati. Në fillim sistemova tavanin.

4

5

10

Edhe dyshemesë i shtova bukëpeshku, në mënyrë që të mos futet uji. Tani macet mund të futen brenda e të shtriqen.

hmë r që tas u t m lu më e ll për t’u u u f h o s r st m Ja një grohtë. et kanë n c a r a m u r e d ën edh për të q që më e in h d m a r u m t fu më eroj shu lënderoi d a f n lë ë a f m E o j Edhe aj e i mbro h d a u d ndihmoi! që i me r faktin ë p , ujdesem a k r u ë m p ë dhe q kafshët për to. dashuri


rama

ak

ti Përga ti:

Krenita H

PËR NJË EDUKATË MË TË MIRË

Zgjedhja e shokëve

E

ksperiencat e të rriturve dhe e të jetuarit kanë treguar se një nga zgjedhjet më të rëndësishme dhe njëkohësisht më të vështira, është zgjedhja e mikut të mirë. Madje, të dashur fëmijë, kemi edhe një thënie të vjetër popullore e cila thotë: “Zgjidhe shokun më të mirë se veten!”. Ashtu siç po e kuptoni, është shumë e rëndësishme për secilin nga ne, të kemi shokë të mirë, sepse zgjedhja e tyre ndikon shumë në jetët tona. A e dini fëmijë, pse kjo është një zgjedhje kaq e rëndësishme? Sepse një shok i mirë të mbështet pa kushte. Nuk ekzistojnë kushte për miqtë e zemrës. • Një shok i mirë nuk të paragjykon, por mendon vetëm pozitivisht për sjelljet e tua. 11


• Një shok i mirë të dhuron respekt, besueshmëri dhe siguri, cilësi këto që vetëm një mik i mirë di t’i dhurojë. • Një shok i mirë është gjithmonë i pranishëm dhe i gatshëm të na dëgjojë, sa herë që kemi nevojë. Ai është aty, me gjithë qenien e tij, vetëm për ne. Pra, një mik i mirë është dikush që të respekton dhe merr parasysh mendimet e tua. Ai kurrë nuk do t’ju fyejë, por do t’ju pranojë ashtu siç jeni. Një mik i mirë do t’ju dojë me aftësitë dhe dobësitë tuaja, pa bërë dallime. Një mik i vërtetë gjithmonë do t’ju dëgjojë dhe do të kujdeset për atë që mendoni. Ata do të marrin parasysh ndjenjat, emocionet dhe mendimet tuaja. Gjithashtu një mik i mirë është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ju, pa pritur asgjë në këmbim. Kur jeni të vegjël, dëshironi shokë që të luani me ta, pra shokë loje. E ndërsa rriteni, keni nevojë për shokë të cilët të dhurojnë shoqëri, qetësi dhe besueshmëri. Por mos harroni fëmijë, se në këtë rrugëtim që keni nisur, duhet të keni kujdes, sepse jo kushdo që mund t’ju thotë se ju ka shok, i plotëson kërkesat për t’u quajtur i tillë! Shpresojmë t’ju kemi dhënë sadopak ndihmë në përzgjedhjen e miqve apo shokëve tuaj! 12


Os mani

i: Zejneb

Pe

së k

h s i ok r ra nga një b

tajë

Përzgjo

dh

PËRRALLA NGA BOTA

N

a ishin njëherë në një bishtajë pesë kokrra bizele. Ato ishin të gjitha të gjelbra, ndaj dhe pandehnin se e gjithë bota ishte e gjelbër. Rritej bishtaja e bashkë me të, rriteshin edhe kokrrat e bizeles. Ato rrinin rresht, njëra pas tjetrës, dhe ishin të kënaqura nga jeta që bënin. Dielli i ngrohte, kurse shiu i lante dhe i shpëlante, duke e bërë bishtajën të shndriste. Vendi ku rriteshin, qe një qoshe e mirë dhe e rehatshme, ku ditën kishte dritë e natën errësirë, tamam ashtu siç duhej. Kështu, bizelet fryheshin e fryheshin, por bëheshin gjithnjë e më të menduara. Mërziteshin sepse donin dhe ato të bënin diçka. - Pse, këtu do të rrimë ne gjithnjë? – tha njëra nga kokrrat e bizeles. Kam frikë se mos, po të rrimë kështu ulur, kemi për t’u tharë. Ndoshta përjashta ka gjëra që ne s’i dimë. Sikur e kam një parandjenjë, se kështu do të jetë. Kaluan javë dhe kokrrat e bizeles u zverdhën, u zverdh edhe bishtaja. Gjithë bota po zverdhet, - thanë ato dhe kishin plotësisht të drejtë që thoshin kështu. Kur, papritur, ndjenë një lëkundje të madhe. Dora e dikujt e kishte këputur bishtajën dhe e kishte futur në xhepin e një xhakete ku gjendeshin dhe shumë bishtaja të tjera. Sa mirë, tani do të jemi të lira! – thanë ato dhe qëndruan në pritje që kjo të ndodhte. Të shohim se cila nga ne do të shkojë më larg! – tha më e vogla nga të pesta. – Sidoqoftë, së shpejti kemi për ta marrë vesh. Le të bëhet si të bëhet. - tha më e madhja. 13


Krraakk! – kërciti bishtaja dhe që të pesë bizelet dolën jashtë, në rrezet e ndritshme të diellit. Ishin në dorën e një fëmije, një djali të vogël që i mbante të shtrënguara në pëllëmbë. Sa të mira qenkan për kallamin tim! – tha ai. Futi menjëherë njërën nga kokrrat në kallam dhe “Fiuuu”, i fryu. Ej, shihni si po fluturoj në botën e madhe, ec e me kapni po deshët! – thirri ajo dhe u zhduk. Unë do të fluturoj drejt e për në diell, - tha e dyta. – Ajo është bishtajë tamam për mua. - dhe iku tutje. Kudo që të shkojmë, ne do t’ia fusim gjumit, - thanë dy të tjerat, - por më pare, do të rrokullisemi një copë herë. Dhe kështu, ato u rrokullisën mbi dysheme, para se të përfundonin në kallam. Ne do të kemi fatin më të mirë! – thirrën ato. Le të bëhet si të bëhet. - tha kokrra e fundit, kur nisi dhe ajo të fluturonte në ajër. Ajo vajti e na ra te një dërrasë e vjetër, mu nën dritaren e papafingos, dhe u rrokullis në një plasë ku kishte ca myshk e dhe të butë. Shumë shpejt, edhe atë vetë e mbuloi myshku e s’dukej më. Ç’ka për t’u bërë, le të bëhet! - përsëriti ajo. Brenda në shtëpi, në papafingon e vogël na jetonte një grua e varfër që ditën shkonte e pastronte sobat, sharronte dru e bënte llojlloj punësh të tilla të rënda, sepse ishte grua e fortë dhe e papërtuar. Megjithatë, ajo mbetej gjithnjë njëlloj e varfër. Në shtëpi, aty lart në papafingo, ajo kishte vajzën e saj të vetme. Një vajzë e pazhvilluar, tmerrësisht e brishtë dhe e dobët, sepse që prej një viti dergjej në shtrat e dukej sikur s’qe e zonja as të vdiste e as të jetonte. Do të më vdesë edhe kjo dhe do të shkojë pas së motrës. - thoshte gruaja. Dy fëmijë pata, po s’qe e lehtë të përkujdesesha për të dyja. Zoti ma mori njërën, por dua të më mbetet të paktën kjo që kam. Po më duket se edhe kjo do të shkojë te e motra! Por vajza e sëmurë vazhdonte të dergjej në shtrat. Rrinte e heshtur dhe e duruar gjithë ditën e ditës, ndërkohë që e ëma shkonte të fitonte ndopak para. Erdhi pranvera. Ishte mëngjes herët, kur nëna po bëhej gati të shkonte të punonte. Dielli ndriste tërë bukuri përmes dritares së vogël dhe i hidhte rrezet deri poshtë mbi dysheme. Vajza e sëmurë po vështronte parvazin e poshtëm të dritares. Ç’është ajo gjëja e gjelbër që duket në dritare? Shih si tundet nga era! Nëna shkoi dhe e hapi dritaren përgjysmë. Oh! - tha ajo, - Qenka një bizele e vogël që paska hedhur rrënjë këtu e po lëshon gjethe të vogla të gjelbra. Kushedi si ka 14


ardhur deri në këtë të çarë! Ja, tani e ke edhe ti një kopsht të vogël për ta soditur. Dhe kështu, vajzës së vogël e të sëmurë ia shpuri shtratin më pranë dritares, që ta shihte bizelen teksa rritej. Pastaj e ëma shkoi në punë. Mama, jam më mire. - i tha vajza s’ëmës në darkë. – Sot gjithë ditën dielli binte mbi mua dhe më ngrohu. Bizelja e vogël po lulëzon për mrekulli dhe besoj se dhe unë do të lulëzoj, do të çohem e do të dal përjashta në rrezet e ngrohta të diellit. Oh, sa mirë do të ishte! – tha e ëma, por vetë ajo s’e besonte. Sidoqoftë, bizeles që i kishte sjellë së bijës mendime të tilla plot shpresë për jetën, ajo i vuri një shkop të vogël ku të mbështetej, që të mos e thyente era. Dhe, me të vërtetë, ajo u rrit. Shiko, ja ku po çel lule! – tha gruaja një mëngjes dhe, që nga ky çast, ajo nisi të shpresonte vërtet, se e bija e sëmurë do të shërohej. Iu kujtua se kohët e fundit e bija kishte nisur të fliste me më shumë gjallëri, se ditët e fundit ajo ishte ngritur vetë ndenjur mbi shtrat dhe shihte me sytë që i shndrisnin, atë kopshtin e saj të vogël, ku rritej një bizele e vetme. Një javë më pas, për herë të pare, e sëmura ndenji ulur për mëse një orë. Ishte aq e lumtur aty, nën rrezet e ngrohta të diellit, u përkul lehtë jashtë dritares së hapur dhe puthi fletët e brishta të lules. Por tani të shohim se ç’ndodhi me bizelet e tjera. Ajo që fluturoi e doli në botën e madhe, duke thirrur: “Ec e më kapni po të doni!”, ra në gurmazin e një pëllumbi. As dy bizelet dembele nuk shkuan më larg se e para, sepse edhe ato i hëngrën pëllumbat, po të paktën shërbyen edhe ato për diçka. E katërta, që donte të shkonte në diell, ra në një pellg me ujë të pistë për disa javë radhazi, duke u mbufatur gjithnjë e më shumë. Kurse vajza e vogël rrinte në dritaren e papafingos me ca sy të ndritshëm, ndërsa faqet i skuqnin nga shëndeti dhe duart e holla i mbante kurorë mbi bizelen e çelur. Autor: H. K. Andersen 15


o

Hy seni

Përzgj

dh

i: Aferdita

KËSHILLA PRINDËRIMI

Disa këshilla me anë të të cilave mund t’i largoni fëmijët nga psikologjia e të nxituarit dhe të parandaloni depresionin T

ë rrisësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë, është dhe ka qenë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese se kjo. Motivojini fëmijët në bazë të aftësive dhe fushave të interesit! Në këtë mënyrë, do të ndikoni pozitivisht në zhvillimin e tyre psiko-social. Por planifikimi i këtyre aktiviteteve nuk duhet të jetë mbi kapacitetin e fëmijës. Lëreni të luajë lirshëm dhe të vërë në punë imagjinatën! Kjo i mundëson pavarësinë fëmijës dhe e bën të ndihet i sigurt. Fëmijët të cilët luajnë me lodra, kanë mundësinë të njohin më mirë vetveten, kuptojnë mangësitë dhe nevojat e tyre dhe janë më të qetë në shprehjen e tyre. 16

Dëgjojini fëmijët! Jo vetëm fjalët që thonë, por shikoni mirë dhe formën e trupit, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit. Lëreni fëmijën të qetë, nëse e shihni se po rri kot, pa bërë gjë, apo nëse shihni se është duke luajtur me peceta apo lexon një libër! Le të vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron. Në këtë mënyrë, do ta lejoni fëmijën të përjetojë fëmijërinë e tij brenda një dite të lodhshme.


Tregojini fëmijës si “të zgjidhë problemet”! Drejtojini fëmijët nëpërmjet proceseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës. Bëjeni zakon mirënjohjen! Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes, kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm. Po ashtu ata janë të prirur për të qenë më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Ndaj është mirë që prindërit t′i japin fëmijëve detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falënderuar. Monitoroni emocionet negative të fëmijës! Studiuesit thonë se aftësia për tʼu kujdesur ndaj tjetrit, ngarkohet nga inati, turpi, zilia ose emocione të tjera negative. Ndihma që mund tʼu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione dhe, më pas, për t’i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.

Kaloni sa më shumë kohë me fëmijët! Me mbylljen e shkollave, fëmijët dhe familjet e tyre i pret një periudhë e gjatë pushimi. Sigurisht që prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për vlerësimin sa më pozitiv të pushimeve dhe shfrytëzimin sa më produktiv të tyre. Psikologët pohojnë se koha e bukur e kaluar me fëmijët, shndërrohet në kujtime të bukura, të ngulitura në memorie. Gjatë pushimeve, nuk është e nevojshme të ushtroni presion mbi fëmijët për përmbushjen e detyrave, apo të lihen pas dore duke kaluar kohën kot, por të shfrytëzohet koha duke luajtur, folur e zbavitur me fëmijët. Ngulitja e kujtimeve të bukura në mendjen e fëmijës e bën atë të lumtur dhe janë pikërisht këto kujtime të bukura, të cilat e lidhin më fort me jetën. Nuk është e rëndësishme koha apo orët e gjata të kaluara me fëmijët, por cilësia e kohës së kaluar me të. Njiheni fëmijën tuaj, luani lojëra me të dhe hyni në botën e tij, vëzhgojeni atë. Tregohuni të sinqertë kur jeni bashkë dhe informojeni atë rreth gjërave që ndodhin përreth. Ja disa këshilla për prindërit dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më mirë të kohës me ta: • Lexoni libra bashkë, pyeteni në lidhje me librin e lexuar. • Rregulloni dhomën bashkë. • Shikoni filma bashkë. • Diskutoni rreth skenave të caktuara të një filmi. • Gatuani së bashku. • Krijoni histori së bashku. • Luani futboll. • Bëni vizatime.

17


Os mani

Përzgjo

dh

KURIOZI BONGO

i: Zejneb

Fakte interesante

Anglezët nuk i përdorin thuajse fare makinat.

S

ipas një statistike shumë interesante, makinat në Angli qëndrojnë të parkuara mesatarisht në 96% të kohës. Pra, pronarët i përdorin ato shumë pak. Kjo është meritë e transporteve publike që funksionojnë shumë mire, ose e taksive që kushtojnë vërtet shumë pak, apo prej faktit tjetër, që anglezët e kanë kuptuar se ajri i ndotur i bën keq shëndetit të tyre dhe ambientit përreth. Si pasojë e mospërdorimit të automjeteve, rezultati është ajër më i pastër dhe njerëz më të shëndetshëm.

Tulipanët

J

anë kultivuar në Perandorinë Osmane (Turqinë e sotme). Tulipanët u importuan në Hollandë, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Kur Carolus Clusius shkroi librin e parë të madh mbi tulipanët, më 1592, ata u bënë kaq popullorë, saqë kopshti i tij u kontrollua dhe farat e tyre u vodhën rregullisht. Ndërsa “Epoka e Artë” e Hollandës përparoi, bashkë me të, u rritën edhe këto lule të bukura. Tulipanët u bënë të njohur në piktura e festivale. Në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë, tulipanët ishin aq popullorë, saqë krijuan flluskën e parë ekonomike, të njohur si "tulip mania" (tulipomania). Ndërsa njerëzit blinin llamba, ato u bënë kaq të shtrenjta, saqë filluan të përdoreshin si para, derisa tregu i tyre u rrëzua. Sot, Hollanda është ende e njohur për tulipanët dhe lule të tjera, shpesh duke u quajtur me dashuri "dyqani i luleve të botës". Tulipanët kultivohen në fusha të mëdha me ngjyra të bukura, ndërsa festat e tulipanëve janë të shumta në të gjithë vendin, gjatë stinës së pranverës.

Bakllavaja

B

akllavaja ësht një ëmbëlsirë mesdhetare, e përbërë nga brumi dhe arrat. Ajo njihet edhe në shumë vende të tjera, por është autentike e vendeve si Libani, Turqia dhe Greqia. Në Liban shumë ëmbëlsira të tjera rrjedhin nga bakllavaja, duke përdorur të njëjtin brumë, por me forma dhe densitet të ndryshëm si dhe me arra, lajthi etj. Si pasojë, shumë nga këto vende kanë më të preferuar bakllavanë, ku si mbushje shërbejnë fistëkët dhe pishat. Ndërsa në botën perëndimore përdoret më shumë bakllavaja me arra. Një tjetër fakt interesant është ndryshimi mes pastiçerive mesdhetare dhe atyre perëndimore. Në përgjithësi, pastiçeritë në Greqi, Turqi, Siri dhe Liban kanë bakllava me kualitet më të lartë se ato në vendet perëndimore, pasi njerëzit në ato vende kanë më shumë se njëqind vjet që e gatuajnë bakllavanë. Janë shumë detaje që duhet të mësohen rreth bakllavasë dhe, në këtë aspekt, është studiuar ndër vite në vendet si Turqia dhe Libani.

18


Kafshët helmuese

K

afshët helmuese përmbajnë toksinë (helm) në pjesë të trupit të tyre, si në lëkurë, ashtu dhe në organe. Prekja apo ngrënia e këtyre kafshëve shkakton sëmundje, dhimbje, deri edhe vdekjen. Kafshët e tjera helmuese përdorin trupin e tyre për shpërndarjen e helmeve. Ato përdorin pjesë si dhëmbët, goditjet e forta dhe nofullat, për të helmuar të tjerët.

Disa specie helmuese janë: Oktapodi i kaltër, i rrumbullakët

L

loji më vdekjeprurës në mesin e oktapodëve, përdor duart (tentakulat) për të kapur prenë e tij. Më pas, ai kafshon viktimën, duke futur brenda saj helmin që është aq i fortë, saqë mund të vrasë një njeri.

Bretkosa e errët helmuese

K

ëto bretkosa përdorin helmin që e prodhojnë dhe e shfrytëzojnë që grabitqarët ta nuhasin shumë larg dhe të mos u afrohen. Një hedhje e vetme mund të vrasë një kafshë e cila injoron paralajmërimin. Edhe njerëzit mund të sëmuren, nëse prekin lëkurën e llojit të ngjashëm të bretkosave.

Anemonë deti

A

nemonët e detit duken si lule të bukura, por, në të vërtetë, janë kafshë grabitqare. Kanë disa armiq dhe jetojnë për një kohë më të gjatë, në bazë të kujdesit që tregojnë.

Peshku ‘Puffer’

L

ëkura, mëlçia dhe vezët e peshkut ‘Puffer’ (peshkut të rrumbullakët) përmbajnë helme vdekjeprurëse. Disa shkencëtarë dhe mjekë në Japoni janë të trajnuar në atë mënyrë, saqë mund të përgatisin një ilaç special nga ky lloj i peshkut.

19


e

rama

ak

Përkth

u:

TREGIM

Krenita H

Mësuesja ime, Kati

S

ot unë kam takuar Katin, mësuesen time të klasës së parë. Kisha kohë pa e pare. Nuk më kishte rastisur ta shihja gjatë pushimeve të shkollës. Ajo ishte e dobët nga shëndeti, por ishte e shkathët, si gjithnjë, dhe gjallërohej menjëherë, kur fliste me nxënësit e saj. “Hë, djalosh!”, - më tha ajo, kur e takova: “Vazhdon ta duash ende mësuesen tënde?” Mësuesja më përqafoi duke më thënë: “Mos më harro, fëmijë i dashur!” I mallëngjyer, me lot gëzimi dhe mirënjohjeje në sy, ia ktheva: “Oh, mësuesja ime e mirë! Jo! Kurrë nuk do t’ju harroj! Kurrë! Edhe kur të jem i madh dhe do të jem i zoti të zgjidh vetë problemet e vështira, unë përsëri do t’ju kujtoj dhe do vij t’ju gjej në mes të nxënësve tuaj. Sa herë që do të kaloj pranë ndonjë shkolle dhe do dëgjoj zërin e ndonjë mësueseje, mua do më duket sikur do dëgjoj zërin tuaj. Shpesh më kujtohet viti shkollor që kam kaluar në klasën tuaj, ku unë mësoja kaq gjëra të bukura, ku ju shihja kaq herë të lodhur, por gjithmonë të dashur me ne, të kujdesshme, zemërdhemshur, të dëshpëruar, kur ndonjë nxënës mbante keq penën e tij dhe nuk mësonte. Më kujtohet shumë mirë, se sa shqetësoheshit ju, kur vinte drejtori në mësim të na pyeste dhe dikush nuk përgjigjej mirë. Sa shumë gëzoheshit ju, kur ne mësonim mire. Gjithmonë e mirë dhe e dhembshur, e qeshur dhe e sjellshme jeni ju mësuese. Kurrë, jo, kurrë nuk do t’ju harroj, mësuesja ime e shtrenjtë, Kati!” Autor: Edmond de Amicis 20


ra ma

: N ga

Kr k enita Ha

TË MËSOJMË ANGLISHT

21


rama ak

it Përgat

i: K

HOBI IM

renita H

Gjuajtja me hark Historiku

G

juajtja me hark është një sport, në të cilin përdoret harku me tela për të lëvizur shigjetat drejt një objektivi. Harku është përdorur që prej periudhës së gurit, si një mjet për gjueti dhe luftë. Nevoja për të zotëruar harkun, si për gjuetarët ashtu edhe për ushtarët, çoi në ushtrimin e artit. Gara e parë e organizuar është mbajtur në Finsbury, në Angli në vitin 1583, ku kanë marrë pjesë 3000 pjesëmarrës, ndërsa ndeshja e parë ndërkombëtare është zhvilluar rreth viteve 1900 mes Anglisë dhe Francës e më pas ky sport u tërhoq. Zhvillimi i armëve bëri që harku të humbasë kërkesën e tij në fushën e betejës, por ai mbeti shumë popullor, si një kalim kohe dhe në vende të ndryshme u zhvilluan konkurse të rregullta. Harku me shigjetë u përfshi për herë të parë si një sport olimpik, në 1900 për burrat dhe 1904 për femrat. Pastaj ndaloi si sport, për disa dekada. Interesi për të u rikthye sërish në vitin 1972. Loja e gjuajtes me hark, së bashku me golfin dhe tenisin, bëjnë pjesë tek “sportet e bardha”. Gjuajtja me hark ka forma të ndryshme, por të gjitha kanë të njëjtin synim, të gjuajnë shigjetat sa më afër të jetë e mundur qendrës së objektivit. Në Lojërat Olimpike, konkurentët synojnë një objektiv nga një distancë prej 70 metrash. 22


Shtiza dhe harku

Shtiza dhe harku janë pjesë e lojës. Harku përshkruhet nga Federata Botërore e Shigjetave si një instrument i përbërë nga një dorezë, ngritës dhe dy gjymtyrë fleksibël. Në shigjetat e atletëve duhet të shënohen emrat e tyre dhe të gjitha shigjetat e përdorura nga një konkurent në një raund të caktuar duhet të jenë identike.

Pikët

Shënimi në gjuajtje me hark është shumë e thjeshtë: shtohet numri i pikëve bazuar në shigjetat që kanë arritur objektivin. Rezultati më i lartë për një shigjetë të vetme, është 10-ta e cila ka të bëjë me goditjen e unazës prej ari, ndërsa rezultati më i ulët për goditjen e unazës së jashtme të bardhë dhe rezultati që merr është një pikë. Ndërsa shigjetat që mungojnë në shënjestër nuk shënohen fare. Në atletët e konkurencës olimpike duhet të shënohen 72 shigjeta në 12 faza, me rezultatin e përgjithshëm kumulativ që vendosin për renditjen e tyre. Më pas, ata shkojnë në një lojë kokë për kokë, ku thjesht duhet të shënojnë më shumë se kundërshtari i tyre.

Rregullat e lojës

Shigjetarët duhet t'i përmbahen të gjithë rregullave zyrtare në aspektin e pajisjeve që përdorin në kryerjen e sportit të tyre, në mënyrë që ata të mos përdorin paisje që do të jepnin një avantazh të padrejtë ndaj një kundërshtari. Koha maksimale e lejuar për të xhiruar një fund të tri shigjetave është dy minuta dhe katër minuta për një fund të gjashtë shigjetave. Atletët nuk mund të ngrenë krahun e harkut deri në dhënien e sinjalit. Shigjeta mund të konsiderohet se nuk është qëlluar në qoftë se bie nga harku. Nëse paisja është dëmtuar, gjykatësit mund t'i bëhen thirrje për zëvendësimin.

23


at

sm a ni

Përg

iti:

HOBI IM

Zej n e b O

Koleksionimi

T

ë koleksionosh, do të thotë të bësh bashkë objekte të të njëjtit lloj. Koleksionimi të bën të shpenzosh kohën e lirë në diçka që të jep kënaqësi dhe dituri. A do të bëhesh edhe ti një koleksionist? Nëse ju pëlqen të bëni kërkime, atëherë ju do të bëheni një koleksionist shumë i mirë. Ju do të mund të bëheni koleksionist i një objekti për të cilin ju keni interes të veçantë. Mos harroni se me kalimin e kohës, ju do të mblidhni shumë objekte dhe do të shtoni numrin e koleksionit tuaj. Në mënyrë që ta ekspozoni, ose ta ruani mirë koleksionin tuaj, mund ta fusni në ndonjë kuti të bukur, album, raft ose në korniza. Nëse bëni koleksion farash, lulesh të thara, ose gjethesh, ju do të mësoni disa veçori bimore të pemëve dhe luleve të ndryshme. Nëse mblidhni gurë deti ose guacka, atëherë ju mund tʼi ndani ato sipas ngjyrave. Ju mund të kërkoni ndihmën e më të rriturve, nëse dëshironi të zgjeroni koleksionin tuaj.

24


Plu mbi

jo Përzg

dh

i: Armida

TË GATUAJMË SËBASHKU

Trahanaja, mëngjesi ideal për fëmijët e vegjël Trahanaja, një ushqim i përsosur dhe kurativ

T

rahanaja është një ushqim i lashtë, i përftuar nga fermentimi i drithërave, kryesisht grurit, i cili e bën atë më të shijshëm dhe rezistent në kohë. Por fermentimi nuk përforcon vetëm shijen dhe aromën e një ushqimi, ai e bën atë veçanërisht të ushqyeshëm dhe të përthithshëm. Trahanaja më e mirë është ajo që bëhet me miell gruri të përzier dhe me himë, dhe të zënë me kos. Sa më i vogël raporti i grurit me kosin, aq me e ushqyeshme është trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi, vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht. E pasur në minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve. Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithërave të mëngjesit. Fermentimi i grurit e bën atë shumë më të ushqyeshëm dhe të lehtë për aparatin e tyre tretës, ndërkohë që u jep lëndën e parë për formimin e kockave dhe imunitetin. Trahanaja është një ushqim i pasur në hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit të grurit aminoacidet që atij i mungojnë, duke krijuar një proteinë të kompletuar. Për këtë arsye, trahanaja është një burim i pasur proteinash, gjithashtu.

Si ta gatuani? Pasi e zieni me ujë trahananë, i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate të tharë, spec të kuq të thatë dhe rigon. Madje mund të tentoni t’i shtoni edhe qiqra, për ta bërë akoma më të kompletuar. Ju bëftë mirë!

25


Mini kek për fëmijë

B

ëjini fëmijët tuaj të lumtur, duke gatuar një recetë të shëndetshme dhe të thjeshtë së bashku me to. Kjo ëmbëlsirë është ideale për t’jua dhënë atyre me vete në shkollë.

Përbërësit › › › › › › › › › ›

200 gr fruta pylli 1 banane 100 gr luleshtrydhe 280 gr miell 2 kokrra vezë 50 gr mjaltë 120 gr kos 80 gr gjalpë 8 gr pluhur pjekës pak kripë

Përgatitja:

Në një tas të thellë hidhni 2 kokrra vezë, mjaltin dhe gjalpin. Përzijeni mirë dhe shtoni dhe kosin. Shtoni pak kripë, miellin dhe pluhurin pjekës. Përzijeni mirë derisa të mos ngelen kokrriza mielli. Më pas shtoni të prera;frutat e pyllit, luleshtrydhen dhe bananen. Me një lugë akullore ndajeni brumin nëpër format e kekut të lyera me vaj. Piqini mini kekët në 180 gradë, për rreth 18-20 minuta. Shërbejini pasi të jenë ftohur dhe ruajini në frigorifer. Ju bëftë mirë!

26


o S e i de H

ti

Ng

a:

Urimet më të përzemërta, për një vit sa më të mbarë shkollor Q

etësia që për disa muaj kishte zënë vend në hapësirat e shkollave, u thye sot nga zërat gazmorë të nxënësve. Shkollat dukeshin më bukur se kurrë. Bukurinë më së shumti ia shtonin të vegjlit, ata që sot nisën një rrugë të gjatë për kërkimin e diturisë. Ishte mrekulli tʼi shikoje ashtu, të emocionuar. Kapur për duart e prindërve, disa prej të cilëve ishin më të emocionuar se vetë fëmijët, ecnin me hapat e tyre të vegjël. Disa të qeshur e disa të ndrojtur nga rrugëtimi i ri që po fillonin. Mirëpo, sa i afroheshin mësueses, kjo pasiguri dhe ndrojtje largohej, sepse ajo i priste me fytyrë të qeshur dhe me fjalët më të ëmbla. Ndërsa nxënësit e tjerë që ishin mësuar me mjedisin e shkollës, fokusin e kishin diku tjetër. Ata, me padurim, prisnin të takonin shokët dhe shoqet e tyre, për t’u treguar se si kishin kaluar gjatë pushimeve verore dhe se çfarë kishin lexuar. Të gjithë ishin shumë të lumtur. Duke shpresuar që ky gëzim tʼi mbajë të gjithë nxënësit gjatë gjithë vitit, ju dëshirojmë suksese të pafundme në këtë vit të ri shkollor!

27


o

Os mani

Përzgj

dh

i: Zejneb

28

FAQE ZBAVITËSE Ngjyrosni figurën!


Ngjyrosni figurën me ngjyrën me numrin përkatës, si rezultat i mbledhjes së numrave në figurë!

29


Bashko pikat, duke filluar nga numri 1 dhe formo figurĂŤn.

30


Lidh profesionin me mjetin dhe objektin përkatës!

31


Lidh mjetet e transportit me rrugët përkatëse!

32


Konfrontoni dy vizatimet dhe gjeni 7-të elementët që mungojne në vizatimin poshtë!

33


Konfrontoni dy vizatimet dhe gjeni 9-të elementët që mungojne në vizatimin poshtë!

34


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Foto

Emri dhe mbiemri: _________________________ Shkolla – Klasa:

_________________________

Ftesë abonimi

Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.


Gjuha angleze pranë AIITC

Apliko!

FILLOJNË RREGJISTRIMET PËR GJUHËN ANGLEZE

ME SUPER OFERTA!

Niveli A1

Niveli A2

Niveli B1

Oferta

Oferta

Oferta

5. 500

lekë

6. 000

lekë

6. 500

lekë

Niveli B2

Niveli C1 dhe c2

Oferta

Oferta

7. 000

lekë

8. 000

lekë

Secili

+ 5 Seanca testuese falas Për regjistrime na shkruani në inbox ose me sms në 0674099567 •• E-mail:foreignlanguagecenter@aiitc.net

•• web:aiitc.net


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.