REVISTË PËR FËMIJË, NR. 44, 2018
Si ta bëni kopshtin fantastik
Krokodili
Sarajeva - Mes lindjes dhe perëndimit
Boronica
Rreth revistës Në vitin 2008, revista “Foleza Jeshile’’, nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu, edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.
Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’!
Stafi: Kryeredaktore: Arjeta Pelinku Zv. Kryeredaktore: Zejneb Zekaj Redaktore: Krenita Hakrama Design & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi
Korrespondentë: Tiranë: Aferdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti
Adresa:
Rruga: “Ali Demi”, Tiranë P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail:rfolezajeshile@hotmail. com Cel: +355 67 20 63 706
Pasqyra e revistës Faqe 4 Faqe 5-7 Faqe 8-10 Faqe 12-13 Faqe 14-15 Faqe 16-17 Faqe 18-20 Faqe 21-23 Faqe 24-26 Faqe 27 29 Faqe 30 Faqe 31-32 Faqe 33-34 Faqe 35-40
Vjershë “Pranvera” Boronica Sarajeva - Mes lindjes dhe perëndimit Të jesh i ndryshëm është e natyrshme Përrallë “Bretkosa e shurdhër” Tregim “Mimoza llastica” Përfitimet e ujit të pijshëm për ju fëmijë Kuriozi Bongo “Krokodili’’ Loja me top në pishinë Zakoni i leximit të librave te fëmijët Gjëegjëza Unë mund ta bëj Të gatuajmë së bashku Zbavitëse
o
lum bi
Përzgj
dh
VJERSHË
i: Armida P
Pranvera Me gaz përsëri Plot bukuri, pranvera mbrrini. Qe, borën shkrini, Çdo bimë gjelbron Natyra gëzon.
Dallëndyshet vijnë, Pranverën bijnë. E ngrohtë prej diellit, Në ajër të qiellit, Tek shkojnë fluturim, Këndojnë plot gëzim.
Nji e kandshme erë, Na sjell pranverë, Mbi pemë buzëqeshun, Me lule veshun, Gjithë zogjtë lodrojnë, Plot gaz këndojnë.
Në fushë hijeshi, Plot bukuri, Gjithë dhentë kullosin, E qengjat lozin. Bariu pas vjen E fyellit i bjen. (Hilë Mosi)
4
ys eni
t Përga
iti:
Afërdita H
B
BORONICA
oronica është një shkurre e vogël, gjithmonë e gjelbër, 50-70 cm e lartë. Gjethet i ka eliptike, me majë, të dhëmbëzuara e të këmbyera. Ajo e ka origjinën në Evropë, ku është përdorur për kurim prej shumë shekujsh, por gjithashtu ajo rritet edhe në shumë vende të tjera të botës. Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit. Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Ato përmbushin nevojën ditore për fibra dhe të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Për më tepër, boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve 5
dhe yndyrave, në energji. Gjithashtu boronicat përmbajnë shumë vitaminë C, e cila ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.
Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese. Boronica është një frut i vogël, me ngjyrë blu të purpurt. Ky frut ka një diametër rreth 5-16 milimetra dhe një kurorë të vogël në majë. Përveç se ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat si dhe përmirësojnë shikimin. Për herë të parë kjo u vu re gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pilotët e avionëve luftarakë konsumuan shumë boronica. Ata kishin një aftësi të pari më të mirë se grupet e tjerë të pilotëve, të cilët nuk e kishin konsumuar këtë frut, duke vërtetuar se boronicat kishin ndikuar në përmirësimin e shikimit të tyre. Është e rekomanduar ngrënia e një grusht boronicash çdo ditë.
6
Mënyra e përdorimit: Boronicat e freskëta, por edhe të thata, mund të konsumohen edhe direkt, pa asnjë përpunim, duke i përtypur me dhëmbë si çamçakëz gjatë ditës, ose të zihen në formë çaji. Boronicat kanë shije të këndshme, të thartë por të ëmbël, megjithatë nuk duhet të harrojmë se nga këto fruta të rrumbullakëta e të lëngshme, me ngjyrë të kaltër të errët, mund të përftojmë shurup dhe reçel.
7
lum bi
a Përg
titi
BOTA E FËMIJËVE
: Armida P
Sarajeva
- Mes lindjes dhe perëndimit
T
ë dashur fëmijë! Në këtë numër do të njiheni me kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevën. Por, si fillim, njihuni me disa të dhëna për shtetin. Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia, ndërsa në lindje kufizohet me Serbinë dhe Malin e Zi. Ka një dalje në detin Adriatik, në afërsi të Mostarit. Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar, të cilat ndahen më tej në njësi administrative. Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Serbe.
5
4
8
2
3
Disa fakte mbi Bosnje dhe Hercegovinën:
1
• Emri “Bosnja” vjen nga një fjalë indo-evropiane “Bosana”, që do të thotë ujë. • Popullsia është afërsisht 3.8 milion banorë dhe sipërfaqja e territorit të shtetit është 51,197 km2 • Vendi quhet “Toka në formë zemre”, për shkak të formës së lehtë të zemrës që ka ky vend. • Monedha e Bosnjës dhe Hercegovinës është marka. • Ka tri gjuhë zyrtare, të cilat janë shumë të ngjashme me njëratjetrën: gjuha kroate, boshnjake dhe serbe. • Ka xhunglën e fundit të mbetur në Evropë, në Perućica. • Në Bosnje dhe Hercegovinë mendohet se gjendet një piramidë. • Një nga simbolet më të rëndësishme të Bosnjës është Ura e Mostarit. Kjo urë simbolizon paqen në qytetin me shumë etni, Mostar. Ajo është ndërtuar nga nxënësi i arkitekt Sinanit, arkitekt Hajredini, në vitin 1566. • Flamuri i Bosnjës dhe Hercegovinës ka një formë shumë të pazakontë. ❶ Pjesa e djathtë e flamurit është e përbërë nga një shirit vertikal blu, ❷ ndërsa pjesa qendrore është specifike, nga një trekëndësh i verdhë, ❸ hipoteza e të cilit mbart shtatë yje të plota dhe dy gjysmë të bardha, me pesë pikat. ❹ Pjesa e majtë është e mbushur me ngjyrë blu. ❺ Ngjyra blu, së bashku me yjet e bardhë, duhet t’i referohet anëtarësimit të Bosnje dhe Hercegovinës në Këshillin e Evropës. Majat e trekëndëshit përfaqësojnë tri etni: kroatë, serbë dhe boshnjakë. Ngjyra blu, e bardhë dhe e verdhë tradicionalisht lidhen me paqen dhe neutralitetin. Flamuri në formën e sotme u miratua në vitin 1998. • Simboli kombëtar: Zambak ari 9
Njihuni me Sarajevën:
Qyteti i Sarajevës është kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, i vendosur në lumin Miljacka. Sipas regjistrimit të vitit 2013, popullsia është afërsisht 438,443 banorë. Sarajeva ka një universitet (të themeluar në vitin 1946), disa seminare myslimane dhe institute të ndryshme të arsimit të lartë. Është për t′u përmendur arkitektura e saj islame, duke përfshirë tregun e saj turk dhe më shumë se 100 xhami, ku më e rëndësishmja daton nga viti 1450. Qyteti i ngritur rreth kështjellës, u bë një qendër e rëndësishme ushtarake dhe tregtare turke dhe arriti kulmin e prosperitetit të saj në shekullin e 16-të. E themeluar në vitin 1263, Sarajevën, atëherë një kështjellë e njohur si Vrh-Bosna, e morën osmanët në vitin 1429 dhe u riemërua Bosna-Saraj. Gjatë Kongresit të Berlinit, në 1878, Sarajeva u mor nga osmanët dhe iu dha Perandorisë austro-hungareze, përsëri drejt vijës kufitare midis dy perandorive, midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Islamit dhe Krishterimit. Vrasja në Sarajevë e Kryepeshkopit Francis Ferdinand dhe gruas së tij, më 28 qershor 1914, ishte shkak i menjëhershëm i fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në 100 vitet e fundit Sarajeva ka qenë anëtare e gjashtë shteteve të ndryshme. Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë e saj nga Jugosllavia në tetor 1991. Menjëherë pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së republikës, në prill të vitit 1992, serbët dhe kroatët e vendit, mbështetur përkatësisht nga Serbia dhe Kroacia, filluan të kërkojnë pjesë të mëdha të territorit. Sarajeva, ndonëse mbeti kryesisht nën kontrollin e qeverisë boshnjake, ishte nën rrethim nga serbët, në kodrat dhe periferitë përreth, deri në vitin 1996. Infrastruktura e qytetit u dëmtua rëndë dhe, për shkak të bombardimeve, shumë banorë u vranë. Kur luftimet përfunduan dhe kontrolli i qeverisë u rikonfirmua (1996) mbi qytetin dhe rrethinat, një numër i madh i serbëve u arratisën. Kulla e gazetës “Oslobodenje”, në atë kohë e dëmtuar, ruhet si një përkujtim i luftës civile. Sarajeva pati rrethimin më të gjatë në historinë e luftës moderne (1425 ditë). Qyteti ka 10 ura mbi lumin Miljacka. Më e famshmja 10
është “Nusja Latine”, ose e njohur ndryshe si “Ura e Principit”, emri i vrasësit të Kryepeshkopit Franz Ferdinand. Ura është me stemën e Sarajevës. Shërbimi i tramvajit në të gjithë qytetin ishte i pari në Evropë. Tramvajet përdoreshin rregullisht në Sarajevë, duke filluar nga viti 1885. Lojërat e para Olimpike Dimërore në vendin komunist u mbajtën në Sarajevë, në shkurt 1984, duke fituar mbi Sapporon, Japoninë dhe Gothenburgun, Suedi. Sarajeva ishte dhe ende është një qytet shumë i përzier kulturor, i njohur me krenari si “Jeruzalemi Evropian”. Në një distancë shumë të shkurtër ecjeje, mund të shihni xhami, kisha ortodokse e katolike si dhe sinagoga. Sarajeva ka shumë të zhvilluar turizmin. Ky qytet u emërua nga “Lonely Planet” në listën e 50 qyteteve më të mira në botë, në lidhje me turizmin e vitit 2006. 600 vjet të historisë së Sarajevës, ndikuar nga të dy perandoritë perëndimore dhe lindore, është një tërheqje e fortë turistike. Sarajeva ka pritur udhëtarë për shekuj me radhë, sepse ajo ishte një qendër e rëndësishme tregtare gjatë Perandorisë Osmane dhe Perandorisë austrohungareze. Turizmi në Sarajevë është i fokusuar kryesisht
në aspektet historike, fetare dhe kulturore. Objektet më popullore dhe të njohura janë: Pazari i Vjetër (Bascarsija), shatërvani i drunjtë “Sebilj”, i dizajnuar në stilin osman, “Xhamia e Perandorit” (më e vjetra në qytet) dhe xhamia “Gazi HusrevBegs”, e cila është projektuar nga arkitekti i famshëm Sinani. Xhami të tjera të rëndësishme mund të përmendim: xhamia “King Fahd” (që është edhe më e madhja në pjesën juglindore të Evropës), xhamia “Ferhadija”, xhamia “Ali Pasha” etj. Katedralja, xhamia dhe sinagoga tashmë janë muze, por më parë ishte tuneli i jetës. Më 31 gusht 1993 ishte hapur dhe vënë në përdorim tuneli i luftës së Sarajevës. Tuneli, i udhëhequr nga iniciativa qytetare dhe politike, përfundoi dhe u hap më 30 korrik 1993. Ai ishte 720 metra i gjatë dhe 1.5 metra i lartë. Në më shumë se dy vite, përmes tij, mijëra njerëz siguronin sasi të mëdha të ushqimit, mallra dhe çdo gjë që ishte e nevojshme për mbijetesën e popullsisë së kryeqytetit të BH-së në kohën e luftës, në shekullin 21. Sinagogat në qendër të Sarajevës flasin për historinë e diversitetit fetar të qytetit. Përreth tyre kalojnë rrugicat gjarpëruese, në lindje dhe në perëndim, ndërsa ndërtesat e mëdha austro-hungareze qëndrojnë mbi rrugët e ngushta të epokës osmane. Me gjithë problemet politike dhe etnike që vazhdon të ketë ende sot Bosnja dhe Hercegovina, është për t’u admiruar rimëkëmbja e këtij shteti, pas viteve të luftës. Veçanërisht Sarajeva, mbetet një atraksion i vërtetë turistik, një botë shumë kulturëshe, e cila ia vlen të vizitohet në çdo kohë!
11
sm a
ni
a Përg
tit
i: Z e e b O jn
PËR NJË EDUKATË TË MIRË
Të jesh i ndryshëm është e na N
jerëzit janë të ndryshëm në aspektin e mendimeve, aftësive, ndjenjave dhe në veçoritë fizike. Juve mbase për mëngjes, ju pëlqen të pini një gotë me lëng, disa të tjerëve u pëlqen të pinë një gotë me qumësht. Ju mund të dëgjoni normalisht, ndërkohë që një shoku juaj i verbër mund të dëgjojë më mirë se ju. Le ta mësojmë së bashku, se si duhet të sillemi përballë këtyre ndryshimeve.
Të tregojmë respekt ndaj personave që janë ndryshe Ne duhet të tregojmë respekt ndaj këtyre njerëzve, sepse të gjithë kanë dëshira dhe shije të ndryshme, ndaj mund të bëjnë gjëra të ndryshme nga ne. 12
që mund t′i kenë sytë, flokët ose lëkurën me ngjyrë ndryshe nga ne, nuk i bën ata njerëz të tjerë, prandaj ne duhet t’i pranojmë ata, ashtu siç janë.
Duhet të dimë të jetojmë me të ndryshmen Ne duhet të lozim me shokët të cilët kanë veçori të ndryshme fizike. Nuk duhet t’i largojmë ata nga loja.
Pëlqyeshmëritë mund të jenë të ndryshme Nuk kemi vetëm ndryshime fizike, por kemi edhe mendime të ndryshme. Për shembull, një shoku i pëlqen futbolli, por një shoku tjetër mund t’i pëlqejë të lexojë libra ose të ngjyrosë.
atyrshme
Të gjithë janë të barabartë Edhe nëse me dikë jeni fizikisht të ndryshëm, apo nëse keni mendime të ndryshme me të, të gjithë jeni të barabartë.
Mos harroni Nuk duhet t’i fyejmë njerëzit Nuk duhet t’i fyejmë shokët vetëm sepse ata janë të ndryshëm në mendime ose fizikisht. Fakti
Pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, ne nuk duhet të harrojmë se jemi njerëz. Pra ne duhet ta duam njëri-tjetrin, të tregojmë respekt dhe nuk duhet të sillemi keq.
Aktivitet Ngrijeni dorën dhe shikoni pesë gishtat e dorës. Diskutojeni me shokun tuaj, përse gishtat janë të ndryshëm dhe çfarë do ndodhte, po të ishin të gjithë gishtat njësoj?
13
ti Ho
Përz
gj od h
PËRRALLË
i: Seide
N
a ishte një herë, një vend në të cilin jetonin vetëm bretkosa. Afër vendbanimit të tyre ishte një kullë shumë e lartë. Në atë kullë nuk ishte ngjitur asnjë bretkosë më parë. Për këtë arsye, ato organizonin gara për çdo vit, që të shihnin nëse do të ngjitej ndonjë bretkosë, deri në majë të kullës. Edhe këtë vit bretkosat u mblodhën për të konkurruar me njëra-tjetrën. Në garë merrnin pjesë vetëm bretkosat e reja dhe të forta, ndërsa të gjitha bretkosat e tjera mblidheshin poshtë kullës dhe shikonin garuesit. Gara filloi.
14
Sinqerisht, askush nuk besonte se ndonjë bretkosë mund të ngjitej në majë të kullës, meqë kurrë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Madje dëgjoheshin edhe fjalë të tilla si: “Është shumë e vështirë”, ose “Kurrë, askush nuk do të ngjitet në krye!” Kështu që, pak nga pak, bretkosat filluan të dorëzoheshin. Përparonin vetëm ato që ishin më të përgatitura. Atje poshtë, turma tashmë kishte filluar të bërtiste: “Është shumë e vështirë, kurrë nuk do ta arrini atë!” Bretkosat gjithnjë e më tepër dorëzoheshin, ndërsa turma ishte edhe më e zhurmshme: “Është e pamundur që të ngjiteni në majë! Këtë nuk ka arritur ta bëjë askush!” Megjithatë bretkosat më këmbëngulëse e vazhduan garën. Me vetëbesim, ato ngjiteshin drejt majës së kullës. Si duket, turma kishte ndikim edhe më të madh, duke bërtitur dhe duke ua humbur shpresat edhe garuesve, kështu që përfundimisht hoqën dorë të gjitha bretkosat, përveç njërës që, në mënyrë të sigurtë, ngjitej drejt majës. Turma akoma ishte e pamëshirshme në britmat e tyre, “…dorëzohu, askush nuk e ka bërë këtë më parë!” Por
bretkosa vazhdonte të ngjitej. Turma bërtiste, e bretkosa ngjitej…. Të gjithë prisnin çastin kur edhe bretkosa e fundit do të dorëzohej dhe të kthehej. Por, në fund, bretkosa arriti në majë! Ishte hera e parë që një bretkosë të kishte sukses, hera e parë që e pamundura të bëhej e mundur. Pas garës, natyrisht, të gjithë dëshironin të bënin fotografi me fituesin, të gjithë dëshironin ta njihnin atë. Të gjithë dëshironin të dinin si ia arriti. Askush nuk e besonte. Dëshironin të dinin cili ishte sekreti i saj. Por ajo që i habiti të gjithë, ishte fakti se bretkosa ishte e shurdhër. Ajo nuk kishte dëgjuar asnjë nga fjalët e turmës, ndaj nuk kishte pasur asgjë që e ndalonte për të arritur atë që dëshironte. Ajo kishte besim në vetvete. Në këtë mënyrë, arriti majat e suksesit dhe përmendet edhe sot, nga të gjitha bretkosat e reja. Të gjitha dëshirojnë që një ditë të bëhen si ajo.
15
Ha krama
jo Përzg
dh
TREGIM
i: Krenita
Mimoza llastica N
e po luanim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava që rrotullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva. -Tunde Eva! - tha me gjysmë zëri Moza. Por edhe Eva e lëshoi litarin. -Ti je llasticë! - tha një nga ne. Pa dashur, ne u grumbulluam dhe e vumë Mozën në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë. -Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten. Ajo uli menjëherë kokën. -Llasticë! - thirri Eva -Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
16
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj. -Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi. Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe. Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar, si vajzat e tjera të pallatit tonë. Një ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti: -A të loz edhe unë? Ne po shikonim nga Sava. Asaj i
erdhi keq, edhe neve na erdhi keq, kur pamë sytë me lot të Mozës. -Mirë, - tha Sava. E gëzuar, ajo u fut në lojë dhe, prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë. (Nasho Jorgaqi
17
kr ama
it Përgat
i: K
renita Ha
RRITEMI SHËNDETSHËM
U
ji është jetë. Pas oksigjenit, uji është gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të mendohet një jetë pa ujë. Çdo qenie njerëzore ka nevojë për ujë. Trupi i njeriut është i përbërë nga 60 % ujë, kështu që pirja e sasisë së duhur është e rëndësishme. Ju fëmijë keni nevojë për ujë të pijshëm gjatë ditës, për ta ndihmuar trupin tuaj, që të punojë në mënyrën e duhur. A e dini fëmijë, se pirja e ujit parandalon dehidratimin? 18
Trupi ka nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me ujë, në mënyrë që ai të mund të kryejë të gjitha funksionet e nevojshme dhe t’ju lejojnë të mësoni, të rriteni dhe të jeni fizikisht aktivë. Kur ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj mund të përjetojë dehidratim të butë, që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa asnjë energji. Uji luan shumë role në trupin tuaj Ai ju çliron nga toksinat që mund të çojnë në sëmundje.
Kur ju furnizoni trupin tuaj me ujë, në mënyrë të vazhdueshme, më pas ai ndihmon në shpëlarjen e organeve të brendshme, në mënyrë që toksinat të mos jenë në gjendje të shkaktojnë dëme. Edhe pse nuk ka ushqyes, uji është thelbësor për shëndetin tuaj. Uji përbën më shumë se gjysmën e peshës trupore tuajën dhe nevojitet për të mbajtur të gjitha pjesët e trupit, që të funksionojnë si duhet. Uji ndihmon në qarkullimin e duhur të gjakut. Gjithashtu uji ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit te qelizat, rregullon temperaturën e trupit si edhe mban ekuilibrin e natriumit. Fëmijë, ju duhet të pini ujë gjatë gjithë ditës, jo vetëm kur keni etje! Dhe duhet të pini akoma më shumë ujë kur jeni të sëmurë, kur është nxehtë dhe kur luani! Mos harroni se lëngjet dhe qumështi nuk mund të jenë aq hidratues sa uji. 19
Ja 4 arsyet, pse duhet të pini ujë: Kur nuk pini ujë aq sa duhet, trupin tuaj e merr etja dhe nuk mund të funksionojë siç duhet. Trupi juaj është i përbërë nga rreth 60 % ujë dhe truri është i përbërë nga rreth 75 % ujë. Fëmijë, ju duhet të dini se trupi ka nevojë për ujë, për të përfunduar detyrat e tij bazë si: krijimin e pështymës, tretjen e ushqimit, mbajtjen e një temperature të duhur të trupit dhe transportimin e lëndëve ushqyese. Ndërkohë trupi e humbet ujin çdo ditë, në forma të ndryshme si: djersitje, urinim, lëvizje të zorrëve dhe madje edhe frymëmarrje. Zëvendësimi i këtyre lëngjeve të humbura me ujë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
1
Pirja e mjaftueshme e ujit pengon obezitetin Sëmundjet e lidhura me obezitetin, të tilla si diabeti i tipit 2, janë të vështira për t’u trajtuar. Ato janë më të lehta për t’u parandaluar, nëse ju fëmijë pini ujë. Nëse pini ujë gjysmë ore para ushqimit, do të keni një stomak të qetë dhe do ndjeheni më të ngopur.
3 20
Uji i pijshëm ndihmon fëmijët të përqendrohen më mirë në mësime. Kjo i ndihmon ata të jenë nxënës më të mirë dhe të kenë më shumë energji.
4
2
Uji i pijshëm ju ndihmon të mendoni më mirë Fëmijë, ju duhet të dini gjithashtu se kur pini ujë, ju jeni në gjendje të mësoni më mirë në shkollë. Jeni në gjendje të zgjidhni më lehtë problemet abstrakte dhe të keni kujtesë më të mprehtë.
A doni të keni një lëkurë dhe flokë të bukur? Atëherë pini ujë! Fillojeni ditën me një gotë ujë dhe, para se të flini, pini një gotë ujë. Uji hidraton lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim. Kjo na bën të dukemi të freskët. Pastron toksinat nga trupi dhe e bën lëkurën tonë të pastër. Uji gjithashtu ndihmon të keni flokë të butë.
a Përg
tit i: Ar ida Pl m
KURIOZI BONGO
um bi
Krokodili
K
rokodili është zvarranik i cili bën pjesë në rendin Crocodilia, në familjen Crocodylidae, ku, si përfaqësues kryesor, është krokodili i Nilit. Është i përhapur në Afrikë, në jug të Saharasë, përgjatë Nilit dhe në Madagaskar. Është në gjendje të jetojë në të gjithë ambientet ku është i pranishëm uji, qoftë në pellgje apo dhe në det të hapur. Krokodili i Nilit është një nga 13 llojet e familjes Crocodilidi, të cilët janë krokodilët e vërtetë. Nga të afërmit e tij, janë aligatorët dhe kaimanët. Këta zvarranikë jetojnë në zonat tropikale dhe nëntropikale të Azisë, Australisë dhe Amerikës.
Fakte • Pesha: Arrin deri në 900 kg • Gjatësia: Deri 6 m • Periudha e ngrohjes së vezëve: 95-100 ditë • Numri i të vegjëlve: Nga 25 deri 100 • Jeton mesatarisht 70-100 vjet
21
A e dini se…? • • •
• • •
•
Krokodili është zvarraniku më i madh në Afrikë. Ai ushqehet me zebra, buaj, përfshirë dhe zvarranikë (mes të cilëve edhe krokodilë), zogj etj. Të vegjlit e krokodilit të Nilit hanë bretkosa dhe insekte. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shumë se një orë, në pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqë një zebër të rritur në ujë, në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Krokodilët kanë zemrën më të sofistikuar në mbretërinë e kafshëve dhe ndryshojnë, në mënyrë aktive, destinacionin e gjakut që rrjedh përmes saj, në varësi të kërkesave. Shpejtësia më e lartë e notimit të tyre është 15 km / h. Në periudhat e thatësirës mund të bëjë 25 km në kërkim të ujit, pa të cilin nuk mund të jetojë. Mund të kalojë periudha të shkurtra edhe në ujëra të kripura. Ekzemplarë të rrallë janë vënë re se jetojnë edhe në kanalin midis kontinentit afrikan dhe Madagaskarit. Krokodilët nuk kanë gjëndra të djersës dhe e çlirojnë ngrohjen
22
•
•
•
•
përmes gojës. Ata shpesh flenë me gojën hapur. Në krahasim me gjitarët dhe shpendët, pjesa më e madhe e zvarranikëve nuk ka një sistem rregullues të temperaturës. Krokodili përdor mënyra të tjera për t’u ngrohur, ose për t’u freskuar. Në mëngjes shtrihet nën diell për t’u ngrohur. Me kalimin e kohës, me rritjen e temperaturës, duhet të mbajë gojën hapur, për të penguar një ngrohje të tepruar të trupit. Ndonjëherë zgjedh edhe hijen e pemëve, ose zhytet në ujë. Në periudhat më pak të nxehta, krokodili zhvendoset në vendet ku uji është më i thellë. Këtu ai rri i palëvizur dhe mund të mbijetojë në këto kushte edhe për një vit të tërë, pa ngrënë. Një krokodil i Nilit në moshë të pjekur vret dhe ha çdo lloj kafshe që mund t’i dalë në gjuajtje. Është një gjahtar i zoti dhe ndjek prenë e tij, si në tokë, ashtu dhe në ujë. Krokodili nuk është në gjendje të përtypë, sepse dhëmbët e gjatë nuk arrijnë të presin, ose të zvogëlojnë ushqimin, prandaj atij i mjafton ta copëtojë mishin dhe ta hajë me copa të mëdha. Në qoftë se një kafshë është shumë e madhe për t’u ngrënë përnjëherë, krokodili ruan një pjesë nën ujë. Pas çiftëzimit, femra hap një vrimë pranë bregut të ujërave dhe depoziton nga 25 deri 100 vezë me guacë të butë, njësoj si lëkura. Vezët e krokodilit janë të vogla e të gjata, rreth 5 cm. Krokodilët e rritur janë gati 4000 herë më të rëndë, sesa veza nga ku dalin. Foleja ruhet për rreth tre muaj, koha e duhur që vezët të hapen. Nëse temperatura e ngrohjes së vezëve është më e ulët se 29°C, të gjithë të sapolindurit do të jenë femra. Kur të vegjlit janë gati për të dalë, lëshojnë sinjale që nëna të lëvizi dheun dhe të ndihmojë të vegjlit të dalin në sipërfaqe. Nëse ndonjë i vogël ka vështirësi për të dalë nga veza, nëna e tij merr masa me thyerjen e saj. Pas daljes, nëna mbledh të vegjlit me gojë dhe i çon në vende të sigurta në ujë, duke qëndruar pranë të sapolindurve për katër javë, në mënyrë që t’i mbrojë nga sulmet e gjahtarëve. • Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon të zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, ku centimetrat e tij ndryshojnë nga muaji në muaj.
23
ak rama
at Përg
iti:
HOBI IM
Krenita H
Loja me top në pishinë
L
oja me top në ujë është një sport që luhet në pishinë, mes dy ekipeve. Loja përbëhet nga katër pjesë, zakonisht prej tetë minutash, në të cilat të dy ekipet përpiqen të shënojnë gola dhe ta hedhin topin në rrjetën e kundërshtarit të tyre. Ekipi me më shumë gola në fund të lojës, fiton ndeshjen. Çdo ekip është i përbërë nga gjashtë lojtarë në pishinë dhe një portier. Përveç portierit, lojtarët marrin pjesë në rolet sulmuese dhe mbrojtëse. Portierit të golave i lejohet të përdorë të dyja duart gjatë gjithë kohës. Kjo lojë zakonisht luhet në një pishinë me dy metra thellësi.
Mjetet e duhura për këtë lojë janë: Një top, i ngjashëm në madhësi me një top futbolli. Ai është ndërtuar me material të papërshkueshëm nga uji dhe e lejon atë të notojë në ujë. Një rrjetë për secilën skuadër, ku ekipet kundërshtare shënojnë golat. Mendohet se kjo lojë e ka origjinën në Skoci, por është e njohur në shumë vende të botës. Rregullat e lojës në ujë janë të ngjashme në të gjithë botën, ndonëse ndryshimet e vogla të rregullave ndodhin sipas rajoneve. 24
Pozicionimi i lojtarit Pozicioni më i rëndësishëm njihet si: “3-3”, i quajtur kështu, sepse skuadra sulmuese është dy rreshta para kundërshtarit. Një tjetër pozicion, i përdorur më shumë nga ekipet profesionale, njihet si një “hark”, “ombrellë” ose “kërpudha”. Në këtë pozicion lojtarët formojnë një nga pozicionet e sipër përmendura, për të sulmuar rrjetën e kundërshtarit. Një tjetër pozicion i ekipeve quhet “4-2”, ku janë dy lojtarë të fushës sulmuese përballë rrjetës. Një tjetër pozicion, më pak i zakonshëm, është “lëvizja c”, nganjëherë njihet me nofkën “pozicioni i makinës së larjes”, në të cilën dy lojtarë qëndrojnë në dy anët e pishinës, duke kontrolluar lojën dhe duke pasuar topin tek lojtarët që qëndrojnë në mes të pishinës dhe afër rrjetës. Kur ekipi kundërshtar e kap topin, qëllimi i tyre është ta avancojë atë përgjatë fushës dhe të shënojë gol. Lojtarët mund ta lëvizin topin, duke e hedhur atë tek një shok i skuadrës, ose duke notuar bashkë me topin. Por, nëse një sulmues e përdor krahun e tij, për të larguar një lojtar mbrojtës të skuadrës kundërshtare, arbitri do të vendosë që ekipi kundërshtar të zotërojë topin. Nëse një mbrojtës i skuadrës kundërshtare ndërhyn me një gjuajtje të lirë, mban ose zhyt një sulmues të skuadrës tjetër, ai lojtar përjashtohet nga loja për 20 sekonda, duke bërë që loja të zhvillohet me 5 lojtarë.
25
Strategjia e mbrojtjes Një mbrojtës mund të mbajë, bllokojë ose tërheqë vetëm një kundërshtar që prek, apo mban topin. Në mbrojtje lojtarët punojnë për të rimarrë posedimin e topit dhe për të parandaluar një gol në rrjetën e tyre. Mbrojtja përpiqet të marrë topin nga sulmi, ose të kryejë një faull, në mënyrë që të ndalojë një lojtar sulmues të marrë një goditje qëllimisht.
Dëmtimet Loja në pishinë është një sport me kontakt të afërt të lojtarëve me njëri-tjetrin, me një mbrojtje të thjeshtë si: veshjet e pishinës si dhe një kapuç mbrojtës për kokën. Kjo veshje nuk u lejon atyre një mbrojtje të mire, ndaj, përgjatë kësaj loje, ndër lëndimet më të shpeshta janë ato që prekin kokën dhe shpatullat. Lëndime të tjera janë lëndimet e këmbëve dhe ijëve, pasi shumë gjëra nuk mund të shihen nga sipërfaqja e sipërme. Mbi kapuçin mbrojtës, për t’u identifikuar lojtarët, skuadra vendase i ka kapuçat me ngjyrë të errët dhe numrat për secilin lojtar, të printuara mbi to. Ndërsa skuadra tjetër i ka kapuçat e bardhë dhe po ashtu me numrat e lojtarëve të printuara mbi to. Ndërsa të dy portierët e skuadrave përkatëse, i kanë kapuçat e kuq, me numrin 1 të printuar në to.
26
an
Ng
aZ
i
RUBRIKË E LIRË ejneb Osm
Zakoni i leximit të librave te fëmijët
A
është e rëndësishme të lexojë libër fëmija juaj, sa herë që është i lirë? A është leximi një aktivitet që i jep atij kënaqësi? A i pëlqen të bisedojë rreth librit që ka lexuar? A i sjell edhe në përditshmëri karakteret e librave? Vetia e të lexuarit fitohet që kur janë bebe. Dhe, sado që ta ketë moshën fëmija, mos mendo që është vonë për të lexuar. Filloni duke kuptuar se cili libër mund t’i pëlqejë dhe, në këtë mënyrë, mund ta bëni fëmijën tuaj, që t’i dojë librat.
27
Si bëhet zakon leximi i librave?
A ndikon leximi në zhvillimin e fëmijës? Leximi tek fëmijët ndikon në aftësitë njohëse, sociale dhe të folurit. Fëmijët që lexojnë, ia dalin në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, ndërsa fëmijët që nuk lexojnë, fjalët i kanë të numëruara. Pra leximi i një shumëllojshmërie librash, sigurisht, do t’u shërbejë atyre edhe në zgjerimin e fjalorit dhe në njohjen e strukturave të reja sintaksore. Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës. Fëmija do të mendojë rreth karaktereve pozitive dhe negative të librit. Ai do të mundohet të gjejë arsyen, se përse u soll keq, çfarë bëri gabim? Në këtë mënyrë, do reflektojë me veten dhe do i vendosë vetes disa parime. 28
Prindërit duhet t’u flasin fëmijëve vazhdimisht për dobitë e librit, por vetëm duke folur nuk mjafton. Ata duhet të bëhen shembull përpara fëmijës, pra duhet të lexoni edhe ju prindër, nëse doni që fëmija ta dojë leximin. Njohja e rëndësisë së librit është një ndjenjë që fillon që kur jemi foshnje. Sidomos kur fëmija është në moshën 0-3 vjeç, ju mund të shfletoni së bashku librin shumëngjyrësh, me shumë figura dhe me pak shkrim. Do të jetë diçka argëtuese për ju dhe do t’ju bëjë të forconi lodhjen tuaj. Libri duhet të jetë i tillë, që fëmija ta ketë në dorë shumicën e kohës. Për shembull, po të krahasojmë lodrat e fëmijës suaj, me librat e tij, si do të jetë përfundimi? Sigurisht që lodra ka më shumë. Prandaj filloni të zëvendësoni lodrat shumëngjyrëshe, me disa libra më shumë në bibliotekën e tij. Ndani një kohë të veçantë për të lexuar, ashtu siç i kushtoni kohë televizorit, kompjuterit dhe telefonit.
Cilat ndjenja ia zgjon fëmijës leximi? Leximi i librit përpara gjumit, i mundëson fëmijës një gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Ngjarjet e librit e bëjnë fëmijën të ëndërrojë, të shohë se ka anë pozitive dhe negative. Ai, me veten e tij, bën një analizë dhe vendos: a do të jetë me të mirët, apo me të këqijtë? Sidomos përpara se të fillojë shkolla, fëmijët kanë dëshirë të rilexojnë. Ata ndjejnë kënaqësi nga kjo gjë dhe për faktin se kanë krijuar një besim në vetvete, kur i shohin figurat të cilat u vijnë të njohura. Fëmija jeton me dëshirën e të zbuluarit kafshë të reja, gjëra të reja, të panjohura më parë për botën e tij.
29
ys en i
d Përzgjo
h i:
GJËEGJËZA
Afërdita H
Hunda e mprehtë, koka e forte, bishti futur në një gropë, drun’e lartë, gjer te retë, e përmbys fët e fët.
Ec e zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet.
30
Majën nën thikë, fillon të hollohet, shënon vizë-pikë, por ngadalë shkurtohet.
Porsi lëmsh është rrumbullak, mot e jetë sillet qark, pa benzinë shkon e vjen, kur lëviz, askush s’e ndjen, është plakë, sa s’tregohet, por nuk lodhet, as ankohet...
sm ani
j Përzg
hi: Zejneb
O
od
UNË MUND TA BËJ
Ta bëni kopshtin tuaj të duket fantastik, kërkon vetëm pak kreativitet. Këtë herë do të mësojmë se si të bëjmë vazo të bukura plastike, nga shishet e zakonshme. Në këtë mënyrë, dizajni i kopshtit tuaj do të përmirësohet, gjithashtu edhe aftësitë tuaja për të bërë punime të tilla.
Ja çfarë ju nevojitet për ta bërë këtë projekt të realizohet: • disa shishe plastike • një mjet prerës • një palë gërshërë • një ngjitës pistoletë • ngjitës dhe furçë • disa pëlhura shumëngjyrëshe • lloj litari • disa fjongo dekorative
31
Merrni mjetin prerës dhe hapni një vrimë, diku në mes të shisheve. Nëpërmjet gërshërëve, pritini në gjysmë shishet. Duke përdorur furçën, lyeni me ngjitës anët e shisheve dhe vendosni pëlhurën mbi të. Shkurtojeni pëlhurën, nëse është e madhe për shishen, por mos e shkurtoni shumë, pasi do mbuloni edhe pjesën e poshtme të shishes me të. Lyejeni me shumë ngjitës, anash dhe poshtë shishes, në mënyrë që mos të lëvizë pëlhura. Hapni disa vrima
dhe vendoseni litarin përmes tyre, në mënyrë që të rrijë varur, si vazo. Përdorni ngjitësin pistoletë për të ngjitur fjongon dekorative përreth vazos. Fjongon vendoseni sa më të bukur që të jetë e mundur. Vendosni brenda saj lulet dhe vareni në kopsht. E mrekullueshme! 32
Pl um bi
jo Përzg
dh
i: Armida
TË GATUAJMË SËBASHKU
ÇOKOKREM SHTËPIE Përbërësit:
Përgatitja:
• 1 kupë e gjysmë lajthi të qëruara dhe të pjekura në furrë për 15 minuta • 200 gr çokollatë fondente (e zezë) të shkrirë në 1/2 gotë qumësht natyral • 6 lugë qumësht kokosi kremoz ose krem qumështi • 2 lugë gjalpë kokosi ose gjalpë natyral • 2 lugë të mëdha sheqer nga kallam sheqeri • 1 lugë të vogël kanellë • pak vanilje • pak kripë.
Shkrini çokollatën fondente në qumësht, në zjarr mesatar. Në një grirëse thërrmoni lajthitë e pjekura. Shtoni lajthitë e grira, qumështin e kokosit, gjalpin e kokosit, kanellën dhe çokollatën e shkrirë. Shtoni në fund pak kripë dhe bluajeni, derisa të formohet masa kremoze. (*Për shije më të veçantë, mund të shtoni lëkura portokalli, piper të kuq të ëmbël, gjethe menteje dhe spec të kuq djegës pluhur). Shoqërojeni kremin me bukë integrale, me banane ose me luleshtrydhe. 33
SMOOTHIE ME KOKOS DHE BORONICA
Një lëng i shijshëm dhe shumë i thjeshtë në përgatitje.
Përbërësit: 1 filxhan e gjysmë boronica (të freskëta) 1/2 filxhan qumësht kokosi (jo i ëmbël) 1 lugë gjelle nenexhik (të freskët) 1 lugë çaji lëng limoni (e freskët) 1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja: Për përgatitjen e këtij lëngu, si fillim, bëni në formë pureje boronicat. Më pas hidhni në një blender purenë e boronicave, qumështin e kokosit, nenexhikun, lëngun e limonit, mjaltin dhe 1 gotë akull. Trazojini ato me blender, deri në momentin që të përftoni një lëng të trashë. Shërbejeni lëngun dhe, nëse dëshironi, mund t’i shtoni lëng limoni dhe mjaltë. 34
Plu m bi
jo Përzg
dh
i: Armida
FAQE ZBAVITËSE
Ngjyrosni figurën!
35
Gjeni 9 ndryshimet!
36
Ndihmojini gjembaçit dhe gjatë rrugës edhe mizës të arrijnë daljen!
Hyrja
Dalja
37
Njihuni me profesionet!
38
ZjarrfikĂŤs
Dentist
Kopshtar
Kuzhinier
Lidh numrat sipas radhës dhe ngjyros figurën e formuar!
39
Lidh mjetet e transportit me rrugët përkatëse!
40
Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”
Foto
Emri dhe mbiemri: ___________________________________ Shkolla – Klasa:
___________________________________
Ftesë abonimi
Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.
41
Libroteka AIITC, e pasur me libra për fëmijë nxit dhe fton prindërit dhe mësuesit të bëjnë fëmijët e tyre pjesë të projektit “Në shtëpinë e librit”.
Rregjistrohuni
Falas!
WWW.AIITC.NET
+355 674099567