Revista "Foleza Jeshile", nr. 46 (Qershor 2018)

Page 1

REVISTË PËR FËMIJË, NR. 46, 2018

Q er

Si të qëndrojmë të shëndetshëm në pranverë

i r o sh

Qershia dhe dobitë e saj

Shahu, strategjia luftarake


Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile”!

Rreth revistës Në vitin 2008 revista “Foleza Jeshile” nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme, në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7 - 10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.


Pasqyra e Revistës

4-5 Vjersha 6-7 Qershia dhe dobitë e saj 8-9 Për një edukatë të mirë 10-11 Përrallë 12-15 “1 Qershori” 16-18 Si të qëndrojmë të shëndetshëm në pranverë 19-20 Kuriozi Bongo 21-23 Shahu, strategjia luftarake 24-25 Karafili i Çobanit 26 Gjëegjëza 27 Unë mund ta bëj 28-29 Të gatuajmë së bashku 30-34 Zbavitëse

Stafi: Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Oriola Sula Desing & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi

Korrespondentë Tiranë: Krenita (Hakrama) Xhaferi Afërdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti

Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706


o

lum bi

Përzgj

dh

VJERSHË

i: Armida P

Qershizat Qershizat u poqën e po kuqëlojnë, poshtë pemës cullët, kokrrat i vështrojnë. Çuna dhe çupa duart lart i zgjasin, po nuk i arrijnë, prandaj zënë thërrasin. Kokrrat e qershisë bëjnë sikur s’dëgjojnë, degëzat nuk ulen, cullët t’i provojnë. O qershi të kuqe, mbushur me lëng plot, pse qëndroni lart, sa s’ju zëmë dot? Po të ishim poshtë, nuk na kishit lënë dhe ashtu papjekur do na kishit ngrënë! (Bedri Dedja) *Cullë – kalamaj, fëmijë

4


1

Kur n vje i r o h s r Qe Kur vjen 1 Qershori, zemra më gufon, se është festa ime, se është festa jonë. Me shokët, me shoqet, lozim e këndojmë. Prindër e mësues, bashkë me ne festojnë.

Dhe trumcakët ciu-ciu, në ajër lodrojnë. Gëzuar o fëmijë! Me gjithë zemër na urojnë. Dhe çapkënia ketrushe, për të na uruar festën, po na sjell lule fushe. Ja na erdhi 1 Qershori, ç'na gëzon kraharori, çelin lule plot hare, midis tyre, lule ne.

5


s en i

Hy

a Përg

titi

: Afërdita

Qershia

T

dhe dobitë e saj

ë gjithë ne e duam pranverën dhe verën, sepse të ashtuquajturat frutat e kuqe kanë sezonin e tyre. Sa qershi keni ngrënë këtë sezon? E kush nuk i do qershitë! A e dini se sa i mirë është ky frut? Nëse konsumoni qershi, do të keni vetëm anë pozitive nga përdorimi i këtij fruti.

Qershitë janë të mira për konsum, për një sërë arsyesh. »» Ato kanë kolesterol të ulët dhe janë një burim i vitaminës C, Vitaminës A dhe melatoninës. »» Ndihmojnë në problemet e tretjes, pasi kanë përmbajtje të lartë fijesh. Qershitë ndihmojnë edhe në dhimbjet e muskujve, gjithashtu në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës. 6


»» Rrisin sasinë e ujit në trupin tuaj e cila, në afat të gjatë, nxit energji dhe forcon metabolizmin. »» Ndikojnë në memorie: Qershitë janë të njohura për ndihmesën në ruajtjen e një memorie të mirë. »» Rrisin cilësinë e gjumit: Kjo është një tjetër veti e qershive. Njerëzit të cilët konsumojnë qershi, gëzojnë një gjumë më të thellë e më të qetë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatoninë. Melatonina është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit në trupin e njeriut. »» Kundër shenjave të moshës: Melatonina gjithashtu vepron kundër plakjes dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes.

7


s en i

Hy

a Përg

titi

PËR NJË EDUKATË TË MIRË

: Afërdita

Të luajmë në rërë

e det të pastër

R

ritja e temperaturave dhe rrezet e shumta të diellin na shpien drejt detit. Cilido nga ne i kujton me shumë nostalgji pushimet në det. Çdo vit përgatitemi për të kaluar një pjesë të mirë të pushimeve pranë freskisë që na ofron ai. Përveç detit, një rol tepër të rëndësishëm luan dhe rëra e tij. Një udhëtim imagjinar i zgjon fëmijët nga mëngjesi, deri në perëndim. Fëmijët, së bashku me të rriturit, luajnë dhe eksplorojnë me magjinë e rërës. Shpeshherë pranë rërës ndeshemi me mbetje të ndryshme dhe irritohemi me papastërtinë që na rrethon.

Natyra është e pastër dhe nuk prodhon asnjëherë mbeturina. Për një det dhe rërë të pastër, duhet të kujdesemi vetë.

8


Disa këshilla, si të kemi një det të pastër:

› Mos konsumo ushqim me ambalazh pranë detit ose mbi rërë, në të kundërt, sigurohu që të ketë kosha me kapak pranë teje! › Gjithmonë hidhi mbeturinat në kosh! › Kujdesu për më të vegjlit që ndodhen me ty, bëhu shembull i mirë për ta! › Plastika është mbeturina më e dëmshme, prandaj kujdes! Mos harro në rërë lodrat e plazhit! › Lodrat, kamerdaret e prishura, shishet e ujit hidhi menjëherë në kosh, pasi era i tërheq menjëherë drejt detit! › Dëgjo këshillat e të rriturve! › Mos i mbyt kafshët e detit, kur ndodhen në breg (peshqit, gaforret apo kandilat etj.)! › Jep kontributin tënd në pastrimin e rërës dhe detit! Gjithmonë vendos doreza në duar!

Rreziqet që sjell ndotja e detit.

› Ndotja e rërës dhe e detit është burim i një sërë sëmundjesh të cilat përhapen me shpejtësi te njerëzit. › Ndotja e ujit mbyt gjallesat. Shumica e peshqve dhe e kafshëve të ndryshme të detit janë ushqim shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm për njerëzit, por ndotja e detit i vret ato, ose çon deri në zhdukjen e tyre.

Disa kuriozitete

Një det me plastikë »» Për një pecetë letre të hedhur në plazh, duhen tre muaj për t’u shpërbërë plotësisht. »» Për një pipëz plastike, duhen rreth 20-30 vjet. »» Për një çamçakëz, duhen 100-1,000 vite. »» Për një shishe plastike, më shumë se 1000 vite.

Ndaj bëhu i përgjegjshëm për rolin tënd të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit! “BËHU NDRYSHIMI QË DËSHIRON TË SHOHËSH”

9


a Sin

gj Përz

od

PËRRALLË

hi: Hamide

Përpjekja në Dyqanin e Fjalëve

A

të ditë në shkollë, Elona debatoi me shoqen e saj, sepse i kishte humbur portofoli i lapsave. Kjo gjë u bë shkak, që ajo të nervozohej me të dhe t′i thoshte shoqes çdo fjalë që i vinte. Në mendjen e Elonës fluturonin shumë fjalë dhe ajo zgjodhi të shprehej me fjalë jo të hijshme. Ndaloi një çast dhe “Dyqani i Fjalëve” në mendjen e saj e bëri të meditojë: - Këtu ke një Dyqan Fjalësh. Elona u habit, sepse kurrë më parë nuk kishte dëgjuar diçka të tillë. Sapo mësoi që në mendjen e çdo personi ekziston një “Dyqan Fjalësh”, ku mund të zgjedhim kë të marrim nga aty dhe cilat fjalë të përdorim. -Rreth botës, çdo objekt emërtohet me një fjalë. Jemi ne fjalët që bëjmë marrëveshje me to. Disa nga ne bëhen shokë, duke ndriçuar 10

të gjithë njerëzit që na përdorin dhe nuk ndikojmë vetëm te personi që i thotë ato fjalë, por i zbukurojmë nga brenda edhe njerëzit e tjerë. Në këtë dyqan ka aq shumë fjalë të bukura, saqë gati-gati kërcejnë të harmonizuara, duke u rreshtuar pranë njëratjetrës. Kur ka kaq shumë fjalë të bukura, pse njerëzit


zgjedhin fjalët e këqija të cilat janë pluhurosur në cep të dyqanit? Fytyra e Elonës ishte e skuqur, për shkak të fjalëve që i tha shoqes së saj. Nga njëra anë, po shëtiste në “Dyqanin e Fjalëve të bukura”, nga ana e tjetër, shtoheshin fjalët që vazhdonin t′i tërhiqnin veshin Elonës:

-Mos i shiko që sipër janë të pluhurosura! Ato mund të dalin në çastin e parë që të munden dhe do të largojnë të gjithë fjalët e bukura. Këto fjalë të këqija mund të largojnë lumturinë e cila jeton në zemrat e njerëzve që e shikojnë të ardhmen me shpresë. Tamam si gurët e rëndë, fjalët e këqija bëhen barrë edhe për atë që e thotë, edhe për atë që e dëgjon. Ka shumë njerëz të bukur që, për shkak të së folurës, shëmtohen dhe nuk duhen nga njerëzit. Ndryshe janë fjalët e bukura, të lehta si pupël, që japin qetësi në zemrat e njerëzve. Elona u pendua sesi i kishte folur shoqes së saj. Ajo e kuptoi që fjala e ëmbël dhe e bukur, është çelësi që hap derën e çdo zemre. Nga “Dyqani i Fjalëve”, ajo zgjodhi fjalë të reja dhe të bukura. Ditën tjetër shkoi pranë shoqes së saj dhe i tha: - Kërkoj ndjesë, nuk doja të mërzisja ty! Kishte ndodhur një keqkuptim dhe, kur po ikja në shtëpi, e gjeta portofolin e lapsave brenda çantës sime. Elona i tregoi shoqes ngjarjen, duke zgjedhur fjalët e duhura. Ato i buzëqeshën njëra-tjetrës dhe u përqafuan me mall. "Mos lëndo asnjë njeri, sepse zemra e njeriut është delikate, si një trëndafil. Ujite atë çdo ditë me fjalë të bukura dhe përshëndetëse! Dëgjo zërin e zemrës që thotë: - Thuaj vetëm fjalë të bukura, që të ndihesh gjithmonë mirë dhe mos të mbjellësh urrejtje brenda meje!"

11


Për ga

o ti

TREGIM titi: Seide H

1 Qershori

D

rita dhe Artani ishin shumë të emocionuar. Gjatë gjithë muajit të fundit, në shkollë kishin bërë shumë përgatitje për festën e madhe. Nuk po i zinte gjumi nga gëzimi. Të nesërmen u zgjuan herët në mëngjes, u veshën me rrobat më të bukura që kishin, u parfumosën, u panë në pasqyrë e pastaj shkuan te

12


nëna e tyre. Nëna u befasua kur i pa. Me të vërtetë, dukeshin shumë bukur. Ishte festa e tyre, festa e 1 Qershorit, andaj nëna u kishte blerë të dyve nga një buqetë me lule. Ata e përqafuan nënën, pastaj i uruan njëritjetrit festën e fëmijëve. Tani kishte ardhur koha që të shkonin në shkollë. “Si do të filloni ditën tuaj në shkollë sot? - i pyeti nëna vogëlushët. “Sot kemi festë. Të gjithë shokët dhe shoqet e shkollës do të mblidhemi dhe do të luajmë bashkë me njëri-tjetrin.” - tha Artani. “Pastaj do të dalim në qytet, që të shpërndajmë ëmbëlsira për fëmijët.” - shtoi Drita. “Qenka me të vërtetë një ditë e bukur për ju. Tani a mund të më prisni pak këtu?” - u tha nëna dhe u fut brenda në shtëpi. Kur doli, ajo kishte në duar dy shporta të bukura, të mbushura me ëmbëlsira. Ua dha ato fëmijëve, me të cilat i gëzoi tej mase. “Mos harro nënë! Nga ora 6 fillon programi që kemi përgatitur për prindërit.” - i tha Artani plot gëzim. “Si mund ta harroj një gjë të tillë?” - ia ktheu nëna.

“Dhe hajde pak më herët, nëse mundesh, në mënyrë që të ulesh në vendet e para dhe të na shohësh më mirë nga afër!” - i tha Drita. “Në rregull bija ime.” - i tha nëna, duke i ledhatuar flokët. Drita dhe Artani ashtu, të lumtur e të gëzuar, të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, u nisën për në shkollë. Me të mbërritur atje, panë se shkolla dukej shumë ndryshe. Dukej shumë e bukur ashtu e rregulluar, me vizatime nëpër

13


mure, me fjongot e lëshuara dhe me balonat, ku disa ngriheshin lart e disa binin poshtë, nga vrapimet e fëmijëve. Filloi edhe argëtimi i tyre në këndin e lojërave. Të gjithë dukeshin shumë të lumtur. Pas kësaj pjese të mrekullueshme, tani ata po i priste edhe një aktivitet tjetër. Secili fëmijë mori shportën e tij me ëmbëlsira. Mësuesja i ndau në grupe të cilat do të shkonin në vende të ndryshme për të shpërndarë ëmbëlsirat. Drita dhe Artani ishin në grupe të ndara. Drita u mërzit për këtë fakt, ndërsa vëllai i saj Artani nuk mund ta shihte motrën e tij të mërzitur. “Drita!” - thirri ai, “Mos u mërzit, sepse është më mirë që të shkojmë në grupe të ndryshme, në mënyrë që, kur të kthehemi, t′i tregojmë njëri-tjetrit se si kemi kaluar dhe çfarë kemi parë.” Kjo gjë e qetësoi Dritën. Ajo e falënderoi Artanin, ndërsa ai u ndje shumë i lumtur, që riktheu buzëqeshjen në fytyrën e motrës së tij. Kur përfundoi koha e shpërndarjes së ëmbëlsirave, ata u kthyen sërish në shkollë dhe tani kishin një orë pushim, deri në programin e prindërve. Drita dhe Artani u ulën së bashku dhe plot entuziazëm po i tregonin njëri-tjetrit se si kishin kaluar. Pasi pushuan mjaftueshëm, duke biseduar, e kuptuan se po afrohej

14

koha e programit. Shkuan te mësuesja e tyre e cila po i vinte nxënësit në radhë. Me shumë kujdes, Drita hapi një cep të vogël të perdes së madhe të teatrit të shkollës, në mënyrë që të shihte nëse kishte ardhur nëna e tyre. Desh fluturoi nga gëzimi, kur pa nënën e saj të ulur aty, fare pranë


skenës së teatrit. “Artan, Artan!” - thirri ajo, “Nëna qenka ulur pikërisht aty ku kemi dashur ne.” Edhe Artani u gëzua shumë. Pas pak minutash, të gjithë fëmijët do të dilnin në skenë, pastaj secili do të recitonte poezinë e tij. Drita dhe Artani do ta recitonin bashkë poezinë e tyre, ngaqë ata nuk ishin mësuar të ndaheshin nga njëri-tjetri. Kur ata dolën në skenë dhe filluan recitimin, sytë e nënës së tyre u mbushën me lot. Ajo vërtet ndihej krenare për ta. Pasi përfundoi programi, Drita dhe Artani kishin përgatitur nga një dhuratë të vogël për nënën e tyre. Ajo i mori dhuratat, i përqafoi dhe u lut që fëmijët e saj të kenë suksese të shumta në jetë. Kur u kthyen në shtëpi, menjëherë filluan bisedat rreth ditës së tyre, duke i treguar nënës çdo detaj të kësaj dite. Kjo do të mbetej një ditë e paharruar për të dy vogëlushët. Në mbrëmje, para gjumit, ata u lutën, ashtu si bënin çdo natë, mirëpo këtë herë shtuan në lutjet e tyre të gjithë fëmijët e botës, duke u dëshiruar shumë lumturi dhe gëzime përherë.

15


it Përgat

i: K

RRITEMI SHËNDETSHËM lea Kuçi

Si të qëndrojmë

të shëndetshëm

në pranverë Si ndikon ardhja e pranverës në trupin e fëmijëve”

K

ur stina ndryshon, syri ynë reagon ndaj zgjatjes së ditës. Ky reagim nxit trurin tonë të prodhojë më pak një hormon i cili ndikon te gjumi dhe humori ynë. Për këtë arsye, ne flemë më pak dhe ndihemi më energjikë se në dimër, kur ky hormon prodhohet më shumë. Gjithashtu në këtë periudhë ne hamë më pak, duke përfshirë këtu më së shumti ëmbëlsirat. Shtresa e dhjamit nën lëkurë, nuk na duhet më për të na mbajtur ngrohtë, si në dimër.

16


Alergjia

Sy të skuqur, teshtima, dhimbje koke dhe stresi janë pasojat e alergjive te fëmijët. Kjo vjen me shtimin e poleneve në ajër dhe ndryshimin e temperaturave. Për ta përballuar sa më mirë këtë faze, ndiqni disa këshilla të thjeshta: 1. Shmangni shëtitjet në fshat, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe në ditët me erë dhe me klimë të thatë! 2. Zgjidhni për të shkuar në zona pranë plazhit dhe në lartësinë e maleve, pasi bimët e lartësive i çlirojnë polenet një muaj më vonë! 3. Mos qëndroni pranë hapësirave ku sapo është prerë bari! 4. Shmangni kontaktin me tymin e duhanit, pluhurat dhe qimet e kafshëve! 5. Prindërit duhet të sigurohen që filtrat e kondicionerit të shtëpisë dhe makinës të jenë pastruar.

17


Si të ushqehemi?

Ndryshimi i stinës, por edhe ai i prodhimit të “hormoneve të pranverës” nuk ndodhin brenda natës. Ato duan pak kohë, 3-4 javë, prandaj gjatë kësaj kohe, ne mund të ndihemi pak të lodhur, të papërqendruar dhe jo në humor të mirë. Për ta ndihmuar trupin tonë, që të jetë i shëndetshëm, mund të ushqehemi me fruta dhe perime që kanë shumë vitamina si luleshtrydhet, limoni, spinaqi, kivi, kosi apo sardelet.

Si të vishemi?

Nëse visheni shumë trashë, do të keni vapë dhe do të djersiteni. Nëse visheni pak më hollë, do të ndjeni ftohtë. Në të dyja rastet mund të keni probleme me shëndetin, ndaj metoda që duhet të përdorini, quhet “me shtresa”. Në këtë mënyrë ju keni mundësi të ndryshoni veshjen gjatë ditës, sipas temperaturës. Vishuni me veshje të pambukta, kështu nuk do të djersini! Është e lejueshme që të vishni deri në tri shtresa. Pra, sipër kanotierës, mund të vishni një bluzë me mëngë të shkurtra apo të gjata, sipas temperaturës. Më pas, mund të shtoni një triko të lehtë ose xhup pranveror, për ta hequr apo veshur, sipas rastit. Këpucët duhet të jenë të lehta për fëmijët, ndërsa për foshnjat, zgjidhni çorape pambuku. 18

Të jemi aktivë

E thamë që në pranverë kemi më shumë orë me diell dhe fillojmë të ndihemi më energjikë. Por mos e teproni me shumë aktivitet, pasi ju sapo keni dalë nga dimri, në të cilin nuk luanit dhe nuk qëndronit shumë jashtë. Si fillim, meqë dita zgjat më shumë, mund të dilni me familjen për shëtitje pasditeve. Luani me fëmijët e tjerë të lagjes suaj apo të parkut të lojërave, por kujdes! Mos vraponi shumë, sepse djersiteni!


lum bi

a Përg

tit

KURIOZI BONGO

i: Armida P

Njihuni me dhjetë kuriozitete mahnitëse për breshkat

B

reshkat janë krijesa të mrekullueshme, në forma dhe madhësi të ndryshme. Ato jetojnë në mjedise të ndryshme, që nga breshkat gjigande që jetojnë në tokë, deri te breshkat e ujit të cilat jetojnë në laguna, në dete dhe oqeane. Të gjithë llojet e breshkave i përkasin një grupi zvarranikësh, të quajtur Testudines.

Ja disa kuriozitete interesante për breshkat:

1. Breshkat i përkasin njërit prej grupeve më të vjetra të zvarranikëve në botë, që përfshin gjarpërinj, krokodilë dhe aligatorë. 2. Këto krijesa mendohet se datojnë mbi 200 milion vjet më pare.

19


3. Breshkat njihen lehtësisht nga guaska e tyre kockore. Kjo shtresë e jashtme, super e ashpër, vepron si një mburojë, për t’i mbrojtur ato nga grabitqarët. Disa breshka mund të fusin edhe kokën brenda guaskës së tyre, për mbrojtje shtesë. 4. Ashtu si kockat tuaja, guaska e breshkës është, në të vërtetë, pjesë e skeletit të saj. Ky i fundit është i përbërë nga 50 kocka që përfshijnë kafazin e breshkës dhe shpinën. 5. Në kundërshtim me besimin popullor, një breshkë nuk mund të dalë nga guaska e saj. Guaska e breshkave rritet me bashkë me to, kështu që është e pamundur që ato të rriten më shumë se guaska. 6. Të ushqyerit e breshkës varet nga mjedisi ku jeton. Breshkat që banojnë në tokë, hanë fruta dhe bar, ndërsa ato që jetojnë në det, gëlltisin çdo gjë, që nga algat e deri në kallamarët dhe kandilat e detit. 7. Disa breshka janë karnivore (mishngrënëse), disa të tjera janë herbivore (bimëngrënëse) dhe disa janë omnivore (një përzierje e të dyjave). Shumë breshka të vogla e fillojnë jetën e tyre si mishngrënëse, por, kur rriten, hanë më shumë bimë. 8. Breshkat janë ‘amniotes’, d.m.th marrin frymë dhe i vendosin vezët e tyre në tokë, edhe pse shumë lloje të breshkave jetojnë në ujë ose përreth tij. 9. Këto krijesa me gjak të ftohtë, kanë një jetëgjatësi të mahnitshme. Breshka më e vjetër quhet Tu’i Malila dhe është regjistruar në ishullin Tonga, e cila ngordhi në moshën 188-vjeçare. 10. Fatkeqësisht shumë lloje të breshkave janë të rrezikuara. Sipas IUCN (Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës), 129 nga rreth 300 lloje të breshkave në Tokë, sot janë të rrezikuara në mënyrë kritike. Kërcënimet përfshijnë humbjen e habitatit dhe shitjen e paligjshme të kafshëve.

20


ak rama

at Përg

iti:

HOBI IM

Krenita H

Shahu, strategjia luftarake

T

ë dashur fëmijë! Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqendrimi. Emri Shah vjen nga persishtja, që do të thotë mbret. Loja e shahut është lojë strategjike, me dy lojtarë që luajnë mbi një tabelë katrore. Tabela është e ndarë në 64 fusha, me katrorë të vegjël dhe me dy ngjyra, bardh e zi. Çdo fushë e bardhë kufizohet me fusha të zeza dhe anasjellas. Në këtë lojë vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin e lojës, zgjidhen rastësisht, kurse të gjitha veprimet e tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve. Qëllimi i lojës së shahut është zënia mat e figurës së mbretit të kundërshtarit.

Loja Loja e shahut në Evropë klasifikohet ndër lojërat në tabelë. Shahu luhet për argëtim, por edhe si garë sportive në federata të ndryshme të shahut, anë e mbanë botës. Loja e shahut është një ndër lojërat logjike më komplekse.

Objektet Mbreti, mbretëresha, oficeri, torra, kali dhe ushtari. Figurat e Shahut (gurët e shahut) Lojtarët i ndajnë 32 figura, nga të cilat 16 janë të bardha dhe 16 të zeza. Ndër 16 figurat, tetë janë figura “ushtari”, dy “kali”, dy “oficeri”, dy “torra”, një “mbreti” dhe një figurë “mbretëreshe”. Figurat zakonisht janë nga druri ose plastike, por për adhuruesit e kësaj loje, ndërtohen edhe nga material të tjera dekorative. 21


Ushtari

U

shtari lëviz vetëm një fushë përpara, por merr një fushë në diagonal. Ushtari, në lëvizjen e pare, mund të ecë dy kuti përpara. Ai nuk mund të shkojë prapa. Shkon vetëm përpara dhe godet gurin anash diagonal, por nuk shkon dot diagonal, kur ajo është e lirë. Përjashtim bën lëvizja e parë e tij, ku ai mund të shkojë dy kuti përpara. Edhe kur janë përballë njëri- tjetrit, ata nuk kërcënohen, sepse gjuajnë vetëm diagonal.

Kali

K

ali lëviz tri fusha në një drejtim, horizontalisht apo vertikalisht, dhe një fushë në një drejtim të

kundërt. Kali është e vetmja figurë e cila mund të kalojë mbi figurat tjera. Kali lëviz dy kuti përpara dhe një anash, duke formuar shkronjën “L”. Ai është i vetmi gur që mund të kapërcejë gurë të tjerë, për të vajtur në pozicionin e tij që duhet të jetë ose i lirë, ose me gur armik të cilin e nxjerr nga loja. Në qoftë se ky vend është i zënë nga një gur, me të njëjtën ngjyrë, kali nuk mund të qëndrojë aty. Ai është më pak i fuqishëm se kështjella, por i barabartë me oficerin (kali dhe oficeri quhen gurë të lehtë). Çdo lojtar nis linjë me dy kuaj të vendosur pranë kështjellës.

Oficeri

O

ficeri lëviz në katër drejtime diagonale dhe nuk e ka të kufizuar numrin e fushave. Oficeri ka të njëjtin rol si kali, të dy karakterizohen si gurë të lehtë. Çdo lojtar fillon lojën me dy oficerë, njërin e vendosin në katrorin e bardhë dhe tjetrin në katrorin e zi, të vendosur afër mbretit dhe mbretëreshës. Oficeri lëviz vetëm në katrorë më të njëjtën ngjyrë, ai i mbretëreshës quhet katror i zi dhe i mbretit katror i bardhë. Oficeri ka avantazhin se mund të shkojë deri në zona të largëta të fushës, ndryshe nga kali. Por ka dhe raste finale ku kali mund të jetë më i rëndësishëm se oficeri. Çifti i oficerëve ka mundësinë të mbulojë gjithë fushën, duke i dhënë lojtarit një avantazh vendimtar.

22


Kështjella

K

ështjella lëviz horizontalisht dhe vertikalisht. Ajo nuk e ka të kufizuar numrin e fushave. Kështjella është një nga gurët e lojës së shahut. Ajo është më pak e fuqishme se mbretëresha, por më e fuqishme se oficeri dhe kali (mbretëresha dhe kështjella quhen edhe gurë të rëndë). Çdo lojtar fillon lojën me dy kështjella në cepat e fushës. Kështjella lëviz në të gjitha drejtimet, horizontalisht dhe vertikalisht, sa katrorë të dojë, por nuk mund të kapërcejë gurin që i ndodhet përpara. Në rastin kur guri është armik, e largon atë nga loja dhe i zë vendin. Kështjellat preferojnë të ndjekin betejën nga rreshti i parë, ato kanë mundësi të kontrollojnë më mirë lojën dhe të rrezikojnë më shumë ushtarët armiq. Kështjellat janë gurë të rëndësishëm në finale, rrezikojnë dhe mbrojnë më mirë ushtarët, kur vendosen prapa tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse ushtarët mund të bëhen mbretëresha.

Mbretëresha

M

bretëresha lëviz në tetë drejtime dhe nuk e ka të kufizuar numrin e fushave. Mbretëresha (quhet ndryshe dhe Dama ose Renja) është guri më i fortë i lojës. Çdo lojtar fillon lojën me një mbretëreshë të vendosur pranë mbretit. Ka një karakteristikë në këtë lojë për mbretëreshën, pasi ajo vesh fustan në të njëjtën ngjyrë me këpucët, domethënë mbretëresha e zezë vendoset në katror të zi dhe mbretëresha e bardhë vendoset në katror të bardhë. Mbretëresha lëviz horizontalisht, diagonalisht apo vertikalisht, sa katrorë të dojë. Por ajo nuk mund të kapërcejë ushtarët apo gurët që i ndodhen përpara, sepse, kur guri është armik, e largon atë nga loja dhe i zë vendin.

Mbreti

M

breti është figura kryesore dhe lëviz në tetë drejtime nga një fushë. Ai lëviz vetëm një kuti, por në të gjitha drejtimet, nuk mund të shkojë në një kuti e cila është e zënë nga ushtarë më të njëjtën ngjyrë, por, nëse është gur armik, e heq nga loja dhe i zë vendin e tij. Gurët me të njëjtën ngjyrë, duhet të mbrojnë mbretin dhe nuk duhet ta lënë atë të rrezikohet nga armiku. Mbreti, së bashku me Kështjellën (Torrën), mund të bëjnë ndërrim vendi dhe këtë lëvizje e quajmë Roke (rokadë). Kur një lojtar kërcënon mbretin, thotë SHAH. Fëmijë, duhet ta mësoni këtë lojë, sepse, ashtu si ju treguam më lart, kjo lojë është shumë inteligjente dhe do t’ju mësojë shumë! 23


Hamide Sin

a

Ng a:

RUBRIKË E LIRË / TREGIM

Karafili i çobanit

I

shim shumë të emocionuar, sepse, bashkë me babain dhe vëllezërit e mi, do të vizitonim bjeshkët me lule shumëngjyrëshe, përgjatë tre ditëve. Do të shikonim lulet e shumëllojshme që ndodheshin në përralla. Në ditën e dytë dolëm herët në mëngjes, për ecje. Pamë dëllinjat, bredhat dhe manaferrat që ngjanin si gurë të çmuar. Dukeshin qartë nuancat e ngjyrës së gjelbër. Atë ditë rastisëm në një kasolle të vogël, të fshehur në pyll. Nga dera e hapur, dukej një dhomë me ngjyrë blu. Brenda sa gjendej një divan dhe një tavolinë e vogël, sipër së cilës kishte vëllime librash dhe një radio e vjetër. Papritur, nga brenda doli një burrë i moshuar. Ishte një eksplorues i natyrës që studionte llojet e luleve që ndodheshin në bjeshkët e bukura. Atë ditë dolëm në një tur hulumtues, bashkë me studiuesin e luleve, xhaxha Selimin. -Këtu ka shumë pemë shekullore. Ja ku është një dëllinjë! Të gjithë

24


bashkë, duke u mbajtur për dore, mundëm ta rrethonin pemën madhështore të dëllinjës. Xhaxha Selimi na tregoi në mes të barit, tufën e luleve elegante me ngjyrë manushaqeje dhe na tha: - Shikoni! Kjo lule e ka emrin shafran, ose ndryshe emërtohet si ‘ari i kuq’. Çdo lule, sipas llojit, ka nazet e veta. Ne, duke buzëqeshur, thamë: - Pse, kanë naze edhe lulet? - Patjetër që po, për shembull shafrani nuk i hap petalet natën dhe në kohë me vranësirë. - na tha xhaxha Selimi. Ai fotografonte të gjitha lulet dhe merrte shënime në fletore. Kishim ecur dhe ishim lodhur shumë, por xhaxha Selimi na tha: - Kemi akoma punë. Do të gjejmë zambakun rozë dhe ndoshta mund të rastisim në karafilin e çobanit.

Babai im e pyeti me kureshtje: - Çfarë veçorish ka kjo lloj luleje? - Ajo rritet nëpër shkëmbinj të thepisur. Mbyllet në vjeshtë dhe çel në pranverë. - ia ktheu ai. Në cepin e një shkëmbi të madh unë vura re një lule laralara, ngjyrë rozë të hapur, dhe iu drejtova me entuziazëm: -Xhaxha Selimi, shiko sa lule e bukur, mos vallë është zambaku rozë? Ai, i gëzuar, më tha: -Të lumtë, e gjete! Me të vërtetë që zambaku rozë është një lule shumë e veçantë. Allahu është Krijuesi i kësaj bukurie të pafund. Në këto bjeshkë ka dhënë begati të panumërta dhe të pakrahasueshme, në ngjyra dhe në forma të ndryshme. Teksa po ndaheshim nga xhaxha Selimi, i thashë: -Nuk rastisëm në karafilin e çobanit. -Ndoshta rastisim ndonjëherë tjetër. - shtoi ai. Rrugës, kur po ktheheshim nga bjeshkët, vëllai im i vogël, pasi u mendua gjatë, më pëshpëriti në vesh: -Me siguri që çobanët kanë parë shumë lule, ndoshta për këtë arsye, lulja ka marrë emrin karafili i çobanit.

25


ni

sm a

d Përzgjo

h i:

GJËEGJËZA

Z e jn e b O

Zu-zu-zu, zu-zu-zu, Shkon atje e shkon këtu, Punon ditë e punon natë, Na jep dyllë e na jep mjaltë.

Herë këndon e herë flet, Zë i saj të përshëndet, Të ndihmon kudo në punë, Është shok i lirë shumë.

Të gjithë sa shkojnë, Me këmbë e copëtojnë, Të gjithë sa vijnë, Me këmbë e grijnë.

Këmbët si çibuk, Shpinën si pambuk, Veshët si gomar, Ikën pa samar!

Muri jashtë jeshil, ushtarët e kuq, liderët e zinj.

26


ti Ho

g Përz

jod hi: Seide

UNË MUND TA BËJ

Si të bëni një bretkosë që kërcen së gjati Ndiqni këto këshilla dhe në fund do të keni një bretkosë e cila, pasi të jetë ushtruar pak, do të kërcejë 1 metër së gjati dhe rreth 30 centimetra së larti. Nxitni edhe miqtë tuaj të përgatisin një të tillë. Më pas, zhvilloni një garë ku mund të provoni se kush është më i miri.

Nga ndonjë kuti, prisni një copë kartoni të hollë, në formën e një katërkëndëshi kënd drejtë me brinjët 8x5 cm.

Palosni kartonin dhe shpaloseni përsëri, sipas diagonales AD dhe më pas, sipas diagonales BC, ashtu si në foto.

Më pas palosni dhe shpalosni kartonin, përgjatë vijës së ndërprerë në mes, e cila bashkon pikat E dhe F, si tregohet në figurë.

Shtypni pikën e qendrës ku priten tri palosjet. Pika e qendrës duhet të dalë sipër, nga brenda, jashtë.

nënkupton një shtypje të butë e jo një palosje të fortë). Bëni palosjen nga gjysma e trupit të bretkosës dhe më pas, përsëri paloseni në një të katërtën e trupit të saj.

Për ta bërë bretkosën të kërcejë së larti, shtypni nga pas dhe tërhiqeni gishtin me shpejtësi, duke e rrëshqitur, në mënyrë që bretkosa të shkëputet lart në ajër.

Bëni një palë Palosni dy pikat C Letra prej kartoni duhet të përfundojë në formën dhe D. si kjo figurë. Palosni e shkronjës nga sipër të dy Z (kjo këndet A dhe B, si tregohet këtu.

Palosni përsëri të gjitha palosjet, shtyni pikat E dhe F nga brenda dhe më pas, palosni pjesën e sipërme (A-B), deri te pikat C dhe D.

27


ak rama

Përzgjo

dh

i: Krenita H

TË GATUAJMË SËBASHKU

Sallatë frutash e shpejtë dhe e shijshme Përbërësit: » » » » » » »

2 mollë jeshile të prera në kubikë 1 pjepër i prerë në kubikë 1 gotë lëng ananasi 1/2 filxhan qershi 1/2 filxhan kos i thjeshtë 1/2 filxhan krem kokosi Pak kripë dhe mjaltë

Përgatitja:

Në një tas të madh shtoni copat e mollës, pjeprin, mjaltin, lëngun e ananasit, qershitë, kosin, kremin e kokosit dhe pak kripë. Më pas përziejeni të gjithë masën së bashku dhe shërbejani fëmijëve.

Sultjash Përbërësit: » » » »

28

1 lt qumësht 6 lugë sheqer 6 lugë oriz Vanilje dhe kanellë


Biskota për fëmijë Përbërësit: » » » » » » »

250 g miell i pastër Sheqer prej 70 g 1 lugë çaji pluhur pjekjeje 120 g gjalpë kub, i zbutur 1 vezë 1 lugë çaji ekstrakt vanilje 1 deri në 2 lugë qumësht, ose sipas nevojës

Përgatitja:

Në një tas përzieni miellin, sheqerin dhe pluhurin e pjekjes. Më pas shtoni gjalpin dhe përziejeni sërish, sa të bëhet një masë e plotë. Pasi edhe ky hap të ketë përfunduar, shtoni vezën dhe vaniljen. Përziejini të gjitha bashkë dhe pastaj filloni e jepuni formë biskotave me duar. P.s: Shtoni qumësht, vetëm nëse brumi i përgatitur ju del shumë i thatë. Ndërkohë ngrohni furrën më parë dhe, kur të keni përfunduar format e biskotave, vendosini në tepsi dhe futini në furrë për t’i pjekur. Pasi të jenë pjekur, mund t’i konsumoni.

Përgatitja:

» Orizin e vendosim në ujë dhe e lëmë të ziejë, derisa të bëhet si llaç (nuk duhet ta mbushni tenxheren me ujë, por vetëm dy gishta sipër orizit). » Ndërkohë vendosim qumështin në sobë dhe, kur ai të vlojë, hedhim orizin, sheqerin dhe vaniljen. E lëmë në zjarr, derisa të bëjë flluska. » Kur e shpërndajmë nëpër tasa, i hedhim kanellë dhe fruta të thata, sipas dëshirës. 29


Zekaj

ed

d Përzgjo

h i:

Abdusam

FAQE ZBAVITËSE

Ngjyrosni sipas shumës së përfituar!

30


Bashkoni numrat sipas rradhës, ngjyrosni figurën.

31


Ngjyrosni lulet e zambakëve, me ngjyra sipas dëshirës!

32


Ngjyrosni vizatimin

33


Ndihmoni bletën të marrë lulen

34


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Foto

Emri dhe mbiemri: ___________________________________ Shkolla – Klasa:

___________________________________

Ftesë abonimi Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.