REVISTË PËR FËMIJË, NR. 36, 2017
Afrika Flokarta dhe tri arinjtë
Pasqyra e Revistës: »» Faqe 4-8 Flokarta dhe tri arinjtë »» Faqe 22-23 Fjalë të urta për nënën »» Faqe 9-10 Vjershë »» Faqe 24-26 Unë mund ta bëj »» Faqe 11-12 Këshilla prindërimi »» Faqe 27-28 Të gatuajmë sëbashku! »» Faqe 13-14 Bëj mirë dhe hidhe në »» Faqe 29 Gjëegjëza det »» Faqe 30-36 Faqe zbavitëse »» Faqe 15-16 Shëndeti juaj »» Faqe 17-19 Afrika »» Faqe 20-21 Zëri i gjuetares së vogël
Rreth Revistës për fëmijë
“Foleza Jeshile”
Stafi:
Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’, është një revistë mujore për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në parashkollorë dhe në fillore. Revista “Foleza Jeshile’’ përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: - Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe. - Të mësojnë shprehi të reja në komunikim. - Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon. Kjo revistë ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave, kuiceve, kurioziteteve si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’.
Kryeredaktore: Arjeta Pelinku Zv/Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Krenita Hakrama Desing & Layout: Fabia Osmani Marketingu: Lubjana Saliaj Çelepija Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi
Rreth revistës për fëmijë “Foleza Jeshile”! Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. “Urtësia Revista “foleza jeshile’’, është një revistë mujore për është pronë e muslimanit, kudo që ta gjejë, ta marrë atë.” fëmijë. (Tirmidhiu, ilim, 19) Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në parashkollorë dhe në fillore. Revista “foleza jeshile’’ përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: - Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe. - Të mësojnë shprehi të reja në komunikim. - Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon.
Kjo revistë ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave, kuiceve, kurioziteteve si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar.
Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’.
“Urtësia është pronë e muslimanit, kudo që ta gjejë, ta marrë atë.” (Tirmidhiu, ilim, 19)
Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706
Pl um bi
Përzgjo
dh
PËRRALLA NGA BOTA
i: Armida
Flokarta dhe tri arinjtë
Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokarta. Një ditë,
megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. për një kohë të gjatë flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë mëparë dhe aty mendoi të kërkonte strehim. 4
Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tri arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebe. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karrige: e para ishte e madhe, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.
Të tri arinjtë kishin shkuar për të shëtitje dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tri tasa.Tasi i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër tasa iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda. - Sa mirë qenka! - tha ajo.
5
Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori tasin dhe e hëngri shpejt e shpejt supën e arushit të vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tri shtretër.
I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur dhe fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.
6
Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë shëtitja ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ari, me zërin e vet kumbues e të trashë. - Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë. - Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arushi i vogël me zë të hollë. Pastaj ata hodhën sytë në tasat e tyre.
- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu. - Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha. - Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë. - Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tri arinjtë.
Baba ariu vrapoi për tek shtrati i tij. - Dikush është shtrirë në shtratin tim! - bërtiti përsëri ai. Nënë arusha vrapoi tek shtrati mesatar. - Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë. 7
Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte: - Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është! Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tri arinjtë, që po e vështronin me inat.
Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dhe shpëtoi, duke u futur në pyll.
Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pritën Flokartën me lotë gëzimi.
Pas kësaj, vajza me flokë të arta u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.
8
at
a Ng
:B
i
VJERSHË ujar Ferh
Në Mekë, pranë Qabesë Në Mekë, pranë Qabesë do të shkoj një ditë, në zbatim të fesë që shpirt, trup më rrit. Ti këndoj ajetet varg e varg me rradhë siç më kërkon feja, të jem faqebardhë.
9
Të jem faqebardhë siç e do detyra, xhenet të jetë shpirti qelibar fytyra. Në Mekë, pranë Qabesë sot vogëlush ëndërroj, po nesër do rritem dhe atje do shkoj.
10
s e ni Hy
Përzgjo
dh
KËSHILLA PRINDËRIMI
i: Afërdita
Këshilla Prindërimi Përpiqu që fëmija yt të jetë: me besim të drejtë, ibadet të drejtë, i kulturuar, me moral të lartë, trup të fuqishëm, i dobishëm për të tjerët, që kujdeset për kohën e vet. Është e mundur që je i varfër materialisht dhe fëmijës tënd nuk je në gjendje t’i sigurosh ushqim dhe veshmbathje, por është e pamundur të jesh i varfër në edukatë dhe këtë të mos ia ofrosh fëmijës! Me cilin je, i tillë je, njeriu është në fe të mikut të vet: “prandaj fëmijën tënd udhëzoje që t’i zgjedhë shokët më të mirë”! Shfrytëzoje çdo situatë, posaçërisht gabimin e fëmijës tënd për edukim dhe korrigjim të tij! Kur fëmija gabon, korrigjoje me të mirë, kurrsesi me dashakeqësi! Mos bën dallim në raport ndaj fëmijëve tuaj, posaçërisht kur është fjala për gjëra materiale! Mos i bërtit fëmijës kur pyet, edhe nëse e tepron me këtë! Mos nënçmo asgjë tek fëmija yt, idetë dhe shprehitë e tij! Kujdesu për jetën sportive të fëmijës tënd, posaçërisht atë kolektiv sepse kjo është fitim i përvojës dhe miqësive, plotësim të dëshirave dhe pjesëmarrje me pasion! 11
Nëse i plotëson të gjitha nevojat e fëmijës, por nuk e angazhon me asnjë detyrë, tek ai do të nxitet egoizmi dhe narcisoizmi, si dhe lidhja e fuqishme për ty. Por nëse i plotëson nevojat e tij dhe e angazhon me një detyrë, do të krijosh baraspeshë dhe respektin e detyrave dhe të drejtave. Dhe nëse i plotëson nevojat e tij, por e angazhon me detyra të rënda, tek ai do të ngjallësh ndjenjën e nënshtrimit dhe poshtërimit! Krijo lidhje në mes fëmijës, islamit, principit dhe mos i lidh për personalitetin tënd! Përndryshe nëse futesh në ndonjë gabim nuk do ta akuzoj islamin apo principin për këtë. Kujdesi i tepruar dhe llastimi i fëmijës krijon tek ai egoizëm dhe personalitet të dobët, gjersa kujdesi i tepruar me dominim krijon tek fëmija frikë dhe mungesë të vetëbesimit, rënie në dilema, tendosje dhe turpërim.Tek fëmija lind injorimi,nënçmimi i vetvetes dhe urrejtje ndaj njerëzve. Ruaju mirë nga kujdesi i tepruar dhe ashpërsia e tepruar. Kurrë mos e këshillo dhe mos e udhëzo fëmijën para dikujt! Mos trego frikë para fëmijës, posaçërisht jo frikë nga errësira ose nga kafshët!
Ki vëmendjen! Fëmija të shikon dhe përpiqet të të imitojë në gjithçka: në ecje, mënyrën e të ndenjurit, të folurit etj. Prandaj zgjidh për vete një pamje të mirë të cilën fëmija do ta shikojë për vete!
12
h
i sm an
Përkt
eu
TREGIM
: Zejneb O
t e D ë N e Bëj Mirë Dhe Hidh Pasdite dolëm me mamin për të blerë ushqime në dyqan. Pasi blemë ushqimet dhe ndërkohë që prisnim rradhën tek kasa, një xhaxhi përpara nesh po kalonte ushqimet e veta. Qeset i kishte plot me fruta dhe perime. Në kohën që po kalonte qesen me portokalle, ajo i bie nga dora dhe gjithë portokallet ranë në dysheme. Xhaxhi filloi t’i mblidhte me vrull. Unë në atë moment i thash mos u mërzit xhaxhi se ju ndihmoj unë. Dhe u ula ta ndihmoja, t’i mblidhte shpejt. Portokallin e fundit që mora në dysheme ja zgjata xhaxhit të moshuar duke buzëqeshur; por ai ma mori portokallin nga dora dhe e futi në qese pa më parë fare në fytyrë. Fytyra ime nga e buzëqeshur për një moment u var. Nuk e prisja një sjellje të tillë përballë ndihmës sime. U habita dhe u mërzita pak. Unë hodha shikimin nga mami. Ajo e kishte kuptuar atë që po ndjeja unë.
13
Deri më sot kisha ndihmuar shumë të rritur, por ishte hera e parë që përballesha me një sjellje të tillë. Kur dolëm nga dyqani e pyeta mamin: “Mami, përse atij xhaxhit nuk i pëlqeu ndihma që i ofrova unë? Mos kam bër diçka gabim?” Jo, bir, më tha mami. “Fakti që ti i ndihmove të mblidhte portokallet ishte një sjellje e duhur dhe e mirë. Por një fjalë e urtë thotë: “Bëj mirë dhe hidhe në det, nëse nuk e di peshku ta di Zoti.” Ndonjëherë njeriu nuk e di për mirësinë që i bëhet; por, Allahu I di dhe i sheh të gjithë të mirat që ne bëjmë. Kjo është ajo që ka rëndësi për ne…”
14
ni sm a
at Përg
iti:
SHËNDETI JUAJ
Zejneb O
Edhe në errësirë po të fshiheni dielli do t’ju gjejë Si të mbrohemi nga dielli? Gjatë muajve të verës, rrezet e diellit mund t’i shkaktojnë lëkurës: njolla, tharje dhe të çara. Ndonjëherë njollat mund të mos na dalin menjëherë, por shfaqen edhe kur të plakemi. Por për të mbrojtur lëkurën tonë nga rrezet e diellit nuk është shumë e veshtirë. Duhet të bëjmë kujdes për kohën kur dalim në diell, mund të përgatisim vaj në kushte shtëpie ose të mblejmë një krem mbrojtës lëkure. Pra është e mundur të mbrojmë lëkurën tonë. Koha më e papërshtatshme për të dalë në diell është mesi i drekës nga ora 12 deri në 2. Ky është orari ku dielli është më fortë. Vetëm nëse nuk jeni të detyruar, përndryshe duhet të shmangni daljen jashtë gjatë këtij orari. Dhe nëse dilni duhet të merrni masa.
E + C
Gjëja tjetër që duhet të bëni është të përdorni krem mbrojtës dhe me të, ta lyeni dyfish lëkurën, në mënyrë që të keni rezultate më të mira. Mundohuni që kremi të ketë brenda vitaminë E dhe C. Edhe ngjyra e rrobave që vishni gjatë verës është e rëndësishme. Nëse vishni rroba me ngjyrë të errët, rrezet e diellit do thithen më shumë nga bluzja dhe ju do ndjeni vapë. Prandaj gjithmonë zgjidhni rroba me ngjyra të bardha ose të ndezura.
15
Si mbrohet lëkura nga njollat e diellit?
Duke menduar për lëkurën tuaj vini një kapele të madhe dhe syze. Në këtë mënyrë e mbroni fytyrën nga rrezet e diellit. Një shok i mirë i lëkurës është edhe vaji ullirit i cili e mbron dhe nuk e le të thahet. Dielli mund të shkaktojë dëme të ndryshme në trupin e njeriut. Ndër to janë njollat kafe që shfaqen pulla pulla në trup.
Këto njolla shfaqen më shumë tek fëmijët që kanë qëndruar në diell më shumë sesa duhet. Rreziku është më i madh tek ata fëmijë që kanë lëkurë shumë të bardhë. Kur vjen vera të gjithë ne qëndrojmë me orë të tëra në diell, por kjo i mundëson diellit të rrudhë dhe të dëmtojë lëkurën. Duhet të tregojnë kujdes ata që kanë lëkurë të bardhë, që janë bjondë dhe kanë lëkurë delikate. Kam besim që këshillat që ju dhashë do të jenë të dobishme për ju lexues të 16 vegjël. Gjatë pushimeve tuaja lexoni sa më shumë libra, shijojeni detin, rërën dhe diellin. Kaloni bukur me familjet tuaja dhe shoqërinë. Pushoni mire dhe përgatituni për Shtatorin, muajin ku fillon shkolla dhe mësimet.
kra ma
it Përgat
i: K
a renita H
BOTA E FËMIJËVE
Afrika Mirë se vini në Afrikë - kontinenti i dytë më i madh në botë. Afrika gjithashtu zë vendin e dytë për nga numri i popullsisë. Afrika është një nga vendet më të larmishme në planetin tonë me një shumëllojshmëri të gjerë të terrenit, kafshëve të egra dhe klimës. Pika më e lartë në Afrikë është Mali Kilimanxharo në Tanzani, 5895 metra i lartë. Pika më e ulët është Liqeni Asal në Xhibuti, 153 metra nën nivelin e detit. Vendi më i madh në Afrikë është Algjeria, më i vogli është Sejshelles. Vendi më i populluar është Nigeria. Liqeni më i madh në Afrikë është liqeni Viktoria dhe lumi më i gjatë është lumi i Nilit, i cili është gjithashtu lumi më i gjatë në botë. Afrika është e pasur me kafshë të egra, të ndryshme duke përfshirë elefantët, luanët, majmunët (çita), vula, gjirafat, gorillat, krokodilat dhe hipopotamët. Kafsha më e madhe në botë është elefanti afrikan. Kafsha më e lartë në botë, që jeton në Afrikë, është gjirafa. Afrika është shtëpia e zvarranikut më të mëdh në botë, krokodili i Nilit. 17
Edhe pse luanët njihen si «Mbretërit e xhunglës» ata nuk jetojnë fare aty. Ata zakonisht jetojnë në hapësira të gjera, të fushave të kullotave dhe savanës. Ndonjëherë ata mund të jetojnë në shkurre ose në pyje, varësisht se ku mund të gjejnë prenë e tyre. Gjuhët afrikane janë të ndryshme, me më shumë se 1000 gjuhë të folura në të gjithë kontinentin. Afrika mbulon rreth 30.2 milion kilometra katror tokë. Kjo është 6% e sipërfaqes totale të Tokës dhe 20.4% e sipërfaqes totale të tokës në planet Afrika u kolonizua nga vendet europiane në fund të viteve 1800. Kjo çoi në disa luftëra për pavarësi. Sot, të gjitha vendet në Afrikë janë të pavarura, megjithatë kontinenti vazhdon të durojë luftërat dhe konfliktet. Afrika është kontinenti më i varfër në botë. Shumë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ata nuk kanë ujë të pastër, energji elektrike si edhe shërbim mjekësor. Të gjithë fëmijëve u lejohet të shkojnë në shkollë, por mungesa e fondeve, mungesa e objekteve dhe nevojat e familjes, bëjnë që fëmijët të mos shkojnë në shkollë.
18
Artet dhe zanatet afrikane gjithashtu përfshijnë skulptura, piktura, qeramikë, kapele dhe veshje. Disa kultura afrikane kanë vendosur gjithmonë theksin në pamjen personale dhe bizhuteri, ndaj ajo ka mbetur një aksesor i rëndësishëm personal.
Afrika ka një traditë të pasur të artit dhe artizanatit. Artet dhe zanatet afrikane gjejnë shprehje në një shumëllojshmëri të artikujve prej druri, prej bronzi dhe vepra arti prej lëkure.
A e dini?
? ? ? ?
Afrika dhe Europa janë të ndara nga më pak se 9 milje në ngushticën e Gjibraltarit, e cila ndan Spanjën nga Maroku. Timbuktu, Mali është shtëpia e një prej universiteteve më të vjetra në botë. Bretkosa më e madhe e botës gjendet në Guinen Ekuatoriale dhe Kamerun. Etiopia është vendi i vetëm afrikan me alfabetin e vet. 19
h
sm a ni
t Përk
eu
TREGIM
: Zejneb O
Zëri i gjuetares së vogël Ishte një mëngjes vere me diell. Lejla, kishte dalë shëtitje në oborrin
plot me lule të shtëpisë. Ec e ec arriti pranë pemës me mollë dhe u ul nën hijen e saj. Pas një kohe të shkurtër u dëgjua zëri i pemës: “Përse nuk luan me shoqet?” “Do shkoj të luaj, por më parë doja të pushoja nën hijen tënde.”- I tha vajza e vogël. Pema u habit: “Unë kam provuar t’u flas shumë fëmijëve, por askush s’më ka dëgjuar. Ata e shohin sa pemë e bukur dhe e madhe që jam, sa mollë të lëngshme dhe të shijshme që kam, i hanë mollët e mia, luajnë nën hijen time dhe pushojnë nën të, por zërin nuk ma dëgjojnë. Me të vërtetë po çuditem si ke arritur ti të më dëgjosh?” “Unë munda të të dëgjoj sepse jam një gjuetare zërash. Nga momenti që sytë e mi kanë filluar të shohin vetëm errësirë, pra jam e verbër, atëherë unë kam filluar të dëgjoj zërat me më shumë vëmendje, unë mundohem të kap të gjithë zërat. Unë nuk të dëgjoj vetëm ty, por edhe cicërimat e zogjve, mjaullimat e maceve, boritë e makinave që kalojnë matanë portës, si dhe mund të dëgjoj të qeshurat e fëmijëve në oborrin tjetër. Të gjithë zërat që kap, mundohem t’i ruaj në mendjen time. Pastaj këta zëra më tregojnë rrugën, janë dritë në botën time të errët.” “Ti je shumë ndryshe nga fëmijët tjerë që kam takuar!”- I tha pema. “Në fakt unë jam ndryshe pasi nuk e shoh botën me ngjyra si fëmijët e tjerë. Përreth ka shumë zëra që më pëlqen shumë t’i gjuaj!”- tha vajza e vogël dhe vazhdoi të fliste: “Fakti që ti si pemë arrin të më shikosh mua, dhe që unë të dëgjoj është shumë interesante!” “Ke të drejtë!- I tha pema dhe buzëqeshi.
20
Në atë moment kalon edhe një zog duke përplasur krahët. “Ja tani e zura edhe një zë! – tha Lejla duke kthyer kokën drejt qiellit andej nga vinte zhurma e përplasjes së krahëve të zogut. Zogu fluturoi lart. Dhe Lejla hapi krahët, sikur të donte të përqafonte qiellin dhe i dërgoi selam zogut që fluturoi: “Selam zog i vogël! Mund të dëgjoj! Mund të eci! Mund të ndjej! Nuk ka problem nëse nuk shikoj,i tejkaloj pengesat!” Zogu i vogël u duk sikur e mori selamin, pasi shpejtoi krahët për të shkuar në fusha tjera, dhe për tua përcjellë selamin fëmijëve tjerë të vegjël.
21
Pl umbi
jo Përzg
dh
DISA FJALË TË URTA
i: Armida
Nëna është si jeta, nuk përsëritet dy herë! E pyetën Profetin (Paqja e Zotit qoftë mbi të!): “O i Dërguari i Allahut! Kujt t`i bëj bamirësi?” Tha: “Nënës tënde.” I thashë: “Kujt t`i bëj bamirësi?” Tha: “Nënës tënde.” I thashë: “Kujt t`i bëj bamirësi?” Tha: “Nënës tënde.” I thashë: “Kujt t`i bëj bamirësi?” Tha: “Babait tënd, pastaj atë që ke të afërt e kështu me radhë” (Hadith)
“Nëna është drita e shtëpisë.” (Shqipet) “Nëna, qoftë edhe e keqe, është gjithmonë nënë.” (Bethoveni) “Vetëm diçka është më e bukur dhe më e mirë se femra në botë, kjo është nëna.” (Shefeti) “Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errëta.” (Haki Stërmilli)
22
“Mashkulli ka të sigurt vetëm një dashuri – dashurinë e nënës.” (Berne) “Fati i ardhshëm i fëmijës çdo herë është vepër e nënës.” (Bonaparti)
“Nëna te fëmija, zakonisht, puth më shumë veten se fëmijën.” (Niçe) “Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heronj.” (Gorki) “Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.” (Angleze) “Nëna në sytë e fëmijës nuk është grua, por pishë e ndezur fanar.” (Tarketi) “E tërë ajo që është e bukur tek njeriu është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës, dhe kjo na mbush me dashuri, për jetë.” (Gorki)
23
rama
ak
Përzgjod
h i:
UNË MUND TA BËJ
Krenita H
TË LUASH ME ZJARRIN EKSPERIMENTI (MOSHAT 5+, ME NDIHMËN E PRINDËRVE)
Ju duhen: - Disa shkrepëse - Një qiri - Një gotë - Një pjatë apo enë tjetër e ngjashme - Ujë - Ngjyrë uji. Qëllimi i këtij eksperimenti është që fëmija të mësojë se zjarri nuk mund të digjet pa oksigjen, dhe se heqja e oksigjenit mund ta shuajë zjarrin. Fillimisht ndizni një qiri dhe ngjiteni në pjatë apo në enën që keni zgjedhur. Shihni se si qiriu digjet dhe ç›formë ka flaka e tij. Përveç lëndës djegëse që është vetë qiriu, për të mbajtur flakën i duhet oksigjen dhe nxehtësi. Po t›i hiqni njërën, flaka do shuhet. Filloni duke i hequr oksigjenin. Mbi qiriun e ndezur përmbysni një gotë. Nëse gota përputhet me enën, qiriu do të fiket shumë shpejt. Ka mundësi që gota të mos takohet plotësisht me pjatën. Për ta zgjidhur këtë problem, hidhni në pjatë pak ujë dhe pak ngjyrë për më lehtë ujin. Bëni kujdes të mos e lagni qiriun. Pastaj, përmbysni gotën mbi qiriun. Shumë shpejt, qiriu do fiket. Kjo ndodhë sepse qiriu e ka përdorur gjithë oksigjenin që ndodhej brenda gotës. Meqë nuk i ka mbetur më oksigjen, pjesët e molekulave të avullit të qiriut, nuk kanë me çfarë të bashkohen. Pa atë bashkim, nuk krijohet më nxehtësi dhe qiriu fiket. Gjatë eksperimentit ka ndodhur edhe diçka tjetër. Shihni me kujdes në fund të gotës. Do të vini re se pak ujë është futur brenda në gotë. Kjo ka ndodhur për shkak se flaka ka djegur gjithë oksigjenin dhe oksigjen nga ajri nuk futet dot brenda për shkak se e pengon uji. Por, ajri shtyn ujin dhe uji futet ne gotë dhe zë vendin e oksigjenit të shpenzuar.
24
Qiriu nuk ndizet vetvetiu, pa shkrepësen që ti sjelli nxehtësi. Tani, hiqini nxehtësinë. Ndizeni prapë qiriun. Mbusheni gotën me pak ujë dhe zbrazeni mbi qiriun. Do të vini re se qiriu do fiket. Kjo ndodhë sepse uji ia ka larguar nxehtësinë për të cilën ka nevojë.
FORMIMI I SHIUT EKSPERIMENTI (MOSHAT 2+, ME NDIHMËN E PRINDËRVE)
Dukuritë natyrore janë gjithmonë të bukura dhe janë tema për të cilat pyetjet lindin shumë herët. Për të ndihmuar me shpjegimin e shiut, do t’ju paraqesim një mënyrë interesante të cilat do të zgjojnë interesin te fëmijët dhe do t’i ndihmojnë të kuptojnë pse dhe si bie shiu.
Ju duhen: -
Një gotë Ujë Krem rroje Ngjyrë ushqimore.
Fillimisht mbushni gotën me ujë. Mbi të vini pak krem rroje, mjaftueshëm për të mbuluar sipërfaqen e ujit. Për fëmijën, kjo do të duket sikur uji është atmosfera dhe shkuma janë retë. Mbi shkumën hidhni disa pika ngjyre ushqimi dhe shihni se si ato kalojnë përmes shkumës dhe fillojnë të përhapen në ujë. Kjo do të paraqesë shiun. Nëse fëmijët e kanë të vështirë ta bëjnë lidhjen e reve me shkumën dhe ngjyrës me shiun, provoni ta bëni eksperimentin jashtë, duke ua treguar retë dhe duke ua shpjeguar me fjalë të cilat i dinë.
25
VEZA LUNDRUESE EKSPERIMENTI (MOSHAT 2+, ME NDIHMËN E PRINDËRVE)
Ju duhen: - Dy vezë - Dy gota ujë - Pak kripë.
Eksperimenti: Me kujdes e vendosni një vezë në një gotë të mbushur me ujë dhe do të shihni që veza do të fundoset në thellësinë e gotës.
Pastaj, derdhni pak ujë të nxehtë në gotën e dytë dhe hidhni 4-5 lugë gjelle të mbushur me kripë në të. Ky truk do të funksionojë më mirë nëse pritni derisa të ftohet uji. Pastaj, pasi të jetë ftohur uji e vendosni vezën e dytë. Do të shihni që në gotën e dytë, veza do të lundrojë mbi sipërfaqe në vend se të fundoset në thellësi të gotës.
Shpjegimi: Çelësi këtu është densiteti i molekulave që i bën veza dhe uji. Densiteti mesatar i një veze është shumë më i madh se ai i ujit, prandaj uji e fundos atë. Mirëpo, densiteti i ujit me kripë është shumë më i lartë se i vezës, prandaj veza nuk fundoset.
26
rama
: Kr
ak
Përzgjod
hi
TË GATUAJMË SËBASHKU
enita H
Gjellë e shijshme… dhe fëmija juaj nuk do t’i thotë jo drekës
Përbërësit: 6 salçiçe 1 kokërr qepë e vogël 1 karrotë 1 kokërr patate 1 lugë gjelle salcë domate 2 gota uji 1 filxhan çaji me bizele 1 lugë vaj për skuqje
Përgatitja: Ngrohni vajin në një tigan dhe pasi t’i keni prerë salçiçet në forma të rrumbullakëta, skuqini në të për 6-8 min. Pasi të ketë përfunduar ky proçes, hiqini salçiçet dhe vendosini mbi një letër thithëse kuzhine që t’u ikë yndyra. Me vajin e mbetur skuqni qepën, karrotën, bizelen dhe patatet të prera në kubikë, për disa minuta. Më pas shtoni dhe salcën e domates. Lërini edhe për disa minuta të tjera në zjarr. Pastaj shtoni ujin, salçiçet dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejn sëbashku për rreth 15 minuta. Këtë përgatitje fëmijët do ta shijonin më shumë nëse do t’i shtonit edhe pilafin në servirje.
27
Smoothy me kos dhe fruta Përbërësit e kësaj pije janë: 2 gota qumësht pa yndyrë kos pa yndyrë në shije vanilje, nëse nuk e gjeni dot me ketë shije hidhini kosit pak vanilje pluhur 1/2 filxhan çaji me lëng ananasi dhe portokalli 2 gota luleshtrydhe 1 banane
Përgatitja: Kalojini të gjithë përbërësit në blender dhe shërbejeni menjëherë.
Tost me formë arushi Një mëngjes i shijshëm dhe i bukur për vogëlushët tuaj. Është super i lehtë dhe sigurisht duhet t’i përgatisni më fëmijët tuaj!
1. Përbërësit për një fëmijë: 2 feta bukë 2 lugë gjelle çokokrem 1 banane 6 kokrra rrush të thatë Përgatitja: Fillimisht thekim bukën në tostjere. Më pas më një thikë plastike lyeni fetat e bukës me çokokrem. Pastaj pritni bananen në forma të rrumbullakta dhe vendosini si në figure (për veshët dhe hundën. Në përfundim, shtoni rrushin e thatë, për secilin sy të arushit dhe një në qendër të hundës së tij. 28 Ju bëftë mirë vogëlushë!
lumbi aP
hi: Armid
top, Në fillim më bëjnë me një shkop pastaj më shtypin di, dhe pastaj si për çu psi. e shoh veten në te (Byreku)
jetë dega, Një lis me dymbëdh gjashtë të buta, gjashtë të egra... (Muajt e vitit)
, Zu-zu-zu, zu-zu-zu këtu. shkon atje e shkon natë, Punon ditë e punon p mjaltë. na jep dyllë e na je (Bleta)
bullake. Jam e vogël, rrum r merake. Jam e shijshme pë anverë, Piqem herët në pr m erë. jam e kuqe, nuk ka njerëzia. Më pëlqen e gjithë ha fëmija. Por më shumë më m? A e dini se kush ja (Qershia)
? ? ? ?
rrumbullak, Porsi lëmsh është rk, mot e jetë sillet qa vjen, pa benzinë shkon e e ndjen, kur lëviz askush s› egohet, është plakë sa s›tr ankohet... por nuk lodhet as (Toka)
g Përz
jo d
GJËEGJËZA
29
Os mani
j Përzg
od
hi: Zejneb
30
FAQE ZBAVITËSE
Gjeni 7 ndryshimet
Lidh figurën me hijen përkatëse!
31
Ngjyros mollët sipas numrit përkatës.
32
Ndihmoju bletëve të gjejnë rrugën e tyre për te kosheret.
33
7
9 Plotëso kutitë bosh në mënyrë që mbledhja të dalë e saktë.
9
5
9 34
5
7
Ngjyros foton sipas dëshirës.
35
36