Revista "Foleza Jeshile", Nr. 40

Page 1

REVISTË PËR FËMIJË, NR. 40, 2017

“ Koko”

Pse - të e pinguinit

Hartimi dhe dëbora

Alaska

Ariu polar


Rreth Revistës për fëmijë

“Foleza Jeshile”

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’ është një revistë periodike për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore. Kjo revistë përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: • Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe; • Të mësojnë shprehi të reja në komunikim; • Të frymëzojmë të vegjëlit të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshmene zhvillojmë.

Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv:

Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhedashurie. Nëpërmjet rubrikave “Mozaik” dhe ‘’Lojëra shpejtësie’’, ne synojmë të nxisim zhvillimin intelektual të lexuesve tanë të vegjël. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën “Foleza Jeshile’’.

Stafi: Kryeredaktore: Arjeta Pelinku Zv/Kryeredaktore: Zejneb Zekaj Redaktore: Krenita Hakrama Desing & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi Korrespondentë:: Tiranë: Aferdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti

Adresa:

Rruga: “Ali Demi”, Tiranë P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail:rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706

2


Pasqyra e Revistës: 4-5 6-7 8-10 11-12 13-15 16-17 18-20 21-23 24-25 28 29-31 32-33 34-38

“Hartimi dhe dëbora” “Mandarina” “Alaska” “Rëndësia e gjyshërve në familje” “Ushtari trim prej plumbi” Pse-të e pinguinit “Koko” Syri “Ariu polar” Basketbolli Gjëegjëza Unë mund ta bëj Të gatuajmë sëbashku Faqe zbavitëse

3


Plu m bi

j Përzg

od

VJERSHË

hi: Armida

Hartimi dhe dëbora Ja zilja ra, kemi hartim. Sa gjallëri, dhe frymëzim. Por për çudi, shikoj nga jashtë, një zog na fton, çukit në xham... Bora e parë, pemët mbuloi. çudi më parë si nuk e pamë. I vogli zog shpejt fluturoi, t’i shkojmë nga pas, me gaz na fton.

4

Ja po ulet mbi oborr, lehtë-lehtë kjo dëborë, Oh sa na gëzon, dhe si zogj na fton. Ja të qeshur ne vrapuam, pamë mimozat, qenë mbuluar. Oh, sa u çuditëm, zemrat na trokitën.


Ja të qeshur lozim ne si fëmijë gjuaj unë me borë gjuan ti, shpejt harruam se ne kishim hartim. Ej ti shok, pse gjuan kaq fort?

Ja zilja ra, sa shpejt mbaroi kjo orë me sy të qeshur ne mësuesen shikojmë. Dhe si fëmijë, qëndrojmë të shpërndarë në oborr, Nuk kemi faj.... Fajin e ka kjo borë. Autore: Laureta Çuku

5


rama ak

at Përg

iti: K

FRUTI IM

renita H

Mandarina

M

andarinat janë si portokallet, të pasura me vitamina A, B dhe C. Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme. Ato janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.

Disa nga vlerat e mandarinës: • Mandarina është e mbushur me antioksidantë. • Vitamina C është e dobishme në luftimin e ftohjes dhe sigurimin e funksionimit të duhur të sistemit imunitar. Mandarinat përmbajnë vetitë mikrobiale që parandalojnë funksionet bakteriale. • Përveç kësaj, ato parandalojnë çrregullimet e sistemit të tretjes. • Mandarina është agjent për pastrimin e gjakut pasi ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi. 6


• Po kështu prania e kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frutë aleat për mbrojtjen e kockave. • Mandarina është frut i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. • Me konsumimin e këtij fruit, trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3. • Mandarinat janë të pasura me fibra. • Përveç këtyre vitaminave dhe mineraleve, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, ç’ka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Fëmijë të dashur, mandarina ashtu si çdo frut tjetër është shumë e mirë për ju dhe ka vlera të larta ushqyese. Ju duhet t’i konsumoni mandarinat dhe të gjitha frutat e tjera, sepse ato ju zbukurojnë fytyrën dhe trupin si edhe ju forcojnë sisitemin imunitar.

7


ot i

P

un

BOTA E FËMIJËVE oi: Seide H

Alaska

A

laska është një shtet i SHBA-së që ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës. Amerikanët e quajtën Alaskën kutia e akullit sepse ky shtet është thuajse i tëri i mbuluar me borë. Gjithashtu quhet edhe “Fronti i fundit”, sepse aventurat ekstreme dhe eksperiencat janë pjesë e jetës së përditshme në Alaskë. Të ecësh mbi akullnaja dhe të jesh përballë arinjve konsiderohet “normale” atje. 8


Të dhënat e përgjithshme të shtetit të Alaskës: Alaska është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga sipërfaqja. Është i treti për nga populluariteti dhe është shteti me dendësinë më të vogël të popullsisë nga 50 shtetet e SHBA-së. Kryeqyteti i këtij shteti është Juneau. Ekonomia e Alaskës mbizotërohet kryesisht nga peshkimi. Turizmi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Në Alaskë mund të gjejmë kafshë nga më të ndryshmet si: ariu polar, ujku, foka, dreri, balena, etj. Që nga pamjet e maleve dhe bjeshkët e bukura, deri te liqenet dhe lumenjt që kanë një bukuri përrallore, me kafshët që ndoshta disa prej tyre vetëm në Alaskë i gjeni, është vend i mrekullueshëm për një pushim të bukur dhe me eksperienca nga më të ndryshmet.

Melodi

Melodi është një vajzë 12-vjeçare e cila jeton në Alaskë. Ajo na tregon ndjesinë se si është të ecësh mbi akullnajën Metanuska, një ndjesi e pa harruar. “Akullnaja ka plot gryka (lugina) që rrjedhin nën akull, dhe në akull gjenden qindra e mijëra shkëmbinj të ngjyrosur.” Akullnaja Metanuska është 27 milje e gjatë dhe 4 milje e gjerë, kjo e bën atë akullnajën më të madhe në Amerikë në të cilën mund të kalosh edhe me makinë. Alaska ka 616 emërtime zyrtare të akullnajave brenda kufijve të saj dhe 100.000 akullnaja të pa emërtuara brenda shtetit. 9


Beni Beni është një djalë 8 vjeçar, i cili ka vizituar vetë Ishullin Kodiak. Kodiak është një ishull i madh përgjatë bregdetit jugor të Alaskës. Është ishulli i dytë më i madh i Shteteve të Bashkuara, pas Ishullit të Madh të Hauait. Beni mori një Aeroplan notues në mënyrë që të vizitonte arinjtë e famshëm Kodiak. Arinjtë Kodiak janë arinjtë më të mëdhenj në botë, ku anjtë e rritur meshkuj arrijnë deri në 453 kilogramë.

“Ne pamë 7 arinj, ku ishin 2 nëna dhe secila kishte nga një këlysh, sëbashku me një arushe femër. Ne u afruam shumë me arinjtë, 30 metra larg, pa asnjë gardh mes nesh.” Thotë Beni. Beni dhe motra e tij binjake, Ajla, panë balenat të cilat dilnin në sipërfaqe dhe pranë tyre zhvilloheshin gara me qentë e slitës të cilët përshkojnë 1,150 milje përreth shtetit të Alaskës. 10


ran

Përg

du

a ti ti: Hasije Er

PËR NJË EDUKATË TË MIRË

Rëndësia e gjyshërve në familje

F

amilja është pasuria më e shtrenjtë dhe kalaja më e mbrojtur për të gjithë ne. Ata janë dhurata më e bukur, sofra e dashurisë. Njerëzit më të dashur. Vlerën e saj ndoshta më mirë e kuptojnë ata që nuk e kanë atë. Prandaj duhet t’ia dimë vlerën, t’i respektojmë e duam prindërit, motrat e vëllezërit dhe sidomos gjyshërit tanë. Ata e kanë kaluar gjithë jetën plot me mundime. Janë përpjekur për t’i rritur dhe edukuar më së miri prindërit tanë. Dhe tani na e zbukurojnë jetën me dashurinë dhe mëshirën që na dhurojnë. Ndoshta asgjë nuk na shijon më tepër se sheqerkat që gjyshja shpeshherë na jep fshehurazi. Apo kur na fton ta shoqërojmë në shëtitjet e udhëtimet që bën. Asnjë histori nuk është më e bukur se ajo që tregon gjyshi nga

përjetimet e tij. Asnjë këshillë nuk është më e sinqertë se fjalët e arta që rrjedhin si mjaltë nga goja e këtyre njerëzve të urtë. Gjyshërit janë shumë të çmuar. Janë një lumturi më tepër, për çdo familje. Ata janë burim mirësie dhe mbarësie. Për këto dhe shumë arsye ne duhet t’i vlerësojmë duke u treguar dashurinë dhe respektin që meritojnë. Nuk duhet harruar se ata pas një jete të gjatë me plot vuajtje, mundime dhe sprova tashmë janë bërë shumë të ndjeshëm dhe zemra e tyre shumë e brishtë. Le t'ua zbukurojmë vitet e fundit të jetës. Le t'ua shpërblejmë dashurinë dhe përkushtimin ndaj nesh. Këtë mund ta arrijmë vetëm duke i kujtuar vetes disa "rregulla" të rëndësishme. Si fillim duhet të bëjmë kujdes me mënyrën se si komunikojmë me ta. Do t’i lumturonim pa masë nëse do t’u drejtoheshim me fjalë përkëdhelëse. 11


Duhet ta kemi gjithmonë parasysh se ata duan më të mirën për ne, prandaj këshillat e tyre duhet t’i dëgjojmë me vëmendje, pa i ndërprerë, pa i kundërshtuar, pa ua kthyer fjalën dhe pa u sjellur sikur i dimë të gjitha. Sa bukur kanë thënë të parët tanë: "Gjuha vret më shumë se shpata". Dhe në fund të këshillës duhet t’i falëndërojmë për mësimet që na japin. Nga kujtesa tejet e ngarkuar që mban mbi supe një jetë të tërë mund të ndodh të harrojnë shpesh dhe të përsërisin të njëjtat fjalë e veprime. Të kemi shumë kujdes! Këtë situatë duhet ta mirëkuptojmë. Nuk është aspak për të qeshur apo për t’u nxehur. Ky fakt është thjesht një tregues se ata tashmë janë shumë të plakur e të lodhur. Përkundrazi duhet të sillemi normalisht, t’i dëgjojmë me durim dhe kënaqësi deri në fund dhe të mos tregojmë shenja bezdisjeje. Një ditë edhe ne do të jemi në të njëjtën situatë. Çfarë të mbjellim tani, atë do ta korrim vite më vonë. Kur ata kanë nevojë për ndihmën tonë ne duhet të jemi të parët për t’i ndihmuar. Sepse njerëzit më të mirë janë ata që 12

garojnë për të bërë mirësi. Ne duhet t’u përgjigjemi thirrjes së tyre, dhe këtë duhet ta bëjmë pa u nevrikosur apo pa hezituar. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Ne duhet që me sjelljet tona t’ua bëjmë të ditur dhe t’ua vërtetojmë se ne jemi miqtë më të afërt të tyre, dhe miku më i mirë është ai që të gjendet pranë në nevojë dhe kohë të vështira. Së fundmi duhet të përmendim edhe disa veprime të tjera të cilat tregojnë edukatën tonë. Kur ata hyjnë brenda nëse mundemi duhet të ngrihemi nga vendi. Në rast se udhëtojmë me automjet duhet t’u lirojmë vendin atyre. Edhe nëse nuk janë gjyshërit tanë e janë të huaj, me të moshuarit duhet të sillemi gjithmonë njësoj. Jo vetëm vendin, në fakt duhet ta ndajmë çdo gjë me ta. Një ëmbëlsirë, një trëndafil, një vizatim të bukur, një mesazh të ëmbël, një fjalë të mirë, një përqafim të ngrohtë. Këto janë lumturia e tyre. Nuk na kushton asgjë t’i lumturojmë me gjëra kaq të thjeshta për ne, por shumë prekëse e lumturuese pa fund për ta. Për këta udhëtarë të jetës, tashmë drejt fundit të saj.


i sm an

a Përg

titi

PËRRALLË

: Z ej n e b O

Vijon nga numri i kaluar...

Ushtari trim prej plumbi S

hërbyesja me djalin e vogël zbritën menjëherë poshtë e dolën në rrugë për ta kërkuar, por ai s’dukej gjëkundi, megjithëse një herë i vajtën aq afër, saqë për pak sa s’e shkelën me këmbë. Sikur ushtari të kishte thirrur “Hej këtu jam!” ata do ta kishin gjetur, por ai mendoi se s’i kishte hije të kërkonte ndihmë, ashtu i veshur me uniformë siç qe. Pas pak zuri të binte një shi i madh që u derdh mbi rrugë si rrëke. Më së fundi dhe shiu pushoi dhe qëlloi që aty na kaluan dy

fëmijë rrugësh. - Eja, pa shih se ç’gjeta! – thirri njëri prej tyre, - një ushtar prej plumbi. Këtij i duhet një barkë që të lundrojë. Dhe kësisoj, ata bënë një barkë me një gazetë, e vunë ushtarin në mes të saj dhe e lëshuan të lundronte nëpër një vijë uji, kurse vetë e ndiqnin pas me vrap duke përplasur duart me gëzim. Oh ç’valë të mëdha që u ngritën e sa shpejt rrokullisej uji në atë rrëke! Se kishte rënë gjithë ai shi i madh! Barka prej letre tundej e shkundej dhe ngandonjëherë rrotullohej aq shpejt rreth vetes, saqë ushtarit prej plumbi iu morën mendtë; por ama ai qëndroi si burrat, me pushkën në sup e kokën lart. 13


Kur papritur barka u fut në një kanal të gjatë dhe pllakosi një terr aq i madh, saqë atij iu duk sikur e kishin futur përsëri në kuti. “Ku po vete kështu?– mendoi ai me vete, - kjo është punë e qipullit, për këtë tani s’kam asnjë dyshim. Ah, sikur të kisha këtu edhe zonjushën e vogël, s’do të pyesja më, edhe sikur e tërë bota të errësohej. ” Po tamam atëherë doli një mi i madh kanalesh që jetonte aty. - Ku e ke pasaportën? – thirri miu. Ma jep menjëherë ta shoh! Po ushtari prej plumbi nuk u përgjigj, veç e shtrëngoi akoma më fort pushkën. Barka vazhdoi rrugën, po miu e ndoqi nga pas. Ta shihje si i kërcëllente dhëmbët e si u thërriste copëzave të drurit e të kashtës që lundronin në vijën e ujit. - Kapeni! Kapeni! S’ka paguar taksën! S’tregoi as pasaportën! Po atë çast rryma e ujit u bë edhe më e shpejtë. Ushtari prej plumbi shihte tani përpara, aty ku mbaronte harku i kanalit, dritën e shkëlqyer të ditës; po tamam atëherë u dëgjua një buçimë aq e tmerrshme, saqë edhe trimi më i madh do të ishte trembur. Merreni me mend, aty ku mbaronte tuneli, vija e ujit vinte e derdhej nëpër një rrëpirë e binte në një kanal të madh. Kjo ishte për ushtarin njëlloj sikur të binim ne në një ujëvarë të madhe.

14

Po tani ishte tepër vonë, ai ishte afruar shumë e s’ndalonte dot më. Uji e rrëmbeu barkën, ushtari i shkretë prej plumbi e mbajti veten si burrat, askush s’thotë dot ai u friksua. Barka u rrotullua nja tre a katër herë rreth vetes dhe u mbush plot e përplot me ujë, tani s’kishte më shpëtim. Ushtari prej plumbi ishte zhytur deri në grykë dhe letra e barkës bëhej gjithnjë e më e butë e po zhytej gjithnjë e më thellë; më në fund uji e mbuloi atë të tërin. Atë çast barka prej letre u ça dhe ushtari prej plumbi u zhyt poshtë, por një peshk i madh e gëlltiti. O ç’terr që ishte brenda në barkun e peshkut! Ishte dhe më errët e më ngushtë sesa në kanal. Po ushtari prej plumbi ashtu i shtrirë me pushkën në sup, u mbajt prapë si burrat. Dhe kështu na jetoi për një kohë të gjatë. Peshku notonte sa andej-këndej. Po, më në fund, dhe ai mbeti pa lëvizur. Sakaq një shkëlqim si një vetëtimë i vezulloi para syve dhe ushtari pa prapë dritën e diellit, kurse një zë thirri me të madhe:


- Ej, pa shihni, një ushtar prej plumbi! Peshkun e kishin kapur, e kishin çuar në pazar, ku e kishin shitur, dhe pastaj e kishin shpënë në kuzhinë, ku kuzhinierja e kishte çarë me një thikë të madhe. Ajo e kapi ushtarin prej mesi me dy gishta dhe e çoi shpejt e shpejt në dhomë, ku të gjithë ishin kureshtarë ta shihnin këtë njeri të shquar, që kishte gjezdisur, duke qenë brenda barkut të peshkut. Po ushtari prej plumbi s’ndihej aspak krenar. E morën dhe e vunë mbi tryezë dhe aty ai pa, pa se ishte në të njëjtën dhomë ku kishte qenë edhe më parë. Njohu po ata fëmijë, po ato lodra që rrinin mbi tryezë, ja ku ishte dhe ajo kështjella e bukur. Ushtari prej plumbi u mallëngjye aq shumë, sa mendoni derdhi lot prej plumbi, por e mbajti veten, sepse e dinte se nuk kishte hije të qante. Befas një nga ata djemtë e vegjël e mori ushtarin prej plumbi dhe e flaku drejt e në sobë. S’kishte asnjë arsye ta bënte këtë, prandaj siç duket edhe kjo e keqe i erdhi nga qipulli i kutisë së burnotit. Flakët e ndriçuan të tërin ushtarin prej plumbi dhe ai ndjeu një nxehtësi të tmerrshme... Po a ishte flakë e vërtetë që e digjte këtë? Aty ai vuri re se uniformës së tij i kishin dalë gjithë ngjyrat e ndritshme që kishte pasur, po, a i kishin dalë gjatë udhëtimit, apo nga hidhërimi, ai këtë s’e dinte. Ai e ndjente se po shkrihej, po akoma mbahej si burrat me pushkën në sup. Atë çast papritur u hap dera, fryu një erë dhe ushtari prej plumbi u shkri i tëri. Të nesërmen në mëngjes, kur shërbyesja e nxori hirin nga soba, ajo gjeti një copëz plumbi në formën e një zemre.

15


o

ys eni

Pun

i: A

fërdita H

TREGIM

“ Koko”

Pse - të e pinguinit

N

a ishte seç na ishte, na ishte një familje pinguinësh të cilët jetonin në ishujt e largët të Antarktidës. Kjo familje përbëhej nga dy prindërit pinguin dhe pinguini i tyre i vogël, i cili quhej Koko. Çdo ditë, prindërit e pinguinit zgjoheshin herët dhe shkonin larg për të siguruar ushqimin e ditës, ndërsa Kokonë e linin vetëm në strofullën e tyre të akullt. Kur ktheheshin nga udhëtimi vinin të lodhur dhe nuk merreshin fare me Kokonë, e përqafonin dhe bënin punët e strofullës ku jetonin. - O mami pse ky peshku i kuq qenka më i madh se peshqit e tjerë? E pyeti Koko të ëmën. E ëma pa iu përgjigjur fare vazhdoi punën e saj duke larë peshqit. - O babi pse kaq pak kallamarë keni mbledhur sot? E pyeti pinguini Koko, babin e tij.

16

- Të lutem më ler të pushoj se kam ecur shumë sot, ia ktheu i ati. Koko i mallëngjyer për prindërit e tij shkonte herë të pinguini mami dhe herë tek pinguini babi dhe iu drejtonte pyetje të ndryshme. Por nuk gjente asnjëherë përgjigje sepse prindërit e tij kishin shumë punë ose ishin të lodhur.


Një ditë, Koko po rrinte vetëm në strofullën e tij dhe po priste prindërit të ktheheshin por ato u vonuan shumë. Koko doli nga strofulla dhe u nis drejt detit, u zhyt dhe filloi të notonte. Kur doli në breg, Koko pa plot pinguinë të tjerë. Sytë e Kokosë ngelën tek një pinguin i vogël, i cili kishte hipur në qafën e babit të tij dhe këndonin sëbashku, ndërsa e ëma e tij i dilte para dhe i fuste një peshk të vogël në gojë. Në moment, një pinguin i vjetër iu afrua Kokosë dhe zunë shoqëri bashkë. Koko po kënaqej me të dhe harroi fare të kthehej në strofullën e tij. Kur kthehen prindërit e Kokosë shikojnë strofullën pa Kokonë, u shqetësuan dhe dolën ta kërkonin. Dolën në breg dhe thërrisnin Kokonë por asnjë përgjigje, pas pak e panë Kokonë të shoqëruar me një pinguin të rritur. Koko dukej shumë i qetë dhe i lumtur nën shoqërinë e pinguinit të madh, i cili i kushtonte shumë vëmendje duke iu përgjigjur të gjitha pse-ve të pinguinit Koko. Pas pak Koko e pa të ëmën dhe vrapoi drejt saj dhe iu hodh në krah. Babai i Kokosë e falënderoi pinguinin që e shoqëroi Kokonë dhe më pas shkoi te Koko. E ëma e Kokosë ndjehej shumë fajtore se nuk i kishte kushtuar fare kohë Kokosë. Të nesërmen e ëma e Kokosë nuk doli fare për të kërkuar ushqim por ndenji me Kokonë. Dolën shëtitje bashkë, notuan e kështu Kokosë po i kthehej lumturia e munguar e pse-ve.

17


i

um b

N

ga

: Armida Pl

RRITEMI SHËNDETSHËM

Syri Fakte interesante që nuk i keni ditur më parë

S

yri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me të parin. Syri është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut. Ai është i vendosur në kokë. Gjallesat kanë struktura të ndryshme të syrit dhe aftësi të ndryshme të të parit. Sytë janë ndër organet më të fuqishme në trupin e njeriut, aq të fuqishme sa që përdorin 65 për qind të kapacitetet të trurit për t’u vënë në funksion.

65%

18


25 Gr

Ka shumë fakte për sytë. Këto fakte janë vërtetuar nga mjekësia dhe shkenca. • Sytë nuk pushojnë asnjëherë. Mund të mendoni se derisa dremitni apo flini, sytë ju pushojnë, por e vërteta është se ato kurrë nuk pushojnë. Ndërsa qepallat dhe muskujt e jashtëm të syve pushojnë ndonjëherë. • Muskujt më të fuqishëm në trupin tuaj janë të lokalizuar në sytë tuaj. Ata janë përgjegjës për lëvizjen e syve. Pra, harroni duart dhe këmbët e forta sepse muskujt në sytë tuaj janë më të fuqishëm. • Pavarësisht faktit se syri është njëri prej organeve më të rëndësishme në trupin tuaj dhe është përgjegjës për rreth 85% të informacioneve që njeriu merr, mos harroni se sytë janë shumë të brishtë. • Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në pajisje elektronike sesa në letër. • Të porsalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave.

19


• Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjëve. • Çdo sy njerëzor ka vrima që quhen “pika të verbra”. Këto vrima krijohen për shkak të komunikimit në mes retinës dhe nervit optik. Efektet e këtyre pikave të verbra në sy janë pak të dukshme, për shkak se të dy sytë punojnë bashkërisht për të kompensuar atë pikë të verbër me pikën tjetër të verbër. • Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet brenda 48 orëve. • Funksioni i lotëve është t’i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur. • A e keni vënë re se foshnjat sapo lindin qajnë, por nuk nxjerrin lot? Kjo ndodh për shkak se gjendra që prodhon lotin nuk është ende e zhvilluar plotësisht. Kjo gjë ndodh kur foshnja mbush dy apo katër muaj.

• Brenda një minute, një person i përpëlit sytë 12 herë. Një mbyllje e syrit bëhet brenda 1 të 10-tën e sekondës, prandaj njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke mbyllur sytë e tyre, më shumë sesa e mendojnë. • Mbi 10 milion ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë. • Disa njerëz kanë sytë me ngjyra të ndryshme dhe kjo dukuri quhet hetrochromia. • Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 – 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaftë. • Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 39 milionë njerëz në gjithë botën janë të verbër, ndërkaq më shumë se 239 milionë njerëz vuajnë nga dëmtimi vizual apo ndonjë dëmtim tjetër të syrit. 20


kr ama

Ng a:

KURIOZI BONGO

Krenita Ha

Ariu Polar jeton në Artik, në SHBA (Alaska), Kanada, Rusi, Danimarkë (Grenlandë) dhe Norvegji. Secila prej këtyre vendeve e ka ndaluar gjuetinë e tyre ose ka vendosur rregulla të rrepta se sa arinj polarë mund të gjuhen brenda kufijve të tyre. Këto rregulla ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të popullsisë së këtyre arinjve.

Ariu polar është një ari i madh dhe trupi i tyre është përshtatur për të jetuar në temperatura të ftohta, për të lëvizur nëpër borë, akull dhe ujë të ftohtë.

r a l o P u i r A

21


Rreth moshës katër apo pesë vjeç, ariu polar mund të fillojë të ketë këlyshë. Ata zakonisht kanë vetëm dy këlyshë dhe ata para se të lindin hapin një shpellë të madhe nën dëborë duke e gërmuar me putrat e tyre.

Ata qëndrojnë atje gja dimrit dhe dalin në pranver këlyshët e vegjël. Të cilat k madhësinë e një miu dhe pe pak më shumë se një kile. A mund të rriten në madhësi në një vit kalendarik, nëse kanë shumë ushqim.

MASA TRUPORE Arinjtë polarë meshkuj mund të rriten 10 metra të gjatë dhe peshojnë mbi 635 kg. Femrat arrijnë shtatë metra dhe peshojnë 295 kg. Një ari i egër polar jeton deri në moshën 25 vjeçare.

Përkundër asaj ariu polar nuk është një tub i pastër i zb të bardhë, sepse çdo dritën. Në ditët me kuqe të diellit dhe e deri në 37 gradë cel

GEZOFI Gëzofi i arinjve polar është i butë me vaj dhe ujë. Ai nuk laget, duke i lejuar ata të shkunden lehtësisht nga uji dhe çdo akull që mund të formohet pas notit.

22

Nën g polar ësht - lëkura e e diellit dh qëndrojnë


atë rë me kanë eshojnë Ata të plotë ata

VARESIA NDAJ AKULLIT! Arinjtë polarë gjithashtu kanë një shtresë yndyre prej 10 cm nën lëkurën e tyre. Kjo i pengon ata të humbasin nga nxehtësia trupore. Arinjtë polarë kanë këmbë të gjera frontale dhe me gishta të vegjël, që i ndihmojnë ata të notojnë. Ata ecin me këmbët e tyre të përparme dhe rrijnë me këmbët e tyre të pasme. Edhe pse shumica e arinjve polarë lindin në tokë, ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës në akullin e detit. Ndaj edhe emri i tyre shkencor do të thotë "ariu detar", dhe për shkak të varësisë së tyre nga akulli i detit, arinjtë polarë klasifikohen si gjitarë detarë.

që mendojmë, leshi i një ë i bardhë. Çdo qime është brazët. Arinjtë polarë duken o qime e zbrazët reflekton diell, ajo kap rrezet infra të e mban ngrohtë trupin e ariut lsius.

gëzof, lëkura e një ariu të në të vërtetë e zezë zezë thith nxehtësinë he i ndihmon ata të të ngrohtë. 23


am a

: Nga

HOBI IM

r Kr enita Hak

Basketbolli

B

asketbolli është sport me top që luhet në mes të dy ekipeve me nga 5 lojtarë secila skuadër, gjithsej 10 lojtarë. Qëllim i lojës është që lojtarët, (basketbollistët) të fusin më shpesh topin në koshin e ekipit kundërshtar. Basketbolli është shpikur në 1891 nga James Naismith, një mësues nga Amerika.

24

NBA është liga më e popullarizuar e basketbollit në botë. Basketbolli është një sport në të cilën dy ekipet e pesë lojtarëve të përpiqen të shënojnë pikë kundër njëri-tjetrit duke vendosur një top (me një diametër prej 45,7 cm) në një shtyllë 3,048 m të lartë sipas rregullave të organizuara. Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara dhe të shikuara gjerësisht në botë.


Objekti i lojës është të shënosh më shumë pikë se sa kundërshtari, duke e hedhur topin sa më shpesh në koshin e kundërshtarit dhe ta ndalosh kundërshtarin të hedhi topin në koshin tënd. Një përpjekje për të realizuar një pikë quhet gjuajtje. Loja ndahet në katër pjesë prej 10 minutash (FIBA) ose prej 12 minutash (NBA). Pushimi i gjysmës së lojës është 15 minuta sipas rregullores. Koha shtesë zgjat 5 minuta. Skuadrat ndryshojnë fushën pas pjesës së dytë. Zëvendësimet janë të pafundta, por ato mund të bëhen vetëm kur loja ka ndalur. Gjithashtu ekipi ka nga një trajner, që jep udhëzimet për strategjinë në fushën e lojës dhe stafin personal, që përfshin doktorët, menaxherët, statisticienët dhe trajnerët.

Uniforma standarde përbëhet prej një palë tutash të shkurtra dhe një kanatiere, e cila përmban numrin e lojtarit. Trajneri ka në dispozicion një numër të lejuar për të ndaluar lojën, të cilat nuk zgjasin më shumë se një minutë. Pajisjet e vetme të nevojshme për lojën e basketbollit janë një sipërfaqe e sheshtë dhe drejtkëndore, që ka nga dy kosha në anët e saj.

25


i

an

a Ng

:Z

ejneb Osm

NGJARJE TË RËNDËSISHME

Dita Botërore e njerëzve me aftësi të kufizuara

3 Dhjetor

Të qenurit i gjymtuar është një çështje që nuk prek vetëm të gjymtuarit, por të gjithë shoqërinë. Sepse edhe ata janë pjesë e shoqërisë. Lehtësimi dhe rritja e cilësisë së jetesës së tyre, sigurimi i pjesëmarrjes së tyre në jetën kulturore si dhe përpjekja për të rritur ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin shoqëror për këtë tematikë është tepër e rëndësishme.

8

Dh 19

26


8

10

Dita e të drejtave të njeriut

Dhjetor

Pavarësisht gjuhës, fesë, racës, ngjyrës apo gjinisë të gjithë njerëzit gëzojnë të drejta të njëjta. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut që e specifikon këtë, është pranuar nga Kombet e Bashkuara në 10 Dhjetor 1948. Për këtë arsye 10 Dhjetori festohet si "Dita e të Drejtave të Njeriut".

hjetor 990

Dita e Rinisë dhe Pluralizmit në Shqipëri

Nga viti 2009 kjo datë është festë kombëtare në Shqipëri për nder të studentëve të dhjetorit 1990, të cilët organizuan lëvizjen e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist, dhe lindjes së demokracisë.

27


o

Pl um bi

j Përzg

dh

i: Armida

FAQE ZBAVITËSE

Gjëegjëza

01 Dymbëdhjetë oda-oda,

Ditën xhami thyhet

pa penxhere e pa porta.

natën përtërihet.

03

28

02

04

Kur fle, mbush burimet.

Një iriq pipiruq

Kur zgjohet, mbush lumenjtë.

i ka gjembat krejt të kuq.


ni

ma

Pun

o i:

UNË MUND TA BËJ

Zejneb Os

Arti i dimrit:

Pinguina gazmorë prej brumi të kripur Këto Pinguina prej brumi të kripur do t’jua bëjnë pushimet shumë argëtuese dhe janë shumë të lehta, për tu bërë. 29


Brumi i kripur është një art shumë i vjetër i cili i ka fillimet që në kohët e Egjiptit. Mund të bëhet shumë shpejt, me përbërësit të cilat ju mund t’i keni në raft në shtëpitë tuaja. Fëmijët do ta pëlqejnë shumë të punojnë me këtë brumë kaq të butë dhe kaq elastik, i cili mund të piqet edhe në furrë në një temperature të ulët ose mund ta thani në ambjent dhe pastaj ta ngjyrosni.

► HAPI I PARË:

MATERIALET: • • • • •

2 filxhane kripë 2 filxhanë miell 1 filxhan ujë Kunja dhëmbësh Bojë me vaj (akrilike ose bojë posterash e zezë, e bardhë, dhe e verdhë) • Furçë për bojë • Llak me shkëlqim

Përziej kripën dhe miellin bashkë në një tas të thellë. Gradualisht shto ujin duke përzier përbërësit. Kur të fillojë mielli të marrë formën e tij, përzieje me dorën tuaj derisa të zbutet brumi. Nëse brumi është shumë i ngjitshëm, mund t’i shtoni edhe pak miell.

30


► HAPI I DYTË:

Merr një copë të vogël nga mielli dhe rrotulloje derisa të marrë një formë cilindrike. Cilindrit bëjani të sheshtë pjesën e poshtme në mënyrë që të qëndrojë në vend. Pastaj në anën tjetër të cilindrit, bëni një gropëz në mënyrë që të bëni sqepin. Mund të përdorni kunjën e dhëmbëve për t’i dhënë formë syve.

► HAPI I TRETË:

Ngjyroseni pinguinin me akrilik të zi dhe të bardhë ose me bojë posteri. Përdor të verdhën për të ngjyrosur sqepin, dhe shto dy pika të vogla të zeza për sytë. Nëse fëmijët përdorin bojë akrilike, ata duhet të veshin një mushama mbrojtëse, sepse boja akrilike nuk hiqet nga rrobat edhe pasi lahet. Prandaj tregoni kujdes! Boja e posterit është një opsion më i mirë për fëmijët, pasi ai hiqet nga rrobat. Kur të jetë tharë boja, ju mund t’i jepni pinguinit tuaj një lustër me shkëlqim në mënyrë që të duket sa më original.

Këta pinguinë të mrekullueshëm na kujtojnë se dimri mund të jetë shumë argëtues! 31


Plu m bi

j Përzg

od

hi: Armida

TË GATUAJMË SËBASHKU

Pogaçe Përbërësit: »» »» »» »» »» »» »» »» »» »» »»

2 vezë 1 gotë vaj gjysmë gote jogurt 3 lugë të gjellës gjalpë 1 lugë kripë 1 maja 2 pluhur pjekje 2 lugë të gjellës sheqer 1 gotë ujë të vakët 4 gota miell Në brendësi: djathë

Hapat 1. Në një enë hidhni sheqerin, majanë, ujin e vakët dhe i përzieni. 2. Në një pjatë tjetër hidhni gjalpin, jogurtin, vezët, kripën, vajin vegjetal dhe pluhurin e pjekjes dhe i përzieni. 3. Pastaj të gjithë përmbajtjen hidheni në një enë të përbashkët, duke i shtuar miellin dhe duke e përzier. 4. Brumin lëreni rreth 30 minuta të vijë dhe më pas i jepni formën. Pogaçet i lyeni me të kuqet e vezëve dhe vendosini në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

32


Përbërësit: »» »» »» »» »» »» »» »»

1 banane 2 mollë 2 biskota petit 1 lugë të çajit kanellë 1 gotë të çajit arra Për ta lyer: arrë kokos çokollatë të shkrirë

Topëza për

5 minuta

Hapat 1. Bananen shtypeni në një enë, mollën grijeni në rende, biskotat i vendosni në blender për t’i grirë. 2. Biskotat i hidhni tek ena ku keni vendosur bananen dhe mollën dhe i përzieni me përbërësit e tjerë. 3. Formoni topëza dhe i lyeni me arra kokosi ose me sheqerna të vegjël me ngjyra. Ju bëftë mirë!

33


rama ak

d Përzgjo

h i:

Krenita H

34

FAQE ZBAVITËSE

Gjej ndryshimet e më pas ngjyros figurën


Zbulo rrugën e saktë për të dal nga labirinthi!

35


Gjarpri numĂŤr 1

36


Bashko pikat e më pas ngjyros figurën.

37


Ngjyros figurĂŤn

38


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Foto

Emri dhe mbiemri: _____________________________________________ Shkolla – Klasa:

_____________________________________________

Ftesë abonimi Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.

39



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.