REVISTË PËR FËMIJË, NR. 41, 2018
Koha vjen për atë që di të presë Ja disa nga sportet dimërore!
“Qelq” me ngjyra
Si t’i mbrojmë fëmijët nga gripi
Rreth revistës Në vitin 2008, revista “Foleza Jeshile’’, nisi udhën për në duart e fëmijëve shqiptarë. “Foleza Jeshile” është revistë e përmuajshme dhe botohet nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe me përvojë, i cili synon të pasqyrojë rubrika të larmishme në përputhje me kërkesat që kanë fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç. Kjo revistë u jep mundësinë vogëlushëve të marrin dije rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit etj., por edhe të mësojnë të flasin e të shprehen bukur. Gjithashtu, edukon fëmijët nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve dhe lojërave argëtuese, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhetare.
Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’!
Stafi: Kryeredaktore: Arjeta Pelinku Zv. Kryeredaktore: Zejneb Zekaj Redaktore: Krenita Hakrama Design & Layout: Ilmi Shahu Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi Korrespondentë: Tiranë: Aferdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti
Pasqyra e revistës
Adresa:
Rruga: “Ali Demi”, Tiranë P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail:rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 20 63 706
4-5 Vjersha 6-7 Fruti im 8-10 Brezovica, perla e bardhë e Kosovës 11-12 Disa këshilla për forcimin e harmonisë familjare 13-15 Përrallë “Vrapuesit” 16-17 Tregim “Koha vjen për atë që di të presë” 18-20 Si t’i mbrojmë fëmijët nga gripi 21-23 Borëpastrueset 24-27 Ja disa nga sportet dimërore 28-31 Ora 32 Gjëegjëza 33-35 Unë mund ta bëj 36-38 Të gatuajmë së bashku 39-44 Faqe zbavitëse
Plu m bi
j Përzg
od
VJERSHË
hi: Armida
Po të qeshin të gjithë fëmijët Po të qeshin gjithë fëmijët e gazi i tyre të vërshojë në botë, skamje s’do të ketë, as dhimbje, s’do të ketë as plagë, as lot. Po të qeshin të gjithë fëmijët, do të zhduken kufijtë dhe shtetet, do të lulëzojnë pjeshkët në dimër, dashuria midis njerëzve do të mbetet. Xhani Rodari
4
Kur jam vetëm Kur mami dhe babi s’janë në shtëpi, unë mbetem vetëm, dhe ndihem e lirë. Mirëpo më duket se diçka s’e kam për këtë liri shumë e vogël jam. Ndaj lirinë time kisha për ta falë, vetëm për një gjyshe dhe për një përrallë. Muhedin Sherri
5
rama ak
at Përg
iti: K
renita H
K
ivi nuk është një frut i zakonshëm, si nga pamja ashtu edhe nga vlerat ushqyese që përmban. Thuhet se ky frut e ka origjinën nga Kina, përgjatë rrjedhës së historisë, ai u bë i njohur si fruti kombëtar i Zelandës së Re dhe u njoh në botë me emrin “kivi”. Ai është vlerësuar për vlerat e tij mjekësore që nga kohërat e lashta. Ky frut u dërgua në Zelandën e Re nga misionarë. Aty fitoi një popullaritet aq të madh, sa që vendasit filluan ta kultivonin dhe ta tregtonin, jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë saj. Ata e quajtën "kivi" për shkak të karakteristikave të përbashkëta që ky frut kishte me simbolin e tyre kombëtar, zogun kivi. Evropianët dhe amerikanët e pëlqyen shumë këtë frut dhe menjëherë filluan ta përdorin atë në drithëra, ëmbëlsira dhe në ushqime të tjera. Kivi është frut ekzotik, i cili konsumohet në sallata frutash dhe në përgatitjen e përzierjeve të frutave (smoothies). Shumë rrallë përdoret nëpër gatime. Megjithatë, për të marrë sa më shumë nga vlerat e saj, kivi duhet të konsumohet i vetëm.
6
Vlerat ushqyese Nëse ne vlerësojmë mollën si një nga frutat me vlerat më të mëdha ushqyese, edhe kivi po ashtu ka shumë të tilla, sepse është i pasur me vitamina dhe minerale esenciale, të cilat i plotësojnë trupit nevojat e duhura.
Ja disa tregues: 1. Burimi i lartë i vitaminës C Nëse keni menduar se limoni dhe portokalli ishin burimet më të larta të vitaminës C, atëherë mendoni përsëri! Sipas ndarjes ushqimore të frutave, kivi për 100 gram përmban 154 përqind të vitaminës C, e cila është gati dy herë më e madhe se tek limoni dhe portokalli. Vitamina C vepron si antioksidues i fuqishëm, duke eleminuar radikalet e lira që mund të shkaktojnë inflamacion ose kancer. Gjithashtu, ajo ndihmon në rritjen e imunitetit të trupit kundër patogjenëve të dëmshëm.
2. Ndihmon për të fjetur gjumë A keni probleme me gjumin? Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Mjekësor i Taipeit, është zbuluar se fruti i kivit përmban shumë përbërës të dobishëm mjekësorë, ndër të cilat antioksidantë dhe serotonin. Këta përbërës janë të dobishëm në trajtimin e çrregullimeve të gjumit. Thuhet se, nëse konsumoni dy kokrra kivi një orë para gjumit, mund t’ju ndihmojë jashtëzakonisht në nxitjen e gjumit.
3. Burim i mirë i fibrave dietike Ky frut ekzotik përmban fibra dietike, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të shumta. Një studim i bërë nga Universiteti i Leeds thotë: "Rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me fibra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) dhe sëmundjeve koronare të zemrës (CHD)."
4. Ndihmon në tretje Fruti i kivit ndihmon në tretjen e proteinave në trup dhe përdoret nga pacientë që vuajnë nga sindromi i zorrëve nervoze.
5. Centrali i vitaminave dhe mineraleve Fruti i kivit është i pasur me vitaminat A, B6, B12, E dhe mineralet: kalium, kalcium, hekur dhe magnez. Këto kontribuojnë së bashku në mirëfunksionimin e trupit, si: qarkullimi i gjakut, përthithja e hekurit për kockat, dhëmbë të shëndetshëm etj. Niveli i lartë i kaliumit, 312 mg për 100 gram, ndihmon për presionin e gjakut, ndërsa magnezi ndihmon nervat dhe funksionet e muskujve.
6. Lëkurë e bukur Kivi është frut alkalin, që do të thotë se lufton kundër efekteve të ushqimeve acidike që ne i konsumojmë shpesh. Një trup i shëndetshëm është ai, i cili ka një ekuilibër të mirë të pH, që të bën aktiv, të jep energji dhe një lëkurë të freskët e të bukur. Përveç cilësive të lartpërmendura, kivi përmban acide yndyrore omega 3, karotenoide, polifenole dhe ndihmon në shëndetin e zemrës.
7
i
um b
at Përg
it i :
BOTA E FËMIJËVE
l Armida P
Brezovica,
B
perla e bardhë e Kosovës
rezovica është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në malet e Sharrit. Me mundësitë që ajo ofron për dashamirësit e skijimit, ajo është qendra turistike më e vizituar gjatë dimrit në Kosovë. Shtigjet e skijimit gjenden 12 km larg fshatit me të njëjtin emër në komunën e Shterpcës. Vetëm 1 orë e 30 minuta nga Prizreni, Brezovica është afër. Shumë afër. Aq afër sa që po t’i hipësh makinës tani nga Tirana për rreth tri orë mund të gjendeni në këtë pjesë të mrekullueshme mes malesh, një vend gati përrallor që po kthehet në destinacionin më të ri dhe më të kërkuar.
8
Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 ha, në lartësinë mbidetare 17182522 m. Brenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km. Në lartësinë mbidetare prej 1718 m, në Livadhin e Madh gjendet teleferiku më i ri. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 m mbi nivelin e detit. Qendra e skijimit "Brezovica" është e hapur gjatë gjithë stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësinë e shfrytëzimit. Kjo qendër e ndërtuar, në fillimin e viteve 80-të, u shndërrua në destinacionin e preferuar të elitës jugosllave dhe madje do të shërbente si alternativë për Lojërat Olimpike të Sarajevës në vitin 1984, pasi shpatet u regjistruan zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS). Nga 9 teleferikët e ngjitjes, ekzistues, sot vetëm dy punojnë bashkë me ski-liftin e fillestarëve. Teleferikët janë të vjetër por i japin akses një terreni mjaft të përshtatshëm për skijim dhe sidomos për eksperienca jashtë piste. Gjithashtu, shëtitja me teleferik të bën të shijosh panoramën madhështore të maleve të Sharrit dhe të thithësh ajrin e pastër të bjeshkëve. Për fillestarët, në krahasim me resortet e tjera fqinjë, terreni i Brezovicës është më pak i përshtatshëm. Por, për skijatorët e përparuar, shpatet e Brezovicës dhurojnë një larmi të madhe itineraresh sfiduese dhe shpejtësi marramendëse. Në bazë të stacionit të teleferikut, një numër baresh dhe restorantesh të vogla e të këndshme ofrojnë shlodhje, pije dhe ushqim në përfundim të skijimit; ndërsa akomodimi mundësohet nga disa hotele të kategorive të ndryshme në të cilat mund të hysh e të dalësh me ski në këmbë. Është për t’u theksuar se këtu, komunitetit serb i komunës së Shtërpces, bashkëjeton më së miri me atë shqiptar, të bashkuar nga pasioni i përbashkët për malin, duke dhënë një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës së dy komuniteteve.
9
A e dini ç’thonë revistat në botë për Brezovicën? • Kur u shfaq një foto nga Brezovica, në faqen e Instagramit të gazetës “New York Times” me mbi 1.1 milionë ndjekës, disa prej tyre u shprehën: “Kudo që të jetë, unë dua të jem atje. Është kaq e bukur!” ose thjesht “Ky qenka një vend përrallë!”
• Gjithashtu, Brezovica është përzgjedhur si një nga destinacionet më të lira për skijim nga një gazetë në Suedi. “Të skijosh në Ballkan? Po është e mundur dhe e lirë”. • Revista më e madhe në botë “National Geographic” ka prezantuar 10 vendet më të bukura në botë që duhet të vizitohen nga
turistët. Ndër këto 10 vende është përmendur edhe Brezovica. “Pse ta vizitoni Brezovicën? Bukuritë e malit të Sharrit të lënë pa frymë. Në këtë vend gjendet edhe staza e bukur e Brezovicës, aty ku mund të shijoni bukurinë përrallore dhe të skijoni në borën e maleve të Sharrit”, shkruan “National Geographic”.
Brezovica thërret për ski! Brezovica, ky fshat i bukur turistik skish në Kosovë, të ofron peisazhe mahnitëse. Shumë shpejt ajo mund të kthehet dhe në vendin më trend në Evropë për sport. Dhe përsa kohë të ketë borë, ka shpresë. Nëse niseni me mendje të hapur për aventura në dëborë dhe miqësi me shpirt e zemër ‘bjeshkatari’, atëherë: “MIRË SE ERDHËT NË BREZOVICË!” 10
i sm an
a Përg
titi
: Z ej n e b O
PËR NJË EDUKATË TË MIRË
Disa këshilla për forcimin e harmonisë familjare
Durim, edhe një herë durim! A tregohesh i duruar me të tjerët? Mos e quan “anormale” motrën tënde, vetëm sepse bën veprime që ti nuk i duron dot? Njerëzit mund të jenë të zënë, ndaj duhet t’i respektosh punët e tyre.
11
Ti nuk je vetëm! Ndodh që, duke patur pretendime dhe ankesa ndaj njerëzve të afërt, njeriu harron të vërejë sesi sillet vetë me ta. Provo të kujtosh kohët e fundit, a i ke ofruar ndihmë mamit? E di ti ç’halle ka babi? Duke pritur të të respektojnë dhe të sillen mirë me ty, a ndodh shpesh që ti vetë të sillesh me respekt dhe të jesh i sjellshëm? Po u mësove të jetosh në paqe dhe mirëkuptim me të afërmit e tu, do të aftësohesh të sillesh mirë në çdo shoqëri. Që në një grup njerëzish të mbretërojë gjithmonë mirësia, përzemërsia, harmonia, secili s’duhet të harrojë të tjerët.
Mëso të dëgjosh! Kjo të duhet jo vetëm në komunikimin me të afërmit, por edhe me të gjithë njerëzit e tjerë. Aftësia për të dëgjuar është një ndër tiparet që sigurojnë sukses në jetë dhe marrëdhënie të mira me njerëzit përreth. Po ti, a di të dëgjosh? Mos ndodh që ti vazhdimisht i mërzit të tjerët me histori pafund për punët e tua, kurse, kur biseda kalon në temë tjetër, që ty të intereson më pak, ua pret shkurt: “Më lër të qetë!”? Nëse dëshiron që njerëzit të interesohen për punët e tua, nëse do që të shfrytëzosh ndihmën ose këshillën e dikujt, mëso të dëgjosh dhe sillu ndaj punëve të të tjerëve njëlloj si me të tuat.
Kuptoji të tjerët! Njeriu i vëmendshëm, i edukuar, përpiqet të kuptojë gjithçka. Bëmat e njerëzve nuk janë të rastit, ka një shkak që na bën të sillemi kështu dhe jo ndryshe. Ajo që bëjnë, njerëzve gjithmonë u duket e drejtë dhe e arsyeshme. Dhe ndodh shpesh që fëmijët nuk janë në një mendje me të rriturit. Vetëm se nuk duhet menduar që të rriturit e bëjnë këtë për inat ose me dëshirën e tyre për të të mërzitur. Por ti provo t’i kuptosh prindërit, mësuesit, të moshuarit e tjerë! Jeta e tyre nuk ka qenë gjithmonë e lumtur dhe gazmore. Prandaj përpiqu t’i kuptosh, madje edhe nëse kjo të duket e pamundur! Nëse nuk i kupton, të paktën mëso t’i respektosh! T’i respektosh të paktën për atë që të ndihmuan të bëhesh ky që je tani.
12
o
i sm an
Përzgj
dh i:
PËRRALLË
Z ej n e b O
Vrapuesit N
jë çmim ishte caktuar apo të themi më mirë dy çmime, një i madh e një i vogël, për atë që do të ishte më i shpejtë, jo vetëm në një vrapim, por gjatë gjithë vrapimeve të një viti të tërë. Çmimin e parë e fitova unë, thoshte lepuri. – E drejta del edhe po qe se ndonjëri i ka të afërt e miq ata të jurisë, por ama të vesh e t’i japësh çmimin e dytë kërmillit, ky është kulmi, unë këtë e quaj si një fyerje personale që më bëhet mua.
13
S’është ashtu, - foli shtylla e telegrafit, që kishte qenë dëshmitare në ndarjen e çmimeve. – Duhen marrë parasysh edhe zelli, e këmbëngulja. E thanë këtë gjithë ata burra të nderuar dhe unë jam e një mendjeje me ta. Është e vërtetë që kërmillit iu deshën gjashtë muaj për të kapërcyer pragun e derës, por ama ai nga nxitimi i madh theu edhe këmbën. Ai u dha me mish e me shpirt pas garës dhe pastaj, mos harroni, mbante dhe shtëpinë në kurriz, kur rendte... për këtë, sigurisht, meriton të lavdërohet. Prandaj dhe mori çmimin e dytë. Unë, megjithatë, s’e kuptoj pse mua më lanë pa çmim, - tha dallëndyshja. S’besoj që të ketë ndonjë tjetër që të jetë më e shpejtë se unë, kur vjen puna për fluturim, le që pastaj, unë nga s’kam qenë, larg, larg! Po, kjo është e keqja jote, - foli shtylla. – Je ca si shumë bredharake, nuk zë dot një herë vend. Sa herë që këtu fillon të bëjë ca ftohtë, ti ia mbath për në dhera të huaja. Ti s’ke patriotizëm! Prandaj, as që mund të bëhet fjalë për të të dhënë çmim. Po sikur ta zëmë se e kaloi gjithë dimrin këtu në shqopishte, tha dallëndyshja, - sikur të rri gjithë dimrin duke fjetur, kanë për të më marrë në shqyrtim edhe ty. Unë meritoja çmimin e parë dhe jo të dytin, - po thoshte kërmilli. – Unë di që lepuri ka rendur vetëm e vetëm nga frika, sa herë që i është dukur vetja në rrezik. Kurse unë e mora garën si një detyrë dhe ja ku u bëra dhe invalid. Në qoftë se e meriton kush çmimin e parë, ky jam unë. Por prapë unë s’bëj; kam tmerr nga ata që nisin e llomotisin më pas. Dhe kërmilli pështyu tërë përçmim. Unë jam gati t’ju jap fjalën time të nderit se të gjitha çmimet, të paktën votat që dhashë unë, u dhanë me drejtësi, - tha guri i sinorit të pyllit, i cili ishte anëtar i jurisë. – Unë gjithnjë veproj me mend, me rregull dhe duke i shoshitur gjërat mirë. Shtatë herë kam patur nderin deri tani të jem pjesë e ndarjes së çmimeve dhe të jap votën time, por vetëm sot, për herë të parë doli ajo që doja unë. Çmimin e parë gjithnjë e kam caktuar duke nisur leximin e alfabetit nga fillimi, ndërsa të dytin duke e nisur alfabetin nga fundi. Kini mirësinë të më dëgjoni, se do t’ju shpjegoj se si e bëj këtë punë. Gërma e tetë. Po të nisim që nga A-ja, është H-ja, pra me H fillon Hare
14
(Hare në danisht do të thotë lepur), prandaj dhe unë ia dhashë çmimin e parë lepurit. Gërma e tetë, po ta nisim nga fundi i alfabetit, është S, prandaj dhe kërmilli fiton çmimin e dytë (ne danisht kërmillit i thonë Sneglen). Vitin që vjen, radhën për çmimin e parë e ka gërma L, ndërsa për të dytin e ka gërma R. Gjithçka do bërë me rregull! Sikur të mos kisha qenë anëtar i jurisë, unë do të kisha votuar për veten, - tha gomari. – S’duhet të nisemi vetëm nga shpejtësia e ecjes, por edhe nga cilësi të tjera, si për shembull, se ç’peshë mund të mbajë secili nga kandidatët, por sidoqoftë kësaj here unë nuk u nisa nga kjo, as edhe nga shkathtësia e lepurit për t’ja mbathur këmbëve. Jo, theksi duhet vënë më tepër në diçka tjetër mjaft të çmuar e që s’duhet lënë kurrsesi mënjanë. E kam fjalën te ajo që e quajnë “bukuri”. Dhe këtë radhë unë atë vura re, pashë se kishte goxha veshë të gjatë dhe qesha kur i pashë. Më bëhej sikur po shihja veten edhe një herë të vogël dhe kësisoj votën time unë ia dhashë atij. Bëzzz, - ia bëri miza, - unë s’dua t’ju mbaj ndonjë fjalim të gjatë, doja vetëm të thosha diçka. Të them të vërtetën, unë ia kam kaluar më tepër se një lepuri në garë. S’ka shumë që ia shtypa këmbët një lepuri me lokomotivë. E lashë atë aty të dergjej, ndërsa unë bëra përpara me furi. Kësaj i thonë të mundur, apo jo? Po sa për çmim, as që ia kam nevojën! Mua më duket, mendoi trëndafili i egër. Veç atë që mendoi nuk e tha me zë të lartë. Çmimi i parë dhe i dytë i takojnë rrezes së diellit: brenda një çasti ajo përshkon një largësi të pallogaritshme që nga dielli e deri këtu poshtë tek ne. Dhe vjen me kaq furi, saqë e gjithë natyra zgjohet plot mrekulli dhe me kaq bukuri, saqë ne trëndafilat, skuqemi e mbushemi plot aromë. Jo unë s’do të flas, - vazhdoi trëndafili, se dua që paqja të mbretërojë në pyll. Cili është çmimi i parë? – pyeti krimbi, që deri atëherë kishte qenë në gjumë e që veç tani qe dukur. Çmimi i parë është leja për të hyrë në një kopsht lakrash, - u përgjigj gomari. – isha unë që e propozova. Lepuri e meriton këtë çmim, dhe kështu unë si një anëtar aktiv dhe i mençur i jurisë, u përkujdesa që të merrej parasysh leverdia e fituesit. Ja pra lepuri e fitoi. Kërmilli ka leje të rrijë mbi mur e të lëpijë myshkun e dritën e diellit. Dhe për më tepër, në të ardhmen ai është caktuar të jetë një nga gjyqtarët kryesorë të garës së shpejtësisë. Ia vlen të futësh një specialist në atë ç’ka njerëzit e quajnë “juri”. Dhe duhet të them se me këtë fillim të mbarë, unë jam plot shpresa për të ardhmen.
15
h
n
ura
t Përk
eu H
TREGIM
d asije Er
Koha vjen për atë që di ta presë
E
ni dhe Sara mezi po prisnin të merrnin pjesë në kampin e organizuar nga shkolla. Të dy bashkë shkuan te babai i tyre dhe e pyetën: Babi, shkolla jonë do të organizojë një kamp javën e ardhshme. Ne të dy bashkë, motër e vëlla, duam të marrim pjesë në këtë kamp”. Babai u tha: “- Unë dua shumë që edhe ju të merrni pjesë, por unë akoma nuk e kam marrë rrogën fëmijë. Për momentin nuk është e mundur që të bëjmë pagesën e kampit.” Enit i erdhi në mendje arka e kursimit. Kishte kohë që nuk e
16
kishte hapur. "Me siguri janë grumbulluar shumë para" - mendoi ai. “Në rregull, a mund ta hapim arkën e kursimit?” –pyeti të atin Eni. “Patjetër u përgjigj ai.” “Për ditët e vështira i grumbullojmë ne lekët”. Të dy filluan t’i numëronin ato. Pas disa momentesh Sara ndërhyri e mërzitur: "Paratë e mia nuk mjaftojnë... Babai i thotë: “...Eni po ti sa para ke mbledhur? A të mjaftojnë për kampin”? Eni: “po babi, mjaftojnë, madje edhe teprojnë.” Nëse i bashkojmë të dy bashkë paratë, mund të shkojmë bashkë në kamp. Kur Sara e dëgjoi këtë, i shkëlqyen sytë nga gëzimi. Babai u bë kurioz: “Juve ua patëm marrë njëkohësisht arkat e kursimit, pse nuk ke kursyer ti Sara? Sara u përgjigj: “Kur unë i hidhja lekët në arkë, mua nuk më mbetej gjë për të shpenzuar.” Mendova se po të hidhja pak këtë herë nuk do mblidhja dot lekë. Prandaj e pata lënë fare kursimin e parave.” Babai: “Nuk është aftësi të grumbullosh florinj, por aftësi është të grumbullosh qindarka. Ajo që ty të duket pak, duke u grumbulluar bëhet shumë.” “Ke të drejtë baba”. - tha Sara. “Po të mos i ndante Eni me mua paratë e grumbulluara nuk do të shkoja dot në kamp. Sa mirë qenka të kursesh!”
17
ni
ma
t Përga
iti:
Zejneb Os
RRITEMI SHËNDETSHËM
Si t’i mbrojmë fëmijët nga N
gripi
ë këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe lagështira në ajër na krijojnë probleme të shumta shëndetësore, duhet të marrim masa për t’u ruajtur nga virozat e stinës. Në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga një fëmijë te tjetri. Në momentin që takohen me të sëmurët, kalojnë disa orë, 12-48 orë, më pas shfaqen shenjat e para të rrufës. Pjesa dërmuese shkaktohet nga viruse dhe janë mesatarisht 200 të tillë që qarkullojnë në ajër, të cilët infektojnë dhe kur kalojnë, nuk lënë mbrojtje, imunitet. Kjo bën që këto të përsëriten çdo vit. Kështu, në dimër kemi shtim të rasteve të infeksioneve virusale.
18
Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më të rënda janë shenjat, sepse shkalla e imunitetit është e ulët dhe kundërpërgjigja e organizmit është më e ulët. Këto shenja qetësohen pas 3-4 ditësh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund të mbetet kolla, e cila zhduket gradualisht. Por gripi mund të japë edhe komplikacione. Janë disa shenja që shfaq fëmija, të cilat duhet t’u tërheqin vëmendjen prindërve, për t`iu drejtuar mjekut sa më shpejt.
S
Simptomat e gripit
henja e parë është mungesa e gjallërisë së fëmijës. Pas disa orësh shfaqen shenjat e vërteta. Fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje të syve, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollë.
Këshilla se si të mposhtim gripin 1. Pini supë
2. Hamë fruta dhe perime që përmbajnë vitaminë C
19
3. Lani shpesh duart 4. Pushoni mirë dhe bëni gjumë të rehatshëm 5. Kur të teshtini, përdorni facoleta në mënyrë që mos t’ia transmetoni të tjerëve mikrobet
6.Qëndroni në ajër të pastër 7. Pini qumësht të ngrohtë me mjaltë, sepse është një balsam shumë i mirë, madje ideal, për kollën dhe fytin 8. Nëse keni kollë dhe dhimbje fyti, përdorni avujt me ujë të ngrohtë e kamomil, si dhe gargara me ujë e me kripë.
20
ni
sm a
a Përg
titi
KURIOZI BONGO
: Z ejn e b O
Borëpastrueset Si pastrohet bora?
K
ur bie shumë borë rrugët e ngushta dhe autostradat mbulohen nga bora. Prandaj në këto kohë vihen në punë borëpastrueset, në mënyrë që rruga të jetë e kalueshme për njerëzit dhe makinat.
Ky është një s mjet si spërkatë një ka bore. Përpara , i cili trapan të kthyer n, pasi mbledh borë ash e spërkat atë an rrugës.
Ky është një mjet që zëvendëson lopatën dhe funksionon duke hedhur borën anash.
et, një mj ë t h s Ky ë borë. më në r u j g në i cili lë t përdoret ish Zakon u bëhet ski. k në vendet shon tokën më af Ai e rr ë të jetë sa . i ëq skijim mënyr m ë h s tat i përsh
Ky është një mjet, i cili përdoret për t’i hedhur kripë rrug ëve. Depozita e saj ësht ëe mbushur plot me kr ipë. Në pjesën e pasme të saj ndodhet një pj esë rrotulluese që shër ben për të përhapur kr ipën.
21
Ndihmoji borëpastrueset të pastrojnë rrugët! Disa nga rrugët në këtë foto janë mbushura plot me borë. Borëpastrueset duhet të pastrojnë rrugën deri aty ku shkruan “fund”, a mund ta ndihmoni ju? Merrni një laps në dorë dhe tregojani rrugën. Mund t’ju ndodhë që të kaloni nga dy herë nga e njëjta rrugë.
22
23
ni
ma
ti Përga
t i:
HOBI IM
Zejneb Os
Ja disa nga sportet dimërore!
Kur bie borë dhe moti është i kthjellët, ju mund të bëni shumë aktivitete sportive në borë. Patinim në akull, kajak, hokej në akull...
Kajaku, bëhet duke rrëshqitur në dëborë nga një kodër. Dy mjetet që përdoren për të rrëshqitur quhen kajak. Ata që bëjnë këtë sport veshin çizmet e kajakut. Në mënyrë që të ruani ekuilibrin, ju shërbejnë dy shkopinjtë, të cilët janë enkas për atë punë.
Slita (snowboard) shërben për të rrëshqitur mbi borë. Mjeti që përdoret i ngjan skatebordit, por nuk ka rrota. Ata që bëjnë këtë sport duhet të veshin çizme të posaçme dhe t’i lidhin me dërrasën e skatebordit.
24
Patinimi bëhet duke rrëshqitur mbi akull. Patinat që përdoren për të rrëshqitur kanë poshtë një pjesë të gjatë prej çeliku.
Hokeji në akull luhet sipër akullit, prandaj duhet të keni patina të veçanta për këtë sport. Kjo lojë ka dy skuadra. Në duart e lojëtarëve të hokejit gjendet një shkop, me të cilin godasin një si lloj topi (rrasë), të cilin mundohen ta fusin në skuadrën e ekipit kundërshtar. 25
Në këtë foto është një lloj sporti tjetër që bëhet në akull. Në këtë sport përdoren dy shkopinj (që ngjajnë me një fshesë) për të goditur një shufër prej guri. Lojtarët përpiqen që ta dërgojnë në një objektiv të drejtë.
Edhe kjo është një lloj slite. Brenda saj qendrojnë katër persona. Me këtë mjet rrëshqasin brënda një tuneli të posaçëm akulli. Qëllimi i tyre është që të arrijnë në fund sa më shpejt. 26
Le të shkojmë në Festivalin e Borës në Japoni!
Këtu jemi në Japoni. Këta fëmijë kanë ardhur në Festivalin e Borës në parkun e qytetit të Saporos. Në këtë festival marrin pjesë njerëz nga e gjithë bota.
Në këtë festival organizohen gara për skulpturën më të mirë prej bore. Skulpturat janë shumë të mëdha dhe të llojllojshme.
Këtu shihni disa skulptura prej bore gjatë punimeve, të cilat realizohen nga shumë njerëz. Në festival është edhe këndi i lojërave, ku çdo lojë është bërë nga bora. Tamam si kjo rrëshqitësja që shikoni në foto. 27
: Ze
ma
ni
Pun
oi
jneb Os
RUBRIKË E LIRË
Ra:
Një histori e shkurtër për orën dhe kohëmatjen
“Sa është ora?” Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje përgjatë historisë së njerëzimit, individëve iu është dashur të shohin diellin, ujin, lavjerrësit dhe së fundmi celularin!
O
ra është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, për shkak të nevojës së vazhdueshme për matjen e intervaleve kohore si dita, muaji hënor dhe viti. Evolucioni i teknologjisë së orëve vazhdon edhe sot, ndërsa shkenca që merret me matjen e kohës quhet horologji.
28
Disa nga llojet e orëve Ora e ujit Në kohët e lashta, pajisja më e mirë për matjen e kohës ishte klepsidra ose ora e ujit, e cila e maste kohën nga pikimet e rregullta të ujit në një grykë të ngushtë. Teksa uji mblidhej poshtë dhe masa e tij rritej, një tregues shënonte orët. Orët më të mira të ujit ishin mjaft të përpunuara, por të pakta në numër dhe të brishta. Ato nuk mund të tregonin më shumë se 60 minuta.
Ora diellore Kur dielli shndrit dhe ndryshon pozicionin e tij në qiell gjatë ditës, ai pasqyron rrotullimin e Tokës. Hija e një objekti të qëndrueshëm lëvizte në të njëjtin ritëm dhe u përdor në lashtësi për të matur kohën. Orët diellore u përdorën deri në Mesjetë, por kishin mangësinë që nuk tregonin kohën gjatë natës.
Ora astronomike Kjo orë tregonte kohën e ditës duke përfshirë lëvizjet e të gjithë planetëve të njohur, një kalendar festash, si dhe një parashikues eklipsesh.
Ora mekanike Në Mesjetë u shpik ora mekanike në Europë. Rregullimi i mirë i ingranazheve dhe rrotës së dhëmbëzuar u krijuan në mënyrë të tillë që të lëviznin nga pesha që ndikohej prej forcës së gravitetit. Orët mekanike të Mesjetës ishin më pak delikate sesa orët e ujit dhe kërkonin më pak mirëmbajtje. Ato u përhapën në kisha dhe manastire dhe përdoreshin për të treguar se kur duhej të binin këmbanat për të lajmëruar lutjet e rregullta ose pjesëmarrjen në kishë. Vetë fjala “orë” vjen prej fjalës “frenchcloche” që ka kuptimin “kambanë”. 29
Orët e para mekanike shënonin vetëm një orë dhe tingëllonin çdo çerek ore. Megjithatë, edhe orët më të mira kishin një mundësi pasaktësie 30 minuta në ditë. Asnjë orë nuk mund të maste intervale të shkurtra kohore me saktësi apo ta tregonte kohën me minuta, deri në vitin 1656. Në mënyrë që fusha të tjera të shkencës, si fizika dhe kimia të përparonin, si në lashtësi ashtu edhe në Mesjetë, ishte e nevojshme saktësia e orës.
Ora me sustë Kjo orë u shfaq gjatë shekullit 15, pavarësisht se merita për krijimin e saj i jepet shpesh orëbërësit të Nurembergut, Peter Henlein, rreth vitit 1511. Ora me sustë i vuri orëbërësit përpara një problemi të ri: si t’ia bënin që të vazhdonte lëvizja e orës edhe kur susta kishte rënë poshtë. Kjo çoi në shpikjen e fuzës, një mekanizëm në formë koni rreth së cilës rrotullohej susta. Orët e hershme nuk i tregonin minutat dhe sekondat. Në një dorëshkrim të vitit 1475 shfaqeshin projektet e orës ku llogariteshin minutat. Gjatë shekullit 15 në Gjermani u shpikën disa orë me minuta, por gjithsesi të pasakta.
Ora me lavjerrës Shpikja e orës me lavjerrës filloi me Galileon, i cili pati disa ide në lidhje me lëvizjen e përsëritur të një objekti që lëkundet. Megjithatë, Kristian Hugens (Christiaan Huygens) cilësohet si shpikësi i kësaj ore. Ai përcaktoi përfundimisht formulën matematike që lidhte gjatësinë e lavjerrësit me kohë, kjo ishte 99.38 cm për një sekondë. Modeli i parë i orës me lavjerrës u ndërtua në vitin 1657 në Hagë dhe me kalimin e viteve modeli u përmirësua.
Ora elektrike Aleksandër Bain, një orëbërës skocez mori patentën për orën elektrike në vitin 1840. Ora elektrike kishte një motor elektrik ose një elektro-magnet. Një vit më vonë, ai mori patentën e parë për lavjerrësin elektromagnetik. Orë të tilla filluan të përdoreshin kudo, në shkolla, fabrika, zyra, stacione treni dhe ndërtesa qeveritare.
30
Ora dixhitale Orët dixhitale janë orët moderne që bëjnë një shfaqje numerike të kohës. Këto përdorin dy shifra për tregimin e orës dhe minutave, mund të jenë në formatin 24 ose 12 orë. Shumica e orëve dixhitale përdorin mekanizëm elektronik dhe funksionojnë zakonisht me bateri.
Ora atomike Një orë atomike përdor një frekuencë elektronike të pjesës së mikrovalëve, optike dhe ultravjollcë të spektrit elektromagnetik të atomeve, si një frekuencë standarde për matjen e kohës. Orët atomike janë orët më të sakta që mund të gjenden dhe përdoren kudo, si për transmetimet televizive ashtu, edhe për sistemet globale të navigimit satelitor.
Ora me fjalë
Ekzistojnë edhe orët të cilat në vend të shfaqjes së pamjes së numrave, e shkruajnë kohën e ditës. Këto lloj orësh mund të instalohen në kompjuter.
Si funksionojnë orët? Shpikja e orëve mekanike në shekullin e 13 nxiti një ndryshim në metodat e matjes së kohës që nga ora diellore, tek ajo e ujit, te lavjerrësit dhe tek orët me kuarc kristali që kishin më shumë fuqi për të qenë të sakta. Pavarësisht se metodat variojnë, të gjitha orët moderne si mekanike, dixhitale dhe atomike punojnë me pjesë të ngjashme. Ato konsistojnë në një objekt që përsërit të njëjtën lëvizje vazhdimisht, një oscilator, me një interval përsëritës që krijon rrahjen. Ngjitur me oscilatorin është një pajisje kontrolluese, e cila mirëmban lëvizjen e oscilatorit duke rigjeneruar energjinë që ai humbet gjatë fërkimit dhe e zëvendëson punën e vazhdueshme të oscilatorit në pulse. Më pas pulset numërohen nga një lloj numëruesi dhe sasia e numërimeve konvertohet në njësi, zakonisht sekonda, minuta dhe orë. Në fund, një lloj rezultati i mekanizmit shfaqet i kuptueshëm për njerëzit. 31
o
lum bi
j Përzg
dh
i: Armida P
RUBRIKË E LIRË
Gjëegjëza
I vogël, i vogël, sa një gogël, i zi, i zi, si një qershi.
Jashtë bardh, brenda zi, Të kënaq kur e pi.
Dy vëllezër në një lëmë, Punojnë natë e ditë e s’lodhen.
E vë me kokë lart, zbrazet, E vë me kokë poshtë, mbushet.
10 9 8
32
11 12 1
7 6 5
2 3 4
o
i sm an
Përzgj
dh i:
Z ej n e b O
UNË MUND TA BËJ
“Qelq” me ngjyra Një rreth shumëngjyrësh Shënim: Kjo është për vendet që bie shumë borë. Fëmijët do të kënaqen me këtë aktivitet të lehtë dhe shumëngjyrësh, e cila mund të realizohet në ambientet e jashtme ku ka rënë bore, ose ku bën shumë ftohtë. Ja çfarë duhet të bëni për të përgatitur një ‘qelq’ me ngjyra të ndryshme.
Ju nevojiten: • • • • •
tullumbace uji ngjyrosës ushqimi qese plastike tepsi alumini gazeta ose peshqira të vjetër • gërshërë • lecka të vjetra që nuk ka gjë nëse bëhen pis • çizme bore, xhakoventë dhe doreza (për pasi ta përfundoni aktivitetin) 33
• Hidh 1 pikë ngjyrues ushqimor në një tullumbace. 1 pikë është e mjaftueshme. Më shumë se aq do ta bënte më të ngatërrueshme.
• Me kujdes mbusheni tullumbacen me ujë dhe lidhjani grykën me kujdes. Futeni tullumbacen në qese plastike dhe më pas në ngrirje.
• Ditën tjetër vishni një palë doreza dhe dilni jashtë. Merrni një të rritur për të prerë tullumbacet. Fëmijët mund t’ja heqin copëzat e tullumbaceve. Kujdes, pasi mund të bëheni pis me bojë! 34
• Futini “qelqet” me ngjyra në një tepsi (në mënyrë që të mos kullojnë). • Vishni xhakoventën, çizmet dhe dorezat…ndoshta edhe një kapele. • Dilni jashtë dhe luani! • Por mos ia hidhni njëri-tjetrit, do të ishte sikur t’ju gjuanin me gurë!
* Tullumbacet futen në qese plastike, në mënyrë që të mos derdhen në frigorifer. ** Për të rriturit që t’i bëjnë bashkë me fëmijët/ ose fëmijët të mos e bëjnë si aktivitet pa praninë e të rriturve. 35
Plu m bi
j Përzg
od
hi: Armida
TË GATUAJMË SË BASHKU
Supë dimërore me presh
K
jo supë është shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Mund ta gatuani shumë thjeshtë dhe mjaftojnë shumë pak përbërës për t’ju dhënë një pjatë të ngrohtë.
Përbërësit: • • • • • • • • • •
36
500 gr presh (i grirë) 500 gr patate (të grira) 2 lugë gjelle gjalpë kripë piper 150 ml ujë 100 gr djathë (i tymosur) 200 ml qumësht 200 ml kos disa gjethe presh (i pjekur)
Përgatitja: Në një tenxhere shtoni gjalpin të shkrijë dhe më pas shtoni preshin e grirë, patatet, kripën dhe piperin. Përzieni derisa të jenë skuqur mirë së bashku. Shtoni ujin dhe lërini të ziejnë derisa perimet të jenë zbutur. Shtoni djathin e tymosur dhe përzieni supën sërish. Kalojeni supën në mikser në mënyrë që të bëhet kremoze. Kalojeni sërish supën në tenxhere të marrë valë. Shtoni qumështin me ngadalë dhe përzieni. Shtoni kosin dhe përzieni me shpejtësi. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Në një tas shtoni supën dhe sipër për dekorim vendosini disa fije presh të pjekur.
Si të bëni turshi me kastraveca
P
ërveçse shumë të shijshëm, turshitë janë dhe shumë të ushqyeshëm, sigurisht pa e tepruar. Më të përhapurat në Shqipëri janë turshitë kastravecë, domate jeshile apo lakrat. Përbërësi kyç për turshi të mira janë perimet, të cilat duhet të jenë të freskëta dhe të forta. Shtesat kryesore janë kripa e fortë dhe uthulla. Për shije ekstra: hudhër, qepë, degë majdanozi dhe piper kokërr shtohen më së shumti. Nuk keni nevojë të shpenzoni orë të tëra kohë për të përgatitur turshi. Përdorni këtë recetë bazë dhe niseni eksperimentimin me kastravecë të vegjël dhe më pas provoni dhe perime të tjera.
Përbërësit: • 3 ose 4 kavanozë të mëdhenj • 1 kg kastraveca të vegjël • Ujë të mirë, burimi ose të filtruar • 5 lugë kripë të fortë, të trashë • 1 lugë sheqer • 12 thelpinj hudhër • 1 kupë uthull molle ose rrushi • 10-12 degë majdanoz • 1 lugë piper kokërr
Përgatitja: Përpiquni të keni 1 kg kastravec të vegjël afërsisht të një mase. Hiqni ndonjë që është i vyshkur apo i zbutur. Lajini mirë në ujë të ftohtë. Mbushini kavanozët me kastravecë sa më ngjitur të jetë e mundur. Hidhuni sipër kripën e fortë dhe rregulloni hudhrën dhe piperin në majë të kastravecëve. Shtoni uthullën. Më pas shtoni dhe ujin që të mbushni çdo kavanoz sa të mbulohen tërësisht perimet. Vendosuni në majë degë majdanozi dhe mbyllini lirshëm kapakët. Lërini për 2 ditë. Më pas do të vini re që lëngu ka rënë. Shtoni dhe pak më shumë ujë që t’i mbushni deri në majë dhe shtrëngojeni fort kapakun. Vendosini në një vend të freskët dhe lërini për 4-5 javë. Do ta kuptoni që turshitë janë bërë kur të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë nga jeshile si në të verdhë. Kur e pret për së gjati ka ngjyrë të verdhë nga maja deri në fund dhe duhet të jetë e thartë në mes. 37
Bukë me vaj ulliri dhe djathë, vakt ideal për fëmijët
S
ipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund të zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm ata. Nëse këtij kombinimi do t’i shtojmë edhe omega 3 të peshkut dhe mikro përbërësit e domates, kemi përfituar një vakt të plotë ushqimor. “Për të promovuar vajin e ullirit, kemi menduar të shfrytëzojmë ndoshta aleatin më të mirë të tij, bukën,”- thotë Angelo Cremoni, president i grupit të ullirit dhe vajit të ullirit Assitol (Associazione italiana dell’industria olearia). Kërkime të tëra shkencore kanë vërtetuar se këto dy shtylla të dietës mesdhetare, përforcojnë vlerat e njëri-tjetrit kur kombinohen bashkë. Vaji i ullirit shoqërohet shumë mirë me bukën dhe është në gjendje të reduktojë indeksin glicemik të tij. Megjithatë, duhet thënë se kohët e fundit në Itali dhe në Europë ka një rënie të konsiderueshme të konsumit të këtyre dy produkteve, duke u zëvendësuar nga ushqime të tjera, që në shumicën e rasteve janë më pak të shëndetshëm.
38
rama ak
d Përzgjo
h i:
Krenita H
FAQE ZBAVITËSE Shkruaj numrat që mungojnë.
1
3 7
11
12 17
21 26
18
20 24
27
36
46
9 14
23
32
41
8
5
30 33
34
38 42
40 44
48
45 50 39
Duke mbledhur dhe zbritur numrat, gjeni ngjyrën me të cilën duhet të ngjyrosni.
40
Familja prej bore! A mund ta gjeni cili pjesĂŤtar i familjes mungon nĂŤ vendet bosh?
41
Udhëtoni përgjatë një spiraleje drejt ujit në fund. Gjeni daljen.
42
Mblidhni dhe zbritni numrat!
43
Gjeni 7 ndryshimet mes dy figurave.
44
Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”
Foto
Emri dhe mbiemri: _____________________________________________ Shkolla – Klasa:
_____________________________________________
Ftesë abonimi
Të dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.
45