Revista "Foleza jeshile", numër special 2017

Page 1


Pasqyra e Revistës »» 4 Më mori malli për ty Ramazan »» 7 Kur vjen Ramazani Stafi »» 8 Peshku Shkëlqyes »» 10 Kuriozi Bongo Kryeredaktore:Afërdita Hyseni »» 12 Si të rrisim fëmijë altruist! Zv/Kryeredaktore: Zejneb Zekaj »» 14 Agjërimi i parë Redaktore: Krenita Hakrama »» 16 Këshilla »» 18 A përshtatet me fëmijërinë time Desing & Layout: Ilmi Shahu teknologjia? Marketingu: Lubjana Saliaj Celepija »» 20 Ylli i detit Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi »» 23 Unë mund ta bëj »» 24 Tregimi për macen »» 25 Të gatuajmë sëbashku! »» 27 Faqe zbavitëse

Rreth Revistës për fëmijë

“Foleza Jeshile”

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftoj të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’ është një revistë periodike për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore. Kjo revistë përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: • Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe; • Të mësojnë shprehi të reja në komunikim; • Të frymëzojmë të vegjëlit të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshmene zhvillojmë. Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhedashurie. Nëpërmjet rubrikave “Mozaik” dhe ‘’Lojëra shpejtësie’’, ne synojmë të nxisim zhvillimin intelektual të lexuesve tanë të vegjël. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën “Foleza Jeshile’’.


“Kush e agjëron ramazanin me besim në Allahun dhe duke llogaritur në shpërblimin e Tij, do ti falen mëkatet e bëra më herët” (Muslimi nr. 760)

Adresa: Rruga: “Ali Demi”, Tiranë/ P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail:rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706


y t r ë p

i l l a m mori

R

I dashur Ramazan!

S

n a z a m a

a mirë që po vjen edhe këtë vit në shtëpitë tona. Më ka marrë malli për sikletosjen e ëmbël, për tryezën e iftarit e cila përgatitet me shumë dashuri, aromën e ngrohtë të byrekut, ëmbëlsirat. Më ka marrë malli edhe për pritjen e iftarit deri në momentin e fundit. Kur ti vjen, të gjithë muslimanët e botës përjetojnë të njëjtat emocione kur ulen në tryezën e iftarit.

4


Kur ti vjen nëna më qorton, më pak. Të gjithë bëhemi më të butë. Kur ti vjen takohemi me xhaxhallarët dhe tezet, të cilët kam kohë pa i takuar. Sa mirë që të kemi o Ramazan. Më ka marrë malli që të gjithë sëbashku të bëjmë duanë: “ O Zoti im! Për Ty kam agjëruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur e me rrizkun Tënd bëra iftar”. Më ka marrë malli të shkoj në teravi, të fal namazin në xhami dhe të presim plot gëzim bajramin. Më ka marrë malli për ty Ramazan. Hajde se po të presim me padurim. 5


Selamu Alejkum! Të dashur fëmijë, Në këtë muaj në shtëpitë tuaja do hyjmë bashkë me mysafirin më të bukur ‘’Ramazanin’’. Ne falënderojmë Allahun që na e ka mundësuar takimin me këtë mysafir të bukur. Tani le të flasim pak për agjërimin, syfyret, iftaret, teravitë dhe 1001 bukuri të tjera të Ramazanit. Sa bukur! Për ju fëmijë të vegjël ka agjërim në forma të ndryshme: agjërim duke mos thënë gënjeshtra, agjërim duke i respektuar prindërit, agjërim duke ndihmuar vëllain ose motrën më të vogël. Ju lexues të vegjël keni mundësinë të zgjidhni mes këtyre agjërimeve. Gjithashtu ata fëmijë që e ndjejnë veten më të fortë dhe që janë me moshë më të rritur mund të provojnë të agjërojnë gjithë ditën. Mbase mes jush ka nga ata që do agjërojnë për herë të parë. Dhe me shumë kënaqësi i përgëzoj që tani këta agjërues të vegjël. Ne kemi përgatitur edhe një tabelë për punët e mira dhe ibadetet që do bëni gjatë ramazanit. Allahu ju ruajt Zejneb Osmani

6


Poezi

Nga: Bujar Ferhati

n e j v r u K amazani R

Kur vjen Ramazani zemra më gëzohet, sytë diell ndrisin, trupi gjallërohet.

Trupi gjallërohet se nis agjërimin, shpirti më ndriçohet, sepse nis këndimin. Sepse nis këndimin, recitoj Kuranin, librin më të shenjtë, të fesë sonë Islamit. Kur vjen Ramazani, zemra më gëzohet dhe pse jam i vogël, kjo gjë trashëgohet.

7


hi: krama d o j a zg Për nita H Kre

u k h s e P lqyes shkë I

shte një njeri i mirë dhe i moshuar, i cili kishte humbur fëmijët dhe bashkë me gruan e kishin shumë të vështirë jetesën. Ai shkonte çdo ditë për të prerë dru në pyll dhe më pas i shiste ato për të blerë bukë. Një ditë, ndërsa ai ecte në pyll duke rënkuar nga lodhja, takoi një burrë me një mjekër të gjatë i cili i tha: “Unë di gjithçka në lidhje me 8

problemet e tua dhe dua të të ndihmoj. Ja, kjo është një qese me njëqind dukat, merri.” Plaku mori qesen, e hapi dhe kur pa se çfarë kishte në të, i ra të fikët. Kur ai erdhi në vete, pa se burri ishte larguar. I moshuari u kthye në shtëpi dhe i fshehi njëqind dukatët nën një grumbull plehu, pa i thënë gruas së tij. “Nëse unë i tregoi asaj, dukatët do të

mbarojnë shpejt” mendoi me vete dhe vazhdoi të shkojë sërisht në pyll të nesërmen. Në mbrëmje kur u kthye në shtëpi e gjeti tryezën plot. “Ku i gjete paratë për t’i blerë të gjitha këto?” pyeti ai. “Shita plehun” tha gruaja dhe gjeta në të, të fshehur njëqind dukat.” Ditën tjetër, plaku shkoi swrisht në pyll duke rënkuar akoma më


shumë se më parë dhe përsëri takoi burrin me një mjekër të gjatë. “E di fatkeqësinë tuaj”. “Ki durim, këtu janë më shumë se njëqind dukat” dhe ja dha në dorë të moshuarit. Këtë herë i moshuari i fshehu nën një grumbull hiri, por sërisht gruaja e tij ditën tjetër e kishte shitur hirin e i kishte gjetur dukatet. Kur ai u kthye sërisht e pa tryezën plot dhe menjëherë e kuptoi se e shoqja i kishte gjetur dukatët. Nuk foli asgjë por shpirti i dhembi. Ditën tjetër sërisht iku për në pyll por kësaj here me lot në sy. Rrugës sërisht takoi zotërinë më mjekër të gjatë. Ai ju drejtua të moshuarit dhe i tha: “Këtë herë unë nuk do t’ju jap dukat. Mbaji këto njëzet e katër bretkosa, shiti dhe me të ardhurat e tyre bli një peshk, peshkun më të madh që do të gjesh.” Kështu bëri i moshuari i shiti bretkosat dhe me to bleu një peshk shumë të madh. E mori peshkun dhe e dërgoi në shtëpi, natën vuri re se ai shkëlqente dhe ndriçonte tërë vendin. Për ta mbajtur të freskët ai mendoi ta linte jashtë, në dritare. Atë mbrëmje, nata ishte shumë e errët, frynte stuhi dhe në qiell nuk kishte as yje e as hënë. Shtëpia e të moshuarve ishte buzë detit dhe diku tej në mesin e tij, bënin luftë me dallgët disa peshkatarë, të cilët nuk po gjenin dot rrugën e kthimit për në breg për shkak të errësirës së thellë. Duke luftuar me dallgët dhe me ftohtësinë e ujit, ata papritur panë dritën që vinte pikërisht nga dritarja e të moshuarve dhe ja dolën të shpëtonin. Kur mbërritën në breg, të detit ata trokitën në derën e shtëpisë nga vinte drita dhe u dhuruan të moshuarve në shenjë falenderimi peshq të freskët dhe ranë dakort së nëse ai do të varte peshkun në dritare çdo natë, ata gjithmonë do të ndanin me të peshkimin. Kështu thanë dhe kështu vepruan dhe njeriu i mirë i moshuar bashkë me gruan e tij nuk e njohën më urinë.

9


:

Nga

eb

jn Ze

ni

a Osm

Sfungjerët a janë bimë apo kafshë?

T

ë gjithë ju e dini se sfungjerët përdoren për të larë enët, pra e dinit si një mjet pastrimi, por në të vërtetë sfungjerët janë të gjallë e qelizorë dhe jetojnë në fund të detit. Shumica e njerëzve e mendojnë sfungjerin si një bimë. Në të vërtetë ai është një kafshë dhe ka disa veti që do ju çudisin. Për shembull ne një orë ai ka aftësi të filtrojë deri në 200 litra ujin e detit. Sfungjerët që janë më të mëdhenj mund të pompojnë deri në 20.000 herë ujin e detit. Përveç këtyre ata kanë disa sekrecione kimike të cilat i përdorin për t’u mbrojtur nga armiku. Këto lloj helmesh janë të dobishme për njeriun pasi që përdoren në ilaçe. Pra përveç se përdoren për pastrim, sfungjerët janë të dobishëm edhe për të krijuar ilaçe.

10


A është e dobishme lëvozhga e mollës?

N

ë përgjithësi mollët kanë lëvozhgë me shkëlqim me aromë shumë të mirë. Para se t’i hamë ne ua qërojmë lëkurën, por edhe molla ashtu si dardha dhe kajsia mund të hahen bashkë me lëkurën. Ne shpesh i dëgjojmë nënat tona që na thonë “vitaminat e frutit janë te lëkura” dhe kjo është një fjalë e vërtetë. Lëvozhga e mollës ka shumë vitamina pasi merr shumë të mira nga dielli kur është akoma në pemë. Molla në lëvozhgë ka vitaminë C dhe glukozë. Sigurisht para se ta hani duhet ta lani mollën, nëse nuk keni mundësi ta lani atëherë është më mirë që molla të qërohet. Në këtë mënyrë largojmë bakteriet dhe përbërësit e dëmshëm. Prandaj nëse nuk e lani mollën mund të keni më shumë dëme sesa përfitime.

A flenë peshqit?

S

iç e dini shumica e kafshëve gjatë periudhës së dimrit flenë, arinjtë macet, qentë dhe zogjtë. Po kafshët që janë në det a flenë vallë? Edhe pse nuk janë në gjendje të mbyllin sytë për shkak se nuk kanë qepalla, peshqit flenë. Ashtu si njerëzit dhe speciet e tjera të kafshëve, flenë për periudha të shkurtra kohore ditën dhe natën, gjatë të cilave ndalojnë apo kanë të paktën një lëvizje të dobët, si në rastin e peshkaqenëve, që vazhdojnë të lëvizin për të lejuar kalimin e ujit dhe për rrjedhojë oksigjenit nëpërmjet velëzave së tyre. Qëllimi i gjumit është që të pushojnë. Ata gjejnë një vend të sigurt dhe qëndrojnë aty pa lëvizur në një gjendje gjumi.

Përse nuk prishet mjalti?

D

isa ushqime të papërfunduara ose që i kemi harruar jashtë frigoriferit fillojnë të nxihen dhe të prishen në një kohë të shkurtër. Arsyeja për këtë janë bakteret që gjenden në ushqim. Bakteriet për të jetuar kanë nevojë për ujë. Ushqimet kanë ujë brenda, ndërsa mjalti nuk ka ujë fare. Kjo sjell një mungesë të kushteve të përshtatshme për rritjen dhe mbijetesën e baktereve. Prandaj një mjaltë që nuk i hapet kapaku, mund të qëndrojë pa u prishur deri në njëqind vjet. 11


Shkëputur nga: Drnt. Denata Toçe Albas portal shkollor

Si të rrisim

fëmijë

altruist! S

ot është koha t’i mësojmë fëmijëve të jenë të përgjegjshëm për shoqërinë. T’i angazhojmë ata në ndodhitë e këndshme dhe ato të pakëndshme që jeta ka. T’i mësojmë se si të ndërtojnë strehën e familjes në nevojë, me duart e tyre.

Ne duhet të jemi shembull për fëmijët tanë! 1. Trego model mirësinë. Mirësia mund të jetë ngjitëse: kur ne shikojmë dikë që bën një vepër të mirë, ka shumë të ngjarë që të përjetojmë një impuls për të dhënë edhe ne një dorë në dhënien e ndihmës. Kështu do të veprojnë edhe fëmijët kur ta shikojnë këtë gjë tek ju. 2. Ngarkojini fëmijët personalisht të jenë përgjegjës. Disa nxënës të të një shkolle, u angazhuan prej familjarëve të tyre që të ndërtonin me duart e tyre, objekte festive me materiale të riciklueshme, dhe t’i shisnin së bashku. Të ardhurat që u mblodhën shkuan për familjen në nevojë duke i siguruar atyre nevojat më emergjente të momentit.

12

3. Mos e shpërbleni materialisht sjelljen ndihmuese. Fëmijët të cilët shpërblehen për të ndihmuar, ka më pak gjasa të përfshihen në sjellje ndihmuese në të ardhmen, pasi sjellja e tyre është “korruptuar” me pazar interesash dhe nuk është ndërtuar për të mësuar se si të ndihmojnë, pa interes material. Në vend të shërbimit material, lavdërojini fëmijët, vendosjani në pah sjelljet me vlerë që fëmija tashmë i inicion i vetëm, dhe kështu ka shumë gjasa të ndërtojmë empatizmin dhe altruizmin tek fëmija. 4. Jini pozitiv. Prindër të cilët shprehin ndjenja pozitive, jo me disiplinim shtrëngues, rrisin fëmijë që janë më të këndshëm, të afrueshëm dhe ndihmues ndaj të tjerëve. 5. Ekspozojini fëmijët ndaj vështirësive. Shpesh ne i mbrojmë fëmijët nga dhimbja, vuajtja, dhe duke bërë kështu, ne i strehojmë ata prej nevojës që kanë të tjerët. Harrojmë se dhembshuria është një emocion i fortë dhe shumë i rëndësishëm, i lidhur shumë ngushtë me lumturinë. Ne do të duhet t’i krijojmë fëmijëve mundësi për t’u ndjerë të dhembshur.


Sot është koha t’i mësojmë fëmijëve të jenë të përgjegjshëm për shoqërinë. T’i angazhojmë ata në ndodhitë e këndshme dhe ato të pakëndshme që jeta ka. T’i mësojmë se si të ndërtojnë strehën e familjes në nevojë me duart e tyre, si një ekip fitimtar, së bashku me fëmijë të tjerë, me një zemër vullnetare. Nuk ka fuqi më të madhe se shpirti i një vullnetari që rritet çdo ditë me këtë vlerë të pashoqë. T’i mësojmë fëmijëve se si të jenë

mirënjohës për atë që kanë, duke i angazhuar se si të ndihmojnë fëmijët e tjerë në nevojë, duke i mësuar kështu se si të ndajnë, duke i shkëputur kështu prej egoizmit, individualizmit dhe indiferencës që po rrezikon të trashëgojë qenia njerëzore çdo ditë, nëpërmjet modeleve si këto më sipër.

13


i m i r ë j g

iaj

Sal a an ubj L : Nga epija Çel

A

ë r a p i

Djali - Mami, babi, unë nesër dua të agjëroj. Mëngjesin tjetër… Ohh… Do akoma edhe shumë që të bëhet iftari?

Babi - Ky do të jetë agjërimi yt i parë.

Babi - Bir si po të shkon iftari? Djali - Po pres të bëhet koha e iftarit, por koha nuk po ecën fare.

Mami - Nëse do hajde më ndihmo mua deri ne iftar. Koha do kalojë më shpejt në këtë mënyrë. 14

Mami - Të lumtë biri im!


Babi – Në një ajet Allahu thotë: “Bëni mirë, padyshim Allahu i do ata që bëjnë mirë.”

(Sure Bekare, 195)

Bir erdhi koha e iftarit! Djali - Sa shpejt kaloi koha! Prindërit - Bismilah!

15


Këshilla

h s i r p n e i ë m r i r ë j Çfa g a

Nga: Armida Plumbi

Të përtypësh çamçakëz. Të vjellësh.

Të kalosh ujin gjatë shpëlarjes së gojës. 16

Të gëlltitësh shiun.


h s i r p e k u n n i ë m r i r ë j Çfa g a

Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak.

Të hani ose të pini diçka pa mendje.

Të flini

Të bëni dush.

17


Mendime

Shumëngjyrëshe

Nga: Zejneb Zekaj

A përshtatet me fëmijërinë time

teknologjia? Çfarë ditësh kanë qenë. Luanim lojëra të mrekullueshme atëherë. Për shembull loja “Hapa Dollapa”… Luanim sëbashku me shokët e shoqet… Njëri nga ne mbyllte sytë dhe ne të tjerët vraponim të fshiheshim pas pemëve e kudo. Një lojë tjetër ishte edhe “Telefon i prishur” ku rreshtoheshim njeri pas tjetrit dhe i pari i rreshtit duhet të thoshte një fjalë te veshi i shokut ngjitur dhe kështu me radhë deri te i fundit në fund dilte një fjalë komplet tjetër dhe kjo shkaktonte të qeshura pafund tek ne. Kështu ka qenë...

18


* Po, e gjithë çfarë ju tregova është në kohën e shkuar. Pasi që në ato kohë këto lojëra luheshin bashkë me shoqërinë, pra në grup. Tani lojërat tona janë vetëm një person i vetëm... Madje tani fshihen në dhomat e tyre ose përpara ekranit të televizorit, dhe luajnë jo me trup por vetëm mendërisht. Me një të prekur të telekomandës në ekran na shfaqet “Tomi dhe Xherri”. Ata bëjnë lloj lloj prapësirash. Ndërsa në kompjuter cilado lojë që nuk të pëlqen fshin nga ekrani dhe gjen të tjera pafund. * Lojërat tona kanë qenë fizike dhe me shumë aktivitet. Siç e kontrollonim lojën, ndjeheshim sikur e kontrollonim edhe jetën. Kur kishim ndonjë ngatërresë në lojë, ne angazhoheshim që të gjenim mënyrat se si ta zgjidhim. Nuk shqetësoheshim, por ishim plot emocione. Pas lojës ngaqë kishim nxjerrë të gjitha energjitë tona, jetonim të qetë dhe me ndjenjë. Çdo lojë në vetvete kishte rregullat e veçantë. Kjo gjë na përkujtonte ne se kjo jetë nuk mund të ekzistojë pa rregulla. Stresi? Ne as nuk e dinim kuptimin e saj si fjalë. Pas çdo loje ne ishim patjetër shumë të gëzuar. Edhe po na mundën në lojë edhe po fituam për ne ishte njësoj. Sepse edhe ata që fitonin edhe ata që humbnim ishim “ne”. * Dolën lojërat virtuale. Nga ne u bë unë. Shokët tanë duke qëndruar me orë të tëra përpara kompjuterit nuk arrijnë të kenë energji për asgjë. Karakteret virtuale ne lojëra, luajnë më fuqishëm se shokët tanë. Lojërat që kërkojnë forcë, të detyrojnë të përdorësh forcën si diçka normale. Lajmet thonë se lojërat kompjuterike u ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e zbulimit të formulave, kodeve të ndryshme si dhe zhvillojnë aftësitë analitike... Ka raste kur ja dalin në kthimin e teorisë në praktikë... Por, fëmijës i ndikohet drejtpërdrejtë ana sociale, ata bëhen të turpshëm dhe nuk gjejnë dot shokë. Dhe kur nuk gjejnë, i rikthehen botës së kompjuterit.

* Ne rregull, luani edhe me lojëra në kompjuter. Me mase. Dilni edhe në lagje luani. Ta provojnë tokën këmbët tuaja. Hidhuni me litar, vraponi, argëtohuni. Jepini biçikletës, ecni në trotuar. Sepse fëmijëria nuk kthehet më. Ju lutem mos e kaloni kohën të burgosur pas ekranit!

19


b

jne

Ze : a Ng

Y

ni

a Osm

lli i detit është një specie që nuk ka tru dhe kurriz. Ai bën pjesë te jovertebrorët. Në botë gjenden deri në 1.500 yje deti. Jetojnë në zonat me thellësi deri në 6000 metra larg nga bregu i detit. Në përgjithësi ylli i detit ka pesë krahë, por ka yje që kanë edhe më shumë cepa. Pjesa e tij e sipërme mund të jetë e qetë apo me gjemba të trashë. Shumica e yjeve të detit kanë ngjyrë të kuqe ose ngjyrë portokalli të shkëlqyeshme. Por disa lloje mund të jenë blu, gri ose kafe. Disa lloje të yllit të detit kur e thyejnë njërin krah, kanë aftësinë t’u rritet përsëri krahu, si një krah i ri. Ylli i detit edhe pse nuk i ka shqisat për të ndjerë temperaturën ose dritën, ata janë të aftë për t’u orientuar në ujë dhe mjedis. Ata nëpërmjet syve që u ndodhen në fund të krahëve, pra në mes të yllit, mund të zbulojnë aromën e ushqimit. Një veçori tjetër e tyre është se përveç se nuk kanë kokë, nuk kanë as zemër. Të gjitha lëvizjet kontrollohen nga sistemi nervor që ndodhet në trupin e tyre.

20


Vini re sepse tani do të mësojmë diçka të çuditshme: Yjet e detit kur duan të ushqehen nga një ushqim më i madh se vetja e tyre, e nxjerrin stomakun e tyre jashtë dhe e përshtasin stomakun sipas ushqimit që duan të hanë. Acidet që dalin nga stomaku, e shkrijnë ushqimin dhe në këtë mënyrë tretet. Yjet e detit hanë ushqim i cili është 3-fish më i madh se trupi i tyre. Pa mendojeni pak, ti je përshembull 40 kile dhe ha 120 copë kastraveca ose 1,200 copë çokollata... Yjet e detit me pesë krahë janë aq të fortë sa të ndajnë midhjen nga guacka e tyre. Ata kanë me qindra këmbë të vogla thithëse. Ndërsa kur kapin një pre që është aq e madhe sa nuk mund të hahen e nxjerrin stomakun jashtë dhe e tresin nga jashtë.

Të jesh yll deti është shumë e vështirë. Të gjithë flasin rreth meje. Sa mirë që nuk kam tru, se nuk e vras mendjen fare.

Ylli i detit Llojet: Në det ka më shumë se 1500 lloje yje deti. Ushqimi: Gaforrja, peshqit e vegjël, midhjet, sfungjeri, kërmilli Riprodhimi: Yjet e detit në kohën e verës lëshojnë në det më shumë se 2-100 miljon vezë Pesha: Mund të peshojnë deri në 5 kile. 21


A mĂŤ ngjyros mua?

22


Përshtati nga gjermanishtja

Unë mund ta bëj!

Nga: Afërdita Hyseni

Syze argëtuese prej letre

K

y është një aktivitet artizanal dhe është një aktivitet i thjeshtë letre për fëmijë. Syzet mund të na ndihmojnë ne të transformohemi në robotë, princesha, lepurushë, etj.

Për këtë ju duhen: • • •

Letër kartoni te paktën 13 cm e gjerë Gurë zbukurues dhe plastikë të pastër Shirit, gërshërë, ngjitës, bojëra uji

23


hi: mbi d o j lu zg Për ida P Arm

Tregimi për macen

T

regohet se Ibn Ebi Hazin i njohur si gjuhëtar, një ditë qëndronte në kulm të një xhamie të Egjiptit. Aty po hante diçka dhe pranë tij ishin disa të tjerë. Në mesin e tyre u afrua një mace, të cilës i dhanë një copë buke. Ajo e mori dhe iku. Pas një kohe u kthye prap, i dhanë diçka tjetër dhe ajo veproi po njësoj. Macja vazhdimisht shkonte e vinte, ndërsa ata i jepnin sërish diçka për të ngrënë. Ata e kuptuan se të gjithë atë ushqim ajo nuk e hante vetë, sepse ishte sasi e madhe. Herën e fundit e ndoqën nga pas dhe e panë se ajo ngjitej nëpër mur, në kulm të xhamisë e pastaj zbriste në mes të dy mureve në një vend ku ishte një mace tjetër e verbër. Sa herë që kishte marrë ushqim, ajo ia kishte dërguar maces së verbër, ia kishte vendosur pranë dhe ajo e kishte ngrënë. Të gjthë të pranishmit u befasuan, ndërsa Ibn Shadhi u tha atyre: “Përderisa kësaj kafshe (maceje) e cila nuk flet, Allahu ia ka mundësuar që macja tjetër të përkujdeset për të, pse atëherë të brengosem për veten time ne lidhje me rriskun?” Morali: “Zoti i Lartësuar është Furnizuesi më i mirë.”

24


hi: krama d o j a zg Për nita H Kre

Kekë të vegjël me luleshtrydhe

Çfarë ju nevojitet: 1 kg miell i gatshëm për kek me të gjithë përbërësit për t’u përgatitur 1 filxhan çaji vaj 1 gotë uji ½ kg luleshtrydhe të freskëta 1 kuti krem pana 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja: Përgatisni masën për kekët e vegjël duke përzier miellin me ujin, vajin dhe ndërsa ata piqem, prisni gjysmën e luleshtrydheve në copa të vogla fare. Lini mënjanë të paprera aq luleshtrydhe sa kekë të vegjël po piqni, pra 6 ose 12 sipas tepsisë me forma që keni ju. Në një tas, rrihni kremin pana bashkë me luleshtrydhet e prera dhe tri lugë sheqer deri sa të bëhet kremoze. Kur të jenë ftohur kekët, hapni një vrimë në mes secilit dhe vendosni nga një luleshtrydhe që i keni hequr më parë bishtin. Lart hidhni kremin e përgatitur. Për fëmijët tuaj do të jetë një suprizë e bukur. 25


Sallatë frutash Çfarë ju nevojitet: 1 gotë kos 2 copë mandarina 2 copë portokalle 1 mollë 1 ananas

3 feta pjepër 4 kokrra luleshtrydhe 7 kokrra rrushi 2/3 e gotës arra 2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

26

Qëroni dhe pritini ne kubikë të vegjël frutat dhe hidhini në një enë të thellë. Më pas shtoni kosin, arrat dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Përzieni të gjitha bashkë dhe vendoseni në frigorifer të ftohet, për 30 minuta pjata është gati për t’u shijuar.


Mblidhni numrat dhe gjeni ngjyrën që i përshtatet numrit që doli nga mbledhja.

Ndihmoji Fatimes të gjejë Kur’anin e saj

27


Ngjyros

figurĂŤn!

28


Lidh figurën me hijen përkatëse!

29


Gjeni ndryshimet në figurë

30


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Emri dhe mbiemri: __________________ Shkolla – Klasa:

__________________

Adresa – tel.

__________________

Fte

abo

Foto

nim

i

Të das h Jes Rev ur le hile ista xue f me otot, ’’ ju f ’’Fole s! nd vi to za kët imet zatime n të d d ë ë t h vet mëny e dës , punë rgoni rë ëm d h ore ira ju edh le e b xues do të t tuaj t, as a. të Na b kon hkëpu revis ëheni Në tak n t ton ëtorë ës, po jo i në r t ë ton ë. adres saj. ën

31


32


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.