Revista foleza jeshile 30

Page 1

Re

vis

të p

ër f

ëm

ijë

Nr

. 30

Shk

urt

201

T

ë

ek

ë!

Shkronjat e Arbrit

sper

o i m ent

jm

? A e dini se

7


Rreth revistës

për fëmijë

“Foleza Jeshile’’!

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj! Revista “Foleza Jeshile’’ është një revistë mujore për fëmijë. Ajo u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në parashkollorë dhe në klasat e fillores. Revista “Foleza Jeshile’’ përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe. Të pervetesojne shprehi të reja në komunikim. Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon. Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave, kuiceve, kurioziteteve si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’.

“ I fisnikëroni fëmijët tuaj dhe u jepni edukatë të mirë.” Muhamedi (a.s.) 2 1


Pasqyra e revistës

Faqe 4-5 Vjersha nga letërsia shqipe Faqe 6-7 Tregimi: “Shkronjat e Arbrit” Faqe 8-9 Si të bëhemi më të mirë! Këshilla të arta islame! Faqe 10-11 Kuriozitete: “A e dini se?” Faqe 12-13 Përralla: “Midis të thënit dhë të bërit” Faqe 14-15 Tregimi: “Babai dhe djali nervoz “ Faqe 16-17 Pena e artë Faqe 18-19 Përralla: “Bretkosat” Faqe 20-21 Të eksperimentojmë! Faqe 22-23 Lexuesit e revistës!

Stafi Kryeredaktore: Afërdita Hyseni Zv/Kryeredaktore: Zejneb Zekaj Redaktore: Krenita Hakrama Arti grafik: Sara Shala Marketingu: Lubjana Saliaj Celepija

Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: www.gruaja.org www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706 3


Vjersha a i s r ë t e l Nga shqipe!

Pasuria më e çmuar Sahati ecte me tik-tak, Skënderi sillej kot vërdallë. Dëgjoi një zë: - Afrohu pak! … Në dhomë kush i fliste vallë? Fliste sahati, për çudi, siç duket ish sahat i zoti: - Po të flas un‛, djalosh, se ti e kalon kohën kot së koti… Dhe nuk po bëhesh hiç merak se koha shkon me çap të lehtë… Un‛eci shpejt: tik-tak, tik-tak, ti asnjë hap nuk bën në jetë! Po humbe tërë pasurinë, mund që ta gjesh ti përsëri, po humbe kohën dhe lirinë, nuk i gjen dot më kurrsesi!

4

Dionis Bubani


Përtaci Një njeri përtac, s‛punonte aspak. Puna më e vogël i bëhej farmak. Një herë s‛kish ushqim. Bukë si jepte tjetër, pra shkoi të ulet tek një dardhë e vjetër. Dardha kishte kokrra të mëdha kërcak, të ëmbëla sheqer, Por përtaci ishte pjekur për merak. njeri për çudi, përtoi t‛i shkundte, në hije u shtri. Hoqi dhe kapelen, pranë vetes e la - Bini këtu brenda, o ju dardha - tha. Priste kokrra dardhës nga degët e saja, kur një dardhë e madhe u shkëput nga maja, thirri fortë përtaci - Obobo ç‛hata!

Mark Krasniqi

5


Tregim

Shkronjat e Arbrit

Të dashur lexues të revistës “Foleza Jeshile”, në këtë tregim do të flasim për një djalë që quhet Arbër. Ai është 6 vjeç dhe shkon në klasë të parë. Shkronjat e shtypit i ka përfunduar, ndërsa shkronjat e dorës po i mëson. Ai ka filluar të lexojë edhe pa ndihmën e prindërve. Një fundjavë Arbri doli shëtitje me vëllanë e tij të madh, Ilirin. Rrugës ai lexonte emrat e dyqaneve dhe shpesh herë nuk i kuptonte ato, ndaj pyeste të vëllanë. Ilir ç‛do të thotë open? Iliri buzagaz i përgjigjej… do të thotë hapur, por është në anglisht. Po Taxi? Arbër jo taxi, por taksi sepse është në anglisht. Gjatë shëtitjes, Arbrit i pëlqeu një top, i cili ishte reklamuar në vitrinën e një dyqani dhe iu lut të vëllait t‛ia blinte. Iliri vendosi t‛ia plotësonte dëshirën dhe të dy hynë në dyqanin e lodrave për fëmijë. Në derën e dyqanit shkruhej “Është mbyllur”. Arbri sërisht e pyeti Ilirin - Ilir pse nuk e kanë shkruar “është mbyllur”?! Iliri i thotë me shaka: Shkronja “ë ka ikur me kohë nga përdorimi … ha-ha-ha”. Pasi e blenë topin, ata vendosën të ktheheshin në shtëpi. Mami i priti me shumë dashuri dhe i porositi fëmijët të hanin drekën dhe të fillonin të bënin detyrat. Papritur Arbri i mërzitur iu drejtua së ëmës: Mami, unë nuk dua t‛i bëj detyrat e abetares! Kudo në lagjen tonë shkruhet në gjuhë të huaj. Ne nuk na duhen shkronjat, madje shkronjën “ë” askush nuk e përdor.

6


Mami, pasi e dëgjoi, qetësisht i tha: I dashur Arbër, ne duhet t‛i mësojmë shkronjat dhe ta duam gjuhën tonë. Si fëmijët dhe të rriturit bëjnë gabime, prandaj ne le të bëhemi shembulli më i mirë i shoqërisë. Ne duhet t‛i mësojmë shkronjat dhe të shkruajmë gjithmonë shqip. Më pas ai filloi të bënte detyrat pastër dhe bukur, sikur të ishte një i rritur. Dhe në çdo fjalë që kishte shkronjën “ë” e shkruante me të kuqe. Të nesërmen mësuesja, teksa po korrigjonte fletoret e nxënësve u ndal te fletorja e Arbrit. E habitur iu drejtua Arbrit: - Pse ke përdorur dy ngjyra Arbër?! Mësuese unë kam vënë re që shkonja “ë” nuk po përdoret nga të rriturit. Unë i dua shumë shkronjat, prandaj më lejo ta zbukuroj këtë shkronjë që të rriturit nuk e respektojnë. Mësuesja u emocionua nga përgjigjia e Arbrit, e përqafoi dhe i shkroi në fletore. “Me ty do të jemi të gjithë krenarë, duaji gjithmonë shkronjat”.

A. HYSENI

7


Si të bëhemi më të mirë?

Thuaj të vërtetën, edhe nëse është kundër teje! Dëshiro për vëllanë tënd atë që do për vete! Mos e shty punën e sotme për nesër! Së pari përmirëso të metat e tua e më pas, të metat e të tjerëve!

8


K

ëshilla islame!

Fli herët dhe zgjohu herët! Për çdo gjë të mirë ka shpërblim! Bëhu i kujdesshëm në ushqim, pije, veshje e gjumë! Mos fol pa u menduar dhe mos vepro pa planifikuar!

9


A e dini se ? Kuriozitete! Të njihemi me devetë! Deveja ka një kokë të madhe, qafën e ka të gjatë, në kurriz ka një gungë dhe ka katër këmbë. Sytë përbëhen nga tri qepalla. Devetë kanë një qepallë të tretë e cila është një perde e tejdukshme. Këtë qepallë e përdorin gjatë udhëtimeve në shkretëtira dhe gjatë erërave të forta. Kjo perde shërben si syze mbrojtëse për sytë e saj. Sytë e devesë janë të mëdhenj dhe të rrethuara nga qerpikë të gjatë dhe të dendur. Ajo, gjatë erërave të shkretëtirës, herë i mbyll plotësisht sytë dhe herë të tjera i mban hapur. Gjatë kohës që i mban mbyllur, deveja përdor qepallën e tretë të tejdukshme, për t‛i mbrojtur ato nga rëra. Po të shohim dy vrimat e hundës, do i gjejmë të mbushura me qime të dendura, të cilat pengojnë pluhurin dhe rërën të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes. Deveja ka dy veshë, shumë të vegjël në krahasim me madhësinë e kokës së saj. Ata kanë formë vezake dhe në kohë të caktuara, deveja i ngjit ata me qafën. Edhe veshët janë të mbushur me qime të dendura, për t‛i mbrojtur nga pluhuri dhe rërat. Qafa e devesë, e mundëson që të ushqehet me bimë të larta dhe me barëra të shkurtra. Ajo është shumë funksionale dhe e ndihmon për t‛u ushqyer sa më mirë. Trupi i devesë është i mbuluar me lesh, i cili ndryshon nga stina në stinë. Gjatë dimrit, leshi i devesë është i dendur dhe më i gjatë, kjo për ta mbrojtur atë nga të ftohtët e dimrit. Kurse verës, ky lesh bie dhe bëhet më i shkurtër dhe i rrallë, me qëllim që të sigurojë daljen e djersës dhe uljen e temperaturës së lartë.

10


Gunga e devesë që ndodhet mbi shpinën e saj, është një lloj magazine e mbushur me dhjamëra. Prej kësaj gunge, deveja furnizohet me fuqi dhe me ujë. Këmbët e devesë janë të gjata dhe të fuqishme. Ato janë të pajisura me thundra të cilat janë izoluese dhe nuk e përçojnë elektricitetin. Buzët e devesë janë të gjata dhe të trasha, gjë e cila ia mundëson të ushqehet pa probleme edhe me gjemba. Po të shohim buzën e sipërme, do të gjejmë që ajo është e ndarë në dy pjesë. Kur ushqehet me gjemba, ajo e ngre njërën pjesë, me qëllim që të mundet ta presë gjembin, pa e shpuar.

11


Përrallë

Midis të thënit dhe të bërit… Një herë e një kohë në një shtëpi të madhe dhe të bukur jetonin disa minj. Mirëpo aty jetonte edhe një mace e tmerrshme. Macja nuk i linte minjtë të dilnin nga foleza e tyre. Madje edhe në netët më të errëta, ata (minjtë) nuk mund të dilnin nga foleza e tyre për të kërkuar ushqim, pasi rrezikonin të binin nën kthetrat e maces së frikshme. Kështu që, të dashur fëmijë, jetesa për këta miushë ishte bërë shumë e vështirë. Një ditë u ulën të gjithë së bashku për të gjetur një zgjidhje, që të shpëtonin nga armiku i tyre dhe të largoheshin nga shtëpia. Gjatë diskutimeve një miush i ri u tha: “Ju tregoj unë së çfarë duhet të bëjmë…është një gjë shumë e thjeshtë. Le t‛i ngjisim maces pas bishtit një zile. Kur ajo të lëvizë, zilja do të bjerë dhe ne do të kuptojmë ku ndodhet dhe kështu do të mund të ikim”. Minjtë nisën të brohorisnin nga gëzimi që arritën të gjenin një zgjidhje por papritur brohorima e tyre u ndërpre nga pyetja e një miu të vjetër. “Po mirë, more vëllezër…e kush do të shkojë t‛ia ngjisë zilen maces pas bishtit?!” 12


Të gjithë heshtën, u strukën pas njëri-tjetrit dhe asnjë nga ata nuk mundi ta merrte mbi vete përgjegjësinë për t‛ia ngjitur maces zilen. E pra, fëmijë të dashur, siç e dëgjuat edhe nga përralla, nuk mund të marrim nisma të pamenduara mirë, sepse midis të thënit dhe të bërit është në mes një det i tërë.

K. HAKRAMA

13


Tregim

Babai dhe djali nervoz Na ishte njëherë një baba, ai kishte një djalë të cilin e donte shumë. Por djalin e kishte shumë nervoz. Babai, duke e ditur këtë gjë, i tha: “Biri im, unë dua të të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves”. Merre një dërrasë dhe sa herë të nervozohesh me dikë, ta fyesh apo ta ofendosh, ngul nga një gozhda në të”. Djalit i pëlqeu kjo këshillë e babait dhe menjëherë filloi ta zbatonte. Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa, i erdhi turp, kështu që ditën e dytë u mundua ta mbante zemërimin dhe nguli vetëm njëzet gozhdë. Ditën e tretë nguli dhjetë gozhda dhe vazhdoi t‛i pakësojë, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte ngulur asnjë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. 14


Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe të nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i ati dhe i tha: O babi, shiko unë sot nuk kam ngulur asnjë gozhdë! Babai ia ktheu: Puna jote akoma s‛ka mbaruar. Tani duhet t‛i shkulësh të gjitha gozhdët e ngulura nga dërrasa. Djali i hyri punës dhe i shkuli. Dhe më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha: A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar. Djali uli kokën dhe përqafoi të atin dhe i shprehu shumë mirënjohje për mësimin e tij. 15


Pena e artë Nga libri “Fëmijë të sigurt”

Këshilla të dobishme prindërimi. Për të ndihmuar dhe për t’i orientuar prindërit për një prindërim emocionalisht, psikologjikisht dhe praktikisht të shëndetshëm, do të ju informojmë nëpërmjet rubrikës sonë me disa këshilla të shkëputura nga libri “Fëmijë të sigurt” Ilira Gjika

Fëmija dhe ankthi!

16

Kur fëmija juaj është vazhdimisht i nxehur, i nervozuar, i trishtuar apo i frikësuar, do të thotë se diçka nuk shkon. Isabelle Filliozat, një psikoterapeute amerikane, tërheq vëmendjen, shpjegon dhe këshillon: “Përsëritja është sinjali i një burimi të stresit kronik, që fëmija nuk di apo ka vështirësi ta manaxhojë”. Fëmija më siguri është përfshirë në një situatë, që nuk po ia del dot ta zgjidhë. Kështu, i rrituri duhet të ndërhyjë me pyetje konkrete për të zgjidhur situatën dhe jo me pyetje që as vetë i rrituri nuk di të përgjigjet, si “Çfarë ke?, “Pse bën kështu?.


1- Nxiteni fëmijën të marrë frymë. Frymëmarrja qetëson dhe njëkohësisht çon oksigjen në tru. 2- Jepini një gotë uji. Ky veprim ndërpret procesin që provokon gjendjen dhe njëkohësisht hidraton trurin e fëmijës. 3- Bëjini fëmijës disa përkëdhelje të lehta në duar, në sup ose kokë.

Ky veprim stimulon hormonin e oksitocinës, i cili influencon direkt në sferën afektive. Të trija këto veprime ndihmojnë në “zhbllokimin” e një situate veçanërisht të vështirë.

Ilira Gjika

(Ky material është shkëputur nga libri “Fëmijë të sigurt” botues: Irisoft Education). 17


Përrallë

BRETKOSAT

18

Një herë e një kohë, midis disa bretkosave u organizua një garë vrapimi. Gjatë kësaj gare ato duhet të ngjiteshin në majën e një kështjelle të lartë. Shumë njerëz u mblodhën rreth kësaj kështjelle, për të ndjekur garën dhe për të brohoritur garueset.


Gara filloi. Askush nuk e besonte se bretkosat e vogla do t‛ia dilnin të ngjiteshin në majë të kështjellës. Të gjithë thoshin: “Oh, shumë e vështirë!”, “Ato nuk do t‛ia dalin dot të arrijnë deri në majë, sepse kështjella është shumë e lartë!” Gjatë garës bretkosat e vogla filluan të humbnin një nga një. Njerzit pëshpërisnin: “Është shumë e vështirë! Askush nuk do t‛ia dalë!” Por njëra nga ato vazhdonte akoma të garonte. Ajo nuk u dorëzua. Dhe arriti majën e kështjellës. Çdokush donte të dinte se si një bretkosë kaq e vogël mundi t‛ia dilte mbanë. Fëmijë, e dini se bretkosa e vogël ruante një sekret? Kjo bretkosë e vogël nuk dëgjonte. Dhe pikërisht kjo përbën edhe moralin e kësaj përralle. Pra: - Bëhu i shurdhër kur njerëzit të thonë që nuk mund të bëhet. - Bëhu optimist. - Mbështetju Allahut dhe bëj dua që të të ndihmojë të arrish ëndrrat e tua. “…dije që fitorja vjen me durimin, shpëtimi vjen pas ngushtimit, pas vështirësisë vjen lehtësimi” Muhammedi (a.s.) Z. ZEKAJ

19


Të eksperimentojmë së bashku!

Pa diell s‛ka jetë! Unë dhe shoku im Tomka preferojmë të luajmë shpesh në një dhomë në errësirë. Një ditë ne na lindi një pyetje, si do të ishte sikur gjithmonë të ishte natë (errësirë), dhe dielli mos të lindte asnjëherë? Çfarë do të ndodhte me bimët, me njerëzit? Për ta vertetuar këtë, ne bëmë një eksperiment. Bëje dhe ti me ne, miku im! Ne na nevojiten një vazo me lule, karton i zi (që nuk e depërton dritën), 1 palë gërshërë dhe ngjitës.

20


Ecim hap pas hapi! Marrim gërshërët dhe presim kartonin në tre pjesë në formë katrore dhe me madhësi sa mbulon vazon me lule. Marrim ngjitësin dhe faqet e kartonit dhe i ngjisim në formën e një kutie pa kapak. E mbulojmë vazon me lule me kutinë e përgatitur për 7 ditë. Uau… do të habiteni kur të zbuloni lulen pas 7 ditësh, ngjyra jeshile e bimës tashmë është shndërruar në ngjyrë kafe dhe gjethet janë shtrirë si në gjumë të thellë. Eksperimenti ynë na mësoi se drita e diellit është jetë.

Përshtati nga gjermanishtja: Afërdita Hyseni 21


LEXUESIT Kushtuar nënës sime “Nëna është thesari më i çmuar në jetë”! O e shtrenjta ime, nëna ime, me këtë poezi nga zemra po te drejtohem: Sa herë që vjen mëngjesi dal në dritare dhe diellin shikoj, më pas me këto vargje i drejtohem: Diell o diell, kur të shoh ty si nëna me ngjan. Rrezet e tua janë të forta, si sakrificat e vështira që kaloi nëna ime për të më sjell në jetë. Drita jote është si fjalët e ëmbla dhe ngushëlluese, që nga goja e nënës sime rrjedhin. Ngrohtësia jote është si shpirti i saj, që shumë dashuri mua më dhuron. Ndërsa perëndimi yt i bukur është si zemra e saj që buçet fort e të gjitha ndjenjat aty i mbron. Më pas vjen nata e unë hënës i drejtohem: Hënë moj e bukur hënë, drita dhe bardhësia jote janë si bukuria e nënës time. Kurse drita e yjeve të tu, ngjason me ndihmën që më ka dhënë ime më. Kur vjen pranvera u them luleve të sapoçelura: Aroma juaj nuk krahasohet me atë të nënës sime. Kur vjen vera u them valëve të detit: Ju nuk jeni aq të forta sa vuajtjet që ka duruar nëna ime për të më sjellë në jetë mua. Kur vjen vjeshta i them flladit të ngrohtë: Ti nuk je aq i fortë sa ndjenjat që ka nëna ime për mua. Kurse kur vjen dimri i them: I ftohti yt s’është aq i fortë sa butësia në zemrën e nënës time. Më pas, kur lind një ditë e re me qiell të kthjellët i drejtohem qiellit të kaltër: As këto krahasime s’janë të mjaftueshme sepse nëna ime s’mund të krahasohet me asgjë. Asgjë nuk mund të krahasohet me: kujdesjen e saj drejt meje, me ledhatimet e buta ,ngrohtësinë e saj të ëmbël, shpirtin e mirë, zemrën e madhe, dashurinë e madhe dhe çdo cilësi të mirë që ajo ka.

22

Tani e them me plot gojë e me zemër: Zot i Madhërishëm të falenderoj që solle në jetë një njeri kaq të mrekullueshëm. Mami im është mrekullia e vërtetë që ke krijuar.

Kaltrina Hykaj


E REVISTES Enisi

Lejla Enisi Amari

Learti Enis Ibra

Mirsad Plumbi

23


Qendra e Gjuhëve të huaja AIITC PranëIELTS qendrës së Gjuhëve të Huaja AIITC, ofrohet mësimi i gjuhëve të huaja: TM

English for International Opportunity

MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM

ve të ANGLISHT Huaja AIITC TURQISHT GJERMANISHT ARABISHT

Nëse jeni të interesuar, që fëmijët tuaj të përparojnë me mësimin e gjuhëve të huaja, pranë nesh fëmijët mësojnë nën moton:

“Mësojmë nëpërmjet lojës” Grupmoshat 7 – 10 vjeç 11 – 16 vjeç

Cel: 067 40 99 567 Web: www.aiitc.net


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.