Revista "Foleza jeshile", nr 37

Page 1

Lypësi që ishte mbret

Shkolla

SHTATOR, NR 37

Mirë se vjen Bajram!


SHTATOR, NR 37 Pasqyra e Revistës: »» Pasqyra e revistës “Foleza Jeshile”! »» »» Faqe 4-5 “Shkolla” »» Faqe 6-7 Përralla nga bota »» Faqe 8-9 Këshilla Prindërimi »» Faqe 10-12 “Një udhëtim në qytetin e Mekës dhe Medinës” »» Faqe 13 “Mirë se vjen Bajram!” »» Faqe 14-15 “Lypësi që ishte mbret” »» Faqe 16-17 Thënie për një eduakatë më të mirë »» Faqe 18-19 Shëndeti juaj »» Faqe 20-21 Unë mund ta bëj »» Faqe 22-24 Kuriozi Bongo »» Faqe 25-26 Të gatuajmë së bashku »» Faqe 27 të Gjëegjëza Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. »» Faqe 27-30 Të mësojmë anglisht Revista “Foleza Jeshile’’, është një revistë mujore për »» Faqe 28-36 Faqe zbavitëse fëmijë.

Rreth Revistës për fëmijë

“Foleza Jeshile”

Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në parashkollorë dhe në fillore. Revista “Foleza Jeshile’’ përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: - Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe. - Të mësojnë shprehi të reja në komunikim. - Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon. Kjo revistë ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave, kuiceve, kurioziteteve si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj zgjidhni revistën edukative “Foleza Jeshile’’.

Stafi Kryeredakto Zv/Kryereda Redaktore: K Desing & La Përgjegjëse e Korresponde Tiranë: Afer Prishtinë: Se


ore: Arjeta Pelinku aktore: Zejneb Osmani Krenita Hakrama ayout: Fabia Osmani e masmedias: Armida Plumbi entë: rdita Hyseni eide Hoti

Rreth revistës për fëmijë “Foleza Jeshile”! Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’, është një revistë mujore për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në parashkollorë dhe në fillore. Revista “foleza jeshile’’ përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: - Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe. - Të mësojnë shprehi të reja në komunikim. - Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon.

Kjo revistë ka si objektiv: Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave, kuiceve, kurioziteteve si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar.

“Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” Muhammedi (a.s.)

Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706


VJERSHË o : S ei d e H

ti

N

ga

SHKOLLA kaloi vera gjithë gëzim erdhi shtatori fillojmë mësim duhen libra dhe fletore stilolapsa dhe vizore. fëmijët përgatiten mësuesit ti takojnë do t’u premtojnë atyre që shumë do të mësojnë.

4

“Foleza Jeshile’’- Shtator


klasat e tyre të bukura do të mbushen përsëri sepse nga shtatori do të fillojnë një vit të ri. shkëlqyeshëm këtë vit do të kalojmë gjëra të reja do të mësojmë ju që shkoni për herë të parë ju urojmë një vit të mbarë.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

5


Pl um bi

Përzgjo

dh

PËRRALLA NGA BOTA

i: Armida

nuk mund të kënaqen të gjithë Një burrë po shkonte në pazar me gomar. Kishte marrë edhe djalin me vete që t’i mësonte si bëhen punët. Po ecnin që të dy, babë e bir duke biseduar dhe gomari ecte pranë tyre.

Ec e ec... Kalon një fshatar, i shikon dhe thotë: - Po ju or budallenj, vetë lodheni në këmbë dhe gomari ecën për qejf të vet. Po pse e keni gomarin kur nuk e përdorni? I vjetri ndalon gomarin, hipin të dy mbi gomar dhe vazhdojnë rrugën duke biseduar. Ec e ec...

6

“Foleza Jeshile’’- Shtator


I sheh një kalimtar që thërret: - Po ju o budallenj, qysh e lodhni kaq shumë këtë kafshë të gjorë. Pse ka fuqi ky gomar t›ju mbajë të dyve? I vjetri ndalon gomarin, zbret nga gomari, lë djalin mbi gomar dhe vazhdojnë rrugën duke biseduar. Ec e ec...

Kalojnë një grup fshatarësh dhe njëri thërret: - Shikoni këtë budallanë, vetë lodhet në këmbë, kurse djalin e ri e ka hipur majë gomarit të bëjë qejf! I vjetri ndalon përsëri gomarin dhe ndërron vendin me djalin: vetë majë gomarit, djali në rrugë pranë tyre në këmbë. Vazhdojnë rrugën duke ecur, e duke biseduar. Ec e ec...

Kalojnë një grup grash, i shikojnë dhe njëra thërret: - Ç›është kjo punë? Turp të kesh, o burrë! Këtë djalë të gjorë e lë në këmbë e të lodhet, vetë je kapardisur mbi gomar! Turp! Turp!

I vjetri ndalon përsëri gomarin, zbret dhe i thotë djalit:

- E shikon or bir! Mundohu t›i kënaqësh të gjithë dhe nuk do të kënaqësh asnjë! Hajde tani të mbarojmë punët, sepse erdhëm në pazar.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

7


s e ni Hy

Përzgjo

dh

i: Afërdita

KËSHILLA PRINDËRIMI

KËSHILLA PRINDËRIMI

Disa këshilla me anë të të cilave mund t’i largoni fëmijët nga psikologjia e të nxituarit dhe të parandaloni depresionin Të rritësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë është dhe ka qënë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese. Motivojini fëmijët në bazë të aftësive dhe fushave të interesit. Në këtë mënyrë do të ndikoni pozitivisht në zhvillimin e tyre psiko-social. Por planifikimi i këtyre aktiviteteve nuk duhet të jetë mbi kapacitetin e fëmijës.

Lëreni të luajë lirshëm dhe të vërë në punë imagjinatën. Kjo i mundëson pavarësinë fëmijës dhe e bën të ndihet i sigurt. Fëmijët të cilët luajnë me lodra kanë mundësinë të njohin më mirë vetveten, kuptojnë mangësitë dhe nevojat e tyre dhe janë më të qetë në shprehjen e tyre. Dëgjojini fëmijët. Jo vetëm fjalët që thonë por shikoni mirë dhe formën e trupit, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit. Lëreni fëmijën të qetë nëse e shihni se po rri kot, pa bërë gjë, nëse shihni se është duke luajtur me peceta apo lexon një libër. Le të vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron. Në këtë mënyrë do ta lejoni të përjetojë fëmijërinë e tij brënda një dite të lodhshme.

8

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Tregojini fëmijës si “të zgjidhë probleme”.

Kaloni sa më shumë kohë me fëmijët

Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës.

Me mbylljen e shkollave fëmijët dhe familjet e tyre i pret një periudhë e gjatë pushimi. Sigurisht që prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për vlerësimin sa më pozitiv të pushimeve, shfrytëzimin sa më produktiv të tyre. Psikologët pohojnë se koha e bukur e kaluar me fëmijët shndërrohet në kujtime të bukura të ngulitura në memorie. Gjatë pushimeve nuk është e nevojshme të ushtroni presion mbi fëmijët për përmbushjen e detyrave apo të lihen pas dore duke kaluar kohën kot por të shfrytëzohet koha duke luajtur, folur e zbavitur me fëmijët. Ngulitja e kujtimeve të bukura në mendjen e fëmijës e bën atë të lumtur dhe janë pikërisht këto kujtime të bukura të cilat e lidhin më fort me jetën. Nuk është e rëndësishme koha apo orët e gjata të kaluara me fëmijët, por cilësia e kohës së kaluar me të. Njiheni fëmijën tuaj, luani lojëra me të dhe hyni në botën e tij, vëzhgojeni atë. Tregohuni të sinqertë kur jeni bashkë, informojeni atë rreth gjërave që ndodhin përreth.

Bëjeni mirënjohjen Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm dhe po ashtu ata janë të prirur për të qënë më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Ndaj është mirë që prindërit të japin detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falenderuar. Monitoroni fëmijës

emocionet

negative

“Aftësia për tu kujdesur ndaj tjetrit ngarkohet nga inati, turpi, zilia, ose emocione të tjera negative”thonë studiuesit. Ndihma që mund tu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione, dhe më pas për t’i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.

• • • •

c ol d

• • • •

Ja disa këshilla për prindërit dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më të mirë të tyre: Lexoni libra bashkë, pyeteni në lidhje me librin e lexuar. Rregullojeni dhomën bashkë. Shikoni film bashkë. Diskutoni rreth skenave të caktuara të një filmi. Gatuani së bashku. Krijoni histori sëbashku. Luani futboll. Bëni vizatime.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

9


Pl umb i

a Përg

tit

BOTA E FËMIJËVE

i: Armida

Një udhëtim në qytetin e Mekës dhe Medinës Meka, Qyteti i Bekuar Meka është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm në fenë islame. Ky qytet njihet ndryshe me emrin “El Makkah-Mukarramah” që do të thotë “Qyteti i Bekuar”. Meka shtrihet në perëndim të Arabisë Saudite dhe ka një popullsi prej 1,675,368 banorësh. Qyteti ndodhet 73 kilometra nga Xhidja (Jeddah), në luginën e ngushtë me rërë të Ibrahimit, 277 metra mbi nivelin e detit. Qyteti ndodhet 81 kilometra larg Detit të Kuq. Çdo vit, miliona muslimanë bëjnë pelegrinazhin në Mekë. Ky ritual quhet Haxh, ku besimtarët ndjekin gjurmët e Muhamedit (a.s.). Vizita e Mekës, është njëra nga pesë Shtyllat e Islamit dhe detyrë për të gjithë muslimanët që kanë mundësi ta plotësojnë Haxhin. Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare, 127). Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka marrë pjesë bashkë me fiset e Mekës për vendosjen e Gurit të Zi në vendin e vet, në rindërtimin që ata i bënë Qabesë. Shumëfishimi i shpërblimit të namazit në këtë xhami I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Një namaz në xhaminë time [pra në xhaminë e Profetit në Medine] është më i mirë se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveç Xhamisë së Shenjtë dhe një namaz në Xhaminë e Shenjtë është më i mirë se njëqind mijë namaze në çdo xhami tjetër.” Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare, 127). Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka marrë pjesë bashkë me fiset e Mekës për vendosjen e Gurit të Zi në vendin e vet, në rindërtimin që ata i bënë Qabesë.

10

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Shumëfishimi i shpërblimit të namazit në këtë xhami I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Një namaz në xhaminë time [pra në xhaminë e Profetit në Medine] është më i mirë se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveç Xhamisë së Shenjtë dhe një namaz në Xhaminë e Shenjtë është më i mirë se njëqind mijë namaze në çdo xhami tjetër.” Kjo xhami është shenjtëruar nga Allahu dhe i Dërguari i Tij Në Mekë, Allahu ia ka ndaluar krijesave të Tij gjakderdhjen, padrejtësitë, gjuetinë, prerjen e pemëve dhe bimësisë. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në të vërtetë, Mekën e ka bërë të shenjtë Allahu dhe jo njerëzit. Prandaj nuk i lejohet askujt që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të derdhë gjak atje apo të presë pemë.” Meka është vendi më i dashur për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij, Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) Njëri nga sahabët [shokët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!] ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) mbi devenë e tij, teksa qëndronte në Xhezvera (lagje në Mekë) dhe thoshte: “Pasha Allahun! Ti je vërtet toka më e mirë e Allahut. Ti je toka e Tij që Ai e do më shumë. Në qoftë se nuk do të më kishin përzënë, nuk do të kisha dalë prej teje.”

Aty ndodhet Qabeja e nderuar Qabeja është një ndërtesë katrore kubike, që ndodhet në mes të Xhamisë së Shenjtë në Mekën e nderuar. Ajo është kibla (drejtimi) nga drejtohen muslimanët gjatë namazit të tyre dhe gjatë disa adhurimeve të tjera që ka urdhëruar Allahu. Qabenë e ka ndërtuar Profeti Ibrahim dhe biri i tij Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) me urdhër nga Allahu i Lartmadhëruar. Më pas ndërtimi i saj është rinovuar shumë herë. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabesë, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je

“Foleza Jeshile’’- Shtator

11


Emigrimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) në Medinen e ndritur dhe të bekuar, e rriti shumë nderimin e saj, aq sa ajo - pas Mekës fisnike - u bë më e mira nga të gjitha viset e tokës. Vizita e saj ligjërohet që të kryhet në çdo kohë dhe nuk është e lidhur me detyrën e haxhit. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk ndërmerret udhëtim (i posaçëm), përveçse drejt tri xhamive: Xhamisë së Shenjtë (në Mekë), Xhamisë sime (në Medine) dhe Xhamisë Aksa (në Palestinë).” Gjëja e parë që bëri Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kur mbërriti në Medine, ishte ndërtimi i Xhamisë së nderuar Profetike që u bë qendër e diturisë, thirrjes islame dhe përhapjes së mirësisë mes njerëzve. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Një namaz këtu në Xhaminë time, është më mirë se 1000 namaze në tjetër xhami, përveç Xhamisë së Shenjtë (Qabesë).”

HAXHI Haxhi (pelegrinazhi në Mekë) është shtylla e pestë e Islamit. Ai është një adhurim në të cilin përmblidhen disa lloje adhurimesh trupore, shpirtërore dhe financiare. Kryerja e haxhit është detyrim një herë në jetë për këdo që ka mundësi fizike dhe financiare. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, (ta dijë se) Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Al Imran, 97).

12

“Foleza Jeshile’’- Shtator


at

a Ng

:B

i

VJERSHË ujar Ferh

Mirë se vjen Bajram! Sa herë vjen Bajrami Ç’na gëzohet zemra. Fort na qeshet syri, Buçet lodra, kënga. Shkojmë e vijmë hareshëm, Lusim fort Allahun, Që na fali jetën, Akshamin, sabahun. Plot bollëk, të mira, Plot për plot gëzim. Ndër sofra, në sheshe, Të gjithë bashkë rrimë. Motra dhe vëllezër, Tok si muslimanë, Kudo mbarë botës, Gëzojnë në Bajram. Dhe pse unë i vogël, Dhe pse fëmijë jam, Me shpirt fort thërras “Mirë se vjen Bajram!”

“Foleza Jeshile’’- Shtator

13


h

sm an

i

Përkt

eu

TREGIM

: Zejneb O

Lypësi që ishte mbret Një mbret ishte në ditët e fundit të jetës, dhe nuk kishte një njeri që të zinte vendin e tij pasi që ai të vdiste. Mbreti kishte dëshirë që të mos prishej rehatia dhe rregulli që mbizotëronte mbi popullin e tij. Por, cilido që I shkonte në mendje nuk do të ishte një vendim I drejtë. Prandaj një prej ditëve të tij të fundit, ai thirri një nënpunës dhe I tha: - Ju e shihni se është koha të ndahemi.

Unë jam përpjekur të bëj çdo gjë për vendin tim. Nuk e kam një djalë që t’ia trashëgoj fronin. Nëse zgjedh ndonjërin nga ju do të fillojnë grindjet mes jush dhe pakënaqësitë. Shteti do të gjendet në situatë të vështirë. Prandaj ju nesër në mëngjes, vendosjani në kokë kurorën mbretërore të parit qe do futet në portën e qytetit. Shtetin besojani atij. Pak pasi shqiptoi këto fjalë mbreti vdiq. Kur zbardhi dita e re të gjithë u përgatitën për të pritur njeriun që do hynte nga porta e qytetit. Pas pak dikush hyri nga porta dhe ia vendosën në kokë kurorën mbretërore. Ai njeri ishte një I varfër që gjatë gjithë jetës së tij kishte kërkuar ushqim nga një shtëpi në tjetrën. Të mëdhenjtë e shtetit bënë detyrën e fundit që u kishte kërkuar mbreti.

14

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Të gjithë detyrat e shtetit ia dorëzuan këtij lypësi. Për një kohë ky lypës ishte mbreti I atij vendi. Por shumë shpejt një pjesë e komandantëve filluan të kundërshtonin mbretin e ri dhe të mos ishin dakort me zgjedhjen e tij. Shtetet përreth e rrethuan vendin dhe përgatitën ushtarët për sulm. Në këtë mënyrë iku qetësia mes ushtarëve dhe popullit. Dhe shumë shpejt ia rrëmbyen kurorën mbretit. Nga kjo situatë lypësi u mërzit shumë.

Një ditë një shok I tij I vjetër u kthye nga udhëtimi. Dhe kur e pa në një pozitë të tillë si mbret, duke mos e ditur situatën e tij I thotë: - Sa mirë, qenke bërë mbret. Jam shumë I gëzuar për ty! Lypësi ia ktheu: - O vëllau im. Nuk është koha që të më përgëzosh. Por të më shpëtosh nga gjendja në të cilën ndodhem. Një kohë jetoja vetëm për të fituar bukën time. Ndërsa sot të gjitha problemet e shtetit janë në duart e mia.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

15


ni

yse ferdita

H

Përzgjodh

i: A

THËNIE PROFETIKE DHE DIJETARËSH

Për një edukatë më të mirë!

“Thuaj atë që është e vërtetë, edhe pse mund të jetë e hidhur dhe e papëlqyeshme për njerëzit. Profeti Muhamed a.s.

Ibn Tejmije, e këshillonte nxënësin e tij Ibn Kajim el Xheuzijen duke i thënë: “Biri im! Bëje zemrën tënde të ngjashme me pasqyrën (e qelqtë) dhe mos e bëj si shembulli i sfungjerit. Kur një dyshim bie mbi pasqyrë ajo do ta reflektojë (kthejë mbrapsht) atë. Por, nëse bie mbi sfungjer ai e tërheq atë, ndërkohë gjurmët e saj (të dyshimit) mund të shfaqen një ditë prej ditësh....”

h ë apo hed m e p jë n bjell sliman m g, njeri apo kafshë u m jë n e jë zo “Nës het e pastaj n “Shembulli i besimtarit është i ngjashëm me një h d , onsidero ë k r ë a t f r ë një p jo k , ë t bimë të freskët dhe të butë të cilën era e përkul me ushqehet sipas drejtimit të saj. Por kur era qetësohet, .” si sadaka d a.s. e m a h bima drejtohet sërish.” u Profeti M Profeti Muhamed a.s.

ë dhe

ojn dëmt ë t ë q ” jërave ë sinqertë. g j e r isë s ohu p “Larg aju shoqër b përm r.a i Omer

16

“Foleza Jeshile’’- Shtator

Sahabët e pyetën Profetin a.s: “O I Dërguar i Allahut, a ka shpërblim edhe për dhembshurinë e tr eguar ndaj kafshëve ?” Profeti a.s u përg jigj: “Shpërblim ka në shërbimin ndaj çdo krijese.” Profeti Muhamed a. s.


I r ” ë

“Ndërsa një burrë ishte duke ecur, e mori etja, prandaj zbriti në një pus dhe piu ujë në të. Kur doli jashtë, pa një qen që po gulçonte duke ngrënë dheun për shkak të etjes së madhe. Burri tha me vete, ‘Kjo krijesë është duke vuajtur njësoj si unë deri para pak çastesh’, prandaj ai zbriti në pus, mbushi këpucën me ujë dhe e shtrëngoi mes dhëmbëve ndërsa me duar u kacavirr për të dalë nga pusi, për t’i dhënë qenit ujë. Allahu e vlerësoi këtë veprim dhe ia fali mëkatet e tij.”

“Kur visheni apo merrni abdes, filloni me anën tuaj të djathtë.” Profeti Muhamed a.s. Kur fëmija yt ulet në tryezë për të ngrënë mësoje atë të lajë duart e të thotë “Bismilah” në fillim të ushqimit, të hajë me dorën e djathtë dhe të hajë ushqimin që ka para vetes, sepse Profeti ka thënë: “O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.” “Foleza Jeshile’’- Shtator

17


ra ma

Përgatiti:

SHËNDETI JUAJ

Kr enita Hak

ti a g i m e h ë Të b t h s p o k r ë p Disa aftësi për të ndihmuar veten Një nga mënyrat më të mira që prindërit mund ta përgatisin fëmijën e tyre për kopsht është të inkurajojë aftësitë e pavarura të tij gjatë muajve të verës. Në fakt, shumë mësues shpesh janë më të shqetësuar për aftësinë e fëmijës për t›u kujdesur për veten dhe për t›u lidhur me miqtë e tyre, sesa sa për mësimin e shkronjave apo numrave. Këtu janë disa ide për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë për të ndihmuar veten që janë veçanërisht të dobishme për kopshte.

Pastrimi i hapësirës personale Ju, duhet t’i mësoni fëmijës që të kujdeset për hapësirën e tij personale. Pas çdo aktiviteti ai ose ajo duhet të pastrojë tavolinën e lojës apo të punës, duke i çuar lodrat apo mjetet e punës në vendet e duhura.

Hapja dhe mbyllja e çantës së shpinës Çanta e shpinës është një element shumë i rëndësishëm për fëmijën, ajo duhet të mbaj shaminë dhe objeke të tjera personale që do t’i duhen fëmijës gjatë ditës në kopsht. Ndaj ai ose ajo duhet të dijë ta hapi, ta mbylli atë me lehtësi si edhe duhet të dijë se çfarë ka në të. Prandaj mos harroni se çanta e shpinës duhet të jetë e thjeshtë në përdorim.

18

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Lidhëse këpucësh, zinxhirë, susta Shumë fëmijë kur shkojnë në kopsht, nuk dinë të veshin apo të lidhin këpucët, ndaj është e rëndësishme që këpucët të jenë më ngjitëse që fëmijët të mund t’i veshin vetë lehtësisht. Gjithashtu edhe veshjet e vjeshtës dhe të dimrit duhet të jenë me zinxhirë dhe me susta, që fëmijët të mund t’i veshin lehtësisht. Në këtë mënyrë ata do të kujdesen për veshjet e tyre.

Kollitja dhe rrjedhja e hundëve Në kopsht ka baktere me shumicë! Mësimi i fëmijës suaj për të mbuluar gojën e tij kur kollitet ëshë e nevojshme. Zakonisht u mësojmë fëmijëve të kolliten në rrudhjen e bërrylit. Në këtë mënyrë mikrobet nuk kalojnë në duart e tyre. Pastaj duhet t’i mësohet fëmijës se nëse ka rrjedhje hundësh, ai ose ajo duhet t’i fshijë me kujdes me shami ose facolete dhe më pas atë osë ta hedhi në koshin e mbeturinave ose ta fusi menjëherë në çantë .

Rutina e banjës Kopshti i fëmijëve mund të jetë aq shumë zbavitës saqë disa fëmijë mund të harrojnë të përdorin banjën kur është e nevojshme dhe mund ta zgjasin deri në minutën e fundit. E më pas shkojnë me nxitim në banjo, duke mos i dhënë rëndësi disa rutinave të rëndësishme. Ju duhet t’i mësoni fëmijës se përpara se të shkojnë në tualet ata duhet të lajnë duart, duhet të pastrojnë më një letër higjenike kapakun e vc-së, më pas të shkarkojnë depozitën e saj, të pastrohen vetë(sa të kenë mundësi), të lajnë duart dhe t’i fshijnë ato me pëshqirin personal. E më pas të vazhdojnë aktivitetin e lënë. “Foleza Jeshile’’- Shtator

19


rama

ak

Përzgjod

h i:

UNË MUND TA BËJ

Krenita H

Si të krijojmë një bretkosë në lëtër Për këtë punë na duhen: • • • • •

3 letra format A4 ngjyrë jeshile 1 lapustil të zi 1 lapës 1 gërshërë Vinovil (ngjitës)

Fillimisht në një nga letrat jeshile vendosni pëllëmbën e dorës dhe e vizatojmë mbi lëtër formën e saj dhe priteni me gërshërë. Të njëjtën gjë bëj edhe me dorën tjetër. Më pas në letrën e mbetur vizatoni një rreth dhe priteni po ashtu me gërshërë. Mbi rrethin e prerë, ngjisni me vinovil dy pëllëmbët e duarve. Kur kjo të ketë përfunduar vizatoni me lapustil sytë dhe gojën e bretkosës.

20

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Si të përgatisim një gjel deti me letra Për këtë punë na duhen: • • • • •

4 letra format A4 me ngjyra (verdhë, portokalli, rozë, kafe e hapur) 1 lapustil të zi 1 lapës 1 gërshërë Vinovil (ngjitës)

Fillimisht mbi letrën bezhë vendosni pandoflat e fëmijës suaj dhe mbi të vizatoni formën e saj me lapës dhe priteni formën e vizatuar, e cila do të na shërbejë për trupin e gjelit të detit. Më pas format e pandoflave i presim dhe i ngjisim me vinovil (ngjitës). Në vazhdim me formën e dorës së fëmijëve vizatojmë atë mbi letrat e tjera me ngjyra. Pasi edhe ky proces të ketë përfunduar i marrim format dhe i ngjisim në trupin e gjelit të detit. Në përfundim me lapustilën vizatojmë sytë, hundën dhe këmbët e gjelit të detit.

Si të përgatisim një flutur me letra Për këtë punë na duhen: • • • •

2 letra format A4 me ngjyra (të zezë dhe rozë) 1 lapustil të zi 1 gërshërë Vinovil (ngjitës)

Marrim letrën rozë dhe e palosim në mes, më pas e presim me gërshërë. Pasi ta kemi prerë, e palosim secilën si firzamonikë. Më pas marrim letrën e zezë dhe e prezim në formë cilindri, mbi të ngjisim letrat e përgatitura më parë me vinovil. Gjithashtu bëjmë edhe antenat e fluturës po me letrën e zezë. “Foleza Jeshile’’- Shtator

21


ni sm a

at Përg

iti:

KURIOZI BONGO

Zejneb O

Anglezet nuk i perdorin thuajse fare makinat Sipas një statistike shumë interesante, makinat në Angli qëndrojnë të parkuara mesatarisht në 96% të kohës. Pra, pronarët i përdorin ato shumë pak: kjo është meritë e transporteve publike që funksionojnë shumë mirë ose e taksive që kushtojnë vërtet shumë pak apo prej faktit tjetër që anglezët e kanë kuptuar se ajri i ndotur i bën keq shëndetit të tyre dhe ambientit përreth, por me siguri bëhet fjalë për një rezultat shumë të madh.

Tulipanët Janë kultivuar në Perandorinë Osmane (Turqinë e sotme), tulipanët u importuan në Hollandë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Kur Carolus Clusius shkroi librin e parë të madh mbi tulipanet në 1592, ata u bënë kaq popullor saqë kopshti i tij u kontrollua dhe farat e tyre u vodhën rregullisht. Ndërsa Epoka e Artë e Hollandës u rrit, bashkë me të edhe këto lule te bukura. Tulipanët u bënë të njohur në piktura dhe festivale.

22

“Foleza Jeshile’’- Shtator

Në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë, tulipanët ishin aq popullor saqë krijuan flluskën e parë ekonomike, të njohur si «Tulip Mania» (tulipomania). Ndërsa njerëzit blinin llamba, ato u bënë kaq të shtrenjta saqë filluan të përdoreshin si para derisa tregu i tyre u rrëzua. Sot, Holanda është ende e njohur për tulipanët dhe lule të tjera, shpesh duke u quajtur me dashuri «dyqani I luleve të botës». Tulipanët kultivohen në fusha të mëdha me ngjyra të bukura, dhe festat e tulipanëve janë të shumta në të gjithë vendin në pranverë.


Bakllava Bakllavaja ësht një ëmbëlsirë mesdhetare e përbërë nga brumi dhe arrat. Ajo njihet edhe në shumë vende si autentike e atyrë vendeve si Libani, Turqia dhe Greqia. Në Liban shumë ëmbëlsira tjera rrjedhin nga bakllavaja duke përdorur të njëjtin brume, por me forma dhe densitet të ndryshëm si dhe me arra, lajthi, etj. Si pasojë shumë nga këto vende kanë më të preferuar bakllavanë ku si mbushje ka fëstëkët dhe pishat. Ndërsa në botën perëndimore përdoret më shumë bakllavaja me arra. Një tjetër fakt interesant është ndryshimi mes pastiçerive mesdhetare dhe atyre perëndimore. Në përgjithësi, pastiçeritë në Greqi, Turqi, Siri dhe Liban kanë bakllava me kualitet më të lartë se ato në vendet perëndimore, pasi që njerëzit në ato vende kanë më shumë se njëqind vjet që e gatuajnë bakllavanë. Janë shumë detaje që duhet të mësohen rreth bakllavasë dhe në këtë aspekt është studjuar ndër vite nga vendet si Turqia dhe Libani.

Kafshët helmuese Kafshët helmuese përmbajnë toksinë (helm) në pjesë të trupit të tyre, si në lëkurë dhe në organe. Prekja apo ngrënia e këtyre kafshëve shkakton sëmundje, dhimbje, apo vdekjen. Kafshët e tjera helmuese përdorin trupin e tyre për shpërndarjen e helmeve. Ato përdorin pjesë, si dhëmbët, goditjet e forta dhe nofullat për të helmuar të tjerët.

Bretkosa e errët helmuese

Këto bretkosa përdorin helmin, të cilin e prodhojnë dhe e shfrytëzojnë që grabitqarët ta nuhasin shumë larg dhe të mos u afrohen. Një hedhje e vetme mund të vrasë një kafshë, e cila injoron paralajmërimin. Edhe njerëzit mund të sëmuren, nëse prekin lëkurën e llojit të ngjashëm të bretkosave.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

23


Lëkura, mëlçia dhe vezët e peshkut ‘puffer’ (peshkut të rrumbullakët) përmbajnë helme vdekjeprurëse. Disa shkencëtarë dhe mjekë në Japoni janë të trajnuar, në atë mënyrë, saqë mund të përgatisin një ilaç special nga ky lloj i peshkut.

Oktapodi i kaltër i rrumbullakët, lloji më vdekjeprurës në mesin e oktapodëve, përdor duart e tij për të kapur prenë e tij. Më pas ai kafshon viktimën, duke futur brënda tij helmin që është aq i fortë, saqë mund të vrasë një njeri.

Anemonë deti Anemonët e detit duken si lule të bukura, por në të vërtetë janë kafshë grabitqare. Kanë disa armiq dhe jetojnë për një kohë më të gjatë, në bazë të kujdesit që tregojnë. Lëkura, mëlçia dhe vezët e peshkut ‘puffer’ (peshkut të rrumbullakët) përmbajnë helme vdekjeprurëse. Disa shkencëtarë dhe mjekë në Japoni janë të trajnuar, në atë mënyrë, saqë mund të përgatisin një ilaç special nga ky lloj i peshkut.

24

“Foleza Jeshile’’- Shtator


rama

: Kr

ak

Përzgjod

hi

TË GATUAJMË SËBASHKU

enita H

Supë perimesh për fëmijë Përbërësit: * 2 patate të vogla * 2 karrota të vogla * 3-4 lloje perime të stinës * 2 lugë kafeje vaj ulliri * 1 lugë kafeje lëng limoni * 2 lugë gjelle miell orizi. Përgatitja:

Pastrojini dhe lajini mirë patatet, karrotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujë dhe, sapo të fillojë të marrë valë, shtoni të gjitha perimet. Lërini të ziejnë mirë për 40 minuta. Pasi perimet të kenë zier, kalojini në blender derisa të bëhen pure. Hidheni këtë pure në pjatë dhe shtoni pak lëng limoni (në vend të lëngut të limonit mund të shtoni dy lugë gjelle lëng domatesh, pa farëza dhe lëkurë) e vaj ulliri. Lëreni supën të ftohet pak, shtoni miellin e orizit, përziejeni dhe ushqeni me të fëmijën.

Mini Kek Përbërësit: * 200 gr fruta pylli * 1 banane * 100 gr luleshtrydhe * 280 gr miell * 2 kokrra vezë * 50 gr mjaltë * 120 gr kos * 80 gr gjalpë * 8 gr sodë buke * pak kripë Përgatitja: Në një tas të thellë hidhni 2 kokrra vezë, mjaltin dhe gjalpin. Përziejni mirë dhe shtoni dhe kosin. Shtoni pak kripë, miellin dhe sodën e bukës. Përzijeni mirë derisa të mos ngelet kokrriza mielli. “Foleza Jeshile’’- Shtator

25


Më pas shtoni frutat e pyllit, luleshtrydhen dhe bananet të prera. Me një lugë akullore ndajeni brumin nëpër format e kekut të lyera me vaj. Piqini mini kekët në 180 gradë për rreth 18-20 minuta. Shërbejini pasi të jenë ftohur dhe ruajini në frigorifer.

Puding i shpejtë për fëmijë Përbërësit: * 1 litër qumësht me yndyrë ose i skremuar * 200 g sheqer * 55-60 g miell * 60 g kakao * 1 majë luge kripë * Lëkura e grirë e një kokrre limoni ose 2 bustina vanilje ose aromë tjetër sipas dëshirës Përgatitja: Vëmë qumështin të ngrohet. Në një tas hedhim nëpërmjet një site kakaon dhe miellin, shtojmë sheqerin, kripën, lëkurën e grirë të limonit ose vaniljen dhe i përziejmë me pirun. Pasi qumështi është vakur (nuk duhet të nxehet), marrim një garuzhde dhe duke e përzier shpejt me rrahësin e vezëve, e hedhim në tasin ku kemi përbërësit e tjerë. Masën e krijuar e shtojmë në tenxheren me qumështin e vakur, e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve dhe e lëmë në zjarr derisa të marrë valë. E hedhim në formën e madhe për buding ose në forma të vogla. Format i lagim më parë me ujë të ftohtë, që pudingu të dalë më lehtë kur ta përmbysim në pjatë. E lëmë të ftohet në temperaturën e ambientit dhe pastaj e futim në frigorifer për të paktën tre-katër orë përpara se ta shërbejmë.

26

“Foleza Jeshile’’- Shtator


yseni aH

hi: Aferdit

Bum këtu e bum atje Shkon gjithë rrugës m

(Bubullima)

e dajre.

Borë e bardhë pors i gëlqere Pa dyer e pa penxhe re (Veza)

Rrumbullake, Fletë mbi fletë Po e ntgacmove Sytë ti djeg (Qepa) Top i zjarrtë në qiel l qëndron Dhe nxehtësi në tokë lëshon Nëse në çast ai mun gon Të gjithë tokën i ftoh ti e kaplon (Dielli)

Përmbi lum unë kalo j Dhe dy brigje unë i bashkoj Emrin me tre shkron ja e kam A e dini se kush jam ? (Ura)

j Përzg

od

GJËEGJËZA

“Foleza Jeshile’’- Shtator

27


d

28

akr a ma

Përzgjo

h i:

Krenita

TË MËSOJMË ANGLISHT

H

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Urim nga

: Seide Ho

ti

N

ga

"FOLEZA JESHILE"

Urimet më të përzemërta për një vit sa më të mbarë shkollor! Qetësia që për disa muaj kishte zënë vend në hapësirat e shkollave, u thye sot nga zërat gazmorë të nxënësve. Shkollat dukeshin më bukur se kurrë. Bukurinë më së shumti ia shtonin të vegjlit, ata që sot nisën një rrugë të gjatë për kërkimin e diturisë. Ishte mrekulli ti shikoje ashtu të emocionuar! Kapur për duart e prindërve, disa prej të cilëve ishin më të emocionuar se vetë fëmijët, ecnin me hapat e tyre të vegjël. Disa të qeshur e disa të ndrojtur nga rrugëtimi i ri që po fillonin. Mirëpo sa iu afruan mësueses, kjo pasiguri dhe ndrojtje largohej, sepse ajo i priste me fytyrë të qeshur dhe me fjalët më të ëmbla. Ndërsa nxënësit e tjerë që ishin mësuar me mjedisin e shkollës, fokusin e kishin diku tjetër. Ata me padurim prisnin që ti takonin shokët dhe shoqet e tyre për t’u treguar si kishin kaluar gjatë pushimeve verore dhe se çfarë kishin lexuar. Të gjithë ishin shumë të lumtur. Duke shpresuar që ky gëzim ti mbajë të gjithë nxënësit gjatë gjithë vitit, ju dëshirojmë suksese të pafundme në këtë vit të ri shkollor.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

29


Os mani

j Përzg

od

hi: Zejneb

30

FAQE ZBAVITËSE

Gjeni 7 ndryshimet

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Ndihmoji bletës punëtore të arrijë shokët e saj

“Foleza Jeshile’’- Shtator

31


Vijëzoni gjethet e lulediellit.

32

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Lidh bletët me kosheret sipas madhësisë përkatëse.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

33


Gezuar Bajramin

34

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Ngjyros foton sipas dëshirës.

“Foleza Jeshile’’- Shtator

35


Bashko pikat dhe formo delen...!

36

“Foleza Jeshile’’- Shtator


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.