Revista "Foleza jeshile", nr. 38

Page 1

8 TETOR, NR 3

Mësuesja ime, Kati

a t h s Vje

Pesë ko krra ng a një bish tajë


s ë t s i v e r e a r y Pasq ! ” e l i h s Je a z e l o “F

ajë” t h s ” i a b t “Vjesh krra nga një 5 esë ko Faqe 4 P “ -9 Faqe 6 “Arra” i Shkodrës” ” 0 i djekur n u ’ Faqe 1 13 “Qytet t 1uj për 1 b m e e q h a rimi” S F “ ë d n 5 i r 1 4a p Faqe 1 18 “Këshill Kati” e m i 6sja Faqe 1 “Mësue Profetike” ” 9 e ë mirë t ë Faqe 1 t “Thëni a eduk 0 ë 2 j n e q r a ë F 22 “P ndeti juaj” 1 2 e Faq “Shë Bongo” 3 i 2 z o e i r q Fa 6 “Ku kën” i 2 t ” a 4 m m 2 i e Faqe “Hobi ër mat p ë k i 7 t Faqe 2 29 “Një kri a” 8jëz Faqe 2 “Gjëeg a bëj” ku” t d n 0 u 3 Faqe “Unë m ajmë sëbash 1 tu Faqe 3 “Të ga avitëse 2 b Faqe 3 39 “Faqe z 3Faqe 3

2


Rreth revistës për fëmijë “Foleza Jeshile”! Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’, është një revistë mujore për fëmijë. Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve në klasat e fillores. Revista “Foleza Jeshile” përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si: - Pasurimi i njohurive: rreth botës, shëndetit, aftësive artizanale, gatimit, etj. - Të përmiresojnë nivelin e komunikimit. - Të frymëzojmë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon.

Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv:

Edukimin e fëmijëve nëpërmjet poezive, tregimeve, kurioziteteve si dhe lojërave zbavitëse të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar. Përmirësimi I sjelljes dhe zhvillimi intelektual i fëmijëve është objektivi i revistës “Foleza Jeshile’’.

Stafi

Kryeredaktore: Arjeta Pelinku Zv/Kryeredaktore: Zejneb Osmani Redaktore: Krenita Hakrama Desing & Layout: Fabia Osmani Përgjegjëse e masmedias: Armida Plumbi Korrespondentë: Tiranë: Aferdita Hyseni Prishtinë: Seide Hoti

Adresa:

Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 Web: http://www.gruaja.org http://www.revista-familja.com E-mail: rfolezajeshile@hotmail.com Cel: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706

3


t Au N

VJERSHË ttii

ogr ae: :SSeeidideeHHoo

Vjeshta Vjeshta e bukur po na vjen, gjethet e pemëve në tokë i hedh, Ngjyrën jeshile e largon, ngjyra kafe fillon e mbizotëron.

Një shtëpizë të vogël më tej vizatoi. Edhe për iriqin, vjeshta mendoi.

Vjeshta i hap krahët dhe ca ngjyra hedh. Në një dru të madh bën një zgavër të thellë.

Pastaj një fëmijë, rrugës e takoi. Për të shkuar në shkollë, vjeshta e shoqëroi.

Dhe ariut s’i pritet, si gjysh nis e flet: Vjeshtë po hyj në zgavër, do të bëj gjumë të qetë.

I tha atij vogëlushi: Ombrellën ta bëj gati. Sepse nga shiu i vjeshtës mund të bëhet qull i ngrati!

Mirëserdhe Vjeshtë 4

Deri në dimër, bashkë do të jemi. Ju përshëndet vjeshta fëmijë kudo që jeni.


5


o

sm a ni O

Përzgj

dh

PËRRALLA NGA BOTA

i: Zejneb

ë j n a g n a r r k o k ë s Pe bishtajë Na ishin njëherë në një bishtajë pesë kokrra bizele; ato ishin të gjitha të gjelbra, ndaj dhe pandehnin se e gjithë bota ishte e gjelbër. Rritej bishtaja e bashkë me të rriteshin edhe kokrrat e bizeles; ato rrinin rresht njëra pas tjetrës dhe ishin të kënaqura nga jeta që bënin. Dielli i ngrohte kurse shiu i lante dhe i shplante dhe e bënte bishtajën të shndrriste. Vendi ku rriteshin, qe një qoshe e mirë dhe e rehatshme, ku ditën kishte dritë e natën errësirë, tamam ashtu siç duhej, dhe bizelet fryheshin e fryheshin, por bëheshin gjithnjë e më të menduara. Mërziteshin sepse donin dhe ato të bënin diçka. - Pse, këtu do të rrimë ne gjithnjë? – tha njëra nga kokrrat e bizeles. - Kam frikë se po të rrimë kështu ulur, kemi për t’u tharë. Ndoshta përjashta ka gjëra që ne s’i dimë. Sikur e kam një parandjenjë se kështu do të jetë.

Kaluan javë, kokrrat e bizeles u zverdhën, u zverdh edhe bishtaja. - Gjithë bota po zverdhet, - thanë ato dhe kishin plotësisht të drejtë. Kur papritur ndien një lëkundje të madhe; dora e dikujt e kishte këputur bishtajën dhe e kishte futur në xhepin e një xhakete, ku gjendeshin dhe shumë bishtaja të tjera.

6


- Sa mirë, tani do të jemi të lira! – thanë ato dhe ndenjën në pritje që kjo të ndodhte. - Të shohim se cila nga ne do të shkojë më larg! – tha më e vogla nga të pesta. – Sidoqoftë, së shpejti kemi për ta marrë vesh.

- Le të bëhet si të bëhet, - tha më e madhja. - Krraakk! – pëlciti bishtaja dhe që të pesta bizelet dolën jashtë, në rrezet e ndritshme të diellit. Ishin në dorën e një fëmije, një djali të vogël që i mbante të shtrënguara në pëllëmbë. - Sa të mira qenkan për kallamin tim! – tha ai. Futi menjëherë njërën nga kokrrat në kallam dhe fiu, i fryu. - Ej, shihni si po fluturoj në botën e madhe, ec e me kapni po deshët! – thirri ajo dhe u zhduk. - Unë do të fluturoj drejt diellit, - tha e dyta. – Ajo është bishtajë tamam për mua. Dhe iku tutje. - Kudo që të shkojmë ne do t’ia fusim gjumit, - thanë dy të tjerat, - por më parë do të rrokullisemi një copë herë. Dhe kështu ato u rrokullisën mbi dysheme, para se të përfundonin në kallam. - Ne do të kemi fatin më të mirë! – thirrën ato. - Le të bëhet si të bëhet, - tha kokrra e fundit, kur nisi dhe ajo të fluturonte në ajër; ajo vajti e na ra tek një dërrasë e vjetër, nën dritaren e papafingos dhe u rrokullis në një plasë ku kishte ca myshk e dhe të butë; shpejt edhe atë vetë e mbuloi myshku e s’dukej më.

7


- Ç’ka për t’u bërë, le të bëhet, - përsëriti ajo. Brenda në shtëpi, në papafingon e vogël na jetonte një grua e varfër që ditën shkonte e pastronte sobat, sharronte drru e bënte lloj-lloj punësh të tilla të rënda, sepse ishte grua e fortë dhe e papërtuar. Por megjithatë, ajo mbetej gjithnjë njëlloj e varfër. Në shtëpi, aty lart në papafingo, ajo kishte vajzën e saj të vetme. Një vajzë e pazhvilluar, tmerrësisht e brishtë dhe e dobët, sepse që prej një viti dergjej në shtrat e dukej sikur s’qe e zonja as të vdiste e as të jetonte. - Do të më vdesë dhe kjo dhe do të shkojë pas së motrës, - thoshte gruaja. - Dy fëmijë pata, po s’qe e lehtë të përkujdesesha për të dyja. Zoti ma mori njërën, por dua të më mbetet të paktën kjo që kam. Po më duket se edhe kjo do të shkojë te e motra! Po vajza e sëmurë vazhdonte të dergjej në shtrat. Rrinte e heshtur dhe e duruar gjithë ditën e ditës, ndërkohë që e ëma shkonte të fitonte ndopak para. Erdhi pranvera. Ishte një mëngjes herët kur nëna po bëhej gati të shkonte të punonte, dielli ndriste tërë bukuri përmes dritares së vogël dhe i hidhte rrezet deri poshtë mbi dysheme dhe vajza e sëmurë po vështronte parvazin e poshtëm të dritares. - Ç’është ajo gjëja e gjelbër që duket në dritare? Shih si tundet nga era.

Nëna shkoi dhe e hapi dritaren përgjysmë. - Oh, - tha ajo, - qenka një bizele e vogël që paska hedhur rrënjë këtu e po lëshon gjethe të vogla të gjelbra. Kushedi si ka ardhur deri në këtë të çarë! Ja, tani e ke edhe ti një kopësht të vogël për ta soditur. Dhe kështu vajzës së vogël të sëmurë ia dërguan shtratin më pranë dritares, që ta shihte bizelen tek rritej, pastaj e ëma shkoi në punë.

8


- Mama, jam më mirë, - I tha vajza nënës në darkë. – Sot gjithë ditën dielli binte mbi mua dhe më ngrohu. Bizelja e vogël po lulëzon për mrekulli dhe besoj se dhe unë do të lulëzoj, do të çohem e do të dal përjashta në rrezet e ngrohta të diellit. - Oh, sa mirë do të ishte! – tha e ëma: por vetë ajo s’e besonte. Por sidoqoftë, bizeles, që i kishte sjellë së bijës mendime të tilla plot shpresë për jetën, ajo i vuri një shkop të vogël ku ajo të mbështetej, që të mos e thyente era. Dhe, me të vërtetë ajo u rrit. - Shiko, ja ku po çel lule! – tha gruaja një mëngjes dhe që nga ky çast ajo nisi të shpresonte vërtet se e bija e sëmurë do të shërohej. Iu kujtua se kohët e fundit e bija kishte nisur të fliste me më gjallëri; se ditët e fundit ajo ishte ngritur vetë ndenjur mbi shtrat dhe shihte me sy që i shndrrisnin atë kopshtin e saj të vogël, ku rritej një bizele e vetme. Një javë më pas e sëmura për herë të parë ndenji ulur për më se një orë. Ishte aq e lumtur aty nën rrezet e ngrohta të diellit dhe u përkul lehtë përjashta dritares së hapur dhe puthi fletët e brishta të lules. Po tani të shohim ç’ndodhi me bizelet e tjera? Ajo që fluturoi e doli në botën e madhe duke thirrur “Ec e më kapni po të doni” ra në gurmazin e një pëllumbi. As dy bizelet dembele nuk shkuan më larg se e para, sepse edhe ato i hëngrën pëllumbat, po të paktën shërbyen edhe ato për diçka.

Po tani të shohim ç’ndodhi me bizelet e tjera? Ajo që fluturoi e doli në botën e madhe duke thirrur “Ec e më kapni po të doni” ra në gurmazin e një pëllumbi. As dy bizelet dembele nuk shkuan më larg se e para, sepse edhe ato i hëngrën pëllumbat, po të paE katërta, që donte të shkonte në diell, ra në një pellg me ujë të pistë për ktën shërbyen edhe ato per diçka. E katërta, që donte të shkonte javë radhazi, duke u mbufatur e më shumë. në diell,gjithnjë ra në një pellg me ujë të pistë për javë radhazi, duke u Kurse vajza e vogël rrinte në dritaren e papafingos mbufatur gjithnjë e më shumë. me ca sy të ndrritshëm e faqet i skuqnin nga shëndeti, dhe duart i mbante mbi Kurse vajza e vogël rrinteenëholla dritaren e papafingoskurorë me ca sy të bizelen e çelur. ndritshëm e faqet i skuqnin nga shëndeti, dhe duart e holla i mbante kurorë mbi bizelen e çelur.

9


ni

sm a

t Përga

iti :

FRUTI IM

Zejneb O

Arra Arra është nga ato fruta me lëkurë të fortë. Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë me të vërtetë të shumta. Arra është shumë e mirë për zemrën e fëmijëvë tuaj. U jep atyre energji si dhe ua forcon. I forcon kockat. E veçanta më e madhe e arrës është se ka shumë dobi për trurin dhe për kujtesën. Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega. Fëmijët që konsumojnë sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirë për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi dhe mungesë përqendrimi.

Ndërkohë që pemët e arrave kultivohen për mijëra vite, llojet e tyre të ndryshme kanë dhe origjinë të ndryshme. Arra angleze ka origjinën nga India dhe nga zonat përreth detit Kaspik, ku njihet edhe si arra persiane. Romakët e lashtë e prezantuan arrën në shumë vende të Evropës, ku dhe filloi të kultivohet. Gjatë historisë së saj, pema e arrës është vlerësuar në mënyrë të veçantë; jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, që shkon disa herë më shumë se ajo e njeriut, por edhe për përdorimin e saj të gjerë si: në ushqim, në mjekësi, në ndërtim, në ngjyrosje, si dhe si vaj llampe për ndriçim.

10

Sot, prodhuesit kryesore të arrës janë: Amerika, Turqia, Kina, Irani, Franca dhe Rumania.


an i

a Ng

m

:Z ejneb Os

BOTA E FËMIJËVE

Qyteti i Shkodrës

Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare dhe kryeqendra e Shqipërisë së veriut. Ajo është një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore me rreth 90,000 banorë.

Qyteti i biçikletave Njihet edhe si një ndër qytetet ku përdorimi i biçikletave është kthyer në një traditë tashmë e trashëguar në dekada. Nga studimet e deritanishme rezulton se biçikleta e parë në këtë qytet ka ardhur në vitin 1907, nga konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër, që supozohet të jeta edhe biçikleta e parë e hyrë në Shqipëri. Por ku buron kjo traditë dhe cilat janë arsyet pse qytetarët shkodranë i përdorën në masë biçikletat. Janë marrë opinionet e disa qytetarëve shkodranë, të cilët shprehen se përdorimi edhe në ditët e sotme lidhet me disa faktorë, si fakti që është një traditë e trashëguar, lehtësitë që krijon lëvizja me ta, apo edhe për qëllime të aktivitetit fizik.

Ndërkohë përdorimi i biçikletave në këtë qytet verior të Shqipërisë nuk njeh gjini, pasi edhe femrat janë të pasionuara pas kësaj tradite. Pedonalen e qytetit, por edhe rrugë të tjera në çdo ditë të javës i sheh të mbushura me biçikleta, ku drejtohen edhe nga gratë.

11


Pozicioni gjeografik Qyteti është i vendosur kryesisht në rrafshinë. Në veriperëndim të tij ndodhet Liqeni i Shkodrës. Nga ana lindore qyteti kufizohet nga Lumi i Kirit që buron nga Malësitë e Veriut dhe është 43 km i gjatë. Ky lum derdhet në Lumin Drin që rrethon Shkodrën nga ana jugore. Nga liqeni buron Lumi i Bunës që derdhet në detin Adriatik dhe ka një gjatësi prej 44 km. Rrjedha e poshtme e lumit Buna ndan kufirin me Malin e Zi. Lumi Buna ka qenë i lundrueshëm nga anije të vogla tregtare në çerekun e parë të shekullit të kaluar, duke e kthyer Shkodrën në një port lumor. Lumi i Bunës bashkohet me lumin Drin në jugperëndim të qytetit. Klima ka tipare mesdhetare fushore ku ndërthuret ndikimi detar dhe ai kontinental. Gjithashtu shërben si urë lidhëse mes Kosovës, Plavës dhe Gucisë.

12


Kështjella e Rozafës Kështjella e Rozafës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Ajo rrethohet prej ujrave të tri lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një destinacion interesant turistik. Në të fshihet legjenda e Rozafës, gruas që supozohet se u muros, që gurët e kalasë të qëndronin. Kalaja Rozafa, mendohet se është ngritur diku para 2400 vjetësh, por muret e saj mund të jenë edhe më të hershme. Ne shekullin e 17 u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti kishte mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Ishin të zhvilluara zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Xhamia e Plumbit Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Ndër veprat e shumta të ndërtuara në Shkodër nga trashëgimtarët e njëpasnjëshëm e sundimtarë të mëdhenj siç ishin Bushatllinjtë, është dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si vit të ndërtimit të saj vitin 1773. Ajo çka është për t’u shënuar mbi jetën e kësaj xhamie, krahas asaj se kjo xhami e rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake, në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar. Gjithashtu ajo është ndër të paktat xhami në gjithë Shqipërinë që nuk u shkatërrua gjatë komunizmit.

13


ni

sm a

ti Përga ti:

SHEMBUJ PËR TU NDJEKUR

Zejneb O

Kur shohim jetën e profetit Idris ne shohim të parët tanë. A e dini se njeriu i parë që ka përdorur matematikën, ka qenë profeti Idris. Ai qepte rrobat dhe përdorte mjetet e nevojshme për rrobaqepësi. Gjithashtu ai është i pari që ka përdorur lapsin. Sigurisht ashtu si edhe profetët e tjerë ka pësuar shumë vuajtje. Atij i besuan shumë pak njerëz nga populli i tij. Pas profetit Idris, Allahu dërgoi profetin Nuh, i cili jetoi shumë vite. Në Kuran përmendet se ka jetuar, njëmijë vjet pa pesëdhjetë vjet. Pa llogariteni pak sa vite mund të jenë gjithsej? Ka jetuar fiks 950 vjet. Aq pak njerëz e besuan saqë profeti Nuh kishte filluar të merzitej dhe ishte lutur “O Allahu im! Sikur edhe ata të më besonin mua”. Më pas Allahu kishte urdhëruar: “Ndërto një anije të madhe dhe të hypin në atë anije të gjithë ata që të besuan dhe nga secili lloj i kafshëve nga një çift!”

14


Profeti Nuh ia çoi Allahut urdhërin në vend duke e ndërtuar anijen. Pastaj dallgë të mëdha e përfshinë vendin dhe vetëm ata që besuan dhe kafshët shpëtuan. Kanë kaluar vite derisa shfaqet një popull Ad të cilët ishin shumë të pasur për kohën të cilës i përkisnin. Nga jetë e rehatshme që kishin, ata shumë shpejt e harruan Zotin e tyre dhe filluan t’u luteshin idhujve të cilët i kishin formuar me dorën e tyre. Pastaj Allahu u dërgoi atyre një Profet, i cili do u tregonte rrugën e drejtë dhe t’i nxirrte nga rruga e gabuar ku ishin zhytur. Ai ishte profeti Hud. Edhe profeti Hud u bëri thirrje t’i besonin vetëm Zotit që është Një. Sa herë që profeti Hud i paralajmëronte, ata talleshin me të. Profeti Hud u bënte thirrje të besonin, të bënin punë të mira, mos bëni gabime sepse do vuani shumë. Por, njerëzit atë nuk e kishin dëgjuar. Dhe Allahu ata i dënoi, u dërgoi një furtunë të fuqishme, e cila e shkatërroi të gjithë vendin e tyre, vetëm ata që besuan shpëtuan.

15


s e ni Hy

Përzgjo

dh

KËSHILLA PRINDËRIMI

i: Afërdita

Shkolla është një vend ku fëmija mëson dhe rritet. Arsimi është një rrugë shumë e gjatë për fëmijën tuaj. Në shkollë fëmijët kënaqen duke mësuar, qëndrojnë me të tjerët, kuptojnë se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen. Për ta bërë këtë gjë, është e rëndësishme t’i jepni vlerë shkollës dhe të mos i transmetoni fëmijëve shqetësimet që lidhen me mësimet. Po ju propozojmë disa sekrete në mënyrë që fëmijët tuaj të shkojnë me qejf në shkollë.

MËSOJENI TË NDËRVEPROJË ME SHOKËT Bashkë me shokët, fëmija do të zhvillojë inteligjencën e tij emotive dhe relacionale (marrëdhëniet me të tjerët), duke mësuar të zhvillohet me ta. Për shembull: të mësojë të ndërhyjë në bisedë në mënyrë korrekte, pra të mos flasë pa ndërprerë me mësuesen apo shokët, kjo është një gjë e rëndësishme, të cilën prindërit shpesh e harrojnë. Edhe nëse fëmija e di përgjigjen, duhet të mësojë të gjejë vendin e tij në klasë dhe të përmbahet. Veç të tjerash, të krijojë shoqëri në shkollë, është thelbësore në mënyrë që fëmija të ndihet mirë dhe të ketë dëshirë të shkojë çdo ditë në shkollë. Nëse është e mundur, ofrojini fëmijës mbështetjen tuaj dhe ftoni në shtëpi për të luajtur shokun e tij të bankës. Inkurajoni fëmijën të thellojë miqësinë me to, pasi do të kalojnë vitet e shkollës së bashku.

16


Urdhëro Ermir

Me leje mësuese

MËSOJENI TË RESPEKTOJË MËSUESEN

Në rastet e konfliktit apo të problemeve me mësuesen, disa prindër kanë bindjen se përgjegjëse për këtë situatë është mësuesja, para se ta dëgjojnë atë. Nëse ka një problem serioz, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me fëmijën dhe të mundoheni të kuptoni se çfarë del nga ky bashkëbisedim e më pas dëgjoni se çfarë ka për të thënë mësuesja mbi sjelljen e fëmijës. Por shpesh, kur fëmija vuan, prindërit akuzojnë mësuesen, duke bërë në këtë mënyrë që edhe fëmija ta fajësojë atë e të mos kuptojë se ku qëndron problemi. Përveç rasteve ekstreme, nuk është e udhës t’i ndryshoni shkollën fëmijës vetëm për një problem të vogël. Disa prindër mendojnë se duhet t’i ndryshojnë shkollën, nëse mësuesja nuk është maksimumi i asaj që ata shpresojnë, por në jetë nuk do të ketë gjithmonë marrëdhënie ideale. Ja sepse është e nevojshme t’i bëni vetes këto pyetje: Çfarë duhet bërë në rastet e konfliktit? Cilat janë mundësitë tona?

17


Përse nuk i ke bërë detyrat ? Harrova që kishim deyra o mami!

MOS USHTRONI SHUMË PRESION Çdo ditë, në studiot e psikologëve të ndryshëm, vërehen të hyjnë e të dalin shumë nxënës të stresuar për të ardhmen e tyre. Prindër, mos harroni se një fëmijë që shkon në parashkollor, nuk e ka filluar ende klasën e parë. Bëhet fjalë vetëm për një kontakt fillestar me shkollën, deri sa fëmija të gjejë vendin e vet. Kur vjen në shtëpi me një notë jo të mirë, duhet që me çdo kusht të jeni të qetë dhe të mos reagoni me inat. Në vend të kësaj sjelljeje, duhet të mundoheni të kuptoni se çfarë nuk ka funksionuar siç duhet. Mos vallë fëmija i ka humbur aftësitë e tij? Nuk është përkushtuar siç duhet? Por, nëse nga njëra anë është e udhës të mos i ushtroni shumë presion fëmijës, nga ana tjetër, pavarësisht gjithçkaje, duhet ta ndiqni nga afër punën e tij. Shumë prindër nuk i kontrollojnë detyrat e fëmijëve, sepse thonë se fëmija nuk ka asnjë vështirësi në bërjen e tyre dhe i mbaron për pesë minuta. Por, është shumë e nevojshme që prindërit t’u rrinë pranë atyre gjatë procesit të të mësuarit, t’i udhëzojnë nëse kanë ndonjë problem në zgjidhjen e ushtrimeve dhe t’i ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në shpjegimin e një mësimi, që nuk është shumë i qartë e që ka nevojë t’ia tregoni me shembuj më të thjeshtë. Procesi i të mësuarit në shtëpi, nuk duhet parë si orët e detyruara të të lexuarit, por si një kënaqësi për të zbuluar e kuptuar gjëra të reja.

18


rama ak

Përkthe

u:

TREGIM

Krenita H

Mësuesja ime, Kati Sot unë kam takuar Katin, mësuesen time të klasës së parë. Kisha kohë pa e parë; nuk më kishte rastisur ta shihja përsëri gjatë pushimeve të shkollës. Ajo ishte e dobët nga shëndeti, por ishte e shkathët dhe gjallërohej menjëhere kur fliste me nxënësit e saj. “Hë! Djalosh,” më tha ajo kur e takova, “vazhdon ta duash ende mësuesen tënde?” Mësuesja më përqafoi duke më thënë: “Mos më harro, fëmijë i dashur!” “Oh mësuesja ime e mirë. Jo! Kurrë nuk do t’ju harroj. Kurrë! Edhe kur të jem i madh dhe do të jem i zoti të zgjidh vetë problemet e vështira, unë përsëri do t’ju kujtoj dhe do vi t’ju gjej në mes të nxënësve tuaj. Sa herë që do të kaloj pranë ndonjë shkolle dhe do dëgjoj zërin e ndonjë mësueseje, mua do më duket sikur do dëgjoj zërin tuaj.

Shpesh më kujtohet viti shkollor që kam kaluar në klasën tuaj, ku unë mësoja kaq gjëra të bukura, ku ju shihja kaq herë të lodhur, por gjithmonë të dashur me ne, të kujdesshme, zemër-dhemshur, të dëshpëruar kur ndonjë nxënës mbante keq penën e tij dhe nuk mësonte. Më kujtohet shumë mirë, se sa shqetësoheshit ju kur vinte drejtori në mësim të na pyeste ne, dhe dikush nuk përgjigjej mirë. Sa shumë gëzoheshit ju kur ne mësonim mirë; gjithmonë mirë dhe e dhemshur, e qeshur dhe e sjellshme, jeni ju mësuese. Kurrë, jo kurrë nuk do t’ju harroj, mësuesja ime e shtrenjtë, Kati!” Autor: Edmond de Amicis

19


mb

a: Ng

i

THËNIE PROFETIKE Ar mida Plu

“Mjerë për seci lin që ofendon e përqesh (njerë zit)”

“Çdo fe ka moralin e vet, e morali i Islamit është turpi”

“Mos u betoni në baballarët tu aj, mos u betoni në nënat, e as në idhuj. Mos u betoni pos në Allahun dhe m os u betoni në Allahun, perve duke qenë të si çse nqertë (kur je ni në të drejtë) ” “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të duheni (mes vete). A nuk doni t’ju tregoj për një gjë që nëse e bëni do të duheni? Përhapni selamin mes jush.” “Buzëqeshja kur e shikon vëllane tënd, për ty llogaritet sadaka…”

r tri veçori: “Edukoni fëmijët tuaj pë aj, familjen e Ta duan Pejgamberin tu t…” tij dhe leximin e Kurani

“Urdhëroni fëmijët tuaj që të bëjnë punë të mira dhe të ndalohen nga të këqijat, ngase kjo për ta është mburojë…”

“Çdonjëri prej jush është rojtar dhe do të përgjigjet për rojen e tij”

20


s e ni

Hy

Përzgjo

dh

PËR NJË EDUKATË TË MIRË

i: Afërdita

ZEMËRIMI DHE GJAKNXEHTËSIA Të dashur fëmijë, zemërimi dhe gjaknxehtësia bëjnë pjesë te vetitë e këqia të njeriut. Njeriu që zemërohet shpejt dhe nevrikoset pa arsye, zakonisht ka marrëdhënie të këqia e të tensionuara me njerëzit e tjerë si dhe është në konflikt të vazhdueshëm me ambientin që e rrethon. Njeriu gjaknxehtë është si guri shkëmbor që rrokulliset, apo si treni të cilit i janë prishur frenat. Shkatërron gjithçka gjen përpara dhe asgjë s`mund ta ndalojë. Gjaknxehtësia e çon njeriun drejt veprimeve të nxituara e të pamenduara, për të cilat do të pendohet më vonë. Sidoqoftë duhet thënë se gjaknxehtësia mund të luftohet. Po kështu, është e vërtetë që të jesh i sukseshëm në këtë luftë, nevojitet vullneti i fortë, vendosmëria dhe durimi i madh. Në Kuran dhe në synetin e Pejgamberit gjejmë këshilla të çmuara:

1. Një mënyrë se si mund të mposhtet gjaknxehtësia është kërkimi i strehimit dhe i mbrojtjes tek Allahu. Një nga shokët e Pejgamberit ka thënë: “Një herë po rrinim me Pejgamberin dhe pamë sesi dy burra po shaheshin me njëri-tjetrin. Njërit prej tyre iu skuq fytyra nga zemërimi dhe i kërcyen damarët. I Dërguari i Zotit iu drejtua: “Kam dijeni për disa fjalë, të cilat po ti shprehte ky burrë, nuk do ti ndodhte kjo që po shohim. Këto fjalë janë: Rend për tek Allahu, larg djallit (shejtanit) të mallkuar (eudhu bi-Lláhi mine ’sh-shejtáni ’rr-rraxhim)”.

2. Një mënyrë tjetër sesi mund të mposhtet gjaknxehtësia është heshtja e plotë. Kjo edhe nëse dëgjojmë të thuhen ndaj nesh sharje, fyerje apo kritika të padrejta, sepse nuk korrigjohet gabimi me gabim. Myslimani nuk duhet ta humbasë kontrollin mbi gjuhën e vet, sepse mund të lëndojë të tjerët në gjaknxehtësi e sipër. Pejgamberi Muhamed, alejhis-selam, ka thënë: “Nëse dikush nga ju zemërohet, do të bënte mirë të heshtë!”

21


3. Mënyrë tjetër e zbutjes së zemërimit është ndryshimi i pozicionit të trupit apo edhe i vendndodhjes. Nëse personi i nxehur zemërohet dhe gjendet në këmbë, le të ulet. Nëse rri ulur, le të shtrihet dhe e kundërta. Mund të braktisi dhomën ose vendin ku rri në momentin e zemërimit. Ndryshimi i pozicionit dhe vendndodhjes e ndihmon individin në zbutjen e zemërimit.

4. Kur zemërohemi duhet të kujtojmë gjithmonë hadithin e mëposhtëm nga Ebu Hurejre ka thënë: “ Një ditë erdhi një burrë tek Pejgamberi dhe i tha: “Më jep një këshillë të mirë.” Pejgamberi iu përgjigj: “Mos u nxeh” dhe e përsëriti këtë disa herë. “ Zemërimi nuk i jep njeriut guxim dhe as nuk e ndihmon atë në zgjidhjen e problemeve. Gjithmonë bëni kujdes se shpirti i fëmijës është shumë i brishtë. Prandaj përpiquni që nëpërmjet butësisë dhe regullit t’i mësoni të mirën dhe të keqen, pasi kur të rritet të mos gjendet nën trysninë e emocioneve të paorganizuara. Fëmija i mëson fjalët, veprimet deri tonin e zërit nga të rriturit që është në kontakt. Pikërisht për këtë arsye dhe të brishtësisë shpirtërore të fëmijës, duhet që i rrituri të shmangë reagimin nga ndjesia që provon dhe të bëjë veprime, që evitojnë përdorimin e fëmijës si mjet kënaqësie apo padurimi dhe zemërimi. Veprimet e të rriturit duhet të fuqizojnë themelet e pishës dhe të krijojnë mundësi për pasurimin e vazhdueshëm të sferës psikoemocionale të fëmijës. Veprimet e të rriturit nuk duhet të ushqejnë frikën dhe dyshimin tek fëmija, por kurajon dhe përgjegjësinë e mbi të gjitha duhet t’i mësojnë me insistim, të mirën dhe të keqen.

22


ni

y se

: Aferdita

H

N

ga

SHËNDETI JUAJ

Erdhi vjeshta! U hapën shkollat. Në këtë mënyrë rritet edhe rreziku i transmetimit të sëmundjeve. Për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur për stinën e re dhe duhet t’i kushtojmë rëndësi disa gjërave në mënyrë që të rrisim rezitencën e trupit tonë. Hajde t’i mësojmë cilat janë ato! Koha filloi të ftohet!

1. Ditën niseni duke ngrënë mëngjesin Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, hapi i parë është që të mos kaloni mëngjesin. Konsumoni ushqime me proteina si: qumështin, djathin dhe vezën.

2. Mos i harroni frutat dhe perimet Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina, të cilat e rrisin rezistencën dhe imuniutetin e trupit tonë. Prandaj të kujdesemi që t’i konsumojmë çdo ditë.

3. Kujdesuni që të konsumoni lëngje Uji na mundëson që të nxjerrim nga trupi mikrobet e dëmshme. Për këtë arsye fillimisht konsumoni ujin, pastaj dhallën, qumështin, por në asnjë mënyrë lëngje me aciditet dhe me gaz.

4. Bëni aktivitet dhe lëvizje Ushqimet që i konsumojmë kthehen në energji. Prandaj të dalim në natyrë dhe të luajmë si dhe të marrim dobitë e ajrit të pastër.

5. Duhet të kemi një orar të rregullt gjumi Në mënyrë që të rrisim imunitetin dhe të qëndrojmë të shëndetshëm le të flemë me orar dhe me rregull. Një gjumë i mirë na ndihmon në rritjen tonë ndërsa pagjumësia na pengon të jemi të suksesshëm në mësime.

23


ni sm a

at Përg

iti:

KURIOZI BONGO

Zejneb O

t a on

M

g n i il

Milingonat Misterioze:

Janë Inteligjente Milingona është insekti më i zgjuar në botë. Sepse truri më i madh mes tyre gjendet te milingonat. Prandaj insektet tjera mendohen dy herë para se të shfaqin zgjuarsinë e tyre para milingonave.

Shumëngjyrëshe: Në përgjithësi kur i sheh nga larg duken ngjyrë e zezë, por kur afrohesh e sheh se kanë një ngjyrë tjetër si e kuqe, e verdhë, blu, gri, kafe madje mund të jenë edhe ngjyrë lejla.

Sa shumë që janë! Milingonat janë aq të shumta në numër saqë në botë për çdo njeri do i binte 1,6 milion milingona. Pesha e përgjithshme e milingonave e tejkalon peshën totale të të gjithë njerëzve në botë. Pra, bëjmë mirë të mos i nevrikosim milingonat.

24

Shkencëtarët besojnë se në botë gjenden 35 mijë lloje të ndryshme milingonash. Por, janë zbuluar vetëm 9 mijë e 500 lloje. Shkencëtarët po vazhdojnë të zbulojnë lloje milingonash. Si thua, mbase edhe ti e zbulon një…

Stomaku i Dyfishtë Milingonave u pëlqen të ndajnë gjërat me të tjerët. Sepse një stomak e kanë për veten e tyre dhe tjetrin për shokun e tyre si depo ushqimore.


Fuçia me mjaltë e milingonave:

Shumë të forta!

Këto milingona ruajnë në trupin e tyre mjaltin që sjellin milingonat e tjera. Në trup bartin mjaltë rreth 8 herë më shumë se pesha e trupit të tyre dhe mund të bëhen sa një kokërr rrushi. Gjatë periudhës së dimrit kur ndjehen të uritura vijnë milingonat qe bartin mjaltin dhe hanë mjaltë nga goja e tyre.

Dy muaj një aventurë Jetëgjatësia e milingonave varion nga rreth 45 deri në 60 ditë.

Lagjja e milingonave: Milingonat gjithashtu përmenden në versetet kuranore: “. . .Janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju . . .” (El - En’am, 38)

Mund të duken të vogla, por ata janë tepër të fortë sipas madhësisë së tyre. Ata mund të ngrenë fiks 20 herë më shumë sesa pesha e tyre e trupit.

Milingonat jetojnë në grupe të mëdha. Këto grupe quhen koloni. Çdo milingonë, ka brenda kolonisë së saj një detyrë.

25


Milingona endacake: Ky lloj i milingonave, në mënyrë që të ndërtojnë shtëpitë e tyre dalin në kërkim të gjetheve. Dhe kur i gjejnë gjethet e përshtatshme, atëherë milingonat lëshojnë një substancë ngjitëse mbi gjethe. Në këtë mënyrë mund t’i mbajë një mbi një gjethet mbi kurriz. Kështu ato përgatiten për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

Milingonat punëtore: Këto milingona bëjnë blegtori. Ata i copëtojnë gjethet me nofullat e tyre dhe i grumbullojnë ato. Mbledhja e këtyre gjetheve gradualisht do të kthehet në një vend ku rriten bimë të tjera. Për shembull pas një kohe mbi këto gjethe, dalin kërpudha.

Milingonat e korrjes: Farat që i mbledhin ata nuk i hanë, por i përtypin. Me anë të një enzime të veçantë, e cila ndodhet në pështymën e tyre, e kthejnë këtë farë në një ushqim për veten e tyre. Në periudhat e thata, milingonat dhe të vegjlit e tyre jetojnë me keto ushqime që i kanë përgatitur më parë.

26

Milingonat ushtarake: Në klimën tropikale, ato jetojnë në grupe të mëdha dhe janë në migrim të vazhdueshëm. Kur duan të ndërtojnë fole duke u mbajtur me këmbë një nga një mbi njëra-tjetrën.

Milingonat komunikojnë me anë të antenave të tyre. Për këtë arsye, herë pas here, milingonat i bashkojnë antenat me njëra-tjetrën në mënyrë që të përçojnë lajmin.


i

sm an

a Përg

tit

HOBI IM

i: Zejneb O

të ksjonimi të bën le o K j. o ll it jt jë ti një kte të të n të bëhesh edhe ësh bashkë obje o b d të A . të ri o u th it d të e umë i o d p kënaqësi dh koleksjonist sh je jë të Të koleksjonosh n ë i q a en k ëh iç b d ë të erë ju do ën e lirë n të. i kërkime, atëh shpenzosh koh ën b të keni interes për en q ju ël ë p q ju ti k e je ës b N o t? jë sjonist i n koleksjonis të bëheni kolek d n u m të o d mirë. Ju

Mos harroni se me kalimin e kohës, ju do të mblidhni shumë objekte dhe do të shtoni numrin e koleksjonit tuaj. Në mënyrë që ta ekspozoni ose ta ruani mirë koleksjonin tuaj mund ta fusni në ndonjë kuti të bukur, album, raft, ose në korniza.

Nëse bëni koleksjon farash, lulesh të thara, ose gjethesh, ju do të mësoni veçanti bimore të pemëve të ndryshme.

Nëse mblidhni gurë deti ose guacka atëherë ju mund ti ndani ato sipas ngjyrave.

Ju mund të kërkoni ndihmën e më të rriturve nëse dëshironi ndihmë në mënyrë që të zgjeroni koleksjionin tuaj.

27


POEZI

Një kritikë për matematikën

Sa herë që kemi orë matematike, koka ime ndodhet në gjendje kritike. Kot që thonë se është lëndë e mirë, atëherë pse duhet të jetë kaq e vështirë? Ca vija të drejta që askund s’takohen, segmente, katrorë të gjitha m’ngatërrohen, ca emra t’vështirë nuk m’i thotë dot buza, sinus e kosinus, pastaj hipotenuza. Shumë numra të panjohur iks e ypsilon, mblidh e zbrit tërë ditën, asgjë nuk fiton. Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky numri Pi, Këtë 3.14 s’e mban mend dot njeri.

28

Autore: Drenusha Zajmi-Hoxha


Dhe t’ju them të drejtën, le ta dijë gjithë bota, mua këto veprime më duken thjesht të kota. Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj të gjorin, kur në xhep gjithnjë, mbaj kalkulatorin. Nëna ime e mirë shpesh më jep kritikë, nuk mund të ecë bota, pa matematikë. Pjestim dhe shumëzim, mbledhje edhe zbritje, në çdo hap të jetës, kërkohet llogaritje. Se ajo ka të drejtë, edhe unë pajtohem, të mësoj matematikë, prapë do të mundohem. Tani e kuptova dhe do ta mbaj mend perherë. Se formulat matematikore kanë shumë vlerë.

29


GJËEGJËZA ti

: Seide Ho

(Çadra)

Jam lot që rrjedh nga qielli dhe më than vetëm dielli.

Në fillim më bëjnë top, pastaj më shtypin me një shkop dhe pastaj si për çudi, e shoh veten në tepsi. (Byreku)

Ka të mëdha, E të vogla. Për fëmijë, ka me lara kuqezi. Të gjithë e duan kur bie shi

Përdor rrjeta për të kapur, por nuk është peshkatar. I pret mizat krahëhapur, për t’i lidhur me litar (Merimanga)

N

ga

(Shiu)

Është një arkë, pa dry pa derë. Ajo ruan gjëra me vlerë (Shkolla) (Kërpurdha)

30

Herë në tokë e herë në qiell, herë me njerëz, zogj e male. Herë me shira, me ylberë, herë me dete, me moçale. Zë e luan si fëmijë si të ish parashkollor, i ngre fjalët si çati. N’zemra tona t’mos reshë borë. (Poeti)

Është porsi çadër, me një këmbë rri. Fushave të gjera del kur bie shi. Ç’është a e di?


ti

Ho

z Për

gjo

dhi: Seide

UNË MUND TA BËJ

e n i l e d o m Punoni a i ç l l a a g n orës Materialet e nevojshme: Allçi Ujë Ngjyra 1 pjatë

Mjetet e punës: Enë për përzierje të allçisë Lugë Furçë 1. 2. 3. 4.

Përzieni allçinë me ujë dhe hidheni në pjatën e përshtatshme. Derisa allçia është e butë, ngulitni një shkop në mes të pjatës. Pas tharjes, mënjanoni pjatën. Vizatoni numrat, ngjyroseni orën sipas dëshirës dhe vendosini akrepat në shkop.

31


o ti eH

z Për

gjo

dhi: Seid

TË GATUAJMË SËBASHKU

ota k s i b e m ë r i s l ë Ëmb pejtë h s e e h d ë t h e l e

Për

bër

ësit

: 2 pak o 200 g biskota t r 100 g am gjalp ë bluara ë ram 3 got koko a s 8 lug qumësh t ë she qer

Përgatitja: Marrim gjalpin dhe e shkrijmë. Në një enë hedhim biskotat, kokosin dhe sheqerin. Pasi të shkrihet gjalpi e bëjmë bashkë me qumështin dhe i përziejmë me biskotat deri sa të formohet një masë homogjene. Pastaj i japim një formë rolle. Nëse dëshirojmë mund ta mbulojmë me ndonjë krem për ëmbëlsira.

Jogobella (Kos frutash) :

rësit

ë Përb

l la Jogobe ër h s a t ru (p 1 kos f ke të ëmbël j a 50 ml a) sir l ëmbë sheqer 5 lugë mjedra m 50 gra

Përgatitja: I bëjmë bashkë të gjithë përbërësit dhe i fusim në mixer (blender). Pasi ti kemi përzier, e hedhim nëpër gota dhe vendosim nga 2-3 mjedra në secilën gotë për zbukurim. (Mund të përgatitet edhe me ndonjë frut tjetër)

32


Mendimi juaj për revistën ”Foleza Jeshile”

Emri dhe mbiemri:

__________________

Shkolla – Klasa:

__________________

Adresa – tel.

__________________

Fte

abo

Foto

nim

i

T ju f Rev ë da pu ton ista shur tua nëd të d ’’Fo lex ë o u l jo v ja. Në ret, m rgon eza J es! i e etë f e k m ëtë m ndim otot, shile’ lex ’ v e Na bas ues ënyrë t dhe izatim e kon hkë të r d ju tak pun evis do ëshir t, t ton ëto tës ë b at i në rë ëh ,p ad të sa or ed eni res he ën j. ton ë.

33


an i

a Ng

:Z ejneb Osm

34

FAQE ZBAVITËSE

Lidh numrat sipas radhës dhe formo figurën.


s!

Jepi figurës ngjyrat e vjeshtë

35


A mund ti numërosh të gjithë elementët e vjeshtës ?

36


Ndihmoni ketrin të arrijë lajthiat përmes labirintit

37


ë t in r u p e L i n o m ih Nd mbledhë vezët

38


i n h d i j n i g q Z y r k ë l a j f

39


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.