Gazeta-dhjetor2012

Page 1

GazetA

mujore

BOTIM I SHOQATËS “KISHA RREZE DRITE” TIRANË

25 Dhjetor 2012

www.kisharrezedrite.com

100 Vjet Shtet Shqiptar

24 faqe çdo muaj

TE” TIRANË KISHA “RREZE DRI

Bibla, Bota dhe 21.12.2012!!!

zgjedhje dhe vajosje

faqe 3

Pranvera erdhi në shpirtin tim

faqe 15

faqe 7

zgjedhjet Për KOMITETIN EKZEKUTIV TE VUSH-IT

ylli doÇi

Von Golder

koli puka

për

për

president

sekretar

për

anëtar faqe 5


Gazeta e Kishës Rreze Drite

2 Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26)

25 Dhjetor 2012

2. Kredoja e besimit Ne Kisha Rreze Drite Shqipëri besojmë në …

Shkrimin e Shenjtë të Biblës siç u dha fillimisht nga Perëndia, të

Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)

hyjnore, të

Shpëtimin e njeriut të humbur dhe mëkatar përmes gjakut të derdhur

besueshëm; dhe si autoritetin më të lartë në

të Zotit tonë Jezu Krisht me anë të besimit pavarësisht nga veprat,

frymëzuar në mënyrë

Drejtor : Pastor Gentjan Dervishaj

ngritjen e Tij në Qiell, veprën e Tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e Tij personal në pushtet dhe lavdi.

pagabueshëm, tërësisht të

Kryeredaktor: Eviola Gogaj

të gjitha çështjet e dhe ripërtëritjen me anë të Frymës së

Redaktor: Gjinovefa Gjini

besimit dhe të sjelljes.

Shenjtë.

Një Perëndi, përjetësisht ekzistues në tre

Graphic Design: AGStudio.al

persona,

Frymën e Shenjtë, brenda-banimi i së Cilit aftëson besimtarin të

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Bashkepuntor ne kete numer:

Zotin tonë Jezu Krisht—Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e tij

Pastor Gentian Proseku Prof.Doc Paskal Milo

virgjërore, jetën e tij njerëzore pa mëkat, mrekullitë e Tij hyjnore,

Gazetar Skender Nazaj Dr. Christian Harfouche

vdekjen e Tij zëvendësuese dhe shlyese, ringjalljen e Tij trupore,

Esther Dan

jetojë një jetë të shenjtë, që të mund të dëshmojë dhe punojë për Zotin Jezu Krisht. Unitetin e Frymës së të gjithë besimtarëve të vërtetë, Kishës, Trupit të Krishtit. Ringjalljen si për të shpëtuarit ashtu edhe për të humburit; ata që janë shpëtuar në ringjalljen e jetës, ata që janë të humbur në

ringjalljen e mallkimit.

Steve and Rachael Beiler spurgeonshqip.org http://www.lutje.org

Programi Javor i Kishës Rreze Drite në Shqipëri Tirane Informacion mbi shoqatën Shoqata”Kisha Rreze Drite Tiranë” është një shoqatë fetare jofitimprurëse dhe jo qeveritare e regjistruar si Person Juridik në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranes me vendim gjykate nr 2059 dt.13.07.2007 me seli qëndrore në Tirane. Me nipt K 81630451 C Adresa Qëndrore : Qëndra Baptiste Sheshi Avni Rustemi Përballë Qendrës Stefan, Kutia Postare 212/1, Tiranë Cell: 00355 68 60 89 777 Email: info@kisharrezedrite.com

Raiffeisen Bank in Albania

----------------------------------------------- SWIFT Code SGSBALTX

Beneficiary NAME : SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Bank Accout # in GBP :8004503515 IBAN: AL03202110130000008004503515 Bank Account # in EURO : 8000503515 IBAN: AL09202110130000008000503515 BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 BanK Account # in Alb Lekë: 0101503515

Kisha Rreze Drite - Qendra Baptiste

Kisha Rreze Drite - Allias

Kisha Rreze Drite - Fusha e aviacionit

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te enjte: Takim ora 18:00 Takim ungjillizimi ne terren

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Te premte & shtune: Takim ora 18:00 Shkolla Biblike

Te diele: Takimi i madh ora 11:00

Te diele: Takimi i madh ora 10:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj & Fatmira Koçi +355 68 60 89 485

Kontaktoni drejtuesit Atmirant & Sonila Malaj Eviola Gogaj +355 68 60 89 483

Te diele: Takimi i madh ora 18:00 Kontaktoni drejtuesit Skerdi & Nevila Kasimati +355 68 60 89 519

Burrel Ejani ne takimet e kishes “Rreze Drite”

lezhË

Kisha Rreze Drite - Rruga e Spitalit

Kisha Rreze Drite - Lezhë

Te mërkurë : Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te diele: Takimi i madh ungjillizimi ora 11:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777

Te shtunë: Takimi i madh ora 14:30 Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777


25 Dhjetor 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

3

Bibla, Bota dhe 21.12.2012!!! Nga Pastor Akil Pano

P

se sot kam vendosur te flas për një temë të tillë që është shumë e përfolur kohët e fundit? Arsyet janë të shumta. E vërteta e Biblës mbi fundin e kohërave dhe ardhjen e dytë të Krishtit është e shtrëmbëruar. Në të gjitha teorite e fundit të botës, përfshi këtu dhe profecitë e Mayas, Perëndia, Krijuesi, Autori dhe Arkitekti i këtij planeti dhe i njeriut është i përjashtuar nga tabloja. Zemrat e njerëzve janë të mpakura nga frika, këtu nuk do të përjashtoja dhe një pjesë të mirë të besimtarëve. Spekullimet duke përdorur teorinë e fundit të botës në 21 Dhjetor, janë të shumta dhe kanë pasoja në fushën e moralit, në ekonomi, jetën sociale dhe me pasoja direkte në jetën emocionale dhe jetën fizike të njeriut. Të ndikuara nga teoria e fundit të botës në datën 21 Dhjetor të vitit 2012, të burgosurat në një burg pranë kufirit kinez patën kriza psikologjike masive, saqë autoritetet e burgut kërkuan një prift që të vinte dhe t’i qetësonte. Në një fabrikë në lindje të Moskës qytetarët në panik shqyen të gjitha raftet me qirinj, shkrepëse dhe produkte baze jetike nga frika se fundi i botës do të vinte dhe ato nuk mund t’ia dilnin pa këto produkte në shtëpitë e tyre. Amerikani Lonny Sundvall nuk e di se çfarë do të ndodhë në datën 21 Dhjetor, por është i pregatitur për më të keqen. Ai ka grumbulluar për një vit rresht ushqim të konservuar, ujë, tableta pastruese për ujin, disa armë dhe të gjitha i ka vendosur në një kamion pranë shtëpisë së tij në Oregon. Ai po bëhet gati për fundin e botës. “Unë mendoj që është e mundur që diçka e tillë katastrofike mund të ndodhi” tha Sundvall, ai e kalon kohën e tij të lirë duke monitoruar websitin US geological survey duke kërkuar për raporte tërmetesh dhe katastrofa natyrore dhe duke lexuar site për viruse të cilat mund të shëprndahen në gjithë botën. “Unë nuk them se kjo është absolute, por mund të ndodhi.” Sundvall-i një magazinjer rreth të 50-tave, bashkëshort dhe

babai i tre fëmijëve mund të duket ekstrem, por ai është pjesë e grupit të njerëzve të cilët mendojnë që kalendari Maya është shënja që të çon tek Armagedoni. (1 në 10 njerëz e besojnë këtë në botë.) Agjensia Reuters ka bërë një sondazh ku 1 në 7 njerëz besojnë se fundi i botës do të ndodhe gjatë jetës se tyre, nqs. nuk ndodh këtë javë. Nasa ka dedikuar një pjesë të webit të saj për të çmitizuar mitet rreth fundit të botës. Qeveria Ruse ndërkohe ka siguruar kombin që jeta do të vazhdojë dhe të njëjtën gjë Vatikani ka bërë për Katolikët. Ashtu si shumë teori njerëzore kanë përfunduar, miti i kalendarit Maya qëndron kokë fortë. Pse është kjo dëshirë njerëzore për të ditur kohën kur njerëzimi do të përfundojë së ekzistuari? Për çfarë i duhet njerëzimit një datë fikse për fundin e jetës. “Unë nuk jam i trembur, por deri në një farë mase unë shpresoj që fundi të vijë. Shihni se sa perverse është bërë shoqëria jonë…” thotë Sundvalli ndërsa përmend dhunën, hiperseksualizmin, perversitetin dhe shkatërrimin e ambjentit. Sipasi tij njerëzit janë larguar aq shumë nga gjendja normale saqe është bërë një gjëndje mpirëse. Diçka duhet të ndodhi që të shkundi shoqërinë njerëzore. Me dhjetëra parashikime për fundin e botës kanë kaluar të papërmbushura, por vetëm disa prej tyre kanë pasur një efekt të gjatë. Në 1844 predikuesi Baptist William Miller pati shumë ndjekës duke predikuar kthimin e Krishtit në një datë të caktuar, kur kjo nuk ndodhi atëhere lëvizja e tij u shndërrua në Advendtistët e ditës së shtatë. Në vitet 70 Hal Lindsey publikoi librin “The late great planet earth” aty ai dha idenë që fundi i botës do të vijë shumë shpejt, duke u paraprirë nga pushtimi Sovjetik. Viti 2000 kaloi pa kolapsion e shumë përfolur kompjuterik ndërsa predikuesi radiofonik Harold Kamping filloi të predikonte fundin e botës në vitin 2011. Ndërsa teoria e fundit është kalendari Maya.

Por, çfarë tregon Bibla për fundin e botës? A ka mjaft evidencë për lexuesin e Biblës për të besuar që fundi i botës do të jetë këtë javë?

Mat 24:3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?”. Mat 24:4 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Mat 24:5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njërëz. Mat 24:6 Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur. Mat 24:7 Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Mat 24:8 Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes. Mat 24:9 Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. Mat 24:10 Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin. Mat 24:11 Dhe do të dalin shumë profetë

të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. Mat 24:12 Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria; Mat 24:13 por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet. Mat 24:14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi”. Mat 24:15 “Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë), Mat 24:16 atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male. Mat 24:17 Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet; Mat 24:18 dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij. Mat 24:19 Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t’u japin gji fëmijëve në ato ditë! Mat 24:20 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën, Mat 24:21 sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë! Mat 24:22 Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen. Mat 24:23 Atëherë, në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “Éshtë atje”, mos i besoni. Mat 24:24 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Mat 24:25 Ja, unë ju paralajmërova. Mat 24:26 Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, është në shkretëtirë”, mos shkoni atje: “Ja, është në dhomat e fshehta”, mos u besoni. Mat 24:27 Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

4

Shërbesa në Kishën “Ungjilli i Krishtit” Mat 24:28 Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat”. Mat 24:29 “Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen. Mat 24:30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe. Mat 24:31 Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t’i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri. Mat 24:32 Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër. Mat 24:33 Kështu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera. Mat 24:34 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto. Mat 24:35 Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë. Mat 24:36 Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im. Mat 24:37 Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut. Mat 24:38 Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë; Mat 24:39 dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut. Mat 24:40 Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet. Mat 24:41 dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet. Mat 24:42 Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj. Mat 24:43 Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i shpërthehej shtëpia. Mat 24:44 Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni”. Mania 2012 i ka rrëmbyer njerëzit nga e vërteta e Biblës lidhur me “rrëmbimin e kishës”, kohën e shqetësimeve të mëdha dhe ardhjen e dytë të Krishtit dhe kjo që në fakt tani është duke ndodhur është pjesë e mashtrimit të madh për të cilin Jezusi foli se do të ndodhte në kohët e fundit. Në fakt Jezusi u tha dishepujve se shenja më e madhe e kohëve të fundit do të jetë mashtrimi. Një nga këto mashtrime mund të ketë përfshirë dhe Lëvizjen Mosha e Re e cila ka përqafuar kalendarin Maja lidhur me profecitë për kohën e fundit. Megjithëse shumi-

ca e autoreve të mbi 200 librave të botuar në amazon, i përkasin lëvizjes Mosha e Re, besojnë që profecitë e Majas predikonin apokalipsin, shumicia e tyre besojnë që fundi i kalendarit Maja parathotë hyrjen në një zhvillim të ri në evolucionin njerëzor. Ky është version i lëvizjes Mosha e Re për milleniumin, por ky është një millenium i rremë. Satani ka marrë modelin e Biblës për Kohët e Fundit duke e transformuar atë dhe duke vendosur në qëndër njeriun. Është modeli Biblik i shtrembëruar, këtu njeriu vjen në kontakt me një shkallë më të lartë të vetes, në vend që të lartësojë dhe të bekoje Perëndinë. Ky mund të jetë mashtrimi i madh i cili mund të ndihmojë antikrishtin të vijë në pushtet. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme, 2Th 2:10 dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. 2Th 2:11 E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, 2Th 2:12 që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! Satani ka marrë të vërtetën e doktrinës për kohën e fundit dhe fundin e botës dhe e ka shtrëmbëruar atë në një mënyrë tejet të sofistikuar, mashtrim i cili funksionon në shumë dimensione. Së pari satani i ka hequr kësaj të vërtete Zotin. Në të gjitha filmat për fundin e botës, informacionet në internet dhe artikujt e kohëve të fundit unë shoh që Krishti dhe fuqia e tij shpëtuese për njeriun nuk gjendet në asnjë vend…. Flitet për një fund të errët të cilit askush nuk mund t’i shpëtojë…. Industria multi miliona dollareshe e filmit….përfitimet e jashtëzakonshme e kësaj industrie… Jetët e njerëzve të shkatërruara nga frika dhe depresioni i impaktit të imazheve të zhytur në labirintet e mendimit për fundin e pashpresë të njeriut. (idea se një ditë gjithçka do të përfundojë në mënyrë katastrofike i çon njerëzit të mendojnë në dy mënyra: 1) Të hamë e të pimë se nesër do të vdesim dhe 2)kategoria tjetër mendon edhe nëse ne e bëjmë këtë ç’farë vlere ka, vdekjes nuk i shpëtojmë dot. E para çon në kaotizëm, ndërsa e dyta në disfatizëm. Bota sot është dëshmitare e shenjave për të cilat Jezusi foli se do të ndodhnin përpara fundit të botës. “luftra dhe konflikte etnike në rritje, katastrofa natyrore, zi buke, ligësia njerëzore në rritje dhe predikimi i Ungjillit në gjithë botën. Çështja e fundit të botës është një çështje e nxehtë sepse të krishterët në të gjithë botën e kuptojnë që tashmë jetojmë në stinën në të cilin Zoti tha se mund të kthehet. Bibla flet qartë që fundi nuk mund të vijë derisa disa ngjarje të kenë ndodhur më parë dhe sipas opinionit tim këto ngjarje të rëndësishme ende nuk kanë

ndodhur. Por cilat janë shenjat në tërësi për të cilat Jezusi foli dhe tregoi qartë se këto do të ndodhnin përpara se fundi të vijë? Përmbytjet, tërmetet, katastrofat natyrore, zi buke, dekadenca e thellë e moralit, rindërtimi i Izraelit (të përmbushura) Shfaqja e antikrishtit, rindërtimi i tempullit, Ungjilli të jetë predikuar në të gjithë botën. (të papërmbushura ende) Unë do t’i përshkruaja këto ngjarje të tashme si “fillimi i dhimbjeve” të ditëve të fundit. Pjesa më e madhe e studiuseve të Shkrimit shpallin që këto ditë kanë filluar në vitin 1948 me lindjen e shtetit të Izraelit, rritjen e numrit të Hebrenjve të cilët pranojnë Jezu Krishtin si Mesian e tyre, thirrjet për një qeveri globale dhe një sistem financiar, aleancën midis Rusisë dhe Iranit dhe kërcënimet e presidentit të Iranit për të shkatërruar Izraelin janë duke pregatitur plotësimin e profecive të Biblës për fundin e Botës. Ne tani mund të themi qe nuk jemi duke jetuar vetëm në kohën e fundit, por jemi duke jetuar në atë që njihet si “fillimi i dhimbjeve “ të kohës së fundit. Tashmë janë plotësuar 500 profeci të Biblës, 300 prej tyre u përmbushën në ardhjen e parë të Krishtit. Studiuesit e Shkrimit thonë se tani gjithçka është e pregatitur për zhvillimin e një qeverie dhe një ekonomie mbarëbotërore e cila lehtësisht do të kontrollohet nga antikrishti. Ka tre profeci që ende nuk janë përmbushur… 1) Shfaqja e antikrishtit 2) Rindërtimi i tempullit dhe hyrja e antikrishtit në tempull dhe adhurimi i tij si perëndi… 3) Dhe profecia e fundit është ajo e Mateut 24 Mat 24:14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi”. Agjensite më të mëdha të misionit presin që 6000 grupet njerëzore që janë në planet do ta dëgjojne ungjillin t’i predikohet brenda një dhjetëvjeçari. Nëpermjet facebook-ut, internetit, Tv dhe Rd, Ungjilli predikohet në të gjithë botën. Si i shoh unë profecite Biblike mbi fundin e Botës? Ardhja e dytë e Jezu Krishtit është Shpresa qëndrore e Dhjatës së Re. Ardhja e dytë e Jezusit do të jetë e shpejt: Mat 24:44 Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni”. Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. 2Pjet.3:10 Do të jetë personale dhe trupore.. Dhe kur të shkoj e t`ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t`ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju. Gjoni 14:3 dhe thanë: ``Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell``. Vep.1:11 Do të duket nga të gjithë: Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen. Zbul.1:7 Jezusi do të kthehet për të sunduar me fuqi si Mbreti mbi mbretër për të gjithë përjetësinë: Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë. Fil.2:9-11 Ndërkohë Jezusi ka treguar për shenjat të cilat zbulojnë që koha e ardhjes së tij është afër: Lexoni Mat. 24:14, 23-29. Mark. 13:10, 1926, 2Thes.2:1-10 Perëndia nuk e ka zbuluar ditën dhe orën e ardhjes së dytë të Jezusit. Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut

25 Dhjetor 2012 do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni”. Mat.24;44 “Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment. Mar 13:32-33 Përcaktimi i datës për ardhjen e dytë të Krishtit është spekullim i mirëfilltë, jo Biblik dhe i pafrytshëm. Paralajmërimet që Jezusi do të vijë në mënyrë të papritur dhe të menjëherëshme kanë për qëllim të na pregatisin ne besmitarët dhe të na motivojnë që të jetojmë në mënyrë të denjë dhe me pritje për ardhjen e Zotit tonë. Kjo përfshin të jetuarin e shenjtë dhe me një fushëpamje përjetësie. Ndjekësit e Krishtit duhet “… të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, Titi 2:12-13 Sado e mirë që jeta mund të na paraqitet hera-heres dhe sado të mëdha të jenë bekimet që Perendia na jep n këtë jetë tokësore, këto nuk mund të krahasohen kurrë me çlirimin e plotë prej mëkatit dhe marrëdhënien e pandashme që do të kemi me Krishtin. Kjo nuk duhet të ndalë besimtarët nga investimi dhe vlerësimi i jetës në këtë botë, por besimtarët duhet të kuptojnë që më e mira dhe e lavdishmja është duke ardhur dhe se të gjithë ne duhet të jetojmë me pritje për ditën e Kthimit të Krishtit. Shpresa jonë më e madhe dhe zgjidhja përfundimtare për vuajtjet e tanishme duhet të gjendet tek shpresa e Kthimit të Krishtit. Atë ditë: sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. 1Thes.4:16-18 Dhe vargu i fundit i kësaj pjese të Shkrimit na urdhëron ne të gjithë të Krishterët: Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë. Duke njohur realitetin e Biblës dhe realitetin e dashurisë së Perëndisë, unë i shoh këto profeci plot shpresë dhe jo me frikë në zemër. Bibla dhe fundi i botës, nuk e zhvendosin njeriun dhe tokën nga fokusi, por sëpari rregullon rendin e të vërtetave të mëdha të njeriut dhe krijesës, të së përkohëshmes dhe përjetësisë. Përpara njeriut është Perëndia. Miqtë e mi, Bibla fillon me Perëndinë si Krijues, Autor, Arkitet dhe Sundimtar të gjithçkaje: Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Zan.1:1 Ai krijon qiejt dhe tokën dhe më pas gjithçka që është në to sëbashku me njeriun. Njeriu rrebeloi dhe si rezultat i mëkatit të tij, jo vetëm natyra e tij u korruptua, por ndotja e mëkatit korruptoi dhe ndoti të gjithë krijesën sëbashku me planetin. Perëndia ndërhyri në botën e njerëzve duke ardhur në mesin e tyre si njeriu me natyrën e përsosur duke paguar në kryq çmimin më të lartë për faljen e mëkatit dhe restaurimin e marrëdhënies së njeriut me Perëndinë, që ndodh me anë të besimit tek Jezu Krishti. Pasi Ai ringjallet ditën e tretë nga vdekja dhe ngjitet në qiell, Ai sjell Frymën e Shenjtë dhe ndërton kishën si të vetmin instrument shprese për të shpëtuar rracën e humbur njerëzore dhe për ti pregatitur besimtarët për atdheun e vërtetë që po vjen në fundin e kohërave. Në fund Perëndia vjen sërish për të marrë kishën dhe për të stabilizuar sundimin e Tij të përjetshëm duke ndërtuar nga e para një qiell të ri dhe një tokë të re ku Ai vetë, Sundimtari Sovran, Krijues i këtij Universi, Bërësi dhe Shpenguesi i njeriut do të jetojë sëbashku me njerëzit në përjetësi.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

5

zgjedhjet Për KOMITETIN EKZEKUTIV TE VUSH-IT

ylli doÇi

Von Golder

koli puka

për

për

president

sekretar

për

anëtar

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë 1892-2012


Gazeta e Kishës Rreze Drite

6

25 Dhjetor 2012

Kriteret e Përzgjedhjes për kandidatë në Komitetin e ri Ekzekutiv të VUSh PRESIDENTI

Përgjegjës ndaj: Komitetit Ekzekutiv Përgjegjësia Kryesore: Përfaqësimi i VUSh / Drejtimi i Asamblesë së Përgjithshmë Koha e Punës: Vullnetar, pa pagesë

DETYRAT / PËRSHKRIMI I PUNËS:

I përkushtuar për ta bërë vizionin e VUSh funksional dhe për ti parë objektivat e VUSh të realizuara Përfaqëson VUSh zyrtarisht dhe me të tretët (qeverisë, medias, organeve të tjera zyrtare, etj) Është kryetari i Asamblesë së Përgjithshme dhe ka përgjegjësi për të drejtuar mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme, dhe Asambleve të jashtëzakonshme Firmos dokumentet zyrtare të VUSh-it Autorizon përdorimin e fondeve të VUSh për nevojat e saj dhe për realizimin e objektivave të saj Të udhëtojë dhe vizitojë kishat anëtare në raste të caktuara, me qëllim inkurajimin dhe ndarjen e vizionit Planifikon mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të VUSh Ndihmon Sekretarin e Përgjithshëm në realizimin e detyrave të tij Të marrë pjesë në çdo mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe të jetë aktiv në to Të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësi të tjera për të drejtuar punën në Komisione, grupe pune, etj Të jetë gati të marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara nga VUSh dhe të japë kontributin e vet ne realizimin e tyre Të jetë gati të luajë një rol aktiv në rajonin e tij me kishat e tjera për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve të VUSh

KËRKESAT PËR PRESIDENTIN:

Karakteri: Shërbëtor (i përulur) I Perëndishëm Udhëheqës i pjekur që gëzon respekt dhe njohje në komunitet Njeri që dëgjon dhe është i gatshëm të mësojë I aftë të marrë vendime të drejta në situata të lehta dhe të vështira Vizionar I përgjegjshëm (që nuk harron) I besueshëm I qëndrueshëm I kujdesshëm (1 Tim 3 & Titit 2)

AFTËSITË:

Të jetë një figurë që gëzon respekt në komunitet Të ketë aftësi diplomatike I aftë të punojë dhe zhvillojë marrëdhënie me njerëz Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie me figura qeveritare dhe publike Të ketë eksperiencë pune me figura zyrtare I aftë të zhvillojë marrëdhënie dhe punojë me njerëz nga prejardhje të ndryshme teologjike I aftë të komunikojë mirë I aftë të punojë ngusht në një ekip me njerëz të tjerë Shquhet si folës i mirë publik

Kërkesa të veçanta:

Duhet të jetë një drejtues që ka një moshë më të pjekur se anëtarët e tjerë të Komitetit Dikush që gëzon shumë respekt dhe I aftë të bëjë punën e përfaqësimit Të jetë me aftësi diplomatike (në raste të veçanta) Kupton mirë punën që i kërkohet të bëjë dhe bie dakort ta bëjë atë Kupton vizionin dhe qëllimin e punës së VUSh dhe bie dakort dhe e mbështet atë Ka qenë besimtar për më shumë së 5 vjet Të ketë mbështetje të plotë dhe pa rezerva nga udhëheqësit e tjerë të kishës

ylli doÇi për

president


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

7

Pranvera erdhi në shpirtin tim Nga Pastor Ylli Doci

M

ësuesja e letërsisë më preku në sup lehtë dhe shumë e preokupuar më pyeti: “Ylli, pse je aq i mërzitur?” U befasova nga kjo dhe pas një përgjigjeje të shpejtë qetësuese për mësuesen time zemërbute unë po vrisja mëndjen pse fytyra ime të ketë treguar aq dëshpërim. Sipas vlerësimit normal, tani që isha duke studjuar skulpturën në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë unë kisha arritur suksesin maksimal në aspiratat e mia artistike me rrugën e hapur për më tej. Pse dukesha aq i dëshpëruar atëhere sa edhe mësuesja të shqetësohej? E vërteta është që atmosfera pas mesit të viteve 80’ në Lice dhe sidomos në konviktin e Liceut ku unë do të jetoja katër vjet, më zhgënjeu thellë në lidhje me ambientin inkurajues artistik që unë prisja të gjeja. Tani që e mendoj nuk them se ishte ndonjë situatë tragjike por për një 14 vjeçar me iluzione të mëdha dhe aspirata edhe më të mëdha për t’u bërë artist i madh, atmosfera mediokre dhe problemet e mungesave të mjeteve bazë ma mbushën mëndjen se isha kapur në një kafaz pengues për përparimin e dhuntive të mia artistike. Më dukej sikur kisha hypur në trenin e gabuar dhe kisha humbur trenin e majave të artit. Më dukej sikur pamja nga dritarja e trenit të gabuar vinte e bëhëj gjithnjë më e zymtë e ftohtë deri kur treni ngeci në një stacion fshati të humbur pa shpresë kthimi. Mendja e adoleshentit të zhgënjyer gjeti një poezi që përshkruante si ndjehej tani që dukej se ëndrra e suksesit nuk mund të realizohej: “Njeriut i bien shumë gjëra, Por një është më e rëndë nga të tëra: Të shohësh si nga koka të bie kurora, Ëndrrat që rrëshqasin si rërë nga dora, Të shohësh veten kur të vdesësh, Tok me kufomën të baresësh.” Jeta pa ëndrrën e majës së artit për mua ishte e barabartë me vdekjen prandaj kjo poezi përshkruante gjëndjen time emocionale ku mësuesja më kishte kapur atë mëngjes në klasë me fytyrë të trishtuar. Kjo ishte koha kur fillova të mendoj për kuptimin e jetës pa artin. U çudita që arti nuk mund të ishte kuptimi përfundimtar i jetës, përndryshe shumica e njerëzve që nuk donin t’ia dinin për artin po jetonin pa kuptim. Nëse arti nuk ishte kuptimi i jetës atëhere pse duhet të jetojë njeriu? Për ç’farë duhet të jetoja unë pa artin? Më kujtohet që ishte e vështirë të humbja iluzionin e arritjes së madhështisë time si artist, por më e vështirë ishte të duroja mendimin që nësë ne jemi rezultat i evolucionit atëhere edhe peshku i parë, që doli nga uji në tokë dhe u bë zvarranik,

e më vonë u bë majmuni që u kthye njeri, ishte më i rëndësishëm se sa unë. Nëse e kupton këtë prejardhje të rastësishme nga majmuni dhe bindesh që jeta ështe siç e thoshte një roman, “një vrapim me pengesa nga materniteti deri në varreza”, çdokush duhet të kishte atë fytyrë të thartuar që shqetësoi mësuesen time. Deri pesë vjet më vonë kur Shqipëria Komuniste u hap dhe filluan të frynin erërat e ndryshimeve, unë as që e kisha diskutuar egzistencen e Zotit. Mund të duket e çuditshme sot, por unë isha i bindur që feja ishte prodhim i mendjes prehistorike dhe injorante në lidhje me botën, që tani shkenca na ndihmonte ta kuptonim saktë. Për këtë arsye ju mund ta imagjinoni sa i befasuar isha unë të takoja një grup të madh të huajsh besimtarë në Tiranë që po këndonin në sheshin Skënderbej. Unë po konkuroja të vazhdoja studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë atë ditë vere të Korrikut 1991, dhe pasdite dola për shëtitje. Bashke me një shok ne u afruam përballë shkallëve të Teatrit të Operas ku po këndohej në Anglisht. Pas disa këngësh një grua u afrua tek mikrofoni dhe filloi të tregonte për jetën e saj. Ajo po rrëfente se kishte bërë gjëra të këqija dhe ishte mëkatare. Unë u çudita që një njeri dilte në mes të sheshit të qytetit duke thënë sa njeri i keq ishte. Por çudia ime ishte edhe më e madhe kur ajo tha se të gjithë ne të tjerët aty në shesh ishim si ajo, mëkatarë. Kulmi ishte kur ajo tha që Jezusi kishte vdekur dhe ishte ringjallur për të falur mëkatet e të gjithëve. Unë s’po u besoja dot veshëve. Si ka mundësi që këta njerëz të arsimuar dhe inteligjentë, madje edhe artistikisht të talentuar të ishin besimtarë në Zot? Kur mbaroi programi ata u përzien me turmën dhe unë u afrova të pyes dikë nga ata në lidhje me besimin e tyre në Zotin. Vërtet besonin që Zoti egziston? Vërtet besonin përrallat me vdekje dhe ringjallje? Pasi kaloi befasia e parë unë fillova t’u shpjegoj atyre si Fojerbahu që influencoi edhe Marksin e kishte shpjeguar fenë si projektim të idealeve të njeriut që pastaj ishin fokusuar në adhurim, apo si Frojdi e kishte shpjeguar fenomenin fetar në lidhje më nevojën psikologjike. Por veçanërisht ajo që nuk kuptoja ishte si mund të shkonin ata kundër shkencës. A nuk e kishte vërtetuar shkenca që ne kemi ardhur nga majmuni? Tashmë ishte krijuar një rreth dëgjuesish që vëzhgonin debatin tim me këtë person, por dikush që nuk e kisha vënë re në krahun tim të djathte me pyet në anglisht: “Vërtet beson që ke ardhur nga majmuni?”. “Sigurisht,” - i thashë unë. “Shkenca e ka vërtetuar këtë fakt edhe pse neve nuk na

pëlqen.” Ky ishte momenti kur ai burrë, një Anglez që më vonë e mësova se quhej John, më shpjegoi se shkenca është një disiplinë vëzhguese dhe flet me autoritet për ç’farë mund të vëzhgohet e matet në mikroskop apo ndonjë instrument tjetër. “Ke vëzhguar ti ndonjë majmun të bëhet njeri?” - më pyeti ai. “Sigurisht që jo,” - i them unë me ton të bezdisur nga kjo pyetje pa vend, “ kjo ka ndodhur para miliona vjetëve”. Anglezi John vazhdoi të shpjegojë që “miliona vitet” e evolucionit nuk mbështeten nga fosilet që ne kemi në shtresat e shumta të tokës sepse nuk ka asnjë rast të padiskutueshëm të ndonjë faze të ndërmjetme të sepcieve. Pra, “si konkluzion”, tha ai, “Ti beson që teoria e evolucionit është e vërtetë, por nuk ke fakte të padiskutueshëm për këtë besim. Edhe unë jam besimtar. Unë besoj në teorinë e krijimit nga Perëndia. Pra të dy jemi besimtarë, por ti je një besimtar më i madh se unë, pasi është më e vështirë të besosh se nga një qënie më e ulët si majmuni, erdhi një qënie më e lartë si njeriu. Kurse unë besoj që nga një qënie më e lartë si Perëndia, erdhi një qënie më e ulët si njeriu. Unë jam i mahnitur me ty dhe të përshëndes për aftësinë për një besim aq të madh që ke.” Kjo ishte e pabesueshme. Unë kuptova që ndërsa mendoja se kisha një botëkuptim shkencor qënkësha jo thjesht një besimtar i çfarëdoshëm, por një besimtar edhe më i madh (që nënkuptonte një besimtar edhe më qesharak) se sa ky Anglez që besonte në Jezusin me ringjallje. Në bisedë unë nuk e dhashë veten, por pranova të merrja një Bibël që fillova ta lexoja me kuriozitet. Leximi i Biblës me njohu me detajet e jetës së Jezusit, por përsëri mrekullitë ishin të papranueshme për mua. U deshën disa muaj deri kur unë të isha gati për të dëgjuar pa paragjykime logjikën e vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit ndërsa fillova studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë unë po lexoja në anglisht nja dy libra që mora atë verë. Më kujtohet që po lexoja një pjesë ku shpjegohej koncepti i përjetësisë ilustruar me një mal prej bronxi që kishte majën përmbi re. Ky mal do të kthehej në pluhur nga një zog i vogël që mprehte sqepin e tij duke e fërkuar çdo 100 vjet me majën metalike të malit. Por kur mali të ishte bërë pluhur nga ky veprim i zogut atëherë kishte kaluar vetëm një sekondë e përjetësisë! M’u duk interesant ky përshkrim por e gjeta veten duke menduar që para se të më shpjegosh si duket përjetësia duhet të më bindesh që përjetësia egziston. Libri nuk mu duk shumë i përshtatshëm për këto pyetje, por ajo që kuptoj tani është se libri më bëri të hap pyetje që nuk i kisha menduar më parë seriozisht. Siç ka thënë një shkrimtar i njohur, “Djalli nuk ka vjedhur përgjigjet nga njerëzit, por ka vjedhur pyetjet.” I rritur gjatë periudhës së Komunizmit unë as që i kisha ngritur pyetjet e rëndësishme të përjetësisë dhe egzistencës së Zotit, por gjithçka e mendoja dhe analizoja bazuar në prejardhjen e rastësishme të evolucionit si pikënisje me fundin e ashpër të botës parashikuar nga shkenca si një makinë që i mbarohet benzina në mes të shkretëtirës. Vërtet është e mundur që të ketë përjetësi për shpirtin? Ka mundësi që bota të mos jetë thjesht materiale dhe mekanike, por e hapur ndaj të mbinatyrshmes? Tani ishte hapur një botë e re pyetjesh

për mua që edhe pse nuk kisha njeri apo libër t’u përgjigjej, këto lloj pyetjesh po shkaktonin zgjerimin e mendjes time për të bërë vend për konceptin e një Perëndie të plotfuqishëm. Në këtë kontekst të një Perëndie të plotfuqishëm filloi të dukej më e kuptueshme edhe historia e Jezusit. Sapo mendja ime u hap për të dëgjuar historinë e Jezusit pa paragjykime kundër mrekullive u ndjeva sikur toka filloi të lëvizte poshtë meje dhe si një anije e çliruar nga bllokimi i akullit, fillova të lëviz në drejtim të diellit dhe ngrohtësisë. Harrova t’ju them se para ardhjes në Liceun Artistik unë isha një person që prekej lehtë dhe lotët më turpëronin shpesh, por nga viti i parë në Lice ku u përballa me ashpërsinë mediokre, unë nuk qava më dhe ishte sikur ftohtësia e ambientit t’i kishte ngrirë lotët e mi diku brenda meje. Vetëm pasi kam kuptuar dashurinë e Perëndisë për mua në Jezusin në pranverën e vitit 1992, diçka filloi të shkrihej brenda meje dhe kam provuar përsëri shijen e lotëve herë pas here. Si mund të mbetesh i ngurtë para dashurisë së Jezusit? Si mund të jesh indiferent ndaj atij personi që na deshi aq shumë sa dha jetën për ne kur ne ishim akoma mëkatarë? Gjatë një serie mbrëmjesh në Prill të 1992 ku shpjegohej lajmi i mirë i dashurisë së Jezusit, unë e kisha të mbushur mëndjen që Jezusi vërtet vdiq dhe u ringjall siç e dëshmuan ata që e kishin parë dhe kishin shkruar pagabueshëm në dokumentet që kemi edhe sot në dorë. Por deri kur dikush na pyeti nëse donim të hapnim zemrën tonë për Jezusin si shpëtimtar dhe mbret udhëheqës i jetës sonë unë nuk e kisha bërë lidhjen me domethënien e ringjalljes. Nëse Jezusi është i gjallë sot atëhere ka kuptim që ai të ofrojë miqësinë e tij personale. Kjo më bëri të mendoj shumë. Unë nuk isha gati ta lejoja Jezusin në jetën time sepse kisha ca plane që atij ndoshta s’do ti pëlqenin prandaj u përpoqa ti them se s’doja të isha hipokrit duke thënë “eja në zemrën time” ndërkohë që desha të vazhdoja me dëshirat e mia dhe jo të tijat. Mendoj se kjo ishte hera e parë që unë kuptova se isha mëkatar si ajo gruaja e verës se kaluar, por s’doja të hiqja dorë nga mëkati. Jezusi me çarmatosi nga çdo argument. Kur mu qartësua se ai nuk priste prej meje të pastrohesha nga mëkati para se ai të hynte në jetën time. Ai ishte gati të hynte në jetën time ashtu siç isha dhe ai do më bënte të mirë. Si mund t’i thoja jo? Nëse i thoja “jo” unë e kuptova që po deklaroja se nga ai moment do të jetoja duke mos synuar të isha njeri i mirë, që ishte jo vetëm budallallëk por edhe shitje e shpirtit djallit. Prandaj, gjithë sekëlldi, atë ditë prilli 1992 unë u dorëzova dhe e thirra Jezusin Zot dhe Mbret të jetës time. Pranvera erdhi menjëherë në shpirtin tim. Menjëhere e kuptova që Jezusi nuk do më zhgënjente kurrë në këtë aventurë jete me kuptim të thellë. Kështu, me pranverën, filloi udhëtimi im i kthimit drejt Perëndisë. Arti më kishte ndihmuar të kërkoja për kuptim në jetë, por arti ishte i pamjaftueshëm për t’i dhënë kuptim jetës dhe tani kisha gjetur arsyen e egzistencës time, arsyen e boshllëkut dhe dëshpërimit tim dhe përfundimisht shpresën e lumturisë time që është jeta e bekuar me Perëndinë. Sa do doja ta takoja përsëri mësuesen time të Liceut dhe t’i tregoja arsyen pse fytyra ime tani nuk zymtohet aq trishtueshëm nga dëshpërimi!


Gazeta e Kishës Rreze Drite

8

25 Dhjetor 2012

CV -Curriculum Vitae PERSONAL DETAILS Emri:

Ylli Hysen Doçi

Datëlindja:

30 Shtator 1969

Kombësia:

Shqiptar

Telefon: Email: ijrnationaldirector@gmail.com

ARSIMI Akademia e Arteve, (Tiranë, Shqipëri) Skulptor, 1995 Seminari i Denverit, (Denver, CO. USA) Master i Arteve në Filozofinë e Religjionit (me çmime nderuese) 2003. GPA:3.8/4.0

Çmime nderuese: “Who’s who in American Colleges and Universities” (2003) “Baker Book House Award” (2003) “Conway/Maxwell Memorial Missions Award” (2003)

Anëtaresi në shoqata profesionale: Evangelical Philosophical Society Evangelical Theological Society

Punësimi dhe funksionet zyrtare: Drejtor Kombëtar I IJR Shqipëri/Kosovë (2006-sot) Drejtor i degës së IJR në Kosovë (1999-2001) Drejtor skuadre lokale në Tiranë (1998-1999) Anetar i stafit të Institutit Jeta e Re (1995-sot)

Funksione drejtuese në komitete organizatash të tjera: Pastor Drejtues dhe anëtar themelues i Kishës Guri i Themelit Tiranë (1996-sot) Anëtar i bordit drejtues të “ELK - LUK” (Lidhja Ungjillore e Kosovës) një organizatë përfshirëse për shumë organizata joqeveritare vendase dhe të huaja që vepronin në Kosovë gjatë 1999-2001. Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AEP (Albanian Encauragement Project) 2009-2012.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

botime: Qengji i Kurbanit, Botimet Jeta e Re, Tiranë 2009.

Aktivitet mësimdhënës: Projektim dhe zhvillim i një kursi apologjetik mbi Myslymanizmin dhe Krishterimin zhvilluar në USA dhe në Shqipëri (5 orë leksione). Projektim dhe zvhillim i një kursi mbi Etiken dhënë për disa organizata dhe institucione të ndryshme në formate nga 20 orë deri 4 orë leksione. Projektim dhe zhvillim i një kursi mbi Ungjillizimin (8 orë leksioni) dhënë për disa organizata të ndryshme në Shqipëri. Mësimdhënia e kursit “Vështrim i Përgjitshëm i Doktrinës së Krishterë” (20 orë leksioni)

Fjalime publike dhe predikime: Si folës kryesor në ngjarje publike organizuar nga Kisha dhe grupe të tjera në USA (NewJersey, California, Kansas, Colorado, Minnesota, North Dakota, Texas), në Europe (Hungari, Hollandë) si dhe në Shqipëri dhe Kosovë. I ftuar në programe televizive dhe radio (“Top Show”, Albanan Screen, TVSH, Radio Tirana, etj.)

Aktivitete prezantimi, redaktimi dhe përkthimi: Konsultues në përkthimin e disa librave me përmbajtje teologjike dhe prezantues apo përkthyes në ngjarje të veçanta publike si edhe për personalitete të tilla si “Astronauti Charles Duke” (1993), “Kryetari i Parlamentit Shqiptar” (1993) apo “Presidenti i Shqipërisë” (2004) etj.

Ylli për President i VUSH. Në lidhje me mundësinë e tanishme për rolin e shërbimit si President i VUSH, ia vlen të nënvizohet që përgatitja rigoroze në një institucion pasuniversitar të akredituar në sistemin arsimor Amerikan e bën Yllin veçanërisht të përgatitur në fushat me rëndësi në diskutimet e shoqërisë Shqiptare sot: 1. Në lidhje me teologjine biblike, Yllin e ndihmon edhe Masteri me dominim bazë teologjik biblik marrë në një institucion Amerikan të akredituar ndërdenominacional ungjillor (Denver Seminary), prandaj Ylli është I përgatitur të jetë një mbrojtës teologjik i bazës biblike të bashkimit tonë ungjillor si VUSH, 2. Në lidhje me pluralizmin fetar dhe marrëdhënien midis feve të ndryshme në Shqipëri, Ylli është veçanërisht i përgatitur nga theksi i Masterit të tij në Filozofinë e Religjioneve. Ylli ka përgatitur dhe ka dhënë në disa audienca të ndryshme në USA dhe në Shqipëri, një kurs mbi Myslymanizmin. 3. Në lidhje me turbullirën morale ku është Shqipëria sot në fushën sociale, Ylli është i përgatitur nga fokusi dytësor i studimeve në Seminar mbi Etikën. Ylli ka përgatitur dhe ka dhënë mësim një kurs mbi etikën për disa institucione dhe organizata të ndryshme. Ylli është anëtar me të drejta të plota qysh nga 2003 në shoqatën e Teologeve Ungjillorë Amerikanë (Evangelical Theological Society) si edhe në shoqatën e Filozofeve Ungjillorë Amerikanë (Evangelical Philosophical Society). Ylli është i lidhur me një rrjet të gjërë partnerësh nga kisha dhe denominacione të ndryshme në Amerikë dhe ka folur në dhjetra kisha të denominacioneve të ndryshme në shumë shtete në USA por edhe në Europe. Arsyeja pse Ylli dëshiron të marrë rolin e Presidentit të VUSH, është sepse dëshiron ti shërbejë komunitetit të Krishterë Shqiptar me shpresën e koordinimit të përpjekjeve të të gjithëve për të bërë ungjillin një pikë referimi për kulturën Shqiptare (Ylli synon partneritete të gjëra me bazë ungjillizimin: d.m.th. Fokusi është ungjilli dhe përhapja e tij si baza kryesore dhe e kufizuar e bashkëpunimit. Për shkak të kufizimit të çështjeve tek ungjilli mund të bashkohemi me gjithë spektrin ungjillor që nga pentakostalët e deri tek presbiteranët.) dhe për të ndihmuar që Shqiptarët të bëhen një faktor botëror për përhapjen e ungjillit në kombet e tjera

9


Gazeta e Kishës Rreze Drite

10

25 Dhjetor 2012

Kriteret e Përzgjedhjes për sekretar i përgjithshëm SEKRETARI IPËRGJITHSHËM

Përgjegjës ndaj: Komitetit Ekzekutiv Përgjegjësia Kryesore: Zëdhënës, Drejtor, Komunikues / Drejton Punën e VUSh-it Koha e Punës: Me kohë të plotë (të paktën 40 orë në javë)

DETYRAT / PËRSHKRIMI I PUNËS:

I përkushtuar për ta bërë vizionin e VUSh funksional Ndjek realizimin e detyrave të caktuara nga Komiteti Ekzekutiv dhe nga Asambleja e Përgjithshme Mban korrespondencën me anëtarët e VUSh-it, me të tretët dhe me jashtë Në konsultim me Presidentin, përgatit mbledhjet e zakonshme ose të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe të Asamblesë së përgjithshme Përgjegjës për të planifikuar, lajmëruar, organizuar aktivitete të VUSh Përgjegjës për të siguruar komunikim në mes të kishave dhe anëtarëve Takohet me anëtarët dhe joanëtarët të cilët kërkojnë takime me të Stimulon Unitet në mes të kishave Mbikqyr Komisionet Përgjegjës për punën e përditshme në zyrën e VUSh Përgjegjës për të ngritur financa për punën e VUSh Përgjegjës për të komunikuar me donatorët dhe partnerët e VUSh në një mënyrë të rregullt Përgjegjës për të komunikuar më Aleancën Ungjillore Europiane dhe Botërore Përgatit dhe sjell propozime të reja për aktivitete të VUSh para Komitetit Ekzekutiv Përfaqëson VUSh në takime të ndryshme me institucione qeveritare, me anëtarët, joanëtarët, donatorë dhe partnerë Planifikon takimet e Komitetit Ekzekutiv dhe Asamblesë së Përgjithshme së bashku me Presidentin e VUSh Mban kontakt të rregullt me anëtarët e Vëllazërisë, dhe udhëton për të vizituar kishat anëtare, Aleancat Rajonale dhe për të ndarë vizionin me to Ndërmjetëson në raste konflikti Shqyrton dokumentacionin e kishave që kërkojnë të bëhen anëtare të VUSh-it dhe ia paraqet ato Komitetit Ekzekutiv Të nënshkruajë proçesverbalet e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv dhe të Asamblesë së Përgjithshme

Von Golder për

sekretar

KËRKESAT PËR SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM: Karakteri: Shërbëtor (i përulur) I Perëndishëm I pakorruptuëshem Udhëheqës që gëzon respekt dhe njohje në komunitet Njeri që dëgjon dhe është i gatshëm të mësojë I aftë të marrë vendime të drejta në situata të lehta dhe të vështira Vizionar, I vetmotivuar

Punëtor i zellshëm I përgjegjshëm (që nuk harron) I besueshëm I qëndrueshëm në besim dhe shërbesë I Organizuar I kujdesshëm / ballancuar teologjikisht Njeriu i lutjes dhe i Fjales (1 Tim 3 & Titit 2)

AFTËSITË:

Diplomatik I aftë të planifikojë në kohë Të flasë / shkruajë Shqip & Anglisht I aftë të punojë dhe zhvillojë marrëdhënie me njerëz I aftë të ndërmjetësojë në raste konflikti dhe të pranojë pikpamje të kundërta I aftë të zhvillojë marrëdhënie dhe punojë me njerëz nga prejardhje të ndryshme teologjike I aftë të komunikojë mirë me gojë dhe me shkrim I aftë të delegojë punë dhe përgjegjësi tek njerëz të tjerë I aftë të punojë ngusht në një ekip me njerëz të tjerë Shquhet si folës i mirë publik Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie me figura qeveritare dhe publike Shquhet për aftësi menaxhimi në punë Ka mundësi të udhëtojë në mënyrë të rregullt Shquhet si folës i mirë publik

Kërkesa të veçanta:

Kupton mirë punën që i kërkohet të bëjë dhe bie dakort ta bëjë atë Kupton vizionin dhe qëllimin e punës së VUSh. Bie dakort dhe e mbështet atë plotësisht Ka qenë besimtar për më shumë së 5 vjet Te kete perfunduar studitemet e larta. Të ketë mbështetje të plotë dhe pa rezerva nga udhëheqësit e tjerë të kishës


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

11

Historia ime lidhur me shërbesën në Shqipëri: I

jam përkushtuar Krishtit në moshën 12 vjeçare, në vitin 1972. Përreth një periudhe shtatë vjeçare që përfshin kohën në universitet dhe vitet që pasuan, kam shërbyer pranë kishës “Christian Center” në Bozeman, M. Në 1981, udhëtova për disa muaj duke çuar Bibla kontrabandë në vendet komuniste të Europës Lindore dhe të Bashkimit Sovjetik, ku dhe dëgjova për herë të parë rreth Shqipërisë dhe mbylljes së saj të plotë karshi besimit. Në vitin 1983, gjatë një jave lutjeje përkushtuar Shqipërisë, fitova një besim të fortë se Perëndia do ta kthente në një vend me një shumicë besimtarësh të krishterë. Meqënëse dyert e Shqipërisë ishin të mbyllura në atë kohë, së bashku me nusen u shpërngulëm në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1985. Pak a shumë, aty shërbyem dhe u përfshimë në kishëmbjellje pranë Bashkësisë së Popullit të Zotit deri në vitin 1991 kur edhe u hap Shqipëria. Më 7 korrik 1991, themeluam Kishën Nxënësit e Jezusit në Tiranë. Në vitin 1993, së bashku me Sandy Osterreich kemi drejtuar shkollën e parë për Përgatitjen e Dishepujve (DTS) e në vjeshtën e po atij viti, themeluam Misionin për Mbjellësit e Bashkësive. Kështu filluam të dërgonim ekipe shqiptare për kishëmbjellje të reja, ku ende sot e kësaj dite vazhdojnë të shërbejnë në disa zona të Shqipërisë dhe të rajonit. Në 1994, dhashë dorëheqjen si pastor i kishës për të drejtuar DTS-in e dytë, si dhe për t’u shërbyer udhëheqësve të kishave të reja të sapombjellura. Në vitin 1996, u ktheva sërish në rolin e pastorit të Kishës Nxënësit e Jezusit-Tiranë, ku qëndrova deri në vitin 2010, kur u largova me familjen për 15 muaj, për t’u kujdesur për babanë e sëmurë në Amerikë. Në atë kohë, Roland Sula mori përsipër përgjegjësinë e pastorit, ku vazhdon të shërbejë shumë mirë edhe sot. Në shtator të këtij viti, u kthyem në vend, dhe unë i kisha kthyer sytë nga Ati për të parë se ku tjetër mund t’i shërbeja kësaj lëvizjeje të ardhjes së Mbretërisë së Perëndisë në trevat shqiptare e përtej. Duke ndjerë nevojën dhe mundësinë, së bashku me ekipin, vendosëm që unë mund ta ofroja shërbimin tim ndaj komunitetit të krishterë, pranë VUSHit. Edhe pse më mungojnë disa nga aftësitë e nevojshme për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, e kam ndjerë Perëndinë të më pyesë nëse jam gati të shërbej.

Sot, në një ditë të ngjeshur, mora kërkesën nga Gazeta Rreze Drite që unë të shkruaj deri në mbrëmje disa nga prioritetet e mia për tre vitet e ardhshme të VUSH-it. Të them të drejtën, kam dy muaj që lutem dhe e bluaj në mendje këtë gjë e nuk mendoj se e kam zhvilluar ende, e as nuk kam studiuar sa duhet deri tani për të dhënë një plan të caktuar. Patjetër që më duhet të konsultohem me një grup të gjerë pastorësh gjithashtu, për të dëgjuar prej tyre nevojat që shohin ata. Gjithashtu, nuk kam pasur mundësi të shihja buxhetin e VUSH-it si dhe mjaft kushte të tjera për të ditur se cilat janë mundësitë. Shumë nga ëndrrat e mia për komunitetin varen dhe nga angazhimi i vullnetarëve të tjerë me kohën, dhuntitë dhe vizionin që sjellin. Megjithatë, me pak ndrojtje, do të propozoja disa prioritete të mundshme, duke ditur që mund edhe të jem i gabuar prej mungesës së informacionit apo nga moskuptimi i realitetit. E falenderoj Gazetën Rreze Drite për mundësinë, e Ati t’ju frymëzojë dhe juve për nevojat e VUSH-it.

Prioritetet:

1. Si busull, do doja të mbanim përherë parasysh vargjet te Ef. 4:1-3 “Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët, 2 me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri, 3 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.”, si edhe lutjen e Jezusit për kishën e gjerë te: Gj. 17:23 “Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.” Pra, për shkak se të gjithë ne duam që të shohim një rizgjim madhështor për Krishtin në Shqipëri, le të kërkojmë vazhdimisht të dimë se si mund të rrisim një zemër shërbëtori, të ushqejmë përuljen dhe faljen në vendet e fshehta të jetës sonë e të thellojmë unitetin, duke ndërtuar besim të ndërsjelltë mes nesh në dashuri. 2. Mendoj se mund të rrisim nivelin e shërbimit ndaj kishave në shumë aspekte. Psh. besoj se ka mjaft hapësira për të zgjeruar website-in e VUSH-it. Nëpërmjet internetit, do të doja që të vinim në dispozicion të të gjitha kishave, sa më shumë predikime, këngë, materiale, videoklipe shqiptare, artikuj, trajnime, etj. .

3. Mendoj se duhet bërë një studim i thellë për të parë sesi statutet tona apo ndonjë ndryshim në legjislacionin shqiptar, mund t’u shërbejë kishave më të vogla, që të gëzojnë statusin juridik pa harxhuar shumë. 4. Duke besuar se Krishti “na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”(Zbul. 5:10), unë do të doja të shihnim mundësinë për ngritjen e shoqatave ungjillore në shumë profesione të ndryshme, si psh. mësues, juristë, mjekë, qeveritarë, artistë, biznesmenë, etj. Natyrisht, kjo gjë varet prej dëshirës së tyre, por unë besoj se ata mund të jenë shumë më efikasë në një rrjet bashkëpunimi, sesa të ndarë nëpër llogoret e tyre. 5. Ne u jemi mirënjohës shumë vendeve të huaja, të cilët na kanë siguruar burime trajnimi në mjaft fusha të ndryshme, por unë po i lutem Zotit që të ndihmojmë në lulëzimin e sa më shumë trajnimeve shqiptare, e të jenë sa më të përshtatshme për realitetin tonë. 6. Historikisht, në një vend të vogël me një prejardhje jodemokratike, në përpjekje për të trajtuar problemet që dalin, padashje aleancat ungjillore rrisin autoritetin e aleancës mbi kishën lokale. Mendoj se duhen rishikuar statutet, për të parë jo vetëm ku VUSHi ka autoritet, por dhe ku nuk duhet të ketë autoritet. Nëse nuk vëmë kufijtë e duhur, mund të ndodhë një lloj “vatikanizimi” i vëllazërisë sonë. Do të ishte mirë të hidhnim hapat që tani, për të mbrojtur nga kjo tendencë, brezat në vijim. 7. Besoj se një nga hapat e para prioritet për tu bërë, do të ishte një anketë e gjerë në kishat e VUSH-it dhe jashtë saj, për të mësuar më mirë sesi VUSH-i mund t’u shërbëjë. Ndërkohë, do të kishim nevojë të mblidhnim vullnetarë, të cilët i mundësojnë këto shërbime. Tashmë mundësitë për të shërbyer janë të shumta e me anketën mund të dimë cilat janë çështjet prioritare. 8. Ne duhet të mirëmbajmë marrëdhënien me shtetin shqiptar. Më shumë, kjo është përgjegjësia e presidentit sesa e sekretarit, por duhet parë si prioritet. 9. Në komunitetin ungjillor ka mjaft kisha të cilat nuk janë anëtare e ne duhet t’i përqafojmë e t’u shërbejmë edhe atyre. Lutem që kështu mund t’i afrojmë pranë nesh. Për ato pak kisha që besojnë se ne të tjerët nuk jemi të krishterë të vërtetë, kjo bëhet shumë më

e vështirë, por le të lutemi edhe për ta. 10. Praktikat jo të shëndosha për zgjidhjen e konflikteve shpesh zbehin shërbesat tona dhe na sfilitin si të krishterë. I lutem Zotit që të dalin vullnetarë të urtë, të cilët nuk do të nxjerrin sekrete e që ofrojnë (kurrë nuk detyrojnë) shërbime për zhvillimin e një proçesi paqebërjeje për kishat dhe organizatat, të cilat kërkojnë ndihmë në këtë fushë. Gjithashtu, duhet të përpilojmë e të votojmë një etikë sjelljeje në takimet e VUSHit, si psh. në Asamblenë e Përgjithshme, e cila respekton parimet biblike për trajtimin e mosmarrveshjeve apo dyshimeve midis vëllezërve, duke nderuar njëri-tjetrin me frikë ndaj Krishtit, edhe kur nuk biem dakord. 11. Të përpiqemi t’u sigurojmë kishave mjete e mundësi për t’i bërë të njohur publikut, qëndrimet dhe zemrën e krishterë. Patjetër kjo përfshin ungjillizim, e më pas çështje të tjera të ditës. Kjo vlen edhe në raste urgjence apo katastrofe, që të koordinojmë njëlloj për të gjitha kishat, burimet me nevojën. Unë mendoj se kjo listë stonon diku dhe sigurisht që ka mungesa të theksuara. Parimi tjetër është ky: le të vazhdojmë ta diskutojmë për të përpiluar së bashku listën e prioriteteve tona. (Vetëm kini kujdes, se ai që ka idenë shpesh ka dhe thirrjen…J) “Toleranca” është një fjalë e rrezikshme, se ka mjaft gjëra që askush nuk duhet të tolerojë. Unë e preferoj fjalën “vlerësim” për shkak se kështu mund të kultivojmë hirin për të parë së pari vlerën e tjetrit pavarësisht nga mëkatet apo të metat. (Ky është mesazhi i Krishtlindjes dhe të së Premtës së Madhe!) Patjetër që duhet të merremi dhe me lëmishtet në syrin e të tjerëve, por Bibla na jep autoritet për ta bërë këtë, vetëm pasi jemi marr me trarët në sytë tanë. Çdo kishë dhe organizatë në VUSH është një thesar me vete, dhe le të lutemi që ta vlerësojmë njeri-tjetrin para se të shikojmë dallimet, se kështu do të përfitojmë pasuri pa fund. Ne jemi rradhitur në të njëjtën front me një armik të përbashkët. Lavdi Zotit që e kemi njëri-tjetrin! Së bashku, e vetëm së bashku do të mund të jemi kripë dhe dritë për Shqipërinë e do të kemi privilegjin ta shohim transformimin e vendit tonë, për lavdinë e emrit të Perëndisë në botë. Gëzuar Krishtlindjen! Von Golder Nxënësit e Jezusit


Gazeta e Kishës Rreze Drite

12

25 Dhjetor 2012

Kriteret e Përzgjedhjes për anëtar të tjerë ANëtar të tjerë

Përgjegjës ndaj: Komitetit Ekzekutiv Përgjegjësia Kryesore: Pjesmarrje aktive në Komitet Ekzekutiv Koha e Punës: Vullnetar, pa pagesë

DETYRAT / PËRSHKRIMI I PUNËS:

I përkushtuar për ta bërë vizionin e VUSh funksional dhe për ti parë objektivat e VUSh të realizuara Të marrë pjesë në çdo mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe të jetë aktiv në to Të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësi të tjera për të drejtuar punën në Komisione, grupe pune, etj Të jetë gati të marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara nga VUSh dhe të japë kontributin e vet ne realizimin e tyre Të jetë gati të luajë një rol aktiv në rajonin e tij me kishat e tjera për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve të VUSh Të udhëtojë në raste të caktuara për vizitë në kishat anëtare me qëllim inkurajimin dhe ndarjen e vizionit

KËRKESAT PËR anëtarët:

Karakteri: Shërbëtor (i përulur) I Perëndishëm Udhëheqës që gëzon respekt dhe njohje në komunitet Punëtor i zellshëm I përgjegjshëm (që nuk harron) I besueshëm I qëndrueshëm (1 Tim 3 & Titit 2)

AFTËSITË:

Diplomatik I aftë të punojë dhe zhvillojë marrëdhënie me njerëz I aftë të punojë ngusht në një ekip me njerëz të tjerë Kupton mirë punën që i kërkohet të bëjë dhe bie dakort ta bëjë atë Ka qenë besimtar për më shumë së 5 vjet Kupton vizionin dhe qëllimin e punës së VUSh dhe bie dakort dhe e mbështet atë Të ketë mbështetje të plotë dhe pa rezerva nga udhëheqësit e tjerë të kishës

detyrat e komitetit ekzekutiv:

Komiteti Ekzekutiv drejton punën e VUSh gjatë periudhës midis dy zgjedhjeve. Komiteti Ekzekutiv mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj. Komiteti Ekzekutiv ka për detyrë: Të administrojë VUSh gjatë periudhës midis dy zgjedhjeve Të punojë për të zbatuar drejtimet e përgjithshme të punës së VUSh në përputhje me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme dhe me Statutin e VUSh Të përfaqësojë VUSh përpara organeve zyrtare dhe në marrëdhënie me të tjerët brenda dhe jashtë vendit Të shqyrtojë bilancin vjetor dhe të miratojë buxhetin vjetor të VUSh Të shqyrtojë kërkesat dhe dokumentet për pranim në VUSh dhe t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme për pranimin përfundimtar T’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme projektplanin e punës trevjeçare të VUSh T’i sugjerojë Asamblesë së Përgjithshme ndryshime në Statut, në Rregulloren e Brendshme dhe Akt Themelimi T’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme përjashtimin e një anëtari nga VUSh, për rastet kur e parashikon Statuti dhe Rregullorja e Brendshme, në bazë të propozimeve të bëra më parë nga anëtarët deri .1 (një) muaj para takimit të Asamblesë

koli puka për

anëtar


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

CV -Curriculum Vitae të dhëna personale Emri:

Koli Puka

Datëlindja:

14 Mars 1981

Kombësia:

Shqiptar

Telefon:

+355 694069560

Email: kolipuka81@hotmail.com

ARSIMI Viti. 1996 - 2000 Shkolla e Mesme Teknologjike, Shkodër. Viti. 2007 – 2009 ”KTU” Kolegji Teologjik Ungjillorë,Tiranë.

njohuri / gjuhë të huaja: Anglisht. Me gojë, dhe me shkrim. Italisht. Me gojë, dhe me shkrim. Norvegjisht. Me gojë, dhe me shkrim.

përvoja në punë dhe përfshirja në shërbesë: • Nga viti 1998, dhe deri aktualisht: Drejtor Ekzekutiv në Organizatën Humanitare “Nødhjelp Albania” • Nga viti 2001, dhe deri aktualisht: Pastor i Kishës Ungjillore “Shpresë për Shkodrën” • Nga viti 2010, dhe deri aktualisht: Drejtor i “KTU” Kolegji Teologjik Ungjillorë, Dega Shkodër. • Nga viti 2010, dhe deri aktualisht: Pedagog në “KTU” Kolegji Teologjik Ungjillorë.

aftësi të tjera • Njohuri të mira kompjuterike. • Organizim, dhe ngritje Projektesh Sociale. • Menaxhim dhe Administrim. • Organizim dhe drejtim te punës Humanitare.

13


Gazeta ee Kishës Kishës Rreze Rreze Drite Drite Gazeta

14 14

Day, 25 01-07 may2012 2012 Dhjetor

Beko Shqipërinë Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve. Bëhu një sponsor! Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve mbështet femijët romë, egjyptian dhe shqiptarë të familjeve shumë të varfëra në Zonën e Kishëmbjelljes së Kishës Rreze Drite: • • • •

Familjet do të marin ushqim dhe rroba Fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë Familjet nuk do të kenë nevojë të dalin të lypin në rrugë Fëmijët nuk do të cohen në një shtëpi për fëmijë, por do të rriten në shtëpitë e tyre

A dëshiron të ndihmosh dhe të sponsorizosh një fëmijë të varfër? Bëhu një sponsor për € 30 / £25 / $40 / 4000 leke në muaj për një fëmijë.

Si funksionon Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve: • Pastori i kishës lokale ose personi i kontaktit i kishëmbjelljes con kontributin mujor të sponsorit te familjet e varfra. Ata gjithashtu i inkurajojnë këto familje me fjalën e zotit dhe luten me ata për nevojat e tyre, si dhe i inkurajojnë që të vijnë në takimet në kishë. • Një fëmijë zakonisht sponsorizohet për 8 vjet; pas 8 vitesh sponsorit i propozohet një fëmijë tjetër. • Personi i kontaktit ndihmon familjet të gjejnë mundësi për të mbështetur veten.

Lidhja personale: • • • •

Ju do të merrni informacione dhe nje certifikatë me fotografi të fëmijës. Cdo vit do të merrni një raport vjetor dhe nje fotografi. Është e mundur të keni korrespondencë me fëmijën që ju sponsorizoni. Gjithashtu është e mundur të vizitoni fëmijën që ju sponsorizoni.

Beko Shqipërinë, Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve filloi në 21 qershor 2011 gjatë “Konferencës Ndërkombëtare Verore Beko Shqipërinë” të Kishës Rreze Drite e mbajtur në Tiranë, Shqipëri 20-24 qershor. Gjatë kësaj konference verore u mor një ofertë financiare për Kampin Veror të Krishterë të Kishës Rreze Drite në të cilin përfituan fëmijë me kombësi romë, egjyptianë dhe shqiptarë.

Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26) Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)


Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

15

Zgjedhje dhe Vajosje Nga Pastore Senior Giuseppe Croce

Pastor Senior Giuseppe Croce Zgjedhje dhe Vajosje Shkrimtari në librin e Hebrenjve 8:5 pohon se tabernakulli në shkretëtirë, i urdhëruar nga Zoti, ishte një hije e gjërave qiellore, që duhej të vinin akoma. Në fakt ai siguronte se qysh prej asaj kohe të hershme të dukej vepra e Personit të Jezus Krishtit si Shpëtmtar, Profet dhe Mbret. Historia biblike na zbulon se Zoti, duke i dhënë jetë planit të tij për shpëtimin e botës, zgjidhte punëtorë dhe i vajoste me shenjtëri për veprën, për të cilën i kishe thirrur. Betsaleeli dhe Oholiabi u thirrën për ndërtimin e tabernakulit në shkretëtirë. Ajo që Zoti pret nga këta persona, ëshë po ajo që ai pret nga kushdo prej nesh, që u zgjodhëm për t’i treguar botës Lavdinë e Shpëtimtarit. Si i zgjedh Zoti shërbëtorët e tij ? Duke medituar mbi kapitullin 31 tek Eksodi, mund të mësojmë dy nga principet themelore me të cilat Zoti zgjedh dhe vajos shërbëtorët e tij. Parimi i I-rë. Ai, Krijuesi Suprem, ka të drejtën e zgjedhjes sipas dëshirës kë do dhe kur do; që të ketë lindur nga një fis të preferuar, nga Juda ose Levi, ose nga një fis më pak i preferuar si i Danit. Është e rëndësishme të dish se Zoti na thërret në emër, sepse ai e njeh brendësinë tonë, disponueshmërinë në zemër dhe përuljen në mendje, ashtu siç njeh potencialin e vullnetit, të metat dhe të mirat, karakterin dhe natyrën tonë. Ai në mëshirën dhe mirësinë e tij vjen tek ne dhe na thotë: “Unë të kam zgjedhur dhe thirrur në emër; dua të jap një detyrë të veçantë”. A e ke dëgjuar thirrjen e Tij? A i je përgjigjur? Nëse Zoti na thërret për të bërë diçka për të, do që ne të bëjmë gjithçka, sipas rregullave të projektit të tij. Shumë punëtorë e ndryshojnë rregullin e Zotit dhe mendojnë se janë të thirrur për të bërë një punë të pavaruar, për interesin e tyre, por këta punëtorë Zoti nuk i përdor. Tek Eksodi kapitull 31, Zoti i flet Moisiut duke thënë : Shko unë e thirra me emër Betsaleelin” dhe më pas “ Dhe ja i dhashë për shok Oholiabin”. Natyrisht Betsaleeli duhej të ishte arkitekti, ndërsa Oholiabi duhej të punonte sipas udhëheqjes së Betsaleelit si projektuesi, gdhendës dhe qëndistar. Zgjedhja e Zoti është e koordinuar sipas njohjes individuale të punëtorve. Zoti nuk do ta kishte zgjedhur Moisiun për ta

nxjerrë popullin e tij nga Egjipti, nëse Moisiu nuk do të kishte aftësi të lindura natyrore dhe shpirtërore për një detyrë të tillë. Moisiu nuk ishte ashtu siç mund të mendohej, një njeri pa aftësi; përkundrazi bibla na e përshkruan të arsimuar më gjithë diturinë e egjiptsave, dhe ishte i pushtetshëm në fjalë dhe në vepra. (Veprat 7:22) Jo të gjithë hebrenjtë punonin argjilën për të bërë tulla apo hanin bukë të thatë me qepë. Shumë prej tyre ishin shërbëtorë personalë të familjeve të pasura egjiptiane dhe skllevërit më të aftë mësonin zanate të fushave të ndryshme. Sigurisht Betsaleeli i përkiste kësaj klase të veçantë që kishte të bënte me arin, argjendin, bronzin dhe drurin. Kështu pra është e pakonceptueshme që Zoti të thërasë një njëri të jetë predikues kur këta nuk janë gati dhe të përshtatshëm; është si të zgjidhte një njeri për të qënë mjek, kur atë e zë gjaku, ose si të zgjidhte një njeri për të qënë këngëtar solist kur në fakt stonon jashtëzakonisht. Është për tu theksuar se kur Zoti zgjedh e bën me dituri dhe autoritet duke i qetësuar zbrazëtitë tona për të na bërë gati dhe të përshtatshëm. Kur Zoti i zgjedh shërbyesit e tij e bën me dituri dhe autoritet. Parimi i i II-të Gjithashtu duke folur për Betsaleelin, Zoti i thotë Moisiut “e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri dhe zgjuarsi, me njohuri dhe çdo shkathtësi”. Çdo aftësi natyrore që një njeri mund të ketë, nuk e bën të jëtë gati për t’i shërbyer Zotit, deri sa të ketë marrë vajosjen e e duhur. Përse vajosja? Është folur shumë shpesh nga autorët e Testametit të Ri për mbushjen me Frymë të Shenjtë, kur ka përfshirje të vajosjes dhe fuqisë. Jezusi i tha dishepujve të tij që të prisnin në Jeruzalem deri sa mbusheshin me fuqi nga lart për të qënë dëshmitarët e tij. Siç edhe e shohim tek Shkrimet e Shenjta, ditën e rrëshajave ata që ishim mbledhur me një mendje të vetme ishim mbushur që të gjithë me Frymë të Shenjtë. Lexojmë më poshtë se Pjetri i mbushur plot me Frymën e Shenjtë, i flet popullit me një të folur të prerë dhe të qartë, dhe ndërsa ishte i plagosur me gurë , ishte i mbushur me fuqi nga fryma e Shenjtë dhe nuk i ndjente plagët e marra nga gurët, por shikonte Lavdinë e Perëndisë. Po e njëjta gjë u ndodhi edhe Barnabës dhe Palit. Dhe shumë besimtarëve të tjerë të mbushur plot me Frymë të Shenjtë vepronin me fuqi. Nga e gjithë kjo shohim se vajosja me Frymën e Shenjtë e shenjtëron dhe vlerëson një njeri duke e bërë të përshtashëm për diçka të shenjtë. Për Betsaleein dhe Oholiabin kjo vajosje do të thoshte dituri, zgjuarsi, njohuri dhe shkathtësi. Ndosha për dituri nënkuptohej aftësi për të parë format artistike, për zgjuarsi nënkuptohej aftësia për të vlersuar sygjerimet artistike nga të tjerët. Për njohuri nënkuptohej mësimi i metodave dhe zhvillimi i tyre artistik. Për shakthtësi nënkuptohej shkathësi e dorës, që duhet të shprehi saktësi në punim. Vajosja me Frymë të Shenjtë është e rëndësishme dhe e para për realizimin e veprës së Zotit. Jo pa qëllim libri i Shenjtë, liston sipas një rregulli rëndësinë e materialit për t’u përdorur për punimin e arit, argjendit, bronzit, drueit dhe gurit: gjëra të shenjta që ndiqnin shkallën e një vlere, në të cilën përdorimi duhej vëzhguar në detaje për ndërtimin e një tabernakulli perfekt. Në çdo material

kishte një simbol i vendosur në të kuptuarit nga ndërtuesit. Në fakt duhet të pohojmë se sot shërbimi i Krishterë ka humbur dhe po humbet akoma shumë kohë për mungesë mprehtësie në veprat e Zotit. Shumë herë mendojmë se është më e rëndësishme një gjë dhe e parëndësishme një tjetër; por në fakt, sipas urdhërit të vlerave të Zotit është krejt e kundërta. Vetëm Fryma e Shenjtë mund të na drejtojë si ti dallojmë gjërat, që duhen bërë më parë nga të tjerat. Vetëm Fryma e Zotit mund të na përcaktojë vendin artë në jetët tona. Ari simbolizonte gjithë lavdërimin e Zotit, në gjithë natyrën dhe fuqinë e tij të mrekullueshme. Qëndra e gjithë adhurimit ishte e punuar me art ë pastër. Të lavëdrosh Zotin në natyrën e tij të pafundme është gjëja më e rëndësishme për njeriun besimtar : “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe vetëm Atij jepi lavdi”. Shpesh adhurimin ja japin vetvetes, personalitetit tonë, interesave tona, punës dhe familjes sonë, pra altarit tonë dhe jo altarit të Zotit. Shpesh themi se adhurojmë Zotin, kur në fakt ky adhurim drejtohet tjetërkujt. Zoti është vendosur në fund, nëse ka vend. Argjendi simbolizon shpalljen e Krishtit. Çdo jude, i mësuar, e dinte që argjendi ishte çmimi për shpagim. Bronzi simbolizon dedikimin për dhurata. Altari i madh ishte bërë me bronz dhe vetëm dhuratat e vendosura në altar ishin me të vërtetë për t’ju flijuar Zotit. Jezusi kujtoi farisenjtë për kohën në të cilën ishte altari, që flijonte dhuratat. Cili është prioriteti që ne po japin në jetën tonë? I japim më shumë kohë vetes sonë apo Zotit? Çfarë mund të themi pra për talentet tona, inteligjence tonën, të artit tonë dhe dhjetat tona? I përdorim më shumë për të patur sukses në botë apo për tabernakullin e Zotit, pra për Kishën e Jezus Krishtit? Shpesh gjendet më shumë kohë për të bërë shumë gjëra të padobishme dhe nuk gjendet koha për t’ia dedikuar Kishës “Shtëpisë së Zotit”. Gurët e çmuar simbolizonin vlerën e shpirtit, pasionin për shpirtrat. Gurët e çmuar të vendosura në gjoksin dhe shpatullat e veshjes priftërore, përbënin kornizën e emrave të dymdhëdhjetë fiseve të Izraelit. Sa dashuri dhe passion i dedikojmë shpirtrave që humbasin? Druri përfaqson përkushtimin ndaj punës. Druri ishte pjesa më e madhe e strukturës së tabernakullit, për të treguar se besimtarët duhet të jenë të zënë më përkushitimin e veprës së Zotit. Le të marrim shëmbullin e Jezusit, që thotë: “Ushqimi im është të bëjë vullnetitn e atij që më dërgoi dhe të përmbush veprën e tij”; edhe në lutjen priftërore: “At jepi lavdi Birit tënd, sepse Biri yt të ka dhënë lavdi, duke e përmbushur veprën që i besove”. Shirti i Shenjtë me vajosjen e tij i dha aftësi Betsaleelit dhe Oholiabit për të realizuar veprën e artit për Zotin, i cili i përdori talentet e tyre natyrale duke i përmirsuar me anë të vajosjes, duke i bërë të famshëm emrat e tyre. Këta nuk ishin ligjvënës si Moisiu; nuk ishin priftërinj si Aaroni, nuk ishin profetë por ishin burra të thirrur, shenjtëruar dhe vajosur për të ndërtuar sipas projektit të Zotit. Vajosja iu dha atyre aftësinë për të ndejkur projektin me pak udhëzime të dhëna nga Moisiu. Kështu ata bënë punë e tyre me mjeshtri perfekte. Këto gjëra ndodhin sot në të gjthë botën,

atje ku Zoti vendos veprën e tij. Ai thërret disa burra me emër, sipas formimit të tyre, përuljes dhe talenteve të tyre natyrale; i vajos me Frymën e Shenjtë për të bërë gjëra të mrekullueshme, sipas vullnetit të tii. Le t’i marrim si shëmbull! Vajosja në ungjillizim Ungjilltari flet për Krishtin që vdiq, që na çlirojë nga çdo robëri; ky është mesazhi me rëndësi më të madhe, që e gjithë bota duhet ta dëgjojë. Plani i Zotit është të ndërtojë tabernakullin e Ungjillit në botë; prandaj Ai thërret, zgjedh dhe vajos punëtorë për këtë punë të madhe. Apostulli Pal tha se që të gjithë ne jemi thirrur për të qënë bashkëpuntorë të Zotit në veprën e tij. Jo të gjithë duhet të jenë pastor, jo të gjithë duhet të jenë ungjilltarë, jo të gjithë duhet të jenë mësues, apostuj, profetë, por të gjithë duhet të punojnë për Zotin. Sot në kishë janë të shumtë detyrat shpirtërore edhe materiale; por për të gjitha duhet thirrja me emër, zgjedhja, shenjtërimi dhe vajosja nga Fryma e Shenjtë. Edhe për të pastruar vendin e kultit duhet të ketë dashuri, dedikim dhe vajosje. Çfarë do lloj pune materiale, që duhet të ndiqet për Zotin dhe për veprën e tij, duhet të vlerësohet me gjithë sasktësinë e vajosjes së shenjtë. Perëndia do të përfshijë talentet tona natyrale; artin tonë, zanatin tonë dhe fantazinë tonë për lavdinë e Tij. Asnjë nuk duhet të ndihet i padobishëm sepse bën një punë në duke të parëndësishme, sepse të gjthë punëtorët janë të rëndësishëm për detyra të ndryshme. Moisiu ishte drejtues i thirrur nga Zotit për të udhëhequr dhe kuptuar edhe punën e të tjerëve. Është Zoti që i foli Moisiut duke i thënë se i kishte zgjedhur “punëtorët”. Do të jetë Zoti që do të zbulojë kë ka thirrur dhe zgjedhur për të bërë një punë të caktuar, të udhëhequr nga Ndërtuesi, njeriu i Zotit sipas një urdhëri të vendosur. Ambienti në të cilën lëvizet është shumë rigoroz; prandaj pranimi i vullnetit të Zotit duhet të vijë me përulje. Nëse ti duhet të bësh një punë elektriçsti, zdrukthëtar, farkëtar, murator, ose diçka tjetër për shtëpinë e Zotit, përkushtohu me dashuri, dedikim dhe nën vajosjen dhe mbikëqyrjen e kujt të është propozuar si drejtim dhe ji aktiv, duke menduar se çdo gjë që po bën, është për lavdinë e Zoti; dhe ti nuk do të kesh në qiell lavdi më të vogël se shërbëtorët e tjerë, në dukje më të mëdhenj. Kisha e Jezus Krishtit është quajtur kopeja e Zotit; prandaj janë pastorët, të cilët për të përfunduar planet e mrekullueshme hyjnore kanë nevojë për bashkëpunim nga e gjithë kisha, që në kuptimin më të gjërë dhe komplet është cilësuar “trupi i Krishtit”. Janë pra pastorët, për të cilët duhet thënë janë mendja që drejton; por janë edhe besnikët, në fakt anëtarët që bashkëpunojnë meqëllim që truri të përmbushë funksionet e tij në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar. Çdo anëtarë, nga ana tjetër ka funksionin e tij, që nuk është inferior nga të tjetët, por për të plotësuar. Është e vërtet që turpi është i formuar nga koka me trurin, që ka funksonin të transmetojë urdhëra dhe impulse të gjithë organeve. Por ashtu si një kokë pa ngjymtyrë, si dhe gjymtyrët pa kokë, nuk do kishin jetë. Asnjë nga këto organe nuk ka më pak rëndësi, sepse të gjithë janë pjesë të trupit dhe funksionojnë në atë për të. Kështu është edhe në veprën e Zotit!


16

Kështu ne agjëruam dhe iu lutëm Perëndisë tonë për këtë arësye, Gazeta e Kishëslutjen Rreze tonë… Drite dhe ai e dëgjoi ~Esdra 8:23

25 Dhjetor 2012

Bashkohuni me

Rrjetin e Lutjes

në një kohë lutjeje dhe Agjerimi të Danielit përgjatë 3 javëve të para të vitit të ri

7-27 Janar 2013

Lutje Ekstravagante: një celës për të parë lëvizjën e Perëndisë në jetët dhe trojet tona 76 Kisha në Shqipëri janë tashmë pjese e Rrjetit të Lutjes duke i kërkuar Perëndisë të thyejë pengesat kundrejt ungjillit dhe që të lëvizë në mënyrë të fuqishme në vendin tonë. Ju jeni ftuar për një takim të vecantë me rastin e hapjes së kohës së lutjes dhe agjërimit:

E Diel 6 Janar ora 17:00-19:00 tek Kisha e Perëndisë në Tiranë

Për të mësuar më shume rreth kësaj vizitoni

www.lutje.org/Danieli


25 Dhjetor 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

17

Pershendetje te dashur vellezer dhe motra ne Krishtin “ Ja do te vijne ditet, thote Zoti, gjate te cilave une do te dergoj urine ne vend, jo uri per buke dhe etje per uje, por me teper per te degjuar fjalen e Zotit” Amos 8/11 Duke pasur ne zemren tone kete varg dhe me perkushtimin per te bekuar Kombin tone ne pregatitjen e nje brezi te ri bashkepunetoresh per Mbreterine e Perendise sipas 2Tim 2/2, Te Rinjte Me Nje Mision Shqiperi (YWAM Albania) deshiron te njoftoje qe do te rifilloje Shkolla e Pergatitjes se Dishepujve (DTS). Shkolle jo teologjike por e dishepullizimit dhe e ndertimit te karakterit. Data e fillimit 1 Shkurt 2013 Data e perfundimit 27 Qershor 2013 Vendi i zhvillimit Faza e mesimit Faza e praktikes Pagesa e shkolles

Durres/ Shqiperi – ne bregdetin e bukur te Adriatikut 3 muaj 2 muaj ( nje ne Shqiperi dhe nje jashte saj) 750 euro per studentet Shqiptare, (e cila eshte vetem nje pjese e kostos reale), perfshine 3 muaj mesimi dhe 2 muaj praktike Drejtues te DTS: Chris Klop : Drejtor i Qendres se DTS per Europen Qendore dhe anetar i Skuadres Drejtuese te Europes Qendrore, per YWAM Alma Sako drejtuese Kombetare e YWAM Shqiptar. Temat e Mesimit dhe Mesuesit ne DTS 2013: 1. Zemra Aterore e Perendise Mike Oman Sherbese Nderkombetare Mesimi midis drejtuesve. (Themeluesi i sherbesave te YWAM ne Afriken qendrore e jugore) 2. Te krijojme me Perendine / Mbreteria e Tij Al Alkimoff ( Drejtues i Sherbesave te YWAM ne vendet Sllavike, Anetare i Skuadres Drejtuese Globale te YWAM) 3. Kryqi, Mekati, Pendesa, Falja dhe Demshperblimi Jonny Clark Drejtues Kombetar i YWAM Irlandes. 4. Degjimi i zerit te Perendise / Ndermjetesimi Yohanan & Rachel Rempts Pjese e skuadres drejtuese per trajnimin e stafit te DTS ne Europen Perendimore dhe Qendrore 5. Identiteti ne Krishtin Christen Forester Sherbese Nderkombetare ne trajnimin e Drejtuesve dhe ne Sherbesen e Sherimeve 6. Fjala dhe Fryma, te ushqejme zemren tone me Fjalen Stan dhe Adelle Tinon Pastor Amerikan, sherbese nderkombetare ne trajnimin dhe inkurajimin e drejtuesve te kishave. 7. Beteja Frymore Pal Katona Pastor I kishes “ Tabernakullii Davidit” ne Hungari, Anetar i Skuadres se Sherbeses Nderkombetare “Balkan Loving Apostolic Serving Team” Themelues i disa kishave ne kombe te ndryshme. 8. Te krijuar per nje qellim/ dhuntite, thirrjet Vincent dhe Heather Zan Van Vliet : Drejtues kishe ne Hollande, kane nje sherbese nderkombetare qe ndihmon te krishteret te kuptojne dhunite dhe thirrjet ne Perendine. 9. Drejtimi Carl Tinnion Drejtuesi kombetar i YWAM Anglise dhe Uellsit, Drejtuesi YWAM per Europen Perendimore, anetare i skuadres Drejtuese Globale te YWAM. 10. Urdherimi i madh / Zemra e Perendise per te humburit Eugen Begu: Misionar ne Gjilan Kosove (Ish drejtues i DTS Shqiperi dhe ish sekretar VUSH) 11. Puna ne skuader Carmelita Clark: Drejtuese e YWAM per Europen Qendrore si dhe pjese e skuadres Drejtuese Globale te YWAM. 12. Misioni ne kultura te ndryshme Mirjam Klop Anetare e Skuadres Drejtuese te Europes Qendrore. Drejtuese e Qendres se DTS per Europen Qendrore. Nese jeni te interesuar te beheni pjese e kesaj shkolle kontaktoni ne : Celular : 069 40 30 674 ose 068 30 43 507 e-mail dtsalbania@gmail.com ose ne adresen : YWAM Albania DTS, KP 119, AEP-Box 33, Tirane, Shqiperi Per me shume shiko : www.ywam.org.al Ne Krishtin Alket & Alma Sako Drejtues Kombetare “Te Rinjte Me Nje Mision”, YWAM, Shqiperi


18

Gazeta e Kishës Rreze Drite

25 Dhjetor 2012

KRISHTI PËR KOMBET Shkolla e Biblës Pogradec

GËZUAR KRISHTLINDJEN! 2012 Përshëndetje miq! "Mos ki frikë. Po ju sjell lajmin e mirë të një gëzimi të madh që do të jetë për të gjithë njerëzit. Sot lindi një Shpëtimtar për ju...: Ai është Mesia, Zoti." Me këto fjalë të fuqishme të thëna nga engjëjt për barinjtë ne - familja e shkollës Biblike Krishti Për Kombet, Pogradec- ju urojmë një kohe Krishtlindjesh të bekuara. Që ju të përjetoni gëzimin dhe shpresën që Jezus Krishti na e solli. Çfarë mesazhi kemi për të ndarë: një shpresë që përballon çdo krizë; një gëzim që çimenton çdo mërzitje; një Zot dhe shpëtimtar, dashuria e të cilit është me e madhe se e çdo imagjinatë njerëzore. Gëzohuni, shpëtimtari ynë ka lindur! Përzemërsisht, Stafi i Krishti Për Kombet, Pogradec

CfN Albania - building, training, sending people


25 Dhjetor 2012

OFERTË PËR FESTAT E DHJETORIT Gazeta e Kishës Rreze Drite

19

E VLEFSHME 15-30 DHJETOR

POROSITNI SOT 1 FAQE INTERNETI MERRNI FALAS

HOST & DOMAIN R

ANTUA R A G

A

VIT G

S T U DI

O

WEBSITE START

249 €

+355 68 20 64 937

info@agstudio.al

www.agstudio.al


20

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

25 Dhjetor 2012


25 Dhjetor 2012

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

21


22

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

25 Dhjetor 2012


25 Dhjetor 2012

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

23


24

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

25 Dhjetor 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.