Gazeta_Rreze_Drite__23_Gusht_2012__2_6MB_

Page 1

GAZETA

MUJORE

BOTIM I SHOQATËS “KISHA RREZE DRITE” TIRANË

23 Gusht 2012

www.kisharrezedrite.com

100 Vjet Shtet Shqiptar

24 faqe çdo muaj

TE” TIRANË KISHA “RREZE DRI

NGA LEVIZJA PRO JETES DHE KUNDER ABORTIT, SHQIPERI FAQE 16

UNË BESOJ TE JEZUSI, POR SI MUND TA DI QË JAM I SHPËTUAR? FAQE 17

DËSHMI BESIMI Biografia e pastorit të kishes FAQE 17

PASHKA 2012

Hapet ambasada izraelite

Ditari i Kishës Rreze Drite

21 vjet pas vendosjes së marrëdhenieve diplomatike me Shqipërine, Izraeli vendosi të hapë ambasadën e parë në Tiranë, duke zgjedhur të perfaqesohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.

Shumë veta mbajnë ditar ku çdo ditë pasqyrohet çdo ngjarje e jetës së tyre dhe si mënyrë për të mos u harruar nëse një ditë mendja jonë do të harroje. FAQE 7

FAQE 4

Largohuni nga faraoni dhe luftojeni Goliatin!

ARMINIANIZMI DHE KALVINIZMI NË ZHVILLIMIN FRYMËROR

Emri i saj është

DEBATI NE KRISHTERIM

JA, BIJTË JANË NJË TRASHËGIMI QË VJEN NGA ZOTI; FRYTI I BARKUT ËSHTË NJË SHPËRBLIM.

KALVINIZMI & ARMINIANIZMI

FAQE 5

FESSTIVALI I MREKULLIVE ME ARON BAGWELL

ISRAELA...

FAQE 3

FAQE 18

Emri i Jezusit u bë i madh Emri i Jezusit u bë i madh me anë të trashëgimisë

Gjatë muajit nëntor Kisha jonë në bashkëpunim me kishat e tjera ka organizuar Festivalin e Mrekullive. FAQE 6

FAQE 20


Gazeta e Kishës Rreze Drite

2 Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26)

23 Gusht 2012

2. KREDOJA E BESIMIT NE KISHA Rreze Drite Shqipëri besojmë në …

SHKRIMIN E Shenjtë të Biblës siç u dha fillimisht nga Perëndia, të

Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)

NGRITJEN E Tij në Qiell, veprën e Tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e Tij personal në pushtet dhe lavdi.

hyjnore, të

SHPËTIMIN E njeriut të humbur dhe mëkatar përmes gjakut të derdhur

BESUESHËM; DHE si autoritetin më të lartë në

TË ZOTIT tonë Jezu Krisht me anë të besimit pavarësisht nga veprat,

FRYMËZUAR NË mënyrë

DREJTOR : Pastor Gentjan Dervishaj

pagabueshëm, tërësisht të

KRYEREDAKTOR: Eviola Gogaj

të gjitha çështjet e DHE RIPËRTËRITJEN me anë të Frymës së

REDAKTOR: Gjinovefa Gjini

BESIMIT DHE të sjelljes.

Shenjtë.

NJË PERËNDI, përjetësisht ekzistues në tre

FRYMËN E Shenjtë, brenda-banimi i së Cilit aftëson besimtarin të

persona,

GRAPHIC DESIGN: AGStudio.al

ATI, BIRI dhe Fryma e Shenjtë.

BASHKEPUNTOR NE KETE NUMER:

ZOTIN TONË Jezu Krisht—Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e tij

Pastor Alfred Goloshi

VIRGJËRORE, JETËN e tij njerëzore pa mëkat, mrekullitë e Tij hyjnore,

Pastor Gentian Proseku Pastor Dr. Femi Cakolli

VDEKJEN E Tij zëvendësuese dhe shlyese, ringjalljen e Tij trupore,

Mirgen Dhima

JETOJË NJË jetë të shenjtë, që të mund të dëshmojë dhe punojë për Zotin Jezu Krisht. UNITETIN E Frymës së të gjithë besimtarëve të vërtetë, Kishës, Trupit të Krishtit. RINGJALLJEN SI për të shpëtuarit ashtu edhe për të humburit; ata që janë shpëtuar në ringjalljen e jetës, ata që janë të humbur në

ringjalljen e mallkimit.

Arjan Bilo Adrian MItrovasili

Programi Javor i Kishës Rreze Drite në Shqipëri TIRANE INFORMACION MBI SHOQATËN SHOQATA”KISHA RREZE Drite Tiranë” është një shoqatë fetare jofitimprurëse dhe jo qeveritare e regjistruar si Person Juridik në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranes me vendim gjykate nr 2059 dt.13.07.2007 me seli qëndrore në Tirane. ME NIPT K 81630451 C ADRESA QËNDRORE : QËNDRA BAPTISTE Sheshi Avni Rustemi PËRBALLË QENDRËS Stefan, Kutia Postare 212/1, Tiranë CELL: 00355 68 60 89 777 EMAIL: info@kisharrezedrite.com

RAIFFEISEN BANK IN ALBANIA

----------------------------------------------- SWIFT Code SGSBALTX

Beneficiary NAME : SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Bank Accout # in GBP :8004503515 IBAN: AL03202110130000008004503515 Bank Account # in EURO : 8000503515 IBAN: AL09202110130000008000503515 BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 BANK ACCOUNT # in Alb Lekë: 0101503515

Kisha Rreze Drite - Qendra Baptiste

Kisha Rreze Drite - Allias

Kisha Rreze Drite - Fusha e aviacionit

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te enjte: Takim ora 18:00 Takim ungjillizimi ne terren

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Te premte & shtune: Takim ora 18:00 Shkolla Biblike

Te diele: Takimi i madh ora 11:00

Te diele: Takimi i madh ora 10:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj & Fatmira Koçi +355 68 60 89 485

Kontaktoni drejtuesit Atmirant & Sonila Malaj Eviola Gogaj +355 68 60 89 483

Te diele: Takimi i madh ora 18:00 Kontaktoni drejtuesit Skerdi & Nevila Kasimati +355 68 60 89 519

BURREL EJANI NE TAKIMET E KISHES “RREZE DRITE”

LEZHË

Kisha Rreze Drite - Rruga e Spitalit

Kisha Rreze Drite - Lezhë

Te mërkurë : Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te diele: Takimi i madh ungjillizimi ora 11:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777

Te shtunë: Takimi i madh ora 14:30 Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

3

EMRI I SAJ ËSHTË ISRAELA...

JA, BIJTË JANË NJË TRASHËGIMI QË VJEN NGA ZOTI; FRYTI I BARKUT ËSHTË NJË SHPËRBLIM.

S

apo kishim kaluar një kohë të vështirë familjare nga një shtatëzani shumë të vështirë e bashkëshortes sime, dhe sapo kishte ardhur një fëmijë në jetën tonë HOSANA. Ishim shumë të gëzuar. Hosana jonë e ëmbël ishte në shtëpi, që e kishim pritur prej 7 vjetësh pas lindi Sara, vajza jonë e madhë. Hosanen e kishim pritur pas dy ndërpreje shtatëzanie shumë të shpejta (brenda 6 muajëve) që kishin lënë një mërzitje dhe shqetësim për mua edhe Pranverën. Hosanen e kishim pritur pas një lutje me besim, që Vera kishte pranuar nga Dr.Marylin Hickey në takimet e Mrekullive në vitin 2010. Pranvera e mori mrekullinë e saj por pati një shtatëzani shumë shumë të vëshitrë më tepër sesa mund ta imagjinoni , shumë depresive edhe emocionale, dhe njerëzit më të afërt jobesimtar kërkonin që këtë fëmijë ne ta abortonim. Prandaj e qujatëm vjazën tonë Hosana, që ka këtë kuptim në shqip “Shpëtona ,O Zot tani të lutemi”. Sara ra në mësim gjatë kësaj kohe, unë nuk isha mirë me punën edhe isha gjatë gjithë kohës jashtë, por më kuptoni emocionet e shtatëzanisë së vështirë më përfshinë edhe mua. Dukej një barrë shumë rëndë, të kujdeseshë për mamin shtatëzanë, Sarën, shkollën e saj, punë me familjet të burgosurve që më duhej ti vizitoja çdo muaj dhe do te isha larg nga shtëpia, shërbesën time si pastor dhe mbikqyrës i disa kishëmbjelljeve që kërkonin me ngulm vëmendjen timë. Pasi lindi Hosana një paqe që ja tejkalon çdo lloj njohurie pushtoi sërisht shtëpinë tonë. Sara, Pranvera edhe unë po gëzonim mrekullin e Zotit që quhej Hosana. Ajo ishte shumë e qetë, nuk ishte qaramane si bebe, ishte shumë relaksuese për mamin e saj, flinte në orar, ushqehej në orar, edhe dhëmbët i dolën jo me shumë temperaturë ; ishte mrekullia vetë jashtë barkut për mamin edhe neve, po ashtu edhe për shërbesat e mia. Më në fund Sara i përmirësoi mësimet e saj po ashtu edhe unë shërbesën. Dukej si një barrë e rënde, por thirrëm së bashku HOSANA, edhe Paqja erdhi... Gjashtë muaj pasi lindi Hosana, PRANVERA FILLON të dallojë shenja të një shatëzanie tjetër, por që nuk ishte e sigurt . Paqja në familje do të zëvendësohej në mënyrë të menjëhershme me një murë të hekurt emocional gati depresiv, për shak se vajza

ishte e vogël, kujtimi i shtatëzanie të tëmershme sapo ju rikthye në mënyrë marramendëse. Një re e zezë emocionale do të pushtonte shtëpinë tonë. Presioni i mendimve për të abortuar po rritej si flakët e zjarrit, aq sa më la pafuqi, si një i paralizuar për t’u lutur apo lexuar fjalën. Presioni emocional që ndihej në shtëpi ishte shumë ... shumë më tepër sesa në shtatëzanin e sapo kaluar. Në këtë agoni emocianale që nuk ishte vetëm emocianale, por edhe frymërore .. unë mund t’i thoja gruas sime vetëm një fjali me gjysëm zëri sepse unë isha i «akuzuari « ... Nëse je shtatëzanë je ... nëse nuk je shtatëzanë nuk je ...ishte e vetmja fjali që mund të thoja... Pasi bëmë disa teste shtatëzanie dilnin të dyshimta të cilat e shtynë Verën t’i lutej Zotit me të gjitha forcat e saja që t’i tregonte, që t’i fliste në lidhje në lidhje me këtë situatë. Kjo lutje besimi u bë të shtunën, 1 javë para Krishtlindjes 2011 .Të nesërmen, ishte e diel dhe ne ishim duke diskutuar, dhe ja ku vjen Sara vajza jonë e madhe, e cila nuk dinte asgjë në lidhje me këtë shtatëzani dhe tregon që kishte parë një enderr, dhe që Zoti i shfaqur duke i thenë këtë mesazh për ne. Kjo është ëndërra e Sarës - ajo filloi të thotë me zërin e saj të sapo zgjuar nga gjumi. Sara:- O mami, o babi unë sapo pash një ëndërr, edhe në këtë ëndërr Zoti më foli dhe ndjeva një zjarr në dorën time të majtë dhe më pas Zoti më foli edhe tha që ti mami je shtatëzanë, dhe nuk do te jesh siç ke qënë gjatë shtatëzanisë me Hosanën, fëmija do të jetë VAJZË dhe emri i saj është ISRAELA ... Befas ndërsa po e dëgjonim Sarën të tregonte këtë fjalë profetike, në atë moment dhuntia e besimit i përshkroi zemrat tona. Paqja e Zotit e theu atë depresion emocional , sytë e mi dhe të Verës sa nuk dolën nga vëndi nga besimi, paqja, gëzimi, dhe fuqia e Frymës së Shenjtë që na përshkroi atë mëngjez të ditës së Zotit. Në këtë moment mund të kuptoja çfarë përjetoi familja e Kornelit tek Veprat e Apostujve 10, kur Pjetri foli fjalën edhe menjëhere u mbushën me Frymën njësoj si apostujt ditën e Rrëshajave. Me kërë fuqi besimi që Zoti na dha mund të përballonim frymën e kësaj botë që thotë “abortoje fëmijën” e cila ishte më e madhe sesa herët e tjera. Kjo frymë e shfaqë veten tek njerëzit më të afërt jobesimtarë .

Fëmija në barkun e Verës mund të ishte 4-5 javëshe, kur Sara profetizoi ... ishte fetus ... nuk mund të dallohej seksi i saj... Mezi po prsimin ekon e duhur. Ndërsa shkuam tek doktori dhe bëmë ekon nga ky ekzamimin doli që sipër fetusit ishte një fluks gjaku më i madh se ajo dhe nëse rritej si masë do të rezultonte në dështimin e fëmijës. Por së bashku me Kishën Rreze Drite u lutëm dhe besim ishte 100 % që fëmija do të ishte për mrekulli, dhe mezi po presnim ekon e javës së 12-të kur shikohet seksi. Shkuam me plotë pritje të madhe për të parë Israelen. Ishte shumë mirë dhe hematoma ishte larguar nga fëmija në mënyrë të persosur, dhe ajo ishte VAJZË. Oh, sa lotë gëzimi dhe konfirmimi, edhe vazhdomin të thoshim Sara u konfirmua si profete... Por, nusja ime që është baptiste duhet ta konfirmojë në mënyrë biblike nga dy dëshmitarë... Kështu që shkuam tek një doktor tjetër dhe ai konfirmoi që ishte vajzë, edhe sa herë do të bënim ekot do të konfrimonim fjalën profetike. Tani ajo ka lindur në mënyrë të përsour, ajo është vajzë dhe EMRI i saj është ISRAELA. Ajo lindi në 3:40 të mëngjezit të datës 4 Gusht 2012, 3100 gram. Profetikisht ajo që ka lidhje me Emrin Israela është që në po atë javë në datë 2 Gusht 2012, Shteti i Izraelit hapi Ambasadën e tij në Tiranë. Kjo e konfirmon më shumë fjalën profetike që Zoti foli me anë të Sarës. Por Zoti është mbrojtësi i jetës në vendin më të sigurt që është barkun i nënës së tij. Të gjithë njerëzit në përgjithësi qofshin fetar, besimtar ose «besimtarët e ateizmit» e vlerësojne]në jetën si të shenjtë të dhuruar nga Zoti apo nga « natyra «. Edhe mbrojnë atë që në qelizën e saj që për shumë veta është familja. Kodi i familjes në shtetin tonë ateist përpara 22 vjetësh e mbronte me ligj jetën e fëmijëve që në barkun e nënës dhe konsderonte krim dhe të jashtë ligjeshëm abortin. Shumë njerëz sot nuk besojnë se vendi më i sigurt për fëmijen është në barkun nenës dhe e vlerësojnë festusin si jo njerëzor (që nuk është krijuar i tëri) deri sa të jetë 4 muajsh. Dhe një masakër po ndodh sot në Shqipëri. Shumë nëna dhe baballarë të rinjë që vrasi, abortojnë fëmijën e tyre për dëshirat e tyre egoiste dhe e cilësojnë fëmijën e tyre si jo njerëzor. Apo shumica e aborteve ndodhin se ato janë vajza .Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen mbi 9000 ndërpreje të shtatëzanive në një vit. Ndërsa po analizoja një shkrim të një gazetare, shumica e aborteve janë kur prindërit marrin vesh në javën e 12-të, kur seksi është vajzë. Kodi Penal i 1995-ës e lejon abortin deri në 12 javë. Me Kodin e ri Penal, në vitin 1995 doli një ligj i ri mbi abortin. Ligji mbi Ndërprerjen e Shtatzënisë lejon abortin me kërkesë të gruas, ose për shkak të problemeve mendore apo sociale, deri në 12 javë pas ditës së konceptimit. Aborti duhet kryer nga një mjek, si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe në ato private. Ndërprerjet e shtatzënisë për të shpëtuar jetën e nënës apo për arsye shëndetësore, si dhe kur ka dëmtime të fetusit, mund të kryhen në çdo kohë gjatë periudhës së shtatzënisë, por të aprovuara nga një komision prej tre mjekësh.

Duke analizuar këtë kod penal që ligjvënësit tanë votuan në atë kohë ku çdo gjë dukej e mirë me siguri do të prismin vitin 97 atë vit të zi, ku shteti kapitulloi në një moment, ku depot e armëve do të hapeshin, ku lufta do të shpërthente dhe shumë të pafajëshem do të vriteshin... ku korbat dhe kërmat do të hanin njerëzit e vrarë në mesë të qyteteve dhe askush nuk çonte në varreza, dhe fëmijët do të luanin me granatat, predhat kundratankë, automatikët dhe mitrolozet ku grykësia e njerëzve do të arrinte majat e maleve, edhe e keqja do të pushtonte qytetet tona si re e zezë dhe errësirë e dendur . Shumë shpesh i jam lutur Zotit, përse Shqipëria përjetoi vtin 97? Përse nuk vlerësohej jeta e njerëzve në atë kohë? Përse vriteshin edhe rriheshin policët e bekuar? Përse rrëmbeheshin djemt dhe copëtoheshin në çetat e bandave? Përse rrëmbeheshin vajzat edhe çoheshin si prostituta në semaforët e evropës? Përse u mbytën fëmijët edhe shoku im i vogël besimtar me gjithë familjen e tij atë natë në Otranto? Por ashtu siç thotë Prifti Phil Bosmans «Aborti është vrasje në kraharorin e nënës. Qeliza e jetës bëhet qelizë e vdekjes. Vendi i jetës bëhet vend i vdekjes. Nëna, për fëmijën bëhet varr.» Ky faktor edhe shumë të tjerë na çuan në vitin 97.... Ligji garanton respektimin e çdo qënie njerëzore që në fillim të jetës. Kështu fillon ky Lig jNr. 8045, datë 07.12. 1995, por ne si shtet ... ne si komb ... si fise, si shoqëri, si familje, si individë kemi lejuar vrasjen e fëmijëve që barkun e nënës. Prandaj të gjithë ne si shtet ... ne si komb ... si fise, si shoqëri, si familje, si individë duhet të kemi një pendim kombëtar edhe t’i këkrojmë falje Krijuesit të Jetës për vitin 97, por sidomos për vrasjen e fëmijëve tanë, që ne të pendohemi edhe të kthehemi te ligji i Zotit dhe të besojme tek Zoti Jezus Krisht që të shpëtohemi ne edhe familja jonë. Zoti thotë : «Kthehuni prapa nga rrugët tuaja të këqija dhe respektoni urdhërimet dhe statutet e mia, sipas tërë ligjit që u caktova etërve tuaj dhe që ju dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve». Ligji i Zotit thotë “ MOS VRIT”. A dëshironi të ndiqni rrugën e shpëtimit sipas ligjit te Zotit ? Nëse po, atëhere kjo është një lutje e thjeshtë që mund t’i drejtoni Zotit. Kjo lutje është një mënyrë për të deklaruar se ju mështeteni tek Jezus Krishti për shpëtimin tuaj. Fjalët në vetvete nuk ju shpëtojnë. Vetëm besimi në Jezus Krishtin mund t’ju shpëtojë! “Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj ndëshkimin. Por Jezus Krishti mori dënimin që unë meritoja që nëpërmjet besimit tek Ai unë të isha i/e falur. Me ndihmën tënde, unë largohem nga mëkati dhe vendos besimin tim në shpëtimin tënd. Faleminderit për hirin tënd të mrekullueshën dhe për faljen – dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!”


4

Gazeta e Kishës Rreze Drite

Hapet ambasada izraelite

21

vjet pas vendosjes së marrëdhenieve diplomatike me Shqipërine, Izraeli vendosi të hapë ambasadën e parë në Tiranë, duke zgjedhur të perfaqesohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman. Në ceremoninë e inaugurimit, e zhvilluar në masa të larta sigurie, ajo që ra në sy më shumë sesa prania e politikaneve më të rëndësishëm, ishte prania e përfaqësuesve të klerit mysliman. Një fakt ky që është vënë në dukje me krenari nga numri dy i qeverisë izraelite. Avigdor Lieberman tha se për Izraelin, hapja e një misioni të ri diplomatik është gjithmonë një arsye për të festuar, por kjo është veçanërisht e vërtetë, kur një mision i tillë hapet në një vend si Shqipëria, që është një vend anëtar i NATO-s dhe ka një popullësi me shumicë myslimane. Shqipëria e ka njohur Izraelin që në vitin 1949, por vetëm 21 vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar nga fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit. “Kur isha student në ish-Bashkimin Sovjetik, nëse dikush do të më thoshte se një ditë unë do të hapja ambasadën e Izraelit në Tirane, si ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit, unë natyrisht do t’i thosha që je i çmendur. Kjo ishte diçka e pabesueshme. Por, kjo tregon sesa shumë ndryshon bota moderne, sesa dinamike është situata, sesa dinamike janë marrëdhëniet. Ne duhet ta ndjekim këtë dinamike dhe ne duhet të kontribuojme për të përmirësuar marrëdhëniet tona, për të përmiresuar kushtet për njerëzit dhe

vendet tona. Kështu që edhe një herë faleminderit zoti kryeministër, faleminderit të gjithëve për përpjekjet tuaja dhe për miqësine tuaj”, tha ministri izraelit. “Në një mjedis armiqësor ndaj tij, në të cilën antisemitizmi përdoret si doktrinë për të konsoliduar regjimet opresive dhe si një atavizëm i një trashëgimie të shkuar, Izraeli u bë shembull i zhvillimit demokratik dhe potencialeve të mëdha të lirisë dhe fakti që ju, zoti Lieberman, një ish student në Bashkimin Sovjetik jeni sot, këtu, si Zëvendëskryeministër i këtij shtetit, për të hapur ambasadën e vendit tuaj në Tiranë. Kjo është mrekulli e lirisë në tërësi dhe e vendit tuaj në veçanti”, tha Berisha. Shqipëria ka njohur edhe shtetin e Palestinës, por kjo nuk e pengoi qeverinë e kryeministrit Berisha një vit më parë të mos mbështeste tentativën e njëanshme të Autoritetit Palestinez për t›u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara. Aktualisht, Shqipëria dhe Izraeli po bëjnë përpjekje, që përveç forcimit të lidhjeve politike, të konsolidojnë edhe marrëdhëniet ekonomike me pranin e biznesit izraelit në Shqipëri. Këto pëprjekje nuk mbështeten vetëm nga qeveria, pasi edhe opozita ka shfaqur të njëjtat qëndrime, gjë që u konfimua gjatë takimit mes ministrit Lieberman dhe kreut të partisë Edi Rama, i cili e ka siguruar numrin dy të qeverisë izraelite se Partia Socialiste mbështet dhe ka vëmendje të posaçme për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe shtetit të Izraelit. Marrë nga : http://www.top-channel.tv/ artikull.php?id=239736

Foshnjet femra, prindër vrasës që në barkun e nënës T

IRANË - 4 tetor - Foshnjet femra duket se vazhdojnë të jenë papëlqyera për shumë prindër e si pasojë e këtij mentaliteti të mbartur jo pak prej tyre janë të destinuara për tu selektuar ende pa ardhur në këtë botë. Tashmë mjafton një EKO e cila tregon qartë seksin e foshnjes dhe prindërit e kanë të lehtë të dinë nëse do iu vijë djali i shumë pritur apo vajzë e cila nuk duhet të vijë. Pak ditë më parë Këshilli i Evropës paraqiti një raport shumë problematik të selektimit të foshnjeve femra të disa

vendeve ku bënte pjesë edhe vendi ynë. Por në fakt edhe vetë gjinekologët pohojnë se fatkeqësisht ende ekziston mentaliteti në vendin tonë se bebet meshkuj janë të preferuar ndërsa femrat për një kategori prindërish nuk i kanë për zemër kështu që ato janë të destinuara për tu abortuar. Gjinekologia pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Vjollca Tare shpjegon për gazetën rreth këtij problemi në vendin tonë. “Kërkesat e prindërve për të ditur seksin

e fëmijës gjatë shtatzanisë janë shumë të mëdha. Megjithatë veç kërkesës për të ditur seksin për kënaqësi është edhe ideja e një kategorie prindërish që duan ta heqin foshnjen. Kjo ndodh për foshnjet femra dhe është fenomen më i shprehur nga personat që janë nga veriu. Duhet të theksojmë se vitet e fundit Tirana është mbipopulluar me të ardhur por mentalitetin e tyre nuk e kanë lënë pas dhe kjo duket qartë në dëshirën e tyre për të pasur meshkuj e jo femra. Ka pasur raste dhe unë i di, që një femër ka abortuar deri në 3 herë se kishte foshnjën femër”, pohon Vjollca Tare, duke shtuar se më parë nuk ekzistonte mundësia e të parit në eko seksi i fëmijës ndërsa sot kjo mundësi ekziston dhe jo në pak raste e përdorin për qëllim selektimin e foshnjës femër. Ndërkohë mjekja gjinekologe thekson se shumica e prindërve e shohin për kënaqësi seksin e foshnjes në eko, sidomos ata që i kanë fëmijë të parë plus kësaj prindërit sidomos nënat duan të përgatisin rrobat para lindjes. “Por fatkeqësisht duhet të pranojmë se ka edhe nga ata prindër që e shfrytëzojnë për të abortuar beben femër, por kjo kategori për mendimin tim përbën jo më shumë se 20 për qind të prindërve që shohin bebet në eko”, pohon gjinekologia Tare. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse duhet të ekzistojë një ligj që të mos i tregohet prindërve seksi i fëmijës gjinekologia thotë: “Për mendimin tim kjo kërkon mekanizma të tjera sepse kështu do të penalizohen edhe prindërit që duan ta dinë seksin e foshnjës thjesht për kënaqësi,- thekson Tare. Për të zgjidhur këtë problem ajo theksoi se duhen mekanizmat të tjera dhe kjo duhet të fillojë me marrjen e masave që të mos lejohen klinikat private që të realizojnë abortin e bebes pa pasur ndonjë shkak si psh ndonjë sëmundje të trashëgueshme. Në këtë mënyrë ajo tregoi edhe rrugët ilegale që prindërit ndjekin për të abortuar foshnjën. “Maternitetet publike nuk e lejojnë abortin e foshnjës për arsye të seksit, por ndodh shpesh që prindërit gjejnë raporte false sikur foshnja ka ndonjë sëmundje dhe e abortojnë. Kështu mendoj se shteti duhet të penalizojë ata që lëshojnë raporte false dhe klinikat private që realizojnë abortet”,- thekson Vjollca Tare.

Shifrat shqetësuese 112 djem me 100 vajza është raporti i femra-meshkuj në disa vende si në në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan. 272 aborte për 1000 lindje llogariten ose rreth 10000 aborte në vit 470 aborte janë kryer në maternitetin Koço Gliozheni gjatë vitit 2010 70 për qind e të intervistuarave ferma thonë se janë përgjegjës burrat për shtatzanitë e padëshiruara sipas një studimi të ISHP-së

Rrëfime të aborteve nga një gjinekolog Çifti e hoqi fëmijën, sepse ishte femër”

Një nënë e re jo më shumë se 24-vjeçare po priste fëmijën e dytë. Babai i saj e quante fatkeqësi që fëmija i parë ishte vajzë kështu që dyti duhej të jetë më patjetër djalë në të kundërt familja e tij nuk do të ishte e plotësuar. Ky çift ishte nga veriu dhe lajmin se edhe fëmija i dytë ishte vajzë dukej se i hidhëroi shumë ata. Kërkuan ta abrotonin, por insistuam që fëmija i tyre ishte shëndoshë dhe nuk kishte asnjë arsye që të abortohej thjesht për faktin se ishte femër. Atëherë i thamë

23 Gusht 2012

se ligji nuk e lejon abortin dhe se në maternitetin publik as nuk bëhej fjalë që të abortonte. Prindërit u mërzitën nga ky lajm, në fakt babai më shumë, dhe u larguan. Dy vite më vonë sërish sërish të njëjtit prindër erdhën për konsultë, sepse nëna e re ishte sërish shtatzënë. Kërkuan të ndjek shtatzëninë, sepse kësaj radhe ishte djalë dhe kishin vendosur ta sillnin në jetë. Ata nuk e dinin se unë i mbaja mend edhe pse më parë kisha pasur vetëm një bisedë me ta. I pyeta se çfarë bënë me beben femër që kishin para kësaj shtatzanie dhe në fakt nuk foli asnjëri nga prindërit, duke më lënë të nënkuptoj se e kishin abortuar.

Pasojat e abortit Aborti mund të rrezikoje seriozisht jetën e gruas Aborti dëmton fizikun e gruas dhe gjendjen psikologjike të saj Aborti i parë, ka mundësi që të ndikojë edhe në mosngeljen shtatzënë herë tjetër Abortet mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe probleme me mitrën Aborti është një eksperiencë traumatike dhe sjell vuajtje të madhe shpirtërore Aborti sjell edhe lodhje fizike dhe mendore për femrën

Mentaliteti Prindërit: Një shtëpi e fortë mbahet me meshkuj Një shtëpi e fortë duhet të ketë meshkuj me patjetër. Shtëpia nuk mund të mbahet me femra madje kjo e fundit mund të sjellë vetëm probleme për familjen. Këto janë argumentet që përdorin më shumë prindërit sipas gjinekologëve kur duan të abortojnë foshnjën femër. Një nënë tregonte se edhe respekti ndaj saj do të ishte më i madh nëse do të lindte djalë. Madje ka edhe nga ata që fajësojnë femrën që lindi vajzë. Këto janë në 100% të rasteve familje që nuk janë intelektuale dhe zakonet e mentaliteti është parësore për ata. Shqipëria në listën e vendeve që vrasin foshnjet femra BE: Abortet ndaj seksit femër, fenomen shqetësues Seleksionimi i seksit para lindjes ka arritur “përmasa shqetësuese” në disa vende, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, ku shkalla është 112 djem me 100 vajza, por edhe Gjeorgji, me shkallën 111 djem për 100 vajza. Një Komitet i Këshillit të Europës ka përpiluar një rezolutë, që instrukton stafin mjekësor të mos e tregojë seksin e fetusit të bebeve, për t’i parandaluar prindërit nga “aborti seleksionues”. Rezoluta, nëse miratohet në Parlamentin Europian, do të aplikohet në të 47 vendet anëtare, përfshirë Shqipërinë. Projekt-rezoluta e Këshillit të Europës, e miratuar nga Këshilli citon se Rezoluta kërkon një hetim mbi shkaqet asimetrike të shkallës së lindjeve në këto vende dhe thotë se seleksionimi prenatal i seksit duhet të lejohet vetëm me qëllim për të evituar sëmundje serioze trashëgimtare të lidhura me vetëm njërin seks. Por, rekomandimi i tyre është që të gjitha spitalet në 47 vendet nuk duhet t’u thonë prindërve seksin e foshnjave, dhe kjo ka shkaktuar alarm. Rezoluta pritet të paraqitet në Parlamentin Europian për votim në muajin tetor. Kështu, mjekët dhe mamitë nuk do të lejohen t’u thonë prindërve të ardhshëm, nëse bebja e tyre do të jetë vajzë apo djalë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësim për këtë masë.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

Rubena Moisiu, Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni” Ndalimi i parjes së seksit të foshnjës të jetë me ligj Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu e ka mbështetur rezolutën e Këshillit të Evropës pasi ajo e pohon se foshnjet femra janë më pak të preferuara se foshnjet meshkuj. “Duhet që edhe në Shqipëri të jetë një ligj, i cili të ndalojë nënat të shohin gjininë e fëmijës, për të mos ekzistuar abortimi nëse fëmija është femër. Sipas drejtoreshës së Spitalit Gjinekologjik, “Koço Gliozheni”, në Tiranë, Rubena Moisiu, projektiligji i ideuar nga Këshilli i Europës tregon, se jo vetëm Shqipëria, por edhe shtete të tjera kanë këtë fenomen, abortimin e fëmijës nëse rezulton femër, ky projektligj duhet të mirëpritet edhe në vendin tonë. Sipas mjekes gjinekologe, Rubena Moisiu gjatë një pyetësori që i janë bërë nënave pas abortit, ato kanë shpjeguar edhe arsyen, që ishte përveç gjendjes ekonomike, dhe gjinia e fëmijës që ishte femër. Vetëm

në vitin 2010, në Spitalin Gjinekologjik, në Tiranë “Koço Gliozheni”, janë realizuar 470 aborte, ku tre janë shkaqet, gjendja ekonomike, fëmija me deformimi si dhe gjinia e fëmijës, e cila rezulton i seksit femër. Marr nga KLUBI I GAZETARËVE TË SHËNDETËSISË KGSh.org Shkruar nga Eglantina Bardhi

Detyrimi i mjekëve të raportojnë saktësisht Të gjithë mjekët, të cilët kryejnë abort, janë të detyruar të raportojnë në Ministrinë e Shëndetësisë; identiteti i gruas do të mbahet i fshehtë. Pagesat për abort janë caktuar nga Këshilli i Ministrave. Aborti zyrtarisht kushton 500 lekë, por praktikat reale kërkojnë që mjekët të paguhen «veçmas», gjë që e rrit pagesën mesatare të abortit në 2500 lekë.

Aborti ilegal, shkelje penale Aborti i kryer në mënyrë ilegale konsiderohet si shkelje penale apo administrative. Gjoba në këtë rast është 35000 lekë. Edhe rasti kur mjeku kryen abort pa marrë miratimin e gruas konsiderohet si shkelje penale dhe dënohet me gjobë apo me burgim deri në 5 vjet. Aborti i kryer nga individë të paautorizuar në klinika private apo pas periudhës prej 22 javë të shtatzënisë dënohen me gjobitje apo dhe burgim deri në 2 vjet. Nëse veprime të tilla vijojnë me vdekje apo dëmtime serioze të gruas, dënimi mund të jetë deri në 2 vjet heqje lirie. Ligji nuk përcakton ndjekje penale për gratë që kryejnë abort ilegalisht, por ligji përcakton qartë se aborti në asnjë rast nuk duhet konsideruar një metodë e planifikimit familjar.

5 Kodi Penal i 1995-ës lejon abortin deri në 12 javë Me Kodin e ri Penal, në vitin 1995 doli një ligj i ri mbi abortin. Ligji mbi Ndërprerjen e Shtatzënisë lejon abortin me kërkesë të gruas, ose për shkak të problemeve mendore apo sociale, deri në 12 javë pas ditës së konceptimit. Aborti duhet kryer nga një mjek, si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe në ato private. Ndërprerjet e shtatzënisë për të shpëtuar jetën e nënës apo për arsye shëndetësore, si dhe kur ka dëmtime të fetusit, mund të kryhen në çdo kohë gjatë periudhës së shtatzënisë, por të aprovuara nga një komision prej tre mjekësh.

TEOLOGJI Arminianizmi dhe Kalvinizmi në Zhvillimin Frymëror PËRSHKRIM PERSONAL PËR ARMINIANIZMIN DHE KALVINIZMIN ërpara se të japim një përshkrimin personal mbi çështje të caktuara teologjike, duhet ti njohim shumë mirë pohimet, thëniet dhe burimet e sakta të autoreve, teologeve të cilët i kanë formuar këto tema teologjike sepse ka shumë keqkuptime në shumë qarqe të krishtera për denominacione etj. Shumë të krishterë sot debatojnë dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin teologjikisht mbi bazat e tyre biblike dhe mbi pikëpamjet e tyre teologjike dhe nuk njohin si duhet dhe me themel kundërshtarët e tyre dhe akuzojnë njeri-tjetrin pa e njohur mirë doktrinën dhe mësimet biblike mbi çështje të caktura. Shumë vënë në dukje dallueshmërinë e tyre përpara pa njohur që kundërshtari i tyre në teologji mund të jetë dhe është i ngjashëm me ata. Një gjë e veçant për tu theksuar është se të krishterët nuk arrijnë të kuptojnë se qëndrimi i tyre për një çështje teologjike bazohet edhe në zhvillimin e tyre shpirtëror, d.m.th në çfarë stadi ose niveli të zhvillimit shpirtëror ai/ajo është, prandaj ka edhe aq shumë keqkuptime midis të krishterëve. Në atë stad ose nivel në të cilin ndodhet besimtari do të përqafoj atë doktrinë sipas besimit që ai ka, kjo në nivel drejtuesi ose anëtarë kishe. Shumë besimtarë janë mësuar me qumështin e Fjalës dhe vazhdojnë të ushqehen me anë të tij dhe nuk mund të pranojnë dot me lehtësi Mishin e Fjalës, sepse stomaku i tyre frymor nuk është mësuar me ushqim të fort. Përsa i përket Arminianizmit dhe Kalvinizmit mendoj që të dy kanë baza biblike por këndvështrimi i tyre nuk është absolut me përjashtim të njërit apo tjetrit, por të dy i shoh si dy ushqime shpirtërore për stade dhe nivele të ndryshme në zhvillimin frymor të njeriut.

P

ARMINIANIZMIN E SHIKOJ SI QUMËSHTIN E FJALËS DHE KALVINIZMIN E SHIKOJ SI MISHIN E FJALËS. Të 5 -të pikat e Arminianizmit i shikoj si

qumështin e fjalës sepse i përshtatet më së mirë kuptueshmërisë së një fëmije që ka nevojë për qumësht dhe shumë dashuri dhe kjo teori është shumë humaniste dhe vë në dukje njeriun dhe zgjedhjen e tij, është pak me egoizëm dhe krenari njerëzore. Fjalët e para që fëmijët e vegjël mësojnë janë MAMI, BABI dhe pas tyre E IMJA . UNË , DUA, JO , NUK DUA etj. Dhe çka shikojnë është e tyre dhe ata bëjnë gjithçka që t`ia marrin të tjerëve gjërat e tyre dhe në këtë formë mund ta shikoj këtë sistem teologjik që thotë që zgjedhja e lirë e njeriut e shpëton atë. Por ndërsa rritet kupton që gjithçka që është dhe ka është rezultat i prindërve të tij, si në ngjizjen e tij dhe zhvillimin e jetës së tij njerëzore. Jobi e filloi garën e besimit si Arminianist dhe përfundoi luftën e Besimit si Kalvinist Mund ta krahasoj këtë sistem teologjie me këndvështrimin që kishte Jobi për Perëndinë para fatkeqësive dhe pas fatkeqësive që i ndodhen deri sa ai u takua me Perëndinë. Ai ishte në bekimet e Perëndise, në mbrotjen e tij dhe stadi apo niveli i zhvillimi të tij shpirtëtor ishte në stadin fëminor sepse gjërat që i ndodhën ishin të tëmerrshme dhe nuk mund ti kuptonte. Mendja e tij ishte mësuar që Perëndia ishte i kushtëzuar nga veprimet e mija në lidhje me Jobin. Veprimet e Jobit ishin shumë të mira dhe sipas tij i denjë për tu shpëtuar prej Perëndisë në çdo kohë nga e keqja. Perëndia do t`i mësonte Jobit që Shpëtimi është vetëm vepra e tij dhe vetëm e tij, dhe ai është ZOT sovran mbi gjithçka. Jobi hyri në një stad dhe nivel më të lart besimi pas provës së zjarrit që kaloi dhe u rrit dhe kaloi në pjekuri frymërore. Të 5-të pikat e Kalvinizmit i shikoj si Mishin e fjalës sepse përqendrohen vetëm tek Perëndia dhe vepra e tij . Që gjithçka është për lavdi dhe nder të tij sepse ai është Shpëtimtari i vetëm dhe njeriu gjithmon ka nevojë për atë. Ky sistem teologjik nuk ka fare nuanca humaniste dhe vë në qëndër vullnetin sovran të Perëndisë në gjithçka. Prandaj nuk mund të pranohet lirshëm nga njerëz që janë në një nivel të vogël të zhvil-

limit të tyre frymëror. Ky sistem teologjik i përshtatet një njeriu të rritur frymërisht që kupton gjërat frymërore, i cili është një person që ka vdekur për veten e tij dhe ka marr kryqin e tij, ka paguar çmimin dhe Krishti jeton në të. Nuk ka egoizem dhe krenari njerzore në këtë teori. Ka vetëm kuptueshmëri në veprën sovrane absolute të Perëndisë. Prandaj është një ushqim i fort i fjalës së Zotit. Jobi e kuptoi këtë mesazh pasi ai i kaloi të gjitha fatkeqësit, pasi ai akuzonte Perëndinë që Ai nuk kishte bërë mëkat, veprat e tij në syt e tij ishin të drejta dhe Ai nuk ishte gjykuar drejt prej tij. Në doktrinën e tij teologjike ai nuk mund ta kuptonte dot Perëndinë që kishte vepruar aq rëndë me të. Ai nuk mallkoi Zotin. Ai e kishte frikë Zotin , por mendonte që veprat e tij ishin të drejta dhe i denjë nga vetja e vet për tu shpëtuar nga AI. Jobi u gjykua nga shokët e tij dhe nuk mund të pranonte teologjinë e tyre që Ai kishte bërë mëkat prandaj ishte dënuar nga Zoti. Me një zemërim prej një besimtari sektar Ai donte të apelonte çështjen e tij përpara gjykatës së Përjetëshme, Gjykatës së Mbretit mbi Mbretër. Jobi në teologjinë e tij mendonte kishte gabuar me çëshjten e tij. Vet Zoti Perëndi e mori në pyejtje Jobin dhe gjatë gjithë mesazhit të Zotit ndaj Jobit shikohet qart sovraniteti i Perëndisë, në këtë moment Jobi kuptoi që të gjitha gjërat janë në kotrollin e tij absolut. Ky ishte proçesi i zhvillimit frymëror i Jobit dhe këto janë fjalët e tij pas këtij takimi Hyjnor Jobi 42 : 1-6 Atehëre Jobi iu përgjigjë Zotit dhe tha: “E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet. Kush është ai që, pa pasur gjykim errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja. Degjomë, pra , dhe unë do të flasë me ty; unë do të bëj pyejte dhe ti do të më përgjigjesh. VESHI IM KISHTE DËGJUAR TË FLITEJ PËR TY POR TANI SYRI IM TË SHEH. Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin “ .

DEBATI NE KRISHTERIM KALVINIZMI & ARMINIANIZMI SIPAS Arminianizmit: Shpëtimi është i përmbushur me anë të përpjekëjeve të përbashkëta të Perëndise (i cili merr nismën ) dhe njeriut ( i cili duhet të përgjigjet) - përgjigja e njeriut të jetë faktori vendimtar. Perëndia ka siguruar shpëtim për çdo njeri, por sigurimi i tij bëhet efektiv vetëm atëhere për ata që nga vullneti i tyre i lirë “zgjedhin” të bashkpunojnë me Atë dhe pranojnë ofertën e hirit të tij. Në një pikë kritike vullneti i njeriut luan një rol vendimtar; njeriu dhe jo Perëndia vedos që kush do të jetë marrës i dhuratës së Shpëtimit. SIPAS Kalvinizmit:Shpëtimi është i përmbushur nga fuqia e plotfuqishme e Perëndise Triun. Ati Perëndi zgjodhi njerëzit, Biri Perëndi vdiq për ta , Fryma e Shenjtë Perëndi e bënë vdekjen e Krishtit efektive duke sjell të zgjedhurit në besim dhe pendim, duke shkaktuar në këtë mënyrë që ata t`i binden ungjillit. I gjithë proçesi ( zgjedhja , shpengimi, rilindja ) është vepër e Perëndise dhe vetëm me anë të hirit. Perëndia dhe jo njeriu vendos kush do të jetë marrësi i dhuratës së Shpëtimit. NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR I: ARMINIANIZMIT DHE KALVINIZMIT Kalvinizëm është emëruar për shkak te John Calvin, një teolog francez i cili ka jetuar nga 1509 - 1564. Arminianism është emëruar për shkak Jacobus Arminius, një teolog hollandez i cili ka jetuar nga 1560 - 1609. Arminianizmi dhe Kalvinizmi janë dy sisteme teologjike që bëjnë përpjekje për të shpjeguar marrëdhëniet midis sovranitetit të Perëndisë dhe përgjegjësisë së njerëzimit në lidhje me shpëtimin. Nga Gentjan Dervishaj


Gazeta e Kishës Rreze Drite

6

23 Gusht 2012

FESTIVALI I MREKULLIVE ME UDHETIME MISIONARE

ARON BAGWELL

G

jatë muajit nëntor Kisha jonë në bashkëpunim me kishat e tjera ka organizuar Festivalin e Mrekullive. Në këtë festival një skuadër nga Amerika me pastor Aaron Bagwell ungjillizuan, madje dhanë edhe një ndihmë mjeksore me vizita falas. Në 7 nëntor skuadra nga amerika ofroi ndihmë mjeksore me anë të disa mjekëve, të cilët bekuan komunitetin romë me vizita dhe ilaçe falas. Gjithashtu skuadra u lut për shumë njerëz duke ndarë ungjillin dhe treguar për dashurinë e Perëndisë. Kisha bekoi edhe shumë njerëz duke u dhënë ushqime falas. Në datat 8-10 nëntor u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” takimi Festivali I Mrekullive. Gjatë 3 netëve të këtij festivali u predikua ungjilli nga pastor Aaron Bagëell. Ai dhe skudra nga amerika treguan për dashurinë e Perëndisë dhe sa shumë ndryshojnë jetët

tona nëse ne ja dorëzojmë problemet dhe mëkatet tona Krishtit, sepse është i vetimi që mund ta mbarte barrën tonë. Gjatë këtyre 3 netëve pati shumë dëshmi si dhe drama duke treguar për dashurinë e Perëndisë. Kemi parë sesi Zoti preku shumë zemra, që për herë të parë pranuan Krishtin. Prezenca e Zotit shte shumë e fuqishme dhe shumë mrekulli ndodhen. shumë njerëz që kishin dhimbje në trup u liruan prej tyre. Në këto tre netë pame një uri të madhe nga njërizit për Zotin, dhe shumë të rinj ishin të etur për ndryshim në jetën e tyre, dhe për ta patur më shumë presencën e Zotit në jetën e tyre. Gjatë gjithë shërbesës pamë sesi Zoti i ishte përgjigjur lutjeve tona dhe bekimi ishte shumë i madh. Një gëzim më të madh zemrat tona e përjetuan kur çdo natë shumë njerëz shpëtoheshin dhe e pranonin me gëzim Krishtin në jetët e tyre.

TANI ËSHTË KOHA PËR QYTETIN E LUSHNJES

Në sheshin kryesor te Kinoteatri Data 24-26 Tetor 2012

Ora 18:00

UDHETIMI NE KROACI Konferenca “Zemra e Atit”. ë 25 deri në 31 mars 2012 në Crikvenica të Kroacisë, 13 anëtarë nga Kisha morën pjesë në Konferencën “Zemra e Atit”. Kjo konference ishte shumë bekim për kishën tonë. U nisëm me fugon dhe udhëtuam për 18 orë rrugë. Një udhëtim kaq i gjatë ishte shumë i lodhshëm, por ne ishim shumë të gëzuar në zemrat tona sepo po shkomin me pritshmëri për të marrë më shumë bekime në këtë konference. Të njohësh më tepër zemrën e Atit është shumë e mrekullueshme. Gëzimi dhe dashuria që Ati ndjen për ne kur ne i afrohemi dhe kërkojmë ta njohim është aq i madh, sa ai derdh të gjitha bekimet e tij dhe na mbush plot me të. Kur mbërritëm në Crikvenica edhe pse të lodhur u ndihem si në shtëpi dhe një paqe e shenjtë e mbushte vendin ku në do të qëndronin “Center Life”. Nga e hëna në të premte patëm 5 ditë seminar ku Jeff Scadëell ndahu Zemrën e Atit, për ta njohur më shumë sepse kjo është ç’farë Ati do. Ai do të kemi marrëdhënie me të; të ndjamë zemrën tonë me të dhe ti besojmë ATIJ. Ai e di shumë mirë se si ne ndihemi, mendojmë dhe do që të kujdeset për ne sepse Zemra e tij është plot dashuri dhe përkujdesje për bijtë e tij. Ati i do bijtë e tij dhe do t’i bekojë, shërojë nga çdo dhimbje e sëmundje; ta mbushi jetën tonë me gëzim dhe paqe. Ne e dimin sesa e mrekullueshme është zemra e Atit por ndoshta shumë prej nesh nuk e ka përjetuar se sa e thellë, e gjëre, e lartë dhe e madhe është dashuria e tij. Shumë nuk e kanë përjetuar rrahjen e zemrës së tij për

M

ne. Zemra e Atit që rreh për ne me shumë dashuri është muzika më e bukur që ekziston, më e ëmbla që të qetëson. Ti e di që çdo gjë është nën kontroll sespe ke rreth teje krahë që kujdesen për ty dhe të mbajne në çdo moment. Kur përjeton këtë dashuri kaq të ëmbël nuk do të largohesh kurrë. Prezencën e Perëndisë gjatë 5 ditëve atje mund ta ndjeje fuqishëm. Shumë besimtarë nga ne, kroacia, gjermania patën një prekje në zemrat e tyre nga Perëndia. Ati shëroi shumë zemra të lënduar që mbanin dhimbje prej kohësh. Por Ati e njeh zemrën e birit/bijës së tij dhe Ai do ta shërojë dhe ta mbushë me gëzim. I jam falenderues Perëndisë, Zotit tonë Jezus Krisht që na ka çuar në shtëpi. Ai pagoi me jetë pajtimin tonë me Atin. Ati për dashurnë e tij për ne dha Jezusin, Birin e tij të vetëmlindur që u bind deri në vdekje për të plotësuar vullnetin e Atit. Kjo marrëdhënie tashmë u rivendos me Atin. Dashuria që Ati ka për bijtë e tij është kaq e madhe dhe do të kemi marrëdhënie të gjallë me të. Çdo ditë Jeff ndahu fjalën e Perëndisë dhe skuadra që ishte me të u lut për të gjithë besimtarët. Ishin 5 ditë shumë të bekuara. Ky bekim dhe prezenca e Perëndise vazhdon të jetë mbi ne. Favori nga Ati mbi ne fëmijët e tij është shumë i madh. Më datë 31 mars ne u nisem për tu kthyer në Shqipëri. Gjatë kthimit prezenca e Perëndisë ishte shumë e pranishme po ashtu sikurse në nisje.Unë vetë dua të dëhmojë këtë gjë se gjatë kthimit shpesh herë ndjeja që timonin e Fugonit e drejtonte dikush tjetër dhe jo shoferi. Perëndia na shoqëroi dhe mbrojti gajtë gjithë udhëtimit. Lavdia i takon vetëm Krijuesit tonë.


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

PASHKA 2012 S

humë veta mbajnë ditar ku çdo ditë pasqyrohet çdo ngjarje e jetës së tyre dhe si mënyrë për të mos u harruar nëse një ditë mendja jonë do të harroje. Thuhet se se gjithcka që e mbush jetën tënde me gëzim apo me hidhërim nuk harrohet lehtë. Këto janë momente të ngulituara në mëndje. Por çdo moment i jetës tënde është i çmuar dhe nuk duhet harruar aspak. E megjithate jeta jonë është e mbushur me aq shumë ngjarje sa ne harrojmë. Shumë duan të kujtojmë ato që na bëjnë përshtypje ose i japin jetës tonë një kthese të veçantë. Kisha ka menduar të mbajë edhe ajo një ditar për të pasqyruar dhe për të kujtuar shumë fakte dhe ngjarje në jetën e besimtarëve si dëshmi sesi Zoti vepron në jetën tonë. Këto dëshmi janë për t’u përkujtuar, dhe për të falenderuar Perëndine duke mos harruar as edhe një nga veprat që Ai ka bërë për ne. Shpesh herë ne si njerëz jemi prirur të kemi kujtesë të dobët. Mjafton të shohim hitorinë e izraelitëve, të cilët edhe pse panë mrekulli përsëri harronin veprat që Perëndia bënte për ta. Por ne duam t’i jemi mirënjohes Zotit dhe të dëshmojmë çdo herë atë që ai bën për ne si një baba që jep më të mirën e bijve dhe kujdeset gjithmonë për ne. Perëndia na do, dhe dora e tij e fuqishme është mbi ne. Edhe në momentet më të vështira Zoti verpon, dhe çdo situatë merr një zgjidhje që vjen vetëm prej së larti. Është e mrekullueshme të bekosh Zotin dhe ti japësh lavdi për çdo vepër që ai bën. Për këtë vit do kishim dëshirë të përmendnim një pjesë të ngjarjve që kanë ndodhur deri gjatë këtij muaji. Shumë dëshmi tregojnë sesi Perëndia është i pranishëm në çdo moment të jetës sonë. Por le ta nisim me përshkrimin e disa ngjarjeve që kanë ndodhur në Kishën Rreze Drite.

Pashka 2012 Pas kthimit, një tjetër event do të vinte për Kishën Rreze Drite; festimi i Pashkës dhe hapja e Kishës se re Rreze Drite në fushën

UDHËTIMI NË FINLAND

N

ë muajin maj, pastor Genti ishte i ftuar të merrte pjesë në një konferencë për drejtuesit e Shoqatës së Shërbesës “Dhomat e Shërimit” për kontinentin europian. Këto takime u zhvilluan në Finland dhe morën pjesë drejtues nga 15 vende si Anglia , Skocia , Franca, Gjermania, Zvicera, Rusia, Bjellorusia, Ukraina , Estonia ,Danimarka etj. Atmosfera frymërore gjatë kësaj konference

7

Ditari i Kishës Rreze Drite

e Aviacionit. Pas kthimit shumë të entuziasmuar po përgatiteshim për këtë ditë të madhe. Më datë 6 prill, të premten organizuam “Dhurim Gjaku” për fëmijë me talasemi dhe njerëz në nevojë për gjak në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Disa anëtarë nga Kisha, besimtarë të kisha të tjera dhe njerez të tjerë dhuruan me zemër të gëzuar gjak. Ne zgjodhem datën 6 prill e premte për të përkujtuar, veprën e Jezusit, Zoti tonë. Ai dhuroi gjak per ne, që ne të shfajësohemi dhe ti shpëtojmë dënimit të madh të ndarjes përjetë nga Perëndia. Me logon “Një dhurues gjaku shpëtoi jetën time” dëshironim të tregonin se dhuruesi më i madh i gjakut është Jezusi se Ai vdiq për ne, dhuroi gjakun e tij që ne të shpëtohemi nga sëmundja më e madhe vdekjeprurësi MËKATI. Ne e bëme këtë dhurim për të përkujtuar atë të premte, kur Jezusi dha gjakun dhe jetën e vet për ne mëkatarët, por edhe për ti ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë për gjak. Sepse Zoti ynë është dhurues dhe ne ecim nëhapat e tij për të dëshmuar për të. Më datë 8,9,10 prill organizuam një koncert ungjillizimi në ambjent të hapur në fushën e aviacionit. Gajtë këtyrë tre netëve 3 Kisha u bashkuan me ne për të na bekuar me adhurimin, ungjillizim, dhe predikim: 1- Kisha e Perëndisë me drejtues Hervin Fushekati, 2- Kisha Fjala e Jetës me drejtues Gentjan Proseku dhe 3- Kisha nga ...... me drejtues Fatmir ..... Ne i jemi falenderues vëllezërve tanë për zemrat e tyrë sepse i shërbyen Perëndisë dhe na bekuan jashtëzakonisht me shërbesën e tyre. Gajtë këtyre 3 netëve pati njëreë që besuan në Krishtin dhe të interesuar për të ditur me shumë rreth tij. Në ditën e parë, 8 prill Zoti tregoi edhe dorën e tij të fuqishme që do të shërbente edhe si një dëshmi që Ai është një Zoti i gjallë. Gjatë gjjithë ditës vetëm kishte rënë shi dhe vazhdonte të binte deri në orën 17:30. Por më pas shiu pushon dhe më pas 3 Ylbera shqaqen në qiell. Atje ku ylberi ndodhej ndante errësirën dhe vrejtësirën nga ana tjetër ku ne ndodheshim dhe koha filloi të hapej. Kjo tregoi edhe njëherë sepse kur po medohej që të shtyhej festimi i Pashkësh, Perëndia ndërhyri në kohën e duhur. Zoti e shfaqi madhështinë e tij, duke treguar se ai është me ne përsa kohë që besojmë dhe bëjmë gjëra për të sipas vullnetit të tij. Sepse vullneti i tij është të arrijmë shumë njerëz të humbur për të. Gjatë 3 netëve shumë njerëz janë prekur nga prania e Perëndisë dhe një vajzë mori shërim nga gurët në veshka kur Pastor Fatmiri u lut për të. Mund të ndjeje sesi njërzit janë të hapur për tu afruar me Perëndinë, dhe në vazhdim ne besojmë se shumë jetë do transformohen dhe vetë Perëndia e ka zgjedhur atë vend, sepse zemra e Atit rreh për bijtë e humbur atje. Ne besojmë në të dhe më datë 22 prill do të hapin Kishën dhe do të vazhdojmë misionin për të cilin jemi thirrur” Të trëgo-

jmë për dashurinë e Perëndisë, se Ati do që bijtë e tij të kthehen tek Ai dhe të tregojmë për rrugën e vetme për tek Ati; për Jezus Krishtin”.

ishte e mbushur plotë me lutje , fjalë njohurie edhe adhurim. Ndjesia më e madhe ishte që ishte në një familje . Kjo shërbesë parakishtare ishte e fokusuar më shumë tek të humburit që ti arrinte ata me anë të lutjeve për shërim, si një shenjë për jobesimtarët. Gjatë kohës në Finland, pastor Genti vizitoi edhe një dhomë shërimi në qytetin e Salos e cila ndodhej në qëndër të një zonë tregëtare që disa kisha e kishin marrë me qera sëbashku, dhe shërbenin me lutje për të sëmurët. Njerëzit shkonin dhe regjistro-

heshin edhe prisnin rradhën për lutje njësoj sikur shkon tek doktori apo dentisti. Dëshira e kësaj shërbese është që të gjithë besimtarët e Krishtit të trajnohen sesi të luten për të sëmurët, dhe sesi të shërbejnë shërimin fizik, mendor edhe frymëror me anë të predikimit të besimit për jobesimtarët. Pra, besimtarët trajnohen për të qënë bekim për kishën e tyre. Çdo kishë ungjillore mund të ketë një dhomë shërimi. Për herë të parë do të kemi një seminar për Healing Rooms – Dhomat e Shërimit, sesi

20/04/2012 Sot kalova një mbasdite të bekuar në Lushnjë sëbashku me Gentjan Dervishaj, Nevila Kasimati dhe Sonila Sharka. Sot ishte një konference për trajnimin e lidershipit. Folës ishte Robert nga Suedia. Ai ndau me ne fjalën e tij se si një lidership dhe çdo drejtues duhet të jetë. Ishe një mesazh shumë i qartë që ka depërtuar në shumë zemra. Thjeshtësi a e predikimit është edhe me vajosës dhe kjo tregon edhe natyrën e Perëndise sesi ai është. Zoti ynë është vetë burimi i jetës dhe i diturisë dhe zemra e tij është shumë e thjeshtë dhe plot me dashuri. Zoti preku zemren tonë dhe fjala e tij ndërton çdo ditë jetën tonë. Pas konferencës u kthyhem në Tiranë dhe duke biseduar rreth jetës sonë të mëparshme dhe rreth shpëtimit. Shumë dëshmi të fuqishmë për mënyren se si jeta jonë ishte ndryshuar nga Zoti na inkurajori shumë. Përjetimi edhe një herë i gëzimit të shpëtimit e përshkon zemrën tënde. Në ato momente ndjen se si fytyra jote ndriçohet dhe zemra jote rreh fortë pë Perëndinë sa herë që flet për të dhe kujton atë që ai ka bërë për ty. Kjo është dashuria e vërtë. Kjo dashuri nuk vdes kurrë sepse Perëndia jonë është dashuri dhe jeton përjetë. Ne jemi të mbushur me shprese dhe pse ka re në jetët tona. Ne e dime se edhe nësë retë janë dhe i shohim dielli ekziston gjithashtu , dhe ai shpërndan retë nga jeta jonë. Perëndia ynë nuk na brakris kurrë, ai është aty me ne në çdo moment gëzimi dhe trishtimi. Dashuria e tij për ne është kaq e madhe sa nuk ka kufij. Ne bisedat tona doja të përshkruaja sesi jeta e Sonileë, dhe e Neviles ka ndryshuar. Kjo dëshmi më preku shumë. Ne prej shumë kohësh njihemi por jo gjithmonë kemi folur për dëshminë e jetës sonë sesi jemi shpëtuar dhe sesi jeta jonë ka ndryshuar. Sonila po fliste dhe tregonte sesi ka qenë në ërrësire totale dhe e etur për të ditur për të ardhmen. Ajo këshillohej vazhdimisht me një të afërme që shikonte filxhan. Kjo është një praktikë shumë e përhapur në vendin tonë dhe shumë njerëz janë të lidhur nga këto frymëra të këqija. Gjatë kohës që ajo nuk ishte besimtare e kishte të pamundur të mos e e shikonte çdo ditë filxhanin. E ëma e saj e këshillonte dhe ishte shumë kundra ëe kjo praktikë e kotë të ndalonte dhe besoj se në zemrën e saj e ka kërkuar këtë gjë. Në atë periudhe edhe motra e Sonilës që ishte bërë besimtare ia kishte paraqitur në lutje ndryshimin e zemrës së motrës dhe që jeta e saj të ishte te Krishtit. Dhe lujtja gjithmonë dëgjohet. Jeta e saj ndryshoi shumë dhe gjithë ajo etje për tu konsultuar dhe praktikuar atë që për Zotin është e nevertshme u zhduk.

Një tjetër etje kishte zënë vend në zemren e saj “etje për Perëndinë”. Jeta e saj tashme ishe e mbushur sepse e ardhmja e saj ishte në duart e të Madhit, Zoti të Plotfusqishëm që mban në kontroll gjithçka. Ajo ka një etje vazhdimit për Perëndine dhe unë gëzohem tek sa dëgjoj për jetë të transfomruar rrënjësisht. Sonila e ka përjetuar shumë favorin e Zotit dhe dora e tij ka qënë gjithmonë mbi të. Gjatë kohës që u bë besimtare ajo u njoh me Atmirantin dhe pas një viti u martuan. Perëndia e bekoi martesën e tyre dhe tani presin edhe një fëmijë. Gjatë njohjes së saj me Atmirantin në 2011 ajo fitoi edhe të drejtën për të studiuar për studime pasuniversitare dhe tani është duke përfunduar vitn e parë. Zoti tregoi për të favor edhe për të marrë provimin e licensës për infermieri për të ushtruar profesionin. Ishin shumë pak veta që e morën këtë provim dhe sonila ishte ndër këta të privilegjuar. Shumë gjëra që kanë ndodhur në jetën e saj janë vërtet dëshmi sesi Zoti ndryshon jetët tona dhe na jep favor, sepse jemi bijtë e tij. Edhe dëshmia e Nevilës ishte po e njejtë sepse edhe ajo ishte shumë e varur nga interesi për të ditur me shumë për të nesërmen. Ndryshimi në jetën e saj ka ardhur shumë gradual dhe shumë natyrshëm dukeu gjendur para kësaj dashurie që Zoti kishte dhe ka për të. Zemra e saj e ka përjetuar në mënyrë të veçantë. Një nga gjërat që hoqi dorë ishte konsultimi i filxhanit. Tek të dyja motrat mund të shikosh lirinë që ato gëzojnë në praninë e Zotit tonë. Këto udhëtime dhe biseda na lidhin më shumë duke bërë zemrat tonë 1 të vetme me Zotin. Mund të shohësh praninë e tij dhe sesi Ati kënaqet ndërsa bijtë e tij janë në unitet dhe kërkojnë më shumë prej tij. Unë i jam shumë falenderues Zotit sesi e ka ndrushuar jetët tona, sesi ai kujdeset për ne. Unë jam shumë falenderuese për vëllezrit dhe motrat e mia sepse janë bekim për jetën time. E djelë, 03/06/2012 Sot në fushën e Aviaciaonit patëm shërbesën e së djelës në mëngjes. Në shërbesë pati shumë fëmijë. Ishin të pranishëm rreth 25 fëmijë. Pastori predikoi nga “Mateu 6:5 -15” duke i mësuar fë0mijëve sesi të luten dhe përse duhet të luten. Një mesazh shumë i qartë dhe i fuqishëm për të kuptuar rëndësinë e lutjës. Fëmijët e kuptuan se lutja ka shumë fuqi dhe shumë të sëmurë shërohen kur në lutemi dhe i kërkojmë Zotit tonë të bëjë mrekulli. Në fakt një mrekulli ndodhi sot në shërbesë pasi një prej fëmijve, Kastrioti kishte ndrydhur krahun dhe kishte dhimbje. Ne u lutëm për të me pastorin dhe fëmijët dhe pas lutjes , krahu i tij u shërua komplet. Ai nuk kishte më dhimbje në krahun e tij. Të gjithë u gëzuam nga kjo mrekulli dhe Lavdia i takon Perëndisë tonë. NGA EVIOLA GOGAJ

të shërbejmë shërimin hyjnor për jobesimtarët. Ne të gjitha kishat apo organizatat para –kishtare në shqipëri ka trajnime të ndryshme në lidhje me tema të ndryshme në ungjillin e Zotit Jezus Krisht. Kjo shërbesë, “Dhomat e Shërimit” është e fokusuar të pajisë besimtarët e krishterë të shërbejnë shërimin hyjnorë tek jobesimtarët. Sëpari në këtë seminar ftohen të gjithë besimtarët që kanë shërbesën e lutjes së ndërmjetësimit, shërbesën e lutjes për të tjerët


8

Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

EJA NË MAQEDONI D

ikur, mbase 2000 apo më pak vjet më parë, apostulli Pal do të merrte një vegim që të kalonte në Maqedoni dhe të predikonte ungjillin atje. Në datë 26- 31 gusht, ne ishim të ftuar si familije në Maqedoni nga Emil dhe Vesna Puzderliev, studentet tanë të ISTL-së, për të mësuar dhe predikuar në 3 kisha ungjillore maqedonase. Para asaj ditë kisha një problem të madh me makinën, sepse i nxehej shumë uji i motorrit. Për këtë isha duke u lutur shumë sepse një mekanik më thoshte problemin e ka ventilatori, një tjetër më thoshte e ka fisheku. Zoti më drejtoi tek një djalë i ri dhe ai e gjeti probemin e nxehjes së ujit në pak minuta dhe e fiksoi. Uau, harxhova pak kohë dhe pak para, lavdi Zotit! Ne ishim lutur dhe unë kisha argjëruar për udhëtimin tonë “misionar” që gjithçka ta dirigjonte Zoti vetë; ne ishim në dispozicion të Tij. Makina ecte mirë rrugës. Kaluam kufirin lehtësisht dhe morëm rrugën M5 drejt për në Shtip të Maqedonisë. E kisha studiuar mirë hartën, me imtësi dhe patjetër që isha lutur mbi të që Zoti të na drejtonte. Kaluam anës Ohrit, pastaj lamë më në jug Bitolen(Manastirin), më vonë kaluam dhe Prilep, dhe sapo e kaluam qëndruam në një kodrinë të gjelbëruar. Pushuam pak atje, hëngrëm pak ushqim dhe u freskuam ... aty kishte dhe kumbulla të mira. Pasi e falenderuam Zotin për udhëtimin e mirë deri aty, i kërkuam që të vazhdojë të na drejtojë për në Shtip. Sapo lamë rrugën M5 dhe morëm autostraden për në Velesh, por nuk po gjeja tabelat që të më tregonte se ku duhej të kthehesha për në Shtip. Po shikoja dikë në rrugë që priste makinë, dhe unë ndalovë pak më andej dhe e pyeta për rrugën me aq fjalë sa dija në maqedonisht. Ai më tha se më duhej 2-3 km dhe do të kthehesha majtas. Gjithashtu më tha se ai do të shkonte në Shtip dhe nëse mund

ta merrja në makinë. E pyeta Gjystinën dhe fëmijët nëse mund të bëjmë vend dhe ta marrim këtë preson për në Shtip. Pastaj me kallauzin tonë maqedonas ne morëm rrugën për në Shtip. Ai ishte një shofer kamioni që udhëtonte shpesh për Kosovë-Kroaci-Shqipëri. Unë i thashë se jam një predikues dhe po shkojmë tek disa miq dhe tek një kishë ungjillore në Shtip. U miqësuam shumë me te dhe në sedilet mbrapa Gjystina me fëmijët po luteshin për jetën e Zoranit, kallauzit tonë. Ai ishte shumë miqësor, madje në një ndalesë të vogël për të pirë ujë çezme në një fshat na bleu dhe nga një akullore. Unë po mendoja se ne duhet t’i tregojmë patjetër këtij njeriu për Krishtin dhe ta ftojmë në kishën ungjillore. Pas 40 minutash ne arritëm në qytet dhe ai telefonoi miqtë tanë. Ja pra, shumë favor dhe fiks fare të drejtuar nga Zoti. Takuam diku aty afër mikun tonë besimtar që na priste dhe shkëmbyem telefonat dhe informacione të tjera me Zoranin, shoferin e kamionit dhe nuk harruam ta ftonim për në kishë. Ai ishte ëngjelli ynë që Zoti e kishte vënë në rrugë për të na ndihmuar dhe... për më shumë që të dëgjonte për Jezusin. Mikpritësi ynë kishte një shtëpi 3 katshe të dhënë nga babai që kishte punuar me mish dhe me shpirt për ta bekuar djalin e tij Emilin. Me duhet të predikoja që atë ditë në orën 19:00 në kishë. Patëm një kohë të mirë me Fjalën e Zotit dhe në lutje. Prezenca e Zotit ishte aty dhe besimtarët ishin shumë të hapur. U gëzuam dhe u kënaqëm me besimtarët maqedonas. Për ta ishte e para familje besimtarësh shqiptare që takonin. Të shtunën në darkë unë do të mësoja të rinjtë e kishës dhe Gjystina do të mësonte gratë. Tema ime ishte “Dishepulli i vërtet” i bazuar tek Luka 14. Shumë nga këta të rinjë kishin qënë të droguar, me probleme dhe kishin disa vjetë që ishin kthyer te Krishti dhe kishin zjarr për Zotin. Po vija re që në këtë kishë kishte

PAK SHKRIM PËR AGJENSITË TONA. Agjensia “Shalom Travel” ka filluar në Mars të vitit 2005, nga një vizion që Perëndia më dha se duhej të hapja bashkë me zyrën e avokatisë edhe një agjensi ajrore. Këtë vizion e ndava me bashkëshortin tim, Fredin dhe iu duk mirë pasi të dy bizneset do të ishin në një vend kështu do të ishte më e lehtë për t’u menaxhuar duke u shfrytëzuar i njëjti ambjent, për qeranë etj. Kështu filluam dhe ka patur shumë punë dhe

ky është viti i 8-të për bizneset tona. Kemi parë dorën e Perëndisë duke na bekuar, udhëhequr dhe drejtuar. Zoti e ka përdorur zyrën tonë për të ndarë ungjillin me të gjithë ata që kanë qënë të hapur, për t’u lutur për ta dhe për t’i bekuar. Në lutemi për klientat tanë. Me ndihmën e Zotit kemi ndërtuar klientelën tonë dhe njërzit gjejnë shërbim cilësor dhe të sigurtë tek ne. Në nëntor të vitit 2011, kemi hapur zyrën e

shumë djemë të rinj besimtarë, simpatik, por nuk kishte vajza të reja besmitare. Ju thashë që në kishat tona në Tirane ne jemi të mbushur me shumë vajza të reja besimtare!!! Dikush nga djemtë me tha; ‘lutu për mua të gjejë një vajzë besimtare’ dhe ashtu bëmë, u lutëm. Me të vërtet po kënaqesha shumë me këta njerëz të thjeshtë, të hapur dhe që e donin Zotin. Ata, pothuajse gjithë kisha ranë në ‘dashuri’ me fëmijët tanë dhe nuk ndaheshin. Jemi me të vërtetë familja e Perëndisë, shqiptarë apo maqedonas apo të tjerë. Shikoja që gratë nuk po i ndaheshin gruas time, me të vërtetë motra në Krishtin. Jemi të gjithë bashkë. Të dielën do të predikoja dy herë. Në mëngjes shkuam në një qytet tjetër Kochany, rreth 35 mijë banorë me një kishe ungjillore të përzier maqedonas dhe me ngjyrë. Ishte një kënaqësi të takoja ata besimtarë por sidomos pastorin e tyre Venco me gjithë famijen e tij. Pastor Venco kishte një zemër të madhe për shqiptarët dhe me këshillën e tij Emili dhe Vesna erdhën të studjojnë në Tiranë. E ftova pastorin dhe familjen e tij të vijnë në Shqiperi. Pas një dreke me pica ‘makedonsca’ dhe një kohe miqësie me pastorin dhe familjen tij ne morëm rrugën për në Shtip. Në orën 19:00 do të fillonte shërbesa tjetër në Shtip. Këtë herë tema e predikimit ishte “Familja-Kombi-Paqebërës” duke e nisur që nga familja e Isakut me Rebekën tek Zanafilla 25. Pas predikimit ne u lutem Zotit që të na pastronte dhe të mos ketë paragjykime mes besimtarëve maqedonas dhe atyre shqiptarë. Ne i thyem disa akuj... Ditën e fundit para se të iknim me mikun tonë Mite Nikolov, një plak në kishë, e thirrëm në telefon Zoranin, kallauzin tonë që na tha se do të vinte aty për një gjysëm ore. Ai na gjeti në shtepi dhe pas pak miku ynë Mite po i ndante atij Krishtin në gjuhën e vetë. Ai ishte shumë i hapur dhe gati për Zotin. Pas njëfarë kohe së bashku me Miten u lut që ai të pranonte Krishtin në zemrën e tij dhe ne u lutëm dhe e bekuam atë. Ja vlente që të vonohesha disa orë për në Shqipëri që të mund të drejtonim dikë tek Krishti i gjallë. Për t’u kthyer Gjystina këmbëngulte në idenë e saj që të ktheheshim nga Shkupi. Atje të takonim Julen një besimtare maqedonase. Kështu bëmë dhe pas më shumë se një ore ishin në qëndrën e Shkupit duke pirë nga një kafe dhe ujë. Folëm për kishat tona si të punojmë së bashku. dytë të agjensisë “Shalom Travel” dhe Konsulence Juridike në Laç pranë bashkisë dhe ka qënë drejtimi i Frymës së Shenjtë në të gjithë këtë punë. Puna ecen shumë mirë dhe atje punon një djalë që po vazhdon studimet për Shkenca Politike. Në korrik të vitti 2012 hapëm zyrën e tretë në qytetin tim të lindjes, Lezhë, në fillim të Bulevardit Gjergj Fishta në një vend shumë strategjik. Puna po shkon mirë, dhe atje punon një vajzë që po vazhdon studimet në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. I besojmë

Pas një farë kohe bisede, dolëm dhe kishim dëshirë që të luteshim dhe të ngrinim emrin e Jezusit atje në mes të sheshit para statujës së Aleksandrit. Oo, Zoti është i mirë dhe po i thosha asaj mikeshës maqedonase se ‘ky vend ka nevojë për njerëz që qëndrojnë para fronit të tij, sidomos tani në këtë kohë krize’. Ishte ora 20:00 dhe duhet të merrnim rrugën e kthimit për në Tiranë. Në një rrugë ndalova për të pyetur dikë dhe më tha që jam shqiptar. Ai më tha se do të vijë me makinë dhe do të na nxirrte tek rruga për në Tetovë. E pyeta më shumë se nga ishte. E kishte emrin Petraq, kishte ardhur nga Liqenasi i Korçës dhe kishte 20 vjet që jetonte në Shkup. Më tha se kishte shumë mall për vendlindjen e tij.” Jam maqedonas por mendoj se jam shumë shqiptar. Përse flasin këta në Tv dhe gazeta kaq shumë për inate dhe të tjera mes maqedonasve dhe ne shqiptarëve. Ne jemi popull dhe ata janë popull dhe kalojmë mirë. Pse i fryjnë zjarrit disa nuk e kuptoj?” - më tha Petraqi. E dëgjova me vëmendje Petraqin dhe mendimet e tij, por unë po mendoja se kam diçka për t’i thënë dhe për t’i dhënë atij njeriu. Natyrshëm i tregova nga jam dhe se çfarë bëj, një pastor që predikon dhe mëson Krishtin. I thashë që të vendosë besimin e tij në Krishtin dhe i dhashë një Bibël në maqedonisht. Pasi zbriti, Petraqi ishte shumë mirënjohes dhe ne shkëmbyem numrat e telefonave. E falenderuam Perëndinë për këtë mundësi dhe u lutem për të. Tashmë kishte rënë nata. Ndeza makinën dhe me shpejtësi vazhduam për nga Tetova dhe për nga kufiri me Shqiperinë. Zoti është i mirë, Ai është drejtuesi dhe bariu ynë! Amen! Pastor/mësues Alfred Golloshi Avokate Gjystina Golloshi Perëndisë që atë vizion që ka dhënë do të shtrihet edhe më shumë, pasi Shqipëria ka nevojë për SHALOM dhe biznesi i krishterë duhet të rritet dhe zgjerohet. Perëndia është pronari ndërsa unë dhe bashkëshorti jemi vetëm administratorë. Shalom Travel ADMINISTRATOR: ALFRED GOLLOSHI MENAXHERE: GJYSTINA GOLLOSHI


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

9

SHËRBESA E TË RINJVE “FJALA E JETËS”

Udhëtimi në Gjermani i disa antarëve të grupit “The Youth Rainbow”

K

y ditar përmban kujtime dhe përvoja nga udhëtimi misionar në Gjermani. Ky ishte një udhëtim i shumëpritur dhe njëkohësisht edhe I papritur për disa prej nesh. Pastori i Kishës “Fjala e Jetës” kishte marrë një fjalë nga Perëndia për të rinjtë e kishës që një vit më pare dhe ndjente fort në zemër që të rinjtë duhet te zhvillonin një udhëtim misionar në Herrnhut, Gjermani. Ky është një vend që ka shijuar një rizgjim të madh frymëror dhe Perëndia donte të prekte të rinjtë e grupit “The Youth Rainbow” me të njëjtën vajosje. Ndonëse për shumicën e të rinjve ky dukej si një mision i pamundur,kryesisht për shkak të mungesës së financave, në fund Perëndia hapi dyer dhe disa prej nesh mundën të ishin pjesë e këtij udhëtimi të paharrueshëm dhe mbresëlënës. Dita e Parë Udhëtimi për në Herrnhut nisi në orën 4:00 të mëngjesit. Në furgonin e “Shoqërisë kristiasne të të burgosurve shqiptar” ndodheshin: Pastor Genti Proseku, Silvi Selmanaj, Jona Selmanaj, Besmir Zaka, Elvis Xhika, Arbër Gupe, Ani Mitrovasili, Elton Kikia. Mbas disa orësh udhëtim nëpër Malin e Zi dhe Kroaci bëmë një ndalesë të shkurtër në Dubrovnik. Mbas ndalesës së shkurtër në Dubrovnik njerëzit në fugon ishin zgjuar tashmë. Udhëtimi ynë në fugonin me dy dritare nuk ishte gjatë gjithë kohës shumë i mërzitshëm pasi batutat, muzika (sidomos kënga e Shpresës) dhe lojrat me letra nuk mungonin. E gjithë dita e parë ishte në rrugëtim dhe ndonëse të lodhur përgjithësisht kaluam mirë. Dita e dytë Mëngjesi i datës 16 na gjeti në Pragë. Ishte kënaqësi të endeshe në rrugët bosh të qytetit që sapo kishte filluar të zgjohej. Pas dy oresh mbërritëm në Zitao dhe ndaluam tek shtëpia e Florës dhe takuam dhe pjesën tjetër të grupit që kishte udhëtuar me avion. Mikpritja e Florës ishte e vecantë dhe e ngrohtë. Pavarësisht se ajo një pjesë të mirë të grupit tonë nuk e njihte zemra e saj ka qenë gjithnjë e hapur. Ajo dhe familja e saj kanë qenë një bekim i madh jo vetëm duke ndihmuar në organizimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, por edhe duke na mbështetur gjatë gjithë kohës së qëndrimit tonë. Në mesditë kishim mbërritur në Herrnhut në kishën “Jesus Haus”. Mbasi u akomoduam në dhoma shijuam drekën e shijshme që vëllezërit dhe motrat tanë gjermanë kishin pregatitur. Supë me karrota, sallatë dhe shumë ushqime të tjera të shijshme na mbushën stomakun pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm. Edhe pse të lodhur kureshtja për të njohur qytetin u shua me një shëtitje nëpër rrugët e Herrnhut. Në mbrëmje u mblodhëm të gjithë së bashku për të ngrënë dhe kaluam një kohë të mire miqësie.

Dita e tretë Pas një gjumi të gjatë dhe të rehatshëm ishim të clodhur dhe të gatshëm për një ditë të re të cilën filluam me një kohë personale më Perëndinë. Pas mëngjesit dy anëtarë të kishës na udhëzuan në punët që do të bënim. Vajzat lyen dhe pastuan dhomen e shabatit ndërsa djemtë shkepën pllaka në ambjetet që do të rindërtoheshin. Mbas një dite të lodhme zhvilluam një vizitë historikë në Herrnhut. Gjatë kesaj vizite mësuam mbi rizgjimin e madh që kishtë ndodhur në Herrnhut, rreth jetës frymëzuese të kontit Zinzendorf dhe personave të tjerë që e shpenzuan jetën e tyre si misionar të Krishtit në mbarë botën. Pasdite morrëm pjesë në takimin e adhurimit me të rinjtë ku patëm një kohë të bekuar. Pas takimit të adhurimit u mblodhëm për të diskutuar rreth historikut të rizgjimit në Herrnhut dhe sesi Perëndia na kishte folur në zemër. Përshtypjet kryesore ishin: 1- në Herrnhut Perëndia kishte punuar kryesisht me të rinjtë dhe fëmijët. 2- I gjithë komuniteti kërkonte Perëndinë më zemër të hapur. Ata morrën një vizion nga Perëndia dhe këmbëngulën në lutje. Ishin të gatshëm për sakrifica të mëdha. 3- Me anë të faljes arritën unitetin. 4- Me besim ata iu bindën thirrjes së Perëndisë dhe shkuan misionar në të katër skajet e botës. 5-Vizioni dhe thirrja që Perëndia u jep njerëzve është si fara e sinapit në zemrat e tyre. Dita e katërt Vazhduam me punët që kishim nisur një ditë më parë, pastrim dhe shkepje betoni. Pas dreke u nisëm për një udhëtim në Leipzig. Aty vizituam kishën historike të Nikolait dhe takuam Pastorin e kishës I cili na tregoi historinë e ndryshimit në bllokun e lindjes. Sërish prekëm shumë në zemrat tona, sepse pamë sesi Perëndia kishte sjellë një rizgjim të madh duke prekur zemrat e të rinjve. Një lëvizje që nuk mund ta ndalonte dot asnjë nga sistemet më të forta sic ishte Stass-I i Gjermanisë lindore. Më pas vizituam endrën dhe rrugët kryesore të qytetit. Dita e pestë Pas mëngjesit dhe kohës personale djemtë vazhduan punën me shkepjen e betonit ndërsa vajzat pastruan kopshtin. Pas dreke vizituam muzeun historik të Herrnhut ku u njohëm më jetën e qytetit. Pasdite secili prej nesh duhet të ndante një fjalë mbi vargjet që Perëndia na kishte dhënë për këtë udhëtim. Rreth vargut të Hebrenjve 11:8 doli në pah nga diskutimet e të gjthëve se edhe ne ashtu si Abrahami duhet t›i bindemi Perëndisë me besim. Duke qenë të bindur se, ndonëse ne nuk e shikojmë, ai ka një plan të mrekullueshëm. Besimi është siguria e gjërave që nuk shihen dhe nëse ne i bindemi vizionit dhe thirrjes së Perëndisë bekimi do

të zgjasë edhe për brezat që do të vijnë. Ndërsa për vargun tjetër Filipianët 2;1-5 kuptuam se duhet ta ruajmë zemrën tonë nga mendjemadhësia dhe të përngjasojmë jetën tonë me Jezusin. Të jemi të përulur dhe të pranojmë njëri-tjëtrin me dashuri, duke i konsideruar të tjerët më të mirë se veten. Duhet t›i lutemi Perëndisë që të na jap natyrën e tij, sepse vetëm kështu mund të jetojmë sipas këtyre vargjeve. Që gëzimi ynë të jetë i plotë duhet të jetojmë në unitet në zotin Jezus. Dita e gjashtë Kjo është dita e fundit e punës dhe ne e përfunduam me sukses punën e ngarkuar. Vajzat punuan për të lëmuar disa mbajtëse qirinjsh prej druri dhe djemte përfunduan shkepjen e betonit që kishte mbetur. Pas dreke shëtitëm në Herrnhut, disa prej nesh me bicikleta, dhe në orën gjashtë u mblodhëm për të festuar shabatin. Kjo ishte një përvojë shumë e vecantë dhe mbresëlënëse. Ishte e mrekullueshme kur të gjithë së bashku qëndronim në prezencën e Perëndisë dhe e falenderonim atë për bukën dhë për verën , për gjithcka tjetër ai ka bërë në jetën tonë. Silvi Cela dhe vajzat kishin pregatitur disa ushqime që i sollën për shabatin. Pas shabatit nisi darka e lutjes. Disa nga lutjet të cilat prekën zemrat tona ishin: - Të jemi si brezi i jakobit, që nuk u mjaftua me bekimin e etërve, por kërkoi bekimin e tij. Ai e kërkoi bekimin me ngulm deri sa e takoi Perëndinë dhe e mori atë. - Brezat duhet të punojnë së bashku në unitet që të lënë trashëgimi. -Ne presim për manifestimin e prezencës së Perëndisë. - Kërkojmë fytyrën e Perëndisë. - Nuk do të kemi Perëndi tjetër. - Edhe pak dhe ne do ta shohim Perëndinë mos u dorëzoni, por rendni me këmbëngulje drejt kurorës që nuk prishet, drejt cmimit të përjetësisë që të shohim Krishtin. - Kërkoni dhe do të gjeni thesarin e vërtetë. Kërko, gërmo, puno dhe pak dhe do të marrësh premtimin. - Kërko Perëndinë mos u dorëzo deri sa të marrësh bekimin tënd nga Perëndia. Thuaj jo frikës dhe drojes, por ec përpara vazhdo pa u dorëzuar. - Kërko Perëndinë dhe jo frytet. Dita e shtatë Dita filloi me një mëngjes të shpejtë dhe u nisëm për në Berlin.Berlini ishte një qytet shumë i vecantë. Atje kaluam një kohë të këndshme pranë portës së Brandenburgut. Na la një mbresë të vecantë memoriali i holokaustit , fragmenti i mbetur i murit të Berlinit, Checkpoint Charlie, monumemtoi rus i fitores së luftës së dytë botërore në sektorin anglez dhe parku shumë i

bukur Tier Garden. Na mbeti merak që nuk arritëm të shihnim Bundestag-un. Në mbrëmje vonë u kthyem në Herrnhut Dita e tetë Ndyshe nga ditët e tjera ne nuk na duhej më të punonim, por ishim të kënaqur që do të merrnim pjesë në takimin e të djelës. Ishte një ditë e vecantë dhe shumë e bekuar për grupin tonë. E githë bashkësia në Herrnhut u lutën për ne dhe ne e dinim se Perëndia kishte mbjellë një farë në zemrën tonë. Secili prej nesh morri bekimin dhe ndjeu praninëe Perëndisë. Vëllezërit dhe motrat tona në Herrnhut u lutën për: - Vizionin nga Perëndia, - Për unitet mes vëllezërve, - Për bekimin dhe vajosjen e Davidit, për të rinjtë shqiptar, i cili me besim tek Perëndia guxoi të ndeshej me Goliathin. - Për bekimin e Jozefit për t›i rezistuar tundimit dhe për tu ngritur si yje. - Mbrojtje nga Perëndia dhe forcë për të qëndruar të palëkundur, sepse armiku ynë sillet si një luan vurbullues që kërkon të gllabërojë kë të mundet. Tema e predikimit ishte nga Isaia 53. Në fund të takimit morrëm darkën e Zotit. Dita e nëntë Pasi u ndamë përzemërsisht me besimrtarët në Herrnhut u nisëm për në Lichtenstein. Atje u takuam me disa motra dhe vëllezër të cilët prej vitesh kanë nisur një punë misionare në Shqipëri. Ata na pritën me shumë dashuri dhe kaluam një kohë miqësie të mrekullueshme. Më pas një takim adhurimi dhe lujtjeje ku Perëndia i foli zemrave tona. Ne u prekëm nga besimi i vëllezërve tanë në Lichtenstein dhe puna që Perëndia kishte bërë në mes tyre. Tanimë ne e dinim në zemrat tona se Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për Shqipërinë dhe se të rinjtë kanë një pjesë aktive në të. Asgjë nuk është e pamundur për ata që besojnë. Dita e dhjetë Nisi udhëtimi për në Tiranë i cili zgjtati dy ditë. Ne patëm një ndalesë shumë të këndëshme në Vienë dhe natën e kaluam në Budapest. Udhëtimi ndonëse i gjatë dhe i lodhshëm kaloi shumë mirë. Afrimiteti që kishim krijuar me njëri-tjetrin na ndihmoi që t›ia kalonim edhe më mirë gjatë kthimit. Përfundime Të rinjtë kanë kaluar një kohë të bekuar gjatë këtij udhëtimi. Ne të gjithë besojmë se ky ishte plani i Perëndisë për të mbjellur në zemrat tona një farë besimi e cila do të rritet dhe do të japë frute të mrekullueshme për jetët tona, për kishën dhe besimtarët në Shqipëri dhe për të gjithë kombin shqiptar. Nga Adrian Mitrovasili Shërbesat e Kishës Fjala e Jetës janë për të ndihmuar adhuruesit ti shprehim zemrën Perëndisë. Për shkak se Perëndia ka bërë gjithcka për ne, duam ti përgjigjemi Atij në lavdërim, adhurim, pohim, bindje ndaj Fjalës së Tij dhe me ndarjen e Ungjillit në mbarë kombet. Shëbesat kryesore: Të Shtunave në orën 17:30 Rruga ”Hoxha Tahsim" Pall i Ri, 200 m mbi Q. Stefan. Tiranë, Shqipëri Tel: +355 361 510 e-mail: info@fjalaejetes.com


Gazeta e Kishës Rreze Drite

10

Day, 01-07 may 2012

BEKO SHQIPËRINË Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve. Bëhu një sponsor! Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve mbështet femijët romë, egjyptian dhe shqiptarë të familjeve shumë të varfëra në Zonën e Kishëmbjelljes së Kishës Rreze Drite: • • • •

Familjet do të marin ushqim dhe rroba Fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë Familjet nuk do të kenë nevojë të dalin të lypin në rrugë Fëmijët nuk do të cohen në një shtëpi për fëmijë, por do të rriten në shtëpitë e tyre

A dëshiron të ndihmosh dhe të sponsorizosh një fëmijë të varfër? Bëhu një sponsor për € 30 / £25 / $40 / 4000 leke në muaj për një fëmijë.

Si funksionon Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve: • Pastori i kishës lokale ose personi i kontaktit i kishëmbjelljes con kontributin mujor të sponsorit te familjet e varfra. Ata gjithashtu i inkurajojnë këto familje me fjalën e zotit dhe luten me ata për nevojat e tyre, si dhe i inkurajojnë që të vijnë në takimet në kishë. • Një fëmijë zakonisht sponsorizohet për 8 vjet; pas 8 vitesh sponsorit i propozohet një fëmijë tjetër. • Personi i kontaktit ndihmon familjet të gjejnë mundësi për të mbështetur veten.

Lidhja personale: • • • •

Ju do të merrni informacione dhe nje certifikatë me fotografi të fëmijës. Cdo vit do të merrni një raport vjetor dhe nje fotografi. Është e mundur të keni korrespondencë me fëmijën që ju sponsorizoni. Gjithashtu është e mundur të vizitoni fëmijën që ju sponsorizoni.

Beko Shqipërinë, Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve filloi në 21 qershor 2011 gjatë “Konferencës Ndërkombëtare Verore Beko Shqipërinë” të Kishës Rreze Drite e mbajtur në Tiranë, Shqipëri 20-24 qershor. Gjatë kësaj konference verore u mor një ofertë financiare për Kampin Veror të Krishterë të Kishës Rreze Drite në të cilin përfituan fëmijë me kombësi romë, egjyptianë dhe shqiptarë.

Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26) Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

Karta e Të drejtave të donatorit. Kisha Rreze Drite Shqiperi pranon karten e te drejtave te donatorit.  Kur ju jepni, sigurohuni se organizata që ju keni zgjedhur ka standartet dhe politikat që ju sigurojnë “kartën e të drejtave” si donator.  Ju keni të drejtë:  Të dini se si shpenzohen parate e organizatës  Të didi se cilët programe qe ju mbështesni janë arritur  Të dini se organizata është në përputhje me legjislacionin në fuqi  Të kufizoni ose përcaktoni dhuratat tuaja te një projekt i vecantë brenda objektivave të misionit të organizatës  Të keni një përgjigje në kohë të pyetjeve tuaja mbi financat dhe programeve  Të vizitoni zyren dhe sitet e organizatës dhe të flisni personalisht me stafin.  Të japësh me gëzim pa qenë të presionuar nga organizata  Të keni një kopje të deklarimit të auditit të fundit  Të dini se është një bord drejtuesish i përgjegjshëm që siguron përmbushjen e misionit të organizatës  Të dini se të gjitha thirrjet për fonde janë të vërteta dhe të sakta

11


12

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

23 Gusht 2012


Sponsorizo nje Kishëmbjellje Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

13

Kishëmbjellja është puna e Frymës së Shenjtë, Për të mbjellë Pemën e jetës brenda në Zemren e Njeriut Pema e Jetës është një pemë Hyjnore… Program I kishëmbjelljes është procesi I mbjelljes së një peme hyjnore në cdo qytet dhe fshat te Shqipërisë dhe në cdo njeri. Pema e Jetës është JESUS KRISHTI! Pastor Gentjan Dervishaj

Beko Shqipërinë Program I Sponsorizimit Të Kishëmbjelljes Të Bëhesh Një Sponsor Programi I sponsorizimit të kishëmbjelljes mbështet fëmijë romë, egjyptian dhe shqipëtarë, si dhe të rinjtë në familjet më të varfëra të zonës Se Kishëmbjells Së Kishës Rreze Drite, Shqipëri. Dëshironi të ndihmoni dhe të sponsorizoni një kishëmbjellje në Shqipëri? Behuni një sponsor për 400€ / 300£ / 500 $ / 50.000 leke te reja në muaj për kishëmbjelljen.  Si funksionon program I sponsorizimit të kishëmbjelljes: Cfarë duhet për të filluar një kishë të re: Cdo kishë do të kushtojë mesatarisht 4,800 - 6,000 dollarë për 6 muaj që të fillojë.Kjo është një shumë e vogël duke patur parasysh ndikimin që do të ketë mbi qytetin. Dhuro ne Fondet do të përdoren në këto mënyra: Raiffeisen Bank in Albania ----------------------------------------------- 1. Do të sigurohet një system I mirë për kishën e re. SWIFT Code SGSBALTX 2. Do të merrret me qera një ndërtesë e mirë në një zonë të qytetit, në të cilën mund të udhëtosh lehtë. Kjo është zakonisht një qendër kulturore që është marë me qera gjatë kohës së shërbesës së kishës. Beneficiary NAME : 3. Reklamimi i kishës së re. Qëllimi ynë është të cojmë një literature në cdo shtëpi të qytetit 3 herë në vit duke I ftuar ata në kishë. Kjo do të bëhet nga antarët e kishës fillestare dhe anëtarët e kishave të qyteteve të tjera. SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ 4. Pagesa e pjesshme e pastorit të ri. Kjo do të zgjasë gati 6 muaj. 5. Materialet mesimdhënëse për kishën dhe një trajnim për pastorin e ri. Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515  Një kishëmbjellje sponsorizohet zakonisht për tre vite e gjysëm; pas tre viteve e gjysëm sponsorit do ti propozohet nje kishëëmjellje tjetër. Bank Accout # in GBP :8004503515  Pastori local apo kishëmjellësi do të ndihmojë familjet dhe anëtarët e rinj të kishës të bëhen dishepuj dhe të shohin për IBAN: AL03202110130000008004503515 mundësi që ta mbështesin vetë kishën nga ofertat dhe një e dhjeta. Bank Account # in EURO : 8000503515 Lidhja personale: IBAN: AL09202110130000008000503515  Ju do të merni informacion të shoqëruar me fotografi ose video të qytetit apo fshatit ku do të mbillet kasha.  Ju do të merni cdo vit një raport vjetor ne foto dhe video. BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515  Ju do të keni mundësi të keni korrespondencë me pastorin apo drejtuesin e kishëmbjelljes.  Ju do të keni të mundur të vizitoni kishëmnjelljen që sponsorizoni në fushën e misionit dhe të beheni pjesë e shpërndarjes BanK Account # in Alb Lekeë: 0101503515 mujore. Aktualisht janë të projektuara 4 kishëmbjellje: Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë kemi 2 Kishëmbjellje.


14

Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

DESHMI BESIMI

Biografia e Pastorit të Kishës Femi A. Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Krilevë të komunës së Kamenicës. Prej vitit 1990-1992 kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana” në Kamenicë. Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992. Prej vitit 1994 pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e letërsisë shqipe. Prej vitit 1997 editor i Shtëpisë Botuese “Tenda” dhe kryeredaktor i revistës “Letra e Gjallë”. Më 1999 u martua me Belkize Kryeziun nga Prizreni. Tani ata kanë tre fëmijë: Elira, Sioni dhe Jerina. Më 2002 mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Kodi biblik në letërsinë shqiptare”. Më 2006 mbrojti tezën e doktoratës me temë “Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës”. Më 2006 kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Pastor Femi Cakolli deri tani ka botuar mbi 200 shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashte vendit. Veprat e botuara: 1. Kodi biblik në letërsinë shqiptare (kritikë) 2. Pamfletet e mia krishtere (doktrinë) 3. Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (kritikë) 4. Mish fryme (poezi) Aktualisht merret me studimet teologjike, dhe jeton në Prishtinë

Dëshmi në veten e parë:

SI DHE PSE U BËRA I KRISHTERË?

Shkruan: Femi Cakolli, pastor

Fëmijëria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi shtu si shumë bindje të shumta që një fëmijë i merr nga familja e tij, edhe me mua ishte njësoj, dhe ndër to ishte feja, përkatësisht formimi mbi religjionin. Megjithëse rrjedh nga një familje me besim mysliman, unë gjithsesi trashëgova në jetën time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot më kujtohen këto pikëpamje të dikurshme mësimesh: feja myslimane asht feja ma e pastër; feja myslimane asht ma drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perëndisë; çdo fëmijë lind mysliman; myslimanët kanë bajramin,

A

xhaminë, Kuranin, hoxhën, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, në mesin e rinisë sonë të atëhershme “revolucionare” ishte turp që t’i besosh dhe t’i zbatosh këto gjëra, ose të besosh ekistencën e Zotit, dhe më turp të merresh me xhami ose me kishë, sepse “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Megjithëse ne edhe si familje, sidomos vëllezërit më të mëdhenj, ishin veprimtarë ilegal të çështjes kombëtare, të organizuar nëpër grupe të ndryshme, i ndikuar nga ata dhe literatura që kishin me baza patriotike dhe markistoleniniste, të gjitha këto në mua krijuan një opinion të ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani morra pikëpamje të reja mbi çështjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra është vetë Zoti; se Kurani s’është libër i shenjtë; se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne për fe kemi shqiptarinë dhe se besa është prifti i shqiptarisë; se hoxhollarët janë spiunët më të mëdhenj të Serbisë; se hoxha nuk hip në minare pa pare; se shkenca është përgjigjje e çdo gjëje etj. Një përpjekje për t’u bërë hoxhë! Babai im ishte hoxhë fshati për shumë vjet, dhe me një mënyrë edhe përmes tij njihja të fshehtat e praktikës fetare të klerikëve myslimanë, të literaturës islame, si dhe shkallën e injorancës dhe të primitivizmit të turmës islame (xhematit) në xhami dhe në jetë. Babai im kërkonte prej meje që të regjistrohesha në medresën e Prishtinës. Ishte viti 1985. Isha në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë nuk kisha dëshirë për këtë, edhe pse u bënë shumë përpjekje, në fund doli se nuk u pranova në këtë medrese. Më kujtohet, kur komisioni për pranimin e nxënësve të ri më pyeti për tri çështje: 1. Na e thuaj (a di) ndonjë dovë (lutje) n’arabisht? E unë nuk e thashë mirë përgjigjen. 2. A e ke Kuranin n’shpi? Unë iu përgjigja, jo! 3. A don me u ba hoxhë katuni more djal? Iu thashë, jo, pasi kjo pyetje më tingëllonte një ironi dhe cenueshmëri të padurueshme! Pse nuk u bëra hoxhë katundi? Së pari, kisha frikë, kur mendoja se nesër, unë si i ri, kur dikush do të vdiste, e zakonisht kisha trem nga të vdekurit, veçanërisht nga të vjetërit, dhe po llogaritja se unë do të jem i obliguar t’i laja ata (“me e la xhenazen”), kurrsesi ta pranojë këtë ofertë hoxhollaku. Paramendo, një të ri 18 vjeçar si hoxhë, duke e larë një plak 90 vjeçar të vdekur, lakuriq. O Zot, si mund të përballet kështu kjo jetë fetare pata menduar, dhe çfarë Zoti është ai i cili kërkon prej meje diçka të tillë. Gjëja e dytë ishte, se nëse unë bëhesha hoxhë, më s’kisha mundësi të jem me shokët dhe shoqet e mia. S’kisha mundësi të luaja më futboll, të lahesha në lum, të shikoj sportin në televizion, s’mund të merresha me krijime, s’mund t’i kisha veshur ato rroba që i dhëshiroja etj. Gjëja e tretë, mua më dukej sikur po i tradhëtoj idealet e rinisë sonë të atëhershme që sakrifikohej nëpër burgje për idealet e kombit, sepse si hoxhë më unë nuk do të kisha aq shumë kredibilitet i të qenët patriot, revolucionar etj. Çfarë do të kisha si hoxhë: fshatarët do më respektonin formalisht; do të kisha me vete një tufë pleqësh që nuk të dëgjojnë e as nuk të kuptojnë mirë; do të kisha rast t’i marrë para pas çdonjërit që do të vdiste në “vilajetin” tim, dhe do t’i prisja ofertat e ramazanit e kështu me radhë. Me një mënyrë po kuptoja se thirrja si hoxhë më izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte të reja të dijenisë, nga

privimi i lirisë çfarë unë e ëndërroja ta kem në thellësitë e shpirtit tim, dhe assesi të pajtohesha me këtë fat, pasi që nuk kisha se me çfarë të krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherë mendoja të shkruaja një roman mbi këto ngjarje. Deri në këtë moshë, dhe deri sa kam mbaruar shkollën e mesme nuk kam ditur se shqiptarët janë edhe të krishterë edhe myslimanë. Madje nuk kam ditur as për popujt e tjerë. Mendoja se gjithë njerëzimi është myslimanë, përveç serbëve. I ndikuar nga botëkuptimi islam urrejtja ime në atë kohë ndaj serbëve ishte vetëm pse ata ishin “kryqali”, por jo se ata ishin armiqtë dhe shtypësit tanë, këtë e mësova vetëm nga atdhetarët. Rinia studentore: faza e vetëdijësimit dhe e analizimit Në Prishtinë erdha për të studiuar letërsinë shqiptare në vitin 1989, me një motiv kryesor që të njoh më mirë shpirtin, letërsinë dhe historinë e kulturës sonë. Tani kisha një përkushtim shumë të madh duke lexuar libra të ndryshme edhe sipas zgjedhjes sime të lirë, duke dëgjuar profesorë të ndryshëm, duke marrë pjesë nëpër takime dhe supoziume të ndryshme, duke jetuar në një ambient të ri etj. Këto ndikonin në mua që më analitikisht t’i gjeja përgjigjiet për disa çështje të kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime të reja në mendjen time. Banoja në konvikt, dhe në dhomë kisha një cimer që ishte shqiptar katolik, nga Stublla e Vitisë. Mësova nga letërsia dhe historia jonë se dikur gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë, dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishë të tillë edhe në Prishtinë, se letërsia jonë kombëtare, rreth 300 vjet, pandërprerë, prej fillimit, është shkruar kryesisht prej priftërinjve katolikë apo ortodoksë. Zelli që ta studioja më mirë një lëndë të vitit të parë, Letërsia e vjetër shqiptare, më çoi deri tek kisha katolike në Prishtinë, dhe deri tek kisha protestante, po ashtu në Prishtinë, për të kërkuar më shumë literaturë kishtare, religjioze dhe psikologjike. Krahasimet dhe burimet civilizuese Zbulimi i këtyre dy kishave në të menduarit tim zgjoi interesim lidhur me praktikimin e jetës së krishterë. Ndërkohë, u ndesha edhe me më shumë fakte të tjera, se: xhamia e madhe në Prishtinë, para 280 vjetëve kishte qenë kishë, madje në oborr të saj kishte qenë varri i Pjetër Bogdanit; se ndërtesa e teatrit kombëtar kishte qenë kishë; se një kishë tjetër ishte rrënuar në Prishtinë, dhe në vend të saj ishte ndërtuar një ndërtesë tjetër; se kishte ende familje të shumta që në fshehtësi praktikonin fenë krishtere, kurse formalisht për opinion ishin myslimanë etj. Një gjë tjetër që vëreja ishte edhe krahasimi i ritualeve dhe jetës fetare ndërmjet kishës dhe xhamisë, ndërmjet priftit dhe hoxhës, ndërmjet Biblës dhe Kuranit, ndërmjet kulturës krishtere dhe islame, ndërmjet vendeve perëndimore dhe lindore. P.sh. derisa në meshë kam parë edhe të rinj, vajza dhe fëmijë, në xhami kryesisht shihja pleq. Prifti fliste gjuhën shqipe, hoxha arabishten dhe herë-herë një shqipe shumë të varfër. Krahasimet janë tmerruese. Fillova që të lexoj librin “Rrethimi i Shkodrës” të Marin Barletit. Ndër të tjera atje shohim përshkrimin e bukurisë ( e veshur me lloj fustanelle, në të bardha dhe në të zeza, me flokë të gjata për shpine) dhe të trimërisë së gruas shqiptare, (shkel mbi kufomën e burrit të saj dhe

hedh zjarr nga kështjella kundër armiqëve). Duke i lexuar këto përshkrime nga ky libër, në shtëpinë time, në mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari, nëna shkodrane, e para 500 vjetëve, (e bukur, trimëreshë, atdhetare) dhe nëna ime, sot (me bukurinë e saj të mbuluar me petkat e urryera nga shkodranja, ndërsa atributi kryesor i personalitetit të saj ishte “të heshtësh”, “të lindësh”, “të shërbesh”). Krahasimet e vlerave shpirtërore: krishterimi dhe islamizmi Në atë kohë jo s’e kisha ndonjë formim teologjik mbi këto çështje, por unë duke u nisur nga kontaktet që kisha formuar me të krishterët, si dhe duke ditur çfarë është jeta islame, me kohë vëreja disa dallime të mëdha. Të krishterët, sidomos ata ungjillorë, këmbëngulnin në të jetuarit e shenjtë, në falje, në pendim, në dashuri, në emancipim të vazhdueshëm frymor, prej myslimanëve nuk kërkohet asnjëherë. Kur fillova qa ta lexojë Biblën, ndër të tjera hasa dhe në historinë tonë. Bibla përmendte Ilirinë, Dalmacinë, Apollonin dhe Nikopojën, prandaj kjo më dukej më afër, përderisa Kurani, të cilin shumë më vështirë e kuptoja, më dukej shumë më i largët. Biblën e vëreja si një histori enciklopedike e dijës së shumë popujve, kurse Kuranin më tepër si një rezyme biblike jo e qartë arabe. Të bëhesh i krishterë kërkohej një kontakt apo një përjetim i Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashëgohej qysh prej paralindjes. Kjo mendësi e trashëgimisë së besimit ose të religjionit është gabimi më serioz i doktrinës religjioze, pasi që kurrë nuk do të ketë rilindje frymore të besimtarëve. Ne kuptojmë se gjenet, pasuria, të mirat materiale kulturore trashëgohen, por jo edhe idetë, apo religjionet. Tek krishterimi unë gjeta një liri dhe tolerancë më të madhe, se sa tek islamizmi. Nuk ka ndonjë krahasim më të mirë të jetës dhe vepërs së Krishtit dhe Muhamedit për të kuptuar dallimet mes krishterimit dhe islamizmit. Gjoni dhe feja jonë e vjetër Mbaja mend nga babai im dhe nga dëshmitarë të tjerë duke dëshmuar se ne dikur si familje, të ardhur para 270 vjetëve nga fushat e Leskocit, paraardhësit tonë kanë qenë të krishterë ortodoksë, dhe se Gjon ishte emri i paraardhësit tonë të fundit të krishterë i cili kishte kaluar në besimin mysliman. Qysh nga fëmijëria kisha një respekt dhe tingëllim të mahnitshëm për këtë emër. Stërgjyshi ynë ishte Gjoni, dhe prej tij e deri tej unë na ndanin vetëm 11 breza. Në vitin 1991, për herë të parë kisha në dorë Dhiatën e Re, dhe njëri nga ungjijt quhej “ungjilli i Gjonit”, dhe ky ishte një ungjill i cili në mënyrë themeltare më fliste Zoti. Besimi në Jezus Krishtin Ishte marsi i vitit 1992, kur unë përfundimisht ia dorëzova zemrën time Jezusit si Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Zoti më kishte dhënë një vegim, dhe aty më thirriste që unë të bëhesha prift i tij (i ndarë për të, i veçuar prej tij, i dedikuar për të). Ky ishte një përjetim personal, dhe unë iu dorëzova kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë. Unë kisha një përjetim personal të bekimeve të Zotit mbi mua. Jezusin e pranova në jetën time, duke qenë sundimtari dhe zotëruesi im. Bëra lutjen e shpëtimit dhe të pendimit prej mëktateve, dhe kjo ishte lutja ime e parë bërë Zotit


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

UNGJILLIZIM EKSTREM

plotësisht në gjuhën shqipe. Kisha një çlirim dhe një prekje shpitërore. Për ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetër nuk më detyroi. Në këtë vendim unë isha vetë i zoti. Krishti nuk kërkoi prej meje se duhet ta ndërroja emrin dhe mbiemrin tim, as të kisha njdonjë petk të veçantë, as ndonjë imixh të veçantë, as për ta spiritualizuar këtë besim, por thjesht që jeta ime ta kënaqte Zotin dhe që zemra ime të shortohej për të, e as që të bëhesha katolik apo ortodoks, por që të isha ndjekës i tij personal, dishepull i tij. Kundërshtitë e besimit tim protestant Besimin tim fillova që ta shfaq së pari në kishën protestante në Prishtinë, e pastaj edhe në familjen time, dhe tek rrethi im më gjërë. Gjithëkund korrja reagime të ashpra në emër të disa parollave të mëdha. Më parapara për cilindo njeri apo ideologji që flisja nuk kishte reagime të tilla, as për Budën, as për Konfuçin, as për Platonin, as për Muhamedin, Abrahamin, as për Marksin, as për Leninin etj., por për Krishtin, kishte një averzion të madh. Kështu kuptova që në fillim luftën frymore, dritën nga errësira. Bibla thotë që terri dhe djalli e kundërshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota është gati që të marrë gjithçka që vjen nga vetvetja e saj. Kundërshtimet ishin, dhe vazhdojnë që të jenë edhe sot nga njerëz apo grupacione të ndryshme. Më kujtohet kur isha ftuar nga disa inspektorë serbë në bisedë informative lidhur me besimin dhe veprimtarinë time. Ata me ironizonin duke më thënë “ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh të vdisësh. Pse të intereson Krishti, ai është i yni, ju jeni me turq, me arabë. Dëgjoje atin tënd, dhe se krejt shqiptarët jeni myslimanë”. Policia serbe, disa herë më kishte marrë në pyetje dhe kishte kontrolluar banesën time, duke dyshuar se unë jam spiun i CIA-s, së bashku me të gjithë ungjillorët e Prishtinës. Madje në gazetën “Jedinstvo”, dhe “Politika”, po botohej në feton kundër nesh dhe lëvizjes ungjillore në Kosovë, kurse një “gazetar”, specialisht po për këtë temë shkroi një libër lidhur me ne, në dy vëllime, i quajtur “Ubij bliznog tvoga” . Po ashtu më kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanë shqiptarë, të cilët kishin dëgjuar për këtë, më ftuan në bisedë, dhe ata ishin të bindur se ne vërtetë ishim bashkëpunëtorë të CIA-s. Unë po u sqaroja se nuk është ashtu, ndërsa njëri prej tyre më thoshte “dashtë Zoti që të jeni, pse jo, dhe s’keni nevojë që të na tregoni”. Shumë të tjerë, nga shqiptarët, më thonin se ne kemi lidhje me shkiet. Katolikët na quanin si “laramana”, dhe se ne s’mund të ishim të krishterë pasi që nuk kishim lindur të tillë. Disa nga shokët e mi më quanin për të çmendur sepse po merresha me fe, me gjëra të kota. Intelektualët na quanin sektë, disa të tjerë se besimin e kam ndërruar për të holla. Ishte viti 1996, kur më thirri në hoxhë i rëndësishëm i Prishtinës në bisedë, dhe ai kërkonte prej meje botërisht që ta mohoj këtë besim, sepse sipas tij shumë veta myslimanë do ta marrin këtë besim. Jezusi ka paralajmëruar se për shkak të tij do të kemi persukutime dhe përjashtime. Unë jam i kënaqur dhe me paqe dhe me besim të sigurtë dhe aktiv duke përmbushur dy porositë e mëdha të Zotit Krisht: Duajeni Perëndinë me gjithë qenien tënde dhe duaje të afërmin tënd si vetveten si dhe të përhapim mbretërinë e Perëndisë tek çdo njeri. Edhe për kundërshtimet ndaj besimit duhet falënderuar Perëndia. Çfarë besimi do të ishte ai në qoftë se nuk do të kishte sprova të ndryshme. Zoti ju bekoftë!

15

Histori e vërtetë e një burri në George Street

E

gjithë kjo filloi disa vjet më parë në Kishën Baptiste në Crystal Palace në jug të Londrës. Shërbesa e së dielës ishte duke mbaruar, kur një burrë i cili ishte ulur mbrapa, çoi dorën dhe tha: “Me falni pastor, mund të ndaj një dëshmi të shkurtër?” Pastori pa orën dhe tha: “Ke tre minuta kohë”. Burri e filloi historinë e tij: “Sapo kam ardhur në këtë zonë. Më parë kam jetuar në Sidnei, Australi. Disa muaj më parë, duke shkuar për vizitë tek disa kushërinj po ecja në rrugën George Street. Një burrë i vogël i çuditshëm me flokë të bardhë doli nga dera e një dyqani, më la një broshurë në dorë dhe më tha: “Më falni zotëri, a jeni i shpëtuar? Nqs vdisni sonte a do të shkoni në parajsë? ”U shtanga nga këto fjalë. Kurrë më parë nuk më kishte pyetur njeri për këtë gjë. E falenderova atë me mirësjellje dhe gjatë gjithë rrugës për në Londër kjo gjë më bëri të mendoja thellë. Thirra një shok dhe falë Zotit ai ishte i Krishterë dhe më drejtoi te Krishti”. Baptistët i pëlqejnë dëshmi si këto. Të gjithë e duartrokiten dhe e mirëpritën në bashkësinë e tyre. Javën tjetër, Pastori baptist fluturoi drejt Adelaide, Australi dhe 10 ditë më vonë, gjatë një takimi në një kishë Baptiste në Adelaide, një grua shkoi tek ai për ti kërkuar disa këshilla. Ajo donte të dinte ku ishte ajo në lidhje me Krishtin. Ajo tha: “Kam jetuar në Sidnei, dhe rreth dy muaj më parë, isha duke vizituar disa miq, dhe po bleja disa gjëra në momentin e fundit në rrugën George Street. Një burrë i çuditshëm me flokë të bardha doli nga dera e një dyqani dhe më ofroi një broshurë duke më thënë: “Më falni zonjë, a jeni e shpëtuar, nqs vdisni sot, a do të shkoni në parajsë?” “Unë u bezdisa nga këto fjalë. Kur u ktheva në shtëpi nga Adelaide, e dija që një kishë Baptiste ndodhej një bllok më tutje shtëpisë sime. Njoha pastorin dhe ai më drejtoi për te Krishti. Kështu, po ju them se jam e Krishterë”. Tani pastori londinez ishte i shtangur. Ai kishte dëgjuar të njëjtën dëshmi dy herë në dy javë. Më pas ai shkoi për të predikuar në një kishë tjetër në Perth. Kur seritë e mësimeve të tij kishin mbaruar, plaku i kishës e ftoi për dreke, dhe ai e pyeti plakun e kishës se si ishte shpëtuar. “Jam rritur në këtë kishë që prej moshës 15 vjeç. Por asnjëherë nuk kisha marrë vendimin për të besuar dhe ndjekur Krishtin. Për shkat të aftësive të mia për biznes jam rritur në një ambient me influencë. Tre vjet më parë isha në një udhëtim pune në Sidnei. Një burrë i vogël, i padurueshëm dhe inatçi doli nga dera e një dyqani, më ofroi një broshurë fetare dhe mu drejtua me një pyetje: “Më

falni zotëri, a jeni i shpëtuar, nqs vdisni sot a do të shkoni në parajsë?” U mundova ti thosha se isha plak në një kishë Baptiste. Ai nuk donte të më dëgjonte. Po zieja nga zemërimi gjithë rrugës për në shtëpi, nga Sidney për në Perth. I tregova pastorit tim, duke menduar se nuk do ti vinte keq, dhe ai ishte dakort. Ai kishte qënë i shqetësuar për vite me radhë sepse e dinte që unë nuk kisha një marrëdhënie me Jezusin, dhe ai kishte të drejtë. Pastori me drejtoi te Jezusi vetëm tre vjet më parë.” Pastori londinez u kthye në shtëpi, dhe kur ishte duke folur në disa takime në Keswick, ai u ndal në këto tre dëshmi. Në fund të kësaj serie mësimesh, katër pastorë të moshuar u çuan dhe shpjeguan se edhe ata ishin shpëtuar 25 dhe 30 vjet më parë nëpërmjet të njëjtit njeri të vogël në rrugën George Street, i cili u kishte dhënë atyre broshurat dhe u kishte bërë të njëtën pyetje. Një javë më pas ai shkoi në një takim tjetër të ngjashëm në Karaibe tek disa misionarë. Ndau të njëjtat dëshmi. Në fund të takimit tre misionare dolën para dhe thanë se ishin shpëtuar 15 dhe 25 vjet më parë nga e njëjta dëshmi e atij burri të vogël dhe nga e njëjta pyetje në rrugën George Street në Sidney. Më pas ai shkoi në Atlanta, Georgia për të folur në kongresin e kapelaneve të flotës. Atje ai iu foli për tre ditë 1000 Kapelaneve detarë. Pas kësaj Kapelani i përgjithshëm e ftoi atë për dreke, kështu ai e pyeti Kapelanin se si ishte bërë i Krishterë. “Ishte e mrekullueshme. Isha caktuar në luftanijen e marinës dhe bëja një jetë të shthurur. Ishim duke u stërvitur në jug të Paqësorit dhe u futem ne portin e Sidneit për tu furnizuar. Unë isha i dehur tape, hipa në autobuzin e gabuar dhe zbrita në rrugën George Street. Sa zbrita nga autobusi, mendova se pashë një fantazmë ,nga mënyra se si ky burrë kërceu jashtë dhe më doli para, më la një broshurë në dorë dhe tha, “Luftëtar, a je i shpëtuar, nqs se vdes sonte a do të shkosh në parajsë?” Frika e Zotit më goditi menjëherë. U bëra menjëherë esëll, u ktheva me vrap te anija dhe fola me Kapelanin. Ai me drejtoi te Krishti. Shpejt fillova të prëgatitesha për shërbesë nën udhëheqjen e tij. Tani kam në ngarkim 1000 kapelanë që kanë aftësi të fitojnë shpritra të tjerë sot. Gjashtë muaj më vonë pastori nga Londra shkoi në një konferencë me 5 000 misionarë indianë në një zonë të largët të Indisë. Në fund Drejtuesi i Misjonit e ftoi atë në shtëpinë e tij të vogël për një vakt të thjeshtë. Ai e pyeti se si ai nga një Hindu kishte ardhur te Krishti. “Kam qënë në një pozicion mjaft të privilegjuar; Kam punuar në misionin diplomatik indian dhe kam udhëtuar në mbarë botën. Jam shumë i kënaqur që Krishti më ka falur dhe gjaku i tij ka pastruar mëkatet e mia. Do të vihesha shumë në siklet nqs njerëzit marrin vesh se ku isha futur unë. Në një nga këto shërbime diplomatike mu desh të shkoja në Sidney. Isha duke blerë disa gjëra në minutat e fundit, i ngarkuar me lodra dhe veshmbathje për fëmijët e mi. Po ecja në rrugën George Street, kur një burrë trupvogël, flokëbardhë dhe i sjellshëm më doli përpara dhe më ofroi një broshurë dhe më tha: “Më falni zotëri, a jeni i shpëtuar, nqs vdisni sonte a do të shkoni në parajsë?” E falenderova atë shumë, por e gjithë kjo më shqetësoi. U ktheva në qytetin tim dhe takova priftin tonë hindu. Ai nuk mundi të

më ndihmonte, por më këshilloi, që për të shuar kureshtjen, të shkoja të bisedoja me një misionar në fund të rrugës. Kjo ishte një këshillë e mirë sepse atë ditë misionari më drejtoi te Krishti. E lashë menjëherë hinduizmin dhe fillova të pregatitesha për shërbesë. U largova nga shërbimi diplomatik dhe ja ku jam sot, falë hirit të Zotit, në krye të gjithë këtyre misionarëve të cilët së bashku kanë drejtuar te Krishti 100 000 njerëz.” Tetë muaj më vonë ky pastor nga Londra po predikonte në Sidney. Ai pyeti pastorin në kishen lokale nqs njihte një burrë të moshuar me flokë të bardhë i cili shpërndante broshura në rrugën George Street. Ai u përgjigj, “Po, e njoh, ai quhet Zoti Jenner, megjithese nuk mendoj se e bën më këtë gjë sepse është shumë i dobët fizikisht dhe i moshuar.” Dy netë më vonë ata shkuan ëer ta takuar në apartamentin e tij të vogël. Trokitën në derë dhe një burrë i moshuar, i vogël dhe i dobët i përshëndeti. I ftoi ata për tu ulur dhe u pregatiti çaj. Ai ishte aq i pafuqishem saqë çaji iu derdh në pjatën e filxhalit sepse duart i dridheshin. Pastori londinez u ul afër tij dhe i tregoi gjithë këto të dhëna të tre vjetëve të fundit. Burrit trupvogël i rrodhën lotët nëpër faqe. Ai u tregoi atyre historinë e tij. “Isha caktuar në një luftanije australiane. Bëja një jetë të pamoralshme. Në momente krize I kam rënë me të vërtetë murit më kokë. Një nga kolegët e mi, të cilit ia kisha nxirë jetën, ishte aty për të më ndihmuar. Ai më drejtoi te Krishti dhe jeta ime ndryshoi 100 % brenda 24 orëve. I isha shumë mirënjohës Zotit; i premtova Zotit se do ta ndaja Jezusin me anë të një dëshmie të thjeshtë me të paktën 10 veta në ditë. Zoti më dha forcë dhe e bëra këtë gjë. Ndonjëhere isha sëmurë dhe nuk mund ta bëja, por i plotësova në ditët e tjera. Nuk isha mosbesues në atë që bëja. E kam bërë këtë gjë për më shumë se 40 vjet. Në moshën e pensionit, vendi më i mirë ishte rruga George Street, ku shihja qindra njerëz në ditë. Pata shumë refuzime, por shumë njerëz e morën broshurën me mirësjellje. Gjatë 40 vjetëve që kam bërë këtë punë, nuk kam degjuar për as edhe një njeri të vetëm që të ketë ardhur te Krishti përveçse sot.” Ju e kuptoni se ai ishte shumë i përkushtuar për të treguar mirënjohjen dhe dashurinë për Jezusin, për të bërë këtë gjë për 40 vjet pa parë asnjë rezultat. Ky njeri trupvogël, baptist,i thjeshtë dhe jo tërheqës dëshmoi te ndoshta 147 000 njerëz. Mendoj se Zoti po tregonte se pastori nga Londra ishte maja e majës së majës së një ajzbergu. Kush e di se sa shumë të tjerë janë arritur për Krishtin, duke bërë një punë shumë të madhe në fushën e misionit. Zoti Jenner vdiq dy javë më vonë. A mund ta imagjinoni shpërblimin kur ai shkoi në parajsë? Kam frikë se ai nuk u shfaq asnjëherë në Charisma Magasine, Kam frikë se nuk ka patur asnjë fotografi të tij apo shkrim në revistën Decision të Billi Graham. Asnjë tjetër, përveç një grupi të vogël në një kishë baptiste nuk e njihte Zotin Jenner, por po ju them se emri i tij ishte i famshën në parajse. Parajsa e njihte zotin Jenner, mund ta merrni me mend mirseardhjen, tapetin e kuq dhe fanfarën që ai mori kur shkoi në lavdi. Përktheu Beni Pango


Gazeta e Kishës Rreze Drite

16

NGA LEVIZJA PRO JETES DHE KUNDER ABORTIT, SHQIPERI

S

hume njerez mendojne se nuk ka jete ne nje femije te sapo ngjizur. Shume njerez mendojne se aborti mund te jete i pranueshem per shkak se foshnja eshte e paformuar, se aty nuk ka jete. Ne fakt aborti eshte baraz me nje vrasje, sepse qe nga momenti i ngjizjes aty ka jete, dhe te abortosh do te thote te pengosh zhvillimin dhe rritjen e nje femiju dhe ta vrasesh ate ne menyren me vrastare, pasi qe ai apo ajo eshte e pafuqishme te mbroj veteveten... Edhe pse ne fillim trupi mund te jete i patrajte ai nuk do te thote qe eshte i pajete! Faktet shkencore paraqesin zhvillimin e femijes ne disa faza qe mendoj se jane shume te rendesishme te lexohen. Shpresoj se ne do te kemi mundesi te vetedijesohemi dhe te ndikojme sadopak tek ato vajza, apo gra dhe burra qe tani me kane abortuar (vrare) nje apo me shume femije ... dhe te themi sebashku Stop Vrasjes se Femijeve te Palindur!

Javët 20 - 24 Foshnja akoma është shumë e vogël aq sa mund të mbahet në shpatullën e dorës tënde. Koka, krahët dhe këmbët janë të formuara në proporcion. Thonjtë e gishtave të këmbëve, vetullat, flokët kanë filluar të rriten dhe dhëmbët kanë filluar të formohen përbrenda. Trupi i bebes vishet me qime të buta që quhen lanugo, si dhe me një lëng të bardhë që quhet vernik. Gjatë kësaj periudhe nëna e ndjen fëmijën duke lëvizur.

Shtatzënia dhe Zhvillimi Tremujori i parë (Java 1 - 12)

Tremujori I tretë (Javët 28 - 40) Javët 28 - 40 Gjatë tremujorit të tretë, foshnja do të rritet dukshëm, Në fakt foshnja në këtë faze e dyfishon peshën e vet.

i

Fëmijës

Javët 4 - 10 Kjo është periudha me rrezikun më të madh për defektet e lindjes. Java 4 Dita 1 Organet embrionale të fëmijës janë duke u formuar. Javët 4 - 6 Fëmija është i vogël, ai është një embrion sa një fulterëz. Gjatë kësaj kohe, organet kryesore zhvillohen, të cilat janë shtylla kurrizore, zemra, aparati i tretjes si dhe sythet e këmbëve dhe të duarve. Javët 6 - 10 Foshnja peshon afërsisht 1/3 e një onsi (1 ons - 28.35 g) dhe është rritur afërsisht një e një e katërta e inçit (1 inç – 2,54 cm). Zemra fillon të rrah dhe krahët dhe duart fillojnë të zhvillojnë gishtat e tyre. Java 9 Dita 1 Organet kryesore tanimë janë formuar. Javët 8 - 12 Foshnja është rritur rreth 2 – 3.5 inç dhe peshon 0.014 kg. Foshnja është në gjendje të hapë dhe mbyll gojën e vet dhe të kthej kokën e vet, si dhe të gjuaj me këmbë. Organet e tjera janë duke u formuar, përfshirë këtu edhe organet e reproduktimit. Megjithatë, në këtë fazë akoma është e vështirë të përcaktohet gjinia. Tremujori i dytë (Javët 13 - 27) Pas Javës 12 Rreziku për abort spontan zvogëlohet diku pas javës 12. Javët 16 - 20 Foshnja do të rritet shumë shpejtë mes javëve 16 – 20 dhe tani mund të dallohet edhe gjinia e fëmijës. Në këtë faze kanë filluar të rriten qerpikët dhe thonjtë e gishtave të duarve. Edhe pse kordat vokale janë të formuara, foshnja akoma nuk mund të qajë. Fëmija ushqehet me anë të placentës. Fëmija fillon të gëlltis lëngun amniotic dhe tani mund të urinoj dhe të formoj “të madhen” në zorrë. Gjuha e tij fillon të punoj dhe foshnja mund të fillojë të thith ngadalë.

Pas javës 22 Nëse foshnja është e parakohshme dhe lind diku pas javës 22-të, ka mundësi të mbijetojë nën kujdes intensiv. Javët 24 - 28 Foshnja mund t’i hapë sytë në këtë faze, thonjtë e gishtave të duarve dhe këmbëve kanë marrë formë unike, ndërkaq qerpikët fillojnë të ndahen.

Javët 28 - 32 Të pamurit e foshnjës zhvillohet dhe veshët e tij/saj janë në gjendje që të kapin zërat. Nëse një dritë lëshohet drejt barkun të foshnjës, ajo do të reagoj ndaj saj. Foshnja gjithashtu mund ta ndjej rrahjen e zemrës së nënës. Foshnja e njeh zërin e nënës dhe fillon të pëlqej disa lloje të ndryshme të muzikës. Javët 32 - 36 Kjo është periudha kur foshnja rritet shumë dhe sidomos pjesa e trurit. Ndërkaq mushkëritë janë akoma në zhvillim e sipër. Javët 36 - 40 Foshnja tani është ngjyrë rozë, e ka lëkurën e butë dhe mund të peshojë prej gjashtë në nëntë pound, dhe është në pritje të paraqitjes së tij/saj para botës! Java 40 Foshnja duhet të lind në javën e 40.

PRO JETES

M

iliona femijeve u mohohet e drejta per te jetuar, pasi vriten me ane te abortimit. Shoqeria njerezore nuk mund te quhet vertete njerezore nese vazhdon te toleroje kete kasaphane barabare te te pafajshmeve. Ligjerimi i abortit sot trumbetohet si arritje ne fushen e te drejtave te lirive te gruas, por pak flitet (ose aspak) mbi te drejten e cdo krijese njerezore per te jetuar. Foshnja e palindur eshte qenia me e dobet, delikate, e pafajshme dhe e paafte per tu vetembrojtur, ndaj meriton te mbrohjet nga te rriturit, qofte edhe me sakrifica. Libri vjetor i Statistikave 1993-2001 e raporton numrin e aborteve ne 31 622 ne vitin 1993 dhe 17 125 ne vitin 2001. Megjithate ne te gjithe e dime se ne Shqiperi behen shume aborte te pa nevojshme nen pretekstin e rrethanave te veshtira ose rrezikut per shendetin e nenes. Ne kundershtim me ligjin shqiptar per disa vajza aborti eshte metoda e tyre per kontrollin e lindjeve (perkundrejt perdorimit te ilaceve, prezervativeve dhe Masave te tjera mbrojtese). Ato thone se eshte ‘ e drejta e tyre te zgjedhin’ nese femija do te linde apo jo.

Ligji Shqiptar thote: “Ligji garanton respektimin e cdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes”. - Kjo ngre nje pyetje shume te rendesishme, “Kur fillon Jeta?” Keshilluesit Mjekesore tregojne se qeniet njerezore jane te perbere prej 46 kromozoneve (elemente te ADN). Veza e femres gati per fekondim permban 23 nga keto kromozone, dhe po ashtu sperma e mashkullit. Kur ato bashkohen ne momentin e ngjizjes jane te pranishem 46 kromozomet ashtu sic mund te gjehen ne njerezit e rritur. Kjo tregon shume qarte se ne momentin e ngjizjes krijohet nje person i tere dhe i ri. Per me teper seksi i femijes dhe te gjitha karakteristikat e tjera unike vendosen ne ate moment. J.M. Beazley, nje konsulent per grate shtatzena, shprehet: “Jeta nuk fillon me lindjen. Kur lindim ne tashme jemi nente muajsh...” Ti je duke e lexuar kete sepse Nena jote nuk te Abortoi. Aborti eshte i vetem rast kur nje femije paguan me jeten e tij per mekatin e prindit

LLOJET E NJE ABORTIMI

1) Aborti me ane te zgjerimit dhe krruajtjes -Ne kete proces qafa e mitres se gruas hapet duke u terhequr per abortin dhe femija pritet nga nje thike me maje te perdredhur qe quhet kruajtese. Per tu siguruar qe asnje pjese e Bebit te mos mbetet ne barkun e nenes gje e cila mund te shkaktoje nje infeksion, infermierja duhet te shtrije pjeset e nxjerra mbi nje tavoline dhe te ‹rindertoje› femijen qe ka hequr. Ky nuk eshte nje operacion i bute! Eshte nje ajt i dhunshem! 2) Aborti me thithje me aspirator -Edhe ne kete proces perseri mitra hapet per abortin dhe pastaj vendoset nje tub plastik me maja te mprehta kirurgjikale prane zones se hapur. Pastaj pjesa e mprehte me maje perdoret per te prere femijen ne pjese shume te vogla qe te mund te kalojne nepermjet tubit dhe drejte e ne nje ene qelqi per kete pune. Kjo eshte ndoshta forma me e zakonshme e abortit. Femijet deri 12 javesh abortohen ne kete menyre. 3) Aborti me histerotomi -Kjo eshte nje procedure e ngjashme me ate te nje operacioni cezarian per lindjet. Barku i nenes cahet per tu hapur dhe femija hiqet si nje lindje normale me operacion cezarian. Femijet qe jane afer kohes se lindjes hiqen ne kete menyre. Sipas ligjit britanik qe lind i gjalle ne kete menyre duhet te mbrohet. Prandaj, kirurget paralojmereojne doktoret e tjere qe bejne kete lloj operacioni te sigurohen qe femije te vdese me pare ne bark duke prere korden e kerthizes, keshtu qe mund te mbrojne vete nga veprimet ligjore. 4) Aborti me helmim - Ne kete procedure behte nje injeksion ne masen e fetusit duke e vdekur femijen prej helemimit. Kjo metode perdoret pas 16 javesh! Thuhet se femijes i duhet nje ore te vdese, dhe pastaj pas 24 oresh nena shkon me dhimbjet e lindjes per te nxjerre nje nje femije te vdekur. Nje perdorim i ngjashem eshte perdorimi i pilulave vdekjeprures qe vdesin femijen. Tani kur nje grua flet per ‹te drejten per te zgjedhur› pervec zgjedhjes per ta mbajtur femijen, keto jane ato zgjedhje qe ka perpara saj per te bere. Aborti eshte quajtur ‹holokausti i heshtur›. Jane vrare me shume bebe nga abortimet se sa jane vrare njerez nga Hitleri.

23 Gusht 2012

Kështu thotë Zoti që të ka bërë dhe të ka formuar që në barkun e nënës

Isaia 44:2 Pasojat e nje Abortimi Sa here kryhet nje abort, prinderit e foshnjes se vrare e ndiejne zbrazetine e madhe qe le humbja e femijes. Rrjedhojat fizike dhe shpirterore te abortit te provokuar jane te temerrshme. Nder pasojat fizike mund te permendim: - Demtimin e pakthyeshem te mitres - Vdekjen nga Hemoragjia - Lendimin e organeve te tjera (Zorreve, Stomakut, Gypat Oriviale, etj..) - Sterilitetin (pamundesine per te patur femije) - Helmimin e gjakut - Tromboembolite (mpiksjen e gjakut ne vena) - Prishjen e ciklit menstrual - Paraqitjen e shtatzanive jashte mitres - Shtimin e mundesive per aborte spontane - Rritjen e jashtezakonshme per shfaqjen e kancerit te gjirit - Prirjen per lindje te parakohshme ose te vonuar - Atonine e mitres - Pamjaftueshmerine e plancentes - Rritjen e vdekshmerise perinitale.. Jane me mijera femra qe vdesin si pasoje e aborteve te ligjshem dhe te paligjshem, por mjeket nuk i bejne publike shkaqet e vdekjeve.

PASOJAT PSIKOLOGJIKE JANE:

- Depresionin - Ndjenjen e fajit - Keqardhjen - Pagjumesine dhe endrrat e frikeshme - Frustracionet - Humbjen e veterespektit - Veterenimet psikike - Ftohjen emotive - Pesimizmin - Ftohjen seksuale - Rrenimin e marredhenieve familajre ose ne cift - Simptomat e skizofrenise - Psikozat - Humbjen e kujteses - Veshtiresite ne perqendrim - Humbjen e interesave dhe deshiren per te jetuar - Shfaqjen e veseve - Prirjen per te qare shpesh - Renmien e rendimentit ne pune - Pengesat ne komunikim Cdo individ e perjeton traumen e abortit ne menyre te vecante, por askush nuk e kalon pa vuajtur. Flitet per gra, te cilat degjojne rrugeve te qarat e femijeve te tyre te masakruar, apo shohin shpirtrat e tyre, qe u thone: «Nene, pse me vrave?» Pasaojat perjetojne edhe mjeket... Eshte i njohur rasti i gjinekologut gjenovez, qe praktikonte aborte, i cili vdiq i vetevrare. Dhimbjen morale te dhunes se abortit, ne menyre indirekte, e vuan gjithe shoqeria.


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

17

UNË BESOJ TE JEZUSI, POR SI MUND TA DI QË JAM I SHPËTUAR? K

ur ju pranoni Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj diçka madhështore ndodh. Ju shpëtoheni! Ju kaloni nga pushteti i errësirës në mbretërinë e Birit të Perëndisë. Ju s’jeni më fëmijë i Satanit, por bëheni pjesë e familjes së Perëndisë. Vetë Perëndia bëhet Ati juaj dhe ju fëmija i Tij. A s’është kjo e mrekullueshme?

dashuria e Perëndisë në zemrat tona vlon shumë më fort dhe triumfon. Lind pyetja; a është e mundur që një i krishterë të ketë mendime urrejtje në mendje, por dashuri në zemër? Po, patjetër! Sepse rilindja ka ndodhur në zemër (në frymë), dhe jo në mendje. Megjithëse zemra jonë është bërë e re në shpëtim, ne vazhdojmë të kemi të njëjtën mendje që kishim para shpëtimit. Fryma e Shenjtë banon në zemrën tonë dhe jo në mendjen tonë. Ne e përdorim mendjen tonë, por nuk udhëhiqemi nga ajo. Ne, si të krishterë, udhëhiqemi nga zemra jonë, dhe jo nga mendja. Ne dëgjojmë Frymën e Shenjtë brenda ne zemrën tonë. Ne drejtohemi nga dashuria e Perëndisë që ka ardhur e plotë brenda nesh. Ndaj duam. Ndaj japim. Ndaj ndihmojmë. Ne duhet ta ripërtërijmë mendjen tonë me Fjalën e Perëndisë, që ajo të fillojë të mendojë mendime dashurie dhe të bjerë dakort me dëshirat e dashurisë që janë në zemrën tonë.

Por a jeni i sigurt që jeni i shpëtuar nga mëkati dhe gjykimi? Sa e vërtetë është kjo për ju? Si mund ta dini pa dyshuar që jeni fëmijë i Atit qiellor? Babai juaj qiellor e kupton që ju keni nevojë për siguri. Ai do që ju ta dini të vërtetën dhe ta besoni pa dyshuar. Prandaj, në dashurinë e Tij, Ai i jep sigurinë e shpëtimit zemrës tuaj përmes këtyre tri mënyrave: 1. FJALA E SHKRUAR E ZOTIT E VËRTETON. Nëse ke pranuar Jezusin si Zotin tënd personal, atëherë Shkrimi i Shenjtë të siguron që jeta e përjetshme është trashëgimia jote! Fjala e Shkruar e Perëndisë është autoriteti më i lartë që na tregon cili ështe vullneti i Zotit dhe rrjedhimisht çfarë ne duhet të besojmë. Vetë Jezusi i tha Atit: “Fjala jote është e vërteta!” (Gj 17:17). Atëherë ky është lajm i mirë, sepse është vetë Fjala e Zotit që na thotë “Ai, që ka Birin, ka jetën”. “Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e Tij. Ai, që ka Birin, ka jetën.” (1 Gjonit 5:11-12) “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” (Romakëve 10:9) “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16) Ne dimë se jemi shpëtuar, sepse e kemi pranuar dhe pohuar Jezus Krishtin si Zotin tonë. Ne mjafton të sigurohemi që kemi vendosur besimin në Birin e Perëndisë dhe që Jezusi është në zemrën tonë, sepse besimi është dera e hapur që dhurata e shpëtimit të hyjë në jetën tonë. Kushdo që beson në Jezusin është i shpëtuar. Vetë Perëndia ta jep sigurinë dhe ta vërteton që ti ta dish mirë që je i shpëtuar. Kjo është diçka që Perëndia ynë e bën për ne. A banon Jezusi në ty? Nëse po, atëherë sipas Biblës, ti ke jetën e përjetshme dhe je i shpëtuar! 2. FRYMA E SHENJTË DËSHMON BRENDA NESH. Ati ynë qiellor është një Baba i mrekullueshëm. Ai nuk të lë në errësirë, por të nxjerr në dritë, sepse do që ti ta dish cila është e vërteta. Kur Jezusi ishte me dishepujt, Ai ishte mësuesi i tyre, ndihma, ngushëllimi dhe forca e

Gjoni na thotë që dashuria që kemi për vëllezërit, është prova e nevojshme që na vërteton që tashmë kemi kaluar nga vdekja në jetë. A s’prodhon kjo gëzim dhe paqe në zemrën tonë? Sepse Mbretëria e Perëndisë në të të cilën ne jetojmë është drejtësia, gëzimi dhe paqja në Frymën e Shenjtë! tyre. Prania dhe fjalët e Jezusit ishin siguria e tyre.

qartë dhe të mos kesh dyshime në zemrën tënde që tashmë je fëmijë i Perëndisë.

Por Jezusi nuk do të rrinte gjithmonë me ta. Para kryqëzimit, Ai u tha dishepujve, që do të largohej, por nuk do t’i linte vetëm. Ai do t’u dërgonte Dikë tjetër, që do të ishte njëlloj si Jezusi për ta, sepse do të vazhdonte të bënte të njëjtat gjëra që Jezusi bënte për dishepujt. Ky ishte Fryma e Shenjtë. Kur Fryma erdhi, bëri të njëjtat gjëra për dishepujt që Jezusi bënte. Fryma i ngushëlloi dishepujt, i udhëhoqi në çdo të vërtetë, u mësoi çdo gjë, u kujtoi gjërat që Jezusi kishte thënë. Ndryshe nga Jezusi, Fryma e Shenjtë jo vetëm që qëndroi gjithmonë me dishepujt, por Ai banoi dhe jetoi brenda tyre.

3. SEPSE I DUAM VËLLEZËRIT. Eshtë e natyrshme për një besimtar të rilindur t’i dojë vëllezërit. Për shkak se ne jemi bërë krijesa të reja, tashmë kemi një natyrë të re. Ne jemi fëmijë të Perëndisë që i ngjajmë Atit tonë qiellor. Ne kemi natyrën e Tij dhe dëshirat e Tij në zemrën tonë të rilindur. A nuk thotë Romakëve 5: 5 që “dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë”? Halleluja! Lavdi Zotit tonë që na bëri si Vetja! Tani ne i ngjajmë Atij. Ai na mbushi me Veten e Tij që ne të jetojmë si Ai. Na dha të njëjtën dashuri që Ai ka në zemrën e Tij, që të veprojë në zemrën tonë duke dashur përmes nesh. Tani që ne kemi të njëjtën dashuri në zemrën tonë, ne mund të ecim si Ai, të duam si Ai, të japim si Ai, të sakrifikojmë si Ai. Sepse s’jemi më “ne” që jetojmë, por Krishti në ne!

Kjo po ndodh edhe sot në mbarë botën brenda çdo besimtari të rilindur. Kur Jezusi ishte me dishepujt ai u jepte sigurinë që Perëndia ishte me ta. Kurse tani është shërbesa e Frymës së Shenjtë që të na vërtetojë dhe të na japë sigurinë që Perëndia është Babai ynë dhe ne jemi fëmijë të Tij. Lavdi Perëndisë për Frymën e Tij! Ai, që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete (1 Gjonit 5:10) Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë (Romakëve 8:16) Kur vjen Fryma e Perëndisë në jetën tënde? Ai vjen të banojë brenda teje ditën kur ti pranon Jezusin si Shpëtimtar. Njëra nga shumë gjërat që Ai bën është që të dëshmojë dhe të të japë sigurinë e brendshme që ti ta dish

Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. (1 Gjonit 3:14) Nëse dikush nuk i do vëllezërit dhe motrat thellësisht në zemrën e tij, por është i mbushur vazhdimisht me urrejtje dhe nuk i vjen aspak keq për këtë, është për t’u dyshuar fakti nëse ai është vërtet i shpëtuar apo jo. Ai duhet të rishohë për kë po jeton dhe me çfarë është i mbushur! Por për një fëmijë të rilindur të Perëndisë është ndryshe; madje edhe kur mendja jonë mendon mendime zemërimi apo urrejtje,

Dhe është pikërisht “sepse i duam vëllezërit” që “ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë”. Vini re dhe një herë vargun: Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. (1 Gjonit 3:14) a) Në këtë varg nuk shkruhet që “ne mendojmë se” apo “neve na kanë thënë”, por shkruhet që “ne e dimë”. Kjo është siguri! Pra, ne E DIMË me siguri që kemi kaluar nga vdekja në jetë. b) Gjithashtu, Gjoni nuk thotë që ne “mund të kalojmë nga vdekja në jetë” apo “kemi mundësi” të kalojmë nga vdekja në jetë. Ai thotë thjesht, saktë dhe qartë që “ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë”. Pra, flitet për një shpëtim të sigurt, për një kalim një herë e mirë nga vdekja frymërore në jetën e Perëndisë. c) Dhe e treta; vini re kohën kur ndodh kalimi nga vdekja në jetë? A po flet Gjoni për të ardhmen? A po thotë që në një moment të caktuar në të ardhmen do të kalojmë nga vdekja në jetë. Jo! Gjoni sqaron që kalimi nga vdekja në jetë është diçka e të shkuarës. Eshtë dicka që tashmë ka ndodhur. Sepse ai thotë që tashmë ne “kemi kaluar nga vdekja në jetë”. Pra, tashmë është një fakt. Tashmë ka ndodhur që ne kemi kaluar nga vdekja në jetë. Kur? Ditën që pranuam Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Halleluja! Lavdi Perëndisë! Nga Mirgen Dhima


18

Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

Largohuni nga faraoni dhe luftojeni Goliatin!

P

as kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë””. Por Faraoni u përgjigj: “Kush është Zoti që unë duhet t`i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë”. - Eksodi 5:1-2 “Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut. Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve. Filistejtë ndodheshin në mal nga një anë dhe Izraeli ishte në mal nga ana tjetër, dhe midis tyre ndodhej lugina. Nga kampi i Filistejve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë. Pastaj Filisteu shtoi: “Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: “Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!”. Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe. Davidi i tha Saulit: “Asnjeri të mos ligështohet për shkak të tij! Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë Filiste”. Pastaj Filisteu i tha Davidit: “Eja këtu, dhe unë do t`ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave”. Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: “Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer. - 1 Samuelit 17:1-4; 10-11; 32; 44-45 Qëllimi i armikut është të ndalojë popullin e Perendisë, juve personalisht, që t’i shërbeni Perëndisë dhe që t’ua bëjë jetën e tyre personale të vështirë dhe të nxirë nëpërmjet kurtheve të tij. Që të dyja këto qëllime janë të zbuluara tek të dy personat: Faraoni dhe Goliati. Faraoni i ndaloi dhe i pengoi njerëzit e Perëndisë që ta adhuronin Perëndinë pasi iu tha nga Moisiu dhe Aroni, “Zoti thotë, Lëre popullin Tim të shkojë”, dhe nga ana tjetër Goliati (fryma e përbuzjes, dhe e mpakjes, dhe e talljes) përpiqej që të shpërndante frikë

dhe terror në mes të popullit të Perëndisë. Perëndia dëshiron që t’i bekojë njerëzit e Tij me jetë të plotë dhe të gëzueshme, të përshkruara këto me mundësinë që t’i shërbejnë Atij (të pasurit kohë, dhe të qënit të lirë për t’i shërbyer Atij në jetën e tyre) dhe të qënit të lirë për ta gëzuar jetën e tyre këtu në tokë pa qenë të mpakur dhe zemërlëshuar nga gjigandët e borxheve, të sëmundjes, martesës së palumtur, ëndrrave të parealizuara, dhe nga çdo frymë tjetër që u shkakton palumturi. Është vullneti i Perëndisë që të lutemi për lirinië dhe të kemi mundësinë që të gëzojmë bekimin e Tij. Çfarë të pengon që t’i shërbesh Perëndisë me dhuntinë tënde? Në çfarë situate ndodhesh? Çfarë të bën të stepesh dhe të kesh frikë? Çfarë të bën të kujtosh se je “një krimb, dhe kurrë nuk do të jesh i suksesshëm apo i lumtur”? A ka ndonjë gjigand mosfaljeje në jetën tënde, apo gjigand frike se e ardhmja jote “do të jetë skëterrë”? Tani është koha që të luteni për veten tuaj, familjen dhe popullin e Perëndisë, për konfrontimin e faraonëve në jetën tuaj, për mposhtjen e gjigandëve në jetën tuaj në Emrin e Perëndisë tonë. Jini të lirë në Emrin e Çmuar të Jezusit! I thoni faraonit të largohet nga jeta juaj. I thoni Goliatit që jeni të Perëndisë dhe që shkoni para tij në Emrin e Jezusit, pavarësisht madhësisë apo armaturës së tij. Është koha për liri. Liri për t’i shërbyer Perëndisë, dhe liri për të gëzuar lumturi personale në jetën e përditshme. Lutuni! Lutuni! Lutuni! Lutuni për ëndrrën e Perëndisë në jetën tuaj! Fryma e faraonit, ajo e pengesës për t’i shërbyer Zotit, ajo frymë që ju mban larg shërbimit, dhe e gjigandit të madh, ajo frymë mpakjeje dhe pashpresshmërie duhet të largohen nga jeta jonë në Emrin e Jezusit. Ne vijnë kundër tyre sot në Emrin e Jezusit. Ne e pretendojmë këtë liri në Emrin e Çmuar të Jezusit, si e drejta jonë për ta pasur, dhe si dëshira dhe vullneti i Perëndisë që pret të realizohet në jetën tonë! Dhe ne e dimë që nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të Tij, e kemi tashmë. Amen! Nga Arjan Bilo

Pritja në Zotin

U

në e PRITA Zotin” thotë Davidi. “Ata që PRESIN Zotin do të ripërtërijnë forcat e tyre... thotë profeti Isaia. Shumë nga besimtarët e ditëve të sotme janë të mendimit se pritja është diçka në dorën e Zotit dhe nuk kërkohet asgjë nga ana e tyre. Ata thonë, “Nëse Zoti do ta bëjë, mirë, nëse jo, nuk ka problem!”” Nuk mendoj se kjo ishte logjika e Davidit dhe Profetit Isaia kur shprehen për pritjen në Zotin. Ata po flasin për ripërtëritje në Zotin kur e presin. ATA KANË BESIM SE NJË DITË ZOTI DO TA REALIZOJË LUTJEN E TYRE. Por përsëri është më lehtë të thuash: “Unë shpresoj tek Ti, o Perëndi,” sesa “Unë besoj se do ta bësh për mua, o Perëndi, dhe do të pres që ta realizosh!” Pritja në Perëndinë nuk është një pritje e pasigurtë, po ose jo, por një pritje e sigurtë për të parë realizimin e lutjes, dhe plotësimin e nevojës. Sipas Fjalës dhe premtimeve të saj, një besimtar duhet të presë për “kur do të ndodhë”, dhe jo “nëse do të ndodhë apo jo”. Dhe ne besojmë që Zoti do ta realizojë në kohën e duhur dhe AI ËSHTË GJITHMONË NË KOHË! Bëni si unë... unë e kam provuar besimin tim. Kam ardhur në një pikë që nuk ka rrugë tjetër përveçse të jetosh në besim dhe të presësh Zotin, në atë se KUR do ta realizojë. Dhe kam parë që ky lloj besimi nderohet nga Perëndia. “Besimi” që thotë “unë do të lutem dhe do të shoh nëse Zoti do ta realizojë” është një mbulesë e mosbesimit tonë. Ne duhet të vijmë në pikën kur themi me siguri që “Perëndia im, nuk do të më lërë, nuk do të më braktisë!” Gjithçka është në sigurinë që Ai është Perëndia yt dhe Ti je biri/bija e Tij. Gjithçka ndodhet në atë marrëdhënie ku Zoti të thërret me përemrin “IM”, dhe kur ti mësohesh ta thërrasësh me përemrin “Im”. Lexoni psalmet, dhe shikoni që sa herë Davidi përmend PRTJEN, ka sigurinë që Zoti ka për të vepruar në favor të tij, dhe jo thjesht një fjalë fetare, dhe shikoni që e përmend

PRITJEN pasi Zoti ka vepruar. UNË E PRITA ZOTIN ME DURIM... Provojeni besimin tuaj. A është funksionant? Luftoni si unë, që besimi të mos i ngjajë njerëzëve të kesaj bote që nuk kanë asnjë siguri. Shikoni tek Ati me siguri, dhe thirreni ATË si personin më të çmuar që keni dhe lëreni që t’ju thërrasë si zotërimin e TIj. Këto ditë, Zoti më ka dhënë imazhin e një babai që kishte 4 bij. Ata kishin një marrëdhënie familjare. Uleshin për të ngrënë bukë bashkë, loznin bashkë, bënin çdo gjë bashkë dhe kënaqeshin. Por vetëm një prej tyre guxonte dhe i shkonte babait në zyrën e tij personale, për t’i folur, për gjëra serioze, për gjëra personale, për dyshimet, frikërat, të ardhmen. Ky djalë, synonte më shumë se jeta e zakonshme familjare. Ai synonte intimitetin personal, mbi atë kolektiv. Dhomën e fshehtë, më tepër sesa bahçen dhe kuzhinën. Kisha e Zotit është vendi ku ne bëjmë çdo gjë bashkë me Zotin, por froni i Tij është vendi i Tij personal. Dhoma e Tij e fshehtë. Vendi ku Jezusi na tha që nëse shkojmë aty, Ai do të na e shpërbejë publikisht. Dhe biri i shëmbëlltyrës i ngjan besimtarëve që merren me gjithçfarë aktivitetesh por nuk harrojnë të shkojnë tek Ati me guxim, duke trokitur, duke ardhur me kokën ulur dhe me droje të shenjtë, duke i folur pak dhe duke dlëgjuar shumë, duke ndjerë zërin e ëmbël dhe të dashur, duke ndjerë buzëqeshjen e Tij, duke ndjerë sigurinë e përjetshme, dhe lirinë për të mbështetur kokën tek dorezat e fronit. Zoti po më tregonte që ky lloj besimtari dhe biri duhet të jem. Dhe asgjë nuk të ndalë lutjet e mia të plotësohen, dhe jo vetëm kaq... jeta ime e besimit do të kthehet në një zakon qiellor, në një realitet të gjallë, kur dyshimi nuk gjen vend, ku frika nuk ka vend, dhe ku dashuria përsoset dhe hedh tutje çdo papërsosmëri midis meje dhe Atit. Atëherë pritja do të ketë kuptim, dhe lutjet do të marrin përgjijge. Amen! Nga Arjan Bilo


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

Sepse Ai Vetë e ka thëne Sepse Ai Vetë ka thënë!

K

ur isha në shkollë fillore, shpesh dëgjoja mësuesin të thoshte, ‘Shshsh, mos bëni zhurmë’, Por zhurma vazhdonte. Mësuesi pastaj do të thoshte, ‘Ore Beni, mos bëj zhurmë more djalë’. Por zhurma përsëri do të vazhdonte. Beni ndalonte së bëri zhurmë, por klasa do të vazhdonte. Pastaj mësuesi do të thoshte, ‘Mos bëni zhurmë, këtë që po ia them Benit, po jua them të gjithëve!’ Pastaj e gjithë klasa do të binte në qetësi.

Kjo histori më kujton premtimet e Perëndisë. A janë ato vetëm për një individ të caktuar, apo për të gjithë ata që besojnë? Kur të gjithë kanë nevojë për fjalën e bekuar në situatën në të cilën ndodhen, a është ajo fjalë vetëm për disa, apo për të gjithë “klasën” e Zotit? Sepse ne jemi klasa e Zotit. Ja çfarë thotë Fjala e Zotit: “...jini të kënaqur me gjërat që keni. SEPSE AI VETË KA THËNË, “Unë kurrë nuk do të të lë, kurrë nuk do të të braktis! Kështu që mund të themi me plot guxim: “Zoti është Ndihma ime, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?” (perifrazim) - Hebrenjtë 13:5-6. Dy premtime. Njëri dhënë bijve të Izraelit dhe Jozueut, pasardhësit të Moisiut, dhe tjetri kënduar nga Davidi në psalmin 27. Dhe nëse fjala do të ndalonte këtu do të kishim çdo arsye të thoshim ‘këto premtime janë vetëm për ata individë.’ Por fjala nuk ndalon këtu, por ka përfshirë në premtimet e saj të gjithë besimtarët në Jezus Krishtin, besimtarë të të gjitha kohërave. kombi, dhe gjuhe.

SEPSE AI VETË KA THENË! Kur Perëndia thotë diçka, ua thotë të gjithëve. Kështu që të gjithë të përjetojnë lirinë e Tij dhe të bekohen. Këtyre besimtarëve tek libri i Hebrenjve u ishte thënë të kishin shpresë në TË NJËJTAT premtime që iu ishin dhënë Izraelit dhe që u kënduan nga Davidi. Iu tha që t’i bënin PERSONALE.

SEPSE VETË AI KA THËNË! Pikë! Nëse është Perëndia juaj, dhe nëse ju jeni klasa dhe familja e Tij, atëherë Ai po ju flet juve. Çdo rrethanë në jetën tënde është e denjë për këshillën e Perëndisë, për premtimin e Tij, të punojë dhe të ndryshojë situatën tënde, me anë të besimit. Pse? SEPSE FJALA ËSHTË JETË! Fjala e Jezusit është frymë dhe jetë!

“Vendoseni zemrën tuaj në të gjithë fjalët që ju dëshmova sot midis jush, të cilat do t’ua urdhëroni fëmijëve tuaj që ata me kujdes t’i zbatojnë të gjitha fjalët e këtij ligji. Kjo nuk është diçka e kotë për ju, POR ËSHTË JETA JUAJ, dhe ME ANË TË KËSAJ FJALE do të zgjasni ditët tuaja në tokën që do të pushtoni përtej Jordanit” (perifrazim) - Ligji i Përtërirë 32:46-47) “Është fryma që jep jetë. Mishi nuk vlen asgjë. FJALËT që po ju flas janë frymë dhe JANË JETË” - (perifraziim) - Gjoni 6:63 Ne nuk jemi të ndarë nga jeta e Perëndisë si më parë, por të përfshirë në premtimet e Tij të cilat janë jetë për të gjithë ata që i duan dhe i besojnë. Amen. Nga Arjan Bilo

19

Sociale

LOPA KËRKON NJË FAMILJE Kisha Rreze Drite dhe partneret e saj ka dhurruar per nje familje ne nevoje ne fshatin Ballagat te Lushnjes nje donacion per projektin: LOPA KERKON NJE FAMILJE..


20

Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

EMRI I JEZUSIT U BË I MADH

(Pjesa 1)

Emri i Jezusit u bë i madh me anë të trashëgimisë

(Shkëputur nga pjesa e parë e Kapitullit “Emri i Jezusit u bë i madh” nga libri “Në Emër të Jezusit” i autorit Edmond Lamnica)

D

lakuriq dhe u fsheha” Mëkati na ndan nga Perëndia dhe kjo gjë ndodhi me Adamin në momentin që ai mëkatoi. Ai u nda nga Perëndia dhe natyra e tij frymërore ndryshoi. A vdiq Jezusi frymërisht? Shkrimet tregojnë që po. Jezusi provoi vdekjen (Heb. 2:9), provoi ndarjen nga Perëndia për secilin prej nesh, me qëllim që ne të rifutemi në marrëdhënie me Perëndinë. Ai vdiq me vdekjen tonë, me qëllim që ne të jetojmë me jetën e tij. Sipas Romakëve 8:29 Jezusi ishte personi i parë që u rilind. Kjo do të thotë se Jezusi nuk vdiq vetëm fizikisht, por edhe frymërisht. 2 Korintasve 5:21 “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të” Krishti nuk mëkatoi, ai u bë mëkat për ne dhe mori mbi vete pagën e mëkatit që është vdekja. Vini re se ai u bë mëkat dhe jo mëkatar. Mëkatari e kryen mëkatin, ndërsa Jezusi e mori mëkatin mbi vete. Mëkati, më tepër se akt fizik është akt frymëror. Jezusi tha “nga zemra dalin…..” (Mt. 15:19). Ai u bë çfarë ne ishim, që ne të bëhemi çfarë ishte ai. Bibla thotë se ai shkoi në ferr dhe ferri është vendi ku shkojnë ata që kanë vdekur frymërisht.

isa botime të tjera në lidhje me këtë temë e kanë trajtuar subjektin se si Emri i Jezusit u bë i madh. Këto botime bien dakort që Jezusi mori një Emër të madh me anë të trashëgimisë, akordimit dhe mposhtjes. Disa njerëz kanë një emër të madh për shkak se e trashëgojnë nga një familje me emër. Për shembull, kur dikush lind në një familje mbretërore, e merr emrin për shkak të trashëgimisë së familjes. Disa njerëzve u akordohet, u jepet një emër i madh nga të tjerët për shkak të arritjeve të tyre. Disa të tjerë kanë një emër të madh për shkak se kanë mposhtur kundërshtarët dhe armiqtë e tyre. Duke pasur këto gjëra në mendje kam mbledhur disa vargje biblike që i mbështesin këto tre arsye se si Emri i Jezusit u bë i madh. Më lejoni t’jua tregoj biblikisht. Me anë të trashëgimisë Jezusi mori një emër të madh sepse është Biri i Perëndisë. Ai e trashëgoi këtë emër nga familja të cilës i përket.

Hebrenjve 1:1- 4 1. Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, 2. së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. 3. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta, 4. edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi. Me anë të trashëgimisë Jezusi mori një emër më të lartë, më superior, më të madhërueshëm se çdo qenie qiellore, përveç vetë Perëndisë. Hebrenjve 1:5, 6 5. Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: “Ti je Biri im, sot më je lindur”? Edhe përsëri: “Unë do t’i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir 6. Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: “Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë”. Biri i Perëndisë ishte superior përmbi çdo profet, çdo engjëll, çdo qenie qiellore dhe tokësore. Megjithatë kishte një periudhë përulësie që Biri i Perëndisë u bë pak më i vogël se engjëjt. Hebrenjve 2:5-9 5. Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim, 6. por dikush dëshmoi diku [te Psalmi 8:5] duke thënë: “Ç’është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të? 7. Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, [këtu fjala e përkthyer “engjëjt” është keqpërkthim. Duhet të ishte “pak më të ulët se Perëndia” Përkthyesit ndoshta po e bënin lidhjen me vargun 9 të Heb. 2, por në të vërtetë fjala hebraisht në Psalmin 8, nga i cili është marrë ky citat është Elohim, Emri i Perëndisë] ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua; 8. Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij”. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e

tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij, 9. por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, [fjala greke angelos] që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit. Vargu 7 i referohet njeriut në përgjithësi, të cilin Perëndia e krijoi pak më të ulët se veten, ndërsa vargu 9 i referohet Jezusit që në një moment të caktuar u bë më i vogël se engjëjt. Kur ndodhi kjo gjë? Para se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje dua të theksoj fjalët “pak kohë”. Shohim se Jezusi u bë pak më i vogël se engjëjt për një periudhë të shkurtër kohe. Vetë vargu 9 na e shpjegon se kur: “për vdekjen që ai pësoi”. Gjatë kohës së shkurtër që ai ishte i vdekur, u bë më i vogël se engjëjt, me qëllim që të provonte vdekjen për çdo njeri. Jezusi përveçse fizikisht, vdiq edhe frymërisht dhe gjatë kësaj kohe u bë më i vogël në rang se engjëjt, por ai lindi sërish “i Parëlinduri prej së vdekurish” dhe kur u ngjall, zuri vendin dhe statusin më të lartë që ekzistonte. Le t’i shohim edhe një herë vargjet te letra drejtuar Hebrenjve, kapitulli 1. Hebrenjve 1:1-6 1. Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, 2. së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. 3. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta, 4. edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi. 5. Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: “Ti je Biri im, sot më je lindur”? Edhe përsëri: “Unë do t’i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir”? 6. Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: “Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë”. Shumë besimtarë besojnë se kjo lindje po i referohet lindjes në Betlehem. Mirëpo, kur

Jezusi lindi në Betlehem, ai lindi fizikisht dhe ishte Biri i vetëmlindur i Perëndisë (Gjo. 3:16). Pas ringjalljes Jezusi lindi frymërisht dhe u bë i Parëlinduri ndër shumë vëllezër (Rom. 8:29). Fraza “Ti je Biri im, sot më je lindur” është marrë nga Psalmi 2:7 dhe Pali kur komenton këtë citat te Veprat e Apostujve 13:33 e lidh me ringjalljen prej së vdekurish dhe jo me Betlehemin. Veprat e Apostujve 13:33 “duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: “Ti je Biri im, sot më linde” Vini re që në këtë varg ringjallja e Jezusit quhet “lindje”. Lexojeni me kujdes: “… duke RINGJALLUR Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: “Ti je Biri im, sot MË LINDE”. Që dikush të ringjallet (ose të lindë frymërisht) fillimisht duhet të jetë i vdekur frymërisht. Shumë njerëz kur flasin për vdekjen, nënkuptojnë të ndalosh së ekzistuari, por të vdesësh frymërisht do të thotë të ndahesh nga Perëndia. Vini re se Perëndia i tha Adamit: Zanafilla 2:17 “por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” Perëndia i tha Adamit jo vetëm që do të vdiste me siguri, por theksoi edhe kohën kur kjo vdekje do të ndodhte: “ditën që do të hash prej saj”. Dimë që Adami hëngri nga pema dhe nuk vdiq atë ditë fizikisht. Pra, për çfarë vdekje bëhet fjalë? Bëhet fjalë për vdekjen frymërore. Atë ditë Adami vdiq frymërisht, ndërsa trupi i tij filloi të vdiste gradualisht, ndëkohë që jetoi 930 vjet të tjera (Zan. 5:5). Menjëherë pas mëkatit Adami u nda nga Perëndia brenda në frymën e tij. Vini re se ai kishte marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë para mëkatit dhe vdekjes së tij frymërore, por te Zanafilla 3:9, 10 lexojmë: 1. Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?” 2 Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha

Veprat e Apostujve 2:22-24 22. Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini, 23. ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë. 24. Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë. Vini re në vargun 24 “ankthet e vdekjes” ose siç thotë një përkthim i anglishtes “dhimbjet e vdekjes”. Po për ç’vdekje dhe për ç’dhimbje bëhet fjalë? Shpjegimin e gjejmë te vargjet 25-27 25. Në fakt Davidi thotë për të: “E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem. 26. Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë. 27. Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen”. Versioni CHC i Biblës shqip thotë “Sepse, Ti nuk do ta braktisësh shpirtin tim në ferr dhe nuk do të lejosh që i Shenjti Yt të shohë kalbjen” Në vargjet 29-31 Pjetri shpjegon se kjo profeci i referohej Krishtit. Jezusi shkoi në ferr, në Hades, por Perëndia nuk e la përgjithmonë atje. Hadesi është vendi ku shkojnë të vdekurit në frymë, për të cilin Bibla na tregon që ka shumë vuajtje. Luka 16:19-23 19. Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm. 20. Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte


23 Gusht 2012

plot me plagë të pezmatuara, 21. dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët. 22. Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. 23 Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. Fjala shqipe ferr në vargun 23 është fjala greke në origjinal “Hades”, vendi ku shkoi Jezusi dhe pati mundime. Kjo e fundit mund të përkthehet edhe torturë. Pra, shohim që në Hades ka vuajtje dhe Jezusi vuajti atje (shih kontekstin te Vep. 2:24). Në kryq ai nuk vuajti vetëm fizikisht. Vuajtjet fizike të kryqit nuk janë asgjë krahasuar me mundimet që ai përjetoi në ferr. Psalmi 116:3 “Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund” Sheol është fjala në hebraisht (gjuha e origjinalit të Dhjatës së Vjetër) ekuivalente për fjalën Hades. Në Teologji njihet një ligj për interpretimin e Biblës, i cili quhet “ligji i referencës dyfishe”. Kur një shkrim i referohet dy gjërave në të njëjtën kohë, atëherë kemi të bëjmë me ligjin e referencës dyfishe. Le ta shohim të

Gazeta e Kishës Rreze Drite ilustruar në Bibël. Ezekieli 28:11-13 11. Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë: 12. “Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria. 13. Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që ti u krijove. Në paragrafin e mësipërm Isaia flet për mbretin e Tiros duke iu referuar në të njëjtën kohë edhe Luciferit. Një rast tjetër ku zbatohet ky ligj është edhe lutja e profetit Jona në barkun e peshkut. Mateu 12:40 “Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës” Hadesi është vendqëndrimi ose banesa e nëndheshme e të vdekurve në frymë deri në kohën e gjyqit. Në latinisht quhet infernum (fjalë për fjalë “vend nëntokë”) nga kemi marrë edhe fjalën shqip ferr. Zemra e tokës është referencë për Hadesin (greqisht) ose Sheolin (hebraisht), ku është bota e të

21

vdekurve. Jezusi tha “ashtu si Jona”. Jona 2:1-7 1. Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha: 2. Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m’u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim. 3. Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër. 4. Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë. 5. Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime. 6. Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im. 7. Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë. Në këtë pasazh shihet qartë ligji i referencës dyfishe. Jona po profetizon për vuajtjet e Krishtit në Sheol. Nga njëra anë ai flet për eksperiencën e tij në barkun e peshkut dhe në të njëjtën kohë profetizon për Mesian dhe vuajtjet e tij në Sheol. E parë në këtë këndvështrim, ndarja e Jezusit nga Perëndia, vuajtjet që kaloi në ferr dhe agonia e tij në kopshtin e Gjetsemanisë (djersa në gjak) marrin tjetër kuptim. Po

kështu, dashuria që Perëndia ka për ne merr një dimension tjetër. Atij iu desh ta braktiste Jezusin, me qëllim të na pranonte ne. Tani mund të kuptojmë pse Jezusi tha në kryq “Perëndia im, përse më ke braktisur?”. Mateu 27:46 “Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: “Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” Me këto fjalë Jezusi nuk po ankohej, ai thjesht po tregonte një fakt. Vini re se kjo është hera e parë në lutjen e tij personale që Jezusi iu drejtua Atit me emrin Perëndi, pasi në lutje ai gjithmonë i referohej me emrin Atë. Ai është Perëndi për krijimin, por baba për fëmijtë e tij. Emri Atë përfaqëson marrëdhënie, por në kryq kjo marrëdhënie u thye. Jezusi provoi atë që njeriu kishte provuar “ndarjen nga Perëndia”, me qëllim që ne të jemi përjetësisht me të. Ai vdiq frymërisht, por në ringjallje lindi sërish e u bë i Parëlinduri ndër shumë vëllezër. Pra, si përfundim, Jezusi trashëgoi një Emër shumë të madh në ditën që lindi prej së vdekurish.

NJË PREZANTIM I SHKURTËR I LIBRIT “NË EMËR TË JEZUSIT” NGA EDMOND LAMNICA Ky libër ka si qëllim të zbulojë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së Perëndisë në shenjtorët. Është shkruar që të jetë një armë e luftës sonë frymërore për të rritur Mbretërinë e Perëndisë këtu në tokë. Libri është një studim mbi Emrin e Jezusit dhe identifikimin e kishës me këtë Emër. Është e nevojshme që çdo besimtar ta njohë këtë Emër të lartë me anë të zbulesës hyjnore në nivelin e zemrës. Ky është Emri me të cilin kisha e vërtetë duhet të gjejë identitetin e vet. Ne duhet të identifikohemi, të jetojmë, të lutemi, të bekojmë, të sillemi, të veprojmë bazuar në pozitën tonë në Emrin e Jezusit. Çdo gjë që Perëndia i ka ofruar njeriut në epokën e hirit, e ka bërë në baza të Emrit të Birit të tij. Emri i Jezusit është Emri më i lartë që ekziston. I gjithë autoriteti në qiell, në tokë dhe nëntokë është investuar në Emër të Jezusit për hir të kishës së tij. Ndërsa zhyteni në të vërtetat e Perëndisë, kjo zbulesë do të mbushë zemrën dhe do të ndriçojë mendjet e atyre që e duan Emrin e Mrekullueshëm të Jezusit.

KU MUND TA BLENI LIBRIN “NË EMËR TË JEZUSIT” NGA EDMOND LAMNICA? LIBRI MUND TË BLEHET NË ADRESAT: 1. Libraria e Qendres Stefan, Sheshi “Avni Rustemi”. 2. Libraria BUK, te VUSH. 3. Libraria e SFI. Cmimi: 300 Leke Ose kontaktoni autorin në email: edmondlamnica@gmail.com


Gazeta e Kishës Rreze Drite

22

23 Gusht 2012

KURIOZITETE NGA BOTA

Rrushi i zi ndalon humbjen e kujtesës.

Konsumimi i lëngut të rrushit të zi pakëson humbjen e kujtesës madje ndihmon në përforcimin e saj, është konkluzioni më i fundit i shkencëtarëve lidhur me kujtesën. Shkencëtarët e degës së Psikiatrisë së Universitetit Cincinnati bënë një studim mbi 12 persona që vuanin nga humbja e kujtesës. Si rezultat ato të cilët kishin konsumuar lëngun e rrushit për 12 javë pasqyruan një performancë të mire në testet e ndryshme të kujtesës. Ekspertët formuan dy grupe të ndryshme. Ndërkohë që grupit të parë iu dha lëng rrushi i marrë nga zona Concord e Massachusett grupi i dytë nuk piu asgjë. Gjatë kohës së eksperimentit të dy grupeve

ju bënë teste të rregullta kujtese. Sipas rezultateve të studimit grupi i parë kishte një zhvillim më afatgjatë. Sipas ekspertëve shkaku i cili qëndron pas këtyre rezultateve janë antidoksanët e lëkurës dhe lëngu i rrushit. Pavarësisht se nuk kishte ndryshime thelbësore në mes grupeve ato të cilët kishin konsumuar lëngun natyral të rrushit të zi ishin më të avancuar në mësim. Me anë të këtij eksperimenti përforcohet kujtesa afatshkurtër dhe zhvillohet kujtesa e heshtur që i përket një vendi. Sipas rezultateve të studimit me anë të frutave dhe zarzavateve të pasura me antidoksan dhe lëngjeve të tyre 100% natyrale mbrohet funksioni i informacionit.

Dy gota verë në javë zvogëlojnë rrezikun për astmë

Konsumimi i dy deri në tre gota verë në javë mund ta zvogëlojë rrezikun për t’u sëmurë nga astma, thonë shkencëtarët danezë, të cilët kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë alkool në masë të matur, janë më pak ta rrezikuar nga kjo sëmundje. Ndërsa, kanë zbuluar, po ashtu, se njerëzit që pinë katër ose më shumë gota alkool kanë rrezik më të madh që ta zhvillojnë këtë sëmundje. Shkencëtarët pranë spitalit “Bispebjerg”

SHKRUANI EMRIN TUAJ KINEZSHE

Në Antarktik Planeti Tokë shfaqen miliona mban 8.7 gaforre gjigante milionë specie

· A -ka; B -tu; C -mi; D -te; E -ku; F -lu; G -ji; H -ri; I -ki; J -zu; K -me; L -ta; M -rin; N -to; O -mo; P -no; Q -ke; R -shi; S -ari; T -chi; U -do; V -ru; Ë -mei; X -na; Y -fu; Z -zi · A e dini se :.truri operon me 10 wat energji A e dini se: C’dokush ka nuhatje unike, pervecse binjakeve identike.

Antarktiku është duke u mbipopulluar me gaforre, pasi që është zbuluar se shumë se një milionë prej tyre, janë duke jetuar nën sipërfaqen e ngrirë të detit. Shfaqja e këtyre grabitqarëve gjigantë, mund të jetë një katastrofë ekologjike. Ky zbulim është bërë pas dërgimit të një nëndetëseje me kontroll automatik, të cilën e kanë dërguar shkencëtarët nga Universiteti Ghent i Belgjikës. Kjo nëndetëse ka zbuluar se këto gaforre arrin gjatësinë deri në një metër dhe se ato tashmë kanë filluar të shumohen. Shkencëtarët thonë se ato mund të kenë jetuar në thellësi të ujërave për 30 deri në 40 vjet dhe se tani ekziston frika se me shkrirjen e akullit, ato do të ngjiten në sipërfaqe të ujit, gjë që do të ishte një katastrofë natyrore. Po ashtu, këta shkencëtarë tregojnë se lloje të tilla të gaforreve janë zhdukur nga Antarktiku para rreth 14 milionë vitesh, për shkak të temperaturave të ulëta të këtij vendit. Peshkimi në Antarktik është i ndaluar, mirëpo, tani mund të jetë një nga metodat që do të mund të kontrollojë invadimin e gaforreve gjigante.

Njerëzit e ndajnë këtë planet me të paktën 8.7 milionë forma të ndryshme jete. Sipas një studimi që konsiderohet më i sakti i kryer deri më sot. Studiuesit të cilët kanë analizuar kategorizimin hierarkik të jetës kanë kuptuar se jeta nuk është e ndarë barabar mes tokës e ujit. Ata kanë kuptuar se shumë specie do të jenë zhdukur para se njerëzit t’i kenë studiuar ato. Ky problem është urgjent. “Ne po humbasim specie për shkak të aktivitetit njerëzor, dhe ne nuk kemi për ta kuptuar edhe për shumë kohë se çfarë species po humbim” tha Dr Camilo Mora nga University of Haëaii. Autorët arritën të kuptojnë edhe çfarë species mund të jenë zhdukur e që nuk janë përshkruar akoma nga biologët, vetëm duke studiuar të dhënat ekzistuese të 1.2milionë specieve, e duke krahasuar të përbashkëtat mes tyre, unazat e zhvillimit që mungojnë sikurse edhe ndryshimet. Robert May, një këshilltar i mëparshëm britanik për shkencën, pohoi se kjo përpjekje e re, njësoj si të mëparshmet, bazohet mbi të dhëna të paplota. Por, sipas tij, konkluzionet janë të arsyeshme.

në Kopenhagë kanë analizuar 40.000 mijë njerëz të moshave nga 12 deri në 41 vjeç. Ata kanë vërejtur se më shumë se gjashtë për qind e atyre që nuk konsumojnë alkool ishin sëmurë nga astma, ndërsa ishin sëmurë edhe 4.5 për qind e atyre që pinë sasi të mëdha alkooli. Ndërkaq, ata që pinë sasi mesatare të alkoolit, verë ose birra, janë më pak të rrezikuar. Prej tyre, më pak se katër për qind e pjesëmarrësve ishin sëmurë nga astma.

Ky numërim i specieve, si të tjerët para tij, nuk mund të jetë fjala e fundit. Ka plot të panjohura në katalogun e jetës, tha Rob Dunn, autori i “Every Living Thing”. “E vërteta është”, sipas tij, “se ne jemi akoma shumë injorantë… Ne akoma nuk kemi inventarin e plotë të një pylli tropikal në botë, madje, as dhe të një hektari të vetëm pyllor.” 298,000 specie bimësh 611,000 specie kërpudhash 36,400 specie protozoarësh – organizma njëqelizorë 27,500 specie algash Studiuesve nuk ua mbajti të numëronin as me përafërsi numrin e baktereve. 75% e 8.7milionë specieve – shumica e të cilave janë insekte – jetojnë në tokë; 25% ose afërsisht 2.2 milionë jetojnë në ujë. 86% e të gjitha bimëve dhe kafshëve në tokë dhe 91% e atyre në det, akoma nuk janë kataloguar dhe emërtuar. 250 vjet më parë është shpikur “taksonomia”, sistemi i kategorizimit të specieve nga Carl Linnaeus.


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

Si të përgatisni një picë të shijshme për 25 minuta? Nuk është më nevoja të telefononi në piceri ngaqë nuk keni gatuar asgjë për dreke. Për 10 minuta ju mund të përgatisni vetë një picë dhe për 15 minuta mund ta shijoni. Ja çfarë ju duhet. Përbërësit · Brumi për picë (mund ta keni edhe të gatshme) · Salcë domateje · 300gr moxarela · 25gr ullinj të zinj · 4 copa proshutë · 1 lugë gjëlle vaj ulliri · Kripë, piper

Përgatitja Hapeni brumin në një tepsi. Sipër hidhini salcën e domates, më pas moxarelëen e thërmuar dhe në fund proshutat. Sipër shtojini ullinjtë e prerë në copa, hidhni kripë, piper dhe vajin e ullirit. E futni picën në furrë dhe e lini të piqet për 15 minuta në temperaturën 210°C. Hajeni sapo ta nxirrni nga furra.

Si të dallojmë kur kujtesa jonë është më e dobët se normalja? Ndokush prej nesh harron pasi të kujtosh gjithçka bëhet shumë e vështirë, sidomos me kalimin e kohës. Por, ka disa simptoma që tregojnë se në fakt të harrosh të tilla detaje nuk është normale dhe se problemi është më i madh se ç’duket. Akademia Amerikane e Psikologëve në familje përcaktojnë se simptomat që nuk duhen në asnjë mënyrë të injorohen janë si vijon: 1. Të harrosh papritur gjëra që i ke bërë më shpesh 2. Të hasësh vështirësi në kujtimin e situatave të cilat kanë ndodhur më shumë se një herë 3. Të kesh vështirësi në mësimin e gjërave të reja 4. Të tregosh të njëjtat histori ose të përsëritësh të njëjtat fraza gjatë një bisede

5. Të kesh vështirësi në marrjen e vendimeve apo zgjidhjen e problemeve 6. Të kesh vështirësi në ndjekjen e proceseve të përditshme Nëse filloni të keni këto simptoma, atëherë mos i neglizhoni, por paraqituni tek një specialist.

7 ushqimet që duhet të shmangni për të luftuar pagjumësinë

Ushqimet pikante Ushqimet pikante shkaktojnë ndjenjë shqetësimi që ndjehen gjatë gjumit, ato bëhen më të mëdha duke fjetur.

Gjatë gjithë natës silleni në shtrat, por gjumi kurrsesi t’ju kalojë nga sytë? Kujtoni se çfarë keni konsumuar për darkë, ngase njëri nga shkaktarët që nuk mund të flini mund të jetë ushqimi. Ushqimet që janë armiku i gjumit: Djathi i vjetër Për gjumë të qetë duhet të rrini larg djathit Parmesan, Romano, Asiago dhe djathrave të tjerë me erë të keqe. Niveli i lartë i acidit tyramine ju mban zgjuar gjithë natën, pra duhet shmangur në ushqimin që hani para se të shkoni në shtrat. Çokollatat me qumësht Çokollatat me qumësht përmbajnë tyrosine, i cili është konvertuar në dopaminë, pra një nxitës. Kjo shkakton vigjilencë dhe shqetësim, gjë që ju mban zgjuar.

Misteret e trupit tonë Nëse keni menduar që trupi i njeriut është i jashtëzakonshem, tani do të bindeni edhe më shumë për këtë gjë. Trupi i njeriut është mrekulli e vërtetë. -Njerëzit shkëlqejnë në errësirë Hulumtuesit japoneze kanë zbuluar me kamera shumë të ndjeshme që trupat tanë lëshojnë sasi të vogla të dritës, të cilat janë shumë të dobëta për t’u regjistruar nga syri njerëzor. Edhe pse dihet që moti që qëniet njerëzore prodhojnë sasi të vogla të dritës, si pasojë e reaksioneve kimike në qeliza, shkencëtarët japoneze për herë të parë kanë arritur ta regjistrojnë atë dritë. -Trupi prodhon aspirinë Konsumimi i frutave dhe i perimeve mund t’a ndihmojë trupin e njeriut për të krijuar aspirinën e vet. Një hulumtim ka treguar që trupi ynë nga acidet e furtave dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirinës i jep vetitë antiinflamatore kundër dhëmbjeve. - Është mirë të bëni një sy gjumë në punë Një sy gjumë prej 20 minutash mund të përmirësojë vigjilencën e përgjithshme, të forcojë disponimin dhe rrisë produktivitetin. Uilliam Antoni, autori i librit “Arti i dremitjes në punë” thotë që ndikimi pozitiv i dremitjes së shkurtër mund të zgjasë edhe deri disa orë. Kështu që nëse shefi juaj ju gjen duke fjetur në vendin e punës, përmendjani këtë fakt! - Në mëngjes jemi më të gjatë Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumtë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por gjatësinë e shtuar na e jep sasia e lëngut në mes disqeve të kurrizit, i cili

Domatet, salcat Ngeleni pa gjunë nëse keni ngrënë një pjatë makarona pak orë para se të flini. Domatet si bazë e ushqimit kanë tendencë të shkaktojnë aciditet dhe urth në stomak, e cila ju pengon që të flini. Soja Produktet e fermentuar me sojë kanë nivel të lartë tyramine, sidomos salca e sojës duhet të shmanget në orët e para të zgjimit. Çaji xhensen Çajrat bimore janë cilësuar shumë të mirë për gjumin, por rrini larg çajit xhensen. Ky çaj është cilësuar si nxitës dhe personat që pinë këtë çaj ndjejnë pagjumësi, por mund te kenë edhe hipertension. Shmangeni këtë çaj në orët kur shkoni për të fjetur. Mishi i përpunuar ose i tymosur Mishi i përpunuar përmban nivele të larta tyranime dhe e bën trurin të lirojë kimikate që të jeni vigjilentë. Këto lloj mishrash nuk janë të shëndetshëm, të vështirë për tu tretur, të lënë edhe pa gjumë.

23

Ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë në raftet e para të frigoriferit Ushqimi të cilin e shikojmë kur e hapim frigoriferin dhe i cili është më pranë, është ushqimi i parë të cilin do ta hamë. Prandaj, në raftet e para vendosini pemët dhe perimet e shëndetshme, ndërsa ushqimet kalorike dhe ato jo të shëndetshme vendosni në raftet më të thella. Tri herë janë gjasat më të mëdha që njerëzit ta konsumojnë ushqimin e parë që e shohin në frigorifer- ka treguar një studim i realizuar në Universitetin Cornell në Neë York. “Vendi ku është i vendosur ushqimi ka ndikim të madh te njeriu, sepse njerëzit janë të prirë që të zgjedhin ushqimin e parë që e shikojnë”. “Nëse e vendosni ushqimin e shëndetshëm para atij të pashëndetshëm, gjasat janë të mëdha që ta merrni atë i cili është i shëndetshëm”, ka thënë njëri nga autorët e studimit.

përtërihet gjatë natës ndersa flemë. - Edhe gjuha ka gjurmë unike Ashtu si dhe shënjat e gishtav edhe gjurma e gjuhës është e ndryshme te secili njeri. Për shkak të veçantisë së formës dhe tekstures fiziologjike të çdo gjuhe, ajo është e dobishme gjatë vërtetimit të identitetit. - Lëkura më e trashë është në shputë Lëkura është më së shumti e trashë në shuplaka dhe në shputa, ndërsa trashësia e saj në këto pjesë të trupit është katër milimetra. Po ashtu, lëkura në këto pjesë ka më së shumti gjëndra të djersitjes. - Zorra qorre nuk është krejt e padobishme Për një kohë të gjatë është konsideruar organ i padobishem, por zorra qorre në fakt ka funksionin e vet. Ajo në fakt paraqet “shtëpi të sigurt” për bakteret e dobishme, të cilat jetojnë në stomakun njerëzor dhe nxisin tretjen. - Pozita e turpit ndikon në kujtesë Nuk mund të kujtoni datën e përvjetorit të fejesës? Provoni të përuleni në gjunjë. Një studim i cili ka studiuar kujtesen ka zbuluar që njerëzit kujtohen më mirë se kur ka ndodhur diçka nëse qëndrojnë në pozitën në të cilën kanë qënë në momentin e ngjarjes. - Biondet kanë më shumë flokë Nuk e dime a janë më shumë argëtuese, por shkenca thotë që kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve, zbulon një hulumtim, përcakton dëndësinë e saj. Flokët mesatar të njeriut kanë 100.000 rrënjë të qimeve ku secila mund të prodhojë 20 fije individuale floku gjatë tërë jetës. Biondet kanë mesatarisht 146.000 folikula, ndërsa njërezit me flokë të zinj rreth 110.000. Dëndësinë më të vogël të flokëve e kanë njërëzit me flokë të kuqe, me më pak se 100.000 folikula.

8 këshilla për të larguar aromën e pakëndshme të djersës Higjiena e rregullt ditore, e cila përfshin dushin dhe deodorantin anti-djersë, është mënyra më e mirë për të larguar aromën e pakëndshme të djersës. Përveç preparate kozmetike, të cilat përgjithësisht pengojnë aromat e pakëndshme, nganjëherë ato nuk mjaftojnë, prandaj duhet t’u kushtohet rëndësi këtyre këshillave. 1- Rregullisht largoni qimet nën sqetulla 2- Konsumoni sa më pak mish 3- Shmangni alkoolin dhe ushqimet që nxisin errën e djersës (hudhra, qepa) 4- Vishni rroba me material natyror 5- Pini gjysmë litri ose një litër çaj sherbeleje në ditë 6- Një ose disa herë në javë ujit hidhini uthull molle 7- Merruni me aktivitet fizik 8- Shmangni pijet shumë të ftohta ose shumë të nxehta


24

Partneri ideal për projektet tuaja Cilësi Fantazi Shpejtësi Suport Kosto e lirë Korrektësi Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

Faqe Interneti Host Domain Graphic Design Print Shtyp Logo Flyer Kartëvizita Broshura Kalendar EmailMarketing Fotografi Botime

cel: +355 68 20 64 937 +355 69 23 64 461

mail: info@agstudio.al web: www.agstudio.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.