Gazeta-Tetor-web

Page 1

GazetA

mujore

BOTIM I SHOQATËS “KISHA RREZE DRITE” TIRANË

23 Tetor 2012

www.kisharrezedrite.com

100 Vjet Shtet Shqiptar

24 faqe çdo muaj

TE” TIRANË KISHA “RREZE DRI

Sherbesa Dhomat e Shërimit faqe 3

Jeto në dimensionin e Perëndisë faqe 4

Karakteristikat e një drejtuesi dhe zemra e një shërbëtori.

Vajosja dhe shenjtërimi faqe 7

Sherbesa Dhomat e Shërimit

faqe 15

faqe 5

Krishti për Kombet Shkolla e Biblës Pogradec

DËSHMIA E ATMIRANT MALAJ

Unë quhem Atmirant Malaj, dhe vij nga një fshat i Vlorës.

Predikime të përditshme nga C.H Spurgeon

faqe 3 faqe 19

faqe 8

Vetëm përmes Gjakut

FESTIVALI I MREKULLIVE ME ARON BAGWELL

VENDI: SHESHI PRANE BASHISE LUSHNJE DATA: 25-27 TETOR ORA: 17:30 faqe 6

faqe 12

faqe 20


Gazeta e Kishës Rreze Drite

2 Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26)

23 Gusht 2012

2. Kredoja e besimit Ne Kisha Rreze Drite Shqipëri besojmë në …

Shkrimin e Shenjtë të Biblës siç u dha fillimisht nga Perëndia, të

Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)

hyjnore, të

Shpëtimin e njeriut të humbur dhe mëkatar përmes gjakut të derdhur

besueshëm; dhe si autoritetin më të lartë në

të Zotit tonë Jezu Krisht me anë të besimit pavarësisht nga veprat,

frymëzuar në mënyrë

Drejtor : Pastor Gentjan Dervishaj

ngritjen e Tij në Qiell, veprën e Tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e Tij personal në pushtet dhe lavdi.

pagabueshëm, tërësisht të

Kryeredaktor: Eviola Gogaj

të gjitha çështjet e dhe ripërtëritjen me anë të Frymës së

Redaktor: Gjinovefa Gjini

besimit dhe të sjelljes.

Shenjtë.

Një Perëndi, përjetësisht ekzistues në tre

Graphic Design: AGStudio.al

persona,

Frymën e Shenjtë, brenda-banimi i së Cilit aftëson besimtarin të

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Bashkepuntor ne kete numer:

Zotin tonë Jezu Krisht—Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e tij

Pastor Erion Sylari

virgjërore, jetën e tij njerëzore pa mëkat, mrekullitë e Tij hyjnore,

Pastor Gentian Proseku Edi Gogu

vdekjen e Tij zëvendësuese dhe shlyese, ringjalljen e Tij trupore,

Arjan Bilo Mentor Rama

jetojë një jetë të shenjtë, që të mund të dëshmojë dhe punojë për Zotin Jezu Krisht. Unitetin e Frymës së të gjithë besimtarëve të vërtetë, Kishës, Trupit të Krishtit. Ringjalljen si për të shpëtuarit ashtu edhe për të humburit; ata që janë shpëtuar në ringjalljen e jetës, ata që janë të humbur në

ringjalljen e mallkimit.

Francis Kirby Spurgeonshqip.org

Programi Javor i Kishës Rreze Drite në Shqipëri Tirane Informacion mbi shoqatën Shoqata”Kisha Rreze Drite Tiranë” është një shoqatë fetare jofitimprurëse dhe jo qeveritare e regjistruar si Person Juridik në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranes me vendim gjykate nr 2059 dt.13.07.2007 me seli qëndrore në Tirane. Me nipt K 81630451 C Adresa Qëndrore : Qëndra Baptiste Sheshi Avni Rustemi Përballë Qendrës Stefan, Kutia Postare 212/1, Tiranë Cell: 00355 68 60 89 777 Email: info@kisharrezedrite.com

Raiffeisen Bank in Albania

----------------------------------------------- SWIFT Code SGSBALTX

Beneficiary NAME : SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Bank Accout # in GBP :8004503515 IBAN: AL03202110130000008004503515 Bank Account # in EURO : 8000503515 IBAN: AL09202110130000008000503515 BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 BanK Account # in Alb Lekë: 0101503515

Kisha Rreze Drite - Qendra Baptiste

Kisha Rreze Drite - Allias

Kisha Rreze Drite - Fusha e aviacionit

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te enjte: Takim ora 18:00 Takim ungjillizimi ne terren

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Te premte & shtune: Takim ora 18:00 Shkolla Biblike

Te diele: Takimi i madh ora 11:00

Te diele: Takimi i madh ora 10:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj & Fatmira Koçi +355 68 60 89 485

Kontaktoni drejtuesit Atmirant & Sonila Malaj Eviola Gogaj +355 68 60 89 483

Te diele: Takimi i madh ora 18:00 Kontaktoni drejtuesit Skerdi & Nevila Kasimati +355 68 60 89 519

Burrel Ejani ne takimet e kishes “Rreze Drite”

lezhË

Kisha Rreze Drite - Rruga e Spitalit

Kisha Rreze Drite - Lezhë

Te mërkurë : Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te diele: Takimi i madh ungjillizimi ora 11:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777

Te shtunë: Takimi i madh ora 14:30 Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

3

Sherbesa Dhomat e Shërimit një” (Gjoni 17:11-12): ”Unë nuk do të qëndroj më në botë, por ata janë ende në botë, sepse Unë po vij tek Ti. Atë i Shenjtë, mbroji në fuqinë e Emrit Tënd – Emrin që më ke dhënë – që ata të jenë një ashtu si Ne jemi një. Kur isha me ta, i mbrojta dhe i ruajta me anë të Emrin që më dhe. Askush nuk humbi përveç atij që u caktua për shkatërrim që të përmbushej Shkrimi.”

Dhoma e Shërimit i jep mundësi një besimtari të thjeshtë t’i bindet urdhërit të Jezusit. Dhoma e Shërimit është :

Një vend në qytet ku ndërmjetësuesit e trajnuar luten për shërim. Qëndron hapur sipas orareve të caktuara. Një vend ku një i krishterë i thjeshtë mund të veprojë në bindje ndaj urdhërimit të Jezusit në lidhje me misionin. Një vend ku gjithkush mund të vijë për të kërkuar lutje. Një vend ku ata që e pranojnë Jezusin do të drejtohen drejt kishave. Një vend ku vetë anëtarët e asamblesë mund të mësojnë të ndërmarrin vetë shërbime lutjeje.

Dhoma e Shërimit NUK është një kishë

– por një fushë misioni, ku besimtarët mësojnë të luten për shërim dhe ku të krishterët punojnë së bashku. një vend për biseda këshilluese. – fokusi është mbi lutjen

Misioni

Në Dhomat e Shërimit ne lutemi ashtu siç Jezusi urdhëroi, për sëmundjet mendore dhe fizike, si edhe për shërim të brendshëm. Ju mund të vini tek Dhomat e Shërimit për lutje, nëse kërkoni ndihmën e Perëndisë për sëmundjet, konfliktet apo problemet në jetën tuaj.

Dhoma e Shërimit është për të gjithë – një vend i lirë për të hyrë dhe për të kërkuar lutje. Në Dhomën e Shërimit, i gjithë nderi i

shkon vetëm Perëndisë. Prania e Jezusit përmes Shpirtit të Tij të Shenjtë shëron! Ai që merr lutjen mund të pyesë se kush e shëroi dhe ne mund t’i përgjigjemi: Jezusi! Jezusi të do që t’i përkasësh Atij. Gjithësej në një skuadër janë tre persona dhe askush nuk e merr nderin për vete.

Vizioni

Të jemi transetues përmes të së cilit vepra shëruese e Perëndisë dhe dashuria e Tij e plotë të rrjedhë mbi të sëmurin. Të ndihmojmë njerëzit ta shikojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre. Të shihen veprat e mrekullueshme të Perëndisë kështu që Perëndisë t’i jepet i gjithë nderi, dhe ata që besojnë të mos ndjekin shenjat dhe mrekullitë, por shenjat dhe mrekullitë të ndjekin ata që besojnë. Në Dhomën e Shërimit të krishterët nga kisha të ndryshme punojnë së bashku. Dhoma e Shërimit pajis të krishterë të thjeshtë të bëhen përcjellës të dashurisë shëruese të Jezusit. Dhoma e Shërimit = Të krishterët në një vepër të përbashkët Njerëz nga kisha të ndryshme shërbejnë së bashku Dhoma e Shërimit është vendi ku lutja e Jezusit përmbushet, “kështu që ata të jenë

Dhoma e Shërimit i jep mundësinë një besimtari të thjeshtë të përmbushë urdhërimin e Jezusit mbi misionin (Marku 16:15-18): (I) Ai u tha atyre, “Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini ungjillin çdo krijese. Kushdo që beson dhe pagëzohet do të shpëtojë, kushdo që nuk beson do të dënohet. (II) Dhe këto janë shenjat që do të shoqërojnë ata që besojnë: Në Emrin Tim do të dëbojnë demonë; do të flasin në gjuhë të reja; do të kapin gjarprinj me duar dhe kur të pinë diçka të helmuar, nuk do t’u bëjë dëm; ata do të vendosin duart mbi të sëmurët, dhe ata do të shërohen.” Origjina e Dhomave të Shërimit Dhomat e Shërimit rreth e qark botës U ngritën përsëri në 1999, kur Zoti thirri një plake nga kisha Pentakostale në Redding (California), Cal Pierce, në këtë detyrë. (fotoja në të majtë) Shoqëria Ndërkombëtare (International Association) e Dhomave të Shërimit u themelua në 2001 në ndihmesë që këto të përhapeshin rreth e qark botës. Elaine Perkins është drejtoreshë e Shoqërisë Ndërkombëtare (fotoja në të djathët). Vizioni i saj është për çdo komb dhe për çdo qytet. Në dhjetë vjet më shumë se 1000 Dhoma Shërimi u themeluan në të gjithë botën. Për më shumë informacion: www.healingrooms.com

Çfarë ndodh në Dhomat e Shërimit?

Sidomos nga pikëvështrimi i atyre që luten (1)

Para se të hapet klinika e lutjes bëhen

disa përgatitje paraprake: përgatiten mjedisi dhe dhomëzat individuale. Nëpër dhoma ndodhen koshat që kanë vajin vajosës dhe shami. Një takim i përbashkët lutje dhe adhurimi si edhe ndonjë inkurajim/mësim i shkurtër në 17.30-18.30 Në 18.30 dyert hapen për njerëzit të vijnë dhe të marrin lutjet e tyre. Lutja për çdo person zgjat mesatarisht 10-20 minuta/

Çfarë ndodh në Dhomat e Shërimit? Një skuadër lutjeje përbëhet nga një lider

skuadre dhe dy anëtarë. Lideri është mikpritësi: ai u sqaron atyre që do të marrin lutjen se çfarë do të ndodhë gjatë kohës së lutjes. Çdo dhomë shërimi ka liderin e tyre.

Çfarë ndodh në Dhomat e Shërimit? Përgjatë kohës së lutjes, në sfond dhe

në dhoma të tjera gjendet një skuadër ndërmjetësuesish. Pasi Dhomat e Shërimit mbyllen në 20.30, mbahet një lutje e përbashkët përreth 30 minuta, ku peshat shpirtërore i ngrihen Jezusit, dhe e gjithë skuadra kthehet paqësisht në shtëpi.

Po për ata që nuk kanë mundësi të vijnë?

Të luturit mbi rroba Për ata që nuk munden të vijnë tek Dhomat e Shërimit, skuadra vajos dhe lutet mbi një rrobë ose shami (ndonjëherë edhe mbi kartmonedha) Rroba i dërgohet ose i postohet të sëmurit i cili e vendos mbi trupin e tij. Apostulli Pal pati një përvojë të tillë (Veprat 19:11-12)

Çfarë ndodh në Dhomat e Shërimit?

Sidomos nga pikëvështrimi i atyre që marrin lutjen (1) Kur një person vjen në Dhomat e Shërimit, ai/ajo së pari takon personin përgjegjës për recepsionin. Pasi mbushet një aplikim (ose rinovohet), aty ku detajet për kërkesat e lutjes janë të rregjistruar, ai/ajo i drejtohet dhomës së pritjes. Në dhomën e pritjes vendoset muzikë e qetë lavdërimi dhe adhurimi, dhe aty personi mund të qetësohet në praninë e Shpirtit të Shenjtë. Njerëzit mikpriten për të marrë lutjen sipas orarit të mbërritjes së tyre. Fëmijët dhe ata me gjëndjen më të rëndë mund të shkojnë të parët në radhë. Lideri i skuadrës së lutjes thërret personin në dhomën e pritjes dhe e drejton tek dhoma e lutjes. Në dhomën e lutjes personi e përsërit shkurtimisht kërkesën e lutjes dhe më pas fillon lutja. Në Dhomën e Shërimit lutja zhvillohet duke qëndruar në këmbë (nëse është e mundur), ndërsa qëndrimi ulur e ka çuar situatën më shumë drejt këshillimit. Personi që merr lutjen mbyll sytë dhe qëndron i/e qetë në praninë e Frymës së Shenjtë. Ata që luten i mbajnë sytë e hapur. Lideri i skuadrës i shpjegon personit parimet e Dhomës së Shërimit: ne lutemi duke qëndruar në këmbë konfidencialiteti pyeteni personin nëse ata që do të luten mund të vendosin duart mbi shpatullën ose në vendin e plagës. pyeteni personin nëse dëshiron që të përdoret vaji vajosës mbi të/ askush nuk premton shërim, por ne e drejtojmë personin të fokusohet në Krishtin duke i kujtuar se është prania e Jezusit që shëron.

Në përfundim të lutjes personit i

shpjegohet që është përsëri i mirëpritur që të vijë përsëri për të marrë lutje.

Parimet e Dhomës së Shërimit Në Dhomën e Shërimit skuadra me treshe

lutet për shërim. Të paktën një person nga skuadra duhet të jetë e të njëjtit seks me klientin. Çdo anëtar i skuadrës është i rekomanduar dhe i autorizuar nga pastorët e tij/saj, ka mbaruar trajnimin e Dhomës së Shërimit dhe është intervistuar. Ata që luten nuk shërojnë, por Jezusi përmes Frymës së Shenjtë. Jezusi tha, “aty ku dy ose tre mblidhen në Emrin tim, Unë jam midis tyre.” Parimet e Dhomës së Shërimit Personi që merr lutjen respektohet dhe i kushtohet vëmendje.+ Ne marrim leje për të prekur, vajosur me vaj, etj. Ne lutemi sipas kërkesës së bërë (nëse Fryma e Shenjtë nuk zbulon diçka)

Mund të vendosni një dorë ose dorën e personit në zonën e infektuar/sëmurë – anëtari i grupit i të njëjtit seks. Ata që luten dhe ai që merr lutjen qëndrojnë në këmbë. Nëse nevojitet që të uleni, të gjithë duhet të ulen. Ne lutemi me sy të hapur. Nuk kemi qëllim që të japim këshillim/ këshillë. Nuk këshillojmë që të ndalohen barnat. Konfidencialiteti. Personi inkurajohet që të vijë përsëri.

Pse është e rëndësishme Dhoma e Shërimit për kishën?

Mund të familjarizohesh me diçka – një shërbesë e veçantë. Trajnim – për shërbyes të lutjes dhe për pajisjen e anëtarëve të kishës. Nuk kërkon burime nga kisha. Forcon kishat. Inkurajon dhe zhvillon shërbesën e lutjes brenda kishave individuale. Forcon në kishë jetën e lutjes. Ata që vijnë në besim u drejtohen kishave -> kishat rriten. Pse është e rëndësishme Dhoma e Shërimit për kishën? I jep një të krishteri të thjesht një vend për të shërbyer. Për shkak të veprës së shërbesës një i krishterë do të zhvillohet në jetën e lutjes dhe në leximin e Biblës. Forcon unitetin midis të krishterëve në kisha të ndryshme. Një aktivitet i përbashkët forcon lidhjet dhe funksionin e kishës së Krishtit. Dhoma e Shërimit është një vend i lirë për të ardhur dhe për të marrë lutje. Shumë njerëz vijnë nga jashtë kishave. Dhoma e Shërimit është një mjet ndërmjetësimi, përmes së cilës njerëzit pa kishë dhe ata të sapoardhur në besim gjejnë vendin e tyre. Lidhja midis Dhomave të Shërimit dhe Kishës Dhoma e Shërimit është një fushë misioni në kombin tënd, dhe misioni është të shërojmë të sëmurët dhe të shpallim ungjillin. Perëndia po i bën thirrje çdo të krishteri të bëjnë vepra misionare në kombin e tij/ saj. Disa thirren të veprojnë në Dhoma Shërimi. Mjeti për të çuar përpara ungjillin në Dhomën e Shërimit është lutja për shërim. Kisha autorizon anëtarët e saj për të çuar përpara urdhërimin e madh në Dhomat e Shërimit. Qëllimi është që çdokush që vjen në besim në Dhomën e Shërimit të gjejë shtëpinë e vet frymore në një kishë. A shërohet ndokush? Lutja mund të bëjë shumë! Gjithmonë kur lutemi, diçka ndodh. Thjesht nuk e dimë gjithmonë se çfarë ndodh. Ata që luten dinë vetëm një pjesë të vogël të asaj çfarë Ati bën. Vendos besimin në Perëndinë, mos u var në të kuptuarin tënd. Shiko drejt Krishtit dhe lutu. Nuk mund t’i kemi të gjitha përgjigjet, por njohim Atë që i ka, Shenjat dhe mrekullitë tregojnë se Jezus Krishti jeton! Ejani me guxim për të kryer këtë vepër! E korra është e mbarë, por punëtorët janë të pakët! www.healingrooms.AL


Gazeta e Kishës Rreze Drite

4

23 Gusht 2012

Jeto në dimensionin e Perëndisë

Arjan Bilo ”Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: ”Oh, ç`do të bëjmë, imzot?”. Ai u përgjigj: ”Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta”.

Pastaj Eliseu u lut dhe tha: ”O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë”. Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut.” - 2 Mbretërve 6:15-17 Eliseu, njeriu i Perëndisë kurrë nuk u shqetësua nga ndonjë lajm i keq. Nëse shikoni ngjarjet në jetën e tij, nuk ishin shumë optimiste. Djali i Shunamites që vdiq, sopata e humbur e dishepujve që ishte marrë hua, ushtria që e rrethoi. Asnjëherë nuk pati frikë apo të shqetësohej. Davidi thotë në psalmin e tij: «Edhe sikur një ushtri të ngrihej kundër meje, do të kisha BESIM, zemra ime nuk do të ksihte frikë...» Duke jetuar në dimensionin e Perëndisë, në dimensionin e besimit të Perëndisë, Eliseu mundi të lutej që sytë e shërbyesit të tij të hapeshin për të parë një dimension tjetër nga ai që shikonte, dhe që e gjithë bota e shikon përditë. Ai mundi që t›i transmetonte këtij shërbyesi se çfarë po ndodhte në zemrën e tij. Besimn e Tij. Një dimension tjetër.

Eliseu jetonte përditë në atë dimension. Ai e dinte se e vërteta qëndronte diku tjetër. Përballë luftës, urisë, shpatës, gënjeshtrës, Perëndia ishte realiteti i tij. Ja pse Pali thotë, «Mos u shqetësoni për asgjë, por lutuni...» (Fil.4:6) Lutja e besimit na ngre lart në dimensionin e Perëndisë. Na jep sytë e Zotit. Eliseu gjithashtu duhet të ketë qënë një njeri i lutjes, që mundi të jetonte në atë dimension, plus që quhej jo pa qëllim si njeriu i Perëndisë. Njeri i dimensionit të Perëndisë. A jeni njerëzn të tillë? A po jetoni në dimensionin e Jezus Krishtit? Çdo gjë që Ai bëri dhe tha, përbëjnë dimensionin e Perëndisë. Sot nuk është nevoja që t›ju hapen sytë si në kohën e Eliseut për çfarë ndodhet rreth nesh apo çfarë do Zoti prej nesh, sepse Jezusi na e ka bërë të qartë me fjale dhe vepra. Fjala

që Ai tha është Frymë dhe jetë, dimension Perëndie. Ai është syri i Perëndisë që t›i shohim gjërat siç janë. Prandaj Ai tha, «Unë jam e Vërteta» dhe erdha të dëshmoj për të vërtetën. Shumë filozofë dhe shkencëtarë mundohen ta përshkruajnë të vërtetën, dimensionin e saj. Por Jezus Krishti tha, «Unë jam e Vërteta...» Syri i Perëndisë. Realiteti sesi gjërat janë. A je gati të ecësh në këtë dimension? Në dimensionin e Perëndisë? Apo do të sorollatesh dhe të goditesh në teoritë e njerëzve të shterur nga e vërteta? Dimensioni i Perëndisë zbriti që ta kesh dritë në shtegun tënd. Edhe një gjë tjetër: Nëse vërtet e do Perëndinë dhe dëshiron ti›i bindesh Atij, të duhet të jetosh në dimensionin e Tij. Jo vetëm që të bekohesh prej këtij realiteti, por për shkak se është dimensioni i të mbinatyrshmes, këtu merr më shumë lavdi edhe Perëndia. Amen!

DËSHMIA E FATMIRIT & FATMIRES Dëshmia e Fatmira Koçit.

Dëshmia e Fatmir Koçit.

Unë jam Fatmir Koçi. Jetoj në Tiranë. Gruaja ime është besimtare dhe shkon në Kishën Rreze Drite. Këtë verë, Kisha Rreze Drite organizoi një kamp në Hamallaj të Durrësit. Në këtë kamp merrte pjesë si besimtare dhe koordinatore gruaja ime, Fatmira. Unë kam shkuar disa herë në Kishën Rreze Drite gjatë shërbesave të djelave ose dhe në takimet e çifteve që Kisha organizonte, por më dukej vetja jo i pranushëm. Gjatë kohës kur po zhvillohej kampi, gruaja ime më thotë: “A do vish në kampin tonë?” Unë i them se do

të vija me kënaqësi. Në këtë kamp kishin ardhur si nga kisha e Tiranës dhe e Burrelit. Në kamp u njoha me besimtarët e Kishës. Gjatë ditës ato kishin programet e tyre. Në orën 7:30 të mengjesit, lexonin Biblën, në darkë adhuronin, luteshin dhe predikonin fjalën e Zotit. Luanin drama sesi Jezusi i afrote njerëzit për t’i ndihmuar dhe për t’i shpëtuar. Një mbasdite, po predikonte vëllai ynë Besnku për njohjen e Atit të vërtetë, dhe që Ai është i dashur dhe plot dhëmbshuri për ne. Kur ti i bindesh fjalës së tij, Ai të bekon. Në vazhdimësinë e fjalës, diçka lëvizi brenda

meje. Një frym më preku në gjoks. Mendoja me veten time që fryma ime të bashkohet me frymën e atit tim. Në atë moment lavdërova Perëndinë, Atitn tim. Perëndia, Ati ynë është me të vërtet për mua. Unë do të jem me një frymë me të. Pas mbarimit të këtyre fjalëve, unë ngrita dorën dhe i thashë vëlla Besnikut se doja të lutesha para tyre, që pranoja Jezus Krishtin në zemrën time. Të gjithë më bekuan. Kjo është dëshmia ime se si unë pranova Krishtin. Vëllai juaj në Krishtin Fatmir Koçi.

Emir im është Fatmira Koçi, e martuar me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Para se të vija në besim tek Krishti, unë kam shkuar tek Dëshmitarët e Jehovahit për tre vjet. Por atje unë nuk djehesha mirë. Sipas tyre shumë festa nuk duheshin festuar si Viti I Ri, ditëlindjet etj. Një gjë tjetër që ato thoshin se duhej të mos bënim ishte të dhuruarit gjak. Sipas kyre nuk duhej dhuruar gjak për ata që kishin nevojë, dhe të marrje gjak kur ti kishe nevojë. Atmosfera atje nuk më pëlqente dhe nuk po ndihesha mirë dhe kështu u largova prej tyre. Një ditë ndërsa takoj një shoqe e cila ishte e krishterë, më fton të shkoj me të në kishën ku ajo shkonte dhe unë pranoj. Një të djelë unë shkoj në kishën ku më kishin ftuar. Emri i kësaj Kishe është Rreze Drite, ku unë jam anëtare edhe sot. Atë të djelë gjatë adhurimit dhe predikimit unë u preka shumë dhe ndjeva praninë e Zotit, dhe prej asaj dite unë nuk jam laguar duke frekuentuar gjithmonë çdo shërbesë. Prej tre vitesh unë kam pranuar Krishtin në jetën time. Unë tani shërbej në Kishën Rreze Drite në Allias, ku drejtoj takimin e fëmijëve romë çdo të djelë në 10:00-11:00, dhe takimin e të rriturve në 11:00-13:00. Në këtë zonë ky komunitet ka probleme të mëdha dhe njerëzit kanë besime të ndryshme, por ne po mundohemi për t’i afruar tek Krishti. Pjesëmarrja tani është e kënaqëshme sepse një pjesë kanë filluar të besojnë në Jezus Krishtin. Prandaj unë falenderoj Jezus Krishtin që më ka shpëtuar dhe bekuar dhe jam e lumtur t’i shërbej Atij. Një falenderim dua t’ja jap edhe pastorit tonë Gentjan Dervishaj, i cili ka një zemër shumë të madhe për Zotin dhe shumë dashuri për komunitetin tonë romë. Lavdia i qoftë Jezusit , Zotit Tonë në përjetësi! Amen!


23 Gusht 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

5

Karakteristikat e një drejtuesi dhe zemra e një shërbëtori.

Pastor Werner Knisel ndau me ne, Kishën Rreze drite këtë mesazh sepse kjo ishte në zemrën e tij dhënë prej Zotit për një qëllim të caktuar, pasi Perëndia kërkon që ne ta ndjekim dhe t’i shërbejmë sipas shëmbullit të tij. Jezusi e tregoi rrugën sesi ne duhet t’i shërbejmë atij, me përulje, duke bërë vullnetin e Atit dhe patur një marrëdhenie me të, nëpërmjet Frymës se Shenjtë. Për t’i shërbyer atij duhet të kemi një zemër shëbëtori ashtu si Jezusi e zbrazi veten e tij duke shërbyer deri në fund dhe duke plotësuar vullnetin e Atit. Në një artikull të një gazete, flitej për njerëzit që emigronin dhe tregohej për arsyet e emigrimit. Por, me këta njerëz kishte një problem, sepse ata nuk integroheshim. Këta njërez dëshironin të emigronin për të marrë përfitimet dhe të mirat e atij vendi ku ata shkonin, por vetëm kaq, sepse ata nuk integroheshin. Dhe kështu vëllai ynë nëKrishtin, pastor Wener, fillon të ndajë me ne mesazhin e tij. Me anë këtij artikulli Zoti i kishte folur zemrës së tij. . Pastori tregoi se ky artikull po i fliste edhe për situatën me besimtarët. Ata që vinë tek Krishti pasi i besojnë atij, dhe duan të marrin bekimet që u jepen atyre që besojnë, por nuk bëjnë asgjë për tu integruar ashtu si emigrantët pasi shkojnë në një vend tjetër. Arsyet e emigrimit sipas artikullit sipas kësaj gazete janë cituar si më poshtë: 1. Të jenë të lirë. 2. Të kenë një jetë më të mire, duke marrë të mirat e atij vendi ku ata shkonin për të emigruar. 3. Të kenë një pension të mirë. Këto tre arsye janë shumë të ngjashme me arsyet pse ne zgjedhim të vijmë tek Krishti, të bëhemi qytetarë të qiellit. Ne dëshirojmë të jemi të lirë nga mëkati, stresi, mundimet e kësaj jetë. Kërkojmë të marrim të gjitha bekimet qiellore këtu në tokë, duke kërkuar prej Atit; dhe për më tepër sepse duam të kemi një jetë të përjetshme pas vdekjes. Por ne mjaftohemi me kaq, dhe po ashtu si emigrantet ne nuk po integrohemi në mbretërinë e Perëndisë. Ne gëzohemi me bekimet kur vijmë tek Krishti. Por, kur ne vijmë tek Ai duhet të kërkojmë të transformohemi, për të qënë si Ai. Shpesh here njerëzit flasim për bekimet, por jo të jenë si Jezusi. Ne duhet të jemi si Ai, të jemi pjesëmarrës në mbretërinë e tij. Natyra jonë

e vjetër, nuk do që ne të jemi si Krishti, por vetëm të marrim përfitime. Kur ne flasim për bekime, për të marrë keto bekime, natyra jonë nuk e ka problem dhe kënaqet me aq, por kur flitet për të qënë si Krishti, kjo gjë nuk na pëlqen. Jesuzi u tha të shtatëdhjetë dishepujve që kishte dërguar për të shpallur fjalën kur ata u kthyen të gëzuar, që nuk duhet të gëzoheshin sepse demonët iu nënshtroheshin, por sepse emrat e tyre ishin të shkruar në librin e jetës, pra ishin pjesëtarë të mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 11:26-28) Nëse ti do të njohësh Perëndinë nuk mjafton të studiosh rreth Perëndisë. Për ta njohur Perëndinë të duhet zbulesë. Ne duhet të shkojmë tek Jezusi, sepse Jezusi tha: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar, dhe unë do t’ju jap shlodhje. Nëse duam ta njohim Atin, të kemi zbulesë për ta njohur duhet të vijmë tek Jezusi. Vetëm Jezusi ka për të na çliruar nga çdo gjë. Ai do të na japë zgjedhjen e tij. Ne duhet ta pranojmë zgjedhjen e tij nese duam ta njohim Atin. Kur flitet për zgjedhë, njërëzit nuk e pëlqejnë këtë fjalë sepse nuk duan të jenë në një zgjedhë. Por, “zgjedha” e Jezusit ishte të bëntë vullnetin e Atit. Ai la mënjanë të gjitha dëshirat e tij duke iu nënshtuar Atit dhe duke bërë atë që Ati donte. Jezusi ishte shumë i kujdesshëm për të parë se kush ishte

jo të jetë i shërbyer nga të tjerët. Sa më i ulët të jetë jetë në shërbim, aq më i madh është ai. Përgjegjësia jonë është shërbesa. Jezusi tha se shërbëtori nuk është më i madh se i Zoti. Ne duhet të mësojmë nga Jezusi. Vetë Ai erdhi që të shërbente dhe jo t’i shërbenin. Niveli i madh frymëror nuk është pozita që kemi në shërbesë, apo dhuntitë, pasi nëse nuk jemi si Krishti në dashuri jemi asgjë, edhe sikur të kishim të gjitha dhuntitë. Të jesh më i madh është të jesh shërbëtor, të jesh i përulur. Ne shohim historinë e mbretit Saul i cili para se të bëhëj mbret dhe pasi u bë mbret ishte i përulur, dhe kjo është aryeja sepse Zoti e zgjodhi mbret. Por, kur ai u bë krenar Zoti ia hoqi pushtetin dhe ia dha Davidit, i cili kishte një zemër për Perëndinë dhe ishte i përulur. Drejtuesit duhet të kenë një zemër shërbëtori. (Ps: Vëllai Wener na sygjeron të lexojmë Filipianët 2 :1-10.Ne mund ta lexojmë çdo ditë për tre muaj rresht, duke i kërkuar Frymës së Shenjtë të na japë zbulesë, duke kërkuar të jemi si Krishti, duke u bërë shëmbull për të tjetrët, të marrim karakteristikat e një qytetari të mbretërisë së Perëndisë.) Një shërbëtor duhet të njohë zemrën e Atit. Prandaj duhe të marrim zgjedhën e Jezusit, që të mësojmë prej tij. Ne mund të lutemi çdo ditë sipas Efesianëve 1:17-19.

përdorim diturinë tonë atëhere po. Kur njërëzit mblidhen dhe bëjnë plane, për të bërë punën e Zotit, dhe për shërbesat që ata drejtojnë duke përdorur mendjet e tyre dhe strategjitë njerëzore të cilat duket se janë vepra të mira në sytë e njërëzve, por në fakt nuk janë, atëherë Fryma e Shenjtë shuhet. Ne shohim diskutime dhe mendime te dryshme dhe nuk ka unitet. Ne nuk duhet ta shuajmë Frymën, por duhet t’i kërkojmë të na ndihmojë dhe të na drejtojë se çfarë duhet të bëjmë. Kur ne lutemi duke kërkuar nga Fryma për përgjigje dhe drejtim, një pyetje ngrihet në mëndje dhe në fakt nuk vjen nga mendja, por nga Fryma. Në këtë mënyrë si drejtues do të kemi unitet, dhe jo diskutime, sepse do të jemi në një mendje, sepse është Fryma që drejton dhe jo mendja jonë njerëzore. Një drejtues duhet të ngreje dhe të drejtojë drejtues. Nëse ti mëson të integrohesh në mbretëri atëherë do të duash që edhe të tjerë të integrohen në mbretëri. Sepse duke u integruar mësojmë të jemi si Kishti, bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë dhe do të integrojmë kështu edhe drejtues të tjerë. Tek Numrat 14:24, lexojmë se Kalebi dhe Jozueu si dhe 10 të tjerë u zgjodhen për të vëzhguar tokën e premtuar. Të 12-të shkuan atje dhe erdhën duke dhënë një raport. Por, vetëm 2 prej tyre, Jozueu dhe Kalebi dhanë një raport tjetër në ndryshim nga 10-të të tjerët. Ata dhanë një raport tjetër sepse ndryshe nga 10 të tjetër kishin një zemër ndryshe.

Zoti shikon zemrën tonë dhe jo pozitën apo vajosjen tonë.

vullneti i Atit. Kur ne do ta pranojmë këtë zgjedhë, atëhere do të marrim zbulesë rreth Perëndisë. Jezusi tha që më sëpari duhet të kërkojmë mbretërinë e Perëndisë për t’u integruar në mbretëri dhe jo të kënaqemi me të mirat e kësaj mbretërie. Ne kërkojmë vetëm për vete, dhe i duam të gjitha bekimet e mbretërisë së Perëndisë, por nuk duam zgjedhën. Kur ne do të pranojmë zgjedhën dhe do të kërkojmë së pari mbretërinë e Perëndisë, vetë Ati i cii i di nevojat tona do të na japë çdo gjë që na duhet. Ati i shikon bijtë e tij, dhe Ai e di se çfarë na duhet pa ia thënë ne. Jezusi tha të mos shqetësohemi për të nesërmen se çfarë do të hamë apo do të veshim. Për këto gjëra shqetësohen edhe jobesimtarët. Ne nuk duhet të fokusohemi tek nevojat tona. Ne duhet të bëhemi si Krishti, të ndryshojmë qëndrimin tonë dhe kështu Ati vetë do na japë atë që na duhet. Një drejtues duhet ti ndihmojë njerëzit të kërkojnë mbretërinë e Perëndisë dhe jo bekimet. Jezusi vet do të na japë bekimet. Jezusi nuk e prezantoi veten si drejtues dhe nuk ka folur shumë për drejtimin, por kur shohim se Jezusi flet për drejtimin dhe drejtuesit, ai flet se si duhet të jenë drejtuesit, që ata duhet të jenë të përulur. Një drejtues duhet të ketë zemër shërbëtori, të jetë poshtë dhe jo lartë, tu shërbejë të tjerëve dhe

Vizioni që ke në zemër dhe mëndje duhet të vijë në plotësi dhe ti duhet të lutësh çdo ditë. Në drejtues duhet të ketë një zemër shërbyesi dhe vizion, dhe të jetë nën shërbim të një shërbëtori tjetër. Jezusi tha se Ai bën atë që Ati thotë. Ne të gjithë jemi në drejtimin e Frymës së Shenjtë. Askush nuk e di vullnetin e Atit përveç Frymës së Shenjtë. Ne duhet të heqim dorë nga idetë tona dhe të bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë. Fryma na u dha sëpari si ndihmues, ngushëllues dhe të na drejtojë e të na ndihmojë të kuptojmë mëndjen dhe zemrën e Atit; të na ndihmojë duke na drejtuar për të mirën në jëtën tonë dhe shërbesën tonë. Nëse do të bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë, ne sëpari duhet të kemi një marrëdhënie të mirë më të. Askush nuk mund të punojë me dikë pa patur marrëdhënie të mira. Bibla flet për marrëdhënien me Frymën e Zotit ; “ Mos e trishtoni Frymën e Shenjtë”. Fryma e Shenjtë është përsoni i tretë në Trini, Nëse ne e trishtojmë Frymën, Ai nuk na lë, por nuk vepron dhe shohim se veprimtaria jonë është e ulët, deri sa të pendohemi. Ne nuk duhet ta shuajmë Frymën. Tek Isaia 11:2 ne lexojmë rreth Frymën e Shenjtë. Nëse kërkojmë njohurinë e tij, diturinë e tij , nuk e shuajmë Frymën, por nëse

Të dymbëshjetë ishin drejtues, por kishin një zemër ndryshe nga njëri-tjetri. Ne i pëlqejmë Perëndisë nga zemra jonë. Pra ne i pëlqejmë Atij nga qëndrimi i zemrës sonë. Bibla flet qartë. Një zemër që i pëlqen Zotit e njeh atë. Shumë dinë rreth Zotit, por pakë e njohin Atë. A jeni të gatshëm për të njohur atë? Ne duam të dimë shumë rreth tij, por kjo nuk mjafton, sepse kjo nuk do të thotë se ti e njeh Atë. Jezusi kur i thirri të dymbëdhjetët kishte një vizion. Vizioni i tij ishte të njihnin Atin. Jezusi tha se kush ka parë atë, ka parë Atin. Ne shpesh kërkojmë vetëm të mirat dhe ndalemi aty, sepse nuk marrim zgjedhën e Jezusit, dhe kështu nuk e njohim Atin. Por duke ecur dhe duke u bindur Jezusit do e njohim Atin. Një shërbëtor ecën shumë afër Jezusit. Ne duhet ta pyesim “ Jezus, çfarë duhet të bëj? Dhe jo të thëmi,” eh… unë e di këtë gjë… do e bëj kështu apo ashtu”. Ne nuk mund të njohim Atin pa patur marrëdhënie me Jezusin. Fryma e Shenjttë jeton brenda nesh dhe me ne, dhe na dryshon sepse besojmë. Nëse ne rrimë afër Jezusit, Zoti e zbulon veten e tij tek ne. Jeto pra pranë Jezusit për të patur një zemër për Perëndinë. Tek Danieli 11, ne lexojmë profecinë për kohët e fundit, për antikrishtin dhe ata që do të bien pre e tij, sepse do të mashtrohen pasi nuk do të qëndrojnë në Krishtin. Në shumë kisha, ungjëllore, pentakostale, baptise, besojnë dhe e dinë se Jezusi do të vijë, dhe besimtarët po përgatiten për ardhjen e tij, dhe në fakt po jetojmë në kohët e fundit. Kur ne e njohim Atin dhe zemrën e tij, atëherë zemra e Atit na jep shënja rreth ardhjes së Jezusit, sepse Ai vjen shumë shpejt, dhe ne do të kërkojmë se çfarë duhët të bëjmë para ardhjes së tij.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

6

Zemra e një shërbëtori

Moisiu njihte rrugët e Perëndisë, por populli njihte vetëm vetëm veprat. Shumë besimtarë kërkojnë veprat, por zemra e një shërbëtori duhet të kërkojë rrugët e tij. Nëse duhet të njohim Zotin duhet kohë, por jo të rrimë; të kalojmë kohë me të, duke u lutur dhe lexuar fjalën dhe duke meditur rreth saj. Jezusi na mësoi sesi të lutemi duke kërkuar më sëpari mbretërinë e Perëndisë. Kur ne lutemi për nevojat e të tjerëve, mbajmë në lutje të tjerët, ne kemi një zemër sipas Perëndisë, një zemër për Atin. Dhe Ati e shikon këtë gjë, prandaj i shikon edhe nevojat e tona dhe do të na japë atë që kemi nevojë, sepse ne kemi kërkuar sëpari mbretërinë e tij. Një person që ka një zemër për Zotin jo vetëm që e njeh Atin, por do të bëhet një person i besimit, sepse ai njeh Atin. Besimi është të njohesh Atin, zemrën e tij, fjalën e tij dhe të lejosh që fjala e tij të banojë në zemrën tënde, jetën tënde. Kur të dymbëdhjetë vëzhguesit, të cilët u zgjodhën të bënin një raport mbi tokën e premtuar, të gjithë thanë se ajo ishte ashtu si Zoti e kishte përshkruar. Ata thanë se ajo që Perëndia kishte thënë ishte e vërtetë. Po kështu edhe besimtarët thonë se bibla ështtë e vërtetë. Megjithatë vetëm dy prej tyre, Jozueu dhe Kalebi nuk u trëmbën ashtu si dhjetë të tjerët për shkat se ky popull ishte i fortë, por ata kishin besim tek Perëndia. Ata kishin besim në zemrën e tyre, dhe thanë se ky ishte një vend për ta. Ata besonin se Zoti ishte Ai që do ua jepte atë vend. Të tjerët kishin frikë dhe nuk kishin besim, prandaj thanë se ai vend nuk ishte për ta. Pra Kalebi dhe Jozueu folën ndryshe, sepse kishin një zemër për Zotin. Po kështu shohim se Davidi kishte një zemër për Zotin. Davidi lutej vazhdimisht dhe i fliste Zotit. Me zemrën e tij ai iu afrua shumë Zotit. Ai filloi të donte Atin dhe të meditonte rreth fjalës së tij. Në zemrën e tij, Ai kishte një qëndrim ndryshe. Ai nuk ishte veçse një bari i ri, por e dinte se Zoti ishte me të, sepse Zoti ishte ai që do të shkatërronte armikun. Prandaj, kur Ai u përball me Goliathin nuk ia kishte frikën, sepse Zoti ishte Ai që do ta shkattërronte, ndërsa të gjithë ata që ishin në ushtrinë e izraelit kishin frikë dhe dridhëshin para Goliathit. Por Davidi kishte një zemër për Zotin dhe Zoti e shkatërroi Goliathin duke i dhënë fitore.

Besnikëria

Jozueu dhe Kalebi ishin besnik . Drejtuesit duhet të jenë besnikë ndaj Zotit, vëllezërve, pastorit, ndaj të gjithëve. Një drejtues duhet ta mbajë fjalën që thotë. Jezusi i trajnoi dishepujt për të qënë ndryshe, dhe që të njihnin Atin. Jezusi po rrënjoste rëndësinë e fjalës së Zoti, sepse fjala e tij është e rëndësishme. Fjala e Zoti do të plotësohet, dhe duhet të plotësohet me patjetër. Jezusi kalonte kohë me fjalën, prandaj Ai donte që dishepujt ta dinin rëndësinë e fjlalës. Zoti u tregoi atyre, por nuk i detyroi ata. Ai kurrë nuk i detyroi dishepujt se si të luteshin, ata vetë ia kërkuam dhe ai u tregonte atyre. Zoti kurrë nuk detyron. Ne duhet të mësojmë të jetojmë në Frymë, sepe duke mësuar të jëtojmë në Frymë do të mësojmë si të lutemi, që njerëzit të na shohin ndryshe, sepse jemi njerëz të bësimit, dhe kemi një zemër ndryshe.

Përkushtim

Jezusi tha se kur dikush nuk lë gjithçka për ta ndjekur atë, atëhere Ai nuk mund të jëtë i denjë për të, nuk mund të jetë dishëpulli i tij. Jezusi do përkushtimin tonë dhe jo të shohim interesin dhe hobin apo dëshirat tona. Për tu përkushtuar Atij duhet të lemë veten tonë. Vetja jonë do të na drejtojë dhe të na sundojë për çfarë duhet të bëjmë. Jezusi na thërret të bëjmë vullnetin e tij. Ne duhet ta vrasim atë që do të na drejtojë. Duhet të vendosim të parin vullnetin e Zotit. Duhet të bëjmë gjithçka me pasion dhe gëzim sepse po e bëjmë për Zotin. Vizioni vjen nga Zoti dhe është i rëndësishëm, dhe ne duhët të bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë. Duhet ta pyesim Frymën se çfarë duhet të bëjmë. Jezusi tha se çfarë Ai bënte ishte për shak të Frymës së Shenjtë që vepronte nëpërmjet tij. Ai tha se Fryma e Zotit ishte mbi të (Isaia 61:1). Para se Jezusi të largohej, Ai premtoi se do të dërgonte ngushëlluesin, pra Frymën e Shenjtë, duke thënë se i njëjti Frymë do të vinte mbi dishepujt për ti drejtuar ata. Ai vjen që të na ndihmojë dhe drejtojë se çfarë duhet të bëjmë në jetën tonë. Fryma e Shenjtë ka ardhur në jetët tona për të na ngushulluar, drejtuar, për të na dhënë dhurata, pra dhuntitë për të cilat Kisha ka nevojë. Secili prej besimtarëve u jepet një dhunti për ndërtim të Kishës, ashtu si dhe

pastorit të cilit i jepet dhuntia e drejtimit. Ne duhet ta respektojmë pastorin për vajosjen e tij dhe pozitën e cila vjen prej Zotit. Pra aftësitë tona nuk janë për të drejtuar Kishën por për ta ndihmuar atë. Puna e Frymës së Shenjtë përmes jetës së dishepujve e ndryshoi botën, dhe jo dhuntitë e gjuhës. Ne duhët të kalomë kohë me fjalën, të meditojmë rreth saj dhe të lutemi. Dhe atë që ne kemi marrë duhet t’ja japim njerëzve besnkë, që kanë një zemër për Zotin. Nga Eviola Gogaj

Zemra e Perëndisë për ty

Sot po lexoja profetin Jeremia në Fjalën e Perëndisë. Nëse e lexon këtë libër, do të shikosh që Perëndia i bën thirrje njerëzve të Tij të kthehen. Dhe jo vetëm të kthehen, por të kthehen tek Ai, nga AI. Meqë jemi këtu, nuk mjafton vetëm të kthehemi nga rrugët tona të këqija, apo pendesë për mëkatet! Bum!!!! Si? Po, po. Pendesa është të kuptuarit që je në gabim, keqardhja, dhe vendimi për t›u kthyer tek Perëndia, por kthimi tek Perëndia është hapi i dytë që të shpëton dhe të sjell në familjen e Perëndisë. Tek shëmbëlltyra e djalit plangprishës. djali ndjeu keqardhje, u pendua, dhe U KTHYE. Judë Iskarioti, pasi bëri mëkatin e tmerrshëm të tradhëtisë, më vonë u pendua, POR NUK U KTHYE-duke humbur. Pjetri, duke mohuar Jezusin, u pendua, dhe U KTHYE. Tani tek libri i profetit Jeremia, Zoti thotë: «Nëse ktheheni, KTHEHUNI TEK UNË». Tek askush tjetër. Nëse pendoheni, e dini pra se ku te ktheheni, -thotë Zoti- Unë po ju pres krahehapur!» Unë jam xheloz për ju - thotë Zoti - Askush tjetër nuk ju meriton përveç Meje.!» Dua qe te shikoni me mua, zemrën e Perëndisë për ne. Deshirën e Tij që nga fillimi, që kur na krijoi. Madje edhe kur Adami mëkatoi. Nëse kthehesh, KTHEU TEK UNË. Unë e di, që disa prej nesh, e kanë të vështirë ta kuptojnë dëshirën e Perëndisë për intimitet. Por Perëndia do të na çojë në një pikë, kur të themi:» Tej kush mund të shkojmë tjetër? TI KE FJALË JETE TË PËRJETSHME!» Perëndia do të shkaktojë një etje dhe uri për bijtë dhe bijat e Tij, aq sa nuk do të ketë vendim tjetër, veç KTHIMIT TEK AI. Ju do të thoni, «ne e jemi kthyer tek Perëndia», «ne jemi penduar», si mund të

23 Gusht 2012

kthehemi? Po. Kjo është te drejtë. Ju mungon diçka.... :) Deri tani je lutur qe deshirat e tua te plotesohen, që ëndrrat e tua të përmbushen, që nevojat e tua të gjejnë zgjidhje, dhe ashtu si profeti Jona, i kërkuar Zotit dhe Ai të ka dhënë, sepse Ai kënaqet kur jep dhe është plot, dhe jeni mërzitur kur Ai ua ka dërguar krimbin në hardhinë tuaj, për t›iu drejtuar tek diçka më e madhe. PO PËR ËNDËRRAT E MIA? KUSH DO TË KUJDESET? TY TË VJEN KEQ PËR HARDHINË QË TË BËN HIJE TY, POR MUA A NUK DUHET TË MË VIJË KEQ PËR NJERËZIT NË KËTË BOTË QË NUK DINË TË DALLOJNË TË DJATHTËN NGA E MAJTA E TYRE? Këtë i tha Zoti profetit Jona. AI I THA ËNDRRËN E TIJ. Ka një ëndërr në zemrën e Perëndisë që duhet të lutemi të realizohet. Dhe ti dhe unë jemi aktorët që do ta relaizojmë. Ky është kthimi tek Perëndia. Kthimi tek ëndrrat e Tij. Nuk po them, që të mos lutemi për ëndrrat tona, por po them, që të lutemi edhe për ëndrrat e Perëndisë të përmbushen përmes nesh përsa kohë të kemi frymë. Kjo është beslidhja me Të. Kjo është marrëdhënia dhe intimiteti me Të. Një ditë, Zoti i tha profetit Jeremia, merr një rrip dhe vendose në brez. Pastaj i tha ta fshihte në shkëmbenj. Pastaj i tha që ta merrte. Dhe Ai ishte kalbur. Pse? Nga mospërdorimi!!! Nga mos të qënët funksionant. Nga të mos qënët në brezin e Jeremia. Dhe Zoti i tha: «Kështu ka ndodhur me bijtë e mi!» Unë doja që ata të më rrinin kaq ngjitur rreth Meje, si rripi në brez, atëherë ata do të përcillnin lavdinë Time» Kjo është dëshira e Perëndisë, zemra e Perëndisë për ty, për mua. Ngjitu pas Tij. Jo thjesht, ta mendosh, jo thjesht të flasësh për Të, jo thjesht ta përmendësh ndonjëherë, POR NGJITU PAS TIJ! Atëherë do të kuptosh çfarë do Ai prej teje. Ai e do intimitetin. Ai të do ty të jesh i dhënë pas Tij me gjithë zemrën tënde, aq sa thotë:» NËSE KTHEHESH.... të lutem... KTHEHU TEK UNË!» UNË TË DUA PËR VETE! Bekime! Arjani

Vajosja dhe shenjtërimi Libri i profetetit Malakia mbyllet me premtimin se mbi të gjithë ata që kanë frikë emrin e Zotit do të lind djelli i drejtësisë, që do të sjellë shërim në krahët e tij, dhe që do të vijë edhe profeti Elia i cili do të bëjë që “ zemra e etërve tu kthehet bijëve”. (Malakia 4:6) Pas 450 vjetësh vjen Gjon Pagëzori, njeriu i vajosur qysh në barkun e nënës, që shpall pendim në emër të Zotit të Përjetshëm, dhe njofton se në mes të popullit është tashmë Ai që nuk njihet akoma , që Gjon Pagëzori nuk është denjë t’i lidhë as lidhëset e sandaleve pra i “Vajosuri i Zotit”, Mesia, Krishti pagëzuesi me Frymë të Shentë dhe me zjarr. Në lumin Jordan Jezusi paraqitet para Gjonit dhe pagëzohet prej tij, dhe ndërsa del nga uji, shikojmë shfaqjen e parë të Frymës së Shenjtë në formën e një pëllumbi. Krishti vazhdon misionin e tij, dhe Gjon Pagëzori arrestohet nga ushtarët e Herodit dhe dënohet me vdekje. Në sinagogën e

Nazaretit, Jezusi duke marrë librin e profetit Isaia, u zbulohet atyre duke lexuar fjalët që flasin për të në kapitullin 61, “ Fyma e Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve, të shpall vitin e hirit të Zotit”. Pastaj mbyll librin dhe u thotë të gjithë atyre që po e shikonin: “Sot u përmbush ky shkrim dhe ju e dëgjuat”.

Fryma e Zotit është mbi mua.

Pas shumë vitesh mësimdhënie të krishterë, ka akoma shumë paqartësi përsa i përket personalitetit të Frymës së Shenjtë, si dhe veprimtarisë dhe manifestimit të saj. Shumë studiues, për shkak të interpretimeve të ndryshme të shkrimeve, kanë mbështetur dhe mbështetin pikëpamje të ndryshme rreth kësaj dokrine. Është shumë e

rësndësishme që të gjithë të krishterët të marrin mesazhe të sakta, si gjithmonë sipas shkrimit të shenjtë, në mënyrë që të jetojnë sipas planit të drejtë të Zotit. Për të kërkuar dhe për të patur një vizion të qartë të personit të Frymës së Shenjtë, duhet të ndajmë dy fakte që i përkasin dy periudhave: Para rrëshajave dhe pas rrëshajave.

Para rrëshajave

Shpirti i Zoti ka qenë ekzistent dhe aktiv. Ai lëvizte para krijimit sipas një rendi të caktuar të të planit hyjnor. Në kapitullin e parë të librit të Zanafillës lexojmë se në ditët e para të krijimit, Fryma e Zotit “fluturonte” në sipërfaqen e ujërave. Shumë kohë më pas , përpara shthurjes njerëzore, Zoti thotë: “ Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun”. Gjatë këtij pohimi, mund të kuptojmë shumë mirë gjithë zemërimin, brengën dhe trishtimin e Zotit për ndëshkimin që duhet ti sillte asaj gjenerate

që nuk diti të vlerësojë gjatë shekujve dashurinë e tij. Duke lexuar Biblën “Fjalën e Zotit” zbulohet qartësisht që Shpirti i Shenjtë vepron në favor të njerëzve, duke i treguar atyre mirësinë e Krijuesit. Njerëzit luftuan me Frymën e Zoti aq shumë duke e hidhëruar dhe detyruar të deklaronte shfarosjen e tyre nga faqja e dheut. Qoftë bekuar gjithmonë emri i Zotit, sepse Noeu gjeti hir në sytë e tij. Fryma e Shenjtë, gjatë gjithë periudhës së Testamentit të Vjetër, po përgatitej të vizatonte dhe ndërtonte si një arkitekt i mirë të gjithë planin e Zotit në lidhje me shpëtimin e njerëzve. Është për t’u theksuar që parimi më i madh i Zotit, si një aksiomë e pakundërshtueshme e hasur në Bibël është :“Jo për detyrim dhe as për fuqi, por për Shpirtin tim”. Shpirti i Shenjtë, është agjenti i Shenjtë, që jep dhe vë në ekzistence vullnetin e Zotit. Ai është ai që ngjiz lindjen e Jezusit përmes


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

7

Vajosja & shenjtërimi virgjëreshës Mari. Ai që e vajos Jezusin në lumin e Jordanit si Profet, Prift dhe Mbret, duke dëshmuar publikisht, dhe duke u shfaqur në formën e një pëllumbi, se Ai të cilin Gjoni po pagëzonte ishe Biri i Perëndisë dhe i denjë për t’u dëgjuar. Shpirti i Shenjtë është ai që vepron me Jezusin dhe e shikojmë tek Luka 11:20 “ Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri tek ju”. Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në kryqëzimin e Jezu Krishtit siç është dëshmuar qartë tek Hebrenjtë 9:14 :“Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë.” Pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit është zvendësuesi i tij në Besëlidhjen e re midis Zotit dhe popullit të tij, dhe është Ai që drejton Kishën të formohet, të zgjerohet dhe të kompletohet.

Çdo të thotë Vajosje?

Përdorimi për të spërkatur personat, gjërat ose objektet me substanca vajore, të parfumosura, ose forcëdhënëse meqëllim fetar ose kulti; është i përbashkët me të gjithë fetë. Grekët përdornin vajosje në disa pemë, duke i shpallur të shenjta. Po kështu vajoseshin objektet për përdorim kulti nga priftërinjtë. Vajosej si pofeti dhe mbreti në Testamentin e vjetër (1e Mbretërve 1: 16) , e kudo që përdorej vaj, ky ishte simbol fuqie, nevoje, zhvillimi, prodhimtarie, ripërtëritje, jete, shëndeti, bukurie dhe dhuratë nga Zoti. Në jetën laike, duke filluar qysh prej origjinave më të hershme të qytetrimeve mediterrane, vaji përdorej për ushqim ose për ndriçim. Ky vaj përdorej edhe për kozmetikë dhe si zbutës për qëtësimin e plagëve ose dhimbjeve. Ishte si një mjet për shërimin dhe tonifikim muskular; si vaj balsamik, estetik, dhe lubrifikant. Ishte edhe simbol i bollshmërisë, dhe një oguri të mirë.

Çfarë kuptohej me shenjtërim?

Me vajosje të një obkjeti, kuptohej realizimi i një kalimi në një gjendje më të lartë të kuptimit të saj të brendshëm, duke e bëre të përshtatshëm për përdorim të shenjtë; si viktima e ofruar për sakrifice, mjetet e kultit ose të imazheve të shenjta. Në fenë e krishterë, në vajosje merr një vlerë të veçantë rëndësia e pagëzimit me Frymë të Shenjtë, dhe vajosja me vaj për të sëmurët. Akti i parë është i padukshëm, por me manifestimin e dukshëm (gjuhët); akti i dytë është i dukshëm, me efekte reale (shërimi i trupit). Kështu, edhe në pjesën më të madhe të rendit të gjerave të padukshme, Shprti i Shenjtë ka mundësi të ndriçojë mendjen dhe ta liroje nga ankthe, hije, dhe fuqi të djallit dhe të botës. Duam ta paraqesim saktë edhe pse në pjesën më të madhe simbolika e vajit është e ndryshme; këtu apo atje është e lidhur me ligje të veçanta, urdhërime dhe ngjarje nga populli i Zotit; nga më të vlefshmit në çdo rast është simbolika e virtytit dhe misionit të Shpirtit të Shenjtë.

Vaj do të thotë:

Zgjedhje, shenjtërim, shërbesë, gëzim, (Isaia 61:1-3) “Fryma e Zotit është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulërve. Më ka dërguar… për t’u dhënë atyre që pikëllohen në Sion… një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë”. Përkushtim (Zanafilla 28:18): “Kështu Jakobi u ngrit herët në mengjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj. Dhe e quajti këtë vend Bethel. Bekime (Psalmet 89:20-21) “Gjeta Davidin sherbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë. Dora ime do ta përkrah me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë” Gëzim (Psalmet 45:7) “Ti e do drejtësinë dhe e urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt të ka vajosur me vaj gëzimi mbi shokët e tu”. Fruti i diturisë dhe veprave të mira (Mateu 25:4) : “Kurse të mençurat bashkë me llampat e tyre morën edhe vajin në enët e tyre”. Shenjtërim dhe Lavdi (Mateu 26:6-7) “Tani kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon, iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë”. (Gjoni 12:3) “Atëhere Maria mori një libër vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i shfiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia shtëpia u mbush me erën e këndëshme të këtij vaji”. Shëndet dhe shërim (Marku 6:13) (Jakobi 5:4) “Dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin” Shantazh, shlyerje borxhi, falenderim dhe ndihmë nga Zoti. (2 e Mbretërve 4:1-7) “Një grua … i thirri Eliseut duke thënë: “Shërbëtori yt, burri im , vdiq. Tani huadhënësi ka ardhur për të marrë dy bijtë e mi, për t’i bërë skllevër të tij… Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi, përveç një enë të vogël me vaj… dhe ajo shkoi t’ja njoftoj ngjarjen njeriut të Perëndisë, që i tha: “Shko të shesësh vajin dhe paguaj borxhin tënd; me atë që do të teprojë, ke për të jetuar ti dhe bijtë e tu”.

Shpirti i premtimit

Shpirti i premtimit ka vaj të sinqertë të vajosjes së Zotit; ka vulën e tij, bekimet e tij, madhësinë e tij, zbulimin e tij, pasuritë e tij, shërbesën e Krishtit, shenjtërimin e tij dhe shenjtërinë e Kishës. Kështu që nuk mund të flasësh për vajosje, pa veprimin e konkret të Frymës së Shenjtë. Gjithë jeta e Jezusit iu nënshtrua dinamikës së Shpirtit të Shenjtë, i cili e projektoi lindjen e tij në mënyrë mbinatyrore, duke e mbushur jetën e tij me vajosje të fuqishme deri në vdekjen e tij, dhe pas vdekjes në ringjalljen e tij dhe ngjitjen e tij në qiell. Zakoni përse mbretërit duhej të vajoseshin me vaj të shenjtë, ishte simbol i autoritetit

të deleguar. Në psalmin 92, është shkruar “Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti më ke vajosur me vaj të freskët”. Fuqia dhe forca janë të lidhur me vajosjen e dhënë nga Zoti në qeverisjen e popullit. Ky pohim gjendet në Testamentin e Ri, ku është vënë në dukje se forca dhe fuqia e kishës vijnë nga vajosja e Frymës së Shenjtë. Shkruesi i Psalmeve nuk do ta kishte realizuar lulëzimin si palma , rritjen si kedrat e libanit, fuqinë dhe forcën në pleqëri, nëse nuk do të kishte përjetuar vajosjen e Zotit; po ashtu si profeti, prifti, mbreti nuk do të mundnin të ushtronin me autoritet detyrimin për të cilin ishin thirrur. Forca e besimitarit të krishterë është e lidhur me Shpirtin e Shenjtë. Në testamentin e vjetër flitet shpesh për forcën e jashtëzakonshme të buallit kafshë e fortë, e shpejtë dhe aktive. Këto karakteristika duhet të jenë po të njëjta me ato të çdo besimtari që shpall ungjillin. Duhet të jenë të fortë sepse vajoja e Frymës e fuqizon të veprojë për veprat ë Zotit, i i pathyeshëm kundrejt pengesave që kërkojnë ta bëjnë më të ngadaltë dhe më pak veprues në ndjekjen ë Zotit gjatë gjithë ditëve të jetës së tij. Vaji i freskët i vajosjes. Bibla na mëson një mënyrë për të shtypur ullinjtë, i përdorur nga hebrenjtë. Ata bënin një rruvijë në shkëmb; ku shtypin ullinjtë me këmbë dhe pastaj i rikalonin në një objekt mekanik dhe nga shkëmbi zbriste vaji. Le të marrim shprehjen e bukur nga libri i Jobit që thotë: “Nga gurët rrjedhin rrekë vaji.” Nëse ne sot mud të jemi të vajosur nga Fryma e Shenjtë, është prej faktit që një “Ulli i Madh” Jezus Krishti, u shtyp dhe kaloi në shkëmb, dhe nga Ai rrjedhin vazhdimisht rrëkë vaji për veprimtarinë tonë si bashkëpuntorë të Perëndisë. Shprehja e Psalmistit: “Vaj i freskët” do të thotë vaj i sapo shtypur; kështu pra një veprim aktual, personal, i pastër dhe jo i përzier. Shkrimtari latin Oracio ankohej shpesh për shkak të erës së tëmerrshme të papastërtisë që ndihej në disa qytete greke, sidomos gjatë orëve të nxehta të ditës, në lidhje me dy zakone të këqia të këtyre qytetarve: e para me përhapjen e vajit në trup për arsye bukurie dhe estetike; e dyta në përdorimin e bollshëm të vajit gjatë ngënies së mëngjezit. Prandaj kur dielli fillontë të digjte, vaji nxehej dhe vinte një erë e keqe; po era e hudhrës në gojë? Mund ta imagjinosh! Zoti ka premtuar vajosje me vaj të freskët (jo të nxehtë); prandaj duhet të veprojmë në mënyrë që të përdorim pjesën e vajit (të përditshëm) me masë, duke shmangur që kjo të përziet dhe duke e lejuar Zotin të na e ndërrojë; prandaj kemi nevojë ta kontrollojmë vazhdimisht, kur marrim, sesi e përdorim dhe kur duhet ta ndërrojmë. Bibla tregon se shkaku i nxehjes së vajit mund të jenë të ndryshme. Tek Predikuesit 10, është shkruar që mizat e ngordhura mund ta qelbin vajin; disa, madje pak janë mjaftueshëm për ta përzier dhe për ta

bërë të qelbet; krenaria, hipokrizia, ligësia, mendime të këqia etj… bejnë që kjo gjë të ndodhë. Duhet patjetër të mbash vajosje për shpërndarje në shërbesën e Zotit dhe kjo duhet të jetë gjithmonë e pastër, e freskët dhe e parfumuar. Le ti japim mundësi parfumierit më të madh të na hetojë me nuhatjen e tij për të na treguar mizat e ngordhuara, që duhet të hiqen nga jeta jonë. Të jesh i mbushur plot me Frymën e Shenjtë nuk është vetëm një emocion i momentit, por diçka më shumë; një veprim real i Frymës në ne, që mbush dhe transformon çdo ndjenjë, mendim, ide dhe çdo parim njerëzor.

Vajosja e profetëve, priftërinjve dhe mbretërve. Priftërinjëve, mbretërve dhe profetëve iu derdhej vaj gjatë vajosjes, si një dëshmi publike e besëlidhjes së Zotit me njerëzit dhe si një zgjedhje e tyre prej Zotit . Vaji që zbriste nga koka e Aaronit nuk përfundonte vetëm në një pjesë të flokëve, ose të të gjithë kokës, përkundrazi zbriste përgjatë mjekrrës se tij, dhe lagte veshjen e tij deri tek sandalet e tij. Nga kjo evidentohej se vajosja duhet ti interesohej i gjithë personi; Zoti në fakt, do të derdhi mbi ne jo pak nga Shpirti i tij, por një masë të bollshme, që mund ta vajosë të gjithë jetën tonë. Kemi gjithmonë nevojë të shkojmë përpara shkëmbit deri sa vaji i freskët, i shtypur në moment, të na rifuqizojë shpirtin dhe trupin tonë për të qënë të pajisur mirë që ti bëjmë efektive veprat e Zotit.

Vajosja, është për të gjithë besimtarët?

Rrëshajat gjatë ditëve të apostujve shënon fillimin e një vajosje universale, e zbritur mbi gjithë shtëpinë e Kornelit, si shërndarje edhe për johebrenjtë. Nëpermjet dëshmisë, shpalljes dhe predikimit të emrit të Jezus Krishtit, të gjithë besimtarët marrin pjesë në vajosjen e Frymës së Shenjtë, në ushtrimin e funksionit të tyre, disa priftërinjë e disa mbretër. Çdo besimtar që shpreson dhe beson në emrin e Jezusit, ndër të cilët u thirrën judenjtë dhe paganët, burra dhe gra, të rinj dhe pleq, pa dallim ngjyre dhe lëkure, janë nën vajosjen e Shpirtit të Shenjtë. Në letrën e dytë drejtuar Korintasve në kapitullin 1:21 Pali thotë: “Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia” Akoma tek letra e parë e Gjonit 2:20 dhe 27 thotë: “Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini çdo gjë” “Dhe sa për ju vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë.” Marrja e Frymës së Shenjtë në fakt është vetëm fillimi i jetës sonë të përjetshme, e cila u dha si shenjë e shpengimit tonë dhe e dashurisë së tij të përjetshme për ne. Ky artikull është marrë nga Libri Vajosja dhe Shënjtëria I Pastore Senior Giuseppe Croce


Gazeta e Kishës Rreze Drite

8

23 Gusht 2012

DËSHMIA E ATMIRANT MALAJ

Unë quhem Atmirant Malaj, dhe vij nga një fshat i Vlorës. Pasi mbarova gjimnazin bëra një kurs për hidraulik në Tiranë, dhe më pas emigrova për pak kohë në Greqi. Në kohën që u ktheva, familja ime u vendos me shtëpi në Tiranë. Ishte viti 2005 kur jam kthyer dhe ishte një kohë disi e vërshtirë për mua, sepse nuk njihja as shokë në Tiranë dhe nuk kisha as punë.

Më vonë me anë të një shoku të përbashkët u takova me Marinin, i cili më ka folur për herë të parë për Krishtin. Edhe pse vija nga një familje me traditë myslimane, që herën e parë që kam dëgjuar predikimin në Kishë, zemra ime ndjeu dashurinë e Perëndisë. Dhe nga një njeri pa shumë shokë u bëra një njeri me shumë shokë dhe miq për një kohë të shkurtër. Zoti më bekoi me shokë të vërtetë që më donin dhe e vlerësonin shoqërinë time. Unë pranova Krishtin si Zot dhe shpëtimtar të jetës sime. Fillova të shkoj në çdo takim dhe shërbesë që Kisha “Rreze Drite” zhvillonte. Fillova të ndiqja kurset që bëheshin për besimtarë të rinj. Pa e kuptuar jeta ime kishte ndryshuar krejtësisht. Isha bërë pjesë e një familje shumë të madhe. Zoti më kishte ndryshuar zemrën dhe kishte larguar çdo gjë që dukej e vështirë për mendjen time. Fillova

të doja njërzit dhe t’u flisja për dashurinë e Perëndisë. Zoti më ka bekuar në mënyrë të mrekullueshme, dhe unë jam kaq i lumtur që falë dashurisë së tij unë nuk jetoj më në errësirë por jeta ime i përket atij. Ca vite më vonë u njoha me Sonilën.

Që në momentin që e pashë, zemra ime rrahu ndryshe. I lutesha Zotit që të më tregonte nëse ajo ishte gruaja që Zoti kishte zgjedhur për mua. Dhe sa herë që lutesha isha në paqe. I propozova dhe morëm të dy një kohë lutje nësë Perëndia na kishte bërë për njëri-tetrin. Në këtë kohë ne kuptuan që ky ishte plani i Perëndisë, që Ai na kishte bërë për njëri-tjetrin. Dhe pas ca kohësh bëmë fejesën dhe pas saj ceremoninë e martesës në Kishë. Zoti e kishte mbushur jetën time me kaq shumë bekime në një kohë kaq të shkurtër. Bashkë me Sonilën, ne drejtojmë shërbesën e të rinjve. Ne i jemi shumë mirënjohës Zotit që na ka përdorur çdo ditë për lavdi të emrit të Tij. I jam mirënjohës çdo ditë Zotit për çdo gjë që ka bërë në jetën time, dhe për dëshirën e madhe që ka vendosur në zemrën time t’u tregojë të tjerëve për Krishtin dhe të shërbejë në Kishën Rreze Drite dhe deri në fund të botës.

Në Tabernakullin Metropolitan, Njuington

Charles H. Spurgeon

A nuk keni lexuar vallë?... Apo nuk keni lexuar?.... Po të dinit se çfarë do të thotë. Mateu 12:3-7 Skribët dhe Farisenjtë ishin lexues të mëdhenj të ligjit. Ata i studionin librat e shenjtë vazhdimisht, duke u dhënë mbas çdo fjale dhe shkronje. Ata i kushtonin kujdes të madh se cili ishte vargu i mesit të Dhiatës së Vjetër, cili varg ishte në gjysmë të mesit dhe madje sa herë ishte përmendur ajo fjalë, dhe cila ishte masa e shkronjës dhe vendi i saj i veçantë. Ata na kanë lënë një masë të madhe shënimesh thjesht mbi fjalët e Shkrimit të Shenjtë. Ata mund të kishin bërë të njëjtën gjë me një libër tjetër dhe informacioni do të kishte qenë po aq i rëndësishëm sa edhe faktet që ata kanë mbledhur me aq kujdes në lidhje me studimin e fjalëve e Dhiatës së Vjetër. Megjithatë, ata ishin lexues të mëdhenj të ligjit. Ata gjeten një sebep për tu ngatërruar me Shpëtimtarin në lidhje me një çështje

që kishte të bënte me këtë ligj. Dishepujt e Zotit tonë kishin këputur ca kallinj gruri dhe po i shkundnin me duart e tyre. Sipas interpretimit të Farisenjve të fërkoje një kalli gruri ishte një farë lloj shkundjeje dhe siç ishte shumë e gabuar të shkundje ditën e Shabatit, prandaj ishte gabim i madh të fërkoje një apo dy kallinj gruri kur ishe i uritur në mëngjesin e së shtunës. Ky ishte argumenti i tyre dhe ata vajtën te Shpëtimtari me këtë lloj argumenti dhe me versionin e tyre të ligjit të së Shtunës. Shpëtimtari zakonisht e zhvillonte luftën në kampin e armikut dhe Ai e bëri këtë gjë në këtë rast. Ai foli sipas mënyrës së tyre dhe Ai u tha atyre: “A nuk e keni lexuar vallë?”, një pyetje therëse për skribët dhe Farisenjtë, megjithëse nuk ka asgjë therëse në dukje! Ishte një pyetje e drejtë dhe e duhur për t’ua bërë atyre; por vetëm mendoni që pyetja u është bërë atyre në këtë mënyrë. “A nuk e keni lexuar vallë?” “Lexuar!” ata mund të kishin thënë: “Pse, ne e kemi lexuar librin shumë herë. Ne gjithmonë e lexojmë. Asnjë pasazh nuk i shpëton syrit tonë kritik.” Megjithatë Zoti ynë ua bëri pyetjen edhe një herë tjetër: “Apo nuk e keni lexuar?” sikur në fund të fundit ata të mos ta kishin lexuar, megjithëse ata ishin lexuesit më të mëdhenj të asaj kohe. Ai la të kuptohej që ata nuk e kishin lexuar fare dhe pastaj u dha atyre për më tepër edhe arsyen pse Ai i kishte pyetur ata nëse e kishin lexuar. Ai tha: “Nëse do ta kishit ditur çfarë do të thotë kjo,” që është njësoj sikur të thuash: “Ju nuk e keni lexuar sepse nuk e keni kuptuar. Sytë tuaj kanë kaluar nëpër fjalët dhe ju i keni numëruar shkronjat dhe keni gjetur vendin e çdo vargu dhe fjale dhe ju keni thënë gjëra të mësuara mbi të gjithë librat dhe megjithatë ju nuk jeni lexues të volumit të shenjtë; sepse ju nuk keni shtirë në dorë artin e vërtetë të lexuarit; ju nuk kuptoni dhe prandaj ju nuk

lexoni me të vërtetë. Ju jeni thjeshtë lexues të përciptë dhe kalimtarë të Fjalës; ju nuk e keni lexuar sepse nuk e kuptoni atë.” Kjo është e pika e parë e ligjëratës tonë.

I. Përpiqu të kuptosh atë që po lexon Zor se është e nevojshme që të them që ne duhet të lexojmë Shkrimet. Ju e dini sa e nevojshme që është që duhet të ushqehemi në të vërtetat e Shkrimit të Shenjtë. A më duhet të bëj pyetjen nëse e lexoni Biblën apo jo? Kam frikë se kjo është një epokë në të cilën lexohet revista, një epokë që lexon gazetën, por jo aq shumë një epokë që lexon Biblën, siç duhet të jetë. Në kohët e vjetra njerëzit kishin një numër të vogël librash të tjerë, por ata gjetën një librari të mjaftueshme në një libër, Biblën! Sa pak përdoret Shkrimi në predikimet moderne në krahasim me predikimet e atyre mjeshtërve të teologjisë, teologët Puritanë. Pothuajse çdo fjali e predikimeve të tyre duket se hedh dritë mbi një tekst të Shkrimit; jo vetëm mbi atë që po predikonin, por edhe mbi shumë tekste të tjera, si edhe në shumë tekste të tjera lëshohet dritë e re ndërsa vazhdon predikimi. Do të doja nga Perëndia që ne predikuesit të rrinim më afër Librit të madh të vjetër. Ne do të ishim predikues udhëzues nëse bëjmë një gjë të tillë, madje edhe nëse jemi të paditur mbi “mendimin modern” dhe nuk po “ecim me kohën.” Përsa u përket juve që nuk predikoni, ushqimi më i mirë për ju është vetë Fjala e Perëndisë. Predikimet dhe librat janë mjaft mirë, por rrëketë që rrjedhin në një distancë të gjatë në sipërfaqe të tokës fillojnë të mbledhin copëza nga toka ku rrjedhin dhe humbasin freskinë me të cilën dolën nga kreu i burimit. Më e mira është gjithmonë të pish nga burimi sesa nga rezervuari. Ju do të vinit re vetë nga leximi i Fjalës së Perëndisë, të lexuarit e saj në vend të leximit të shënimeve mbi të

është një mënyrë më e sigurt për t’u rritur në hir. Pini nga qumështi i papërzier i Fjalës së Perëndisë dhe mos pini nga qumështi që i është hequr ajka, apo qumësht që është përzier me ujin e fjalës së njeriut. Ajo që duam të them është që shumë nga leximi i Biblës që shohim nuk është aspak lexim i Biblës. Vargjet kalojnë para syve dhe fjalitë rrëshqasin nëpër mendje, nuk bëhet lexim i vërtetë. Një predikues i vjetër thoshte, Fjala nuk zë shumë vend në ditët e sotme, sepse hyn në njërin vesh dhe del në tjetrin; kështu duket se ndodh me disa lexues, ata mund të lexojnë shumë sepse nuk lexojnë ndonjë gjë. Sytë e tyre hedhin shikimin, por mendja nuk pushon askund. Shpirti nuk ndizet nga e vërteta e Perëndisë dhe nuk qëndron aty. Fluturon nëpër hapësirë siç bën një zog, por nuk ndërton fole dhe nuk pushon askund. Një lexim i tillë nuk është lexim. Të kuptosh çfarë lexon është thelbi i leximit të vërtetë. Në lutje ka diçka që quhet të lutur në lutje, e lutur kjo që është zemra e lutjes. Po kështu në lavdërim është ajo që quhet të lavdëruar me këngë, një zjarr i brendshëm i përkushtimit të vazhdueshëm që është jeta e Alelujas. Po në të njëjtën mënyrë është edhe me leximin e Shkrimit. Ka një lexim të brendshëm, një lexim thelbësor, lexim i vërtetë dhe i gjallë i Fjalës. Ky është shpirti i leximit dhe nëse nuk lexohet në këtë mënyrë, leximi është ushtrim mekanik dhe pa ndonjë dobi. Nëse nuk e kuptojmë çfarë po lexojmë nuk e kemi lexuar atë; mungon zemra e të lexuarit. Ne zakonisht i dënojmë Romanistët për mbajtjen e shërbesave të përditshme në gjuhën Latine. Megjithatë mund të ishte mjaft mirë në gjuhën Latine siç do të ishte mjaft mirë në çfarë do gjuhe tjetër nëse nuk kuptohet nga njerëzit. Disa e ngushëllojnë veten me idenë që ata kanë bërë një veprim të mirë kur kanë lexuar


23 Gusht 2012

një kapitull të Shkrimit që nuk e kanë fare idenë se për çfarë flet. Por a nuk e hedh poshtë Natyra këtë si një besëtytni. Nëse do ta kishit kthyer librin mbrapsht dhe do të shpenzonit të njëjtën kohë duke parë shkronjat në atë drejtim, do të kishit përfituar prej tij po aq sa leximi në mënyrën e zakonshme nëse nuk kupton atë që lexon. Nëse do të kishit një Dhiatë të Re në Greqisht do të ishte tepër Greqisht për disa prej jush, por do kishte po aq vlerë shikimi i saj sa edhe po të shikoje Dhiatën Re në Shqip nëse do ta lexoje pa e kuptuar atë që po lexon. Nuk është shkronja që shpëton shpirtin; shkronja vret në shumë kuptime dhe kurrë nuk mund të japë jetë. Nëse ngelesh vetëm me shkronjën mund të tundohesh ta përdorësh atë si një armë kundra të vërtetës siç Farisenjtë bënin në kohët e vjetra dhe njohuria jote e shkronjës mund të sjellë mburrje për shkatërrimin tënd. Është fryma, kuptimi i vërtetë i brendshëm, që thithet nga shpirti, me anë të cilit bekohemi dhe shenjtërohemi. Ne ngihemi nga Fjala e Perëndisë si mbulesa e Gideonit, që u lag nga vesa e Qiellit dhe kjo mund të vijë vetëm nëse Fjala hyn në mendjet dhe zemrat tona, duke e pranuar atë si e vërteta e Perëndisë, dhe për aq sa ne e kuptojmë atë në mënyrë të tillë që gjejmë kënaqësi në të. Atëherë ne duhet ta kuptojmë atë ose përndryshe nuk e kemi lexuar siç duhet. Sigurisht që dobia e të lexuarit duhet të vijë te shpirti përmes të kuptuarit. Kur Kryeprifti shkonte në vendin e Shenjtë Ai gjithmonë ndizte llambën para se të ndizte temjanin në altarin e bronztë, si për të treguar që mendja duhet ndriçuar përpara se ndjenjat të nxiten siç duhet kundrejt objektit Hyjnor. Duhet të ketë njohuri të Perëndisë para se të ketë dashuri për Perëndinë, duhet të ketë njohuri të duhur të gjërave hyjnore para se të ketë shijim të tyre. Ne duhet të përpiqemi të nxjerrim aq sa mendjet tona të fundme mund të kuptojnë atë çfarë Perëndia do të thotë me këtë dhe çfarë do të thotë Perëndia me atë. Përndryshe ne mund të puthim Librin dhe mund të mos kemi dashuri për përmbajtjen e saj, ne mund të respektojmë shkronjën dhe megjithatë të mos kemi përkushtim ndaj Zotit që na flet me këto fjalë. Asnjëherë nuk do të marrësh ngushëllim për shpirtin tënd nga ajo që nuk kupton, as nuk do të gjesh drejtim për jetën tënde nga çfarë nuk kupton, as nuk do të ketë ndonjë ndikim praktik mbi karakterin tënd nga çfarë nuk ke kuptuar.

Mendje të zgjuara Kështu nëse duam të kuptojmë çfarë lexojmë ose përndryshe lexojmë kot, kjo na tregon që kur vijmë te studimi i Shkrimit të Shenjtë duhet të përpiqemi t’i kemi mendjet të zgjuara. Më duket mua se jo gjithmonë jemi në gjendje të përshtatshme për të lexuar Biblën. Në disa raste do të ishte mirë për ne të ndalonim para se ta hapnim Biblën. “Hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë” Ti sapo je kthyer nga puna. Mendjen e ke pasur të përqendruar te punë, si dhe ke qenë i preokupuar me të, kështu që nuk mund të kthehesh menjëherë në shtëpi, të hapësh atë Libër dhe t’u futesh mistereve qiellore. Siç e ke zakon të kërkosh bekim për ushqimin që do të hash, po kështu do të ishte një rregull i mirë për ty të kërkosh një bekim mbi Fjalën para të hash nga ushqimi i saj qiellor. Lutu Zotit të të forcojë sytë përpara se të shikosh dritën e përjetshme të Shkrimit.

Gazeta e Kishës Rreze Drite Leximi i Shkrimit është ushqimi ynë shpirtëror. Bjeri gongut dhe thirr çdo shqisë te tavolina e Zotit të festojnë në ushqimin e çmuar që je gati të hash; apo për më tepër bjeri kambanës së kishës si për adhurim sepse studimi i Shkrimit të Shenjtë duhet të jetë një detyrë e shenjtë siç adhurojmë në shtëpinë e Zotit.

Meditim mbi Fjalën Nëse është kështu, do të shikoni menjëherë që nëse doni të kuptoni çfarë lexoni, do ju duhet të meditoni mbi atë që lexoni. Disa pasazhe të Shkrimit janë të qarta për ne, janë cekëtina të bekuara ku qengjat mund të ecin; por ka thellësi në të cilat mendja jonë do të donte më mirë të mbytej sesa të notonte me kënaqësi, nëse do të vinte aty pa treguar kujdes. Ka tekste të Shkrimit të Shenjtë që janë bërë dhe ndërtuar me qëllim që të na bëjnë të mendojmë. Përmes këtyre mjeteve, bashkë me të tjerat, Ati ynë Qiellor do të në edukojë për qiellin, duke na bërë të mendojmë për rrugën tonë për te misteret hyjnore. Këtu Ai e vendos Fjalën në një formë të ngatërruar që të na detyrojë neve të meditojmë mbi të para se të shijojmë ëmbëlsinë e saj. Ai mund të na e kishte shpjeguar në mënyrë të tillë që ta kapim kuptimin për një minutë, por Atij nuk i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë në çdo rast. Shumë nga vellot që janë hedhur mbi Shkrimin nuk janë hedhur me qëllim që të fshehin kuptimin nga i zellshmi, por të shtyjë mendjen të jetë aktive, sepse shpesh zellshmëria e zemrës duke kërkuar të njohë mendjen hyjnore i bën më mirë zemrës sesa vetë njohuria. Meditimi dhe të menduarit e kujdesshëm na ushtron dhe forcon shpirtin për pranimin e të vërtetave akoma më mëdha. Ne duhet të meditojmë vëllezër e motra. Këto vila rrushi nuk do të prodhojnë verë derisa t’i kemi shtypur. Këto ullinj duhet të vendosen në rrotë dhe të shtypen vazhdimisht, që të rrjedhë vaji. Në një enë me arra, ju e dini se cila është e krimbur sepse ka një vrimë të vogël që insekti e ka shpuar, vetëm një vrimë e vogël dhe pastaj brenda është krimbi i gjallë që po han të përbrendshmen. Është një gjë e madhe të depërtosh guaskën e shkronjës dhe pastaj të jetosh brenda duke u ushqyer nga e brendshmja. Sa do doja të isha një krimb i tillë i vogël si ai, duke jetuar brenda dhe nga Fjala e Perëndisë, pasi të kem depërtuar në guaskë dhe pasi të kem arritur në misterin e brendshëm të ungjillit të bekuar. Fjala e Perëndisë është gjithmonë gjëja më e çmuar për njeriun që jeton më shumë sipas saj. Ndërsa isha ulur nën një pemë të madhe ahu duke admiruar bukurinë e tij të rrallë, mendova me veten time që unë nuk mendoj për pemën as sa gjysma e qukapikut. E shikoj atë ndërsa hidhet nga një degë në një tjetër dhe ndjehem i sigurt që ai e vlerëson shumë pemën e vjetër të ahut sepse ai e ka shtëpinë e tij diku brenda në një fole, këto degë janë streha e tij dhe këto lendet e ahut janë ushqimi i tij. Ai jeton nga pema. Është bota e tij, vendi i lojës, hambari i tij, shtëpia e tij, me të vërtetë është gjithçka për të dhe nuk është kështu për mua sepse unë gjej pushim dhe ushqim diku tjetër. Me Fjalën e Perëndisë është mirë për ne të jemi si qukapiku duke jetuar në të dhe nga ajo. Le të ushtrojmë mendjet tona duke kërcyer nga një degë në një degë tjetër të saj, të gjejmë pushim dhe ushqim në të dhe ta bëjmë gjithçkanë tonë në çdo gjë. Ne do të jemi njerëz që do të përfitojnë prej saj

nëse e bëjmë atë ushqimin, ilaçin, thesarin, armaturën, pushimin, kënaqësinë tonë. Na drejtoftë Fryma e Shenjtë të bëjmë këtë gjë dhe ta bëjë Fjalën të çmuar për ne.

Lutju Autorit të saj Gjëja tjetër që do t’u kujtoj është që për këtë qëllim do të jemi të detyruar të lutemi. Është gjë e madhe të shtyhesh të mendosh, është një gjë më e madhe të shtyhesh të lutesh pasi je shtyrë të mendosh. A nuk po u flas disave prej jush që nuk e lexojnë Fjalën e Perëndisë dhe a nuk u flas shumë të tjerëve që e lexojnë, por që nuk e lexojnë atë me vendosmëri të madhe për ta kuptuar atë? E di që duhet të jetë kështu. A dëshironi që të filloni që të jeni lexues të vërtetë? Atëherë duhet të uleni në gjunjë. Duhet t’i kërkoni Perëndisë t’ju drejtojë. Kush e kupton një libër më mirë? Autori i tij. Nëse dua të nxjerr kuptimin e vërtetë të një teksti të ngatërruar dhe autori jeton afër meje dhe mund ta thërras, i bie ziles së derës së tij dhe i them: “A do të mundesh të më tregosh çfarë do të thuash me atë fjali? Nuk kam dyshim që çfarë do qoftë është e qartë, por jam aq i trashë, që nuk ia nxjerr dot kuptimin. Nuk kam njohuri dhe nuk e kap idenë e subjektit që ti e zotëron dhe prandaj aluzionet dhe përshkrimet e tua janë përtej njohurisë time. Është brenda kapacitetit tënd dhe është e zakonshme për ty, por është shumë e vështirë për mua. A do të mundesh të më shpjegosh kuptimin?” Një njeri i mirë do të ishte i lumtur të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do bezdisej t’i zbulonte kuptimin një kërkuesi të sinqertë. Kështu që në këtë mënyrë do të jetë e sigurt që do të nxjerr kuptimin e duhur sepse po shkoj te kreu i burimit, kur konsultohem me vetë autorin. Kështu, Fryma e Shenjtë është me ne dhe kur marrim Librin e Tij dhe fillojmë ta lexojmë dhe duam të dimë çfarë do të thotë, ne duhet t’i kërkojmë Frymës së Shenjtë të na zbulojë kuptimin. Ai nuk do të bëjë ndonjë mrekulli, por Ai do të lartësojë mendjet tona dhe Ai do të na sugjerojë mendime që do të na çojnë te lidhja e tyre e natyrshme me njëri-tjetrin derisa të arrijmë te palca dhe dhjami i udhëzimit të Tij hyjnor. Kështu që kërkoni me zell udhëheqjen e Frymës së Shenjtë sepse nëse shpirti i leximit është të kuptojmë atë që lexojmë, atëherë me lutje duhet t’i lutemi Frymës së Shenjtë të hapë sekretin e misterit të Fjalës së frymëzuar.

Shfrytëzimi i mjeteve dhe i ndihmës Kështu pra nëse kërkojmë udhëheqjen dhe mësimin e Frymës së Shenjtë, më pas del që jemi gati të shfrytëzojmë të gjitha mjetet dhe ndihmën e duhur përkundrejt të kuptuarit të Shkrimeve. Kur Filipi e pyeti Etiopasin nëse ai kuptonte profecinë e Isaisë ai u përgjigj: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?”(Veprat 8:31). Pastaj Filipi vajti te ai dhe i shpjegoi Fjalën e Perëndisë. Disa nën pretendimin se duhet të mësohen nga Fryma e Shenjtë refuzojnë të udhëzohen nga librat apo nga njerëz të gjallë. Kjo nuk e nderon Frymën e Shenjtë. Kjo është mosrespekt ndaj Tij sepse nëse Ai u jep disave prej shërbëtorëve të Tij më shumë dritë sesa të tjerëve dhe është e qartë që Ai e bën një gjë të tillë, atëherë ata janë të detyruar tua japin këtë dritë të tjerëve dhe ta përdorin për të mirën e kishës. Por nëse pjesa tjetër e kishës refuzon ta pranojë atë dritë për ç’qëllim e dha Fryma e Perëndisë atë dritë? Kjo do të thotë që ka një gabim diku në shpërndarjen e dhuntive dhe të hireve, që administrohet nga Fryma e

9 Shenjtë. Nuk mund të jetë kështu. Zotit Jezu Krisht i pëlqen t’i japë më shumë njohuri të Fjalës së Tij dhe më shumë të kuptuar të saj disa prej shërbëtorëve të Tij sesa të tjerëve dhe është detyra jonë ta pranojmë me gëzim njohurinë që Ai jep në ato mënyra që Ai zgjedh ta japë atë. Do të ishte ligësi e madhe nga ana jonë të themi: “Nuk do ta pranoj thesarin qiellor që gjendet në enë tokësore.” Do ta pranojmë thesarin qiellor vetëm nëse do të na vijë nga dora e Tij, por jo nga enët tokësore. Ne mendojmë që jemi tepër të ditur, tepër qiellorë, tepër frymërorë t’u kushtojmë rëndësi gurëve të çmuar që janë të vendosur në enë tokësore. Nuk begenisim të dëgjojmë askënd dhe nuk duam të lexojmë ndonjë gjë tjetër përveç vetë Librit, as nuk duam të pranojmë ndonjë dritë tjetër përveç asaj që vjen përmes një të çare të çatisë tonë. Jemi të vendosur që të mos shohim përmes qiriut të një tjetri. Vëllezër le të mos biem në një marrëzi të tillë. Le të vijë drita nga Perëndia dhe megjithëse e sjell një fëmijë, ne duhet ta pranojmë me gëzim. Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Tij qoftë ky edhe Pali apo Apollos apo Kefa do ta kishte marrë dritën nga Ai, shikoni: “të gjitha gjërat janë tuajat dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë” dhe prandaj pranojeni dritën që Perëndia ka ndezur dhe kërko hir që ju mund ta ktheni atë dritë mbi Fjalën kështu që ju kur ta lexoni mund ta kuptoni atë. Nuk dua të them më shumë në lidhje me këtë, por dua që t’ua fus këtë të vërtetë në kokë disave prej jush. E di që ju keni Bibla në shtëpi; ju nuk doni të jeni pa Bibla, ju do ta konsideronit veten si paganë nëse nuk do kishit Bibla! Ato i mbani shumë mirë dhe janë shumë të bukura: Nuk janë shumë të prekura, jo shumë të grisura dhe nuk besoj se do të ndryshojnë sepse dalin për një xhiro të dielën për të marrë ajër të pastër dhe pastaj rrinë gjatë tërë javës në tavolinë apo në raft me sendet e tjera. Ju nuk e lexoni Fjalën, ju nuk e hetoni atë dhe si mund të prisni të merrni bekimin hyjnor? Nëse nuk shikon ndonjë vlerë të gërmosh për arin qiellor, ka shumë mundësi që nuk do ta gjesh!. Herë pas here u kam thënë që hetimi i Shkrimeve nuk është rruga e shpëtimit. Zoti ka dhënë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh.” Por megjithatë të lexuarit e Fjalës shpesh çon, ashtu si të dëgjuarit e saj te besimi dhe besimi sjell shpëtimin; sepse besimi vjen nga të dëgjuarit dhe të lexuarit është një formë të dëgjuari. Ndërkohë që ju po kërkoni të dini çfarë është ungjilli, mund t’i pëlqejë Perëndisë të bekojë shpirtrat tuaj. Por çfarë leximi të mjerë që i bëjnë disa prej jush Biblës. Nuk dua të them diçka tepër të ashpër sepse mund të mos jetë fjalë për fjalë e vërtetë, por le të flasin ndërgjegjet tuaja, por megjithatë do të bëj një pyetje të guximshme: A nuk e lexojnë Biblën shumë prej jush me nxitim, vetëm pak dhe pastaj ikni? A nuk harron shpejt çfarë ke lexuar dhe a nuk të humbet ndikimi i vogël që duket se mund të ketë patur? Sa pak prej jush janë të vendosur të futeni në shpirtin e saj, lëngun e saj, jetën e saj, thelbin e saj dhe të pini nga kuptimi i saj. Nëse nuk e bëni këtë, po iu them të lexuarit që bëni është lexim i mjerë, lexim i vdekur, lexim i padobishëm, nuk është aspak lexim, emri nuk do t’i shkonte. E dhëntë Fryma që të pendoheni në këtë pikë. >> vazhdon ne faqen 14


Gazeta e Kishës Rreze Drite

10

Day, 01-07 may 2012

Beko Shqipërinë Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve. Bëhu një sponsor! Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve mbështet femijët romë, egjyptian dhe shqiptarë të familjeve shumë të varfëra në Zonën e Kishëmbjelljes së Kishës Rreze Drite: • • • •

Familjet do të marin ushqim dhe rroba Fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë Familjet nuk do të kenë nevojë të dalin të lypin në rrugë Fëmijët nuk do të cohen në një shtëpi për fëmijë, por do të rriten në shtëpitë e tyre

A dëshiron të ndihmosh dhe të sponsorizosh një fëmijë të varfër? Bëhu një sponsor për € 30 / £25 / $40 / 4000 leke në muaj për një fëmijë.

Si funksionon Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve: • Pastori i kishës lokale ose personi i kontaktit i kishëmbjelljes con kontributin mujor të sponsorit te familjet e varfra. Ata gjithashtu i inkurajojnë këto familje me fjalën e zotit dhe luten me ata për nevojat e tyre, si dhe i inkurajojnë që të vijnë në takimet në kishë. • Një fëmijë zakonisht sponsorizohet për 8 vjet; pas 8 vitesh sponsorit i propozohet një fëmijë tjetër. • Personi i kontaktit ndihmon familjet të gjejnë mundësi për të mbështetur veten.

Lidhja personale: • • • •

Ju do të merrni informacione dhe nje certifikatë me fotografi të fëmijës. Cdo vit do të merrni një raport vjetor dhe nje fotografi. Është e mundur të keni korrespondencë me fëmijën që ju sponsorizoni. Gjithashtu është e mundur të vizitoni fëmijën që ju sponsorizoni.

Beko Shqipërinë, Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve filloi në 21 qershor 2011 gjatë “Konferencës Ndërkombëtare Verore Beko Shqipërinë” të Kishës Rreze Drite e mbajtur në Tiranë, Shqipëri 20-24 qershor. Gjatë kësaj konference verore u mor një ofertë financiare për Kampin Veror të Krishterë të Kishës Rreze Drite në të cilin përfituan fëmijë me kombësi romë, egjyptianë dhe shqiptarë.

Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26) Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)


23 Gusht 2012

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

11


12

Kisha «Fjala

e Jetës» Takimet e Kishës : Të dielën, ora 10:00 Të mërkurën, ora 17:00 Takimi i fëmijëve : Të Shtunën 16:00

Gazeta e Kishës Rreze Drite

Shkolla e dishepujve : Një javë/çdo muaj Kalo një vit me Fjalën e Zotit dhe aventurën tënde personale me Jezusin Kursi Alfa : Të Premten, ora 19:00

Kopshti i krishterë: Çmimi 2500 Lekë Sistem Amerikan « A- Beka» Shërbesa në fshatra: Grabian : Të Shtunën, ora 17:00 Për lutje dhe pyetje të ndryshme na shkruani tek adresa e emalit:

23 Gusht 2012

pastorerioni@fjalaejetes.org ose Cel: 0686068629 Kisha «Fjala e Jetës» Ju mirëpret. Atje ku jeta ndryshon dhe merr kuptim.


Sponsorizo nje Kishëmbjellje Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

13

Kishëmbjellja është puna e Frymës së Shenjtë, Për të mbjellë Pemën e jetës brenda në Zemren e Njeriut Pema e Jetës është një pemë Hyjnore… Program I kishëmbjelljes është procesi I mbjelljes së një peme hyjnore në cdo qytet dhe fshat te Shqipërisë dhe në cdo njeri. Pema e Jetës është JESUS KRISHTI! Pastor Gentjan Dervishaj

Beko Shqipërinë Program I Sponsorizimit Të Kishëmbjelljes Të Bëhesh Një Sponsor Programi I sponsorizimit të kishëmbjelljes mbështet fëmijë romë, egjyptian dhe shqipëtarë, si dhe të rinjtë në familjet më të varfëra të zonës Se Kishëmbjells Së Kishës Rreze Drite, Shqipëri. Dëshironi të ndihmoni dhe të sponsorizoni një kishëmbjellje në Shqipëri? Behuni një sponsor për 400€ / 300£ / 500 $ / 50.000 leke te reja në muaj për kishëmbjelljen.  Si funksionon program I sponsorizimit të kishëmbjelljes: Cfarë duhet për të filluar një kishë të re: Cdo kishë do të kushtojë mesatarisht 4,800 - 6,000 dollarë për 6 muaj që të fillojë.Kjo është një shumë e vogël duke patur parasysh ndikimin që do të ketë mbi qytetin. Dhuro ne Fondet do të përdoren në këto mënyra: Raiffeisen Bank in Albania ----------------------------------------------- 1. Do të sigurohet një system I mirë për kishën e re. SWIFT Code SGSBALTX 2. Do të merrret me qera një ndërtesë e mirë në një zonë të qytetit, në të cilën mund të udhëtosh lehtë. Kjo është zakonisht një qendër kulturore që është marë me qera gjatë kohës së shërbesës së kishës. Beneficiary NAME : 3. Reklamimi i kishës së re. Qëllimi ynë është të cojmë një literature në cdo shtëpi të qytetit 3 herë në vit duke I ftuar ata në kishë. Kjo do të bëhet nga antarët e kishës fillestare dhe anëtarët e kishave të qyteteve të tjera. SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ 4. Pagesa e pjesshme e pastorit të ri. Kjo do të zgjasë gati 6 muaj. 5. Materialet mesimdhënëse për kishën dhe një trajnim për pastorin e ri. Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515  Një kishëmbjellje sponsorizohet zakonisht për tre vite e gjysëm; pas tre viteve e gjysëm sponsorit do ti propozohet nje kishëëmjellje tjetër. Bank Accout # in GBP :8004503515  Pastori local apo kishëmjellësi do të ndihmojë familjet dhe anëtarët e rinj të kishës të bëhen dishepuj dhe të shohin për IBAN: AL03202110130000008004503515 mundësi që ta mbështesin vetë kishën nga ofertat dhe një e dhjeta. Bank Account # in EURO : 8000503515 Lidhja personale: IBAN: AL09202110130000008000503515  Ju do të merni informacion të shoqëruar me fotografi ose video të qytetit apo fshatit ku do të mbillet kasha.  Ju do të merni cdo vit një raport vjetor ne foto dhe video. BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515  Ju do të keni mundësi të keni korrespondencë me pastorin apo drejtuesin e kishëmbjelljes.  Ju do të keni të mundur të vizitoni kishëmnjelljen që sponsorizoni në fushën e misionit dhe të beheni pjesë e shpërndarjes BanK Account # in Alb Lekeë: 0101503515 mujore. Aktualisht janë të projektuara 4 kishëmbjellje: Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë kemi 2 Kishëmbjellje.


14 II. Nxirri kuptimin frymëror

Mendoj që është në tekstin tim, sepse Zoti ynë thotë: “A nuk keni lexuar vallë?” Pastaj përsëri: “A nuk keni lexuar vallë” dhe pastaj Ai thotë: “po të dinit se çfarë do të thotë” dhe kuptimi është diçka shumë frymërore. Teksti që Ai citoi ishte: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime” një tekst nga profeti Osea. Skribët dhe Farisenjtë ishin të gjithë për shkronjën (që do të thotë ishin shumë të interesuar thjesht të dinin se çfarë thotë), flijimin, therjen e viçave dhe kështu me rradhë. Ata lanë pas dore kuptimin frymëror të pasazhit: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime,” domethënë që Perëndia preferon që më mirë të kujdesemi për njerëzit sesa të vëzhgojmë ndonjë nga ligjet e Tij ceremoniale aq sa t’i shkaktojmë uri ose etje dhe si rrjedhim vdekjen ndonjë prej krijesave që ka bërë dora e Tij. Ata duhet të kishin depërtuar nga e jashtmja në të brendshmen dhe i gjithë leximi duhet të bërë në të njëjtën mënyrë. Vini re që kështu duhet të jetë kur lexojmë pasazhet historike. “A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të? Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t’i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?” Kjo ishte një pjesë nga historia dhe ata duhet ta kishin lexuar atë për të gjetur udhëzimin frymëror në të. Kam dëgjuar njerëz tepër të marrë që thonë: “Nuk e çaj kokën të lexoj pjesët historike të Shkrimit.” Miq të dashur ju nuk e keni fare idenë se çfarë po thoni kur thoni një gjë të tillë! Po jua them nga përvoja ime që kam gjetur thellësi më të madhe frymërore te historitë sesa te Psalmet. Po ju them që kur të arrini te kuptimi i brendshëm dhe frymëror i një historie shpesh do të habiteni me qartësinë, forcën realiste me të cilën vjen mësimi në shpirtin tënd. Disa nga misteret më të mrekullueshme të zbulesës kuptohen më mirë duke u paraqitur në formë historie sesa kur paraqiten me deklarime gojore. Kur kemi një thënie që shpjegon ilustrimin, ilustrimi zgjeron dhe vërteton thënien! Për shembull kur Zoti ynë do të na shpjegojë se çfarë është besimi. Ai na dërgon te historia e gjarprit të bronztë. Kush e ka lexuar ndonjëherë ndokush historinë e gjarprit të bronztë pa ndjerë që ka krijuar te ai një ide më të mirë mbi besimin përmes tablosë së njeriut që po vdes nga pickimi i gjarprit, i cili shikon gjarprin e bronztë dhe jeton, sesa nga ndonjë nga përshkrimet që madje Pali na ka dhënë siç e përkufizon dhe përshkruan ai në mënyrë të mrekullueshme? Asnjëherë mos i nënvleftëso pjesët historike të Fjalës së Perëndisë, por kur përfitoni ndonjë gjë prej tyre thoni: “E ka fajin koka ime e trashë dhe zemra ime e ngadaltë. O Zot të lutem hape mendjen time dhe pastroje shpirtin tim.” Kur Ai t’i përgjigjet asaj lutjeje ju do të ndjeni që çdo pjesë e Fjalës së Perëndisë është frymëzuar nga Perëndia dhe është dhe duhet të jetë e dobishme për ju. Thirr: “Hapi sytë e mi që mund të shikoj gjërat e mrekullueshme të ligjit tënd.” Tamam e njëjta gjë është e vërtetë në lidhje me të gjitha statutet ceremoniale sepse Shpëtimtari ynë vazhdon të thotë: “Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?” Nuk ka edhe një statut të vetëm në ligjin e vjetër që nuk ka kuptim të brendshëm: prandaj mos hiq dorë nga libri i Levitikut, apo të thuash: “Nuk i lexoj këto kapituj në librin e Eksodit dhe Numrave. Ata të gjithë flasin për fiset dhe standartet e tyre, ndalesat në shkretëtirë dhe ndalesat e marshimeve, tabernakullin dhe pajisjet apo për enët dhe legenët e artë, dhe tryeza e altarë, gurë të çmuar, dhe copa blu, të ndezura dhe të linjta.” Jo,

Gazeta e Kishës Rreze Drite por shiko për kuptimin e brendshëm. Kërko mirë, sepse ashtu si me thesarin e mbretit, ai gur që është mbyllur më mirë dhe më i vështirë për t’u arritur, është guri më i çmuar i thesareve, po kështu është me Shkrimin e Shenjtë. A keni qenë ndonjëherë te Libraria e Muzeut Anglez? Ka shumë libra reference që lexuesi mund t’i nxjerrë kur të dojë. Ka libra të tjerë për të cilat duhet të kesh kartelë dhe pa kartelë nuk mund t’i marrësh. Por ata kanë edhe libra të caktuar që nuk i sheh dot pa porosi të veçantë dhe pastaj ka hapje dyersh dhe hapje kutish dhe pastaj është dikush me ty gjatë të gjithë kohës ndërsa t’i shikon librin. Tepër rrallë lejohet tu hedhësh sytë dorëshkrimeve nga frika se mos fshish

ndonjë shkronjë ndërsa e shikon; është një thesar i çmuar; nuk ka një kopje të tillë në të gjithë botën dhe kështu nuk mund ta marrësh kollaj. Tamam kështu ka doktrina të zgjedhura dhe të çmuara të Fjalës së Perëndisë që janë të mbyllura në kuti të tilla si të Levitiku apo Kantiku i Kantikëve dhe nuk mund të shkosh te ata pa hapur disa dyer dhe Fryma e Shenjtë duhet të jetë me ty ose përndryshe kurrë nuk do të jesh në gjendje të arrish te thesari i çmuar. Të vërtetat e larta janë si gjëra të çmuara të fshehura, si objektet e çmuara të princave; prandaj heto si dhe lexo. Mos hiq dorë nga një statut ceremonial derisa t’i nxjerrësh kuptimin frymëror sepse ky është leximi i vërtetë. Ti nuk e ke lexuar derisa të kuptosh frymën e çështjes. Është e njëjta gjë me thëniet doktrinare të Fjalës së Perëndisë. Kam parë me keqardhje disa persona të cilët janë tepër ortodoksë dhe mund ta përsërisin besimin e tyre rrjedhshëm dhe megjithatë mënyra se si e përdorin ortodoksinë e tyre është duke u ulur dhe duke parë predikuesin me syrin për të formuar akuza kundra tij. Ai ka nxjerrë nga goja e tij një fjali të vetme dhe është gjykuar se është sa gjysma e flokut nën nivelin e duhur. “Ai nuk flet në mënyrë të shëndoshë. Ai tha disa gjëra të mira, por jam i sigurt që ai është i kalbur në thelb.” Gjashtëmbëdhjetë karat nuk është mjaftueshëm për këta vëllezër të dashur që po flas, ata duan diçka më shumë dhe mbi dhe përtej masës së shenjtores. Nuk hezitoj të them që kam hasur persona që: “mund të ndajnë një flok midis perëndimit dhe veri-perëndimit” në çështjet e doktrinave, por që nuk dinë

asgjë në lidhje me gjërat e Perëndisë në kuptimin e tyre të vërtetë. Ai kurrë nuk i ka pirë në shpirtin e tij, por vetëm i kanë futur në gojë për t’ua pështyrë të tjerëve. Doktrina e zgjedhjes është një gjë në vetvete, por të dish që Perëndia të ka paracaktuar ty dhe ta kesh këtë fryt në veprat e mira për të cilat je krijuar është një gjë krejt tjetër. Të flasësh për dashurinë e Krishtit, të flasësh për parajsën që është siguruar për njerëzit e Tij dhe gjëra të tilla, të gjitha janë një gjë shumë e mirë; por kjo mund të bëhet pa patur ndonjë njohje personale me to. Prandaj kurrë mos u kënaq thjesht të kesh doktrinën e shëndoshë, por dëshiro ta kesh të gdhendur në pllakat e zemrës tënde. Doktrinat e hirit janë të mira, por hiret e

doktrinave janë akoma më mirë. Shiko ta kesh atë dhe mos u kënaq me idenë që ke fituar njohuri derisa ta kuptosh doktrinën në atë mënyrë që të ndjesh fuqinë e saj frymërore. Kjo na bën që të mendojmë që në mënyrë që të arrijmë këtë kemi nevojë të ndjejmë Jezusin të pranishëm me ne kurdoherë që lexojmë Fjalën. Kushtojini kujdes vargjeve 5 dhe 6 te Mateu 12 që do t’i sjell para jush: “Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë? Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.” Ata i kushtonin shumë rëndësi shkronjës së Fjalës, por ata nuk e dinin që Ai që ishte atje është Zotëria i së Shtunës, Zoti i njeriut, Zoti i së Shtunës dhe Zoti i çdo gjëje. Kur keni kapur një doktrinë apo një urdhërim, apo çfarë do lloj gjëje që shfaqet me shkronja, lutuni Zotit t’ju bëjë të ndjeni që ka diçka më të madhe sesa libri i shtypur dhe diçka më të mirë sesa thjesht guaska e doktrinës. Ka një Person që është më i madh sesa ata të gjitha dhe Atij duhet t’i thërrasim që Ai të jetë gjithmonë me ne. O Krisht i gjallë, bëjë këtë fjalë të gjallë për mua. Fjala jote është jetë, por jo pa Frymën e Shenjtë. Unë mund ta di Librin Tënd nga fillimi në fund dhe mund ta përsëris atë të gjithin nga Zanafilla te Zbulesa dhe megjithatë mund të jetë një libër i vdekur dhe unë mund të jem një shpirt i vdekur. Por Zot bëhu i pranishëm këtu; pastaj do të shikoj lart nga Libri te Zoti; nga urdhërimi te Ai që e përmbushi atë; nga Ligji te Ai që e nderoi atë; nga kërcënimi te Ai që e mori mbi veten e tij për mua dhe nga premtimi te Ai në të cilin është “Po dhe amen.” Pastaj

23 Gusht 2012

ne do ta lexojmë Librin aq ndryshe. Ai është këtu me mua në dhomën time: Nuk duhet të luaj. Ai afrohet afër meje, Ai vendos gishtin e Tij përgjatë rreshtave, unë mund të shikoj dorën e Tij të shpuar: Do ta lexoj sikur të jem në praninë e Tij. Do ta lexoj duke e ditur që Ai është substanca e tij, që Ai është vërtetësia e këtij Libri po ashtu si dhe shkruesi i këtij Libri; thelbi dhe shuma i këtij Libri si dhe autori i tij. Kjo është mënyra e vërtetë që studentët e vërtetë bëhen të mençur. Do të depërtoni te shpirti i Shkrimit kur ju mund të mbani Jezusin me ju ndërsa po e lexoni. A nuk keni dëgjuar kurrë një predikim në të cilin u ndjetë që nëse Jezusi do të kishte ardhur në atë podium ndërsa njeriu po mbante ligjëratën e tij, Ai do të kishte thënë: “Ulu, ulu, ç’punë ke ti këtu? Të dërgova të predikoje për Mua dhe ti predikon një sërë gjërash të tjera. Shko në shtëpi dhe mëso për Mua dhe pastaj eja dhe fol.” Ai predikim që nuk drejton te Krishti apo te i cili Jezu Krishti nuk është maja dhe fundi, është një lloj predikimi që do t’i bëjë djajtë të qeshin në ferr, por mund të bëjë engjëjt e Perëndisë të qajnë nëse do të ishin në gjendje të përjetonin një emocion të tillë. E keni dëgjuar historinë e një njeriu nga Uellsi i cili dëgjoi një djalosh të ri të predikonte një predikim të shkëlqyeshëm – një predikim të madh, një predikim të lartë, një predikim mjaft të gjerë dhe kur kishte përfunduar, ai e pyeti burrin nga Uellsi çfarë mendonte për të. Njeriu iu përgjigj që nuk mendonte ndonjë gjë për të. “Dhe pse jo?” “Sepse nuk kishte Jezu Krishtin në të.” Ai tha: “Po teksti im nuk duket se shkonte në atë drejtim.” Njeriu nga Uelsi tha: “Mos ki merak, predikimi duhet të shkojë në atë drejtim.” Djaloshi i ri tha: “Nuk e shoh një gjë të tillë.” Tjetri i tha: “Jo, ti nuk di akoma të predikosh. Kjo është mënyra për të predikuar. Nga çdo fshat i vogël në Angli, nuk ka rëndësi ku është, është e sigurt që ka një rrugë për në Londër. Megjithëse mund të mos ketë rrugë për në vende të tjera të caktuara, është e sigurt që ka një rrugë për në Londër. Tani nga çdo tekst në Bibël ka një rrugë për te Jezu Krishti dhe mënyra për të predikuar është thjesht të thuash: ‘Si mund ta çoj këtë tekst te Jezu Krishti?’ pastaj vazhdo të predikosh përgjatë asaj rruge.” Djaloshi tha: “Po sikur të gjej një tekst që nuk ka një rrugë për te Jezu Krishti?” Burri i moshuar i tha: “Kam predikuar për dyzet vjet dhe kurrë nuk kam gjetur një pjesë të tillë të Shkrimit, por nëse do të gjej ndonjëherë ndonjë do të kapërcej gardhe dhe gropa, veçse të dal te Ai sepse kurrë nuk do ta përfundoj pa futur në të Zotërinë tim.” Mbase ju po mendoni se kam kapërcyer pak mbi gardhe dhe gropa, por jam i bindur që nuk e kam bërë këtë sepse në këtë pikë vjen vargu 6 i Mateut 12 dhe e sjell Zotin tonë në ëmbëlsinë më të madhe, duke e vendosur Atë përballë jush, që jeni lexues të Biblës, kështu që nuk duhet të mendoni ta lexoni pa ndjerë që Ai është atje, i cili është Zoti dhe Mjeshtër i çdo gjëje që po lexon dhe çfarë do t’i bënte këto gjëra të çmuara për ty pa kuptuar që Ai është në të. Nëse nuk gjen Jezusin te Shkrimet, ato do të jenë një shërbim i vogël për ty, sepse çfarë tha vetë Zoti ynë? “Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për Mua. Por ju nuk doni të vini tek Unë që të keni jetën.” Prandaj kërkimi juaj nuk do të vlente për asgjë; ju nuk gjeni jetë dhe mbeteni të vdekur në mëkatet tuaja. Mos ndodhtë kështu me ne!


23 Gusht 2012

III. Një lexim i tillë është i dobishëm Së fundi, një lexim i tillë i Shkrimeve, që nënkupton të kuptuarit dhe depërtimin në kuptimin e tyre frymëror dhe zbulimin e Personit Hyjnor i cili është kuptimi frymëror, është lexim i dobishëm, sepse këtu Zoti ynë thotë: “Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”, nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.” Do të na shpëtojë nga shumë gabime të mëdha nëse kuptojmë Fjalën e Perëndisë dhe mes shumë gjërave të tjera të mira nuk do të dënojmë të pafajshmit. Nuk kam kohë që të zgjerohem mbi këto dobi, por do ta them duke përmbledhur, që leximi i zellshëm i Fjalës së Perëndisë me një vendim të fortë për ta kuptuar shpesh sjell jetë frymërore. Ne jemi lindur përmes Fjalës së Perëndisë; Fjala është mjet instrumental i rilindjes. Prandaj dojeni Biblën tuaj. Rrini afër Biblës tuaj. Ju që po kërkoni Zotin, puna juaj e parë është të besoni në Zotin Jezu Krisht, por ndërkohë që jeni akoma në errësirë duani Biblat tuaja dhe i hetoni ato” Merreni me vete te krevati dhe kur të zgjoheni në mëngjes nëse është tepër herët për të zbritur poshtë dhe për të shqetësuar të tjerët në shtëpi, shpenzo një gjysëm ore duke lexuar në dhomën tënde lart. Thuaj: “Zot më drejto te teksti që do të më bekojë. Ndihmo një mëkatar të mjerë si unë që të mund të pajtohet me ty.” Më kujtohet se si kur po kërkoja Zotin, vajta te Bibla ime dhe te librat Thirrje të pashpëtuarve i Baksterit (Baxter) dhe te Alarmi i Alljenit (Alleine) dhe te Ngritja dhe Progresi i Dodrigit (Doddriget) sepse thashë me vete: “Kam frikë se do të humbas, por të paktën do të mësoj arsyen pse. Kam frikë se kurrë nuk do ta gjej Krishtin, por nuk do të ndodhë që nuk po e kërkoja Atë.” Ajo frikë më ndiqte, por thashë: “Do ta gjej Atë nëse Ai duhet gjetur. Do të lexoj. Do të mendoj.” Kurrë nuk ka patur ndonjë shpirt që ka kërkuar sinqerisht për Jezusin në Fjalën e Tij, që është penguar në të vërtetën e çmuar se Krishti ishte aty afër dhe që nuk kishte nevojë të kërkonte më; se Ai ishte me të vërtetë aty, vetëm që krijesat e marra të verbëra ishin aq të ngatërruara saqë nuk mund ta shikonin dot Atë.

Gazeta e Kishës Rreze Drite Varu te Shkrimet. Shkrimet nuk janë Krishti, por është çelësi që do të drejtojë te Ai. Ndiqi drejtimet e Shkrimeve me besnikëri. Kur të keni rilindur dhe të keni marrë një jetë të re, vazhdoni të lexoni, sepse do të të ngushëllojnë. Do të shikoni më shumë çfarë ka bërë Zoti për ty. Do të mësosh që je shpenguar, birësuar, shpëtuar, shenjtëruar. Gjysma e gabimeve në botë vijnë nga njerëzit që nuk lexojnë Biblën. A do të mendonte ndonjë që Zoti mund të lërë ndonjë nga fëmijët e Tij të dashur të humbasë, nëse ai do të kishte lexuar një tekst të tillë si ky: “Unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime.”? Kur unë e lexoj atë, jam i sigurt për këmbënguljen përfundimtare të shenjtorëve. Atëherë lexoje Fjalën dhe do të jetë një ngushëllim i madh për ty. Do të jetë gjithashtu ushqimi yt. Është ushqimi si dhe gjithashtu jeta jote. Hetoje Shkrimin dhe do të forcohesh në Zotin dhe forcën e fuqisë së Tij. Do të jetë gjithashtu udhëheqja jote. Jam i sigurt që ata që janë sa më afër librit bëhen më të pasurit. Shpesh kur nuk do të dish çfarë të bësh, do të shikoni një tekst të kërcejë nga Libri, duke të thënë: “Më ndiq.” Nganjëherë kam parë premtimin të shndrisë po ashtu si një llambë që ndriçon në një ndërtesë publike. Një prekje nga Fryma e Shenjtë dhe një fjali bëhet e shndritshme. Kam parë një tekst të Shkrimit të shpërthejë si flakë në atë lloj mënyre në shpirtin tim dhe e kam ditur që ishte Fjala e Perëndisë për mua dhe kam vazhduar rrugën me gëzim. Do të marrësh njëmijë ndihma nga ai Libër i mrekullueshëm nëse vetëm e lexon atë; sepse duke kuptuar më shumë fjalët do ta çmosh më shumë dhe ndërsa rritesh bëhesh më i moshuar, Libri do të rritet me rritjen tënde dhe do të dalë që është një manual devocioni me mjekër të bardhë, tamam siç ishte një libër i bukur historie për një fëmijë. Po gjithmonë do të jetë një libër i ri, tamam si një Bibël e re, sikur të kishte dalë dje dhe sikur askush të mos kishte parë asnjë fjalë të saj deri në atë moment dhe megjithatë do të jetë akoma më i çmuar prej kujtimeve që do të shpërthejnë rreth tij. Ndërsa hapim fletët e saj, sa me ëmbëlsi mbajmë mend pasazhet e historisë tonë që kurrë nuk do të harrohen gjatë gjithë përjetësisë, por do të qëndrojnë së bashku me premtimet e hirshme. Të dashur, na mësoftë Zoti të lexojmë Librin e Tij të jetës që Ai ka hapur para nesh këtu poshtë, kështu që mund të lexojmë emrat tonë qartë në atë Librin tjetër të dashurisë të cilin nuk e kemi parë akoma, por që do të hapet në Ditën e Madhe të Fundit. Zoti qoftë me ju dhe ju bekoftë. Amen. Marre nga http://spurgeonshqip. org/predikime/predikime.htm edhe ata me lejen e Kishes se Hirit, Grace Church, Tirana

15

Blloku i ceqeve te besimit Një premtim prej Zotit mund të krahasohet në mënyrë shumë mësimdhënëse me një çek.I është dhënë besimtarit me pikësynimin për t’i falur diçka të mirë. Nuk është synuar që ai ta lexojë përciptas dhe më pas të ketë mbaruar punë me të.Jo,ai duhet ta trajtojë premtimin si një realitet,ashtu si një njeri shikon një çek. Ai duhet të marrë premtimin dhe ta

kundërfirmosë atë me vetë emrin e tij duke e pranuar personalisht si të vërtetë.Ai duhet ta pranojë atë si të vetin.Ai vë vulën se Zoti është i vërtetë dhe i vërtetë në lidhje me këtë fjalë të veçantë premtimi.Ai shkon më tej akoma dhe beson se ka bekimin duke pasur premtimin e sigurtë të tij dhe prandaj vë emrin e tij për të vërtetuar marrjen e bekimit

Predikime të përditshme nga C.H Spurgeon

Muaji Tetor 1 tetor

Ai mban mend besëlidhjen

« Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e Tij. » {#Psalmi 111 :5} Ato që kanë frikë Zotin nuk kanë pse të druajnë varfërinë.Përmes gjithë këtyre viteve të gjata Zoti gjithnjë ka gjetur ushqim për vetë fëmijët e Tij,kur ato kanë qenë ose në shkretëtirë,ose pranë përroit Kerith,ose të burgosur,ose në mes të zisë së bukës. Deri këtu Zoti na ka dhënë ditë për ditë bukën tonë të përditshme dhe ne nuk e vëmë në dyshim se Ai do vazhdojë të na ushqejë derisa të mos kemi më nevojë. Përsa i përket bekimeve më të larta dhe më të mëdhaja të besëlidhjes së hirit,Ai kurrë nuk do reshtë t’i japë ato ashtu si kërkon rasti ynë.Ai sjell në kujtesë se ka lidhur besëlidhjen dhe nuk vepron kurrë sikur të pendohej për të.Ai e kujton atë kur ne e provokojmë Atë për të na shkatërruar.Ai sjell në mendje të na dojë,të na ruajë,të na ngushëllojë po ashtu si u zotua të bëjë.Ai sjell në mendje çdo jotë dhe çdo presje të zotimeve të Tij,duke mos lejuar asnjë prej fjalëve të Tij të bjerë në tokë. Ne trishtueshëm jemi harraqë ndaj Zotit tonë,por Ai na kujton hirshëm.Ai nuk mund të harrojë Birin e Tij i Cili është Siguria e Besëlidhjes,as Frymën e Shenjtë të Tij që zbaton aktivisht besëlidhjen ;as vetë nderin e Tij,i cili është i lidhur me besëlidhjen.Prandaj themeli i Zotit qëndron i sigurtë dhe asnjë besimtar nuk do humbë trashëgiminë e tij hyjnore,që është e tija me anë të një besëlidhjeje të besës.

2 tetor

Premtim i vizitës nga i Përjetshmi

« Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij : « Unë po vdes ;por Perëndia do t’ju vizitojë me siguri dhe do t’ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit,Isakut dhe Jakobit. » {#Zanafilla 50 :24} Jozefi pati qenë një provani e mishëruar për vëllezërit e Tij.Të gjithë Jozefët tanë vdesin dhe një mijë ngushëllime vdesin me to.Egjipti nuk ishte kurrë po ai ndaj Izraelit mbasi Jozefi vdiq,po ashtu dhe bota nuk mund të jetë ajo çfarë ishte kur të dashurit tanë ishin gjallë.

Po shikoni se si dhembja e asaj vdekjeje të trishtë u lehtësua !Ato patën një premtim se Zoti i gjallë do t’i vizitonte.Një vizitë prej Të Përjetshmit !Cfarë favori!Cfarë ngushëllimi !Cfarë parajse poshtë !O Zot,na vizito këtë ditë ;edhe pse në të vërtetë ne nuk jemi të dinjë që Ti të vish nën çatinë tonë.Por më shumë u premtua :Zoti do t’i nxjerrë ato jashtë nga Egjipti.Ato do gjenin në Egjipt një mirëseardhje të ftohtë mbas vdekjes së Jozefit ;jo,do bëhej për to një shtëpi skllavërie.Por nuk kishte për të qenë kështu përhera ;ato do dilnin jashtë prej saj me anë të një çlirimi hyjnor dhe do marshonin për në tokën e premtimit.Ne nuk do qajmë këtu përhera.Do thirremi për në tokën e lavdisë për t’iu bashkuar të shtrenjtëve tanë.Prandaj, « ngushëlloni njëri tjetrin me këto fjalë. »

3 tetor Pasqyrim

i

hireve

Zotit

« Sa për mua,për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën Tënde ;do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem. » {#Psalmi 17 :15}

Risku i njerëzve të tjerë mbush trupat e tyre dhe pasuron fëmijët e tyre por risku i besimtarit është i një tjetër lloji. Njerëzit e botës kanë thesarin e tyre në këtë botë por njerëzit e botës së ardhshme shikojnë më lart dhe më larg. Zotërimi ynë është i dyfishtë.Ne kemi praninë e Zotit këtu dhe ngjashmërinë e Tij më pas.Këtu ne shikojmë fytyrën e Zotit në drejtësi sepse jemi të justifikuar në Krishtin Jezus.Oh,gëzimi i vështrimit të fytyrës së një Zoti të pajtuar !Lavdia e Zotit në fytyrën e Jezu Krishtit na lëshon parajsë këtu poshtë dhe do jetë për ne parajsa e parajsës lart. Por vështrimi nuk përfundon aty :kemi për t’u ndryshuar si ajo mbi të cilën vështrojmë.Do flemë për pak kohë dhe më pas do zgjohemi për të zbuluar veten tonë si pasqyra që pasqyrojnë bukuritë e Zotit tonë. Besimi shikon Zotin me një shikim shndërrues.Zemra merr imazhin e Jezusit në vetë thellësitë e saj,derisa karakteri i Jezusit është i shtypur në shpirt.Kjo është kënaqësi.Të shikosh Zotin dhe të jesh si Ai—çfarë mund të dëshiroj më shumë ?Mirëbesimi i sigurtë i Davidit me anë të Frymës së Shenjtë bëhet për mua premtimi i Zotit.E besoj atë.E pres atë.Zot,ma jep atë.Amen.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

16

4 tetor Magneti i fuqishëm

« Dhe Unë,kur të jem ngritur lart nga toka,do t’i tërheq të gjithë tek Unë. » {#Gjoni 12 :32} Ejani ju,punëtorë,merrni zemër.Druani se nuk mund të tërhiqni dot një bashkësi. Provoni predikimin e një Shpëtimtari të kryqëzuar,të ngjallur dhe të ngritur lart ;sepse kjo është « tërheqja » më e madhe që u shfaq ndonjëherë mes njerëzve.Kush ju tërhoqi vallë te Krishti përveç Krishtit ?Kush ju tërheq tani përveçse vetë Vetja e Tij e bekuar ?Nëse jeni tërhequr te feja me anë të ndonjë gjëje tjetër,shpejt do largoheni prej saj ;por Jezusi ju ka mbajtur dhe do ju mbajë deri në fund.Pse,atëhere të vësh në dyshim pushtetin e Tij për të tërhequr të tjerët ?Shkoni me emrin e Jezusit te ato që deri tani kanë qenë kokëfortë dhe shikoni nëse nuk i tërheq dot ato. Asnjë lloj njeriu nuk është përtej këtij pushteti tërheqës.Të vjetër,të rinj,të pasur,të varfër,të paditur,të mësuar,të korruptuar ose të dashur—të gjithë njerëzit do ndjejnë forcën tërheqëse.Jezusi është magneti i vetëm.Le të mos mendojmë për ndonjë tjetër.Melodia nuk do tërheqë te Jezusi,as gojëtaria,llogjika,ceremonia ose zhurma.Jezusi Vetë duhet të tërheqë njerëzit te Vetja ;dhe Jezusi është në lartësinë e duhur për ta bërë këtë në çdo rast.Mos u tundoni prej sharlatanëve të sotëm ;por si punëtorë për Zotin punoni sipas mënyrës së Tij dhe tërhiqni me vetë litarët e Zotit.Tërhiqni te Krishti dhe tërhiqni me anë të Krishtit,sepse atëhere Krishti do tërheqë nëpërmjet jush.

5 tetor Si vesa e dërguar nga Zoti

« Kusuri i Jakobit,në mes të shumë popujve,ka për të qenë si një vesë e dërguar nga Zoti,si një shi i dendur mbi barin,që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve. » {#Mikea 5 :7} Nëse kjo është e vërtetë për Izraelin e mirëfilltë,aq më shumë është e vërtetë për Izraelin shpirtëror,njerëzit besimtarë të Zotit.Kur të shenjtët janë ajo çfarë duhet që të jenë,ato janë një bekim i pallogaritshëm për ato mes të cilëve janë të shpërndarë. Ato janë si vesa ;sepse në një mënyrë të qetë,të matur ato freskojnë ato përreth tyre. Heshtur por efektshmërisht ato i shërbejnë jetës,rritjes dhe gëzimit të atyre që banojnë me to.Duke ardhur të freskët prej qiellit,duke shkëlqyer nën diell si diamante,njerëzit dhe gratë e hirshme kujdesen për të dobëtin dhe të parëndësishmin derisa çdo fije bari ka pikën e vet të vesës.Ashtu si janë të vegjël,të marrë tek e tek,ato janë,të bashkuar,të plotmjaftueshëm për qëllimet e dashurisë që Zoti përmbush nëpërmjet tyre.Pikat e vesës përmbushin freskimin e shumë akrave.Zot,na bëj ashtu si vesa !Njerëzit e perëndishëm janë si shira që vijnë me urdhrin e Zotit pa lejen a autorizimin e njeriut.Ato punojnë për Zotin e dëshirofshin njerëzit këtë apo jo ;ato nuk marrin më shumë leje njerëzore se sa merr shiu kur bie.Zot,na bëj kështu të gatshëm me guxim dhe të lirë në shërbimin tënd kudo që të bjerë risku ynë.

6 tetor Udhëheqja e Udhërrëfyesit tonë « Por kur të vijë Ai,Fryma e së vërtetës,do t’ju udhëzojë në çdo të vërtetë. » {#Gjoni 16 :13}

E vërteta është si një shpellë e gjerë në

të cilën ne dëshirojmë të hyjmë por nuk jemi të aftë ta përshkojmë atë vetëm. Në hyrje është e dallueshme dhe e shkëlqyeshme ;por nëse do shkonim më larg dhe të eksploronim skutat e saj më të brendshme,na duhet që të kemi një udhëheqës,ose përndryshe do humbasim. Fryma e Shenjtë që njeh çdo të vërtetë në mënyrë të përkryeshme është udhërrëfyesi i caktuar i çdo besimtari të vërtetë dhe i udhëheq ato në masën e çka janë të aftë të mbajnë,prej një dhome të brendshme te një tjetër,kështu që ato shikojnë gjërat e thella të Zotit dhe sekreti i Tij i bëhet i qartë. Cfarë premtimi që është ky për mendjen hetuese të përulur !Ne dëshirojmë të njohim të vërtetën dhe të hyjmë aty.Jemi të ndërgjegjshëm për vetë prirjen tonë për t’u hallakatur dhe ndjejmë nevojën urgjente për një udhërrëfyes.Gëzohemi se Zoti Fryma e Shenjtë ka ardhur dhe banon mes nesh.Ai begenis të veprojë si një udhërrëfyes për ne dhe ne e pranojmë me gëzim udhëheqjen e Tij. « Cdo të vërtetë » ne dëshirojmë të mësojmë që të mos jemi të njëanshëm dhe të paekuilibruar.Nuk do jemi vullnetarisht të paditur në lidhje me ndonjë pjesë të zbulesës nga frika se mos humbim bekimin ose marrim mbi vete mëkatin.Zoti Fryma e Shenjtë ka ardhur që të mund të na udhëheqë në të gjithë të vërtetën :me zemra të bindura le t’i vëmë veshin fjalëve të Tij dhe le të ndjekim udhëheqjen e Tij.

7 tetor Përherë

i

pari

shoqërim

« Ai po shkon para jush në Galile ;atje do ta shihni,ashtu siç ju ka thënë. » {#Marku 15 :7}

Atje ku caktoi të takojë dishepujt e Tij,atje do ishte në kohën e duhur.Jezusi e mban fjalën për takimin.Nëse Ai premton të na takojë në fronin e mëshirës,ose në adhurim publik,ose në ritet,le të jemi të sigurtë se Ai do jetë atje.Ne mund të qëndrojmë larg në mënyrë të ligë prej vendtakimeve të caktuara por Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë.Ai thotë , « Sepse aty ku janë mbledhur dy ose tre në emrin Tim,aty në mes tyre jam Unë ; »Ai nuk thotë « Aty do jem, » por « aty jam tashmë. » Jezusi është gjithnjë i pari në shoqërim : « Ai po shkon para jush. »Zemra e Tij është me popullin e Tij,ëndja e Tij është në to,Ai nuk është kurrë i ngadaltë për t’i takuar ato.Në çdo shoqërim Ai shkon para nesh. Por Ai ia zbulon veten atyre që e ndjekin : « Atje do ta shihni. »Pamje e gëzueshme !Nuk e vrasim shumë mendjen për të parë më të madhin e njerëzve të zakonshëm,por të shikosh Atë do të thotë të mbushesh me gëzim dhe paqe.Dhe ne do ta shikojmë Atë sepse Ai premton të vijë te ato që besojnë në Të dhe t’i shfaqë Veten e Tij.Jini të sigurtë se do jetë kështu,sepse Ai bën gjithçka sipas fjalës së Tij të premtimit : « Ashtu siç ju ka thënë. »Kapuni në ato fjalë të fundit dhe jini të sigurtë se deri në fund Ai do bëjë për ju « ashtu siç ju ka thënë. »

8 tetor

23 Gusht 2012

kaq shumë i provuar dhe i mirëbesuar!I braktisur prej një të afërmi të shtrenjtë!I braktisur prej babait dhe nënës!I braktisur prej të gjithëve!Kjo është me të vërtetë fatkeqësi,dhe prapëseprapë mund të mbahet me durim nëse Zoti na ngren lart. Por çfarë duhet të jetë të ndjehesh i braktisur prej Zotit ?Mendoni mbi atë thirrjen më të hidhur se çdo thirrje tjetër, “Perëndia im,Perëndia im,përse më ke braktisur?”A e kemi shijuar ndonjëherë në një farë mase hidhërimin dhe lëndimin e “I braktisur,” në atë kuptim?Nëse po,le t’i përgjërohemi Zotit tonë për të na shpëtuar prej ndonjë përsëritjeje të një pikëllimi kaq të pashprehshëm.Oh,që një errësirë e tillë të mund të mos kthehet kurrë!Njerëzit në ligësi folën për një të shenjtë, “Zoti e ka braktisur;përndiqeni dhe kapeni.”Por ka qenë gjithmonë e rreme.Favori i dashur i Zotit do shtrëngojë armiqtë tanë mizorë të kthejnë mbrapsht fjalët e tyre ose së paku,të mbajnë gjuhën. E kundërta e gjithë kësaj është ajo fjalë e shkallës më të lartë, “Eftsibah—“Zoti ka ëndje të madhe në ty.”Kjo e kthen të qarën në valle.Ato që ëndërruan se ishin të braktisur le të dëgjojnë Zotin të thotë, “Kurrë nuk do të të lë as nuk do të të braktis.”

9 tetor Cfarë është ajo që shenjtëron? “Pastaj prifti do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit të temjanit të parfumuar para Zotit.” {#Levitiku 4:7}

Altari i temjanit është vendi ku të shenjtët paraqesin lutjet dhe lëvdimet e tyre;dhe është e kënaqshme të mendosh për të si i spërkatur me gjakun e flijimit të madh. Kjo është ajo që e bën të gjithë adhurimin tonë të pranueshëm para Të Përjetshmit:Ai shikon gjakun e vetë Birit të Tij dhe prandaj e pranon homazhin tonë.Eshtë mirë për ne që të fiksojmë sytë mbi gjakun e flijimit të vetëm për mëkatin.Mëkati përzihet madje edhe me gjërat tona të shenjta dhe pendimi,besimi,lutja dhe falenderimi ynë më i mirë nuk do mund të pranohej prej Zotit po të mos ishte prej meritës së flijimit shlyes.Shumë përqeshin “gjakun;” por për ne është themeli i ngushëllimit dhe shpresës.Ajo që është mbi brirët e Altarit synohet për të qenë në mënyrë të spikatur përpara syve tanë kur i afrohemi Zotit. Gjaku i jep forcë lutjes dhe prandaj është mbi brirët e altarit.Eshtë “përpara Zotit,” dhe prandaj duhet të jetë përpara nesh. Eshtë mbi altarin përpara se ne të sjellim temjanin;është atje për të shenjtëruar flijimet dhe dhuratat tona.Ejani,le të lutemi me mirëbesim,përderisa viktima është flijuar,merita ka ndërmjetësuar,gjaku është përbrenda vellos dhe lutjet e besimtarëve janë të ëmbla para Zotit.

10 tetor Një

derë

e

hapur

shoqërimi

Kurrë vetëm

“Kam vënë para teje një derë të hapur,të cilën askush nuk mund ta mbyllë.” {#Zbulesa 3:8}

“I braktisur” është një fjalë e tmerrshme. Tingëllon si një kambanë vdekjeje.Eshtë dëshmia e pikëllimeve më të mprehta dhe profecia e të këqijave më të kobshme. Një abis mjerimi hapet në atë fjalë “I braktisur.”I braktisur prej dikujt që u zotua me nderin e tij!I braktisur prej një shoku

Të shenjtët që i qëndrojnë besnikë të vërtetës së Zotit kanë një derë të hapur përpara tyre.Shpirti im,ke vendosur të jetosh dhe të vdesësh me atë që Zoti ka zbuluar në Fjalën e Tij dhe prandaj para teje qëndron kjo derë e hapur. Do hyj brenda me anë të derës së hapur të shoqërimit me Zotin.Kush do të më thotë jo?Jezusi ka hequr mëkatin tim dhe më ka

« Nuk do të quhesh më « E braktisur. » {#Isaia 62:4}

dhënë drejtësinë e Tij,prandaj mund të hyj lirisht.Zot,bëj kështu me anë të hirit Tënd. Kam gjithashtu para meje një derë të hapur në misteret e Fjalës.Mund të hyj në gjërat e thella të Zotit.Zgjedhja,Bashkimi me Krishtin,Ardhja e Dytë—të gjitha këto janë përpara meje dhe mund t’i gëzoj ato.Asnjë premtim ose doktrinë nuk është tani e mbyllur me kyç për mua. Një derë e hapur hyrjeje është përpara meje privatisht dhe një derë e hapur dobie botërisht.Zoti do më dëgjojë,Zoti do më përdorë.Një derë është e hapur për marshimin tim përpara për në kishën lart,dhe për shoqërimin tim të përditshëm me të shenjtët poshtë.Disa mund të përpiqen të më mbyllin ose të më përjashtojnë,por gjithçka më kot. Së shpejti do të shoh një derë të hapur për në qiell:porta prej perlash do të jetë rrugëkalimi im dhe më pas do të shkoj te Zoti dhe Mbreti im dhe do jem i ngujuar përjeta me Zotin.

11 tetor Liri lëvizje

“Do t’i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e Tij”,thotë Zoti.” {#Zakaria 10:12} Një ngushëllim për të shenjtët e sëmurë. Ato janë mekur dhe druajnë se nuk do ngrihen kurrë prej shtratit të dyshimit dhe frikës;por Mjeku i madh mund jo vetëm të heqë sëmundjen por mund edhe të largojë dobësinë që ka ardhur prej saj.Ai do forcojë të dobëtin.Këtë Ai do ta kryejë sipas mënyrës më të mirë sepse do jetë “në Të Përjetshmin.”Forca jonë është shumë më e mirë në Zotin se sa në vetveten.Në Zotin ajo shkakton shoqërim,në veten tonë do krijonte krenari.Në veten tonë do ishte e kufizuar për t’u ardhur keq por në Zot nuk njeh kufi. Kur forca jipet,besimtari e përdor atë.Ai ecën poshtë e lartë në emrin e Zotit.Cfarë gëzimi që është të ecësh i çliruar mbas sëmundjes dhe çfarë ëndje të jesh i fortë në Zotin mbas një periudhe kapitjeje!Zoti i jep njerëzve të Tij liri për të ecur poshtë e lartë dhe një nge të brendshme për të ushtruar këtë liri.Ai na bën fisnikë të vërtetë:ne nuk jemi skllevër që nuk njohin prehje dhe që nuk shohin pamje,por jemi të lirë për të udhëtuar në rehati përmes tokës së Emanuelit. Eja,zemra ime,mos ji më e sëmurë dhe e trishtuar.Jezusi të urdhëron të jesh e fortë dhe të ecësh me Zotin në soditje të shenjtë.Bindju fjalës së Tij të dashurisë.

12 tetor Shenjë e Hirit Besëlidhës

“Zoti,Perëndia yt,do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu,që ti ta duash Zotin,Perëndinë tënd,me gjithë zemër e me gjithë shpirt,dhe kështu ti të jetosh.” {#Ligji i përtërirë 30:6} Këtu ne lexojmë për rrethprerjen e vërtetë. Vini re autorin e saj : « Zoti,Perëndia yt.”Vetëm Ai mund të merret efektshmërisht me zemrën tonë dhe të heqë botëmishjen dhe fëlliqjen e saj.Të na bëjë të duam Zotin me gjithë zemrën dhe shpirtin tonë është një mrekulli e hirit që vetëm Fryma e Shenjtë mund ta kryejë.Ne duhet të shikojmë vetëm te Zoti për këtë dhe të mos kënaqemi kurrë me diçka më pak. Vini re se ku kryhet kjo rrethprerje. Nuk është e mishit por e frymës.Eshtë shenja thelbësore e besëlidhjes së hirit. Dashuria ndaj Zotit është dëshmia e pashlyeshme e farës së zgjedhur;nëpërmjet


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

kësaj vule të fshehtë besimtarit i vërtetohet zgjedhja e hirit.Duhet të kemi kujdes që të mos e vendosim besimin në rite të jashtme por të shqyrtojmë se a jemi të vulosur në zemër nëpërmjet veprimit të Frymës së Shenjtë. Vini re se cili është rezultati—“dhe kështu ti të jetosh. »Mendja e kontrolluar nga mishi do të thotë vdekje.Me mposhtjen e mishit ne gjejmë jetë dhe paqe.Nëse e kemi mendjen te gjërat e Frymës,do të jetojmë.Oh,I Përjetshmi,Zoti ynë,plotësoftë veprën e Tij të hirshme në natyrat tona të brendshme,që,në kuptimin më të plotë dhe më të lartë,të mund të jetojmë për Zotin.

13 tetor Nëse dhe një premtimi i trefishtë “Në qoftë se populli im,i cili thirret me emrin Tim,përulet,lutet,kërkon fytyrën Time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija,Unë do ta dëgjoj nga qielli,do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij. {#2 Kronikat 7:14}

Të thirrur me emrin e Zotit,prapëseprapë ne jemi burra dhe gra që hallakatemi. Cfarë mëshire që është që Zoti ynë është i gatshëm të falë!Sa herë që mëkatojmë le të nxitojmë për te froni i mëshirës të Zotit tonë,duke kërkuar falje. Ne kemi për t’u përulur.A nuk duhet të përulemi prej faktit se mbasi kemi marrë kaq shumë dashuri prapëseprapë bëjmë shkelje?O Zot,përkulemi para Teje në pluhur dhe pranojmë mosmirënjohjen tonë të rëndë.Oh,turpi i mëkatit!Oh poshtërsia e tij e shtatëfishtë në njerëz si ne kaq shumë të favorizuar sa kemi qenë! Më pas,kemi për t’u lutur për mëshirë,për pastrim,për çlirim prej fuqisë së mëkatit.O Zot,na dëgjo dhe mos e përjashto thirrmën tonë. Në këtë lutje ne kemi për të kërkuar fytyrën e Zotit.Ai na ka lënë për shkak të fajeve tona dhe ne duhet t’i përgjërohemi për t’u kthyer tek Ai.O Zot,na shiko në Birin Tënd Jezus dhe buzëqesh ndaj shërbëtorëve të Tu. Kjo duhet të shoqërohet me vetë kthimin tonë prapa prej mëkatit.Zoti nuk mund të kthehet te ne nëse ne nuk kthehemi prej mëkatit. Më pas vjen premtimi i trefishtë i dëgjimit,faljes dhe shërimit.Ati ynë,na jip këto menjëherë,për hir të Zotit Jezu Krisht.

14 tetor Pa pasur kurrë turp

“Pra,kushdo që do të më pranojë Mua para njerëzve,edhe Unë do ta pranoj para Atit tim që është në qiej.” {#Mateu 10:32} Premtim i hirshëm!Eshtë gëzim i madh për mua të rrëfej Zotin tim.Cilat do qofshin gabimet e mia,nuk kam turp prej Jezusit,as nuk kam frikë të deklaroj doktrinat e kryqit të Tij.O Zot,nuk e kam fshehur drejtësinë Tënde përbrenda zemrës sime. E ëmbël është perspektiva që teksti vë para meje!Shokët braktisin dhe armiqtë ngazëllehen por Zoti nuk mohon shërbëtorin e Tij. Pa dyshim që Zoti do më pranojë madje edhe këtu dhe do më japë shenja të reja të vështrimit të Tij të favorshëm.Por do vijë dita kur do më duhet të qëndroj përpara Atit të Madh.Cfarë lumnie të mendosh se Jezusi do të më rrëfejë atëhere!Ai do thotë, “Ky njeri me të vërtetë që më besoi dhe deshi që të fyhej për hir të emrit Tim;dhe prandaj e njoh si t’Imin.” Ditën e kaluar një njeri i shquar u shpall kalorës dhe Mbretëresha i dorëzoi një zharretierë me gurë të çmuar;por edhe

çfarë atëhere?Do jetë një nder mbi çdo nder tjetër për ne kur Zoti Jezus të na rrëfejë në praninë e Madhërisë hyjnore në qiej.Le të mos kem kurrë frikë të pranoj Zotin.Le të mos lejoj kurrë një heshtje ose kompromis burracak.A do skuqem të pranoj Atë që premton të më pranojë?

17 tetor

15 tetor

Frika e shenjtë ndaj Fjalës së Zotit është duke u lënë shumë pas dore.Njerëzit e mendojnë veten më të zgjuar se Fjala e Zotit dhe bëhen gjykatësit e saj. “Por unë nuk veprova kështu sepse kisha frikë nga Perëndia.”Ne e pranojmë Librin e frymëzuar si të pagabueshëm dhe e provojmë vlerësimin tonë nëpërmjet bindjes sonë.Ne nuk tmerrohemi prej Fjalës por kemi një frikë birnore ndaj saj.Ne nuk kemi frikë dënimet e saj sepse kemi frikë urdhëresat e saj. Kjo frikë e shenjtë e urdhërimit prodhon plotprehjen e përulësisë,që është shumë më e ëmbël se sa kokëkrisja e krenarisë.Bëhet për ne një udhëheqës në lëvizjet tona;një fre kur jemi duke shkuar tatëpjetë dhe një shtysë kur jemi duke u ngjitur lart.Të ruajtur prej së ligës dhe të shpjerë në drejtësi me anë të përnderimit tonë ndaj urdhërimit,ne fitojmë një ndërgjegje të qetë që është si vera e mirë;një ndijim çlirimi prej përgjegjësisë,që është po ashtu si ringjallja mbas vdekjes;dhe një siguri se i pëlqejmë Zotit,që është parajsa poshtë.I paperëndishmi mund të përqeshë përnderimin tonë të thellë për Fjalën e Zotit;por edhe çfarë atëhere?Shpërblimi i thirrjes sonë të lartë është një ngushëllim i mjaftueshëm për ne.Shpërblimet e bindjes na bëjnë të përçmojmë përçmimet e përçmuesit.

Të mbështetur prej ushqimit

“Ashtu si më dërgoi Ati që jeton dhe Unë jetoj prej Atit,po ashtu ai që ushqehet në Mua,edhe ai vetë,do të jetojë prej Meje.” {#Gjoni6:57} Ne jetojmë në sajë të bashkimit tonë me Birin e Zotit.Si njeri-Zot Ndërmjetës,Zoti Jezus jeton me anë të Atit vetë-qenës që e dërgoi dhe në të njëjtën mënyrë ne jetojmë me anë të Shpëtimtarit që na ka ngjallur.Ai që është burimi i jetës sonë është gjithashtu mbështetja e saj.Jeta është e mbështetur prej ushqimit.Ne duhet të mbështesim jetën shpirtërore me ushqim shpirtëror dhe ky ushqim shpirtëror është Zoti Jezus—jo vetëm,jeta,ose vdekja,ose ofiqet,ose vepra ose fjala e Tij por Ai Vetë,duke përfshirë të gjitha këto.Ne ushqehemi me Vetë Jezusin. Kjo vihet në dukje për ne në Darkën e Zotit,por gëzohet me të vërtetë prej nesh kur ne përsiatim mbi Zotin Jezus,besojmë në Të me besim përvetësues,e marrim në veten tonë me dashuri dhe e asimilojmë me anë të fuqisë së jetës së brendshme.Ne e dimë se çfarë është të ushqehesh me Jezusin por nuk mund ta shprehim ose ta shkruajmë dot. Sjellja jonë më e urtë do ishte ta praktikojmë atë dhe të bëjmë kështu gjithnjë e më shumë.Jemi të urdhëruar të hamë me bollëk dhe do jetë përfitim i pafund për ne të bëjmë ashtu kur Jezusi është mishi dhe pija jonë. Zot,të falenderoj se kjo,që është një nevojshmëri e jetës sime të re,është gjithashtu ëndja e saj më e madhe.Kështu që në këtë çast ushqehem me të vërtetë me Ty.

16 tetor Një me Krishtin Jezus

“Sepse Unë jetoj,edhe ju do të jetoni.” {#Gjoni 14:19} Jezusi e ka bërë jetën e besimtarëve në Të po aq të sigurtë sa jeta e Tij.Po aq me siguri sa koka jeton gjymtyrët jetojnë gjithashtu.Sikur Jezusi të mos ishte ngjallur prej së vdekuri,atëhere ne jemi të vdekur në mëkatet tona;por përderisa Ai është ngjallur,të gjithë besimtarët janë ngjallur në Të.Vdekja e Tij ka larguar tutje shkeljet tona dhe ka çliruar zinxhirët që na mbanin nën dënimin me vdekje.Ringjallja e Tij provon justifikimin tonë:ne jemi shlyer dhe mëshira thotë, “Zoti e ka hequr mëkatin tënd;ti nuk ke për të vdekur.” Jezusi e ka bërë jetën e njerëzve të Tij po aq të përjetshme sa e Tija.Si vallë ato mund të humbasin përderisa Ai jeton,duke pasur parasysh se janë një me Të?Ngaqë Ai nuk vdes më dhe vdekja nuk ka më pushtet mbi Të,po ashtu ato nuk do të kthehen më në varret e mëkateve të tyre të vjetra por do të jetojnë për Zotin në risi jete.O besimtar,atëhere kur je nën tundim të madh dhe druan se një ditë do biesh nga dora e armikut,le të të japë zemër kjo.Ti nuk do ta humbësh kurrë jetën tënde shpirtërore sepse është e fshehur me Krishtin në Zot. Ti nuk e vë në dyshim pavdekshmërinë e Zotit tënd;prandaj mos mendo se Ai do lejojë që ti të humbasësh,përderisa je një me Të.Argumenti për jetën tënde është jeta e Tij dhe për këtë nuk ke pse të kesh frikë;prandaj prehu në Zotin tënd të gjallë.

Frikë e shenjtë

“Por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.” {#Fjalët e urta 13:13}

18 tetor Pas lotëve,korrje e gëzueshme

“Ata që mbjellin me lotë,do të korrin me këngë gëzimi.” {#Psalmi 126:5} Kohët e pikëllimit janë të përshtatshme për mbjelljen:ne nuk do donim që toka të jetë shumë e thatë.Fara e njomur në lotët e merakut të zellshëm do mbijë akoma më herët.Kripa e lotëve lutjeplotë do t’i japin farës së mirë një aromë që do ta ruajë atë prej krimbit:e vërteta e folur me zellshmëri të jashtëzakonshme ka një jetë të dyfishtë përbrenda.Në vend që të ndalojmë mbjelljen tonë për shkak të pikëllimit tonë,le të dyfishojmë përpjekjet tona sepse koha është kaq e volitshme. Fara jonë qiellore nuk mund të mbillet ashtu siç duhet duke qeshur.Trishtim dhe shqetësim i thellë për shpirtrat e të tjerëve janë një shoqërim më i përshtatshëm i mësimit të përshpirtshëm se sa ndonjë gjë e ngjashme me mendjelehtësinë. Kemi dëgjuar për burra që qenë nisur për në luftë pa e peshuar mirë por ama ato u mundën;dhe me siguri që është ashtu me ato që mbjellin sipas së njëjtës mënyrë. Eja,pra,zemra ime,mbill në qarjen tënde sepse ke premtimin e një korrje të gëzueshme.Do të korrësh.Ti,vetë,do të shikosh rezultatin e mundit tënd.Kjo do vijë te ty në një shkallë kaq të madhe sa të të japë gëzim,të cilin një korrje e varfër,e tharë dhe e paktë nuk do ta jipte dot.Kur sytë e tu janë të zënë me lot të argjendë,mendo për grurin e artë.Mbaj me gëzim punën e rëndë të tanishme dhe kundërshtimin;sepse dita e korrjes do të të shpërblejë plotësisht.

19 tetor Qortim me masë

“Do të të ndëshkoj me drejtësi.” {#Jeremia 30:11}

17 Të lihesh i paqortuar do ishte një shenjë fatale:do provonte atë që Zoti ka thënë, “I është dhënë idhujve,le të bëjë ç’të dojë.”E dhëntë Zoti që ky të mos jetë kurrë risku ynë!Mbrothësia e pandërprerë është një gjë për ta pasur frikë dhe për t’u dredhur. Të gjithë ato që Zoti do me butësi Ai i qorton dhe i ndreq:ato për të cilët Ai nuk ka vlerësim i lejon që të shëndoshen pa frikë,ashtu si viçat për thertore.Eshtë në dashuri që Ati ynë qiellor përdor fshikullën e Tij ndaj fëmijëve të Tij. Prapëseprapë,shikoni se ndreqja është “me masë» :Ai na jep dashuri pa masë,por ndreqje “me masë.”Po ashtu si nën ligjin e vjetër asnjë Izraelit nuk mund të pësonte më shumë se “dyzet goditje pa një,”gjë që siguronte numërim të kujdesshëm dhe vuajtje të kufizuar,po ashtu është me secilin prej pjesëtarëve të pikëlluar të vatrës së besimit—çdo goditje është e numëruar.Eshtë me anë të masës së urtësisë,masës së simpatisë,masës së dashurisë që ndreqja jonë është e rregulluar. Larg qoftë nga ne që të rebelohemi kundra caktimeve kaq hyjnore.Zot,nëse qëndron pranë për të matur pikat e hidhura në kupën time,është gëzim për mua ta marr atë kupë prej dorës Tënde dhe të pij sipas udhëzimeve të Tua,duke thënë, “U bëftë vullneti yt.”

20 tetor Prej

çdo

mëkati

“Ai do të shpëtojë popullin e Tij prej mëkateve të tyre.” {#Mateu 1:21} Zot,më shpëto prej mëkateve të mia. Nëpërmjet emrit Tënd Jezus marr zemër të lutem kështu.Më shpëto prej mëkateve të mia të kaluara,që zakoni i tyre të mos të më mbajë të burgosur.Më shpëto prej mëkateve të mia përbërës,që të mos jem skllav i vetë dobësisë sime.Më shpëto prej mëkateve që janë vazhdimisht nën sytë e mi,që të mos humbas tmerrin tim ndaj tyre.Më shpëto prej mëkateve të fshehta;mëkate të padallueshme prej meje prej mungesës sime të dritës. Më shpëto prej mëkateve të papritur dhe befasues:le të mos hiqem zvarrë prej një vërshim tundimi.Më shpëto,Zot,prej çdo mëkati.Mos lejo që ndonjë paudhësi të ketë pushtet mbi mua. Ti vetëm mund ta bësh këtë.Nuk mund të thyej vetë zinxhirët e mi ose të vras vetë armiqtë e mi.Ti e njeh tundimin sepse Ti u tundove.Ti e njeh mëkatin sepse Ti e mbajte peshën e tij.Ti e di si të më vish në ndihmë në orën e konfliktit.Ti mund të më shpëtosh prej së mëkatuari dhe mund të më shpëtosh kur kam mëkatuar.Eshtë e premtuar në vetë emrin Tënd se Ti do ta bësh këtë dhe të lutem që këtë ditë të vërtetoj profecinë. Mos lër që t’i lë shteg pezmatimit,ose krenarisë,ose zemërlëshimit,ose çfarë do lloj forme ligësie;por më shpëto me të vërtetë për shenjtëri jete,që emri yt Jezus të mund të lëvdohet në mua me bollëk.

21

tetor

Tabela e shumëzimit e Zotit

“Më i vogli do të bëhet një mijëshe,minimumi një komb i fuqishëm.Unë,Zoti,do t’i shpejtoj gjërat në kohën e tyre.” {#Isaia 60:22} Veprat për Zotin shpesh fillojnë në një shkallë të vogël dhe nuk do të thotë se për këtë arsye kanë më pak vlerë.Dobësia edukon besimin,sjell Zotin afër dhe fiton lavdi për emrin e Tij.Shpërblimi premton rritje.Fara e sinapit është më e vogla mes


Gazeta e Kishës Rreze Drite

18 farave dhe prapëseprapë bëhet pemë,me degë që strehojnë zogjtë e qiellit.Ne mund të fillojmë me një dhe ky “më i vogli,”dhe prapëseprapë “do të bëhet një mijëshe”. Zoti është i madh në shumëzim.Sa shpesh që i tha shërbëtorit të Tij të vetëm, “Do të të shumëzoj”!Vendoseni besimin në Zotin,edhe pse një ose dy;sepse Ai do jetë në mesin tuaj nëse jeni mbledhur në emër të Tij. “Një i vogël.”Cfarë mund të jetë vallë më e përbuzshme në sytë e atyre që shikojnë numrin dhe fuqinë!Prapëseprapë kjo është bërthama e një kombi të madh.Vetëm një yll shkëlqen së pari në mëngjes por shpejt qielli është i mbushur me drita të panumërta. Po ashtu ne nuk kemi pse ta mendojmë të largët perspektivën e rritjes sepse premtimi është, “Unë,Zoti,do t’i shpejtoj gjërat në kohën e tyre.”Nuk do të ketë nxitim të parakohshëm si ai që shikojmë në takime emocionale;gjithçka do jetë në kohën e duhur;por prapëseprapë nuk do ketë vonesë.Kur Zoti shpejton,shpejtësia e Tij është e lavdishme.

22 tetor Merr në mbrojtje vetë premtimin e Tij

“Ti,o Zot,o Zot,ke folur,dhe si pasojë e bekimit Tënd shtëpia e shërbëtorit Tënd do të jetë e bekuar përjetë!” {#2 Samueli 7:29} Ky është një premtim i marrë në mbrojtje dhe kështu që na jep një mësim të dyfishtë. Cdo gjë që Zoti ka folur ne duhet ta marrim si të vërtetë dhe më pas ta paraqesim përpara fronit. Oh,sa e ëmbël të citosh atë çfarë vetë Zoti ynë ka folur!Sa e çmueshme të përdorësh një “prandaj”që sugjeron premtimi,ashtu si Davidi bën në këtë varg! Ne nuk lutemi ngaqë dyshojmë,por ngaqë besojmë.Të lutesh pa besuar është e pahijshme për fëmijët e Zotit. Jo,Zot,ne nuk mund të të dyshojmë:jemi të bindur se çdo fjalë e Jotja është një themel i sigurtë për pritjen më të guximshme. Ne vijmë te Ty dhe themi, “Bëj ashtu siç ke thënë.”Beko shtëpinë e shërbëtorit Tënd.Shëro të sëmurët tanë;shpëto ato tanët që dyshojnë;rimëkëmb ato që hallakaten;përforco ato që jetojnë në frikën Tënde.Zot,na jip ushqim dhe veshje sipas fjalës Tënde.Bëj të begatojnë ndërmarrjet tona;veçanërisht jepi sukses përpjekjeve tona për të bërë të njohur ungjillin Tënd në lagjen tonë.Bëji shërbëtorët tanë shërbëtorët e tu,fëmijët tanë fëmijët e tu.Le të rrjedhë bekimi për brezat e ardhshëm dhe për aq gjatë që ndonjë i rracës sonë mbetet mbi tokë,atëhere mbeftë besnik ndaj Teje.O Zot Perëndi “u bekoftë shtëpia e shërbëtorit Tënd.”

23 tetor Korrja e drejtësisë,gëzimi

“Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.” {#Psalmi 97:11} Drejtësia është shpesh e kushtueshme për njeriun që e ruan atë me çdo kush,por në fund ajo do mbulojë shpenzimet e veta dhe në kthim do japë një përfitim të pafund.Një jetë e shenjtë është si një farë mbjellëse:një sasi e madhe hidhet përtokë dhe në dukje është e varrosur në tokë,për të mos u mbledhur më kurrë.E kemi gabim kur kërkojmë për korrje të menjëhershme;por gabimi është i natyrshëm,sepse duket e pamundur të varrosësh dritën.Prapëseprapë drita është “ mbjellë,” thotë teksti.Qëndron

e fshehtë:askush nuk mund ta shikojë atë,është e mbjellë.Jemi më se të sigurtë se një ditë do shfaqë veten. Jemi plotësisht të sigurtë se Zoti ka përgatitur një korrje për mbjellësit e dritës dhe ato do ta korrin atë,çdo njeri për veten e tij.Më pas do vijë gëzimi i tyre.Duaj gëzimi për fara drite.Zemra e tyre ishte e drejtë përpara Zotit,edhe pse njerëzit nuk e kishin pandehur,madje edhe i censuruan ato:ato ishin të drejtë,edhe pse ato përreth tyre i denoncuan si censurues.Atyre iu desh të prisnin ashtu si bujku pret frytet e çmueshme të tokës:por drita ishte mbjellë për to dhe gëzimi ishte duke u përgatitur prej Zotit të korrjes. Kurajo vëllezër!Nuk kemi pse të nxitojmë.Le të zotërojmë me durim shpirtrat tanë sepse së shpejti shpirtrat tanë do zotërojnë dritë dhe gëzim.

24 tetor Stabilitet i përshpirtshëm

“Unë do të të bëj për këtë popull një mur të fortë prej bronxi;do të luftojnë kundër teje,por nuk do mund të fitojnë kundër teje,sepse Unë do të jem me ty për të të shpëtuar dhe për të të çliruar”,thotë Zoti.” {#Jeremia 15:20} Stabiliteti në frikën dhe besimin në Zot do ta bëj një njeri si një mur prej bronxi,të cilin askush nuk mund ta rrëzojë ose ta thyejë. Vetëm Zoti mund t’i bëjë njerëzit të tillë;por ne kemi nevojë për njerëz të tillë në kishë dhe në botë por sidomos në predikatore. Kundra njerëzve të paepur të së vërtetës kjo kohë gënjeshtre do luftojë me dhëmbë e thua.Asgjë nuk duket se lëndon Satanain dhe farën e tij ashtu si vendimi. Ato sulmojnë qëndrueshmërinë e shenjtë po ashtu si Asirianët mësymën qytete të fortifikuara.Gëzimi është se ato nuk mund të mbizotërojnë kundra atyre që Zoti i ka bërë të fortë në forcën e Tij.Të tërhequr zvarrë prej çdo erë doktrine,të tjerë merren nga era;por ato që duan doktrinat e hirit sepse zotërojnë hirin e doktrinave,qëndrojnë si shkëmbinj në mes të detrave të furishëm. Nga vjen ky stabilitet? “Unë do të jem me ty,thotë Zoti”:kjo është përgjigja e vërtetë.I Përjetshmi do të shpëtojë dhe do çlirojë shpirtrat besnikë prej të gjitha mësymjeve të kundërshtarit.Mizëri janë kundra nesh por Zoti i ushtrive është me ne.Ne nuk guxojmë të luajmë vendit as dhe një centimetër;sepse Vetë Zoti na mban në vendin tonë dhe atje ne qëndrojmë përhera.

25 tetor Së pari Zoti,më pas shtesa

“Por kërkoni më parë mbretërinë e Tij dhe drejtësinë e Tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.” {#Mateu 6:33} Shiko se si hapet Bibla: “Në fillim Perëndia. »Le të hapet jeta juaj në të njëjtën mënyrë. Kërkoni me gjithë shpirtin tuaj,së pari dhe sidomos,mbretërinë e Zotit,si vendin e qytetarisë suaj dhe drejtësinë e Tij si karakteri i jetës suaj.Përsa i përket pjesës tjetër,do vijë prej vetë Zotit pa qenë të ankthshëm në lidhje me të.Gjithçka që është e nevojshme për këtë jetë dhe për pëshpirtshmërinë “do t’ju shtohen.” Cfarë premtimi që është ky! Ushqim,veshje,shtëpi dhe kështu e me rradhë,Zoti merr përsipër t’jua shtojë ndërsa e kërkoni Atë.Ju merreni me punët e Tij dhe Ai do merret me punët tuaja.Nëse doni ambalazh do t’ju jipet kur bleni artikuj

të rëndësishëm;dhe po ashtu gjithçka që kemi nevojë për gjërat tokësore do të na shtohen me mbretërinë.Ai që është një trashëgimtar i shpëtimit nuk mund të vdesë prej urisë;dhe ai që e vesh shpirtin e tij me drejtësinë e Zotit nuk mund të lihet prej Zotit me një trup lakuriq.Larg shqetësimi i madh.Le ta përqendrojmë gjithë mendjen tonë në shikimin e Zotit.Lakmia është varfëri dhe ankthi është mjerim:mirëbesimi në Zot është një pasuri dhe ngjashmëria me Zotin është një trashëgim qiellor.Zot,të kërkoj,gjehu prej meje.

26 tetor Për hirin tonë

“Për hir të të zgjedhurve,ato ditë do të shkurtohen.” {#Mateu 24:22} Për hir të të zgjedhurve të Tij Zoti pengon shumë gjykime dhe shkurton të tjerë. Në kohë mundimesh të rënda zjarri do gllabëronte gjithçka nëse Zoti nuk do shuante flakët për hir të të zgjedhurve të Tij.Kështu që,ndërsa shpëton të zgjedhurit e Tij për hir të Jezusit,Ai ruan gjithashtu njerëzimin për hir të të zgjedhurve të Tij. Cfarë nderi që është vendosur kështu mbi të shenjtët!Sa zellshëm që ato duhet që të përdorin ndikimin e tyre me Zotin e tyre!Ai do dëgjojë lutjet e tyre për mëkatarët dhe do bekojë përpjekjet e tyre për shpëtimin e tyre.Ai bekon besimtarët që ato të mund të jenë një bekim për ato që janë në mosbesim. Shumë mëkatarë jetojnë për shkak të lutjeve të një nëne,ose gruaje,ose vajze,të cilët Zoti i respekton. A e kemi përdorur ashtu siç duhet fuqinë e veçantë që na ka besuar Zoti?A lutemi për vendin tonë,për vende të tjera dhe për kohën ku jetojmë?Në kohë lufte,zi buke,murtaje a dalim si ndërmjetës duke u përgjëruar që ditët të shkurtohen?A vajtojmë përpara Zotit për shkak të plasjes së mosbesnikërisë,gabimit dhe shthurjes morale?A i përgjërohemi Zotit tonë Jezus për të shkurtuar mbretërinë e mëkatit duke shpejtuar vetë shfaqjen e Tij të lavdishme?Le të biem në gjunjë dhe të mos prehemi kurrë derisa Krishti të shfaqet.

27 tetor Shërbimi,fytyra,emri i Tij

“Shërbëtorët e Tij do t’i shërbejnë Atij.Do t’i shohin fytyrën dhe emrin e Tij do ta kenë në ballë.” {#Zbulesa 22:4} Tre bekime të zgjedhura do jenë tonat në tokën e lavdisë. “Shërbëtorët e Tij do t’i shërbejnë Atij.”Asnjë padron tjetër nuk do të na shtypë,asnjë shërbim tjetër nuk do na mundojë. Ne do t’i shërbejmë Jezusit gjithmonë, përkryershmërisht,pa lodhje dhe pa gabim. Kjo është parajsë për një të shenjtë:në të gjitha gjërat t’i shërbesh Zotit Krisht dhe të pranohesh nga Ai si shërbëtori i Tij,është ambicja më e lartë e shpirtit tonë në përjetësi. “Do t’i shohin fytyrën.”Kjo e bën shërbimin të këndshëm:me të vërtetë,është shpërblimi i tanishëm i shërbimit. Ne do njohim Zotin tonë,sepse do ta shikojmë Atë ashtu siç është.Të shikosh fytyrën e Jezusit është favori më i madh që shërbëtori më i madh i Zotit mund të kërkojë. Cfarë më shumë mund të kërkonte Moisiu se sa—“më lër të shikoj fytyrën Tënde”? “Emrin e Tij do ta kenë në ballë.”Ato vështrojnë te Zoti i tyre derisa emri i Tij të fotografohet mbi ballin e tyre.Ato njihen prej

23 Gusht 2012

Tij dhe ato e njohin Atë.Shenja e fshehtë e hirit të brendshëm zhvillohet në nënshkrimin publik të një marrëdhënie të rrëfyer. O Zot,na jip këto tre gjëra në fillimin e tyre këtu,që të mund t’i zotërojmë ato në plotësinë e tyre në vetë banesën Tënde të lumturisë!

28 tetor Mëkate paditurie

“Ky mëkat do t’u falet,sepse është një mëkat i kryer nga padituria.” {#Numrat 15:25} Për shkak të paditurisë sonë ne nuk jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për mëkatet tona të paditurisë.Prapëseprapë mund të jemi të sigurtë se ato janë shumë,si në formën aktive ashtu dhe pasive. Mund të jemi duke kryer me sinqeritet të plotë,si shërbim për Zotin,atë që Ai nuk ka urdhëruar kurrë dhe që nuk mund të pranojë kurrë. Zoti njeh secilin prej këtyre mëkateve të paditurisë.Kjo me të drejtë do na alarmonte,përderisa me drejtësi Ai do na kërkojë llogari për këto shkelje;por në anën tjetër,besimi shquan ngushëllim në faktin se Zoti do përkujdeset që njollat e padalluara prej nesh prapëseprapë do të lahen.Ai e shikon mëkatin më qëllim që të reshtë ta shikojë përsëri duke e hedhur atë mbrapa kurrizit. Ngushëllimi ynë i madh është se Jezusi,prifti i vërtetë,ka bërë shlyerjen për të gjithë bashkësinë e fëmijëve të Izraelit.Kjo shlyerje siguron faljen e mëkateve të panjohur.Gjaku i Tij i çmuar na pastron prej çdo mëkati.Nëse sytë tanë e kanë parë atë ose jo dhe kanë qarë prej tij ose jo,sidoqoftë,Zoti e ka parë atë,Krishti e ka shlyer,Fryma mban dëshmi për faljen e tij dhe kështu ne kemi një paqe të trefishtë. O Ati im,lëvdoj njohurinë Tënde hyjnore,që jo vetëm dallon paudhësitë e mia,por jep një shlyerje që më çliron prej fajit të tyre,madje edhe përpara se të di se jam fajtor.

29 tetor Mbani dallimin

“Unë do të bëj një dallim midis popullit Tim dhe popullit tënd.Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli.” {#Eksodi 7:23} Faraoni pati një popull dhe Zoti pati një popull.Këto mund të banojnë bashkë dhe mund të duken shumë të ngjashëm por ka një ndarje mes tyre dhe Zoti do ta bëjë të dallueshme.Nuk do t’i ndodhin përhera të gjithëve të njëjtat gjëra por do të ketë një dallim të madh mes njerëzve të botës dhe popullit të zgjedhjes së të Përjetshmit. Kjo mund të ndodhë në kohën e gjykimeve por Zoti bëhet shenjtorja e të shenjtëve të Tij.Eshtë shumë e spikatur në tjetërsimin e besimtarëve kur mëkati i tyre hiqet ndërsa jobesimtarët mbesin nën dënim.Nga ai çast ato bëhen një rracë e veçantë,hyjnë nën një disiplinë të re dhe gëzojnë bekime të reja.Shtëpitë e tyre që nga ai moment janë të lira prej luzmës së dhembshme të të ligave që fëlliqin dhe mundojnë Egjiptianët. Ato janë të ruajtur prej ndotjes së epshit,kafshimit të shqetësimit,korruptimit të gënjeshtrës dhe mundimit mizor të urrejtjes,që gllabërojnë shumë familje. Ji i sigurtë,besimtar i sprovuar,se edhe pse ke trazirat e tua,je i shpëtuar prej luzmës më të keqe,që infekton shtëpitë dhe zemrat e shërbëtorëve të Princit të botës.Zoti ka vënë një ndarje;kini shumë kujdes që ta mbani ndarjen në frymë,qëllim,karakter dhe shoqëri.


23 Gusht 2012

30 tetor Pastrim i plotë

“Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër;do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.” {#Ezekiel 36:25} Cfarë gëzimi i jashtëzakonshëm që është ky!Ai që na ka pastruar me gjakun e Jezusit do të na pastrojë gjithashtu me anë të ujit të Frymës së Shenjtë.Zoti e ka thënë këtë dhe kështu duhet të jetë, “Do të jeni të pastër.”Zot,ne e ndjejmë papastërtinë tonë dhe vajtojmë prej saj,dhe është e gëzueshme të sigurohesh prej vetë gojës Tënde se do jemi të pastër.Oh shpejtohu për këtë!

Fokusi ndryshon çdo gjë.

Para disa muajish, në zyrën time ishte ulur një burrë, në një moshë të re. Ai kishte një shkëlqim të mirë dhe të shëndetshëm, kishte një martesë të lumtur, një familje të mrekullueshme dhe një profesion të mirë. Tani është një i krishterë i mirë i Fuqishëm në Fjalë i Zjarrtë në Frymë. Në mendimet e mia po shfaqet një filmë: I njëjti burrë, para disa vitesh ishte studentë i shkollës biblike Krishti Për Kombet, Pogradec. Në atë kohë ai kishte probleme të mëdha dhe po kalonte përmes shumë sfidash. Kishte vendosur gabim fokusin e jetës së tij, kishte paraprogramuar një katastrofë. Ai erdhi në shkollën tonë me dëshirën për të ndryshuar fokusin e jetës së tij. Perëndia dhuron hir dhe përmes hirit të Tij ai sot është një burrë i bekuar në Zotin.

Cili është fokusi yt?

Diçka e tillë më entuzjazmon dhe më motivon mua këtu tek Krishti Për Kombet që të investoj me gjithë forcën time për Mbretërinë e Perëndisë. Në këtë mënyrë, mund ta kuptoj gjithmonë e më mirë Palin kur ai përpiqet të na përfshijë në pasionin dhe dhemshurinë e tij për t‘i përfshirë njerëzit plotësisht në Krishtin. (Kol. 1:2829) Ky është edhe vizioni që nga koha e themelimit të shkollës sonë para më shumë se dymbdhjet vjetësh: “Të pajisim punëtorët për Mbretërinë e Perëndisë, vajza dhe djem,

Gazeta e Kishës Rreze Drite Ai do na çlirojë prej mëkateve tona më të këqija. Ngritja e mosbesimit,epshet mashtruese që i bëjnë luftë shpirtit,mendimet e poshtra të krenarisë dhe sugjerimet e Satanait për të blasfemuar emrin e shenjtë—të gjitha këto do pastrohen sa për të mos u kthyer më. Ai do na pastrojë gjithashtu prej të gjithë idhujve tanë,qofshin këto prej ari ose prej argjile:prej dashurive tona të papastra dhe prej dashurisë të tepërm ndaj asaj që në vetvete është e pastër.Atë që e kemi pasur idhull ose do ndahet prej nesh ose ne do shkëputemi prej saj.Eshtë Zoti Ai që flet për atë çfarë Ai vetë do bëjë.Prandaj kjo fjalë është e provuar dhe e sigurtë dhe ne me guxim mund të kërkojmë atë çfarë ajo na garanton.Pastrimi është një bekim besëlidhje dhe besëlidhja është e rregulluar në të gjitha gjërat dhe është e sigurtë.

31 tetor

çifte dhe familje, që ata të jenë Të Fuqishëm në Fjalë Të Zjarrtë në Frymë në mënyrë që të jenë të aftë për të ndryshuar rrethanat dhe komunitetin me jetët e tyre.”

Perëndisë nuk përbëhet nga fjalë të bukura, por nga fuqia dhe realiteti.

A duhet të ndryshosh ti? Krishti Për Kombet, Pogradec me bashkëpunëtorët e saj të mrekullueshëm është thirrur nga Perëndia për të investuar tek njerëzit që kanë uri dhe etje për Zotin, që nuk i lënë jetët e tyre të drejtohet nga rrymat e këtyre kohërave dhe që nuk i japin kënaqësi jetës me një stil jetese “Status Quo” Tek Krishti Për Kombet Shkolla e Biblës, Pogradec, ne kemi përjetuar, në më shumë se dhjetë vjet shërbesë se si njerëzit janë thirrur që të lëshojnë rrjetat e peshkut, njësoj si Pjetri dhe të marrin një fokus të ri për një jetë e cila ja vlen ta jetosh. Për këtë arsye ne të ftojmë! Eja tek pjesa e zemrës sonë. Këtu do të përjetosh fuqinë jetëndryshuese të Perëndisë nëpërmjet adhurimit të përbashkët kohëve të lutjes, në lirinë e Frymës së Shenjtë, duke pasur Krishtin thellë në qendër të mësimdhënies, miqësi të mirë midis njëri tjetrit, udhëzime personale për të qënë i sfiduar të vësh në praktikë ato që dëgjon, e shumë gjëra të tjera si këto. Më shumë se 90 studentë të diplomuar në shkollën tonë janë dëshmitarë për këto gjëra që kanë ndodhur në kohë të ndryshme tek ne në Shqipëri dhe tej saj, se Mbretëria e

I pavdekshëm derisa puna të jetë kryer

“Unë nuk do të vdes,por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.” {#Psalmi 118:17} Siguri e mirë kjo!Pa dyshim që ishte e bazuar mbi një premtim,i pëshpëritur përbrenda në zemrën e Psalmistit,të cilin ai e mbërtheu dhe e gëzoi.A është rasti im ashtu si ai i Davidit?A jam i demoralizuar ngaqë armiku triumfon mbi mua?A ka mizëri kundra meje dhe pak në anën time?A më shtrëngon mosbesimi të shtrihem poshtë dhe të vdes në dëshpërim—një njeri i mundur,i çnderuar?A po fillojnë armiqtë e mi të hapin varrin tim?

19 E çfarë atëherë?A do të dorëzohem para pëshpërimës së frikës dhe të heq dorë nga beteja dhe me të të heq dorë nga çdo shpresë?Larg qoftë.Ka akoma jetë përbrenda meje: “Unë nuk do të vdes.”Fuqia do të kthehet dhe do heqë dobësinë time: “Do të jetoj.”Zoti jeton dhe unë do të jetoj gjithashtu.Goja ime do të hapet përsëri: “Do të tregoj veprat e Zotit.”Po dhe do flas për trazirën e tanishme si një tjetër shembull i besnikërisë dhe dashurisë mrekulli-bërëse të Zotit Perëndisë sime.Ato që me gëzim do më përgatisnin për në arkivol do bënin mirë që të presin dhe pak;sepse “Zoti më ka ndëshkuar rëndë por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.”Lavdi emrit të Tij përjeta!Jam i pavdekshëm derisa puna ime të përfundojë. Derisa Zoti do,nuk mund të vdes.

Fokusi ndryshon çdo gjë. Cili është fokusi yt? Jeta jote do të mbushet me paqe, gëzim dhe drejtësi dhe ti do të marrësh një perspektivë të përjetësisë për jetën tënde, për t`i shërbyer Zotit me zell. Shoqëria jonë ka nevojë për ndryshime të krishtera. Zbrazëtia shpirtërore-morale ekzistuese nuk duhet të mbushet me filozofi, fe të gabuar, humanizëm apo ateizëm, por me njerëz të vërtetë dhe të fokusuar, që janë të Fuqishëm në Fjalë dhe të Zjarrtë në Frymë. FOKUSI ndryshon çdo gjë! Cili është fokusi yt?

Shkollë Bible

1,- 2 dhe 3-vjeçare në: dishepullizim (formimi i karakterit)

Mentor Rama Drejtor i Shkollës Krishti Për Kombet,Pogradec ,,CfN Albania,,

përgatitja si bashkëpuntorë (nivel para universitar)

diakoni, udhëheqje dhe mision

NDËR-DENOMINACIONALE

Kundrejt një çmimi të arsyëshem shkolla siguron fjetjen dhe ushqimi. Për më shumë informacione rrethë regjistërimit, pagesës apo programit të shkollës mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtem.

Kontakt: Krishti Për Kombet Shkolla e Biblës CfN (ish përpunim druri) Pogradec,Shqipëri

Tel: +355 (0) 83226129 Mob: +355 (0) 692051892 Mob: +355 (0) 682044460 E-mail: albania@cfn.eu www.cfn-albania.org


Gazeta e Kishës Rreze Drite

20

23 Gusht 2012

P rofamil ja ’ s W eblog

Levizja “PROFAMIL JA”, ne ndihme familjeve Shqiptare, per te ruajtur, forcuar, mbrojtur e pasuruar teresine dhe vlerat e cmuara qe familja bart ne vetvete dhe percon tek brezat e rinj dhe ne shoqeri. Ne besojme qe “NJE SHTEPI NDERTOHET ME DUAR, NJE FAMIL JE NDERTOHET ME ZEMER”. Rregjimi ditor nga muaji i dyte deri ne vitin e pare te jetes se nje foshnjeje Mikesha te dashura,

Ju falenderoj shume per te gjitha letrat permes postes elektronike dhe per te gjitha mesazhet qe me keni derguar. Ne varesi te kerkesave tuaja te shumta mbi regjimin ditor te nje foshnjeje ne muajt e pare te jetes se tij/saj, po ju perpiloj nje liste te thjeshte duke perfshire qe nga muaji i dyte i jetes se tij/saj deri ne muajin e dymbedhjete.

JAVA E KATERT-JAVA E TETE

Femija juaj vazhdon qe te ushqehet ne menyre te preferueshme me qumesht gjiri 7-8 here ne dite, duke aplikuar metoden e ushqyerjes nje here ne cdo 3 ore. Jashteqitja e femijes tuaj ndryshon, pasi femija mund te dale jashte disa here

nga pak, ose mund te dale jashte nje here dhe ne nje sasi te konsiderueshme. Ai/ajo mund te dale jashte cdo dite ose nje here ne disa dite, keshtu qe mos u shqetesoni. Femija juaj mund t’i ndote pelenat e tij deri ne 6-8 here ne dite. Urina e tij duhet te jete e kthjellet dhe jo e verdhe. Femija juaj e thith qumeshtin fort dhe ju mund ta degjoni qarte cdo gelltitje te tij. Femija juaj shpreh shenja interesi me te madh gjate kohes qe qendron zgjuar. Femija juaj shton ne peshe dhe rritet ne gjatesi. Nese vereni se femija juaj nuk i pershtatet ketyre parametrave, atehere mos humbisni kohe qe te konsultoheni me mjekun tuaj pediater. Ne muajt 4-8 femija juaj shfaq shenja te nje foshnjeje me te rritur. Bota qe e rrethon, fillon t’i ngjalle interes. Prezantojeni femijen tuaj me gjera te reja, figura, forma, pamje, lodra, libra per femije, ambiente dhe aktivitete, copa e materiale te ndryshme.

Vendosini muzike klasike mundesisht cdo dite e me nje volum jo shume te larte. Flisni dhe kendojini femijes tuaj. Ne kete periudhe atij i pelqen t’ju degjoje dhe t’ju imitoje juve. Ne keta muaj femija do te filloje te kthehet anash edhe mbrapsht dhe me ndihmen tuaj mund te rrije ulur per disa minuta. Personalisht, ua kam filluar ushqimin me luge femijeve te mi, pas moshes 6 muajshe. Ne kete hark kohor femija pelqen shume lodrat me ngjyra dhe qe leshojne tinguj. Orari i te ushqyerit shkon cdo kater apo cdo kater ore e gjysme, ne varesi te shendetit e peshes se femijes. Nga muaji i shtate-tete, femija thote me vetedije dy apo tri rrokje. Ai reagon me shume ndaj familjareve tani dhe fillon te dalloje e te mesoje emrin e vet. Nderkohe mishrat e dhembeve fillojne te behen gati per daljen e dhembeve te pare. Sekrecionet e peshtymes jane te ujshme

Njohja e Atit

Një Pamje e saktë

Shumica e trupit të Krishtit nuk ka parë asnjëherë një pamje të qartë të Perëndisë. Ne kemi gabuar në këtë pikë. Pamja që ne kemi për Perëndinë është vizatuar nga feja, tradita, idetë e njerëzve ose nga ajo çfarë njerëzit thonë. Nga këto burime nuk mund të kemi një pamje te qartë të Perëndisë. Trupi i Krishtit duhet ta njohë Atin Perëndi, dhe jo thjesht të dijë rreth Tij. Ju mund të thoni: “Unë e njoha Perëndinë kur u rilinda.” Jo, kur u rilindët, ju u prezantuat me Perëndinë. Ti mund të kesh pasur njohuri rreth Perëndisë por nuk e ke njohur Atë. Ndërsa lexon Fjalën e Tij, ti fillon ta njohësh Atë në plotësi dhe në të vërtetë. Në qoftë se je besimtar, përjetimi më i frutshëm dhe më shpërblyes që mund të

gëzosh është njohja e Atit, njohja e Tij në të vërtetë dhe në realitet. Perëndia mund të bëhet për ty edhe më real se sa babai yt tokësor. Kur isha besimtar i ri dëgjova një predikues, që tha se Zoti Jezus ishte bërë për të më i vërtetë sesa bashkëshortja, fëmijët e tij apo se çdo person tjetër që ai njihte në këtë tokë. Kur e dëgjova këtë, diçka lëvizi brenda meje dhe i thashë vetes: “Unë duhet të arrij tek ai vend.” Kjo është ajo që ne të gjithë duhet të synojmë. Unë falenderoj Perëndinë që sot mund të them që Perëndia është më i vërtetë për mua sesa kushdo apo gjithçka tjetër në tokë, sepse unë eci me Të në frymë dhe kam miqësi me Të çdo ditë. Sfera frymore është me reale për mua se ajo fizike. Disa njerëz mendojnë se nuk është reale për shkak se nuk mund ta shohin apo sepse nuk e ndjejnë. Sfera frymore është realitet dhe te ecësh me Atin në frymë çdo ditë është vërtetë një përjetim i pasur dhe shpërblyes.

Koncepte të Gabuara mbi Perëndinë. Shumë të Krishterë kanë një kuptim të gabuar për Atin Perëndi. Disa kanë idenë se Jezusi qëndron midis tyre dhe Perëndisë, duke mos lejuar që hakmarrja e Perëndisë të bjerë mbi ta. Disa mendojnë se po të mos ishte për Jezusin, Perëndia do t’i kishte gjykuar tashmë dhe se në kryq Jezusi ndërhyri ndërmjet tyre dhe Perëndisë. Bibla thotë që: “Sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.” (2 Kor. 5:19) Një kuptim tjetër i gabuar që kanë shumë besimtarë, është se Perëndia nuk i do ata në një mënyrë personale dhe të vërtetë. Ata nuk e kanë të vështirë të pranojnë se Jezusi i

do. Ata thonë: “Po, unë e di se Jezusi më do, Bibla ma tregon një gjë të tillë.” Por kur u flet për Atin Perëndi, ata nuk janë kaq të sigurtë sepse nuk kanë një pamje të saktë të Atit. Një kuptim i gabuar për Perëndinë nuk do t’i lejojë të Krishterët të ecin në plotësinë e asaj që Perëndia ka për ta. Ata kanë një pamje të gabuar brenda tyre. Kjo mund të jetë një pamje e një Perëndie zemërimi apo e një Perëndie të drejtësisë. Unë besoja më parë që Perëndia ishte kundra njerëzve; që Ai ishte i zemëruar me të gjithë dhe që ne ishim nën gjykimin e Tij. Fatkeqësisht, unë nuk e shpika këtë ide vetë, kjo ishte përshtypja që unë kisha marrë nga të tjerët. Në fund të fundit, a nuk i sëmurë Perëndia njerëzit që t’u japë atyre një mësim? Unë kam dëgjuar predikues që kanë thënë para njerëzve se Perëndia do të të mësojë me anë të sëmundjeve dhe lëngatave dhe njerëzit e kanë pranuar këtë informacion pa e vënë asnjëherë në pikëpyetje. Një kuptim tjetër i gabuar për Perëndinë që është prezantuar është se: “Ai do të të marrë gjërat që ke në mënyrë që të të përulë. Të krishterët nuk mund të kenë me bollëk e përsëri të jenë frymorë.” Çfarë Ati kemi? Një që dërgon sëmundje? Një që merr prej nesh? Ka ardhur koha që njerëzit e Perëndisë të mos jenë më ndërdyshas. Ai ose është shëruesi, ose nuk është. Ai ose është siguruesi yt, ose nuk është. Ai ose është Ati yt, ose nuk është. Shumë kanë thënë: “Perëndia më sëmuri që unë të shkoja në spital në mënyrë që t’i dëshmoja dikujt.” Ai ose është Zoti që shëron, ose nuk është. Dhe Ai nuk përdor veglat e armikut që të mësojë dhe udhëheqë fëmijët e tij. Ne duhet ta dimë mirë se kush është Ati ynë dhe se si vepron Ai. Për aq

dhe femija shfaq edhe shenja dhimbjeje apo acarimi. Mund te perdorni pak xhel freskues qe gjendet ne farmaci, si edhe lodra plastike te cilat i qetesojne femijet kur kruajne mishrat e dhembeve me to. Mos harroni qe femija ka nevoje te marre vitaminen D, qofte permes ekspozimit ne diell, qofte edhe nepermjet pikave. Pyesni pediatrin tuaj ne lidhje me kete gje. Femijet e kesaj moshe i pelqejne shume lojrat. Perplasni duart bashke, luani me gishtat e kembeve e te duarve, shikoni vehten ne pasqyre e i perseritni emrat tuaj, duke e treguar vehten me gisht ne pasqyre. Femijet e kesaj moshe bejne dy deri tre seanca gjumi gjate dites te kohezgjatjes nga nje ore deri nje ore e gjysem. Ju uroj cdo te mire;-) Me dashuri, Edi Gogu

Nga David Emigh

kohë sa jemi ndërdyshas, nuk do të marrim asgjë nga Perëndia. (Jakobi 1:8) Perëndia nuk shkon ngado, një ditë duke i sëmurë njerëzit e një ditë duke i shëruar. Ai nuk siguron të gjitha nevojat e tua, e pastaj të merr makinën kështu që ti të jesh i përulur. Jezusi ishte vullneti i Perëndisë në veprim. A e ke parë ndonjëherë Atë duke i sëmurur njerëzit? A e ke parë ndonjëherë Atë duke e kthyer ndonjë mbrapsht? I Gjonit 1:5 e tregon shumë qartë që Perëndia nuk përdor gjërat e errësirës që të na mësojë: “Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga Ai, dhe po ua shpallim juve; Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.” Mungesa dhe skamja janë errësirë. Ati ynë është dritë ndërsa çdo gjë që vjedh, vret dhe shkatërron është errësirë. Në Atin tonë nuk ka kurrfarë errësire. Një pamje e gabuar e Atit brenda teje do të të pengojë në ecjen tënde të besimit. Nuk do të lejojë që të marrësh nga Perëndia. Ka pyetje, mendime dhe arsyetime brenda njerëzve, që janë mbjellë aty nga feja dhe mësime të rreme, që nuk i lejojnë njerëzit të marrin përgjigjet e lutjeve të tyre. Vetëm kur mendimet e tua të jenë në përputhje me Fjalën e Perëndisë, do të jesh në gjendje të marrësh prej Atit. Duhet të përtërish mëndjen tënde me Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që të kesh një pamje të saktë të Atit Perëndi.

E Vërteta Për Perëndinë

Çfarë thotë Fjala për Atin? Në Bibël gjendet zbulesa e vërtetë dhe reale e Perëndisë. Unë kurrë nuk kam gjetur ndonjë rrjesht në Shkrime që thotë se Perëndia do të të marrë atë që ke, në mënyrë që të të përulë. Këto lloj shkrimesh nuk ndodhen në Bibël, por ka


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

shumë njerëz që mendojnë në këtë mënyrë. Kur vijnë provat dhe vështirësitë, ti ke nevojë të njohësh Perëndinë. Në qoftë se mendon, se është Perëndia që po dërgon një krizë apo sëmundje në jetën tënde me qëllim që të të mësojë ty, si mendon, te kush tjetër do të kërkosh ndihmë? E shikon se si një pamje e gabuar e Perëndisë mund të ndikojë mbi jetën tënde? Ti duhet ta ripërtërish mendjen tënde me Fjalën e Perëndisë. Pamja e gabuar që ke për Perëndinë mund të largohet prej teje nëpërmjet ujit të Fjalës së Perëndisë. Lërë Frymën e Shenjtë të formojë brenda teje pamjen e Atit. Kur ta bësh këtë gjë, do të bekohesh. Si do mund të kesh besim tek Perëndia në qoftë se beson se Ai është problemi yt? Në qoftë se Perëndia është problemi yt, nuk ke asnjë përgjigje. Por unë, nën autoritetin e Fjalës së Perëndisë, po të them që Perëndia nuk është problemi yt. Ai është përgjigjja jote. Ti duhet të kapesh pas Fjalës së Perëndisë dhe të themelohesh në të vërtetën e Tij. I vetmi vend në botë, ku mund të shohësh një pamje të pastër e të saktë të Atit, është Fjala e Tij. Çdo vend tjetër ku do mund të shohësh do të jetë i njollosur nga njerëzit. Do të jetë i ndotur nga feja apo njohuria shqisore. Në qoftë se vërtetë dëshiron të njohësh Atin Perëndi, duhet të shohësh në Bibël, pasi Perëndia dhe Fjala e Tij janë një. Perëndia është gjithçka që Fjala thotë se Ai është. Shumë njerëz shikojnë në botë për të parë se kush është Perëndia dhe kjo është e pamundur. Ti mund të shikosh krijimin dhe të shohësh Perëndinë në gjërat që Ai krijoi, por nuk mund ta shohësh Atë në botë, pasi Perëndia nuk është i kësaj bote dhe njohuria jote shqisore është e kufizuar në këtë botë. Që të njohësh Atin, duhet të kalosh përtej kësaj bote, duhet të marrësh zbulesë nga Fjala nëpërmjet Frymës së Shenjtë. I Korintasve 2:14 thotë: “Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë, sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë, sepse ato gjykohen frymërisht.” Një njeri natyror nuk mund ta njohë Atin e vërtetë dhe ti nuk mund të arsyetosh në mëndjen tënde të vërtetën

për Perëndinë. Me syrin tënd natyror nuk mund të shohësh se kush është Ati. Duhet të lexosh Fjalën, të besosh atë që Fjala thotë për Atin dhe të fillosh të veprosh në këtë gjë. Ti do të gjesh se Perëndia do ta përmbushë Fjalën e Tij në jetën tënde. Ai do të jetë një Atë për ty. Djalli gjatë gjithë kohërave i ka mashtruar njerëzit. Ai ka përdorur arsyetimin, fenë dhe filozofinë, për t’i mësuar njerëzve sesi është Ati dhe shumë janë përpjekur që ta njohin Perëndinë nëpërmjet këtyre rrugëve. Rezultat i këtyre është të menduarit e gabuar, si p.sh: “Po në qoftë se Perëndia është i mirë, pse ndodhin gjëra të këqija?” apo “Në qoftë se Perëndia vërtet kujdeset, atëherë pse ka kaq shumë probleme në botë?” Në qoftë se shikon në botë dhe në situatën e saj, nuk mund ta shohësh dot Perëndinë. Bibla e thote qartë se djalli është perëndia i kësaj bote (2 Kor. 4:4) I Gjonit 2:15-16 thotë “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të. Gjithçka që është në botë; lakmia e mishit, lakmia e syrit dhe krenaria e jetës nuk vjen nga Ati, por nga bota.” Kurrë nuk mund ta kuptosh Perëndinë duke parë në botë. Ti kurrë nuk mund ta njohësh Perëndinë nëpërmjet gjërave natyrore. Në qoftë se dëshiron të njohësh se si është Ati, atëhere duhet të shohësh Fjalën e Tij. Djalli përgjatë kohërave ka programuar njerëzit, që të shohin kudo për Atin, përveçse në Fjalën e Perëndisë. Ai i ka mashtruar njerëzit duke i çuar që të kërkojnë të njohin Perëndinë nëpërmjet filozofisë, fesë dhe njohurisë natyrore. Me përdorimin e termit “botë” unë nuk nënkuptoj vetëm mëkatarët. Kur Jezusi iu referua botës, ai shpesh kishte në mëndje arsyetimin natyror. Ka shumë besimtarë të rilindur, të mbushur me Frymën e Shenjtë që akoma mendojnë si njerëz natyrorë. Mendjet e tyre nuk janë ripërtërirë nga Fjala e Perëndisë. Ato nuk po ecin në njohurinë që vjen prej një zbulese. Bibla na mëson që të mos konformohemi me këtë botë, me të menduarin natyror, por të transformohemi me anë të ripërtëritjes së mendjes sonë

me Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që të provojmë vullnetin e Perëndisë në jetën tonë. (Rom. 12:2) Lërë Frymën e Shenjtë të të drejtojë në Fjalën e Perëndisë dhe të krijojë pamjen e vërtetë të Perëndisë

Besimi Yt do të Rritet

Ndërsa fillon të shohësh Perëndinë ashtu siç Fjala e përshkruan Atë, besimi yt do të rritet. Ti, siç thotë edhe Fjala, do të mund të besosh në Perëndinë kur të fillosh ta njohësh si një Atë që kujdeset për të Vetët. Unë kam besim tek Perëndia sepse Ai më do. Kam besim te Perëndia, sepse Ai kujdeset për mua. Unë kam besim te Perëndia sepse Ai është Ati im. Kur t’i ndërtosh këto të vërteta në frymën tënde, nuk do ta kesh të vështirë të ecësh në Fjalën e Perëndisë. Nuk do të kesh frikë se Ai do të të zhgënjejë, sepse ti e di që Ai të do. Smith Wigglesworth e përmblodhi shumë saktë kur tha: “Unë nuk mund ta kuptoj Perëndinë me anë të përshtypjeve. Nuk mund ta kuptojë Perëndinë me anë të ndjenjave. Nuk mund ta njoh Atë sentimentalisht. Në qoftë se unë do të njoh Perëndinë, do më duhet ta njoh nëpërmjet Fjalës së Tij, sepse Ai është gjithçka që Fjala thotë se Ai është dhe Ai do të bëjë gjithçka që Fjala thotë se Ai do të bëjë.” Shkrimet janë i vetmi vend ku mund të njohësh Atin Perëndi. Në qoftë se ke një përshtypje për Perëndinë që nuk është nga Fjala e Tij, është e kuptueshme që duhet ta largosh dhe ta zëvendësosh me Fjalën. Ti e pastron veten me anë të larjes me ujin e Fjalës. Ndërsa kalon kohë me Fjalën, ajo do të largojë prej teje idetë tradicionale dhe do të krijojë në ty pamjen e vërtetë të Atit. Ti mund të mendosh që ke pasur mësime të gabuara për një kohë kaq të gjatë sa që do të duhet kohë që të fusësh Fjalën brenda teje. Kjo është e vërtetë. Shkenca ka provuar se në mënyrë që të vendosësh një informacion të ri brenda teje, do të të duhet ta dëgjosh atë 7 herë. Që ta largosh informacion që nuk është i vërtetë dhe të vendosësh në vend të tij të vërtetën, do të duhet ta dëgjosh këtë informacion të paktën 17 herë. Kjo është arsyeja pse Jezusi na thotë që të qëndrojmë në Fjalën e Tij. (Gjoni 8:31) Kjo është

21 arsyeja pse apostulli Pal na udhëzon që ta ripërtërijmë mendjen tonë. Sa më shumë ushqehesh me Fjalën e Perëndise, aq më reale ajo bëhet për ty. Mosnjohja e vërtetë e Perëndisë është rrënja e shumë problemeve të besimtarëve. Ata të Krishterë që duket sikur e kanë të vështirë dhe nuk arrijnë të marrin nga Perëndia shërimin, plotësimin e nevojave apo të jetuarit në fitore, kurrë nuk e kanë parë apo njohur Atin Perëndi ashtu siç Ai shfaqet në Fjalën e Tij. Kur të lejojmë Frymën e Shenjtë që, përmes Fjalës së Tij, të na shfaqë Atin, atëherë besimi ynë do të marrë krahë. Kur të njohim Atin e Beslidhjes së Re, ashtu si Zoti Jezus Krisht na e shfaqi, besimi ynë do të rritet. Kur ta shohim Atë siç është në të vërtetë, atëherë me siguri të plotë dhe guxim do të mbështetemi në Të. Njerëzit e Perëndisë duhet të rriten në njohjen e Tij. Në qoftë se dikush na pyet për Perëndinë, ne duhet të jemi në gjëndje t’u tregojmë saktë dhe lirshëm se kush është Ai. A mund ta përshkruash sesi është babai yt tokësor? Sigurisht që mundesh. Ne duhet të jemi në gjëndje të hapim Shkrimet dhe t’i tregojmë njerëzve pamjen e saktë të Perëndisë; pamjen e një Ati të mirë që na do, që është plot mëshirë dhe dhembshuri, dhe që është gati të na ndihmojë dhe bekojë. Nëpërmjet këtij libri, unë dua të të nxis që ta njohësh Atin tënd qiellor në një mënyrë të afërt. Ai Vetë e dëshiron një gjë të tillë. Më poshtë do të ndaj me ty disa këshilla për ta njohur Atë dhe gjithashtu disa të mira që vijnë kur ti nis që ta njohësh Atë. “Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.” (I Gjonit 4:16) Ju mund te merrni nje ose me shume kopje te librit tek zyrat e Kishes Fjala e Jetes Tirane Adresa:Rruga ”Hoxha Tahsim” Pall i Ri, 200 m mbi Q. Stefan. Tiranë, Shqipëri Tel: +355 361 510 e-mail: info@fjalaejetes.com

>> Vazhdon numrin tjeter ....

Vetëm përmes Gjakut Pse e shkruaj këtë libër? Po e shkruaj sepse sot ekziston një keqkuptim në lidhje me çështjen ‘pse’ marrëdhënia me Perëndinë është e mundshme vetëm nëpërmjet Jezus Krishtit. Për atë person që beson se mund të ketë një marrëdhënie me Perëndinë pa Jezus Krishtin kjo thjesht do të thotë që ai nuk e kupton se ku ndodhet problemi. Njeriu nuk i afrohet dot Perëndisë. Këto mendime që do t’i ndaj me ju i kam theksuar në një bisedë me kunatin dhe mikun tim Mark Miller ndërsa po udhëtonim për në Indi. Ne ishim në taksi në Singapor dhe filluam të bisedojmë për Krishtin me shoferin e taksisë dhe ndihmësin e tij. E kuptuam se ata ishin mysliman. Unë u thashë në lidhje me atë që Krishti kishte bërë për ne dhe shoferi më tha që nuk kishte nevojë për një ndërmjetës. Ai më tha që mund të shkonte drejtpërdrejtë tek Perëndia. Që një njeri të mendojë në mënyrë të tillë se mund t’i afrohet Perëndisë sipas kushteve të tij tregon të paktën se është i keqinformuar ose në rastin më të rëndë se është mendjemadh. Me anë të këtij libri do të përpiqem të prezantojë qartë dilemën që ekziston për

njeriun. Nëse ne mund ta kuptojmë se çfarë njeriu iu dha dhe çfarë ai humbi, ne do të mund të kuptojmë më mirë se çfarë kërkohet nga ne për të pasur bashkësi me Perëndinë e shenjtë. Nëse ne nuk e kuptojmë këtë gjë atëherë ose do të përqafojmë çdo lloj feje ose asnjëra nga to nuk do të na mjaftojë. Nëse njeriu nuk e kupton gjendjen ku ai ndodhet, shumë prej tyre nuk do ta shikojnë të nevojshme për të besuar tek Perëndia dhe shpeshherë e heqin nga mendjen nga besimi duke e quajtur një budallallëk supersticioz. Të tjerë, të cilët kanë një zemër për të besuar në diçka përtej vetes mund të kthehen në Nju Eixh (Epoka e Re), Islam, Hinduizm ose në kishës tradicionale që zbut fajin tek njerëzit dhe u jep atyre një formë të perëndishmërisë por pa prezantuar çështjet thelbësore. Dikush duhet të merret me pasojat e Kopshtit të Edenit. A janë pasojat e Kopshtit vërtetë të ballafaquara përmes Islamizmit, Budizmit, Hinduizmit, ose nga Epoka e Re (Nju Eixh), agnosticizmi etj... nëse jo, pse? Ky libër do të përpiqet që t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Është e qartë që mendja ateiste dhe

Nga J.Clifton Briscoe

evolucioniste nuk ka asnjë përgjigje për njeriun. Ajo nuk mund të jap asnjë arsye për ekzistencën e njeriut sepse njeriu përfundimisht rrodhi nga algët me llucë të një oqeani në brigjet e thata nga dielli. Pa asnjë qëllim. Pa asnjë vlerë të brendshme. Njeriu nuk është i veçantë. Ai thjesht ka evoluar më shpejt se rinoceronti, qeni dhe platipusi* (* kafshë australiane).Për ju të cilët jeni kapur nga kjo rrugë qorre intelektuale dhe të pashpresë, ky libër ju ofron përgjigje, optimizëm dhe lehtësim nga dëshpërimi, frika dhe pesimizmi i epokës sonë. Një tjetër gjë është bërë gjithnjë e më shume e qartë. Krishterimi liberal modern i cili largon vlerën dhe realitetin e Krishtit të fuqishëm dhe të pranishëm është po aq i padobishëm sa edhe ateizmi. Mund të jetë edhe më i keq. Krishterimi liberal shpeshherë reklamon ndjenjat sociale dhe largon rëndësinë e Gjakut të Jezusit. Për shkak të kësaj gjëje krishterimi modern ka humbur shpirtin e tij dhe si rrjedhojë ka humbur edhe qëllimin kryesor të ekzistencës së vet. Përgjigja për këtë botë është e qartë. Është e shkruar tashmë. Ajo është zhvilluar për


Gazeta e Kishës Rreze Drite

22 qindra vite dhe zgjidhja e dilemës njerëzore shpërtheu në skenë 2000 vjet më parë dhe është akoma në dispozicionin tonë. Ajo nuk e ka humbur fuqinë e saj. Nëse jeni të krishterë, ky libër do t’ju jap përgjigjet dhe do të ushqejë shpirtin dhe frymën tuaj. Nëse ju jeni kureshtarë në lidhje me Jezusin dhe kush Ai është, ky libër është për ju. Nëse ju jeni një historian, ky libër është për ju. Nëse jeni pasues i një feje tjetër, ky libër është për ju sepse ju do të keni mundësinë që të kuptoni vlerat thelbësore të besimit të Krishterë dhe dallimet që ne kemi nga ju. Nëse jeni një ateist, unë supozoj që ju jeni i tillë sepse i dini mirë kërkesat e krishterimit dhe i keni refuzuar ato duke u bazuar në njohuri. Nëse nuk i dini kërkesat e vërteta të krishterimit ju do të donit të lexonit këtë libër dhe të shikoni nëse jeni duke bërë gjënë e duhur. Sigurohuni që të jeni ateist i bazuar në informacionin e saktë dhe jo në padituri. Cilido qofshi ju që po lexoni këtë libër, ju lutem mbani mendjen tuaj të hapur dhe zbuloni pse shpëtimi është i mundur vetëm përmes Gjakut të Jezusit.

Krijimi i Njeriut Shkrimet e Shenjta na tregojnë arsyen përfundimtare të krijimit të njeriut. Perëndia vendosi ta bëj dikë të kalibrit të Tij, klasës dhe autoritetit të Tij. Faktet tregojnë që njeriu është krijesa e përsosur e Perëndisë ( kur unë them njeriu,unë flas për njerëzimin,burrat dhe gratë).”Truri i njeriut është i përbërë nga më shumë se 100 miliard qeliza, secila me mbi 50,000 lidhje neuronesh me qelizat e tjera te trurit. Kjo strukturë pranon mbi 100 milion sinjale të ndryshme nga i tërë trupi çdo sekond. Nëse ne do të mësonim diçka të re çdo sekondë të jetës sonë, do të na duheshin tre milionë vjet që të shfrytëzonim plotësisht kapacitetin e trurit tonë” (faqe 134). Njeriu është reflektimi kryesor i personit të Perëndisë. Ai nuk ishte Perëndi por u krijua sipas shëmbëlltyrës së Tij. Fjala në hebraisht do të thotë “përfaqësues” dhe “figurë” e Perëndisë. Fjala “ngjashmëri” do të thotë t’i përngjash ose të jesh një model i ngjashëm me origjinalin. “26Pastaj Perëndia tha,” Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.” 27Kështu pra Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij... krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi ata,... 28..dhe u tha atyre, “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni,

mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”. (Zan. 1:26-28) Këtu ne shikojmë qëllim dhe funksion. Njeriu është thirrur të jetë i frytshëm. Ai është krijuar të shumëzohet duke bërë fëmijë. Ai është krijuar të marr sundimin dhe autoritetin mbi tërë tokën. Ai është krijuar që të ushqehet me çdo frutë, barishte të gjelbër dhe kafshë e shpend (Zan. 1:29, 30) Megjithatë, ne nuk shikojmë vetëm funksionin dhe qëllimin e njeriut. Ne shikojmë edhe esencën e tij. Çfarë është njeriu në vet qenien e tij?

Të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij

Ashtu siç e përmendëm tashmë, njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij që në hebraisht do të thotë përfaqësuesi dhe figura e Perëndisë. “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete...” (Zan 2:7) Fjala ‘frymë’ këtu do të thotë një shpërthim i fortë dhe jetësor i frymëzimit të jetës hyjnore. Perëndia nuk e bëri këtë me lopët, zogjtë ose me bamjet por me njeriun. Njeriu është një krijesë e veçantë. Ai është krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe klasës së Perëndisë. Ai mund të marrë vendime të arsyeshme në lidhje me ekzistencën e tij të përditshme. Fryma e tij është e gjallë për Perëndinë dhe ai ka bashkësi të përditshme, ballë për ballë me Perëndinë e Shenjtë. Kjo u bë pa ndonjë ndjenjë turpi, papërshtatmërie ose inferioriteti. Jeta në atë kopsht ishte shumë normale për të. “ 16Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: «Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën, që do të hash prej saj, ... 19” Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe ashtu si njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre. 20... por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të. 21 Atëherë Perëndia mori një nga brinjët e tij (Adamit) dhe ...22... formoi një grua dhe e çoi te njeriu. 23Dhe njeriu tha: «Kjo tashmë është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri».24Për këtë arsye burri do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm. 25Dhe njeriu e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe

nuk kishin turp prej kësaj.”(Zan. 2:16,19-25). Janë disa gjëra që duhet t’i shikojmë këtu. Perëndia vendos Adamin në kopsht që të kujdeset për të dhe i jep disa detyra të hollësishme. Kjo tregon që ekzistonte një linjë e qartë komunikimi midis Perëndisë dhe Adamit. Perëndia pastaj i dha Adamit autoritet që të emëronte secilën krijesë! Merreni pak me mend! Çfarë inteligjence duhet të ketë pasur kur shikoi tek të gjitha llojet dhe gjinitë e miliona kafshëve dhe shpendëve dhe t’u jepte atyre emra të cilat do t’u përshtateshin! Dhe jo vetëm kaq por shkrimet e shenjta na thonë që Perëndia i solli këto kafshë tek Adami që të shikonte se si do t’i quante. Kjo është një shenjë e atmosferës shoqërore dhe e një bashkëveprimi të kujdesshëm, me besim dhe sigurisht edhe ca humor. Shikoni disa nga kafshët që Perëndia i solli tek Adami. A mendoni se shprehja e fytyrës së Adamit nuk ndryshoi fare nga habia kur Perëndia i solli atij hipopotamin, advakun * (*kafshë nga Afrika jugore që ka një hundë të gjatë dhe një gjuhë të gjatë e cila ha insekte), platipusin, qelbësin dhe ferrëgjatën? Jam i sigurt që duhet të ketë pasur të qeshura së bashku me mahnitje nga detajet krijuese,të ndërlikuara dhe madhështore të Perëndisë. Çfarë mrekullie pa Adami! Ai ishte mu në mes të kësaj gjëje me një Perëndi plot dashuri, të gjithëpushtetshëm dhe të plotfuqishëm, i cili ia besoi atij tokën që Ai vet e krijoi. Dhe jo vetëm kaq, por Adami eci në urtësinë dhe kuptimin e Perëndisë ndërsa kishte bashkësi të përditëshme me Të. Kur Perëndia e krijoi Evën, Adami e kuptoi që ajo ishte ndryshe nga luanët, tigrat ose arinjtë të cilët i kishte vëzhguar më parë. Ai menjëherë e kuptoi (përmes njohjes së Perëndisë) që kjo grua ishte e klasës dhe llojit të tij. Ai tha “ ajo tashmë është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo është si unë.” Dhe jo vetëm kaq por “Unë e dëshiroj atë”. Këtë e gjejmë tek fjala ‘të bashkohet”. Adami e dinte që do të bashkohej me të, domethënë që do ta kërkonte shumë për ta gjetur dhe pastaj ta merrte e të qëndronte me të. (Shënim: Ai u bashkua me një grua, dhe jo me një burrë, dhe ajo u bë gruaja e tij, në njëjës dhe jo shumës). Pra një grua dhe jo disa. Adami gjithashtu kishte njohuri si të ketë një familje të shëndetshme. Njeriu duhet të largohet nga shtëpia dhe të fillojë një familje autonome dhe të bëhet një sëbashku me gruan e tij.(kini parasysh që në atë kohë ata nuk kishin nënë e as baba). Ku e mori Adami kuptimin e kësaj? Duke

23 Gusht 2012

u ‘shoqëruar’ me Perëndinë. Gjithashtu vini re që ata ishin lakuriq dhe nuk kishin turp. Adami dhe Eva mund të qëndronin sëbashku, plotësisht lakuriq duke folur me Perëndinë e Shenjtë dhe të mos kishin asnjë ndjesi turpi apo papërshtatshmërie. Pas rënies së Adamit dhe Evës, ne shikojmë diçka shumë tragjike. Tek Zan 3:8 thuhet, “Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe njeriu e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit....” Me sa duket, Perëndia shëtiste në mesin e tyre dhe kjo nuk ishte diçka e pazakontë. Duket sikur çdo ditë Perëndia vinte me praninë e tij që të fliste me Adamin dhe Evën. Vini re që ata u fshehën nga prania e Zotit. Kjo do të thotë që Perëndia, personalisht, eci midis tyre dhe përditë kishte një miqësi të ëmbël me Adamin dhe Evën. Pra ekzistonte një lidhje e madhe e një miqësie të pandërprerë midis Perëndisë dhe Adamit e Evës në nivelin frymërorë, në nivelin intelektual, në nivelin emocional dhe atë fizik. Prandaj, ky ishte qëllimi për ekzistencën e njeriut. Ai ishte objekti i dizajnit madhështor të Perëndisë. Ai ishte gëzimi më i madh i Perëndisë. Ishte kënaqësi për Perëndinë që t’ia dorëzonte me bujari krijesën e tij njeriut dhe t’i jepte atij sundimin mbi të. Mirëpo, gëzimi më i madh për Perëndinë ishte intimiteti i marrëdhënies që Ai kishte me Adamin dhe Evën. Kjo ishte e mundshme për shkak të vlerës së brendshme të asaj që Adami dhe Eva kishin. Ata ishin bërë si Perëndia. Ata mund të komunikonin në një nivel me Perëndinë që dukej i pafund. Sigurisht Perëndia vendosi edhe kufij. Adami dhe Eva nuk duhej të hanin nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes. Perëndia do t’i mësonte ata në lidhje me të mirën dhe të keqen. Por Perëndia po zhvillonte një marrëdhënie të shëndetshme, të fortë dhe të plotë me Adamin dhe Evën. Pasi themeli i marrëdhënies do të bëhej i fortë, Perëndia do t’u kishte mësuar sekretet e universit. Ata ishin në rrugë e sipër drejt kësaj dhe jeta ishte e mirë. Kopshti ishte i mrekullueshëm. Por Satani hyn dhe i bind ata që të bëheshin, ata që ishin tashmë. Ju mund te merrni nje ose me shume kopje te librit tek zyrat e Kishes Fjala e Jetes Tirane Adresa: Rruga ”Hoxha Tahsim” Pall i Ri, 200 m mbi Q. Stefan. Tiranë, Shqipëri Tel: +355 361 510 e-mail: info@fjalaejetes.com

>> Vazhdon numrin tjeter ….

Katër bekimet e të dhjetës Ndërsa po përgatitesha për të shkuar në Shqipëri për të qenë pjesë e një konference për shërbyes dhe drejtues, unë mora një mandat hyjnor nga Perëndia. Duke u lutur Fryma e Shenjtë më foli dhe më tha: “Unë dua që ti të thyesh frymën e varfërisë mbi këtë komb.” Unë e kuptoj që unë jam pjesë e një skuadre të trupit të Krishtit dhe ne duhet të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet. Por unë e dija që unë do të përfshihesha në këtë gjë dhe Ai më dha këtë temë për të mësuar, “Katër bekimet e të Dhjetës” . Ne patëm takime të fuqishme dhe miku im i mirë Larry Mosley, i cili më kishte ftuar në Shqipëri tha: “Ne duhet ta vendosim këtë gjë në një libër.” Zoti Jezus ma rikujtoi të njëjtën gjë më vonë dhe papritmas unë e kuptova që nuk

kam qenë shumë i kujdesshëm për të bërë atë që Ai më kishte thënë të bëja. Unë e kuptova që mua më ishte dhënë një mandat dhe që Ai nuk më kishte liruar nga kjo gjë. Kështu që unë u pendova dhe ky libër është rezultat i këtij mandati nga Jezusi dhe nga Ati. Ka shumë më tepër bekime nga e dhjeta se këto të katra që do t’i përmend por ne do të përqëndrohemi vetëm në to.Shpresoj që këto do t’ju bëjnë të uritur që të filloni një studim të këtyre bekimeve të mrekullueshme që Perëndia i ka hapur për ne përmes adhurimit të Tij me anë të së dhjetës. TA KUPTOSH TË DHJETËN Është shumë e rëndësishme që të kemi kuptim Biblik mbi të dhjetën. Njerëzit, kanë shumë ide dhe shumë gjëra të ndryshme që

Nga David Emigh

kanë mësuar në këtë temë por ne duam një interpretim të qartë Biblik mbi të dhjetën. Unë dua të inkurajoj, nxis dhe ndërtoj besimin tuaj në këtë fushë. Fjala “nxis” më qartë do të thotë “të stimulosh dikë që të ndjek një drejtim të caktuar sjelljeje”. Unë dua t’ju inkurajoj që të përfshiheni në programin financiar të Perëndisë për jetën tuaj. Të japësh të dhjetën është niveli fillestar i planit të Tij për begati në jetën tënde. Dhënia e të dhjetës është niveli themelor, është hapi i parë. Nëse ju nuk e vendosni themelin siç duhet, ju kurrë nuk do të pranoni plotësinë e bekimit të Tij. Nëse dhënia e të dhjetës nuk është pjesë e jetës suaj, atëherë ju duhet të filloni që ta ripërtërini mendjen tuaj dhe të fitoni kuptim në këtë fushë. Kjo


Gazeta e Kishës Rreze Drite

23 Gusht 2012

do t’ju çojë në një pozicion bekimi të madh po, të bekimit financiar por edhe më shumë se aq. Dhënia e të dhjetës është më shumë se dhënia e parave, është të hysh në një marrëdhënie me Perëndinë që bekon çdo fushë të jetës suaj. Mua më pëlqen përcaktimi i thjeshtë i të dhjetës i dhënë tek libri i Levitikut: Levitiku 27:30 Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit. Në gjuhën greke dhe hebraike fjala “e dhjeta” ka kuptimin “një e dhjetë”. Por nuk e ka kuptimin “ndonjë e dhjetë” por ka të bëj me frytet e para- pra ajka e së korrës, frytet më të mira. Është e korra e parë që vjen në duart tona. Fjalët e Urta 3:9-10 9 Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke; 10 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. Fjala jonë e tretë “është e shenjtë” e përshkruan këtë gjë në mënyrë më të fuqishme. Është shumë e rëndësishme që ne të marrim zbulesën për këtë gjë. Fjala e shenjtë në gjuhën hebraike do të thotë diçka që është e shenjtëruar. Ajo përshkruan diçka apo dikë që i është dedikuar Perëndisë - ndarë veç për Atë dhe që të mos përdoret për përdorim të rëndomtë ose laik. Një shembull i mirë për këtë janë pajisjet që përdoreshin për adhurimin në tempull në Besëlidhjen e Vjetër.Ata përdorën vazo dhe legenë që nuk duhet të përdoreshin për ndonjë gjë tjetër. Ato ishin ndarë veças për përdorim dhe qëllim të shenjtë. Mendoni pak për Biblën tuaj. Në kopertinën e saj ju gjeni fjalën e Shenjtë .* Është një libër që ndryshon nga librat e tjerë. Ai është i ndarë veças për një përdorim të veçantë, që ta zbulojë Perëndinë për këtë botë dhe që t’i zbulojë planet dhe qëllimet e Tij.Ai është një libër i Shenjtë. Bibla na quan ne popull i Shenjtë. Ne jemi ndryshe nga popujt e botës. Ne jemi blerë me gjakun e Jezusit dhe jemi ndarë veças për Të. Ne jemi të ndarë veças për një qëllim të shenjtë- që ta adhurojmë Atë, t’i sjellim lavdi emrit të Tij dhe që t’ia zbulojmë botës kush Ai është. Kur ne i lidhim këto tre fjalë së bashku një e dhjeta, frytet e para dhe e shenjtë, ne fillojmë të shikojmë pamjen e të dhjetës. Është një pamje e bukur e cila ka nevojë t’i flas zemrës suaj. Kur ne hymë në fushën e të dhjetës ne jemi duke u marrë me diçka që është shumë e rëndësishme dhe shumë e shenjtë për Perëndinë. Ne nuk mund të merremi me këtë gjë në një mënyrë sa të për të kaluar radhën apo të pakujdesshme . Kjo është fusha e adhurimit që duhet të rrjedh nga zemrat tona drejt Perëndisë dhe duhet t’i dhurohet Atij me nderimin dhe respektin më të madh. Unë besoj ju e kuptoni që e dhëna e të dhjetës është një vepër e Shenjtë e adhurimit dhe një pjesë e rëndësishme e përvojës suaj të krishterë.Shpesh herë njerëzit më bëjnë pyetje në lidhje me të dhjetën dhe ne duhet t’i shqyrtojmë këto me kujdes.Në vendin tim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria mban taksat nga rrogat tona.Këto taksa përdoren për rrugë dhe shkolla dhe gjëra që kemi nevojë në vendin tonë. Pyetja që njerëzit shtrojnë është kjo, “A duhet të jap unë të dhjetën nga rroga neto apo nga rroga bruto? Ju duhet të mendoni për këtë gjë. E ardhura juaj është e gjithë rroga bruto. Qeveria mbajti atë pjesë që është e ligjshme. Kështu që këshilla ime është që të jepni të dhjetën e gjithë rrogës (pra të shumës

bruto). Ne duhet të vendosim Perëndinë në vendin e parë të jetës sonë në fushën e financave dhe këtë mund ta bëjmë duke e nderuar me të dhjetën. Ne do të vazhdojmë të shikojmë më tepër në këtë studim që Perëndia t’ju bekojë shumë dhe të plotësojë nevojat tuaja kur ju e vendosni Atë në vendin e parë në jetën tuaj dhe në financat tuaja. Por, kjo kërkon besim dhe ju duhet të besoni që Perëndia do të plotësoj fjalën e Tij në lidhje me të dhjetën dhe do t’ju bekojë. Hebrenjtë 11:6 Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë atë. Dhënia e të dhjetës duhet të bëhet pjesë e rëndësishme e përvojës së adhurimit për secilin të krishterë.Kjo është një prej mënyrave më themelore si unë dhe ju mund ta adhurojmë Perëndinë.Kur ne sjellim të dhjetën tonë në atë vend ku adhurojmë dhe japim me gëzim, ne adhurojmë Perëndinë. Ne jemi duke i shërbyer Atij me një flijim të pranueshëm, një flijim që është i pëlqyeshëm në sytë e Tij. Njerëzit shpesh herë flasin për temën e hirit në mënyrë të gabuar. Ata e shikojnë atë si një rrugë për të jetuar siç duan vetë. Romakët 6:1 Ç’të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të shtohet hiri? Dhe përgjigja e Perëndisë është në vargun 2, “Kurrë mos qoftë!” E vërteta është që disa të krishterë jetojnë një jetë egoiste, të përqëndruar vetëm tek vetja e tyre dhe të padisiplinuar.Në fushën e të dhjetës shumë thonë apo jetojnë në këtë mënyrë, “Unë jam nën hirin e Perëndisë dhe nuk kam nevojë që të jap të dhjetën”. Është e vërtetë që sipas besëlidhjes së re kjo gjë nuk është një kërkesë siç ishte në besëlidhjen e vjetër. Sot ky veprim duhet të rrjedhë nga zemra jonë në adhurim për Perëndinë. Jo se ne duhet ta bëjmë këtë por sepse ne duam ta bëjmë këtë gjë. Dhënia e së dhjetës është zbuluar në Bibël shumë vite para se të kërkohej nga Ligji i Moisiut. Abrahami e adhuroi dhe e nderoi Perëndinë 430 vjet para se u dha Ligji i Moisiut.

Uau! Kjo e vendos të dhënurit e të dhjetës në një këndvështrim plotësisht të ri! E pyes veten se çfarë do të mendonte Perëndia për një formulim të tillë? Perëndia do të mund të thoshte,”Unë ua dhashë atyre jetën dhe frymën, i çlirova nga mbretëria e Satanit. Ju dhashë atyre fuqinë për të punuar, talente dhe dhunti që të fitojnë para. Dhe tani ata thonë që nuk kanë mundësi që t’më adhurojnë mua me frytet e tyre të para.”Kjo duhet të jetë e papëlqyeshme në sytë e Perëndisë. Njerëzit thonë, “Unë nuk kam mundësi ta jap të dhjetën.” Por e vërteta është që atyre do t’ju kushtojë më shumë nëse nuk e japin atë. Mateu 6:33 Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto do t’ju shtohen. Përkthimi i zgjeruar i Biblës thotë të kërkojmë “ mënyrën se si Perëndia i bën gjërat dhe si Ai është.” Ne kemi premtime nga Perëndia që na tregojnë që kur ne ecim në rrugët e Tij dhe i bindemi fjalës së Tij, Ai do ta bekojë jetën tonë. Shumë njerëz lejojnë që shuma e parave që kanë të bëhet pengesë për ta.Ata ndoshta thonë, “Unë nuk kam shumë për të dhënë.” Por mbani mend që Perëndia nuk është i interesuar në shumën por në bindjen e zemrës sonë. Dhënia e të dhjetës ka të bëjë me zemrën tonë dhe jo me paratë tona. Njerëzit kanë thënë,”Unë nuk kam shumë.” Por sado që ti të kesh, ti ke edhe të dhjetën e asaj gjëje. Adhuroni Perëndinë me të dhe do ta shikoni se si Ai do të lëviz në jetën tuaj dhe do të filloj të bëj gjëra të mëdha. Të dhënurit e të dhjetës është një vepër frymore e adhurimit që përfshin gjëra fizike

23 dhe materiale si paratë dhe gjësendet. Një shembull i mirë i kësaj gjëje është adhurimi dhe lavdërimi ynë ndaj Jezusit.Adhurimi dhe lavdërimi është frymëror por gjithashtu përfshin gjëra fizike si telat e zërit tënd për të kënduar dhe thërritur, këmbët e tua për të kërcyer si dhe ngritja e duarve të tua në nderim ndaj Perëndisë. Këto janë të tëra shenja adhurimi. Romakët 12:1 Ju lutem, pra, o vëllezër, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj si fli të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, që është shërbesa juaj e mençur. Të dhënurit e të dhjetës rrjedh nga një zemër që ka marrë zbulesën nga Ai i cili është Shpenguesi i tyre dhe që e di se sa shumë borxh i ka Atij. Ajo rrjedh nga njerëz me një mendje të ripërtërirë dhe që kuptojnë se janë duke adhuruar Perëndinë dhe se dhënia e të dhjetës hap derën për Perëndinë t’i bekojë ata. Është e vërtetë që thjeshtë vepra e dhënies së parave mund të jetë një vepër e vdekur por kjo nuk është një gjë e tillë në jetët tona sepse ne tashmë e kemi marrë kuptimin se dhënia e të dhjetës është adhurim që rrjedh drejt Perëndisë, Krijuesit dhe Shpenguesit tonë. Ju mund te merrni nje ose me shume kopje te librit tek zyrat e Kishes Fjala e Jetes Tirane Adresa: Rruga ”Hoxha Tahsim” Pall i Ri, 200 m mbi Q. Stefan. Tiranë, Shqipëri Tel: +355 361 510 e-mail: info@fjalaejetes.com

>> Vazhdon numrin tjeter ….

Zanafilla 14:16-20 16 Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin. 17 as kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve, që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit). 18 Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi. 19 Dhe bekoi Abramin, duke thënë: «Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës! 20 Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu! ». Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje. Abrahami nuk dha me zor por dha nga zemra e tij. Ai e nderoi Perëndinë të cilin e donte dhe të cilit i shërbeu. Ne duhet ta pyesim veten tonë, “Pse japim të dhjetën?” Shumë të krishterë thonë,” Unë nuk mund ta jap të dhjetën” apo e japin atë me një qëndrim jo të mirë. Ata e bëjnë jo si një vepër që bëhet nga zemra por sepse duhet ta bëjnë. Le t’i ndryshojmë disa nga fjalët që sapo i citova. Le ta vendosim fjalën adhuroj në vend të së dhjetës sepse ky është kuptimi i saj.” Unë nuk mund ta adhuroj Perëndinë”

“Kërkoni të mirën e qytetit dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij”. ( Jeremia 29:7)

Përshëndetje ! Tirana 24/7 - është një lëvizje e Lutjes për qytetin e Tiranës. Ne dëshirojmë që Zoti të veprojë në këtë qytet dhe ta begatojë. E vetmja rrugë që kjo gjë të arrihet është përmes Lutjes. Shpesh herë kur njerëzit e Perëndisë janë lutur dhe kanë kërkuar Fytyrën e Zotit, Ai u është përgjigjur lutjeve të tyre dhe ka shëruar qytetin apo kombin ku ata jetonin. Ne besojmë se me lutje mund ta ndryshojmë qytetin e Tiranës në një vend më të bukur dhe më të begatë.

Qëllimi ynë! Qëllimi ynë si lëvizje është që të mobilizojmë Trupin e Krishtit në Tiranë për tu lutur se bashku në një frymë dhe mendje të vetme. Të krijojmë një atmosferë Lutjeje nëpër kisha dhe në jetët e besimtarëve që jetojnë në Tiranë.

A është e mundur kjo gjë ? Po, për atë që beson Bibla thotë “se çdo gjë është e mundur ”. Nëse secili besimtar që dëshiron të përfshihet, do të vendoste të lutej për njerëzit në këtë qytet , 1 orë në javë, atëherë nevojiten vetem 168 besimtarë për ta mbuluar këtë qytet me lutje gjatë gjithë javës. A mund të përfshihem edhe unë ? PO, nëse ke në zemër lutjen dhe dëshiron që të shohësh ndryshime në qytetin e Tiranës atëherë ne të ftojmë që të bëhesh pjesë e këtij Rrjeti Lutjeje. Ti mund të zgjedhësh 1 orë në javë kur ti e ke të lirë dhe të lutesh për Tiranën në bazë të pikave që do të kesh çdo fillim muaji. Për më shumë informacion të zgjeruar,ti mund të na kontaktosh në : > > Email:lutjepertiranen@yahoo.com ose në: > > Nr e tel. : 0686060894 “Për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur ”


24

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

23 Gusht 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.