Gazeta-nentor-per-shtyp-small

Page 1

GazetA

mujore

BOTIM I SHOQATËS “KISHA RREZE DRITE” TIRANË

28 nëntorr 2012

www.kisharrezedrite.com

24 faqe çdo muaj

TE” TIRANË KISHA “RREZE DRI

MIT’HAT FRASHËRI DHE PAVARËSIA faqe 3

SA E RËNDËSISHME ËSHTË E DHJETA? faqe 7

Vullneti i Perëndisë për Adamin është Vullneti i Perëndisë për Ty dhe për Mua

faqe 6

Riperteritja dhe Fryma e Shenjte

faqe 6

Qeveritë e formuara nga viti 1912 deri në 2005

faqe 14

Të Kryesh të Pamundurën

faqe 16

Oh,

ajo

faqe 6

100 Vjet Shtet Shqiptar

pemë!


Gazeta e Kishës Rreze Drite

2 Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26)

28 Nentor 2012

2. Kredoja e besimit Ne Kisha Rreze Drite Shqipëri besojmë në …

Shkrimin e Shenjtë të Biblës siç u dha fillimisht nga Perëndia, të

Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)

hyjnore, të

Shpëtimin e njeriut të humbur dhe mëkatar përmes gjakut të derdhur

besueshëm; dhe si autoritetin më të lartë në

të Zotit tonë Jezu Krisht me anë të besimit pavarësisht nga veprat,

frymëzuar në mënyrë

Drejtor : Pastor Gentjan Dervishaj

ngritjen e Tij në Qiell, veprën e Tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e Tij personal në pushtet dhe lavdi.

pagabueshëm, tërësisht të

Kryeredaktor: Eviola Gogaj

të gjitha çështjet e dhe ripërtëritjen me anë të Frymës së

Redaktor: Gjinovefa Gjini

besimit dhe të sjelljes.

Shenjtë.

Një Perëndi, përjetësisht ekzistues në tre

Graphic Design: AGStudio.al

persona,

Frymën e Shenjtë, brenda-banimi i së Cilit aftëson besimtarin të

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Bashkepuntor ne kete numer:

Zotin tonë Jezu Krisht—Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e tij

Pastor Gentian Proseku Prof.Doc Paskal Milo

virgjërore, jetën e tij njerëzore pa mëkat, mrekullitë e Tij hyjnore,

Gazetar Skender Nazaj Dr. Christian Harfouche

vdekjen e Tij zëvendësuese dhe shlyese, ringjalljen e Tij trupore,

Esther Dan

jetojë një jetë të shenjtë, që të mund të dëshmojë dhe punojë për Zotin Jezu Krisht. Unitetin e Frymës së të gjithë besimtarëve të vërtetë, Kishës, Trupit të Krishtit. Ringjalljen si për të shpëtuarit ashtu edhe për të humburit; ata që janë shpëtuar në ringjalljen e jetës, ata që janë të humbur në

ringjalljen e mallkimit.

Steve and Rachael Beiler spurgeonshqip.org http://www.lutje.org

Programi Javor i Kishës Rreze Drite në Shqipëri Tirane Informacion mbi shoqatën Shoqata”Kisha Rreze Drite Tiranë” është një shoqatë fetare jofitimprurëse dhe jo qeveritare e regjistruar si Person Juridik në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranes me vendim gjykate nr 2059 dt.13.07.2007 me seli qëndrore në Tirane. Me nipt K 81630451 C Adresa Qëndrore : Qëndra Baptiste Sheshi Avni Rustemi Përballë Qendrës Stefan, Kutia Postare 212/1, Tiranë Cell: 00355 68 60 89 777 Email: info@kisharrezedrite.com

Raiffeisen Bank in Albania

----------------------------------------------- SWIFT Code SGSBALTX

Beneficiary NAME : SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515 Bank Accout # in GBP :8004503515 IBAN: AL03202110130000008004503515 Bank Account # in EURO : 8000503515 IBAN: AL09202110130000008000503515 BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515 BanK Account # in Alb Lekë: 0101503515

Kisha Rreze Drite - Qendra Baptiste

Kisha Rreze Drite - Allias

Kisha Rreze Drite - Fusha e aviacionit

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te marte: Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te enjte: Takim ora 18:00 Takim ungjillizimi ne terren

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Te premte & shtune: Takim ora 18:00 Shkolla Biblike

Te diele: Takimi i madh ora 11:00

Te diele: Takimi i madh ora 10:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj & Fatmira Koçi +355 68 60 89 485

Kontaktoni drejtuesit Atmirant & Sonila Malaj Eviola Gogaj +355 68 60 89 483

Te diele: Takimi i madh ora 18:00 Kontaktoni drejtuesit Skerdi & Nevila Kasimati +355 68 60 89 519

Burrel Ejani ne takimet e kishes “Rreze Drite”

lezhË

Kisha Rreze Drite - Rruga e Spitalit

Kisha Rreze Drite - Lezhë

Te mërkurë : Takim ora 18:00 Studim Biblik & Lutje

Te diele: Takimi i madh ungjillizimi ora 11:00

Takim i Cifteve (mujore) Ora 18:00

Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777

Te shtunë: Takimi i madh ora 14:30 Kontaktoni drejtuesit Gentjan Dervishaj +355 68 60 89 777


28 Nentor 2012

Gazeta e Kishës Rreze Drite

3

MIT’HAT FRASHËRI DHE PAVARËSIA Prof. Dok. PASKAL MILO

N

uk them ndonjë gjë të re kur pohoj se Përmeti është shumë i pasur me histori e me burra të mënçur të penës e të aksionit atdhetar. Po kështu nuk them ndonjë gjë të re kur përsëris se tre vëllëzërit Frashëri, Abdyli, Naimi e Samiu ishin tre pishtarë që ndriçuan rrugën e shqiptarëve për tu krijuar si komb e për të themeluar shtetin e tyre të pavarur. Profesori im por besoj edhe i juaji, Kristo Frashëri e miq të tjerë na e risollën kontributin e tyre në këtë sallë me kaq vërtetësi e në mënyrë mjeshtërore saqë kjo Konferencë me të drejtë mund të quhet edhe Kuvendi i Frashërllinjëve. Unë iu bashkova kësaj Konference për të dhënë kontributin tim modest për tri arsye: për të përkujtuar së bashku jubileun e madh të 100 vjetorit të pavarësisë, për të nderuar kujtimin dhe veprën e të gjithë atdhetarëve të shquar përmetarë që vendosën gurë themeli në monumentin e pavdekësisë së kombit dhe për të nënvizuar e respektuar një të vërtetë tjetër se Përmeti nuk ka patur vetëm qëmoti burra e gra të mënçura e atdhetarë të vendosur por edhe më vonë, por edhe sot. Posaçërisht unë kam zgjedhur për të folur për rilindasin e fundit nga familja Frashëri, për djalin e Abdylit e nipin e Naimit e të Samiut, për firmëtarin e pavarësisë, për atdhetarin, për njeriun e fuqishëm të letrave shqipe e për diplomatin e shquar Mit’hat Frashërin. Nuk është e thënë që gjithnjë nga familjet e mëdha të dalin pasardhës të mëdhenj. Në kopshtin atdhetar e të diturisë së Frashërllinjëve u rrit e u edukua edhe Mit’hati, i cili mbeti edhe trashëgimtari i vetëm i linjës mashkullore të kësaj familjeje por edhe përmbyllësi i saj. Nëse në pak minuta do të mund të portretizohej shkurt, Mit’hati ishte: atdhetar i përkushtuar. Që në moshë shumë të re u bëri thirrje shqiptarëve nga “Albania” e Faik Konicës: “Zgjohuni të tërë nga gjumi jemi buzë varrit. S’duhet të rrimë më në zgjedhë të pushtuesve turq, ata janë racë mongole, ne racë pellazge me një histori e qytetërim të vjetër”. Bëri një propagandë të madhe kombëtare përmes gazetave e revistave si “Kalendari Kombiar”, “Lirija”, “Diturija” etj, që në përgjithësi i botoi vetë apo edhe përmes gazetave të tjera për hapjen e shkollave e të klubeve shqipe, për njehësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, e për lëvrimin e saj, për ndërgjegjësimin e bashkimin e shqiptarëve. Kur shkoi në Vlorë e vendosi firmën në dokumentin e madh të pavarësisë kombëtare ishte 32 vjeç. Aty shkoi me punën e vetë e me meritat e tij, por natyrshëm shkoi edhe si biri i familjes së madhe të Frashërllinjëve për të kurrorëzuar ëndrën edhe veprën e

shquar kombëtare të Abdylit, Naimit e Samiut. Për të gjitha këto, Ismail Qemali dhe atdhetarët e tjerë e zgjodhën edhe anëtar të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Mit’hat Frashëri ishte i ndërgjegjshëm se ndërtimi i shtetit shqiptar ishte një sfidë e vështirë. Duhej ngritur një administratë e re, duhej luftuar separatizmi e duhej zgjedhur një kryetar shteti. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të zbatonin e tu bindeshin ligjeve e administratës së re shqiptare sepse “s’jemi tani nën një qeveri të huaj, që të mburemi duke mos njohur ligjin, duke mos iu bindur atij. Tani kemi Shqipërinë tonë, shtetin tonë, ligjet tona, qeverinë tonë”. Mit’hati dënoi me forcë Esat Pashë Toptanin për veprën e tij antikombëtare. U shpreh kundër idesë për një princ musliman për fronin e Shqipërisë, mbështeti ardhjen e Princ Vidit e pranoi në maj 1914 të bëhet anëtar i qeverisë së tij. Por në atë kohë anarkie për Shqipërinë, ka një vlerësim të veçantë, ndryshe nga shumë të tjerë për lëvizjen kryengritëse ose rebele të Shqipërisë së Mesme. Ka një studim në dorëshkrimin e tij në AQSH me titull: “E vërteta për ngjarjet në Shqipëri në 1914” në të cilin ai shkruan duke iu referuar revoltës se “ajo veproi si zhakeri, si një nga ato revoltat e fshatarëve kundër pronarëve, kundër zotërve të tokës. Themeli nuk ishte veçse një revoltë popullore, një zhakeri e drejtuar kundër atyre që zotëronin tokën”. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore qëndroi jashtë Shqipërisë, në Bullgari, Rumani e në Zvicër ku zhvilloi një veprimtari intensive publiçistike e studimore. Në fund të saj kur në dhjetor 1918 u krijua qeveria e Durrësit u zgjodh anëtar i saj dhe u caktua edhe anëtar i delegacionit për në Konferencën e Paqes në Paris. Por nuk u kthye as në Shqipëri dhe as shkoi në Paris. Nuk e pëlqeu qeverinë e Durrësit, qëndroi në Zvicër ku vazhdoi të shkruante libra dhe artikuj për çështjen kombëtare, për historinë, dërgonte letra e nënshkruante memorandume në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë, etj. Mit’hat Frashëri u solidarizua me vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës. Pranoi të bash-

këpunoj me të dhe në shkurt 1920 arriti në Paris si anëtar e më vonë si kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes. Këtu hapet kapitulli i Mit’hat Frashërit si diplomat që do të vazhdojë për rreth gjashtë vjetë. Në këtë lëmë shquhet për kulturën e tij të gjërë, përdor me mjeshtëri njohuritë e thella për historinë e kombit në kontaktet e bisedat diplomatike, në korrespondencën e në fjalimet e tij në Lidhjen e Kombeve. Nuk ishte orator si Fan Noli se i merrej goja por ishte bindës për argumentet që parashtronte. Në vjeshtën e vitit 1922 u caktua si ministër i parë fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington, por nuk e filloi detyrën sepse qeveria e asaj kohe e gjykoi se ai do të ishte më dobiprurës si ministër i saj në Athinë. U emërua atje në janar 1923. Shkëlqeu si diplomat, vuri gjithë vullnetin, njohjet dhe aftësitë e tij për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Greqi e veçanërisht të atyre në Çamëri, për të ndaluar shpërnguljen e tyre në Turqi, për t’u mbrojtur pronat e për të ruajtur gjuhën e identitetin kombëtar. Venizellosi e qeveritarë të tjerë të lartë grekë e vlerësonin për integritetin e kulturën e tij, ndërsa presidentët e kohës me origjinë arvanitase Pangallos e Konduriotis e kishin bashkëbisedues të shpeshtë. Qeveritë e ndryshme të Tiranës gjatë gjithë mandatit të tij diplomatik i dëgjonin fjalën e sugjerimet e tij, e dërgonin në Gjenevë në sesionet e Asamblesë së Përgjithshëme të Lidhjes së Kombeve për të përfaqësuar Shqipërinë. Aty jo njëherë ai ngriti zërin për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi, kundërshtoi pretendimet territoriale greke e serbe ndaj Shqipërisë dhe politikat diskriminuese e antishqiptare të Athinës e Beogradit. Mit’hat Frashëri kishte një personalitet të fortë, të trashëguar por edhe të krijuar me punën e kulturën e tij. Ai nuk ishte konformist, madje është cilësuar edhe si kokëfortë, në mjaftë raste ka patur të drejtë por ka patur edhe qëndrime të gabura. Nuk ka shkuar mirë as me Ismail Qemalin as edhe me Ahmet Zogun. Për të parin kishte paragjykime me kohë, e kishte kritikuar e akuzuar që në vitin 1908 në gazetën “Lirija”. U largua nga

qeveria e Vlorës por nuk dihen shkaqet veç Mihal Grameno thotë “nga inati apo egoizma”, “për inat të plakut solli një gropë të madhe”, e këshillonte “lëre inatin , politikani do të shahet, do të qortohet, ndaj t’i durosh edhe koha i tregon”. Por është vetë Mit’hati që në disa shënime të pabotuara me titull “Pse nuk e kam dashur kurrë Ismail Qemal benë” që janë shkruar në 31 janar 1923 e që ndodhen në AQSH jep sipas tij arsyet e këtij qëndrimi: “E vërteta është se ndryshimi i ndjenjave të mia prej atyre të Ismail Qemalit fillon shumë më herët se nga moti 1908, mbase dhjetë, mund edhe përmbi dhjetë vjetë më parë, do të qe pa dyshim të them që kur qeshë i voglë”. E akuzuan për grekofil, se merrte para nga Greqia, me të cilën kishte marrëveshje e miqësi të vjetër. Nëse gabon me Ismail Qemalin pa arsye e vetëm me kujtime fëmijërie e paragjykime, me Ahmet Zogun ndahet në një moshë të pjekur, 45 vjeç kur jep dorëheqjen si ministër në Athinë e kthehet në Tiranë. Aq sa dihet, arsyet janë parimore, nuk pajtohet me orientimin e Zogut në politikën e jashtme, me dhënien e Vermoshit e të Shën Naumit Jugosllavisë e të rënies në kontrollin e Italisë së Musolinit. Që në mesin e shkurtit 1925, një muaj e gjysëm pasi Zogu ishte kthyer nga Beogradi në pushtet në Tiranë, Mit’hat Frashëri i shqetësuar për lajmet që ishin përhapur për faljen e Shën Naumit kërkoi që ato të përgënjeshtroheshin nga qeveria sepse me këtë çështje ishin të lidhura konsolidimi i pavarësisë shqiptare, besimi në fuqinë e vitalitetin e kombit, dinjiteti dhe prestigji i qeverisë. Disa ditë më vonë meqë nuk i kthyen asnjë përgjigje apeloi përsëri duke shkruar se një marrëveshje e tillë në kundërshtim me të drejtat tona që na kanë dhënë Konferenca e Ambasadorëve dhe Lidhja e Kombeve “do të ishte triumfi i politikës serbe”, se “nëse Shqipëria pranon sot një marrëveshje të tillë (gjë të cilën nuk mund ta besoj kurrë) do t’i kemi dhënë me dorët tonë një armë të re Serbisë për mbarimin e qëllimeve të saj” dhe se eventualiteti i një marrëveshjeje të tillë do të zgjojë te populli ynë frikën se Shqipëria nuk mbron as indipendencën dhe as integritetin e saj. Interesante është se ndërsa një Frashërlli, (Mit’hati) e kundërshtonte dhënien e Shën Naumit Serbisë, Frashërlliu tjetër (Mehdiu) u bë avokati më i zellshëm i marrëveshjes. Kur marrëveshja u krye Mit’hati reagoi ashpër, kërkoi që në 1 gusht që qëndrimi i tij t’i bëhej i njohur Ahmet Zogut dhe kryetarëve të Dhomës së deputetëve e Senatit. Por nga Tirana përsëri asnjë përgjigje. Paralajmëroi edhe njëherë në 12 tetor se dhënia e Shën Naumit përfaqësonte rrezik politik për Shqipërinë dhe një katastrofë kombëtare. Në shënjë proteste dha dorëheqjen, u kthye në Tiranë e kërkoi pension për shërbimet e punën që kishte kryer ndër vite. E sorollatën dy vjetë resht e nuk ia dhanë. Ahmet Zogu i mohoi kontributin për hir të qëndrimeve të tij parimore. Mit’hat Frashëri u tërhoq nga politika aktive. Një projekt i vjetër morri përparësi e shpalosi një tjetër kapitull në jetën e tij: investimi i madh për krijimin e librarisë “Lumo Skëndo” që u kthye në një institucion të vërtetë kulturor, arsimor e studimor. Kjo është një temë më vehte, ashtu siç janë të tilla edhe fusha të tjera të veprimtarisë së tij e sidomos rikthimi në politikë pas 7 prillit 1939.


4

Gazeta e Kishës Rreze Drite

28 Nentor 2012

Oh, ajo pemë! Adami dhe Eva ishin duke u kënaqur me jetën. Gjërat po ecnin kaq mirë. Ata kishin njëri tjetrin. Ata kishin një shkëmbim të papenguar idesh, bisedash dhe mendimesh midis tyre dhe vet Perëndisë. Ata po jetonin në bollëkun e kopshtit. Aty nuk kishte sëmundje, lëngatë, dhimbje zemre, grindje ose mot të keq. Ata nuk dinin asgjë në lidhje me fjalët ose ndjenjat negative apo për qëndrimet e pakëndshme. Ata nuk ankoheshin ose ndjenin irritim sepse gjithçka ishte mirë në kopshtin e Edenit. Perëndia kishte bërë gjithçka dhe e tëra ishte e mirë (Zan. 1:31). Megjithatë në kopsht ndodhej një pemë e caktuar. Perëndia u kishte dhënë atyre çdo pemë përveç kësaj.

“1...A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?” 5Por Perëndia e di se ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni si Perëndia në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen».(Zan.3:1,5)

ku nuk ka zgjedhje për të dashur. Perëndia po i jepte njeriut një mundësi. “A do të më zgjidhje mua me dëshirën tënde”? Shikoni, kjo është natyra e Perëndisë. Perëndia bën zgjedhje në bazë të qëllimit, përmes vullnetit të Tij. Njeriu u bë si Perëndia: ai mund të bënte zgjedhje. Nëse Adami dhe Eva do të

Pse ishte kjo gjë mëkat?

“Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: «Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; 17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën, që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri». (Zan 2:16-17) 16

Dikush mund të komentonte mbi këtë situatë duke thënë se ishte një mënyrë jo e mirë nga Perëndia që të vendoste joshjen përmes asaj peme në parajsë. Pse të prishet një gjë kaq e mirë?” Lëre tani Perëndi, gjithçka është kaq mirë, pse duhet të nxisim një rebelim të mundshëm? Kjo është një pyetje e vjetër,”Pse duhej pema”? Perëndia është i mirë (Mat 19:17). Është e pakundërshtueshme që Perëndia është dashuri dhe që është i mirë (1Gjoni 4:16). Nëse është ashtu atëherë pse ndodhej pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes aty? Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje në brendësi, mbani mend që në kopsht ndodheshin dy pemë. “Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh ... pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.”(Zan. 2:9). Ne thamë më herët që Perëndia urdhëroi Adamin që të hante nga të gjitha pemët e kopshtit përveç nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes. Rrjedhimisht, ai ishte urdhëruar të hante nga pema e jetës. Mirëpo, ai me siguri shpërfilli këtë urdhër sepse kur Adami dhe Eva hëngrën frytin e ndaluar, Perëndia i nxori nga kopshti se mos hanin nga pema e jetës dhe kështu të jetonin përjetësisht në atë gjendje të rënë. Është magjepse të kuptosh që Adami mund të kishte ngrënë nga pema e jetës dhe nuk e bëri këtë. Është mendimi i autorit të këtij libri që po të kishte ngrënë Adami nga pema e jetës para se ta kishte mashtruar Satani, Perëndia do të kishte hapur shtëpinë e thesarit të njohurisë. Adami dhe Eva do të kishin marrë pjesë nga vet jeta dhe natyra e Perëndisë përmes pemës së jetës. Kjo do të rezultonte në atë pikë ku Perëndia do t’i kishte ndriçuar ata për misteret e universit. Ai do t’i kishte mësuar në lidhje me të mirën dhe të keqen. Perëndia thjesht po priste për ata që të përmbushnin urdhërin e Tij: Ejani dhe hani nga pema e jetës. Kjo jetë do të ishte baza e mësimit të sekreteve të Perëndisë. Duket sikur Adami dhe Eva ishin të zënë me punën në kopsht, me ngrënien dhe me kujdesin ndaj frutave por duke shpërfillur jetën vitale që po iu ofrohej atyre. Kjo mospërfillje i çoi në një tragjedi të madhe. Satani ishte i aftë për t’i mashtruar ata që të besonin se Perëndia ishte duke u mbajtur gjëra atyre. Satani dinakërisht thumboi,

dëshiron të shikosh brenda veshit të elefantit dhe të kuptosh si funksionon daullja e veshit? Adam zgjidh pemën e jetës dhe kështu do të fillojmë rrugën tonë”! Por Adami dhe Eva nuk zgjodhën jetën. Ata zgjodhën vdekjen. Ata tani u lanë që të zbulonin jetën të pavarur nga Perëndia. Bibla e quan këtë gjë mëkat.

Sigurisht që Adami dhe Eva u mashtruan nga ky karrem. Ata hëngrën frytin që Perëndia ua ndaloi. Satani i mashtroi ata që të bëheshin diçka që ata tashmë ishin. Ai u tha që do të ishin si Perëndia. Ata tashmë ishin si Perëndia i plotfuqishëm. Ata nuk mund t’i ngjasonin Perëndisë më shumë sesa i ngjasonin tashmë. Tërheqja e dytë ishte që ata do të njihnin të mirën dhe të keqen. Siç u përmend edhe më parë, autori beson që Perëndia do t’i kishte shpjeguar të mirën dhe të keqen. Mirëpo Ai po priste që ata të bindeshin duke zgjedhur së pari jetën. Sapo të zgjidhnin jetën e Perëndisë, pasuria e njohurisë së Perëndisë do të çlirohej mbi njerëzimin, njohuri që do të rridhte nga jeta e Perëndisë. Zgjedhja e Adamit dhe Evës ishte që të provonin dhe të merrnin njohurinë e të mirës dhe së keqes pa Perëndinë. Ata tani do të vendosnin vet se çfarë është e mirë ose e keqe nga pikëpamja e tyre. Jo vetëm që do të përjetonin dhe do të bënin të keqen por ata vetë do të ishin standardi për mirësi dhe do të themelonin llojin e tyre të shkëlqyeshmerisë dhe të së mirës, të pavarur nga Perëndia. Vlerat morale do të vendoseshin nga mendja e errësuar e njeriut, nga shtytjet mishore ose nga ndikimi i vet Satanit.

Atëherë pse u dha pema?

Pema përfaqëson pavarësinë e njeriut. Perëndia e deshi njeriun. Dashuria është një zgjedhje. Kurrë nuk mund të ketë dashuri aty

kishin zgjedhur jetën, Perëndia do t’i kishte mësuar ata në lidhje me të mirën dhe të keqen përmes jetës së Perëndisë. Ata zgjodhën ndryshe. “Atëherë, pse u vendos pema nëse Perëndia është dashuri”? Ne duhet ta kuptojmë të keqen. Kjo mund të jetë tronditëse por Perëndia e krijoi të keqen. “Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqenien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra”.(Isa. 45:7)..... Mos e mbyllni librin. Dëgjoni dhe shpjegimin. Perëndia nuk e krijoi të keqen me kuptimin që Ai e planifikon të keqen. Nëse Perëndia është i mirë atëherë duhet të jetë edhe mundësia për ligësi. Perëndia zgjedh të jetë i mirë prandaj edhe i shmanget asaj që është imorale. Që të ketë dritë, errësira duhet të jetë një mundësi zgjedhjeje. Prandaj Perëndia nuk e ka shpikur të keqen. E keqja është thjeshtë anasjellje ose e kundërta e gjithçkaje që është e mirë dhe që është nga Perëndia. Me këtë në mendje, ne mund ta kuptojmë që ajo pemë tregon vendimin e njeriut. Perëndia po thoshte,”Adam, të pëlqen çfarë shikon? A po kënaqesh me gruan tënde, tokën tënde dhe ushqimin tënd? A je duke gjetur kënaqësi në aventurën tënde me Mua?A dëshiron të bësh kërkime mbi universin me mendjen tënde? A dëshiron të matësh thellësinë e oqeanit dhe të notosh me të tjerët? A dëshiron të fluturosh tek planetet e tjera dhe të shikosh si ato rrotullohen? A

Së pari le të përkufizojmë mëkatin. Mëkati do të thotë të mos godasësh në shënjestër. Është një term i shigjetarisë. Është tamam si një shigjetar i cili përpiqet që të godasë në qendër dhe asnjëherë nuk qëllon në shenjë. Arsyeja pse Adami dhe Eva mëkatuan është shumë e thjeshtë: ata nuk bënë atë që pritej nga ata. Perëndia kishte dhënë urdhra të qartë se si duhej të ishte sjellja e tyre. Adami dhe Eva thjesht nuk e çanë kokën. Ata refuzuan Fjalën e Perëndisë dhe vendosën se i dinin gjërat më mirë. Zemra e mëkatit është pavarësia: “Unë s’kam nevojë për Perëndinë. Unë di më mirë dhe mund të vendos mbi të ardhmen time”. Sa gjë e pamend nga ana e njeriut që mendonte se ai që i krijoi dinte më pak sesa dinin ata vet. Njeriu nuk di gjë në lidhje me qëllimin përveç nëse këtë ia zbulon vet krijuesi duke e informuar për vullnetin e Tij. Njeriu është krijuar nga Perëndia dhe për kënaqësinë e Tij. Përmes rebelimit njeriu tani ishte një i humbur në det, pa një kompas dhe pa një njohuri për të gjetur drejtimin. Njeriu nuk ishte në tokë vetëm për të bërë atë që është e drejtë. Ai ishte krijuar që ta njihte Perëndinë dhe të kishte një bashkësi të ngushtë me Të. Me rebelimin e Adamit, ai e mbolli veten në një pozitë mospajtimi me dashurinë e Atit të tij. Ai mori një qëndrim që thoshte se do të vazhdonte vetëm. Ai bëri një shpallje që fjala e Satanit ishte më tërheqëse se Fjala e Perëndisë. Sigurisht, Adami nuk e kuptoi se çfarë do të thoshte vdekja. Ai nuk e kuptoi plotësisht se çfarë do të përfshinte ndarja nga Perëndia. Sidoqoftë, ai po bëhej gati që ta kuptonte këtë.

Rezultati i Rënies në Mëkat

“Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t u mbuluar. 8Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe njeriu e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit. 9Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: «Ku je?». 10 Ai u përgjigj: «Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse jam lakuriq dhe u fsheha».11Dhe ai i tha: «Kush të tregoi se je lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?” (Zan.3:7-11). Kur Adami dhe Eva hëngrën nga fryti i ndaluar, sytë e tyre u hapën. Gjëja e parë që kuptuan ishte se ishin lakuriq. Arsyeja për këtë është e dyfishtë. Është e mundshme që ata të ishin veshur me lavdinë e Perëndisë. Prania e Perëndisë i përshkonte ata saqë nuk ishin të vetëdijshëm për ndonjë prani tjetër përveç të Tijës. Kur ata rebeluan kundër Perëndisë, prania dhe lavdia e Tij i la ata. Ata menjëherë u bën të vetëdijshëm për veten e tyre. Pa zotërimin e frymës dhe shpirtit të tyre nga Perëndia ata u lanë me asgjë tjetër përveç vetes. Papritmas, Adami dhe Eva e panë njëri tjetrin përmes syve të tyre. Ata shikuan trupat e tyre dhe përjetuan turpin. Pse? Sepse ata kishin njohur shkëlqimin dhe mrekullinë e vet personit të Perëndisë në ta, përmes tyre dhe rreth tyre. E tëra që Adami 7


Gazeta e Kishës Rreze Drite

28 Nentor 2012

dhe Eva dinin në vetëdijen e tyre ishte banimi i qëndrueshëm i Perëndisë dhe mrekullitë që Ai kishte bërë. Ata po ecnin të kapur dorë për dore me të Plotëfuqishmin. Kur ata lëshuan dorën e Tij ata ngelën vetëm me njëri tjetrin dhe Satanin. Një turp dërrmues vërshoi frymën dhe shpirtin e tyre. Ata e kuptuan menjëherë që jeta e Perëndisë që ishte kaq bujare kishte ikur. Ndjenja e poshtërimit, turpërimit dhe turpit mund të jenë i vetmi rezultat i një shpërfilljeje të tillë të pranisë së Perëndisë. Adami dhe Eva u bënë menjëherë të vetëdijshëm për veten e tyre në vend që të ishin të vetëdijshëm për Perëndinë. Ata tani po shikonin njeri tjetrin përmes syve të tyre dhe po kuptonin lakuriqësinë. Ky është shijimi i tyre i parë i vdekjes. Ky është provimi i tyre i parë i njohjes të së keqes. E keqja në thelb është paperëndishmëria. Është të ecësh në jetë me mosmirënjohje duke mohuar që Perëndia ka ndonjë punë me ty. Adami dhe Eva kishin filluar tani të udhëtojnë rrugën e gjatë dhe të rëndë të vetëpërmbushjes. Adami dhe Eva janë turpëruar në praninë e njëri tjetrit. Jo vetëm që tani kishte një pengesë midis tyre dhe Perëndisë por ata kishin krijuar një pengesë midis tyre gjithashtu. Kur njerëzit nuk janë në rregull me Perëndinë ata janë në mospajtim dhe ndjehen jo rehat edhe me njerëzit e tjerë. Adami dhe Eva po kacavirreshin për të gjetur gjethe që të mbulonin dhuratën e hirshme të Perëndisë. Liria rrezatuese që kishin njëherë ra në nivelin e tillë që gjethet dhe makinat qepëse sot duhet ta mbulojnë krijesën më mjeshtërore të Perëndisë. Perëndia thirri: “Adam, ku je”? “Kisha frikë.” Uau! Ky njeri i cili filloi me një shpërthim madhështor të gëzimit dhe me një miqësi kaq të ngushtë me atin e tij, tani po dridhej tek shkurret, i mbuluar me gjethe dhe po përpiqej të ikte nga prania e mrekullueshme që e krijoi. Adami dhe Eva janë duke përjetuar të keqen e frikës. Shpirti dhe fryma e tyre e errësuar tani është goditur me tmerr nga perspektiva e të qenurit në praninë e Perëndisë. Adami arrin të nxjerr pa dashje nga shkurret se ishte lakuriq. Përgjigja e Perëndisë ishte shumë domethënëse: “Kush të tregoi se je lakuriq? (vargu 11).Kjo është domethënëse sepse me sa duket Perëndia e di që Adami ishte më i vetëdijshëm për veten e tij sesa për Perëndinë. Në fakt, ai kishte frikë nga Perëndia dhe po përpiqej t’i shmangej Atij. Adami dhe Eva nuk kishin përjetuar frikën asnjëherë më parë. Ata më vonë do ta kuptonin që kjo do të bëhej mënyra e jetës. Besimi dhe dashuria tani po zëvendësoheshin nga frika, mashtrimi, urrejtja dhe dyshimi. Vini re përgjigjen e Adamit kur u ndesh me pyetjen e vargut 11,”Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje”? “Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra”. Frika e sapozbuluar tek Adami kishte hapur rrugë për akuzë, për hedhjen e fajit tek tjetri dhe për hutim. Ai nuk e quan Evën me emër dhe as nuk thotë që është gruaja e tij. Ajo tani është gruaja që ti (Perëndi) më dhe. Pra shikojmë edhe një aluzion të akuzimit të Perëndisë. Ishte sikur Adami po thoshte.”Isha shumë mirë derisa ti ma solle këtë grua në jetën time. Ajo prishi gjithçka dhe më rrënoi”. Adami menjëherë humbi miqësinë e ngushtë me Perëndinë si dhe me gruan e tij. Ajo tani ishte thjesht një grua që Perëndia kishte dërguar. E shkreta Evë. Ajo braktisi Perëndinë dhe tani është braktisur edhe nga burri i saj dhe nuk di çfarë tjetër të thotë përveçse “djalli më shtyu ta bëj këtë”. (Zan 3:13). Gjërat tashmë u bënë një lëmsh. Perëndia

5

Perëndia krijoj qiejt dhe tokën hyri në skenën më degraduese të historisë. Biografia e njeriut vetëm do të përkeqësohej. Perëndia e do krijesën e tij dhe dëshiron kthimin e tyre. Ai ka një plan. Ekziston vetëm një rrugë e kthimit në shtëpi për njeriun. Dikush duhet të dënohej. Duhet të ekzistoj një sakrificë. Ajo duhet të ishte flijimi më i çmuar nga të gjithë. Ky flijim duhet të ishte gjaku.

Fillimi

Në fillim të kohës siç e njohim ne, nuk kishte ide të prezantuara nga njerëzit, nuk kishte tradita fetare dhe as denominacione. Gjithçka ishte e pastër dhe e vërtetë. Për këtë arsye ne mund të kthehemi në fillim dhe të shohim pamjen e vërtetë të Atit dhe qëndrimin e Tij ndaj nesh. Pas rënies së njeriut në mëkat, Satani u përfshi në punët e njerëzve dhe toka dhe vullneti i Perëndisë në të, u shtrembëruan. Pas kësaj, u bë e vështirë të shihje se kush ishte në të vërtetë Ati, deri sa erdhi Jezusi dhe na e shfaqi Atë.

Perëndia është Dhënës

Zanafilla 1:26-27 thotë: “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët dhe mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.” Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin dhe femrën.” Që në fillim na shfaqet pamja e një Ati dhënës. Perëndia u kthye nga Jezusi dhe nga Fryma e Shenjtë dhe tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë.” Ai po thoshte: “Le ti japim edhe njeriut nga jeta që ne kemi, le të krijojmë një familje.” Ai nuk krijoi një shërbyes apo robot. Ai krijoi një familje sipas shëmbëlltyrës së Tij që të gëzonte një mënyrë jetese mbretërore, që të kishte

sundim mbi gjithë tokën dhe të jetonte në miqësi me Të. Kur Perëndia pa mbi Adamin, Ai po shikonte veten e Tij, po shikonte Birin e Tij të krijuar në shëmbëlltyrën e Tij dhe unë besoj se Ai pa mbi të me kënaqësi. Ai ndoshta tha: “Ky është biri im.” Kjo është mënyra se si Ai na sheh ne, si bijtë dhe bijat e Tij. Këto gjëra na shfaqin një Perëndi të mirë, një Perëndi bujar. Nga mirësia e zemrës së Tij, Perëndia krijoi njeriun, me qëllim që ata të gëzonin jetën dhe bekimet ashtu siç Ai i njeh ato. Perëndia i dha Adamit dhuratën më të çmuar që mund t’i jepet një njeriu. I dha atij jetën e Vet. “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qënie e gjallë” (Zan 2:7). Njeriu ishte kurora e gjithë krijimit. Perëndia bëri pjesë të njeriut vetë jetën dhe natyrën e Tij. Unë mund të përfytyroj Perëndinë që qëndronte dhe shikonte njeriun, që vështronte vetveten në krijesën e Tij. Ishte një Atë që shikonte birin e Tij. Ndërsa shohim më afër historinë e krijimit, mund të shohim saktësishtë se si ndjehet Perëndia për ne. Vini re Shkrimet e mëposhtme: “Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!” dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë....” (Zanafilla 1:3-4). “Dhe Perëndia e quajti terrën “tokë” dhe grumbullimin e ujrave “detë”. Dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë...” (Zan. 1:10) “Pastaj Perëndia tha: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore.... dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë. (Zan. 1:14-18) “Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin .. dhe Perëndia e pa që ishte e mirë. (Zan. 1:21) “Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte e mirë. (Zan. 1:25) Pas secilës prej 5 ditëve të krijimit, Perëndia e përshkroi punën e Tij si të mirë. Tani vini

re se si e përshkruan Ai punën e Tij, ditën e gjashtë, ditën që krijoi njeriun. “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë dhe ja, ishte SHUMË MIRË. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.” (Zan.1:31) Mua më pëlqën kjo. Perëndia krijoi tokën dhe ishte e mirë. Ai krijoi hënën dhe ishte e mirë. Ai krijoi kafshët dhe ishte mirë, por kur krijoi familjen e Tij, Ai vuri aprovimin e vet mbi të. Ai tha se ishte shumë e mirë. Kjo është mënyra se si Ati të sheh ty. Kjo është ajo që Ai mendon për ty. Për aq sa i takon Atij, ti u krijove që të ishe shume i mirë dhe në Krishtin Jezus ti je i tillë. Toka tani është e bukur, por ishte akoma më e bukur para rënies. Kur Perëndia u bë gati për të vendosur njeriun e tij në tokë, Bibla thotë se Ai përgatiti një kopsht për të. Bibla thotë se Perëndia vendosi në kopësht gjithçka që jepte fruta të mira për të ngrënë dhe që ishin të këndshme nga pamja. (Zan 2:8-9) A nuk të shfaq kjo pamjen e një Ati? A nuk të tregon kjo se si është Ai? Perëndia vendosi Adamin në mes të krijimit të Tij dhe tha: “Adam, Unë të jap zotërim mbi gjithë këto gjëra. Gjithçka të përket ty Adam. Ti je biri im dhe unë jam Ati yt. Ati Perëndi krijoi njeriun e Tij, Adamin, dhe dëshironte që Adami të sundonte në këtë jetë. Vullneti i Perëndisë është i njëjtë për ne sot në Krishtin. “Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezus Krishti” (Rom. 5:17). Më tej, te Zanafilla, ndeshesh me shembuj të tjerë të një Ati dhënës. Perëndia i dha Adamit një ndihmëse dhe gjithashtu i plotësoi atij çdo nevojë që ai kishtë. Adamit nuk i mungonte asgjë. Ai nuk kishte pse të jetonte në skamje.


6

Gazeta e Kishës Rreze Drite

28 Nentor 2012

Vullneti i Perëndisë për Adamin është Vullneti i Perëndisë për Ty dhe për Mua

Ky ishte vullneti i papërlyer dhe i përkryer i Perëndisë për tokën. Krijimi i tij ishte i mrekullueshëm. Familja e tij po jetonte në plotësinë e jetës duke gëzuar dhe sunduar mbi krijimin. Çdo nevojë ishte e plotësuar. Çdo gjë ishte e mirë. Kjo më tregon se Perëndia është i mirë, Ai është bekues. Këtu kishte vetëm mirësi. Nuk kishte as sëmundje e as lëngata. Nuk kishte varfëri.

S’kishte asnjë mungesë, asnjë shqetësim apo merak. Ky ishte vullneti i përsosur i Perëndisë për njerëzit e Tij. Të njohësh vullnetin e Perëndisë për Adamin do të thotë të njohësh vullnetin e Tij për besimtarët sot. Perëndia thotë në Fjalën e Tij: “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj....” (Mal. 3:6) dhe “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17). Në qoftë se vullneti i Perëndisë për Adamin ishte që ai të mos kishte sëmundje, dhimbje, frikë, shqetësim apo merak, dhe asgjë të mos i mungonte atëherë meqë Perëndia nuk ndryshon edhe vullneti Tij për ty është i njëjtë. Ati nuk ndryshon. Vullneti i Tij është i njëjti si për familjen e Tij në fillim ashtu edhe për familjen e Tij sot. Ky vullnet ishte bekim dhe mirësi. Ishte shëndet dhe paqe. Ishte plotësimi i çdo lloj nevoje. Ky është vullneti i Perëndisë për njerëzit e Tij sot. Adami jetoi në vullnetin e përkryer të Perëndisë deri në momentin që mëkatoi dhe i hapi derën djallit. Ai jetoi në shëndet të plotë. Eci në bekime dhe bollëk. Në momentin kur Adami nuk iu bind Perëndisë, duke i hapur derën armikut, e keqja filloi të veprojë në tokë. E keqja nuk vjen nga Perëndia. Çdo gjë që vret, vjedh e shkatërron, çdo gjë që lëndon, çdo gjë që sjell shkatërrim në jetët e

Të Menduarit e Gabuar Rezulton në të Besuar të Gabuar Djalli është perëndia i këtij sistemi botëror. Në qoftë se mendon se Ati ynë është Perëndia i kësaj bote, atëhere do të besosh që të gjithë uraganet, përmbytjet, stuhitë, janë të gjitha vepra të Perëndisë, ashtu siç edhe politikat e instituteve të sigurimit i etiketojnë ato në mënyrë të gabuar. Në qoftë se mendon se Perëndia është Perëndia i kësaj bote, atëherë mund të thuash që: “Perëndia mori fëmijën tënd, që ti të hedhësh sytë tek Ai, që të mësosh të dëgjosh zërin e tij dhe të fillosh të shkosh në kishë.” Apo mund të thuash: “Perëndia të sëmurë në mënyrë që të përulesh e kështu të mund të të japë një mësim.” Ose “Kurrë nuk do të mund të parashikosh dot se ç’do të bëjë Perëndia, Ai mund të të vrasë vëllanë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen tënde.” Këto janë të gjitha mashtrime. Ti nuk mund ta shohësh Atin duke parë në botë. Të mendosh në mënyrë të gabuar, do të thotë të besosh në mënyrë të gabuar. Një ndër mashtrimet më të mëdha të djallit ka qënë që ta bëjë kishën të fajësojë Perëndinë për ato gjëra që djalli i bën vetë, dhe pastaj vjen e na pëshpërit: “Epo, duhet të jetë vullneti i Perëndisë.” Në qoftë se nuk e njeh Perëndinë nëpërmjet Fjalës së Tij, në qoftë se nuk e di se cilat janë veprat e djallit, mund të shkatërrohesh. “Populli im vdes për mungesë njohurie .” (Hosea 4:6) Gjoni 10:10 na tregon se si të dallojmë Perëndinë dhe se si të dallojmë djallin. “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar, por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Në qoftë se diçka vjedh, vret, lëndon, shkatërron, nëse rrëzon, është prej djallit dhe nuk është prej Perëndisë. Kur mëson të dallosh ndërmjet veprave të Perëndisë dhe Satanit, mund të qëndrosh kundër veprave të armikut dhe të gëzosh atë që të përket ty. Perëndia nuk përdor veprat e djallit që të mësojë njerëzit

e Tij. Perëndia nuk mund të jetë shërues, nëse një herë në kishë, kur njerëzit dalin përpara, i shëron dhe pastaj kur i duhet të japë një mësim i sëmur. Si mund të besoj unë në Perëndinë në qoftë se besoj që Ai është problemi im? Si mund t’i besoj Perëndisë për shërim në qoftë se Ai është Ai që më sëmurë!. Në qoftë se sëmundja vjen prej Tij, në qoftë se ajo është vullneti i Tij, atëherë më mirë të mos shkoj te doktori! Ka ardhur koha që të kthehemi te Fjala e Perëndisë dhe të dallojmë të vërtetën për armikun dhe të vërtetën për Perëndinë. Perëndia ynë është Ati i mëshirës, i ngushëllimit dhe i mirësisë dhe djalli është autori i së keqes. Edhe në gjykim, mëshira dhe dashuria e Perëndisë shkëlqen. Në qoftë se Perëndia do të duhej të zemërohej ndonjëherë, Ai duhej të zemërohej në momentin që Adami mëkatoi. Perëndia i kishte dhënë Adamit më të mirën që kishte dhe Adami u kthye dhe ia dha armikut të Perëndisë, Satanit. Vini re se çfarë bëri Perëndia: “Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi” (Zanafilla 3:21). Që këtu shohim gjakun e derdhur të një qëngji të pafajshëm, mëshirën dhe hirin e Perëndisë në veprim. Perëndia është një Perëndi i mëshirshëm. Ai është i interesuar në çdo aspekt të jetës tënde dhe ka siguruar për ty ashtu siç siguroi për Adamin. Kur shikon gjithë ato gjëra që Perëndia i dha Adamit, kur shikon plotësinë dhe bollëkun e sigurimit të Tij, kujtohu që Ai është Ati yt dhe se tek Ai nuk ka anësi. Perëndia po pret që të bekojë dhe të kujdeset për ty. Në qoftë se ju që jeni të këqinj, dini t’u jepni dhurata të mira bijëve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.” (Mateu 7:11)

njerëzve, nuk vjen nga Ati Perëndi. Vullneti i përkryer i Perëndisë është ajo çka ne shohim në dy kapitujt e parë të Zanafillës. Kur Adami mëkatoi dhe i hapi derën armikut, djalli filloi të veprojë. Djalli është ai që vjedh, vret dhe shkatërron. (Gjoni 10:10.) Kur pranove Jezus Krishtin si Zot të jetës tënde, Perëndia, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, fryu në ty frymën e jetës dhe kështu ti u linde nga Perëndia. Ti u bëre një fëmijë i Perëndisë, i rikrijuar në ngjashmërinë dhe shëmbëllimin e Tij dhe kur Perëndia të shikon, Ai thotë: “Shumë mirë.” Kur Ati të shikon ty, Ai shikon jetën dhe Frymën e Tij.” Ashtu si Ati plotësoi çdo nevojë të Adamit, Ai do të bëjë të njëjtën gjë për ty. Vullneti i Tij për ty është që të ecësh në plotësinë e Tij dhe të gëzosh gjërat që Ai të jep. Adami e dinte se si ishte Perëndia. Ai, përpara se të mëkatonte, kishte miqësi me Të. Disa besimtarë mendojnë që aq kohë sa duhet për të lexuar tre kapitujt e parë të Zanafillës, aq është dhe koha që Adami jetoi në kopshtin e Edenit. Unë besoj se ekzistoi një kohë kur Adami jetoi dhe eci në lavdinë e Perëndisë dhe mbretëroi si mbret në tokë. Adami e dinte çdo të thoshte të jetoje me Atin. Ai e njihte vullnetin e Perëndisë, sepse e përjetoi atë çdo ditë deri ditën që mëkatoi. Atë ditë marrëdhënia e tij me Perëndinë u këput dhe vdekja frymore zuri vend.

Unë mund të përfytyroj Adamin dhe familjen e tij të ulur natën rreth zjarrit. Të përfytyroj atë duke u përpjekur që t’i tregonte familjes së tij se çfarë do të thoshte të jetoje në kopësht dhe të ecje në lavdinë e Perëndisë. Sidoqoftë, anëtarët e familjes së tij ishin të vdekur frymërisht dhe kështu ata nuk mund ta kuptonin atë që Adami përshkruante. Para se Adami të mëkatonte në tokë nuk kishte as ferra, as gjëmba, por pas rënies, mallkimi erdhi mbi mbarë tokën. Dhe sot është e pamundur të shohësh Perëndinë në botë. Perëndia dhe sistemi i botës janë krejt ndryshe nga njeri tjetri. Djalli e ka mashtruar njerëzimin dhe ka paraqitur një pamje të gabuar të Atit. Ai i ka mashtruar njerëzit duke i bërë që të shohin në botë për të zbuluar se si është Perëndia. Ai i ka mashtruar njerëzit që të përdorin njohurinë shqisore, arsyetimin, filozofinë apo fenë për të mësuar rreth Perëndisë. Ti duke vështruar në botë, nuk mund të shohësh pamjen e Atit tonë Perëndi. Sot në botë shikon depresion, skamje, sëmundje, frikë dhe vuajtje, nuk shikon Perëndinë. Njerëz të vdekur frymërisht kanë parë në botë dhe kanë thënë me vete: “Epo në qoftë se Perëndia është i mirë, pse është kaq rrëmujë kjo botë?” 2 Korintasve 4:4 na jep pergjigjen për këtë: Djalli është perëndia i kësaj bote.

Riperteritja dhe Fryma e Shenjte

“DUHET TE LINDNI PERSERI.”Kjo fjale e Zotit tone Jezus eshte dukur te flakeroje ne udhen e shume njerezve,ashtu si shpata qe vertitej prej kerubineve ne porten e Parajses.Ato u deshperuan sepse ky ndryshim eshte pertej perpjekjes se tyre me te fuqishme.Lindja e re eshte prej se larti dhe prandaj nuk eshte ne fuqine e krijeses.Tani,larg prej meje te mohoj ose te fsheh ndonjehere nje te vertete me qellim qe te krijoj nje ngushellim te rreme.Pranoj lirshem se lindja serish eshte e mbinatyrshme dhe se nuk mund te kryhet prej vete vetes se mekatarit.Do te ishte nje ndihme e pavend per lexuesin tim sikur te isha aq i lig sa te perpiqesha ta gezoja ate duke e bindur te hedhe poshte ose te harroje ate qe eshte e vertete e padiskutueshme. Por a nuk eshte valle e jashtezakonshme se pikerisht po ai kapitull ne te cilin Zoti yne ben kete deklarate te papermbajtshme permban gjithashtu shpalljen e qarte ne lidhje me shpetimin nepermjet besimit?Lexo kapitullin e trete te Ungjillit te Gjonit dhe mos u ndal vetem ne vargjet e tij te meparshme. Eshte e vertete se vargu i trete thote: Jezusi u pergjigj dhe i tha: “Me te vertete,me te vertete po te them,po te mos linde njeriu perseri,nuk mund te shohe mbreterine e

Perendise.” Por me pas,vargjet e katermbedhjete dhe te pesembedhjete jane: Ashtu si Moisiu ngriti gjarperin ne shkretetire,ashtu duhet te ngrihet edhe Biri i Njeriut,qe kushdo qe beson ne Te,te mos vdese por te kete jeten e amshuar. Vargu i tetembedhjete perserit te njejten doktrine me fjalet me te gjera qe mund te gjenden : Ai qe beson ne Te nuk gjykohet,por ai qe nuk beson eshte gjykuar tashme,sepse nuk ka besuar ne emrin e Birit te vetemlindur te Perendise. Eshte e qarte per çdo lexues se keto dy shpallje perputhen me njera tjetren perderisa dolen prej se njejtes goje dhe jane te shenuara ne te njejten faqe te frymezuar.Pse duhet te nxjerrim nje veshtiresi atje ku nuk ka nje te tille ?Nese nje varg na siguron per nevojshmerine e shpetimit prej diçkaje,qe vetem Zoti mund te jape dhe nese nje tjeter na siguron se Zoti do te na shpetoje prej besimit ne Jezus,atehere ne mund te nxjerrim si perfundim me siguri se Zoti do t’i jape atyre qe besojne gjithçka qe eshte e shpalluar te jete e nevojshme per shpetimin e tyre.Zoti,me te vertete,ne fakt,prodhon lindjen e re ne te gjithe ato qe besojne ne Jezus ;dhe besimi i tyre eshte


28 Nentor 2012

prova me e sigurte se ato jane lindur perseri. Ne i mirebesojme Jezusit per ate qe vete nuk mund ta bejme dot :nese do ishte ne pushtetin tone,pse valle te shikosh te Ai ?Na perket neve te besojme,i perket Zotit te na krijoje serish.Ai nuk do te besoje ne vendin tone,po ashtu dhe ne nuk do bejme vepren riperteritese ne vendin e Tij.Na mjafton t’i bindemi urdhereses se hirshme ;i perket Zotit te punoje në ne lindjen e re.Ai qe mundi te shkoje aq larg sa te vdese mbi dru per ne,mund dhe do te na jape te gjitha gjerat qe jane te nevojshme per sigurine tone te perjetshme. « Por nje ndryshim shpetimtar i zemres eshte vepra e Frymes se Shenjte. »4 Edhe kjo gjithashtu eshte shume e vertete,dhe qofte larg prej nesh ta veme ne dyshim ate,ose ta harrojme ate.Por vepra e Frymes se Shenjte eshte e fshehte dhe misterioze dhe mund te dallohet vetem prej rezultateve te saj.Ka mistere ne lidhje me lindjen

Gazeta e Kishës Rreze Drite tone natyrore ne te cilat do ishte kureshtje e mallekuar te fusje hundet ;akoma me shume kjo eshte e vertete ne lidhje me veprimet e shenjta te Frymes se Zotit. « Era fryn ku te doje dhe ti degjon zhurmen e saj,por nuk e di se nga vjen dhe ku shkon.Keshtu ndodh me kedo qe lind prej Frymes. »Prapeseprape ne dime pa dyshim kete”vepra misterioze e Frymes se Shenjte nuk mund te jete nje arsye per te refuzuar te besosh ne Jezusin te Cilit e njejta Fryme i jep deshmi. Nese nje njeri do t’i thuhej te mbillte nje fushe,ai nuk do mund te justifikoje lenien pas dore te tij duke thene se do te ishte e kote te mbjellesh nese Zoti nuk do te bente faren te rritet.Ai nuk do jete i justifikuar ne lenien pas dore lërimit te tokes per shkak se vetem forca e fshehte e Zotit mund te jape nje korrje.Asnje njeri nuk pengohet ne punet e zakonshme te jetes prej faktit se nese Zoti nuk e nderton shtepine ato qe e nder-

tojne ate punojne me kot.Eshte e sigurte se asnje njeri qe beson ne Jezusin nuk do t’i duket se Fryma e Shenjte refuzon te punoje në te ;ne fakt,besimi i tij eshte prova se Fryma eshte tashme ne pune ne zemren e tij. Zoti punon ne provani por njerezit nuk rrine duar e kembe kryq per kete arsye.Ato nuk do mund te leviznin dot pa fuqine hyjnore qe i jep atyre jete dhe force dhe prapeseprape ato vazhdojne rrugen e tyre pa bere pyetje :fuqia duke qene e dhene dite per dite prej Atij ne duart e te Cilit gjendet fryma dhe udhet e tyre.Keshtu eshte ne hir.Ne pendohemi dhe besojme edhe pse nuk do mund te kishim bere as njeren as tjetren nese Zoti nuk do te na kishte mundesuar.Ne braktisim mekatin dhe i mirebesojme Jezusit dhe atehere dallojme se Zoti ka punuar nder ne duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire.Eshte e kote te pretendosh se ka ndonje veshtiresi te vertete ne kete çeshtje.

7 Disa te verteta qe jane te veshtira te shpjegohen me fjale jane mjaft te thjeshta me perjetim te vertete.Nuk ka mosperputhje midis se vertetes se mekatari beson dhe se besimi i tij veprohet në Te prej Frymes se Shenjte.Veçse çmenduria mund te shpjere njerezit te vrasin mendjen per gjera te qarta nderkohe qe shpirtrat e tyre jane ne rrezik.Asnje njeri nuk do refuzonte te hynte ne nje barke shpetimi sepse nuk njeh peshen e secilit ;po ashtu asnje njeri i uritur nuk do refuzonte te ushqehet derisa te kete kuptuar te gjithe proçesin e tretjes. Nese ti,lexuesi im,nuk do te besosh derisa te mund te kuptosh te gjitha misteret,atehere nuk do shpetohesh kurre;dhe nese lejon veshtiresi te vete-shpikura te te mbajne larg prej pranimit te faljes nepermjet Zotit dhe Shpetimtarit tend,do vdesesh nen nje denim qe do jete shume i merituar.Mos kryej vetvrasje shpirterore prej pasionit per diskutime sterhollimesh metafizike

SA E RËNDËSISHME ËSHTË E DHJETA? Vini re që qyteti ishte për t’u shfarosur si dhe të gjithë banorët.Shumë njerëz mendojnë që ata ishin për t’u shfarosur për shkak të mëkatit të tyre por ka më shumë në këtë fjalë të cilën do ta shikojmë. Fjala shfarosur është fjala hebraike cherem që do të thotë të dedikosh ose të jesh i devotshëm. Jerikoja së bashku me gjithë njerëzit dhe pasuritë e atij qyteti i ishin kushtuar Zotit. Ky qytet dhe gjithçka që ishte në të ishin të Zotit. Le të shikojmë tek

Këtë kapitull e titullova si pyetje. Më lejoni që t’ju bëj një pyetje tjetër, “Për kë është e rëndësishme dhënia e të dhjetës?” Dua që ju ta shikoni se sa e rëndësishme është kjo gjë për vet Perëndinë. Pastaj mund të shikojmë se sa e rëndësishme është për ne dhe si ndikon në jetët tona. Ndërsa e fillojmë këtë kapitull unë do të doja që ju të lexonit tek libri i Jozueut, kapitujt 6, 7 dhe 8. Perëndia i merr të dhjetat në mënyrë personale! Kjo është një thënie e fuqishme dhe unë dua ta shpjegoj këtë thënie nga një tregim në Dhjatën e Vjetër.Duke shikuar tek Jozueu 6 vëmë re se është koha për Izraelin që të filloj të futet në tokën që Perëndia i kishte thirrur ta merrnin në zotërim. Ata që kishin mëkatuar në ditët e Moisiut kishin vdekur dhe tani ishte koha për Izraelin që të fillonte të hynte në trashëgimin e tij. Jeriko ishte qyteti i parë që ata duhet ta sulmonin dhe pushtonin. Ai ishte një qytet i fortifikuar mirë por Perëndia kishte planifikuar një fitore të madhe për popullin e Tij. Perëndia i dha Jozueut udhëzime të detajuara sesi ta pushtonte këtë qytet. Ne gjejmë një thënie shumë të rëndësishme tek: Jozueu 6:17 Qyteti do të shfaroset, ai dhe çdo gjë që është në të. Vetëm prostituta Rahab do të shpëtojë, ajo dhe gjithë ata që janë bashkë me të në shtëpi, sepse ajo fshehu vëzhguesit që ne kishim dërguar.

Jozueu 6:18-19 18 Por ju kini shumë kujdes lidhur me atë që është caktuar të shfaroset, që të mos jeni ju vetë të mallkuar, duke marrë diçka që është caktuar të shfaroset, dhe ta bëni kështu kampin e Izraelit të mallkuar, duke tërhequr mbi të fatkeqësi. 19 Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtërohen Zotit; do të hyjnë në thesarin e Zotit». Perëndia tha: “Ruajeni veten nga gjërat e këtij qyteti. Mos prekni asnjë nga gjërat e përkushtuara apo të mallkuara sepse ato do të bëhen mallkim për ju.”Ai tha, “nëse i prekni ato apo merrni pjesë nga diçka që i përket këtij qyteti, ajo do të bëhet mallkim për ju dhe do t’u shqetësojë.” Vini re tek vargu 19 Ai tha,” Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri do të hyjnë në thesarin e Zotit- ato i shenjtërohen Zotit- pra kjo do të thotë që i kushtohen Zotit. Fjala shenjtërohet është e njëjta fjalë që përdoret për të përshkruar të dhjetën tek Levitiku 27:30, dhe do të thotë “diçka e shenjtë dhe e ndarë veças për përdorim të veçantë. Kështu njerëzit iu bindën Jozueut dhe e morën qytetin siç u kishte thënë Perëndia të bënin. Ata shkatërruan kafshët dhe njerëzit dhe u gëzuan që Perëndia u kishte dhënë fitoren. Kur lexojmë te Jozueu 7:1 ne gjejmë diçka shumë të rëndësishme. Por bijtë e Izraelit kryen një shkelje rreth gjërave të caktuara për shfarosje(gjërave të dedikuara), sepse Akani, djalë i Karmit, i Zabdiut, birit të Zerahut, nga fisi i Judës, mori disa sende të caktuara për shfarosje, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër bijve të Izraelit. Ne shikojmë që diçka ishte duke ndodhur prapa skenës. Jo të gjithë iu bindën Perëndisë. Thuhet që shkelja ishte bërë në gjërat që ishin të dedikuara.Akani mori gjërat e caktuara për shfarosje (gjërat e dedikuara) dhe zemërimi i Zotit ishte ndezur kundër Izraelit. Mbani mend që Perëndia e merr

dhënien e së dhjetës personalisht. Këtu është një mësim që duhet ta mësojmë nga historia - nëse jo, ne jemi të paracaktuar për ta përsëritur. Kur ne prekim diçka që është e mallkuar (caktuar për shkatërrim) apo që i është dedikuar Perëndisë, ajo gjë bëhet mallkim në jetën tonë, pra gjëja e mallkuar bëhet mallkim në jetën tonë. Njerëzit e Izraelit ishin të ngazëllyer që Perëndia u kishte dhënë atyre një fitore të madhe në Jeriko. Toka shtrihej para tyre dhe ata ishin të gatshëm për ta marrë trashëgiminë e tyre.Perëndia po luftonte për ta. Jozueu 7:2-3 2 Ndërkaq Jozueu dërgoi njerëz nga Jeriko në Ai, që është afër Beth-Avenit, i cili ndodhet në lindje të Bethelit, dhe u tha atyre: «Ngjituni për të vëzhguar vendin». Kështu njerëzit u ngjitën për të vëzhguar Ain. 3 Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanë: «Nuk është e nevojshme të ngjitet tërë populli; por le të ngjiten dy mijë a tri mijë burra për të sulmuar Ain; mos e lodh tërë popullin, sepse ata të Ait janë të paktë në numër». Ne shikojmë që Jozueu dërgoi disa njerëz që të spiunojnë qytetin tjetër, pra qytetin Ai.Ata u kthyen dhe raportuan që qyteti nuk ishte aq i madh sa Jeriko kështu që nuk ishte e nevojshme të dërgohej një ushtri e madhe. Ata do të kishin nevojë vetëm për dy ose tre mijë njerëz dhe ata do të mund ta kryenin punën. Por për befasinë e tyre, ne lexojmë tek vargu 5 që burrat e këtij qyteti dolën jashtë për të luftuar dhe para se ta kuptonin se çfarë po ndodhte, 36 Izraelitë u vranë. Luftëtarët e Ait i ndoqën ata nga qyteti i tyre dhe zemra e tyre u shkri dhe u bë si uji dhe ata ikën nga frika.Guximi i tyre kishte ikur dhe ata ranë përpara armiqve të tyre.Diçka nuk është në rregull me këtë pamje. Jozueu 7:6-9 6 Jozueu i grisi atëherë rrobat e tij dhe ra përmbys me fytyrë përtokë, përpara arkës së Zotit deri në mbrëmje, ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokën e tyre. 7 Pastaj Jozueu tha: «O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e amorejve për t’u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit! 8 O Zot, ç’mund të them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut të tij? 9 Kananejtë dhe tërë banorët e vendit do ta marrin vesh, do të na rrethojnë dhe do të

zhdukin emrin tonë nga faqja e dheut; çfarë do të bësh ti atëherë për emrin tënd të madh?». Vini re që ata po prisnin për Perëndinë.Ata kishin nevojë për një përgjigje dhe ishin duke e kërkuar Atë.Këtu është një mësim i mirë për t’u mësuar kur gjërat nuk shkojnë ashtu si Fjala e Perëndisë e ka premtuar, ne duhet t’i rishikojmë rrugët tona. Hagai 1:5-7 5 Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: «Mendohuni mirë për sjelljen tuaj! 6 Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rri ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar». 7 Kështu thotë Zoti i ushtrive: «Mendohuni mirë për sjelljen tuaj! Jozueu filloi të lutet dhe të thotë: “Përëndi, a na solle këtu që të mposhtemi përpara armiqve tanë? Ne do të ishim më mirë po të mos kishim kaluar Jordanin.Çfarë t u them këtyre njerëzve tani? Fitorja e Jerikos u harrua shumë shpejt përpara këtij dështimi. Kështu ndodh shpeshherë në jetët tona. Ne përjetojmë një fitore dhe pastaj kur ndeshemi me kundërshtime dhe probleme, ne pyesim veten pse Perëndia na ka zhgënjyer. Ne nuk kemi nevojë të qëndrojmë në dekurajim, ne duhet të kërkojmë Perëndinë dhe të kërkojmë përgjigjet nga Ai.Perëndia është akoma aty për ne. Ne duhet të flasim me Të dhe të kuptojmë së çfarë po ndodh. Jozueu nuk e dinte që dikush kishte mëkatuar dhe kishte prekur gjënë e mallkuar apo të përkushtuar, por Perëndia e dinte këtë gjë. Mua më pëlqen shumë përgjigja që Perëndia dha tek: Jozueu 7:10-12 10 Por Zoti i tha Jozueut: «Çohu! Pse rri përmbys me fytyrë përtokë? 11 Izraeli ka mëkatuar; ata kanë shkelur besëlidhjen që u kisha porositur; kanë marrë madje gjëra të caktuara për shfarosje, kanë vjedhur dhe kanë gënjyer; dhe pastaj i kanë vënë midis plaçkave të tyre. 12 Prandaj bijtë e Izraelit nuk mund t’u bëjnë ballë armiqve të tyre, dhe kanë kthyer kurrizin para tyre, sepse janë bërë ata vetë të mallkuar. Unë nuk do të jem më me ju, në


8 rast se nuk shkatërroni gjërat e caktuara për shfarosje midis jush. Ky është një biznes serioz. Perëndia tha, “Ju keni marrë atë që më përket mua dhe e keni fshehur midis gjërave tuaja. “Akani kishte trajtuar plaçkën sikur të ishte argjend dhe ar i thjeshtë por nuk ishte ashtu - ajo plaçkë ishte përkushtuar Zotit. Ata prekën diçka që ishte e shenjtëruar dhe kjo u kushtoi atyre. Ata supozohej të ishin të bekuar por tani ishin duke vepruar nën mallkim. Mbani mend që Perëndia e merr dhënien e të dhjetës personalisht. Ne duhet të kontrollojmë jetën tonë dhe ta pyesim veten, “A e marrim edhe ne këtë gjë personalisht? A është dhënia e së dhjetës po aq e rëndësishme për ne sa është edhe për Perëndinë?”Kur ne shikojmë më tej në këtë histori ne gjejmë që Perëndia u tha që ata duhet të merreshin me këtë situatë. Vini re frytin që prodhohet kur njerëzit e Perëndisë prekin atë që i përket Atij. 12 Prandaj bijtë e Izraelit nuk mund t u bëjnë ballë armiqve të tyre, dhe kanë kthyer kurrizin para tyre, sepse janë bërë ata vetë të mallkuar. Unë nuk do të jem më me ju, në rast se nuk shkatërroni gjërat e caktuara për shfarosje midis jush. Kjo është një zbulesë e fuqishme! Ju mund ta shikoni që Perëndia e merr dhënien e së dhjetës personalisht.Kur Izraeli e preku të dhjetën,Perëndia largoi bekimet e Tij nga jetët e tyre. Ne kemi nevojë të kuptojmë që kjo është një gjë serioze. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të injorojmë Fjalën e Perëndisë në këtë fushë.Nëse ne duam bekimet e Tij në jetët tona atëherë ne duhet të mësojmë që ta nderojmë Atë me të dhjetën. Perëndia i tha Jozueut, “Ju duhet të gjeni personin që e ka bërë këtë gjë dhe të merreni me të.” Jozueu filloi menjëherë kërkimin dhe mori në pyetje njerëzit. Ai u drejtua drejt Akanit dhe i tha atij, “Thuaj të vërtetën, çfarë ke bërë?” Pastaj Akani, tek vargu 20, e pohoi mëkatin e tij. Ai i tha Jozueut, “Kur hyra në qytet pashë disa rroba të bukura dhe ca argjend dhe një shufër ari dhe pata një dëshirë të madhe për to. Kur lexojmë pjesën tjetër të kapitullit ne shikojmë se kjo i kushtoi Akanit dhe familjes së tij gjithçka.Unë e di që ky dënim duket sikur ishte tepër i rëndë dhe në fakt ashtu ishte.Por Perëndia duhet t’i tregonte tërë kombit të Izraelit çmimin e mosbindjes dhe në qoftë se ata do të preknin gjënë e mallkuar (të përkushtuar) do të ishin nën mallkim dhe do të përballeshin me gjykimin.

Gazeta e Kishës Rreze Drite Jozueu 7:24-26 24 Atëherë Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrën prej ari, bijtë dhe bijat e tij, qetë e tij, gomarët e tij, delet e tij dhe të gjitha gjërat që i përkisnin, dhe i ngjiti në luginën e Akorit. 25 Dhe Jozueu tha: «Pse na vure në telashe? Zoti do të të vërë në telashe ty sot!». Dhe i tërë Izraeli e vrau me gurë; dhe pasi e vranë me gurë, e dogjën në zjarr. 26 Pastaj ngritën mbi të një grumbull të madh gurësh, që ekziston edhe sot. Kështu Zoti u qetësua nga rrëmbimi i zemërimit të tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit. Ata vendosën një monument prej gurësh mbi trupat e tyre për t’iu kujtuar njerëzve se sa e rëndësishme është që t’i bindemi Perëndisë.Ata e quajtën atë vend Akor,që do të thotë i trazuar, ose të trazosh ose ta përziesh ujin.Kur Akani e pa plaçkën dhe vodhi nga Perëndia, atij as që i kishte shkuar ndërmend se çfarë do të mund të ndodhte pas kësaj.Por ai e trazoi familjen e tij dhe kombin e tij. Ne duhet të kuptojmë që kjo besëlidhje e së dhjetës është shumë e rëndësishme. Unë jam shumë i sigurt për këtë - kur tërë Izraeli pa atë që ndodhi asnjëri prej tyre nuk do të ndiqte rrugën e Akanit. Ata nuk do ta lejonin atë mëkat në familjet e tyre. Çfarë bëri Akani? Ai preku gjërat që ishin të mallkuara ose të përkushtuara Perëndisë. Ajo që është e ndarë veças si një gjë e mallkuar ose si një gjë e përkushtuar Perëndisë bëhet mallkim për ne kur ne e prekim ose bëhemi pjestarë të saj.Çfarë ne duhet të kuptojmë është kjo: që Jeriko ishte e dhjeta e Tokës së Premtuar. E tërë plaçka duhej të veçohej për Perëndinë. Perëndia kishte një qëllim me këtë gjë. Ai u dha një fitore të mbinatyrshme në këtë qytet duke rrëzuar muret e tij në atë mënyrë. Pastaj Perëndia rezervoi plaçkën për thesarin e Tij. Ai po bënte një deklaratë në Izrael. Ai dëshironte që ata ta dinin që Ai dhe vetëm Ai ishte Perëndia i tyre, Ai ishte burimi i tyre. Ata nuk duhej të shikonin tek asnjë njeri për jetët e tyre sepse Ai do të kujdesej për ta. Ata duhej ta mësonin këtë në mënyrë që të mund ta zotëronin Tokën e Premtuar dhe të jetonin jetë të shenjta dhe të ndara nga mëkati. Unë dua që ju të kuptoni çfarë po them. Perëndia dëshiron që përmes kësaj ngjarjeje ne të dimë se e dhjeta i përket Atij dhe ne kemi nevojë që ta nderojmë Atë me të dhjetën tonë.

Fjalët e Urta 3:9-10 9 Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke; 10 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht Unë nuk jam duke thënë që kjo gjë do t’ju kushtojë me jetën tuaj dhe që ju do të humbisni gjithçka nëse ju nuk jepni të dhjetën. Por ne duhet të mendojmë për atë që jemi duke bërë. Shumë njerëz janë të rilindur dhe janë duke i shërbyer Zotit por nuk janë duke u begatuar. Dënimi ynë mund të mos jetë aq i rreptë sa i Akanit por shumë janë duke humbur bekimet e mëdha që Perëndia ka për ta sepse ata kanë prekur gjërat e mallkuara ose të përkushtuara. Ne duhet t’i shqyrtojmë jetët tona dhe të sigurohemi që po e adhurojmë Perëndinë me të dhjetën. E dhjeta është dhjetë përqindshi, është fryti i parë dhe ajo është e shenjtë. Një gjë që ne shohim qartë është se Perëndia e merr të dhjetën në mënyrë personale. Ne gjithashtu duhet ta kuptojmë këtë të vërtetë. Njerëzit më kanë thënë, “Perëndia zotëron gjithçka. Pse është kjo gjë kaq e rëndësishme?” A është e vështirë që të gjitha gjërat t’i përkasin Perëndisë? Ai deklaron që tërë toka dhe të gjithë njerëzit janë të Tij. Psalmi 24:1 Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë në të, bota dhe banorët e saj. Ne duhet të kuptojmë zotërimin e Perëndisë por e dhjeta është ajo çfarë Ai e ka ndarë veças si të Tijën dhe e ka shpallur të tillë dhe Ai pret që ne ta nderojmë me të. Nëse ne jemi të kujdesshëm që ta adhurojmë Perëndinë me të dhjetën tonë, Ai do të na tregojë se si të jemi kujdestarë të mirë të pjesës tjetër të gjërave që ne kemi. Le ta vazhdojmë historinë pasi ajo nuk mbaron me kaq. Perëndia nuk kishte përfunduar akoma. Edhe pse Atij i duhej të administronte gjykimin kjo nuk do të thotë që Ai e kishte braktisur popullin e Tij. Jozueu 8:1-2 1 Pastaj Zoti i tha Jozueut: «Mos ki frikë dhe mos u tmerro. Merr të gjithë luftëtarët e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unë po të jap në dorë mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij. 2 Dhe do t’u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.

28 Nentor 2012 Vini re që Perëndia tha, “Mos ki frikë dhe mos kërko për ndonjë rrugë tjetër. Unë jam burimi juaj dhe mbrojtja juaj.Unë dua që ti t’i mbledhësh ushtarët së bashku dhe ta sulmosh atë vend.” Vini re çfarë tha Ai, “Unë ta kam dhënë në duart e tua.”(përkthimi në origjinal). Këto janë të njëjtat fjalë që Ai i tha Jozueut në lidhje me Jerikon. Haleluja! Ne nganjëherë gabojmë dhe Perëndia duhet të merret me ne e të na korrigjojë por premtimet e Tij janë akoma të vërteta. Ne duhet të pendohemi dhe të kthehemi sërish në rrugën e drejtë dhe Perëndia do të na bekojë ndërsa ne e bëjmë këtë. Perëndia ia kishte thënë Jozueut, “Ti do t’i bësh Ait dhe mbretit të tij të njëjtën gjë që ia bëre Jerikos dhe mbretit të tij. “Por ka një ndryshim. Plaçka dhe bagëtia do të jetë e juaja.” Kur ne lexojmë pjesën tjetër të kapitullit 8 ne shikojmë që Perëndia ia dha Jozueut planin e betejës dhe ata patën një fitore të madhe atë ditë. A mund të shikoni diçka këtu? Nëse Akani do të ishte i durueshëm dhe i bindur ndaj Perëndisë ai do të hynte në fushën e begatisë aq të madhe sa nuk do ta kishte imagjinuar dot. Vetëm për disa ditë ai do të mund të merrte pjesë nga plaçka e Ait dhe atë të shumë qyteteve të tjera. Perëndia nuk po mbante asgjë nga ai. Ai dëshironte që ta mësonte Akanin si të begatohej në mënyrën e duhur - duke e nderuar Atë me të dhjetën. Ne mund të shikojmë nga kjo histori që Jeriko ishte e dhjeta e Tokës së Premtuar dhe se nëse Izraeli do ta kishte adhuruar Perëndinë me frytet e para, atëherë armiqtë e tyre do të kishin rënë para tyre.Kjo gjë është e vërtetë në jetën tonë gjithashtu. Le ta mësojmë këtë të vërtetë të së dhjetës dhe të begatohemi në gjithçka që bëjmë.Mbani mend që Perëndia e merr të dhjetën në mënyrë personale. Pse do t’i përfshinte Perëndia paratë dhe gjërat materiale si adhurimin tonë ndaj Tij? A mund të jetë që Perëndia e di se paratë janë zbuluesi i gjërave të fshehta? Perëndia e di që paraja është afër zemrës së njerëzimit dhe Ai e përdor atë për ta vendosur çështjen e Zotërimit në jetën tonë.Paraja zbulon se kush është Perëndia i vërtetë në jetën tonë. Nëse ne nuk mund t’i bindemi Perëndisë kur vjen çështja tek paratë atëherë në jetën tonë është e nevojshme të ndodh një ndryshim. Paraja është një ndikues dhe motivues i madh. Paraja ka drejtuar më shumë vendime në këtë botë se çfarë mund t’i ketë shkuar ndërmend edhe vet Frymës së Shenjtë. Perëndia përdor paranë për të vënë në provë pastërtinë e jetëve tona.

PSE PERËNDIA PËRDOR PARANË? 1. Ne jemi njerëz që harrojmë. Ligji i Përtërirë do të thotë “dhënia e dytë e ligjit”.Moisiu e shkroi këtë libër për t’i kujtuar Izraelit se çfarë Perëndia kishte thënë.Dyzet vjet kishin kaluar dhe ata po bëheshin gati që të hynin në Tokën e Premtuar dhe Perëndia u tha, “Është koha për një leksion të ri.” Tek kapitujt 1-3 Ai i jep Izraelit një leksion historie dhe pastaj tek kapitulli 4 Ai fillon duke iu dhënë ligjin sërish. Unë dua që të përqëndrohemi tek kapitulli 8. Këtu Moisiu u kujton atyre që të mbajnë mend urdhërimet e Perëndisë dhe bekimet e Tij. Ligji i Përtërirë 8: 6-11 6 Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën; 7 sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet; 8 një vend me grurë dhe elb, me vreshta, me fiq dhe shegë, një vend me ullinj që japin

vaj dhe me mjaltë; 9 një vend ku do të hash bukë sa të duash, ku nuk do të të mungojë kurrgjë; një vend ku gurët janë hekur dhe ku do të rrëmosh bakër nga malet. 10 Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë. 11 Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të të japë; Ne mund ta zbatojmë këtë gjë në jetën tonë. Perëndia na ka bekuar dhe është e rëndësishme për ne që ta kujtojmë dhe ta nderojmë Atë. Si mund ta bëjmë këtë gjë? Duke iu bindur Fjalës së Tij dhe duke e nderuar Atë me të dhjetën. Nëse ne do ta jepnim të dhjetën në mënyrën si Bibla na mëson, ne do të kishim gjithmonë një kujtesë të Perëndisë sonë- atë çfarë Ai është dhe çfarë ka bërë në jetën tonë. Dhënia e të dhjetës është frymërisht e shëndetshme.

2. Ne shpërqendrohemi shumë lehtë. Në të natyrshmen ne jemi të prirur drejt kopracisë dhe lakmisë, që është idhujtari. Mateu 6:24 24 Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse, ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i ngjitet njërit dhe do ta përçmojë tjetrin; nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit. Kur ne vendosim Perëndinë në vendin e parë të jetës sonë duke dhënë të dhjetën, ne tregojmë varësinë tonë tek Perëndia dhe ne vendosim që Ai është Perëndia ynë. Kjo do të na ndihmojë që t’i mbajmë përparësitë siç duhet në jetë. Dhënia e së dhjetës mban zemrën tonë në vendin e duhur. 3. Dashuria për para mund ta shkatërrojë jetën tonë. Vini re që nuk është paraja por dashuria për paranë që është e keqe.Ti mund të kesh dashuri për paranë dhe të jesh i varfër.

1 Timoteu 6:9-10 9 Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në humbje dhe rrënim. 10 Sepse lakmia për para është rrënja e të gjitha të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e tejshpojnë veten e tyre me shumë dhimbje. Apostulli Pal na paralajmëroi për qëndrimin e gabuar ndaj parasë. Nëse ne do ta nderojmë Perëndinë me të dhjetën tonë, paraja kurrë nuk do të jetë një gjë që na merr dashurinë në jetën tonë por një vegël që ne përdorim për ta bërë vullnetin e Perëndisë. Të dhënurit e së dhjetës na ndihmon ta mbajmë jetën tonë të ekuilibruar dhe të fortë. Mbani mend që Perëndia e merr dhënien e së dhjetës në mënyrë personale dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

28 Nentor 2012

9

PA L AU A S S O C I AT I O N N E W S Churches in Tirana reached thousands of fellow citizens with a message of hope through TiranaFest with Luis Palau. ​(Tirana, Albania) Just over two decades after the fall of Communism and state-imposed atheism in Albania, local churches and Luis Palau collaborated to proclaim the Good News of Jesus Christ to more than 20,000 people at Tirana’s Mother Teresa Square. TiranaFest with Luis Palau, a massive evangelistic campaign, took Albania s capital city by storm September 22-23. The square resounded with live music; an extraordinary stunt show by skate, BMX, and motocross athletes; a program just for kids; and clear presentations of the Good News by Luis Palau and partner evangelists. “This was totally different…something that has never happened in Tirana,” Pastor Paulin Vilajeti of Albania Christian Center said. “Because people were attracted by different events. I believe and I hope that God touched different generations – from children to the old people.” TiranaFest’s central message permeated all festival activities, with Christian speaker and BMX pro Vic Murphy sharing the Gospel at each stunt show and Reverend James T. Meeks leading the Salem Baptist Choir in astounding praise music. Local church leaders acknowledged the campaign as one of the largest faith gatherings – and the largest movement of churches – Albania has ever seen. TiranaFest offered them a unique opportunity to spread the message of Jesus across the public sphere, timed to coincide with the nation’s 100-year anniversary of independence. “I think it’s historic,” Toni Gogu, an attorney and chair of TiranaFest’s organizing committee, said. “For the first time, we have had the elites of Albanian society – the business community, the political community – being

TiranaFest Impact Report

addressed in such a genuine way with the Good News of salvation.” Though relatively small in number (approx. 3,500), the city’s church leaders and congregants alike boldly reached out to their countrymen and helped lead 2,300 people in public decisions for Jesus Christ. Days before the festival, Luis met and prayed with government and faith leaders, including the archbishop of the Roman Catholic Church and Tirana’s mayor, Lulzim Basha. The latter attended the festival Saturday and offered his welcome and support for TiranaFest from the main stage. A late addition to the Palau team’s 2012

calendar, TiranaFest defied expectations as publicity swept throughout the city and the nation’s top three TV networks carried the story for several days. “Since 1985, I have loved Albania, I have read about Albania, and I always dreamt that someone would invite me,” Palau said. For three months prior to the festival, Tirana’s churches performed a Season of Service to bless the city through medical clinics, dental clinics, and other community projects. “We started a dialogue. We started asking the mayor and the municipality how we can help,” Gogu said. “TiranaFest did this. TiranaFest brought the Church to the city, and

brought the city to the Church. We put two feet to our faith; we proclaimed the Gospel and showed compassion and love for the city.” The Palau team is currently working with local churches to follow up with each new believer and connect them with a church in their area. Evangelist Luis Palau has brought a message of hope through faith in Jesus Christ to more than 1 billion people through radio, television, and other media. He is the author of more than 40 books and countless articles on issues of faith. For more information, visit www.palau.org.

SHKBSH-Shoqeria Kristiane e te Burgosurve te Shqiperise. Midis projekteve te ndryshme qe kjo organizate ka prej vitesh,ne ndihme te te denuarve ne Shqiperi,tashme prej tre vjetesh ka nje projekt per punesimin e te denuarve qe lirohen. Ky projekt konsiston ne asistencen direkte qe ju jepet personave qe dalin nga burgjet,per gjetjen e nje pune,ndermjetesimin dhe trajnimin per t’i aftesuar keta persona qe te behen te gatshem dhe te afte per pune. Ne kete kuader Shkbsh,fale eksperiences qe ka marre gjate ketyre viteve ne fushen e punesimit, duke studiuar tregun e punes,ka realizuar nje material mbi ceshtjet e punesimit me 5 tema kryesore,qe mund t’ju vije ne ndihme shume anetareve te kishave qe per momentin jane pa pune. Keto materiale mund te shfrytezohen ne formen e nje trajnimi qe zhvillohet prane Shkbsh. Gjithashtu pjese e trajnimit tone,eshte edhe nje test I shkurter (vete-studim) qe ju ndihmon te zbuloni me teper prej pikave tuaja te forta personale ne raport me punen.Pjesemarrja ne kete trajnim kushton 3500 leke te reja.

“Puna ime dhe une” Trainim 1-javor gjithsej 15 ore Trainim mbi aftesimin praktik per gjetjen e punes.

Çeshtje te punesimit me tema si: Keshilla si te ruajme vendin e punes.

Nje ndihme per studimin e vetes. Zbulim i aftesive dhe pikave te forta personale. Adresa: Rr. Musa Agolli nr 35, Tirane

Si te kerkojme per pune? Si te aplikojme per pune? Si te sillemi gjate intervistes? Si te shkruajme nje CV? Si te marrim nje pune ne dorezim?

Trajnim i udhehequr nga Shoqeria Kristiane e te Burgosurve Shqiptare Tirane, 2012

Cel. 068 20 19 860, 068 60 68 660


Gazeta e Kishës Rreze Drite

10

Day, 01-07 may 2012

Beko Shqipërinë Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve. Bëhu një sponsor! Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve mbështet femijët romë, egjyptian dhe shqiptarë të familjeve shumë të varfëra në Zonën e Kishëmbjelljes së Kishës Rreze Drite: • • • •

Familjet do të marin ushqim dhe rroba Fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë Familjet nuk do të kenë nevojë të dalin të lypin në rrugë Fëmijët nuk do të cohen në një shtëpi për fëmijë, por do të rriten në shtëpitë e tyre

A dëshiron të ndihmosh dhe të sponsorizosh një fëmijë të varfër? Bëhu një sponsor për € 30 / £25 / $40 / 4000 leke në muaj për një fëmijë.

Si funksionon Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve: • Pastori i kishës lokale ose personi i kontaktit i kishëmbjelljes con kontributin mujor të sponsorit te familjet e varfra. Ata gjithashtu i inkurajojnë këto familje me fjalën e zotit dhe luten me ata për nevojat e tyre, si dhe i inkurajojnë që të vijnë në takimet në kishë. • Një fëmijë zakonisht sponsorizohet për 8 vjet; pas 8 vitesh sponsorit i propozohet një fëmijë tjetër. • Personi i kontaktit ndihmon familjet të gjejnë mundësi për të mbështetur veten.

Lidhja personale: • • • •

Ju do të merrni informacione dhe nje certifikatë me fotografi të fëmijës. Cdo vit do të merrni një raport vjetor dhe nje fotografi. Është e mundur të keni korrespondencë me fëmijën që ju sponsorizoni. Gjithashtu është e mundur të vizitoni fëmijën që ju sponsorizoni.

Beko Shqipërinë, Programi për Sponsorizimin e Fëmijëve filloi në 21 qershor 2011 gjatë “Konferencës Ndërkombëtare Verore Beko Shqipërinë” të Kishës Rreze Drite e mbajtur në Tiranë, Shqipëri 20-24 qershor. Gjatë kësaj konference verore u mor një ofertë financiare për Kampin Veror të Krishterë të Kishës Rreze Drite në të cilin përfituan fëmijë me kombësi romë, egjyptianë dhe shqiptarë.

Misioni ynë Vizioni Qiellor është misioni jonë tokësor: Të sjellim bekimin e Atit tonë qiellore te cdo shpirt shqiptar (veprat 3:25-26) Të sjellim premtimin e Atit qiellor te cdo njeri I rilindur ne Shqipëri (veprat 1:4)


28 Nentor 2012

Gazeta e KishĂŤs Rreze Drite

11


Gazeta e Kishës Rreze Drite

12

Kisha «Fjala

e Jetës» Takimet e Kishës : Të dielën, ora 10:00 Të mërkurën, ora 17:00 Takimi i fëmijëve : Të Shtunën 16:00

Shkolla e dishepujve : Një javë/çdo muaj Kalo një vit me Fjalën e Zotit dhe aventurën tënde personale me Jezusin Kursi Alfa : Të Premten, ora 19:00

Kopshti i krishterë: Çmimi 2500 Lekë Sistem Amerikan « A- Beka» Shërbesa në fshatra: Grabian : Të Shtunën, ora 17:00 Për lutje dhe pyetje të ndryshme na shkruani tek adresa e emalit:

28 Nentor 2012

pastorerioni@fjalaejetes.org ose Cel: 0686068629 Kisha «Fjala e Jetës» Ju mirëpret. Atje ku jeta ndryshon dhe merr kuptim.

Lutje ekstravagante: nje celes per te pare levizjen e Perendise ne jetet dhe trojet tona. Vazhdo me tej leximin ne lidhje me lutjen dhe agjerimin qe do te mbahet nga 7-27 Janar 2013. Bashkoju 76 kishave ne Shqiperi, te cilat jane tashme pjese e Rrjetit te Lutjes, duke i kerkuar Perendise te thyeje pengesat ndaj ungjillit dhe qe te levize ne menyre te fuqishme ne vendin tone. Per me shume informacion shikoni ne:

www.lutje.org/Danieli Gjtihashtu planifikoni te bashkoheni me Rrjetin e Lutjes, te Dielen ne 6 Janar, ora 17:00-19:00 tek Kisha e Perendise ne Tirane, ndersa hapim periudhen e Agjerimit te Danielit, me nje kohe lutjeje te perqendruar pergjate 3 javeve te para te vitit te ri- 7-27 Janar 2013. (Per te mesuar me shume rreth kesaj ju lutem vizitoni webfaqen e mesiperme.) (English) Extravagant Prayer: a key to seeing a movement of God in our lives and in our land. Read on to learn about a time of prayer and fasting which will occur January 7-27, 2013. Join 76 churches in Albania who are already part of the Prayer Network, asking God to break down barriers to the gospel and move mightily in our country. For more information see:

www.lutje.org/Danieli Plan on joining the Prayer Network on Sunday, January 6, 5-7PM, Kishe e Perendise, Tirana, as we kick off the beginning of a Daniel Fast with intensive prayer during the first 3 weeks of the new year — January 7-27, 2013. (For more information, see the website above.)


Sponsorizo nje Kishëmbjellje Gazeta e Kishës Rreze Drite

28 Nentor 2012

13

Kishëmbjellja është puna e Frymës së Shenjtë, Për të mbjellë Pemën e jetës brenda në Zemren e Njeriut Pema e Jetës është një pemë Hyjnore… Program I kishëmbjelljes është procesi I mbjelljes së një peme hyjnore në cdo qytet dhe fshat te Shqipërisë dhe në cdo njeri. Pema e Jetës është JESUS KRISHTI! Pastor Gentjan Dervishaj

Beko Shqipërinë Program I Sponsorizimit Të Kishëmbjelljes Të Bëhesh Një Sponsor Programi I sponsorizimit të kishëmbjelljes mbështet fëmijë romë, egjyptian dhe shqipëtarë, si dhe të rinjtë në familjet më të varfëra të zonës Se Kishëmbjells Së Kishës Rreze Drite, Shqipëri. Dëshironi të ndihmoni dhe të sponsorizoni një kishëmbjellje në Shqipëri? Behuni një sponsor për 400€ / 300£ / 500 $ / 50.000 leke te reja në muaj për kishëmbjelljen.  Si funksionon program I sponsorizimit të kishëmbjelljes: Cfarë duhet për të filluar një kishë të re: Cdo kishë do të kushtojë mesatarisht 4,800 - 6,000 dollarë për 6 muaj që të fillojë.Kjo është një shumë e vogël duke patur parasysh ndikimin që do të ketë mbi qytetin. Dhuro ne Fondet do të përdoren në këto mënyra: Raiffeisen Bank in Albania ----------------------------------------------- 1. Do të sigurohet një system I mirë për kishën e re. SWIFT Code SGSBALTX 2. Do të merrret me qera një ndërtesë e mirë në një zonë të qytetit, në të cilën mund të udhëtosh lehtë. Kjo është zakonisht një qendër kulturore që është marë me qera gjatë kohës së shërbesës së kishës. Beneficiary NAME : 3. Reklamimi i kishës së re. Qëllimi ynë është të cojmë një literature në cdo shtëpi të qytetit 3 herë në vit duke I ftuar ata në kishë. Kjo do të bëhet nga antarët e kishës fillestare dhe anëtarët e kishave të qyteteve të tjera. SHOQATA “KIsha Rreze Drite Tirane “ 4. Pagesa e pjesshme e pastorit të ri. Kjo do të zgjasë gati 6 muaj. 5. Materialet mesimdhënëse për kishën dhe një trajnim për pastorin e ri. Bank Account # in US Dollar : 8001503515 IBAN: AL56202110130000008001503515  Një kishëmbjellje sponsorizohet zakonisht për tre vite e gjysëm; pas tre viteve e gjysëm sponsorit do ti propozohet nje kishëëmjellje tjetër. Bank Accout # in GBP :8004503515  Pastori local apo kishëmjellësi do të ndihmojë familjet dhe anëtarët e rinj të kishës të bëhen dishepuj dhe të shohin për IBAN: AL03202110130000008004503515 mundësi që ta mbështesin vetë kishën nga ofertat dhe një e dhjeta. Bank Account # in EURO : 8000503515 Lidhja personale: IBAN: AL09202110130000008000503515  Ju do të merni informacion të shoqëruar me fotografi ose video të qytetit apo fshatit ku do të mbillet kasha.  Ju do të merni cdo vit një raport vjetor ne foto dhe video. BanK Account # in Alb Lekë : 0100503515  Ju do të keni mundësi të keni korrespondencë me pastorin apo drejtuesin e kishëmbjelljes.  Ju do të keni të mundur të vizitoni kishëmnjelljen që sponsorizoni në fushën e misionit dhe të beheni pjesë e shpërndarjes BanK Account # in Alb Lekeë: 0101503515 mujore. Aktualisht janë të projektuara 4 kishëmbjellje: Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë kemi 2 Kishëmbjellje.


Gazeta e Kishës Rreze Drite

14

Kryeministrat nga viti 1912 deri më sot Sali Berisha 17 shtator 2009 - në vazhdim Sali Berisha 10 shtator 2005 - 17 shtator 2009 Fatos Nano 29 Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005 Fatos Nano 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003 Pandeli Majko 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002 Ilir Meta 6 shtator 2001 – 29 janar 2002 Ilir Meta 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001 Pandeli Majko 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999 Fatos Nano 25 korrik ’97 – 23 prill 1998 Bashkim Fino 11 mars ’97- 24 korrik ’97 Qeveria e Pajtimit Kombëtar Aleksandër Meksi 11 korrik 1996 – 1 mars 1997 Aleksandër Meksi 13 prill 1992 –10 korrik 1996 Vilson Ahmetit 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992 Qeveri teknike Ylli Bufi 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991 Qeveria e stabilitetit Fatos Nano 11 maj – 4 qershor 1991 Fatos Nano 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991 Adil Çarçanit 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991 Adil Çarçanit 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987 Adil Çarçanit 15 janar 1982- 23 nëntor 1982 Mehmet Shehu 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981 Mehmet Shehu 28 tetor 1974 – 26 dhjetor 1978 Mehmet Shehu 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974 Mehmet Shehu 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970 Mehmet Shehu korrik 1962- 13 shtator 1966 Mehmet Shehu 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962 Mehmet Shehu 20 korrik 1954 –21 qershor 1958 Enver Hoxha 22 mars 1946 – 1 tetor 1948 Enver Hoxha 23 tetor 1944 – 21 mars 1946 Ibrahim Bicakciu 6 shtator – 25 tetor 1944 Fiqri Dine 18 korrik – 28 gusht 1944 Rexhep Mitrovica 5 nëntor 43 – 16 qershor 44 Ekrem Libohova 11 maj 1943 – 10 shtator 1943 Maliq Bushati 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943 Ekrem Libohova 18 janar – 11 shkurt 1943 Mustafa Kruja 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943 Shefqet Verlaci 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941 Kostaq Kota 9 nëntor 1937 – 7 prill 1939 Mehdi Frasheri 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936 Pandeli Evangjeli 11 janar 1933 – 16 tetor 1935 Pandeli Evangjeli 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932 Pandeli Evangjeli 6 mars 1930 – 11 prill 1931 Kostaq Kotta 14 janar 1929 – 5 mars 1930 Kostaq Kotta 5 shtator 1928 – 13 janar 1929 Ahmet Zogu 11 maj 1928 – 1 shtator 1928 Ahmet Zogu 26 tetor 1927 – 10 maj 1928 Ahmet Zogu 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927 Ahmet Zogu 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927 Ahmet Zogu 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925 Ahmet Zogu 6 janar 1925 – 31 janar 1925 Iliaz Vrioni 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925 Fan Noli 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924 Iliaz Vrioni 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 Shefqet Verlaci 30 mars 1924 – 27 maj 1924 Ahmet Zogu 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924 Xhafer Ypi 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922 Idhomen Kosturi 12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921 Hasan Prishtina 7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921 Z. Koculi 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921 Pandeli Evangjeli 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921 Iliaz Vrioni 11 korrik 1921 – 16 tetor 1921 Iliaz Vrioni 19 nëntor 1920 - 1 korrik 1921 Sulejman Delvina 30 janar 1920 - 14 nëntor 1920 Turhan Pasha 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920 Esad Toptani 17 shtator 1914 – 27 janar 1916 Turhan Pasha 28 maj 1914 – 3 shtator 1914 Turhan Pasha 15 mars 1914 – 20 maj 1914 Ismail Qemali 4 dhjetor 1912 – 24 janar 1914. Burimi: Arkivi i Shtetit

28 Nentor 2012

Qeveritë e formuara nga viti 1912 deri në 2005

Hyrje

Fillimi i shekullit XX e gjen Shqipërinë nën administrimin e Perandorisë Osmane. Por, përmes kryengritjeve antiosmane, sidomos ato të viteve 1909 – 1912, në Shqipëri, ky administrimim kishte nisur të tkurrej. Në 14 tetor 1912, një grup politikanësh shqiptar organizuan në Shkup një mbledhje nga ku njoftuan fuqitë e mëdha se shqiptarët nuk pranonin pushtimin e tokave të tyre nga fqinjët ballkanikë. Ndërkohë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kryesuan nismën për krijimin e një komiteti drejtues që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Kulmi i i këtyre ngjarjeve ishte Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e Xhemil Vlorës, ku do të ngrihej më pas në 28 nëntor flamuri kombëtar. Kryetari i Kuvedit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Europë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive. Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër dhe i jepet e drejta nga delegatët të krijojë qeverinë e re. Kjo qeveri u shpall në 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914.

mars 1914. Qeveria e parë e Turhan Pashës, 15 mars 1914 – 20 maj 1914 Pak ditë pas mbërritjes, mbreti Wiedi dekretoi kryeministrin e ri, Turhan Pashën, figurë e rëndësishme politike në perandorinë osmane. Këto zhvillime përkojnë me njohjen e Shqipërisë si shtet nga të 6 superfuqitë. Qeveria e dytë mbretërore e Turhan Pashës, 28 maj 1914 – 3 shtator 1914 Rikonfigurimi i qeverisë erdhi pas largimit nga qeveria i numrit dy të saj, Esat Pashë Toptanit, si pasojë e konfliktit të tij me mbretërinë, përgjatë periudhës së kryengritjes në jug të Shqipërisë, zonë e kërcënuar nga pushtimi grek. Në 3 shtator 1914 largohet mbreti Wied. Vjena nuk e mbështeti atë, me justifikimin se nuk kishte arritur të drejtonte vendin mirë dhe kishte krijuar përcarjen mes shqiptarëve dhe krahinave të saj. Në këto kushte, atij i mbetej vetem largimi.

Në 14 nëntor 1920 Sulejman Delvina jep dorëheqjen, pas konflikteve të mëdha në kabinetin qeveritar. Qeveria e parë e Iliaz Vrionit, 15 nëntor 1920 – 1 korrik 1924 Pas dorëheqjes së Delvinës, në detyrë vjen Iliaz Vrioni. Qeveria e koalicionit e Iliaz Vrionit , 11 korrik – 16 tetor 1921 Gjendja e vështirë e krijuar për shkak të ndërhyrjes jugosllave në 1921, bëri që qeveria e kryesuar nga Iliaz Vrioni të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte formimin e një qeverie të koalicionit, e përbërë nga dy forca politike; Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Serish në krye të qeverisë mbetet Iliaz Vrioni.

Kthimi i Esat Pashë Toptanit dhe qeveria e tij, 5 tetor 1914 – 27 janar 1916.

Qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali, 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914

Fillimi i vitit 1914 solli për qeverisjen e Vlorës vështirësi, kohë kur do të dilte çështja e Beqir Grebenesë, një oficer shqiptar në shërbim të perandorisë osmane, i cili organizoi një komplot, në të cilin bëri protagonist të bisedave të fshehta edhe Ismail Qemalin. Si pasojë, Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës jep dorëheqjen. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani krijon një qeveri, e cila nuk u njoh nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). KNK përfaqësonte pushtetin ekzekutiv të dërguar nga Fuqitë e mëdha, i krijuar në 29 korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve, me synim organizimin e shtetit shqiptar. KNK-ja njohu një unifikim të administratës, ku spikasnin 2 drejtorë Fejzi Alizoti, Drejtor i administratës për pjesën e ish qeverisë së Vlorës dhe Azis Pashë Vrioni, për pjesën e ish qeverisë së Esat Pashë Toptanit. Me këto zhvillime po afronte dhe koha e ardhjes së mbretit. KNK-ja përgatiti ardhjen e mbretit Wilhelm Von Wied, i cili mbërriti në Durrës, bashkë me familjen mbretërore në 7

Duke parë zhvillimet e favorshme për të, Toptani kthehet në Shqipëri dhe merr këtë detyrë. Pas kësaj periudhe vjen Lufta e parë Botërore. Është koha e pushtimit të Shqipërisë, si dhe mbajtja e Traktatit të Londrës, në 26 prill 1915. Në janar 1916, u bënë përpjekje për krijimin e një qeverie apo administrate shqiptare, pas hyrjes së ushtrisë austro-hungareze në vend. Përgjatë 1916 - 1918 krijohet dhe funksionon administrata e përkohshme shqiptare në Shkodër, e kryesuar nga Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Financave. Me përfundimin e Luftës së parë Botërore, pozitat e Italisë në Shqipëri ishin forcuar, duke patur trupa në shumicën e trojeve shqiptare. Italianëve iu kërkua krijimii i një qeverie shqiptare, me mbështetjen e Italisë. Kështu, vjen qeveria e kryesuar nga Turhan Pasha. Qeveria e Turhan Pashës, 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920 Më pas vjen qeveria e Durrësit, por që nuk pati suksesin e duhur në pjesën më të madhe të vendit. Qeveria e Sulejman Delvinës , 30 janar – 14 nëntor 1920 Kongresi i Lushnjës, i mbajtur në 21-30 janar 1920, emëroi një qeveri të re, ku u vendos që të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Tiranës kërkoi mosnjohjen e qeverisë së Durrësit. Në këtë qeveri u vendos për herë të parë nxjerrja e monedhës shqiptare. Pjesë e këtij kabineti ishte edhe Ahmet Zogu.

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921

Duke qenë se as qeveria e koalicionit, edhe pse e bazuar në marrëveshjen që synonte të kënaqte interesat e të gjitha grupeve poltike, nuk arriti ta bënte këtë por shkaktoi pakënaqësi tek shumë politikanë, u formua “bashkimi i Shenjtë”, si shkrirje e partive kryesore politike. Qeveria njëditore e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921 Por as qeveria e “Bashkimit të shenjtë”, nuk mundi të vazhdonte punën gjatë, për shkak të konflikteve të brendshme. Ndaj pas dorëheqjes së Pandeli Evangjelit, një grup politikanësh si Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, etj, bindën më pas Qazim Koculin të formonte një qeveri. Koculi pranoi, me kushtin që në kabinetin e kryesuar prej tij të mos ishte prezent Hasan Prishtina. Por Koculi jep dorëheqjen e papritur brenda ditës. Qeveria e Hasan Prishtinës, 7 – 12 dhjetor 1921 Dorëheqja e papritur e Koculit, detyroi Këshillin e Naltë t’ia besonte mandatin e kryesimit të qeverisë njërit prej protagonistëve të krizës, Hasan Prishtina. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët. Në këto


28 Nentor 2012

kushte, një grup deputetësh shtuan trysninë ndaj qeverisë Prishtina, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

Qeveria kalimtare e Idhomeno Kosturit (12 – 24 dhjetor 1921)

Pas mbetjes bosh të vendit të kryeministrit, Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare, me drejtorë ose ndryshe sekretarë të përgjithshëm, deri në formimin e kabinetit të ri. Qeveria e Xhafer Ypit, 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922 Pas qeverisë kalimtare, Këshilli i Naltë, emëroi qeverinë e re, ku kryeministër u vendos të ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e Xhafer Ypit përkon me zhvillime të reja, si dhe ndryshime të raporteve politike në vend. Qeveria e parë e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924 Në fund të vitit 1922, pozitat politike të Ahmet Zogut, ishin forcuar dukshëm. Si ministër i Punëve të Brendshme, ai kishte treguar vendosmëri dhe energji në detyrën e tij. Duke patur edhe përkrahjen e grupit të pronarëve të mëdhenj, Ahmet Zogu ishte gati të merrte drejtimin e qeverisë. Pas zgjedhjeve për Këshillin e Naltë, ku Xhafer Ypi u zgjodh Këshilltar, në vendin e tij si kryeministër, Këshilli emëroi Ahmet Zogun, i cili kryesonte edhe Partinë Popullore. Qeveria pati gjithmonë marrëdhënie të acaruara me Hasan Prishtinën dhe përkrahësit e tij. Madje, në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, pati një atentat ndaj A. Zogut. Në këto kushte të acaruara, Ahmet Zogu tërhiqet nga drejtimi i qeverisë.

Gazeta e Kishës Rreze Drite quajtën kushtetuese. Në 24 dhjetor 1924 qeveria kryengritëse bie. Qeveria disa ditëshe e Iliaz Vrionit, 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925 Iliaz Vrioni e mban vetem pak ditë postin e kryeministrit dhe jep dorëheqjen në fillim të vitit 1925, si pasojë e konflikteve brenda kabinetit. Rikthimi i Ahmet Zogut dhe qeveria e kryesuar prej tij, 6 – 31 janar 1925 Pas largimit të Iliaz Vrionit, Këshilli i Naltë emëron Ahmet Zogun si kryeministër. Në 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpall Republikën Shqiptare. Pas shpalljes së Republikës, në 31 janar 1925 Kuvendi Kushtetues zgjedh Ahmet Zogun të parin President (në atë kohë quhej Kryetari i Republikës) Kabineti i parë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925 Ndryshimi i formës së regjimit solli krijimin e një kabineti të ri qeveritar. Statusi i ri i shtetit i njihte Kryetarit të Republikës të drejtën për të formuar qeverinë. Kryetari nuk shkonte në çdo mbledhje të qeverisë, përveç rasteve të rëndësishme. Rolin e tij në drejtimin e mbledhjeve por edhe në punët kryesore, e mbulonte Ministri i Drejtësisë. Në këtë funksion, në kabinetin e parë te publikan ishte Petro Poga.

Qeveria e fundit e Pandeli Evangjelit, 11 janar 1933 – 16 tetor 1935 Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 nëntorit 1932 zgjidhet qeveria e re, ku sërish në këtë mandat të ri propozohet Pandeli Evagjeli. Qeveria e kryesuar nga Mehdi Frasheri, 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936 Pandeli Evangjeli, kryeministri veteran, i paraqet Mbretit Zog dorëheqjen, i shtyrë edhe nga politikat e ndërmarra nga Mbreti Zog për rigjallërimin dhe dhënin e një impulsi të ri zhvillimeve. Madje kabineti pasardhes, i kryesuar nga Mehdi Frashëri u quajt ndryshe kabineti i të rinjve.

Kabineti i dytë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927

Në këtë qeveri, Ministër i Drejtësisë u zgjodh Milto Tutulani, i cili do të kryente shpesh edhe detyrat e kryetarit të ekzekutivit. Kabineti i tretë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927. Pas nënshkrimit të paktit me Italinë, kabineti qeveritar dha dorëheqjen për shkak të konflikteve në kabinet. Petro Poga thirret sërish në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe të kryesimit të punëve të qeverisë. Kabineti i katërt i kryesuar nga Ahmet Zogu, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928. Për shkak të mosmarrëveshjeve, edhe ky kabinet me Ministër Drejtësie Petro Pogën, jep dorëheqjen

Kabineti i pestë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 30 mars 1924 – 27 maj 1924 Thellimi i krizës politike në vend dhe pamundësia për të qeverisur, e detyrojnë Verlacin të japë dorëheqjen. Qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 Kjo qeverisje përkon me ngjarjet e kryengritjes së Qershorit 1924. Madje dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje, por një grusht shteti. Me short, u vendos që Fan Noli të zgjidhej Kryeministër. Qeveria gjashtëmujore e Fan Nolit, 16 qershor – 24 dhjetor 1924 Kësaj qeverie i mungonte mbështetja e brendshme, për shkak të zhvillimeve të acaruara politike, por i mungonte edhe njohja ndërkombëtare, pasi shtetet e huaja nuk e

1931 – 7 dhjetor 1932 Kabineti qeveritar dorëhiqet, pas vrasjes së Ministrit të Drejtësisë Vasil Avrami. Por sërish në detyrën e kryeëministrit, edhe në kabinetin e ri, zgjidhet Pandeli Evangjeli

Në këtë qeveri, Ministër Drejtësie ishte Hiqmet Delvina. Zhvillimet e mëpasshme sjellin Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut, 1928- 1939 Në 17 gusht 1928 zhvillohen zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Pozitat e Ahmet Zogut fuqizohen. Në këtë mënyrë, ndryshon edhe forma e regjimit në vend. Asambleja Kushtetuese miraton statusin themeltar të mbretërisë shqiptare. Asambleja u kthye në Parlament dhe vendi shpallet mbretëri kushtetuese. Qeveria e parë mbretërore e kryesuar nga Kostaq Kotta, 5 shtator 1928 – 5 mars 1930 Në këtë perudhë u ndërmorën reforma të mëdha të organizimit të mbretërisë, të shtetit shqiptar dhe të zhvillimit të vendit. Qeveria e Pandeli Evangjelit, 6 mars 1930 – 11 prill 1931 Kabineti Kotta u dobësua dhe u detyrua të japë dorëheqjen në gjysmën e mandatit të tij.Në qeverisjen e re nis reforma agrare e vitit 1930. Qeveria e dytë e Pandeli Evangjelit, 20 prill

Qeveria e fundit e Kostaq Kottës, 9 nëntor 1936 – 7 prill 1939

Mehdi Frashëri paraqet dorëheqjen si kryeministër, pas situatës së krijuar ku shumë deputetë shprehen të pakënaqur nga politika e brendshme e ndjekur prej tij. Ndërkaq, edhe zhvillimet politike ishin të acaruara dhe në Shqipëri trokiti pushtimi fashist Italian. Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944 Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941 Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut. Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943 Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943 Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te shpaloste programin e saj Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943 Kjo qeveri pati jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij. Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943 Libohova vjen sërish në krye të qeverisë . Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943. Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44 Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha.

15 Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944

Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944 Qeveritë e krijuara përgjatë periudhës së diktaturës Komuniste 1944 – vitet ‘91 23 tetor 1944 – 21 mars 1946 - Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Clirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha 18 mars 1946 Kuvendi Popullor riemëron diktatorin si kryeministër, pas kërkesës së këtij të fundit për dorëheqje, për shkak të zhvillimeve të reja politike, dorëheqje që nuk u pranua. Qeveria e parë e PPSH-së 22 mars 1946 – 1 tetor 1948 Kriza e marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, solli pasoja dhe në Shqipëri dhe në kabinetin qeveritar të saj, i cili pësoi ndryshime disa herë, por gjithnjë të kryesura nga diktatori Enver Hoxha, respektivisht në këto vite: 2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948 23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949 17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950 5 korrik 1950 – 5 shtator 1951 6 shtator 1951 – 9 prill 1952 10 prill 1952 – 31 korrik 1953 1 gusht 1953 – 19 korrik 1954 Mandati i parë qeveritar i Mehmet Shehut, krahut të djathtë të diktatorit Enver Hoxha, 1954 – 1958 Në korrik të vitit 1954 diktatori Enver Hoxha paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, me motivacionin; për t’u përqëndruar më tepër në punët e partisë. Vet ai propozoi në postin e kryeministrit M. Shehun, krahun e djathtë të diktatorit. Kabineti Shehu, përgjatë këtij mandate, ka pësuar disa herë ndryshime, në këto periudha kohore: 20 korrik 1954 – 5 qershor 1955 6 qershor 1955 – 3 qershor 1956 4 qershor 1956 – 5 shkurt 1958 6 shkurt 1958 - 21 qershor 1958 Mandati i dytë qeveritar i Mehmet Shehut, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962 Shehu jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por diktatori Enver Hoxha e propozon sërish atë në këtë post. Mandati i tretë qeveritar i Mehmet Shehut 1962- 1966 Kjo periudhë përkon me prishjen e Shqipërisë me sovjetikët dhe forcimi i marëdhënieve më Kinën. Kabineti i Shehut gjatë këtij mandate ka pësuar disa herë ndryshime, sipas periudhës kohore si më poshtë: 23 qershor 1965 – 16 mars 1966 17 mars 1966 – 13 shtator 1966 Mandati i katërt qeveritar i Mehmet Shehut, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970 Mandati i pestë qeveritar i Mehmet Shehut, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974 Mandati i gjashtë qeveritar i Mehmet Shehut, 1974 - 1978 Ky kabinet pësoi disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore 28 tetor 1974 – 11 nëntor 1976 12 nëntor 1976 – 26 dhjetor 78 Mandati i shtatë dhe i fundit qeveritar i Mehmet Shehu, krahut të djathtë të diktatorit 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981 Këtë mandat Shehu nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të vetëvrasjes së tij të mistershme . Kjo është periudha pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe vetizolimit të Shqipërisë. Mandati i parë qeveritar i zotit Adil Çarçani, 15 janar 1982- 23 nëntor 1982 Mandati i dytë qeveritar i Adil Çarçanit, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987 Kjo qeveri krijohet pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor Mandati i tretë qeveritar i Adil Çarçanit, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991


16 Tashmë në krye të PPSH-së është Ramiz Alia. Përgjatë këtij mandate, qeveria e kryesuar nga Adil Çarçani ka pësuar disa herë ndryshime, përgjatë këtyre periudhave 2 shkurt 1989 – 7 korrik 1990 Me nisjen e ndryshimeve pluraliste të pranverës ’90 dhe krizën e 2 korrikut ’90, ku mijëra banorë u dyndën në dyert e ambasadave, pati një krizë që reflektoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ndryshuar 8 korrik 1990 – 22 dhjetor 1990 22 dhjetor 1990 – 21 shkurt 1991 Ndryshimet e fundit erdhën si pasojë e ndryshimeve politike, pranimit zyrtar të marrjes fund të monizmit. Qeveria e re e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991 Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991. Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re. Qeveritë e krijuara, pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së sistemit demokratik Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991 Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe zgjedhjes nga Kuvendi në 30 prill të Ramiz Alisë si President i vendit. Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991 Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit . Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992 Ahmeti ishte ish ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve.

Gazeta e Kishës Rreze Drite Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore: 13 prill 1992 – 6 gusht 1993 7 gusht 1993 – 3 dhjetor 1994 4 dhjetor 1994 – 10 korrik 1996 Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi, 11 korrik 1996 – 1 mars 1997 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, ku e djathta sërish ruajti pushtetin. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino, 11 mars ’97- 24 korrik ‘97 Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në konttroll të situuatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme. Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik ’97 – 23 prill 1998 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet. Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill ’98 – 28 shtator ‘98 Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi. Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999

Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër. Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001 Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie. Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002 Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës. Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002 Konfliktet brenda vet partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003 Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PSsë, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Ne dukje konflikti i brendshem ne PS, duket sikur u zgjidh. Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005 Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit. Konflikti Nano-Meta çoi ne largimin perfundimtar te ketij te fundit nga PS dhe krijimin e nje partie te re te spektrit te majte. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në

Të Jetosh në Dimensionin e Shenjave dhe Mrekullive

28 Nentor 2012 zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë.

Qeveria e kryesuar nga zoti Sali Berisha, 10 shtator 2005 - në vazhdim Kjo qeveri erdhi pas fitores të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Në prill 2007, Qeveria “Berisha” bën ndryshimet e para në disa ministri, per t’i dhënë impulse të reja reformave të gjithanshme të ndërmarra prej saj në shumë fusha jetike për vendin, reforma të thella në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe informalitetit, reformave ekonomike në mbështetje të biznesit, reformave në proceset e integrimit te vendit, etj. Të gjitha këto nisma, të bëra publike që në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut, ishin dhe arsyeja e mbeshtetjes së gjerë popullore dhe votës pro të djathtës shqiptare, në këto zgjedhje.

Marrë nga: Kastriot Dervishi "Historia e shtetit shqiptar : 1912-2005"

shpirtin tuaj keni ndjerë krejt diçka tjetër? A keni gjetur veten të përfshirë në një aktivitet, por diçka brenda jush ju thoshte “jo”? Zoti nuk na flet vetëm në formën e fjalëve, por na flet gjithashtu në formën e perceptimit, intuitës dhe fjalës së njohurisë. Fjala e njohurisë mund të vijë tek ne pa fjalë. Kjo do të thotë që ke ndjesinë që thjesht e di. Sa prej jush e kanë dëgjuar veten të thotë, “E dija që kjo do të ndodhte. Thjesht nuk doja ta besoja.” Ju mund të mendoni që njohuria vjen sepse jeni shumë të zgjuar, por në fakt vjen sepse I Gjithëdituri jeton brenda jush. Ka gjëra të caktuara që thjesht i dini, dhe ndërsa e kultivoni dhuratën e Perëndisë brenda jush, do të mësoni të ecni më me përpikmëri në të mbinatyrshmen. Ju mund t’i njihni gjërat në mënyrë të mbinatyrshme.

Rrethanat për një mrekulli

Perëndia do të na jape një jetë të mbushur me mrekulli. Ne mund të mësojmë që të bashkëpunojmë me Të dhe ta lejojmë të sjellë fuqinë e Tij mrekullibërëse në jetët tona. Në këtë libër do të eksplorojmë sesi ndodhin mrekullitë, për vajosjen e mrekullisë, për autoritetin mbi frymërat e liga, si të marrim mrekullinë tonë nga Perëndia dhe sesi të jemi të hapur ndaj dimensionit të mbinatyrshëm të Perëndisë. Pali përmend mrekullitë kur i adresohet galatasve: Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit? Galatasve 3:5 Patjetër që përgjigjja është besimi. Pikë së

pari, nga ky varg kuptojmë që dikush në kishën e Galacisë po shërbente Frymën – jo vetëm pagëzimin në Frymën e Shenjtë, por gjithashtu edhe gjëra frymore. Së dyti, është e dukshme që dikush në kishën e Galacisë kryente mrekulli. Kjo do të thotë që është biblike që të kesh një mrekullibërës në kishë. Ne e dime se kush është Mrekullibërësi, apo jo? Meqë Ai jeton në ne, atëherë edhe ne kemi potencialin që të jemi mrekullibërës. Vini re se kush është kriteri për të kryer mrekulli: Ju nuk kryeni mrekulli me anë të ligjit, por me anë të dëgjimit të besimit. Kjo do të thotë që jo vetëm të marrësh mrekullinë nga Perëndia me anë të besimit, por gjithashtu ta ndash dhe ta administrosh

mrekullinë tek të tjerët për shkak se ke dëgjuar besim dhe e ke bërë veten një instrument që përdoret për mrekulli. Jezusi i thirri veçmas nxënësit e Tij dhe u dha pushtet. Pasi ata e morën, Ai u tha, “Tani shkoni.” Ata kurrë nuk kërkuan më pushtet. Ata dolën dhe kryen veprën që Ai i pajisi për të kryer.

Zoti flet

Një mënyrë sesi na flet Zoti është në formën e fjalëve. A keni dëgjuar zërin e tij të ulët dhe të qetë që t’ju vijë në formën e fjalëve dhe t’ju thotë, “Mos e bëj këtë,” ose “Bëj këtë.” Këtë fenomen e quajmë fjalë njohurie. A keni ndjerë një intuitë apo një paralajmërim të brendshëm? A keni dëgjuar dikë që të thotë diçka, por në të vërtetë në

Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë. Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin. Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ``Çohu në mes të të gjithëve!`` Dhe u tha atyre: `A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?`. Por ata heshtnin. Marku 3:1-4 Më lejoni t’ju tregoj rrethanën për një mrekulli, sepse një mrekulli bëhet shpesh sfiduese. Në fakt, shpeshherë rrethana për një mrekulli është një pamundësi! Mrekullitë nuk vijnë të na thonë, “Ja ku jam. Jam gati për t’u shpalosur!” Përkundrazi, gjithmonë mrekullitë duken të pamundura. Jezusi hyri në sinagogë dhe gjeti një njeri me dorë të tharë. Atij i nevojitej shërim, por problemi ishin njerëzit fetarë. Ata rrinin të ulur aty duke thënë, “Le të shikojmë nëse Ai do ta shërojë ditën e shtunë!”


28 Nentor 2012 Kam qënë në kisha ku një pjesë ishte e mbërthyer nga një shpirt dorështërnguar. Kur i predikoni ungjillin një grupi të tillë, të gjithë bërtasin “Halleluja!”, por kur pastori del dhe thotë, “Do të mbledhim një ofertë,” pa u thënë asnjë fjalë, me një buzëqeshje në disa prej fytyrave të tyre, mund të ndjesh një mur që ngrihet dhe një trysni që të shtyp. Pa thënë asnjë fjalë, ata mund të ushtrojnë shtypje mbi shërbesën dhe të ndikojnë ofertën. Qëndrimi i tyre përfaqëson llojin e vajosjes që i karakterizon.

Të dallosh shpirtrat shtypës

Kam dëgjur pastorët të thonë, “Falë Zotit filan familje e la kishën. Pas ikjes së tyre, të dhjetat dhe ofertat arritën kulmin.” Ata njerëz kishin një shpirt kontrollues dhe dorështërnguar. Nuk kishin pse të vinin vërdallë duke u ankuar. Ata e mbartnin fortesën me vete. Mund të shkosh në kisha që nuk besojnë në dhuntitë e Frymës, dhe njerëzit që rrinë ulur aty do të të lejojnë t’u predikosh një Fjalë të mirë. Por në momentin që fillon të lëvizësh në gjërat e Frymës, ndjen një pengesë ndaj dhuntisë tënde. Këta njerëz që rrinë ulur dhe thonë në zemrat e tyre, “Jam kurioz se çfarë do të bëjë?” A të kanë penguar ndonjëherë? Edhe pse nuk të kanë thënë që po të pengojnë, ndërsa ke qënë duke u folur e ke ditur që distanca midis tyre dhe teje ishte kilometra të tëra larg. E dije që fjalët nuk po depërtonin gjëkundi. Ndoshta nuk po i përdornin duart për të t’i kthyer mbrapsht fjalët në gojën tënde por kjo ishte ndjesia në atmosferë. Po përpiqem t’ju tregoj se edhe pse mrekullitë janë të thjeshta, ato nuk ndodhin lehtësisht. Ato janë një pamundësi. Në këtë histori, pengesa në rrugën e Jezusit ishte një ndikim i të ashtuquajturve fetarë mbi një njeri që e kishte dorën e tharë. Kjo ndodh edhe sot. Unë njoh pastorë që kanë ngritur kisha të mira, por për shkak se ata lëviznin në dhuntitë e Frymës, pastorë që nuk besonin në gjërat e Frymës ktheheshin në armiq të tyre, dhe pastaj shkonin në radio dhe televizion për t’i sulmuar.

Atmosferta e duhur

Ne duhet të jemi në dijeni për atmosferën që kontrollon dimensione të caktuara. Ajo që u është mësuar njerëzve mund të kthehet në një pengesë kur përpiqeni t’u shërbeni. Për shembull, nëse takoheni me dikë në dhomën e babait të tij ateist, dhe babai i tij është i pranishëm, nuk do të keni ndonjë rezultat domethënës. Nga ana tjetër një i sëmurë për të cilin janë bërë shumë lutje nuk do të marrë shërim sipas mënyrës që ndodh zakonisht. Duhet të gjejmë një mënyrë për t’ua përcjellë të vërtetat frymore njerëzve që ata t’i pranojnë. Kjo është arsyeja pse Zoti ndonjëherë zgjedh të veprojë para se të predikojmë Fjalën. Hamendësimi ynë është se kur të shkojmë në kishë predikuesi do të predikojë pastaj do t’u shërbejë njerëzve. Djalli e di këtë, dhe para se Fjala të përfundojë, ai sulmon mendjet e disa njerëzve dhe i lodh. Kur vjen koha që shërbyesi i Fjalës të veprojë në dhunti, të gjithë ndihen të çoroditur. Një grua me një problem ijesh më kërkoi që të lutesha. Ajo ishte një nga ato për të cilat ishin bërë lutje e stërlutje. E mbërtheva dhe e tërhoqa nga karrigia, duke e detyruar që të vraponte. Dhe kur u detyrua të vraponte, ajo mundi të shërohej. Vrapuam bashkë përgjatë kishës. Papritmas ajo pa që nuk kishte më dhimbje. Në bibël shikojmë Jezusin të zhvendosë njerëzit nga zona negative e influencës dhe t’i ndihmojë të marrin mrekullinë e tyre. Ndodhia e njeriut me dorën e tharë është

Gazeta e Kishës Rreze Drite një situatë e tillë. Në atë sinagogë, turma që vështronte Jezusin nuk po thoshte, “Oh, halleluja, Ai do ta shërojë këtë njeri të sëmurë! Oh, mezi po pres që dora e tharë e atij të shkreti të shërohet.” Jo, ata po thonin, “Të shohim nëse ky njeri do të shërojë ditën e shtunë.” A keni hasur ndonjë person apo turmë të tillë? A keni qënë ndonjëherë pranë ndonjë të afërmi që ju ka nxitur, “Jepi, fol akoma për Jezusin!” Ata nuk e thanë me zë të lartë, por ju ndjetë refuzimin e heshtur ndaj gjërave të Perëndisë.

Mburoja e Dyshimit

Paralelisht me mburojën e besimit, ekziston dhe një mburojë dyshimi që janë mosbesimi, fetaria dhe mendja e mbyllur. Ekziston një mburojë që kundërshton fuqinë e Perëndisë dhe dëshminë e Jezusit. Dhe ata farisenj e kishin atë mburojë. Ata nuk bënin asgjë, por thoshin, “Të shohim se çfarë do të kryejë Ai të shtunën.” Dhe prisnin ta akuzonin. Jezusi e dinte. Ai i pa dhe u tha, “…a është e ligjshme të bësh mirë të shtunën, apo të keqen? Të shpëtosh jetë, apo të vrasësh?” Perëndia është praktik. Për të kuptuar motivimin tuaj bazë për të kryer mrekulli apo për të përcjellë vullnetin e Perëndisë tek një individ, ju e filloni me pyetjen, “A është mirë, apo keq?” Ky është rregulli bazë. Çdo ditë duhet të jeni në gjendje të bëni mirë. Mbi të gjitha, Perëndia nuk tha, “Veçojeni të shtunën për të mos bërë mirë. Mos bëni mirë të shtunën.”

Konfrontimi i Fortesave

Jezusi e konfrontoi menjëherë fortesën duke pyetur, “Çfarë është më mirë, të bësh të mirën apo të keqen?” Ai po godiste jetën e tyre mendore. Bibla thotë që ata nuk iu përgjigjën. Ndonjëherë kur njerëzit nuk përgjigjen, ata janë në mënyrë të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme rebelë për shkak se janë të robëruar nga forcat e errësirës. Jezusit iu desh që të godiste atë fortesë kundërshtimi dhe të hiqte vëmendjen e turmës nga njeriu nevojtar. Më pas Atij iu desh që të fokusonte sytë e nevojtarit tek ai dhe ta përgatiste për marrjen e shërimit. Nëse dikush qëndron para jush për t’u shërbyer, përqendroni vëmendjen e personit para se të përcjellni dhuratën e Perëndisë tek ai. Mos e lejoni djallin të bëjë njësoj! Ndonjëherë presioni vendoset mbi ju që të veproni në një mënyrë të caktuar. Për shembull, kur shqetësimet, peshat e rënda dhe nevojat përpiqen t’ju mposhtin, ekziston një presion i caktuar që ju bën të veproni sikur jeni të robëruar nga këto gjëra. Kërkon forcë që të veprosh në një mënyrë krejt tjetër. Kështu veproi dhe Jezusi në sinagogë. Ai i tha njeriut, “Çohu dhe qëndro këtu në mes.” Ky është guxim.

Vajosja theu zgjedhën

Një herë po predikoja në Alabama, dhe ndjeva sikur Fryma e Zotit donte që të vepronte. Megjithatë, njerëzit ishin kaq të ngurtë me fetarinë, kaq të robëruar, saqë jo vetëm që nuk adhuronin por nuk mund të përsërisnin frazën, “Lavdia është këtu.” Unë bëra disa hapa para-prapa duke i nxitur, “Thoni, ‘Lavdia është këtu.’” Por askush nuk foli. Adoleshentët rrinin të gozhduar në karriget e tyre duke përtypur çamkakëz. Asnjë lloj druajtje apo vajosje nuk kishte në atë vend. Më duhet të merrja një vendim: të predikoja diçka që nuk kishte lidhje me askënd, të mbyllja biblën dhe të ulesha, ose të bëja diçka. Ndërsa bëra disa hapa, fillova të çliroja vajosjen që ishte brenda meje. Vazhdoja të thoja, “Lavdia është këtu. Lavdia është këtu.”

Nuk zgjati shumë dhe një vajosje e fortë ra mbi mua, dhe u ndodha tek një vend në Zotin ku ndjeva se mund të përshkoja një mur tej e tej. Ndjeva që Perëndia dhe unë ishim në ujdi. Perëndia po më thoshte, “Jepi, vepro mbi ta!” Zbrita nga platforma, shkova tek personi i parë që pashë, e mbërtheva nga qafa dhe e shkunda me forcë. Sapo veprova kështu, fuqia e Perëndisë e goditi , dhe ai kërceu nga karrigia dhe ra në dysheme. Zbrita poshtë tek rreshti dhe veprova kështu me rreth njëzet persona. Ata u ngulën përtokë. Tani adoleshentët flisnin në gjuhëra me lotët që u rridhnin faqeve. U ktheva në platformë dhe thashë, “Mos guxoni të më zemëroheni sepse më patë që shkunda dikë. Në fakt unë do të flas diçka që nuk e kam thënë kurrë në shërbesën time.” Menjëherë mendja më tha, “Çfarë do të them?” Pastaj dëgjova veten që të thoshte, “Nëse jeni këtu sonte dhe keni nevojë të shkundeni, vraponi këtu përpara.” E gjithë kisha vrapoi tek radha e parë! Qafë dhe shpinë u shëruan dhe njerëz ranë përtokë në frymë, duke qarë nga fuqia e Perëndisë. Patëm një lëvizje të Perëndisë! Pse? Ishte vajosja që theu zgjedhën. Aty ekzistonte një pamundësi.

Predikimi i ilustruar i Jezusit

E urrej kur armiku ndikon një turmë të tërë dhe i vendos barriera predikuesit. Këtë problem hasi dhe Jezusit në sinagogë. Madje Ai nuk u kërkoi njerëzve të përsërisnin ndonjë gjë pas Tij. Thjesht Ai i pyeti, “Çfarë është më e drejtë, të bësh mirë apo të bësh keq?” Asnjë reagim nuk pati. Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre [në greqishten origjinale është fjala për “budallallëkun” dhe jo “ngurtësinë” ], i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra. Marku 3:5 Jezusi u hidhërua për budallallëkun e zemrave të tyre. E keni parasysh, që dikush mund të jetë mendjezgjuar dhe zemërtrashë në të njëjtën kohë. Këta lloj njerëzish ishin farisenjtë. Kur turma nuk iu përgjigj pyetjes së Tij, Ai i pa me zemërim. Ky ishte një predikim i ilustruar! Shpirti i akuzimit ishte në sinagogë, por Jezusi me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, e theu ndikimin fetar të njerëzve mbi atë të sëmurë, dhe i hodhi krahët atij para të gjithëve. Jezusit iu desh të përcillte besim tek njeriu nevojtar para se ai të merrte mrekullinë e tij. Kjo nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë. Ndonjëherë ka edhe barriera. Më pëlqen kur vajosja bie mbi ne predikuesit dhe papritmas bëhemi njerëz të guximshëm. Ka situata kur na duhet të këmbëngulim në dimensionin frymor para se vajosja të vijë mbi ne, si edhe ato situata të tjera kur na duhet të thyejmë ndikimet dhe pengesat që mund të shuajnë Frymën e Shenjtë dhe të ndalojnë veprimin e Perëndisë. Njeriu nevojtar qëndronte atje në mes duke thënë, “Prit një sekondë. Po, qënka e shtunë, por është mirë të shërosh të shtunën. Do të isha mirënjohës ndaj Perëndisë nëse Ai do të më shëronte të shtunën!” Kështu fliste besimi i tij. Por kur pa nga Jezusi, ka menduar, “O Zot i madh, ky rabi po i sfidon gjithë këta farisenj. Po i vështron në sy, dhe ata nuk kanë asnjë kundërshtim”. Perëndia mund ta shpjerë djallin në një cep ku nëse thotë diçka është fajtor, dhe nëse nuk thotë asgjë, do të qëndrojë diku aty me

17 maskën të çjerrë.

Ëngjëlli mbrojtës problematik

Vite më parë, isha në një takim me njerëz të biznesit. Isha ulur në krye të tavolinës kur një i dehur vjen nga rruga duke bërë zigzag dhe ndërpret takimin. Disa nga vëllezërit e mbërthyen dhe e nxorën jashtë, duke u përpjekur që t’i dëshmonin. Gruaja që jetonte me të (nuk mendoj se ishte gruaja e tij) ishte aty, dhe ajo kishte një frymë të ligë mbi vete. Ajo mendonte se ishte “ëngjëlli i tij mbrojtës” dhe i rrinte afër ndërsa vëllezërit përpiqeshin t’i shërbenin. Fryma e Zotit më tha që të shkoja jashtë pas tyre. Kur hyra në korridor, të pesë burrat ishin ende rreth e qark të dehurit, dhe e dashura e tij ishte ende aty duke iu varur nga pas. U nisa drejt atij grupi dhe u thashë, “Më falni.” Ata u sprapsën. Vështrova të dehurin dhe të dashurën e tij. Mund ta ndjeje interferimin në frymë. Iu ktheva asaj, “Ec dhe ulu atje, dhe mbaj qetësi!” Ajo u bind. Pasi ajo iku, e kapa të dehurin dhe vendosa duart mbi të. Ai ra me fytyrë përdhe nga fuqia e Perëndisë. E ktheva dhe i thashë, “Më shiko në sy!” Kur veproi kështu, i thashë, “Dil prej tij, në Emër të Jezusit!” Dhe ai lëshoi një “Ahhh,” dhe djalli doli prej tij. Kurrë nuk do të çlirohej nëse “ëngjëlli i tij mbrojtës” do të lejohej të interferonte në përpjekjet për t’i shërbyer atij.

Një magjistar fut hundët në punët e Palit

Një arsye pse të krishterët e kishës së hershme ishin shumë të suksesshëm në të dëshmuarit për Krishtin ishte sepse hoqën pengesat nga rruga e shërbesës së tyre me anë të pushtetit të Perëndisë. Në një mënyrë dramatike Pali hoqi qafe një magjistar që quajtur Elimas, i cili u përpoqa të largonte nga besimi një pushtetar rajonal, një deputet. Bibla thotë që magjistari e kundërshtoi Palin. Si mundet një magjistar të kundërshtojë një apostull? Çfarë mund të robërojë një pushtetar që ta largojë nga besimi? Duhet të jetë diçka e mbinatyrshme. Djalli e di që e mbinatyrshmja ose do të çojë drejt Perëndisë, ose drejt djallit. Kjo njohuri ose të robëron, ose të çliron. Kur Pali mbaroi punë me magjistarin, deputeti tha, “Do t’i bashkohem kësaj kishe.”Ja çfarë bëri Pali për të larguar këtë pengesë: Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha: `O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit? Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe”. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore. Veprat 13:9-12

Bindu dhe Shërohu

Jezusi i tha njeriut me dorë të tharë, “Shtrije dorën.” Këtu kemi Mjeshtrin në veprim duke i dhënë mrekullinë këtij njeriu. Dhe ai e shtriu, dhe dora iu shëndosh si tjetra. Vini re, dora e këtij njeriu nevojtar nuk u shërua para se ai ta shtrinte. Faktikisht, Jezusi kurrë nuk përmendi ndonjë frazë, “Shtrije dorën, dhe ajo do të shërohet.” Ai thjesht tha, “Shtrije.” Shpesh njerëzit që janë plot me sëmundjen e artritit vijnë tek unë për lutje. Kur u them, “Vraponi!” ata shpesh qëndrojnë të mendojnë se çfarë lidhje ka kjo. Mos ndaloni që të mendoni – thjesht vraponi!


18 Ndonjëherë unë u them, “Kërceni!” Çfarë domethënie ka kjo? Nëse ata i binden Fjalës së Zotit, ata do ta kenë shërimin e Zotit. Nëse jo, nuk do ta kenë. Kur njeriu me dorë të tharë u bind dhe e shtriu dorën, ajo u shërua. Duhet të ketë qënë një përvojë shumë e gëzueshme për njerëzit fetarë, apo jo? Marku 3:6 thotë: Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin. Kur bëheni i suksesshëm në gjërat e Perëndisë, do të vuani persekutim, por në të njëjtën kohë do të jetoni mbinatyrshëm. Madje njerëzit që u shëruan nga Jezusi shpesh iu desh të ndanin persekutimin e Tij.

Pushtet për të shëruar

Në vargjet 14 dhe 15 ne shikojmë se Jezusi cakton 12 burra, ...që ata të ishin me Të, dhe që T’i dërgonte për të predikuar dhe të kishin pushtet për të shëruar sëmundjet dhe për të dëbuar demonët. Pse qënka kaq e vështirë ta pranojmë, “Ne kemi pushtet për të shëruar”? Po jua them pse: Sepse djalli na e ka mbushur mendjen me fetari. Megjithatë, nëse themi se nuk kemi pushtet, hedhim poshtë çfarë Perëndia na ka dhënë. Ne e dimë që është pushteti i Perëndisë, jo yni, por gjithashtu e dimë se Ai na e ka përcjellë neve. Dikush tha, “Perëndia ka pushtet për të shëruar të sëmurët.” Po, thjesht ky fakt nuk i shëron të sëmurët. Nëse Perëndia do të shëronte të gjithë ata që donte, të gjithë do të shëroheshin. Nëse Perëndia do të përdorte pushtetin për të shëruar, të gjithë do të shëroheshin. Pse nuk vepron kështu Ai? Sepse Ai ia ka deleguar dikujt tjetër pushtetin për të shëruar, dhe ky “dikush tjetër” është kisha! Jezusi i thirri veçmas të dymbëdhjetët në një mal dhe i vajosi ata. Kjo do të thotë që Ai i ndau ata për veprën e Perëndisë, jo vetëm që të predikonin, por edhe të kishin pushtet për të shëruar sëmundjet dhe të dëbonin demonët, siç lexojmë në vargjet 14 dhe 15. A kemi pushtet për të dëbuar demonët? Po. A kemi pushtet për të shëruar të sëmurët? Po, absolutisht, dhe ky është pushteti i Perëndisë. Ne përfitojmë nga pushteti i Perëndisë në Emër të Jezusit. Kur e dimë që e kemi atë pushtet, bëhemi edhe më të ndjeshëm për të. Brenda jush ka pushtet në personin e Frymës së Shenjtë. Aty brenda ka pushtet. Ashtu siç Pali shkroi, ne e kemi këtë thesar në “enë prej balte” (2 Korintasve 4:7). Kur të filloni të ndjeni pushtetin e Perëndisë të rritet ose të rrjedhë përmes jush, lejojeni të çlirohet jashtë trupit tuaj tek të tjerët si edhe në situatën në të cilën ndodheni. Ju do të shikoni rezultatin.

Kur natyra u bind

Tani të shikojmë historinë në kapitullin tjetër të Markut, ku dymbëdhjetë dishepujt dhe Jezusi u ndodhën në një stuhi të Detit të Galilesë. “… si u ngrys, u tha atyre: ``Kalojmë te bregu matanë!” Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla. Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?”. Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. Atëherë u tha atyre: “Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?”. Marku 4:35-40 E kam dëgjuar për shumë vjet që nëse Jezusi

Gazeta e Kishës Rreze Drite është në varkën tënde, ajo nuk do të mbytet, dhe nëse Jezusi është në stuhinë tënde, Ai do ta qetësojë. Por faktikisht Jezusi nuk tha asgjë në lidhje me këtë. Ai tha, “Le të shkojmë në anën tjetër.” Në të vërtetë, Jezusi ishte njëri nga trembëdhjetë predikuesve në atë varkë, sepse të dymbëdhjetët ishin me Të. Të gjithë kishin dhunti shërbyese. Ai sapo i kishte thirrur për shërbesë dhe i kishte vajosur. Ai u kishte dhënë pushtet. Jezusi po flinte në varkë kur shpërtheu stuhia. Një herë Zoti më foli dhe më tha, “Zëri Im është më i butë se puhiza, por më i lartë sesa stuhia.” Kjo do të thotë që nëse jeni të ndjeshëm se çfarë zëri i vogël dhe i butë i Perëndisë në ju thotë, në mes të një stuhie të zhurmshme, zëri i Tij do të jetë më real për ju sesa gjërat që do t’ju rrethojnë. Prandaj Jezusi fjeti. Ai ishte përplot me fuqinë e Perëndisë.

Planeti Tokë do të pushtohet

Kjo tokë po gatitet të pushtohet! Kjo do të ndodhë kur kisha të kuptojë autoritetin e saj. Maria Woodworth-Etter, ungjilltarja e madhe, vazhdimisht shkonte nëpër qytete, ngrinte një tentë dhe mbante takime. Në fillim vetëm një grup njerëzish erdhën në takime. Ajo hasi një qëndresë të egër. Njerëz të dehur të armatosur me lopata, sfurqe dhe shishe shfaqeshin në takimet e saj dhe kërcënonin jetën dhe pronën e saj si edhe njerëzit që frekuentonin takimet e saj. Por Nënë Eteri qëndroi në lutje. Mrekulli të mëdha ndodhën dhe njerëzit po vinin turmaturma. Kilometra larg vendit ku zhvilloheshin takime, njerëzit binin përdhe nën pushtetin e Zotit. Njerëz vinin të talleshin, dhe ata binin përtokë ndonjëherë për orë të tëra. Disa tallës do të transportoheshin me vagona për në shtëpi, të bërë si dru, sipas tregimeve në librin e saj Shenja dhe Mrekulli. Ata e quajtën këtë fenomen si “të therurit në Frymë”, sepse njerëzit dukeshin si të vdekur. Një druajtje dhe respekt ra mbi njerëzit për kilometra të tëra, sepse shenjat dhe mrekullitë e mbinatyrshme mbështesnin shërbesën e kësaj gruaje. Megjithatë, Nënë Eteri nuk njihte as 10% të asaj që njohim sot nëse lexon librat e saj. Ajo dinte sesi të lutej dhe të prekte një Perëndi të mbinatyrshëm, por asaj dhe miqve të saj iu ishte mësuar dhe besuar se ata ishin thjesht krimba të pavlerë. Ata nuk e kishin kuptuar autoritetin e tyre në Krishtin Jezus. Sot kemi një brez të mbushur me besim të cilit i është mësuar autoriteti që Krishti i dha kishës, dhe megjithatë ky brez nuk po e përdor autoritetin apo besimin që tashmë është brenda tyre me anë të Frymës së Shenjtë. Gjithsesi, koha po vjen kur kisha do të ecë me një autoritet të atillë në tokë saqë dhe vetë natyra do t’i bindet rizgjimit! Kur një stuhi që Perëndia nuk e ka dërguar vjen, por që është dërguar nga djalli, ju keni autoritet mbi atë stuhi. Jezusi dëshiron të veprojë përmes jush Tani më lejoni të citoj diçka që mund t’ju tingëllojë abuzive ndaj besimit: Nëse Jezusi do të donte të fliste sot, Atij do t’i duhej goja jote. Nëse do të donte të qortonte ndonje stuhi sot, do t’i duhet goja jote, dhe do të përdorte zemrën tënde në besim. Zoti dëshiron të veprojë përmes nesh, sepse Ai tha: “Ja, ju kam dhënë pushtet të ecni mbi gjarprinjtë dhe akrepat, dhe mbi çdo pushtet të armikut, dhe asgjë nuk do t’ju mposhtë.” Luka 10:19 Kush e ka këtë pushtet dhe çfarë lloj pushteti qënka ky? Ne e kemi, dhe ky është një pushtet për të shëruar sëmundjet dhe për të dëbuar demonë. Siç do ta shohim edhe më vonë ne kemi edhe lloje të tjera pushtetesh. Përdorimi i pushtetit të pakufizuar Pushteti ynë është i pakufizuar këtu sepse Jezusi tha, “E gjithë fuqia më është dhënë në

qiell dhe në tokë” (Mateu 28:18). Kujt pra i takon fuqia? Jezusit. Dhe kujt ia dha Ai këtë fuqi? Neve. Na përket neve! Kur Jezusi u zgjua ata u ankuan, “Nuk të intereson që po vdesim?” Mesa di unë kjo është një ndjenjë faji që i jepet Jezusit. Je përpjekur ndonjëherë t’i vendosësh ndjenja faji Perëndisë në lutjet e tua? “Nuk të intereson në çfarë peripecish po kaloj?” Kështu mendojmë se do të marrim ndonjë përgjigje nga Perëndia. “Nuk të intereson që po vdesim?” Dishepujt nuk morën ndonjë ngushëllim. Përkundrazi, Jezusi qortoi erën dhe u foli ujërave, “Fashitu dhe qetësohu.” Jezusi ishte një njeri i vajosur me Frymën e Shenjtë, kështu që Ai nuk i foli Detit të Galilesë si Perëndi. Njerëzit mendojnë se Perëndia mund t’i flasë detit, por nuk është kjo që Jezusi bëri. Ai i foli asaj mase uji si njeri. Duke iu referuar faktit, kush ka autoritet mbi natyrën këtu në tokë? Njeriu e ka, përmes Perëndisë. E di që tingëllon “e pazakontë”, por është në Bibël. Jezusi u ngrit nga një gjumë i thellë dhe i foli erës, “Mjaft,” dhe detit, “Fashitu dhe qetësohu!”. Qetësia mbizotëroi. Kush vallë është ky njeri? Reagimi i dishepujve ishte frika. Ata i thanë njëri-tjetrit, “Kush vallë është ky njeri, që madje dje era dhe deti i binden?” (Marku 4:41) Nëse Jezusi e qortoi erën dhe detin si Perëndi, Ai kurrë nuk do të kishte pasur të drejtën t’u kthehej dishepujve dhe t’i pyeste, “Si ka mundësi që nuk keni pikë besimi?” Nëse Perëndia ishte në gjumë, dhe nëse nuk do ata kishin zgjuar, ata do të kishin vdekur. Por Jezusi nuk tha, “Bëtë gjënë e duhur duke më zgjuar.” Ai u tha, “Pse jeni kaq të frikësuar? Si ka mundësi që nuk keni fare besim?” Dikush mund të thotë, “Mirë, unë kam besim; por jo atë lloj besimi.” Ne jemi të mendimit se t’i flasësh stuhisë është “e pazakontë.” Çfarë lloj besimi kemi nevojë? Besim për çfarë? Kemi nevojë për atë lloj besimi që na drejton në fitore. Kemi nevojë për atë lloj besimi që do të mbretërojë mbi gjithçka që vjen kundër nesh. Jezusi tha, “Kini besimin e Perëndisë.” Kjo do të thotë që mund ta keni këtë lloj besimi. Jezusi u ngrit dhe qortoi natyrën dhe ajo iu bind. Kush e solli stuhinë? Djalli. Ju keni autoritet mbi çdo gjë që “serviret” nga djalli, dhe mund ta urdhëroni.

Kapsulat fuqimbartëse

Pjesë e të jetuarit në dimensionin e shenjave dhe mrekullive është të mësuarit sesi të flasësh bazuar në bindjet dhe jo në njohurinë e natyrshme. Të flasësh bazuar në bindjet e tua do të bëjë të mundur çlirimin e fjalëve që janë kapsula fuqimbartëse. Janë ato që të vijnë në ndihmë dhe që kryejnë veprën. Patjetër, që uji nuk ka “veshë,” atëherë si mund t’i thoni, “Fashitu dhe qetësohu” dhe ai të bindet? Si mund të qortosh erën? Meqë ra fjala, çfarë është era? Megjithatë, ju mund t’i drejtoheni me fjalët, “Mjaft!” dhe ajo do të bindet. Arsyeja pse mund ta bëni këtë është se jeni të krijuar në imazhin e Perëndisë dhe sipas ngjashmërisë së Tij, dhe jeni në planetin tokë që të mbani të aktivizuar vullnetin dhe ungjillin e Perëndisë. Në qiell nuk ka stuhi. Pse? Sepse asnjë demon nuk shkakton ndonjë stuhi atje. Askush nuk vdes nga sëmundjet atje. Perëndia është në kontroll të plotë. Psalmisti shkruan, “Fjala jote o Zot, është e vendosur përgjithmonë në qiell” (Psalmi 119:89). Por këtu në tokë, Fjala e Tij duhet të themelohet përmes autoritetit të besimtarëve të fortë.

Drejtimin do ta ketë mbetja

Do të ketë një mbetje në kishën e Zotit Jezus Krisht që do të jetë e fortë dhe do të marrë

28 Nentor 2012 drejtimin e autoritetit tonë në tokë. Për më tepër ata do të jenë në gjendje ta ndajnë këtë trashëgimni me të tjerë besimtarë. Bibla thotë, “me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha… “ (2 Pjetrit 1:4), Çfarë janë ato? Vargu vazhdon, “që me anë të tyre të bëheni pjesëmarrës (ose pjesëtarë) të natyrës hyjnore… “ Origjinali në gjuhën greke thotë, “partnerë me Perëndinë në natyrën e Tij hyjnore.” Ky fakt më jep mundësinë të jem në partneritet me Perëndinë. Kur ushqehem në Fjalën e Perëndisë, ajo kthehet në frymë dhe jetë brenda meje. Ajo hyn përbrenda meje dhe formon natyrën e Perëndisë. Pse mund t’u flas gjërave ashtu siç po bëj? Natyra e Perëndisë në mua. Është e natyrshme për Perëndinë në mua të japë urdhëra, dhe ky fenomen bën që gjërat të funksionojnë. Djalli nuk mund të bëjë asgjë për të më ndaluar që të arrij synimin në Perëndinë – asgjë, asgjë, asgjë!

Beso në Trashëgiminë Tënde

Në dritën e partneritetit tonë me Perëndinë, a jeni në gjendje të bindni investitorët që të vijnë në ndihmë të biznesit tënd? A jeni në gjendje të flisni për promovim në jetë? A jeni në gjendje të thërrisni gjërat që nuk janë sikur të ishin? Nëse thjesht mendoheni rreth tyre, pa i folur, nuk ka për të ndodhur asgjë. Nuk mund të qortoni heshturazi një stuhi. Disa do të thonë, “Epo, nuk do të doja që të thoja, “Fashitu dhe qetësohu,” dhe asgjë të mos ndodhë.” Atëherë tashmë jeni në frikë. Duhet të mësoni të flisni bazuar në bindjet e brendshme. Duhet të mësoni të besoni në trashëgimninë tuaj! Të jetuarit në mrekulli në jetën e krishterë ju vendos në një dimension ku gjërat funksionojnë. Do të thotë kjo që nuk do të përballeni me persekutimin? Jo. Do të thotë kjo që nuk do të keni pengesa? Patjetër që jo. Këto gjëra do t’ju ndodhin. Por përmes pengesave, do të jeni fitimtarë, dhe do të qeshni përballë tyre. Rrëfe bashkë me mua: “Unë do t’ia dal. Nuk do të vdes para kohe. Nuk do të vdes i sëmurë. Nuk do të jetoj në varfëri. Do të përmbush trashëgiminë time. Unë besoj në të ardhmen që jepet nga Perëndia.

Familja

Një familje, Një Mision Dr. Christian dhe Dr. Robin Harfouche, së bashku me vajzën e tyre, Christie, dhe djalin e tyre, John, kanë shkundur kombet e botës me Fjalën e Perëndisë dhe me demonstrimet dinamike të Frymës së Shenjtë dhe të fuqisë. Ndërsa udhëtojnë nëpër botë, ata kanë hasur kudo me zemra të etura dhe kërkuese. Në Lindjen e Largët, Europë, Afrikë apo në Amerikë, kudo ku këmbët e tyre kanë shkelur në këtë tokë, kanë parë thirrjen e përbashkët në zemrat dhe jetën e njerëzve, që kërkojnë dhe presin për një përgjigje.

Vizioni dhe Shërbesat

Predikimi, Mësimi e Shërimi “Në vitin 1979 Perëndia përdori fjalët tek Luka 4:18 për të më thirrur në shërbesë. Sot, fmailja ime dheunë vazhdojmë t’i mbajmë këto fjalë në qendër të zemrave tona, ndërsa përdorim çdo mjet të mundshëm për të predikuar, mësuar dhe shëruar të gjithë ata me të cilt biem në kontakt. Qoftë për të ndezur zjarrin e rizgjimit në qytete të ndryshme përgjatë globit, për të trajnuar dhe pajisur besimtarët për të ecur në të mbinatyrshmen, apo për të siguruar ushqim dhe ndihmë për njerëz në nevojë, ne vrapojmë me gjithë forcën pas mandatit që Perëndia ka vendosur brenda zemrave tona.” -Dr. Christian Harfouche Varietet Shërbesash, Një Frymë


28 Nentor 2012 Qofshim duke shërbyer Ungjillin për të humburit nëpërmjet kryqëzatave dhe takimeve të mrekullisë, duke pajisur besimtarët nëpërmjet shkollave dhe seminareve trajnuese, apo duke shpërndarë ushqim dhe sende për njerëzit në nevojë, motivimi ynë është i njëjtë – të shpalosim dashurinë për Shpëtimtarin dhe Zotin tonë. Perëndia na ka dhënë shumë mjete për ta ndikuar këtët botë përmes vullnetit të Tij dhe për ta parë Mbretërinë e Tij të vijë me pushtet.

International Miracle Institute

Në International Miracle Institute, Dr. Christian dhe Dr. Robin Harfouche janë të përkushtuar të mësojnë dhe të pajisin njerëz të nivelit të lartë për të shpallur ungjillin e Jezus Krishtit të konfirmuar me shenja dhe mrekulli. Nëpërmjet Fjalës dhe Frymës dhe nëpërmjet mësimit profetik dhe përcjelljes së dhuntive, studentët mësojnë të ecin në fuqinë dhe autoritetin e Jezus Krishtit për të çuar rizgjim kudo që që shkojnë. Në këto kohë të fundit Perëndia po thërret një popull që përparon në pushtet dhe demonstrim të fuqisë. Si një shërbesë e kishës lokale, IMI fton studentë rreth e qark globit për të qënë pjesë e një familje dinamike në kishë të stërvitur dhe të pajisur për një vizion global: Ngritjen e 400 mijë punëtorëve. IMI pajis fuqimisht ata që janë të thirrur në shërbesën e pesë dhuratave bazë, si edhe ata që dëshirojnë të ecin në mprehtësinë e Fjalës së Zotit. Gabimi doktrinal eliminohet dhe zëvendësohet me njohurinë e zbulesës së fortë të Biblës. Një themel i mirë u jepet besimtarëve për të jetuar dhe vepruar në të mbinatyrshmen dhe për të përmbushur thirrjen e Perëndisë në jetën e tyre. Ne duam t’ju OFROJMË një edukim biblik. International Miracle Institute IMILIVE.ORG http://www.facebook.com/InternationalMiracleInstitute Janë tre mënyra sesi të përfshiheni dhe të jeni pjesë e IMI-t. IMI Live Online Studentët e Institutit Ndërkombëtar të Mrekullisë vijnë nga i gjithë globi, që nga zonat e largëta të Afrikës, nga kishat e fshehta në Lindje, deri tek zonat periferike të Amerikës. Qielli është kufiri për INSTITUTIN JETËNDRYSHUES ndërsa studentët tanë vijnë nga çdo sfond, çdo grupmoshe, nga çdo përfaqësim etnik dhe nga çdo thirrje. .

Get the Complete IMI Home Library

Mrekullitë nuk ndodhin lehtësisht. Me anë të Fjalsë së Zotit dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë, Programi i Korrespondencës IMI do t’ju trajnojë dhe do t’ju pajisë për të qënë një mrekullibërës për fitimin e shpirtrave në kohën e fundit. Programi i Korrespondencës IMI ju pajis me një të kuptuar të identitetit tuaj, autoritetit tuaj, dhe aftësisë suaj si besimtar në Krishtin.

Dërgoje IMI-n tek një komb

Kombet po thërrasin. Janë 7 miliardë njerëz në këtë planet dhe ata kanë filluar kërkimet. Kur sponsorizoni një student ndërkombëtar, ju mbillni një vepër të fuqishme mrekullie në atë komb. Instituti Ndërkombëtar i Mrekullisë është përgjigjja për një botë në krizë – përgatitja dhe pajisja e punëtorëve mrekullibërës për të ndryshuar botën e tyre. Për informacione të mëtejshme: Christian Harfouche Ministries 421 N. Palafox St. • Pensacola, FL 32501 Zyra: 850–439–6225 Website: www.globalrevival.com Email: info@globalrevival.com

Gazeta e Kishës Rreze Drite

19

DUKE UNGJILLIZUAR FEMIJET NE MBARE BOTEN Për fëmijë Lojra zbavitëse

Histori të mrekullueshme

Perëndia është i mirë! Perëndia të do ty! Zbuloje këtë thesar! “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket” Proverbat 22:6 Afërsisht një e treta e popullsisë është nën moshën 15 vjeç. Shumë nga fëmijët tanë nuk e dinë rrugën e shpëtimit. Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve® është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërdenominacionale, me më shumë se 550 punëtorë me kohë të plotë në gjithë Evropën. Detyra jonë është të ndihmojmë kishat lokale dhe individët që : • Ta çojnë Lajmin e Mirë tek fëmijët. • Të mësojnë Fjalën e Perëndisë dhe ndërtojnë fëmijët e shpëtuar. • Të integrojë fëmijët në kishat lokale.

Shërbesat e BUFSH-së

Shërbesat direkte të Fëmijëve Klubi 5 Ditor® Takime jashtë në lagje, vende lorjash, kopështe dhe në plazh. Një klub Biblik që mblidhet pesë ditë me radhë, përafërsisht për një orë. Ky ungjillizim i fëmijëve mund të mbahet pranë kishës suaj. Ai mund t’ju çojë në fillimin e një Klubi të Lajmit të Mirë rregullisht.

Klubi i Lajmit të Mirë® Një program javor për fëmijët, i mbajtur në lagje gjatë vitit shkollor. Vendet e takimit përfshijnë shtëpitë, qendrat e pushimitt, shkollat, sallat e komunitetit ose në ndërtesën e kishës. Pjesët kryesore të programit janë të kënduarit, lutje, mësimi biblik, vargje përmendësh dhe pësëritje. Shërbesa të tjera të drejtëpërdrejta • Kampe • Klube Biblike të pushimeve • Nxitje për andoleshentë dhe të Rinj. • Kurse Biblike me Korenspondencë • Faqe interneti nën adresën www. cefeurope.com A jeni të nxitur për një shërbesë të rregullt për fëmijë? A do t’i jepni kohën tuaj një ungjillizimi veror? Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni zyrën e BUFSH-it në Shqipëri.

Literaturë

Figurat dhe materialet vizuale të BUFSH-it janë të thjeshta dhe të lehta për t’u mësuar. Tregimet Biblike Teologjikisht korrekte përfshijnë teknika të tregimit dinamik të historive. Metodat e ndryshme të mësimit

dhe mjetet pamore me ngjyra ndihmojnë në praktikimin e të vertetave në jetën e fëmijëve. Moshat varion nga parashkollorët tek të rinjtë adoleshentë. Ofrohen, gjithashtu libra studimi për mësuesit dhe prindërit. Kërkoji zyrës së BUFSH-së broshura dhe fletëpalosje ungjillizimi në gjuhën tuaj! Libri i Çudirave™ and Libri i Reflektimit™ janë përdorur në jetët e shumë fëmijëve në mbarë botën.

Zbulothesarin. com

Zbulothesarin.com (Wonderzone.com) është vendi ku në Rrjetin e Internetit mbarëbotëror, fëmijët mund të zbulojnë më shumë rreth Fjalës së Perëndisë dhe si mund ta zbatojnë në jetën e tyre, ndërkohë që mund të luajnë lojra, të japin opinionin e tyre dhe të ndërvreprojnë me “udhërrëfyes” të rritur e të përgatitur që do t’i ndihmojnë personalisht prej Fjalës së Perëndisë por në mënyrë aspak kërcënuese. Të gjithë udhërrefyesit përzgjidhen përpara se të lejohen për të marrë pjesë. Zbulothesarin. com beson në pushtetin e Fjalës së Perëndisë dhe i fton si fëmijët ashtu edhe prindërit e tyre të kënaqen me faqen ton ë të internetit.

Nje lajm i mire miqte e mi! Kane nisur regjistrimet e albumit tim te trete me kenge frymerore te krishtera me titull: “Eshte nje lume ne qytetin e Perendise”album ky i cili do te permbaje dhjete kenge frymerore bashkohore te reja.Ashtu si ne dy projektet e para me te dy albumet qe kemi realizuar:Jesus in my heart” dhe “Ne ty une o Zot besoj” edhe kete radhe ne duam qe te bashkpunojme me ju duke ju vlersuar shume shpirterisht se me kontributin tuaj ne lutje dhe vleresim keni qene, dhe do te vazhdoni te jeni partneret tane me te mire .Ne se jeni te interesuar te mbeshtetni kete projekt permes donacioneve te mundshme ju lutem na kontaktoni ne adresen fam.taja@hotmail. com. per me shume informacion rreth ketij projekti.Mbeshtetja juaj

do te vazhdoje te jete nje kontribut i madh nga ana juaj jo vetem per ne personalish por,edhe per muziken e krishtere ne Shqiperi si, dhe per sherbesen e adhurimit ne Kishen shqiptare.Edhe njehere duam t’ju falenderojme shume nga zemra per mbeshtetjen frymerore dhe financiare qe na keni dhene ne dy projektet e para me dy CD Ju mirepresim qe te bashkpunoni me ne ne kete projekt duke besuar ate cfare dhe Shkrimi i Shenjte thote tek Romaket 8:28 Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Pra mos nguroni per te qene sebashku sepse Sepse prej Tij, me anë të Tij dhe për Të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!Me dashuri ne Krishtin vellai juaj ne Krishtin Pastor Ermiri!


Gazeta e Kishës Rreze Drite

20

28 Nentor 2012

ESE : Raportet mes Fesë dhe Shtetit. Raportet mes Fesë dhe Shtetit. Marrveshjet ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe KomuniteteveFetare. Studenti: Aranita BRAHAJ Historiku dhe Gjendja aktuale e komuniteteve fetare. Komunitetet fetare deri pas luftës së II botërore. Komunitetet fetare gjatë Luftës së II Botrore. Besimet fetare 1944-1990. Pas vitit 1990. Mardhëniet e Fesë me Shtetin në traditën juridike shqiptare. E drejta zakonore.Kanuni i Lekë Dukagjinit&Kanuni i Labërisë. Përpjekje per Laicizëm në vitet ’20 dhe gjatë mbretërimit të Zogut. Krijimi i Statuteve të para dhe Bashkësive fetare. 9 Burime që rregullojnë raportet mes Fesë dhe Shtetit. Kushtetuta. Konventa. Marrveshje të shtetit me Komunitetet. A mund të ketë në të ardhmen marrëveshje të këtijë tipi edhe me komunitete të tjera fetare të ndryshmem nga katër komunitetet tradiscionale?! 17

LITERATURË

Historiku dhe Gjendja aktuale e komuniteteve fetare. Shqipëria është një vend që është karakterizuar gjithmonë nga diversiteti fetar i popullsisë së saj, diversitet i shoqëruar me bashkëjetese fetare në parametra të tolerancës dhe mirkuptimit ndërfetarë. Në Shqipëri kanë bashkëjetuar komunitete fetare tradicionale për shkak të historikut të tyre apo komunitete në trajtën e bashkësive të vendosura vonë në realitetin shqiptarë. Komunitetet fetare deri pas luftës së II botërore. Në një sipërfaqe totale prej 11 100 milje katrorë shtrihej popullsi etnike kryesisht homogjene përbërë nga gegët në veri dhe toskët në jug. Bashkësitë etnike greke që përbëjnë pakicën më të madhe në vend, ishin të vendosura në pjesën jugore të vendit. Pakica të tjera të vogla përfshijnë romët, bashkësinë egjiptiane, vllehët dhe maqedonët.

Myslimanët.

Shtetasit mysliman përbënin grupin më të madh fetarë tradicional. Vlerësohet një përbërje 65-70% e popullsisë . Myslimanët ishin të përhapur anembanë vendit, por ishin të përqëndruar kryesisht në pjesën qëndrore të vendit dhe në jug. Ata janë të ndarë në dy bashkësi kryesore: a- ata që identifikohen më një formë të moderuar të islamizmit sunit, dhe b- ata që identifikohen me sektinbashkesine bektashiane, një formë liberale e sufizmit shiit. Vlersohet se Bektashinjtë përbënin afërsisht një të katërtën e popullsisë myslimane të vendit. Në vitin 1925, pas revolucionit të Ataturkut dhe largimit të bektashinjve nga Turqia, vendi u bë qendra botërore e Bektashizmit, megjithse nuk është njohur si i tillë nga Qeveria . Origjina e myslymanizmit në Shqipëri. Mis-

ionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapsirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektashizmin në Shqipëri, njihet me emrin “shën Spiridon” dhe korespondon me figurën e Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksërisë lehtësoi pranimin e islamizimit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin ne vitet 1280, kur mberriti i pari misionar islam Sari Salltiku. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizmit të përzgjedhur paqësor. Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizën europian”, joburimor. Me pushtimin otoman nis faza e islamizmit me masa shtrënguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj jomuslimanëve. Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe, medrese) . Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqipëtarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishtërimit. Keshtu shpjegohet edhe forcimi i bektashianeve te cilet i kane ritet shume te ngjashme me te krishteret, qe nga aplikimi murgjerise tek kleriket e tyre, e deri tek triniteti i shenjte apo lejimi alkolit. Në shekullin 18-19 islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua. Por Sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqipëtarëve. Krishtërimi. (Orthodoks dhe Katolik) Dy bashkësi të tjera të mëdha fetare janë: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kisha Katolike Romake. Ortodoksët banonin kryesisht në jug dhe katolikët në veriun e vendit; kjo ndarje nuk ishte e prerë, veçanërisht në rastin e shumë qëndrave urbane, të cilat përbëheshin nga popullsi të përziera. Vlerësohet se 20-25% e popullsisë i përkiste bashkësive që janë tradicionalisht ortodokse shqipëtare, dhe afërsisht 10% i përkisnin Katolikëve Romakë. Kisha ortodokse u bë e pavarur nga autoriteti i Kostandinopojës në vitin 1928 Kongresi Beratit, por nuk u njoh si autoqefale (e pavarur) deri në vitin 1937. Kisha Katolike Shqipëtare në dallim nga disa simotra të saj në Evropë, karakterizohej nga një pavarësi e komponentëve të saj për shkak të rolit të veçantë që luanin françeskanët shqiptare dhe jezuitët kryesisht italiane. Komunitetet fetare gjatë Luftës së II Botrore. Komuniteti Hebre në Shqipëri. Vlen të theksojmë se gjatë luftës së dytë botrore numri i hebrenjve që vendin tonë u shumëfishua. Para fillimit të luftës falë edhe një orjentimi të Mbretërisë u be e mundur paisja me lehtësi e hebrenjve me pashaporta shqiptare. Këta të fundit të persekutuar dhe dëbuar apo rrezikuar nga qëndrimi i qeverive fashiste u strehuan ne vendin tonë. Përpara fillimit të Luftës së II Botërore statistikat zyrtare përfshinin 600 shtetas shqiptare hebrenj. Shumë nga hebrenjt e Shqipërisë që falë politikave shtetrore te Mretit Zog dhe falë qëndrimeve të popullsisë shqiptare gjetën strehim të sigurt në Shqipëri mbetën këtu deri në vitet 1991. Pas këtijë viti hebrenjt e Shqipërisë u larguan drejt Izraelit. Në shqipëri nuk ka zyrtarisht sinagoga aktive apo qëndra komunitare hebreje që funksiononin në vënd, por jane te fam-

shme sinagogat e Sarandes dhe te Elbasanit. Gjithashtu nuk ka të dhëna të përpunuara mbi numrin e hebrenjve të konvertuar në Shqipëri në fe të tjera si feja ortodokse apo myslimane. Insituti Arkeologjik i Shkencave të Shqipërisë sëbashku me arkeologë nga Insituti i Arkeologjisë së Universitetit Hebre po kryejnë gërmime në një sinagogë të lashtë në qytetin jugor të Sarandës.

Besimet fetare 1944-1990.

Pushteti i vitit 1945 vuri në shenjestër kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye që në fillim kishës katolike shqiptare ju kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Të dy peshkopët katolik imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçens Prenushi nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti Komunist i burgosi të dy duke dënuar me 20 vite burg imzot Vinçens Prenushin dhe me pushkatim imzot Gasper Thaçin. Brenda tre vitesh u pushkatuan klerikët katolik: Dom Ndre Zadeja, Frano Gjini, Gj Volaj, Ciprian Nika,Nikoll Gazuli, Zef Bici. U arrestuan dhe 30 françeskan e 15 jezuist. Shqipëria komuniste u shpall i vetmi shtet ateist. Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar sërish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan. Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Në bazë të këtijë kodi shumë ishklerikë apo praktikant të fesë u dënuan. Pas përmbysjes së rendit komunist (ateist) në Shqipëri, me 4 nëntor 1990, patër Simon Jubani i dënuar më parë me 26 vite burg, si dhe Karlo A. Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria në 1946 dhanë meshën e parë për të gjallët e të vdekurit, në Kapellën e vogël të Varrezave Katolike të Shkodrës. Po atë ditë u dha një duva për besimtarët mysliman në Xhaminë e Plumbit në Shkodër. Rifillon ndërtimi i xhamive, kishave, teqeve; praktikimi i riteve fetare dhe funksionimi i komunitetetve. Pas vitit 1990. Bashkësitë tradicionale. Katër komunitetet bashkësite tradicionale paraqesin pretendime thelbësore pronësore. Qeveria komuniste kishte shtetëzuar në vitin 1967 pronat e bashkësive islame, ortodokse, katolike. Qeveria nuk i ka kthyer të gjitha pronat dhe objektet fetare nën kontrollin e saj, të cilat qenë konfiskuar gjatë regjimit komunist, kthimi i pronave mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballeshin bashkësitë fetare. Edhe në rastin e kthimit të godinave të kultit nuk arrihej të kthehej toka që rrethonte ndërtesat. Në vitin 2004, parlamenti miratoi një ligj të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Sipas këtijë ligji, bashkësitë fetare kanë të njëjtat të drejta si dhe individët privat në çështje që kanë penguar kthimin e pronave të konfiskuara. Komuniteti bektashian po kërkron kompesimin nga Qeveria për viktimat e keqtrajtimit fetar gjatë regjimit komunist.

Bashkësi të tjera.

Vendi ka numra thelbësorë Protestantësh,

Baha’i, antarë të Dëshmitarëve të Jehovait, antarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të ditës së pasme(Mormonët), dhe fe të tjera më të vogla. Aktualisht janë 245 grupe, organizata dhe formacione fetare që ishin aktive në vend, përkrah katër feve tradicionale. Janë 34 organizata të ndryshme islamike dhe 189 organizata protestante (kristiane). Grupet më të mësha misionare të huaja janë amerikane, europiane perëndimore dhe të Lindjes së Mesme. Mardhëniet e Fesë me Shtetin në traditën juridike shqiptare. E drejta zakonore. Kanuni i Lekë Dukagjinit&Kanuni i Labërisë. Kanuni i Lekë Dukagjinit përmban një Nëndarje të rëdnësishme, Librin e parë me emërtesën KISHA. Në artikuj të përmbledhjes etnografike të At Shtjefën Gjeçovit sanskionohen me kujdes elementë që kanë të bëjnë me mardhënie të ndërsjellta të Kishës si komunitet fetarë me element të tjerë të komunitetit dhe të së drejtës në tërësi. Në Nye i parë “Hija e Kishës” përkufizohet terreni i objektit të kultit, tagri (e drejta) e kishës; pronet e pasunitë e kishës; të drejtat dhe funksionet e klerikëve të kishës përcaktohen në Nye i katërt “Meshtari i famullisë ose Famulltar”; Nye i pestë “Rrogtari i kishës”; Nye i gjashtë “Puntorija e Kishës. Pavarsia e Fesë dhe Licizmi i Normës. “Papërlimsija e Kishës’’- është një nga nenet që sankionon pavarsinë e kishës nga e drejta civile(e drejta jo religjoze). Ky term përkon me faktin se organizimi i brendshëm i kishës bëhet në mënyrë të pavarur” “Kisha nuk gjobitet” “Kisha s’ka peng me kend” 1- Kisha gjindet e vendosne nën sundim të të Parit të fesë e jo nën ligjë të Kanunit: prandaj Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dalë zot, kur kjo hupë ndihmën e tij. E drejta zakonore si një e drejtë e hershme dhe njëkohësisht shekullore i referohet të drejtës së krishterë. Në vijimsi e drejta jonë zakonore atë ç’ka rrespektohej për objektin dhe territorin e Kishës e ka ruajtur edhe sa i takon statusit të çdo objekti tjetër të kultit si Xhami apo Teqe, e njëta gjë edhe për klerikët e tyre dhe për njerzit që shërbenin. Kanuni i Labërisë. Ky kanun sanksionon faje që cënojnë apo dëmtojnë objektet e kultit të njohura si vakëf dhe klerikët që shërbejnë nën rrobën fetare. Konkretisht në Pjesën e VII “Pjesa e posaçme llojet e veprave penale” kemi tre nene që kanë si subject pasiv klerikun ose objektin e kultit: Neni 688. Vrasja e Klerikut Neni . Vjedhja e pasurisë së xhamisë, kishës. Neni 775. Faje (vepra penale) kundër klerikëve të institucioneve fetare. Në të tre këto nene shohim një mbrojte të posacme të figurës së klerikut dhe të objektit të Kultit. Neni 775. Faje (vepra penale) kundër klerikëve të institucioneve fetare. Vepra penale si sharja, rrahja, ose cdo veprim tjetër poshtërues kundër klerikëve (priftërinjve, hoxhëve, baballarëve të teqesë) apo institucioneve fetare (kishës, xhamisë, teqesë) gjatë ushtrimit të riteve fetare, dënohet, si rregull me gjobë, ose me bojkotim apo me dëbim për një afat të caktuar nga bashkësia e një njësie vendore.


28 Nentor 2012

Përpjekje per shekullarizem në vitet ’20 dhe gjatë mbretërimit të Zogut. Krijimi i Statuteve të para dhe Bashkësive fetare. Hap i rëndësishëm për fetë në vendin tonë është pranimi më 05.06. 1923 nga Parlamenti Shqipëtar Statutit Legal të Komuniteteve Fetare. Ishte Ahmet Zogu që i propozoi parlamentit që të votonte ligjin mbi statutin e bashkësive fetare me të cilin shtetasit shqiptarë nuk do ti nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veçse me dëshirë, por sidoqoftë duke ju bindur ligjeve të shtetit. Me zgjerimin e statutit të 1921, me nenin 5 të statuteve themelore të Republikës në 2 marsit 1925 dhe të Mbretësisë së shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhej të përdorej për qëllime politike. Sipas studiuesit Sherif Delvina ishte Ahmet Zogu që inicjoi punën për të krijuar institucione fetare kombëtare, fillimisht si kryeminister dhe minister i punëve të brendshme e më pas si Monark. -Me 7 shkurt 1923, Ministri i Punëve të Brendshme A. Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim të Këshillit të Ministrave, i jepej leje Gjyqit të Lartë të Sherjatit për të bërë, më 20 shkurt 1923, mbledhjen e përgjithshme për formimin e Këshillit të “Myslymanizmës” . Kongresi mysliman u mbajt në Tiranë më 24 shkurt 1023, ky kongres kërkoi zëvëndësimin e Liturgjisë nga Gjuha Arabe në Gjuhën shqipe, ndaloi poligaminë e burrit dhe ferexhenë e gruas, shkëputjen nga Kalifati etj. -Në janar të vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit Bektashjan, Statuti i Komunitetit Bektashjan Shqipëtarë u botua në Vlorë më 1924 në një fashikull prej 20 faqesh. -Sipas Sherif Delvinës dhe R. M Della Rocca Zogu I, hasi vështirësi në punën e tij për krijimin e shtetit laik tek Katolikët. Katolikët e ndjenin vehten të goditur nga projektet e laicizmit. Legjislacioni i 1929 kufizonte në mënyrë rigoroze liritë që gëzonte kisha Katolike, por ky legjislacion nuk u zbatua asnjëherë, katolikët refuzuan respektimin e dekretligjit të vitit 1929 për komunitetet fetare. -Qershor 1929 u botua statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në statutin e vitit 1929 në artikullin 16, pohohej se “Kryepeshkopi duhej të jetë prej gjaku dhe gjuhe shqiptare, ai duhet të ketë edhe nështetësi shqipëtare...”. Në përfundim mund të themi se në Kohën e qeverisjes apo mbretërimit të Ahmet Zogut u bënë përpjekje të veçanta për të krijuar norma dhe regullime ligjore për krijimin e një shteti laik, krijimin e komuniteteve fetare, sanksionimin e të drejtës së qytetarëve për zgjedhje të besimit fetarë dhe mbi të gjitha për krijimin e komuniteteve dhe bashkësive fetare me pavarsi të mirfilltë jo vetëm ndaj shtetit por edhe ndaj hierarkive të huaja me qëllime politike krahas atyre religjoze. Ahmet Zogu duket se vuri si qëllim dhe ndoqi këtë veprimtari me synim krijimin e një shteti oksidental (europian) dhe laik, por njëkohësisht jo rrallë herë ai ishte i orjentuar në ndërtimin e bashkësive dhe klasës së klerikëve të pavaruar e të papolitizuar pasi shpesh opozita e pushtetit të tij e kishte luftuar edhe nëpërmjet figurave klerike dhe komuniteteve që jepnin mbështetje për ta. Për të kuptuar më mirë kontributin dhe vizionin e Ahmet Zogut në krijimin e laicizmit dhe mirëfunksionimin e komuniteteve fetare mund të kujtojmë një pjesë të fjalës së tij referuar Kongresit të II të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë “ shteti shqipëtarë nuk ndahet në ortodoks, katolikë dhe myslimanë por është i pandarë; shteti i lirë nuk ka shumicë dhe pakicë, nuk ka fe zyrtare, por të gjitha fetë i mbron dhe i nderon. Megjithë këtë nuk lejon në asnjë mënyrë prej kurkujt, që feja të përdoret si mjet cënimi të këtijë vllazërimi të një gjaku e të një gjuhe”.

Gazeta e Kishës Rreze Drite I rëndësishëm ka qënë roli i Mretit Zog edhe në hartimin e disa politikave shterore mbi taksat ndaj komuniteteve dhe pamundësinë e subvensioneve të huaja pa autorizimin e qeverisë. Mardhëniet ndërmjet Shtetit dhe Komuniteteve në këtë kohë nuk vendoseshin me marveshje të ratifikuara me ligj por me statute që pasi miratoheshin nga organzimat përfaqësuese të komuniteteve fetare kalonin në Këshillin e Ministrave për tu verifikuar nëse ishin në përputhje me normën dhe ligjet në fuqi. Burime që rregullojnë raportet mes Fesë dhe Shtetit. Raporti ndërmjet Fesë dhe Shtetit, probleme të religjoneve, edukimi religjoz në Republikën e Shqipërisë regullohen nga normat në fuqi duke paisur të gjithë shtetasit shqiptarë dhe këdo rezident në RSH me Lirinë e Ndërgjegjes dhe të Fesë si dhe me lirinë e Kulteve. Legjislacioni shqiptarë saktëson laicizmin e shtetit por njëkohësisht të drejtën e individit për ushtrimin e besimit dhe të lirisë së tij të ndërgjegjes. Kushtetuta. Neni 3 afirmon përkrah disa vlerave edhe “bashkëjetesën fetar” të konsideruara “baza e shtetit”. Neni 24 Liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Çdo qytetarë mund të zgjedhë lirisht besimin e tij, dhe ti shfaqë lirisht bindjet fetare. Njëkohësisht në këtë nen është sanksionuar edhe liria për të mos qënë besimtarë, për të mos respektuar asnjë kult e për të mos zgjedhur asnjë besim fetarë, pra liria e të qënit jo praktikant, jo besimtarë apo thënë ndryshe ateist. Përveç të drejtës së besimit rezulton edhe e drejta e personale për të marrë pjesë në jetën dhe praktikën e bashkësive fetare. Jo të gjitha shtetet kanë të sanksionuar në ligjin themelor të shteti të drejtën e fesë apo të drejtën e zgjedhjes së fesë. Ushtrimi i lirë i fesë është i ngjashëm me liritë e tjera që janë renditur në katalogun për të drejtat dhe liritë themlore si: liria e fjalës, liria e tubimit. Neni 10 sanksionon neutralitetin e shtetit shqipëtar në raport me komunitetet fetare si dhe, në raport më çështjet e besimit e të ndërgjegjes në përgjithësi. Laicizmi i shtetit. Kushtetuta nuk njeh fe zyrtare dhe as privilegjon asnjërën prej feve. Kushtetuta krijion mundësi për barazi midis komuniteteve fetare . Gjithashtu shteti i njeh çdo individi lirnë e kultit si liri e personit për të marrë pjesë në një bashkësi fetare dhe në praktikën e saj. Kjo është një liri individuale. Neni 9/2 ndalon partitë politike dhe organizatat e tjera, programet e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxisin ose përkrahin urrejtjen rracore, fetare, krahinore ose etnike. Neni 18. Neni klasik i barazisë, ndalon diskriminimin e padrejtë për shkaqe fetare. Neni 20. Pakicat kombëtare kanë të drejtë të shprehin lirisht pa u ndaluar, as detyruar përkatësinë e tyre fetare, gjithashtu kanë të drejtë ta ruajnë e ta zhvillojnë. Konventa. Liria e Besimit dhe Liria e Kutlit Fetarë janë pjesë e legjislacionit shqiptarë edhe nëpërmjet Konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shteti Shqiptar. Konventa dhe akte që mbrojnë të drejtat themelore të individit sanksionojnë edhe lirinë e besimit si një e drejtë themelore. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. (neni 18). Dhe Karta Europiane e të drejtave të Njeriut. (neni 9). Marrveshje të shtetit me Komunitetet. Në bazë të nenit 10 pika 5 e Kushtetutës marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet për-

faqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Kështu si burime ligjore që rregullojnë mardhëniet përkatëse janë nënshkruar dhe ratifikuar aktualisht katër marrveshje: -2005. Është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqipëtare dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit, e cila ishte miratuar njehere ne 2003. -Ligji nr. 10 056, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkesise Islame te Shqiperise për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta”. -Ligji nr. 10 057, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”. -Ligji nr. 10 058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e marrveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta”. E veçantë e këtyre normave është se janë burime të jashtme të së drejtës. Ngjajnë me aktet ndërkombëtare që bëhen pjesë e sistemit të brendshëm. Kjo pasi marrveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Komuniteteve ratifikohet me ligj në Kuvend . Shteti nuk mund të ndërhyjë në çështjet e komuniteteve fetare veçse nëpërmjet marrëveshjeve të sipërpërmëndura. Vendoset pavarsia e komuniteteve fetare, duke lënë të kuptohet në një farë mënyre që ato konsiderohen si trupa të huaj ndaj shtetit. Besimet fetare si rende të jashtme. Sipas lektores të së Drejtës Kushtetuse në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës, Aurela Anastasi displina kushtetuese nxjerr në pah dy nivele të operativiteti të komuniteteve fetare, njëri është jashtë legjislacionit të brendshëm shqiptarë dhe një i brendshëm. Niveli i jashtëm mban parasysh dimensionion rregullator të besimeve fetare në të cilat vihet re karakteri ndërnacional. Kjo Sipas Anastasit ka të bëjë me faktin se komunitetet konsiderohen si element të trupit shoqëror, të pajisura me personalitetin e vet juridik dhe me autonomi organizative dhe drejtuese.

Objekti.

Objekt i këtyre marrëveshjeve është rregullimi i çështjeve të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis shtetit shqipëtarë dhe Komunitetit përkatës, në bazë të parimeve kushtetuse që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit të besimit fetarë, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëshëniet e ndërsjellta.

Qëllimi

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është: - të garantojë realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë; - të njohë e të garantojë respektimin e të drejtave të Komuniteti Fetarë, të institucioneve dhe strukturave të saj, si dhe të personave juridikë të themeluar prej tyre, për të zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar, edukativ e bamirës; - të njohë dhe të garantojë paprekshmërinë e instiucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe me Kushtetutën e ligjet në fuqi dhe me kanonet dhe traditën e shenjtë të Komunitetit Fetarë; - të garantojë lirinë e individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare, ose jashtë tyre, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve fetare; - të sigurojë lirinë e individit për të mos nda-

21 luar dhe as detyruar të bëjë pjesë në një bashkësi fetare, ose të marrë pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj. Me anë të kësaj Marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shëndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Parim. Laiciteti dhe pavarsia e komuniteteve fetare. Sanksionohet në një nga nenet e secilës marrëveshje: Komuniteti fetarë ka të drejtë të organizohet dhe të realizojë misonin në mënyrë të pavarur nga shteti, duke respektuar parimin e licitetit të Shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Komuniteti Shtetëror për Kultet. Ky komitet eshte themeluar per here te pare ne 1991. Bashkërendimi me organet shtetërore bëhet nëpërmjet këtijë Komiteti, kjo është e sanksionuar në një nen të marrëveshjeve të miratuara. Komiteti Shtetëror për Kultet përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e ndërsjellta. Përpara vitit 2005 ky komitet funksiononte nëpërmjet drejtimit nga një Kryetar i cili vepronte në rang mes Ministrit dhe zëvëndësministrit, qe se bashku me Komitetitn e Minoriteteve kishin varesi te drejteperdrejte nga Kryeministri. Me qeverinë e re të vitit 2005 ky komitet u konsiderua si një departament nën varsinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ky ndryshim është pasqyruar edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A. Në pozicionin e një organizmi bashkërendues që përfaqëson shtetin lind nevoja që ky Komitet të ketë një varsi më direkte nga kabineti qeveritar, i vendosur nën varësinë e një ministrie linje ky komitet ka vështirësi të kryej rolin e një komiteti bashkërendues, sidomos nëse çështje të bashkërendimit janë jashtë kuadrit të kompetencave të ministrisë së linjës. Distanca e këtijë Komiteti me Kryeministrin dhe pozita inferiore me dikastere dhe ministri të ndryshme nga ministria e linjës që e përmban në strukturë e bëjnë të pamundur tagrin përfaqësues që i ngarkon ligji këtijë institucioni . Perpara 2005 Kryetari i ketij Komiteti ishte Ilir KULLA dhe ne qeverine e re kryetari aktual eshte Rasim HASANAJ. Personaliteti Juridik i Komuniteteve. Marrëveshjet e ndërsjellta të ratifikuar me ligj njohin personalitetitn juridik të Komuniteteve, njohje që bëhet me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo njohje e personalitetit juridik bëhet brenda 30 ditëve me vendim gjykate. Territori i veprimtarisë së personave juridik të Bashkësisë Fetare. Komunitetet tona fetare kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në gjithë territorin, sipas përzgjedhjes së vetë bashkësisë. Nga ana tjetër në këtë nen kemi formulim të ndryshëm në marrveshjet ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Kështu për komunitetin bektashinj është shtuar edhe fraza: si dhe për ushtrimin e lirisë të besimit të shqipëtarëve që jetojnë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë Gjuha e shërbesave. Kombësia e titullarëve. Është përcaktuar gjuha shqipe si gjuhë e shërbesave dhe kombësia shqiptare për titullarët e bashkësisë në marrëveshjen Me komunitetin Bektashjan, por nuk kemi një përcaktim të tillë në marrëveshjen me komunitetet e tjera. Aspekte finaciare dhe të edukimit. Marrveshjet rregullojnë edhe aspekte finaciare apo aspekte që kanë të bëjnë


Gazeta e Kishës Rreze Drite

22 me edukimin dhe me institucionet fetare duke cituar dhe duke lënë hapsirë për rregullim në ligje të tjera specifike si ligji për arsimin, legjislacioni fiskal etj. A mund të ketë në të ardhmen marrëveshje të këtijë tipi edhe me komunitete të tjera fetare të ndryshmem nga katër komunitetet tradiscionale?! Neni 10 i Kushtetutës këkron marrëveshje të veçanta dypalëshe për të rregulluar marrëdhëniet midis Qeverisë dhe bashkësive fetare. Kisha Katolikë është komuniteti i parë që finalizon një marrëveshje të tillë me qeverinë, plot 6 vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, në mars të 2005 nënshkruhet dhe ratifikohet një marrëveshje ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Selisë së Shenjtë. Në vitin 2006 Komiteti Shtetëror për Kultet merr një madat për të negocuar marrëveshjet dhe krijohet një grup pune me ekspert ligjorë dhe mbi cëshjte të religjoneve për të punuar. Në 2009 finalizohen marrëveshjet me tre komunitetet e tjera të vjetra fetare. Aktualisht edhe një organizatë protestante ombrellë Vëllazëria Ungjillore Shqiptare (VUSH) ka kontaktuar me Qeverinë nëpërmjet Komitetit të Kulteve duke kërkuar negociata për një marrveshje dypalëshe. Kjo kërkesë nuk ka marë ende përgjigje dhe në këto momente Komiteti i Kulteve nuk ka mandat nga

15

Qeveria për negocime të këtijë lloji. Kushtetuta nuk kujdeset vetëm për bashkësitë tradicionale fetare, në tekstin shkencorë universitar lektorja e të Drejtës Kushtetuese në fakultetin e Drejtësisë UT Aurela Anastasi thekson se liria e ndërgjegjes dhe e fesë e sanksionuar në Kushtetutë nuk përjashton as lirinë e kultit të bashkësive të vogla fetare. Ato trajtohen gjithashtu, si bashkësi fetare në kuptimin e Kushtetutës, por origjinaliteti i tyre qëndron vetëm në numrin relativisht të kufizuar të besimtarëve të tyre. Kështu ato i nënshtrohen të gjithë legjislacionit, sikurse për të gjitha bashkësitë . Ateherë duket se teknikisht nuk kemi një problem ligjor në mundësimin e negocimeve me bashkësi të tilla, rezerva qëndron në numrin e antarëve të bashkësive dhe në tradicionalitetin e tyre. Kjo lidhet edhe me vlersime të karakterit politk të Qeverisë për të njohur si partnerë komunitete me numër të ngushtë dhe historik afatshkurtër në terrenin shqiptarë. Gjithsesi mungesa e një marrveshjeje specifike për rastin e bashkësive të reja nuk përmban asnjë vështirësi në lidhje me funksionimin e tyre sipas rregullimeve të legjislacionit shqiptarë, legjislacion që sanksionon lirinë e besimit dhe të praktikimit religjoz. Ndërkohë efikasiteti i bashkëpunimit të Qeverisë me komunitetet fetare do të ishte

më i qëndrueshëm nëse do të kishim një akt nënligjorë që rregullon kompetencat dhe organizimin e Komitetit të Kulteve. Megjithse marrveshjet me komunitetet i japin këtijë komiteti mandatin e përfaqësuesit dhe partnerit me bashkësitë, nuk kemi një rregullim me akt ligjorë ose nënligjorë qoftë edhe një vendim i thjeshtë që të sanksionojë modelin teknik por edhe politik të këtijë Komiteti. Gjithashtu pozicionimi i tij nën varësinë e një ministrie linje përkon më një pozicion disi inferior dhe shumë pranë strukturës së administratës publike disi e spostuar nga përfaqsimi politik qeverisës.

LITERATURË

Aurela Anastasi. E Drejta Kushtetuse.ISBN 99927-941-1-9 De La Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Romë Departamenti i Shtetit të Sh. B. A. Mbi lirinë fetare – Shqipëria. Faqe zyrtare e DASH Dh. Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000 Gaetano Dammacco, “Liberta di religion, pluralism confessional eordinamento democratiko nella costituzione albanese: “Kushtetuta e re Shqipëtare, sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë”, Tiranë 2002. Islami Ballkanik. A Popovic

28 Nentor 2012 Kanuni i Labërisë. Kodifikuar e përgatitur për botim nga Prof. Dr. Ismet Elezi Kanuni I lekë Dukagjinit. Përmbledhje e kodifikue prej A. Shtjefen Konstandin Gjeçovit. Shkodër 1933, Shtypshkronja e Françeskanëve Kurti Sirdani, “On the contribution of the Catholics in Albania” 2000 Libri i Qarkoreve i vitit 1922-1923, nr. 5 i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë 1923. Ligji nr. 10 056, datë 22.01.2009 Për ratifikimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Islam Shqiptarë për rregullimin e marrëdhenieve të ndërsjellta” Ligji nr. 10 057, datë 22. 01.2009. Për ratifikimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”. Ligji nr. 10 058, datë 22.01.2009. Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë deh Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e Marrëdhënieve të ndërsjella” Mark Milan “albanian life and Customs”. Sherif Delvina. Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare.Hisoria e lindjes së komuniteteve fetare kombëtare. Forumi shqiptarë. Shqiperia .com. Besimet Fetare. Autor: Genc Myftiu.

Koncerte Ungjilliziuese ne Shqiperi Korrik 2013

Çfarë është No Longer Music? (NLM) është një grup ungjillizues prodhimi i udhëhequr nga David Pierce që përdor fazat skenike për të komunikuar Ungjillin e Jezusit ndaj të rinjve të cilët kurrë nuk do të hapnin zemren per nje sherbese tradicionale në një kishë. Muzika është shërbesë e thirrur për të arritur grupet e Kulturës dhe Rinisë e cila është shekullarizuar me forma globale”. Në të gjithë botën, këto gjenerata rinore nga 1735 vite vjeç zakonisht nuk shkojnë në Kishë për përgjigje apo besim , sepse ata besojnë që ajo të jetë e parëndësishme në jetën e tyre. Një mënyrë për të arritur ato grupe rinore , NLM me misionin e saj sjell mesazhin e Jezusit atje ku ata janë , në kontekstin e tyre, duke modeluar me shembullin e Krishtit dhe mësimdhënie (shih Shëmbëlltyra e deles së humbur në Luka 15:1-7 si një shembull). “Show” NLM ka fokus vendet me kulturë globale dhe të rinjtë (17-30 vjeç). Emisioni përdor një përzierje krijues e muzikë live moderne, dramë me fazë mesazhi, dhe efekte të tjera të veçanta (p.sh., video projeksione dhe zjarri), për të prezantuar një mesazh relevant akoma më të qartë sipas Ungjillit. Shfaqja është përkthyer gjithmonë / interpretohet në gjuhën amtare në mënyrë që mesazhi është i qartë tek publiku i synuar . Pas çdo shfaqje, ungjilli është i ndarë nga faza bisede komunikimi dhe një ftesë për t’iu përgjigjur mesazhit biblik . Më pas, anëtarët

e grupit të krishterëve lokale mund të bisedojnë me njerëz të cilët janë përgjigjur mesazhit duke i adresuar disa prej tyre për tek kishat lokale dhe ekipet misionare. Në çdo qytet, Misionari Steiger punon me misionarët Steiger dhe / ose partnerët lokalë për të siguruar që rinia e interesuar në vazhdim të ndjekin kishat dhe dishepullizimi është vendi për ata që përgjigjen, ose janë të interesuar që të dinë më shumë. Historikisht, NLM ka vepruar si një pionier duke shkuar në zonat e të paprekurve nga ungjilli i parë apo të vështira-për-të arritur vende rreth botës dhe ka shërbyer si një katalizator për krijimin e shërbesave të reja,fuqimizimin tek kishat, dhe një valë të njerëzve të pasionuar për të sjellë dashurinë e Jezusit të rinjve shekullaristë në mbarë globin. Nevoja Për mbi 20 vjet, Shërbesa e Steigersë, (NLM) ka arritur ungjillizimin në rininë laike urbane në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerika e Jugut, Australi dhe Azi. “Muzika nuk është më” (NLM) është themeluar në Amsterdam në vitin 1987 nga David Pierce në përgjigje ndaj një zemër të thyer e Perëndisë për të rinjtë e humbur të botës; 17-30 vjeçarëve, të cilët janë duke u shkatërruar nga gënjeshtrat e botës, dhe kurrë nuk do të të arrihen me metoda tradicionale. Kjo kulturë globale përfshin

grupet rinore të globit, dhe ka mbajtur së bashku me vlerat e përbashkëta, simbolet dhe legjendat mbi ta duke i burgosur e shtyrë nga industria argëtuese, kulturës pop, dhe strategjitë ekonomike që bien si pre e lakut mbi ata. Kjo arsye e kombinuar edhe me një ndarje në strukturën e familjes dhe vlerave morale , ka shtyrë miliona adoleshentë dhe të rritur të rinj në zemërim, dëshpërim, dhe humbje shprese. Kjo shërbese ka mision të prekë - rreth 1 miliard njerëz, 17-30 vjeç janë reth 25% e botës “prandaj e bën më të madh nevojën që ungjilli të ketë arritur tek ky grupnjerëzish në botë. Në shumë mënyra, Kisha tradicionale e ka bërë kulturalisht mjaft të largët imazhin e saj , dhe me sa duket kjo e paraqet Fjalën e Zotit si e parëndësishme në jetën e tyre. Ata kanë një ide të rreme se kush është Jezusi. Ata janë në kërkim për kuptimin dhe qëllimin e shpëtimit në Zotin , por ata nuk kanë gjasa për të parë prani - misionesh të Kishës për ti gjetur ata si persona të humbur. Mjetet David Pierce shpjegon: “Unë kurrë nuk e mora shërbesën në këtë aspekt për thjesht muzikë. Shumë prej bandave muzikore besimtare duan të jenë grupe për Perëndinë... Me ne ajo ishte e kundërta Ne ishim duke u përpjekur për të arritur njerëzit globalisht me ungjillin , dhe Ai na tha për të filluar një grup muzikor. Kjo është arsyeja pse kemi filluar, dhe kjo është e pabesueshme për shkak se ne kemi bërë një vendim që nga fillimi se do të jetë shumë e qartë se tek kush ne besojmë në zotin . Çfarë kemi përqëndruar si fokus ka se: “Nëpërmjet artit, muzikës dhe media të tjera, NLM sjell Ungjillin jashtë Kishës dhe në vendet ku ekipet konvencionale misionare shpesh nuk mund të shkojnë, duke përfshirë edhe vendet islamike, klubet terroriste, fshatra te paligjshme, festivale anarkiste , bordellot, grupet muzikore

joints Junkie, punk dhe muzikë festivalesh pop , klubet sataniste dhe tubimet e gjeneratës “New Age” - RINIA E RE. Kjo do të thotë se shpesh është NLM me ekipet e para ose vetëm ajo për të sjellë Jezusin për të rinjtë me të cilët ata vijnë në kontakt me ungjillin nga spektaklet muzikore laike. NLM video-programi The “show” është një përshkrim dramatik e teatror i historisë së Jezusit, duke përfshirë një kryqëzim të fuqishëm dhe skenat e kijametit, e cila është përshtatur drejt rinisë laike. Emisioni përdor një përzierje krijuese e muzikës live moderne, dramë me faza dhe efekte të tjera të veçanta (p.sh. parashikimet video dhe zjarri), për të paraqitur një mesazh relevant, por të qartë të ungjillit. Shfaqja është e përkthyer gjithmonë / ose interpretohet në gjuhën amtare në mënyrë që mesazhi tek publiku është i qartë. Pas çdo shfaqje, ungjilli është e ndarë nga faza bisede komunikimi dhe një ftesë për t’iu përgjigjur mesazhit biblik që është bërë. Më pas, anëtarët e grupit të krishterëve dhe ata të kishave lokale mund të bisedojnë me njerëzit të cilët janë përgjigjur pozitivisht lajmit të mirë dhe kujdesen ti lidhin kontaktet mes tyre dhe kishat lokale. Frutat e shërbesës NLM Që nga formimi i saj në Amsterdam, NLM ka marrë dhe ka shpërndarë mesazhin e Ungjillit në të gjithë botën - shpesh herë disa nga vendet më të errëta ku nuk është e imagjinueshme. Gjatë viteve, mijëra të rinj laikë kanë ardhur për të takuar Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre nëpërmjet Misionit së NLM. Pas koncerteve, Steiger punon me misionarët Steiger dhe / ose partnerët e saj lokalë të fortë për të siguruar që të ndjekin vizionin e NLM sepse është vendi që të lidhen me ata që i përgjigjen të Ungjillit duke vepruar me kishat lokale dhe misionet për dishepullizim të vazhdueshëm. Në disa pjesë të botës, ku krishtërimi ndalohet me ligj, misionari Steiger do të krijojë “klubet tifoza” dhe “takimet e ban-


28 Nentor 2012 dave muzikore”, të cilat shërbejnë si grupe dishepullizimit nëntokësore (fshehtas) dhe mbjelljet për kishat. Kur është e nevojshme, misionari Steiger punon me partnerët e tij lokalë për të lehtësuar krijimin e kishave të reja dhe shërbesat lokale për të përmbushur nevojat e besimtarëve të rinj. Për shembull, gjatë një Koncerti “të Moskës “ gjatë turneut në Mongoli në vitin 1991, NLM ka pasur mundësinë që të jetë grupi i parë perëndimor që ka luajtur në Uzbekinstan dhe Mongoli. Më e rëndësishmja, megjithatë, është se fushata ka rezultuar pozitive në mbi 2.000 persona që i janë përgjigjur mesazhit të Ungjillit. Studimet e Biblës janë nisur në qytetet e shumta me mbjelljen e kishave me partnerët e NLM “së që mbetën në Rusi, pas turneut të dishepullizimit të atyre që bënë një angazhim në ato koncerte. Këto studime biblike janë zhvilluar në misione me të njëjtit vizion me kisha të shumta, duke arritur me ungjillin jashtë kishave mjaft të humbur në qytetet e tyre dhe qytete të tjera të afërta. NLM ka vepruar si një pionier duke shkuar në shumë vende si hera e parë ndaj të paprekurve nga ungjilli apo si mundësi e vështirë për të arritur me ungjillin dhe ka shërbyer si një katalizator për krijimin e shërbesave të reja, si kisha dhe një valë të njerëzve të pasionuar rreth ungjillit. Me kalimin e kohës, ky rrjet i misioneve dhe misionarëve u rrit në Steiger International, një organizatë ndërkombëtare me mision shërbesash në Evropë, Amerikën e Jugut, Australi, Azia dhe SHBA-ja. Në shërbesat e lindjes sic nisi turneu për të parë Poloninë , partnerët e misionit Steiger filluan me Festivalin Art Slot, e cila filloi fillimisht si një Kamp Dishepullimi Vjetor për ata që iu kishin përgjigjur në koncertet NLM( No longer Music). Ky mision filloi në vitin 1994 (me vetëm 40 njerëz të pranishëm) dhe është rritur tani në mbi 7000 persona sot dhe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm mbi kombin e Polonisë. Festivali Art-Slot ka punëtori dhe seminare për ata që i përgjigjen Ungjillit dhe një rrjet të kishave në mbarë Poloninë për të cilin do të lidhi kishat me besimtarët e rinj. E Ardhmja Sot, Muzika Mision me NLM ka më shumë mundësi të shërbesës sesa mund të mendohet. NLM ka marrë ftesa nga e gjithë bota, dhe çdo vit duhet të hedhin poshtë shumë mundësi të shkëlqyera për shtrirje, sepse NLM -të thjesht nuk kanë kohë dhe kapacitete për të përmbushur të gjitha mundësitë. Me fjalë të tjera,e korra është me të vërtetë e madhe , por punëtorët janë pak (Mateu 9:37). Kjo është për shkak se nuk

Akullore me Nutella

Akullorja me Nutella është absolutisht një nga më të mirat për të gjithë ata që pëlqejnë shijen e çokollatës bashkuar me atë të lajthisë. Provoni ta servirni në një kaush ku fundin e keni mbushur me pak Nutella të shkrirë, ose ti shtoni copëza lajthie sipër! Përbërësit për rreth 700gr akullore • 450ml qumësht të plotë (me 3.5% yndyrë) • 200ml pana për ëmbëlsira

Gazeta e Kishës Rreze Drite ka mjaft banda muzikore sot që, si formati NLM sepse ato që janë, ekzistojnë vetëm për të ungjillizuar të rinjtë e humbur në vend se të jenë komercialisht të suksesshëm pra të prekin edhe gjeneratat e humbura kudo. Në përgjigje të nevojës së madhe për tu rritur dhe shumuar NLM-ja, Steiger ka nisur një iniciativë kyç pro shumëzimit të njohur si “Shoqata e Artistëve Ungjillizues” (AVA) në 2006. AEA ekziston për të trajnuar, pajisur dhe promovimin falas të artistëve Kristianë si muzikantë - misionarë për guxim që të përdorin talentin e tyre dhënë nga Perëndia dhe platformën për të shpallur Ungjillin jashtë kulturës së kishës. Një objektiv kryesor i AEA është përsëritja dhe shumëzimi i ndikimit që i ka muzika më të gjatë duke ndarë ungjillin. Në mënyrë të veçantë, Steiger synon të krijojë 6 NLM ekipe rajonale deri në vitin 2015. Në vitin 2010, Steiger me sukses ka themeluar “Muzika nuk është më “NLM-ja - Brazil”, një ekip i veçantë. NLM-ja e Brazilit është udhëhequr nga Luka Greenwood dhe një ekip të shtetasve brazilianë që është fokusuar në ungjillizimin e kulturës laike të të rinjve në Brazil dhe përreth vendeve të Amerikës së Jugut. Kronologji e Misionit NLM-a. 1985 No Longer Muzikë (NLM) është formuar nga David Pierce në Amsterdam, Holandë. 1986 NLM-ja krijon koncertin e parë e tyre të pavarur, tingëllon si një manifestim publik. 1987 NLM-ja nis koncertin e t e dytë të tyre të pavarur, fushata është shumë e madhe, e ndjekur nga bandat muzikore dhe turneut të parë jashtë Amsterdamit dhe Holandës. 1988 NLM nis koncertin e tretë dhe videoregjistrimin e tyre të pavarur, ‘Përmes Imazhit”. Mundësitë fillojnë për të hapur misionin në Evropën Lindore para rënies së Murit të Berlinit. NLM luan përpara 15.000 njerëzve në Jarocin Festivalin e yre në Poloni. 1989 NLM nis turneun e katërt dhe videoregjistrimin e tyre të pavarur,” Thank You, -Good Night, -We Love You”, si dhe e pasuan me një turne në Skandinavi dhe Poloni. 1990 David Pierce është paraqitur në serinë e BBS-së “Misionarëve” dhe me një libër shoqërues. NLM krijon turne në Bashkimin Sovjetik para rënies së komunizmit, duke kryer shfaqje ne Festivalin e Azisë me Rock Fest në Barnaul. Ata bëhen grupi i parë perëndimor që ka luajtur spektakle në Siberi. 1991 NLM nxjerrin dhe albumin e tyre të parë të plotë-, JO SEX (Chrissong, Holandë). NLM kryen mbi 32-koncerte nga Moska për në Mongoli me turne. Ata bëhen grupi i parë perëndimor që ka luajtur në Mongoli. 1992 NLM është parë nga miliona persona

në televizionin rus kryesor në një video një orëshe nga CBN-ni me titull “Çfarë do të thotë të jetosh për të?”. Turnera me bandat muzikore përsëri në Evropë dhe SHBA 1993 Del Libri “Prifti i Rockut” (Historia e David Pierce dhe NLM) i cili është botuar. NLM lëshon albumin e tyre të dytë, “Gjunjëzohem para teje dhe të këndoj”, (Chrissong, Holandë). NLM zhvendoset në Zelandën e Re për gjashtë muaj për të filluar programet rinore atje. 1994 NLM kryen një Turne”miqësie” mes krejt Vietnamit dhe një turne mbarëkombëtar i Polonisë ndjekur nga bandat muzikore me vetë-sponsorizim edhe “Kampin për Jezusin” e parë / Festivali muzikor, i cili u rrit në Festivalin e Artit -Slot. 1995 NLM shpaloset debutues me një opera rroku në turne mbarëkombëtare të Zelandës së Re, Poloni dhe Gjermani. Nxjerr me Pleitegeier Records (Gjermani) ri-diskun e “Thank You, Good Night, We Love You “në CD. Album ngjitet në numrin katër në Listat muzikore kombëtare në Gjermani. 1996 NLM zhvillon një turne gjashtë-mujor në botë me operan e Rrokut “ Passioni” (një akt), kryer në vendet si Zelandën e Re, SHBA, Gjermania, Polonia, Singapori dhe India. 1997 NLM lëshon versionin disk me albumin e “Passion” opera rroku (një akt), në etiketë të ri të pavarur. NLM Steiger Band fillon duke punuar në materiale të reja për opera roku dhe riplanifikon turnetë e tyre të ardhshëm. 1998 NLM Ture në koncete në gjithë Zelandën e Re. 1999 NLM merr dy vjet pushim për të ndjekur misionin deri në dishepullizime.. 2000 NLM përgatitet për të filluar turnetë të reja dhe nis me 2001. 2001 NLM turne në Brazil, Xhamajka dhe Polonia. 2002 NLM nis turne në Brazil duke luajtur në klubet e nëndheshme të São Paulo dhe arrin të përfundojë duke luajtur në Brazil SteigerFest 1, një ngjarje ungjillizuese me nga 3 kampe ditore. Përfundon turneun në Poloni në Festivalin ArtSlot. 2003 NLM kthehet në Sao Paulo, Brazil për herë të tretë me një shfaqje të vendosur për të reformuar tërësisht muzikën. NLM ka luajtur në ambientet alternative kryesore të Sao Paulo dhe gjithashtu në Festivalet Kampe të Arteve Steiger Fest 2003. 2005 NLM nis turne nëpër Poloni, Gjermani, Brazil dhe për herë të parë në Kili. Në Sao Paulo, NLM ka luajtur nëntë shfaqjet në nëntë ditë, duke përfshirë edhe Gjembat (një festival i madh Halloween) dhe Hangarin 110 - një vend i famshëm për koncert bende ndërkombëtare të luajtur në Sao Paulo. 2006 NLM turne Gjermania, Polonia dhe Turqia.

Receta gatimi

• 350gr Nutella • 70gr sheqer • 50gr mjaltë • 1 luge plot niseshte misri ose patatesh Vendosim një tenxhere në zjarr në të cilën shtojmë qumështin, niseshten, sheqerin dhe Nutellen duke i përzierë mirë. Sapo të arrijë pikën e vlimit dhe përbërja të trashet paksa, fikim zjarrin dhe e lëmë në temperaturë ambjenti. Shtojmë në fund edhe mjaltin dukë e përzierë mirë dhe e lëme të gjithë masën të ftohet përpara se ta fusim në akull. Në një tas të madh, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik panën për ëmbëlsira, dhe kur kjo të jetë plotësisht e qëndrueshme, ia shtojmë përbërjes së mësipërme tashmë të ftohur duke e përzierë me kujdes nga poshtë lart në mënyrë që përbërja të mos humbi volumin. E vendosim akulloren n akull derisa të ngrijë plotësisht për 6-8 orë.

Simite me susam për mëngjes

23 2007 NLM turne Kirgistani, Turqia, Islanda dhe Gjermania. Mbi 200 besimtarë të rinisë muslimane publikisht kanë lutur lutjen e mëkatarit duke shpallur Jezusin Zot. 2008 NLM turne Polonia, Libani, Turqia, Kroacia, Finlanda, Islanda dhe SHBA. 2009 NLM turne Liban, Kroacia dhe Finlanda. 2010 NLM shumohet. “NLM - Brazil” është formuar dhe është e udhëhequr nga Luka Greenwood. “NLM - Evropa” turne Poloni dhe Gjermani. David Pierce është në gjendje të flasë qartë për Jezusin në një intervistë për MTV-Liban, një stacion popullor televiziv që shikohet nga miliona në të gjithë botën arabe. Çfarë është No Longer Music? NLM është një grup ungjillizues i udhëhequr nga David Pierce që përdor shfaqjen për të komunikuar Ungjillin e Jezusit ndaj të rinjve të cilët kurrë nuk do të vinin në një kishë. Në të gjithë botën, këto 17-35 vite vjeçarë zakonisht nuk shkojnë në Kishë për përgjigje, sepse ata besojnë që ajo duhet të jetë e parëndësishme në jetën e tyre. Në mënyrë për të arritur ato, NLM-ja sjell mesazhin e Jezusit ku ata janë, në kontekstin e tyre,-si modeluar me shembullin e Krishtit dhe mësimdhënie (shih Shëmbëlltyra e deles së humbur në Luka 15:1-7 si një shembull). “Show” NLM-se prek rininë me kulturë globale, të rinjtë nga (17-30 vjeç). Emisioni përdor një përzierje krijuese muzike live moderne, dramë me spektakël , dhe efekte të tjera të veçanta (p.sh., video projeksione dhe zjarri), për të prezantuar një mesazh dallues e të qartë të Ungjillit. Shfaqja është e përkthyer gjithmonë / interpretohet në gjuhën amtare në mënyrë që mesazhi është i qartë biblikisht. Pas çdo shfaqje, ungjilli është e ndarë nga faza biseda komunikimi dhe një ftesë për t’iu përgjigjur mesazhit biblik që është bërë. Më pas, anëtarët e grupit të krishterëve lokale mund të bisedojnë me njerëz të cilët janë përgjigjur dhe bëjnë lidhjen e tyre për kishat lokale dhe dishepullizimin e vazhdueshëm me partnerët e NLM-së Në çdo qytet, Steiger punon me misionarët Steiger dhe / ose partnerët lokalë për të siguruar që në vazhdim të ndjekin kishat dhe dishepullizimi është vendi për ata që përgjigjen, ose janë të interesuar të dinë më shumë. Historikisht, NLM ka vepruar si një pionier duke shkuar në zemrat e të paprekurve nga ungjilli i parë apo të vështira-për-të arritur vende në mbarë botën dhe ka shërbyer si një katalizator për krijimin e shërbesave të reja, apo kishat, dhe një valë të njerëzve të pasionuar për të sjellë dashurinë e Jezusit me kulturën globale të të rinjve shekullaristë.

• 2 lugë kafe salep (është erëzë si të gjita erëzat e tjera) • 2 gota uji me miell si fillim (po deshi i hidhni sa të marri) • Mjaftushem susam PËRGATITJA :

PËRBËRËSIT : • 250 gr.gjalp • gjysëm gote me vaj luledielli ose vaj misri • çerek ¾ gote caji me sheqer • 1 gote çaji me uthull ( molle ose rrushi ) • 1 vezë ( e verdha brenda në brume, e bardha për ti lyer sipër ) • 1 pako maja buke(10 gr) • 1 lugë kafe kripë

Përzjejme 2 gota me miell, kripën, sheqerin, salepin dhe sodën , derisa të përfitojmë një masë homogjene, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë të punojmë brumin edhe për pak kohë. Hedhim vajin, uthullën, të verdhën e vezës, dhe hedhim nga pak miell derisa të përfitojmë një brumë të plotë që nuk ngjitet në dorë. Brumi lihet të paktën për gjysëm ore në frigorifer. Pastaj i japim brumit formën e simiteve(ose forma si të dëshironi). Hedhim të bardhën e vezës në një pjatë me pak kripë. Lyejme format e përgatitura në të bardhen e vezës dhe lyejmë në të dy anët me susam, pastaj i vëmë të piqen në furrën e ngrohur më parë në 170-180 gradë, për 25-30 minuta.


OFERTË PËR FESTAT E NËNTORIT Gazeta e Kishës Rreze Drite

24

28 Nentor 2012

E VLEFSHME 14-30 NËNTOR

POROSITNI SOT 1 FAQE INTERNETI MERRNI FALAS

HOST & DOMAIN R

ANTUA R A G

A

VIT G

S T U DI

O

WEBSITE START

249 €

+355 68 20 64 937

info@agstudio.al

www.agstudio.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.