VIJA | 34 | LINE

Page 1

Në Nikç, Lëpushë dhe Vermosh ngrihen 3 kënde informacioni turistik për vizitorët

Në Vukël, Selcë dhe Vermosh vendosen tabelat e para informative të Parkut të Alpeve në Kelmend

Lumi i Cemit ku nis jeta e Kelmendit

Pjesë të zgjedhura nga “Libri i Alpeve Shqiptare”

Nikçi, fshati më i ruajtur e më i thellë i Kelmendit

Lëpusha magjepsëse e Bjeshkëve të Namuna

Vermoshi - fshati që përmbylli hartën e Shqipërisë së sotme

Alpet e Shqipërisë - simboli i luftës së përjetshme të njeriut për të jetuar i lirë

GO2 pasuron

Google Maps me pikat hyrëse të Parkut “Alpet e Shqipërisë”

Kënd informacioni turistik në formën e një koshi tradicional drithi, ngritur në fshatin Lëpushë të Kelmendit (Bujtina Tradicionale Tom Dragu”).

Kelmend, ngrihen 3 kënde informacioni për vizitorët

Në Kelmend – si askund tjetër Fillimi i sezonit turistik i gjen Alpet e Shqipërisë plot me vizitorë nga e gjithë bota. Në të vërtetë pjesa lindore dhe qendrore e Alpeve frekuentohen gjatë gjithë vitit, por krejt ndryshe ndodh me pjesën perëndimore –Kelmendin. Me traditë modeste në turizëm, zona që iu shtua së fundmi Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” është ndër më të ruajturat brenda tij në të gjitha aspektet, e veçanërisht në trashëgimi kulturore dhe natyrore. Duke mos qenë pjesë e itinerareve të mbingarkuar turistikë të dekadës së fundit, Kelmendi konsiderohet i virgjër në raport me pjesën tjetër të Parkut, pa përmendur Gashin me status Rezervë Strikte Natyrore. Mikpritja, fisnikëria dhe pastërtia e Kelmendit është veçuar gjithmonë nga pjesa tjetër e Alpeve. E po ndryshe nga pjesa tjetër e Alpeve, Kelmendi u ofron vizitorëve një kuzhinë ende autoktone dhe të pasur me përbërës krejtësisht natyrorë të kultivuar nga vendasit. Ky stil jetese i malësorëve që jetojnë në Kelmend përgjatë gjithë vitit, i lidhur ende me blegtorinë dhe bujqësinë, është gjithashtu një vlerë unike e zonës, që së bashku me peizazhin natyror dhe atë kulturor, ofrojnë përvoja të paharrueshme për vizitorët. Ndonëse deri tani Kelmendi ka vetëm 3 Monumente Natyre në Park, në të vërtetë zona ka pasuri mahnitëse natyrore, si bjeshkët e Surtës, Dobraçes, Jelicës, Goljupit, Berizhdolit, Pajës, Koprishtit, Grebenit, Jeshnicës, e Seferçës, si dhe një numër jashtëzakonisht të madh shpellash të ekploruara vitet e fundit, sidomos në masivin e Shkëmbejve të James. Ndonëse deri më tash zona nuk ka asnjë Monument Kulture në Park, në të vërtetë Kelmendi është hapësira e fundit që po mban gjallë një pasuri të UNESCO-s: Xhubletën, si dhe një sërë ndërtimesh komplekse prej guri (shtëpi, mullinj, rrugica me kalldrëm, tarraca etj.), të ruajtura prej më shumë se një shekulli. Vetëm në Kelmend vizitorët mund të sodisin nga afër veshjen krenare të Alpeve – Xhubletën –në “Logun e Bjeshkëve” çdo mesgusht, si dhe të ndjejnë pranë çdo shtëpie prej guri, aromën e tokës punuar me dashuri dhe të deleve që kullosin shpateve malore. Ndërsa në Luginën e Valbonës dhe në Luginën e Shalës presioni në rritje i turizmit e ka shpërbërë peizazhin alpin duke bërë që atë ta mbizotërojnë ndërtimet jogjithmonë tradicionale, Kelmendi është ende një parajsë për adhuruesit e natyrës, si dhe për këdo që di të vlerësojë banesat dhe elementë të tjerë tipikë të peizazhit kulturor.

Vizitorët vijnë edhe për njerëzit

Që në fillimet e padatuara, turizmi është kuptuar si nevojë e njeriut për të njohur vende dhe njerëz të rinj, për të përjetuar përvoja që mundësohen nga territore dhe kultura të ndryshme nga mjedisi ku ai jeton. Si i tillë, turizmi nuk mund të kuptohet pa ndërveprimin njerëzor, bazat e të cilit mund të konsiderohen qendrat e informacionit turistik, ku vizitorët njihen në mënyrë të shpejtë dhe intensive me zonën që po frekuentojnë. Madje edhe kur vizitojnë kopshtet zoologjike, njerëzit përpiqen të interaktojnë me banorët vendas – që në këtë rast janë kafshët e burgosura nga egoja njerëzore. Prandaj do të duhej që informacioni i ofruar në Qendrat e Vizitorëve të përfshijë patjetër edhe elementin njerëzor. Në këtë kontekst, pavarësisht informacionit në gjuhë të huaj (kryesisht anglisht dhe gjermanisht), që shpeshherë është i papërditësuar i njëanshëm dhe i fokusuar vetëm te natyra, qendrat e vizitorëve të Valbonës dhe të Thethit ofrojnë informacion për këto dy ish-parqe kombëtare, por jo për Parkun e saposhpallur Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” si një i tërë. Përveç vizitorëve, mungesën e informacionit për Parkun si të tillë e vuajnë edhe aktorët e përfshirë në një mënyrë a në një tjetër me mbarëvajtjen, administrimin apo promovimin e Parkut, dhe sigurisht, vetë banorët. Pikërisht për të kontribuuar sadopak në plotësimin e këtij boshllëku, Organizata GO2 realizoi në vjeshtën e vitit të kaluar një set tabelash informative, të cilat u vendosën në 3 akset rrugore që hyjnë në Parkun Kombëtar të Alpeve:

Nr. 34, Maj 2024 vijon në faqen 5

Tabelat e para informative në Kelmendsi pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve

Kur kanë kaluar plot dy vjet nga shpallja e Parkut “Alpet e Shqipërisë”, të parat dhe të vetmet ndërhyrje në sinjalistikën e Parkut brenda territorit të Kelmendit që për herë të parë u përfshi në një Park Kombëtar – janë këto tabela identifikuese, të cilat u vendosën kohët e fundit në tre vendndodhje: Vukël, Selcë dhe Vermosh. Ura e re në Muriq/ Vukël, Fushë Loja në Selcë dhe Dogana në Bashkim/Vermosh janë pikat hyrëse në Park përmes rrugëve automobilistike dhe rrjedhimisht më të frekuentuarat nga përdoruesit e këtyre segmenteve rrugore, qofshin banorë vendas, vizitorë apo kalimtarë tranzit.

Rezultat i punës disamujore të një grupi ekspertësh të disiplinave të ndryshme të angazhuar pranë Organizatës GO2, tabelat përbëjnë një burim të pasur informacioni për vendndodhjen, shërbimet dhe shtigjet, ekosistemet natyrore dhe trashëgiminë kulturore dhe jetën e përditshme. Qëllimi është që t’i shërbejnë së pari komuniteteve vendase, si dhe institucioneve lokale dhe kombëtare, e më pas vizitorëve të huaj, të cilët do ta marrin këtë informacion në gjuhën angleze. Në mënyrë të veçantë, harta e punuar ne GIS e të gjithë Parkut Kombëtar në njërën anë, dhe në anën tjetër pjesa që Malësia e Madhe ka në këtë Park – përmbajnë informacione të një niveli detajimi dhe aspektesh të

larmishme që përgjithësisht nuk gjenden në tabelat informative të Zonave të Mbrojtura. Nga pikëpamja strukturore, tabelat janë mjaft solide, pasi janë realizuar me materiale druri dhe hekuri, që për nga format e elementëve, respektojnë arkitekturën tradicionale, si dhe garantojnë qëndrueshmëri përballë klimës së ashpër të Alpeve perëndimore. Ato janë vepra të një grupi tjetër profesionistësh të njohur të zonës, si Bledi, Arbeni, Leka, Gjini, Erioni, Ardiani, Alberti etj. Tashmë që tabelat e para informative në Kelmend i janë dhuruar komunitetit, vendasit, Bashkia Malësi e Madhe dhe të gjithë aktorët e tjerë vendorë të interesuar për zhvillimin e zonës me siguri do t’i mirëmbajnë në mënyrë që në të ardhmen, ato të pasohen nga një seri tabelash tematike, të domosdoshme për rritjen e vetëdijes për të drejtat, detyrimet dhe përfitimet që të gjithë kanë nga kjo pasuri me emrin Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Lumi i Cemit

Me gjatësi 62 km, Cemi është lumi më i madh i Alpeve. Dy degëzimet kryesore janë Cemi i Selcës, 22.5km (përshkon fshatrat Selcë, Gropat e Selcës) dhe Cemi i Nikçit, 17.9 km (përshkon fshatrat Kozhnje, Vukël dhe Nikç). Ato bashkohen në Tamarë, duke rezultuar me një prurje mesatare vjetore të ujit prej 26 m3/s që vazhdon përgjatë Pshtanit dhe Grabomit e më tej, në fshatin Dinoshë të Malit të Zi deri sa bashkohet me Moraçën pak përpara derdhjes në Liqenin e Shkodrës. Temperatura mesatare e ujit të Cemit varion nga dimri në verë ndërmjet 5-13°C. Degëzimet e më të mëdha nga drejtimi i Selcës janë përroi (sipas vendasve Sheu) Suka e Mkushit, Lugu i Volsit, i Morinës, i Jeshnicës, i Shllapit (i Pjetër Lulës) etj. Nga drejtimi i Nikçit, drejtimet kryesore janë përroi i Dërshenës, I Stepcit, i Nilajt, përroi i Thellë, i Obodishtës, Sheu i Shanikut dhe përroi i Kozhnjës së Thellë. Secili nga këta përrenj furnizohet nga burime të shumta nëntokësore, me prurje mesatare nga 150 l/s deri në 1000l/s. Meqenëse regjimi i rrjedhjes së Cemit ka natyrë alpino-karstike, ai karakterizohet nga një ndryshim i madh i rrjedhjes mes stinës së thatë dhe asaj të shirave. Energjia kinetike e Cemit është përdorur historikisht për mullijtë primitivë të drithit e më pas për sharrat, ndërsa që prej vitit 1968 në shtratin e Cemit vazhdojnë të ndërtohen hidrocentrale. Në të dy degët e Cemit, pjerrësia e shtratit ulet ndjeshëm, duke i dhënë pamjen e një lumi të lundrueshëm, por në disa segmente pjerrësia është e madhe dhe rrjedha e ujit ka krijuar gropa të thella dhe të rrezikshme. Ndërkaq, sidomos në degën e Cemit të Selcës, shtrati i lumit ngushtohet në kanione të ngushta e të thella, si Gërla e Kazaneve në Gropat e Selcës, Gërla e Ostriçit, ajo e Rabienit etj. Lumi i Cemit është habitati i një numri të madh llojesh të florës dhe faunës së Alpeve. Nga fauna ujore dallohen Trofta e Cemit (Salmo trutta fario) dhe trofta e mermertë (Salmo trutta marmoratus), vidra (Lutra lutra) etj, Disa nga llojet e florës që rriten vetëm në luginën e Cemit janë: Zhabina e Hajekut, Minuarcia e Velenovskit, Pjerëza e ndërmjeme, Kamaroshja e Dalmacisë etj., si dhe disa lloje mikroalgash si Bacillariophyceae, Dinophyceae, hrysophyceae, Chlorophyceae, Cyanophyceae etj.

(Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

nisi jeta
ku
e Kelmendit
Nga puna për ngritjen e tabelës në Doganën Vermosh-Guci. (Foto GO2) Puna për tabelën në Fushë-Lojë, Selcë. (Foto GO2) Vendosja e tabelës në Muriq, Vukël. (Foto GO2) Hapja dhe betonimi i gropave në Fushë-Lojë, Selcë. (Foto GO2)

“Libri i Alpeve Shqiptare”

Një herë e një kohë: Historiku i Kelmendit Lëvizjet masive të popullsive për shkak të luftërave që ende vazhdojnë kanë përcaktuar fatin kolektiv të njerëzve në të gjithë botën - si dhe të malësorëve në luginat e Alpeve Shqiptare. Që prej pushtimit të parë romak të Ilirisë në vitin 229 PK, dyndjes sllave në shekujt VI-VII, shkatërrimeve të Kryqëzatës së Parë, shpërbërjes së perandorisë bullgare në shekullin XI, si dhe mbretërisë serbe të shekullit XIV, fiset malësore janë zhvendosur nga ultësirat drejt maleve, për t’u kthyer prapë në fusha e prapë në male. Gjetjet arkeologjike të kohëve të fundit në luginën ngjitur me Cemin – Luginën e Shalës - mund të ndihmojnë në të kuptuarit e migrimeve të popullsisë përgjatë historisë edhe në lartësitë e Alpeve Perëndimore dhe veçanërisht të Kelmendit. Përtej gojëdhanave për origjinën dhe themelimin, Kelmendi përmendet së pari në shek. VI nga Prokopi i Çezaresë, si kështjella e restauruar nga Justiniani I në Epirin e Ri, sikurse njihej kjo pjesë e Ballkanit në atë kohë. Disa shekuj pas dyndjes sllave që shkatërroi Ilirinë, Kelmendi merr pjesë në Betejën e Kosovës (1389), ndërsa 100 vjet më vonë shfaqet në regjistrat osmanë si krahinë e konsoliduar (nahije) me 5 vendbanime të krishtera. Muriqi është ndër toponimet e ruajtura nga ajo kohë, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar bashkë me vetë vendbanimet. 5 të tilla shënohen në hartën e vitit 1689, por në hartat e mëvonshme ato ndryshojnë vazhdimisht. Shkathtësia e manovrimit në terrenin e thyer u dha kelmendasve famën e mosnënshtrimit ndaj Perandorisë Osmane, me të cilën u përballën në të paktën 2 luftëra të mëdha vetëm gjatë shekullit XVII. Të kësaj periudhe janë ngujimet e vendasve në kështjellën natyrore Forca e Kelmendit, si dhe legjenda e Norës që refuzoi martesën me pashain turk. Për t’u shpëtuar ekspeditave të vazhdueshme ndëshkimore nga osmanët, mijëra kelmendas u shpërngulën në vendbanime të shumta që nga Kosova e deri në brigjet e Danubit. Kisha e parë, rrënojat e së cilës shihen ende pranë Burimeve të Vuklit, u ndërtua më 1651, pas kthimit nga internimi të atyre që për gati dy shekuj konsideroheshin si fisi më i fortë në zonë. Në mes të shek. XIX rreth 10 familje kelmendase u shndërruan në myslimanë. Mbijetesa e varur nga toka e pakët dhe kullotat e bagëtive ishte shkaku i përplasjeve mes fiseve dhe grupeve etnike në këtë zonë, duke sjellë shkatërrim dhe djegie të vendbanimeve.

Të gjendur mes dy frontesh, kelmendasit përballuan kryengritjen e përgjakshme antiosmane të Malësisë e menjëherë edhe pretendimet e fqinjve malazezë për kullotat alpine. Vetëm gjatë shekullit XX, fshatrat e Kelmendit, përfshi shtëpi dhe kisha u plaçkitën, u dogjën e u shkatërruan më shumë se 3 herë:

të zgjedhura
Pjesë
nga
Hapja e gropave për këndin e parë dhe të vetëm të informacionit turistik ë fshatit Nikç në Bujtinën “Gjon Turkaj”. Puna për ndërtimin e koshit të drithit me funksionin e ri si kënd informacioni turistik i fshatit Nikç në Bujtinën “Gjon Turkaj”. Nikç Faqja 1 e librit të Nikçit. Faqja 12 e librit të Lëpushës.
vijon në faqen 5
Faqja 10 e librit të Vermoshit.

Gjatë ndërtimit të këndit të parë të informacionit turistik për fshatin Lëpushë në Bujtinën Tradicionale “Tom Dragu”.

Gjatë ndërtimit të këndit të informacionit turistik për fshatin Vermosh në Bujtinën Peraj.

Lëpushë Vermosh

Nikçi shtrihet në një gropë të thellë, rreth 600-850 m m.n.d., poshtë majës së

Shnikut (2206 m), rreth 16 km nga Tamara, 8 km nga Kozhnja dhe rreth 4 km nga Vukli. Mungesa e rrugës automobilistike e bën Nikçin fshatin më të izoluar në Kelmend, pasi hyrjet e tjera për në fshat janë vetëm përmes qafave malore, si Qafa e Gurrës (nga Selca) dhe ajo e Pjeshit në veri (nga Selca), e James në veri-lindje (nga Lëpusha), e Dobraçes në lindje (nga Thethi), si dhe e Kalit dhe e Çerielës në jug (nga Boga). I ngjeshur mes malesh të larta në krye të luginës së Cemit të Nikçit, edhe pse në vetvete i shpërndarë, Nikçi është ndër vendbanimet më të mbledhur në krahasim me fshatrat e tjerë të Kelmendit. Shtëpitë e gurta me çati të thepisura dhe tokat e pakëta bujqësore të përftuara nga tarracimi i terrenit të pjerrët shtrihen në afro 125 ha, të shpërndarë në 4 lagje: Lekndrecaj, Preldakaj, Rranza dhe Llac. I përmendur si vendbanim që në shekullin XVII, në fund të shekullit XIX Nikçi kishte rreth 500 banorë, e më 1927 kishte 749, por aktualisht këtu jetojnë jo më shumë se 50 banorë. Qasja e kufizuar dhe braktisja e shpejtë gjatë dekadës së fundit janë dy prej faktorëve që kanë ruajtur peizazhin kulturor malor të këtij fshati. Prandaj në këtë fshat gjenden ende kulla guri me çati të pjerrëta me dërrasë pishe, mure me gur të thatë, gardhe me drunj e thupra, si dhe rrugë të gurta si në përralla - pamje që plotësohet nga mënyra ende tradicionale e jetesës së vendasve që merren kryesisht me blegtori dhe bujqësi. Nikçi ka burime të shumta ujore (Musofati, Komane, Krenat, Brateja etj) me prurje 200-1000 l/orë të cilët sigurojnë ujë për nevojat e vendasve, pasi pjesa më e madhe e përrenjve thahen gjatë verës. Në malet përreth fshatit ngrihen bjeshkët Jama, Jelica, Dobraça, Bratohina, Obodishta, Shipenza, Goljupi dhe Kërtoku.

(Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

Si një ndër fshatrat më piktoreskë të Alpeve Shqiptare, Lëpusha shtrihet në një terren të butë në krahasim me pjesën tjetër të Kelmendit. Fshati që dikur, në Censusin e 2011 numëronte 283 banorë është i shpërndarë në 4 vendbanime: Gropat e Selcës, Qafa e Predelecit, Budaça dhe vetë Lëpusha, lartësia mbitedare e të cilave është rreth 1130-1350 m. Lëpusha është fshat i ri, me zanafillë në çerekun e parë të shek. XX, kur blegtorët e ardhur për verim nga Vukli e Nikçi, vendosën të qëndronin gjatë gjithë vitit në këtë luginë. Përroi që kalon përmes fshatit, më parë quhej përroi i Predelecit apo i Budaçes. Fshati ka disa burime, si dhe një ujëvarë të vogël. Shumica e shtëpive tradicionale janë përshtatur për bujtina, ndërsa krahas tyre vazhdojnë të ndërtohen struktura të reja akomoduese. Terreni është i përshtatshëm për ecje malore. Shtegu më i frekuentuar është Maja e Vajushës dhe ajo e Trojanit. Mirëpo për diversitetin e relievit, panoramat piktoreske dhe jetën e barinjve në stanet e Pajës, Koprishtit e Berizhdolit, shtigjet Lëpushë-Pajë, Lëpushë-Berizhdol, Lëpushë-Nikç, Lëpushë-Runicë etj. janë më intriguese. Duke qenë një nyjë lidhëse mes fshatrave, Qafa e Predelecit është zona e zgjedhur që në Kanunin e Lekë Dukagjinit për kuvendin e burrave të Kelmendit. Ndërsa në kohët moderne, që prej vitit 1997, në muajin Gusht organizohet “Logu i Bjeshkëve”– një konkurs bukurie i përvitshëm i vajzave malësore të veshura me veshjen tradicionale të Alpeve që ka mbijetuar në këtë zonë: Xhubletën.

(Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

Fshati më verior i Shqipërisë, rreth 1100 m m.n.d, i vendosur në të dy anët e luginës akullnajore të Lumit të Vermoshit dhe i rrethuar nga një terren i vështirë malor. Vermoshi është fshat i ri: shtëpitë e para u ngritën në fund të shekullit XIX. Më parë, lugina shfrytëzohej për kullota nga banorët e fshatrave të afërt, kryesisht nga Selca. 5 lagjet e vendbanimit (Bashkimi, Velani, Pjetraj, Maliaj dhe Velipoja) shtrihen në 9 km nga lindja në perëndim. Si të gjithë fshatrat e Kelmendit, edhe Vermoshi është prekur nga emigracioni, çka e ka ulur ndjeshëm popullsinë që me regjistrimin e fundit (2011) përbëhej nga 750 banorë. Vendasit i kanë kthyer një pjesë të shtëpive në bujtina, si dhe kanë ndërtuar struktura të reja akomoduese. Prandaj edhe aktiviteti kryesor ekonomik është turizmi dhe blegtoria. Vermoshi shquhet për traditën e ruajtur të prodhimit të djathit mishavinë, si dhe për kultivimin e patates. Shpatet e maleve janë të veshura me kullota dhe pyje, ku dominojë ahu dhe halorët e kjo panoramë alpine mbulohet nga dëbora deri në 100 ditë në vit. Që nga përroi i Skrapatushës në krye të luginës e deri te Kanioni i Bashkimit, fshati përshkohet nga Lumi i Vermoshit, i cili furnizohet nga një rrjet i pasur përrejsh malorë, burimesh dhe ujëvarash, më e madhja e të cilave është ajo e Gjanve në lagjen Pjetraj, përgjatë përroit më të njëjtin emër. Peizazhit i shtojnë vlerë ndërtimet që përfaqësohen nga shtëpi karakteristike guri, disa prej të cilave datojnë që nga mesi i shekullit të kaluar. Gardhet që rrethojnë parcelat me tarraca, tokat bujqësore, objektet ndihmëse për ushqim dhe blegtori mbeten tipare karakteristike të peizazhit kulturor. Jeta baritore në Bjeshkët e Përbicës, Seferçës e Livadhit të Harushës në veri, si dhe në Metohi e Greben në jug - është margaritari i kurorës së skajit më verior të Shqipërisë.

(Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

Alpet e Shqipërisë janë simboli i luftës së përjetshme të njeriut për të jetuar i lirë

Gjeografikisht, etnografikisht dhe historikisht Alpet Shqiptare përfaqësojnë rajonin më madhështor të Shqipërisë. Ata janë vendi i miteve dhe i legjendave, i Këngëve të Kreshnikëve dhe i Kanunit të Lekë Dukagjinit, i trimave që nisen për luftë me kângë mâjekrahu e nderohen me gjâmë burrash, i besës dhe i burrneshave. Alpet janë origjina dhe territori i disa prej 10 fiseve të paepura të Gegnisë të shpërndarë përgjatë historisë që nga Danubi e deri në Egje, e që nga Apeninet deri përtej Atlantikut. Ata janë vendi i burrave kokëshkretë me plisa të bardhë e armë në dorë dhe i grave shtatzëna me xhubletën fisnike dhe djepin mbi shpinë. Alpet janë zemra dhe simboli i luftës së përjetshme të njeriut për të jetuar i lirë.

(Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

Nikçi, fshati më i ruajtur e më i thellë i Kelmendit Lëpusha magjepsëse e Bjeshkëve të Namuna Vermoshifshati që përmbylli hartën e Shqipërisë së sotme

Vendndodhja e këndeve të informacionit në Nikç, Lëpushë dhe Vermosh të Kelmendit, sipas koordinatave në Google Map.

vijon nga faqja 3 më 1911 nga osmanët, më 1914 dhe 1925 nga malazezët dhe më 1945 nga komunistët shqiptarë. Megjithatë, 20 vjet pas vendosjes së regjimit totalitar në Shqipëri, Kelmendi përjetoi shndërrime të rëndësishme, të cilat filluan me ngritjen e një sistemi shëndetësor, arsimor e kulturor. Investimet që ndryshuan përgjithmonë jetën e kelmendasve historikisht të izoluar, ishin hapja e rrugës së Malësisë dhe elektrifikimi i plotë i fshatrave - dy aksione që përfunduan në vjeshtën e 1968-s. Për t’u shërbyer afro 7000 banorëve u ndërtuan 15 shkolla, rreth 10 spitale dhe qendra shëndetësore, disa qendra kulturore e njësi tregëtare, një rrjet rrugësh të brendshme dhe pyjore prej afro 180 km, ura, komplekse blegtorale etj. Madje zonat më piktoreske si Lëpusha e ndonjë tjetër u zgjodhën si sheshxhirim i mjaft filmave artistikë të kohës. Heqja dorë e shtetit nga kujdesi për qytetarët e vet pas viteve 1990 u shoqërua me demotivimin e njerëzve për të jetuar në male. Përkundër disa investimeve në infrastrukturë të cilat mundësuan lindjen e një turizmi ende të brishtë në Kelmend, një pjesë e banorëve vazhdojnë të kërkojnë jetë më të mirë jashtë vendit, por shumica e vendasve të mbetur vazhdojnë mënyrën tradicionale të jetesës, të lidhur kryesisht me blegtorinë dhe bujqësinë. E ndërsa burrat kanë ruajtur shtëpitë e gurta të kthyera në bujtina, gratë e Kelmendit përpiqen të ruajnë veshjen unike të Alpeve: Xhubletën.

(“Një herë e një kohë”. Marrë nga “Libri i Alpeve Shqiptare”)

Kelmend, ngrihen 3 kënde informacioni për vizitorët

vijon nga faqja 1

pranë urës së re të lagjes Muriq të Vuklit, në vendin e quajtur Fushë-Lojë të Selcës, si dhe në pikën e kalimit kufitar VermoshGuci. Pas tabelave në Kelmend, e njëjta skuadër që në vitin 2018 hartoi kodin e dizajnit “Trashëgimia Ndërtimore në Theth” dhe ngriti Qendrën e Vizitorëve Theth, ndërmori një nisëm edhe më të mundimshme pune kërkimore - dhe në terren për realizimin e një platforme informimi të quajtur “Libri i Alpeve Shqiptare”.

3 kënde informacioni për turistët në Kelmend

Për herë të parë që nga përfshirja në Parkun Kombëtar të Alpeve dy vjet e gjysëm më parë, fillimi i sezonit të ri turistik e gjen Kelmendin me një rrjet këndesh informacioni për vizitorët. Të ngritura në 3 bujtina në fshatrat Nikç, Lëpushë dhe Vermosh, këto kënde informacioni turistik paraqiten në formën e koshit të drithit (koshar, koçek, kotec) – një element i arkitekturës rurale thuajse i zhdukur në vendin tonë. Të ndërtuar me material druri sipas metodës tradicionale, këto kosha mbajnë brenda një strukturë vertikale në formën e librit në format 70x100 cm, në 12 faqet e të cilit është vendosur informacion i zgjedhur për natyrën dhe njerëzit e Alpeve. Sikurse hartat, edhe informacioni vjen nga shkalla makro e të gjithë Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, duke u fokusuar në Malësinë e Madhe brenda territorit të Parkut, në Njësinë Administrative Kelmend, e më tej, në fshatrat respektivë e në fund, në të dhëna të detajuara për bujtinat mikpritëse ku këto kënde informacioni janë vendosur. Të ofruara në shqip dhe anglisht, shkrimet e platformës e “Libri i Alpeve Shqiptare” (‘Book of Albanian Alps’) ofrojnë informacion të gjithanshëm për gjeografinë, mjedisin, florën dhe faunën, monumentet e natyrës dhe të kulturës, historinë, si dhe veçoritë e tjera të territorit të Parkut më të madh Kombëtar në Shqipëri, Zonë e Mbrojtur e Kategorisë II të IUCN. Nga pikëpamja përmbajtësore, librat synojnë një barazpeshë të informacionit për natyrën dhe njeriun, duke përfshirë aspekte të shumta të trashëgimisë natyrore dhe njerëzore të Alpeve në përgjithësi dhe të Kelmendit në veçanti. Në total, secili libër përmban 3 harta të detajuara në GIS me kooordinata të sakta të një sërë elementësh të terrenit me simbole topografike, që nga majat e maleve, qafat, shpellat, luginat, lumejtë, përrejtë, rrugët, shtigjet, bjeshkët, stanet, vendbanimet, banesat, ndërtesat publike si shkollat, kishat, mullinjtë dhe veçanërisht qendrat shëndetësore dhe ambulancat etj. Secili libër është pasuruar gjithashtu me hartën e parë të njohur, në të cilën janë shënuar vendbanimet e Kelmendit: ajo i përket vitit 1689 dhe është përpiluar nga hartografi italian Giacomo Cantelli. Në këtë hartë të Shqipërisë së fundit të shekullit XVII, përveçse si krahinë, Kelmendi shënohet me disa vendbanime, si Muracci, Vkali, Nicaci etj., që aktualisht përkojnë me Muriqin (lagje e Vuklit), fshatin Vukël dhe fshatin Nikç. Secili libër përmban gjithashtu rreth 20 foto të ndryshme të fshatit ku është vendosur, e që fiksojnë peizazhe natyrore dhe kulturore, lloje të florës dhe faunës, monumente natyre, jetën e përditshme të banorëve vendas etj. Aspekti grafik i librave plotësohet edhe me rreth 15 skica dhe vizatime që paraqesin simbolikën mistike të malësorëve, peizazhe natyrore, skena të elementëve të biodiversitetit, si dhe të trashëgimisë së pasur kulturore materiale e jomateriale të zonës. Në këtë mënyrë, këto kënde informacioni janë ideuar dhe realizuar që t’u shërbejnë vizitorëve 24 orë në ditë, 7 ditët e javës.

Pasi e kanë zbukuruar peizazhin kulturor të Nikçit, Lëpushës dhe Vermoshit dhe ansamblin arkitekturor të bujtinave mikpritëse “Gjon Turkaj”, “Tomë Dragu” dhe “Peraj”, librat e Alpeve janë vendosur me koordinata të sakta në Google Map (https://www.google.com/maps/search/ Book+of+Albanian+Alps/@42.5502626,19.7424959,11z?entry=ttu), si dhe janë ngarkuar në platforma elektronike për t’u shfletuar online në të gjithë botën. Ato mund të skanohen edhe këtu:

Pjesë të zgjedhura nga
“Libri i Alpeve Shqiptare”
NIKÇI LËPUSHA VERMOSHI

të Parkut “Alpet e Shqipërisë”

Google Maps me pikat hyrëse

Duke mos qenë një burim apo kod i hapur (open source) për përdoruesit, GoogleMaps i ka të vogla dhe të kushtëzuara ndëryrjet që lejon në këtë platformë. Si e tillë dhe sidomos si një ndër platformat më të përdorura nga njerëzit në të gjithë planetin, kjo hartë konsiderohet si referencë prej përdoruesve. Prandaj është përgjegjësi e kujtdo, i cili ka qasje në këto platforma, që të ngarkojë informacione të sakta dhe korrekte. Për më tepër kur informacioni për vendin tonë në internet në përgjithësi, por edhe në platforma specifike, është realtivisht i pakët, i mangët e jorrallëherë i pasaktë apo edhe i shtrembëruar. Nisur nga ky qëndrim dhe krahas punës në terren për vendosjen e tabelave informative në disa pika kyçe të Kelmendit – si prurja më e re në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” - GO2 ka shtuar disa pika reference në Google Maps. Fillimisht këto shënojnë pikat hyrëse në Park nëpërmjet rrugëve kryesore të automobilistike, si në Pikën e Kalimit Kufitar VermoshGuci, në Shkallën e Drenovës mbi Ostriçin e Selcës, pranë urës së Muriqit në Vukël, te Gurra e Kolë Gjetos në Grykë Lugje, në fund të zallit në Ndërlysë dhe te ura e Kanionit në Shoshan. Tre prej këtyre pikave të shtuara në Google Map u zgjodhën dhe përkojnë me vendin ku u vendosën tgre tabalet e para informative për Kelmendin si pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”: Dogana Vermosh-Guci, Fushë-Loja

(pranë Drenovës në Selcë) dhe Muriqi në Vukël. Ndër pikat e tjera janë ajo në rrugën e Kamenicës, nga Qafë Morina në Kamenicë të Gegajt, në Rrethin e Fluturit mbi Zharet e Mregut në Selcë etj. Së bashku me informacionin, koordinatat e sakta, sipas VKM Nr. 59, dt. 26.1.2022, si dhe të konfirmuara në vendndodhje me GPS, në disa prej këtyre pikave janë ngarkuar edhe fotografi të shkrepura në po atë vend, si ajo e Urës së Vjetër të Tamarës (Monument Kulture), e Muriqit në Vukël etj. Po ashtu janë shtuar vendndodhjet e sakta të disa Monumenteve të Natyrës jashtë dhe brenda Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë, si Mullarët e Gurtë të Radit në Rapshë të Hotit, Burimi i Vuklit në Kelmend etj.

Njëjtë është vepruar edhe me dy platforma të tjera hartash në linjë që gjithashtu kanë përdorim të gjerë nga njerëzit, qofshin banorë vendas apo të huaj, të cilët janë vizitorë potencialë të vendit tonë. Marrja e informacionit paraprak për Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë do t’i ndihmojë të gjithë përdoruesit e këtyre platformave që të përshtasin qasjen e duhur në terren në raport me një pasuri kombëtare si zona e mbrojtur.

Megjithatë përditësimi i hartave mbetet gjithmonë një proces që asnjëherë nuk mund të quhet i përfunduar derisa aktiviteti njerëzor në terren, si pjesë e jetës – të vazhdojë.

Hartë e kontributit të GO2 në vendosjen e koordinatave të pikave hyrëse në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Nr. 34, Maj 2024

GO2
pasuron
Tabela në Muriq të Vuklit është mundësia e parë për vizitorët e Luginës së Cemit të Nikçit, që të informohen për Kelmendin si pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.