VIJA | 35 | LINE

Page 1


Një paketë me tre shtigje të reja i shtohet ofertës turistike të Kukësit

Udhëtim familjarizues me operatorë turistikë

nga e gjithë Shqipëria

Si nisi gjurmimi i shtigjeve të reja

Shenjimi i shtigjeve të reja në Malin e Gjallicës

Kukësi i Kulturës - përvoja më e pasur turistike për vizitorët e qendrës verilindore të Shqipërisë

Udhërrëfyes të

rinj u prijnë të rinjve kuksianë në shtegun e Shpellave të Lojmes

Turi i parë në Kukësin e Kulturës - me studentë dhe nxënës

Një paketë me tre shtigje të reja

Ju flet Kukësi!zgjon interesin e shumë

operatorëve turistikë nga e gjithë Shqipëria

i shtohet ofertës turistike të Kukësit

Si porta hyrëse me numrin më të madh të kalimtarëve në vend, Kukësi mbart mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, vetëdijësimi për të cilat vlen të pasohet nga njohja dhe promovimi. Pas suksesit të disa shtigjeve natyrore, tani duhet synuar tërheqja e vëmendjes së operatorëve drejt përfshirjes së qytetit edhe në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë. Do të ishte një vend i merituar për lashtësinë, trashëgiminë dhe historinë e kohëve moderne prej nga vjen Kukësi i vogël që shohim sot.

Përpjekjeve për t’i kontribuuar pasurimit të ofertës turistike të qytetit i është bashkuar prej një viti edhe organizata GO2 Albania, që në bashkëpunim me Bashkinë Kukës ka hartuar 3 itinerare të reja.

Këtu bëjnë pjesë shtegu për Shpellat e fshatit Lojme dhe shtegu për stanet e Gjallicës. Risi mbetet itinerari “Kukësi i Kulturës” – një përzgjedhje e veprave më përfaqësuese të historisë, kulturës, artit tradicional dhe jetës së qytetit.

Udhëtim familjarizues me operatorë turistikë nga e gjithë Shqipëria

I njohur kryesisht për shtigjet natyrore, e së fundmi edhe për tunelet nëntokësore, Kukësi po mëton t’i shtojë paketës turistike edhe një profil kulturor urban. E para përpjekje për këtë qëllim iu prezantua 15 udhërrëfyesve kombëtarë, përfaqësuesve të agjensive turistike dhe të medias përmes një udhëtimi familjarizues dyditor më 28 dhe 29 Tetor 2024. Risia ishte “Kukësi i Kulturës”, turi i parë kulturor për qytetin – një rrugëtim 3-orësh për njohjen e 9 elementëve më përfaqësues të historisë, kulturës, artit tradicional dhe jetës së Kukësit. Të veçuar në mesin e një shumësie elementësh që mund të ofrojnë larmi përjetimesh emocionale, disa prej këtyre ndalesave janë të padukshme – si qyteti i vjetër; disa të prekshme – si tunelet nëntokësore; disa të paimagjinueshme – si fati tragjik i poetit Havzi Nela, e disa plot ngjyra – si atelieja e artizanes Hate Ora. Dita e dytë e këtij udhëtimi familjarizues iu kushtua eksplorimit të një vargu prej rreth 15 shpellash e guvash të gërryera natyrshëm në shpatin verilindor të malit të Gjallicës. Këtij turi të emërtuar “Shpellat e Lojmes” iu bashkuan edhe përfqësues të Bashkisë Kukës, partnere me organizatën GO2 në këtë projekt. Paketa e tretë e zgjedhur për t’u prezantuar në këtë udhëtim ishte “Stanet e Gjallicës”, një alternativë e turizmit malor që bashkon ecjen në natyrë me turizmin e përvojës së transhumacës. Meqenëse sezoni i shtegëtimit të bagëtive ka përfunduar për këtë vit, ky tur iu ofrua guidave turistike në formën e librit të shtypur, por edhe atij elektronik. Bashkë me “Kukësin e Kulturës” dhe “Shpellat e Lojmes”, edhe turi “Stanet e Gjallicës” është ngarkuar në disa platforma të posaçme online, si Wikiloc, OutdoorActive, GoogleMaps etj, si gjurmë e regjistruar me GPS krahas të dhënave teknike dhe informacioneve shtesë për secilën ndalesë.

Të 3 shtigjet e klësaj pakete të re turistike janë botuar si libra më vete në gjuhët shqip dhe andlisht, si dhe janë të shfletueshme online.

„Kukësi i Kulturës“ | „Stanet e Gjallicës“ | „Shpellat e Lojmes“ Vijnë në Shqip dhe Anglisht në platforma ku i gjithë informacioni për secilin prej rrugëtimeve është ndërveprues.

KUKËSI I KULTURËS

ISSUU https://issuu.com/go2albania/docs/go2_kukesi_i_kultures Gjurmim GPS: https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/.../kukesi-kulturor-kukes-through... Outdooractive: https://out.ac/IWMCUp

SHPELLAT E LOJMES

https://issuu.com/go2albania/docs/go2_shpellat_e_lojmes Gjurmim GPS https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/.../shpellat-e-lojmes-the-caves... https://out.ac/IWLmgk

STANET E GJALLICËS

https://issuu.com/go2albania/docs/go2_stanet_e_gallices Gjurmim GPS https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/hiki.../stanet-e-gjallices-182312981 https://out.ac/IWMCAA

Pjesëmarrësit e udhëtimit “Ju flet Kukësi!”, dalë përpaa bustit të Skënderbeut në qendër të qytetit. Foto: GO2

Paketa e udhërrëfyesve të rinj, të botuar nga GO2 Albania: “Shpellat e Lojmes”, “Stanet e Gjallicës” dhe “Kukësi i Kulturës”

Si nisi gjurmimi

I pasur me atraksione natyrore dhe kulturore, Kukësi mbetet për t’u vlerësuar si i tillë, së pari nga vendasit, e më pas nga vizitorët e pritshëm. Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm pune me eksploratorë pasionantë, disa prej të cilëvë po trajnohen nga NATGA për t’u bërë udhërrëfyes profesionalë. Të lindur dhe të rritur në zonë, ata kanë nisur identifikimin e sa më shumë atraksioneve natyrore dhe kulturore, me ose pa status mbrojtjeje ligjore si Monumente Natyre apo Monumente Kulture. Më pas atraksionet do të kategorizohen dhe përzgjidhen, në mënyrë që deri në fillim të sezonit të ri turistik të identifikohen, shenjohen dhe promovohen së paku tre shtigje të reja tematike në kufijtë e Parkut Natyror Korab-Koritnik brenda Bashkisë Kukës. Në kuadrin e ekspeditave identifikuese në terren, grupi i punës zhvilloi këto ditë ecje malore në Kurrizin e Majës së Vogël të Gjallicës, duke u nisur nga Gryka (Kanioni i) e Vanave – një Monument Natyre brenda Parkut Natyror Korab-Koritnik. Në këtë segment që kalon përmes fshatit Lojmë dhe vazhdon nga lindja drejt veriut duke ndjekur luginën e lumit Luma, gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash të njohura dhe të shfrytëzuara prej kohësh nga banorët. Ndonëse për nga pozicioni gjeografik ato konsiderohen thjesht Shpellat e Lojmes, për secilën ka emra dhe histori që datojnë nga koha e legjendave e deri në Luftën e Parë Ballkanike të 1912, kur qindra familje kuksiane gjetën strehë në njërën prej këtyre shpellave për t’u shpëtuar bombardimeve serbe. Në kohë paqeje shpellat përdoren nga barijtë vendas për strehimin e kopeve me bagëti të imëta, gjatë shtegëtimit nga kullotat malore në vendbanime. Një pjesë e shtegut që kalon pranë këtyre shpellave vazhdon të përdoret nga vendasit, ndërsa disa segmente kanë nevojër për ndërhyrje të thella pastrimi, shenjimi dhe mirëmbajtjeje të vazhdueshme. Vetëm duke ecur në këto shtigje vizitorët mund të shohin madhështinë e panjohur të natyrës së Kukësit, ku për çdo hap që hedh, shfaqen – djathtas fshati Belje, përpara fshatrat Pobreg e Gjegjan, në të majtë qyteti që ngrihet mbi Liqenin e Fierzës – e më tej, rrjedha e dy drejtimeve të Drinit, tashmë të bashkuar vetëm 2 km në veri-perëndim të Urës së Re që po ndërtohet mbi Drinin e Zi. Prandaj, të gjitha bashkë, këto përpjekje që kanë nisur prej kohës, do të bëjnë që Kukësi të shtohet jo vetëm në agjendën vjetore të grupeve të pasionantëve për ecje malore, por edhe në hartën turistike të Shqipërisë, si një ndër destinacionet e para të turizmit të natyrës për miliona vizitorët që hyjnë nga dogana e Morinës.

i

Së bashku me përmirësimet e ndjeshme në infrastrukturë, Kukësi po e pasuron ofertën turistikekëtë herë me disa shtigje të reja. Së fundmi, por jo i fundit, u identifikua dhe u shënjua Shtegu i Staneve, një ecje malore e veçantë përgjatë shpatit perëndimor të Malit të Gjallicës. Shenjimi i shtegut me ngjyrat e kuqe dhe të bardha, marrja e koordinatave në GPS, si dhe shënjimi i gjurmës në platformat e posaçme për ecje malore u krye nga të rinjtë kuksianë të dhënë pas natyrës, amatorë të sportit dhe ecjes malore, disa prej të cilëve të çertifikuar si udhërrëfyes lokalë. I gjatë rreth 22 km, shtegu dyditor nis në fshatin Shtiqën në lartësinë 400m mbi nivelin e detit dhe vazhdon e ngrihet në drejtim të jugut deri në pikën më të lartë prej gati 2100m mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Plinas. Pasi kalon përmes një peizazhi të ashpër malor dhe tre kate bimore, shtegu mbyllet në bjeshkët e fshatit Kolesjan. Përgjatë shtegut janë së paku 6 vendbanime

të përkohshme të ndërtuara nga vendasit kryesisht për qëllime të shtegëtimit më bagëti, por edhe për mbledhjen e bimëve aromatike mjekësore. Nga dhjetëra e dhjetëra ndërtime të këtyre vendbanimeve, shumica e të cilave janë ndërtuar ose rindërtuar vitet e fundit, vetëm 10 u shërbejnë familjeve që shtegtojnë me të imëtat gjatë sezonit. Gjithashtu në të shumtën e rasteve, me aktivitete të tilla sezonale nuk angazhohet e gjithë familja, por kryesisht moshat e treta që e njohin Gjallicën që prej një jete. Jo dhe aq për shkak të nivelit të vështirësisë, por të kohës së ecjes aktive, Shtegu i Staneve këshillohet të bëhet nga grupe jo më të vogla se 5-7 pjesëtarësh, su dhe të kryhet përgjatë dy ditëve, duke përfshirë fjetjen në çadra kampingu. Për këtë qëllim, pjesëtarët e grupit duhet të jenë të pajisur me veshje të përshtatshme për ecje malore, çanta dhe çadra kampingu, ushqime dhe pajisje të tjera ndihmëse si elektrikë për ndriçim, shkopinj etj.

Busti i Skënderbeut është e para vepër arti kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti e vendosur në një hapësirë publike në Shqipëri. Vepra e themeluesit të skulpturës shqiptare Odhise Paskali u përurua më 28 Nëntor 1939. Busti u vendos nga pushtuesit italianë po aty ku që nga 8 Tetori 1932 kishte qenë busti i Mbretit Zog, përuruar me rastin e 37-vjetorit të lindjes së tij, në prag të 20-vjetorit të Pavarësisë. Në piedestal, brenda një rrethi ishte gdhendur koka dybrirëshe e dhisë - simbol i huazuar nga përkrenarja e Skënderbeut. Ndonëse ka pak të dhëna, mendohet se autor i bustit mund të jetë skulptori Kolë Shala. Piedestali kishte dy grupe tekstesh, një djathtas dhe një poshtë bustit, ku shkruhej: O MBRET!

ENGJELL SHPETIMTAR I KOMBIT T’ONE

ME ZJARRM DASHUNIJE TE ZEMRES ARBNORE

ME KRENARI KOSOVA

KET PERMENDORE T’A

KUSHTON

L.M. TIJ

ZOG I

BASHKIA E KUKËSIT

ME 8 TETUER 1932

Busti i Skënderbeut qëndroi në qytetin e vjetër deri në vitin 1977, kohë kur u krijua liqeni për HEC-in e Fierzës. Me këtë rast, busti u zhvendos në Kukësin e Ri në Janar 1978, në krye të një lulishteje të vogël trekëndore në sheshin përpara stadiumit të qytetit. Mirëpo Skënderbeu u zhvendos përsëri në Mars 1991 – këtë herë për t’u vendosur në piedestalin e bustit të saporrëzuar të diktatorit Enver Hoxha, në qendër të qytetit. Ndërkohë, përurimi i katërt dhe i fundit deri tani i bustit në Kukës u bë në 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, më 17 Janar 2018, pak muaj pas përfundimit të punimeve rikualifikuese të sheshit qendror të qytetit, që u pagëzua me emrin Sheshi Skënderbej. I përdorur si model për shumë vepra të tjera arti kushtuar Skënderbeut në Shqipëri dhe jashtë, busti i derdhur në bronz, me lartësi 65 cm, aktualisht qëndron mbi një bazament vertikal betoni, të veshur me pllaka mermeri. Në faqen e përparme të mermerit, me shkronja bronzi shkruhet: GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU

Busti i Skënderbeut
Busti i Skënderbeut
Gjatë shenjimit të shtegut
Shenjimi
“Staneve të Gjallicës”

Kukësi i Kulturëspërvoja më pasur turistike

për vizitorët e qendrës verilindore të Shqipërisë

Gjurma e shëtitjes “Kukësi i Kulturës” mbi hartën italiane të 1940, për të kuptuar zhvendosjen e qytetit.

Kukësi i Kulturës është një shëtitje e shkurtër në disa prej veçantive historike, kulturore, artistike dhe të artizanatit që e pasurojnë

Shëtitja synon t’i njohë vizitorët me tre nivele të jetës së qytetit: nënujë – ku shtrihej qyteti i vjetër; nëndhè – ku zgjaten rreth 7 km tunele; dhe mbitokë – ku njerëzit vazhdojnë ta modernizojnë jetën

Ndalesat e përzgjedhura për këtë shëtitje janë renditur sipas ecurisë historike, mirëpo vendndodhja e disa prej tyre mund të rezultojë në ndërrimin e rendit të mëposhtëm gjatë rrugëtimit në qytet.

Gjatësia: Kohëzgjatja: Ecje aktive: Vështirësia:

2.8 km 2-3 orë 40 minuta E lehtë

Kukësi i Vjetër Për nga mënyra se si u ndërtua, Kukësi është qyteti më i veçantë në Shqipëri. Me fillesa që nga epoka e gurit (Çinamak, Kënetë), deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, vendbanimi historik shtrihej në skajin veriperëndimor të një pllaje ndërmjet Drinit të Bardhë në veri dhe Drinit të Zi në perëndim. Ndërsa në lindje rridhte Luma. Një nga stacionet e rrugës antike Lissus-Naissus që kalonte përgjatë Luginës së Drinit - Gabuleo mendohet se ishte afër Kukësit. Qyteti lidhej me brigjet matanë me nga një urë për secilin lumë, më e madhja e të cilave - Ura e Vezirit pranë Kolshit qe ndërtuar në fillim të shek. XVII. Në mesjetën e vonë njihej me emrin Coccus, ndërsa më 1938 kishte 1200 banorë. Deri në Luftën e Dytë Botërore kishte linjë ajrore me Tiranën dhe Shkodën. Pas kësaj periudhe vendbanimi nisi të merrte tipare qyteti, duke u pasuruar me ura moderne, vepra arti, shkolla, spitale, ujësjellës, elektrifikim, radio, qendra kulture etj, duke u bërë qendër prefekture. Edhe pse vendi për ndërtimin e Kukësit të Ri qe diskutuar në qeveri që në Mars 1956, qyteti i vjetër e vazhdoi jetën më vete deri më 1962. Ai bashkë me 27 fshatra të afërt të Luginës së Drinit do të shpërnguleshin për t’ia lënë vendin Liqenit 80km të gjatë që do të krijohej për Hidrocentralin e Fierzës. Pas përurimit të punimeve me 22 Korrik 1962 nga zëvëndëskryeministri i kohës S. Koleka, ndërtimi i vërtetë i Kukësit të Ri pranë fshatit Ramhas, nisi dy muaj më vonë dhe zgjati 16 vjet. Sipas Planit Urbanistik të miratuar më herët, Varrezat e Dëshmorëve në veri të qytetit të ri u ndërtuan përpara përfundimit të apartamenteve të banimit. Ndërsa Kukësi, bashkë me varrezat shekullore u zhytën përfundimisht nën ujë më 1978, vetëm 3 km larg, me sipërfaqe 144ha dhe 1600 ndërtime, qyteti i ri u ngjit rreth 100150m lartësi mbidetare mbi të vjetrin. Megjithatë gjatë stinës së thatë, ndodh që rrënojat e qytetit të vjetër të shfaqen mbi liqen, rreth 1.5-2km në veriperëndim të ndërtesës së hotel-turizmit.

Muzeu Etnografik

Muzeu i parë në Kukës u hap në qytetin e vjetër më 22 Korrik 1962, ndërsa 20 vjet më vonë, punimet për ndërtimin e muzeut në jug të Kukësit të Ri, nuk kishin mbaruar ende. Që nga mesi i dekadës së fundit të shek. XX, vetëm disa eksponate u ruajtën në Pallatin e Kulturës. Muzeu i sotëm Etnografik u ndërtua gjatë viteve 20112012. Pajisja e tij me artefakte mori edhe një vit kohë dhe rreth 30% të fondit të përgjithshëm në dispozicion. Modest nga jashtë, Muzeu synon të përmbledhë të gjithë historinë e zonës që nga antikiteti, si dhe elementë karakteristikë të 3 trevave etnografike: Malziut të Pukës, Lumës që përfshin Kukësin si dhe të Gorës, në lindje. Interes të veçantë paraqesin kostumet dhe kulinaria. Disa prej artefakteve me rëndësi kombëtare janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, megjithatë fondi i Muzeut Etnografik të Kukësit është mjaft i pasur me objekte të gjetura

në disa site arkeologjike të Kukësit, si varre, kala etj. Muzeu ka gjithashtu edhe një pavion për biodiversitetin.

Monumenti i Shote Galicës I përuruar në vitin 1968, monumenti i Shote Galicës është ndër veprat e para të artit të vendosura në Kukësin e Ri, bashkë me bustin e diktatorit Enver Hoxha, lapidarin, e më vonë edhe partizanin në Varrezat e Dëshmorëve. Në total, në qytet u vendosën 6 vepra arti, përfshi edhe Përmendoren e Lidhjes së Prizrenit, përuruar në vitin 1978. I derdhur në bronz me përmasa mbinatyrale, monumenti i Shote Galicës vlerësohet edhe sot si një nga veprat më të arrira të autorit Kristaq Rama. E paraqitur si luftëtare, pozicioni i trupit ka megjithatë elementë të theksuar femërorë, që së bashku me zhdërvjelltësinë e duarve të mbërthyera te armët dhe kokën e kthyer mënjanë për të mundësuar shikimin e thellë drejt Kosovës, janë elementë që konfirmojnë përfshirjen emocionale të autorit në realizimin e kësaj vepre. Vetë autori u frymëzua për këtë vepër nga rrëfimet e kuksianëve gjatë disa muajve të qëndrimit të tij në këtë zonë, në vitin 1953, kur kryente shërbimin ushtarak, ndërsa modelimi dhe derdhja e monumentit u përfundua nga Rama në vitin 1964. Që prej përurimit monumenti qëndron në të njëjtin bazament, por shkronjat e bronzta që e identifikonin veprën:

HEROINA E POPULLIT

QERIME - SHOTA - GALICA 1895-1927 janë zhdukur prej dekadash e nuk janë zëvendësuar më. Monumenti i kushtohet Heroinës së Popullit Shote Galica (Qerime Radisheva), lindur në Drenicë të Kosovës më 10 Nëntor 1895 dhe vdekur më 1 korrik 1927 në fshatin Derven të Fushë-Krujës në Shqipëri. Ajo ishte një luftëtare për çlirimin kombëtar të Shqipërisë, pjesëmarrëse në disa beteja kundër forcave pushtuese të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në zonën e Kukësit, në çerekun e parë të shekullit XX. Pas LDB, figura e Shote Galicës është trajtuar gjerësisht në artet pamore, kinematografi, letërsi etj. Trimëria në betejë dhe njëkohësisht ndjeshmëria për të birësuar 4 fëmijë jetimë të luftëtarëve shqiptarë të çetës së burrit të saj Azem Galica, vdekja në moshë të re dhe të harruar nga pushteti i kohës, e kanë kthyer Shote Galicën në një legjendë. Konsideruar simbol modern i vajzës së emancipuar që zgjedh të jetojë dhe të luftojë përkrah dashurisë së saj – emrin Shota e mbajnë sot qindra vajza shqiptare kudo nëpër botë.

Muzeu Etnografik
Monumenti i Shote Galicës

Thoni: “Dritë ai kërkoi, E vetë dritë nuk pa me sy”. Thoni: “Për njerëzinë këndoi, E për vete mbajti zi”.

Busti u përurua më 12 Qershor 2018, në prag të 30-vjetorit të varjes së poetit, me ç’rast u rindërtua edhe shtëpia e tij e lindjes në fshatin Kollovoz. I njohur si poet sidomos gjatë dy dekadave të fundit, Havzi Nela (Kollovoz, 20 shkurt 1934 - Kukës, 10 gusht 1988) ishte mësues në disa shkolla fillore të fshatrave të Matit dhe Kukësit. Pas një arratisjeje të pasuksesshme 10-ditore drejt Jugosllavisë në pranverën e vitit 1967, së bashku me gruan, ai dënua me 17 vjet burg, ndërsa e shoqja me 10 vjet. Në vitin 1975 u dënua përsëri dhe nga burgu doli në fund të vitit 1986, por u arrestua përsëri brenda 10 muajve. Këtë herë dënimi ishte kapital. Ai u var mëngjesin e 10 Gushtit 1988, ndërsa që të nesërmen e deri më 20 Gusht 1993, trupi i tij qëndroi në një gropë vertikale në afërsi të fshatit Kolsh të Kukësit. Po atë ditë, Havzi Nela u nderua me medaljen “Dëshmor i Demokracisë” (pas vdekjes).

mbi 6km, ndërsa të përfunduara ishin më pak se 600m tunele. Vetëm hyrjet në tunele, të mbledhura së bashku ishin gati 1km të gjata. Në të njëjtën hartë janë shënuar mbi 9000m2 strehime nëntokësore poshtë 8 ndërtesave publike (ish-komiteti i Partisë –sot Gjykata, Radio Kukësi, spitali, gjimnazi etj.), si dhe 15 vendstrehime individuale për rojet. Ndërkaq, në një hartë të kohëve të fundit, janë identifikuar rreth 35 hyrje në tunele, të gjitha në zonat e banuara, si dhe 7 dalje – në periferinë jug-perëndimore dhe perëndimore të qytetit, në brigjet e liqenit. Me gjerësi rreth 3m, hyrjet e tuneleve janë segmente relativisht të shkurtëra që shtrihen rreth 2.5m nën sipërfaqe, ndërsa galeritë me gjerësi mbi 5m, janë gërrmuar 30m nën sipërfaqe. Të gjitha muret anësore si dhe pjesa më e madhe e mureve ndarës të tuneleve janë prej betoni me gjerësi deri në 50cm, ndërsa trashësia e shtresës së betonit në tavan shkon deri në 1.5m. Sistemi i tuneleve përfshinte korridore kalimi nga një segment në tjetrin, puse vertikale me shkallë për zbritje në nivele të ndryshme të tunelit, si dhe një infrastrukturë të plotë për të siguruar mbijetesën e gati 10 mijë banorëve të Kukësit. Përveç segmenteve në funksion të hierarkisë politike dhe ushatarake të kohës, brenda tuneleve kishte hapësira të përshtatura për spital me rreth 250 shtretër, furrë buke, central elektrik, kinema e madje edhe për shtypshkronjë – dhe sigurisht shumë dhoma për strehimin e banorëve. Në atë kohë, kuksianët ishin në dijeni të ekzistencës së strehimeve dhe tuneleve të nëndhèshme, por jo të kapaciteteve e në mënyrë absolute – të planimetrisë së këtij sistemi mbrojtës. Rreth 30 punëtorë të zgjedhur vazhduan me punimet ndërtuese deri në prag të rënies së sistemit totalitar. Pak vjet pas kësaj periudhe, të braktisura në pjesën e tyre më të madhe edhe nga vetë ushtria, tunelet u dëmtuan rëndë sidomos në rrjetin elektrik, por edhe në pajisje të tjera.

Busti i Havzi Nelës

Busti i Havzi Nelës përpara gjimnazit me të njëjtin emër është vepër e skulptorit kuksian Hilmi Hoxha. Busti prej bronzi me përmasa paksa mbinatyrale, paraqet poetin kuksian Havzi Nela me shikim të ngultë përpara, ndërsa të veshur mban një këmishë me jakë të gjerë, sipas modelit të dekadave ’70’80 të shekullit të kaluar. Torsi qëndron mbi një bazament të lartë betoni të veshur me mermer. Në pjesën e përparme të bazamentit janë shënuar emri, datat e lindjes dhe varjes në litar, një strofë me 4 vargje, si dhe poshtë tyre, inicialet e poetit: HAVZI NELA

U lind më 20 shkurt 1934. U ekzekutua me varje në litar nga regjimi komunist më 10 gusht 1988.

Kulla e Eksodit

Kulla e Qëndresës me lartësi 23.5m u ndërtua përgjatë 6 viteve dhe u përurua më 16 Prill 2009. Ajo shpreh falenderimin për mikpritjen që qyteti i vogël dhe i varfër i Kukësit me 15 mijë banorë, u bëri mbi 450 mijë refugjatëve të detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të spastrimit etnik nga ushtria serbe në Kosovë në vitin 1999. Kulla është binjake më një më të vogël të ngritur në fshatin Xërxë të Kosovës. E përshtatur si muze fotografik, Kulla i ngjan një arkivi me qindra imazhe nga tragjedia e Kosovës, eksodi dhe mikpritja e refugjatëve në Kukës. Pikërisht për këtë humanizëm, qyteti i Kukësit u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2000.

Artizanati H&M

Punimi i veshjeve të leshta si dhe thurja e qilimave është një ndër traditat e lashta të trevës së Kukësit, e diktuar nga pozicioni gjeografik dhe klima e ftohtë – dy faktorë që favorizonin mbarështimin e blegtorisë së të imëtave. Ndërsa faktor kryesor për ruajtjen e motiveve popullore vlerësohet të ketë qenë izolimi dhe distanca e madhe e Kukësit me qytetet e tjera të Shqipërisë. Mbi këtë traditë u bë organizimi i mjeshtërve në Kooperativën e Artizanatit, e cila më 1963 u kthye në një ndërmarrje të madhe shtetërore, që në vijim arriti të ketë 1000 punëtorë në qytet dhe 200 në fshatin Bicaj. Aq të njohura u bënë artizanet e kësaj treve për punimet e tyre të destinuara për eksport, sa në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar, artisti tiranas Ramazan Zyberi shkroi dhe kompozoi këngën “Artizane e Lumës je”. Mirëpo ndërsa kënga është ende e famshme, vetëm pak artizane të kësaj treve e vazhduan profesionin pas vitit 1992, kur Ndërmarrja e Qilimave u mbyll përfundimisht. Më e suksesshmja prej tyre është artizanja Hate Ora, e cila për dekada punoi qilima dhe sixhade në vegat (tezgjahet) vertikale dhe horizontale, ndërsa vitet e fundit ka hapur një punishte të vogël artizanati. Gjimnazistes që shkëlqente në olimpiadat e matematikës, në vitin 1974 iu refuzua e drejta për të vazhduar studimet universitare. Megjithatë ky pasion e ndihmoi atë për të realizuar në tezgjah figura dhe peizazhe që kërkojnë llogaritje të sakta të rreshtave, nyjeve e fijeve në vegë. Komunikuese, mikpritëse dhe pozitive, Hate Ora është autorja e qindra veprave artistike unike në zejen e tezgjahut në mbarë vendin. Në këtë aspekt, Kukësi mund të konsiderohet dy herë me fat: sepse ka një artiste si Hate Ora dhe sepse ajo po ua trashëgon këtë mjeshtri brezave - së pari familjes. Sikurse asaj ia trashëguan të parët.

Hapja e një stacioni radiofonik në një qytezë të vogël sa Kukësi i 4 Korrikut 1959 (me rreth 4 mijë banorë) dëshmon rëndësinë që diktatura i kushtonte propagandës, çka u përforcua një dekadë më vonë me hapjen e gazetës lokale “Kukësi i Ri” (1970). Përtej këtij qëllimi, me transmetimet fillimisht njëorëshe dhe me programacionin gjithnjë e më të pasur, Radio Kukësi kontribuoi në mënyrë thelbësore në emancipimin dhe ngritjen e përgjithshme kulturore të mijëra shqiptarëve në një hapësirë të gjerë që nga Dibra e Maqedonia e deri në Tropojë e Kosovë. Në qytetin e vjetër radioja nisi me kushte modeste dhe për një dekadë i vazhdoi transmetimet me fuqi 1KW, ndërsa që prej vitit 1969 ajo u fuqizua me 16KW, me aparaturat e prodhuara në Politeknikumin “7 Nëntori” (sot “Harry Fultz”) të Tiranës. Deri në fund të viteve 1980 Radio Kukësi transmetonte rreth 6 orë program ditor, ndërsa sinjali i saj mbulonte të gjithë territorin e Republikës. Audiencën maksimale dhe misionin e informimit e të rritjes së vetëdijes kombëtare Radio Kukësi e pati në dekadën 1990-2000 dhe arsyeja ishte Kosova. Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës nga autoritetet jugosllave më 5 Korrik 1990, Radio Kukësi mbushi boshllëkun informativ të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa gjatë eksodit të kosovarëve në pranverën e vitit 1999, në Radio Kukësi, gjatë transmetimit 24 orësh, u lexuan rreth 20 mijë njoftime të refugjatëve që kërkonin familjarët e tyre të humbur apo të zhdukur nga pushtimi serb. Një pjesë e këtyre njoftimeve të shkruara me dorë në copa letrash të çfarëdoshme ruhen ende në arkivin e pasur të dhomës muzeale të Radio Kukësit. Që prej ndërtimit të qytetit të ri, ky transmetues publik është në të njëjtën godinë, strehimi nëntokësor i së cilës synohet të kthehet në një muze të veçantë. Fasada ballore e godinës është e zbukuruar me një basoreliev me përmasa të përafërta 3.6x5.5m. Basorelievi paraqet një burrë të fuqishëm që valëvit në erë flamurin kombëtar shqiptar. Në qendër të një modeli të valëve radiofonike shfaqet ylli me pesë cepa dhe simbole të tjera të zakonta për periudhën totalitariste. Mbi këtë basoreliev të skulptorit Hilmi Hoxha, shkruhet me gërma kapitale: RADIO KUKËSI

Artizanja Hate Ora
Kulla e Eksodit
Hartë e tuneleve nëntokësore
Basorelievi i Radio Kukësit
Busti i Havzi Nelës

Turi i parë në Kukësin e Kulturësme studentë dhe nxënës

Pavarësisht programit

shkollor pjesërisht të dedikuar për historinë, gjeografinë dhe kulturën e një treve të caktuar, është përvoja personale e përftuar gjatë vizitave në terren ajo që i ndërgjegjëson brezat për lidhjen që ekziston mes tyre dhe vendlindjes. Nisur ndoshta nga kjo nevojë, një grup mjaft i madh gjimnazistësh të Kukësit morën pjesë aktivisht në udhëtimin njohës në disa prej institucioneve dhe entiteteve të tjera kulturore e historike të qytetit. Udhëtimi nisi në

Muzeun Etnografik, ku ekspozohen mjaft objekte me vlera historike, shkencore e kulturore të zonës, për të vazhduar te Radio Kukësi. Institucioni që në vjeshtën e këtij viti shënon 65-vjetorin e lindjes, ka edukuar disa breza duke u rritur bashkë me punonjësit e vet, që tashmë ndërohen si personalitete të kulturës së qytetit. Ndalesa tjetër e udhëtimit 3-orësh ishte nëntokë. Të njohura vetëm vitet e fundit, tunelet e Kukësit dikur përfaqësonin një prej shumë anëve të errëta të diktaturës, por tani paraqesin një mundësi të shkëlqyer për t’u kthyer në tërheqje të

vërtetë për vizitorët. E si për të ndërruar jo vetëm ndejsinë e çuditshme që të krijon vizita në një sistem galerish nëntokësore, udhëtimi i gjimnazistëve u mbyll në punishten e HM të artizanes së palodhur kuksianë Hate Ora. Ky udhëtim i shkurtër është pjesë e një shëtitjeje më të gjatë kulturore që po përgatitet për qytetin, me qëllim evidentimin dhe funksionalizimin e veçantive kulturore e historike të zonës në shërbim të zhvillimit të turizmit në Kukës.

rinjve kuksianë në shtegun e Shpellave të Lojmes

Udhërrëfyes të rinj u prijnë të

Trajnimi dhe çertifikimi i udhërrëfyesve turistikë Në kuadër të trajnimit për udhërrëfyes lokalë dhe kombëtarë nga Shoqata Kombëtare e Guidave Profesioniste NATGA, disa prej të rinjve kuksianë kanë vijuar seancat e praktikës në terren, në disa qendra turistike të vendit, si Peshkopi, Kukës, Tiranë, Shkodër, Apolloni. Krahas njohjes me tipologji të ndryshme atraksionesh turistike natyrore dhe kulturore, pjesëmarrësit në trajnim morën mësime praktike për teknikat e udhërrëfimit, njohjen e terrenit, sinjalizimin dhe komunikimin etj. Meqënëse planifikimi i një udhëtimi në grup është ndër sfidat e para më të cilat përballet një udhërrëfyes turistik, vëmendje iu kushtua edhe komunikimeve në grup, dinamikës së grupit, vendimmarrjes në grup, menaxhimit të rriskut, por edhe logjistikës, pajisjesve dhe mirëmbajtjes së tyre. Ndërkaq, me përmirësimin e motit, trajnimi nga Universiteti Barleti do të pasojë me praktikat e sportit kayaking në terren. Në prag të sezonit të ri që ka nisur më i begatë se çdo vit tjetër, Kukësit iu shtuan 2 udhërrëfyes të rinj turistikë. Pas trajnimit 4-mujor pranë Shoqatës së Guidave Profesioniste të Shqipërisë, Besart Halilaj dhe Sebastian Muçmataj u çertifikuan si udhërrëfyes lokalë. Dashuria e tyre për vendlindjen dhe angazhimi prej vitesh në zbulimin dhe bërjen publike të veçantive të natyrës së zonës së Kukësit, është shembull kuptimplotë i kontributit për komunitetin në të cilin ata kanë zgjedhur të jetojnë.

Turi i parë si udhërrëfyes të çertifikuar

Grupi i parë i vizitorëve që udhërrëfyesit e sapoçertifikuar Besart Halilaj, Alban Xhaferi dhe kolegët e tyre shoqëruan në Shtegun e Shpellave përbëhej nga nxënës të shkollave të mesme, studentë, aktivistë të shoqërisë civile, mësues dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga #Kukësi, #Dibra, #Shkodra,etj. Ndonëse pothuajse të gjithë vizitorët ishin nga Kukësi, pjesa më e madhe e tyre e kishin për herë të parë ecjen përgjatë këtij shtegu.

Pas një udhëtimi prej rreth 25 minutash me furgon nga vendi i nisjes deri në fshatin #Lojme, pjesëmarrësit vazhduan ecjen në këmbë në pjjesën verilindore të simbolit të Kukësit – malit të #Gjallicës. Gjatë ecjes, pjesëtarët e grupit u njohën me legjendat për Grykën e Vanave si dhe me historitë për shumë prej shpellave të Lojmes. Duke u ngjitur vetë përmes një shtegu të vështirësisë mesatare, pjesëmarrësit u njohën me kategorizimit e vështirësisë së ecjeve malore, sikurse edhe me veshjet e duhura dhe teknikat e veçanta të ecjes për të kursyer energji dhe për të shmangur rrezikshmërinë e mundshme për shkak të terrenit në segmente të caktuara. Të dobishme ishin gjithashtu informacionet për sinjalistikën e shtigjeve, meqenëse disa prej të pranishmëve, kryesisht gjimnazistë e kishin ecjen e tyre të parë malore. Ata patën rastin gjithashtu të shihnin drejpërdrejt shënjimin e Shtegut të Shpellave në kuadër të projektit “PN Korab-Kortinik, një aset për zhvillimin e turizmit natyror në Kukës”. Shtegu i Shpellave pritet të jetë ndër shtigjet më të frekuentuara malore në Kukës, për shkak të afërsisë me qytetin dhe aksesit të shpejtë, vëshitërisë mesatare dhe kohëzgjatjes së ecjes jo më shumë se 5 orë, të diversitetit të terrenit si dhe të pamjeve që ofron në disa pjesë të qytetit dhe të zonës përreth. Përveç bukurive panoramike, shtegu dallon për kundërmimin e aromave të luleve, e sidomos të bimëve aromatike mjekësore, si trumza, luleshtrydhet e egra, disa lloje orkidesh etj.

Në tunelet e Kukësit
Në muzeun e Radios
Marrja e çerifikatave nga NATGA
Në Majën e Vogël, gjatë turit të Shpellave të Lojmes

Gjurma e shtegut Shpellat e Lojmes në relievin e terrenit të Kukësit, gjeneruar nga Google Earth.

Shtegu “Shpellat e Lojmes” shtrihet në shpatin verilindor të Malit të Gjallicës në Kukës, brenda Parkut Natyror “KorabKoritnik”. I gjatë rreth 10km, shkalla e vështirësisë mesatare nis në kuotën 820m mbi nivelin e detit dhe ngjitet deri në 1279m. Shtegu konsiston në eksplorimin e një vargu prej 10 shpellash dhe 6 guvash që gjenden përmbi Kanionin e Vanave, përgjatë Kurrizores së Majës së Vogël të Gjallicës. Gjatë 5 orëve vajtje-ardhje, shtegu ofron përvojë emocionuese dhe pamje mahnitëse të qytetit të Kukësit dhe fshatrave të ndërtuara në pellgun e Lumit Drin.

Ndalesat:

1. Fshati Lojme

2. Gjurra

3. Dy shpellat

4. Shpella Kokëpatë

5. Shpella e Madhe

6. Shpellat me dritare

7. Arat e Negjip Gafurrit

8. Maja e Vogël

9. Shpella e Hapur

Gjatësia: Kohëzgjatja: Ecje aktive: Vështirësia:

Gjurma e shtegut “Stanet e Gjallicës” në relievin e terrenit të Kukësit, gjeneruar nga Google Earth.

Shtegu “Stanet e Gjallicës” është një udhëtim malor në kujtim të shtegtimit të dhenve (transhumancës) nga banorët që jetojnë rrëzë malit të Gjallicës (2489m) në Kukës. Të përdorura që prej kohëve të vjetra, gjurmët e këtyre shtigjeve dokumentohen edhe në hartën topografike italiane të gjysmës së parë të shekullit XX. Në gjurmët e këtij rituali të përvitshëm, ecja përmes Shtegut “Stanet e Gjallicës” nis në lartësinë 300m mbi nivelin e detit në fshatin Shtiqen dhe shkon deri në 2200m, duke kaluar përmes një sërë vendbanimesh të përkohshme dhe legjendash të transmetuara prej brezash. Gjithashtu, për shkak të distancës së madhe që përshkohet në këmbë, në disa prej këtyre ndalesave këshillohet të bëhet ngritja e kampit për të kaluar natën.

Ndalesat:

1. Fshati Shtiqen

2. Guri i Pushimit

3. Furza

4. Lugj

5. Guri i Shalës

6. Sasat i Shtiqnit

7. Sasat i Nangve

8. Lisi i Gjalit

9. Plinas

10.Kroi i Kuq

11. Vajvoda

12. Stanet e Bicajve

Pajisjet: Veshje të përshtatshme sipas motit, këpucë për ecje malore, çantë shpine, ujë jo më pak se 1 litër, ushqim, kuti e ndihmës së shpejtë, kapele, shkopinj, syze dielli, krem kundër diellit, solucion kundër insekteve, bilbil etj.

Sinjalistika: Shtegu është i shenjuar sipas standardit me ngjyrat e bardhë dhe e kuqe.

Uji, streha, shërbimet: Restorante dhe hotele në qytetin e Kukësit. Dyqan i vogël në fshatin Lojme. Burim uji në ndalesën e parë të shtegut.

Stina e përshtatshme: Në çdo stinë, por jo në ditët me dëborë.

Ora e përshtatshme: Nisja jo më vonë se ora 10:00. 10 km 5 orë 3 orë Mesatare

Gjatësia: Kohëzgjatja:

Ecje aktive: Vështirësia:

20.5 km 11 orë e 15 min 6 orë e 45 min Mesatare

Pajisjet: Veshje të përshtatshme sipas motit, këpucë të rehatshme për ecje malore, çantë shpine, 1L ujë, ushqim, kutia e ndihmës së parë, çadër kampingu, kapele, shkopinj, syze dhe krem dielli, bilbil etj.

Sinjalistika: Shtegu është shenjuar përgjatë gjithë gjatësisë me sinjalistikë, si dhe është regjistruar në koordinata të sakta me GPS.

Uji, streha, shërbimet: Duke qenë një shteg që lidh stanet pranë burimeve ujore, këta janë të shpeshta dhe të bollshme. Po ashtu, livadhet pranë staneve mund të përdoren për strehim me çadra kampingu.

Stina e përshtatshme: Udhëtimi përgjatë shtegut Stanet e Gjallicës lidhet me transhumancën dhe si i tillë këshillohet të bëhet gjatë Maj-Shtatorit, kur barinjtë janë për verim në bjeshkë. Gjatë kësaj kohe shtegu është më i lehtë, si dhe ofron një përjetim të plotë të shtegëtimit të dhenve.

Ora e përshtatshme: Në orët e para të mëngjesit, jo më vonë se ora 10:00.

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.