NRD
Stresi dhe ndryshimi i menjëhershëm i temeraturave, shkaku kryesor i ngordhjes masive të peshqve në Liqenin e Fierzës Në Shkodër u adoptuan 360 qen endacakë brenda 5 viteve Vazhdon Nërgjegjësimi Publik për Zonat e Mbrojtura në Shkodër “Duaje Natyrën për vetë, për të gjithë
Four Paws Project Coordinator
Mali i Munellës: Shtëpia e fundit e rrëqebullit në Shqipëri mbetet e pambrojtur dhe në mëshirë të fatit
Saimir Shehu
Nr. 7, 2017
Progresi moral i shqiptarëve shihet në mënyrën si i trajtojnë kafshët*
Natural Resources in Development
Ndodh jo rrallë, edhe sot, në vitin 2017që në Shqipëri të të krijohet përshtypja që mjedisi të jetë një problem vetëm i të tjerëve…. Sot, kur në botë aksioni në mbrojtje të mjedisit ka marrë një qasje shumë-dimensionale dhe ka mbështetjen e shumë qeverive të vendeve të botës, organizatave ndërqeveritare, shoqërisë civile, mediave, etj. Një shije e hidhur më mbeti ndërsa hyja në një nga restorantet gjasme bio të momentit, diku fare afër Tiranës. Në mbërritje u përballa me një pamje pothuaj mesjetare që në hyrje të restorantit: një ari i balsamosur. Pak më tej një lëkurë ariu e varur në mur. Ndërkohë rreth e rrotull plot familjarë, fëmijë e të rritur, që hanë, flasin apo lozin... Të pashqetësuar nga ky përdhunim i natyrës. Të pamerakosur mbi moralitetin apo edukatën që i transmetonin fëmijëve të tyre. Të pandjeshëm ndaj mjedisit dhe padrejtësisë që i bëhet atij... E njëjta pamje, jo me arinj këtë rradhë, por me shqiponja, kunadhe e pelikanë mu shfaq në një restorant tjetër, “me emër”. Rreth e rrotull po e njëjta indiferencë… Mahatma Gandhi, një pacifist si rrallëkush, një illuminist dhe filozof i paqes, dikur thoshte: “progresi moral i një kombi mund të vlerësohet me mënyrën si trajtohen kafshët në atë vend...” Shoqëria shqiptare, për arsye të shumta objektive dhe subjektive, e ka parë gjithnjë trajtimin e kafshëve si një çështje të dorës së dytë e madje edhe të tretë apo të katërt. Shumëkush mund të ketë ende në mendje skenat e filmit “Koncert në vitin 36” se si trajtohej me tallje e ironi një dekret i Mbretit Zog kundër trajtimit çnjerëzor të kafshëve. Po ashtu janë ende të gjalla pamjet e shkatërrimit të pyjeve për të hapur brezare dhe për të mbjellë më kot grurë e misër në emër të injorancës së sigurimit të bukës në vend… Në vitin 2017 duket se jo shumë ka ndryshuar në botëkuptimin social mbi trajtimin e çështjes. Vazhdojmë të ndërtojmë ku të na pëlqejë, të presim pyje të tërë e të ndërtojmë hidrocentrale, të hedhim mbeturina urbane e kimike lart e poshtë… Po kështu, kafshët vazhdojnë të trajtohen nga shumica dërrmuese si objekte pa asnjë të drejtë. vijon në faqen 3
Rrëqebulli i Ballkanit vlerësohet si i rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) me një popullatë të përbërë nga jo më shume se 20-39 individë të rritur. Nisur nga kjo mund të përllogarisim që në Munellë mbijeton rreth 20-25% e këtij nënlloji në nivel global.
PPNEA
Dr. Aleksandër Trajçe
Mali i Munellës: Shtëpia e fundit e rrëqebullit në Shqipëri mbetet e pambrojtur dhe në mëshirë të fatit
Në foto: Rrëqebulli i Ballkanit, fotografuar nga kamera-kurth (foto e vogël djathtas) në malin e Munellës
Në 21 prill 2011, unë bashkë me kolegun Bledi Hoxha, të dy kërkues shkencorë pranë Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), po kontrollonim një prej disa kamerave-kurth që kishim vendosur në shpatet e Malit të Munellës, kufiri natyror midis Pukës dhe Mirditës, në kuadër të Projektit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. Kamerat-kurth janë pajisje me shkrepje automatike që shërbejnë për fotografimin e kafshëve në natyrë pa patur nevojë për prezencë njerëzore dhe kësisoj bëjnë verifikimin e pranisë së llojeve në një habitat të caktuar. Pas më se 3 vitesh kërkime me anë të kësaj metode në rajone të ndryshme të Shqipërisë (Shebenik-Jabllanicë, Lugina e Valbonës, Balgjaj, Gërmenj-Shelegurë etj.) që nga viti 2008, pamja që na u shfaq përpara ekranit në terren ishte pothuajse e pabesueshme. Një individ rrëqebulli – gjitari më i rrallë dhe më i rrezikuar në vend dhe në rajon – ishte fotografuar nga një kamerë e vendosur në shpatin jugor të Malit të Munellës. Pas shumë përpjekjesh dhe mundi për të zbuluar nëse rrëqebulli mbijetonte në Shqipëri, më në fund kishim provën e pamohueshme të prezencës së këtij lloji. Fill pas këtij zbulimi, PPNEA intensifikoi kërkimet në terren në rajonet malore të Pukës dhe Mirditës me epiqendër Malin e Munellës, duke implementuar fushata të përvitshme monitoruese me kamera-kurth nga viti 2012 deri në ditët e sotme. Pas më se 6 vitesh kërkime në terren, sot dimë se një mini-popullatë e rrëqebullit të Ballkanit e përbërë nga 5-6 individë mbijeton në Malin e Munellës dhe rajonet malore përreth. Edhe pse ky numër mund të duket i vogël, është një pjesë e konsiderueshme e popullatës së rrëqebullit në Ballkan. Rrëqebulli i Ballkanit, një nënlloj i rrëqebullit euroazatik, vlerësohet si i rrezikuar në mënyrë kritike (Critically Endangered) në Listën e Kuqe të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) me një popullatë të përbërë nga jo më shume se 20-39 individë të rritur. Nisur nga kjo mund të përllogarisim që në Munellë mbijeton rreth 20-25% e këtij nënlloji në nivel global. Të vetmet rajone ku rrëqebulli riprodhohet janë Parku Kombëtar i Mavrovës në Maqedoni dhe Mali i Munellës në Shqipëri. E teksa në Maqedoni habitatet ku rrëqebulli mbijeton gëzojnë një mbrojtje zyrtare nisur nga statusi "Park Kombëtar" që ka Mavrova me një sipërfaqe prej 730 km2, në Shqipëri rajonet e rrëqebullit mbeten të pambrojtura dhe në një gjendje të mjerueshme përsa i përket ruajtjes së habitateve natyrore. Gëzimi fillestar i zbulimit të këtij lloji në Shqipëri ishte në antonim të plotë me gjendjen e habitateve ku rrëqebulli jeton. Pyjet në Malin e Munellës dhe rajonet përreth janë shkatërruar dhe vazhdojnë të shkatërrohen në një mënyrë barbare, pa asnjë kriter apo kontroll nga institucionet përgjegjëse. Shpallja e moratoriumit të pyjeve në Shkurt të vitit 2016, nuk solli asnjë përmirësim të
dukshëm në malësitë e Pukës dhe Mirditës, ku prerjet masive vazhdojnë dhe sot e kësaj dite. E njëjtë është situata dhe lidhur me gjuetinë. Edhe pse nën regjimin e një moratorimi gjuetie, gjuetarët vazhdojnë të pashqetësuar në aktivitetin e tyre në Malin e Munellës, duke përbërë një rrezik direkt për mbijetesën e rrëqebullit dhe llojeve të tjera. Një numër i madh minierash dhe guroresh operojnë apo planifikohen të fillojnë punën në një të ardhme të afërt duke shtuar presionin mbi habitatet natyrore dhe duke rritur shqetësimet në këto zona, të cilat, për nga rëndësia e ruajtjes së rrëqebullit në nivel kombëtar dhe global, duhet të kishin prioritet maksimal për mbrojtje. Në vend të mbrojtjes, malësitë e Pukës dhe Mirditës, vazhdojnë të vuajnë pasojat e një neglizhence aktuale dhe historike në aspektin e ruajtjes së ekosistemeve të tyre. Historikisht, që nga vitet 1920-30 e deri ditët e sotme, këto rajone janë parë si vende të shfrytëzimi maksimal të resurseve pyjore dhe minerare dhe janë "diskriminuar" përsa i përket konsideratës minimale ruajtjes së natyrës. Sipërfaqet me status të mbrojtur në këto rajone janë pothuajse të papërfillshme, ku edhe ato pak që kanë statusin "zonë e mbrojtur" mbeten të tilla vetëm në letër dhe pa asnjë masë ruajtjeje konkrete në terren. Në këto kushte duket pothuajse si një mrekulli fakti që rrëqebulli i Ballkanit ka arritur të mbijetojë në Malin e Munellës dhe rajonet përreth. Ne sot mund vetëm të imagjinojmë se çfarë pyjesh përrallorë kanë patur këto zona përpara shkatërrimeve masive; të afta të sigurojnë mbijetesën e këtij lloji deri në ditët e sotme. Gjithsesi tashmë gjendemi në një pikë kritike dhe nëse situata nuk ndryshon së shpejti, rrëqebulli rrezikon të zhduket përfundimisht nga vendi ynë. Nëse duam që të sigurojmë mbijetesën e këtij lloji lipset që Munella dhe malësia përreth të fitojnë statusin e një zone të mbrojtur. Kjo do të jepte mundësinë e ruajtjes atyre pak habitateve pyjore të mbetura dhe do të siguronte rimëkëmbjen e tyre në të ardhmen. Shtëpia e fundit e rrëqebullit në Shqipërisë, Mali i Munellës, është i vetmi shans mbijetese i kësaj krenarie të natyrës tonë.
Progresi moral i shqiptarëve shihet në mënyrën si i trajtojnë kafshët*
vijon nga faqja 1 Dhe këtu ndoshta vlen të përmendet një thënie e një filozofi të famshëm gjerman - Artur Shopenhauer në veprën e tij “Mbi moralin”: “Supozimi se kafshët nuk kanë të drejta dhe iluzioni se trajtimi i tyre prej nesh nuk ka rëndësi morale është një shembull i egër i vulgaritetit dhe barbarizmit. Dhembshuria universale është garancia e vetme e moralit”. Shoqëria shqiptare, fatkeqësisht, po dështon në trajtimin e shumë çështjeve sociale dhe morale, etike dhe mjedisore, në një kohë kur mjetet multimediale dhe ato të komunikimit janë më të përhapura se kurrë. Por ne vazhdojmë të vetushqehemi me lajme të rreme apo të vërteta, por gjithsesi të pavlera mbi makinën e re të këngëtarit X apo mbi dashuritë e shkuara të zonjës Y dhe harrojmë, ose thjesht lëmë mënjanë çështje të rëndësishme si mjedisi. Por në fakt harrojmë që është pikërisht ky mjedis që na ushqen apo na helmon çdo ditë, ne dhe fëmijët tanë, me të gjithë elementët përbërës të tij. Mjedisi është një i tërë dhe nuk mund të shqetësohemi vetëm për pjesë të caktuara dhe në momente të caktuara. Ndër të tjera është edhe kjo harresë apo ky pasivitet që na çoi në vendin e pestë në botë për numrin e vdekjeve nga ndotja e ajrit. Një problem i shëmtuar dhe shqetësues për të gjithë ata që e duan natyrën dhe ndjejnë dhembshuri për kafshët, është edhe ai i trajtimit të arinjve. Kjo kafshë fisnike, e padëmshme dhe gjithnjë e më e rrallë në Shqipëri shihet dhe përdoret shumë shpesh si një mjet zbukurimi, si një atraksion për të tërhequr disa klientë më shumë nga restorante e biznese. Ka raste të tjera kur tërhiqet nga zinxhiri për të bërë një foto në rrugë e plazhe. Ka raste kur mbahet në ambiente private thjesht në formën e një kafshe shtëpiake, por kur rritet dhe
nuk ka më interes, më së shumti harrohet në një cep që të ngordhë, dhe madje edhe urrehet si kafshë e pistë apo e pangopur dhe vritet. Janë të shumta rastet kur mediat e huaja apo vendase, individë të huaj apo vendas, organizata jofitimprurëse, e kanë ngritur këtë shqetësim. Ka pasur nga ata që janë larguar me neveri nga lokali apo restoranti ku ariu keqtrajtohej. Ka pasur raste kur janë bërë deri në nota proteste ndaj shtetit shqiptar. Jo rrallë individë të huaj që njihen me fenomenin na etiketojnë si barbarë e të paedukatë për këtë sjellje. Kështu arrijmë të dëmtojmë veç të tjerash edhe imazhin e vendit dhe shpresat për një ekonomi të bazuar edhe në turizëm. Kështu edukojmë në mënyrën më të keqe të mundshme fëmijët tanë, duke u thënë që bëni ç'të doni me natyrën dhe mjedisin, keqpërdoreni, keqtrajtojeni sepse jeni ju, qenia njerëzore, zotër të këtij planeti. Por harrojmë t'u themi edhe që ky planet na ushqen dhe gjithçka, në një formë a në një tjetër, është e lidhur në një sistem të vetëm ndërveprues. Ekziston një lëvizje sot kundër fenomenit të mbajtjes së arinjve
Ariu i murrmë (Ursus arctos) është lloji i dytë më i m polar. Me gjatësi deri në 2 m, pesha e tij trupore mu deri në 861 kg. Përveç barërave, erëza, rrënjëve, dh pyllit, ariu ushqehet me vezë, por edhe me peshk e kafshë më të vogla.
Harta e shpërndarjes së ariut të murrmë në botë Djathtas: Harta e shpërndarjes së ariut të murrmë në Shqipëri
i madh pas ariut mund të shkojë dhe frutave të e madje edhe me
*) Titulli është i redaksisë. Në origjinal: "Sjellja ndaj mjedisit na kushtëzon të ardhmen"
Periudha e shumimit është fillimi i verës, ndërsa këlyshët (zakonisht 2-3) lindin në mes të dimrit.
Në të gjithë Shqipërinë, jo më shumë se 260 arinj Sot në Shqipëri vlerësohet të ketë rreth 180-220 arinj në gjendje të lirë. Ky numër është në rënie të vazhdueshme nga viti në vit si pasojë e gjuetisë së paligjshme dhe të shkatërrimit të habitatit natyror. Vlerësohet gjithashtu të jenë një numër prej 40 arinjsh të burgosur, të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2016, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe të strukturave të saj përgjegjëse u arrit të shpëtohen dhe të transferohen jashtë vendit 18 arinj (për tre të tjerë procedura është në përfundim). Aksionet u bënë nga Four Paws International, Associazione Salviamo gli Orsi della Luna dhe Animal Rescue Albania.
Inxhinier akuakulture
Saimir Shehu Four Paws Project Coordinator
Besart Halilaj
mbytës i shoqërisë shqiptare… Është koha t'u themi mjaft të gjithë këtyre. Pavarësisht motiveve që kanë, dëmin në natyrë po e bëjnë të gjithë. Edhe ata që vrasin, edhe ata që tregëtojnë, edhe ata që mbajnë, edhe ata që balsamosin. Të gjithë janë pjesë e një strukture kriminale ndaj ariut si specie, por edhe ndaj njerëzimit. Është koha t'u themi mjaft! Me veprimin tonë duhet t’u kërkojmë autoriteteve të marrin masa ligjore, por edhe të ndërtojnë strehimoren. Është koha të informojmë dhe të bëjmë thirrje të gjithëve që mos e vrasin, kapin në kurth apo shesin e blejnë ariun. Është koha që të bëhemi e të bëjmë të vetëdijshëm të gjithë mbi natyrën, mjedisin, pasuritë e tyre dhe çfarë do të thotë t'i shkatërrosh pa kriter, duke e afruar ditën kur planeti Tokë do të jetë një djerrinë e madhe që s’do të ketë më çfarë të ofrojë për asnjeri. Ariu është pjesë integrale e sistemit ekologjik. Shpëtimi i tij do të ishte jo vetëm njëmision për mjedisin por edhe një hap përpara drejt edukatës dhe moralitetit.
Stresi, shkaku kryesor i ngordhjes masive të peshqve në Liqenin e Fierzës
në robëri. Ka disa aktorë që po përpiqen të bëjnë diçka, duke filluar nga Ministria e Mjedisit e duke vazhduar me disa media, organizata jo qeveritare, etj. Janë shpëtuar 18 arinj vetëm nëvitin 2016 dhe janë transferuar në qendra të specializuara. Tre të tjerë janë në pritje të përfundimit të procedurave burokratike. Janë zhvilluar fushata sensibilizimi të opinionit publik. Media është angazhuar deri diku. Por kjo nuk mjafton. Janë ende rreth 40 arinj të tjerë që keqtrajtohen në mënyrën më mizore të mundshme. Që nuk kanë zë por që kërkojnë me heshtjen dhe trishtimin e tyre një strehimore si ajo e Prishtinës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Bullgarisë apo Ukrainës. Që janë në çdo moment një dëshmi e trishtë dhe revoltuese e moralitetit të munguar të një shoqërie të çoroditur. Janë arinjtë që mbahen në robëri, nga pronarë restorantesh e rezidencash, nga bosë mafiozë apo edhe njerëz të varfër që e kanë gjetur këtë si mënyrën e vetme të fitimit. Ende vazhdon një tregëti e shëmtuar e këlyshëve të vegjël, nënat e të cilëve janë vrarë nga gjahtarë kriminelë. Egziston ende një indiferentizëm
Katastrofa Më 22 Mars 2017, mijëra peshq të ngordhur formuan një brez mbi 8 km të gjatë që nga ura e Drinit te Zi deri tek ura e Drinit të Bardhë në Liqenin e Fierzës. Një sasi përafërsisht e llogaritur prej 5-10 ton peshk të llojit gjuhcë kishin ngordhur për shkaqe ende të panjohura, derisa nuk munguan edhe akuzat për këtë katastrofë ekologjike. Përveç panikut te qytetarët e Kukësit, u akuzuan peshkatarët për përdorim të lëndëve plasëse, elektricitetit, e madje edhe të hedhjes në liqen të kësaj sasie te madhe peshku për shkak të mungesës së tregut. Por si qëndron e vërteta? Gjatë monitorimitnë liqen të kësaj katastrofe, vihet re se peshqit nuk kanë shenja dëmtimi nga ndonjë lënda plasëse. Sepse nëse shkaku i kësaj katasrofe do të ishte “gjuetia me lëndë plasëse”, një pjesë e konsiderueshme e peshkut duhet të ishte i dëmtuar. Një sasi kaq e madhe peshku, tufa të tilla me 400-500 mijë peshq nuk mund të jetojnë në sipërfaqe të vogla. Për të vrarë një sasi kaq të madhe peshku do të duhej një sasi e madhe e lëndës plasësese dhe për pasojë, një shpërthim i tillë në sipërfaqet e mëdha të liqenit nuk do të kalonte pa u vënë re. Me disa shpërthime është e pamundur të vriten sasi të tilla, sepse pas shpërthimit të parë, peshqit do të largoheshin nga ajo zonë. Një tjetër hamendësim ishte gjuetia me elektroshok. vijon në faqen 5
Peshqit e ngordhur në Liqenin e Fierzës, Kukës vijon nga faqja 4
Elektriciteti në ujë nuk ka rreze të madhe veprimi, por as nuk i tremb peshqit. Nëse lëvizet me varkë në sipërfaqën e liqenit, mund të vriten sasi shumë të mëdha peshku. Mirëpo elektriciteti i shkakton peshkut thyerje të kockave, gjë e cila nuk u vërejt gjatë ekzaminimit të peshkut. Kapja dhe lëshimi i peshkut të ngordhur në liqen Një mendim i tillë do të ishte qesharak, sepse grupet e peshkimit që bëjnë gjueti në këtë liqen, përbëhen nga dy-tre peshkatarë dhe lëvizin vetëm me varka të vogla. Meqenëse për kapjen e sasive të tilla të peshkut do të duhej një numër i madh peshkatarësh, ose madje vinç me kapacitet mbi 25 ton. Po të mendojmë se është gjueti e vazhdueshme, do të duheshin disa ditë për kapjen e një sasie të tillë, gjë të cilën nuk do ta bënte asnjë nga peshkatarët, sepse të gjithë gjuajnë aq sa mund të konsumojnë, ose aq sa mund të shesin. Kjo akuzë u rrëzua gjatë kontrollit të bërë mbi peshkun e ngordhur, ku u konfirmua se e gjithë sasia e peshkut ka ngordhur brenda harkut të 48 orëve. Po cili është, pra, shkaku i kësaj katastrofe dhe përse të gjithë peshqit e ngordhur janë vetëm të një lloji (gjuhcë)? Gjuca (Alburnus scoranza) Gjuca është peshk që temperaturën ideale për zhvillim e ka nga 10-20°C dhe temperaturën ideale për riprodhim 13°C. Duke qenë se dimëron në thellësi të liqenit në temperatura më pak se 10°C, ato nuk ushehen, por konsumojnë energjitë e tyre trupore. Si përfundim, shkaqet e kësaj katastrofe janë disa: dimri i ashpër dhe ngrirja e sipërfaqes së liqenit për një periudhe më tepër se tre javë ka bërë që peshqit të konsumojnë sasi të mëdha të rezervave së tyre trupore. Nga ana tjetër, rritja e menjëhershme e temperaturës në pranverë bën që peshqit të mos kenë energji të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e trupit. Përveç kësaj, kjo periudhë përkon dhe me përgatitjen për riprodhim të kësaj specieje, përgatitje e cila kërkon shumë energji. Gjithashtu rritja e menjëhershme e temperaturës ngroh vetëm sipërfaqen e ujit, gjë që bën që sasia e oksigjenit në ujë të jetë e ulët. Kjo i detyron ata të ngjiten në sipërfaqe, duke çuar në humbjen e energjisë trupore. Prandaj mendojmë se stresi i shkaktuar nga këta ndryshime të menjëhershme të temperaturës, shpenzimi i rezervave të mëdha trupore gjatë dimrit, lëvizjet e shpeshta në kolonën e ujit, si dhe përgatitja për riprodhim, janë shkaqet e kësaj katastrofe. Fenomene te tilla natyrore ndodhin vazhdimisht, por ky Meqenëse peshku është rasti i parë i dokumennuk ka ngordhur nga tuar në liqenin e Fierzës. Një shkaqe të jashtme fenomen i tillë ka ndodhur (helme ose elementë vitin e kaluar në Prespën e të rrezikshëm), largimi i Madhe me cironkën (alburnus sasisë së ngordhur nuk belvica), e cila vjen nga e njëështë i nevojshëm, sepse jta familje me gjuhcën (alburnuk përbën ndonjë nus scoranza). rrezik për shpendët apo Ndërkaq, sasia e peshkut për organizma të tjerë të ngordhur është shumë ujorë, por përkundrazi, vështirë të llogaritet, sepse jo i gjithë peshku i ngordhur shërben si ushqim për pluskon në sipërfaqe ose ka disa prej tyre. dalë në breg, pasi është në fundin e liqenit. Mirëpo Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave e përjashtoi vrasjen masive të peshqve, duke mos përjashtuar nga përgjegjësia peshkatarët për hedhjen e peshkut të ngordhur në liqen. Prandaj punimi i publikuar nga Prof. Dr. S. Shumka i Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi analizat e kryera në Laboratorin e Biologjisë së Aplikuar të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në këtë universitet, mbetet burimi më i besueshëm për zbardhjen e kësaj katastrofe. Sipas Prof. Dr. S. Shumkës, pas matjes së peshës së njomë dhe peshës së thatë të një sasie peshku në kushte normale (koncepti i energjisë së akumuluar nga individët e marrë në konsideratë), mund të shpjegohet ngordhja nga shkaqet e mësipërme, natyrore të peshkut në Liqenin e Fierzës.
E megjithatë, i parrezikshëm!
njerëzve që adoptojnë qen, duke shtuar një pjesëtar të ri në familje, dhe duke evoluar konceptin e mbajtjes së qenit në shtëpi. (Më përpara si kafshë që kryente një funksion të caktuar: ruante shtëpinë apo kopenë; sot si pjesëtar me të drejta pothuajse të barabarta, që ka nevoja fizike, afektive dhe emotive për t’u plotësuar si: kolibe apo mbajtje brenda në shtëpi, ushqim i përzgjedhur, kujdes i vazhdueshëm mjekësor, shëtitje të programuara dhe shumë përkëdhelje. Çdo ditë e më shumë po adoptohen qen endacakë të cilët janë të vaksinuar, të sterilizuar dhe plotësisht të shëndetshëm sepse njerëzit janë tashmë të informuar se s’ka asnjë rrezik. Këtë e tregon më së miri numri prej 360 qensh endacakë të adoptuar brenda 5 viteve të fundit në qendrën “Animals Need Me” në Shkodër. Në çdo zonë të qytetit ka banorë që ushqejnë dhe përkujdesen për qentë e lagjeve të tyre duke na bërë të besojmë se në mirësinë njerëzore karshi disa krijesave kaq besnike dhe fisnike. Dhuroni sa më shumë dashuri dhe përkëdhelje për miqtë tuaj me katër putra! Zbukurojani jetën atyre dhe vetes.
Stresi, shkaku kryesor i ngordhjes masive të peshqve në Liqenin e Fierzës
Vullnetare e “Animals Need Me”, Shkodër
Oli Pero
Në Shkodër u adoptuan 360 qen endacakë brenda 5 viteve
Po t’i referohem pesë viteve që kam si vullnetare në mbrojtje të qenve të braktisur ose pa pronar, do të numëroja përmirësime të dukshme cilësore e sasiore të rasteve të kujdesit ndaj kësaj kafshe, që është kaq shumë pranë njeriut. Nuk ka njeri që nuk e do qenin: në gjenezë ne nuk jemi të krijuar me fobi, por janë eksperiencat e para, edukimi familjar e shoqëror që drejton sjelljet tona kundrejt natyrës dhe krijesave të saj. Jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë është shtuar numri i
Besart Halilaj
Inxhinier akuakulture
Duaje Natyrën për vetë, për të gjithë
Emisioni i tretë në radio për Zonat e Mbrojtura në Shkodër Fushata e Ndërgjegjësimit Publik për Zonat e Mbrojtura në Shkodër ka vazhduar me një seri aktivitetesh edhe gjatë këtij muaji. Kështu, pas emisioneve të mëparshme radiofonike, ku për Zonat e Mbrojtura ka folur znj. Eltjana Shkreli, emisioni i radhës kishte një gamë më të gjerë të ftuarish. Në Radio Vintage ishin të ftuar z. Abdullah Diku, Ekspert në Hartimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, znj. Shpresa Smajli, Menaxhere e Projektit “Majat e Ballkanit” Giz Albania dhe Znj. Migena Selcetaj, Asistent Menaxhere e projektit “Ndërgjegjësim Publik për Zonat e Mbrojtura qarku Shkodër”. Gjatë emisionit u fol mbi rëndësinë dhe vlerat ekologjike, kulturore dhe ekonomike të parqeve, harmonizimin dhe ruajtjen e natyrës, traditës dhe vlerat kulturore që përbëjnë një potencial
Gjatë emisionit në radio Vintage
zhvillimi për turizmin e qëndrueshëm të këtyre zonave. Sa i takon projektit “Majat e Ballkanit”, në emision u tha se ai ka nxitur krijimin një destinacioni ndërkufitar turistik në përputhje me standardet ndërkombëtare duke vënë në dispozicion një sistem informimi dhe sigurie përgjatë te gjithë shtegut, i cili ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe të marketingut të këtyre zonave malore. Edhe aktivitet edukuese “Duaje natyrën për vetë për të gjithë” që po ndërmerren me shkollat 9-vjeçare pranë Zonave të Mbrojtura në Shkodër, gjetën pasqyrim në këtë emision prej rreth 60 minutash, me theks të veçantë mbi ndërgjegjësimin, njohjen dhe edukimin e nxënësve me Zonat e Mbrojtura, për të ruajtur dhe mbrojtur biodiversitetin brenda tyre.
Dy spote publicitare për Ndërgjegjësimin Publik për Zonat e Mbrojtura në Shkodër Në kuadër të projektit Econord " Ndërgjegjësim Publik për Zonat e Mbrojtura në Shkodër" janë realizuar dhe po transmetohen dy spote radiofonike mjaft interesante. Spoti i parë, i ndërtuar me një fabul të thjeshtë, synon të ndërgjegjësojë publikun për zhvillimin e ekonomive familjare përmes turizmit të qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura. Ndërsa spoti i dytë u bën thirrje nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që bashkë me mësuesit, të vizitojnë Zoant e Mbrojtura. "Mësues! Afrojini nxënësit me natyrën! Vizitoni Zonat e Mbrojtura!" është mesazhi i këtij spoti. Të dy spotet radiofonike mund të ndiqen gjithashtu edhe në mediat sociale. "Duaje Natyrën për vete, për të gjithë" "Duaje Natyrën për vete, për të gjithë" ishte aktiviteti i zhvilluar në kuadër të të njëjtit projekt të Econord. Pas dy takimeve informuese dhe debateve të hapura me nxënës të shkollës 9-vjeçare të Velipojës (Zonë e Mbrojtur) të zhvilluara në Tetor dhe Dhjetor të vitit të kaluar, aktiviteti i radhës u organizua në Shkollën 9-vjeçare "Azem Hajdari" të Shkodrës, nxënësit e së cilës vijnë prej një lagjeje të quajtur "Livadhe", brenda Zonës së Mbrojtur Ramsar Liqeni i Shkodrës. Më 28 Shkurt, me përfaqësues të këtij komuniteti u zhvillua një takim informativ, ndërsa më 20 Mars u zhvillua një workshop, ku nxënësit prezantuan punimet që realizuar pas takimit informativ. Përmes materialeve të riciklueshme, punimet e nxënësve përcollën mesazhin e mbrojtjes së burimeve natyrore, si dhe të ruajtjes së faunës dhe florës në Liqenin e Shkodrës, zonës prej nga ata vijnë.
Nxënës të “Azem Hajdarit” prezantojnë punimet në aktivitetin “Duaje natyrën për vete, për të gjithë”
PERIODIKE PËR ZONAT E MBROJTURA TË QARQEVE TË VERIUT Nr. 7, 2017 Botohet në kuadër të projektit EcoNord të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Albanian Local Capacities Development Foundation. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e NRD dhe GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
NRD
Natural Resources in Development Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Resurset Natyrore në Zhvillim Sustainable Urban Planning Organization Natural Reources in Development Bulevardi “Skënderbeu”, Pallati Nr. 168, Hyrja 1, Ap. 1 Lagjja “Qemal Stafa”, Rruga “Musa Juka” Lagjja “Vasil Shanto”, 4001, Shkodër, Albania Nr. 16, Shkodër, Albania www.go2albania.org, vija@go2albania.org resourcesindevelopment@gmail.com +355(0)696728877, +355(0)695590290 +355(0)676035803