Revista Select 14

Page 1

SELECT / SHTATOR 2011

Çmimi 3.00 € /

/ #15

Shqipëri 400 L



Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Modele: Ariana Cena


redaksia

Drejtoreshë Flora ATASHI flora@revistaselect.com Zv.drejtor Arsim ATASHI arsim@revistaselect.com

Ballina: Flori Mumajesi

Kryeredaktor Florim ATASHI florim@revistaselect.com

Redaktor / Lektor Bledion Baraliu redaktor@revistaselect.com Fotograf / e Avni SELMANI photo@revistaselect.com Suzana MUSHKOLAJ Design Henor SALAJ design@revistaselect.com Gazetar Nina Kurti nina@revistaselect.com Hysnie Kastrati hysnie@revistaselect.com Bashkëpunëtorë: Alma Ajazi Shemsie Gashi - Dermaku Fllanza BERISHA Dren GASHI Astrit Rexhepi Kontakt redaksia SELECT & Marketing +377(0)44 44 22 26 +377(0)45 343 467 +386(0)49 852 767 info@revistaselect.com revistaselect@gmail.com www.revistaselect.com

4

FALENDERIM: A&M Derguti Hummel Prishtina Cotton Golf Prishtina


Përmbajtja

MODË

Çka është Moda Kombinim veshjesh Vishuni sipas trupit Pantallona Kepucë Aksesorë Ora Zonjat francezë Vishuni sipas moshës

INTERVISTA Flori Mumajesi Vlora Çitaku Lili Camaj

BEAUTY Ideja për një Grim Mbrojeni lëkuren tuaj

SHOW BIZZ Amy Winehouse Gossip Femrat shtatzëna Hip-Hop

SHOQËRIA Kuptojeni të pathënën Angazhimet e bashkësisë Shoqëria e mirë dhe e keqe Një ide në javë si të organizoheni SEX Ku ka mbetur libido i saj?

STREET STYLE Prishtina Street Style

FITNESS

Këshilla mbi humbjen e peshës

CITY BREAK HOROSKOPI Londra

5


EDITORIALI

Një ditë pune Një ditë e zakonshme pune - në orët e hershme të mëngjesit duhej të ngrihesha në ora 07:00 për të vajtur në punë në ora 08:00. Filloi të bije ora për tu ngritur në 07:00 dhe unë symbyllur u zgjova dhe e drejtova dorën te ora për ta ndalur, isha i rraskapitur për gjumë. Sapo ndala orën, thash me vete sikur ti lejoja vetes luksin të flija edhe 5 minuta, do të pushoja tamam, do të zgjohem i pushuar! Mbylla sytë për një kohë, kur hapa sytë, ora kishte vajtur në 07:45min. Fluturova nga shtrati si i çmendur, duhet të pastrohem të vishem e rregullohem për në punë, duhet të vrapoj të kap një taxi apo një autobus. Zgjohem shpejt e shpejt, pastrohem, vishem, rregullohem, por ora kishte vajtur 08:00, duhet të kap një taxi, se mendoj autobusin fare, krejt çka mendoj është se si të arsyetohem në punë për vonesën. Në rrugë fillon të krijohet një radhë e veturave, secila në drejtimet e veta, unë ende mendoj si të arrij sa më shpejt në punë. Sapo arrita në punë, fillon recepcionisti: “mirëmengjes, nuk të doli gjumi” ?. Ia kthej: “mirëmengjesi” paksa me ironi, hy në recepcion mirëmengjesi jeni vonuar keni këtë, këtë, këtë edhe këtë dhe… ah po, një klient është duke pritur për ju. Mos harroni sapo të përfundoni duhet të raportoni tek menaxheri, sepse sot kanë arritur këto kërkesa… Thash me vete: “oh sa ditë e ngarkuar që në mëngjes, cilën do ta zgjidh në fillim?”. Nisem për në zyre, në korridor qëndron një klient në pritje. “Mirëmëngjesi” e përshendes duke menduar se çka mund të kërkojë në këtë orë të hershme mëngjesi. E ftoj të hyj Brenda në zyre, pa e pyetur fare për kafe, kaloj direkt në temë – “Si mund të ju ndihmoj, ju lutem” ? “Dua t’ju paraqes një ofertë maketingu e cila është e leverdishme për biznesin tuaj dhe do të ketë suksese të mira” – përgjigjet ai, ndërsa unë shfletoj dokumente tjera që më ishin grumbulluar në tavolinë këtë mëngjes, duke u munduar të kuptoj se me çka kanë të bëjnë. Totalisht I shpërqëndruar, I them klientit se mund t’a lë një ofertë marketingu dhe numrin kontaktues dhe do ta kontaktoja. Bie telefoni, menaxheri – “të lutem çfarë kemi të re sot në lidhje me këto kompani, ndonjë ndryshim”? Çka t’i them unë? I përgjigjem se do ti analizoj edhe më tutje këto dokumente derisa

6

të kuptoj qëllimin final të këtyre kompanive… Në fakt unë nuk kisha shikuar, as lexuar, as edhe një shkronjë të vetme. Dua të pi një kafe por nuk mundem, filloj të shikoj dërgesat, ora vajti në 09:15 min. Bie dera, kolegët: “je për një kafe”? - Jo tani! Nuk mundem, nuk më pihet, ndoshta më vonë… Në rregull, në mendje kafeja, ora vajti në 10:00. Recepcioni në telefon, keni një takim, të kërkon një klient, shikoj orën të pranoj apo jo, e pranoj, klienti më sjell një dokumet për ndryshim të disa produkteve dhe çmimet e tyre. Bie telefoni, menaxheri më pyeti prap: “Kemi ndonjë të re, si shkojnë punët”?. Çfarë t’i them – “mirë mirë, çdo gjë në rregull është” - ndërsa unë ende nuk kuptoj asnjë gjë. Iku klienti, vajti ora 12:00, erdhi koha e pauzës, piva një kafe por nuk ngrëna ushqim. Kthehem në zyre, më arrijnë edhe disa dokumente nga recepcioni, mendoja se si para orës 16:00 të raportoja tek menaxheri për ofertat e marketingut, për produktet e reja që do të vinin, për çmimet e reja që do të vendoseshin. Unë ende nuk kuptoja asgjë dhe i ngarkuar nga këto, fillova dhe të humbë kontrollin, të bëja panikë. Arsyeja ishte se si t’i përfundoja të gjitha deri në përfundim të orarit të punës. Celulari bije, unë nuk përgjigjesha, telefoni në zyrë, menaxheri përsëri. I them se kemi disa produkte të reja dhe disa ndyshime çmimesh, më tha që të raportoj për të dyja deri në përfundim të orarit të punës. Fillova me nguti t’I shiqoja dhe lexoja produktet e reja, ndyshimet e çmimeve që të paktën këto të arrija t’i raportoja deri në përfundim të orarit tek menaxheri… dhe arrita disi, i përfundova këto të dyja në orën 16:00, përfundova punën dhe u ktheva në shtëpi i lodhur, i stresuar, i ngarkuar në mendje dhe pa ngrënë asgjë. Ishte një ditë plot stres dhe e ngarkuar, shkaku i vonesës dhe gjumit në orët e hershme të mëngjesit, që më shkaktoj këtë ditë aspak të këndshme. kështu që ju sugjeroj që të ngriheni në mëngjes, në kohën e duhur, të jeni në kohë në punë dhe të kaloni një ditë sa më të mirë, të pangarkur dhe pa stress. T’i përfundoni punët për atë ditë deri në përfundimin e orarit tuaj të punës. Shpresoj se një gjë e tillë nuk do të ju ndodhë shpesh.


Çka është Moda Moda është diçka me të cilën ne merremi çdo ditë. Edhe njerëzit të cilët thonë se nuk kujdesen për modën; por atë që ata e veshin çdo ditë, rrobat të cilat zgjedhin çdo mëngjes, janë pjesë e modës! Një gjë kryesore në botën e modës është ndryshimi. Ne jemi vazhdimisht duke u “bombarduar” nga ide të reja të modës, muzikës, librave dhe televizionit. Filmat poashtu kanë një ndikim të madh në atë se çfarë njerëzit veshin. Si p.sh. Ray-Ban kishte shitur më shumë syze pas shfaqjes së filmit “Man in Black”.

Kush e dikton modën? Muzikantët dhe ikona të tjera kulturore kanë ndikuar gjithmonë në veshjen tonë. Revistat e modës kanë një ndikim mjaft të madh në veshjen e njerëzve, sepse duke pasqyruar trendet e fundit në mbarë botën si dhe duke prezentuar linjat e fundit të dizajnerëve të modes ndikojnë në shijen dhe përzgjedhjen tonë. Mbreti francez, i famshmi Louis XIV pati thënë: “moda është një pasqyrë e veshjes sonë”. Louis ishte i njohur për stilin e tij, i cili ishte më shumë i prirur drejt stilit ekstravagant. Rrobat ndajnë njerëzit në grupe Moda është zbuluar. Rrobat të zbulojnë se çfarë grupi njerëzish I takoni ju. Stilet tregojnë se kush jeni ju, por ato gjithashtu krijojnë stereotipe dhe distancë në mes të njerëzve .P.sh. një biznesmen nuk mund të duket sikur një djalë i cili ka flokë të ngjyrosura me të kaltërt dhe i cili ka të vendosur vathë gjithandej trupit të tij. Moda është një gjuhë e cila tregon një histori në lidhje me personin që vesh atë. Katherine Hamnett ka thënë se: “rrobat krijojnë një mjet komunikimi pa fjalë që ne të gjithë e kuptojmë”. Hamnett ishte bërë e famshme kur ajo kishte publikuar disa kanatiere të ndryshme me mesazhe të mëdha si “zgjidh jetën”, të cilat ishin veshur nga grupe të ndryshme roku.

7


AKSESORET

ASOS

Këto janë syze që ju i vendosni kur jeni të lodhur nga modelet tjera të përditshme. Këto mund t’i kombinoni me ndonjë këmishë të bardhë të Oxfordit, ose ndonjë xhaketë sportive dhe me një palë xhinsa, ky do të jetë kombinim i duhur dhe i përshtatshëm për këtë formë të syzave, të cilat janë me një stil të veçantë.

PENDLETON PER IPAD

Pendleton është një markë amerikane që ka fituar një popullaritet të madh pasiqë nga fillimi i punës së saj ka arritur që të prezentoj sende të kualitetit të lartë dhe kështu ka arritur të bëj një numër të madh të adhuruesve të vet. Tani, kompania ka prezentuar edhe një linjë çantash të cilat janë të dizajnuara vetëm për përdorim të iPad-it, e cila ka një dizajnë mjaft të mirë por edhe larmia e ngjyrave që ka përdorur Pendleton, e bëjnë këtë çantë edhe me të veçantë.

PENDLETON INDY HAT

Pasi të keni bërë këtë përzgjedhje të kapelës, atëherë duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi stilit të veshjes, sepse jeni duke vendosur një kapelë e cila është elegante dhe e punuar me një mjeshtri të veçantë. Kjo kapelë është e punuar nga leshi i pastër dhe ju mbanë ngrohtë për ditët e ftohta që tani janë duke ardhur. Për të vendosur këtë kapelë, duhet pak të mendoni edhe për stilin e veshjes, pra duhet të bëni një kombinim me një xhaketë të lëkurës me ngjyrë të kaftë dhe me një kostum elegant.

8

BURNELLO CUCINELLI

Burnello Cucinelli, është një markë italiane e çantave dhe është shumë e përdorur nga djemtë të cilët shumicën e kohës e kalojnë me angazhime të ndryshme .Kombinimi më i mirë për këtë do të ishin një palë xhinsa me ngjyrë të errët, një këmishë të stilit Levi’s 512 të modeleve klasike dhe një palë çizme të cilat janë të thella.

J. CREW

Përveç modes që është duke u zhvilluar me të madhe nëpër qytete, dhe shumë dizajnerë të modës prezentojnë linjat e tyre për jetën në qytet, tani dikush mendon edhe për jetën në fshat, nëse dëshironi të udhëtoni në fshat për ndonjë vikend, atëhere gjëja e parë që duhet bërë është t’i vendosni gjerat në një çantë udhëtimi. Këtë gjë tani e ka menduar J.Crew Beaumon duke prezentuar një linjë çantash për vikend, që janë mjaft të përshtatshme dhe shumë të lehta për tu bartur.

TOKYO

Ju çdo ditë keni shumë dokumente nëpër duar dhe letra të rëndësishme, poashtu ju nevojitet edhe një vend për lap-topin tuaj! Për këtë gjë është përkujdesur ky dizajner duke prezentuar këtë çantë, e cila është shumë e përshtatshme për tu përdorur për çështje zyrtare poashtu edhe private. Nësë themi se me çka do të mund të kombinohej kjo çantë, atëherë kombinimi mund të bëhet varësisht asaj se si duam të vishemi, sepse çanta është e përsosur për të gjitha stilet.

BO CHAN

Lindur dhe rritur në qytetin e New York-ut, Anthony Bo Chan nuk është i huaj sa i përket stilit të veshjeve apo më mirë të themi të kravatave. Kjo linjë e kravatave të cilën tani e ka paraqitur Bo, tregon më së miri për punën që është duke prezentuar Bo. Lirisht mund të themi se kësaj kravate nuk i mungon asgjë përveç kombinimit me një palë xhinse dhe ky është një kombinim i përfunduar.

PERSOL

Këto syze janë më të mëdha, por në kombinim me një veshje të thjeshtë, do të duket sikur është vendosur diçka extra në trupin tuaj. Këto më shumë janë të përshtatshme me modelin klasik amerikan të veshjes dhe kombinimi është fare i lehtë, kështu që zgjidhja ju mbetet juve se cilin kombinim do bëni.

WARBY PARKER

Këto syze janë ideale për personat të cilët kanë një fytyrë më të gjërë, pasiqë modeli i këtyre syzeve është prezentuar dhe dedikuar më shumë këtyre personave. Këto syze i karakterizon modeli i tyre i thjeshtë me një ngjyrë të kaftë, e cila është e përshtatshme për të gjitha stinët.

ASOS

Një çantë është e përkryer atëherë kur është e punuar me një cilësi të lartë të lëkurës dhe duket në stil apo modë të çantave të vjetra. Kjo çantë nuk vishet me çdo kombinim, sepse ka një stil apo shije të caktuar të kombinimeve. Kombinimi më i mirë për këtë çantë është me një palë çizme të modeleve të vjetra, me një palë xhinsa të rrudhur dhe një këmishë të modelit “slim”.

WANT LES ESSENTIELS DE LA VIE

Në një kohë të shkurtër prej pesë vitesh, dy vëllezërit Dexter dhe Byron Peart, janë bërë personat më me zë për linjat e tyre “want les essentiels de la vie”, duke prezentuar një varg të aksesorëve klasikë. Tani ata kanë prezentuar disa linja të çantave për udhëtim të cilat janë mjaft të përshtatshme dhe kanë një stil elegant.

MISSONI

Tani pasi edhe kohët e ngrohta pothuajse janë duke ikur! Dizajnerët janë paraqitur me linjat e tyre të rrobave për stinën e vjeshtës, një gjë të tillë ka bërë edhe “Mission” duke prezentuar linjat e shallëve për kohët e ftofta që janë duke ardhur tani, Këto shalle, janë me ngjyra të ndryshme dhe mund të kombinohen varësisht prej stilit, atëherë mund t’a bëni edhe zgjedhjen për shallin tuaj të preferuar.


SELECT FASHION

Është kaq e dobishme kur fotografia vjen nga larg, për t’ju nxjerrur frymën tuaj

Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Modele: Ariana Cena


Kush është një femër franceze? Ajo është e kultivuar, e edukuar, sharmante, në thjeshtësinë e saj qëndron një bukuri joshëse. Në çantën e saj ndodhet githmonë një buzëkuq, që tregon anën femërore të saj, konfidencën, dhe aromën e një gruaje. Ajo punon, por gjithashtu shijon qytetin e Parisit. Në vazhdim, Ajo zgjohet në mëngjes duke pirë një kafe, ka raste që pijne edhe ndonjë cigare të shoqëruar me kafe, duke shkëmbyer biseda apo lexuar shtypin, pastaj në metro është gjithmonë këndshëm, pasiqë do të jetë dikush që luan ndonjë vegël muzikore dhe muzika begaton udhëtimin, në darkë gjithmonë një xhiro pranë lumit Seine, ose një xhiro në Champs Elysee, është gjithmonë e pëlqyeshme. Mund të ulesh dikund për të pushuar, duke shijuar një gotë verë të kuqe parisiene. Parisi është një qytet tepër sharmant, joshës, romantik dhe të nxit kurreshtjen për t’a eksploruar. Duke qenë i pasur me objekte me vlera të çmuara arkitektonike e historike, mjafton vetëm të shikoni lartë, dhe të mbeteni të mahnitur nga stili arkitektonik, mënyra e ndërtimit, realizimi dhe gjithçka tjetër perfekte që i karakterizon këto objekte. Zonja e vërtetë Parisiene, është një femër që: zotëron kulturën, komunikimin, sjelljen, dhe veshjen me shije të hollë. Thjeshtësia, kureshtja ndaj artit, modës, kulturës, dhe fenomeneve që ndodhin në botë, vetëm sa ja shtojnë bukurinë duke e kompletuar figurën e saj. Një zonjë e vërtetë parisiene, bart me vete gjithmonë konfidencën, ajo nuk ka frikë të vendosë buzëkuq në mëngjes, drekë apo në darkë, sepse kryesorja për të, është të jetë vazhdimisht joshëse dhe ta shijoj sa më shumë jetën.

10


Si të bëhesh franceze? Jo, nuk e kemi fjalën për procedurat që nevojiten për të marrë nënshtetësinë apo se si të përfitoni një vizë që të çon drejt e në Francë. Ne po flasim se si mund të arrish t’a kesh atë stil, atë sharm dhe atë natyrë të pangatërrueshme që kanë fatin t’a kenë vetëm të lindurat në Paris. Ah, sa do doje të ishe një prej tyre... por mund edhe të bëhesh. Ne e kemi ditur gjithmonë që francezet, ose më mirë të themi ato fatlumet që kanë lindur në Paris, janë femra shumë sharmante, chic dhe dinë të joshin aq bukur, pa u munduar fare. Dhe të mendosh që asnjëra prej tyre nuk bëhet copë të mbushë garderobën me veshje markash të njohura që prodhohen në “maisons de mode” - firmat franceze më të famshmet në botë. Çudi, por ja që ndodhë, edhe pse ti mund të kesh ëndërruar gjithë jetën të kesh një fustan haute couture Christian Dior, nuk është ky kushti që do të të dhurojë pak stil Parisi. Sepse në fakt, ato të vërtetat rrethohen vërtet nga mitet e modës, por nuk i lakmojnë me çdo kusht. Epo atëherë si të jesh franceze???? Femrat franceze mbahen si femrat me sharmante në botë, kjo është një karakteristikë e lindur dhe e trashëguar e tyre prej brezash. Femra franceze është një femër e brishtë, me shumë stil në të veshur, delikate dhe me pak makiazh, me sa duket sekreti i tyre është natyraliteti, femrat franceze janë të pashoqe kur vjen fjala tek vërtetësia dhe kjo është ajo që pëlqen një mashkull... As edhe mashkulli më pa shije në botë, nuk

dëshiron të zgjohet pranë një “kutie ngjyrash” në mëngjes, prandaj këshillë: gra hapni veshët - sa më natyrale, aq më të brishta dhe më të reja dukeni në moshë, bëhuni sadopak franceze, përdorni stil në veshje dhe në make - up. Mos u komplikoni shumë, një gjë është e sigurtë. Nëse do të kesh fatin ndonjë ditë të shkelësh në rrugët e Parisit, nuk ke për të parë kurrë një vajzë franceze të llangosur me dy gisht krem -pudër, me gjithfarë hijezuesish nëpër kapakët e syve, me qerpikë si erashkë, mollëza të skuqura dhe shkëlqyes që farfuritin nën rrezet e diellit. Një parisiene nuk komplikohet aq shumë. I mjafton një laps i zi për t’i dhënë pak formë syve, pak pluhur gri për të theksuar cepin e syrit dhe një shtresë fare e hollë rimeli. Por më së shumti, produkti i vetëm i makijazhit që përdorin, është buzëkuqi (mundësisht i kuq), asgjë më tepër. Nuk do të thotë që të jesh e veshur kokë e këmbë me rroba të krijuara nga dizajnerët francezë dhe të blera medoemos nëpër sallonet më me emër të Francës. Janë aq pak ato që i kanë të tilla mundësi! Dhe mos mendoni se edhe në Paris të gjitha vajzat mund të blejnë në dyqanet Lacroix, Channel apo Gaultier. Por mbesin gjithsesi vajza me stil dhe sharm. Po si? Duke veshur atë që iu shkon, duke personalizuar look-un me një aksesor të veçantë. Nuk do të thotë që të veshësh ditë e natë “la petite robe noire”, mund të dukesh shumë bukur dhe me një palë xhinse, një triko dhe rrip. Nëse bluza rrëshqet paksa mbi shpatullën e zbuluar, i je afruar edhe më shumë look-ut parisien. Ashtu sic i kemi parë nëpër

shumë filma, parisienet nuk njihen vetëm për lookun e tyre, por edhe për sharmin tepër femëror, një franceze e vërtetë ulet në “Cafe de flore” në bulevardin “Saint Germain”. Po nëse jeton në Prishtinë? Zgjidh restorante të vegjël dhe të qetë për të darkuar me miqtë. Qëndro larg vendeve të zhurmshme, me muzikë të lartë dhe tym cigaresh, ti duhet të zgjedhësh vende të veçanta, të qeta, të gjelbëruara dhe të pish shampanjë... Një femër franceze nuk e gjen kurrë 24 orë në parukeri, një franceze e vërtetë është krejt e thjeshtë, madje madje nganjëherë do t’ju duket sikur është e sapozgjuar nga gjumi, me flokët e saj asnjëherë të krehura drejt, apo të kapura “bisht kali”, një franceze ka pamjen karakterisitke të flokëve me gjatësinë mesatare deri në mes të shpatullave dhe ngjyrën gështenjë. Mos harro lulet! Në shtëpi nuk mungojnë kurrë lulet natyrale të vendosura në vazo kristali, siç e ka zakon një parisiene çdo të diel në mëngjes, dhe i vendos pastaj në shportën e biçikletës tënde të vjetër? Tani do thuash: “epo këto janë klishe!”. Le të jenë... Çfarë është një franceze pa lulet dhe pa çajin e saj të pasdites...

11


KMISHA 1. Triko (puloverë) nga Tommy Hilfiger Triko(puloverë) mjaft i përshtatshem për këtë vjeshtë. Çka e karakterizon këtë triko më shumë është forma tek qafa në formë të shkronjës V, në mënyrë që ta ndieni veten sa më lirshëm nga trikot që ju shtrëngojnë në fyt. Ngjyra dhe modeli mjaft i përshtatshëm për këtë kohë, ndërsa për kohë më të ftofta mund të kombinohet edhe me ndonjë xhaketë dimri. 2. Kanatiere portokalli nga Polo Ngjyra e portokalltë e mbyllur dhe një model mjaft i përshtatshëm për këto ditë, e bëjnë të kompletuar këtë model, i prezentuar nga Polo për stinën e vjeshtës. Ky prezentim i Polo-s na bën të mendojmë që ende kemi të bëjmë me kohë të ngrohta. Një palë xhinse dhe kjo kanatiere është një kombinim mjaft i përshtatshëm për këto ditë vjeshte, në mënyrë që të keni një stil të veshjes më cool. 3. Këmishat nga Duchamp Duchamp është një njeri më pak i njohur në historinë e rrobaqepësisë në Angli, por në këto dy dekadat e fundit është paraqitur me disa dizajne të cilat janë pritur shumë mirë nga klientët dhe adhuruesit e modës. Prezentimi me këtë lloj të këmishës duke bërë gërshetim ngjyrash, në mes të kuqes, kaltërtës dhe të bardhës, duke krijuar vija të tërthorta në mënyrë vertikale dhe horizontale, të cilat në fund kanë prezentuar një produkt pëfundimtar në formë dhe me ngjyra të shkëlqyera.Tani presim në një të ardhme të afërt se çfarë do të na ofrojë Duchamp. 4. Këmishë nga Zara Forma e prerjes, kombinimi i pjesëve të këmishës duke krijuar një jakë të hollë dhe të ngushtë, të lënë të kuptosh se kemi të bëjmë me një model të viteve të 60-ta, i cili tani është plasuar në treg nga Zara. Është mjaft e përshtatshme për kombinim me ndonjë kostum ngjyrë të zezë dhe me ndonjë kravatë “slim”, në mënyrë që të duket më e kompletuar e tërë veshja.

2

5. Këmishë nga Gap Denim 1969 Është një këmishë mashkullore e cila bazohet në dizajnin klasik të paraqitur në kohët e mëhershme të perëndimit. Një kombinim i modelit klasik duke i shtuar edhe ngjyrën më të errët të modelit poashtu edhe pjesën e pullave dhe renditjen e tyre si në pjesën e përparme ashtu edhe tek pjesa e mëngëve. Këto këmisha janë të dedikuara më shumë që të kombinohen me ndonjë palë çizme kaubojësh dhe ndonjë xhaketë të modelit “western”. 6. Jelek nga Ben Sherman Vest Tani është koha e përshtatshme për të pasur një jelek të tillë. Vjeshta është stina më e preferuar që ne mundemi më së shpeshti të veshim jelekë të tillë dhe të bëjmë kombinime me rroba të tjera, poashtu me ngjyra pak më të mbyllura të cilat e veçojnë kohën e vjeshtës më shumë. Një jelek i tillë është shumë i përshtatshëm për këtë kohë dhe mjaft i lehtë për t’u veshur dhe kombinuar. 7. Xhaketë e thurur nga Billy Reid Dizajneri Billy Reid ishte më shumë i njohur për paraqitjet e tij për kostume të pambukut, por këtë vjeshtë u vërejt se Reid ishte paraqitur me disa linja rrobash për kohë më të ftohta, pra ishte paraqitur me disa xhaketa të thurura me lëkura të ndryshme. Ky model është një xhaketë e thurur dhe në përbërje të saj ka edhe copëza të lëkurës, poashtu ka edhe një kapelë që do të shërbejë për ditë të ftohta. Tek ky model vërehen edhe xhepat e xhaketës, që janë të mëdhenj mirëpo të dizajnuar mirë. 8. Xhaketa nga Mission Shtëpia e modës “Mission” nga Italia, ka vazhduar relativisht qetë për vite të tëra në paraqitjen e linjave për meshkuj. Por tani është rikthyer në modë stili i veshjes së xhaketave me stilin e viteve ‘70, poashtu edhe me ato ngjyra të cilat ishin karakteristike gjatë atyre viteve, duke veçuar më shumë ngjyrat e mbyllta. Tani këtë xhaketë e karakterizon edhe një shall - jakë e cila tani është dizajnuar në këtë formë por duke mos humbur atë klasikun e mëhershëm. Tani për këto kohë është shumë e përshtatshme sepse mund të vishet pa pasur ndonjë pallto tjetër.

3

4

5

6

7

8

9

10

9. Bluzë me shirita Të kujton kohën e Picassos apo kohën e marinarëve të Marsejit. Shiriti në formë të V-së tek pjesa e qafës poashtu edhe pjesa tjetër e saj e kombinuar me vija horizontale të bardha dhe të zeza, tregojnë këtë bluzë të përshtatshme për ditët e tanishme, pra gjatë kohës së vjeshtës. Kombinimi më i mirë do të ishte me një palë pantollona leshi dhe një palë çizme Chelsea në mënyrë që të keni një dukje sa më kontinentale. 10. Këmisha pune nga Levi’s Që nga viti 1850 kur,ky model ishte paraqitur nga Levi’s, janë përcjellur shumë gjenerata të cilat kanë pasur të veshur këmisha të këtij modeli dhe të këtyre ngjyrave. Ky model ka qenë dhe është ende shumë i kërkuar nga të gjithë ngase është veshur në ambiente pune dhe gjatë ditës. Ndonjëherë edhe gjatë qëndrimit në ndonjë bar nate, poashtu edhe në shumë vende ka qenë një ndër modelet më të preferuara nga pronarët e fermava të mëdhaja në Amerikë dhe në vende të tjera.

1


Pantallona 1. J.Crew Vintage Merrini këto pantollona,të prezentuar tani nga J.Crew Vintage, të dizajnuar për sezonin e vjeshtës. Ngjyra e kaftë e tyre i karakterizon edhe më shumë si pantollona për këtë sezonë. Pantollona nga J.Crew Vintage, një këmishë me mëngë të gjata dhe një jelek, do të jenë kombinimi më i mirë për këtë sezonë të vjeshtës. 2. Fred Perry Cords Hapi i parë në drejtim të ringjalljes së stilit retro të modës së viteve të ’40-ta, duke veshur pantollona të ngushta apo “slim” për meshkuj, është bërë tani nga Fred Perry. Ai më shumë është përqendruar në bërjen e disa modeleve të pantollonave për përdorim të përditshëm, duke i kombinuar me ndonjë xhaketë apo ndonjë triko, që rezulton si një kombinim shumë i përshtatshëm për këto kohë. 3. Jaeger Silk Prezenton linja të reja të pantollonave Këto linja të pantollonave, janë tani më të kërkuarat për këtë sezonë. Pantollona me material mëndafshi mund të kombinohen me ndonjë xhaketë të përshtatshme për këtë sezonë. Xhinse nga John Varvatos Beale 4. Xhinse nga John Varvatos Beale Xhinse ultra të errët dhe me një prerje interesante dhe një etiketë ”USA” mbrapa tyre, të cilën e mbajnë me krenari meshkujt amerikanë. Një model mjaft i përshtatshëm për tu kombinuar me ndonjë palë këpucë të thella dhe me ndonjë këmishë apo ndonjë xhaketë – xhins.

2

5. J. Crew Vintage Jeans Nëse ju i vishni këto xhinse me një një xhaketë sportive, atëherë do të keni bërë zgjedhjen e duhur dhe kombinimin më të mirë për këtë kohë. Poashtu këto xhinse, mund t’I kombinoni me ndonjë kanatiere. 6. Levi’s 512 Slim Ju gjithmonë keni qenë kurioz të dini më shumë rreth Levi’s 512, modeleve të reja të cilat vazhdimisht ka prezentuar kompania më e madhe në industrinë e linjave të xhinseve. Tani Levi’s ka prezentuar modelin 512 Slim, i cili është lansuar për këtë sezonë. Ngjyra e errët e xhinseve, e bëjnë 512 Slim që të jetë zgjidhja më e mirë për këtë sezonë. 7. Michael Kors me linja të reja Modeli i prezentuar tani nga Michael Kors, të kujton periudhën e stilit rock&roll, mund të themi se më këtë të kujton ditët e Mick Jagger. Stili i pantollonave apo prerja e tyre është e dizajnuar në atë mënyrë që çdo person që do t’i ketë veshur do t’a ndjej veten shumë rehatshëm, poashtu edhe pjesë tjetër me rëndësi është se këta pantollona përveç rehatisë që ofrojnë, kanë edhe pjesën e elegancës së tyre, që i bën të jenë pantollona të kompletuar dhe zgjidhje e mirë për këtë sezonë. 8. Gap Denim Gap ka prezentuar suksesshëm një model të xhinseve për këtë sezonë, mund të themi se paraqitja e këtyre xhinseve është pothuajse e ngjajshme me ndonjë pije freskuese në kohë të ngrohta. Ngjyra të mbyllta të cilat e karakterizojnë këtë kohë dhe një dizajn që ta ndjeni veten mjaft komod, këto janë prezentimet e fundit nga Gap Denim.

3

4

5

6

7

8

9

10

9.Pantollona Topman Slim Një gjë që ju kurrë më parë nuk e keni provuar, janë pantollonat “Slim” nga Topman, një prezentim mjaft i mirë dhe një linjë e përshtatshme, pothuajse e kërkuar për këtë sezonë.Kombinimi më i mirë për këtë sezonë dhe për këto pantollona do të jenë një palë çizme të shkretëtirës dhe një këmishë me mëngë të gjata. 10. Pantollonat nga Reiss Pantallonat ngjyrë hiri janë një garderobë që çdo njeri duhet ta ketë në dollapin e tij, këto pantollona janë një mundësi e mirë për të bërë kombinime si poshtë, poashtu edhe lartë me çfarëdo ngjyre tjetër, pasiqë janë ngjyrë bazë për kombinimet me ngjyrat tjera. Nëse do të vishni këto pantollona, ju nuk do të ndiheni i komplikuar, sepse keni bërë zgjidhjen e duhur. Për vjeshtë, këtyre pantollonave i shtoni edhe një xhaketë të hollë për këtë sezonë dhe ja kombinimi tjetër i duhur.

1


FASHION design “DESIGN FACTORY” – SHKOLLA NGA KU DALIN DIZAJNERËT E MODËS “Design Factory” vazhdon të jetë shkolla më prestigjioze e dizajnit të modës në rajon. Me staf të kualifikuar, program profesionalë dhe ide krejt të veçanta, “Design Factory” është zgjedhje ideale për ata që duan të mësojnë dizajnin e modës dhe të bëhen dizajner të së ardhmes. Kjo shkollë e Lartë Profesionale, e akredituar, është bërë “brend” në vete dhe sinonim i modernitetit, shijes dhe klasit. Studentët që vijojnë mësimet në “Design Factory” janë dëshmi e profesionalizimit dhe përkushtimit të stafit akademik dhe më gjërë. Studentët e rinj ende pa përfunuar shkollimin janë pikasur, kanë bërë emër dhe fituar klinetelë, kurse ata që kanë përfunduar më parë shkollimin në “Design Factory” tashmë janë prijës të trendit në vend. Pra, sot janë gjeneratat e reja në “D.F” ato që po e habisin publikun me stil dhe ide origjinale, të arritura falë angazhimit të profesorëve me përvojë në botën e artit. Aktiviteti i fundit ku dizajnerët e rinj kanë dëshmuar kreativitietin e tyre ishte pikërisht sfilata “Design Factory - New Generation”, që fitoj vëmendjen e publikut, medias dhe industrisë.

SFILATA “NEW GENERATON” PREZANTON FRYMË TË RE NË INDUSTRIN E MODES Ky eveniment mode i mbajtur në qersoshor u hap me një ekspozitë dhe u pasua nga sfilata e madhe e titulluar “Design Factory – New Generaton”, protagonistë të së cilës ishin vetë studentët e kësaj shkolle. Mysafirët e ardhur në “Sheshi 21” dhe më pas audienca televizive ishin dëshmitar të një ngjarje unike nga fusha e modës. “ Studentët kanë shprehur gjithë kreativitetin e tyre në dy lëndë profesionale, në ‘Dizajn konceptual’, e udhëhequr nga profesoresha Marigona Xharra dhe në ‘Stilizëm’, udhëhequr nga Fetije Mehmeti”, ka thënë Nderim Neziri nga “Design Factory”, i cili më tej shtojë se “Design Factory – New Generation” ishtë një përmbyllje e punës së pa lodhshme të profesorëve dhe studentëve të kësaj shkolle arti. Ndërkohë, vera në “Design Factory” ka sjellur gjenerim idesh, freskim programesh dhe shumë gjëra të tjera interesante me të cilat do të përballen studentët sapo të nisë viti i ri akademik 2011-2012.

EVENTET - FORMULA E TËRHEQJES Syri i publikut edhe këtë vit do të ketë mundësi të shohë në prezantin shumë ngjarje mode, shumica prej të cilave tradicionale. Në “Design Factory” tashmë e dinë formulën e tërheqjes, andaj publikut i mbetet të pres për të parë idetë dhe trendet më të bukura të kohës tek shfaqen në eventet eksluzive të kësaj shkolle mode.



Kepucë

1. Këpucë nga Brunello Cucinelli Ju nuk duhet të jeni ndonjë druvar për t’i veshur këto këpucë, por këto mund të vishen edhe nga njerëzit të cilët dalin në qytet por duke i kombinuar këto këpucë me një palë xhinse dhe një jelek të qepur në mënyrë që pamja juaj të jetë e kompletuar. 2. J.Crew 2904 me ngjyrë të kuqe Këto ditë pothuajse të gjithë i kanë sytë tek prezentimet e linjave të fundit pasiqë kohët e ngrohta janë duke ikur në ditët në vijim. Ndër më të kërkuarat janë këto të markës J.Creë 2904 me ngjyrë të kuqe, janë linjat më të reja të prezentuara tani në treg. 3. Adidas prezenton modelin Ciero Ky është adidas, i cili çdo herë na ofron risi për secilën sezonë, një model shumë i përshtatshëm për këtë kohë. Ciero me ngjyrë të hirtë, që mund të kombinohen shumë lehtë me një palë xhinse dhe me një kanatiere apo me një këmishë të bardhë. 4. Sorel Caribou Kur ishte hera e fundit që keni veshur çizmet Sorel? Që nga mosha kur ishit të rinj, prindërit tuaj ju kanë blerë çizme Sorel të rrethuara me lesh. Tani kur kanë kaluar vite që kur kemi veshur çizme të tilla, Sorel ka prezentuar këso lloj çizmesh edhe për meshkuj të rritur dhe janë shumë të kërkuara sidomos për ditët e ftohta. 5. Band prezentim të ri Dizajneri Scott Sternberg’s nga Los Angeles ka prezentuar modele të reja këpucësh të cilat i karakterizojnë kombinimi i ngjyrave, që i bën këto këpucë të duken elegante dhe me një stil të veçantë. Këto shumë lehtë kombinohen me kostume elegante por me një stil të veçantë . 6.Woolrich Mills elegante dhe të përditshme Prezentim i shkëlqyer i një linje këpucash me kombinim ngjyrash dhe pak të thella. Elegante dhe të përditshme, me lëkurë dhe me lesh, kombinim mjaft i lehtë për çdo gjë që dëshirojmë t’i kombinojmë. 7. Asos me “Chukka” të reja Këpuca elegante dhe me një material të mirë nga plishi, janë modele të cilat nga asos janë prezentuar pikërisht për sezonin e vjeshtës. Stili elegant i tyre i bën këto këpucë të jenë të kombinueshme me ndonjë palë xhinse apo pantollona elegante duke i shtuar edhe një xhaketë të hollë vjeshte. 8. Këpuc “rebel” Durango Harness ka prezentuar këpucët “rebel”, duke u bazuar në formën e tyre dhe në përshtypjen e parë që të ofrojnë këto këpucë. Këto nuk janë çizme tipike për disko por janë për një “kauboj urban”. Një palë xhinse me një këmishë dhe këto këpucë, janë kombinimi më i mirë dhe me i përshtatshëm për “rebel”.

2

3

4

5

6

7

8

9

9. Chelsea këpucë nga John Varvatos Këpucë elegante me një material lëkure italiane, kombinim ngjyrash në mes të zezës dhe të kaftës. Model i këpucëve gjysëm të thella të cilat pa problem mund të kombinohen me xhinse më të errëta dhe me ndonjë xhaketë ngjyrë të zezë ose të kaftë.

1


ORA BREITLING EMERGENCY Kjo orë ka të ndërtuar një transmetues të jashtëzakonshëm, kështu që në rast se do të ju humbë, askush nuk mund ta përdorë atë! Është ndërtuar si një tanks, kështu që ju nuk keni nevojë të jeni shumë të kujdesshëm, pasi ajo ndoshta do të jetojë më gjatë se çdo gjë tjetër. Por,një orë me një diametër 45mm, sigurisht nuk është për të gjithë!

ROLEX DAYTONA 116520 Është orë e cila prodhohet nga rolexi,dhe një ndër orat që nuk prodhohet shumë dhe është veshtire për tu blerë, qmimi i saj është rreth 10.000 euro apo 12,000 dollar. Ka njerëz qe kanë paguar edhe dy herë qmimin, vetem për me pas këtë orë, pra kjo orë prodhohet në sasi të vogla

CARTIER DE CALIBRE Kjo është një orë e përkryer për një rast formal. Për tu bërë të sigurtë që ju dukeni të kompletuar me një orë të tillë, atëherë këtyre mund t’i kombinojmë atë me diçka si psh. çizme kauboji. Nëse jeni duke planifikuar ta mbani atë gjatë fundjavës, kërkoni nga tregtari juaj për një rrip shtesë dhe më shumë sportiv.

Historia e rolex daytona nuk kryhet kurrë, po mundet me u cek që të gjithë kolektorët e orave e kanë apo mundohen me pas këtë model në kolekcionin e tyre. Kohëzgjatja për me e ble orën prej dyqanit të autorizuar është dy vite. Lista është shumë e gjatë.Është orë që veshet edhe me tesha solemne por shkon më shumë me farmerka edhe maica casual.

NOMOS “QARKU I CYRIHUT” Në këtë epokë, çdo gjë më poshtë se 40mm lejohet përsëri. Këtë orë është e lehtë për ta blerë nëse nuk do ta keni problem buxhetin tuaj, por është e vështirë për ta bartur pasiqë ka një nick name “qarku i Cyrihut” nga forma e saj që posedon Nomos.

LUMINOR PANERAI 1956 Orë magjepsëse dhe e përkryer, dizajn dhe ngjyra elegante,e krijuar me një mjeshtri të lartë dhe prezentim shumë të suksesshem në treg nga Luminor Panerai. Çdo fjalë tjetër për të është e tepërt, shpresoj se edhe ju do ta keni në dorën tuaj.

SWATCH PLOT ME “GJAK” (KAFTË E MBYLLËT) “Full-gjak” Swatch Night, modeli është njëherësh elegant dhe sportiv një ekuilibër të vështirë për të goditur. Mbajeni atë me një kostum të përshtatur ndaj zyrës apo visheni me një stil tjetër duke e kombinuar me xhinse.


Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Flori Mumajesi Albana Ajgeri Argjira Spanca Andriona Halimi


PASSAPORTA Data e lindjes - 23/ 08/1982 Ngjyra e syve - kafe Ngjyra e flokëve - kafe Vendlindja - Tiranë Vendbanimi -Tiranë Shtetësia - Shqiptare Profesioni - Producent Instrumenti i preferuar - Piano Pesha - 94 kg Gjatësia - 1’ 78 kam qenë para nja tre vjetësh, s’jam matur ka ca kohë.


Hera e Parë e Florit në “INBOX” Hera e parë që… 1 ke pirë cigare - 17 vjeç 2 je dehur - ngaqë u deha, se mbaj mend 3 ke pirë “bar” - para 3 vitesh vetëm e kam provuar, s’më pëlqen 4 ke dalë jashtë Shqipërisë? - 1992 5 ke kënduar - 1997 6 ke bashkëpunuar, me kend? - “The Dreams” 1997 7 të kanë bërë dhuratën më të bukur – të gjitha dhuratat kanë qenë të bukura 8 hera e parë që ke dale me një femër - që në 8-vjeçare kam qenë mistrec, them se aty nga mosha 9 vjeçare mund të kem bërë takimin e parë. 9 ke bërë sex – 14 - 15 vjeç. Sex i thënçin. 10 ke lënë një femër, preteksti? – as nuk kam lënë as s’më kanë lënë, gjithmonë i kam bërë gjërat me konsensus. 11 ke kuptuar se “dashuron”… - diku nga mosha 15-16 vjeçare (më ka rrahur zemra për herë të parë).




Flori na vjen mirë kur dëgjojmë që je pagëzuar si “kameleoni i muzikës shqiptare”, si të erdhi ideja për të ndryshuar totalisht nga zhaneret e tua të lakuara më parë, për tu hedhur tek hiti i padiskutueshëm “Tallava”? Fenomeni Tallava, tallava-ja thuajse është e përnatshme në Tiranë. Miqtë e mij por edhe unë personalisht, kemi shkuar disa herë në TALLAVA siç i themi ne, aty kam parë shumë figura dhe personazhe televizive, të gjithë duke kërcyer për qejf të qejfit. Janë pikërisht këta që bëjnë intelektualin, janë pikërisht këta që thonë se tallavaja është muzikë jevgjitësh, janë këta që çmenden kur shkojnë në TALLAVA dhe i këndojnë të gjitha këngët, këta që u thyhen takat nga kërcimi. E pashë disa herë këtë situatë dhe vendosa ta ironizoj këtë si fenomen.

Si është puna e kësaj “ngatërresës” me këngën “Dashuria”? Në fakt tashmë duket se është më e njohur ‘’demo’’ sesa kënga e cila nuk titullohet “Dashuria” por ‘’Dy pika dashuri’’, interpretuar nga këngëtarja Shkurte Gashi. ‘’Demo ‘’ është shkurtimi i fjalës ‘’DEMOSTRATIVE’’ kënga ‘’Dy pika dashuri’’ është një krijim i imi dhe gjithashtu kam shkruar edhe tekstin, e regjistrova me zërin tim akoma pa e orkestruar mirë dhe ja nisa në e-mail Shkurtes… Zakonisht kjo bëhet që këngëtari të jetë komod, për ta kuptuar më mirë këngën, linjat e vokalit, tekstin dhe gjithashtu për ta praktikuar. Kështu këngëtari ka një ide edhe më të qartë për këngën. Me aq sa di unë, kjo ‘’demo’’ që qarkullon si këngë e imja, është shkarkuar në një qendër interneti dhe ndoshta nga nxitimi apo pakujdesia nuk është fshirë nga kompjuteri. ‘’Demo’’ e një kënge është konfidenciale dhe asnjëherë nuk është mirë të shkarkohet apo dëgjohet në ambiente publike. Kush e ka poseduar këtë material, e ka publikuar. Kuptohet kjo nuk mund të ndodhë nga unë apo këngëtari.

Në fund të qershorit, ju keni hedhur albumin tuaj të fundit që ka rezultuar të jetë një sukses i madh në treg, mirëpo e çuditshmja nuk qëndron te suksesi (sepse tashmë jemi mësuar me Florin), por tek albumi i cili është lëshuar në të njetën datë me albumin e Elvana Gjatës dhe tek fotografia, të dy albumet janë me gjysëm fytyre… Kjo shpreh se të dy jeni gjysmat e njëri - tjetrit apo dy gjysma bëni një të plotë? Natyrisht që albumet do të kishin një lidhje edhe po të mos ishte foto, është më se e kuptueshme pas kaq vitesh bashkëpunimi të ngushtë dhe pasi të gjitha këngët në të dyja albumet janë krijuar nga unë. Sidoqoftë idjea fillestare për koverat ishte ndryshe, dhe kombinimi I fotove ndodhi rastësisht. Fotot janë ralizuar nga Etnik Blakaj (ENTERMEDIA) dhe pasi u bënë disa kombinime të tyre, një nga versionet ishte

Është më e mira…

me muzikë dhe e mbyllja me muzikë, aq sa kam arritur t’a dëmtoj edhe dëgjimin. Nganjëherë më merr malli, gjithmonë jam munduar të kënaqem me atë që bëj edhe kur kam punuar si bojaxhi anijesh peshkimi, apo tapicier kolltuqesh, dua të them se ka qenë normale të ishe një “askush i thjeshtë” por sigurisht duke ëndërruar të këndoja sikur veten edhe një herë.

Si ka kaluar kjo verë për juve në përgjithësi dhe cilat janë planet në vijim?

A ke ndonjëhere probleme me veten? (si i përballon)

edhe dy gjysmat. Na pëlqeu shumë dhe vendosëm që t’i mbanim kështu koverat. Normalisht që lidhja e dy profileve dhe publikimi i albumeve në të njejtën datë do të kishte më shumë sens, më shumë kuptim edhe më shumë reagime.

E vërteta mbi Elvanën?

Angazhime, punë, kënaqësi nga kontakti i afërt me publikun. Në të ardhmen, më pret akoma më shumë punë për të shijuar edhe akoma më shumë ato që thashë më lart.

Sa e ndieni veten V.I.P? Nuk e ndiej veten V.I.P thjeshtë person publik dhe s’besoj se ka shumë V.I.P në Shqipëri apo Kosovë, përveç politikanëve.

Si do ta ndaje jetën e një mashkulli në katër objektiva? Formim Experiencë Dashuri Familje

Nëse do të të jepej rasti për të bashkëpunuar në arenën ndërkombëtare, me cilin artist do të doje të bashkëpunoje? Pse? Nuk kam ndonjë preferencë specifike për bashkëpunime ndërkombëtare, pavarësisht se kam punuar me këngetarë jashtë vendit, për mua mjafton të jetë këngetar i vërtetë ai që punoj dhe jo të ketë veç emrin…

I vetmi problem me veten është se jam pak i shëndoshë… Si e përballoj? Ka dhe më keq akoma…

Nëse do të kishe një “shef” mbi kokë, si do të të përshkruante ai ty? Andy (menaxheri) thotë: mistrec… por i pazëvendësueshëm.

Sa entuziaste është puna jote? Është aq entuziaste saqë e kalon kontekstin e të qenurit punë.

Nëse sot do të ishte dita e parë që do të nisje karrierën tënde, cilat janë gabimet që do t’ju shmangeshe? Do të rezervohesha në dashamirësi dhe në të gjitha afeksionet apo ndjesitë emocionale të momentit që herë pas here na bëjnë të humbasim logjikën dhe të mos e shohim ku po shkojmë e çfarë po bëjmë.

Për çka e shfrytëzon më tepër karrierën? (Për para, femra, famë, për t’u ndier i

Mendon se je aq i talentuar sa për t’i rezistuar kohërave dhe tregut?

rëndësishëm…) Unë nuk e shfrytëzoj karrierën, është një gjë që e bëj me shpirt, unë jap veten time në të… Ashtu siç e kam nisur, e vazhdoj edhe sot pa e ditur se edhe muzika do të ma shpërblente një ditë…

Nuk mendoj se jam aq i talentuar sa t’i rezistoj kohës vetëm me talent, e gjithë pjesa tjetër është punë, shumë punë.

Cilat janë vendimet më të vështira që ke marrë në jetë?

Sa je i aftë për t’a pranuar kritikën?

mmm… akoma nuk kam marrë një vendim kaq të rëndësishëm jetik sa t’a konsideroj të tillë.

Nuk është aftësi, jam i gatshëm t’a pranoj gjithmonë në çdo kohë, kritika më ndihmon edhe mua si çdokend tjetër. Madje kur është e pavend, më jep edhe më shumë forcë të punoj.

A ua ka dikush “frikën”? Mua s’ma kanë shprehur. :)

Cilat janë gjërat që të motivojnë të ecësh gjithmonë përpara ? Standardet që i vendos vetes (p.sh nëse bëj një këngë të mirë, për mua është standardi ajo që më shtyn të bëj një këngë edhe më të mirë).

Para se të merreshe me muzikë, si ka qenë për ty të ishe “askushi” thjesht një punëtor i një X kompanie? Kam emigruar në moshë të re dhe kam bërë punë të ndryshme, por gjithmonë e nisja ditën

Nëse do të kishe 1 stilolaps dhe vetëm 1 orë jetë, çka do të shkruaje? Është shumë e trishueshme dhe ngjethem kur e mendoj, e jo më të jem në këtë pozitë. Kam shumë pak njerëz të shtrenjtë në jetën time dhe jeta ime nuk vlen vetëm për mua, por vlen shumë për nënën dhe familjen time, sigurisht edhe për ata njerëz që më kanë shoqëruar deri tani duke më dashur dhe duke më besuar. Do të kisha shumë për të shkruar, por ndoshta nuk do t’a bëja. Nëse do t’a kisha vetëm një orë jetë, nuk do t’më duhej as stilolapsi dhe as letra për të shkruar, do t’i kaloja ato 60 minuta duke i kujtuar njerëzit e zemrës, të qeshur dhe ashtu le të largohesha duke i lënë pas më shumë se një letër, më shumë se disa rreshta, më shumë se disa fjalë, por duke i lënë të gjitha ndjesitë e mija në vargje këngësh, zërin, shpirtin dhe muzikën time.

N.K.


Andy Gramm & Flori Mumajesi

Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Andy Gramm Flori Mumajesi Styling: HUMMEL Prishtina


Andy Gramm (njohur edhe si A.N.D.Y. Dj) Andy, krijimtaria jote ka filluar në vitet 1991, pas emigrimit tënd në Itali. Atje ke arritur të bësh muzikë me disa nga shtëpitë diskografike më të mëdha si p.sh.: Expanded Music, Do It Yourself etj. Më 2002, je rikthyer në Shqipëri dhe emri yt filloi të bëhej mjaft i dëgjuar në mediat shqiptare. Më 2003, NRG - Radio bëri një “boom” të madh falë teje dhe emisionit tënd çdo të shtunë nga ora 20.00 e deri pas mesnate me Megamixin në 106.6 fm… Por kaq nuk mjafton! Ke krijuar shumë produksione të arritura dhe goxha bashkëpunime me emra të mëdhenj si: Mark Trophy, Milkwish, Moodal, Supernova, etj. etj. sa s’kanë fund… Sot je një ndër emrat më të kërkuar të muzikës elektronike. Si arrite deri këtu? Fat apo punë? Mendoj që asnjëherë nuk mund të flitet për fat në një fushë të tillë… Është e vërtetë që ka edhe njerëz që mund të kenë fat, por në raste të tilla nuk zgjat shumë. Siç e ke përmendur dhe më lartë, unë kam shumë vite që i dedikohem punës…Fat… mbase ndonjëherë jam gjendur në momentin e duhur në vendin e duhur… por gjithsesi një gjë është e sigurtë…kam punuar shumë për të arritur projektet që kam pasur. Çfarë ndryshimesh sheh tek vetja që nga viti 1999 deri më 2011? Shumë ndryshime…jo vetëm në lidhje me moshën, ndjehem shumë më i kompletuar, më i sigurtë, sigurisht me më shumë eksperiencë, por mbi të gjitha me akoma më shumë dëshirë për të punuar! Cila nga këngët e tua të pëlqen më shumë? Të gjitha janë pjesë e frymëzimit tim, ndaj nuk do të doja të veçoja ndonjë… thonë që të gjithë gishtat dhembin njësoj po t’i presësh. Pse kaq pak bashkëpunime me shqiptarët? Apo janë thjeshtë të paaftë për muzikë të mirë? Absolutisht që shqiptarët nuk janë të paaftë (por sigurisht jo të gjithë janë të aftë), absolutisht që edhe unë jam SHQIPTAR, por absolutisht që pyetja është pak gabim pasi unë kam shumë bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë, duke filluar këtu nga Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Julka, Jonida Maliqi, Besa Kokëdhima e shumë të tjerë për të cilët kam prodhuar këngë e remixe të ndryshëm. Së fundmi jam duke realizuar materiale të reja me Flori Mumajesin, Fugaa, Julka. Së fundmi kam qenë më i fokusuar në përpjeken për të depërtuar në arenën ndërkombëtare me shtëpinë time diskografike (label) Gramma Rec. Besoj që gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. Andy, si menaxheri i Florit, si është të punosh me Flori Mumajesin? Të punosh me Florin është sa e bukur, po aq edhe e vështirë, nga ana tjetër kjo është normale pasi kërkesat dhe standardet që ne kërkojmë të arrijme janë në nivelin më të lartë profesional. Sa kohë keni që bashkëpunoni në muzikë? Me Florin njihemi prej vitit 2003… Periudha kur unë krijova NRG Radio, kishte si projekt edhe krijimin e një studio recording. Me Florin atëherë krijuam NRG Records. Pse pikërisht Florin? Pse jo? Ku ka më mirë. E ke zgjedhur ti Florin apo Flori ty? Besoj që këto janë zgjedhje që asnjëherë nuk bëhen vetëm nga njëri krah… kemi qenë gjithmonë miq shumë të mirë, edhe në periudhat kur mbase nuk jemi parë shpesh, por mbi të gjitha kemi kuptuar që asnjëherë nuk jemi pozicionuar në nivele ekstreme edhe pas kaq vitesh…Debatojmë shpesh, ndonjëherë edhe me tone të larta, por gjithmonë kemi gjetur rrugën për të vazhduar përpara e për të ruajtur punën dhe miqësinë… Besoj që si e tillë…është një zgjedhje dypalëshe…që funksionon. Cila ka qenë periudha më e keqe kur niveli i inspirimit tënd ka qenë zero? Zero…vështirë, me më pak inspirim mund të ndodhë, por e kaloj gjithsesi duke punuar akoma më shumë. Në info-n tënde shkruan: Andy Gramm Grammatically Beat Modeling, To be continued… Sa gjatë mendon se do të jetë kjo “to be continued” në muzikën tënde? Shpresoj sa më gjatë kryesorja është… për sa kohë do të kem fuqi e inspirim… Faleminderit.

N.K.


Bizzarro I Rr. Lidhja e Pejës, Bresje në kilometrin e 8-të Prishtinë-Aeroport Bizzarro II Gjilan rruga e Ferizajit



CITY BREAK: LONDRA Londra është kryeqyteti i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, metropoli me i madh në Angli dhe një ndër zonat më të mëdha urbane në Unionin Evropian. Londra është e njohur ndërkombëtarisht si qytet global, ku mund të gjesh arte të ndryshme, edukim, modë, shëndetësi, media, shërbime profesionale, hulumtime dhe kërkime të ndryshme, transport dhe turizëm si dhe shumë gjëra të tjera. Poashtu është qendra financiare më e madhe në botë së bashku me New York-in, si dhe është qyteti me GDP-në më të madhe në Evrope. Është qyteti që ka numrin më të madh të vizitorëve në botë, ka gjithsejt 43 Universitete me famë botërore poashtu në vitin 2012, Londra do të jetë vendi ku do të mbahen Lojërat Olimpike Verore - për herë të tretë. Londra është vend i gërshetimit të racave të ndryshme, poashtu ka rreth 300 gjuhë të cilat fliten në qytet. Në vitin 2010 Londra kishte zyrtarisht më shumë se 7 milion banorë, që e bën vendin më të madh në Bashkimin Europian sa i përket numrit të banorëve. Londra ndahet në katër pjesë të mëdha, duke përfshirë: London Tower, Kew Gardens në këtë pjesë shtrihet edhe Westminster Palace dhe Kisha e Shën Margaretës si dhe pjesa e vjetër e Greenwich-it. Poashtu edhe pjesë tjera me rëndësi siç janë: Buckingham Palace, London eye (syri i Londrës), Piccadilly Circus, Tower Bridge si dhe vende tjera të rëndësishme. Londra është vendi ku mund të gjeni një numër të madh muzesh, librarive, epiqendër e shumë ngjarjeve të mëdha sportive. Është një ndër vendet që posedon linjat më të vjetra hekurudhore dhe të atyre nëntokësore (underground).

Ju nuk do të gjeni asnjë njeri, nga të gjithë intelektualët, që do të donte ta lërë Londrën. Jo, zotëri, kur njeriu lodhet nga Londra, ai është i lodhur nga jeta; prandaj Londra është plot jetë.

Samuel Johnson


Arkitektura

Ndërtesat në Londër janë të ndryshme dhe datojnë që nga kohërat e lashta dhe kanë një arkitekturë dhe stil në vete. Disa prej ndërtesave të mëdha siç është Galeria Nacionale janë të ndërtuara prej Gurëve të çimentos, ndërsa shumë ndërtesa tjera janë të ndërtuara prej llaqit të bardhë. Londra ka ruajtur me fanatizëm klasikun e vjetër të qytetit, gjë që edhe e veçon nga qytetet tjera.

Parqet dhe Kopshtet

Një ndër parqet më të mëdha në zonën e Londrës janë: Royal Park, Hyde Park, afër tij është Kopshti Kensington pastaj është edhe Regents Park në të cilin ndodhet edhe “London zoo” apo kopshti zoologjik i Londrës, që njëherit është kopshti zoologjik më i vjetër në botë.

Turizmi

Turizmi në Londër është një ndër Industritë më të mëdha, e cila i sjell shumë përfitime dhe një numër të madh të punonjësve të angazhuar. Qyteti ka një numër prej 1 milion vizitorësh, të cilët vijnë vetëm për të kaluar një natë. “London Eye” apo e njohur ndryshe si “Syri i Londrës”, ka një lartësi prej 135 metra dhe është një ndër vendet më të popullarizuara dhe më të vizituara nga turistët, më shumë së 3 milion persona e vizitojn këtë pjesë . Tower Bridge është njëra prej urave më të famshme në Angli, e cila është njëkohësisht edhe mjaft karakteristike, sepse gjatë kohës kur kalojnë anijet, ura mbyllet për qarkullim të automjeteve, pra paraqet një atraksion të veçantë gjatë kohës së hapjes dhe të mbylljes së urës. Pasi të kalojnë anijet, ura prap lëshohet për qarkullim të automjeteve. Big Ben është një ndër orët më të mëdha në Angli, dhe gjendet përballë Parlamentin anglez. Rrethi i Big Ben është sa madhësia e një autobusi.

Transporti

Transporti është poashtu një industri në vete. Londra ka një rrjet transporti shumë të sofistifikuar. Shquhet për autobusët lokal, që njihen për ngjyrën e tyre të kuqe dhe pothuajse të gjithë janë dykatësh. Transporti me rrjetin e autobusëve është mjaft i lirë, një biletë mesatare do të jetë 3.50 pound, por nuk mund që të përdoret për ndonjë linjë apo destinacion tjetër. Poashtu edhe sistemi i taksive e ruan me xhelozi klasikun Londinez, vetura me modele të vjetra, të cilat ishin karakteristikë e veturava mbretërore. Transportit ajror - Aeroporti Heathrow është një ndër aeroportet më të ngarkuara me trafik, pranon dhe përcjell një numër rekord të pasagjerëve brenda një dite, poashtu është

urë lidhëse për qytetet e Amerikës Veriore dhe vendet tjera anë e mbanë botës. Transporti përmes biçikletave - është një rrjet në vete. Qyteti mundëson qarkullim të lirshëm dhe të sigurtë me biçikleta përmes stazave të veçanta për to. Kjo bën që ky mjet transporti të përdoret masovikisht, duke ndikuar kështu si në uljen e kostos së transportit, ashtu edhe në reduktimin e ndotjes së ambientit. Portet detare - luajnë një rol shumë të madh në ekonominë e Londrës, porti i Londrës është një ndër portet më të mëdha në botë, përmes të cilit kalojnë me miliona tonelata materiale të ndryshme.

Zbavitja

Përbrenda Westminster, ndodhen pjesët më të rëndësishme të kinematografisë, ku janë mbajtur një numër i madh i premierava botërore. Në këtë pjesë, poashtu shtrihet edhe distrikti i teatrove të Londrës, në të cilin gjenden shumë kinema, bare, klube dhe restaurante, përfshirë edhe kuartin “China town”. Poashtu me një rëndësi mjaft të madhe janë edhe Royal Ballet, Royal Opera, Koloseumi i Londrës si dhe shumë vend të tjera të cilat i përkasin dhe janë pjesë përbërëse e botës se kinemave dhe teatrove.

Filmi dhe televizioni

Londra është e njohur për filmat të cilët kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore, si: filmi për Oliver Twist (1948), Peter Pan (1953), The Lady killers (1955), The 101 Dalmatians (1961), Mary Poppins (1964), Blow up (1966), The Long Good Friday (1980), Secrets & Lies (1996), e shumë filma të tjerë të cilët janë pjesë e pandashme e historisë së kinematografisë botërore.

Muzika

Londra është një ndër vendet ku kultivohet muzika klasike. Në këtë vend është i koncentruar edhe një numër i madh i korporatave të muzikës, një prej tyre është EMI. Poashtu Londra është vend i një numri të madh të orkestrave dhe holleve të koncerteve siç janë: Barbican Arts Center, London Symphony Orchestra, Royal Albert Hall, Royal Opera House si dhe qendra të tjera të muzikës, operës dhe teatrit. Londra ishte vendi ku është zhvilluar muzika punk me figurën e shquar të Sex Pistols, poashtu pjesë e muzikës Londineze ishin edhe zhanret e ndryshme muzikore, ku kanë lindur mjaft shumë artistë nga ky vend dhe kanë arritur t’i prekin majat e suksesit të tyre, disa prej tyre janë: tashmë e ndjera Amy Winehouse, Coldplay,

George Michael e shumë të tjerë, Londra është një vend ku mjaft shumë është konsumuar dhe muzika urbane e Londres.

Sporti

Londra ka mbajtur Lojërat Olimpike Verore në vitin 1908 dhe në vitin 1948, ndërsa në vitin 2005 Londra është përzgjedhur si vend ku do te mbahen Lojrëat Olimpike Verore në vitin 2012. Sporti më i popullarizuar në Londër është padyshim futbolli, që shquhet me premier ligat e futbollit anglez duke prezentuar klubet më të mira siç janë: Chelsea, Arsenal, Fulham, Tottenham etj. Përveç lojës së futbollit, shumë e zhvilluar është edhe loja e ragbit, e cila pa dyshim që pas lojës së futbollit zë vendin e dytë në klasifikim sipas rëndësisë. Poashtu vend të rëndësishëm zë edhe tenisi, ku Wimbledon Tennis Championship është një ngjarje e cila përcillet nga e tërë bota dhe është një ndër sportet më të përcjellura nga të gjithë.

Ushqimi

Sa i përket ushqimit tradicional anglez, janë disa ushqime të preferuara si: mëngjesi i plotë anglez, byrek me mish dhe perime, akullore me çokolatë, peshk me patate të skuqura si dhe “dreka për ditën e diel” perime me lëng, mish pule me patate si dhe ushqime të tjera. Këto janë disa prej ushqimeve tradicionale angleze, por në shumë pjesë të qytetit servohen shumë edhe ushqime të kuzhinava të vendeve të ndryshme nga Azia, Afrika si dhe nga vende të tjera të Europës.


Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Vlora Çitaku



1. Keni ushtruar shumë funksione të rëndësishme politike: Ministre e punëve të jashtme, deputete në parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, dhe tani jeni në pozitën e Ministres për Integrime Europiane! Të gjithë e dijmë që veshja është kulturë dhe një identifikim shumë i mirë për çdo person, dhe në këtë rast është prezantim i mirë edhe për shtetin tonë të cilin ju e prezantoni në mbarë botën. Ky sharm dhe kjo veshje është meritë e dikujt tjetër apo e juaja? Nëse po më pyetni a kam stiliste, përgjigja është jo. Disenjatori i famshëm Francez, Hubert de Givenchy, një herë pati thënë: “Fustani duhet të përshtatet me formën e trupit, e jo trupi me formën e fustanit”. Do të doja të ndërlidhesha me këtë thënie, pasiqë besoj shumë që pikë së pari, veshja duhet të përshtatet jo vetëm me trupin, por edhe me personalitetin e secilit individ. Në politikë mesazhi dhe puna janë kategoritë kryesore me të cilën vlerësohemi ne politikanët dhe politikanet, megjithatë kam dëshirë të projektoj nëpërmjet veshjeve seriozitet dhe dedikim ndaj punës. Në takimet e larta që kemi, poashtu mundohem të jem elegante, thjesht sa për të treguar një imazh të kosovareve që kanë vetëbesim dhe referenca kulturore perëndimore. 2. Si do ta identifikosh një femër që din t’i përgjigjet çdo kohe dhe çdo vendi me veshjen e saj? Kohërat kanë ndryshuar, sot një femër nuk ka nevojë të fshihet pas veshjes, ato janë shumë komforte me ndjenjat dhe trupin e tyre. Ato dëshirojnë që së pari të ndjehen mirë dhe kjo krijon një siguri në vete. Kjo patjetër se i kontribuon faktit që ato t’i adaptohen çdo situate, qoftë në përditshmëri, në punë, apo në raste solemne. Kam pasur mbi 50 vizita në komuna të Kosovës këtë vit, dhe e kam vërejtur se duhet pasur poashtu edhe konsiderata kulturore sepse nuk janë veshje të njejta që i përdor njeriu nëse bën vizita në zona rurale me qëllim pune apo kokteje solemne për nder të dikujt nga kori diplomatik.

3. Ke ndonjë dizajner të preferuar botëror? E vlerësoj dhe e pëlqej punën e aq shumë prej tyre, saqë më është shumë e vështirë ta identifikoj dhe dalloj vetëm ndonjërin prej tyre. Më pëlqen shumë Cavalli, për ngjyrat dhe paternat, Alexander McQueen dhe Missoni për faktin se ata nuk dizajnojnë veshje, por krijojnë ëndrra, Miuccia Praden për elegancën diskrete, minimaliste, klasike e komforte… etj. etj…


4. Sa përqind mendoni se ndikon veshja në raport me njerëzit?

8. Tashmë njihesh edhe si femër me shumë stil? Si ndihesh edhe me këtë identifikim?

Veshjet janë të rëndësishme në shikim të pare, sepse krijojnë përshtypjën e parë që shpesh është më e rëndësishmja. Duhet të dukeni adekuat për rastin dhe llojin e takimit. Çmimet e veshjeve kurrë nuk janë me rëndësi. Kam parë gra me rrobe të shtrenjta por me pak kujdes ndaj pastërtisë për shembull, por kam parë edhe vasha fare të reja me rrobe të thjeshta, që duken elegante dhe të kujdesshme. Veshjet asesi nuk mund të maskojnë mungesën e personalitetit, kështu që nëse nuk investoni në vetvete e mundoheni ta kompenzoni mungesën e dijes apo humanitetit duke veshur rrobe dhe bizhuteri të shtrenjta, atëherë kjo një ditë do të dalë në pah. Unë poashtu jam fanse e dizajnerëve kosovarë dhe ornamenteve dhe punëdoreve kosovare, thjesht të promovoj industrinë tonë autoktone të veshjeve.

Ta them të drejtën, më së shumti në botë do të kisha dashur të njihem si gruaja e cila e nisi procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet e vërteta evropiane. Këtë e kam si prioritet profesional dhe politik. Por pasi që veç kam hyrë në jetë publike dhe politike, atëherë definitivisht kam dëshirë poashtu të kem reputacion të mirë dhe serioz sa i përket pamjes dhe stilit. Thash edhe më herët që stili nuk është gjithçka, e megjithatë në media, në debate, në fjalime dhe paraqitje tjera publike, është me rëndësi që të kesh konfidencë në pamje.

5. Të gjitha femrat janë të apasionuara ndaj veshjeve, por që të gjitha kanë një pikë të dobët, disa për sandalet, disa të tjera për çantat, syzet, aksesorët etj. Në dollapin tënd kush zë vend më shumë? Asnjë femër nuk ka kurrë mjaft sandale dhe çanta. Nuk po them të kesh sandale sa Imelda Marcos, por deri në një masë, ndoshta edhe e kuptoj çmendinë e saj.

9. Kujt nga politika në botë do t’i jepje notën dhjetë për veshje si për Femra ashtu edhe për Meshkuj? Çifti bashkëshortor Obama definitivisht janë mirë të veshur. Presidenti Obama ka rrobe shumë elegante dhe me ngjyra të mbyllta të përshtatshme për fizikusin e tij, ndërsa Michelle Obama, Zonja e Parë poashtu ka treguar guxim dhe kreativitet. Zonja e parë Obama ka treguar një balans të duhur të modës dhe punës duke përshtatur tej mase veshjet me vizitat që i bën. Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner poashtu është elegante edhe pse shteti i saj nuk na ka njohur ende (qeshje). Zonja Albright poashtu ka pasur sens për detaje me brosha të bukur dhe të përshtatshme si aksesorë që i jepnin theks personalitetit të saj.

6. Kur dhe ku ka qenë shopingu më interesant që keni bërë ndonjëherë? Shoping për rrobe bëj rëndom në vizita jashtë vendit. E kam vërejtur që edhe Prishtina është bërë mjaft e shtrenjtë dhe nuk ka lirime të ndryshme që po ofrohen nëpër shitoret europiane dhe amerikane. Kam qejf New Yorkun dhe Parisin për shoping, sepse megjithatë gjen gjëra të bukura dhe të përshtatshme edhe për buxhetin kosovar. Nuk kam qejf ta teproj por herë pas here e “shpërblej” veten me ndonjë çantë apo një palë këpuca pak më të shtrenjta. 7. Sigurohesh edhe nga të tjerët së vërtet dukesh mirë apo, ndihesh mirë gjithmonë në përzgjedhjen që bën? Ne femrat gjithmonë kemi nevojë për një konfirmim. Jam e sigurtë gjithmonë në përzgjedhjen time të veshjeve për çfarëdo rasti, por nuk i them jo komplimenteve për veshje.

10. Kush nga politika shqiptare ka sharm dhe shije në veshje? Korrektësia në veshje e Presidentes së Republikës së Kosovës është për t’u admiruar, Z. Lutfi Haziri gjithmonë ka pasur dhe ka shije në veshje, Zv. KM Znj. Mimoza Kusari poashtu ka stil me shumë shije. Kryeministri i Kosoves Z. Hashim Thaqi, gjithmonë i përshtat kravatat dhe këmishat shumë bukur, ndërsa stili italian i Zëvendës Kryeministrit Pacolli është poashtu elegant. 11. Si shkak i angazhimeve të shumta, mendon se do të duhet një stilist personal? Besoj se stilist kanë ata që kanë më shumë kohë të merren me stilistë. Ditët i kam të gjata në punë me pak kohë të lirë. Ju besoj motrave e shoqeve të mija në shije dhe marr këshilla prej tyre por nuk e konsideroj se stilisti është prioritet i imi.

Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Vlora Çitaku




36


Amy Jade Winehouse (14 Shtator 1983 – 23 Korrik 2011) ishte një këngëtare dhe tekst-shkruese angleze, e njohur me vokalin e saj dhe muzikën e përzier R&B, Soul dhe Jazz. Winehouse në vitin 2003 debutoj me albumin e saj të quajtur “Frank” dhe nga kritikët ishte vlerësuar me nota të mira, duke u nominuar kështu për Mercury Prize, për të vazhduar më tutje në vitin 2006, kur Winehouse prezenton albumin e saj të radhës, të quajtur “Back to Black”, album ky i nominuar në Grammy Awards, i cili arrin që nga gjashtë nominime të fitoj pesë shpërblime. Me këtë rast, Amy arrin që të bëhet femra e parë angleze që merr më së shumti shpërblime nga të gjithë të nominuarit, duke u kthyer me pesë shpërblime në shtëpi. Winehouse për një kohë të shkurtër, arriti që të bëhet këngëtarja më me ndikim në Angli dhe në botë ,duke u prezentuar me muzikë soul.

Performancat e Amy-it

Winehouse ishte prezentuar nëpër shumë turne dhe festivale të ndryshme, Gjatë vitit 2007, ajo ishte prezentuar në Glastonbury Festival, Lollapalooza Festival në Çikago, Rock Wercher dhe në festivalin e muzikës së Baltimore – Virginia. Në Tetor të vitit 2010, ajo performoj katër këngë derisa ishte duke prezentuar linjat e saj të modës. Gjatë Dhjetorit, ajo kishte performuar 40 minuta në një koncert në Moskë. Gjatë Janarit të këtij viti, Winehouse kishte performuar në Brazil dhe në Dubai, ku kishte pasur një numër të madh adhuruesish. Poashtu Amy kishe pasur ne Qershor një turne edhe në Beograd. Nga mediat atje, koncerti i Winehouse u quajt skandaloz dhe katastrofal, pasiqë sipas tyre, “ajo ishte e dehur dhe nuk mund të mbante në mend as emrin e qytetit se ku ishte, dhe as emrin a anëtarëve të bendit të saj. Komenti shkon tutje duke përshkruar ngjarjen kur Winehouse tenton disa herë ta lëshojë skenën, por ajo nuk lejohej nga truprojet të cilët ishin present në një numër të madh. Këto probleme të cilat ajo i kishte atyre ditëve, bënë që Winehouse të marrë vendim për t’i anuluar të gjitha koncertet që kishte planifikuar t’i mbante me një turne qe kishte filluar nëpër vendet e Europës ,

Jeta personale

Pas problemeve të shumta me mediat saktesisht me paparacët, të cilët e përcjellnin kudo që ndodhej ajo dhe pas disa çështjeve të cilat kishin shkuar deri në gjykatë, atëherë ishte marrë vendimi që asnjë paparaci nuk kishte të drejtë qe t’i ofrohej më afer se 100 metra ,gjë që i ndihmoj të lirohej nga presioni qe kishte nga paparacit .

Vdekja

Winehouse ishte gjetur e vdekur më 23 Korrik 2011, në shtëpinë e saj në Londër. Policia pati deklaruar se shkaqet e vdekjes së Winehouse janë ende të paqarta. Sipas mjekëve ligjorë të cilët kishin inspektuar vendin , theksohet se bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme ose vdekje jo natyrale, por sipas mjekësisë ligjore, ende nuk kanë arritur që të kenë konkluzione të qarta lidhur me shkakun e vdekjes së këngëtares Amy Winehouse. Në praninë e familjarëve dhe miqve, me datë 26 Korrik, ju dha lamtumira e fundit këngëtares së mirënjohur Amy Winehouse.

37




Lili sjell Cv në në SELECT Kozmetologe e licensuar:

fillimisht kam filluar me parukeri, stilim model flokësh, jam marrë me stilim për kasting fotografishë, modele, evenimente të ndryshme etj. Gjithashtu gjate kësaj kohe, jam marrë edhe me pazar dhe stilim personal. Bizhuteritë e mija filluan të viheshin re sidomos nëpër kasting gjatë seteve fotografike apo nëpër evenimente të ndryshme, që unë kisha marrë pjesë, dhe njerëzit filluan të interesoheshin dhe të pyesnin vazhdimisht për to, dhe më pyesnin gjatë gjithë kohës nëse ishin në shitje... Gjithmonë kam qenë shumë kreative përsa i përket modës, që kur kam qenë e vogël, kam pasur një prirje të veçantë.

Ikonat e modës (për mua):

Victoria Beckham, mendoj se e meriton të jetë ikonë për gjithë kontributin që e ka dhënë dhe vazhdon t’a japë në botën e modës, Victoria flet me gjuhën e modës dhe është e mahnitshme se si një nënë e 4 fëmijeve është kaq kreative dhe kaq e motivuar, duke marrë parasysh se është shtatëzënë dhe akoma ka një stil të mahnitshëm, si në rrugë, si në punë, si në shtëpi kudo që e sheh, Victoria mban stafetën nr 1. ... & Jennifer Lopez - J.Lo, është një nga femrat më femmine të botës, shumë joshëse, me stil dhe taktikë të padiskutueshme. Shumë herë Jennifer ka marrë çmime si femra me veshjen më të mirë të vitit, apo si femra me stilin më të mirë të të gjitha kohërave. Për mua, Lopez është idol, është lloji i femrës që din ku të godasë!

Inspirimet në modë nga:

Marchesa & The Blonds, Nicki Minaj

Ngjyra e preferuar:

Jeshile & Vjollce ngjyra jeshile është ndër ngjyrat më relaksuese dhe Zoti e ka vënë me bollëk në tokë, më pëlqen të dizajnoj gjithmonë me sadopak jeshile, ka një forcë të veçantë si ngjyrë për mua, e ndërsa ngjyra vjollce më bën të ndihem mbretërore. Ngjyra vjollce është ndër ngjyrat më të fuqishme dhe me bazë, mendoj se çdo femër duhet ta përdorë si aksesor.

Dizajnerët e preferuar:

Christian Louboutin, CHANNEL, Gucci, Marchesa, Alice + Olivia, për asnjërin nuk kam ç’të them më tepër, të gjithë e dijmë KUSH janë... Inspirime të tjera kam marrë gjithashtu edhe nga: Butterflies, Rainboës, Nëna Terezë.

40

Këngëtarja e preferuar:

Nicki Minaj Nicki përveçse një këngëtare me një vokal super të vlerësuar dhe të veçantë, ka gjithashtu edhe një stil të pashoq. Është e vështirë për ta përkufizuar Nickin, sepse gjithmonë është me diçka ndryshe dhe më të veçantë se kurrë, e mbi të gjitha është e vështirë për ta arritur. Më pëlqejnë femrat mendjeholla dhe me intuitë, kur vjen fjala për të pyetur dizajnerin e tyre.

Këngëtarja shqiptare e preferuar: Lirie Dedvukaj & Afërdita Dreshaj

Ushqimi i preferuar:

Sushi (është një ushqim me bazë orizi dhe peshku, një nga ushqimet më të shijshme për mendimin tim.)

Revista e preferuar:

Elle Elle është një revistë në gjithë botën, me origjinë franceze që fokusohet në, brendinë e femres, bukurinë, modën, shëndetin, dhe argëtimin e saj. Elle është revista më e madhe e botës së modës. Ajo u themelua nga Pierr Lazareff dhe gruaja e tij Gordon Hélène në vitin 1945. Titulli, në frëngjisht, do të thotë “ajo”.

Punimet e mija janë paraqitur nëpër gazetat dhe revistat si:

*Chiffon Magazine LA Qershor 2010 *Sayidaty Magazine Dubai Qershor 2010 *Detroit MetroMix Gusht 2010 *Macomb Daily Shtator 2010 *StyleLine Magazine Tetor 2010 & Prill 2011 *Sayidaty Magazine Dubai Prill 2011 *RunwayStyle Magazine Maj 2011 LMO (opinion i tregut të punës?) janë promovuar (veshur) apo paraqitur tek... *Nicki Minaj (ka veshur dy sheshira që i kam punuar enkas për të) *Mercedes Benz Fashion Week 2011 Miami: Luli Fama Show *Pop Singer Kristine Elezaj *Miss Kosova 2011 Afërdita Dreshaj *Miss Michigan 2010 Rima Fakih *Miss USA 2010 Rima Fakih *Miss Michigan 2011 Channing Pierce *Miss Teen Michigan 2011 Taylor Sherman

Modelet e mija fantastike të tregut Shqiptar... Afërdita Dreshaj Antoinette Nikprelaj Amanda Lajcaj Tika Ivezaj

Shkaqet e veçanta që LMO mbështet * Hearts In Motion (Trafikimit të Qenieve Njerëzore) * Pink Fonde (Vetëdijësimi Breast Cancer) * D.R.E.A.M Foundation (Fëmijët me diabet) * Shoqëria Humane Shpresoj t’ju kem thënë sadopak diçka për mua...

Emri: Liliana “Lili” Camaj Vendbanimi: Detroit, Michigan Mosha: 25 vjec Dokumentacioni: 100% Shqipëtare Lindur/rritur: ne Detroit Profesioni: Dizajnere e bizhuterive Fashion /CEO tek Little Miss Obsessive punimet e kapëseve, shiritave për flokë, bylyzykëve, kapeleve fashion dhe sheshirave. Stili personal: Shumë femërore, trendy që anon në klasike.

Site: www.LittleMissObsessive.com Twitter: twitter.com/LMissObsessive


Nicki Minaj wearing LMO fedora Photo: Irene Mahmud Makeup: Renata Stojcevski

Foto: Irene Mahmud Makeup: Renata Stojcevski Hair: Lili Camaj

Foto: Irene Mahmud Hair: Tanja Dedivanaj Makeup: Renata Stojcevski


Premten Mbrëma

Është e premte, ndërkaq në planet e mija përfshihet një darkë në ora 6:45 (ende herët për Nju Jorkun) me miqtë (të cilët do të ngriten në 6-të të mëngjesit, njësoj si unë). Ndërkohë, oh sa do të dëshiroja të kisha një rast në të cilin mund t’i lyeja thonjët dhe sytë sikur Modelet në shoun nga Chanel, në trendin e vjeshtës së 2011. Ndoshta është paaftësia ime për t’i rezistuar së bukurës, elementeve vezulluese, por të them të vërtetën, a nuk do të thotë që nuk mund të bëjmë atë që dëshirojmë që të dukemi bukur për një natë të caktuar? Po ta kisha mbrëmjen time të beqarisë përsëri, ky do të ishte grimi të cilin do ta kisha vënë. Thonjët metalik, të cilët poashtu janë mjaft efikas gjatë punës në jetën e përditshme. Në fakt, unë njoh disa prej jush të cilat edhe i keni të lyer thonjët me ngjyrë argjendi të ndritur në këtë moment, duke ju falënderuar komenteve tuaja nga java e postimeve rreth thonjëve. Kjo nuancë e veçantë, Grafiti, ka një lloj shkëlqimi kafe në të, dhe përsëri do të shfaqet në dyqane. Por jam e sigurtë që ju mund të gjeni diçka të ngjashme ndërkohë.

Ja një lojë argëtuese me të cilën e përfundojmë javën e punës: CILI ËSHTË GRIMI NË IMAGJINATËN TUAJ, PËR NJË MBRËMJE ME SHUMË ARGËTIM


Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Modele: Ariana Cena


011… 2 e t a n t ë Nën aShtatëz dhe

Xhemi Shehu

Nga java në javë po marrim lajme gjithnjë e më të mira për yjet e ekranit shqiptar. Pas prezantueses Alketa Vejsiu, e cila u bë nënë për herë të dytë, kolegia e saj Xhemi Shehu ka provuar ndjesinë e të qenit nënë për herë të parë… Me 28 Maj të këtij viti, Xhemi ka sjellur në jetë një djalë të bukur dhe të shëndetshëm, që e kanë pagëzuar me emrin Martin. Vetëm pak pas celebrimit të dasmës tradicionale në shtatorin e vitit 2010, Xhemi Shehu vendos të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Alketa Vejsiu

Prezantuesja dhe këngëtarja e mirënjohur, Alketa Vejsiu është bërë nënë për herë të dytë më 25 Maj, lindja është bërë në Firence të Italisë. Lionel është pagëzuar djali i prezantueses Vejsiu. Alketa për shkak të shtatëzënisë ishte e detyruar të linte punën si prezantuese në “Dancing with the Stars”. Për Alketën, ky është fëmija i saj i dytë pas Nicole, vajzës 5-vjeçare.

Enada At’Nikolla

Më në fund ndihet e kompletuar. Janari ishte muaji kur familjes iu shtua një djalë, që aq shumë e kishte dëshiruar. Jo për veten, më shumë se sa për vajzën. “Këtë herë është një djalë. Në të vërtetë dëshiroja shumë të ishte i tillë që kur mbeta shtatzënë, sepse në fakt vajzën e kam. Më duhej një djalë dhe ja ku Zoti ma dhuroi. Vajza ime, Kendra, tashmë është 5 vjeç dhe ndihet shumë e lumtur për vëllain e vogël. “Ashtu si unë… Haroldi duket se na ka kompletuar te gjithëve - thotë Enada, tashmë kemi vajzën dhe djalin, familja më është kompletuar”, thotë stilistja, e cila tashmë ka spostuar për në fund të pranverës të gjitha projektet profesionale.

Elsa Lila

Këngëtarja 29-vjeçare ka vendosur që të krijojë familjen e saj me të dashurin Italian - Alessandro, ndërsa përveç gëzimit të përbashkët për ardhjen në jetë të krijesës së tyre, në planet e çiftit deri tani nuk ka ndonjë ceremoni martese. Elsa është bërë nënë në muajin Mars dhe vajza quhet Evita, Eva e vogël - ka thënë ajo, emrin e nënës time të ndjerë. Ndërkaq, Elsa duket se ka imituar deri diku aktoren e famshme të Hollivudit - Demi Moore, pasi ka pozuar shtatzënë dhe shumë transparente në revistën “Shqip”. E mbuluar me një tyl të hollë, Elsa shfaqet mjaft sensuale, teksa përgatitet të bëhet nënë.

Kemi numëruar disa nëna në karrierë, të cilat sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë, dhe disa të tjera që pritet të lindin gjatë javëve e muajve në vtjim. Mbase kemi harruar ndonjë, por thjesht nga fakti se edhe ato vetë mund të mos e dijnë…. Edona Llalloshi

Pas katër vitesh divorci nga martesa e parë, Edona jo vetëm që është fejuar, por edhe po pret një vajzë. Ajo ka zyrtarizuar në të njëjtën ditë lidhjen me biznesmenin nga Peja - Gazmend Fejzullahu, si edhe lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes. Më 14/07/2011 Edona është bërë nënë, ka ardhur në jetë fëmija i saj i parë, e cila është vajzë. Këngëtarja dhe vajza e saj thuhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat kosovare bëjnë të ditur se vogëlushja do të quhet Doa.

Aurela Gaçe

Jonida Maliqi

Duket se periudha e vitit 2010-2011 qenka mjaft e frytshme për disa nga Vip - at shqiptarë, të cilët kanë lindur fëmijën e tyre të parë, ata janë në pritje të fëmijës së tyre dhe në pritje të kënaqësisë dhe përgjegjësisë për t’u bërë prind pavarësisht vështirësive që sjell me vete një nismë e tillë. Kështu së fundi kanë qarkulluar disa thashethëme për këngëtaren e mjaft këngëve melankolike dhe romantike. Jonida Maliqi e cila është shtatëzënë, por në fakt këto zëra janë konfirmuar nga të afërm të këngëtares, ajo është në muajin e tretë të shtatëzënisë. Zërat e parë dolën në paraqitjen e Jonidës në evenimentin e vellove të nuses së organizuar nga ”Geraldina Sposa”, por edhe fakti evident se këngëtarja 28-vjeçare ka pak kohë që ka filluar të përdor veshje më të gjëra sesa zakonisht. Madje mund të themi se edhe në klipin e saj të fundit, ajo duket me disa kilogramë më shumë këtë vit nga vitet e kaluara. Kujtojmë që Jonida Maliqi u martua para 3 vitesh me Gent Prizrenin me të cilin kishte shumë vite e dashuruar dhe e lidhur që në moshën 17-vjeçare. Jonida për këtë risi në jetën e saj ka mundur të thotë vetëm një fjali për gazetarët: “Ishte një gjë e pa planifikuar, megjithatë çdo gjë që më ka ndodhur në këtë formë më ka ecur shumë mbarë”...

44

Gaçe, përfaqësuesja shqiptare e edicionit të sivjetmë në Eurovizion, besohet se do të sjellë në jetë një fëmijë. Ende nuk dihen detajet se kush është babai i fëmijës që bartë Aurela, por aludimin e bëri vet këngëtarja në një prononcim pas Eurovizionit. “Unë theva rregullat në Eurovizion. Unë kam një ëngjëll brenda qenies time që po rritet përditë dhe këndoi duet me mamin në skenën e Eurovizionit. Pres fëmijën tim të parë dhe besoj se ky është një bekim nga Zoti” - shprehet më se e lumtur diva e muzikës shqiptare.

Soni Malaj & Mirco

Për këngëtaren Soni Malaj, të cilën prej kohësh nuk e shohim më në rrugët e Tiranës aq shpesh, shtatëzënia është stina më e bukur në jetën e saj. Pavarësisht sikleteve që janë të pranishme edhe tek ajo, si te çdo grua tjetër, Soni pohon se ndihet e lumtur për atë çka Zoti i solli. “Ta them të drejtën, barku akoma s’po duket edhe pse po hyj në muajin e pestë, siç duket edhe prej palestrës intensive që kam bërë, duket një bark më se normal”, – tregon këngëtarja e suksesshme e trojeve shqiptare. “Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatëzëna, ku të bëjnë të gjitha analizat e mundshme, të vënë në dispozicion mjekun e familjes, madje edhe psikolog”, – vijon më tej Soni, e cila siç dihet tanimë prej një viti jeton në Spanjë së bashku me bashkëshortin Mirko. Gjinia e bebes është ende e pazbuluar.

Poni

Listës së personazheve VIP që presin të bëhen me fëmijë, i është bashkuar së fundmi edhe këngëtarja labe - Poni, e cila për pak muaj do të bëhet nënë. Ajo pret fëmijën e saj të parë, që është mësuar tashmë se do të jetë djalë, ndërkohë që është në muajin e tetë të shtatëzënisë. Këngëtarja e njohur është kujdesur gjithmonë që ta mbaj jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private, ndaj dhe shpeshherë udhëton jashtë vendit. I fejuari i Ponit nuk është një fytyrë e njohur për mediat, për shkak se çifti ka dashur të ruaj privatësinë, gjë që Poni siç e theksuam edhe më lart e ka pasur përherë merak.

Ledina Çelo

Gjithnjë ka deklaruar se do të donte një fëmijë dhe tashmë dëshira i është plotësuar. Më 17 Prill, Ledina ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë, mësohet se bebja është një djalë i shëndetshëm, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij me emrin Erlis. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këngëtarja 34-vjeçare, për të cilën ju kemi informuar më parë se priste një fëmijë, ka kryer lindjen në Gjermani, ku edhe jeton prej disa kohësh me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kick-boksit - Naim Kabashi. Çifti që është gëzuar me fëmijën e parë, ka marrë pa fund urime nga të afërm, miq e kolegë, shumë prej të cilëve, për shkak të largësisë, kanë preferuar t’i dërgojnë përshëndetjet e tyre përmes Facebook-ut.



Vishuni sipas moshës suaj: Brenda të 30-ave Dukuni bukur sipas këshillave ... Tani është koha që ju të ndërtoni stilin tuaj personal – stile që do të jenë karakteristikë e juaja. leni një përshtypje të përkryer, duke bartur një çantë atraktive... Ndani veshjen tuaj të punës, nga ajo e lojës suaj si dhe të aktivitetit tuaj të përditshëm.

POR PËRPARA SE JU TË HUMBNI KONTROLLIN RRETH BLERJEVE, APO PARA SE TË VËRSHOHET LLOGARIA JUAJ, MBANI MEND, JUVE JU DUHEN VETËM DISA VESHJE QË JU TË DUKENI ME GARDEROBË TË RE

Gjatë moshës së të 30-tave, vërtetë do të zbuloni një barazim stilistik me purgatorin. Të humbur në mes të viteve të kolegjit, dhe fëmijërisë, meshkujt i kanë keqinterpretuar përgjegjësitë rigoroze të garderobës së një të rrituri duke futur në të gjëra pa ndonjë përcaktim. Përpara se ju t’a dini, koleksioni juaj, i cili dikur ishte super-cool, duket jo më mirë se xhinset e Barack Obamës, xhinse të cilat vijnë në çmime të rëna, dhe xhaketa të cilat mund t’u shërbejnë vetëm në martesa apo funerale. Fatmirësisht, ende ka shpresë. Ju jeni të rritur që të dini gjërat fundamentale (apo së paku bëni një kërkim të shpejtë që të mësoni bazat) por jeni ende shumë të rinj për të përfituar nga zbritjet të cilat shpesh u bëhen të moshuarve me rastin e blerjes së rrobave cool. Herën e kaluar, ne hulumtuam se si të visheni brenda gjatë të 20-tave, tani të fokusohemi brenda viteve te 30-ta.

46


Zhvilloni një sens garimi

Disi, pas disa vitesh eksperimentimi, ju keni arritur tek një përzierje zhgënjyese e xhinseve. OK për meshkuj, bluza të lëshuara si dhe një kombinim i rrobave formale. Pa pasur nevojë të elaborohet shumë, vërehet se vitet e 30-ta të një mashkulli, mund të shënojnë vetëvrasjen e stilit që nuk përkon me moshën. Rikujtoni fazën R&D nga ditët tuaja të të 20-tave? Tani është koha që ju ta ridefinoni atë – por jo ta eliminoni tërësisht. Ju ende jeni të rinj (edhe nëse keni hyrë në të 40-tat), kështu që përkundër faktit se ju mund të ndiheni rehat me ato që ju vishni, është koha që ju të kujtoni orët e kahmotshme që gjithnjë keni dëshiruar t’i vënit, pra tani është koha e duhur që ju të fitoni vëmendje me një orë të tillë – faktikisht ajo është esenciale për stilin tuaj.

Investoni në artikuj të veçantë

Djalli fshehet në detaje gjatë kësaj dekade, ndërkaq dollapi juaj vuan për disa ndryshime. Me fondin tuaj të cilin ju mund ta keni ruajtur, (sigurisht duke i marrë në konsideratë edhe renovimet për të cilat ju sigurisht keni shpenzuar para kohë pas kohe), ju jeni të gatshëm që të shpenzoni për gjëra të kushtueshme, kësaj radhe p.sh. një çantë 1.000 E. Por përpara se të tmerroheni nga çmimet dhe zbrazja e llogarisë suaj, mbani mend se ju duhen vetëm ca veshje që garderoba juaj të duket e pasur dhe e rifreskuar. Kjo është e tëra, prandaj edhe artikujt e tillë si çanta, janë të veçantë.

Zhvilloni stilin tuaj

Ka arritur koha që ju të zhvilloni stilin tuaj, identitetin tuaj përmes veshjes. Dhe jo gjithmonë ju duhet ta zbrazni tërë dollapin (edhe pse mund të duket e dhimbshme ta bëni). Nëse nuk e keni mësuar nga të tjerët, disa vite përvojë mund t’ua ketë dëshmuar se gusto nuk blihet me para. Mund të jenë këmishat me vijëza, xhaketat apo veshjet me simetri pas të cilave ju jeni të dhënë, apo mund të keni trashëguar edhe ndonjë stoli e cila kombinohet mirë me veshjen. Zgjidhni ato që ju ndjeni se duhet t’i vishni, pasiqë detajet ju bëjnë atë që jeni në të vërtetë.

Hidhini gjërat e pavlera

Shkathësia juaj kërkon shkencë për tu studiuar. Bluza juaj e kaltër e cila i kryen funksionet si bluzë pune, por edhe veshje shtëpie, është bërë uniforma juaj e përditshme. Çka të bëni tani? Të zhvilloni një garderobë për punë, për kohën tuaj të lirë dhe për rastet e veçanta zyrtare. Nuk do të thotë që ju duhet t’i përzieni këto, që të dukeni të kompletuar, por të paktën, ju duhet të kombinoni ato që planifikoni të vishni. Shqepja e xhaketës në dysh është lajm i vjetër tani. Por rreziku kryesor në të 30-tat është se: “të bashkoni çdo aspekt të jetës në stil, dukeni pa stil dhe të çrregulluar”. Prandaj, filloni ta klasifikoni garderobën tuaj varësisht nga nevojat që keni. Tregoni kujdes në zgjedhjen tuaj që ju vërtetë të prezentoni vitet e 30-ta. “Sigurisht është vështirë derisa të arrini t’a ndërtoni stilin tuaj, por me zell do ta mbani atë.”

Vishuni sipas moshës: të 30-tat Menaxhimi i mesëm

Tanimë nuk jeni në nivelin fillestar. Në fakt, ju mund të jeni shefi i dikujt – kompetent për të caktuar pagë. Por, këpucët me rripa si dhe rripat e lirë nuk kombinohen me vitet, pasi që janë të një moshe më të vjetër dhe të një statusi tjetër nga ai i juaji. Një ndryshim në këtë veshje, mund t’ju kushtoj disa monedha më shumë, por me siguri, ju ja vleni të investoni në veten tuaj, dhe sigurisht, edhe u’a mbanë xhepi t’i bëni këto ndryshime. Artikujt Italianë nga lëkura (pikë shtesë për kualitetin që kanë) janë një bast i sigurtë për ju. Dhe një rrip i dyanshëm ngjyrë të zezë dhe kafe, sa është luks, aq është edhe veshje praktike që do t’u shërbej nga dita në ditë.

Punët zyrtare

Në këtë pikë, nuk mund t’u themi se çfarë nuk shkon me veshjen tuaj pasi që ju duhet të dini se çka mund të veshni e çka jo. Fokusi në këtë rast është se çfarë nuk duhet të vishni. Vezullimi i tepërt do të ishte i bezdisshëm në vitet e shkuara. Por po të vezulloni tani të mbuluar me stoli të cilat nuk u shkojnë, do t’ju bëjë të dukeni qesharakë dhe njeri totalisht pa shije. Mbani mëngët tuaja sipër kyçeve ashtu si përkon stili zyrtar, 2 kopsa argjendi sipër mëngëve tuaja, dhe një orë me stil, janë këto elemente që ju bëjnë të dukeni atraktiv.

Veshja gjatë fundjavës

OK, siç duket ju nuk jeni duke humbur kohë kot në klube të ndryshme me shokët tuaj. Si duket edhe martesa e luan rolin e saj në këtë mes. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të kaloni në një stil fshataresk të veshjes. Rezistoni xhinseve të stilit të vjetër, të dala boje dhe mundohuni të mbani stilin tuaj me xhinse të errëta klasike. Kapelat, pantollonat e shkurtëra, apo ndonjë kombinim i këtillë, do t’ju bëj tradhëtar ndaj veshjes sipas moshës tuaj. Definitivisht do të dukeni më të vjetër se që jeni!

Ditët me dëborë

Palltot e mëdha? Këtu janë. Xhaketat e përshtatshme për skijim? Mirë, edhe ato i kam. Vitet tuaja të 30-ta kërkojnë që ju të bleni veshje më të shtrenjta sesa që keni blerë deri tani. P.sh. një xhaketë të lëkur ës dhe një pullover nga kashmiri. Si zakonisht, keni kujdes që këto veshje t’ju përshtaten – brenga më e madhe në çdo moshë, pra… pesha. Pastaj, e tëra që ju mbetet është t’i largoni kapelat tuaja të skijimit dhe të blini një kapelë me push natyror që me më shumë ngrohtësi do të trajtoj kokën dhe veshët tuaj.

Mirë se erdhët në vitet e 30-ta

Sigurisht, duket vështirë derisa ju të arrini të ndërtoni stilin tuaj, por më pas do ta mbani me zell. Por me këshillat e mësipërme, me lehtësi do të arrini t’i shmangeni rrëshqitjeve nga stili që ju keni filluar ta shfaqni në përditshmërinë tuaj.

47


Kuptojeni të pathënën Shumë herë njerëzit flasin diçka, por në fakt përpiqen të thonë diçka tjetër. Kjo mund t’ju duket paksa e dyshimtë, por ju do ta kuptoni atë, nëse përpiqeni të mendoni lidhur me atë që flitet. Përse njerëzit nuk e thonë atë që duan ta thonë? Ka shumë arsye, përse njerëzit lënë shumë gjëra pa thënë dhe i thonë gjërat, të cilat ndojëherë janë e kundërta e asaj që vërtet kanë dashur ta thonë. Egoja është një arsye, frika është një tjetër dhe shumë herë është konfuzioni që kanë ata lidhur me atë që ata e dëshirojnë vërtet! Pra dëgjojeni atë që nuk thuhet dhe atë që thuhet. Zbulojeni atë përmes syve dhe gjuhës së trupit. Njerëzit i shprehin me fjalë pikërisht ndjenjat e vërteta, por nëse ju i dëgjoni edhe të pathënat, ju mund t’i kuptoni ata edhe më mirë. Për këtë arsye ju duhet ta kuptoni plotësisht atë person dhe asnjëherë mos e gjykoni dikë në bazë të asaj që flet. Shikojeni atë sa më qartë që është e mundur.

Lexoni çfarë thonë lëvizjet e trupit të tyre Ekzistojnë shumë sinjale, të cilat shprehen përmes lëvizjeve të trupit, të cilat ju i mësoni gjatë përvojës me kalimin e kohës. Nuk ekziston ndonjë grup rregullash të gjuhës së trupit, siç janë shenjat e komunikacionit. Gjuha e trupit ndryshon nga personi në person. Shikoni të gjitha lëvizjet impulsive, të çuditshme si sinjale qëndrimi. Këto lëvizje ju flasin shumë.

Shikoj gjërat nga perspektiva e tij/saj Të lexosh mendimet e ndonjë personi nuk kërkon aftësi të posaçme për leximin e mendjes së dikujt, mjafton t’i shikoni gjërat nga perspektiva e tij/saj. Shikojeni botën përmes emocioneve dhe përvojave të tij/saj. Pra, kjo ndoshta nuk është saktësisht e mundur, por ju mund të zbuloni ndonjë ide, pse ai reagon në disa gjëra të caktuara, në një mënyrë të caktuar, nëse ju e vëni veten në pozitën e tij/saj.

Vëzhgoni pa e formuar një opinion paraprak Kam lexuar diku se nëse i gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë t’i doni ata. Në të njëjtën mënyrë unë do të doja t’ju them se nëse i gjykoni njerëzit menjëherë, ju kurrë nuk do të keni kohë të mjaftueshme t’i kuptoni ata. Kur ju e dëgjoni një person, dëgjojeni me vëmendje dhe mos e gjykoni para se ta kuptoni se çfarë po përpiqet ai të transmetojë. Shikojani me vëmendje mimikat e fytyrës, shikojeni në sy dhe pranoni të gjitha ato pa gjykuar. Më vonë ju mund ta analizoni. Në këtë mënyrë, juve nuk do t’ju ikën asgjë. Derisa ju e shpenzoni kohën me atë person, ju së paku mësoni modelet e sjelljeve të tij. Dalëngadalë ai ose ajo do të bëhet i parashikueshem dhe ju do të filloni ta kuptoni atë që ai/ajo po e bluan në mendjet e tyre përmes manifestimeve delikate të jashtme, para se ajo të bëhet e qartë.

Një nga ‘marifetet’ kryesore për leximin e mendjeve është të kuptohet çfarë e përbën esencën e atij personi. Cilat janë vlerat thelbësore të tij/saj? Çfarë ideshë përfaqëson ai person? Secili person paraqet një ide, e cila ndihmon për ta kuptuar cilat janë vlerat e tij kryesore, parimet, cilat janë pasiguritë e tij, frikat, çfarë e motivon atë për të ecur drejt ardhmërisë dhe për çfarë emocionesh është i përkushtuar. Nëse ju mund ta kuptoni këtë, atëhere leximi i mendjes së atij personi dhe aftësia e parashikimit se çfarë do të bëjë ai, do të jetë i mundshëm. Kjo nënkpton se ju do të jeni në gjendje ta lexoni mendjen e tyre. Asnjëra nga këto ‘marifete’ për leximin e mendjes nuk janë të lehta, siç e keni kuptuar me siguri tashmë. Këto ‘marifete’ për leximin e mendjes kërkojnë që ta përjetoni një person dhe ta vëzhgoni për një kohë të gjatë. Secili prej tyre kërkon praktikë me vite të tëra dhe një aftësi të natyrshme përtejë posedimit të ndjeshmërisë për një person. Ka njerëz, të cilët ju do t’i takoni në jetë, por te të cilët ju nuk mund t’i aplikoni format e leximit të mendjes së tij/saj. Kjo ndodhë, sepse ata kanë shumë kontroll, dhe janë individë jo impulsiv. Ata mund t’i fshehin emocionet apo synimet e tyre me një mjeshtëri. Ata do të duken për ju si një enigmë.

48


Rr. Nëna Terezë p.n. Fushë Kosovë Kosovë

Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Modele: Ariana Cena


Vishuni sipas trupit tuaj: Jeni nën peshë? VISHUNI bukur sipas këshillave ... Dyqanet amerikane ofrojnë rroba të numrave të mëdhenj. Bëhuni miq me importet nga Europa, si H&M dhe Zara. Përkundër besimit të famshëm, vijëzat vertikale do të ju bëjnë të dukeni më të gjerë. Trendet e modës janë zhvilluar edhe për formën e trupit tuaj – pra shfrytëzoni këtë mundësi.

PËR T’A ZGJIDHUR KËTË PROBLEM, BËHUNI FANS I IMPORTEVE NGA EUROPA SI ZARA, H&M, UNIQLO, DHE TOPMAN - VESHJET E TË CILAVE JANË PËR TRUP TË DOBËT DHE MUND T’I GJENI ME ÇMIME TË PËRBALLUESHME

Pavarësisht se çfarë trupi u ka dhënë nëna natyrë, shfrytëzimi i asaj që u është dhënë për t’u dukur bukur, do t’ju bëj që të ndiheni më konfident dhe atraktiv, si për veten tuaj ashtu edhe për të tjerët. Në pjesën e dytë të këshillave të Veshjes sipas Trupit që keni, ne do t’u kushtojmë kujdes të veçantë sferave si nga veshjet trendy, gjer tek veshjet martesore për meshkuj, të cilët kanë trup të dobët, dhe t’u ofrojmë meshkujve shembuj koleksionesh, me të cilat, trupi i të cilëve do të duket jashtëzakonisht tërheqës. Në fund të këtij artikulli, ju keni edhe një listë të cilën ju mund ta printoni dhe ta merrni me vete gjatë blerjes suaj në firmat e ofruara më sipër, duke u siguruar se do të bleni veshjet të cilat janë më të përshtatshme për trupin tuaj.

50


Trupi i dobët, i definuar

Ata që janë me Trup të dobët, ndonjëherë përshkruhen si trupa ektomorf. Pavarësisht nëse jeni të gjatë apo mesatarisht të shkurtër, ky trup është i karakterizuar me zhvillim të lehtë, muskuj të theksuar, nyje të shkurtëra, ekstremitete të zgjatura, gjoks të rrafshtë, dhe krahë të shkurtër. Trupat ektomorf kanë metabolizëm të shpejtë dhe e kanë të vështirë të shtojnë peshë, pa marrë parasysh a ushqehen mirë apo a ngrisin pesha.

Të lehtat dhe të vështirat e veshjes së një trupi të dobët

Trupi i dobët është më lehtë të duket bukur, pasiqë shumë prej rrobave shtrihen bukur mbi trupat e dobët. Një benefit tjetër i një fiziku të dobët është që ju më lehtë do të dukeni në stil ngaqë veshja trendy jo që duket bukur në trupin tuaj, por vazhdimisht mund të gjendet për masën tuaj, të prodhuar nga industria e modës. Por në rast se jeni fix me peshën tuaj, atëherë e keni edhe më të lehtë t’i gjeni veshjet tuaja sipas masës, ngaqë trupi juaj është ai që dizenjatorët preferojnë ta veshin me kreacionet e tyre (për arsye estetike si dhe për kërkesën nga të tjerët). Përderisa ka edhe lehtësi të shumta për veshjen e një trupi të dobët, poashtu ka edhe disa vështirësi në këtë aspekt. Në rast se veshja juaj ju bie e ngushtë, do të dukeni sikur jeni rritur përderisa ishit duke ecur rrugës! Por më e vështira gjatë veshjes së një trupi të dobët, paraqitet tek çmimet që veshjet kanë, dhe fatkeqësisht veshjet me çmime të lira, në Amerikë vijnë në numra të mëdhenj si p.sh. 3XL. Për t’a zgjidhur këtë problem, bëhuni fans i rrobeve nga Europa, si: Zara, H&M, Uniqlo dhe Topman, brende të cilat ofrojnë veshje sipas masës suaj dhe I përshtaten buxhetit tuaj.

Vishuni sipas trupit që keni: udhëzuesi Përshtateni veshjen tuaj

Nuk ka rëndësi se çfarë trupi keni, veshja e rrobeve të masës suaj është qenësore për tu dukur bukur. Dhe këtu meshkujt shpeshherë e bëjnë një gabim elementar - meshkujt me trup të dobët vishen me rroba të stërmëdha, në mënyrë që të duken më të plotë; përderisa meshkujt me trup të dobët e kanë më të lehtë qepjen e rrobeve se sa meshkujt me çdo lloj trupi. Gjetja e një rrobaqepësi të kërkuar dhe porositja e atyre rrobeve që ju mendoni se ju rrijnë më bukur, dëshmon se me të vërtetë jeni duke u munduar të dukeni bukur në atë çfarë ju keni – pra në trupin tuaj. Kur të vendosni se çfarë të bleni në radhë të parë, filloni me veshjet e brendshme, bluzat me mëngë të shkurtëra si dhe të brendshme të cilat rrëshqasin në veshjen që do t’a bleni, (kërkoni modelet “Slim Fit” sepse ato do t’ju përshtaten masës suaj). Shikoni etiketën e veshjes që ju mbani, shmanguni nga veshjet të cilat kanë material elastik pasiqë ato kanë tendencë më shumë të ngjiten rreth trupi tuaj sesa të rrijnë të shtrira lirshëm. Për arsye të ngjajshme, Skinny Jeans (xhinset e ngushta) poashtu duhet

të largohen nga dollapi juaj, ngaqë ato nuk do të ju bëjnë të dukeni më të mbushur në trup, e më pak atraktiv. Kur flasim për DENIM, atëherë blini xhinse me prerje të drejtë modeli “slim” në mënyrë që ju të dukeni bukur në to. Lirisht vishni bluza me jakë golfi gjatë stinës së dimrit pasiqë ato janë të ngrohta – ndërkaq trupi juaj është ndër të paktët që duket bukur në të…”

Ngjyrat dhe Format

Në rast se jeni me trup të dobët, janë disa truqe të cilat ju ndihmojnë që ju të minimizoni ato të cilat mund të mos ju pëlqejnë rreth trupit tuaj. Fillimisht ndahuni përgjithmonë nga vijat vertikale. Hulumtimet kanë zbuluar se vijëzat vertikale i bëjnë njerëzit të duken më të mëdhenj, dhe sigurisht ky mashtrim nuk do të duket tërheqës e aq më pak në rast se ju keni trup të dobët. Pra fillimisht blini të brendshme pambuku, kanatiere, bluza të lehta, ndërkaq pantollonat tuaja mund ta kenë një vijë vertikale tek qepja, me ç’rast do të duken edhe trendy. Ndërkaq xhaketat dhe pantollonat tuaja me katrorë milimetrikë dhe të zbehtë, duken për mrekulli, prandaj ju mund t’i mbani veshur edhe në këtë stinë. Për veshjet e sipërme, ka rëndësi që ato të mos jenë të puthitura, të lëshuara do të duken më bukur – sigurisht jo të tepruara. Koordinimi I ngjyrës konsiderohet shumë i rëndësishëm, veshja e njërës ngjyrë bën një efekt të caktuar. Marrim shembull: në rast se visheni me ngjyrë të zezë nga këmbët tuaja gjer tek maja e kokës, ju do të theksoni më shumë formën e trupit, duke e vënë në pah peshën tuaj. Përfitoni nga nuancat e ngjyrave si e hirtë e çelur, e kaltërt e çelur, dhe e bardhë, për t’u dukur më të hareshëm si nga disponimi, ashtu edhe nga pamja juaj.

Ndërtoni garderobën tuaj

Duke u bazuar në veshjet të cilat meshkujve me trup të dobët, do të duhej t’u gjindeshin në dollap, xhaketat me një apo dy kopsa do të ishin zgjidhje e zgjuar për raste më të veçanta, ndërkaq pasiqë kanatieret e theksojnë gjoksin, do të ishin shoku juaj më i mirë në këto raste. Sa i përket veshjeve të jashtme, Bluzat e zgjatura sigurisht janë më të shpeshta se xhaketat të masës suaj. Jakat e rrumbullakta janë zgjidhje më e mirë se jakët në formë të shkronjës V, ndërkaq në mot të ftohtë, ju lirisht mund të veshni edhe bluza me jakë golfi, pasiqë ato ju mbajnë të ngrohtë, ndërkaq trupi juaj është ndër trupat të cilët duken atraktiv në veshje të këtillë. Meshkujt e dobët poashtu mund të përfitojnë nga trupi i tyre duke veshur rroba disa palëshe. Dhe përsëri të duken bukur. Së fundmi, meshkujt e dobët mund të argëtohen jashtëzakonisht shumë duke eksperimentuar me materiale të llojllojshme, pasiqë ata kanë një mundësi më të madhe të qepjeve dhe veshjeve sesa meshkujt me trup të plotë. Marterialet me vijëza skoceze janë materiale që duken shumë bukur në trupin tuaj, por do të dukeshin të stërngarkuara në trupat e mbushur.

Dukuni sa më mirë: Më shumë Këshilla Flokët

Varësisht nga masa, ngjyra dhe stili i rrobave dhe elementeve të tjera nga garderoba juaj, ka disa pika të cilat duhet të merren në konsideratë gjatë veshjes së një trupi të dobët. Dukja sikur një dhëndër, është dukja më e përkryer për secilin mashkull, të dobët apo të plotë. Ngaqë meshkujt e dobët, kanë fytyrë me formë të theksuar, shfrytëzoni këtë përparësi duke e pyetur berberin tuaj se çfare prerje flokësh ju bën të dukeni më atraktiv, marrë parasysh karakteristikat e fytyrës tuaj, si: cukat në faqe, nofullën e theksuar dhe veshët e palosur.

Trendet nga Moda

Sigurisht, sikur stili I flokëve për meshkujt, poashtu edhe fiziku prej një trupi të dobët por të ndërtuar mire, mund të krijojë një përshtypje të mirë në relacion me trendet e modës. Kjo për arsye se dizenjatorët preferojnë të veshin trupa të këtillë, prandaj ju mund të gjeni veshje të masës suaj nga të gjitha stilet, e sigurisht që këtë mund ta përdorni si njohuri dhe mundësi për të inkorporuar disa veshje të reja nga stile të ndryshme në dollapin tuaj, jo vetëm për stinën e Pranverës. Në rast se ju nuk jeni individ që përcillni modën, atëherë së paku tentoni që të mbathni diçka më trendy se ato të zakonshmet.

51


Blerina Vuniqi


GĂŤzim Metaj

Kuki Nevolani

Veton Thaqi

Elena Kelmendi


ANGAZHIMET E BASHKËSISË Kur flasim për ambientin ku i rrisim fëmijët tanë, ne kemi parasysh për shumë fusha angazhimesh. Familja juaj është ‘shtresa’ primare e brendshme, kurse qyteti, ku ju jetoni, është ‘shtresa’ e jashtme. Ajo që është midis këtyre dy shtresave – dhe shpesh më e afërt me familjen tuaj – është lagjja e juaj ose fqinjësia. Pavarësisht a jetoni në një objekt të madh banimi, apo në një fermë larg në fshat, lagjja e juaj apo fqinjësia është vendi i parë ku ju dhe fëmijët tuaj krijoni lidhjet shoqërore. Lagjja është vendi, ku fëmijët tuaj shpesh i marrin mësimet e tyre të para në ndërtimin e bashkësisë. Lagjja është ’shkolla e parë’ e jetës, ku ata shohin se si fqinji i ndihmon fqinjit, ku ata i shohin në vepër shembujt e parë të gjërave që ju provoni t’ua mësoni dhe aty ata mund t’i realizojnë në vepër sjelljet e tyre. A i trajtoni ju të tjerët, ashtu siç dëshironi të tjerët t’ju trajtojnë juve? Verifikojeni këtë? Po si qëndron puna me mirësjelljen? Verifikojeni këtë! Po me respektin? Verifikojeni edhe këtë! QENDRA E ‘VENDBANIMIT’ TUAJ Lagjja juaj është qendra e vendbanimit tuaj. Përveç ambientit brenda mureve të shtëpisë, fëmijët tuaj këtë lagje do ta konsiderojnë si “shtëpinë” e vet. Sepse, na pëlqeu apo jo, bashkësia ka ndikim shumë të madh dhe ndikon në rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë. Është më se e vërtetë që një lagje e mirë dhe e organizuar mirë është një përfitim i madh si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. NGANJËHERË MUND TË JETË E VËSHTIRË Po, nganjëherë mund të jetë e vështirë të krijoni raporte të shëndosha shoqërore dhe të krijoni një lagje të mirë. Disa nga fqinjët, thjesht nga natyra nuk janë të shoqërueshëm dhe duket sikur ata nuk kanë vizion dhe nuk mund ta shohin pamjen, të cilën ju doni dhe përpiqeni ta krijoni. Ose, ndoshta ju jeni nga natyra i turpshëm dhe është vështirë për ju të komunikoni me të gjithë. Këto tipare mund të jenë pengesa për krijimin e lidhjes shoqërore në komunitetin, ku jetoni, por nuk janë pengesa, të cilat nuk mund të tejkalohen. Ndoshta fqinji i juaj është aq i ashpër sa që është vështirë të zbutet, por nëse një herë thyhet, apo zbutet ai do të bëhet i kujdesshëm dhe i afërt mu si gjyshi i juaj. NJË INVESTIM Të ndërtoni një raport shoqëror të fuqishëm në një lagje merr kohë të gjatë. Si çdo raport shoqëror do të ketë pengesa gjatë rrugëtimit të jetës. Por rregulli kryesor, i cili ka funksionuar me sukses, derisa ju jeni rritur ka qenë rregulli, sipas të cilit domosdoshmërish vlente parimi “Nëse doni të fitoni një shok, bëhuni ju vetë shok” Pra, mos u bëni dorështrënguar, egoistë dhe mos pritoni të gatuani biskota edhe për fëmijët e fqinjëve, mos rezistoni të merrni pjesë në pastrimin e gjetheve në lagje dhe të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme që organizohen në të mirë të lagjes. Bëhuni banore e mirë e lagjes, ashtu siç do të dëshiroje të jenë edhe fqinjët e tu, në mënyrë që në rast nevoje ti të kesh siguri, kur fëmijët tuaj duhet të hyjnë në shtëpinë e fqinjëve. Komunikoni me fqinjët, silluni mirë me ta, sepse me kalimin e kohës ajo mirësjellje do t’ju shpërblehet. Pranojeni që ju këtë nuk jeni duke e bërë vetëm për përfitimet tuaja personale, ose përfitimet e fëmijëve tuaj, por për të mirën e gjithë komunitetit ku jetoni. Krijoni “fshatin”, të cilin ju e dëshironi, i cili do t’i rritë fëmijët tuaj ashtu që do të ngulitet në mendjen e tyre dhe kurdoherë ata të kenë dëshirë, të kthehen dhe t’i rrisin fëmijët e tyre në të njëjtën lagje.

54


GOSSIP URIME DITËLINDJEN MADONNA !

Madonna feston 53 vjetorin e saj të lindjes, me të dashurin e saj të fundit, që është 29 vjet më i ri se ajo. Brahim Zaibat - balerini dhe manekini brazilian 24 vjeçar, është fotografuar përkrah Madonnës me rastin e ditëlindjes së saj gjatë tërë kohës, duke shkëmbyer përqafime të ngrohta në mes tyre. Me sa duket, dashuria për Madonnën mbetet gjithmonë e re, pavarësisht viteve që ajo mbanë mbi supe. I urojmë edhe 100 të tjera dhe akoma më shumë dashuri në jetë… HILARY DUFF SHTATËZËNË ?

23 vjeçarja Duff dhe bashkëshorti i saj Mike Comrie - 30 vjeç, kanë shpallur javën e kaluar gjatë celebrimit të 1 vjetorit të martesës së tyre, lajmin se së shpejti “do të bëhemi tre”. Hilary është shtatëzënë dhe ka deklaruar se kjo është një gjë e mrekullueshme që po i ndodh asaj dhe bashkëshortit Mike: “Ne jemi shumë të lumtur dhe ndonjëherë na duket e pabesueshme kjo gjendje, por jemi gati për të filluar një kapitull të ri të jetëve tona”- ka thënë Hilary për revistën “People”.

që fliste me ish - të dashurin e saj P.Diddy (me të cilin ka pasur një lidhje prej vitit 1999 - 2001) dhe në momentin e parë që është shpallur ndarja, Lopez është hedhur në krahët e ish - it të saj pa u menduar gjatë. Pasi është përfolur së tepërmi kjo ngjarje, disa javë më vonë, Jennifer është parë sërish me Marc dhe çdo gjë dukej sikur po kthehej për së mbari, mirëpo… fotografi mjaft intime dalin në shesh! Lopez shihet mjaft qartë duke u përqafuar dhe duke ndenjur shumë afër modelit William Levy si në shesh xhirim të këngës “I’m into you”, poashtu edhe larg kamerave, në fshehtësi totale. Nuk dihet asgjë se çfarë po ndodhë me Jennifer Lopez-in, që deri dje ka qenë idol për shumë gra e vajza në mbarë botën, e sot… Një gjë është më se e sigurtë, J.LO nuk I rikthehet më martesës së saj 7 vjeçare dhe vatrës së ngrohtë familjare - ka pohuar një nga miqtë më të ngushtë të Lopez dhe Anthony. JENIFFER DHE REPERI P.DIDDY

William Levy dhe Jeniffer gjatë xhirimit të videoklipit “I’m into you”

SELENA GOMEZ DHE JUSTIN BIEBER NDAHEN !

Adoleshenti më I pasur I Hollywood-it dhe ylli Gomez së fundi janë ndarë. Zëra të brendshëm pohojnë se lidhjes I është dhënë fund nga Selena, pasiqë ajo nuk miratonte shumë nga miqtë e Justin-it, “Ai shoqërohet me një ish të dënuar për armë të paligjshme si Lil Wayne, shoqërohet me një dhunues femrash si Chriss Brown dhe mbi të gjitha me një ish të dënuar - trafikant fëmijësh si Sean Kingston. Përpos tjerash, asnjëri prej tyre nuk është I moshës së Justin-it”- ka deklaruar Selena, “mendoj se ata janë një influencë e keqe për te si adoleshent që është dhe nesër nuk dua të përfundoj edhe unë në ndonjë spital si Rihanna”. Zënkat mes tyre kishin filluar që më parë, kur Gomez I kishte gjetur Justin-it mesazhe komunikuese me ish të dashurën e tij dhe ka zëra që thonë se shtytëse për këtë mund të ketë qenë Sean Kingston. Mësohet se Justin është larguar me lot në sy, mirëpo Selena është treguar mjaft e ashpër dhe është vërtetë e dhimbshme të shikosh një 17 vjeçar që qan për dashurinë e tij të vërtetë, por kësaj radhe me mend në kokë!

PRINCE HARRY LË TË DASHURËN FLEE DHE RIKTHEHET NË ARIZONA…

Modeles së bukur 25 vjeçare Florence Brudenell - Bruce duket se nuk I ka ecur lidhja me “princin e kaltër” këtë verë. Arsyet rreshtohen njëra pas tjetrës kur vjen puna te pyetja PSE?! Qarkullojnë shumë zëra nga miqtë dhe të afërmit e tyre se familja mbretërore e donte më shumë këtë ndarje sesa vetë Harry. Një informacion I brendshëm familjar, ka thënë se: “Harry tani është I fokusuar tërësisht në ushtri, karrierë dhe punë të rëndësishme, prandaj nuk ka kohë për dashuriçka”… Për atë duket se Flee ka qenë thjesht një argëtim tjetër i radhës gjatë kësaj vere dhe asgjë më tepër. Mirëpo, ndryshe nga ai, bukuroshja Flee duket se është prekur shumë nga kjo ndarje pavarësisht se në çdo pyetje që I kanë bërë, ajo ka qëndruar e vendosur duke thënë: “No comment”…

JENIFFER, NDAJE MENDJEN!

Disa ditë para ditëlindjes së saj të 42-të, Lopez ka shpallur ndarjen nga bashkëshorti I saj Marc Anthony, duke përfunduar kështu martesën 7 vjeçare. “Kjo nuk ka qenë e lehtë për asnjërin” - shprehen ata “mirëpo ndonjëherë vendimet e vështira duhet të merren aty për aty, pa u zgjatur së tepërmi”. Lopez dhe Anthony kanë dy binjakë nga kjo martesë - djalin Max dhe vajzën Emme, 3 vjeç. Natyrisht që si prindër biologjikë, asnjërit nuk I vjen mirë për këtë ndarje, mirëpo J.Lo duket më egoiste kur vjen puna tek jeta e saj intime. Ka fakte se Jennifer kishte disa muaj

LINDSAY LOHAN PO PLAKET !!!!!

Shenjat e para të plakjes kanë filluar edhe për problematiken dhe shumë të dashurën Lindsay 25 vjeçare. Lindsay e ka filluar karrierën e saj si aktore, e më pas si këngëtare, fashion design dhe së fundi modele. Na ka shoqëruar me filmat e saj që në moshën 11 vjeçare, e kemi parë të rritet në ekranet tona, e sot? Sot Lindsay 25 vjeç ka një fytyrë plot rrudha dhe jo aq të pëlqyer, kjo ndoshta vjen si rezultat I problemeve masive me drogën alkoholin, veset e kqija dhe jetën e shkatërruar familjare që ajo ka kaluar.

55


Ku ka mbetur libido i saj? Çfarë ju duhet të dini Mos u ankoni, flisni me të rreth gjërave që kanë ndryshuar. Femrat e humbin libido e tyre kur përjetojnë ndarje emocionale. Përsëritni sjelljen tuaj qysh nga gjashtë muajt e parë të njohjes me femrën tuaj për të ringjallur jetën tuaj seksuale.

kur femra heq dorë nga seksi, ju nuk jeni emocionalisht të lidhur me të… Është një këngë e cila fillon “Ku mbet libido I saj?” Tani dua që ju ta këndoni. A e kujtoni djem këngën “Ku kanë mbetur lulet?”. Ku ka mbetur libido e saj? Ajo ishte e pa parë për gjashtë muajt e parë të lidhjes. Ajo nuk mund të ngopej me ju. Ajo ju sulmonte. Ajo qmendej e tëra pas teje – vetëm pas teje. Ajo bënte qdo lloi seksi me ju dhe në qdo vend. Ajo poashtu donte të bënte sex me ju edhe gjatë pasdites. Dhe papritmas, e tëra u shëndërrua në një lidhje. Dhe pastaj kjo qudi filloi të ndodh. Duket sikur libido i saj shterroi!

Mungesa e Jetës Seksuale Pra, qfarë duhet të bëni? Ehh…ju sigurisht jeni si të gjith meshkujt e tjerë: ju filloni të ankoheni, sepse neve na pëlqen të ankohemi për gjërat që kemi humbur. Ju filloni ti lëshoni ato fjalët si, “ej zemer, qysh spot bjen në men, dyqysh, pse spo me sulmon mo si përpara?” ose “oj zemer, shum po më mungon mënyra se qysh më prekshe” ose “oj zemer, pse spo mi bon ato senet që mi bojshe ma herët? A mos jena msu me njoni tjetrin apo qka osht problemi? Dhe ne do të fillojmë ciklin tonë të ankesave. Dhe problem është që cikli i ankesave nuk ndalon kurrë. Në rast se i pytni miqt tuaj, ju do të zbuloni se shumica e tyre janë në situatën ku gjindeni edhe ju (që dmth, pa jetë aktive seksuale). Ato ose janë në një lidhje ku nuk kanë seks apo nuk janë në lidhje dhe nuk kanë seks. Përfundimisht, ato që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë seks, ju këshillojnë që të mos brengoseni – sepse të paktën, ju bëni seks… ndonjëherë.


Por unë nuk besoj se libido zhduket. E mira e intimitetit është se me partnerin tuaj të seksit mund të krijoni një atmosferë të rehatshme duke ndarë dhe mësuar qdo gjë për njëri tjetrin. Mësoni se si ta trajtoni njëri tjetrin, mësoni se si ti ofroni kënaqësi njëri tjetrit. Dini se qfarë tjetrit nuk i pëlqen dhe kjo atmosferë do të jetë ngazëllyese për ju. Nuk do të thotë se ju nuk i pëlqeni asaj. Nuk do të thotë se mekanizmi seksual në mes jush është zhdukur. Problemi qëndron në faktin se ju nuk jeni të lidhur emocionalisht si më parë. Kur një mashkullit i mungon seksi, ai ankohet. Ai nuk heziton të të tregojë për atë që do. Disa meshkuj të tjerë, thjeshtë e injorojnë partnerin e tyre. Është sjellja passive-agresive ajo që është përshkruar më sipër.

Lidhja Emocionale Kur një femër heq dorë nga seksi, kjo do të thotë se ju nuk jeni të lidhur emocionalisht me te dhe ju nuk jeni duke e trajtuar atë ashtu siq e keni trajtuar më parë. Ndoshta ju keni pasur romancë në gjashtë muajt e parë të lidhjes suaj dhe tani ato gjërat e vogla të cilat e mbajnë lidhjen e shëndetshme, janë zhdukur. Ndoshta ju nuk i jepni vëmendjen e duhur asaj kur ajo vije në shtëpi e lodhur nga puna, apo kur ajo tregon interesim për gjërat të cilat i pëlqejnë asaj. Ndoshta ju nuk i frekuentoni restorantet në të cilat ajo dëshiron të dalë. Ju edhe mund të jeni bërë i qmendur pas futballit, përderisa rrini të ulur në divanin tuaj të tërë ditën e dielë.

Ndoshta ju duhet t’I përsërisni të gjitha gjërat e bukura që ju I keni bërë në gjashtë muajt e parë të lidhjes suaj.

Përsërisni Sjelljen E tëra qfar ju duhet të bëni është të shikoni se si keni vepruar në fillim të lidhjes suaj, kur ajo bënte seks rregullisht me ju, dhe të filloni ti përsërisnit sjellje të cilat ajo i pëlqen. Ju nuk keni nevojë ta pyesni atë për sex, dhe ju as që duht të flisni rreth seksit. Meshkuj udhëhiqen nga ijet e tyre. Femrat udhëhiqen nga emocionet që kanë, nga zemrat, mendjet si dhe nga energjitë e tyre (pastaj edhe ato udhëhiqen nga ijet). Kështuqë, në rast se jeni duke e vuajtur këngën “Ku ka mbetur libido i saj?” ju duhet të shikoni brenda jush dhe të kuptoni me saktësi se qfarë është libido. Dhe pastaj ju do të kuptoni se ju jeni ai i cili e kontrollon libido e saj. Ju do të duhet ti përsërisni të gjitha momentet e bukura të cilat i keni kaluar me partneren tuaj në mujat e parë të lidhjes suaj. Dhe ju do të kuptoni që jo vetëm seksi do të kthehet, por poashtu edhe një nivel më i lartë intimiteti dhe besimi do të egzistoj në mes jush – ndërkaq seksi do të jetë edhe më i mirë se dikur, më i fuqishëm dhe më kulminant. Provojeni. Ka funksionuar shumë në lidhjet e mija. Unë bëja të njejtat gjëra: E këndoja këngën dhe ankohesha. Por në lidhjen time tani, nuk ankohem më ngaqë jam përkushtuar për të kryer veprimet të cilat ajo vërtetë i do, pra veprimet të cilat atë e kanë bërë të lumtur në muajt e parë të lidhjes sonë. Ndërkaq ajo është e qmendur në shtrat përsëri!


MBROJENI LEKUREN TUAJ

Pa marrë parasysh çfarë moshe keni, ju keni nevojë ta mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Ekspozimi i tepërt në diell jo vetëm që mund të shkaktojë kancerin në lëkurë, por ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë edhe tharjen e lëkurës, paraqitjen e leqeve të lëkurës, paraqitjen e rrudhave dhe probleme të tjera në lëkurë. Prandaj gjithmonë përdorni krem zbutës, krem për mbrojtje nga dielli dhe preparate kozmetike që përmbajnë faktorë mbrojtës nga dielli 15 gradë ose më të lartë. Nëse ju kaloni shumë kohë në diell, patjetër përdorni syza dielli dhe kapele për mbrojtje nga dielli.

KREMAT PËR LËKURË TË PËRGATITUR VET NË SHTËPI Edhe pse ju mund të bleni krema kundër plakjes së lëkurës dhe produkte të tjera në dyqane, ju gjithashtu edhe vetë mund të bëni zgjidhje në shtëpi, duke përgatitur një masë efektive kundër plakjes së lëkurës, e cila quhet “APPLE ANTI-AGING CREAM”. (kremi i mollës kundër plakjes së lëkurës)

Përbërësit: 2 lugë të çajit lëng molle 1 lugë të çajit lëng limoni 2 lugë të gjellës dhallë, qumësht i prerë (buttermilk) 1 lugë të gjellës vaj rozmarina 3 kokrra rrush pa fara 1/2 e mollës 2 të bardhët e vesë

Udhëzimet: Bashkoni të gjithë përbërësit e sipërpërmendur në një enë për bluarje Përdorni copëzat e posaçme të pambukut për trajtimin e fytyrës dhe me ndihmën e saj shpërndajeni këtë masë në tërë fytyrën Keni kujdes posaçërisht në pjesët rreth gojës dhe syve Pritni derisa masa e vënë në fytyrë të ngrihet, pastaj lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Që të keni rezultate sa më të mira përdoreni këtë metodë dy herë ne javë Masën e mbetur vendoseni në frigorifer dhe ruajeni, por jo më shumë se një javë.


GJITHMONë Me PRODUKTET Më Të REJA

Bulevardi i Dëshmorëve Albi Center Grand Store 044 150 100 049 150 100 mobishop_mani@hotmail.com


SHOQËRIA E MIRË DHE E KEQE Marrëdhëniet shoqërore janë shumë të rëndësishme për të jetuar një jetë të mirëfilltë. Në shumicën e rasteve njerëzit që na rrethojnë janë faktorë përcaktues të suksesit ose dështimit tuaj në jetë. Njerëzit që ju rrethojnë gjithashtu janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në lumturinë ose pikëllimin tuaj. Nëse ju doni të keni marrëdhënie shoqërore të shëndoshë me rrethin tuaj, keni parasysh këto këshilla:

Njerëzit e gabuar

Gjithmonë përpiquni t’u shmangeni njerëzve të gabuar, mos ndërtoni ndonjë marrëdhënie me ta. Kur lidheni me njerëz të gabuar, ata mund të ndikojnë në mendimet, fjalët dhe veprimet tuaja. Ata do t’ju tërheqin në drejtimin e tyre dhe ju ndoshta as nuk do të keni ndonjë zgjidhje tjetër pikërisht për shkak të faktit që ju tashmë jeni lidhur me ta. Njerëzit kanë një fuqi tërheqëse, me të cilën ju tërheqin në drejtime të gabuara dhe do t’ju bëjnë të ndiheni i frustruar gjatë jetës. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk e vërejnë me kohë këtë frustrim, sepse në fillim të shoqërimit asgjë nuk duket keq. Ju përfundimisht do ta vëreni këtë, me kalimin e kohës derisa jeni duke shkuar drejt ardhmërisë. Ju më në fund do ta zbuloni se keni mbetur pa vizione, ëndrra dhe plane për të ardhmen. Njerëzit e gabuar janë thjeshtë persona, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre shpresojnë të jetojnë në kurriz të tjetrit, qoftë nga pasuria e babait ose e dikujt tjetër. Ata vazhdimisht janë të varur nga të afërmit e tyre (sidomos njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit) dhe gjithmonë presin ndihmë të vazhdueshme në para për ushqimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Njerëzit e gabuar kurrë nuk do të flasin për arsimimin ose përfitimin e ndonjë shkathtësie të cilën do ta fitojnë me djersën e tyre personale gjatë gjithë jetës së tyre. Shikimi i tyre është gjithmonë i kthyer drejt gjërave luksoze siç janë veturat luksoze dhe gjërat e shtrenjta që duan t’i posedojnë. Ata kurrë nuk do të punojnë që të fitojnë para me djersën e tyre. Madje, edhe atëherë kur ata dëshirojnë të fitojnë para për veten e tyre, ata përpiqen t’i fitojnë ato përmes mënyrave jo të ndershme si për shembull përmes vjedhjes, ose formave të tjera mashtruese. Në rast se ju shoqëroheni me njerëz të tillë, ata gjithsesi do të përpiqen ta vrasin vizionin tuaj në jetë dhe do t’i shkatërrojnë potencialet tuaja. Marrëdhënia shoqërore me njerëz të tillë mund të jetë një anatemë për secilin që dëshiron ta jetojë një jetë të mirëfilltë.

59

Njerëzit e qëlluar

Njerëzit e qëlluar dhe të duhur janë njerëzit e mbarë, të cilët do t’ju udhëheqin juve në botën e premtimeve për një jetë të mirëfilltë. Ata gjithashtu ndikojnë në mendimet tuaja, fjalët veprat dhe përfundimisht ju nxisin të ecni në drejtime pozitive të jetës. Ju gjithmonë do ta ndieni këtë, kur shoqëroheni me njerëzit e tillë, sepse ata ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni sa më mirë dhe të jetoni një jetë sa më të mirë. Ata kanë vizione të qëlluara, ëndrra dhe plane për të ardhmen dhe vazhdimisht ju inspirojnë edhe juve. Ata do të bëjnë çmos që t’ju inkurajojnë dhe t’ju përkrahin që ju t’i realizoni vizionet dhe ëndrrat tuaja në jetë. Njerëzit e duhur vazhdimisht flasin për ardhmërinë dhe bëjnë plane për të. Kurdoherë që jeni në shoqëri me ta, ata përpiqen gjithmonë të bisedojnë rreth planit të ardhshëm të veprimit dhe se si do të përpiqen t’ia dalin që ta realizojnë vizionin e tyre dhe si do të përpiqen të kenë rezultate sa më të mira falë punës që ata tashmë janë duke bërë. Ata më së paku varen nga prindërit dhe të afërmit, apo kushdo tjetër. Ata thjesht besojnë në punën e tyre të palodhshme dhe determinizmin, i cili përfundimisht e garanton një jetë të mirëfilltë. Njerëzit e qëlluar dhe të mbarë kurrë nuk pushojnë së punuari dhe së përpjekuri që të realizojnë ëndrrat e tyre. Ata gjithmonë

janë persona të arsimuar dhe të shkathët. Ata, madje ose janë duke filluar ndonjë projekt, ose duke përcjellë një kurs, ose duke përfunduar ndonjë mision në jetë. Shumica prej tyre janë studentë, praktikantë, njerëz të klasës punëtore, profesionistë, industrialistë të mëdhenj, udhëheqës të bizneseve etj. Ata kurrë nuk llogarisin në pasurinë e të tjerëve. Ata i realizojnë qëllimet e tyre dhe ia dalin të fitojnë çfarëdo qoftë që ata dëshirojnë me punë të palodhshme dhe përkushtim. Ata zakonisht bëjnë jetë të

thjeshtë. Ata jetojnë sipas të ardhurave të tyre. Ata nuk shpenzojnë para në gjëra të panevojshme. Ata blejnë gjëra që mund t’ia ofrojnë vetvetes me të ardhurat e tyre të fituara me djersën e ballit. Madje, edhe nëse ata detyrohen të huazojnë nga të tjerët, ata përpiqen ta kthejnë borxhin pa bërë vonesa.

Njerëzit e duhur janë të rrallë, por ata mund t’i vëreni përmes këtyre tipareve: 1. Ata e përkrahin vizionin tuaj. 2. Ata e inkurajojnë vizionin tuaj. 3. Ata mendojnë për mirëqenien tuaj. 4. Ata ju udhëheqin drejt shtigjeve të drejta të jetës 5. Ata brengosen për të ardhmen tuaj. 6. Ata ju ndihmojnë të arrini suksese. 7. Ata ju korrigjojnë kur ju bëni gabime. 8. Ata ju kuptojnë. 9. Ata ju dëgjojnë. 10. Ata brengosen për problemin tuaj. 11. Ata ju qëndrojnë besnikë. 12. Ata ju mbrojnë (përfshirë këtu mirëqenien tuaj fizike dhe materiale). 13. Ata i vlerësojnë mendimet dhe idetë tuaja. 14. Ata i tolerojnë dobësitë tuaja dhe ju ndihmojnë që të fuqizoheni.


1 3

2

4 5

7

13

6

8

11 Wiz Khalifa 12 Drake 13 Pharrell Williams 14 Timbaland 15 Swiz Beatz 16 Nicki Minaj 17 50 cent 18 Pitbull 19 T-Pain 20 B.O.B

1 Jay Z 2 P. Diddy 3 Kanye West 4 Lil Wayne 5 Birdman 6 Eminem 7 Dr. Dre 8 Snoop Dog 9 Akon 10 Ludacris 16

9

11

14 18 15 17

10

19

12 20


Këshilla për humbjen e peshës: Çfarë do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe çfarë jo! Lëngje në sasi minimale?

Jo. “Ende nuk e kam takuar ndonjë person që e ka mbajtur peshën e humbur” thotë Sass. “Ju do ta rifitoni atë përsëri pasi të filloni të konsumoni ushqimin”.

Pastrimi i thellë?

Jo. “Përmbajtja e një përzierje prej piperi të kuq, sirup panje dhe lëng limoni është sikur një abstenim nga lëngjet – por kjo nuk përmban ndonjë ushqim substancial. Të paktën ju do të merrni disa kalori si dhe disa antioksidantë.

Të pa përpunuara?

Ndoshta. “Të gjitha perimet të cilat ju i konsumoni kanë pak kalori, por unë njoh edhe njerëz të cilët kanë shtuar peshë në konsumimin e perimeve, pasiqë ata kanë konsumuar arra dhe fara të cilat e ngadalësojnë procesin e dobësimit dhe djegies së dhjamit. Përgjithësisht është dietë e vështirë të mbahet”!

Ndërprejeni gjënë e “bardhë”

Po. “Ushqimeve të rafinuara si mielli dhe sheqeri, u janë hequr të gjitha vitaminat dhe mineralet, e aq më pak fibrat - të cilat ju lëjnë me drith kompakt i cili ka më shumë kalori në çdo kafshatë që ju e konsumoni. Duke i ndërprerë kafshatat tuaja, ju do të ndërpreni kaloritë. “Sigurisht është dieta më e shëndoshë dhe më e shpejtë për të humbur peshë”.

Pirja e Qumshtit

Po. “Një studim ka treguar se ata që kanë mbajtur dietë dhe kanë konsumuar të paktën disa decilitra me qumësht, kanë humbur më shumë peshë se sa individët të cilët kanë konsumuar më pak qumësht, ose nuk kanë konsumuar fare. Se si funksionon ky fenomen, nuk jemi të sigurtë, por proteinat ditore që marrim, na bëjnë të ndihemi të ngopur”.

Ushqimet e Pikante

Po. “Këto ushqime e shpejtojnë metabolizmin, dhe sa më shumë që hani, aq më i madh është efekti. Mund të hiqni rreth 15 kilogramë në vit. E di, shokuese”.

62


Paguani me Para në Dorë Ndoshta. Një studim i fundit ka treguar se njerëzit të cilët përdorin kredit kartelat në supermarket, blejnë më tepër artikuj të pashëndetshëm se ata konsumatorë të cilët paguajnë me para të gatshme. Ushqimi i shëndetshëm nuk e lejon shtimin në peshë.

Dijetë pa Gluten

Jo. “Eliminimi i glutenit – proteinës së drithit, thekrës dhe elbit – nuk ka të bëjë fare me peshën. Edhe në mes të njerëzve të cilët i konsumojnë këto produkte, nuk është vërejtur ndonjë shtim në peshë. Ju do të humbni peshë vetëm nëse do të ndaloni kaloritë”.

Ngrënja e Mëngjesit

Po. “Shujta e mëngjesit ndihmon në metabolizmin tuaj si dhe ju parandalon nga uritja e papritur gjatë ditës – me ç’rast do të bënit zgjidhje të papërshtatshme ushqimi”. Shujta ideale është përzierja e proteinave, pak yndyrë si dhe fibra. Mendoni shembullin: Jogurti pa yndyrë me malina dhe fruta pylli.

Dietë me karobhidrate të pakëta

Jo. Ju do të humbni peshë për kohë të shkurtër, pra peshë ujore. “Karbohidratet janë energjia e preferuar e trupit – për këtë arsye ju jeni kaq energjik”. Me eliminimin e karbohidrateve, ju do të humbni peshë, do të ndaloni konsumimin e grurit si dhe do të rrezikoni ndryshimin e disponimit tuaj”.

Shujtat e vogla

Po. Përtypja pak e ushqimit, çdo tre deri në pesë orë brenda ditës, e mban metabolizmin tuaj aktiv gjatë gjithë kohës duke parandaluar rënien e sheqerit në gjak, i cili qon në dëshirën e shtuar për ushqim si dhe nevojën për të ngrënë diçka shpejtë.

Përdorimi i “Adderall”

Ndoshta. Ky medikament u përshkruhet fëmijëve që vuajnë nga çrregullimi i ADHD, ndërkaq efekti anësor është humbja në peshë. Por ky medikament mund të krijoj varësi apo të jetë edhe i rrezikshëm, pasi që ka edhe efekte të tjera anësore (ulë libidon, shkakton dridhje të trupit si dhe shkakton insomninë).

63


NJË IDE NË JAVË SI TË ORGANIZOHENI

ORGANIZIMI Eshtë fjalë e njohur për shumë shfaqje me programe dekorative të njohura sot. Çdo familje lufton me rrëmujën që e rrethon – pavarësisht a ka të bëjë me një grumbull të madh të gazetave apo një banjë të vogël gjithandej rrëmujë. Këtu keni 52 ide, të cilat mund t‘i përdorni tani që ta zgjidhni problemin e rrëmujës që ju rrethon gjatë tërë vitit. Madje, në qoftë se ju përdorni vetëm një këshillë në javë, që nga ky moment në fund të vitit do të përfundoni si një person i organizuar. A mendoni se jeni personi i vetëm i paorganizuar në gjithë lagjen tuaj? Asosciacioni kombëtar i organizimit profesional raporton që ne nuk i përdorim pothuajse 80 % të gjërave që i disponojmë. Ne veshim vetëm 20 % të rrobave që i kemi, kurse 80 % e garderobës rri e varur në varëse, vetëm që të jetë aty për çdo rast dhe 25 % të të rriturve thonë që ata i paguajnë faturat me vonesë, sepse i kanë humbur. Nëse gjendeni në mes të një grumbulli të mëdhenj gazetash, në mëngjese të acarta, ose ju kanë humbur çelësat e veturës, shfrytëzojeni idenë në vazhdim si ta organizoni familjen dhe shtëpinë tuaj!

NË MBRËMJE/NË MËNGJES

Përgatiteni drekën, palosni rrobat, dhe vendosini çdo gjë që ju nevojitet për ditën e nesërme në një vend të posaçëm, një natë më herët. Sigurohuni që fëmijë tuaj të kenë detyrat dhe librat në çantë që t’i kenë gati për ditën e nesërme. Vendosni çantën/portofolin, celularin dhe çelësat në një vend të posaçëm çdo ditë ashtu që ju gjithmonë ta dini ku janë. Vendosni për menynë e mëngjesit një natë më parë. Nëse familja duhet të hajë drithëra, atëherë vendosni mbi tryezë pjatat, lugët dhe drithërat. Formojeni një listë ku do të renditni aktivitetet që duhet t’i kryeni për ditën e ardhshme. (Përpiquni ta bëni këtë rregullisht!) Mbusheni veturën me karburant një ditë më herët që ju të mos brengoseni se duhet të merrni karburant në mëngjes, sidomos nëse jeni vonë për punë.

BANJO:

Që t’i organizoni orenditë në banjo, blijeni një shport me kapak. Vendosni të gjithë aksesorët tuaj (siç janë sprejët për flokë dhe losionet) në të dhe vendoseni në dollap. Nxirreni jashtë kur t’ju nevojitet dhe kthejeni përsëri brenda kur të kryeni punë. Që ta organizoni dush-kabinën/vaskën vendosni sapunët, shamponët dhe kondicionerët në vendet e caktuara ku duhet mbajtur ato. Disa lloje të orendive të banjës është e mundshme të blihen nëpër super-markete – duke përfshirë ato që varen nga dush-kabina dhe disa që mund të ngjiten në kënd të vaskës. Për të mundësuar pastrimin e dyerve të dushkabinës blini shpuza përkatëse për pastrim (të njëjta siç i keni për pastrimin e dritareve) dhe mbajini ato të varura afër dushit. Kur ju përfundoni së bëri dush, ju thjesht fshijeni ujin nga dyert e dush-kabinës dhe thajeni. Instaloni një trakë magnetike në dollapin tuaj në banjë dhe vareni pincetën, briskun e thonjve dhe gërshërët. Mbaji materialet për lexim në një dollap të veçantë. Kur të blini revistë të re, revistat e vjetra mund t’i largoni nga aty me qëllim që t’i mbani revistat në rregull dhe të mos lejoni të grumbullohen. Hidhni të gjitha gjërat që i keni në banjë dhe nuk ju hyjnë në përdorim. Grimet, losionet, zhiletët e vjetër, kremat për mbrojtje nga dielli dhe parfumet. Nëse ka hapësirë të mjaftueshme në dollapët tuaj në banjë për t’i vendosur peshqirët ju mund t’i palosni ata në formë të cilindrit dhe t’i vendosni në një shportë dekorative afër dushkabinës ose vaskës. Vendosni varëse në mur ose mbrapa derës së banjës për rroba dhe peshqirë. Përdorni sirtarë për të vënë produktet e grimit tuaj, bizhuteritë, lidhëset e flokëve dhe gjërat e tjera. (dollapë të plastikës që mund t’i gjeni edhe në supermarkete, sepse janë shumë të përshtatshëm për t’i rregulluar gjërat tuaja në banjë) Vendosni një sirtar në tualetin tuaj për të vënë peshqirët shtesë, leckat dhe pajisjet e tjera. Vendosni orë në secilin tualet që të mos keni arsye për vonesë.


DOLLAPËT:

Vendosni shporta për rrobat tuaja të pastra dhe të papastra. Klasifikoni rrobat duke i vënë në qese rrobat e vjetra që nuk i përdorni dhe dhuroni ato rroba te ndonjë bamirësi lokale. Këtu përfshihen rrobat që nuk janë më në modë, nuk na bëjnë sepse kemi fituar ose humbur peshë, ose nuk i kemi veshur që një kohë të gjatë. Gjithashtu këpucët që janë vjetruar dhe nuk vishën më hidhni. Klasifikoni rrobat tuaja sipas stinës. Nëse keni një dollap të gjatë me disa rafte ku ju mund të varni rrobat tuaja, vendosni rrobat e stinës aktuale më poshtë, ndërsa rrobat e stinës së kaluar i vendoseni më lartë. Klasifikoni rrobat tuaja sipas qëllimit: Rrobat e punës, të zakonshme, rrobat për stinë të ngrohtë ose të ftohtë dhe ato formale. Mblidhni të gjitha varëset e rrobave që më nuk i përdorni dhe dërgoni ato në pastrim kimik për riciklim. Vendosni në varëse shallet dhe rripat tuaj. Përdorni rafte këpucësh që t’i palosni këpucët. (Ju nuk keni nevojë që t’i mbani të gjitha këpucët tuaja që nuk i përdorni!) Vendosni varëse në derë të dollapit tuaj për t’i vënë kapelat dhe çantat. Rrobat që i përdorni prapë ruani në qese plastike me vakum. Këto qese me vakum i ngjeshin rrobat dhe mund t’i vendosni për fundi shtratit apo në dollap dhe nuk zënë hapësirë. Ruani vetëm ato rroba që ju mendoni që do t’i vishni prapë! Klasifikoni enët në dollapët tuaj sipas kategorive: pjatat, gotat, kutitë e plastikës, pjatat e fëmijëve etj. Vendosni pjatat në një raft, gotat në një raft tjetër e kështu me radhë. Në mënyrë që pasi t’i nxirrni nga makina larëse e enëve, ju apo ndonjë anëtar tjetër i familjes tuaj të dijë ku duhet vendosur ato. Vendosni të gjitha llojet e ushqimit në ndonjë dollap të posaçëm—gjërat që janë të ngjashme i vendosni së bashku — për qasje të lehtë dhe për vlerësim të inventarit. Vendosi të gjithë pudingët dhe mëlmesat në ndonjë shportë. Blini një raft special që përshtatet me dollapët tuaj për të gjitha mëlmesat tuaja. Vendosni mëlmesat që i përdorni më së shumti më përpara dhe ato të tjerat mbrapa -- ose bëni një renditje sipas alfabetit. Caktojeni një dollap apo sirtar për të gjitha kutitë e plastikës. Blini pajisje që mund të paketohen me qëllim që të mund ta maksimizoni hapësirë në dollap apo sirtar. Ruani hapësirën në tavolinën e punës në kuzhinë për gjëra të përditshme. Ekspozoni aty vetëm ato librat për gatim që ju i përdorni dhe nëse është e mundshme çdo makinë për bluarje, kompletin e thikave, etj të gjitha i futni në dollap. Nëse keni një koleksion të recetave që nga dita në ditë po grumbullohen në sirtar, blini një ose krijojeni një skedar ku do t’i klasifikoni të gjitha ato sipas ngjyrës, që ju pastaj të mund t’i vendosni recetat tuaja në mënyrë që t’i mbroni dhe t’i gjeni më lehtë. Përdorni përsëri qeset tuaja të najlonit kur të shkoni në dyqan ose treg. Qeset që janë të përdorshme nuk ka nevojë t’i hidhni, sepse mund t’ju hyjnë në përdorim. Bëjeni shprehi ta pastroni frigoriferin tuaj çdo herë që ju blini ushqim të freskët dhe e hidhni ushqimin bajat apo atë, të cilit i ka skaduar afati i përdorimit.

DHOMA E FËMIJËVE

A ju vjen mund nga rrobat e palara? Vendoseni një kosh të basketbollit në dhomën e fëmijëve, në mënyrë që ta motivoni fëmijën t’i hedhë rrobat e palara, dhe ky veprim atij t’i duket atraktiv duke paramenduar se është duke hedhur topin e basketbollit në kosh dhe kështu ai nuk do t’i hedhë ato anekënd dhomës dhe të krijojë rrëmujë. Vendosni dy dollapë në dhomën e fëmijëve tuaj, kështu që ai mund t’i vendosë dhe t’i klasifikojë rrobat me ngjyrë të mbyllët dhe të çelët dhe kur ata të zhvishen mos t’i hedhin anembanë dhomës. Vendoseni një litar nga një kënd i dhomës deri në tjetrin, kështu që fëmija i juaj të mund t’i varë punimet e tij të preferuara nga lënda e artit. Vareni një dollap dekorativ prej rrjete, kështu që fëmija juaj t’i vendosë të gjitha lodrat e veta dhe të mos i përhap nëpër dhomë. Vendosni rafte për vendosjen e librave, kështu që fëmija juaj të mund të organizojë radhitjen e librave, përkatësisht të bibliotekës së tij. Blini fëmijës suaj një orë-alarmi dhe mësojeni si të zgjohen me kohë.

KËSHILLA TË TJERA:

Kujdesuni dhe sigurohuni që çdo gjë në shtëpinë tuaj ta ketë vendin e vet. Mësojeni çdo anëtarë të familjes ta menaxhojnë rrëmujën, të cilën e krijojnë vetë. Për shembull, nëse nxjerr ndonjë gjë, ktheje prapë Brenda.; Nëse hapni ndonjë dollap, mbylleni prapë; nëse hidhni diçka në dysheme, merreni prapë; nëse krijoni rrëmujë, pastrojeni vetë etj. Vendoseni nga një shportë për mbeturina në çdo dhomë dhe për fundi shportës vendosni një grumbull qesesh najloni të papërdorura, si rezerve. Kjo gjë do ta eliminojë mundësinë që të humbet kohë duke shkuar poshtë e lartë për të kërkuar qese najloni dhe i ofron mundësi çdo anëtari të familjes që t’i hedhë mbeturinat e veta. Vendosni një shportë dekorative në tavolinën e vendosur në dhomën e ndejës, ku do të mbani telekomandat. Përdorni një kovë plastike ose rafte të posaçme, ku do të vendosni produkte për mbajtjen e higjienës në banjë dhe tërë shtëpinë. Vendosni nga një shportë në secilën dhomë, kështu që fëmijët të mund t’i hedhin lodrat në to. Për lodrat që përdoren jashtë vendosni një shportë që është rezistuese në ujë dhe lagështi, kështu që fëmijët të mund t’i hedhin lodrat e tyre. Mblidhni të gjithë topat dhe lodrat që përdoren jashtë dhe vendosni në garazh. Çdo natë para se të shkoni në shtrat, sigurohuni që çdo anëtar i familjes së paku 10 ose 15 minuta të merret me rregullimin e gjërave dhe pastrimin e rrëmujës. Realizojeni këtë jo në formë të urdhrit, por në formë të lojës, që t’i motivoni fëmijët të bëjnë gara se kush do të punojë më shumë ose kush do t’i mbledhë me shpejt gjërat dhe t’i vendosë në vend të vet. Krijojeni një vend të caktuar që do të shërbejë si qendër e porosive për të gjithë anëtarët e familjes, si për shembull një vend i përshtatshëm për këtë mund të jetë dera e frigoriferit, ose ndonjë vend tjetër dhe aty po ashtu vendoseni listën e gjërave që duhet blerë të nesërmen, listën përkujtuese, kalendarin dhe porositë e telefonit. Krijojeni në kompjuterin tuaj një listë të posa-

çme të gjërave që duhet blerë në treg dhe dyqane ku furnizoheni me ushqime dhe gjëra të tjera. Klasifikoni në kolona gjërat ushqimore, si për shembull ushqimet e ngrira, prodhimet e qumështit etj. Në secilën kategori radhitni gjërat, të cilat ju i bleni vazhdimisht. Organizojeni listën e gjërave që duhet blerë, duke e përshtatur me radhitjen e gjërave që kanë në dyqan ose në treg, domethënë sipas radhitjes që kanë atje në vitrinat e dyqaneve ose supermarketeve. Printojeni një kopje dhe mbajeni me vete për javën aktuale. Kur ju vëreni se një produkt ushqimor në shtëpinë tuaj është duke u shpenzuar, ose kur ju e përgatitni listën javore të gjërave ushqimore, thjesht theksojeni në listë produktin në fjalë që ta keni parasysh se duhet blerë së shpejti. Mbajeni këtë listë aktuale duke shtuar ose hequr gjërat që ju më nuk i bleni. Krijoni një vend të zbrazur në listën tuaj për ‘gjëra të tjera’ ku anëtarët e familjes tuaj mund të shtojnë në listë gjëra që ata kanë nevojë, por që nuk janë në listë. Të bëni blerje përmes internetit është edhe më mirë se të shkoni e të humbni kohë nëpër dyqane. Ju në këtë mënyrë u shmangeni radhëve të gjata të pritjes në trafik, bartjes së peshave të rënda dhe mund të bleni në çdo kohë. Krijoni një kuti në tavolinën tuaj të punës për vendosjen e letrave (faturave, lejeve të ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e fëmijëve në shkollë etj.) pra, letrat që kërkojnë medoemos vëmendjen tuaj. Zbrazeni këtë kuti dhe pastrojeni çdo ditë nga letrat që nuk ju duhen më. Vendosni një vend të caktuar, ku do t’i mbani gjërat elektrike, si telefonat, mbushësit e telefonave, Blackberry / iPhone, kamera, iPod, video-lojërat etj. Kështu për shembull ju nuk do të keni nevojë të humbni kohë duke i kërkuar ku janë, ose nuk do të keni nevojë ta lutni dikë t’ju thërrasë me telefon që ta gjeni celularin tuaj. A keni shumë gjëra të pa përkufizuara që duhet t’i ruani veç e veç, siç janë disa elemente elektrike? Emëroni ato me një emër të përbashkët qoftë sipas funksionit që kryejnë, qoftë sipas ndonjë tipari tjetër. Ky emërtim do t’ju ndihmojë që të dini gjithmonë për çfarë përdoret ai element. Qëllimi i organizmit nuk është që ta bëni shtëpinë tuaj të shkëlqejë, por që ta bëni jetën tuaj më të lehtë, më të qetë dhe më funksionale. Përpiquni t’u përmbaheni këtyre ideve dhe do të keni një shtëpi me më pak rrëmujë, më të pastër dhe gjëja më e rëndësishme është se ju do të keni më shumë kohë të shpenzoni me familjen tuaj.


Dashuria: Do të tundoheni nga një ftesë e paparashikuar dhe do të përpiqeni të lini përshtypje pozitive. Mund të mbështeteni tek aftësitë tuaja tërheqëse. Puna: Do të tregoheni gjaknxehtë me një kolegë tuajin, i cili në vend se të favorizoj punën tuaj, e pengon atë.

PESHORJA

DASHI

HOROSKOPI DASHURIA: Nuk do të jeni në gjendje të jeni në harmoni me personin e dashur dhe është e lehtë të krijohen mosmarrëveshje. PUNA: Do të vendosni të ndërmerrni një mundësi punësimi, por do të jeni i kujdesshëm në zgjedhje. SHËNDETI: Hani ushqime të lehta.

Shëndeti: Do të jeni në formë të shkëlqyer.

Puna: Do të ndjeni nevojën që të bëni pushime dhe do të përpiqeni t’i përfundoni brenda një kohe sa më të shkurtër gjërat që keni marrë përsipër.

VIRGJËRESHA

LUANI

GAFORRJA

Shëndeti: Konsumoni ushqime që treten lehtë.

Dashuria: Raporti juaj në çift po kalon një fazë të mrekullueshme dhe premton të konsolidohet gjithnjë e më tepër. Puna: Shmangni komentet në punët e të tjerëve, pasi rrezikoni të dukeni antipatikë përpara syve të kolegëve tuaj.

AKREPI SHIGJETARI

Dashuria: Do të ndiheni të lodhur dhe të pakënaqur, mos i shkarkoni këto te personi i dashur.

PUNA: Nuk do të keni asnjë mundësi për të bërë pushime, por do të arrini të realizoni objektivat tuaja. SHËNDETI: Nëse është e mundur lejoni vetes të bëni një pushim, ndoshta në mal.

DASHURIA: Do të jeni shumë diskret në përballimin e një debati të rëndësishëm dhe kjo do t’a kënaqë partnerin tuaj. PUNA: Do të jeni në gjendje të merrni vendime të rëndësishme, të cilat do t’ju lejojnë të përmirësoni gjendjen tuaj ekonomike. SHËNDETI: Do të ndjeni një lodhje të lehtë.

DASHURIA: Ju do të merrni një thirrje telefonike nga një person i dashur, që ju do t’u japë sugjerimet e tij të vlefshme lidhur me marrëdhënien tuaj emocionale. PUNA: Do t’ju duhet të vlerësoni alternativat që do t’ju paraqiten. Kujdes, mund të fshehin rrezik!

Shëndeti: Mundohuni ta largoni stresin nga vetja.

SHENDETI: Nivel maksimal energjie.

Dashuria: Një njohje e re do t’ju bëjë të ndiheni mirë gjatë gjithë këtij muaji, por shmangni të bindni partnerin të ndjek idetë tuaja.

DASHURIA: Duhet të lësh mënjanë krenarinë personale dhe të fillosh të pranosh gabimet, nëse kërkon të marrësh faljet e personit që do.

Puna: Do të kaloni një fazë pozitive në punë. Do të keni mirënjohjen e punëdhënësve dhe nuk do të mungojnë propozimet e reja në punë.

UJORI

BINJAKËT

Shëndeti: Konsumoni ushqime që përmbajnë vitamina.

BRICJAPI

Puna: Nuk do të keni asnjë mundësi që të bëni ndonjë pauzë, por kjo nuk do t’ju pengojë që të arrini objektivat tuaja.

DASHURIA: Do të keni një sjellje pozitive dhe iniciativat tuaja do të merren seriozisht në konsideratë nga personi që dashuroni.

PUNA: Duhet të pranosh kritikat që do të marrësh nga drejtuesit e tu, por t’i përdorësh ato në mënyrë konstruktive.

Shëndeti: Evitoni larjet me ujë të ftohtë në këtë periudhë!

SHËNDETI: Kontrollo kaloritë.

Dashuria: Do të jeni shumë të ëmbël me personin e zemrës dhe do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë këtij muaji.

Duhet të mundoheni të mos jeni shumë këmbëngulës, përndryshe kjo sjellje do t’ju ofrojë një zënkë me personin që doni.

Puna: Do të korrni rezultate të mira në punë, kjo duke ju falënderuar edhe një njohjeje të re dhe sygjerimeve që do të merrni nga ky person. Shëndeti: Stresi do të vazhdojë të jetë prezent te ju edhe gjatë këtij muaji.

PESHQIT

DEMI

Dashuria: Do të pranoni një ftesë të paparashikuar dhe do të kaloni një fazë shumë të këndshme, larg të përditshmes monotone.

PUNA: Duhet të impenjoheni maksimalisht për të përfunduar një çështje të cilën e keni shumë për zemër. SHËNDETI: Do të jeni pak i stresuar.


Foto: Avni Selmani Hair & Make-up: Dona & Keka Modele: Ariana Cena


Bizzarro I Rr. Lidhja e Pejës, Bresje në kilometrin e 8-të Prishtinë-Aeroport Bizzarro II Gjilan rruga e Ferizajit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.