Dimension 1 Periodike e Pavarur
Dimension 1 Periodike e Pavarur
Staf i Buletinit Kryeredaktor: Darjan Kojnomi Koordinatore e Projektit: Elona Memetaj Anëtarë: Antonella Carafelli Nikolina Guri Dorina Reçi
Adresa: Rruga “Don Bosko” nr. 4 , Tiranë, Shqipëri Tel: 04-2230088 Cel. 0682024596 / 0692035270 E-mail: caritasalbania@caritas.icc-al.org darikonomi@yahoo.com
Ja çfarë mund të lexoni: Preferenca për nevojtarët
7
Protokollet dhe vulat nuk mjaftojnë
9
Integrim më të gjerë
13
Të shohësh ndryshe të njëjtë dhe të ndryshëm
19
Mos më harro
22
Në vemendje të Avokatit të Popullit
25
Mbi efikasitetin e shërbimeve
28
Aftësia e kufizuar mendore në Shqipëri
31
Sot trishtuese, nesër frymëzuese
34
Politikë bashkëkohore do të thotë integrim social
36
Realitet, mesazhe dhe vizione
39
Forca e komunitetit sjell ndryshime të mëdha
43
Çfarë shpjegon Ismet Bellova
47
7
Preferenca për nevojtarët Dr. Albert P. NIKOLLA Drejtor i Caritas Shqiptar
Emblematik mbetet në mendjen time shpjegimi interesant i Shën Agustinit mbi konceptin e “së keqes”. Ai thotë se “e keqja” është një “jo njësi”, është një “e mirë” e munguar. Pra nuk ka një bazë ekzistenciale. Kush i njeh misteret e Zotit dhe shenjat e tij? Në Ungjillin e Gjonit, kur e pyesin Krishtin për një të sëmurë se, cili nga njerëzit e vet ka mëkatuar që ai ndodhet në një gjëndje të tillë, përgjigja e tij i çudit të gjithë: “Askush nuk ka mëkatuar”. Mendoj se ky duhet të jetë edhe mesazhi bazik nga ku niset shërbimi ynë si Caritas për personat me aftësi të kufizuara. Një shërbim që mbështet totalisht këta persona, duke respektuar thellësisht dinjitetin e tyre dhe, njëherazi, duke rënë ndesh me një mendësi jo pranuese që rëndom e gjen në shumë dinamika të kulturës aktuale shqiptare. Mjaft familje kanë një tendencë për “t’i fshehur” këta njerëz me një ndjesi të papranueshme “turpi”. Është një ndër opcionet themelore të Kishës preferenca për të varfërit, të sëmurët, të pastrehët. Preferencë kjo që ka një zanafillë ungjillore, pasi te këta persona shikohet dhimbja e Krijuesit, Krishti i kryqëzuar. Në një kohë, kur në shoqërinë e sotme shqiptare sytë e shumicës së njerëzve janë përqëndruar te mediat, politika, spektaklet, sporti e ku ka një tendencë për të harruar skutat e errëta ku varfëria dhe dhimbja marrin përmasat e tyre më dranatike, Caritasi ka për detyrë të shikojë pikërisht aty. Caritasi duhet të ketë sy të kujdesshëm e të dhembshur, pët të parë
8
me dashuri çdo lloj përjashtimi, përbuzje e varfërie që cënon direkt esencën e qenies njerëzore. Në këtë konkest duhet parë edhe aktiviteti i Caritas-it Shqiptar me projektin “Jetë e Çmueshme –Çmueshëm jetoj”, që përfshin asistencën e personave me aftësi të kufizuara në FushëKrujë, Laç e Shkodër. Natyrisht, Caritasi nuk do të zgjidhë problemet e këtyre personave, por krahas punës që bëhet në këto zona me këtë persona duhet punuar për ngritjen e një mendësie te re për pranimin e tyre ne shoqëri. Këtu qëndron edhe funksioni edukativ i Caritasit si shprehje e dashurisë së Krishtit. Pikërisht për këtë veçori që ka Caritasi, për të parë atje ku të tjerët nuk shohin, për të ndihmuar atje ku është lënë në harresë, për të sjellë dashuri aty ku ajo mungon, qëndron edhe vetia specifike e Caritas-it, që e dallon atë nga një aktivitet i thjeshtë asistencial. Kjo nuk do të thotë aspak se, Caritasi nuk duhet të ofrojë një asistencë thellësisht profesionale, por nuk mund të ndalet këtu, duhet të shkojë më tej, duke e bërë një punë që ka për synim edhe krijimin e një kulture mikëpritëse për këtë persona, sepse vetëm me një përfshirje totale të të gjithë shoqërisë problemi i asistencës ndaj tyre mund të ketë një zgjidhje reale. Nëpërmjet këtyre pak rrjeshtave do të doja të përcillja një mesazh të trefishtë: nga njëra anë shprehjen e një pranie njerëzore ndaj personave më aftësi të kufizuara si dëshmi përkujdesi që nuk do të mungojë nga ana e Caritas Shqiptar; nga ana tjetër kërkesën për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, që krahas punës së madhe që kjo Ministri bën, ndoshta ka ardhur koha për një kapërcim cilësor dhe një bashkëpjesëmarrje në projekte konkrete me Caritas-in për ngritjen e qëndrave ditore ku asistenca merr përmasa thellësisht profesionale; dhe, së fundi, një mesazh përsëri për personat me aftësi të kufizuara që të jenë ata që ta ngrenë zërin fort për të drejtat e tyre dhe të bëhen protagonistë të fatit e të të drejtave të tyre, si qënie njerëzore të barabarta në dinjitet me çdo shtetas.
9
Protokollet dhe vulat nuk mjaftojnë… Darjan KONOMI
Kam dëshirë t’ju refehem, duke dhënë një dëshmi personale, atë të jetës sime. Dhe këtë e bëj jo sepse dëshiroj të flas për veten, por sepse ndjej dëshirën të ngritur përmes shëmbullit tim dhe eksperiencave apo imazheve që kam nga jeta rreth disa problematikave për realitetin shqiptar. Dhe, natyrisht i referohem realitetit mbi personat me aftësi të kufizuara. Për këta njerëz - pjesë të shoqerisë tonë - kam dëgjuar shumë herë debate dhe dhënien e disa epiteteve të ndryshme. Disa i konsiderojnë njerëz heronj, që edhe pse zoti u ka lënë një fatkeqësi, ata kërkojnë të punojnë dhe të kontribojnë në shoqeri, kanë ndjenjën e përgjegjësisë etj. Por, nëse e analizojmë pak më tej këtë realitet, do të vërejmë që nuk është një mendim i saktë. Përse? Përgjigja është e thjeshtë: një njeri që kërkon të luftojë për të siguruar jetën e tij, atëhere sigurisht që është një njeri i përgjegjshëm, dhe me këtë besoj se të gjithë bien dakord. Por, deri këtu nuk mund të quhet hero. Kjo është diçka që, së pari, duhet kuptuar nga vetë personat me aftësi të kufizuara; ata nuk janë herronj, por thjesht një pjesë e shoqerisë me karakteristka të ndryshme. Kur njerzit me aftësi të kufizuara pranojnë të tilla epitete, praktikisht i japin shoqerisë një alibi shumë të mirë për t’u shfajësuar nga mungesa e një politike sociale aktualisht inekzistente, pasi deri tani kjo është e kufizuar te akordimi i një pensioni, i cili nuk mjafton as për përmbushjen e nevojave më elementare. Por, kjo do të analizohet më poshtë. I rikkthehem përsëri problematikës time, duke e kodifikuar
10
me pak fjalë alibinë që njerzit me aftësi të kufizuara i japin shoqerisë kur pranojnë këto fjalë të bukura. Shoqeria në këto raste shfajësohet, sepse ndjen që ka kryer detyrimin e saj, që të gjitha janë në rregull. Por, në fakt nuk zgjidhet asgjë, ngaqë asnjëherë me fjalë të bukura nuk është zgjidhur asgjë. Që të ndryshojë mentaliteti duhen konkretisht punë, vepra. Por, siç thashë edhe më sipër, përveç kësaj kategorie (flas për ata që përdorin fjalët e bukura) ekziston edhe ajo pjesë që e sheh një handikap si një fatkeqsi të madhe. E madje, nuk ka asnjë ndrojtje ta deklaroj fare hapur. Fraza si ‘i shkreti’, ‘sa gjynah’ apo ‘gjysmë njeriu’ janë disa fraza që i kam dëgjuar shumë shpesh, kur biseda arrin te P.A.K. Mirëpo, këto fjalë nuk janë të rënda vetëm për dhimbjen që shkaktojnë në disa raste te PAK, por bëhen akoma më të rënda nëse dikush përpiqet t’i analizojë disi më me detaje, sepse atëherë duket qartë që këto fjalë janë mentaliteti i shumicës dërmuese në shjoqerinë shqipëtare. Këto fjalë tregojnë vështirësitë e shoqerisë tonë, për të pranuar në gjirin e saj njerëz me karakteristika të ndryshme, ose po ta thuash ndryshe, tregon një paragjykim rreth çdo njeriu që mund të ketë një handikap. Duke qenë një njeri me një handikap të vogël fizik e kam jetuar këtë sjellje, që shumë herë bëhet përbuzëse dhe raciste. Një rast konkret ishte kur ‘guxova’ të porosisja një kafe, por në vend të ma sillnin atë, fillimisht më pyetën nëse kisha lekë për ta paguar . Kur e kuptova se përse më parë më kërkuan që ta paguaja, realisht mbeta totalisht i shokuar, sepse ndjeva që për realitetin shqipëtar handikap fizik do të thoshte paftësi për të kryer edhe gjënë më të thjeshtë, për të paguar një kafe. Ky shëmbull tregon më së miri mentalitetin tonë, i cili duhet të ndryshojë nëse vërtet duam që të jemi pjesë e familjes europiane të emancipuar. E them këtë, sepse sinqerisht besoj që nuk mjafton vetëm një vulë apo një protokoll, për të kaluar nga një vend i botës së tretë në një vend të civilizuar. Por lind këtu pyetja: si mund të ndryshojë ky mentalitet? A mjafton rritja e pensionit për të përmirsuar situatën? Çfarë duhet bërë? Besoj që për të ndryshuar situaten nevojiten disa ndërhyrje konkrete nga ana e shtetit. Këto ndërhyrje nuk mund të kufizohen vetëm te rritja
11
e pensioneve të invaliditetit. Vetëm kjo nuk mjafton, nuk sjell asnjë gjë të mirë, përveçse një ndihmë ekonomike më të madhe. Është vërtet e rëndësishme, por nuk mund të kufizohet këtu politika sociale e një shteti. Që të flasësh për politikë sociale duhet që t’u japësh njerëzve me aftësi të kufizuara mundësinë për të kontribuar në shoqeri, për të qenë pjesë aktive e saj. Dhe, që të arrihet kjo duhet që P.A.K të punësohen, është kjo i vetmi i mundëshëm që mund ta zgjidhë disi situatën aktuale të vështirë. Besoj që nëpërmjet punësimit të P.A.K. do të zgjidheshin një sërë problemesh, si për shëmbull, ai ekonomik apo edhe ai i integrimit të tyre në shoqerinë shqiptare, niveli i të cilit sot lë për të dëshiruar. Por, përpara se të arrijmë te punësimi, i cili për mendimin tim është maja e malit të integrimit, mbase është e domosdoshme për të parë edhe disa parametra të tjerë, sidomos arësimin, sepse pa arësimin, duke prodhuar PAK injorantë, nuk mund të bëhet asgjë. Dhe, në arësim duhen krjuar institucione të posaçme ku P.A.K. do të shkollohen. Këto shkolla mund të kenë një karakter ndihmës e të funksionojnë pasdite si ndihmëse për fëmijët me problem fizike. Me këtë do të arriheshin së paku dy gjëra të rëndësishme: shkollimi i tyre dhe integrimi i tyre që në moshë të vogël, çka do të thotë që, në një rast të këtillë, do të ekzistonin mundësi për një jetë normale. Kjo edhe për faktin se, që të pranosh një realitet, duhet së pari ta njohësh atë. Pra, integrimi i PAK në shkollë normale që do të ndihmohej nga shkolla ndihmëse, duke eleminuar vështirsitë mësimore, do të ishte një zgjidhje e mirë. Në këtë rast, shteti mund të shohë si një bashkëpunëtor të mirë edhe sektorin privat, në pamundësi ekonomike për të financuar shkollat ndihmëse të posaçme. Shteti mund t’i japë stimul sektorit privat, duke e lehtësuar atë nga taksat. Pra, ato firma apo persona që do të marrin përsipër të ndihmojnë për shkollat ndijmëse. Në këtë mënyrë, shteti krediton në mënyrë indirekte shkollat ndihmëse. Përsa i përket punësimit mendoj që disa vënde mund të planifikohen në administratën shtetërore për P.A.K. Të tilla mund të jenë vendet e çentralistëve (kështu ndodh në Greqi). Sikurse mund të ndodhë që të parashikohen dhe të ekzekutohen edhe programe punësimi të ngjashme me atë që Bashkia e Tiranës kreu për njerëz që sapo kishin mbaruar
12
studimet universitare disa vite më parë. Por edhe siç ndodh në disa vende të tjera. Për shembull, Bashkia e Marinos në Itali ka krijuar një puniste ku punojnë persona me të meta mendore, të cilët krijojnë produkte të ndryshme dhe më pas i shesin ato, sigurisht me ndihmën e Bashkisë. Përgjegjësjasja e programit social pranë kësaj Bashkie, Znj Laura Boccolo dëshmon se kjo i bënë ata të lumtur e të dobishëm . Shembujt e Europës ja ku janë, sepse që të jesh i emancipuar nuk mjaftojnë vetëm vulat dhe protokollet, por duhet duhet punë konkrete. Dhe për të arritur deri këtu duhet që edhe P.A.K. të mos kufizojnë kërkesat e tyre vetëm tek rritja e pensionit, por të kërkojnë arsim dhe punë , sepse kjo është një e drejtë e pamohushme. Edhe diçka tjetër. Para pak ditësh një i verbër gjatë një demonstrate tha: “Zoti na ka dhënë këtë fatkeqësi dhe ne prandaj kërkojmë ndihmë”. Mirëpo, ky është një mentalitet i gabuar nga ana e P.A.K., sepse në të vërtet i ul shpresat për një jetë më të mirë. Varet nga çdonjëri nëse një handikap fizik do të konceptohet si fatkeqësi apo do të jetë thjesht një pjesë karakterstike e jona. Unë besoj, se kam një karakteristikë të veçantë dhe ndjek ëndrat, objektivat e mija, duke gjykuar e vendosur që me punë mund të arrihet gjithçka. Dhe, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.
13
Integrim me të gjerë Bisedë me Skënder Hasanin Drejtor i shkollës speciale në Shkodër
A mund të na pershkruani aktivitetet e kesaj shkolle speciale per personat me aftësi të kufizuara? Shkolla speciale me atributet e saj të plota është krijuar në vitin 1996, por zanafillën e saj e ka që në vitet ‘80 si klasë e veçantë për personat me aftësi të kufizuara në shkollën 8-vjecare “11 janari” dhe më vonë në shkollën 8-vjeçare “Martin Camaj”. Sot kjo shkollë ka një fizionomi më të qartë, një staf mësimor - edukativ prej 25 personash dhe një staf jo mësimor prej 10 vetash. Kemi një kontigjent persona me aftësi të kufizuara prej 90 nxënës. Kryesisht janë nga qyteti, por nuk mungojnë edhe nga fshatrat përreth. Kemi 10 klasa me persona me aftësi të kufizuara ku numri i secilës prej tyre është 10-12 nxënës. Në shkollën tonë ne i ofrojmë PAK transport falas, një vakt ushqimor falas (drekë), fizioterapi të ofruar nga qëndra e Dom Carlos për fëmijët që kanë nevojë dhe të tjerë. Gjatë pushimeve të verës, nga Projekti “Shpresa” e drejtuar prej Znj. Silvana Vignali, femijëve të shkollës sonë u ofrohen pushime në plazhin e Velipojës. Krahas anës mësimore – edukative, nxënësve në shkollën tonë u ofrohen edhe mundësi për t’u aftësuar në drejtim profesional, si: në laboratorin e rrobaqepësisë, kabinetin e edukimit figurativ dhe atë të edukimit muzikor dhe fizik. Mund të përmendim krijimin e bandës muzikore të PAK, një formacion muzikor që tani ka një fizionomi të plotë ku ak-
14
tivitetet e saj kanë kaluar edhe kufijtë shtetëror. Ne u përfaqesuam në festivalin e bandave muzikore të PAK, që u zhvillua në Lilihamer të Norvegjisë në qershor 2009, me një prezantim dinjitoz. Edhe përsa u përket aktiviteteve sportive duhet të përmendim pjesëmarrjen e PAK në olimpiadat speciale që zhvillohen në Shqipëri, ashtu si edhe jashtë saj. Kështu, një grup i PAK mori pjesë në aktivitetet që u zhvilluan në Greqi në vitin 2007 etj. Sa e rëndësishme është jeta kolektive për PAK? Ne si staf psiko-pedagogjik e shohim të rëndësishme jetën kolektive tek PAK. Kjo ka të bëjë në fillim me njohjen e terrenit, pra atë të mjedisit. Për këtë arsye, mësuesit dhe edukatorët punojne që t’u krijojnë mundësi të orientimit hapsinor si: njohjen me klasën, shkollën, mjedisin përreth dhe më gjërë. Kjo realizohet qoftë me lëndë të veçantë siç është njohja me mjedisin, ashtu edhe me aktivitete dhe eskursione të ndryshme që zhvillohen. Një aspekt tjetër që në kemi parasysh dhe e quajme ‘jetë kolektive’ është njohja me nevojat që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara. Prandaj, mësuesit dhe edukatorët i observojne, i vlersojnë këto nevoja dhe ofrojne aktivitete të tilla që forcojnë jetën në kolektiv të PAK. Krahas saj në kemi parasysh që femija te ketë ndjenjën e sigurisë dhe të shfaqë kapacitete që mund të marëe përgjegjësitë aq sa ato kanë mundësi. Njëkohësisht, ne përpiqemi të krijojmë mundësi që fëmijët në jetën kolektive, krahas kënaqësisë, shfaqjes së dëshirave, t’u krijohet mundësia e shfaqjes së veprimeve autonome të PAK duke i stimuluar gjithnjë ato. Si ka qënë ecuria e tyre, sa shumë u ka ndryshuar jeta kolektive, por edhe nga fakti qe ata po arsimohen? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të gjatë, por për efekt dhe kohë po përpiqem të jem konciz. PAK kur vijnë në shkollë speciale u nënshtrohen një observimi të gjatë dhe vlersimi psiko-pedagogjik me anë të
15
instrumenteve që ne i përdorim, siç është indikatori. Kjo arrihet me kontributin e mësuesve dhe edukatorëve, por edhe të specialistëve të tjerë, si psikologu, mjeku i përgjithshëm, neuropsikiatri, prindi etj. Pastaj, pas një periudhe kryesisht në fund të semestrit të parë dhe në fund të vitit shkollor pasi janë bërë edhe programet e zhvillimit për PAK bëhet rivlersimi përfundimtar, si ka qënë ecuria e fëmijës, a ka pasur progres. Gjate punes tone konstatojme qe ka arritje per pozitivitetin e ecurise se fëmijeve. Kështu, një pjesë e tyre kanë shfaqur kapacitete për bandën muzikore, disa të tjerë për rritjen e kopetencave të autonomisë, të aftësive për të shkruar e lexuar, për të rritur te disa kapacitete të kalkulimit, për të realizuar ato objektiva që synojnë rritjen e kompetencave të PAK. Si e vleresojnë prindërit faktin e shkollimit të fëmijëve të tyre, a kane keni mbështetje nga ana e tyre? Në të vërtetë, pothuajse të gjithë prindërit shprehin dëshirë të madhe për t’u mësuar fëmijet e tyre. Gjithnjë në takimet që ne kemi, ata janë interesuar për ecurinë e kësaj veprimtarie; e shohin shkollën si një mundësi të madhe ku femija i tyre mund të jetë si gjithë fëmijet e tjerë normalë dhe në mënyrën e tyre përpiqen të bashkëpunojnë me mësuesit. Por ka edhe një aspekt tjetër, që disa prindër nuk kanë formimet dhe informacionet e duhura për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre. Prandaj, këtyre ne u kemi ofruar formime, trajnime për aspektin psiko-pedagogjik e social gjë që ata kanë shprehur interes të madh. Kështu, me specialistë zvicerianë, ekspertë të fushës së pedagogjisë dhe psikologjisë së specializuar po zhvillohen trajnime me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Sa i ndihmon shkolla PAK dhe sa optimistë jeni për të ardhmen në drejtim të një arsimimi sa më të mirë? Stafi i shkollës speciale për t’iu përgjigjur detyrave që shtrohen nga reforma në fushën e arsimit në përgjithësi dhe atë special në veçanti, krahas
16
mobilizimit dhe përgjegjësisë, po bën përpjekje që të rrisë kapacitetet profesionale në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave të PAK në aspektin psikopedagogjik. Kështu, po bëhen përpjekje në trajnimin e mësuesve në fushën psiko-pedagogjise speciale, si nga specialistë shqiptarë, ashtu edhe të huaj, zvicerianë, italianë apo norvegjezë. Kjo ka sjellë që të rritet cilësia në punën e mësuesve në drejtim të punës me PAK, të rritet vlerësimi për institucionin tonë, si nga prindërit, specialistët e fushës së psiko-pedagogjisë, por edhe nga vetë PAK, që shprehin dëshirë të madhe edhe kur mbarojnë shkollën për të qënë përsëri pranë saj. Njëkohësisht, po punojmë të përmirësojmë më shumë ambjentet në shkollë dhe të pasurojmë bazën materiale-didaktike. Flitet për integrimin e tyre në shoqëri, sa dhe si kjo mund të arrihet në futjen e tyre në shkolla normale; ju që jeni me ta a mendoni gjatë ditës, se kanë aftësi për ta arritur integrimin, nëse do të kishim infrastrukturën e duhur? Koncepti ynë për integrimin është më i gjërë, që nuk fokusohet vetëm në integrimin e PAK në shkolla normale. Ne kemi arritur të integrojme fëmijë nga shkolla speciale në shkolla normale, siç është bërë, për shëmbull, në shkollën “Gjeladin Fishta” apo të “Ali Lacej”. Por, mendojmë që ne ofrojmë integrim të fëmjëeve, si brenda klasës, pra që fëmija të integrohet me grupin ose me shkollën, me anë të aktiviteteve të ndryshme mësimore-edukative apo kulturore dhe sportive. Kemi organizuar aktiv-
17
itete integruese me klasa të shkollave normale, si për festën e abetares së bashku me fëmijet e shkolles normale, ashtu edhe ore mësimi të ndryshme dhe aktivitete artistike e sportive të përbashkëta etj. Mendoj se arsimi gjithëpërfshirës i PAK është një prioritet i rëndësishëm, por që të realizohet me efektivitet duhet të krijohen kushte, që kanë të bëjnë me aspektin juridik në përmirësimin e dispozitave normative, në kualifikimin e mësuesve të shkollave normale që do të presin këto PAK dhe një bazë materiale didaktike të pasur. Kësaj duhet t’i paraprihet me një sensibilizim të opinionit shoqëror, që këta fëmijë të trajtohen, të priten dhe të pranohen pa krijuar vështirësi të përfshirjes së tyre në arsimin inkluziv. Njëkohësisht edhe në aspektin arkitekturor, duke bërë përpjekje që të krijohen lehtësira, sidomos për fëmijët që kanë probleme psiko-motore. Dikush më tha që PAK shkollohen thjeshtë për edukim, sepse për punësim as që bëhet fjalë. Ju mendoni se, duke krijuar kushte arsimore do te përmirësohet gjëndja, perspektiva e punësimit? Mendoj që problemi është shumë kompleks. Duhet theksuar se, papunësia ka prekur edhe persona të tjerë që nuk kanë aftësi të kufizuara. Por, po të shohim anën ligjore duket qartë që në 24 punonjës të punësuar, përshembull në një fabrikë, 1 punonjës duhet të jetë me aftësi të kufizuar. Në fakt kjo nuk zbatohet, sepse drejtuesit e këtyre ndërmarrjve nuk janë jo vetëm të sensibilizuar, por mbi ta duhet të bjerë forca e ligjit. Një arsye tjetër, që mendoj unë, se e komplikon punësimin e PAK është edhe shkalla e formimit profesional të tyre. Sot tregu i punes kërkon njerëz që kanë përgatitjet profesionale. Në këtë drejtim nuk po punohet, si nga ana e shtetit, ashtu edhe nga OJF - te e ndryshme. Më lejoni të përmend punën shumë të mirë që ka bërë Projekti “Shpresa” me Zj.Silvana Vignali, që ka krijuar punishte të ndryshme ku punojnë një numër i konsiderueshëm të PAK çka mund të bëhet një shëmbull për të gjithë të tjerët.
18
Sa nga nxënësit e kësaj shkolle mund të jenë të aftë për të punuar dhe cili është profili i punëve që mund të bëjnë? Mund t’ju informoj se, nga nxënësit që kanë mbaruar shkollën speciale në këto 5 vitet e fundit, asnjë prej tyrë nuk është i punësuar në mënyrë të rregullt. Një pjesë e mirë e tyre punojnë në punë të zezë, si në ndërtim, ndihmës murator, një pjesë tjetër hamall, një tjetër punon si shitës ambulant, dikush shpërndarës i mallrave ushqimore nëpër dyqane të ndryshme etj. Ne në shkollë japim mundësi që ata të formohen, duke rritur kapacitetet e komunikimit, të kalkulimit, të shkrimit e të leximit. Krahas tyre, ne u ofrojmë mundësi formimi në rrobaqepsi, sidomos vajzave, në kuzhinë si ndihmës kuzhiniere dhe pjatalarëse. Me anë të formimeve që ne japim në kabinetet e P/Dru dhe P/Metal u japim disa njohuri dhe shprehi aplikative që nxënësit e shfaqin në aktivitete pranë shkollës, duke plotësuar disa nevoja që ka shkolla në rregullim bravash, dritaresh, karrigesh, rubinetash. Por duhet theksuar se shkolla nuk i ka mundësitë dhe kapacitetet njerëzore e financiare për të realizuar gjithë procesin e formimit profesional. Sa e informuar është shoqëria e Shkodrës për këtë shkollë dhe si reagon? Një nga detyrat që ne kemi si staf pedagogjik është dhe sensibilizimi i opinionit shoqëror të Shkodrës dhe më gjërë. Janë një sërë aktivitetesh që ne kemi zhvilluar në shkollë dhe jashtë saj ku kanë marrë pjesë shumë qytetare shkodrane, te cilët edhe na kanë mbështetur moralisht. Kështu koncertet e ndryshme, parakalimet sportive, shfaqjet e bandës muzikore të PAK kanë bërë jehonë të qytetarët e Shkodrës. Por, për sa i përket mbështejes financiare dhe të plotësimit të disa nevojave për PAK ka qënë e pakët sidomos nga biznesi. Edhe ne si staf i shkolles speciale duhet te punojme me shume ne këtë drejtim për të ofruar qytetarin, biznesmenin Shkodran pranë këtyre fëmijëve. Ju faleminderit ! Bisedoi: Nikolina Guri
19
Të shohësh ndryshe Edmondi 23 vjeç jeton së bashku me prindërit e tij. E ëma është kujdesur për të gjatë gjithë jetës, duke ia përkushtuar atij të gjithë jetën e saj.Nuk ka punuar kurrë dhe nuk ka realizuar asnjë herë asnjë ëndërr të saj.Tashmë ajo është e sëmurë dhe e stresuar. Përshkrimi i mësipërm është një pasqyrë e qartë e situatës aktuale të familjarëve të personave me aftësi të kufizuara, të cilët në një numër të konsiderueshëm mbështeten te familjarët e tyre për plotësimin e nevojave bazë. Familja është mbështetësi më i fuqishëm për personat me aftësi të kufizuara, pavarësisht problematikave komplekse që këto familje paraqesin. Rezultatet e nxjerra nga raport studimi mbi gjëndjen dhe nevojat e PAK, në qytetet Shkodër, Laç dhe Fushë-Kruje i ngritur në kuadër të implementimit të projektit për personat me aftësi të kufizuara i implementuar nga Caritas Shqiptar dhe i financuar nga Agjencia Austriake për Kooperim dhe Zhvillim dhe Caritas St.Pölten,Austri tregoi se 48% e PAK të intervistuarve janë të varur nga familjarët e tyre për të kryer shërbimet ndaj vetes. Familjarët e PAK kane bashkëjetuar me problemet e fëmijëve të tyre të shfaqura që nga lindja apo në fëmijërinë e hershme. Në 67.3 % te rasteve, nënat kanë barrën e kujdesit të përhershëm për fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara, duke i privuar ata nga të jetuarit në mënyrë normale e cila pasqyrohet dhe përmes marrjes së vendimeve për jetën e tyre. Nën këndvështrimin psikologjik shfaqet një sens i fortë i dorëzimit, i pamundësisë dhe mungesës së shpresës, ndjesi kryesisht të diktuara nga bindja se, për personat me aftësi të kufizuara asgjë nuk mund të arrihet përtej problematikave specifike të secilit. Të përcaktuara nga kategoritë e ndryshme kanë dhe problematika të cilat jane relativisht të njëjta si:
20
• vështirësi ekonomike të familjeve për të plotësuar nevojat bazë të personave me aftësi te kufizuara; • akses i ulët ndaj shërbimeve shëndetësore dhe sociale; • niveli i ulët i implementimit të sistemit të gjithëpërfshirjes për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vlerësimi i problematikave komplekse që mbartin familjarët e personave me aftësi të kufizuara kërkon vëmendje të veçantë e konkretizuar përmes konsulencës në aspektin psiko-social. Zhvillimi i takimeve të vazhdueshme në grupe konsiderohet nga psikologët si mundësi që pjesëmarrësit të mund të bashkëndajnë eksperiencat e tyre, të mbështesin njëri-tjetrin. Ndarja e eksperiencave u mundëson familjarëve të PAK të kuptojnë, se nuk jane të vetmit që mbartin të tilla probleme. Kjo mendësi orienton drejt një qendrimi më pozitiv edhe ndaj të afërmve të tyre me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe gjëndjen e tyre. Pjesemarrja në takimet në grup personifikon thyerje të izolimit dhe mundëson krijimin e hapësirës për të shfaqur problemet, të bashkëndash me te tjerë problematika, shpresa dhe vështirësi të një raporti tepër kompleks. Nga ana tjetër, takimet në grup mundësojnë krijimin e hapësirës për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve. Në takimet në grup pjesëmarrësit kanë mundësi të prezantojnë veten dhe problematikat e të afërmve të tyre me aftësi të kufizuara. Familjarët mund të informohen rreth konceptit të kurimit i kuptuar jo si diçka që medoemos çon drejt shërimit, por si aktivitete që përmirësojne cilësinë e jetës së PAK, duke vlerësuar kapacitetet e pranishme te personat me aftësi të kufizuara.Vërehet që në pjesën më të madhe të rasteve asgjë nuk bëhet për të promovuar autonominë e PAK. Është e mundshme që një pjesë e konsiderushme e personave me aftësi tëe kufizuara paraqesin një paaftësi më të theksuar jo e lidhur direkt me deficitin, por prej zëvendësimit të plotë nga ana e kujdestarit apo familjarëve edhe në ato aktivitete që personi me aftësi të kufizuar mund t’i realizojë vetë.
21
Sygjerime për familjarët: • Një person me aftësi të kufizuara, si çdo person tjetër ka preferenca, të cilat gjithmonë duhen respektuar. • Të gjitha format e paaftësisë edhe ato të pakthyeshmet dhe jo të shërueshme janë gjithësesi të kurueshme, në kuptimin që diçka mund të bëhet për përmirësimin e cilësisë së jetës. • Familjarët duhet të përqëndrohen te gjerat që personat me aftësi të kufizuara mund të realizojnë, duke e inkurajuar personin që të zhvillojë kapacitetet, gjithmonë duke marrë parasysh që një aftësi të mund të zhvillohet dhe të ruhet duhet të ushtrohet vazhdimisht. • Stimulojini personat me aftësi të kufizuara që të zhvillojnë aktivitete, por pa pretenduar të arrini rezultate përtej kapaciteteve të tyre. • Mundësojuni personave me aftësi të kufizuara të mos jetojnë në izolim.Vendosja e kontakteve dhe ndërveprimi social me persona të tjerë është tepër i rëndësishëm për mirëqënien e tyre. Pra, pjesëmarrësve u mundësohet që përmes diskutimeve interaktive dhe stimulimit të shkëmbimit të eksperiencave, komunikimit, refleksionit dhe autoanalizës të mund të shohin nën një këndveshtrim më pozitiv gjëndjen e tyre kaq komplekse, dhe të mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të afërmve të tyre me aftësi të kufizuara. Përgatiti Dr. Antonella Carafelli
22
Mos më harro! (Histori jete)
Ela është një vajzë me aftësi të kufizuara, por me një dëshirë të madhe për jetën. Në moshën 15 vjeçare, për shkak të një sëmundjeje, ajo mbeti e paralizuar. Megjithatë, edhe sot, në moshën 24 vjeçare, edhe pse në kushte të vështira jetese, ajo nuk e ka humbur optimizmin për jetën. Ela ka një pasion të madh për librat dhe një talent, shkruan poezi. Ajo flet në këtë intervistë për jetën e saj dhe jep mesazhe të qarta që duhen dëgjuar. Ela, si do ta përshkruaje me pak fjalë veten tënde? Nuk do dëshroja të flas shumë për veten, por jam një njeri që ka dëshirë të jetojë me krenari, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme në jetë. Do doja gjithashtu të bëhem dikushi në jetë për të kontribuar në këtë shoqëri, sepse mendoj që i kam të gjitha mundësitë për të qënë aktive edhe pse i di vështirësitë me të cilat duhet të përballem. Por në fund të fundit besoj se, në këtë botë nuk ka asnjeri perfekt dhe kjo më bën të besoj që edhe unë, pavarësisht paaftësisë time fizike, kam çdo të drejtë për ta gëzuar jetën. Sot në Shqipëri ka paragjykime për Personat me aftësi të kufizuara, ju si e përjetoni këtë? Është e vërtetë që njerëzit në Shqipëri kanë shumë paragjykime për personat me aftësi të kufizuara. Por, duke përfituar nga rasti dua të them që për njerëzit si unë është shumë e rëndësishme të kenë kontakte dhe të takohen me njerëz të ndryshëm. Prandaj doja t’ju thoja që të mos më harroni!
23
Çfarë mesazhi do të drejtoje ndaj një politikani që të mund të bëjë dicka të vlefshme per ju? Asnjë kërkesë materiale, lekë apo ndihma, unë do të isha shumë e lumtur nëse dikush do më blinte disa libra, sepse librat më mbushin jetën. Më pëlqen shumë të lexoj dhe është një nga pasionet që kam e mund të praktikoj. Gjithashtu, do t’i kërkoja të realizonte ëndrën time, të botoja një libër me poezi që kam shkruar dhe që deri sot nuk e ka botuar asnjeri. Pas kaq vitesh që shkruaj (që nga klasa e katërt) ky do të ishte një shpërblim moral që për mua është më i rëndësisëm se çdo shpërblim tjetër. Çfarë mesazhi do t’i jepje shoqërisë? Unë do të thoja se, shoqëria duhet të mësojë të respektojë edhe njerëzit me karakteristika të ndryshme pra edhe personat me aftësi të kufizuara. Me pak fjalë do doja t’u them të gjithëve: “Luftoni për jetën, besoni dhe ëndëroni, sepse parajsa nuk është vetëm në qell. Kur ke dëshirë e gjen edhe në tokë” “Ela ka shumë dëshirë për shkollë, por ne nuk kemi kushte për ta çuar. Ajo vazhdoi 2 vjet shkollë me korrespondencë, por nuk ka më mundësi, sepse nuk kemi kushtet e duhura për ta çuar.” - thotë e ëma Elës dhe shton: “Kryesisht u jam drejtuar për ndihmë shoqatave, ndërsa në Bashki kemi kërkuar ndihmë përsa i përket strehimit, sepse kushtet ku jetojmë nuk janë aspak të mira”. Së fundi, ajo bën apel për botimin e poezive të Elës, sepse “praktikimi i pasioneve për personat me aftësi të kufizuara është gjysmë shërimi”.
24
Besoj
Engjëlli apo djalli
Besoj në Zotin Se ai më krijoi Besoj në Zotin Se ai më ndihmoi Më fali një jetë Më fali dashurinë Dhe nga unë largoi Ai vetëm vetminë.
Bisedoj me engjëllin Vetëm për dashurinë Dhe djalli ka xhelozi. Bisedoj me djallin Vetëm për dashurinë Dhe engjëlli ka xhelozi. Grinden së bashku Engjëlli dhe djalli Se kush do të më marrë. A mos ndoshta djalli Është më i bukur?! A mos ndoshta engjëlli Është më i lumtur?! Pyetje i bëj vetes Se kush do të më marrë: Engjëlli apo djalli?
Ai që më la të jetoj Që vetminë ma largoi Që një shpirt të pastër më dhuroi Vetëm në të unë besoj.
Ela Masllov
25
Në vemendje të Avokatit të Popullit Frederik PASKALI
Institucioni i Avokatit të Popullit ushtron veprimtarinë e tij në fushën e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve, kur shkelen nga veprimet e parregullta dhe të paligjshme të organeve ose funksionarëve të administratës publike, në përputhje me legjislacionin e brëndshëm dhe atë nderkombetar të detyrueshëm, me përvojën, me vlerat më të larta të njerëzimit dhe me parimet e mirëqeverisjes në kuadër të sistemit demokratik Në këtë kuadër, kurrësesi nuk mund dhe nuk duhet të mbetet jashtë vëmëndjes së shoqërisë ajo pjesë nga më të ekspozuarat e saj ndaj rreziqeve dhe mungesës së integrimit për shkak të aftësive të veta të kufizuara . Edhe për këtë realitet të kudoshëm mund të shpjegohet fakti që, veç të tjerash, në nenin 30 të Ligjit nr.8454, dt.04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” parashikohet se: “Në kryerjen e funksioneve të veta Avokati i Popullit bashkëpunon ngushtë me organizatat jo qeveritare, duke marrë periodikisht mendimet e tyre për gjëndjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”. Gjatë trajtimit dhe hetimit të ankesave individuale ndaj autoriteteve publike, të pjestarëve të këtij grupi që zë rreth 3.5 - 5 % të shoqërisë tonë, Avokati i Popullit ka qenë i ndjeshëm në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit aktual dhe ka konstatur shkelje, zvarritje dhe anashkalime nga organet shtetërore për punësimin, arsimimin, strehimin, trajtimin shëndetësor deri te levizja e lirë dhe pa barriera në gjithë mjedisin urban. Në vitin 2006, pranë këtij institucioni u ngrit një strukturë e re
26
organizative, një nënseksion për të miturit dhe PAK, i cili pas disa muajsh organizoi së bashku me aktorë të tjerë që japin kontribute të vlefshme në fushën e ndihmës dhe shërbimeve sociale, Konferencën Kombëtare me temë “Të drejta dhe dinjitet të barabartë për Personat me Aftësi të Kufizuara”. Konluzionet që arriti Konferenca iu dërguan në formën e rekomandimeve Këshillit të Ministrave, Kuvendit dhe institucioneve të tjera vendimmarrëse. Reagimet ndaj tyre ishin të menjëhershme. Deri tani janë miratuar 17 ndryshime ligjore, vendime të Këshillit të Ministrave, urdhëra dhe udhëzime. Ndjekja e probleme që shqetsojnë komunitetet e shkallëve dhe profileve të ndryshme të invalidëve, nga Avokati i Popullit bëhen si me shqyrtimin e ankesave individuale, ashtu edhe me tërheqjen e mendimit dhe bashkepunimin per problematikën e ngritur nga shoqatat dhe fondacionet, rreth të cilave ata janë grupuar. Personat me Aftësi të Kufizuara ndodhen përpara sfidave të tilla, zgjidhja e të cilave përbën një prokupim mbarë shoqëror për plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe mundësive individuale, intelektuale dhe profesionale, forcimin e proçesit të përfaqësimit në organet vendimmarrëse, zbutjen e varfërisë, rivlerësim të aftesive të kufizuara në bazë të kritereve mjeksore dhe kategorizimit të invaliditetit, zgjerimin e shërbimeve të përkujdesit social, etj. Vetëm gjatë këtij viti, Avokati i Popullit ka ushtruar kontroll në shumë qendra rezidenciale në shërbim të grupeve në nevojë, ku dhe janë konstatuar probleme nga më të ndryshmet. Për të gjitha mangësitë e verejtura janë bërë 18 rekomandime për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe Shërbimin Social Shtetëror, rekomnadime që jo vetëm janë mirëpritur, por edhe janë shoqëruar me masa konkrete për stabilizimin e gjëndjes në to. Po ashtu përmëndim mbështetjen që iu dha grevës së Shoqatës së Invalidëve Tetra dhe Paraplegjikë, e cila pati ndikimin e vet në pranimin e pjesës me të madhe të kërkesave të tyre. Qëllimi i bashkëpunimit është jo vetëm rivendosja në vend e të drejtave të shkelura, nëpërmjet sugjerimeve dhe rekomandimeve, por edhe përmirësimi i politikave të trajtimit dhe shërbimit, evidentimi i problemeve sociale, ligjore, ekonomike dhe praktikave që vështirësojnë
27
jetën e përditshme të këtyre personave, përmirësimin e skemave dhe filozofisë të përfitimeve sociale, shtimin e qëndrave rezidenciale, sensibilizimin e mëtejshem të strukturave shtetërore, të opnionit publik, të mediave, për të vendosur objektiva me standarde të larta në funksion të realizimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Acosimit me Bashkimin Europian. Data 3 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare kushtuar Personave me Aftësi të Kufizuara, mund të shndrohet në një apel për mbarë shoqërinë dhe strukturat shtetrore, për përmirësimin e politikave dhe rritjen e kujdesit në integrimin dhe nivelit të jetesës për grupet e ekspozuara ndaj rreziqeve, dhe për një zë më të fuqishëm, më të vendosur dhe më të sinkronizuar të të gjtha shoqatave që punojnë në mbrojtjen e interesave të këtyre të barabartëve në të drejta me gjithë të tjerët. Bashkëpunimii i Avokatit te Popullit me organizatat dhe fondacionet që grupojnë Personat me Aftësi të Kufizuara, do të jetë në vijueshmëri për të nxitur përqasjen e legjislacionit dhe praktikave shtetrore me standartet europiane dhe Konventën e OKB-së, t’i bëjë Kuvëndit, Qeverisë dhe çdo institucioni tjetër kompetent shqiptar rekomandime dhe raporte mbi gjëndjen e të drejtave të njerëzve në nevojë dhe të kërkojë zbatimin e çdo dispozite ligjore në rastet kur ato shkelen.
28
Mbi efikasitetin e shërbimeve
Intervistë me Znj. Afërdita Seiti Kryetare e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ‘Ndihmoni Jetën’
Znj. Afërdita, si Kryetare e Shoqatës “Ndihmoni Jetën“ dhe si drejtuese e qendrës ditore për zhvillim dhe integrim a mund të na informoni rreth iniciativës tuaj për ngritjen e qëndrës ditore (historiku i qëndres ditore për zhvillim dhe integrim)? Iniciativa për ngritjen e qëndres ditore lindi si nevojë dhe domosdoshmëri që si prind i një fëmije me aftësi të kufizuara të mund t’u ofronim shumë fëmijëve me paaftësi fizike dhe mendore mundësi edukimi dhe riaftësimi të standarteve të ngjashme me vendet e rajonit dhe më gjerë. Ngritja e qëndrës do të mundësonte jo vetëm zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve me aftësi të kufizuara, por gjithashtu do të mund të lehtësonte dhe do të mbështeste familjarët e tyre përmes ngritjes dhe fuqizimit tëe kapaciteteve të këtyre të fundit. Bashkëpunimi me familjarët dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve dhe takimeve tëe vazhdueshme ka qënë një ndër objektivat e realizuar. Znj. Aferdita, iniciativa tuaj a gjeti mbeshtetjen e familjareve te tjere? Konkretizimi i kësaj iniciative gjeti mbështetjen e plotë nga ana e familjarëve të personave me aftësi të kufizuara, të cilët vërtet përkrahën këtë nismë, dhe deri më sot ne punojmë dhe përpiqemi së bashku për t’u ofruar fëmijeve tanë shërbime cilësore, përmes të cilave ata edukohen, riaftësohen dhe përgatiten për të përballuar në mënyrë të pavarur jetesën
29
si çdo pjesëtar tjetër i shoqërisë. Ofrimi i shërbimeve të tilla mundëson pajisjen e tyre me aftësitëe e duhura për njëe komportim dinjitoz dhe profesional në punësimin e tyre, si pranë institucioneve publike, edhe pranë sipërmarrjes private. Cilat janë shërbimet kryesore që ofrohen në qëndrën tuaj? Shërbimet kryesore konsistojnë në edukim, rehabilitim dhe integrim. Përmes këtyre shërbimeve, përfituesve u ofrohet asistencë mjekësore dhe sociale nga ekipe multidisisplinare në përbërje: psikolog, neuropsikiatër, punonjës social, logoterapist, fisioterapist. Cili është opinioni juaj mbi efikasitetin e shërbimeve në nivel komunitar për personat me aftësi të kufizuara? Mund të them se për realitetin e vendit tonë është tepër efikas shërbimi pranë familjeve, por pa lënë mënjanë shërbimin që ofrohet pranë qëndrave për zhvillim dhe integrim.Trajnimi profesional që ofrohet pranë këtyre qëndrave u mundëson përfituesve ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre, duke lehtësuar kalimin nga subjekt thjesht përfitues në subjekt kontribues për familjen dhe komunitetin. Të dy llojet e shërbimeve janë komplementare dhe të domosdoshme për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në komunitet.
30
Çfarë mesazhi keni ju për shoqërinë civile dhe strukturat përgjegjëse mbi integrimin e personave me afëesi të kufizuara? Personat me aftësi të kufizuara duhet të zënë vendin e tyre në shoqërine shqiptare, dhe kjo mund të arrihet përmes vendosjes së partneritetit të qëndrueshëm dhe të frytshëm midis organizatave të shoqërisë civile dhe strukturave të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Intervistoi E.M.
31
Aftësia e kufizuar mendore në Shqipëri Av. Entila ZYBA
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta personat me aftësi të kufizuar mendore përbëjnë një numër total prej 55235, nga të cilët 8378 janë kujdestarë të tyre. Por, kjo shifër nuk referon në mënyrë specifike numrin total të personave me aftësi të kufizuar mendore; brenda kësaj shifre janë të përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar sensoriale dhe fizike. Krahasuar me shifrat zyrtare të disa viteve më parë konstatohet një rritje e ndjeshme e numrit të personave me aftësi të kufizuar mendore përfitues nga skema e pagesës së aftësisë të kufizuar. Pikërisht një faktor i tillë ka ardhur në mënyrë të veçantë për shkak të ndryshimeve ligjore të viteve të fundit në fushën e aftësisë të kufizuar. Në këtë aspekt, miratimi i Ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmë ekonomike dhe shërbime shoqërore” solli zgjerimin e përfituesve me aftësi të kufizuar mendore nga skema e pagesës së aftësisë të kufizuar, duke hequr termin e mëparshëm kufizues të përfitimit “për shkaqe që lidhen me punësimin”. Si rrjedhim, në bazë të këtij ligji, pagesë për aftësinë e kufizuar perfitojne: *persona me aftësi të kufizuar mendore, të cilëve aftësia e kufizuar u është shkaktuar nga shkaqe që nuk lidhen me punësimin si: lindja, para moshës ligjore për punësim, ose që në momentin e dëmtimit nuk kanë qenë të punësuar, anagazhuar në sektorin informal; si edhe *personat me aftësi të kufizuar mendore që janë invalidizuar gjatë qënies në marrëdhënie pune, të cilët përfitojnë si
32
nga statusi i invalidit të punës, shërbimet që ofron ky status, gjithashtu edhe nje pagese si ndihme nga Ligji nr. 9355. Aktualisht, çdo person me aftësi të kufizuar mendore, i komisionuar si i tillë nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) përfiton 8700 lekë në muaj si pagesë të aftësisë të kufizuar, dhe kur ky Komision vlerëson që individët kanë nevojë për shërbimin e një kujdestari (vetëm për grupin e parë të invaliditetit) ata marrin edhe pagesën prej 8700 lekë në muaj për kujdestarin e tyre. Në rastet kur personi me aftësi të kufizuar mendore është në kushtet e ndërthurjes të diagnozave, me aftësi të kufizuar mendore por edhe fizike, pra është në kushtet që gëzon statusin e para-tetraplegjikut, kuadri ligjor adreson jo vetëm përfitimin e pagesës së kujdestarisë, tashmë në shumën prej 9200 lekë në muaj, por njeh edhe si periudhë sigurimi kohën gjatë së cilës kujdestari i shërben personit me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, me ndryshimet e fundit ligjore, personi me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike gëzon të drejtën për të përfitur shumën prej 16000 lekë në muaj për paketën higjeno-sanitare në ndihmë të tyre. Por, pavarësisht ndryshimeve të rëndësishme ligjore në fushën e aftësisë të kufizuar në këto vitet e fundit, të ndërmarra nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ende personat me aftësi të kufizuar mendore mbeten grupi më i “diskriminuar” ndërmjet grupeve të tjera të aftësisë të kufizuar. Kjo kategori ende nuk mbështetet nga një kuadër i plotë ligjor dhe në mënyrë të veçantë prej një statusi për ta. Një iniciativë shumë e rëndësishme e kohëve të fundit e ndërrmarë nga një grup shoqatash të prindërve, në bashkëpunim të ngrushtë me FSHDPAK dhe Avokatin e Popullit, u pregatit një draft ligj në lidhje me statusin e personave me aftësi të kufizuar mendore, duke qënë se kjo është e vetmja kategori që nuk gëzon mbrojtje ligjore nëpërmjet statuseve. Kjo iniciativë iu propozua MPÇSSHB, e cila pas ngritjes së një grupi pune dhe në bashkëpunim të ngushtë me grupe të interesit bëri të mundur hedhjen e hapave për propozimin e këtij projektligji. Nga informacionet që vijnë prej MPÇSSHB, konsiderur edhe situatën para dhe pas zgjedhore, kjo iniciativë jo vetëm u shty në kohë, por nga ana
33
tjetër, Ministria e Finacave e ka bllokuar për mungesë fondesh. Aftësia e kufizuar mendore vazhdon ende të mbetet ndër kategoritë më të diskriminuara edhe në këndvështrimin e kuadrit ligjor, ç’ka do të kërkonte plotësim dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe parimet bazë të filozofisë së mbështetejes të aftësisë të kufizuar, duke patur si prioritet ratifikimin nga Parlamenti Shqiptar të Konventës së OKB-së për Personat me Aftësi të Kufizuar (13 Dhjetor 2006).
34
Sot trishtuese, nesër frymëzuese Ilir DHIMA
Ende mbeten të ngulitura në mendjet e shumicës së qytetarëve shqiptarë pamjet e transmetuara para disa muajve, kur një grup të verbërish të lidhur mes tyre nëpërmjet një litari protestuan përpara një porte të jashtme të Kryeministrisë. Po kështu ende të ngulitura janë edhe tubimet n’ato ditë të paraplegjikëve dhe të plot të tjerëve me aftësi të kufizuara nëpër sheshe qendrore të Kryeqytetit dhe të disa qyteteve të tjera të vendit. Prej atyre pamjeve u shfaq gjendja e trishtushme e jetëve të tyre, në veshët e shumkujt mbërritën klithmat kumbuese për të ardhmen e këtyre jetëve. Mirëpo, edhe tani që kanë kaluar disa muaj, vështirë të besohet se ka ndryshuar diçka në këtë tablo të zymtë. Vështirë, sepse shteti ynë, në tërësinë e tij, nuk ka veshë të dëgjojë, nuk ka as sy që të vështrojë gjendjen e mjeruar, në të cilën ndodhet kjo kategori shoqërore. Akoma më e trishtushme bëhet kjo gjendje, kur edhe mes nesh trumbetohet me të madhe përqasja me standardet europiane, dhe kur ligjet që mirartohen për këtë qëllim nuk janë zbatuar ndonjëherë, sikurse nuk pritej që të zbatoheshin këtë herë. Konkretisht, ndër 24 vetë të punësuar në administratën publike, dihet që njëri prej tyre duhej të ishte rekrutuar nga kjo kategori personash me aftësi të kufizuar. Kështu urdhëron korpusi juridik komunitaro – europian, kështu parashikon në raport me të edhe legjislacioni ynë. Por, të mësuar dhe të ambentuar tashmë me frymën thjesht agjitative të këtij
35
të fundit, nuk mund të habitemi nga fakti i pakundërshtushëm që nga 110 mijë punonjës gjithsejt të administratës sonë shtetërore, të punësuar në të persona me aftësi të kufizuar mund të numërohen me gishtat e dorës. Me gishtat e dorës, në kuptimin më konkret të kësaj shprehjeje. Ndërkohë, krejt ndryshe paraqitet panorama në vendet e Europës, madje jo vetëm të asaj Perëndimore, por edhe në shtetet me demokraci relativisht të re. Atje, për shembull, në postet e sekretareve ose sekretarëve të kryebashkiakëve dhe të këshillave bashkiake e komunale punësohen në përgjithësi njerëz me aftësi të kufizuara. Pa folur pastaj për krijimin e kushteve të tjera të gjithanshme, për t’i integruar këta njerëz plotësisht dhe denjësisht në gjirin e shoqërisë. Ndërsa, në realitetin tonë të dhimbshëm, ndoshta do të ishte diçka e tepërt hë për hë që të teorizohet rreth parimit të barazisë formale të të gjithë qytetarëve, i cili theksohet aq bujshëm në Kushtetutë. Do të ishte e tepërt, përderisa ai parim rrezikon të mbetet abstrakt, nëse nuk gërshetohet, nuk njësohet me parimin tjetër më të përparuar, atë të barazisë thelbësore të shtetasve, prej nga ka lindur koncepti i organizimit kushtetues modern, që e përvijon shtetin në kohën e sotme si një ‘shtet social aktiv’. Prandaj, le të mos pritet më që si rastësisht të kujtohet dikush për këtë shtresë të veçantë bashkatdhetarësh, por - të grumbulluar së bashku - pjesëtarët e saj mund të protestojnë vazhdimisht dhe më me forcë përpara institucioneve shtetërore, përpara kamerave dhe mikrofonëve, përpara bashkëqytetarëve të tjerë, për këtë diskriminim që u bëhet. Valët e para të kësaj lëvizjeje kanë filluar. Nëse sot si pasojë e protestave pranverore u shkarkua një gardist, nesër si rrjedhojë e protestave gjithëvjetore mund të shkarkohet një ministër, mund të dorëhiqet edhe një kryeministër. Nëse sot protesta të tilla janë ende të trishtueshme, nesër ato, si mjete të mirëfillta demokratike, më të gjera dhe më të gjalla, mund të jenë frymëzuese, për të ndryshuar thelbësisht gjëndjen aktuale. Frymëzuese për gjithë popullin, i cili me votën e vet mund t’i detyrojë politikanët dhe qeveritarët që ta çjerrin një herë e mirë napën e trashë të shurdhërisë dhe vellon e zezë të verbërisë ndaj kërkesave jetike të bashkatdhetarëve të tyre fatkeq.
36
Politikë bashkëkohore do të thotë integrim social Elona MEMETAJ
Shqipërisë së viteve të para postkomuniste iu desh të përballej me shumë vështirësi sociale, një prej të cilave është edhe mënyra e trajtimit dhe mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara. Për periudhën komuniste egzistojnë dy variante opinioni.Sipas njërit variant, personat me aftësi të kufizuara në atë sistem gëzonin respekt të plotë dhe sipas variantit tjetë se periudha komuniste nuk bëri asnjë përpjekje për t’i bërë ata pjesë aktive të shoqërisë dhe pikërisht për këtë ata po hasen sot me shumë vështirësi, si ekonomike, ashtu edhe sociale, përsa i përket integimit në shoqëri. Pikërishtë për këtë Caritas-i Shqiptar në kuadër të mplementimit te projektit “Jetë e çmueshme- çmueshem jetoj”, financuar nga Agjencia Austriake e Kooperimit dhe Zhvillimit dhe Caritas St.Pölten ka ndermarrë disa nisma për integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare dhe për shëmbjen e barrierave diskriminuese. Sfida e një shoqërie moderne dhe bashkëkohore konsiston në integrimin e Personave me Aftësi te Kufizuara në shoqëri, si pjesë e barabartë e saj. Këtë theksoi gjatë një tryeze të rrumbullakët që u organizua nën Kujdesin e Caritas-it Shqiptar një nga juristët më me eksperiencë në fushën e PAK Z. Frederik Paskali, i cili vuri në dukje faktin që pavarësisht përmirësimeve të dukshme në kuadrin ligjor, gjendja e PAK mbetet problematike. Sipas tij, PAK janë qytetarë me detyrime dhe të drejta në shoqëri. Z. Mihal Naço, Drejtor
37
i SHSSH theksoi se, Strategjia Kombëtare per PAK synon të ofrojë kushte të barabarta, në mënyrë të tillë që PAK nga subjekte përfitues të shndërrohen në pjesëtare të rëndësishëm dhe aktivë të shoqërise. Që nga vitet ’70 - u shpreh ai - u kuptua që politikë efikase për PAK do të ishte ajo e integrimit social, dhe kjo përpjekje u bë mbarëbotërore derisa në vitin ‘93 OKB miratoi rregullat dhe standardet për integrimin e barabartë të PAK. Dr. Albert P. Nikolla, Drejtor i Caritas-it Shqiptar theksoi faktin se, Shteti ka bërë shumë për implementimin e politikave te ndryshme për këtë kategori njerëzish, por do të ishte më e udhës që institucionet shtetërore dhe shoqëria civile të bashkëpunonin edhe më tepër për të mbështetur integrimin e këtyre personave në shoqëri. Ai u shpreh se: “Asistenca ndaj PAK duhet te jetë shume dimensionale, por mbi te gjitha ata kanë nevojë për asistencë njerëzore”. Për të arritur një integrim sa më të mirë të PAK në shoqëri duhet që këta të marrin pjesë në hartimin e politikave dhe duhet bashkëpunuar me partneritet. Sipas Znj.Brigget Tegl, eksperte austriake me eksperiencë në fushën e shërbimeve sociale per PAK është shumë e rëndësishme vendosja e partneriteteve të qëndrueshme midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqerise civile, duke i deleguar këtyre të fundit ngitjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale në nivel komunitar. Në Shqipëri, ky shëmbull edhe pse jo i shumë përhapur po zbatohet nga Bashkia e Laçit, e cila për vite me radhë ka implementuar e mbështetur projekte në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar. Rëndësia e bashkëpunimit të
38
të gjithë faktoreve të shoqërisë theksohet edhe nga vetë përfaqësuesit e shoqërisë civile së bashku, krahas evidentimit të faktit se, shërbimet sociale duhet të kenë një nivel të lartë, sepse vetëm atëherë mund të arrijnë qëllimin e tyre, integrimin e PAK në shoqëri. Nuk mund të kemi asnjë vendim - marrje pa perfshirjen e vetë PAK. Të gjithë përfaqësuesit e shtetit i ftuan personat me aftësi te kufizuara të mos hezitojnë t’u trokasin dyerve shtetërore për çdo lloj problemi. Por, në të njejtën kohë pjesëmarrja e tyre në politikë, si qendrore, ashtu edhe vendore, lë për të dëshiruar. Z.Kleves Bitro, Drejtor i kabinetit pranë MPÇSSHB u shpreh se: “Po punohet me legjislacionin dhe është në përfundim projekt-ligji për statusin e tyre dhe ndihmën që do t’u jepet. Ministria po punon për përfshirjen e manualit ndërkombetar dhe riorganizimin e vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara. Gjithashtu, Ministria po punon me organizatat që ofrojne shërbime për PAK -të”. Ndër të tjera, Z.Bitro vuri theksin te vëmendja e treguar për arsimimin, punësimin, përfshirjen në vendim-marrje dhe përfshirjen sociale të PAK, të cilët duhet të jenë protagonistë ne proçesin e ndryshimit duke marrë në dorë fatet e tyre.
39
Realitet, mesazhe dhe vizione Duke menduar se është më mirë që të flasin vetë personat me aftësi të kufizuara, apo njerëz që e dinë më mirë se çdokush realitetin e tyre bëmë këto intervista me drejtues të shoqatave të tyre, si edhe me psikologë që janë marrë me persona me aftësi të kufizuara dhe kanë shumë vite pune në terren. Disa prej tyre flasin për punësimin dhe arësimin, probleme me të cilat përballen P.A.K. - të në vendin tonë, si edhe japin mesazhet e tyre në shoqerinë shqiptare. Për këtë arësye ne kërkuam opinionin e krerëve të disa shoqatave të P.A.K. - ve në Shkodër: Zef Bushaj, Kryetar i Shhoqatës së të Verbërve; Muredin Dirani, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës; Antonita Pero, psikologe. Këta pranuan ftesën tonë dhe dhanë vizionet e veta rreth situatës aktuale të P.A.K. - ve në Shqipëri. Zoti Bushaj, kur është krijuar Shoqata e të Verbërve ? Shoqata e të Verbërve është krijuar në vitin 1991, menjëherë pas krijimit të Partisë së parë opozitare, për të mbrojtur interesat e të verbërve shqiptarë dhe njëkohësishtë të luajë një rol kryesor në integrimin e të verbërve në jetë sa më normale. Me sa dimë, arsimi është baza për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në një jetë sa më normale. Si e gjykoni ju nivelin e Arsimimit për të verbërit? Për të verbërit në Shqipëri ka shumë vite që funksionon instituti i njerëzve që nuk shikojnë. Aty janë 60 nxënës që mësojnë të lexojnë e të shkruajnë, pra integrohen si të gjithë njerëzit e tjerë normalë. Kërkesat
40
mund të jenë më të mëdha, por sot për sot ky është realiteti . Në disa raste mentaliteti përbën pengesë për integimin e këtyre fëmijëve në shoqerinë tonë, pasi prindërit e tyre hezitojnë që t’i sjellin për t’u shkolluar. Pse mendoni që ekziston ky mentalitet kaq paragjykues, madje deri – diku edhe racist për PAK në Shqipëri ? Nuk mund të them saktësisht pse, por di që sot arësimi për njerëzit e verbër është diçka që mbetetet vetëm një çështje personale, sepse për punësim as që bëhet fjalë. Cilat janë ndërhyrjet që mund të bëj shteti përsa i përket punësimit të PAK ? A keni bërë ju ndënjëherë propozim rreth kësaj çështjeje? Punësimi ka qënë një ndër kërkesat tona kryesore. Ka të verbër që kanë mbaruar gjuhë -letërsi, psikologji, agronomi etj, të cilët kanë mundësinë t’i shërbejnë shoqerisë, duke punuar ndoshta si konsulent në disa instanca shtetërore. Si e mendoni sot nivelin e sindikatave të personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë ? Niveli ynë është i mirë, por ka ende vend për përmirësime progresive. Atëhere, çfarë mesazhi mund t’i jepni shoqërisë shqipëtare, sidomos prindërve që kanë turp t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat përkatëse? Prindrit duhet të kuptojnë, se shkollimi, integrimi përbëjnë shembje të barierave të paaftësisë. Gjithashtu është më se e qartë që integrimi i tyre sot , në një moshë të re, do të thotë një jetë normale dhe me perspektivë nesër. Zoti Dirani, mendoni që të drejtat e personave me aftësi të kufizuara respektohen në Shqipëri? Pjesërisht shteti u jep atyre disa lekë, me të cilat u sigurohet jetesë minimale. Por, nuk respektohen përsa i përket infrastrukturës apo punësimit. Paragjykohen në Shqipëri personat me aftësi të kufizuara? Po. Dhe kjo ndodh ngaqë ata që i paragjykojnë, duke mos pasur
41
probleme, nuk arrijnë të kuptojnë realitetin e tyre. Ndërsa, kur njerëzit janë brenda problemit arrijnë ta kuptojnë atë. Folët për punësimin, por cilat janë propozimet që keni bërë si shoqatë e invalidëve të punës në Shkodër rreth punësimit ? Kemi bërë shumë propozime, madje këtu në Shkodër është bërë edhe një takim me përfaqësues të bizneseve private për të parë perspektivën e punësimit të invalidëve, por bizneset nuk kanë qënë në lartësinë e duhur, pasi jane justifikuar, qoftë me vendet e limituara të punës, qoftë me faktin që për bizneset e tyre kanë vështirësi për shkak të fizionomisë së tyre. Dhe, në fakt, shumica e bizneseve në Shkodër lidhet me punë të rëndomta, si ndërtimi, gjë që e bënë realisht të vështrë punësimin e invalidëve të punës. Po shteti si mund të influencojë? Shteti mund të bëjë presion për zbatimin e ligjit, i cili ekziston, por nuk zbatrohet thuajse asnjëherë. Pra, duhet që shteti dhe parlamenti të ushtrojnë presion ndaj pushtetit vendor për zbatimin e ligjit dhe të shtojë mekanizmat e kontrollit. Atëhere, cili është komenti juaj rreth asaj që ndodhi pranë Kryeministrisë? Është prova që shteti nuk ka fuqinë të zbatojë ligjet e veta dhe që jo në pak raste respekti për personat me aftësi të kufizuara mungon në mënyrë totale. E nderuara psikologe Antonieta, a respektohen sot të drejtat e PAK në Shqipëri? Respektohen kur ato janë publike dhe nuk respektohen në disa instanca të tjera. Mendoj që nëse media do të publikonte realitetin, sigurisht që do të arrinim rezultate shumë më të mira. Madje, për të qenë më konkrete mendoj se, media në disa raste duhet të futet në institucionet shtetërore Po sa janë njerëzit me aftësi të kufizuara këtu dhe sa nga këta shkollohen?
42
Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë kaluar, sipas mendimit tim, shifrën prej 5 mijë vetësh, dhe nga këto në bazë të statistikave kemi 27 studentë dhe afro 100 në arsimin 9 vjeçar në shkolla normale. Mirëpo, çfarë kushtesh paska Skodra që ka arritur të fusë 100 PAK në shkolla normale, ndërkohë që nuk ndodh kjo në qytetet e tjera ? Ne kemi një organizatë, e cila punon vullnetarisht, pa pagesë (përveç projekteve) që nga viti ‘89 dhe që ka një staf të specializuar me kurse pasuniversitare. Ne kemi disa persona që janë në personelin e Universitetit të Shkodrës dhe kemi specializuar personelin e Bashkisë që merret me çështjet sociale. Çfarë nevojitet në një ambjent shollor që të jetë i posaçëm, si për njerëz normalë, ashtu edhe për ata me aftësi të kufizuara? Sidomos specializimi i personelit, domethënë njohja me problemet, integriteti i drejtuesve dhe përkushtimi me zemër. Mos trajtimi i tyre i lë ata me aftësi të kufizuara, ndërsa trajtimi i tyre duhet bërë në shkolla speciale. Cili është sot niveli i paragjykimit dhe si reagojnë prindërit e personave me aftësi të kufizuara? Është bërë shumë punë përsa i përket paragjykimit dhe nëse prindrit dikur ndjenin ndrojtje sot vijnë e na kërkojnë ndihmë. Në Shkodër nuk kemi të tilla probleme sot. Dëshiroj të them, gjithashtu, se këta njerëz kanë nevojë për dashuri dhe zemër. Intervistoi D.K.
43
Forca e komunitetit sjell ndryshime të mëdha Dorina REÇI
Buletini “Dimension” ka si qëllim sensibilizimin e shoqërisë sonë dhe informimin e saj rreth problemeve që PAK hasin në Shqipëri. Dhe, këtë e bëjmë duke qënë të bindur se, ndryshimet e mëdha vijnë vetëm nga një komunitet bashkërisht i mirëinformuar dhe, kështu, edhe i predispozuar. Por, për të vlerësuar konkretisht forcën e komunitetit mjafton të shohim atë që ndodhi në Francë gjatë shekullit të 18, kur revolucioni i ndihmuar edhe nga shtypi i atëhershëm u bë gjithpërfshirës masiv dhe arriti të përmbyste një mbretëri abuzive, duke sjellë demokracinë. Një provë tjetër na vjen edhe nga Shqipëria e viteve ’90, e cila arriti një ndryshim pikërisht sepse ky ishte i shumëkërkuar dhe i shumëpritur nga një shumicë dërmuese, e cila mund të thuhet sot se u bazua te ndjenja e komunitetit. Por, le të kthehemi te personat me aftësi të kufizuara, për të parë një rast ku forca e komunitetit solli ndryshim të madh dhe u bë shkak për fillimin e një tradite që tani është e pranuar dhe e respektuar në të gjithë botën, atë të Special Olympics. Drejtuese e Special Olympics është Eunice Kennedy Shriver, e cila dëshironte të provonte aftësitë sportive në sporte të ndryshme të PAK, por që kishin aftësi intelektuale. Për këtë arsye, ai organizoi një kamp në Maryland (1962) ku u kryen disa aktivitete sportive. Disa vite më vonë Special Olympics do të kalonin kufinjtë amerikanë dhe do të bëheshin një aktivitet ndërkombëtar. Në vitin 1968 do të organizohej kompeticioni i parë ndërkombëtar
44
përsëri në SHBA, konkretisht kësaj here në Chicago. Aty morrën pjesë 1 mijë sportistë me aftësi të kufizuara nga 26 shtete të SHBA, si dhe nga Kanadaja, duke garuar në vrap, hedhje gjyleje, si edhe not. Një datë tjetër e shënuar në atë të historisë së Special Olympics është viti 1971, kur Komuniteti Olimpik Amerikan i jep të drejtën Komunitetit të Special Olympics të përdori termin “Olimpik”, që sipas disa analistëve simbolizonte barazinë midis komuniteteve. Kaskanis Lukas, kampion i Greqisë në hedhjen e gjyles për të verbër dhe i pesti në lojrat olimpike të Athinës, në një intervistë dhënë për studentë të gazetarisë thotë rreth kësaj çështjeje: “Special Olympics janë lojrat paralele olimpike dhe normalisht duhet të zhvilloheshin në të njejtën kohë me ato olimpike, por për arsye teknike ato nuk zvillohen në të njejtën kohë dhe është zgjedhur të zhvillohen në periudha të ndryshme”. Duke vazhduar udhëtimin tonë në Special Olympics do të ndalemi te viti 1977, kur edhe mbahen lojrat e para olimpike dimërore në Colorado, me pjesëmarrjen e 500 atletëve që garuan në disiplina të ndryshme te skisë dhe të patinazhit. Një veçori për të cilën kjo Olimiadë do të mbetet në histori është edhe fakti se u transmetua nga kanalet më të mëdha amerikane CBS, ABC dhe NBC, çka tregon se, brenda dhjetë vitesh interesi për Special Olympics ishte i madh në të gjithë shoqerinë amerikane, interes që mbetet më i madh akoma edhe sot e kësaj dite. Kampioni olimpik Grek, Kaskanis Lukas, duke komentuar këtë interes të shoqerisë në vendet si Amerika apo Australia thotë: “Në Olimpiadën e Sidney-it mbeta i mahnitur, pasi për herë të parë mora vesh se, aktivitetet tona po transmetoheshin drejt për drejt në 24 orë të ditës, kur në të njejten kohë në Greqi merren me ne vetëm në rast se fitojmë ndonjë medalje”. Në shkurt të vitit 1988 do të firmoset një marrëveshje që cilësohet historike, midis Komunitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Kennedy Shivrer, sipas të cilës pjesë e komunitetit olimpik do të bëhej edhe Special Olympics. Kjo marrëveshje simbolike, por edhe historike, do të thotë se qysh atëhere një pjesëmarrje në lojrat olimpike ka vlera të barabarta me pjesëmarrjen në lojrat e Special Olympics. Këtë beson edhe Janis Kostakis, kampion olimpik në Olimiadën paralele të Athinës në not. Duke iu referuar mediave vendase ai shprehet: “Jam lodhur duke
45
dëgjuar fjalë të bukura si, kampion i shpirtit apo hero, unë jam një fitues olimpik si gjithë të tjerët. Duhet të kuptoni se, ne stërvitemi njësoj si sportistët normalë”. E pra, të gjitha këto tregojnë që sporti do përpjekje dhe stërvitje për të gjithë; nuk ka asnjë rëndësi nëse je pjesmarrës në ndonjë olimiadë apo në Special Olympics. Në Korrik të vitit ‘88 hynë edhe sportet e para kolektive, të cilat janë lojrat me birila volejbolli dhe softbolli. Sot ajo lëvizje që filloi nga një kamp veror numëron 3 milionë atletë nga 180 vende në mbarë botën. Politika dhe shoqëria amerikane pranë Special Olympics Për të arritur deri këtu çka thamë më lart u desh mbështetja e politikës në SHBA, e cila së bashku me shoqërinë civile ndihmoi shumë herë lëvizjen e Special Olympics. Në krishtlindjet e vitit ‘87 do të krijohej një cd me këngë festive ku do të merrnin pjesë këngëtarët më të njohur të muzikës Pop dhe të muzikës Rock. Fondi i mbledhur nga shitja e tyre iu dhurua lëvizjes Special Olympics. Gjithashtu, edhe presidenti Klinton, në vitin 1998 organizoi një mbrëmje Gala për Special Olympics, e para që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të ftuar edhe artistë të mëdhenj të vendit, të cilët pasi u mblodhën krijuan edhe një album. Kjo mbrëmjë Gala do të përsëritej edhe në vitin 2000. Të gjitha këto tregojnë, se si arrihet një rezultat, përsa i përket njerëzve me aftësi të kufizuara. Është mëse e qartë që, nëse shoqeria civile apo edhe personalitete të jetës publike amerikane nuk do të kishin mbështetur ëndrën e Kennedy-t, s’do të ishte e mundur që lëvizja Special Olympics të arrinte në 3 milionë atletë. Pra, kjo e bën mëse të qartë që për të arritur diçka duhet ndihma dhe sensibilizimi i një shoqërie në tërësi. Roli i mediave mund të jetë i rëndësishëm përsa i përket këtij aspekti, pasi shembujt që vijnë nga Bota e tregojnë këtë. Arritjet e Special Olympics nuk do të ishin sot të njohura Po qe se nuk do të ishin pasqyruar nga televizionet, sepse askush nuk do të kishte mundësi për të parë aftësitë e P.A.K. Për t’u përmëndur është edhe fakti që nga viti 1995 marrin pjesë për herë të parë në Special Olympics edhe njerëz me të meta mendore.
46
Special Olympics në Shqipëri “Olimpiku i posaçëm shqiptar është krijuar në pranverë të vitit 1994, duke përfshirë fillimisht shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, dhe më pas u zgjerua, duke arritur në 4 mijë atletë, djem dhe vajza të moshave të ndryshme. Por, lëvizja u mbështet kryesisht në 6 shkollat e posaçme për njerëz me aftësi të kufizuara që gjenden në qytete të ndryshme (Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë). Gjithashtu ne bazohemi te qëndrat rezidenciale, të cilat janë krijuar në qytete të ndryshme dhe ku mblidhen të rinj e të reja të këtij komuniteti, duke bërë aktivitete të ndryshme midis të cilave edhe sport”. Kështu shprehet Kryetari i Olimpikut Special shqiptar, zoti Ismet Bellova, që nëvizon gjithashtu se, edhe në Shqipëri Special Olimpics është pjesë e komunitetit olimpik ku “ne jemi anëtar të KOKSH-it si të gjitha federatat e tjera dhe me të drejta të barabarta. KOKSH na ka mbështetur, në mënyrë modeste natyrisht, por kjo edhe për faktin që vet KOKSH ka nevojë për mbështetje. Por duhet të them se, ky organizëm hera herës na ka mbështetur”. Për sa i përket disiplinave të olimpikut special që praktikohen, zoti Bellova thotë: “Ne zhvillojmë sporte, si: futbolli, basketbolli, boëlling-u, atletika etj, gjithsej ne zhvillojmë 6 sporte, pasi as që mund të bëhet fjalë për ekzistencën e sporteve dimërore apo edhe të disa sporteve për të cilat nevoiten disa gjëra të veçanta”.
47
Çfarë shpjegon Ismet Bellova? Zoti Bellova sa atletë numëron lëvizja e Olimpikut Special në Shqipëri? Para se t’ju përgjigjem pyetjes do të doja të them që olimpiku special është një lëvizje, ose diçka më shumë se një lëvizje, që merret me aktivitete sportive për njerëz me aftësi të kufizuara dhe me zhvillim të vonuar mendor. Ne jemi frymëzuar nga olimpiku special ndërkombëtar (Uashigton), i cili është krijuar nga motra e ish presidentit të nderuar të SHBA-se Jhon Kennedy, Znj. Eunice Kennedy. Special Olympics sot numëron 3 milionë atletë në të gjithë botën dhe ka si qëllim stërvitjen, argëtimin, shlodhjen, por edhe integrimin në shoqëri të PAK nëpërmjet sportit. Për mendimin tim, sporti është një mjet shumë i rëndësishëm për integrimin e P.A.K. në shoqeri. Familja Kennedy e vazhdoi interesin e saj, dhe sot Shriver, djali i Eunice Kennedy është President i Olimpikut Special. Olimpiku Special Shqiptar është krijuar në pranverë të vitit 1994, duke përfshirë fillimisht shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, dhe më pas u zgjerua, duke arritur në 4 mijë atletë, djem dhe vajza të moshave të ndryshme. Por, lëvizja u mbështet kryesisht në 6 shkollat e posaçme për njerëz me aftësi të kufizuara që gjënden në qytete të ndryshme (Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë). Gjithashtu, ne bazohemi te qëndrat rezidenciale, të cilat janë krijuar në qytete të ndryshme dhe ku mblidhen të rinj e të reja të këtij komuniteti, duke bërë aktivite të ndryshme, midis të cilave edhe sport. Në vitin 1977 Znj Kennedy arrin një marveshje historike me Komitetin Olimpik Amerikan, sipas të cilës Special Olympics do të ishte një nga dy komitetet që mund të përdornin fjalën ‘Olimpik’. Në Shqipëri ju jeni pjesë e KOKSH-it?
48
Po, ne jemi anëtar të KOKSH-it si të gjitha federatat e tjera dhe me të drejta të barabarta. KOKSH na ka mbështetur, në mënyrë modeste natyrisht, por kjo edhe për faktin se vet KOKSH ka nevojë për mbështetje. Por duhet të them se hera herës na ka mbështetur. Cilat janë disiplinat sportive që 4 mijë atletët shqipëtare praktikojnë? Ne zhvillojmë sporte, si: futbolli, basketbolli, boëlling-u, atletika etj, gjithsej ne zhvillojmë 6 sporte, pasi as që mund të bëhet fjalë për ekzistencën e sporteve dimërore apo edhe të disa sporteve për të cilat nevojiten disa gjëra të veçanta. Ne të bazuar në atë që ndodh në Europë kemi javën e futbollit, e cila bëhet në të njejtën kohë në të gjithë Evropën. Futbolli është një sport që pëlqehet shumë nga komuniteti i Olimpikut Special në Shqipëri. Kjo evidentohet nga pasioni i tyre për lojën, si edhe nga përhapja e madhe dhe e shpejtë që na ka dhënë mundësi për ta organizuar këtë javë për vite me radhë. Gjithashtu ka tre vjet që ndiqet shëmbulli i javës Europiane të futbollit edhe për basketbollin, dhe ne kemi organizuar aktivitetet në Elbasan edhe në Tiranë (Shkolla Don Bosko). Por, krahas basketbollit dhe futbollit që preferohen në masë nga PAK në vendin tonë, ne kemi sportistë edhe në disiplina të tjera, si Boling-u, atletika, apo edhe noti ku kemi arritur të marrim disa medalje ndërkombëtare. Natyrisht, numri i sportistëve që merren me sporte të tjera (përverç futbollit e basketbollit) është i kufizuar. Për të vazhduar
49
me sportet që pëlqehen do të them se Boëling-u dhe ping-pongu janë sporte që pesroant me aftësi te kufizuara praktikohen me pasion në vendin tonë, dhe gjithashtu ne marrim pjesë edhe në disa gara atletike. Kuptohet, në ato që janë të lehta, sepse të vështirat, pra ato që duan një përgatitje të fortë teknike, ne nuk mund t’i praktikojmë. Cili është opinioni për Olimpikun Special, duke pasur parasysh edhe paragjykimet me të cilat hasen PAK në Shqipëri, por edhe duke ditur se sporti për këta është diçka e panjohur? Si reagon shoqëria shqiptare ndaj këtyre aktiviteteve? Do të flas në mënyrë të drejtë, ne jemi shumë larg kërkesave, shumë larg asaj çka bën bota, jemi prapa diellit, pasi vështirësitë e pengesat ne i hasim në çdo hap që ndërmarrim apo në çdo derë që trokasim. Në asnjë vend nuk gjejmë atë humanizëm, i cili duhet të karakterizojë shoqerinë tonë. Për personat me aftësi të kufizuara ekziston një mungesë predispozicioni për të ndihmuar dhe, sidomos, kur kjo ndihmë ka të bëjë me evenimente sportive të tyre. Ne jemi të ndëgjegjshëm se, PAK hasen me problemet më themelore, siç është arsimimi apo edhe shëndeti i tyre, por kemi menduar që sporti është një mjet i fuqishëm që ndihmon në këtë drejtim, që i tërheq, i zbavit. Dhe kjo na bënë të kemi besim të plotë se, sporti për PAK duhet zhvilluar. Përsa i përket këndvështrimit nga ana e shoqerisë, atë e dimë të gjithë dhe nuk mund të krahasohet me atë në mbarë botën. Këtu, as shteti, as biznesi nuk ndihmojnë. Sidoqoftë, edhe pse nuk kam moshë të re, unë përpiqem t’i stimuloj e bëj gjithçka që kam mundësi që ata të zbaviten, të kaliten e të shfaqin aftësitë e tyre, si edhe të integrohen në shoqeri përmes sportit. Eksperienca ime nga kompeticionet ndërkombëtare është që kjo lëvizje në botë mbështetet nga personalitete të të gjitha fushave. Për shembull, nga sporti - Johan Kroif; nga arti - Xhon bon Xhovi; nga politika Zhvarceneger e Mandela dhe shumë të tjerë, të cilët lëvizja i ka në radhë të parë në çdo kompeticion. Pse kur në botë i kushtohet aq shumë rëndësi lëvizjes së Olimpikut Special, në Shqipëri është thuajse e panjohur? Kjo ka të bëjë me mendësinë tonë, madje më lejoni t’ju rrëfehem në
50
diçka. Shumë herë, kur kërkoj ndihmë nga bizneset, në formë ironie marrë përgjigjen: “O Profesor, po çfarë të ka gjetur që merresh me këta persona?!”. Mendoj që kjo përgjigje mjafton për të kuptuar ralitetin tonë. Por, mua më kujtohet Eunice Kennedy, e cila vjet priti dhe bisedoi me anëtarët e 165 vëndeve, dhe kjo proçedurë zgjati rreth 7-8 orë, ndërkohë që duhet të mendosh se ajo është 99 vjeç. I jeni drejtuar ndonjëherë si Komitet i Olimpikut Special Shqiptar personaliteteve tona, dhe cili ka qenë reagimi i tyre? Një fakt fenomenal vjen nga Presidenti i Republikës, i cili vjet na priti në selinë e tij, ndezi flakën olimpike para se të niseshim në Shangai dhe dha një mesazh emocionues. Gjithashtu, pranë nesh kanë qënë edhe Zonja e parë e vendit, e cila ka qënë e pranishme në disa prej aktiviteteve tona, si edhe bashkëshortja e Kryeministrit, e cila ka qënë e gatshme për të ndihmuar. Cilat mund të jenë ato momente që do të mbani mend nga pozicioni juaj në krye të Komitetit te Olimpikut Special Shqiptar? Pesë janë momentet më kulminate, ato të pjesëmarrjes në 5 evenimentet Ndërkombëtare: 1999, 2003 në Irlandë; 2007 në Shangai, si edhe dy
51
aktivitetet evropiane në Romë e në Groninger. Dhe do të më mbeten, sepse kanë qenë festa për këta njerëz me 165 vende pjesëmarrëse dhe me momente emocionuse e intresante që kjo Botë (Special Olympics) di të krijojë. Është sporti i rëndësishëm për personat me aftësi te kufizuara? Padyshim që unë, si kuadër i vjetër i sportit besoj që ai është i rëndësishëm për të gjithë, por në veçanti për këta njerëz, sepse u zhvillon mundësinë për t’u përballur më mirë me paaftësinë e tyre fizike, dhe së dyti i kënaq ashtu siç kënaq çdo njeri tjetër. Në Greqi fituesit e kompeticioneve te Olimpik-ut Special i njeh gjithë vendi, ndërsa ne vendin tonë mediat shumë pak pasqyrojnë aktivitetet e organizuara . Ju si mendoni? Unë jam një gazetar i vjetër prej 60 vjetësh dhe jam përpjekur që të afroj mediat sa më shumë të jetë e mundur. Madje, jam ndjerë mirë, kur mediat na kanë dedikuar qoftë edhe pak rrjeshta, ose kanë propaganduar diçka rreth nesh. Por, sidoqoftë, media duhet të bëjë më shumë dhe me këtë rast dua t’i bëj një apel shoqërisë shqiptare që të ndihmojë sportin për Personat me aftësi të kufizuara. Përpjekja duhet të jetë gjithëpërfshirëse me Qeverinë, pushtetin vendor, me mediat dhe me bizneset. Gjithashtu, politika duhet të jetë më afër nesh, sepse kam përshtypjen që as e ka idenë çfarë do të thotë Olimpiku Special, për të cilin parashikohet një buxhet prej 2 milionë lekë të vjetra, në një kohë që vetëm familja Kennedy jep 60 milionë euro. Cili është mesazhi juaj për shoqërinë shqiptare për Olimpik-un Special? Do të thoja që kjo lëvizje ka nevojë për vullnetarë, dhe do doja me këtë rast të falenderoj vullnetarët e Shkollës “Don Bosko”, të cilët na ndihmuan shumë, kur vjet ne organizuam Olimpiadën Speciale Kombëtare. Ne kemi thirrur personalitete të sportit tonë, si ylli i futbollit, Panajot Pano, apo edhe mjeshtri Agim Fagu nga sporti i basketbollit, të cilët kanë nisur me ndonjë mbajtje topi në mënyrë simbolike aktivitetet tona. Por, kjo nuk mjafton, duhen edhe të tjerë vullnetarë, shumë vullnetarë. Intervistoi D.K.