Raport - Vlerësim i gjendjes së riaftësimit

Page 1

RAPORT

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

TË JESH

AKTIV

PA BARRIERA www.pabarriera.al



RAPORT Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

Tiranë, korrik 2015


Përgatitur nga: Dr. Blerta Cani Florida Kalemi

Raporti u mundësua në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv - Pa Barriera”, me financim të Agjencisë Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak

Idetë e shprehura nga autorët e këtij dokumenti nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e Caritas-it Shqiptar.


FALENDERIME Caritas-i Shqiptar dhe autorët e këtij raporti vlerësimi, shprehin falenderime dhe mirënjohje për personat e angazhuar, veçanërisht individët me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel vendor si edhe stafin e Caritas Shqiptar në tre njësitë administrative Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës, që me informacionin, opinionet dhe eksperiencat e tyre jetësore, bënë të mundur realizimin e këtij këtij vlerësimi.



7 TABELA E LËNDËS

Lista e figurave.................................................................................................... 8

Lista e tabelave............................................................................................................... 10 Lista e shkurtimeve........................................................................................................ 10

I. HYRJE..................................................................................................................................... 11

Përmbledhje Ekzekutive

II. METODOLOGJIA.................................................................................................................... 13

Pjesëmarrësit, instrumentat, proçedurat.......................................................... 11

III. TË DHËNA DHE STATISTIKA

Të dhëna të përgjithshme Të dhëna dhe statistika për personat me aftësi të kufizuara.......................... 14

IV. LEGJISLACIONI BAZË QË GARANTON RIAFTËSIMIN DHE PËRFSHIRJEN SOCIALE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA ............................................... 23 V. VLERËSIM I POLITIKAVE, KUADRIT INSTITUCIONAL DHE PROGRAMEVE QË GARANTOJNË RIAFTËSIMIN DHE PËRFSHIRJEN SOCIALE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE VENDORE, LAÇ, LEZHË DHE VAU I DEJËS 5.1.Vlerësim i gjendjes në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit.................. 25

5.2.Vlerësim i gjendjes në fushën e shërbimeve shoqërore............................ 26 5.3.Vlerësim i gjendjes në fushën e strehimit ................................................. 34 5.4.Vlerësim i gjendjes në fushën e shërbimeve shëndetësore....................... 35 5.5.Vlerësim i gjendjes në fushën e arsimit .................................................... 38 5.6.Vlerësim i gjendjes në fushën e formimit profesional dhe punësimit..... 43

VI. VLERËSIM I GJENDJES NË FUSHAT QË GARANTOJNË RIAFTËSIMIN DHE PËRFSHIRJEN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËRMES TË DHËNAVE SASIORE

Instrumenti........................................................................................................ 54 Pjesëmarrësit...................................................................................................... 54 Përpunimi i të dhënave...................................................................................... 54 Rezultatet........................................................................................................... 54

VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ...................................................................... 73 VIII. ANEKSI 1................................................................................................................ 82

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


8 Lista e figurave Figura 1. Persona me aftësi të kufizuara sipas kategorisë së përfitimit, Bashkia Lezhë Figura 2. Persona me aftësi të kufizuara sipas moshës, Bashkia Lezhë Figura 3. PAK sipas skemave të përfitimit të pagesave dhe përkatësisë gjinore, Vau i Dejës Figura 4. PAK sipas llojit të AK, Bashkia Vau i Dejës Figura 5. PAK sipas grup moshës, Bashkia Vau i Dejës Figura 6. PAK mendor sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës Figura 7. PAK, të verbër sipas grup moshës, Bashkia Vau i Dejës Figura 8. PAK, para dhe tetraplegjikë sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës Figura 9. PAK, invalidë pune sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës Figura 10. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara sipas kategorive të AK, skema SHSSH, të tillë për shkaqe që nuk lidhen me punësimin, Bashkia Laç Figura 11. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara, skema SHSSH dhe skema e ISSH sipas përkatësisë gjinore, Bashkia Laç Figura 12. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara, skema SHSSH sipas grupmoshës, Bashkia Laç Figura 13. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara, skema ISSH sipas grupmoshës, Bashkia Laç Figura 14. Të dhëna për personat me probleme në lëvizje dhe orientim në qytetin Lezhë, Laç dhe Vau i Dejës. Figura 15. Persona me aftësi të kufizuara në qendrën ditore Lezhë sipas moshës Figura 16. Persona me aftësi të kufizuara në qendrën ditore Lezhë, sipas vendbanimit Figura 17. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara me vërtetim KMCAP, kundrejt atyre që nuk janë paraqitur pranë KMCAP të përfshirë në sistemin arsimor në Bashkinë Lezhë Figura 18. Niveli arsimor i punë kërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara në Lezhë Figura 19. Numri i personave me aftësi të kufizuara, të punësuar krahasuar me numrin total të të punësuarve në sektorin publik dhe privat në Bashkinë Lezhë. Figura 20. Niveli i mbështetjes së kërkuar Figura 21. Kategoritë e Aftësisë të Kufizuar të Përfaqësuara në Sondazh. Figura 22. Zonat e Banimit Figura 23. Gjendja financiare e të anketuarve Figura 24. Statusi social Figura 25. Niveli i jetesës së pavarur Figura 26. Statusi në lidhje me punësimin Figura 27. Statusi në lidhje me arsimin Figura 28. Skemat e përfitimeve


9 Figura 29. Pikavarazhi mesatar në lidhje me përshtatshmërinë Figura 30. Përshtatshmëria në mjediset e shtëpisë Figura 31. Përdorimi i gjuhës së shenjave në shtëpi Figura 32. Përshtatshmëria e rrugëve Figura 33. Përshtatshmëria e komunitetit Figura 34. Përdorimi i Gjuhës së Shenjave në Komunitet Figura 35. Përshtatshmëria në institucionet shtetërore Figura 36. Përshtatshmëria e mjediseve argëtuese Figura 37. Përshtatshmëria në Objektet Shëndetësore Figura 38. Notat mesatare për fushën e shërbimeve mjekësore dhe sociale Figura 39. Parandalimi Figura 40. Identifikimi i hershëm dhe Trajtimi Figura 41. Shërbimet Shëndetësore Figura 42. Shërbimet e Rehabilitimit Figura 43. Shërbimet Dentare Figura 44. Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) Figura 45. Shërbimet Sociale Figura 46. Asistenca Ligjore Falas Figura 47. Strehimi Social Figura 48. Pikët mesatare sipas fushave (punësim, kualifikim professional, arsim, pjesëmarrja në veprimtaritë kulturore-artistike dhe sportive) Figura 49. Mundësitë për punësim Figura 50. Kualifikimi profesional dhe trajnimi Figura 51. Pikët mesatare për pyetjet e lidhura me arsimin Figura 52. Arsimi Figura 53. Mundësi përfshirëse nëpër shkolla Figura 54. Plani Individual Arsimor Figura 55. Pjesëmarrja në aktivitetet sportive, artistike dhe kulturore Figura 56. Ekspertiza e personelit Figura 57. Legjislacioni Figura 58. Njohuritë që ofron pushteti lokal për legjislacionin Figura 59. Barazia dhe mosdiskriminimi Figura 60. Sa respektohet opinioni juaj në procesin e vendimmarrjes Figura 61. Vendimmarrja në Familje

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


10

Lista e Tabelave Tabela 1

Lista e Shkurtimeve AK BKT DAR DRSHKP DRSHSH DSHP EKB INUV ISSH IZHA KDPAK KMCAP MMSR MAS NJV KRT OJF OKB PAK PUPA SHPS VKM ZA ZP

Aftësia e Kufizuar Banka Kombëtare Tregëtare Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Shoqërore Drejtoria e Shëndetit Publik Enti Kombëtar i Banesave Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Vendor Instituti i Sigurimeve Shoqërore Instituti i Zhvillimit Arsimor Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Ministria e Arsimit dhe Sporteve Njësi Vendore Këshilli i Rregullimit të Territorit Organizata Jofitimprurëse Organizata e Kombeve të Bashkuara Persona me Aftësi të Kufizuara Punëkërkues të Papunë Shërbimi PsikoSocial Vendim i Këshillit të Ministrave Zyra Arsimore Zyra e Punësimit


11

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Sipas statistikave të fundit zyrtare, numri i personave që janë njohur zyrtarisht të kenë një aftësi të kufizuar në Shqipëri, është 145,051 vetë, nga të cilët 74,043 persona janë përfitues në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe 71,008 persona në sistemin e ndihmës sociale. Ky numër, që përfshin si fëmijë edhe të rritur, përbën 5% të popullsisë së Shqipërisë. Prej tyre, 19,348 persona me aftësi të kufizuara, përfitojnë edhe pagesë kujdestarie. Numri i personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Lezhë, Laç e Vau i Dejës, përfitues nga të dyja skemat ekzistuese të përfitimeve në vend është 2260 (1.5% e shifrave zyrtare për personat me aftësi të kufizuara në vend). Gjatë viteve të fundit, në vend janë hartuar një sërë ligjesh dhe politikash, lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara si Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara (2005), si dhe plani shoqërues i veprimit, Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale (2007-2013), e cila aktualisht është në procesin e hartimit për periudhën (2015-2020). Të dyja këto strategji, të cilat janë ende në proces hartimi, kanë në themel të tyre vënien në jetë të orientimeve të dhëna në Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga Qeveria Shqiptare në Dhjetor 2012. Pavarësisht përpjekjeve dhe masave të marra për ndryshim, komuniteti i personave me aftësi të kufizuara ende vazhdon të has vështirësi, të cilat i pengojnë ata të jenë qytetarë me të drejta e mundësi të barabarta me të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Qytetarët e Bashkisë së Lezhës, me aftësi të kufizuara, përballen me shumë pengesa në përpjekjet e tyre për t’u përfshirë në jetën social-ekonomike, politike e kulturore. Vështirësitë, ndër të tjera, kanë të bëjnë me: (a) mungesën e aksesueshmërisë e për pasojë, përfshirjes e pjesëmarrjes së tyre në nivele të ulëta në të gjitha sferat e jetës; (b) nivel të ulët të ardhurash; (c) mungesë të shërbimeve të lidhura me rehabilitimin e integrimin; (d) mungesë të shërbimeve në komunitetet ku ata jetojnë; (e) nivel tejet të ulët të punësimit të tyre në tregun e hapur të punës; (f) mungesë të përfshirjes së tyre në sistemin arsimor të të gjithë niveleve; (g) diskriminimin, stigmatizimin e paragjykimet e pranishme për personat me aftësi të kufizuara. Ratifikimi nga ana e shtetit shqiptar, në Dhjetor 2012, i Konventës për të Drejtat Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


12 e Personave me Aftësi të Kufizuara, krijon detyrime të reja për Qeverinë Shqiptare në drejtim të ndryshimeve ligjore, praktikave administrative, qasjes ndaj aftësisë së kufizuar, standarteve të një niveli më të lartë të mbrojtjes së të drejtave e një cilësie më të mirë jetese të personave me aftësi të kufizuara. Pavarësisht se kuadri legjislativ ka njohur disa përmirësime ndër vite, është e rëndësishme të kihet në konsideratë që detyrimet ligjore u përkasin të gjitha niveleve të qeverisjes, duke përfshirë këtu edhe qeverisjen në nivel lokal. Qasja e re dhe konceptet e KDPAK, shpeshherë mbeten të panjohura deri në nivel lokal. Në mënyrë që këto qasje dhe koncepte të gjejnë zbatim edhe në nivel lokal, kërkohet një konkretizim dhe zbërthim i tyre në plane dhe masa konkrete, të cilat janë të prekshme në njësi të veçanta të pushtetit lokal. Vënia në jetë e këtyre masave, varet tërësisht nga vullneti, dëshira dhe miratimi i tyre nga drejtuesit dhe vendimarrësit në nivel qeverisjeje vendore. Qëllimi i këtij vlerësimi, është të ofrojë: (a) dhënien e një kuadri të plotë të situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Lezhë, Laç e Vau i Dejës; b) identifikim të problematikave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara duke identifikuar veçanërisht disa nga nevojat bazë që konsiderohen ende të papërmbushura nga personat me aftësi të kufizuara të kategorive të ndryshme dhe familjarët e tyre dhe (c) të ofrojë disa rekomandime që pasqyrojnë edhe opinionin e pjesmarrësve në këtë vëzhgim, që mendohet se i shërbejnë orientimit të drejtë të ndërhyrjeve në fushat e konsideruara prioritare për rehabilitim e përfshirje sociale për personat me aftësi të kufizuara. Ky vlerësim, përmes instrumenteve dhe metodologjisë së përdorur, shërbeu edhe për informim dhe ndërgjegjësim të administratës lokale dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre të përfshirë në këtë proces. Vlerësimi u realizua në bashkëpunim me Bashkitë dhe institucione të qeverisjes në nivel lokal, përfshirë: Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë dhe Zyrat Arsimore Laç dhe Vau i Dejës, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë dhe Zyrat e Punësimit Laç dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër (për Vaun e Dejës), Drejtorinë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Punës Lezhë dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Shëndetësor, Qendra Publike e Private që ofrojnë shërbime në tre njësitë vendore të përfshira në vlerësim. Në realizimin e këtij vlerësimi, u përfshinë edhe grupet e interesit, përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, individë me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre, mendimet dhe opinionet e këtyre të fundit përbëjnë edhe gjetjet dhe rekomandimet kryesore në këtë vlerësim. Gjatë fazës së mbledhjes së informacionit, u identifikuan pesë fusha kryesore si më të rëndësishmet për të garantuar rehabilitim dhe përfshirje sociale për personat me aftësi të kufizuzra, fusha që janë në të njëjtën linjë edhe me dokumentin politik të qeverisë shqiptare për përfshirjen sociale të grupeve vulnerable, përfshirë personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.


13 • Shërbimet Shoqërore dhe Strehimi • Shërbimet Shëndetësore • Arsimi • Formim Profesional dhe Punësimi • Përshtatshmëria dhe aksesi në ambientin e ndërtuar, transport dhe komunikim Kjo e fundit e konsideruar si parakusht për akses e përfshirje të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës.

II. METODOLOGJIA Metodologjia e përdorur në realizimin e këtij vëzhgimi, është bazuar në metoda të vlerësimit me pjesëmarrje, përmes kombinimit të intervistave me aktorët përgjegjës dhe grupeve të interesit në fusha të shërbimeve sociale e shëndetësore, arsimit, përshtatshmërisë, formimit profesional e punësimit. Për të mbledhur informacionin e nevojshëm për raportin e vlerësimit të gjendjes sa i përket aspekteve të shërbimeve të riaftësimit dhe përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara, në Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, u përdorën instrumentat si në vijim: • Intervista përmes pyetësorëve gjysëm të strukturuar, me përfaqësues të institucioneve, të cilat zhvillojnë aktivitetin në nivel lokal dhe lidhen me problematikat e Shërbimeve shoqërore, Shërbimeve shëndetësore, Strehimit, Arsimit, Formimit Profesional dhe Punësimit, Përshtatshmërisë së Mjediseve. (shiko aneksin I) Pyetësorët ishin specifikë për çdo institucion, në varësi të përgjegjësive. • Fokus-grup me individë me aftësi të kufizuara të të gjitha kategorive, para dhe tetraplegjikë, të verbër, me probleme në të folur, aftësi të kufizuara mendore e familjarë të tyre, invalidë pune, përfshirë edhe përfaqësues të OJF-ve të aftësisë së kufizuar. U realizuan 4 fokus-grupe dhe numri i personave të përfshirë ishte 34, përkatësisht, 13 persona në Vaun e Dejës, 9 persona në qytetin e Laçit, dhe në Lezhë 12 persona. Për të realizuar takimin e fokus-grupit u përdor një skedë me pyetje të hapura, të cilat shërbyen për të marrë informacion për të gjitha çështjet objekt të këtij vëzhgimi. • Sondazh, përmes të cilit u intervistuan 746 persona; 489 (65.8%) nga këta ishin persona me aftësi të kufizuara dhe 260 (34.2%) ishin familjarë të tyre (prindër, motra dhe vëllezër). Instrumenti i përdorur ishte një pyetësor, i cili përbëhej nga tri seksione: një seksion për demografinë, pyetje që lidheshin me gjendjen si dhe sa të kënaqur ishin pjesëmarrësit në fusha të ndryshme dhe pyetje të hapura, përmes të cilave, të anketuarëve i’u kërkua të evidentonin tri nevoja të paplotësuara. Të dhënat sasiore të pyetësorit u përpunuan me SPSS. Grafikët u përgatitën në programin Excel. Të dhënat cilësore u studiuan në grupe temash dhe nëntemash. Gjithashtu u llogarit edhe shpeshtësia për të përcaktuar nivelin e nevojave të shprehura nga personat e intervistuar. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


14 Të dhëna dhe statistika - Bashkia Lezhë Të dhëna të përgjithshme[1]

Zona Funksionale e Lezhës përfshin në administrimin e vet 10 Njësi të Qeverisjes Vendore (NJQV) (1 Bashki dhe 9 komuna), nga 21 gjithsej që ka Rajoni i Lezhës (16 komuna dhe 5 bashki), duke e pozicionuar këtë zonë në vend të parë për numrin e NJQV-ve në krahasim me 2 zonat e tjera funksionale të Rajonit të Lezhës. Duhet theksuar që afërsisht 56 përqind e popullsisë jeton në tre njësi të kësaj zone (bashkinë Lezhë dhe komunat Shëngjin dhe Shënkoll). Këto njësi kanë fituar banorë (Shënkoll 47.3 përqind, Shëngjin 18.9 përqind dhe Lezha 7.6 përqind), ndërsa të gjitha njësitë e tjera kanë humbur banorë. Tre njësitë kanë fituar 78.8 përqind të popullsisë që kanë humbur njësitë e tjera. Përqendrimi i madh i popullsisë në këto njësi lidhet me zhvillimin me ritme të shpejta të turizmit në këto zona. Qyteti i Lezhës është njëkohësisht edhe qendra administrative e Qarkut Lezhë dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 5.05 km katror. Popullsia në Qytetin e Lezhës është 29,214 banorë dhe përbën 13% të popullsisë totale të Qarkut Lezhë. Lezha gjendet në rajonin perëndimor të Shqipërisë, i cili ka qenë dhe mbetet rajoni më i zhvilluar në Shqipëri. Aktualisht ekonomia në qytet është e diversifikuar, por mbështetet në tregti dhe shërbime, sektorë që punësojnë numrin më të madh të banorëve. Ndërtimi i Parkut të Biznesit në pjesën veriore të qytetit do të nxisë përqendrimin e bizneseve vendore e rajonale të huaja. Në park, planifikohen të përqendrohen kryesisht aktivitetet e biznesit të mesëm dhe të madh si: prodhime konfeksionesh, prodhime këpucësh, ndërtim, prodhime agro-ushqimore, përpunim alumini, përpunim druri, transport, tregti e shërbime të ndryshme. Ndërtimi i Parkut të Biznesit parashikon të krijojë rreth 3,000 vende pune. Qarku i Lezhës ka një potencial shumë të madh të zhvillimit të turizmit bregdetar, kulturor, fetar, rural dhe natyror. Të dhëna për personat me aftësi të kufizuara[2]

Numri i personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Lezhës është 981, nga të cilët 413 të regjistruar dhe që trajtohen nga skema e Shërbimit Social Shtetëror dhe 568 invalidë pune, pjesë e skemës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore. PAK, pjesë e skemës së SHSSH e që trajtohen nga Bashkia, (n=412) u përkasin grupimeve të ndryshme: 63 janë të verbër, 47 para e tetraplegjikë dhe 312 persona me aftësi të kufizuara fizike e mendore (shih figurën 1.), me një minorancë tejet të vogël të përfitueseve femra (42.8%, n=180) / meshkuj 232 [1] [2]

Plani Strategjik për Zhvillimin e Qendrueshëm 2013-2030, Bashkia Lezhë, 2013 Të dhëna nga drejtoria e shërbimeve sociale, Bashkia Lezhë,11.05.2015


15 47

tetraplegjikë Para e e tetraplegjikë

Të verbër verbër Të

63 312

PAK mendorë mendorë eefizikë PAK fizikë

567

Invalidë pune pune Invalidë 0

100

200

300

400

500

600

Figura 1. Persona me aftësi të kufizuara

sipas kategorisë së përfitimit, Bashkia Lezhë

Gati çereku i përfituesve (n=124,) janë edhe përfitues të pagesës së kujdestarisë dhe një e dhjeta e tyre përfitojnë paketë higjeno-sanitare (n=47). Figura 2, tregon shpërndarjen e personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Lezhë, sipas grupmoshave.

0-3 vjeç

2.6%

19-21 vjeç

5.9%

mbi 60 vjeç

15.3%

4-18 vjeç

20.3% 55.9%

22-60 vjeç 0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Figura 2. Persona me aftësi të kufizuara sipas moshës, Bashkia Lezhë

Numri i regjistruar i invalidëve të punës është 567 persona, prej të cilëve 323 janë femra. Të dhënat e Invalidëve të Punës sipas grupmoshave: 0-30 vjeç=1; 31-40 vjeç=4; 41-50 vjeç=54; 51-60 vjeç=149; mbi 60 vjeç=49. Të dhënat tregojnë se rreth 20.03% e PAK (nr .95) janë në moshë shkollore, ndërkohë 61,8% e PAK (afërsisht 256 persona) dhe 90% e invalidëve të punës (nr. 519), janë në moshë pune. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


16 Të dhëna dhe statistika - Bashkia Vau i Dejës Të dhëna të përgjithshme

Bashkia Vau i Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë e Shkodrës, në lindje me bashkinë Fushë-Arrëz, ndërsa në jug me bashkitë Pukë dhe Lezhë. Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia Vau i Dejës ka një popullsi prej 30,438 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 48,966 banorë. Të dhënat tregojnë se gati 35% e popullsisë janë në moshë të re, nën 18 vjeç. Ndërkohë që popullsia e aftë për punë përbën rreth 50% të totalit dhe ajo mbi moshë pune 15%. Me ndarjen e re territoriale, bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 499.09 km2 me një densitet prej 98.11 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative, të cilat janë: Vau Dejës, Bushat, Vig-Mnelë, Hajmel, Temal, Shllak. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Shkodrës dhe pjesë e po këtij qarku. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 47 fshatra. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Vaut të Dejës, i cili numëron rreth 6,087 banorë.[3] Në të ndodhet hidrocentrali i Vaut të Dejës si dhe HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, të ndërtuara me koncesion privat gjatë viteve të fundit. Para viteve ‘90, shumica e banorëve në Vaun e Dejës punonin në hidrocentral, në fabrikën e bakrit si dhe në kooperativa bujqësore. Ndërkohë që zhvillimi ekonomik aktual mbështetet kryesisht në bizneset e vogla të shërbimit, të cilat janë të pozicionuara kryesisht në qytetin Vau e Dejës. Niveli i papunësisë është i lartë, ndaj edhe një pjesë e madhe e popullsisë gjendet në emigrim, kresisht në shtetet e Italisë dhe Greqisë. E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, ku dominon liqeni i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, lumi Drin që vazhdon në shtratin e tij të vjetër që nga pengesa e digës së Hidrocentralit si dhe lumi Gjadër që shkëputet nga lumi i parë, rreth 1 km në juglindje të qytetit të Vaut të Dejës. Pasuria e madhe ujore e bën gjithashtu zonën të prekur nga përmbytjet. Zhvillimi i turizmit natyror është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjella dhe kisha ndër më të vjetrat në Ballkan, të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman. Të dhëna për personat me aftësi të kufizuara[4]

Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri i PAK të identifikuar në territorin e Vaut të Dejës, është 423 persona, nga të cilët rreth 71% (n=122) janë përfitues nga skemat e pagesës së AK ofruar nga Shërbimi Social Shtetëror. Raporti i PAK në numrin total të popullsisë që banon në Vaun e Dejës është 4.2%. Nëse i referohemi llojeve të AK, 09% [3] [4]

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë, Vau i Dejës, 2008 Bashkia Vau i Dejës, sektori i ndihmës ekonomike, Maj 2015


17 (n=41) janë të verbër, 4.7% (n=22) janë para e tetraplegjikë, 56.2% (n=238) janë me aftësi të kufizuar mendore e fizike, 12.7% (n=54) me diagnoza të ndryshme (veshka, hemofili, etj). Nga PAK që përfitojnë nga skemat e pagesës për AK, vetëm 19% e tyre (n=83) janë përfitues edhe të një personi kujdestar. Numri i invalidëve të punës në territorin e Vaut të Dejës është 122 persona.

190

Totali 46

Invalidë pune Para dhe tetraplegjikë 9

Persona me aftësi të kufizuara mendore e fizike

Totali

22

115

0

Femra

122

20 41

Të verbër

423

100

238

200

300

400

500

Figura 3. PAK sipas skemave të përfitimit të pagesave dhe përkatësisë gjinore, Vau i Dejës

.6 %

12.3

19

%

Të verbër 12.3%

8.0%

55. 2%

7% 4.

Para e tetraplegjikë 4.7% PAK mendorë 55.2% PAK fizikë 8.0% Me diagnoza të ndryshme 19.6%

Figura 4. PAK sipas llojit të AK, Bashkia Vau i Dejës

Referuar të dhënave të mësipërme, rezulton se pjesa më e madhe e PAK në Vaun e Dejës (56,2%) janë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


18 Figura e mëposhtme ofron informacion mbi strukturën moshore të personave me aftësi të kufizuara në Vaun e Dejës.

PAK

0-6 vjeç

PAK

6-18 vjeç

PAK

18-60 vjeç

PAK

Mbi 60- vjeç

Figura 5. PAK sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës

Të dhënat e mësipërme sipas strukturës moshore, tregojnë që një numër të konsiderueshëm (n=96) e zënë fëmijët 0-18 vjeç ose 24% të numrit total të PAK. Tabelat në vijim ofrojnë të dhëna për strukturën moshore, bazuar në kategorinë e aftësisë së kufizuar.

115

Total

238

12 21 23 30 23 43 13 33 7 28

60+ 51-60 vjeç 41-50 vjeç 31-40 vjeç 21-30

21

11-20 vjeç

16

0-10 vjeç 0

Femra AK mendorë dhe fizikë

50 33

50

100

150

200

250

Figura 6. PAK mendorë sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës


19 20

Totali 15

60+ 5

51-60 vjeç 20-50 vjeç

Femra

41

Të verbër

29

8

4

0

10

20

30

40

50

Figura 7. PAK, të verbër sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës 9

4 3

3

Para dhe tetraplegjikë

5

2

2

8 4

1 0

Femra

21

8

5

10

15

20

25

Figura 8. PAK, para dhe tetraplegjikë sipas grupmoshës, Bashkia Vau i Dejës

46

Total

Femra

122

Invalidë pune

20

60+

57 26

30-60 vjeç

65

0

50

100

150

Figura 9. PAK, invalidë pune sipas grupmoshës Po sipas strukturës moshore, vihet re numri më i madh i PAK i takon grupmoshës 18-60 vjeç (59.3%) ose ndryshe, personave në moshë pune. Një fakt shumë i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë për këtë kategori është statusi i 106 PAK ose 26.6% si kryefamiljarë. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


20

Të dhëna dhe statistika - Bashkia Laç Të dhëna të përgjithshme[5]

Qyteti i Laçit, me ndarjen e re territoriale është pjesë e Bashkisë Kurbin që shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkitë Lezhë dhe Mirditë, në lindje me bashkinë Mat, në jug me bashkitë Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me Detin Adriatik. Ndodhet 45 km larg nga Tirana dhe vetëm 10 km larg nga bregdeti. Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e Laçit ka 46,291 banorë, ndërsa sipas regjistrit civil ka 72,987 banorë. Qyteti i Laçit, i cili ka një të tretën e popullsisë së bashkisë së re Kurbin dhe është një zonë ish-industriale, krijuar si qytet përreth fabrikave të superfosfatit dhe të pasurimit të bakrit, që të dyja të mbyllura shumë kohë më parë. Fasoni ka zëvendësuar këto fabrika si burimi kryesor i punësimit në qytet. Megjithatë, sot funksionon vetëm një fabrikë e prodhimit të këpucëve, ku janë të punësuar 100 gra. Papunësia është tepër e lartë. Popullsia është e përzier me prurje nga shumë anë të vendit gjatë kohës së komunizmit. Mbyllja e industrisë solli probleme të rënda ekonomike dhe sociale për zonën. Aktorët e shoqërisë civile në qytet kanë shqetësim të veçantë mungesën e vendeve të punës dhe praninë e lartë të lokaleve të bixhozit apo basteve sportive. Të dhëna për personat me aftësi të kufizuara

Numri i personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Laç është 1256, prej të cilëve 594 PAK, të bërë të tillë nga shkaqe që nuk lidhen me punësimin dhe 662 invalidë pune. Invalidët e Punës përbëjnë rreth 52% të numrit të përgjithëm të personave me aftësi të kufizuara. Numri i personave para dhe tetraplegjik është 73 (rreth 12%), e personave me aftësi të kufizuara, bërë të tillë për shkaqe që nuk lidhen me punësimin, kurse personat e verbër, në qytetin e Laçit, përbëjnë rreth 13% të personave me aftësi të kufizuar (n=81). Kategoria e personave me aftësi të kufizuara mendore, përbëjnë rreth 74% të PAK (n=440) në Bashkinë Laç.

[5]

Plani Strategjik për Zhvillimin e Qendrueshëm 2013-2030, Bashkia Lezhë, 2013


21

594

Totali Persona të verbër

81

Para dhe tetraplegjikë

73

PAK mendorë

440

0

100

200

300

400

500

600

Figura 10. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara sipas kategorive

të aftësive të kufizuara, skema SHSSH, të tillë për shkaqe që nuk lidhen me punësimin, Bashkia Laç

174 persona me aftësi të kufizuara (rreth 14%) përfitojnë kujdestari, ndërsa 73 persona përfitojnë paketë higjenosanitare.

458

Totali Invalidë pune, skema ISSH

248 662

Persona me aftësi të kufizuar

Femra

210

Total

594

0

1256

200

400

600

1000

1200

1400

Figura 11. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara, skema SHSSH dhe skema e ISSH sipas përkatësisë gjinore, Bashkia Laç

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


22 Persona me Aftësi të Kufizuara, skema e SHSSH sipas grupmoshës 594

Totali 81

60+

240

22-60 vjeç 48

19-21 vjeç 4-18 vjeç 0-3 vjeç

205 20

0

200

400

600

Figura 12. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara,

skema SHSSH sipas grupmoshës, Bashkia Laç

Invalidë pune, skema e ISSH sipas grupmoshës 662

Totali 49

65+

46

61-65 vjeç

262

51-60 vjeç 222

41-50 vjeç 31-40 vjeç 0-30 vjeç 0

76 7

200

400

600

Figura 13. Të dhëna për Personat me Aftësi të Kufizuara, skema ISSH sipas grupmoshës, Bashkia Laç

800


23 iii. Legjislacioni bazë[6]që garanton

riaftësimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara

Duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të ligjeve e vendimeve të miratuara gjatë viteve të fundit, baza ligjore është përfshirë si aneks i veçantë, në mënyrë që ky dokument të shërbejë edhe si referencë për të gjithë drejtuesit, specialistët, punonjësit e institucioneve lokale në Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, njëkohësisht t’i shërbejë edhe vetë komunitetit. Në këtë pjesë të vëzhgimit, janë të listuara, disa prej ligjeve bazë, politikave dhe vendimeve të ndryshme, të cilat konsiderohen si ndër më të rëndësishmet për garantimin e integrimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara. • Konventa për të Drejtat e Personave të Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK). • Ligji nr. 10 221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. • Ligji nr. 93/2014 datë 24.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. • Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. • Ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. • Ligj nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. • Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar). • Ligji nr. 10 383 datë 24.02.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; • Ligji “Për nxitjen e punësimit” Nr. 7995, datë 20.09.1995 (i ndryshuar). • Ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”. • Ligji nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” (i ndryshuar). • Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” . • Vendimin nr.1503, datë 19.11.2008 rregulloren “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”. 6)

Në Aneksin 1 do të gjeni informacion të detajuar

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


24 V. Vlerësim i politikave, kuadrit institucional dhe programeve që garantojnë riaftësimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara, në Njësitë Administrative Vendore Laç, Lezhë, dhe Vau i Dejës Në bazë dhe në zbatim të reformës territoriale, Bashkitë dhe njësitë vendore duhet të rishikojnë strategjitë dhe planet lokale, si edhe të hartojnë startegji e plane te reja për zhvillimin e tyre. Bashkia Lezhë po harton dhe aprovon strategji e politika vendore, të cilat do t’i shërbejnë zhvillimit të qendrueshëm të zonës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe kohezionit të brendshëm ekonomik e social dhe zbutjes së pabarazive ndërvendore[7]. Problematikat e personave me aftësi të kufizuara janë pjesë e këtyre strategjive, të trajtuara në fushën e shërbimeve sociale, por kryesisht duke ofruar vetëm statistika për ta dhe parashikime për trajtimin me pagesat që ato marrin për shkak të aftësisë së kufizuar. Gjatë vitit 2014-2015, Bashkia Lezhë në bashkëpunim me institucione të qeverisjes në nivel lokal, përfshirë: Drejtorinë Arsimore Rajonale, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Drejtorinë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përfshirë edhe grupet e interesit, përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, organizata të tjera të shoqërisë civile si edhe ofrues publik e privatë të shërbimeve, hartoi një plan lokal[8], i cili ka për qëllim, t’i vijë në ndihmë Bashkisë së Lezhës të zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa për të Drejta e Personave me Aftësi të Kufizuara/ KDPAK[9] dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore të aprovuara nga Qeveria Shqiptare. Bashkia Laç, ka hartuar një plan për zhvillimin ekonomik, për vitin 2008-2020, dhe Bashkia Vau i Dejës ka hartuar një plan strategjik të zhvillimit të Bashkisë Vau i Dejës, 2008-2020. Problematikat dhe ndërhyrjet e veçanta, të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara, nuk janë pjesë e këtyre dokumenteve strategjikë që orientojnë zhvillimin e këtyre njësive administrative. Ndërkohë që në asnjë prej këtyre dy bashkive, nuk është hartuar një plan veprimi për riaftësim e përfshirje sociale të personave me aftësi të kufizuara.

[7] [8]

[9]

Zona funksionale Lezhë, Dokument politik, draft Mars 2015

Plani Lokal për përfshirjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në bashkinë e Lezhës. KDPAK është ratifikuar nga Qeveria shqiptare ne Dhjetor 2012


25 5.1. Vlerësimi i gjendjes në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit Kërkesa për mjedis të përshtatur e pa barriera, përdorim të mjeteve të përshtatura të transportit dhe komunikimit, është cilësuar tashmë nga “Konventa e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar” si një premisë dhe e drejtë që secili shtet duhet të garantojë për çdo person me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat dhe veçoritë që ai paraqet[10]. Garantimi i kësaj të drejte është parashikuar edhe në kuadrin ligjor shqiptar përfshirë një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore[11], të cilët kanë rregulluar normimin në praktikë të standardeve për një mjedis pa barriera. Ndonëse ky kuadër ligjor ekziston prej disa vitesh dhe plotësohet vazhdimisht me akte ligjore e nënligjore, situata aktuale lë shumë për të dëshiruar. Vetëm parashikimi me masa konkrete dhe masa buxhetore përkatëse do të ndihmonte në realizimin në praktikë të një mjedisi pa barriera, mjete komunikimi dhe transport të përshtatur për të gjithë, përfshi Personat me Aftësi të Kufizuara Në zbatim të ligjit “Për Planifikimin e Territorit” i ndryshuar me ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, zhvillimi urban dhe kontrolli i territorit, administrohen nëpërmjet instrumentave të ngritur për këtë qëllim pranë: (i) Këshillit Bashkiak ku funksionon Komisioni i zhvillimit urban dhe përdorimit të tokës, si dhe Komisioni mbi Pronat publike, transportin dhe trafikun dhe (ii) Bashkisë ku funksionon “Këshilli Teknik i Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit” si një organizëm që shqyrton dhe jep mendim mbi dokumentacionin teknik e ligjor për secilin projekt propozim për lejet e zhvillimit, të ndërtimit dhe të shfrytëzimit të objekteve në territorin e bashkisë. Në nivel administrativ, pranë Bashkisë Lezhë, funksionon Drejtoria e Urbanistikës dhe Hartimit të Projekteve në Infrastrukturë me një staf prej tre specialistë të planifikimit dhe studimeve urbanistike, projekteve arkitektonike, kontrollit teknik, projektimit të infrastrukturës, si edhe një topograf e një jurist, të cilët janë të angazhuar me pronat dhe asetet e bashkisë; në Bashkinë Laç, funksionon Drejtoria e Planifikimit Kontrollit Zhvillimit të Territorit me një staf prej katër specialistësh të planifikimit dhe studimeve urbanistike, projekteve arkitektonike, kontrollit teknik, projektimit të infrastrukturës (përfshirë inxhinier ndërtimi dhe arkitektë), një specialist të emergjencave civile (inxhinier mjedisi) një jurist dhe një specialiste dokumentacioni; në Bashkinë Vau i Dejës funksionon Zyra e Urbanistikës, e [10] [11]

KDPAK OKB, 13 Dhjetor 2006, Neni 9 “Përshtatshmëria” Ligji Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e Territorit” i ndryshuar me ligjin nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Rregulloren Model të Planifikimit të Territorit si edhe Rregulloren Model të Zhvillimit të Territorit; • Ligji Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” • VKM Nr. 1503 datë 19.11.2008 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirave nga ana personave me aftësi të kufizuara”; “Ligji nr.10 112, datë 9.4.2009 për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” neni 40 etj.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


26 cila harton Planin e Studimit Urbanistik të Bashkisë Vau i Dejës, dhe ka përgjegjësinë edhe për dhënien e lejeve të ndërtimit, kontrollit të territorit e dhënien e lejeve të shfrytëzimit. Pranë Bashkisë Lezhë funksionon edhe Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Vendor (INUV). Ky inspektoriat ka si përgjegjësi kryesore kontrollin dhe zbatimin e ligjshmërisë të standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës brenda territorit administrativ të Bashkisë. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë drejtohet nga kryeinspektori (i cili emërohet nga Kryetari i bashkisë) dhe për përmbushjen e përgjegjësive të parashikuara me ligj, ai mbështetet nga Policia Bashkiake. Drejtoria e Shërbimeve është struktura e ngarkuar për lëshimin e autorizimit të pagesës për tarifën e transportit publik. Të dhënat për realizimin e këtij vlerësimi në fushën e përshtatshmërisë, u realizuan përmes intervistave me drejtues dhe specialistë pranë drejtorive, sektorëve me përgjegjësi kryesore në nivel vendor: në Bashkinë Lezhë: intervista me drejtues e specialistë pranë Drejtorisë së Urbanistikës dhe Infrastrukturës, Inspektoriatit Urbanistik e Ndërtimor Vendor, Drejtorisë Rajonale të Arsimit si edhe Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë; në Bashkinë Laç: intervista me drejtues të Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit dhe Sektorit të Taksave dhe Tarifave Vendore; ndërsa në Bashkinë e Vaut të Dejës, me drejtues të sektorit të Urbanistikës dhe Departamentit të Tatim Taksave si edhe përmes studimit të literaturës për fushat përkatëse në nivel vendor. Evidentohet që në fushën e përshtashmërisë mjedisore ka mungesë të theksuar të vëmendjes nga strukturat përgjegjëse të planifikimit e të kontrollit mbi territorin. Ndër gjetjet kryesore përfshihen: (i) Strukturat përgjegjëse në nivel vendor në tre njësitë vendore të përfshira në vëzhgim, e njohin detyrimin ligjor për të siguruar përshtatshmëri në ndërtim, transport e komunikim për personat me aftësi të kufizuara; (ii) Kërkesat dhe standartet e përshtatshmërisë në projektet që dorëzohen për leje ndërtimi, pranë bashkisë aplikohen në një masë shumë të vogël, thuajse të pakonsiderueshme, ndërsa në njësinë vendore Lezhë dhe Laç, këto kërkesa janë pjesë e detyrueshme e dokumentacionit që dorëzohet për marrjen e lejes së ndërtimit, nuk rezulton të jetë kështu në Njësinë Vendore të Vaut të Dejës; iii) Kërkesat dhe standartet e përshtatshmërisë, kanë filluar të parashikohen dhe të zbatohen në disa prej projekteve të miratuara, objekte të përshtatur (me rampë, tualet dhe ashensor) janë vetëm godinat e spitalit (Lezhë), objekte të përshtatura vetëm me rampë, godinat e Bashkive (Lezhë dhe Vau i Dejës), Pallati i Kulturës, Lezhë/ Zyra e Punës, qendër shëndetësore (Vau i Dejës), një pjesë e konsiderueshme e shkollave


27 9-vjeçare (Lezhë dhe Laç), shkollë e mesme (Vau i Dejës), kopësht (Vau i Dejës) si edhe disa rrugë/ trotuare në Vaun e Dejës, Sheshi i Qytetit në Lezhë; (iv) Arsyet që pengojnë aplikimin e kërkesave dhe standarteve të përshtatshmërisë në mjedisin e ndërtuar janë mungesa e vullnetit dhe kontrollit nga strukturat përgjegjëse, instrumentat vendorë të padetajuar dhe pa sanksione (veçanërisht Rregullorja Uniforme e Kontrollit të Zhvillimit). Të dhënat nga intervistat tregojnë që aktualisht niveli i ndërgjegjësimit të strukturave përgjegjëse është i kënaqshëm, pavarësisht se në zbatim nuk ka konsistencë, dhe këtë e demonstrojnë disa shembuj pozitivë për vendosjen e rampave në hyrje, jo vetëm në objektet e shkollave (të rejat dhe ato që rikonstruktohen), në spitalin e qytetit, por edhe në disa objekte private. Drejtues dhe specialistë të sektorit të urbanistikës në tre njësistë vendore, bënë prezente se e njohin detyrimin ligjor për të siguruar përshtatshmëri në ndërtim, transport e komunikim për personat me aftësi të kufizuara. Ata janë të informuar edhe për përmirësimet e fundit ligjore dhe specifikisht në lidhje me rregulloren e miratuar në vitin 2008 “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”, por ndaj kësaj problematike nuk është e njëjta vëmendje nga specialistët përkatës, siç është ndaj problematikave të tjera në fushën e zhvillimeve urbanistike dhe arkitektonike në qytet. Një tjetër gjetje nga intervistat është që në “Rregulloren Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit” në Njësinë vendore Lezhë, nuk ka referenca të mjaftueshme për përfshirjen e detyrimit të përshtatshmërisë ndërtimore dhe lehtësimin e proçedurave në marrjen e lejes së ndërtimit, për vendosjen e tyre në objektet ekzistuese. Si rrjedhojë, edhe në Rregulloren Vendore të Kontrollit të Zhvillimit, mungojnë specifikimet mbi aplikimin e kërkesave dhe standarteve të përshtatshmërisë në mjedisin e ndërtuar (ndërtesa dhe infrastrukturë) në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e Territorit”. Në njësinë vendore Laç, në vendimin nr. 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit„ ka referenca të mjaftueshme për marrjen e lejes së ndërtimit për krijimin e lehtësirave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuar. Në nenin 6 dhe 7, shprehet qartazi se për eliminimin e barrierave arkitektonike për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar nuk nevojitet asnjë leje, as për përshtatjen e objekteve. Ndërsa për ndërtimin e rampave në nenin 7 të kësaj rregulloreje citohet se punimet për ndërtimin e rampave realizohen vetëm me marrjen e deklaratës paraprake pranë autoritetit përgjegjës që është Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit. Përsa i përket transportit, aktualisht në Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, nuk operon asnjë linjë urbane, përveç linjave interurbane që ndalojnë si Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


28 tranzit ose terminal. Nga informacioni i siguruar, nuk ekziston asnjë mjet transporti i përshtatur në të gjitha linjat që tranzitojnë këtë qytet dhe nuk ka një vend parkimi të posaçëm për mjetet e PAK. Grupet e interesit nuk janë përfshirë në diskutime mbi ofrimin e transportit të përshtatur. Kjo problematikë bëhet më e mprehtë, në kuadrin e zbatimit të reformës territoriale, kur territori i bashkive do të zgjerohet duke përfshirë edhe komuna periferike. Në këtë kuadër nevoja për linjë autobusi/minibusi do të jetë prioritet. Edhe pse ka përpjekje për të zbatuar legjislacionin për realizimin e përshtatshmërisë mjedisore të objekteve, infrastrukturës e transportit për personat me aftësi të kufizuara, ato janë jo sistematike dhe të pamjaftueshme. Barrierat ekzistuese vazhdojnë t’i mbajnë të izoluar në shtëpitë e tyre këta persona (ref. statistikave në figurën 14, më poshtë), duke i penguar të bëjnë një jetë normale, pa mundur të shkojnë në shkollë, të punësohen dhe të lëvizin e të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Vau i Dejës

0

238

22

Aftësi të kufizuara mendore

77

Laç Lezhë

Të verbër

41

425

71 41

Paraplegjikë

312

47

100

200

300

400

500

Figura 14. Të dhëna për personat me probleme në lëvizje dhe orientim në qytetin Lezhë, Laç dhe Vau i Dejës.

Vërehet që jo në të gjitha kërkesat për financimin e projekteve të rikonstruksionit të objekteve publike, janë planifikuar elementët bazë të përshtatshmërisë së tyre. Këshillat Bashkiake në tre njësitë vendore, prej disa vitesh nuk miratojnë fonde për studimet urbanistike, ndaj nuk mund të prokurohen studime të rëndësishme. Fondet e kufizuara të bashkisë, parashikohet të sjellin vështirësi në rishikimin e Planeve të Zhvillimit të qytetit dhe hartimin e Rregulloreve (“Rregullorja e Planifikimit të Territorit” dhe “Rregullorja e Zhvillimit të Territorit”), në zbatim të ligjit nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, si edhe të Reformës Territoriale, sipas së cilës kufijtë administrativë të Bashkive zgjerohen.


29 Njësitë vendore kanë detyrimin të përgatisin instrumentat në zbatim të ligjit, ku duhet të përfshihen dhe rregullat e standardet e përshtatshmërisë ndërtimore. Vërehet që Bashkitë Laç dhe Vau i Dejës, nuk kanë hartuar asnjë plan veprimi për të adresuar problematikën e përshtatshmërisë ndërtimore, ndërkohë që përshtatshmëria ndërtimore është pjesë e Planit lokal për personat me aftësi të kufizuara, aprovuar nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Lezhë, në Maj 2015. Kërkesa detyruese, për realizimin e përshtatshmërisë në ndërtimin e objekteve të reja, nuk gjen pasqyrim nga strukturat përgjegjëse në momentin e miratimit të lejes së ndërtimit e në të gjitha hallkat e proçesit të zbatimit dhe kontrollit të objektit, deri në sigurimin e lejes së përdorimit. Konstatohet gjithashtu që asnjë projekt nuk është kthyer për t’u plotësuar me kërkesat e përshtatshmërisë, nga struktura përkatëse e kontrollit para marrjes së lejes së ndërtimit[12], si dhe nuk është zbatuar asnjë sanksion ndaj atyre që nuk kanë aplikuar këto standarte Vlen të evidentohet fakti që nuk është përgatitur e dërguar për miratim në Këshillat Bashkiake asnjë vendim, në lidhje me parandalimin e shfaqjes së barrierave në projektet e objekteve të reja si dhe për heqjen graduale të barrierave në objektet ekzistuese, duke filluar nga ato publike. Bashkia ka në administrim të gjitha shkollat e qytetit dhe miraton fonde për mirëmbajtjen e tyre si edhe rikonstruksione në vlera shumë të kufizuara. Pranë Drejtorisë Arsimore, funksionon drejtoria e investimeve dhe buxhetit, e cila trajton programet e zhvillimit. Megjithatë nuk ka asnjë hapësirë që kjo drejtori të ndikojë për ndryshimet në projekte, mbasi projektet vijnë të gatshme dhe kërkohet vetëm ndjekja e tyre me qëllim informimi pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik[13] është e angazhuar me mirëmbajtjen dhe investimet në spitale dhe qendrat shëndetësore në komuna, si edhe në ambulancat e qytetit. DRSH nuk ka asnjë hapësirë të ndikojë për ndryshimet në projekte, mbasi projektet vijnë të gatshme dhe kërkohet vetëm ndjekja e tyre me qëllim informimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

[12] [13]

Vetëm të dhënat e Bashkisë Laç, tregojnë për pezullim të lejeve të ndërtimit, nga KRT për këtë çështje. DRSHSH Lezhë (Lezhë dhe Laç), DRSHSH Shkodër (Vau i Dejës)

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


30 5.2. Vlerësimi i gjendjes në fushën e shërbimeve sociale E drejta për shërbime shoqërore është garantuar nga kuadri ligjor Shqiptar[14] në një sërë dokumentash politikë, aktesh ligjore dhe nënligjore, standartesh, të cilët kanë sanksionuar ofrimin në praktikë të shërbimeve shoqërore për PAK. Garantimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara është përgjegjësi e qeverisjes në nivel qendror, rajonal e vendor. Shërbimi Social Shtetëror, është organi ekzekutiv i politikave të MMSR sa i përket ofrimit të shërbimeve shoqërore për personat me aftësi të kufizuara. Në nivel rajonal funksionon Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, përkatësisht në Lezhë dhe Shkodër, si institucion që ka si funksion bazë kontrollin/inspektimin e zbatimit të legjislacionit dhe akteve normative nga ana e strukturave të pushtetit vendor për menaxhimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë të kufizuar. Ndërkohë njësitë e qeverisjes vendore në Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, përkatësisht përmes Këshillave Bashkiakë dhe Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Lezhë), Drejtorisë së Shërbimeve Sociale (Laç), Drejtorisë së Shërbimeve Sociale (Vaun e Dejës), të krijuara që prej vitit 1993, kanë detyrimin ligjor të përmbushin nevojat për shërbime shoqërore për personat me aftësi të kufizuara në këto bashki. Aktualisht shërbimet janë fokusuar kryesisht në administrimin e pagesave në para për shkak të aftësisë së kufizuar. Për më tepër, këto drejtori, nuk trajtojnë vetëm problematikat e pagesave të aftësisë së kufizuar, por kanë në fokus të veprimtarisë së tyre dhe individë, familje dhe grupe të tjerë të marxhinalizuar, dhe përbëhen nga tre sektorë: (a) Sektori i ndihmës ekonomike, në përbërje të të cilit janë dy persona; (b) Sektori i paaftësisë, në përbërje të së cilit është vetëm një person; (c) Sektori i Barazisë Gjinore, i përbërë nga një staf. Në strukturat aktuale, nuk ka një person të nominuar për të trajtuar vetëm problematikën e shërbimeve për personat me aftësi së kufizuara, në përputhje me nevojat e tyre. Në morinë e problematikave që mbartin edhe grupet e tjera vulnerabël, problemet e nevojat e personave me aftësi të kufizuara, janë parë si detyrim i organizatave jofitimprurëse. Roli i bashkisë, kryesisht, konsiston në përgatitjen dhe miratimin e listave të përfituesve të ndihmës ekonomike dhe përpilimin e listave për personat me aftësi të kufizuara, të cilët komisionohen në Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë. Paralelisht, në Bashkinë Lezhë funksionon edhe Drejtoria e Programeve të Zhvillimit dhe Qeverisjes Elektronike, e cila koordinon punën për hartimin e [14]

Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar); Ligji Nr. 93/2014, datë 24.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”; Ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”; Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” (i ndryshuar); Konventa për të Drejtat e Personave të Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK).


31 nxitjen e zbatimit të strategjive lokale për grupet në nevojë në bashki, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara. Të dhënat që mblidhen aktualisht në Njësitë e Qeverisjes Vendore, Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, për personat me aftësi të kufizuara, sipas specialistëve, janë të fragmentuara dhe nuk lejojnë marrjen dhe përpunimin e informacionit në një mënyrë të tillë që të krijojë mundësi për të marrë vendime të përshtatshme apo për të orientuar në një rrugë të duhur politikat lokale. Operatorët e shërbimeve shoqërore në Lezhë, Laç e Vaun e Dejës

Në territorin e Bashkisë Lezhë, ushtron aktivitetin një qendër ditore zhvillimi shtetërore, në të cilën trajtohen klientë nga mosha 6-35 vjec dhe që i përkasin të gjithë spektrit të aftësive të kufizuara. Kjo qendër e përkujdesit shoqëror për PAK, vepron si institucion me fond të deleguar dhe në varësi nga Kryetari i Bashkisë. Qendra ka karakter rajonal. Bashkia Lezhe kujdeset për mirëmbajtjen dhe lehtësimin e aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga qendra. Qendra ka karakter socialedukativ dhe ofron shërbim për fëmijë dhe të rinj me AK nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: ortofoni, pavarësi praktike, shërbim ushqimor, fizioterapi, transport, aktivitet shtëpiak, pedagogji, kënd muzike, pikturë, shërbim lavanderie, aktivitete të ndryshme argëtuese etj. Numri i klientëve, të cilët marrin shërbime në qendër, është 35 persona, 9 prej të cilëve janë femra. Figura 15, tregon shpërndarjen e klientëve të qendrës sipas grupmoshave.

8

26-35 vjeç

9

21-25 vjeç 16-20 vjeç

4 14

7-15 vjeç 0

2

4

6

8

10

12

14

Figura 15. Persona me aftësi të kufizuara në qendrën ditore Lezhë sipas moshës

Vetëm një e treta e përfituesve (n=12) vijnë nga Bashkia Lezhë. Sic duket edhe në figurën 16, klientët e tjerë vijnë nga bashkitë dhe komunat përreth. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


32 Komuna Piraj

1

Komuna Dajç

1

Komuna Rraboshtë

1

Rubik

1

Komuna Shëngjin

3

Komuna Shënkoll

3 6

Komuna Zejmen

7

Komuna Balldren

12

Bashkia Lezhë

0

2

4

6

8

10

12

Figura 16. Persona me aftësi të kufizuara në qendrën ditore Lezhë, sipas vendbanimit

Qendra mbështetet me fonde të buxhetit të shtetit (MMSR), por juridikisht është nën varësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka ofruar ambientet, por ndihmon edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Drejtuesit e qendrës ngrenë problemin e transportit, pasi gati tre të katërtat e klientëve vijnë çdo ditë nga komuna jo fort të afërta. Problem mbetet gjithashtu edhe lidhja me institucionet e tjera si ato të arsimit, formimit profesional dhe edukimit, pasi vizioni i qendrës është shërbimi i integruar për klientët e saj. Drejtuesit e qendrës, pohojnë se kërkesat për të marrë shërbime në qendër janë më të mëdha se mundësitë reale të qendrës. Për më tepër, ambientet janë të vogla, jo të aksesueshme për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, mungojnë ambjente të jashtme, oborr ku fëmijët të mund të luajnë dhe argëtohen. Ekziston një qendër rehabilitimi për fëmijë me probleme dëgjimi, e cila ndodhet jashtë qytetit (Piraj) dhe mbështetet nga Caritas që prej vitit 2001. 19 fëmijë të grupmoshave 3-17 vjeç jetojnë në këtë qendër rezidenciale dhe marrin të gjithë trajtimin e shkollimin e duhur. Klientët në qendër vijnë nga të gjitha zonat e vendit. Në territorin e Bashkisë Lezhë vepron edhe një organizatë e re që ofron shërbime për fëmijët me autizëm (terapi të foluri e zhvillimi) (n=12), kundrejt kontributit të prindërve dhe familjarëve. Po ashtu, nën administrimin e Bashkisë Lezhë është edhe një qendër ditore për individë të moshës së tretë, e hapur për herë të parë në vitin 2008, e cila frekuentohet nga 67 persona. Kjo qendër, frekuentohet edhe nga persona me aftësi të kufizuara


33 fizike dhe menaxhohet nga Kryqi i Kuq. Degët lokale të Shoqatave Kombëtare të të Verbërve, Invalidëve të Punës dhe Para e Tetraplegjikëve, ushtrojnë aktivitetin në Bashkinë Lezhë. Ato bëjnë avokati në nivel lokal në emër të anëtarëve të tyre. Megjithatë, organizatat e fushës së aftësisë së kufizuar nuk duket të jenë të përfshira në vendimmarrjen lokale e për më tepër, nevojat reale të tyre nuk duket të gjejnë pasqyrim në programet lokale afatshkurtra e afatmesme. Në Bashkinë Laç, nuk ka asnjë shërbim social të ofruar nga institucionet publike. Ndërkohë Caritasi Shqiptar, ka hapur prej Nëntorit 2014, qendrën e këshillimit për PAK, qendër që ofron asistencë psiko-sociale dhe ligjore falas për PAK dhe familjarë të tyre. Profesionistët si punonjësja sociale dhe Juristi, mundësojnë këshillim dhe ndërmjetësim në plotësimin e procedurave dhe praktikave duke lehtësuar adresimin dhe përgjigjen ndaj kërkesave që PAK paraqesin. Qendra e këshillimit, mundëson edhe organizimin e takimeve në grup apo aktiviteteve që synojnë transferimin e njohurive dhe praktikave më të mira në kujdesin ndaj PAK. Në territorin e Vaut të Dejës gjithashtu nuk ka asnjë shërbim publik komunitar për PAK sipas nevojave që ata kanë. Nuk është programuar apo ngritur asnjë shërbim alternativ në familje apo në komunitet për PAK. Ndërkohë janë disa OJF, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve shoqërore për PAK si Caritas Dioqezan Sapa, “Jetimi në Fokusin Tonë”, “ Xhudo”, “Rreze Shprese”. Caritasi Dioqezan Sapa, organizon veprimtari të ndryshme me personat me aftësi të kufizuara. Këto veprimtari, janë zhvilluar në famulli të ndryshme të Dioqezës. Veprimtaritë kanë pasur më tepër karakter argëtues dhe njohës. Projekti “Shanse të Barabarta për PAK në Shqipëri”, ka për qëllim të nxisë shërbimet publike për t’u ardhur në ndihmë 50 personave me AK ne Bashkinë Vau Dejës. Caritas Dioqezan Sapa në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar, që prej vitit 2011 ofrojnë: Takime formuese në grupe me tema të caktuar me familjarët dhe kujdestarët e personave me AK; takime të herëpashershme në familjet e tyre; Trajnime me stafet akademike, shëndetësore si dhe të pushtetit lokal. Club Caritas si iniciativa më e re e Caritas Sapa, ndihmon një grup prej 15 fëmijësh me aftësi të kufizuara nga Vau Dejës, Naraçi dhe Mjeda, duke punuar për aftësimin, rehabilitimin dhe përfshirjen e tyre përmes terapisë okupacionale-realizimit në punë kreative përmes realizimit të veprimtarive dhe animacione të ndryshme. Qëllimi i takimeve është të përmirësimi i jetës sociale të këtyre personave, duke i integruar dhe aftësuar me qëllim që të jenë sa më të pavarur në shoqëri. Nuk ka një vlerësim të saktë të nevojës për shërbimin e përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara në Bashkitë, Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës dhe për pasojë nuk ka një shifër treguese mbi numrin e kërkesave për shërbime. Kjo vlen për të gjitha grupmoshat, fëmijë, të rritur, apo të moshuar me aftësi të kufizuara. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


34 Mungesa e të dhënave të sakta për nevojën për shërbime, por edhe mungesa e planifikimit të buxheteve specifike për aftësinë e kufizuar, përveç pagesave në para, shihen si pengesa kryesore për mungesën e shërbimeve në Bashkitë Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës. Zinxhiri i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara nuk funksionon, pasi pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara në këtë qytet nuk përfitojnë asnjë shërbim. Bashkëpunimi me OJF që operojnë në fushën e aftësisë së kufizuar, duket se është i kënaqshëm. Bashkia Lezhë ka një databazë të OJF-ve që ofrojnë shërbime në fushë. Është punuar në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve në stafin e Bashkisë Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, por kryesisht nga organizata të vendit apo të huaja. Trajnimet kanë pasur në fokus legjislacionin për personat me aftësi të kufizuara, njohjen e zbatimin e standarteve për personat me aftësi të kufizuara, fuqizimin institucional e organizativ. Individë me aftësi të kufizuara dhe familjarë, organizatat e fushës së aftësisë së kufizuar, pjesëmarrës në fokus-grupe shprehen për domosdoshmërinë e shërbimeve shoqërore të munguara deri më tani në të tre njësitë administrative vendore. Vetëm një minimum prej anëtarëve të tyre marrin shërbime, në qendrat publike (dy në bashkinë Lezhë) dhe ato private të ofruara nga OJF (Caritas vlerësohet si ofruesi i vetëm i këtyre shërbimeve në këto tre njësi të administratës vendore). Personat me aftësi të kufizuara, ndjehen të izoluar, pa shërbimet e duhura, pa kujdesin e duhur, pa asnjë akses në jetën shoqërore. Pjesëmarrja e tyre në shoqëri pa mbështetjen me shërbime, i bën ata të përballen shumë shpesh me diskriminim, por edhe me tallje e keqtrajtim, (veçanërisht në rastin e personave me aftësi të kufizuara mendore/intelektuale) sikurse shprehen vetë ata dhe familjarët e tyre gjatë diskutimit në fokus-grupe. Ndërkohë që mungesa e shërbimeve ndikon tek familjarët, duke iu mohuar edhe atyre të drejtën për përfshirje sociale e punësim”. Nuk punojmë dot pasi duhet të kujdesemi për fëmijët. Nëse do të kishte qendër ditore do të mund të punonim”.

5.3. Vlerësimi i gjendjes në fushën e strehimit Situata e strehimit gjithashtu paraqitet e vështirë për personat me aftësi të kufizuara. Edhe pse ligji i trajton me përparësi, sërish numri i përfituesve nga programet e strehimit mbetet i ulët. Në njësinë vendore Lezhë, kanë aplikuar 57 individë nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacional Çlirimtare, prej të cilëve është trajtuar vetëm 1. Ndërkohë, prej janarit të vitit 2005, kanë aplikuar pranë Bashkisë Lezhë, për të përfituar nga programi i kredisë me kosto të ulët gjithsej 797 qytetarë (kryefamiljarë) të pastrehë. Prej tyre, kanë lidhur kontratë me BKT


35 për përfitimin e kredisë të subvencionuar nga shteti, përmes EKB-së, 117 të qytetarë të pastrehë dhe mbeten ende të pa trajtuar në kuadrin e këtij programi 680 qytetarë të pastrehë. Mbështetur në VKM me nr. 527, datë 6.08.2014 “Për miratimin e proçedurave, kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”, pika, “5” e cila shprehet se “Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje”, Bashkia e Lezhës i ka dërguar Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit kërkesën për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët për 11 aplikantë me statusin e paraplegjikut dhe të verbër. Në Bashkinë e Vaut të Dejës, ka vetëm 2 familje që kanë paraqitur kërkesën për grante të menjëhershme për banesa me kosto të ulët. Nuk ofrohen të dhëna për persona me aftësi të kufizuara. Aktualisht, nuk ka ndonjë program strehimi aktiv nga Qeveria, e cila po vazhdon të akordojë kredi për ata individë që kanë përfituar më parë dhe për të cilët, procesi ka qenë i ndërprerë. Pjesëmarrësit në fokus-grupe evidentojnë mungesën e mbështetjes për strehimin. Sipas tyre vetëm në qytetin e Lezhës, kanë përfituar kredi të buta, një numër shumë i vogël (nr= 3) persona të verbër. Mungojnë banesat sociale. Sipas PAK në Vaun e Dejës edhe banesat ekzistuese ku shumica e tyre banojnë, janë thuajse të amortizuara.

5.4. Vlerësimi i gjendjes në fushën e shërbimeve shëndetësore Shërbimet Shëndetësore janë kryesisht publike. Është përgjegjësi e institucioneve shtetërore të sigurojnë shërbime në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Shërbimi shëndetësor diagnostikues dhe kurues në tre njësitë e qeverisjes vendore, objekt i vëzhgimit, është i organizuar në 2 nivele: shërbimi parësor, shërbimi spitalor dytësor. Shërbimet e shëndetit publik dhe promocionit ofrohen në kuadrin e shëndetit parësor dhe mbështeten e mbikqyren nga Drejtoria e Shëndetit Publik (DSHP) e cila ka detyrimin të koordinojë te gjitha shërbimet shëndetësore të rrethit. Në Lezhë (si qendër rajonale) krahas DSHP-së, funksionojnë si drejtori të veçanta Drejtoria Spitalore dhe Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, funksionon në bazë dhe në zbatim tëLigji Nr. 10 383, datë 24.02.2011, “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Skema e Sigurimeve Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


36 Shëndetësore përbën një mekanizëm të rëndësishëm në reformimin e sistemit shëndetësor, si në drejtim të mënyrës së financimit dhe rritjes së burimeve për kujdesin shëndetësor, ashtu dhe të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve. Në Bashkinë Lezhë, kujdesi shëndetësor parësor ofrohet përmes një qendre shëndetësore dhe katër ambulancave. Ndërsa në Bashkinë e Vaut të Dejës ka një qendër shëndetësore e cila ofron kujdes shëndetësor parësor. Shërbimi shëndetësor parësor ofron shërbim mjekësor të specializuar që mbulon i). shërbim mjeku të familjes, ii). shërbim pediatrik, iii). konsultor të nënës dhe fëmijës, iv). kardiologji, v). mikrokirurgji, vi). shërbim mini laboratorik (dy laboratorë) si dhe vii). shërbim urgjence mjekësore. Spitali rajonal, i ndodhur në Qytetin e Lezhës, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor dytësor në patologji, obstetri gjinekologji, kirurgji, infektiv, pediatri, reanimacion, radiologji dhe shërbime laboratorike. Në DSHP Lezhë, ushtron funksionet e tij edhe Sektori i Shërbimit të Shëndetit Mendor, misioni i të cilit është (a) mbledhja e të dhënave periodike për individë me probleme të shëndetit mendor në rajon, (b) zhvillimi i aktiviteteve promovuese, (c) nxitja e parandalimit dhe identifikimit të hershëm, (d) monitorimi i shërbimeve që ushtrojnë veprimtarinë në territor. Sipas të dhënave të këtij sektori, numri i personave me probleme të shëndetit mendor në Rajonin e Lezhës është 607 persona, prej të cilëve vetëm 127 persona janë nga Bashkia Lezhë. Në Njësinë Vendore të Vaut të Dejës nuk ka Drejtori të Shëndetit Publik dhe as sektor të Shërbimit të Shëndetit Mendor dhe ndërkohë mungojnë të dhënat për personat me probleme të shëndetit mendor në Njësinë Vendore Laç e Vau i Dejës. Raportohet që diagnoza më e shpeshtë të jetë skizofrenia. Grupmosha më e ndeshur e popullatës mbartëse e problemeve të shëndetit mendor është 35-55 vjec. Kryesisht, rastet identifikohen nga mjekët e familjes, të cilët i orientojnë rastet në vizita më të specializuara nga mjekët specialistë. Të dhënat e mbledhura, dërgohen nga DRSH në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, me një periodicitet një vjecar. Pavarësisht përpjekjeve dhe nismave të ndërmarra nga kjo drejtori, specialistë të saj mendojnë se nuk punohet mjaftueshëm në drejtim të parandalimit dhe trajtimit të problemeve të shëndetit mendor në qytetin e Lezhës. Specialistët theksojnë se duhet punuar më shumë në drejtim të identifikimit të hershëm dhe trajtimit më të specializuar të sëmundjeve të shëndetit mendor. Nuk ka një qendër komunitare për trajtimin e shëndetit mendor në asnjë nga të tre njësitë e pushtetit vendor. Nuk ka shërbime publike rehabilituese për personat me aftësi të kufizuara që u përkasin kategorive të tjera, përfshirë aftësinë e kufizuar fizike, probleme


37 në shikim, në dëgjim, aftësi të kufizuara intelektuale etj. Bashkëpunimi i institucioneve rajonale shëndetësore/ DSHP me bashkitë, në qytetet Lezhë, Laç dhe Vau i Dejës, konsiston kryesisht në promovimin e shëndetit publik, në aktivitete të kryera në shkolla si edhe me grupime vulnerabël. Megjithatë, mbetet shumë për të bërë në drejtim të institucionalizimit dhe fuqizimit të marrëdhënieve mes këtij sektori dhe institucioneve të tjera lokale që punojnë për personat me aftësi të kufizuara. Ndër shërbimet shëndetësore, citohet ai i mbështetur nga Komuniteti San Egidio, një Kabinet Fizioterapie, ku trajtohen mesatarisht 47 fëmijë dhe 37 të rritur në muaj. Megjithatë, gjendja e pajisjeve të tij, raportohet të jetë jo e mirë, për shkak të amortizimit. Janë të pakta OJF lokale apo ndërkombëtare, të cilat kanë shfaqur interes apo kanë punuar për riaftësimin e integrimin e personave me aftësi të kufizuara. Ndër to mund të përmendim CISPI, një organizatë italiane, e cila ndihmoi në rikonstruksionin e godinës së qendrës së rehabilitimit në poliklinikën e qytetit të Laçit.[15] Individët me aftësi të kufizuara të përfshirë në fokus grup e vlerësojnë situatën në fushën e kujdesit shëndetësor problematike. Vetëm një minimum prej anëtarëve të tyre marrin shërbime, në shërbimin parësor dhe atë spitalor, që funksionojnë në Lezhë e Vaun e Dejës. Ndërkohë që mjeku i familjes ofron shërbim pranë familjes, nuk funksionon si duhet urgjenca, vecanërisht në Vaun e Dejës, ku vlerësohet se mungojnë edhe mjetet e transportit për të garantuar shërbim të shpejtë në të tilla raste. Nuk ka qendër rehabilitimi, nuk ka profesionist/fizioterapist që të mund të ofrojë rehabilitim fizik. “Jam me plagë, nuk kam mjet ndihmës për lëvizje që të lëviz lirisht, nuk kam transport. Jetoj me 2 pleq 80-vjeçarë. Kam nevojë për fizioterapi. Rruga është e prishur.” Ka mungesë personeli mjeksor të specializuar, madje rolin e mjekut specialist edhe për të kryer vlerësimine aftësisë së kufizuar në momentin e paraqitjes së personit me aftësi të kufizuar pranë KMCAP, në rastin e Vaut të Dejës, e kryen gjinekologu. Ndërkohë që individët me aftësi të kufizuara në Bashkinë Lezhë, ngrenë shqetësimin për ambjentet e papërshtatura të KMCAP-së, të cilat ndodhen në katin e pestë të një godine pa ramp në hyrje dhe pa ashensor. Sipas tyre, lista e ilaeve të rimbursueshme, nga skema e kujdesit shëndetësor, përfshin medikamente që nuk janë nga më të domosdoshmet, dhe shumica e tyre, blihet. Jo të gjitha analizat mund të bëhen në shtet dhe individët, kundrejt pagesave detyrohen t’i bëjnë në laboratore private. Po sipas individëve, ato shërbime të pakta që ekzistojnë, ofrohen përmes organizatave me karakter joqeveritar apo bamirësie si p.sh Caritas në Vaun e Dejës. [15]

Studim Caritas, viti 2008

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


38 5.5. Vlerësimi i gjendjes në fushën e arsimit Dokumentat politikë dhë ligjorë kombëtarë, ndërkombëtarë, si edhe praktika të mira të krijuara në nivel lokal[16],udhëheqin qeverinë Shqiptare në nivel qendror, rajonal dhe lokal, për të garantuar të drejtën për arsim gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara duke nxitur zbatimin e tyre për të sjellë ndyshimin sasior dhe cilësor në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. DAR Lezhë, si struktura përgjegjëse për arsimin për qytetin e Lezhës, evidenton se ka një ndërgjegjësim dhe hapa konkretë në funksion të realizimit të arsimit gjithëpërfshirës. Kjo e ndihmuar nga faktorë të tillë si aprovimi i akteve nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, por edhe i praktikave të mira që po krijohen nga partneriteti i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve me OJF ndërkombëtare dhe vendase[17], shtrirja e këtij parneriteti në programe konkrete në nivel rajonal dhe vendor, përmes angazhimit konkret të strukturave drejtuese dhe stafeve përgjegjëse për arsimin në qytetin e Lezhës. DAR Lezhë raporton se në Qarkun e Lezhës ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe janë në varësi të DAR Lezhë, 36 Institucione arsimore të arsimit 9-vjeçar, prej të cilave 33 publike dhe 14 Institucione arsimore të nivelit të mesëm, prej të cilave 12 publike. Në rrethin e Lezhës, funksionojnë 18 objekte arsimore, 12 publike dhe 6 private. Arsimi parashkollor mbulohet nga 7 kopshte. Shërbimi bazë arsimor mbulohet nga 6 shkolla 9-vjeçare dhe 4 shkolla të mesme, dhe një gjimnaz profesional “Kolin Gjoka”. DAR Lezhë, raporton se numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në kopshte, në arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë në shkollat e Bashkisë Lezhë në vitin mësimor 2014- 2015 është 43, nga të cilët vetëm 27 janë paraqitur dhe komisionuar pranë KMCAP. [16] [17]

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë • Ligji Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligje të tjera në fuqi Udhëzimi nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të arsimit parauniversitar” • (Urdhër i Ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nr. 344, datë 19.08.2013, “Për ngritjen e njësisë së shërbimit psiko-social” • Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009-2013 • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 • Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Plani i Veprimit, 2005 • Plani i Veprimit për Fëmijë, hartuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, 2012-2015 • Programi i OKB-së, “Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit”, Programi i “Arsimit për të Gjithë (EFA)” • Deklarata e Salamankës dhe plani i veprimit për edukimin për fëmijët me nevoja të veçanta/1994 • Konventa për të Drejtat e Fëmijës/ 1989 • Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar/ 2006 Praktika disavjeçare dhe modelet e krijuara në vend nga SC Shqipëri, World Vision, MEDPAK, FSHDPAK, Ndihmoni Jetën dhe organizatat e tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.


39

16

27

Nxënës me aftësi të kufizuara me vërtetim nga KMCAP Nxënës me aftësi të kufizuara pa vërtetim nga KMCAP

Figura 17. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara me vërtetim KMCAP, kundrejt atyre që nuk janë paraqitur pranë KMCAP të përfshirë në sistemin arsimor në Bashkinë Lezhë

Zyra arsimore Kurbin me vendndodhje në Qytetin e Laçit, ka në administrim 22 shkolla 9-vjeçare dhe 4 shkolla të mesme. Janë realizuar rikonstruksione në shkolla, por pa përfshirë elemente të përshtatshmërisë. Numri total i nxënësve është 6538. Vetëm 12 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndjekin arsimin e detyruar 9-vjeçar në një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit të Laçit. Caritasi Francez, mundësoi ngritjen e një klase speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara, gjatë periudhës 2000-2004, duke punuar me diagnostikimin e fëmijëve, trajnimin e formimin e mësuesve. Klasa funksionon edhe sot, megjithë vështirësitë për financim për transportin e fëmijëve (një shifër shumë e vogël rimbursohet nga bashkia). Zyra arsimore në Vaun e Dejës ka në administrim, 4 shkolla 9-vjeçare, 3 anekse dhe 2 shkolla të mesme të përgjithshme (me ndarjen e re Administrative rritet numri i shkollave në varësi të QV). Raportohet se pothuajse në të gjitha shkollat ka nxënës me aftësi të kufizuar, por numri i tyre është shumë i vogël. Nuk ka evidencë të saktë se sa është numri i nxënësve me aftësi të kufizuar, të cilët mësojnë në këto shkolla. Nuk ka një plan vjetor për trajnimet e mësuesve të cilët mësojnë nxënës me aftësi të kufizuar, nuk ka mësues mbështetës në rastet kur ka nxënës me aftësi të kufizuara, dhe nuk statistikë se sa mësues mbështetës nevojiten. Shumë rrallë planifikohen dhe kërkohen shpenzime në drejtim të përmbushjes së nevojave të shkollave për përmirësimin e sistemit arsimor për nxënësit me aftësi të kufizuar, dhe këto planifikime kanë të bëjnë me infrastrukturën ndërtimore, për përshtatshmëri ndërtimore të shkollave ku mësojnë nxënës me aftësi të kufizuar. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


40 Të dhënat për personat me aftësi të kufizuara sipas strukturës moshore, sipas dretorisë së shërbimeve sociale në bashkinë Vau i Dejës, na tregojnë që në Vaun e Dejës, një numër të konsiderueshëm (n=96) e zënë fëmijët 0 – 18 vjeç ose 24% të numrit total të PAK. Ndërkohë që zyra arsimore Vau i Dejës, raporton të mos ketë të dhëna për fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollën, nga të dhënat qe disponon Bashkia e Vaut të Dejës, rezulton se fëmijët me AK që ndjekin arsimin (n=74) përbëjnë 77% të numrit gjithsej. Mbledhja e të dhënave për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte dhe shkolla, është një përpjekje e koordinuar e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe DAR/ZA për identifikimin e nevojave specifike të këtyre nxënësve në funksion të përcaktimit të drejtimeve për ndërhyrje prioritare, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor. Mbledhja e te dhënave realizohet mbi baza mujore nga Psikologët e shkollave. Në shumë raste, në mungesë të vërtetimit nga KMCAP (fakt që për psikologët dhe pjesëmarrësit e tjerë në vlerësim ishte shqetësues, pasi shumë nga prindërit nuk duan t’i deklarojnë dhe nuk duan ta pranojnë faktin që ata janë me aftësi të kufizuara), evidentimi dhe vlerësimi i tyre realizohet nga psikologët dhe stafi pedagogjik, vlerësim i cili plotësohet më tej nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur pranë DAR[18], i cili cili ka në përbërjen e tij edhe një mjek. Ngritja e komisionit të vlerësimit, në nivel DAR dhe pranë shkollave, vlerësohet si një hap i rëndësishëm për të siguruar mirë organizimin dhe mbështetjen e nevojshme për realizimin e një plani individual për arsimim dhe zhvillim për nxënësit me aftësi të kufizuara, bazuar në specifikat që burojnë nga lloji i aftësisë së kufizuar. Në përbërje të komisionit janë 5 (pesë) persona, mësues, njëkohësisht dhe supervizor i SHPS, 1 (një) mjek, 1 (një) psikolog, 1 (një) specialist i shëndetit mendor, 1 (një) mësuese e ciklit të ulët me përvojë në trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët japin një vlerësim profesional për fëmijën me aftësi të kufizuara dhe rekomandojnë kopshtin / shkollën më të përshtatshme për të, sugjerojnë për drejtuesit e shkollave dhe prindërit, programet e veçanta që duhet të aplikohen në shkolla dhe kopshte si dhe shërbimet mbështetëse që fëmija mund të marrë në komunitet. Drejtues dhe specialistë të DAR Lezhë, të ZA Kurbin / Laç dhe ZA Vau i Dejës, njohin të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Dispozitat Normative për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Sektori i Kurrikulës dhe Cilësisë, pranë DAR Lezhë, është struktura që ka përgjegjësinë për ndjekjen e procesit të arsimit gjithëpërfshirës. Në përbërje [18]

Dispozitat Normative në zbatim të ligjit nr.69/2012, date 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”


41 të tij janë 4 (katër) persona, 1 drejtues dhe 3(tre) specialistë, 1 prej të cilëve trajton edhe problematikën e arsimimit për fëmijët me aftësi të kufizuara. Por, detyrat e tij nuk janë të lidhura vetëm me problematikën e arsimimit të fëmijëve më aftësi të kufizuara, gjë që ndikon në cilësinë e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të ndërhyrjeve në fushën e arsimit gjithëpërfshirës. Sektori i Kualifikimit dhe Cilësisë në ZA Kurbin, dhe ZA Vau i Dejës, bën vlerësimin e njëkohësisht ndjekjen e problematikës së nxënësve me AK që pranohen në shkolla, por edhe pranë këtyre sektorëve nuk ka një person të nominuar për të trajtuar vetëm problematikën e aftësisë së kufizuar. Drejtuesit dhe specialistët e përfshirë në vlerësim, në zbatim të akteve nënligjore[19] konsiderojnë si shumë të rëndësishëm rishikimin e strukturës aktuale pranë DAR/ZA dhe zgjerimin e sektorit të paktën me një specialist që do të ketë përgjegjësinë për të ndjekur vetëm problematikën e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Stafi aktual i sektorit, përfaqësues të Komisionit të Vlerësimit pranë DAR, dhe pranë shkollave, janë përfshirë në trajnime, të cilat janë organizuar kryesisht nga organizata ndërkombëtare, përmendur këtu World Vision, Caritasi Shqiptar dhe IZHA. Trajnimet kanë qënë të karakterit të përgjithshëm por edhe të fokusuara në mënyrë specifike në problematikën e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Me rishikimin e strukturës, krahas zgjerimit të sektorit, mbetet domsodoshmëri krijimi i kapaciteteve përmes informacionit të vazhdueshëm, trajnimeve e seminareve për të qënë në koherencë me ndryshimet por edhe për të pasur mundësi për zhvillim të njohurive në një fushë kaq komplekse e të vështirë, sikurse është arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjatë procesit të vlerësimit, u evidentua se fëmijët me aftësi të kufizuara, ende nuk përfitojnë nga sistemi arsimor në kushte të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre. Megjithëse dispozitat normative i parashikojnë, në shkolla praktikisht mungon(-jnë): (a) infrastruktura fizike, elemente të përshtashmërisë ndërtimore për fëmijët më aftësi të kufizuara fizike; (b) mjete alternative komunikimi për fëmijët me probleme në shikim (tekste me shkrim të zmadhuar apo tekste me shkrim në reliev) apo informacion i thjeshtëzuar për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale, përkthyes i gjuhës së shenjave për fëmijët që nuk dëgjojnë e që nuk flasin[20]; (c) një vlerësim i saktë i aftësive në të nxënë i nxënësve me aftësi të kufizuara; (d) [19] [20]

Ligji nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe Dispozitat Normative

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar gjuhën e shënjave , duke marrë përgjegjësinë për ta garantuar atë në institucionet publike, përfshirë ato arsimore, VKM/Datë 3 Dhjetor 2014

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


42 përvojë dhe trajnime për hartimin e planeve individuale të standartizuara për mësuesit në përputhje me specifikat e kategorive e niveleve të ndryshme të aftësisë së kufizuara;(e) tekste dhe udhëzues në ndihmë të mësuesve dhe prindërve të fëmijëve; (f) mjete didaktike për të punuar në mënyrë individuale me fëmijët brenda dhe jashtë institucioneve arsimor; (g) mësues mbështetës; (h) ambjente burimore në shkolla. Ndërkohë që shërbimi psiko-social vlerësohet si zhvillim pozitiv dhe një pikë e fortë dhe e rëndësishme sa i përket mbështetjes së procesit të përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla, evidentohet numër i pamjaftueshëm dhe mungesë kapacitetesh sa i përket trajtimit të çështjeve të lidhura me nxënësit me aftësi të kufizuara. Evidentohet mungesë e ambienteve të veçanta në shkolla me qëllim që ata të mund të zhvillojnë me profesionalizëm detyrat e tyre. Mungon një studim/vlerësim i përvitshëm i situatës nga këndvështrimi nevojave specifike për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për cdo shkollë dhe në nivel DAR/ZA për të bërë të mundur më tej një plan të detajuar dhe me buxhete përkatëse për zgjidhjen dhe plotësimin e mangësive të identifikuara, me qëllim që kërkesat të jenë të bazuara në vlerësime konkrete e të detajuara në përputhje me realitetin e shkollave në Bashkinë Lezhë, Laç e Vaun e Dejës. Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në Bashkinë Lezhë, Laç dhe Vau i Dejës, ofrohet përmes përfshirjes në shkollat e zakonshme. Nuk ka institucione publike që ofrojnë arsim special. Në Laç ekziston vetëm një institucion arsimor privat për fëmijët me probleme në dëgjim e komunikim i ngritur që prej vitit 2001, në Pllanë. Në këtë shkollë arsimohen 19 fëmijë me probleme në dëgjim, të grupmoshave nga 3-17 vjeç, të cilët ndjekin kopshtin dhe shkollën dhe përfitojnë njëkohësisht edhe kujdes rezidencial. Fëmijët janë mbështetur me aparate dëgjimi, për komunikim përdoren alternativa përfshirë gjuhën e shënjave. Fëmijëve ju ofrohet mbështetje psikosociale si edhe trajtim nga një specialist lokopedist. Ndërkohë edhe Qendra Ditore e ngritur nga Caritas në Vaun e Dejës, ofron mes të tjerash edhe mbështetje për arsimim, për fëmijët, përfitues dhe klientë të kësaj qendre, konkretisht janë asistuar 15 fëmijë me AK që frekuntojnë shkollën me materiale didaktike si dhe 4 fëmijë me AK për transport në shkollë. Po kështu është ndërtuar një ramp në shkollën e bashkuar Vau Dejës. Individët dhe familjarët e përfshirë në fokus grupe, vërejnë mungesë të vëmendjes dhe mos parashtrimit të kërkesave nga drejtuesit e shkollave e më tej nga DAR/ZA; mungesë të bashkëpunimit mes institucioneve, vecanërisht me Bashkinë, e cila ka përgjegjësinë në mënyrë të vecantë për realiziminn e investimeve sa i përket infrastrukurës, dhe transportit. Prindërit e PAK në bashkinë Laç, shprehen se “nuk i dërgojmë fëmijët në shkollë, pasi nuk ka përshtatshmëri ndërtimore. Është ndërtuar vetëm 1 ramp nga Caritasi, në shkollën “Gjin Pjetri”. Arsimi është domosdoshmëri. Projekti i zbatuar nga Caritas, i cili siguronte rimbursim për transport, u mbyll dhe rimbursimi i ofruar aktualisht për


43 transport nga DAR/ZA është shumë i pakët, i pamjaftueshëm për të përballuar ndjekjen e përditshme të procesit mësimor, në kushtet e varfërisë dhe të ardhurave personale gjithashtu të pamjaftueshme”. “Kam mbaruar shkollën sëbashku me bashkëmoshatarët e mi, por me mungesa të theksuara. Mungon infrastruktura fizike, përfshirë shenjat për orientim në ambjentet e shkollës, mungojnë tekstet në formate alternative, mungojnë mësues të trajnuar në njohjen dhe përdorimin e „ alfabetit Braill . “Nuk kam ndjekur arsimin e mesëm për shkak të paralizës, mungesës së transportit të përshtatur dhe „ mungesës së një asistenti personal . “Personat me aftësi të kufizuara mendore janë të integruar në shkolla por „ integrimi i tyre nuk është real . “Ndërkohë që Marinela, ka mundur të përfundojë vetëm arsimin fillor, më tej ka qenë e pamundur që klasa të zbriste në kat të parë, e si përdoruese e karriges me rrota, mungesa e ashensorit ia „ ka bërë të pamundur ndjekjen e mëtejshme të studimeve . Po kështu prindërit evidentojnë nevojën për programe trajnimesh e ndërgjegjësimi të stafit që trajton e kujdeset për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla e kopshte. “Fëmija nuk ka qenë më në kopësht për shkak të qëndrimit „ të edukatores, e cila i gjuajti pasi prishi lojën e fëmijëve të tjerë . Po sipas prindërve është evident fakti se familja vazhdon të luajë rolin kryesor mbështetës edhe për të garantuar arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar. “Me mbështetjen time (nëna) ka arritur të mbarojë arsimin 9-vjeçar, por nuk i është ofruar arsim cilësor e „ mbështetje

5.6. Vlerësimi i gjendjes në fushën e formimit profesional dhe punësimit Me ratifikimin e KDPAK[21], shteti shqiptar riafirmoi edhe njëherë detyrimin për të garantuar të drejtën për punësim për personat me aftësi të kufizuara. Megjithëse kuadri ligjor shqiptar i plotësuar në vite, përfshirë veçanërisht ndryshimet e realizuara gjatë vitit 2014, shpreh dhe mbron interesat [21]

Neni 27 i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, garanton të drejtën e punës dhe punësimin e PAK si të drejta të rëndësishme qoftë në aspektin social të përfshirjes dhe të ndjerit të tyre pjestarë aktiv të shoqërisë, qoftë edhe në atë ekonomik duke i siguruar PAK burimet e nevojshme financiare për të jetuar një jetë dinjitoze nëpërmjet punës së tyre.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


44 e personave me aftësi të kufizuara për punësim dhe trajnim profesional, në praktikë ende nuk po gjen zbatim në nivelin e duhur për të bërë të mundur akses të barabartë e mosdiskriminim për personat me aftësi të kufizuara në tre njësitë vendore, ku u realizua ky vëzhgim, Lezhë, Laç e Vau i Dejës. Në evidencat e rregjistrimit të punë kërkuesve të papunë pranë DRSHKP/ZP, gjatë këtyre viteve të fundit, evidentohen edhe punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara. Shifrat tregojnë se numri i të rregjistruarve të papunë pranë DRSHK së Punësimit Lezhë, për Bashkinë Lezhë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 është 3463, prej të cilëve 1729 femra. Numri i të rregjistruarve si punëkërkues të papunë për tremujorin të parë të vitit 2015 është 3072. Numri i personave me aftësi të kufizuara të rregjistruar si punëkërkues të papunë është 44, prej të cilëve 14 janë femra dhe 28 kryefamiljarë, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2015 është 31. Formulari i intervistës dhe si rrjedhim edhe të dhënat e mbledhura, japin informacion edhe për nivelin arsimor, kështu nga punë kërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara të rregjistruar pranë DRSHKP Lezhë, 7 prej tyre kanë nivel më pak se fillor, 11 kanë përfunduar arsimin fillor, 21 arsimin 9-vjeçar, 1 arsimin e mesëm[22], asnjë arsimin profesional dhe 4 arsimin universitar. Por këto të dhëna nuk paraqesin gjendjen reale të punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara. Arsim profesional 0

1

Arsim i mesëm

4

Arsim universitar

7

Më pak se fillor

11

Arsim fillor

21

Arsim 9-vjeçar

0

5

10

15

20

25

Figura 18. Niveli arsimor i punë kërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara në Lezhë

Në ZP Laç, janë të regjistruar si punëkërkues të papunë 7013 persona. Numri i personave me aftësi të kufizuara të rregjistruar në zyrën e punës është 68. Të dhënat për Njësinë Vendore të Vaut të Dejës u morën përmes DRSHKP Shkodër pasi në Njësinë Vendore të Vaut të Dejës nuk ka Zyrë Punësimi apo një Agjensi Shtetërore Punësimi, megjithëse distanca është 21 km nga Shkodra, dhe [22]

Terminologjia është ajo që perdoret aktualisht në tabelat statistikore të DRSHKP. Ndryshimi i terminologjisë në sistemin arsimor nuk gjendet i reflektuar në institucionet e tjera


45 pavarësisht kërkesave të DRSHKP Shkodër për ngritjen e një të tille për këtë njësi. Pranë DRSHKP Shkodër, aktualisht janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë për NJV Vau i Dejës, 691 persona, ndërkohë që në sistem evidentohet të jetë i regjistruar si punëkërkues i papunë me aftësi të kufizuara vetëm 1 (një) person. Ndërkohë numri i personave me aftësi të kufizuara në moshë pune në bashkinë Lezhë 886, prej të cilëve 464 përfitues nga skema e invalidëve të punës dhe 422 nga skema e shërbimeve sociale; në bashkinë Vau i Dejës, personat me aftësi të kufizuara që i përkasin grupmoshës 18-60 vjeç përbëjnë 59.3% (n= 240) të numrit të personave me aftësi të kufizuara në këtë qytete , ndërsa në bashkinë Laç numri i personave me aftësi të kufizuara në moshë pune është 894 (afërsisht 71% e totalit të persoanve me aftësi të kufizuara). Po kështu, pranë DRSHKP mblidhen të dhëna në lidhje me tregun e punës. Për mbledhjen e të dhënave organizohet një studim kombëtar 1 (një) herë në vit. Anketimi nga Zyrat e Punës në rreth bëhet me qëllim studimin e nevojave për aftësi. Të dhënat bazë periodike mblidhen 1(një) herë në tre muaj dhe ofrojnë informacion për numrin dhe natyrën e aktivitetit të subjekteve shtetërore dhe atyre private, këto të fundit të klasifikuara në ndërrmarrje që kanë deri në 25 punonjës dhe ndërrmarrje që kanë mbi 25 punonjës, si edhe për numrin e të punësuarve në këto subjekte, bazuar në deklarimet e subjekteve. Burimet zyrtare të informacionit[23], tregojnë se numri i subjekteve publike dhe private të deklaruara në Zyrën e Punësimit Lezhë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 është 1851 dhe numri i të punësuarve në to po sipas statistikave të së njëjtës periudhë është 8649, prej të cilëve 2745 të punësuar në shtet. Sipas këtyre statistikave, 3581 persona janë të punësuar në ndërmarrje private që kanë deri në 24 punonjës, ndërkohë që 2068 persona janë të punësuar në ndërmarrje private me më shumë se 25 punonjës. Numri i subjekteve që ushtrojnë aktivitet në qytetin e Laçit është 25 me numër punonjësish prej 1508 personash, ndërsa numri i subjekteve private është 915 me numër punonjësish prej 3106 personash. Numri i subjekteve publike që ushtrojnë aktivitet në qytetin e Vaut të Dejës është 170 me numër punonjësish prej 600 personash, ndërsa numri i subjekteve private është 155 me numër punonjësish prej 400 personash. Ndërkohë, sipas Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Punës Lezhë, numri i të punësuarve, persona me aftësi të kufizuara në subjektet publike (n=43) është 20 persona, ndërsa numri i të punësuarve, persona me aftësi të kufizuara në subjekte private (n=1808) është 6 (gjashtë). 23

Drejtoria Rajonale e Punësimit Lezhë

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


46 26

Totali

8394

Sektori 6 privat

5649

Sektori 20 publik 0

Nr. i të punësuarve me aftësi të kufizuara Nr. total i të punësuarve

2745

2000

4000

6000

8000

10000

Figura 19. Numri i personave me aftësi të kufizuara, të punësuar krahasuar me numrin total të të punësuarve në sektorin publik dhe privat në Bashkinë Lezhë.

Pranë ZP Laç, nuk ka statistika në lidhje me numrin e të punësuarve me aftësi të kufizuara. Ndërsa sips DRSHKP Shkodër, në njësinë vendore Vau i Dejës evidentohet i punësuar përmes programeve të Nxitjes së Punësimit (VKM 48) pranë një subjekti të perpunimit të peshkut (Mare Adriatik) një person me aftësi të kufizuara. Pranë Zyrës Vendore të Punësimit Lezhë, Laç dhe DRSHKP Shkodër (për Vaun e Dejës), mblidhen të dhëna edhe për programet e nxitjes së punësimit duke specifikuar numrin e projekteve sipas fushave të ndryshme të aktivitetit të subjekteve dhe numrin e përfituesve. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se nga këto programe, ka pasur vetëm një përfitues, përmendur më sipër (Vau i Dejës), nga grupi i punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara. Strukturat përgjegjëse në nivel lokal, të cilat kanë rolin zbatues dhe monitorues të politikave dhe kuadrit ligjor në këtë drejtim janë DRSHK të Punësimit/Zyrat e Punësimit Lezhë, ZP Laç dhe DRSHKP Shkodër. të cilat ofrojnë shërbimet e punësimit që synojnë të mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit, përfshirë punëkërkuesit me aftësi të kufizuara dhe punëdhënësit dhe Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit të Shërbimve, Lezhë (Njësia vendore Lezhë dhe Laç) dhe Shkodër, institucion që duhet të sigurojë përmes inspektorëve, zbatimin e dispozitave ligjore në lidhje me punësimin, përfshirë punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Sa i përket ndjekjes së aspekteve të formimit profesional, në njësitë vendore Lezhë, Laç, nuk ka Drejtori Rajonale për Formim Profesional. Ky rol, mbulohet nga Qëndra e Lëvizshme për Rajonin Verilindor me qëndër në Tiranë dhe DRFP Shkodër. Këto institucione, vlerësojnë kërkesat që vijnë nga DRSHKP dhe ZP dhe financojnë instruktorët që ofrojnë trajnime pranë subjekteve të ndryshme private apo në rastin e DRFP Shkodër ofrojnë kurse në ambjentin e tyre. Në Njësinë Vendore Lezhë,


47 në bashkëpunim me Qendrën e Lëvizshme të Formimit Profesional për Zonat Verilindore, janë trajnuar 96 persona, nga këta, për profesionin kamarier 2 grupe me 31 persona, recepsionistë 16 persona, shërbim hoteli (pastrues) 14 persona, banakier 15 dhe bërës këpucësh 20 persona. Gjithashtu në bashkëpunim me QFP Shkodër janë formuar 11 persona në profesionin parukieri. Pra në total, gjatë vitit 2014 kanë ndjekur kurse formimi 107 persona, prej të cilëve raportohet se nuk ka asnjë përfitues më aftësi të kufizuara. Po kështu, ZP Laç, evidenton se nuk asnjë PAK që të ketë ndjekur kurse të formimit profesional. Po t’i referohemi të dhënave të punë kërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara, të rregjistruara pranë zyrës së punës, shikojmë që programet e formimit profesional, të terapisë okupacionale dhe rehabilitimit profesional (këto të fundit nuk ekzistojnë në asnjë prej njësive vendore objekt i këtij vëzhgimi) janë të domosdoshme për këtë kategori që për faktorë që analizohen në fushën e arsimit, kanë pasur mundësi të kufizuara edhe për arsimim. Ndërkohë, përmes fokus grupeve me individë me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre, evidentohet se, në Lezhë, Laç dhe Vaun e Dejës, ka organizata të shoqërisë civile të cilat të mbështetura nga projekte e donatorë kanë bërë të mundur që t’i ofrojnë këto mundësi edhe për një numur të kufizuar individësh me aftësi të kufizuara. Kryqi i Kuq Shqiptar, menaxhon një qendër të Formimit Profesional në qytetin e Lezhës, dhe përmes një programi të realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Gjerman ka ndihmuar për formim profesional 30 vajza dhe gra nga qyteti i Lezhës, mes të cilave edhe tre vajza me aftësi të kufizuara, në profesionin e rrobaqepësisë. Ndërkohë që edhe organizata e të verbërve (organizatë që numëron 65 anëtarë) ka ofruar për anëtarët e vet, kurse për formim profesional për gjuhë të huaja, për programime të ndryshme kompjuterike, sidomos programe në ndihmë të komunitetit të personave që nuk shikojnë, për shkrimin Braill, etj. Për Njësitë Vendore Laç dhe Vau i Dejës, nuk ofrohen të dhëna në këtë aspekt. Në qytetin e Lezhës zhvillon aktivitetin gjithashtu Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, në drejtimet Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Administrim Zyre/sekretari dhe Ekonomi Biznes, shkollë e cila pritet që të rindërtohet për të ofruar standarte bashkëkohore e mundësi për formim profesional për të rinjtë e qytetit të Lezhës, përfshi të rinjtë me aftësi të kufizuara. Ndërkohë mund të shfrytëzohen ambjente, burimet njerëzore dhe materiale, në funksion të ofrimit të kurseve të formimit profesional, edhe për kategori nga punëkërkuesit e papunë, përfshirë punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara. Nga intervistat me përfaqësues të intitucioneve shtetërore dhe fokus grupeve me grupet e interesit, u evidentua fakti se nuk ka ekspertizë dhe eksperiencë në vlerësimin, këshillimin, orientimin e ndërmjetësimin për punësim për PUPA me aftësi të kufizuara. Për shkak të mungesës së njohurive të mjaftueshme për të kryer vlerësimin e saktë të aftësive dhe nevojave specifike që mund të kenë individë të kategorive të ndryshme të aftësisë së kufizuar, është e vështirë, dhe shpesh thuajse e Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


48 pamundur për të ndërtuar një plan veprimi për të mundësuar punësimin e nje individi me aftësi të kufizuara. Informacioni dhe trajnimet me fokus PUPA me aftësi të kufizuara ka qënë i munguar. Ndërkohë që raportohet se janë organizuar trajnime me karakter të përgjithshëm, nuk janë organizuar trajnme me fokus problematikën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Janë përfshirë në trajnim me fokus Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku janë trajtuar edhe konceptet mbi mundësitë e barabarta dhe mohimin e përshtatjes së arsyeshme ky i fundit i njohur si shkak që përbën diskriminim në punësim për personat me aftësi të kufizuara. Numri i kufizuar i specialistëve të DRSHKP/ZP, mungesa e ambjenteve dhe përshtatshmërisë ndërtimore, janë të tjerë faktorë që identifikohen si frenues në ofrimin e shërbimeve të mjaftueshme dhe eficente për punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara. Drejtues të DRSHKP/ZP, bëjnë me dije se në zbatim edhe të udhëzimeve nga MMSR dhe SHKP, po punohet për ambjente të reja të zyrës së punës, të cilat duhet të jenë në katet e para dhe në qendër të qytetit me synimin për të qënë lehtësisht të arritshme për të gjithë qytetarët, përfshirë ata me aftësi të kufizuara. Aktualisht Zyra e Punësimit si edhe DRSHKP Lezhë, ndodhen në katin e tretë, me aksesueshmëri të limituar për pjesën më të madhe të PAK. Ndërsa në Laç, Zyra e Punësimit, ndodhet në një godinë në katin e parë, lehtësisht e arritshme edhe nga përdoruesit e karrikeve me rrota. Një tjetër faktor frenues për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, është edhe hezitimi për të kërkuar këtë shërbim, nga vetë individët me aftësi të kufizuara, duke mos u paraqitur pranë zyrave të punësimit për të përfituar nga shërbimet që ajo ofron. Ka arsye të ndryshme se përse ata nuk paraqiten pranë këtij institucioni, arsye të cilat u evidentuan si nga specialistët e zyrave të punës por edhe vetë individë me aftësi të kufizuara dhe përfaqësues të organizatave të tyre gjatë takimit të organizuar me ta. Disa prej tyre, e shpjegonin mungesën e interesit, me frikën se në momentin e kërkesës dhe gjetjes së një vendi pune, do të humbisnin pagesën që marrin për shkak të aftësisë së kufizuar, ndërkohë që vendi i punës mund të mos ju ofrojë garanci dhe gjithashtu edhe ata vetë mund të mos ndihen të sigurtë mbi aftësitë dhe mundësitë për t’u përshtatur dhe për ta mbajtur një vend pune. Individët me aftësi të kufizuara, përfaqësuesit e organizatave të tyre, por edhe përfaqësuesit e DRSHKP dhe ZP, si edhe punonjës të tjerë të pushtetit lokal, nuk ishin në dijeni të ndryshimit të fundit ligjor, i cili i krijon individit një periudhë të mjaftueshme 24 mujore për t’u akomoduar në vendin e me procesin e punës, duke ruajtur gjatë kësaj periudhe dhe pagesën që merr


49 për shkak të aftësisë së kufizuar.[24] Ndryshimet e fundit ligjore, paraqesin gjithashtu interes edhe për subjektet punëdhënëse, që punësojnë këta individë, përmes iniciativave financiare të garantuara përmes programit/ fondit për nxitjen e punësimit, i cili ka parashikuar veç pagave, sigurimeve shoqërore, edhe një financim për realizimin e akomodimit të arsyeshëm, përshtatjen e vendit të punës, garantimin e pajisjeve teknologjike dhe shërbimeve mbështetëse në përputhje me nevojat specifike të individit. Për të kaluar nga përfitues pasiv në kontribues aktiv, një punëkërkues i papunë me aftësi të kufizuara ka nevojë për shërbime mbështetëse. Ky proces, është një proces i vështirë për individin me aftësi të kufizuara, kërkon vlerësim dhe rehabilitim profesional (vocational rehabilitation), punë individuale me një shtrirje në hapësirë kohore në varësi të nivelit të dëmtimit dhe funksionimit të individit, që më tej e orienton në formim profesional apo në punësim/vetpunësim. Ky shërbim është aktualisht i munguar në sistemin aktual të shërbimit ofruar nga SHKP përmes DRSHKP dhe Zyrave të Punësimit, dhe përbën ndër faktorët kryesorë të frenimit të punësimit. Subjektet punëdhënëse, si një nga klientët më të rëndësishëm të Zyrës së Punësimit, shfaqin hezitim ndaj punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Kërkesat e Zyrës së Punësimit kanë rezultuar negative, si rezultat i mungesës së ofertave për vende pune të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara nga subjektet punëdhënse që pretendojnë për mungesë kushtesh të përshtatshme dhe pozicione e kushte pune të vështira për këtë kategori. Sipas specialistëve në DRSHK të Punësimit/ZP, mosrespektimi i ligjit nga subjektet private e publike është gjithashtu një nga barrierat kryesore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Po sipas tyre, institucionet publike janë të parat që nuk e zbatojnë këtë ligj. Problem mbetet ndërgjegjësimi i subjekteve publike dhe private për aftësitë, kapacitetet, përshtatjen e ambjenteve dhe proceseve të punës për personat me aftësi të kufizuara, por njëkohësisht edhe për zbatimin e detyrimit ligjor që buron nga Ligjit 7995/1995 (i ndryshuar) “Për nxitjen e punësimit” dhe ushtrimi i penaliteteve në rast të moszbatimit të tij. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit të Shërbimeve, subjekteve në të shumtën e rasteve nuk u kërkohet zbatimi i nenit 25 të ligjit për PAK, megjithëse në modelet e akteve të inspektimit ka nje fjali ku thuhet “persona PAK të konstatuar në këtë subjekt”, kjo e justifikuar me faktin se për këtë ligj mungojnë aktet nënligjore përkatëse[25]. Sipas Inspektoriatit [24] [25]

Ligji nr. 47/2014 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar) Ende nuk ka dalë një VKM, parashikuar në Ligjin për nxitjen e Punësimit, ligji Nr. 7995/1995 (i ndryshuar) që do të bëjë të mundur krijimin e një fondi ku subjektet të derdhin detyrimin që lind për shkak të mos zbatimit të kuotës për punësim të PAK

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


50 të Shërbimeve dhe Punësimit, barrierat që pengojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara, janë vende të punës të papërshtatura për PAK, mentaliteti i gabuar si nga punëdhënësit ashtu edhe nga vetë personat me aftësi të kufizuara, mungesa e informacionit, moszbatimi i legjislacionit etj. Për të dalë nga gjendja aktuale, specialistë të këtij institucioni rekomandojnë hartimin e një programi punësimi nga DRSHKP, në varësi të kërkesë-ofertës, në përputhje edhe me mundësitë dhe kapacitetet për punë të personave me aftësitë kufizuara, ndërhyrjen e Inspektoriatit të Punës për të kontrolluar zbatimin e detyrimeve ligjore, plotësimin e ligjit me akte nënligjore, rritjen e bashkëpunimit mes DRSHKP, Inspektoriatit Shtetëror, Bashkisë dhe Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Aktualisht ekziston bashkëpunim i DRSHKP dhe ZP, me Sektorin e Ndihmës Ekonomike, pranë Njësive Vendore Lezhë, Laç dhe Vau i Dejës, por kryesisht i fokusuar në verifikimin e listave të punëkërkuesve të papunë, përfitues të ndihmës ekonomike, me qëllim mbështetjen e tyre përmes programeve të punësimit që ofron Zyra e Punësimit. Mungon bashkëpunimi edhe me organizata të shoqërisë civile, kryesisht me fokus personat me aftësi të kufizuara me synimin që së bashku edhe me aktorët e tjerë, të ofrojnë dhe zgjidhjen e drejtë të problematikës së punësimit të punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara. Nëse i referohemi opinionit të personave me aftësi të kufizuara, familjarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të tyre, situata rezulton të jetë shumë pesimiste. Ata, e vlerësojnë punësimin si shumë të rëndësishëm dhe shprehen se janë të interesuar të ndjekin kurse të formimit profesional mbështetur edhe në aftësitë e tyre me qëllim që të arrijnë përmes mbështetjes së nevojshme, të punësohen apo vetëpunësohen. Ata mendojnë se mund të marrin formim profesional për kompjuter, rrobaqepsi, hoteleri turizëm, sekretari – recepsion, gjuhë të huaja etj. përdorimi i teknologjive të ndryshme si shkrimi Braill, programi JAWA për të verbrit etj, aftësim e rehabilitim për jetën, kurs kuzhine, punime dore, poçeri për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara mendore, dhe profesione të tjera, të cilat ata i mendojnë të përshtatshme për ta por edhe për tregun e punës. Ndërkohë, ata e shohin punësimin si të lidhur shumë ngushtë me arsimimin. PAK dhe familjarët e tyre pohojnë se u mungon informacioni për të vlerësuar mundësitë, shërbimet dhe programet që nxisin punësimin dhe formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara. Ky informacion është detyrim ligjor të ofrohet nga strukturat shtetërore përgjegjëse për punësimin dhe formimin profesional në nivel lokal. Por, nga ana tjetër, vetë personat me aftësi të kufizuar, dhe organizatat e tyre, pranojnë se nuk janë aktivë për ta kërkuar informacionin që u nevojitet. Ky fakt konfirmohet edhe nga drejtues të


51 DRSHKP/ZP. Ata theksojnë se mungesat janë të dyanshme në kuptimin që strukturat shtetërore nuk ofrojnë për ta informacion sipas nevojave që kanë për punë të caktuara apo kurse të formimit profesional, por nga ana tjetër vetë ata nuk paraqesin formalisht si individualisht por edhe të organizuar nevojat për punësim dhe formim profesional bazuar në aftësitë. Sipas opinionit të personave me aftësi të kufizuara, dhe familjarëve të tyre të përfshirë në fokus grupe, mungojnë vlerësime në nivel lokal për njohjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuar; politika për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuar; struktura dhe specialistë për vlerësimin e aftësive për punë të personave me aftësi të kufizuar; mungon infrastruktura fizike e përshtatur në institucionet ku merret informacioni për punësim dhe formim profesional. Pjesëmarrës në fokus grup në Vaun e Dejës, pohojnë se para viteve ‘90, ka pasur profesione të vecanta për persona me aftësi të kufizuara që mbaronin arsimin e lartë, si ai i ekonomistit/financierit, për të cilët më tej garantohej edhe vendi i punës. Po kështu ka patur procese pune dhe reparte të veçanta, ku bëhej i mundur punësimi i personave me aftësi të kufizuara. Po vetë individët me aftësi të kufizuara, pohojnë se shpesh nga vetë ata ngrihen barriera për mundësitë që ato duhet të kenë për punësim dhe formim profesional. Izolimi i personave me aftësi të kufizuar shpeshherë ndodh edhe për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike të familjeve të tyre. Në shumë raste evidentohet fakti që personat me aftësi të kufizuar kanë vetvëlerësim të ulët dhe nuk njohin aftësitë e tyre për punë. Por ndërkohë, ata e konsiderojnë punësimin si shumë të rëndësishëm për t’u ndjerë aktiv, kontribues dhe për të përmirësuar në rritjen e cilësisë së jetës së tyre dhe të familjeve.

VI. Vlerësimi i gjendjes në fushat që

garantojnë riaftësimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara përmes të dhënave sasiore Përmes një sondazhi u mblodhën të dhëna me anë të intervistave të realizuara me 746 persona; 489 (65.8%) nga këta ishin persona me aftësi të kufizuara dhe 260 (34.2%) ishin familjarë të tyre (prindër, motra dhe vëllezër). Në sondazh kishte përfaqësim të të dyja gjinive, me një mbipërfaqësim të meshkujve (n=445, 61%). Personat me aftësi të kufizuar ishin të grupmoshave të ndryshme dhe kishin nevojë për nivele të ndryshme mbështetjeje, siç paraqitet në Figurën 20; gjithashtu të anketuarit përfaqësonin kategori të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


52 Përdorim me shoqërues i karriges me rrota

1.3%

Përdorues aktiv i karriges me rrota

0.7%

Nevojë për ndihmë në gjithçka

37.9%

Nevojë për ndihmë / kryen vetë nevojat bazë

19.8%

Nevojë për pak kujdes e kontroll

22.1%

I pavarur

18.2%

0%

10%

20%

30%

40%

Figura 20. Niveli i mbështetjes së kërkuar

7.8%

Shikim Dëgjim / e folur

8.7%

Shëndet mendor /

9.9%

çrregullime të sjelljes Aftësi e kufizuar

10.6%

intelektuale 28.4%

Sëmundje kronike

34.6%

Dëmtime në lëvizje

0%

10%

20%

30%

40%

Figura 21. Kategoritë e Aftësisë të Kufizuar të Përfaqësuara në Sondazh.

Shumica e pjesëmarrësve, pothuajse katër nga pesë të intervistuarit (68.2%, n=501) jetonin në qytete dhe qyteza, ndërsa pjesa tjetër në zona rurale.


53

31.8%

Komunë

68.2%

Bashki

0%

20%

40%

60%

80%

Figura 22. Zonat e Banimit

Numri i personave të intervistuar që jetonin në varfëri ishte i lartë: tre të katërtat e pjesëmarrësve (72.7%) e përshkruan gjendjen e tyre si të varfër dhe vetëm 7.4% e përshkruan gjendjen si të mirë apo shumë të mirë. Për më shumë informacion referohuni tek Figura nr 23.

1.7%

Shumë e mirë

5.7%

E mirë

19.9%

Mesatare

72.7%

E dobët 0%

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

20%

40%

60%

80%

Figura 23. Gjendja financiare e të anketuarve


54 Instrumenti

Pyetësori përbëhej nga tre seksione: një seksion për demografinë, pyetje që lidheshin me gjendjen si dhe sa të kënaqur ishin pjesëmarrësit në fusha të ndryshme dhe pyetje të hapura, përmes të cilave, të anketuarve iu kërkua të evidentonin tri nevoja të paplotësuara. Pjesëmarrësit në sondazh

Pjesëmarrësit ishin persona me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre nga Lezha, Laçi dhe Vau i Dejës. Këta persona u përzgjodhën nga Caritas Shqiptar. Për të mbrojtur identitetin e të anketuarve, pyetësorët ishin anonimë dhe nuk u mblodh asnjë informacion personal. Faqja e parë e pyetësorit shpjegonte se pjesëmarrja në këtë sondazh ishte mbi baza vullnetare. Përpunimi i të dhënave

Të dhënat sasiore të pyetësorit u përpunuan me SPSS. Grafikët u përgatiten në programin Excel. Të dhënat cilësore u studiuan në grupe temash dhe nën-temash. Gjithashtu u llogarit edhe shpeshtësia për të përcaktuar nivelin e nevojave të shprehura nga personat e intervistuar. Rezultatet

Rezultatet tregojnë se pjesëmarrësit në studim, kanë vështirësi e madje të pamundur të kryejnë veprimtaritë bazë të jetës së përditshme pa ndihmë e mbështetje. Siç edhe figura 20 tregon, 37.9% e tyre (n=279) kanë dëmtime të rënda funksionale, të cilat nuk lejojnë që ata të kryejnë vetë funksionet e aktivitetet rutinë të jetës së përditëshme, në përputhje me moshën dhe kanë nevojë për ndihmës personal në pjesën më të madhe të kohës. Po ashtu, 1.3% e pjesëmarrësve (n=9) nuk janë përdorues aktivë të karriges me rrota e për rrjedhojë, kanë nevojë për ndihmë në realizimin e aktiviteteve jetësore dhe pjesëmarrjes në komunitet. 19.8% e pjesëmarrësve (n=146) kanë përsëri nevojë për ndihmë e mbështetje në kryerjen e veprimtarive bazë, por jo në mënyrë të vazhdueshme e afatgjatë. Ata kanë nevojë për shërbimin e ndihmësit personal në periudha të caktuara të kohës ditore. Vetëm një e pesta e personave me aftësi të kufizuara janë të pavarur dhe nuk kanë nevojë për ndihmë e mbështetje për kryerjen e veprimtarive bazë dhe pjesëmarrjen në komunitet (18.2%, n=134; 0.7%, n=5) Rezultatet tregojnë për një gjendje shumë të vështirë ekonomike të gati treçerekut të pjesëmarrësve (72.7%, n=502) dhe vetëm një e dhjeta e tyre jetojnë të rrethuar nga kushte ekonomike të mira apo shumë të mira (7.4%, n=47). 40% e pjesëmarrësve (n=285) kanë krijuar familet e tyre dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit jetojnë brenda familjeve, të cilave u përkasin (94.2%, n=683). Vetëm 4% e tyre jetojnë vetëm (n=22) dhe 2.2% jetojnë në kushte institucionale(n=16) (shih Figurën 25).


55

1.3%

I divorcuar

7.4%

I / e ve

40%

I martuar Asnjëherë martuar

51.5%

0%

Jetoj në një mjedis të mbikqyrur 24 orë Jetoj vetëm

10%

20%

30%

40%

60%

Figura 24. Statusi social

2.2%

4%

Jetoj me familjen

0%

50%

94.2%

20%

40%

60%

80%

100%

Figura 25. Niveli i jetesës së pavarur

Rezultatet e këtij vëzhgimi flasin për shifra tejet të ulëta përsa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Vetëm 2.7% e tyre (n=18) janë të punësuar, ndërkohë që 0.9% (n=6) pohojnë të jenë të vetëpunësuar dhe 0.8% (n=5) janë të përfshirë në aktivitete vullnetare. Mbi tre të katërt e pjesëmarrësve nga të tre qytetet janë të papunë (37.7%, n=244), shtëpiak (18.5%, n=123). Një e treta e tyre, pohojnë të mos kenë mundësi për të punuar për shkak të gjendjes shëndetësore (30.8%, n=205). Mesatarja e viteve të punësimit të pjesëmarrësve është 14.8 vjet.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


56 Para e tetraplegjikë

Vullnetar

Të verbër

I vetëpunësuar

PAK mendorë e fizikë

Student

Invalidë pune

0.8% 0.9% 1.3% 0 100 200 300 400 500 600

2.7%

I punësuar me pagesë

7.2%

Pensionist

18.5%

Shtëpiak / e

30.8%

Arsye shëndetësore

37.7%

I papunë 0%

10%

20%

30%

40%

Figura 26. Statusi në lidhje me punësimin

Siç tregohet në figurën 27, gati tre të katërtat e pjesëmarrësve kanë arsim fillor ose janë fare pa arsim (20.8%, n=144; 30.5%, n=274). Vetëm 14% kanë arsimin e mesëm (n=97) dhe3% atë të lartë (n=21). I lartë

3%

Parashkollor

4.4%

I mesëm

14%

9-vjeçar

18.2%

Fillor

20.8%

Pa asnjë arsim

39.5%

0%

10%

20%

30%

40%

Figura 27. Statusi në lidhje me arsimin

Figura 28 tregon cila është gjendja aktuale e përfitimeve nga skemat e ndryshme shtetërore për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Ashtu siç shihet edhe në figurë, afërsisht tre të katërtat e pjesëmarrësve janë përfitues të pagesave në para për shkak të aftësisë së kufizuar (68.4%, n= 501) dhe 21 % përfitojnë nga skemat e pagesës së invaliditetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (n=155). Gati gjysma e pjesëmarrësve në sondazh përfitojnë pagesën e ndihmësit personal dhe paketën higjenosanitare (41.2%, n=304; 11.5%, n=85). 15.7% (n=116) përfitojnë ilaçe falas dhe vetëm 1% (n=7), kanë përfituar karrige me rrota dhe mjete të tjera ndihmëse.


57 Përgjysmim i taksave kur fillon një biznes

0.3%

Reduktim i taksave të drejtpërdrejta lokale e...

0.4%

Dyfish pagesë për shkollën e mesme

0.3%

Trefish pagesë për shkollën e lartë

0.5%

Karrige me rrota

1% 1.1%

Tarifa të reduktuara për shkollimin e fëmijëve

1.8%

Rimbursim karburanti Paketë higjeno-sanitare

11.5% 15.7%

Rimbursim nga skema e sigurimeve shëndetësore

21%

Pension invaliditeti

22.8%

Rimbursim energjie

41.2%

Pagesë kujdestarie

68.4%

Pagesë paaftësie

0

10% 20% 30% 40% 50% 60% 70%

Figura 28. Skemat e përfitimeve

Përshtatshmëria

Tetë (8) nga pyetjet e sondazhit kishin të bënin me perceptimin në lidhje me përshtatshmërinë e mjediseve te ndryshme, kryesisht për përdoruesit e karrigeve me rrota dhe për personat me kufizim të ndjesive. Përshtatshmëria vijon të mbetet një fushë e rëndësishme që përbën shqetësim për të intervistuarit, siç edhe tregohet me pikët mesatare prej 4.97. Grafikët e mëposhtëm ilustrojnë shpërndarjen e pikëve për secilin aspekt. Është shqetësues fakti që me përjashtim të përgjigjes në lidhje me Komunikimin përmes Gjuhës së Shenjave në Ambjentin e Shtëpisë (7.25), të intervistuarit i kanë dhënë situatës një notë jokaluese në lidhje me çdo aspekt tjetër. Kjo do të thotë që shumica e personave me aftësi të kufizuar me kufizim të rëndë të lëvizjeve, kufizim të shikimit apo të folurit ndjehen të izoluar dhe të përjashtuar. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


58

Figura 29. Pikavarazhi mesatar në lidhje me përshtatshmërinë 5.21

Aksesi në institucionet shëndetësore

4.55

Aksesi në ambientet rekreative

4.68

Aksesi në institucione publike

4.5

Gjuha e shenjave në komunitet Komuniteti

4.33

Rrugët

4.42 7.29

Gjuha e shenjave në shtëpi

4.81

Përshtatshmëria në shtëpi

0

250

4

5

6

7

8

9

10

Figura 30. Përshtatshmëria në mjediset e shtëpisë 222

200 150 100 60

50

31

0

4

5

6

25

7

4

3

10

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikore janë: N=355, M=4.81, SD=1.38.


59

Figura 31. Përdorimi i gjuhës së shenjave në shtëpi

70 65

60 50 40 30 20

9

10

0

1

1

4

5

1

0

6

7

8

9

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=83, M=7.29, SD=.944.

Figura 32. Përshtatshmëria e rrugëve

400 350

341

300 250 200 150 100 57

50

0

4

5

35

6

9

7

7

1

8

9

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=450, M=4.42, SD=.867.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

6

10


60

Figura 33. Përshtatshmëria e komunitetit

300

279

250 200 150 100 43

50 0

4

5

9

10

5

1

0

6

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=347, M=4.33, SD=.867.

90

Figura 34. Përdorimi i Gjuhës së Shenjave në Komunitet 85

80 70 60 50 40 30 20

15

10

5

0

4

5

6

2

7

5

8

0

1

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=113, M=4.5, SD=1.119.


61 296

300

Figura 35. Përshtatshmëria në institucionet shtetërore

250 200 150 100

59

50

26

0

74

4

5

6

7

7

0

8

9

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=462, M=4.68, SD=1.030.

281 Figura 36. Përshtatshmëria e mjediseve argëtuese 300 250 200 150 100

68

50

0

4

5

63

6

10

2

0

0

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=424, M=4.55, SD=.863.

250

214

200

Figura37. Përshtatshmëria në Objektet Shëndetësore

150 100

83

83

50

34

0

62

4

5

6

7

8

1

0

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=477, M=5.21, SD=1.334.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


62 Shërbimet Shëndetësore dhe Sociale Të intervistuarve në këtë sondazh, iu kërkua të bënin një vlerësim me pikë të situatës aktuale në lidhje me shërbimet mjekësore dhe sociale në rajonet ku ata jetonin. Grupi i pyetjeve (11 pyetje) u vlerësua me nje notë mesatare 5.64. Figura 38, ilustron të dhënat e përftuara. Siç ilustrohet edhe përmes figurës, për secilin aspekt ka një numër të lartë klasifikimesh jokaluese, gjë që tregon se një përqindje e lartë e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre (pothuajse gjysma e tyre) janë shumë të pakënaqur me shërbimet që u ofrohen.

Figura 38. Notat mesatare për fushën e shërbimeve mjekësore dhe sociale 6.3 6.2

Shërbimet sociale

6 Shërbimet rehabilituese

5.97 5.95

Asistenca ligjore

5.8 5.6

Ndërhyrja e trajtimi i hershëm

5.5 Shërbime dentare

5.45 4.79

Mjetet lëvizëse

4.39

0

1

2

3

4

5

6

7

Figura 39. Parandalimi

250

218

200 150 96

100

61

50

0

4

5

6

17

6

0

11

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë N =409,M =4.88,SD =1.28.


63

Figura 40 . Identifikimi i hershëm dhe Trajtimi

250

233

200 150

115

100 45

50

0

4

5

6

14

7

12

8

2

11

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N= 432, M= 4.86, SD= 1.31.

Figura 41 . Shërbimet Shëndetësore

250

214

200

168

165

150 87

100

69

50 4

0

4

5

6

7

8

9

26

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=733, M=6.04 SD=1.41

Figura 42. Shërbimet e Rehabilitimit

80 58

60 48

40 20

16

0

4

5

6

14

7

17 8

3

8

9

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=600 M=4.60 SD= 2.59.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

10


64

Figura 43. Shërbimet Dentare

400

343

300 200

5

6

7

19

30

8

9

10

Invalidëpune

4

41

PAKmendorëefizikë

0

43

Tëverbër

51

Par et raplegjikë

100

0 10 20 30 40 50 60

121

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=648 M=5.45 SD= 1.82.

Figura 44 . Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)

200

158

150

184 151 98

100

42

50

12

0

4

5

6

7

8

9

28

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=673,M= 5.8,SD= 1.53.

Figura 45. Shërbimet Sociale

400

374

300 200 100

0

4

51

60

5

6

96 30

7

8

11

7

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=629, M=5.07, SD= 1.51.


65

Figura 46. Asistenca Ligjore Falas

150

121

100

54

50

0

65

92

22

4

5

6

7

8

6

4

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=364, M=5.95, SD= 1.73.

Figura 47. Strehimi Social

250

210

200 150 100

61 35

50

0

4

5

6

38

7

21

8

0

0

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=365, M=4.97, SD= 1.29.

Punësimi, kualifikimi profesional, arsimi, pjesëmarrja në veprimtaritë kulturore-artistike dhe sportive Vetëm dy (2) nga këto aspekte të jetës së personave me aftësi të kufizuara, u vlerësuan me një notë kaluese, siç ilustrohet në figurën 48. Siç ilustrohet në figurën 49, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit profesional janë ende shumë të ulëta, ndërsa përsa u takon përpjekjeve për përfshirjen e të anketuarve në veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive, gjykimi është që ato janë të pamjaftueshme.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


66

Figura 48. Pikët mesatare sipas fushave (punësim, kualifikim profesional, arsim, pjesëmarrja në veprimtaritë kulturore-artistike e sportive) 4.32

Punësimi

4.78

Formimi profesional

5.27

Arsimi Sporti, kultura dhe arti

5.32

0

4

5

6

7

8

9

10

Figura 49. Mundësitë për punësim 458

500 400 300 200

64

100 0

4

5

32

25

6

1

0

6

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=556, M= 4.42, SD= .892.

Figura 50. Kualifikimi profesional dhe trajnimi

250

232

200 150 100

67

50 0

4

5

27

18

16

4

4

6

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=369, M=4.78, SD=1.31.

Ndonëse të trija pyetjet e lidhura me arsimin u vlerësuan me një notë mesatare prej 5.27 kishte diferenca të vogla në pikët mesatare për pyetjet siç ilustrohet në Figurën 51. Të intervistuarit me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre janë më pak të kënaqur me mundësitë e arsimimit për nxënësit me nevoja të veçanta (M=5.07).


67

Figura 51. Pikët mesatare për pyetjet e lidhura me arsimin 5.56

Plani individual Mundësitë përfshirëse në shkollë

5.19

Arsimimi i fëmijëve me nevoja

0

5.07

4.8

5

5.2

5.4

5.6

Nota me frekuencën më të lartë në lidhje me cilësinë e arsimit gjithëpërfshirës ishte 4, një notë ngelëse (n=138, 41.9%). Figura 52 ilustron këto konstatime.

150

Figura 52. Arsimi 140 101

100 50

0

36

4

5

6

16

15

2

8

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=310, M=5.07, SD=1.38.

Siç ilustrohet në figurën 53, afërsisht një e pesta e të intervistuarëve (20.6%) janë të mendimit që shkollat nuk u ofrojnë dot nxënësve me aftësi të kufizuar mundësi përfshirëse njësoj si bashkëmoshatarët e tyre. Kjo reflekton situatën e klasave speciale, në zonat ku u krye ky vëzhgim.

Figura 53. Mundësi përfshirëse nëpër shkolla

150

138

100

96 47

50

0

4

5

6

20

7

13

0

15

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=329, M=5.19, SD=1.50.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


68 Përqindja e personave që bënë vlerësim me notë jokaluese për planin individual ishte më e ulët (28.8%), por gjithsesi afërsisht një në katër persona ishte i pakënaqur nga procesi. Për informacion më specifik, shihni Figurën 54.

Figura 54. Plani Individual Arsimor 44 44 37

50

40 30 20

7

10

0

4

5

6

7

10

10 0

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=153, M=5.56, SD=1.63.

Pjesëmarrja në aktivitete sportive, artistike dhe kulturore sipas dëshirës, u vlerësua me notën 5.32, por vlen të përmendet se 40.4% e pjesëmarrësve ishin të mendimit që personat me aftësi të kufizuar ishin të përjashtuar, siç tregohet në Figurën 55. Vetëm 3% e të anketuarve ishin të mendimit që gjendja është e mirë.

Figura 55. Pjesëmarrja në aktivitetet sportive, artistike dhe kulturore

300

268

250 200

155

150

121

100

59

50

0

4

5

6

7

38

8

20

3

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=664, M=5.32, SD=1.41.

Kapacitetet në fushën e aftësisë së kufizuar Të intervistuarëve në sondazh iu bë një pyetje në lidhje me kapacitetet njerëzore në fushën e aftësisë së kufizuar, në zonat ku u krye ky vëzhgim. Në përgjigje të pyetjes sesa të kënaqur ishin ata me nivelin e kualifikimit profesional të personave që punojnë me personat me aftësi të kufizuar apo me trajtimin e problemeve të tyre në detyra të ndryshme si p.sh.si: mësues, punonjës socialë, personel i qendrave


69 ditore dhe rezidenciale, punonjës të bashkive, zyrave të punës dhe ministrive, të intervistuarit e vlerësuan atë me një notë kaluese: 5.27. Gjithashtu duhet theksuar se 36.1 % e të intervistuarëve (d.m.th një në tre) e vlerësuan këtë pyetje me notë jokaluese, siç ilustrohet në Figurën 56.

Figura 56. Ekspertiza e personelit

190

200

188

150 100

58

50

0

4

5

6

35

30

7

8

13

12

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=526, M=5.27 SD=1.46.

Legjislacioni, Barazia dhe Mosdiskriminimi Legjislacioni ekzistues që mbulon çështjet që lidhen me personat me aftësi të kufizuar u vlerësua me notën kaluese: 5.28. Megjithatë, ka një numër të madh personash që janë shumë të pakënaqur me situatën. Një e treta e pjesëmarrësve (përkatësisht 35 %) e vlerësuan këtë kategori me notën katër. 61.5% (n=459) e vlerësuan me notën ngelëse 4 (katër) konsultimet dhe përfshirjen që pushteti lokal u ofron për diskutime të ndryshimeve të reja ligjore në fushën e aftësisë së kufizuar. Nota mesatare me të cilën ata vlerësuan këtë aspekt, ishte 4.56.

250 200

Figura 57. Legjislacioni 214 175

150

113

100

77

50

0

4

5

6

7

19

8

6

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N= 612, M= 5.28, SD=1.302. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


70

Figura 58. Njohuritë që ofron pushteti lokal për legjislacionin

500

459

400 300 200 103

100

0

4

5

27

10

10

14

9

6

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N= 632, M= 4.56, SD=1.22.

Më shumë se çereku i të anketuarve (28.2%) besonin se personat me aftësi të kufizuar ishin të diskriminuar dhe nuk trajtoheshin si të barabartë në shoqërinë shqiptare dhe gati një e treta e tyre (31.4%) e vlerësuan këtë aspekt përmes një note kaluese (5).Vetëm 1% e kanë vlerësuar këtë pyetje me notë pozitive. Kjo tregon se personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ndjehen të margjinalizuar dhe se nuk po bëhet punë e mjaftueshme për të mbrojtur të drejtat e tyre në kuadrin e të drejtave të njeriut.

Figura 59. Barazia dhe mosdiskriminimi

300 198

200

221 125

100

83

0

4

5

6

65

7

8

7

3

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=703 M=5.53 SD=1.39.


71 Një në tre të intervistuar (35.3%) ishin të mendimit se nuk konsideroheshin si partnerë në procesin e vendimmarrjes nga komunat, bashkitë, rrethi apo ministria dhe rrjedhimisht kësaj pyetjeje i bënë një vlerësim me notë mesatare: 4.76. Në Figurën 60 jepet informacion në lidhje me shpeshtësinë e shpërndarjes së të gjitha pikëve. 65.6% e pjesëmarrësve e vlerësuan këtë aspekt me një notë ngelëse (4). Vendimmarrja brenda familjes, u vlerësua me një notë mesatare më të lartë: 6.94.

Figura 60. Sa respektohet opinioni juaj në procesin e vendimmarrjes

400 317

300 200 87

100

25

0

4

5

6

13

21

13

8

7

8

9

10

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=485, M=4.76, SD=1.41.

Figura 61. Vendimmarrja ne Familje

150

131 102

100

125

115

109

91 47

50

0

4

5

6

7

8

9

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=722, M=6.94, SD=2.15.

Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës

10


72 Rezultatet e nevojave kryesore Pjesëmarrësve në studim iu kërkua të jepnin mendimin e tyre, përmes një pyetjeje të hapur të pastrukturuar, mbi tre nga nevojat kryesore të paplotësuara për ta ose familjarin e tyre me aftësi të kufizuara. Përpunimi i të dhënave u bë në Excel dhe u përzgjodhën fushat më të përmendura prej tyre. Numri i përgjigjeve nga personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre ishte 1,697. Tabela 1, paraqet nevojat më kryesore, të cilat kanë nevojë të orientohen në ndihmë të përmirësimit të statusit social të personave me aftësi të kufizuara në Laç, Vaun e Dejës dhe Lezhë. Nevojat e paplotësuara

Përqindja e përgjigjeve

Numri i përgjigjeve

Pagesa më të mëdha / Ndihmë financiare

13%

222

Shërbime sociale

14.7%

250

Rimbursim ilaçesh

11.7%

200

Mbështetje psikologjike 3.1%

53

Fizioterapi

8.5%

141

Paketë higjeno-sanitare 6.01%

102

Ndihmës personal 5.3%

90

Mjete ndihmëse për lëvizje

7.48%

127

Strehim social

1.64%

28

Përfshirje/pjesëmarrje 5.6%

96

Shërbime të specializuara shëndetësore 8.1%

138

Proteza 0.76%

13

Punësim dhe formim profesional 4.18%

71

Arsim gjithëpërfshirës 2.88%

49

Aparate dëgjimi dhe përkthyes të gjuhës së shenjave 0.23%

4

Teknologji asistive për personat e verbër 0.7%

12

Ambiente të përshtatura 3.1%

54

Transport i përshtatur 2.76%

47

Tabela 1. Nevojat më kryesore, që kanë nevojë të orientohen për të përmirësuar statusin social të personave me aftësi të kufizuara në Laç, Vau i Dejës, Lezhë.


73 VII. Konkluzione dhe rekomandime Rezultatet e vlerësimit të politikave, kuadrit institucional dhe programeve si edhe rezultatet e sondazhit sasior të zhvilluar me individë dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuara, tregojnë se personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ende i përkasin pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare. Ata janë të varfër dhe të izoluar në një shoqëri të cilës ende i duhet të zhdukë barrierat mjedisore, përfshirë në ambjentet e ndërtuara, informacion e komunikim, barrierat institucionale të krijuara nga institucionet që operojnë në nivel vendor që vazhdojnë ende të hartojnë strategji e politika, duke lënë në harresë nevojat e vecanta dhe ndërhyrjet për një pjesë të kosiderueshme të popullsisë që janë individët me aftësi të kufizuara, si edhe barrierat në qendrimin dhe opinionin që përfaqësuesit e autoriteteve vendore, por edhe komuniteti më gjerë mbartin për personat me aftësi të kufizuara si grupim që ka nevojë për bamirësi, trajtim financiar e qendra ditore apo rezidenciale; të veçuar e të paaftë për t’u përfshirë e kontribuar në gjithë fushat e jetës mbi bazë të parimit të barazisë e respektimit të dinjitetit njerëzor. Shërbimet shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe ato të punësimit për personat me aftësi të kufizuar janë të pakta dhe të një cilësie të dobët. Personat me aftësi të kufizuara ndihen ende të përjashtuar nga proceset vendimarrëse dhe vlerësojnë se opinioni i tyre nuk respektohet. Bazuar në analizën e të dhënave, dhe opinionet e subjekteve të përfshirë në vlerësim, po listojmë në vijim disa konkluzione dhe rekomandime në fushat objekt i vlerësimit, të cilat mendohet se ndihmojnë në përmirësimin e situatës së integrimit e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre.

Përshtatshmëria e mjedisit të ndërtuar dhe transportit, informim dhe pjesëmarrje Për të përmirësuar situatën në funksion të krijimit të një mjedisi pa barrierra për personat me aftësi të kufizuara, rekomandohet: Rekomandim 1. Të rishikohen dhe të plotësohen instrumentët politikë/ligjorë vendorë për të mundësuar zbatimin në praktikë të legjislacionit kombëtar dhe standarteve me qëllim që të ndalohet në mënyrë të menjëhershme krijimi i barrierrave të reja, duke planifikuar paralelisht për heqjen e barrierave ekzistuese në mjedisin e ndërtuar, transport e komunikim. Rekomandim 2. Ndërgjegjësimi dhe ngritja e kapaciteteve të të gjithë Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


74 aktorëve përgjegjës, për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit për të respektuar të gjitha standartet në parandalimin e barrierave në projektet e reja dhe në eleminimin gradual të barrierave ekzistuese, vlerësohet si domosdoshmëri dhe si një element i rëndësishëm që duhet mbajtur në konsideratë e duhet planifikuar në vijimësi. Rekomandim 3. Siç është theksuar më lart në këtë strategji, është e domosdoshme, e rekomanduar edhe nga drejtues e specialistë vendorë, aktivizimi i një aktori të ri/ përshtatja e strukturave ekzistuese vendore/ rishikimi i përgjegjësisë së tyre në drejtim të forcimit të kërkesave për planifikim, monitorim të nivelit të përshtatshmërisë në objektet e reja/ dhe ekzistuese dhe ndjekjen e zbatimit/përmirësimit të tyre. Për veprime në vijimësi janë të domosdoshme gjithashtu parashikime aktivitetesh konkrete dhe planifikime buxhetore. Rekomandohet të përdoret një përqindje e caktuar e buxhetit të bashkisë e më tej të kërkohen edhe fonde nga niveli qendror e nga donatorë të ndryshëm. Rekomandim 4. Në bashkëpunim me sektorët përgjegjës në Bashki, dhe Drejtoritë Rajonale në fushën e shërbimeve shëndetësore, strehimit, arsimit, formimit profesional dhe punësimit, të krijohet baza e të dhënave për realizimin e ndërhyrjeve në objektet ekzistuese, për t’i bërë ato të përshtatura. Rekomandimi 5. Të hartohet një mini strategji komunikimi në nivel bashkie, e cila mund të integrohet në rregulloren bazë të veprimit të bashkisë ose të qëndrojë si dokument më vete. Në rregullore duhet të shihet mundësia e riformatimit të marrëdhënieve me publikun, duke vendosur trajtim më prioritar për të garantuar akses real në informim dhe përfshirje reale duke eleminuar gjithë barrierat që aktualisht e pengojnë këtë. Vendosja e një bashkëpunimi të përhershëm me organizatat lokale, por edhe ato rajonale në fushën e aftësisë së kufizuar, me anë të njoftimeve elektronike dhe krijimi i grupeve të përhershme të këshillimit. Krjimi i një grupi konsultativ, me disa përfaqësues të përzgjedhur, që përfaqësojnë të gjithë llojet e aftësive të kufizuara, moshat dhe gjininë, mund t’i shërbejë përfshirjes dhe vendosjes së një marrëdhënieje sistematike. Këto grupe duhet të përfshijnë edhe specialistë që merren direkt me çështje të aftësisë së kufizuar në bashki sa herë që hartohen vendime apo politika, me qëllim identifikimin e ndikimit që mund të kenë këto vendime për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara. Duhet të kihet parasysh ofrimi i informacionit në disa formate të aksesueshme (p.sh për për personat që nuk shikojnë apo personat që nuk dëgjojnë) Përdorimi i gjuhës së thjeshtë dhe të qartë gjatë komunikimit me persona me aftësi të kufizuara intelektuale është gjithashtu domosdoshmëri. Për këtë kërkohet të planifikohet dhe investohet në rritjen e kapacitetit të stafit të bashkisë për mënyra të komunikimit me personat me aftësi të kufizuara, mbi detyrimet ligjore dhe mjetet që duhen përdorur për të realizuar përfshirjen e plotë dhe efikase të personave me aftësi të kufizuara dhe informimin. Për të realizuar ndërhyrjen e mësipërme kërkohen aftësi të veçanta nga personat që janë përgjgjës për çështje të informimit por


75 edhe të gjithë stafit. Kjo mund të kërkojë bashkëpunimin me ekspertë të fushës së komunikimit, etikës, të drejtave të njeriut dhe aftësisë së kufizuar. Trajnimet, seminaret dhe aktivitete të ndryshme me qëllim rritjen e kapaciteteve janë gjithashtu disa nga mënyrat në kuadër të rritjes së aksesit në informacion. Paralelisht duhet të punohet për fuqizimin e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara përmes programeve të informimit që mund të ofrojë bashkia, ose përmes shpërndarjes në mënyrë të vazhdueshme të materialeve informuese. Një masë tjetër e cila mund të ndërmerret nga bashkia është edhe vendosja e informacionit mbi të drejtat në ambjente të arritshme për personat me aftësi të kufizuara.

Shërbimet shoqërore Rekomandimi 1. Shtimi i një pozicioni të ri pune në sektorin e shërbimeve sociale pranë Bashkisë, dhe investim në vazhdimësi në krijimin e kapaciteteve, së pari si detyrim ligjor që rrjedh nga Ligji nr.93/2014, datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” dhe së dyti, në morinë e problematikave që ka për shërbime në nivel vendor, si edhe nisur nga specifikat që mbart aftësia e kufizuar. Është urgjent nominimi i një personi, i cili do të punojë vetëm me dizenjimin dhe monitorimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara. Reforma e modernizimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, sipas modelit Bio-Psiko-Social, si edhe reforma e shërbimeve sociale, reforma të cilat kanë filluar tashmë nga MMSR, kërkojnë krijimin e një strukture specifike me staf të përgatitur, për të koordinuar, menaxhuar të gjitha nevojat për shërbime që ka çdo individ me aftësi të kufizuara. Si ndërhyrje emergjente, mund të konsiderohet rishikimi i rolit të Administratorit Social në përputhje me kërkesat ligjore, duke mos u fokusuar vetëm në plotësimin e dokumentacionit për kategoritë përfituese nga skema e pagesave për aftësinë e kufizuar, por të përfshijë identifikimin dhe vlerësimin e nevojave të individit në njësitë administrative për të cilat është përgjegjës, të ndihmojë orientimin dhe ngritjen e shërbimeve sociale. Rekomandimi 2. Një drejtim tjetër, ku duhet punuar në vitet në vijim, është edhe ai i gjithëpërfshirjes së shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në shërbime të ofruara për grupe të tjera në nevojë si fëmijët, gratë, të moshuarit, romët etj. Trajnimet në vazhdimësi për stafin e qendrave që ofrojnë shërbime dhe që do t'i ofrojnë ato në të ardhmen, në përputhje edhe me standartet për personat me aftësi të kufizuara, duhen parë me prioritet, pasi janë një element i rëndësishëm në shtimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për këtë target grup. Rekomandimi 3. Krijimi i një databaze elektronike me të dhëna të plota për personat me aftësi të kufizuara dhe nevojat e tyre për shërbime; informacion i detajuar mbi gjendjen si edhe mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga të gjithë ofruesit potencialë të shërbimeve në qytet, do të ndihmonte për të orientuar personat me aftësi të kufizuara dhe Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


76 familjarët e tyre drejt ofruesve të shërbimeve shoqërore në përputhje me nevojat e tyre. Njohja dhe vlerësimi i situatës sociale të personave me aftësi të kufizuara do të nxisë politika të reja lokale për mbështetjen e komunitetit sipas prioriteteve, por edhe sipas kategorive e tipologjisë së aftësisës së kufizuar. Edhe mbledhja e të dhënave, shkon në linjë me reformat që po ndërmerr MMSR, të lidhura këto me reformimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, si edhe reformën e pilotimit të shërbimeve sociale në komunitet. Rekomandimi 4. Pilotimi i një rrjeti të shërbimeve shoqërore më të domosdoshme,përbën prioritet në përmbushje të një prej kërkesave të identifikuara nga pjesa më e madhe e individëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në vlerësim. Zinxhiri i shërbimeve duhet të fillojë me ndërhyrjet për fëmijërinë e hershme, e më tej me mundësi të ndryshme shërbimesh për fëmijët parashkollorë që janë në rrezik për të zhvilluar aftësi të kufizuara apo kanë lindur me aftësi të kufizuar fizike, mendore, shqisore etj. Kjo do të kërkonte ndërhyrje terapeutike multidisiplinare, sipas nevojave te veçanta që paraqet (terapist të foluri, fizik, okupacional, etj). në mjedisin natyral; pilotimi i shërbimeve të pjesëmarrjes në komunitet, shërbime që krijojnë mundësinë e pjesëmarrjes në jetën e komunitetit për individë me aftësi të kufizuara, që kanë nevojë për mbështetje dhe mbikqyrje të vazhdueshme. Aktivitetet do të përfshijnë programe zbavitëse dhe shlodhjeje, aktivizimin politik (si pjesëmarrje në shoqata, etj.) si edhe punë vullnetare. Shërbimet e pjesëmarrjes në komunitet i japin mundësinë individëve të ndjehen të integruar, ndërsa komunitetit i japin mundësinë të shohë të gjithë diversitetin e tij, duke kontribuar kështu në zhvillimin e frymës së mirëkuptimit dhe tolerancës. Individi me aftësi të kufizuara merr pjesë në aktivitete i shoqëruar nga një ndihmës personal; Pilotimi i shërbimit të transportit të përshtatur: Ky shërbim, synon ofrimin e transportit të përshtatur në ndihmë të individëve me aftësi të kufizuara për ndjekjen e aktiviteteve të përditshme si në ambjentin e shkollës, punës apo në aktivitete të ndryshme në komunitet. Ky shërbim mund të sigurohet nëpërmjet blerjes të një ose disa mjeteve të përshtatura të transportit publik nga njësia vendore, apo duke kontraktuar mjete të përshtatura nga qendra apo operatorë privatë që kanë në pronësi mjete të përshtatura transporti, në plotësim të nevojave të personave me aftësi të kufizuara; Pilotimi i shërbimit të Ndihmësit Personal: Është një shërbim i domosdoshëm, krejtësisht në përputhje me Ligjin nr.93/2014, datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, i cili synon në lehtësimin e familjes dhe rritjen e shkallës së indipendencës e të pjesëmarrjes së individit me aftësi të kufizuara. Shërbimi duhet të fillojë në një numër të kufizuar personash dhe më pas eksperienca e fituar të shtrihet më gjerë; Pilotimi i qendrave për jetesë të pavarur: Ky shërbim mund të realizohet përmes blerjes apo marrjes me qera të ambjenteve të banimit nga Bashkia, me qëllim vendosjen në to për të banuar të 4-5 anëtarëve me aftësi të kufizuara mbi moshën


77 18 vjeç. Gjatë orëve të pasdites në shtëpi ka staf që ndihmon banorët për kryerjen e veprimtarive të nevojshme si blerje, gatim, pastrim të shtëpisë, si edhe për higjenën e tyre personale. Edhe gjatë kohës së natës, ka staf për mbështetje dhe mbikqyrje të personave me aftësi të kufizuara; Pilotimi i shërbimit “Respite care”: Ky program i jep familjes mundësi të çlirohet nga përkujdesja e vazhdueshme për personin me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të realizojë funksionet e saj. Studimet kanë treguar se kjo është mbështetja më e mirë që ndihmon në realizimin e “normalizimit” për familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara. Shërbimet “Respite’ reduktojnë stresin e familjes dhe ndihmojnë në mirë funksionimin e saj. Shërbimet mund të administrohen direkt nga Bashkia, apo mund të kontraktohen agjensi të specializuara e me kapacitete në ofrimin e tyre. Ngritja e një skeme financimi, që parashikon fonde nga Bashki, fonde të deleguara nga pushtei qendror, por edhe nga donatorë e komuniteti i biznesit, do të përbëjë garanci në qendrueshmërinë e ne sistemit të shërbimeve.

Strehimi Rekomandim. Në lidhje me përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuara, rekomandojmë një rol më aktiv të Bashkisë në identifikimin e qytetarëve me aftësi të kufizuara të pastrehë, përmes realizimit të një vlerësimi, për t’i ardhur në ndihmë atyre me nevoja më të mëdha. Duke pasur në vëmendje përparësinë me të cilën trajtohen nga vetë ligji dhe nga aktet e tjera nënligjore, bashkia duhet të ndjekë proçedura të përshpejtuara për personat me aftësi të kufizuara përgjatë procesit të aplikimit dhe krijimit të lehtësirave të tjera të nevojshme. Përmes vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe politikave të tjera aktive, bashkia mund të rrisë gradualisht numrin e përfituesve me aftësi të kufizuara nga programet e strehimit. Gjatë planifikimit të ndërtimit të banesave sociale, Bashkia duhet të konsiderojë krijimin e infrastrukurës së përshtatur për përfitues me aftësi të kufizuara.

Shërbimet Shëndetësore Rekomandim. Ngritja dhe mbështetja e shërbimeve shëndetësore, përfshirë programe informuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin dhe kujdesin bazë shëndetësor, krijimi i mekanizmave për marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor të një cilësie më të mirë, fuqizimi i shërbimit të mjekut të familjes për personat me aftësi të kufizuara, ofrimi i shërbime shëndetësore në përputhje me nevojat specikifike të personave me aftësi të kufizuara, krijimi/ fuqizimi i shërbimit/qendrave për rehabilitim fizik për personat me aftësi të kufizuara; bashkëpunim me sektorin e Shëndetit Mendor në Drejtorinë Rajonale Shëndetësore për të ideuar, projektuar e realizuar ngritjen e Shërbimit Komunitare për Shëndetin Mendor; Realizimi i Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


78 parakushtit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara, që ka të bëjë me përshtatjen e mjediseve dhe mjeteve në gjithë objektet që ofrojnë shërbim shëndetësor si një detyrim që rrjedh nga “Rregullorja për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara” (VKM nr 1405, datë 19.11.2008); Ligji Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; Ligji Nr. 10 221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Arsimi Rekomandimi 1. Në funksion të përmbushjes së detyrimeve për të garantuar zhvillimin sasior dhe cilësor në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, rekomandohet rivlerësim i Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë, dhe krijimi i pozicionit të Specialistit për arsimin për fëmijët me aftësi të kufizuara/ ose përcaktim në përshkrimin e punës i përgjegjësive që lidhen specifikisht me arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kjo ndërhyrje rrit përgjegjshmërinë dhe njëkohësisht mban në fokus të DAR/ZA problematikën shumë komplekse të arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ky pozicion garanton vlerësimin, planifikimin, adresimin e problematikave dhe ndjekjen deri në realizim të të gjithë hapave për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat normative, Ligji 69/2012 dhe aktet nënligjore për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në njësitë administrative vendore të përfshira në vlerësim. Kjo ndërhyrje, rishikim i përgjegjësive të specialistit me fokus arsimin e fëmijëve me AK, duhet të shoqërohet me fuqizimin e rolit dhe kapaciteteve të tij dhe të strukturave të tjera përfshirë Njësinë e Shërbimit Psiko-social dhe Komisionin e Vlerësimit pranë DAR/ZA. Është e rëndësishme që DAR/ZA në bashkëpunim me MAS të informojnë dhe të organizojnë sesione periodike trajnimesh me specialistin e përzgjedhur dhe anëtarët e komisionit pranë DAR/ZA dhe komisioneve ne nivel institucionesh arsimore (kopshte, shkolla), për proçedurat që duhet të ndiqen dhe respektohen nga ato në zbatim të politikave të MAS. Rekomandimi 2. Megjithëse mblidhen të dhëna përmes SHPS dhe komisioneve të vlerësimit të ngritura pranë institucioneve arsimore, rekomandohet rishikimi, shtimi i indikatorëve dhe përditësimi periodik i tyre, me shtrirje në të gjitha nivelet, përfshirë kopshtet dhe arsimin parashkollor, arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, dhe kur është e mundur edhe arsimin e lartë, si edhe shtrirje gjeografike në të gjitha zonat, si ato urbane edhe ato rurale. Të dhënat të mblidhen dhe të raportohen me përgjegjshmëri, si edhe të analizohen në funksion të programimit të ndërhyrjeve të duhura në nivel ZA, DAR dhe më tej në nivel kombëtar në zbatim të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore. Rekomandimi 3. Baza e të dhënave, do t’i shërbejë planifikimit të ndërhyrjeve në terma edhe financiarë për të bashkërenduar me


79 institucione që kanë detyrimin ligjor si MAS dhe Bashkia/Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, komuniteti i biznesit e burime të tjera lokale, për të garantuar realizimin e infrastrukturën mbështetëse për nxënësit me aftësi të kufizuara, përfshirë (i) përshtatshmërinë ndërtimore dhe transport të përshtatur (ref fushës I në këtë plan), (ii) pajisjen e nxënësit me nevoja të veçanta me mjetet mësimore ndihmëse didaktike dhe tekstet e përshtatura, (iii) krijimin e ambjenteve burimore brenda institucioneve arsimore, (iv) planifikimin e mësuesit ndihmës,(v) shërbimet e interpretit në klasa të shkollave të zakonshme, (vi) udhëzues për mësuesit që punojnë me nxënës me aftësi të kufizuara veçanërisht për hartimin e PEI dhe përdorim të metodave të përshtatshme të mësimdhënies për fëmijët me aftësi të kufizuara, etj. Pjesë e rëndësishme e krijimit të infrastrukturës mbështetëse është edhe investimi dhe realizimi i trajnimeve për krijimin e kapaciteteve të stafit pedagogjik, por edhe shërbimit psikosocial që punojnë me nxënës me aftësi të kufizuara, për të ofruar mësimdhënie në përputhje me detyrimet dhe standartet e përcaktuara nga MAS dhe institucionet e varësisë. Duhet të planifikohen dhe organizohen cikle të trajnimeve edhe për specialistë të DAR/ZA drejtues të shkollave dhe kopshteve, për çështje specifike të lidhura me gjithëpërfshirjen. Duhet të synohet përzgjedhja e ekspertëve në fushën e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, dhe çertifikimi i trajnimeve në funksion të shtimit të interesit të mësuesve për pjesëmarrje, si edhe në funksion të rritjes së cilësisë dhe standartit të trajnimeve të ofruara. Rekomandimi 4. Zgjerimi dhe konsolidimi i një partneriteti aktiv mes institucioneve shtetërore, organizatave jofitimprurëse dhe grupeve të tjera të interesit që punojnë apo ndikojnë në realizimin e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.DAR /ZA duhet të planifikojë organizimin e takimeve konsultative dhe informuese, jo vetëm me drejtues dhe specialistë të institucioneve arsimore por edhe me komunitetin e prinderve, nxënësve etj. Në kuadër të nismës “Shkollat si Qendra Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë”, DAR dhe drejtues të shkollave duhet të organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për komunitetin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve me qëllim krijimin e një ambienti “mikëpritës” në shkollë për nxënësit me aftësi të kufizuara. Rekomandimi 5. Për të matur progresin e arritur në zbatim të ndërhyrjeve për fushën e arsimit, DAR/ZA ndërton matricën e monitorimit dhe vlerësimit. Në funksion të informimit të të gjithë aktorëve lokalë por dhe atyre të interesuar, DAR përgatit raportin vjetor të monitorimit dhe vlerësimit dhe buletine periodike.

Formimi Profesional dhe Punësimi Rekomandimi 1. Rivlerësim i strukturës dhe i shërbimit pranë DRSHKP/ZP, planifikim i burimeve njerëzore dhe krijimi i kapaciteteve të tyre, në funksion të rritjes së standartit dhe ofrimit të një shërbimi të specializuar të punësimit për punëkërkuesit e papunë me aftësi të Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


80 kufizuara.Nisur nga detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni përkatës në këtë fushë, por edhe për shkak të problematikës mjaft komplekse që ka kjo kategori, në dallim nga gjithë grupet e punëkërkuesve të tjerë në vështirësi, është domosdoshmëri vendosja e një stafi si specialist që do të ketë përgjegjësinë veç të tjerash të intervistojë, vlerësojë aftësitë për punë të punëkërkuesit të papunë me aftësi të kufizuar, të ofrojë këshillim dhe përgatitje për të hyrë në tregun e punës, orientim për formim të mëtejshëm profesional dhe/ose orientim dhe ndërmjetësim për punësim në tregun e hapur të punës, punësim përmes referimit në programet e nxitjes për punësim apo orientim për vetëpunësim. Detyra e tij gjithashtu do të jetë koordinimi me gjithë strukturat e tjera brenda Zyrës së Punësimit, por edhe me struktura të tjera në nivel vendor me qëllim realizimin e të gjitha hallkave që çojnë drejt një punësimi të sukseshmën e të qendrueshëm. Krahas bashkëpunimit në nivel vendor, kjo strukturë duhet të bashkërendojë edhe me DRSHKP në rajone të tjera, si edhe me Shërbimin Kombëtar të Punësimit në funksion të krijimit të kapaciteteve dhe fuqizimit të shërbimit për punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara. Ristrukturimi i strukturës brenda DRSHKP, kërkon krahas rivlerësimit të detyrave të specialistit, edhe pajisjen e tij me njohuri për ta kryer këtë rol bazuar në proçedura të standartizuara. DRSHKP dhe veçanërisht specialisti që do të ofrojë shërbim të specializuar për PUPA me aftësi të kufizuara, në funksion të përfshirjes së një numri sa më të madh të personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës, duhet që përmes trajnimeve, seminareve dhe fletëve informative, guidave shpjeguese, të informojë së pari vetë stafet e institucioneve përgjegjëse, të DRSHKP dhe DRISHP si edhe subjektet publike dhe private dhe vetë individët me aftësi të kufizuara, për detyrimet që kanë bazuar në ligj, për punësimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe për masat lehtësuese të parashikuara në rastet e punësimit të këtyre personave. Fushata ndërgjegjësuese përmes medias, përfshirë median sociale, duhet të promovojnë modelet pozitive për të shmangur stigmën e paragjykimin e për të nxitur punësimin. Pranë laboratorëve të punës të Shkollës Profesionale (Lezhë), dhe përmes Qendrës së Lëvizshme të Formimit Profesional për zonën verilindore të Shqipërisë (Laç dhe Vau i Dejës), të ofrohen kurse formimi profesional për personat me aftësi të kufizuara; për këtë qëllim është e nevojshme që edhe instruktorët / mësuesit e kësaj shkolle, të marrin njohuri për mënyrën se si mund t’i përshtasin programet për përfshirjen dhe mësimin e një profesioni kategorisë së personave me aftësi të kufizuara. Rekomandimi 2. Përmirësimi i sistemit të mbledhjes, përpunimit dhe raportimit të të dhënave për situatën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Data – baza ekzistues, duhet të përfshijë mbledhjen e të dhënave që do të prodhojnë raporte në lidhje me punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara, sipas grupmoshave, gjinisë, nivelit arsimor, por edhe në bazë të aftësive dhe kapaciteteve


81 dhe nevojave per mbështetje bazuar në shkallën e dëmtimit dhe nivelin e funksionimit. Edhe data baza e të dhënave të subjekteve punëdhënëse, duhet të përfshijë indikatorë sa i përket numrit të të punësuarve me aftësi të kufizuara, ambjenteve dhe proceseve të punës që mund të mundësojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Edhe data baza dhe formularët që ajo gjeneron, me fokus pasqyrimin e programe të nxitjes së punësimit dhe përfituesve nga këto programe, duhet të plotësohet me programin specifik, (VKM nr. 248) për të shtuar vëmendjen, por edhe për të patur sa më shumë përfitues nga grupimi i personave me aftësi të kufizuara. Rekomandimi 3. Përmirësimi i shërbimit të punësimit që parashikon orientim e ndërmjetësim për punësim, duke përcaktuar indikatorë të matshëm për punësimin e punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara. Të realizohen vlerësime të bizneseve mbi mundësitë për pozicione apo përshtatje pozicionesh për punësim në përmbushje edhe të detyrimit ligjor që këto subjekte kanë, por edhe duke i nxitur ato të aplikojnë në programet/fondin e nxitjes së punësimit. Krahas detyrës së informimit dhe ndërmjetësimit, për subjektet punëdhënëse dhe punëmarrëse, zyra e punësimit duhet të ofrojë dhe këshillim të vazhdueshëm për të dy klientët e saj. Në përmbushje të këtij objektivi, DRSHKP dhe ZP, duhet të punojë në partneritet me DRISH, i cili ka përgjegjësinë për të realizuar inspektimin e subjekteve punëdhënëse sa i përket zbatimit të detyrimit ligjor, neni 15 i Ligjit nr. 7995/1995 (i ndryshuar) “Për nxitjen e punësimit”. Rekomandimi 4. DRSHKP dhe ZP duhet të bëjnë një shpërndarje të drejtë të fondeve të programeve të nxitjes së punësimit për të përfshirë punëkërkues të papunë me aftësi të kufizuara. Për të arritur këtë nevojitet vëmendje dhe vendosje e kategorisë së PUPA me aftësi të kufizuara në grupet prioritare e me nevojat më të shumta për mbështetje. Përmes fondeve të grumbulluara nga burime të ndryshme, të nxitet ngritja dhe funksionimi i programeve të reja dhe inovative që mbështesin punësimin e PUPA me aftësi të kufizuara, përfshirë vlerësim dhe rehabilitim profesional, kurse formimi profesional, ngritja e bizneseve sociale, iniciativa të vetpunësimit (start ups), etj. Rekomandimi 5. Institucionalizimi i tryezave me përfaqësues të institucioneve të tilla si DRSHKP, ZP, DRISHP, Bashkisë, Shkollës Profesionale, subjekteve punëdhënëse publike dhe private, OJF dhe grupeve të interesit do të krijojë një partneritet të qëndrueshëm dhe do të kontribuojë në drejtim të punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara. Shkëmbimi i informacionit ndërmjet të gjithë aktorëve të interesuar do të ndihmojë për monitorim dhe rivlerësimin periodik të prioriteteve për zbatimin e politikave për punësimin dhe formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara. Në funksion të informimit të të gjithë aktorëve lokalë, por edhe atyre të interesuar, DRSHKP dhe ZP përgatisin raportin vjetor të monitorimit për progresin e arritur në zbatim të këtyre ndërhyrjeve. Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë e Vau i Dejës


82 ANEKSi 1 INSTITUCIONET QË U PËRFSHINË NË PROCESIN E VLERËSIMIT/VËZHGIMIT Përshtatshmëria e ambienteve 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Bashkia Lezhë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, Lezhë Drejtori të investimeve në DAR, DRSHKP, dhe DRSH Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Laç Sektori i Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Laç Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Sektori i urbanistikës, Bashkia Vau i Dejës 7. Zyra e tatim-taksave, Bashkia Vau i Dejës Shërbimet Shoqërore 1. 2. 4. 5. 6.

Drejtoria e Projekteve të Zhvillimit dhe Qeverisjes Elektronike, Bashkia Lezhë Drejtoria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bashkia Lezhë Drejtoria e Financë-Buxhetit, Bashkia Lezhë Zyra e Ndihmës Ekonomike, Bashkia Laç Zyra e Ndihmës Ekonomike, Bashkia Vau i Dejës

Shërbimet Shëndetësore 1. Drejtoria Rajonale e Shëndetit, Lezhë 2. Drejtoria e Shëndetit Publik, Kurbin Arsimi 1. Drejtoria Rajonale Arsimore, Lezhë 2. Zyra Arsimore Laç-Kurbin 3. Zyra Arsimore Vau i Dejës Punësimi dhe Formimi Profesional 1. 2. 3. 4.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Lezhë Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Lezhë Zyra Vendore e Punësimit Laç Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Shkodër.



Caritas Shqiptar Adresa: “Don Bosko”, Nr.4, Tiranë-Albania Tel: +355 42230088 Fax: +355 42234327 Mob: +355 692024596 E-mail: caritasalbania@caritas.icc-al.org www.caritasalbania.org


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.