QENDRA PUBLIKE E ZHVILLIMIT DITOR - LEZHË Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë është një qendër e lokalizuar në njërin prej konvikteve të shkollës së mesme. Kjo qendër frekuentohet mesatarisht nga 25 persona në ditë me aftësi të kufizuar nga zona të ndryshme të Lezhës, megjithëse kapaciteti i saj shkon në 35 persona. Qendra funksionon në varësi të Shërbimit Social dhe një pjesë në varësi të Bashkisë Lezhë. Veprimtaria: Aktivitetet kryesore që zhvillohen në këtë qendër kanë si fokus kryesor promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar. Aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga një staf i kualifikuar synojnë gjithëpërfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar. Drejtoreshë:
Aktivitete edukuese, rehabilituese, kreative dhe terapi të ndryshme. Stafi i qendrës është i fokusuar në aftësimin për punë apo në profesione të ndryshme për personat e rritur që marrin shërbime pranë kësaj qendre. Përfituesit e shërbimeve të kësaj qendre zhvillojnë herë pas here panaire me punimet e realizuara prej vetë atyre, të gjitha këto punime me materiale të riciklueshme.
SHËRBIMET MBËSHTETËSE NË KOMUNITET PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR Financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak SHTATOR 2014-GUSHT 2017 Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar. Financuar nga:
TË JESH
AKTIV
PA BARRIERA www.pabarriera.al Pa barriera
QENDRA E KËSHILLIMIT TË CARITAS SHQIPTAR - LEZHË
QENDRA E KUJDESIT DITOR SHËNKOLL - LEZHË
Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv-Pa barriera”, në Lezhë është ngritur Qendra Kёshillimore, e cila u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, familjarёve dhe kujdestarëve të tyre.
Qendra e Kujdesit Ditor Shënkoll, Lezhë është hapur në Shtator të vitit 2012. Në qendër asistohen 20 përfitues direkt dhe 25 përfitues ndiqen sipas një axhende të mirëpërcaktuar nga stafi ne banesë. Përfituesit janë kryesisht të rinj të grup-moshës 15-25 vjeç.
Stafi i qendrës: Koordinator, Punonjëse sociale, Juriste. Veprimtaria: Informim mbi çështje të aftësisë së kufizuar dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Këshillim individual dhe në grup. Asistencë dhe këshillim psiko-social. Asistencë ligjore mbi procedurat dhe praktikat ligjore. Mbështetje dhe shoqërim për të përfituar shër bime të ndryshme dhe për të tejkaluar barrierat e hasura. Ndëmjetësim pranë institucioneve shtetërore për të zgjidhur problemet e hasura nga per sonat me aftësi të kufizuar, familjarët dhe kujdestarët e tyre. Takime formimi për personat me aftësi të kufizuar, familjarët dhe kujdestarët e tyre.
Veprimtaria: Orientim në zhvillimin e kapaciteteve të perso nave me aftësi të kufizuar mendore. Zhvillim të njohurive dhe të aftësive të këtyre personave. Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme fizike, kulturore dhe sportive. Bashkëpunim me familjarët, kujdestarët dhe personat kyç të komunitetit. Sensibilizim i pushtetit, biznesit dhe shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve mbështetëse për personat me aftësi të kufizuar.
QENDRA FIZIOTERAPISË “ZEMRAT E SHENJTA” - PIRAJ Kjo qendër ndodhet në fshatin Piraj, nje fshat rreth 1.5 km larg rruges kryesore që të çon nga Lezha në Shko dër. Ajo është ndërtuar me financimin e Konferencës Ipeshkvore Italiane për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuar dhe drejtohet nga Motrat e Vogla të Zemrave të Shenjta. Qendra frekuentohet çdo ditë mesatarisht nga 11-15 persona, nga zona të ndryshme. Shërbimet që ofrohen në qendër: Fizioterapi, si rehabilitim kockash në raste thyer jesh, ndrydhjesh, rehabilitim shtyllës kurrizore, eliminimin e dridhjeve apo funksionimin jo të mirë të gjymtyrëve tek moshat e mëdha si dhe problemet e fëmijëve që janë në proces të formimit të kockave. Reparti i shtrimit për personat që nuk kanë mundësi të udhëtojnë. Shërbim në rehabilitimin neurologjik, ortopedik e atë pediatrik në të gjitha trajtimet fizioterapeutike.
SHKOLLA 9-VJEÇARE JOPUBLIKE “EFFATA” Integrim për fëmijët shurdh-memecë, Pllanë-Lezhë Shkolla 9-vjeçare jo-publike “Effata” ka filluar të funksionojë në vitin 2000 dhe drejtohet nga Kongregata e Motrave “Bijat e Zellit Hyjnor”. Motrat vendosën që të ofronin një shërbim kujdesi për fëmijët shurdh-memecë, duke u nisur nga kërkesat e shumta si dhe nga fakti që një shërbim i tillë nuk ekzistonte akoma në mbarë Shqipërinë. Veprimtaria: Shërbim shkollor për 370 fëmijë nga kopshti deri në klasën IX, 25 nga të cilët janë shurdh-memecë. Shërbim special për 25 fëmijë shurdh-memecë. Shërbim i logopedisë. Shërbim i audiometrisë. Pranë kësaj qendre bëhen vizita për masën e dëgjimit për të gjitha moshat. Mund të pranohen pranë kësaj shkolle vetëm fëmijë nga 3-5 vjeç. Shërbim ambulance. Gjithçka ofrohet falas për personat që i drejtohen ambulancës dhe janë në vështirësi ekonomike.