SHËRBIMET MBËSHTETËSE NË KOMUNITET PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Page 1

QENDRA e kujdesit DITOR QENDRA E KËSHILLIMIT Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv-Pa barriera”, në Vau i Dejës është ngritur Qendra Kёshillimore, e cila u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, familjarёve dhe kujdestarëve të tyre. Stafi i qendrës: Koordinator, Punonjëse sociale, Juriste Veprimtaria: Informim mbi çështje të aftësisë së kufizuar dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Këshillim individual dhe në grup. Asistencë dhe këshillim psiko-social. Asistencë ligjore mbi procedurat dhe praktikat ligjore. Mbështetje dhe shoqërim për të përfituar shërbime të ndryshme dhe për të tejkaluar barrierat e hasura. Ndëmjetësim pranë institucioneve shtetërore për të zgjidhur problemet e hasura nga personat me aftësi të kufizuar, familjarët dhe kujdestarët e tyre. Takime formimi për personat me aftësi të kufizuar, familjarët dhe kujdestarët e tyre.

Qendra ditore ofron shërbim për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar nga mosha 10-25 vjeç. Stafi i qendrës: Motër Marjana Demaj dhe vullnetarët Veprimtaria: Trajtim psiko – social. Zhvillim i kapaciteteve të personave me aftësi ndryshe. Punë krijuese me mjete të riciklueshme. Bashkëndarje dhe njohje mes personave me aftësi të kufizuar, familjarëve dhe kujdestarëve të tyre. Aktivitete me përmbajtje argëtuese, kulturore e sportive.

Kristjana Bisha


SHTËPIA E BAMIRËSISË

Shtëpia Rezidenciale e Bamirësisë mirëpret ata persona të cilët janë të braktisur dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi.

SHËRBIMET MBËSHTETËSE NË KOMUNITET PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Shtëpia është e hapur që nga shtatori 2012 dhe ndodhet në Vau i Dejës duke i shërbyer Dioqezës së Sapës. Kjo shtëpi bamirësie drejtohet nga Motrat Karmelitane të Vogla të Bamirësisë, të cilat jetojnë bashkë me anëtarët e kësaj shtëpie. Në ndihmë të kësaj shtëpie janë edhe vullnetarët e Caritas-it dioqezan, të cilët shërbejnë çdo ditë. Adresa: Famullia “Shën Nikolli”, Sheshi “Nënë Tereza”, Vau i Dejës 4008

TË JESH

AKTIV

PA BARRIERA www.pabarriera.al Pa barriera Financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak

SHTATOR 2014-GUSHT 2017


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.