Aktivitetet kryesore Hartimi i studimit mbi vlerësimin e situatës së 500 personave me aftësi të kufizuar në lidhje me llojin e aktiviteteve, situatën familjare dhe nevojat në nivele të ndryshme (strehim, punësim, lëvizhshmëri, arsim, shëndet). Përpunimi i planeve të rehabilitimit si dhe përfshirjes për çdo grup sipas nevojave të studimit. Seminare lokale duke përfshirë persona me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve të tyre dhe autoritetet lokale për të siguruar pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në proceset vendimarrëse.
Përfituesit 250 persona me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore do të marrin shërbim pranë Qendrave të Këshillimit në secilën zonë të projektit. 300 prindërit dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore. 120 staf i Qendrave Shëndetësore dhe Sociale, publike ose private, autoritetet lokale dhe vullnetarët që veprojnë në fushën e kujdesit social dhe shëndetësor në komunitet. Administrata lokale dhe Organizatat e Shoqërisë Civile.
Hartimi dhe zbatimi i të paktën tre fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar. Futja e metodës së këshillimit të personave me aftësi të kufizuar nga personat me aftësi të kufizuar, që kanë patur një histori suksesi në integrimin dhe përfshirjen sociale në komunitet.
AKTIV
PA BARRIERA
Lobim në nivel lokal dhe kombëtar lidhur me çështjet e aftësisë së kufizuar. Këshillim social dhe ligjor në qendrën e këshillimit, të ngritur në secilën zonë të projektit, shërbime që do të ofrohen nga punonjësja sociale dhe juristi.
TË JESH
Periudha e zbatimit:
1 Shtator 2014 - 31 Gusht 2017 Zonat e zbatimit të projektit:
Laç – Lezhë – Vau i Dejës
www.pabarriera.al Pa barriera Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë - Shqipëri Tel. +355 4 223 00 88; Fax: + 355 4 223 43 27 e-mail: caritasalbania@caritas.icc-al.org www.caritasalbania.org
Financuar nga: AUSLANDSHILFE I N T E R N AT I O N A L
A U S T R I A
C O O P E R AT I O N