Të jesh aktiv pa barriera - Fletepalosje

Page 1

Rëndësia e projektit

“Të jesh aktiv-Pa barriera”

Në Nivel Kombëtar, projekti synon të kontribuojë në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 20132021 në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në Nivel Rajonal, projekti synon të rrisë bashkëpunimin midis njësive qendrore vendore dhe shoqërise civile. Projekti synon përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në proceset vendimarrëse. Në Nivel Lokal, projekti synon përmes shkëmbimit të përvojave midis tre zonave të zbatimit të projektit në planifikimin, hartimin dhe buxhetimin e shërbimeve të reja, gjithashtu synon fuqizimin e bashkëpunimit midis njësive qendrore vendore, shoqërisë civile si dhe grupeve përfituese.

Qëllimi i Projektit: Projekti do të kontribuojë në zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, të njohura në Konventën Ndërkombëtare të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, duke u fokusuar mbi përfshirjen sociale.

Objektiv Specifik: Të promovohet përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuar në tre zonat e zbatimit të projektit përmes shpërndarjes së shërbimeve dhe fuqizimit në nivel individual dhe duke bashkërenduar bashkëpunimin midis sektorit publik dhe shoqërisë civile në komunitet për të krijuar një mjedis më mbështetës ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Rezultatet: 1 2

3

Bazuar në një studim gjithëpërfshirës, në 3 zonat e zbatimit të projektit, plane riaftësimi dhe përfshirje do të zhvillohen dhe do t’u shpërndahen autoriteteve lokale. Një mjedis më mbështetës dhe përfshirës është krijuar në zonat e zbatimit të projektit, përmes lidhjeve midis të gjitha institucioneve, ofrues të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, koordinimin e shërbimeve me njohuritë e shtuara. Vetëvendosja, pjesëmarrja dhe përfshirja për 350 persona me aftësi të kufizuar për çdo vit në secilën prej zonave të zbatimit të projektit është mundësuar në qendrat e këshillimit, dhe përmes shkëmbimit të përvojave dhe mundësive ndërmjet personave me aftësi të kufizuar.

4

Metoda e këshillimit ndaj të barabartit u është prezantuar personave me aftësi të kufizuar, kujdestarëve dhe punonjësve social. Të paktën 10 këshilltarë janë aftësuar për të dhënë këshillim ndaj personave të tjerë me aftësi të kufizuar. 50 persona me aftësi të kufizuar kanë marrë këshillim. Koncepti i Këshillimit të personit tjetër nënkupton këshillimin e personave me aftësi të kufizuar nga personat me aftësi të kufizuar, në ndërtimin e jetesës së pavarur.

5

Personat me aftësi të kufizuar, kujdestarët, stafi i Caritas-it dhe OJF-të e tjera janë përfshirë në mënyrë aktive në çështjet advokuese dhe lobuese për personat me aftësi të kufizuar dhe kanë ndikuar mbi dialogun politik.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.