Albina IDRIZI
Albina IDRIZI e lindur në Tërnoc ( Lugina e Preshevës ) prej ku si fëmijë shpërngulet në Gjilan ku edhe kryen shkollimin fillor dhe ate të mesëm. Fakultetin Filolgjik, drejtimin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe përfundon në Universitetin e Prishtinës. Prozën e parë e boton si nxënëse e shkollës fillore më 1980 në revistën për fëmijë ”Pionieri” nga ku përfshihet edhe përmes poezisë në periodikun e kohës deri më 1997 kur boton përmbledhjen e parë me poezi për të rritur 'Heshtje e mbarsur' në botim të RILINDJES. Në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen për fëmijë “Ëndrra me ylberë'”. Në prill të vitit 2009 boton romanin 'Hijet e kullave'. I mirëpritur nga lexuesit dhe kritika si 'një ndër librat që bëjnë historinë' romani përkthehet në gjuhën rumune po të njejtin vit në Bukuresht në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumunisë ALBANESUL. Në të njejtin vit përzgjidhet t'i bashkohet poetëve shqiptarë nga të gjitha viset me poezitë e saja në antologjinë dygjuhëshe: shqipe dhe rumune TEMPLUL CUVANTULUI gjegjësisht TEMPULLI I FJALËS. Në prill të vitit 2010 del nga shtypi përmbledhja me poezi për të rritur “Dashuruar në diell' .
ORBITA E FJALËS
Poezi
Albina IDRIZI
WORD'S ORBIT L'ORBITA DELLA PAROLA Ç ÔÑÏ×ÉÁ ÔÇÓ ËÅÎÇÓ Poezi, Poems, Poesia, Ðïßçóç