Gjirokastra në epope...
AZIS HOXHA
“Gjirokastra në epope...” Ngjarje reale , refleksione, kujtime, dëshmi
1
AZIS HOXHA
Azis Hoxha “Gjirokastra në epope...” Ngjarje reale, refleksione, kujtime, dëshmi Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, AOM Konsulent : Përparim A. Hoxha Recesent: Flutura Maçi Art grafik dhe kopertina: Dashamir Vraniçi © Copyright Azis U. Hoxha , 2013
Libri botohet nën kujdesin e Përparim A. Hoxhës, djalit të autorit
Libri u shtyp në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti “, Tiranë, 2013
2
Gjirokastra në epope...
Vërtetësia historike, kryefjala e motivuar nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, A.O.M Historia duhet të shkruhet, ashtu siç ka ndodhur realisht. Në këtë mënyrë shkruhet vetëm nga dëshmitarë okularë, të cilët kanë marrë pjesë aktive në këto caqe kohore dhe sjellin para lexuesve fakte, ngjarje, ndodhi, përjetime, sadisfaksione, reflektime të asaj, që ka ndodhur realisht. Kjo është historia e besueshme, e vërtetë, kur shkruhet nga këta “kronikanë”, të cilët të bindin dhe argumentojnë, pa u ndikuar nga një faktor, apo nga ndonjë tjetër… Historia është si një “sinoptikë” klimatike, ku faktorët ndërveprojnë dhe duken gjatë diagramës së tyre shprehëse… Krahas kësaj mënyrë të shkruari ekziston dhe e shkruara mbi fakte reale historike të servirura nga dëshmia okulare, protagoniste dëshmuese, po reale, por të dyja këto mënyra kërkojnë metodën paraqitëse historike, historianin profesional, i cili detajon, logjikon, sintetizon, dialogon, analizon dhe, nëpërmjet deduksionit logjik, në mënyrë të pavarur, pa ndikim
3
AZIS HOXHA
dhe kështu pasqyron analizimin. Ndaj kjo është puna e historianit, i cili “ngul” të vërtetën historike, pa e cënuar, transplantuar, apo nëpërkëmbur dhe elementin më të vogël, apo të padukshëm historik. Historia nuk shkruhet sipas dëshirave dhe ideve vetiake, apo parapëlqesave…, paragjykimeve. Shpesh mundohen politikanët, të cilët ndoshta janë dhe në zanafillë të këtij profesioni dhe të dëshirëngjitjes në “poste”, të hiqen si “të zotët e vendit” dhe që mund të ndryshojnë historinë me urdhër dhe ta transformojnë atë sipas interesave të veta. Kjo është e palejueshme,e patolerueshme. Historia është e patjetërsueshme. Individët kërkojnë të quhen si “titullarë dhe bërës të historisë” për të përfshirë “bëmat” e veta… Kjo nuk është logjike dhe s’ka të bëjë fare me të shkruarit e historisë. Jo pa qëllim përmendëm në fillesë këtë nocion dhe këto parime saktike të mosdeformimit të faktit historik, të plotisë etapore të kohës historike, të arritjes historike, të pjesëmarrjes direkte dhe indirekete në fenomenin historik dhe veprimit të tij, duke sjellë evoluimin. Libri “Gjirokastra në epope...” i shkruar nga një dëshmitar okular i saj, Azis Hoxha, me profesion mësues, njohës i fjalësit dhe i zhdërvjelltësisë të të shkruarit, i ortografisë, i analitikës, i përpunimit të detajit, i renditjes kronologe, i evidentimit të faktit, i përfundesës dhe i përcjellësisë direkte, është shkruar me dritim ngjarjeje dhe përsjellje të tyre, ashtu siç kanë ndodhur realisht në një zinxhirim historik dhe dator, vjetor dinamik, i cili tregon kapërcipërisht atë punë të madhe të bërë për përgatitjen e një Lufte nga më të mëdhatë, që ka zhvilluar i organizuar ky popull për çlirim, nën drejtimin e një force politike progresiste njohëse të asaj kohe, e ndikuar edhe nga një aleancë e madhe botërore, ku u grupuan Anglia, Bashkim Sovjetik dhe SHBA, e shfaqur qysh në fillim me një platformë të qenësishme, të admirueshme dhe me një synim madhor: çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj… nga fashizmi italian
4
Gjirokastra në epope...
dhe nAzismi gjerman, me të cilët bashkëpunuan pa droje forcat e tjera renegate, obskurantiste, regresive, bashkëpunuese, kolaboracioniste, të cilat, shpesh herë, për këto punohet në mënyrë të sforcuar për t’u dhënë merita të paqena, kur, sidomos, “Balli Kombëtar” kërkohet falsifikisht të fizionomohet ndryshe, kur eksponentët e tij kryesorë kanë qenë bashkëudhëtarë dhe ndihmues në fashistizmin e vendit dhe nazifistimin e tij… Kjo e rrjedhuar për intelektualët, që morën pjesë në këtë organizatë e pashpjegueshme dhe e pakthyeshme në meritë, por në antimeritë. Në këtë libër monografik refleksionar, jepen shembuj tipikë, që ilustrojnë këtë deduksion logjik, i prejardhur e i shkaktuar nga vetë qëndrim propushtues dhe jo nga të zmadhurit e fenomenit prezent dhe “gojëdhënat” e satirizimet, siç paraqitet shpesh herë për mbrojtësi, nga “studiuesit”, të cilët përkrahin këtë forcë... Motivimi “nacionalist “ është një term dhe motiv i fortë, jo spekulativ në përdorim, por në ekzistencë të gjalluar, i cili nuk qëndron sipër supeve të lehtë dhe të lëvizshëm, si gradime kalimtare apo kalemorë... Ky përfundim vjen nga erudititeti dhe paanëshmëria e trajtesës dhe nga asnjë derivat mendimor impulsiv, apo ndikim ideor, por një mendësi tejetdemokratike e profilizuar dhe e lauruar. “Lulka” realitetit historik dhe veprimit real nuk mund t’i vendosen kurrë... Nëse do të na kërkohet kontributi i forcave dhe ideve dhe jo të nisemi nga dëshira e sotme për të ripozicionuar hamendësisht “si duhet të kishte qenë” dhe “si ka qenë”, dilet në përfundesë me deduksionin logjik se vendi u çlirua nga Ushtria Nacionalçlirimtare në Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, një alternativë internacionale me vendet e tjera të pushtuara nga nazizmi dhe fashizmi, forma delirante të etjes psikopative për të robëruar popujt e tjerë dhe për të shfrytëzuar e rrënuar të tjerët për parimet e eliminimit, njerëzor nëpërmjet violencës… si dhe për të përbazuar ndjenjën
5
AZIS HOXHA
sipërore racore. Kështu duhet të jetë qëndrimi i paanshëm, pasi kështu historia nuk gëlltitet, por është rezistente ndaj kohëve dhe devijimeve imponues... Azis Hoxha , autori i këti libri refleksionar dhe rrëfimtar ngjasish reale historike, e ka shkruar dhe përfunduar së shkruari këtë libër në periudhën, kur në Shqipëri ishte sistemi komunist, në vitin 1983. E kishte shumë të lehtë ta paraqiste dhe ta botonte, kur në këtë libër paraqitet një periudhë historike, për të cilën është shkruar pak ose aspak dhe, me daljen e këtij libri, krijohet një fillim i plotisë, i cili mbush një boshim të pamerituar në historikun e këtij qyteti inteligjent, Gjirokastrës dhe gjithë rrethit… Por pse hezitoi historianshkruesi okular, kur, duke pasqyruar këtë dëshmim, do të merrte edhe lavde të merituara?! Pse doli tashmë nga “sepeti”, apo nga musandra ky libër? Mos ndoshta ai nuk guxoi ta botonte, apo ta linte si pasuri trashëgimore në familjen e tij? Mos donte të ndikonte në krijimin e “biografive “ të personazheve të treguara, apo atyre, që ai i ka ditur, por i ka mbajtur në “mëngë”, pa i hedhur në teatrin e veprimit historik, paçka se ata, në realitet, janë shfaqur dhe kanë sjellë humbësi, tradhtim e tjerë?! (Ky libër është shkruar në periudhën 1975-1983, gjatë sistemit monist dhe nuk janë përmendur figura disidente edhe ndonjë ngjarje e rëndësishme e kohës.) Duke e parë këtë libër me kujdes, vëren se autori është treguar i kujdesshëm në paraqitjen ekzakte të datës historike, kur ka ndodhur ngjarja, përshkrimin e ngjarjes, ndodhisë, personazhet vepruese, duke e treguar atë si ka ndodhur në realitet në një rrëfim koherent, pa shumë figurim, pa e mbarsur. Zotësia e tij qëndron në faktin e gërshetimit të ngjarjeve, ndodhive dhe pjesëmarrjes aktive të gjitha forcave aktive të shoqërisë, por edhe ato të nënvleftësuara, por për progres, me një zgjim energjish dhe potencialite, duke treguar edhe flakëzimin e flakadanizmin shpirtëror, përgatitjen psiko -morale dhe lulimin e shpirtit atdhetar, patriotik...
6
Gjirokastra në epope...
Shtrëmbërimi i faktit, reales, ngjasisë dhe rishkrime të historisë me urdhër tipik dikatorësh, janë veprime profane të historianucëve, që s’kanë lidhje kurfarë me profesionalizmin, historianizmin real, por janë epitetizimi anormal të “malleve të blerë” me klering... Shpesh kërkohet minimizimi i efektit të prezencës së forcave të ushtrisë gjermane në Shqipëri, sikur ajo ishte kalimtare, s’kishte ndërmernd të ndalonte këtu, pra, udhëtim me një efekt “shëtitës” e armatosur deri në dhëmbin e “ujkut”... , se do të shfrytëzonte rrugët e komunikacionit të Shqipërisë për të realizuar qëllimet e saj objekt madhor. Pra, në kontekst, dilet, sipas këtyre historianucëve, sikur ishte thjesht një vizitë në vendin e Shqipeve..., pasi kishin gjak ariani të ngjashëm! Kjo propagandë absurde, e pamotivuar, e cila ka rritur përmasat e saj dhe sot, kërkon të minimizojë heroizmin shqiptar, prezencën e tij aktive dhe virtytet tejmadhore; kërkon të ulë nivelin “epope” të një luftë shumë të organizuar dhe aktive të popullit tonë, në luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku synimi ishte grupimi i fortë i popullit në Frontin Nacionalçlirimtar, i cili realizoi atë fitore përmastive, të madhe historike të pakontestueshme. Dhe e ndërlidhur me një aleancë progresive, ku kryefjalëzonte Anglia, Rusia , SHBA... “Ligjërime” te tilla prolikse, rakitike, duan të përligjin kolaboracionizmin e organizatave tradhtare të krijuara nga elementë reaksionarë, lëpirës, çamçakizë, por edhe nga vetë okupatorët për shërbesë fanatike. Ndaj kjo, që parashtruam më lart, e thënë, me siguri dhe në këtë libër refleksionar e kujtimor, e kallëzon këtë veprimtari tradhtare dhe nuk përligj dot atë që, disa “lektorë” pa kulturën e nevojshme historike, por përfaqësues të historisë mediokre dhe lëvizëse sipas dëshirave, jo nëpërmjet faktit, dokumentit dhe ngjarjes historike e “lokomotivizojnë” sipas dëshirave, etjeve dhe shtrëmbërojnë me keqdashje historinë e vërtetë të këtij populli madhor dhe tejet trimëror.., i cili, sa herë copëtohej pushtetarisht dhe gjeografikisht, përsëri ishte i bashkuar trimërisht dhe
7
AZIS HOXHA
triumfator..., ndërsa “liderët” e tij pazarbaltësojnë. Të huajt kanë shfrytëzuar në deje qëndrimin e “gjoja” klasës “elitare”, por në realitet tmerrsisht tradhtare dhe që pastaj ka marrë formate okupatore ndaj popullit të vet ... Tradhtia dhe përftesa e ka shndërruar në okupatore të popullit të vet dhe vendit të vet, që e kanë mohuar... dhe veprimtaria bashkëpunuese për copëtim të vendit dhe të Kombit. Të marrësh përsipër të shkruash historinë, do të thotë të jesh i matur, i ditur dhe të zbatosh kryekriterin bazë që, mbi të, mandej, të hedhësh themelin dhe të arkitekturosh gjithë Kështjellën historike. Në këtë kontekst, ky libër ka një vlerë të veçantë, i cili shpjegon dhe nxjerr në pah dëshmi, të cilat, deri më tashmë, kanë qenë të kyçura dhe dritëzon një periudhë për të cilën ka materiale shkrimore okulare të pakta shpjeguese dhe ndriçuese... Lexuesi do të ketë mundësi të ekuilibrojë mendimet e veta për këtë periudhë, e cila, shpeshherë, “tronditet” nga pasaktësirat edhe ekstreme të improvizuara.
8
Gjirokastra në epope...
PROLOGU I NJË TRAGJEDIE Tragjeditë përgatiten shpejt apo me etapa, si rrjedhojë e prezencës së elementëve ngatërrues, të cilët kërkojnë të ushtrojnë autoritetin e lavdisë së tyre, duke i krijuar këto mundësi dhe në çaste shpërqëndrimi dhe humbje frenash, rrokullisin atë ç’kanë përgatitur; nis një aventurë që pason një tjetër, nis një lirim ndaj atij, të cilin e ke shpërblyer me patjetërsinë, por ai s’kënaqet dhe të kërkon gjithë vendin... Kështu ndodhi në një mbretëri shqiptare ... Dhe tragjedia gjithonë e ka emri “tragjedi”, duke mos lëvizur asnjë presje dhe kjo tragjedi luhet mbi kurrize njerëzish, frymorësh, popujsh... dhe këtë e inskenojnë diktatorët, kryeministrat , presidentët, mbretërit... Le t’u hedhim një sy përmbledhës disa ngjarjeve, me qëllim që të ndriçojnë një “pjesë” historike, që s’paraqitet realisht, por zbukurohet. Ne dëshmitarët okularë sjellim “kohën” dhe ngjarjet, të cilat i kemi përjetuar; këto përkojnë me rininë tonë
9
AZIS HOXHA
dhe aftësia jonë për të mbajtur mend ka qenë e dyfishtë: kujtesa në mend dhe kujtesa në të shkruar, falë edhe shkollimit tonë, duke qenë njerëz të lapsit, mësues në profesion, si në rastin tim... 24 dhjetor 1924 Ahmet Zogu me fuqi të organizuara në shtetet fqinj dhe me ndihmën e tyre kthehet në Shqipëri dhe këtë ditë të madhnueshme ai e quajti “Triumfi i Legalitetit”. Një rritje dhe ambicje e shpejtë në karrierë e tij dhe kjo u duk qysh në momentet e para. Ja një diagramë e rritjes së tij: Ahmet Zogu e shpalli veten President i Republikës së Shqipërisë dhe më vonë mbreti i Shqiptarëve. Po ai e dinte se kishte rrënjët mbi ujë, me Shqipërinë e revoltuar, prandaj do të vinte në zbatim planet, për të siguruar veten dhe njerëzit e vet. Dhe nis një kalvar i dhimbshëm: Vret, burgos dhe internon kundërshtarë, pushon nga puna të gjithë nëpunësit, që dyshonte në besnikërinë e tyre dhe i zëvendësonte këta me bajraktarë, bejlerë agallarë, ndër ta pakursim: para, ofiqe , grada. Duke e ndier rrezikun e popullit, dërgon në qytetet kryesore forca bazhibozuke të pajisura me karta “bianka” të nënshtronte vendin. Në Gjirokastër dërgon Komandant të Jugut, Hysni Dinen me 300-400 vetë. Ato ditë ishte përhapur fjala se prefekti në mbledhjen, që kishte bërë me parësinë, paskish thënë, se do të merreshin masa të rrepta kundër të gjithë atyre, të cilët nuk do të dorëzonin armët, nuk do të paguanin taksat dhe do t’u kundërshtonin forcave
10
Gjirokastra në epope...
qeveritare. Detyrimisht, në këto kushte, frikë dhe panik ishte përhapur në qytet. Bazhibozukët e Ahmet Zogut bridhnin pazarit gjithë ditën me pushkë në krahë, me lloj – lloj koburesh në brez e që, çdo njeri prej tyre, kërkonte të tregohej më “trim” se tjetri. Filluan të hapeshin lloj fjalësh për ta, të cilat vërtetoheshin për ditë për realitetin e ngjarjes dhe për diskritimin e “shërbëtorëve dhe vendosësit e rregullit mbretëror”. Kur shkuan të kontrollonin për armë në një shtëpi në lagjen “Palorto” vodhën dhe një sahat. Kur kafexhiu u kërkonte paratë e kafes, ata i përgjigjeshin: “I paguan Begu!” Në fushë u rrahën me bujq, kur shkuan të vidhnin pjepra... Një ditë u bë një rrëmujë e madhe, ku në Pazar kishin shkuar bazhibozukët e Ahmet Begut te një dyqan, morën sheqer dhe s’paguan paratë! Dyqanxhiu s’i la të largoheshin. Krisi grushti. Përballë dyqanit u mblodh një grup i madh njerëzish. U përleshën atje populli në një anë dhe bazhibozukët nga ana tjetër. U alarmua gjithë pazari. Pastaj hynë në mes xhandarë dhe policë dhe e shuan sherrin. Më pas, bashibozukët arrestuan dyqanxhiun dhe i kërkuan njëzetë napolon flori ta lironin. Vetë fakti i mëposhtëm tregon nivelin e dobët dhe synimet plot delir të qeverisjes së re... Thoshnin se, kur shkonin në fshatra për të çarmatosur popullin, përpara rrihnin nja dy – tre burra, në mes të fshatit dhe pastaj shkonin shtëpi më shtëpi dhe kontrollonin për armë. Një taktikë kjo jo shumë e zgjuar dhe diskretituese. Në Stegopul i kërkuan Kryeplakut t’u përgatiste, veç darkës edhe tri bakllava, aq të trasha, sa të qëndronte bajoneta pingul! E çdo ditë do të dëgjoje të bëhej ndonjë sherr me bazhibozukët në pazar, në fushë apo në fshat. Pas ca kohësh bazhibozukët u larguan, por, pas tyre, arritën më shumë xhandarë, policë, spiunë.
11
AZIS HOXHA
Sa më shumë trasheshin rrënjët e atij rregjimi, aq më shumë shtoheshin vuajtjet e popullit fukara. Ata, të cilët kanë jetuar në atë kohë, ruajnë në kujtesën e tyre pamjet më tragjike, që luheshin në skenën e rregjimit të Ahmet Zogut. Nga viti në vit shihej rënia ekonomike e popullit. Punë s’kishte. Për punëtorët e papunë, për fshatarët e rrënuar, për zanatçinjtë e falimentuar mbeteshin dy rrugë: ose të duronin shtypjen dhe varfërinë, ose të merrnin rrugën e kurbetit. Punëtorët e thjeshtë paguheshin, por, kur gjenin edhe punë, dy lekë ditën, me të cilat blenin vetëm një kilogram bukë! Varfëria në qytetin e Gjirokastrës shihej kudo, por më tepër në dyqanet, ku shitej mielli i misrit. Atje do të shihje burra, të zotët e punës, gra të leckosura, të cilat blinin një ose dy kilogram miell të kallamboqtë, për të gatuar me të ndonjë mëmëligë, apo thjesht qull e të gdhinin natën me fëmijë.
Viti 1932
12
Gjirokastra në epope...
* - Po ç’të vë një çerek leku sheqer, mor i uruar?! S’kam as gramare! Pesëdhjetë gram të bien!- i thoshte tregtari një klienti. - Mos më kthe bosh, të lutem! Kam djalin e sëmurë! Ka dy ditë që s’më ka vënë gjë në gojë e sonte dua t’i bëj një çaj, se s’kam gjë tjetër! Rrogat e nëpunësve, zakonisht, paguheshin në dy - tre muaj një herë, megjithatë në vitin 1935 u paguan pas 9 muajsh! S’kishte nëpunës që të mos ishte huar te tregtari apo fajdexhiu.
Të rrallë ishin nëpunësit, të cilët nuk shisnin rrogën te sarafi. Dhe nëpunësit, në atë kohë, ishin njerëzit më të privilegjuar. Padituria, trashëgimi i robërisë shekullore, jo vetëm që nuk luftohej, por, përkundrazi, me ligj pengohej përhapja e arsimit. Në ligjin mbi arsimin fillor thuhej: “ Katundi ka të drejtë për çelje shkolle, nëse nxjerr të paktën tridhjetë fëmijë të detyrimit shkollor si dhe sigurimin e orendive të nevojshme”.1 Pra, sipas këtij ligji, fshatrat malore me popullsi të pakët, si janë në përgjithësi fshatrat tona, dënoheshin të rrinin për jetë në errësirën shekullore.
1) “Shqipëria në 1937” faqe 192 (vëllimi i parë) .
13
AZIS HOXHA
* Gjirokastra, asnjëherë nuk ka pasur shkollë të mesme të plotë, ashtu, sikundërse shumë qytetet të tjera të Shqipërisë. Në vitin 1937, me bursë shteti, ndiqnin studimet e larta jashtë shtetit 65 studentë.
Azisi me një grup shokësh në Itali
Në parlamentin e Zogut deputetët çliroheshin duke thirrur: “Ç‘na duhen shkollat?” Rregjimi obskurantist i Ahmet Zogut trëmbej prej kulturës, si djalli nga thimjama.
Shkodër, 30.04.1935
14
Gjirokastra në epope...
Fillimi i rrëfimit për veten në pragnisje Në shkurt të vitit 1936 emërohem mësues në Fratar të Mallakastrës. Gëzimit të fillimit të punës i shtohej dhe, kur shikoja fëmijë të zgjuar dhe të shkathët. Prindërit të etur për shkollë kënaqeshin, kur shihnin zhvillimin dhe përparimin e fëmijëve të tyre. E afronin mësuesin në festa e në gazet e tyre familjare edhe e vinin atë në krye të sofrës. Por kur mësuesi, i cili, sapo ka dalë nga bangot e shkollës, shijon kënaqësitë e fillimit të detyrës dhe ëndërron për të arthmen e nxënësve të vet, një aga i fshatit, gjithë mend, duke e këshilluar, si të sillej me fshatarët e me nxënës, i thotë: “Dëgjo, bir! Këngë, valle dhe gjimnastikë mësoju djeme, se po mësuan këta, na mori lumi ne!” Dhe mësuesi mendonte: “Rrezikun nga kultura nuk e ndjeka vetëm Ahmet Zogu me parlamentarët e vet, por edhe agallarët injorantë të fshatit”. Në fshat jeta qe dhe më e vështirë. Njerëz të rreckosur e të vrarë në fytyrë nga jeta e keqe!
Shtëpia ku banoja në Fratar , Mallakastër
15
AZIS HOXHA
Djem të Rrapo Hekalit, patriotit, me andra e opingat të lidhuara me tela, nuk e kishin humbur pamjen trimërore të stërgjyshërve të tyre. Bukurinë e rrallë të vajzave mallakastriote nuk u zbehnin tumanet me njëqind andra e këmbët e zbathura. Rrallë do të të zinte syri ndonjë grua me këpucë në këmbë! Ato, kush i kishte, do t’i mbante në trastë, t’i mbathte te dera e shtëpisë së mikut. Vjeshta ishte koha më e gëzueshme për fshatarin, i cili ishte i lidhur pas tokës. Kishte bukë, ullinj, vaj, pemë. Fëmijët ishin të gëzuar. Vajzat do të mblidhnin krahët me ndonjë fustan të ri, të cilin do ta ruanin gjer në vjeshtën tjetër; djemve, ndonjë palë poture dimri e ndonjë kondo pëlhure, se do t’u mbulonin mishrat e do të përballonin të ftohtit e shirat e dimrit. Do ta shiste fshatari misrin, ullirin, vajin që të shikonte një ditë buzëqeshje të fëmijëve. Po ky gëzim nuk zgjaste shumë. Ai mbaronte, sa hap e mbyll synë. Dimri ishte i vështirë. Më e vështirë bëhej pranvera. Fshatarit do t’i mungonte buka. Ai prodhonte, po bukë në sofër nuk kishte. Një lëmsh i tërë fijesh detyrimi e lidhnin atë me aganë, me klerin, taksidarin, dhjetarin, me fajdexhinë dhe dyqanxhiun, të cilët ia merrnin misrin nga thesi. Dhe, kur s’kishte të shiste shtatëdhjetë e pesë kilogram misër, për të larë xhelepin për dhjetë kokë bagëti, apo vergjinë e shtëpisë, reshteri në Symizë 2, do ta shtronte në dru fshatarin e rraskapitur. Babai i teqesë së Kutës, një mijë mallkime i dha gruas së xha Sherifit nga Bejarie, pse nuk i dha tagji për kalin! Dhe atë ditë, as u hëngër e as u pi në shtëpinë e Sherif Kasos, nga frika e mallkimit të baba Refatit!
2) Qendër administrative e Komunës së Fratarit.
16
Gjirokastra në epope...
*** Shqiptari e ndiente veten fatkeq në shtëpinë e vet, ku kishte lindur e ku ishte rritur dhe detyrohej të merrte rrugën e kurbetit në lulen e djalërisë, për të qarë përsëgjalli me njerëzit, duke lënë gruan e re, shtatëzanë, apo me fëmijë nëpër këmbë e prindërit pleq në vuajtje. Dhe këtë plagë të hapur të botës shqiptare, që shkretoi gjithë vendin, rregjimi Ahmet Zogut e quante mjet fitimi e varfërinë e mjerimin e popullit e justifikonte me mbylljen e rrugëve të kurbetit. 3 Popullit i kishte hyrë e keqja në palcë. Po Ahmet Zogu nuk ishte naiv. Ai e shihte se një popull i tërë e urrente. Ai e ndiente zhurmën e vullkanit. Për realizimin e qëllimeve të veta, me metoda bajraktare “vra natën dhe qa ditën!’’, u mundua të siguronte krahët, duke ndarë nga gjiri i popullit ata, të cilët i kishin dhenë nder Shqipërisë: Luigj Gurakuqin e Avni Rustemin, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, Riza Cerovën e sa e sa të tjerë! Një tmerrësi të eliminimit të kundërshtarëve për të hapur rrugën e për të mbajtur “fronin”. I stërvitur me dallavere, u hodh degë më degë e, më në fund, u lidh te “Fashio e Musolinit”, i cili, me lloj – lloj traktatesh e konventash, siguroi huara me miliona frangash ari! Dhe me këtë farë paraje, që fashizmi Italian derdhi, si lumë, për të marrë “tapinë” e Shqipërisë, nuk u ndërtua asnjë vepër industriale, nuk u tha asnjë kënetë, nuk u bonifikua e nuk u ujit asnjë fushë, nuk u sistemua asnjë lumë! 3) Shqipëri më 1937, fq 257, vëllimi i I
17
AZIS HOXHA
Të gjitha minierat shfrytëzoheshin nga shoqëritë italiane! Punëtorët shqiptarë, në shtëpitë e tyre, ishin shërbëtorë të të huajve, të cilët ishin bërë pronarët e vërtetë të vendit! Kapitalistë e shoqëri italiane kishin hedhur në dorë çifliqe të mëdha në të gjithë vendin, tokat më pjellore. Ky ishin embrioni i kolonializmit të Shqipërisë të “toleruar” nga Ahmet Zogu! E sa më tepër koha shkonte, aq më e ashpër bëhej shtypja dhe shfrytëzimi, aq më shumë shtohej mjerimi dhe vartësia! Por me rregjimin e shtypjes e të mjerimit, të varfërisë e të paditurisë në kraharorin e shqiptarit digjte, si prushi në hi, urrejtja e papërmbajtur për atë rregjim e mbret. Kaq u ziente përbrenda njerëzve zjarri i urrejtjes kundër atij rregjimi e atij mbreti, sa, pa marrë parasysh rrezikun, që kanosej, edhe pak njohje të kishte me një njeri, e shfaqte urrejtjen, pse të gjithë njerëzit e ndershëm i bashkonte urrejtja. E liga ishte e ashpër, sa dhe ata, të cilët përfitonin nga rregjimi i pabarazisë e shihnin se po përgatitej varri i Shqipërisë.
18
Gjirokastra në epope...
Ngjarjet e kohës së rinisë nuk shlyhen lehtë nga kujtesa a.Takimi me Ramiz Harxhin Në vitin 1935, pasi forcat navale të fashizmit Italian më 1934 kishin demonstruar, në mënyrë kërcënuese në bregdetin tonë, takohemi në Shkodër me Ramiz Harxhin, në atë kohë sekretar i prefekturës në Himarë. Ishte hera e parë që bisedoja me këtë njeri, megjithëse e njihja si vjershëtor dhe patriot të Rilindjes. Pa u zgjatur shumë në bisedë e kuptuam njëri – tjetrin se “ç’duhan pinim” dhe, megjithëse unë isha i ri, më thotë: “Po na përpin fashizmi italian, more djalë! Këta me kohë tokën tonë të shtrënjtë e kanë shitur,... kokë e këmbë, te Italia! Vetëm ju të rinjtë, në bëfshi gjë, ndryshe kot gjaku, që ka derdhur shqiptari brez pas brezi!” b. Me Jashar Cakranin Në verën e vitit 1938 njihem rastësisht me Jashar Cakranin* Dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare. Kisha dëgjuar se ishte torturuar nga rregjimi i Zogut, si pjesëmarrës në Lëvizjen e Fierit, prandaj edhe më pëlqente të bisedoja me të. Në fillim më thotë: “Ti je kushëri me nënprefektin e Ballshit, prandaj s’kam shumë besim!” - Po dhe ti je bej. Heshti për një moment dhe pastaj më thotë: “Më mirë të isha m.. , se sa bëj si këta të sotmit! Po ti je i ri dhe, si të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, duhet të jesh antizogist, ndaj do të bisedojmë”.
19
AZIS HOXHA
*** Një popull i tërë shfaqte urrejtjen e papërmbajtur kundër arbitraritetit më të hapur, padrejtësitsë më të shthurur, shtypjes së paparë, korrupsionit të turpshëm, mjerimit të pashembullt dhe, këto ndjenja shtoheshin dhe forcoheshin, sa më shumë dukeshin kthetrat grabitqare të fashizmit italian. Grevat dhe demonstratat në: Korçë, Kuçovë, Shkodër tregonin se kjo urrejtje, që prej kohësh, ishte përbrenda në popull dhe po shpërthente në aksione konkrete. Në gusht të vitit 1935 plasi lëvizja e Fierit, e cila tronditi rregjimin e Ahmet Zogut. Më 1939 zhvillohet në Tiranë gjyqi kundër shtatëdhjetë e tre komunistëve, ku buçiti me forcë fjala e djalërisë shqiptare: “Po unë jam komunist, sepse komunizmi është shpëtimi i masave”4 Gjyqi kundër komunistëve bëri jehonë të madhe në të gjithë vendin. Punëtorët, fshatarët e varfër, zanatçinjtë, intelektualët patriotë panë te komunistët, jo vetëm mbrojtësit e interesave të tyre, por edhe trimërinë e vendosmërinë në mbrojtjen e idealit për të cilin punonin. Simpatia për komunizmin e për komunistët shtohej, se shtohej dhe urrejtja kundër rregjimit në fuqi. Ahmet Zogu përpëlitej në pallat, si gjarpëri, duke përdorur dhe demagogji, gjer në ndërrimin e qeverive e programe të ashquajtura liberale e të gjitha këto për t’i shtrënguar popullit më fort litarin në grykë. Dhe skena për tragjendinë më të madhe, që do të luhej në tokën shqiptare e përgatitur nga politikanë pelivanë u hap më 7 prill 1939. Po faqe nga më të lavdishme do të shkruheshin me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar.
4 ) Nga fjala e Muzo Asqeriut (Hero i Popullit, në gjyqin e Tiranës) “Se trimat kështu e kanë” Dalan Shapllo.
20
Gjirokastra në epope...
TRADHTIA E PATURPSHME E MBRETIT AHMET ZOGU: LËNIA E VENDIT NË PAMBROJTJE
POPULLI SHQIPTAR I PRITI ME ARMË DHE TRIMËRI PUSHTUESIT ITALIANË, DUKE DEMONSTRUAR SHPIRTIN E TIJ TË MADH PËR LIRI Vrasja e Gjek Marashit Tablo të situatës së javës së parë të prillit Shpërthime demonstratash dhe i urrejtjes popullore Fashistët italianë të parapregatitur për një situatë “shtatë prilli”, ashtu sikundërse populli shqiptar, i cili ishte i vendosur t’u tregonte këmishzinjve të Musolinit dhe gjithë botës se këtu, në vendin e Skënderit, bie erë barut, se, në vendin e shqiponjave lindin vetëm shqipe mali, se në gjakun e shqiptarit
21
AZIS HOXHA
rrjedh vetëm gjaku i të parëve të tij, të cilët i kanë venë nder vendit të tyre edhe Evropës. Në ditët e para të prillit të vitit 1939 dëgjohej të flitej për rrezikun që i kërcënohej vendit nga fashizmi italian. Njerëzit, kudo shiheshin të shqetësuar. Kokë më kokë dhe dy e nga dy i tregonin njëri - tjetrit lajmet e radiove të huaja, që flisnin për përgatjen e fashizmit për të sulmuar Shqipërinë, për agresionin ndaj Shqipërisë. Nëpër familje, nëpër kafene, në restorante bisedohej vetëm për rrezikun, i cili i kërcënohej Adheut, për rezistencën, luftën që do t’i bëhej fashizmit. E ndërsa rinia, gjithë populli, me nerva të ngritura e me urrejtje të papërmbajtur, kërkonin rrugën për të përsëritur epopenë e lavdishme të të parëve të tyre, njerëzit e qeversë pritnin të festonin lindjen e Princit trashëgimtar! Ç‘ironi! Pavarësia e Shqipërisë në rrezik! Gjaku i derdhur brez pas brezi nga populli për pavarësi e liri do të shkelej tani nga çizmja fashiste. Por populli kishte vendosur të luftonte! Atmosfera patriotike shihej në sytë e të gjithë rinisë, në sytë e gjithë popullit, e cila priste nga çasti në çast kushtrimin për t’i dalë zot vetë Atdheut, Shqipërisë së tij të shtrenjtë e për t’i treguar fashizmit Italian e gjithë botës se, në këto troje, rrojnë vajzat e djemtë e Mic Sokolit e të Selam Musait, të Norës së Kelmendit e të Shote Galicës. E në këtë atmosferë kritike për mbrojtjen e Atdheut, për mbrojtjen e nderit të Shqipërisë, ushtria ishte e mbyllur në kazermë. Depot e municioneve ishin përforcuar me roje; oficerët e Zogut s’ndiheshin të ishin gjallë e njerëzit e qeverisë servirnin gjellat e kuzhinës së pallatit: “Naltëmadhënia e tij është i pagabueshëm dhe do të dijë me i bërë ballë çdo situate, që është kriju”. Po populli, rinia mendonte ndryshe. Patriotizmi i trashëguar i racës arbërore vlonte në gjakun e tij. Çdo njeri kishte vendosur të luftonte.
22
Gjirokastra në epope...
Në mbrëmjen e 1 Prillit, gjatë shfaqjes së një drame patriotike, u dëgjuan parrulla për mbrojtjen e Atdheut. Të pranishmit, shumica të rinj, të reja, duke dalë nga shfaqja shpërthyen në demonstrata, duke kënduar këngë patriotike nga ato të kohës së Rilindjes tonë e duke hedhur parrulla mobilizuese për mbrojtjen e atdheut. Vala e demonstratave dhe protestave përfshiu gjithë qytetet e Shqipërisë. Ishte e mërkurë 5 prill 1939, ora 10.00 në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër, kishin filluar të mblidheshin njerëz. Të gjithë lëviznin me nervozizëm, bënin shëtitje të shkurtra e përsëri ktheheshin në qendër. Grupet e njerëzve filluan të shtoheshin e dalngadalë sheshi filloi të nxinte nga njerëzit. Dëgjoheshin nga larg thirrje zërash të fortë, pastaj gjëmimi i këngës “Për Mëmëdhenë”. Në mes të pazarit u dukën nxënësit e gjimnazit me flamuj në dorë. Atje u bë një ndalesë, si për të harmonizuar melodinë e këngës: “S’e lëshoj aspak, do ta mbroj me gjak, Ndalo italian! Këtu s’ke ç’ka bën!” Grupet e njerëzve, që endeshin nga sheshi “Çerçiz Topulli” e rrugëve të pazarit, nxituan për t’u bashkuar me nxënësit, si për të gjetur rrugën që kërkonin. Kënga gjëmoi me forcë. Thirrjet “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Liria!” ndezën zemrat e çdo shqiptari. Vajzat e gjimnazit nuk mund të qëndronin pas shokëve të tyre. Ritmet e tyre “Ja vdekje, ja liri!” bënin për vete pleqtë e revoltuar, që u vinin pas. Duke kënduar të gjithë me shpirt, gjithë ajo mori njerëzish, si një dallgë deti e shkumëzuar, e cila përpin çdo gjë, që gjen përpara, mori rrugën ndën kalasë për në konsullatën greke. Xhandarët, të cilët kërkonin, herë me të bërtitura dhe herë me të butë, të pengonin demonstratën, dukeshin si hunj gardhi të kalbëzuar, përpara vrullit të këtij lumi të rrëmbyeshëm njerëzish të revoltuar.
23
AZIS HOXHA
Duke kënduar këngë patriotike nga rrugët e lagjes, turma u drejtua përsëri nga sheshi i Çerçizit. Thirrjet “Armë, armë, duam armë!”, që dilnin nga gjokset e mijëra demonstruesve, era pranverore e asaj dite të lumtur prilli i shpërndante gjer në lagjet më të largëta të qytetit. Nuk dihet a mbylli sytë atë natë njeri në qytetin tonë! Në çdo shtëpi flitej për rrezikun fashist. Në çdo shtëpi flitej për luftën, që do t’i bëhej fashizmit. Nën presionin e popullit, qeveria e vendit, brenda dy ditësh, rekrutoi rreth 300 rezervistë. Ishte lajmëruar Tirana të dërgonte armë e municion. Fshatrat, gojë më gojë, ishin lajmëruar të zbritnin në qytet. Të nesërmen, më 6 prill, flitej hapur për zbarkimin e trupave fashiste. Sheshi “Çerçiz Topulli” ishte mbushur me grupe njerëzish. Pazari u mbyll. Njerëzit lëviznin plot shqëtësim. Disa rrinin në vend, si të hutuar. Lloj – lloj fjalësh dëgjoheshin. “Ministrat kanë përgatitut valixhet!” “Mbreti është larguar!” Disa thoshnin : “Do të luftohet!” “Rezistenca do të bëhet në Vlorë” “Gjithë ushtria është nisur për Durrës!” “Në Sarandë janë mobilizuar të gjithë fshatrat!” Dhe secili mundohej të vërtetonte atë, të cilën kishte dëgjuar. Po kur populli priste në sheshin e “Çerçizit”, nga çasti në çast, me padurim, armë dhe municione nga Tirana, u dëgjuan një zhurmë aeroplanësh, e cila, sa vinte dhe bëhej më e fortë. Të gjithë shtangën në vend, me sy të drejtuar nga qielli! Zhurma e kobshme shtohej, kur në horizont u dukën hijet e zeza! - Aeroplanë italianë! - Aeroplanë fashistë! - Të zezë pisë janë! - Si zemrat e fashistëve ! Zhurma e njëzetë e shtatë aeroplanëve ngjeshte mishtë e
24
Gjirokastra në epope...
njerëzve, që i shikonin si murtajën! Gjëmoi sheshi nga thirrjet: “Ja vdekje, ja liri!”, sikur ndonjë diringjent orkestre të kishte hipur në ballkonin e bashkisë e të drejtonte atë mizori njerëzish. Me një kor madhështor shpërtheu kënga: “Për Mëmëdhenë , për Mëmëdhenë!” Këndonte rinia shqiptare dhe gjithë populli këngën e kushtrimit për mbrojtjen e Atdheut! Kërkonte rinia shqiptare armë e municione për të mbrojtur Atdheun. Turma e njerëzve shpërtheu në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Armë, armë! Duam armë!” Duke patur frikën e rezistencës së popullit, me urdhër nga Tirana, më 6 prill, Komandanti i Gjindarmërisë në Gjirokastër transferohet në Tepelenë dhe, po këtë ditë, zëvendësohet nga kapiten Gjek Marashi. Ky kulish i fashizmit, me të vënë këmbët në Gjirokastër, filloi zbatimin e planit të përgatitur në Tiranë. Një pjesë të Gjindarmërisë e dërgoi në Tepelenë në mbrëmjen e kësaj dite. Rezervistat, që ishin rekrutuar për të luftuar, i çarmatosi dhe i mbylli në prefekturë. Më 7 prill, në mëngjes, Gjek Marashi fton në prefekturë 40 - 50 burra nga paria e vendit, me pretekst se do të këshillohej me ta për situatën e krijuar. Vë roje të forta, djem gjindarmë, të cilët kishte sjellë me vete, në mënyrë që të ftuarit dhe rezervistët të mos komunikonin me popullin. Zyrën e PTT -së i vuri nën kontrollin e vet dhe preu çdo lidhje me rrethet e tjera të vendit. Liron të burgosurit, i armatosi dhe, tok me ta e me disa gjindarmë, që kishte sjellë me vete, niset për në Sarandë, me pretekst se do të luftonte me italianët. Populli e kupton tradhtinë. Disa shokë, me ide komuniste, sqarojnë disa xhandarë e shumë të burgosur për tradhtinë e përgatitur dhe shumë prej tyre e lënë Gjek Marashin. Populli hyn në prefekturë liron të arrestuarit dhe rezervistët, që i kishin mbyllur brenda. Lajmërohet Libohova për t’i bërë pritë Gjek Marashit në fushën e Dropullit. Dhe vrapi i Gjek Marashit u ndal në Sofratikë.
25
AZIS HOXHA
Këtu i thanë tradhtisë : “Ndal!” Një kompani e kufirit kishte zënë vend në një shpat të malit, buzë xhadesë dhe ndaloi makinën e parë. Kapiten Haxhi Xhelal Agolli, i cili komandonte forcat e kufirit, ftohet nga Gjek Marashi të bashkonte forcat dhe të niseshin për të pritur italianët. Por nga goja e Haxhi Agollit buçiti fort zëri i djemve të popullit: “ Edhe unë, sikur të dua ta bëj këtë, do të vritem nga ushtarët e mi, po të urdhëroj të kthehesh nga erdhe!’ Gjek Marashi urdhëron të dalin forcat dhe, kur tenton të hidhet nga makina, krisi pushka e shqiptarit kundër tradhtisë. Në pushkët e para vritet Gjek Marashi dhe krimineli Gegë Marka Gega, që bënte pjesë në forcat e të burgosurve. Në këtë kohë vijnë forcat nga Libohova dhe Gjirokastra të armatosur me armët, që kishin mundur të gjenin nëpër strehët e shtëpive: dogra e mauxerë, maliherë, çifte dhe teke… Lufta vazhdoi pesëmbëdhjetë – njëzetë minuta. Forcat e Gjek Marashit u shpartalluan, duke lënë dhe gjashtë të vrarë. Këtu, në Gjirokastër, tradhtia e pagoi me lëkurën e vet dhe atje në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin, Shqipëri foli me gjuhën e të parëve të vet, me atë gjuhë, të cilën Evropa kishte kohë që nuk e kishte dëgjuar, siç thotë një gazetë angleze e atyre ditëve.
26
Gjirokastra në epope...
PUSHTIMI DHE ZGJEDHA Psikologjia e pushtimit dhe fillimi i zgjedhës, kundërpërgjigje e shpejtë Peshën e zgjedhës fashiste, sikur e ndiente çdo gjë që të shihte syri. Natyra shqiptare e kishte humbur atë bukurinë e dëgjuar! Shqipëria kishte rënë në të zeza. Njerëzit, kokëulur, si të përmortshëm, shkonin pazarit me ndonjë shportë e trastë në dorë dhe ktheheshin shpejt në shtëpitë e tyre, pse dhe pazari u dukej skëterrë. Fëmijët, sikur ishin rritur para kohe. Oborri i shkollës nuk shihte më lodrat dhe kërcimet, të hedhurat dhe të bredhurat, të qeshurat dhe gazet fëminore! Zgjedhja fashiste rëndonte dhe në qafën e fëmijëve. Rugëve kryesore të qytetit kapardiseshin këmishëzinjtë e Duçes, Rilindasit e “Impero Romanos”. Dhe, kur populli i shihte këta pushtues, si gjakun në këmishë e, kur gjaku i derdhur në bregdetin shqiptar, s’ishte tharë akoma, kur “të tretat” e lirisë së humbur nuk ishin mbaruar, Radio “Tirana” dhe kalemxhinjtë e fletushkave të kohës, i bënin thirrje popullit për bindje ndaj “rendit fashist” dhe këta, të cilët flisnin dhe shkruanin ishin shqiptarë. Ishin po ata, që, një ditë më parë, flisnin për rrezikun, i cili i kërcënohej Shqipërisë nga fashizmi. Nuk ishte ndonjë ndryshim qëndrimi i tyre, pasi ata këtë qëndrim e kishin në mendje dhe në shpirt dhe, kur fashistët pushtues erdhën, ata u zhveshën nga ai kamuflim, duke treguar haptazi qëndrimin e tyre tradhtar. Kështu, pra u
27
AZIS HOXHA
diskretituan me qëndrimet e tyre të përsëritura në dëm të popullit dhe Atdheut. Këtij vargu servilash, të çdo ngjyre, iu shtuan edhe “demokratët” Mustafa Merlika, Ali Këlcyra e kompani, ata, që u larguan nga Shqipëria, kur erdhi Zogu në fuqi dhe zbarkuan në Shqipëri bashkë me fashistët e Musolinit, për të mbërthyer më fort në zverkun e shqiptarit zgjedhën fashiste. Edhe këta i binin gjoksit për patriotizmin e tyre. Patriotizmi çmohej edhe nga tradhtarët në atë atmosferë patriotike, e cila kishte shpërthyer në Shqipëri. Secili prej tyre mundohej të vishte atë petk. Dhe, kur nuk u vinte pas shtati, përsëri e përsëri mundoheshin, gjersa, më në fund, bëheshin qesharakë. Tani italianët, ulur këmbëkryq në sofrën, që u shtroi Zogu dhe klika e tij, të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tyre filluan të zbatonin planet për çkombëtarizimin e kolonizim. Duhet theksuar se ardhja deri këtu ishte e menduar mirë, nëpërmjet një plani të detajuar. Këtë e tregonin dhe lëshimet e bëra nga Zogu, por gjithashtu dhe lidhjet e shumta të tij me Italinë, e cila, detyrimisht, po realizonte aspiratat ndaj Shqipërisë, ëndërr e hershme e saj, por që nuk ishte realizuar, si rrjedhojë e qëndresës dhe patriotizmit të vet popullit trim shqiptar. *** Formuan qeverinë “shqiptare, gjindarmërinë e policinë shqiptare”, parti fashiste shqiptare e dhe ushtri shqiptare! Të gjitha “shqiptare”, por të gjitha për të thelluar varrin e Shqipërisë. E në krye të këtyre ngrehinave ishin shqiptarë: bejlerë dhe bajraktarë, tregtarë të mëdhenj e agallarë, dallaveraxhinj e matrapazë të çdo kallëpi… Në administratë dhe në çdo institucion që nga Ministritë e gjer në postkomandat e gjindarmërisë në fshat, do të kishte nga një këshilltar italian. Në fakt ky drejtonte dhe urdhëronte. Filluan pastaj të ngrihen njëra pas tjetrës shoqëri bujqësore SIBS, ITALBA, BAGA, BIAA e tjera, të cilat synonin të përqëndronin në duart e tyre dhjetra mijëra hektarë tokë, nga më pjelloret e vendit e t’i popullonin me kolonë italianë.
28
Gjirokastra në epope...
Shoqëritë e vjetra italiane, që kishte sjellë Ahmet Zogu në Shqipëri: AGIP, SVEA e tjerë, iu shtuan tani të tjera, për të shfrytëzuar gjithë pasuritë e Shqipërisë e çdo aktivitet ekonomik: AMMI, ACAIA e tjerë. Tani italianët ishin bërë zotër të vërtetë të vendit. - U hap punë? - Po! Po, shqiptarët do të ndërtonin aerodrome për aeroplanët fashistë, kazerma për komoditete të ushtrisë pushtuese, do të zgjeronin rrugët të lehtësonin kalimin e tankeve të Musolinit, përtej kufijve të Shqipërisë! Por edhe vetë puna ishte skllavëri! Në dekretin mëkëmbësor të 14 qershorit 1939, orari i zakonshëm i punës u caktua 10 orë në ditë dhe ky orar, sipas këtij ligji, mund të zgjatej nga vetë shoqëritë për të gjitha rastet, kur punimet gjykoheshin të nevojshme ose të domosdoshme. Dhe, ndërsa punëtori shqiptar paguhej sipas këtij ligji, tetë lekë në ditë, për të njëjtën punë, punëtori Italian paguhej shtatëmbëdhjetë lekë! Një diferencim i madh! Po me tetë lekë në ditë punëtori shqiptar nuk përballonte dot nevojat minimale të familjes. U bënë deklarata dhe proklamata për “lirinë e Shqipërisë”, për “bashkim dhe vëllazërim” me Imperon e Musolinit, për fatet e pazgjidhshme të Shqipërisë me Italinë e Viktor Emanuelit. Lejuan “flamurin e Shqipërisë”. Folën edhe për Shqipërinë e madhe, kur nuk kishte, tani, as Shqipëri të vogël e të tjera e të tjera ligje, proklamata e urdhresa, njëra më djallëzore se tjetra. Po fashistët do t’i trashnin e do t’i thellonin më tepër rrënjët në tokën shqiptare, gjer në zhdukjen e racës arbërore, ku me ligj shpërblenin çdo djalë shqiptar, që do të martohej me një vajzë italiane. Por rrufjanëve të Duçes dhe këtu nuk u eci. Djemtë e Shqipërisë, që trashëguan nga të parët patriotizmin dhe trimërinë, do t’u linin brezave të ardhshëm dhe pastërtinë e gjakut shqiptar!
29
AZIS HOXHA
*** Thika fashiste sa vinte dhe futej më thellë në trupin e Shqipërisë së robëruar. Po sa më shumë fashizmi rëndonte zgjedhën e shtrinte kthetrat për ta rrjepur, varfëruar e çkombëtarizuar vendin, sa më tepër bashkëpunëtorët e fashizmit zhyteshin në llumin e tradhtisë, aq më tepër shtohej revolta e populllit. Sipërmarrësit nuk gjenin skllevër të bindur te punëtorët shqiptarë. Një muaj, pas pushtimit të Shqipërisë, më 10 maj 1939, punëtorët, që punonin në urën e Bënçës, kundërshtuan të merrnin pjesë në pritjen e Ministrit Italian të Punëve Botore dhe të brohoritnin për fashizmin. Në tetor 7 punëtorë të shoqërisë “Provera e Carrasa”, në Gjirokastër, u arrestuan për nxitjen e punëtorëve për të bërë grevë. Greva u bë dhe nga punëtorët e kantierit të Gërhotit, të fushës së aviacionit dhe të Fabrikës së lëkurëve. Dhe këto revolta dhe greva, që ndodhën në Tepelenë, Gjirokastër, ndodhën në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Pra këto nuk ishin të rastësishme, por të mirëorganizuara. Edhe në fshat rezistenca kundër pagimit të taksave fashizmit filloi që në pranverën e vitit të pushtimit. Një ditë gjindarmëria e komunës së Fratarit arrestoi tre vetë, se s’u jepnin dhjetarëve të dhjetën e vajit. Njëri nga ata i thotë mësuesit: “ Asnjë pikë vaji nuk u japim fashistëve! Këta po rrëmbejnë çdo gjë në vendin tonë! Edhe vajin e fëmijëve duan ta marrin?” - Burgu për burra është, - i thotë tjetri. - Sos jemi më të liq nga të tjerët. U dhamë ca grurë në gusht, por tani as kombin e vajit e kokrrën e misrit nuk u japim! Le të bëjnë ç’të duan! Në pesë fshatrat, që kishte komuna e Fratarit, asnjë pushkë nuk u dorëzua, me gjithë kërcënimet e fashistëve. Shkollat si dhe punishtet, nën ndikimin e grupeve komuniste, u bënë vatra të rezistencës kundër fashizmit. Flitej hapur kundër fashistëve, fashizmit. Flitej hapur kundër
30
Gjirokastra në epope...
pushtuesve. Nuk nderohej në mënyrë fashiste. Sabotoheshin mbledhjet dhe mitingjet, që organizonin fashistët. Po fashistët do të ngulnin këmbë në realizimin e planeve të tyre. Herë duke u munduar të bindnin njerëzit dhe herë duke i kërcënuar. U dha urdhri që të gjithë nëpunësit të regjistroheshin në partinë fashiste. Ata, të cilët do të kundështonin, do të pushoheshin nga puna. Më pas del një urdhër tjetër: “Në pushimet verore do të hapet në Durrës “Kampi Dux”, ku do të marrin pjesë të gjithë arsimtarët. Ata, që do të kundërshtojnë, do të pushohen nga puna”. Fashistët, në “Kampin Dux”, donin të bindnin arsimtarët që, në programin e shkollave fillore, të futnin mësimin e gjuhës italiane. Po mësuesit, jo vetëm që kundërshtuan, por edhe demonstruan përpara Kryeministrit fashist, Shefqet Vërlaci, që kishte shkuar atje për t’u bërë arsimtarëve presion. Rrota fashiste filloi të pengohej. Këtë e shikonin dhe e ndienin kudo dhe vetë fashistët. Në këto pushime verore të vitit 1939, një mbrëmje me dy shokë bisedonim përpara kafe “Kolombos” në Berat. Nga një tavolinë aty afër, një i panjohur, që rrinte në një tavolinë me një fashist shqiptar të njohur, bërtet me një farë urrejtje: “Signor maestro!, (Zoti mësues) - Ju nuk duhet ta përbuzni një popull, që ka ardhur këtu për t’ju qytetëruar. Ju shikoni injorancën tuaj”. Ishte drejtori i “Dante Aligerit”, ndërmarrje italiane, e cila merrej me propagandën e literaturës fashiste. - Që të ndërhyni, në këtë mënyrë, në bisedën e dy të panjohurve, - i përgjigjet njëri,- sidomos, pa ditur se për çfarë bisedohet, më duket, nuk është as qytetëri e as kulturë. - Ju njohim, ju njohim mirë, - thotë. – Ju nuk keni bërë kërkesë për t’u pranuar në partinë fashiste. Edhe në “Kampin Dux” nuk keni shkuar, por do ta shohim punën tuaj dhe të shokëve të tu.
31
AZIS HOXHA
- Tani, që keni ardhur këtu, ju do të keni gjithnjë të drejtë! - Mos u mërzitni, djem, - thotë një plak, që ndiqte me vëmendje bisedën. - Tani do të dëgjojmë plot nga këto. Durim… - Po nuk thamë ndonjë gjë, ai provokoi. - Këtyre u ka hyrë lepuri në bark, more vëllezër, – vazhdoi plaku.– Pandehën se do të gjenin këtu shesh me lule, por, sa ka parë dhe përcjellë kjo tokë!… Rrezik të dalë ndonjë urdhër për të mos u bashkuar dy veta tok… - Çdo gjë e bëjnë fashistët. Në verën e vitit 1939 fashistët filluan të rekrutonin milicë. Fshatarët të rrjepur e të këputur, duke menduar se do të shpëtonin nga hallet, kur do të merrnin dhjetë lekë ditën, ushqim dhe veshëmbathje, pa u thelluar në qëllimet e fashizmit, kishin rënë në këtë grackë. Në komunën e Fratarit ishin regjistruar 88 milicë. Po atmosfera antifashiste, që po rritej nga dita në ditë, ndikimi i drejtpërdrejtë i komunistëve (anëtarëve të grupeve komuniste) dhe i patriotëve, bënë që, në nëntor, në komunën e Fratarit, të mbeteshin të regjistruar vetëm 8 vetë! Kjo i shqetësoi autoritetet fashiste të prefekturës. Në këto ditë vjen në komunë e Fratarit, nënprefekti i Ballshit. Mbledh vartësit e tij, i kërcënon për disfatën, që kishin pësuar dhe u kërkon të gjenin shkaktarët e kësaj disfate. Pati dhe një bisedë me ne arsimtarët. Këtu nënprefekti deshi të përdorte metodën e bindjes: “Nuk mund të themi se rregjimi fashist është më i mirë se ai i Zogut, por edhe ai nuk durohej. Fundi, tani bota është e turbullt dhe, këta, s’do ta kenë të gjatë këtu; por, tani për tani, ne duhet të fitojmë besimin e italianëve dhe, kur të vijë koha, ua kthejmë dyfekun. Milicët do të jenë ushtarët tanë, prandaj, sa më shumë milicë!” Bashkëpunëtorët e fashizmit, para opinionit antifashist, që ishte krijuar në vendin tonë, mundoheshin të justifikonin
32
Gjirokastra në epope...
tradhtinë e tyre, herë duke përdorur gjuhën e politikanit e herë të “profetit”. Një sekretar i Partisë fashiste e hiqte veten antifashist. Ai e njihte gjendjen e çmonte realitetin, fliste kundër fashizmit, por, për shërbimet, të cilat i kryente fashizmit, ai justifikohej: “ Ne jemi vend i vogël, s’kemi ç’t’ju bëjmë këtyre, por Shqipëria është vakëf, more vëlla! S’ka bërë njeri prokopi këtu që të bëjnë dhe fashistët e Duçes. Do të vijë një ditë që këta do të ikin vetë…”. Fashizmi, për të mashtruar shqiptarët, në fillim, përdori edhe degën e “ullirit”, por, kur pa se sharra i ndezi në gozhdë, e hoqi atë dhe nxori shpatën e Demokleut. Gazeta “Fashizmi”, më 8 qershor 1939, kërcënonte: “Rregjimi fashist është gati të përdorë forcën kundër armiqve, kundër miqve fals, për të siguruar respektimin e rendit. Kush ka për të vonuar akoma, për të kuptuar këtë gjë dhe nuk vendos që të mbajë fjalën, duke dorëzuar armët, e sigurojmë se do të pendohet shpejt. Mbas disa kohe e ka parë veten të çarmatosur me fuqi dhe të vihet me shpatulla për muri, duke patur përballë një kompani ushtarësh gati të presin urdhrin: “Zjarr!” Më 30. 09.1939, po ajo gazetë, shkruante: “ Kundër atyre, që s’duan të konfrontohen me frymën e re, do të merren masa dragonike dhe të pamëshirshme…”. Të gjitha këto tregonin se gjendja kishte rrëshqitur nga dora dhe fashistët së toku me këlyshët e tyre, nuk e kishin llogaritur mirë forcën kundërshtuese të popullit dhe rritjen e shpejtë të këtij kundërshtimi. Detyrimisht fashistët morën masa drastike për të minimizuar kundërshtitë. Po kërcënimet, pushimet nga puna, burgimet dhe internimet e revoltonin më tepër popullin shqiptar, e bashkonin më shumë dhe e bënin të kërkonte rrugët për një rezistencë të armatosur.
33
AZIS HOXHA
“ E sheh, thotë Muzua, - sa të marrë flakë ajo, se pastaj as furtuna nuk e shuan…”.
* Ishte me të vërtetë një thënie e madhe e Muzo Asqeriut, e cila vinte direkt nga analiza logjike e fenomeneve, të cilat ishin më se të shpjegueshme, por që po tronditnin pushtimin e sapoinstaluar në Shqipëri; i tregonin atij se do të kishte një fund të turpshëm, gjë, që u vërtetua në rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve, kur u arrit një pjekuri e madhe për luftën pa kompromis ndaj fashizmit dhe veglave të tij.
19 qershor 1940
34
Gjirokastra në epope...
NË QYTETIN E LINDJES Në Gjirokastër jehona e demonstratave antifashiste, që kishte shpërthyer këtu, sikundër në të gjitha qytetet e Shqipërisë, kur u përkujtua i pari 28 Nëntor nën okupacionin fashist, kumbonte akoma në veshët e zemrat e çdo shqiptari. Ishte shkëndija e parë, e cila u duk pas tetë muajsh robërie, por që më vonë do të ndiste atë zjarr përvëlonjës, që do të digjte fashiste dhë tradhtarë. Urrejtja për fashizmin okupator i bënte njerëzit të lidheshin më ngushtë me njëri - tjetrin. Radhët e antifashistëve, jo vetëm shtrëngoheshin gjithnjë e më shumë, por edhe shtoheshin me shokë të rinj. Kundër politikës dhe veprimeve të Italisë fashiste po ngrihej tani një valë e fuqishme urrejtjeje dhe një lëvizje antifashiste, e cila përfshinte masat e gjera të popullit: punëtorët zejtarët, rininë dhe inteligjencën përparimtare, shtresat e gjera të qytetit dhe fshatit. Tani nuk punohej vetëm për agjitacion dhe propagandë, pse kudo do të ishte i rreshtuar prej antifashistësh, por edhe për sabotuar çdo veprim fashist.
35
AZIS HOXHA
Në shkolla zhvillohej një veprimtari e gjërë antifashiste. Shkollat e mesme dhe shkollat e punës, si në çdo qytet dhe këtu ishin bërë një vatër zjarri e pashuar. Në atmosferën antifashiste, që sundonte kudo, në ndikimin e familjes, të punës antifashiste, që zhvillohej në shkolla dhe nxënësit e fillores ishin bërë shpuzë. Në këtë vit shkollor, 1939 - 1940 urdhërohen shkollat të lajmëronin nxënësit të mblidhnin hekurishte, të grumbulloheshin ato në shkolla dhe pastaj të dorëzoheshin në zyrat e fashios. Megjithë nxitjen e fashistëve brenda vitit, nga rreth 300 nxënës, që kishte shkolla “Drita”, nuk u grumbulluan më shumë se 1 kv! Po edhe kjo sasi mbeti në depon e shkollës. Edhe fëmijët e vegjël, pra, kishin hyrë në radhët e antifashistëve! Kur bisedohej kundër fashizmit, revoltat e punëtorëve, të cilat bëheshin në të katër anët e vendit, sabotimet, që u bëheshin fashistëve kudo, barcoletat që stigmatizonin fashizmin, shpjegonin qartësisht për urrejtjen e popullit për fashizmin si dhe shkallën e lartë të patriotizmit të popullit shqiptar. Po demonstratat e organizuara të 28 nëntorit 1939, të cilat u zhvilluan në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nuk dinin si t’i shpjegonin, kur dihej se s’ekzistonte ndonjë parti apo ndonjë organizatë antifashiste, e cila i organizonte, Kureshtja për të mësuar lajme mbi rezistencën shtohej vazhdimisht te çdo antifashist. Lajmet, që vinin nga qyteti në fshat, sidomos në fshatrat e largëta nga qendra dhe pa komunikacion, shtonin më shumë kureshtjen e njerëzve të fshatit. Më 30 dhjetor 1939 transferohem nga fshati në Gjirokastër. Në qytet orientohemi për punën, që duhej bërë. “Tani për tani ne duhet të flasim me popullin për rrezikun fashist. Të demaskojmë çdo parrullë të fashizmit! Të sabotojmë, kudo që jemi çdo punë, që i shërben fashizmit. Asnjë ushtar,
36
Gjirokastra në epope...
asnjë milic, asnjë polic fashizmit! Të bëjmë sa më shumë shokë të mendimeve tona; pastaj shpejt, shumë shpejt do të vijë koha, kur populli do të organizohet për të luftuar, gjersa të çlirojmë vendin!” Një ditë, duke shkuar në punë, takohem me Muzafer Asqeriun. Pasi përshëndetemi, nxjerr paketën me cigare. Muzaferi ndez shkrepsen. Tri shkrepse rresht nuk iu ndezën nga era. Ndënë Kala, e katërta u dogj, deri në fund. - E sheh, - thotë Muzua, - sa të marrë flakë ajo, - se pastaj as furtuna nuk e shuan… - Po kur do ta shuajnë këtë flakë, o Muzo, që të mos shohim këta? - Shpejt, shumë shpejt… Mjafton që të jemi të vendosur të luftojmë fashizmin e të jemi të bashkuar e të fortë. Një i tretë hyri mes nesh dhe ne e ndërpremë bisedën.
Gjirokastra * Te shokët që njiheshin, si komunistë, në atë kohë, njerëzit gjenin një shoqëri të sinqertë, një dashuri vëllazërore; te ata shikohej një vendosmëri në pikëpamjet e tyre dhe një forcë bindëse në fjalët.
37
AZIS HOXHA
Pastaj ata përhapnin lajme të reja dhe komentet, që bënin, preknin bashkëbiseduesit. Këta i bënin simpatizantët e tyre të qëndronin sa më afër, të lidheshin, sa më ngushtë, për të përfituar sa më shumë prej tyre. Dhe sa më shpesh takoheshe me ta, sa më shumë bisedoje, aq më tepër ndjeje nevojën të afroheshe me këta shokë, pse aq më të fortë e ndjeje veten! Po fashizmi italian vazhdonte të zbatonte planet e veta. Për realizimin e qëllimeve të tija grabiqare, bënte përgatitje të gjithanshme për të sulmuar Greqinë. E në këtë luftë u mundua të nxirrte “gështenjat” nga zjarri me anë të shqiptarëve. Propaganda fashiste, me të gjitha mjetet, përpiqej të ngjallte te populli shqiptar urrejtjen kundër popullit grek, duke i kujtuar masakrat e shovenistëve grekë të viteve 1913 – 1914, që ishin bërë në krahinat e Gjirokastrës e të Korçës, e duke propaganduar për Shqipërinë e madhe. Por e kaluara e hidhur e popullit shqiptar, kur djemtë e vendit tonë vriteshin për sulltanët e Turqisë, i kishin dhënë mësime të vlefshme popullit tonë. Idetë e Revolucionit Socialist të Tetorit ishin përhapur, tanimë, në rininë shqiptare dhe urrejtja për okupatorin fashist i kishte bërë shqiptarët patriotë. Kishin kaluar ato kohë, kur shqiptari vritej për të huajt! Por këtë fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre s’e kishin kuptuar! Veç njerëzve të shitur te fashizmi, servilëve dhe spiunëve, s’kishte burrë shqiptar të mos e dënonte këtë luftë, që s’ishte e tij. Një detyrë imediate, patriotike, i dilte çdo shqiptari: Të shpartallonte këto plane të fashizmit. “Asnjë milic, asnjë “vullnet” për fashistët!” dhe të gjithë njerëzit e ndershëm i kishin vënë vetes këtë detyrë. Bisedohej me oficerë shqiptarë e me ushtarë, bisedohej me njerëz të thjeshtë që të mos gënjeheshin nga propaganda fashiste e nga paraja. Bisedohej në çdo familje e në çdo vend.
38
Gjirokastra në epope...
Episodi i mashtrimit dhe i daljes prej tij... E vërteta flet ... Në ato ditë të vjeshtës së vitit 1940, kur po përgatitej nga fashistët sulmi ndaj Greqisë, një milic, një fshatar nga Damësi i Fratarit të Mallakastrës, takon në pazar ish mësuesin e fshatit të vet. Përqafohen mallshëm... Kishin një vit, pa u parë. Mësuesi, në fillim, nuk e njohu, ashtu sikundër ishte veshur me ato Azis Hoxha, viti 1940 rroba milici, por, përnjëherësh, iu kujtua dhe filloi t’i tregohej më i afërt nga sa ishte me të. - S’të mbajta vesh, zoti mësues! Ne po vemi dhjamë qeni! Do të vritemi për italianët për tri napolona në muaj. Na paçin në qafë! - Kush të mori në qafë? - Jo, jo, s’na ka faj njeri! Këta punën e tyre bënë, po ne ku vemi, si dashi te kasapi?! - Ke kohë që mendon kështu? - Tani ne e kuptuam, por, kur vinë mentë, i hëngërshin qentë! - Po shokët e tu a mendojnë kështu? - E kush do të lërë lëkurën harcave të Greqisë për italianët për tri napolona? Kështu mendonte tani, pas një viti, ky fshatar i thjeshtë nga Mallakastra.
39
AZIS HOXHA
Po kështu mendoi dhe e gjithë ushtria shqiptare, që gjendej ende në shërbim të fashizmit, që, kur e shpunë në frontin e luftës, nuk zbrazi një pushkë e pjesa më e madhe u mbyll në kampet e përqëndrimit të fashizmit dhe një pjesë tjetër, duke u larguar nga fronti, u mbrojt nëpër male për të mos luftuar në krah të fashistëve, kundër populllit grek. Ishte, pra ky, një ndryshim i shpejtë i psikologjisë së këtyre njerëzve të mashtruar, apo të sakrifikuar për hir halleve të jetës, të cilët kuptuan mashtrimin e madh të teorisë dhe propagandës fashiste. Veterani Vaso Bashari tregon: “Gjatë luftës italo - greke një pjesë e batalionit “Dajti”, ku bëja pjesë dhe unë, ishte caktuar të qëndronte në periferi të qytetit të Gjirokastrës. Batalioni përbëhej, kryesisht, nga ushtarë shqiptarë, por që nuk e njihnin vendin. Një ditë komndanti i batalionit më provokon me qëllim që të bindej, në mund të më besonte t’i kryeja një shërbim. Pas nja dy ditësh më thërret në zyrë dhe më pyet: “Sikur të kishte mundësi të thyhej fronti, do të kishim mundësi të fshihnin batalionin këtu, rreth Gjirokastrës?” Unë isha i ri atëherë... Nuk i kisha mbushur ende të njëzetat. Nuk mund të merrja një përgjegjësi kaq të madhe, prandaj iu përgjigja negativisht. Të nesërmen komandanti rreshtoi batalionin me qëllim që të niseshim në drejtim të Tepelenës. Por shumica e ushtarëve shqiptarë kundërshtuan të ndiqnin italianët gjatë tërheqjes, duke thënë se, ishte më mirë të luftonin krahë për krah me grekët kundër Italisë, sesa të bashkoheshin me italianët kundër grekëve. Madje shumë ushtarë, që ishin nga fshatrat e Gjirokastrës, u larguan, që atë ditë. Atë mbrëmje, më vjen në shtëpi komandanti i batalionit dhe më thotë të shpija një letër në frontin grek, duke më shpjeguar se, për ne shqiptarët ishte më mirë të bashkoheshim
40
Gjirokastra në epope...
me grekët e të luftonim italianët. Bashkë me një ushtar nga Mirdita nisemi për në frontin grek. Midis Lazaratit dhe Dervicianit takojmë forca të ushtrisë greke të dislokuara. Dorëzohemi. Ushtarët grekë na shoqërojnë për në shtabin e tyre, në Dervician. Gjeneralin grek e informojmë për gjithçka na kërkoi. Të nesërmen me një motoçikletë, të dy, ne ushtarëve, na çojnë në Gjirokastër, që ishte boshatisur nga italianët. Shkojmë në komandën e batalionit e pritemi nga oficerët shqiptarë. Në mbrëmje mblidhet batalioni dhe të gjithë ne tregojmë gatishmërinë të luftojmë kundër italianëve, krah për krah me grekët. Në mëngjes grekët na hipin në makina dhe na shpien në Janinë. Nga një qytet na shpien në qytetin tjetër dhe ne, në fund, zumë vend në Gjirit (Kretë). Këtu gjejmë shumë ushtarë shqiptarë që, edhe ata, e kishin pësuar si ne. Grekët këtu kishin ngritur kampin e përqëndrimit për djemtë e Shqipërisë, të cilët kishin treguar gatishmërinë të bashkoheshin me ta për të luftuar fashizmin italian!” Qeveria greke besnike e traditave shoviniste, patriotizmin e djalërisë shqiptare kërkoi ta shfrytëzonte për qëllimet e saj megalomane. Djemtë tanë, që dezertuan nga radhët e ushtrisë italiane për të luftuar krah për krah me grekët kundër fashizmit italian, u dërguan robër lufte në ishujt e Greqisë! Megjithatë, gjak shqiptari nuk u derdh për fashizmin italian! Populli shqiptar i rezistoi me vendosmëri e zgjuarsi propagandës dhe korrupsionit fashist. Patriotizmi shqiptar bëri që të dështonin planet fashiste! Populli shqiptar fitoi një betejë! Ky është një përfundim shumë i besueshëm. *** Njerëzit në ato ditë lufte të vitit 1941, ngryseshin dhe gdhiheshin pa bukë, nëpër kubetë e guvat e përrenjve.
41
AZIS HOXHA
Bodrumet e kalasë u bënë mbrojtje për qytetarët e Gjirokastrës, që i zinin këto pa gdhirë mirë e i linin me natë, kur ktheheshin në shtëpitë e tyre për të ngrënë ndonjë kothere bukë. E megjithatë dhjetra vetë nuk u shpëtuan dot aeroplaneëve fashistë, të cilët i hidhnin predhat pa kursin në mes të qytetit!
Lufta italo- greke i kushtoi shumë vendit tonë Më 15 prill të vitit 1941, me tërheqjen e trupave greke nga Gjirokastra, në periferi të qytetit, u dukën ushtritë italiane. Këtë ditë ata deshën ta kthenin në një ditë feste. Tellalli thërriste në pazar dhe nëpër lagje dhe ftonte popullin të merrte pjesë në “mitingun e madh “, që do të zhvillohej. Pazari u mbyll me urdhër të fashistëve. U lajmëruan mësuesit të grumbullonin nxënësit e të dilnin në sheshin “Çerçiz Topulli”, për të pritur ushtrinë italiane, por sheshi ishte i qetë, si çdo ditë. Rreth fanfarës së qytetit ishin grumbulluar një tog fëmijësh, që loznin dhe kërcenin. Rreth e rrotull trotuarit lëviznin njerëz të shkëputur, ku secili shkonte në punën e vet. Asnjë shkollë nuk kishte dalë me nxënës! Fotoreporterët fashistë me aparate ndër duar lëviznin nga një vend në tjetrin. Pas pak në hotel “Royal” u dukën të vareshin poshtë autoritetet e vendit e pas tyre një grumbull njerëzish, të cilët i shoqëronin. Ja, tani dhe ushtria italiane u duk të lëvizte nga poshtë. Ecnin me hap parade, si triumfatorë! Për ndën rrepe u grumbulluan disa njerëz. U bënë gjithsej dhjetë-pesëmbëdhjetë vetë! Kishte dhe ca grupe të tjerë më sipër e më poshtë. Autoritetet, duke duartrokitur, shikonin rreth e rrotull, sikur kërkonin t’u impononin të tjerëve atë, që bënin vetë, por s’i shoqëroi njeri, ashtu sikundërse dhe në idetë e veprimet e tyre! Lufta italo - greke i dha një shuplakë të mirë fashizmit
42
Gjirokastra në epope...
italian! Ajo zbuloi më mirë, para popullit shqiptar, kalbësinë e Italisë fashiste. Dhe populli shqiptar ngrohej më shumë, i shtoheshin forcat për t’i rezistuar shtypjes fashiste; i shtoheshin shpresat për një çlirim të shpejtë. Dhe fjala e komunistëve tani zinte me mirë vend në masat e gjëra të popullit. Po si ai ujku plak, që, kur i mbetet në gojë vetëm një dhëmb, mundohet të shqyejë viktimën e vet, ashtu dhe fashizmi s’linte gurë pa lëvizur për të përçarë popullin shqiptar. Lufta italo- greke u hapi fashistëve një va të pa va! Në analet e historisë së Shqipërisë ata gjetën një armë të ndryshkur. Ç’përgjegjësi mbanin për dëmet, që i shkaktuan popullit të Gjirokastrës dhe të Korçës, vuajtjet, burgimet, internimet, dëmet me gjënë e gjallë, bombardimet në qytete e fshatra? Tanimë mundoheshin t’i largonin nga vetja e tyre. *** Në kohën e Zogut kishte qenë në Gjirokastër, për disa vjet, një organizator italian, një farë Vitali. Tani ky kthehet me gradën e Nënkolonelit. Në të njohurit e tij pat thënë: “ Nëqoftëse ne e bombarduam qytetin, nuk ishte faji ynë...! Ne detyroheshim të bombardonim patjetër ushtritë armike. Nëqoftëse u burgosën njerëz, u internuan dhe iu mor gjëja e gjallë, këtë e bënë grekët dhe vendasit, të cilët bashkëpunuan me ta. Prandaj, ju e keni patur të keqen brenda! “ Dhe kjo ishte fjala e parë e çdo fashisti. Në këto përpjekje masive të thekura propagandistike, për të përçarë popullin shqiptar në muslimanë dhe të krishterë, ata kishin me vete dhe ata, që rronin nën hijen e tyre, një pjesë të pasanikëve të qytetit! Po historia nuk përsëritet! Në Tiranë njerëzit, të cilët kishin familjet apo të afërmit e tyre në Gjirokastër e që, prej gjashtë muajsh, s’kishin marrë asnjë lajm, ishin të shqetësuar, se gjatë kësaj kohe ishin vrarë
43
AZIS HOXHA
shumë njerëz, ishin burgosur dhe internuar, ishin shkatërruar shtëpi, ishin bërë plaçkitje. Shqetësimin dhe kuriozitetin e njerëzve e shtonin më tepër dhe lajmet e reaksionit të shovinistëve, që përhapeshin me qëllim e pa qëllim nga njëri e nga tjetri. Njerëzve u ishte hapur një plagë e vjetër... Dhe të gjithë bateritë e propagandës fashiste goditnin në këtë drejtim. Po kjo ndeshi ballë për ballë me patriotizmin e popullit të Gjirokastrës dhe të Korçës, që i dërmoi planet fashiste. Po fashistët do të zbatonin gjer në fund parrullën e trashëguar nga të parët e tyre: “ Divide ed impera” 5, pavarësisht nga dështimet, që pësonin me politikën e tyre. *** Prefekti i Gjirokastrës mblodhi nga ishin dhe nga s’ishin gjithë pasuesit e tyre “profesionistë”: Hasan Xhaferë, N. Gj.6 e tjerë. I armatosi dhe u tha: “ Bini kaurëve të pasuroheni, se tani është koha juaj!” E çeta hajdutësh, të mbrojtura nga fashistët, u derdhën në fshatrat e Lunxhërisë dhe të Pogonit dhe vunë përpara kopera bagëtish e u morën grave gjer te unazat nga duart dhe vathët nga veshët. Po edhe kësaj here fashistëve u plasi bomba në duar! Në vend që të sillnin përçarje, populli bashkohej më ngushtë për luftuar dhe shpartalluar planet fashiste. Rezistenca e popullit shqiptar kundër fashizmit po rritej gjithnjë e më shumë. Pushimet nga puna, burgimet e internimet e patriotëve shqiptarë, në vend që të shuanin zjarrin, e ndiznin më shumë. I riu Vasil Laçi qëlloi mu në mes të pazarit mbretin italian!
5 ) Thënie latine, që do të thotë “Përça e sundo!” 6 ) Bashkëpunëtorë me pushtuesit italianë e gjermanë, kriminelë lufte.
44
Gjirokastra në epope...
Dëgjoheshin lajme se Myslim Peza me një çetë patriotësh kishte filluar luftën me fashistët. E këto lajme, si çdo veprim antifashist, merrnin dhe çonin peshë zemrat e popullit shqiptar. *** Më 22 qershor 1941 autobuzi i linjës Tiranë – Gjirokatër ndalet në Lushnjë. Një oficer italian, i zverdhur në fytyrë, hyn me nxitim i alarmuar e u thotë në gjuhën e vet të dy shokëve, të cilët kishin zënë vend përpara : “Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik!” Sikur u ra pika të treve! Nxorën nga një psherëtimë të thellë, që tregonte lodhjen nga lufta e pastaj filluan të bisedojnë me nervozizëm. Lajmi u përhap në të gjithë autobuzin. Të gjithë bisedonin për luftën. Pak më tej rrinin tre kurveleshas, dy prej tyre të thyer në moshë: - Ç‘është për të bërë të bëhet se dhe kështu s’durohet! - tha ai më i riu. - Tym të bëhet nga të katër anët! Ne të fituar do të jemi! - Atje do të gjejë Hitleri kokën e kandilit, - foli më i moshuari. Lajmi i sulmit të pabesë hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik kishte marrë dhenë që atë ditë dhe, këdo që shihje, dukej me në fytyrë të çelur. Te Bashkimi Sovjetik dhe te Stalini njerëzit shikonin shpresën e shpëtimit. Fashistëve u kishte rënë hija e vdekjes.
45
AZIS HOXHA
SHTIGJEVE TË LUFTËS Është një botë e tërë, e cila lufton fashizmin. Të gjithëve neve na pëlqente ky emër: Njerëzit e Luftës!... Ishim njerëzit e një lufte, e cila, pa dyshim, do të sillte atë, që nuk e kishin sjellë shekujt. Vendosmëria, rezistenca dhe lufta, që populli ynë i bënte fashizmit, me të gjithë format; lufta e koalicionit antifashist, lufta e popujve të shtypur nga fashizmi, diziluzionoi fashistët dhe antifashizmi ishte bërë për çdo shqiptar të ndershëm, sinonim i fjalës “patriot”. Por lufta heroike e popujve të Bashkimit Sovjetik kundër ushtrisë naziste, që, deri atëherë, ishte e mbiemëruar e “pathyeshme”, jo vetëm që i tregoi botës forcën e sistemit socialist, por ngjalli në popujt e shtypur dhe shpresën e shpëtimit. Shokët komunistë dhe njerëzit më përparimtarë të kohës,
46
Gjirokastra në epope...
krahas agjitacionit, të cilin bënin për mobilizimin e popullit në luftë e për disfatën e pashmangshme të fashizmit, gjenin fusha të gjëra veprimi dhe, për të popullarizuar Bashkimin Sovjetik e fuqinë e tij ushtarake dhe ekonomike. Roli i Bashkimit Sovjetik dhe i Stalinit tani po mbushte atë boshllëk, i cili ishte krijuar në kohë në mendjet dhe në zemrat e shumë njerëzve. E pikërisht në këtë kohë, në një mëngjes nëntori, u përhap, si rrufe lajmi se, në rrugët e qytetit ishin gjendur trakte, të cilët flisnin për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Lajmin gazmor s’kishte njeri, që s’e kishte marrë vesh. Këdo, që të takoje, të fliste me entuziazëm për formimin e partisë, për komunistët, për Bashkimin Sovjetik, për Stalinin dhe për fitoren e sigurt të popullit tonë. Në shëtitje e nëpër rrugë, nëpër shtëpi, nëpër dyqane e në kafe, do të shihje njerëz të qeshur, të gëzuar, të cilët bisedonin vesh më vesh e sikur do të bënin krahë të fluturonin. Po dhe karabinierët, policët, agjentët e SIMIT e spiunët, që njiheshin me gisht, shiheshin të shqetësuar. Lëviznin nga një rrugë në tjetrën rrugë të pazarit. Sa hynin, dilnin nga kafenetë dhe dyqanet. Disa ecnin me nxitim, disa të qetë, e shikonin në dritën e syrit çdo njeri, që kalonte, sikur do ta kishte shkruar në ballë atë, të cilën mbante të shkruar në zemrën e vet. “Sidoqoftë, tani filloi me të vërtetë t’u hyjë lepuri në bark fashistëve,” - thoshnin njerëzit të gëzuar. *** Pas disa ditësh bëhet shoqërisht një darkë në Dunavat. Ishim rreth njëzetë e pesë, tridhjetë veta. Njiheshim me shoqishoqin si gjirokastritë, por ne, më të shumtit, ishim lidhur më ngushtë, jo vetëm nga shoqëria e jetës shkollore, por edhe nëpërmjet bisedave antifashiste që bënim. Kishte shokë, të cilët njiheshin si komunistë që në kohën e Zogut. Kur i panë edhe këtu, menduan se kjo darkë s’do të ishte për të kaluar kohën, por do të kishte një qëllim të caktuar. Dhe plot qejf, nga çasti në çast, gjersa mbaroi darka, pritnim të dëgjonim nga goja e
47
AZIS HOXHA
këtyre shokëve diçka më të rëndësishme se bisedat e përditshme antifashiste. Duke e ditur se Partia ishte formuar, pritej që ndonjeri të ngrihej të fliste për këtë ngjarje të madhe e të lexonte programin e partisë, të caktonte detyra e të tjera biseda të rëndësishme priste shumica atë natë! Por asgjë s’ndodhi nga ato, që bluanin në mendjen e tyre. Kaloi dhe mesnata dhe, sigurisht, tema e çdo bisede ishte lufta kundër fashizmit. Edhe shakatë edhe anekdodat, që thuheshin, këtë temë kishin. Nëpërmjet shakave, njeri thotë një anekdodë të bukur, por pak vulgare, megjithëse në një shoqëri të rinjsh, siç ishin ata, nuk ishte e tepëruar. Të gjithë qeshën me të madhe, por një shok, i cili kishte ca vjet mbi moshën e më të madhit nga të tjerët e shihej se ishte organizatori i kësaj darke, duket, për të mos kaluar cakun e bisedimeve, që ai i kishte caktuar kësaj mbrëmjeje, me seriozitetin më të madh dhe me një ton, që tregonte më tepër urdhër se këshillë, thotë: “Sot nuk është koha e vajzave dhe dashurive! Sot është koha e revolucionit!” dhe pastaj, si për të zbatuar atë ton, shton: “Kur të kemi zhdukur fashizmin, do të keni kohë, ju djemtë, dhe për ato punë!” Kjo përgjigje i dha bisedës gjer në fund një trajtim më serioz. Por si për të zbutur bisedën, një shok, propozoi që t’ia merrnim një herë hollë - hollë Internacionales. Dhe kështu u bë. Zëri vetvetiu ngrihej dhe kalonte kufijtë e kësaj dhome të madhe dhe të shtëpisë dhe tani, në sytë e të gjithëve, dukej sikur himni i bashkonte më ngrohtë njëri me tjetrin, sepse e ndienin veten bashkëluftëtarë. Po hapeshin shtigjet e luftës! U bënë tri – katër darka të tilla e njëra dilte më mirë se tjetra. Edhe Viti i Ri 1942 u festua së toku. Po tani gotat e para me verë ngriheshin për një “Shqipëri të lirë” demokratike e popullore; për “Partinë Komuniste Shqiptare”, “Për Bashkimin Sovjetik”.
48
Gjirokastra në epope...
*** Ishin ditët e para të marsit 1942. Në shtëpinë e Zenel Muços, në lagjen Dunavat II, do të bëhej një mbledhje ilegale. Ishte dëgjuar se kishin filluar të bëheshin mbledhje nga komunistët në lagjen Manalat, prandaj, gjithë gaz, në orën e caktuar të lajmëruar, u mblodhëm në bazë. Në atë dimëroren gjirokastrite, shtruar me mindera e me rroba të leshta, rreth zjarrit, ishim shtatë shokë, tre prej tyre, dukej se ishin nga fshati. Përshëndetemi, njëri prej tyre, ai më i moshuari, një ilegal, përshëndet me “Vdekje Fashizmit”. Ndërruam nga një cigar dhe filluam bisedime të lira për fashizmin dhe hallet e popullit. Tre shokë minoritarë, ca shqip e ca greqisht, flisnin për gjendjen e minoritetit, për reaksionin minoritar e për gjendjen në Greqi. Çdo njeriut i bëhej zemra mal, kur shihej se edhe minoriteti po radhitej në krah të popullit shqiptar, në luftë kundër fashizmit. Pastaj shoku ilegal na flet për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, për programin e saj aktual dhe në perspektivë, për organizimin e luftës e për detyrën, të cilën ka çdo antifashist. Me sa më kujtohet, ai tha : “Ne jemi në luftë me fashizmin, i cili sundon te ne, ashtu sikundër janë në luftë Bashkimi Sovjetik, Anglia, Amerika dhe gjithë popujt e shtypur: Greqia, Jugosllavia, Franca e tjerë. Është një botë e tërë, që lufton fashizmin. Ne s’jemi vetëm. Por lufta do të jetë e gjatë dhe do të kërkojë sakifica nga çdo njeri, që do ta quajë veten antifashist e luftëtar të rezistencës. Pa u burgosur, pa u torturuar, pa u djegur e pa u vrarë nuk bëhet lufta! “Dasma pa mishra nuk bëhet,” thotë populli. Çdo luftëtar atifashist duhet t’i marrë parasysh këto e pastaj t’i hyjë kësaj pune”. E ne të gjithë shpirtërisht të përgatitur për këtë program luftarak, dëgjonim thirrjen e Partisë. - Sonte po jepet fjala e burrit, besa e shqiptarit, për të bërë çdo antifashist detyrën, që i takon, në këtë situatë historike,
49
AZIS HOXHA
për vendin tonë. Sonte gjetëm atë, të cilën kërkonim prej me se dy vjetësh: Organizatoren e Luftës Antifashiste: PARTINË . I deleguari i Partisë, pasi bëri një analizë të hollësishme të gjendjes ndërkombëtare dhe situatës së brendshme, foli për konspiracionin, që duhej të mbahej; pastaj u dha detyrë të popullarizohej në masat e gjëra të popullit Partia Komuniste Shqiptare dhe programi i saj, Bashkimi Sovjetik dhe aleanca anglo - sovjeto - amerikane; të demaskohej fashizmi dhe kuislingët dhe të luftoheshin parrullat e tyre, të jepej në para kontributi i përmuajshëm e të mblidheshin në popull ndihma të çfarëdoshme e sidomos armë dhe municion. “Duhet të bëjmë me vete sa më shumë shokë të vendosur për luftën. Do të mblidhemi në çdo pesëmbëdhjetë ditë në bazën, për të cilën do të lajmërohemi, ku do të jepen detyra”. Ishte një fillim i ri i një pune shumë të organizuar, e cila fliste për seriozitet të madh dhe arritje të qëllimeve madhore. Tani të gjithë e ndienim veten luftëtarë të rezistencës. Kudo flitej për luftën, kudo flitej me simpati të madhe për Bashkimin Sovjetik, për rezistencën e madhe, e cila po u bëhej hordhive naziste, si dhe për humbje të shumta, që pësonin këta të frontit të lindjes. Në familje, në punë, në darka, në dasma e në kësolle, kur bisedat do të vërtiteshin rreth Luftës Antifashiste, njerëzit e Luftës, që tani ishin me qindra, gjenin raste të volitshme për të thënë fjalën e Partisë. Të gjithëve ne na pëlqente ky emër: Njerëzit e Luftës!... Ishim njerëzit e një lufte, e cila, pa dyshim, do të sillte atë, që nuk e kishin sjellë shekujt. Për këtë ishim të gjithë krenarë dhe kishim mobilizuar gjithçka shpirtërore dhe fizike për t’i dalë mbanë që, në sytë tanë, të fashiteshin lotët, jeta jonë të ishte e lirë, e begatë, e bukur! Varfëria, vuajtjet dhe dhimbjet të largoheshin nga vatrat tona një herë e përgjithmonë. Ne e ndienim se meritonim shumë nga jeta... Një ëndërr kjo e madhe, por jo e parealizueshme. Kishte lindur drita, e cila shkëlqente në sytë tanë dhe ky shkëlqim me siguri do të
50
Gjirokastra në epope...
përcillej kudo dhe do të shpërthente si eksplozicion ndaj pushtuesve dhe tradhtarëve.
Prefektura Gjirokastër Rinia ishte bërë shpuzë. Nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit, djem dhe vajza, të rinj dhe fare të rinj do t’i shihje ditën dhe natën, në lëvizje. Shihje gra të moshuara, të cilat i ishin vënë me gjoks punës së Luftës: ndanin komunikata, shoqëronin ilegalë nga njëra bazë te tjetra, i pritnin dhe i përcillnin; dëgjoje pleq dhe plaka që, me fjalët e tyre të thjeshta bënin agjitacion dhe propagandë për komunizmin. Se mjaft në robëri, E mjera Shqipëri!... Lajmet, të cilat vinin nga qytete të tjera të vendit tregonin se, kudo po punohej kundër fashizmit. Këto lajme, duke shkuar gojë më gojë edhe shtoheshin, edhe zbukuroheshin, por... të gjitha i shërbenin luftës. Një kazan i madh po vëlonte! Vendi i shqiponjave po ziente nga zjarri e nga flaka e revolucionit, e cila po pushtonte çdo ditë e më tepër mendjet dhe zemrat e gjithë popullit e sidomos ato të rinisë. Shkollat ishin çerdhe revolucionare.
51
AZIS HOXHA
Dhe ja, fill pas formimit të Komitetit Qarkor të Partisë, më 6 mars 1942, nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës së punës, duke u kthyer nga një shëtitje, kaluan përmes pazarit dhe, duke mbajtur në duar flamurin e kuq, pa shpatat e Liktorit, këndonin këngën e kushtrimit: O trima luftëtarë, O bijtë e Skënderbeut, Kërkoni, shqipëtarë, Lirinë e Mëmëdheut! Parrullat, të cilat hidhte rinia: “Rroftë Shqipëria e lirë!’, “Rroftë populli shqiptar!” tmerruan autoritetet e vendit. Policët dhe karabinierët, të cilët i kishin shoqëruar nxënësit, që nga hyrja e pazarit, filluan t’u afroheshin rreshtave të nxënësve. Në mes të pazarit një kapter i karabinerisë, iu hodh t’ia merrte flamurin nga dora vajzës, e cila printe para rreshtave të ngjeshura të nxënësve. Filloi përleshja me karabinerët dhe policët. Përleshja vazhdoi me nxënësit dhe mësuesit të ndezur, si flakë baruti, të cilët asqë u ndalën, por çanë përpara për nga shkolla e tyre, duke kënduar më me forcë e më me zjarr: Se mjaft në robëri, E mjera Shqipëri!... Dhe, mu në mes të pazarit, gjëmon nga gjokset e rinisë gjirokastrite thirrja: “ Poshtë fashizmi okupator!” U dha kushtrimi për luftë të hapur kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. U ndezën gjakrat e rinisë. U tmerruan karabinierë, policë dhe spiunë! E marrshon përpara rinia, kryelartë për inagurimin e fillimit të luftës së saj antifashiste! Te sheshi i “KOKONËS”, përpara shkollës, sikur rinia përmblodhi forcat e këngës revolucionare, e cila oshëtiu, atëherë, si gjëmim artilerie! Fashistët, si të tërbuar, kur panë se ajo atmosferë patriotike, revolucionare, po u zinte fytin, me
52
Gjirokastra në epope...
pushkë dhe bajonetë u vërsulën, si të tërbuar, mbi mësuesit dhe nxënësit. Dhe krisi grushti, shkopi dhe gurët në kokët e karabinierëve e të policëve. U gjakosën mësues e nxënës. E ndërsa plumbat fashistë fërshëllenin mbi kokët e demonstruesve, përleshja vazhdoi gjer në orët e vona të mbrëmjes. Demonstrata e nxënësve dhe e mësuesve ndezi gjakrat e popullit të qytetit dhe jehona e saj revolucionare u përhap, si vetëtimë në fshatrat e fushës dhe të malit, ku gjeti mbështetje në traditat patriotike dhe në trimërinë e trashëguar brez pas brezi. Dhe aksionet do të vazhdonin njëra pas tjetrës, më të forta dhe më të mirëorganizuara.
53
AZIS HOXHA
Mitingjet e 34 përvjetorit të Luftës së Mashkullorës Më 18 mars 1942 fashizmi do të përkujtonte 34 vjetorin e luftës së Çerçiz Topullit kundër ushtrisë turke. U lajmëruan njerëzit me ftesa, u vunë në dispozicion autobuza, por, në të hyrë të Mashkullorës, nga rruga automobilistike, u vunë roje, të cilat nuk do të lejonin të hynin në fshat, veçse të ftuarit. Por edhe Komiteti Qarkor i Partisë lajmëron që, në Mashkullorë të grumbullohesh sa më shumë popull për të përkujtuar Luftën e Mashkullorës. Vetëm se kishte një porosi të prerë: rruga do të bëhej nga mali. Përpara orës së caktuar, rreth rrapit të fshatit, ishin grumbulluar aq shumë njerëz, sa fashistët nuk e prisnin. Filluan të bisedonin vesh më vesh me njëri – tjetrin e të shqetësoheshin për gjendjen e krijuar. Disa karabinierë e policë u mënjanuan nga turma e njerëzve dhe zunë vend pak më tej. Erdhën autoritetet nga Gjirokastra, por s’ua vuri njeri veshin. Një major italian filloi të flasë dhe pastaj Prefekti. Asnjë entuziazëm, me gjithë fjalët e tyre bombastike e të ngriturat dhe të ulurat të zërit, që kërkonin duartrokitjet e masës. Ndonjë duartrokitje e shkëputur, sikur bëhej nergut për ta bërë sa më qesharak mitingun. Kur fashistët e kryen detyrën, u nisën për të ngrënë drekën,
54
Gjirokastra në epope...
e cila u ishte shtruar në një shtëpi të fshatit. Po tani, sipas programit të përgatitur nga Komiteti Qarkor i Partisë, Luftën e Mashkullorës do ta përkujtonin djemtë e Çeços dhe të Mihal Gramenos, ata, që do të ngrinin në majat më të larta lavdinë e armëve shqiptare. E turma njerëzish nga qyteti e Mashkullora, që mbushnin sheshet dhe brigjet, u nisën për te rrepet, ku kishte luftuar Çerçizi dhe, duke kënduar “Për Mëmëdhenë” atë këngë, që kënduan trimat e Mashkullorës tridhjetë e katër vjet më parë, në zjarrin e batareve shqiptare. Te rrapi valonte flamuri kuq e zi, ku vajzat gjirokastrite, për gjithë natën kishin qendisur me kujdes fjalët: “Sot në zemrat e shqiptarëve, Nesër në malet e Shqipërisë!” U grumbulluan të gjithë rreth këtij simboli të lirisë, kur, nga mezi i turmës, del një burrë thatanik, rreth të tridhjetave, veshur me një kapardinë pak të zbërthulur e që mbante në kokë një borsalinë. Turma u dëndësua më shumë e kënga buçiti më me forcë. Shumë nuk e njihnin këtë trim, por e njohën pas pak nga fjalët, nga zemra çelik; e njohën më vonë malet dhe fushat tona, kudo, ku ai shkeli, kudo, ku gjëmoi fjala e tij prej komisari; kudo, ku krisi pushka e tij prej komunisti. E njohu, më në fund, kalaja e Margëlliçit, heroin e saj, Mustafa Matohitin! Foli oratori për luftrat e lavdishme të të parëve tanë kundër pushtuesve, për luftën e Vlorës kundër imperializmit italian e për detyrën që kishte çdo shqiptar në Shqipërinë e pushtuar. “Jemi skllevër dhe duhet të çlirohemi! Duhet të heqim zinxhirat e robërisë, që na kanë hedhur armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm” dhe toni i zërit të tij ngrihej dhe bëhej më dominues. Në fund gjëmuan malet nga thirrja: “Rroftë Shqipëria e lirë! Poshtë okupatori fashist!” Dhe jehona e kësaj thirrje ushtoi në fshatrat e Kardhiqit.
55
AZIS HOXHA
Nisi nga Cepua drejt maleve të Kurveleshit e Grykës së Tepelenës, nga Qafa e Çajupit në Luginën e Zagorisë e të Pogonit, për të kaluar edhe Vjosën, nga fusha e Gjirokastrës në Luginën e Dropullit, për të marrë përpjetë malin e Gjërë nga Vurgu, Rrëzomat dhe bregdeti i bukur! Kishte ardhur koha që fashizmi të luftohej hapur. Po fashizmi nuk flinte… Fillluan ndjekjet dhe persekutimet e njerëzve të Luftës. Të tjerët burgoseshin dhe internoheshin. Njëri pas tjetrit shokë të tjerë hidheshin në ilegalitet, për të mbushur rreshtat e çetave partizane. Digjeshin shtëpitë e ilegalëve, burgoheshin dhe internoheshin familjet e tyre dhe njerëzit e qejfit dhe të rehatit, me kapadaillëkun e tyre të trashëguar, duke u nisur nga pozitat e “njeriut me mend”, trumbetonin poshtë dhe përpjetë: “Po marrin veten në qafë këta djem! Do të venë dhjamë qëni! I delet Italisë?!...” Natën vonë, zhurma e çizmes fashiste në rrugët e kalldrëmta të lagjeve të qytetit, të lehurat e qenve dhe trokitja e portave, formonin një melodi ngjethëse. Ishte “muzikë” gati e përnatshme! E nga zhurma e kësaj simfonie fashiste hapeshin mengadalë dritaret, për të parë fashistët, se kujt kishin vendosur t’ia mbyllnin derën asaj nate! Njerëzit e Luftës, me veshët ngritur dhe me syrin pishë, nën dritën e hënës, apo në errësirën e natës, manovronin nëpër kopshte e nëpër oborre, në drejtime të kundërta me ato të fashistëve. Fashizmi përdorte frikën dhe terrorin, por dhe urinë për të shuar lëvizjen e rezistencës, e cila dita - ditës rritej dhe zhvillohej, si në qytet dhe në fshat.
56
Gjirokastra në epope...
*** Nëpër fshatrat jepej katër kilogram misër për frymë për çdo muaj! Në qytet treqind e pesëdhjetë gram bukë misri ditën! Misri shitej me njëzetë e pesë lekë kilogramin, aq sa ishte mëditja e një nëpunësi të mesëm! Që të blije një palë këpucë duhet të harxhoje rrogën e një muaji. Një metër pëlhurë kushtonte dhjetë – dymbëdhjetë lekë, aq sa ishte mëditja e një punëtori. Vajguri, sheqeri, orizi , makaronat nuk gjendeshin në treg! Tregu i zi bënte kërdinë. Por, atë, që nuk jepte fashizmi, do ta merrte populli me forcë. Më 15 qershor 1942, ditë e premte, ditë pazari, rrugët e tregut u mbushën me fshatarë, sikundër ndonjëherë tjetër. Grupe – grupe njerëzit grumbulloheshin nga të gjithë rrugët përpara sheshit të prefekturës. Atje u dëgjuan thirrjet: “ Bukë! Bukë! Duam bukë!” Turmës së fshatarëve iu shtuan dhe qytetarët e uritur. Evanthi Çolare nga Erindi, një mesogrua, hipi në një mur, përpara prefekturës dhe thirri me zë të fortë tha: “Sot gjithë këto ditë, me një thelë qollopitë Dhe atë s’e bëmë vetë , Po na i dhanë shoqetë!’ Fashistët s’u ndien përsëgjalli dhe turma u nis nëpër lagje, për nga shtëpitë e tregtarëve e agallarëve të qytetit. E kur po ktheheshin, fshatarë dhe qytetarë, ngarkuar me thasë me misër, u përleshën mu në mes të pazarit me karabinerinë fashiste. Lato Braho, Timo Muçi, Koço Bllaci e tjerë ishin të parët, që iu hodhën karabinierëve në grykë. E përleshja vazhdoi. Por fashistët asnjërin nuk mund të arrestonin, përpara asaj force të asaj turme kompakte dhe të vendosur! Demonstratat dhe jehona e krismës së revolverit komunist, të cilat gjëmonin rrugëve të qyteteteve kundër fashistëve dhe
57
AZIS HOXHA
spiunëve, ishte paralajmërimi i stuhisë, që po afrohej dhe do të zhdukte nga kjo tokë e shenjtë pushtues e sundues. Bie heroikisht në Tiranë Qemal Stafa dhe nuk dorëzohet. Në luftë të pabarabartë me fashistët digjen në flakën e bombave Perlati, Brankua, Jordani dhe nuk jepen! Burgosen dhe torturohen në mënyrën më çnjerëzore militantët e Partisë, por nuk nxjerrin asnjë fjalë. Heroizmi ndjek heroizmin. Është heroizmi i kuq i mendur dhe i brujtur me gjak shqiptari! Dhe koha në gjerdanin e saj, vendos njëri pas tjetrit këto heroizma të djemve të popullit, për t’ia treguar këtë sakrificë sublime brezave të ardhshëm!
Kortezhi në formën e një demonstrate Më 13 korrik 1942 në Goricë të Dropullit, në luftë me xhandarë e karabinierë, bie heroikisht Muzo Asqeriu7. U derdh gjaku i parë komunist i qarkut tonë. Po gjaku ndez gjakrat. Gojë më gojë u lajmëruan njerëzit të merrnin pjesë në varrimin e Muzos. Të gjithë shokët e luftës u vunë në lëvizje për të marrë pjesë në varrim sa më shumë popull. U mbyll pazari. Ndjenja e simpatisë për komunistin pushtonte çdo zemër shqiptare. Ndjenja e urrejtjes dhe e hakmarrjes gufonte në zemrat e çdo patrioti që, atë mbasdite të 20 korrikut, shoqëronin arkivolin e kuq të Muzos së tyre. Gjirokastra s’kishte parë varrim më madhështor! 7) Nga dëshmorët e parë të qarkut të Gjirokastrës
58
Gjirokastra në epope...
Ishte nderimi i fundit që i bëhej një komunisti! Ishte shfaqja e simpatisë dhe dashurisë për Partinë Komuniste Shqiptare, e cila tregonte haptas, në mes të fashistëve, populli i këtij qyteti. Herë pas herë, edhe në mes të pazarit, hidheshin parrulla: “Të rrojë Shqipëria e lirë!” Kortezhi po merrte formën e një demonstrate. Karabinierë dhe policë të armatosur shoqëronin popullin, por s’guxonin të thoshnin asnjë fjalë. Kur shikoje të moshuar, po dhe fare të rinj të vrejtur, duke ecur me atë çap të matur e duke shtrënguar dhëmbët, sikur shikoje forcën e idesë dhe veprës së Partisë. Dhe ja ashtu, duke menduar gjithë rrugën për hakmarrje, korteu arriti në varreza. Gjithë populli u grumbullua rreth arkivolit veshur me beze të kuqe. Fashistë, karabinierë, policë, spiunë, rrinin larg. I tmerronte afshi patriotik i asaj mizërie njerëzish. Nga mesi i turmës del Qemal Karagjozi, i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë dhe i flet popullit për të kaluarën revolucionare të Muzos, për vendosmërinë e tij për t’i shërbyer popullit dhe atdheut, gjersa dha jetën. Ai i bëri thirrje popullit, që në luftë kundër bishës naziste, e cila kishte pushtuar vendin tonë, që po e torturonte dhe po e gjakoste, të ndiqej shembulli i komunistit Muzo Asqeri. Fashistët në Goricë panë trimërinë e Muzos, po këtu, në varreza, panë vullnetin e një populli të tërë, i vendosur për të ndjekur rrugën e Muzos së tyre, i vendosur për hakmarrje! Ky varrim, i cili u kthye në një demonstratë të vërtetë antifashiste, i tmerroi fashistët italianë e tradhtarët e vendit. Ata shihnin tani një popull të tërë në shtigjet e luftës së armatosur.
59
AZIS HOXHA
PAS PESË MUAJVE Mbledhjet e grupeve kishin kohë, që fillonin, duke qëndruar më këmbë me një minutë heshtjeje, në kujtim të dëshmorëve, të cilët binin në fushën e betejave, në të katër anët e vendit. Betimin: “Do t’ia marrim hakun!” që bënin shokët, në këto raste, sikur shtonte më tepër urrejtjen ndaj pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre e sikur ky betim, i bënte më të vendosur për të luftuar më me guxim fashizmin. Shkëndijat e luftë së hapur, demonstratat, atentatet e sabotimet, që bëheshin në qytet, u përhapën në të gjitha krahinat e vendit. Shembulli i komunistëve të rënë heroikisht në fushat e betejave, apo qëndresa heroike e të tjerëve, përpara xhelatëve në burgjet fashiste, frymëzonte çdo antifashist. Lavdisë së një komunisti të rënë në luftë, i shtohej lavdia e komunistëve të tjerë, të cilët sublimoheshin njëri pas tjetrit.
60
Gjirokastra në epope...
Komunistët po mbusheshin me lavdi. Dhe populli shihte te komunistët gjakun, zemrën, shpirtin e vet, lavdinë e vet! Po ngrihej nga Partia lart e më lart lavdia dhe patriotizmi i racës arbërore! ***
Ishte vera e vitit 1942. Duke biseduar rreth luftës antifashiste, një mësues në fshatrat e largëta të Konispolit, i thotë një shoku: “ Që kur jam kthyer nga fshati, ne kemi bërë shumë nga këto biseda dhe me këdo që bisedoj, po këto muhabete bëjmë, por, e di ti që më vjen turp nga vetja ime, kur nuk bëj ndonjë punë për Luftën? E di ti që, kur dal pazarit, më duket, sikur më qeshin të gjithë ata, që më shikojnë? Shumë herë i them vetes: “Të më ruajnë llafet!” Dhe mësuesi kishte të drejtë. Të mos ishe antifashist në Gjirokastër si dhe kudo, të mos punoje për luftën, do të ishe i izoluar nga shoqëria. Të ishe indiferent do të përbuzeshe. Të ishe fashist do të kishe urrejtjen e një populli të tërë. Ndërsa njerëzit e Lëvizjes kishin respektin e konsideratën e popullit, pse luftonin për çlirimin e vendit, pse luftonin për vendosjen e demokracisë popullore, pse ishin shokë të heronjve dhe trimave, që s’i ndanin fjalët nga veprat, se bënin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar, që grumbullonin rreth vetes ajkën e patriotizmit shqiptar, të trimërisë, burrërisë, vendosmërisë dhe pastërtisë morale. *** Lufta po rritej dhe po zhvillohej nga dita në ditë Nga fillimi i prillit të vitit 1942, me vendim të Komitetit Qarkor formohet në qytet komisioni prej pesë vetësh për mbledhjen e ndihmave në favor të Lëvizjes. Ndihmat e para: municion, bereqet dhe veshëmbathje do të mblidheshin, sipas udhëzimit, kryesisht nga njerëz të paorganizuar në parti, rini
61
AZIS HOXHA
apo grupe edukative. Pra, do të mblidheshin ndihma në përgjithësi nga njerëz të moshuar nga: tregtarë, nëpunës, zejtarë, apo nga ata, që rronin me administrimin e pronës së vet. Ndahet puna. Çdo anëtar i komisionit merr në ngarkim të mbledhë ndihma te të njohurit e vet, ku kishte kredi, pse konspiracioni nuk lejonte as të jepej dëftesë e as të mbaheshin shënime. Sipas udhëzimeve të Partisë, ndihma do të jepej kryesisht, sipas dëshirës të çdo njerit, që ndihmonte dhe duhej të punohej me durim e, në mënyrë që, çdo njeri të jepte ndihmë, të bëhej sa më i ndërgjegjshëm e të lidhej sa më ngushtë me Frontin Nacionalçlirimtar. Ndihma materiale, që do të grumbullohej, ishte njëra anë e punës. Puna më me rëndësi do të ishte agjitacioni dhe propaganda, që do të bëhej me zgjuarsi me njerëzit, sepse një kategori njerëzish, kishte influenca personale në masat e qytetit, një influencë të trashëguar. Ishte ajo shumicë njerëzish, që ndikonte në forcimin e opinionit dhe pastaj, në këtë kategori njerëzish, armiku mund të gjente terrenin më të përshtatshëm për të përhapur helmin e vet. Çdo anëtar i komisionit do të shpinte rregullisht te njerëzit e vet traktet dhe komunikatat e partisë, sadoherë, që do të dilnin. E gjatë këtyre takimeve (tri – katër herë në muaj) do të sqaroheshin njerëzit për situatat e krijuara, duke luftuar njëkohësisht edhe parullat e armikut. Në mbledhjet mujore, që bëheshin për të dorëzuar ndihmat çdo njerit i bëhej zemra mal, kur shihte sesa shumë njerëz e hiqnin nga goja e tyre, për të ndihmuar Luftën se dhe plakat nxirrnin kondoxhupet nga fundi i sepeteve, ku i ruanin prej vjetësh, për t’i veshur partizanët, apo hiqnin nga dysheqet leshin e bënin bluza dhe çorape për partizanët. Nuk besoj të ketë mbetur femër në Gjirokastër që të mos ketë punuar triko, çorape, bluza, e doreza për çetat partizane,
62
Gjirokastra në epope...
apo të mos ketë qendisur me kujdesin e femrës dhe dashurinë e së resë shkabën dykrenore me yllin e kuq partizan. Një mbasdite më vjen në shtëpi Subiu 8 dhe më sjell për të shpërndarë një sërë komunikatash. Në avlli ishin mbledhur për muhabet, si mblidheshin zakonisht, plot plaka. - Ç‘i ke ato, Subo? - Hiçgjë, kisha marrë një libër për të lexuar dhe ta solla. - Libër, libër, po kini mendjen të zez, se do t’ju zënë! - Spiunët udhëve janë, - i thotë tjetra. - Udhëve s’rrinë ata, e kanë ndjerë frikën tani. “E dëgjuat si e hëngri gjysmën e lekut 9 ai djali i Tolicës që vinte këtu te sheshi i Çerçizit dhe përgjonte?” - Ruajuni, ruajuni të keqen, se mezi ju kanë nënat, se “Ujët flë dhe hasmi s’flë”, thonë. - E po ne në luftë jemi, po ju plakat ç’bëni? I kini dhënë ato kondoxhupet?10 - Ja aty e kam unë timin. Ejani merreni! - E pse do t’i ruajmë në sepet e mos t’ua japim partizanëve? Janë djemtë tanë ata. Gdhihen dhe ngrysen maleve në shi dhe në zborë (dëborë) e me kokë në torbë. - Ashtu është, ashtu, ç’t’i ruajmë e për kë të kursejmë? Mirë që na u ndodhën tani për këtë ditë. - Edhe këta s’durohen. Kishin ardhur një ditë në vapë dy ushtarë dhe rrinin te sufa e portës. E ç’t’ju them... Zhveshën brekët, moj të keqen. Po mirë që s’u ndodhën burrat brenda, se do të ishin vrarë me ta. - Hasmi s’të vjen në shtëpi për të mirë. E kështu vazhdoi muhabeti i këtyre plakave, muhabet lufte, gjersa u err dhe u larguan. 8 ) Subi Bakiri, shtëpia e të cilit ishte një nga bazat më të rëndësishme të Luftës në Gjirokastër. 9 ) Kjo shprehje përdorej në kohën e Luftës në kuptimin e plumbit. 10 ) Një lloj peliçe karakteristike gjirokastrite
63
AZIS HOXHA
ZEMËRGJERËSIA - Mirë e keni, mor djem, - thoshte një ditë një blektor, një burrë i ndershëm, kur iu kërkua për herë të parë ndihmë, - ju vriteni e ne të kursejmë para? Do t’ju japim para, bereqet, bagëti, veshje e ç’të kemi... Vetëm me mend, se, këta qeratarë, janë bërë, si të tërbuar tani. Dasmë pa mish s’bëhet, por, gjithnjë, me mend, djema, se këta janë akoma të fortë për ne “. - Unë s’kam tani, - i tha një anëtari të komisionit, një bashkëlagjas, i cili rronte vetëm me të ardhurat, që siguronte nga një lopë, - por do ta heq nga goja e familjes dhe do të ndihmoj dhe unë Luftën e djalërisë. Ca të tjerë zinin vetë anëtarët e komisionit dhe i qortonin se nuk u kishin kërkuar ndihmë. Mburreshin njerëzit, që jepnin ndihmë mujore për Luftën, se kështu ishin të lidhur me Frontin Nacionalçlirimtar. E ndjenin veten në radhët partizane, në radhët e trimave, në radhët e çlirimtarëve. Puna ishte e madhe dhe çdo ditë shtohej numri i atyre, të cilët ndihmonin luftën, prandaj çdo anëtar i këtij komisioni aktivizonte edhe shokë të tjerë. Kështu nuk mbetej njeri pa dhënë ndihmë për luftën, nuk mbetej njeri pa u lidhur me Frontin, nuk mbetej njeri pa lexuar shtypin e partisë. Ndodhte që shokë të komisionit të ndihmave të arrestoheshin, apo të hidheshin në ilegalitet, por puna nuk ndërpritej për asnjë ditë, pse partia do të ngarkonte njerëz të tjerë, të cilët do të zëvëndësonin ata. Populli dhe Partia Komuniste Shqiptare te Fronti Nacionalçlirimtar shihte çdo ditë dhe më qartë të vetmen garanci për çlirimin e Atdheut të robëruar, të vetmen fuqi për mbrojtjen e nderit e të pasurisë dhe, s’kishte forcë që ta pengonte fjalën e partisë, vrullin e rinisë. Nga agjitacioni i
64
Gjirokastra në epope...
kufizuar e kokë më kokë, që bëhej në fillim, tani kishte ardhur koha të hidhej në punë politike të hapët në masat e popullit. Grupe të rinjsh, herë me shfaqje teatrale, herë me vegla muzikore vizitonin fshatrat përreth qytetit me programe të caktuara. Gjëmonte qyteti dhe fshati nga meloditë e këngëve partizane. Ditën e 1 majit (14 maji në kalendarin e ri) Gjirokastra e festonte çdo vit në Kodhorcë * bregorekjo në jug të qytetit. Sipas traditës do të hahej e do të pinte në “Atë ujë që t’i iknin të ligat”. Po kjo festë fetare më 1942 u kthye nga Partia në një miting madhështor. Të deleguar të Partisë i folën popullit për historikun e 1 Majit, mbi luftën që bën proletariati botëror për ta hequr qafe zgjedhën kapitaliste dhe detyrat që i dalin sot popullit shqiptar. Pastaj anëtarë të Partisë, të rinj dhe të reja komuniste, anëtarë të grupeve komuniste dhe të grupeve edukative, do të shoqëroheshin me popullin për të vazhduar bisedat e shëtitjet tradicionale. *** Nga mezi i majit do të bëhej një shëtitje në Leknjas* vend piktoresk e me ujë, afër Kodhorcës. Mbi 100 të reja, nga të gjithë lagjet e qytetit, grupe - grupe morën rrugën e Manalatit. Në buzë të përroit u grumbulluan të gjitha tok, duke kënduar këngë revolucionare. Një vesë shi, afër drekës, i detyroi vajzat të largoheshin përpara kohe dhe kërkuan të mbroheshin në konakët e jashtme të Teqesë së Zallit”. Po Dervish Rexhepi nuk mund të fuste në teqe vajzat, që i këndonin botës së re! Një javë më vonë u bë një “shëtitje” tjetër në brigjet e Teqesë së Shtufit. U zhvillua i njëjti program. Dhe shëtitje të tilla me të rinj dhe të reja u bënë shumë me radhë, gjithë atë verë. Komiteti Qarkor i Partisë tregonte një kujdes të veçantë për punën me të rinjtë. Krahas zhvillimit të sportit bëhej edhe një punë e dëndur edukative.
65
AZIS HOXHA
*** Në qershor të vitit 1942 skuadra “Shqiponja” u ndesh me skuadrën e garnizonit italian të Gjirokastrës. Fashistët e propagandonin me të madhe këtë ndeshje “miqësore”, “vëllazërore”, por fusha ishte mbushur me ushtarë të armatosur. Po shumë më tepër kishte popull, sidomos të rinj. Gjate lojës goditet në këmbë një lojtar italian. Filloi grindja, filloi grushti midis lojtarëve. Komandanti fashist urdhëroi ushtarët të futeshin në fushë. Po në fushë hyri i gjithë populli. Fashistët u tmerruan. Lojtarët pa u veshur, ushtarët ua hipin kamionave dhe duke qëlluar në ajër u larguan, por gurët nuk iu ndanë, sa u larguan nga brigjet gjatë rrugës. Populli pa dhe në këtë ndeshje “miqësinë” e “vëllazërinë”. *** Ishte vjeshtë e vitit 1942. Koha e vjeljes së misrave. Ishte organizuar një ndeshje futbolli në Dervician midis skuadrës “Shqiponja” të qytetit dhe futbollistëve minoritarë. Fusha ishte mbushur plot e përplot me fshatarë e djem gjirokastritë. Kishin ardhur dhe shumë ushtarë italianë të një reparti të artileisë, që kishte zënë vend aty afër. Filloi loja dhe mbaroi pjesa e parë në mes brohoritjeve e këngëve patriotike të sportdashësve. Kur filloi pjesa e dytë e lojës, u dëgjua nga jashtë fushës një fërshëllimë bilbili. Të njëzetë e dy lojtarët me tre gjyqtarët morën drejtqëndrim, duke mbajtur një minutë zi, në kujtim të shokëve të rënë në luftë për çlirimin e Atdheut. Ushtarët italianë, që kishin zënë një qoshe të fushës, u hutuan. Këngët patriotike vazhduan, deri sa mbaroi loja dhe gjersa futbollistët u kthyen në Gjirokastër. Por fashizmi dhe bashkëpunëtorët e tij, s’do të linin gur pa lëvizur për të shuar flakën e këtij zjarri, i cili po i përvëlonte. Çdo ditë e çdo natë do të arrestonin, apo do të internonin burra e gra. Herë pas herë do të digjnin, apo do të shkatërronin shtëpitë e ilegalëve. Pothuaj në çdo dy – tri netë do të dëgjohej
66
Gjirokastra në epope...
të hapej një shtëpi, apo do të tentohej të hapej një tjetër. Kjo nevojë e madhe do të detyronte njerinë të udhëtonte në rrugën Gjirokastër – Vlorë se kusarët në Shkallën e Zezë, në Salari, në Mazhar, apo në ndonjë shteg tjetër, do t’i zhvishnin edhe xhaketën nga krahët. Dhe kjo ishte gati e përditshme. Ky ishte “rendi fashist”! Por sa të pazotë ishin fashistët për mbrojtjen e rendit publik, aq dinakë dhe djallëzorë tregoheshin për të përçarë popullin e për ta larguar e distancuar atë nga Fronti Nacionalçlirimtar. Tahir Kolgjini, xhelati anadollak, grumbullon mercenarët, nga ishin dhe s’ishin, H. M. me shokë, organizon banda hajdutësh për të bërë pre në fshatrat e Lunxhërisë, në krahinat minoritare e të sillte përçarje në vëllazërinë në besime të ndryshme e në minoritet. Edhe vathët nga veshët, edhe unazat nga gishtrinjtë ua hiqnin grave, këta kusarë të paguar! E për të deziluzionuar popullin, për ta larguar atë nga Lufta Nacionalçlirimtare, kudo që vinin, në Stegopul, në Hllomo e Selckë, zbatonin me rigorozitet porosinë e fashistëve për t’u paraqitur si çeta partizane. Në strehët e historisë fashistët kishin gjetur një “armë të ndryshkur”: “ Përça dhe sundo”, por “Harro fshanë e Valaresë, se Ali Pashën e prenë!” Populli i njihte mirë çetat partizane dhe komunistët, se ishin pjellë e tij, ashtu sikundër i njihte mirë armiqtë, fashistët dhe bandat hajdute të tyre. Pra dështoi dhe ky plan fashist! Po të tjera plane përpiloheshin në zyrat e SIMIT e të fashos dhe viheshin në zbatim për të luftuar kryengritjen e armatosur, që po përgatiej nga Partia Komuniste Shqiptare Bandat hajdute dolën nga pyjet, zbritën në qytet, po tani veshën “devizën” e milicit. Më tepër terror në popullin e qytetit. Datat 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 gusht 1942 ishin ditët, kur burgjet u mbushën me antifashistë dhe milicët s’lanë shtëpi pa kontrolluar e plaçkitur.
67
AZIS HOXHA
Më 7 gusht 1942 del urdhri i ndalim - qarkullimt të njerëzve, pas orës 22.00, ndërsa në fshatra, pas orës 21.00. Fashistët kishin vendosur t’i vinin gjoksin e tyre të grirë përbrenda ortekut, i cili po zbriste nga malet kreshnike e që po shkatërrone çdo pengesë, që i dilte përpara. Mu në mes të pazarit kërciste revolveri i njësitit gueril të qytetit dhe shtrinte përdhe fashistë e spiunë. Fashistët dhe tradhtarët dridheshin nga trimëria djaloshare… Por s’dorëzoheshin… Pas operacionit të këtyre ditëve, që u bë në qytet, në dyjavorin e dytë të gushtit të vitit 1942, prefekti në krye të qindra milicëve filloi një operacion në Picar dhe në fshatra të tjerë të Kardhiqit. Kërkonte të dorëzoheshin ilegalët. Djeg shtëpi dhe kasolle, arreston burra, gra dhe kthehet në Gjirokastër, si triumfator. Por populli me besim të patundur te forcat e veta e në vijën e Frontit Nacionalçlirimtar i thoshte: “ Prit, Tahir Kolgjini! Dardha e ka bishtin prapa”. Dhe çetat partizane me njësitet guerrile të fshatrave hynin në mes të ditës në fshatra, hapnin depot e bereqetit të dhjetarëve dhe ia shpërndanin popullit. Fshatarët po bëheshin zotër të mallit të vet. “Asnjë ushtar fashizmit!” Ishte thirrja që Partia Komuniste Shqiptare i drejtohej popullit. Djemtë e qytetit dhe të fshatit, të cilët e kishin në gjak trimërinë dhe patriotizmin, mbushnin radhët e çetave partizane, që i kishin dalë zot Shqipërisë së robëruar. Revolucioni popullor marrshonte gjithnjë përpara. Po përgatitej kryengritja e armatosur. Fitorja madhështore, që korri Partia Komuniste Shqiptare më 16 shtator 1942, në Konferencën e Pezës, ku organizoi rreth Frontit Nacionalçlirimtar gjithë rrymat politike përparimtare shqiptare, konkretizoi më së miri heroizmin, zgjuarsinë, largpamësinë e udhëheqjes së Partisë Komuniste Shqiptare
68
Gjirokastra në epope...
dhe patriotizmin e popullit shqiptar. Tani në fshatrat, çetat partizane e në qytete të deleguar të Komiteteve Qarkore, ngrinin njëra pas tjetrës Këshillat Nacionaçlirimtare. Po hidheshin kështu themelet e pushtetit popullor. Populli po lidhej gjithnjë e më ngushtë rreth Frontit Naconalçlirimtar. Por fashistët do të luanin dhe gurin e fundit për të rrëzuar këtë kështjellë vigane, e cila po ngrihej me gjakun e djalërisë shqiptare në Shqipërinë e robëruar.
Prefektura e Gjirokastrës, 1912 Topa kini, ushtri kini, ecni dhe i zini…, Javer bej! Më 3 tetor 1942 “I ardhuri në shportë” 11 , e inaguroi pozitën, që i kishte dhënë fashizmi, si guvernator i Prefekturës së Gjirokastrës, me një mbledhje me parësinë e qytetit. Beu kërkoi nga parësia të dorëzoheshin të arratisurit brenda muajit, “ndryshe do t’i presim popullit bukën dhe ujin, nëpunësve 11) Kështu e përçmonte populli Javer Hurshidin me origjinë turke, djalë i adoptuar nga një bej gjirokastrit
69
AZIS HOXHA
nuk do t’ua paguajmë rrogat, do të mbyllim shkollat, do të sillemi me ju, siç silleni me ju me qeverinë! Asnjë shtëpi nga ato, që kanë të arratisur, nuk do të lëmë në këmbë! Të gjithë familjet e të arratisurve do t’i internojmë”. - Qeveria e ka dorën të gjatë, Javer bej! - i thotë njëri nga pleqtë. - Mund të bëjë ç’të dojë, po tani ndryshuan kohët. Djemtë janë në male. Topa kini, ushtri kini, ecni dhe i zini… Dhe i vetmi bej, që kishte mbetur nga bejtë e Gjirokastrës me të thënë dhe me të bërë nuk e zgjati më fjalën. *** Numri i të burgosurve, të internuarve e të shtëpive të djegura dhe të shkatërruara, po e shtonte nga dita në ditë Beu i Gjirokastrës. E kur fashistët panë se frikën nuk e njihte ky popull e terrori nuk mund të gjunjëzonte, vendosën ta përkulnin me anën e urisë. Më 10 deri më 17 tetor 1942 furrat nuk nxorën bukë. Por, sa më barbar bëhej armiku, aq më i vendosur tregohej populli për të luftuar fashzmin, aq më ngushtë lidhej me Frontin Nacionalçlirimtar. Ishte kështu një popull që s’jepej kurrsesi, sado masa të ashpra të ndërmerreshin. Më 19 tetor 1942 rrugët e pazarit u mbushën me burra, gra, fëmijë dhe të reja. Te sheshi i kafenesë së Prefektuës s’kishte, ku të hidhje mollën. -Te Prefekti, te Prefekti! - u dëgjuan ca zëra dhe turma mbushi korridoret e pallatit të prefekturës, duke vënë përpara, si hunjtë e gardhit policë dhe xhandarë. - Duam bukë ! Duam bukë përngahera ! - Të dalë Prefekti! - Prefekti të dalë ! Po prefekti s’dukej. Nga “ndënëkalaja “ shihet të zbresin me nxitim milicët. U përleshën me popullin në rrugët e pazarit dhe hynë në
70
Gjirokastra në epope...
prefekturë, ku u bë përleshja me ta, fyt më fyt. - Ç‘ka ky popull, more burrë? - thotë një xhandar. - Duam bukë, se qeveria ka mbyllur furrat! - Po ç’ka dreqin, po bahet kështu. Ne na thanë se komunistët duan të vrasin Prefektin! Dhe xhandari u zhduk me nxitim nga shokët e vet. Turma u grumbullua në mes të pazarit. Britmat “Bukë, Bukë!” sa delnin nga fillimi i turmës përhapeshin në të gjithë rrugët e pazarit. Demonstrata, sipas itinerarit parashikuar nga Komiteti Qarkor i Partisë, u shpërngul nga Baçe e Teqesë. Këtu u del përpara Koço Muka, kuestori i policisë, dhe u mundua të qetësonte demonstruesit, duke u premtuar se do të dilte bukë në furra dhe do të liroheshin shokët e porsaarrrestuar. Por si qeni i lig, që sa herë t’i biesh me shkop kokës, grinjaset për të të kafshuar, kështu dhe fashistët, pas çdo aksioni të popullit kërcënonin, kanoseshin e kundërvepronin për ta larguar atë nga rruga e vet. Të nesërmen e demonstratës së bukës, më 20 tetor, thirrën në prefekturë shumë arsimtarë. Te dera e prefektit rrinin ca milicë të armatosur. Salla e pritjes ishte në sallon i madh. Tahir Kolgjini rrinte i vrejtur, në krye të sallonit. Të ftuarit zunë vend njëri pas tjetrit në karriket, që ishin vendosur pranë murit, larg tavolinës së prefektit. Asgjë s’lëviste në atë sallon aq të madh me rreth njëzet burra brenda. Të ftuarit, herë shikonin fytyrën e mavijosur të Tahir Kolgjinit, herë shikonin njëri - tjetrin, duke pritur, nga çasti në çast, që prefekti të hapte bisedën. Ata e merrnin me mend pse ishin thirrur, prandaj çdo njeri mendonte sesi do t’i përgjigjej prefektit injorant. Por Tahir Kolgjini nuk i kishte thirrur për të biseduar, por për t’i kërcënuar dhe frikësuar. Dhe si e filloi, e mbaroi bisedën afuzi anadollak: “Ju arsimtarët jeni ba të gjithë komunistë!... Ju bëni të gjitha
71
AZIS HOXHA
këto ngatërresa, po do ta paguani shtrenjtë!... Po merrni në qafë veten dhe ata kalamajtë, që ua keni qitë mendjen nga kryet! Fashizmi ka me ju ba të bindeni, se po i bini murit me krye! Ne shqiptarët e ndershëm, s’do t’ju lamë me na shitë te shqau, te greku e me na prishë nderin e burrninë e shqiptarit!... Mblidhni mentë në krye, se pasha zotin, nji s’kam për të lanë gjallë! A e muarrt vesh? A e kuptuet?” Siri Shapllua u ngrit për të thënë ndonjë fjalë, por Tahir Kolgjini e ndërpreu, i ra tavolinës me grusht e iu nxi fytyra, si për t’ju përshtatur këmishës, që mbante veshur e shkumë i dilte nga goja, kur çirrej: “Ulu njaty! S’duem llafe! Kujtoni se mundeni me genjye, si bani me nxënësit, që i keni ba me më pru ktu ndonjenin, vetë e kam për ta mbytë!” Fashizmi bashkë me terrorin, frikën dhe kërcënimet, u mundua të përdorte edhe paranë për të korruptuar njerëzit dhe për të dobësuar Luftën Nacionalçlirimtare. Më datën 12 nëntor 1942 u panë të afishuara, në të gjitha rrugët e qytetit, kopje të vendimit Nr. 3, datë 4 nëntor 1942 të Komitetit të Sigurimit Botnuer” që dënonte gjashtë nga udhëheqësit e luftës në Qarkun e Gjirokastrës. Në vendim lexohej: a. Kushdo q’i vret, zë ose lehtëson zanien e ndonjerit nga personat e mësipërmë, merr një shpërblim të menjëhershëm franga shqiptare 10 000 (dhjetë mijë) b. Në dashtë se, ai që përmbush këtë veprim ndodhet i arratisun si i akuzuem, ose i dënuem për çdo faj politik ose ordner, qoftë edhe me dënim vdekjeje, dekllarohet menjëherë i falur”. Disa ditë më vonë u panë të afishuara në pazar shpallja, ku thuhej: “Kush vret prefektin do të paguhet një frangë!” Edhe lufta ka humorin e saj. Po plagët, të cilat merrte fashizmi në të gjitha frontet e Luftës, po gangrenizoheshin. Nga nëntori i vitit1941, në dyert e Moskës ushtarët
72
Gjirokastra në epope...
gjermanë, pas tre vjetësh lufte, dëgjuan, për herë të parë nga gjeneralët e tyre, komandën : “Prapaktheu!” Lufta partizane në vendet e robëruara të Evropës ishte rritur, zhvilluar në përmasa dhe u shkaktonte dëme të mëdha fashistëve. Ushtria Partizane Vullnetare Nacionalçlirimtare Shqiptare rritej nga dita në ditë dhe po korrte fitore njëra pas tjetrës, duke çliruar krahina të tëra. Si rrufeja përhapeshin lajmet, që vinin nga të katër anët e Shqipërisë për çlirimin e krahinave të gjëra nga çetat partizane. Pas çdo fitoreje, një fitore tjetër e madhe do të korrej. Djemtë e popullit, në radhët e ushtrisë dhe të milicisë, gjithnjë e më shumë ndjenin detyrën patriotike, që u ngarkonte koha, të shpartallonin radhët fashiste dhe të bashkoheshin me Ushtrinë Partizane Vullnetare Nacionalçlirimtare Shqiptare. Më 2 gusht 1943 arratisen nga kalaja, ku ishin mbyllur, 19 milicë dhe një xhandar. Dy ditë më vonë arratisen të tjerë. Më 31 mars arratisen nga repati i Jorgucatit oficerët Asim Zeneli dhe Pano Xhamballo me 12 ushtarë. Dezertime nga radhët e fashistëve do të dëgjoje çdo ditë. Dhe populli po shihte, përherë e më qartë, në luftën e tij të vendosur e pa kompromis kundër pushtuesve e tradhtarëve, fitoren e ardhshme, fitoren e madhe. *** Edhe kur populli shqiptar po gëzonte, si asnjëherë bashkimin e tij rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar me Partinë Komuniste Shqiptare në krye, lindi Balli Kombëtar! Balli Kombëtar u organizua nga fashistët për të luftuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Shumica e udhëheqësve të kësaj organizate ishin nëpunës të lartë të fashizmit. Ata flisnin kundër fashizmit, nga kolltuqet, që u kishte dhënë fashizmi. Ata majmeshin nga rrogat, që merrnin nga fashizmi. Ata organizoheshin me armët, të cilat ua jepte fashizmi. Në influencën personale, që kishte një pjesë e tyre, në rrethet familjare, apo shoqërore, me autoritetin e pozitës, të cilin u kishte dhënë fashizmi, ata nisën në të katër anët e vendit,
73
AZIS HOXHA
një gjueti të shpirtrave të varfër. E na vinë në Gjirokastër Ali bej Këlcyra, Zejnel Gjoleka me njerëz të tjerë, politikanë të falimentuar, përqafohen me prefektë dhe kuestorë, ia shtrojnë me dreka dhe me darka në shtëpitë e agallarëve të qytetit dhe ngrënë selinë e tyre në teqenë e dervish Rexhepit. Teqeja e Zallit shndërrohet tani në degë rekrutimi e Ballit Kombëtar, në depo armësh e ushtrisë italiane për çetat e Ballit e në zyrë informacioni për Luogotencën! Dervish Rexhepi, me autoritetin e rrobës bektashiane, shkëput nga radhët e popullit një pjesë të popullsisë së Gjirokastrës, robër të fesë dhe të zakoneve prapanike. Dhe në qytet, që në javët e para, populli ndesh me helmin e përhapur nga Balli Kombëtar. Në një vdekje në lagjen Palorto, Q. Sh., eksponent i Ballit Kombëtar, duke vazhduar bisedën me një kushëririn e vet, i thotë: “ Anglezët dhe amerikanët nuk mund të lënë në Evropë një Shqipëri Komuniste. Bashkimi Sovjetik, jo vetëm që është larg, por do të dalë nga lufta i shkatërruar. Aleatët do t’u imponojnë rusëve vullnetin e tyre, kështu që fitorja do të jetë e nacionalistëve. Pse nuk e hapin aleatët frontin e dytë? Pastaj edhe brenda nuk është situatë e favorshme për Partinë, si këtu në Gjirokastër. Partia këtu ka influencë edhe pak në Vlorë, Korçë e Berat... Në Tiranë ka vetëm një Myslim Peza, në Dibër një Haxhi Lleshi, që s’ka akoma influencë, pastaj gjithë veriun ne e kemi në dorë. Lë kleri katolik të bëhet komunizëm në Shqipëri!” Një shok ndërhyn në bisedë dhe i thotë “kushëririt”, me të qeshur: - Mos të të bëjë kushëriri me vete. - Kjo luftë ka ndarë djalin me babën dhe jo ne .., që, fundja, kushëri jemi. - Secili ka idenë e tij sot. Ne nuk u imponojmë të tjerëve idetë tona, - thotë eksponenti Q. , me pozën e një demokrati liberal.
74
Gjirokastra në epope...
- Edhe sikur të doni ta bëni atë, nuk do t’ju shkojë. Pastaj ç’ide ka Balli Kombëtar? Vetëm të bashkëpunojë me armikun dhe të luftojë Frontin Nacionalçlirimtar? - Kot nga këto, - thotë arsimtari. – S’është këtu koha dhe vendi për këto muhabete, - dhe, si për të shuar sherrin, merr Q. nga krahu dhe largohen. Një anëtarit të Komisionit të ndihmave i kujtohet një ngjarje: “Një blektor dhe tregtar çdo muaj jepte ndihmë për Luftën 40 franga. Kishte dhënë dhe 30 kg lesh; një herë tjetër kishte dhënë dhe 50 kg misër. Pas ca kohe një ditë na thotë: “Kjo ndihmë, të cilën jap unë, nuk është gjë, tani e shoh që duhet diçka më shumë. Unë do të ndihmoj Luftën, ashtu siç duhet, aq sa do të mbeteni të kënaqur”. Por, pikërisht ato ditë, me krerët e Ballit kishte ardhur në Gjirokastër dhe një kushëriri i tij. Dhe një ditë merret vesh se kishte bërë një darkë për ta. Pas kësaj u largohet takimeve. Ngandonjëherë bënte sikur nuk na shikonte, e hera - herës i shmangej takimeve drejtpërdrejt. I shkoj një natë në shtëpi. Pas shumë bisedimeve me ne, në fund, na thotë: “Po lidhem me Ballin. Unë nuk jam komunist, ju me idenë tuaj, ne me tonën. Luftë bëni ju, luftë bëjmë ne. Po të doni ejani të bashkohemi!” Balli Kombëtar përdorte metoda shumë të rafinuara për të gënjyer njerëzit. *** - Mor le të bëhet komunizmi, - i thoshte një ditë babai djalit i organizuar në Rininë Komuniste. Nuk dua të kem as shtëpi e as prokopi, le të katandisem të eci zbathur, po le të shoh një ditë Shqipërinë të lirë! Po Anglia është kurvë e vjetër, more djalë! Nuk i besohet asaj. Nuk e jep ajo Grekun për hatrin tonë. Ne gjithmonë na ka ngrënë frika e grekut dhe e serbit. Si të
75
AZIS HOXHA
bashkohemi ne me ata? Tani rezervë e propagandës helmatuese të Ballit Kombëtar ishin dhe mbeturimat reaksionare, që kishin lënë shekujt te njerëzit tanë. Një ish ballist, një fshatar i thjeshtë, i zgjuar nga fshatrat e Kurveleshit, që i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, tregonte: - Dëgjo, bir. Në të gjithë jetën kemi qenë të vuajtur. Tërë kohën me një bisht berra kemi rrojtur dhe, në çdo luftë, që është bërë, na brënda kemi qenë, po gjithë jetën me kërrabë na kish metur në dorë dhe gjithnjë parësia ka dalë në krye. Kë të besoja unë? Ca djemuri nga Gjirokastra? Memo Meton me shokë, që s’i njihte njeri e që vinin te unë për të kërkuar pesë fishekë e një okë miell, apo Zenel Gjolekën e Vehip Runën, që ndiheshin, si të parët e vendit e që e kishin miellin e frëngut me kuintalë? Sos e kishim parë dhe herë tjetër këtë luftë?! Por kur vinë mendë i hëngërçin qëntë”. Kur u dënua nga gjyqi i popullit Zejnel Gjoleka bashkë me të u dënua dhe Alem Roshi, për një radhë krimesh, që kishte kryer kundër popullit. Kur gjykatësi e pyeti në kishte gjë për të thënë, ai u përgjigj: “Ama do të vritem dhe unë krah për krah me Zenel Gjolekën? S’më vjen keq pse do të des!” Përpara këtyre barrikadave të errësirës mesjetare të mbrojtura dhe nga fashizmi dhe reaksioni, është ndeshur Partia, gjatë luftës për çlirimin kombëtar për liri dhe demokraci. Nga mesi i shkurtit të vitit 1943, më vjen në shtëpi Halil Ymeri bashkë me një kapter nga Çorrushi i Mallakastrës. Kishin shkuar të bisedonin për problemet e luftës. Bisedojnë gjërë e gjatë për vijën e Frontit Nacionalçlirimtar, për Partinë Komuniste, Për Ballin Kombëtar. Pas shumë bisedimesh, u lexohen dhe disa komunikata dhe disa artikuj të “Zëri i Popullit”, të cilët demaskonin veprimtarinë tradhtare të Ballit Kombëtar. Halili shfaq keqardhjen që nuk u ndodh në Libohovë, kur u arratisën andej xhandarët, thotë: “Unë dita - ditës pres të arratisem, por me Ballin s’vete! Ata thonë se do të luftojnë fashizmin, por hanë në një karavane
76
Gjirokastra në epope...
me ta! Mua më kanë zënë dhe ata të Ballit. Më premtuan të më jepnin dy thasë me miell dhe pesë napolona, por unë nderin tim nuk e shes, as për miell e as për para. Vija e Frontit e shoh që është për çlirimin e Shqipërisë dhe unë do të vendos të luftoj gjer në fund bashkë me popullin”. Dhe ashtu luftoi Halili, si partizan e si komandant kompanie në batalionin “Asim Zeneli”, gjersa më 7 shkurt 1944 ra herokisht në brigjet e Qestoratit, duke luftuar në këmbë kundër ushtrisë gjermane. Balli Kombëtar në qytet mundi të bëjë për vete dhjetë – pesëmbëdhjetë familje nga agallarët dhe tregtarët e mëdhenj. Këta ishin njerëz, që nuk kishin asnjë kredi në popull, por që, për një kohë të shkurtër, mundën të bënin për vete disa të afërt të tyre, miq personalë, gjersa edhe disa nga këta, e kuptuan tradhtinë e Ballit Kombëtar dhe u hodhën me popullin. Edhe kur Balli Kombëtar, i lidhur me fashizmin, filloi të luftonte pas krahëve dhe drejtpërsëdrejti punën e Partisë, qyteti ziente nga puna e propagandueseve të Partisë. Çetat dhe batalionet partizane zgjeronin gjithnjë e më shumë zonat e lira. Radhët e kuislingëve shpartalloheshin çdo ditë e më tepër. E kjo tmerronte fashistë dhe tradhtarë. Gazermat e Gërhotit u rrethuan me llogore dhe tela. Një autoblindë ditë dhe natë kontrollonte rrugën Virua - Kodhorcë. Fashistëve u kishte hyrë frika në palcë. Më datën 19 shkurt 1943 në Këcullë* bëhej një mbledhje me pionierët e lagjes “Palorto”. Ja çfarë tregon njëri prej tyre: “Mësonim këngën “Malet me blerim mbuluar”. Pas pak shikojmë t’i ngjiten Këcullës përpjetë nja 20 karabinierë. Qëlluan edhe me armë. Po ne i pamë më përpara dhe u larguam. Pastaj pamë të shkonte në Këcullë dhe ushtri. Ata pandehnin se mos ishin partizanë. Ua prishi mendjen kënga. Arrestuan ca çobanë, po nga ne s’zunë asnjë “.
77
AZIS HOXHA
*** Një ditë tjetër, po në Këcullë, kishin ngritur badra dhe sanxhakë 12 . Po kësaj here i kishin bërë me letër kuq e zi . I kishin vënë dhe një yll me pesë cepe e i lëshonin në drejtim të qytetit. Fashistët u alarmuan. Dërgojnë në Këcullë karabinierë e ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Përsëri krisi pushka dhe mitrolozi. Fëmijët, që duket e mendonin frikën, të cilën do t’u kallnin fashistëve lodrat e tyre, ruheshin dhe, kur i panë, u larguan me të shpejtë, si pasojë karabinierët nuk shtinë asnjë në dorë, veç lodrave të tyre! Në terrorin më të egër fashist Partia organizonte mbledhje të gjëra me zejtarë, bujq, tregtarë e nëpunës. *** Më 15 shkurt 1943, me urdhër të Komitetit Qarkor lajmërohen gjithë këpucarët të mblidheshin të pasnesërmen te shtëpia e Murat Hashos, në Manalat. Të pasnesërmen, në orën pesëmbëdhjetë, oda e madhe e xha Muratit ishte mbushur plot e përplot, me rreth dyzet vetë. Asnjë nuk mungonte nga të ftuarit. I deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë u kënaq nga kjo pjesëmarrje dhe filloi bisedën për të arritur atje, ku ishte dhe qëllimi i mbledhjes. Të gjithë u treguan të gatshëm të bënin këpucë të reja për partizanët dhe të meremetonin të vjetrat. Duke bërë bisedën e lirë, njëri thotë: “ Unë kam dhënë këpucë të reja, madje dhe alpine; kam meremetuar dhjetra palë të tjera, por tani kam marrë vesh, se unë paskam punuar edhe për ballistët! Ku ta dija unë i shkreti! Ata, që më binin në qafë nuk i njoha. Më thoshin se i duam për partizanët dhe unë i meremetoja”. -Por kjo, që i ka ndodhur këtij, më ka ndodhur dhe mua, thotë një tjetër. 12 ) Shkëmb dominues mbi lagjen Palorto, ku zakonisht bëheshin mbledhje me pionierët.
78
Gjirokastra në epope...
- Po kjo mbase u ka ndodhur të gjithëve, - thotë Rustem Dhrami. - Ballistët e dinë që s’ju shkon vula e tyre dhe përdorin vulën e partisë. Ndërkohë qeshën të gjithë. Më në fund u vendos të ngarkohesh një shok nga të komisionit të ndihmave për çdo porosi te këpucarët, në vend te Rasim Bazos, i cili ishte hedhur në ilegalitet. Pastaj i deleguari thotë: “Tani kush dëshiron të japë ndihmë për Partinë, apo për Frontin Nacionalçlirimtar?” “Për Partinë, për partinë!” – folën të gjithë njëzëri. Njëri nxori nga kuleta dhjetë franga, dhe tha : “Unë këtë kam!” Kështu e ndihmonte luftën zejtari i Gjirokastrës, ashtu si i gjithë Shqipërisë me krahë dhe me lekët e fundit të kuletës. *** Më 20 mars 1943 lajmërohen të gjithë arsimtarët e qytetit të mblidheshin në shtëpinë e Melo Xhangos në Manalat. Shumë kishin ardhur para orës së caktuar. Ata, që erdhën më vonë, u detyruan të rrinin në këmbë. I deleguari i Komitetit Qarkor, që drejtonte mbledhjen, thotë: “Ju kemi thirrur të dëgjojmë nga ju ç’mendoni për vijën politike dhe veprimtarinë e Frontit Nacionalçlirimtar, për qeverinë kuislinge dhe për Organizatën e Ballit Kombëtar”. Shumë mësues u ngritën dhe diskutuan, duke miratuar vijën e Frontit Nacionalçlirimtar dhe demaskuan tradhtinë e kuislingëve dhe veprimtarinë sabotuese të Ballit Kombëtar. Të gjithë deshën të diskutonin, por i deleguari i Komtetit Qarkor, duke marrë aprovimin e të ftuarve, kërkoi të merrte fjalën dhe, si analizoi në mënyrë të hollësishme veprimtarinë tradhtare të hapët të Ballit Kombëtar, si mbështetëse e okupatorit, për të luftuar Frontin Nacionalçlirimtar. Populli gjithnjë e më shumë grumbullohej rreth Partisë, rreth Frontit Nacionalçlirimtar. Tani, në të katër anët e vendit, gjëmonte krisma e pushkës partizane. Autokolonat e fashizmit
79
AZIS HOXHA
po sulmoheshin vazhdimish e kudo nga çetat e batalionet partizane. Cepua legjendare, ku djemtë e gjalmëzezave e mbanin pushkën natë e ditë në sy, ishin bërë varri i fashistëve. Fashizmi po shihte vdekjen me sy. E si ai derri i plagosur, që e ka marrë plumbi mes për mes mushkërive, e sulet përpara, pa e ditur, ku e shpien këmbët, ashtu dhe fashizmi vret, pret, djeg e shkatërron, grabit ç’të mundë; burgos dhe torturon kë të mundë e si të mundë. Më 27 mars 1943 ushtarë dhe karabinierë rrethojnë qytetin. Në treg e në rrugët kyçe ngrihen mitroloza. Në orën katër fillon bombardimi me mortaja i shtëpive të Manalatit e Dunavatit. Në lagjet Manalat dhe Dunavat ishin bazat më të shumta të luftës. Duke qenë në periferi të qytetit dhe në vende dominuese, ilegalët mbroheshin mirë. Rrallë do ndodhte që fashistët të vinin për kontroll në këto lagje. Manalati quhesh nga qytetarët “Stalingrad”, pse, kur do të shkonin atje fashistët, do të mobilizonin gjithë forcat e tyre. Dhe këtë radhë kishin vendosur t’i bombardonin këto lagje, përpara se të hynin të bënin kontroll. Gjer në orën gjashtë vazhdoi bombardimi. Njerëzit zunë përrenjtë, guvat e malit e kubetë. Dridhej foshnja në bark të nënës! Predhave të fashistëve nuk u shpëtuan dot disa fëmijë, pleq dhe plaka, që morën plagë. Shumë shtëpi u shkatërruan. E pas kësaj “lufte” hynë fashistët nëpër shtëpitë dhe vunë përpara ata që gjetën. Por, asnjë ilegal, nuk ra në duar të tyre! Dhe asnjëherë, gjatë gjithë luftës, nuk kishte rënë në kurth asnjë i tillë, kur mbrohej në qytet në bazat ilegale! Më 30 mars, ushtarë fashistë sulen si ujqër të tërbuar në fushë dhe djegin konakë dhe kasolle të fusharakëve. Vrasin një bari. Grabisin në vedra kullesë, u rrëmbejnë çobanëve dhe bujqëve portofolet dhe kthehen në kazermë si “triumfatorë” Fashizmi i ngjante tani një egërsire të mbyllur në kafaz që, me thonj e me dhëmbë të copëtuara, kërkon të thyejë hekurat. Dhe pjella e fashizmit, në këto situata, nuk mund të rrinte këmbëkryq.
80
Gjirokastra në epope...
Misionet “diplomatike” të Ali Bej Këlcyrës, fytyra e vërtetë e tij... Ç‘pret më Ali Beu me Ballin Kombëtar? Më 29 mars 1943, Balli Kombëtar lajmëron popullin të mblidhet në Vreshtat e Manalatit, se do të fliste Ali Bej Këlcyra për punët e Shqipërisë. Lajmërohet për këtë edhe udhëheqja e Partisë. Populli mblidhet. Pritet të vijë Ali beu me shokët e vet, por, në vend të tyre, duken skuadriljet e karabinierëve, që rrethojnë vendin dhe hapin zjarr drejt korijes. Plani i Ali Beut dhe fashistëve për të zënë në grackë udhëheqësit e Partisë dështoi. Në fillin të prillit 1943, Ali Beu do të bëjë një mbledhje me arsimtarët e qytetit, në shkollën “De Rada”. Në mbledhje ishin vetëm 30 vetë. Beu shoqërohej nga H. Sh. , mësues, ballist, tregtar, saraf i njohur në Gjirokastër. Na e prezanton Ali Beun, si një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar dhe flet shkurtazi për të kaluarën e tij “patriotike”. Duke marrë poza të njeriut, që i takon të caktojë në politikë rolin, të cilin duhet të luajë shoqëria shqiptare, Ali Beu fillon të flasë: “Me ju dua të bisedoj lirisht e të rrahim mendimet, për të mirën e Atdheut. Me ju, me popullin, duhet të gjejmë rrugën
81
AZIS HOXHA
më të mirë të shpëtimit. Unë jam i mendimit të flisni ju të parët e pastaj të flas unë. Përpara ju them, - theksoi Ali beu, - të flisni lirisht, të mos ndruheni, se për këtë mbledhje unë jam marrë vesh me qeverinë e vendit”. Një shok i përgjigjet: “Ali bej, ju na kini thirrur këtu për të shfaqur pikëpamjet tuaja, prandaj bisedën duhet ta filloni ju. Kështu më duket mua. Nuk di si thonë shokët”. - Edhe ashtu e bëjmë, - tha. Qeshi nën buzë për të lënë të kuptohej, se ishte aq i zoti, sa mund ta zhvillonte bisedën, si t’i imponohej dhe të dilte fitimtar. U kollit një herë lehtë dhe pastaj filloi: “Ne jemi për bashkimin me Frontin Nacionalçlirimtar, të organizohemi ushtarakisht në zonat e lira dhe italianëve, për qëllimet e tyre ushtarake, t’u lëmë të lira rrugët e komunikacionit. Kur të vijë koha, kur fashizmi të jetë dobësuar, atëherë, ne do të jemi të organizuar dhe të fortë, do të bëjmë punën tonë dhe fitorja do të jetë jona. Kështu e bëmë ne me Italinë e parë. Ne po vritemi dhe po shkatërrohemi kot. Edhe “Radio Londra” po na porosit se, s’ka ardhur koha për të luftuar hapur. Ne na akuzojnë se luftojmë komunizmin. Jo. Kjo s’është e vërtetë! Ne jemi për bashkim dhe të luftojmë fashizmin në rrugët më të kollajta. Unë e njoh komunizmin, kam biseduar edhe me Ajnshtajnin. Komunizmi është shkalla më e lartë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por njerëzimi s’ka arritur akoma në atë gradë... Ne tani duhet të përgatitemi me ushtri, milici, xhandarmëri, me çetat tona dhe, kur të vijë koha, të gjitha këto forca t’i hedhim në luftë kundër fashizmit”. Ali Beu foli edhe për “Dekalogun” e Ballit Kombëtar, ku ishte derdhur, pa kursim, gjithë demagogjia e njerëzve të kësaj organizate, por me gjithë amballazhimin e bukur, që i bëri ky eksponent i Ballit “Dekalogut”, era e tradhtisë nuk mbullohej e tjerë. Tre - katër shokë diskutuan dhe e mbrojtën vijën e Frontit për luftë të vendosur dhe pa kompromis kundër fashizmit. Në fund diskutoi mësuesi, i cili ishte i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë, për të demaskuar vijën e Ballit Kombëtar
82
Gjirokastra në epope...
dhe, midis të tjerave, ai tha: “ 1. Ali beu na tha se ka marrë lejë nga fashistët për të bërë këtë mbledhje “antifashiste”. Si e lejokan fashistët këtë mbledhje? Për mendimin tim, ose italianët janë budallenj e s’marrin vesh nga këto punë, ose Ali Beu me Ballin Kombëtar bëjnë punën e fashizmit. 2. Ali Beu tha se Italia qenka e kënaqur t’i lëmë të liruara rrugët e komunikacionit e të na lëjë më të lirë të organizohemi në mal e për të luftuar fashistët. Pse e bën këtë Italia dhe pikërisht tani? Ali Beu na paraqitet si patriot, se i dhimbset populli dhe Shqipëria dhe Balli Kombëtar si organizatë patriotike, po çfarë bënë Ali Beu me Ballin Kombëtar, kur fashistët i vunë zjarrin Pezës dhe bënë shkrumb dhe hi Kurveleshin, kur vrasin dhjetra të pafajshëm, kur burgosin e internojnë qindra të tjerë? Ç‘pret më Ali Beu me Ballin Kombëtar? Ju, Ali Bej, i thatë atij shokut se ju jeni komunistë. Asnjë këtu nga ne, Ali bej, s’e ka atë nder të jetë anëtar i Partisë Komuniste. Ne jemi anëtarë të thjeshtë të Frontit Nacionalçlirimtar, të cilët i kemi vënë vetes detyrë të luftojmë gjer në fund fashizmin, që ka shkelur në vatrat tona. Balli Kombëtar, njerëzit e Frontit i quan të shitur te Rusia. Po ne s’jemi ata, që erdhëm në Shqipëri mbi tanket fashiste, duke shkelur mbi trupat e patriotëve shqiptarë, të cilët luftuan në begdetin tonë”. Në fillim Ali Beu buzëqeshi me ironi, herë i binte tavolinës me një stilo që mbante në dorë, si për të larguar mërzitjen, që i shkaktohej, apo për të nënvleftësuar diskutantët, por kur dëgjoi këto fjalët e fundit, u ngrit në këmbë, vreu vetullat dhe tha, duke prishur buzët: “Ju jeni influencuar keq nga komunistët!” Kur po delnim, i thotë H. Sh. : “Këta dalin në pazar me ato, që dëgjojnë në shtëpi. Janë gramafonë të mirë”. Dhe Ali beu doli nga kjo mbledhje me bisht në shalë. Po Balli Kombëtar nuk hiqte dorë nga puna djallëzore.
83
AZIS HOXHA
Oratori i Ballit i importuar nga Vlora del jashtë loje ... Tri ditë pas mbledhjes, që bëri Ali Këlcyra në shkollën “De Rada” me arsimtarët, në një shtëpi të lagjes “Palorto”, thirri shokun, që kishte demaskuar Ballin Kombëtar në mbledhjen me arsimtarët. Ishin shtatë bashkëlagjas dhe disa të njohur dhe të afërm me shokun e Frontit. Të gjithë të kaluar në moshë dhe me autoritet në lagje dhe në qytet. Midis tyre ndodhej edhe H. Th. , nga fshatrat e Vlorës, një mesoburrë, që thuhej se ishte anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar për Vlorën dhe kishte ardhur në Gjirokastër për të ndihmuar organizatën e Ballit. Kishin nxjerrë karriket në avllinë e bukur të xha Abidinit dhe po pinin kafene. Në këtë kohë vjen dhe një stanar. Përshëndet dhe, duke u ulur, pa e pyetur njeri, thotë: “Do të veja në teqe për punën e barit, por dëgjova muhabet dhe thashë të kthehesha një herë”. Tani u kuptua, pse ishte thirrur edhe shoku i Frontit. Duket, sipas porosisë, bisedën e hapi xha Abidini, më i moshuari dhe, duke folur për luftën thotë: “Duhet të bashkohemi djem, se do të vrasë vëllai vëllanë. Ne jemi dhe të paktë dhe, më shumë hasmë, ja ku i kemi. Greku këtej, andej sërbi dhe italiani brenda. Do të na përpinë këta; do të na gjejnë të kativasur dhe pastaj do të hidhen si qentë në kërmë”. - Ashtu është, ashtu, - i folën dhe të tjerët.- Po më tepër se kushdo, ne, që luftojmë, kemi nevojë për bashkim, xha Abidin. Ne e ndjejmë më shumë nevojën e bashkimit dhe thërresim së ngjiruri për bashkim, po ç’t’i bëjmë Ballit Kombëtar, i cili është futur në prehër të fashizmit dhe na lufton, sepse ne luftojmë ata, të cilët na kanë zaptuar vatanë?
84
Gjirokastra në epope...
- Po ja, gjëjeni me shoshoqin. Pastaj e merr fjalën ballisti, duke paraqitur pikëpamjet e Ballit Kombëtar, ashtu si i serviri Ali bej Këlcyra, disa ditë më parë, në mbledhjen me arsimtarët. Ai fliste qetë, po oratori dhe, nga mënyra e të shprehurit, të linte përshtypjen, se ishte i bindur për ato që thoshte. U mundua shoku i Frontit ta bindte për rrugën e gabuar, duke i treguar në fakte se Balli Kombëtar është krijuar nga fashizmi për të luftuar Frontin Nacionalçlirimtar, se krerët e Ballit janë vegla të fashizmit, se Balli Kombëtar është zhytur në tradhti dhe çdo ditë po futet më thellë, dhe do të vijë koha, kur edhe ky zotria me shokët, do të jenë krah për krah me italianët, për të luftuar hapët kundër nesh. - Ajo kohë s’do të vijë kurrë, por ne me tonat dhe ju tuajat. Po ... Zoti e bëftë për hair këtë punë. - Ne s’merremi dot vesh me këta, xha Abidin, por ne kërkojmë të na dëgjoni ju, populli. - Po ne s’dimë nga të vemi, djalë! Ndihmë kërkoni ju, ndihmë ju japim. Kërkojnë këta, u japim dhe këtyre, se edhe me këta njihemi. Ç‘të bëjmë ne? Nga t’ia mbajmë? - Ju të bëni atë, që bën gjithë populli, gjithë shqiptarët e ndershëm. Ju të jepni ndihmë për ata, që luftojnë armikun, jo për hatëre; kur të luftojë Balli, jepni ndihmë dhe për atë. Tani pse të ndihmoni Ballin? Kur të veshin dhe këta opinga, kur të hedhin dhe këta në krahë trajstën me bukë misri e me një grusht kokrra thane, ashtu si ia gjenë Çufes* tuaj, kur u vra, atëherë ndihmoni dhe këta. Apo jo, xha Hazbi? - Ashtu është djalë, ashtu. Çufja mua ma mbylli derën, por s’më vjen keq, se u vra për Shqipërinë dhe ia morët hakën si duhet! -Ah, jo xha Hazbi! Hakën Çufes s’ia kemi marrë akoma. Kanë shumë borxh gjaku për të na paguar fashistët dhe tradhtarët dhe do të na i paguajnë! Po hakën e atyre, që na janë vrarë, do ta marrim vetëm ne dhe jo këta, të cilët hanë në një çanak me fashistët.
85
AZIS HOXHA
Dhe ballisti s’foli më. Dhe nuk foli më në Gjirokastër, se pas asaj dite, nuk u duk më nga këto anë. Në këtë kohë, në qytet, kishte ndalim qarkullimi. Ditë e natë patrullat fashiste qarkullonin edhe në lagjet më të largëta të qytetit. Ishte e ndaluar të rrije apo të bisedoje vetë i tretë. Kontrolle të njëpasnjëshme dhe të befasishme bëheshin në lagje ditën dhe natën. Çdo ditë do të dëgjoje të bëheshin arrestime. *** Tek, tuk do të dëgjoje të digjej, apo të shkatërrohej ndonjë shtëpi. Ditët më të egra të okupacionit po kalonte qyteti. Shokët po hidheshin në ilegalitet njëri pas tjetrit. Shumë herë ndërpriteshin edhe lidhjet. Po puna nuk dobësohej. Aksionet vazhdonin, ndihmat mblidheshin rregullisht; vazhdimisht shpërndaheshin trakte e komunikata dhe populli qëndronte me Frontin, i patundur. Në faqet e mureve çdo ditë do të shihje të shkruheshin parrulla të mëdha kundër fashizmit. Dhe shkruheshin aq shumë, sa fashistët nuk arrinin t’i shuanin. Në shkolla dëgjohej dhe zbatohej më shumë fjala e Partisë, sesa programet fashiste. Në çdo orë, në klasën e V të shkollës “Drita” do të gjeje të shkruar në dërrasën e zezë parrullën “Vdekje Fashizmit! Liri Popullit!” Nxënësit në klasë përshëndetnin me grushtin përpjetë, duke thirrur “Vdekje Fashizmit!”. Mësuesit përshëndetjen e kthenin me një buzëqeshje, por ngandonjëherë u hiqej vrejtja, kur ngrinin zërin, se edhe klasa nuk ishte larg rrugës. Po a mund të ndaloje dufin antifashist të nxënësve?! Një ditë venë për vizitë në klasë, sekretari i partisë fashiste me tre fashistë italianë. Nxënësit e bangave të para përshëndetën, ashtu, siç u pëlqente fashistëve, ata të pasmit me grusht. Kur u larguan fashistët, mësuesi u thotë nxënësve: “Kur vinë të huaj, mos bëni shaka të tilla, të nderoni me grusht!”
86
Gjirokastra në epope...
Aty, për aty, një nxënës përgjigjet: “Zoti mësues, ne nuk e kemi me shaka, kur themi Vdekje e Fashizmit, e kemi me gjithë mend!” *** Në këto ditë terrori, ditët e fundit të prillit 1943, do të shpërndahej një trakt me rëndësi i Komitetit Qarkor. Një çift i ri, me inisiativën e vet, vendosi të hidhte trakte edhe brenda në prefekturë. Gruaja mbante në dorë një çantë të kuqe. Të dy përkrahu shkonin korridor më korridor, sikur kërkonn njeri dhe, kudo ku kalonin, linin nga një letër të palosur. Sallonet e prefekturës u mbushën me komunikata, pastaj u mor vesh se u bë një rrëmujë në prefekturë. U ndaluan njerëzit te hyrja që të dilnin. U bënë kontrolle e stërkontrolle, por s’u kap njeri. Karabinierët zunë dyert e kafeneve dhe bënë kontrolle në njerëzit, që zunë brenda. Atyre, të cilëve u gjetën trakte i morën me vete. Në kafenë e Prefekturës njërit i gjetën një komunikatë të Ballit, por s’i thanë asgjë. Dhe ai kishte thënë: “Mor, se marrim vesh këtë punë! Atyre, që ju gjetën komunikata nga të Partisë, i arrestuan menjëherë, neve jo! Ç’djall bëhet me këtë Ballin Kombëtar?” Puna për shpërndarjen e trakteve, komunikatave të Luftës, që bënin shokët dhe shoqet e partisë, të cilat punonin në qytet, aksionet si dhe në çdo punë, që kërkonte lufta, ishte po aq heroike sa dhe lufta e çetave partizane dhe batalioneve, të cilat ndesheshin fyta-fytas me pushtuesit dhe tradhtarët në fushën e luftës. Çdo ditë do të ndesheshin shokët me spiunë, policë dhe milicë, xhandarë dhe karabinierë. Çdo ditë dhe çdo orë rreziku u qëndronte shokëve mbi kokë! Po mbi shkollën fashiste dilte mprehtësia e Luftës popullore, ashtu si në fushën e luftës dhe në rrugët e qytetit. Vajzat dhe gratë ilegale shumë herë visheshin me çarçaf dhe lëviznin nga njëra bazë në tjetrën për të kryer punët e Partisë. Edhe zakonet e vjetra u gjallëruan për të kryer punët e Luftës.
87
AZIS HOXHA
Në Gjirokastër ka qenë një zakon i vjetër. Ditën e pestë të martesës, nusja do të shkonte te dera e babait e shoqëruar nga një i ri, apo grua, e cila do të mbante tepsinë me bakllava, e vënë në një kanistër të mbuluar me bohçe të qendisur. Po gjatë luftës “nusja” nuk shpinte kanistra në tepsi me bakllava te dera e babait, po “Zëri i Popullit” apo material luftarak, diku, në një bazë ilegale. Po edhe të rinjtë nuk qëndronin më prapa nga shoqet e tyre, në shfrytëzimin e zakoneve të qytetit për nevojat e luftës. Gjirokastra gjithë jetën ka vuajtur për pikën e ujit. Do të shkonin me gjyme dhe kova gjer në Meçite, te “Shtatë Kronjërat”, apo gjer te burimet e lumit, të siguronin ujin. Po gjatë luftës ata do të ngriheshin pa aguar. Mbushnin gjymat me trakte e komunikata dhe, duke shkuar për në burime, herë nga një sokak e herë nga një tjetër, “vizitonin” çdo derë. Po luftës së popullit fashistët do t’i përgjigjeshin me terror. Më 18 prill 1943 ushtarë, karabinierë, milicë bëjnë rrethimin e qytetit. Në mes të natës, të trokiturat e portave, lehja e qenëve dhe zhurma e çizmet fashiste në rrugët e kalldrëmta, a në sokakët me gurë, ngrinin në këmbë gjithë qytetin! Të nesërmen fashistët fërkonin duart, se kishin kryer aksione me sukses. Mbi 80 veta të arrestuar! Por asnjë anëtar i Partisë, i rinisë, komunist, apo i grupeve edukative nuk u kishte rënë në dorë fashistëve. Plani i fashizmit ishte zbuluar më përpara nga Partia. Po bashkë me njerëzit e Luftës, për t’u mbrojtur, ishin larguar nga qyteti edhe shumë të tjerë, që mbushën fshatrat e çliruara përreth qytetit. Dhe kur plani fashist për të shtënë në dorë njerëzit e luftës dështoi, të arrestuarit u liruan të gjithë brenda pak ditëve dhe të gjithë ata, që u larguan nga qyteti, natën e 18 prillit dhe dy - tri ditët e tjera më pas, u falën. “Garant” në popull u bë Prefekti, Rasim Babameto, kuestori Koço Muka dhe Ali Këlcyra. Ishte një kurth i përgatitur nga italianët me Ballin Kombëtar.
88
Gjirokastra në epope...
Arrestime, propogandë, episode dhe tradhti të njëpasnjëshme Pas pesëmbëdhjetë ditësh një rrethim tjetër i befasishëm i bëhet Gjirokastrës. Fashizmi mobilizoi të gjitha forcat. Këtë radhë karabinierinë dhe policinë e ndihmonte dhe ushtria, se këtu nuk ishin njëqind a dyqind shtëpi me luftën, as edhe një lagje a dy, por gjithë qyteti. Dhe fashizmit i duheshin të gjitha forcat për ta rrethuar. Ishte 3 maj i vitit 1943. Me karabineri në shtëpinë e Sakaje, në korridor, ishte një grumbull njerëzish. Të gjithë të njohur. Gjer ndaj të gdhirë u bënë shtatëdhjetë e pesë vetë. Në mëngjes pesëmbëdhjetë vetë i futin në një birrucë. Nuk ishte nevojtore, por përdorej për WC, dritare s’kishte, por kishte një vrimë si frëngji. E nga kjo vrimë ajrore nga birruca shihje vetëm një copë të vogël të ambientit të jashtëm. Në shesh nuk mund të uleshe, jo vetëm nga qelbësirat, por edhe sepse nga ngushtësia, as nuk mund të rrotulloheshe. Të zihej fryma. Po kjo gjendeje nuk vazhdoi shumë. Nga dreka u morëm në pyetje. Përballë rreshterit të karabinierisë, atij italianit me atë trupin e madh, sa një kalë race, të cilin gjithë ditën e shihje pazarit në lëvizje e që, për torturat, të cilat bënte në popull, e thërrisnin “Isa Toska”, i shpunë dy të burgosur, njëri prej tyre ishte i ri komunist. Duke zgurdhulluar sytë e duke kërcitur dhëmbët, i thotë atij të riut: “Ti je komunist dhe në afërsi të shtëpisë tënde kemi gjetur armët e tua!” - S’është e vërtetë, - i përgjigjet i riu , armët s’kanë qenë të miat... Mund t’i ketë vënë ndonjë.
89
AZIS HOXHA
- Kush mund t’i ketë vënë? - Edhe juve vetë mund t’i keni vënë… - Ti guxon të ofendosh armën e karabinierisë mbretërore? Dhe, si qen i tërbuar, u ngrit nga karrikja e i heq dy pëllëmba, sa xixa i duallën nga sytë. Po, me gjithë dobësinë fizike, i riu komunist nuk lëvizi nga vendi. Reshteri, duke e sharë në gjuhën vet, u ul në karrike. Unë prisja radhën. - Dhe ti je komunist i rrezikshëm, - thotë dhe m’i nguli ato dy sy, si të një qeni të tërbuar. - Ju s’kini asnjë fakt për këtë! - Do t’jua tregoj unë faktet ju komunisëve! – tha, duke ngërdheshur fytyrën dhe urdhëroi karabinierët të na hiqnin. Gjer në mbrëmje u liruan të gjithë të arrestuarit dhe mbetëm vetëm gjashtë veta. Natën vonë na shpunë në burgun e kalasë. Në burg u mbyllëm në një dhomë që të gjashtë. S’pamë njeri atë natë, përveç dy gardianëve që, si e si, kërkonin të na hiqnin mërzinë me ndonjë fjalë të mirë. *** Në mëngjes, na vizituan ne të burgosurit me radhë. E të gjithë flitnin mirë. Të gjithë pro Luftës. Mësuam dhe donim të mësonim në kishte ndonjë të burgosur, që të përkrahte pikëpamjet e Ballit. Një bregdetas, një fshatar i thjeshtë, që dukej sikur s’ kishte gjë, thotë: “Ballistët, more shokë, nuk e kanë vendin këtu”. Shokët e luftës, që kishin kaluar nga kjo derë, kishin bërë punë të madhe edhe me këto viktima të shoqërisë njerëzore. Të burgosurit ishin mësuar të bënin një jetë kolektive. Të varfërve, që nuk u vinin ushqime nga familjet, i ndihmonin të tjerët. Në burgjet e fashizmit, jeta kolektive ishte bërë mënyrë jete se, dhe kjo, i lidhte ata ngushtë me Lëvizjen. Shokët, duke qenë të gjithë nga qyteti, u vinin më shumë ushqime e kënaqeshin, kur këto i hanin bashkë me shokët e
90
Gjirokastra në epope...
tyre të fshatit, pasi u dukej sikur edhe ky veprim i lidhte më ngushtë me shokët e tjerë të burgosur. Ditën e premte më 12 maj, urdhërohemi të dilnim te dera e burgut. Shenjat ishin të mira. Te dera e burgut prisnin shtatë – tetë karabinierë; nuk na lidhën. Kjo shtoi besimin për lirim. Të shoqëruar prej tyre shkojmë në karabinieri, te shtëpia e Ciut. Na futën në një dhomë dhe, te dera rrinte një karabinier i paarmatosur. Pas gjysmë ore shohim të përforcohen rojat. Shikimi i tyre na bënte të dyshonim se, diçka e papritur kishte ndodhur. Nga bisedat, që bënin karabinierët, morëm vesh se do të na çonin përsëri në burg. Kishte një propozim që, kur të arrinim te mesi i pazarit, t’iu iknim karabinierëve, se, duke qenë ditë pazari, do të përfitonim të futeshim në mes të popullit e do të shpërndaheshim në të pesë rrugët, që kryqëzohen në këtë vend e do të largoheshim. Fundi, disa do të shpëtonim, shokët refuzuan propozimin, se mendonin që mund të vriteshin njerëz të pafajshëm nga populli. Një skuadër karabinierësh na shoqëroi për në burg. Këtu u izoluam në një dhomë. Kur gardiani na solli ushqim, na shpjegoi se në Cepo partizanët kishin kapur Ali benë, i cili, nën presionin e parisë së Gjirokastrës, kur ishte, kishte garantuar se nuk do të bëheshin arrestime… . A s’kishte ardhur nga Këlcyra të ndërmjetësonte te italianët për t’u liruar?! Tani rrezikoheshin seriozisht. Duhej vepruar. Te dritarja e dhomës bënte roje një xhandar nga Tepelena. I kërkojmë që, si shqiptar, të na ndihmonte. - Mos u trëmbni, shokë, po të rrezikoheni unë dhe armë do t’ju jap! M’u duk, sikur na hapi dyert e burgut. Pasdite na vjen përsëri xhandari te dritarja dhe thotë : “Mos u bëni merak! Unë bisedova dhe me një shokun tim. Ne nuk do t’ju lëmë në dorë të italianëve!” Puna e partisë delte kudo përpara. Tre shokë shkojnë te drejtori i burgut dhe i kërkojnë që t’i shpinte te salla, ku do ta ndienin veten më të sigurt, sepse atje flinin mbi dyzetë vetë
91
AZIS HOXHA
dhe drejtori, jo vetëm që nuk na shpuri në sallë, por na siguroi se do të porosiste gardianin që të mos ua jepnin natën çelësat e burgut italianëve, nëse do t’i kërkonin. Shokët e burgut u jepnin kurajë dhe zotoheshin se nuk do të lejonin të hapej burgu natën. Të gjitha ç’kish, që u ndodhën në burg, dhoga e kadrona u grumbulluan në sallë. Atë natë s’mbyllëm sy, por edhe të burgosurit e tjerë ishin të shqetësuar. Të nesërmen më 15 maj, u thirrëm në drejtori dhe u lajmëruam të mblidhnim plaçkat dhe të dilnim përjashta. Morëm vesh se Ali Beu ishte liruar nga partizanët. Po pa çdo hapi, që bënte përpara Balli Kombëtar, tregonte qartë fytyrën e vërtetë prej tradhtari e çdo ditë populli e shikonte më mirë tradhtinë e tij. Kapja e Ali Beut nga partizanët alarmoi italianët dhe ballistët. Ushtria italiane me makina dhe autoblinda, u drejtua për në Cepo. Krah për krah tyre u rreshtuan ballistët. Vëllazërim armësh.
92
Gjirokastra në epope...
“Dhe pas këtij burgim - lirimi, s’më mbetej tjetër, veç “ILEGALITETI” NË ILEGALITET Çdo ditë, që kalonte, fashizmi bëhej më i papërmbajtëshëm në raprezalje. Te çdo shtëpi ai shihte një bazë partizane; te çdo shqiptar shihte një antifashist. Disfatat, që pësonte fashizmi në Frontin e Lindjes nga Ushtria e Kuqe, kur ushtarët e Stalinit kishin fituar betejën më të madhe në historinë e luftrave, atë të Stalingradit; kur aletatët në Afrikë po i afroheshin strofkës së fundit fashist dhe, kur Ushtritë Nacionalçlirimtare, në vendet e pushtuara, kishin hapur në trupin e fashizmit plagë të pashëruara, kishin bindur dhe fashistët më fanatikë, se po u afrohej fundi! Një botë e tërë po luftonte! Një popull i tërë në Shqipëri ishte hedhur në luftë për jetë a vdekje. Si ujqër të trullosur nga plagët bridhnin fashistët pazarit në gjurmim të njerëzve të Frontit. Po shumica e aktivistëve të Luftës, të cilët punonin në qytet, ishin hedhur në zona të lira. Të tjerë të mbrojtur nga gjithë populli, në bazat ilegale, punonin nën hundën e fashistëve, për të mbledhur ndihma, për të shpërndarë trakte dhe komnikata, për të sabotuar, për të luftuar parrullat e armikut, apo për të zhdukur spiunë dhe tradhtarë. Më 11 prill 1943 u bënë arrestime në masë se, në çdo lagje dhe në muret e qytetit, u gjendën të afishuara trakte të Komitetit Qarkor të Partisë, të cilat dënonin bashkëpunëtorët e armikut, spiunët, tradhtarët.
93
AZIS HOXHA
Por në rrugën e realizimit të planeve të tyre dhe për të shfryrë dufin e tyre shtazarak, fashistët do të përdornin barbarizmin, i cili i karakterizonte, që të shtonin çdo ditë numrin e viktimave. Asnjë s’e ndiente veten të sigurt në qytet. Dilte nga shtëpia burri, por s’dinte në do të kthehej në shtëpi! Çdo njeri rronte në një pasiguri të tmerrshme. Po a kishte njeri ta mendonte frikën, kur punonte për luftën e kur shihte që dhe pionierët bënin aksione nga ato, që kryenin edhe trimat, ashtu si dhe ato vajzat kokëuluara, që përpara rrinin brenda, të mbyllura brenda mureve të shtëpisë e që tani kishin veshur opingat dhe luftonin përkrah vëllezërve të tyre! Dhe ato plakat shamizeza bënin punët e trimave, kur pritnin, përcillnin apo shoqëronin ilegalët nga njëra bazë te tjetra. Po kuzhina fashiste, herë pas herë, do të serviste gjellë nga asortimentet nga më të ndryshme. Më 7 qershor 1943 përhapet lajmi se xhandarmëria shqiptare do të merrte në dorëzim qytetin dhe italianët me karabinierinë e tyre nuk do të përziheshin më punët e shtetit shqiptar. Balli Kombëtar nxitoi të ndërrte lugën, për t’ia servirur pastaj popullit dozën e helmit fashist. - Tani ne jemi zotër të vendit, - thoshnin ata. - Italia na la të lirë! Ata nuk do të përzihen më në punët tona. Por populli s’e hante dot sapunin për djathë. Dhe ja, disa ditë më vonë, natën e 29 qershorit, sokakët plot gurë të qytetit zhurmonin nga çizmja fashiste, sikur të kalonin karvane kuajsh! Në këtë zhurmë shqetësuese përziheshin ato të çoqeve të portave e të lehurat e qenve. Kjo melodi ngjethëse prishte bukurinë e kësaj nate të kthjellët qershori. Kontrolli i kësaj nate ishte i befasishëm. Po asnjë nga shokët nuk kishte rënë në grackën, që kishin ngritur fashistët. Të tjerë shokë u hodhën në ilegalitet.
94
Gjirokastra në epope...
Duke qenë në bazë, dëgjoja më shumë biseda grash, po kudo biseda për luftën. * * * Një ditë Mahmude e Xhaferit, një grua e përvuajtur, rreth të pesëdhjetave, e cila vuante edhe për bukën e gojës, thoshte: “ E po durohen këta qafirë, që nuk guxojnë gratë të dalin te porta? Pastaj jetë i thonë kësaj? Ca të hanë dhe ca të qajnë? Po do të vritemi dhe do të digjemi, e po dasmë pa mishra nuk bëhet... Po nuk u dogj shtëpia, nuk bëhet Shqipëria! Unë i kam tre në luftë dhe, kur doli Bukuria 13 i thashë: “ Shiko, vajzë, se kjo luftë për ne bëhet”. Qyteti jetonte në një atmosferë lufte. Çdo ditë dëgjoheshin lajme nga “ordinanca” e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar popullit të Gjirokastrës, ku thuhej se, për shkak të operacionit të rëndë, që do të bëhej, ndalohej qëndrimi i tre vetave bashkë, ndalohej mbajtja e armëve, ndalohej qarkullimi pas orës njëzetë në mbrëmje, gjer në pesë të mëngjesit dhe asnjë dritë nuk duhej të dukej. Mëngjesi e gjente qytetin të rrethuar nga qindra ushtarë e karabinierë; qindra të tjerë hyjnë në qytet e kontrollojnë shtëpi më shtëpi. Arrestohen më tepër se tridhjetë veta. Të nesërmen shkruhen nëpër mure, në çdo lagje me shkronja të mëdha parrulla kundër fashizmit. Në mbrëmje arrestohen kryepleqtë. - Si duket, - thoshnin njerëzit, - s’do të lënë njeri përjashta këta, janë bërë të asdisur! Dhe kryepleqtë i futën brenda! - Janë në kohën e heqjes së shpirtit këta tani, - përgjigjeshin të tjerë, - por s’do të arrijnë t’i bëjnë të gjitha ato, që kanë në mendje.
13) Bukuri Bazo, dëshmore
95
AZIS HOXHA
* * * Ishte vapë. Vapë përvluese e mesditës së korrikut. Katër pionierë sjellin në një bazë ilegale të lagjes “Palorto” një aparat telefoni, një aparat fotografik dhe dy thasë të vegjël me shkresa. Dhe Bashkimi 14 na tregon: “Kishin marrë vendim në organizatë që të bënin këtë aksion. Shoku i rinisë, që na drejtonte, na tha dhe planin. Përpara derës së kuesturës disa nga ne do të bënin, sikur do të ziheshin që të tërhiqnin vëmendjen e rojave. Unë, Bekimi dhe Besua u caktuam të hynim nga ana e pasme e kuesturës, pasi të kishim shqyer derën e katoqit. Dhe ashtu e bëmë. Policët brenda flinin. Ne hymë te zyra e kuestorit dhe morëm këto. “Ua dërgoni partizanëve, - thekson Bashkimi, pa shikoni se, me këto letra mos janë dhe emrat e spiunëve”. Atë natë strehohet në këtë bazë dhe një shok. Ishte hedhur në ilegalitet nga Liceu i Korçës; kishte vepruar në çetat e asaj ane, ishte plagosur në këmbë dhe, para disa ditësh, ishte kthyer në Gjirokastër. * * * Në mbrëmje xha Abidini (një burrë i leshtë, të cilit i dëgjohej fjala e që mbahej afër, jo vetëm për të marrë vesh se ç’bëhej dhe çfarë thuhej pazarit, por, edhe nëpërmjet tij të luftoheshin parrullat e armikut) flet për alarmin, që ishte bërë në fashistët për aksionin e pionierëve në kuesturë. - Po kjo, more jahu, të hyjnë në mes të ditës në kuesturë, në mes të policëve dhe të mos i zënë? Koço Mukës, radion ia morën mu në shtëpi! Tani i hynë në mes të policëve, brenda në zyrë. Aty përpara hynë në zyrat e fashizmit dhe morën maqinat 15 . Bravo u qoftë! Trima janë ! S’ke çfarë u thua! - Tani prit, kur të marrin ndonjë ditë dhe Koço Mukën të gjallë! 14 ) Bashkim Kokona, dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 15 ) Është fjala për aksionin, që u krye në gusht të vitit 1942 në zyrat e fashios nga njësiti guerril i qytetit ditën (ora 14.00) ngaku u morën: një shaptillograf, letër dylli e tjera.
96
Gjirokastra në epope...
Xha Abidini - Dhe atë do ta bëni ju! Se mos nuk e bëni thua! Jo, jo! Prit ndonjë ditë, kur ta dëgjosh dhe këtë. - Po kjo është luftë partizane, xha Abidin! Në çdo burrë, në çdo grua dhe në ata të vegjëlit, që ju i shikoni pazarit e rrugëve, ka partizanë, të cilët godasin armikun dhe atje ku fle, dhe atje, ku punon e pastaj zhduken si hije! Partizanët janë kudo, po nganjëherë s’shihen gjëkundi: janë si ai prushi, që të përvëlon përbrenda e pastaj shpërthen me flakën. - Mirë e keni, sa s’ka më, more djem, - thotë, - edhe dyfeku mbarë ju vete, po ku di unë si të thom, mbretëri e madhe kjo, janë të shumtë këta qytetarë! - Ne jemi më të shumtë, xha Abidin. Ne kemi me vete një botë të tërë. Nga të gjitha anët bam ua shpiem këtyre! Nuk e shikon që janë bërë si të tërbuar? - Ashtu është, more djem, ashtu. Dhe Zoti do t’ju nxjerrë faqebardhë, se për të drejtën luftoni. - Po andej nga Korça, si venë punët, more djalë? - Si në të gjithë vendin, xha Abidin. E ky tregon për sukseset e Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga ana e Korçës, për mobilizimin e popullit dhe për poshtërsitë e ballistëve. - Mor, s’kam pyetur ndonjëherë, kë kini të parë ju? - Ne të parë kemi Partinë dhe popullin, xha Abidin. S’bëhet gjë pa pyetur popullin, se lufta e popullit është, por, mbi të gjitha, ne kemi një djalë gjirokastrit, një djalin tonë, Enverin e xha Halilit! - Jo more ! Është bërë kështu Enveri?! Bravo i qoftë! E kam thënë unë! Do të bëhej ai... Ja, mu te ki vend, ia kam thënë Halilit. Kishte ardhur nga shkolla atëherë, ishte mësues në
97
AZIS HOXHA
Korçë e kishin ardhur te ne. Bënte muhabet, po të linte mall ta dëgjoje ! E i thashë Halilit: “Dëgjo, mor Halil, ki djali, ja do të bëhet që të dëgjohet në të gjithë botën, ja, po si të të them unë, ndryshon ki...”. Dhe u bë qerratai! Vallahi, kështu i kam thënë Halilit atëherë, ja ta pjeç! Bravo i qoftë! Po ta lërë Perëndia, se e kanë dhe djalë të vetëm! Të nesërmen në mëngjes u dëgjuan ca krisma pushkësh. Të dy ilegalët dalin Enver Hoxha me të shpejtë në dritare dhe shikojnë lëvizje në udhën e kalasë. “Ndonjë rrethim thanë, se ka ndonjë lëvizje në burg”. Pritën të shkonte ndonjë i njohur në rrugë dhe ta pyesnin. Në këtë kohë shohin drejt bazës me vrap një djalë i ri me poture leshi të bardha, me xhamadan zbërthyer dhe kokëjashtë. Kur arrin te “Porta e Madhe” , u ul dhe mbështeti shpatullat te muri, dukej se nuk mund të ecte më. “Ky do të jetë ndonjë i burgosur, - thanë me shoqishoqin, - që u ka ikur italianëve dhe e kanë qëlluar karabinierët”. E ndërsa përgatiteshim të dërgonim ndonjë njeri të bisedonte me të e ta sillnim në bazë, pamë xha Abidinin që bisedonte me të. Pastaj i shohim të dy që të vinin në drejtim të shtëpisë. - Dilni, mor, nga vatë ?- thirri nga oborri. Dalim me të shpejtë. Na tha, duke prekur djalin në sup: - Ja u prura dhe një, u bëtë tre tani. Edhe xha Abidini tetëdhjetëvjeçar e luftonte fashizmin.
98
Gjirokastra në epope...
Takohem me të, po ishte i hutuar i gjori. Mezi nxirrte fjalën nga goja. Vështronte rreth e rrotull, sikur e ndiqte njeri nga pas. E këshillojmë të mos trëmbej se edhe ne ishim ilegalë, por, megjithatë, dukej se nuk ishte i bindur. Në këtë kohë lajmërohem nga Gërhoti kishte dalë ushtria dhe kishte rrethuar Palortonë. Fashistët kishin rënë në gjurmë të arratisurit. Nëpër rrugë u dukën ushtarët italianë me oficerët e tyre në krye, që filluan të kontrollojnë shtëpitë me radhë. Në rrugët kyçe ishin vendosur roje me mitrolozë të lehtë. - Erdhën italianët, po shpejt fshihuni!- thotë Nanaja. Me Hajredinin u futëm në një mbrojtje, që, me kohë, ishte përgatitur në këtë bazë; shokun që kishte ardhur nga Korça, mbasi nuk e njihte njeri në Gjirokastër, e lamë të prezantohej, si djali i shtëpisë. Kur ikën italianët dolëm. - E si shkuat ? -pyesim Anenë. - Si shkuam? Me vulë fare, - tha me të qeshur, si triumfatore. – U thamë dhe të urdhëronin brenda, por nuk deshën. U kryem dhe nga një gliko, u dhamë dhe nga një ujë të ftohtë nga të
99
AZIS HOXHA
musllukut dhe ... hajt udhë të mbarë! Këta qenë të mirë. Ata karabinierët janë për t’u vënë zjarrin. Ata s’lënë vrimë pa u futur. - Po ti , Hajredin, u trëmbe, kur erdhën italianët? - Të them të drejtën, mor shokë, kisha dëgjuar se në Gjirokastër ishin të gjithë me Luftën; kisha dëgjuar, madje, kur isha në fshat që Isa Toska në Qafën e Kosovicës, kur kontrollonte makinat, po të gjente gjirokastritë i vriste, pa i pyetur fare. Dhe kishte vrarë nja pesë a gjashtë, më kanë thënë. Edhe në burg sa ndejta, isha takuar me gjirokastritë, megjithatë, kur më solli ai plaku këtu, të them të drejtën e kisha frikën. Mirëpo, kur u futa te ajo vrima e pashë atje armë, bomba, municione, besova se isha në dorë të sigurta. Mori frymë lirisht dhe pastaj shtoi: “Unë mbeta borxhli te kjo shtëpi, mor shokë, se më shpëtoi kokën, po t’i bjerë rasti ndonjerit dhe të shkojë andej nga Koshtani, le të kërkojë shtëpinë e Hajredin Hasanit”. - Borxhli të jesh te Parta, jo tek ne, shok! Të pasnesërmen u përgatit Hajredini të kalonte në zona të lira. - E, Hajredin, si të duket vetja tani? - E si më keni veshur ju, kushdo, që do të më shohë, do të më pandehë ndonjë doktor! Korrieri ynë e shoqëroi atë deri në Lunxhëri. Në një mbasdite të vapës përvëluese të korrikut, bashkë me shoqëruesin, nisemi për në zonat e lira. Pasi kaluam rrugën automobilistike, nisemi për në katundin Tranushishtë. Te kroi, pa vajtur në fshat, nga larg, shohim një njeri të armatosur, i cili rrinte mbështeur pas një peme. Dukej se do të ishte i lodhur, ndoshta nga rruga e gjatë, që do të kishte bërë. Kur afrohemi, e njoha dhe na njohu. Ishte Kapo Bacua, ilegali i ditëve të para, megjithatë, s’kishte rënë rasti të njihesha nga afër, po përqafohemi dhe puthemi me të, buzë më buzë, sikur të kishim qenë miq të vjetër. Ulemi dhe ndërrojmë nga një cigare.
100
Gjirokastra në epope...
Kapua interesohej e pyeste për moralin e popullit, për shokët, të cilët punonin në qytet, për të burgosurit, të internuarit, për punën e “Ballit” edhe për moralin e fashistëve. Duke thithur ajrin e pastër të këtyre vendeve të çliruara, njeriu e ndjente veten të lehtësuar e kur Kapua tregonte për sukseset e çetave partizane, në luftë me fashistët, trimëritë, që kishin treguar shokët në luftime dhe entuziazmin e popullit të zonave të çliruara e bashkimin e tij gjithnjë e më ngushtë rreth Frontit Nacionalçlirimtar, të bëhej zemra mal. Vuajtjet formojnë te njëri - tjetri urrejtjen e kjo forcon trimërinë dhe vendosmërinë për t’ia arritur qëllimit. Por edhe sukseset e entuziazmojnë njeriun, e forcojnë dhe e bëjnë të vendosur. Në të perënduar të diellit nisemi me Kapon për në Stegopul. Rrugës takonim fshatarë, që punonin, që venin dhe vinin, partizanë të njohur e të panjohur; takoheshim dhe përshëndeteshim me ta, por këta njerëz dukej sikur dukeshin ndryshe nga ata të qytetit. Ndoshta pse këta ishin të lirë e ata të robëruar! Velloja e hirtë po mbulonte qiellin. Freskia e mbrëmjes na bënte të mos e ndjenim lodhjen te e përpjeta e Stegopullit. Natën arritëm në fshat. Këshilli na ndau në baza. Ndahemi dhe me Kapon, ndahemi për të mos u parë më kurrë me të.
Plaku i shtëpisë u tregua mikpritës, po pjesëtarët e tjerë të familjes dukeshin të shqetësuar. - Na falni, - më thotë xha Mitrua Çani, - se jemi dhe kështu rrëmullë. Na lajmëruan se fashistët do të bëjnë operacion e ne përgatitemi për të shkuar në mal, por presim urdhrin. Më pyet nëse kisha marrë vesh në qytet, apo rrugës ndonjë lajm të tillë. Pastaj na thotë: - Mor plaçka në djall të vejë, kush e ka në mendje, po të na shpëtojnë njerëzit.
101
AZIS HOXHA
- E po në luftë jemi, xha Mitro. - Ashtu është, mor djalë, ashtu, po mbase e thyejnë qafën tani këta, se nga të gjitha anët bamb ua shpien! -Tani e kanë humbur pusullën fashistët, xha Mitro, edhe ata e shohin se të numëruara i kanë ditët. - Mor, më rroftë baba Stalini, se ai po ia thyen brinjët Hitlerit, pa për këta të tjerët s’pyet fare ai. Ndërkaq gratë, me gjithë shqetësimet që kishin, sapo kishin përgatitur darkën. Hëngrëm të gjithë bashkë dhe xha Mitrua shpesh u thoshte grave, të cilat i shihte të shqetësuara: - E po, në luftë jemi de! Ne i kemi marrë parasysh këto! Të na shpëtojnë kokët thuajni! Qëndruam dhe ca me bisedat e luftës e pastaj plaka e shtëpisë, që i dukej sikur këto muhabete i ndillnin të keqen, tha: - E, si thoni djem, doni të flini, se s’dihet nata është me barrë. Në mëngjes herët marrim rrugën për në Poliçan. Hymë në grykën e Selckës, e cila ishte bërë tmerr për armiqtë. Ishte e
Selckë
102
Gjirokastra në epope...
dëgjuar për madhështinë e saj, por kur e sheh mendon se natyra e kishte ngritur këtu për zogjtë e shqipes. Kala të papushtueshme! Shkëmbinj të thepisur, në të dy anët e lumit, që duken sikur i krekosen njëri - tjetrit për madhështinë e tyre. Shtigje të ngushtë nga mund të lëvizje me shumë kujdes për shkak të gjerësisë. Ishte më lehtë të rrokulliseshe këtu, se sa të zbrisje! Më e drejtë do të ishte të quhej ky vend “Grykat e Selckës”, pse, sa mbaronte një grykë, fillonte tjetra, aq madhështore sa e para, aq e egër sa e pasmja. Llahtarën u kishte kallur fashistëve “Gryka e Selckës”, aq sa dhe trimëria e partizanëve që e mbronin. Vënde të egëra, po për shqiponjat e Partisë, që mbi këta shkembinj kishin ngritur foletë e tyre, nga dukeshin tytat e mitralozave e të maliherëve ishin bërë vendet më të dashura. Ndihmat e aleatëve
***
Poliçani kishte gjallëri. Partizanë, popull. Venin e vinin me nxitim, e të gjithë në punët e Luftës. Po edhe kafeneja plot me njerëz. Njerëzit, që hidheshin në ilegalitet nga qyteti e fshati shtoheshin nga dita në ditë. Aleatët kishin filluar të hidhnin material luftarak, po hidhnin aq rrallë dhe aq pak, sa nuk mjaftonin as për armatosjen e çetave dhe batalioneve partizane. Në ditën e para të gushtit po bëheshin përgatitje për të sulmuar Libohovën. Aleatët ishin lajmëruar të dërgonin mortaja dhe municion për pushkët italiane dhe për malihera. - Në mbrëmje shkojmë në fushën e Sheperit për të parë aeroplanët që do të hidhnin me parashuta materialin luftarak, i cili pritej. Partizanët ishin gjithë qejf. (Disa edhe pse nuk do të armatoseshin). U ndezën zjarret dhe, pas pak, u dukën aeroplanët. Fillonin të binin parashuta njëra pas tjetrës dhe partizanët e caktuar
103
AZIS HOXHA
për këtë punë gjithë gaz rendnin pas tyre. U grumbullua gjithë materiali në një vend. Kur u hapën parashutat, përpara u hoqën dëngjet me ushqime të misonit anglez, që ishte pranë Zonës së Parë. Për ushtrinë partizane ishin hedhur ca veshmbatje të pakta, vetëm pesëmbëdhjetë pushkë italiane, nja katër arka me fishekë të tyre dhe gjithë shkarkesa tjetër me fishekë të pushkëve austriake, që asnjë partizan nuk mbante armë të tillë. Atë natë, më thanë se një herë tjetër kishin dërguar këpucë vetëm të një këmbe! Kjo ishte “ndihma” e aleatëve. Një ditë pyes një shok nga të udhëheqjes së Luftës së Qarkut për këto lloj ndihmash të “aleatëve” dhe Ai më thotë: “ Ne luftën do ta bëjmë dhe pa ndihmën e tyre. Si e filluam ashtu do ta mbarojmë!”
Kalaja e Libohovës Dhe më 31 gusht Libohova u sulmua e u luftua edhe pa mortajat e aleatëve. Gjokset e partizanëve legjendarë u ndeshën në bedenat e kalasë së Libohovës me italianë e ballistë dhe me flakët e topave dhe të mortajave të tyre.
104
Gjirokastra në epope...
FITORJA E SHUMËPRITUR Në mbrëmjen e tetë shtatorit u dëgjuan disa të shtëna pushke. Pastaj një breshëri pushkësh. Të të zërë gjumi nën qetësinë e yjeve dhe të zgjohesh nga breshëri e pushkëve, është ngjethëse. S’ka gjë më të llahtarshme se befasia në kohë lufte! Dëgjoheshin britma njerëzish, por s’merrej vesh në ishin britma gëzimi apo alarmi. Krismat e pushkëve mbulonin zërat e njerëzve! Afër qendrës së fshatit u dëgjuan të bërtitura shqip e greqisht: - Kapitulloi Italia! - Italia kapitulloi! - Epese i Itali 16. Në sheshin e fshatit krisi kënga dhe vallja. Përqafoheshin dhe putheshin njerëzit me njëri - tjetrin. Vendi gjëmonte nga britmat e gëzuara të njerëzve, nga këngët e vallet e nga krismat e pushkëve. - Kurseni fishekët!- dëgjoheshin zëra. - Municioni do të na duhet !- thoshte ndonjeri. U ndalua hedhja e armëve. Po kënga dhe vallja vazhdonte më dysh e më tresh. Po sa pushoi krisma e pushkëve në Poliçan, lajmi kishte vajtur në fshatrat e tjera. Lugina e Pogonit dhe e Zagorisë gjëmoi nga batare pushkësh të vazhduara. Atë natë s’mbylli njeri sy. Njerëzit e lirë festonin vdekjen e fashizmit italian. - Do të vemi në qytet. - Do të ngrëmë pushtetin tonë demokratik atje. 16 ) Ra Italia (greqisht).
105
AZIS HOXHA
Sheper - Çdo gjë është e jona. - Rroftë Shqipëria e lirë demokratike dhe popullore! E kjo parrullë përcillej nga njëri grup te tjetri dhe oshëtima gjëmonte maleve. Zemrat e njerëzve, sa s’dilnin nga kraharori prej gëzimit. Ra Italia. Mëngjesi i nëntë shtatorit nuk ishte si ata të ditëve të mëpërparshme. Ishte mëngjesi, i cili e gjente popullin tonë fitimtar në luftë kundër fashizmit italian dhe tradhtarëve të vendit. Flamuri ngadhnjimtar i Frontit Nacionalçlirimtar, pas dy vjet lufte të armatosur, zbriste tani nga majat e maleve të Kurveleshit, Lunxhërisë e Zagorisë, ashtu sikundër dhe nga malet e papushtuara të gjithë Shqipërisë, për t’u ngulur në kalanë e Argjiros, në Këcullën e Çeços e në gjithë qytetet e Shqipërisë, për të udhëhequr popullin në mitingjet dhe në festat për gazin e fitores së parë! Në fytyrat e gëzuara të çdo njërit, bashkë me entuziazmin dukej dhe krenaria e ngadhnjyesit. Ata fashistë italianë, që tundeshin pazarit, si zotër të vendit, tani do t’i shihnin të
106
Gjirokastra në epope...
gjunjëzuar. Tani do të laheshin hesapet me spiunët e fashizmit, me ata, që gjurmonin shteg më shteg partizanët, me ata, që torturonin pleqtë, fëmijët, gratë dhe gjithë popullin! Tani Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare do të kishte armë dhe municion, me të cilin do të përballonte çdo armik, i cili do të guxonte të kalonte kufijtë e tokës shqiptare. Mëngjesi i nëntë shtatorit në Poliçan, ndryshonte nga çdo mëngjes tjetër. Partizanë dhe popull që ishin gdhirë gjithë natën me këngë dhe valle, pritnin sot, në këtë qendër partizane fshatarë nga Zagoria dhe Pogoni, që vinin për të festuar ditën e fitores mbi fashizmin italian. Shtigjet dhe monopatet oshëtinin nga këngët dhe britmat e fitimtarëve. Gjëmonte vendi nga këngët dhe vallet. Atë ditë u dëgjuan dhe jolitë, të cilat kishin kohë që ishin harruar! Disa këndonin shqip, të tjerë greqisht, po gjuha e njëjtë: Të gjithë i këndonin fitores mbi fashizmin italian, bashkimit dhe vëllazërimit! Ditën e premte, më 10 shtator, Komiteti Qarkor i Partisë urdhëron Këshillat Nacionalçlirimtare për të mobilizuar njerëzit me kafshët e ngarkesës e që bashkë me njësitet guerile të fshatrave të ishin në gatishmëri të plotë për zbatimin e urdhrit të dytë, që do të jepej. Lunxhëria kishte veshur rrobat e festës. Në çdo fshat gëzim e hare. Njerëzit shiheshin të qeshur e të gëzuar e si gjithnjë të gatshëm të kryenin çdo shërbim. Po mendjen dhe zemrën e kishin të gjithë te qyteti. “Ç‘po bëhej atje? Si i kalojnë këto ditë?” Ja si i përshkruan në ditarin e vet ato ditë një mësues: 08.09.1943 Në shumë vende të tregut ngjiten shpallje të vëna nga Bashkia. Këto thonë se këtej e tutje, kur udhëtojnë autokolona do të shoqërohet prej një grupi njerëzish të armatosur marrur si peng, qofshin bujq a intelektualë. Në zbrazjen e pushkës së parë, kundër autokolonës do të pushkatohen të gjithë ata civilë
107
AZIS HOXHA
hipur në autokolonë. Nga ora 14. 00-16.00 një radhë topash zbrazen nga kazermat e nga brigjet e Palokastrës, ku janë mjaft ushtarë e qëllojnë në Çepunë e në Manastir të Cepos. Në ora 19.30 20 radiot e stacioneve aleate njoftojnë armëpushimin e Italisë fashiste me aleatët, dorëzimin e Italisë pa kushte. Me ta dëgjuar këtë lajm, banorët e qytetit dolën nëpër dritaret e shtëpive të tyre të lajmërojnë gjitonët. Disa ulërijnë dhe bërtasin: “U bë paqe! U bë paqe!” Pa humbur kohë të gjithë dalin jashtë e sidomos djalëria dhe grarëria. Shpërthejnë spontanisht demonstrata nëpër rrugët e qytetit. Dalin djemuria me flamuj në duar e duke shëtitur në rrugët kryesore të qytetit, këndojnë, me sa fuqi kanë. Hapen dritaret e shtëpive. Dalin dritat jashtë dritareve, në sheshe e ballkone. Ndizen elektrikat, qirinj dhe hi me vajguri. Shpërthejnë këngë grarisht e burrërisht. Ziejnë portat dhe rrugët. Të gjithë urojnë njëri - tjetrin që të rrojnë dhe të trashëgojnë Shqipërinë e lirë. Gjer në mes të natës vazhdohet kështu. 09.9.1943 Sot rrugët e qytetit vlojnë nga kallaballëku. Nëpër fytyrat e njerëzve shihet një kënaqësi e madhe. Kafenetë janë plot me njerëz. Nëpër pijetore gjëmojnë këngë e joli. Njerëzit përqafohen dhe urojnë njëri - tjetrin. Ora 16.00 mblidhen të gjitha vajzat, gratë e djemtë (edhe të vegjëlit) në sheshin para Bashkisë. Mbajnë lart flamurin e Shqipërisë dhe s’pushojnë së kënduari këngë patriotike e më tepër këngë të ngritura partizanëve të vrarë. S’pushojnë së bërtituri: “Rrofshin partizanët! Rroftë Shqipëria! Rrofshin Aleatët!” e tjera e tjera.
108
Gjirokastra në epope...
Si u mbush tërë sheshi i Bashkisë, nisen prej këndej e duke kënduar e bërtitur shkojnë para gjimnazit e nga Palortoja. Kthehen këndej nga tregu e ngjiten Dunavatit, zbresin pastaj nga Pazari i vjetër, dalin në xhade e ngjiten përsëri në sheshin e Çerçizit . Kur u ngrys të gjithë shpërndahen. 10.09.1943 Shumë topa dhe mitroloza bien sot nga Ura e Kardhiqit. “Sata “ niset të vejë në Tiranë, po shkon mu te Ura e Kardhiqit dhe kthehet prapë në qytet, mbasi bëhej luftë midis autokolonës së madhe gjermane, e cila edhe mbrëmë, gjithë natën, vazhdoi të kalonte dhe çetave partizane, që i prenë rrugën autokolonës. Ballistët e kishin rrethuar mbrëmë Gjirokastrën. Ishin më tepër se një mijë vetë... Këta kishin prëmë një mbledhje të madhe në shtëpinë e Sabro Shtinos. Merrnin pjesë dhe Hysni Lepenica, Skënder Muço, H. Sh. , Xh. K., S. H., Ismail Golemi e shumë të tjerë. Nëpër vendet kryesore të tregut ngjiten shpallja dhe proklamata nga ballistët, të cilët e ftojnë popullin e Gjirokastrës të presin me gëzim ballistët, që do të hynin pasdite në qytet, për të marrë në dorëzim qytetin. Po tregu mbyllet i tëri dhe, në shesh, nëpër pezule, nuk ka as edhe njerëz. Shumë shkojnë nëpër shtëpira dhe rrinë fshehur...”. 11.09.1943 Mëngjesi i sotëm na gjen me ballista. Si duket këta erdhën mbrëmë. Janë dyqind – treqind burra të armatosur, që qarkullojnë rrugëve të tregut e më tepër rreth hotelit “Royal” e sheshit të Çerçizit e sidomos në prefekturë, ku hyjnë dhe dalin me shumicë të madhe “. “Tregu është mbyllur. Tellalli flet që të hapen të gjitha dyqanet, se ndryshe do të hapen me forcë... Por asnjë nuk e hap, veç S. Sh. e Xh. S. e ca pak të tjerë, por edhe këta e mbyllin. Në vende të ndryshme të tregut nxirren proklamata të
109
AZIS HOXHA
firmosura nga Komandanti i Përgjithshëm i Jugut, Hysni Lepenica dhe nga anëtari i këshillit, Skënder Muço, që i uron popullit të Gjirokastrës ditën gazmore; të gëzohen dhe të rrinë të qetë në punët e tyre e të lënë mënjanë ambicjet e mëritë personale dhe të bashkohen të gjithë për të mirën e Shqipërisë. Këta thërrasin përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar që të vinë dhe të bashkohen me ta për të mirën e Shqipërisë. Në prefekturë këta ngritën flamuj shqiptarë. Afër drekës, dy makina gjermane erdhën te sheshi i Çerçizit. Populli, me t’i parë, shpërndahet me shpejtësi rrufeje e të fshihej rreth piacës. Edhe shumë nga ballistët u fshehën, megjithëse ishin të armatosur. Policët e kuesturës sot u arratisën e të gjithë u hodhën me çetat partizane. Edhe shumë djem të vendit, mbase dhe njëqind vetë ikën pjesë - pjesë nëpër çetat. Gjermanët, që erdhën në shesh të Çerçizit, kur ikën, afër Xhemaliut, vranë 5 - 6 njerëz, midis tyre: Zija Vehbin dhe një Riza nga Hazmurati, qiraxhi. Shpëtoi mrekullish Shero Lalua, i cili u iku gjermanëve nëpër duar. Në aksham vonë vjen Koço Muka me çetën e vet. Mbasdite ballistët hidhen dhe këndojnë në “Bahçen e Teqesë”. Nga kalaja ushtarët italianë u hedhin ballistëve e popullit këpucë, pandallona e shumë veshmbathje. Rojën e qytetit e morën ballistët”. 12.9.1943 Sot shihet më tepër lëvizje e ballistëve, të cilët bredhin në të gjitha anët e tregut. Koço Muka dhe Ismail Golemi dhanë urdhër të hapen dyert e burgut. Sot nuk shihet asnjë karabinier, ushtar apo dedektiv nga të kuesturës. Karabinierë e ushtarë u mbyllën në kazerma. Përgatitje po bëhet për pritjen e partizanëve. Dikush qëndis yje të kuq, dikush flamurë, dikush krijon vjersha e kompozon melodira, dikush shkruan parulla. Afër dyqanit të Xhevdet Selfos nga Shtabi i Zonë së Parë
110
Gjirokastra në epope...
varet një qarkore, që u drejtohet gjithë arsimtarëve. Tregon për zona të gjëra të çliruara nga Ushtria Nacionalçlirimtare dhe fton gjithë arsimtarët, edhe ata, që kanë qëndruar indiferentë, të zgjohen nga gjumi, të bashkohen me popullin e të përgatiten për të zhvilluar arsimin në zonat e lira. Gjindarmë dhe nënoficera shqiptarë ikën në çetat partizane. Në prefekturë formohet nga krerët e Ballit gjyqi, ku dënohen me vdekje: Nexho Bejleri, Xhafer Beqiri, Syrja Memo”. 13.09.1943 Sot është ditë pazari. Nuk erdhi asnjë katundar apo katundare nga fshati. Dje u vranë nga gjermanët, afër fabrikës së Papavangjelit, kur do të kalonin lumin pesë vetë, midis tyre djali i Xhevros së Mulla Azisit nga Mashkullora, një xhandar dhe tre të burgosur. Sot në mëngjes tregu u hap një herë përgjysmë, pastaj u mbyll. Po Ismail Golemi urdhëron të shqyen dyqanet dhe u shqyen disa. Shumë nga çetat balliste largohen, po nuk dihet ku vanë. Ushtarët italianë dalin lagjeve dhe shesin rroba. Sot paradreke ballistët arrestojnë Kolë Krajën e dy të tjerë. Afër mbrëmjes arrestojnë Petref Kokonën. Çdo ditë, që kalonte do të ishte mbushur plot me ngjarje të rëndësishme se tjetra. Në 10 shtator Komanda e Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë - Gjirokastër i dërgoi Komandës së Divizionit “Peruxhia” këtë letër: “Mbasi qeveria e Bodolios kërkoi paqe pa kondita dhe e firmosi, dëshirojmë të dimë, nëse komanda juaj do të hyjë në kontakt me një të deleguarin tonë, për të biseduar konditat e dorëzimit, duke qenë se kjo komandë është e vetmja, që drejton luftën në qarkun e Gjirokastrës e prandaj, vetëm nga kjo mund të siguroni paqen dhe konditat e udhëtimit. Në rast se këtë do ta bëni, përfaqësuesi juaj mund të udhëhiqet prej këtij ushtari,
111
AZIS HOXHA
i cili bie letrën, duke patur kujdes që vetura juaj të ketë flamur të bardhë. Sidoqë të jetë, dëshirojmë një përgjigje dhe ju lajmërojmë se luftën do ta vazhdojmë, deri sa të kemi caktuar konditat e dorëzimit “ 13. Më 10 shtator, Telmani, i deleguari i aleatëve në krahinën tonë i shkruan komandës së divizionit “Peruxhia”: “Meqënëse u nënëshkrua një armëpushim midis Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë italiane dhe meqënëse armiqësitë pushuan, është e domosdoshme që ju, ose një përfaqësuesi juaj, të takohet më një të deleguar të Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar i vetmi trup qeverimi i njohur nga Kombet e Bashkuara, për të diskutuar kondidat e dorëzimit”. Komanda italiane e zvarriti përgjigjen. Më 13 shtator u urdhëruan forcat të niseshin për në Gjirokastër. Gjëmonin shtigjet dhe brigjet, grykat dhe monopatet nga këngët partizane dhe kënga e tyre përplasej përkundrejt, në pllajat e Mali të të Gjerë, ku nënat, motrat, gratë, një popull i tërë priste me padurim njerëzit e vet, çlirimtarët e vet! Fusha filloi të nxinte nga njerëzit, sidomos nga ana e Valaresë. Të tjerët grupe - grupe zbrisnin nga “Balta e Bardhë”. Dy çeta të Koto Hoxhi batalionit “Misto Mame”, njësitet guerrile të fshatrave të Zagorisë, Lunxhërisë, Pogonit dhe njerëzit me kafshë, zunë vend përtej lumit, përkundrejt Gërhotit. Batalioni “Asim Zeneli” dhe çeta “Koto Hoxhi e batalionit “Misto Mame” dhe njësitë guerile të Kardhiqit e të Kurveleshit ishin vendosur në kodrat e Viroit.
13 ) Komunikata e Shtabit të Zonës Operative 13 shtator 1943.
112
Gjirokastra në epope...
Çeta “Sabaudin Gabrani” kishte zënë bregun e lagjes “Dervish bej”. Nga qyteti vinte deri në fushë oshëtima e këngëve revolucionare. Nxinte xhadeja nga njerëzit, të cilët kishin dalë për të pritur partizanët. Turma sa vente dhe shtohej. Disa të vegjël kishin arritur deri në fushë. Donin të shikonin partizanët. Ballistët mbi xhade e nën xhade venin e vinin rreth Gërhotit, si ato arrëzat, që e shohin mjaltin por s’hyjnë dot në vazo. Edhe kjo gjendje e ballistëve e shtonte gëzimin e partizanëve e të popullit. Kishte ndonjë nga partizanët që edhe thumbonte: - Kanë ardhur t’i krejnë potkonjtë kalit të ngordhur. - Kanë të drejtë, - thoshte tjetri, - kanë luftuar! S’ke ç’u thua! Afër një grup partizanësh kaloi xha Refati, Refat Sinani, partizani më i moshuar me atë shtat të gjatë, që, megjithëse i kishte kaluar të gjashtëdhjetë e pesave, ecte si ndonjë djalë. Dëgjoi dhe shtoi: “ Tani u kujtuan këta, si kofini pas të vjelit! Mos të na nxjerrin telashe maskarenjtë, se ata për këtë punë kanë lindur!”- dhe nxitoi, ashtu siç e i kishte zakon të ecte, kur do të kryente ndonjë urdhër. Partizanë dhe vullnetarë qeshnin, bënin shaka, ashtu si mund të bëjnë fitimtarët e bisedonin, po nga minuta në minutë, çdo njeri priste urdhërin të nisej për në Gjirokastër. Dhe nga ora 15.30 urdhri erdhi: Të gjithë, me njerëz, kafshë të largohen sa më tutje, të zënë pozicione në hendekë e në kanalet e fushës dhe të mos qëllohej! Edhe populli i qytetit u lajmërua të mbrohej dhe të largohej shpejt nga rrugët. Komandanti i çetës “Sabaudin Gabrani”, Isuf Çobani, me çetën, e cila kishte zënë vend në kodrat e lagjes “Dervish Bej”, ngarkon një skuadër të hynte në qytet dhe të shpërndante popullin, që kishte dalë të priste partizanët. Ç‘ndodh?
113
AZIS HOXHA
-Tradhti nga italianët? - Mos do të na sulmojnë ballistët? Bëheshin lloj – lloj pyetje , por asnjë nuk jepte përgjigje. U dëgjua një e shtënë pushke te hyrja e kazermave të Gërhotit, aty rreth orës 16.00 dhe pas asaj një breshëri mitrolozash të lehtë dhe të rëndë, që përziheshin me gjëmimin e mortajave. E papritur! E të papriturat janë gjithmonë shqetësuese dhe të rrezikshme në kohë lufte! Të gjithë zunë vend dhe mundoheshin të merrnin vesh ç’bëhej. Nga Gërhoti dhe kodrat rreth tij shihej tym dhe flakë. Grykat e mitralozave dhe mortajave italiane, diku drejtoheshin dhe nga qyteti, edhe nga fusha, por forcat partizane dhe populli nuk qëllonte. Ç‘kishte ndodhur? Ballistët, kur morën vesh se gjenerali italian do t’ia dorëzonte materialin luftarak e depot me ushqime Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e cila kishte luftuar deri tani me trimëri kundër fashizmit italian, sulmuan kazermat. Kompromisi me armikun, bashkëpunimi me të, lufta pas shpine, e heshtur dhe e hapur, kundër Lëvizjes Nacionaçlirimtare, kundër popullit, nuk ishin të rastit për Ballin Kombëtar. Ato ishin pjellë e botëkuptimit klasor kundrarevolucionar. E ata do ta shpinin gjer në fund këtë luftë. Egoizmi klasor, tradhtia, cmira, ambicja, cinizmi ishin mish e gjak i tyre! E me këto armë, sulmuan ata kazermat e ushtrisë italiane. Përfundimi mbi 50 të vrarë brenda më pak se një orë. Kjo ishte lufta e Ballit Kombëtar kundër fashistëve italianë! Po këtë aventurë balliste e paguam edhe ne: u shkëputën nga shokët, nga familja e nga populi nga një predhe mortaje, që ra në fushë, partizani i vjetër, Kapo Baco dhe anëtari i njësitit guerril të Lavovës së Libohovës, Gaqe Çavo! Po tmerr pa atë ditë edhe populli i Gjirokastrës. Pikërisht, në çastin, kur priste të festonte, bashkë me njerëzit e zemrës dhe bashkëluftëtarët, ditën e fitores mbi fashizmin italian, kur
114
Gjirokastra në epope...
njerëzit mendonin të këndonin në sheshin e Çerçizit, këngët më të mira, kur valltarët kërkonin shokët për të hequr vallet më të bukura, kur vajzat nxirrnin nga sepetet rrobat e festës, kur gratë e plakat, nëpër shtëpirat, përgatitnin gjallët më të shijshme për të gëzuar çlirimtarët, djemtë , vajzat dhe burrat e tyre, krisi mitralozi e mortaja nga “Bregu i Teqesë”. Tym e flakë atje! Tym e flakë në lagjet qytetit! Fashistët s’ishin kënaqur me ato, që i kishin punuar këtij populli katër vjet me radhë. Do të hidhnin kundër tij dhe predhën e fundit! Gra me fëmijë në duar a me ndonjë rrobë në krah, me ndonjë shportë a torvë në dorë me ushqime, iu ngjitën malit përpjetë, u futën nëpër përrenjtë e shpellat të shpëtonin kokën, të shpëtonin fëmijët. Duket se kishte akoma për të hequr nga fashizmi italan ky popull! *** Më 17 shtator, ushtria italiane niset për në Sarandë, ku do të dorëzonte armët. Nga ora 17.00 Ushtria partizane niset nga pozicionet rreth Gërhotit për të hyrë në qytet. Populli, që kishte marrë malet dhe përrenjtë, po varej poshtë, duke kënduar e brohoritur e duke u bashkuar me ata, të cilët mbroheshin në kubetë dhe bodrumet e shtëpive, e mbushën zallin dhe rrugët e Varoshit. S’kishte mbetur i madh dhe i vogël pa dalë. Në rrugët e ngushta të Varoshit, s’kishe ku të hidhje mollën! Partizanët gjithë shend dhe verë, kryelartë duke kënduar këngë revolucionare ngjitnin të përpjetën e Varoshit. E njerëzit u flitnin në emër dhe pleq dhe plaka u jepnin urimet më të zgjedhura: “ Mirë se erdhët, mirë se erdhët, djema! - Rrofshi e qofshi, djema! Ju bëftë pushka top! - Paçi uratën, bij! Rrofshi dhe e trashëgofshi! -Po vajzat, shini, moj, sa lezet që u ka dyfeku, leshprerave!
115
AZIS HOXHA
Te sheshi i Çerçizit u grumbulluan forcat partizane dhe i gjithë populli. Mund të thoshje se s’kishte mbetur njeri në shtëpi. Gjithë ky popull që kaloi një ditë të llahtarshme, në mes të plumbave, të predhave, nëpër shpella dhe nëpër bodrume, tani, i qeshur dhe i gëzuar, si asnjëherë, hidhet dhe kërcen me vëllezërit e motrat fitimtarë. Gjithë qyteti ishte në festë dhe festa vazhdoi deri në orët e vona të natës. Nuk kishte neone as parrulla me drita, as fishekzarre, po qyteti ndriste nga fytyrat e qeshura e të gëzuara të partizanëve e të gjithë popullit! Kur shihje ata qindra dhe mijëra partizanë, anëtarë të njësiteve guerile të fshatrave dhe fshatarë, të cilët kishin ardhur për të festuar ditën e fitores mbi fashizmin italian, mendoje se ku do të strehohej gjithë kjo mizëri njerëzish! Po qyteti i tyre, që i kishte pritur dhe përcjellë partizanët, ilegalët, ku kërkohej kokë, në terrorin më të egër fashist, tani i kishte hapur portat në të dyja kanatat! Gëzime të papara kalonte ato ditë qyteti ynë dhe këto shtoheshin, kur bashkoheshin me gëzimin që ndiente i gjithë populli shqiptar, gjithë popujt antifashistë të botës për fitoren që kishin arritur. Partizanët venin e vinin pazarit gjithë gaz e gjithë qejf. Takoheshin me njëri - tjetrin, bisedonin për të shpërndarë kudo optimiznin dhe entuziazmin revolucionar të Partisë, të Frontit Nacionalçlirimtar. Të moshuarit dhe pleqtë nga trotuaret, nga kafenetë apo nga pezulet e dyqaneve, ku rrinin, duke parë këtë rini të edukuar, të shendetshme, të rregullt e të disiplinuar, thoshte fjalët më të mira për të, për partinë e u pëlqente të bisedonin me çdonjërin prej tyre, që kalonte, pavarësisht se nuk do të njiheshin me të. Dukeshin dhe ballistët poshtë e përpjetë, por si të shushatur nga kjo atmosferë entuziaste e partizanëve dhe e popullit dhe nga ky izolim i tmerrshëm, të cilën u bënte i gjithë populli.
116
Gjirokastra në epope...
VOTA E PARË E LIRË Errësira nuk mund të ndalojë dritën, kurrsesi! Më 16 shtator do të bëheshin zgjedhjet për këshillat nacionaçlirimtare të lagjeve. Një entuziazëm i papërshkruar shihje në të gjithë qytetin. Për herë të parë populli do të votonte për njerëzit e vet. Për herë të parë do të votonte i lirë. Nuk u bë propagandë elektorale, nuk u afishuan pankarta e parrulla, nuk u lexuan ligje e rregullore. Një ligj njihej atëherë: “ Populli do të zgjedhë në pushtet njerëzit e vet!” Dhe këtë ligj populli e kishte të shkruar në mendje dhe në zemër, që ditën, kur partia i foli atij për t’u hedhur në luftë kundër fashizmit, për të ngritur një Shqipëri demokratike popullore. Dhe sheshet dhe vendet, ku do të bëheshin zgjedhjet, ishin mbushur plot e përplot me burra dhe gra, të vegjël e të mëdhenj që në orët e para të mëngjesit. Kënga dhe vallja në çdo lagje të qytetit. Këngë dhe valle edhe te Sheshi i Xhamisë, ku ishte mbledhur populli i lagjes “Palorto”.
117
AZIS HOXHA
Kënga dhe vallja ishte shprehje e dashurisë për Shqipërinë e shtrenjtë, për Shqipërinë e shumëvuajtur! Kënga, vallja ishin shprehja e dashurisë së pakufishme të këtij populli për partinë, për Frontin Nacionalçlirimtar, i cili e udhëhoqi në luftë kundër fazhizmt italian e tradhtarëve. Dhe i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë, shoku Miho Xhani, që pritej, erdhi. Takohet me këdo, që i del përpara, heq dhe një valle e pastaj mblidhen të gjithë për të dëgjuar fjalën e partisë, të Frontit Nacionalçlirimtar. I deleguari foli për fitoren e popullit ndaj fashizmit italian dhe mbi tradhtarët, për vijën e drejtë të ndjekur nga Fronti Nacionalçlirimtar, për situatën ndërkombëtare, që zhvillohej në favor të forcave antifashiste, për rëndësinë e zgjedhjeve dhe për detyrën, që i dilte popullit për të vazhduar luftën, i udhëhequr nga partia, gjer në fitoren përfundimtare. Në mes të entuziazmit të papërshkruar të popullit, u zhvilluan zgjedhjet për këshillat e lagjeve. Më 19 shtator, në sallën e mbledhjeve të ish Bashkisë, zhvillohet mbledhja për zgjedhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit dhe Komitetit Ekzekutiv të tij. I deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë flet për fitoren e arritur dhe për detyrat e këshillave nacionalçlirimtare. Pastaj flet për procedurën e zgjedhjeve. Nga anëtarët e këshillave nacionalçlirimtare të lagjeve, u zgjodh ai i qytetit dhe ky zgjodhi Komitetin Ekzekutiv. Më 20 shtator, në ora 10.30, në sheshin “Çerçiz Topulli” populli do të festonte ditën e formimit të të parit organ të pushtetit demokratik popullor në qytet. Pas pesë vjet robërie populli u bë zot në shtëpinë e vet! Vallet, që hidheshin përpara Komitetit Ekzekutiv të qytetit, e bënin më të ngushtë sheshin. Kënga labe gjëmonte, sa asnjëherë. Populli për herë të parë shihte në mes të sheshit partizanë dhe partizane, djem dhe vajza, gra e burra, të hidhnin valle, ashtu si shokë lufte të një ideali, si vëllezër dhe motra. Në këtë miting Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit
118
Gjirokastra në epope...
Popullor të qytetit ngarkohet nga Komiteti Qarkor i Partisë të fliste mbi rëndësinë e zgjedhjeve të Këshillave Nacionalçlirimtare dhe punën e këtyre, si leva të partisë për mobilizimin e popullit në kryengritjen e armatosur, si prapavija të sigurta të Ushtrisë Partizane dhe si bërthama të pushtetit demokratik, që do të vendosej në Shqipëri, pas fitores përfundimtare mbi fashizmin dhe tradhtarët. Pastaj e mori fjalën Baba Fejzo Krahësi. Të gjithë shokët e luftës, të cilët e kishin dëgjuar Baba Fejzon të fliste përpara fshatarëve, prisnin të fillonte fjalinë, ashtu siç e kishte zakon: “Unë, Baba Fejzo Krahësi, anëtar i Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë – Gjirokastër - Mallakastër gjer në Përmet...”, por jo! Atmosfera e këtyre ditëve dhe e atij mitingu inspiroi edhe Baba Fejzon të fillonte fjalimin me një thirrje poetike: “Populli kreshnik i kryeqendrës së Labërisë trime!’ Dhe foli plaku i Tepelenës ashtu thjesht dhe ngadalë për rezistencën e popullit që ditën e parë, kur çizmja fashiste shkeli në vendin tonë, për formimin e Partisë Komuniste Shqiptare, udhëheqëses së lavdishme të popullit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mbi fitoren e arritur në luftë pa kompromis kundër fashizmit e tradhtarëve. Pas tij, foli shoku Kadri Baboçi mbi aleancën anglo – sovjetiko - amerikane dhe Luftën Nacionalçlirimtare të popujve të shtypur kundër boshtit Bon – Berlin - Tokio, mbi fitoret e arritura nga Ushtria e Kuqe, të udhëhequr nga Stalini i madh dhe fitoret e forcave partizane në vendet e robëruara. “Fitorja jonë, - përfundoi oratori, - është fitorja e armëve partizane, është fitorja e popullit tonë të shumëvuajtur, që e udhëhequr nga Partia Komuniste Shqiptare luftoi dhe fitoi, pa kompromis, pa dallavere, ashtu sikundër do të luftojë kundër kujtdo, i cili do të guxojë të shkelë vatrat tona! Dhe ne do të fitojmë! Se me ne është e drejta. Me ne është një botë e tërë!” Populli ndërpriste shpesh herë oratorët, duke brohoritur
119
AZIS HOXHA
për Partinë Komuniste Shqiptare, për Frontin Nacionalçlirimtar, për Ushtrinë Partizane, për Bashkimin Sovjetik dhe për Stalinin e madh. Pas mitingut shpërthyen përsëri, në shesh, këngë dhe valle. Rrugët e pazarit gjëmonin tani nga brohoritjet dhe nga këngët partizane. * * * Ballistët, që ditën e parë të kapitullimit të Italisë fashiste, kishin zënë vendin në pallatin e ish prefekturës. Në këto ditë morën vesh se do të vinte nga Këlcyra Ali Bej Këlcyra me ushtri të madhe. Ballistët e propagandonin shumë ushtrinë e Ali beut dhe përgatiteshin t’i bënin një pritje madhështore. Më 23 shtator ora 13.30’ panë të ngjitej lart xhadesë ushtria e Ali Beut. Përpara printe beu i Këlcyrës me një bastun në dorë. I veshur me qillota e i mbathur me opinga lope, sikur zbriste nga malet. Sa hidhte një këmbë, do të hiqte bram tjetrën. Pas tij vinin tre burra me mustaqe, gjer te veshi, të krekosur, si kaposhi në thekër e më prapa kollona e gjatë prej bazhibozukësh. Ja, po varen poshtë nga mesi i pazarit dhe ballistët e Gjirokastrës, të prisnin Ali beun. Ishin shtatë a tetë vetë. Mund të ishin gjashtë, por jo nëntë. Kishte dhe ballistë të tjerë në Gjirokastër, por druheshin të dilnin, se do të ekspozoheshin dhe do t’u vinte turp nga populli! U rreshtua ushtria e Ali Beut në Sheshin e “Çerçizit” si për paradë. Ishin rreth 400 - 500 burra. Të vinte keq, të pikonte në zemër, kur shihje këtë farë burri të rreckosur, që ndiqnin pas beun, beun e Sarajeve të Këcyrës në harremet e hanëkave nga njëra anë, në bodrumet e bujtësve, që guxonin t’u kundërshtonin, nga ana tjetër dhe me hauret e sejmenëve rreth e rrotull. Po ndiqnin pas beun për të shtrënguar më fort rreth qafës zinxhirin e robërisë shekullore, për t’i ngritur gardhe
120
Gjirokastra në epope...
errësirash, diturisë dhe zhvillimit, për të mos u larguar kurrë nga kasollja prej kashte. Ku i kishin strukur bejlerët e Këlcyrës dhe teqe e Baba Kamberit, për të mos hequr nga sufraja bukën dhe kripën, për të mos hequr kurrë nga krahët thesin e misrit, për të vdekur, së pangrëni, nga sëmundjet; për të mos hequr kurrë nga kurrizi rreckat, për të mos mbathur kurrë këpucë në këmbë, për t’i ndarë nga vëllezërit e tyre, të cilët luftonin të çlironin vendin nga fashizmi, nga bejlerët, nga agallarët e nga mbeturinat e mikrobeve shekullore. Për këtë qorrat e ndiqnin atë, Ali beun e Baba Kamberin e Sukës! Injoranca, feja po i bënin lirisë, së vërtetës, drejtësisë, arsyes një qëndresë barbare! Më 24 shtator Komitet Qarkor i Ballit Kombëtar i drejton një letër Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qytetit, me anë e së cilës ftonte të grumbullonte popullin për t’i parashtruar atij, çdo palë, pikëpamjen e vet. Me krerët e Ballit Kombëtar njeriëzit e Partisë kishin bërë shumë herë takime. Bashkëbisedimet me ta, sa të arsyeshme dukeshin në fillim të krijimit të kësaj organizate, aq të panevojshëm dhe të dëmshme ishin tani, kur u pa, si drita e diellit në një ditë pa re, se Balli Kombëtar, jo vetëm që nuk zbrazi asnjë një pushkë kundër pushtuesve, por luftoi krah pë krah fashizmit kundër forcave të ushtrisë Partizane. Megjithatë Komiteti Ekzekutiv i Qytetit do t’ia njoftonte përmbajtjen e letrës Sekretarit të Komitetit Qarkor të Partisë, që atë ditë, ndodhej me punë në Sarandë. Në orën 16.00 mblidhet populli në sheshin e Çerçizit. Ushtria e Ali Beut ishte rreshtuar anës së sheshit. Përpara flet Ali Beu. Oratori, me fjalë bombastike, me gjeste dhe demagogji përpiqet t’i mbushë mendjen popullit për vijën e drejtë të Ballit Kombëtar. Fjala e tij ndërpritet shpesh herë nga populli i egërsuar, kur ai shpifte kundër Luftës Nacionalçlirimtare. - Populli është i bashkuar, Ali bej! - Ju, duke i qarë hallin fshatarit, përpiqeni të ndani qytetarë dhe fshatarë.
121
AZIS HOXHA
Një i ri, andej nga mbimakina, ku kishte hipur bashkë me shokët e tjerë, i përgjigjet: “ Zagorinë e shpëtuan nga djegia gjokset e zagoritëve, Ali Bej, dhe jo kompromiset tuaja dhe protokolli i Dalmaco – Këlcyra”. Ali beut i ngeci pështyma në fyt. Shikonte rreth e rrotull, por nga të gjitha anët dëgjoheshin britma dhe fërshëllima! Kur i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë filloi të fliste, u dëgjua oshëtimë e zërave të fuqishëm në ovacione : “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar! “, “Rroftë Ushtria Partizane!” Përgjigjia e popullit dhe e të deleguarit të Partisë ishte një demaskim i fuqishëm, i cili i bëhej organizatës së Ballit Kombëtar. Krerët e Ballit e panë punë pisk. Për t’i shpëtuar demaskimit më të madh dhanë alarmin me anë të sirenës, që kishin në kala. Populli, që ndiente akoma në vesh zhurmën e mortajave të datës 15, u largua në panik. Po ballistët u futën në Gjirokastër në një zjarr përvlonjës, që do t’i linte me gisht në gojë. Komunistët, të rinjtë, aktivistët e Frontit, si një detashment i organizuar, duke zbatuar urdhrin e partisë, u futën në radhët e ushtrisë së Ali beut, për t’u treguar atyre rrugën e gabuar, ku i kishin futur krerët e tyre. Më kot udhëheqësit e Ballit mundoheshin të ndalonin njerëzit e tyre të shoqëroheshin e të bisedonin me popullin. Ata trëmbeshin nga populli, si djalli nga thimjami. Ushtria e Ali Beut, mbështetja kryesore e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, u mbyll në kala. Po a ka mure që të pengojnë fjalën e Partisë? Errësira nuk mund të ndalojë dritën, kurrsesi! Puna e Partisë për të sqaruar njerëzit e gënjyer nga demagogjia e Ballit e bëri shpejt efektin e saj. Nga dita në ditë forcat e Ali beut pakësoheshin. Grupe - grupe ditën dhe natën, fshatarët e sqaruar niseseshin nga kalaja dhe kalonin Urën e Lumit. Forcat e Ali Beut u shpartalluan nga puna e dëndur dhe
122
Gjirokastra në epope...
sqaruese! Me saktësi, më vonë, është marrë vesh se Ali Beu i Këlcyrës u nis nga Gjirokastra vetëm me 60 vetë!... Ballistët mbetën të shushatur nga disfatat, që pësonin njëra pas tjetrës, nga puna e madhe e organizuar, të cilën e bënte Partia në ushtri, nga entuziazmi revolucionar i rinisë dhe i gjithë popullit, nga izolimi për ditë e më i madh që u bënte populli. Ata ishin mbyllur në pallatin e Prefekturës e s’dihej ç’bënin atje! Asnjë kontakt me popullin! Pushteti Nacionalçlirimtar i porsangritur çdo ditë e më shumë po fitonte autoritet, populli hynte e dilte në zyrat e Komitetit e çdo problem kërkonte ta zgjidhte me anën e pushtetit, të cilin vetë ai e kishte ngritur. Dhe pushtetit i dilnin probleme të shumta për të zgjidhur. Duhej normalizuar gjendja në qytet. Më 25 shtator, në shkollën “De Rada”, të lagjes Varosh, bëhet një mbledhje me ata mësues të shkollave fillore, të cilët kishin mbetur në qytet, pa u hedhur në ilegalitet dhe u bëhet thirrje të tregonin gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrje së Frontit Nacionalçlirimtar të hapnin shkollat. Dhe shkollat u hapën. Fëmijët të qeshur dhe të gëzuar mbushën klasat e shtatë shkollave të qytetit. Zienin rrugët dhe sheshet nga këngët partizane që mësonin fëmijët. Dalngadalë po normalizohej gjendja në qytet. Por puna më preokupante për Komitetin Ekzekutiv të Qytetit dhe këshillat e lagjeve ishte organizimi i punës për mbrojtjen e trofesë së fashizmit nga gjermanët. Kjo duhet të mbrohej dhe nga ballistët. Në qytet hynin dhe dilnin qindra partizanë në ditë. Këta duheshin ushqyer, larë e ndërruar e u duhej plotësuar edhe ndonjë nevojë personale e tyre, meremetim këpucësh a veshëmbathjesh. Gjirokastra i përcillte dhe i priste partizanët e vet e u plotësonte çdo nevojë, ashtu si i kishte pritur edhe fshati djemtë dhe vajzat e qytetit për muaj e vite. Populli jepte ndihma, me të cilat përballoheshin nevojat më të domosdoshme të qytetit për të ndihmuar familjet, të
123
AZIS HOXHA
cilat vuanin për bukën e gojës, për të rregulluar ujësjellsin që ishte prishur ditët e fundit nga italianët, për të vënë në funksionim centralin elektrik, për të mbajtur në funksion spitalin e gjer te pastërtia e rrugëve të tregut. Ditët e para tregtarët hezitonin të hapnin dyqanet; fshatarët nuk vinin në qytet, por ditën e hënë, më 20 shtator, populli pa një ditë pazari që ishte harruar. Në treg gjeje çdo gjë. Fshatarë me grurë dhe misër kishin ardhur nga fshatrat e Mallakastrës e të Këlcyrës. Komiteti Ekzekutiv i qytetit nga ndihmat e popullatës bleu me të holla dyzetë e pesë kv grurë, sipas një plani, që u përpilua nga këshillat e lagjeve, të aprovuar nga populli. Pushteti u bë zot i qytetit dhe i tregut. Për të penguar shpërdorimin e mallit dhe për të plotësuar nevojat e popullsisë u bllokua vaji i ulllirit dhe kripa dhe shpërndaheshin me bono, si për qytetin dhe fshatrat e rrethit. Përditë vinin nga Saranda makina të ngarkuara me lloj lloj ushqimesh e me material luftarak. Qiraxhinjtë dhe bujqit e qytetit që kishin kafshë, nuk mundet të qëndronin larg popullit. Sa ktheheshin nga Zagoria e Kurveleshi karvanet niseshin për Lunxhëri e Pogon. Nga fundi i shtatorit ishin parë lëvizje të ushtrisë gjermane në kufirin grek. Shtabi i Zonës së Parë po përgatitej për t’i goditur kudo që të dukeshin ushtritë e Hitlerit. Me urdhër të Komitetit Qarkor, një pjesë e trofesë, do të mbrohej në qytet. Situata ishte kritike. Populli, i cili sapo kishte hequr një pushtues, do të përgatitej të përballonte një tjetër, më gjakatar se i pari. Balli Kombëtar filloi punë minuese: “Nuk bëhet shaka me gjermanët! Tani nuk do të mbetet shtëpi në këmbë! Me këta do t’i vijë fundi vendit!” Por bijtë e popullit shqiptar, që i kishin dalë për zot këtij vendi, do t’u jepnin dhe hordhive të Hitlerit atë përgjigje, të cilën ua dhanë edhe atyre të Musolinit.
124
Gjirokastra në epope...
Pjesëmarrje aktive në Luftë TË GJITHË NË LUFTË Sikur historianët e botës të studionin se cili komb në globin tokësor, ka patur më tepër invazione dhe se cilit popull do t’i kishte shërbyer më tepër se kujdo shpata dhe trimëria, në vend të parë do të qëndronte vendi ynë. Dhe kur Evropa u invadua nga hunët e shekullit të njëzetë, bijtë e këtij vendi do t’u tregonin dhe hitlerianëve, që kishin tmerruar botën me barbarizma se, Shqipëria ishte një kockë aq e fortë, sa do t’u thyente dhëmbë dhe dhëmballë.
Që ditën e parë, kur fricët shkelën në tokën arbërore, i priti pushka partizane. Që ditën e parë të luftimeve, si dragonj u hodhën mbi fashistët gjermanë bijtë e këtij vendi, të prirë nga Flamuri i Frontit Nacionalçlirimtar. Këtu do të shihnin hitlerianët atë popull, që do ta kishin zili për patriotizëm e trimëri.
125
AZIS HOXHA
Nga komunikata e Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë- Gjirokastër, datë 16.09.1943, shkëpusim një paragraf: “Në këtë luftë u dallua për trimëri dhe djaloshi katërmbëdhjetë vjeçar Kutbi Neki nga Picari; në luftë në këmbë vrau tre ushtarë fashistë. Të gjithë fshatarët konkurronin njëri me tjetrin për “trimëri”. Tani të tjera forca të ushtrisë gjermane përgatiteshin të zëvëndësonin atë që i ishte shpartalluar në Cepo 17 Në luftimet e datës 8 dhe 10 shtator, të tjera forca do të dilnin nga qyteti për të shtuar lavdinë e radhëve partizane. Më 27 shtator, pasdite, me urdhër të Komitetit Qarkor, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzektutiv të Qytetit dhe e këshillave të lagjeve. I deleguari i Komitetit Qarkor, pasi foli për situatën e krijuar, shtoi nevojën e organizimit të një mitingu, ku do t’i bëhej thirrje popullit të dilnin vullnetarë të gjithë ata, që ishin të zotët e pushkës, për të përforcuar forcat e njësitit territorial të qytetit, të cilët kishin marrë pjesë në luftimet e Cepos, në ditët e para të shtatorit. *** Më 28 shtator, ora pesëmbëdhjetë, sheshi “Çerçiz Topulli” ishte mbushur me njerëz, si asnjëherë tjetër. Jehona e këngëve partizane, që dilte nga gjokset e rinisë, e etur për liri e për hakmarrje, ngrihej lart e më lart dhe era ledhatonjëse e asaj mbasdite vjeshte shpërndahej në rrugët e ngushta e gjer në sokakët e kalldrëmta të lagjeve të largëta të Dunavatit, Çetemelit dhe Manalatit. Nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit shiheshin grumbuj njerëzish të elektrizuar, që shtynin njëri – tjetrin, kush e kush të dilte përpara. Ndonjë e re e “pabindur” shkiste, si ngjalë, nëpër turmë, ngrinte lart qafën e gjatë, si sorkadhe, sikur deshte të 17 ) vend strategjik në grykën e Kardhiqit, i cili dominon edhe mbi rrugën automobilistike Gjirokastër - Tepelenë.
126
Gjirokastra në epope...
thithte ndjenjat dhe mendimet e atyre që do t’i flisnin popullit. Këtu, si kudo, revolucioni, çdo ditë e më tepër, kalit njerëz të rinj, ngre lart grushtin për të shkatërruar çdo armik, që do të shkelë në vatrat tona, për të shpartalluar ata, të cilët shtrëmbërojnë buzët, kur shohin marshimin fitimtar të këtij populli hero, që i ka dalë zot vendit. U drodh sheshi “Çerçiz Topulli” nga thirrjet: “Rroftë Shqipëria e lirë demokratike!” “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!’, kur në ballkon dolën shokët e Frontit. Sytë mbusheshin me lot gëzimi, kur në fytyrat e këtij populli të papërkulur lexohej besnikëra e patundur e tyre ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, vendosmëria për të luftuar çdo armik e trimëria për të mos marrë parasysh asnjë sakrificë dhe ligjëruesi, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor vazhdon: “... dhe tani një armik më barbar, më mizor se fashizmi italian, po kanoset te dera e shtëpisë sonë. Cepua, kjo kështjellë partizanësh, që akoma mban erë kërmë fashistësh italianë, u bë më 8 dhe 10 shtator varr për hitlerianët e parë, të cilët guxuan të matnin armët me çetat partizane dhe gjithë popullsinë fshatare, që i qe përgjigjur thirrjes së Frontit Nacionalçlirimtar për të mos lënë këmbë gjermani të kalonte në këto anë. Kudo, ku shkelin sot hitlerianët ndeshin në breshërinë e pushkëve e mitrolozave partizane. Sot, më tepër se kurrë, ka kaluar koha e llafeve! Vetëm lufta, lufta pa kompromis, do t’i sigurojë popullit tonë pavarësinë, lirinë, demokracinë. Po! Populli ynë s ‘e ka kuqur faqen përpara historisë. Çdo armik e ka pritur me plumb në lule të ballit. Gjaku i Çeços e i Selam Musait, i Vojos dhe AsimZenelit, i Astrit Totos, i Bahri Myrtajt dhe i qindra partizanëve të tjerë, të cilët ranë në fushat e luftës, kërkon sot nga ne, të marrin armë, të marrin hakën e ta bëjmë copë e thërrime kryqin e thyer të Hitlerit, ashtu, sikundër bëmë sopatën e fashizmit të Musolinit! Zëri i Atdheut, nderi i Shqipërisë sot na thërret:
127
AZIS HOXHA
Me Frontin çlirimtar, të hidhemi në zjarr! Me grushtin përpjetë, Ja vdekje, Ja liri! Kambana e fashizmit ra! Trumbeta e fitores së popullit po bie! Të gjithë shokë në luftë! Rroftë Shqipëria e lirë demokratike e popullore! Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!” Urra të forta gjëmuan, sa bënë të dridhej toka nën këmbë! Turma njerëzish duke kënduar: “Bashkohu, shokë, me ne në çetë”, “Hakmarrje, hakmarrje, dëshmorët thërrasin!” drejtoheshin në depon e armëve. Pas tyre rreshti i gjatë, burra dhe gra, rendnin të takoheshin me njerëzit e tyre. Urrejtja e papërmbajtur për armikun, dashuria e zjarrtë për Partinë, për Frontin Nacionalçlirimtar, për popullin, s’i kishte lejuar burrat të takoheshin me të afërmit. Cepua duhej përforcuar! Jashtë shtëpisë së Kotonit, ku ishte depua e armëve, u formua një grumbull i madh njerëzish, që s’kishe, ku të hidhje mollën. Gra, burra, pionierë lëviznin, sa në një vend në tjetrin. Zhurmë e madhe. Te dera e depos, vullnetarët shtyheshin, si bletët në koshere, kush e kush të hynte më përpara për të zgjedhur një pushkë. Në rrugë disa kontrollonin armët, disa të tjerë bisedonin me njerëzit e tyre, merrnin kush ndonjë kulaç me djathë e ndonjë tjetër me rrush, kush ndonjë pallto e shark. Më tej gjëmonte kënga labe e pak më tutje, disa të rinj, që më tepër dukeshin si pionierë, me pushkë në dorë, këndonin me zjarr këngën partizane “ Bashkohu, o shokë, me ne në çetë”. Një i ri zbraz një pushkë. Një tjetër aty për aty i bërtet: - Po ç’bën, a derëzi? Pse i prish fishekët kot? Me një plumb vrasim një gjerman. -E po do ta provoj unë pushkën, apo jo? Ku do të vete, si shehu në dasmë?! Brenda në depo Faslli Lulua, mbi një tavolinë kishte vënë një letër të vizuar, duke regjistruar të gjithë ata, që merrnin
128
Gjirokastra në epope...
pushkë. - Një i ri topolak, të cilët i kuqnin faqet, si molla e Ohrit, i cili nuk do t’i kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat i thotë: - Xha Faslli! Po sikur të vritem unë, ç’do ta bësh firmën time, që më more? Faslliu rregulloi një herë syzat, që i ishin ulur gjer në majë të hundës, e shikoi në sy e duke qeshur ia kthen: - Sikur të vriteshin partizanët, ashtu si thua ti, fashistët do të gjenin këtu shesh me lule e do të shtroheshin këmbëkryq në vatrat tona. Po partizanët kanë lindur me “këmishë”, mor djalë i mbarë! Po hajt, udhë e mbarë e t’u bëftë pushka top! Këtu në mes të rrugës, pa ceremoni, u formua batalioni territorial i qytetit, i cili u pagëzua me emrin e dëshmorit të ditëve të fundit të rënë të qytetit tonë, Kapo Baco. Bëhet apeli. Dyqind e tetëdhjetë dyfekë sollën nga kryeqendra e Labërisë trime! Qyteti i lashtë ka pjellë gjithnjë patriotizmin e trimërinë! Këtu jeton revolucioni, merr frymë, fuqizohet shpërndahet! Batalioni i rreshtua. Në krye qëndronin katër burra të moshuar: Refat Sinani, veteran i njësitit territorial të qytetit, Mersin Bejdo, Murat Gaba e Xhafer Sinani. Që të katër i kishin kaluar të gjashtëdhjetat. Qylahu mbi sy, si i djemve çapkënë, mustaqe të bardha gjer te veshi e fytyrat e vrejtura, u jepnin pamjen e luftëtarëve të Rilindjes. U kishte lezet dyfeku në krahë! Pas vinin burra të tjerë, shumica të thyer në moshë e nga fundi ishin radhitur të rinjtë, që disave pushka u dukej më e gjatë se vetja. Zaten këta kishin mbetur në Gjirokastër, pa u hedhur në çetat partizane. Pas rrinte i vetmuar një plak, i cili që dukej se i kishte kaluar të shtatëdhjetat, me një pushkë të gjatë italiane të modelit të vjetër. - Po zotrote, ku vete, xhaxho? - Në Luftë, mor bir, ku venë të gjithë! - Po nuk do të ecësh dot, është udha e gjatë!
129
AZIS HOXHA
- Do të hiqem dhe unë, si të hiqem, sa të vemi në Cepo. Atje do të ngul gjunë dhe s’ luhem, sa të zbraz gjithë fishekët, se malin s’e ngjit dot. Vajta shtatëdhjetë e pesë vjeç e sot më erdhi dita të zbras dhe unë një dyfek për Shqipërinë, prandaj mos ma zërë ters, mor djalë!” Batalioni u nis. Sokakët e ngushtë të Meçites, Hazmuratit dhe të Gjobekut, gjëmonin nga këngët labe e nga oshëtima e këngëve revolucionare. Komisari i batalionit, herë vinte në një grup e herë te tjetri, sikur do t’u ndreqte këngën. Batalioni kaloi “Zallin”, del në qafën e Bregut të Teqesë mbi Gërhot, në Lofat, Kare, te bregu i Karesë, në fushë të Mashkullorës e afër darkës arrin në krye të bregut të Shehe, në këmbë të bregores së Manastirit. Këtu ishte një atmosferë lufte! Të gjithë i shihje në lëvizje. Disa sillnin municion me kuaj, disa të tjerë me krahë. Po të gjithë të qeshur dhe të gëzuar. Ndoshta, se për herë të parë shihnin me sy municion e material luftarak me shumicë. Me fashistët e Musolinit u luftua me një pushkë të ndryshkur e me fishekë mbledhur andej e këtej, po tani do të luftohej edhe me topa! Korrierët tërë djersë venin dhe vinin. Batalioni, duke pritur urdhrin për t’u organizuar në çeta dhe skuadra, ishte shpërdarë grupe – grupe, aty, në fund të Kodrës së Manastirit, në një shesh të rrethuar me kodra dhe male. Disa hidheshin valle, të tjerët këndonin shtruar, ca rrinin pështetur dhe bisedonin njëri me tjetrin dhe ata të rinjtë, më çapkënët bridhnin poshtë e përpjetë të takonin të njohurit, për të treguar se edhe këta kishin arritur të bëheshin partizanë. Dalngadalë nata kishte hedhur vellon e saj të mbrëmjes. Njerëzit ishin të lodhur nga rruga dhe lëvizjet me vend dhe pa vend dhe vendin e valleve tani e zinin bisedat e shtruara. Në mes të grupeve, ashtu, siç ishin mbledhur, hynin tani partizanë, të njohur dhe të panjohur dhe tregonin ngjarje nga përpjekjet e para me gjermanët. Ata flisnin me zjarr për trimërinë e papërmbajtur të partizanëve, që kapeshin fyta -
130
Gjirokastra në epope...
fytas me nazistët e që kundër urdhrave të komandantëve dhe komisarëve, luftonin dhe në këmbë. Ata tregonin për shkatërrimin e makinave dhe të motoçikletave gjermane, për robërit e kapur, për kërdinë që u bënë gjermanëve e për shpartallimin e tyre të plotë. Po afroheshin orët e mesnatës. Shokët duhej të qetësoheshin. Po shumë ishin larguar nga shtëpitë, ashtu si kishin dalë në pazar. U dha urdhëri të ndizeshin zjarre në vende të mbrojtura. Dhe dhjetra flakë u dukën brenda pak minutave. Më të vuajturit këshillonin më të pamësuarit, si të ktheheshin e të rrotulloheshin rreth zjarreve që të mos ndienin të ftohtit e natës. Po gdhihej. Zjarret filluan të përtëriteshin, gjersa dielli vjeshtak lëshoi rrezet e nxehta, aq të dashura, sidomos për partizanët, të cilët ishin gdhirë në pozicione. Sot përsëri lëvizje. Ngjitje municion në Cepo. Tjetër municion zbrisnin nga Cepua. Kuaj e mushka të ngarkuara me bukë, që shoqëroheshin nga fshatarë, kalonin nga një pozicion te tjetri. Të gjithë lëviznin, sikur i ndiqte njeri nga mbrapa. Në luftë s’ka punë që të presë. Kur pritej që batalioni të zinte pozicionet, komandanti i batalionit, Mufit Dudushi, me një walter në dorë dhe Siri Çarçani me një automatik gjerman në dorë, lëviznin nga një grup në tjetrin, duke thirrur gjithë gaz: “Kush do një walter? Kush do një automatik gjerman?” Një picirruk, aty nga fundi, që rrinte pështetur në njërin krah, ngrihet dhe i thotë Mufitit: “Mor ata të bukur janë, por i mbani për vete, se do të marrim edhe ne atje, ku i muarrtë dhe ju!” Të gjithë qeshën me të madhe . - Ta vulosi “grykën e topit”, Mufit, - i thotë një shok, që rrinte aty pranë. Ishte vendosur që batalioni të shpërndahej në çetat e tjera. Të gjithë ata, të cilët kishin kryer shërbimin ushtarak në artileri, u thirrën të shkonin lart në Cepo, për të përdorur topat, që
131
AZIS HOXHA
ishin ngritur rrëzë malit. Dolën dhjetë – dymbëdhjetë vetë, midis tyre dhe disa që kishin qenë oficerë. Njëzetë veta dolën vullnetarisht për mitralierë. Forcat e tjera u shkrinë në çetat e batalionit, që kishin zënë vend, prej ditësh, nga Mashkullora e deri në Shtëpëz. Aty nga ora shtatëmbëdhjetë thërrasin në Manastir Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Qytetit, i cili kishte zënë vend bashkë me shokët te “Bregu i Shehe”. Ngjitet lart me një frymë. Arrin në vreshat e Manastirit, por, kur sheh ato, erdhi 18 plot rrush, i lëshoi goja lëng dhe vetëm nga turpi i partizanëve, të cilët venin e vinin dh s’kthenin as kokën, nuk ndëri dorën! Ja dhe Manastiri i Cepos, me emrin e të cilit janë thurur legjendat e trimërisë së bijve të Labërisë kreshnike, emrat e Çeços, Sulo Beqirit, Hasan Xhikut e tjerë. Edhe në shkëmbenjtë e këtij vendi janë gdhëndur këngët e asaj kohe: Në Cepo, te Manastiri, Lëvon kënga, gjëmon briri, Sokëllin Sulo Beqiri: “O Kurveleshas, ku jini?” Vend që mban vetëm trima!
Manastiri i Cepos 18 ) hardhi
132
Gjirokastra në epope...
Edhe këtu në oborr të Manastirit, veshët me rrush vareshin nga pjergulla, sa s’të ceknin kokën e sikur gumeni t’i kishte lënë për ngut për të provuar disiplinën partizane! Në dhomë rrinin disa anëtarë të Komitetit Qarkor të Partisë e dy - tre luftëtarë të tjerë. Disa rrinin ulur, të tjerët në këmbë duke ngrënë rrush. Shoku Shefet Peçi, i cili ndodhej më afër tij, i jep një vesh rrush. - Ç‘hani nga këto, kur kini përjashta atë farë rrushi, sa një fëmijë një vesh? – i thotë. - Rri për kokën tënde, - thotë shoku Shefqet, - e mos na vur në sherr me gumenin, që s’merresh dot vesh me të! - Shoku i Komitetit Qarkor porosit të nisesh sa më parë në Gjirokastër, bashkë me një skuadër partizanësh, sepse ballistët tentonin të rrëmbenin nga depot plaçkën e luftës, që ishte vendosur në qytet. - Merrni maqinën dhe nisuni shpejt, se mos takoheni rrugës me gjermanët. Gjermanët priteshin nga çasti në çast, prandaj porositet shoferi që të ecte ngadalë me drita të shuara.
Shefqet Peçi
Haki Toska
133
AZIS HOXHA
Bedri Spahiu
Bexhet Mema
PËRSËRI NË LUFTË Terrori nazist shpalos kthetrat e plumbta Afër mesnatës arrijmë në Gjirokastër. Ato orë, të cilat mbetën nga nata e 29 shtatorit, i kaluam në bregun e Sinoimerate. Në mëngjes takohemi me shokët e pushtetit, të cilët kishin mbetur në qytet. “Populli është në alarm. Shumë janë larguar dhe po largohen nga qyteti. Familje në radhë ngrysen e gdhihen në mal. Kthehen në qytet në mëngjes për të marrë ndonjë ushqim, ujë apo ndonjë lajm dhe i ngjiten përsëri malit. Këtu kanë mbetur pak ballistë. Dje kishin dashur të merrnin tërshërën që është depozituar në shtëpinë Harxhanje, por vamë më shpejt dhe i ndaluam…”. Kështu na tha Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të qytetit. Marrim të gjitha masat që të mbronim, në vende të sigurta, këtu në qytet, gjithë materialin, të cilin dispononim, gjer te librat e një biblioteke, të cilën rinia kishte hapur në ditët e para të kapitullimit të Italisë fashiste nga dhuratat që kishin mbledhur. Më 1 tetor kthehen në qytet të gjithë ballistët, që ishin larguar më 28 shtator, me pretekst se do të zinin vend për të
134
Gjirokastra në epope...
luftuar gjermanët. Urrejtja e popullit po shtohej më tepër, pse ishte përhapur fjalë që Ismail Golemi paskish thënë se ai do të kënaqej, si Neroni, kur dogji Romën, kur të shihte Gjirokastrën në flakë! Një komision nga pleqtë e qytetit shkon te Ismail Golemi të dëgjonin mendimet e tij. E ai u përgjigjet se po të vritnin njeri gjermanët, do të luftonte dhe në qytet! Fjala u hap dhe populli çdo ditë e më tepër largohej nga shtëpitë, sidomos ato të lagjeve të afërta me pazarin. Rreth orës njëmbëdhjetë të 1 tetorit kalon në xhade në drejtim të Tepelenës, një autokolonë makinash me gjermanë. Nga ora 11.20 u dëgjua gjëmimi i topave të parë. Filloi Lufta në Shkallën e Zezë, e cila vazhdoi tri ditë e tri netë. Tym dhe flakë shihej në atë fole shqiponjash! Dridhej toka nga gjëmimi i topave dhe mortajave! Vriteshin djemtë e nënave, të cilët i kishin dalë për zot këtij vendi dhe ballistët në qytet përpiqnin gotat për lavdinë e Kryqit te thyer e për fundin e ushtrisë partizane. Dhe kur lufta në Shkallën e Zezë kishte arritur kulmin, qyteti rronte me një pasiguri të tmerrshme. Egërsirat, me fytyrë njeriu, zbresin në rrugët e Varoshit dhe shqyejnë dyer e porta... Në mbrëmjen e datës 3 tetor 1943 jepet alarmi. Një pjesë e qytetarëve që mundnin të ecnin, ngjiten lart malit, përrenjve dhe guvave. Një pjesë tjetër niset për në fshatrat e Lunxhërisë. Shumë familje, nga ato që mbeteshin në qytet, mblidheshin në mbrojtjet e shtëpive me shpresë se, mund t’i bënin më mirë ballë së keqes, kur të ishin shumë vetë tok e bashkë. Rrëngjethëse ishte ajo natë, kur shihje ata fëmijë të llahtarisur e ato gra e plaka të përvuajtura, sikur të kishin dalë nga dheu, ngarkuar me torba e shporta, me velenxa e batanije që, me fenerë, qirinj dhe llampa në duar, largoheshin nga shtëpitë e merrnin rrugën e malit, duke mallkuar gjermanë dhe ballistë.
135
AZIS HOXHA
Të nesërmen, kur dielli s’kishte dalë mirë nga majat e maleve të Buretos, nga kalaja gjëmuan tri mortajat e para dhe, pas tyre, krisi mitrolozi. Shtinin gjermanët dhe ballistët rrugëve të pazarit, lagjeve e mbi qytet, në mal e kudo, që shihnin njerëz. Nga ora nëntë zbresin nga kalaja gjermanët me ballistët e Nexho beut dhe shpërndahen në të gjithë qytetin për të djegur e për të plaçkitur, për të mbjellur frikë dhe tmerr në popullsinë e qytetit. Tani “Balli Kombëtar” nxjerr prapë në skenë Nexho beun, kriminelin e masakrave të Glinës, atë që, një maj më parë, e kishin dënuar me vdekje dhe e ngarkon bashkë me çetën e tij të udhëheqë gjermanët për të masakruar pleq dhe plaka, gra dhe fëmijë. Çizmja naziste, në rrugët e kalldrëmta të Varoshit e të gjithë qytetit, tmerronte njerëzit e pambrojtur të mbyllur në bodrumet e shtëpive, të cilët prisnin me ankth zjarrin apo plumbin. Kur ja, tymi dhe flaka mbuloi qiellin... I kishin vënë zjarrin shtëpive në krye të Varoshit! Krisi ulërima e grave në shtëpitë e afërta! Egërsirat, me fytyrë njeriu, zbresin në rrugët e Varoshit dhe shqyejnë dyer e porta. Gratë zbathur me leshra lëshuar e me fëmijë nëpër duar, dalin nëpër porta dhe nëpër rrugë për të ndihmuar të djegurit, apo edhe nga frika se mos digjeshin si miu! Në treg shqyejnë dyqane dhe rrëmbejnë ç’të gjejnë brenda. Në mbrëmje u mor vesh se nga predhat e mortajave dhe të mitrolozave ishte vrarë njëzetë e trevjeçari Mufit Emiri dhe ishin plagosur shumë të tjerë. Kaloi Gjirokastra dhe një furtunë, e cila rrëmbeu përpara ato që gjeti! Pas luftimeve në Cepo e pas operacionit të gjermanëve e ballistëve të Nexho Beut, gjermanë dhe ballistë largohen nga qyteti për t’u rikthyer përsëri, kur t’u vinte etje për gjak e për barbarizma të tjera të egra !
136
Gjirokastra në epope...
Jeta ishte paralizuar krejtësisht. Qyteti jetonte i ndarë nga pjesa tjetër e atdheut. Rrugët dhe urat ishin hedhur në erë, për të ndaluar komunikacionin armik. Asnjë automobil nuk lëvizte... Nuk korrespondohej me qytete e tjera, as me letra e as me telegrame dhe as me telefon! Fshatarët nuk sillnin në qytet asnjë barrë dru, asnjë thes me lakra. Tregu është krejtësisht i mbyllur. Në dyqanet e zarzavateve, mund të gjeje ndonjë lejmon* (limon) a portokalle, që ndonjë kafshar guximtar, duke kaluar në shtigjet e maleve, me kokë në torbë, i sillte ato nga bregdeti, për të siguruar bukën e fëmijëve. Në trotuaret, përpara dyqaneve të mbyllura, shihje fëmijë, të cilët, me ndonjë arkë shisnin duhan dhe çikërrima, ose pemë nga të kopshtit e me paratë e fituara kërrenin bukën e ditës. Shumë këpucarë, rrobaqepës, nallbanë, samarxhinj, për të nxjerrë bukën e gojës, punonin nëpër shtëpi. Familjet e punëtorëve ngryseshin dhe gdhiheshin pa bukë! Pa filluar të errej mirë, pazari dhe rrugët e qytetit mbeteshin shkretë. Ushtarë gjermanë vinin për ditë në qytet për të realizuar planet e tyre dhe ktheheshin përsëri në bazat e tyre në Jorgucat e gjetkë. Ballistët, me qendër në Lazarat, gjithë ditën ishin në qytet e pazar për të luftuar vijën e Frontit Nacionalçlirimtar, për të diziluzionuar popullin, i cili ishte lidhur me partinë, si mishi me kockën, duke u munduar ta përhapnin frikën e terrorit gjerman. Po komunikata e Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë – Gjiroskatër mbi sukseset e para të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare në luftë të ashpër kundër nazizmit gjerman, i cili gjeti këtu në Shqipërinë e vogël, atë, që nuk kishin parë në shumë vende të mëdha, entuziazmoi popullin e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, shpartalloi parrullat e armikut mbi shkatërrimin e ushtrisë partizane dhe pathyeshmërinë e ushtrisë gjermane, e demaskoi hapur në sytë e të gjithë popullit tradhtinë e Ballit Kombëtar.
137
AZIS HOXHA
S’mbeti njeri pa lexuar Komunikatën për lajmet gazmore. “Sektori i Konispolit. Në të gjitha përpjekjet, në të cilat ka bërë armiku, për t’u futur në Konispol prej datës 23 gusht deri më 27 shtator është shtytur me humbje të mëdha. Më 27 shtator armiku solli 2500 ushtarë të prirë prej tradhtarit Nuri Dino dhe prej disa tradhtarëve të tjerë. Po qëndresa heroike e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, nuk u thye as përpara këtij sulmi. Më 29 shtator, në ora 05.00 të mëngjesit, armiku vuri në vijën e parë gjithë forcat e tij. Një luftanije e tij kishte dalë në Shëntodhër (buzë detit). Në xhadenë e Qafës së Botës kishte rreshtuar pesëmbëdhjetë autoblinda. Një pjesë e ushtrisë së tij kishte dalë në Katjana, prapa vijave tona. Lufta filloi përgjakshëm që nga ora pesë e mëngjesit e vazhdoi deri në ora 11.00. Ushtria armike shoqërohej dhe nga dy aeroplanë. Pas informacioneve të mëvonshme numri i ushtarëve armiq të vrarë është mbi njëqind vetë”. “Sektori i Tepelenës... Duke parashikuar përparimin e armikut drejt Tepelenës, një pjesë e batalionit “Asim Zeneli” dhe një pjesë e batalionit territorial të Gjirokastrës, zunë vend në pozicionet e zakonshëm të Cepos. Më një tetor kolona armike e përbërë prej njëqind autoqerresh u prit në grykën e Tepelenës. Në ora njëmbëdhjetë e njëzetë, kur kolona u gjend në një pikë të përcaktuar, artileria jonë dhe mitrolozat me zjarr të kryqëzuar hapën zjarr mbi ta. Armiku u shpërnda i shpartalluar.... Më dy tetor armiku përsëriti sulmin e tij, me qëllim që të dilte në Hormovë dhe të qëllonte së andejmi anash pozicionet tona. Me një rezistencë të rreptë dhe me një kundrasulm, partizanët i detyruan nazistët, jo vetëm të lënë pozitat, nga ku kishin arritur, por edhe nga ato, që kishin filluar veprimin luftarak një ditë më parë. Po në këtë datë thyhet dhe një sulm
138
Gjirokastra në epope...
i armikut në Shkallën e Zezë, të cilin armiku e kishte përgatitur, duke rrahur më parë pozicionet tona me artileri dhe mortaja. Në mbrëmje thyhet dhe një sulm tjetër, që armiku ndërmori nga krahu i Hormovës. Dëmet tona janë: dy vrarë dhe një i plagosur”. “Sektori i Cepos... Më 4 tetor në ora 11.00 një kolonë ushtarësh nazistë me dyzetë – pesëdhjetë mushka, hyri në rrugën e Humelicës në drejtim të zonës së Kardhiqit. Asnjë prej tyre nuk mundi të dilte atë mbrëmje nga “kurthi”. Më 5 tetor lufta rifilloi, pa u gdhirë mirë, me trupa që armiku kishte transportuar natën nga ana e Gjirokastrës. Nga ora njëmbëdhjetë e tridhjetë minuta qitja e mitrolozave tanë të rëndë dhe e artilerisë e detyruan armikun të tërhiqet i shpartalluar... Më 6 tetor, për të plotësuar rreshtat e tij të boshatisura nga dëmet e pësuara dhe për t’i dalë në krye operacionit, armiku solli forca të tjera nga ana e Tepelenës. Ndërsa bëhej kjo lëvizje, një pjesë e forcave të armikut kundërvepronin; lufta vazhdonte e rreptë që nga jugu i kodrave të Shehe deri në Humelicë. Me gjithë përpjekjet e tij, armiku nuk mundi të bënte asnjë hap përpara...” “Luftë në Konispol, luftë në Sarandë, luftë në Kakavijë, luftë në Muzinë, luftë në grykën e Tepelenës, luftë në Cepo! Kudo grushte të rënda armikut! Një thirrje e vetme dilte nga grykat e maleve tona: “Luftë të pamëshirshme okupatorit fashist”. * * * Më 8 tetor, në mëngjes, shoku Astrit Nishani dorëzon një letër në Komitetin Ekzekutiv të qytetit dërguar nga një shok i Komitetit Qarkor. Në letër shkruhej: “Jemi gjashtëdhjetë vetë në arat e Çajupit. Na dërgoni bukë, duhan dhe letër cigari. Sonte do të nisemi për në Lunxhëri, ku do të grumbullohen forcat e batalionit. Lajmëroni shokët, që
139
AZIS HOXHA
mund të kenë hyrë në qytet, të hidhen sa më parë në fshatrat e Lunxhërisë”. Organizohet sa më parë një mbledhje me disa këshilltarë të lagjeve, njihen me përmbajtjen e letrës, që kishte ardhur dhe marrin porositë e rastit. Në orën katërmbëdhjetë e tridhjetë, tre kuaj të ngarkuar me ushqime nisen për në vendin e caktuar. Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar i qytetit dhe këshillat e lagjeve, ushtronin në qytet pushtetin e Frontit Nacionalçlirimtar. Me forcat territoriale u organizua Komanda e Vendit, e cila zuri vend, në fillim në xhaminë e Dunavatit të dytë e, më vonë, në qoshkun e baçesë së Mulla Latos, në Dunavatin e parë. Këtu punonin dhe shokët e Komitetit Ekzekutiv të qytetit. Të gjitha forcat e partisë në qytet punonin për furnizimin e ushtrisë partizane, për të luftuar parrullat e armikut, për të mbajtur lart moralin e popullit dhe për të qenë gjithnjë afër tij. Po Balli Kombëtar do të lëvizte të gjitha gurët të maskonte afrimin dhe bashkëpunimin me pushtuesit e rinj; u mundua të lidhej me popullin, për të luftuar më mirë Frontin Nacionalçlirimtar dhe të paraqitej si forcë, e cila zotëronte situatën në qytet.
140
Gjirokastra në epope...
Po i vihej kazma një qytetit të tërë!... Më 3 tetor 1943 krerët e Ballit formuan një komision të përbërë nga: Vasil Shahini, Sami Karagjozi dhe Beso Gega dhe këta, në emër të popullit, i dërgojnë një letër oficerit gjerman në Gërhot, duke iu lutur që të ndërhynte për të mbajtur qetësinë në qytet. Ballistët vendosën ditë dhe natë roje në qytet, por që të nesërmen në mbrëmjë nga rojet e Ballit i vihet zjarri pallatit të prefekturës. Më datën 8 tetor komisioni me njerëz të Ballit kërkon të mbledhë firma në popull për t’u paraqitur si i zgjedhur nga populli. Por, kur Balli Kombëtar dhe njerëzit e komisionit, panë se populli qëndronte i patundur në vijën e Frontit, më 12 tetor, vënë tellallin në pazar dhe lajmërojnë për një mbledhje të rëndësishme që do të bëhej në Baçenë e Teqesë. Pasdreke mblidhen në vendin e caktuar rreth 100 vetë. Ballistë të armatosur kishte më shumë. Kryetari i Komisionit, Beso Gega, u foli atyre, te cilët ishin mbledhur për nevojën që kishte qyteti, për një komision të zgjeruar, që do të bënte punë e qeverisë së vendit. Beso Gega paraqiti dhe programin e komisionit: 1. Kujdesi për të vobektët; 2. Funksionimin e mullirit dhe të centralit; 3. Ndalimin e grabitjes së dyqaneve nga gjermanët. Po populli s’e hëngri sapunin për djathë! Nja dy veta iu përgjigjën, duke i thënë se qeveria e vendit ishte zgjedhur nga populli dhe këshillat Nacionalçlirimtare do t’i zgjidhnin hallet e popullit. Komisioni nuk mundi të merrte as aprovimin e atyre 100 vetëve, që kishin mbledhur ata vetë! Megjithatë komisioni zuri vend në godinën e ish Bashkisë. Të nesërmen, më 13 tetor, në Bahçenë e Mulla Latos bëhet një mbledhje e Këshillit të qytetit dhe e këshillave Nacionalçlirimtare të lagjeve për të demaskuatr veprimtarinë
141
AZIS HOXHA
e Ballit Kombëtar dhe punën e komisionit. Po ballistët nuk hiqnin dorë as nga vjedhjet dhe shkatërrimet. Kazermat dhe pallacinat e ushtrisë italiane në Gërhot, kishin mbetur shkretë. Hynin dhe dilnin ushtarët gjermanë e nëpërmjet tyre edhe ballistët për të shkatërruar çdo gjë, që ishte në këmbë. Po shkatërroheshin kazermat dhe pallacinat e Gërhotit! Po i vihej kazma një qytetit të tërë!
Përballimi i situatave të rrënimit Këshillat Nacionalçlirimtare të lagjeve bënë mbledhje në popull e i shpjeguan se pasuria e Gërhotit ishte pasuria e popullit dhe duhej mbrojtur. Një natë, Reiz Selimi, anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes “Teqe” dhe dëshmori i ardhshëm i Luftës Nacionalçlirimtare, zuri urën e Angonate dhe ato netë s’la ballist të kalonte me materiale të Gërhotit. Puna e kuadrove të Frontit, që punonin në terren, ishte vështirsuar shumë. Ata detyroheshin të ishin gjithë ditën në lëvizje të demaskonin parrullat e Ballit, të mbanin lart moralin e popullit, të shpërndanin traktet e komunikatat e Luftës, të interesoheshin për furnizimin e reparteve partizane e duhej të ruheshin nga provokacionet e ballistëve, që me urë në dorë kërkonin të ndiznin zjarrin! Ata provokonin hapur, por njerëzit e Frontit duhej të ishin të fundit që të qëllonin mbi ta. * * * Një natë, në një bazë ilegale në “Palorto”, Aneja (komunistja Nurisha Toto, nënë e dy partizanëve) sjell një letër nga Poliçani për Komitetin Ekzekutiv të Këshillit
142
Gjirokastra në epope...
Nacionalçlirimtar të qytetit, të firmosur nga një shok i Komitetit Qarkor. Në letër thuhej se në shtëpinë e Tolo Njockos ndodhej një partizan i EAMIT, i cili duhej të shoqërohej e t’i plotësoheshin disa nevoja për regjimentin e XV grek. Të nesërmen shoku i Komitetit Ekzekutiv, duke qenë i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Vendit dhe dy partizanë të tjerë të kësaj komande, ndalohen nga pesë ballistë të armatosur me pushkë të gjatë. - Ç‘e kini këtë ? - pyet Ajdin Matua. - Partizan i EAMIT. - Grek? - Po grek. - Ka armë me vete? - Po ka. - Po ky do të vijë me ne në komandë. - Ky ka punë me ne, s’ka ardhur për te ju. - Po kemi ne punë me këtë. - Ju mund të kini punë me ne, jo me këtë. - Po ne do ta marrim. - Po ne s’jua lëmë. - Po ne jua marrim ndryshe, - hidhet Ajdin Matua. Pastaj lëvizi pushkën, të cilën e mbante në një dorë, si për të thënë se do të keni të bëni me këtë dhe hodhi një hap prapa. - Edhe ne nuk jemi pa të, Ajdin! Ç‘ke për të bërë bëje, se s’ke ku gjen vend më të mirë! Një nga trimat e Ajdinit, i cili qëndronte në krah të tij, një thatanik me një kapardinë bojë mjalti, ndërhyri në bisedën që po arrinte kulmin. - Mor zotërinj! Ne kemi urdhër që këtë grekun ta shpiem në komandë. Komanda, ja tek është, pesë çapa. Ejani dhe ju me ne dhe bisedoni me komandën. Bisedohet me shokët dhe shkojmë në shtëpi të Xhemal Angonit, ku ishte vendosur komanda e “Ballit”. - Do të na shohi dhe populli që shoqërohemi me ballista, a
143
AZIS HOXHA
e marrtë dreqi! - thotë një nga partizanët. Hyn brenda në komandën e Ballit partizani i EAMIT. Shokët presin jashtë. Pas pak del shoku i EAMIT, por i kishin marrë pistoletën. Lajmërohen të kthejnë pistoletën, pse ndryshe do të kishin të bënin me Frontin Nacionalçlirimtar. Më në fund pistoleta u kthye. Ballistët mbanin në dorë gjithë ditën “pishën” për të ndezur zjarrin. Të nesërmen, kur një shok i Komitetit të Qytetit kalonte në një rrugicë të pazarit, i afrohet me nxitim një i panjohur për të, i cili, duke shoqëruar çdo fjalë me gjeste, i thotë: “Largohu shpejt, se po vinë ballistët të të arrestojnë! I dëgjova me këta veshë, kur po bisedonin para hotelit”. Ishte Haxhi Lilja, punëtori i ngarkim - shkarkimit. Njerëzit e Frontit punonin në qytet në mes të zjarrit të Ballit, por në gji të populllit, i cili mbronte e ndihmonte në punët e partisë.
Transporti rekord i municionit të gjetur në kushtet e një diktimi prezent... Ishte mesi i tetorit, kohë dreke, kur një pionier jep këtë informacion: “Isha sot në Gërhot me ca shokë. Atje gjetëm një depo me fishekë. Është një gropë e madhe me arka të mbushura plot”. Informata ishte e saktë. Gropa e bërë në perëndim të bregores, e cila ndodhet në mes të Gërhotit, nga ana e djathtë, ishte nja pesë hapa e gjatë dhe tre e gjërë. Ishte e mbushur me dhe’, prandaj nuk mund të diktohej saktësisht se çfarë municioni gjendej. Lajmërohet Komanda Partizane në Cepo për të dërguar një skuadër partizane me kuaj.
144
Gjirokastra në epope...
Pasdite anëtarët e Këshillit të lagjes “Palorto” dhe ca të rinj e pionierë të lagjes, gjithsej rreth njëzetë veta, nisen për Gërhot. Nga Cepua s’kishte ardhur asnjeri. Ç‘të bënin? Vendosën, pa humbur kohë, të transportohej materiali në krahë, për ta mbrojtur në llogoret e italianëve në bregun e Teqesë. Ishin ndërmjet dy zjarresh: nga xhadeja mund të vinin gjermanët, nga Zalli ballistët. Megjithëse aksioni kryhej në fshehtësi, por për çdo të papritur, në të dy drejtimet u vunë roje. U fillua nga puna. Të gjithë ishin të gëzuar për punën që kryenin dhe s’mendonte njeri sa kohë do të duhej për të transportuar në krahë gjithë atë municion. Aty për aty u bënë katër tezga, me dhoga dhe drurë të mbledhura aty rrotull. Ishte transportuar një sasi e mirë, por tani shihej se shumica ishte në vend. Sa më shumë arka hiqeshin, aq më shumë u dukej se mbeteshin! Tek të gjithë ndihej lodhja. Dërguan në lagje të merreshin ca kafshë. Po djemtë u kthyen, duke sjellë vetëm dy kuaj. U mbenë sytë nga rruga e Cepos, por s’po dukej njeri. Për të çlodhur të lodhurit, filluan të ndërronin rojet. U lodhën më të rriturit, por s’e jepnin veten përpara të rinjve dhe pionierëve, të cilët s’thoshnin asnjë fjalë. Po materiali duhej të largohej me çdo mënyrë atë mbrëmje, ndryshe do t’u jepej në dorë gjermanëve apo ballistëve. Por kjo do të ishte vetvrasje! Kur dielli po perëndonte, lajmërohen nga rojet se po vinin gjermanët, por njëkohësisht dëgjohej nga poshtë zhurma e motoçikletave dhe, pas pak, filloi breshëria e automatikut. Kishin ardhur gjermanët në kazerma, shumë afër vendit nga ku merrej municioni! U ulën të gjithë barkas, aty ku u ndodhën dhe qëndruan ashtu, duke kontrolluar lëvizjet e gjermanëve, gjersa ata u larguan. I shpëtuan rrezikut, por kjo vleu, pse edhe u çlodhën pak! Duke punuar, pa u çlodhur, natën vonë, rreth orës 21.00, gropa me municion ishte zbrazur.
145
AZIS HOXHA
U kthyen në shtëpi të lodhur dhe të këputur. Po materiali, këtu ku u vendos, ishte në rrezik të diktohej. Të nesërmen u siguruan kafshët dhe natën municioni u transferua në Hazmurat, në një shtëpi të djegur nga fashistët për t’u larguar në rastin më të volitshëm, në zonat e lira. Atëherë u mor vesh se brenda katër orëve, qenkej transportuar në krahë, jo më pak se pesëdhjetë barrë municion në një largësi shtatëqind - tetëqind metra.
Letra e cigarit Po çdo ditë që errej, çdo natë që gdhihej, do të kishte të rejat e saj. Një mëngjes u përhap lajmi se ballistët shitnin letër cigari nëpër tregtarët e nëpër popull. Letra e cigarit vinte nga Lazarati. Ballistët paskeshin grabitur një depo të monopolit. U bisedua me shokun e Komitetit Qarkor, që ishte ngarkuar me punën e Partisë në qytet dhe u vendos të mblidhej Këshilli Nacionalçlirimtar i qytetit për të zgjidhur problemin mbi nevojën e letrës së cigarit për repartet tona. Mbledhja e Këshillit u bë në një bazë të lagjes “Palorto”. Në këtë mbledhje merrte pjesë dhe shoku Haki Toska, i deleguar i Komitetit Qarkor të Partisë. Shtrohet në mbledhje nevoja e furnizimit të ushtrisë me letër cigari dhe detyrën urgjente të pushtetit për ta siguruar këtë me çdo kusht. I propozohet këshillit të merrej nga depot e Monopolit e gjithë letra e cigarit, që ndodhej atje. Një anëtar i këshillit të lagjes, një ish financier, nëpunës i ligjeve dhe rregulloreve, në diskutimin e tij thotë: “Letra e cigarit në depot e Monopolit është e shoqërisë “Stambles”. Kjo është një shoqëri tregtare. Nëse ne e marrim atë, grabitim një pasuri private. Atëherë bëhemi dhe ne si ballistët. Do të na akuzojë
146
Gjirokastra në epope...
populli. Unë them të merremi një herë vesh me drejtorinë e Shoqërisë në Durrës e pastaj shohim e bëjmë”. Mbledhjes i shpjegohet se letra e cigarit merrej për nevojat e luftës dhe jo për të bërë plaçkë, për ta shitur dhe për ta marrë atë si ballistët. Ne s’jemi banda bazhibozukësh. Ne jemi qeveri e vendit, e zgjedhur nga populli dhe në vendimet tona ne shprehim vullnetin e popullit. Nëqoftëse nesër, kur të çlirohet vendi, do të ekzistojë kjo shoqëri dhe do të kërkojë këtë plaçkë, shteti do ta likujdojë llogarinë, ashtu si do të likujdojë çdo deftesë, që lëshohet sot nga ne dhe repartet partizane për vleftën e materialit që merren nga privatët për nevojat e Luftës. Diskutuan shumë shokë e të gjithë vunë në dukje nevojën e reparteve partizane për letër cigari dhe rrezikun, se, po të lihej atje, do të merrej nga ballistët. Të gjithë mbështetën propozimin e Kryesisë së Komitetit për marrjen e letrës së cigarit nga depua e Monopolit. Në fund shoku i Komitetit Qarkor porositi që vendimi të mbahej shumë sekret dhe menjëherë, pas marrjes së letrës së cigarit të bëheshin mbledhje me këshillat Nacionalçlirimtare të lagjeve, të sqarohej populli për këtë veprim të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit. Në mbrëmje dhjetë kafshë transportuan letrën e cigarit në zonat e lira.
147
AZIS HOXHA
Komisioni antipopull... Më 17 tetor përfaqësues të Partisë dhe të pushtetit shkojnë në zyrën e komisionit, të ngritur nga gjermanët e ballistët, për t’u thënë atyre fjalën e Partisë, për veprimtarinë e tyre tradhtare që kryenin. Sipas porosisë, përpara flet Kryetari i Komitetit të qytetit. “Ne jemi të autorizuar nga Fronti Nacionalçlirimtar të vimë këtu dhe t’ju themi se puna, që bën ky komision i shërben armikut. T’u shërbesh gjermanëve dhe të punosh sipas udhëzimeve të Ballit Kombëtar, do të thotë të luftosh Frontin Nacionalçlirimtar. Dhe ju, ndoshta dhe pa qëllim, luftoni kundër Frontit, kundër fëmijëve, që tani, kur ju po prisni e përcillni gjermanët, ata po përleshen gryka - grykas me ta, për të çliruar vendin. Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar të qytetit, që shpreh vullnetin e popullit të qytetit, ju themi të largoheni këtej, se ndryshe do të konsideroheni armiq të Frontit”... Beso Gega, që ishte dhe Kryetar i komisionit, u ngrit dhe filloi të justifikonte punën e Komisionit, duke thënë se ata i shërbenin popullit dhe mbronin qytetin nga shkatërrimet. “Si të mbetet qytetit pa një kokë , mor djem?!” Pas tij ngrihet Vasil Shahini, saraf, agjent i vjetër i Sillogut të Vorio Epirit, krahu i djathtë i konsullit grek të Gjirokastrës, në kohën e Zogut, koka e reaksionit të minoritetit. Vasil Shahini e fillon diskutimin me një frazë latinisht, që i përshtatej botkuptimit të tij. “Prima vivere, indere filozofare”. E shpjegoi dhe këtë shprehej dhe në shqip (Më pëpara të rrojmë, pastaj të merremi me filozofira) dhe pastaj filloi: “Ju mund t’ju duket edhe e pabesuar, por unë me shpirt jam komunist, por këto punët tuaja nuk i shoh me vend. Duhet
148
Gjirokastra në epope...
bërë politikë, mor djem! Gjermanët vinë këtu çdo ditë dhe, nëse ne nuk i furnizojmë, me ato, që u nevojiten atyre, ata do të thyejnë dyqanet, do të shkatërrojnë pazarin! Edhe zjarrin mund t’i vënë! Edhe njerëz mund të vrasin. Kurse ne u shërbejmë atyre që të marrin atë, e cila u duhet dhe kështu shpëtojmë nga e keqja. Si të rrijë vendi pa një qeveri?! Ne këtë punë bëjmë këtu. Ç‘të keqe ka në këtë mes?!” Pas tij ngrihet një tjetër: “Unë kam qenë vërtet ballist, por ç’punë kam këtu me Ballin… Vetëm një herë kam shpurë me maqinë në Këlcyrë Ali Beun. Po mua më duket se me punën që bëjmë ne këtu, i shërbejmë më shumë popullit të Gjirokastrës, se gjermanëve dhe ballistëve”. Një avokat dhe çifligar, me pozën e njeriut me mend, pasi shikoi një herë shokët e vet, u drejtohet të deleguarve të Frontit: “Edhe ne jemi shqiptarë e na dhimbset ky vend. Ne nuk punojmë as për para e as për ofiqe, por për t’i shërbyer këtij populli, i cili heq e vuan, po s’u pëlqeu juve, ç’të bëjmë ne? Ne s’jemi çiliminj që s’dimë ç’bëjmë! Kemi kaluar shumë hendeqe ne dhe koha do ta tregojë kush ka të drejtë! Po ne me tonën dhe ju me tuajën!” Pastaj iu përvesh shoku Haki: “Gjermanët janë pushtuesit e Atdheut tonë të shtrenjtë, populli shqiptar i priti ata me plumb ballit dhe i lufton ata me heroizëm, kudo që ndodhen, ndërsa ju i ushqeni me çokollata e biskota, me birra dhe likerna që të majmen mirë. A nuk jini ju kundër popullit, i cili lufton fyt për fyt me ta?! A nuk jeni ju bashkëpunëtorë me gjermanët?! Ju i qani hallin popullit të Gjirokastrës se, pa ju do të humbasë e do të shkatërrohet! Mos i qani hallin kalorësit, se i varen këmbët! Ju e patë sa ju deshte populli… Kërkuat të mblidhnit firma, ku populli të aprovonte qëndrimin tuaj këtu. Dhe e patë sa firma mblodhët! Kur kjo punë ju dështoi bëtë mbledhje në “Baçenë e Teqesë” t’i mbushnit mendje populllit për nevojën e komisionit tuaj edhe atje e morët përgjigjen nga populli! Populli e ka gjetur rrugën e vet. Ai ka zgjedhur Këshillin Nacionalçlirimtar. Këtu ka një komitet ekzekutiv të qytetit, ka një Front Naconalçlirimtar, që
149
AZIS HOXHA
e mbron, e drejton dhe i zgjidh atij hallet. Ju bëni punën e gjermanëve, që në bashkëpunim me Ballin, ju kanë vënë këtu, prandaj ose me gjermanët e Ballin Kombëtar e kundër populllit, ose me Frontin Nacionalçlirimtar e kundër okupatorëve gjermanë e tradhtarëve të vendit! Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar, edhe një herë ju themi troç: “Nëse ju do të rrini këtu, për të bërë punën e gjermanëve e të ballistëve, do të jini armiq të Frontit dhe do të jepni llogari para popullit!”
Tradhtia dhe shpagimi Po Balli Kombëtar do të hakmerrej me njerëzit Frontit për presionin që ju bë komisionit të tyre. Të nesërmen pesë shokëve, që ishin nisur të kryenin një punë të Luftës, u afrohet një punëtor dhe u thotë: “Largohuni shpejt, se në dyqanin e Sabro Shtinos po bisedojnë për t’u vrarë!” Duke thënë këto fjalë, ai u largua me nxitim nga rruga e Kalasë. Sa zunë shokët të largoheshin në mënyrë të organizuar, dalin nga dyqani i S. Sh., A. M., D. Sh. dhe tre ballistë të tjerë të armatosur me armë të gjata. Dukej se kishin vendosur të vrisnin pas krahëve, se kur panë që ne ishim të përgatitur dhe se, po të shtinin, do të vriteshin, më përpara ata, u larguan me bisht në shalë! Në mbrëmjen e kësaj dite, një natë nëntori me shi, ballistët rrethuan e kontrolluan shtëpitë e shokëve, të cilët bënë presion në komisionin e tyre, por si hyjtën duall…! Ballistët ishin të vendosur në rrugën e tradhtisë. Më 6 nëntor 1943, dy shokë ishin nisur për zonat e lira të ngarkuar me punë të partisë. Te “Ura e Lumit” kapen nga një bandë ballistësh dhe arrestohen. Lajmërohet menjëherë
150
Gjirokastra në epope...
Komiteti Qarkor për këtë veprim të Ballit. Dhe këtë ditë nga Komitetit Qarkor i partisë del një trakt “Kupa u mbush!”. Në të përmendeshin të gjitha provokacionet e Ballit Kombëtar kundër njerëzve të Frontit dhe porositeshin ballistët të lironin menjëherë shokët tanë. Dhe puna e partisë nuk ndërpritej për asnjë çast. Më 7 nëntor, për përkujtim të Revolucionit Socialist të Tetorit, bëhet një mbledhje në “Palorto”, në shtëpinë e Zyrdi Çipit. Merrnin pjesë në këtë mbledhje shokët e Partisë, të cilët punonin në terren, anëtarët e këshillave nacionalçlirimtare të lagjeve të qytetit, partizanët e Komandës së Vendit e të ftuar të tjerë. Gjithsej tridhjetë – dyzetë vetë. Kur po dilnim, dëgjojmë krisma pushkësh e mitrolozash, të cilat vinin nga ana e Libohovës. Të gjithë dalim në oborr dhe mbajmë vesh. - Plasi në Libohovë! - Ballistët do të kenë qëlluar në shokët tanë! Nuk kishte partizan e njeri të Frontit që të mos priste, nga çasti në çast, kur Balli Kombëtar do të shfrynte edhe një herë tjetër dufin e tij prej gjakësori, sikurse në Glinë dhe në Libohovë, disa muaj përpara. Konsekuentë deri në fund në vijën e tradhtisë, ballistët qëlluan përsëri mbi djemtë e populllit. Një fjalë dëgjohej nga të gjithë shokët: “Duhet vajtur në Libohovë!” Kjo ishte shprehja e urrejtjes për tradhtinë e grumbulluar prej kohësh. Kjo ishte shprehja e besnikërisë ndaj vijës së Partisë. Të gjithë të gatshëm për të shkuar në Libohovë. Shoqja Nebahet Bakiri, anëtare e Komitetit Qarkor të Partisë caktoi dhjetë - pesëmbëshjetë veta të niseshin menjëherë në Libohovë. Dhe të gjithë u nisën në çast. Ballistët, që organizuan masakrën Glinës, ku vranë rreth tridhjetë vetë nga popullsia e pafajshme e fshatit, ata, që ekzekutuan shokët tanë: Elmas Xhengo, Petrit Gega dhe dhjetra libohovitë të tjerë; ata, që luftuan krah për krah me
151
AZIS HOXHA
italianët më 31 gusht 1943, ku u vranë disa partizanë, prapë tani po hapin plagën. Plagë kjo, nga do të rrjedhë shumë gjak. Revolucionet paguhen gjithmonë shumë shtrenjtë! Po “kirurgu” do të bëjë punën e vet në plagën e gangrenizuar! Kësaj radhe, ata me duart e tyre, përgatitën gropën. Një popull i tërë i dënoi tradhtitë. Edhe më dritëshkurtri e shikon, pa lentë zmadhuese këtë tradhti! Populli shtrëngonte më tepër radhët rreth Fronti Nacionalçlirimtar, rreth Partisë Komuniste Shqiptare, udhëheqëses së masave të popullit, kundër fashizmit pushtues, kundër tradhtarëve. Komunikatat e partisë e të Frontit Nacionalçlirimtar dënonin tradhtinë e Ballit Kombëtar, të krerëve të Ballit, të cilët, për interesat e tyre klasore, futën popullin në gjakderdhje. Ballistët, në rrepet e Libohovës kishin kapur një vllah dhe kërkonin t’i mernin dhëntë, si taksë për bar. Partizanët, të cilët nuk mund të lejonin vjedhjen e pasurisë së popullit, mbrojtën vllahun. Ballistët qëlluan të parët. Plasi lufta! E në këtë luftë u vranë Kujtim Ruli dhe Kamber Ruçi, të dy djem të vetëm. U mbyllën dy dyer! Këta vampirë shekullorë të popullit tonë të shumëvuajtur edhe kësaj herë do të mbyllnin shumë dyer, do të linin shumë nëna pa djem, shumë gra pa burra shumë fëmijë jetimë, shumë motra pa vëllezër! Po, por Lufta jonë çlirimtare do të merrte hakën! Balli Kombëtar atë që mbolli, korri! Më datën 15 nëntor, në mbrëmje, në lagjen Dunavat nga njësiti gueril i qytetit bëhet atentat kundër anëtarëve të Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar, kur po ktheheshin nga Lazarati. Ballistët për hakmarrje bënë kontrolle ditën dhe natën që të shtinin në dorë disa udhëheqës të Luftës në qytet, por s’ia arritën qëllimit. Po vetëvrasja solli dhe deziluzion në ndonjë të pavendosur, të lëkundur e frikacak.
152
Gjirokastra në epope...
(Të papriturat janë gjithnjë tronditëse dhe horizontet e reja i tmerrojnë këta njerëz). Në këto ditë një anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes “Palorto” paraqitet në Komitetin Ekzekutiv të qytetit dhe thotë: “Tani puna u duk. Vëllavrasja plasi. Unë as kam qenë dhe as jam për vëllavrasje. U lajmëroj se, që sot, unë nuk do të jem më anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes”. - Ne do të vazhdojmë luftën dhe pa ty, - i thuhet. Ti vazhdo rrugën tënde, por kur të pendohesh, do të jetë vonë! Çdo veprim i njeriut ka vulën e vet. - Dëgjo këtu,- thotë, - unë ballist as kam qenë dhe as do të bëhem kurrë, por edhe për vëllavrasje nuk jam! Dhe u largua menjëherë kokëvarur, ndoshta për të mos dëgjuar më fjalët e tjera që mund t’i ktheheshin. Po këtë ditë një anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes “Meçite” i thotë një shoku të komitetit: “Gjer sot unë kam punuar me Frontin, por, këtej e tutje, unë vendosa të heq dorë. Unë nuk mund të punoj për të vrarë njerëzit e mi. Vëllavrasje? Kjo është e tmerrshme!”- dhe me “oratorinë” prej pseudointelektuali, filloi të “arsyetonte”, si mund të evitohej vëllavrasja. “Ti s’ke qenë kurrë me Frontin, dhe asqë mund të jesh! Edhe sa muaj që punove si anëtar i këshillit të lagjes, më shumë kreve telashe se punë! Për njerëz, si ti, pushteti popullor s’ka nevojë, “- i thuhet. Më 17 nëntor, në qoshkun e baçesë së Mulla Latos organizohet një mbledhje me anëtarët e Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit dhe me anëtarët e këshillave të lagjeve, ku u analizua gjendja e krijuar në qytet nga ballistët, puna e madhe, që duhej bërë për sqarimin e popullit dhe u demaskuan të dy anëtarët e këshillave “Palorto” dhe “Meçite”, që dezertuan nga radhët e Frontit. Të gjithë diskutantët dënuan tradhtinë e Ballit Kombëtar, shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar gjer në fund me besnikëri vijën e Frontit dhe dënuan qëndrimin oportunist të dy anëtarëve të këshillave të lagjeve. Ndryshe nga të gjithë
153
AZIS HOXHA
shokët diskutoi një shok, anëtar i këshillit të lagjes “Palorto”. Ai tha : “Nuk bëhet punë kështu si thoni ju, more shokë! Unë jam i vuajtur në këto punë, jam dhe avokat! Mbani vesh mua, se jam më i vjetër nga të gjithë juve! Ne duhet të merremi vesh me ata, se do të vritemi me shoshoqin. Gjermanët po humbasin nga të gjitha anët dhe ne do ta fitojmë luftën, po pse të vritemi njëri me tjetrin? Nëqoftëse marroset një, duhet të marrosemi të gjithë? Kur do të fitojmë luftën, u japim atyre vendin që ju takon. Pse të vritemi tani, kur njerëzit na duhen kaq shumë për Luftën?” Diskutimet u gjallëruan. Çdo diskutant dënonte tradhtinë e Ballit Kombëtar më mirë nga tjetri, mbronte vijën e drejtë të Frontit më me zjarr se parafolësi dhe u dënua qëndrimi oportunist i ndonjerit, i cili kërkonte të vinte mendimet e veta mbi vijën e Partisë. Po për aktivistët e Frontit, të clët punonin në qytet, puna e tyre bëhej më e vështirë. Pa marrë masa mbrojtjetje nuk mund të lëvizje nga një vend në tjetri. Bazat me materiale të luftës nga çasti në çast rrezikoheshin të grabiteshin nga ballistët.
Mllefi i Memesë... Më 18 nëntor, të martën, rreth orës 19.00, lajmërohem të shkoja në shtëpinë e Pertef Kokonës. Megjithëse nata ishte e ftohtë, rrugët ishin plot me të rinj dhe të reja, me gra, burra e pionierë, që shkonin nëpër shtëpira për të mbledhur ushqime e t’ua shpinin partizanëve, në pozicionet rreth lagjes. Lajmi i ardhjes së partizanëve kishte kaluar gojë më gojë nga njerëzit e periferisë së lagjes e të gjithë kishin dalë rrugëve për t’u takuar me djemtë, vëllezërit e motrat e tyre. I raportohet shokut Shefqet Peçi për gjendjen në qytet dhe brenda asaj nate kryhet rrethimi i disa shtëpive, ku banonin krerët e reaksionit, që Komiteti Qarkor kishte vendosur të
154
Gjirokastra në epope...
gjykoheshin nga Shtabi i Operacionit. Ballistët, të cilët e kishin ndjerë erën e barutit partizan, nga ishin dhe nga s’ishin u grumbulluan në Lazarat dhe, për gjithë natën, morën rrugën për në Dëshnicë e andej nëpër qytetet e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ku ishin strukur gjermanët. Në mëngjesin e datës 19 Nëntor 1943 Komanda e Operacionit, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar i qytetit dhe Komanda e Vendit u vendosën ne godinën e gjimnazit. U gjykuan dhe u dënuan si armiq të popullit ballistët: Boço Kalo, Tare Kalo, Muzafer Shehu, Duro Shehu, Vasil Shahini e nja pesë a gjashtë të tjerë. Kur po kryhej ekzekutimi i dënimit të armiqve të popullit disa shokë rrinin në krye të shkallëve të gjimnazit. Në rrugë kalonte Memeja. Kështu e thërrisnin mëmën e partizanit Hysen Dodi. Kalonte me hapa të shpejta Memeja, sikur s’i kishte lënë prapa të gjashtëdhjetë e pesat e sikur skamja s’kishte lënë gjurmë mbi të. Kur iu afrua shkallëve e kur pritej të përshëndeste, ajo ktheu kokën në drejtim të shokëve dhe, pa ndaluar këmbët, ngre përpjetë dorën dhe me urrejtje, që dilte nga thellësia e shpirtit të saj, bërtiti: “ Mor bijuni qenavet, se gjithe jetën gjakun na e kanë pirë!” Memeja, aq e leshtë dhe aq e butë, sa edhe për një zog pule i vinte keq e që njihej në të gjithë lagjen për urtësinë e saj, në këto momente revolucionare thërret: “Bijuni qenavet, se gjithë jetën gjakun na e kanë pirë!” Të gjithëve u bëri përshtypje ky qëndrim i kësaj plake. Sa thellë kishte hyrë në zemrat e njerëzve të thjeshtë të popullit revolucioni! Kjo ishte dhe shprehja e urrejtjes së trashëguar, i cili fshihej edhe në shpirtin e kësaj dhe plakave të varfëra të Gjirokastrës, sikurse të të gjithë Shqipërisë, kundër atyre, të cilët ishin majmur me gjakun e vegjëlisë e që tani ishin bashkuar dhe me pushtuesit për të ruajtur privilegjet e
155
AZIS HOXHA
tyre, për të qenë gjithnjë zot mbi popullin e për të luftuar popullin, i cili ishte ngritur në luftë për të shkatërruar zinxhirët e robërisë shekullore, për të zhdukur botën e vjetër, botën e urisë e të mizerjes! Të nesërmen në korridorin e gjimnazit, u takuam me ca lazaratas. - Kemi ardhur në emër të fshatit, të lidhemi me partinë,tha njëri. -Tani e shohim dhe ne që kemi patur rrugë të gabuar, pse të ndaheshim ne nga Gjirokastra!? Lazarati, lagje e Gjirokastrës është! - shton tjetri. - Më mirë vonë, se kurrë. Edhe ju duhej të na kishit ndihmuar më shumë. Rrallë vinit në Lazarat, - shton ai më i moshuari, që në sytë e tij dallohej dinakëria për shfajësim. - Dëgjo, xhan i vëllait, - i thotë shoku i pushtetit, - ne s’kemi frikë të themi gabimet tona, por tani është koha të pendoheni ju për rrugën e gabuar, që kini ndjekur deri tani, të merrni udhën e mbarë, atë, të cilën ka marrë gjithë populli. Ju s’ju ndan asgjë nga vija e Frontit. -Ashtu është, ashtu, - pohuan të gjithë në një gojë. - Po me kë të bisedojmë ne? - Ejani me mua! U raportohet shokëve të Komandës së Operacionit biseda me lazaratasit. Pastaj shoku Shefqet Peçi thotë me zë të ulët: - Ku janë ata? - Te dera. E ngrë zërin, saqë mund të dëgjohej dhe në rrugë dhe me tonin e tij të njohur, duke theksuar fort çdo fjalë, që nxirrte nga goja, bërtiti: “U thuaj lazaratasve të marrin dyfekët, që u ka lënë Dervish Rexhepi e të dalin të na presin atje në Lazarat, se atje do të vemi”. Pas pak, ata hynë brenda e u bisedua me ta gjerë e gjatë. Më në fund ata pranuan të dërgonin njëzetë djem në rreshtat e Ushtrisë Partizane, në shenjë solidariteti me Frontin Nacionalçlirimtar.
156
Gjirokastra në epope...
Në objektiv: Rigjallërimi Tani qyteti merrte frymë lirisht. Dyqanet dhe kafenetë hapeshin njëra pas tjetrës dhe njerëzit dilnin pazarit pa frikë. Tregu filloi të gjallërohej. U gjallëruan sheshet e rrugët e lagjeve nga lodrat dhe zërat gazmorë të fëmijëve. Këngët e reja partizane, të cilat pionierët, sapo i kishin mësuar, gjëmonin nga njëri cep i qytetit në tjetrin. Zanatçinjtë i hapën dyert e dyqaneve nga të dy kanatat e u shërbenin me dëshirë klientëve të vjetër dhe të rinj. U hapën rrugët e qytetit për fshatarët, të cilët vinin për të plotësuar nevojat e tyre a për të shitur ndonjë barrë dru, ndonjë mish, ndonjë vezë a ndonjë prodhim tjetër të fshatit. Myzeqeja u bë, si gjithnjë, burim frymëzimi me bereqet për këto vende malore e qiraxhinjtë tanë punëtorë filluan të rrihnin këto udhë, duke plotësuar me bereqet nevojat e tyre dhe të popullsisë së qytetit. U vu në funksionim centrali elektrik i qytetit. Qyteti tani ishte bërë një qendër e rëndësishme furnizimi për ushtrinë partizane dhe një qendër çlodhjeje për repartet, që kalonin këndej e që shpërndaheshin pasandej në drejtime të ndryshme, në ndjekje të armikut. Komunikatat e Frontit Nacionalçlirimtar dhe “Zëri i Popullit” tani shpërndaheshin më rregullisht dhe populli informohej mbi sukseset e ushtrisë partizane dhe mbi zhvillimin e luftës antifashiste në të gjitha frontet. Probleme të tjera më të rëndësishme i delnin pushtetit popullor për t’i zgjidhur. Tregu u hap, po tregtarët e pangopur, i ngrinin çmimet, sipas dëshirës. Tregu i zi ishte gjallëruar. Kishte familje, të cilat ngryseshin dhe gdhiheshin pa bukë. Na duhej të siguronim bereqet sa më shumë për ushtrinë dhe për popullin. Plaçka e sekuestruar e spiunëve dhe ballistëve të ekzekutuar duhej ndarë nga pjesëtarët e tjerë të familjes e kjo duhej grumbulluar dhe transportuar në zonat e lira, se kjo
157
AZIS HOXHA
ishte një pasuri e madhe dhe shumë e vlefshme për Luftën. U formuan komisione për të caktuar çmimin e misrit e të sendeve ushqimore. Këshillat Nacionalçlirimtare të lagjeve mblidhnin ndihma në misër dhe ua shpërndanin familjeve, të cilat vuanin për bukën e gojës. Kështu u zhduk frika e vdekjeve të njerëzve nga pabuka. Megjithatë, sipas udhëzimeve të shokëve të partisë, u mblodhën në popull të holla, për të blerë bereqet e t’i shitej popullit. Kozma Vasili, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit, u ngarkua të shkonte në Berat për të blerë misër. Dhe erdhën nga Berati një herë tre dhe një herë katër makina me misër. Herën e tretë misri u grabit në Këlcyrë nga ballistët e Ali beut. Në zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit hynin dhe dilnin qytetarë, të cilët kërkonin të zgjidhnin hallet e tyre. Një ditë paraqitet në zyrat e Komitetit Kryetari i Këshillit të lagjes “Dervish Bej” dhe raporton për grindjen, që kishte ndodhur në lagjen e tyre dhe që ata s’kishin mundur ta zgjidhnin. Shkon në lagje një shok nga të Komitetit të qytetit, por edhe ai nuk e zgjidh dot ngatërresën. Lagjja ishte ndarë në dy tarafe dhe më shumë shaheshin, sesa sqaroheshin. Më shumë flisnin gratë, sesa burrat. Një ditë tjetër shkojnë dy shokë të Komitetit të Qytetit, por përsëri nuk i sqaruan dot. Hallet e popullit duhet të zgjidheshin, pasi ai kishte besim te pushteti i vet. I raportohet kjo grindje shokut të Komitetit Qarkor, që e kishim gjithnjë afër. Një ditë me diell shkojmë te “Lëmi i Bames”, ku ishte mbledhur populli i lagjes. Shoku i Qarkorit dëgjoi me kujdes të dy palët, e midis të tjerave, pastaj, u tha: “Ne, shokë, jemi në luftë. I madh dhe i vogël në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë lufton dhe punon për Luftën. Tani ne dhe ju duhet të merremi me këto grindje, apo të luftojmë armikun? Gjermani dhe “Balli” duan që ne të grindemi me
158
Gjirokastra në epope...
shoqshoqin e të mos jemi të bashkuar. Tani, ju do të bëni punën e Frontit, apo të armikut? Këtë dua të më thoni!” Diskutuan shumë nga lagjja, burra e gra e të gjithë dënuan këtë mosmarrëveshje, por Rushit Ismaili nuk fliste. - Të flasë Rushiti! - Të flasë xha Rushiti!- u dëgjuan ca zëra. Po heshtja vazhdonte. Dhe heshtjen e prishi shoku i Qarkorit: - E , xha Rushit, çfarë thua zotrote? - Do të flasë dhe xha Rushiti, mor djem. Hodhi cigaren poshtë, u ngrit, si me përtim, duke u mbështetur te shoku, që kish në krah dhe, duke na u drejtuar nga ne, thotë: “Ne jemi me Frontin. Ne do të bëjmë si të na thoni ju, mor djem. Vajzës sime, në si hahet buka në shtëpinë e burrit, do ta mbaj unë. Nuk më duhen më mua as paraja, as gjëja. Burri i vajzës le të vejë, ku t’i bëhet puna”. - Të lumë, xha Rushit! Kështu zgjidhen mosmarrëveshjet sot, - thotë shoku Haki. - Tani ne duhet të mendojmë dhe të punojmë vetëm për Luftën. Inatet dhe tarafet le t’ia lëmë të kaluarës. Të nesërmen marrin vesh se Xhafer Rushiti, pasi rregulloi punë me njerëzit e gruas, doli partizan. Episode 1.* Në ditët e para të dhjetorit 1943 vinë në zyrat e Komitetit njëmbëdhjetë amerikanë: tetë vajza dhe tre burra, që shoqëroheshin nga dy shokë beratas. Shokët beratas tregojnë sesi amerikanët kishin zbritur gabimish me aeroplan në Shqipëri dhe tani duhej të rrinin këtu, gjersa t’iu sigurohej rruga për të vazhduar itinerarin e tyre. Kujdeseshim për ta, si për shokët tanë të Luftës dhe ca më mirë akoma, duke qenë të huaj. Hanin pinin dhe strehoheshin në shtëpitë më të mira të Gjirokastrës. Një ditë përgjegjesi i
159
AZIS HOXHA
tyre, një toger, thotë se shoqet donin të blinin këpucë të përshtatshme për rrugë të gjatë. U rekomandahet të shkojnë te këpucari më i mirë në qytet. Pas pak kthehen në Komitet të gjitha bashkë dhe thonë: “Ne jemi dakort me çmimin, që na tha këpucari, por si ai nuk na blen këto këpucët tona. Ç’t’i bëjmë këto?” - Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të blejnë “këpucët” tuaja? Ata kishin një muaj në vendin tonë e dhjetë ditë në qytet që hanin e pinin pa harxhuar asnjë dhjetësh, tani kursenin gjysmë stërlinë, as sa mund të ishin shpenzimet e një dite për njerin prej tyre! 2.* Nevojat e ushtrisë partizane për veshmbathje, sidomos tani në dimër, shtoheshin nga dita në ditë. Sipas urdhrit të partisë u thirrën në Komitetin Ekzekutiv të Qytetit këpucarët dhe rrobaqepësit. U parashtrua nevoja e ushtrisë partizane për djersën e tyre dhe u bë thirrje të tregonin gatishmërinë për të shkuar në zonat e lira, ku ishin ngritur punëtori për këpucari dhe rrobaqepës. Të gjithë iu përgjigjën thirrjes së Frontit. Sipas udhëzimeve u përpiluan listat për t’u nisur në Poliçan, në qendrën e punëtorive partizane, në turne pesëmbëdhjetë ditore, këpucarë dhe rrobaqepës. Gjer në fund të dhjetorit, nga qyteti, punuan në punëtoritë e Poliçanit njëqind e gjashtë këpucarë dhe rrobaqepës. Shumë prej tyre punuan gjer në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Kudo luftohej pushtuesi fashist, kudo punohej për Luftën, por luftohej dhe bota e vjetër: analfabetizmi, padituria, prapambetja. Partizani në një xhep mbante fishekët dhe në tjetrin abetaren. Krahas luftës duhet të përgatiteshin dhe njerëzit e rinj për të ndërtuar Shqipërinë e re.
160
Gjirokastra në epope...
Poliçani
KONFERENCA E ARSIMTARËVE Hap i rëndësishëm për arsimin... Më 3 - 4 dhjetor 1943 në Poliçan do të organizohej Konferenca e Arsimtarëve. Katër – pesë ditë, para hapjes së Konferencës, Poliçanit kjo bazë partizane, përgatitej të priste njëqind e gjashtëdhjetë apostujt e arsimit. Përgatitej menca, përgatitej furra, përgatiteshin dhe fshatarët. Poliçani, pra ziente nga përgatitjet. Grupe – grupe, sipas krahinave, grumbulloheshin komisarët e dritës. Takoheshin me shokë të vjetër, njiheshin me shokë të rinj e në këto ditë vendin e bisedave të zakonshme pedagogjike e zinin ato të Luftës. Të ftuarit shtonin gëzimin dhe entuziazmin e zakonshëm të kësaj baze partizane! Poliçani gjëmonte tani nga vallet e këngët partizane. Më tre dhjetor, në mëngjes, salla e madhe e shkollës së Poliçanit u mbush plot e përplot, e zbukuruar me flamuj dhe parrulla. Në krye ishin vendosur dy tavolina, mbuluar me beze të
161
AZIS HOXHA
kuqe, ku zunë vend shokët, që u zgjodhën në presidium për drejtimin e mbledhjes. Përpara fillimit të punimeve u kënduan “Himni i Flamurit” dhe ai i Frontit Nacionalçlirimtar. Entuziazmi, që ngjallën këto himne patriotike e revolucionare, kaloi kufijtë e asaj godine. Pastaj u lexua rendi i ditës: 1. Gjendja e jashtme dhe e brendshme. 2. Lufta Nacionalçlirimtare dhe bashkëpunimi i Frontit Nacionalçlirimtar me EAMI-n. 3. Gruaja shqiptare dhe Lufta. 4. Arsimi dhe shkolla shqiptare në përgjithësi. 5. Detyra e arsimtarëve në Frontin Nacionalçlirimtar e në lidhje me arsimin. Pas referateve filluan pyetjet nga më të ndryshmet, ku shihej si ishin lidhur arsimtarët me partinë, me Frontin, me Luftën e Popullit. Njëzetë diskutantë, duke shprehur dhe mendimin e shokëve, shfaqën vullnetin dhe vendosmërinë, jo vetëm për të punuar në çdo fshat, në detyrën e shenjtë, që do t’u ngarkonte konferenca, por për të punuar me popullin si agjitatorë e propagandistë të flaktë të vijës së Partisë. Pas konferencës, në të gjithë Qarkun, në zjarrin e luftës, u hapën njëqind e pesëmbëdhjetë shkolla, vetëm tetë shkolla më pak se përpara Luftës! Në flakët e zjarrit të Luftës sonë të lavdishme Nacionalçlirmtare, ku fashizmi gjerman ishte bërë, si ai derri i plagosur që, sa më shumë plumba merr, aq më i egër bëhet, kur reaksioni kishte grumbulluar të gjitha forcat dhe s’linte gur pa lëvizur e ferrë pa mbështetur, për të penguar vrullin e papërmbajtur të revolucionit tonë, Partia, me syrin e saj largpamës, forconte në zonat e lira punën politike, ideologjike dhe organizative. Më 10 - 14 dhjetor 1943 në Poliçan organizohet mbledhja për zgjedhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Gjirokastrës. Delegatë të zgjedhur nga luftëtarët e ditëve të
162
Gjirokastra në epope...
para të rezistencës, nga ata, që kishin marrë pjesë në sa e sa luftra dhe atentate, që ishin djegur, ndjekur dhe persekutuar nga fashizmi, të cilët i kishin dhënë Luftës djemtë dhe vajzat e tyre, do të zgjidhnin tani, të lirë dhe demokratikisht organin drejtues të pushtetit për qarkun. Në fytyrën e çdo njërit dalloje vendosmërinë për të luftuar gjer në fund për kauzën e populllit, trimërinë dhe entuziazmin revolucionar. Njëra seancë bëhej më tërheqëse se tjetra. Dita e sotme më luftarake se tjetra. Delegatët shprehnin me frymë revolucionare, që dallonte çdo diskutant, vendosmërinë e popullit që përfaqësonte për të vazhduar Luftën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, gjer në fitoren përfundimtare. Në fytyrën e në gjestet e çdo delegati dallohej një farë krenarie. Kjo ishte shprehje e patriotizmit, e trimërisë, e shpirtit të vetmohimit, e sakrificës dhe e besnikërisë së pafund të trashëguar brez pas brezi të popullit shqiptar, të brumosur këto me idealin e partisë e që ishin bërë mish e gjak i çdo luftëtari. Çdo delegati do t’i kujtohet Memo Metua “Bilbili i Labërisë”, si i thotë rapsodi popullor. I hedhur në shtat, i hequr në fytyrë e syrin pishë. Kishte një mënyrë të foluri të prerë, theksin të vendosur e plot zjarr. Çdo fjalë e tij shprehte një kushtrim: “Edhe memec të kesh lindur, edhe qorr të jesh bërë, do të ndjesh trimërinë, vetmohimin e shpirtin revolucionar të këtij populli, që është ngritur i gjithë në këmbë për liri a vdekje!” E kur delegatët, brenda në sallë, shprehnin vendosmërinë e tyre dhe të popullit, të cilin përfaqësonin për të luftuar me vetmohim fashizmin dhe tradhtarët, gjer në fitoren përfundimtare, populli jashtë sallës këndonte: O moj shkollë e Poliçanit, do të mbetesh si kujtim, se populli i gjithë Qarkut këtu sot bëri bashkim,
163
AZIS HOXHA
për të zhdukur barbarë, nazizmin gjakatar, të gjithë reaksionarët edhe Ballin Kombëtar. Më 24 dhjetor 1943 merret vesh se gjermanët përgatiteshin të sulmonin Gjirokastrën. Filluan përgatitjet për t’u tërhequr nga qytetit. Më 25 dhjetor 1943 filluan të dukeshin në rrugën automobilistike gjermanët e parë. Revolucioni ka zig-zaget e veta. Ai, si një përrua i rrëmbyer, vërshon përpara, i papërmbajtur, vë përpara driza, ferra, kërcunj e shpella, ndalet për një kohë përpara pengesave natyrale, apo pritave, që i bëhen e pastaj ujët e mbledhur nga rrëketë shtohen e shumohet dhe, si për të shfryrë urrejtjen për kohën, që e kanë penguar, shpërthen pandalshëm, shpartallon pengesat, duke hapur rrugën e vet të natyrshme, gjersa arrin në shtratin e lumit. Por s’do të lëshohej Gjirokastra, pa u larë dhe rrugët me gjak gjermani! Njësiti gueril i qytetit zë pritë te “Ura e Nanxës”. U duk një triçikël, pastaj një veturë. Krisi pushka. Xhadja u skuq nga gjaku nazist! Tani ne lamë Gjirokastrën, po të sigurtë se shpejt do të vinte dita, kur do të hynin triumfalisht në qytet, kur do të merrnin fund mjerimet e këtij populli të shumëvuajtur, kur do t’i sigurohej Shqipërisë sonë të shtrenjtë liria e përjetshme, liria dhe demokracia e vërtetë!
164
Gjirokastra në epope...
Spitali partizan Profesionalizmi i Doktor Vasilit Në aksionet dhe në betejat e njëpasnjëshme që njësitet guerile dhe çetat partizane kishin bërë në të katër anët e vendit, ishin plagosur edhe shumë partizanë. Në fillim të luftës ishin shtëpitë e qytetit strehë, ku mjekoheshin njerëzit, luftëtarët e lirisë. Por lufta vazhdimisht zgjerohej nga qyteti në fshat dhe nga fshati në krahinë. Shtoheshin dhe të plagosurit. Terrori fashist, reaksioni i tërbuar, pengonin kurimin e shokëve të plagosur në qytet. Komiteti Qarkor i Partisë për Gjirokastrën ngriti spitalet partizane në zonat e lira në Prongji, Topovë, Kuç dhe Theollogo. Po që me përpjekjet e para me fashistët e gjermanë, numri i të plagosurve u shtua shumë. Po asnjë kirurg në spitale partizane nuk kishte. Në qytetet e porsaçliruar, pas kapitullimit të Italisë fashiste, u sollën të gjithë të plagosurit rëndë, të cilët kishin nevojë për ndihmë kirurgjikale e gjithë të tjerët, që çdo ditë lanin me gjak këtë tokë të shenjtë. Tani “Spitali i Shtetit” i Gjirokastrës u shndërrua në spital partizan. E kush nga punonjësit e spitalit nuk do t’iu shërbente partizanëve? Që nga personeli shërbyes e gjer te doktor Kamberi e doktor Telemaku, që nga pleqëria e kishte lënë me kohë profesionin, iu përveshën punës me entuziazmin e luftës e u rreshtuan në radhët partizane. Ky ishte një sukses i madh për ne! Halli i zuri të shërbenin në këtë spital dhe disa motra apo “suora”, si u thoshnin në gjuhën e tyre, ata, që i kishin sjellë,
165
AZIS HOXHA
italianët. Në javët e para, pas kapitullimit të Italisë fashiste, nuk preokupoheshin shumë për nevojat e spitalit, sepse doktor Vasili, drejtori i Spitalit “gatuhej me dhjamin e vet”. Po lufta vazhdonte e në spital më shumë hynin, sesa dilnin. Brenda 15 ditësh spitali u mbush plot e përplot me të plagosur. Arriti numri rreth 150 vetë. Plagët e shokëve të thernin në zemër, por kur mendoje se në fillim shokët e plagosur mbaheshin nëpër baza, pa mjekimet e nevojshme, plot frikë nga komplikacionet e plagëve, të pasigurt për jetën e tyre, nga ndjekjet e fashizmit dhe të reaksionit edhe kur e krahasoje me gjendjen e sotme, kur ishin shtruar në një spital në mes të qytetit shumë komod për atë kohë, ku mjekoheshin nga një kirurg me kredi profesionale, dukej sikur harroheshin plagët e shokëve. Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit i dilnin tani detyra, sa të rëndësishme, sa me sadisfaksion, sa humanitare, aq dhe të zorshme dhe delikate. Në konditat e luftës sonë, kur qyteti ishte krejtësisht i izoluar nga pjesët e tjera të atdheut, ku as punohej dhe as prodhohej, kur nga çasti në çast pritej të sulmohej qyteti nga gjermanët, duhej mbajtur një spital me rreth 150 të plagosur. Dhe doktor Vasilit i ziente koka, i vinte festja vërdallë? Nuk kishte faj. S’ishte mësuar me hallet e luftës. - U shtuan të plagosurit, - tha një ditë. – Barnat po mbarohen. Dru s’kemi edhe ushqimet në të mbaruar janë! Me se do të mbahen 150 të plagosurit? Pastaj edhe personeli duhet të hajë në spital. Ata natë e ditë më shumë rrinë këtu. S’i sheh shtëpia! Ata, patjetër, duhet të hanë këtu. Nuk bëhet ndryshe! – dhe, kur thoshte doktori: “Nuk bëhet ndryshe’’ ishte e zorshme t’i mbushje kokën. - Do t’i rregullojmë, doktor, të gjitha. Vetëm të mos harrojmë se jemi në luftë. Ju vetëm kujdesuni për të plagosurit. Pastaj personeli të hajë secili në shtëpinë e vet, ku hanë të gjithë njerëzit, të cilët punojnë për Luftën. Sot shokët tanë derdhën
166
Gjirokastra në epope...
gjakun, këta pse u shërbejnë këtyre, nuk besoj të kenë pretendime, ata duhet të shohin se sot gjithë populli lufton e punon, ashtu si e zë hera, ngrënë e pa ngrënë. Megjithatë do të bisedojmë vetë me të gjithë shokët, të cilët punojnë këtu. - Mor mirë thua, ashtu është, por nuk do të na dalë puna! Duan shërbim të plagosurit. E duan doktorin dhe infermierin natë e ditë mbi kokë. Nuk mbahet spitali vetëm me punë! Duan barna ata, duan ushqim, duan dru... S’mbahet spitatali me llafe! Pastaj duhet t’u flasësh pak, se s’mbajnë qetësi. Ata këndojnë... Unë s’marr vesh, dhe s’di si ta shpjegoj këtë, sikur s’kanë plagë plumbi! Po në spital duhet qetësi. Unë nuk mund të lejoj të bëjnë ata si të duan! Kjo nuk durohet! Pastaj shumica janë të armatosur! Në spital dhe me automatik mbi kokë?!... Kjo as është parë dhe as është dëgjuar! Megjithëse doktori fliste me pasion dhe i vendosur të mos bënte asnjë tërheqje nga kërkesat, por në punën dhe në sytë e tij shihej vendosmëria e një patrioti e një humani, për t’u shërbyer të plagosurve me të gjitha forcat e veta dhe të personelit, të cilin drejtonte. Po kjo ishte ana, e cila i interesonte pushtetit, më tepër se prokupacioniet e doktor Vasilit! Pas ca ditësh vizitojmë shokët e plagosur. Ishin të gjithë të kënaqur, pse nga dita në ditë shiheshin përmirësime të plagëve e të dhimbjeve dhe, sikur këto ua lehtësonte dhe shërbimi i personelit të spitalit dhe i gjithë popullit të qytetit, që kujdesej për ta. Një shok i plagosur nga Konispoli, i cili kishte prerë njërën këmbë, thotë një ditë: “Që të më merrte ndonjë plumb në lule të ballit, ma merrte mendja, pse këtë e kisha marrë parasysh, sa hodha dyfekun në sup, por që të kurohesha në një spital si ky, në mes të qytetit, ku gjëmimi i topave të gjermanit dëgjohet edhe në pavijonet tona, s’më besohej!” Edhe Doktor Vasili sot ishe i kënaqur, se brenda pak ditësh ishin plotësuar disa nga kërkesat, por sa herë që takoheshe me të, edhe dy herë ditën, po të shiheshe, do të të bënte ndonjë
167
AZIS HOXHA
kërkesë. Sot kërkoi fasho. - I mbarova rezervat, - tha. - Kisha ca të pakta këtu. Solla dhe ato që më kishin mbetur në shtëpi... Kaq ishin rezervat e mia... Tani dy - tri ditë do të bëj, si të bëj, por pastaj... duhet bërë hall. Pa to s’bëj dot asnjë ditë kundra rregullave kirurgjikale. Duke i larë e duke i dizifektuar, një fasho e përdorim dy – tri herë! - Mirë shumë, doktor, në luftë jemi, por do të gjejmë dhe fasho patjetër. Ne dhe të pamundurat do t’i bëmë të mundura! Farmacitë duhet të kenë fasho. Ne mund të marrim të gjithë sasinë që do të kenë. - Farmacitë kanë, por nuk do të na mjaftojnë. E di ç’do me thënë të ndërrohen 150 plagë ditën?! Me atë sasi, të cilën do të marrim nga farmacitë, mund të kalojmë një javë, e shumta dy, por ne na duhet të sigurojmë më shumë. Duhet të kemi dhe rezerva, se në luftë jemi. - Marrim një herë këto, doktor, pastaj shohim e bëjmë. Të nesërmen shkojmë me doktorin farmaci më farmaci dhe sigurojmë shtatë arka me fasho dhe pambuk. Doktori sa s’fluturone nga gëzimi! - Mirë ishte kjo, - thotë doktori, - por unë mbrëmë mendova një gjë tjetër, se s’dihet sa zgjat kjo punë, në luftë jemi: Mendojmë të blejmë buzel. Ta dizeifektojmë dhe pastaj e përdorim këtë në vend të fashos. Kështu do të përballojmë nevojat, sa të zgjatë lufta. Kështu do ta bëjmë! - dhe fërkoi duart i kënaqur që po zgjidhej një kërkesë kryesore, ndoshta edhe pse bëri një shpikje. Fikja e llampës, të cilën mbanim në tavolinë, e ndërpreu këtë bisedë, por kjo e ndihmoi doktorin t’i kujtohej nevoja për vajguri, dru, qumësht dhe biseda zhvillohej tani në errësirë... - Do të të them edhe një fjalë tjetër. Kam dashur të ta thoja më përpara, por s’na linin këto halle të mëdha që kishim. Unë po dëgjoj shumë llafe: “Jo të plagosurit i kanë mbyllur brenda dhe i vdiqën për të ngrënë, jo po u gangrenizohen plagët e
168
Gjirokastra në epope...
plot llafe të tilla. Këto unë nuk mund t’ia lejoj vetes. U duhet mbyllur goja këtyre maskarenjve. - Ne kemi dëgjuar dhe do të dëgjojmë shumë llafe të tilla, doktor. Madje dhe më të mëdha! Ky është reaksioni. Ata këtë punë kanë! Përgjigjja jonë më e mirë do të jetë, kur do t’i shpëtojmë shokët tanë e do t’i bëjmë të aftë të marrin prapë pushkën në dorë! Tymi të shkojë drejt, doktor! Kënaqeshe nga këto biseda, sepse po zgjidhej një problem më shumë edhe pse shihje se, lufta po grumbullonte rreth Frontit Nacionalçirimtar gjithnjë e më shumë njerëz të rinj, nga të gjitha shtresat që kontribuonin gjithë shpirt për “çështjen e madhe” . Po mbahej një spital me 150 të plagosur pa patur asnjë fond. Infomohet Komiteti Qarkor i Partisë për gjendjen e spitalit dhe u morën urdhëra për të vepruar. Të nesërmen e kësaj bisede në një nga dhomat e gjimnazit, ku ishin vendosur zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit, bëhet mbledhja e Këshillit të Qytetit. U ngrit një komision, i cili do të merrej vetëm me furnizmin e spitalit. U ngarkua një i ri, që kishte lidhje të përditshme me kryesitë e këshillave të lagjeve dhe komisionin për nevojat ushqimore të spitalit, u caktuan njerëzit, të cilët do të dhuronin qumësht (nga ata qytetarë që kishin lopë e bagëti), fshatarë, që do të siguronin drutë, sipas radhës dhe lagjet, ku do të grumbulloheshin ushqime. Mishi ishte siguruar nga bagëtitë e sekuestruara. Ju kërkua dhe këshillave krahinore të Kardhiqit e Lunxhërisë të lejonin kafsharët e qytetit të prisnin dru në pyjet e afërta e të ndihmonin dhe ata me kafshët e tyre. Detyra ishte me rëndësi, por aspak e zorshme, se populli ishte totalisht i lidhur me Luftën. Çdo njeri e kishte për nder, kur jepte ndihmën, kur kryhej një detyrë, që i ngarkohej, sepse ndihmonte luftën, e quante veten komunist, partizan! Fjalë të dashura ishin bërë këto emra për çdo njeri! Sepse ishin simbol i patriotizmit, i trimërisë, i vetmohimit, i ndershmërisë! Edhe pionierët i shihje mëngjeseve dhe mbrëmjeve në zyrat
169
AZIS HOXHA
e këshillit të lagjeve për të ndihmuar këshilltarët në mbledhjen e ushqimeve në lagje për spitalin, apo të kryenin ndonjë shërbim që u ngarkohej. Ylli i kuq, që mbanin në xhaketë e atmosfera revolucionare, e cila zotëronte në qytet, mobilizonte si revolucionarë të vërtetë dhe pionierët! Në spital hynin dhe dilnin, jo vetëm ata, të cilët ishin të ngarkuar me furnizimin e të plagosurve, por edhe popull të njohur e të panjohur të partizanëve. Mbajta e spitalit ishte preokupacion për çdo qytetar. Doktor Vasili përpara shqetësohej se të plagosurit nuk kishin qetësi, megjithëse ata nuk ankoheshin. Po doktori dhe personeli i spitalit ishin të kënaqur tani, pse të plagosurit nga dita në ditë po përmirësoheshin, furnizimi bëhej më me rregull dhe, mbi të gjitha, lufta shkonte mbarë. Çdo ditë komunikatat e Frontit Nacionalçlirimtar jepnin lajme të gëzuar. Partizanëve u jepnin fashistëve gjermanë dhe kuislingëve goditje, atje ku nuk e pritnin. Balli Kombëtar kishte rënë kokë e këmbë në tradhti. Ata ishin strukur tani, si pula të lagura, nën pelerinat gjermane. Ushtria e Kuqe po i jepte goditje vdekjeprurëse hordhive fashiste. E këto lajme ua lehtësonin dhimbjet të plagosurve tanë dhe inkurajonin në punë personelin e spitalit, ashtu si gjithë popullin. Më 4 nëntor 1943, krisi nga kalaja mortaja dhe mitrolozi gjerman. Duke kaluar rrëzë mureve të rrugëve dhe të rrugicave, shkojmë në spital. Plumbat vërshëllenin kudo, ku shkoje. Kur arritëm në spital, shohim me gishtin në këmbëz të automatikut të plagosurit. Sot doktor Vasili do t’u ketë dhënë të drejtë të plagosurve, kur mbanin automatikun nën jastëk. I shqetësuar për jetën e të plagosurve ishte dhe personeli i spitalit. Po kaloi dhe një ditë e frikshme për spitalin, për popullin e qytetit tonë! Dhe ishte një nga ditët më të rrezikshme. Ishte e befasishme. Në qytet s’kishte asnjë forcë partizane, veç forcave të Komandës së Vendit. Më e keqja ishte se s’ishte parashikuar asnjë masë sigurimi për të mbrojtur apo për të tërhequr të
170
Gjirokastra në epope...
plagosurit. Nga fundi i nëntorit, pa u errur mirë jepet alarm. Alarm dhe nga kalaja. Batalioni “Thanas Ziko”, i cili një ditë më parë ishte strehuar në qytet, u vu në gatishmëri. U rreshtuan vajzat dhe djemtë e minoritetit në sheshin e “Kokonës”. Krisi kënga dhe vallja! Me këngë po niseshin partizanët të prisnin gjermanët, sikur do të shkonin në dasmë. Dhe ndërsa qytetarët pleq e plaka të pambrojtura, gra e fëmijë morën rrugët e malit të Lunxhërisë në atë shinë e ftohtë të nëntorit, Komiteti Ekzekutiv i Qytetit bëri mobilizimin e kafshëve për të tërhequr të plagosurit. Përsëri të plagosurit kishin zënë pozicione në dritaret e spitalit. Pritëm me kafsharët, gjer në mesnatë, urdhërin e shpërnguljes së spitalit. Po urdhri s’erdhi. Gjermanët ishin kthyer nga rruga. Sa herë bëhej alarm në qytet, pengohej furnizmi i spitalit, pasi popullsia shpërngulej në male, por personeli i spitalit i kaloi me zgjuarsi edhe këto vështirësi. Gomarit, që shërbente për të furnizuar spitalin me ujë i vendosën në kaptellën e parë të samarit, një kryq të kuq dhe dilnin derë më derë, lagjeve të qytetit, e mblidhnin dru, një kopaçe për shtëpi e ushqime që dhuronin qytetarët. Në kishë dhe xhamia s’kishte mbetur asgjë nga të arkivoleve pa u mbledhur! *** Më 23 dhjetor 1943 urdhërohemi të bëjmë mobilizimin e kafshëve të qytetit për të tërhequr të plagosurit. Brenda kufirit grek ishin parë lëvizjet e shumta të trupave gjermane. Të nesërmen binte shi. Thëllimi i ftohtë i asaj nate të dhjetorit, që frynte nga veriu, të merrte fytyrën. Korrenti i erërave, në këtë kryqëzim rrugicash, e shtonte të ftohtit. Në rrugë, në oborr të spitalit, nëpër këmbët e njerëzve, që grupe – grupe strehoheshin nëpër strehët e gjata të portave të shtëpive,
171
AZIS HOXHA
kalonin kafsharët, të cilët përpiqeshin të afroheshin secili më parë nga dera e spitalit. Britmat e kafsharëve, që kërkonin të hapnin rrugën, tekat e ndonjë mushke, e cila s’i bindej urdhrit të zot, ndërprisnin bisedat e grumbullit të njerëzve, të cilët kishin dalë të përcillnin të plagosurit. Doktor Ibrahim Dervishit, që kishte ardhur këto ditë në qytet e që ishte ngarkuar me tërheqjen e të plagosurve, nuk i zinin këmbët dhe’. Inkurajonte një nga të plagosurit. Përpara nisjes bisedon me Bajram Mezinin, komandant i Komandës së Vendit për qytetin e ky niset me një grumbull partizanësh të zinte vend te “Bregu i Teqesë” së Baba Zenelit, për të dhënë alarmin e për të penguar, sadopak, edhe ndonjë kolonë gjermane, e cila eventualisht mund të kalonte në rrugën automobilistike. Doktor Vasili na thoshte se çdo lëvizje do të rrezikonte jetën e katër partizanëve të plagosur rëndë. - Ata duhet që të qëndrojnë këtu, - thotë doktor Vasili. – Unë kam menduar t’i sigurojmë në xhaminë e Hazmuratit. Duke qenë afër spitalit, ne kemi mundësi t’u shërbejmë, pa i rrezikuar... Dhe kështu u veprua. Në pavijonet e spitalit kishte lëvizje të madhe. Mjekët dhe infermierët, akoma nuk kishin mbaruar së lidhuri plagët e të gjithëve. Nëpër këmbët e tyre, njerëz nga populli, gra, burra e pionierë shkonin nga një pavijon në tjetrin për t’u takuar me të plagosurit, apo për t’iu dhuruar ndonjë pako me ndonjë ushqim. Ishte kujdesi i fundit që këta qytetarë tregonin për djemtë, vajzat e shokët e tyre, të cilët, për katër muaj rresht, ishin miqësuar e bërë më tej vëllait. Kjo ishte miqësi e lidhur me zjarrin e luftës. Dhe kjo miqësi, ky kujdes, kjo dashuri e sinqertë edhe për njerëzit e panjohur lidhej nëpërmjet fijeve të zjarrta, të padukshme, që delnin nga cepat e yllit të kuq e që shkonin në zemrat e çdo luftëtari antifashist, në fushë dhe në mal kudo, ku dëgjohej krisma e pushkës partizane. Të plagosurit, një nga një, dilnin nga dera e spitalit; disa me nga një shkop në dorë, disa në krahë të qytetarëve, që kishin
172
Gjirokastra në epope...
ardhur për ndihmë dhe hipnin në kafshët, të cilat pritnin në oborr. Shiu si për inat të fashistëve pushoi. Të plagosurit shtrëngonin fort duart me miqtë e tyre dhe me një buzëqeshje krenarie të ligjshme, përshëndetnin popullin me “Vdekje Fashizmi!” “Liri e popullit!”- gjëmonin zërat nga populli. - Mirupafshim në Shqipërinë e lirë! - Mirupafshim në Shqipërinë e lirë! - ushtoi zëri i turmës dhe karvani u nis. Dhe njerëzit u shtangën në vend, gjersa u zhduk edhe praparoja partizane e sigurimit të plagosurve. Në vijim të përpjekjeve Më 10 janar 1944 urdhërohemi të hyjmë në Gjirokastër të informohemi mbi forcat e armikut, me qëllim të përcaktonim drejt të tërhiqej, apo të sigurohej materiali i luftës dhe të ndihmoheshin në punën që ishin ngarkuar të kryenin, të dy shokët që kishin shkuar në Lazarat. Në mbrëmje u gdhimë në Mashkullorë. Xha Vehipi (Xha Vehip Myrto), kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit, na këshillon të mos niseshin, pa u kthyer nga qytetit njerëzit, që ai kishte dërguar për të sjellë lajme. Natën e dytë, ndaj të gdhirë, rojet e fshatit japin alarmin. Gjermanët po i afroheshin fshatit. Nga xhadeja vinte zhurma e autoblindave. Ne largohemi për nga Manastiri i Cepos bashkë me shumë fshatarë të tjerë. Natën e kaluam në Prongji, në një kasolle bagëtish. - Na bëri gjermani, si arixhinjtë, biro, - thoshte plaka e shtëpisë, duke ngatërruar më shumë prushin e zjarrit, - por kush pyet për plaçkë e për gjë! Të na shpëtojnë djemtë dhe të lipset ky qën, pa prapë do t’i bëjmë shtëpitë. - Ashtu është, nëne, do t’i bëjmë prapë dhe më të mira pas Luftës dhe do të marrin fund vuajtjet e hallet e popullit tonë.
173
AZIS HOXHA
Manastiri i Cepos - Të na rrojë Partia e të na rroni ju, more djem, pa këto shkojnë e venë. Nuses së shtëpisë, një burrneshë labe, sikur s’i bënte përshtypje kjo gjendje dhe kujdesej me zell t’u rregullonte fëmijëve ushqimin, dhe, për të na bërë muhabet, herë u drejtohej fëmijëve, duke u thënë: “Hani shpejt dhe flini, se do të na vinë gjermanët!” Herë na drejtohej ne: “Një herë e në një kohë ne na trëmbnin plakat me gogolë e me lugetër e ne i trëmbim këta me gjermanët. Se kështu janë bërë. Ndoshta gjermanët janë më të këqinj se kuçedrat e përrallave me të cilat na trëmbnin ne plakat! Po këtu do t’i lënë kockat! Do të rrojmë dhe do t’i shikojmë dhe ne këta, siç i pamë dhe italianët”. Natën e tretë e kalojmë në fushë. Konakët e bujqëve të fushës ishin bërë strehë për partizanët, që hynin dhe dilnin në qytet. Ndaj të gdhirë, kur i zoti i konakut kishte filluar të ripërtërinte zjarrin, dëgjohet një zë, që vinte nga jashtë. Fjalët thuheshin të prera dhe të palidhshme me njëra - tjetrën, prandaj s’merrnim vesh se çfarë bëhej jashtë. - Është Qazo Lani, po dilni një herë jashtë dhe shihni pse bërtet.
174
Gjirokastra në epope...
- Merret me qën, - shton Maloja. - Ashtu e ka ai, ç’ia vini veshin! Dalim jashtë dhe pamë të zbrisnin nga një makinë dhjetë – pesëmbëdhjetë gjermanë, të cilët u drejtuan për nga konakët. Disa të tjerë zunë vend në një kodër aty afër. Nëpërmjet një kanali, ne u larguam nga kodrat e Valaresë. Nazistët në formacion luftimi iu afruan një konaku dhe, sipas zakonit, vunë përpara një tufë me lopë e qe. Natën tjetër u gdhimë në Lazarat. Në mëngjes tok me Bule Naipin, heroinë e Popullit dhe një shoqe tjetër, nisemi për në Gjirokastër. Në të hyrë të Manalatit ndahemi me Bulen, për të mos u parë më. Shkojmë në një bazë të vjetër dhe të njohur të luftës. E zonja e shtëpisë na pret, sipas zakonit të saj, me duar në qafë. Na informuan për forcat gjermane dhe balliste, për postblloqet armike dhe për gjendjen e qytetit. - Këta janë bërë si qenër të tërbuar, - na thotë tërë urrejtje për pushtuesit e tradhtarët. - Gjithë ditën bredhin si zagarë të pazarit, por s’ua var njeri. Asnjë kokërr vezë nuk u jep njeri. Na erdhën djethnaj katër ballistë dhe na kërkonin vezë. “I duam për komandantin,” - na thanë dhe s’më shqiteshin nga dera, por u kam dhënë një surup, që s’panë udhën nga vanë. Por kur po largoheshin më tha njëri prej tyre: “ Sos janë kaurët e Poliçanit, t’u therni dhe djalin e vetëm!” I them të më shoqëronte deri në Dunavat. Ajo u tregua e gatshme, si gjithnjë. U nisëm dhe u sosëm në shtëpinë e Asim Meros (dëshmor i ardhshëm, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit). Asimi na informon me imtësi për forcat gjermano – balliste dhe për gjendjen e qytetit: “Gjermanë ka shumë në qytet. Shumë banojnë në kala dhe të tjerët në hotele. Po ka dhe që banojnë në shtëpitë e lagjeve të afërta. Ballistë nuk ka më shumë se pesëdhjetë - gjashtëdhjetë vetë. Komandanti i tyre është një Selam Kërma nga Progonati. Në pazar bëjnë roje gjermanët dhe ballistët. Kanë dalë kaq
175
AZIS HOXHA
herë lagjeve dhe rrëmbejnë, nëpër shtëpitë, që kontrollojnë dyshekë, jorganë, çullë, por edhe rroba grash kanë marrë! Rrëmbejnë bagëtitë e njërit dhe të tjetrit e s’pyesin fare kush është zot i tyre. Tani kanë filluar të shqyejnë dhe dyqanet. Marrin sa marrin gjermanët dhe pastaj vërsulen ballistët! S’lanë banka, tavolina dhe karrike të shkollave të konviktit pa djegur! Edhe hotelet i kanë shkatërruar. Barbarizma këto. Këta paskan qenë më beter se italianët! - Ke dalë ndonjëherë pazarit, Asim? - Ku të veç? Në Pazar s’gjen njeri. Të gjitha dyqanet të mbyllura. Gjithnjë flet tellalli, por asnjë s’ hap dyqanë. Shkretëtirë është bërë pazari, si më thonë këta të lagjes, që diku dalin ndonjëherë, pa unë s’e kam kapërcyer pragun e portës. Shumë dyqane janë kthyer në stalla për kuaj. - Po arrestime janë bërë? - Gjer më sot s’kemi dëgjuar të arrestohet njeri? - Po një ditë ishin hedhur trakte. Të nesërmen Selam Kërma vë tellallin të mblidhej populli në gjimnaz. Si më thanë, se unë nuk shkova, ishin mbledhur nga gjithë qyteti 100 burra. Selam Kërma vë tellalin në emër të Nuri Dinos dhe u tha se Gjirokastra ishte në rrezik dhe duhej të priteshin marrëdhëniet me partizanët, se ndryshe mund të digjej, jo një shtëpi e një lagje, por edhe një pjesë e qytetit. Pas disa ditësh thërret përsëri tellalli të mblidhej populli në sheshin e Çerçizit. Selami tregon nevojën për zgjedhjen e një komisioni, i cili do të kujdesej për ushqimin e gjermanëve e të ballistëve dhe për strehimin e tyre, sa të vinte qeveria. Lexon një listë me pesëdhjetë e një vetë që do të formonin asamblenë e qytetit e këta do të zgjidhnin komisionin prej katër vetash. Mirëpo, tani, këto ditët e fundit, kam dëgjuar se komisjoni do të japë dorëheqjen, pse thotë që s’ndihmohet nga populli, por nuk e lejojnë. Tani të shohim se çfarë dhe të bëhet. Bisedohet me Asimin për gjendjen e materialit, që kishim në qytet, mbasi ai ishte ngarkuar me këto punë. Shtëpia Asimit nuk ishte bazë e sigurt, prandaj vendosa të largohesha prej andej e të strehohesha te një kushërira ime, që
176
Gjirokastra në epope...
banonte më larg. Bonia, e zonja shtëpisë tregon: “Njerëzit vuajnë për bukën e gojës! S’kanë ku e gjejnë misërin dhe me tridhjetë, dyzetë lekë kilen. Le që ku ta mbaç edhe atë farmak. Këta s’lënë njeri të vejë në mulli, të varfërit gdhihen dhe erren pa bukë. Ç’të shohësh! Me shoshoqin mbajnë frymën. Kthehen njerëzit nga fshatrat, që ishin larguar nga frikërat, se mos gjejnë këtu më mirë... Po këtu s’kemi as dru, pa le kripë e vajguri... Këta thonë se do të bien, po kush u beson këtyre. Këta ç’të rrëmbejnë!” Sa mbaroi e zonja e shtëpisë këto fjalë, hyn nipi që ishte kthyer nga rruga dhe i thotë: “Hallë, ca ballista të armatosur vinin lart dhe më pyetën në kisha parë kryetarin e Këshillit”. Në çast u dëgjuan krisma dyfekësh nga të gjitha anët e qytetit, mitrolozi i Këcullës dhe ai i kalasë nga ana e Dallgës, që ishin kundrejt shtëpisë, të shurdhonin. Ballistët filluan kontrollin e lagjes. Nga rruga e malit dal mbi Lazarat dhe natën hyj në fshat. Në mëngjes takoj shokët dhe ca lazaratas, të cilët ishin kthyer nga qyteti në mbrëmjen e ditës së mëpërparshme. I pyes në dinin se ç’kishte ndodhur në qytet, por asnjëri s’dinte gjë. Shokët filluan nga qyfyret që, zakonisht bënin partizanët, kur ishte rasti për të stigmatizuatr tradhtinë e Ballit. - Provonin armët e reja, që u kanë dhënë gjermanët! - Mbase vrisnin qentë. - Mos bënin luftë me gjermanët! Mufit Brahimi, më heq mënjanë dhe më thotë se Lazarati po na shkiste dhe s’po e mbante premtimin për të na dhënë të njezetë djemtë, madje dhe as njëmbëdhjetë, që ishte premtimi i tyre i fundit. Gjendja në Lazarat kishte ndryshuar. Kjo e shqetësonte Shtabin e Zonës së Parë. Lazarati, jo vetëm që ishte fshat i madh e me djem të zotë, por, ishte fshat në afërsi të qytetit sa që quhet edhe lagje e Gjirokastrës dhe kështu lehtësonte shumë punën e Partisë në qytet. Shtabi insistonte që të dilnin nga
177
AZIS HOXHA
Lazarati partizanë, fundja edhe të njëmbëdhjetë djemtë, se në këtë mënyrë fshati do të lidhej përfundimisht me Frontin. Por dukej se armiku punonte më shumë nga ne në këtë fshat dhe e kishte bërë punën e vet. Vendosëm të bënim një mbledhje me popullin, të komunikonim urdhrin e Shtabit të Zonës dhe të demaskonim punën armiqësore që bëhej nga njerëz të veçantë në këtë fshat. Më të nesërmen, më 17 janar, kur do të bëhej mbledhja, te sheshi i xhamisë, nga ana e qytetit, një lazaratas lëviste me nervozizëm në një distancë të shkurtër. Pa iu afruar mirë dhe pa u përshendetur, më thërret në emër dhe më thotë: “Shpejt je ngritur, apo s’ke fletur mirë mbrëmë!” Duke u ngrohur në diell, që sapo kishte lëshuar rrezet e para nga majat e Buretos, kur nuk kishin kaluar as dy minuta, vjen lazaratasi dhe thotë i larmuar: “Po vjen lart nga Zalli i Teqesë një ushtri!” Nga larg dukeshin grupe - grupe njerëz me bërruca dhe guna, që ngjiteshin lart Zallit. Ballista! Lajmërohen shokët. - Të marrim me vete dhe anëtarët e Këshillit, se do të na vrasin, - thotë Mufiti.- Këtu do të ketë tradhti. Mblidhemi të gjithë te xhamia. Nga anëtarët e këshillit vetëm njëri kishte marrë pushkë. Megjithatë, u nisëm të dilnim nga ana e përroit, që ndan kufirin midis Lazaratit dhe Dervicianit. Ne katër partizanë dhe xha Avniu pesë, dolëm përpara, ndërsa të tërë anëtarët e Këshillit i lamë prapa, për t’u mbrojtur nga krahët. Xha Avniu ishte burrë i thyer në moshë. I vetmi nga moshatarët e tij, në fshat që kishte dalë malit, por, mbasi e kishin lënë këmbët, e shkonte kohën staneve, në zonat e çliruara. Kur po merrnin kthesën e përroit dëgjuam krismën e mitrolozit të rëndë dhe fishkëllimën e plumbave, të cilët na kalonin mbi kokë dhe rreth e rrotull. Marrim lart përroin e Pllashjes, ngjitemi mbi Derven dhe pastaj zbresim poshtë në
178
Gjirokastra në epope...
Manastir të Dervicianit. Në mbrëmje marrin rrugën të kthehemi në Lazarat. Duhej t’i thoshnim Lazaratit fjalën e fundit. Qëndrojmë në përrrua, në krahë të fshatit, sa të merrnim vesh, nëse ishin larguar ballistët. Nuk mund të mblidhnim gjithë fshatin, prandaj u mjaftuam të thërrisnim anëtarët e komisionit, të cilët, në nëntorin e vitit të kaluar, kishin ardhur në Gjirokastër të lidhnin fshatin me Frontin, anëtarët e Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit me disa burra, që njiheshin në fshat. Mbi njëzetë burra lazaratas u mblodhën atë natë në një shtëpi, në anë të fshatit. Në filim u bënë biseda të lira rreth ngjarjeve të ditës. Po ne kërkonim nga lazaratasit të pranonin se ardhja e ballistëve nuk ishte e rastësishme, por punë e organizuar nga njerëz të veçantë, me qëllim që të largoheshim nga fshati, të mos përdorej më Lazarati, si bazë partrizane, të shkëputej nga vija e frontit, e cila provizorisht atyre u ishte imponuar të bënin nga rrethanat e krijuara dhe të lidheshin përsëri me Ballin, tani kur forcat gjermano - balliste kishin okupuar qytetin, por edhe, nëse ndonjeri pranonte se ballistët ishin lajmëruar nga vetë fshatarët atë ditë të vinin në fshat, nuk tregonte se kjo ishte një punë e organizuar. Kur e pamë se ishte e kotë të zgjateshim në këtë bisedesë, u themi: - Ju, dy muaj më parë, kini ardhur në Gjirokastër dhe të autorizuar nga fshati keni pranuar se, duke bashkëpunuar me Ballin Kombëtar, kishit ndjekur rrugë të gabuar; kini premtuar se do të lidheshit me Frontin Nacionalçlirimtar dhe do të jepnit njëzetë djem në radhët e ushtrisë partizane. Më vonë këtë numër e zbritët në njëmbëdhjetë. Shtabi dhe këtë e pranoi. Por ju dhe këta të njëmbëdhjetë nuk i dhatë, duke e zvarritur punën gjer tani. Për mendimin tonë ju e keni bërë këtë me qëllim që të prisnit, gjersa në Gjirokastër të zinin vend forcat gjermano – balliste. Ne jemi dërguar nga shtabi i Zonës së Parë
179
AZIS HOXHA
Operative Vlorë – Gjirokastër t’ju themi se, gjer nesër në mëngjes, të na jepni të njëmbëdhjetë djemtë, që keni pranuar me gojën tuaj për t’i inkuadruar në rreshtat partizane. Sonte ne duam të na thoni se do të na i jepni të njëmbëdhjetë djemtë dhe të lidheni me Frontin Nacionalçlirimtar dhe kundër fashizmit gjerman dhe Ballit Kombëtar, ose ndryshe na thoni se, ne do të lidhemi me Ballin Kombëtar dhe në luftë me Frontin Nacionalçlirimtar. Diskutuan lazaratasit, por çdo diskutim ishte i justifikueshëm nga tjetri. Asnjë nuk pranonte se Lazarati do të lidhej me Ballin Kombëtar. Edhe mos dërgimi i djemve lazaratas në rreshtat partizane, i cili ishte guri i provës, e justifikonte në mënyrë të ndryshme. Asnjëri nuk thoshte se nuk ua japim, por asnjëri nuk thoshte se do t’jua japim sot, nesër apo pasnesër. Në fund ne u larguam nga fshati duarbosh. Plagë e dhimbshme e rrjedhime më të dhimshme! Edhe ato forca të gjalla në Lazarat, që pas kapitullimit të Italisë, nuk iu bindën Dervish Rexhepit të shkonin kundra forcave partizane, të cilat kishin kapur Koço Mukën e disa krerë të Ballit, apo që nuk lejuan çetën e Ballit të Lazaratit të shkonte kundër forcave partizane në rrethimin e Libohovës, në gusht të vitit 1943, apo që hoqën nga duart e Shefqet dhe
180
Gjirokastra në epope...
Merqez Aliut njëzetë e shtatë djem gjirokastritë, që mbaheshin të burgosur në Lazarat, shkrinë si bora në shi! Të mendoje për Lazaratin s’mund të mos të dilte përpara Teqeja e Zallit dhe Dervish Rexhepi, që i këshillonte të mos “vriteshin”, të mos vidhnin, për t’iu marrë ai dhe kaun dhe parmendën, të bindeshin për t’i skllavëruar më shumë, që u jepte një kockë, për t’iu marrë një dash, që i bekonte për të majmur veten dhe farë e fisin e vet. Të ngulje syrin gjer në fundin e asaj errësire lazaratase, ku zhdukeshin aq përpjekje të padobishme, ku thyheshin si shkrepse, aq shumë forca, do të gjeje kudo hijen e teqesë së Dervish Rexhepit edhe në lindje edhe në vdekje, në fejesa dhe në martesa e në çdo hap të jetës së fshat!
181
AZIS HOXHA
“FALJE , FALJE” USHTOI NGA ZËRI I POPULLIT DHE I PARTIZANËVE NË LËMIN E DURAJVE TË STEGOPULIT...
* “Të shtunën në mëngjes herët, më 22 janar 1944, ndodhemi në Stegopul. Në bazë, në dhomën e zjarrit, ishte nënë Zoica me Lekson e Lilate. Pa u pyetur mirë me të gjithë njerëzit e shtëpisë, e shqetësur, nënë Zoica thotë: “Ke marrë vesh ç’ka ndodhur? Më ngjajnë se do të pushkatojnë një partizan!” - Po si është puna? - Ç‘të të të them , biro, - thotë Leksua e Lilate, e dridhur në çdo fjalë që thoshte. - Një partizan andej nga Kurveleshi është. Mbrëmë qe gdhirë në Tranushishtë. Kishte marrë derëshuari një krëhër të vogël mbi oxhak. Kalo e Shukes, një shtrigë, vete e kallëzon në batalion dhe tani këta kanë marrë vendim ta pushkatojnë djalin e nënës! - Po, po i shkreti djalë!- shton nënë Zoica. - Ja këtu është të
182
Gjirokastra në epope...
keqen, e kanë vënë në katoqin tonë dhe i kanë mbyllur derën. Thamë t’u luteshim një herë këtyre, po s’do të na pranojnë ata. “Janë ligje partizane këto,- do të na thonë. - Dhe hajde mbushu mendjen këtyre. Ç‘bëre, moj grua, që t’u bëftë në grykë!” - Ajo pikërëna, ajo leshprerë i ka fajet! Sikur i mori paratë, mor të keqen! Edhe para të qenë moj! Si vete e kallëzon, moj që u nxirrofsh, sikur s’i di ligjet e këtyre! Pse s’na the ne, moj, të rëntë pika, të të kishim dhënë dhjetë krëhërë!- dhe sa s’qante Leksua e Lilate. - Të preftë Zoti ditën, moj grua! Mos i rrafsh këmbës!dhe Leksua e Lilate fliste me aq urrejtje për Kalo Shuken, sikur ta kishte aty afër, do t’i kishte hedhur thonjtë në grykë. – Të keqen nëna jote, të marrça të keqen, biro, shko thuaju dhe ti një herë, pa pastaj të bëjmë mëngjesin, se mbase s’ke ngrënë! Dhe teksa flitnin dridheshin këto gra, sikur ta kishin djalin e tyre. Të tri vajzat e shtëpisë ishin mbledhur sa një grusht, në një qoshe të dimërores dhe s’e ngrinin kokën. Kishte rënë zia në këtë shtëpi të priftit, se do të pushkatohej një djalë nga fshatrat e Kurveleshit. Jeta partizane kishte ligjet e saj, që shprehnin vullnetin e bijve të revolucionit për pastërtinë morale, për një disiplinë të ndërgjegjshme. Ligje të mbështetura në traditat e zakonet e trashëguara brez pas brezi nga të parët tanë, për ruajtjen e rendit; karakterin e burrërisë shqiptare, të çimentuara këto me moralin e Partisë. Dhe të gjithë i nënshtroheshin këtyre ligjeve partizane, që ishin sa të rrepta, por edhe aq të respektuara nga ushtria partizane dhe nga gjithë populli. Ishte dhe zbatimi i vullnetshëm i këtyre ligjeve që familja shqiptare përcolli në male gjashtëmijë vajza, nga ato vajza të cilat përpara luftës, nuk kapërcenin as pragun e derës, apo që dyert e familjeve shqiptare ishin të hapur në të dy kanatat për partizanin! Ishte zbatimi i vullnetshëm dhe rigoroz i këtyre ligjeve, i disiplinës
183
AZIS HOXHA
partizane, që fjala “partizan” ishte bërë simbol i pastërtisë morale, i besnikërisë së pafund ndaj çështjes së popullit; ishte bërë simbol i njeriut pa njolla, i pastër, si qelibari. Kaloj nga dhoma tjetër dhe takohem me Sadikun, komandant i batalionit, me shokët e tjerë të shtabit të batalionit dhe me Mustafanë, heroin e ardhshëm të luftës. Bisedojmë për gjendjen e qytetit, të Lazaratit dhe, më në fund, shokët më flasin për ngjarjen, që kishte ndodhur në batalionin e tyre. Mendonim: Duhej të shkelej ligji i luftës, apo duhej të dënohej ky partizan që tani, kur po afrohej çlirimi e kur ky partizan kishte një vit, i cili po luftonte për çlirimin e vendit? Vendimi ishte marrë. Tani po komentohej ky vendim. Të zbatohej? Kush shkelte ligjet e Luftës? Partizanët e prisnin këtë vendim? Vendimi ishte hedhur në letër dhe ishte firmosur. Në këtë kohë hap derën nënë Zoica. - Ju marrça të keqen, more djem, ju bëfsha kurban, se mos bëni ndonjë punë... - Ç‘të bëjmë, moj nënë? Ps flet kështu? - i thotë Mustafai. - I di unë ligjet e luftës, por amani, është djalë i ri i shuari, ka edhe ai nënë e njerëzi, po i ka fajet ajo emërshuara, që mos qoftë dhe mos arriftë! Në dhomën e zjarrit ishin mbledhur dhe ca gra të tjera, që prisnin të dëgjonin ndonjë fjalë. - Dëgjo, - thotë Lekso Panua. Edhe kjo anëtare e Këshillit të Gruas Antifashiste të fshatit. – Ne jemi mbledhur të gjitha dhe do të kërkojmë të mos dënohet djali. Kanë ardhur dhe gratë e Tranushishtës, ja, këtu përjashta janë. Kanë prurë dhe atë qënen e Shules, që mos i rraftë këmbës, se ajo zjarrvëne i bëri të gjitha! Po ç’janë këto që ju bëni, mor djem?... Pyetet populli këtu, apo jo? Ne themi që kjo është lufta e popullit. E, ja ne jemi popull. S’ka njeri të thotë të vritet djali për një krehër? Kjo s’bëhet! Ikën tani ato kohëra! Nga dritarja dukeshin në oborr e gjer jashtë portës dhjetra gra të shqetësuara, të cilat bisedonin kokë më kokë.
184
Gjirokastra në epope...
Kthehem te shokët dhe u them ato, që dëgjova dhe ato, të cilat pashë. Pas pak mblidhemi te lëmi i Duraje. Batalioni po grumbullohej. Në një anë ishin vendosur gratë e Tranushishtës. Pas tyre vinin burrat e mbetur në fshat, e në tri anët u rreshtuan partizanët. Ishin bërë me partizanë dhe popull, një formë e katërkëndëshit këndrejt. Kur të gjithë pritnin me ankth, hyn komandanti i batalionit, Sadik Buzua, dëshmor i ardhshëm luftës, ndalet në mes të lëmit i rrethuar nga njerëzit. Pas tij dy partizanë sjellin partizanin e dënuar. Sytë e të gjithëve u drejtuan nga komandanti i batalionit dhe nga partizani, i cili sytë s’i hiqte nga dheu. Ai ishte zverdhur në fytyrë, sikur ta kishin zënë shtatë palë ethe. Ishte një djalë i ri, i cili s’duhej t’i kishte mbushur të njëzetat, i zeshkët, me trup mesatar, por të lidhur. Komandanti i batalionit, pasi hedh një herë sytë rreth e rrotull, flet për qëllimin e mbledhjes dhe shpjegon rrethanat e ngjarjes. Pastaj lexon vendimin e komandës së batalionit. “Për ekzekutimin e vendimit, tani pyeteni ju, shokë partizanë!” – thekson komandanti me ton të prerë. Pa mbaruar ende mirë fjalën e fundit dëgjohen britma: “Falje! Falje!” nga populli dhe partizanët e batalionit. Komandanti shikon një herë rreth e rrotull, me ata sy të zgjuar, që dikton gjithçka, ngul sytë te shokët e shtabit të batalionit dhe pastaj thotë: “Fjala juaj, popull, fjala juaj, shokë partizanë është vendim për ne shokët e batalionit!” Thirrjet: “Rroftë Partia Komuniste! Rroftë Ushtria partizane! Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!” mbuluan lëmin e Duraje dhe të gjithë Stegopulin. Po më të qeshura e më të gëzuara dukeshin gratë. Sikur të ndodhej në zhvillimin e kësaj skene, ndonjëri, që ishte në barrikadën e kundërt të Frontit Nacionalçlirimtar, por që në dejet e tij të lëvizte qoftë dhe një pikë gjaku shqiptar, e kur të shihte “ortodokset” e Lunxhërisë, si dridheshin dhe si derdhnin lot për të shpëtuar jetën e një “muslimani” nga
185
AZIS HOXHA
fshatrat e Kurveleshit, kur të shihte si kishin arritur majat më të larta të bashkimit dhe të vëllazërimit të popullit tonë, ato maja, të cilat ëndërronin të arrinin të parët tanë, që u dogjën si qiriri: Naimi, Çajupi, Vaso Pasha, Koto Hoxhi e gjithë patriotët e tjerë dhe ai do të thoshte me gjithë shpirt: “Të qofsha falë, Parti! Me ty do të jem përjetë!” * ** Operacioni i dimrit i varfëroi shumë bazat partizane. Fshatra të tëra u dogjën dhe u shkatërruan, material ushtarak dhe ushqim ra në dorë të armikut. Më shumë u dëmtua gjë e gjallë, e cila ishte mbështetja kryesore e ushtrisë partizane. Vështirësitë e luftës u shtuan. Partizani luftonte edhe pa bukë, në kërthizën e dimrit dhe të dimrit të vitit 1944. Në malet e Kurveleshit dhe të Zagorisë, si kudo në vendin tonë, ai luftonte duke patur edhe vetëm një xhaketë. Po lufta zhvillohej kudo dhe më e rreptë. Batalione dhe Brigata të tjera i shtoheshin Ushtrisë Nacionaçlirimtare. Simpatizantë të shumtë u radhitën në radhët e Frontit Nacionaçlirimtar. Operacioni i dimrit e çelnikosi më tepër bashkimin e popullit rreth partisë. Urrejta e popullit ndaj fashistëve dhe tradhtarëve u shtua më shumë. Tradhtarët u demaskuan me tërë lakuriqësinë e tyre. Krijimi i mentalitetit të ri Rronte në atë kohë në Sheper, një mësues i vjetër për të cilin kishin një farë respekti nxënësit e tij, megjithëse qëndrimi i tij nuk e justifikonte simpatinë e tyre. Pas operacionit të dimrit takohem me të, për më tepër të shikonim në kishte bërë ndonjë ndryshim në qëndrimin e tij. Sa u ulëm në shesh, pa iu bërë mirë dhe pyetjet e para të zakonshme, thotë:
186
Gjirokastra në epope...
“ Dëgjoni, djem! Propogandën më të mirë në favorin tuaj e bënë vetë ballistët! Ata demaskuan vetveten. S’është më nevoja t’i demaskoni më ata! Ata luftuan kundër jush krah për krah me gjermanët; ata vranë të pafajshmit, ata dogjën dhe shkatërruan, aq sa mundën, ata paskeshin qenë maskarenj në bina!” Me gjithë tradhtinë e hapur të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, kishte akoma njerëz të vjetër, në moshë apo në mendime që, pavarësisht, s’i lidhte asgjë me reaksionin, s’ishin shkëputur akoma nga mendimi se nuk mund të bashkëpunohej me ata. Operacioni i dimrit nuk ishte vetëm një betejë e fituar nga Ushtria Partizane në fushën e luftës, por edhe një fitore e madhe politike e luftës së popullit. Marali i partizanëve po ngrihej nga dita në ditë. Ushtria Nacionalçlirimtare kishte shembur edhe planet e ushtrisë naziste. Pushteti i këshillave nacionalçlirimtare rritej dhe forcohej e tjera. Populli po lidhej ngushtë me Frontin, rreth Ushtrisë së tij, rreth këshillave nacionalçlirimtare. Por kur Operacioni i Dimrit dështoi, për armikun filluan të thureshin plane të reja: “Të shkatërrohej krejt Ushtria Nacionalçlirmtare!” Përgatitja e armikut për operacionin e madh ishin në dijeni të Shtabit të Përgjithshëm. Vigjilenca e një populli të tërë edhe kur këto përgatitje dhe plane thureshin në zyrat e Gestapos, apo në selinë e Regjencës, nuk mund t’i shpëtonte. Dhe kur armiku filloi përgatitjet për këtë operacion, Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, më e shumtë, më e fortë, më e rrahur në beteja, më e organizuar, u hodh në sulm në të gjitha anët për të çliruar të tjera fshatra , të tjera krahina. Forcat e Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë Gjirokastër çliruan fshatrat e Mallakastrës së Poshtme dhe ato të Rrëzomave të Delvinës. Dhe këto ishin krahina të pasura në bereqet e që do t’u siguronin forcave partizane bukën për operacionet e ardhshme të armikut.
187
AZIS HOXHA
Si ndryshojnë kohët! Nga Shtabi i Zonës së Parë bashkë me Kozma Vasilin ngarkohemi të shkonim në Mallakastrën e Poshtme të blenim misër.
Gryka e Dhëmbelit Ishte mesi i prillit, kur u nisëm nga Sheperi. Kohë e bukur me diell pranveror. Mbrëmja na zuri në Damës. Si në çdo fshat edhe këtu shihej një atmosferë lufte. Lëvizje e gjallëri në çdo njeri, që të zinte syri. Dhe të gjithë merreshin me punët e Luftës! Disa shpërndanin nëpër baza partizanët, ca të tjerë grumbullonin kafshët, të cilat do të transportonin materiale lufte. Pionierët, që dëgjonin me gojë hapur një të ri, i cili u fliste ndën rrapin shekullor, në mes të fshatit, u shpërndanë, si vetëtima, të lajmëronin gratë që do të mblidheshin atë mbrëmje. Për një moment, çdo njeri do të mendonte se të gjithë këta njerëz ishin të gjithë partizanë dhe as mbillnin e as korrnin! Të nesërmen kalojmë në Mallakastrën e Sipërme, apo në Mallakastrën e Egër, si u pëlqen ta quajnë me mburrje banorët e këtyre anëve, ndoshta në kujtim të luftrave fitimtarë të të parëve të tyre, kundër pushtuesve e bejlerëve gjakpirës.
188
Gjirokastra në epope...
Ja dhe Fratari! Ç‘përshtypje të bën, kur sheh të gjithë burrat me armë në dorë! Të qeshur, të shkathët dhe me veshë ngritur, sikur po jepej shenja e kushtrimit! Mendon tani ata njerëz të kohës së mëpërparshme, kur me shtytje të Bejtash Çorrushit e Xhemal Arianitasit, apo të taksidarit dhe e xhandarit i kishte bërë këta njerëz të mpirë, të tharë e të zverdhur, të uritur e të rreckosur. Tani te çdo burrë, sheh një trim të mirë! Sa takohesh me të parët të mblidhen si bletët, dhjetra të tjerë. E me kë të takohesh dhe të përqafohesh më parë. S’ka kënaqësi më të madhe për mësuesin, kur ai është i rrethuar nga dashuria e ish nxënësve të vet. Dhe tani ata ishin bërë burra! Ishin partizanë. U mblodhëm të gjithë në një lëndinë, aty afër, si një herë dhe në një kohë, u çmallëm! Kujtuan të kaluarën, kur i mësonte, kur i këshillonte, kur i qortonte, kur loznin e kur këndonin së bashku. Bisedonin për problemet e luftës e kënaqeshin, kur tregonin për trimëritë e shokëve të tyre. Po mësuesi gëzohej më shumë sidomos, kur ata flisnin për të ardhmen e Shqipërisë, ku shihej zhvillimi e forca e gjykimit në mendime. Ishin njerëz të rinj të formuar nga Partia! Ia morën një herë këngës vënçe, ashtu si dikur mësuesi me nxënësit, po tani Halimi nuk i këndon më Pasho Ramadanit nga Vranishti, i cili u vra për gjak, por Partisë, Qemal Stafës e Muzo Asqeriut! Si ndryshojnë kohët! Kalojmë pyjet me ullinj të Romësit e zbresim në Cakran. Kudo që kalojmë në këto zona të çlriuara, dëgjojmë mallkime për tradhtarët, që i vranë dhe i rropën, i mobilizuan me forcë në rreshtat e tyre për të luftuar kundër drejtësisë, barazisë, të ardhmes së tyre të lumtur! E në bisedat me popullin dëgjojmë lajme interesante: Në Klos shtatë partizanë çarmatosën njëqind e pesëdhjetë ballistë!
189
AZIS HOXHA
“I tërbuar nga dezertimet në masë, Kadri Cakrani, Komandanti i Ballit, një javë më parë, në Fier ekzekutoi shtatë vetë”, - na thoshte i teti, i cili i shpëtoi skuadrës së ekzekutimit, për hir të zgjuarsisë së tij. Populli iu përgjigj me entuziazëm thirrjeve të këshillave nacionalçlirimtare të këtyre fshatrave të porsaçliruara për t’i shitur ushtrisë tepricat e misrit dhe për të denoncuar depot me bereqet të bejlerëve. Qindra kv misër u grumbullua në çdo fshat! Dhe njerëzit çuditeshin me korrektesën e partizanëve, kur shihej që paguhej deri në qindarkën e fundit. Organizata e gruas, e porsaorganizuar në fshat, mori përsipër vullnetarisht zhveshjen dhe shkoqjen e misrit. Punonin dhe këndonin këto gra punëtore të Cakranit e Varibopit, që u qeshte nuri, nga mëngjesi gjer në darkë. Por transporti i i rreth tetëqind kuintalëve bereqet, tri ditë rrugë, nuk ishte punë e lehtë. Në valën e punëve të bujqësisë burri do të largohej nga shtëpia një javë rresht. U desh vetëm një muaj, gjersa u tërhoq dhe kuintali i fundit në misër.
190
Gjirokastra në epope...
PLANI MBROJTËS PËR OPERACIONIN E QERSHORIT Zagorinë e gjejmë në alarm. Në çdo fshat lëvizje dhe shqetësime lufte. Po bëheshin përgatitje të përballohej operacioni i qershorit që gjermanë dhe kuislingë filluan të bënin në zonat e çliruara. Grumbulloheshin dhe përsëri shpërndaheshin batalione dhe brigata për të zënë shtigjet e grykat. Fshatarët, ata që kishin mbetur të painkuadruar në rreshtat partizane, shkonin e vinin, në pyje dhe në guva për të mbrojtur gjënë e gjallë dhe mallin. Zagoria do të mbrohej nga forcat e Brigatës së tetë Sulmuese. Batalioni i dytë i kësaj brigate, në tokën greke, zhvillonte luftime me forcat gjermane, që ishin grumbulluar për të bërë operacionin në zonat e çliruara. Një kompani e batalionit të parë kishte zënë pozicione në Grykën e Selckës. Pjesa tjetër e batalionit do të mbronte nga ana e Përmetit. Batalion i tretë kishte zënë vend gjatë kufirit, në periferi të
191
AZIS HOXHA
Zagoria Sopikut. Batalioni i katërt mbronte Grykën e Këlcyrës nga ura e Dragotit. Në ndihmë të forcave të batalionit të tretë, që do të përballonte forcat gjermane më të shumta, ishin nisur vullnetarë nga Zagoria e Malëshova. Luftimet kishin filluar. Forcat partizane i kishin bërë një qëndresë heroike hordhive naziste, shumë më të tepërt në numër e në mjete e duke bërë tërheqje për mbrojtje, kalonin në vendet e parashikuara për ta goditur armikun nga shpina. Ne ndiqnim veprimet duke kontrolluar në ishte shpërndarë mielli në bazat e caktuara, ku do të mbroheshin të plagosurit e nga do të furnizoheshin repartet partizane, të cilat do të vepronin nga ai krah. Në këtë mënyrë ne arritëm në Zhej. Në Zhej nuk dëgjohej asnjë e lehur qeni. Asnjë këngë këndezi! Fshatarët ishin larguar në pyje dhe në male me kuç me maç! Sikur do të të hante ajo vetmi. Pas pak u dëgjua zhurma e ca këmbëve të nxituara. Ishte kryetari i Këshillit të fshatit. - Gjithë mielli u blua dhe miellin e shpërndamë në vendet e caktuara, sipas listës që na keni dërguar. Mos kini merak. Tani po shkoj në mulli, se ka mbetur nja gjashtëdhjetë okë miell e ta dërgoj në Shkëmb të Zhejit.
192
Gjirokastra në epope...
Shkëmbi i Zhejit Krisma e pushkëve dhe e mitrolozave shtohej. Repartet partizane i sulmonin gjermanët nga s’e prisnin; gjarpëronin nëpër ushtrinë naziste, sulmonin si viganë e pastaj zhdukeshin sikur t’i përpinte dheu. Ja ! Tani në Hoshtevë, Nivan, Vithuq (Fshat i vogël) duken zjarre të mëdhenj dhe shtëllunga tymi të zi, përzier me flakë të kuqërreme, të cilat ngrihen lart dhe bashkohen e formojnë një si re tmerri të dëndur! Dhe të ther në zemër, kur sheh në këto shtëpi fshati flakën, më tepër sesa sikur ta shihje në pallate. Asnjë lëvizje veç flakëve! Gjithçka hesht, veç zjarrit! Zjarrvenësit po i afroheshin dhe Zhejit. Nga mbifshati dukeshin të tjera flakë. I kishin vënë zjarrin Sheperit dhe Ndëranit. Zagoria apo digjej dhe përvlohej! Zagoria, kjo kështjellë e parë e partisë, ku krisën pushkët e para partizane, të dukej sikur do të shuhej nga faqja e dheut! Zagoria, streha e parë e ilegalëve të qytetit! Zagoria, baza e spitaleve partizane dhe qendra e Shtabit të Zonës së Parë, e Komitetit Qarkor, e Këshillit Nacionalçlrimtare të Qarkut, Zagoria e Konferencave e aktiveve, po bëhej tym dhe hi! Kisha e Shendetllisë ndodhet nën shkëmbin e Zhejit. Një pyll i pjerrët me dru shekullorë e me degë të çapëlyera, nga pesha e rëndë vjetëve e nga vinte freskia e këndshme e
193
AZIS HOXHA
lëvizjeve të gjetheve. Disa rreze dielli shponin aty - këtu këtë errësirë të blertë. Pak më lart ishte brezi i bredhave, i cili i rrinte këtij pylli si një kurorë e mbi bredhat hijerëndë dhe madhështorë, dukej nëpërmjet majave të bredhave, majave më e lartë e vargmaleve të Lunxhërisë, Shkëmbi i Zhejit. Përtokë bari gjelbëronte, si në prill dhe në maj e ajo mizëri lulesh, lloj – lloj ngjyrash zbukuronin këtë qilim të bukur bimësie, ku ishin shtrirë radhë - radhë njëzetë të plagosur. Poshtë e përpjetë lëviznin partizanët të shkëputur nga repartet e ndryshme dhe burra të kaluar nga mosha, të armatosur e të paarmatosur e të gjithë shiheshin të shqetësuar e të preokupuar. Disa u shërbenin të plagosurve, të tjerët qëmtonin dru e shkarpa për të pjekur bukët dhe ca të tjerë shkonin për të marrë ujë bore te përroi i Ziut. Urdhri ishte i tillë që çdo punë të kryhej sa më shpejt, me qëllim t’i dilte përpara çdo të papriture. Aty më tej një grumbull njerëzish, burra dhe gra, të gjithë të moshuar, shumica libohovitë dhe nepravishnjotë, rrinin ulur dhe dukeshin të lodhur e të këputur nga rruga e gjatë që mund të kishin bërë. Edhe kur ndërronin ndonjëherë fjalën me shoshoqin, sytë s’i hiqnin nga toka. Lufta i kishte ndarë këta pleq e plaka nga shtëpitë, nga malli, nga gjëri, të cilin e kishin lënë shkretë nga që djemtë e vajzat e tyre luftonin me batalionet e brigatat partizane. Përgjegjësi u rrinte natë e ditë të plagosurve mbi kokë. Të bëhej zemra mal, kur shihje moralin e lartë të këtyre trimave, të cilët, megjithëse plagët i kishin akoma të hapura e gjermanët ishin rreth e rrotull, s’u bënte veshi tërt dhe pushkët e bombat i mbanin gjithmonë me vete! Nata po afrohej. Kulaçet e hirit ishin vënë stivë mbi njëri – tjetrin. Kur u sigurua buka e të plagosurve, për katër pesë ditë, ç’mbeti iu nda të tjerëve. Koha e gjumit kishte kaluar, por në këto situara, kur je i rrethuar nga të gjitha anët, as lodhja nuk i ndihmon gjumit.
194
Gjirokastra në epope...
Nga era e freskët e malit, degët e pemëve lëviznin si me përtim dhe herë – herë shihje qiellin tej e tej, herë nuk e shihje fare. Dhe hapja e mbyllja e syve ndiqte njëra - tjetrën çdo sekondë, rregullisht, ashtu si tik - taket e sahatit. Po kjo monotoni lëvizjesh të vë në gjumë. Qetësinë e asaj nate, në mes të pyllit dhe majës së malit, e prishte vetëm zëri: “Çohu, çohu!” i përgjegjësit që ishte caktuar për ndërrimin e rojave. Ishte gdhirë. Rrezet e diellit kishin puthur majën e Shkëmbit të Zhejit e po uleshin ngadalë, si për të kapur morinë e bredhave dhe krejt pyllin. Ndonjë i përgjumur fshinte sytë me duar, disa të tjerë, shkrifëronin trupin e ndonjë tek – tuk, lëvizte sa andej këndej. Përgjegjësi për të plagosurit ishte zgjuar në kohë. - S’kam fjetur fare, - thoshte. - Atij plakut nga Malëshova, që u plagos pardje në Sopik, i ka dhëmbur plaga gjithë natën, por ka kurajë dhe s’ia ka bërë njëherë “Oh”! Kaloi dhe një natë e qetë, por asgjë s’morëm vesh ç’bëhej rreth nesh. Ku luftohet? Ku janë gjermanët? Caktohen dy vetë të dilnin nga pylli dhe të informoheshin për lëvizjet e armikut. Sa zbritën pak poshtë, pa u larguar mirë nga shokët, një breshërimë mitrolozi u dëgjua nga përtej përroit! Të gjithë shokët u shqetësuan. U ngjitën shpejt e shpejt të plagosurit sipër bredhave, në vende të mbrojtura, pastaj disa zbritën poshtë për të vendosur ç’do të bëhej. Mitrolozi gjerman, herë pas herë, shtonte shqetësimet e njerëzve. Roja lajmëronte se një gjerman i vetëm, kishte vendosur mitrolozin përtej “Përroit të Ziut” dhe qëllonte në drejtim të pyllit. Buzë përroit kishte zënë vend një lakuriq dreq abrash, me një palë pandallona të shkurtra dhe vetëm me kanotjere. Shikonte rreth e rrotull.
195
AZIS HOXHA
Dhe ngandonjëherë shkrepte mitrolozin, herë drejt pyllit, herë lart malit e nganjëherë poshtë përroit. S’ishte më tepër se pesëmbëdhjetë metra larg. Sa lehtë ishte t’i jepje një plumb m’u në lule të ballit e të rrukullisej nga maja e shkëmbit, në honin e përroit. Por duhej biseduar me shokët. Për të mos u diktuar, vendosëm të mos vritej. Po mitrolozi gjerman na shqetësoi. Pylli ishte vënë në shenjë. Ujë s’mund të merrnim në përrua. Zjarr për të bërë bukën nuk mund të ndiznim. Më shqetësuese ishte ardhja e njërëzve të tjerë në këtë vend, sidomos e disa italianëve, që thoshnin se punonin në prapavijat tona, por që asnjeri nuk i njihte. Italianët u vunë në kontroll, por kjo nuk evitonte dyshimin për rrezikun. U vendos të largohej përpara një pjesë, duke marrë me vete ndonjë të plagosur lehtë. U bënë shtatë veta që do të largoheshin. Po buza e rripës mbi Përruan e Bardhë, nuk mund të kalohej veçse ditën, se rruga ishte e ngushtë, se nuk mund të vije të dyja këmbët bashkë dhe një shkarje e këmbëve të dërgonte në fund të Përroit të Bardhë. Po edhe të veje te Buza e Rripës, duhet të kaloje një lëndinë treqind - katërqind metra, krejt të zhveshur dhe e ekspozuar nga të gjitha anët. E kur po mendohej për largimin, një mjegull e dëndur u var nga Shkëmbi i Zhejit dhe mbuloi gjithë pyllin e lëndinën. Atë ndihmë që na e dha mjegulla, asnjë s’mund të na e jepte. Kaluam me shpejtësi lëndinën e me ngadalë dhe kujdes të madh kaluam Buzën e Rripës dhe dolëm në kreshtë të malit. Si në pëllëmbë të dorës kishim Zagorien, gjithë majat e maleve, përreth fushën e Çajupit. Ishin orët e fundit të pasditës dhe qëndruam këtu, deri sa u err. Pastaj u nisëm të kalonim nga ujët e Bratit për të vajtur në Katal. Gurgullimën e ujit të kroit e dëgjuam që nga larg. Nga etja, pse ishim një ditë dhe një natë pa lagur buzët, disa nga shokët nuk pritën sa të arrinin te kroi, por u shtrinë të shuanin etjen në gjurmat e kuajve, të cilët ishin mbushur me ujë, që rridhte
196
Gjirokastra në epope...
nga burimi. Filluam të ngjitnim malin përpjetë. Po na mbeti një shok. Kishte qenë efektiv i batalionit “Asim Zeneli”, por, sapo kishte dale nga spitali, ku ishte shtruar nga një i ftohtë që kishte marrë. Dy shokë, që herë pas herë ndërroheshin, i vunë krahët shokut dhe ashtu, duke u hequr bran, arritën në majë të malit mbi Erind. Këndej ndën dritën kuqalashe të hënës dukej lugina e Dropullit, Gjirokastra e shumëvuajtur, e cila rënkonte nën thundrën fashiste dhe tradhtare. Ne thithnim ajrin e pastër të maleve tona kreshnike dhe ata erën e rëndë të fashizmit... Të vete mendja te familja, te gjithë populli që vuante nga terrori fashist, te shokët, të cilët punonin në qytet me savane dhe krahë! Dritat e vargut të pafund të maqinave nga Kakavija e gjer në Gjirokastër, na bënë të mendoheshim. - Do të zgjatë operacioni!- thanë. - Këta bien fuqi e forca të reja. Pa mbaruar këto fjalë, del nga shkëmbi, për ndën tij, një bashkëqytetari ynë. E pyesin për lëvizjen e trupave tona dhe të armikut e për gjendjen e popullit nga këto anë. Dhe ai, ashtu qetë, si e kishte zakon të fliste, na sqaron: “Tym dhe flakë kam parë në fshatrat e Lunxhit! Në Cepo dje dhe pardje, lufta ka vazhduar pandërprerje. Edhe në fshatrat e Kardhiqit, kam parë dje, gjer në drekë, tym! Lëvizje të mëdha makinash ka në xhade, natë e ditë. Këtu në Çajup dje kanë kaluar shumë gjermanë dhe ballistë. Këtej nga Katali s’ka gjë. Ka partizanë të shkëputur nga populli, ka dhe ca kope me dhen të gjirokastritëve”. Bisedën na e preu një shoqe, kur tha: “Gjermanët!” Kthejmë kokën dhe shohim fushën e Çajupit, e cila nxinte nga gjermanët. Në një njëshkolonë, të kërrusur nga barra që kishin në krahë, me kuaj dhe me mushka, ngarkuar gjer në veshë, kalonin njëri pas tjetrit. Asnjë fjalë nuk ndërronin me shoshoqin. Dukej se ishin të lodhur dhe të këputur, por dukeshin dhe të shqetësuar. Kthenin kokën sa majtas, djathtas
197
AZIS HOXHA
e prapa. Pritat partizane i kishin tmerruar. Ne morëm rrugën nga lugina e Katalit për të takuar ndonjë kope dhënsh. Ramë në një stan, pasi bëmë një gjysmë orë rrugë. I themi Çelnikes të na bënte ndonjë qull me miell, se kishim dy ditë pa ngrënë, por na u betua se s’kishte miell. Atëherë pimë qumësht, sa s’mbante më... U shtrimë për të fjetur, pse pagjumësia na kishte ligështuar. Kur u zgjuam ishte përgatitur edhe djathi. E hëngrëm dhe atë dhe tani na dukej se e kishim marrë veten mirë. Dy shokë shkuan të gjurmonin ç’bëhej në Sheper e në muzg bashkë u kthyen. S’kishin parë të lëviznin as gjermanë e as fshatarë. Në mbrëmje, në dritën e hënës bënin muhabet me Çelniken, që ishte i muhabetit e na tregonte për luftrat që kishin bërë kurveleshasit me grekun, në kohën e autonomisë. - Në këto luftra djemtë e Kurveleshit kanë lënë nam për trimëri. Kurveleshasit, që tej e tëhu, me dyfek në dorë, kanë qenë, mor djalë, por në këtë luftë u bënë të gjithë trima! E di ç’kam dëgjuar një herë për Jaho Golikun, kur më erdhi në stan? “Luftonim me gjermanin në Borsh, - më thoshte Jahua, edhe unë sesi u ndodha dhe luftoja në këmbë. Në krah shoh një djalë nga Gjirokastra, i cili edhe ai luftonte në këmbë. I bërtas të ulej, por s’më dëgjonte. Kur i flas me inat më thotë: “ E pse vetëm ty të ka lindur nëna me këmishë e mua jo? Dhe s’u ul që s’u ul, as unë s’u ula !”- Vallahi, kështu ka thënë Jahua. Dhe shtoi: “Dhe vajzat i bëri Partia trimëresha! Ja ku i kini, - dhe tregon me dorë shoqen tonë. - Vështro këtë vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare të lërë rehatinë e shtëpisë e të marrë këto male? Si kjo luftë s’ka parë ky vend!” - Partia, Partia i bën këto xhaxho! - Ashtu është, mor djalë. Pse s’është bërë dhe herë tjetër kjo luftë? Ramë për të fjetur, duke i vënë krahët shoshoqit për të mos
198
Gjirokastra në epope...
mërdhirë. Një çoban na mbuloi me një bruc. - O xha Shefik!- thërras me të qeshur. - Mos ka gjë ky sharku?... - E po mizat ati i mban, po flini se lëshova dhe qentë e mos u ngrini natën, se mos ju hanë. Në mëngjes, përpara se të largoheshim, i lëshojmë një deftesë Çelnikes së stanit, për gjashtëmbëdhjetë kilogram qumësht, që kishim pirë. - Po si të mos u vejë dyfeku mbarë juve, mor djalë. Edhe në luftë që jeni, s’i bini në qafë njeriu. - E po ne për këtë kemi dalë malit: Të zhdukim ata, të cilët i bien në qafë vegjëlisë. - Hallall e paçi! Mbrëmë, - shton, s’më ka zënë gjumi, se kanë lehur qentë dhe e kisha mendjen te ju. Po vura re që ajo vajza flinte me atë djalin e Sadikut; i kishin kthyer krahët shoshoqit dhe flinin si motër e vëlla. Këto që shohim te ju, mor djalë, s’i kemi dëgjuar, por bravo ju qoftë! - Trim është ai, që është i ndershëm, por mbeçë shëndoshë e mirë e mirupafshim në Gjirokastër! - Jo, jo, - tha duke qeshur, - do të shihemi dhe më parë, se unë do të vij në shtab të marr paratë, por edhe në Gjirokastër do të shihemi, pse, si duken bathët, shpejt do t’i kemi pashkët! Qershizat dhe pasojat e flakës Nga Zagoria gjermanët ishin larguar dhe popullsia kishte filluar të zbriste nëpër fshatra. Shokët u shpërndanë në bazat e tyre. Në çdo fshat që të kaloje, kudo do të shikoje shkatërrime. Binte erë shkrumb. Në të hyrë të Topovës, tej rrepeve në krahë të majtë të udhës që të shpie në Ndëran që larg dukeshin ca drurë qershie, me një kopsht të rrethuar me mure. Kokrrat e kuqe, që vareshin nga degët ta bënin me sy e të lëshonte goja lëng. Ndërkaq, nga deriçka e këtij kopshti del një vajzë e bëjshme, me futë të mbledhur përpara, të cilën e mbante të mbështjellë me njërën
199
AZIS HOXHA
dorë. Thashë se do të kishte mbledhur qershi dhe s’ia hoqa sytë nga futa dhe, kur më kaloi afër dhe u përshëndetën “Vdekje fashizmit!” “Liri Popullit!’ Kaluam njëri - tjetrin, por unë e ktheva dhe një herë kokën pas. Ajo, sikur e kuptoi qëllimin tim, kur kishte bërë dy – tri hapa përpara, u kthye e duke hapur futën, thotë me të qeshur: “Qepë kam... Shok, do?” Duke kaluar nëpër Ndëran te porta e një shtëpie, një plakë ulur te sofati i portës, qante me zë, sikur të kishte përpara një të vdekur. Po ajo qante shtëpitë e djegura. Ndoshta kujtonte sa mund e djersë i ishte dashur asaj dhe njerëzve të tjerë të shtëpisë për të ndërtuar atë, vuajtjet e saj dhe të burrit në kurbet, që kushedi për sa kohë punoi e rëndoi për të ndërtuar atë shtëpi. Ndoshta i vinte ndërmend edhe koha e nusërisë e të mirat dhe të këqijat, të cilat kishte kaluar në atë shtëpi. Të gjitha mund t’i mendonte ajo plakë e mirë, por, kur iu afrova dhe i hodha dorën në sup, pushoi vajin, u kthyre menjëherë, më zuri dorën me të dy duart, që i dridheshin si të një të paralizuari dhe thotë me lot në sy: - Mbemë me gisht në gojë. bir-o! Na dogji dushmani! Po u kthyet shëndoshë ju. E thyen qafën egërsirat? - Po, nëno, e thyen qafën për të mos e ngritur kurrë më! Kjo ishte grahma e tyre e fundit! Mos u mërzit, nëne, shtëpia do të bëhet më e mirë se ç’ka qenë. - Të na rroni ju, djem, të rroni ju, pa shtëpia bëhet! Sheperi ishte djegur e zhuritur. Nga gërmadhat e shtëpive dilte akoma tym. Fshatarët kishin filluar të zbrisnin nga malet, kush kishte vënë përpara bagëtinë, kush ngarkonte plaçka e kush mundohej t’i ndihmonte ndonjë plaku a plake. Në ndonjë qoshe të mureve të shtëpisë, apo në haure, ku kishin mbetur vetëm muret, do të shikoje gruan apo burrin që mundohej të vinte ndonjë tra, të vinte ndonjë dhogë për t’u mbrojtur nga shiu dhe nga dielli! Dhe shokët kishin filluar të grumbulloheshin. Përqafosheshin dhe putheshin njëri me tjetrin, si fitimtarë! Tregonin me njëri - tjetrin episodet më interesante të kohës
200
Gjirokastra në epope...
së operacionit e të gjithë ndjenin krenarinë e ngadhnjyesit . Operacioni i fundit i dëshpëruar i armikut dështoi! Shpresa e nazizmit gjerman dhe e reaksionit për të shkatërruar Ushtrinë Nacionalçlirimtare, u shua si fllucka e sapunit dhe kësaj here! Turpi mbuloi turpin! Batalionet, brigatat e grupet partizane, i rezistuan me trimëri të madhe furtunës hitleriane. Artit ushtarak prusian, makinës dhe eksperiencës luftarake fashiste, iu kundërvu lufta popullore tradicionale shqiptare dhe bindjes së verbër naziste, ideologjia komuniste e partizanëve tanë trima dhe patriotizmi e shpirti luftarak i popullit tonë legjendar.
201
AZIS HOXHA
NË SHTATË DITË Në ditët e para të gushtit 1944, në Zagori kishin filluar të bëheshin përgatitje për organizimin e Konferencës së Dytë të Arsimtarëve. Nga ana e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar u ishte drejtuar një thirrje gjithë arsimtarëve dhe i ftonte të merrnin pjesë në këtë konferencë, e cila do të zhvillohej në zonat e lira. Ngarkohem të hyj në Gjirokastër t’u komunikoja arsimtarëve të qytetit, që kishin mbetur pa u hedhur në ilegalitet, thirrjen e Frontit Nacionalçlirimtar. Çdo njeri do të dëshironte të dëgjonte nga goja e shokut, që kishte hyrë ilegalisht në Gjirokastër, ato që pa e dëgjoi ai në qytetin e pushtuar. Dhe ditari do të ishte në interes të lexuesit për të shpalosur ato ditë të punës dhe të kontaktit intesiv. Dita e parë, 20 gusht 1944 Pasdreke, vonë arrijmë në fushë. Këtu shpesh shkonin gjermanë dhe ballistë për të bërë pre në fusharakët. Merrnin qe, lopë, bagëti e ç’të gjenin dhe ktheheshin përsëri në strofullat e tyre, prandaj ne, duke ecur dhe përgjonim. Në “Pllakadhi” shohim një kasolle. - Kjo do të jetë kasolle e ndonjë gjirokastriti, - i them shokut, prandaj mund të vemi pa frikë. Nga larg përgjojmë pak, se mos hynte e dilte njeri. Shohim një djalë të ri, që, duke mbledhur domate, po na afrohej gjithnjë e më shumë. I thërras me zë të ulët të afrohej. Për një moment u trondit nga kjo thirrje e papritur, por, kur pa se kishte të bënte me partizanë, la shportën dhe u afrua me nxitim. U takuam me të dhe na ftoi të shkonim në kasolle.
202
Gjirokastra në epope...
Takohemi me xha Nesip Katapuqin dhe megjithëse nuk njiheshim, na pret mirë. Nuk i kisha dëgjuar të ishin lidhur me luftën, por i njihja se ishin të varfër, punëtorë dhe të ndershëm që s’mund t’i ndante gjë nga Partia, prandaj u kërkojmë dhe informata. Informohemi për vendet e postblloqeve, për forcat gjermano - balliste e vendet, ku ishin vendosur në qytet. Terreni dominues si ai Gjirokastrës dhe vendosja e rojeve në afërsi njëra me tjetrën, e vështirësonin hyrjen ditën në qytet, sidomos për një njeri, që njihej. Prandaj vendosëm të kalonim natën në vendin ndërmjet “Bregut të Urës” dhe centralit elektrik. Kalojmë lumin dhe arrijmë te pusi i Bajram Kasit. I afrohemi dhe më shumë rrugës automobilistike, duke u mbrojtur në një hendek. Këtu ishte shtegu. Po të kalohej xhadeja, ishte evituar çdo takim me rojat armike. Bashkë me shokun, që do të më shoqëronte gjer këtu, rrimë të përgjojmë lëvizjet e patrullave. Ndjehej në hapësirë ai farë ankthi, i cili përhapej bashkë me errësitrën e natës. Sa të hante syri shtrihej hapësira e qetë! Nën dritën e hënës gjithçka rreth e rrotull dukej e pakufishme dhe e heshtur si varri! Ishim përkundrejt qytetit, po nuk të zinte syri as edhe një kandil, që të tregonte ndonjë dritare të ndriçuar, ndonjë shtëpi të banuar. Errësirë në qiell dhe në tokë. Kuakja monotone e bretkosave prishte qetësinë e asaj nate në këmbët e qytetit të vdekur. Turrot brofnin fluturimthi nga rrethet e shqopeve e të ferrave. Zogjtë e lumit me cicërima të ëmbla thërrisnin njëri - tjetrin. Nga ura e lumit vinte zëri i poteres së sorrave, që, nga ngandonjëherë, të dukej, sikur dikush i trëmbte. Gjembat e mëdhenj, rreth kanalit, fërfëllonin nga era e bregut të Lumit” dhe ngandonjëherë përplaseshin me fytyrat tona. Qielli i i bardhë i muzgut lëshonte mbi zallishte një dritë të zbehtë dhe të pafund. Andej tutje, pellgjet me ujë, në shtratin e lumit, dukeshin si pllaka xhami të shtrira rrafsh mbi tokë.
203
AZIS HOXHA
Kudo vetmi! Po kjo vetmi e shkretuar të ngjallte emocion. Kur ja, te dera e godinës së centralit elektrik u pa të ndizej një shkrepse, pastaj prushi i cigareve. Pas pak u dëgjuan zhurma hapash të rënda. Nga ana e bregut të lumit u ndien ca zëra të ulta njerëzish, të cilat sa vinin dhe bëheshin më të forta. Qetësia u prish. Patrullat po afroheshin me njëra - tjerën dhe u bashkuan, pikërisht, te vendi ku ishim ne. - Vdekje tradhtarëve! - Liri e shqiptarëve! - Të qëllojmë, - bën me shënjë shoku dhe vë në sy automatikun. Hëna ndriste dhe gurët e udhës. Ne prisnim. Qëndruam pa lëvizur në atë vend, duke përgjuar lëvizjet e patrullave. Nga shtëpitë e fundit të Hazmuratit u dëgjuan këngët e kokoshëve, të cilët lajmëronin fillimin e një dite të re. S’kishim më asnjë shpresë se mund të largoheshin rojet. Prandaj u larguam për të pritur ditën tjetër. - Ç’na bëre? - thotë shoku, - Do t’i kishim qëruar katër tradhtarë! - Për t’i vrarë ishte e lehtë, por bëhej e zorshme hyrja në qytet, sidomos për ne që, sot, kemi bërë tetë orë udhë. Nesër mbrëma shohim e bëjmë. - Ju i bëni hesapet me kalem, - thotë duke qeshur, - po hesapet më të mira i bën automatiku! Atë natë u gdhimë në fushë. Dita e dytë, 21 gusht Që në mëngjes ia fillon një shi i shtruar. Rasti i mirë për të hyrë në qytet në mes të ditës. Ndërrova rrobat partizane me ato të një bujku. Kostumi veror, mushama nga ushtria italiane, një palë opinga llastiku dhe një llabane në kokë, s’të ndryshonte nga një fusharak, por kishte një ngjasim të çuditshëm. Dhe me besim të madh te ky maskim, jo i zakontë, nisem
204
Gjirokastra në epope...
për në qytet me Qazo Koçiun, një pionier 12 - 13 vjeçar, që shpinte qumësht në qytet me një kalë dori. Këshillohet Qazua si të vepronte edhe në variantin po ta ndalonin ballistët. Të ngrohte qëndrimi i këtij pioneri supatrëmbur. Në sytë e tij dalloje krenarinë, që ndiente për detyrën, e cila po i ngarkohej. Lamë të kalonin përpara tre kuaj, të ngarkuar me qumësht, duke menduar se ballistët, pasi të kishin plotësuar nevojën për qumësht nga të tjerë, nuk do të mundoheshin në atë shi, të zbritnin poshtë. Shiu, sikur ta kishim porositur, binte tani me gjyma. Ballistët ishin futur në kasolle, mbi “Bregun e Lumit” dhe s’ndiheshin për të gjallë. Ne kalojmë qetë – qetë. Kalojmë urën dhe marrin kthesën për nga qyteti. - E, more ju, nga vini?- dëgjohet në zë nga maja e bregut. - E, a derëzes, se ua jap nesër, atë që do të merrnit sot, se u bëmë ujë. -Ti je, Malo? - E mo, unë jam! Si vini more? - E hodhëm këtë hendek, po bjeri kalit, - thotë Qazua. Në shtëpi hyra papandehur drejt e brenda. Kur më panë njerëzit e shtëpisë u frikësuan, por u llahtarisën, kur më njohën. Asnjëherë nuk i kisha parë kaq të tronditur. Çdo lëvizje e papritur i tmerronte gratë e pambrojtura këtu në qytetin e okupuar. Edhe trokitja e portës dhe britma e papandehur e një fëmije! Gjermanët! Ballistët! Ja këto dy fjalë, ngjethnin të madh dhe të vogël! Këta njerëz rronin, sikur po e ndienin, në çdo çast, përgatitjen për të vdekur. Gjithë mëngjesin, as hyri, as doli njeri në shtëpi. Biseda e parë: “Kush u marrua të kapërcejë pragun e derës? Një e madhe e keqe do ta nxjerrë përjashta njerinë këtu. Gjermanët dhe ballistët gjithë ditën udhëve janë. Dhe po panë derë e portë hapët, hyjnë brenda. Kështu e pësuam një natë. Sesi e kishin harruar portën hapur këta të vegjëlit, kur na
205
AZIS HOXHA
mbijtën brenda katër ballistë... Ç‘t’ë bënim? Iu dhamë dhe për të ngrënë. Ua hoqa fëmijëve nga goja. Po ç’i dëgjoja pastaja? Na prishën gjakun, që u priçin nga mendë, më kaq, seç janë prishur!” - Këto dyfekë për ju i kemi, - thoshte ai më kapadaiu, një katil, që edhe surratin t’ia shihje të kallte datën. Të tjerët qeshnin dhe sikur donin ta qetësonin të parin e tyre. - Ju jeni familje partizane. Ja që tani ia bëjmë dasmën këtij...,dhe i drejtoi dyfekun djalit. Ne ngrimë në vend. Këta të vegjlit zunë të qarët. - Të lutem, - u thotë plaka, - do të na bëni ndonjë hata. Ki është i vogël, ku di ki? - Ne jemi gra pa burra, - dhe i hidhej ballistit te dyfeku, por ai e shtynte dhe e hidhte përtej. E sa ndejtën këto na bënë atë natë. Dhe gjithë atë natë s’mbyllëm sy!” - Po kur na arrestuan edhe nusen me gjithë djalë? Mirë gratë se burgu është mbushur plot me gra, po të burgosnin dhe foshnjat pesëmuajshe, s’e duron as Zoti! Thonë, se një grua nga Dunavati ka lindur në burg! Këto, që bëjnë, këta s’kanë të treguar. E ç’të themi më parë për këta që rëntë një mortajë dhe mos lëntë një, se tmeruan njerëzinë. -Murtaja u ka rënë atyre dhe ditët të numëruara i kanë. Po zgjati dhe ca dhe ata, të clët do t’u shpëtojnë gjermanëve dhe ballistëve, do të vdesin nga pabuka. Ngrisen dhe gdhihen njerëzit pa bukë! Gjer tani me të rrema jemi mbajtur dhe ne. Fëmijëve e shumta herë: dy herë në ditë u jap të hanë. Dhe ç’hanë? Herë u jap nga një vezë në vend të bukës, herë nga një xhumbë mëmëligë e herë nga një gotë me qumësht, se qumësht diku gjejmë te ki gjitoni, se ka një lopë. Ne të rriturit vetëm drekën hamë. Në darkë diku pimë nga një gotë qumësht në vend të bukës, po ka dhe më keq… Tërshërë hanë shumica. Iu ngriu zorrët tërshëra njerëzisë. Thonë se një i Çapanje dhe një djalë i vogël i Nalos së Kotroçit vdiqën nga të pangrënët. Këto dimë ne, pa se kanë vdekur të tjerë, kushedi! Janë bërë njerëzit skeletër. Iu është ndërruar fytyra! Kur merr vesh fukaraja se
206
Gjirokastra në epope...
theret ndonjë bagëti, kush të vejë më parë të marrë gjakun e ta bëjë me ndonjë qull. S’lanë pemë bota nëpër kopshtra. Ja neve vetëm fiku dhe shega na kanë mbetur pa prerë”. Dita e tretë, 22 gusht 1944 - Shpejt në tavan! - më thonë gratë, - erdhën gjermanët. - Jam unë Nurja, moj, po hapni portën! - dëgjohej zëri nga jashtë. Nurja thërret me gjithë forcën e zërit të saj, se ajo e dinte që çdo trokitje në portë, ishte shqetësuese për njerëzit e shtëpisë. Hyn në oborr me një trajstë pëlhure në dorë, por ishte hequr aq shumë, sa nuk njihej. Vuajtjet, uria e kishin dobësuar trupin e kësaj punëtoreje të palodhur të fushës, aq shumë, sa nuk njihej. - Erdha të bluaj në mokrra ca farmak, sa na grinë zorrët! Po mirë që u ndodh dhe kjo, se ç’do të bënim. Do të vdisnim së pangrëni! Po dhe mokrat punë të madhe na bënë! Mirë që u gjendën për këtë botë. Çdo të bëhej ky milet, moj të keqen, po të mos ndodheshin edhe mokrrat? Këta nuk të lënë të vesh as në mulli, që mos i lëntë Zoti! “U shpini bukë partizanëve!” thonë, se plasën partizanët për tërshërën tonë! Këto që heqim ne, mos i duroftë Zoti! Sa të shporren, se na morën shpirtin që i marrtë e mos i lëntë! - I marrtë e këmbë mos mbeftë! Nurja u drejtua nga hauri, ku ishin vendosur mokrat dhe tregonte: “Dje s’më kanë ngrënë fare fëmila, moj të keqen. U ka ardhur syri në mes të faqes; nuk janë luajtur fare nga rrobat, por shyqyr, që më solli burri këtë tërshërën, që u bëftë helm. E pastrova nga gurët dhe nga baltrat, se e mblodhi atje, ku shkarkoheshin makinat e thashë ta bluaja në mokra e t’i bëj familës (akcent gjirokastrit) një kulaç e të kalojnë ditën sot… - Po burrin pse ta kishin thirrur në polici? - I thanë për djalin, ta vishnin polic. Po ku është ai për
207
AZIS HOXHA
polic, moj t’u bëfsha kurban, ai tani ka mbushur të gjashtëmbëdhjetat! Pastaj të bëhet polic me këta? Mos u hëngërtë buka e këtyre! Këta vdiqën miletin nga të pangrënët! Këta s’lanë asgjë pa bërë. Po ç’të bëjnë tani? S’gjejnë të tjerë dhe kërkojnë dhe evgjitët t’i veshin policë. - Po mos ta marrin, moj Nure? - Kush e lë, të dalë përjasha. Që atë ditë, që e thirrën burrin në polici, s’e ka parë pragun e derës djali. Edhe ai më thotë : “Më mirë të vdesim pa ngrënë, moj grua, se të veshin polic djalin. Le të më marrin mua në burg. Një shpirt që ka për të dalë, le të dalë! Balta mjaltë! E pata thënë të vdes në burg tani në pleqëri! - Nuk do të arrijnë këta të bëjnë atë, që kanë ndërmend të bëjnë, se nga dita në ditë tërkuza u shtrëngohet në grykë. - Ashtu është, moj, të hëngërtë goja mjaltë, po ç’thuhet gjë? Kini marrë ndonjë haber nga djali? Dhe me gjithë fuqinë, që i kishte mbetur, lëviste shulin e mokrrave. - Mirë është, mirë. Sa vuajtën dhe ata, nuk do të vuajnë. Se siç duken bathët, të afërta do t’i kenë pashkët! - Ku e ke atë ditë të bardhë, moj t’u bëftë dita një milë, se vdiqëm kështu! Ku është ky shpirt kaq i thellë, që s’do të dalë! Qenka i fortë njeriu! Qenka më i fortë se hekuri! - Të fortë do të bëhemi, sesa hoqëm, nuk do të heqim, do ta thyejnë qafën dhe këta! Ditët të numëruara i kanë! Në mes të ditës “Sheshi i Xhepit”, që pasditeve, dikur ziente nga lodrat e shumëllojshme e gjithëllojshme e këngët gazmore të fëmijëve, tani është i shkretë! Asnjë zog pule nuk shikon të lëvizë! Kudo vetmi. Heshtje. Po kjo heshtje dhe qetësi e shkretuar të shqetëson, si çizmja fashiste.
208
Gjirokastra në epope...
Gusht. Ora pesë e pasdites. Burra të kaluar nga mosha, se të rinj s’të zinte syri, ktheheshin nga pazari, një nga një dhe dy nga dy, duarbosh. Rrallë ndërronin ndonjë fjalë. Me kokëulur hidhnin hapat, sikur ruheshin, mos rëndonin tokën! Gusht. Ora pesë e gjysmë e pasdites, asnjë lëvizje në rrugë! Vetmia mbretëronte e thellë. Vetmia në fusha dhe në male është e mërzitshme, por kjo vetmi e qytetit është ngjethëse. Nga shtëpitë ishin larguar të qeshurat e shakatë e zakonshme dhe të vegjëlit ishin rritur parakohe! I kishin lënë të bredhurat, lodrat e zënkat! Sikur të zinte në grykë kjo atmosferë mbytëse!… Në zonat e lira i kujtonin shpesh kohët, kur punonin në qytetin e robëruar, mendonin dhe vuajtjet e popullsisë së qyteteve tona, kur fashizmi Italian e reaksioni po jepte shpirt, ishte bërë më i tërbuar, por, kur sheh tani me sytë e tu këto mjerime e këto vuajtje, këtë vendosmëri të këtij populli, që pranonte të shkonte për litar, te rrapi apo në qelitë e kalasë e të duronte torturat më çnjerëzore, apo të ngrysej e të gdhihej pa bukë të rronte, me një grusht tërshërë e me një gavetë gjak bagëtish e të më bënte “punën” e armikut, të bëhej ballist, apo të vishej milic, njeriun e pushtonin dy ndenja të forta, më të forta se kurrë; ajo dashuria dhe respekti për këtë popull të papërkulur dhe ajo e urrejtjes së pakufishme për këta… të shekullit të njëzetë dhe për këta bastardë të racës shqiptare! Ato ditë, që qëndrova në qytet, lexova ditarin e një shoku të shkollës. 02. 02.1944 Gjirokastra u varfërua shumë. Populli vuante të zitë e ullirit. Vuan e para nga mungesa e bukës… Bukë, bukë!
209
AZIS HOXHA
Kërkojnë fëmijët e vegjël, po ku ta gjejnë! Një kilogram misër vajti tetëdhjetë franga kilogrami dhe s’e gjen! Florinj, vathë, unaza, rroba e të tjera, kush i ka patur, i ka shitur prej kohësh e tani s’kanë më ç’të sheshin, sakën ku të gjejnë dhe të blejnë. Veç kësaj kush i merr dhe këto! Gjithsecili kërkon të blejë pak misër ose grurë e nuk mund të blejë sende me vlerë. Mos e pyetni, sa vuan populli i Gjirokastrës. Bukë s’ka! Fasule, qiqëra, thierza e tjerë s’ka. Dru, qymyr s’ka! Vaj, gjalpë, naftë s’ka! E po, me se të rrojë i mjeri popull?! Çudi, shumë duroi e shumë duron! Çudi, si mbahen akoma në këmbë familjet e vobegta?! Si durojnë dhe si kthehen! Ç‘bëjnë? Ç‘hanë e ç’pinë? Aman, o Zot! 01. 03.1944. Ka më tepër se një muaj që shumica më e madhe e popullit mban frymën, duke ngrënë bukë tërshëre, bukë që me sy ta shohësh të vjen ta pështysh e jo ta marrësh dhe ta hedhësh në gojë! Po ç’nuk bën nevoja e shkretë! Ç‘nuk bën njeriu për të mbajtur frymën! Ka disa ditë që kanë vdekur në radhë disa pleq, por mos të themi se kanë vdekur nga pleqëria! Jo. Ata vdiqën nga uria! “Sot pashë me sytë e mi një të varfër, i cili shëtiste poshtë e lart për të çarë ndonjë dru. Pa një qen që i kaloi afër tij. Në gojë kishte një kockë të kokës së qengjit, i ra më një gur qenit dhe qeni e lëshoi kockën përdhe. Punëtori e mori në duar, e nuhati dy –tri herë, po andej këtej, e shplau me pak ujë në një pellg, e çau kafkën, nxori trutë e pakta, që kishte lënë qeni dhe i hëngri si një grykës! Një shok më kallëzonte sot, kur unë i tregova ngjarjen e mësipërme, se kishte parë njerëz, që mblidhnin në shesh lëkura portokalli, të cilat i hidhnin gjermanët dhe i hanin! Një tjetër shkundte mësallën për pula, një grua u derdh dhe i mblodhi thërrimet dhe i hante me uri!”
210
Gjirokastra në epope...
Një mbrëmje dëgjoj për masakrën e 18 majit: “Isha vetë atje. Na trëmbën. Tellalli brodhi gjithë lagjet dhe thoshte se në miting duhet të marrin pjesë të gjithë: gra e burra, të mëdhenj dhe të vegjël. Thoshte se do të bëhej kontroll nëpër shtëpitë e kë do të gjenin brenda, do ta burgosnin. Unë, që e kisha parë një herë derën e burgut, nga frika, vajta me gjithë shoqet e lagjes. Sheshi “Çerçiz Topulli” ishte mbushur plot me njerëz. Ishte një gjë e jashtëzakonshme të shihje aq popull, kur, përpara asaj dite, njerëzit nuk guxonin të kapërcenin as pragun e derës. Po nuk rrinte njeri i qetë, s’i zinte njeriut këmba dhe’, sikur e ndillte të keqen. Njerëzia e shqetësuar lëvizte, sa andej këndej, e pyesnin njëri - tjetrin, shfaqeshin dyshime se mos bëhej ndonjë e keqe. Kur shohim në ballkonin e Bashkisë prefektin, Vehip Runën, Ismail Golemin e plot ballistë të tjerë. Kush e mban mend se ç’tha, por foli për gjermanët, që nuk duhet t’i luftojmë, se ata s’kishin ardhur këtu për të qëndruar, e ne pse të vritemi me ata e tjera. Pastaj foli dhe për punën e ballistave. “Ne, - tha ai, - u themi partizanëve të bashkohemi, por nuk duan ata”. Por, kur fliste Veip Runa, dëgjojmë nga mezi i turmës një zë të fortë, që ia preu zërin prefektit: “ Ç‘i duam llafet? Ne duam bukë! Na griu zorrët tërshëra! S’lamë kusi e tepsi pa shitur! Këtë bëni ju… Bukë! Bukë!” E në këtë kohë plasi një bombë, por s’pa i pari të dytin. Krisi ulërima. Po një ulërimë që edhe në malet e Lunxhërisë do të ishte dëgjuar! Pastaj krisi pushka dhe mitrolozi nga të gjitha anët! Po s’dinim nga të venim. Shumë u hodhën nga muri e përposh. Gjithë ai pik mur, dhjetra metra i lartë! Kush theu këmbën, kush dorën e kush kokën! Unë me disa të tjerë u futëm nën një makinë. Një këpucë e kisha lënë udhës. Po se mos lashë vetëm unë këpucë! Sheshi ishte mbushur me këpucë me feste dhe me armë, që i kishin lënë xhandarët nga frika, se ata pandehën se mos kishin sulmuar partizanët. Pashë dhe S. Sh., që aty përpara meje zuri
211
AZIS HOXHA
prej gryke Gole Gushin dhe i zbrazi koburen mu në kokë. E pashë me sytë e mi! Na ngriu gjaku! “ E pësuam edhe ne, - thamë ,” - por s’luanim nga vendi, shtyheshim pas rrotave të makinave, largoheshim një çikë barkas, po s’ngriheshim që të iknim. Mitrolozi kërciste nga kalaja. Qëndruam atje ndën maqinë, sa u qetësuam pak, por përsëri dëgjoheshin të shtëna armësh. Kur hedh sytë rreth e rrotull pashë se kisha mbetur vetëm unë ndën maqinë. S’guxoja të dilja, po më në fund vendosa dhe u largova me vrap. Sokak më sokak e portë më portë, arrita në shtëpi. Pesë të vrarë dhe shtatëdhjetë e dy të plagosur e pësuan atë ditë! Njerëzia dhe më përpara s’para dilnin në Pazar, por, që atë ditë, s’e kapërceu njeri pragun e portës. Një hall i madh do ta nxirrte burrin në Pazar”. Dita e katërt, 23 gusht Me thjeshtësinë e saj të zakonshme Naxhija 19, duke qeshur tregon: ‘“As na pyetën, kur na arrestuan, as na thanë gjë, kur na liruan. Dhe jo vetëm ne kështu. Asnjë nga ne gratë nuk pyetën. Po shumë nga ne kishin dhe burrat, djemtë dhe vajzat partizane dhe kishin një shkak, por ne ishim gra pa burra në shtëpi, megjithatë, me të shkelur këmbët këtu, ne na arrestuan më përpara. - Do t’ua kishte lënë amanet “Murxha” me Tahir Kolgjinin. Naxhija shfleton ditarin që kishte mbajtur në burg: E hënë, 10 prill 1944 Në mëngjes herët vinë në shtëpi katër policë dhe bashkë me Nedretin na shoqërojnë në polici dhe andej drejt dhe në burg. S’pamë njeri nga ata, që na thanë policët, se kishin urdhëruar të na arrestonin. Mbas katër orësh sollën dhe gjashtë gra të tjera. Asnjëra s’dinte pse ishte burgosur. U ndamë të
19) Naxhije Hoxha , arsimtare, veterane.
212
Gjirokastra në epope...
flinim në dhoma. U vizituam prej majorit Ferid Selenica dhe ballistit H. P. Nuk na thanë asnjë fjalë, por edhe ne i shikonim, sikur të ishin qenër. Asnjëra s’u luajt nga vendi. E martë, 11 prill Sot pasdite na nxuarrnë në oborr, por kur hyjtëm brenda, na shpunë të gjithave në një sallë tjetër. Po kështu është më mirë, se jemi të gjitha bashkë. Në mbrëmje na suallën dy gra të tjera: Nasije Angoni dhe Zenejbi Harshovën. Këto na thanë se, në qytet, kishte bërë bujë arrestimi i grave dhe të gjithë rrinin me veshë ngritur. E premte, 14 prill Sot asnjë ndryshim. Sikur u qetësuam pak. Çupat këndojnë me zë të ulët këngë revolucionare dhe, kur ndonjë plakë u tërheq vërejtjen, ato i përgjigjen: “Më keq se këtu, s’kanë ku të na shpien!” Plakat janë ulur gju më gju dhe qajnë hallet. Kemi dhe një mëmë të re: Mine Bebeçin. Ka dhe një foshnjë katërmuajshe, por që s’ia kishin vënë emrin. Po ne s’mund ta linim pa emër një mashkull, në mes të kaq grave. U mblodhëm të gjitha dhe vendosëm ta pagëzonim Durim. Pra, në listën e të burgosurve u shtua dhe një Durim Sado Bebeçi nga Dunavati, katërmuajsh. E shtunë, 15 prill Sot në mëngjes sollën katër gra: një mëmë me dy çupat e saj dhe një grua tjetër. Pasdite dhe dy të tjera, mëmë dhe bijë. Duket se ballistët kanë vendosur, jo vetëm të mbyllin shtëpitë, por edhe të transferojnë qytetin në Kalanë e Argjiros. E martë, 18 prill Në mëngjes dëgjuam se kanë sjellur dhe dy të burgosura të tjera. Prisnim të mësonim se cilat ishin, por kur u dukën
213
AZIS HOXHA
dhe të dy fatzezat: Nurije dhe Naire Mane, mëmë dhe bijë. Pasdreke, kur përgatiteshim për të dalë në oborr, na lajmërojnë se do të vinte sekretari politik i Ballit. Kishte filluar vizitat nga burgu i burrave. Pas gjysmë ore hyjnë në sallën tonë. Plot poza dhe salltanete Bahri Samunda, një djalë i ri nga Berati. Pas i vinin trimat e tij dhe gjithë personeli i burgut. Ne s’u luajtëm nga vendi. Drejtori i burgut dhe të tjerët, që i rrinin pas, na i bënin me shenja që të ngriheshim. Disa plaka, që ishin aty përpara, filluan të ngriheshin një nga një e kështu nga turpja njëra pas tjetrës u ngritëm të gjitha. - Duket se jeni mpirë nga të ndenjurit rehat, - thotë me ironi sekretari politik. - Jo na ka zënë reumatizma nga çimentua, - përgjigjet një vajzë e re, që e kishin sjellë në burg një ditë më parë e që rrinte mu përpara tij. - Brisk je nga goja , moj zonjushe! - Prandaj e ushqej, zotni, - përgjigjet ajo. Ne thamë se do të zgjatej kjo bisedë, por sekretari politik e preu duke thënë:” Janë të reja këto, nuk do t’ua vëmë veshin shumë fjalëve të tyre,” dhe për të mos pritur ndonjë përgjigje tjetër fillon shpejt: “Unë erdha të bisedoj me ju shtruar e të qajmë hallet, që na kanë zënë, se jemi të gjithë shqiptarë. Po vrasim njëri - tjetrin dhe po i bëjmë qejfin armikut”. Foli për situatën e brendshme e të jashtme, duke e paraqitur të bardhën të zezë, duke u munduar të na mbushte mendjen. Mundohej të paraqiste veten liberal dhe, kur shikonte fytyrat tona, që, herë skuqeshin e herë zverdheshin, thoshte shpesh: “ Pritni të mbaroj dhe pastaj të flasë, kush të dojë dhe nga ju”. Na ngopi me llafe boshe. Ju përgjigj Nedrete Hoxha, por, kur fliste ajo, sekretari politik dridhte buzët, ndërsa disa nga shoqëruesit e tij e shikonin Nedretin, sikur do ta përpinin. Po as i thanë e as ai bënë gjë. Kur duallëm në oborr, pamë se na ishte shtuar dhe një shoqe: Shyqyrie Poshi.
214
Gjirokastra në epope...
E premte, 21 prill Sot u lirua Alie Xhiku me ndërmjetësinë e një shoferi, i cili kishte ardhur nga Tirana. E vetmja ditë që s’patëm “mysafirë”. Ka shpresë të lirohet edhe një tjetër, me profesionin mami. Kur erdhi dje në burg Ismail Golemi tha: “ Këtë maminë kot e mbani këtu, kjo është fashiste”. E shkojmë kohën dhe me General “Domaten”. Është një ballist i thjeshtë, që bën roje çdo ditë. E heq rëndë. Flet me fjalë “të mëdha”, që shumë herë nuk ua di dhe kuptimin. E ne i themi “General Domatja”. E diel, 23 prill Sot është dita më e dëshpëruar në burg. Kur u ngritëm në mëngjes ishin ekzekutuar katër të burgosur: Asim Mero, Reiz Selimi, Laze Selimi dhe Reshat Veiseli. Tmerr i madh! Donim të mësonim më shumë rreth vrasjes së tyre, por s’kishim nga ta merrnim vesh. Koha e drekës afroi, por akoma s’mund të mësonim gjë. Në këtë kohë dëgjohen dhe aeroplanë. Një tjetër tmerr. Pas zhurmës, dëgjohet dhe bombardimi. Po duket që s’ishin për ne. Pasdite morëm vesh ngjarjen e tmerrshme. Të katër fatzestë ishin vrarë nga ballisti A. M., për t’u hakmarrur për vëllanë ballist, që ishte ekzekutuar me vendim të gjyqit partizan. General “Domatja” na jep kurajë, duke na thënë: “ Mos kini frikë ju! Jam unë këtu! Rrini rehat!” – dhe, duke ecur, përpjek këmbët me fodullëk, sikur ai të urdhëronte për çdo gjë. E mërkurë, 26 prill Jashtë sallës dëgjohet një zhurmë. Ç‘është vallë? Na dëgjon roja dhe na thotë: “ Mos kini frikë. S’ka gjë. Kanë sjellë njëzetë e tre vetë nga Derviciani!” Ne na shtohet dhe një shoqe. Këdo që do të të takoje të tregonte ngjarje ngjethëse. - Ç’të të them, - më thotë një i porsaliruar nga burgu: -
215
AZIS HOXHA
Mund të shkruhen volume të tëra me ato, që kemi hequr këtu”. - Atë do t’ua lënë shkrimtarëve të ardhshëm, të cilët do të dalin nga Gjirokastra, por ne na duhen ata, që kanë terrorizuar e masakruar popullin, se kanë borxh për të paguar! - Që nga i pari dhe gjer tek ai i fundit, të gjithë qena janë treguar, pavarësisht se ndonjeri për oportunitet, për miqësi, apo për të shpëtuar lëkurën, ka bërë dhe ndonjë të mirë. Që kur vunë këmbët në qytet gjermanët e ballistët filluan të punonin për të larguar popullin nga lufta. Po me ta s’shkonte njeri. Trakte dhe komunikata gjendeshin mëngjeseve rrugëve; ilegalë hyjnë dhe dalin vazhdimisht në qytet, mbajnë popullin gjallë dhe gjermanët s’kanë kapur asnjë; gjermanët dhe ballistët filluan nga kërcënimet. Po edhe me kërcënimet s’kryenin asgjë. Nga mesi i marsit filluan arrestimet. Përpara merrnin njerëz nga të lëvizjes, gra e burra dhe pastaj arrestonin në radhë! - Po ju pyetnin, ju kërcënonin, ç’ju kërkonin, kur ju arrestonin? - Po kjo ishte më e bukura! Hynte ndonjë ballist, në dhomën, ku na kishin mbyllur. Po të njihte ndonjë nga ne, e nxirrte para shokëve dhe nuk shihte ku i binte. Kur vinte ndonjë tjetër, që s’njihte njeri, merrte kë i delte përpara, e pyeste për emrin e pastaj i thoshte: “Ti je komunist. Ti merresh me partizanët! Dhe i hynte me kamzhik sa e shtrinte për tokë . Kjo ishte e përditshme! Sa herë hapej dera dhe, kjo hapej dy tri herë ditën, do të rrihej ndonjë. Një ditë na nxorën në korridor dhe na vunë në rresht. Te dera rrinin Ajdini, Seiti, Merqezi dhe nja dy - tre ballistë të tjerë nga Libohova. Kishin dhe një djalë të vogël me vete. Kur panë ballistët me kamzhik në duar e menduam se ç’na priste. Pastaj Merqezi kërren djalin e vet përpara nesh dhe i thotë: “ Cilin të marrim nga këta?” Djali i vuri gishtin njërit nga Palortoja e i hyn Merqezi atij me kamzhik. Ku të dhemb dhe ku të ther! Pastaj, pas radhës. Rrahën sa u lodhën... Ja këto ishin pyetjet që na bënin ballistët. - Sa na mbajtën në gjimnaz, - vazhdon bashkëfolësi, -
216
Gjirokastra në epope...
s’mbetmë një ditë pa ngrënë dru, por të rrahur fshatçe. - Ishit shumë vetë? -Në gjimnaz s’merrej vesh sa ishim, se sillnin përditë, por edhe lironin me miqësi, me të njoohur e me rrushfete, por kur na shpunë në kala, ditët e para, u bënë rreth gjashtëmbëdhjetë – shtatëmbëdhjetë burra. - Në kala besoj se shpëtuat nga druri? - Ne shpëtuam dhe ata, që arrestonin ballistët, nuk i rrihnin, i sillnin drejt e në kala, por ata që arrestonte Idriz Jazua në xhandarmëri rriheshin për vdekje. Se s’merrej vesh kush arrestonte. Në njërën anë ballistët, në anën tjetër gjermanët dhe Idriz Jazua! Kush të arrestonte më shumë! Po në kala na kërkonin të tjera. Na vjen një Bari Samunda nga Berati. Thoshnin se kishte dezertuar nga forcat partizane. E hiqte veten si “komunist”; na afrohej shumë e kërkonte me fjalë të bukura të na mbushte mendjen se duhej një forcë e tretë që të bënte “bashkimin e popullit”. Ky përpiloi dhe një dekaratë dhe kërkonte ta firmosnim! Kish nga ne, që mendonin se deklarata duhej të firmosej e kur të dilnim nga burgu, të hidheshim të gjithë në ilegalitet. Po shumica i kundërshtoi këto zëra të pakta dhe, me gjithë insistimin e ballistëve, deklarata nuk u firmos. - Po ata të katër, që u vranë, si i latë t’ua merrrte nga duart Ajdin Matua? - Në fillim s’menduam se do t’i vritnin. Pastaj Asimin dhe Reizin i zunë jashtë sallës. Kur hynë në derë, gjenë aty Lazen dhe e hoqën bran. Atëherë ne kuptuam qëllimin e tyre se bërtiti dhe Reizi me Asimë jashtë sallës që të mbyllnim derën. Ballistët u munduan shumë që të shqyenin derën, por ne kishim vënë pas derës dyshekët, u grumbulluam dhe vetë atje dhe s’lejuam të hynin brenda e të merrnin të tjerë, pa do të kishin vrarë shumë atë natë. Hyn në bisedën tonë dhe një pionier, i cili po dëgjonte bisedën. - Kam ngrënë unë shkelma nga ballistët, që akoma më
217
AZIS HOXHA
dhëmbin mishërat! - Po ty s’të kanë burgosur? - Po unë i hëngra shkelmat, pa rënë në burg. Vija t’u shpija bukë vëllezërve, të cilët shitnin duhan përpara dyqanit të xha Sakos. Në këtë kohë filloi të binte shi. U them vëllezërve t’i mblidhnin plaçkat, se do të lageshin e s’kish mbetur njeri në Pazar. Dy ballistë shikonin aty. Njëri prej tyre, duke u ngërdheshur thërret: “S’jemi nga ata burra ne që të trëmbemi nga shiu! - dhe më jep një shkelm, sa rrokullisem në fund të kalldrëmit. Mbeta në vend. Vjen tjetri nga pas, më kap nga zverku dhe të dy më vënë përpara. Unë ecja përpara dhe ata më binin nga pas me shkelma. Kur duallëm nga pazari, fillova të ecja me vrap, të shpëtoja nga shkelmat. Pastaj më vjen një prak nga pas kokës, sa rashë në shesh. M’u veshën sytë e s’ngrihesha dot nga vendi. Duke qenë shtrirë, më bien përsëri me shkelma e, kur panë që unë s’luajta nga vendi, më kapin nga sqetullat e më shpien zvarrë në gjimnaz. Gjaku më rridhte si krua nga koka. Te dera e gjimnazit rrinin ca ballistë çamër. Kur më panë ashtu të mbytur në gjak, u thonë atyre: “Mor, ku e shpini këtë foshnjë? Me këtë merreni? Lereni të shkojë në shtëpi!” - Është nga familje partizanësh ky, - ia kthejnë ata. U hëngrën me shoqishoqin me llafe, por, më në fund, unë shpëtova me aq. - Ashtu janë bërë më të vërtet të tërbuar, s’dinë se ç’bëjnë, - shton bashkëbiseduesi. * * * Rreth orës 10.30’ vjen në bazën, ku isha strehuar, shoku, që kisha thirrur. Ishte mësues. Në kohën e fashizmit italian merrte pjesë në një grup edukativ. Edhe ai ishte burgosur. Një ditë, kur ishte duke kullotur dhitë në Këcullë, i gjejnë fashistët një komunikatë dhe e arrestojnë. Shoku më tregon për moralin e armikut. “Gjermanët e kanë kuptuar se po e humbasin luftën. Ka
218
Gjirokastra në epope...
prej atyre, të cilët nuk e fshehin këtë. Duket e kanë humbur pusullën. Tani dhe rrugëve nuk dalin shpesh. Po këtu nuk janë thjesht gjermanët. Ka austriakë, polakë, armenë, nga të gjitha racat. Ushqimi u vjen nga Janina. Në radhët e reaksionit s’dihet e s’merret vesh se çfarë bëhet. Idriz Jazua me xhandarët janë qeveria e vendit. Ballistët janë qeveri më vete, por edhe çdo komandant ballist është kokë më vete. Nuri Minua me çamër është tjetër qeveri. Secili nga këta komandantë përpiqet të duket më autoritar se tjetri. Njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit! Kur është puna për të rrjepur popullin, fillojnë grindjet midis tyre: njëri burgos ndonjë për t’i marrë para, tjetri e liron për të mos i shpëtuar “gjahu”. E këto kohët e fundit, kur kanë marrë vesh fundin e tyre, ndodh edhe diçka tjetër: Disa grabitin, sa të mundin, për të bërë ca para, të tjerët mundohen të bëjnë ndonjë të mirë në popull për të siguruar një kapital politik në të ardhmen, kur populli do të ketë fuqinë në dorë. Po të bisedosh me ndonjë ballist, - vazhdon të tregojë shoku, nuk flet më tani as për pathyeshmërinë e ushtrisë gjermane, as për fitoren e tyre. Ata i mban tani vetëm një shpresë: pas humbjes së luftës nga gjermanët, të ndërhyjnë anglezët e të përkrahin nacionalistët. Le që tani kanë filluar të vrasin dhe shoqishoqin... Xhafer Benen, ish kuestorin e policisë, e nxorën natën nga shtëpia dhe e vranë në mes të rrugës. Dhe nuk u mor vesh se kush e vrau! As edhe pse e vranë! Novruz Bellua, sa s’u vra në kafenë me Ajdin Maton, sepse Novruzi liroi nga burgu Xhevat Avdallë e ca të tjerë, që i kishte arrestuar Ajdini. Nga këto ndodhin përditë këtu. S’merret vesh se çfarë bëhet me këta. Por populli rron vetëm në shpresën e çlirimit të afërm. Ka frikë burri të dalë në pazar. Del nga shtëpia vetëm për ndonjë hall të madh dhe s’di në do të kthehet. Kështu kanë vrarë në rrugë Shaqir Gjebrenë, Avdul Karagjozin, një plak nga Manalati. Pa lere ata, që vranë në burg, mbase e keni marrë vesh... S’guxon njeri të lërë derë e portë hapur! Nata është vdekje! Ballistët bredhin sokakëve
219
AZIS HOXHA
të qytetit për të hyrë në ndonjë shtëpi e të zhvatin ç’të mundin! Le që vdiqën njerëzit nga të pangrënat. Shumë janë shpërngulur në Fier , në Lushnjë, Tiranë dhe gjetkë! Vetëm në Gjirokastër të mos rrinë, - thonë njerëzit,- të paktën poshtë Myzeqesë nuk do të vdesim nga pabuka!” Shoku u tregua i gatshëm të lajmëronte kolegët e vet, të cilët kishin mbetur pa u hedhur në ilegalitet, apo që s’ishin larguar nga Gjirokastra, të dëgjonin thirrjen e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, e cila ftonte të gjitha arsimtarët e Qarkut të merrnin pjesë në Konferencën e Arsimtarëve, që do të zhvillohej në zonat e lira. Dita e pestë, 24 gusht 1944 “I takova, pothuajse të gjithë mësuesit, - më thotë shoku, por asnjeri s’guxon të marrë pjesë në një mbledhje ilegale. S’të vjen njeri. Njerëzit këtu s’guxojnë të dalin në pazar e jo të marrin pjesë në një mbledhje ilegale”. Kur u pa që s’mund të bëhej një mbledhje me arsimtarët e qytetit, i jepet shokut thirrja e Këshillit Antifashist që t’ua lexonte shokëve një nga një. Të nesërmen përsëri përgjigje negative. Dita e gjashtë, 25 gusht 1944 Ishte vështirë të hyje ilegalisht në qytet, por ishte dhe më e zorshme të dilje. Natën ishte e pamundur të kaloje, jo vetëm që kishte shtetrrethim, por, edhe sepse në çdo lagje, ishin vendosur familje ballistësh, të ardhur nga fshatrat të ndihmonin rojat dhe patrullat e Ballit dhe, sipas të thënave, tregoheshin shumë vigjilentë me lëvizjet e popullit. Vendi më i përshtashëm, për të kaluar përtej, ishte shtegu i përroit të “Shanaje”, sepse udha ishte më e shkurtër dhe vendi mund të kontrollohej më mirë, përpara se të kalohej... Informohem se në orë të caktuar rojet shkonin për të ngrënë në një haur aty afër. Pas tri ditë vrojtimesh thërras në shtëpi një mikun tim
220
Gjirokastra në epope...
familjar dhe shok të fëminisë. Kishte qenë polic i Ballit, nja dy muaj, por nuk dyshoja te besnikëria e tij. Ai pranoi të më shoqërojë deri te përroi i Shanaje. Kisha dëgjuar se kishte qenë dëshmitar i asaj ngjarjeje të llahtarshme në Manalat, prandaj i kërkova ta tregonte, ashtu si e kishte parë. - Si ndodhi ajo thua ti? Si gjithë punët e këtyre. Gjermanët dhe ballistët do ta kishin paguar mirë atë ditë, por, ç’e do, u erdhi ndihmë nga Greqia gjermaneve dhe shumë e shpëtuan lëkurën, se kërmë do të qe bërë vendi! Bëri punë të madhe atëherë Brigata e tetë, sidomos andej nga Manalati. Ballistët i zuri në befasi dhe u lanë shumë b... që në dyfekun e parë. Po sikur t’i kishte zgjedhur plumbi gjithë maskarenjtë?!.. Po kur u largua brigata, ç’i mbaje ballistët! U vërsulën si të tërbuar shtëpi më shtëpi e ku gjenin meshkuj i vinin përpara e i grumbullonin te “Pllakë e Furrës”. Kishin vrarë: Velo Fulen, Asim Bllacën, Malo Zhikën dhe Selaudin Zurbon. Po ballistët nuk u kënaqën me kaq. Vunë përpara Remzi Karallinë, po ky u iku nëpër duar. Gjashtëmbëdhjetë herë e qëlluan nga pas, por kaloi mur më mur e portë më portë e asnjë plumb s’e zuri! Unë s’dija gjë, por më vjen në shtëpi motra dhe më thotë se kishin marrë për të më vrarë vëllain dhe kunatin. Nisem me një frymë. Më bëhen pas dhe dy të tjerë. Te furra e Manalatit shohim tre ballistë, që hiqnin zvarrë Murat Finon dhe plaka e kishte mbërthyer Muratin nga palltua, ulërinte e sokëllinte dhe nuk e lëshonte. Ua heqim nga dora kriminelëve, e nisëm atë në shtëpi dhe drejtohemi në “Pllakën e Furrës”. Shtatë - tetë ballistë kishin vënë në mes nja dhjetë veta dhe prisnin shokët të sillnin të tjerë e pastaj t’i ekzekutonin. Në Manalat kishte krisur ulërima derë më derë. Të ngjethej mishtë! Ne të tre zumë një mur aty afër dhe u bërtitëm ballistëve t’i lëshonin, se do të shtinim mbi ta. Bënë plot llafe dhe do të ishim vrarë me ta, po të mos i kishin liruar. E të nesërmen në mëngjes shkoj te Ismail Golemi dhe i them: “Urdhëro dyfekun, se ky s’është për mua. Unë nuk vras
221
AZIS HOXHA
vëllezërit e mi. Ju na thatë atëherë të visheshim policë, të mbanim qetësinë e qytetit e të mos ndodhnin gjëra të papëlqyera. Dhe na gënjyet si pula në kokrra. Këtu vriten njerëzit e pafajshëm dhe ju i lini kriminelët të bredhin pazarit. Ç‘qetësi të mbaj unë?! S’është për mua ky dyfek! Prandaj mbetçë me shëndet!” U mundua Ismail Golemi të më bindte me të mirë dhe me të keq, por unë ia preva shkurt: “Ç’kini për të bërë, bëheni që tani, unë polic nuk rri!” - Po si u veshe ti polic! Ç‘të lidhte ty me Ballin, me Ismail Golemin e Idriz Jazon me shokë? - Vate ajo tani, u bë dhe mos ma kujto më, por unë për të mirë mendova. - Po eja tani në zonat e lira. Më mirë vonë se kurrë! - Tani të vij unë? Si kofini pas të vjelave? Kur s’dola partizan, kur qe për të dalë, tani të dal? Vate ajo tani, ç’qe për t’u bërë, u bë! Ne tani mbemë, si dhi të zgjebosura. Nuk bindej shoku i vegjëlisë, të hidhej në ilegalitet edhe pse kishte akoma kohë të luftonte fashizmin dhe reaksionin. - Të më thonë mua shokët “Polici i Ballit”. Kur s’mbajta vesh shokët, kur qe për të mbajtur, ani s’kini ç’të bëni ju! S’ma lani dot turpin. Vajti ajo punë, u bë tani… - Mos ki frikë, mos u trëmb! Veç të mirave, s’kam bërë gjë në ata dy muaj, që u vesha polic, por kam turp! Më duket sikur kam vënë një paça në kokë dhe të gjithë më shikojnë mua! - Po shokët e tu ç’thonë? - Ç‘shokë, mo? Pesë të krimbur kanë mbetur! Edhe ata gati janë. Thonë se do ta prishin fare policinë. Le që tani këta u prishën me rrënjë dhe bina! - Megjithatë dhe këtu ti mund të bësh një punë të mirë për Frontin. Bisedo me shokët që ke patur, të largohen sa më parë nga radhët e policisë, se ata duhet të dinë një gjë: sa më shumë t’u shërbejnë gjermanëve e ballistëve, aq më tepër do të kenë përgjegjësi para popullit, nesër, kur të çlirohet vendi. Sa mirë
222
Gjirokastra në epope...
e bënë ata, që kishte mobilizuar balli në rini, që u hodhën të gjithë në rreshtat partizane! - Ata na vafshim shëndoshë, se e bënë, kur qe për të bërë, po ne tani, s’kemi ku vemi, mbemë me turp. Vate puna jonë, u duk tani. Në qafë na paçin ata, që na gënjyen! Do të ruanin mallin e gjënë e popullit nga kusarët! U bëmë ne të mendonim për popullin! Do të ruanin mallin dhe gjërin e tregtarëve e të agallarëve. Tani që na erdhën mendtë, i hëngërçin qentë! Po vate ajo, tani u bë! Na doli nusja mashkull! - Mirë pra ta them unë, ashtu si thua ti: “Ç‘qe për t’u bërë, u bë!” Por tani të shpëtojmë atë, që mund të shpëtohet. Nëqoftëse nuk hidhen në zona të lira, të paktën mos i shërbejnë më armikut, të bëjnë dhe ata atë punë, që bëre dhe ti. Të largohen nga rreshtat tradhtare. - Atë në dorë e kanë dhe unë do të bëj punën time dhe nuk besoj të mos më mbanë vesh. Ata gati janë. - U thuaj se kam biseduar me njerëz të Frontit e sa më shpejt të largohen, aq më mirë do të jetë për ta, se po u kapën në rreshta tradhtare, mund ta paguajnë dhe më shtrenjtë. - Do t’ua them këtë, se është me të vërtetë, po s’e bënë, në qafë paçin veten dhe fëmijët. Partia po na del nga borxhi shumë. Edhe traktet që hedh Partia këtu, ashtu thonë. * * * Sapo filloi të errej, dalim nga shtëpia. Përgjojmë nja dhjetë minuta atje, ku ishte vendi i rojave të Ballit. Po s’shihej gjë. Kaptoj urën, ngjitem lart përroit dhe futem në një shpellë dhe pres sa të erret mirë. Kur ballistët ruajnë ditën, partizanët u kalojnë natën; kur ruajnë natën, partizanët u kalojnë në mes të ditës dhe, kur bëjnë roje në një vend natë e ditë, kalojnë mespërmes tyre. Ata kanë vetëm sytë e tyre, partizanët kanë të të gjithë popllit! Pa kaluar nja njëqind metra në pllajën e Paloridhës, prozhektori gjerman nga “Bregu i Teqesë” e bëri vendin ditë. Pas pak krisi mitrolozi gjerman, sikur bëhej luftë. Po dhe
223
AZIS HOXHA
përrenjtë, edhe shpellat e guvat e qytetit tonë i shërbejnë luftës. Gjermanët dhe ballistët shpesh herë, natën qëllonin pa asnjë shkak dhe këtë populli e shpjegonte me frikën, që u kishte hyrë atyre nga sulmet e befasishme të partizanëve! Dhe kështu ishte. Gjermanët lëviznin prozhektorët nga të gjitha anët. Qëlluan me mitroloz në drejtim të çdo shpelle e të çdo kaçubeje e pastaj heshtën. Dita e shtatë, 26 gusht 1944 Në fushë, kur po mjekoja këmbën me raki e me pluhur duhani, vjen Tolo Gjini me një kalë për dore. Xha Tolua ishte i muhabetit e fliste, sikur njiheshim prej kohësh. Sigurisht ai kishte njohur shumë partizanë dhe unë isha shok i tyre. Kur po bisedonim me xha Tolon më thotë: “E kemi rrugën bashkë. Do të vij dhe unë, gjer në Çajup, se ashtu e kam punën. - Mos u mundoni ju, xha Tolo, sidoqë të jetë, unë arrij sonte, ku kam punën. Këmbën nuk e kam dhe aq keq. Do ta shkel këpucën dhe nuk do të më vrasë më. - Hipja kalit ti, atë bën, atë punë e di unë. E pashë se ishte e kotë të insistoja, prandaj vendosa të niseshim, duke menduar t’ia shpërbleja mundimin. Nisemi. Rrugës, nga biseda, u binda se xha Tolua s’kishte asnjë punë në Çajup, por këtë s’ma tha asnjëherë hapët. Në kohën e drekës arrijnë në ujët e Bratit. Pimë nga një ujë, drodhëm nga një cigare dhe filluam të hanim drekën. Nxjerr nga trasta ato ushqimet e pakta, që kisha marrë me vete dhe ia vë përpara xha Tolos. Po xha Tolua s’mund të mbetej prapa. Nxori dhe ai nga trasta pak bukë misri, aq sa mund të hante një fëmijë mëngjesin, një kokërr hudhër dhe ma vuri përpara. - Bujrum dhe me krundet e mia! Po hurdhrat i kam nga të kopshtit, janë të ëmbla. - Këtu je në shtëpinë time, xha Tolo, prandaj do të hamë nga buka ime. - Me këtë, që kam unë, nuk ngopen as dy zogj, jo një burrë,
224
Gjirokastra në epope...
po ç’t’i bësh. Na e bëri lufta këtë! - Na i bënë fashistët dhe ballistët këto, xha Tolo! - Ashtu është, mor djalë, ashtu! Po na kanë katandisur keq këta. Unë me hyzmeqarllëk kam rrojtur gjithë jetën, por s’kam vuajtur kështu. S’ka më keq se, kur të kërkon fëmija bukë e s’ke ç’t’i japësh. Të mos kesh në shtëpi zjarr dhe dritë e të bredhësh në mëhallë për një dorë kripë, kjo s’molloiset! - Do të kalojnë dhe këto, xha Tole, do të kalojnë dhe ditë të mira do të kemi këtej e tutje. - Ashtu është, mor djalë, ashtu! Mbase do të shohim edhe ne një herë Shqipërinë të lirë e të rrojmë pesë ditë rehat. - Zotrote je akoma i fortë e do të arrish ta shohësh shumë të mirë, por dridhe një herë nga kutia ime!
Pamje nga Brati pas disa dekadash Unë marr kutinë e duhanit të xha Toles, bëj cigaren, dhe, duke u ruajtur të mos më shihte ai, i vë një njëzetë e pesëlekshe brenda. Po xha Tolja e vuri re, me lezet ma merr kutinë, e hap dhe më thotë: “ Dëgjo, more bir. Unë keq për bukën e gojës jam, por nuk të prura këtu, të më shpërblesh! Ju kini vënë kokën në torvë dhe unë t’ju marr para? Punë që s’bëhet kjo! Merre këtë, - dhe më jep 25 lekshen, - e mos e zgjat muhabetin”.
225
AZIS HOXHA
Ishte e kotë të insistoja. E falënderova dhe u ndamë, sikur të ishim shokë të vjetër. - Mirupafshim në Shqipërinë e lirë, xha Tolo! - Amin, mor bir! Të na ktheheni me shëndet! I ra një shufër kalit dhe u zhduk në grykën e taborrit të Çajupit. Në fund të ditarit shkruhet: “ V. F L. P, Gjirokastër, 23 gusht 1944 Më datën 25 gusht kishin filluar të grumbulloheshin në Zagori mësues nga Konispoli e bregdeti, nga Kurveleshi e Tepelena për të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Arsimit. Takoheshim me shokë të vjetër, me ata, që kujtonin edhe bankat e shkollës, njiheshim me të rinjtë, shoqëroheshim e bisedonim me ta, sikur të ishim njohur prej kohësh. Tani nuk na bashkonte vetëm profesioni, por edhe lufta. Më 27 gusht, në mëngjes herët u nisëm nga Përmeti për në Lipë. Ky katund i vogël paskish patur një pallat të madh, i cili i kishte të pakët shokët edhe në Gjirokastër. Këtu do të zhvillonte punimet Konferenca e Dytë e Arsimit. Entuziazmi ishte në kulm. 140 mësues mblidheshin në këtë fshat 3 muaj pas Kongresit të Përmetit, kur Divizioni I i Ushtrisë Nacionalçlirimtare kishte kaluar Shkumbinin dhe kishte çliruar zona të gjera të Shqipërisë së mesme dhe po sulmonte për të çliruar Malësitë e Veriut; kur Ushtria e Kuqe u ishte afruar kufijve të Jugosllavisë. Ishte koha, kur po dukeshin rrezet e para të lirisë. Sipas rezolucionit Konferenca kishte për qëllim riorganizmin e shkollave elementare, themelimin e shkollës popullore, mobilizimin e arsimtarëve të tjerë për të çelur shkolla të tjera, ndriçimin e arsimtarëve mbi organizimin politik e ushtarak të Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe, përgjithësisht, për të shkëmbyer mendimet njëri me tjetrin, për të sqaruar çdo gjë, që, për disa, mund të ishte e errët dhe
226
Gjirokastra në epope...
për ta bërë më të ngushtë vëllazërimin midis popullit shqiptar dhe minoritar dhe, më në fund, për të zgjedhur Këshillin Antifashist të Arsimtarëve të Qarkut të Gjirokastrës. Konferenca vazhdoi punimet pesë ditë. Brenda sallës, diskutime dhe sqarime, pyetje e propozime, jashtë këngë revolucionare, madje, nga të gjitha krahinat, shfaqje nga më të bukurat, të përgatitura nga ana e grupit teatral të arsimtarëve të Gjirokastrës dhe Përmetit. Lajmet e “Radio Ferra”, e cila në orët e lira shpërndante emisionet disa herë në ditë, ishin orët më gazmore në Lipë... Me anë të radios dhe me skicat goditeshin të metat, në punë dhe në mendimet jo revolucionare të ndonjë arsimtari. Me sa shije dhe aq mirë përgatiteshin ata njerëz me përvojën e tyre te kjo gazetë humoristike. Shumë pjesëmarrësve u ka mbetur në kujtesë një skicë e lezetshme, e cila godiste arsimtarët e pavendosur për luftën. Ishte vizatuar dera e shtëpisë, ku zhvillonte punimet konferenca. Në prag të derës një arsimtar, që kishte vënë gishtin në kokë, paraqitet sikur mendonte: “Të hyj, apo të mos hyj brenda!” Goditeshin arsimtarët, të cilët ishin lidhur shumë me familjen në ato kohë lufte e zjarri, apo ndonjë, i cili merrej me studimin e filozofëve të Greqisë së Vjetër. Nga ditët më të bukura të Luftës kaluan ato pesë ditë në Lipë. Arsimtarët, të cilët morën pjesë në këtë konferencë, ishin nga ata, që punonin, apo banonin në zonat e lira, por, megjithatë, kishte dhe nga ata, që nuk e kishin të qartë rrugën e demokracisë popullore. Pjesëmarrësve u kujtohet diskutimi i mësuesi muzinjot: “Ne do të kemi demokraci të popullit, domethënë do të bëhet ashtu si do populli. Muzina është fshat shqiptar, por duke qenë në mes të minoritetit, më shumë flitet greqisht, sesa shqip. Dhe populli do që shkolla të hapet në gjuhën greke. Atëherë pse të mos zbatohet vullneti i popullit, gjersa themi se luftojmë për një demokraci?” Ilaritet në sallë.
227
AZIS HOXHA
I pari, që e mori fjalën pas mësuesit muzinjot, Xhevat Kofina, ishte mësues nga Ftera. “Unë s’jam dakort me shokun parafolës. Vërtet ne do të kemi demokraci popullore, por ne jemi në Shqipëri dhe këtu duhet të mësohet vetëm shqipja, pse ne jemi shumica dhe se në demokraci do të bëhet, ashtu si thotë shumica!” Përsëri të qeshura në sallë. Kur mbaroi punimet Konferenca, bisedojmë me mësuesin nga Ftera. Ai na tha: “Dëgjoni, shokë! Na u hapën sytë! Ne paskeshim patur shumë paqartësira. Konferenca ishte për ne një shkollë e madhe! “ “Po edhe mësuesi nga Muzina do të ketë përfituar aq sa dhe më mësuesi nga Ftera, “- thamë.
228
Gjirokastra në epope...
QYTETI NË NJË NUR TË BUKUR Kështu e ka plaga: Kur është e ngrohtë, nuk dhëmb shumë, pastaj fillon të të therë. Komunikatat, të cilat lëshoheshin herë pas herë nga Shtabi i Zonës së Parë, apo Shtabi i Përgjithshëm, edhe pse këto muajt e fundit dilnim më shpesh se zakonisht, nuk arrinin të shuanin etjen e popullit për lajmet për zhvillimin e rrufeshëm të ngjarjeve në Frontet e Luftës Nacionalçlirimtare, që tani ishin shtrirë nga jugu në veri dhe në ato të aleatëve nga Evropa në Azi. Për ditë do të shkonte korrieri në Komandën e Vendit, në Hoshtevë, për të marrë vesh lajme të reja, të cilat merreshin në telefon nga Shtabi i Përgjithshëm, apo nga Shtabi i Zonës së Parë mbi fitoret e ushtrisë sonë apo të aleatëve. Divizioni i Parë Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare po çlironte nga dita në ditë krahina të gjëra në Shqipërinë e Mesme e të Veriut. Ishte formuar Divizioni i Dytë, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Të tjera Brigata dhe batalione formoheshin. Djemtë e popullit, të cilët shihnin në Ushtrinë Partizane Nacionalçlirimtare çlirimtaren e vërtetë, mbushnin radhët e batalioneve, brigatave e divizioneve tona... Gjermanët ishin futur në strofkat e tyre, nëpër qytetet e rrethuara, duke pritur goditjet e Ushtrisë çlirimtare.
229
AZIS HOXHA
Balli Kombëtar po shpartallohej edhe si organizatë. Krerët nëpër qytete, po largoheshin për Tiranë njëri pas tjetrit, duke shpresuar me të pashpresat. Të tjerët, që mbeteshin nëpër qytetet e okupuara, kërkonin t’i bënin popullit ndonjë të mirë, për të lehtësuar fajet e tyre… Ballistë të thjeshtë e xhandarë hidheshin në zona të lira njëri pas tjetrit për të kontribuar edhe këta në çlirimin e vendit. Ushtria gjermane në Frontin e Lindjes e të Perëndimit kishte marrë vrapin për në strofkullën e vet. Rumania, Bullgaria, jo vetëm që ishin çliruar, por popull e ushtri ia kthyen armët Hitlerit. Ushtria e Kuqe ishte në portat e Jugosllavisë. Lajmet e reja ishin ushqim i përditshëm për partizanët, për gjithë popullin. E këto përhapeshin në gjitha anët, si me shpejtësinë e valëve. Gëzim dhe hare në këto anë, ashtu si në të gjithë vendin! Po afrohej dita e çlirimit. Po afronte dita, kur do të mernin fund një herë e përgjithmonë vuajtjet dhe mjerimet e popullit tonë! Çdo ditë, që kalonte, afronte fitoren. Ishin ditët më të gëzuara të jetës partizane. Po të tjera ditë më të lumtura po afrohehsin. Natën e 18 shtatorit 1944, ora 19.00 nga ana e spitalit u dëgjuan të shtënat e tre – katër breshërive të automatikut dhe, pas pak, melodia e një kënge revolucionare. Të gjithë dolën nga shtëpitë me nxitim për të marrë vesh lajmin e gëzuar, se alarmet ishin mbaruar. Tani, ato bëheshin nëpër qytet nga gjermanët dhe ballistët, kur këta ndjenin rrezikun e darës së çelniktë partizane, e cila u shtrëngohej çdo
230
Gjirokastra në epope...
ditë dhe më shumë. Një plak, në lagjen e sipërme, jep lajmin e gëzueshëm: “Gjirokastra u çlirua!” U përqafuan me xha Simon dhe morëm rrugën e Spitalit, sikur t’i ndiqte njeri nga pas. E atje s’u mor vesh se ishin në një mbrëmje dëfrimi, apo në mes të trimave që u rridhnin gjak nga plagët e luftës! Fitorja u kishte hequr dhimbjet më shpejt se mjeku! S’mbeti burrë, grua, fëmijë pa dalë nga shtëpia! Këngë dhe valle në fshat, gjithë natën! S’ishte parë festë më e madhe. Dhe gazi dhe hareja vazhdoi...
Të nesërmen disa shokë u lajmëruan nga Shtabi i Zonës së Parë të niseshin me njëherë në Gjirokastër. Detyra të reja i prisnin tani shokët. Ishte udhëtimi më i bukur i jetës partizane. Nga Qafa e Çajupit duket Gjirokastra si në pëllëmbë të dorës. Gjirokastra e halleve të mëdha! Sa rrebeshe dhe sa tufane u përplasën mbi të. Po Gjirokastra e trimave qëndroi, jetoi, se çdo shtëpi u bë kala, se çdo zemër u bë top! Tani dukej, sikur shkëlqenin dërrasat e çative e fasadat e shtëpive, lyer me gëlqere, si për të treguar gëzimin, lumturinë e njerëzve, që banonin brenda.
231
AZIS HOXHA
S’ngopej njeriu me këtë pamje të vendeve të lira. Ja dhe Erindi në festë! Nuk sheh më njerëz të zymtë e si të egërsuar, ashtu si dukeshin gjatë luftës! Një nur i bukur u kishte rënë banorëve të kësaj ane. Fytyrat e qeshura dhe të gëzuara të njerëzve, që shihje udhëve, arave, fushave, mbulonin gërmadhat, që kishte lënë lufta. I gëzoheshin njerëzit fitores! U gëzoheshin njerëzit arave, bagëtisë, sepse tani çdo gjë ishte e tyrja. Me këdo që takoheshe, do të jepte lajme nga Gjirokastra. Të gjithë kishin shkuar për të parë Gjirokastrën e tyre të çliruar. E këto lajme e shtonin më tepër mallin për qytetin. Të dukej vetja si i huaj në qytetin tënd, kur shkon rrugës, ashtu si një herë e një kohë, me rrobat e qytetit; herë – herë të duket, sikur nuk di të ecësh në rrugët e shtruara me kalldrëm. Të shikosh këto shtëpi, që u bënë strehë të gjëra për luftëtarët e lirisë e mbrojtëse të sigurta për materialet e luftës, në ato kthina, labirinthe, kubera, katoqe, musandra, dollape dhe mure të gjëra, ku hapeshin vrimat edhe për mbrojtjen e ilegalëve, mendon sikur të ishin ndërtuar nga të parët tanë edhe për t’u shërbyer luftrave, që do të bënin brezat e ardhshëm, për të mbajtur të gjallë traditat patriotike të rezistencës kundër pushtuesve... Sikur të kishin gojë dhe të flisnin këto udhë e këto shtëpi, për ato, të cilat kanë parë dhe dëgjuar, për gjashtë vjet rresht,
232
Gjirokastra në epope...
poetët dhe shkrimtarët e Shqipërisë së re do të frymëzoheshin dhe do të ngrinin për të qindra e mijëra monumente të pavdekshme! Ndryshe dukeshin tani këto udhë dhe këto shtëpi nga hapën krahët dhe fluturuan në malet e Kurveleshit, të Lunxhërisë dhe të Zagorisë e të gjithë Shqipërisë rreth tetëqind shqiponja partizane!... Madhështisë së tyre, sikur u shtohej tani krenaria për gjakun, të cilin derdhën në themelet e Shqipërisë së re tetëdhjetë djem dhe vajza, që dolën nga këto shtëpi e s’u kthyem më, për të lënë pas lavdinë e përjetëshme!
* * * Në zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit, i vendosur në zyrat e ish Bashkisë, do të takoje shokët e Komitetit Qëndror të Partisë dhe shokët që ishin zgjedhur në Komitet. Gëzimi në këto takime, ishte gëzimi, që i takonte luftëtarëve pas fitores me armikun. Puna që paraqitej tani nuk ishte si ajo e kohës së luftës, ku punët kryeheshin me një çantë në krahë. Tani do të rrije ditë e natë mbi tavolinë për të përballuar punët e pasluftës. Shokët
233
AZIS HOXHA
dinin vetëm të punonin. Ata kishin Partinë dhe entuziazmin e luftës, që i ushqente për të kapërcyer çdo vështirësi edhe pse u mungonte eksperienca administrative fillestare dhe aftësitë teknike, të cilat kërkonin punët e kohës. Qyteti, në ditët e para të çlirimit, mbante ngjyrën e luftës. Fytyra të thara dhe të mavijosura nga uria dhe nga vuajtjet, do të shihje, ngado, ku do të hidhje sytë. Kur shihje këta njerëz, të dukej sikur ishe futur në mes të një kampi përqëndrimi fashist! Po, kamp përqëndrimi e kishin bërë fashistët dhe tradhtarët Gjirokastrën. Rreth e rrotull qytetit, ku ishin vendosur rojet armike, dukeshin vendet e fortifikuara, nga ku nuk kalonte dot as miza. Në sheshin e Çerçizit, në mes të pazarit e në rrugët kyçe, qëndronin akoma qendrat e zjarrit gjermane të ndërtuara me mure të lartë. Në çdo rrugë të pazarit do të shihje dyqane me dyer me taraba, të shkatërruara. Ishin ato, që gjermanët për të plaçkitur kishin shqyer, apo shkatërruar me mina. Sikur do të të hante ai pazar i shqyer e i çapëlyer! Plehra, balta, gurë e hekurishte hedhur këndej dhe andej në kalldrëmet e pazarit. Të dukej, sikur kaloje në tregun e kafshëve, pasditës së pazarit. Të gjitha dyqanet të mbyllura. Asnjë pastiçeri për t’u ëmbëlsuar partizanët, të cilët e kishin harruar shijen e pastave! Vetëm, tek – tuk, do të gjeje ndonjë kafene apo dyqan, ku mund të pije ndonjë kafe apo raki. Bukë s’kishte! Nuk gjeje të bleje në qytet as pesë kile miell! Shumë shtëpi gdhiheshin dhe ngryseshin pa bukë! Qytetit ishte i izoluar krejtësisht nga pjesa tjetër e atdheut. S’bëhej fjalë për dritën, pse qytetari a fshatari s’kishte ku të blinte asnjë shishe vajguri apo naftë! Vinte fshatari në qytet me ndonjë barrë dru, me ndonjë shportë me rrush a me fiq, apo me ndonjë thes me qepë, por në qytet nuk kishte, ku të blinte një dorë kripë! Batalionet dhe Brigatat partizane ktheheshin në qytet nga frontet e luftës, pushonin dy – tri ditë e niseshin përsëri në të tjera fronte lufte.
234
Gjirokastra në epope...
Këta ishin me qindra! Populli i priste dhe i përcillte bijtë e tij, i lante e ndërronte; e ndante me ta dhe kafshatën e bukës me thekër a me tërshërë, e cila i kishte mbetur. Brigatat vinin dhe shkonin e linin pas robërit e luftës. Edhe këta s’ishin të pakët. E ata mercenarë, që një javë më parë masakronin këtë popull, ata që, kur shkonin rrugëve të qytetit, ndillnin frikë e tmerr, tani të ndërrnin dorën për një krodhë bukë. Se tradita është traditë! “Koka e falur nuk pritet!” Ballistët e dorëzuar, mbi njëqind e ca veta, bridhnin pazarit dhe populli ankohej se s’mund t’i shihte me sy, ashtu të lirë, ata, që, për tre vjet rresht, në bashkëpunim me italianët dhe gjermanët, i kishin vrarë, i kishin burgosur, torturuar dhe plaçkitur. Në trotuaret e dyqaneve të mbylluar, zërat gazmore të fëmijëve u bënin reklama çarturinave e përkëdheleshin me partizanët që u afroheshin për të blerë ndonjë zarf, ndonjë kalem a brisk, se vetëm nga këto do të gjeje në tregun e Gjirokastrës! Po qytetin e shkretuar e zbukuronin partizanët e partizanet, që edhe pse të veshura e të mbathur keq, por plot me gjallëri, të veshur, të gëzuar, entuziastë dhe me krenarinë e të riut e të fitimtarit, kalonin nga njëra rrugë në tjetrën, si divat e legjendave! Ishte pamja e ngadhnjimtarëve! Më tej, si të shushatur, një nga një o dy nga dy, kokëvarur e me sytë përdhe, shkonin rrëzave të trotuarëve ballistët. Po dhe pamja e të mundurve e bën tërheqëse skenën! Gjermanët s’ishin më shumë se 20 km larg, por popllit s’i trëmbej syri e rrugët e pazarit gjëmonin nga këngët revolucionare të të rinjve dhe të rejave e në mbrëmje nëpër pijetore gjëmonte kënga labe.
235
AZIS HOXHA
I këndohej fitores! I këndohej lirisë! U këndohej trimave! Po plagët e luftës ishin të mëdha e sa më shumë ditë kalonin, aq më shumë ndjeheshin! Kështu e ka plaga: Kur është e ngrohtë, nuk dhëmb shumë, pastaj fillon të të therë. Shumë familje ishin në rrezik të vdisnin nga pabuka! E në këtë kohë kaq të vështirë për njerëzit e sakrificave e të vuajtjeve, u ngjall tregu i zi. Tregtarët e pangopur e fshihnin mallin ose ua shisnin me flori matrapazëve, që hynin dhe dilnin në Greqia. Çmimet e mallrave ngriheshin nga dita në ditë. Duhej normalizuar tregu e të ndalohej sa më parë spekullimi. Po shpërdorohej plaçka, të cilën ballistët e arratisur kishin lënë në shtëpitë, ku banonin. Populli kërkonte kafshët, bagëtinë, qilimet e velenxat, tepsitë e kusitë, që u ishin grabitur. Populli shqetësohej për shpërdorimin, që i bëhej pronës së përbashkët nga godinat shtetërore e gjer te pasuria e fermës së Gorancisë. Pa asnjë lekë në dispozicion, pa asnjë automjet, pa asnjë kazëm e lopatë, duhej të ndërtoheshin rrugë e ura të shkatërruara nga armiku, për t’u lidhur sa më parë me qytetet e tjera të atdheut, të cilët po çliroheshin njëri pas tjetrit. Në ditët e para të çlirimit, kur Bahri Lloçko lajmëron në komitet se kishte gjetur një makinë të fshehur, u duk, sikur u gjet gjithçka që duhej, për të zgjidhur problemin e furnizimit të qytetit. Tani qytetit do të kishte dhe një automobil.
236
Gjirokastra në epope...
Por në këto kohë kaq të vështira për furnizimin e popullit e për të rindërtuar rrugët dhe urat më të domosdoshme, u organizua dhe transporti me kafshë. Karvanet niseshin në Myzeqe për bereqet e në Kuçovë për të sjellë naftë. Të tjerë shkonin në bregdet për të marrë vaj ulliri e andej niseshin për në Korçë për ta këmbyer me sheqer. Të tjera kafshë dërgoheshin në Vlorë për të sjellë kripë. Punohej ditë dhe natë. Shumë herë njerëzit largoheshin nga zyrat, vetëm, sepse mbaroheshin qirinjtë, apo nafta e kandilit. Po në asnjë mënyrë nuk mund t’i dilej mbanë asaj pune, sikur të mos kishe afër në zgjidhjen e çdo problemi, ndihmën e pakursyer të popullit, gatishmërinë për të kryer çdo punë që i ngarkohej çdo njërit.
Orë e çast qytetarët hynin dhe dilnin në zyrat e Komitetit që kërkonin të aktivizoheshin, apo të jepnin informata. Preokupacionet e pushtetit ishin preokupacionet e çdo qytetari. Puna e partisë çdo qytetari, i dukej sikur të ishte puna e vet! Megjithatë duhej të ngrihej komada e vendit. U organizua një mbledhje me shokët e Këshillave Nacionalçlirimtare të lagjeve dhe u shtrua nevoja e krijimit të Komandës së Vendit, e cila do të ndihmonte për zbatimin e vendimeve të pushtetit
237
AZIS HOXHA
dhe për mbajtjen e rregullit dhe të qetësisë. U urdhëruan këshillat të bënin mobilizimin e djemve nga njëzetë deri në tridhjetë vjeç. Të nesërmen u përpilua një listë prej 64 vetësh. Prej tyre u hoqën të sëmurët me raport mjekësor, të paaftë dhe në listë mbetën vetëm 43 vetë. Vetëm 43 vetë nga qyteti tetëmijë frymësh, nuk kishin vënë yllin e kuq! Rapsodi popullor i ka kënduar Gjirokastrës qyteti i dëshmorëve. Se vërtet Gjirokastra derdhi shumë gjak për lirinë e fituar. Poeti anonim e ka quajtur Gjirokastrën “Gjirokastra e trimave”, se trimat e kryetrimat dolën në këtë luftë nga qyteti i gurtë, por unë do ta quaja qytet i “gjaktë’’, se yjet e kuq, që vunë në ballë djemtë e vajzat e qytetit të Enverit, ishin aq të shumtë, sa do ta skuqnin e do ta ndrinin “Qytetin e Bardhë”, “Qytetin e gurtë” Gjirokastër 1975 - 1983
238
Gjirokastra në epope...
DIMENSIONET E KUJTESËS Azis Hoxha , njeriu shumëplanësh dhe dimensional në këndvështrimin e të tjerëve ...
Një grup intelektualësh dhe mësuesish Midis tyre: Vangjel Kostaqi, Tomor Tushe,Vaso Konomi, Iliaz Babameto, Anastas Bilushi, Muharrem Gega, Azis Hoxha, Sotir Bita ... Duke shpalosur jetën Nga Përparim Hoxha, i biri 1. Pak hyrësi Babai im , Azisi, lindi në lagjen « Palorto » të qytetit Gjirokastër, në vitin 1913 dhe u nda nga jeta në vitin 1995. Babai i tij e la jetim në moshën 6-vjeçare së bashku me një vëlla, që ishte 16 vjeç. (Babai i Azisit, Ustrefi ka qenë oficer në
239
AZIS HOXHA
Ustrefi, babai i Azisit
Nëna e Azisit , Rashideja
Perandorinë turke. Në vitin 1912, me kërkesën e Ismail Qemalit, u kthye në Shqipëri dhe ushqua për kontribut kombëtar).Vështirësitë e jetës e kalitën atë me vullnet për punë, për t’u arsimuar si dhe me edukimin me ndjenjën e lartë për Iirinë e pavarësinë e vendit edhe me atdhedashuri. U shkollua në qytetin e lindjes, ku kryen arsimin fillor, pastaj sematurën ( siç quhej asokohe shkolla unike), si dhe liceun francez në vitet 1934. Nga vitet 1934 -1936, me kurse të shkurtuara vazhdon studimet në Itali për gjuhën italiane. Në këto vite Azisi merr një kulturë të përgjithshme ; krijon fizionominë e një intelektuali me vizion bashkëkohor dhe me aftësi fiton për t’u inkuadruar e për t’u radhitur në radhët e armatës së arsimtarëve të atyre viteve. Prandaj, në vitin 1936, caktohet mësues në shkollën fillore të Fratarit, në zonën e Mallakastrës, ku qëndron disa vite. Transferohet nga kjo shkollë më datën 30 dhjetor 1939, dhe caktohet përsëri mësues në qytetin e Gjirokastrës, në shkollën me emrin “Drita”, në vitin shkollor 1939 -1940. Pushtimi i vendit nga fashizmi Italian, më 7 prilli i vitit 1939, e gjeti në qytetin e Gjirokastrës, të
240
Gjirokastra në epope...
cilin e priti me urrrejtje dhe, si rrjedhojë, menjëherë ai do bashkohej me grupet e të rinjve e nxënësit e shkollave në qytetin e Gjirokastrës si progresist, duke u aktivizuar si një luftëtar i vendosur për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Qëndron pesë vjet në ilegalitet, duke shfaqur aftësi organizuese e drejtuese në organizimin e njësiteve të para guerile dhe të formacioneve partizane në radhët LANÇ. Mbas katër muaj, pasi ishte themeluar PKSH, më datën 6 mars 1942, me krijimin e Qarkorit të Partisë, zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste në qytetin e Gjirokastrës dhe në Shtabin e LANÇ. U ngarkua me detyra të ndryshme në terren. Ndaj kontributi i tij gjatë kësaj Lufte është mjaft i dukshëm dhe rezultativ. Ai shquhet në organizimin e mobilizimin e popullit në radhët partizane, jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës, por edhe në gjithë fshatrat e këtij Qarku, duke marrë pjesë në drejtimin e organizimin e aksioneve të rëndësishme për hapjen e depove dhe rrëmbimin e armëve e të municioneve; hapjen e depove të fashizmit, duke siguruar dhe organizuar furnizim te vijueshëm me miell të forcave partizane dhe të popullit në terren, me bukë e ushqime; në përgatitjen, daktilografimin e shpërndarjen e trakteve të PKSH në qendra të banuara; grumbullim ushqimesh e veshmbathje nga populli ose zona dhe shpërndarjen e tyre deri në 250 baza të LANÇ, madje edhe në zona të thella, sikundërse ishte Zagoria, Pogoni etj. . Njëkohësisht, ishte dhe një orator i flaktë për demaskimin e bashkëpunëtorëve me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman, sikundër ishte organizata e “Ballit Kombëtar” . Dha ndihmesë në shërimin e partizanëve të plagosur, të cilët dërgoheshin nga betejat, të cilat zhvilloheshin me armikun, për shtrimin e tyre ilegalisht në Spitalin e Gjirokastrës, ku shërbente kirurgu i talentuar, Vasil Laboviti. Këto detyra ai i ka kryer me devotshmëri e përkushtim, në çdo kohë e situatë, pa marrë parasysh edhe sakrificat sublime, duke kryer aksione, sado të ndërlikuar, deri nën hundën e armikut. Ka qenë burgosur, mbi dy herë, në Kalanë e
241
AZIS HOXHA
Gjirokastrës. Këtu provoi kamzhikun, torturat e karabinierëve si dhe lagështirën, erën e rëndë të qelive. Por Azisi nuk u step dhe nuk u tërhoq nga lufta për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ai do ishte pjesëmarrës aktiv në disa ngjarje si në: Mashkullorë, Cepo, Shkallën e Zezë, Zagori, Pogon e kudo, duke u përballur me forcat nazifashiste. Si intelektual ishte një ndër inisiatorët e përgatitjes dhe zhvillimit të Konferencave të Arsimtarëve në viteve e LANÇ, siç qe Konferenca, që u mbajt nga data 3-4 dhjetor të vitit 1943 në Poliçan, dhe ajo e gusht të vitit 1944 në Lipë të Përmetit, me pjesëmarrjen e mbi 50 arsimtarëve të Shqipërisë së Jugut. 2.. Kontributi dhe detyra Më 18 shtator 1944 Gjirokastra çlirohet nga pushtuesit e huaj. Azisi caktohet me detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit Gjirokastër, duke punuar me përkushtim për tre vjet rresht për shërimin nga plagët e luftës të qytetit të lindjes, për të cilin sakrifikoi pesë vjet rresht në mal. Por, pikërisht, kur ai kryente me pasion, ndershmëri dhe preokupacion të lartë detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, persona të caktuar xheloz e keqdashës, organizojnë ndaj tij kurthe me akuza absurde, duke e akuzuar se paska “ndihmuar armiqtë e pushtetit gjatë LANÇ” dhe, si rrjedhojë, e arrestojnë, e dënojnë këtë atdhetar me vizion demokratik, këtë intelektual, i cili jetën e tij e vuri tërësisht në shërbim të Atdheut. Pas 26 muajsh fiton pafajësinë. Lirohet dhe fillon punën si arsimtar. Fillimisht dërgohet mësues në shkollën unike të Libohovës. Në shtator të vitit 1951 e deri në korrik të vitit 1955 emërohet në detyrën e drejtorit të shkollës shtatëvjeçare Sukë. Pastaj emërohet drejtor i shkollës 7-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, deri sa del në pension, në vitin 1969. 3. Profesioni i dashur i mësuesit, shpalosja e vlerave Si drejtor dhe si mësimdhënës, kudo ku shërbeu, Azisi shfaqi aftësitë psikopedagogjike, kompetencën në profesionin
242
Gjirokastra në epope...
fisnik të mësuesit, shëmbëlltyrën dhe modelin e organizatorit, të edukatorit të rrallë në vitet e para të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit e huaj e deri sa doli në pension në vitin. Për babain tim kanë shkruar dhe kanë folur shumë miq, kolegë si dhe nxënësit e tij. Por unë, si djali i tij, do të përshkruaj një anë të fortë të tij : raportin si kryefamiljar, si baba, si bashkëshort, pra në kontekstin si e kemi njohur në familje dhe në marrëdhëniet e tij me të afërmit tanë. E sjell ndërmend, për herë të parë, kur unë isha rreth 3-4 vjeç. Një natë nëna ime më shpuri në dhomë për të fjetur, si zakonisht duke më treguar përralla, por mua nuk po më zinte gjumi. Krismat e armëve si dhe zhurma që bëhej për rreth shtëpisë, ma kishin prishur qetësinë. Atëhere nëna më çoi në dhomën tjetër, te krevati i madh, ku flinin ata. Por përsëri nuk po flija... duke i thënë nënës: “ Thuaj babait të vrasi një herë hajdutët pastaj të fle”. Athere ajo thirri babain, duke i thënë: “ Krise atë të flamosur arme, që të flejë djali !” Arma qëndronte e varur në një ndarëse prej dërrase. Kishte qenë një automatik me skelet metalik (më vonë e mora vesh, kur u rrita se ishte një automatik anglez, që babai e kishte përdorur, kur kishte qenë partizan). Dhe babai nuk ma prishi. Mori automatikun, doli te dritarja dhe e zbrazi në ajër. Atëhere unë u qetësova dhe më zuri gjumi. Babai, pas çlirimit, u ngarkua me detyra të rëndësishme në organet e pushtetit në qytetin e Gjirokastrës, si Kryetar i Komitetit të Qytetit dhe në funksione të rëndësishme Partie në rreth. Kështu që prania e tij në familje ishte e rrallë. Por edhe kur vinte, kthehej në orë të vona, sa për të ngrënë e fjetur. Ndërsa unë më shumë rrija te shtëpia e gjyshes, e cila ishte në gjendje të mirë ekonomike, por edhe nuk kishte fëmijë, ishte vetëm me burrin. Kurse në shtëpinë tonë ishim kallaballëk; jetonim së bashku me xhaxhanë, i cili kishte pesë fëmijë. Në tetor ose, në mos gabohem, në nëntor të vitit 1947, babain e arrestojnë për një problem banal, i cili, më shumë ishte një hakmarrje politike, sesa akuza që qëndronin.
243
AZIS HOXHA
Dënohet me 15 vjet burg dhe vuan dy vjet, përderisa u sqaruan akuzat. Ishin vitet kur organet e sigurimit drejtoheshin nga Koçi Xoxe, me tendencën, ku sigurimi të ishte mbi Partinë. Në vitin 1949 del nga burgu dhe menjëherë emërohet mësues në Libohovë, një vit. Në vitin 1951 emërohet drejtor i shkollës shtatëvjeçare në fshatin Sukë të Përmetit. Shkuam familjarisht në Sukë: babai, nëna, unë, motra ime, Shqipe, si dhe gjyshja (nëna e nënës), Hankua, që ne e thërrisnim “Nana”. Gjyshja nuk kishte djalë, kishte edhe një vajzë tjetër, Shanon, e cila ishte më e madhe se nëna ime dhe qe martuar në Lushnjë. Në Sukë, aty fillova që të njihja babain më shumë, i cili më kishte munguar për gati tre vjet, në atë moshë, kur fëmijët i kanë të domosdoshme përkëdheljet edhe të babait. Por nga ana tjetër, fillova të ndjenja një boshllëk në shpirtin tim. Largohesha nga vendlindja ime e dashur, Gjirokastra, nga vendi, ku kisha lindur dhe isha rritur ; më mungonte shtëpia ime dhe e gjyshes, oborri, ku luaja; mungonin shokët e lagjes, me të cilët luanim në kopshtin e fëmijëve, kushërinjtë (fëmijët e xhaxhait). Prandaj, në këto kushte, këtu fillova të afrohesha më shumë me babanë, me motrën, nënën e gjyshen. Por edhe babai tani po e shfaqte më shumë dashurinë e ngrohtësinë prindërore. Në Sukë, vajtëm disa ditë më parë, se të fillonte shkolla. U vendosëm me banim në një dhomë dhe një korridor. Te godina, që kishte shërbyer si shkolla e parë fillore e fshatit Sukë. Nuk kishim asnjë komshi pranë, prandaj nuk kisha as shokë për të kaluar kohën, por edhe fshati ishte pak larg. Babai më inkurajonte, duke më thënë: « Së shpejti do fillojë shkolla, do të njihesh me shumë shokë të mirë. Pa do shkojmë edhe në fshat, do të lahemi në lumë etj, etj. ». Më fliste për nxënësit e shkollës, që do të vinin nga fshatrat më këmbë, duke më thënë : « Do të lagen nga shiu… Do t’i shikosh sesi ata do sakrifikojnë për të mësuar. Kështu që edhe ti duhet të mësohesh me vështirësitë e fillimit, por edhe nga ata... ». Pra, më përgatiste moralisht për ta parë më realisht jetën, periudhë, e cila më vleu shumë, kur unë dola në punë.
244
Gjirokastra në epope...
Në Sukë, në vitin 1953 Me fillimin e shkollës vërtet unë u ndjeva shumë mirë. Shokët m’u afruan shumë dhe unë, gjithashtu, nuk i shikoja me sy tjetër. I doja dhe i respektoja që të gjithë...Kur i shikoja të lagur, të paveshur mirë, disa edhe pa opinga, zbathur, me nga një copë bukë misri në çantën e librave dhe një shishe me dhallë, që e hanin me oreks në pushimin e gjatë, më vinte keq. Zakonisht ne të klasave të ulta bënim katër orë mësim, ndërsa ata të shtatëvjeçares dilnin më vonë. Në fillim të pranverës rrinim në rrëzën e murit, karshi diellit, bashkë me ta. Kur ata hanin bukë më ftonin edhe mua. Dhe unë shtrohesha me ta. Më shijonte shumë buka e misrit dhe dhalli i tyre. Kur shkoja në shtëpi, gjyshja më pyeste: “Pse nuk ha bukë ?...”. Unë i përgjigjesha : “Hëngra me shokët”. Ndonjëherë ata më merrnin edhe në shtëpitë e tyre në fshat, flija me ta, sidomos te Rakip Osmani në Sukë, te Fuati në Rodenjin e Fushës, por shkonim edhe në Këlcyrë më këmbë për qejf me shokët. Të gjithë ishin të mirë. Babai më përkrahte kurdoherë, kur unë shoqërohesha me ta, ndërsa gjyshja më qortonte, duke më thënë: “Pse u bie në qafë atyre? Mos u ha bukën, se ata janë fukarenj”. Fukarenj ishin, por kishin shpirtin e gjërë. Si ata dhe prindrit e tyre, ishin bujarë. Fola për jetën në Sukë, sepse
245
AZIS HOXHA
ato vite më kanë mësuar sesi duhet të dua e respektoj shokët, të njoh nga afër vështirësitë e jetës. Atje, në Sukë, pashë për herë të parë gjë të gjallë, bagëti: dele, dhi, lopë; si punohej toka me parmendë, si përdorej lesa, si mbillej e korrej gruri dhe misri ; si mbilleshin perimet, pemët frutore, ftoi, kumbulla, qershia. Me pemë frutore ne mbushëm dhe rrethuam oborrin e shkollës, shkollën e pajisëm me lulishte. Edhe unë punoja, së bashku me shokët, kurse babai im na i miratonte dhe shprehte mirënjohje për punën që bënim... Nga vitet e shkollës sot kam shumë miq të mirë, si kolegun tim të nderur Tare Kason, me të cilin më ka lidhur profesioni i përbashkët ( si farmacist) nga viti 1980-1993, duke ruajtur shoqëri me të edhe tani, kur po shkruaj këto kujtime për babain tim. Takohem shpesh me Et’hem Kason e Nuredin Nurçen, me Shyqyri Selimin e shumë të tjerë, të cilët ruajnë konsideratë të veçantë për babanë tim, si ish nxënës të tij. Dhe të gjitha këto ia dedikoj familjes time, veçanërisht babait, i cili nuk u mërzit kurrë nga pyetjet që unë i bëja për jetën e fshatit, për njerëzit, por kurdoherë me durim e dashuri më jepte spjegime. Në vitin 1955 babai transferohet në Gjirokastër me detyrën e Drejtorit të shkollës 7-vjeçare “Koto Hoxhi”. Rikthehemi përsëri në qytetin tonë të dashur, në shtëpinë tonë, ku çdo gjë na dukej ndryshe. Fillon përsëri jeta në qytetin e lindjes. Na dukej çdo gjë sikur fillonte nga e para. Nga shokët e fëmijërisë, ata të kopshtit takoj vetëm kushëririn tim, Agronin, të tjerët ishin larguar nga qyteti. Ndërsa në shkollë, krijova shoqëri të re me shumë shokë të lagjes e me të tjerë, për të cilët ruaj edhe sot respekt e konsideratë, pavarësisht nga profesionet e tyre, madje pimë edhe ndonjë kafe me ta, kur takohemi. Tashmë kam njohje dhe miqësi 50 vjeçare me shumë prej tyre. Babai më porosiste kurdoherë që të isha shëmbull në mësime dhe disiplinë, që të mos mendonin të tjerët se më bënin përviligje, apo se isha i biri drejtorit. Asnjëherë nuk më pyeste për të marrë ndonjë informacion për punën e mësuesve, apo sjelljen e tyre me
246
Gjirokastra në epope...
nxënësit në klasë ; po kështu edhe për ndonjë sjellje të papëlqyer, të cilën e bënte ndonjë prej shokëve të mi, që shquheshin si çapkënë. Dhe po këta nxënës, të cilët ishin dhe shokët e mi, më pyesnin: « Të tha gjë drejtori, ose të pyeti gjë për mua? » Ai ishte shumë i përpiktë dhe serioz në punë, asqë mund ta mendoje të shkonte ndonjë ditë pa ditar në shkollë. Ajo ishte puna e parë që bënte ai, kur ngrihej nga gjumi pasdite. Pinte kafen dhe pastaj fillonte ditarin, ku shkruante edhe emrat e nxënësve që do të ngrinte në mësim. Unë, pothuajse, i shikoja, sa herë që më jepej mundësia, shënimet se kush do ngrihej të nesërmen në mësime dhe u thosha shokëve, sidomos nxënësve të dobët. Përgjigjet e mira, të cilat jepnin në mësime këta nxënës e bënë atë që të dyshonte. Kështu ai kuptoj diçka nga ky veprim imi dhe, më pas, emrat e nxënësve që shkruante në ditar filloi të mos i shkruante më në shtëpi, por i plotësonte në shkollë, në drejtori... Me mua asnjëherë nuk e diskutoi këtë problem. Edhe unë e kuptova se nuk kisha vepruar mirë. Ai kishte shumë takt në punën e tij të përditshme, nuk donte të rëndonte. Prandaj edhe shkolla “Koto Hoxhi” ishte bërë shëmbull për përparimin e nxënësve në të gjithë rrethin, dhe kjo i dedikohej
Me drejtorët e shkollave të Gjirokastrës
247
AZIS HOXHA
Në punën vullnetare me shkollën “Koto Hoxhi” Gjirokastër
Në shkollën e plotësimit në Tiranë
248
Gjirokastra në epope...
punës së tij dhe gjithë stafit pedagogjik. Puna e diferencuar me nxënësit e dobët dhe patronazhet, siç thuhej atëhere, u bënë moto përgjithësuese për të gjitha shkollat e qytetit. Në klasë, kur ndonjë nxënës prishte qetësinë, duke folur, ose duke bërë zhurmë, ai pyeste: « Kush foli ? » ose « Kush e bëri këtë veprim? » Të gjithë rrinin në heshtje, dhe, natyrisht, asnjë nuk fliste. Ai pyeste prapë : « Kush foli të ngrihet në këmbë, të tregohet i sinqertë dhe pastaj të ulet ». Prapë heshtje.. Por ai e dinte kush e kishte bërë atë veprim, e ngrinte nxënësin në këmbë, e qortonte duke i shpjeguar, pse duhet ta mbante ai atë gabim që bënte, se kështu mund t’i bënte dëm shokëve të tij. E ulte në bankë, nuk e nxirrte jashtë dhe i thoshte vetëm kaq: “Herën tjetër tregohuni të sinqertë!”. Këtë veprim të tij, ne si nxënës, e diskutonim me njëri-tjetrin, por njëherazi e merrnin vesh edhe nxënësit e klasave të tjera. 4. Një baba shembëllor, i cili reflektonte kudo nivelin, moralin dhe nxiste perspektivën… Po kështu ndërhynte edhe në familje, për çdo problem, i cili mund të kishte të bënte me ne kur bënim ndonjë prapësi në lagje. Kur mbarova maturën, kushëriri im, Agroni, ishte mësues, në marrëdhënie pune. Kur merrte rrogën ne shkonim së bashku në Kala. Aty ishte një Bar - lulishte verore me një piste vallëzimi, e cila të shtunave dhe të dielave kishte orkestër. Në ato vite, jeta kulturore e artistike kishte marrë një gjallërim të madh, prandaj frekuentohej shumë nga ne të rinjtë. Në një ditë të shtunë unë dhe Agroni vajtëm në këtë lokal, por u kthyem vonë ( rreth orës 9 të darkës). Për ne nuk ishte orë e vonët, por babai më qortoi, në mëngjes. Me të qeshur më tha: “U rrite tani, ke filluar të vish më vonë se babai në shtëpi!.” Të shtunën tjetër, po kjo punë me mua dhe Agronin. Kthehem me vonesë... . Atë darkë më kishte mbyllur portën dhe natyrisht edhe derën. Unë hipa nga muri, pastaj i rashë derës që qe mbyllur. Derën ma hapi ai vetë ( nuk la as nënën dhe as gjyshen). Më vështroi, si me habi, duke më thënë: “Ua, nga hyre ti deri këtu?”
249
AZIS HOXHA
« Nga muri… »- iu përgjigja. « Po unë pse e kisha mbyllur portën, që të hipësh ti nga muri? » Unë u skuqa, ula kokën dhe nuk fola fare. U futa brenda dhe më tha: “Herë e fundit besoj, se do jetë kjo për ty, që vjen
Përparimi me bashkëshorten dhe fëmijët
Përparimi me Shqipen
250
Gjirokastra në epope...
Shqipja, motra, me Ganiun dhe me fëmijët vonë në shtëpi”. Me këto pak shëmbuj dua të tregoj mënyrën e sjelljes të tij, përdorte taktin, të vriste me pambuk, si i thonë fjalës... Ai ishte artdashës, këtë na i kultivonte edhe ne fëmijëve. Herë pas here shkonim të katër në kinema, estradë dhe më vonë në teatër ( me që u krijua vonë teatri) si dhe në mbrëmjet e vallëzimit, të cilat organizoheshin në atë kohë, rreth viteve 1960, me rastin e festave. Por ai ishte edhe sportdashës. Në sport ai shkonte gjithmonë, së bashku me gruan, kurse vendin gjithmonë e kishte të siguruar. E them pa e tepëruar, se ishte çifti i vetëm. që shkonte në sport, kurse unë nuk shkoja me ata, sidomos në futboll, se më dukej sikur të nesërmen do të talleshin shokët me mua. Kjo tregonte edhe civilizimin e madh të këtij njeriu. 5. Marrëdhënie të ngushta me farefisin Por unë dua të evidentoj edhe marrëdhëniet që kishte ai me vëllanë e tij, nipërit, kushërinjtë si dhe me miqtë dhe shokët e vet. Vëllai, Myftari, ose si i thoshim Tare, jetonte në Tiranë dhe kishte katër djem: Zeqirin, Ushefin ( emri gjyshit), Bekimin,
251
AZIS HOXHA
Bardhylin si dhe një vajzë, Dhuratën, e cila ishte më e vogël edhe nga unë. Zeqiri ishte nipi i madh i babait, të cilin në kohën e luftës e aktivizonte shumë si korrier brenda qytetit, së bashku me shokët e tij, duke ndarë trakte në qytet. Bekimi me dy shokët e tij, në mes të ditës, i vodhën kuesturës shaptilografin dhe disa materiale që i hynë në punë Qarkorit të Partisë. Pra familja jonë ishte e lidhur me Lëvizjen ANÇ. Megjithëse nipërit i kishte në Tiranë, marrëdhëniet tona familjare ishin shumë të mira. Babai i donte shumë dhe i respektonte niprit e tij, por edhe ata, megjithëse ishin burra të martuar e respektonin dhe e ndihmonin shumë babanë, por edhe ne si familje.
Myftari me bashkëshorten
Myftari
Kjo dashuri ekziston edhe sot. Në Lushnjë kisha tezen time, Shanon, e cila kishte një djalë të vetëm, Agimin, i cili ishte moshatar me mua. Marrëdhëniet tona familjare ishin shumë të mira, të cilat vazhdojnë edhe në ditët tona, edhe midis fëmijëve tanë, sidomos me njerëzit e nënës( tezes), sesa me të babait. Ishim më të lidhur, sepse na afronte edhe mosha. Unë,
252
Gjirokastra në epope...
Hankua, (nanaja )dhe dy fëmijët krahas vajtjes në Tiranë te xhaxhai, i cili më donte shumë, se isha më i vogli nga djemtë, sa edhe unë i thoshja “babamadh”, por kohën më të shumtë e kaloja në Lushnjë me Agimin dhe me dy kushërinjtë e mi dhe këta moshatarë me mua, me Shpëtimin dhe Lulin. Këto marrëdhënie kanë qenë shumë të mira dhe vazhdojnë edhe sot. Agimi, madje, ka ardhur me pushime gjatë verës mbi dy -tre herë te ne. Nga vitet 1985, Agimin, e kishte marrë malli për Sukën dhe, kur erdhi në Gjirokastër, m’u lut për të vajtur së bashku në Sukë. Vajtëm dhe u çmallëm me dhomën ku banonim, përroin e vogël, ku luanim, pusin dhe Rrapin Shekullor, me shokë e miq të vjetër. Ndërsa në Gjirokastër kishte dy djem tezesh: Arifin dhe Murat Finon, vëllezërit Xhevat e Hysen Gjonçi dhe kushërinjtë tanë nga fisi Hoxha : Muçon, Nexhmin, Fetahun dhe Resul Hoxhën. Me të gjithë kishim marrëdhënie familjare shumë të mira. Nuk mbahej mend as atëherë dhe as tani të kishim ndonjë mosmarrëveshje, që ndikonte për prishjen e harmonisë. Por ne kishim kushërinj të afërt nga nëna nga fisi Kokalaraj: Shefqetin, Bahrinë, Bernardin dhe Agronin, të cilët i kishim edhe komshinj. Këto shembuj tregojnë marrëdhëniet shumë
253
AZIS HOXHA
të mira që kam dhe motra ime, Shqipe, me të afërmit tanë, në sajë të trashëgimisë së marrëdhënieve shumë të mira që na la babai. Por marrëdhënie kaq të mira, babai kishte krijuar edhe me disa familje të tjera, si p.sh. me Zotin Petro dhe Xhina Papakosta, i cili ishte edhe n/drejtor shkolle, me Zotin Mikel e Itale Koksa, kjo e fundit arsimtare, ishte mësuese në shkollën “Koto Hoxhi”, të cilët kishin edhe një djalë që quhej Eduard, moshatar dhe shok me mua; me Zotin Milto e Tonina Hido; me Dr.Zhustin, i cili kishte dy djem: Vason e Viktorin si dhe një vajzë, Merin, me të cilën unë edhe sot kam ruaj miqësi të sinqertë, që nga shkolla shtatëvjeçare; po kështu edhe me fisin e Basharajt, sidomos me Vason e Vladimirin. 6. Mik i madh i librit Babai, dashuronte e ishte mik i librit. Në familjen tonë kishim një biblotekë të pasur, e cila ishte pasuruar nga babai dhe niprit e tij dhe më vonë nga unë dhe bashkëshortja ime, nga Shqipja, e cila lexonte shumë libra. Në këtë bibliotekë gjëje vepra të shumta letrare, me autor nga shkrimtarë të mëdhej
254
Gjirokastra në epope...
Evidentimi i fondit libror i Bibliotekës së Azis Hoxhës si: Shekspiri, Bajroni, Balzaku, Tolstoi ( nga ky edhe në italisht), Getes, Stendalit etj. etj. Ai për këto libra kishte krijuar skedar të veçantë me indeks për çdo vepër. Në vitin 1969 babai doli në pension dhe atëherë një pjesë të mirë të kohës e kalonte duke lexuar libra. Më vonë ne blemë një bibliotekë të re të madhe, meqë tirazhi i librave u rrit. Ai filloi edhe një herë nga fillimi inventarizimin e librave, duke hapur për çdo gërmë të alfabetit nga një faqe. Ne në shtëpi kishim edhe një koleksion të gazetës “Zëri i Popullit”, duke filluar nga viti 1945, e deri në vitin 1947, të cilat ishin lidhur në dy blloqe të mëdha. Këtë koleksion gazetash babai ia dhuroi Muzeumit të Luftës, i cili u inagurua në vitet 1963-1965, gjithashtu edhe armatimin gjyshi tim, Ushefit ( ish oficer i Turqisë dhe kthyer në Shqipëri me ftesën e Ismail Qemalit në vitin 1912): një pisqollë me bisht fildishti, dy shpataprerëse si dhe një shpatë të gjatë, të cilën e mbanin vetëm oficerët madhorë.
255
AZIS HOXHA
7. Regjimi dhe demonstrimi i kulturës së veshjes Ai mbante një regjim ditor tepër rigoroz, që kur ishte në marrëdhënie pune, ashtu edhe kur doli në pension. Kohën më të madhe ia kushtonte leximit të gazetës, të cilën e kishte abone dhe librave. Në shtëpi ne kishim përveç oborrit edhe një kopsht të vogël, të cilin e punonte rregullisht, duke mbjellë zarzavate. Çdo mëngjes, në pranverë dhe verë, ai ngrihej herët dhe merej me kopshtin, por në orën tetë e kishte bërë rregull do hante mëngjezin, dhe më vonë dilte dhe shkonte te klubi i Gjuetisë, ku ishte një rrap i madh dhe zakonisht takohej me shokët pensionistë, pinte një kafe ; pastaj rreth ores 12.00 -12.30, kthehej në shtëpi. Ai çdo dite do të dilte me kostum, borselinë. « Nuk mund ta kuptoje Zotin Azis ( kështu i kanë thënë të gjithë kolegët dhe ish nxënësit) pa kostum dhe borselinë ». Në pasdite, kur ishte kohë e mirë, dilte e shkonte në turizëm, ku, zakonisht, mblidheshin tifozët e sportit, meqë ne kishim sportist edhe kushëririn tone Bahirin, i cili ishte disa vite edhe trajner futbolli. Bahiri e respektonte babanë shumë, por edhe ky nuk rrinte pa e pyetur disa herë:” Xhaxhi Ziso, si do dali nesër sporti...? »
Prindërit e mi
256
Gjirokastra në epope...
Nga viti 1978 babai filloi të shkruante disa kujtime për kontributin që ka dhënë Gjirokastra për Luftën ANÇ, duke e shkruar fillimisht në formë ditari. Dalngadalë, kujtimet e shumuara i përmblodhi dhe la në dorëshkrim në forme libri, që e titulloi: “Gjirokastra në Epope », të cilin e përfundoi nga vitet 1983 -1985, por nuk mundi ta botonte. Në vitet e fundit të jetës së tij, pasi kaloi një pneoumoni, e cila e rëndoi fizikisht, ma la mua si amanet ta botoja brenda mundësive. Amanetin nuk e tret as dheu! Prandaj, edhe unë nisa të punoj me librin, në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes së tij, i cili përkon nga mezi i vitit 2013 dhe ja tani ky libër është i plotë edhe me kujtime nga miq, kolegë, shokë dhe ish nxënësit e tij, të cilat i kam siguruar, duke çuar në vend amanetin e tij.
Azisi me niprit dhe mbesat 8. Ai dhe tani është i pranishëm në jetën tonë Babai, u largua nga jeta në maj të vitit 1995, në moshën 82 vjeçare. Për merita të veçanta dhe kontributin që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Presidiumi i Kuvendit Popullor, rreth viteve 1958, e ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë, të Çlirimit dhe të Kujtimit si dhe më vonë i jepet
257
AZIS HOXHA
titulli “Mësues i Merituar”. Në vitin 2010 Këshilli i Qarkut Gjirokastër e nderon me titullin “MIRENJOHJE” e Qytetit Gjirokastër, për kontributin që ai kish dhënë gjatë LANÇ dhe si edukator i brezit të Ri.
Tiranë, tetor 2012
Përparim Hoxha duke falënderuar Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës për akorsimin e titullit” MIRËNJOHJA” babait te tij Azis Hoxha
258
Gjirokastra në epope...
Azis Hoxha, një personalitet, intelektual dinjitoz i Gjirokastrës Nga Ëngjëll Fino Në panteonin e lavdisë kombëtare ka vendin e nderit dhe plejada e mësuesve atdhetarë gjirokastritë. Në thellësinë e viteve dhe të dekadave, breza të tërë mësuesish që nga thellësia e maleve të Kurveleshit e Zagorisë, në fushën e bukur të Dropullit e Gjirokastrës, kanë shkëlqyer, si drita e hënës në netët e dimrit, mes errësirës së pushtimit 500 vjeçar otoman dhe lakmive të shovenistëve fqinjë, kontributi i tyre, të cilët, me përpjekje vigane e qëndresë heroike, kanë dhënë maksimumin e kontributit për përhapjen, zhvillimin, mbrojtjen e përparimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Mësuesit gjirokastritë, të cilët i kanë dhënë dritë popullit, mes asaj errësire e presionit antishqiptar, janë të shumtë. Vazhdues të veprës madhore të Koto Hoxhit, Pandeli Sotirit, Sali Nivicës, Avni Rustemit, Nane Panajotit, Papa Kristo Negovanit, Loni Ligorit, Sevasti Qirjazit, Petro Luarasit, Urani Rumbos, Thoma Papapanos, Sinan Kërpit, Qemal Harshovës, Qibrie Cilit e tjerë, brezat e mësuesve gjirokastritë i kanë dhënë frymëmarrje jetike gjuhës e shkollës sonë, pa marrë parasysh çdo lloj privacioni. Shumë prej tyre janë dekoruar e u janë dhënë tituj nderi “Mësues i Popullit” e “Mësues i Merituar”. Kujtohen me respekt e mirënjohje për personalitetin e respektit, që kanë fituar në ato vite, mësues të talentuar, të cilët sot janë ndarë nga jeta: Mësuesi Vangjel Kostaqi, Sokrat Kutra, Siri Karagjozi, Muharrem Gega, Neshet Jupi, Hasibie
259
AZIS HOXHA
Hashova, Shazie Spahiu, Iljaz Hoxha, Ramiz Harxhi, Vangjel Nasto,Koço Mosko, Bardhyl Joka, Lefter Dilo, Vasil Bilushi, Ferhat Këri, Myzejen Xhango, Bashkim Karagjozi, Jorgo Rafti, Fotaq Kekezi, Mitro Qendri, Nizamudin Bejleri, Fori Shabani, Naqo Kutra, Vehap Muço e dhjetra e dhjetra të tjerë, nga breza të tërë, ish nxënës të tyre. Një ndër mësuesit e nderuar, që është skalitur në zemrat dhe në kujtesën e komunitetit gjirokastrit, pa kontributin e tij, si atdhetar, që dha gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas saj, për konsolidimin e përparimin e zhvillimin bashkëkohor të shkollës sonë të re, i paharruari Azis Hoxha. Ai është rritur në një familje me tradita patriotike e intelektuale, në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë, pasi përfundoi studimet në Itali, ku njihet dhe miqësohet me shumë atdhetarë shqiptarë; fillon punën si mësues në shkollën fillore të Fratarit të Mallakastrës (në atë kohë të Tepelenës), në vitet e errta të sundimit zogollian. Atje, Azizi, pa nga afër varfërnë e tejskajshme të fshatarëve dhe në shpirtin e tij ndizet urrejtja për ata, që i shtypnin dhe i shfrytëzonin. Në ditët e para të prillit 1939, kur fashizmi italian përgatitej të pushtonte atdheun tonë, Azisi, lë detyrën dhe kthehet në Gjirokastër e bashkohet me grupet e të rinjve e nxënësve, që grumbulloheshin pranë bashkisë dhe prefekturës, të cilët kërkonin armë, për të pritur në Sarandë “mysafirët” e paftuar, armë, të cilat nuk u dhanë kurrë. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, deri në çlirimin e atdheut, i riu Azis Hoxha rreshtohet në radhët e luftëtarëve për çlirimin e Atdheut. Pesë vjet në ilegalitet, si një nga kuadrot e Qarkorit të PKSH e të shtabit Qarkor të LANÇl, Azisi, i ngarkuar të punojë në terren, jep një kontribut të shquar, si organizator dhe veprimtar i shquar, në mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesit barbar. Vepron dhe ngrihet ai në ato vite të lavdishme me partizanët heroikë: Shefqet Peçi, Bredri Spahiu, Memo Meto, Qemal Karagjozi, Fato Berberi,
260
Gjirokastra në epope...
Bule Naipi, Shemzi Totozani, Fete Gjini, Rasim Bazo, Haki Toska, Muzo Asqeri e tjerë. Merr pjesë Azisi dhe drejton aksione të rëndësishme si: hapje deposh të armëve të municioneve të armikut për furnizmin e bazës partizane të Cepos, të shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë – Gjirokastër; hapje deposh bereqeti, për furnizimin e popullit e të partizanëve, shtypje dhe shpërndarje komunikatash, grumbullim ushqimesh e veshmbathje nga 250 bazat e LANÇL të familjeve gjirokastrite, për demaskimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesit lagje më lagje në mbledhjet, që organizonte qarkori; në sigurimin e partizanëve të plagosur, të cilët vinin ilegalisht në spitalin e Gjirokastrës e që mjekoheshin nga kirurgu i talentuar, patrioti Vasil Laboviti. Në të njëjtën kohë Azizi dhe shokët e tij siguronin, nëpërmjet farmacistëve, tregtarëve, patriotëve dhe familjeve gjirokastrite ilaçe e mjete të tjera, për mjekimin e partizanëve të plagosur. Shumë herë në Spital vinin fashistë, nazistë dhe spiunë për të bërë kontrolle. Azisi, me guxim dhe trimëri, i transportonte luftëtarët çlirimtarë në një shtëpi të sigurt, në lagjen Hazmurat. Veprimtaria e këtj atdhetari të madh vijoi, me përkushtim, pas çlirimit të qytetit të tij të dashur më 28 shtator 1944, në vitet e para, pas 29 nëntorit 1944, në detyrën, si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit. Punon në ato vite Azisi me përkushtim për shërimin e plagëve të luftës dhe në normalizimin e gjendjes, mes vështirësive të paimagjinueshme. Por, pikërisht, kur kryente me pasion e ndershmëri dhe me preokupacion atdhetar detyrën në pushtetin e ri, persona të caktuar, xhelozë e keqdashës, organizojnë ndaj tij kurth virioz me aks absurd, duke arritur sa ta akuzojnë se ndihmon “armiq” të pushtetit dhe, si rrjedhojë, e arrestojnë, e dënojnë këtë atdhetar me vizione demokratike, këtë intelektual, që jetën, në vitet më të vështira, e vuri në shërbim të Atdheut. Pasi fitoi pafajësinë, Azisi, lirohet dhe rifillon punën, pa asnjë pretendim, për çka kishte kontribuar, si drejtor i shkollës
261
AZIS HOXHA
unike në Sukë të Përmetit, në shkollën unike në Libohovë e më vonë, deri sa doli në pension, drejtor në shkollën 7 vjeçare “Koto Hoxhi” të qytetit të Gjirokastrës. Si drejtor dhe si mësimdhënës në këto shkolla, ku shërbeu, për vite me radhë, Azisi u shqua për aftësitë e tij psikopedagogjike, kompetent në profesionin fisnik të mësuesit, organizator i rrallë e edukator shëmbullor. Në të njëjtën kohë ai u shqua edhe për aftësitë e tij shkencore në fushën mësimore e pedagogjike, duke sjellë vlera bashkëkohore. Shkollat, që drejtoi Azisi, dalloheshin për frekuentim të lartë, pastërti shembullore, disiplinë të admirueshme, mjedis të kulturuar, pajisje me jete didaktike e me krijime kabinetesh mësimore, sipas klasave, për një konkretizim shkencor të çdo lënde e të çdo teme. Mësuesit, që punonin me Azis Hoxhën, ndienin se, në krye kishin një prind shembullor. Ai, asnjëherë gjatë punës së tij, nuk manifestoi arrogancë, prepotencë, mendjemadhësi e vetëgjykim, si ndaj mësuesve ashtu dhe ndaj nxënësve. Si kuadër njerëzor e shumë dimensional, Azisi ishte kërkues, serioz në punë, i prerë në logjikën e vlerësimit, kompetent në konkluzionet e çdo kontrolli mësimor, që realizonte. Ishte shumë i duruar dhe asnjeherë i nxituar në gjykimin e ndonjë gabimi. Me qëndrimin e të folurës së tij të qetë e me kulturë, ai të impononte respekt. Ishte shumë kërkues në kryerjen e detyrës nga çdo mësues. Ditari mësimor i tij ishte model, për të gjithë. Mësuesit, që e rrethonin e thërrisnin me një konsideratë të veçantë: Zoti Azis, Profesor Azisi... e tjerë. Ai kishte një cilësi, që e dallonte nga shumë drejtorë e inspektorë arsimorë, atë që, kur ushtronte kontrollet e radhës nëpër klasa, nuk shkonte kurrë me paramendim, për të kapur mësuesin në gabim, por për ta ndihmuar atë. Ish kolegët e tij, që punonin nën drejtimin e tij, sot në pension: Luan Fino, Isuf Zeko, Vera Sako, Pranvera Karagjozi,
262
Gjirokastra në epope...
Agron Kabili, Nustret Fino, Seno Zhorda, Sofie Voda, Kristo Ndrico, Stefan Qurku, Niko Dhoska, Kristo Karanxha, Foto Xhai e tjerë, shprehin konsideratat për këtë intelektual model. Personaliteti i Azis Hoxhës është për t’u admiruar dhe për korrektesën e lartë në komunikimin e tij me prindërit e nxënësit. Ai merrte pjesë sistematikisht në mbledhjet e Komitetit të prindërve, do të dëgjonte vërejtjet e jepte mendime të vlefshme. Në rrethet pedagogjike, seminaret e Konferencat pedagogjike, fjala e tij dëgjohej me me respekt e vëmendje. Të gjitha sa përmenda, virtyte, që “vishnin” personalitetin e këtij njeriu modern, e bënë atë shumë të respektueshëm, deri në adhurim. Kolegu e bashkëmoshatari i tij, që sot jeton vitet e pleqërisë, Gaqo Bashari, një prej bashkëluftëtarëve në vitet e e LANÇL, shprehet me një konsideratë të lartë për Azis Hoxhën, duke e quajtur “Intelektualin e madh të qytetit të intelektualizmit, por edhe trimin e Epopesë së madhe”. Azisi e mbylli jetën me nder dhe dinjitet, por ai jeton i gjallë mes këtij libri shumëfaqesh, i cili i kushtohet kontributit të rrethit Gjirokastrës, në kohën e luftës, në periudhën 1937- 1944. Për të gjitha këto vlera, patriotin, mësuesin dhe edukatorin Azis Hoxha, Këshilli i Qarkut Gjirokastër, kohët e fundit, e nderoi me titullin “Mirënjohje”.
263
AZIS HOXHA
Azis Hoxha , drejtori i parë në ish shkollën 7 vjeçare Sukë Kujtime nga Nuredin Nurçe, Et’hem Kaso ish nxënës në shkollën shtatëvjeçare Sukë , rrethi Përmet. Sot, kur mosha me nxënësit na ka ndarë, E sjellim ndërmend Drejtorin e Parë, Familjen e solli nga Gjirokastra e gurtë, Sa arsimdashës, serioz e i urtë, Dije dhe kulturë me dashuri mbolli, E reja erdhi te n e, së bashku me të, S a shumë kemi për të thënë, Me shpirt e nën zë. Këtë poezi, ne ish nxënësit e viteve të para të shkollës 7vjeçare Sukë, ia kemi dedikuar njërit prej figurave më të shquara të mësueseve, drejtorit të parë, Azis Hoxhës. Emri i Azis Hoxhës është skalitur në kujtesën e dhjetra e qindra ish nxënësve nga fshatrat Sukë, Goricë, Dervishas, Podgoran, Çorrogunj, Rodenj etj., të cilët gjatë periudhës katër vjeçare (1951-1955), patën si drejtor të parë këtë personalitet të admirueshëm. Shkolla jonë në ato vite kishte marrë emrin e
264
Gjirokastra në epope...
komisarit të batalionit “Dëshnica”, dëshmorit të Atdheut, Lumo Pavari. Ishte nder e krenari për popullin e kësaj treve dhënia e emrit të këtij dëshmori. Ndërsa Azisi u bë sinonim i dijes e kulturës në shkollën e Sukës, një njeri model i qytetarit të denjë dhe i burrit të ditur dhe serioz. Po sjellim në kujtesën tonë, dy momente për këtë pishtar të dijes e kulturës: Së pari, qëndrimin e tij atdhetar për mbrojtjen e trojeve të atdheut tonë nga pushtuesit e huaj, si pjesëmarrës aktiv në LANÇ, dhe atë, si përhapës i dijes te brezi i ri, pas çlirimit të atdheut. Ka shumë për të folur e shkruar për Azis Hoxhën. Por ne po shkruajmë relativisht për një periudhë katërvjeçare, kur ai kryen detyrën e drejtorit të shkollës te ne. Erdhi nga qyteti i Gjirokastrës, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e shumta që e prisnin. Prishi qetësinë e rehatinë familiare dhe vendoset në Sukën e Vogël, larg qendrës së banimit kryesor të fshatit Sukë.Kush e ka njohur këtë zonë banimi në ato vite , duhet t’i kujtohet se në vitin 1951, pranë banesës së tij, e cila ishte ngjitur me shkollën fillore, qëndronte një rrap Shekullor, pusi, një godinë dykatshe, që ne e quanim “Han”, me dy dyqane, një miniklub, në krahun e djathë të xhadesë Sukë-Ballaban dhe rreth 50 - 70 m. larg shkolla 7vjeçare. Përreth këtyre objekteve vigjilonte vetëm një roje nate. Asnjë familje tjetër nuk banonte në këtë zone. Errësira e natës ndriçohej prej një llambë me vajguri, ndërsa qyteti Gjirokastër, ose lagja « Palorto », ku ai banonte, atje ndriçohej prej energjisë elektrike, në ato vite. Gjirokastra gumzhinte nga veprimtaritë kulturore, nga zërat e njerëzve, kurse këtu, në errësirën e natës, dëgjoheshin ulërimat e ujqërve dhe zëri i kukuvajkës ! Atje buçiste radioja, kurse këtu zëri kaposhit, të lehurat e qenëve, dhe ndonjë trokitje të derës nga “miqtë e paftuar”. Kjo ishte një ndërrmarrje e guximshme e këtij njeriu, sepse ai nuk erdhi vetëm si person, por familjarisht me gruan dhe dy fëmijë (djalë e vajzë) të mitur. Këtë veprim e bëjnë vetëm ata njerëz, të cilët e duan dijen e kulturën, që e quajnë çdo cep të atdheut tokën e tyre… Erdhi në Sukë për të “mbjellë” farën
265
AZIS HOXHA
e dijes, për të luftuar analfabetizmin. Solli kulturë dhe qytetërim në Sukën tonë të dashur. I njihte vështirësitë e atyre viteve të para të çlirimit të vendit, pengesat e shumta, qofshin ato të karakterit subjektiv dhe objektiv ; me intuitë dhe durim diti t’u bënte ballë atyre, si një kuadër me përvojë, i kulturuar dhe i talentuar, por edhe trim dhe i zgjuar. Dhe si i tillë, ai hyri shpejt në zemrat e bashkfshatarëve sukjotë e goriciotë, duke e konsideruar e trajtuar si pjesëtarin e familjes së madhe, si birin e tyre. Me drejtor Azisin, do zgjidheshin problemet më kryesore të arsimimit në fshat, jo vetëm vijueshmëria e nxënësve, por edhe niveli i përvetësimit të programit mësimor, rritja e pjesëmarrjes të nxënsëve në vitet pasardhës dhe thyerja e koncepteve konservatore në pjesëmarrjen e sa më shumë vajzave në shkollë etj. Por edhe prindërit do ta dëgjonin e do të zbatonin me korrektësi fjalën e tij. Do i jepnin mbështetjen maksimale për çdo gjë, duke mos kursyer edhe kafshatën e bukës. Edhe atëhere, kur ajo mungonte në sofrat e familjet tona për mësuesin do të gjendej në “fundin” hambarit. Kjo kishte arsyet e veta. Mësuesi ishte larg vendbanimit të tij i mungonte një furnizim ritmik me usnqime dhe me bukë në ato vite. Por edhe drejtori, në ditë të mira e të vështira, do të ishte i pranishëm në çdo familje. Ai nuk ishte qibar, por njeri i thjeshtë dhe i respektueshëm nga të gjithë. Natyrisht, nuk është e lehtë që çdo gjë të shkruhet ashtu sikundër i mendon. Ne jemi dy ndër dhjetra nxënës të kësaj shkolle, të cilët kemi patur fatin ta njohim nga afër drejtorin e parë, Azis Hoxhën. Nuk pretendojmë se e kemi njohur atë në të gjitha aspektet e detajet e jetës së tij, e megjithatë jemi të bindur se natyra e atij njeriu ka qenë tejet e veçantë, tepër e lexueshme dhe transparente. Azis Hoxha, për ne mbetet një fenomen i rrallë nga pikpamja psiko -sociale. Për moshën që ne kemi patur, në ato vite, relativisht 12 - 14 vjeçare, ne shprehemi me sinqeritet dhe me objektivitet, se Azis Hoxha, kishte shpirtin e gjerë, mendimin e thellë, sa teorik dhe aq
266
Gjirokastra në epope...
praktik, tipare që përbashkoheshin me modestinë e tij dhe me kodin e vet qytetar, që shumë gjëra i shprehte lirshëm, por linte disa të tjera për t’u nënkuptuar. Atë mund ta përshkruaje lehtë nga paraqitja e jashtme, nga sjellja perfekte qytetare, nga modestia dhe shpirti komunikues, nga toleranca e pakufishme e tij, nga mirësjellja. Me modestinë e tij karakteristike, kurrën e kurrës, nuk e kthente kokën nga e kaluara, jo vetëm për “ t’u lavdëruar”, por edhe për “ t’u ankuar » ndaj padrejtësive që i ishin bërë ndër vite. Faktikisht ishte njeri model, sepse, edhe në momente të vështira, kishte mundur të mbijetonte me dinjitet dhe me respektin e duhur. Kjo e lartësonte më shumë figurën e tij. Për brezin tonë përbënte një idhull, një imazh të ndritur, se jeta e këtij njeriu, e cila lidhej direkt me personalitetin e tij, ishte model. Ai ishte një tip social i veçantë i kohës së tij ; dukej si një njeri që kishte krijuar “brenda vêtes” një unitet të çuditshëm organik. Por, jo vetëm me veten, por edhe me kohën, me shtrirjen e saj ndër vite. Ishte një kuadër tepër i përgatitur nga ana profesionale, me urtësi e unitet të pandarë midis përmbajtjes dhe formës, i veçantë në veshje, edukatë e sjellje. Dinte, që në të njëjtën kohë, të respektonte veten dhe të tjerët, me të njëjtin “kut”, si edukator. Me sjelljen e tij model në kolektivin e mësuesve dhe humanizmin e tij karakteristik, te ky njeri, ishin të harmonizuara, si fjala e ëmbël, buzëqeshja dhe respekti njerëzor, dora e ngrohtë dhe miqësore, veshja elegante, por edhe serioziteti, kur duhej. Të gjitha këto e bënin atë një njeri që të ngjallte respekt, një njeri nga i cili mund të mësoje për jetën tende, edhe, atëherë, kur ishe duke e parë e dëgjuar, kur fliste. Butësia qytetare, intelektualiteti dhe profesionalizmi në kryerjen e detyrës si mësues, kanë qenë kurdoherë në sinkronizim të punës së tij, në çdo çast dhe në çdo rrethanë. Këto virtyte njerëzore të drejtorit, ne i kishim parë e ndjekur nga afër, edhe atëherë, kur na rreshtonte para shkollës e na fliste për detyrat ditore, për sjelljet tona; kur na shpjegonte mësimin në klasë Gjuhën Shqipe dhe lëndën e Gjeografisë.
267
AZIS HOXHA
Kur dilnim në natyrë, na njihte me me vende historike. Në Goricë me ngjarjen e 21 marsit 1943, kur u përplasën dy rrymat politike, ato të “Ballit Kombëtar” me ato të LANÇ. Te “Varri i Zonjës” , ku ishte krijuar Br12S (20 maj 1944). Ai e njihte historinë e krahinës sonë dhe fliste me admirim, por edhe Historinë e popullit shqiptar, sepse kishte kulturë të gjerë, prandaj bisedat e tij ishin shumë të ngrohta, të këndëshme dhe interesante. Fliste me një diksion të qartë, me theksin gjirokastrit karakteristik fillimisht, por shumë shpejt u ambjentua me të folmen tone dëshnicare. Gjithashtu edhe ne me dialektin gjirokastrit. Kur shpjegonte, syrit të tij nuk mund t’i shpëtoje, sesa me vëmendje ndiqej mësimi nga nxënësit dhe atëherë, kur dikush prej nesh nuk ishte i vëmendshëm, kritikën e bënte me shumë butësi. Vjershat e Naimit, të Çajupit, Nolit, etj. që flisnin për atdhedashurinë, dinte t’i recitonte në mënyrë perfekte dhe ne na nguliteshin ato shumë lehtë në vëmendje. Shpesh herë organizonte konkurse në grupe, brenda klasës, por edhe midis klasave dhe më tej me shkollat e tjera, që ishin në afërsi. Fituesit shpalleshin publikisht në tabelën e nderit, e cila ishte fiksuar te hyrja e shkollësh shtatëvjeçare. Kurse lëndën e gjeografisë na i shpjegonte me qartësi e vërtetësi, sepse edhe ne e kishim shumë qejf atë. Tjetër tipar i drejtorit tonë, ishte se ai për çdo problem që nuk ecte ashtu siç e kërkonin kërkesat e kohës. Ai do t’u drejtohej organeve të pushtetit në fshat apo lokalitet, prindërve tanë, për të gjetur mbështetje e tyre, dhe për t’u dhënë rrugëzgjidhje. Na kujtohet viti arsimor 1952 - 1953, kur disa nga prindërit tanë hezituan për vazhdimin e shkollës shtatëvjeçare të fëmijëve, duke menduar se “kryerja e shkollës fillore ishte mjaftueshëm”. Drejtori erdhi atje në arë, ku ata punonin prindërit tanë, por edhe në familje. Fshatçe i diskutonte dhe u jepte rrugëzgjidhje problemeve. Fjala e tij do dëgjohej me respekt. U drejtohej prindërve me fjalët: “Tani, që fëmijët tuaj kanë mbaruar shkollën fillore, shikojnë me një sy ; kur të
268
Gjirokastra në epope...
mbarojnë shtatëvjeçaren do jenë me dy sy, sepse u hapet rruga për të vazhduar më tej arsimin e mesëm apo të lartë…”. Dhe prindrit tanë do ta mbështesin drejtorin. Nga 26 nxënës që ishin regjistruar vitin e parë arsimor ( 1951-1952), në vitin e dytë (1952-1953) numri i nxënësve arriti në 40. Bie në sy pjesëmarrja e vajzave këtë vit, ku nga një vajzë që vazhdonte shkollën një vit më parë, arriti në 16 vitin e dytë. Ja ky ishte drejtori ynë, të cilit i ngjiste fjala, si me zamkë. Ai punoi me ndjenjë të lartë përgjegjësie për pajisjen e klasave me mjetet mësimore bashkëkohore të kohës, që mësimi të bëhej sa më i kuptueshëm, por edhe në rregullimin e ambientit të jashtëm e këndeve sportive; me lulishte, pemë dekorative dhe frutore, e cila nga pamja e jashtme pasqyronte kulturë. Interesimi i tij nuk mungon për të vazhduar shkollat e mesme, pothuajse i gjithë kontigjenti që mbaruam në vitin 1955, u doli e drejta e studimeve, atje ku e kërkuan, madje ai shkoi atë vit deri në dikasterin qendror, Ministrinë e Arsimit për të kërkuar të drejta studimi. Ky ishte drejtor Azisi. Ne mësuam shumë nga ky mësues metodën e mësimdhënies, prandaj, pas ca vitesh, kur dolëm mësues, duke qëndruar mbi 30 vjet, sillnim në kujtesë drejtor Azisin, i cili u bë fener ndriçues për brezin tonë të arsimit në trevën e Sukës. Ai kishte një familje ideale, pa pretendime. Nuk e dalloje se ata vinin nga një qytet i madh i Jugut. Jetonin thjeshtë dhe pa pretendime. Kushdo që trokiste në derën e tyre, përdorej vetëm shprehja: “Bujrum!” Do të hynte brenda a te sofati, pa munguar qerasja me gliko apo raki dhe karamele. Bashkëshortja e tij që ne e thërrsnin “Mano” ishte një grua me kulturë. Ajo pasqyronte kulturën kudo, por më shumë binte në sy, kur shërbeu disa vite si shitëse në dyqanin e përzjerë te Hani i Sukës, së cilës nuk i mungonte kurrë buzëqeshja, por edhe njerëzillëku në pritjen dhe përcjelljen e njerëzve. Vitet ’50 ishin me fukarrallëk të tejskajshëm, por Manua i kuptonte klientët, sidomos nënat tona, kur nuk kishin lekë në dorë. Ato skuqeshin, kur ajo u thoshte: “Kërko e merr ç’të duash, paratë
269
AZIS HOXHA
silli, kur të mundesh!” Atyre u dukej, sikur ajo ua falte mallin. Po ajo qëndronte korrekte edhe me shtetin, prandaj nga të ardhurta e saj, bënte zëvendësimin e lekëve, që jepte veresije, sepse në ato vite, me pak diferenca e thyeje kokën. Dhe Manua qëndroi gjithmonë krenare. Po ky çift ideal , rriti dhe edukoi dhe dy fëmijë shumë të mirë: Përparimin dhe Shqipen, të cilët ishin model në sjellje. Drejtorin tashmë s’e kemi midis nesh, por kujtojmë dhe nderojmë veprën e Tij. Ne si ish nxënësit e tij, kemi mundur të flasim edhe në librin “Etje për dije dhe kulturë në trevën e Sukës”, botuar në kuadrin e 60 vjetorit të çeljes së shkollës fillore te ne, viti 2007 edhe për drejtor Azisin.
270
Gjirokastra në epope...
Kur njoha Azis Hoxhën Nga Tomorr Çaushi Ish mësues në vitin 1954 në Shkollën shtatëvjeçare Sukë. Në këtë shkrim pasqyrohet seioziteti profesional i z. Azis Hoxha , në funksionin e drejtorit të shkollës “Koto Hoxhi” Një kohë të shkurtër kam punuar me drejtor Azisin dhe me kolektivin pedagogjik, që drejtonte ai, por kjo s’e përjashton mundësinë të hedh në këtë shkrim disa kujtime. Sipas psikologëve njeriu mund të njihet edhe me një të parë, me një të biseduar, edhe nga mimika, me një të komunikuar, me një gjest, me një shtrëngim duarsh, me një “Tungjatjeta”, nga fjala “Urdhro”; me një të parë, me një të shkuar të krahut për të nxjerrë nga bataku, kur je në hall, me shkëmbim cigare e tjerë. 3-4 muaj nuk i quaj pak, sepse edhe nëse u transferova prej kësaj shkolle, përsëri mësues u caktova në fshatrat e Dëshnicës, në Kajcë, apo Bubës. Suka për ne, në ato vite, përbënte qendrën e disa prej fshatrave të Dëshnicës, sepse aty ishte vendosur pushteti vendor, sikundërse thuhej atëherë, lokaliteti. Në ditët e para të korrikut të vitit 1954, ndodhesha nën efektin e gëzimit, të cilin ma jepte mbarimi i shkollës pedagogjike të Gjirokastrës. I gëzohesha faktit se, më në fund, edhe unë u bëra mësues. Në ditët, që vinin isha si i tjetërsuar, ndodhesha nën trysninë e “etheve” të emërimit. Dhe më në fund kjo enigmë u zgjidh. U emërova mësues në shkollën shtatëvjeçare Sukë. Një shkollë as larg, as afër fshatit tim, vendlindjes sime Fratar. Në Sukë vajta disa ditë përpara se të
271
AZIS HOXHA
fillonte shkolla. Kështu ishin rregulat, aq më tëpër, unë që ballafaqohesha, rishtas me vendin e punës. Tashmë kanë kaluar dekada të tëra, megjithatë disa momente në kujtesën time janë të “fotografuara” dhe i rezistojnë shlyerjes nga kujtesa. Vitet shkasin njëri pas tjetrit, por fotografia mbetet. Që pasdite, u stabilizova, bashkë me shokët në një dhomë mësimi. Atje fjetëm disa ditë. Sa vështirë e patë për një dhomë gjumi! Po atë mbrëmje na erdhi dhe na takoi drejtori, atje midis bankave dhe shtresave të vëna stivë, mbi njëra - tjetrën. E ndjemë veten si ai fajtori pa faj, se u ul në një vend të papërshtatshëm. Sidoqoftë diti ta menaxhojë atë situatë të pakëndshme, sikur s’pati ndodhur asgjë fare. Na përshendeti me një “Mirseardhët!” dhe, mbasi na dha dorën me radhë, u prezantua se kush ishte. Kjo sigurisht bëhej për ne të rinjtë. Si pa u ndier, ashtu dalngadalë, u fut në biseda për ato gjëra që ne s’e kishim të vështirë të prononcoheshim. U bëmë shpejt nga dëgjues, për çka fliste drejtori në bashkëbisedues. Për një moment u kthye nga unë duke m’u drejtuar: - Ju në Gjirokastër e keni mbaruar pedagogjiken?” Mua m’u zgjuan mbresat e ëmbla të atij qyteti, ku kalova moshën më të brishtë: shtatë vjet nuk i thonë pak që i kalova në konviktin, pranë shkollës së mesme, ku njoha nga afër, jo vetëm lagjen “Palorto”, por çdo lagje, rrugë dhe rrugicë, çdo shesh dhe lëndinë. Këcullën dhe Sheshin e Çerçizit, Baçen e Teqesë, Kalanë dhe shtëpitë muzeale. M’u zgjidh goja në ato caste. Drejtori, në një farë mënyre, më ndihmoi ta shpija gjuhën atje tek më dhimbte dhëmballa. Folëm për mësuesit e unikes, për të paharruarit: Vangjel Nasto, Koço Mosko, Jorgo Zaro, Vehap Muço, Muharrem Gega… Të dy kishim për të thënë, unë si nxënës i tyre, ai si bashkëqytetar. Folëm edhe për mësuesit e shkollës së mesme, për drejtorin autoritar, por shumë punëtor, Eqrem Kallfa, për Thoma Papapanon, emblemën e asaj shkolle, Profesorin e palodhur të propogandës së gjuhës shqipe. Fjala mori fjalën dhe unë s’po e ndieja më hijerëndin, që mund të jepte prezenca e eprorit. Kjo ishte njohja,
272
Gjirokastra në epope...
takimi i parë me këtë veteran të arsimit. Sa në harmoni shkonte portreti me shpirtin… Koha edhe pse e shkurtër, në këtë shkollë, ma mbushi mendjen se perceptimi i parë nuk qe i gabuar. Pashë tek ai marrëdhëniet dhe komunikimi korrekt me kolegët, punën këmbëngulëse dhe të diferencuar me nxënësit, marrëdhëniet e bashkëpunimit prindër- mësues e tjera. Të gjitha këto i vinte në unison me rritjen cilësore të shkollës e masivizimin e problemeve të saj. Si “usta” i fjalës dinte ta përdorte atë. Asnjëherë nuk m’u duk vrastar; problemet i zgjidhte duke mos marrë formën e urdhrit, apo të komandimit, por më tepër atë të mesazhit të një problemi që shtrohej për zgjidhje. Azisi ishte drejtor pa drejtori, por kjo nuk ia ulte vlerat si kuadër drejtues. Mbledhjet e kolektivit, takimet veçmas me mësues ose nxënës, i bënte në një klasë. Atje jepte dhe konkluzionet e orëve të mësimit që kontrollonte. Në mbledhje vinte i përgatitur. Takimet i fillonte thjesht, jo me fjalë bombastike: “Hë, ç’kemi brenda kësaj jave?” Si i barabartë midis të barabartëve. Kjo i jepte më shumë autoritet te vartësit, të cilët bëheshin më active, duke i shtruar pa droje problemet dhe mendimet e tyre. Në atë mjedis, larg hijes së frikës, kishte shkëmbim mendimesh të lira, herë – herë edhe debate dhe kundërshti, deri dhe në mosaprovim, për çka shtrohej nga kolegët. Po drejtori nuk nxehej, nuk i binte tavolinës për të thënë: “Këtu jam unë!” Vërtet ai ishte njëshi, por këtë e tregonte me punën e tij të përditshme, me formimin e tij intelektual e profesional, në zgjidhjen me korrektesë të problemeve dhe halleve të shumta që kishte shkolla, në ato vite të vështira. Ai me ndjenjën së tij të përgjegjësisë, e cila e karakterizonte kurdoherë, arrinte të dilte fitimtar. Problemet ishin të shumta, madje lodhesh, kur i numëron, sikundër ishin sigurimi i bankave, i mjeteve mësimore (libra, fletore deri te lapsi e tjerë), largësia e fshatrave nga vinin nxënësit e të tjera probleme. Por Azisi nuk dorëzohej para këtyre vështirësive, me qetësi dhe korrektesë u jepte zgjidhje në kohë sa më të shkurtër.
273
AZIS HOXHA
E shikoja, disa herë, të merrte rrugën e xhadesë, ashtu gropa – gropa, veshur si zakonisht me një kostum në ngjyrë gri, me kapele me strehë, të cilën nuk e hiqte nga koka, veç në klasë dhe në shtëpi. Të linte të kuptoje se ajo kapele ishte një “copë” Dëshnice, një “copë” nga Suka, sipas traditës tradicionale, simbol i atyre viteve që ai punoi dhe jetoi në trevën e Sukës. Shkonte shpesh në Goricë, Podgoran, Rodenj, duke takuar e biseduar nga afër me bashkëfshatarët, të cilët do t’i pyeste për të mbjellat, për ugaret, për farën, për qetë e parmendës, për gjënë e gjallë, sigurisht dhe për fëmijët. Do të dridhte një cigar me cilido që takonte, si për të thënë: “Tani e tutje jemi shokë”. Azisin kush nuk e bëri shok dhe mik. Edhe në familjen e tij, megjithëse kishte vetëm një dhomë, të shumtë ishin ata që i shkonin në shtëpi, por ajo dhomë, sikur dyfishohej e zgjerohej më shumë, sa herë që priste dhe përcillte njerëz në sebepe, ditë festash apo ditë të shenjta. Manoja, bashkëshortja e tij ideale, megjithëse e zënë me punët e saj të tregtisë, do të sakrifikonte e do të priste miqtë e shokët e Azisit. Manua e urtë, e mençur, e pastër, fjalëpakët bënte figurë në atë mjedis. Ajo aneja gjirokastrite pati fituar zemrat e shumë dëshnicarëve, të cilët sot dhe kësaj dite vazhdojnë t’i ruajnë ato kujtime, si ndër më të bukurat e jetës së tyre. E thotë bukur Volteri i madh: “Të gjitha madhështitë e kësaj bote nuk vlejnë sa një mik i mirë!” Dhe sukjotët e patën një të tillë. Dy fjalë për të birin Përparimin, mund ta bëjnë të plotë këto mbresa. E mbaj mend atë djalë, kur ishte i vogël, me atë trupin të hedhur, çka e tregonte më të madh se mosha reale. Ishte në klasën e katërt atë vit shkollor. Djalë përsëmbari, i afrueshëm me shokët, mësonte e luante me ta dhe nuk binte në sy si djalë drejtori. Pa mëdyshje reflektonte kulturë, të cilën e kishte si dhunti nga prindërit. Shprehja: “Bëmë, o baba, të të ngjaj!” i shkonte shumë për shtat,. Dardha nën dardhë do të binte do të bjerë. Përparimi me ketë libër do të përjetësojë atë pemë gjeanologjike, e cila do të lëshojë kurdoherë fruta, lule dhe
274
Gjirokastra në epope...
aromë. Tani drejtor Azisi na duket, sikur na flet nga larg: “Hë, si jeni?” “A takoheni me nxënësit tanë aq të mirë?” Ndoshta, atje ku prehet, do të dijë për secilin: për Sabriun, Et’hemin, Nuredinin, Selimin, Taren , Minushen e shumë e shumë të tjerë, që i ka mësuar dhe i ka rritur me aq dashuri, ashtu si Përparimin e tij. Pranë shtëpisë së dikurshme të Azisit, atje te Hani i Sukës, ndodhen dy monumente të natyrës: rrapi madhështor shekullor dhe pusi mbi njëqindvjeçar. Të dy kanë historinë e tyre. Nën hijen e atij druri gjigand kushedi sa herë është çlodhur drejtori me halle shumë… Me ujët e atij pusim sa e sa herë është freskuar dhe ka shuar etjen, në ato vite, kur nuk kishte burim uji tjetër. Të dy ato mbeten simbole të patjetërsueshme, prandaj mbrohen nga shteti. Por simboli i tretë për sukjotët mbetet drejtori i parë i shkollës shtatëvjeçare Sukë, Azis Hoxha, simbol i punës për arsimin e zonës.
275
AZIS HOXHA
Azis Hoxha në këndvështrimin e kolegëve gjirokastritë Luan Fino, ish mësues në shkollën “Koto Hoxhi” Ishte privilegj të shërbeje në një kolektiv pedagogjik, ku punonte dhe drejtonte mësuesi Azis Hoxha. Me veprimtarinë e përkushtuar shumëplanshe në fushën e arsimit e të edukimit të brezave të nxënësve dhe arritjet e pakundërshtueshme në këtë fushë, Ai e radhiti veten në plejadën e figurave të shquara të arsimit tonë kombëtar. Me këtë kulturim Azis Hoxha e justifikoi, pa mëdyshje, diplomimin e liceistit dhe në ushtrimet e profesionit fisnik, i zhvilloi dhe i pasuroi në kohë dhe hapësirë konkrete me deduksione bashkohore dijet e fituara në bankat e Liceut të Gjirokastrës, duke e vënë gjithçka në funksion të ecjes përpara të shoqërisë. Azis Hoxha u diplomua mësues dhe nuk e zëvendësoi këtë profesion me asnjë profesion tjetër nën diell të ngjashëm, apo të afërt gjatë gjithë jetës. Ai ishte dhe mbeti mësues, jo vetëm brenda mureve të shkollës e klasës për t’u mësuar nxënësve, deri në ngulitje njohuritë e arta të gjuhës shqipe e letërsisë shqipe për përvetësimin e zbatimin e tyre në praktikë, por edhe ku e kërkonte situata, terreni, dëgjuesit. Në figurën e tij prej pedagogu personifikohet mësuesi i fëmijëve, i mësuesve të rinj dhe i prindërve të nxënësve. Orët e zhvilluara prej mësuesit Azis ndiqeshin me etje nga auditori, sepse gjatë zbërthimit të temave me origjinalitetin e tij dinte të kombinonte me fantazi trashëgiminë e pararendësve me emër në fushën e pedagogjisë me praktikën shqiptare. Ato karakterizoheshin nga pjesëmarrja aktive e nxënësve në diskutim, duke i hapur horizont të lirë
276
Gjirokastra në epope...
shpërthimit të talentit dhe aftësive të tyre. Shpjegimi dhe argumentimi i temave mësimore dallohej nga qartësia e mendimit dhe e shprehjes së tij. Ajo paraqitej në të folur me një gjuhë të kulluar shqipe, pa përsëritje fjalësh me fjali koncize pa përdorim fjalori të huaj, ndërsa në anën grafike pasqyrohej nga një shkrim rruazë, ku çdo shkronjë gëzonte origjinalitetin e vet. Edhe në bisedat e lira, ku ai merrte pjesë, në fjalorin, që ai përdorte, ishte e papranueshme fjala poshtruese, ofenduese, hakmarrëse ndaj dëgjuesit. Nga goja e tij buronin këshilla nxitëse, inkurajuese, optimiste, të cilat nxitnin sedrën për të arritur më të mirën. Drejtësia, korrektësia, pjekuria mbizotëronin në gjykimin e problemeve që paraqiteshin për diskutim. Takti pedagogjik përbënte një nga veçoritë dalluese të tij në marrëdhëniet me kategoritë të ndryshme të njerëzve, me të cilët kishte të bënte. Në funksionimin e drejtimit të institucionit arsimor, që i besohej Azis Hoxhës e preokuponte ndihma ndaj mësuesve, që sapo hidhnin hapat e para në detyrën fisnike. Si drejtor shkolle planifikonte orë kontrolli te mësuesit, jo për t’i zënë “gafil” ata për ndonjë shkelje të ecurisë mësimore, sesa për të verifikuar zbatimin e metodave të reja të mësimdhënies, sepse në radhë të parë ai ishte mësues metodist, sesa drejtor administrativ. Azis Hoxha është fiksuar në kujtesën e bashkëqytetarëve një personalitet njerëzor i respektuar për jetën familjare të rregullt, për kulturën qytetare, për gjykimin e problemeve, për arsimin e brezave të ish nxënësve e brezave të ish nxënësve. Shkolla “Korto Hoxhi, ku ai ishte drejtor, për shumë vite rresht, ka mbetur me emër të mirë, sepse në historikun e saj ka zënë vend të pashlyer dhe misioni i përkushtuar i ish mësuesit dhe drejtorit të saj, Azis Hoxha, qytetarit të merituar të Gjirokastrës. Azisi pavarësisht se ne ishim farefis, të afërt, pra me marrëdhënie fisnore, ai na trajtonte në një raport në marrëdhënie si me mësueit e tjerë, pa tolerimin më të vogël në
277
AZIS HOXHA
këtë aspekt. Mua, meqë isha shumë i pasionuar pas librit, më kishte caktuar të përgjigjesha për bibliotekën e shkollës… Madje bibliotekën dhe veprimtarinë e saj në shkollë e konsideronte si një faktor të rëndësishëm në përparimin e nxënësve, në rritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe në hapjen e dritareve të reja… Azis Hoxha mbi të gjitha ishte një shembull i njeriut. Ai e gëzonte si privilegj emrin e vërtetë të njeriut. Këtë e demonstronte kudo, ku ishte i pranishëm, në shkollë ose jashtë shkollës, në veprimtari të ndryshme me theks… E shoqja, Manua Me familjen e Azisit ishim komshi, fqinjë. Unë, ndërkohë që përfundova shkollën 7 vjeçare, ai ishte mësues. Pak më vonë ai shkoi në Itali, ku vazhdoi shkollimin dhe, pasi u kthye nga Italia, ne të dy shpallëm fejesën. Pas kësaj ai filloi të aktivizohet në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare. Unë, aso kohe, qëndroja në shtëpi me prindërit e mi. Kur u kthye Azisi u ktheva te shtëpia jonë. Dua të them se ai ishte shumë vlerësues në lidhje me bashkëshorten e tij. Kishte koncept të madh vlerësues. Më pyeste për gjithçka, më vlerësonte shumë; e dëgjonte me kujdes fjalën time, jo vetëm për problemet e familjes, por për gjithçka. Ai më trajtonte si shoqe, si mike. Edhe unë e këshilloja dhe ai i zbatonte këshillat e mia … Ndoshta do të dukej çudi të them se ai në sjellje e gjithçka ishte model. Unë dhe ai gjithmonë ishim bashkë, madje dhe spektatorë në ndeshjet e futbollit; ishim një çift që ndiqnim së bashku ndeshjet e Luftëtarit… Me Azisin ne rritem të dy famijët tanë me shumë përgjegjësi dhe qytetari. Ai ishte një njeri që e fitonte shumë shpejt respektin e të tjerëve.
278
Gjirokastra në epope...
Azisi me familjen Gaqe Bashari Si bashkëqytetar e kam njohur shumë shpejt Azisin, por njohja jonë u thellua , sidomos gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Ai, asokohe, ishte caktuar me detyrë speciale në Zonën e Parë Operative me problem të furnizimit, detyrë të cilën e kreu me shumë sukses dhe përpikmëri. Mas çlirimit Azisit iu ngarkuan detyra shumë të rëndësishme në Pushtetin Popullor. Më vonë ai u angazhua në profesionin e tij si mësues. Angazhimi i tij në këtë lëmë të rëndësishëm të arsimimit ishte shumë serioz. Kur doli në pension nga arsimi Azisi, ne u lidhëm prapë bashkë, pasi dhe unë erdha në Gjirokastër. Azisi ishte një kuadër i devotshëm, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimimit, gjuhës shqipe dhe Atdheut.
279
AZIS HOXHA
Isuf Zeko, mësues Kujtimet e mia për Zotin Azis kanë vlerën e një respektimi të madh. Në vitin 1961 më caktuan mësues në shkollën “Koto Hoxhi”. Pata fatin e madh të takoj një njeri të madh, të ditur, të arsimuar, humanitar; një njeri që, në sajë të tij, unë u bëra mësues. Pra i jam mirënjohës, që ndikoi katërcipërisht tek unë të bëhem me të vërtet mësues… Ai ishte një njeri i madh, i urtë me një arsyetim të fortë, njeri i analizës, i taktit, i qetë dhe i arsyetimit logjik, njeri shumë komunikues në marrëdhëniet me kolegët, me prindërit, me nxënësit. Në karakterin e tij ishte transparenca, dashuria për njeriun, motiv i madh shtytës i tij ishte: dashuria për profesionin. Në qytetin tim, për këtë më vjen keq, nuk është çmuar sa duhet dhe si duhet puna e tij. Këtë njeri e kanë harruar dhe kanë çmuar njerëz, të cilët nuk e meritonin dhe nuk ishin kurrsesi të këtij stadi, sikundër Azisi. Si drejtor shkolle drejtonte me operativitet, komunikonte me të gjithë, sidomos ndërtonte praktika për kapërcimin e gjendjes së tyre për nxënësit e vështirë dhe interesohej vazhdimisht për ecurinë graduale të përparimit të tyre. Duke qenë i këtij sensi, ai ndërtonte metoda efikase përmirësimi dhe arrinte t’ia dilte, të realizonte synimet. Unë gjithmonë këtij njeriu adapt i kam folur “Zoti Azis”. Ai ishte kaq i thjeshtë, sa komunikonte edhe me pastruesen e shkollës. Ndaj të gjithë e donim dhe e respektonim. Edhe kur kontrollonte ditarin kishte një metodë të arsyeshme dhe shumë shoqërore: “Bir, më jep ditarin!” Na trajtonte si bijtë e tij, pra si fëmijët e tij. Edhe kur e kisha nëndrejtor, ai të njëjtën procedurë ndiqte. Edhe, kur unë u caktova në gjimnaz, më këshillonte dhe më thoshte: “Dil ndonjëherë të konsultohemi dhe të mësojmë ndonjë gjë të re”. Ai kishte si qëllim: unë të përparoja në profesionin
280
Gjirokastra në epope...
tim dhe e konsideronte si detyrë të tij të vijonte të më ndihmonte. Azisi ishte njeri, i cili atdhedashurinë e kishte prioritare. Ai ishte Mësuesi i Mësuesve. Para se të të këshillonte, të merrte mendim. Një formë aplikative e jashtëzakonshme dhe bindëse. Shumë nga kolegët tanë, të asaj kohe, kanë kujtime të mëdha për të. Fjalët më të mira burojnë nga zemra për Azis Hoxhën. Unë e deklamoj se, pa qenë Azis Hoxha, unë nuk do të mundja të bëhesha mësues, në atë nivel që kërkohej. Ai lojti një rol të madh në profilizimin tim. Më mësoi artin e të qenurit mësues. Sa bukur procedonte dhe shumë zgjuar me thyerjet disiplinore, të cilat ndodhnin në shkollë. Edhe kur nxënësi ishte në fije të perit, ai i mbronte, kur kishte krijuar bindjen se, me ndihmë, nxënësi do të ndryshonte. Kudo ku shkonim në ekskursione, piknikë, vizita, ai do të ishte i pari dhe na mësonte si duhej të procedonim. Po të sëmurej një fëmijë në shkollë, ai do të bëhej copë , sikundër të ishte fëmija i tij… Pra, kolektivi, ku ka drejtuar Azis Hoxha, ishte shembull i madh. Azisi te ne mbillte dashuri, dashuri me koncept të gjerë, duke avancuar kohën. Thiano Dhima, mësuese “Të flasësh për figurën e Azis Hoxhën është një kënaqësi dhe ndjesi e veçantë. E njoha , kur më transferuan nga shkolla “ Bajo Topulli” në shkollën “Koto Hoxhi”. Mbaj mend që të gjithë mësuesit e thërrisnim “Zoti Azis”, pasi me të vërtetë ishte zotëri burrë; një burrë, ku dominimi i cilësive pozitive ishte prezente. Ai me ne nuk sillej si drejtor, por si baba, si shok. Me këtë qëndrim të kujdesshëm dhe korrekt, ai ishte shumë i besueshëm. Nuk na fliste kurrë në emër, jo vetëm mua, por edhe shoqeve të mia, duke na thënë:
281
AZIS HOXHA
“Vajzë erdhët? Si keni qenë? Si i keni nga shtëpia? Fëmijët si janë?”Dinte të futej në psikologjinë tonë me shumë takt. Ky interesim i tij të bënte ta ndjeje veten mirë, të futeshe në procesim mësimor me besim dhe të zhvilloje mësim me përkushtim. Njeriu ndjente një ngrohtësi të madhe. Sinqeriteti ishte një nga anët e tij më të forta. Me këto sjellje ai të bënte të hidheshe në flakë. Ne mësueset e reja kishim ndihmë të madhe në sferën pedagogjike nga zoti Azis. Ai interesohej për kualifikimin tonë, për ngritjen profesionale. Më kujtohet, si sot, një kontroll i tij i imtë në një orë mësimore timen, po kështu edhe të mësueses Niqi Milo. Zoti Azis, pasi përfundoi krontrollet e dy orëve, na thirri të dyjave dhe filloi të bënte analizën e këtij kontrolli. Kishte një procedurë të çuditshme. Ai respektonte dinjitetin njerëzor, profesional, zbatonte një etikë të jashtëzakonshme dhe dobiprurëse. Më parë na përgëzoi për orën mësimore, na nxori anët pozitive të të proceduarit në orën mësimore dhe pastaj, para se të na thoshte të metat, na pyeti se ku i ndjenin ne të metat tonë të proceduarit… Duke përdorur një metodë të tillë, ai, pa dyshim, fitonte simpatinë tonë. Ne i kërkuam zotit Azis me përvojën e tij të na zhvillonte një orë mësimore në lëndën e gjuhës. Ai e mori në konsideratë këtë kërkesë tonën. E zhvilloi orën me shumë përkushtim, por në fund na tha: “S’jam shumë i kënaqur me veten…- Madje, - shtoi, - ne të shtatëvjeçares e kemi vështirë të japim mësim në ciklin e ulët , sado të fortë e të zotë të jemi! Të japësh mësim në ciklin e ulët do të thotë të kesh talent të madh!...”. Pra shihni sa i thjeshtë ishte ai dhe sa serioz…,ndaj mbetet si ikonë në kujtesën tonë “. Ifi Duro, mësuese “Azis Hoxha ishte një figurat më të shquara dhe më të kompletuara të të qytetit tonë. E ka njohur qysh në vitin 1955 në procesin e punës, kur e kisha drejtor. Një njeri në kuptimin
282
Gjirokastra në epope...
e plotë të fjalës: I nderuar... Unë isha mësuese e re aso kohe... Mundohej të na mbante afër, duke na ndihmuar për të arritur nivelin që duhej. Ai gjithçka e fliste me takt madje dhe anët positive, por edhe pjesën tjetër ato negativet në procedurën mësimore. Pra ishte njeri që të mbronte “bukur” dhe të mësonte me durim të madh dhe në mënyrë bindëse. Pra, ai përdorte taktin kudo dhe me këdo, gjë që e bënte më të respektuar. Dijenitë e tij nuk i kursente të të mësonte, pra ta jepte zanatin…, sikundër i thonë fjalës… Pra, Azis Hoxha, dinte të ndërtonte marrëdhënie të përsosura me kolegët, prindërit, nxënësit e me të gjithë. Në këtë aspekt komunikimi i tij ishte model. Ai bashkëbisedonte, të njihte racionalisht dhe ndërtonte synimet e tij… Kryesorja ishte se të hapte perspektivën dhe të orientonte. Por dhe në shpirt ishte një njeri, të cilit i lulëzonte humanizmi. Këtë e ilustroj me një fakt: Kisha të sëmurë fëmijën dhe duhej të kujdesesha për të. Kishte arritur deri atje sa mund të shkëputesha fare nga shkolla për një kohë. Por kjo rëndonte edhe gjendjen financiare të familjes sime. Unë kisha dhe një shqetësim tjetër nuk doja të lija nxënësit e mi në një “dorë” tjetër. Por, së toku me drejtor Azisin, gjetëm metodën që unë të mos kryeja dezhurnet që kryenim atëhere. Më lehtësoi dhe unë ndoqa procesin mësimor dhe ia arritëm qëllimit. I tillë ishte ai: gjente rrugë të drejta dhe efikase edhe për të të ndihmuar. Azisi nuk të urdhëronte, por me taktin edhe argumentin e tij, ai të detyronte vullnetshëm të zbatoje detyrat, të cilat nuk i jepte në formë urdhëri, por ai kishte dhe një diçka tjetër se ishte rigoroz për detyrat, të cilat jepte, pasi të mbushte mendjen për përmbushjen e tyre. Trajtimi, sidomos ndaj nesh, vajzave të reja mësuese, duke na trajtuar si vajzën e tij, ishte një mënyrë trajtimi e fikase, metodë dhe një plus shumë i fortë i tij , i cili shtonte respektin dhe admirimin…”.
283
AZIS HOXHA
Niko Dhoska, mësues “E mbaj mend, si sot, zotin Azis me atë pamjen e tij që reflektonte inteligjencë, butësi, mirësi, dashuri dhe pjekuri. Ishte një njeri me shumë përmbajtje. I zoti ta drejtonte veten me kthjellësi në çdo moment, ndaj respekti për të ishte maksimal, jo vetëm nga nxëënsit , por edhe nga mësuesit e kësaj shkolle.Unë isha mësues i ri dhe, pavarësisht se unë jepja gjuhën ruse, isha i lidhur shumë me të. Më kujtohet se ishte shumë i prerë, rigoroz dhe luftonte të zbatonte programin e shkollës, por duke patur një rregull të jashtëzakonshëm dhe ç’është e drejta gjatë gjithë veprimtarisë së tij pati sukses... Më kujtohet një herë, kur e informova për kontrollin e realizuar nga përfaqësues të Seksionit të atëhershëm të Arsimit të rrethit në lëndën time, që jepja në shkollë: gjuhën ruse... Ata u befasuan , kur në këtë orë u fol vetëm rusisht nga mësuesi (unë) dhe nxënësit, duke treguar shkallën e dijeve... Kontrolluesit u habitën për nivelin dhe pasionin, që kishin nxënësit për të mësuar gjuhën ruse... Zoti Azis më pa drejt në sy dhe më tha: “U kënaqën kontrolluesit?” Unë u shpreha: “Ata u habiten që nxënësit flisnin aq bukur rusisht !” Qeshi. E kishim kuptuar mirë njëri - tjetrin. Më përgëzoi dhe u emocionua”. I tillë ishte ai... Mbahet mend i respektuar sot nga brezat e nxënësve , të cilët patën fatin e madh në jetë ta njihnin drejtorin Azis Hoxhën....
284
Gjirokastra në epope...
NË SHKOLLËN “Koto Hoxhi” Fragment i shkëputur nga libri “Përtej gjysmës së shekullit… si nxënëse dhe mësuese” i autores Tonina Hido Me të shkuarën e shkollës , me emrin e saj, me prurje të gjithanshme vlerash e ndjeja veten në një familje të madhe që përfshinte me autoritetin e saj dhe me emrat e mësuesve të nderuar e në zë që punonin ty: Drejtori z. Azis Hoxha , që kishte kryer liceun francez të Gjirokastrës, kishte përvojë serioze dhe njohje të thellë të problemeve të shkollës gjatë viteve, duke shërbyer edhe në rrethe të tjera të jugut. Kishte marrë pjesë, krahas 160 mësuesve në Konferencën e Parë të mësuesve të qarkut të Gjirokastrës, që zhvilloi punimet në Poliçan më 3-4 qershor 1943, duke qenë bashkëkohës dhe bashkëpunëtor në qytet me figura të tilla si: Siri Shapllo, Thoma Papapano, Kadri Bababoçi, Zihni Sako e tjerë. Drejtor Azisi kishte autoritet njerëzor e profesional. Përmes komunikimit me thjeshtësi ndihmonte çdo mësues që të ndjesheshin mirë, pjesë aktive në organizimin racional të punës, duke synuar e siguruar që shkolla shtatëvjeçare “Koto Hoxhi” të qe në ballë të simotrave në qytet e në rreth. Në këtë ecje të përbashkët ndihmonte puna e pakursyer, e kualifikuar e nëndrejtorëve Petro Papakosta dhe Vera Sako (pas saj Kasiani Kutra dhe
285
AZIS HOXHA
Omer Hashorva). Vetë kuadri i kësaj shkolle jepte siguri për angazhime dhe arritje nga më seriozet, nga më cilësoret. Në klasat e fillores mësues të tillë si: Urani Zhupa, Xhina Papakosta, Vasfie Harxhi, Ana Njocko, Ifi Duro, Lale Mema, Niqi Milo, Vasilika Ksera e tjerë qenë shëmbuj përvoje pozitive në të gjithë qytetin, rrethin e Gjirokastrës. Edhe në klasat e ciklit të lartë kishte mësues shumë të përgatitur e seriozë, para të cilëve ndjehesha e “vogël” për t’u matur me detyrat dhe kërkesat në rritje të shkollës. Z. Azis e z. Petro jepnin lëndën e gjuhës e të leximit letar në disa klasa. Në një analizë javore të pëparimit (organizoheshin rregullisht nga drejtori) znj. Kasiani, duke arsyetuar gjendjen, si kujdestare, tha: “Kur te vijë puna për “dyshin” e nxënësve, duhet të jemi tepër të ndershëm, brenda vetes me fëmijët, me detyrën”. Filluam të qeshnim, duke zbuluar me “nxitimin” tonë se paska “dysh “ me nder. Por ajo s’rrëmbehej kollaj, arsyetoi shumë nga notat negative në lëndë të ndryshme të klasë saj në kujdestari, që ishin dhënë si masë “disiplinore” nga mësues të pazotë. Drejtori dhe mësuesit u vunë në lëvizje për të mos lejuar shkelje të tilla, që dëmtonin marrëdhëniet me nxënësit dhe zhvlerësonin atë që aplikonte këto forma. … Në vazhdim të mendimit për vlerësimet e nxënësve , drejtoria e shkollës shtatëvjeçare “Koto Hoxhi’ e ktheu në metode pune kontrollin periodik për nivelin e përvetësimit të programit mësimor, sipas lëndëve dhe klasave me forma të ndryshme. Pas çdo kontrolli të tillë shtroheshin detyra për çdo mësues të lëndës (sipas rezultatit në testim) dhe për gjithë kolektivin ndaleshin në dukuri që u takonin të gjithëve. Me gjithë mjediset e ngushta të shkollës, dy ambiente (lart godina dykatëshe për klasat V-VII, ndërsa në oborrin poshtë tjetra për klasat e fillores) puna ecte normalisht, falë një organizimi dhe ndjekje serioze prej drejtorisë dhe ndërgjegjësimit të gjithë kolektivit pedagogjik. Në krah të z. Azis, veç z. Petro, znj, Kasiani dhe Verës shërbyen njerëz të përgatitur të cilët gëzonin autoritet të natyrshëm si: nëndrejtor
286
Gjirokastra në epope...
Omer Hashorva, djalë dinamik, që premtonte për të ardhmen si dhe zonja Zana Shehu (Kokoshi) nga Vlora, mësuese për gjuhën dhe leximin letrar. Kështu natyrshëm, udhëhiqnin shkollën me ekip të përgatitur e me synime të larta përsosje kolektive. Zana qe shpirt njeriu në kuptimin e plotë të fjalës, e hijshme, me sy që rrëzëllenin inteligjencë, butësi, vendosmëri, bujari, e cila të mahniste me dinamizmin e saj…. ....Mësimi dhe analizat e punës në këshillin pedagogjik bëheshin me seriozitet prej të gjithëve, por në drejtim të ballafaqimit të përvojave, nxitjes së organizuar të alternativave të mira, që jepnin më të përgatiturit, klima qe e vakët; zinte vend pë këtë nevojë komunikimi spontan, vetjak, mes njëri tjetrit që të përfitonin trajtimin e një teme, ekskursionin mësimor e tjerë….. … Shkolla “Koto Hoxhi” qe pararojë në shkollat e qytetit e të rrethit, emër që mbajti dhe vazhdon ta ketë dhe sot. ... Përvoja e drejtorëve, në tri shkolla ku punova, por edhe si mësuese, më ka bërë nxjerr përfundimin e madh logjik që duhen mbajtur të lidhura fort njëkohësisht të gjitha hallkat e interesuara për problemet e arsimit e të edukimit…
287
AZIS HOXHA
Vlerësimi Stefan Qurku, mësues “ Z. Azis shpaloste kudo veti, cilësi shumëtë rralla dhe vullneti tij ishte maksimal për çdo veprimtari që merrte përsipër. Tipikja e tij ishte : Sinqeriteti shoqëror dhe profesional. Nuk njihte prapaskena, kulisa dhe, në këtë kuadër, ishte korrekt. Në planin kultur dhe profesional : Njeri me horizonte të gjerë për profesionin e tij dhe me synim të motivuar: Ndihmesë dhe kualifikim. Ai ishte manifestues i respektit shoqëror, respektohej, rspektonte, një ndërsjellje shembëllore. Luftues i përkushtuar në sensin pozitiv, që e demonstronte vijueshëm në veprimtarinë e tij.... Në kompleks: model i një njeriu të veçantë pozitiv. Mund të quhet: Një nga personalitetet kontribuese të kohës të kohës së vet, një model i paraqitjes së mësuesit tipik dhe shumë serioz. Zoti Azis ishte një drejtues i spikatur i mbledhjeve të Këshillit Pedagogjik, të cilat zhvilloheshin asaj kohe dhe në to
288
Gjirokastra në epope...
ruhej konspiracioni. Ato që thuheshin brenda në mbledhje, asqë mund të thuheshin jashtë. Kjo ishte dënueshme. Asqë mund të mendohej që zoti Azis të dilte me xhaketë ndonjeherë dhe këtë kulturë etike e impononte edhe te gjithë stafi. Ai kishte një kulturë të tillë, që respektonte mjedisin dhe vendin, ku kryesishin proceset. Përsosmëria e qëndrimit dhe e trajtimit të tavolinës prej tij me një mentalitet tipik gjirokastrit , ishte shumë bindës dhe aristokrat, ku kishte apo s’kishte llojëshmëri gjellësh, duhet të funksiononin të gjitha shërbesat, mjetet ngrënëse, pavarësisht se mund të kishte vetëm një gjellë të vetme për t’u servirur. Zoti Azis ishte autoritar në çdo fjalë që thoshte dhe mund ta zbërtheje me logjikë se kush i jepte hije atij. Respektin ndaj tij e shihje kudo te mesuesit, nxënësit, prindërit e tjerë. I jepte punës një ritëm të veçantë. Të pije një kafe me zotin Azis ishte një nder i veçantë për kolegët e tij. Rituali i tij ishte: shtëpi punë dhe punë shtëpi. Çdo bisede që bëhej në shkollë, bëhej vetëm për punën”.
Shkolla shtatëvjeçare “Koto Hoxhi”
289
AZIS HOXHA
Njeriu fisnik dhe simbol i mirësisë Nga Kristo Stoja, publicist Kishim një drejtor të urtë, babaxhan Mendimin se opinionin e mësuesit e nxit ose e stopon përparimin e nxënësit, unë e mbështes. Dhe jam i këtij qëndrimi, mbasi e kam provuar në drejtim të mbarëvajtjes në shkollë. Nga viti 1955 deri në vitin 1958 unë kreva shkollën 7 vjeçare “Koto Hoxhi”, në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës. Drejtor të shkollës kishim zotin Azis Hoxha. Unë vija nga fshati dhe më duhej, si fëmijë, të kapërceja shumë vështirësi, duke qenë dy orë larg me këmbë nga qyteti. Po nga ana tjetër unë vija nga një shkollë fillore e Dhoksatit, si nxënës me vullnet, me përkushtim dhe me dëftesë, e cila nuk njihte notë tjetër veç notës pesë (nota më e lartë e asaj kohe). Isha i tillë se mësoja dhe mësuesi më kishte vlerësuar. Në shkollën “Koto Hoxhi “ u ndjeva si në familjen të madhe. Mësues të zotë dhe të përkushtuar. Mësues që edukatën e tyre të lartë ua kultivonin me dashuri e kujdes nxënësve. Kishe qejf të vije në shkollë. As rruga e gjatë, as moti, as pengesat e tjera nuk arrinin të na e zbehnin dashurinë për të mësuar. Dhe mbi të gjitha, veç këtyre mësuesve, të cilët na donin dhe bënin gjithçka që ne ta përvetësonim mësimin. Kishim një drejtor të urtë, babaxhan, i cili sillej me ne si prind dhe ne ndiheshim ngushtë dhe të përkrahur nga një njeri i tillë me zemër të madhe. Unë kam qenë dhe në shkolla të tjera. Kemi pasur dhe drejtorë të tjerë. Njëri prej tyre ishte aq i rreptë, sa që jo vetëm
290
Gjirokastra në epope...
nxënësit strukeshin, kur shfaqej ai, por edhe arsimtarëve u “mërdhinte”, kur përballeshin në të. Një tjetër drejtor ishte i ftohtë, mbante distancë, mbante kaq distancë, sa vetëm pamja, si prej guri, nuk të impononte respekt dhe nuk ka lënë ndonjë kujtim në kujtesën tonë. Kurse në shkollën shtatëvjeçare “Koto Hoxhi” çdo gjë ishte ndryshe. Mësuesit të veshur mirë e me një paraqitje dinjitoze. Komunikonin njëri me tjetrin si familje, komunikonin me nxënësit, sikur të na kishin fëmijët e tyre dhe, ç’është e veçanta, komunikonim me drejtorin si shok, pa frikë, pa ndjerë tutelë, pa menduar distancë. Shkonte drejtori, ne nuk trëmbeshim. Ai na përkëdhelte, na pyeste për mësimet, për vështirësitë dhe, kur ishim në gabim, na e thoshte ëmbël e me shumë takt. Na vriste me pambuk. Dhe ky komunikim, ky respekt i ndërsjelltë, kjo dashuri kaq e shfaqur, e bënte disiplinën në shkollë më të fortë, një disiplinë, e cila buronte nga vetëdija, një disiplinë, që respektohej nga ndërgjegjja. Jo vetëm atëherë, pavarësisht se isha i vogël, por edhe sot, kur u afrohem të shtatëdhjetave, pyes veten : “Si arrinte ky drejtor, i cili arrinte, pa bërtitur, pa u acaruar, pa mbajtur distancë me arsimtarët, pse jo dhe me nxënësit, t’i shkonte puna vaj dhe secili ta kryente detyrën me dëshirë, duke e kuptuar qartësisht se ky ishte misioni i tij?” “Si Kristua t’i kemi të gjithë...” Një ditë erdhi në shkollë drejt nga puna babai im, murator, ku, akoma ishte me rrobat e tij të punës, ku kishin ngelur ashkla gurësh dhe pluhuri i bardhë i gdhendjes. Pak i rezervuar trokiti në drejtori. Një zë i ëmbël foli nga brenda: “Hyr”. Takimi aq i afruar i drejtorit me aq respekt e çliruan babanë nga ndrojtja e parë. - Të lutem, mund t’ju pyes, përse u munduat? Ishte zëri prej babaxhani i Azis Hoxhës, pas shkëmbimit të përshëndetjeve.
291
AZIS HOXHA
- Erdha të interesohem për djalin, si sillet, si shkon me mësime, - ishte përgjigjja e babait. - Kot je munduar, - i tha drejtori, pa e sqaruar mendimin më tej. - Si kot?! Unë kam djalë dhe më takon të pyes për famijën tim. - Më falni, nuk u kuptuam. Gabimi eshtë imi që nuk të fola tamam. Po edhe thënia, i dashur Sokrat, “se je munduar kot”, e kishte një kuptim. Dhe ja tani të të flas hapur. Djalin e ke shkëlqyeshëm në sjellje, shkëlqyeshëm në mësime. Si Kristua t’i kemi të gjithë. Ai është nderi i shkollës. Prandaj , kur të pashë si ashtu nga puna ke ardhur, i shqetësuar për djalin, të thashë : “Kot je munduar...”. Sytë e Azisit u kryqëzuan me të babait. Ai shikonte ëmbël. I qeshur dhe fytyra e tij shprehte dashuri, respekt , mirënjohje. Megjithatë duhej të ndodhte ky rast që, portreti i drejtorit tim të shtrenjtë të skalitej në kujtesën time i dashur, human dhe shumë i respektuar. Incidenti me mësuesen e matematikës Në shkollë, në klasën e shtatë, na erdhi një mësuese e re matematike. Ajo, ndryshe nga kolegët që gjeti, ishte shumë e ashpër, pa takt dhe vinte dorë mbi nxënësit. Mua më kishte rënë vendi në bankë të parë. Në ato vite, për të mos bërë zhurmë, na kishin vënë një djalë dhe një vajzë. Në orën e matematikës, kur ajo po shpjegonte, shoqes së bankës i ra lapsi përtokë. M’u lut t’ia merrja. Mësuesja dëgjoi pëshpërimën dhe më pa mua, kur u ula midis këmbëve të vajzës për të kërkuar sendin e rrëzuar. Me siguri u keqkuptua. Më mori mua për një “rrugaç”, për një djalë me qëllime të këqija. Ndërpreu mësimin, më ngriti nga veshi dhe, mbasi më dha disa pëllëmba në fytyrë, më nxori jashtë. Pas këtij rasti ajo krijoi mendim të keq për mua dhe, jo vetëm që më hante notën, por me dhe pa shkak më godiste me gishtin tregues të përkulur në
292
Gjirokastra në epope...
kokë, më shkulte favoritet dhe s’ma përtonte me ndonjë pëllëmbë. Megjithëse përgjigjesha vetëm për notën pesë, asnjëherë nuk më vinte më shumë se katër. Nuk ndikohej as nga notat e klasës së pestë dhe të gjashtë, që i kisha nxjerrë të gjitha “pesa”. I pakënaqur, i shqetësuar dhe me një revoltë të brendshme, shfryja me vete, pasi mësova që notën e fundit të vitit ma kishte nxjerrë “katër”. Ishte e vetmja katër, si delja e zezë, midis gjithë pesave të lëndëve të tjera. Mua më vinte zor të ankohesha në drejtori. Provimet e lirimit Dhe ja, pas mbarimit të mësimeve vjetore, erdhën provimet, që atëherë quheshin “Provime të lirimit”. Provimin e parë e kishim gjuhë - letërsinë, të cilën na e jepte drejtori. Më parë e dhamë me shkrim (hartimin) dhe, pas dy ditësh, do ta jepnim me gojë. Në komision, veç drejtorit, ishte dhe një mësues i një shkolle tjetër dhe një nga seksioni i arsimit. Kur më erdhi radha dhe u paraqita për të marrë tezën zoti Azis, buzëgas, u thotë të tjerëve: “Këtë e kam më të mirin. Ky do të më nderojë”. Unë veç se isha i sigurt për tri pyetjet e tezës, sjellja e drejtorit më ngrohu, më shtoi besimin, më bëri më krahë. Shokët para meje, të cilët kishin radhën për t’u përgjigjur, para meje, s’ po jepnin asnjë shenjë, megjithëse koha e përgatijes kishte kaluar. Sytë e komisionit shëtisnin nëpër klasë. Unë, megjithëse sapo isha ulur, ngrita dorën. “Hajde, - më tha me krenari Drejtori, - ti e di që s’ke nevojë të përgatitesh”. U ngrita dhe u përgjigja bilbil. E lakova, e zgjerova e analizova më së miri fjalinë në dërrasën e zezë. Në fytyrat e shokëve të komisionit lulëzonte kënaqësia. Drejtori u lumturua. “Ik, - më thanë, - pesë. - Po të kishte notë më të lartë edhe atë mund ta meritoje”. Isha i sigurt dhe vetë për përgjigjet e të tri pyetjeve.
293
AZIS HOXHA
“Dorëzimi” pa kushte i mësueses së matematikës Ja pas dy ditësh, erdhi radha e provimit me shkrim të matematikës. E mbarova shkëlqyeshëm, shumë shpejt dhe prita sa mbaruan shokët. Pas dy ditësh erdhi provimi me gojë. Në komision: mësuesja e matematikës, drejtori dhe një përfaqësues i seksionit të arsimit. Kur m’u lexua emri, hyra dhe mora tezën. Ngrita kokën dhe pashë në sy komisionin. Drejtori i qeshur reflektonte ëmbëlsi. Mësuesja e matematikës shikonte egër, ndërsa anëtari nga seksioni i arsimit ishte indiferent. U ula në bankën e parë dhe fillova përgatitjen. E ndjeva se i dija ujë. Për ta sfiduar mësuesen, edhe pse duhej të përgjigjeshin dy të tjerë, të cilët ishin para meje, ngrita dorën të dal në dërrasë të zezë. I pari që foli ishte zoti Azis: “Hajde, krenaria e shkollës! Jam i sigurt që do të na kënaqësh!” Mësuesja, diçka u tha në vesh të dyve, por unë dëgjova përgjigjen me zë të drejtorit: “Nuk është ashtu...”. Dhe pa listën e notave të provimit me shkrim. “Ky nxënës që të gjitha lëndët i ka marrë pesa dhe në provimin me shkrim ka marrë pesë... Si mund të mos e mësonte lëndën tënde gjatë vitit?” Dhe duke u kthyer për të marrë mendim edhe nga anëtari i komisionit i seksionit të arsimit, vazhdoi: “Nganjëherë ne mësuesit krijojmë opinion të keq për një nxënës dhe kur mund ta kemi vetë gabim.... Mbi bazën e këtij fiksimi, qëllon ta marrim tjetrin në qafë”. Unë u përgjigja shumë saktë me gojë. Më bëri dy pyetje edhe përfaqësuesi i seksionit dhe mbeti i kënaqur. “Pyete sa të duash, - iu drejtua drejtori. - Këtu do të duket sa ka mësuar gjatë gjithë vitit apo jo. Dil po deshe dhe jashtë tezës”. Mësuesja më bëri dymbëdhjetë pyetje dhe la mendjen sesi, ende pa mbaruar ajo formulimin e pyetjes, merrte përgjigjen.
294
Gjirokastra në epope...
E njëjta gjë ndodhi edhe me problemin dhe ushtrimet në dërrasën e zezë. Mësuesja u dorëzua. Mbeti pa gojë. U ndje e shqetësuar. Dëgjova, kur përfaqësuesi i seksionit tha: “Katër nota vjetore, plus “pesë” provimi me shkrim, plus “pesë” me gojë... Kristua ta rrëmben “pesën”, mësuese e dashur, dhe, në të mungon dëshira e vlerësimit real. Pra, “pesë” përfundimisht!” Para se të dilja u dhashë dorën. Përfaqësuesi i seksionit më shtrëngoi dorën fort. Drejtori më gëzoi nga koka, më puthi në faqe dhe më dha dorën e tij të ngrohtë “Kështu, si në shkollën tonë, të na nderosh dhe aty ku do të dalë bursa”. Kjo ishte këshilla e tij e fundit e ndarjes nga shkolla “Koto Hoxhi”, e ndarjes nga ky njeri i dashur, i nderuar dhe fisnik. Ndryshe ishte dora e mësueses së matematikës, e akullt. Kushedi se ç’mendonte e shkreta mesuese, në ato çaste që s’i doli e saj dhe u zu ngushtë. Nderim.... Nderim mësuesit të gjuhë letërsisë, nderim drejtorit të shkollës! Nderim njeriut që, ndonëse është ndarë nga kjo jetë dhe ndodhet diku në parajsë, do të mbetet i paharruar, si simboli i mirësisë për mua dhe për gjithë jetën. Gjirokastër, 13 qershor 2012
295
AZIS HOXHA
Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak, zemërmadh, humanistin e dikurshëm Nga Ferdi Berberi Shkollën fillore e nisa dhe e përfundova në shkollën “Drita”. Një godinë dykatëshe nga ana e fasadës, ku unë mora mësimet e para. Ajo ishte e vetmja, ngjitur me gjimnazin e famshëm të qytetit tonë. Përballë fillores sonë qëndronte hijerëndë godina e stërmadhe me stil evropian dhe bukuri mahnitëse, e cila si në pamje dhe në thelb, na befasonte. Sa herë kalonim në oborrin e gjimnazit, zgjatnim kokën dhe hidhnim vështrimin brenda dritareve. Gjithçka brenda tyre na dukej mister, madje diçka e frikshme. “Çfarë mësojnë vallë aty brenda?! – pyesnim veten dhe mblidheshim buzë e supe si për të rithënë : “ Çudi s’i ia dalin! Ç’kokë kanë që i futin në tru?...” Pjesën e dytë të shkollimit të fëminisë, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, shtatorin e 1955, e fillova në shkollën “Koto Hoxhi”. Një godinë dykatëshe me themelet e nguluar mbi shpellat e “Përroit të tmerrshëm të Ficos” për ne atëherë. Godina, që në kontaktin e parë, na u duk hijerëndë. Porta e jashtme si dhe ajo e godinës ishin me harqe. Në të dy katet e saj kishte gjashtë klasa për tri paralelet e 5, 6. 7. Gjithë konstrukti i brendshëm përbëhej prej material prej druri: trarët, tavanët, dyshemetë, shkallët, ndarjet po prej druri. Tani që mbylla të gjashtëdhjetë e tetat e kujtoj me mall, me nostalgji, atë kohë dhe atë shkollë, dhe, pse ta fsheh, sa herë shkoj kalldrëmit, në krah të Çakallit, qëndroj dhe më përfshin
296
Gjirokastra në epope...
ajo e bukura, e papërshëritshmja petalja e fëminisë. I kujtoj sidomos mësuesit me radhë e më duken sikur lëvizin aty, në oborrin e shkollës, kur hynin në klasë me regjistra në dorë, ndonjë i buzëqeshur, dikush tjetër i vranët. Qenë disa si: Petro Papakosta, “adapti” i historisë, sikundër e përkufizonin, Lefter Diloja, mësuesi i qetë me syze dhe që falte, Fotaq Kekezi, Tonina Hido, Omer Hashorva e tjerë, të cilët edukuan te ne dashurinë për arsimin, kulturën, edukatën. Të gjithë njerëz të përkushtuar pas punës fisnike që brezat tanë u kanë borxh lodhjes së tyre. “Ndjehem krenar, - i tha në një takim spontan Tonina, atyre që na rrethonin përqark, - Fredin e kam patur nxënës herët... E ndiej sjelljen e tij dhe mburrem tani që e shoh, ku ka arritur. I bukur qe i vogël, - dhe qeshi, - dhe më i bukur është dhe tani”. Unë isha 35 vjeç atëherë dhe sot ndjej në kuptimin e asaj çfarë tha. * * * Por ishte dhe dikush tjetër midis tyre. Një burrë mesatar në moshë dhe me trup, pak i bëshëm dhe pa flokë. Qe ballëgjerë me mollëza, të cilat binin mënjeherë në pah, sa i hidhje syrin...Ishte dhe qafëshkurtër. Vishej me një kostum (ndoshta blu të thellë ose të zi). Nuk vinte kurrë pa kravatë mbi këmishën e bardhë... Ky ishte drejtori i shkollës, Azis Hoxha, nga lagjja ime e sipërme, Palorto, burri më serioz . Për të tre ciklet ishte drejtori ynë. Edhe sot pas 59 vitesh, e kujtoj me ndjenjë dashurie e respekt. Edhe pse titullar, në shkollë ishte njeriu më fjalëpak midis të tjerëve. * * * Azisi i dinte hallet e njerëzve, sidomos të pjesës dërmuese të fëmijëve, të cilët ishin të varfër dhe vuanin ndoshta dhe për bukën e gojës. Sa thellë hynte në botën e tyre ai njeri i ditur!
297
AZIS HOXHA
Na përshëndeste, kur vinte në mëngjes e buzëqeshte. Na përkëdhelte në faqe e ne, pasi i thoshnim “mirëmëngjes”, ulnim kokën dhe skuqeshim. Në rreshtimet e mëngjesit, në oborrin e shkollës, fliste pak. Na porosiste dhe na kujtonte nevojën e të mësuarit, si e vetmja rrugë për të ecur në jetë. Sillej me takt me kolegët, i inkurajonte më të rinjtë dhe i dëgjonte dhe mendimet e tyre me kujdes. Më kujtohet, kur na tha një mëngjes: “ Është kollaj dhe djali e meriton masën për t’u përjashtuar (Unë djalin e kisha në klasë). - Nuk është hera e parë për ty, - iu drejtua nxënësit, që kishte nxjerrë para shkollës dhe mësuesja me të drejtë e propozoi masën. Por familja e sidomos yt at rropatet që t’iu ushqejë dhe të të japë shkollën.... Mua, - tha, pas një pauze të shkurtër, - më vjen turp... E njoh mirë dhe e kam shok. A mund t’i dal përpara, nëse unë të përjashtoj nga shkolla. Po çfarë t’i them?...” Ai foli gjatë dhe pastaj, për çudi, e afroi nxënësin (të cilin e lë anonim te vetja) e përkëdheli dhe e porositi, çuditërisht, fare qetë: “Kolegët të më falin, por djalit i duhet dhënë edhe një herë dora, ndaj, më saktë, babait të tij i duhet bërë një nder”. I ra kraheve dhe e nisi drejt shokëve. - Të më falni, ju lutem! – iu drejtua kolegëve. Kishim ngrirë në këmbë. Mendonim se çfarë do të ndodhte, se do të bëhej hataja, por, kur gjithçka mbaroi, morëm frymë lirisht dhe u gëzuam tej gëzimit se shoku ynë shpëtoi nga “fundosja”. Më pas djali iu përvesh mësimeve. Arriti të bëhej arsimtar. Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak, zemërmadh, humanistin e dikurshëm. Ky pasazh e përligj këtë mendim dhe vlerësim jo timin, por të gjithëve , të cilët e kanë njohur...
298
Gjirokastra në epope...
Shkurt
* * *
*Ishte pjesë e Grupimit intelektual: Naqo Kutra, Kasjani Kutra, Mikel Koka, Itale Koka, mësuese e gjeografisë në “Koto Hoxhi”, italiane, Dr. Thoma Zhusti (ftiziatër) Tomor Bozgo mësues, Tonina Hido (mësuese), Milto Hido, Sotir Bita, Koço Mosko, Vaso Konomi, Nikollaq Sallabanda (ushtarak nga Berati), Dr. Vasil Laboviti, Dr. Vasil Jorgji, Dr. Kalivopulli, Subi Bakiri, Lefter Dilo e tjerë. *Azisi i përkushtohej shumë bibliotekës së tij dhe gjithmonë kërkonte të pasuronte fondin e saj , një praktikë, të cilën e ndiqte dhe në shkollën”Koto Hoxhi”, ku ishte drejtor. Biblioteka e shtëpisë kishte një fond të madh libror, letrar, historik, shkencor, madje libra të vjetër të “verdhë”, që quheshin për kohën, si “Kanuni i Lek Dukagjinit”; libra të shumtë në italisht, pak frëngjisht... Ai kujdesej shumë për këtë bibliotekë. *Myftari, vëllai i tij, kishte mbaruar shkollën “Ruzhdie”. Gjatë mbretërimit të Zogut ka qenë në doganë, fillimisht shef finance në Berat, i akuzuar edhe për eliminimin edhe të dokumenteve ne Prefekturën e Gjirokastrës ... Punoi dhe pas çlirimit në Prefekturë dhe i akuzuar për djegien e saj. *Pinte kafe me miqtë e tij në të njëjtën orë çdo ditë, duke zbatuar me rigozitet orarin... Përkujdesej gjithmonë për një baçe të vogël. Azisi ishte njeri i zbatimit të një rregjimi, sikundër e kishte planifikuar në shfrytëzimin e kohës dhe këtë e realizonte me përpikmërinë më të madhe ...
299
AZIS HOXHA
*Ai ishte një tifoz i rregullt dhe i kulturuar sportiv dhe një nga vetitë e tij tipike ishte se shfaqte karakteristika të larta të emancipimit shoqëror: shkonte bashkë me shoqen në veprimtaritë sportive, duke ndjekur ndeshjet e ekipit të Luftëtarit. *Zhvillonte vizita të shkurtra te : Feti Gjylani jurist Tiranë, Omer Hashorva, Bahir Kokalari, Ylber Kallajxhi Viktor Angoni, mësues. Lidhje të ngushta me Kokalaret, Finot e sidomos me Murat Finon... Kishte miqësi me : Telo Mezinin, Bexhet Mema, Bedri Spahiun, Manol Milon (pasi gruaja e tij ishte mësuese në shkollën, ku drejtonte ai). Edhe me Dashnor Mamaqin ka pasur lidhësi të mirë.* Azis Hoxha kishte një karakteristikë tipike, të cilën e kanë venë në dukje bashkëkohësit: “Nuk lexohej kollaj ky njeri”. Me kolegët kishte gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera. Edhe kur ishte drejtor në Sukë të Përmetit ka qenë identik në veprime dhe në sjellje... Këtë e pohon edhe Et’hem Kaso, i cili ka qenë në Sukë, në kohën kur Azisi ishte drejtor atje, për disa vjet...
Me Haki Toskën
300
Gjirokastra në epope...
Ankthi i nënës ...Kur arrita te korridori i shkollës, ashtu e papërmbajtur dhe duke marrë frymë me zor, iu drejtova një mësueseje. Po ajo paskish qëlluar një grifshë, jo njeri: - Jam nëna e Kristo Stojës. E kam këtu, në klasë të pestë. Të lutem, mund të më sqarosh, nëse ka ardhur djali në shkollë? - Ou, moj shoqe, keni oreks juve! Në qindra nxënës që kemi ne, nga mund të di unë se ka ardhur apo jo djali yt?- m’u kthye me indiferentizëm e me një farë qesendije mësuesja, që e thërrisnin Vera. Pastaj m’u afrua gati të më shtynte, duke më vënë dorën për të më nxjerrë jashtë portës. “ Të lutem dil, e kemi të ndaluar të rrijë njeri korridoreve, në kohën, kur bëhet mësim “. Prapa krahëve të mi shtyu me forcë portën, që kërciti, sikur do të thyhej... “Mos të mbiftë fëmijë në bark!”- e mallkova. Kishte pak që kishte filluar mësimi. U afrova pranë dritares së një prej klasave të katit të parë. Një zë i ëmbël prej prindi komunikonte ngrohtë me nxënësit e vet. E njoha se kisha vajtur disa herë tek ai për t’u interesuar për mbarëvajtjen e djalit, ishte drejtori i shkollës. Ai jepte lëndën e letërsisë. “Jam që jam, - mendova, - po rri këtu e po pres, deri sa të mbarojë ora e mësimit. Pastaj hyj të marr vesh për djalin”. Xhamet e dritares ishin veshur nga brenda me avull, kurse tymi dilte shtëllunga – shtëllunga të zeza nga tubi i sobës sipër meje. Aty ku isha, nuk mund të shikoja asgjë, veçse kisha një favor dëgjoja për bukuri, sikur të isha brenda. Zëri prej babaxhani i drejtorit kumboi ëmbël në mjedisin e nxënësve:
301
AZIS HOXHA
- Sot, të dashur fëmijë, keni ardhur në shkollë në këtë mot të keq. Dikush ka ardhur nga afër, por nëpër shi. Dikush prej jush akoma më keq, ka ardhur nga larg, për të mos e lënë mësimin. Ka prej jush që janë të lagur, se nuk iu arriti koha të thaheshit, të ngroheshit, të mblidhnit veten. Kjo është sakrificë për shkollën dhe unë e kuptoj se ju e doni atë, i doni librat, i doni mësuesit, të cilët japin gjithçka nga vetja për t’u bërë të ditur. Në këto kushte unë kam menduar që sot të bëjmë një orë të lirë letrare. Kush nga ju me dëshirë, do të dalë para klasës dhe të na tregojë vështirësitë, që ka përjetuar për të ardhur në shkollë. Një grumbull zërash, një përzgjedhje e mësuesit dhe pastaj një monolog fëminor, i çiltër, i sinqertë dhe i treguar bukur. -Si zëri i tij më duket, - mendova në çast. – O Zot i madh, mbamë mendjen në kokë! Dhe u drodha e tëra. Lotët më vërshuan faqeve, gushës dhe më binin para këmbëve të mia, si pika shiu. Unë, që qëndroja jashtë dritares, nuk mund të duroja më. Më gëlonte gjoksi, më hidhej përpjetë. Shtyva portën. Shyqyr mësuesja pa shpirt nuk e kishte kyçur dhe kishte shkuar të ngrohej. Trokita te dera e klasës dhe akoma pa marrë përgjigje, në mund të hyja, u ndodha përballë Kristos tim, iu lëshova, e përqafova, e putha dhe e shtrëngova fort. Lotët s’më mbaheshin. “Biri im, për pak të humba! Unë e pata gabimin!” Dhe ngrita duart drejt qiellit: “Të faleminderit, o Zot! Faleminderit, o Zot, që e dëgjove zërin e nënës dhe m’i shpëtove këta fëmijë!” Pak më vonë, e mblodha veten dhe iu ktheva drejtorit: “ Më fal, shoku Azis, që hyra pa lejë dhe u tregova e pasjellshme. Por, s’mund të duroja! Faleminderit për gjithçka bën për këta fëmijë!”. Drejtori, Azis Hoxha, ky njeri trupvogël, por i madh nga shpirti, i qetë dhe buzëgaz, tha: - Jo, moj shoqe, në këtë rast edhe ne duhet të shikojmë gabimet tona. Ja mua më çudite që ti, e bërë ujë, e dërmuar
302
Gjirokastra në epope...
nga rruga e gjatë dhe e tronditur sa s’ka më, paske qëndruar jashtë në të ftohtë, në dilemë, se a do ta gjeje vallë djalin!” Nxënësit e klasës i kishin drejtuar sytë nga kjo skenë mallëngjyese dhe me mendje, si në një film, përjetonin peripecitë e shokut të tyre për të mos humbur shkollën. Gjirokastër, 04.01.2005
303
AZIS HOXHA
Urtia dhe pëlqesat e Azis Hoxhës ndaj këshillimeve të dijetarëve të mëdhenj 1. Gënjeshtra të parën e fiton, të dytën çalon dhe të tretën e pëson... 2. Kur syri shikon në errësirë, mendja shikon turbull. 3. Njeriun e lirë nuk duhet ta ndjekë frika nga pas, si syri... 4. Ju të gjithë duhet të pyesni veten: “Kush jeni ju? Dhe ç’keni bërë?” 5. Ata që i ruhen më shumë qortimit, sesa rrezikut, aty gjenden edhe njerëzit më të frikshëm për armë... 6. Ata i dhanë vetes një çertifikatë paaftësie... 7. Ashpërsia e të tjerëve, më pat humbur rrugën... Kur u përdor logjika dhe urtësia, unë gjeta rrugën e drejtë... 8. Çmoje njeriun nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë. 9. Drita e arsimit të pastron, të shëndosh, ajo të qytetëron e të mbush me ndjenjë humanitare. 10. E bukura është aq e dobishme, sa edhe e nevojshme. 11. Është e lehtë të jesh i mirë, por është e vështirë të jesh i drejtë... 12. Ëngjëlluar në skenë, djallëzuar në prapaskenë... 13. E reja duhet të çajë përpara, duke mos ofenduar të vjetrën...
304
Gjirokastra në epope...
14. Faktet vlejnë më shumë se fjalët. 15.Gëzimet që njeriu i gëzon në jetë, padrejtësisht, ai, një ditë të zezë, do t’i paguaj shumë shtrenjtë... 16. Gjithçka e mirë vjen nga rrezet e diellit dhe vullneti i mirë i njeriut... 17. Historia dhe drita janë për të zbuluar të vërtetën. 18. Ideali eshtë pika kulmore e logjikës. 19. Ju keni për të fituar lirinë, kur armiku juaj ka për ta humbur atë ... 20. Ju nuk keni fisnikëri njerëzore, ju jeni kufomë pa ndërgjegje... 21. Ju keni hedhur themele të atilla, ku mund të ndërtohet çdo lloj ndërtese. 22. Kapadajllëku i mizorit dhe padrejtësia e shtypësit, janë armiqtë më të rëndë të njerëzimit. 23. Kapriçot e një diktatori mendjemadh të shpien në rrjedhime fatale... 24. Kryengritja është vepër e gladiatorëve. 25. Kurajua nuk ia ka frikën krimit dhe as ndershmëria autoritetit. 26. Kur drejtësia do të bëjë ligje të drejta, i varfëri nuk do të grabitet nga i pasuri... 27. Lavdia u përket atyre, që përdorin bindjen dhe logjikën. 28. Këta majmunë sa më lart të ngjiten, aq më haptas e tregojnë “prapanicën”... 29. Miqësia e sinqertë ekziston në njerëz të thjeshtë.
305
AZIS HOXHA
30. Morali është ajo doktrinë, e cila na mëson, jo sesi duhet të bëhemi të lumtur, por sesi duhet të bëhemi të denjë ... 31. Mos ki shumë besim te njeriu, që përkulet shumë herë para teje. 32. Mos e tepëroni mirësinë, se mirësisë së tepëruar i fryn djalli në vesh. 33. Ndëshkoje për të kaluarën , të zërë mend për të ardhmen. 34. Në e vendet e robëruara populli s’ka zë, ai është ngjiruar nga trishtimi dhe vuajtjet e përjetshme. 35. Njerëzit për të vdekurit flasin mirë... 36. Nuk duhet që ligjet t’i bëjnë të diturit dhe mendimet t’i japin të paditurit… 37. Njerëzit nuk janë të barabartë, ai që do dhe kërkon barazi kërkon absurditet. 38. Puna më e rëndë është vjedhja… 39. Shpirti i tradhtarit jeton në trup të huaj… 40. Vajza është zonja e askujt, por, kur e bën atë të veprojë, sipas mendjes së saj, ajo bëhet zonja e gjithkujt... 41. Zemra e femrës ka monopolin e mëshirës…
306
Gjirokastra në epope...
“Faleminderit për gjithçka, mësuesi im! Lamtumirë!” Nga Viktor Zhusti Për mua, periudha e shkollës 7 vjeçare, tepër e çregullt edhe e ndarë në tre qytete, mund të justifikojë faktin që, në kujtesë, kam ruajtur shumë pak portrete mësuesish. Midis tyre ruaj si të dashura e, çuditërisht, akoma më japin emocion, kur i sjell ndërmend, mësuesja e klasës së katërt ushtrimore, Lumturi Cani, e cila më zgjoi dhe më ushqeu dashurinë interesin për letërsinë, mësuese dhe drejtoreshë e “Shtëpisë Fëmijëve” në Sarandë, Sofie Kushi dhe drejtori i shkollës “Koto Hoxhi”, Azis Hoxha. Figura më dinjitoze e mësuesit, njeriut të rreptë dhe të drejtë, edukator dhe prind njëkohësisht, qytetar dhe familjar shëmbullor, ndoshta të vetmit që, ku gjithkush, në atë sistem e post, e thërrisnin me epitetin “shkok”, askush nuk ngurronte t’i drejtohej si “zoti” Azis “. Një burrë (figurë) pak i shkurtër me një kokë të shogët dhe një “s” karakteristike, fishkëlluese në të folur. E shihnim të zbriste
307
AZIS HOXHA
çdo ditë drejt shkollës, në Varosh, i qetë i dashur, duke marrë dhe shpërndarë respekt ndaj gjithkujt, që takonte, deri sa hynte në shkollë me çantën e tij të rëndë prej lëkure. Ishte mësues dhe drejtor i shkollës. Askush nuk i shmangej dhe i fshihej, sepse shikimi, buzëqeshja e vetëm “Mirëmëngjesi” i tij, i shqiptuar, me atë mënyrën e tij të veçantë, na ngrohte e na bënte më të afërt. U rrita. Mbarova fakultetin dhe u ktheva për disa vjet në Gjirokastër. Ai tashmë qe miku i familjes sonë. Vështirë se gjeje një qytetar më aktiv e të kudogjendur. E gjeje në stadium me të nderuarën “nënë Manon”, në shfaqet teatrale, entuziast për nxënësit e tij dhe në jetën e qytetit i preokupuar për mbarëvajtjen e tij. Shumë vjet më vonë nxitova të kthehem në Gjirokastër, për t’i dhënë “lamtumirën e fundit” mësuesit tim të shtrenjtë, i rreshtuar pas mijëra e mijëra qytetarëve, të cilët ngjisheshin njëri pas tjetrit për të patur nderin ta mbanin për një çast mbi supe; gjeta rastin t’i afrohem për të bërë nderimin e fundit, të thërmoj ngadalë për të një grusht dhe për të mos e shqetësuar e lënduar. Dhe në heshtje mërmërita brenda vetes: “Faleminderit për gjithçka, mësuesi im! Lamtumirë!”
308
Gjirokastra në epope...
Burrë i pastër plot virtyte Nga Engjëll Fino Me ndjenjat e shqiptarizmit Që në fëmijëri u rrite, Mësues , edukator, I palodhur ndër vite! Kur Atdheu u pushtua, Me shokët u ngjite malit, Rroke armët partizane, I dole zot vatanit! Krah me trimat partizanë Në betejat çlirimtare, Azis Hoxha burrë , s’u mposhte Sa sollët lirinë e madhe . Burrë i pastër, plot virtyte, Me emër në Gjirokastër, Ti , Azis njihesh në breza, Për zemrën tënde të pastër. Që ng a Suka e Përmetit, Gjirokastër e Libohovë, Breza nxënësish kujtojnë, Mësuesin shëmbullor.
309
AZIS HOXHA
Si edukator nga më i rralli, Ke lënë gjurmë në vite, Azis Hoxha atdhetari, Portretin tënd lart e ngrite. Në armatën e arsimit Sa krenar ti je radhitur, Gurë themeli vendose Për shkollën tonë të ndritur!
310
Gjirokastra në epope...
PËRMBAJTJA
Vërtetësia historike, kryefjala e motivuar ............................... 3 Prologu i një tragjedie ................................................................ 9 Fillimi i rrëfimit për veten në pragnisje ................................. 15 Ngjarjet e kohës së rinisë nuk shlyhen lehtë nga kujtesa ... 19 Tradhtia e paturpshme e mbretit ahmet zogu: Lënia e vendit në pambrojtje ................................................... 21 Pushtimi dhe zgjedha ............................................................... 27 Në qytetin e lindjes ................................................................... 35 Episodi i mashtrimit dhe i daljes prej tij... ............................. 39 Lufta italo- greke i kushtoi shumë vendit tonë .................... 42 Shtigjeve të luftës ...................................................................... 46 Mitingjet e 34 përvjetorit të luftës së Mashkullorës ............. 54 Kortezhi në formën e një demonstrate .................................. 58 Pas pesë muajve ........................................................................ 60 Zemërgjerësia ............................................................................ 64 Misionet “diplomatike” të Ali Bej Këlcyrës, fytyra e vërtetë e tij... ........................................................................... 81 Oratori i ballit i importuar nga Vlora del jashtë loje ... ....... 84 Arrestime, propogandë, episode dhe tradhti të njëpasnjëshme ........................................................................... 89 Në ilegalitet................................................................................ 93 Xha Abidini ................................................................................ 97 Plaku i shtëpisë u tregua mikpritës, po pjesëtarët e tjerë të familjes dukeshin të shqetësuar. ........................... 101 Fitorja e shumëpritur.............................................................. 105 Vota e parë e lirë ..................................................................... 117 Pjesëmarrje aktive në luftë .................................................... 125 Përsëri në luftë ........................................................................ 134 Përballimi i situatave të rrënimit .......................................... 142
311
AZIS HOXHA
Transporti rekord i municionit të gjetur në kushtet e një diktimi prezent... ............................................. 144 Letra e cigarit ........................................................................... 146 Komisioni antipopull... .......................................................... 148 Tradhtia dhe shpagimi ........................................................... 150 Mllefi i memesë... .................................................................... 154 Konferenca e arsimtarëve ...................................................... 161 Spitali partizan ........................................................................ 165 “Falje , falje” ushtoi nga zëri i popullit dhe i partizanëve në lëmin e durajve të stegopulit... ................ 182 Plani mbrojtës për operacionin e qershorit ......................... 191 Në shtatë ditë .......................................................................... 202 Qyteti në një nur të bukur ..................................................... 229 Dimensionet e kujtesës .......................................................... 239 Azis Hoxha, një personalitet, intelektual dinjitoz i Gjirokastrës ............................................................. 259 Azis Hoxha , drejtori i parë në ish shkollën 7 vjeçare Sukë .......................................................................... 264 Kur njoha Azis Hoxhën ........................................................ 271 Azis Hoxha në këndvështrimin e kolegëve gjirokastritë .............................................................................. 276 Në shkollën “Koto Hoxhi” ................................................... 285 Vlerësimi .................................................................................. 288 Njeriu fisnik dhe simbol i mirësisë ...................................... 290 Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak, zemërmadh, humanistin e dikurshëm ................................ 296 Ankthi i nënës ......................................................................... 301 Urtia dhe pëlqesat e Azis Hoxhës ndaj këshillimeve të dijetarëve të mëdhenj ................................. 304 “Faleminderit për gjithçka, mësuesi im! Lamtumirë!” ..... 307 Burrë i pastër plot virtyte ...................................................... 309
312