“PEGASI”, simboli i muzës. “PEGASI”, yllësi e ndritshme në Univers. “PEGASI”, dritëdhënie në shpirt.
Jemi të gjithë engjëj … Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku…
Organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Gjirokastër- ALBANIA. VITI I PESTË I BOTIMIT Nr.1 (024) E-mail: pegasi 2003 yahoo.com
Çmimi 50 L Euro 1 Muaji Dhjetor 2005 , Janar 2006
Kryesia e Lidhjes dhe Redaksia e gazetës “PEGASI” ju uron:
EDITORIAL Përbuzja e të drejtës në Kryefjalë entuziazmi “Sa më naiv të jetë një popull, aq më lehtë mund ta vërtitësh si të duash” Romen Rolan
Idolët gjithmonë kanë aftësinë të përpunojnë plane të menduara mirë, duke futur në thelb dhe në periferi maja’ entuziazmi. Avujt që prodhon kjo maja’ janë dehës. Këta avuj dallgëzohen dhe shpërthejnë në një kor harbues, i cili pronësohet nga të dobtit. Në këtë rast e dobta merr një “forcë” në pamje të fortë, por në realitet pamje naive që s’ka të ardhme. Pra e dobta fillon sakrifikimin duke u pompuar në kulm dhe merr revansh të paparë tek e impulson “gjetja entuziazte”. Fillon harbimi i sakrifikimit. Kështu ka ndodhur para epokës së re, në epokën e re dhe dukuri të qarta ka dhe në epokën moderne. Të sakrifikuarit, nisiatorët, urrejtësit, histerikët, çmendurakët, belbëzakët, populistët, të pompuarit, shërbyesit, brohoritësit, të dobtit, përdoren si masha nga të fortët. Kur sakrifikohet kjo masë, “aizbergu” zbulon trupin e tij të madh. Aq bukur, ëmbël, me takt dhe me entuziazëmpërdoret “dobësia” saqë dhe vetë “e forta” befasohet! Kur arrihet në pikësynimin e duhur çdo gjë zhvishet dhe e dobta lakuriqësohet. Kështu ndodhi në Luftën e Parë, kështu ndodhi në Luftën e Dytë dhe në Luftën e Ftohtë (Kallkan), ku e dobta s’arriti të arkivolizohet, por u hodh në “gropë të madhe”, dukemarrë mevete dhe Kryefjalën e vet: “Entuziazmin”! Në këtë “korsi” ranë dhe poetët, njerëzit e karrierës që donin të prodhonintriumfin… Përralla e “të fortit” fillon: “Na ishin njëherë ca të dobët…”
Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri 2006! Qoftë ky vit viti i begatisë shkrimore dhe i evidentimit të
vlerave shpirtërore dhe komunitare, vit i ndryshesës në konceptimin për ecuri dhe progres, i shtimit të lidhjes me simotrat, kudo që janë dhe veprojnë, duke realizuar shkëmbimin universal të vlerës… Çmim Special “PEGASI” për revistën”Keleno” dhe Kryetaren e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve Panajota Hristopulu- Zaloni Kryesia e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, në emër të Lidhjes së Krijuesve”Pegasi”, i jep “Çmimin Special” “PEGASI” revistës letrare tremujore “Keleno” dhe drejtores e botueses së kësaj reviste, Kryetares së Lidhjes “Zbardhësi” Athinë, Greqi, Panajota Zalonit, me këtë motivacion: “ Për kontributin e madh në pasqyrimin dhe propogandimin e vlerave të botës shkrimore të autorëve të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” në rubrikën letrare “Poetë Ndërkombëtarë”; për hapjen e rubrikës së veçantë të botimit “Pegasi” në gjuhët anglisht, italisht, greqisht si dhe botimit të krijimeve të përkthyera të autorëve grekë e ndërkombëtarë edhe në gjuhën e bukur shqipe”.
Urim dit ëlindjeje ditë
Kryesia e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” me qendër në qytetin e Gjirokastrës dhe me degë brenda dhe jashtë vendit uron shkrimtarin e shquar Ismail Kadare me rastin e evenimentit tw tij jëtwsor, 70 vjetorit të ditëlindjes së tij. Duke përfituar nga ky rast kapital i urojmë gjithashtu suksese tw mëtejshme në veprimtarinë e tij shkrimore dhe në arritjen e objektivit të tij të lartë për konkurrim në fushën e Letërsisë botërore.
Lidhja e krijuesve “Pegasi” njihet edhe më tej në aspektin Ndërkombëtar
Në kuadrin e mbylljes së Vitit Letrar 2006 Kryesia e Lidhjes së Krijuesve në Panair - Ekspozetë e organizuara dha këto stimuj: I. “Krijues i Shquar i Lidhjes” 1.Petro Dudi, poet, shkrimtar Tiranë 2. Dhimitër Miti, poet, shkrimtar Përmet 3. Izet Çulli, poet, shkrimtar Tepelenë 4. Trifon Dafa, shkrimtar, Përmet 5. Andrea Tane, piktor kopertinash, Përmet 6. Riza Lahi, poet, shkrimtar, publicist, Tiranë 7. Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, botues 8. Novruz Shehu, poet, shkrimtar, publicist Tiranë 8. Sazan Gjomema, përkthyes, shkrimtar, Athinë (Greqi) 9. Dr. Rustem Berisha, poet, studiues Kosovë 10. Dr. Enver Neziri, studiues, Kosovë. 11. Jorgo Telo,poet, shkrimtar Gjirokastër 12. Kujtim Dule, kompozitor.
II.”Veprimtar i Shquar i Lidhjes”
1.Kastriot Hadëri, poet, fabulist 2. Islam Kalemi, fabulist 3. Peço Kagjini, poet, publicist SHBA 4. Adrian Aliaj, poet Delvinë 5. Fadil Shehu, publicist Fier 6. Iliaz Bobaj, poet, fabulist Patra (Greqi), 8. Mirela Dudi, përkthyese Gjirokastër 9. Bastri Bihuci ,kameraman Gjirokastër 10.Anastas Bita, poet Vlorë 11. Baki Dollma studiues Krujë.
III.Veprat më të anketuara të Vitit 2005 1.”Më dhelpër se dhelpra” fabula të autorit Kastriot Hadëri Tepelenë 2.” Letër nga ferri” roman nga Ligor Shyti 3.”Vështirë të mbetesh në shpirtin tim”, poezi nga Yllka Ponde Tereseinka Pereira
Kristaq F. Shabani
SHBA Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë (Ohajo, SHBA) Në fillim së toku në revista letrare në rubrikën “Poetë ndërkombëtarë”, më pas në antologji poetike me poetë të përzgjedhur nga gjithë Bota dhe tani lidhësi e bukur poetike dhe e gjithanshme. Poeti dhe Shkrimtari Kristaq F. Shabani merr anëtarësinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë. Një sukses i “Pegasi”- t shqiptar. Tashmë edhe krijimet e shkrimtarëve të tjerë të “Pegasi”-t do të kenë mundësi konkurrimi dhe analize në rang më të madh ndërkombëtar. Pasi gazeta “Pegasi” botoi një biografi të shkurtër për poeten braziliane me banim në Ohajo të USA, Teresinka Pereira, Drejtorit të gazetës letrare “Pegasi” (tashma e njohur edhe në shumë vende të Botës), poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani i urohet Viti i Ri 2006 me një poezi të thurur nga poetja Presidente Pereira, të cilën po e botojmë në anglisht dhe të përkthyer në shqip. Vijon në faqen 2
NGUSHËLLIM Kuvendit të Kosovës Familjes së Presidentit Rugova Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Institutit të Studimeve Albanologjike PRISHTINË
KOSOVË
Kryesia e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” ,me qendër në Gjirokastër, u shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për humbjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, juve, popullit kosovar, gjithë forcave krijuese, akademike, politike të Kosovës. Dhimbja për humbjen e këtij personaliteti të madh shumplanësh, plolitikan dimensionar e paqetues modern, jo vetëm në fushën e kontributit kombëtar, por edhe në fushën e letrave, të kthehet një IMPULS TEJET NDRIÇUES PËR RIFITIM TË “HAPËSIRËS” SHQIPTARE.
Sekretari i Përgjithshëm Lumo Kolleshi, SHKRIMTAR
Kryetari Kristaq F. Shabani, SHKRIMTAR
1