Gazeta e pegasi 100 (1)

Page 1

“PEGA SI” “PEGASI” SI”--

ORGAN I

S imboli i muzës muzës.. Y llësi e ndritshme në Univers Univers.. D ritëdhënie në shpirt shpirt..

LIDHJES E KRIJUESVE “PEGASI”, ALBANIA dhe LIDHJA NDËRKOMBËTARE E POETWVE, SHKRIMTARËVE DHE A RTISTËVE “PEGASI” ALBANIA E PËRDYMUAJSHME LETRARE Nr.100 VITI I XII I BOTIMIT 24 MAJ 2013 Çmimi 50 lekë 1 EURO E- mail pegasi 2003@yahoo.com, kristaq_f_shabani@yahoo, Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani Në vend të editorialit

POLEAR T “PEGASI” INTERN ACION AL POLEART INTERNA CIONAL ALBANIA TIRANË 25-26 MAJ 2013 Veprimtari përmastive pegasiane te gjimnazi « Petro Nini Luarasi » Ora 11.00 datë 25 maj 2013, ditë e shtunë Pjesëmarrje e gjerë e poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve pegasianë nga Shqipëria dhe Kosova… *Ekspoze e librit pegasian dhe e krijimtarisë së talenteve të rinj të shkollës *Himni i Shqipërisë *Shfaqje e filmit , i cili pasqyron veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare pegasiane Fjala Hyrëse: « Organizime të tilla të kontaktit krijues janë të domosdoshme për rritje të kulturimit dhe të procesit njohës » N/Drejtoresha e gjimnazit « Petro Nini Luarasi » “PEGASI DHE A RTI I TË SHKRUARIT” I fokusuar libri i « Arti i të shkruarit i shkrimtarit, poetit Sulejman Mato Referencë : « Arti i të shkruarit » një nga artet më fantastike të çlirimit të produktivitetit të talentuar mendor të njeriut…, një vepër e mirëfillësisë për të rritur horizontit e krijuesit »nga Kristaq F.Shabani, poet, shkrimtar,estet “Një libër i nevojshëm , tepër i këndshëm” nga DIANA ÇULLI “Një libër guidë në shtegtimin mes sekreteve të librave” Nga Dr. Moikom Zeqo, Tiranë “Respekt për fjalën » Faik Islami shkrimtar,Tiranë “ Imagjinata” Flutura Maçi “Ç’është poezia” nga Qazim Sheme, poet *Intervistë me poetin , shkrimtarin Sulejman Mato “ Dëshira për të treguar është më e lartë se vetë njerëzimi” *Poleart “Pegasi”Internacional Albania fokuson talentet e rinj të së ardhmes, një lëvizje me objekt (të fokusuar talentet e rinj të gjimnazit « Petro Nini Luarasi » Flutura Maçi, piktore , poete *« Shprehësitë e talentit në letërsi dhe art i nxënsve të shkollës së mesme « Petro Nini Luarasi » Fjalë artistike, interpretim, ekspoze, dialogim, konkurs e tjera. *Temë e veçantë : Dashuri dhe Poezia shkatërrimtare Nga Teresinka Pereira , presidente e IWA « Elozhi i dashurisë » nga Kristaq F. Shabani president i LNPSHA »PEGASI » ALBANIA *Biseda përfundimtare e veprimtarisë analitike

Në muajin prill prillon gjithçka: poezia, proza, kënga, peneli,dalta …. Më dimensionale dhe me më nivel. Përvoja jonë e ka dëshmuar qartazi këtë në pesëmbëdhjetë vjet ekzistencë … Gjithë prillet pegasiane, plot pesëmbëdhjetë, kanë qenë muaj të konferencave, të veprimtarive letraro - artistike, të konkurseve, të fjalës, interpretimit artistik, të analitikave dhe prezantimeve, të piknikeve poetikë, rrugëtimeve profil “ Pegasi Internacional, të panaireve dhe ekspozeve të librit, të ekspozitave pikturore, të dancimeve poetike, të takimeve ndërkombëtare të konferencave, Simpoziumeve Ndërkombëtare, katër të tillë me objekt të përcaktuar dhe të një Kongresi të madh Ndërkombëtar… Prilli , muaji i parë i pranverës… Në muajin prill prillon gjithçka: poezia, proza, kënga, peneli, dalta ….Ndaj dhe këtë vit në një hapësirë pesëditore Pegasi prilloi me stilin e tij të moderuar, me gjetje që prodhohen vetëm nga mendje gjithmonë në veprim. Ne ecim… Ne vijojmë në një rrugë të pakthyeshme …

Imagjinata Nga Suljeman Mato Ka një lloj burimi të ndritshëm që qëndron në qiell dhe përcjell imazhe ideale, të formuara, sipas logjikës së brendshme të botës imagjinare. Tomas d’Akuino Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, i jep një rëndësi të veçantë imaginatës. “Nuk mund të kuptohet arti, sidomos ai modern,- thotë ai, - nëse nuk kuptohet se imagjinata është vlerë”. Imagjinata nuk është instrument njohjeje, ajo ndjek rrugë të tjera për të arritur gjer tek njohja. Njohjen imagjinative D. Hofstrader do ta shpjegojë në këtë mënyrë : “Pjesa më e madhe e burimit të saj, si ajsberg, është zhytur thellë nën ujë, nuk duket”. Ndërsa Dante Aligeri në veprën e vet “Komedia hyjnore” pyeste se nga mund të vinin këto prfytyrime që hidheshin në letër? O force e përfytyrimit, që na shkëput heëe-herës nga bota, sa njeriu s’kujtohet, megjithëse bien buritë nga çdo skutë, kush të lëviz, kur shqisa përjashtohet? Të lëviz drita, që merr jetë në qiell. Vetiu ose, pse nga e larta forcë drejtohet: (“Komedia hyjnore” XVII) Paska një force supreme... “Ka një lloj burimi të ndritshëm që qëndron në qiell dhe përcjell imazhe ideale”. Shkrimtari i madh Italo Kalvino në esenë “Dukuria” do të thotë: “Në ideimin e një tregimi, gjëja e parë që më vjen në mend është një imazh, që, për ndonjë arsye, më shfaqet mbushur me kuptim, edhe pse nuk do të dija ta formuloja këtë kuptim me terma diskursive ose konceptuale. Sapo imazhi fillon të më qartësohet në mendje, i vihem punës për ta shndërruar në një histori apo, më mirë, janë vetë imazhe që shtjellojnë fuqitë e tyre të fshehura, tregimin qëatë mbartin brenda vetes. “ Rreth çdo imazhi lindin të tjerë, formohet një fushë analogjish, simetrish, kundërvëniesh. Në organizimin e këtij materiali, i cili nuk është më vetëmpamor, por edhe konceptual, ndërhyn edhe një synimi im për të rregulluar dhe për t’i dhënë kuptim zhvillimit tëhistorisë ose, më mire, ajo çka bëj une është përpjek-

ja përtë vendosur cilat kuptime mund të jenë të përputhshme dhe cilat jo me pamjen e përgjithshme që do të doja t’i jepja historisë, gjithmonë duke lënë një lloj linje alternativash të mundshme. Në të njëjtën kohë, shkrimi, thurja e fjalëve merr gjithmonë e më tepër rëndësi; do të thosha se, që nga çasti kur filloj të vë të zezën mbi të bardhë, është fjala e shkruar ajo që ka rëndësi... Do të jetë shkrimi që do të udhëheqë tregimin në atë drejtim, ku shprehja foljore rrjedh natyrshëm dhe përfytyrimit vizual nuk i mbetet gjë tjetër veç t’i shkojë pas. Një poezi apo edhe një tregim, fillimisht lind si një imazh, si një përfytyrim i drejtuar sipas një arsyetimi, të cilin e udhëheq pikësynimi racional i autorit. Po ky autor, për fantazinë do të gjejë një krahasim bashkëkohor: “Fantazia, thotë ai, - është një lloj makine elektronike që mbart të gjitha kombinimet e mundshme dhe zgjedh ato që i përgjigjen një qëllimi apo thjesht, janë më interesantet, më të këndshmet, më zbavitëset. “Mediet televizive sot, na bombardojnë me imazhe të gjithfarëllojshme. Njeriu i sotëm jeton më intensivisht se kurrë me botën e imazheve reale dhe sureale, tokësore dhe kozmike, me imazhe të mikrokozmosit dhe të makrokozmosit. Bota e fëmijëve po shtresëzon në vetëdije “thërrmija imazhesh, si depozitë plehrash” (I.K.) Kjo gjendje ndoshta do ta frenojë imagjinatën letrare, ashtu siç mund edhe ta shtyjë në kërkime të panjohura. Bota imagjinare në fëmijërinë tonë ka qenë e varfër në njohje dhe imazhe, por e pasur në përfytyrime limpide. Ne kishim parasysh pamjet e një fshati apo rrugicat e qytetit ku jetonim, ruanim në memorje pamjet e një filmi, apo të disa librave që kishim lexuar. Ndër më imagjinativët mbetet romani “Konti i Monte Kristos”, një figurë romaneske, të cilën sot mund të shohim në ekranet televizive në njëqind mijë shëmbëlltyra.

Kam mendimin se letrari i ri duhet të influencohet sa më pak nga ky parafabrikat imazhesh, duke i besuar më shumë imazheve të veta, të cilat do të jenë burim frymëzimi në krijimtarinë e tij, ndryshe atij do t’i ndodhë që të futë në veprën letrare, në një poezi apo tregim, pa e kuptuar as vetë, riciklime imazhesh të përdorura nga të tjerë.

1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.