“Mëmëdhe quhet toka, atje ku më ka rënë koka...” ANDON ZAKO ÇAJUPI
Shkurt “Edhe kur të më prisni kokën, në grykënSheperi time do të gjeni një A,një B 2007 dhe një C” ILIA DILO SHEPERI
Sheperi
Organ periodik kulturoro- historik. Botohet nën Kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, numri 1(001),muaji shkurt 2007,
Editorial
Andon Zako Çajupi
Jemi nga Sheperi “
Ing. Kleanth Mandi, Kryeredaktor i gazetës Të parët tanë u përpoqën për vendlindjen dhe luftuan me përkushtim për progresin e saj. Shumë evenimente të rendësishme u shënuan në historinë e fshatit Sheper, të cilat janë të fiksuara jo vetëm në historinë e krahinës, të rrethit, por edhe në rang kombëtar. Sheperi është një emër i dëgjuar dhe krenimi për të është në çdo shpirt dhe zemër, jo vetëm të sheperiotëve, por edhe të gjithë zagoritëve. Sheperiotët nga vetë natyra janë njerëz të zgjuar, me temperament aktiv, të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin; njerëz që e thonë të vërtetën në sy, që dinë të përcjellin bukur traditën dhe zakonin, që thurin vargje të brishta, të zjarrta dhe ia marrin këngës, duke futur në të ngjyrimin sheperiot, të muhabetit në trapeza dhe te zotët në “kultivimin” e traditës, procesit social, të produktit shoqëror dhe prodhues. Sheperi është vendlindja ePoetit të madh Kombëtar Andon Zako Çajupit, ndaj krenimi ynë ngjit shkallë. Të gjithë kërkojnë të bëhen pak çajupianë. Qëllimi ynë në këtë rast është që këtij komuniteti të zjarrtë t’i “shpalosim” zërin e tij, t’i dëgjohet ky zë i mençur dhe inteligjent. Sot sheperiotët janë të shpërndarë anë e mbanë Shqipërisë, por “demografia” e tyre është dhe në vende të ndryshme të Botës si në: Greqi, Itali, SHBA, Kanada e tjerë, duke u futur me prestigj në këto komunitete emadje duke konkurruar bindshëm.. A nuk duhet që këta sheperiotë që banojnë në një shtrirje të madhe gjeografike sot të jenë të bashkuar, të informohen ç’ndodh në “vendin e mëmës” dhe ne vendet e tjera, ku ka grupime të rëndësishme të komunitetit sheperiot? Natyrisht që po. Këtë erealizon edhe gazeta qendrore “Zagoria”, por ndërmarrja ekëtij hapi është evidente. Ata kërkojnë të dinë për gjasitë, mbresat dhe rritjet, për përvijimet artistike, për librat e shkruar nga sheperiotët me talent dhe me emër që nga Andon Zako Çajupi, poeti ynë i madh Kombëtar, për të cilin krenimi ynë është i madh dhe i paimagjinueshëm, por e dhe figura tjera
të mëdha, të cilët janë krenimi i fshatit tonë Sheper si : Jorgji Çako, jurist (ministër i financave në Qeverinë e Ismail Qemalit si dhe këshilltar juridik i mbretit Zog, i cili e çmonte në mënyrë të veçantë duke u shprehur: “I ngjan një sënduku që sa herë ta kërkosh, gjen një thesar…”Mihal Kaso i shquar për një nivel të lartë në trajtesën juridike, pasi ka qenë jurist
dhe një deputet me emër të madh. Fshatarët e quanin “dhiqigori”(greqisht- avokat). Harito Çako, babai i Çajupit, një nga tregtarët më të mëdhenj të asaj kohe, i motivuar ligjërisht nga shteti grek me titullin “Pasha”. Me të ardhurat e tij ndërmori aksione në ndërtim rrugësh si rruga Sheper - Përmet, në të cilën kalonte karroca. Është nj ë nga pajtimtarët e parë në revistën e De Radës “Flamuri i Arbërit”, numri i parë i së cilës doli më 20. 07.1883).Aristidh Ruci, një atdhetar i shquar, njëri nga 40 nënshkruesit e dokumentit historik për shpalljen e pavarësisë kombëtare, më 1912, përkrah Ismail Qemalit. Dhaskal Sotiri, atdhetar dhe “Mësues i Merituar”. I njohur për veprimtarinë e tij të gjerë dhe intesive në shërbesë të Atdheut. I ekzekutuar në litar nga rregjimi i kohës në Durrës, pasi nuk e kthyen dot nga rruga e tij e nisur.Jani Levani, atdhetar, studiues dhe mësues i dalluar. Njeriu që mbante letërkëmbim me A. Z. Çajupin. Sokrat Nashi, atdhetar i Shoqërisë “Vatra”. Ndër vullnetarët e parë të ardhur nga Amerika për çlirimin e Shqipërisë në vitin 1920. Ai ka qenë përfaqësues i rinisë zagorite në varrimin e Avni Rustemit. Nasho Idrizi, anëtar i Shoqërisë “Vatra”, anëtar i Këshillit Krahinor të Zagorisë dhe për një kohë Kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Sofokli Çapi, atdhetar (Është shkruar për të në pjesë të veçantë “ Dritimi i një akti të Mitro Janaqi, emigranti i parë në Amerikë. I pari sheperiot vatran dhe ai që tërhoqi shumë zagoritë në Amerikë. Janaq Bulo, patriot. Anëtar i Shoqatës “Vatra”. Përshëndeti bashkë me S. Çapin qeverinë demokratike të F.S. Nolit, nëvitin 1924. Lipe Lesho, patriot. Dinte disa gjuhë të huaja. Në kohën e Zogut ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Rusi dhe Afganistan. Krahas rrjetit të madh te informimit, që sot është prezent dhe mjaft i sofistikuar, le te jetë dhe mjeti informatik, gazeta me emrin e fshatit, e cila do të hapë hapësirë për të komunikuar me njëri - tjetrin, për të lënë kujtesën njerëzore të shkruar me shkronja kapitale, produkt i këtij fshati. Kjo është një nismë e mirë, pasi do të na bashkoi më ngushtë, do të dimë të kujtojmë, të respektojmë dhe të festojmë së bashku; të qajmë hallet e përbashkëta, të dimë të kujdesemi për pronën tonë, të kujdesemi për zhvillimin infrastrukturor të fshatit dhe lidhjen e tij brenda përbrenda Zagorisë si dhe me Gjirokastrën nga Çajupi. Ne duhet të ngremë së toku zërin tonë për shfrytëzimin turistik të begatisë “ Çajup”, e lënë deri tani në harresë në planet e zhvillimit. Le t’i rikonstrukturojme objektet kulturore “amelikonë”, e cila të na
shërbejë si ambient festimi dhe për ndodhi të tjera; të riparojmë ambientet e shkollës 9 vjeçare që mban emrin e Poetit Kombëtar, të rregullojme rrugët dhe krojet e fshatit me te ardhurat që ka fshati si dhe investimet e njerezve tanë të fushës së biznesit si dhe kontributin vetiak, sipas mundesive të secilit, që kur është fjala per fshatin bëjnë çudira. Le te kujdesemi për gjithçka që kemi pronë deri te vreshtat, pjergullat dhe të ripërtëritim traditën e pemëve frutore. Familjet që ndodhen në fshat le ta ndiejnë veten më mirë me praninë tonë sezonale dhe me interesimin tonë të gjithanshëm dhe produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale le të jenë të pranishme në tregun e qytetit, sidomos të Gjirokastrës. Inisiativat konkrete të ndërmarra për rikonstruktim të shtëpive, që ka shumë vjet që ka filluar në Sheper të impulsohet dhe të gjithë të kenë “dhomën” e tyre të pushimit sezonal. Kështu do t’i japim më frymëmarrje fshatit tonë dhe “nuk do te na djegë malli, pasi do të jemi gjithmonë më të pranishëm tek ai. Këshilli botues i gazetës Sheperi ju bën thirrje: “Bashkohuni në këto nisma të medha për Sheperin tonë të dashur! Mundësitë ekzistojnë. Le të bashkojmë energjitë tona”.
Me daljen e numrit të parë të gazetës sonë fillojmë një epokë të re të lidhësisë dhe të shërbesës ndaj vendlindjes.
Thirrje gjithë sheperiotëve Me 26 gusht 2007 të gjithë sheperiotët kudo që ndodhen, me rastin e takimit të përvitshëm të brezave do të të mblidhen për të festuar dhe për t’u takuar e çmallur njëri me tjetrin si dhe të miratojne PROGRAMIN E MADH TE ZHVILLIMIT TE Sheperit. Për Komisionin e Festes
Thoma Kuro, Stefan Bulo, Kleanth Mandi,Stavri Çapi,Vangjel Mallta
Mbetet më i madhi mjeshtër i penës për Zagorien, me një vend nderi në letërsinë kulmore të letërsisë kombëtare shqiptare. Çajupi mbetet origjinal në vargun e tij poetik. Origjinal dhe në pamfletin letraro - politik me humorin, ironinë dhe sarkazmën karakteristike të tij. Shkrimet e tij për alfabetin e gjuhës shqipe, Momerandumi drejtuar Fuqive të Mëdha, “Klubi i Selanikut”, “Edhe ne të krishterë jemi” e tjera, janë perla në llojin e tyre, aktuale dhe sot. Edhe si shqipërues, edhe si lëvrues i gjuhës shqipe, edhe për shkollën shqipe ai ka vendin e vet karakteristik, që buron sa nga talenti dhe mjeshtëria artistike që zotëroi, aq dhe nga patriotizmi dhe përkushtimi atdhetar i tij i shkëlqyer. Padyshim, kryevepra e këtij kollosi është “Baba Tomorri”, vepër kjo që e renditi Çajupin në radhën e poetëve më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare. Po akoma më shumë merita tjetër e tij qëndron në faktin domethënës se Çajupi diti të dalë nga kuadri i Rilindjes sonë.
… Në radhët e figurave dhe të personaliteteve të shquara të gjuhësisë shqiptare një vend të nderuar dhe të veçantë ka merituar dhe Ilia Dilo Sheperi, i cili trajtohet në gjerësi të veprimtarisë së tij në artikullin e trajtuar në këtë libër nga Dr. Vasi Bici. Por megjithatë doja të këmbëngulja me disa të dhëna sintezë për të. Ai, për 30 vjet, punoi si mësues i gjuhës shqipe, si drejtor shkolle, si inspektor arsimi, si mësues i mësuesve. Fruti i të gjithë kësaj pune është vepra shkencore e tij “Gramatika dhe Sintaksa e gjuhës shqipe”. Është ky njëkohësisht teksti i parë në gjuhën shqipe për shkollat e mesme. Albanologu i njohur Norbert Jokli thotë se Ilia Dilo Sheperi me gramatikën e tij parashtron rrugën për përgatitjen e një gjuhe të përbashkët letrare, por dhe për vetë gjuhën shqipe jep fakte fonetike dhe morfologjike, deri më sot të paditura, si dhe sqarime të veçorive të sintaksës tepër interesante... Sidomos e vlefshme është pjesa që merret me sintaksën”. Gramatika e Ilia Dilo Sheperit dhe pse nga ai u shkrua si një tekst mësimor, pa dyshim kjo është dhe njëra nga veprat e shquara shkencore në fushën e gjuhës shqipe, së cilës i referohen edhe sot.
1