808 - PUTHJE
Gjergj Nikolla
808 - Puthje Lirika dashurie
1
Gjergj Nikolla
Autor: GJERGJ NIKOLLA Titulli: 808-Puthje Lirika dashurie
© Autori 2011
Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese Marin Barleti Tiranë 2011 2
808 - PUTHJE
TY TË KAM Ty të kam vështrim që syrin s më braktis. Të kam refren, kur këngën për ty nis. Të dua shumë: Të dua mijëfish. Mezi pres të vish... Jam rrahja e zemrës kur gjumi s të merr, digjem meteor, pak dritë kur është terr. Brenda teje jam, jashtë zemrës s më nxjerr. Po të pres sërish... Të kam frymë që shpirtin më ngroh. Të prek e të puth dhe nëse s të shoh... Më ke jetë:desha ta dish! prush dashurish, etje dashurish O zemër,ta dish... ty të kam! 3
Gjergj Nikolla
FLOKËLIMONTA IME Bie shi. Qindra fletë i mbusha me fjalët që ti kurrë,s i ndjeve. Sa këngë të këndova,veç ty t i kushtova, ti nuk i ndjen. Qelq ma more zemrën, mbi zemrën tënde e theve Zemrën e mjerë mes cifla qelqesh gjen! Lirika të verdha shtrihen e dehen në rreshta, vargje e këngë që ritmojnë në vjeshta. Vjeshtën e lotëve që me vjeshtën qanë; se vërtetë të desha. Kohë dramatike Javë e muaj,në kulmin e një dhimbje një pritje,ndoshta do shkojnë vite... Unë lë këngën time,brengën time sërish do të ngrihem mbi legjendën tonë Flokëlimonta ime! Tetëqind e tetë herë të puth
4
808 - PUTHJE
RRËNJË LOTËSH NJË DASHURI Thellë meje shkërmohet. Në shpirt gjymtyrohet... Rrënjë lotësh,pështjellime dhimbjesh, simetri në zemër. Tetë brenga e plagë, tetë germa pa emër! Harruar thirrja, harruar fjala, harruar klithja jote femër... Gjethet e vjeshtës ranë, të verdha,të verdha,të verdha Ti ende s u ktheve të shohësh kë le të vetëm, vetmitarin tënd. Shpirtin që dhemb mbështetur mbi një gur. Bashkë me netët shkon e me ditët lind, e nuk shuhet kurrë... Dashuria jonë një legjendë, këngë e brengë. Në ujërat rrjedhëse nostalgjia mbyt himnet e zemrave prekëse... Pritja,dhimbja,përmallimi që s u shua, s u harrua,u qindfishua 5
Gjergj Nikolla
Thirrja,fjala,klithmat e tua Përjetësisht të dua,të dua,të dua... Dhimbja më shkërmon gjer në indin e fundit. Të kujtoj ty... Të kërkoj e s të gjej më nën Mimozat e shkurtit. Shpirtërisht vuaj me sy të mpirë në muzg! E degët e pemëve i mbledh t i bëj yll.Ishe yll... Kujtimeve do të shkoj bashkë me ty.Sytë s i mbyll. Me zogjtë do të qaj,të këndoj pyll më pyll. Diell e shi... Unë qielli gri. Përroi gri. Poeti gri Grija ime ishe ti, vetëm ti! Rrënjë lotësh,pështjellime dhimbjesh, simetri në zemër. Tetë plagë,tetë brenga, tetë germa pa emër... Harromi thirrjet! Harromi fjalët! Harromi klithmat e mia,femër!
6
808 - PUTHJE
TETË GERMA Bie shi i ndryshëm çdo shiu. Në buzë vetvetiu, tetë germa të gjata silueta, mbi fleta! Imazh i shtrenjtë njeriu, Në zemrën tetë brenga, kudo që jam fundvjeshtë më duket jeta. E di se nga brengat do t më dridhet kënga, zemra do t më përlotet,sa herë do të lexohet teta... se nga dashuria që t a dhuroj do të vuaj, se nga dhimbjet vargje dhimbjesh do shkruaj kur më bën të huaj! se shpirtin në duar do ta mbaj dhe vetes i them:Qaj!!! Gjithë vjeshtat njësoj janë,kur u zbrazen degët, se malli shqyen e gërryen tetëqindfish poetët... Tash rruga ime nisur është këtu. Qielli ndrin blu,krejt blu... Retë e trishtimit rrufetë i shkundën!
7
Gjergj Nikolla
TË DUA NË YLBER UJËVARE Nëpër etje resh, në djegie rrufesh,në shi a rrebesh edhe unë do jem,nëse do jesh: Ylbere do mbledh të të formoi ty, shtatë ylbere dehin magjinë për të dy. Një vagullim sysh a shtatë pika shiu... Mos më fajëso mos, o mall i përvëluar njeriu! Ujëvarat vazhduese më ngjajnë sytë peng më mbajnë zemrën plagë më mbajnë ndjenjat llavë më mbajnë... Ujëvarë si Niagara sykaltër si Ohri e ëmbël si Morava, e bollshme sa Buna,e kthjelltësi Valbona në shtatë ylbere dehur ndjenjave miliona... Të dua sa frymën e dritën e syve... Magjinë e të dyve Ëndërrën e të dyve, ylber i të dyve, të dua,të duaaa! 8
808 - PUTHJE
Nëpër çelje lulesh,e në rendje udhësh, e në zjarre buzësh e në flakë që strukesh unë jam,se je se ashtin tim ti ke, buzët mia ke, fryma ime je, pulsi që pulsuar zemrës që më rreh :Të dua,të duaa,të duaaaa!
MALLI LOTËT PINË Digjmë...shuamë... tretmë në shi a stuhi! Le të vuaj sa s vuan njeri T më thërmohet zemra, t më këputet shpirti, syri kristalet të pi në qelqin e vet të plasë sa gjashtë germat e tua,ti e di e di! Më s mundem të rri mjergulluar reve kur thellë meje më shembet magjia e një hëne, pjesë-pjesë qënia jote,o njeri kornizuar shpirtërisht në një Copëza përkëdheljesh e rënkima mbledh, Stuhi puthjesh në trupin tënd të hedh Shtatë ëngjëj më zgjojnë, Të tetën herë rilind... 9
Gjergj Nikolla
e për ty përsëri, ti e di e di njëmijë jetë të kem të tuat janë... *** *** *** Bashkë me gjethet e verdha që bien, me dallëndyshet që marrin dhenë, Bashkë me erën e shiun që bie, me ty të jem, Të të kem! E ti larg meje vazhdon të shembesh, mes imagjinatës dhe ëndërrës... S di në më harrove,më tradhëtove,më tjetërsove di vetëm që më robërove në vetminë e të qenurit vetëm. Gjethe të verdha që bien,vjeshtën e kanë zverdhur, Dallëndyshet ikën, mall dhimbjeve lisat u zhveshën... Ti e di e di jam prap ai që isha Vargjet ritmojnë larg teje një varg. Tingëllon klithma jote tek unë në çdo hap. Zgjas duart të të marr, të të puth veç pak... Sa larg më zhdukesh,sa larg, shumë larg... E kënga ime plasss!!!
10
808 - PUTHJE
Merre dhe mbaje refren të përjetshëm, Në buzët e tua unë një zjarr i djegshëm. Ti e di e di e di se shkruaj për ty, se këndojpër ty, se lotët djeg për ty, sa për njëmijë zemra sa për dymijë sy. Copëza qielli blu,në sytë e mi u shkrinë. Magjike hëna ndrin Vjeshtë,-malli lotët pinë!
HAPA E SERENATA Dikur ishte vapë përvëluese,se vapa... kilometrat drejt teje digjeshin nën hapa, s ndjehesha i vetëm,s shihja ç mbetej prapa. Ardhjet të etura, e pritjet të zgjatura e prap udhë të hapura përqafuar mallshëm sytë na ndjekin prapa në një kënd pakapshëm... Drejt teje,drejt teje:Hapa e serenata... Rrezet e diellit përthyheshin tek ti. Në atë fytyrë të ëmbël,në ata blu-sy! Në ato buzë të prushta ndritshëm musht qershie, tërmet zemrën time,tetë balle dashurie... Të desha sa askënd,botës genjështare. Sa njëmijë thesare vlen një lozonjare. Sa askënd të dua gënjeshtares botë, sa njëmijë thesare ashti yt i ngrohtë. 11
Gjergj Nikolla
Shpirtin prej poeti ta jepja me një varg, kur më thoje prit të lutem,rri dhe pak ! Prap shpirtin poet ta jap është i yti veç në prushin tënd të më digjet shpirti. Rrezaton si hëna,ndrit sa dymbëdhjetë yje, shtatë rrufe magjie puthje dashurie. Rindezje prush, në ndjenjën që digjte. Përthyerje e mall,në zemrën që dhimbte... Rindezje-përthyerje,një lot blu fytyre... tek ti,tek unë,mes ne të dyve! Më ngrohe,më dogje,më shkrive... krejt më shkrive! Edhe sot është vapë sfilitëse si vapa... Kilometrat larg teje njëqindfish të gjata. Gjurmat,hapa...të largët më se e largëta ritmojnë serenata... Ëndërrat e etura peng zemrën më mbajnë, valëve të detit më tretin në vajë, valët vijnë e shkojnë unë lundërtar i saj. Kalendarit prill,endur në fundmaj. Drejt teje krahëhapur mallshëm njëmijë valëve, shpërthen në gas me tingujt e sa fjalëve... Të të përkedhel një çast,më rrëshqet pas krahëve! Ëndërr e tretur,e bukur përse më gënjenë e s më bën të lumtur?! 12
808 - PUTHJE
I vetëm,i heshtur malldjegur në vapë. Më ke borxh dhjetë puthje për çdo serenatë...
FRYMË TEK FRYMA JOTE Erdha të çmallem se më digjte malli dy herë më i djegur kthej përvëluar nga zjarri... të putha sa herë,flakuar në gji buzët mu bënë eshkë djegur përsëri... Frymë tek fryma jote buzësh një e vetme... sytë e tu qelqorë kaltërojnë liqene zemrën tënde mbaj në thellësi të zemrës me mall vij e kthehem që frymë t i jap ëndërrës... Më pret me lot malli e shkoj me lot përmallje. O mall dashurie djegur nga dy zjarre... sytë e tu qelqorë thyer një kristal, brenda tyre mbytem në një breg të dal... blurorët e tu,kristaloi në sy, unë çmendem për ty. mallshëm për të dy. 13
Gjergj Nikolla
M i jep një krah ëndërrës, një pikë uji në krua, shtatë ujëvara klithin, një refren:Të dua... sa herë vij të çmallem i djegur nga zjarri më i djegur kthehem përvëluar nga malli...
DASHURIA Dashuria qesh qanë, flet e hesht... ikën e kthehet si një dimër rrugaç! Ul kokën, kafshon dhimbjen... puth,dashuron,urren!-dhe kaq!!! Dashuria është fat, jetë,pasion... botë ndjenjash mes zemrave që duhen. Ëndërr,sy i pagjumë që zgjon,fjalët që veç prej syve thuhen! Të dashurosh,të duash... Puth,përqafo, jeto ndjenjën njeri... 14
808 - PUTHJE
dashuria qesh buzësh në një , puthjesh në një , trupat në një ...të dua! *** Flokëhënorja ti. Fytyrëprushta,ti... Buzënektare ti... Njëmijë e një zjarre,nektare, një dehje unë jam Flakë pasioni nëvalë, Njëmijë e një puthje,prap puthje. Ti je,refren në këngën për ty, varg poezie shtatë mrekulli je ti E unë magjishëm:prek,puth,dua.
UNË JAM ADAMI Flakë të djegura Në ëndërra të fjetura, nëpër mendime të tretura, lëndinave të pashkelura... ku endesh ti dhe unë. Kujtime të gdhendura brenga të çmendura e në plagë të derdhura një mbi një më shumë...
15
Gjergj Nikolla
Fjalë e fraza, si legjenda të verbra, Adami a Eva kanë mbirë nga vërtebra, trishtueshem ndihem,a thua s ka fund! Nga vetja s të heq,me vete të kam... frymon në buzët e mia, jeton në qënien time që pa ty, diamantët rrokullis në sy. Pij kafenë e radhës,cigaren e radhës, vargun e radhës,bredharak trishtimi Mendimit udhëtuar drithmat e fjalës,në etjen e buzëve Kristalet hënore shkruajnë:Të dua Ti ndjeje lëndinës së pashkelur. Ngjyrat e tua,petal puthjesh çelur... syve kristal,fytyrës së kthjellur kam mbjellë një të qeshur, prushin tënd të mbledh në duar veten krejt t a djeg, mes tij shkëlqen ti Më fal në të tremb, por unë jam Adami...
16
808 - PUTHJE
NË RËNIEN TËNDE RRI... Nëse të ka mbetur sado pak nga ajo që ishe, fytyrën tënde shihe Mblidh shpërndarjen tënde, tjetërsimin, fragmentet e tua të tretura gjetheve të thara në maj... Pjesëza të grisura fati, të djegura, nga mëkati... s e mbajta dot ngjyrën tënde që shuhet, xixëllonjë rrëshqet e s ngrihet më, vezullimit të vet! As shije,as imazh si një fotomontazh qesh qanë me vete. Pasqyrën puth,pastaj e hedh kohës së përmbysur ... vjeshtë e mbërritur në praneverën pa ikur ndjenja ime thyer. Ti vazhdoje rënien. brishtësore s përbën më asgjë!
17
Gjergj Nikolla
Qelqore u theve... Ciflat e tua s të përbëjnë më ty e s do t i le të më ngulen në sy. Harruar të kam, shiu gjurmët fshinë. Kohë e tretur udhëve rrugaçe, me gjysma fjalësh, copëza mirazhesh syve të lagur, buzëve kujtime puthjesh rrinë varur... Të gjitha t i kam falur:Në rënien tënde rri!
LIRIKË DHE RITËM Të them të dua, fytyrëprush tundohesh, nisesh të shkosh,pendimit dyshohesh... hap sytë kristal liqenor, lag buzët... tokës mbi gjethe shkruajmë petale lulesh... Emrin tënd,emrin tim bashkimi të dyve ylber dashuria shkëlqimit të syve. Emrin tënd,emrin tim përsëri o njeri... mbledh ndjenjat të gjitha kthejnë në dashuri. Të duaaa... 18
808 - PUTHJE
Ti qesh,më ndez, sesi pres;pasion e tundim, etje e përjetim, gëzim e hutim,vrull e padurim ngadalë;ti det e ti valë, unë detit e liqenit tënd lundërtar. Ti lule e flutur o zot!-sa e bukur! Njëqindfish,zemër më bën të lumtur... miliona ndjenja përsëri si mbaj dot peng i kthej dashuri, duart dridhen,fjalët lidhen se ti,se ti, se më çmend ti! Ç mistere fsheh që kaq më deh? Më tundon,më robërojnë fjala e klithmat, psherëtimat në një Emrin s ta thirr hap krahët, buzët e tua zjarr e nektar të tërën të mbështjell. Dëshirë e ndezur në vrullin e prushtë, shpirti të më dalë në atë kënd të ngushtë... Të them të dua,të dua, Asnjë fjalë tjetër jo!jo!
19
Gjergj Nikolla
METEORËT... Meteorët puthen. A s është krejt njerëzore... ja,hëna e zgjoi muzën, mes yjeve qiellore. Muzgu flen ngadalë mbi fusha e pyje, unë natën mbaj zgjuar në muzë poezie. Hënore e verdhë, meteor i bardhë, puth në buzët prush, më vdes e më ngjall... Vjen nëpër ëndërra, pas natës hënore. Meteorët digjen, thua është njerëzore?!.
20
808 - PUTHJE
TË DUA Puthmë zemër puthmë s ka përse të thuash... në s ke dashuri, një mëkat ta quash! Jepu zemër,jepu... se ndjenja po të tretet po të mos ish dhimbja, s do ishin as poetët! E ti ndjenjë e thellë, më mbërthe në trup. Maji i shpërthen lulet për ne që në shkurt. Puthmë zemër,puthmë... Puthmë përsëri, falmu zemër,falmu... falmë një dashuri. E unë mrekullisht të dua sa asnjeri. Ëndërr më je ti, jeta më je ti, dashuria ti, sa shumë që të dua.
21
Gjergj Nikolla
FLAKË DASHURIE Kur me zjarr e valë të shtuar, kthehesh zemër pakufi. Se në shpirt të mrekulluar dehur unë e dehur ti... Ti më puth me vrull magjie e më ndez në buzët tua, valë e ndjenja dashurie sa më don po kaq të dua! Sytë e tu si dy kristale, tek shëndritin si ylberi, dashurinë o zemër fale... shtatë refrene përnjëheri. E të dua,shumë të dua, unë e dashur sa askush, zjarri zemrës sa m u shtua, me përvëlove nëpër prush. Flakë puthjesh mijëra xixa, që nga buza e të këmba që nga gusha të magjia... njëqindfishi vlon nga brenda!
22
808 - PUTHJE
NDJENJË Aq ëmbël pëshpërit zemra jote, aq ëmbël aq tundues vezullimi yt shkëlqimtar... aq tundues Drithmat e tua që të gjitha i dua, buzëqershie je,faqeborë, e floku yt i derdhur në ar mes krahësh të të marr sa fryma të më dalë! Duart ledhatare nëpër trup të mbajnë, të shtrenjtë sa pranëvera,ndajnata buzëmbrëmbja,këndon me zogjtë serenata kënga ime je ti.
NË NJË FREKUENCE Me zogjtë ngrihem në mëngjese, me dallëndyshet nis rrugën, ndjej muzikën dance në 96.1 mh... mendoj për ty, shkruaj për ty, në të njëjtën rrugë shkoj e vij..
23
Gjergj Nikolla
Frekuenca ime më e gjatë ritmon tinguj zemre e zogjsh, cicërima dallëndyshesh e violina puthjesh. Je ti,frekuenca më e këndëshme në ketë jetë që përditë shoh të të shkëlqejnësytë... violinë zëri yt, shtatë herë më bën të vdes, të tetën më rilind në baladën moderne të dymijë e njëmbëdhjetës.. Fytyrëbora ime e kristaltë lëkurën lëmuar faqeve të mia, shkrihesh në buzë muzë poezie, sa puthje,syqiellore e zjarrtë në zemër më je flakë, refrene magjie, në shpirt më je llavë, limonti e artë,dije zemër,dije... Sa dehje dashuria mrekulluar trup, kur lëkura jote përdridhet nën sup, me klithma dehjesh në ekstazë, refrene të ndezura në prush Ritëm,adrenalinë, ëmbëlsi e derdhur nektar qënëfjalën e parë, vargun e parë, prekjen e parë, je violinë e parë që bie,e bie njësoj prill-tetor-janar... kristal vezullues,petal stinor. Frekuenca ime,zgjat... prek,përkëdhel,puth! 24
808 - PUTHJE
TETËQIND E TETË PUTHJE Shkruajta shumë, këndova shumë, stinët i mbajta zgjuar, i shndërrova në këngë e vjersha, në penele fjalësh e ngjyrash, në refrene e imazhe ndjenjash, në fragmente e intime tëpërditshme, në ëndërra e pagjumësi netësh me ta u shtriva e s fjeta, me ta u ngrita e të gjeta, në etje buzësh e përkëdheljesh, në epshe e ledhatime të lëkurta, në drithma e klithma të ndezura, në shkëlqime sysh e lot shpirti, në prekje trupore e vetmi, në magji të prushtë e llavë të thellë, në nektar buzësh e fjolla trishti, në ardhje pa mbërritje e ikje pa nisje e jam prap ai i njëjti, ai që shkruajta shumë, këndova shumë, sa stinët i mbaj zgjuar në vargje,në këngë,në penele... *** s po të shkruaj më, ti me ç të duash mbushe, ja ku e ke buzën time, kafshoje çmendurisht, puthe... 25
Gjergj Nikolla
TRE VULLKANE DASHURIE Vullkan nën botën e sipërfaqeve të lëmuara, malet shkëmb buta, mund të preken lehtë... a mund të shtrihesh nëpëllëmbë të puthjeve, për herë të parë,të dytë,të tretë... Për herë të parë ka një njeri që ndien, Së dyti llavën në trup të pushtuar, së treti endet në lëkurë të etur, ku s ka kuptim më molla e ndaluar! Duart e ndjenjave shtrirë në një petale, ku fjalët kuptimin e kthejnë në pëshpërima, nën malet shkëmb buta tre vullkane, puthje,puthje,njëmijë e një rënkima... Për herë të parë të putha lehtë, Për herë të dytë të putha nxehtë, Për herë të tretë llava më djeg, vullkan dashuria ndez...
26
808 - PUTHJE
NË ASHTIN TËND SHKRIHEN FJORDET Dua...tre germa të vetme, tre germa Tre tinguj të vetëm, tre tinguj Dua,dua,dua (them e thua!) si dritë e sy, si hënë e diell, si uji e krua... Vë buzët,puth... në buzët e tua pesë petale,dehin... Tre germa, tre tinguj, tre segmente: Ti vlen shtatë kontinente, Je ylber e diell, dallëndyshe e qiell, je fillimi që veç vazhdimin ka... në ashtin tënd shkrihen fjordet, saharatë blerojnë në ëndërra
27
Gjergj Nikolla
PESË PETALE LULESH Ti je bukuria që vret, ti shëmbëllimi që më bëre poet, ti ëndërra më e bukur që sa hap sytë,më tremb... po seç kam një dilemë. Je më e bukur ti që ke emrin lule, a lulja me emrin tënd?!
NGJYRË Dritësyri je për syrin e pa fjetur. Ëndërra shtegëtare puthur njëra-tjetrën. Në ngjyrat e tua të blerta më pëlqen e verdha. të verdhën dua,se ti e don të verdhën. Të verdhë bluzën,të verdhë flokët, e verdha jote dallon nga krejt bjondet. E verdha e ngrohtë,në ëmbëlsi diellore pesë petale të verdha,pasqyrës qiellore... Shtatë ngjyra të ylberta mbërritur nga hëna, flokëve të janë krehur,me të verdhën zverdhur! Ti qesh më ëmbël se dielli,në sy blurohet qielli Frymëputhje je për shpirtin e etur, kristale dehur në buzën e djegur. 28
808 - PUTHJE
Ujëvara klithmash sa pëlqehet etja, e verdhë lulëzon maji e verdhë zhvishet gjethja, me e verdhë hëna e dehur nga vjeshta. Puth,ledhato,zemër dhe një herë... Engjëjt duhen njësoj: Veshur në të verdha
DHE NJË DITË Akrepat kryejnë rrotullimin e radhës. Një ditë në këtë enigmatikë derdhur fotoimazh, pëshpërima përkëdhelëse në kalendare fjalësh. Ngjyrash në penele, një fotomodele Brishtësi e ëmbël ndjenjash, mbëshjellur krahësh në vellon e reve. Re që puthje falin ritmeve të frazës. Rrotullim akrepash, Tik-take sekonda-zemrash mbetur vetëm, lanë gjurmë një mesazh... Gjethet bleruan tundueshëm melankoli prillore fëshfëshur nga era... Çdo çast mungesa jotebrishtësinë ndjenjësore tetë ciflash të argjendt ta plas 29
Gjergj Nikolla
Dallëndyshet foletë ndërtuan me cicërima puthjesh, nektar dashurie për zogjtë e reve. Violinat ndezur simfoninë qelqore, melankolike bien, a i ndjeve?! Qiellin tënd dua. Qiellin e syve (pikëvesë a dielli i të dyve), një re që shkrep blice dehjeje, je ti! Violinën thyej... Akrepat stinët i ndërruan!
NDJENJË E PANDRYSHUAR.. Variant 1 Më çmend kjo muzikë,ky ritëm,ky refren, fjalë e fraza frymën rrëmbyer, më merr e në pentagram më len, Promete i mbërthyer Përzgjedhje notash me kujdes që dua t i ndiej me shpirt mëngjes-mbrëmbje-mëngjes! si atë ditë kur isha pranë teje ritmim ndjenjash, stuhi puthjesh ndezur (kur kufjet i mbanim një unë, e një ti e buzët e trupat në një , o zot sa vuaj e vuaj!) 30
808 - PUTHJE
E makina ecën kur shpirti im lotuar, prillor trishtimi,prillore dhimbja, prillore ndjenja që kthehet në thinja... (dy kufjet i kam unë; një për vete,një për ty)... Ylberi ndez ngjyrat në fytyrën time, diell i thërmuar në sy, bisk dhimbjeje, një ndjesi: Vesa i puth petalet dhe pa ne të dy. Ylbere shtatë ngjyrësh,kripur sysh, akrepa orësh tretur vite,mëngjesi qesh ta dish! Dielli prillor në sytë e tu qelqor a thua këndon për ylberin,mallshëm... a thua kjo muzikë tek ti shpërthim fjalësh plas, ritmuar poetikë e violina të dehura zogjsh,rimojnë melankolitë... E thyera vesë prillore mijë cifla të kristalta diellore, një vegim,se tek unë është vazhdim, plus një më shumë Refreni në vijim,të njëjtat fjalë,nota... ish kënga më e preferuar e jotja, tashmë imja...veç imja! Unë jam prap ai që isha,s kam ndryshuar...
31
Gjergj Nikolla
NDJENJË E PANDRYSHUAR Variant 2 Duke dëgjuar të njëjtën muzikë, si atë ditë kur ndizej dashuria, kur puthja-puthte e vala prekte valën, si atë ditë që ne të dy u çmallëm e kënga vazhdon me refren të njëjtë, të njëjtat nota,dashuri e shenjtë: Ke ndryshuar ti a ka ndryshuar bota, a kam ndryshuar unë i hedhur nga koha... Të dua,më do sa vetë dashuria Hap sytë,botë tjetër,ditë tjetër,stinë tjetër Pikëloti në qelqin e syve plas e melankolia qesh qanë.. Pikëshiu rrëshqet dritareve të ftohta, emrin tënd shkruan në avujt e frymës sime vizatohesh,pastaj puth ftohtësinë qelqore... Mbushem me frymë e qaj, ato vite ëngjëllore, këto kohë qelqore; boshllëk që s di me ç ta mbush. Ishe ti. Je ti Melankolinë rrëmbej në instikt siluetën tënde të vegimtë, 32
808 - PUTHJE
e ëmbël,e dlirtë,kaq e shumëfishtë, ndizet në prush,kthehet në të hirtë aq e brishtë ditë-natë, tjetër Galaktikë,a thua... E kristaltë largohesh prush puthje,lot etje, fytyrëthyer në çdo qelizë e ind,a thua... E hirtë që djeg,e dhimb,të dua.. Fati im me ty ushqyer në pranga mbërthyer përtyp në shpirt pafajësinë që të desha rrënon në embrion pafajësinë që të dua.. mbledhur në shpirt duf trishtimi që kaq me ka pikëlluar,vetmuar.. Shiu i dhimbjes fshinë gjurmat e tua larg në ato vjeshta si ujëra të zhurmëshe refrene ujëvarash, pëshpërisin në zemër, metafora frazash... Unazën në gisht trokas nëpër buzë çmendurisht. Harruar se ku,s di pse,s di sa (por ti !)-s u ktheve pra! E kjo muzikë sërish në sfond, si fill vagabond më mbush me lot teksa shkruaj për ty,poezinë e radhës. Tërheq kohë-shkuarën,kohë-tashmen drejt kohë-ardhmes Një motiv;se të dua e të dua duke bërë të përjetshme ndjenjën më të bukur, s besoj që të kam humbur,e pse s jam i lumtur... Shpejt kam për t u thinjur,fytyrës për t u rrudhur se koha vitët heq, por muzika që ndiej përgjithmonë më mbanë vetëm 20-vjeç! 33
Gjergj Nikolla
NDJENJË E PANDRYSHUAR Variant 3 Duke dëgjuar të njëjtën muzikë, mëngjesi ritmuar prush ndjenjash! Sot,si atëherë prap djeg dashuria, flaka saj pashuar, në shpirt mrekulluar Puthja qanë e loti,krejt pandryshuar. Boshllëk i trishtuar refrene mbushur, melodinë e mallit Copëza të dhembshura kujtimesh , në të tashme dhimbjesh, rikthehen kalendarit, shpend i murrmë i vetëm, kristale të janarit Si atë ditë që më s u çmallem,kohë e largët. E fundit puthje e zjarrtë,mbetur në të martë! Këngën ndiej e qaj. Këtë tekst me kufjet në vesh shkruaj Më ngjan të ndiej zërin, kur qesh,vë dorën në buzë e më puth nga larg. Malli përmallje ndez,njësoj mall e stres, tetë plagë të njëjta frymën mbajnë mes nesh!.. Flakë dashurie për ketë mëngjes.
34
808 - PUTHJE
Kufjet tingëllojnë të njëjtët tinguj në pentagram,shtatë nota Unë ky që jam,po ai,sa kanë ecur vitet,veç ti,jo! (o zot,pse jo?) 808 copa zemre,shpirtin plasur! Syblu a një lot,fytyrë-ngysur në stres a re të murrme shiu derdhur ylber a nektar Shtatë ngjyat një e vetme,vetvetiu!.. Muzikë ledhatuar,himnuar pritje, në shkëmbenj të bardhë, zogj që vijnë e shkojnë,një pulëbardhë. Ndrojtjen tënde marr me kujdes, me të thur vargje si atëherë por sot ç të pres? Mëngjes tjetër,stinë tjetër Pa ty:si pa një sy,si pa të dy! Shqisat të tëra t i fala... s jam tjetër,kam ngelur ai. I njëjti i atij mëngjesi me emrin Gjergji... Xhamat e avullt fryma ime vesh. Pikëvesë mëngjesesh ti Emrin tënd shkruaj,vizatuar njëlloj Fytyrën qelqore të lëmoj me gishta flokëve të limontë,përkulur... Përmallimi qindfish sa thellë rri ngulur. Mbushem me frymë dhe them:Të dua,të dua! Ti ndieje Vë buzët,puth qelq. Qelq zemrës së thyer në pritje. 35
Gjergj Nikolla
Psherëtima të thella,refren dhimbje tërheqin ardhje-ikje akrepash në ecje vitesh Rreth mes meje e teje,a thua Malli shpërthen 808-kratere prush-dejesh. Aorta ime e vetme le të pëlcasë... Fletët e bardha e dora rrëshqet,më ndien. Notat në pentagram:Ky që jam,ai që isha do jem. I njëjti i pandryshuari,i atij mëngjesi po Gjergji! Veç thinjat. Koha si fill tërheq... prap si atëherë i ngelur 20-vjeç!
ADRENALINË... Drita vezullime,tunduar zemër... ritëm,adrenalinë,puthmë,prekmë,zemër... ledhatime,pëshpërima dehje trupore, edhe pak zemër... sa dashuri kur djallosen ëngjëjt! Etje ke,pi buzë, Buzët janë nektar! Puthje dashurish Dashuria fal. Ti më prek e para,unë të puth i pari, ti më ndez je flaka,unë të djeg jam zjarri... Etje ke,ushqehu me mua, ndjenjat që kam për ty janë,të dua... 36
808 - PUTHJE
Ti më puth e para, unë të prek i pari, ish ndezur me para, flaka apo zjarri... Ftohtë ke,ngrohu me mua, shtrëngomë një trup Dashuria ngroh më frymë dashurie... sa puthje magjie,vezullimet dehin, etja-etjen shuan veç tek njëri-tjetri... Drita,vezullime,tunduar zemër Ritëm,adrenalinë puthmë, prekmë,zemër... Ledhatime trupore,një trup dashurie, edhe pak zemër... Ëngjëllohen ëngjëjt!
YLBERI I HËNËS Ndajnatës mes yjeve ndrin ti, ylli më i bukur. Shkëlqimi yt nga hëna me puth,një rreze je... Dritore vjen në ëndërrën time e vetmja ndjesi. Ylbere yjesh nga hëna mbërritur, një qënie që fal dashuri Ashtin mbërthyer e zemër në pranga. Re e grisur qiellit shtegëtar feniksin vdes e ngjall. 37
Gjergj Nikolla
Unë dashuroj magjishëm Magjinë tënde hënore, shkëlqimin tënd yjor, etjen e reve,shiun... brazdën e rrëkeve faqeve të mallimit. Pikëvesa rrëshqet në xhama emrin tënd shkruan. Avulli i frymës ngroh, e në qelqe sa herë vizatoj dy zogj bashkuar në një zemër:Të dua!.. Qënia jote e ëmbël ngadalë me flladin lëmon fytyrën time, përmes petaleve ndjenjësore, sytheve klorofil, dehjes së zogjve apo reve kristal... Diellore dashuria pëshpërit buzëputhje,këngëzogj, pikëshi,lulesyth,refren zemrash,ndez t a dish... Është mëngjes,qielli gri...shiu më pëlqen të lagem tek ti!
38
808 - PUTHJE
E DUA VENERËN Magjia e hënës mbrëmbjen puth... Numëroj dymbëdhjetë yjet, mes tyre ndrin ti,Venera. Nostalgji më fal, përmallim më mbush, me sy yjesh sheh, me buzë hëne,puth! Me zjarr meteorësh ndez Zemrën që djeg, me përkëdhelje dritore,satelit tërheq... Ah,zot sa të dua,të duaaa! Si ajo mbrëmbje e kthjelltë janari, mes shkurti,fillim marsi,fundprilli... Je më hënë se hëna,më yll se ylli! Dhjetëfish je ti,qindfish dashuria... prangosur në zemër u kam që të dyja! Aq shumë të dua,sa uji burimin, si mëngjesi zogjtë kur degët çelin... Në mes dymbëdhjetë luleve,petalet mbështjellin, unë jam vullkani dhe tek ti kraterin... Flokëlimonta ime, fytyrëhenorja ime, prush yjorja ime, Venera të duaaa! 39
Gjergj Nikolla
Si ajo mbrëmbje e këndshme maji, mesqershori,fundkorriku,gushti Ashtin tënd të ashti e buzët te mushti, sytë e tu yjorë ndritur nga shkëlqimi, ti klith si ujëvara kur unë jam burimi... Flokëlimonta ime, fytyrëhënorja ime, prush yjorja ime; Venera të duaaa... Si ajo mbrëmbje me butësi shtatoresh, tetor meteorësh,nëntor e dhjetoresh... shtatë mrekulli është dashuria, ylbere yjoresh... Flokëlimonta ime, fytyrëhënorja ime, prush yjorja ime... Venera të duaaa!
40
808 - PUTHJE
SHIVESË Qielli gri... Re të ngarkuara me shi. Mos thuaj bota u shua... Një pikë shiu jam unë, një pikë vese je ti. Një pikë shivesë ne të dy. Rrëshqet në xham njëlloj si në qelqet e syve, loti i përmalljes djegur mes të dyve! Petalet shkund qershia Fytyrës ëmbëlsuar shkëlqen dashuria Puthje nektare miliona pika shiu,vese, kthyer në zjarre... Po lagem në shi, të digjem në vesë, vesë-shiu unë jam, shi-vesa të jesh... sa të dua!
41
Gjergj Nikolla
MJELLMA KËNGËN KA KËPUTUR E padukshme,e pandieshme, strukur në një kënd të kohës së tretur. Fat i tjetërsuar.... Limonti e zbehur me flokët e pakrehur, gishta-erës ngatërruar. Sy brishtësor që s përbëjnë më ylbere, por eklipse... Eklipset e vullkanit të shuar!... Spektër dashurish të fshira ngjyrash,një e vetme... Imazh i thërmuar nëpër thyerje shqisash... gjysëm për gjysëm, Ti e jo ti! Vegim që përbën e shpërbën një ëndërr e cila s është më... Ti,qelq i plasaritur në trotuar. Ti,gjurmë e fshirë në copëza që s të përbëjnë më kurrë si më parë... Pikë vese mëngjese-mbrëmbje Që rrëshqet në trisht diagonal shpirtit pafaj; ndjenjës pa emër. Gjeografi e brejtur,biologji e djegur, Metaforë e mërguar kalendarit... Poezi varg këputur a këngë pa refren. Ritëm në rimën e humbur që s tingëllon më bukur, 42
808 - PUTHJE
Strofë e lënë në mes... Prozë pa përsonazh e formës pa përmbajtje, rërë e kripur deti e pangopur në lagie. Dallgët vijnë e ikin përsëri duke fshirë kujtimet... Këpucët tridhjetë e shtata ritmojnë nën hapa as ardhje,as ikje, vendnumëro në bosht, Kohën bosh!... Akrepa orësh në rrethrrotullimin e ditë-netëve... Diell i perënduar horizontit gri e hënë e harruar po ti... Në tjetërsim ngjyrash, fytyra jote s ka më fytyrëskuqje ndjenjash, s është më buza jote magnet puthjesh, ashti yt s përbën më një univers, por një botë të vogël të mbështjellë në vetmi që rrotullohet rreth vetes, mëngjes-mbrëmbje-mëngjes! Korniza e qiellit të fatit tënd,pa zogj... Mërgimtari i fundit u nis,të mos kthehet. Ai shtegëton larg,shumë larg... Një fije shkrepse e një cigare... flaka djeg vetminë! Petalelulet nën sythët e mbledhur qajnë, padukshmërinë... Fjollat e tymit emrin tënd shkruajnë! As prozë,as përsonazh... Mjellma këngën ka harruar... Bregdeti dallgët shkumëzon përsëri. 43
Gjergj Nikolla
JE NJË METAFORË... Në të gjitha ditë-netët,kërkoj... një metaforë si të gjithë poetët, me të të frymoj, se një metaforë më vete është jeta... (dhjetë gjëra të gjitha, veç një e vërteta!) E kjo je ti. Vargu pikë vese,shiu, diell a ylber, mes tyre ti,t a dish... dashuri e thellë: Në të gjitha ditë-netët, qënia jote me bukuri dehëse, më jep forca shprehëse, tek të ndiej frymën... Dhjetë herë të dua fjalën,e njëqind psherëtimën, lëkurën tënde të lëmuar ngjeshur me mua,e ah...o zot,sa të dua! Metaforat në buzë të mbajnë veç ty.
44
808 - PUTHJE
PSHERËTIMA ETJESH Grusht yjesh në duar nga mbrëmbja në mëngjes, Të të shoh më mirë:Limontia ime ndiej, të dua Në zërin tënd violinor,melodinë e puthjeve në pentagram, Një këngë,në buzë mrekulluar!.. Psherëtima etjesh,kanarina qeshjesh.... drithmat e tua të lëkurta, shtatë ujëvara bien lëmuar, në afshe të nektarta, përkëdhelje pambaruar... Segmenteve hyjnore, kur yjet ndritin ylbere, je yll i pazëvendësuar. Fytyrat flakaputhen me buzët në një , Shkrirë një trup qënie, fragmenteve të zjarrta, limonti,të dua... Me vrull sythlulesh në çelje, petale pesë e nga pesë, mes tyre ti,një vello heq!... Zogjtë në qelqet e pemëve nga mbrëmbja në mëngjes e mëngjesi në mbrëmbje, ti qelq,unë qelq... 45
Gjergj Nikolla
simfoni dehëse,serenata përkëdhelëse si magnet tërheq,mijë tinguj sa miliona fjalë, një të vetme:Të dua!
PRUSH I TRËNDAFILTË... Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet. A s të pata thenë se lulet me të mira gënjenin... a s të pata thënë që kujtim të linin gjembat. Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet.. të bardhat,të kuqet të verdhat, e kur prushet e puthjeve në krahë të rrëmbenin. (A s të pata thënë që do ishtë vonë,shumë vonë... nëse pranëverën se mbërthenim.. a s të pata thënë me mijëra herë:kuptomë! kuptomë!) Pas stinës së gjelbër me harrove të tërin (Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet, aq shumë dhe mua më pëlqenin!) Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet. A s të pata thënë se lulet me të çmuara, pikëllonin,dyfish pikëllonin... a s të pata thënë që veçse kundërmonin, kishin me vete zhgënjimin,plagët,brengat... Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet, të bardhat,të kuqet,të verdhat.. kur drithmat e trupit tradhëtoheshin nga ndjenjat.. A s të pata thënë që do ish e dhimbshme, 46
808 - PUTHJE
shumë o mikja ime, nëse pranëverën e harronim. A s të pata thënë me mijëra herë dëgjomë!.. Kur ti kështu doje të vazhdonim... Pas stinës së gjelbër më harrove të tërin... (Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet, aq shumë dhe mua më pëlqenin!) A s të pata thënë,se dhe lulet e freskëta mplaken a s të pata thënë se që në maj vjeshtohen e shtangen.., Ish mesditë a mbrëmbje kur thoje: Si ta pres mëngjesin?!.. Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet: Të bardhat,të kuqet,të verdhat,si qeshin e ndezin!... A s të pata thënë që do ish tjetër e tjetër... nëse pranëverën në zemër s e merrnim! A s të pata thënë me mijëra herë, me mijëra herë,kuptomë! besomë!.. Por ti doje veç të defrenim... pas stinës së gjelbër më harrove të tërin. (Ti thoje se të pëlqenin shumë lulet, edhe mua shumë më pëlqenin!) E lot,në zemër brenga... Prush i trendafiltë... të bardhat lule që në shkurt, të kuqet digjen me të verdhat!
47
Gjergj Nikolla
KAFEJA E RADHËS... Mëngjese,shuamëni etjet në kohë pritjen e ditëve, avuj të ngrohtë kafesh... fjolla kaçurrele cigaresh përthyer në mes... ku nata e netëve të gjata mbuluar në vesën e djegur... një mëngjes! Horizont kadifekaf që zgjon një imazh, të prekurën e lëkurës sime,fytyrës së pjerrët ku shkëlqen një mesazh... etja që rrjedh përmallim në koefiçient dashurish treten largësish ardhje-ikje dëshirash fikse, shndërruar në eklipse... fjalët shfletuar në kalendar si dielli në janar,kur resë i rrëshqet nga një e çarë! Klithma depërton në shqisa limfë poetike në erashkë flakësh,ritmojnë ti e di... embrion puthjesh në kafshime buzësh në llavën njeri, pikëvesa në flokët e krehur, gjithmonë ka vend për një të buzëqeshur... mungesa pa shkak, liberet e lëkurës se pemëve lëmon era larg... Pemë je e jam. Vargu i fjalëve mbuluar nga dimra e drama, kthjellim në intim ledhatim ofshama ku puth e më puth meë prush saharash 48
808 - PUTHJE
Tejdukshmëria përshkon qelqet e qënieve tona veshur flaknajë shkëlqimin e limonitë të hënës së ylbertë limonti e përmalljes, Tek këndi i përhershëm të pres: Me kafenë e radhës!
2 MINUTA E 34 SEKONDA Sot do të të shoh dhe dy minuta e 34 sekonda më shpejt, keshtu që do të kemi mundësi të puthemi dhe kaq kohë më tepër... Poezinë e djeshme që mbrëmë e shkrova në hënën e turpshme e yjet strukeshin të dehura në puthje, do t a lexosh po më shpejt kurse të sotmen do t a shkruaj pak më gjatë se dy minuta e 34 sekonda lexim... Sot është dita e 26 e muajit të tretë të vitit 2011... e s di sata ditë që duhemi bashkë me pasion lulesh, (lulezogjsh !), që lulëzojnë dy minuta e 34 sekonda më shpejt se dje, e këngën zgjasin po kaq!.. Sot horoskopin tënd e dija pa e dëgjuar nga radioja në fakt,ai të del më i saktë nga ajo që të them unë zemra ime, se veç për ty më rreh,tik tak shtatë mrekullish... Pikëvesa u këput nga petalet e ra në syth, mallshëm luleputhjeve,në dy minuta e 34 sekonda e prej saj lindi kjo poezi për ty e shkruar thjeshtë me nënshkrimin Gjergji...
49
Gjergj Nikolla
EVOLIM NË STINËN QELQ Kush jam unë?!... I lindur me 07.12... jam një njeri me emrin Gjergj, as shurdh,as i verbër,as memec... Jam një njeri që vetëm ec nga e djeshmja tek e sotmja mbi këmbë të palodhura... një njeri qënë piedestal të kristaltë me shpresën për më mirë, gjendem kudo jam.. Tek çdo gjë që është në lëvizje për të mbërritur, aty ku jam nisur ëndërr e rilindur, dëshirë për më mirë me gjelbërimin syth... pranëverës së shumëpritur absoluten e vrullshme, refren i përsëritur... Ujëvarave të pingulta që këndojnë me zallet. Në mëngjeset e qelqta që shëmbëllejnë mijëra pasqyra dritore, mrekulli ylberesh mbërritur nga hëna... Përputhja e akrepave tek ora që pres, pasqyrimit të gjelbërt në ujin kristalor ku dehet dita e degëve të pemëve zogjtë këndojnë lirika... Pragmbrëmbjeve udhëtar shtegut të mallshëm, ku yjet shkëlqejnë e meteorët puthen.. Jam flladi që lëmon butshëm flokët e mendimit, fytyrës së thyer plasaritur nga dhimbja 50
808 - PUTHJE
ku loti rrëshqet e kthehet në thinja... mesditës sa mjergullat vjeshtore ulin grilat.. jam fjala,psherëtima, fëshfërima e gjetheve që ritmon në rima fletëve ku shkruhen dëshira... Në të gjitha anët ku horizonti lind etjen e një reje, pikëvese xhamave në mëngjese emrin shkruaj, lë fletën në tryezë dhe ec... kam rrugë për të bërë!
PETALE DHE SHI -1Një ylber i bukur u shkëput e ra në zemër, të ndihesha i lumtur... e putha sa herë,e më dehën ngjyrat: (Të ëmblat,të thellat,të shkrira në një!) Sa puthje,sa ndjenja,ka një dashuri.. ylber shi-diell, ylber diell-shi... Ti po ajo Unë po ai -2Lulet shpërthimin e nisën përsëri, Zogjtë,këngën e ndezin mallëngjyese,si për çudi... dallëndyshet po kthehen,me mall, ti e di...e di e dielli ngroh,vezullim i artë, malli djeg,se vetëm ti,veç ti,veç ti... 51
Gjergj Nikolla
Radion tek muzika si përherë, e njëjta ndjesi, po të njëjtën rrugë edhe sot,shkoj e vij... lule e petale,zogj e këngë, e bukura ti,më fale Refreni po ti: shi mbi pesë petale! -3Kur ishim të dy buzë detit blu, dallgët këndonin mes mallit të shumtë... puthje,puthje,puthje,puthje, puthmë përsëri,të lumtë! E ti e dehur nga dashuria si deti që dehet prej stuhive, një valë e përvalë puthjet e mia, tetëqind e tetë puthje, prush i të dyve... sot përsëri do dalim nga deti, aty ku malli djeg dallgëshumtë, puthje,puthje,puthje,puthje, puthmë-të puth: Na lumtë!...
52
808 - PUTHJE
VESË MBI SYTHËT E PUTHJES -1Puthja e parë vdes nga emocionet, e dyta digjet nga emocionet, e treta ngjall të parën duke e shumëfishuar me të dytën e vetën e saj, gjersa ndjenjat mbytën në stuhinë e puthjeve... -2Puthje puthje puthje e para,e dyta,e treta Nga e para tek e tetëqind e teta, Të gjitha marrin dhjeta ! -3Shijova sa fruta, por kurrë s gjeta ëmbëlsinë e buzëve... U lodha duke kërkuar sytë dehës, por ende s gjeta si ato sy... -4Pashë ujëvara,liqene me ujëra të kristalta... Këputa lulemali,me refrene zogjsh e kanarinash, por kurrë më mirë se fytyrë e saj, kurrë më ngrohtë se frymë e saj, kurrë si ajo, kurrë kurrë... por ajo është ëndërr e unë ëndërrën s e shes! 53
Gjergj Nikolla
-5Me një degë mimoze flas në vendin tënd, e po ketë degë e prek në vendin tënd, i pëshpëris,e ledhatoi, petaleverdhat e saj një grusht tinguj përmalljeje... ngjashëm,aq ngjashëm me ty,kaltëruar në sy! Fytyrën tënde,buzëprushtat e tua,prushzjarresh E ketë degë e puth,e shtrëngoj mes krahësh , të thith gjithë aromën tënde -6Vesë mbi sythin e këputjes,një lule.. ndalesë mijëkrahëshe njëherësh, segment,një kënd. Aventurë mendimesh, ndajnatës sa lutje, 808-puthje mbi ashtin tënd.. Dehur të dy në një valë të artë, ritmim poetik i këngës refren, Ti hënore,limonti e kristaltë nëpër prush më merr, në prush më len! -7Intërpret nektar i vargut-lirikë, Ledhatim-puthjet e tua,stilistikë... Vitrinë,pasqyrë vallë krejt dashuritë Pavdekësisht të dua E ëmbël,tingëlluese si zogjtë,në pranëverë... Dashuria e poezia,njësoj a thua?!
54
808 - PUTHJE
SHTATË DITË NË PIKATORE. Variant 1 E hëna u zgjua me trishtim, të martën nga dhimbja piva lotin tim, të mërkurën një ëndërr më ra në humnerë, e enjta u bë gri,për të satën herë, të premtën i thashë vetes:Më s do të qaj! Të shtunën mallkova e prap po e shaj, e diela mbylli javën,rinis nga e para. Një vjeshtë gjetherënë mbi fletët e bardha. Një javë vetmi, një shekull. Java pason javët e unë jam prap vetëm! Të hënën se hoqa trishtimin s e vras, të martën nga dhimbja emrin të thërras, e mërkura djeg rrufetë brenda meje, të enjtën njëqind vjet ndodhem larg teje, të premtën qeshja e zhytur në lot, si t a nxjerr nga loti më thuaj-o zot! E shtuna e uikendit më tret nëpër mal, që as të dielën nga trishtimi s dal... Një javë vetmi, 55
Gjergj Nikolla
një shekull Java pason javët e unë jam prap vetëm! Të hënash mbrëmbjeve,rri gjer në mesnatë, e marta çuditërisht s më ngjan për të martë, të mërkurën derdhur pikë vesa në gri, e enjta rilind tre shekuj vetmi, të premten jam pritje që zgjatet largësive, e shtuna djeg ëndërrën,dëshirën e të dyve, e diela vjen dhe ik përsëri. Ishe dikur ti ëndërra njeri. Një javë vetmi, sa shekuj... Java pason javët e unë prap jam vetëm!!!
SHTATË DITË NË PIKATORE Variant 2 E hëna prej të dielës derdhur në rrebesh, e marta depërtuar një të çare resh, e mërkura Etna ylberin kaluar, e enjta shijuar mollën e ndaluar, e premta djegur në vapë saharash, e shtunë s them asgjë që ndoshta të thashë, 56
808 - PUTHJE
ndërsa e diela dehur si dikur, pulëbardhë shtegëtare me vello në gur... E henë në prush kuqalon fytyra, e martë diamantinë me sytë dy pasqyra, e mërkurë yllëzohesh tetëqind e tetë puthjesh, e enjta ujëvarë-e-yll në nektare buzësh, e premta jep gjithçka tingujsh të kristaltë, e shtuna e smeraldtë sa mrekulli e shtatë, ndërsa e diela nga malli mijëfishi me lot formëson kurorën e një Missi... E hëna ritmon nëpër serenata, e martë refrenët këndojnë mëngjes-darka, e mërkurë guralecët këpucës i vijnë tako, e enjta ajsbergun e shkrinë nga vapa, e shtuna uikend të çmend e më çmend, ndërsa e diela ortek ashtin tënd... Të hënash them këndojnë Niagarat, të martash thua,vullkaneve-llava, të mërkurash gjelbëruam dhe krejt Saharatë, të enjtesh limontitë bjondi e kristaltë, të premtesh Rubin u bëra Sizifi, të shtunash pasqyrimi është nën hije lisi, ndërsa të dielat penel a pikturë, fotomodele që ndryshe s është kuuurrë... E hëna serish,java pason javën, Shtatë herë vdes për ty,të tetën do ngjallem!!! 57
Gjergj Nikolla
SHTATË DITË NË PIKATORE Variant 3 E hëna ylber hëne më derdh nëpër sy, e marta vello shiu kristalon njeri, e mërkura gishta ere fytyrës përkulur, e enjta në talk buzësh,musht buzësh puthur, e enjta lëkurën dehur akullore, e premta kurative e flakëve dashurore, e shtuna lirike, në vargje erotike, dashuri e thellë në pikën kritike, ndërsa e diela luleshtrydhe je, shtatë nota muzike zemra të rreh... E hënë unë vij kudo që të gjej, e martë njëqindfish të ndiej e rrëmbej, e mërkurë i gjithi të hyj brenda teje, e enjte të ndjej,në vena,në deje, e premtë mbaj frymën të puth njëmijëherë, e shtuna ylberet shtatë ngjyra në erë, ndërsa e diela petale zambakësh, dhuromë o njeri me tetë shqisa flakësh... E hëna kalendarit dhe një ditë ia grisi, 58
808 - PUTHJE
e marta shtegëtarin pas ëndërrës e nisi, e mërkura qiellore vetëtima krisi, e enjta mrekulluar e bukura Narcisi, e enjta flladitur tetë degë të një lisi, e premta ringjallur lule nga plisi, e shtuna të gjeti kurorë e një Missi, ndërsa e diela vezulluar yje, me frymë dashurie,musht përjetësie... Të hënash mrekullitë e botës të shtata, të martash ti je sa njëmijë të marta, të mërkurash shtatë qiej në pikë vese lagur, të enjtesh shtegëtar në sytë e tu të kaltër, të premtesh ujëvarat të thirrin në emër, të dielash tërmet tetë ballësh në zemër... Sërish e hëna pason javën, sa shumë u deshëm,por s u çmallëm!!!
SHTATË DITË NË PIKATORE Variant 4 E hëna ngrysur të dielës vetmish, e marta zgjon shtatë llavë dashurish, e mërkura të puth,një puthje më shumë, e enjta je ti ajo që jam unë, e premta na ngjesh të dy në një dehje, 59
Gjergj Nikolla
e shtuna vetminë e rrëshqet rrekeje, ndërsa e diela si ato sy, dua të rri të dehem aty... E hëna flokëbore me onde limontë, e marta rreth teje me kthen në kordë, e mërkura rrëshqet,një pikë shiu gri, e enjta jam unë ai që je ti, e premta buzët i shkrinë në një , e shtuna mbi tryezë një mesazh më le, ndërsa e diela si një uikend, emrin tënd shkruaj kudo në çdo kënd... E hënë poezia që këndon për ty, e martë refreni mbi puthjet aty, e mërkurë dashuria lëmon në lëkurë, e enjtë aroma jote që s vyshket kurrë, e premtë shtërngimet e tua erotike, e shtunë përmallimi i pikave kritike, ndërsa e diela më ndiej o zemër, ti je dashuria që më fal një femër... Të hënash sa strofa të derdh në puthje, të martash këngët me zogjtënë lutje, të mërkurash bashkohem me ty sa të dua, të enjtash me dehin rënkimat e tua, të premtesh ashti yt më lëmon si ngjala, 60
808 - PUTHJE
të shtunash pasionin e kthen në ujëvara, ndërsa të dielat ujëvarat klithin, dashuroje zemër, me zjarr njëqindfishin... Sërish e hëna vijon javën, u deshëm zemër, kurrë s u çmallëm!!!
SHTATË DITË NË PIKATORE. Variant 5 E hëna jam se ti me je, e marta kam se ti me ke, e mërkura çel një lule syth, e enjta kurorën ven ta dish, e premta mallshëm puth e qanë, e shtuna zemrën peng na mban ndërsa e diela o njeri, na ndez e djeg në prush,në hi... E hëna vjen mes sa refrenesh, e marta kthen ndërsa rrëmbehesh, e mërkura si e mërkurë, e enjta emrat gdhend në gur, e premta endet nëpër shqisa, e shtuna jam, ai që s isha, ndërsa e diela o njeri, 61
Gjergj Nikolla
më jep, më fal shtatë mrekulli... E hëna zgjohet nga një ëndërr, e marta prek e puth e çmendur, e mërkura shuan malle, e enjta ritmin plas vullkane, e premta llavën derdh kraterit, e shtuna ngjyrat i jep ylberit, e diela ëndërr o njeri, një herë në prush,dy herë në hi... të hënën e dua dhe një herë, të martën shiun e kthen diell, të mërkurën jam një varg, të enjtën thua; Rri dhe pak! të premtën shkrihesh musht qershie, të shtunën zemër,po ta dije, ndërsa e diela dy herë e shtunë, çmendu ti, e çmendu unë... E hëna sërish e vijon radhën, kurrë o zemër ne s u çmallëm!!!
62
808 - PUTHJE
SHTATË DITË NË PIKATORE Variant 6 E hëna zgjohet nga fundi i të dielës, e marta çan muret nga thirrjet e zemrës, e mërkura ngjall një ëndërr të shkuar, e enjta kërkon mollën e ndaluar, e premta duket se zgjat një vit, e shtuna trishtimin penel në shpirt, ndërsa e diela që mbyll javën, sërish nga e para fillon radhën... E hëna lind në qiell të thyer, e marta skicohet e ngazëllyer, e mërkura shton një zjarr më tepër, e enjta zbut një drenushë të egër, e premta tundim,tërmet në zemër, e shtuna zgjat thërret një emër, ndërsa e diela mbyll shtatë ditë, një orë pa ty më ngjan një vit... Të hënën puth sa njëmijë puthje, të martën djeg me fytyrë skuqje, të mërkurën ndjej më përket mua, 63
Gjergj Nikolla
të enjtën kurrë ta ngrys s do dua, të premtën qanë, oh!-sa të dua!... të shtunën jam e s di pse jam, të dielën kam,e kurrgjë s kam!... E hëna mallin më ndez e shuan, e marta më çmend, ti mendsh më luan, e mërkura ndrit, në sy diamant, e enjta ndez e puthjet zgjat, e premta vjen dhe pse nuk duam, e shtuna digjet përmalluar, ndërsa e diela përsëri mendoj për ty, për ne të dy... Të hënën dehur o yll i bukur, të martën shkrihesh në të puthur, të mërkurën në krahë të mbaj, të enjtën qesh, të premtën qaj, kur ik nga ti me mban në sy, e shtuna unë,e diela ti... Java shkon e pason javën, serish e hëna,kurrë s u çmallëm!!!
64
808 - PUTHJE
SHTATË DITË NË PIKATORE Variant 7 E hëna sytë t i ndrit shkëlqim, e marta pasion e padurim, e mërkura një stuhi puthjesh, e enjta musht e nektar buzësh, e premta djeg tre sahara, e shtuna dhemb nga malli qanë, ndërsa e diela vijon udhën pesë petale thirrin lulen E hëna sytë tagent në xham, e marta je ajo që jam, e mërkura na prek në syth, e enjta rrjedh shtatë mrekullish, e premta qiellin lag në shi, e shtuna ylberin lind aty, ndërsa e diela kthehet vesë, aty të jem ku ti të jesh... E hëna vjen përmes shtatë degësh, e marta merr atë që jepesh, e mërkura të dy një trup, e enjta klithmat ngjesh nën sup, 65
Gjergj Nikolla
e premta llavën rrjedh të nxehtë, e shtuna tërmet me force të tetë, ndërsa e diela një ajsberg të merr në breg, më hedh në breg... E hëna zogjtë këndojnë se erdha, e marta çel gjashtë luleverdha, e mërkura shkund pesë petale, e enjta dridhet pas një fjale, e premta prush buzësh puthur, e shtuna qiellin yje mbushur, ndërsa e diela vellon hequr, një Galaktikë,e diell i qeshur... Të hënën jemi o Yll i bukur, të martën të dy një trup i strukur, të mërkurën në afsh të mbaj, të enjtën qesh, të premtën qaj, të shtunën ndjenja më mban peshë, të dielën jam kudo të jesh. Java shkon e pason javën, u deshëm shumë,por kurrë s u çmallëm!!!
66
808 - PUTHJE
SHTATË DITË NË PIKATORE.. Variant 8 E hëna mbërrin nga ylberi i hënës e marta nektaron shtatë hone krateresh, e mërkura Aurorë... e ardhur nga dielli e enjta je toka,je yjet,je qielli e premta universin gjej në trupin tënd e shtuna më gëzon edhe dy herë më çmend ndërsa e diela përmes një reje, shtatë pika shiu në një vazhdë rrëkeje... E hënë zëri yt,violina bie e martë trupi yt,shtatë rrufe magjie, e mërkurë klithmat tua rendin në ujëvarë... e enjta klithmat tua vlejnë sa njëmijëfjalë... e premtë fryma jote që më mbanë gjallë e shtunë ky ylber në shtatë ngjyra veshur ndërsa e diela vellon e ka hequr... Të hënën shpirt,këndojnë kanarinat të martën zemër,dehen trëndafilat... të mërkurën o yll, botës mrekullitë të enjtën o jetë,vullkan dashuritë të premtën e dashur,të dy në një valë, të shtunën o ëngjëll,ti vjen si pulëbardhë ndërsa të dielën,dashuria jetë, 67
Gjergj Nikolla
shtatë herë të më vdes më E hëna jam unë,që kaq ty të dua, e marta je ti kristal i kulluar e mërkurë ndjenja që shpërthen në lutje, e enjte afshi,808-puthje... e premtë fryma ime me të tënden buzë, e shtunë jam poeti që ti më je muzë ndërsa e diela për mua e ty është dashuria mbretëri për të dy... E hëna vazhdon shkëlqim Meteorësh e marta pasionin në himne dashnorësh, e mërkura shtatë notat përbëjnë një rëfren... e enjte Aurora e diellit shkëlqen e premte je ti ajo që jam unë e shtuna më do,të dua më shumë ndërsa e diela na mbështjellë në gji, shtatë mrekulli në një dashuri...
Sërish e hëna vijon javën u deshëm shumë, por kurrë s u çmallëm!!!
68
808 - PUTHJE
NË GJETHE SHKRUAJ. 808-PUTHJE Më ndiej... Butësinë e prushtë të trupit tënd, e prek,e lëmoi, e puth anekënd, nëpër çdo segment, jam një fragment:I tretur,i mërguar, i etur,i vetmuar,i thyer,i copëtuar... me copëza puthjesh e prekjesh nëpër buzë e duar! Një çast nëpër mëngjese, kristal mallshëm a vese, rrëshqet mbi faqe e gjethe, zhuritjet pa çmallje më ndiej... Etjet djeg thërmuar buzësh, i mbledh në duar t i pij... Butësia jote brenda meje merr frymë,më jep përsëri... Rënkon melankolike të ëmblat rënkima, sa unë;i treturi i mërguari,i eturi i vetmuari, i thyeri i copëtuari,prush shtuari... Pikëvesa rrëshqet fytyrës së gjethes, mes meje e teje,në të dyve e vetes, Copëza jete fragmente e segmente , ti je shtatë kontinente... Një fjalë që heshtjen trazon, e pritjen zgjaton në kohë të tashme,të ardhme. 69
Gjergj Nikolla
Puthje zemrës dhuruar nëpër buzë e duar, merri të gjitha janë tuat... unë gjethen marr, në të cilën shkruaj:Më prit se të dua!
TIK-TAK ...në një kohë , a thua koha jonë e ne të dyve është ndarë më dysh... unë këtu,ti atje, shpirt i tretur,gjysmë! Njëkohësisht,mendimet e etura, si pasthirrma të djegura, mërgojnë drejt zemrave, tik-tak,tik-tak... magjinë e tik-takut Gjeografi vetmish thyer kilometra. Shpirtërat në gjysma bashkuar një frymë, dashuria dashuron... Fillin koha tërheq, tej zemrave në një , shpirtit në një , mbledh ndjenjat në një , kronoma ecën ndjeje... Tik-tak,tik-tak,tik-tak!!! 70
808 - PUTHJE
NJË POET E NJË MIS Unë të dua,le t a dinë të gjithë. Le të thonë poeti,dashuron një mis. Le të na shohin bashkë, le të bëjnë me gisht, Një poet jam unë, Mis je sigurisht. Unë të dua, frymë je brenda meje, të kam afsh në buzë, gjak në deje, të kam puls në zemër, dritë në sy, njëqind here të vdes do rilind për ty Unë të dua,sa stinët brenda nesh... një herë dimri qanë, dhjetë herë vera qesh, tek unë lulet puthen,tek ti vjeshtat struken, ndjenjat shkrirë në një,flakët më s i shuhen. Le të thonë ç të duan, le të bëjnë me gisht, një poet e mis duhen çmendurisht.
71
Gjergj Nikolla
TRISHTIMIN PUTH Zjarr buzësh kam,pij lotin tim. Flok supeve bien, butshëm melankolive. A thua një kthim, vargje poezive, notat melodive, këngën e të dyve... Trishtimin nga mungesa jote puth. Grimca buzëqeshjesh të verdha, mëngjeseve të verdha, mesditave të verdha, mbrëmbjeve të verdha, o zot-me ç ti mbush... Përmallje dashurish, ndjenja dashurish, re të kafta sysh lëshojnë shiun gri,ta dish!!! Pikat e tij më bien lakuriqësisë fytyrore, mes kërcitjesh qelqore, tingëllim i zërit tënd, psherëtimave të tua, një rënkime të thellë, drithëron-të duaaa... 72
808 - PUTHJE
Prek plagët në zemër,je ti... fsheh lotin në shpirt,je ti... buzët e mia lëmoj,je ti... lëkurës time mbështjellur, me frymën tënde,të largët,je ti... vegimi yt sikur më pëshpërit. Mendimi im për ty tek unë gjithnjë më rri Kohë bosh, . . mëngjes-mesditë-mbrëmbje,ndihem bosh, e boshllëkut s kam ç ti lus. Trishtimin nga mungesa jote puth!!!
PUTHMË XIXËLLONJË Do kthehem përsëri, më prit. Ndajnata thyhet, yjeve xixëllonja, ylber hëne ndritur nëpër fjalë e shkronja. Prap mëngjesi lind... Ti për mua je dielli, flokëhëna, syqielli, fryma që thith, nektari poetik, ritmi në këngët e mia të preferuara, je supërhit... 73
Gjergj Nikolla
Po ik e s më bëhet të ik, rri dhe pak-më thua e qanë, copëzat e zemrës më ndan... Të puth dhe një herë, një psherëtimë të struk thellë kujtim të bukur, një dehje më fal,të ndihem i lumtur Më mbaj me vete,një fjalë:Të dua! Të dua!... Po marr pak nga ti, e po të lë nga unë më shumë,a e din pse? ... Një copëz të buzëqeshjes tënde, një drithmë nga psherëtimat tua, një vezullim nga fytyra e prushtë, një puthje të vetme, një përqafim... o zot!-si do mundem? Do të të lë mëshumë nga vetja ime... është e gjitha tek ti. Puthmë xixëllonjë...puthmë...
LIRIKAT & MUZAT Këto vargje le të mos lexohen, a të shtrydhen gjer në pikën e fundit të metaforës, të nxirren nga arkivi me rrugaçët e fjalës, të hidhen trotuarëve, udhëve kalimtarësh, le të mos u dhimbsen as si tym cigaresh, unë shkruaj...
74
808 - PUTHJE
Le të mos kuptohen a të eklipsohen, në njolla të hirta,grikaf të mbulohen, shkallë-shkallë nga fillimi në fund, petale lulesh shkund, unë shkruaj... Le të merret fabula a të përthyhet fleta, sepse unë jam pema e nuk jam veç dega, sa degë më kanë vjedhur, me ta janë mbështjellur, s ka gjë,ani se me kanë zgjedhur , sa vite shkruaj... Le të mos citohen e mua të më shajnë, të mos komentohen as të më përmendin, unë s e dua emrin. Të m i fshehin librat a ç dreqin të më quajnë, unë vetëm do qesh, kam një jetë që shkruaj... Metafora ndizen, kur muza më bën dritë... trishtimin e gris e fletën tjetër nis: Lirikat e mia puthen me Muzat...
75
Gjergj Nikolla
PETALE & VESE Dashuri tunduese, e ëmbël,e ngrohtë, diellore Vezulluese,endur kaltërsive qiellore... Diamantëve të syve të tu rrëzuar jam, më s dal... Zemrës tënde ritmuar fal rrahjet e zemrës,i fal. Qënia ime e gjitha je ti, fryma që thith në sytë e tu, etja në buzët shkrirë, je dielli,hëna,jeta ime krejt, një dëshirë m u fal... Dashuri shkëlqej meteorët kur digjen për ne,flakëputhjeve.. Kaq vrullshëm, stuhive të dehjeve, psherëtimave në epshe. Brishtësitë,melankolive të bronzta, të blurta,të etura,të prushta, prekjeve trupnjëshe këndeve të ngushta, mëngjeseve mallshumtë, mesditave ledhatuar,a natës së zgjuar, më jepesh,të dua...
76
808 - PUTHJE
Kaq e dhembshur sa dhembshuritë që dhembin e çmendin, më gdhendin thellësive përmendin dy fjalë... E shtrirë gjer në qelizën e fundit të qënies, puls,nerv,shqisë dashurish, tundimin padurues, mbështjellur kam,ta dish... ku pret e pres realitetin e ëndërrës.. Kjo dashuri që ndiej, që dua, që ndrit,e s u shua, petale lulesh nektar, më thua betimi s ka nevojë për fjalë,të dua... E bukur si tufë rrezesh depërtuar reve nga një e çarë, flokëbore kristal ndritur në janar. A thua ylberi ka rënë në mua! Fytyra jote qesh si dielli në shkurt-prill, maj-gusht... ti syth i gjelbër i çelur, ti limonti hënore e qeshur, ti yll i yjeve ndezur,ti frut i pjekur musht, të tërën të pij,një frymë... Një gjethe nga pema më ra, metaforat më kthyen në rimë... Petalet shkunden vesën. Kristalet e syve u shkrinë! 77
Gjergj Nikolla
HËNA DRITAREVE RRI. Puhizë ledhatare vjen më mbështjell qënien. Petale lulet shkundur, fytyrëborë e ëmbël lekurën tënde shkrirë në buzë, stuhi puthjesh strukur... Ledhatimet tua mijëfishe, ashtit tim flakë dashurie ndezur. Flokëlimontët derdhur gjoksit tim ëndërr e çmendur. Uragan tetë ballësh në zemër, ndieje emrin tënd thërret. Hëna numëron yjet e na sheh të dyve, si një vello zbret,shkëlqimit të syve Dua,dua,dua,sonte të të pij të tërën,lëng peme dehur. Po seç ke diçka të ngjashme me hënën: Mrekulli e tetë ti je! Qielli kristal i syve të tu, dashurinë çvesh, musht pemësh në vjeshtë Bashkuar të dy,në një... Puhiza na mbështjell, kam dëshirë të jem! E nata sonte është jona, mbuluar puthjeve miliona, 78
808 - PUTHJE
ecën nga unë gjer tek ti.Të dua. Puhiza mbështjell. Hëna dritareve rri...
BRENGA TË THYERA Nga qeshja jote më fal mua buza ime e vrenjtur, të qesh, sa kohë është shuar. Zot,sa shumë të dua! Ndiej përvëlimin e zjarrit të djegur, zgjohu nga ashti vullkan i fjetur, sa larg ke mërguar dallëndyshe e tretur, drejt saj udhëto imazh, shpërthe një mesazh, pavdekësinë rrëmbeje push kadifekaf, Njeriu që dikur,jam... më deshe,më deshe Flokëlimontët tu i puth përsëri. Kujtimet e tua,arkivit me mua... të gjitha në radhë, stinëve të shkuara, Diell e shi Ndalo një sekond, pse fati 79
Gjergj Nikolla
tërhequr retë gri në ç horizont... pika shiu udhëve lagur. Mos qaj në zbrazëti për fatin tënd. Brenga të thyera rrinë varur. Udhëto,drejt meje... Koha akrepat shkund në penele. Nëse don të vuash,mjaft më... kam vuajtur unë për të dy.
E FSHIJ ÇDO RE GRI Unë të mësova si të dashurosh: Si të kuptosh fjalët e zemrës, të ndiesh thellë vetes përjetime ndjenjash të presësh pritshmërinë e çasteve nga koha, valë puthjeve stuhitare në ndjenjat miliona. Padurimin thyer, kur s mund të presësh më. Të mësova,të dashurova të jetova Brendashkruar teje, i ngjaja një rrufeje,ti i ngjet një reje, unë një pikë uji e ti një rrëkeje... Fjalët që shprehen në vështrime, shikimet që dehin ledhatime, prekje që puthje ndezin, 80
808 - PUTHJE
psherëtimat vullkane djegin, brenda teje unë një tërmet më shumë:E çfarë s bëra unë Fal zemër një çast,fal shpirt pak frymë Trupin tënd mbështjellur krejt ta mbush me rrymë... Unë të mësova dashurinë,se të mësova çmendurinë... Dhe nga ky mësim që more nga unë, me dhe një trishtim një dhimbje më shumë. Ti më mësove ç është vuajtja e vetmia. Brenga që më brine në shpirt Pagjumësia natën që më kthen mesditë, ku nis vargjet e mia... Dhe nga mësim që mora nga ti, nga kristalet blu e fshij çdo re gri!
TI JE SI OZONI... Kur të dashuroj i përjetoj të gjitha: Ti je si Ozoni në mbështjellje jete. Ti shtatë kontinente,ti sa nëntë planete... Lëkurën tënde prush e lëmoi në gishta. Kur frymën të ndiej në buzët e prushta dehur dashuria sa nënte Jupitere... duart më drejtojnë në kënde të ngushta mbështjell kontinente,tek ti tre segmente... Të dashurosh i përjeton të gjitha... rrëshqet trupit tim,ngjeshur në një valë 81
Gjergj Nikolla
brenda teje të shkrihem në shqisa një rënkimë e jotja,deh sa njëmijë fjalë... Sa një hënë Urani a unazë Plutoni, dashurinë e ndrin nëpër shtatë ylbere je mbështjellje ndjenjash me fuqi Ozoni një vullkan ndjenjash,me shkëlqim Venere. Je Galaktikë e ndjenjave të mia. Të dua më çmendur se çmenduria! Pa ty kuptim s ka dashuria...
VETË E TRETE DASHURINË Mos e gremis dashurinë në botë ndjenjash harrimtare. Në endje brigjeve vetmitare, një gjurmë e vetme me cigare... Të dergjesh dhimbjesh paduruar me sy të kripur nëpër valë, të tretësh ëndërrat nëpër duar një kristal blu,sa njëmijë fjalë Të mbash në shpirt një rrënim një gjethe vjeshte të këputur të strukur shpirt një përqafim kujtim i shkuar brengë e ngulur. Kur lind dielli e ai s të ngroh, kur bie hëna e ftohtë,ajo... 82
808 - PUTHJE
kur yjet digjen përsëri në shpirtin tënd prap bie shi. Kur lulet çelin pesë petale me gjethe pemët i ngjyruan prap endesh bregut me cigare një gjurmë e vetme e trishtuar Ti vetë e trete dashurinë!
DEHJE DALLËNDYSHESH A thua koha u tret si mjergullat e fundvjeshtës, tej rrugëve të zverdhura pas gjurmësh vetmuar. Të heshtura degët trishtuese të pemëve... Në ritëm vjeshtor vjeshtuar... Pika shiu varen në gjethet që bien, ikjet e shpendëve me trishtimin mërguar... Tëj maleve në kaf,horizontit gri: Jam unë,s jam unë. Je ti,s je ti! A thua të gjitha ikjet janë njësoj, në trisht krahë dallëndyshesh mërguese. Nga netët e netëve një mëngjes më zgjojnë. Një dëshirë të thellë të ëndërrës lotuese, një çast më shumë a një shpresë më shumë: Je ti,s je ti, jam unë,s jam unë! 83
Gjergj Nikolla
A thua jeta zgjatet pikëpyetjeve të saj, me shpend vetmie pas zemrash të ndara, syth lulorë në petale maji, tek ti vij i pari, tek unë vjen e para. Në ashtin tim je. Në zemrën tënde jam. Dallëndyshet dehur cicërimat kanë.
PULS NDJENJASH Je larg e s të shoh,zgjohet brenga ime. Me sytë e kujtimeve që pata me ty: Të shoh sa për njëqind palë sy, shpirtit mbjellur dhimbje, ashtin djegur dhimbje... S ta ndiej më zërin,pëshpërimën dehëse, vështrimin kristal,ledhatimin... Puthjet tua larg diku në vjeshtë, e unë rri në shkurt; copë e njomur qielli... Trupin tënd me përvëlimin dielli, s ta mbledh prush mes krahësh, s më jepesh më, je tretur tej një tjetër stine. Dy dehje s janë më brenda një rënkime, një psherëtime! 84
808 - PUTHJE
E tash veç kujtime: Puls i dhimbjes sime Të duash,të dashurosh me gjithë shpirt, me të gjitha shqisat,indet e qelizat... Është dashuri,s është flirt. Është dashuri s është flirt! Je larg e malli më ndez nostalgjinë, por me sy kujtimesh të riformësoi përsëri... Rishfaqesh ashtu në të njëjtat vende, fragmente, të njëjtët refrene këngësh të ndiej, segmenteve të tua ngjeshur... mesazhe celulari. Të njëjtat ngjyra në flokë e buzë e fytyrë e sy... e unë vetmitari,jam prap në shi: Dora rrëshqet mbi fletën e bardhë, me mijëra fjalë... Dhe pse detin e puthjeve s ta derdh me në trup. Degët e pemishtës vishen qënë shkurt, a thua dashurisë duhet t i vij turp. Të dashurosh s është turp! Të gjitha rrugët do t i bredh kësaj bote, se shpirt më jep veç dashuria jote. Me zemër të pulsuar tetë cifla mbushur klithma... Jam aty ku isha... aty ku më la. 85
Gjergj Nikolla
Ngrej sytë dhe shoh: Krejt si ata... Copë e njomur qielli, copë e djegur dielli. Meteor shkrihem për ty në një ditë. Mbi gjithë dashuritë dhe them: Po ku ishe ti o shpirt!
EJA ZEMËR ME MAGJI HËNORE... Përmallim i djegur në një vend, aty ku shijova trupin tënd. Emri dashuri aty u gdhend, e hëna ndrinte.. Një zemër-dy zemra, një fjalë-tre germa... Inicialet puthur me njëra-tjetrën bashkë, zemra brenda zemrës si brenda e jashtë! e hëna ndrinte! Shpirti në extazë shkrihet stuhi puthjesh, dashuria ndizet në rënkima lutjesh. Dy ashte në një asht, të dy në një trup Maji i çeli lulet për ne që në shkurt: Dashuro o zemër,dashuro pa turp, e hëna ndrinte! Përmallimin djeg,e shuaj në atë vend, ti më djeg,më shuan veç në trupin tënd. Dashuria jonë në një hënë u gdhend... 86
808 - PUTHJE
E njëjta ndjenjë,por dyfish është sonte, sonte kur më duhej të mos më mungonte. Mimozat sikur ti kanë luluar bjonde. Eja zemra ime me magji hënore!.
808-PUTHJET JANË TË TUAT. Variant 1 Veten e mblodha në njërën dorë... E shtrëngova,shtrëngova sa munda! Me fal në të lëndova,të humba... Kohën e shtrydha gjer në ndijim, në emrin tënd hënor,në emrin tim... E njëjta domethënie:Dhimbje e padurim. Ti je e mbetesh padurimi im! Dhimbjen ciflova në një shkëmb, aty ku puthur qemë dikur, emri dashuri aty u gdhend,më çmend... (mbi gur,rrëzë gurit,në gur!) Veten e mblodha përsëri. E magjishme mbrëmbja i ndrojtshëm shkurti... Të dy bërë prush nga dashuria a turpi?! Kokëulur,mendueshëm,pikëlluar nën shi. Brendia më ndizej thellë trupit...
87
Gjergj Nikolla
Një degë nga pema,kur u puthëm shkëputej. Tetë syth njëherësh shpërthenin. Thellë shpirtit e njëjta valë më futej: Tetëqind e tetë puthje t më kthenin. Kë putha,kë preka,kë desha si Ty... Kë ndjeva,shijova sa njëqind dashuri... Kë dua,kujt t i jepem i gjithi... Je fotozhenia,je misi,në dashuri je Njëshi! Veten e mblodha në njërën dorë, brenda saj je ti: 808-puthjet janë të tuat!
808-PUTHJET JANË TË TUAT. Variant 2 Të dua e të them:Je Njëshi je kryefjala për ty tetë herë lind! Je fotozhenia,missi... E unë kaq të dua, të duuaaa... Më ndez zjarri yt, më djeg prushi yt! Për ty veç frymoj, për ty veç jetoj, për ty veç për ty,për ty... Për tjetër s kam zemër, s kam sy! 88
808 - PUTHJE
Të dua dhe të them:Je Njëshi, je pulëbardha që rrëshket në valë... Dashuria det, e unë lundërtar. Para meje ndrin,para syve zbardh, je ti një margaritar. Dhe nëse vdes, je ti që më ngjall! Je ndjenja që më zgjon çdo qelizë e ind. E njëjta,e njëjta,e njëjta... Ti me je më e shtrenjta, e shenjta,sykthjellta... Më ndez zjarri yt. Më djeg prushi yt: Nga njëshi tek dhjeta ti je kryevepra! Jam fryma jote,pulsi,rrjedha e çdo dite kur ti më puth e më thua:Shpirt! Je dashuria.Ndjenja ime... Të dua mbi gjithë dashuritë: 808-puthjet janë të tuat!
89
Gjergj Nikolla
JAM E DIEL E SHTATË Më do sa të dua dhe një herë më tepër. Unë të t i pi lotët që mos jem i etur Të t i rrëmbej plagët të mos kesh një plagë Ti shtatë qiej parajsë,unë e diel e shtatë. Ndjenjat i mbledh të vargoi një varg Edhe pak afrohu,mos më rri aq larg Frymën të të prek,të ta ndiej në buzë Flakë e prush në zemër,ritmin më bën Muzë! Ti je dashuria,sa deti,gjithe Bota... Je kënga krejt,refrenit-shtatë nota! Je pentagrami,kur zemra plas sa bomba... Jam jotja kur më thua,jam jotja! Më puth veç një herë të provoj të vdes! Për ty shes parajsën vetë në ferr të zbres Në më ndien mungesën një natë a mëngjes... Më puth përsëri që në jetë t më kthesh.
90
808 - PUTHJE
A THUA KOHA U TRET A thua koha u tret me petalet e shkurtit, sythëve të marsit e mjergullave të prillit mërguar kalendarit: Fshij trishtin e thuaj,dashuria është... Jam unë, je ti,jemi një të dy! A thua koha u thye në pikëshiun e prillit, refrenit të bilbilit në mushtin e majit, pikëvesa shkëlqim në sytë e tu blurorë: Fshij trishtin e thuaj dashuria është... Jam unë, je ti,jemi një të dy! A thua koha u tret si tretet një tingull, një re a shpend në sy të ylberit: Fshij trishtin e thuaj,në kupën e qiellit, dashuria është... Jam unë, je ti,jemi një të dy! A thua koha u tret nëpër ditë-netët shekuj, muajsh rrotulluar stinëve një zemër, ku dashuria qesh,dashuria qanë nga malli më djeg xixëllonjë më mban: Fshij trishtin e thuaj,dashuria është... 91
Gjergj Nikolla
Jam unë je ti,jemi një të dy! Koha tërheq fillin e saj por unë pranë teje kam mbetur në maji!
NË SHQISAT E TUA. Qënia jote një ndjenja ime një koha jonë po një o zot sa të dua... Retë në sy t i pi. Shiu yt njeri,ylber bëhesh ti mes shtatë ngjyrash rri, çmendurisht të dua. Shiu yt njeri, Qielli yt njeri vezulluar diell ylberuar shi. Ëndërrat djellahënë, ndjenjat djellahënë qënia ime ti një botë dashurie mrekullon të dy,të dua... Në shtatë botë yjore, limonti hënore, 92
808 - PUTHJE
kristalon qelqore, në duar më bie,etje për t u shuar Prushin tënd të mbledh nektar djellahënë. Një përthyerje sysh, në vezullime sysh,në buzëqeshje sysh, kristalohesh ti shtatë ylbere hëne,t a dish... E unë gjysmëqënia jote, gjysmëfryma jote, gjysmëpulsi yt end në shqisat tua dashurinë...
TY TË KAM. -1Vër zemrën te zemra ime dhe ndiej magnetikën e saj të rrahjes. Tërmetin në brendësinë e saj je ti e vetmja forcë shpërthyese kraterit në asht tetë ballësh. Afrohu,rrëshqit në lëkurën time buzët... lëkurën tënde lëmuar kafshuar mijë puthjesh e struku në asht e gjitha ashtu si je. Frymat të zhytën në një ... flakët flakuar në një ... Melodi e ndezuar pashuar në llavën kraterit llavuar... 93
Gjergj Nikolla
Të dy një etje më shumë të shuajmë. Shëëët! -mos fol,vetëm puth. Të flasim kemi kohë më vonë! -2Ty të kam frymë që shpirtin po më ngroh. Të prek e të puth edhe pse s të shoh... Ti më ke jetë:desha ta dish! Me prush dashurish,etje dashurish o zemër,ta dish... ty të kam!
PRUSH DASHURISH E ndiej se më don, më adhuron, se adhurimi yt ngado me sy para meje të sjell vetëm ty. Imazh i këndshëm,i bukur që më bën të lumtur, edhe pa të prekur,pa u puthur... Në zemrën time shpërthim vezullues vetvetiu. Më shkrin si qiriu,në një kristal shiu, prushi yt njeriu! Ndjenjat që duhen,shqisa që ndiejnë, sy që dehin syri-syrin, jo!jo!-s më gënjejnë. Në afsh më rrëmbejnë,të rrëmbejnë dhe ty. 94
808 - PUTHJE
Dashuri e zjarrtë për të dy, të dyve na ndez... Zgjas duart të të marr me kujdes, ndrojtjen tënde kur fytyrën trëndafilon gjer në vesh, kafshon buzët e qesh,o shpirt sa më ndez... E tingujt e dehur s di pse i..len...në..mes. Ngadalë,i njëjti prush,e njëjta valë. Ç duhen fjalët?! Hap krahët:Njëmijë fish duhemi,ndizemi,shuhemi, strukemi në segmente erotike,të dy në një trup. Renkima,psherëtima,dridhërima... Oh,dashuri,dashuri. Ti,qënia më e shtrenjtë,e gjitha prush: Të puth,të puuth,të puuuuth!
MAGJI DASHURIE Dita është e imja është e jotja: Kilometra të largëta këputen në pritje drithmave të zemrave në korda. Me sy më shkruan emrin në qelqe Në degët e pemëve mallin hedhur, ylberet në shpirt ke derdhur... Fytyrë skuqjen tënde të të mbledh! Unë vij me stuhi puthjesh të gjej, klithmat e tua rrëmbej: 95
Gjergj Nikolla
Më s mundem të rri po vuan e vuaj, e dita ikën! Nata është e imja,është jotja: Më s mundem të duroj... Magjinë e një nate ta bashkojmë në një !
VETEN DJEG NË CEP TË BUZËS Nga një fjalë,dy... nga një fjalë,dy... E fryma bëhet re e retë derdhin shi e shiu dyfish lagse më mungon ti. Ëndërr puth e qaj se kaq shumë të dua. Nga një lot,dy.. nga një lot-dy... e syrit një liqen kaltëron kristal, rrëmben e më s dal, ku më mbyte ti. Nga një puthje,dy, nga një puthje-dy... Vetën time djeg në një cep të buzës! 96
808 - PUTHJE
PADURIM Vështrimet e tua më dehën, vetja ime më tradhëtoi, më s munda e të putha, mjaft durova-më s munda... Të putha si etja në Sahara, si uria e një të pangrëni, frymëmarrja e thellë pas avujve të Etnës, unë i eturi yt, i buzëve të tua, ashtit tënd,ndjenjave fryma ime ti e vetmja Prap të puth e të puth dehur nga ti, tradhëtuar nga padurimi se të ndiej të timen syliqenore. Flokëlimonti buzëmushte, asht ujvarë ushqyese, tingëllon:Të duaaaa!
97
Gjergj Nikolla
AKREPAT RROTULLIMIN S E NDALIN Ke dikë që zgjuar rri në 12-të të natës, ke dikë që vuan për ty në orën një të natës, ke dikë që mendon për ty në dy pas mesnatës, ke dikë që shkruan për ty dhe në tre të natës, dikë që kafen e pi sikur të jesh dhe ti në katër ku ende është natë:E ky jam unë... të dua sa treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë-netët e vitëve tona, të dua sa gjithë universi universalen fjalë,të dua... e ora tashmë troket:Akrepat rrotullimin s e ndalin.
NËNTË VENERA MË JE TI. Vonë,shumë vonë më kopsiti gjumi se natën menduar rri zemër për ty. E bukura ime me sytë si lumi krejt lotët e mi janë ngjyer aty... Në dritare këndonin bilbilat-më zgjuan... mendova prap zemër për ty njëlloj me zërin tënd violinat kanarinat aty janë,aty... Feshfëritën gjethet dritareve u puthën, u përkulën mallshëm për ty, 98
808 - PUTHJE
dymbëdhjetë meteor në qiellin e lutshëm sa nëntë Venera të ndritën në sy... Sa nëntë Venera ylbere nga hëna ndritin mall ndjenjash për të dy! Ti je më e ëmbla,e shtrenjta me lumenjtë e bjeshkës do mbytem tek ti...
TRE KOKRRA QERSHIE Nga malli për ty tre kokrra qershie në afshin e buzëve i mbaj i puth me afsh-musht dashurie, e mallshëm qaj e qaj... Tre kokrra të vetme të mjalt ta, tre qershi përbëjnë të tërën, në pranga të syve të kaltra kaltrina ime po çmendem e çmendem... I mbaj në buzë të tre qershitë je ti ajo që dua kështu... Në puthje musht-mjalti më rri siç rrija nën strehën e syve blu. Dehur i gjithi në tëndin nektar e ti kështu një dehje me mua unë ndjenja e parë,puthja e parë... Ti,magjia ime:Të dua,të dua!
99
Gjergj Nikolla
MALLSHËM DJEGUR DIMËR-VEREË Një copëz qielli, një etje dielli, një erë e lehtë,janë krejt tek ti... Një re grikaf,ca pika shiu, e zogj të vetëm unë po ai... Mes ne të dyve sa lule çelin, krojet qeshin e përrenjtë rrjedhin, sërish i ndiej si atëherë... E gjethet bien, hëna thyhet në sytë e tretur dimër-verë... E yjet ndizen sa meteorë që puthadjegur mallshëm qaj. Unë nis udhën e dhimbjes ec, emrin tënd mes buzëve mbaj. Me gjashtë penele të të përshkruaj Në sytë e tu e gjej të shtatën, e flokët gishtave ngatërruar, prushin le mes një grusht hiri e zemrës djegur ngulur plagën. Kur më nuk mundem të durohem shëtis në mbrëmbje si dikur, 100
808 - PUTHJE
yjet ndizen e hëna puth, me buzët mia mbi një gur. Aty kam mbetur si atëherë, kur dashuria u bë diell, të njëjtën udhë hëna në qiell, në sytë e kripur dimër-verë.
LOVE STORY Akrepa orësh rrotullohen bosh: këngë e vrarë me refren të këputur. Kanë ikur larg ato çaste magjike gjashtë brenga thellë meje rrinë strukur. Se plagët më mbajnënë vendin tënd, se lotët sytë m i kripën! Ti dhimbja e dhimbjes që dhemb e dhemb... ikja e ikjeve që ikën e ikën... Se buzët e zjarrëta s ti puth e s ti puth, s më dehin më ato sy të bukur. Shpirtin e zbrazët me aluvione vetmie stërmbush. Kohë bosh që s më bën të lumtur! Gëzoj kur të tjerët puthin,dashurinë e duan, kur të dehur ledhatimesh,shtrënguar një trup! Kujtimet me ty në kohën e shkuar se klithmat e tua më s i ndiej nën sup...
101
Gjergj Nikolla
Se lumturia ime u shua u shua, në vjeshtën pa emër,të martën me shi, Meteor fundvjeshte unë digjem për ty, sa ty kurrë s desha njeri! Ashtin tënd që më s e prek,lëkurën flakuese që njomështinë më puthte: Tinguj të etur të djegur kaq vjet, 808-Copëzash zemrënt më kepuste... Bardhësinë tënde llavuar nën mua, tash zemra më kthehet grusht hiri larg teje, 808-Copëzat të thonë:Të dua... o zot! o zot! o zot!-ta ndieje... Klithmat e tua pëshpërimat dehëse, më shndërrojnë-ylber në sy! Ti ke mbetur fiksimi çmendës që çmendurisht fal diell e shi... Fjalët e tua,ndjenjat-t më falësh... me mijëra puthje,nektar-një fjalë. Kujtoj,e një tërmet tetë ballësh o zot!-të më shemb për të gjallë! E prap akrepat rrotullohen bosh. Si në këtë boshllëk,të lutem:Mosss!!!
102
808 - PUTHJE
ROMANCA E SYVE BLU Ato sy të vetmit që më çmendin Dy copëza qiellore a liqenesh mbytur Njëqind herë më dehin,e po njëqind më trembin: Më mbërthejnë valëve,më bëjnë krejt të tëndin, siç isha dhe jam Adhurues i të kaltrës shtegëtim Ujore kaltrina ime dashuri Lind po kaltërsi sysh, se dua të jem, krejt i mrekulluar, shtatë ylbereve hënore limontish Kaltruar liqeneve të tua, një jetë kam ta dish Rreze diellore,kuboid në rreth, kur më sheh-më çmend, kur shkëlqen-më ndez liqenit të mbytem në sytë e tu kristal, flakëvrullshëm Më gdhendin fotoimazhin tënd, kur dhembin mallshëm, lotuar po blu liqenoret si bregu me valën. E kaltra të më puth të më lëmoi flokët,fytyrën butësore, lekurën të ma djegë me buzë të etura 103
Gjergj Nikolla
Emrin të më thirr mes pasthirrmave të djegura buzë-puthjesh,buzë-epshesh e në shpirtin tim në vullkan të kthehesh o zot sa të duaaaa E sytë e tu shkëlqejnë në qiellin e dashurisë ! Liqenët kristal ku mbytem me ty Romanca ylbereve hënore kanë mall a turp s e di ! Se në ato sy ka vetëm kaltrinë dashurie. Lotin e mallit ta mbaj në sy Gishtat nëpër flokë Ato sy të vetmit!
DHE NJË DITË Akrepat kryejnë rrotullimin e radhës. Nje ditë në këtë enigmatikë derdhur fotoimazh, pëshpërima përkëdhelëse në kalendare fjalësh. Ngjyrash në penele,një fotomodele. Brishtësi e ëmbël ndjenjash, mbëshjellur krahësh në vellon e reve. Re që puthje falin ritmeve të frazës. Rrotullim akrepash, Tik-take sekonda-zemrash mbetur vetëm, lanë gjurmë një mesazh... Gjethet bleruan tundueshëm melankoli prillore 104
808 - PUTHJE
fëshfëshur nga era... Çdo çast mungesa jote brishtësinë ndjenjësore tetëciflash të argjendta plas Dallëndyshet folete ndërtuan me cicëima puthjesh, nektar dashurie për zogjtë e reve. Violinat ndezur simfoninë qelqore, melankolike bien,a i ndjeve?! Qiellin tënd dua. Qiellin e syve (pikëvese a dielli i të dyve), një re që shkrep blice dehjeje...je ti! Violinën thyej... Akrepat stinët i ndërruan!
NJË DEGË QERSHIE Një degë qershie mbaj në duar, ti dije. Kujtim tëgjelbër dashurie Vdes magjive te tua, ngjallem magjive të tua, dhe ja ta dish, jetoj sepse të dua E klorofilta ti, libereve të tua, vë buzët e nektarta 808-flakëve të zjarrëta, 105
Gjergj Nikolla
vullkani im je ti. Fytyrë hënore e syve të kristalta Tre kokrra të vetme, tre kokrra dashuria frut. Ëmbësuar,dehur,shkrirë frymën një trup! Petalelulet e majit të shohin dhe thonë;sa ngjan! Musht qershie je Natës më tremben ëndërrat, xixëllonja ime nëpër muzgun gri, je ti,e di.. Nisem ta zë.. Ajo ik, kthehet përsëri Unë ndjek pas saj si një Magelan nëpër diell e shi ylberin më len në buzë, kaltrinën puth!.
106
808 - PUTHJE
BUZËMUSHT DASHURIE Flaka ime njeri,më kthen në qiri, prush mallshëm djegur në syrin e pafjetur, një dashuri. Muza më lëmon plagën e ndezur, metaforave shkëlqimin merr ti Ditës më kthehen në lot, pritjet e djegura mijë ankthesh në kthim, kur vjen ardhja jote ritmim melodish, atë të zemrës padurim tik-tak shtatë mrekullish. Atë të ikjes kur ikën, vështrimet e tua kristal s na ndal, violinë kthimet e tua në vagullim mosikjesh. Ylberet hënore më puthin në sy, je ti,je ti-e di Pragmbrëmbjeve endem përmes kujtimeve të thyera, ditë shkuarave të ëmbla dashuri, tek shkëlqimi blu i syve të tu, dua të rri,e të rri të flë aty, të lë buzët, pastaj të mbyll sytë o yll I shpirtit tim Galaktikë! 107
Gjergj Nikolla
Ylber bëhem unë ta dish. Vdes në buzë dashurish Ti dije:Të ngjallem sërish mbulomë me një degë qershie Buzët e tua falin musht:Të tërën krejt të pij!
RREZATIM ULTRAVIOLETË Shkëlqejnë sytë e tu sa shtatë liqene, mes tyre unë dehem duke mbledh ylbere, syblurta ime sa të dua! Dridhet ashti yt sa shtatë tërmete, unë në epiqendër mbledh lëkundjen tënde, më je një e vetme që kaq shumë të dua... Një diell puthja jote, rrezatuar qiellesh me një erë më puth e me hënën jepesh gjithnjë ndrin e djeg sa fish në puthje etjesh, unë që kaq të dua... E thellë ndjenja jotenë hone krateresh, kripuar shtatë detesh ultravioletë, me një valë më vjen e me tjetrën mbetesh mes valësh bluruar në asht më rrëshqet,unë më shumë të dua... Zemër-vullkanike eja rri dhe pak, 108
808 - PUTHJE
se një ditë pa ty, njëqind vjet tret larg! Të dua...më shumë se liqeni ngjyrën, më çmendurisht se tërmeti lëkundjen, më thellë se dielli ylberin e hëna shkëlqimin e vet Të gjitha i mbledh je ti,shkel syrin,vë dorën në buzë e nga larg më përshëndet... dashuria për ty më bëri poet,ku je!
NJË COPËZ ZEMRE Papritur sot seç m u kujtua, ajo që kishim kur dikur... Në shpirt ndjeva-m u rrëzua një copëz zemre m u bë gur... krejt si ti me sytë si qielli, flokët e zinj-fytyrë hënore. Tre herë më shumë shkëlqente dielli pas buzëqeshjes ëngjëllore. Tek më shihte e fytyrëprushej, krejt si ti edhe ajo. S di pse shpirti në lot më mbushej, e shpirti gurin përqafon. Më shihte ëmbël,diç kuptonte... se kisha plagën kur dikur... në shpirt ndieva të më shtrëngonte, një copëz zemre u bë gur. 109
Gjergj Nikolla
KALTRINA HËNORE... Galaktikat e shkrinë hënën e ta lanë në flokë:sa mirë!... (Ne jemi miq e s jemi veç dy shokë!)... Dielli mëngjeset ledhaputh e kaltërsinën deh për ty, aty shkëlqim fytyra të ndez, kur veten e shoh në ato sy. Ylberet blurozë mrekulli na falin, bashkuar ne të dy... Pikëvesa me shiun,e prushi me zjarrin, ndjenja-ndjenjën falin si falet dashuria... Po të duash thuaj se ëndërrat s të dalin, ti hënë e vargjeve të mia, diell i pulseve të mia, e vetmja ti,veç ti! Një grusht nga yjet me gishta hëne nektar, në flokët e tu,në sytë blurorë e magjia shkrepëtinë puthjet në radhë. Era në degë pemësh shkruan shkrepëtimat e reve dielluar. Fytyra jote ëngjëllore,shkëlqimin më le në buzë, kaltërsia bluruar në sy,magjia hënore vë buzët aty! Të dy bashkuar një trup, dy zemrash në një, 110
808 - PUTHJE
dy buzësh një frymë, një dehje,një rënkimë... Psherëtimat e tua mbledh: Të dua hënore kaltrine! Magjia e ritmit këngën pulson, në çdo centimetër të ashteve në një. Blurtësia qiellore sytë të kaltëron, mushtin e buzëve të të pij!
111
Gjergj Nikolla
PERMBAJTJA TY TË KAM ........................................................................................... 3 FLOKËLIMONTA IME ........................................................................ 4 RRËNJË LOTËSH NJË DASHURI ....................................................... 5 TETË GERMA ....................................................................................... 7 TË DUA NË YLBER UJËVARE ............................................................ 8 MALLI LOTËT PINË ............................................................................ 9 HAPA E SERENATA............................................................................ 11 FRYMË TEK FRYMA JOTE ............................................................... 13 DASHURIA .......................................................................................... 14 UNË JAM ADAMI ............................................................................... 15 NË RËNIEN TËNDE RRI... ................................................................. 17 LIRIKË DHE RITËM ........................................................................... 18 METEORËT... ...................................................................................... 20 TË DUA ................................................................................................ 21 FLAKË DASHURIE ............................................................................ 22 NDJENJË .............................................................................................. 23 NË NJË FREKUENCE ........................................................................ 23 TETËQIND E TETË PUTHJE ............................................................ 25 TRE VULLKANE DASHURIE ........................................................... 26 NË ASHTIN TËND SHKRIHEN FJORDET ....................................... 27 PESË PETALE LULESH ..................................................................... 28 NGJYRË ............................................................................................... 28 DHE NJË DITË .................................................................................... 29 NDJENJË E PANDRYSHUAR variant 1.. ........................................... 30 NDJENJË E PANDRYSHUAR variant 2 ............................................. 32 NDJENJË E PANDRYSHUAR variant 3 ............................................. 34 ADRENALINË... .................................................................................. 36 YLBERI I HËNËS ................................................................................ 37
112
808 - PUTHJE
E DUA VENERËN ........................................................................... 39 SHIVESË .............................................................................................. 41 MJELLMA KËNGËN KA KËPUTUR ................................................ 42 JE NJË METAFORË... ......................................................................... 44 PSHERËTIMA ETJESH....................................................................... 45 PRUSH I TRËNDAFILTË... ................................................................. 46 KAFEJA E RADHËS... ........................................................................ 48 2 MINUTA E 34 SEKONDA ........................................................... 49 EVOLIM NË STINËN QELQ .............................................................. 50 PETALE DHE SHI ............................................................................... 51 VESË MBI SYTHËT E PUTHJES ...................................................... 53 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 1. ........................................... 55 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 2 ............................................ 56 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 3 ............................................ 58 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 4 ............................................ 59 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 5. ........................................... 61 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 6 ............................................ 63 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 7 ............................................ 65 SHTATË DITË NË PIKATORE variant 8.. .......................................... 67 NË GJETHE SHKRUAJ. 808-puthje ................................................. 69 TIK-TAK .......................................................................................... 70 NJË POET E NJË MIS ......................................................................... 71 TRISHTIMIN PUTH ........................................................................... 72 PUTHMË XIXËLLONJË ..................................................................... 73 LIRIKAT & MUZAT ............................................................................ 74 PETALE & VESE ................................................................................. 76 HËNA DRITAREVE RRI. .................................................................... 78 BRENGA TË THYERA ....................................................................... 79 E FSHIJ ÇDO RE GRI ......................................................................... 80 TI JE SI OZONI... ................................................................................. 81 VETË E TRETE DASHURINË ........................................................... 82 DEHJE DALLËNDYSHESH ............................................................... 83 PULS NDJENJASH ............................................................................. 84 113
Gjergj Nikolla
EJA ZEMËR ME MAGJI HËNORE... ................................................. 86 808-PUTHJET JANË TË TUAT variant 1 ............................................ 87 808-PUTHJET JANË TË TUAT variant 2. ........................................... 88 JAM E DIEL E SHTATË ...................................................................... 90 A THUA KOHA U TRET ..................................................................... 91 NË SHQISAT E TUA. .......................................................................... 92 TY TË KAM. ...................................................................................... 93 PRUSH DASHURISH .......................................................................... 94 MAGJI DASHURIE ............................................................................. 95 VETEN DJEG NË CEP TË BUZËS ..................................................... 96 PADURIM ............................................................................................ 97 AKREPAT RROTULLIMIN S E NDALIN ......................................... 98 NËNTË VENERA MË JE TI. ............................................................... 98 TRE KOKRRA QERSHIE ................................................................... 99 MALLSHËM DJEGUR DIMËR-VEREË .......................................... 100 LOVE STORY .................................................................................... 101 ROMANCA E SYVE BLU ................................................................ 103 DHE NJË DITË .................................................................................. 104 NJË DEGË QERSHIE ........................................................................ 105 BUZËMUSHT DASHURIE .............................................................. 107 RREZATIM ULTRAVIOLETË .......................................................... 108 NJË COPËZ ZEMRE ......................................................................... 109 KALTRINA HËNORE... .................................................................... 110
114