LINFAT E MARSIT
Gjergj Nikolla
LINFAT E MARSIT Poezi
1
Gjergj Nikolla
Autor: GJERGJ NIKOLLA Titulli: LINFAT E MARSIT Poezi
© Autori 2012
Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese Marin Barleti Tiranë 2012 2
LINFAT E MARSIT
A BESON NË REBUS?! Beso në ëndërra aq sa të mos verbohesh nga mirazhi, edhe kur e tashmja të gërryen: maskuar ujkaqen deledashi... Edhe kur rrenat bëjnë pëlhurë që kurrë s të veshin kurrë (!) vër këmbët mbi gur dhe hidhe përruan! Ujkaqenët lehin sorrat kalëruar! Ruaje toruan... Shqisat të përthyen kur të ndiesh rrjedhën si të fsheh imazhin veshur nga mirazhi ?! Viti pa pranëverën, a java pa të dielën! Ku hiçi ngryset Xhol e derri zgjohet,Asi! Zhaba si s u plasi... Ngjeshur,ku ta di! Plasur,ku ta di! Rrastur,ku ta di! Tingujsh të mbledhur ujemesh, në fjalë,një e vetme.... 3
Gjergj Nikolla
Kjo Botë ekstreme qelbur thashetheme, ku vezë të prishura, buzësh mbi kostum! Do apo s do ti dua a s dua unë! Re e grisur qiellit varur pika vesë, ku sorrat tjerrin gërrhimën e korbi merr në sqep, krrau,krraun e vet, qafën kris e ikën! Thërmuar në grushta thonjsh-copëza jete! E shkuara pa të shkuar: E tashme pa të tashme, mbërrinë në të nesërme! E lehura qensh, mbi zhele... Tërhiq e shtyj grric e gërryej puth e pështyj! Beso sa të mundesh edhe pse dyshimi, diellin s e ndal kurrë të bie dhe në ato skuta që kurrë s pjekin fruta, ti dije se koha rrjedh si në kalendar: Herë prush,herë acar! Gjithmone një herë të parë... 4
LINFAT E MARSIT
Cirkuit absurd! Beso sa të mundesh... Një hap plus, një hap minus! E tashmja rebus, E nesërmja rebus!
MËRKUR A do të ketë zhvillime resh kur trysni e ajrit është në shtypje! Kur ndoshta shi e rrebesh shpendë murrmashi ndihen në gërritje! Krrau,krrau! Krrau,krrauuu! E sythët e njomë përkulen në degë, ne qiellin hartë,njollosur kaq keq: Plasje rrufesh,a do të ketë! Horizontit lindje:Zot e Dreq.... Unë nuk e di, për ty prap se di! Djalli thonë është shkrirë në njeri! Dimri do shkojë,Pranëvera do vij! E ndiej,e ndiej,do të mbërrijë! A do të varen rrëketë nga guri, mbi lëmyshk të kalbur rrëshqitshëm! Kur sot burri luan e shkërmohet muri... E dhëmbët dimrorë ngërdheshur,frikshëm! Dielli reflektar bie mbi xhama, 5
Gjergj Nikolla
ciflat zverdhur mbi grinë e ditës! Britmave fjalë gërhama,në grahma! Kllapitur në rreth. Dyfish neveritës! A do të ketë zhvillime resh, zot,sa është ulur shtyllë e zhivës! E nëse çadrat me kaq çmim mërish, mburojë e breshërt në shi! Dhe në s do mundesh, ti duhet të mbërrish! Ti duhet të ecësh Njeri! Kur shtyllë e zhivës then veten e tij! Sa stina e egër do ik,mbi asfalt prandaj njeri,prandaj... nga shiu i breshërt dimrimin zgjat Ti jo,jo,jo,s ke fajjjj!!!!
DIAGONALET E ROMBIT Ne jemi si rombi ku diagonalet këputen! (Shumëzojnë njëra-tjetrën pjestohen me ne!) Ne jemi si rrethi ku kordat plasaturren! Brendashkruar romb me rreze në rreth! (Gjysmëdiagonalja ëngjëll gjysma tjetër, dreq!) 6
LINFAT E MARSIT
Po e mira-mirë, po e keqja-keq! Bota gjysma-gjysma qe veten zvarrë tërheq! Rombet rreth në rreth Po si të të ndreq?! Si loja me tre letra rombeve triumfues! Humbësit fitimtarë Fitimtarët-humbës! (Pleq adoleshentë adoeshentët,pleq!) Shëëëëët! S ka më shkumës...
NYJËTIMIN MERR NË ASHT Kur dëgjova se,... kur pashë se,... kur ndjeva se,... të gjitha ndjesitë e kësaj bote lëmsh me fill të ngatërruar, beso e mos beso, unë qesha, qava, veten urreva, shava! Se,faji është jetim,... 7
Gjergj Nikolla
se,ndihem anonim,... se,drama më përqesh,në fund pa fillim,... se,bota shqisore shtatë ngjyrash e tingujsh është ajo beso e mos beso, kur duket se,... kur preket se,... kur shijohet se,... e ëmbla del e hidhur, e a-ja shkon pas zh-së, shih se, degjo se, beso se,në vazhdë te a-b-c... jemi në fillimdramë, jemi në mesdramë, jemi në fund drame ku drama jemi ne,e njëri-tjetrin hamë... (me dy sy që njëlloj nuk shohin, ngjyrën e bardhë për të zezë, të zezën për klorofil,kur ky dyfish djeg!)... Më thanë se jam i verbër se thashë, kjo s është ajo që pashë! Vura syze miopesh në këtë stinë handikapatësh dhe renda vrapit në pikën e vapës! Sa qeshën!-unë qava e qesha me veten, dhe fatin shava! Kjo botë me veshë që njësoj s dëgjuakan, të njëjtët tinguj a zhurma,britma a gërhama. Njëri thotë-janë vajë, tjetri janë këngë, 8
LINFAT E MARSIT
unë thashë se,... dhe them se,... do të them se,...o zot,na ruaj, mbyllna sy e veshë, ndjesinë njerëzore shumatoje me zero e zeron rrokullise fatit kah udha të ndjek, kah gjurmët kërcasin, kah copëza emrash nën gurë të thërrasin. Koha himnon në shtatë ditë e netë, shtatë ngjyra, shtatë tinguj që përmendin, nyjtimin merr në asht... aty ku fëmijët vajtojnë prindërit e gjallë, barkbosh,anëdetit pa lare, aty ku adoleshentët lindin fruta kurvërimi, konteniereve maternitet, ku tjetri foshnjën shet, unë them se,zot na ruaj... kur dua të them e s mund,se,... këmishën e hoqa, se lëkurën më vodhën! Kockat i shpëtova...
SIMBIOZË Nuk e di, po seç ka diçka të ngjashme... me kaktusin në tokën e egër,gjembaq... lule majë gjembash, e unë alergjik:Tështij e tështit e ndiej veç plaç! 9
Gjergj Nikolla
Nuk e di, po seç ka diçka të ngjashme... me qiellin e ngjyer grikaf, hap sytë jetimë,unë anonim,... rrufeja e tashme ndiej më përplas! Nuk e di, po seç ka diçka të ngjashme,... me hënën e ngrënë a eklipsin rrugaç, shkaku është brenda, pasoja e jashtme, s besoj që do hidhet paq! Nuk e di, po seç ka diçka të ngjashme,... me detin e gjërë, enigmash aq thellë,... shpresa e ëndërra në rrënjë të një fjale, kaktusit s dua t i marr më erë !!!
LINDJE-PERËNDIM-LINDJE!!! Ka tokë e jashtëtokësor, re pa shi e shi hënor, ylber pa ngjyra,a vetëm një ngjyrësh, epitafe relikesh,mbetje fosilesh. Ka qënë dikur e s kthehet kurrë si lumë pa uji theqafas nëpër gurë, vjen nga mosardhja të shkoi ne mosikje, në tënjëjtin bosht;lindje-perëndim-lindje... Ka ëndërra syhapura e sy në verbim, absurd mrekullish,kometa e satelitë, 10
LINFAT E MARSIT
diell flakatar e uragan yjesh, tjetër ka qënë do ndryshoi orbitë... Ka erë pa fryrë,tallaze pa det tërheqje e shtyrje me forcën e tetë, lëvdoje jetën...qesh e ngjesh,mos qaj... gjethe që thahen me lulet në maj, Ka shumë aq shumë, e prap do ketë më shumë: Hahaha bën ti Hohoho dhe unë!!!
SPEKTËR. E bardha shkërmohet në të hirtë. Grushti i hirit djeg me prush. E hirta kadifekaf sterron veten, mbështillet absurde mëngjeseve, veshur në të ndryshkur,syth vese çel. Një të vetme!.. Zhgaravitur pa emër mesditave e mbrëmbjeve thinjur ne kalendar:E zezë mbi të bardhë! Hëna dritën shuar në copëza të djegura rënkimash, shqyer në trotuar ku kalimtari i natës ecën... Ditë të fshira në krrus,petale lulesh këputur: E hëna si e diela,e marta si e shtuna e premta si e enjta, shtatë ditë të mërkura, kohë e humbur!... Një grusht nuancash ku të gjelbrën kafshuar klorofilin zverdhet. E verdha brenë gishtat e dorën përtyp sa i skuqen turinjtë... Ngjyrat i dhimbsen sa lekurën djeg ta kthej në shi, 11
Gjergj Nikolla
të mbaj ngjall klorofilin pa faj e jo kërminjtë. Ngjyrat të lindin ylbere. Këngë të ngjallin refrene. E zeza ka mbetur pa u zbardhur!.. Penën e la mbi tryezë,penelin e la mes bojërave. Mblodhi fletushkat shuk puthi bardhësi sa buzët iu nxinë. Udhëkryqi plasi vetën mes katër rrugëve. Ylberet nisën këngën me pëshpërima hëne. Pëllumbat tundin flatrat. Sythët gjelbëruar jetën qeshur lulesyth... Kërmijtë u futën në zhguall,vazhdën e vet përtypën... Penë e thyer,penel i tretur,ngjyra të strukura në letër, mbledhur shuk. Hëna dritën ndezi ka dhimbje apo i vjen turp?
NËSE... Nëse dielli bie e s të ngroh, kur shqisat e tua ngrijnë në thepa gurësh... kur s je mur që shembesh,as gur që shkulesh... mblidh forcat,kërko,më shumë! Nëse qielli blu vishet grikaf e rrufetë shfryhen në eshtra e gjak lulesh, mos u tërhiq,mos... duhet më shumë!... Nëse era mllefet t i përplas në asht, mos u thyej,vetëm përkulu, duhet më shumë!... 12
LINFAT E MARSIT
Në sheh zogj që qajnë me trishtim folesh e lulesyth vdekur në prill-maj... ndize një qiri,mermereve mos qaj, tërheqje nuk ka! Pranëvera s do ndalet, ajo do vij shpejt, duhet më shumë!... Nëse nëpër hapa ulërasin shkarpat e vesa prillore xhamasyve djeg... Mos u ligështo përpara ec,përpara... duhet më shumë... Në pranga s të mbajnë por fjalën vrasin të parën, buzët e gjakta përgjakur nga flaka, mos hidh zjarr,se zjarri djeg veten, mbidh forcat,trungjet hiqi nga shpatullat! Duhet më shumë; Përpara ec përpara!
TRE ROMBA E gjatë kjo stinë,shumë e gjatë, e zhgaravitur,njollosur,e pambarimtë shumëfytyrëshe, në fytafyt,dyngjyrëshe. Akrepat rrokullisen sërish nga e para... Si loja me tre romba e zeza apo e bardha?!... Të gjithë shkuan veç ne,me këmishën lag e thaj... Roman tragjikomik,melodramë,ëngjëj-djaj! Mbërritja ka mbetur të nisja, mbi një e mbi dy:Shaj unë e shaj ti! 13
Gjergj Nikolla
Tërhiq e shtyj:Lulja të fleta,e dega të gjethja,gjuha të etja, e sythi të zverdhja,fjala të klithma,e lutja të britma, pas e rrast o njeri,pas e rrast, shaj unë e shaj ti! Pritja të tretja e fjala të mbetja,diamanti e plehu, kosa te tehu,e plisi të dheu, qielli të balta,e koka të rrashta, kush tha se u dashka?! Bimë nën këpucën e lëkurës së nëntë! Pas e rrast o njeri,pas e rrast... (këmishën vesh e mbath mbarë e mbrapsht!) Shqisa të kruara,të djegura,të plasaritura, të kalbura,të ndryshkura,të mykura... bima ka mbetur të klithma,bluqiella te vyshkja. Kemishën antifjalë,antilutje,antihu,antigur, pas e rrast o njeri,pas e rrast: Ujk-e-qen, deledash, gruaburrë! Pas e rrast o njeri,pas e rrast... Lektorët gërvishin zërin,elektorati plas veten! Këmisha po ajo... koha ka mbetur pa titull!
NESËR ËSHTË E BLERTË... Ndajnatë... gjethe të ndryshkëta që era i merr. Janë ditët e shkuara,pas shpinës i hedh... (kalendar i zhgaravitur ditënatën e martë!) Ti ec,ke rrugë të gjatë! Shpateve thepapjerrët,rrokullisen gurë, 14
LINFAT E MARSIT
ortekë mos i quaj kur fshihen në muzg. Mos u tremb,kështu ndodh... do shemben kërcunjtë! Ujqërit ulërijnë... zogu ndjellakeq në trisht të tërheq, (veshur është në ëngjëll,por është veç një dreq!) Mos mallko,vetëm ec, sorra pendët zbardh,han lëkurën e vet! Mbushu me frymë,qesh, qesh me të madhe! Hëna flen me retë, mjergullat dendësohen yjet fikandizen, fllad i lehtë i ftohtë ku thonjtë po i njihen Një shpresë mbaj në dorë thuaja emrin! Meteorët plasin...kurse tymaflaka rrufe të verdha për blurtësitë e largëta, aviten o njeri,ti e di.. Një ndjesi njeriu,ndjesi fillimshiu, pikëparat të puthin në sytë e ylbertë... rrufeja ndez rrufetë, hap sytë e nga ëndërra zgjohu. Nesër është e blertë...
15
Gjergj Nikolla
MONOLOG PA EMËR Këpucë e gozhduar me njëmijë e një thumba, nën tako më lanë, unë jam... unë jam... Qiellit të blurtë nisa pëllumbat, m i vranë me gurë e plumba, një shtyn e dy mbajnë, si bujtës në han... Kornizës shkallmuar, lehin diçiturat e shqyhet piktura, brinjët mia shkula, sa dhimbje e stres, trishtimi është imi, unë kam e prap kam... Kohë të pafytyresh me shpërfytyrojnë me ethet e thonjve, lëkurën varur në sqep të korbave, kthetra falkonjve, nuk mundem mëshumë, po flas,e po flass... Ashtin e kërrusur si gjembat me filizat, sa na mbytën hithrat, gërmalluar shqisash, po plas e po plass,e po plasss... Tingujt a britmat, 16
LINFAT E MARSIT
fjalët a ulerimat, këtë ndiej të parën,o nënë më qafsh!!! Prologu njëlloj, Epilogu njëlloj Monologu më bëhet burrë nëne!!!
ËSHTË JANAR...VARIANT 1 Era fryn.Zogjtë rendin dy e nga dy e në tufa! Ujërat përrenjve shfryhen... Zanoret e ujërave,në zhurma! Retë dredhake rënkojnë. Një melodi të egër. Shiu... Degët e pemëve dirigjojnë. Mes erës së akullt që shfryn nga veriu! Është dimër.Fundjanar... Dhe ngricat nuk kanë turp! Gjersa mimozat sa më parë... Pas pak ditësh tëçelin:Në Shkurt! E zogjtë flatruar kundraerë, kësaj stine të akullt:Lajmëtar! E shpejt të mbërrije stina pranëverë... Pas dimrit e ngricës:Fundjanar!
17
Gjergj Nikolla
ËSHTË JANAR...VARIANT 2 Era frynë.Zogjtë rendin tufa-tufa nëpër gëmusha! Përrenjtë shfryjnë sa t i trembin. Tingujt e zanoreve me gjithë zhurma! Retë grikaf ngarkohen.A i sheh...?! Dëgjohet një melodi e lagur shiu. E zogjtë rendin nga dy e nga tre! Ndrysh erës dimrore që shfryn nga veriu! Ujëvara e përrenjve gurëve të bardhë! Që marrin pas vetes tinguj të thellë... E shakullt era.Është Janar! Gjersa mimozat të ngjyhen:E verdhë! E dita zgjatet sa një flatrim kur mbrembja bie,henë e yll! Koha për zgjim.Mjaft nëëndërrim! Nesër është vonë o mik i mirë!
ËSHTË JANAR...VARIANT 3 Gëmushave era e shqyer në oshtima, zhurmim shamatar plasur,ku ta di.... Retë grikaf ndjella-shinga bryma! Blu-sy e blu-lot,nën qerpikët,gri! Sorrat kanarina fytyrëmaska veshur.
18
LINFAT E MARSIT
I njohe,në britmat e natës që u turrën?! Kur zërin e tjerren ne flautin e tredhur! Krrau,krrau,krrau,krrau:Nga palca i shkulëm! Drithma tështitjesh natës në muzg! Kur Hëna e brejtur krisur në pasqyre. Anonim pa emër mbështjellur si Murg! Herë ishte engjëll a një Dreq me brirë... Dimri u ngrys nëpër qërpikë të pritjes. Kur era shfryu.E nesërmja zgjohet! Dielli t i zboi rrebeshet e lindjes... A e ndieni pranëverën që shpejt po afrohet!
SHURDHMEMEC Ti hesht hesht,hesht,hesht... Mbyll sytë e ul kokën, tampos veshet, kafshon buzët: sa thellë,thellë,thellë! E hesht përsëri, nga e hëna në të dielë! Qiell e për pak qiell Diell e për pak diell Ti hesht,hesht,hesht... Sy e fytyrën e verdhë e verdha në të verdhë!
19
Gjergj Nikolla
Ose rreh në shuplaka avullin e frymës hedh si qeni në baraka! Hesht,hesht,hesht... Shurdhmemec... Me valë të gjata! Lidh shtrenjtë këpucët, shtrëngon fort dhëmbët, ia kris galop vrapit, o i luajturi mendsh! Ruaju nga pleshtat! Ruaju nga bajgat!
HIMNOJNË DALLËNDYSHET! Ti qanë në brendësi kur të tjerë gajasin! ku shtrydhesh o i pa fat mbi tejza që të plasin! Shumë zhurmë turma-turma fërshëllejnë,brohorasin! E këpucët i rrapasin! E dhëmbet i kërcasin! E gotat prap trokasin! Urra! Urraaa... Urra! Urraaa! Urraaa... O zot pa asnjë gur 20
LINFAT E MARSIT
si ngrihen tre kala! Në rrënjët e kërcurit ku britma-britma:Zhvasin e mllefi pjell nga mllefet kur gjembat merr te ashti! Ti ndiej Dallëndyshet qe s pranojnë kafazin Hijena të egërsuara nga xhungla ngjeshin-rrastin! Duro o dallëndyshe! Duro e duro prap... Jemi ne shqipëtarë e kurrë si Arab!... Jooo koha e të marrëve një shanë e dhjetë gërhasin! Një leh e leh e leh... e qindra ulërasin! Me pleh mbjellim-korrim: Derrin edhe Asin! Kur thonjtë e helmatisur gjer në palcë na zbrazin... ... ... Asgjë s po na japin vetëm të na marrin... Po pse e shfryjnë inatin! Po pse e pse ta zgjatim! E ti o Njeri! Urra! Urraa! Urraaa... 21
Gjergj Nikolla
O zot mos e bëj ëndërr kur djalli po të han! Mbi një e mbi dy Ky pellg mes të dyve! Pranoje o njeri më mirë një grusht hi syve!!!
E DIELLTË LIRIA Ka gjëra që përsëriten në jetë, që nga mijevjëçaret e me sot,njësoj! Njëlloj ngarkohen e shfryhen rrufetë... Dhe Ujqërit nëpër mjerguj vijnë e shkojnë! Njësoj ngarkohen stuhi e rrebesh, që derdhen në mllef mbi pemë e syth! Aluvionet e natës a një mëngjes... Ti pret o Njeri:Duhet t a dish! Njësoj bretkosat tam-tume zdërhalljesh! Pellgjeve dremitur në rrënjë e shelgje! E rrëshqanorët vallëzojnë ne kanale! Pikturë-Diçiturë më shumë se njëqind vjeçe! Njësoj urithët në balta e lluca, të shqyejnë,brejnë rrënjët e stinës së Re! Ku ngricat e Dimrit me Ujk në gemusha... E prap rrufe në qiellin pa re! Njësoj stinët ngatërruar në dimra! Ku rob i njeriut-të ndihet Njeri! E prap shpresat frymojnë në shpirtëra... Sa shtrenjtë,sa e çmuar,sa e dielltë:Liri! 22
LINFAT E MARSIT
VIOLA DIELLI NJË NJERI Ishte një herë,ishte... Se qe një herë,qe... Se është prap,është! Bota rrotullohet,si përherë koha kacavarur dimër-verë nga njëshi tek njëshi-qelbur erë! Drang drang drang... Diell-a-hënë a hëna-Diell! E kur,nata dritareve mbyllet-ti e di! e kur,mengjesi mbi xhama thyhet-ti e di! E kur dita pasqyrimit i zgërdhihet-ti e di! A kur mbrembja bie,plas-a-thyhet-ti e di! E di! e dii!! e diii!!! Kur nëëndërra fëmijët trembur,o sa keq! kur e ndjekin prapa ëngjëllin e del dreq! E kur brenda vetes ty ç të shtynë e ç të tërheq! Ti i mplakur ndihesh o njeri qe 20-vjeç!
23
Gjergj Nikolla
Vëri buzët mbi dritare puth mbi qelq! Kur në sy pulsime shkundin copëza qielli! Mbi fytyrën brazda thonjsh Viola-Dielli! Thellë në shpirtë të merr vrull,oh!-për së thelli... Është njerëzorja, kur jetësorja:Ndrit Ylberin! O Njeri! O Njerii!! O Njeriii!!! Kjo është Bota,rrotullohet dritë e terr! Zhgrryer kohën që s ka besë,as karakter... Kur të fyen,e përlyen,s të len nder! Fatet hedhur humbëtirash e s i nxjerr! Bashkë me të Mallkim i drejtë e ndjektë në Ferr! Viola-Dielli ndritur syve,-Një Ylber! Shpresat zgjuar o Njeri,-i percjell! Dhe fëmija del nga ëndërra: Pellumba hedh! Këtu jam unë, eja Ti, është dhe Ai! Po e ndiej nëpër vena, thellë në gji, se Pranëvera o Njeri! Dimrat shkrinë...
24
LINFAT E MARSIT
Ku dhe qielli tek fëmija lind në sy!
RRËNJËT E HITHRËS APO FOLE E SORRËS Më duhet të them se... Të kuptoj që... Të besoj sa... Të vjetrat sorra çjerrin sqepin krra,krra,krra... Klorofilin varur,gjethi i vjetër lëmsh! (Gurin hedh i çmenduri sa të luaj mendsh!) Lot në sy jetimash... I mprehur nga tehu në një cung mbi syth, sinonimit plehu... (Tragjikomedia plasi Sol-Bas në urraaaaa!) Pa kohë a jashtë kohës, nga kurora e pemëve, përmesore e modës, me bythën tralala... Ikonave trishtake psherëtimash fate s la zogj cicërimash, ikur ku-diku, mbërritur në rropatje! Tragjedia njerëz! Komedia,fate! 25
Gjergj Nikolla
Folete e thurura harruar në shpate e ndoshta,kllapitur... Pasqyra e krisur ne 365 - cifla në pikla të varura në qelqe kristalesh venitur, dredhave në leqe! Më fal trishti im,më fal! kur dua të dal, në mundem, pa u zvarritur! (Fole e sorrësështë... Rrënjë të hithit janë!) Akrepat e kohës ngatërruar në shelgje që mbajnë: Miksim zvarritës nëhajna! Askush s e ngrysi syrin më shumë se dielli që bie mbi lule e bajga... Askush s e mprehu fytyrën më shumë se mbrëmbja! Askush s e ndjeu heshtjen ulëritëse më shumë se zbrazja, harrimi i të shkuarës pa ikje. Qielli i strukur gri-errët, zhgarravitur lëkurës,fytafytje! Po Lindje... U thinj në brymë kristal, pa ëndërra, ylber i këputur i hënës në Dimër, gjymtyrëve vërtebra! 26
LINFAT E MARSIT
Gjufkuar në hithër, kur është! Kur... Kur... Pështyma hedh mbi Mur... E qielli i një nate të vetme,të gjatë, ku ditet mini rropaten degëve! Nga shtata në shtatë: Bardhë e zi si Zebra! Sythët e rinj tëçelin më shpejt se thekra! shtatë ditë e shtatë netë më para! Degët e thyera më nuk ngjiten:Botës plot gënjeshtra! Apo ç ta quaj?! Uria e çmendur,gërryen stinët, rrumbullakos vitet! Edhe një:Janar 2012... Po ti ku je më thuaj!?
HYA, HYA, HYA KALI! Ku nis ndryshimi me një fjalë, Ti një poet,ai një druvarë! Ti je poet e gazetarë... Ai një druvarë,shet dru me kalë! Hya, hyaa... Hyaaa:Kali! 27
Gjergj Nikolla
Duket bota për së mbari!... E s bëjmë ujdi e s di se si, kur shanë me ç mundet ç neveri! E çfarë nuk thotë e zërin ngrenë, me shkelma lart kur thonjtë i brenë! Dhe pse s e din as a-b-c-në! Kaleë pas kali strehën gjenë... Hya... Hyaa... Hyaaaa:Kali! Duket bota për së mbari! Thua se ka lind me flatra, ku ne shpat kërcet sëpata! pas ndjek kalin me të katra, një plus një të bëjnë dy shtata! Hya.. Hyaa... Hyaaa:Kali! Duket bota për së mbari! Me sëpatën teh më teh! Pyjet djerr e rrafshon drure, zhgrryen karron nëpër plehhh! Kameleon me njëqind lëkurë! O Druvarë që s njeh kulturë!
28
LINFAT E MARSIT
Që shëmb mure e hedh gurë... Hya.. Hyaa... Hyaaa:Kali! Duket bota për së mbari! Buzë të ndyra,hundë të pastra, shkretëron pyje,mbyllen fshatra! Tehun mprehur shpat pas shpati, prap druvari rend pas kalit! Pështynë duart lëpinë gishtin. Dridhe,dridhe,dridhe bishtin! Hya... Hyaa... Hyaaa:Kali!
PLAS BRETKOSËN NGA INATI! Plas zogu i ferrave se s mundet lart! Si s e kupto s del gjë nga hiçi kur krejt si ai është veç iriqi! Mbi balta e rrënjë kurrizin mbart! E plas në shpirt-pa shpirti zog! Kur të tjerët zogj flatrojnë në qiell ai veçnë ferrë ku s bie diell! Me zhabat thuret epilog! Nga ferra niset gjer tek ferra, kur më nuk mundet të flatroi, 29
Gjergj Nikolla
pashpirti zog kurrë se kuptoi, Me pellg bretkosash te foleja! Kur zhgaravit,a flet përqart! Kur hiqet ëngjëll dhe është djall! Një gjest më shumë se 1000 - fjalë! Plas,pra plassss!-se s mundesh lart!!!
NJË METËR KATRORË Edhe Saharaja qesh, bleron... Edhe Himalaja përkulet... Edhe Amazona pin ujin e rrjedhës.... Tetë Nile zgjaten murosen në rërë! I nënti është ngjizur në sqetulla! (Një hundë më nuhatëse në mes dy palë vetulla!) Piramidat kruhen nga zgjepja e qenve! Faraonet luajnë domina me pras! Edhe Niagara foton e vet s e njeh... (I është kruar dheu e mbytur në pleh!) E megjithatë, e me-gjithë-këtë... Qeni pa bisht po vetes i leh! Skërmitet me zhaba 30
LINFAT E MARSIT
që mbi mur i tredh... Kulla Eifel ia krisi vrapit mes per mes së katrash! Kopshti Botanik u bë krejt bisht kazmash... Delja Dolli e pa që s është vetëm! kur u mbars shega me pras e polli një Mi! Harku i Triumfit, përtypi shigjetën! Kaluar Ylberin në 12 - të natës: Kush mori një Derr e shiti për As... Labirinthi i Kretës nxjerr një portë në ankand: Kalin e Trojës t ia fal! Fuxijama ka hapur adresë në fb... Etna veten shkrinë dhe ngurtëson në trup. Koloseu i lashtë ndezi qirinjtë: Antarktida u bë ekuator, kur meridianet shesin glaca pinguinësh! Dielli perëndon Aurorave rilind. Nga bregu në breg prej polit në pol... Shëëëët! Mos fol... Bota është një metër katrorë!
31
Gjergj Nikolla
ANË PËR ANË Vitrinat plot tregu është plot faliminderit zot! Se mbërritën festat e skanohen festat (hahaha! Kur qesh një e dhjeta!!!) sa shumë nëntë të dhjetat! Po,po... Gërshet i plas nervat! (Deng t i mblidh gazetat!) sa t u plasin pleshtat! ... ... Ndoshta një e dhjeta! (Ndoshta,ndoshta, ndoshta... Kur qefin lexojnë Qefull e trofeun Trofta!) Uji mbushin me shporta! Syri lakuriq shpirti lakuriq Jeta është fjalëkryq! 32
LINFAT E MARSIT
E ti o shqipëtarë... Krishtlindje me presh Vit i Ri më dhallë! (si gabelë të bardhë!) Anadrin e Analanë Anabunë e Anamat Anavjosë e Anaosum... Ku një je ti, e një dhe unë (një minus një më pak një plus një më shumë!) Zot,faliminderit! Të fala nga unë... Nëntë të dhjetat janë... Është fat të sillesh rreth e qark teksa flet përçart nuk pres,nuk pret veç mat:Sa shtrenjtë! Më duhet... Të duhet... Na duhet... copëza bisedash të ndëshkuara motit në emër të dreqit a të zotit! Një fëmijë të vetëm si blenë dot,
33
Gjergj Nikolla
një lodër... Pleq jetima (pa fëmijë) ndjek hijen në shi s ka qindarka të blej një kg lakra! Mjeku thotë:kanë hekur! Natyrisht në botën tjetër, ku dhe varri blihet shtrenjtë! Shëëët! Fjalë që s duhej të thuhet (po ç kë që të krr-rruhet!) qepjet thellë në xhep gërmon lek i fundit qanë ishte ngrohtë, kish vend të boll(të)... Gjeldeti këndon këngët e jetës!!
TI EC, RRUGA ZGJAT! Në nisje pa mbërritje ti ec, rruga zgjat! Edhe pak, duhet më shumë kur gjurmave të tua nëse qeni rrugac u merr erë! Pastaj grric dhëmbët fut bishtin në shalë shkërmon në tokë se s mund.... Kruan lesht 34
LINFAT E MARSIT
se pleshtat po e hanë! Sa keq... Sa keq... Sa keq.... Ti vetem ec, edhe kur bretkosat kacabythen tingujve të llumshëm: Guakguak! Guakguak! Guakguak! Syte kuprrec gufojnë nën shelgje, zhytur fytabyth me njëra-tjetrën! Në pellgje... Kujdes,mos u fut dhe nëse rruga, i bie përmes... thitha-lluca! Ti mund t i kapërcesh nga tjetri breg, dhe pse rruga zgjat... Ish veç një hendek! Edhe kur, macet bëhen lemsh mjaullimash ekstaze e në tjegulla kurvërohen kolovajze... si qentë në lul(ishte), kalimtarët frikuar se grricadhëmbë të të hanë kudo në Ana-Drin, ne Ana-Lanë!
35
Gjergj Nikolla
E kur kalimtar i rastit fasadat sheh, pështyn e shanë nëpër dhëmbë: Putanë!!! Ti ec edhe kur kërcunjtë nga shpatet llumallum, të rendin në shpatulla filizash të njomë të mplakura shpresat kurrë s janë, sepse ti ec,ti ec,ti ec...
KITARA PLAS Kitara të ka mbetur në një tel, bie e ulëret së rëni herë në mjallime macesh herë - herë ujkaqeni! Hahaha:Është prodhim vendi! Lindur e thinjur këtu gjeo-bio! Gishtat mprehur në fishkëllima duart përplas në ekstazën e të qënurit pa qënë! Ku kërcet varreni: Tamtum kamkum Bububuuum:Zdërhalljesh! Në rrjedhën e fjalës sa për të thënë, tashmë zhurmimi 36
LINFAT E MARSIT
plas kohën gozhdim në dërrasë... Kërcunjëve të hirit veshur perde të tylit në vallëzim të qylit kitara ulëret në të fundmin tel E loja pas e rrast falmadel! Fytyrë e surrat kokë e kafkë a thua është rrashtë! Kur ti flakahedh kërcu i rrethuar në kashtë! Mjergulla të shpërlaftë... Kitara bren telin e fundit krrauuuuu... Bëëffffff! Kitara plas....
GJASHTË FAQE ZARESH Nëse flauti bie kur shfryhen rrebesh e stuhi... Kur suferina vjeshtadimër vrimon mbi xhama o zot,ku ta di... Zogj murrmashi krrau,krrau,krrau... me copëza qielli në sqep si dje e sot e që 20 -vjet! Themel e gërmadhë! Shpate rrëshqanorësh po na fëlliqin krejt! (ku secili timbron në stilin e vet: 37
Gjergj Nikolla
sa shtatë dreqen bashkë ulërimat plasin!) Ngrenë e shembin... E kur thonjtë i rrastin (kohë e pa kohë do e mos do...) E flauti bie e bie e bie.. Timbruar në britma butakësh themel e gërmadhë në gjashtë faqe zaresh! Kjo muzikë e tingujve të mprehur kanë ngelur ne miiii... s është sinfoni e shpirtit të lirë por veç një fishkëllimë! A dhëmbësh e thonjsh... Në gërhama korbash a falkonjsh e sorrat në iso! bretkosat po njëlloj Është uturimë e tingujve plasashpirt! Rrënuar në asht, shkërmuar në asht pas e rrast, dalabojë... ujkaqen,deledash e prap pas:O njeri! Pentagrami ka shtrydhur veten, ashtkrrusur në sol varur përshpirtjen mbi sol... E ti dirigjimin tund kur veten kllapitur ke mos fol! 38
LINFAT E MARSIT
mos fol! ose po munde thuaj!!! Mos fol... Kur të ndodh që fjala humbet e zhurma zë vend dirigjimi rrotulluar në rreth... Rrast duart në brez e kokën në thes ose ulu, përkulu në poker:Turra-turru!!! Endur brigjeve të jetës ke mbjellur në rrebeshe vaditur ke gdhendur... E frutat të tjerët lëpiputhin apo llullat mbushin, aromatizuar sqetullash tymuar në re mjergullash britmave në hije: Ti dije!!! ... Gjashtë faqe zaresh, Buzëmbrembja bie!!!
39
Gjergj Nikolla
EKUINOKS APO EKLIPS! Të mbjellim,të mbjellim, të mbjellim... Se premë,e premë,e premë e dogjëm,e dogjëm,e dogjëm... e shkulëm,e shkulëm,e shkulëm... Se shqyem,e shqyem, e shqyem! Rrënuam nga trungu te degët, nga rrënjët te gjethet! Korrëm të gjitha korrjet në gjemba e driza kërcunj e filiza, sa shtatë luftera me veten, (e shpëtuam të tetën!) O zot,nëse je digji, plasi retë Drine beji rrëketë! Kurvëruan,shkërdhyen kur ishin të virgjra tërhoqën rrëshqanthi deshën e s deshën! I zhyen,i zhgrryen, në ferra,në hithra, 40
LINFAT E MARSIT
zjarrin ua vunë në fund kur flakët i dolën në majë! I ngrohëm duart sa lëkurët na ranë e sytë na plasën! Në fusha e rrëpira, në muzgje, errësira i kafshuan si ujku i unshëm qe priste në prita! Ouuu...Ouuuuu... Mpreh dhëmbët ulëritja! (Thonë se hithrat kanë vlerë kurative, mua për çudi më ngjajnë me ujkun, e për këtë më vjen të qesh!) Urithët gërryen dhe Bujkun! Biologët e di janë gabuar... Zoologët e di,e di, do gabonin përsëri! Pavllovi po të rizgjohej
41
Gjergj Nikolla
do qeshte më shumë se disa mijëra qeshje njëherësh! Kur ne si dele të urta ndjekim pas, Ujkun sykuq dalë boje! çobani inatosur rrast gishtat në gojë si s plasss (!) Fërshëllen, tradhëtuar nga qeni roje!!! Të mbjellim,të mbjellim,të mbjellim... Është dhjetor dhe nata zgjat as më shumë, as më pak se 12 orë! Fundvjeshta ekuinoksin dimër, aluvionet nga shpatet bien... Të mbjellim, të mbjellim, të mbjellim!!!
NË ELIPSËN TËNDE Ti që ndihesh sa shpesh, ai që s duhet të jesh, kur mendimet e tua bien ndesh me sa ke pritur kohë e shkuar, 42
LINFAT E MARSIT
e tashme:Diell e shi! O njeri i njëmijë ngulmeve të tua, gjymtyrëve shtrirë gjer në thua! Dhimbjen tënde kurrë jo,s do ta dua! Qesh e të paktën mendo se do bëhet më mirë! Kërko se të kërkosh është një detyrë, dëshirave në asht puls i mendimit të lirë! Një mëngjes... Pa asnjë arsye kur sa stres... Ëndërra të shuara në rrebesh si gurë rrinë strukur mollë të ndaluara, si sot e dikurë, gur e mur... mur e gur... Dielli djeg bojakët! E shkuar pa të shkuar! Brendi e shpirtit varur në një fjalë, britmave gerryerje fytafyt në fyerje, se ndihesh... Se tretesh...
43
Gjergj Nikolla
Se gjendesh brenda një elipse! Se ëndërra shemben rrugës... Udhëkryqeve në ikse! Enigmat shtrydhin copëza dëshirash... Shpresave në shpirt në blurtësinë qelq të syve! Ti je! Ti je! Ti je! Do të jesh! Do të jesh! A thua?! Në elipsën tënde ndihesh kohë e rrëshqitur, një copëz... trotuar i shkelur i kllapitur kalimtar që tështit pastaj shanë pa adresë, i mërzitur... Nyjtimi abstrakt buzëve digjet fjalë... Plas tingujsh thërmuar shpirtin! Do të jesh! Do të jesh! Do të jesh! Elipsat grisi!
44
LINFAT E MARSIT
JAM BORXHLI Në sy të fëmijëve të braktisur, në sy të hekurmbledhësve zhele-zhele! Në sy të të ngujuarve teë gjaqeve njëqind vjeçe! Unë marr një lot,një lot të rënde: më të rëndë së trishtimin që kanë në shpirt, më të rëndë se hekurishtet, e se gurët e qelisë ku vuajnë dënimin e jetës! Ata... Lulet e... petaleshqyer! Në sy të tyre ndihem:Përherë borxh! 2 Në sy të fëmijëve shpatullakrrusur... Ku dergjen qyteteve si shegertët! E si pleq mendueshëm,fytyrërrudhur, ku bregdetit djegur dita endet! Ambulante shëtitës nga mëngjes e mbrëmbje me paketa,pije, zhyer thellë në dhembje, ku i duhen lekë për të ngrënë e veshur! E që si jetimet, por me prindër gjallë... 45
Gjergj Nikolla
Ndihen pjesë e jetës, ndoshta gjysmëvdekur! Fati i braktisur,përmbi trotuar! Kur numërojnë qindarkat me dorën shtrirë! Nga dita në ditë:Do bëhet më mirë... Në sy të fëmijëve të trembur nga frika! Apo të dhunuarve,shfrytëzuar nga të tjerë... Në zërin e tyre violina e zogjve në vjeshtë, për një pranëverë! Në sytë e tyre ndihem borxh... Borxh nuk desha që të jem përherë!
ZGJOHU! Kurrë s desha, mbi ty krrau-krrau.. të ndihen korbat! Kurre s desha mbi ty, folenë të ndërthurin sorrat! Kurrë s desha mbi ty, dallëndyshet të ikin pa ndalur! kurrë s desha 46
LINFAT E MARSIT
tek ti, qyqet të mprihnin këngën: Ku-ku! Ashtit të përgjakur... E zogjtë, Simfoninë e etur të pritjes, Violinën e dhimbjes të shqyenin pendët: Ciu-ciu! Brazda e rrëkeve në lot, kurrë.... S desha as ujkun, as çakallin, as qenin që bëhet me to! As atë që luan zagarin, kur veten shet per 5$ as të drejtin e shtrembër me gurin e strallin, që bën karnavalin pëlhurë që s më vesh, frymë që s më ngop... Jo! Jo! Jooo... E si fryma jote në ujëvarë! Rrenjët e Lindjes, O shqipëtarë.... çohuuuu!
47
Gjergj Nikolla
Kurrë s të mohoj i kam të gjitha në deje e gjak, dua,s dua... si Drinin e Vjosën! Gurin e mijëvjeçarëve në prag! Fole e thurur e ngatërruar ëndërrash e ardhur sa larg, legjendash, pemën teënde degët mbledhur! Të pesta rreth trungut në Një! Zgjohu... Kohë e syve të etur! Buzëqesh, ndalo shtegëtimin zog i ditës së re, dallëndyshe e ikjeve në vë, duhet të puthim diellin! Në sytë e lotuar të plakut 100 -vjeç, në sytë e fëmijës në prag ku himni shqip mbledh bijtë rreth vatrës! Çohuuuuu...
48
LINFAT E MARSIT
E MËRKURË Në degë,në syth,varur në cep, rrëshqitshëm në trung të njomur nga vesa, mbi cungje të prera, mbi gurë, në shtigje të pa shkelura në përrenj të qartë, të zhurmshëm, të kristaltë se kur... Kanë gdhendur me daltë mrekulli të kaltra ylberesh! Në pllaja të verdha, ngjyrë vjeshte të argjendta në hone,rrepira ujëvarash stërkalash si dikurë:Ritmon vjeshta e mërkurë... Në copëza qielli,resh cliruar dielli vjeshtak rrezaputhur sy,në fytyrë mëngjesin në një shkëmb shkruan në lëkurë! Vjeshta rend në re tymnaja avujsh të mjergullt, përgjumur në grykat halore, kësaj dite murrma-shi:E mërkurë! Zogj të murrmë, gjethesh që bien: Fësh! Fëësh! 49
Gjergj Nikolla
DO...RE...MI... Prap pikënisja në ristart si fillim i fillimit nga shpirti ndiej o njeri... Një botë tingujsh do-re-mi, që shkëlqim në sy pulsojnë njëmijë fjalë në nje fjali: Hidhe hapin e guximit! Ngreji shpresat nga përqeshja ku tëdergjen kornizuar jetë e ndrydhur e rrënuar, kohës shqisa mjergulluar. Mjaft durove o Njeri! Nëse deshe e kurrë nuk more, nëse prite nëse shkove... Fytyrë rrudhur ngrysur, thinjash urietur, klithma-britmash apo kokën theve brinjash fatin tënd gërhama korbi ku sa lot, në mort pa mort dreq e ëngjëll na ra shorti ndjemë zot, 50
LINFAT E MARSIT
jepmë zot... A si ujk të ulërij! Mjaft durove o Njeri! Po të lutet një njeri pentagramin në pesë vija melodia:Do,re,mi... Veç një herë shpirtin ta ngop, kur gjymtyrët po me shqyhen që kurrë shqisat mos më fyhen s i Lëëndërrat të më zhgërryhen ngjyrash zbehen zjarr flakuar! Motoja e sotme është e tashmja ku rrugëtimin pret e nesërmja ti përpara shih dhe ec.... Larg ndëshkimit nga e djeshmja! Kur si lëmsh ngatërruar keq Botë e rrumbullt flakatym koordinatave zot e dreq! Prap të nisemi në fillim... Urietje për ndryshim! Sa do desha o njeri! Mbi tastieren:Do,re,mi...
E Ç TË BQËJ NJERIU Para një tëçmenduri a kuajve të egër para një gjarpri a një krokodili 51
Gjergj Nikolla
një hijenea mushkonjave tigër ujkonjave të urituraa skifterëve gri para njëqind sorrave a ushtrie milingonash para një peshkaqenia nje kameleoni... një luani në shkretëtirëa nëpërke në sulm para një ciklonia tajfuni kaf lëkundjesh tërmeti a tsunami në shfryrje... Para një pitonia foleje brejtësish Para një ortekua rënie gurësh Rrufeve rrebesha llavave acide... Orkave laroshe,piranjave shqyese a një ajsbergu mprehur në the Para një kopeje që i ikin leopardit, çakenjve në nderzim a vampirëve të varreve para një shkrehjea një terroristi... Para një gjaksia nje ariu: e ç të bëj njeriu!
PO LEHIN QENTË Ndajnatë... Qielli i vrenjtur nga larg vetëtimat bubullima krisin, e sa blice shuhen era fryn, shtuar fishafishin pemët tunden... Gjethet bien, e kur degët thyhen 52
LINFAT E MARSIT
mbylli pak kanatat, po lehin qentë! Pikat e para përplasen rrufetë ndizen shfryhen suferinat bubullimat shtohen, natën në rrebesh defrehen shtërngatat, ku trishtimi tremb... Sa vetë natën cmend Po lehin qentë! Mbi mure e shkurre e rrugëve shkojnë stuhitë është natë... Tjegullat thyhen e sa dufma shfryhen... Sa thellë shpirti dhemb kur gjumi ëndërrat vret! Po lehin qentë! Suferina plas,derdhet në rrufe, qielli drita blicesh mbërritur nga atje, dukej që nga dje, kur gjethet parandienin të zverdhura në vend, po lehin qentë! Po lehin qentë,po lehin qentë me ujkun dhemb më dhemb! Stuhitë po shuhen, hapi pak kanatat! Mëngjesi mberriti... 53
Gjergj Nikolla
ZOGJTË KAFAZIN NUK E DUAN Kur për qiellin ndëshkon zogjtë sa u jep dhunisht kafazin sqepa shqipesh të godasin kur për qiellin fajëson zogjtë! Qielli ndrydhur rrufetë i poq e prap këngët zhgaravasin se u jep sërish kafazin kur për qiellin fajëson zogjtë! Nëse qiellit enden mjerguj e kur kthetrat shqyen smogu! Ti ta dish: djaj a ëngjëj Po kurrë fajet si ka zogu!!!
NATA Mjaullijnë macet nëpër kthina,mjaullijnë... Psherëtima të zogut ndjellakeq! Natën nëpër muzg ç të tërheq?! Është muzg e terri fërfëllinë! Ti njeri që natën ec, mos u tremb! Yjet flenë mbi re kur hëna tretet, era frynë e bien gjethet... Ti njeri,ndiq fatin tënd! 54
LINFAT E MARSIT
Nata endet muzgut fund e majë, e zezë,e thellë e bërë pis o njeri do ta ndiesh s di safish, nëse ti do bëhesh skllav i saj! Andaj natën lëre në të parë... Kur mëngjesi të t i çel sytë s ka më bukur se në ditë e dritë! S e thonë kot:Nata kurrë s ka dëshmitarë!
E BARDHA DHE E ZEZA E zeza nxinë të bardhën dhe me vete zgërdhiqeshet e nxiva! Rrast gishtat në gojë, nis festën fërshëllen:Fjau-fjauuu Kruan kreshtën: Dhe një herë! Bojakun e saj të errët perde hedhur mbi të bardhë, vetëm se kufijtë kafshuar të vërtetën po ta mbajti, zbardh!!! E bardha zbardh të zezën po kaq sa mundet, sa kufijtë plasin në sy copëza të krisura qielli, 55
Gjergj Nikolla
do e s do! Pëllumbi ndien se sorrat janë bërë një me korbat, andaj duhet më shumë! Hedh dritë po kaq sa e zeza konfirmon vetëm absurdin e saj, se koha rrëshqet shpateve brinjave thyhet pemë-pa faj. Rrokullis gurë që shemb e si ortek merr vrull në udhë e pa udhë Ruaju njeri, nga guri që hedh i paudhi... Duhen njëqind për ta nxjerr nga llumi e s mjaftojnë! Duhen njëmijë për ta shpëtuar e prap janë pak... I njëmilionti ndihet i mbytur si i pari i dhjeti i njëqindti i njëmijëti... pickuar gaforresh, brejtur krimbi... E bardha dhe e zeza kështu ka qënë e është njolla-njolla!...
56
LINFAT E MARSIT
REPORTAZH NË KOHË TË ZHYER Jam nisur je nisur jemi nisur, (ti e di e unë e di koordinatat tona busullës së ndryshkur, mjergullat e nënqiellit gri) Kemi qënë në udhë të djallit, ia lepimë duart e thonjtë u zhyem në jargët e fjalëve bosh... Se na detyruan, lugabosh kërcitem në pjatë, fatin tonë në kosh në dhëmbët e brejtur fjalët i kafshuam me gjithë gjuhë& buzë gurin e rrastëm në bark që kafshatën të kishte fëmija e nëse thame:S ka bukë! ... E mbaj mend kur na pergjonin a ndiqnin qentë se u rritëm me urrejtjen e jetës... Kur duhej ta donim ndryshe e dëshpërimisht,na hodhi në hon mezidalur unët e zjarrit shpuzitëm u dogjëm,lekurën e poqëm sa era na erdhi një dreq e gjysëm! 57
Gjergj Nikolla
jemi në rrugëtim të fallit krejt pas të parit Kacavarur keq... Edhe unë,edhe ti,edhe ata... Por s desha ti ngjajmë milingonave në trung që rendin kryqtërthor nga mëngjesi në muzg... (në fund të fundit janë prap në trung!) kurse ne në trung vëmë buzët! O zot bekoje gungën!
A E NDIEN MARSIANËN!!! Pak kush e nis udhën të priturën, të vlerën,të ëndërrtën, tëshpresën,të natyrshmen,të duhurën, njerëzoren,sa më parë: O njeri,o kureshtar o murator,o druvarë o i papunë, (as më pak,as më shumë që bie të flesh e nuk ke gjumë!) O sa shumë ke pritur e sa shumë je lutur... O i lodhur,i këputur, edhe i fyer kot më kot, edhe mundur,pa u mundur! 58
LINFAT E MARSIT
Periodik tragjikomik , e zeza në të bardhë, ku presja presjen shtyn e si akulli degët thyen, lulet përmbi brymë e si acidi gërryen faqet e prindit që s di ku e ka fëmijën, apo të plakut që dergjet rrëzë oxhakut e struket afër zjarrit e llullën thith ngadalë! O kalimtar i sharë nga nëna, pas xhama fuoristradash, që të vijnë nga shpina, si ylber i shtrydhur e krrusur në kthina, udhëton si mbi mina, kur je në qytet e s ndihesh qytetar, edhe brenda fshatit s ndihesh as fshatar: Tokën t a kanë zënë,pronën t a kanë marrë, të vetmen lopë e ruan tërë natën me armë! Një tingull,një fjalë cep më cep njëlloj, pingulet mbi ty... O i hurit e i litarit që sytë sa thellë të janë! Fjau-fjau fërshëllimat e syve vetëtimat, se era ndjellë stuhitë, e mbërrinë Pranëvera! O i udhës ruaju nga i pa udhi! Në mos të shkërmoqi Në mos thonjtë t i nguli, prandaj...
59
Gjergj Nikolla
Më të mirën e mundur, nga kjo kohë të pamundurish, të rrënuarish në palcë nga kjo rrjedhë pulsesh në asht, në damar, si i zënë në grackë maskën vesh mbi maskë, Ti s je i paditur në sy blurimet ndritur, me të gjitha dimensionet të mbyllet një kapitull në 360 -gradë okular, Ku e ku... Si e si... Pse e pse... Sa e sa... 360 -gradë të rrethit përmbi rreth: Pranëvera po mbërrine, se po fryn Marsiana!
EPIGRAM A KALË I TREDHUR SHAHU Ti rrjedh në shtratin tënd gërryen,merr aluvione dhe i hedh:Të dalë ku të dalë! Herë hyn në pyll pa sëpatë,por si druvarë... Pastaj në arë, pa plug e pa farë vetëm shkel rrëmon thellë e thellë... Edhe një,edhe dy,edhe tre: 60
LINFAT E MARSIT
Shqisave i tradhëtuar dhëmbët mprehur në teh! Djerrinave ti i çmenduri bujk, që korr pa mbjellë një bimë të vetme, veç kallamishta trumcakësh plot, harabelave të trembur gjemb e gjethe me foletë në shelgje! A me varkë në derë, pret po një pranëverë të dalësh bythëçjerrë më pak se një vit më parë! E kohën hor! E fatin hor! E jeta hor! Purgator!!! ... Do a s do me hir a pa hir, për një meteor flakatym që vetëm shpirtëra djeg e mbi ta zgjat si Ujku ulërimën e vet tjerrur fillim-vazhdë! Gurin e kufirit të ngastrës së hapur me thonj, nga të parët varre-shitur kur buka ishte luks, llupësit po e përtypin sa zoti mos i dashtë! E mbërthen e ia shet dreqit a ku ta di: Vetëm se hithrave fshihen ujqër të zinj me dhëmbë të bardhë, rinuar ne qime të re, lyer në llak:Bojak e shajak me bisht në shalë O karro e vjetër e përdalë që kujt ia shet për kadillak, në prag për skrap 61
Gjergj Nikolla
e si dhelprat e vjetra hidhen kacavarë mbi trap: Bretkosat zdërhallen në të njëjtën melodi, e si epigram a epitaf a kalë i tredhur shahu sorrat krrakrramën zgjatin mbi krye, kur qoftë largu... Të zotët e tokave të shqyera fytyrëngrysen e thinjen afër e larg:E lagu apo s e lagu! Herë-herë irrituar në turbullirë aluvionale e ulëret si ujku i krrusur ulagjunjur! Trokëllama trungjesh në lëpirje muzgjesh a do të mundesh... A do... A do... T a hedhesh lumin,pastaj shaje kalin:Ku e ku! Sa çdo gjë në dy anët e shtratit tënd të gërryer, është jotja, kur ujërat prap lëpihen a me pështyma puthen kur... kur... kur... Kurvëruar aluvionesh në pyll e pa sëpatë, në arë e pa plug e farë, o farë e keqe me erën llum trung gunga-gunga! Marsiana ndihet... Po,po,po...
62
LINFAT E MARSIT
LINFAT E MARSIT Do mbërrish një mëngjes... Ti,diellnajë e marsit të luleve! Muzgjet të përzesh busull e stinës së re... Fraza shtegëtare dhëmbëve të puthjeve, kur etjet e syve na u tretën shkurreve... Zogj,të trembur copëzave të qiellit larg vatrës,folesë së prishur Mjaft më! Mjaft më! U ngopëm gishtash të shtypur buzëve të ndrydhura, fjalësh nga trilli në trill e me këpucën supeve shkil e shkil... Të shthurur dimrave, fill e pa fill, hidh e dridh... Si në Han pa dritare hyn e dil, a me derë në fytyrë lëmsh i ngatërruar prit verë,dimër gjer në Prill! Tokë e djerrë, monedhë pa vlerë... Kometë e ëndërrës s u bëre yll! Degëve syth kur ditënata plas, e hidhur dyll i verdhë, 63
Gjergj Nikolla
nën hijen e hithrave rrënjësh në asht, se ishin,se janë,kur shkurret... Lisave të përkulur, krrusur në gjunjë! Kur ne, në rresht si dele të urta, me shqisa kaq të buta! zhyer,njollosur hap me hap me sytë veç larg... I rendem shpatet a kacavarëm fatet! Arnuar e arnuar nga e mundura! Në kërkim të... Në shpresë të... Në pritje të... Lule pranëvere mars pas marsi mbollëm kur grushta gjembash, kurorë lëkurës na i thurën gardh, sa shumë korrëm e korrëm... Fotofakt guximtarësh nxi e zbardh! A t a mbanë... A t a mbanë... Si ëndërr e përhershme dimraverë pas ujkut deledash që gërrhet në ferrë, dhëmbë të ri ka vënë dhe njëherë nga e para... Të na ver në rresht, qengjin të na vjedhë! O njeriiii... 64
LINFAT E MARSIT
O njeriiii... Me shpirt nëpërkëmbur djerrinave për kë lutesh, ulesh në gjunjë e falesh, a grric shqisat, thyen durimin, për kë, për kë... Kur etjet thellë të djegin, kujt ia shuan etjen,kujt! Ti,përherë me qengj te humbur të therur a tradhëtuar nënës mjaft pritëm... mjaft pritëm.... ç të presim,më thuaj! Ënderra të endura zheleve udhëkryqesh pa fund, a me urth themeleve, kacavarë pemës, në lëkurë thithalinfë e luleve... Edhe kur,ëndërrat zogj i vranë me gurë, i mbështollën me flamur sa shpresat pikëvese rrëshqasin qelq mbi qelq, sy-nënash njomur njëzet vjet! (Shfryjnë dufin në erë pse stinët ngatërruar janë!)
65
Gjergj Nikolla
E ne rrotullohemi cirkuitit karusel Mëngjes-mbrëmbje-mëngjes... Njollosur të kaftën,të hirtën! A jam a s jam,a duhet... Merrmë fat, shkrije brymën,shkrije! Kur pemës urthi i zë frymën e me thonj, po ia pinë linfën... Ti,diellnajë e mars-luleve shkruaje emrin, duhet!!!
KULMI I THYER E njëjta rrugë... Të njëjtat pemë,ato gurë të strukur... Mëngjes e muzg,si rrënqethje fatesh në peizash të tretur,gjysëm për gjysëm trishtim e harrim gurësh në rrëshqitje, grusht dheu që më nuk rëndon Kur... Shpresë e varur në ikje në braktisje për më shumë... Në heshtje kalimtarësh gjethesh të rëna që në vjeshtë pa një gjurmë! Hapa që ndjeken fillikat nëpër tokë të zbrazur, të vdekur 66
LINFAT E MARSIT
pa fat... që ishte dikurë fshat me një,me dy,me tri me njëqind shtëpi,por sot... sa bosh... sa bosh... Dhe asnjë trokitje në dyer kur syrin vesa lag! E verdhë,e verdhë,e verdhë ngjyer e ngjyer gjer në kuadrat! Sythësh të rinj si gëmushë degëve të fjetura luleve në prag që as frutet s ia vjel kush veç zogjte të murrmë,të murrmë fillikat poshtë e lart:krrau-krrau... aty ku dikurë ishte,fshat! Muresh që flenë gjithë trisht trarësh të rënë, në kulm, tjegullash të thyera sa e sa e në dyer të shqyera çelësa të ndryshkur, pa u çelur se kurë një,dy,tre sa e sa... Njëqind shtëpi që s janë! Oxhakë të këputur,të braktisur në oborre pa frymë njeriu kur era fryn e shfryn po njëlloj... Vetëm pemët degët i varin të të vdesin,a tëtë ngjallin,
67
Gjergj Nikolla
e shpendët krrau-krrau... Që të bëjnë të ndiesh thellë,thellë se je aty ku vuajtja ndihet,preket nga të gjitha shqisat, më shumë se trishti në shumës... Me nuanca abstrakte gjer në përlotje të të japin alegorinë e një kohe e cila ecën,ecën... Për ku,se ku,gjer ku! Duke vijuar rrjedhën në kalendar janar-dhjetor-janar! Rendur në motivin pa emër shkruar në të shkuar,të tashme ku e ardhmja flen këputur ëndërrash (të tërhequra varg në kuadrat, ku dikur ishte fshat!) Fjollash të përgjumura cigaresh të vetme, kollë e thatë veç një,dhe një,e prap ajo, veç ajo, ajo është... Një i vetëm njeri me vetminë e tij që pemët puth në vend të fëmijëve të cilët jetojnë larg e shqip nuk flasin asnjë fjalë e as nuk shkruajnë as lexojnë... E ai,i vetmi njeri i mbetur si qyqar që me qenin flet a qanë hallet e të dyve që ulet e zgjohet,po vetëm e vetëm 68
LINFAT E MARSIT
gjer ate ditë kur, oxhaku të hesht si të tjerët kur dera e fundit të mbyllet me çelës të ndryshkur, kur oborri të mbulohet nga gjethet e vjeshtës kur bari e lulet, të lindin,të vdesin e qeni të ulërijë i vetëm... Të ndihet i këputur,dhe ai... E dita rrjedh si për çudi... Atje fëmijët luajnë e shohin ëndërra me gjyshin,por... Një copëz frymë e vetme njeriu si dje,si dikur në kalendar stinë pas stine: janar në janar! Në kohën pemë,në kohën rrugë, në kohën gur... Po zogjtë flatruar janë folenë thur e shthur! Burimet kristal rrjedhin,po njësoj varur nëpër kthina në ikje tingëllim i njëjtë, e kuptoj: Përbëjnë më shumë se një lot, një dhimbje... E zogjtë krrau-krrau-krrau...
69
Gjergj Nikolla
NJË DENG ME PRESH (Ecim e ecim, kur treni bosh e më bosh, autobuzi bosh e më bosh, furgonat bosh e më bosh!) Si dje,pardje,si para një viti, si dy,si tre... Mendimet trembim ose mbyllim një sy e një vesh e bejmë sikur flemë, kurse ai mbjellë e shkul presh! Ngrenë zërin e flet me të lartë pa asnjë argument, kaq përçart e përçart... Në cdo fragment fjalësh pa lidhje, e asnjë mesazh me rend të ngatëërruar,çdo rast pa përshtatje kohe,numri e vete, vetëm një njëjësin dual të mjergullt, mërzitës gjer kulm të durimit ku tjetri që s e njeh kthen sytë në anën tjetër mbledh supet: Hou,hou... (Ose ven kufjet në vesh të ndiej tjetër flesh, se ti ke thyen kodin,ngatërruar pin-in! Si pa turp e prek në sup dëgjomë!) 70
LINFAT E MARSIT
Ecim,ecim... si koha që qeshën ooo pasagjer pa emër! Sirena bie në shpat, sorrat tremben... E ti prap e prap e po Ai! Kilometrat përpirë nën rrota fjalësh të kota, tingujsh të ngatërruar në zhurma a llum,në abstrakt leksikut shpifur,kur në fakt... Qerpikun trash sa mund të të këputet vetulla! Thua se ti,vetëm ti, i vetmi njeri i këtij globi të rruzullt tre herë e ke cliruar,pas dy luftërash, me petulla! (kur mullinjtë me erë si atëherë helikat ua hedh në bast për Rosinantin se del po i pari!) E si hero a legjendar i çdo legjende në katrahurë të fatmëkatit, të gurmurimit a trungkërcurit herë si i litarit a i hurit, hedh gurët në pellg që njëqind a njëmijë t i nxjerrin, por jo,jo,jo... Bëmat shtatzana prap të pjellin,o njeri... Ti mbush gjoksin me frymë mpreh sytë,trash vetullat e zërin... Gurin tënd kërkojnë në pellg sinonim me dreqin! 71
Gjergj Nikolla
Ti jep besën e burrit me dorën e lënë në beteja ëndërrash sycilopesh, kur fantazmat thyen brirët me lisat e pyllit e ti i bie fyllit në të vetmen vrimë... Atë që të numëron triumf-trillet! E më këtë melodi si himn barbarësh Dinozaurët i vije në rresht me bëmat e tua, sa kur Noa të pyeti:A ia vlen o njeri ?! Ti një dhelpër fute në thes... Qeshje dhe sqetullave mbillje presh! Ecje mendimesh në mjergulla të rënda kur lindnin legjenda, mes tyre ti,ai dhe dhelpra... Sa njerëzimi ra! Adami e Eva kur erdhën rreth teje. E hëngrën mollën nga dora jote, kur mëkatove me veten duke u dashuruar me Narcisin. Pellgut ku hidhje gur, e njëmijë e kerkonin,për çudi kurse Adami të pyeste përsëri kureshtshëm: Eva a të duhet... Ti qeshje përsëri pastaj shkulje presh të mbjellur në sqetulla... Trenat ecin! Autobuzat ecin,furgonat ecin! mbaje pak të lutem unë dua të zbres:Ti mbaje preshin! 72
LINFAT E MARSIT
TRE NË NJË Zgjas duart prek retë, mjergulla të rënda grikaf... E parë,e dytë,e tretë periodiku pas, alegria pas... Adrenalinë e shuar e ulur rrafsh më rrafsh! Cirkuitit stinor,ku gjurma gjurmën rrast. Diagonalet thyer ngulur në asht në emër të kujt... Per arsyet se... E kur dihet që... Dallgët deti shtrydh! Leshterikët shkul... Elipsës diellahënë që i krrusen gjunjët, copëz hënë e brejtur që natës i tkurret, apo fshihet resh... plas shqisave në radhë pesë e nga pesë: Fal vetëm shpresë,njeri,vetëm fal! Të jesh a të mos jesh... Shiu këputet syth e bie,qelq... Një grusht shi për ëngjej tjetri grusht për,dreq!
73
Gjergj Nikolla
E sa lutje krrusen, kur duart lart mbesin... Botë në një lëmsh që zot e dreq s e ndreqin... I thurur në shpresa këputje kristali ngatërruar stinët në përhedhje falli ku brinjët përkul zari e prap nga e para... Dy katra,dy pesa... dy tresha,dy gjashta... rrast presjet nëpër rrashta! !!! (Dy katra stinët e vitet ec e ec dy pesa shqisat e shpresa prit e prit, dy tresha brezat ai,unë dhe ti... Në gjashtë faqe zari hidhu përsëri! ...dy katra pikat në tonin horizont dy pesa gishtat e duarve,drejt teje,zot! Dy tresha kohët që fallin e përdredhin... Dhe gjashtat zarin përsëri e hedhin!) Fërshëlle,përplasi duart,ulërit në qiell, grisi shqisat,sa zëri të të ndryshket, copëza fjalësh var,si fjolla mbi lëmyshqet, sa dreqit të mos i dhimbsesh, pastaj ul kokën thyej qafën: Mbush shpirtin me trisht e kris nga sytë këmbët! Retë varur janë,pluskojnë thellë në gri! E që prap u dashka: Provo përsëri! 74
LINFAT E MARSIT
Gjashtë zare hedhur mbi ty o njeri! (Përputhje figurë-imazh është mirazh, zog-pul-a-gjel, këlysh-ujk-a-qen, qengj-dele-dash.... Ti,nuk je fitues,të duhet,të duhet... Zarit,thuaj: Pas! E prap si më parë: E zezë në të bardhë! Nxi e zbardh hidh zar e prit zar!) Lart dielli djeg... Copëza qielli puth! Syth,pemët zgjatin si ato dhe ëndërrat po ashtu dhe fatin: Fat pemësh që lule e fruta kohës i mbolla,e mbollëm po unëçfarë këputa...?! Rrufetë shtrydhin etje, shiqelq,i lotit fatkeq që then qafën në dreq!!!
75
Gjergj Nikolla
NJERI,O NJERI!!! Si re e mjergullt e zvarritur qiellit, kur tokës zhuridjegur sa pak pika shiu... Sfidim i bën hënës, e sfilatën diellit! Sa shpresa të rreme, e prap lutet njeriu! Në etje mbërthyer simbiozë në imazh, si një Oaz prej tëçarës së reve... Simetrika ylberin e djeg,e ul rrafsh... E njeriu endet,endet e prap endet! Lutu njeri,lutu,lutu... Zgjohu ëndërrave syhapur, duku,duku... Mos e ndiq gjurmën nga pas,mos,mos!!! A e sheh se ujku,ujku... Zig-zak vetëtimash si heshta të mprehta... Blurimin e qiellit rrëmbyer në pranga! E ngulen mbi pemë të blerta,të verdha... E shkrihen hapësirave,të bardha,të kaltra... E trembin zogjtë,kur sythët bulojnë, tëçelin syrin nga letargu: Prit! E shtrydhin dhimbjen e prap vijnë e shkojnë... Tragjikomikët,të kthehen në mit!!!
76
LINFAT E MARSIT
Lutu njeri,lutu,lutu... Zgjohu ëndërrave syhapur duku,duku... Mos e ndiq gjurmën nga pas mos,mos... A e sheh se ujku,ujku... Njeri,o njeri,-Ti duhet ta dish... Filizat e njomë,klorofilojnë në syth, petale lulesh vrullojnë që në limfë... Njeri,o njeri!!!
LULE DHE GJEMBA I vjetër ai njeri... I shtrydhur krejt nga halli, ulur në një cep ku dita-ditën shtyn, diku rrëzë trotuarit, kur duart që i dridhen e kockat i gërryen, e kur kalendarit fletën ia ka fshirë.. Kur fytyrë e thyer,me lëkurë të zbehur, Lule varri shet me çmim më të lirë! ... ... Si një shpend i murrmë që mbanë në sqep, piskamën ndjellavajë,krrokamën e vet, kur kalojnë mbi krye,nëpër diell e shi në qiellin e murrmë,në qiellin blugri, në qiellin grikaf, e ai,luleshitësi përsëri aty... 77
Gjergj Nikolla
Me dorën në zemër thotë, lule...lule...lule!!! Si era që përkul e sorrat ul në plep kësaj bote lëmsh,retë i shtrydh mbi qelq, nën një vello resh,ku në sinkroni... Ngjyrash primitive varur kalendar herë një romb i zi e herë romb i bardhë! E ti o kureshtar,qesh qesh me të madhe... Në sintoni të së tashmes,së shkuarës, fjalësh,tingujsh,zhurmash, ikjesh pa adresë për më mirë, o ironi! Gërhama të zhdëpura a britma kurvash, lajmërimesh mbi shtylla, ndiz qirinj të ziiiinj! Mbi kartona të lagur,të pluhurt rrëzë trotuarit, ku njerëzit vijnë e ikin,nga t ia dalin, o sa depresiv... Fytyrëthyhen e ditënatën ngrysin qeshin pa motiv, zgjojnë, zgjojnë, zgjojne, thjeshtë,imitojnë gëzimin pa shkak, pa arsye,pa formë,po kujt t ia falin ?! Ose psherëtijnë,shpërdredhin stresin, cipën e tij të hollë,të zvarrë, si re grikaf e përdalë, mes flakës e tymit që bart kush e di ç aromë... 78
LINFAT E MARSIT
Kur retë hedhin shiun kokërrderr mbi krye,mbi çadra,mbi çati... Përmbytur gjithë qytetin me mace e me minj, vish çizme në verë o njeri! E kur qengji i përdridhet hellit kur e ëma e ndjell në lëndine a vathë... Tjetri larton zërin,(oh ç mrekulli!) mijë sy shëtitës lakuriq të të ftojnë,të të ftojnë... Hap sytëç bujari! Absurdi në smog e pështyma nga avujt e qelbur pranëverë e vjeshtë, e dimrit ku shkërmohet bryma, këngë e çdo qyteti,fshati që s ka nevojë për rima... Copëza bisedash rrokullisur, si lëmsh i ngatërruar në grykë fill i ndërthurur që s të vesh... lëkurë e grisur që s të mbath... Në më abstrakten ditë, heshtën përkulur degë plepi thyer në shpirt, krrokama e shpirtit,thua...?! Si gjethet që para vjeshtës bien mes pluhuri a baltës,tymit pellgjeve të ujit,llumallucës... ku pasqyrohet dita,java,muaji,stina, si njëmijë klithje plasur në ulërima, të lehurat e qenve në kor, Ououou... 79
Gjergj Nikolla
për një lëkurë derri në kthina! Kasapi që ther e mpreh hanxharin mu në cep të shkollës, kokën e viçit var nëçengel, kur nga dritaret e klasave si një piskamë, ç simfoni moderne që del....!!! Sa keq... Sa keq... Sa keq... Njëqind herë njëqind, keq e më keq në kohën e ëngjëjve, ku ëngjëlli është dhe dreq! E nëpër sy të kryqëzuar,të përkulur, të zhytur thellë kafkës në dy drita të bardha, që ndizet pulsimit si yje të rralla nga dhimbja a urrejtja, lumturia,frika... Ne ngremë mbi rërë kështjella,piramida faraonet i lutim një shekull... Heshtja ka vlerë treqind fish sa fjala, që s thuhet mbi mina! Kur pritja,ikja... Mbërritja,ku ta di: O sinkroni! E dita ditën sjell,stinim i djegur në shi, mbeshtjellur e shfryrë si shkarkesë notash: Do-re-miiiiiii... Mbi grumbuj leckash,kohë gabele përcjell tragjikomedinë e shpresave
80
LINFAT E MARSIT
mbi shelgje,në zhele... Në zhurma,në turma bori makinash, të shara për një pasagjer që tjetri ia merr e ku capiku i thanës kërcet në shpatulla si mbi llamarina, mu në mes të qytetit hesapet më tej në djerrina, sa vonë,sa vonë fenelina... Qesh o njeri qesh,qesh është tragjikomedia! Të duhet të hidhesh në anën tjetër nga qejfi a halli përtej trotuarit aty ku shiten lule,lule varri e ku tabelë e shtrembër shkruan kujdes kalimtarin! Mbi kartona të lagur,të pluhurt edhe lypsi lutet,tregëtari shtrin frutet, edhe dhimbja shtrydhet e falli shkruhet mbi romba të zi,të bardhë si retë në qiell që shfryjnë a pulsojnë diellin nga një e çarë... Që ditën tërheq të dalë ku të dalë edhe gjahtari i kurvave është vetë i përdalë fshinë këpucet,dredh celularin thith gjer në asht cigaren hashash: Alo... Alo... Alo... 81
Gjergj Nikolla
E më pas me të ndyrat fjalë si loja e fatit: E zezë apo e bardhë, po cili romb fiton cili,cili,cili...?! Dyfytyrësh absurd që fsheh krokodilin! O i veshur keq që flet krejt përçart pastaj qesh, ulërinë e ngrysesh gjer në asht e ia kris qytetit me vrap, shet mend, hap bluzën ku në gjoks shkruan: Irak!!! E tjetri që zbret a ngrihet në shkallë pështynë e shanë gjithe mllefff: Putanë! Kur nëpër mure buzëqeshin fotot të atyre që zhgaravitur janë... Adoleshentët ua shpojnë me cigare sytë,gojën, ua zhbirojnë dhëmbë e dhëmballë hundën ua heqin krejt, sa keq! Po këmishën,ç ngjyrë e kanë?! E aty rrëzë trotuarit ai,i vjetri që i dridhen duart,lutet... Hajde,hajde lule! Lëmon fytyrën e tharë gjer në kockë, kollitet për zot a për dreq, lot i helmët i bie ngadalë...
82
LINFAT E MARSIT
Ai,i dergjuri i kësaj kohe të zvarrë me lule në duar sheh shpendet mbi plepin e vetëm që klithin:Krrau,krrau!
LUKS Ku luksi është luks varfëria-varferi... Pasqyrë e të dyjave, njëra anë jam unë tjetra ti,vec ti, veç me një ndryshim! Kravata jote sa dhjetë herë luksi im! Të tjerat shumë më shumë se kaq... O fati im rrebel, o fati im rrugaç! Kështu sikur je, a do ta hedhësh paq... Të të uroj: U bëfsh njëqind vjeç! Apo të të them: Plaç! Ti rrugëve bredh,cirkuitit bosh më i pastër se fytyrat komode, qe janë... qe janë... Të cilat përçmojnë, veshur e zhveshur 83
Gjergj Nikolla
dallkaukë sfilatash,dredhuar modËs! Në tënden stinë ku pema stinon e thatë, vetëm mikrofoni ulëret... Si era e pluhurt mbi Dajt, melodinë e ulërimat e ujkut plak, kur larg ndihet se dimrimi zgjat! Mua fëmija lugën bosh më kërcet në pjatë, pastaj fshanë e meë shanë... Këpucët e vjetra i tret jashtë! Mallkon dhe qanë: ç baba! ç mama që kam... Prindër që s më blejnë dot,një lodër, s më lënë trasheëgim,një stan... S më festojnë një herë ditëlindjen, megjithëse... Luksi yt i ngritur krejt nga hici kur qesh nëpër konferenca, aeroporte shumëfishi, kur çarterat çajnë botën eliptike sa në perëndim-lindje... Mbretëria e gjitha prej kashte! Njëzetkatshat tundin kanatet, kur ti... kur... kur... Luksin tënd e mbjellë zarzavate, e shet për presh, e kthen në patate,sa qelbin! Qenit i blenë byzylyk të artë të t a lëvdojnë: ç qen rrace! Kravatën tënde, 84
LINFAT E MARSIT
për mëshirë: O dreq më fal! E pështynë kur flet, e lepinë kur han... Këpucët prej gjarpri si lëpihen prej syve qullës,prandaj kollarisu sa të mundesh! ç ta dua,se mbaj dot asnjë cast, kurse ti shëtit me të mrekullive të botës, nga aeroportet gjer në hale! Relaksuar në çarter kaptuar fushave tona të djerra, maleve pa male... Unë kollarisem në hallet e mia mijë hallesh! Këtu ku nëntëqind herë jeta më bëhet burrë nëne! I thyej brinjët rropatur nga e hëna në të dielë, Poshtëruar nga i pa afti Ul ferrë e shkul ferrë,o njeriiii grusht tingujsh zbrazur në erë që shfrynë, që shfrynë... Na ishte... Na është... Kështu që mos,po sikur! Në xhepat e mi, të fundmet monedha gjaku mbarojnë një javë më parë se fundmuaj, 85
Gjergj Nikolla
kur thesin e miellit borxh e shlyej... E tjetrin në vend të tij e shkruaj! O zot,prap borxh një thes.... E truri hemisferave kërcet në stres Zot! Ruajma mos ma ço për....!!! Unë po ai i njëjti njeri! Luksit i nxjerr rrenjën katrore që më del: Duro sa të mundesh! Jeta ec rrëshqanthi... Shesh-besh për ty,kollarisu! Prandaj luksin tim merre, ta fal për njëqind vjet nuk ta shes, vetëm mos ia fal a shit një tjetri, se gjëja e falur as falet,as shitet bëje kornize si medalion e mbaje kuadratoje si kapsë në kollare, kur sytë e qartë të të qajnë hallin,të të quajne ç human! E sa herë të shqiptosh në shqip se jemi më të lumturit, e kësaj bote të qullur në luks, medalioni do teë qesh kollaren të ta mbledh në fyt, prandaj... pandaj... Ledhatoje si frutin më të mirë që mbërrinë nga stina në stinë e mos u mvrej në fytyrë, nëse as ty nuk të dalin
86
LINFAT E MARSIT
as tetëqind dollarë për frymë! Ateherë beso ç do më thënë të jesh a të mos jesh, kur... Zot e dreq të të ngjajnë në një sfond,mbi prag qoftë larg, kur kallo grikaf të zën fytyra... Atëherë e kupton se çdo më thënë kur fëmija të kërkon, e s ke çfarë ti japësh,prandaj! Kotheren e bukës së thatë dy libra nëçantë dhe kaq... Ej,o ti rrugaç! Kanaçe të mbledhësh,hekur për skrap, nxirr krom,nëse mundesh... E nëse jo,plas! Kostoja e jetës sa shtrenjtë,shumë lart! Atëherë e pranon,kur prindi mallkon ditën e vet,kur lindi e flet përçart... Madje dhe varri i kushton shtrenjtë sa një jetë, në mundsh ta blesh o njeri... E ky është luksi. Është luksi im, merre,sepse krejt ta fal, ti mbaje për vete të gjithin, jam bujar,a e sheh! Veç luksin tënd mos e përziej
87
Gjergj Nikolla
medalionin mbaje në njërën anë, ku lumturia emrin njollos! Dreq më merr frymën nëse gënjej, përndryshe,Zot më fal,më fal!
MEDALION DYFYTYRËSH Fjalë e vetëm fjalë... Tinguj të ngjyer llustruar si model, që të përvjelin shqisat kur e ndien, si flet pa një pikë vlerë, veç tinguj pa fakt, pa arsye, si vazhdim kryeforti kokëbosh! E që kurrë s të thonë atë qëështë, të ngjyen sipas qejfit e errësisësë vet! Ti mos... Ti mos... Ti merr korrektorin llogjik dhe fshij gabimin ortografik të të shkruarit prej tij, foninë e zërit kacavjerrës lyer mllef, e mos e ndie, kur tjetër është e tjetër thotë... O fytyrak njeri i ulur që fshihesh pas një llustre, kurrë s je tjetër e s u bëre po ai ke mbetur: 88
LINFAT E MARSIT
Enigma e një bushtre! Që leh në hënë kur yjet ndritin... E di,suksesi i tjetrit të tremb, të rrëzon për vdekje, të shqyen kafkën e rrashtën njëherësh, arsyet t i bën lëmsh pa fill pëlhurën thur ta mbytësh triumfin, vlerën e tjetrit, si mundesh!? Ti s mbushësh dot me frymë... Prandaj mllefin e errët nën lëkurën e bardhë sa të nxirë e shfrynë,pastaje zbardh! E njeriu i lajkave të tua, fshehur brenda teje nënkupton motivin! Kështu bën dhe ujku, kështu dhe hijena... Ti ëndërrat e tyre i mbanë si nënkrena, ulesh e zgjohesh me to, rrenave u thua të vërteta e të vërtetave rrena! Jo të gjithë jane si ti,jo,jo,jo!!! Dhe koha ecën.... Njeriu i arsyes nxjerr kuptimin se të kesh fytyrën pamore, me kaltrim në sy, me buzëqeshje në lëkurë a me zë tingëllues muzikal s do të thotë se ky është njeriu i duhuri... i duhuri... 89
Gjergj Nikolla
Tek i cili besohet shpirti, tek i cili gjendet liria e qiellit, tek i cili buzëqeshja të dhurohet më shpirt, tek i cili dielli te ndrit e të ngroh, tek i cili brendia nxjerr ç të të japë... Përkundrazi besimi shkund çdo vleë, fjalësh të hedhura mjergull e kur qielli burg-a-terr çdo sy besues në okularë ia nxjerr,e nëse... E pastaj,kuptohet ç vlera buzëqeshja i merr, si del pa lagur cirkuitit, o njeri ti dije,dije! Ironizmi i mbathaveshur llustër që veç pak të prekesh bie njehërësh, bie... si një grusht tingujsh të çalë të përdalë... Si një e folur pa thënë një fjalë e prej saj vampiri dhëmbët zbardh... Atëherëçdo kush e ndien se vlera e mohuar e tjetrit, nga arsyet e njerëzve pa nivel është thjeshtë, kundrapesha që i bëhet ristard për më tej e më tej e më tej...
90
LINFAT E MARSIT
PIKA VESE BIEN Pikëvese e varur në syth, bie ndritshëm, dhemshur, mbi gjethe të rëna të verdha, mëngjesit... Ti ta dish:Tak! Tuf! Në një botë vetmish pikëvesash varur, kristal sysh... Ndiej. Numëroj në puls ndijimin përceptuar shqisash. Zogj të trembur murrma-shi në degë këngën ngjyrojnë! Pastaj flatrashkundur etjen shuajnë, të blurojnë... Me një pike të vetme,në syth, sigurisht! Vjeshta zverdh gjethet e fundit... Kalimtarët fytyrëngrysur shpejtojnë hapin 91
Gjergj Nikolla
vjeshta shtrin penelin trisht... E sotmja është murrmashi.
QIEJ TË ÇLIRUAR Ndodh që gjethe e blertë s i përkulet dimrit, ngricat e tij i plas mbi nervura! Shi akujsh thith me një frymë... Etjesh çliruar, kur erën e kthen në Ozon, në një Himn! Po të ishte kështu dhe njeriu! Jeta do të rridhte blu-atlantike, Golfstrim! Ndodh që grikafta e reve çan rrënjët e natës, e shpresave triumfin merr, kur dëshirave puls, këputur prangat, prej saj lind një agim! Ëndërrash që shihen me sytë e hapte në zgjim! Po të ishte keshtu o njeri, jeta do ishte,sërish:Golfstrim! Ndodh që zgalemi mpreh flatrat në stuhi, të shqyej vorbujt e reve të sterra,të djerra! 92
LINFAT E MARSIT
Ylberi s është njëngjyrësh, ka dhe gjashtëëe tjera! Të çaren e reve, aorta dielli, në shtegëtim! Po të jetë kështu o njeri, dhe kështu është... Dhe Drini bëhet Golfstrim! Ndodh që nata e thyer dritareve numëron rrezatime hënës, yjet ylber i kthen drite sysh! Ti duhet ta dish o njeri... Koha rend, Gjeo-Biologjishë! Ti duhet ta dish,o njeri se ngren himn, Golfstrim-Vala Drin... Qiejtë e çliruar të Tokës Bashkim!!!
ANAFORA Anash një rruge, një lumi, një stuhie:Kujdes! Anash një rruge që të len në mes, një lumi valë turbullt që shfryhet në stres, apo një stuhie në rrufe e rrebesh qe shfren në mëngjes! Njeqind herë rresht... E në mund të nisesh do kthesh a s do kthesh! 93
Gjergj Nikolla
Anash një trotuari ku dergjen sa lypsarë, apo një lulishte me veç nje lulevjeshte, ku nëpër dritare bie ditë e bardhë, rrëshqet e zverdhur e bien mbi gjethe! Po një shpresë e re ngren sytë e përkulur me shpirt të etshem sa bukur! Ku qentë bredharakë ulërijnë në kor, Anash një parku me pleq të dridhur duarsh ku dominatë i kercasin në stol, në park pemë e vetme me zogj murrma-shi! Degët shtrirë në smog ku rrin qiell i tij! Është fati i tij! Anash si në kioskë ku varen portrete po ato në çdo faqe gazete e ku njerëz dhembshur, qeshin,qajnë me vete edhe belbacukët tështinë o njeri, anaforë e ditës me re murrma-shi! Shtyhet sot e nesër monotonë e gjorë, peërmbi fletë të vjeshtës ështe veç metaforë... Anash etjes a urisë për qiell, ti thyeje në mes brengën me të thellë!
94
LINFAT E MARSIT
PA TITULL ç ka ngjarë... ç po ngjet... ç do të ngjasë!? Tingujt le të plasin sa tejza të pëlcasë! Kameleonët ankohen se u kanë vjedhur fytyrat, kishin njëqind tash kanë vetëm një... Ua vodhën ngjyrat... Krokodilët ankohen se ua vodhën lotin qeshin... Kishin njëmijë të tillë e tash s kanë asnjë! E dinë s kanë më ç të presin! Dhelprat ngrenë zërin dinakerinë kanë humbur! As bishtit si besojnë që e kishin busull! Dhe ujku nga inati dhëmbët grric në pyll... Tashmë gjakun thith kur gojën e mbyll, ua vodhën kafshëve të drejtën e autorit!
95
Gjergj Nikolla
E PREMTE Në fundin e xhepit ka mbetur një 500 -lekësh i vetëm, i cili perbën shtatë tëqëna të mosqënash se është... tek i cili varen shumë gjëra nga asgjëja e mundur që s mundet... Në fund të fundit të fundem, është pafundësisht një botë e vogël e brishë, që me ditën e fundit ka mbetur e gjallë, gjethesh të vrara veravjeshtë, sythdegësh djegur në cep, e premte me orën akrepash! Ështe zog që qiellin gërvish me sqep,se... Në fund kuadrati absurd ka rrastur pa ditur pendësh kohën pa ardhje,ka ikur në fund të skajshëm të tretshëm kënga s mbërrinë,dhe pse melodinë me shtatë nota të gjitha të premte ka hedh në pentagram! Unë jam! Gazetat e sotme kanë kthyer tirazhin, të gjitha në germa kapitale, sepse është e premte dhe të premtet varin në kalendar ditën e fundit si fatin e zogut në sqep! 96
LINFAT E MARSIT
Fytyrat e njerëzve Gri-Re, tek të cilat buzëqeshja është vrenjtur vjeshta-dimër... Pikëvesa rreëshqet mbi gjethe simfonike copëzash a fjalësh, buzëve që puthin vetveten, kafshuar po veten: E premte! Po sot ngrys mendimi se të tashmen sa zor ta mbash, mbi shpatulla orientale, se rrena ka mbarsur veten të lind po vetë një të premte! Njeri!
222 KILOMETRA Edhe sot, i bëra me nxitim të 222 -kilometrat, e të njëjtës rrugë, që piketon kohën e tretshme... Edhe sot,përsërita të njëjtin refren, në mëngjes vjeshte, shënuar mbi një gjethe... Kohë që vjen nesër njëlloj, pasnesër po kjo, e tjetra e tjetra! Tek e njëjta sedile jam ulur, i njëjti qelq i këtij xhami... 97
Gjergj Nikolla
E njëjta muzikë, ritmimeve Gabi thuajse të njëjtat fytyra të përditshme, të rreshkura nga jeta a halli, Unë po njësoj i njëjti, rrugës që rend anash një zalli! Koha tërheq vetveten në asht, bosht kohës Edhe sot i renda të njëjtat km të udhës... Në këmbë, njësoj e hënë,e martë... Asfaltin vizuar në mua, udhëtarin... Që s ben turistin,as kureshtarin, që kështu si sot ngrys shtatë vjeçarin, e ka nisur të tetin, se si koha tret, ngjyrat që zverdhin vjeshtën e 2011-ës... Edhe sot 222 -km ia nxorën rrenjën katrore vetvetes, tek e cila shkruhet periodiku i 14-të, të presësh... të presësh!!!
98
LINFAT E MARSIT
TRE KOHË Tre kohë të etura,të kthyera në një, të vetme të paformë, në atë që s vjen, e s ikën, në atë të cilën s e gjen rrethrrotullimit te akrepave, elipsës kohë, elipsës korde, elipsës rreth... Ti bosht ke ngel në mes! Hapave gjurmëshqyer kadifekaf, asfaltit hedh copëza renkimesh, i plasss aortave mundtretur. Qelq i plasur 365 grimcave pa emër... Kodim i shkelur! Tre segmente të njejta në tre kulme djegur, mbi një e mbi tre, ku ndjesia e të qënurit del e pa qënë, mengjese-mbrëmbje të krisura, mbi qelqe, pse gota pa uji plas veten diku cepbuzës tingëllim, copëz buzeqeshje e trembur... Ka një fillim të fillimit, kështu dhe fund të fundit! Është trill a zgjim?! 99
Gjergj Nikolla
360-GRADË Unë jam... Një miks i gjërave të padukshme, të cilat tek unë shtatë ngjyrat, më kanë hedh në shpinë, emrin zhgaravitur në sy... Kurse në shqisa duhet të them... Do e mos do, mblidh perceptimet e gjelbra! Ne Oaz të kohës han përplas shtatë dyer ferrparajse, të gjej një dritare purgatori! Një çast... Në këtë gjendje të tillë, elipsash... Grahmat plasin 34 -vërtebra të rrastin, mbështjellë në lëkurën e nëntë të durimit! Unë jam... Një e 360 -gradë e rrethrrotullimit tënd në rrugën tënde, të cilën as zoti, as dreqi s të marrin vesh! Udhësh të ngatërruara... Në kohën tënde, janë rrastur të gjitha kohët e shkuara, të cilat të tashmen mbajnë të pandryshuar, kurse mund të jem... 100
LINFAT E MARSIT
Ai që ti s e don! Në një të katërtën e stinëve, të udhëve në udhëkryq, një e vetme, jam një e 365 -pjesë e ditënetëve, që rrokullisin ëndërra në qiej e yjet thyhen shtatë mbi shtatë, të lind mëngjesi! Dielli në rreth 360 -gradë... Eklipsin në qiell ka brejtur!
ANTITEZË 1 Pret thupra,thur gardhe e malin vë tapi... Unë endem udhëzënë, gardhiqeve nga ti! Pret thupra, thur prroska e dreqin vetë e thur... Unë shkruaj e ndiej kur ishe kur dikur... Me një gardh më ndave nga vëllai e motra. E sot prap më çan deng thuprash në kodra. Zën toka e troje zapton përrenj e kroje. Me As hileqari, këmishën dalë boje! Pret thupra lidh kurpër 101
Gjergj Nikolla
o njeri i humbur... Unë përsëri shkruaj vargjet më bukur... E thure një mal fillove te dytin. Diku ne tendin gardh thuprat te te mbytin!
ANTITEZË 2 Gardh në mal e gardh në fusha. Xungth e hithër Rriten gëmusha... Tre muaj sahara nëntë muaj kënetë lufto me vetveten është luftë për jetë! Tre muaj përzhitesh nëntë të tjerë përmbytur endu rob pa emër krejt i fytafytur... Gardhe në tokë e më shumë në det lufto me veten eshte lufte për jetë! E ti o njeri kohës rrotulluar. Diku në një gardh zgjohu i harruar!
102
LINFAT E MARSIT
E NJË-A-NJËJTË Seç shoh diçka të një-a-njëjtë, me retë mjergullnaja, në nxirjë... Bubullimash abstrakte në perëndim, vetëtimash rrufeve në lindje... Sa gërryes dredhë e shiut të breshërt! E s ngopet urive, për shpirtëra... Mirazh... Qiell i gënjeshtërt, kthetra vetëtimash rrufeve nga lindja! Unë rrënjëve u bera themel, kur gjeta arsye persesh... E ç mora?! Bërryla, një shkelm! Rrufe të çmendura, prej resh... Nga trishti jam krrusur, e di,ti ta dish! Nga etja për t u ndier i lirë! 103
Gjergj Nikolla
Rrebeshet lindorë, sa stuhish... Që dredhat e rrufeve t i njoh mirë!
DY&TRE Se kush,se çfarë,se kë, se pse,se si,se sa,... se pra... Gjashte faqe zaresh mes tyre je,jam... një tingull,një fjalë, a thua një roman që shkruhet ne shqisa &2&3 Shih nese syte te thone,hap! degjo nese veshet flasin,mbyll! kur goja s ta mban,lidh kur gjuha veten han,plass!!! Kur buzët lëpijnë tingujt e fjalës thuaj: Do e mos do,Një që merr e mos merr,Dy kanë etje,mos pi...Tre Gota fytyrës është thyer &2&3... ... Të rëndojnë më shumë: fjala fallso buzëqeshja fallso, bujaria fallso... Fytyra fallso, 104
LINFAT E MARSIT
dashuria fallso, uniteti fallso... Paraja fallso, ndihma fallso, dhembshuria fallso... E shkuara fallso, e tashmja fallso, e ardhmja fallso... Këpucët fallso, rrobat fallso, premtimet fallso... Besa fallso, urrejtjet fallso, paqja fallso... E thëna fallso, e dëgjuara fallso, e bëra fallso... Mëngjesi fallso, mesdita fallso, mbrëmbja fallso... Qielli fallso, kufijtë fallso, ajri fallso... Ngjyra fallso, makiazhi fallso, e vërteta fallso...
105
Gjergj Nikolla
3 Se kë,se kush,se si,se sa,se pse,se kur... Mes gjashtë faqe zaresh e shahut je nje Gur! Shkruaje emrin...
GURË E KOHË TEK TI NË ASHT Atëherë unë shkilja mbi gurët e mi, ti lutje,më ftoje,tqrhiqje nq vazhdë. Ish tokq e vrazhdë, ajqr i vrazhdë, qiell i vrazhdë... atëherë ne ishim fëmije besonim me verbëri:Një kafkë! (Gurët te koka na vunë, gjersa kafka u thye!). Tash shkel dhe mbi gurët e tu ti më thua:Kujdes o shqiptar,kujdes! Gurët e mi seç i kanë ngatërruar një dorë në mbrëmbje,tjetra në mengjes. E po si atëherë besoj ku t a di, i ëndërrt unë njeriu,në ketë cep të botës. Një ndryshim:Unë s jam më fëmijë e gurët e mi po më bredhin kokës!!!
106
LINFAT E MARSIT
MOLLA E EGËR E shoh paskam gabuar, se kam trokitur në ato porta... ato porta, thjeshtë molla e ndaluar, të pjekura në stinët e ftohta! E shoh si i eturi ujevarën, t më shuaj një pikë të vetme etja... trokita,thërrita... frymova bravën. Koha pa emër zhgaravitur letra! E shoh paskam gabuar sa fletë, sa muaj, sa vite në kalendar... unë ndihesha në gusht 2012-të, koha njezët vjet prapa në janar!!! Ndiej... se bravat po kërcasin,... të çelet porta, kalendaresh... të tjera trokitje po trokasin. Nëse s do thyejnë brinjët në rrëshqitje shkalësh! Një mollë të vetme,një kokërr... një mollë të vetme, 107
Gjergj Nikolla
jo tjetër... Kjo botë sa shpesh, e vogël... Shartuar mbi mollën e egër!!!
NË EMËR TË FJALËS O ti që je i përkëdhelur nga fati, e ti që sfilon i gjithi me gabi, e ti që mendjen ke arratisur shpatit:Dëgjo! E ti që anëdetit shëtit i palarë, apo trotuarëve je krrusur bythëdalë, e ti që mijë gjestet i kthen në një fjalë:Kupto! Ti që ndihesh i rrënuar loje, e ty që të veshin këmishë të dale boje, ti që lyp-kurvëron për një kafshatë goje:Mendo! Ti që jetonë luks faraonesh, e ti që hedh gur në lojë babilonesh, e ti që flamunjt i valvit demonesh: Mos më,të lutem,guxo! Ti që shëtit Paris e Nju Jork, e ti që s njeh,as mik,as shok, ti o njeri që tredhesh ë rrok: Mjaft më,të lutem vepro! 108
LINFAT E MARSIT
ENUMERACION TRAGJIKOMIK Mace e mi,zog e skifter,rrufe e diell, parajsë e ferr, kasap e cjap,bërryl e mëri, uthull e sheqer,shpellë e ari, arnë e shajak,furçë e bojak, këmbë e çorap,flori e skrap, re kaf e gri,bubullima e shi, kripë e piper,breshër e ylber, shantazhe e imazhe,derra e ase, ngjeshje e rrastje,ikje e qasje, shtyrje e plasje,ëngjëj e djaj, vjedh e përlaj,shaj e stërshaj, e bardha e zeza,zhgënjimi e shpresa, dyzimi e ndjesa,pisllëku e fshesa, flash e flesh,shesh e përshesh, ciklon e rrebesh,li e lesh, sqepa e thonj,sorra e falkonj, vorbuj e shllunga,gdhenj e gunga, kërcunj e filiza,gjemba e driza, lëkurë e lëvozhgë, ndryshk e gozhdë, ndere e turpe,kunja e thumbe, pëllumb e korb,robinë e rob, qielli e smogu,ringu e gongu, kurthe e shkarpa,rrjepja e zhvatja, heshtja e llapja,veshët e tapa, përqeshja e tallja, ngërdhesh e rrast,shtrydh e plas, fërshëllima e britma,zhgaravina e firma, stres e nerva,numra e germa, 109
Gjergj Nikolla
gënjeshtra e rrena,inde e derma, tërhiq e shtyj,poshtëro e ndyj, shkërmoq e grij,levdo e fyej, dhuno e shqyej,këput e thyej, fajëso e zhyej,puth e pështyj, kërdit e vjellë,ngatërro e mbështjell, llumi e balta,koka e rrashta, padashje u dashka,lopata e varka, zhytja e mbytja,dueli e grindja, rrudha e thinja,durimi e pritja, guri e burri,flamuri e huri, grushti e muri, enigma e kthetra, këpucë e vërtebra,qirinj e shkrepsa, lot e lule,parulla e mure, mbrojtje e sulme,britma e kuje, fleta e flatra,fasada e vatra, uritha e zhaba,vula e danga, themel e troje,kërminj e zhgoje, hyjnor e banale,këneta e moçale, pleh e fekale,llum e hale, mjergull e tym,sirena e zgjim, mëngjes e qiell,vranësira e diell, të bardhë e të zinj, ujq e arinj,luftë e pajtim, si fund e fillim, kaposh e këndez, shqipëri e shqipëtar,nord e sud, koha është Ar...
110
LINFAT E MARSIT
PERMBAJTJA
A BESON NË REBUS?! .................................................................. 3 MËRKUR ......................................................................................... 5 DIAGONALET E ROMBIT ............................................................ 6 NYJËTIMIN MERR NË ASHT ....................................................... 7 SIMBIOZË ....................................................................................... 9 LINDJE-perëndim-LINDJE!!! ......................................................... 10 SPEKTËR. ........................................................................................ 11 NËSE... ............................................................................................. 12 TRE ROMBA ................................................................................... 13 NESËR ËSHTË E BLERTË... .......................................................... 14 MONOLOG PA EMËR .................................................................... 16 ËSHTË JANAR...variant 1 ............................................................... 17 ËSHTË JANAR...variant 2 ............................................................... 18 ËSHTË JANAR...variant 3 ............................................................... 18 SHURDHMEMEC ........................................................................... 19 HIMNOJNË DALLËNDYSHET! .................................................... 20 E DIELLTË LIRIA ........................................................................... 22 VIOLA DIELLI NJË NJERI ............................................................ 23 RRËNJËT E HITHRËS APO FOLE E SORRËS ............................. 25 HYA, HYA, HYA KALI! .................................................................. 27 PLAS BRETKOSËN NGA INATI! .................................................. 29 NJË METËR KATRORË .................................................................. 30 ANË PËR ANË ................................................................................. 32 TI EC, RRUGA ZGJAT! ................................................................... 34 KITARA PLAS ................................................................................. 36 GJASHTË FAQE ZARESH ............................................................. 37 EKUINOKS APO EKLIPS! ............................................................. 40 NË ELIPSËN TËNDE ...................................................................... 42 JAM BORXHLI ............................................................................... 45 ZGJOHU! ......................................................................................... 46 E MËRKURË ................................................................................... 49 DO...RE...MI... ................................................................................. 50 E Ç TË BQËJ NJERIU ..................................................................... 51 PO LEHIN QENTË .......................................................................... 52 ZOGJTË KAFAZIN NUK E DUAN ................................................ 54
111
Gjergj Nikolla NATA ................................................................................................ 54 E BARDHA DHE E ZEZA .............................................................. 55 REPORTAZH NË KOHË TË ZHYER ............................................. 57 A E NDIEN MARSIANËN!!! .......................................................... 58 EPIGRAM A KALË I TREDHUR SHAHU .................................... 60 LINFAT E MARSIT ......................................................................... 63 KULMI I THYER ............................................................................. 66 NJË DENG ME PRESH ................................................................... 70 TRE NË NJË .................................................................................... 73 NJERI,O NJERI!!! ............................................................................ 76 LULE DHE GJEMBA ...................................................................... 77 LUKS ................................................................................................ 83 MEDALION DYFYTYRËSH .......................................................... 88 PIKA VESE BIEN ............................................................................ 91 QIEJ TË ÇLIRUAR .......................................................................... 92 ANAFORA ....................................................................................... 93 PA TITULL ....................................................................................... 95 E PREMTE ....................................................................................... 96 222 KILOMETRA ........................................................................... 97 TRE KOHË ....................................................................................... 99 360-GRADË ..................................................................................... 100 ANTITEZË 1 .................................................................................... 101 ANTITEZË 2 .................................................................................... 102 E NJË-A-NJËJTË ............................................................................. 103 DY&TRE .......................................................................................... 104 GURË E KOHË TEK TI NË ASHT ................................................. 106 MOLLA E EGËR ............................................................................. 107 NË EMËR TË FJALËS .................................................................... 108 ENUMERACION TRAGJIKOMIK ................................................. 108
112