Mëmëdheu im

Page 1

“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

KLAUDIA ÇOBO

Mëmëdheu im në qerpik dielli poezi

1


KLAUDIA ÇOBO

KLAUDIA ÇOBO “Mëmëdheu im në qerpik dielli” poezi Redaktore: Majlinda Shabani(Aleksandra)IWA, W.P.S, UPLI Recesente: Flutura Maçi Mundësoi botimin: Rigert Dalipi © Copyright Klaudia Çobo, 2014

Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti “ Tiranë, 2014 2


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Jeta Jeta Qenkërka e bukur, kur në të jeton një shpresë, Një ëndërr e bukur që s’të lë të vdesësh…

3


KLAUDIA ÇOBO

Vetmia “Mami , mami Sot e ndiej nevojën për ty; vetmia më ka pushtuar, si një e murosur në një krua, të pagurgulluar…”. Ah, moj vetmi, më bërë të rri në shtëpi, si çdo fëmijë , i ngjaj kroit të pagurgulluar…

*** Ylli shuhet dhe ndizet prapë, Zemra ringjallet e merr flakë... Digjet, shkrumbohet nga trilli dhe hidhërimet, vetëm gëzimet, lumturia, kurrsesi, s’harrohen… Ylli i pashuar mbetet prapë ...

4


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Fluturim jete Sa e bukur jeta, si një lule në lulëzim, si një flutur në fluturim, gjithmonë në një lule tipike stacionohet. Çdo mëngjes nis fluturimin nga ballkoni im me fytyrë kthyer nga perëndimi…

Pse mungon ky gjelbërim?! Kaluan muaj e vite, malet dhe fushat plot gjelbërim Pse, o Zot, gjithë ky ndryshim? Mos vallë bari nuk thahet? Mos vallë njerëzit mbjellin të ri? Këtë përgjigje memece dua ta di... Pse në shpirtin tim mungon ky gjelbërim?…

5


KLAUDIA ÇOBO

Fati i mjerë Ditë të kaluara me kalvar mendimesh, të kam kërkuar... Do të vij çasti, do të të pikas, do të të gjej. Për shumë gjëra do të dëfrej që s’munda... Sa fatlume unë e shkreta mbetur në rrugë!… E varfër linda… Ç’faj pata, se e varfër mbeta?!

6


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Botë mizore: dëshpërim Eh, sa shumë njerëz ka kjo botë, por edhe sa probleme të shumta ka!… Pse qenka kaq e vështirë kjo botë? Pse qenka e lehtë të thuash : “Dua të vdes!” Pse këtë jetë qenka kaq e vështirë ta përballosh?!… Ndoshta një ditë, moj vogëlushe, kurajë , do ta kuptosh këtë botë me pyetje mister…

7


KLAUDIA ÇOBO

Pranverat dhe zogjtë Erdhi pranvera zogjtë stisin foletë e tyre. Kur vjen dimri, të gjithë mendojnë se s’do të iki kurrë, dhe, kur të nesërmen, nuk është më aty, në një vend tjetër kanë ndërtuar foletë e tyre, ku mund të jetojnë të lumtur dhe pa strehë.. Sa bukur zogjtë ndjekin pranverat dhe, kur vdesin, ndjejnë përsëri përcjelljen e lumtur!…

8


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Zogu i vogël vetmimtar Ju lutem, më ndihmoni, kam të ftohtë, jam i vetëm, s’kam njeri… Dua dhe unë, si të gjithë, një copë shtëpi. Nëse, do të më merrni me vete, do të jetë më mirë. Të jetoj dhe unë në liri, se i lirë kam lindur në hapësirë, i lirë dëshiroj të vdes…

9


KLAUDIA ÇOBO

Tingujve të zogjve Një zog i vogël pendkuq në degë të mollës, një fjalë të vetme s’e kuptoka. Me fjalorin e tij “ciu-ciu”, sikur kërkon të thotë diçka. O zog i vogël pendkuq, o krijesë e gjallë, pse në zemrën tënde mban kaq mall? Tingujt lidhen në qiell...

*** Flokë - flokë bie borë, malet e fushat u bardhuan… Që nga përtej pamja duket, si një dritë vezulluese. Gëzimi i të gjithëve ndalet te një ëndërr të hershme: Të bëjnë një arush prej bore.

10


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Sezoni i xixillonjave Si fener trupi i saj shëtit nëpër botë. A s’më thua, moj xixëllonjë, do të të mundem të të mbaj në dorën time sot?! Të këndoj një këngë të bukur shpirti e ti të fluturosh, si flutur, gjithë botën të shëtitësh, me dritën tënde gjithë botën të ndritësh, në sezonin e xixëllonjave.

11


KLAUDIA ÇOBO

Përtacia e pulëbardhës Një pulëbardhë e vogël çdo mëngjes në dritare më vjen. Pyetja ime: “Moj pulëbardhë e vogël, vallë çfarë kërkon prej meje?” “Një thërrime buke të më japësh me duart e tua. Këtë dimër ushqim të mos kërkoj, se unë vetë për të gjetur përtoj…”.

12


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Diell, hëna Si fener i vogël ndrin në mes të natës, poshtë duket, si një thërrime buke; në mëngjes një lule e madhe, troket në dritare, të zgjon pagdhirë. Atje lart qëndron, si një fener, ndrin gjithësinë ... Qendrojnë të dy lart, ndriçojnë Ditënatën tonë të vogël…

*** Nëse e do vërtet familjen, bëje të lumtur... A nuk mendon se njerëzit kanë nevojë për paqe dhe lumturi? Të ketë besim, gëzim në çdo shtëpi, sidomos atje, ku ka fëmijë e rini… Ç‘pret? Lumturoje , kthehu nga e prapa rrugë… Dhe veten do ta ndjesh të shpëtuar nga kurthi … 13


KLAUDIA ÇOBO

E verbër E dënuar jam, si mund të shoh më?! Gjithçka është, si një natë e errët , pa yje, pa hënë, si jeta pa ëndërr , pa asnjë shpresë… Dhe në këto çaste të hidhura përsërit në heshtjen time: “Më mirë të vdes… Jeta më ka dënuar me vite të tëra verbërie! O Zot, e dua jetën fort, por s’bëj dot, kështu si jam , ndaj jeta ime të mos jetë e gjatë…, se s’e dua këtë fat të urryer…

14


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Kërmilli dhe trëndafili Një ditë një kërmill ngjitet në një trëndafil… Kërmilli nis e këndon .. Trëndafilin zgjon nga gjumi. I inatosur trëndafili e mban kërmilin me gjembat e tij të “burgosur”… Kërmili lëshon mijëra lutje, deri sa trëndafili fillon të zbutet.

*** Zhgënjimi i hershëm, ka trokitur te dera e jetës sime Shumë tregime e iluzione kam lexuar, por asnjë s’më ka nderuar… Tani kërkoj vetëm të bëhem e mençur…

15


KLAUDIA ÇOBO

Dhimbje e familjes Dikush hyri në familjen tonë, na shkatërroi, na dëboi nga zemra jote. Si e lejove të ndodhte ?... Unë ta them copë, me ndjenjë vajze : “Nuk të dua më !” Larg, tashmë, ti jeton, mendon për një tjetër… Po ne të tutë? Të këqinjtë, ata që ikin rrugëve jo të Zotit, e di si ndëshkohen… Ky fat dhe ty do të të ndëshkojë rëndë, një ditë papandehur …

16


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Imazhi i një vajze Në fytyrat e qeshura të fëmijëve vështroj imazhin tënd. Sa hap e mbyll sytë, përsëri imazhi tënd.. Dua ta harroj imazhin tënd plot turp! Si mund një njeri me mend të harrojë se ka fëmijë?! Si mundet? Kjo pyetje e papërgjigje mbetet në muzg.

17


KLAUDIA ÇOBO

Në ujëvarë Mbi një ujëvarë të bukur, fluturonte një flutur. “Moj flutur e vogël, më prit dhe mua… Të shëtis dhe unë në lulet e tua, të marr e të thith aromën e tyre të mirë, të këput një lule të vetme të bukur, ta kem kujtim nga një flutur...”.

18


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Si...? S’të vjen keq, kur unë jam sëmurë, me një plagë të hapur në shpirt?! S’të vjen keq, kur më shikon të vuaj?… S’të vjen keq për asgjë? Shpirtin tënd djalli e paska pushtuar dhe ne na ke lënë në harresë të munduar…

19


KLAUDIA ÇOBO

Vetmisë sime të pafundme Kur qëndroj dhe mendoj, dua të jem vetëm. Kur jam e mërzitur, dua të jem vetëm, vetëm... Çdo gjë që bëj dua të jem vetëm. Vetmia më pëlqen. Më është bërë shoqja ime më e mirë. Kur nis të mendoj, dëshiroj të jem vetëm. Dua qetësi dhe jo një jetë, si ti, vetmi…

*** Ç‘ngjyrë ka uji, a e di? Ç‘ngjyrë ka ka dhimbja a e di? Ç‘ngjyrë ka vdekjsa a e di? Nuk mundesh kurrë ta shohësh ngjyrën e dhimbjes thellë në shpirt? Vetëm mund ta ndjesh, si vdekjen e ardhur zvarrë-zvarrë…

20


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Larg shpirtit tim Ky kujtim do të mbetet i vjetër, kujtimet të reja do të kemi, sepse herën tjetër me mua s’do të jesh. Larg, larg do të ikësh nga shpirti im. Atë dashuri që kisha e humba bashkë me ty, kur ti na ike na le, kur ti ike pa ne dhe familjen tonë e tënden e shtyve në greminë…

21


KLAUDIA ÇOBO

S’kam faj... Një të pafajshmi Të gjithë më fajësojnë, por unë s’kam faj. S’kam faj për këto që ndodhën, kaq papritur. Një ditë do ta kuptoni unë s’kam faj, do të jetë tepër vonë, por unë s’kam faj, e ndjej thellë në shpirtin tim… Asnjë s’më do, por unë s’kam faj.. Sa herë të thoni: “ Ke faj…” Unë vetëm një fjalë kam në gojë: “S’kam faj!”

22


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Mrekullimin kërkoj… Kur të thërras, nuk lodhem… Kur të bërtas , nuk lodhem. Nuk lodhem duke thënë: “Nënën tonë të mos e lëmë...”. Nuk lodhem, ditë e natë, Zotit t’i lutem të hyjë në shtëpinë tonë dhe të na mrekullojë…

23


KLAUDIA ÇOBO

Këshillat As veten s’e njoh, shume ditë kalojnë, çdo ditë e më shumë as veten time më s’e njoh... Çfarë po më ndodh? S’po kuptoj më asgjë! Diçka po më ndodh, por shpresoj një ditë, ta kapërcej, të çlirohem nga ky mankth…

24


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

A mund? A mund të quhet nënë ajo që braktis një fëmijë? A mund të quhet nënë, ajo që nuk do asnjë fëmijë? Aty i braktisur ai, i lodhur nga jeta e tij, lypsar, por fati po e godet. Tani, kur po vjen Vitit i Ri, I mjeri ai, s’e feston dot, se jeta e tij vlerësohet kot… A mund të quhet nënë, ajo që e solli në jetë me këtë fat dimër? A mund të quhet “nënë”?! E la në dimër!

25


KLAUDIA ÇOBO

Sa do të dëshiroja kohën ta riktheja pas, por… Akrepat e orës vetëm para ikin, shpejtësisht… S’e kthej dot kohën pas, në ato kujtime të bukura fëmijërie, kur më përkëdhelnin të dy prindërit; në ato gëzime rinie me të qeshura plot lumturi. Ah, sa do të dëshiroja, ta ktheja kohën pas, kur tani gjithçka kam humbur nga e kaluara dhe mezi shfaqet një imazh i verdhë!

26


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Flaka e qiririt Për ju po digjem e po përvëlohen, Po shkurtoj shpirtin dalngadalë.. Këtë natë po ju mbroj nga errësira, nga të ftohtit .. Eh, trupin tim po shkurtoj, juve t’ju gëzoj sadopak!…

27


KLAUDIA ÇOBO

Kurimi Sa shumë vite kanë kaluar, shpirti im ende i dërmuar. Një dhimbje thellë në shpirt kam... Një dhimbje vullkan, shpërthyese nëpër male. S’dyshoj, një ditë nga kjo dhimbje do të shërohem… E ndjej , duhet t’i nënshtrohem një kurimi…

28


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Natë me hënë Në hapësirë nate mendoj për veten time, si do të jetë e ardhmja, si do të jem unë .. në natën me hënë kaloja në mendje gjëra të bukura… pastaj turravrap u futa në shtëpi, sillja ndëmend ato ç’kisha menduar, në atë mbrëmje të bukur vere plot hënë.

29


KLAUDIA ÇOBO

Ëndërrimi im Sa qejf të isha një zanë, mbi male me ëndërr të fluturoja, të gjithë njerëzit në nevojë t’i ndihmoja, me bardhësinë e shpirtit tim të mbushja me gëzim e lumturi çdo shtëpi; të shëroja çdo njeri, asnjë problem të mos lija pa zgjidhur. Sa mirë do të ishte!... Dua të fluturoj kudo me këtë mendim të mirë… Por do të dëshiroja shumë shoqe zana të kem, të mos isha e vetme…, se sikundër thotë fjala profetike: “Bashkimi bën fuqinë”. Ndaj kërkon bashkim zanash.

30


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Çelje mimozash Dal e emocionuar nga shkolla, përgjatë rrugëve për në shtëpi kundërmim mimozash. E këputa një degë dhe në shtëpinë time hyri pranvera e sivjetme… me çelje mimozash të sjellin fat.

31


KLAUDIA ÇOBO

Rritja ime Nuk jam më, si më parë, nuk qesh më, si më parë, nuk këndoj më, si më parë, nuk më pëlqen më, të luaj si më parë . Atë të buzëqeshur që e kisha dikur, e humba… Sa shpejt u rrita, u bëra e madhe, fazën rinore e kalova, tani rifreskoj kujtesën time.

32


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Mezi pres... Një ditë larg, larg do të shkoj, për të takuar mikeshën time të vjetër Do të mbetem për shumë kohë gjatë përqafuar, pasi do të sjell në kujtesë dashurinë e madhe të gjyshes sime të mirë… Mezi e pres ditën e nisjes sime për tek ajo…

33


KLAUDIA ÇOBO

Pasqyra e mendjes dhe ëndrra Ëndrra të shumta, mbajtur në pasqyrë të mendjes, radhitur këto ëndrra të mira, më shtynin të jetoja “bukur”. Çdo mëngjes ato janë duke më pritur… Vrapoj te pasqyra e mendjes, shoh veten time plot e përplot me ëndrra. Të bukura ngjajnë dëshirat, kur plotësohen. E bukur është jeta, kur di ta jetosh… E bukur është ëndrra, kur ëndërron, por edhe më bukur është, kur ëndrra gjen realizim lulesh…

34


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Larg trishtimit ... Një rreze dielli e ngrohu jetën time, ngjalli shumë buzëqeshje e gëzime, shpërtheu në shumë kujtime dhe ëndërrime… Trishtimit i thashë: “Ik nga jeta ime!…”. Që atë ditë jeta më buzëqeshte me buzën e bukur.

35


KLAUDIA ÇOBO

Reale Një jetë e re po më thërret, do të eci përpara, do të bëj çmos... Ëndrrat do t’i kthej në reale, me mënyrën më të mirë…

Përkufizimi i jetës sime Jeta: histori të bukura, të trishtuara… Kështu na ra fati… Por mbi këtë një fatmirësi e lindur: Ndershmëria e ne të dyve…

36


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Ku shkoi shpirti yt, dashuria jote? Sot e vetmuar jam… Nxis në vetvete pytjen: “Çfarë bëre ti për mua? Ndonjë ditë a mund të të shoh përsëri, si dikur? Ndoshta dhe e di, nuk do të shoh për kohë të gjatë... Ti e dije se unë kisha nevojë për ty, po ti s’e humbe dëshirën për të më parë mua e për të më përkëdhelur… Me paturpësi më dëbove nga jeta jote, sikundër një gjë të pavlerë, unë që quhesha “shpirti” yt… Ku shkoi shpirti yt dhe dashuria jote? A mund të më përgjigjesh, në këto kushte të forta zëmërimi?!

37


KLAUDIA ÇOBO

Pema e urrejtjes sime Sa herë të kujtoj, vuaj për ty. Çudi sot në shkollë pashë një shokun tim; u çudita si ai kishte të njëjtin vështrim, si tëndin, m’u duke se ishe Ti… Nuk dua të vuaj, për ty lehtësisht më nxore nga jeta jote… Larg teje dua tashmë të jem, dua të të harroj, dua të mos të takoj kurrë, të mbjell një pemë shpirti urrejtjeje për sjelljen tënde , prodhim i shpirtit tënd të vogël…

38


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Ju, shoqezat e mia të mira Ah, ju shoqet e mia, sa ju dua, më dhatë kurajë të eci vetëm përpara, të mos kthej kokën prapa me dhimbje… Një ditë e di: Unë do të iki, por kurrë te ju, nuk do të veprojë harresa ime. Do të rikujtoj lojërat, bisedat, tërë momentet e bukura.. Ju të gjitha, më deshët shumë, prandaj me vargje, ndjenje të thjeshta, dua t’ju falënderoj, ju shoqezat e mia të mira... E di, sa të vijë përsëri vjeshta, do të takoj sytë tuaj të qeshur nga gëzimi… do të vrapoj, deri atëherë, nëpër ëndrra..

39


KLAUDIA ÇOBO

Si një Yll Të pashë në Spanjë, të kapa prej dore, por ti më hodhe jashtë kujtesës tënde, nuk më kujtove kurrë… Sa e bukur më je, si një Yll, si një flutur… Natëditën ma ndriçon me ca rreze mirënjohjeje. Vuloset ylli me mosharresë nga mendja ime…

40


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Imitim… Aktorët, në realitet, ngjasojnë me ne Një jetë ata, një jetë dhe ne. E veçanta e tyre: Mbeten në mendjen tone... Ne mundohemi t’i imitojmë në gjithçka.

Kudo gjelbërim Ja trokiti pranvera, çelën lulet, gjelbëruan fushat. Yjet harlisen qiellit… Festat nxitojnë të vinë drejt nesh. Na mban gjallë shpresa e gjelbërimit të paanë..

41


KLAUDIA ÇOBO

Vuaj Ç‘po ndodh me zemrën time, asqë mund ta imagjinoja kurrë: E ndarë në dy pjesë! Kështu, vallë, do ta kem dhe kur të më marrë vdekja? Qëkur na le: Ajo u nda, u ça nga zëmërimi. Ky zëmërim s’më lë të qetë... E them troç: “Jam e mërzitur përjetë, nuk i duroj dy pjesët të ndara!” Ty të mallkoj, më bëre të vuaj këtë përvojë!

42


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Vijim i jetës Jam e ndërgjegjshme, pavarësisht atyre që ndodhën, vazhdon jeta. Kam një synim të qartë: Dua të eci përpara... Asnjë nuk do të ma mposhti krenarinë. Do t’i largoj vuajtjet dhe dhimbjet e mia… Më vazhdon jeta.

* * * Ah, këta Yjet! sa të shumtë janë! Qielli mbushur plot e përplot. Kam dëshirë, ca yje qielli t’i këpus e të ndriçoj vendin e bukur.

43


KLAUDIA ÇOBO

Në fluturim qiellor Yjet udhëtojnë lart e larg Unë a mund t’i kap dot këta yje të bukur ?! Bie në ëndërr…

Lot në sy Banka është bosh, në kosh janë lulet… Loti ndodhet në sy. Me gjithë keqardhjen që ndiej për ty… Në faqet e mia nuk do të ketë më lot, sepse s’do të jem këtu sot. Diku larg, larg, do të shkoj. Këtë periudhë të dhimbshme kam për ta kaluar… Kështu i jap fund dhimbjes.

44


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Pëllumbi Letrën time me një pëllumb ia dërgova, me pëllumbin më të bukur e miqësuar. Fjalët e pëllumbit kurrë s’i harrova, edhe pse s’e kuptova gjuhën e tij … Kur letra të shkojë në vend, s’më mbetet asgjë, veç të falënderoj pëllumbin krahëbardhë…

45


KLAUDIA ÇOBO

Në rrugët e rinjohjes Ti që m’i more të gjitha ëndrrat e mia, sot i vetëm je. Në qytetin tim të lindjes u ktheva përsëri. Por atje, çuditërisht, s’po më njihte njeri.. Megjithatë, u mësova deri sa më rinjohën … Ti ishe larg male kaptuar.

46


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Veç fjalën e bukur Kur zemra ime m’u thye Ti, mami, ishe aty, aty… Ti më mbështete gjithmonë. Këtë zemra ime s’ta harron kurrë! Më dhe kurajë për të vijuar përpara… Si thua, ç’shpërblim ke nga unë ? Veç fjalën e bukur: “Të dua!” Në këtë dhimbje, pa fund timen.

47


KLAUDIA ÇOBO

S’qenkërka… Kjo botë, s’qenka, sikundër e ëndërroja unë. Kjo botë, s’qenkërka, sikundër e mendoja unë. Kjo botë, s’qenkërka, sikundër e kërkoja unë! Kjo botë, s’qenkërka ajo që sfidoja unë… Kjo botë është shumë ndryshe, përmbushur me fatkeqësi e ligësi,. Bota, që ende mendoj unë, është bota me lumturi dhe shoqëri.

48


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Meriton gjithçka … Ishe ti ajo, që unë të tregoja sekretet e mia. Ishe ti ajo, përgjithçka më mësove. Ishte ti ajo, më dhe këshilla, si duhet të veproja… Ishte kjo përvojë, e cila meriton falënderimin më të madh, mësuesja ime. ..

49


KLAUDIA ÇOBO

Ditari im i bekuar … Dua të shkruaj, papushim, ndjenjat e mia, se më ka lënë mënjanë njerëzia e vetmia. Dua të shkruaj aq shumë, aq shumë, të ngjaj me malet, ku kam vendlindjen time. Sa fushat e gjëra, sa gjithë ato hapësira… Diç të fortë kam në kokë. Eh, ditari im, plot sekrete, kam ndarë me të dhimbjen… me dikë që s’flet. Eh, ditar, i gjërave të dhimbshme, çdo fjala jote ka një kuptim. Sa vështirë qenkërka, të mbash forcërisht dhimbjen përbrenda, pa e rrëfyer me dikë 50


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

të qetësosh shpirtin e robëruar!… Por unë e kam gjetur, se me kë dhe kur…

Udhëtim në ishujt e mi Vështroj detin nga ishulli… Kjo qenkërka ëndrra, vetë e ulur në vështrimin tim… Gjithmonë ëndërroja të udhëtoja në një ishull; papritur, ja ku jam, në qendër të tij…

51


KLAUDIA ÇOBO

E veshur me fustan të bardhë Dashuria e jetës së saj, sapo vdiq. Kërkon ajo të iki, bashkë me të... Qan vajza papushim, lotët e saj s’paskërkan mbarim… Një fjalë të fundit, ai i tha, mbeti mister për të gjithë . Vijon vajza të qajë, ndonëse ai vdiq… Vajza e veshur me fustan të bardhë, po kalon në rrugën, ku dhe lulet qajnë, bashkë me të...

52


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Sa paskam mall! Udhëtoj ndryshe, me aeroplan. Vend i huaj... Malli më griu për familjen… Ah, sa e vështirë ishte ndarja ime me ta!... Numëroj ditët, netët pa gjumë. Dua të kthehem te balta ime… Sa paskam mall! Sapo kam ikur…

53


KLAUDIA ÇOBO

Të çlirohem nga ky mankth Erdhi koha të zgjohem nga ky mankth, o tani, o kurrë… Se më vonë do të pendohem. Erdhi koha të rilind, në një tjetër realitet. Erdhi koha të pranoj humbjen time. Erdhi koha të plotësoj dëshirat e mia… Erdhi koha: “O tani, o kurrë!”

54


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Sikur… Sa herë ngrë sytë lart, vështroj pamje të bukura: Një qiell të kaltër me re të pakta. Sytë i ula poshtë, shikoj detin, Dallgët e tij të valëzuara, jashtë rregullit. Pranë një shkëmbi, u ula dhe vështrova, disa kujtime fëminie m’u afruan. Çdo dallgë, çdo përplasje, më kujtonte një fragment… Një lidhje dallgësh e kujtimesh… Sytë i ngrë përsëri dhe mendoj: “Sikur, të ishte si më parë! …”

55


KLAUDIA ÇOBO

Besimi im Zoti – shtëpia ime… Zotëria im! Unë besoj , verbërisht tek Ai… Kurrë, s’ma ka zhgënjyer. Ai, i di pse i bën gjërat kështu. I ndëshkon rëndë fajtorët. I detyron, me arsye, të mëkatojnë... Për mua zoti është gjithçka! Do ta dua e respektoj, sa të kem frymë…

56


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Stacioni i shpresës Midis dy zjarreve kam përfunduar, zgjidhje nuk kam… Nuk kuptoj. A do të ketë zgjidhje, kjo pamje e dhimbshme? Zoti më krijoi dhe më bëri kjo që jam sot. Kam shpresë…

Pse? Thellë në zemër, jam e mirë. Si nuk e kupton këtë, asnjë njeri? Thellë në zemër, jam e dashur. Si nuk e nuhat këtë asnjë njeri? Thellë në shpirt jam e ndjeshme… Pse asnjë njeri nuk e mohon? 57


KLAUDIA ÇOBO

Një plagë e pambyllur… Në detin e gjërë ishe ti, mbi lulet në pranverë. Lotët e mi ishin për ty, o njeri!… Tashmë, pres orën e shpagimit… Ti ishe gjithçka për mua, idhulli im. Tashmë, i dështuar në dy pamje… A mund të kthehesh prapë në gjendjen e parë? Kurrsesi jo! … Hape thellë në shpirtin tim një plagë të rëndë, të pambyllur…

58


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Ndarja e luleve Pesë lule në dorën time, ngajnë si flutura. Papritur, dy lule u këputën, mërzia ime s’kishte kufi. Lulet e tjera, me zemër të lënduar, kujtonin momentet e bukura, kur ishin të pesta bashkë, ishin flutura. Shumë bukur kaluan, deri sa një ditë, dy lule i këputën nga tri të tjerat… Zemra plasi.

59


KLAUDIA ÇOBO

Përulje?! Ishim kaq të vogla. si mundi të na linte kaq të vogla? Kurrë s’na paska dashur. Pse është shtirur?… Ditë e natë e mallkoj braktisjen. Kërkojnë të më shohin të përulur, por unë e kam ngritur krenarinë!

Zogzemërvrarë Si loja kukafshehtas me njerëzit e liq do të luaj, keqardhje për ta, asqë mund të mendohet më. Më krenare se kurrë, hakun do t’ua marr bukur; jam shndërruar, si një zog me zemër të vrarë… 60


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Prapë e vetmuar … Jetime u rrita, pa prindërit e mi, vetëm me një gjyshe. Asgjë s’ më mungonte, Përveç prindërve. Por erdhi dita dhe gjyshja nga jeta u nda. Unë mbeta, prapë e vetmuar.

Falje Nënë Tereza, më 19 tetor, u largua nga jeta. Dhe sot e kësaj dite vdekja e saj festohet! Po të ishte sot gjallë, s’dihej si do të ishte dita… Me mijëra njerëz përsëri do t’i falëshin për të mirat!...

61


KLAUDIA ÇOBO

Lulja, rrëmbyese e zemrës… Midis luleve të tjera të zgjodha Ty. Ishe ti lulja ime. Më verboi sytë. Që ditën që të pashë, je lulja e zemrës… Ti, lulja ime, kurrë s’do të vyshkesh, do të kujdesem, si për jetën time. Ti je e para dhe e vetmja lule, rrëmbuese e zemrës …

62


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Sa më mungon Shoqes sime M ë vjen mirë që të kam shoqe, I tregojmë njëra - tjetrës sekretet tona.. Sa më mungon këto ditë! Mësimi më duket i padurueshëm. Më mungojnë ngacmimet, humori që më shkaktonte të qeshura. A mund ta duroj këtë situatë?!

63


KLAUDIA ÇOBO

Dy drejtimet e ëndrrave Ëndërroj aq shumë, më duket si ëndërrim syhapur, Ëndrrat e mia, kurrë s’kanë gjetur realizim. Ëndrroj, sikur shoqja ime u kthye, por e kotë: Ëndërroj me sy hapur… Ëndrra me syhapur, me syhapur mbetet. Ëndrrat me symbyllur, mbeten për gjithë jetën…

64


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Dhurata e parë Dikur, diçka më vlerë kam pasur. Diku aty e humba, por kudo që të jetë, ajo ka inicialet e mia. Ishte dhurata e parë nga prindërit e mi. Ishte dhurata e pare, më pëlqeu aq shumë. Shpresoj, një ditë, të jetë e imja përsëri…

Përkufizim për vdekjen Vdekja është, si thikë e zjarrtë; të djeg po ta prekësh. Vdekja është si një burg, ku nuk del kurrë; si një lojë që s’e luan dot,…

65


KLAUDIA ÇOBO

Si të qaj?… Si të qaj, kur nuk qaj dot? Si të qaj, kur nuk kam lot? Si mund ta nxjerr këtë trishtim? Si të qaj, kur duhet të bëhem e fortë? Djallin brenda meje ta mposht! A ka rrugëzgjidhje, dua ta di? Po çmendem në pafundësi! Pse mendoni, se nuk vlej? Kam dhe unë gjak shqiptar në dej. Në venat e mia, vëlon dhe zëmërimi, përbrenda po shpërthen, zemra nga helmimi. Por, që sot e tutje, 66


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

unë jam ajo që s’jam, Se familjen që e kam pasur, s’e kam. Sa do të doja drejtësia të vijë, por unë jam ajo,

Cicërimi Në një degë peme, po cicërojnë dy zogj, njëri - tjetrin në garë sfidonin… Të lumtur, të lirë fluturojnë, në qiell, me shpirt të pastër e dlirë… Ju, o njerëz, zogjtë kurrë, mos i lëndoni, se do ta mësoni mallkimin e natyrës. Ato janë bukuritë, lehtësimi i streseve tuaja.

67


KLAUDIA ÇOBO

Largësia është harresë Duke kaluar fusha dhe male për në vend të huaj, Atdheun tonë e braktisim. Largësia të ndan nga njeriu që do, Harresa të bën të harrosh gjithçka. Vështirë të luftohet me largësinë dhe harresën. Duhet gjetur vullneti i zemrës, për të treguar vlerat e mosbraktisjes së vendlindjes… Largësia është harresë e dhimbshme.

68


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Ndiqni ëndrrat me kënaqësi ëndrre… Vazhdoj e vazhdoj të shkruaj. Kjo është ëndrra ime e parë. Jam në ndjekje të ëndrrës. Ëndrra kurrë s’duhet shpërdoruar. Kjo ditë, o fëmijë, ikën dhe më nuk do të vijë… Do t’ju vijë koha, kur do të pendoheni, për mosrealizimin e këshillës sime. Ndiqni ëndrrat, ndiqni ëndrrat, me kënaqësi ëndrre…

69


KLAUDIA ÇOBO

Heshtje e “mbyllur” Më krenare dhe me kokën më lart se tani, s’kam qenë kurrë më parë. Jam aq e fortë, sa asnjë njeri, s’do të më ndalë në hovin tim; Unë askujt hakun s’ia fal… Më krenare, se kurrë jam tani… Heshtja ka qenë e mbyllur në shpirtin tim.

70


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Gënjeshtra … Pas një gënjeshtre, fshehur nëpër ëndrra, vrapon, vrapon dhe s’kërkon ndihmë. Pas gënjeshtrave jetën e kalove; pas një gënjeshtre të ftohur në shpirt. Kështu ndodh, o njeri, plot mëkate, pas gënjeshtrave jo kurrë, s’duhet të fshihet asnjeri. Gënjeshtra dihet, e vërtetuar: Është helmim…

71


KLAUDIA ÇOBO

Ëndërr e fshehur Ëndërr e fshehur ishe, Mua më le në vetmi, vetëm ëndrrës të shikoja, kurrë dëshirën, s’e ktheva në realitet. Ëndërr e fshehur gjithmonë, e mbetur në errësirë të pafundme. M’u shfaqe në ëndërr, si vegim, të shihja në këmbë dhe s’u besoja syve. E pyesja veten: “Jam në realitet, apo fantazoj”.

72


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Fëmijëria Kur ishim fëmijë, kënaqeshim shumë, si ti dhe unë. Kaluan vite që atëherë, Ti nuk trokite më në derë. Vite radhë kalojnë, por miqësinë s’do ta lemë, në harrim kurrë. Kur ishim fëmijë plot gaz dhe të lumtur, streset i flaknim tutje… Kur ike, më fale një dhuratë, Sa qamë, atë çast ndarjeje, sa qamë, sa me lotët tonë mund të formohej një lumë i vogël. “Ah, o fëmijëri e lumtur!” Ishte shpërthimi i frazës tënde të fundit…

73


KLAUDIA ÇOBO

Ringjallje shprese Teta Luçit Je një grua me zemër të madhe, je gruaja më e mirë në botë, mua më dhe kurajë , më bëre të fortë; më dhe mirënjohje, respekt, dashuri, më ngrohe shpirtin. Fjalët e tua të ëmbëla më ringjallën shpresa të mëdha, më dhanë forcë, më dhanë energji të kem dhe unë një dashuri.

74


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

Kartolinë e zemrës Një vajze ëndërrimtare, Zemra, çudi, sot u shndërrua në kartolinë, Kartolinë – zog, shëtit gjithë botën, anë e mbanë saj me krahë të magjiktë, si ylber… Mëmëdheu im në qerpik dielli. Shkrime lamtumirë, Simfoni e shpirtit, Këngë në agim, Fluturo, ti zog – kartolinë…

75


KLAUDIA ÇOBO

PERMBAJTJA Jeta ......................................................................................3 Vetmia ...............................................................................4 * * * ...................................................................................... 4 Fluturim jete .....................................................................5 Pse mungon ky gjelbërim?! ............................................5 Fati i mjerë .......................................................................6 Botë mizore: dëshpërim ................................................. 7 Pranverat dhe zogjtë .......................................................8 Zogu i vogël vetmimtar .................................................9 Tingujve të zogjve .........................................................10 * * * .................................................................................... 10 Sezoni i xixillonjave ...................................................... 11 Përtacia e pulëbardhës ................................................. 12 Diell, hëna .......................................................................13 * * * .................................................................................... 13 E verbër ...........................................................................14 Kërmilli dhe trëndafili .................................................15 * * * .................................................................................... 15 Dhimbje e familjes .........................................................16 Imazhi i një vajze ...........................................................17 Në ujëvarë .......................................................................18 Si...? ..................................................................................19 Vetmisë sime të pafundme ..........................................20 * * * .................................................................................... 20 Larg shpirtit tim .............................................................21 S’kam faj... .......................................................................22 Mrekullimin kërkoj… ...................................................23 Këshillat ..........................................................................24 76


“Mëmëdheu im në qerpik dielli”

A mund? ..........................................................................25 Sa do të dëshiroja kohën ta riktheja pas, por… ....................................................26 Flaka e qiririt ..................................................................27 Kurimi .............................................................................28 Natë me hënë ..................................................................29 Ëndërrimi im ..................................................................30 Çelje mimozash ..............................................................31 Rritja ime ......................................................................... 32 Mezi pres... .....................................................................33 Pasqyra e mendjes dhe ëndrra .................................... 34 Larg trishtimit ... ............................................................35 Reale ................................................................................36 Përkufizimi i jetës sime ................................................36 Ku shkoi shpirti yt, dashuria jote? ..............................37 Pema e urrejtjes sime ....................................................38 Ju, shoqezat e mia të mira ............................................39 Si një Yll ..........................................................................40 Imitim… ..........................................................................41 Kudo gjelbërim ..............................................................41 Vuaj ..................................................................................42 Vijim i jetës .....................................................................43 * * * ..................................................................................43 Në fluturim qiellor ........................................................44 Lot në sy ..........................................................................44 Pëllumbi ..........................................................................45 Në rrugët e rinjohjes ......................................................46 Veç fjalën e bukur ..........................................................47 S’qenkërka… ..................................................................48 Meriton gjithçka … .......................................................49 Ditari im i bekuar … .....................................................50 Udhëtim në ishujt e mi ................................................ 51 E veshur me fustan të bardhë ...................................... 52 77


KLAUDIA ÇOBO

Sa paskam mall! .............................................................53 Të çlirohem nga ky mankth .........................................54 Sikur… ............................................................................55 Besimi im ........................................................................56 Stacioni i shpresës .........................................................57 Pse? ..................................................................................57 Një plagë e pambyllur… .............................................58 Ndarja e luleve ...............................................................59 Përulje?! ...........................................................................60 Zogzemërvrarë ...............................................................60 Prapë e vetmuar … .......................................................61 Falje ..................................................................................61 Lulja, rrëmbyese e zemrës… .......................................62 Sa më mungon ................................................................63 Dy drejtimet e ëndrrave ................................................64 Dhurata e parë ................................................................65 Përkufizim për vdekjen ................................................65 Si të qaj?… ......................................................................66 Cicërimi ...........................................................................67 Largësia është harresë ...................................................68 Ndiqni ëndrrat me kënaqësi ëndrre… .......................69 Heshtje e “mbyllur” ......................................................70 Gënjeshtra … ..................................................................71 Ëndërr e fshehur ............................................................ 72 Fëmijëria .........................................................................73 Ringjallje shprese .......................................................... 74 Kartolinë e zemrës .........................................................75

78


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.