Syria ademovi

Page 1

SYRIHA XH. ADEMOVI

DRITA, SYRI I SHPIRTIT ( Në gjunjë lë lotin) Poezi e aforizma

“Që Sot fillo për Nesër të mendosh !”

1


SYRIHA XH. ADEMOVI “DRITA, SYRI I SHPIRTIT” ( Në gjunjë lë lotin) Poezi e aforizma Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S Recezentë: Skënder Korça, Agron Shele W.P.S Ideoi kopertinën: Autorja Art grafik: Dashamir Vraniçi

LIBRI U PËRGATIT NËN DREJTIMIN E LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA

© Copyright: Syriha Ademovi, 2011

Libri është shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2011

2


Ua kushtoj këtë libër tre ëngjëjve të mi: Hermes, Eglison dhe Rania. Autorja

3


Talenti është dhuratë e pakufishme… Nuk ka kufi ta

kufizojë…, aq sa njeriu pa kufi dëshiron...

4


Fjala e autores Dalja ime për herë të parë para lexuesit është një sprovë e rëndësishme në jetën time..., jo vetëm krijuese. Jam nxitur nga një forcë e brendshme shpirtërore të jap kontribut në fushën e aforizmës, duke “servirur” thënie sentencë, të cilat u vlejnë njerëzve në fushat e ndryshme jetësore... Këto aforizma kanë gjetur “pronësimin” e shpirtrave njerëzorë dhe patjetër, shpresoj, do të jenë efektprurëse. Shkrimi për mua është si një paqyrë, që më jep kurajo të them: “Përderisa unë krijoj mendimin, përse të mos lëviz të marr veprimin e asaj, të cilën krijova?”. Mendoj, në momentin e një çasti, i cili më jep mundësinë të flas gjuhën e të menduarit të fshehur, ta zbuloj atë çdo ditë. Vizioni për këtë ka shumë kohë që ka ardhur tek unë … për të krijuar aforizmën… Për mua poezia është shtysa e mendimit të shkurtër, si në të folur, por e veçantë, e figuruar … Kur shkruaj, lumturohem… dhe kam një lirshmëri të shprehuri, i cili më detyron të eci vetëm përpara. Më pëlqejnë ëndrrat… Ëndrra, për mua, është krijimi i dashurisë dhe pse shumë herë ato janë përtej të pamundshmes, … i dua... « Nëse ju mungon vullneti... numëroni forcën tuaj, se rrugës do të gjeni atë dhe kjo, falë forcës së Unit, që solli ndryshimin, lëvizje, aty ku gjithë forca e Universit është në duart tuaja sot! “ “Një kokrrizë rëre, ndoshta e padukshme, jam, por di që mbi mua mbahen mijëra të tjera brenda meje. Shikoj fuqinë time dhe them: “Ekzistoj!” Me pëlqen t’i jap shpirtit lumturi, përtej ireales,

5


përkundrejt reales së pamundur... shterpë.. Çdo gjë që bëj në të shkruar, e bëj, sepse dua t’i krijoj vetes shpirtërisht: Lumturinë, sepse Lumturia krijohet, kur dhuroj...

Ë

ndrra të çon përtej Realitetit dhe, kur e prek, të ringjall, të rilind në forcën e guximit, t’i thuash vetes: “Mundem”!

6


…duke hapur kapakun e florinjtë të Syrit dhe të Shpirtit... Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S 1. Fjala e dallon njeriun që në kontaktin e parë. Dhe jo më kot nuk thuhet: “E para fjala”. Fjala e bukur në semantikën e saj ka tharmin tërheqës, por kjo arrit finalizim, kur grupohet në një togfjalësh, që lozin rol dritues në kuptesën e tyre. Fjala ka efektin e vet rrezatues e dalë si produkt nga një materie e sipëruar trunore. Kur njeriu posedues i kësaj fjale niveli, qiellore, profetike dhe arritqëllimore ndërthyret dhe pikësynohet, atëherë lind fjala “kod moralizuese aktive”, nxitëse, impulsuese, garuese dhe njeriu, krijuesi, i cili produkton, sheh në laboratorin e tij mendimor arritësinë. Të dy gjinitë garojnë në produktimin e fjalës mençurore spikatëse dhe që ka një privilegj të hyjë frymëmarrisht te frymorët. Rasti i këtij libri të veçantë të magnetizon, të mbërthen që në çastin e parë kontaktues... Lëvrimi aforizmik është një përsjellje kryefjalore në këtë libër të Syriha Ademovit, ku “forcë mbretërore ka thënësia e shkurtër e përplotuar me një fuqi shprehëse mbushamendëse të përgjithësuar dhe të prejardhur nga përvoja, hulumtimet vetiake, duke e ngritur në një artëzim shprehës, i cili flet me forcën e madhe të këshillës dhe të mësimit”. Një thënie tillë, me këto karakteristika, natyrisht, ka një forcë ngulitëse, depertuese, “medikamentuese” në sistemin

7


ndërgjegjësor njerëzor... Autorja ka bërë një punë të kujdesshme në përbërjen lëndore, tematikën, larmitetin aforizmik në selektimin, përzgjedhjen, duke arritur deri në pasqyrimin simbolik, figurativ dhe me veshjen tërësore të aforizmës, e përqëndruar tek prakticiteti efektiv i magnetizimit, të tërheqjes së kureshtisë dhe “përdorimit” të aforizmës, si medikament mençurimi. Duke u kapur pas gjetjeve e mbështetur te ecuria realitative, Autorja, duke ecur e ndjekur rrugë profecore, duke përdoruar tërheqësi magnetike mendimore, duke i vënë këto gjetje në “sipërfaqe” dhe hapësira, jo vetëm tokësore, të prekshme, por edhe qiellore, duke përdorur vertikalitetin mendimor dhe atë horizontal, realizon “gjimnastikim mendimore” dhe e vendos trurin njerëzor në etësi për të absorbuar. Ky përpunim mendimor dhe kjo paraqitje sjell, pa dyshesë, atë tërheqje magnetike të thënies së “goditur”, të shenjëzuar dhe me veprim të menjëhershëm për hemisferat trunore. Në këtë aspekt produkti aforizmatik i Syriha Ademovit luan rol këshilluese, kurues dhe shënon sinjfikavitetin e vet. Karakteri ilustrativ i aforizmave me figura të zbërthyera sjell edhe përqëndrimin e procesit volitiv të lexuesit... Në këtë gjini të reklamuar dallohet lehtësisht inteligjenca e “agresivitetit” të mirë, posedimi i një bote tejshpirtërore, e cila kërkon të pasurojë botën e e tjerëve. Ky një synim që realizohet nga të mençurit. 2. Vetë kompozicionimi i këtyre aforizmave në “dorë” dhe në shpërndarje veças si dhe me ilustracionin e menduar nëpër gjithë përmbajtjen e librit, siguron vijueshmërinë e leksionit aforizmik, të moralizimit dhe këshillimit të urtë. Një sipërmarrje e tillë nga autorja është mëse e justifikueshme, pasi ajo ka një botë të madhe, kulturë, përvojë pedagogjikopsikologjiko-metodike të lartë, falë profesionit të saj si mësuese. Duke hyrë në këtë “bum” aforizmik do ta dalloni me mençuri këtë reaklamim real.

8


I. Natyrisht libri ka dhe fizionominë e tij të dytë: CIKLET POETIKE, TË CIKLUARA : Shkrepje e parë e syrit të kaltër Shkrepja e dytë e Syrit të gjelbër 3. dhe Lirika në Dritën e Shpirtit. Poezia e Syrihasë është një poezi, e cila rrjedh nga një ujëvarë shpirti, nga një dritëzim syri. Ajo, në trajtën e saj të të qendisurit, zjarrmon fuqishëm. Poezia e saj është një poezi e një shpirti të vullkanizuar, meditative që përflak; karakterizohet nga prezenca të forta të monologimit poetik, të impresionit, të kundrimit të peizazhit shpirtëror dhe klimatik, një poezi tipike stine të dëshiruar…, ku vetë poetja kthehen në stinën që dëshiron, kthehet në yll, në hënë në ylber, në një transformacion të bukuruar… Një poezi me mjaft të papritura të këndshme… Duhet evidentuar prezenca e një lirizmi jo klasik, por modern me shfaquri mëvetësore. Yjet, stinët, hëna, ëndrrat, gjethet, ngjyrat, ëndrrat, fluturat, syri, nata, vjeshta, shiu, rrëkezat, dridhjet, pritjet, përfytyrimi, ëndërrimi, skuqja, venitja, pronorët, violinat, muzgjet, agimet, cicëriat, këngët, meloditë, zogjtë e tjerë janë “protagonistët e poezive lirike të poeteshës, e cila zjarrmon mbi partitura notash dhe ngazëllën në shënjëshmëri ortografike e pika reticense për të realizuar atë, që kërkon të thotë me koincizitet. Poezia e Syriha Ademovit është e motivuar për të realizuar zgjimin, e të lexuarit përsëmbari të “fatit” shënjave zoodiakale, kiromante dhe për plotim dëshirimi. Ajo shpesh herë ka kthesa, të papritura si dhe fantazira sipërore... Bota e Syrihasë zbulohet duke hapur kapakun e florinjtë të syrit dhe të shpirtit... Gjirokastër, mars 2011

9


Nesër një tingull tjetër note më pret..,

por di që sot nota jam “unë”, ku përpara se të mbyll faqen e fundit ... një tingull note “Zë”mbi pentagramin tim “Jetë” do të lë shkruar !! Të gjithë të ndryshëm në tingull “Zë”. Syriha Ademovi

...

Shpirti është talenti i lindur për të krijuar Art!

10


I.SHKREPJA E PARË E SYRIT TË KALTËR

SYRI

Në mëngjesin stinë...

hapur portën e dritës, lënë diellit thesaret e zjarrit, çelur vesa në mijëra kristale, pikë loti rrëshqitur, mbështjellur perla dëshirash, ëndrrën e yllit të fundit ikje... kthim në perëndimin. përqafim...përjetësisht, ylli vegim i hënës. Hëna - Yjet. Dy dashuritë vegim. Kur syri ... përkund ëndrrat pikturë!... 31. 10. 2010

11


FLUTURAT E NATËS…

N

atë e bardhë, ...zgjuar sonte, pas xhamave, shikoj flutura, të bardha; zgjatem, dua t’i prek, kam frikë, nga zjarri, i dorës, që digjet,… Vrapoj pas, fluturat ikin, shkrijnë, rrëshqasin… I dua, kam mall. Fluturat vallëzojnë, në fije dëbore, sonte në natën e qiellit flakë! Po bie dëborë… 12


ËNGJËJT E NATËS

Fluturojnë

drejt shpirtrave të përgjumur. Falin mëkatet... sjelllin dritën e Paqes, në përqafimin e Shpresës... E nesërmja rrugëton drejt Fatit... 26. 01.2011

HESHTJA…

Heshtja iku larg,

pa kthim.. Harresë e pritjes iku, fluturoi… Foleza mbuluar nga pluhuri i harresës shkundi degët e saj... U zgjua Sot... zogjtë filluan këngën... Sa bukur!... Në aktrim thirrën jetën!… 13


ENDËRR E FLAKUR

Eh, ëndrat e mia përvëluar sonte,

ia fala shpirtit të ngrirë, apo djallit... Eh, s’mbaj mend! U tretën larg... S´e di, vallë të pres zgjimin nesër, nën dritën e diellit t’i mbledh?!... ....Askujt s´ia fal....

NATË E YJEVE ***

N

... atë e yjeve s´njeh prangat... ikën shpejt fluturimit, mashtrimit të ditës, vret dhimbjen.. ...Natë e yjeve...*** mbi tastjerën tënde... lëshuar gishtërinj ... Të të prek... ... Kam frikë...

14


E NESËRMJA HAP SYTË E KALTËR,…

Ëndrra...

imagjinata përpara se Ju të mbyllni sytë… Ne s’ mund të dimë përpara se ta studiojmë të bukurën, atë, të cilën të lumturon... E, nëse mendon trishtimin, hija e saj në ankthin e natës të ndjek ... Ndryshimi niset i pashmangshëm për te TY… E nesërmja hap sytë e kaltër ,… fluturo me dritën e pritjes së dëshirës, si shpend i bukur...

15


ÇAST MAGJIE ‘’JETE’’

Një çast lotin

ta kthen në buzëqeshje. Një çast dhimbjen ta kthen në ledhatim. Një çast të deh nga lumturia. Një çast të bën të thuash e ekzaltuar: “Mbretërova!” Një çast mbyll portën e ditës që shkoi. Një çast të mbyll sytë të ëndërrosh të nesërmen. Një çast të “dikton” të ëmbëlsosh veten e të thuash e lumturuar: ‘’Jetova’’.

16


MËKAT QENKAM UNË!

Përmes flakëve

të rrjedhës tënde, këmbëzbathur ...numëroj hapat, tek digjen me dhimbjen, drejt fronit tënd të ngrohtë,… tek ulem puthitur,… në gjunjë lë lotin ta shuaj dhimbjen; pa faj ta shuaj... gjykimin tënd në kupën e helmit. Nuk qenka faj... ajo që më solli... Mëkat jam unë që linda.. në syrin tënd. 17


Të lindur mësuam se na mësuan. Presim, zgjasim duart

drejt atyre që mësuam. Ikim të dëshpëruar pa ditur se na kuptuan.

Të realizosh Art do të thotë: “Ke dhuruar shpirtin !”. Arti është e vetmja Dashuri, që nuk të tradhton kurrë,

vetëm, nëse e lë ti në harresë.

Nëse dikush ju lexon fatin tuaj, mos i besoni. Atë askush nuk di ta shkruaj…

18


O NJERI!

Rretho të mirat ... vlerë...

me bukurinë tënde , natyrë shpirti, sepse Bota sillet ..., nuk është vetëm te Ti... është vetëm një stinë Jeta e shkurtër që të ndan me Të.. aq sa një diell në perëndim... dhe, kur do ta zësh ... thuaj atëherë …, kur aq sa dhe hijen gjurmë nuk do ta gjesh. Vrapo pas ... jepi krah forcës, shtrëngoje fort; merre me shpirtin përqafim… Mos nguro…, mos prit, si nata ditën, pa numrim. E kur të lëvizësh harroje pendimin. E nëse po, atëherë do ta besosh veten, të thuash: “Jetova!” 19


PAVDEKSIA VETË “NËNA”

Një fërgëllim shpalos mbi re

Emrin “Nënë” ! Lindur me emrin Dashuri Tek mbjell frytin tënd Me të ëmblën dashuri. Në duart e tua.. Lindi përkujdesja, ledhatimi Tek rritet me ty çdo ditë Fryti yt me të ëmblën ëmbëlsi… Nënë, gërshet thur mbi supet tua Sakrifica dhe Dashuria. Në artere të pafundme labirinthesh Pa kthim...flijim për emrin “fëmi”, Emrin aromë “Nënë” mbart Nëna, Aromë Nëne një e vetme… Ëmbëlsi e pazëvendësueshme. E pakrahasueshme, Nënë, je ti. Në zinxhirin e gjithë Universit Je ti nën simbol i tij. Je Ti, Nënë fryti Yt të thërret Aromë Nëne Pavdeksia. “Pavdeksia: vetë “Nëna”.

N

ënë –Fëmijë...Binom i pandarë i përjetësie...Simbol i Universit të Botës...Progres i JETËS... Mundi dhe sakrifica e Tyre qofshin Dhurata më e bukur ne Botë..Ju fali Jetën ... Ju mësoi Dashurinë...!!!

20


“FLI TANI, GJUMIN E ËMBËL,…”

Më pëlqeu sonte të rri zgjuar,

të marr ëndrrën time. Hënë e lodhur më thërret: “Mëngjesin zgjuar, mos prit. Fli …Ëndrra tënde jam unë sonte…”. Sytë vështruar hënës ... Hëna: “Fli tani, gjumin e ëmbël, o e ëmbël!...”

Gjëja më e shtrënjtë është Jeta e deri sa të jemi gjallë

rron Shpresa.

N

… ë shpirtin Tuaj flë bukuria… Edhe pse nuk shikohet në pasqyrë…,kërkojeni, mos harroni ta zgjoni nesër!!

21


“DORA” E PARË E AFORIZMAVE

S

1. hpërblimin më të çmuar që të jep JETA është: “Të jem vetja. Të provoj të them: “ Unë mundem...”.

E Bukura konsumohet (humbet). Bukuria e Shpirtit?

2. Kurrë!!

N

3. jeriu është i lumtur, kur dhuron e merr atë çfarë harxhoi … 4.

Pasuria e njeriut? Shpirti ! F

5. ati vesh njeriun, që ditën e parë, kur lind. Të gjithë kanë një emër -”Fat”.

22


SA JETON ËNDRRA?

Deri kur? Kjo

Aq sa e fundit … Ëndërr … mbyll përjetësisht zgjimin... është Ëndrra....

J

eta !? Gabim, kur nuk kuptohet. Këtu qëndron me Pendimin dhe ikën “Lamtumirë” pa e kuptuar e pa u ndier, kur në dorën tuaj mungoi sfida e bukurisë jetë. Jeta, sfidë për t’u përballur deri në pikën e fundit, për të arritur kuptimin që të mësosh nesër dhe përtej saj.

23


“DORA” E DYTË E AFORIZMAVE 6. veta.

Secili është përgjegjës për jetën e vet, për veprimet e M

7. os hiq dorë kurrë nga besimi, shpresa, durimi. Janë të pashterrshme...

J

8. eta është si loja dhe, kur e fillon, thuhet: “Paç fat!” . Vjen një kohë, kur njeriu kërkon partner (e) që ta luajë këtë lojë. Dhe kjo quhet shans, ose fat i lojës... Dhe kur loja mbaron, partnerët ndahen, duke i shtrënguar duart njëri - tjetrit dhe duke kërkuar falje për “GABIMET E LOJËS”...

Ç

9. do mëngjes lind Diell i Ri dhe çdo njeri nuk është më ai, që ishte dje. Të lindim e të rilindim si Dielli. T’i buzëqeshim Atij çdo mëngjes. Është energjia më e fortë e Jetës që shkatërron çdo mjegull, akull dhe re... 10.

Mendja dallon njeriun a është i madh apo i vogël…!!

Një yll është i bukur, kur lind dhe kur nuk shuhet

lehtë…

24


“DORA” E TRETË E AFORIZMAVE

Kohë që sjell erën e era sjell kohën… 12. Të gënjesh mos thuaj se jeton më për vetveten..! 13. Të ndërtosh edhe më mirë veten sot edhe pse “dielli 11.

është ndonjëherë shumë i nxehtë”; mos të rrimë në hije, as sot dhe as nesër.

Ndonjëherë Vetmia është më e mirë se Gostia… 15. Zgjidhni problemet e vogla sot… Çelësi është në

14.

dorën tuaj, që t‘ju nxisin të zbuloni mrekullitë e ndryshimit të së Nesërmes.

M

os u trëmb, nëse gishtrinjtë e mi petalet prekën… Jam Ëngjëlli yt. Erdha të të dhuroj ëndrrën në dorën tënde... Natën e mirë!...

25


Jeta është sa rrahje i dhuron. Le të zgjohen shpitrat e

Mos thuaj kurrë se ç’është jeta. Ajo nuk kuptohet kurrë

nga ti, pa e mësuar e provuar se çfarë është deri në pikën e fundit të saj, por ndodh që ikën pa kuptuar e kjo nuk është faji i Jetës, por ëështë faji yt që nuk e mësove kuptimin e saj.

26


“DORA” E KATËRT E AFORIZMAVE

N

16 ... ëse dëgjon një premtim..., rrezikon mos ta marrësh..., sepse në këmbim të tij lind edhe gënjeshtra.

M

17. erreni gjithë kohën, që ju duhet Sot, sepse Nesër nuk ështe më juaja.

Ç

18. donjeri ka Art. Mjafton ta prekësh pak e nga pak, në brendësi, thesar të çmueshëm do të gjesh Sot! Nesër bëhet vepër jotja e çmuar me emrin tënd! Dhe kurrë mos thuaj kurrë, pa e prekur!

Sa herë të bukurën e kemi pranë, po s‘kemi sy ta

19. shohim!...

N

20.. ëse nuk e keni gjetur akoma gëzimin e FATIT të momentit të përjetësisë, kërkojeni, sepse është koha, që ty të fal të kërkosh atë që dëshiron shpirti Juaj.

27


UJËVARË PËRJETËSIE

Më fal...

Më fal, O Diell mëngjesi.., Mëngjes Drite, Më fal që hyra thellësish në rrezatimin tënd..... …..

Në Mbretërinë e Shpirtit

u ngrita sot, në cepin e skenës dhe nisa të këndoj këngën time. Mendova se e kam harruar, por jo, ishte e gjitha … shpërtheu, iku, Shpirti duartrokiti… Bravo. Pastaj më buzëqeshi me ngjyrat e qiellit. Syri foli,… mbi qerpik, një pikë e ngrohtë loti… përplasi mbi faqen time… 28


*

Sonte me Ty, hënë, jam

edhe nesër përsëri… Eci me dejet e dritës tënde, Dëshirë për të jetuar Pakëz Perëndi me Ty !

S

’i qëndrosh vlerave të vetvetes është më lehtë se të pranosh vlerat e tjetrit, kur ai ka të vetat. Dhe secili di të respektojë te vetja me ato të cilat i….. Mos harroni se edhe buzëqeshja flet me të qenurit Tuaj, ku aq bukur lexohet. Është i vetmi pasqyrim, i cili tregon kordat e shpirtit për të thënë se kush jeni…..

Sh

frytëzojeni sot kohën me të gjitha ato, té cilat ju fali natyra, sepse nesër keni shije tjetër. Jeta rrjedh ndryshe. Dhe uji buron në një rrjedhë tjetër, ndryshe nga koha sot…

29


“DORA” E PESTË E AFORIZMAVE

Fjala e rëndë zë vend aty, ku GURI e mban. 22. Lëndimi është plagë e shpirtit, nga një veprim... dhe

21.

që shërohet vetëm nga një fjalë...

.F

23 ëmija është si një faqe e bardhë libri, e cila,( i cili) pasurohet me INTELIGJENCË nga ato, që janë përgjegjës të dhurimit të tyre dhe, si përgjegjës, të parët janë PRINDËRIT e kjo një Pasuri e Patundshme!..

E

24. rëndësishme në këtë jetë të bëhemi të ndërgjegjshëm të vetes, ku aty të ndërtojmë paqen, mirëkuptimin e forcës sonë, që është “UNI” ynë dhe kjo me shpirtin e durimit dhe të tolerancës.

J

25. eta është një mister !! Fakti është se sot dimë se ku kemi ecur dhe kush ishim, dhe nesër nuk dimë ku ecim dhe kush jemi. Harxhoni të gjitha energjitë, që ju fali natyra për ditë të bardha dhe të lumtura.

30


FALJE DUA ...

O njeri fal..,

ashtu si të falën… ... Mos shtrëngo zëmërimin... Fal, o njeri, se dhe ti do t’i kërkosh nesër falje pendimit... Atëhere...është vonë.. Falje dua…

Të falësh është HYJNORE… Është Art.., Është pasuri e

asaj që më mirë te kesh se të humbësh. Kush di të falë, kurrë nuk humb,… merr edhe më shumë se dhuron!

31


“DORA” E GJASHTË E AFORIZMAVE

T

26. ë gënjesh veten do të thotë të mohosh vlerat e tua (moralin tënd). Atëherë mos thuaj se jeton më për vete, je bërë pre e të tjerëve, që nesër të marrin vendime mbi ty!

K

27. ur mendon se ka ardhur koha e një humbjeje, atehere mendo se ka ardhur koha e një fillimi të ri.

T

28. ë këndojmë e të vallëzojmë së bashku. Kryesore është t‘i japim mundësi vetes që gjithçka të vibrojë me kitarën tuaj të jetës të njëjtën melodi, se vetëm dora juaj di ta mbajë zemrën.

Ë

29. shtë kënaqësi, kur merr një “Bravo”, sepse të bën të kërkosh dhe me shumë., aq sa njeriu kërkon dhe Jetë për të jetuar.

I

30. nspirim do të thotë të ushqesh dhe ta kërkosh çdo ditë atë, që shpirtin e mban gjallë: Dashuria për PASIONIN.

32


N

esër do të jetë dhe më e bukur Koha. Ajo sjell erën e të panjohurës.. të panjohur Ne. Por vetëm Koha është ajo që na vesh dhe zhvesh një ditë. Kush ishim?!...

Çdo ditë e më shumë duhet të jeni të sigurt në veprimet

që ndërmerrni dhe ta kërkoni atë sa ta gjeni në besimin e vetes edhe pse shigjeta e pritjes nga koha deformohet. Ju, përsëri mos u ndalni, se një ditë shenjestra do të godasë drejt qëllimit veprim me mature në matjet të precizionit Unik, pa dalë jashtë vijës së kufirit tuaj. Jeni fitues.

33


“DORA” E SHTATË E AFORIZMAVE

M

31. ë mirë të heshtësh, se sa te flasësh pa ditur arsyen! Heshtja është urtësia e arsyes, ku një ditë flet vetë.

K

32. urrë nuk është vonë për atë që heshtja ia mësoi. “KOHA” e heshtjes “Zë”.

B

33. esimi është mirëkuptim i paqes, i dashurisë së fatit drejt suksesit të dëshiruar. Besimi hyn në portën e sigurisë, ku ekziston një çelës i përbashkët zemrash.

.D

34 ashuria është e vetmja Pasuri, që nuk shitet, nuk ka çmim, sepse askush nuk e bën këtë treg dhe për këtë nuk ka pazar pa të zot.

M

35. os thuaj kurrë se e di se ç’ është Jeta. Ajo nuk kuptohet kurrë nga ti, pa e mësuar e provuar se çfarë është deri në pikën e fundit të saj, por ndodh që Jeta ikën dhe pa e kuptuar dhe kjo nuk është faj i Jetës , po është faji Yt që nuk e mësove kuptimin e Saj.

A

rti është melodia, ku shpirti flet me ndjenjën e tij; është ndjenja e jetës për të jetuar. Bëhet tingulli, ku shpirtin kërkon për shpresën e ditës më të bukur se dje!!

34


“DORA” E TETË TË AFORIZMAVE

M

36. ësova shumë sot atë, që s‘e dija. Aq më mjaftoi mundësia kohë. Nesër kërkoj përsëri atë që s‘e mora sot. Ndoshta dhe pasnesër. Kohë, që të fal shumë dhe pak... Ndoshta dhe aspak ... Është ajo që askush nuk të fal, nëse Ti s‘e kërkon.

E

37. shkreta gjuhë çfarë heq nga mendjet e sëmura të interesave vetjake, nga karaktere të dobëta!

Sh

38. krimi për mua është barriera, që lë si nata gjumin dhe lehtësim i.. frymëmarrjes që marr si rreze dritë Dielli,në mëngjes!

Nj

39. ë fjalë e vetme ngrë shpirtrat tuaj lart. Edhe sikur të jeni pa kthim, me vete keni marrë madhështinë e fjalës së vetme: I PËRJETSHËM !

J

40. eta është vërtet si një ishull, ku e dhuroi natyra, por, edhe sikur asgjë të mos kesh në të, je Mbret i saj ! « Ajo « është e tillë, se dhuron gjithçka për Njeriun, i cili s’ ngopet kurrë. Dhe një ditë natyra s’dhuron më , s’fal, të merr me shpërblimin tënd !...

35


“JETË”

Gjithë ngjyrat e Botës

I mblodhe tek unë, kurorë thure me dashurinë e kësaj nate. I mblodhe tek unë, kurorë thure Me dashurinë e kësaj nate, Me zërin e shpirtit Dëgjoja rënkimin e fjalës “Jetë”. Më thuaj… Më thirr kështu Jam shpirti yt përjetë…

36


“DORA” E NËNTË E AFORIZMAVE

.N

41 jë çudi në dorën tuaj është një “PIKË”, që do të thotë shumë… Po sa e madhe të duket ndonjëherë, sikur ... mbytesh në të! Mos u çudit! Dora juaj le të gjejë forcën e ta mbajë...Një “PIKË” është Fati!

D

A SH U R I A? ... Një udhë dëshirash e pafundme 42.... .... që bën të ngrihesh nga humnerat e shtrateve të jetës për të gjetur P A R A J S Ë N... Aty ku Jeta fillon...!

T

ë besosh në të qenurit njeri, është e vështirë, por 43. mos harro se dhe Ti je njeri që të besojnë Ty!

37


K

44. urrë mos gjykoni të tjerët pa ditur arsyen. Arsyeja nuk besoj se kërkon shumë argumenta ku në bazë të rëndësisë së saj (Arsyes) mbështilleni dhe ju!

K

45. oha është varësi jotja... Po sa dhuron, sa merr? Nuk e di? Mjafton ta kërkosh dëshirën, qoftë dhe ta ëndërrosh, sepse zgjimi të pret në kohën e mundësisë së fatit!

38


II.

SHKREPJA E DYTË E SYRIT TË GJELBËR

Këshillimi i urtë dhe i artë

N

7

ëse ju mungon vullneti, bëje provë fillo dhe ec… Nëse të mugon koha aty e ke, pranë teje, ‘’kurdise’’... Nëse të mungon një ëndërr, mendo një dëshirë.. Nëse të mungon buzeqeshja, qaj, por mos harro se në mes të saj ke dhe buzëqeshjen... Nëse të mungon drita, merr një penë e shkruaj... Nëse të mungon çdo gjë... ke humbur durimin... E nëse nuk duron, ke humbur dhe shpresën .... E nëse ndodh ... je armik i saj... Durimi është Shpresa.. .e Shpresa Durim.., dhe kjo kërkon OPTIMIZËM aty, ku çelësi i saj është vetëm në dorën Tuaj e në asnjë fuqi tjetër!!

Fjala i duhet besuar Syrit dhe Gjuhës së mendjes tënde,

sepse nuk mund as të shkosh e as të flasësh më gjuhën e tjetrit. Ajo është gjuhë e gojës së mendjes së huaj, pastaj gjykimi s’ka vend, bëhesh gjykimi i tjetrit, ndoshta pa faj. Gjykimi me gjuhën e tjetrit është sikundër shigjeta në hark të huaj, që vret mbi mollën e gabuar.

39


***

Pse ikim vallë

pa rregulluar gabimet? Apo mos vallë jemi ne gabimi..., që erdhëm... në përshtatjen? ...Ikim deri në perëndim pendimi.. e shpresa një fjale.... humbet..

ËNDRRA!!...

Nuk njoha mbrëmë

gjumin natës.. as hënën s’e kam përshëndetur .....ndoqa ëndrrën.. në zgjimin e pafjetur; mbi jastëkun e qullur preka kristale loti, të bardhë ngrirë Ëndrra psherëtiu.., lehtë mbi ballë me puthjen mall… Iku…, mbylli heshtjen, nën.. “tingullin” “më fal”! Dhurova një ëndërr.. sonte...vetëm gjumin.. 40


LAMTUMIRË!...

Nesër një “Notë”...

më pret ..., por di që nota “Sot” jam “Unë”, ku përpara, se të mbyll faqen e fundit .. një... tingull note “Zë”, mbi pentagramin tingullin Tim “Jetë” do të lë shkruar ..., Të gjithë të ndryshëm në Tingull “Zë”!

Duart, që flasin me gjuhën e zemrës... Ështe Globi i

Unazës ‘’Dashuri’’, Kurorë, që vesh “Bekimin hyjnor”…

41


Sa kushton një fjalë në një kohë? Shumë? Pak? Aspak?!! E fundit Koha mat fjalën.

...Ma mësoi Jeta!!... .

Ç

do ditë e më shumë duhet të jeni të sigurt në veprimet, që merrni dhe ta kërkoni atë deri sa ta gjeni në besimin e vetes edhe pse shigjeta e pritjes nga koha deformohet. Ju përsëri mos u ndalni, se një ditë shenjeshtra do të godasë drejt qëllimit veprim me maturi në matjet të precizionit unik, pa dalur jashtë vijës së kufirit tuaj… Jeni « Fitues ».

42


* * *

Sa herë

flas me tokën, ngrihem, ulem…

Sa herë flas me qiellin, ëndërroj dhe pres… Sa herë flas me zemrën: Qaj, buzëqesh!

J

eta ndonjëherë të detyron të shkosh në lakun e saj të mashtrimit, aq sa harron të thuash: “Kur linda dhe pse?” Por kurrë jeta sprapsje, sepse jeta është dëshirë e dëshira jetë. Jeta të mundon deri në rrahjen e fundit të pulsit që ikën. Kjo dritare ka një domethënie, një dritë, që hyn nga një diell që të çon drejt së bukurës Art për ta kërkuar. Jam shumë larg për të qenë aq pranë, pa u ndier, shpresë për t’u dashuruar me të (jetën)...

43


Jeta personifikim

i ardhjes me ikjen... Jeta një ‘’pikëz e vogël uji’’, ku një mbi një bien e ngrihen...!!! Jeta një udhëtim i shkurtër, hipur sikur në një anije lufte me dallgët dhe shpresa, deri atëherë, kur anija e mban spirancën.

Q

ë të duash më shumë jetën duhet ta përqafosh mendimin e dëshirës se duhet jetuar ne Paqe me Jetën, sepse jeta, sidoqë të vijë, ne e mundim e kjo, nëse dimë të buzëqeshim dhe, atëherë, kur syri është lot… Mos harro se shamia është në dorën tuaj, ku loti thahet shpejt.

44


* * *

Shi i shpirtrave të shkrirë...

Në largësi ndjeva aromën fluturimit mbi petale trëndafilash nga flakët ... shpirtit shkrirë në pikë lotit i ranë.. pareshtur ...

Jeta vazhdon

deri sa të mundemi për të. Jetë, në kuptimin e durimit dhe sakrificës me shpresën. Jeta virtyt i besimit te fati i saj…

J

etë, jetoj me kuptimin e asaj, që më dhe emrin të jetoj sot dhe nesër, me fatin e shpresës me Ty ! Jetën, ku çdokush e ka në dorën tuaj, pranë jush e me ju ; për të kuptuar kuptimin jetoje, kurrë mos thuaj përbuze. Jeta është buzëqeshje, nëse vlera e saj jeni Ju. Sa vlerë ka një jetë? Atë vështirë ta vlerësoni ju. Vlerësimi është vëzhgimi i të tjerëve spektatorë, ku vetëm ti arrin t’i shohësh.

Jeta s’është kurrë nënshtrim… është qëllim dëshirash,

është shpresë pafundësie, lumturie.

45


DASHURITË NUK VDESIN.. .

Flaka e tyre

ngre lart tymin mbi re dhe retë e përcjellin, e sjellin përsëri... Freskojnë shpirtrat, si në shkretëtirat, për të rilindur e për t’u rindezur përsëri.

46


BRENGË “PRITJEJE”

S’e di çfarë ndodhi vallë?

Kë të pyes? Pyes diellin, s’më përgjigjet… As ngrohjen e tij s’e mora sot... Ftohtë, dhimbje shpirti... për këtë brengë që më shtrëngon… Pyeta dhe hënën, gjithë natën pranë saj qëndrova, belbëzova me ëmbëlsi: “Të lutem, o Hënë, çliromë nga kjo BRENGË, se s’kam më fuqi…”. Fryma po më ndalet, zëri i ngjirur nga thirrjet e pafundme... Më kot, brengë e heshtjes vazhdon... Duart që më dridhen, tek shkruaj emrin tënd “....x....”. Brengë e veshur në Akull. Pritje, pritje... për t’u shkrirë në DY FJALË! 47


IKUR...

E

cim nëpër rrugët e asaj që nesër nuk dimë... Shohim çdo ditë ankthin e ndrydhjes së kohës Shterpë Ikur... si grabiqarët në lakmitë e syve të territ.. Gënjyer... për pak Shpresë...

48


“DORA” E DHJETË E AFORIZMAVE

Arti i jetës?

.N

46 jë vështrim mbi ‘’Globin e Artë të Jetës në Univers”… Arti i Jetës është vetë FEMRA.

Pyetje e Ditës : A sundon Fati mbi Ne?

N

47 e jemi pjesë e Fatit, e Fati pjesë e jona. Fati na ndjek ngado që Ne shkojmë. Atë e kemi të shkruar që ditën e parë në “LIBRIN E SHENJTË”... Aty askush s’ka të drejtën e leximit... Vetëm Ai që e ka shkruar e di... E në ditën e fundit thua: “Ky ishte Fati Im!”

49


Beteja me veten...

S

48. humë gjëra e lodhin njeriun nga të menduarit për dëshiruar ato që në vetëdijen e tyre kanë bindjen ‘’të parealizueshme’’. Po pse i tërheq përsëri ‘’Ligji i Luftës’’, kur dinë rezultatin e humbjes?! E gjitha kjo është ‘’Luftë’’. Lufta me e vështirë është beteja me veten... Është energjia e tërheqjes së ‘’Universit’’ nëpërmjet energjisë së forcës së shpirtit, të kerkojë dhe përtej saj, e cila s’duhet të quhet e ‘’Pamundur’’.

Definacioni im

.I

49 magjinata është e para mbi realen...’’Imagjinata’’ është ‘’Çelësi’’ i bukurisë, i gjithësisë së gjithë energjisë së brendshme mbi Universin..., ku thuren mendimet e dëshirat...

50


Po të mos ishte ‘Imagjinata’’, gjithçka do të ishte e vdekur nga veprimi real. Ajo është ekzistuese sa vetë ekzistenca ‘’Njeri’’!...

D

50.’’ imë këto që të dhamë sot… Kemi shumë, të cilat nuk i dimë, por duhet t’i mësojmë për të thënë nesër mësuam ..., por kam frikë do të ikim pa to...(pa i mësuar)... Fal dhe shpresoj mos të harrojmë dhe këto që mësuam t’i kujtojmë një ditë të lexuar anë ditarin e dhimbjes, pa kthim...’’

51


“DORA” E NJËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

.E

51 djeshmja është kujtimi më i paharruar nesër, për t’i lënë vend së resë të mendojë më mirë sot!! E djeshmja është hiri i së sotmes, ku një shkëndijë, sado e vogël të jetë brenda saj, ajo menjëherë merr zjarr…Por kujdes! Aq sa e vështirë ta heqësh plagën e së djeshmes, aq dhe e vështirë për ta shëruar… sepse , padashur, mbetet hija e saj !

T

52. oka rrotullohet rreth diellit nga hapat tonë , që kurrë s’e mësuam ritmin, i kthehemi përsëri !...

52


.Eshtë bukur, kur njerëzit kërkojnë me kohën, kur

53 jetojnë!..

K

54. ujtesa është kohë e numrimit të viteve nën vellon e fijeve të bardha!! Kujtesa, kthim i të djesh...mes ndër vite në ditaret e zemrës...

E

55. dhe në perëndim ekziston një rreze shprese, ku s’duhet humbur…

53


“DORA” E DYMBËDHJETË E AFORIZMAVE

56.

Një fjalë e mirë s’kushton më shumë se një mirësi juaja më shumë!!

J

57. eta ka shtigje .. shteg i një cepijemi dhe Ne…, ku duhet të dalim në ballë një ditë.. me shpresën: të gjejmë hapur portën e përjetësisë… Edhe në perëndim ekziston një rreze shprese, ku s’duhet humbur…

T

58. huhet se “arma” më e fuqishme është diplomacia (Fjala)... Shumë e lehtë, kur gjuha thotë, por sa e rëndë....

54


59.

60.

Miqësia është si drita e Diellit, pa hapur sytë. Dëshiron ta shohësh!

Të ëndërrosh për të kërkuar diçka, është gjysmë e punës, por, kur e realizon, ke fituar ëndrrën!...

55


“DORA” E TREMBËDHJETË E AFORIZMAVE

N

61. ëse dikush ju lexon fatin tuaj, mos i besoni. Atë askush nuk di ta shkruaj…

M

62. jafton të mendosh se hapi vjen vetë... Edhe sikur prapa t’i kthehesh mendimit nuk gabon, por vetëm korrigjon hapin për të ecur para...

56


T

63. ë kuptosh BOTËN e Njerëzimit …vështirë ... Bota e tyre është si një “kazan” i mbyllur që zien brenda dhe që përzihen me të vetmen “Lugë”: Me Lugën shekullore të Njerëzimit.. T’i kuptosh...Vështirë të nxjerrësh …Një..!!

T

64. ë pranosh “Tradhtinë” do të thotë të bëhesh Aleat i saj... ( i Tradhtisë).

A

65. ty ku ujërat ujëvarë derdhin kristale hije drite, aty është dhe bota e Poetit…

57


“DORA” E KATËRMBËDHJETË E AFORIZMAVE

Sh

66.” umë herë bëhemi këshillues të fjalës së Shpirtrave por pa dashur harrojmë Lëngatat tona”.

J

67. eta është sa rrahje i dhuron. Le të zgjohen shpitrat e vdekur që marrin frymë nga të gjallët.

68.

Të gjallët jetojnë jetën nga Lakmia e të vdekurve… 58


L

69. ... ëndimi është plagë e shpirtit, dhe që shërohet vetëm me një fjalë…

Ç

70. do gjë që është juaja sot peshon … Shtoni dhe një më shumë…

Pranoje fajin sot ndaj tjetrit, sepse do të pendohesh

nesër dy herë më shumë me veten …

M

ë mirë prano të vërtetën se sa dyshimin, dyshimi pendim... atje përsëri nesër të (më) pret..!!!

59


VJESHTË...

E zhytur jam,

në stinën e artë. aty ku gjethet le të më bëhen petku im, aty, ku tingulli i erës le të jetë serenata ime... S’dua të zgjohem as në stinën e dimrit. Dëbora le të më mbulojë me akull... Akullin pres të shkrijë mbi petkun tim, në lëngun e gjetheve të zjarrta të vjeshtës dua të dehem në gjumin e pritjes, aty, ku do bëhem ngjyra e zjarrtë e diellit, s’dua stinë tjetër… Stina ime: Vjeshta!

60


“DORA” E PESËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

N

71... ëse dëgjon një premtim, rrezikon mos ta marrësh, sepse në këmbim të saj lind edhe gënjeshtra.

Zgjidhni problemet e vogla Sot që t’ju nxisin të zbuloni

mrekullitë e ndryshimit Nesër.

T

72. ë gjithë lindim të magjishëm në Shpirt, por duhet Ne ta trazojmë që Ai të flasë.

61


P

73. ranojeni fajin sot ndaj tjetrit, sepse do të pendohesh nesër dy herë me veten. E nesërmja nuk i intereson “Atij” më shumë se e sotmja…

J

74. eta është një mister !!Fakti është se sot dimë se ku kemi ecur dhe kush ishim, dhe nesër nuk dimë ku do të ecim dhe kush jemi. Harxhoni të gjitha energjitë, që ju fali natyra për ditë të bardha dhe të lumtura.

E

75. rëndësishme në këtë jetë të bëhemi të ndërgjegjshëm të vetes, ku aty të ndërtojmë paqen, mirëkuptimin e forcës sonë, që është UNI ynë e kjo me shpirtin e durimit dhe të tolerancës.

62


“DORA” E GJASHTËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

T

76. ë gënjesh veten do të thotë të mohosh vlerat e tua (Moralin tënd). Atëherë mos thuaj se jeton më për vete. Ke ikur je bërë pre e të tjerëve , që nesër marrin vendime për ty…

N

77. ... ëse kërkoni në “ FAT” kërkojeni, sepse është koha Ajo, që jua fal ta kërkoni atë, që dëshironi .

63


F

78. jala me “FAL”është “BALSAM” i shpirtit. Dhe, nëse ka mbyllur plagën, mos kthe kokën pas të shikosh hijen e Saj…Shiko përpara, lëre harresë, se Dielli ta shuan… Nesër..

F

79..... jala mbyll plagën…Edhe, nëse shënja ngelet, mbetet hija e fjalës “Me fal!”

80.

Duhet ta shikoni jetën “Dje”, por për të ecur “Sot”…

64


“DORA” E SHTATËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

K

81. ur lëndimi hyn në portën e shpirtit, shpirti nis e thahet, por nëse thith ujin e tij (Lëndimit) Shpirti ringjallet. Lëndimi ikën me të.

82....

Fjala e lodhur, aty ku vetëm GURI e mban.

N

83. uk e dimë fatin, por kur e mësojmë atë (fatin), duhet të mësojmë dhe sakrificën.

65


Sa herë e bukura është pranë, po s’kemi sy ta

84. shohim!

Heshtja, kuptimi i urtësisë së durimit e veprimit.

85.

66


“DORA” E TETËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

Mëshira! Fundi i fjalës, i veprimit të gabimit para

86. Teje!

F

87. jala tingull ngjyrash, që burojnë nga Shpirti. Është kryevepër, kur kanë një tingull. Fjala është tingulli i shpirtit...

Sh

88. pirti mbart vlera e këto vlera vishen, mbulohen me lloj –lloj shijesh, ngjyrash, sipas stinës kohës, viteve. E pse gjuha të mos jetë pjesë e këtij pasqyrimi? Mendja ligj kohrash e para mbi të dyja.

67


89.

Sot...? Asgjë më shumë, se një më pak se dje...

Kujdes!! Në çdo moment mëso veten, përpara se të

90. veprosh.

68


“DORA” E NËNTËMBËDHJETË E AFORIZMAVE

K

91. urrë mos thuaj se humba. Kurrë mos thuaj se harxhova. Kurrë mos u dorëzo. Provo se gjen. Mendja e shpirti buron, nëse keni gjetur vendin e përshtatshëm, me shpresën se do ta gjesh , fillo te vetja...

Z

92. ëmërimi një thyerje drite më pak te Ti. Mençuria fillon te vetja. Vetja e harresë e zëmërimit te TI!...

69


T

93. RIUMF!! Fjalë që mbyll realitetin e një realiteti mbi një tjetër. Është fund dhe një fillim i ri i një sfide drejt Triumfit!

K

94. urrë nuk duhet të ndehemi të shpërblyer nga këto që kemi. Mendoni sot se është fillimi!

M

95. os harro kur pyet fjalën e parë : “Nga vjen? Nga je?” është sikur të pyesësh nga kush ke lerë ...

70


III. LIRIKA NË DRITËN E SHPIRTIT

PERTEJ HESHTJES

Më ke thënë të hesht..

dhe unë në heshtje, ashtu sikundër nata pa diellin. ...heshtje dhe vetëm heshtje. por unë shikoj dhe kur hesht, kur dorën zgjat në mesin e natës . kërkuar nën dritën e qiriut ndezur, e ndjej... të shoh duke më kërkuar. Të dukem vallë hije, apo shtojzovalle nate. E di, fustani i natës zbuluar ashtu të dukem. Por jo, jam ankthi yt përtej shpirtit tënd, vallëzoj me hijen tënde, kur ti s’më sheh. Ulem nga lodhja dhe kohëvallëzimi mbaroi, tek shikoj dhe orën që me akrepa më ndjek. Them me brendësinë time: “Erdhi ora lamtumirë!” ... me çelësin lehtësisht hap portën e shpirtit , lexoj dhe ndiej aromëpërqafimin... 71


ruajtur me emrin tim, shtrënguar me dorën, ku preku... hekurin e ftohtë te murit rreth! Fluturoj si flutur mëndafshi, shigjetë përtej xhamit, aty, ku, pa harruar, ia shkula , dhe një nga lulet e bardha fustanit. Kundroje në mëngjes. Mos harro.., Është shenja ime, që besoje se isha unë dhe kur buzëmbrëmja të bier dhe kur dielli të perëndojë në terrin e natës zi...përsëri... Qiririn lëre ndezur...Më prit!! ...por sonte do të të marr... të të prek dorën tënde, po jo në ëndërr... Më prit zgjuar... me ty të vallëzoj, jo portretin tënd, po vetëm Ty. Dritë qiriri e pashuar, nata sonte, në vallëzimin me Ty, përtej heshtjes. 25.09.2010

72


FLLADIM VJESHTE

Në ëndrrën e zgjimit

pranë bregut të kaltër fluturova sot në mengjesin - vjeshtë… vala e bregut më freskoi tek rendja me vrap. Mora me vete aromën e detit. Ah, mall, sa mall! Shumë mall. Krehëri i vjeshtës shkundi flokët mbi prehrin tim, me sytë nga qielli u betua, me premtimin çdo gjethe ëndrrës time do t’i ruajë, thellë deri në zgjimin e pranverës; me cicërima zogjsh do t’i zgjoj, ..sërish t’i sjellë te Ti..! Askund tjetër. .. as dimrit s’ia fal, as edhe një rrezes së diellit, të vetme, as edhe lutjes së betimit të hënës dritë të jap premtimin, stina ime, Vjeshtë, të dua. M’i ruaj ëndrrat në gjirin tënd, si gjerdan perlash, ku një ditë më presin t’i numëroj, gërshetat ledhatimit kurorë t’i thur..! Mbi ballin...ngrohtë …ngjyra e Vjeshtës... premtim...përjetësie..!

73


VJESHTË...

E zhytur jam

në stinën e artë, aty, ku gjethet le të më bëhen petku im. Aty, ku tingulli i erës le të jetë serenata ime. S’dua të zgjohem, as në stinën e dimrit, dëbora le të më mbulojë me akull... Akullin pres të shkrijë mbi petkun tim në lëngun e gjetheve të zjarrta të vjeshtës, dua të dehem në gjumin e pritjes, aty, ku do të bëhem ngjyra e zjarrtë e diellit... S’dua stinë tjetër.. Stina ime: Vjeshta!

74


PUTHJE STINE

Nuk dua

të të shoh dhimbje, Fashuar plagët e plumbit Mbuloja heshtjes pa zë… Mos bërtit ! Nuk jam unë faji yt. Zinxhir floriri kujtove se është jeta, Jo, jo, prangë dhimbjesh në asht… Simfoni vaji mbi buzët që dridhen. Nesër në puthjen e ngrirë. Stinë Je Ti...Jam Unë...!

D

himbja dorëzohet , kur gjindet forca e durimit dhe forca e durimit matet me kohën, aq sa larg e gjuan dhimbjen në harkun e shigjetës, aq larg tretet dhe Dhimbja!...

75


KOKTEL I DASHURIE...

Magji u bëra për ty sot

... të të them mirëmëngjes; të kërkova, por më kot, askund nuk të gjeta… Më në fund erdha unë, lehtë, pa trokitur, hyra dhe tani pse më vështron? Të lutem, më lër të qëndroj, derisa ngjyra ime e kuqe të zbehet në të bardhë, ashtu sikundër je dhe ti… Unë të dhurova ngjyrën e kuqe dhe ti më dhuro ngjyrën e bardhë… Mos hesht… Fol, të lutem, po pres derisa të tretem. në kokteil dashurie...

76


Diell i fshehur nën retë,

shtrirë në gjumin e bukurisë së ëndrrave të tij gjithë këtë ditë me shi, mbuluar nga petku i reve kokën ka vënë mbi pambukun e bardhë. Retë topa-topa të ulura, të përqafuara me ngjyrën gri... Ulen mbi dritaren time pikat e shiut, këtë mbasdreke. trokitën me cicërimën e zogut të lagur. Më duhet të dal. Mendohem të marr çadrën? Jo, s’e dua… Dua shiun ... Retë tek largohen ngjyrën gri u shikoj. Ylberi dëgjoi: “Më prit, erdha unë…”. Zogu i lagur M’u lut: “ Të vi dhe unë?” Pres një dëshirë…

77


PEMË E THINJUR

Pemë e thinjur

mbi kokën tënde… numëroj flokë të bardha deri në kërcell shikoj thinjat e Tua. Sa shumë të paskan rënduar!... As balli pemë më nuk mundet t’i mbajë... Mos ndoshta është toka që të mban, Uji që të rrit a Dielli që të rrezaton? Pemë, më thuaj vallë? Më thuaj? Fryti Yt a mos vallë jam ? Unë Ti?... “Ti” drejtuar pemës, pema jemi “Ne”…

78


LUTJE

N

ë ëndrrën tënde dua të jem sonte, me ty dua të rri përqafimit… Më lër, të lutem, të hyj të përgjërohem vetëm ty. Askush nuk më sheh. Kush isha unë? Vetëm Ti… Në zgjim do të pyesësh ëndrrën. Kush isha unë? Vërtet ëngjëll. Ëndërr, mos trego! Të dua shumë!

D

himbja dorëzohet, kur gjëndet Forca e durimit. Dhe forca e durimit matet me kohën, aq sa larg e gjuan dhimbjen në harkun e shigjetës, aq larg tretet dhe Dhimbja! 11. 0 1.2O11

79


SHI I SHPIRTRAVE TË SHKRIRË...

N

ë largësi ndjeva aromën fluturimit mbi petale trëndafilash nga flakët ... shpirtit shkrirë në pikë lotit i ranë.. pareshtur ...

Mjafton të mendosh se hapi vjen vetë... Edhe sikur prapa t’i kthehesh mendimit, nuk gabon, por vetëm korrigjon hapin për të ecur para...

***

Të kuptosh BOTËN e Njerëzimit … vështirë ... Bota e tyre është si një “kazan” i mbyllur, që zien brenda dhe që përzihet me të vetmen

80


“Lugë”. Me Lugën shekullore të Njerëzimit.. T’i kuptosh... Vështirë të nxjerrësh … Një..!!

ËNGJËJT E NATËS

Fluturojnë

drejt shpirtrave të përgjumur. Falin mekatet... sjelllin dritën e Paqes, në përqafimin e Shpresës... e nesërmja drejt Fatit...

NATË ...

Në këtë buzëmbrëmje pranvere pikat e shiut... bien lehtë e lehtë, unë vrapoj tek ëndrra ime; fryn tingulli në parvaze puthitur mbi jastëkun e bardhë. Nis ëndrra melodinë time. 81


MBRETËRIA E NATËS...

Nën mbretërinë e kësaj nate

kokën violina ime ka mbështetur në mendime mbi perden e mëndafshtë... aty ku dhe lulet nga vazoja i rrëzoi era. ndezur qiriri rri deri në agim... pritje... Pyet: “Pse vallë në mbretërinë time? ... Hëna nuk i erdhi ... Apo, mos ndoshta, yjet nuk e lënë? Apo, ndoshta, gjendet në dehje nga kokteil i shijes së ëmbël? Apo , mos ndoshta sonte kokteil i një shije tjetër?... Dhe s’e di mbretëria ime , se di?. Kokteil i dehur i natës magji... Më mbytën sonte pyetjet…

82


MUZG

Buzëmbrëmje vonë...

pranë bregut lehtë eci.. dua të prek hënën... mbi qilimin e dritës valë..., fllad arome. Deti përshëndet bregun tim larg në zgjim. Atje përsëri nesër më pret!

SHI...

Në cepin dritares parvaz mbështetur,

shikimin larg të vështroj. Zgjas duart t’i prek.. Pika shiu ... rrëshqasin njëra mbi tjetrën ...ecin… ecin.... rrugicës sime... S’e di ku ndalen...?!!! ...edhe sot shi..

83


***

U

zgjova nga terri i natës.. Hënën mbulova në gjumin e ditës... Dielli lëshoi si breshëri zjarrin që në dritën e parë gjethet e arta në tangon... kërcasin, këmbët... presin... se kush do zbresë i pari në përqafimin, premtim stine.

TELA VIOLINE...!!

V

iolina ime luaj... mos vajto gjykimin..., luaj sonte në gjuhën tënde të forcës..ëmbël..tingull, belbëzo në këtë natë stine, ku vetëm Ti dhe Hëna mbretëroni...përjetësisht... kurrë braktisur, kurrë... Je mbretëresha ime !! Je vetëm ti tingulli që lexoj te Ty, heshtur petalet numëruar 84


mbi pianon vrarë... kurrë zëmërimin në Ty. Jam me Ty në çdo ëndërr nate. në Ty kur dhimbje rënkon e unë vajin, buzëqeshje, kthyer në buzën tënde, pikëlluar... Nota në kopshte mbledhur buqetë për Ty, kurrë vyshkur e akull vetëm në një degë... fije pranë: Unë dhe Ti. Piano-violinë, dëgjoj të fundit notë... Ruaje kujtimin premtim, buzëqesh, ktheje vajin melodi, Violina ime...tingull... Stinë Vjeshte! 06.11.2010

85


ZEMËR E NDRYSHKUR

Petale të pjekura stine

heqin lodhjen mbi supe, presin stinën e re, ringjallje të çelin përsëri. Në pragun ku lindi ëndrra, të zbut ndërgjegjen e ndryshkur. Në metale të pastra zemre le të frymojë fryma lirisht. Në përqafimin e diellit që pret në gjunjë zgjat dorën të të puthë... Me rrezen e vetme që ruan për ty, Zemër e ndryshkur.. Zgjohu...!

86


J E T Ë !!

J

etë , jam Unë thesari Yt.., Një pasuri e pashterrshme për në labirinthe të pafundme dëshirash...,ëndrrash… për Ty. Jetë, natyra na fali një ditë aty ku dua të përpij ditët e tua, dhimbjet t’i kthej në lot gëzimi edhe kur natyra motin gri sjell. Unë jam me Ty Jetë! Nën çadrën tënde ngrohtë me Ty dua të eci... e deri në amshim të digjem hirit të bardhë të shpirtit, aty ku dua të end kërkimin, t’i jap krahë lart fluturimit qilimit të kaltërsië pafund drejt Teje përqafuar ...premtimin ..... te Ti ringjallje përjetësie; Shpirtit t’i jap shpresë... Çelësi Yt jam Unë Sot, Jetë, buzët me trupin tok..ledhatim.. E shtrenjta ime Jetë !! Je Ti !! 87

19.10.2010


***

Syri, magjia mister...

flet me thellësinë e shpirtit .. rrëke vërshimesh pafund ... përcjellur praruar buzë... faqe... në pikë loti...ngrirë... qerpik në kripë kristali.... *** … i gjethet që shkund era në pikë shiu kristal butë… syri në zgjim qerpik praruar mbi çarcafin e ...Artë... pëlhurë thur diellin ëndërr, ylber pritje shpërndarë në zërin stinë “Vjeshtë”...

S

Ligji i Unit të Mendjes është para gjuhës së zemrës...

mbyll e hap me çelësin e tij.. hapin e sigurisë përtej Saj…(Zemrës).

88


JETA...MISTER!...

A

thua mund të krijoj ëndrrën? Të flas me të ?...Ta prek?! Sa mund më duhet nesër? Sa kushton… e për çfarë? Për një grusht pluhur, Apo për një dritë “Parajse” ? Asgjë më shumë se të thuash… Një ëndërr e pamundur… Vetë Jeta një ëndërr … Mister në dorën e” Fatit”.

J

eta është art i sakrificës , sa vetë lindja… Jeta …talent i tingullit ngritje … zbtitur në dhimbje… “ Të gjallët jetojnë jetën dhe përtej Parajsës, kurse të vdekurit jetojnë jetën dhe pa lindur…”.

E

nergjia është forca e gjithësisë së shpirtit. Aty është xixa e parë shkëndijë, që ngrë lart tek “UNI” dëshirën. Aty është Paqja dhe Lufta midis Unit dhe Shpirtit, ku me gjuhën e fjalës Energjia përcillet, lind forca “Veprim”, Energjia matës të mësosh sa fuqi! Për të ecur apo për të humbur, të fitosh jetën, do të thotë të fitosh dhe Universin.

89


E

rëndësishme në këtë jetë është të bëhemi të ndërgjegjshëm të vetes, ku aty të ndërtojmë paqen, mirëkuptimin e forcës sonë, që është « uni » ynë e kjo me shpirtin e durimit dhe të tolerancës. Në shpirtin tuaj fle bukuria që, edhe pse nuk shikohet në fytyrë, kërkojeni, mos harroni ta zgjoni nesër. Koha asnjëherë nuk vret. Është mendja ajo, kur një ditë pranon pendimin! Gjithmonë duhet ta transformojmë pritjen me mendje të kthjellët në këtë situatë pritjeje.

… PRITJE PAS SHIUT

N ë psherëtimën e mbrëmjes

mbulohem me petkun e premtimit, të këndoj tingullin furishëm, ku gjuha e shpirtit ndalet në harkun e ylberit violinë, rrëke kristalesh arome ikin larg ; mbi piano gishtrinjtë numërojnë stinët… Iku dhe vjeshta, heshtje lënë peng, stinës së akullt veshur në bardhësi pa faj…

90


“DORA” E NJËZETË E AFORIZMAVE

K

96. ur duam duhet të luftojmë kundrejt asaj, ku në shpirt të themi: Jemi, jeni të pavdekshëm.

G

97. jithçka është për të thënë, se kurrë nuk veprohet pa dëshiruar atë, që ndien të thotë veprimin. Kështu është shikimi.

N

98. ën tendën e mëndafshtë të qiellit blu, stinët numërojnë gjethet një nga një.

D

99. o ulemi një ditë përjetësisht ngelur e, ndoshta, harrim nesër e pse të mos jemi sot?

E

100. shkuara, koha e saktë në peshoren e artë të së djeshmes, që na tregon kohën e saktë që shkoi. Për nesër nuk dimë ndryshimin. Ajo ndryshon në çdo derhem migrami.

91


« DORA » E NJËZETË E NJË E AFORIZMAVE 101.

Koha, peshorja jonë. F

102. undi është ankthi pritje i çdo nisje, ku ne asgjë nuk dimë. Dimë vetëm se jemi peshore e të djeshmes për të gjitha ato, që shkuan, në çdo aspekt ku ne prekëm.

A

103. ty, ku Universi sillet përreth, është dora e saj, që në librin e “Njerëzimit” shkroi...Historinë e saj … Femra Ideali&Mbretëresha e Botës.

M

104. ë mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa ditur arsyen ! Heshtja është urtësia e arsyes, ku një ditë flet vetë. Kurrë nuk është vonë për atë, té cilën heshtja ia mësoi Koha, respekti fitohet, kur të kuptojnë, e kundërta ikën pa lamtumirë e Zë.

T

105. alenti është Art i gjallë në vepër të shkruar. Jeton sa vetë arti përjetësisht, nuk vdes.

Dy gishtat e dorës aforike

92


S

106 a jeton Ëndrra? Deri kur? Aq sa e fundit ëndërr mbyll përjetësisht zgjimin. Kjo është ëndrra. Sa jeton Ëndrra? Deri kur?...

S

107. hikoj shumë njerëz që jetojnë me hasmin dhe i respektojnë shumë. Më çudit. E vështirë është them, po ndoshta ashtu duhet. Nesër do ta vrasësh më mirë. Jepi liri dhe më shumë dhe pastaj them kush e meriton këtë. Por kam frikë se duhet kujdes, sepse përsëri, ndoshta, s’e kupton se djallëzia kohë lirie me Ty, i jep kohë të té të mbysë më shumë.

93


AGMI…

N

... atë … Heshtje… pa gjumë ikën ëndrra, në lamtumirën e hënës, që pret të zhvishet në ikjen e fshehur pas diellit… Mëngjes...

94


SYRIHA ADEMOVI ka lindur në qytetin e Shkodrës. Arsimin tetëvjeçar e përfundoi në shkollën “Ismail Qemali”në qytetin e lindjes. Mandej vijoi studimet në shkollën e mesme “Vaso Kadia “. Studimet e larta i vijoi në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ Shkodër në fakultetin HistoriFilologji, Dega Histori – Gjeografi, duke u diplomuar si mësuese e historisë dhe e gjeografisë. Ka ushtruar profesionin e bukur të mësueses në qytetin e saj të lindjes duke dhënë një kontribut të madh në arsim, falë aftësisë së saj profesionale dhe nivelit të lartë kulturor. Syriha qysh në moshë të re është marrë me krijimtari letrare dhe ka qenë e spikatur në lëvrimin e aforizmave, fjalë të urta, epigrameve. Falë eruditizmit të saj ajo bën kujdes në krijimin e këtij zhanri të spikatur që kërkon tejmençuri, filozofi dhe elegancë krijimi. Syriha është mësuese e historisë në gjimnazin austriak “ “Peter Mahringer” Shkodër, ku vijon të punojë me pasion, vullnet dhe metoda bashkëkohore në procesin e mësimdhënies. Interesat e saj të veçanta, pas diplomimit në Universitet, kanë qenë dhe janë dhe në fushën e “ Zhvillimit te Marrëdhënieve Njerëzore “ për të cilat është angazhuar, ka punuar e marrë pjesë në një sërë realizimesh e tematika të ndryshme në moniturimin e administratës publike të qytetit. Që nga viti 2001 e deri në vitin 2009 është veprimuar në një shoqatë sociale, e dalluar këtu në kontributin për zhvillimin e shpirtit kooperues dhe, në të njëjtën kohë, ka ushtruar dhe profesionin e mësueses. Ka 95


ndjekur shumë seminare për lartësimin profesional brenda dhe jashtë vendit. Është munduar të jetë një modul apo shembull i shkëlqyer në korrektësi dhe altruizëm shpirtëror. Falë aftësisë së saj krijuese është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. Libri “Drita – Syri i Shpirtit” (Lë në gjunjë lotin ) është libri i saj me dy zhanre (gjini) poetik dhe me aforizma, të cilat janë një këshillim i artë dhe i urtë për çdo moshë. Ky libër i konsideruar i veçantë, nga përmbajtja e tij, është një “kod moralo, këshilues, filozofik”progresiv mendimor, që të ndihmon në ecurinë jetësore dhe të “kontrollon” mençurisht, në rast konsultimi me të. Ka përgatitur dhe librin e saj të dytë për botim dhe nje libër në katër gjuhë për shkëmbim universal vlerash. Syrihaja ka realizuar disa recensa librash të talenteve të rinj, në kuadrin e Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE PEGASI 2011” me objekt “LIRIZMI NË LETËRSI”.

96


Përmbajtja I.SHKREPJA E PARË E SYRIT TË KALTËR ..................... 11 S y r i ........................................................................................... 11 Fluturat e natës… ..................................................................... 12 Ëngjëjt e natës ............................................................................ 13 Heshtja… ................................................................................... 13 Endërr e flakur .......................................................................... 14 Natë e yjeve *** .......................................................................... 14 E nesërmja hap sytë e kaltër,… ............................................... 15 Çast magjie ‘’Jete’’ .................................................................... 16 Mëkat qenkam unë! .................................................................. 17 O Njeri! ...................................................................................... 19 Pavdeksia vetë “Nëna” ............................................................ 20 “Fli tani, gjumin e ëmbël,…” ................................................... 21 “Dora” e parë e aforizmave ..................................................... 22 Sa jeton Ëndrra? ........................................................................ 23 “Dora” e dytë e aforizmave ..................................................... 24 “Dora” e tretë e aforizmave .................................................... 25 “Dora” e katërt e aforizmave .................................................. 27 Ujëvarë Përjetësie .................................................................... 28 “Dora” e pestë e aforizmave ................................................... 30 Falje dua ... ................................................................................. 31 “Dora” e gjashtë e aforizmave ................................................ 32 “Dora” e shtatë e aforizmave .................................................. 34 “Dora” e tetë të aforizmave ..................................................... 35 “Jetë” ........................................................................................... 36 “Dora” e nëntë e aforizmave ................................................... 37 II.SHKREPJA E DYTË E SYRIT TË GJELBËR .................... 39 Ëndrra!!....................................................................................... 40 Lamtumirë!... ............................................................................. 41 Dashuritë nuk Vdesin.. . .......................................................... 46 Brengë “pritjeje” ....................................................................... 47

97


Ikur... ........................................................................................... 48 “Dora” e dhjetë e aforizmave.................................................. 49 “Dora” e njëmbëdhjetë e aforizmave ..................................... 52 “Dora” e dymbëdhjetë e aforizmave ..................................... 54 “Dora” e trembëdhjetë e aforizmave ..................................... 56 “Dora” e katërmbëdhjetë e aforizmave ................................. 58 Vjeshtë... ..................................................................................... 60 “Dora” e pesëmbëdhjetë e aforizmave .................................. 61 “Dora” e gjashtëmbëdhjetë e aforizmave ............................. 63 “Dora” e shtatëmbëdhjetë e aforizmave ............................... 65 “Dora” e tetëmbëdhjetë e aforizmave ................................... 67 “Dora” e nëntëmbëdhjetë e aforizmave ................................ 69 III. LIRIKA NË DRITËN E SHPIRTIT ................................. 71 Pertej heshtjes .......................................................................... 71 Flladim Vjeshte ........................................................................ 73 VJESHTË... ................................................................................. 74 Puthje Stine ............................................................................... 75 Koktel i Dashurie... ................................................................... 76 Pemë e thinjur ........................................................................... 78 Lutje ............................................................................................ 79 Shi i shpirtrave të shkrirë... ..................................................... 80 Ëngjëjt e natës ............................................................................ 81 Natë ... ......................................................................................... 81 Mbretëria e natës... ................................................................... 82 Muzg ........................................................................................... 83 Shi... ............................................................................................ 83 Tela violine...!! ........................................................................... 84 Zemër e ndryshkur ................................................................... 86 J e t ë !! ........................................................................................ 87 Jeta...mister!... ............................................................................ 89 … Pritje pas shiut ...................................................................... 90 “Dora” e njëzetë e aforizmave ............................................... 91 “Dora » e njëzetë e një e aforizmave .................................... 92 Agmi… ....................................................................................... 94

98


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.