PEGASI PEGASI, Prill 2012
Nr.80
PEGASI Jemi të gjithë Ëngjëj… Ejani të bashkojmë krahët të fluturojmë së bashku We are all Angels...Come to join our wings and fly together...the flight starts from the wonder town... “PEGASI” ORGAN LETRAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, E PERDYMUAJSHME, VITI 11 I BOTIMIT NR. 80 , E premte 20 prill 2012, email pegasi2003@yahoo.com, Çmimi 100 leke, 1 Euro
Tirana is the Capital International Literature.
SOT ËSHTË 20 PRILL 2012... , KUR TIRANA, KRYEQYTETI YNË I DASHUR KTHEHET NGA PEGAISTËT DHE VITRINISTËT , VITRINISTËT DH E PEGAISTËT NË KRYEQYTETIN E LETËRSISË SË BOTËS…NJË FAT I MADH KY ! KËTË FAT DO TA KETË DHE SHKODRA E BUKUR E INTELIGJENCËS DHE E KULTURËS DHE LEZHA E BESËLIDHJES, KU SHTRËNGOHEN DUART, PËRQAFOHEN NJERËZ DHE SË TOKU SHOHIN PËRPARIMIN E KOMBIT, DHE KRUJA, DHE KUKËSI DHE PRIZRENI DHE PEJA DHE PRISHTINA!.. SA SHUMË “KRYEQYTETE” TË LETËRSISË SË BOTËS NË PAK DITË... E PO, MENÇURIA KALËRON NË VENDIN E SHQIPONJAVE! AJO KUNDRON NGA LARG DHE NË KRAHARORIN E SAJ SIMBOL FRYMËMERR E LUMTURUAR ... NË DITËN E PARË TË HAPJES SË KONGRESIT MBI HAPËSIRËN QIELLORE TË UNIVERSITETIT MODERATOR “VITRINA” DO TË DO TË FLUTUROJNË ËMBËLSISHT PËLLUMBA , SIMBOL I PAQES DHE I VËLLAZËRIMIT UNIVERSAL... KUNDROJENI NGA LARG DHE NGA AFËR KËTË PËLLUMBANIADË! ... DHE KUROHUNI PËR TA PARË MENDJEN TË NDRIÇUAR, HAPIN TË HAPËRUAR , KRAHËT TË PËRBASHKUAR ... ME NE KETO DITË Të LUMTURA JANË DHE , MIQTË TANË ITALIANË, TURQ, KROATË, GREKË, BELGJIANË, INDIANË, SUEDEZE, IRANIANË, MALAZES, MAQEDONAS, BOSHNJAKË E TJERË, POR DHE E GJITHE BOTA LETRARE . MIQTË TANË, KUDO NË BOTË, TË CILË JANË PRANISHËM NGA: KINA, SHBA, BRAZILI, BOLIVIA, PERUJA, KILI, MONGOLIA, INDIA, JAPONIA, MALTA , RUSIA, RUMANIA, E TJERE... T.20 Cicërojnë zogjtë pendbukur Në një tempull Lapsi… Ndoshta kjo qenka mrekullia e fundit e Botës… Dikur, i shquari FABER, zbuloi si kujtesa të çlirohet... Tashmë,
atij Tempulli i Falemi, rendim në zbulime të ndritshme, tek u varen “palmat”... Ty brenda vetes të marrim, kur ecim, a kur ndalim! Moj, Majë e Mprehtë e Lapsit! Fragment nga “OAZ” i Kristaq F. Shabanit
DINO KOUBATIS, SALAMINË, ATHINË, GREQI I njohur nga të gjithë , erudite, i cili ka dhënë kontribut në këto rrugëtime të bukur pegasiane ky shkrimtar, poet, dramaturg, aktor, botues . Ky artist, pra shumëplanësh, i ka kënduar dhe Shqipërisë, ashtu, sikundër i ka kënduar edhe atdheut të vet, me të njëjtën dashuri, duke shaplosur katërcipërisht botën e tij të madhe shqirtëror e që nxë brenda gjithë Globin… Dimo Koubatis ka kontribuar në letërisnë e sotme moderne botërore me organizime te tilla letrare superiore, me veprimtarinë e tij të gjithëkahshme. Lidhja jonë është krenare që Dino Koubatisit i ka akorduar titullin më të lartë të saj “NDERI I PEGASIT”. Ai është dhe një nga arkitektët e lidhësive dhe. Ka shkruar një kolanë të tërë librash, ku vënd të veçantë i ka kushtuar dhe Shqipërisë . Mund të përmendim këtu librin kreyepublicistik “DUKE UDHËTUAR NË SHQIPËRI”. LNPSHA”PEGASI” ka organizuar edhe në Gjirokastër prezantimin e librit të tij (roman) “ILIANA JETA JONË MBARON TE TANKET” në auditorin e Universitetit “Eqrem Çabej”. Poezia e përkthyer do të interpretohet sot në ditën e parë të Kongresit në universitetin”Vitrina”, si shenjë dhe respekt i vëllazërimit universal të poetëve nga aktoret e talentuara , artistet e shquara shkodrane Merita Smaja dhe Drande Xhaj. SHQIPËRI Shqipëri, Kapërceva lëndinalulet e tua Kapërceva malet e tua, njoha tokën tënde, lumenjtë e tu Ndjeva çuditëesi nga natyra jote, nga detet kaltërorë pikturues dantellash; admirova greminat, kataraktet, lumenjtë madhështoret fusha , gëmushat, ullishtet dhe hapësirën qiellore tënde, ngjasim mbulesembrojtese të popullit tënd krenar e të fortuar. Shqipëri, Paksa dija për historinë tënde, për popullin tënd, dija paksa… Hapërova mbi rrugicat, brenda rrugëve të tua, jetova frymëmarrjen e shtëpive të popullit tënd, njoha traditoren që koha gdhendi , ndjeva gazmendet , dhimbësitë dhe të tuat virtyte, përpjekjadën e një populli që i përngjason vendit tim; përndjeva drithmimin e tokave të tua pjellore, thirrësinë e jetës buruese nga zemra jote, përjetova.
Shqipëri, Fare pak dija për baltën tënde Pak dija për damarët e tu. Dëgjova këngëndjenjëshumën të zogjve endacakë, U mahnita me murmuritjet e jetës në gjethezat e saj, Sinfoninë qiellore të përrrenjve, shushurimë e erës sjellëse të shpresimit të populli tënd, Thith e frymëmerr tashmë, ajrin e lirisë; Dëgjova gjithë fshehtësitë ditë - natë të natyrës që të mban përkëdhelisht gjirit . Shqipëri, Dija pak për muzikalitetin tënd, për odat e tua, dija fare pak . Kundrova fushat e tua, qytetet e tua, fshatrat e tu Pashë liqenet e tu, kopshtet , rrugicat, yjet, netë të tëra kundrova, profetizova ardhmërinë në kupën qiellore edhe në hapësirat kozmike e dallova të ardhmen, ndjeva se lexova në sytë e bijëve dhe bijave të tua vërtetësinë, nderin dhe besëdhënien... Shqipëri , paksa dija për popullin tënd, pak dijeni kisha për shpirtin tënd Hapërova, dëgjova, “vrapova”pashë shumë, kuvendova, dëgjova, rashë në mendime, këngërova këngën tënde të dëshpërimit dhe të gazmendit. Kërceva në ritmin e zemrës tënde i bëra të miat problemet e tua , u mendova shumë për ato, u drithërova nga emocioni, derdha lot nga dhimbja, bukën tënde e shijova , piva i ngazëllyer ujin tënd. Shqipëri, Ndiej siguri që të dua ... E përktheu nga origjinali nga libri “Duke udhëtuar në Shqipëri” Kristaq F. Shabani, GJIROKASTER , ALBANIA
1