z.Neziri 2009

Page 1

KËNGË TË KRESHNIKËVE


BIBLIOTEKA LEKTYRË SHKOLLORE

Redaktor Dr. Xhevat Syla


KËNGË TË KRESHNIKËVE Antologji Përgatiti Dr. ZYMER NEZIRI

SHTËPIA BOTUESE

LIBRI SHKOLLOR Prishtinë, 2009


Ballina Bajram Bardhi, pik. akademik


PARATHËNIE Ky vëllim këngësh të kreshnikëve është zgjedhje e disa krijimeve më të bukura të këtij lloji të epikës sonë legjendare. Këto tridhjetë këngë të kreshnikëve dhe motërzime, që janë të njohura edhe me emrin Cikli i Mujit e i Halilit, kanë afër tetë mijë vargje dhe përfaqësojnë fondin tonë shumë të pasur me rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve të këtij cikli. Qëllimi i botuesit, Librit Shkollor, është që nxënësit e shkollave tona të mesme t`i lexojmë më lehtë dhe t`i shijojnë më mirë vlerat e larta artistike të këtyre këngëve të epikës sonë heroike, të cilat janë ndër dëshmitë më të përsosura të krijimtarisë sonë popullore që nga lashtësia e deri më sot. Kjo është hera e parë kur në një vëllim të veçantë të lektyrës shkollore përfshihen vetëm këngë të këtij lloji të epikës legjendare. Parimi kryesor për përgatitjen e këtij vëllimi ishte parimi i shtrirjes gjeografike të këngëve të ciklit të Mujit e të Halilit ndër ne. Krahas këtij parimi, është përfillur edhe ai i pasqyrimit të vlerave më të mira artistike dhe është zbatuar gati në të gjitha rastet, përveç atëherë kur binte ndesh me parimin e parë. Njëkohësisht është zbatuar edhe parimi i vazhdimësisë historike të përpjekjeve, ndonëse të vonuara, për botimin e këtyre këngëve, që nga Gustav Majeri (1897) e Gaspër Jakova- Merturi (1904) e deri më tash. Krahas parimeve të përmendura dhe elementeve të lashta në këto këngë, këtu janë të pranishme edhe motivet kryesore të këtij cikli: fuqia fizike e kreshnikut dhe zanat, martesat me pengesa, mbrojtja e nderit të familjes, mbrojtja e nderit të krahinës etj.


Të gjitha këngët e këtij vëllimi botohen sipas origjinalit. Ato njëkohësisht simbolizojnë tridhjetë kreshnikë ose tridhjetë agë, që kanë fuqi të mbinatyrshme dhe trup jashtëzakonisht të madh, që bëjnë jetë të zakonshme në familje dhe që luftojnë guximshëm me kundërshtarët shkje, të cilët po ashtu janë të fuqishëm, por edhe trima dhe njëkohësisht të pabesë. Edhe lahutarët apo këngëtarët e këtyre këngëve janë tridhjetë, ndonëse emrat e disave nuk janë shënuar nga botuesit e tyre. Ata përfaqësojnë: Krajën, që është afër Liqenit të Shkodrës, Malësinë e Madhe (Hot, Grudë, Kelmend, Kastrat e Shkrel), Shalën, Shoshin, Nikajt, Mërturin, Bregun e Matës, Pukën, Malësinë e Vogël ose Malësinë e Gjakovës (Krasniqe, Gash e Bytyç) etj., si dhe Plavën e Gucinë, Rugovën, Rrafshin e Dukagjinit (ana e Pejës, Ndërguri, Lugjet, Reka dhe Drinia), Llapushën, Drenicën, Shalën e Bajgorës, Rrafshin e Kosovës, Llapin, Gallapin, Kërçovën. Disa prej tyre janë shumë të njohur: Dodë Nikollë Loshi i Kelmendit, Halim Dauti i Shalës së Bajgorës, Haxhi Meta-Nilaj i Rugovës, Mirash Gjoni i Nikajve, Nue Lulashi i Bregut të Matës, Osman Arifi i Gashit, Palok Ujka i Kastratit, Sokol Martini i Mërturit, Shaban Groshi i Rugovës etj. Këtu kanë mbetur pa u përfshirë edhe shumë lahutarë të tjerë, për shkak të hapësirës së kufizuar. Përveç mendimeve të zgjedhura për këngët e kreshnikëve, edhe fjalorthi i fjalëve të rralla dhe i fjalëve të huaja, në fund të këtij vëllimi, është hartuar me qëllim që të përjetohet më lehtë bukuria dhe fuqia e këtyre krijimeve jashtëzakonisht të rëndësishme të krijimtarisë sonë popullore, e që janë vetëm një pjesë fare e vogël e eposit tonë të madh heroik, njërit ndër më të mëdhenjtë, i cili është edhe ndër të fundit në Evropë që ende bën jetë aktive dhe është visar i gjallë kombëtar dhe ndërkombëtar i kulturës sonë të lashtë.

Prishtinë, më 1 dhjetor 1999

Z. Neziri


HYRJE Këngët e kreshnikëve kanë një jehonë të thellë në botën shpirtërore dhe artistike të malësorëve. Këto këngë lindën dhe jetuan te ne në ambientin epik të malësisë, që kish të gjitha premisat për lavrimin e një tradite të tillë. Ato nuk u përhapën ndër qytete, nuk u kënduan nëpër oborre feudalësh, sikurse ndodhi me këngët epike legjendare të ndonjë populli tjetër. Këngëtarët e këtyre këngëve a lahutarët, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bartjen e rapsodive nga një brez në tjetrin, te ne janë njerëz të thjeshtë që gjenden në çdo fis, lagje a fshat të malësisë. Ata nuk janë profesionistë, nuk e ushtrojnë mjeshtërinë e tyre nën stimule materiale, por këndojnë kur t’u jepet rasti në familje a ndër miq, në fis të tyre a ndër fise të tjera, ku shkojnë për festa të ndryshme familjare e popullore. Po edhe gratë, edhe pse s’kanë pasur zakon të dalin përpara popullit me lahutë, me përjashtim të virgjënave, të vajzave që s’martoheshin dhe visheshin si burra, dijnë përmendësh me qindra dhe mijëra vargje nga këto këngë, madje ka asosh që i bien edhe lahutës. Meloditë e këngëve të kreshnikëve janë të thjeshta, me një shtrirje vokale të kufizuar, që nuk kalon zakonisht kuintin. Kjo vijë melodike me të cilën shoqërohen këto këngë, duke mos pasur zbukurime të ndieshme, ka më tepër karakter recitativo-melodik, me të cilin rapsoditë të kujtojnë aedët e vjetërsisë, të cilët kalonin prej një vendi në tjetrin, duke lartësuar gjestet e trimave. Këngëtarët i interpretojnë këngët e kreshnikëve me një zë të fortë gjoksi dhe me një ton burrëror, që shkon në harmoni me vijën epike të ngjarjeve.


Figura e Mujit është një figurë tipike edhe përsa i përket përzjerjes së elementeve mbinjerëzore me ato njerëzore. Muji kreshnik jeton edhe vepron midis ambientit të tij shoqëror. Ai ushtron pushtetin e një kryefamiljari në një familje patriarkale. Si vëlla i madh kujdeset për çdo gjë që ka lidhje me mbarëvajtjen e saj: përpiqet të mbajë të paprekur nderin e së motrës dhe të gruas: kujdeset për t’i gjetur nuse të vëllait, t’i mësojë të birit artin luftarak, që ta bëjë kreshnik si vehten. Me njerëzit e shtëpisë sillet si malësor; nuk e le të shoqen «të baj vaj në konak», kur i ep lajmin e vdekjes së djalit; e quan si fryerjen më të turpëshme t’i mbetet gruaja në duar të kundërshtarit. Gjithashtu si malësor Muji pret e përcjell agajt, i mbledh në kuvend sa herë që ka ndonjë çështje të rëndësishme për të biseduar, i dëgjon me vëmendje në bisedat që bëjnë, po edhe i kritikon ashpër kur e teprojnë me lavdatat e tyre, kur nuk u bien pas miqve a shokëve që u mbeten në Krajli. Me këto tipare Muji i këngëve tona të lahutës është një përgjithësim artistik origjinal, një figurë tipike e ambientit shoqëror shqiptar, që nuk ka gjë të përbashkët me atë që janë përpjekur të paraqesin disa studjues – si personazh me prejardhje historike, të rritur në kushtet e luftave kufitare turko-sllave të shek. XVII (të viteve 1620-1680). I vëllai i kreshnikut, Halili, është njëkohësisht shok armësh, i guximshëm dhe pjesëtar aktiv i ndërmarrjeve të tij luftarake. Në vijën e zakonshme ai i shtrohet autoritetit të vëllait, nuk ja bën fjalën dy, qoftë për punët që i ngarkon brenda shtëpisë, qoftë kur e fton të dalë «për me çetue në bjeshkë» a për luftime në Krajli. Të dy vëllezërit gjenden gjithmonë pranë njëritjetrit, në krye të çetës që udhëheqin a nëpër lufta, në gjah apo nëpër kuvende me agajt. Kur ndodhet në rrezik Halili, zihet rob, burgoset a nxirret për t’u pre nga kundërshtari, kur i dhunohet varri prej krajlash e harambashash, rend Muji menjëherë në ndihmë të tij. Kështu vepron anasjelltas edhe Halili ndaj Mujit.


Miqt merren në «ndore» dhe ruhen me kujdesin më të madh që të mos u ndodhi ndonjë e keqe sa kohë që janë më besë. S’ka gjë që e lan trupin e atij që i pritet ndroja, që i pritet miku në besë. Heronjtë e rapsodive përpiqen të mos u mbetet gjak pa marrë ndaj kundërshtarit. Halili e Muji i kërkojnë armiqtë që u kanë vrarë «7 Omerat» në qiell e në tokë. Por hakmarrja duhet të bëhet në mënyrë burrërore. Muji mund ta vriste lehtas gjaksin që gjen fjetur në bjeshkë, por një hakmarrje e tillë është e pandershme. Një zakon që gjen çfaqje më të gjerë në këngët e kreshnikëve, si normë morale solidariteti shoqëror, është zakoni i besës. Besa është e shenjtë. Mbajtja e saj është një virtyt që i dallon kreshnikët nga kundërshtarët, të cilët quhen me përbuzje si njerëz që nuk dinë të mbajnë fjalën e dhënë. Banesa karakteristike e kreshnikëve është kulla, e cila është e pajisur me prezore e frengji, me sharapollë, me dyer që mbyllen pas me shul, me ahur bagëtish nën të, me koçekë e çerranikë rreth e rrotull. Kullat e krajlave janë të rrethuara edhe me kanale uji e me avlli të larta. Me oborre e me porta të mëdha si kullat feudale të mesjetës. Këto janë 7, 12 katshe, me dyrekë e mbuloja prej dukati, me bedena e pirgje për roje, me podrume të nëndheshme. Mjetet artistike të ciklit janë marrë sikurse u përmend edhe më lart nga ambienti blegtoral i malësisë. Objektet dhe fenomenet e natyrës, vërejtjet e vazhdueshme të bukurisë së maleve, të pyjeve, të bjeshkëve, të ortiqeve, të acarit të dimrit, të rrjedhave të ujit, të krojeve, të luleve, të ngjyrave dhe të ndryshimeve të tyre nën ndikimin e rrezeve të diellit, të motit, të erëravet, të tufave të bagëtive, të jehonës së kumbonave të tyre, u kanë dhënë rapsodëve të gjitha elementet e nëvojshme për realizim portretesh, përshkrime ngjarjesh, trajtim mendimesh, të gjitha të dhënat për krahasime të një niveli të lartë artistik. Rapsodi ka një teknikë të vetën, e cila duke u përpunuar nëpër shekuj, ka përftuar formën kristaline të saj.


Një teknikë e tillë u ep mundësi rapsodëve që të mbajnë mend me dhjetra mijë vargje, të veprojnë mbi to në mënyrë aktive, për pasurimin e këngëve, për krehjen e tyre, për një ekzekutim origjinal, duke shtuar kështu variante, elementet artistike, format e tregimit. Me dhjetra e qindra janë rapsodët dhe këngëtarët popullorë që i dinë akoma edhe sot këto këngë. Kënga popullore ka kaluar dhe po kalon me një nderim të veçantë si një amanet për t’u përcjellë në brezat e tjerë. Gjyshërit e prindërit siç u lënë amanet fëmijëve trullin e të parëve, punën e tyre, nderin e familjes, u lënë amanet edhe këngën për këtë truall të të parëve, për heroizmin dhe virtytet e të parëve, që ia kanë zbardhur gjithmonë faqen vendit.* Zihni Sako Qemal Haxhihasani

__________ * Hyrja e autorëve Z. Sako e Q. Haxhihasani është version i shkurtër, kurse versioni i plotë është në vëllimin Folklori Shqiptar, II, Epika legjendare (Cikli i kreshnikëve), vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966.


1 FUQIJA E MUJIT

5

10

15

20

25

Lum e lum për t’Lumin Zot, Nu’jém kânë e Zoti na ká dhânë! Kurr ish’ kânë Muja djalë i ri, M’a kish çue baba n’rrogë tu nji zotni; Çoban lopësh zotnija e ká bâ. Për gjith ditë bjeshkët Muja tu’i kërkue; Për gjith ditë ndër gurra tu’u freskue, Për gjith ditë ndër mriza tuj pushue, Rrugë as shtek pá njoftë nuk ká lânë M’i çon lopët gjithherë ku s’i’n kânë. ‘I natë lopët çobanit i paskan hupë. E tu shpija nu’ ká mujtë me dredhë, Buzë nji shkambit m’u ndalë âsht ngushtue; Âsht ulë djali aty për me fjetë, Paj dy djepa aty ki’n qillue; E kan marrë brimën e tuj kajtë, M’ásht avitë Muja me i shikjue, M’âsht avitë Muja me i pajtue. Po i pajton tuj i përkundë, E t’dy djepat i ká vû në gjumë. Bardh si drita dý Zâna atëherë kan ardhë; – Ty, qýsh të thonë – Mujon e kan pvetë – Zo’! ç’të ká prû n’ket vend e shka t’ká tretë! – Kqyre Muja atëherë shka u ká thânë: – Rrogtár lopësh un kam qillue, Për gjith ditë kto bjeshkë i kam kërkue, Mue rreziku sot ká ardhë me më ndeshë M’kan hupë lopët, e askund s’kam mujtë me i gjetë: Ktu m’xû nata e u ugja për me fjetë,


30

35

40

45

50

55

60

S’mbylla sy prej vajit, qi kam ndie, Ishin kânë tuj kajtë këta dy fmíj, Kurrkund çajre fmija nu’m’kan lânë M’u kan dhimtë e jam hudhë me i pajtue. I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue. Po Zo’! shka jeni me gjith ket dritë? – – Zâna jemi, Mujo, tuj shetitë, Tuj u sjellë na njerzvet me u ndimue, Ti ç’farë ndere, Mujo, po na lypë? Qi dy djepat na i ke vû në gjumë? A don forcë, Mujo, me qindrue? A don luftë, Mujo, me luftue? A don gjâ, Mujo, a don máll? A don dije, Mujo, a don gjuhë? Lyp shka t’duesh Mujos te i kan thânë. Kqyr Muji atëherë ç’ká qitë e ká thânë: – Shpesh po m’ngucin çobanija, Shum inád çobajt si më kan, Paj me forcë me jau kalue un due. Njana shoqes Zânat atëherë i kan thânë: – Tamël gjiut Mujit për me i dhânë. Tamël gjiut i kan dhânë me pí, Me trí pika djalin m’a kan ngî, E i ká falë Zoti kaq fuqí Sá me e luejtë shkambin mâ t’madhin. – Kape gurin! – Zânat i kan thânë, Njimí okësh e mâ guri ish’kânë. E ká kapë gurin njimí okësh Badihava peshue me duer e ká: Dér n’nye t’kâmës veç e nu’mujt mâ. Njana shoqes Zânat atëherë i kanë thânë: – Edhe do tamël Mujos me ia dhânë. E ká marrë tamlin Muji e e ká pí, E ká kapë gurin me e peshue, Deri në gjû ai gurin e ká çue,


65

E ká ugjë prap n’tokë e ká pushue. Kqyre Zâna sá mirë ká thânë: – Edhe pak gjí Mujos me i a dhânë. I ká dhânë prap gjí për me pí, Sá don Zoti t’i ká dhanë fuqí, 70 E e ká marrë gurin me e peshue, Deri në shogë 1 gurin e ká çue. E kan pá Zânat e kan kqyrë Njana tjetrës prap te i ká thânë: – Opet Mujit gjí lypet me i dhânë. 75 E ká marrë Muji gji me pí O! se ç’po i ep edhe Zoti fuqí. Kênka bâ si me kânë drangue. Ká marrë gurin me e peshue, N’cep të krahit Muji e ká vdue 80 Njimí okësh gurit i ká qindrue Njêna shoqes Zâna çka i ká thânë: – Tjetër gjí Mujit mos me i dhânë: Pse tjetër gjí Mujit për me i dhânë E batisë dyrnján anë-m’ anë. 85 Atëherë Zânat Mujin po e zhgjertojnë2. Se sá t’vogël qi po flasin: Përmbí krye hâna tuj i shikjue, Për mbas shkambit hija tu’u zgjatue, Sá miqsisht me tê kan kuvendue. 90 Kqyre Zânat Mujit shka i kan thânë: – Probatin na, Mujo, duem me të xânë: Fol ti, Mujo, tash qysh po thue? – – Tu t’jém ngusht, Zâna, me m’ndimue! – E ká falë Zoti sabahin 95 Ferk e ferk Muji kânka çue, I ká gjetë lopët e në shpí ká shkue, N’fushë t’Jutbinës Muji kúr â rá __________ 1 2

Shogë, a = brêz, i; = po e pyesin imtisht;


100

105

110

Bytym shokët e mbledhun i ká pá, Se me Mujin aty i’n kênë msue Me i a mujtë Mujit tuj ladrue. Kqyre seri Muji shka ká bâ: I a ká nisë me çobaj me ladrue. Send mâ t’fortin me dorë e ká kapë Pêsë konopë3 përpjetë i ká dhânë. As kurrkush me folë nuk po flet. Se me thue kúr po i bjen Dekun n’tokë gjinden po i qet. Prej zotnís – tha – Muji âsht largue, Prej Zotnís – tha – burri kúr âsht dá, Ká dredhë n’shpí – tha – nânën për me e pá. Tha – I a ká nisë Muji tuj punue Tha – I a ká nisë Muji tuj luftue! E n’sá lufta Muji si po bjen Ai gjith herë me nderë si po del.

__________ 3

Thuhet kështu në Curraj për me diftue masën e largsis a të naltsis të krahasueme me gjatsi të konopit, qi vlen për ngarkicë


2 FUQIJA E HALILIT

5

10

15

20

25

30

Kur janë kanë Muji me Halilin dhe u kanë ra gjogavet n’shpinë e n’kreshtë t’bjeshkës paskan dalë, janë ulë trimat me pushue e i kanë mbushë kamishat me duhan. Ç’ka ka qitë Muji e ka thanë? - Fort asgan, Halil, m’je ba! E kanë marrë, tha, gurin me e qitë, nji gurë t’vogël pesdhetë okësh, larg po i ep Klladushane Muji. Kur po e merr Ndejaçek Halili, përtej Mujit larg e ka qitun. Keq po i vjen Klladushe Mujit. Ç’ka qitë Muji e ka thanë: - Gja trimni guri nuk asht, duem me shkue n’Janinë të vogël, aty krajli ushtri po ka, njaty njifen trimat kush janë! Çka po i thotë Sokole Halili? - Mos, bre Muj, n’Janinë me m’çue, jam i ri e luftës nuk po ja dij! - Pale ti, çobani kopil! - Nisu, Muj, se mbrapa due me t’marrë. U kanë ra atllarve n’shpinë, t’dy përiherë n’Janinë po hinë. Ndimo zot luftën po e fillojnë; luftë të rrebtë aty qi po bajnë, rob të gjallë Mujin ma kanë xanë. Krajli n’burg Mujin na ka shti. Çka po ban Halil Aga i ri?


35

40

45

50

55

60

65

Nja ka nja ushtrinë ai ja faroi e n’saraj krajlit i ra edhe kryet ai m’ja ka pre. edhe Mujin ma ka xjerrë. N’shpinë atllarvet m’i kanë ra, kanë marrë rrugën tuj kuvendue. Çka ka qitë Muji e ka thanë? - Gja trimni kjo punë s’po m’duket, duem me shkue n’Janinë të madhe, shumë ushtri krajli qi po ka, shum balozat qi po i mba, njatje njifen trimat kush janë! - Aman, Muj, Halili i kish thane, mos më ço n’Janinë të madhe, se kuj, Mujo, s’po i kallxoj se ta shkova gurin e peshën, se ty rob krajli t’ka xanë. - Pale ti, çoban kopili! - Nisu, Muj, se mbrapa due me t’marrë! Kur kanë ra n’Janinë të madhe, shumë ushtri krajli kish pasë, ndihmo zot luftën po e fillojnë: luftë të rrebtë qaty po bajnë. Se ç’po ban Sokole Halili, larg e larg rrethin po jua qet. Çka po ban Klladushe Muji? Se n’saraj Muji kenka shkue, mirë ushtrinë krajlit ja paska marrë! Kanë marrë ikën e po duen me pshtue, se n’saraj po duen me shkue. Ne derën Muji aty po e rue, për nën shpatë t’tanë po i qet. Kur po vjen Sokole Halili, për nën shpatë Mujit po i kalon, fytafyt aty janë dobitun,


70

75

80

tre sahat, tha, kenkan sjellun, sall nën vedi Halili e ka qitun. Sa t’madhe Muji ka bërtitun: - E ku je, Ndejaçek Halili, se m’çarti Krajli Kapidani. Kur po e ndie Ndejaçek Halili, për me t’shpejtë Mujin po e lshon, vaj t’madh Halilin e ka marrë, be po i ban n’t’lumin zot: - Qi un me t’njoftë, Muj, nuk t’kam njoftë. Qatherë Muji Halilin ma pajton: -Mos kij gajle, trimit i ka thanë, larg, o zot, trimninë me ta humbë! -Bash në kangë Muja don me t’vu, për shumë vjet Muja ka me t’kndue! Kshtu m’kanë thanë, se atje nu’ jam kanë, por kush ndigjoftë, zemra i kndoftë!


3

GJERGJ ELEZ ALIJA (Shkrel, Rugovë)

5

10

15

20

25

Ish Harapi, po, ‘i trim me nâm, zullum bâjke horri n’katër anë, shih, bezar, po, dynjênë qi p’e bâ – Gjithë ku i gjêjke ai trimat me nâm, t’tanë Harapi po m’i thrret n’mejdan e si zâna horri po i shiton; gjithë ku ishin zigjinat me mall, mallin plaçkë ai horri tu’ jau marrë; gjithë ku ishin çikat për martesë me ka ‘i natë ai çikninë po jau merr. Bâjke nâm e bâjke, po, beter, t’tana ylqet mretit po ja shkel, shkelke ylqet e po bân çudi. (I) ka ardhë koha për me dalë n’Shqipni. Paska hipë ai qeni në gjemi e po hec për at Detin e Zi. N’skele t’Durrsit sa shpejt qi ka brri, as â’ dalë e pak pushim p’e bâ’ e përvetke: “- Shqipnija a ka zot, për mejdan kjo tokë, zo’, a ka djalë, a ka kush haraqin qi ma ‘dal?» I kallxojshin, me gojë i kanë thanë: - ‘I jetim, po, baba e ka lanë, ‘i jetim e çoban me bari. Âsht jetimi i shkretë për hasret, tu’ e rritë nana, po, pa babë të vet, (i) thonë për êmën Gjergj Elezi i Ri, i rua dhêt, i shkreti, në Malsi, pret, pas babe, princ me dalë n’Shqipni.


30

35

40

45

50

55

60

Dal m’e pa at Harapin e Zi-. paska marrë kalem edhe divit, shkruejke letrën, shpejt gati p’e bâ’, Gjergj Elezit sa shpejt po ja ço’. Aman Gjergji letrën p’e çpalo’ ka nisë djali letrën p’e lexo’. Shihe, nana afër po i qillon, ka çitë djalit edhe i ka thanë: - Gjergj, lum nana, ti a po m’kallxon, çka â’ kjo letër, kadalë p’e lexon?! Gjaku n’ftyrë, lum nana, po t’dryshon. Keshi djali e nanës i ki’ thanë: - Çudë po bâj, nanë, n’Harapin e Zi, ku m’gjet mua në mërzi me m’shti, ku m’ka gjetë ai në mejdan me m’thirrë. A ka ditë qi jâ’ çoban me dhi? Nanë, Harapi po m’thrret në mejdan n’skele t’Durrsit. Ja n’mejdan me i shkua, ja Shqipninë, po thot-o, me ja l’shua. Haraq t’rânë, bre, nanë, na paska çue: ka ‘i buell t’pjekun e lypka m’ja prua, lypka vozat me vênë, me raki, lyp ka ‘i çikë të rritun në Malsi, pas ni nate t’zotit me ja kthye. S’paska fe, nanë, e s’paska burrni. Qysh s’di ai qi n’kët t’shkretën Malsi nuk kem’ bue e nuk kem’ raki, veç jetojmë në shkrepa me bag’ti merrem na call me dhên e me dhi? A e di ai qi s’â’ ra n’Arabi, a di i shkreti, o zot, ku ka ‘brrî, ku s’na hahen kollaj dhên as dhi, ku s’na pihet vêna me raki veç kur t’vjen dojherë kush për miqasi? Kush me zor, nanë, gjâ s’ka marrë n’Shqipni


65

70

75

80

85

90

95

jo po i merr, nanë, Harapi i Zi. Për ‘nji punë, nanë, shum qi po m’vjen keq qi jâ’ i shkreti veçse tremdhetë vjeç, për mejdan zakonet s’i di vetë me dredhi e po droj qi po m’pret. Shum t’mërziçim Harapin p’e tregojnë – njiqin nana pa djel qi i ka lanë. Nanë s’po m’dhimen gjâja me ja dhanë, nuk po m’dhimet vêna qi ma pi nuk po m’dhimet ni çikë për miqasi, sa për mik motrën ja kisha dhanë, po adet, jo, kurr ‘der ne s’â’ kjênë për gjithë natë ka i çikë, shih, me ja dhanë. Ashtu t’parët adet s’na e kanë lanë, për pa gjak kush çikat me na i marrë. Keshi nana e Gjergjit i ka thanë: «- Ishalla, djalë, baba asi s’t’ka lanë kuj për tutë po ftyrën me ja dhanë! Po ty nana, Gjergj, qitash po t’mson – shkrueja letrën horrit n’tjetrën anë, tridhetë ditë lypi afat me t’dhanë, tridhetë ditë lypja, o bir, myhlet se t’pan nana, djalë, për marifet – ka me t’pshelë, Gjergj, nana në kafez, t’api mish t’terakut katër vjeç. Kur t’man nana si djalë për hasret, buejt në botë, po tha, çka janë krejt, t’tanë Harapi de t’i ha për drekë, ka prej teje dekën për m’e gjetë, gjallë s’i kthehet kurr mâ nanës ‘vet. Gjergji nanën mirë po ma dig-jon, shih, Harapit sa mirë fjalë po i çon: «Pak myhlet, Harap, mue me m’dhanë!» I lyp myhlet, myhlet i ka dhanë. Dal, m’e pa atë nanën çka po bâ’-


100

105

110

115

120

125

130

Po ma pshel at djalin në kafez e ja preu terakun katër vjeç; sa ja jepke mishin me kujdes. Tridhetë ditë sa po kalojshin shpejt. Ish mërzit sa fort Gjergji i shkretë, ç’mezi priti as në Durrës me dalë. Mirë e veshe nana djal’n e vet e ja pruni arm’t e babës t’shkretë. Veshej Gjergji, armët i kish marrë. Sa për dere djali bâ’ me dalë, ka nisë nana e shkretë me u frigua e don djal’n e shkreta m’e provua. - Gjergj, lum nana, djalit i ka thanë, gjithsaherë t’ka shkua baba n’mejdan, para ai, birë, se n’mejdan me shkua, gjithë n’çet lis fuqinë e ka provua. Kur ja lidhke baba duert n’përmjet, be po t’bâj, djalë, për mue e ka pshtetë, për pa frigë at’herë n’mejdan ka hecë. E mashtroi nana Gjergjin e shkretë. Lisit t’frashnit me duer po m’ja ngjet, n’djathtë e n’tshmajtë, po, Gjergji po m’i jep, me gjithë rrâjë prej toke e ka hjekë, përtej murit e jasht tek po e çet. Sa ka nisë, tha, nana e po késh, ja bâ’ gati gjogun e bab’s ‘vet. - Hipi kalit, djalë, e mos ki dert, sot Harapi belanë ka m’e gjetë. Gjergj Elezi ish kjenë ‘i trim djalë, n’shpinë po i bjen pa frigë gjogut të bardhë, - Tymirëmeç! – e për dere â’ dalë. - Gjergj, lum nana, i tha, udha e marë, e paç dihmë at zotin qi t’ka falë! Dredhju nanës, djalë, ti faqebardhë, ja prej Durrsit mos u kthe i gjallë!


135

140

145

150

155

160

165

Si me krahët i shkojke gjogu i bardhë. bjeshkë e mal sa përpara i kish marrë. Shkon për male edhe për shkambij edhe n’Durrs sa shpejt qi paska brri. E kish pa at Harapin e Zi kah pushojke n’hije der gjemi, tue granë ish, po, at buellin e zi, gjithë tuj pi ish ai vênë e raki. Larg e shihke Gjergj Elezi i Ri. Çudë e madhe ish m’e pa me sy, çudë e madhe ish ai me gjith kalë, si Shkelzeni, po, qi duket valë, Po m’e pa at gjogun as të bardhë – nisë ka friga hajvanin m’e marrë, u frigua e përpara s’po i hec, sall qi e pa at bedevinë e zezë. (E) kish Harapi at mërkovin e zi, ish, me pa, mërkovi për çudi. Çka kish bâ ai Harapi i Zi – l’kura t’gjêsë gjithkah i kish bashkua, n’telqi t’shalës keq i ka gat’rrua; shum ki’ bledhë ai kumanë e cigare, krenua e kish mërkovin shumë për marre. Shih, ç’po i thotë ai Gjergji gjogut ‘vet: - Mos u trep, budallë, e mos ki dert! Ti s’je trêpë në bjeshkë e në malsi, gjet e egra ku’ ke pa me sy, jo po trêpesh prej l’kurave me kashtë, qi i ka vjerrun mërkovi në shalë. Qysh po t’trêpin troke e cigare, qi po i bijnë mërkovit aq për marre? Mos të trepin zil e troke ty, ato i bâjmë na der dhên e der dhi! At’herë gjogu rreptë iu ka tfillua, Te Harapi sa shpejt i ka çua.


170

175

180

185

190

195

200

Keq Harapit Gjergji iu gërmua: - Pse, Harap, ti fjalë mua me m’çua? A di gjânë qi sot i lash ‘gujua? Kohë nuk kâ, jo, aspak me u vonua, nuk kâ’ kohë, jo, me t’lanë me ba qef, tue pi vênë e buell me granë të pjekë. A po çohe t’bajmë qysh â’ adet? Shih, kish nisë Harapi e po kesh, Ka ‘i gjysë buelli e në gojë p’e shtje’. - Hajt, mor’ dreq!, Gjergjit po i bërtet. A s’po t’pritet, more djalë, me dekë? Qysh s’po t’pritet me tërnua jetë e s’i ke hala as trembdhetë vjet? Tash me dhapë kryet ka’ me ta hjekë, kam me t’gjua n’det tash drekë për peshq, drekë për peshq, mor’ Gjergj, ti ke me kjênë. Doj djalë tjetër nan’s a ja ke lanë? ‘I gaz t’bukur Gjergj tek p’e ban, as tue keshë Harapit i ka thanë: - Çou, dushman, e delëm në mejdan! U’ me t’pritë ty buellin për m’e granë, plot tre muej n’skele kanë me m’zanë. Tjetër djalë û’ nanës s’i kâ’ lanë, kush pas meje s’ka qi ja l’shon gjânë. Pra, çou shpejt se vonja ka me m’zanë! N’kjoftë se s’çohe’e me m’dalë n’mejdan, shpirtin n’dorë û’ ty kâ’ me ta lanë, tue granë buell e hiç pa u çua n’kâmë; marre vetit at’herë kâ’ me i lanë. Niska horri at’herë me u frigua, la përgjysë po drekën e t’â’çua, nis mërkovin sa mirë m’e shtërgua, n’gjashtë kollona, po, e ka forma edhe frênin sa mirë ja ka vua. Si me krih sa n’shpinë qi iu ka gjua,


205

210

215

220

225

230

235

paska nisë rrept ledin’s, po, m’e çua. As m’e pa at Harapin e Zishih, tre krena ai në krye m’i ki’ me njâ nisi si era gryk’s me fry, frymë e madhe çohej n’Durr’s të shkretë, bashkë me gjog prej tok’s Gjergjin p’e hjek; flakë të verdhë me tjetrin krye po çet, teshat në trup, po, Gjergjit po ja djeg e prej gjogut të shkretin p’e hjek. Iku gjogu e ai n’ledinë â’ petë, pet n’ledinë po ish shumë guximtar, sa po kapej n’për kripq e n’për bar era e shkretë as pa prekë mos m’e marrë. Bash si gjarpni nëpër tokë â’ pshtetë, ‘der n’gjyks t’kalit Harapit iu ka mshefë. Kur ‘der bark t’mërkovit i ka hi, ja kap horrit kamën në zingji, mirë për kamë, po, të djathtë po ja ngjet, (Ish fuqi’e terakut katër vjeç) bash si macë prej kalit qi p’e hjek; sikur macë, po, n’ledinë e ka gjua, me rêt krenat t’tanë ja ka shkurtua. Pak n’ledinë Gjergji ish kjênë mentua: «Râtë janë t’trijat gjogut me ja vua». Dy në det, po, djali i ka gjua, për kujtim njâ nânës muer m’ja çua. Ka marrë rrugën në shpi me u dredhua, shnosh e mirë sa te shpija â’ dalë. Nana djalit përpara i ka dalë. - A m’je ardhë Gjergj-o ti faqebardhë, a mje ardhë, djalo, ti me shiqar, doj plagë, djalo, ti a ma ke marrë? - Shumë kollaj, lum nana, qi t’kâ ardhë. Frigë kâ’ pasë dej n’skele qi jâ’ dalë. Gjithë harapët n’kjoftë ashtu qi janë,


240

kurrë për jetë, jo, ne nuk na i hanë gjânë, as haraçin kurrë s’kem’ me jau dhânë, na prej t’parëvet s’e kem’ pasë adet. Në kjoftë kral-o edhe në kjoftë mret, s’guxon kush në namuz me na prekë, t’mdhej e t’vegjël për pa tërrnua jetë.


4

TË LUMËT NA PËR TË LUMIN ZOT

5

10

15

20

25

30

Të lumët na për të lumin zot, qi s’jem kenë e na kaë dhanë! Dritë kaë dalë e diellë kaë baë! Ç’kaë baë Çeto Bashe Muji? Se në krailnië Muj pasëka dalë, edhe ‘i nuse Muj kaë zanë; zan’ e pasëka biën e krailit. Se në Jutbinë Muji kaë dalë, pasëka shkruë treqind darsmorë. Pasëka ardhun dita e vades, të tanë krushqi po i bashkon, të mirë konakun po ia u ban. Pasëka dalë agimi i dritës, atllarët krushqit po i shiloinë, edhe në shpinë u pasëkan hypë. Ç’kaë qitë Muj’ e i porositë: - Kuër të delni n’at maje të bieshkës. aty janë trië mriza të mëdhaja, se edhe juë me hataë ju bainë. – Kanë dalë krushqit maje të bieshkës e tu mrizat pasëkan voitë; aspak vend aty s’kanë xanë, fillë te kraili pasëkan shkuë edhe nusen ia u kaë dhanë, shum dyzen aty kanë baë! Kuër kanë dalë n’at maje të bieshkës, fillë tu mrizat pasëkan shkuë, qaty vend krushqit kanë xanë. Ç’ka qitë Dasdar Osman agu: - Zoti u vraftë, krushqit e Mujit,


35

40

45

50

55

60

65

se gjithëkush këtu kaë pushuë e me hataë kurr s’jemi baë, veç kaë dasht Muj me na tutë. – Prei atllarësh krushqit janë ulë, shum dyzen aty kanë baë edhe shejin ç’e kanë gjuë. Pasëka dalun zana e madhe, me i hukatë krushqt po i hukatë, të tanë si gur krushqit janë baë edhe nusen ia u kaë m(b)arr. Kaë ndië Çeto Bashe Muji e sa keq Mujt na i kaë raë! Kaë m(b)arrë xhyfertaren në dorë e kaë dalë n’at maje të bieshkës, pasëka voitë tu mrizt e mëdhaë, të tanë si gur krushqt i kaë gjetë. Shum marak njaty iu baë, trië dit bieshkën kaë shetitë. Kuër kaë voitë në krue te zanat, sall trië dit aty kaë ndejë; pasëka ardhun nusëja e vet, ç’kaë qitë nusen e po e pëvetë: - Po më njeh, nuse, bija e krailit? - Si të njoh e miera, qi s’të kam paë, por po më duke në Bashe Mujin! – Sa të madhe Muji kaë qeshë, ç’kaë qitë nuses e i kaë thanë: - Besn e zotit me ma dhanë, sa të shkoish, nuse, ti te zanat e me qitë e me i pëvetë, at forcaë ju kahë ma kini, Besn e zotit ia kaë dhanë, se sa të shkoi un po i pëves, kryët me ditë se ma shkurtoinë. Fill te zanat nusëja voiti;


70

75

80

85

90

95

kin shtruë bukën e po haën, kin shtruë pijen e po piën. Ç’kaë qitë nusëja e u kaë thanë: - Pash at buk, qi ju po hani, pash at pije, qi po pini, kët forcaë ju kahë ma kini? – Fluturim në kambë janë çuë edhe nusen për m’e çartë. Ç’kaë qitë ajo zana e vogël: - Zoti të vraftë, o zana e madhe, se na nuses po i kalxojmë, se s’a e zoja me na çartë. – Ç’kanë qitë nuss e po i kalxoinë: - Se na i kemë sall trië dhië t’egëra e i kanë briënat prei dukatit, të tanë forcatën pre’ atyne e kemi; se ato rriën nër zaje të mëdhaë. – Fillë te Muj nusëja kaë shkuë, kaë nisë Mujt e i ka kalxuë: - Ça me baë, Mujo, nuk ke, se ato kishin trie dhië t’egëra e i kin brienat prei dukatit; të tanë forcaën pre’ atyne e kishin, se ato rriën nër zaje të mëdhaë, ça me baë, Mujo, nuk ke! Sa të madhe Muj kaë qeshë! E në Jutbinë Muj pasëka dalë, pasëka dalë nji ditë në pazar, pasëka mbëledhë treqind gjoëtarë,1 po i bashkon treqind zagarë, të mirë konakun Muj ia ban. Kuër kaë dalë agimi i dritës, se ç’kaë qitë gjotarëve e thanë:

__________ 1

gjuetar, gjahtar.


100

105

110

115

120

- Gjallë me dorë dhiët me m’i xanë, kush të m’i prishn kryët ia shkurtoi. – Pasëkan dalë nër zaje të mëdhaë, pasëka hapë treqind gjoëtarë, pasëka shtië treqind zagarë, gjallë me dorë dhiët i kanë xanë. Shum dyzen qaty kanë baë! Se në Jutbinë u pasëkan dalë, pasëka ndië ajo zana e madhe, fillë te Muji pasëka shkuë: - Pashë nji zot qi të kaë dhanë, trië dhiët, Mujo, mos na i prish, se të tanë krushqit po t’i njallim edhe nusen po iau napim, me i hukatë krushqt po i hukasim. – Të tanë krushqit në kambë janë çuë, edhe nusen iau kanë dhanë, shum dyzenin e kanë baë. Sa në Jutbinë por pasëkan dalë, kaë qitë Muja e u kaë thanë: - Po ju, krushq, ku jeni kanë? - Na kaë kapë ‘i gjum i randë. Se ç’kaë qitë Muj e kaë baëm e dhiët zanaët u kaë dhanë. Oh këto punë por janë prei robit ndihmën paçim na prei zotit!2

__________ 2

Krs. Hyll. Drit. 1924, f. 40 e 414; VK II f. 1; VK IV f. 173; PECAN f. 23 e 146; KPL f. 131.


5

MUJI E ZANA ZULLUMÇARE (Shtupeq i Vogël, Rugovë)

5

10

15

20

25

Oú, m’e pa: tho:n, ehe, po i çu:d-e t’vogël, o he! O, n’natje â çua, he, Çeto Bash-e Muji, E, po e ka dhe:z-e zjarmin-e n’oxhak, Ehe, o, po pi-e Muji kafe me shiçer, Eje, o, po n’çef-e, he, trimi, o, â bâ:; Ani, o, po i ka ma:rr, he, ibrik e legen, Eje, o, avdes t’bâ:rdh, more, po, Muji-e po merr, Eje, o, po e ka fa:l-e sabah dritn-e bâ:rdh. Eje, o, kur sabahin, he, Muji e baroi, Eje, o, nâna e vet-e, po, n’o:d, he, m’â shkua, Eje, po kêka û:xh-e n’krevetin tu dera, Ani, e dorën n’façe, he, nâna-e p’e vno. E, a ç’ka bâ-e Çeto Bash-e Muji: Ani, po, i-o kafe nâ:ns-e po ja ço, Eje, a po do-e kafen me ja dhâ:n, Eje, o çka bâ-e nâna, por, e Mujit, Eje, dorën grusht-e, he, nâna-e p’e bâ, Eje, o, po n’filxhan, eje, Mujit-e i ka ra:, Eje, po, çat kafe, he, mi:r po ja de:rdh. Eje, o, Muji i shkre:t-e çat-he:r ka fo:l: - Eje, hajli ko:ft!-ehe, nâ:ns, po, i ka thâ:n, Eje, n’ç’kabahat, ehe, i mjeri-e t’kâ ra: Eje, mua kafen, sot-e, po ma de:rdh? Eje, a çka dredhi, he, nâna-e i ka thâ:n: - Eje, ore, Mu:j, ehe, pa:sh t’lumin Zot! Eje, o, po a s’p’e di, he, kafen pse ta derdha? Ani, fort jâ pla:k-e, lum nâna, e jâ lo:dh, Eje, s’jâ, po, e zoja hyzmet, po, me t’bâ:, Eje, s’jâ e zoja, haj, bukën m’e pje:k,


30

35

40

45

50

55

60

Eje, s’jâ, po, e zoja-e teshat-o me t’i la:; Ani, po, pse nuse, he, Mujo nuk po zê? Eje, po po do, more, he, kafe me m’dhâ:n, Eje, dja:l për mua n’daç-e me kjê:n, Eje, ke me i ra:, more, xhogut po n’shpî:d, Eje, e i merr, loke, pesçid-e duket, Eje, me i ma:rr, loke, shami: e una:z, Eje, paj, diku, he, nuse, o, për me zâ:n, Eje, po ti n’daç, he, nânën-e m’e pshtua, E çekto pu:n lum, nâna, ani, ke me i bâ:! Eu, Muji i shkre:t-e ish dre:dh e ka fo:l: - Eje, mos ke dert, more, po, nâ:n! – po m’i tho:t, Eje, se s’e lâ:m-e, hej, nuse pa: zâ:n! Eje, o, meihe:r trimi-e m’â çua, E, kêka ve:sh-e, he, Muji-e â ba:th; Eje, o, e zhdërgo-e a:t xhogun e bâ:rdh, E, po i ka ma:rr-e pesçid-e duka:t, E, o, i ka ma:rr-e shami:, o, me una:z, Eje, e i ka ra:, he, xhogut-e n’shpî:d, Eje, ou, ka psy:, he, be:shkve përpje:t. Eje, kur m’â da:l n’a:t Be:shkn e Primores, Eje, po ajo-e ish-e be:shk, o, fort e madhe, Ani, po aty ishin male fort të mdha:. E, a ç’ka bâ-e Çeto Bash-e Muji: O, po n’t’dy ve:sht e gishtat, he, i ka shtî:, Ou, kâ:tk malsorçe, po, Muji ka ka:p, o he! O, ku m’e pa:, he, a:t Orën e Malit, He, o, posestri:m e Çeto Bash-e Mujit, Eje, o, po kur zanin-e Mujit-e ja tjeu, Eje, o, edhe i del xhumi, he, n’krah-e u çua, Eje, o, po tu Muji, hej, Ora-e â vo:jt, Eje, o, po t’madhe, Ora, o, po i bërtet: - Eje, o, po ku je:, he, Muj-e pobratimi! Eje, po a je: n’mêt, he, mêç-e mos je da:l, Eje, po a po sheh, he, ktu-e ku je:?


65

70

75

80

85

90

95

Eje, o, po ktu â-e Zana Zullumçare, Eje, po i zano, he, hajva:n e insa:n, Eje, o, kurkâ ksajt-e, çe besa-e, nuk lê:. Eje, po a po i sheh syretat përbu:z rruge, He, o, si jâ:n ke:n, he, xhinja me alla:r, Eje, gu:r t’zes, lum, Zana i ka bâ:! Eje, si jâ:n ke:n, he, tereçt-e me lo:p, Eje, gu:r t’zes, he, Zana, he, i ka bâ:! Eje, o, si jâ:n ke:n, po, ugiçat, po, me kpo:n, Eje, gu:r t’zes, more, he, Zana-e i ka bâ:! Eje, o, pe:s dakika myhlet-e, o, i ka:, He, i zano, he, hajva:n-e insa:n. Eje, dale kâtkën, Muje pobratimi, Eje, o, dygyrt-e xhogun për m’e gra:h, Eje, o, ti malin, he, n’mujsh-e m’e kcye! Ani, Muji i shkre:t, ehe, vesh-e p’e merr, Eje, o, ka ni:s, tho:t, syretet-e po i njeh, Eje, kadaldale xhogun-e p’e grah, Eje, po ma kthe, ehe, Be:shkve t’Primores. Eje, po m’â ra:, ehe, n’Krahi:n-e m’â da:l, Eje, po njâj begut, he, brêd-e i ka ra:. Ani, a çat çi:k-e begut-e ja ly:p, Eje, o, për hajr, ehe, begu ja bâ. Eje, po i ka xe:rr shami: e una:z, Eje, e i ka xe:rr e pêsçid-e duket, Eje, o, për tri: ja:v-e vaden-o ja da. E, at-he:r çua-e Muji kêka kê:n, Ej, dimo Zot-e rrugën e tfillo, Eje, po m’â da:l-e n’a:t Be:shk-e t’Prim:rs. Eje, shu:m hajnisht e xhogun e p’e gra:h, Eje, shu:m kadale malet-e m’i kce. Eje, e n’Klladu:sh-e, po, Muji-e â ra:, Eje, ço me i thi:rr, he, treçid-e dasmo:r. Eje, o, meihe:r vadja-e m’â a:rdh, Eje, jâ:n bashkua, po, treçid-e dasmo:r,


100

105

110

115

120

125

130

Eje, o, po tu kulla, he, Mujit-e i ka:n shkua, E muhabet, ehe, Muji-e u ka bâ:. Eje, â a:rdh vakti, ehe, rrugën m’e ma:rr, Eje, Muji i shkre:t dasmo:rt e po i përc]je:ll, Eje, dej m’a shkua, he, n’fûd-e t’bie:shks, Eje, çat-he:r da:l-e Muji kêka kê:n. Eje, sa jaran, he, Talin-e e ka: - E, a merr vesh-e, Tal-e pobratimi! E nja dy:, o, fja:l-e Tal-e po t’i flas: Eje, kur t’shkoni n’a:t Be:shkn e Primores, Eje, dajrexhi:t-e dajret-e me i da:l, Eje, kâkta:rt-e kâtkën-e ka:n m’e da:l, Eje, se serbes, ehe, n’be:shk-e me shkua, E, aty jâ:n-e do male të mdha, Eje, aty â-e Zana Zullumçare, E, o, pê:s dakika myhlet-e, o, i ka:, Eje, e i zano-e hajva:n e insa:n, Eje, gu:r t’zes-e, bre, Tal-e, u bâ! Eje, paj, n’be:shk, ehe, Tal-e, kur t’shkojsh. Eje, ke me i da:l, he, treçid-e dasmo:r, Eje, çekto fja:l-e, Tal-e, me jau kallxua. Ani, ata rrugën, besa-e, p’e grahin, Eu, Muji i shkre:t, ehe, n’kulla, po, â vo:jt. Ani, kur jâ:n da:l-e n’Bje:shk-e t’Primores. Eje, çat-he:r Tali-e krushçit-e i dalo, Eje, çato fja:l-e mi:r po jau kallxo. Eje, dajrexhit:t, he, dajret-e i ka:n da:l, Eje, as tupanat hiç-e nuk po i rrahin, E, bajraçet-e pshtje:ll, po, i ka:n, Ani, kâkta:rt-e kâtkën e ka:n lâ:n. Eje, ato male çaty-e i kapërce:jn, E, po n’Krahi:n-e, besa, ishin ra:, E, po tu begu-e, tu miku jâ:n vo:jt. He, muhabet-e, he, begu-e u ka bâ:, E, a n’koçi-e nusen-e jau shtje,


135

140

145

150

155

160

165

E, o, po i përce:ll, he, treçid e dasmo:r. He, dogri rrugën, po, ma:rr, he, e ka:n, E, o, kur jâ:n da:l-e n’a:t’ Be:shkn e Primores, He, opet dajret mi:r-e po i dalo:jn, E, ato male, besa, po i trupo:jn. E, n’xhy:s t’malit çat-he:r kur jâ:n vo:jt, Hej, Zoti e vra:ft, ej, Dezdar Osman Agën! E, ki pa:dre:dh, ehe, krushçe u ka thâ:n: - Eje, merrni, o, vesh-e treçid-e dasmo:r! Eje, ju m’e ma:rr-e dajren e m’e tfillua, E, se s’e nihni-e Bylykbash-e Mujin, E, po, ne prra:ll, ehe, Muji-e na bâ, Se tâna rrê:n-e ato, he, i ka:n pa:s! E, çat-he:r dajren çaty p’e tfillo:jn, E, kâkta:rt-e kâtkën e ka:n ma:rr, E tupanxhi:t tupanat-e po i rrahin. E, ah, m’e pa:-e i ser-e t’vogël: E, Zoti e vra:ft-e Zanën Zullumçare: O, përpara Zana, ani, o, po m’u del. Eje, di:t e mi:r ajo di:t m’ish kê:n, E, i lumi Zot-e sa çpejt-e e vrâ:n, Ehe, ma çoi Zoti, he, i shi:-e me breshën! E, aj, m’e pa:, he, Zanën Zullumçare: O, gu:r t’zes, he, t’tâ:n-e i ka bâ:! E, nusen e Mujit-e çaty-e p’e merr, E n’shpe:ll t’vet-e, paj, Zana-e p’e ço. E, po i zanoi-e treçid-e dasmo:r, heu! Ou, çajo di:t-e meihe:r kaloi, heu! E, i lumi, o, Zot, he, aksham-e p’e bâ, E, je oh, m’e pa:, tho:t, Çeto Bash-e Mujin, Eje, n’divahane, he, Muji-e po del, Eje, po për krushç-e, besa, po vëzhgo, Eje, bash kurxhâ-e, aj, tybe, s’po tie. E, gati, o, xhysa e nats, he, u bâ:, Eje, kurka krushç-e, medet-e, nuk ka:!


170

175

180

185

190

195

200

Eje, Muji i shkre:te at-he:r ç’ka bâ: Eje, ja dro sherrin Za:ns-e Zullumçare, Ani, fort tërbua-e Muji-e ish kê:n:, Eje, e i ka ra:-e xhogut, po, n’shpî:d, Eje, dimo Zot!-e xhogun e tfilloi, Eje, kurku-o krushç-e, haj, tybe, nuk she! Eje, kur e çeli-e Zoti-e sabah, Eje, o, kêka da:l-e n’a:t’ Be:shkn e Primores, Eje, çato shêja, he, Muji, o, po i she, Eje, o, po i sheh-e syretet kah jâ:n, Eje, gu:r t’zes, eje, Zana-e i ka bâ:, Eje, çyr m’e pa:, he, Mujin-e çka po bâ, Eje, o, n’ato male kadale po hî:-e, Eje, shu:m zerzele asajte ish bâ:, Eje, shu:m-e lisat-o rrxua-e çi jâ:n. Eje, o, kur n’i vêt, ehe, Muji-e m’â vo:jt, E, je, po, i krua, he, n’mal-e p’e xhê, Eje, xhogun t’vet, ehe, n’mal-e p’e li:dh. Eje, po çat krua çaty-e p’e rua, Ani, me vet-veti, he, Muji-e kujto, Eje, ky â kroni-e i Za:ns Zullumçare. Ani, çka m’e pa:, he, Zanën Zullumçare! Ani, nuses Mujit, he, Zana-e i bërtet: - Eje, po me shkua, he, u:j-e me ma:rr! Eje, nusja e shkre:t-e çua kêka kê:n, Eje, po tu kroni, ehe, nusja-e â vo:jt, Eje, po, ka ni:s, ehe, u:j-e me ma:rr. Eje, o, Muji i shkre:t-e sa mi:r-e p’e sheh, Eje, po sa t’vogël, he, Muji-e po flet: - Eje, o, ku je;, he, bre, nuse!-i ka thâ:n, Eje, po a thua je:, he, nuse e dynjê:s, Eje, po a thua je:, he, more, e malijeve, Eje, po a thua je:, he, Zana Zullumçare? Ani, nusja e shkre:t-e, he, mi:r e ka tie, E, o, ki dre:dh-e, he, nusja e ka fo:l:


205

210

215

220

225

230

235

- Eje, o, insan-e, he, nusja-e i ka thâ:n, Eje, û jâ-e nuseja e Mujit, Eje, mua m’ka çua Zana Zullumçare, E po ktu u:j e, çe besa, me i ma:rr, Eje, tash n’shpe:ll-e ujt-e me ja çua. Eu, Muji i shkre:t-e ish dre:dh e i ki thâ:n: - Eje, po a merr vesh-e, nuse, po m’i tho:t, Eje, n’mujsh ti, o, Zanën disi m’e mashtrua, E xhi:th kët fuçi:-e Zana si e ka:, Eje, po a ka xhâ:-e, besa, çi e mu:n? Eje, nusja u:jt-e çaty-e p’e merr, Eje, po tu Zana-e çpejt-e â vo:jt. Eje, o, çka dredhi, he, Zana-e i ka thâ:n: - Eje, o, po a merr vesh-e, nusja, po, e Mujit! Eje, o, i dakik-e ti-e m’ke vonua, E tash po t’bâj, he gu:r-e t’zi:, Ani, veç t’kâ da:l-e hyzmet-e me m’bâ:! Eje, po çka dredhi nusja-e i ka thâ:n: - Eje, po a merr vesh, he Zâ:n, po e malit! E, o, vonua, he, û çi jâ, Eje, shu:m zerzele, he, Za:n-e, â kje:n, Eje, kronin trubull û-e kâ xhe:t, Eje, m’u ka da:sht-e aty-e me pri:t! Eje, at-he:r Zana nusen e ki fa:l, Eje, n’muhabet-e nër veti-e jâ:n hî:. E, aj, çka dredhi-e nuseja-e ka thâ:n: - Eje, ah, ku je:, he, Zana, po, e malit! E, mua tu vetja, he, ma:rr-e m’ke:, Ani, a po mudish mua me m’kallxua, Ani, xhi:th kët fuçi:, he, Zoti ta ka dhâ:n, Eje, kët fuçi-e ti-e ku e merr? Eje, at-he:r dredhi, he, Zana-e i ka thâ:n: - Eje, a m’digjo-e, nuse, po, e Mujit! Eje, po a p’e sheh-e çat gu:r-e çatje, Ani, rra:s e lame çaty-e çi â,


240

245

250

255

260

265

270

Eje, çaty â-e i shpêd, he, i zi:, E, çaty shpirtin û çi e kâ, E, po çaj shpêd, ehe, mua m’dimo. Eje, çashtu fja:lt-e, çe besa-e, i ka:n lâ:n, Eje, dikur xhysa e di:ts-e â bâ:, Eje, opet nusen për u:j-e p’e ço. Eje, Muji i shkre:t-e çaty-e p’e pret, Eje, a tu kroni nusja ish shkua, E, at-he:r Muji nusen p’e përve:t: - Eje, oh ku je:, ore, po, nuse!-i ka thâ:n, Eje, po a ke mue:jt, he, xhâ:-e me hetua, E po ty: Zana xhâ: a t’ka kallxua? E, a, m’â dre:dh-e nuseja i ka thâ:n: - Eje, a merr vesh, ej, Çeto Bash-e Muji! E, a p’e sheh-e çat gu:r-e çatje, Eje, bi:r e vogël-e n’tâ-e po duket, E, çaty Zana shpirtin-e e ka:, Eje, sikur shpêd e n’çat bi:r-e ç’i â! Eje, a ç’ki bâ:, he, Bylykbash-e Muji: E, o, bythpra:p-e Muji kêka dre:dh, Eje, aty rrotull, besa, po m’i sellet, E, o, tu: guri, he, Muji-e â vo:jt. E, a i ki ba:th-e maçkat e çelikut, E, kurr pej veti-e Muji-e nuk i dajke, E, për çat rra:s-e kadal-e po hi:p. Eje, po gat bire, he, trimi-o kur shkoi, Eje, o, çyrkun t’vet, eje, Muji-o p’e hje:k, Eje, poj çat bi:r-e me çyrk, he, e pshe:l, O atij shpêdit-e psipri-o ja xhoi, Eje, me t’dy duer-e, po, Muji e ki ka:p, Eje, po pas kreje çaty-e ja xhiti. He, a fort pak-e shpêdin e zhdërgoi, E, dhimta n’zêbër, he, Zans-e i shkoi. Eje, nuses Mujit çaty-o po i bërtet: - Eje, diçka mua shpêdin-e ma xhet,


275

280

285

290

295

300

305

Eje, se s’vono, ehe, shpirti-e me m’da:l! Eje, m’e pa:, tho:n, he, Bylykbash-e Mujin: Eje, aj, çat shpe:ll-e, besa, po e zapo, E, ah, m’â dri:p e rra:ss-e pjedipo:sht, E, e n’to:k, ehe, Muji-e po bje, E, po tu Zana me tâ, he, â vo:jt. E, o, i ka bri:t-e Za:ns Zullumçare: - E, o, pa t’vra: Zoti, Zâ:n, he, mos e la:sht! E, çou e xhalli dasmo:rt e t’mi:, E, gu:r t’zes, he, t’tâ:n-e i ke bâ:, E, da çetash-e kryet-e, he, ta kputa, Ani, o, pa pi:k shpirti-e, he, ti ke me ra:! E, o, çka bâ, he, Zana Zullumçare: - O, merr vesh-e, bre, Mu:j!-e i ka thâ:n, E, çaty â-e i gu:r-e i zi:, E, po çat gu:r, he, ti m’e rrutullua, E, çaty â-e i çanak, he, me xhak, Eje, çata xhak, he, ti-e ke m’e ma:rr, Eje, po dasmo:rt-e me tâ me i stërpi:k, Eje, çysh jâ:n kê:n-e, Zoti-e ka me i bâ:. Ani, aty gurin Muji e rrutullo, E, a:t çanak-e me xhak-e p’e xhê, E, poj, me Zanën e nusen jâ:n çua, O, tu dasmo:rt-e, besa, ishin vo:jt. Qat çanak, he, Muji p’e merr, Ou, por, me xhak Muji-e po i stërpi:k, E, o, i lumi Zot-e, t’tâ:n-e po i xhallo, Eje, o, si jâ:n kiê:n-e me dajre e me dasum, E, o, dogri dajret, besa-e, i ka:n kre:h, Eje, o, dimo Zot-e rrugën e ka:n ma:rr. Eje, o, po çka bâ-e Bylykbash-e Muji, E, o, i ka bri:t-e Zans-e Zullumçare: - Ou, pa t’vra: Zoti, Zâ:n-e, mos e la:sht! Eje, po ku:rr mâ, he, ti nuk zano. Eje, o, për kreje, shpêdit-e ja xhiti,


310

315

E por n’ça:f-e çaty, he, e kputi, E, pa pi:k shpirti, more, he, Zana-e â ra:! Ani, ata rrugën at-he:r p’e tfillo:jn, Eje, e ka:n psy: e be:shkve pjedipo:sht, Eje, t’dytën di:t-e n’Klladu:sh-e jâ:n ra:. Ani, çaty-o dasmën, he, Muji-e p’e bâ, Ani, i ja:v di:t, he, dasum-e po bâ, Ani, dikur, o, dasma, he, çkre:h-e ish kê:n. E, o, kshtu ka:n thâ:n, he, atje nuk jâ kê:n, He, o, mos me kê:n, bre, oh, hallku s’kishin thâ:n!heeo!


6

KUR E KA NXANË MUJA NUSEN (Mleçan, Llapushë)

5

10

15

20

25

Lum për ty-o për zotin të lumin! Heret Muja çu-o kâka kanë, O, at zjarm n’oxhak ai dhezë e ka, o, dy xhezve binak na i kisha bâ, o, ka nisë ai kafe, bre tuj pi, o, me kafe qefin e kish ba. O, nanë-lokja n’kull-o tek po i shkon: - A je çu, djali jem? i kish thanë. - Mirë. A mujte, oj nanë? ja kish ba. Ka nisë nana Mujin p’e qorton: - Ore bir, ore Mujë, i kish thanë, a p’e sheh pleqnija qi m’ka marrë? Kama e dora, bre bir, mu m’kanë lanë. beso sytë, djalë, dritë ma nuk po m’bâjnë. o, jam lodhë e hyzmet s’un po t’baj. Pse s’po kqyr ni nuse ti m’e nxanë? - Oj nanë-loke, Muja i kisht thanë, mirë p’e di qi pleqnia t’ka marrë, ham je lodhë e hyzmet s’un po m’ban. Kysmet, oj nanë, nusen kam m’e nxanë. Mejherë Muja n’podrum kâka ra, e shtërngon-o gjogin të mejdanit, krahaqafë ai shpatën e ka vjerrë, e muzdrakit me dorë kur ja ngjet, si vetima n’oborr dalë ish kanë. - Shkova, oj nanë, unë nusen m’e nxanë. O çpejt djali rrugën e kish marrë, besa vrap në fusha dalë ish kanë; p’e nalë gjogin, trimi n’tokë â’ ra.


30

35

40

45

50

55

60

O, ’i maxhup të Muja qi po shkon, tre dukat-o, Muja ja ka dhanë. - Çou, bre bir, tha, n’Zadran ki me dalë, si telall qarshisë ti me piskatë, para dyerve t’kralit ki me u nalë, thuej: «N’fushë Mujën, more, e kam lanë, gisht ka vu ai n’Dylber Angjelinën. - Mos gabo, kral, kujna me ja dhanë, ta dhash besën sherrin ma ke pa! Pra qi n’daltë naj shka, thuej, për m’e marrë ta din mirë me Mujën luftë do ban!» Kështu maxhupi n’Zadran hi â’ kanë, si telall, tuj britë e tuj piskatë. Para dyerve t’kralit kâka nalë, ato fjalë, bre rên po i kallxon. O, po Muja me pa çka po bân, ai prej shpije, medet, kthye â’ kanë; m’e kqyrë bjeshkën Muji kâka dalë. E vraftë zoti Zejlan Kapetanin! Â’ dalë xhadën kryq e paska nxanë; kish me veti tridhet-o bajloza. Sa mirë Muja me tâ paska folë, - O, bre bir, Muja i ki’ pasë thanë, kah po don, bre Zejla, kah po shkon? - Tej tu krali, diçka punë qi kam. - Për çka, bir, te krali, çka don? - Du me ja lypë Dylber Angjelinën. Shum inati Mujës i ka ardhë. - A p’e din, bir, se çka je tu thanë? Gisht n’at çikë, Zejlan, unë qi kam dhanë. Nuk guxon ti nusen me ma marrë, as s’guxon, bre, krali me ta dhanë! Ah, Zejlani azgan kâka kanë. - Mujë, tha, hiç për ty unë dert nuk kam. O medet, shpejt llafet kâkan prishë!


65

70

75

80

85

90

95

Varje zot, bre Zejlani ç’po ban – t’madhe u briti tridhet-o bajlozave. Yrysh Mujës n’atë vên po m’i bâjnë, nânë varrë t’râna, medet, ja kanë dhanë. Gjogi i fortë e Mujën po ma pshton, n’tokë t’Klladushës më shpirt po ma çon, para dyerve gjogi kâka nalë, dyert e oborrit mshelun kokan kanë, ani pritke Muj’ kish1 zâ po bân. Muja as nuk dike për veti ku â’, Dikur gjogi, medet, çka po ban – ni hingllimë të shtirë ai po ma lshon, me kamë t’djathtë ai dyerve po u mshon. Halil Aga n’kullë kur po e ngon, vrap tuj nga të dyert kâka dalë, dyert e oborrit boll mirë i ka çelë. Gjogi i shkretë në oborr hi â’ kanë, krejt i kuq ai pej gjakit â’ bâ, dyfish Muja-o n’tâ metë â’kanë. Halil Aga Mujen kur e pa, asht merzitë e mêt po donë m’e lanë edhe motrës za djali po i bân: - A, mos dalsh, oj motër! po m’i thotë, a p’e sheh, moj, ne çka na ka gjetë? Baci Mujë, tha, ne na paska dekë. Ah, n’oborr, bre, motra kur po del, gjogin t’kuq prej gjakit e ka pa, dyfish Muja n’shalë, tha, metë â’kanë. Sikur motra për vlla se qyshë ban, kresë së vet me grushta po m’i mshon, nisi Muj’n e shkreta po e vajton: - Vllau i motres, o Mujë, i kish thanë, t’ka çu motra, vlla, nuse me nxanë.

__________ 1

Kish ose keshe – gjoja, athua


100

105

110

115

120

125

130

Ç’e zezë dita n’trup tan koka ba! Kullën shkret, o vlla, ti me na lanë, Halil Agën vetëm e ke lanë, nuk i vyn-o ktij i gjallë me kanë, vên katilat, vlla, t’tina s’i lanë. Të dy bashk-o Mujën e kanë marrë, po ma lajnë e teshat po ja nrrojnë, mirë po i shtrojnë edhe ma mirë p’e mlojnë. Ah m’e pa, bre, çudën çka m’ish kanë – shum ditë Muja n’at vên ki’ pa nêjë. E vraftë zoti Zejlanin ç’po ban, shkoi të krali – çikën ja ka dhanë, dy javë vadën dejuzi p’e dán. Shih çka bâjke Zejlan Kapetani, o, të shpija ardhun kâka kanë, zu për darsëm gati me u ba, po m’i thirrke miqt-o kah i ka, ka nxanë letrën, medet, p’e maron, me m’ja çue Dezder Agë Osmanit, pobratin ai qatâ e ka pasë, i bân selam: - N’darsëm ti me m’ardhë, e m’e marrë tha, Ali Bajraktarin, me tânë shokt-o n’darsëm ki me m’ardhë! Ni tatari letrën ja ka dhanë. Ai tatari letrën e ka marrë, kcei granicën, kâke dalë n’at anë; n’Fusha t’Gjana, more, kur ka dalë, tridhetë agët-o n’at vên po m’i gjân, me ta ish ai Dezder Agë Osmani. - Mirë se u gjâj! tatari po u thotë. Cili âsht ktu Dezder Agë Osmani? kam do letra plakit me ja dhanë. Medet, letrën plaki ja ka marrë, mejherë nisi të shkretën p’e knon. Tu selami i Zejlanit kur shkon,


135

140

145

150

155

160

165

sa fort plaki n’gaz-o qi po késh. Iu afrue Ali Bajraktari. - O mixhok, Dizdarit po m’i thotë, qikjo letër, bre mixhë kah t’ka ardhë? Me sevda, bre, ketë letër p’e knon. - Ma ka çue Zejlan Kapetani, paska ’i nuse qaj për me e marrë. Pobratim, jaran fort unë e kam; m’ka thirrë n’darsëm me t’tanë ju, jau ban. Ki me ardhë ti, Ali Bajraktari! - Ku p’e marrke? Lum mixha, p’e dvét. - O p’e marrke tu Krali n’Zadran. Fort Alija idhnue kâka kanë: - Mos thuej plak, bash goja ty t’u thaftë! Nuk muj n’darsëm për zoten me ardhë. Po qat çikë, tha, Muja e ka nxanë, nanë varre t’râna për tâ i ka marrë, zoti e din-o Muja nuk po pshton. Jo, unë s’vi, në darsëm, i kish thanë, gruen e Muj’s për hajr kuj nuk ja bâj. Iu drodh plaki t’madhe p’e qorton: - Ti qi munesh n’darsëm mos me ardhë me bâ shpirti Mujës për me i dalë, bashkexhi ty na kena me t’dhanë, kurrë nër shokë ti ma nuk ki me kânë. Kur t’kapë zori, «po» duhet me thanë. Ashtu u ba, bre, kysmeti po thotë. Gjithsecili n’shpi të vet janë shkue. Ditë mas dite vadja kâka ardhë, tridhetë shok-o plaki po i tubon, me ta shkojke Ali Bajraktari. Kanë marrë rrugën, tfillue kâkan kanë, përskej dyerve t’Muj’s udha u qillon. Tek po vetke Ali Bajraktari: - T’lutna mixhë tha, Dizdar Agë Osmani,


170

175

180

185

190

195

200

me m’dhanë izë të Muja për me hi! Fort i smutë, bre i shkreti qi âsht, due hallall Mujës me ja ba; zoti e din të gjallë mâ a e gjâj. - Hajt shko bir, Ali-o, po ja bân. Dhe Alija n’oborr kâka hi, e n’podrum ai atin e ka lidhë, përpjetë shkallve të Muja â’ ngjitë, çeli derën, mrêna hi â’ kanë. N’kokërr t’shpinës Muja ratë ish kânë, fort i smut-o Muja po qillon, bash si lula qehra iu ka bâ, vesh e m’vesh musteqet i kanë ra. Iu afrue Ali Bajraktari. - Baca Mujë, bre! Nisi po ma thrret. S’â’ mymçim-o kllapën me ja nxerrë. Përskej tina ugjë ai kâka kanë, bash si thmija nisi e po kan, bash me lotë ujë Mujin e ka bâ. Medet lot-o kllapën ja kanë nxerrë. At’herë Muja dy sytë i ka çelë. - Ah, çka ki bre, Ali, po m’i thotë, gjithë ketë vaj ti çka je tuj e bâ, a Dizdari noj sên t’ka idhnue? Ren ka nxanë Alija me i kallxue. - Hajt mas tina, shko! i paska thanë. Qyr, Alia përdere â’ dalë, bash si plakë, tu kajtë, ai dalë â’ kanë. Nana e Mujës n’oborr po qillon, i duel para Ali Bajraktarit. - Çka ki bir, Ali, ti qi po kán? Ah, ka zanë ai hallës po i kallxon. Ngo bre bir, Alio, i ka thanë, shumë selam Dizdarit-o t’m’i bâjsh: «Nana e Mujës, thuej, mue m’ka thanë,


205

210

215

220

225

230

235

ma mirë Muja, për zotin, ka bâ. N’koftë i gjallë, tha, Bylykbashe Muja, para teje n’Zadran ka me dalë, nuk ki nusen kurrë ti me ja marrë!» Qashtu nana Alisë i ka thanë. O, qefue djali kâka kanë, (i)hipi atit, rrugën e ka marrë edhe e zuni Dizdar Agë Osmanin; ish kanë kafe Dizdari tuj pi. - O, t’baftë mirë, lum mixha! i ka thanë. - T’gjet’ e mira, hajde! Po ja bân. Për Mujë qênin, Ali, çka m’kallxon? - Mos u gut, lum mixha, po ja bân, nana e Mujës ty selam t’ka bâ, pa t’kallxue, plak, qare nuk kam: «Má mirë Muja bash sot qi ka bâ, n’koftë i gjallë tha, Bylykbashe Muja, para jush n’Zadran ai ka me dalë, nuk ki nusen atij me ja marrë». O, plak zeza tutë fort kâka kanë, si e pat dorën n’gastare t’rakisë, pej idhnimit kërsh-o e ka bâ. Çka po bâjke Ali Bajraktari – si e pat at bajrakin në dorë, copa grima për toke p’e bân. - Hajt, udhamrapsht, plak! i kishte thanë, n’dyjêt unë me ty nuk muj me ardhë. N’kosha i gjallë me Mujin për me kanë, N’Zadran neve, ti, qi na gjân! Pra qi n’mujsha, plak, unë ty me t’nxanë, adalet nuk e lâ për pa t’bâ. Edhe kthye teprapa Alia ish kanë. drejt të Muja n’kulla apet po shkon; mâ mirë Muja pak sa qi kish bâ. - Çka u ktheve, kopil? i kish thanë.


240

245

250

255

260

265

270

(I) kallxoi fjal’t me plakin si i ka bâ. Vetlla n’gaz-o Mujës po m’i shikon, motrës ’vet Ajkunës zâ po i ban: - O, do bez, moj, ni ditë ta kam dhanë, bjerja bacit varrët t’mi shtërngojsh! S’lanë kopilat dergjë rahat me bâ. Sot bacloki n’Zadran don me dalë. U çue motra, bezin po ja çon, e mirë varrët Mujës ja shtërngon. - Nimo zot, Muja u çojke n’kamë, shpatë e muzdrak në dorë i ka marrë, n’shpinë po i raka gjokit të mejdanit, për Zadran ai rrugën e kanë marrë, dhe ashtu bâjke Ali Bajraktari, përmas tina djali mirë po i shkon. Dy kreshnikët n’Zadran kâkan dalë, (thonë aksham, bre burra, kâka kanë). Tu ni kafe Muja kur po shkon. - A bân, burrë, tha, mrêna me na lanë? jabanxhi, tha une ktu qi jam. - Hiç nuk mundem, budalla i kish thanë. - A s’p’e din, mor bir, ti se kush jam? Çile derën, budallë mos u bân! - Hajde, hajde, tuxhar, i kish thanë. At’herë Muja mrêna hi â’kanë. - Du raki, bre bir, tha, shum me m’dhanë. Nisi Muja raki-o tuj pi, gjithë po vijshin varrët tu’iu nxe, po vjen trupi qejfli tu’iu bâ. - Ore Ali,dikur Muja i ka thanë, shtatë kralija me mret ktu me kânë, ta dhash besën nusen s’kanë m’e marrë! Ashtu thonë, sabah kur kâka bâ, â’dalë krali zjermin e ka kallë, pret Zejlanin, qat ditë kish m’i ardhë,


275

280

285

290

295

300

305

at ditë vike nusen për m’e marrë. Fjal’t s’vonuan, krushqit kâkan ardhë. T’parat kafe krushqve jau kanë dhanë. At’herë Muja te gjogi po shkon. - Ah, bre gjog, dalldyshe, i ka thanë, ni hingllimë të vogël ti ta bâjsh, qato kafe n’fyt-o me më jau zanë, de ta dinë na t’dy qi jemi ardhë. Edhe gjogi hingllim’n e ka marrë. Burra e gra t’Zadranit çka janë kanë, shkojnë tu krali. – O kral, i kanë thanë, jepja Mujës çikën! po ja bâjnë. Ngoja gjogit hingllimën qi e bân! S’e la dreqi Dizdarin pa folë: - Shkoni n’shpi! atyne u ka thanë. Ani shka Muja ktu në koftë ardhë! Fort i smutë, besa, Muja qi âsht, mos u tutni pej t’deknit, kish thanë, kurgja s’ka, bre, Muja çka na bân. Për s’dyt Muja te gjogi po shkon: - Pak ma t’madhe hingllimën m’e marrë me kamë t’djathtë ti tokës me i ra, edhe xhamat kërsh ti me m’i ba! Gjogi i shkretë piskamën fort p’e lshon, me kamë t’djathtë ai tokës kur p’i mshon, edhe xhamat nisen kërrsh, me u ba. Femna, mashkuj e thmijë çka janë kanë, o, për s’dyti tu krali po shkojnë: - Mushu mên, kral zeza! i kanë thanë. Jepja çikën, budallë mos u ban! na shkatrroj krejt shpijat, i kanë thanë. Mos desh Mujës çikën me ja dhanë, meniherë me neve luftë do t’bâjsh. O, kral zeza tu çika po shkon. - Oj Dylbere, po, e eme bijë,


310

315

320

325

330

335

340

çou, pash babën, gati për m’u ba, vishu mirë, lum bija, i ka thanë, se pej meje burr t’mirë ki me marrë. Kam ni Muja, oj bijë, smutë qi â’, (‘i)pite t’mirë ti Mujës t’ja marojsh, çoja bukën vetë, i paska thanë. Shumë selam, pra, Mujës me i bâ, se n’Zadran ai luftën mos m’e kallë. O, Dylberja çue kâka kanë, vesh e mathë sa mirë qi ish kanë, o, mitanat, fistanin p’e vesh, mashallah, laramajkë krejt â’ bâ, (‘i) pite t’mirë në tepsi p’e maron, dhe tepsinë n’kry po ma vnon, trup çarshis-o viranja po shkon, thu argat’ve bukë n’arë â’ka u çon. Ani drejt të Muja qi po shkon, - Mirë se t’gjeta, kreshnik, i ka thanë. - Mirë se erdhe, Dylbere, ja bân. - Merr pak bukë, lum Muja, për me ngranë! E n’qat bukë paj Muja paska ngranë. Dikur nisi çika po i kallxon: - Shumë selam, tha, krali ty t’ka bâ, luftë n’Zadran, bre, ti sot mos me bâ. - Ngo, moj çikë ti, Muja i ki’ pa thanë, nusja jeme a e di kur ki me kanë – kur të dalin n’Klysyr-o të Zezë, kur të nxerri me të zezën shpatë, kur ta pres unë Zejlan Kapetanin, kur ta nxâ unë Dizdar Agë Osmanin. Hajt t’u krali, lum bija, i ka thanë, ‘i besë t’zotit Muja ta ka dhanë: n’lug t’Zadranit luftë unë s’kam me ba! Asht nisë çika, të krali po shkon, e rên fjalët babës ja kallxon.


345

350

355

360

365

370

375

At’herë n’kerr viranën e kanë shti, treqin krushqi rrugën e kanë marrë, as nuk knojshin, veç dihen, janë gjallë. Haj medet, bre, rrugën e kanë marrë! Skej klysyrës krushqit kur janë dalë, qatherë Muja, - Ali i paska thanë, hajde t’shkojmë mas krushqve, po ja bân. T’dy kreshnikët rrugën e kanë marrë. Skej klysyre Muja kur â’ dalë, krushqit n’gjysë, tha, ungjun kâkan kanë. - O ku je gjog, dalldyshë, i kish thanë, ni hingllimë ma t’madhe ti ta bâjsh, këtyne lugjev’ ushtima t’u shkon, de ta din-o mrapa qi na kanë. Gjogi i shkretë hingllimën-o p’e bân. Kish çilë vesh’t, bre, Muja kur p’e nalë, po ma thrret at Zejlan Kapetanin: - Ngul kadale, Dizdar Agë Osmani, pritum pak, or, mixhë! i kishte thanë. Prite t’deknin mrapa â tu’ t’ardhë! Treqin krushqi brimën kur p’e ngojnë, tanë, treqin-o ikën e kanë marrë. Veç Zejlani, trim azgan ish kânë, vetë te kerri, te nusja âsht nalë. Fjal’t s’vonuen, e Muja kâka ardhë! - Ku je bir, Zejlan, i ki’ pa’ thanë, t’kuj ti nuse ke deshten m’e marrë, po a e ke dijtë ti, bre, gjallë unë qi jam? Besa shkau fort ish kânë azgan. - Ta dhash vetë, or Mujë, i kishte thanë, masi mue vetëm ti m’ke nxanë. Veç ni punë, lum Muja, po e bâjmë, ani, sall na t’dy tash do t’luftojmë. Cili t’mujmë na shokin për m’e pre, ja paft hajrin, nusen le ta merr.


380

385

390

395

400

405

410

Qashtu metë at’here kâka kanë, sall ata të dy luftë për me bâ. - A po ikë, o bir, i kishte thanë? Atëherë Muja ikën e ka marrë. Iu vu mrapa Zejlan Kapetani, kërkun ngat s’mujke me iu avitë me myzdrak Zejlani n’tâ ka qitë. Gjogi i Mujës në vên kâka nalë, ngojke ushtimën muzdrakin kah shkon, bash si lepur palue kâka kanë, bash skej tina muzdraki ka ra. U kthye Muja shkaun po ma njek, kërkun ngat ai hiç s’un po i bjen. Me muzdrak-o Muja kur po qet, qashtu ati i tij, i mirë ish kanë, edhe ai, bre, toke ish kanë ra, përskej tina muzdraki ka ra. Të dy gjogat kthye tek i kanë, dy shoshojt yrysh, po i kanë marrë, kqyr me shpata shoshojt i kanë sjellë. Orat qift të dy na i kanë pasë, të dy shpatat ngatrrue kâkan kanë, ka dy copash shpatat kâkan ba. Ngata-ngat gjogat i kan afrue, dorë për dore n’to, bre kâkan rrokë, e prej gjogave në tokë kâkan ra, si çobat, medet, kâkan kapë. I fuqishëm Zejlani ish kanë e sa herë ai Mujën p’e shtërngon, ka i gojë gjak, bre, Muja po ma qet; ah, i smutë i shkreti ishte kanë. - O, dridh Mujë, dejuz! i kishte thanë. Besa Muja azgani i ka dhanë po pej vênit lue nuk e ka. O, mau, Mujë dejuzi, po ja bân.


415

420

425

430

435

440

T’parën herë ai Mujin e ka dredhë, n’kokërr t’shpinës Mujin po ma qet, me dy shkelmat përsipri po i bjen, don me e çue te shpata, me e pre. Kur e pake Ali Bajraktari, ah, tha, vrap ai çue kâka kanë, shkoi të Muja diçka i ka thanë. - A din besën qi ma ki pasë dhanë2 - Largou, djalë! Muja i ki’ pasë thanë. Besa e fortë at’herë kâka kanë. U idhnue Ali Bajraktari, - Hajt, Mujë, hajt, i mjeri ti, ia bân, a p’e sheh ti çka po don me t’bâ? Po don kryet ai ty me ta marrë. Hiqu besës ’tina, me tâ besë nuk ka; kryet ja marrim, pej shpije po shkojmë. N’maje t’gishtav’ Alia â’ çue, i lumtë dora, me shpatë i ka mshue, qata krye mirë ja ka rrefshue, e pa shpirt Zejlanin e kanë lanë. Muerën bjeshkën ata p’e kërkojnë, lypshin krushqit, boll shumë paskan nxanë, e boll shumë pa krye i kanë lanë. Kun’ Dizdarin, plakin, s’un p’e gjâjnë. Ah, pej shpije rrugën e kanë marrë, si â’ ma mirë ata në shpi po shkojnë. Ja paftë hajrin, nusen e kanë marrë, o, pa luftë, bre trimi nuk asht metë! Kshtu e kam ditë e qishtu e kam knue, bash mirë zani-o s’um ka punue, prej vetëveti nuk di me marue. Hallall banma se u kam shurdhue!

__________ 2

Flet Zejlan Kapetani, i cili kur e sheh se Alia Bajraktari afrohet te Muja ia përkujton besën Mujës. Këngëtari ka lëshuar një varg.


7

MUJI DHE HALILI

5

10

15

20

25

30

Ma e para e diell, qi ka ardhun, çet e bukur perjshtan kan dal, para tyne Desdar Osman Aga, para tyne Temkoviç Osmani, para tyne Zuku Bairaktar e kan dal tu mani ne krua, kan zan ven turqit me pushue. Komandanti Desdar Osman Aga kite qit e u ka than: - Kush asht i ri e i papritue e n’Klladush Mui(n) me thir? Tan me krye agait kan ul. Ka folun Temkoviç Osmani: - Vet po shkoi, Mui(n) me thir! Ather i ka hip gjogut n’shpin e ka ra n’livadhe t’Gjudbines e ka voit tu ‘i gurr me uj; ka gjet nanen t’Mustafas, ka i nji’ birat në dallam, ka i nji’ birat në xhamadan. - Ç’jan kta bira, o nane, në dallam? A ç’jan kta bira, o nane, në xhamadan? A kjo luft, o nane, kur a ba, vesht Gjudbina s’e ka mar?! - Ka pa’ dal Muji me çetur, çeta e shkjaut perparen e ka pa, dyqin pushk e kan gjue, njëzet pluma e në shtat e kan shkue e me zor gjogu e ka pshtue, nuk menoj se kurr ma s’ka me u çue,


35

40

45

50

55

60

65

lufta jon me sot ka marue, per të dekun në od i kam shtrue, por në daç të gjall me e pa...! Ather Temku ite shkue e n’oborr ite hi, athere mren kite voit, per hair varret Mujit ja ka ba. Muji ather na i ka thanun: - Kurr ‘i grim varret per hair nuk i kom, se nuk kom muit per me qinrue, po kam ardh i varrue, mjaft me zor gjogu me ka pshtue. Ather çon Temku ni çoshe të jerganit, hyqmet te madh kite pa, bish e or’ e gjyrpaj i kite pa, dy or ka i rrishin te kryet e gjyrpajt ka i lypshin varret, bisht e egra ka i rrishin te kambt, ruishn Mujin mos me kalua. Meria fort Temkut na i kite hi, deri n’gjys shpaten e kite zierrun. Ather Muji na i ka brit: - Shtiere shpaten, Temkoviç Osmani! Shtiere shpaten, nemos t’kan plasun syt, se un, ni paça baft me pshtue, të tjer heqima per veti nuk due, sot tri jav ishalla kom me u çue! Temku athere â nisun me shkue. Muji a drellun e i ka than: - Mir p’e di, Temku, perse me ke ardh. Kenki nisun me çetúr, të kan çue agait me thir mua, po un kom nollun vetun i varrua; veç të dote Halil(i) me m’nigjue, me hi n’od, tash me u perdorue!


Halili u drell edhe ka than: - Nuk muni ne çet me dal, se mue agait kan me m’tyrpenue. Ather Muji na i ka than: 70 - Ma mir çik t’ishe me pa’ le mik të mir me ty kisha zan! Ather Halili në od ka hi, bukur ite perdorue elle gjogun e ka shlue, 75 ka qitun Mujit e i ka thanun: - Mue agait kan me m’tyrpnue! Muji ather na i ka thanun: - Ne dalt kush me të tyrpnue, ni paça baft per me peshtue, 80 ato fjal s’kom me (i) harrue; e ni e paça rrezik me u burgetue, per buz vorrit nuk gucon me m’shkue! Ather Halili me Temkun ka shkue E selamin ja u ka llanun. 85 Nuk ja kan drell, as i jan çue në kamb, ven me nei nuk i kan ba. Ather ka fol Desdar Osman Aga: - Kush dreqi per ju ka çue, se nuk jem’ nis çika me grabit, 90 po jem’ nis kaurin me çetur. Të dojin agait me m’nigjue, gjok e shpat kim me i coptue. Ather Halili â drell e u ka thanun: - A keni nie, a ju kan biesedue, 95 gjok e shpat e vet ku i kom fitue? Tan me çet un tue çetue, nuk menoj i gjall me i lshue elle kto fjal Mujit kom me ja biesedue; ni past baft me peshtue, 100 kto fjal s’ka me i harrue;


105

110

115

120

125

130

135

ne past rrezik me u burgetue, per buz vorrit nuk guconi me m’shkue. Ather ne saraj Halili don me shkue, vet me vetin e ka mennue: - E n’saraj un tash me shkue e kto fjal Mujit me ja kallcue kurrgja tjeter, veç me qesh me mue! Ather ne rrug Halili â drell, gjogut na i ka brit: - Ati, gjog, mare «pusti» e(c) n’mos mujshim n’Kraili me hi, gjogun Muji me ja marr! Kurrgja armt s’më duhen mue, se ty shala me u shalue, kom me t’hjek frenin e me t’vum jullarin, me t’hjek shalin (sic!) e me t’vu samarin; në dort teladhit kom me t’qitun e me t’shit në dor t’maxharit, xbathun hysmet me ba! Ather gjogu â illnue, nalt kryet e ka çue, vrap t’math kite marr e n’Krailni gjogu kenka hi e ka voit tu ‘i gurr me uj, çikn e krailit e kite gjet, ka i la çikat me sapun. Çiks ather selam na i ka llan, çika ather ite çue n’kam Ather çiken ka pvet: - Ku i ka kullat Kreshte Kapidani? Musafir te ai kam me ‘sy. Ather çika na i ka than: - Mjeft baft të ka qillue: Ka vra baba ma t’madhin dushman, ka vra baba Çetobash Mujin,


140

145

150

155

160

165

170

ka mlell baba dymdhet kapidana. Kur kem’ pa’ me Mujin miqsi, ka pa’ ardh Muji te na e thote Muji: «E kom ‘i vlla.» Te bukur fort e kite Muji, mehyrin florinit e kite gurin xhevahirit e n’ta kite të shkruem emnin e Halilit, shum marak me to kom pa! Ather Halili mehyrin ja ka qit. E ka marr çika e ka ktue. Ather çika na i ka than: - Baft shyqyr na ka qillue, fort kollai dashkem me pshtue! Ather në shpin gjogut na i kan hip, në gjys të bjeshks kenkan dal, ather Halili të malle na i ka thirr: - Ti ku je, Kreshte Kapetan?! Ta grabiti çikën Hashike Halili! Mjeft marre osht per ty pa pushk me e lshue! Pije shum kin pa pi, si terbuem jan lshue. Ather lufta njaty ka fillue, të tan Halili na i ka vra, të tan Krailnija njaty u osht leshue, Halilin e kan rrethue, me barot duen me e coptue. Ora e Mujit në bjeshk ka qillue, ô shkue Mujit me i kallcue: - Gjakun Halili ta ka marr, tan Krailnija e ka rrethue, me barot don me e coptue. Muji ather nons i ka than: - Çou, nan, varrt me m’i terrnue, nuk paç take e me lgue.


175

180

185

190

195

200

Ather varrt ja ka terrnue, e n’shpin gjogut na i ka hip, vrap të madh gjogut na i ka llan, nalt n’bjeshk kenka dal, ‘i vikam Halilit ja ka lshue: - Ti ku je, i ka than, Hashike Halili? Halili ather e kite nie e Krailnija â tristue, tan kan nisun me ik, jasht Halili kenka dal. Ather çka ban Muji e Halili? Shum krenat i kan pre e n’Gjudbin kenkan ardh. Ather kan ba dazem e donam. Elle Muji ‘i leter e ka shkrue, Desdar Osman Ages në dore ja ka çue: - Në mejdan me m’dal! Ather çka bani Desdar Osman Aga? Me t’tan robt ne Krailni ka dal, per shtat vjet ne Krailni ka nei. Kur t’jen mushen shtat vjet tamam, ja ka çue Mujit në derë, të tan mit të ti. Ather, shpaten Muji ja ka fal, veç i ka marr shtat mushka duket e sarajt ja ka rrenue, Valillekut e ka rrxue, Kurr ma mos me sunue. Atje kjoft si kuvenet motit, na kha e paçim nimn e zotit, kush kenon e kush nigion!


8

HALILI NXJERR TRIDHETË DJELM NGA BURGU (Strellc, Deçan)

5

10

15

20

25

Lum për ty, ore i madhi zot! Nuk jem kanë po zoti na ka dhanë! Tridhetë agë, bre, n’kuvend ‘in kanë mledhë. Nxuni e foli Ali Bajraktari: - Tridhetë djem, shokë, ne qi na u kanë ba me shti armë e n’lufta për me ra, vendin tanë prej hazmave me e pshtue. Veçse djemt na, shokë, s’i kemi msue n’lufta t’idhta si duhet me ra, prit’ e shkaut si duhet me i thy edhe shpatën si duhet m’e sjellë dhe gjogat si duhet me i ngá. Me m’ngu mue keq s’ka me na ra – djemve Muja sot ka për me u pri dej n’Kotorre Muja për me ra, me i ra shkaut, luftën me ja nisë, lufta t’idhta atje për me ba. Ta dijnë djemt, bre, se qysh bâhet deka, m’u kallxue se qysh prehet hazmi, m’u kallxue se qysh merret lufta. Mirë krezhnikt-o fjalët po ja ngojnë, peshue i kanë e për t’mira po i marrin. - Veç me shkue! – Mujës tek po i thonë. Priti e foli Klladushane Muja: - Moni, shokë, n’e dini zotin zot! Mu kit pun-o sod mos ma ngarkoni se pleqnija ka nisë e m’ka rrokë! M’la fuqija, krahi shpesh po m’rrê’,


30

35

40

45

50

55

60

lanë m’kanë sytë, bre, larg mirë nu’ po shoh, lanë m’kanë vésht, bre, larg nu’ po muj ndi, lanë m’ka zani, fort s’po muj vikas n’palcë anmikut tutën me ja shti, trimav’ t’mij, bre, zemër për m’u dhanë. N’koftë se luftën û kam sod m’e hjekë, jau dhash besën pa djem u kam lanë! Priti e tha qaj Dizdar Osman Aga: - Mos fol, Muj-o, mos të koftë hallall! Krahi yt fuqinë e hershme e ka, syni yt dritën e parë e ka, veshi yt, bre, ndin si n’kohë të para, fyti yt, bre, lshon vikamë të madhe qi m’t’u dridh-o toka për nër kamë. S’â kaherë qi n’luftë na bashkë jem ra; ta pashë turrin si gjithmonë në lufta. Largoe tutën, Mujë, pash t’madhin zot, priju djem’e n’Kotorre me i shti! Fort inati Mujës i ka ardhë. Jollah, n’kamë ai kâka çue, rrept Dizdarit Muja i ki folë: - Ndale gojën, Dizdar Osman Aga! Muja tutën nuk e din çka â. Veç ni fjalë unë ktu ju po jau tham, veç ni besë, shokë ju jau paça dhanë se fitime anmikut kam me i prue. Mue fuqija, shokë, s’ka nisë me m’lanë, nuk m’lanë sytë, hala une po shoh, nuk m’lanë vésht, hala une po ndi, nuk m’la zani, hala po vikas n’palcë anmikut tutën me ja shti veçse zana mue m’ka pa thanë: ,,Ditve t’marte n’lufta mos me ra se i hup trimat, besa, edhe kryet!” Veçse n’luftë une sod du me ra zi në shpi, shokë, juve me ju sjellë.


65

70

75

80

85

90

95

100

Tridhetë djem, bre, n’kamë qi kâkan çue, po u bijnë n’shpin-o gjogave t’mejdanit – gjithë sokola, n’Klladushë rritë kanë shtatin, me t’ardhë keq, bre, për gjaqe me i pre. Po m’u prin ai Gjetobashe Muja, trup e trup atyne Lugjev’ t’Verdha. N’Bjeshkë të Nalta krezhnikt-o janë dalë, mirë po i shohin ato Kotorr’ t’bukra. - Ngani, djem bre, Muja m’u ka thanë, ktyne grykav’ gjogat ju me i lshue, dej n’klisura shok me shok me ra. Kur të dalim, n’Klisura t’Kotorreve, ni piskamë aty unë kam m’e lshue, at’herë ju, bre, për tri rrúgsh me u da, dekë tuj mjellë edhe poterë tuj lshue. Në Kotorre lufta bashkë na ban; gjogut mrapa at’herë me m’i ardhë. Zoti e vraftë at Dizdar Osman Agën! Letër krajlit, qyre, i ki pa çue: ,,Prite n’shpindë at Gjetobashe Mujën!” Se ça bani krajli pej Kotorri – pritë çatall-o n’klisura i ki nxanë zogu i malit mos me mujtë me i pshtue. Paj m’e pa-o ni serin të madh – n’krye t’klisurav’ krezhníkt kâkan ra. Ni piskamë aty Muji e bani, dushku i malit për tokë kâka ra. Për tri rrúgsh-o krezhníkt rrept janë lshue, tuj piskatë si llava n’mot të keq; n’fund t’klisurav’ krezhníkt shpejt janë ra, keq në prita, haj medet, janë teshë. Treqind pushkë n’ni flakë at’herë janë kallë. dymdhetë varr-o Muja n’shtat i muer. Tim e flakë, bre, zoti e ka ba, hiç s’po i she-o Muja djemt ku i ka. Për mejdan qat’herë shkitë kâkan dalë,


105

110

115

120

125

130

135

p’e rrethojnë at Gjetobashe Mujën. Dymdhetë varrt-o Mujes po i kullojnë, kuq prej gjakut gjogu po m’i shkon, po, pa u ftofë, hala varrët s’po i ndín. Po shkon rrafsh-o përpara tuj ba, s’i ka n’sy as trimat me armë n’dorë, s’i ka n’sy as gjogat e mejdanit, s’i ka n’sy as pritat qi ja nxanë, s’i ka n’sy as kalldremet e mdha. Po shkon trimat për toke tu’ i lshue, po shkon gjogat përgjys-o tu’ i da, po shkon shokët sa mundet tu’ i thirrë, po asnjani gjegjen s’po ja kthen, po asnjani mrapa nu’ po i vje’ se keq púshkt ata i kanë trullue. Dikur Mujës várrt ju paskan ftofë, fort fuqija trimin e ka lanë, s’mundet shpatën m’e sjellë aq sa duhet, s’mundet gjogut udhë mirë për me i hjekë, s’mundet shokve fort ma me u bërtitë, veç me ikë se tjetër shteg s’i met o aty, tha, dekën sod m’e pritë. Ja dredh frenin gjogut të mejdanit për klisura, andej kah Klladusha. Asni djalë, bre, Muja s’e ka pa, veç atij Hysenit-o të ri. Fort pej shkive i shkreti i’ rrethue, nu’ po mundet Muja me i nimue, As me goj-o s’po mundet me i folë. - Për Klladushë! sall me dorë i ka thanë. Fort po ik ai Gjetobashe Muja; treqind shki përmrapa po m’i shkojnë. N’Lugje t’Verdha Muja kur â dalë, gjâ për veti trimi ditë nu’ ka, met i pshtetë n’qafë t’gjogut të mejdanit. Gjogu i mirë kryet Mujës po ja pshton,


140

145

150

155

160

165

170

drejt Klladushën gjogu e ka msy. Sa shpejt shkive gjogu ju ka da, si vetima n’Klladushë kâka ra, dyert e kullës mshelë i paska gjetë. Ni hingllim-o gjogu tek e bani, qeremindet për tokë kâkan ra. Po ma ndin-o Hajkunja e Bardhë, me mezil ajo në derë â dalë. Po ma sheh at Gjetobasho Mujën, n’qafë të gjogut kacavarrë kish ra, tuj pikë gjak si ajo gurra e kronit. Ni piskam-o çika e paska ba: - E zezë dita me ditën e sodit, kullat tona pa ty kâkan metë, gjogu i luftës pa zot kâka metë, ármt e dekës pa trim kâkan metë, kallauzin çeta ma s’e ka! N’kullë ka ndi ai Sokole Halili, ka tri shkallë, bre, trimi shkon tu i kcy, si vetima n’oborr kâka dalë; po ma sheh at Gjetobashe Mujën, për hajr varrët Mújs qi ja ka ba, veçse gjegjen pej ti s’e ka marrë. Paj pej gjogut Mújn kadalë p’e zhdrypin, me mundim në kulla e kanë qitë. Shpejt m’bedena Halili â dalë, po ma shpraz at pushkën habertare. Krejt Klladusha ushtimë qi ka marrë. Ni sahat halá për pa u ba n’kullë kanë mrri-o tridhetë agallarë, për hajr varrët Mújs qi po ja bajnë. Veç asnjanit gjegje s’i ka dhanë, pej kllapisë, bre, Muja s’din ku â. Ngat po i ungjet Tale Budalina, pej pleqnije zemra ju ki ligë. Dikur Mujës ka nisë e i ka thanë:


175

180

185

190

195

200

205

- Ku je ti, bre Gjetobashe Muja? Çou bre, dajës haber për me i dhanë, me i kallxue lufta qysh â shkue, me i kallxue djemt qysh na kanë metë, me i kallxue varrët qysh i more e pa trim Klladushën qysh e le! Qaty Muja sytë i paska çelë, me mundim ka nisë ai për me folë: - Ngoni kndej, iu tridhetë agallarë! N’kry t’klisurav’ me djem kur jam ra, për tri grykash jurish kemi ba, si me krih-o n’Kotorre me ra. N’fun t’klisurav’, shokë, kur kemi mrri, qaty rrúgt, tha, ne na kanë bashkue, n’ball të djemve qaty unë jam gjetë, me u hjekë udhë e n’Kotorre me i shti. Veçse n’pritë na, medet, jem zatetë, treqind pushkë qaty n’ni flakë janë kallë, tim e flakë, bre, zoti e ka ba, dymdhetë varrë në trup mu m’i kanë dhanë, hiç pej timit djemt s’kam mujtë me i pa. Kam pri luftën, n’Kotorre jam ra, rrafsh përpara sa kam mujtë me ba. Dikur varrt-o kanë nisë me m’u ftofë e fuqija ka nisë për me m’lanë edhe shkit-o fort më kanë kaplue – veç me ikë, bre, tjetër shteg s’m’ka metë. Dredhë ja kam frejt gjogut të mejdanit, për Klladush-o rrugën ja kam dhanë. Gjogu i mirë, bre, kryet mu ma ka pshtue, rruga-rruga shkojke shkitë tu i da. N’fund t’klisurav’, shokë, unë kur jam ra, pá e kam at Hysenin e ri, skuqë pej gjakut e n’shpatë çatallue tu’ i ça shkitë, bre, sikur kungujt n’arë, fort molís-o djalin e kin pasë.


210

215

220

225

230

235

240

245

Hiç s’kam mujtë ndihmë trimit për me i dhanë, hiç s’kam mujt-o me gojë për me i folë, (lot’ për faqe Mujës po m’i shkojnë). ,,Për Klladush-o” me dorë ja kam ba, t’lig m’ka ra, e gja matanë nuk di. N’koftë qi zoti, shokë, tek e ka shkrue deka mue, shokë bre, për me m’ardhë, me ‘i igjram-o n’at dyjê po shkoj – qi për djem, bre, s’mujta me marrë vesh a janë dekë a rob ata i kanë nxanë. A ma ka-o Judbina naj trim, a ka ba-e kreshnikja naj djalë, a ma din-o kand motra për vlla dej n’Kotorre ai sod për me ra, m’e lanë kryet-o, a haber me pru për djem tanë qi n’Kotorre i lash? Tridhetë agë kryet për tokë qi p’e lshojnë, s’merr asnjani me gojë për me folë veç ai trimi Sokole Halili. - Zoti t’vraft-o, bacë bre, si t’ka vra! Kanë nisë mêt-o, bacë bre, ty me t’lanë. Shókt në kullë, bacë, ti qysh po i randon? Mue qi m’ka-o Judbina për trim, mue qi m’ka ba kreshnikja ni djalë, mue qi m’din-o Hajkunja për vlla, tash n’Kotorre, bacë, bre, kam me ra. Ta dhash besën kryet qi kam m’e lanë e pa gjegje për djem s’kam me t’ardhë! Qyre, buza n’gaz Mújs qi i ka shkue, i ra t’lig e kryet e ka palue: n’jeremllak ka nisë e po pisket: - O ku jini, trimat e mejdanit? Ngulni kâmë se tash Muja ja mrrini! Qindro ti, o Hysen Aga i ri, hallall t’kofshin gjitë e asaj nane! Priti shkitë, trim, veç coll edhe pak,


250

255

260

265

270

275

280

ja çatisi Gjetobashe Muja! Fort kaskan Halilit qi i ka ardhë, u hungj, Mujën trimi e ka puthë e hallallin Mújs tek ja ka lypë: - Pash at zot, bacë, n’dritë qi të ka qitë kfjelloe menden, hallal me ma ba! N’koftë se deka ty sod ka me t’ardhë, n’lavde tua unë gjallë kam me metë. Edhe i’ be, bacë, ktu jam tuj ta ba: dymijë vjet, bre, ymyr unë n’i paça, nu’ kam luftat Kotorrev’ me i da, për ty gjaqe sa t’mundna me nxjerrë. Krejt Kotorrev’ û’ dekën n’jav prufsha, gjaku yt nuk ka për me u pague. Û në luftë, bacë, sod qi jam tuj ra, atje dekën ndoshta kam m’e gjetë, e me ty n’kët jetë unë s’kam m’u pa. T’baj rigjê hallall mu me ma ba, shum herë t’idhtit n’zemër ta kam pru. (I) madhi zot ne na përpjektë n’at jetë! Hiç kllapija Mujën s’e ka lshue. U çue n’kam-o Sokole Halili; qy, t’mirë shndetin shokve jau ka lanë, si vetima përjashta â dalë, n’shpindë po i bjen ai gjogut të mejdanit. Para i duel Hajkuna e Bardhë e për freni gjogun ja ka kapë; tanë tuj kajtë, bre, Halilit po i flet: - Nal, Halil-o, ku je nisë me shkue? Muja n’kullë, bre, Halil â tuj dekë. Qysh p’e len, vlla, votrën për pa zot, qysh p’e len, vlla, nanën për pa djalë, qysh p’e len, vlla, motrën për pa clla, qysh p’e len, vlla, Klladushën pa trim? Hiç, bre, vesh Halili s’e ka marrë; me mahmuza gjogun e ka therrë.


285

290

295

300

305

310

315

Bash si zana gjogu qi â gjue, bisht e jele bashkë qi i ka ba, e t’â lshu atyne grykav’ t’ngushta. N’Beshkë të Nêlta Halili m’â dalë, n’dorë p’e merr at serçali turbinë, rend me rend Kotorret po i shikon. N’kulla t’krajlit sytë kur i kanë shkue, të shtatë krajlat n’bahçe i ki pa, tanë tuj pi e tuj u shegarue. Vetmeveti ‘Alili be po ban: ,,Zi n’Kotorre nuk e la pa çue ose dekën n’at vend kam m’e gjetë!” Qaty nat’n Halili ma ka pritë. Aksham zoti, po, sa e ka ba, tfilloi udhën Sokole Halili, me terr t’natës n’klisura ka ra, n’dorë tu e majtë at shpatën-o tehhollë, pa ba zhurmë, as zogun mos m’e tremë. Pa rrezik ai klisurat po i len, e n’Kotorre djali paska ra, fill te dera krajlit po m’i shkon, dyert e mshelne trimi m’i ka gjetë. Se ç’po ban ai Sokole Halili – për ngat ziti gjogun p’e afron, kámt në shkall-o trimi te i ka ‘ndu, gjith sa mujti përpjetë qi ka kcy edhe n’zit Halili fort â kapë, paj pej zitit mrenda qi ka kcy. Ziti i nêltë, haj medet, ishte kanë, ni sahat pa frymë djali â metë. Dikur n’veti trimi kâka ardhë, n’dorë p’e merr at shpatën e mejdanit, gjithkund rojet ku janë i ka pre edhe burgjev’ afrue tek ju ka. Haj medet, dyert mshelë qi po m’i gján! Menxi shókt me dije qi po i ban.


320

325

330

335

340

345

350

More, tash m’e pa ni çudë me sy se ç’po ban ai Sokole Halili – Zanës madhe ndihmën po ja lyp: - Hajde zan-o, pash at fuqinë tande, tridhetë djem-o n’burgje ty po t’presin! Ty po tpret ai Sokole Halili midis zitnav’ dekën tu e pritë e me i thá zemrat e tridhetë nanave e me i prishë kunorat e tridhetë nuseve e me i lanë-o tridhetë armë pa zot e me i lanë tridhetë gjoga pa shalë e m’e lanë Mujën për jetë pa krah e m’e lanë çetën për pa e pertri e m’e lanë Klladushën pa sokola e m’u ra krajlave n’dorë pa luftë! Mirë Halilin zana tek p’e ngon, si vetima pej malev’ po zhdryp, n’odë po i shkon, bre, Dylberës së Bardhë, e ka nis-o çikës po m’i thotë: - Zoti t’vraftë, oj Dylberja e Bradhë, e pabesë, çikë, qi kâke qillue! Me Halilin besën e ki pasë fat për veti djalin për m’e marrë. Ty Halili besën ta ka majtë, ai mas teje n’Kotorre ka ra, tridhetë djem’e bukurinë jau prishi, tridhetë çika pa nafakë tu’ i lanë, edhe vetit shtatë varrë n’trup ja dha, n’burgje tua tash deka po i vjen, askush ngat, eu, buzët me ja lagë. Nu’ ka dert ai deka qi po i vjen, nu’ ka dert ai shókt qi po i desin, ni igjram atij qi po m’i jet – ty për s’gjalli s’po mundet me t’pa Se ç’po ban-o Dylberja e Bardhë: ,,jollah!” bani e n’kamë kâka çue,


355

360

365

370

375

380

385

krajlit çelsat çika ja ki vjedhë, drejt n’podrum, paj, çika don me shkue, për Halilin vesh qi don me marrë a â gjallë Halili a â dekë. Arshikí fort çika n’tâ ki pasë. N’derë të burgjev’ çika kur po shkon, hala derën çika s’e ki çelë, hala za Halilit s’i ki ba, kur Sokoli mrapa i ki dalë, ngrykë shojshojn-o ata e kanë marrë, paj pa frymë shojshojn qi e kanë lanë. Dikur bashkë në burgje kâkan ra, përmas veti dyert mirë i kanë mshelë. Zoti e vraftë ni bajlozin të krajlit! Ai Dylberes mrapa i ki vojtë, rend me rend ai vakinë e ki pa, â dredhë krajlit e krejt po i kallxon. Fort inati krajlit te i ka ardhë. Shpejt bajlozat krajli i ka bashkue, n’derë të burgjeve ata shpejt kanë vojtë. Pej çeliku dyert ishin qillue, me shtatë dryna mirë ishin shtrëngue, me shtatë drongje mirë ishin forcue. Hiç, bajlozat mrenda s’un kanë ra, shtatë dyer t’hekrit ata s’un po i prishin, hiç shtatë drongje ata s’un po i thejnë, hiç shtatë dryna ata s’un po i çelin. Se ç’po ban ai krali pej Kotorri: pej kalasë ai mallin e ka hjekë, mirë kalanë me topa e ka rrethue, rrafsh me tokë kalanë po don m’e ba çikës dekën call për me ja prue, n’burgje t’veta me krezhnikë ngujue. Tash m’e pa, tha, ni çud-o me sy – treqind topa me ni flakë janë kallë, keq kalas-o zitnat po ja rrehin.


390

395

400

405

410

415

420

425

Bjeshkt e Nelta keq qi po ushtojnë, dej n’Klladushë ushtima qi ka shkue. Tek po i ndin-o Hajkuna e Bardhë; shpejt në kulla Hajkuna ka shkue, niska Mujës çika me i kallxue: - Gjamë e madhe pej Kotorresh shkon, Bjéshkt e Nelta fort qi po ushtojnë; droj Halili atje ka me dekë. Jollah, bani Muja n’krah â ndreqë e Hajkunës fort po m’i pisket: - Çou, Hajkune, várrt me m’i shtrengue! çou shtrengoma gjogun e mejdanit, çou shtrengomni armët e luftimit! Du Halilit mrapa për me i ra. Se ç’po ban-o Hajkunja e Bardhë – várrt ja lán me raki dymdhetë vjeçe,. ja shtrenguan me dymdhetë kut pëlhurë. Mirë ja ngjeshi armët e mejdanit, ra n’podrum e gjogun ja ka marrë, ja ‘ndoi shalën, mirë ja ka shtërngue, për mejdan Mújs gati mirë ja bani. Qat’herë Muja n’kamë qi kâka çue edhe shokve nxuni e u ka thanë: - Çonu, shokë, në lufta dojmë me ra! Çonu shokë, bre, pashë at t’madhin zot, me nxjerrë gjaqe ose djemt me i pshtue! Tridhetë ag-o shojshojn kqyrë e kanë, me pishman mas Mujës qi janë dalë. Gjogut n’shpinë, bre, Muja m’i ka ra, me mahmuza keq e paska therrë. Bash si zana gjogu paska kcy. Për Kotorre rrugën qi e kanë marrë, n’Bjeshkë të Nêlta krezhnikt kâkan dalë. Mirë tyrbijat Muja po i shikon. Ça me pa, eu, ni çudën me sy – çato zitna kalênë qi e rrethojnë,


430

435

440

445

450

455

460

rrafsh me topa qi i kishin ba, kishin metë veç znanet pa u thy, kishin metë veç trimat për pa dekë; zanet lódh-o, qyre, me u rrenue trimat gati jashta per me dalë m’e dhanë jetën n’at fushë të mejdanit. Qat’herë Muja vrap gjogut m’i dha, si vetima klisurav’ m’â ra, n’dorë tu e majtë ai shpatën e mejdanit. Mrapa i shkojn-o tridhetë agallarë. Muja gati për djem për me dekë, ágt pishman, bre, jetën për m’e dhanë N’fund t’Klisurav’ Muja kur m’â ra, ni piskam-o Muja qi p’e ban. Aman, shokë, zotit i kofshim falë! Po ç’ushtimë Kotorret qi kanë marrë, me t’rrê mendja bjéshkt qi janë rrênue, dushku i malit për tokë qi â ra! Qaq zor veti Muja i kish dhanë: t’dymdhetë varrët Mújs gjak po i kullojnë. Qyr Halilit Muja ç’i kish thanë; - Ah, ku je, o Sokole Halili, a je gjallë, Halil-o, a je dekë? E n’kofsh gjallë, vlla, hala frymë tuj marrë, edhe pak, trim, n’mujsh ti me qindrue, tash ja mrrini Gjetobashe Muja, (i) ka me veti tridhetë agallarë, tanë t’shternguem n’arme të mejdanit me mjellë dekë e kulla me shkretnue. Mirë Halili Mujën po ma ndín e n’derë t’znanev’ Halili m’â dalë, ka pritë Mújs Halili m’i ka thanë: - Gjallë e i fortë jam, kurr ma i fort s’jam kanë, tuj ndejë gati n’lufta për me ra. Shpejt krezhnikt në shki tek janë zatetë, bash si llava berrav’ kur u bje,


465

470

475

480

485

e i shpërndan ahishtave tuj ikë; për m’i pa krezhnikt qashtu janë ra. Me za Muja fort i kish tmerrue – e lshuen luftën, ikën e kanë marrë. Gjama topav’ kur u ka pushue, shpejt Halili përjashta m’â dalë. Azrail shumkuj qi ju kish ba. Dikur lufta fund tek paska marrë. N’derë të burgjev’ krezhnikt tek kanë mrri; qy ‘tanë djemt aty qi po m’i gjajnë, ‘tanë t’varruem e gati për me dekë, Aty s’ish ai Hysen Aga i ri; n’Lugje t’Verdha trimi ish kanë dekë, masi vehten mirë e kish pague. Qy, Hysenin Muja kur s’e pa, lot’ për faqe trimit po m’i shkojnë. Sa fort veten Muja e ka mallkue, djalit ndihmë qi s’ka mujtë për me i dhanë. Be po ban bre: - N’luftë ma s’kam me ra! Për Klladush-o krezhnikt janë tfillue, ma s’po shkojnë, bre, djemt, ,,oh” tuj gjimue; mirë Dylberja shkon tu i heçimue. Kush e ngoi-o zemra ju burrnoftë edhe besë ai kto fjalë t’tana i nxaftë! Kurrnja na, bre, tybe nuk jem kanë, tjért janë kanë, bre, e tjért e kallxojnë; mos me kanë, eu, s’kishin ditë m’e thanë.


9

HALILI PRET FILIPE MAXHARRIN

5

10

15

20

25

30

O, lum e lum, për zotin, a t’lumin! O ç’po ban, more, Filipe Maxharri! E shumë krye Filipi kish çunun, don Stamollin, bre, për me zapunun, e ni letër, po, e paska marunun, te dovleti, thonë, ma paska çunun; e n’at letër, thonë, shka paska shkrunun: “Ni krashnik, tha, n’mejdan ta due, ja Stamollin, eu, ki me ma lshue!” Mur dovleti letrën e ka knuenun, Kah p`e knon, keq koka ngushtuenun. E ky krali, more, krye qi ka çunun, lyp Stamollin ktina me ja lshuenun, ja kreshnik, po, n’mejdan me i çunun. E kqyr mreti shka paska punuenun, e krent e vet i paska tubuenun, e ma t’rrebt, thonë, sadriazemin: - Dert të madh, biro, meshlis qi kemi, e Filipi letër na ka çunun, lyp krashnik ai n’mejdan me i çuenun, o, ja Stamollin, p`e lyp, me ja lshunun! O, lum e lum, more, lum bafshim për zotin! A, shka me pa-o ni seri të madh, e kqyr n’qat ven mretit shka i kanë thanë: E gjithë kreshnikt-o n’Stamoll qi janë, a, n’at meshlis, more, të tanë thirrë i kanë. E, aty ish, more, Delija i Stamollit, e çoi dorën, besa, paska folë, a, ngo dovletit n’at ven shka i ka thanë: - A, pra, Filipit du’ me i dalë n’mejdan,


35

40

45

50

55

60

65

e s’e la kryet, more, kurrë pa ja marrë! A, izën mreti, thonë, ja paska dhanë. E, pra, Delija, i shkreti, shka po ban, a, shkoi dorin’ gati po ma ban, e shpatë, muzdrak, more, me veti i ka marrë; e ka marrë rrugën, po n’mejdan me dalë. O, lum e lum, more, për zotin të lum! Qyr Delija rrugën e ka marrë, Oh, n’mejdan, more, po dojke me dalë. N’at mejdan Delija kur a dalë, kqyr Filipi n’at ven shka pa ban, pra, Llatinkës, t’shoqes, za po i ban: - Paja, paja, mori shoqe! – i ka thanë, a, n’durbi, mori, pak a po shikon? Eu dovleti a m`ka çue fjalë, a ka qitë, more, kan me m’dalë n’mejdan, ja Stamollin, kysmet, kam m’ja marrë?! Kqyr Llatinka durbit i ka marrë, dalke fushën, eu, ajo p`e shikon; kur pe pajka Delin’ e Stamollit, ah, Filipit ajo shka i ka thanë: - Merr durbit, more, vetë të shikon! Mirë Filipi dalke po shikon, ah, Delin’, ore, po ma sheh n’mejdan. Shih Llatinka Filipit ja ban: - Mos frigo, more Filip!- po ja ban, pej krashnikëve unë i njoh te tanë, mos ki dert, ore, n’luftë qi po shkon, krejt kallaj kryet kie me ja marrë! Eu, Filipi shtrëngue koka kanë, mirë sharanin gati po ma ban, shumë likura t’arushës po i vnon, shumë xingare po m’ja dengulon. Oh, në shpinë, more, Filipi po i mshon, zhurmë të madhe ati qi po i ban;


70

75

80

85

90

95

100

shumë likura t’arushës qi ka, hakubet, more, zoti e kish ba! E n’mejdan, more, dalë kur ish kanë, (zoti e vraft-o dorin` e Delisë!) kur po i nika t’krismet e xingarev’, kur po i shihka likurat përpara shumë trishtim, t`shkretit, na i ka ardhë, bisht e jele bashkë qi po i ban, kcejke Tunën e dalke n`at anë, rob jesir Delin` e paska lanë, he Filipi gjallë e paska zanë, menjëherë kryet, thonë, jas paska marrë. Prapë te shpija Filipi po shkon, besa t’shoqes aty lavd pa i ban: - Kah falë zoti, krashnika qi janë, krejt krashnikt, ore, me m’dalë n’mejdan, ta dhash besën, s’kanë shka m’bajnë! Mas tri dite ai letër po maron, a, n’Stamoll, ore, davletit ja çon: “Pse hajgare me mue po ban, a krashnikt, more, t’i due n’mejdan, pra, krashnikt-o ma t’mirë ty t’i du, mos m’i ço, more, qasi thmi me lu, kryt n’leqe unë jau kum shkurtu.” Fort davleti, ore, koka kanë ngushtu, apet krent, ore, thonë, i ka tubu, po i tubon, more, thojshin, e po i ngon, me kren’ t’veta prapë po i bisedon; - Qeky kra; mirë po na lyp mejdan, ah, Deliso-o kryet ja ka marrë! Tanë krashnikt domë me i çu n'mejdan, ja Stamollin duhet me ja dhanë. Krent e tij, more, ishin çue n'kamë: - Shtek Stamollin s'kena me ja dhanë, tej sa t'kem, more, na kreshnikë n'kët ven!


105

110

115

120

125

130

135

Prej kreshnikve po i mbledhshin të tanë, çojke dorën, thonë, ni djalë po flet: - Ama izën, more, baba davlet, ama izën, n'mejdan, du'me i dalë! Atëherë mreti, ore, djalin e ka nalë, ni tallkin t'mirë po m;ja knon, ni duva, bre, djalit po ja ban. Po shkon djali, shtrëngue ishkanë, hajmedet, more, do me dalë n'mejdan! Pa zanat, more, kjo punë hiq nuk shkon; kur po i dalke Filipit n'mejdan, paska marrë avdes e koka falë, ni duva, more, te zoti p`e ban. Dul Llatinka, eu, fushën p`e shikon. A ka gja, mori, Llatinko? – i ka thanë, a m'ka qitë mreti kâ n'mejdan? - Paja, paja Filip! – po m'ja ban, Ah, ni djal, more, paska dalë n'mejdan, edhe lidhë, more, â kah ban namaz, hiq zanat ky luftës nuk ja ka, se krashnik-o kah janë krejt i njoh, kallaj kyet, kti kie me ja marrë. Merr Filipi, gati bâ ish kanë, merr sharanin përpara p`e lshon, gjithë likura t'arushës poi vnon, shumë xingare ja kalaveshon, o, i ra n'shpinë, more, po dalka n'mejdan. Krismë t'madhe, qafiri, po ban, si m'ish kanë, more, djali n'namaz, (Zoti e vraftë, qat dori, ç'po ban!) bubullimën kur ja ngoi n'at ven, bisht e jele, i shkreti, po i curron, kcejke Tunën, e ka dalë n'at anë, rob jesir, more, djalin e ka lanë. Shkoi Filipi, kryet ja ka marrë;


140

145

150

155

160

165

170

me jerdam, more, te shpija po shkon: - Çilmi dyert, mori, Llatinkë! – i ka thanë, krejt Stamolli, ore, mu' me m'dalë n'mejdan, tanve kryet-o kam me jau marrë, s'ka kreshnik mue qi m'rri n'mejdan! Ah, po i vjen, mori, t'lumes, kaskan: - Or Filip, po thotë, ore burri jem, ishalla Muja ty nuk t'del n'mejdan! Se kur t'del ty Muja n'mejdan, ni mijë shpirta zoti me t'i dhanë, o, ta dhash besën, ty të han me dhamë! O, lum e lum, more zot, i lumi zot! Shumë po i vjen, more, Filipit kaskan, çojke dorën, t'shoqes don t'ja mshon. -Nale dorën, oh, more burri jem! Kanë me t'dalë, more, unë shka t'them; ishalla Muja ty nuk t'del n'mejdan; fermanli, more, mreti e ka ba, pej trimave krejt e ka përzâ! Pa kqyr thiu, more, Filipi ç'po ban, apet mretit letër qi po i çon: "Pse me mue, more, hajgare po ban, qasi thmi, more, shka po m'qet n'mejdan! A po m'qet ti krashnik n'mejdan, a Stamollin menjiherë me ma dhanë?" Po kqyr mreti, ore, ngushtue ish kanë, krent e veta apet po i tubon, Shehislamit, po thonë, za po i ban, Shehislamin e sadrioazemin: –Me qet kral, more biro, ngusht qi jemi, Dy krashnikve kryt m'jau ka marrë, nuk po di, more, kâ ja qes n'mejdan, ky Stamollin p`e lyp me ja dhanë! 'I plak me mjekërr n'at meshlis ish kanë: – Tungjatjeta, or baba sulltan!


175

180

185

190

195

200

205

Badihava, babo, po na munon, krejt Stamollin me ja çu' n'mejdan, nja të gjallë, ore, tybe, nuk ta lshon; ata qi i dalin ati, more, n'mejdan, fermanli, more babo, i ke ba, luftën zoti gjithmonë jau ka dhanë, kanë zanat, more, për me dalë n'mejdan, o, shpata, more babë, gjithmonë ju shkon! O, lum e lum, për zotin, a t'lumin! E, hutue davleti ish kanun, s'po i bje n'men, hiq, për ka ka thanun. - Fol, bre bir! – mreti i ka thanë, me m'kallxue kush i del n'mejdan! - Or bablok! – plaku i ka thanun, porse Muja, zoti-o qi e ka falun, veçse ai, babë, me i dalë n'mejdan, ja Stamollin duhet me ja dhanë. Eu, davleti, qyre, shka ka banun, thonë, ni letër t'mirë e ka marunun, dy-o tatarë mirë na i ka shtërngunun, o, n'Gladushë kur janë shkuenun, aty Muja n'kullë sísh kanë qilluenun, larg te motra, nër miq kish shkuenun; del Halili,mrena i ka çuenun, e qat letër para ja kanë lshuenun. Ren me ren, djali e paska knuenun, e davleti n'letër shka u ka shkruenun, shumë selam, thonë, Mujës i ka çuenun: "Fermanli-o ty baba t'ka banun, ty pej lufte krejt t'kena përzanun, biro, gabim mreti koka kanun, e n'kët hak, bir, t'paskna munu, o, se nuk paska, eu, hiq t'gjallë pa ju!" O, lum e lum, more, për të lumin zot! Kqyr tatari djalit shka i ka thanë:


210

215

220

225

230

235

240

- Ham me gojë, more djalë, na po t'kallxojmë, fati jonë, Muja ktu s'koka kanë, s'dimë dovletit na se shka me i thanë. ht ngat koh për me dalë n`mejdan. – Pashë ni zot, more! – Halili u ka thanë, pritni pak, more, djem! – po jau ban, gjokin gati unë sa ta baj, se n`mejdan, more, vetë du` me i dalë. Dy tatart djalit shka i kanë thanë: - Ah, bre djalë! – Halilit po ja bajnë, nuk guxojmë te davleti me t`çue, shumë i ri, djalë, ke qillue, fort i ri, djalo, koke kanë, s't'lshon dovleti ty me dalë n'mejdan; bukuri zoti t'paska falë, me ba shkau kryet ty me ta marrë, hallin Mujës na, more, qysh t'ja bajmë, o, ven mi tokë, kun s'ka me na lanë! O, lum e lum, për zotin të lumin! Tutna Muja t'gjithve na shkurton. Buza n'gaz, more, Halilit po i shkon: - Ih, tatarë bre! – n'at ven po jau ban, neve zoti qeshtu na ka falë, gjithë na shkon, more, neve shpata marë, për mejdan, bre, nana na ka ba, qaj qi t'jem, more, na dalim n'mejdan, qat adet, more, zoti na e ka dhanë! Bacin Mujë, more, hiq s'guxoj m`e pritë, se me ardhë ai, mue ma hjek kryet, ma hjek kryt-o, mue ma shkurton, thet: "Kopil, more, pse s'je dalë n'mejdan?" Eu, tatart, or, çuditë kokan kanë. Po shkon gjokin ai gati p`e ban, aty shalën mirë po m'ja shtërngon, shpatë, muzdrak, more, me veti i ka marrë,


245

250

255

260

265

270

275

bahet gati, thonë, me dalë n'mejdan; nanës vet, more, djali po i kallxon: - E t'mirë metsh, moj loke! – po ja ban, dishka myzhde, nano, du me t'dhanë, fermanli pej mretit qi jem kanë, neve mreti sot na paska falë, e për zor, mori, na ka çu selam; nanë, Filipi po lypka mejdan, unë shkova, tybe, o mori nanë! Rrugë e marë, evlad! – po ja ban, ishalla allahi, ore bir, ty t'nimon! E t'mirë metsh! – e djali nisë ish kanë. Kqyr, lum nana, bacit tí kallxojsh. Thonë, n'Stamoll te mreti kur po shkon, mrena mretit ku i paska hi, u smerit, more, shumë ish djalë i ri, e kish falë zoti çunin bukuri, sa pej doke sú kqyrke me sy! Para mretit ungjën koka kanë, besa dorën mreti ja ka dhanë: - Zot, kah t'kam, ore evlad? – po m'ja ban. - Pej Glladushe, or baba sulltan, a ke lyp krashnik me dalë n'mejdan? E salavat, po tha, mreti po knon: - Nal kadalë, more, evladi jem! Ku â Muja qi s'ka ardhë n'kët ven? Pa ja pa baba msteqet e tij, kurr ni luftë nuk ka me na u kry. Të ka falë zoti, djalë, bukuri, se Filipi shumë krashnik qi asht, përveç Mujës vetë me i dalë n'mejdan, mejherë kryt, bir, ty ai ta shkurton; e me ta qart-o ty kët bukuri, le qi kryt, bir, ai ta shkurton, e, po, ne Muja, o, do t'na faron!


280

285

290

295

300

305

310

O'lum e lum, more zoto,i lumi zot! Po droj Muja, biro, na faron! - Pa nal pak, more, lum baba sulltan, qare s'kam, more, për pa i dal n'mejdan, me ardhë baci, ktu mue me m'gjetë, nër sy teje, tybe, kryt ma hjek! Dera jonë, kshtu adet e ka, kush t'qillon, more, ai mejdan me da. Izën babë, more, qetash me ma dhanë! S'dojke mreti djalit izë me i dhanë, i dha zor Halili, u çu' në kamë. E shka me pa, thotë, at bukuri, u nal mreti, shikojke me sy! Ah, me dorë, more, shpatës kur ja ngjiti, ta merr menja, sí sillet rreziku. - Nal, or evlad! – davleti i ka thanë, ni duva, more, baba ty ta ban. - Le duvan, tha, or baba sulltan! S'jena msue kurr duva me na ba, jemi msue gjithë luftave me ra, pa duva gjithë jemi dalë në mejdan, gjithmonë luftat i kem'krye taman. Del davleti, ore, djalin p`e përcjellë. Gjokit t'mujës n'shpinë-o kur i ka ra, haz të madh, t'shkretit, i ka dhanë; ah, Filipit kur po i del n'mejdan, n'ato fusha djali kur po i shkon, zhdryp pej gjokit, mirë po ma lmon, e po folka, si me kanë insan: - Ngo bre gjok, lum gjoki! – i ka thanë, me m'nimue, sod jam dalë nmejdan, se Filipi shumë krashnik qi â, me ba kryt, more, me ma marrë, Baci Mujë, more, ty ka me t'zanë, hakaret, more, ty baci të ban,


315

320

325

330

335

340

345

bisht e jele e vesh tí shkurton, se s'je metë, more, ti mâ për mejdan! Fjalt s'vanojnë, Filipi shka po ban, i merr durbit', fushën p`e shikon, kur e pa, po, Halilin n'mejdan, kur e pa, more, Halilin me sy, kur ja pajke, oh, at bukuri: - Paja, paja, Llatinko! – i ka thanë, shka me pa ti ni seri-o me sy, sod ni femën paska dalë n'mejdan, s'paska mashkëll, s'koka metë n'Stamoll, aq dylber zoti qi e paska falë; meniherë, tybe, kam me marrë. Do ta majna soll për bukuri, dy bineqve nërmjet du m'jau shti, e ne tí kqyr, more,për bukuri. Shkoi Llatinka durbit i ka marrë, besa n'sy ajo kur po i vnon, mirë Halilin â nalë, e shikon, zemra e sajna, o, shka paska thanë: "Nizet vjeç, e shkreta, t'ishna kanë, soll ni natë me ta ta kishna ba, s'm'dhimet shpirti, o shpirti me m'lanë!" – Or Filip, ah more, burri jem, nja dy herë unë shka t`kam thanë, fjalt e mija ty t`kanë dalë taman; qesi hovi, hiq mos u habit, e ky â djalë, tybe, nuk â çikë, po ky asht-o i semsiles t`Mujës, pra, Halilit zanin nije ja kam, bukurinë, ore, kurrë nuk ja kam pa, sod e pashë, t`pakt dashati me m`ra! Për bineq kta zoti s`e ka falë, n`ëm ngofsh mue, n`mejdan mos me i dalë, Ose kryet sod ka me ta marrë!


350

355

360

365

370

375

380

A, lum e lum, more zoto, i lumi zot! Qeky kryet, more, ty ka me ta marrë! Kaskanxhi Filipi koka kanë, eu, kaskan Filipit i ka ardhë, sillka grusht, Llatinkës po m`i mshon, dhamë e tmallë, more, trosh po ja ban, po zhdryp poshtë, sharanin e shtërngon, shumë likura t`arushës po i vnon, shumë xingare ja kalaveshon, Si dy hovesh, besa, po kujton. Thonë, në shpinë sharanit kur i ra, Krismë të madhe kah po shkon po ban. gjok i Mujës dy vesht po i curron, koka nalë, e krismën po ja ngon, Zu Halili, thonë, gjokin p`e qorton: - Mos u trem, more gjok! – po ja ban, n`lufta t`mdhaja gjithmonë ti je kanë, as s`je trem, kurrherë me u tutë, qysh po tutesh pej likurav` t`arushës, pej xingareve, gjok, qysh me u tremë?! Kadal gjok, more, se nihma me m`dhanë! Bisht e jele gjoki bashkë po i ban, soll n`kamë t`mrama djalit ngat po i shkon, n`shpinë Halili-o gjokit kur po i mshon, tre dizgina n`at fushë ja ka dhanë, tim e mjegëll zoti e ban n`at ven, për patkoj, i shkreti, flakë po lshon. Meniherë Filipin p`e frigon, kadaldalë, more, avyt koka kanë: -A kam besë, more djalë, ma ngat me t`ardhë? Dylber zoti-o, shyqyr, t`paska falë, shpata jeme kërqysh punë nuk ban, kryt e tanë, more dylber, me ta marrë; të paska falë, po, zoti bukuri, po i ban be: - More djalë, s`un t`qarti ty!


385

390

395

400

405

410

415

Për dylber, more, du me t`çu n` shpi, nërmje` djepave, t` dyve, du me t`shti, du me t`majtë si evladin tem, djalë të nxanë, more bir, kam me t`ba! Ah, Halilit buza n`gaz po i shkon: - Lej hajgaret, Filip! – po ja ban, n` kofsh krashnik, more, qi ke lypë mejdan; hyzmeqar, more, nana s`um ka ba, âme përkun, more, unë djepin tan, m`ka falë zoti, ore bir, për mejdan; për mejdan, more, n`tokë zoti m`ka qitë, o, maju mirë, se ta hjeki kryt! O, lum e lum, lum bafshim për zotin! Maju mirë, bir, ta hjeki kryt! Shumë rigja Filipi i ka banun. E, kqyr djali, o, shka i paska thanun: - Hiq rigja, Filip, mos ëm ban, ja nënshkruaj, mâ qi s`lyp mejdan, ja sod luftë unë me ty do t`baj! E Filipi: - Halil!- ja ka banun, s`jam razi, djalë, me ty me dalun, po n`mejdan ti mu` don me m`dalun; a po ikë, Halil, a do t`iki? -A po ngon, Filip? – na i ka thanun, unë po ngas, se po m`bjen me nganun, Ka marrë vrapin djali me nganun, o, mirëgjokin kur e paska lshunun, mas Filipi djalit ju ka lshunun, kërkun ngat s`mun me ju afrunun, gjoki mjegëll e tim ja ka banun; qet muzdrak, kërkun s`e kish panun, e muzdraki na i shkoi për hava. O, e kthej shpinën Filipi me nganun, haz të madh gjoku paska marrun, e ni hap nuk e paska lshunun,


420

425

430

435

440

445

450

n`shpinë muzdrakin djali ja ka vnunun, shpellë të madhe, o, i paska marunun, o, Bjeshkt e Mdhaja ai i paska shikunun! O, lum e lum, more, lum bafshim për zotin! Shpellë të madhe djali po i maron, tana bjeshkt për shpellë qi po i shikon - Ah Filip!- po Halili ja ka ba, hiq hesap, more, ti mu` s`um ke ba! U avyt, e t`gjallë e paska za`, me dy gishta për flokësh ja ka ngjitë, ngjiti shpatës, e ja hiqke kryt. Sa kreshnik Filipi qi ish kanë, hiq Halili kryt s`un po ja çon! - Nimom gjok, bir! – po ja ban, për ni veshi ti ta rroksh me dhamë, se s`kam qare, kryt ja çoj n` Stamoll, ne ta din, more, o, mreti taman, s`ka Stamollin se pse me ja dhanë! Ah, ja ngjitke, tonë, gjoki me dhamë, mirë p`e kapke, i shkreti si insan; për ni veshi me dhamë po ja ngjet, n`vithe t`veta gjoki po ma ngjet. Thonë, Halili kqyre shka po ban, ja mur kryt, more, atin e ladron, tim e mjegëll asajde p`e ban. Oh, Llatinka përpara i ka dalë: - zhdryp pej gjokit niherë, more djalë, zhdryp pej gjokit dy fjalë unë me i nrru bukurinë niherë me ta shiku, le jetima thmitë qi m`i ka lanë, zinem, djalë, more, si me m`pasë nanë, ah, ti mue vetëm mos me m`lanë, ni rroktar-o tanin mall e kam! Zemërbutë, po, kopili ish kanë, ah, në gjyks, more, lot qysh i ranë:


455

460

465

470

475

480

485

Mjeri u` i mjeri!- po i thotë – faj nuk kam! Shka me i ba, mori grue, burrit tan, shka t`i baj u` krashnikit tan, si shumë here na lypi mejdan, lyp Stamollin mreti me ja dhanë, me ja dhanë, po i thotë, hajmedet, kush e jep, more, ah, venin e vet!? Pasha `i zot, mue qi m`ka falë, nuk guxoj, more, pej bacit me t`marrë, si kunatën, tybe, t`kisha majtë, kjo trimni nuk ban me na u prenue, o, thonë, Halili koka shkue për grue! Ah, lum e lum, more zoto, i lumi zot! Shumë rigja, more, Llatinka po i ban: -or Halilo, vetën mos me m`lanë, pasuninë, more djalo, shka e kam, krejt dorzim, more, ty kam me ta dhanë! Ah, Llatinkës djali shka i ka thanë: -Mori motër, qaren qysh ta baj, bacit Mujë, mori, tybe, po i frigoj?! I ra n`mên, po, djalit të ri, kish n`aborr, more, ai ni kafexhi; kafexhija ishte pa u martue, e Llatinkës shpejt i ka kallxue: -Ah, moj motër!- n`at ven i ka thanë, po m`vjen shtir, mori, kshtu vetëm me t`lanë. `i kafexhi, oj, n`aborr qi e kam, `i kafexhi n`aborr na ka qillue, shumë mirë, po asht i pamartue, n`e bafsh mall për qata me ardhë, pa izë t`bacit, tybe, paç me t`marrë. Nashta baci ka shumë me m`qertue: “Kafexhisë, or baco, ja kam prue!” E Llatinka, po, razi koka ba, i merr thminë, sharanin p`e shtërngon,


490

495

500

505

510

515

djalë e çikë, more, përpara po i vnon, me Halilin, thonë, n` Glladushë po shkon. Shka me i pa ata te dy tuj shkue, djalë e çikë përpara i ka vnue; t`mushet menja se mik s`pari â kanë, si n`gjini, more, nusen m`e pasë marrë. Thonë, pej miqve Muja kur ka ardhë, kurkush përpara nuk i paska dalë, ngjitet n`kullë Halilin nuk p`e gjan, n`beden t`kullës ni piskamë p`e ban, thirrka nanën, po i thotë:-mori nanë, at` kopil, mori loke, ku e kam? Pak hyzmet, mori nanë, ne t`ma ban. Kishe nana myzhde don me i marrë, Hapi kraht e myzhden don me i marrë, hapi kraht e myzhden ja kallxon: - Mujë, Halili-o na ka dalë n`mejdan, fermanli prej mreti jeni kanë, dy tatarë, more, mrena na kanë kanë, qyre n`letër mreti qi t`ka shkrue, gjithë prej luftave, bir, u ka lirue! Te dy msteqet ati vjerrë ju kanë, besa-bes-o, o, në gjyks i ranë; po i vjerr vetllat, mazun ba ish kanë: - Kallxom nanë, mori, kuj i dul n`mejdan? - Jam e vjetër, biro, men s`pa maj, veç çka di, o, Filipe Maxharrit, Muja kryt, more, mejherë e ka kapë: - Ih, moj loke!- Muja i paska thanë, e pa tâ, moj nanë, kokum metë, me pasë dashtë-o kryet me ja hjekë, dora jeme, nanë, ma punon vetë; qysh Filipit ai me i dalë n`mejdan, çfarë krashniki ti me ditë qi â, e, vetë unë me i pasë dalë n`mejdan,


520

525

530

535

540

545

550

o, koxha frigë, bre, Filipit ja kam! O, lum e lum, more zoto, i lumi zot! P`e tvet Muja, po i thotë:- Mori nanë, a e din, nanë mori, djali kur ka dalë? - Gja nuk di, veç nuk mujta me nalë; ta ka marrë, more Mujo, gjokin tan, - Për atâ, moj loke, dert s`p`e kam, Ati gjoki ishalla i nimon. - Bir, dorin-o ai n`ahër e ka lanë. S`po i del ren Mujës kafe me pi, pej vesveses e shtërngoi dorin`, e u nis Muja vetë pej Maxharrisë, Thonë n`gjysë t`udhës e kish pa Halilin, i kish hypë gjokit, sikur bylbyli, si bylbyli-o djali kah po vjen; po kqyr Muja, dy atllarë i ka pa, besa e zotit ni grue asht me ta. Vetë me veti Muja paska thanë: “E t`vraftë zoti, ore, kopil!- ja ban, kjo trimni nuk na zihet taman, kjo trimni s`ka me na u pranue, o, thonë, u shkuenun ai me u martu!” O, lum e lum, për zotin të lumin! E thonë, Muja shka paska pununun, e thonë, ngat kur kokan afruenun, sa shumë Muja, o, koka kanë gzuenun, pej gulshimit ngryk e paska marrun, tue shtrëngue, frymën ja ka ndalun! - O nal bac, frymën-o ma ke nalun! - Or kopil, oh!- Muja i ka thanun, qi t` shoh t` gjallë, tybe, besë s`kum zanë, qysh Filipit ti me i dalë n`mejdan?! - Kallaj kryt, or bac, ja kam marrun. E zuni Muja sa fort p`e qerton: - Pse kët grue me veti me marrun?


555

560

565

570

575

580

585

E p`e përben djalin n`pereni: - E kjo asht, or bac, shoqja e tij, Ku me lanë, bac, me kta dy thmi? Rixha t` madhe, o, kjo mu m`ka banun, se pej teje, tybe, frigë kum pasun: e po ksaj, bac, i kum kallxunun, e kam ditë qi kie me m`qertunun, o, kafexhisë, lum baca, ja kam prunun. O, lum e lum, more, lum bafshim për zotin! O, buza n`gaz, more, Mujës po m`i shkon: - Kafexhis-o nusen ja ke marrë, Kafexhin ti, kysmet, p`e marton, neve darsmja, kopil, na takon, se e kemi, ah, n`trollin tonë. Thonë, te shpija dy trimat kanë shku, kafexhis, po, nusen ja kanë çu. Te davleti-o po duhet me shku se haberin, lajmin, ja kanë çu: kryt Filipit-o, ja kanë shkurtu. Muja gati ba-o koka kanë, e Halilin me veti e ka marrë, dy vllaznija, ah, bylbyla t`dy, Muja i dredhke msteqet gargi, bash si korbi ai i kish pasën zi. O, n` Stamoll, thonë, kur ishin hi, kur po i shohin, more, kreshnikt me sy, lajmin mretit, ah, thonë, ja kanë çu: - Pa t`vjen Muja, babo!- na i ka thanë. Hyzmeçart, bre, mreti po i urdhnon, fun e krye shkallt- e, po m`jau shtron, krejt kadife shkallt-o jau ka shtru. Buza n`gaz-o, po, Mujës i ka shku: - Eu, Halil, more vlla! – po ja ban, e me ditë, oh, ky baba sulltan, kamt tona gjithë me lloq janë msu,


590

595

600

605

610

615

620

jem luftarë na, baco, me luftu, e n`kadife kurrë nuk kena shkelë! - Pri, bre baco! – Halili po i thet. E kqyr Muja, thojshin, çka po ban, kryt Filipit n`dorë ja ka marrë, gishtin t`vogën n`bir t`hunës ja shtjen, e te dera mretit kur po i shkon, tana shkallt, kah ngjitet, ja shkatrron; besa shkallt-o hiq majtë s`e kanë. Kur po i hika davletit mren`, jallah, bani, ai u çue në kamë, menjëherë qehrja mretit po i nryshon: kurrë me sy Mujën ai s`e kish pasë pa, n`pereni, more, mreti be po ba: - Sonte anërr ktâ unë me pasë pa, mêt n` qat anërr, tybe, m`kishin lâ! Kur ja qitka, thojshin, kryt përpara, kryt përpara, thonë, kur ja ka lshu, zu prej zidit mreti me u largu, hakubet ish ai me panën me sy! Kqyrne mreti Mujës çka i ka thanë: - Shyqyr, bir, ktâ qi s`e kam pa gjallë, soll Stamollin qi ja kishna dhanë, shka kish lyp-o, unë hazër me kanë! Po zu Muja derejt po i kallxon: - Kët trimni për veti s’muj m’e lanë, kti Halili kryt ja ka marrë. Gost të madh, more, mreti qi po ban, mirë i priti, jau bani duanë, u banë duanë, krejt po m’i thrret: - O, shpata juej, o bir, gjithmonë preftë!


10

MARTESA E HALILIT Lum për tý, o i lumi Zot! Fort po shndritë njaj diell e pak po xe’! Ç’p’e merr frima rrapin e Jutbinës! Borë e madhe, qi ká rá, 5 Rândojnë ahat për me u thye; Ki’n çetinat vetëm kreshtat: Ushtojnë lugjet prej ortiqesh, 1 Prej ortiqesh, kah po bijnë ndër gropa. Janë rá vashat me gjâ n’lumë, 10 Kan gjetë lumën tânë ngri akull; Kan nisë vashat me lypë krojet, Kan gjetë krojet tânë ngri hej, Ça kan qitun e kan thânë? ,,Kúr t’bâjë Zoti me e lirue, 15 ,,Gjâja e gjallë, druem, ká mbarue! ,, Po, Zot, ç’janë njata shtegtarë, ,,Veshë e mbathë porsi zotnij? ,,Mos janë nisë trimat për me çetue? ,,Qi ata qafat kurr s’und i kalojnë!” 20 Ka qitë Jera edhe u ká thânë: - O nuk janë, jo krushq dasmorë, - Se ata paresh 2 rane n’lumë; - Ka dalë Muji me kreshnikë: - A thue ndeshet m’ndo’i gjâ malit! 25 T’kjoshim falë, o i Madhi Zot, Sa shpejt diellin m’a xû rêja! Shpejt m’a êndi ‘i pëlhurë t’gjânë e t’gjatë! __________ 1

Ortek-u = grumbull bore, qi tue u shkëputë prej malit shkon tue u smadhue gjithnji mâ tepër; 2) mˆpërpapa; 3) pjalm.

E i ká veshun majet rreth e rrokull,


30

35

40

45

50

55

60

Qi kúr janë kapë trimat tu lumi, Kaq përzí i ká frima plajm e rê, Askurrnjâ shoshojnë trimat s’p’e njofin. I’n ngrî trimat me sharrue; Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit. T’tânë për darkë Muji i ka ndalë. Kqyr shka bâni Gjeto Basho Muji! E ka vû nji barrë drû t’vogël n’zjarm, Treqind vetë p’r ‘i herë m’u xé, At-herë trimi u ká avitë bucelat, At-herë trimi u ká avitë fuçijat; - I’n bucelat plot rakí, - I’n fuçijat plot me venë, Sa shpejt frima burrave u ká ardhë! Sa shpejt gjaku trimave po u xehet! Kan marrë llafin e po llafiten; Kan marrë gazin e po gazmojnë; Kan nisë trimat Mujin p’e pëvetin: ,,N’votër t’ânde kém qillue, ,,Mos na ki rândë për nji fjalë! ,,Pásh nji Zot, Mujë, qi t’ká dhânë, ,,Qysh Halilin s’e martove?! ,,Janë martue krejt moca2 e tij; ,,Djelm e çika Zotyn u ká falë; ,,Djelt e tyne n’lojë t’tânë janë dalë. ,,A t’u dhimtën paret për me i dhânë? ,,A t’u dhimten darsmat për me i bâ? ,,Tut’na djalin dikush po na rrê; ,,Shpesh e shpesh po bje’ n’Kotorre t’reja, ,,Rob të gjallë djalin p’e xânë. ,,Le’ konakun, Mujë, qi s’po t’a fikin, ,,Mâ zí fisin Mujë, po na koritin.” As bé m’Zotin trimi nuk ká bâ;

__________ 2

Mosha;

,,Faqe-bardhë, more shokë, ju kjoshi,


65

70

75

80

85

90

,,Se mirë hallin po m’a dik’i,3 burra! ,,Manà paret s’m’u kan dhimët me i dhânun! ,,Manà, darsmat s’m’u kan dhimët me i bâmun! ,,Ju t’pa-vllazën, shokë, s’kini qillue: ,,Kuj po i dhimen darsmat për vllá t’vet? ,,Ky edhe s’âsht, or burra, cub flligshtísh, ,,Mirë e njihni, se â dají trimnísh. ,,Qi për n’dashtë me m’prû marren te shpija, ,,He ktij Zoti i shkimët hisen e diellit! ,,E n’pastë menden me na koritë fisin, ,,Gjujma, rê, qetash me kokërr rrfeje! ,,Zirma, tokë, përjashta n’natë të vorrit! ,,At bé m’Zotin djali por ká bâ: ,, - Kah kam vllá e kah kam motër, ,, - Deksha para, n’u martosha! ,, - Se gjith grát e krahinës, ku janë, ,, - Se gjith vashat e Jutbinës, ku janë, ,, - Bash si motra qi po m’duken. ,, - Dheu m’ka mlue, e fat s’i qita vedit, ,, - Po s’e mora Tanushën e krajlit. – ,, - E un Tanushën vetë e ko’ pá. ,, - Kúr kém pasë besë me krajli: ,, - Gjâ mâ t’mirë s’shef njeri nën ket diell! ,, - Vetulla e saj ndrejt si fiskaja; ,, - Shteku i ballit, si shteku i malit, ,, - Kur merr hâna me pranue;4 ,, - Syni i saj, si kokrra e qershis; ,, - E ka qërpikun, si krahi i dallndyshës; ,, - Ftyra e saj, si kuqet molla n’degë; ,, - Hunda ndrejt, si kalêmi i Tushës; ,, - Goja e vogël, si lula qi shpërthen; ,, - Dhâmët e bardhë, si gurzit e lumit,

__________ 3 4

Ditkeni. Me përendue

95

,, - Fill mbas shiut kúr po i shndritë dielli,


100

105

110

115

120

125

130

,, - Qafa e saj, si qafa e pllumbit: ,, - Shtati i saj, si ‘i shtat çetinet; ,, - Misht e dorës, porsi rrêmi i shemshirit. At-herë djali mâ s’â pritë pa folë: Dorën gojës Muji i a ká vndue, Aq mâ tepër djali â pezmatue: ,,Prapou, Mujë, se m’ká ardhë dita e dekës! ,,Rend me rend, Mujo, po flasim!,, Ka britë t’madhe plaku Basho Jana; S’e kam lânë, or shokë, për mik, pse s’gjeta. ,,S’e kam lânë për pare, pse nuk pata; ,,S’e kam lânë për vashë, pse nu’ mund hasa, ,,Veç s’kam dashtë vetë m’u martue!” ,,Pa ndigjo, more ti djalë! - Ka folë plaku Osman Aga ,,Ditë e madhe nesër ka qillue; ,,Tridhetë agë kan me u bashkue; ,,Tridhetë vasha t’i kan prû. ,,Njat mâ t’mirën ké me e zgjedhë, ,,Tridhetë agë për hajr t’a bâjmë!,, S’p’e lên djali plakun mâ me folë: - Zoti u vraftë, more agët e Jutbinës! - Po ku â ndie n’mjet tokës e t’qiellës, - Se muer vllau motrën e vet? - Qi tânë bijat e krahinës, ku janë, - Tânë si motra qi po m’duken. - Nji bé t’madhe qi kam bâ, - Nji bé t’madhe n’êmën t’Zotit, - Njatij t’Lumit, qi vrân e kthiell, - Rendon tokë e rendon qiell, - Qi, ja martohem me gúr e dhé, - Ja e kam marrë Tanushën e krajlit. - E a ndigjuet, ju agët e Jutbinës: - Ndêja kuk, si natën e vorrit, - E n’krahinë cok s’u martova! - Por n’qafë m’paçi, mori bjeshkët e nalta,


135

140

145

150

155

160

- Kurrkû’i shtek qi nuk m’a lát, - Për me dalun deri n’at krajlí! - Kjeçë tuj e bâ nji hjeksí t’vogël, - T’mujshe detit me i prî der’ndër qafa, - Me m’a dêjë krejt atà borë, - Sall sá t’dal me qitë kunorë,5 - Qaq fort gazin shokët qi po m’a vndojnë, - M’a kan ngjitë “taraku i Kotorrit,, - E frima e gjallë s’u lânka peng për log!,, Sa mirë nâma bjeshkët m’i paska gjue! Sa shpejt deti djalin ká ndigjue! E e ká çue nji frimë të fortë, E e ká çue nji frimë të xetë, E e ká lëshue krejt rên e zezë: Bín ortiqet nëpër gropa; Ushtojnë malet, si prej motit. Por trí dit e mâ s’ká ngjatë, A shkrî bora e ká rá n’lumë: Por tri javë e mâ s’ká ngjatë, Shka e ká bâ luma atà t’bardhë? T’bardhët e bjeshkëve krejt e ká mbytë n’dét Lum për tý, o i Madhi Zot, Ç’po këndojnë bylbylat n’mal! Ç’po lodrojnë fmija n’për fushë! “Shpejt me dalë të tbani6 “Se ka shpërthye ahi!,, At-herë djali Muji i ká thânë: “Qetash gjokun, Mujë, ti me m’a dhânë! Aspak gjokun Muji s’i a ká dhânë. Gjogut t’vet në shpinë i ká rá, Edhè â nisë Tanushën për me marrë. Kúr ká bâ Muji m’u dredhë,

__________ 5 6

Me u martue Banesa

Mirë po i flet nâna e motnueme:


165

170

175

180

185

190

195

200

“Po ti ç’bâne, more bír, “Gjokun djalit qi s’i a dhae? “Rrezik djali me bâ me e pasë, “E n’krajlí gjâ me t’a gjetë, “Sá t’jésh gjallë djalit i a kujton!,, Sa shpejt Muji kênka dredhë! “Ndal, Halil!,, - djalit i ká thânë; Gjokun e vet Muji i a ká dhânë: E ‘i msim t’mirë qi i a ká dhânë: “Udha e mbarë të kjoftë tash, more vllá! “N’megje t’krajlíve kur t’bâjsh për me dalë; “Kurrkund kryet gjogut mos me i a ndalë; “Gjogu t’çon te Vuk-e Harambashi; “Probatin Vukën vetë e kam pasë: “Falë me shndet Muji, thuej t’ká çue; “Për nji punë, ti vlláth, sot me m’ndimue, “Me m’ndimue me grosh e me shpatë, “Me m’ndimue Tanushën për me e marrë!,, At-herë djali i ká kcye gjogut n’shpinë; “T’mirë u pashim!,, - Mujit i ká thânë; Ká marrë dromin për krajlí, Dý herë djalin kurrkush s’e ká pá. Kalojnë male e kalojnë lugje, Kalojnë breshtë e kalojnë ashtë, Kalojnë dit e kalojnë net, N’rob të Zotit kurrkund s’hasin. Po thotë dielli: â ndorja e ême! Ká thânë hâna: â ndorja e ême! Kan thánë orët: â ndorja e jonë. Zot! A flet dhija në mal? Paska folë dhija në mal! Ça ká qitun e ká thânë? “Sa t’bâjë dritë ka ndoren dielli, “T’errmën natë, ká ndoren hâna, “Armët e brêzit i a rue zâna!,, Fort Halili m’âsht frigue:


205

210

215

220

225

230

“Ç’âsht ky zâ, Zot, nëpër çeta? “P’a thue flasin dhít e malit?,, - Mos gabo, se s’jém dhí malit, - Se na jém tri dhí prej shkamit - Qi rrijmë bashkë me zâna!,, Sa mirë djali u ká përgjegjë: “Mirë p’e di se â logu i zânave, “E fjalës s’uej un nuk i luej! “Syni i jem me ndore t’diellit, “Kâmba e ême ndorja e hanës, “Erzi i armve ndorja e zânës, “Deka e ême me orë çue!,, Kúr ká dalë n’bjeshkën mâ t’naltën, Na e ká pá ‘i lum t’gjânë e t’gjatë: I gjatë ishte dét e n’dét, Andej lumet veç e lpé. Ká bâ gjokut me i dhânë uj, Tre pash gjoku â dredhë përmbrapa; Páka ‘i njeri për buzë shkami: Sa mirë ora p’e pëvetë: “Kah jé nisë, djaló, me shkue?,, Ndêjshëm djali fort qi po i përgjegjë: “Për krajlí ‘i herë jam drejtue, “Der’tu Vuku i Harambashit!,, Fort ka qeshë ajo ora e malit! Kërkund djali s’po kujtohet, Ç’âsht aj njeri, qi po i flet. Sa mirë ora e paska msue! “Pa mba vesh, 7 or djal i rí! “P’e dí mirë, pse kha 8 jé dalë, “Se t’kam pá ndër Lugje t’verdha, “Se t’kam dashtë si syt e ballit,

__________ 7 8

Ndigjo; Këndej

“T’kam ruejtë natën, t’kam ruejtë ditën;


235

240

245

250

255

260

“M’ké pasë hije për mbas trupit. “Aty Vukën ti s’e gjê’; “Aj kah mot â dyndë krajlijet; “Por avitu ‘i herë prej mejet! “A p’e shef qat lumë te gjânë? “Atje i thonë “Te-Lumi-i-Tunës,,.9 “Ndale synin n’at breg lumit! “Merr teposhtën der’tu hijet! “A po i shef do çadra t’bardha? “N’mjedis t’tyne ‘i shatorr t’kuq? “Frênin gjokut mos m’i a ndalë, ,,Fíll t’ka çue te e bija e krajlit!,, Ora â shdukë e hupë në mal; Djali â shdukë e ra në fushë; A’ varë dielli me pranue; Qat-herë dita m’konka errë. Lum për ty, o i lumi Zot, Ké falë ditën me pûnue, Ké falë natën me pushue! “Ça ka hâna, qi s’po del?,, Kan pëvetë bylbylat malit. “Pritni pak, more zo’jt e malit! “Ju me kndue, tjetër punë s’keni; “Hâna sande ká ndollë xânë, “Ká nji ndore me përcjellë!,, Ka përgjegjë dhija në shkam. Qatë-herë sa kish’ rá n’ breg t’lumit;

__________ 9

Mjaft e solla me të pvetuna diftuesin e kësajë rapsodije – nji plak prej Currajsh, nji farë Mirash Gjonit – me më kallxue, se kah vijte ky lum, por kot; pse, si për Kotorret e reja, Dumlikë etj. ksi êmnash topografikë, më thotë: «Kshtu e dijmë prej të parësh, se â kânë lum n’krajli kohës s’Mujit, andej kah fushat e Bosnjes.» Kso doret më përzite i ilirasi i shkretë, qi s’kishte tjetër gjurmë të kulturës moderne në trup të vet jashtë kmishet e pushket, kohën e dyndjeve të vllaznive ilirjanë me përhapjen e Slavve e të Turqve;

Ká lidhë gjokun mbrendë n’nji imshtë,10


265

270

275

280

285

290

Imshta ishte tânë ahishtë, Vetë shatorret n’ për muzg t’natës po i lypë, Kur ká mrrijtë te çadra e kuqe, Qat-herë djali por ká ngulë, Ka xânë vend përmbas nji lisit; Rrâjët e lisit shpërdá n’lumë. Sa fort djali po mërzitet, Ça ká qitun e ká thânë? “Po si s’erdh kurr kjo mjesnatë!,, Kúr ká falë Zotyn mjesnatën, Sa urtisht djali qi p’e msŷn! M’a ka xjerrë thikën mâ t’preftën, Kâmba-doras âsht avitë, Edhé e pritka nji copë shatorr. Ka bâ dorë mbrendë me shtî, Aty djali ka gabue, Se aty dora ndeshë n’ball t’njerit; Njeri ishte e bija e krajlit. Ka lshue vasha nji brimë t’keqe Edhé ndêjë a çue prej trêmet. Treqind çika p’r ‘i fjalë jânë mbledhë: “Ç’kje kjo brimë?,, - Tanushës po i thonë – “Qi kso vigme kurr s’ké bâ?,, Sa butë vasha u ká përgjegjun çikavet! “Shkoni e bini, mori shoqe! “Si lugat dishka m’u shtî, “E prej trêmet gjumi m’duel!,, Me ‘i herë çikat kênkan shkepë; Me ‘i herë vasha â ulë me rá, E ‘i unazë n’tokë rrotullohet: Shpejt e çon Tanusha toket. Kúr ka pá ftyrën e djalit: - Po ket ftyrë, Zot, ku e kam pá,

__________ 10

Pýll me lisa të vogjël.

295

- Qi po m’giet 11 me t’Halilit?!”


300

305

310

315

320

325

Tjetër djali s’âsht durue: ,,Zoti t’vraftë! – Tanushës po i thotë: Po a jé nieri qi ké besë?” - T’thashin krahët, more djalë i rí! - Se fort féll qi paske hî, - Treqind shpirtna n’trup me i pasë, - Kurrnjâ drita s’t’a ká xânë. - Hajde mbrendë, kopil! – po i thotë: - Se ja desim t’dy për nji herë, - Ja kém pshtue t’dy për nji herë. Sa mirë djali nuk po ngutet! ,,Ndal nji herë!” – çikës i ká thânë. E t’m’ka xjerrë shpatën prej millit; Ka xânë pritën n’shtek t’shatorrit; Ka lshue synin rreth oborrit; Rob i gjallë asajt nuk shifet; At-herë djali mrendë ká hî. E ka marrë vasha për doret, Shpejt e shpejt te ‘i odë i prîn. Oda ishte mbushë me pajë. Tu’i kan zgiedhë ‘i parë petka ma t’mirat, T’gjith ngrî n’ari si ko’kan kânë, E Halilit para i a ká shtrue: ,,Çou, Halil, shpejto m’u veshë! ,,Se me t’xânë drita qyshë jé, ,,T’dyvet krajli veç na pret!” Krejt si çikë djali po dán. Ka nisë drita me lbardhë terrin: Mârrtas dielli kênka çue. Zot, ç’po bâjnë çikat e krajlit, Qi kaq heret kênkan çue? Po ngarkojnë lesh sa kû munden, Për me rá deri n’at lumë:

__________ 11

Po më duket e ngjáshme ...

Po shpërdahen gurve t’lumit,


330

335

340

345

350

355

360

Gurve t’lumit, kah po lajnë, Herë po lajnë herë po këndojnë. Del Tanusha n’at breg lumit Vetë e dyta gisht për gisht; Vênd po xân te gurt e lumit Kan qitë çikat e e kan pvetë: ,,Amanet, mori e bukra e dheut, ,,Po kjo vashë n’dorë qysh t’ka rá, ,,Qi né pahin krejt na paska marrë?! ,,Syni i saj, si syni i zânës; ,,Balli i saj, si balli i hânës; ,,Shtati i saj, porsi hala n’bjeshkë: ,,Kurrkund shoqen nën ket diell s’e paska!” - Zoti u vraftë, mori treqind çika! - Gjâ e pa shoqe s’âsht n’ket jetë. - Fukaré, e mjera ka qillue; - E ka xânë pasha i Dumlikës, - Por kjo pajë s’ka ku me marrë: - Baba dekë e kalbë nën dhé, - Nâna mbetë rrugash mbi dhé, - I a ka msy kullën tatës krajl, - A s’â send ndo ‘i pare me i a falë. - Por ju lani, u pastë Tanusha, - Lani lesh e mos u tallni! Askurrnja mâ s’po e pëvetë, Por po lajnë lesh gurve t’lumit, Kush po lán e kush po kján prej dhimet. * * * Lum për tý, o i lumi Zot, Se ç’do t’bâjnë krajlica n’at Kotorr? ‘I ândërr t’vshtir e paska pa: Páka n’ândërr nji tufë berresh, - Tufa ishte treqind delesh N’mjedis t’tufës nji uk të zí: Uk i zí si ‘i dash galan.


365

370

375

380

385

390

395

Trêmshem grûeja konka çue! Fíll tu krâjli konka shkue: ,,Çou, bre krajl, tý Zoti t’vraftë! ,,Se nji çikë Zoti t’ka falë, ,,Tjetër djalë n’votër nuk ké, ,,E qe ‘i motmot me sy nuk e ké pá. ,,Hypi gjokut, kû t’jét mâ i shpejti, ,,Se ‘i andër t’vshtirë sonte kam pá...,, - Hajre kjoftë! – i britka krajli. ,,Se ishte çue nji uk Jutbinet,” ,,E treqind çikat i kish përdá” Me ‘i herë krajli âsht mërthye; Mirë e shtërngon dorín e mejdanit; Mirë shtërngohet me hekurat e shtatit; Ká marrë rrugën, qi çon te bregu i Tunës. Treqind çika qi po i njehë, Nji mâ tepër qi po i del, Ajo mâ e bukura qi m’ishte ndër shoqe. ,,Oj Tanushë, lum baba!” i ka thânë: ,,Po kjo çikë n’dorë kah t’ká rá, ,,Qi n’dynjé shoqen s’e paska!?” - Fukaré, e ngrata ka qillue, - Tata dekë, e nâna mbetë rrugash, - E ká xânë Pasha i Dulmikës. - E pá pajë, qyqja ká ndodhë, - Fíll ká ardhë e ká msy tý, - A s’â send ndo ‘i pare me i a falë! Sá mirë krajli âsht pshtjellue: ,,Tash po nisna për Kotorre t’reja, ,,Ti me vedi çikën ké me e marrë!” Ka dhânë êmër krajli me bujrí, Treqind çikat me u shtërngue! Shpejt meqaret i kan ngarkue; Për Kotorr tek janë fillue; Asht Tanusha n’t’mramin rresht Me Halilin gisht për gisht:


400

405

410

415

420

425

430

435

Djali m’gjok – vasha n’dorí. Mirë ushtrija qi po i rue. Kërkund giasë s’po i shofin për me hikun Mbas trí ditsh e mbas trí netsh A kapë çeta te Kotorret e reja, Treqind çika jânë shkepë ndër koniqe; E ká zgjedhë Tanusha ‘i kullë mâ t’mirën, N’breg të detit, përmbí ‘i shkam, Dymdhetë ketesh kulla e naltë, Kërkund shoqen nuk e kishte. Treqind hapash kulla e gjânë, Të tana ballet guri s’lmue, Anash krejt guri s’latue, Latue shkami prej mermerit. Aty gurrat me u flladitë, Aty kopshti me u mahitë, Aty velat me velzue, Me velzue për shpinë të detit. Kur po hîn njeri n’at kullë, Me kujtue se ká ndrrue jetë. Me Halilin mrêndë kan hî. Paskan ndêjë trí dit e net, As kan hângër, as kan pí; ,,Qysh i a bâjmë me kthye n’Jutbinë?” Sa mirë vasha âsht kujtue! ,,Me i dhânë gjokut shpîn’n e detit; ,,Na po hîm m’nji barkë me rrêma; ,,Na po hîm m’nji barkë me vela; ,,Ti vozit, un drejto velat! ,,Na çon Zoti ‘i freskí t’hollë; ,,Na i shtŷn velat për krahinë, ,,Aty n’breg gjoku na pret; ,,Se un drue nânës me i kallxue!,, I kan dhânë gjokut shpînën e detit. Por ç’ka bâ Shkina e Kotorrit? Kish pá gjokun mjedis valës s’detit;


440

445

450

455

460

465

470

Fíll te krajli kenka shkue: Zoti t’vraftë!” – krajlit i ka thânë: ,,Tash trí dit çika n’Kotorr â ardhë, ,,E as un as ti me sy s’e kemi pá!? - Hajt sa t’duesh, për n’daç me e pá, - Se mue ngaëja kurkund sot s’m’a qet!Se fort shpejt krajlica gadi â bâ? E ka marrë rrugën e bregut t’detit, Për me shkue te kulla e bukur; Aty m’gjêka kullën xânë. Sa mirë zânin, Shkina, e ka t-hollue! ,,Oj Tanushë, lum nâna!” – m’i ka thirrë: ,,Çilma derën ‘i herë synin t’a shof, ,,Se malli i yt â kah m’çon n’tjetër jetë! A dridhë çika për mbas deret: ,,Po si m’thue, Halil, me bâ? Çilja derën, n’bafti t’Zotit! – Kurkund zêmra s’i bân me shdrŷ derën, Sa shpejt n’mend i ra çikës edhé ‘i fjalë! ,,Pa ndigjo, lum nâna! – i thotë: ,,Po qysh t’dal, e mjera, derën me t’a çilë, ,,Me ket dergjë, qi shtatin m’a ka kputë!” - Hajt, moj bí, lum nâna!” – i thotë: - Vetë, t’pastë lokja, e ré qi kam kânë, - E q’aso dergje shumë herë qi m’ká rá: - Por po t’ap besën e Zotit, - Se tŷ dergjen nâna t’a ká shndoshë; - Por çilm deren e mos m’lên me pritë, - Se ti nânën nanë ké për t’a pasë! – A rrêjtë bija e zêmra hiç s’po e rrê; N’bahti t’Zotit tek ká rá për shkallësh, Aspak pênin doret s’e ká hjekun; Aspak velin m’ânesh s’e ká tretun, Edhe derën nânës i a paska çilun. Po; por nâna s’ish’ kênë nânë: Ish’ kênë bishë qi hate drangujt.


475

480

485

490

495

500

Kúr ká pá Shkina Sokol Halilin, A dredhë mrapësht, si dredhet gjarpni: “Zoti t’vraftë, moj bí, si t’paska vrá! “P’a 12 me cuba kullen e ké mbushë? Edhè derën e ká shkrepë, Fíll tu krajli tek â shkue: “Ke mbarue, krajl kapedane! “T’kan ardhë cubat e Jutbinës, “E tý kullat t’i kan zaptue, “Erzin marrë, çikat shnjerzue! - T’u thaftë goja! Ç’jé kah thue? Ka britë t’madhe Shkjau i Kotorrit, Edhè ftyra zjarm i paska marrun. Shpejt konka shterngue, E e rrethueka krejt bregun e detit; E e ka msye kullën e shkamit, - Hiç s’po i nepet djalit me qindrue T’dy për krahit krajlit i ká kapun: “Si m’shnjerzove kshtû, Tanushë, mjerë baba! “Qysh me ndêjë me cuba të Jutbinës?,, N’burgje t’fella Halil’n e ká ndrý, Rrugën e madhe Tanushës i a ka dhânë: “Qetash udha e marë t’kjoftë, mori bí! “Se kto jânë rrugat, qi ké dashtë me marrë! “E ruej se e msy tjetër derën e shpís; “Se babës e vedit i a ké mbyllë me ferrë!,, Qat-herë vajin ka marrë çika e rrugën; Ka marrë gjâmën e fort po gjâmon, Krejt e mjeron rrugën, kah po shkon. Kan dalë gjindja me veshtrue ata vaj, As me i u avitë kurrkush nuk po guxon; Kaq rojë t’madhe krajli i kishte vû. Kur ká mrrijtë te Kryet e Kotorrit

__________ 12

Po a.

505

Mirë p’e ndalë Jovani e p’e pvetë.


510

515

520

525

530

535

540

“Ç’â kta vaj, Tanushë, lum motra! i thotë: “Se kso britmet kurr nuk kemi ndî! “Ktheu nji-herë e t’hîm mrenda në shpi! “Ty dishká po deshtka sot me t’gjetë!” ”S’ke pse m’ton, Jovan, për me dredhue! “Rob kan xânë Halilin e Mujit, “E mue rrugat tata m’i ka dhanë, “Mâ për t’gjallë te shpija mos me kthye!,, -Po ty, bi, hjeksin kush t’a ka bâ?“Ah mos pritsha, Jovan, me kanë! “Nâna qi m’paditi. “Por amanet, Jovan, t’a paça lânë, “Nji fjalë Mujit tu dera me i a çue: “Qi me i rá mbrapa Halilit sa mâ parë, “Ndryshej djali n’burgje t’u ká kalbë!,, Mirë Jovani e ká drejtue: - Une Mujit shtek as gjurmë s’i dí - Por e ká ksajt nji bij krahinet, - E ká kullën shi në krye t’Kotorrit, - Derën e ré, t’ndreqme sivjet. Fill tu dera Jovanit e ká përcjellë, E tu dera gruen e paskan hasë, Kah po kthete me bulirë prej kronit. ,,Shka t’ká gjetë, Tanushë – motra?”Mue m’ká gjetë shka mos t’gjetët kushi: - Tata rrugat m’i ka dhânë; - Derën e shpís mâ mos me e msye, - Rob m’kan xânë at Halilin e Mujit; - Tutem, djali ká sharrue, - Po s’erdh Muji për me e pshtue. – Grue prej fisit qi kish’ kânë. Sá me ‘i herë i a shndosha zêmrën: ,,Qi n’kjoftë Muji i gjallë e për të gjallë, ,,Sot trí dit t’ka prî me qitë kunorë.” E ká gjetë nji njeri beset; Me ‘i herë Mujit natën i a ká nisun;


545

550

555

560

565

570

N’nesret nadje djali â kapë tu kulla; Nji kah nji krejt punët i a kallxon Mujit. T’madhe burri paska nisë me qeshë: ,,A t’kam thânë, Taraku i Kotorrit, ,,Se Kotorret kan me t’a hângër kryet! ,,Mos me m’ardhë marrja e Jutbinës, ,,Tybe n’Zotin kâmbën nuk e luejta!” A dalë trimi në bedên t’kullës, Me ‘i kushtrim ká thirrë Jutbinë e krahinë: ,,Për nji punë, qi sot ká ndodhë. ,,Kushtrim, djalë, për me çetue!” Me ‘i herë trimat kênkan mbledhë. ,,Hajre, Mujë!” Kan qitë agët e kan thânë. ,,S’kam shka u thom, more agët e mij, ,,Veç m’koriti Sokol-e Halili! ,,E kan xânë mbrendë në Kotorre t’reja, ,,Qi tybe n’Zotin mbrapa n’i bie, 13 ,,Mos me m’ardhë marrja e Jutbinës! “Me u shtërngue, burra, si t’mundi, “Se dita e dekës mâ e vshtirë ndryshej nuk vjen! Treqind agët mirë janë shtërngue; Kan bâ ashtat trimat me ushtue, Kan bâ lumet trimat m’u turbllue, Kan bâ gjogat trimat me flurue, E t’janë kapë te Kotorret e reja. N’shevarinë t’detit kúr kan rá, N’për rânë t’detit Muji i ka shpërda: ,,Ver me gojë mos guxo kush me bâ! Sá mirë agët jânë mshehë e t’gjithë pá zá po rriijnë. * * * Të lumët na për Zotin t’Lumin, Se shum njeri kênka mbledhë Ndër ato Kotorre t’reja!

__________ 13

Në i rafsha mbrapa.

Me kushtrim krajli i ká thirrë;


575

580

585

590

595

600

605

Tânë Kotorri tu kisha janë rá Ditë e dielle si m’kish qillue, N’mjedis t’logut nji djalë i rí, Hekrat duersh, bugagít kâmbësh, Aj âsht Halil aga i zí, Mbarë Kotorret me ta qi po qeshen. Mbet e i foli krajle kapedani: “A p’e shef, Halil, dekën me sy? “Kurr mâ ngusht, Halil, a thue jé kânë? - Se kuvend burrash djali paska shtrue: - Pa nigjo, more krajle kapedane! - S’â ngusht njeri deri n’ditë të dekës: - Deka vjen mbas mikut t’pré, - Deka vjen mbas besës s’thyeme, - A ‘i kue 14 bukë mos t’késh për mik. - Sá mâ ngusht, krajli, qi ka kânë, - Q’aq mâ lirë Zoti m’a ká bâ!,, “Fjal’n e mbrame, n’e paç, për me folë, “Se ty jeta m’njat hû t’u ká sosë!,, - Zoti t’vraftë, bre krajle kapedani! - Se Zoti e di, për kâ e ké ngulë at hû! - Pesë dekika lirí për me m’dhânë! - Tjetër t’mirë né t’parët nu’na kan lânë, - Kurrnja nesh veç mos me dekë në t’shtrueme; - Por me shpata m’u pré tuj këndue. Sa burrnisht krajli e ka çue! 15 “Gjith sa t’duesh, Halil, me kndue! Edhe duert mirë i a shpengojnë, I a kan dhanë lahutën n’dorë; Kurkush djalin vesht s’und e ká marrë, Krejt p’e kndon kângën n’gjuhë të parve; 16

__________ 14

Nji kafshatë bukë. Ështe sjellë me tê. 16 Të të parëve. 15

“E kshtu drita e mbrame m’paska ardhun-ó!


610

615

620

625

630

635

640

“Dielli xânë e majet xânë! “Ku e lát ndoren, more diell? “Ku e ké ndoren, mori zânë? “P’a kjo â besa, qi m’patët dhânë? “A po m’gjegjesh, more diell? “Pásh njat dritë, qi t’flakron n’báll, “Amanet t’a paça lânë, “Amanet për t’mramën herë! “Kërkoe bjeshkën krep e m’krep! “Kërkoi mrizet gjithku janë! “Ndezi ashtat anë e m’anë! “Zirjau gjumin orve n’mal! “Zânës s’madhe falë me shndet! “Thuej: Halili qetash mbet! Ka flurue nji zog prej malit; U ndal zogu n’degë të nji ahit: ,,Amanet, more zogu i malit, ,,A ké flatra me flutrue? ,,Pásh njat degë, ku rri pushue, ,,Falë me shndet Gjeto Basho Mujit! ,,E ate gjumi n’e pastë xânë, ,,Kurr kryet shndosh-o mos e çoftë! ,,Për n’kjoftë bjeshkve kah çeton, ,,Kurr te shpija shndosh mos voftë! ,,E për n’kjoftë kund ksajt tuj ndî, ,,Kurr mâ ngusht vedin s’e dí!” Qaty Muji për fushë â dalë, E e ká bâ nji piskamë t’madhe, Janë shêmbë kullat der’n’themele! E t’â trandun deti me hî mbrendë, Kan gjimue malet, si për mot t’lig: Kurrnja trimat nuk p’e lânë me hikë. Luftë e rrebtë aty qi po bâhet, Me dhâmbë trimat duen shoshojnë me shkye; Me dhambë gjogat duen shoshojnë me marrë; Notojnë kurmat 17 fèll në dét;


645

650

655

660

665

670

Notojnë trupat nëpër gjak; Hiç s’po lodhet Gjeto Basho Muji: Sa féll trimi m’paska hî! ,,Ruej, bre Mujë, se krajlin po m’a çartë!,, Fort ka britun Sokole Halili: ,,Zgjidhmi kush prângat prej dore! ,,Se kam bâ bé n’t’Lumin Zot, ,,Qeky hû shpirtin me i a marrë! Muji djalin e ka shpengue. A turrë djali si i tërbue, Gjallë me dorë krajlin ká xânë: Me shpinë n’hû ditt i mbaroi. Qat-herë burrat kan rrokë ûnat; Shpejt gjyteti ka marrë zjarr, Ka marrë zjarr krejt n’fund e n’maje. Sa fort Muji m âsht tërbue! Aspak dhimbë trimi s’po ká, As për kulla, qi rrênohen, As për t’dekun, qi shkrumbohen, As për fmij mbrendë kah po digjen. Trí herë dielli ká pranue, Trí herë hâna ka ague, Kërkund zjarmi me pushue. Kur ká bâ trimi me dredhë, Kênka sjellë prej Kotorresh t’reja: ,,A po ndieni, mori troje të rrênueme? ,,Drumi i juej për tokë e dét. Kushdo t’pvesë për tokë e dét: ,,Po pse krajli u ká lânë shkret? “Trathtoi bín, thoni, nâna e vet! ,,Ka xjerrë Muji vllán e vet! ,,Muer Halili i vashë mbetë shkret!,,

__________ 17

Pjesë të coptuara trupi.


11 MUJA VRET MILLOSHIN E GREBENIT (Vuthaj, Gusi)

5

10

15

20

25

30

Lum e lum, o Zot, e i lumi Zot! Tridhet agë në llâxhë ishin bashkua, kanë marrë llafin edhe po llafojnë. Gjith i cili, vetën e livdon, gjith-i cili vllaznit po i livdojnë. Hiç me gojë, tha, Muja nuk po flet; dikur Muji ka nisë e u ka thanë: - Zoti u vraftë ju tridhetë, more agë, llaf ën t’thatë ju more, pse po bani? Ju nuk kini vllazën me i livdua, as nuk jeni vetë për me u livdua, Me ni vlla tha une qi e kam, kush s’e kk, as nana nuk e ban; me ni gjog t’mejdanit û qi e kam, kush s’e ka as pela nuk e bân; me do arme t’mejdani qi i kam, kush s’i ka as fabrika s’i qet, edhe me kulla t’mejdanit qi i kam, kush s’i ka as mjeshtri s’i maron. T’tridhetë agve shum keq te u ka ardhë, e të tanë,e kanë ulë kryet në tokë. Qiti e foli ai Dezdar Agë Osmani: - Zoti t’vraftë, thotë, Bylykbashe Muja! Gjithë sa herë, n’çetë me ty qi jem’ dalë, tânë trimninë na jemi ty’ e bâ, e krejt veti ti je ka ja lê; gjith sa herë në llaxhë qi jem’ bashkua, kurr pa idhnim, prej llaxhe s’na ke çua. Tybe n’zot prej teje domë me u da, kurr me ty mâ s’kemi me u bashkua


35

40

45

50

55

60

65

edhe diç me ty mâ s’kem’ me dalë! Edhe tridhetë ag’t janë ra p’r ‘i fjalë, tridhetë agët llaxhën e kanë lshua. Në llaxhë metën coll Muja e Halili. Sikur zana Muji qi po m’báhet, sikur zana te kullat po shkojnë. Hynë në kulla Muji me Halilin, as nër veti fjalë qi nuk kuvênin. Dikur nana e vet, tha, ish kjênë hy. - Zoti u vraftë bre! – djelve u ka thanë. Pash ‘i zot, tha, Mujo si t’ka falë, çka kini pasë idht qi m’kini ardhë? Fjalë me agë, tha, a mos kini bâ, a noj krajl mejdan juve u ka lypë? Njat’herë nisi Muja e po i kallxon: - Tridhetë agë, tha, na jem’ kjên artakë, e prej agve ne sot jena da; tridhetë agë, tha, be qi na kanë ba, n’çetë me ne ma kurr, jo, mos me dalë, as me ne mâ kurr mos me u bashkua. Qiti nana njat’herë e u ka thanë: - A nig-joni, more,djelt e nanës se sa herë unë ni be qi e kam ba, s’e kam bâ në kryet e tridhet agve, po e kam ba n’krye t’Mujit e t’Halilit. Ju pa agë mos mujshi për me rrnua, ju të dekun ma mirë âsht me kjênë. Krejt mërzinë, tha, nana m’jau ka hjekë. - Çou, oj nanë, ti bukë për me na prua! Paskan hangër e ma mirë kanë pi. Kanë marrë rrugën-o në bjeshkë me dalë. N’maje t’bjeshkës trimat kur janë dalë, at’herë kuale qi m’u paskan dripë, i kanë lshua kualt n’rudinë me kullotë. I muer Muji durbitë e po m’kqyr, ai po kqyr, bre, Jutbinë e Krainë, edhe po i kqyr ai krajlitë me rên, se n’Greben, tha, syt-o po m’i shkojnë,


70

75

80

85

90

95

100

105

lot për faqe Mujit po m’i shkojnë. Edhe ‘Alili ish kjênë tye kqyrë. - T’vrafte zoti Mujo! i ka thanë Çka ke bre, tha, çfarë çude po sheh? A je ka e sheh farë turku n’gazep, a je ka e sheh kun noj çetë me shki, e po tute rob qi po na nxanë? - A nig-jove Halil, i ka thanë, nuk po shoh kun ndoj turk në gazep, as s’po shoh kurrkun ndoj çetë me shkie, p’ja shoh kullat Uroshit t’Grebenit. Kulla t’mira qêni ka marua, fort i vshtirë, tha, qafiri qi âsht, Gjithë sa herë unë n’çet-o qi jam dalë, n’bjeshkë Uroshin unë kur e kam gjetë, m’u ka dashtë, tha, prej tina me ikë, se shtat krajla der’ tash i ka shkelë, nuk ka njeri n’mejdan qi m’i del. - A nig-jove, bre bacë, i ka thanë, pasha ‘i Zot, tha, mue qi m’ka falë, na n’Greben sot dona me i ra, domë me i ra kullave t’Uroshit. Rri Halil, he belênë ti ma gjetsh! A po nie, vlla, çka po t’kuvêni? Na n’Greben sot, more, për me ra, treqin krena na-o për me i pasë, kurrnja, tha, mâ n’Jutbinë nuk e çojmë. - Bash nevojë, tha, ag’t-o qi kanë pasë, e prej nesh sot ata qi janë da. Ti ty’ u plakë e tuta tye t’hi. Pasha ‘i zot, tha, baco qi m’ka falë, no n’Greben unë kryet kam me e lanë, no n’kulla Uroshit kam me i ra! - Nal Halil! tha, rigjê po m’i ban. Na të dy, tha, n’Greben nuk po shkojmë, njari ktu, tha, shoqin qi p’e presim, (se Uroshi njarin ka m’na nxanë) edhe tjetri shum mos me u vonua,


110

115

120

125

130

135

140

vllaut n’nihëm ma çpejt me i shkua. Pleqni njaty nërveti p’e bâjnë, edhe Muji njaty n’bjeshkë ka nêjë. Qyr, Halili njat’herë m’i ka thanë: - Me sahat, tha, n’dor-o qi po t’lâ, dy syahat, bre vlla, tha, kur të bâhen, dije se shnosh une qi nuk jam, mos vono, tha, nihëm kie me m’ardhë! Gjogun t’Mujt Halili e ka marrë, flytyrim, tha, n’Greben qi m’âsht ra, m’i ra n’kulla Uroshit t’Grebenit. Tridhetë roje rreth kulle i ka gjetë, nuk po e lanë, bre, mrêna për me hi. Tridhetë rojet n’shpatë i ka shkurtua, fluturim, tha, mrêna qi m’âsht shkua. Se n’podrum ai gjogun e ka shti, e ka kapë at shpatën-o në dorë, kadaldale shkallve u ka hypë, po ma lypë Uroshin e Grebenit. Sobë në sobë në kulla po shetit, kurrkun s’munet Uroshin m’e gjetë. Kur ka bâ n’ni derë ai për me hi, at Llatinkën n’at sobë e ka gjetë. - O maxharr, tha, ty Zoti të vraftë, mênja e kres-o tye t’paska lanë! Pa p’e sheh, tha, rojet qi i preve, shum nafakë ti, maxharr, qi ke pasë, qi Uroshin ktu nuk e ke gjetë, se bytyn ty copa ai t’kishte bâ. - Oj Llatinkë, tha, pash të lumin zot, Besa, Uroshin, unë jam kah e lypi, ku do t’gjjindet Uroshi Grebenit? - Qe dhetë ditë në bjeshkë ai qi ka dalë, e hala, prej bjeshke nuk âsht kthye. Qyr çka bâni ai Sokole Halili – në t’dymdhetin kat-o kur ka mrri, njaty ni derë qi ma paska çelë, edhe n’sobë njaty ai ish kjênë hi,


145

150

155

160

165

170

175

180

tridhet çika n’njat sobë i ka gjetë. Dy ma t’mirat për bysteksh i ngreh, kadaldale n’avli po m’i qet, sa mirë çikat djali i paska lidhë, n’dy kual çikat ai m’i paska nua, edhe n’shpinë vetë gjogut i ka ra, kadaldale te Muji m’âsht dalë; ku e ka lanë Mujin te’ e ka gjetë. Mirë selam Mujit te’ i ka dhanë, t’mirë selamin Muji ja ka marrë, e për hajr trimnin-o ja ka bâ. Qiti e foli Bylykbashe Muji: - çou, Sokol, tha, dona me tfillua, se Uroshi n’kulla n’bâftë me shkua, kur të nin qi rojet ja ke pre, e dy çikat ti qi ja ke marrë, ai p’riherë njiktu qi ka me t’dalë. (I) marrin armet edhe janë tfillua. N’Lugje t’Verdha të dy kur m’janë dalë, vetmeveti Muji kish mênua: «Tash Halili nuk din kah me ra edhe agve ka për me u kallxua. Nuk guxoj, tha, në Greben me ra; sa t’jom gjallë ag’t me mua do t’kjeshin». E ka hjekë ai shpatën prej sylahit, e n’ni glli, tha, shpatën e ka gjua. Pak ma poshtë njat’herë qi janë shkua, dikur, thotë, Halilit qi po m’i thrret: - Pash ‘i zot, Halilo, i ka thanë, une shpatën, djalo, e kam harrua, njaty, baco, ku m’ke gjetë sot mua. Nuk kam qare, qebesa, pa u kthye edhe shpatën me shkua e m’e marrë. - dreqi e hangërt, at shpatë! i ka thanë. Shpatë të keqe, baco qi m’ke pasë; ma t’mirë shpatën unë kam me ta ble. - Nuk e kam për të mirë qi â’ kjênë, por emnin têm n’shpatë qi e kam çkrua.


185

190

195

200

205

210

215

220

S’thotë Uroshi qi e ka harrua, po prej tute, thotë, qi e kam lanë. Ti n’Jutbinë Halil, ke për me shkua, dasmën hiç ti nuk ke për m’e nisë der’sa une prej bjeshke të kthehna. Përmas Muji qi na kjêka kthye, meiherë ai në Greben m’âsht ra, por n’Greben nuk e kanë lanë me hi. Për gazep ai mrêna kjênka hi, n’podrum t‘Uroshit gjogun e shtini, ma ka marrë njat shpatën-o në dorë, po ma lypë at Uroshin t’Grebenit. Kur ka hi ai n’ni sobë të sarajeve, mirë Llatinkën qi ma paska gjetë. - Oj Llatinkë, tha, pash të lumin zot, ku ma ke, Uroshin e Grebenit? - A nig-jove, or’ galani i zi, qe dhetë ditë Uroshi n’bjeshkë â’ dalë, e prej bjeshke hala nuk asht kthye. Shumë nafakë, tha, sot ti paske pasë, se Uroshin ktu ti m’e pasë gjetë, dyqin copa bâ ty ai qi t’kish! - Po Uroshin unë kjesh ka e lypi. Teraqi, tha, Muji qi m’ish kjênë, e ka shti, bre, gjygymin në zjêrm e tabakun njaty e paska ulë e po m’pjekë ai kafe me sheqer. Tridhet kafe taman m’i ka pi, taman kafet njaty i maroi e m’ka nisë saraji me u dridhë, e kanë nisë malet, bre po gjimojnë. - Ç’â’ kjo çudë? Llatinkës i ka thanë. - Tash Uroshi prej bjeshke po vjen. N’at prezore Muji qi po m’kqyr – tridhetë agë, tha, rob i ki’ pa’ nxanë, i ka ngarkua çuq edhe kërçabla, gjith sa munet edhe qi po i rrah. Kur po vjen në kulla e po kqyr,


225

230

235

240

245

250

255

i ka pa tridhetë rojet e premë e m’âsht kthye me krye prej bjeshke. - Eu ku m’je, more galani o i zi! Dje me agë unë ty kur nuk t’kam gjetë, e kam ditë qi sherrin kam m’ta pa! Nuk mênon, tha, hiç në kullë qi âsht, e ka marrë ai ni hu-o prej gardhi, e po u mshon, tha, agve gjith sa munet, i ka çua n’burg e m’i ka shti, der’n e burgut njat’herë ua ka mshelë, hiç’ në kulla Uroshi s’po hin, e ka msye n’bjeshk-o për me dalë. Qyr, çka bani ai Bylykbashe Muja – sa me vrap-o at’herë qi m’asht çua, e tu agt’t sa shpejt-o qi ka shkue, derës s’hapsit njat’herë i ka ra, derën copa shkelma e ka ba, tridhetë agët, lshua çi m’i ka. - A nig-joni, shokë e agallarë, kini me shkua n’kulla për me hi rrafsh me tokë kullat për me ja ba, edhe shum vonim ju mos me ba! Unë Uroshit mrapa qi po i shkoj, se n’Jutbinë Uroshi n’bâftë me ra, ai ma pret njat Sokole Halilin. Pa vonua ju keni për me ardhë. Përmas tij, tha, Muji qi po m’shkon, n’Fushë t’Grebenit njat’herë kur â dalë, ma ka pa njat Uroshin t’Grebenit, n’krye t’fushës Uroshi ki’ dalë. Ni vikamë, tha, Muji ja ka bâ, n’krejt n’at mal-o gjethi qi ka ra. Kthehet Uroshi, mrapa e ka kqyrë. Kur ma pa njat Bylykbashe Mujin, bythprap at’herë qêni qi ka ardhë. - Po, ku m’je, bre Bylykbashe Muja! Unë për qiell, more, ty t’kam lypë, e për tokë, qe besa, qi të gjeta.


260

265

270

275

280

285

A e din qi m’thonë Uroshi i Grebenit? Njat’her luftën të dy qi e kanë nisë, luftë e madhe njaty qi â’ kah bâhet, kaç batall-o shpatat qi i kanë gjua, fyt ën fyti njat’herë qi janë kapë, prej kualve n’tokë të dy kanë dripë. Qyr sa fort Muji qi ish kjênë lodhë, njerst me gjak Mujin ma kanë kaplua. Gjithë sa herë Uroshi qi po i jep, n’të dy gjujt ai Mujin po ma qet; me kopili prap Muji po ndreqet. Tim e flakë kullave u ka dalë, njat’herë Uroshi kullën e pa. - Zoti t’vraftë, tha, Bylykbashe Muja! Kulla t’mira boll kam pasë punua, mjeshtrit shum ma t’mirë m’i paske shti. Krejt, tha, Mujin harrua qi ma ka, prej gazepit t’kullave e t’sarajeve. Njat’herë Muji dhanë qi m’i ki’ pasë, n’kokërr t’shpinës Uroshin ma ktheu, kadaldale kryet po m’ja pret. Njat’herë vin-o tridhetë more agë, shnosh e mirë në Jutbinë qi po shkojnë, darzëm t’madhe në Jutbinë po bâjnë. Kan ba be tridhet e more agë: - Kurr prej veti nuk kemi me t’da, kallauz, tha, gjithmonë kem’ me t’pasë!


12

MUJA E PRET BAJLOZIN E DETIT TË ZI

5

10

15

20

25

30

O, lum e lum, o zot, i lumi zot! E koka kanë ky bajlozi i zi, e kalon, more, krejt Detin e Zi, o, qi po del, po, n’hudut t’Jutbinës edhe banrrën Jutbinës po m’ja rrxon, rrafsh me tokë, thiu, e ka rrxue, banrrën e vet ai aty e ka vnue. Për bythprap, thiu, koka kthye, e tri dit’ â nalë me pushue; përze’ n’ ven ni letër ma ka çkrue, tu qiraxhitë, thiu, e koka shkue: - Qiraxhi, kur jini ju tuj udhtue? - O mas bagtive, thanë, kem’ me shkue. - Çka po lypni kët letër me çue? - O ni dukat ki me na pague. - Emin Ags-o n’dorë me m’ja çue. Meiherë letrën n’çantë me ka gjue. O qiraxhitë n’Jutbi’ kokan shkue, dogri tu aga letrën ma kanë çue. E merr letrën aga për me knue, lot për faqe t’mjerit janë tuj shkue s’po di çaren se çka me marue! N’beden të kulls-e aga koka hi, e pe shprazke pushkën haberki, e krashnikt, shokt e tij, e kanë nie. E tanë, tha, mir-o kokan shtërngue, tu Emin Aga dogri kokan shkue. Emin Aga para m’u ka dalë. - E hajli koftë! – thonë, haber na ke çue, çfarë haberi, thonë, me na kallxue?


35

40

45

50

55

60

65

- Haber i zi, more, na ka ardhë; jau qet letrën qaty për me knue. Osman Aga n’kam’ qysh na u çue, e merr letrën, more, për me knue. - Hajmedet-o, n’ta ça paska çkrue! «Nimijë copa gja t’trasha jau due, nër katërqin kila, nja eksik s’e due ham te majshme, thotë, me qillue; dhetë vagana grun me i çirue o, dhetë vagana grun me i ngarkue, e n’hudut, thot-o, me m’i çue; e, ja n’mejdan, more, me m’dalë mue!» Aih, tanë kreshnikt kryet ma kanë ungjë. «Ja n’mejdan more, me m’dalë mue, çka kam lypë, ju mos me m’i çue, krejt Utbinën-o kam me farue!» Osman Aga ja ka nisë po flet: - Hajmedet, tha, ça na paska gjetë! O, nja n’mejdan atina s’mujmë me i dalë, shtadhetë dërzhava ai thi i ka marrë, tanë haraçin, tha, janë tue ja çue, duhet mallin, çka ka lypë, me çue. O hajmedet, kokan kanë kujtue: - Duhet mallin, thonë, me ja çue. Ja kanë nisë gjanë, poj, me i da, nimi copa, thiut-e me ja ba, nër katërqin killa, nja eksik s’e due, edhe të majshme, fort me qillue. Dhetë vagana grun m’ja çirue, edhe ato bukë me ja hazrue, për motmot, more kem’ m’u lirue! O, ja kanë nisë gjanë po m’i dajnë; po m’ish kanë Muje fukaraja, (e dy vllazni ata ishin kanë, Mujn e Halilin jetim baba i ka lanë; e tetëmdhetë vjet Muja i ki’ marue,


70

75

80

85

90

95

100

fukare Muja e m’â qillue), tej t’i hazdrojnë gjanë ai me i tubue, gja, thotë, Mujs s’mujmë me i shkrue. - Qato gja, thotë, ai ne me na i rue! Tana gjanë ja kanë nisë me i da, u kanë nisë gjanë tu Emin Aga m’i çue, tu Emini, pra, m’i kanë tubue edhe Mujn rroktar e kanë çkrue; n’Bjeshkë t’Zeza, i thanë, për me i çue, me i kullotë Muja, mirë me i rue. Edhe Muja gjanë n’sabah po i merr, e në Bjeshkë t’Zeza po m’i qet’, se â kanë dita Muja m’i ka rue, e n’aksham te shpia i ka çue. Emin Aga gjave para u ka dalë, ja ka nisë gjanë po m’i njeh: - Ore Mujë, bre, djalem! – i ka thanë, e dy gja në bjeshkë i paske lanë, ato dyja sonte ti me i pru, ja kryet mrena, tybe, n’e ke shti! Sa fort Muja, e tha, paska pritue. Mirë mobuzën Mujo në krah p’e qet, e n’Bjeshkë t’Zeza Muja qi po del, prrue m’prrue, thot-o, breg um breg, o tye lypë, hiq kurkun s’i gjet. E n’ni prrue Muja kur po shkon, e poj dy thmi i gjan tye britë, sa po munën thmia po piskasin. Kadalë Muja n’qat prrue po shkon, e tu thmia, eu, kur koka shkue, brimë të madhe thmija paskan çue. e nërmje’djepave, Muja qi m’ish hi; te dy lidhun n’djepa, m’ishin kanë, ja ka nisë thmin po i përkun edhe vajin thmija ma kanë nalë edhe gjumi qaty Mujn p’e merr.


105

110

115

120

125

130

135

E ja ka nisë kerrshi po kërset edhe gjumi Mujs po m’i del, nja dy zana, tha, Muja po i sheh, si dy diella, po, ato qi po bajnë, qashtu dritë zanat si po bajnë! O, apet Muja n’gjum â ra me fjetë, krizum kerrshit e ushtimë po i shkon, ato zana te djepat po vinë, edhe ngat ato kur janë afrue; - Kuku, motër, o çka u marue? Nërmje’ djepave dikush tek â ra, te dy djelt, oj motër, na i ka mytë! Tye britë zanat, e tye shkue, i gjajnë djepat te dy mlyet janë kanë, edhe djepat, shpejt, kur i shpalojnë, edhe gjumi thmin m’i ka nxanë. Shkelum Mujs zana m’i ka ra, Muja shpejt, more, koka nreqë. - Po ty ktu, n’kët vakt, kush t’ka pru? - O dy gja n’mal m’kanë metun mu’, po unë jam dalë sonte për me i lypë, e n’kët prrue, tha, kur jam hi, i kam gjetë tue britë kta dy thmi; piskamë t’madhe, tha, qi kanë çue, gjynah i madh, tha, m’ka ardhë mue e jam ardhë, thotë, i kam përkun. Ato gjumi, thotë, i ka nxanë, unë jam nalë kta thmi për me i rue. - Ori motër kti, tha, çka t’i bajmë? Duhet bakshish, oj motër, me i dhanë, bakshish të madh kti duhet me i dhanë. - Fol bre djalë, thotë, çka po don? A po don mall, sa t’duesh me t’dhanë A po don kët kerrsh, dukat ta bajmë? a po don, tha, takat me të dhanë? E me krali ti, me davranue,


140

145

150

155

160

165

170

o kush n’mejdan, ty s’mundet me t’dalë se krejt harab ti kie me i ba! A nalë Muja e koka kujtue: «Me lypë mall-o, thotë, sa due une e vjen bajlozi, thotë, ka me m’i marrë, e kët kërsh dukat me ma ba vjen bajlozi, thiu, e me zapon, e çka m’gjan e gjâ mi dhè s’um len». - E n’paç, tha, takat mirë me m’dhanë, me krali unë me davranue? O, motra e madhe të voglës m’i ka thanë: - Ori motër, lum motra! – i ka thanë, je ma e re, gjinin ma t’fortë ma kie, ep gji, lum motra, de të pinë, e takat kti djali me i dhanë, nër krali djali me davranue! - Hajde djalë, bre, thithe cicën! A shkue Muja ka nisë me pi, pik um pikë, ni cicë e ke pi. - Kape gurin, djalo, nimi killa, nimi killa gurin me peshue! E t’ja ngjet, tha, gurit nimi killa, deri n’krye, more Muja ma ka çue. - Epi zor, ku munesh me gjue! E pesë metra larg gurin ma ka gjue. - A don ma takat ty me të dhanë? - Po sa të kiesh-takat mue me m’dhanë, se me krali une kam me liftue! Tjetren cicë, o zana po ma nxerrë, ja ka nisë Muja po ma thithë, pik’ um pik edhe kta ma ka pi. - Rroke gurin, djalo, nimi killa! E rrok gurin Muja nimi killa, i jep zore, tha, ku munet me qitë, tetedhetë metra larg po ma qet. Motra e madhe, zana, po bërtet:


175

180

185

190

195

200

205

210

- Shumë takat kti, tha, i ke dhanë, asht i ri e mêt, â dro, qi e lanë, krejt harabe ai kët dyje e ban! Edhe Muja, gajle, thotë, s’e kam. - Ore djalo! – po m’i paska thanë, e ti emnin, djalë bre, qysh ma kie? - E, û’emnin Muj, tha, e kam. - E shum ikball, bre djalë, ti paske pasë, e me ne, more, ti qi je vllaznue, shumë takat e ty, tha, kem me t’dhanë; sa të jeni jeta, ti kie me kanë, kanga jote, Mujë bre, ka m’u knue, e për zjafete, kangë kanë me t’u knue, o emni yt, Mujë, s’ka m’u harrue! Ore Mujë bre! – djalit m’i kanë thanë, o posestrime me ty domë m’u ba, e sa herë ngusht, ti qi kie me kanë, o ilaq-derma na ty kem’me t’ba, sall ne thminë ti qi na i ke rue. E dy lopt zanat ja kanë lshue, i merr lopt Muja ka tfillue, e pej shpie, tha, o m’i ka çue. Edhe dielli besa nalt â çue, o, Emin Aga vetë koka kanë dalë, gjashtë çoban me veti i ki’ marrë; pe shohin Mujn gjanë kah po i bjen. Mujn çobat kogja shumë p’e shajnë edhe Mujs-o mërzi m’i ka ardhë; e për krahsh Muja kur jau ngjet, flytyrym, besa, larg po i qet! Emin Aga, bre, sa munet po ik. - Ikni shokë! – Emini u paska thanë, edhe mêtë a Mujn e paskan lanë! E tu Emin Aga Muja kur â shkue, tanë krashnikt qaty kokan ardhë, llafin e Muja atëherë e ka marrë:


215

220

225

230

235

240

245

- E kto gja, tha, ju kini me i marrë, vetë bajlozit pritën kam m’ja nxanë, e me tâ û’due me da mejdan. Emin aga Mujs-o m’i ka thanë: - Dorin’e mejdanit ty ta paça dhanë, shpatë e nizdrak t’miat t’i kam dhanë. Dy kobure n’shokë ja ka dhanë, e përhajr, more Mujs-o ja kanë ba. Edhe Muja, he, koka shtërngue, e po shkon bajlozit n’pritë me i dalë: - Prite Mujn, thotë, e ka me ardhë, e ka mênën nestret po me dalë. Edhe Muja, more, koka shtërngue, Dorisë në shpinë Muja ju ka gjue, ka marrë udhën te bajlozi â shkue. Tre sahat, thotë, kur iu ki’afrue: - Haram të koftë, gjog, majn qi ta kam ba, e ven taxhie – oriz aga të ka dhanë! E rrapllimë të madhe, tha, ti me çue, tokën nër gur bajlozit me ja lue, e tha, jargt n’gjyks ati me ja gjue! O, ja ka nisë gjogu po tërrfat, jargt bajlozit n’gjyks po m’ja qet, rrapllimë të madhe, po, tha, paska çue, tokë e kerrsh, bajlozit po m’ja lue; piskamë të madhe Muja paska çue, dymdhetë zana n’bark Mujs i kanë le, piskamë të madhe trim ka marue, qat piskamë bajlozi e ka ngue: - E pej insani kjo piskamë nuk âsht e pej kudreti, thot-e, çka t’um vjen! O, thotë bajlozi, e si vetimë â çue edhe znakun bajlozi ja qet: - Am tehir, tha, po, në mejdan me t’dalë! Hiq, tha, Muja znakun s’e ka marrë. E n’shpinë sharkut bajlozi i ka ra.


250

255

260

265

270

275

280

O yrysh t’madh Muja i ka ba. E shumë talim sharkun e ki’msue, e n’dy gujt sharku â palue, o ngat Muja, tha, ju kish afrue, edhe shpatë n’krye m’i ka mshue, o gjysn e kresë, e tha, m’ja ka shkurtue, e me sy t’prishun e n’gjog ju ka gjue, e pej dorisë, tha, n’tok-e koka ra, e bajlozi koka kanë tye çpurthë, edhe kryet Muja ja ka kputë, e ne dueq kryet e ja ka shti; o, gjak i madh aty ish marue, krejt, tha, gjaku Mujn ma ka mlue. Kun Mujn, tha, s’ká mujtë me varrue, po n’shtat dorinë, po, m’ja ki’plague. Ka marrë udhën Muja pej shpie me ardhë, kryet bajlozit n’dueq ja ka marrë; o, ka marrë udhën në Jutbi’ koka shkue. E përpara Mujs shokt m’i kanë dalë, krejt i kuqe Muja ish kanë marue, e n’kullë te hekrit trimi tek â shkue. - Qyre kryet t’bajlozit e kam marrë, e dy copsh kryet ja kam da, e me shpatë kryet, tha, ja kum shkurtue, ma bajloz-o s’ka, tha, me sunue! Gjymysh të madh kreshnikt kanë marue, - Tana kto gja, thanë, Mujs me ja çue se fukare Muja kish qillue, - Nizet copa gja meiherë me m’i dhanë, tri javë darsum me shokë na me ba, sod, tha, kryet bajlozit ja kam shkurtue, n’i mërzi e madhe ne nau ka largue! Tri javë darsum, gjymysh, kanë marue, shumë krashnikt, ani, kokan kanë gzue, o, gjithmonë turkut zoti i pastë nimue! Podujevë, 1977


13 MUJA LIDHET ME KUSHT (Kështenjë, Krajë)

5

10

15

20

25

Se ç’janë mbledhë, po, shkjet-o në livade, në livade shkjet-o po kasisin. Lavd po i bâjshin shkjet-o shoqi-shoqit. - Unë e kam more nji gjog ma t’mirë, për tri ditë, mor’ shkoj e vij në Vlonë. Se njatyne Muja kish qillue, se ç’ka qitë, mor’ Muja e i ka thanë: - Unë e kam, more, nji gjog ma t’mirë, për një ditë, mor’, shkoj e vij në Vlonë. Se ç’ka qitë, bre, shkjau edhe i ka thanë: - Për ne shkosh ti, Mujo, e me ardhë, t’kjoshin falë, po, treqind kosë livat, t’kjoshin falë, po, tridhetë gurë ‘mullinit, t’kjoshin falë, po, tridhetë barka n’det! Se ç’ka qitë, mor’ Muja e i ka thanë: Për ne shkosha unë e mos me ardhë, t’kjoshin falë ty kullat e sarajet, e t’kjoft falë ty çika me gjith djalë! Pej kuvendit Muja kjênka çua, e në shpi, tha, Muja paska shkua. Heret n’natje Muja kjênka çua, se ç’isht veshë, bre, Muja se ç’isht mathë e n’shpinë t’gjogut Muja paska hypë, vrap të math-o gjogut i ka dhanë, n’mjezditë n’Vlonë, po, Muja paska shkua. Pak shejtâni Mujën e ka rrêjtë, se n’mejhanë Muja paska hy e ka pi ai pak vênë e raki


30

35

40

45

50

55

edhe gjumi t’mjerin e ka xânë. Kur ka ardhë e bardha moj ‘qindi se ç’ka hyp-o hoxha në minare e p’i thrret ai të bardhën ‘qindi. At’herë gjumi Mujës i ka dalë. Kryet me grushta Muja qi p’i rreh, po kjan t’gjallt-o Muja po kjan t’dekt. Oh, te gjogu Muja qi po shkon, se ç’ka qitë, bre, gjogut po m’i thotë: Bé të madhe gjog unë ty po t’bâj: pash nji zot, more gjog, qi t’ka dhanë, në aksham n’Judbinë mua me m’çua, se n’vend t’ujit ty kam me t’dhanë vênë, n’vend t’tagjís ty t’nap ariz të kuq! Se ç’ka qitë, bre, gjogu e po m’i thotë: - Unë ty besën, Mujo ta kam dhanë; mua pëj frênit, Mujo, mos m’shtërngo, me sinija mua mos më therr! Se n’shpinë t’gjogit Muja paska hypë, Vrap të mirë, more, gjogu por merr, fluturim, more, gjogu po shkon. N’aksham, besa, në Judbinë po bjen edhe shkjanë, tha, Muja p’i fiton, porse gjogu Mujës i ka plasë. Shumë shaqninë, bre, Muja po ma mlêth edhe vorrin gjogut po ja bâjnë, porsi njeri gjogun e vendojnë.


14

GRABENI DJEG KULLAT E MUJIT E I GRABIT GRUEN

5

10

15

20

25

Ishin kanë Muji e Halili, kin pa’ dalë ne bjeshkë te nelta. Nata trimat te i ka xanë, kin pa’ ra trimat me fjetë. Kur ka dalë drita në sabah, se prej gjumi in kanë çue, por Halili Mujos te i ka thanë: - Me nji anderr, vëlla, qi kam pa, na ka ra Grabeni tu kullat, rrash me tokë kullat na i ka ba edhe gruen na e kanë marrë. Prej atyhit trimat in kanë çue, kanken hipë më nji koder të neltë, e e kanë vëndue turbinë në sy, po i shikjojnë kullat per lerg: Rrash me tokë kullat ja u kin ba edhe gruen Mujës ja kin pa’ marrë. Por prej shpije trimat janë fillue, te tanë shokët para te u kanë dalë: - Por ti shndosh, Mujos te i kanë thanë, se na ma të mira kullat po t’i bajmë edhe nji grue ma të mirë po ta marrim. - Kam takat kullat me i ba vetë edhe kam takat nusen me e marrë, por kush del marren me ma hjekë? Por Halili Mujos te i ka thanë: - Un në Graben vrig due me shkue, por me m’i dhanë hallet e mejdanit. Por Muja Halilit te i ka thanë:


30

35

40

45

50

55

60

- Kush ka hi në sheher të Grabenit, aj i gjallë nu’ mund asht dalë. - Pash nji zot, Mujo, qi të ka dhanë, a po të dhimet hallet e mejdanit, a po të dhimen un qi po jes? - Zoti të vraftë, Halilit te i ka thanë, se hallet e mejdanit te të due i gjej, por Halil vlla nuk gjej në dyrnja. Me at idhnim hallet ja ka dhanë. Sa me të shpejtë Halili asht shterngue, ma kish marrë rrugen per Graben. Por ka dalë Muja e i ka thanë: - E kam nji mik në ketë anë të Grabenit, aj gjogun tem ty kur ta shofin, aj ka me dalë e me të shkurtue, se kujton mue se më ke mbytë. Por me të shpejtë ke me i kallxue, se un jam i vllaj i Mujos. Kur ka shkue mjedis Grabenit, aty ish kanë nji ujë i madh, gjysa ujë e gjysa gjak, aq luftë e madhe qi ish tu’ u ba. Nuk iu ka gjegjë gjogu m’ujë me hi. Paska nisë gjogun te e ka nemë: - Haram të koftë sana e taxhija! Haram të koftë shala prej mendashi, haram të koshin potkojt prej qeliku, ne mos më qite m’atë anë të këti uji! Sa me shpejt m’atë anë e ka qitë e tu ‘i mik Halili ka shkue. Por ka nisë mikut te i ka thanë: - Ti tu krajli a mundesh per me më shti? Në petka çikash te e ka veshë e tu krajli me te ka shkue. Qatherë krajlit te i ka thanë:


65

70

75

80

85

90

95

- Qekjo â nji çikë prej mbasbjeshke, moter as vlla në dyrnje nuk ka, por të ka msy ty per me e mbajtë. Edhe krajli çiken te e ka marrë, fill te të tjerat te e ka çue. E shoqja e Mujës aty ish kanë, mirë Halilin e kish njoftë, por sa fort frigë te i ka hi. Aty ish kanë e bija e krajlit, ngat Halilit te i ka shkue: - Ti nuk je çikë prej mbasbjeshke, por ndo je Ali Bajraktari, ndo ti je Halil Aga i ri. Por Halili çikës te i ka thanë: - Por un jam Halil Aga i ri, por a ke besë mue mos me më pre? Besen e zotit çika ja ka dhanë, tjeter burrë në dyrnje mos me marrë. Qatherë çika ça kish ba? Treqind shkje në sofra te i ka vëndue, po u qet venë, po u qet raki. Sa fort rakija shkjetë te i ka xanë, se të tanë gjumi te i ka marrë. Por Halili qathera ça kish ba? Te i ka zgiedhë tre gjoga kambëhollë, çiken e krajlit muer me vedi edhe të shoqen e Mujos e muer, e prej shpije me to â fillue. Nji copë rrugë kur paskan shkue, qatherë shkjetë te i kanë hetue, gjit mbas sish kankan vëndue, paskan nis-o tuj luftue, më nji shpellë guri janë ngujue, bukur fort paskan liftue, krejt fishekët iu kanë marue.


100

105

110

115

120

Ban Halili hajmedet, qi nuk më mbet kurrnji fishek? Çika e krajlit ça kish thanë? - E kam dijtë qi shkjetë na xanë, treqind okë barot i kam marrë. Kish pa’ marrë Halili pushken te e ka mbushë, nji vikamë të madhe te e ka ba edhe atë pushkë e kishte shprazë, disa shkje me te i ka coptue. Se në bjeshkë të nelta Muja qi ish kanë, shokve të vet Muja ça u kish thanë? - T’e kam ndie zanin e Halilit. Ishin ugjë vesh e tu marrë. Sa me të shpejtë Halili pushkën e ka mbushë e kish ba edhe nji vikamë. Sigurisht Muja qatherë e ka ndie, të tre shokët Muja i kishte marrë, sa me shpejt te shpella kishin ra. Ish kanë nisë lufta e gazepi, njimi shkje te tanë te i kanë coptue, shndosh e mir-o në shpi te vet kanë shkue.


15 ÇETOBASHE MUJI DHE KRAJLEVIQE MARKI

5

10

15

20

25

30

Lum për ty, o i lumi Zot, si s’jem’kanë e ti na kie dhanë, pa nafakë, ishalla, s’na kie lanë! Sa në natjet Muja â çue, po pin kafe me shiqer, po pin duhan kadaif, ka ba qef me kafe e me duhan, nuses vet te m’i ka thirrë: ,,Hajt m’i merr qylym e sexhade e n’baçe, nuse, ti me m’i qitë; plot me lule baçja â mushë!” Nusja i muer qylym e sexhade, duel në baçe, ja ka shtrue; â dalë Muja n’ta â ugjë. ,,Ka çue Zotyn zanën prej mali, sikur pllum me krah ju kish ba, n’rrem të mollës Mujs ju ka afrue; ka marrë kangën e po kndon: ,,O, ku je Çetobashe Muja? Kie me e marrë Sokole Halilin, n’fushë t’mejdanit me ta kie me dalë; shtat udhë kryqse aty po janë, asajt vjen Krajleviqe Marki; me mujtë Markin me e vra, ose rob t’gjallë me e xanë, burrë ma t’fortë n’Krajli nu’le.” Konka çue Çetobashe Muja, fill në sobë konka shkue, i ka thirrë Sokole Halilit: ,,A merr vesh, Halil, lum baca? Sot me dalë në fushn e mejdanit,


35

40

45

50

55

60

65

aty vjen Krajleviqe Marki, na me mujtë me pushkë me e vra, no rop t’gjallë për me e xanë, beleshnik në Krajli na tjetër nu’lamë, veç po tutna se Marki na pret.” Qyr çka foli Sokole Halili! ,,Baca Muj, tha, Zoti t’vraftë, burrë të fortë na gjithmonë kena lypë, sot erdh dita n’ta me u përpjekë.” Konkan çue e janë shtërngue, i kanë marrë armt e mejdanit, u kanë hipë gjogave në shpinë, dallgë të madhe u paskan dhanë, n’fushë t’mejdanit konkan dalë, pritë të fortë aty kanë xanë. Pak kanë ndejë shumë s’kanë vonue, ,,I bubullinë toka po u bjen, për nën kamë toka ju â dridhë. Qiti e foli Sokole Halili: ,,Pash ni Zot, bacë si t’ka dhanë.. Gjithë kjo gjamë për tokë çka asht?” ,,Asht kah vjen Krajleviqe Marki; fort serbes Zoti e ka falë; me m’ngue mue rrugën ja lshojmë.” Qyr çka foli Sokole Halili! ,,Pasha i Zot, bacë, si m’ka dhanë, nuk kam rrugën me ja lçue, ose pushkë për pa e vra, nose rop t’gjallë për pa e xanë. Edhe n’koftë kysmet me m’pre, ‘i herë jam le, i herë due me dekë.” S’ka vonue shum e Krajli ka ardhë, me t’dy pushkë, m’ta kanë shti, dy varrë t’randa ja kanë dhanë. Kqyr çka bani Sokole Halili! Ni piskamë djali e ka bâ,


70

75

80

85

90

95

100

dushki i malit n’tokë ka ra: ,,Ou, ku je Krajleviqe Marki, prite ‘i herë Sokole Halilin!” Drejt me shpatë dogri e ka msy. Qatherë briti Çetobashe Muja, ni piskamë Muja e ka ba gurt në bjeshkë i ka rreknye: ,,Ou, ku je Krajleviqe Marki, Prite ‘i herë Çetobashe Mujin!” Drejt ‘i yrysh atij i ka ba. Zoti orën Krajlit ja ka ligë, i ka ra n’dorë Sokole Halilit. Rop të gjallë ate e kanë xanë e n’Jutbinë me ta janë ra. Në zidan Krajlin e kanë shti, bukë me hangër pak i kanë dhanë, barkin e tij kurr nuk e kanë ngi. Ka ba Krajli shtatë vjet m’zidan, kurrkush mrapa nuk i bjen: Dymbdhetë vjet plot kur janë mushë Veç me shpirt Krajli â metë. Njeri me orë Marki kish qillue, nans vet ju ka diftue: ,,Ori nanë, te i paska thanë, kie me ardhë tu Çetobashe Muja edhe mue kie me m’lypë, ishalla Muja ka me m’falë. N’dhe te kisha mue me m’shti.” Nana e vet anrrën kur e pau, n’e nesret nadje konka çue, prej Jutbine â tfillue Drejt n’Jutbinë te Muja â shkue. ,,Ti si je Çetobashe Muja, un n’konak sonte t’kam ra, ni rixha t’vogël me ty e kam.” ,,Heshgjeldën” Muja ‘i ka thanë.


105

110

115

120

125

130

135

Qyr sa mirë Muja e ka pritë, hyzmet t’mirë edhe i ka ba. Kur e ka falë Zoti sabahin, heret nadjet kenkan çue. Po pinë kafe me shiqer, atherë nisi plaka e i ka thanë: ,,A nigon Çetobashe Muja? Pash ni Zot si t’ka dhanë, a ma fal Kraleviqe Markin? A ma fal ti Kralin mue? Kam pa anërr se m’ka dekë, n’dhe te kisha po due me e shti.” Atherë ç’bani Çetobashe Muja: ,,A merr vesh Sokole Halili? Fill n’zidan, djalë, ti ke me shkue, kqyre Markin a dekë â, a gjallë! Krajli i dekun si në koftë, kie me e nxjerrë n’oborr me e qitë.” Kqyr çka bani Sokole Halili! Në zidan djali â shkue, krejt si t’dekun Krajlin e ka gjetë, para duersh e ka marrë, ni er’e keqe po i vinte! Në oborr kur e ka qitë; ,,A merr vesh, o bacë, po i thotë, kadit Krajli si konka dekë.” Nans me vete ja kanë dhanë e në shpinë e ka ngarkue, fill n’Krajli me ta asht shkue, gjith nër voj plaka e ka shti, tamël dhishë në gojë i ka qitë. Dymdhetë muej kur janë ba, a ba Krajli buk me granë, atherë nana vojn ja hjekë. Qyr sa mirë nana po e mban; Tri vjet t’plota kur janë mushë,


140

145

150

155

160

165

170

175

qysh â kanë Krajli â ba. N’oborr t’shpisë kanka dalë, nji piskamë qaty e ka bâ, gurt në bjeshk’i ka rrëknye. Ni lis t’madh n’oborr e kish, me fuqi lisin e kap, me gjithë rrajë e paska shkulë A dredhë n’kullë konka hi e ni letër e ka shkrue. Ja ka nisë Çetobashe Mujës: ,,Ti si je Çetobashe Muja, n’fushë t’mejdanit, n’mejdan me m’dalë, veç mos merr Sokole Halilin; besn e Zotit po ta ap, kand me veti s’kam me marrë.” Letra n’dorë Mujës i ka ra. Atherë letrën e ka kndue, gas të math si paska ba. E ka pvetë Sokole Halili: ,,Pash ni Zot, bacë si t’ka dhanë, gas të math ti kie ba, qajo letër, Zot, çka ka?” ,,M’ka çue letër Krajleviqe Marki, mejdan Krali, Halil, m’ka lypë. Dita e diell kur ka me ardhë, nuk kam çare n’mejdan pa i dalë.” Atherë foli Sokole Halili: ,,Baca Muj, dert mos ki, vetë n’mejdan Markit due me i dalë.” ,,Amanet, Halil, ma ka dhanë, ty me veti mos me t’marrë edhe besën na ka dhanë, veç vetë Krajli ka me dalë..” Dita e diell konka ardhë, për mejdan Muja â shtërngue e ka marrë gjogun t’mejdanit,


180

185

190

195

200

205

210

prej mejdani â fillue; n’fushë t’mejdanit kur ka dalë, aty e gje, Krajleviqe Markin. ,,O, hoshgjeldën Çetobashe Muja!” Aty nër veti trimat ishin rrokë; muhabet të mirë ata kishin ba. shih çka banë ort e malit! Fill janë ra tu Çetobashe Muja, kanë ardhë aty me ort e Markit. Muja qiti Kralit e i ka thanë: ,,A merr vesh Kraleviqe Marki, A po çohem mejdanin me e da?” Atherë ort u paskan thanë: ,,Ju mejdan sot mos me da, të dy kyvetin çift e kini, të dy me orë çift po ini, gur e dru n’gjynah i shtini, se nuk muni shoqin me e pre. Na rixhae ju domë me ju ba, probatima sot me u xanë. Atherë keshi Kraleviqe Marki. ,,A merr vesh o Çetobashe Muja? Dy varrë t’rana m’i kie dhanë, dymdhetë vjet n’zidan m’kie majtë, t’tana sot ty t’koshin falë! Probatim ty t’paça xanë! Për dy javë vllazen do t’bahem!” Qaty n’gryk konkan marrë e n’Jutbinë bashkë konkan ra, zjafet të mirë paskan ba. Atherë janë votë te Kraleviqe Marki Kanë ba zjafet e donamë; kurr prej shoqi ma nuk janë da! Gjithmonë Zoti na nimoftë; shpata e jonë t’keqin e pushtoftë!


16

KRAJLI I MISKOVIT RRËMBEN GJOGUN E MUJIT

5

10

15

20

25

30

Aman zot, he i lumi zot! E m’ish kan’ Çetobashe Muja, trim të madh zoti e kish pa’ falë, shtat’ krajlit’ meren ia kan’ pasë. Shka kish ba krajli i Miskovit? Mir’ ni letër tek e ka shkrue. Ia kish çue Dezdar Osman Agës: - Ti si je Dezdar Osman Aga, nip i joni kie qillue, Muja në skajt ty t’ka qillue, gjith’ bota meren po ia kanë! Me ni letër me më diftue, çfar’ fuqie zoti i ka falë. Mir’ ni letër Dezdari e ka shkrue, shum’ selam krajlit i ka çue: - Ikball zoti Mujës i ka falë; me ni gjog të mir’ Muja si e ka, në shtat’ krajli e në tet’ mretni, s’mun e gja çiftin e ti! Fjalën krajli ia ka kthye: - Ti si je Dezdar Osman Aga, gjogun Mujës, në mujsh me ia vjedhë, gjith’ sa të duesh pare kam me të dhanë. Qiti e foli Dezdar Osman Aga: - Kumar’ Muja, krajl, më ka qillue, dy djelm të mij ka për me i rrue; ti si krali kie me u veshë e në Jutbin’ për me ardhë, në podrum të kualve për me hi, Mujën n’konak kam për me e thirrë.


35

40

45

50

55

60

65

Muja djalin kur ta marrin, famullin’ në dor’ për me e rrue, un me shej’ ty kam me ta ba. «Për hair të koft’», Mujs të madhe kam me i thanë. Qatëher’ gjogit të Mujës në shpind’ kie me i hipë, gjith’ sa të mujsh kie me ikë. Qather’ krajli në Jutbin’ ka ardhë, muhabet Dezdari i ka ba, në podrum të kuale shkan’ e ka mshefë. Çoj e thirri Çetobashe Mujën, muhabet Mujs fort si po i bon, qet Dezdari Mujs po i thotë: - Merre djalin, për hair të koftë, për hair Mujs të madhe i ka thanë. Qather’ krajli vesh e ka marrë, gjogit Mujs në shpin’ i ka ra, si vetima në sokak ka dalë, prej krajlish rrugën ia ka dhanë, Qiti e foli Dezdar Osman Aga, tri her’ shplak’ Dezdari ka rrehë: - Shum’ rrezik, Muj’, na ka gjetë, podrumin çel’ si e kem’ harrue, gjogi yt jashta ka dalë, jel’ e bisht bashk’ i ka bamë, nuk mu’ kush për me e zanë! e i kish vu turbit’ në sy, Jasht’ kish dal’ Çetobashe Muji, shikon Jutbinën anemanë. Kur po i shef këto bjeshkët e nalta, e ka pa gjogin e mejdanit, i kish hip’ në shpind’ krajli i Miskovit, tim e mjegull gjogin e kish ba e prej krajlish rrugën ia kish dhanë. - Shyqyr zotit, Muja po ban, si me krajli luft’ po kam, me krajli gjithmon’ jam pre! Tri her’ tokën, thon’, e ka puthë,


70

75

80

85

90

95

100

qatëher’ Muja në shpi ish kan’ shkue, n’i od’ n’kull’ ish kan’ ‘gujue. E i ka thirr’ Sokole Halilit: - Niqind vjet n’kit’ od’ si në ndejsha, kush me sy nuk ka me më pa! Tri vjet rresht ishin kan’ ba, kush me sy Mujin s’e ka pa. Çka kish ba krajli i Miskovit? Gjogi Mujs meç i kish dalë, katër kut gojn’ e kish hapë, n’ni podrum krajli e kish’ gujue, për ullukësh uj’ po i çon, për tavani sanën po ia çet, se z’dalke kush deren me ia çelë, krejt krajlit’ kish me i bitisë. Rrafsh tri vjet kur na jan’ ba, i musafir Mujs i kish’ ardhë, e kish emnin Brahim Hajduku. Qaty Muja kish pa’ ndie e Halilit tek i ka thanë: - Thuj Brahimit n’od’ me më ardhë! Ky Brahimi n’od’ kenka hi, muhabet Muja shum’ po i ban e Halilit tek i ka thanë: - Jasht’, Halil, kie për me dalë, kam ni pun’ me Brahim Hajdukin, nuk kam qef kush me ma ditë! Shum’ velet Halili kish qillue, në pod në od’ kish kan’ hipë, veshin podit djali ia kish ’ndue, vëzhgon Mujin çka asht tuj folë. Qiti Muja Brahimit i kish thanë: - Ti si je Brahim Hajduki, za i madh për hajn t’ka hipë. S’e kie vjedh’ kurr’ krajlin e Moskovit?! Shum-e bet’ Brahimi i ka ba: - Tri her’ haznen krajlit ia kam thye!


105

110

115

120

125

130

135

140

Çka po i thot’ Çetobashe Muja: - A mu’ gjogin me ma vjedhë, sa don pare për me të dhanë? Çka i ka than’ Brahim Hajduki: - Shka m’ep, Muj’, ti gjogin në muj ta prufsha? Shum-e bet’ Muja i ka ba: - Tre hamar’ pare baba m’i ka lanë, e tri kulla tuk i kam, tok’ e shpi kam me t’i dhanë, në mujsh ti gjogin me ma pru! Fjalët Halili në pod i ka ndie, si vetima n’od’ a hi: - Zoti të vraft’ bac’, i ka thanë, për ni gjog mallin qysh me e dhanë? Fort Halili Brahimit iu ka gërmue: - Ti n’qet’ pun’, si në bafsh me hi, si me shka me ty kam me u pre! Ather’ Brahimi fjalët i ka ulë e Halili Mujs çka i ka thanë? - S’e k’dit’, bac’, kaq fort si je ngushtue, për ni gjog si pela e ka ba; un kadit’ ta kishna pru. E n’od’ Halili qather’ konka hi; qaty teshat Halili i ka ndrrue, si maxhar djali ish kan’ veshë, e ka ‘ndue shapkën në krye; vetit Mark emënin ia ka ngjitë, prej krajlish rrugën e ka marrë. Konka shkue tu krajli Miskovit, n’od’ tu krajli paska hi. - Mir’ se të gjeta, krajli i Miskovit! - Mir’ se erdhe, maxhar jabanxhi! Po kah vjen e kah po shkon? - Deri ktu, krajl, rrug’ kam pasë. Kam ndie, i gjog si Mujs ia ke marrë e batall, kam ndie, gjogi të ka metë; dymdhet’ vjet Muja haps më ka pas’ zanë,


145

150

155

160

165

170

175

hyzmet gjogit t’Mujs un i kam ba, fort i mësuem me ta jam kanë. Jam ardh’ un gjokin me ta mësue, gjithkah të duesh me ta me ladrue. Ka qit’ krajli e i ka thanë: - S’ka insan gjogit me iu avitë, gjogi ty tutna si po të mytë, djal’ i ri tek kie qillue, fort, ore djal’, ti po më dhimesh! - Kurr’ ni fie, krajl, dert mos kie, guhën e gjogut un e di, gjithsi gjogit u kam me i thane. Tu podrumi djali asht avitë, deren e podrumit e ka çelë, sa fort gjogit djali po i flet: - Kie ment, gjog, rue se më bjen; ti siell shkelma e mos me më ra, katër kut gojën për me e hapë, gjith’ krajlit’ për me i merue! Qyr, Halili ish kan’ avitë, sa të dy grushtat gjogi syt’ i ka qitë, kashagin’ në dor’ e ka marrë, ka nis’ gjogin p’e kashagitë; qe tri vjet kush me dor’ s’e kish prekë, ni gu leshi në tok’ ish kan’ ba! E ka math’ me patkoj prej tumakit, ia ka ngjit’ thumat prej çelikit, ia ka qit’ shalen prej dukatit, frenin n’krye ia ka shti e n’shpin’ gjogit Halili i ka hipë, n’havli të krajlit gjithkah po ladron; bash për seri krajli po e shikon. Çka ka ba Sokole Halili? Me zingji gjogin ta ka therë, hava gjogin e kish çue, mi havli n’fush’ na ka dalë. Atëher’ shplak’ krajli paska rrehë:


180

185

190

195

200

205

210

215

- Mue ndoj ag’ gjogin sot ma muer! E muer turbit’ fushën po shikon, sheh, Halili gjogin kah e ladron. Gjith’ kur dashke kryet ia ndalke, apet gjogit kryet ia kish kthye. Kullën e krajlit si e kish msye, krejt vesvesja krajlit iu ka hjekë. Dyert çel’ krajli ia ka: - Mir’ se erdhe, maxhar, i ka thanë, fort djal’ të zon’ zoti te të ka falë; zhdripi gjogit, ni muej kam me të majtë, gjithshka të duesh me ngran’ e me pi, sall kët’ gjog në mujsh me ma mësue! Qiti e foli Sokole Halili: - Dyert e oborrit, krajl, kie me i mshelë, të dy bashk’ gjogit në shpind’ kemi me i hipë, nepër oborr gjogin po e ladrojmë. Dyert e oborrit krajli i ka mshelë, të dy në gjog si kokan hip, çka kish than’ Sokole Halili: - Tutna, krajl, si gjogu ty po të qet! Me rrypa të shpatës për veti si e ka lidhë, ka nis’ gjogin si po e lodron, me zingji gjogin si po e therë. Hava gjogi iu ka çue e mi havli gjogi ka kcye e n’fush’ gjogi konka ra, matan’ fushës gjogi ish kan’ dalë. Ka qit’ krajli Halilit i ka thanë: - Ku je, more maxhar jabanxhi, fort prej shehri jam largue, e me dit’ Çetobashe Muja, ni mi shpirta un me i pasë, qe kha vendin nuk ma len! Qiti e foli Sokole Halili: - Besen e zotit, krajl, po ta api, kur të bahen tamam dy sahat,


220

225

230

235

240

në kull’ të Mujs un kam me të shti! Si vetima gjogin e ka ‘ga e n’Jutbin’ krajlin e ka çue. N’od’ tu Muja krajlin e ka shti, në podrum gjogin e ka lidhë; tridhet’ agët në poter’ jan’ mbledhë, për Halilin luftën q’u ka ba. Qiti e foli Çetobashe Muja: - Çou, Halil, gjogin n’oborr me ma qitë, se due në shpin’ i her’ me i hypë, qe tri vjet në ta nuk jam kanë, due gjogin pak për me e ladrue. Qiti e foli Shaban Evimadhi: - Kini met’, gjogin mos me ia lanë, qe tri vjet Muja në gjog nuk asht kanë, qe kaq huj Mujs qi i ka ra, krejt dynjan’ ka me e bitisë! E me zort Muja gjogin ia u ka marrë, në shpind’ gjogit ai i ka hipë, prej krajlish rrug’ i ka dhanë. Kenka ra tu krajli i Miskovit, rrash me tok’ kullat ia ka ba, krejt Miskovin, thon’, si e ka kallë, shum’ e mallin me vedi si e ka marrë. Kështu m’kan’ than’, se atje s’jam kanë. Ndihma e zotit na ndihmoftë, trimin e t’drejtin gjithmon’ e shpëtoftë! Berishë, Tropojë, 1957


17 MUSA QESEXHI

5

10

15

20

25

Aman zot ty t’kofshim falë! Kur m’ish kanë aj Musa Qesexhi, n’hysmet Mretit Musa kish hi. Dymbdhetë vjet n’hysmet i ka ndejë, as po i del me ngranë, as me pi, as po i del me u veshë, as me u mathë! E n’mejhanë Musa ni ditë ka shkue, shokve t’vet n’mejhane u ka thanë: ,,N’hysmet Mretit vetë i kam hi, dymbdhetë vjet ne ta i kam ba, as po m’del me ngranë, as me pi, as po m’del me u veshë, as me u mathë. Kur t’e fali zoti vern e bardhë, prej hysmetit Mretit due me dalë, n’Luk t’Prejlepes kullat due me i ngrehë, katarosh tha, kullat due me i ba.” Shokt e vet at Musën e kanë qeshë, po fjaln e vet Musa s’e harron! Kur e fali zoti vern e bardhë, ish njomë toka me gjeth e me barë, prej hysmetit Mretit na ka dalë, n’Luk t’Prejlepes kullat m’i ka nreqë., Katarosh, tha, kullat na i ka ba, karshillëk të madh Mretit i ka ngrehë, mejdanxhit, Mretit të gjithë ja ka pre! Qatherë letrën Mretit ja ka çue: ,,Në mejdan, Mret, ti ke me m’dalë, ndo me m’lshue gjysën e mretnisë.” Ka marrë Mreti letrën po e këndon,


30

35

40

45

50

55

60

gjithë me lot letrën po e loton. Çika e vet Mretit te i ka thanë: ,,Mjaft shum letrat, babë i ke kndue, kurr s’t’kam pa, babë, tuj lotue; Ti shka kie letrën si e loton?” ,,Un ç’faj kam, mori çikë – i ka thanë – e kam pasë at Musen Qesexhi, dymbdhetë vjet n’hysmet e kam mbajtë, prej hysmetit mue Musa m’ka dalë; n’Luk t’Prejlepes kullat i ka nisë, katarosh kullat i ka ba, karshillek, Musa më ka ngrehë, mejdanxhit të tanë m’i ka pre; un nu’mundem mejdan për me i dalë, as nuk kam n’mejdan ka me i qitë.” Ka qitë çika Mretit i ka thanë: ,,Mejdanxhinë Musës ja gjej vetë. Tash nanë vjet n’burk si e ke zanun, i thonë për emën Krajleviqe Marku, ti prej burgut Markun me e nxjerrë, n’mejdan Musës aj ka me i dalë.” Fjaln e çiks Mreti ma nigon, n’derë të burgut Mreti kishte shkue. ,,Zot, ku je, Kraleviqe Marku?”. ,,Qetu jam, por s’kam pse me kanë; tash nanë vjet n’burg si më ke xanë, tash nanë vjet pa la, pa ndërrue, tash nanë vjet kam ndejë pa rrue, m’kanë ra flokët, tha, deri në shokë e m’kanë ra qerostë në sy.” Qatherë qiti Mreti e i ka thanë: ,,Un prej burgut po due me t’hjekë. n’mujsh me ma pre Musen Qesexhi.” Besn e zotit aj ja ka dhanë: ,,Ndo me shpatë Musen ta kam pre,


65

70

75

80

85

90

95

ndo n’ket burg po t’vi opet.” Qatherë derën Mreti ja ka çelë e n’pazar Krajli kishte ra. N’berberhane Krajli te ka votë edhe kryet sa mirë e ka rrue, mirë ish la e sa mirë ish ndrrue e tu mjeshtri Krali ka shkue: ,,Ni shpatë të mirë, thotë, me ma mbarue.” Sa t’mirë shpatën e kish mbarue! Kur n’dorë Krajli ma ka marrë, betë në zotin Krajli i ka ba: ,,Shpatë ma t’mirë, thotë, kurr a ke mbarue?” Be ne zotin mjeshtri i ka bamë: ,,Shpatë ma t’mirë kurr nuk kam mbarue, jashta shpatën e Musë Qesexhisë, si m’i ka pru treqin okë çelik, un gjashtë dit n’zjarm i kam mbajtë, tridhetë oksh ma s’mbrami ka dalë e me shpatë kulles m’i ka ra. - Be në Zotin mjeshtri, mi ka bapërmjet kullën me ta ma ka da e dy pllamë në dru ma ka ngulë!” Qatherë trema Krajlit i ka hi, për bjeshkë rrugën e ka marrë, po i del kundra Musës Qesexhi. Musa kundër ishte kanë. ,,Kush je n’bjeshkë si rrugën ma ka xanë?”. Krajli n’bjeshkë po i pisket. Sa shpejt Musa ishte ardhë, të dy në gjoga trimat ishin kanë, shpatë për shpatë trimat i kanë sjellun, katër copash shpatat m’i kanë ba, fyt për fyt aty ishin kapë, tre sahat t’kapun kishin ndejë e për fundi Musa ma ka vu.


100

105

110

Ka nisë fryma Krajlit me ju sosë, ka nisë shpirti Krajlit për me i dalë. Zoti e vraftë at Krajlin, ça ka ba? Ka qitë Musës e i kanë thanë: ,,T’kishje, Musë, mue për me m’falë, probatin un kishje për me t’xanë.” Qatherë Musa duert ja liron. Po ç’ka bani Krajleviqe Marku? Në besë trimin aj e kish pre Edhe shpirti Muses i kishte dalë! E te Mreti Krajli kishte votë, për Musen Mretit po na i kallxon. Sa fort Mreti ishte gëzue! Zoti e vraftë at Krajleviqe Markun, n’besn e vet njerin qysh me e pre?!


18

GJERGJ ELEZ ALIJA

5

10

15

20

25

30

Lum për ty, more i madhi zot! Ç’ka me pa Krajleviqe Markun! Ja kish nisë pijes e po pinte, tri dit e tri net pijes s’ja ka da e në pije derri po u livdojte: - Nuk ka bamun nana trim si mue nuk ka bamun pela kalë si timin, nuk ka bamun mjeshtri armë si të mijat! Met e foli e shoqja e kralit: - Po ndigjo ti, or Kraleviqe Marku! Ti me kanun trim-o si po thue, qe kaq vjet qi me ty jam martue, ndoj shqyptar të ri gjallë ma kishe pru e dadicë na fëmive do t’ja bajshim. Keq u idhnue Krajleviqe Marku! Brraf, në kamë derri kanka çue e me të shpejtë armët m’i ka njeshë e me të shpejtë sharqin e ka shilue e në shpinë sharqit m’i ka ra, shpejt po dilka në drume të gjana, tri dit, tri net për drum po shetit, aj po lyp ndoj shqyptar të ri, ma kish pasun nji kalë dori, dorija jelen deri n’obluk të shalës, aj kambëkryq mbi dori ish unjun e tamurit mir-o po m’i bike, por ma mirë kangës po ja thote. Fjalët s’vonojnë, tu krajli ja mbërrini: - Mirë se të gjejë, o Krajleviqe Marku! - Mirë se vjen, o shqyptar i panjoftun!


35

40

45

50

55

60

65

- A ma shet, o shqyptar kët dori? - Për me e shitun, krajl-o, nuk e kam. - A ma shet, shqyptar, a ma falë? - Për me e shitë, krajl-o nuk e kam, për m’e fal jam ndodhë fukara. - Ja ma shit, shqyptar, ja ma fal, ja me zor une po ta marr. - Për m’e shitë, krajl-o, nuk e kam, për m’e falë jam ndodhë fukara, për me zor, kurr falë ty mos të kofsha. Shif ç’ka bani Krajleviqe Marku! Po ma hjek shpaten prej mellsije, me dorë të djathtë shpaten ma ka rrokun e me dorë të shmajtë për dyzinash dorinë e bythëprapë për drum po ma kthete. Met e foli shqyptari i panjoftun: - A po më ndigjon, o Krajleviqe Marku? Mos ma prish qefin e tamurit, se me i lëshue kambët në zengji e me e qitë un tamurin në shtrajcë, çare vetit, krajl-o nuk i gjajsh. Mirëpo krajli fjalen vesh s’ja merr, prap po e çon nepër drumt të gjanë. Shif çka bani shqyptari i panjoftun! Po m’i lëshojte kamët në zingji, po ma qitte tamurin në shtrajcë, me dorë të majtë për dyzinash dorinë, me dorë të djathtë topuzin tridhetë okësh. Kur e pa krajli se ç’e zezë po e gjan, shpejt ma shtini shpaten në mellsinë e m’i qitte tre çatalla kamxhi, për dy anësh sharqin po ma rrahte. Sharqi i lehtë e dorija s’muj e xuni. Kur erdh dorija në breg të lumit, sharqi këcejti m’anen tjetër të lumit.


70

75

80

85

90

95

100

Atherë shqyptari dorinë ma ka ndalun, për pushim dorisë m’i ka zhdrypë, bregut të lumit dorinë po e shetitë. Edhe krali sharqit m’i ka zhdrypun, m’at anë lumit sharqin po e shetitë. Prej m’at anë krali po m’i thotë: - Pash zotin, shqyptar, qi të ka dhanë, të më kallxojsh se ç’krahine je, të më kallxojsh ku t’janë rritë mysteqet kaq fort, të më kallxojsh ku i asht rritë jela e dorisë? Met e foli shqyptari i panjoftun: - Po ndigjo, ti o Krajleviqe Marku! Ti t’ja puthish katër patkojt sharqit, qi nuk mujta ty gjallë me të xanë, po të kallxojshe se ç’krahine jam, po t’kallxojshe për mysteqet e mija, po të kallxojshe për jelë të dorisë. Mirëpo krali prep po ma perben: - Pash zotin, shqyptar, qi të ka dhanë, të më kallxojsh se ç’krahine je, të m’kallxojsh ku të janë rritë mysteqet tua, të më kallxojsh ku janë rritë jelat e dorisë. Met e foli shqyptari i panjoftun: - Po ndigjo, ti o Krajleviqe Marku! Ti të shkojsh te Kroni i hajdutve, aty e gjen Harambash Ilinë, ate pvete për mue, të kallxon. Shif ç’ka bani Kraleviqe Marku! Menjiherë në shpinë sharqit m’i ka ramun, drejt po me shkonte te Kroni i hajdutve. Para po i del Harambash Ilija. - Mirë se vjen, o Kraleviqe Marku! - Mirë se të gjej, o Harambash Ilija! - Çka je zbemun, kral-o, ti kaq fort? A më ke pimun shum venë e raki?


105

110

115

120

125

Met e foli Kraleviqe Marku: - Po ndigjo, ti o Harambash Ilija! Nuk kam pimun shum venë e raki, vena e rakija mue m’u ka nxi, qe tri dit për drum po shetiti, un po lypi ndoj shqyptar të ri. Kur ja mbërrini nji shqyptar i ri, kishte hypun nji kalit dori, dorija jelen deri në kopi, shqyptari mysteqet deri n’obluk të shalës, aj kambëkryq m’at dori m’ish ulë e tamurit mir-o m’i bite e ma mirë kanges po m’ja thote. Une deshta ate gjallë me e xanë e gadi kryet e kam lanë. Une e pveta se ç’krahine asht, aj më tha ,,pvete Harambash Ilinë”, se per mue aj ty të kallxon. Met e foli Harambash Ilija: - Hajde, kral-o, na ngrykë të merremi, se ti kral sod paske lemun. Atij i thonë Gjergj Elez Alija, me tridhetë vetë në mejdan i kam dalun, tridhetë shokë aj mue m’i ka premun, edhe un nën bark të kalit kam pështumun, gjarpën i idhtë krajl-o aj asht. Ku t’ja ndijsh rropllimën e tij, tre konakë rrugë larg-o ti të shkojsh.

Këtu kangatari e len lahutën edhe në trajtë kallximi, si asht zakoni, u difton ndigjuesave sa vijon: Mbas disa kohe Krajleviqe Marku, tue shetitë, lajmohet se atypari ndodhej Gjergj Elez Alija. Menjiherë i bjen nder mend fjala e Harambash Ilisë qi i pat thanë “ku ta ndijsh rropllimën e tij, tre konakë rrugë larg-o ti të shkojsh.” Krajleviqe Marku, tue veprue mbas porosisë së Harambash Ilisë, menjiherë i hip sharqit dhe merr rrugën për t’u largue tri ditë larg prej vendit ku ndodhej Gjergj Elez Alija.


Ecë natë e ditë dhe në të treten e ditës mbërrinë në grykë të Kaçanikut. Aty pa pritë e pa kujtue has në Qesexhi Musën dhe menjiherë fillon lufta ndërmjet të tyne. Pikësparit gjuhen njeni me tjetrin me topuza e, mbasi asnjani nuk mujti me i ra shoqit, gjuhen me mizraçe e, mbasi edhe me këto nuk mujten me i ra njeni tjetrit, u sulmuen me shpata. Këtu, tue hasë njana në tjetrën, u thyen të dyja. Atherë u kapen fytas e ranë prej atllarve në tokë. Lufta vazhdoi fytas prej mengjezit e deri në mjesditë. Në kët kohë, Krajleviqe Marku, i lodhun tepër e i dishpruem prej fuqisë se Qesexhi Musës, tue mendue se si të pështojë nga thojt e tij, i ra në mend zana e malit, e cila i kishte pasë premtue se do t’i vete në ndihmë kur aj të ndodhej në ndonji rrezik të madh, edhe kështu Krajleviqe Marku, kërkoi ndihmë nga zana e malit, tue thanë: - Ku je ti, mori zana e malit, se kurr ma keq unë s’kam kenë. Menjiherë ju përgjegj zana e malit në mënyrë që nuk e ndjeu Qesexhi Musa, tue i thanë Krajleviqe Markut qi të përdorojë thikën e helmatosun qi e kishte në brez, të cilën e kishte harrue. Atherë krajli, për të gjetë rasë që të përdori thikën, e gaboi Qesexhi Musen tue i thanë këtij: - A e shef ti, or Qesexhi Musa se edhe dielli po çuditet ndër ne, e shef si asht ndalë e po na shikjon? Qesexhi Musa, i çuditun prej kësaj fjale, çon kryet me pa diellin. Krajleviqe Marku, tue perfitue prej rasës, hieq thikën prej brezit dhe e ther Qesedi Musën. Mbasi thika ishte e helmosun, Qesexhi Musa bjen pa shpirtë përdhe. Krajleviqe Marku, i çuditun prej trimnisë së Qesexhi Musës, ja çan krahnorin për me pa se çfarë zemre kishte; por mbet i habitun, kur pa për rreth zemrës së tij tre gjarpij: Njeni ishte i zgjuem, tjetri porsa i kish dalë gjumi e i treti ishte në gjumë të randë. Prej kësaj Krajleviqe Marku mori vesht se Qesexhi Musa nuk e kish harxhue as gjysen e fuqisë së tij dhe, i habitun prej kësaj ngjarje, ish tue mendue se çfarë kreshniku paska kenë. Mu në kët kohë, ndjeu piskamën e zanës së malit, e cila i tha: - Sytë të plaçin, more Krajleviqe Marku, pse po rri aty i habitun? A s’e din, o Krajleviqe Marku, se ky asht miku i Gjergj Elez Alisë? Atherë Krajli fjalën dy s’e bani. Meiherë sharqit në shpinë i ka ra, mori rrugën për me pështue prej Gjergj Elez Alisë e, mbasi vend për të pështue nuk gjet, hyni në nji shpellë të Bjeshkës së Lybetenit. Sot e at ditë ka mbetë i ndrymë n’at shpellë.


19

BANI ZADRILI

5

10

15

20

25

30

Lum e lum për t’lumin zot, nu’ jem’ kanë e zoti na ka dhanë! Kur in mbledhë dymbdhetë kapidana, llaft të mirë trimat kin pa’ marrë. Çka i kin thanë Banit Zadrili? - Pash ‘i zot, Bani, qi t’ka falë, jem’ ngushtue me ta shkrepë nji fjalë, pse s’po don Bani me u martue? Pse s’po don t’gjithë neve me na gzue? A thue t’dhimben paret për me i dhanë? A thue t’dhimben darsmat për me i ba? Paska qitë ai Bani e u ka thanë: - Betë në zotin, shokë, qi m’ka dhanë, nuk po m’dhimben paret me gjithë gja, nuk po m’dhimben darsmat për me i ba por t’gjitha çikat motra si po m’duken, veç ndo me dekë mb’tokë për me ra, ndo at motrën t’Mujës për me e marrë. Shka kanë qitë shokët e i paskan thanë? - Bash për qiellë Muja po t’lypë, por për tokë Muja me të ndeshë, armët e teshat ty t’i zdeshë, katër copash trupin ta pret, n’dymbdhetë rrugë kryq të qet. Njatherë djalit keq po i vjen. Nuk ka mujtë ma m’u durue, shpejt në kambë por kenka çue, tu berberi ai paska shkue, krejt si turk kryet e ka rrue, krejt si turk petkat po i veshë,


35

40

45

50

55

60

65

ma ka marrë pak pije me vedi, ma ka marrë venën e shtatë vjetet, ma ka marrë rakinë t’nandë vjetet, paj në shpinë gjogut po m’i kcen, turr e vrap drumit po m’i bjen, idhtë si gjarpni gjogut m’i bërtet, n’derë n’Jutbinë Mujës po i kërset. Aty Muja s’kish qillue, por te dajat, tha, kish pasë shkue. Tha: - Çilma derën, mori çikë, ti mue! - Hajt, maxharr, zoti të vraftë! Për pa ardhë Muja Bilimbash, kurrkuj derën nuk ja çili. - Hajt, mori çikë, zoti t’vraftë! Shum kam ndie, se e mirë ti je, po si s’ja njeh, tha, Mujës miqt ku i ke, qi probatini i Mujës vetë jam e në zijafet te Muja jam kanë, se ktu Muja më ka çue, me ma dhanë at shpatën t’mejdanit. Paska qitë çika e ka thanë: - Zoti t’vraftë, Mujo Bilimbash, te po shkon s’din kurr me dredhë, fort shum miq n’shpi na i ke sjellë! Njatherë derën ja ka çilë, shkon për frengut gjogut me ja ngjitë, m’i rrin gati Bani Zadrili, n’qafë të dorës çikës ja mbërthei, n’vidhe t’gjogut e paska vndue, tym e mjegull ma ka lshue, n’bjeshkë t’Jutbinës veç ka pushue. Kqyr shka bani kjo nana e Mujës! Paska hypë n’bedena t’kullës, ma ka shprazë at pushkën habertare, paska ndie Jutbinë e Krahinë,


70

75

80

85

90

95

100

n’zijafet Muji paska ndie. - Çou, Sokol, se zoti na ka vra, n’kulla tona pushka na ka ra: Ndo m’ka kthye ndoi krajl prej gerbetit, ndo m’ka dalë ndoi baloz prej detit. Shpejt e shpejt trimat janë shtërngue, bashkë me dajën rrugën e kanë fillue. N’oborr të kullës, tha, kur kanë mrrijtë, vrantë si reja nana m’i ka pritë. - Pash ‘i zot, tha, nanë qi t’ka dhanë, n’kulla t’mija pushka pse ka ra? - Hajt, bre bir, zoti të vraftë! Te po shkon, kurr s’din me ardhë, se m’ka ra ky Bani Zadrili, ma ka ngrehë zharg teme bi, tande motër, Kunën Devojkë, n’vithe t’gjogut çikën e ka vndue, tym e mjegull gjogun e ka lshue, nuk pat kush djelm-o me u diftue. Në tokë Mujin, tha, kambët e lshojnë, asht ulë n’tokë e shum po rrin, tre sahat, tha, ka ra n’mendime, dorën ballit, tha, nuk po e hjek, veç se gjunin, tha, e rreh për tokë. Paska folë ai Sokole Halili: - Pash ‘i zot, mori nanë, qi t’ka dhanë, a din gja ai Bani kah ka shkue? bashkë me dajën mbrapa me i shkue? Njatherë Muji dorën ballit e ka ulë, sytë si rrfeja Sokolit ja ka ngulë, fort të madhe t’dyve m’u asht gërmue, betë në zotin trimi u ka ba: - Ju me sy, Bani, për me u pa, t’dyvet t’ligt kishte me u ra. Hiç, bre, trimat vesht s’kanë marrë,


105

110

115

120

125

130

135

janë fillue në bjeshkë për me dalë. Kur kanë dalë në nji qafë e ‘i bri, hetue i ka Bani Zadrili. Paska qitë Bani e paska pvetë: - A din, Kune, kush do t’jetë? Ka qitë çika e i paska thanë: - Për në kjosh asgan sikur ke thanë, hiç prej vendit mos me luejtë. Kur ka dalë ai Sokole Halili, të madhe s’kundërt ka vikatë: - Zoti t’vraftë, Bani Zadrili, n’t’kuajt kulla, tha, ti ke hi, po t’kujën motër ti ke grabitë, t’kujën derë, tha, ti ke koritë? Prite ‘i herë Sokole Halilin! Hiç prej vendit Bani nuk ka luejtë, dhambët për dhambë veç ka shtërngue, flakë për gojet qi po qet, t’ligt Sokolit po m’i bjen. Shpejt në kambë Bani kenka çue, ma ka xjerrë shpatën të mejdanit, tanë copë-copë po don me e ba, para çika n’dy gjujt m’i ka ra. - Pash ‘i zot, Bani, qi të ka dhanë, mos ma çart ket vllanë tim sot! Fort rixhanë çikës ja ka kqyrë. Ja ka hjekë shpatën e e ka lidhë, tomruk në fushë tha e ka qitë, e ka qitë mo’ zo’ ma keq për burrë! Asht ulë pijen e po e pin, divan Kunja po m’i rrin. Ka qitë çikës e i paska thanë: - Kush po don tash me na ardhë? - Pash nji zot, Bani, qi t’ka dhanë, n’kjosh asgan sikur ke thanë,


140

145

150

155

160

165

170

hiç prej vendit mos me luejtë, s’t’ban kush gja n’mizdrak me t’gjuejtë. Aspak trimi vendit nuk â çue. Kur ka dalë daja për s’kundërt, tha: - Zoti t’vraftë, Bani Zadrili, n’t’kujat kulla t’nipit më ke hi, t’kujën mbesë e ke grabitë, t’kujën derë ti ke koritë? Prite ‘i herë ket dajën e Mujës! Por hiç prej vendit trimi nuk ka luejtë, dhambët për dhambë si i ka shtërngue, koçekët majesh kanë nisë m’u rrxue, flakë për gojet qi po qet, tym i zi për hundet po m’i del, shpejt ma shpejt dajës t’ligt m’i bjen. Ma ka marrë shpatën për me e pre, fort rixha çika po i ban: - Aman, Bani, dajën mos me e pre, se tjetër dajë kurr ma nuk m’le. Hiç rixhanë trimi s’ja ka ndjekë, tanë copë-copë me shpatë ja pret. Kenka ulë n’tokë e po rrin, ka nisë pijen e po e pin, ka qitë Kunës e i ka thanë: - Kush don, Kune, tash me na ardhë? A don zoti tash me na vra, a por bashkë tu kullat me ra? Ka nisë çika e i paska thanë: - Pash ‘i zot, Bani, qi t’ka dhanë, hiç prej vendit mos me luejtë! Kanë nisë majet m’u zymtue, ka nisë ashta me gjimue, ka nisë toka m’u sumurue, gjogu i Mujës vjen tue tërfrue, tym për hundet, mjegull tue lshue.


175

180

185

190

195

200

205

Kur ka dalë ai Muja Bilimbash, s’kundërt Bani ma ka pa, tha: - Zoti t’vraftë, Bani Zadrili, tha, n’t’kujat kulla t’mija ti ke hi, po t’kujën motër ti ke grabitë, po t’kujën derë, tha, ti ke koritë, po t’kujën vlla tomruk e ke lidhë, po t’kujën dajë shpatë ma ke pre? Prite ‘i herë Gjeto Basho Mujin! Hiq prej vendit trimi s’paska luejtë. Fort për ‘i mend dhambët i ka shtërngue, flakë e tym e prush për gojet po qet, ka nisë Muja e fort mirë po i flet: - Hajt, Bani, zoti t’vraftë, çou n’mejdan mue për me m’dalë, se un fmi lopësh s’jam t’ligt me m’ra! Sa shpejt n’kambë trimi kenka çue, mirë topuzin ma ka shtërngue, m’ka kcye n’at gjog e m’i ka britë: - Qindro, gjog, se askurr s’m’ke pasë koritë! Ma kanë msy shoshojnë si duhija, t’dy shoshojnë m’topuz ma kanë gjuejtë, t’dy shoshojtë me turra tuj iu ruejtë, dy topuzat, tha, kenkan ndeshë, shpatë për shpatë, tha, kenkan dredhë, tuj tërfrue gjogat, tue u hjedhë, të dy shpatat lik i paskan ndeshë, katër copash po m’i thejnë. M’shoshojnë idhtë na janë zatetë, por t’dy gjallë e t’fortë kanë mbetë. Shtatë sahat m’rrah tue u sjellë, shtatë sahat nuk po pushojnë nji herë. Sa herë sillej Muji Bilimbash, hiç prej vendit Banin nuk e luen. Sa herë dredhej Bani Zadrili,


210

215

220

225

230

235

240

me nji gju Mujin po ma qet. Shka ka qitë Muji e paska thanë? - Pash nji zot, Bani, qi t’ka dhanë, ma qit pshtymën si ma ke! Kthilltë si lodja Bani qi po e qet. Ka qitë Bani Mujës e i ka thanë: - Ma qit pshtymën, Mujo, si ma ke! Copën e gjakut Muji m’ja qet. Njatherë Muja kenka ngushtue, shpejt ai zanavet po m’u thrret: - Po ku jeni ju t’bukrat e malit, si nuk ngani sot për me m’ndimue?! Shkjau kryet mue po ma merr! Rreth e rreth zanat e kanë rrethue, fjalët e idhta Mujit ja paskan çue: - Zojt e malit n’mejdan pse me dalë? Ka qitë Muji hallin jau ka kjajtë: - Mue m’ka ra ky Bani Zadrili, m’kullat t’mija trimi qi m’ka hi, ma ka marrë at Kunen Devojkë, tomruk vllanë ma ka lidhë edhe dajën shpatë mue ma ka pre, sot mue kryet shkjau po ma merr. Fjalët e ambla zanat ja kanë dredhë: - Kqyr shka ke n’at çizmen e djathtë! Ma ke thikën të helmatisun. N’mujsh ti Banit n’bark me ja ngulë, ‘i pikël gjak për me ja lshue, dekun n’tokë bjen pa u vonue. Ka qitë Muji e paska thanë: - Zoti t’vraftë, Bani Zadrili, shtatë sahat, qi jem’ zatetë, vend ka xanë dielli e na ven oroe, hiç për qiellë nuk asht tue ecë! Ka çue kryet Bani e diellin ma shikjon,


245

250

255

260

shpejt e shpejt dorën Muji ma liron, shpejt e shpejt thikën ma ka xjerrë, paj në bark, tha, sa ja ka ndeshë, ‘i pikël gjak, tha, sa ja ka lshue, dekun në tokë ra Bani pa vonue. Asht ulë Muji e ka pushue; se ai në tokë si â kah rrin, tre sahat nuk á ngi me frymë. Kur janë mbushë, tha, tre sahat, ka qitë motrës e i ka thanë: - Bjerma, motër, at gjysën e shpatës, se n’bark Banin po due me e pre. Kur n’bark trimin ma ka pre, nja tre gjarpna ja ka gjetë, nja ish kanë çuet e dy in kanë fjetë. Ka nisë Muji atherë e bërtet, ka nisë Muji e paska thanë: - T’kishem dijtë si kenka kanë, probatin të kishem xanë, për mik motrën me ta dhanë e shtatë krajlat n’haraç i kishim mbajtë! Kshtu m’kanë thanë, se atje nuk jam kanë.


20

HALILI MERR GJAKUN E MUJIT

5

10

15

20

25

30

Të lumt na për t’madhin zot, qi s’jem’ kanë e zoti na ka falë! Erë e madhe n’Jutbinë kenka çue, pluhun i madh, si re, tek asht pshtjellue. Kah m’janë nisë sot treqind agallarë? Ku po dalin kta me treqind atllarë? Duen me dalë n’at Kunorën e Bjeshkës. Nji lamë t’bukur me sy po kundrojnë, ah e rrnej për anë qi p’e rrethojnë e npër ta brej e çetina; ishte breu thue nji mi vjeç, ishte hala thue tri mi vjeç, aty gjogave agët u kanë zdrypë, kanë xanë vend trimat e po pushojnë. Si mërzitshëm burrat na kin qillue, as kuvendi kurrkuj nuk po i hecë, as për fllad gurrat s’po i kërkojnë, veç po i lshojnë gjogat atij ashtit, vetë po mblidhen tu ajo hija e ahit. Atherë foli Bud Aline Tali, me habi agët ai po m’i kqyrë: - Mirë se n’çetë mor shokë, na kemi dalë, at ma t’mirin këtu nuk po e kem’, nuk kem’ trimin, qi dridhë gur e dhe, ktu s’po kem’ at Gjeto Basho Mujin. I pari çete Muji m’asht, zanat çetën po ma ka, pllambë për pllambë Krajlinë ma njef, pa te n’çetë nuk kem’ shka bajmë, me te n’çetë nuk kanë shka na bajnë,


35

40

45

50

55

60

65

cillin t’çojmë pra Mujin për m’e marrë? - Po çojmë plakun Dizdar Osman Agën! Nip e ka e hatrin fort m’ja ka e njaj Mujin në çetë po na bjen. N’kambë Dizdari fill tek kenka çue, po shkund tirqit; po i mbërthen dyslleqet, dy-tri herë mustakve m’iu ka dhanë, sa me shpejt ai gjogun ma ka thirrë: - Hajde, gjog, të nisna për Jutbinë! Hinglloi gjogu, bumbulloi tanë logu. Kaq të bukur zoti ma kisht falë! Shtati i tij të tanë roga-roga, rogat ishin bardh’e kuq e zi, porsi lulet kur po çilin n’vrri. - Hajt, bre bacë, Dizdari m’i ka britë, kah don frenin me ja shti në gojë, mjaft je shkundë n’at barin e bjeshkës, shtërngo shtatin, se do t’bijmë n’Jutbinë, për me marrë njat Gjeto Basho Mujin! Hinglloi gjogu, me kambë çukurmoi. - Rri urtë, gjog, bre, plaku m’i ka britë. Si ‘i zet vjeç në shpinë m’i ka kcye, për Jutbinë rrugën e ka marrë, Dizdar Aga me dhetë shokë n’atllarë. N’livadh t’Mujit trimat kur kanë vojtë, nanën e Mujit aty e paskan gjetë, kah lan tesha aty n’nji bunar; krejt me gjak gurrën e kish bamë. Hinglloi gjogu, prap me kambë po grrye. Qaty plaku vetllat m’i ka vrâ. - Zot, kta gjak, bre nanë, shka m’asht? Ku ka krisë, burrneshë, kjo çetë e zezë? Gja s’kem’ dijtë, as gja nuk kemi ndie! Nana e Mujit trimnisht po i përgjegjë: - Kur jam çue nade n’sabah,


70

75

80

85

90

95

100

kam marrë fushën larg me sy, kam shikjue bjeshkën me bar, kam shikjue do bjeshkë të zeza, kam shikjue do lugje e do gurra, askund Mujin s’e kam pa, por kam pa dy kual mbas deret. Me çetë n’bjeshkë Muji m’ka dalë, n’çetë të krajlit djali kur m’ka ndeshë, se tinzisht fort shkjetë ma kin rrethue, m’tridhetë heshta priherë ma kin gjue, dhetë për shtat ngulë e kanë shpue. Ka dashtë zoti e gjogu e ka pshtue, gjogu i mirë te shpija ma ka pru. Me t’peshueme plaku ’i fjalë ka folun: - Qetash dashka zoti me na fikun! Edhe gjogun n’mamuza ma ka therun. Idhshëm trimat, idhshëm gjogat ngasin, turr e vrap rrugën po ma marrin, n’derë t’konakut Mujit na i vojtën. Edhe derën Muji vetë ja paska çilë e tu u mbajtë Muji n’shtroje paska dredhë. Qitka Mujit Dizdari e i ka thanë: - Po ç’kje kshtu, bre Gjeto Basho Muji? Po kto varrë, bre burrë, ti ku m’i more? Me buzë n’gaz Muji i kish përgjegjë: - Kam pasë dalë n’at bjeshkë-o për me gjue, Çeta e krajlit tinzë m’ki’ rrethue, tridhetë zhgjeta n’shtat m’i kanë vringllue, dhetë për shtat, tjerat në gunë m’janë ngulë; tri në zemër, besa, m’kanë ligshtue, deshti zoti, gjogun më ka pshtue, der n’saraj nuk dij se si m’ka pru. Se ç’asht varra deri m’sot s’kam dijtë, por kjo kenka nji hall fort i randë, pse i varruemi kenka vorr për shpi,


105

110

115

120

125

130

135

randë për vedi, ma randë për shoqni! E n’të shtrueme Muji m’paska hi. Sytë me lot Dizdarit m’iu kanë mbushë, po e rre mendja Muji s’çohet tjetër. Mbarë e mbarë kuvendin m’ka fillue: - Hall mbi hall, bre Muji, na paska xanë! Treqind agajt n’bjeshkë un i kam lanë, fill te ti, Muji, m’kanë çue me t’marrë, për rrezik qi t’ka gjetë ty e ne, kurrnja nesh erë sendit nuk kem’ ndie. Na prej bjeshke s’kem’ tash kurrsi kthejmë. Nji rixha, Mujo, un do ta baj: A s’na falë njat Halil Agën e ri, bashkë në çetë me dalun ndër Krajli? Mundshim Muji plakut m’i përgjegjet: - S’muj Halilin, Dizdar, me ta dhanë, n’çetë pa mue kurrkund nuk ka kanë; nji fjalë t’randë me u gjetë kush me ja thanë, asht i ri e fjalën nuk e ban! Ja pret fjalën atherë Dizdari n’gojë: - Se kto fjalë, bre Mujo, gja nuk janë. Sot Halilin, Mujo, ma ke dhanë, nji fjalë t’randë po guxoi kush me ja thanë, po t’ap fjalën, Mujo, se zot i kam dalë. Prej Halilit Muji kryet ka sjellë. - Çou, or bacë, pra gjogun me e shilue, me kreshnikë në çetë me shkue, shtrëngou n’armë, bacë, sa ma mirë të mundesh, as për mue mos kij hiç mërzi. Por Halili Mujit na i ka thanë: - Mirë se n’çetë, Mujo, tash po dal, fort të lig n’të shtrueme jam tue t’lanë, as s’e dij, bre bacë, se kush t’ka vra! Pash ‘i zot, bre bacë, qi të ka dhanë, pash ket loke, qi na ka përkundë,


140

145

150

155

160

165

170

kush të vrau, bre Mujo, me m’kallxue, se unë gjakun s’po e di se ku ta marr! - Po t’kallxoj, more vlla, se kush m’ka vra: Vra më ka njaj Llabutani i Krajlit. N’krye t’Krajlisë sarajin qi ma ka, n’krye t’Krajlisë qajo kulla e bardhë. E hajdi tash e çeta e mbarë u kjoftë! Atherë foli Dizdar Osman Aga: - Qetash, Mujo, jena tue u çue, sa Halili po shtërngohet edhe gjogun p’e shilon, varrët tua, Mujo, due me i pa! Pak jerganin Muji e ka shpërvjelë, varrët e shtatit Muji m’i ka zblue. Kob të randë po shef plaku me sy! Gjak e qelb tanë shtati m’iu kisht ba! Ishte varra n’gjoks sa me hi grushti, Tanë mushknitë nepër at varrë po shifen edhe zemra e burrit kah po i rreh, ishte zemra të tanë kodra-kodra! Fort jerganin Muji e ka shpërvjelë, frigë e madhe plakun ma ka marrë, te kryet trimit ora po i rrin ndejë, si mërzitshëm trimin po ma kqyrë, pshtetë m’nji brryl synin s’po ja dan. Gja e vogël ora qi po ishte, si dy rrfe n’at ballë dy sy m’i kishte, dy herë rresht plaku s’mund e ka kqyrë. Aty shef at gjarpnin pshtjellë kulaç, kishte shpinën të tanë shkrola-shkrola, por nën krye na i kishte dy duer t’holla. Kur po i shkon plakut syni te kambët, shi ndër kambë m’ish ndejë bisha pshtetë. Sy për sy të dy kur kenkan ndeshë, dhambët përjashta e buzën ka dridhë uku,


175

180

185

190

195

200

205

njanën kambë kadalas ma ka shtri edhe shtatit kadalë m’i ka dhanë, si ban bisha kur don me u çue në kambë. Atherë plaku fort na asht frigue, pak asht zmbrapë e dorën n’shpatë ka çue, qate Mujit dashë ka me ja pre. T’madhe trimi por m’i ka bërtitë: - Mos, Dizdar, bre, t’plaçin të dy sytë, se kta mue, gja nuk janë kah m’bajnë, por ndimë t’madhe, besa, janë tuj m’dhanë, A po e shef ket orë, qi m’rri te kryet? Natë e ditë mue njikshtu m’ruen. E ky gjarpën qi m’shetitë npër varrë, për ndimë t’madhe zoti ma ka dhanë, nandë soj barnesh për nën gjuhë m’i ka, tri herë n’ditë tanë varrët po m’i lan. Se kur dhimbat tepër po më lodhin, atherë nisë gjarpni me këndue, nji soj kangësh, qi kurrkund s’i ndi, harroj dhimbat edhe bi n’kllapi, m’duket vetja kaiherë tue çetue, m’duket vehtja kaiherë tue mrizue, herë me dhi marr çetat un përpjetë, herë baj not nepër ujna e det; kur m’lshojnë andrrat atherë më lshojnë dhimbat. Njiky uk i idhtë, qi m’rri te kambët, me kalue kërkend nuk asht tue lanë. Atherë shpatën plaku e ka ndalë edhe Mujit dorën po m’ja merr. - Mos u mërzit, bre Gjeto Bashe Muji, se me ç’giasë, qi jam tue pa, na ke xanë bjeshkve tue çetue! Fill për bjeshkë janë nisë trimat me shkue. N’maje t’bjeshkës kur na kanë dalë, aty gjetkan treqind agallarë,


210

215

220

225

230

235

240

si mërzitshëm me Halilin falen. - A mujtë, burra, u ka thanë. - Mjaft kadalë, burrat, i kin përgjegjë. Keq ka folun Bud Aline Tali, Dizdar Agës ka qitë e i ka thanë: - Na për Mujin Dizdar t’patëm çue, - Halin Agën shka don me e ba? Asht i ri e për çetë s’vin gja. Sa keq plakut kjo fjalë m’i ka ra! Atherë Dizdari na i ka thanë: - Falëmeshndet, or shokë, Muji u ka çue, «çeta e mbarë u kjoftë n’Krajli! Të tanë varra shtati m’u ka ba, diku puna m’qiti der në bjeshkë, aty n’pritë shkjetë më kin dalë, se ç’â ba aty, un ma nuk dij. gjogu i mirë te shpija më ka pru. Ju qi doni me çetue çeta e mirë e e mbarë u daltë e me vedi po u nap Halil Agën e ri!» Por Halili aty ma s’â pa, kaq fort djali m’ite kenë idhnue! Ky tri herë shpatën ka da me e nxjerrë, por nder mend i kanë ra fjalët e Mujit: «Nuk hjekë burri kurr në log m’u pre!» Ma ka marrë gjogun për frenit, kesh te gurra â nisë me i dhanë uj gjogut. Qaty gjogun mirë ma ka shtërngue, sa me t’ambël gjogun po ma merr: - A nuk ndjeve, gjog, shka foli Tali? Shpejt e shpejt n’at Krajli me m’çue, gjakun Mujit sot na do ta marrim, ndo të dy na sot priherë do t’jesim! Hingllon gjogu,qi â dridhë ashti, kur i kcen n’shpinë Halil Aga i ri,


245

250

255

260

265

270

275

flakë të verdhë për turish ka qitun. I idhtë gjogu, ma i idhtë kalori, me tërbim kaq rrugën ma ka marrë, sa shkyen ahat kur po bjen npër ashta, re prej pluhnit po çon kur bjen fushës, der qi mrrin te nji kullë e bardhë. Aty gjogu vrapin ma ka ndalë, aty m’ishin sarajet e krajlit, kulla e parë tri ketsh e Llabutanit! Hin Halili mbrendë me kalë për doret. - Kush je ti, nji vashë ma kite pvetë. - Kush je ti, djali m’i ka përgjegjë. - Jam bi krajlit un, po ti ke deshte? - Për nji borxh, mori vashë, un ktu kam ardhë! Në kto fjalë, vashën e ka kapë. Nji brimë t’madhe vasha ma ka ba! - Sot a kurr, bre gjog, Halili briti. Për mjedis të gjytetit por ka ra, ndër kalldrame gjinden po i përplasë. Vasha kjaj, Halili brit: - Kshtu merr gjakun Halil Aga i ri! Edhe bjeshkën djali ma ka marrë. Kaq trishtimi shkjetë m’i ka marrë, as s’po dijnë se ç’i ka gjetë. Tuba-tuba shoshojnë po pvesin: - Ç’kje kjo gjamë qi na ra n’Krajli? - Thonë se kje Halil Aga i ri. Pak von e shum s’ka vonue, fill ke shpija Llabutani shkon. Kqyr për Rushën, Rushën s’ma ka gjetë, kah po kjajnë do plaka po i pëvetë. Kish’ qillue nji shkinë me shtatë zemra: - Po të kujin krye, more Llabutan, m’ke pre, qi ne çikën Muji na grabiti, tanë Krajlinë me marrë sot e qiti,


280

285

290

295

300

305

310

tanë shkjeninë sot e koriti. Se ç’â ba m’ne s’di kush me t’kuvendë, na nji gjog veç kem’ ndie tuj hingllue, qi kur kem’ marrë me kundrue rrugën, s’asht pa kali, as s’asht pa kalori! Â fry tamthash shkjau, rrashta me i plasun, â fry vetllash, çartun sysh ka britun: - Ti je shkinë, me turr m’i ka folun, nuk je shkja, qi shpata për me t’pre, se nuk të ndrroj qetash për Mujin e Halilin, se shtatë zemrat Muji ku m’i ka pasun, nji kah nji me shpatë ja kam kërkue, se shtatë djelm në nji vjetë me t’i falë zoti, shtatqind vjetsh ty djelmt t’u kanë ba, se i pret shpata e Gjeto Basho Mujit. E ka ba shkjau nji brimë të madhe, i ka thirrë çetat në kushtrim: - Na koriti Halil Aga i ri! Tanë shkjenija n’asht çue në kambë, me tërbim kaq bjeshkën ma kin marrë, ka hikë gjaja çetave përpjetë, por s’po hikë njaj Sokole Halili. N’nji shpellë malit trimi paska hi edhe zanin shkjeve m’u ka lshue: - A, ktu u pret, more, Halil Aga i ri! Si i tërbue krajli ka marrë përpjetën. Me nafakë Halili kishte le, n’derë të shpellës krajli kur ka mrrijtë, n’mezdrak të madh Halili e ka shinue, dekun në tokë krajlin e la pushue. Hinglloi gjogu mbrenda shpellës prej gzimit, briti vasha mbrenda prej trishtimit. Kambën n’bark e shpatën tuj e xjerrun, qitka Halili e shkjeve u ka thanë: - Po ndigjoni, more shkjetë e Krajlisë,


315

320

325

330

335

340

345

po ndigjoni djalin e Jutbinës: Me turr luftën mos e merrni, shkoni në shpi e zgjidhni nji krajl të ri, se njikti un do t’ja kpus kryet, baca Mujit n’t’shtrueme do t’ja çoj! Kur don trimi kryet me ja shkurtue, kanë msy shkjetë për anë porsi të terbue. Lum për ty, o zot i lum, se ma rrebtë lufta nuk ka si bahet! Shum i mbyti trimi shkjetë me shkamba, jau mbledh heshtat sall si thupra shelnje; me ‘i dorë mbledhë e m’tjetrën po shinon, nji po e shtyn, me te tridhetë po i rrxon, nji po therë, tridhetë po i shklet me themër. Ata msyj yrysh si bisha e malit, ai qindro n’at shpellë si drang luanit. Se për kambet krajlin ma ka kapë, se në bark shtjelmin djali m’ja ka vu, të madhe shkjevet djali m’u ka britë: - Dalëkadalë, bre burra, pse po nguti? Kur të jes unë ju krajlin tash po e merrni. Edhe shqyp ai gjogut m’i ka britë: - Yrysh, gjog, t’i xjerrim shkjetë përjashta! Krah për krah me mue ti me luftue, ti me shtjelma, vetë me shpata e heshta! Aty zanave djali m’ju ka dhimbtë. Shkojnë tri zanat fill tue fluturue, dy për tokë e nji ma e leta qiellës, në të shtrueme Mujit na i kin vojtë. - Ku je, Mujo, he ty zoti t’vraftë, e kurr gjumi sysh ty mos t’u daftë, qi s’po di kurrgja se ç’â kah bahet. Shpejto n’kambë tash fill me u çue, kurr ma ngushtë Halili s’ka qillue, gjithë rreth shkjetë ta kanë rrethue!


350

355

360

365

370

375

380

E për krahit trimin n’kambë e çojnë, varrësh e lidhin, vetë po e mjekojnë, ata gjogun vetë qi po e shilojnë. Nji erë barit trimit m’ja kanë dhanë, të tanë forca trimit m’i ka ardhë, qi kur marrin tërmalen e bjeshkës, gjithkund mbrapa zanat m’i ka lanë, mallim bjeshkën gjithë kah p’e kundron, porsi shqypja kur don m’u lshue n’gja. Në Lugje t’verdha trimi kur ka dalë, tue kundrue aty pak po ndalet, gjamën e luftës aty m’a ki’ ndie. Prap në shpellë shkjetë djalit i kin hi, por në dorë nuk kishin mujtë m’e shti. Prap në shpellë me gjogun ishin kenë ndry. Të madhe Muji atherë asht hallakatë, të dy gjogat për nji herë hingllojnë, gjethi i ahit për tokë kish pasë ra, fort shkjetë friga i kish pasë marrë, i pari t’mbramin ma nuk e ka pritë. - Hik, bre djalë, shoshojt i kanë britë, edhe shpellën vetëm ma kanë lanë, me ‘i roje t’mirë derën e kanë xanë, e kanë xanë me Krajle Kapedanë. Kur ka mrrijtun Muji për buzë shpelle, braf, prej gjogut, burra, tek ka zdrypë, rrebtë p’e kqyr nji shkja, ma t’madhin shkja! - Pse p’e sjell, bre bacë, at shkja për s’mbarit, me idhnim Halili m’i ka britë Mujit. Buzën n’gaz veç Muji ma ka ba: - P’a s’po shef, Halil, se ç’paske ba? Se ti gjaksin mue ma paske vra, vra ke krajlin, vra ke Llabutanin! - Baca Muji, pse po m’shpotitë, ja ktheu djali kah po lidhë do varrë.


385

390

395

400

Se me kenë, si ç’thue Llabutani, kjeçë tu’ e lidhë për bishtit të gjogut, rrshanë m’e ngrehë qenin npër rrgalle, zhag m’e ngrehë qenin npër zalle, nëpër zalle ktu e n’Jutbinë! Aspak fjalën Muji s’m’ja pëlqen. - Ç’je kah thue, Halil, të vraftë zoti! Sall prej t’dekunsh, marre ty me t’ardhë! Gjak as fis me shkje na nuk i kemi, qi me t’dekun punë ne me na dalë! Lufto t’gjallët, se t’dekunt s’kanë ça t’bajnë, si kanu qi na kanë lanë të parët. Se tanë trimnija, Halil, qi m’paske ba, me ket fjalë ti vedit ja ke hupun! Edhe gjogut m’i kanë kcye n’shpinë, kanë marrë rrugën qi çon për Jutbinë, e kanë lshue kushtrimin në Krahinë: - Byrm, kush t’duesh me ngranë, me pi, ka marrë gjakun Halil Aga i ri, ka vra krajlin te shpella e nji malit, pre m’ja ka kryet njatij Llabutanit, se për vedi ka marrë t’binë e krajlit!


21 AGER ISVANO

5

10

15

20

25

30

Kur ish kenë nji plakë me jetima, i kish pasë nandë djelm e ‘i çikë, me gazep e mjera i ki’ rritë, me lesh ferrash i veshë e i bathë, me lypë dyerësh u ep me granë Ish’ kenë ardhë nji vjetë fort e keqe, in lidhë jetimat me dekë. E merr plaka ma t’voglin djalë, e n’pazar e ka qitë e në dorë t’tellallit e ka shitë. Â dredhë tjerët e i pshton, m’u blen kulla e saraje, ashtu ara e livade, jau ki’ ble tetë copë dugajë. Tuxharë t’mdhej djelt ishin ba. Jau ka marrë tetë nuse t’mira. Sa e bukur çika u ish ba! Lypë ja kin beglerë e zotni, askuj çikën s’ja ki’ dhanë. Sa rahat zoti e ki’ ba! Prap s’don zoti rahat me e lanë. Na asht çue Krajli i Kotorrit, shum asqer me vedi ka marrë, shehrit t’plakës i ka ra, bytym kullat ja ka djegë, tetë djemt ja ka pre, tetë rejat robina ja merr e për grue merr Bardhën e bardhë. Ma len plakën në sokak, ka marrë brimën qi bërtet, natë as ditë brimën s’e len,


35

40

45

50

55

60

65

deri sytë prej lotsh i janë qorrue. Na kanë dalë tridhetë qeraxhi, gjithkah shkojnë rrugës ngarkue, ai ma i riu shokve u ka thanë: - Due me u dredhë n’at kullë me hi, as ndoj njeri n’siklet po m’asht, qi kurr brimën nuk e len. Aty djali prej shokve asht da, fill n’at kullë më paska hi, e ka gjetë plakën në hi. - Po çka ke, i thotë, mori hallë? Fillon plaka dertin ja kallxon: - I kam pasë nandë djelm e ‘i çikë, me gazep e mjera i kam rritë, me lesh ferrash i kam vesh e bathë, me lypë dyersh u dhaçë me granë e m’kje ardhë nji vjetë fort e vshtirë, m’u kjenë lidhë jetimat me dekë e e kam marrë ma t’voglin djalë, në pazar e kam qitë, n’dorë t’tellallit e kam shitë; kam ardhë n’shpi, tjerët i kam pshtue, u bleva kulla e saraje e u bleva ara e livade, e kam ble tetë copë dugajë, tuxharë t’mdhej djelt më kjenë ba. Jau kam marrë tetë nuse t’mira. Sa e bukur çika m’kje ba! N’emën i thonë Bardhja e bardhë, lypë ma patën beglerë e zotni, askuj çikën, djalë, nuk ja kam dhanë. Zoti çoi at Krajlin e Kotorrit, shum asqer me vedi kish marrë, m’i dogj kullat e sarajet edhe tetë djelm m’i ka pre, tetë rejat robina m’i ka marrë e për grue çikën ma ka marrë e m’ka lanë qyqe n’sokak,


70

75

80

85

90

95

100

105

natë as ditë brimën s’e la, as der syt lott m’i kanë qorrue. Amanet, djalë, ti shka je? A po je çoban me dhen, a po je shtegtar i rrugës, a po je qeraxhi me kual? Â dredhë djali e i ka thanë: - Nuk po jam çoban me dhen, as nuk jam shtegtar i rrugës, veç po jam qeraxhi me kual. E mjera plakë i ka thanë: - Amanet, djalë, po ta la, shehër n’shehër tue shetitë, hallin tem gjithkund t’ma kjajsh, ndoshta ndjen djali, qi kam shitë, n’emën i thonë Ager Isvano. Meiherë djali n’kambë asht çue, dorën n’xhep ma ka shti, plot me pare ma ka mbushë, n’prehën plakës ja ka lshue. - Lamtumirë, plakë, i ka thanë. - Udha e mbarë, djalë, i ka thanë. Shokët në rrugë djali i ka xanë, hallin t’plakës jau ka kallxue. Shehër n’shehër tue shetitë, hallin t’plakës tue kallzue. Kur ka shkue n’nji shehër t’largtë, aty m’ite ‘i kafe e madhe, kallabllek mbrendë ish kenë mbledhë. Ka lidhë kualt e aty ka hi, kafexhisë ai m’i ka thirrë: - Mue nji kafe me ma pru! Me t’shpejtë kafen ja ka çue. Kafen djali e ka pi, â çue n’kambë e po kuvendë, hallin t’plakës tue kallxue. Jashtë ka dalë edhe â fillue. Aty m’ndodhë Ager Isvanoja,


110

115

120

125

130

135

140

ai për krahit qeraxhinë ma kapë: - Edhe ‘i herë mue me m’kallxue! Kqyr çka i thotë ai djali i ri! - T’ka çue zoti Krajlin e Kotorrit. bytym kullat t’i ka djegë, tetë vllaznit t’i ka pre, tetë kunatat rob t’i ka marrë e t’ka marrë motrën për grue, qyqe n’sokak nanën ta ka lanë e ka marrë brimën qi bërtet, natë as ditë brimën s’ta len, deri lott sytë ja kanë qorrue. ‘I bakshish djali ja ka falë. Atherë djali te krajli ka shkue, njaty nana djalin e ki’ shitë, gjithsi krajlit i ka kallxue. Atherë krajli ma ka lshue e n’shpi t’vet e la me shkue. Në podrum djali te atllarët ka ra, gjithë për bishtit i provon, vithambrapa për bishtit i ngrehë. Kur ka shkue m’at gjogun e vogël e për bishtit e ka kapë, aspak vendin s’mund e luen. «Ndimo, zot», sinxhirit ja njet e përjashta e ka qitë, mirë e shlon, sa mirë e gaton! Prap te krajli paska hi, pushkë e shpatë krajli i ka dhanë e shum paret ja ka dhanë, n’hurçe t’kalit i ka shti e n’shpinë gjogut ja ka vu. «Ndimo, zot», n’shpinë kur i bjen, tym e mjegull gjogun ma ka ba, ka marrë rrugën për Jutbinë, në pazar djali ka hi


145

150

155

160

165

170

175

e po shkon tu ‘i dugajxhi. - Dugajxhi, i ka thanë, ‘i hali t’zezë me ma dhanë. Dugajxhija ja ka dhanë, në shpinë gjogut ja ka vu. Për t’zi t’vllazne po ja ven. Ka marrë rrugën n’Jutbinë me dalë, natë e ditë djali ka ecë, derqi n’shehër ‘i ditë ka mrri e e ka gjetë t’amën n’hi. - Po shka ke, o mori hallë? Ka dashtë plaka dertin me ja kallxue. - Un me fjalë s’kam pse me ngjatë. Filloi djali për me i thanë: - Me pasë sytë ty me t’i shndoshë, m’e pa djalin a e njef? A dredhë plaka e i ka thanë: - S’kam nevojë me sy me e pa, n’ball me dorë me pasë me e prekë, un djalin kish me e njoftë. Jetim i vogël kur â kenë. edhe fmija ma kanë shty, me ballë n’zjarm ma kanë qitë, ‘i shej t’vogël n’ballë e ka. Atherë djali shishakun e ka çue, dorën e djathtë nanës ja ka marrë, në ballë t’vet ja ka çue. Aty djalin nana ma ka njoftë, â çue n’kambë, me tâ â falë. - Ori nanë, rri i ka thanë. Në pazar djali paska dalë, tre heqima nanës ja ka çue edhe sytë ja paska shndoshë. Hysmeqaret ja ka çue, disa dit njaty ka ndejë. Atherë gjogut i ka hipë,


180

185

190

195

200

205

210

215

për Krajli rrugën e ka marrë. Kur n’Kotorr djali ka dalë, motra e vet larg e ka pa, para motra m’i ka dalë: - Ti hoshgjelden, Ago, i ka thanë. - Mori motër, zoti t’vraftë, n’emën mue pse po m’thrret, drue se shkjetë mue po m’presin; kam ardhë ty, motër, me t’marrë e kunatat vetë me i xjerrë. Za ma motra nuk ka ba. Të dy bashkë mbrendë m’kanë hi, njaty krali s’kish qillue nalt në bjeshkë kish dalë me gjue Kqyre motra atherë shka ban! E përzie venën me raki, plot oktrovën para ja ka qitë, sa shum djalit me pi i ka dhanë e kur pija ma ka xanë, kambësh e duerësh motra e ka lidhë, n’beden t’kullës e ka ndry. Ka dalë jasht krajlin e pret. Kurse krajli ja ka mrri: - Mirë se vjen, njeri, i ka thanë. - Mirë se t’gjeta, ori grue! - Ti ndoi gja sot a e ke xanë? Ka qitë krajli e i ka thanë: - Kurr ma keq mue nuk m’â dhanë, kurrfarë gjajet nuk kam vra. - Hiç marak, njeri, mos u ban. Nji gja t’mirë un sot e kam xanë, n’emën i thonë, Ager Isvano. Ish kenë ardhë ky ty me t’pre, mue prej tejet ky me m’da e kunatat ai me i marrë. Ma merr ikën krajli e po ikë.


220

225

230

235

240

245

250

Aty grueja i ka bërtitë: - Ndalu, krajl, ku don me shkue? Kambësh e duerësh un e kam lidhë, n’beden të kullës un e kam dry. Atherë krajli asht ndalue, Bashkë te shpija t’dy kanë shkue, n’beden të kullës paskan hi, fjetun t’mjerin ma kanë gjetë. Ka hjekë shpatën, don me e pre. Motra e tina ka bërtitë: - Aman, krajl, Agun mos e pre. po thonë hallku fjetun e ka pre. Me nji shtjelm krajli i ka ra, atherë gjumi i ka dalë, mirë e din ç’e zeza e ka gjetë. Ka dashtë krajli atherë me e pre, motra e tina fort ka britë: - Aman, njeri, mos e pre. Natë e ftoftë sande po vjen, ka gjasë akull ka m’u kri, ndër atllarë na po e shtimë, deri në gju baltën e ke; era turk atllarve u vjen, copë e grimë kanë me e ba. Gjithsi Bardhën krajli e digjon. Ndër atllarë djalin e kanë shti, se shkoi nata njaty m’rrin. Kur don zoti njerit pajë me i mbajtë! Në grazht të kualve paska hipë, shndosh e mirë paska ndjehë. Motra e tij heret asht çue, fill në burg ajo paska shkue. Kur djalin n’tokë e ka pa, â dredhë krajlit e i ka thanë: - Gjallë Agu paska ndjehë. Prap ka dashtë krajli me e pre.


255

260

265

270

275

280

285

- Aman, krajl, ti mos e pre. Kur të vijë akshami i bardhë, natë e ftoftë po ka me ardhë, borë e shi mbas gjaset ka me ra, sikur nana djalin e ka ba, njashtu djalin kem’ me e çveshë, për mollë n’bahçe kem’ me e lidhë. Gjithsi gruen krajli e digjon. Kur ka ardhë akshami i bardhë, sikur nana djalin e ka ba, njashtu djalin e kanë çveshë, për at mollë n’bahçe e kanë lidhë, se shkoi nata ashtu e kanë lanë. Çon zoti nji borë e nji shi, njatje vonë akull asht kri. Don zoti njerit pajë me i mbajtë! Drita e bardhë njatherë ka dalë, Rushja e krajlit ishte çue n’sabah e n’prezore paska dalë, njaty Agun e ka pa. - Ala gjallë, thotë, ti po je? Â dredhë djali e i ka thanë: - Gjallë e i fortë vetë qi po jam. Me pasë kush konopët me m’i pre, sa shum luftën kesh me e ba! Çka i ka gjegjë Rushja e krajlit? - Ti, n’ma dhaç besën e zotit, se për vedi ke me m’marrë, due un shpirtin me ta pshtue. Ka qitë djali e i ka thanë: - Due un besën me ta dhanë, qi n’mujsh shpirtin me ma pshtue, kam me t’marrë vetë ty për grue. Ka nisë çika atherë e e ka msue: - Shtjeru, djalë, kesh se je dekë! Shtihet Agu se â dekë.


290

295

300

305

310

315

320

Motra e vet n’prezore â dalë, â dredhë krajlit e i ka thanë: - Njetash Agu paska dekë! Ka dashtë krajli n’dhe me e shti. S’e len motra n’dhe me e shti, por don motra n’det me e qitë, mos t’i gjindet shej as dukë. Rushja e krajlit u ban rixha, babës e ndjerkës u ka thanë: - Mue ma falni n’dhe me e shti, gur e dru n’gjynah i kem’ shti. As hiç motra s’i ka digjue. Të dy bashkë s’motrës i bajnë rixha. Atherë Rushes ja ka falë, ja ka falë në dhe me e shti. Vu çarçafin Rushja n’krye e n’pazar paska dalë, i ka marrë katër magjupë, shum rushatin jau ka dhanë. Bash për s’dekunit e kanë marrë, se i kish dhanë çika me pi, e kish la e e kish ndrrue e as kurrkush nuk asht kujtue. A dredhë çika me kthye n’shpi. Kur ka ba kjo n’shpi me mrri, dy-tre krajla mbrendë m’ka gjetë, kishin ardhë për zijafet, përse Agun krajli e kish pre. Kqyr çka ban Rusha e krajlit! Ma përzien venën me raki e oktrovën mbrendë jau qet, n’odë ka shkue e â ternue, ma ka hjekë rubën prej krejet, m’â përvjelun kambësh e duerësh, shum hysmetin krajlave po u ban. Shum rakinë krajlat qi po e pijnë,


325

330

335

340

345

350

355

ndjerka e saj me krajla m’pin. Sa fort krajlat m’janë habitë, mirë rakija i ka xanë! Atherë Rusha â çue në kambë, n’odë te Agu për me shkue. - A ku je, Ager Isvan Aga? T’ka ardhë vakti gjakun me e marrë. Ndimo, zot, o i lumi zot, se shpejt djali jasht ka dalë. Sa mirë shpatën ma ka marrë, thonë njatherë tre krajla i preu. T’shojn e s’motrës e ka lidhë edhe motrën e ka lidhë. Atherë gjumin jau ka xjerrë, ma ka hjekë thikën t’helmatisun, të dy çikat s’motrës ja ka pre, n’hebe t’kalit m’i ka shti, don peshqesh nanës me ja çue. Ka dalë jashtë kullat m’ja ka djegë, tetë kunatat m’i ka marrë, ka marrë rrugën n’Jutbinë me dale. Hajt e hajt qi janë tue shkue, kur kanë dalë n’hudut t’Jutbinës, atherë kullat janë rrenue. Kur te shpija janë afrue, nana e Agut para u del: - Zoti t’vraftë, bir, i ka thanë. Po ti çikën ku ma lae? Â dredhë djali e i ka thanë: - Ish ba shkinë, nanë, s’digjoi me ardhë. ‘I peshqesh, nanë, ta ka çue, n’hebe t’kalit ta ka shti. N’hebe t’kalit, kur ka shikue, dy çikat e s’bisë i ka pa. - Zoti t’vraftë, bir, i ka thanë, si je kujtue vajzën me ma prishë?


360

365

370

375

380

385

390

- Ori nanë, djali ja ka pritë, rob mue motra më pat xanë, desht mue shpirtin me krajlin me ma marrë, zoti vetë e Rushja m’kanë pështue. Nana besë djalit s’i ka xanë, shahit kunatat djalit i kanë dalë. Atherë nana i ka thanë: - Shyqyr, bir, qi paske pshtue! Menjiherë në shpi kanë shkue, na kanë ndejë bukur do dit, të kunatat ndër gjini i ka kthye, t’mira rrogtaret nanës m’ja ka çue. Atherë djali m’asht gatue, bashkë me Rushën te krajli me shkue, pse aty nana e ki’ shitë. Kanë marrë kualt e janë shtërgue, mirë me nanën janë hallazhdue, kanë marrë rrugën e janë nisë. - Mirë se t’gjejmë, krajlit i kanë thanë. - Mirë se ardhshi, krajli u ka gjegjë. Â dredhë djali krajlit i ka thanë: - Me gjithë grue vetë kam ardhë, nuk paç hall vetë për pa e marrë, zoti vetë e Rushja m’pështoi. Atherë i dhaç besën e zotit, qi për grue ty kam me t’marrë edhe gjakun vllaznet jau kam marrë edhe kullat krajlit ja kam djegë, tetë kunatat ndër gjini i çova, rrogtareshat nanës un ja afrova, prap jam nisë tu ti me ardhë. Për hejr krajli nusen ja ka ba, për nji javë denam t’madh për te ka ba, se djalë besnik ai kish qillue.


22

GJOGU I MUJIT (Hylli i Dritës 1932)

5

10

15

20

25

Ne kuvend agajt janë mbledhë, shoqishoin kanë nisë e p’e levdojnë. Atherë Muja aty m’ka ardhë. - U xisha llafin, agaj, qi po bani! Si s’na bani nana ‘i djalë të mirë, as s’na bani pela ‘i gjog mejdanit, për me shkue me marrë mazin e krajlit. Shtat vjeç mazi asht ba, kush në shpinë der m’sot s’ka mujtë me i ra. Bash per mue zoti e ka pasë falë, se hyllin n’ballë e ka e hanen nder krahë. Kush t’mundet, pra, gjogun per me e marrë, do t’i lshoj kulla e saraje, i fali mullij e livadhe, do t’i ap armë e atllarë. Kurrkush prej agajsh me gojë nuk ka folë, të gjithë kryet per dhe e kanë ulë. Ç’ka qitë Halili e ka thanë? - S’ke nevojë, Mujo, me u harxhue e ditë per ditë agajt me i turpnue; djalë të mirë nana ka ba mue, maz mejdanit pela ka ba temin, vetë tash shkoj e t’ja marr mazin krajlit. Jose mazin krajlit kam me ja marrë, jose n’shpi nuk t’vi kurr ma gjallë. Edhe ma me agaj Halili nuk ka ndejë, në shpinë gjogut i ka hipë e per shpi rrugës asht nisë. Kur në shpi Halili ka shkue,


30

35

40

45

50

55

60

ven me hanger e bukë nuk mund hajë, bjen me fjetë e gjumi s’e ka marrë, der n’mjesnatë njashtu ka ndejë. Në mjesnatë djali m’asht çue n’kambë, mirë asht veshë e mirë asht mbathë, i ka vu kryq edhe shishak, i ka vierrë uratët në qafë, në shpinë gjogut i ka hipë, per Krajli rrugen e ka marrë. Dritë ka dalë e dielli nalt ka ra, në Krajli Halili kishte hi, fill në shpi t’krajlit ka vojtë, Tevabija para m’i ka dalë, gjogun djalit m’ja ka marrë e tu krajli e ka shti. N’odë të krajlit kur ka hi, temena t’bukur i ka ba, i ka marrë dorë edhe kambë e i ka puthë vendin ku kishte ndejë. Atherë ka qitë krajli e e ka pvetë: - Per kah shkon, ti djalë, a prej kah vjen, qi shoqin tand kurr me sy s’e kam pa? Ç’ka qitë Halili e i ka thanë? - S’ke pasë ku mue per me m’pa; djalë bijet Krajlnijet un jam e n’Krushqe t’vogla shpinë e kam, per emen m’thonë Niko Bajraktar; nandë vllazen vetë i kam pasë, tetë turqit m’i kanë çartë, me gazep vetë kam mujtë me pshtue. N’e kujton ti hatrin n’t’madhin zot, per bukë gojet mue n’shpi me m’marrë, per gjithmonë hysmet un due me t’ba. M’ato fjalë e shoqja m’ka ardhë. Ç’ka qitë krajlit e i ka thanë?


65

70

75

80

85

90

95

- I madhi zot, krajl, t’vraftë, se shum sherrin turqet jau kem’ pa e me ta han, ti krajl, e me ta pin gju per gju, ti krajl, po me ta rrin. Fort velet Halili ishte kanë. Ç’ka qitë krajlit e i ka thanë? - I madhi zot, krajl, t’vraftë, larg zani per t’mirë t’asht kenë hapë, por gratë n’qafë ty t’paskan hipë, miqt n’oxhak me t’i koritë, turq pa kenë t’mjeret me na ba, qi kurrkush sherrin si un s’jau ka pa. Grusht turinit t’shoqes krajli i ka ra, me krye n’grusht prej odet e shoqja m’ka dalë e n’odë tjetër kur ka marrë me hi, t’bisë e ama m’i ka kuvendë. Atherë e bija e krajlit te baba ka shkue e ç’ka qitë edhe ajo babës e i ka thanë? - I madhi zot, babë, t’vraftë, nanës ashtu per turq si me ja ba? Ky nuk asht shkjau, i biri i shkinës, por asht Sokole Halili. Prap Halili ç’ka qitë e ka thanë? - I madhi zot, krajl, të vraftë! larg zani t’asht kenë hapë por gratë n’qafë ty t’paskan hipë, miqt n’oxhak me t’i koritë. Atherë krajli t’bisë s’vet i ka thanë: - Vajzë temen ty po t’kam e nuk po mundem gja me t’thanë, por shpejt prej odet ktu per me dalë! E bija e krajlit asht nisë e ka shkue, atherë krajli Halilin p’e pëvetë: - Çfarë zanatet baba t’ka pa lanë? A t’ka lanë gjojen me gjue?


100

105

110

115

120

125

130

A t’ka lanë çoban n’bjeshkë me shkue? A po, ndoshta, n’çetë ti me çetue? Atherë Halili ç’ka qitë e i ka thanë? - Kurrnja asosh, krajl, baba s’m’i ka lanë. As s’m’ka lanë gjojen me gjue, as çobaninë në bjeshkë me shkue, as çetën me e çetue, por bixhi kvalsh baba m’ka kanë e qat zanat baba ma ka lanë. Sa n’qef krajli asht ba! Ç’ka qitë krajli e i ka thanë? - Nji maz t’bukur zoti ma ka falë, shtatë vjeç mazi asht ba, kush në shpinë der m’sot s’ka mujtë me i hipë. Per seri zoti e ka falë, hyllin n’ballë, hanen e ka nder krahë! Sa gati Halili i ka ndejë! - Duem me shkue, krajlit i ka thanë, duem me shkue mazin per me e pa, kam uzdajë se terbjet kam me ta ba. Çilcat n’dorë krajli m’i ka marrë, në derë t’burgut me Halilin kanë shkue; krajli deren e ka çilë, sa t’madhe mazi ka terfllue! Atherë ç’ka qitë Halili e ka thanë? - Pak ma mbrapa, ti krajl, për me ndejë, se fort havale mazi asht tuj m’u gja, drue se mazi ty po t’çartë. Atherë mbrapan krajli asht largue, fill te mazi Halili ka shkue, turçe mazit i ka britë: - Durr, o maz, bishti ty t’u preftë, bash per Mujin zoti t’ka pasë falë e mue m’ka çue Muji per me t’marrë. Të dy veshët mazi i ka varë.


135

140

145

150

155

160

165

N’jele Halili ja ka ngjitë, n’avlli trimi e ka qitë, frenin n’gojë ja ka shti edhe n’shpinë shalen ja ka vu, shtatë kollana per nen bark m’ja ngjeshë, e n’shpinë Halili po m’i kcen, neper avlli ka nisë e p’e lodron, per maje avllijet dikur vonë e ka hiedhë e â nisë per shpi me shkue. Kuntruell Jutbinet kur ka dalë, vetë me veti kreshniku ka thanë: - Paburrnisht mazin krajlit ja kam marrë! Prap mazin mbrapan e ka dredhë e në shpi t’krajlit prap ka vojtë. Fort n’qef krajli asht ba! Pak ma vonë nji baloz prej deti ka dalë, ne haraç at Krajlni e ka vu: «ka nji dash per mjesditë per me e piekun, ka nji mzat per darkë me e repun e shtatë masë venë në ditë per me i pi.» Gadi rendi krajlit i ki’ ardhë. Atherë ç’ka qitë krajli Halilit e i ka thanë? - Paburrnisht mue asht tuj m’u gja, si krajl poregjen un me e la. Nper Krajli vetë due me dalë, mejdanxhi n’mujsha me gjetë; pse, sa herë n’pazar balozi â tuj dalë, tanë pazari duhet per m’u myllë e amanet shpinë due me ta lanë. - Hajt, ja pret, krajl, t’kjoftë rruga e mbarë! Prap krajli ka dredhë e i ka thanë: - Amanet n’pazar mos me m’dalë! Â nisë krajli e ka shkue. Mirë Halili mazin e ka shilue, n’shpinë mazit i ka hipë


170

175

180

185

190

195

200

e per pazar rrugen e ka marrë, tu nji kafe vend ka xanë. Kur asht ba mjesditë, balozi n’pazar ka hi, gjithkend mnera e ka kapë, tanë pazari ka fillue me u myllë. Kafexhija kqyr Halilit çka i ka thanë! - Pash nji zot, djalë, qi t’ka dhanë, n’kafe teme mos ma per me ndejë, se tash po vjen balozi i zi, qi ka pre pesqind mejdanxhi; kafen çilun ai me ma gjetë, ket sokak tanë ka me e diegë. Ç’ka qitë Halili e i ka thanë? - Hajt, ty djalë, t’kjoftë rruga e mbarë, se n’kafe tande vetë due me ndejë. Nuk kanë ba ma tjetër fjalë, asht nisë burri e ka shkue, Halilit kafen ja ka lanë. Pak ka ngjatë, shum s’ka vonue, kutruell balozi ka dalë, fort po i rreh shkelmat per tokë, shkumë per gojet qi po qet, sa t’madhe balozi ka piskatë! - Ç’je, kopil, kafen qi e ke çilë? A s’e njef balozin e zi, qi ka pre pesqind mejdanxhi? Rreth e rreth Halili ka kqyrë nieri t’gjallë me sy nuk ka pa, zemra lak nuk i ka ba, por balozit ka qitë e i ka thanë: - Nuk e njof balozin e zi! Kam ndie se i ka pre pesqind mejdanxhi, por asnjenit, Halil, per emen s’i kanë thanë e asnja turk prej Jutbinet s’asht kanë.


205

210

215

220

225

230

235

Ndihmo, zot, djali asht çue n’kambë. N’mejdan Halili i ka dalë, rrebtë me shpatë trimat kanë siellë, n’hava shpatat janë piekë, t’dyja per gjysë janë kputë. Gjithë ditën njashtu janë rropatë. Dikur vonë me thoj n’fyt janë kapë, gadi shpirti Halilit i kishte dalë, por kopilan Halili ish kanë. Ç’ka qitë balozit e i ka thanë? - Kqyre diellin, baloz, vend ka xanë e nuk ndigjon dielli me prendue, njani shoqin na per pa e rrxue. Atherë balozi me kqyrë diellin kryet e ka siellë. Kur ka ba kryet e e ka siellë, doren n’xhep Halili e ka shti, nji brisk t’helmatisun ma kish pasë, n’bri balozit ja ka vu, dekun n’tokë balozin e ka qitë. Tanë pazari jashtë ka dalë, t’tanë dua zotit po m’i bajnë: - Nepia, zot, tevabisë s’krajlit, le t’na hiekin havalen e pazarit. Atherë ‘i gjysë shpatet e ka marrë, me at gjysë shpatet kryet m’ja ka pre. Por tevabija e balozit mbrapan ishte kenë, me tridhetë pushkë Halilin e kanë gjue, nandë kokrra m’shtat ja kanë lshue, nandë gurra gjakut i kanë dalë. Por Halili ka shpejtue, n’shpinë mazit i ka hipë, n’shpi tu krajli Halili asht nisë. N’derë t’avllisë, tha, kur ka vojtë, t’fiktë Halilit aty m’i ka ra. E shoqja e krajlit sa mirë e ka pa,


240

245

250

255

260

265

270

sa t’madhe t’bisë i ka thirrë: - Ulu, çikë, zoti t’vraftë, se n’pazar rrogtari kenka dalë edhe balozin e zi tek e ka pre, marre asht kush te dera t’dekun me na e gjetë. Atherë nana e e bija jasht te dera kanë dalë, per krahesh Halilin e kanë marrë, n’odë nelt Halilin e kanë hipë. Kqyr çka bani e shoqja e krajlit! Nji rrogtar tjetër mbrapa krajlit ja ka vu. Ç’ka qitë rrogtarit e i ka thanë? - Sa ma parë ti tu krajli me dalë, sa ma vrik ti tu krajli me shkue. Ke me qitë krajlit e me i thanë, se rrogtari në pazar asht dalë edhe balozin e zi e ka pre, por nandë pushkë m’shtat edhe i kanë ra e per n’daç gjallë edhe ‘i herë me e pa, sa ma parë tu shpija ti per me ardhë! Per gjurmë krajlit rrogtari i asht vu e, kur krajlin e ka gjetë, gjithsesi i ka kuvendë. Sa mirë krajlit na i ka ardhë, sa me të shpejtë në shpi ka kthye! Ç’ka qitë Nikos e i ka thanë? - Hiç marak, ti djalë, mos u ban, se ne e paç exhelin me dekë, me tridhetë popa kam me t’shti n’dhe; e ne e paç ikball per me pshtue, t’mira sarajet kam me t’i punue. Nandë doktora në nandë varrë ja ka vu, ditë e natë tu kryet po m’i rrinë. Atherë Halili ç’ka qitë krajlit e i ka thanë? - Tash ma rrenat, krajl, s’na duhen gja, se un per t’vertetë s’jam shkjau i biri i shkinës,


275

280

285

290

295

300

305

por po jam Sokole Halili e kam ardhë mazin me t’grabitë; kam mujtë mazin me ta marrë, por paburrnisht m’â gja se kishem ba. Tash ndigjoma, krajl, nji fjalë: Sa ma parë ço Mujin me ma thirrë, hallallekun Mujit due me ja marrë. - Po ke t’çoj, Halil, në Turki? A ke, ka thanë, ti ndoi mik n’Krajli? - Po, po, mik, tha, un kam Pop Mill Ivanin. Te Pop Mill Ivani nieri me dalë, «t’falë me shndet Halili t’ka ba, sa ma parë n’Krajli per me ardhë!» Sa me shpejt krajli tevabinë tu popi e ka çue. «Falë me shndet» thuej Mujit Halili t’ka ba, a po don, Mujo, me ardh me m’pa? Mik i mirë popi i ishte kanë, fluturim burri ish çue n’kambë; ishte veshë popi ishte mbathë, ne shpinë gjogut i ka hipë, per Jutbinë rrugën e ka marrë. N’Fushë t’Jutbinës popi kur ka dalë, gjithherë e kish pasë zanat, perpjetë musteqet me i çue edhe fort gjogun me e lodrue; por at ditë poshtë mustakët i kishte lshue, kryet gjogut poshtë ja kish ulë e me krye vartas vetë n’Jutbinë ka ra. Per kutruell Muji e paska pa, vetë me veti Muji paska thanë: - I madhi zot hajr e baftë! Gjithmonë popi e ka pasë zanat, n’Fushë t’Jutbinës popi kur ka dalë, ka kenë ngrehë e ka kenë mbajtë e fort gjogun e ka pasë lodrue,


310

315

320

325

330

335

340

345

sot si n’jaz po m’duket se â tuj ardhë. Fjala ngjatë e para m’i ka dalë. - Per hajr, popit i ka thanë, zot, kaq varun pse je tuj ardhë? - Hajr paç, Bylykbashe Muji! Gja e keqe ishalla s’asht, veç Halili m’ka çue me t’marrë, se e ka nji varrë pak randë, randë e ka e drue pshtim nuk ka; por, per n’daç gjallë per me e pa, asnji grimë na ktu s’po rrimë, sande fill n’Krajlni le t’himë. N’shpinë Muji gjogut i ka hipë, turrshem rrugen e kanë marrë, tym e mjegull gjogut i kanë ba, nji sahat nuk kanë vonue, fill tu krajli kenkan shkue. Para krajli u ka dalë, shum hoshgjeldet Mujit ja ka thanë. Atherë Muji mbrendë ka hi, per hajr varrët Halilit ja ka ba. Kur Mujin Halili e ka pa, si m’u pertri trimit i asht dukë, fuqi të re në trup ka ndie, ditë për ditë varrët tu’ iu shndoshë. Dikur Halili prej s’shtruemit asht çue e ç’ka qitë krajlit e i ka thanë? - Tash, krajl, izen me na falë, mik per qef na duem me t’pasë. Ç’ka qitë krajli e ka thanë? - Ju, kur t’doni, u kjoftë rruga e mbarë edhe mazin tem vetë due me jau falë. E mos me e pasë teme bi t’fejueme, ty per grue, thotë, kish’ me ta dhanë. Atherë mazin me vedi e kanë marrë e n’Jutbinë bashkë vllazent kur kanë dalë, tri ditë rresht denam kanë ba.


23

THA, DRIT KA DAL E DIELLI NUK KA RA

5

10

15

Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra,1 Tha, drit me malet nuk ka ba, Tha, janë mbledhun agait e kuvenin, Tha, po kuvenin e kuvenoin;2 Tha, ç’at Hyseni po prezhmoin; Tha, ç’ke ti Hysen, që nuk martone? Tha, kam pa ba nji be t’ran: Tha, t’bin e Turkut mos me marr, Tha, por me marr dylberin Xelin, Tha, mos e fol ti Hysen ç’at fial, Tha, se ‘jo asht e motra kapitanit, Tha, se a nre n’nji koll prei gurit, Tha, të shtat dirt e ka prei hekurit, Tha, të shtat bravat prei çeliket, Tha, të shtat çilcat Venedikut.

__________ 1 2

Ky është fragmenti i parë i botuar i ciklit të kreshnikëve. Martesa e Hysenit është një variant i martesës së Halilit.


24

VDEKJA E MEHMET BAJRAKTARIT (motërzim) (Zasellë, Shala e Bajgorës)

5

10

15

20

25

Lum për ty, o zot e i lumi zot! Çka me pa, bre, Çeto Basho Mujën, ni natë herët Muja ishte çue, ço ma - çpraz ai pushkën habertare. Krejt, tha, shok’t e çetës qi u çuen, fill tu Muja krejt-o qi po shkojnë. - Ç’kie, Mujo, krejt qi je tranue? - Eni, shokë bre, diçka t’ju kallxoj – se vakt ka ju qi jini mundue edhe çetën thojshit me ma marrë; edhe vet unë sod-o du m’e lanë. - Pash ni zot-o, lum Muja, po i thonë, edhe çetën ti qi don m’e lanë, kujna, Mujë, ti po don me ja dhonë? - He, ne m’ngofshi, lum shokët e mij, do t’ja api Mehmet Bajraktarit, edhe ‘i plak i vjetër na ka mbetë edhe çetën dona me ja dhanë edhe plakun na dom m’e madhnue. Krejt shokët, tha, çetën e kanë marrë, fill po shkojnë tu Mehmet Bajraktari. - Mirë se t’gjâjmë, lum plaku i kan thanë. - Mirë se vini, or shokë! u ka thonë. - Pse s’po pvet ti n’kullë çka t’kemi ardhë? Jemi ardhun zjaret-o me t’bâ edhe çetën domë na me ta lanë. - Juve zoti, shok-o, ju nderoftë! Une çetën nuk muj me e marrë


30

35

40

45

50

55

60

se m’ka lanun syni edhe veshi e m’ka lanun dora edhe kâma hem takati, shokë, mu krejt m’ka lshue, e ndoj luft-o diku për me u çelë ni kapsollë nuk muj me ja u ndihmue. Me zor çetën n’kull-o ja kanë lanë edhe shokët krejt në shpi po shkojnë. E aksham, tha, zotynë kur e bâni, ky Mehmeti në jatak â’ ra, dhimta e gjyksit at’herë e kish kapë, dhimta n’gjyks e n’nishk-o e kish kapë. Ni djalë t’vogël aty e ki’ pasë, - N’beden t’kullës, lum djali, me dalë, zjarrm, tha, pushkës kie me i dhanë! Po del djali pushkën me e shprazë. Eu n’kushtrim-o krejt shokët u çuen edhe shokët tu Mehmeti shkojnë edhe kullën besa ja rrethojnë. Mbrena n’kull-o të tanë shok’t po shkojnë. Veç hallall Mehmeti ja u bân, n’at vên jetë i shkreti plak po nrron. Eu shum vajin shokët qi p’e bâjnë, marrin n’dhe Mehmetin po e çojnë. Në krajli shpejt haberi po shkon, shum shêjllek krajlija qi po bâjnë qi ndrroj jetë ky Mehmet Bajraktari. Vrajma zot kët Gjure Kapedanin! Shi’ ni nat-o Gjura çka po bân – vrônçin e vet Gjura p’e shtërngon, fill tu vorri i Mehmetit po shkon. - Çou Mehmet, bre, mejdanin ta dajmë! He sabahin zoti kur e fali, erdh ni qyqe mi vorr e po shkon, bashi mi vorr-o ni kangë e ka marrë. Edhe n’vorr ja nisi diçka flet:


65

70

75

80

85

90

95

- Ori qyqe, diçka n’vorr i thotë, a nuk pate rrêma n’gjith kit bjeshkë, a nuk pate lis ti ku m’u ungjë, n’maje vorri erdhe e po knon? Po a ni kob ti, qyqe, po ma bân, paj gjynah, lum qyqja, a s’po t’vjen? N’dhe jam hi, lum qyqja, i ka thanë. Amanet, lum qyqja, du me ta lonë, amanetin e du me ma bâ – ti tu Muja, lum qyqja, me shkue, shum selam ti Mujës me m’i bâ: «Ni rixhê, Muj, tu ti unë e kam, edhe n’vorre shkijet s’donë me m’lanë. N’dy sahati tu vorri me m’ardhë!» Edhe qyqja udhën e ka marrë, n’avli kullës kjo qyqja po shkon. Ka marrë kângën qyqja e po knon, edhe Muja n’oborr m’ish kânë dalë. - Hiqu andyna! lum qyqja, i ka thonë. Mue kob, lum qyqja, çka po m’ndjell? Boll ni kob na, lum qyqja, e kena – na ka dek-o Mehmet Bajraktari edhe tânve ne na ka kobue. - Hajt, bre Mujë, ti, qyqja i ka thanë, kob ishalla, lum Muja, s’po t’bâj. Shum selam ty Mehmeti t’ka bâ: shkijet edhe n’vorr nuk donë m’e lonë. «Shum selam ty, Mujo, du me t’bâ, n’dy sahati tu vorri të due!» Edhe Muja gjogun e shterngon e tu vorri Muja qi po shkon. Ni amin ai vorreve jau bân edhe n’llug-o Muja â’ palue. Ni rropllim-o nër vorre po shkon. Çka me pa kët Gjure Kapetanin –


100

105

110

115

120

qyr, tu vorri Mehmetit i shkon, sa po mundet Mehmetit i thrret: - Çou, tha, turk bre, mejdanin ta dajmë! A âsht adet i dekuni m’u çue?! At’herë Muja ni piskamë e bâni edhe t’gjallë ai Gjurën e kish nxanë. Nisi n’tâ, tha, Muja po punon edhe veshin n’rrâj ai ja shkurton, edhe dorën t’gjatë ai ja shkurton, edhe ni kâmë n’gû po ja shkurton. Dikur Gjurën Muja e ki’ marrë edhe n’gjog të vetin e ngarkon. At’herë gjogu i Gjur’s udhën e muer e tu shpija e vet dogri shkon. Shoqja e Gjurës qaty çka po bân – Gjurës ‘vet përpara i ki’ dalë, ni piskam të naltë shkina e bân – përmi Gjurën nâm të madh po bân – shum doktor’ qat’herë i kishin marrë. Doktor’t Gjurës sa shum zor i dhanë; nisi Gjura dogri po u kallxon: - Shum inatin turkut ja kam pasë, gjallë sa o kânun n’mejdan dal s’i kam, jetë ka ndrrue, tu vorri i kam shkue e vampir ai sonte qi â çue, adalet Mehmeti m’bâni mue.


25

ALI BAJRAKTARI MERR FATIMEN E PASHËS SË VIDIMIT (Marevc, Gollak)

5

10

15

20

25

Zot i madhi, ati i kofshim falë! Kâka kan-o Ali Bajraktari. Ra n’podrum djali në ferk t’sabahit, n’ferk t’sabahit n’podrum qi po bje, merrke gjogun e timar p’e ban. Mejherë shalën gjogut-o ja qiti, nânë kollana rên aty ja ngjiti, dymdhetë oksh-o frenin pej çeliku. Për dyzginash nër gojë, po, ja ngjiti, e n’oborr-o kryq e t’thur e qiti. E n’oborr-o kur ishte kanë dalë, meniherë n’shpinë Alija na i ra. Nana e vet n’divanhane e pa, nana e vet n’divanhane p’e sheh. - Oj Fatime, oj çikë, po m’i thrret, oj Fatime, oj çikë, m’i ka thanë, kush â qaj, bre, n’oborr qi asht ardhë? - Keq m’u dhimte, çika i ka thanë, keq m’u dhimte, moj e mjera nanë, mjeri û sytë, nanë, ty të paskan lanë! Qysh s’p’e njeh Alinë, tha, djalin tân? - Ku po shkon, o Ali? i ka britë. S’t’u mërzit megdani ty përditë, s’t’u mërzit përditë n’megdan tu dalë, s’t’u mërzitën varrt-o tu t’i la? E Alija i thirri: - Oj nanë, nuk jam sot, nanë, tu shkue n’megdan, nuk jam n’megdan sot unë, nanë, tu shkue,


30

35

40

45

50

55

60

po te Pasha i Vidimit du me shkue – fort qat çikë, nanë, mu ma kanë livdue, do t’ja lypi, n’ma dhasht-o për grue. Shko pak pare, nanë, e bimi mue, hiç, tha, pare ngat s’m’u kanë qillue. Pritëm pak, Ali! nana i flet. Drejt në kullë at’herë nana shko çpejt, shum do pare ja çoi djalit t’vet, shum do pare-o ja paska dhanë. - Udha e marë, o djelëm! i ka thanë. Udhë e lárgt-o besa kâka kanë. N’Fushë t’Vidimit Alija kur del, tre dyzgina gjogut po m’ja ep, tre dyzgina gjogut ja ka dhanë. Me turbi, more, pasha e ka pa, fort seizve pasha p’u bërtet: - Ni krashnik i Glladushës po vjen e përpara, thojke, dilni çpejt, e përpara tanë ju me i dalë, jabanxhi, kurr n’kullë ai s’um ka kanë! E përpara seizt i kanë dalë. Mirë Alija po m’u ep selam. Mirë selamin kta ja paskan marrë e Alinë seizt e kishin marrë, drejt tu pasha n’kull-o donë m’e çue. E ngat kulle kur kâka afrue, aty ‘i bashqe, more, ish kanë qilluetridhetë çika n’bashqe in qillue, tridhetë çika n’bashqe in tu lue, krejt shamija t’bardha n’kry kanë vnue. Çika e pashës kqyr çka kish marue: i shami t’zezë n’krye ajo e kish vnue, pej çikav’ ish da me ‘to s’po lue. Qyr Mihajli ngat ish kanë qillue, (se aty ish kanë Mihajl Maxharri)


65

70

75

80

85

90

95

kish nânë vjet qi fjalë i kish pa çue: ,,Kur nër turk s’guxon, jo, me u martue!” Qyr Alija kah bashqja â shkue, e tu bashqja Alija kur ish ardhë, tâna çikat Alinë e kanë pa e çíks pashës çikat i kanë thanë: - Qeky turk ty mos dalt-o me t’marrë, qaj Mihajli, qyqe, do me t’marrë – do me shkue ti jesir n’Maxharr. Fjált s’vonojnë tu pasha Alija â dalë. - Mirë se t’gjâj pashë! m’i ka thanë. - Mirë se vjen, o Ali Bajraktari! Marrke n’kull-o pasha po ma çon, muhabet shum qat natë po m’i ban. Hiç për çikë at natë gjâ s’i ka thanë. N’sabah ferki kur ja paska dhanë, nisi Alija: - O pashë, m’i ka thanë, pse s’po m’vet ti se për çka jam ardhë? - Hiç adet nuk e kam, i ka thanë, musafirt me i vetë, për çka janë ardhë. - Unë jam ardhë, tha, çikën me ta lypë, me ta lypë, pashë, e ti me ma dhanë, e n’ma dhash pata qef me e marrë. - Ngo Ali, more, pasha m’i ka thanë, çikën teme ti s’munesh m’e marrë. Na ktu e kemi ni Mihajl Maxharrin, që nânë vjet ai fjal-o m’i ka çue: ,,Kun nër turk s’guxo ti me u martue!” Don për veti qafiri m’e marrë grue. E kshtu pasha Alisë i ka thanë. - Pa lej fjált, lum pasha, po m’ja ban; mue qat gajle krejt ti me ma lanë e çou dorën pashë ktu me ma dhanë! Përniherë të dy na u çojshin n’kamë, shoqi shoqit dorën ja kanë dhanë –


100

105

110

115

120

125

130

n’at vên çikën për hajr po ja ban, mejherë vaden qat ditë po m’ja dan. Dorën n’xhep Alija qi p’e lshon, parë n’pare mallin po ja lán. Sa me qef Alija na u çue n’kamë, gjogut n’shpinë Alija po i bjen, bisht e krye dajm-o po m’i çon; E n’Glladushë Alija kur â shkue, hiç n’shpi t’vet ai nuk ish kanë afrua, drejt tu daja Mujë, tha, paska shkue, Muja dajë Alisë i kish qillue. Tu pi kafe Muja ishte kanë. - Kah po vje, Ali? i paska thanë. Çka n’kit hall ti gjogun e munon? - S’um noq kush, dajë, as s’e noqa kân, nuse t’mirë, more dajë, qi kam zanë. - Kallxo nusen, bir, ku e ke zanë? - Pasha n’Vidim çikën ma ka dhanë. - T’nxifsha punën, Ali, ti çka ban, t’nxifsha punën qi e paske punue! S’ke pas zor te pasha ti me shkue, s’ke pas zor ti shókt me i ngushtue – qe nânë vjet Mihajli e ka zotnue, kun nër turk s’guxon me u martue. Qyr Halili kto fjalë i ka ngue, i dha zor Halili n’kamë u çue, i dha zor Halili na u çue n’kamë. - Mjeri û, bre bacë, mêt t’paskan lanë! Qysh për hajr ti nusen s’po ja ban? Qyr Halili qat’herë çka po ban: - Për hajr t’koftë, Ali, nusja! i ka thanë. Hiç marak, Ali, ti mos u ban, asni shoq né mos me na nimue, veç na dy te pasha kem me shkue, shnosh e mirë qat grue kemi m’e pshtue.


135

140

145

150

155

160

165

Koxha Muja, tha, kâka kanë gzue – don Halili trim me u marue! - Çou kopil, Halil, ju ka gërmue, çou te Talja ti mejherë me shkue, thirre Talën-o ktu ai me ardhë e me Talën dert na do ta bajmë! Aty Talja tu Muja ish ardhë. N’ni ledinë bashkë, more, kâkan dalë, ungjë me Mujën Talja ballë për ballë. - Fol, bre Mujë, çka m’thirre? i ka thanë. Qyre Muja çka i paska thanë: - Ky kopil ni nuse e ka zanë pasha n’Vidim çikën ja ka dhanë. Qe nânë vjet Mihajli e ka zotnue; ,,Kun nër turk s’guxo’ me u martue, kun nër turk s’guxon jo me u dhanë!” Qesaj pune, Tale, qysh t’ja bajmë? Atëherë Talja çka i paska thanë: - Ngo, bre Mujo, nimê i ka thanë, për kso ditsh bylykbash ty t’kem lanë – qysh t’thuesh ti, qashtu na do t’ja bajmë. - Me m’ngue mue, Muja paska thanë, krejt qit vade ni herë do ta lamë, ta lamë vaden, thojke, pej pranvere se vjen dita, thojke, gjith t’u zgatë vinë atllárt-o dajma tu marr gjak. I dha zor Halili, na u çue n’kamë. - Zoti u vraftë! të dyve u paska thanë. Besën peng qysh doni me ja lanë? Pasha zotin, Halili jau ban, pasha zotin, mue qi m’ka dhanë, asni shok me mue mos me ardhë si t’jem gjallë vetë nuk e la pa dalë! Ja, tha, kryet tu pasha m’e lanë, ja qat çik-o û kam për m’e marrë!


170

175

180

185

190

195

200

Atëherë Muja fort ju kish ngërmue: - Çou, Halil, n’bedene t’kúlls me hipë, do ta shprazsh ti pushkën haberkí! Qy, n’bedene Halili po del, nja shtat her-o pushkë ai qi po qet. Nimi vetë ja mrrijshin-o mejherë, nimi vetë, tha, mejherë ja kanë mrri. - Hajli koftë, Mujë! Çka po qet? - Eu hajr paçi, shokë! u kishte thanë. Qyky hajr, shokë, i zi ka me kanë – ky Alija ‘i nuse e ka zanë, pasha n’Vidim çikën ja ka dhanë, pasha çikën ja ka dhanë për grue. Qe nânë vjet Mihajli e ka zotnue, kun nër turk s’guxon me u martue. Na të gjallë atje nuk kem me pshtue, po po duhet patjetër me shkue. Për qatâ, shokë, tash u kam tubue, ene vaden kam me jau kallxue. E kush don, shokë, me ardh-o me mue, e kush don, shokë, me ne-o me ardhë, e qefinin me veti m’e marrë, e qefinin me veti e marrim e tallkinin shoqi shojt ja thrrasim. Nimi vetë, tha, aty si ja kanë nja pesqin na u bajshin pishman, nja pesqin ikrar-o i kanë dhanë, nja pesqin-o i kanë dhanë ik. Ardhke vadja nusen për m’e marrë, ardhke koha shókt me u tubue – (ka) njâ ka dy krejt krushqit-o janë shkue. Bullë Fatimja n’kerr, tha, kâka shkue. Kqyre Talja çka bâjke medet: krejt n’çelik, tha, Talja kâka veshë (ni) lkurë t’arushës m’anë t’epër p’e qet.


205

210

215

220

225

230

235

(U) nal Halili, shum me tâ po kesh. - Po a pak, mixhë bre, je kanë besharet? Ti qitash u bane krejt ibret, të tanë krushqit ti po don me i flliqë. Atëherë Muja fort-o i ka britë: - Sot po t’doket, bir bre, besharet, nestër bahet, besa, gazali; n’ymyt t’tina na kena me pshtue. Marshin udhën krushqit janë tfillue e te pasha kur po bajnë me shkue, n’Fushë t’Vidimit krashnikt kur janë dalë, çika e pashës kqyre çka po ban: - Paja, nanë bre! çika m’i ka thanë. Kallxo drejt, nanë çka t’veti! i ka thanë. Kurr krashnik t’Glladushës nuk kam pa. Po ma i pari, lum nana, kush â, ni dash galan n’gojë pse e ka marrë? - Shuj, bre bi, ti! nana i ka thanë. S’e ka dash-o, djelëm, qi kujton, po ai asht-o Bylykbashe Muja, e musteqet t’mdhaja ai i ka pa (h)esap t’mdhaja musteqet i ka. - Zo’, i dyti, lum nana, kush asht, po kush asht, lum nana, qaj i dyti, qaj magjup-o me ta çka ka lypë, të tanë krushqit ai i paska flliqë? - Guha n’gojë t’u thaftë ty, mori çikë! Po qaj asht-o Tale Budalija, krejt dyreku, djelëm, i turqnisë, kûn n’dyjêt-o ma azgin nuk ka. - Zo’, i treti, lum nana, kush â, bisht e krye gjogun qi e ka ba? - Po qaj asht, oj bi, Sokol Halili; djalë ma t’hjeshëm kûn n’dyjê nuk ka, n’shtatë kralit ai syretin e ka.


240

245

250

255

260

265

270

- Zo, i katri, lum nana, kush â, veç tha bishtin gjogut ja shiko? - Po qaj asht-o Ali Bajraktari për qato, bre djelëm, ty t’kem dhanë. At’herë çika kqyre çka po ban: zor prezores na i paska dhanë. - Për kta tjert-o, thojke, ngusht nuk jam. Fjált s’vonojnë e tu pasha po shkojnë. E përpara pasha u kish dalë, mirë selamin pasha jau ka dhanë, mirë selamin tânve jau ka marrë. Muhabet shum qat natë po m’u ban. N’sabah çikën pasha jau ka dhanë. Krushqit çikën, po, e paskin marrë, marrshin udhën të tanë janë tfillue. Kqyr Mihajli, bre, çka kish marue: çíkn e vet Mihajli e kish shtërngue e me veti çikën e kish marrë, n’Bjeshkë të Nalta dushmani â dalë, n’medis t’udhës kamkryq-o ish nalë. Shkojke Muja, n’tâ ai na u zatet. - Lshoma udhën, Mihajl, po i flet, lshoma udhën, Mihajl! i ka thanë. - Kadal, Mujo, pak me u dertue qe nânë vjet ktâ, unë e kam zotnue, tjetërkû kjo s’guxo me u martue! Nisi Muja ati me ju betue, nisi Muja qaty be po i ban thot: - Për veti, tybe, n’e kam marrë! Ktâ Alija, i thotë, e ka zanë. E Mihajli Mujës i kish thanë: - Thirre Alinë de t’um del n’mejdan! Edhe çikën, thojke, qe ku e kam – n’mujt Alija mue me m’shkurtue, edhe çikën ja paça dhanë grue!


275

280

285

290

295

300

305

Po ne mujsha Alinë m’e shkurtue, n’Maxharr nusen duhet me ma çue. Atëherë Talja Mujës ju ngërmue: - Priju krushqve, Mujo! po i bërtet. - Zoti t’vraft ty, Tale! i paska thanë. Po te shpija, Tale, t’kam kallxue – kraht me i pas-o për me flytyrue, pej Mihajli na nuk mujmë me pshtue. Kqyr, Mihajli n’udhe m’ka dalë mue, kqyr Mihajli udhën ma ka zanë, (e) lyp Alinë ky me i dalë n’megdan. Atëherë Talja kqyre çka po ban: të tanë krushqit Talja rên po i ban. - A ka ktu, thotë, nej trim-o azgan kti Mihajlit për me i dalë n’megdan? Mos ta lamë Alinë n’megdan me shkue se me ba Alinë ai m’e shkurtue, n’Maxharr nusen duhet me ja çue. Asni krushk hiç nuk paska guxue. Kqyr Halili, bre, çka kish marue: zingi t’shmajt ai gjogut i ka mshue don n’megdan-o Halili me shkue, don n’megdan-o Halili me dalë. Fort kamxhí, bre, Talja po m’i mshon, kamxhi i mshon e kqyr çka i ka thanë: - Rri n’vên tân, kopil more! i ka thanë. Kti dushmani vetë i dal n’megdan. Atëherë Talja na u çojke n’kamë - Çou Mihajlo, Talja i ka thanë, çou Mihajlo! nimê po ja ban. E të dy, more, na u çojshin n’kamë e megdanin n’qat vên qi p’e dajnë. - Qit, Mihajl, se megdan ti ke lypë! Ai Mihajli kqyr çka ban, medet: nja dy herë ai Talës shpatë i sjell –


310

315

320

325

330

335

340

dy cópsh shpatën n’çelik qi p’e then. - Zoti t’vraftë, bre Tale! po i bërtet. Qysh, tha, turki n’çelik me u veshë? Hiç me goj-o Talja nuk po i flet, veç ai kryet me shpatë po m’ja hjek. - Priju krushqve Mujo! po i bërtet. Qyre, Muja Talës ju ngërmue: - Zoti t’vraftë, bre Tale, ju ngërmue, kraht me i pasë, tybe, nuk mujmë me pshtue – kqyr maxhart ktu sa na kanë rrethue! Kallshin luftën mejherë me liftue! kallshin luftën, more haj medet! Të tanë krushqit mas lufte janë çkepë veç tri nuset vetun ishin metë. Aty ish kanë Kahriman Qehaja. Kahrimani, magjup, tha ish kanë; të tri nusev’ po m’ju paska thanë: - Ma i drejti sot unë kâkna kanë, ma i drejti sot kâkna qillue – të tanë krushqt po donë me u farue. Si â ma mirë prej shpie du me shkue, me tri gra unë sonte me u martue. Qyr, Fatimes sa po i vje koskan. Zoti t’vraftë, i thojke, Kahriman, zoti t’vraftë Kahriman! i ka thanë. Asni krushk sot gjall-o mos me pshtue, veç na ‘trija kemi me t’shkurtue – ti pej nesh s’kie me marr kân grue! Fjált s’vonojnë e Muja qè, po vjen, fjált s’vonojnë e Muja kâka shkue e tu nuset Muja kâka shkue e Fatimja i paska kallxue. Si n’maxharr, Muja ish kanë idhnue. Kahrimanit me gojë nuk i flet veç tha kryet ‘shpatë ja hjek mejherë.


345

350

355

360

Muja kán për Sokole Halilin, nusja kajke për Ali Krashnikin. Fjált s’vonojnë e Halili po vjenpesdhetë shkie rob maxharr i bjen, pesdhetë shkie rob maxharr kish zanë. Fjált s’vonojnë Alija kâka ardhë – gazali, bre, thonë ish ba qaj djalë, teshat n’gjak, more, ai i kish pas la. Edhe Talja qatëherë kur po vjen, të tanë krushqit Talja rên po i bân, edhe krushqit rên ai po m’i njeh. Se në vetshi shehít sa janë metë – thonë janë met-o dyqin e pesdhetë, Kta dyqin e pesdhetë, qi janë pshtue, marrshin udhën e kâkan tfillue e tu kulla e Alis-o janë shkue. Se tu kulla n’Glladushë kur janë ardhë, muhabet Alija shum po u ban, nja tri dit-o krushqit nuk i lshon, tri dit darsëm nimê po maron.


26 BENO BAJRAKTARI I SHPËTON MOTRAT (Arangjell, Kërçovë)

5

10

15

20

25

U gre Benoja, n’kafe ka shkue, shokët e Benos në kafe jonë qonë, llafin e Benos në kafe po bojnë, se shumë babën ja kanë lavdrue; se ky Benoja babës s’i ka gja, Banoja tri motra jeser i ka. U kthe Benoja ka erdhë në shpejt: - Amanet, ti moj e zeza nonë, sot në kafe, none, unë kum qonë, se shumë babën ma kanë lavdrue, çysh trimnej, nonë, baba shumë ka pasë. - A e shef, bir, ti kët gur të ronë/ Xhashtëdhetë okë guri osht i ronë? kur e rrokte baba me nji dorë, nji megdon, tha, ai mi merrte, nji sahat nolt gurin e flukte, ene prapë në dorë gurin e prette. Rroku Benoja atë gur të ronë, kur e rroku gurin me nji dorë, nji perdaf, po, Benoja ka marrë, tre sahat, besa, termo e flugu, ene prapë në dorë gurin e preti. u turr nona e ka puthë n’ballë: - Ah, bre bir, hala nondë vjet s’i ke, se trej motrat, djalë, jeser i ke. - Amanet, tha, ti moj nona ime, a më ka lonë baba nenji shej mau? - Të ka lonë, bir, baba rraçe shumë:


30

35

40

45

50

55

60

t’i ka lonë, besa, petkat e cojit, e të ka lonë dollomën e xhonë, e të ka lanë shpatën e erxhonë, e të ka lonë gjokun pullali. Mejrë e mejrë Benoja e shtërngau, i ka hypë ai gjogut pullali, nona e vete mjerë e ka përcjellë, para gjogut, po, i ka puthë dy sytë: - Shumë me men, lum gjoku, ka’ të shkojsh, e kum Benon o gjok, shumë të rij, kurrë s’ka qenë Benoja në krali, çe nontë vjet, gjok ty izmet të boj, e izmetin hallall-o ty s’ta boj, me e vra Benon, me e lonë në krali, do e lojsh nonën ti me durë në xhi. Atëherë Benoja u nis me shku, zjarë për komësh, gjoku, tym për hunësh, tym e mjegull gjoku ishte bo, kur ka hy ai gjoku në Mol të Zi, atëherë Benoja kish zonë me qa. E ka pytë Benon gjoku pullali: - Ç’ke, bre Beno, djalo qi po qa? - Ku mo qajë, bre, gjoku pullali? Këta udha unë, bre, nuk i dij? - Hajt, bre Beno, mos u bon fëmijë, se të çon lala, Beno, ty në krali. Drejt ke krali Benoja ka mërri: - Mirë se t’xheta, tha, o krali i ri! - Mirë se vjen, tha, kapidoni i ri! Ce je munu’ ti, bre gjali i ri? - Kum morrë vesh, bre, se bon darsëm ti; e i çet tri robinkat në nishon, e kum erdhë, bre, gjokun me pravau. - Ditën e dille boj darsëm unë, çes robinkat gjalo në nishon,


65

70

75

80

85

90

95

cëlli gjok, tha, bre, para do vi, merr robinkat ene shkon në shpi. - Amanet, thotë, o krali i ri, a më ep yzëm në zëndon të hy? Çaj derr krali yzëm i ka dhonë, ja ka dhonë çelsat e zëndonit, e çol Benoja derën e zëndonit; te treja motrat kanë zonë me hikë, me u mëshefë në qoshet e odës. Motra e modhe, bre, osht habitë; - A ku veni, ju motra ma të vogla, se ky osht, motr, vëllai jonë! - A ku e njef, ti motra e jonë? - Unë i njef, o bre, petkat e e babës. Hapën kratë ato u murrën grykë; se qe dita motrat kanë vajtau: - A bre vëlla, jeser të ka zonë krali! - Bre motra, sa budalle ju jeni? S’mund të më zoj, bre, jeser mu’ krali, kum erdhë juve me u shpëtua, ene gjokun unë me e pravau. Nuk din tej, bre, vëllai i jonë, këtu ka erdhë nji arap i zi, gjoku atij nji sahat këcen larg! - Mo ‘ kini gajle, ju motrat e meja, se gjoku im tre sahat larg këcen; nuk kam dit, motra, se kum pasë gjok, shumë fukara, motra, unë kum, ndodhë, nuk kum gjokun, motra, me ç’ta ishej. Ene motrat arkat i kanë gërkau, ene e kanë çitë ka nji grusht allton: - Na, o vëlla, gjokun ta ishejshë, ishalla zoti ka me të nimau, te treja neve me na shpëtau! Atëherë Benoja dul në çarshejë,


100

105

110

115

120

125

130

nji barrë elb Benoja na e ka ble, ene elbin gjokut ja ka shtejë. Na jonë nejsë me arapin e zi, nondë ditë larg, bre, ata kanë shkau. Me arapin ata kur janë kthey, gjoku i arapit para po shkon, ene Benoja gjokut i ka thonë: - A bre gjok, arapi na shkoi, don babën tej, tha, të ma marrojsh, a don motrat, more, mo’ mi shpëtojshë? Atëherë gjoku Benos i ka thonë: - Kum frikë, Beno, bre mo’ të vras tej! - Hajde gjoku ene me kërcej, para arapit gjoku po mi shkon, atëherë arapi Benos i ka thonë: - Ma ka dalë, o kapidoni i ri, shtatë kollonat gjokut jonë shpërthej, te katër komët gjokut jonë zbathë, do të vrasi, do të loj në krali! Kadal-kadal, gjoku zu me u nalë, ene Benoja gjokut i ka zdrypë, shtatë kollonat gjoku mërthytë i ka, ene te katër komët mathë i ka. Atëherë gjoku Benos i ka thonë - A bre Beno, tej sa budall mi je, se kur të më zbathen komët mau, kur të më shpërthehen kollonat mau, hiç pi venit s’mundesh me më lujtë, se të ka rre çaj arapi i zi. T’i bojsh duva ti nonës jote, se nondë vjet ajo hyzmet më ka bo, se do te vretnje, do të linje kho! Atëherë Benoja i hypi gjokut, e i ra ai gjokut më zengejë, zjar për komësh e tym për goje,


135

140

145

150

155

160

165

trej ditë para arapit ka mërrej! - Hajde kralo, nam robinkat mau! Çaj derr krali atëherë ç’i ka thonë: - Pa mo’ mërrej çaj arapi i zi, s’të ap robinkat me shku në shpi. Kur mërreni çaj arapi i zi: - Nuk din xho, tha, bre, krali i ri, nuk oshtë ky kapitoni i ri, po ky është Beno Bajraktari, te trej robinkat do t’i morri ty, don te të vrasi, te të loj në krali! Atëherë krali shumë oshtë idhnau, në zëndon menjiher’ Benon e ka çau. Gjoku i Benos ka metë nër avllej; e i çojnë bar – gjoku nuk e han, e i çojnë elb – gjoku nuk e han, e i çojnë ujë – gjoku nuk e pin, sëllde qan, o bre, gjoku po pisket, kërkon gjoku, more, sajbinë e vet. Atëherë Benoja dul më dollap: - Haj bë kralo, mo’ ma muno at gjok, ne ke frejkë se do të hik tauj, ti mëshili, tha, portat e hekrit. Gjalin tonë unë do ta mësoj. Atëher’ krali ç’na oshtë rre, e i ka mëshelë portat e hekrit, ene Benon e ka lishau vet; i ka hypë Benoja gjokut pullali, gjalin e kralit në pren e ka vau. Kur zau gjoku ene me këcej, hem tuj brithtë, more, hem tuj këcej, fliroi gjoku o përmi avllej, tym e mjegull, ata shkojnë në shpejë. Atëherë krali zu të vertet më krej, vrek nji letër krali i ka çau:


170

175

180

185

190

«A po ngjon, be Beno Bajraktari, haj, thotë, gjalin more, mo’ ma presh, te trej motrat tej do t’i lishoj, ene trej gjemej allton do të çoj? E kur merrejnë motrat në shtëpej, ka dashtë Benoja gjalin me e kthej. Motrat e veta o ç’i kanë thonë: - Kadalë, vëlla, nji fjalë me t’thonë, çe nondë vjet more, se lu’ ky me ne, ene ne, o vëlla, do lujmë me ket! Atëherë Benoja gjalin e ka kthej, ja pret kokë e ja shten në gjemej, e ja çon kralit bakshesh në krali. Nona e vete Benos ç’i ka thonë: - Ce, bre Beno, preve ket gjal të ri, si e bone tej gjithë ket këdi! - A po ngjon, bre, o e zeza nonë, ce s’më pyt si kum shku në krali, po më thu’ mau si boj ket këdi; te kum nonë, tha, s’kum çysh te boj, të bonje nji saraj të ri, do ta bonje në ç Mal të Zi, do të venje tre izmeqar të ri, kurr s’do vinje te të shof me sy.


27 ÇIKA E HERRNI MUSTAFË AGËS I DEL NË MEJDAN KRALIT TË SEJES (Vllahi, Shalë e Bajgorës)

5

10

15

20

25

Lum për ty, o zot, i lumi zot! Djalë i mir-o Ali Bajraktari; nuse t’mirë Alija qi ka nxanë – ka nxanë çikn e Herrni Mustafë Agës. Tâna paret djali ja ka la edhe teshat, vaden ja ka da; nizet dit-o vaden ja ka lanë. Qyr, ça bâjke qaj Krajli i Sejes – heu, mejdan ai plakut po m’i lyp. Ka marrë letrën plaku e p’e knon, ka marrë vajin plaku e po kán. Çika e vet-o babën p’e ndigon. - Pash ni zot, more babë, qi t’ka dhanë, qikjo letër athue çka kallxon, kaq keq n’letër ti qi po mërzitesh? - Qysh, ça kam, moj bij-o, qi mërzitna qi mue zoti djal-o nuk ëm fali! Sod mejdan mue krali qi po m’lyp. M’ka lanë kama, thotë, e m’ka lanë dora, m’kanë lanë sytë, ori çikë, m’kanë lanë vésht, nuk muj gjogut n’shpin-o mâ me i ndêjtë. Haj medet, mori çikë, çka do t’baj! Qyre, çika babës çka i ka thanë, ma përbejke n’din edhe n’iman: - Me m’dhanë izë, babë, n’mejdan du me dalë! Tana teshat tua me m’i dhanë, me m’i dhanë, babë, shpatë edhe mizdrak,


30

35

40

45

50

55

60

me ma dhanë, babë, gjogun e mejdanit! - Qysh, moj çikë bre, baba ty me t’lshue? Nizet dit ty vadja qi t’ka mbetë. - Hiç ti gajle, lum baba, mos ki. - Ty t’ap izë, sall babën me e ngue. - Si t’thuesh ti unë, babë, kam me t’nigue. - Ti t’i hypish gjogut të mejdanit e të shkojsh tu Ali Bajraktari, ni konak ti aty për m’e ba, t’i kallxojsh se n’mejdan kie me dalë. ,,Unë jam, thuej, ni djalë jabanxhi, n’mejdan kralit une kam me i dalë”. Kujtoj vetëm Alija nuk t’len. - Dogri, babë, unë qashtu do t’punoj. Gjogut n’shpinë, heu, çika po m’i bjen, m’i ka marr-o tanë teshat e bábs hem m’i merrka shpatë edhe mizdrak. Gjogut n’shpin-o çika kur po i bjen, dogri votke tu kulla e Alisë. Larg Alija përpara po i del. - Eu hoshgjolldën, djal-o jabanxhi! - Eu hoshbolldën, Ali Bajraktari! - Pash ni zot, more djalë, ku po m’ngjeh? Kurr me sy, haj tybe, së m’ke pa! - Kurr me sy, bre Ali, nuk t’kam pa; zani larg, bre Ali, t’u ka ndie; kam pas qef unë me ty për m’u pa. Qyr, Alija atin po m’ja merr e n’podrum ai atin po m’ja çon. E në kull-o çikën kur p’e çon – shum syret, heu, zotyn e ka falë! Kafe t’mirë Alija i mbaron – n’për fyt kafja, ka po e pin, po i doket. Shum Alija marak qi m’asht ba. ,,Qikjo, thotë, bre, mashkull s’do me kanë.”


65

70

75

80

85

90

95

M’e pvet djalin, marre shum po i vjen; dogri n’shpi Alija qi po shkon, nanës vet Alija po i kallxon: - Mori nane, heu, ça me t’kallxue, (ni) musafir, nanë, n’kullë qi na ka ardhë, djalë i mirë, moj nane, jabanxhi, kurr, thotë, shoqin me sy nuk ja pash – kujtoj, besa, mashkull qi nuk asht. Për m’e pvetë, moj nane, s’po guxoj. - Hajt, moj loke, kollaj m’e provue ti, moj loke, shko, ‘i kafe mbaroja hem ni furkë, ti loke, me ja çue e t’ja lâjsh-o ni kavall të gatë e dikur përjashta pak ti del. Kur të kthehesh, ato ti n’e gjetsh qi e ka marr-o furkën e praruet, dije, loke, çikë, bre, ajo asht. Ai kavallin, loke, ne e marrtë, t’e dijsh, loke, mashkull ai qi del. Qyr, Alija n’kull-o kur po shkon, ‘kafe t’mirë Alija i mbaron, ja ka lan-o furkë edhe kavall; pak përjashta Alija po del. Kur po kthehet djali e po hin, ça me pa, bre, djalin jabanxhi – eu, kavallin n’dorë ai e ka marrë, for’ shum mirë, bre, çika qi po i bjen. Shkon Alija náns ‘vet i kallxon: - Shum mirë nanë kavallit ai i rake, hiç ai furkën me sy nuk e kqyrke. Asht i hijshëm, loke, mashkull del. - Hajt, bre loke, apet m’e provue: ,,Gurapeshë, thuej, hajde dalim qesim.” Femën n’koftë, ai gurin s’un e çon. Qyr Alija n’kull-o kur po shkon.


100

105

110

115

120

125

130

- O jaran, bre dost-o, i ka thanë, a po vjen ti pak-o jasht me dalë? Me ni guri pak na domë me qitë. - Hajde, Ali bre, dalim ti ku t’duesh. E përjashta të dy kur po dalin, e kap gurin Ali Bajraktari. Kur p’e kap-o çika bash e mirë, shum mâ larg-o gurin qi p’e çon. - Haj’ me turr, bre djalë, tash domë me kcye. Larg Alija turrin qi p’e merr, larg Alija, besa, qi po bjen. Qyre, çika hiç larg nuk po shkon, shum mâ larg, bre, çika qi po bjen. Prap atâ Alija n’kullë p’e çon, kafe t’mirë Alija i mbaron apet kafja për fyti po i doket. Qyre, Alija at’herë ça i ka thanë: - Pobratim, bre djalë, unë du me t’nxanë. - Ali, djalë bre, pobratim nuk bâhem se unë nestra n’mejdan kam me dalë – m’lyp mejdan mue krali bash i Sejes. Mbasi t’kthehna qat’herë diçka bâjmë. Qyr Alija djalit ça i ka thanë: - A don dogri, djalë bre, me t’kallxue s’kam dhetë dit, bre, tha, kam o m’u martue; fort shum hallk unë n’darsëm i kam thirrë, nuk do t’muj, bre, me ty droj me ardhë. S’ki me ardhun, Ali Bajraktari, je ndër vade, nuk bâhet me dalë. Hiç s’â gajle, vetëm do t’i dal. Kafe t’mirë Alija i mbaron, apet kafja për fyt qi po i doket. Apet djali marak qi po bâhet, nanës vet ai shkojke e i kallxojke: - Shum marak, moj nane, qi jam ba;


135

140

145

150

155

160

165

në krejt sendet mashkull ky kallxon e n’mejdan, moj nanë, ai kish me dalë. - Hajt, moj loke, nana e vet m’i thotë, edhe ‘i herë ti kie m’e provue – ti ,,N’hamam, thuej, hajde kem me shkue!” Mashkull n’koft-o, n’hamam mejherë vjen; Femën n`koft- o n`hamam s`un e ço. Qyr Alija n’kullë dogri po shkon. - Djalë i mirë, bre, diçka ti me m’ngue në hamam, more, na kem me shkue. - Për hamam, bre Ali, ti së m’ngushton, nuk kam ngê, djalë, për hamam me u ndalë. Veç ti gjogun, Ali, t’ma shtërngojsh se unë kam, djalë, në mejdan me dalë. Qyr, Alija gjogun ja shtërngon, t’dy atllarve n’shpin-o qi po i bien. - Ku don ti, more Ali Bajraktari? Unë me ty, bre jaran, du me ardhë. - Pash ni zot, more Ali, ki me u kthye ja të dy, more, qitash po kthehem. Veçse krali mue qi m’korít se dy vet-o nuk bahet me i dalë. Ktheu ti sod, Ali, e unë do t’shkoj! Ktheu, Ali, ti, thotë, në shpi me shkue edhe darsmën gati për m’e ba; E unë do t’shkoj vetë, kralin do ta pres. - Besën t’zotit, bre djalë, me ma dhanë pa u kthye ksajde mos e le! At’herë besën djalit ja ka dhanë e po dalke çika në mejdan. Qyr Alija në shpi m’ish kanë kthye. N’fushë t’mejdanit çika kur po del, mirë ma pake qaj Krali i Sejes, e shtërngojke po vrâçin e trentë, dogri dalke n’fushën e mejdanit.


170

175

180

185

190

195

200

Kur p’e pake çikën bash të mirë, djalë i mirë shum qi po i doket. - Pash ni zot, more djalë, qi t’ka dhanë, unë n’mejdan, bre, ty-o nuk t’kam lypë, po unë plakut mejdan i kam lypë. - Ktheu, bre kral, thotë, mejdanin ta dajmë, për vend t’plakut une ktu t’kam dalë; na qitash, bir, mejdanin ta dajmë. - A po m’ndjek ti, bir-o, a po t’ndjek? - Hajt ti mue ni here me m’ndjekë, mos t’jet zhig përpara qi së m’qite. At’herë gjogun çika qi p’e kthen. Ruejna zot, heu, gjogun e mejdanit, marrke ikën zot’ i kofshim falë! Kurrkun ngat, heu, krali s’un avitet: gjuen n’mizdrak, kurrkun s’mujke m’e kapë, hiç me shpat-o nuk mujke m’e mbrrî; për bythprap-o krali kthen me ikë. Ruejna zot, bre, gjogun e mejdanit – ‘kamt e para n’vithe kurr s’ja pkutë! At’herë çika shpatën qi p’e nxerr, kralit kryet mejherë ja shkurton. Hem, tha, vrâçin çika po m’ja merr, hem se kryet kralit po m’ja merr, dogri votke n’kullën e Alisë. Qyr, Alija përpara i ka dalë, mirë në kullë Alija atâ po e çon; darsëm t’madhe Alija ka nisë. Qyr, Alis-o çika ça i ka thanë: - (Ni) kafe t’mirë, Ali, ki me m’mbarue, sallte pak, bre, due me pushue, menihere, thotë, kam me u çue. Be në zotin Alija po i bân: - Ti në darsëm ki me ndêj me mue. - Hiç kurrqysh, bre Ali, nuk muj rrij,


205

210

215

220

225

230

235

do t’shkoj babës une me i kallxue; ai merak, heu, mos t’bâhet për mue. Bésn e zotit ty ta paça dhanë, unë me krushq, bre Ali, kam me ardhë. Qyr Alija besën ja ka marrë edhe larg-o Alija e përcjell. - Unë me krushqi, Ali, në mos t’ardhça, dije dogri ti qi dekë unë jam. (E pej gishti myhyrin p’e nxerr) Qeto pêng, bre Ali, po ta lâ. (Edhe ni mendil të mirë ja ep). Peng, Ali, kto dy sende t’i lâ. unë at natë kur t’vij-o, t’mi kallxofsh. At’herë ngryk-o Alija p’e merr. Në shpi t’vet, tha, çika qi po shkon, kryet e kralit babës po ja çon edhe gati çika qi po bâhet. Çon Alija treqin krushqi t’mirë, çon Alija tridhetë tallbuhane edhe nusen shkojshin e p’e marrshin. Dogri n’sob-o nusen qi p’e çojshin. Shkon Alija krushqit qi po i kqyr, rend me rend ai krushqit po i shikon – dosti i vet-o n’darsëm s’i ka ardhë. Shum marak, heu, Alija po bâhet. - Hiç kurrgjâ, thotë, kjo darsëm së m’vjen as kjo nuse, tybe, n’koftë për mue, dosti i jem-o n’darsëm qi së m’erdh. Shum marak, thotë, Alija jam bâ. Vike vakti n’sobë ai nuk po shkon. Fjalë për fjal-o nusja qi po ndien. - Nana e Alis-o! Vjehrrën qi p’e thrret. Nana e Alisë tu nusja n’sobë po shkon. - Hajt, moj nane, Alisë ti me i thanë, për dost t’vetin unë do t’i kallxoj;


240

245

250

255

260

265

pesë dakika n’sobë ai sall le t’vjen. Nana e vet Alisë shkon e po i thotë: - Nusja n’sobë, lum lokja, ty po t`thrret. ,,Për jaran, thotë ajo, unë t’kallxoj.” Heu, Alija n’sob-o kur po shkon, dérn e sobës çika qi p’e mshel. - Çka asht, Ali bre, marak qi je ba? - Qysh, ça kam, moj nusja prej oxhaku! Unë ni dost, heu, shum t’mirë qi e kam, m’ka dhanë besën n’darsëm për me ardhë. ,,Unë në darsëm, ka thanë, qi nuk vij, dije, djalë bre, une dekë qi jam.” Hiç kurrgja mue darsma nuk më vjen – djalë i mirë, bre çikë, shum ai ish kanë edhe kralin n’mejdan e ka pre. - A ngo khâ, more Ali Bajraktari dosti yt, bre, vetë une qi jam. - Ru’, bre bijë, tha, rrênë ti mue pse m’bân? -Unë me sende Ali qi t’dal n’mejdan: e me guri Ali kur kem qitë, eu, hallall, bre Ali, ty të koftë! E me turr, bre Ali, kur kem kcye, eu hallall, bre Ali, ty të koftë! E n’hamam, bre, kur ke thanë me shkue, kurr hallall, bre Ali, nuk ta bâj! Nxjerr’ myhyrin unë qi ta kam lanë hem mindilin unë qi ta kam lanë! At’herë çika ispat qi p’e ban.


28

ZYMERI DHE GANIQE GALANI Janë mbledhë tridhetë Agallarë,

kuvendojnë trimat, bjesedojnë… 5

10

15

20

25

30

Baca Muji dredhi e u ka thanë: “Tridhetë Agaj, Zoti u vraftë! Se me kenë ju trima si po thoni, nanqin dhen bjeshkën s’ja u kullosin, ja u kullot Ganiqe Galani. Nanqin dhen n’bjeshkë ja u ka çua, stajanicën mrapa jau ka vnua, pa pashtrak bjeshkët ja u kullot.” Tridhetë Agaj me gojë nuk kanë folë. Thotë Halili: “ditë nuk e kam, se pa pashtrak kush bjeshkët m’i han.” Fluturim n’kamë kenka çua, tridhetë Agaj dunë me shku mas tij. Çohet Muji atherë na u kite pri. Shkon ma i pari Çetebashe Muja. Për mas tij Sokole Halili, për mas tij Dezdar Ag Osmani, mbrapa u shkonte Zymeri shtatë vjeç. “Dredhë Zymer,- thotë Muj- hajt në konak, se s’t’ka falë Zoti hala n’çeta me dalë, veç me shkua ti çoban-o me gja.” Gjithnja mrapan po u shkon. Muja atëherë ite kenë dredhua, shplakë në faqe djalit po m’i bjen. “Dredhë, Zymer, hajt në konak!” Të pesë gishta n’faqe po ja len. Atherë Zymeri aty m’â dredhua e si zana n’kullë paska shkua. Muja n’bjeshkë me Agaj ki’ dalë,


35

40

45

50

55

60

65

t’tana dhent përpara ja ka vu, ja ka vra tridhet’ o sharova, nanë çobat rob ja ka zanë e i ka nisë n’Jutbinë me i çua. Ku ka pasë ma t’keqin çoban e n’rrugë çobani u ka bështua. Fluturim në ni maje kite dalë e sa t’madhe djali po viket: “N’kjosh në pije, pija të plast! “N’kjosh në pije, Ganiq, pija të plastë! “N’kojsh tue granë, mirë mos të baftë! Se ty sot pre turku t’ka ra, nanë çobat rob t’i ka zanë, nanqin dhen përpara t’i ka marrë.” Ora e vet Ganiqit po i kallzon. E tu granë Ganiqi ite kanë e shtjelm sofrës Ganiqi po i bjen; fluturim n’podrum çi po bjen e me shpejt vraçin shtërngon e n’shpinë vraçit po i kcen, vrap të madh vraçit çi po i ep, shtatë sahat pr’i sahat po i kalon, n’maje T’bjeshkës Ganiqi po del, kur kutruell Agejt po m’u del: “Ju ku m’ini, tridhetë Agallarë? T’kujt çobanë ju rob keni zanë? T’kuja gja ju sot çi keni marrë? Sot t’e njihni Ganiqe Galanin!” Atherë Muja t’madhe po i bërtet: “Ti ku m’je Ganiqe Galani? T’kuja bjeshkë pa pashtrak don me granë? Sot t’e njohsh Çetebashe Mujin!” Njaq të madhe Muja po i bërtet, thue çi majat krejt u rrenuen. Kanë nisë luftën trimat tuj luftua, pancir veshun trimat kin pa’pasë,


70

75

80

85

90

95

100

plumi i pushkës s’kite se çka u ban. E ner ta Ganiqi paska hi: “Ni ka ni, tha, n’mejdan du me ju dal.” Edhe Muja n’mejdan po na i del. Tre sahat n’kual kenkan pre, der batall armët i kanë ba. Atëherë trimat n’tokë kenkan ulë, fyt-ëm fyt trimat kenkan kapë, shtatë sahat janë sjellë e sungullua, askurrnjani shojn s’ka mujtë me rrzua. E zor vedit Ganiqi i ka dhanë e ner vedin Mujin e paska zanë, me e pre Mujin Agajt frikë i ka. E ‘i fjalë Ganiqi e paska thanë: “Në kjoftë dorzim të gjithë mua me m’u ba. Jetën Mujit po ja fali.” Atherë tridhetë Agajt dorëzim kenkan ba. T’gjithvet armt Ganiqi po jau hek, tridhetë Agaj përparan po i merr. T’gjithë n’bjeshkë te stanet po i qet. Kur te stanet Ganiqi po i qet e n’vath gjanë po m’i shtjen, ku ki’ pasë tridhetë sharova, aty lidh tridhetë Agallarë; ku k`i pasë ma t’madhin sharov, aty lidh Çetobashe Mujin. Ky Zymeri n’shpi kite pa’shkua. Arm’e shpatë të babs kite marrë, dy topuza n’ni strajcë po m’i merr, n’maje t’bjeshkës mas Agejt po del. Kur ka shkua në bunet e bjeshks, tridhetë Agajt lidhun i ka gjetë, tridhetë Agajt, lidhun si sharova, nër n’ni lis Ganiqe Galani, porsi qen po i bate me lehë, me kamxhik bythvet tu m’i rrahë.


105

110

115

120

125

130

135

140

E kutruell Zymeri po m’u del: “Ti ku m’je Ganiqe Galani,Si i ke lidhë tridhetë Agallarë? Sot t’e njhsh at Zymerin e Mujit!” Tu ardhë djali ket fjalë e ka thanë. Aq i vogël Ganiqit qi i â gia, n’kokërr t’shpinës prej gazit po bjen. “Kam zanë rob tridhetë Agallarë, ti shtatë okë nuk vjen n’kanarë.” Atherë djali giat i asht afrua, dorën n’strajcë kopili po ma shtjen, me topuz Ganiqit po i bjen. Shpellë në zemër Ganiqit po i ban, dekun n’tokë Ganiqin po e lshon, tridhetë Agajt po m’i çhekuron e hië Mujin nuk e don me çekurua, n’Jutbinë lidhun Mujin dote me e çua, ish idhnua prej fjalësh çi i kite thanë. Tridhetë Agaj rixha po i bajnë: “Marre asht baben lidhun me e lanë.” “Fjalë të ranë mu baba m’ka thanë.” Me gazep djali çi pe e lshon, t’tana gjanë Ganiqit ja ka marrë. Tanë çobat rob ja ka zanë e Ganiqit kryet ja ka pre, shnosh’e mirë n’Jutbinë çi kanë shkua. Kur kanë shkua n’at bademin t’sarajt. E kanë shprazë topin habertar, tanë Jutbina njaty kite ardhë. Tri javë bajnë dazëm e donamë, për trimni çi ki’ ba Zymeri. Kite pre at Ganiqe Galanin, çi n’shtatë krala shojn s’e ki`pa pasë, i shtatë kralet orën ja kish granë, me at trimni kopili çi ki’ba, për gjithmonë vedit ja ki’lanë.


29 MUJËN E THRRET MBRETI NË STAMBOLL (motërzim) (Kotorr, Skënderaj)

5

10

15

20

25

Lum për ty-o për t’lumin zot! Çka me pa, bre, ni seri të madh, dielli ish dalë e rrezja po rrezojke. Çu, bre Mujë ti, he mos pritsh me u çue! Të shtatë kralat në Stamoll janë shkue, davë të madhe ata t’kan marue, shum në ty, o Mujë qi po rrëzojnë, babës mret ata çka po i kallxojnë, babës mret ata çka i kanë thanë: - Shum zullum Muja a’kah na bankur po del-o ai me çetë n’krali, na i merr çikat, na i vret djemt e ri. N’sa tubime na qi kemi shkue, nuk e len-o ai pa na ganue, s’na len dit-o ne për me u gzue. Ja ni qare, babo, me na ba, ja ni nam na, tybe, kem m`e ba! Kqyre mreti shum-o asht idhnue, iu vrâ ftyra, keq-o asht ngermue: - Ky zullum ne ju me u marue edhe mue kush mos me m’kallxue?! Fermanli unë Mujën kam m’e çkrue! Jase kryet kam me ja shkurtue, jase kam në hu, tha, për m’e vnue! Te tanë kralat afrue qi janë, e fermanin firmue qi e kanë edhe letrën ata e kanë marrë, ni tatari letrën ja kanë dhanë.


30

35

40

45

50

55

60

65

-Mujës n’Klladushë letrën me ja çue, nose kryet kem’ me ta shkurtue! Fill tatari letrën e ka çue, n’dorë të vet, po Mujës ja ka lshue. Po ma merr, bre, Muja ma ka knue. Në bedenë Muja fill a’ dalë, po ma çpraz ai pushkën habertare. Tridhetë agët në kullë po m’i shkojnë. - Hajr haberi! Mujës po m’i thojnë. Qit ferman, tha, mreti na ka çue, Mue ilam-o, mreti qi m’ka ba: “Gjall a dekun, thotë n’Stamboll të due, nose kryet kam me ta shkurtue, nose n’hu ty kam-o për me t’vnue!” A me shkue, shokë, a mos me shkue? Në Stamboll, tha, un-o për me shkue, jau dhash besën, jeni met pa mue! Te shtatë kralat keq paskan rrëzmue, dave të madhe qi paskan marue, s’e len mreti kryet pa ma shkurtue. Tridhet agët ni llaf e kanë folë: - N’na ngofsh neve, Mujo, i kanë thanë, treqin vjet ti ymer me i pasë, na ty, tybe, kemi për me t’majtë! Nana e Mujës ish nalë, rrike n’kamë. - Zoti u vraftë, o agë! po jau ban. S’â qillue Muja shapatan m’u mashtrue e m’e ngu’gjithkan. Edhe Mujës ajo iu dredhue: - Jo, bre loke, kshtu mus me punue! N’e ngofsh nanën, nana ka me t’msue. Ti kaçak pej mreti, tha, me dalë, ramazani kabull n’t’u ka ba. Zoti, loke, drangue ty t’ka falë, ki Halilin, biro, Sokol djalë. Shko te mreti n’Stamoll! po ja ban.


70

75

80

85

90

95

100

Si n’koftë ymri, nuk ka kush çka t’ban. At’herë Muja në dy gujt â’çue, dy lot t’nxetë për faqe i kanë shkue. - Gajret, nanë, po t’lutna ban për mue, s’e la vehten shtatë herë pa e pague! T’madhe i britka Sokol e Halilit: - Ku je vlla, bre, drita e syve t’mi?! Çu, mor’vlla, se boll ke luejtë me thmi, çu shtrëngoi dy atllart e mejdanit, hiqja nryshkun tehit t’jataganit, veshi armët çpejt-o me u shtërngue! Në Stamoll kysmet na domë me shkue, fermanli ne mbreti na ka çkrue. Me shokë t’vet të dy janë hallallue, me nanë t’vet edhe janë hallallue, dy atllarve në shpinë u kanë ra. N’fushë t’Klladushës, paj, kur kâkan dalë, tri dizgina atllarve jau dhanë, kanë marrë udhën edhe po tfillojnë. Ditë e natë, bre, trimat po udhtojnë, ditë e natë, bre, trimat kanë udhtue, në Stamoll besa, shum çpejt janë shkue. Në Stamoll-o kur kanë ba me hi, me zatetin ni magjup të zi. Kqyre Muja, trimi, çka po bann’xhep t’dollamës dorën e ka shti, (ni) grusht dukat i jep magjupit t’zi: - Ti n’Stamoll, tha, djalo ki me shkue, dil telall tanve me u kallxue! «Dy krashnikë, paj n’dashi me i pa, në Stamoll ata kanë me ra. Çka asht turk edhe çka a’turki, çka ka sllav edhe çka a` sllavi, nestra Mujën mreti ka m`e gri! Te dy vllaznit n’ni kafe janë hi, aty hanë, edhe kanë marrë me pi,


105

110

115

120

125

130

135

Hapareten, kurrgja s’donë me ni. Po i çon mreti disa nybetxhi. Nybetxhitë po vin-o ren me ren. Te tanë Muja qi po m’i përzen. -Nuk e luej, thotë, asni fërkem për pa e ba, paj, une qefin tem! Thuni mretit le t’pret ni dakik! N’pallat t’tina dhe me ardhë si mik. Dej tu ti, thuni, m’ka çue nana, me t’i hjekë kta kallakongjurana, Kallakanxhijt qafe me t’i hjekë. Lutum zotin n’ta-o me u përpjekë! Po shkojnë ren, mretit i kanë kallxue. Kqyre mreti-o çka ka maruemerr ni letër apet e ka çkrue ni tatar aty e ka urdhnue: -Fill tu Muja, biro, ti me shkue, sa ma çpejt, thuej, une ktu të due! Kur ja tha, bre, Mujës qato fjalë, sa kaskan trimit t’e i ka ardhë. Jollah bani e na u çojke n’kamë, dy atllarve, paj, n’shpinë u kanë ra edhe Muja gjogut folë m`i ka: - Kqyr hazhdran ti knenaj çka po t’tham! Na të dy sod do ta bajmë ni namkrejt Stamollin kena m’e smeritë. Po ti, bane, medet, me m’koritë, tybe n’e le Muja për pa t’shit! Për rrushaxhi nuk e la pa t’falë, tu’ bajtë rrush ty shpirti ka me t’dalë! Edhe allgjit ni fjalë po ja flet: - Rujma Vllaun, Halilin, i thet, âsht i ri, po, djali pa u provue! Bane n’tokë ata ti me ma rrxue, tybe n’t’marrsha ma’ o me t’shalue! Ni samar në shpinë kam me ta gjue,


140

145

150

155

160

165

170

tanë le t’keshin, hajmedet për mue! Dy atllaret Mujën mirë p’e ngojnë, tim i zi për hunve po u shkon. Si vetima hazhdranat fluturojnë, tanë zharav kalldrmës po i shkon. Dilli ish dal-o, po nxen me pishman. N’derë të mretit afrue kur janë, xhelatxhit-o para qitë i kanë, tana dyert çel-o- qi jau kanë. Xhelatxhit-o fort janë hapareshë, të tanë shpatat në dorë i kanë ngjeshë, po krahnezen, paj, si knojsit n’pleh, sikur qêt-o ja kanë nisë me lehë, po donë Mujës kryet me ja shkurtue, babën mret-o, more, për m’e gzue, të shtatë kralat, more, për me i pshtue. Kqyre Muja, trimi, çka po banveç ni here jau shtërngojke dham’t veç ni here dham’t jau ka shtërngue, t’tanve zemra tu themra u ka shkue. At’her Muja fort-o asht ngërmue: -Hupni mrena, kërdhelet e keqe, s’i ban Muja kot ni bashkë mustaqe! Çiftat e juv’ me nisë me m’shkurtue, moti vorri, paj, m’u kish harrue. Me zinxhi ai gjogut m’i ka ra, pup duvarin kcy-o qi ma ka. Fill mas ti Halili ka fluturue, n’bashqe t’mretit jan ungjë me pushue. Kamkryq Muja ungj-o si â’ kanë, nxjerr nargilen duhanin ka kallë. Mirë Halili hyzmet po m’i ban. Tim i zi-o bashqen po ma mlon. E ama e mretit n’prezore a’ dalë, fill te mreti ajo qi po shkon, shum rigje mretit qi po m`i ban:


175

180

185

190

195

200

205

- Pashë gjinin, loke, qi ta kam dhanë, pashë majen, biro, qi ta kam ba, kta krashnikë paj sod ti me m’i falë! Pej qi zoti mue qi m’ka falë, shok’t e tyne me sy s’i kam pa. At’herë mreti be qaty po ban: - Hiq rixhê, moj nanë ti mos u m’ban se ilam unë Mujën e kam çkrue, të shtatë kralat paj qi janë firmue. (E)pshtova Mujën, paj kryet ma hanë mue. Nuk kam çare Mujën për pa e gri, s’kam hesap m’u prish unë me krajli. Atherë mreti Mujën thirrë ma ka pej Halilit vllaut t’vet m’u da: - Fort po m’doket Halili i ri, lidhja syt, bre, djalit me shami, mus ta sheh-o vllaun tu` ja gri! Kqyr çka foli Sokole Halili: - Haj medet, s’guxoj, tha, me punue pa izë t’bacit, se t’kishna kallxue. Qi nuk jam-o unë çpifak i fushës, po zukan-o, more, i Klladushës! Baci Mujë, bre djali thirrë e ka, me m’dhanë leje mrena due me ra, ti rri n’derë e unë po hi, ka thâ’, ka t’gjaj mrena pa e pre s’e la! Shkall’s përpjetë Halili-o po ngjitet me temel saraji qi po dridhet. Se krye shkallve djali kur â ngjitë, i ka tesh, bre, dymdhetë xhelatxhitë. Tanë me mjekrra dej n’shokë ishin kanë t’zi si pezhgvja, syfrytë ishin kanë. Fort piskatë Halili qi m’u ka, Shpatat n’tokë t’dymdhetve u kanë ra. Me ni t’rame asnjani s’met gjallë; jau hoq kryet e jau gjou nër shkallë.


210

215

220

225

230

235

240

Ka çelë derën e në odë â’ hi, ka gjatë kralat-o t’u pi raki. - Mjeri û’ i mjeri, o sulltan jetimi, për ty deka kapak pej florini! Ma ligsi nuk ka-o n’kit dyje se gjithkujna me i ba temene, e pej t’kshtuzmve furfullak me t’hi, kuku, nan-o, nuk ka gja ma zi! Po ku jeni rrotela, u ka thanë, pse s’po i dilni vet Mujën m’e nxanë? Qysh po thoni shum t’kqija u ka ba? Vetë po i bani, zoti mos e lashtë pa u vra! Edhe luftën nis-o qi ma ka; të shtatë kralat gjaku i ka la, të shtatë krenat mas dere jau la, -Pa kqyr knena, o mret, po ja ban, afroi mêt e mos u ban hajvan, mos nxen besë ti asni shapatan! Me ma thirrë kush Mujën pej Klladushe, kam me ardhë e ty me t’kapë për gushe! Qishtu t’mson, tha, qyky axhami, qi lufton-o paj me shtatë krajli. Baci Mujë, Halili po m’i thrret, kthehum, vlla, se nana po na pret! T’dy hazhdranav’ hyp-o qi m’u kanë. - Tymirmeç, mretit na i kanë thanë. Shnosh e mirë kthye n’Klladushë qi janë. A â’ kanë? Vllazen, atje s’jem’ kanë: mos me kanë nuk kishin ditë m’e thanë. M’falni, vllazen, nashta ju merzita, ju shurdhova, po ma mirë nuk dita.


30

GJERGJ ALEZ ALIJA

5

10

15

20

25

30

Trim mbi trima ay Gjergj Alez Alija! Qe nând’vjet nând’varra në shtat m’i ká: Veç nji motër, natë e ditë te kryet; I a lân varrat me ujt e gurrës nând-vjeçe; I a lán varrat me ata lott e syve; I a terë gjakun me ata flokët e ballit; Shtatin vllaut i a shtërngon m’ruba të nânës; N’petka t’babës trupin i a hijeshon; Armët e brezit i a rendon mbi krye. Sa herë trupin motra p’e tërnueke, Dhimb’n e varrëve vllau krejt e harrueke, Dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke. A dalë zâni e paska marrun dhén, Se ‘i baloz i zî â dalë prej detit. Trim i prapët e belagjí qi ish’kanë, I a ki’qitun dheut nji rreng të rândë: - Tim për tim kah nji dash të pjekun! - Tim për tim kah nji vashë me i a djergun! - Ditë me ditë kah nji kreshnik me premun! - Javë për javë kah nji krahinë me djegun! Edhe Gjergjit rendi te i ká ardhë; Me lot faqet trimit m’i u kan mbushë: Erzi i shpís qysh lshohet n’dorë t’balozit?! I a ká nisë e motra e po bërtet; Krejt me lot Gjergjin p’e loton: ”Po qysh mordja, o vllá, me na harrue?! “Nânë e tatë kah kalbën për nan blî! “Trupi i vllaut vorrue qe nând’vjet në shpí! “Trupi i motrës n’dorë t’balozit t’zí! “Qysh s’u shêmka kulla me na xânë!


35

40

45

50

55

60

“Qysh s’u kthyeka shpija n’nji murânë, Me t’pshtue erzin, mori e zeza nânë!,, Dy copësh zêmra djalit i u ká dá; Dy syt në ball motrës i a ká lshue; Dy rigë lot për faqe te i kan shkue: Dy fjalë kullës djali i a ká fjak’rue: “He, ju u nxisha, mori sarajet e mija! “Me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye! “Brevë 1 e gjarpën paçi motër e vllá! “Pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet! “Jo, more vllá, lum motra! - i ká përgjegjë: “T’ká lodhë jermi e s’po di ç’jé kah folë! “Se përjashta shí nuk âsht tuj rá; “Syt e motrës po t’pikojnë, more vllá! Qat-herë Gjergji dorën i a ká shtërngue: Mirë po e limon me ato duert e shtatit! Mirë po e kqyrë me ata dy syt e mallit! Kurr mâ thekshim djali s’i ká folë: ,,Amanet, mori motër, pse po kán?! ,,Zêmrën dysh, mori motër, pse m’a dán?! ,,Qe nand’vjet, qi trupi â tu’ m’u kalbë; ,,Gjergji i yt tjetër pushim nuk ká, ,,Veç si gjethi i ahit n’log t’shullânit. ,,A thue s’pate me ngrânë e me pí? ,,A t’la keq tý vllau për veshë e mbathë? ,,A mos t’u rândue, ndo’i herë, me fjalë, ,,Motër-zezës vllau me i u mërzitë, ,,Huj për burrë ndoshta qi me t’rá?” Sá mirë motra vllaut po m’i përgjegjë: Dorën e vllaut tu balli e paska vndue: ,,Amanet ku jé, mori njomzëja e ahit?! ,,Po a kaq fort, thue, jermi t’ká ngushtue? ,,Hisha gjallë në dhé, n’t’u martue motra!

__________ 1

Nji lloj gjarpri që të shtrëngon e të mbytë (Cor.).


,,Mjaft kam pasë, o vllá, me ngrânë, me pi; ,,Mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë; ,,Kurr mâ rândë se sot ti folë nu’m’ké! ,,Tjetër babë nuk kam as tjetër nânë, ,,Amanet, more vllá, mos me m’pasë rândë, ,,Për nji dert qi sot po due me t’kajtë! 70 ,,Qyshë s’u njom ky shtat qe nand’prendvera! ,,Si s’u mkamb ky trup me dalë tu dera?! ,,Si s’u thá kjo motër, thafta-e vera ,,Po un balozit qysh i shkoj tu dera! Braf në kâmbë por djali konka çue: 75 ,,T’e marrsh gjogun, motër, të mejdanit, ,,Fíll n’gjytet me tê, motër, të m’bijsh, ,,E t’më shkojsh tu nallban-probatini! ,,Falë me shndet, thuej, Gjergji të ka çue: ,,Me m’a mbathë me patkoj prej tumakut;2 80 ,,Me m’jau shtî thumbat prej çelikut, ,,Se n’mejdan balozit due me i dalë! ,,S’u gjegj gjogun vllathi me t’a mbathë, ,,Hypi atit, bjeri n’derë jaranit 3 E në sheher çika konka rá, 85 Edhe â shkue tu nallban-probatini: ,,Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!” ,,Të mbarë paç, ti mori vasha e largë! ,,Falë me shndet ty Gjergji të ká çue: ,,Me m’a mbathun gjogun mirë e mirë! 90 ,,Me m’a vndue patkojt-o prej tumakut; ,,Me m’i a shtî thumbat prej çelikut, ,,Se n’mejdan balozit due me i dalë! ,,Mbrapshtë po folë aj nallban-probatini: “Për n’m’i falsh, moj vashë, dy syt e ballit; 95 “T’a kam pshtue vllá-Gjergjin prej mejdanit; “E bâj gjogun me fjurue si era!” __________ 65

2 3

Hekur i fortë: kështu rapsodi; kumbarës


100

105

110

115

120

125

130

Se me idhnim çika e ki’te marrë; “Ç’jé kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë! “Jam kânë nisë tu dera e probatinit, “Qe nândë vjet, qi gjogu ksajt s’â rá, “M’fal se ndeshkam derën e magjupit! “Se kta syj nji herë un u a kam falë “Tatës e nânës, qi kalben për nân dhé, “Gjergjit t’êm, qi kalbet varrësh mbí dhé!” A shkue motra tu nallban-jarani: “Falë me shndet, thotë, Gjergji të ká çue: “Kam orokun e mejdanit, “Sá mâ mirë ket gjok ti me m’a mbathë! “Thânë m’kâ për patkoj prej tumakut; “Me m’i a shtî thumbat prej çelikut; “Se do t’dal m’u pré me baloz t’detit!” Si per vedi gjogun e ká mbathë; Edhe n’pramje çika â dredhë në shpí; Ká gjetë vllán tu’e pritë nën hije t’blînit. Ça kish bâ ay trimi Gjergj Alija? Falë me shndet balozit m’i ká çue: “Me dalë heret n’at fushën e mejdanit “Çikë për ty, baloz, nu’m’ká qillue; “Desht e vathit për ty nu’m’janë mâjë; “Sall nji motër, nu’po muj me lshue; “Varrët e shtatit s’â kush qi m’i lidhë!” Sá ká nisun drita me zbardhë mâjet, N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë; Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin: “P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue…? “Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit!?” Sá mirë trimi i ká përgjegjë balozit: “Të lumët goja, baloz, mirë po thue! “Qe nândë vjet qi kam marrë rrug’n e vorrit, “Pak pá mrrijtë baloz, ti m’ké dredhue: “M’ké lypë motrën para se mejdanin;


135

140

145

150

155

160

165

“M’ke lypë berret para se çobanin; “E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue, “Se né t’parët nji kanû na kan lanë: “Armët me dhânë përpara e mandej gjân! “Kurr balozit motrën mos m’i a dhânë, “Për pá u pré n’at fushën e mejdanit! “Por shtërngou, baloz, se t’ká ardhë dita, “Se ktu i thonë-o Gjergj Alez Alí!” E i kan bâ dy gjogat tim me tim, E n’topuz balozi e ká shinue; N’dy gjûjt gjogu Gjergjit te i ká rá; Përmbí kryet topuzi i ká fjurue; Dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi; Dymbëdhetë pash përpjetë, si rê, u çue pjuhni.1 At-herë Gjergjit rendi te’i ká ardhë. Sá mirë trimi n’topuz qi ká dredhë! Lik përmjet balozit te i ká rá; - A trândë fusha kúr â rrxue balozi!Me ‘i herë trimi shpatën m’a ká xjerrun, Kryet me neje trupit i a ká damun; Zhag për kâmbet trupin e ká ngrehun; Me gjith at m’nji bunár e ká mbytun; Të tânë lumën gjaku e ká tërzue: Për trí vjet krejt vendin e ká qelbun. Qat-herë trimi â nisë me dredhë tu shpija Edhe shokët të gjith m’i ká bashkue: ,,Pa ndigjoni, moré shokët e mij! ,,Falë u kofshin sarajet e mija! ,,Falë u kofshin tânë paret e mija! ,,E u koftë falë krejt malli e gjâja e shpís! ,,Amanet motra e Gjergj Alez Alís!” ,,Edhé shtatit trimi i paska dhânun, Motër-zezën ngrykas kesh me e marrun, Të dý zêmrat p’r’i herë por janë ndalun: Vllá e motër dekun paskan rámun!


170

175

180

185

Kùrkuj shpirti mâ mirë s’i kâ dalun! Gjamë të madhe shokët qi m’i kan bâ! Po i a çilin nji vorr bukur të gjânë, Vllá e motër ngrykas për me i xânë. E ‘i murânë të bukur e kan mbarue, Vllá e motër kurr mos me u harrue. E ‘i blî t’bukur, qi m’i a vndojnë tu kryet, Zogu i verës gjithmonë me pushue. Kúr ká nisun mali me u dushkue, A ndalë qyqja n’murânë t’vorrit t’ri, Ká gjetë blînin të tânë degash thá. Ká flurue përmbí ’i saraj të zí, Ká gjetë kulmin të tânë shêmbë për dhé. M’nji prezor si m’paska hypë, Ká përbé shtegtarin kah po shkon; ,,Amanet more shtegtari i malit! ,,N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën1 me e pushue! ,,N’kofsh tu’kajtë ksajt, gjâmën për me e xanë! ,,Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë, ,,Kah verova gjithkund vrrí e n’vrrí, ,,Kah mjerova gjithkund shpí e n’shpí, ,,Kërkund s’ndesha m’Gjergj Alez Alí!”


MENDIME TË ZGJEDHURA PËR KËNGËT E KRESHNIKËVE ALFRED UÇI Figurat e simbolet mitologjike-përrallore, që bart eposi ynë legjendar, dëshmojnë qartë për funksionet etnike të tij qysh në kohën e formimit të tij të lashtë. Në këngët më të vjetra përfshihet tabloja e një lufte të pandërprerë për të mbrojtur trojet e veta, kullotat, bjeshkët, vërritë, zakonet dhe interesat e kolektivit të vet nga vërshimet e bajlozëve, të arapëve, harambashëve e krajlëve të huaj. Vetëdija etnike forcohet dhe fiton trajta më të kristalizuara në kushtet kur fillojnë proceset, që kurorëzohen me krijimin e një bashkësie më të zhvilluar, siç është kombësia. Edhe vetëdijen etnike të kësaj shkalle të zhvillimit të bashkësisë sonë e shpreh eposi ynë legjendar, kur pasqyron sidomos konfliktin etnik shqiptaro-sllav. Në fakt konflikti etnik iliro-arbëror me krajlët shkje përbën bazën konkrete historiko-shoqërore nga ka lindur bërthama e epikës sonë kreshnike me atë mesazh me ngarkesë të qartë etnike që i vendosi «krajlët» në rolin antagonist. Ky konflikt, që filloi gjatë dyndjeve të para të fiseve sllave në Ballkan në shek. VI-VII, i përsëritur pastaj edhe më vonë, sidomos në shek. X-XIV në kohën e shtrirjes së shteteve sllave drejt Jugut e Perëndimit të Ballkanit, e ruajti të gjallë tensionin e armiqësisë në zonën e qarkullimit të eposit kreshnik, sidomos në krahinat veriore. Eposi ynë ka vendin e tij në arealin e epikës botërore dhe meriton të tërheqë vëmendjen e folkloristikës së përgjithshme, evropiane e ballkanike, sepse ai është produkt i krijimtarisë origjinale folklorike të një popullsie vendase, të vazhdimësisë mijëvjeçare iliroshqiptare. ANDROMAQI GJERGJI Në një plan të përgjithshëm mund të thuhet se këngët e ciklit të kreshnikëve janë himnizim i forcës trupore, i trimërisë, i guximit dhe i qëndresës në rrethana të vështira. Besa e ndorja, trimëria e guximi, nderi e dinjiteti, qëndrimi burrëror para vdekjes e aspirata për një vdekje heroike në luftë etj, u


përcollën brez pas brezi dhe u bënë pjesë e pandarë e konstitucionit psikik të shqiptarëve. Në epikën tonë legjendare një nga konflkiktet kryesore është konflikti etnik. Mund të përmendim gjithashtu se në dyluftimet (mejdanet) që përshkruhen në epikën legjendare heronjtë zakonisht e veçojnë veten mirë etnikisht nga kundërshtari dhe jo, p.sh., në pikëpamje fetare, si ndodh në epikën e popujve të tjerë. Të gjitha këto dëshmojnë se rapsodi popullor, që i ka përcjellë këto këngë nga një brez në tjetrin, ka qenë i vetëdijshëm për përkatësinë e vet etnike. Në rrethanat e vështira të qëndresës shumëshekullore, populli ynë ndjeu nevojën t’u thurrte lavde e t’i himnizonte heronjtë që i qëndronin pushtuesit; ai i heroizoi protagonistët, u dha tipare të heronjve të lashtësisë, me fuqi e përmasa fizike mbinjerëzore. Vetëm si të tillë ai mund t’i nxirrte fitimtarë mbi një armik, i cili, në fakt, kishte ngadhnjyer. Por, meqë misioni i epikës është edukues e frymëzues, rapsodi u veshi atyre tiparet e shumë heronjve të lashtësisë. DEMUSH SHALA Këto këngë pasqyrojnë vepra heronjsh që nga periudha ilirothrakase, gjë që vërehet, ani mirë, në elementin mitiko-përrallor të veprimeve të tyre, por që në ndërkohë, krijuesi popullor, me ndërrimin e rrethanave jetësore e shoqërore, i pasuroi me tema e me ngjarje dhe me fytyra të reja, të cilat ai diti t’i reflektojë fare mirë dhe, ndoshta, personazheve të vjetra, kalorsëve të hershëm, u mveshi rroben e Mesjetës e të kohëve më të vona, për t’i bërë më bashkëkohorë e më të pranueshëm për brezat në rrjedhat e jetës. Luftërat e kreshnikëve tanë gjithherë ishin të rrepta e të përgjakshme, pasi ata luftonin me palë kundërshtare që dispononte me forca përpjesëtimisht të barabarta. Edhe rivalët e anës kundërshtare janë trima e të zhdërvjellët, të shpejtë e të stërvitur për duele të ashpëra. Në raste të shpeshta ata ishin edhe fizikisht të zhvilluar sikur kreshnikët. Dhe, ky pasqyrim real ua shton edhe më vlerën guximit, trimërisë e heroizmit të kreshnikëve shqiptarë, kur vërehen të luftojnë trimat me trima, të fortit më të fortit etj. Ndërkaq, nuk mungon ndër këto krijime as njëfarë doze idealizmi, një hiperbolizëm i theksuar, qoftë në paraftyrimin e trimërisë, qoftë në përshkrimin fizik të këtyre trimave të rrallë, të cilët, siç i ka pikturuar


rrëfimtari ynë në prozë: «Kanë një krahëror 18 pëllëmbësh, dy sy si dy grykë kazanash! e kanë «opingën» sa me fjetë një njeri në të». ENVER MEHMETI Në ciklin e kreshnikëve bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me heronjtë kreshnikë figura të besimeve popullore si: zana e malit, shtojzovallet, të lumet e natës dhe orët. Në të vërtetë, në epikën tonë kreshnike dallohen dy figura mitike që kanë përmbajtje dhe tipare pak a shumë të caktuara. Këto janë zana dhe ora. Këto dy figura të mitologjisë sonë popullore të cilat, përveç në ciklin e kreshnikëve, njihen edhe në epikën tonë popullore në prozë, në përralla dhe në gojëdhëna, e ndihmojnë heroin kreshnik. Në ciklin e kreshnikëve, sidomos në llojin e këngëve mitike, çdo gjë mitizohet. Kryekreshniku i eposit, Muji, e merr forcën fizike nga jashtë, nga zanat e malit apo edhe nga orët. Në disa këngë zanat i japin forcë kreshnikut me qumështin e tyre, kurse orët apo edhe zanat në disa legjenda kreshnike në prozë, e bëjnë atë me një loj bari. Efekti që bën qumështi i zanave, nga i cili, posa e pinë, kreshnikët shdërrohen nga barinj të dobët në kolosë, paraqitet si mbeturinë e forcës së gruas nga perioda e matriarkatit e ruajtur në figurën e zanës, e cila, siç u tha, paraftyrohet si femër. Ndërkaq, kur zana apo ora i jep forcë kreshnikut me anë të barit, në legjendat kreshnike në prozë apo edhe në ndonjë këngë, ajo del me tipare të hyjneshës sundimtare të pyjeve dhe të vegjetacionit. Me anë të mitizimit të heroit kreshnik në pikëpamje të fuqisë fizike përmbushen nevoja të karakterit social, psikologjik, estetik etj. të malësorëve, të cilët shpeshherë në pamundësi që t’u përballojnë realisht forcave destruktive me prejardhje historikoshoqërore, kanë krijuar imagjinativisht heronj të tillë të pajisur me fuqi kolosale mitike, siç paraqiten në këngë Muji, Halili, Arnaut Osmani, fëmija kreshnik, femra kreshnike etj. Mirëpo, përkundër gjithë kësaj force, kreshniku prapëseprapë nuk është figurë monstruoze – nderon mikun, ka besë, burrëri dhe ndjenja njerëzore. GJERGJ ZHEJI Duke pasur parasysh, nga ana tjetër, edhe vetë përmbledhjet e gjertanishme me këngë të kreshnikëve, ku vihet re një polimetri e vërtetë, me vargje që shkojnë nga gjashtë deri në gjashtëmbëdhjetë rrokje e më tej, nuk mund të mos pyesësh: po atherë, ky varg që


paraqitka anomalira strukturore të tilla e nuk respektoka në mënyrë strikte ritmin e dhjetërrokshit, është apo nuk është dhjetërrokësh? Shumë të dhëna na bëjnë të besojmë tashmë se me këtë varg hasim një dëshmi të vjetër të pranisë të sistemit të hershëm tonik në poezinë tonë popullore. Vargu i këngëve të kreshnikëve na paraqitet kështu, në thelb, si një varg tonik, që ndodhet në një fazë kalimtare drejt formave më të reja të sistemit silabotonik. Origjinaliteti metrik i vargut të këngëve të kreshnikëve, i lidh këto me traditat më të vjetra të eposeve popullore evropiane duke ruajtur në të njëjtën kohë një mëvetësi që bie lehtë në sy dhe që ka të bëjë, në analizë të fundit, me tiparet origjinale të krejt folklorit tonë dhe të vargëzimit të tij të pasur. Si një varg i vjetër, ai bashkëjeton me një melodi të lashtë dhe me trajta të vjetra gjuhësore, duke qenë për këtë një rast tepër interesant dhe unik në llojin e vet. Ai është padyshim dëshmia më e plotë dhe e ruajtur më mirë e pranisë së sistemit tonik, ai ka mbetur sot thuajse i ngurtësuar në një fazë kalimtare që mund të të kujtojë herë herë edhe pamjen e një dhjetërrokshi sui generis. ISMAIL KADARE Përdorimi i kohës dhe i hapësirës, sidomos ai i kohës është një nga momentet kryesore në laboratorin krijues. Koha duket sikur qëndron në vend. Kjo nuk do të thotë aspak se është një gjë negative. Është tamam ajo që tregon një lashtësi, një origjinalitet dhe autoktonitet tepër të madh të ciklit. Koha këtu ka një kuptim metafizik, nuk lëviz. Veprimi vazhdon qindra vjet, përsëritet e njëjta gjë. Pse përsëritet? Sepse drama që përshkruan ky epos është e pazgjidhur, drama është e vazhdueshme, vazhdon një mijë vjet, një mijë e dyqind vjet, dhe vazhdon deri në kohën tonë. Prandaj kemi ata heronj që flenë 100 vjet dhe zgjohen dhe vazhdojnë të venë prapë atje ku janë nisur. Prandaj kemi Mujin që thotë se ai 700 vjet do ta ndjekë nëpër bjeshkë gjersa ta zhdukë armikun e tij në 7 breza. Hapësira nuk është gjithmonë e përcaktuar. Lëviz skena e ngjarjeve, e dramës, dhe kjo ndodh sepse, ndryshe nga hapësira te poema homerike që është e përcaktuar qartë, ndryshe nga kënga e Rolandit që është e tepër e përcaktuar, skena ku ndodh drama e eposit tonë është e abstraguar dhe e lëvizshme vazhdimisht. Ky është motivi kryesor i luftës dhe ky është shkaku që skena lëviz vazhdimisht nëpër


kufijtë e lëvizshëm ku bëhet lufta. Historia është një dyndje, vazhdon qindra vjet dhe dëshmia e saj bëhet në qindra skena. MAHIR DOMI Epika jonë legjendare heroike është ndër gjinitë më të lashta të folklorit tonë e më konservative. Gjuha e saj, për pasojë, ka ruajtur mjaft arkaizma, leksikore e gramatikore, që ndriçojnë aspekte të ndryshme të periudhave të kaluara të gjuhës sonë. Në gjuhën e epikës sonë popullore, sidomos të legjendares heroike, meriton vëmendje të veçantë sintaksa. Krahasimi i disa fakteve dhe dukurive të saj me ato të gjuhës së autorëve tanë të vjetër dhe të sintaksës së sotme shqipe na shpie në konstatime me interes. Në epikën legjendare heroike gjejmë një përdorim më të gjerë dhe më të dendur të rrjedhores pa parafjalë, po ashtu si te autorët tanë të shekujve XVI-XVII. Hiqu krenash, dreqi i rroftë; del nji herë ksi burgut t’errët; krejt dynjajet gjogu do me dalë; me pasë pas Behurin gjallë,/ shpirti tutës u kishte dalë; Jam da babet, jam da nanet,/ jam da motret, jam da vllaut; kambësh e duersh Halilin e kanë lidhun; Rëndësi i duhet kushtuar veçanërisht studimit të gjuhës së epikës legjendare, që ngre një problematikë aq të pasur, sqarimi i së cilës mund të hidhte dritë në shumë aspekte e çështje të rëndësishme të kulturës sonë popullore, të traditave tona kombëtare. MINA SKAFTE JENSEN Ka shumë ngjashmëri midis epikës homerike dhe asaj shqiptare, si në përgjithësi, ashtu edhe në veçanti. Për ngjashmëritë në përgjithësi mund të vihen në dukje p.sh. vlerat heroike: ajo çka ka rëndësi është fuqia, trimëria, bëma e madhe. Ose mund të vihen në dukje ngjashmëritë e stilit, përsëritjet, përdorimi i shpeshtë i ligjëratës së drejtë, përqendrimi në çdo skenë të veçantë pa u vënë kujdes skemave ndërlidhëse, mënyra se si është kufizuar referimi ndaj asaj që mund të shihet ose të dëgjohet, pa asnjë koment nga ana e autorit etj. Në traditën homerike Parisit iu desh të zgjidhte midis mbretërimit, fuqisë marsiane dhe dashurisë, kur qe rasti për të gjykuar tri perëndeshat; po kështu, në këngët shqiptare për fuqinë e Mujit zana i kërkon atij të zgjedhë midis pasurisë, mençurisë dhe fuqisë. As Parisi dhe as Muji nuk mëdyshin për atë që do të zgjedhin: Parisi zgjodhi dashurinë dhe u bë shkaku i Luftës së Trojës; Muji zgjodhi fuqinë.


Poemat homerike janë thellësisht fetare: në to perënditë marrin pjesë në mënyrë aktive dhe vendimtare. Në këngët epike shqiptare perëndia përmendet në vargjet e hyrjes dhe ndonjëherë në ndonjë mallkim që përdor heroi. Por, në bazën e tyre ato nuk lidhen me fenë zyrtare. Ky është një ndryshim i qartë midis epikës homerike dhe asaj shqiptare. INJAC ZAMPUTI Në trajtimin e çështjeve që kanë lidhje me ciklin e Këngëve të Kreshnikëve, punoj në bazë të disa premisave që i konsideroj të pakundërshtueshme. Këto janë: 1. – Ardhja e sllavëve në trojet ilire është fakt historik. 2. – Në trojet ilire ishte dobësuar organizimi politik për shkak të rrënimeve që sollën vërshimet barbare parasllave. 3. – Ngulitja e sllavëve në trojet ilire është zhvilluar në një hark kohe të gjatë. 4. – Ngulitjet kanë ndeshur në kundërshtimin e banorëve autoktonë siç e dëshmojnë vetë Këngët e Kreshnikëve. S’ka mundësi që këto këngë të jenë krijuar jashtë realitetit. 5. – Ilirët autoktonë të trojeve ku erdhën duke u ngulitur sllavët u ndanë në dy pjesë: një pjesë e tyre qëndroi në vend dhe u asimilua prej të ardhurve të rinj dhe futën në botën sllave visaret shpirtërore të grumbulluara gjatë shekujve të mëparshëm. Pjesa tjetër që nuk pësoi asimilim, e vazhdoi rezistencën e armatosur duke u tërhequr dalëngadalë, sipas fateve të luftës, dhe më në fund duke gjetur sigurinë në zonat malore. 6. – Evoluimi i banorëve që më në fund u strehuan në zonat malore ngjau jashtë zonës dhe jashtë shoqërisë sllave (kontaktet e paevitueshme nuk ndikuan në etninë e tyre siç kishte ndodhur me ilirët që kishin qëndruar në vend). 7. – Evoluimi i banorëve iliro-shqiptarë autoktonë që qëndruan në trojet e veta dhe u asimiluan, u bë së bashku me sllavët, derisa u krye simbioza e plotë me supermacinë e faktorit sllav. 8. – Asimilimet e pastajmë që u kryen kohë pas kohe, përherë më në jug, u vërtetuan gjatë lulëzimit të mbretërive sllave. 9. – Ilirët që i shpëtuan asimilimit nuk duhen konsideruar vetëm malësorët që sot përfshihen brenda kufirit politik shqiptar. Si të brendshmit e sotëm, si ata tej kufirit verilindor, formonin dhe


vazhduan të formojnë ndër shekuj një komunitet të përbashkët etnik dhe evoluan bashkërisht me individualitetin e tyre shqiptar, pavarësisht nga ndërshkëmbimet materiale e shpirtërore me fqinjtë e tyre sllavë. 10. – Zona malore e quajtur Berda, që sot është pjesë plotësuese e Malit të Zi dhe ku sot gjendet kryeqyteti i tij, deri në njëzetvjetorin e parë të shekullit XVIII nuk ka bërë pjesë në formacionin politik të Malit të Zi por qe zonë politikisht më vete e përfshirë në bashkimin malor të Maleve Shqiptare dhe, në raste të veçanta, qe aleate e Malit të Zi, me të drejtat e veta të veçuara. Kjo provohet me dokumentet e kohës. 11. – Këngët shqiptare të Kreshnikëve na dëshmojnë për fatosat që luftojnë kundër krajlave. Me sa mbahet mend në histori, krajla e krajlij ka pasur vetëm te sllavët. Si ka mundësi atëherë që sllavët të na i kenë dhënë këta kreshnikë që paskan luftuar kundër krerëve e vllezërve të tyre? Trimëritë e kreshnikëve shqiptarë kryhen në kushtet e luftës kundër pushtuesit dhe jo kundër sunduesit shfrytëzues, prandaj nuk janë shfaqje të luftërave klasore por të luftës politike: në këto këngë nuk bëhet fjalë për lehtësim të rëndimeve, por për mbrojtjen e trojeve kundër krajlave që vinin duke avancuar (Kotorret e Reja supozojnë të Vjetrat). As nuk bëhet fjalë për luftë ndërmjet dinastish sllave, por luftë kundër pushtimit. 12. – Përmbajtja qendrore (anësoret janë shtresëzime) e Këngëve të Kreshnikëve të ciklit shqiptar dëshmon se ngjarjet janë vërtetuar në trevat veriore ilire. Meqenëse populli nuk pret qindra vjet që të këndojë trimëritë e vërtetuara (do të shohin përse), këto këngë e kanë zanafillën në kohën e ngjarjeve dhe në trojet ku këto u vërtetuan: te popullsitë iliro-shqiptare që kryen bëmat heroike, pra të largëta në kohë e në hapësirë. Iliro-shqiptarët që i shpëtuan sllavizmit, duke u tërhequr dalngadalë, por me luftë, kanë marrë me vete Këngët e Kreshnikëve. Në botën sllave, këto këngë kanë hyrë me anën e iliroshqiptarëve që qëndruan në vend dhe u sllavizuan. 13. – Së fundi, çdo gjë tjetër që përcakton fizionominë e sotme sllave të ciklit të Kreshnikëve, është produkt i shekujve që ndoqën, po sikundër produkt i shekujve të pastajmë gjatë mesjetës janë në ciklin shqiptar shtresëzimet, para dhe pas pushtimit osman.



LITERATURA Alfred Uçi, «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: ÇFSH, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 28, 29, 40. Andromaqi Gjergji, «Etnosi ynë në epikën heroike legjendare», në: ÇFSH, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 111, 113, 117. Demush Shala, «Rreth këngëve kreshnike shqiptare», «Rilindja», Prishtinë, 1985, f. 5, 7, 14, 21. Enver Mehmeti, Studime në fushën e letërsisë gojore (studimi «Probleme të studimit të këngëve kreshnike»), Tetovë, 1996, f. 9, 14, 15. Gjergj Zheji, «Rreth tipareve të vargut dhe të instrumenteve të tij», në: ÇFSH, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 376,377. Injac Zamputi, Ekskursion në dy vepra të Kadaresë (studimi «Ekskursion i veçantë te Këngët e Kreshnikëve»), «Dituria», Tiranë, 1993, f. 129-131. Ismail Kadare, «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: ÇFSH, 3, IKP, Tiranë, 1987, f. 328,329. Mahir Domi, «Çështje të gjuhës së epikës legjendare heroike sidomos në sintaksë», në: ÇFSH, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 8082, 101. Mina Skafte Jensen, «Studim krahasues i epikës: disa konsiderata», në: ÇFSH, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 206, 207, 211, 212. Zihni Sako – Qemal Haxhihasani, Hyrje, në: Folklori shqiptar, II, Epika legjendare [cikli i kreshnikëve], vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 11, 21, 30, 31, 32, 43, 45, 48.

* ÇFSH = Çështje të folklorit shqiptar IKP = Instituti i Kulturës Popullore



BURIMET E LËNDËS 1.

VISARET E KOMBIT, vëllimi II, KANGË KRESHNIKE DHE LEGENDA, mbledhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, shtypshkronja «Nikaj», Tiranë, 1937, f. 2541, kënga «Martesa e Halilit»(10)*; f. 43-48, kënga «Gjergj Alez Alija» (30); f.63-66, kënga «Fuqija e Mujit» ( 1 ). 2. MBLEDHËS TË HERSHËM TË FOLKLORIT SHQIPTAR (1635-1912), I, redaksia: Z. Sako, A. Fico, K. Harito e Q. Haxhihasani, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1961, f. 503, kënga «Tha drit ka dalë e dielli nuk ka ra» (23). 3. MBLEDHËS TË HERSHËM TË FOLKLORIT SHQIPTAR (1635-1912), III, redaksia: Z. Sako, Q. Haxhihasani e A. Fico, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1962, f. 521-523, kënga «Të lumët na për t`lumin Zot» (4). EPIKA LEGJENDARE (CIKLI I KRESHNIKËVE), 4. vëllimi I, redaktimi i teksteve, fjalori dhe shënimet nga Qemal Haxhihasani, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 107-108, kënga «Fuqija e Halilit» (2); f. 154-160, kënga «Bani Zadrili» (19); f. 203-212, kënga «Halili merr gjakun e Mujit» (17); f. 261-270, kënga «Ager Isvano» (21); f. 271-279, kënga «Gjogu i Mujit» (22); f. 368-372, kënga «Muji dhe Halili» (7); f.563-565, kënga «Grabeni i djeg kullat e Mujit e i grabit gruen» (14). * Çdo numër në kllapa, pas titullit të këngës, tregon renditjen e asaj kënge në këtë vëllim për shkolla të mesme.

__________ 1

Për shkak të hapësirës së kufizuar, këtyre këngëve u është hequr teksti paraprijës (argumenti), të cilin e kanë shënuar mbledhësit në «Visaret e Kombit». 2 Për herë të parë u botua në Vjenë, më 1897, nga albanologu Gustav Majer, në veprën e tij të njohur «Albanesische Studien», VI. 3 Kjo këngë u botua për herë të parë më 1904 në «Gramatikën e gjuhës shqipe» të Gaspër Jakovës- Merturit [«Gramatica della lingua albanese», Frascati].


5.

Demush Shala, KËNGË POPULLORE LEGJENDARE, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1972, f. 203-207, kënga «Çetobashe Muji dhe Krajleviqe Marki» (15); f. 237-240, kënga «Zymeri dhe Ganiqe Galani» (28); f. 278-280, kënga «Musa Qesexhi» (20); f. 287290, kënga «Gjergj Elez Alija» (18). 6. KËNGË KRESHNIKE, I, përgatitur nga Anton Çetta, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1974, f. 66-74, kënga «Ali Bajraktari merr Fatimen e Pashës së Vidimit» (25)*; f. 240-250, kënga «Halili nxjerr tridhetë djelm nga burgu» (8); 328-333, kënga «Çika e Herrni Mustafë Agës i del në mejdan Kralit të Sejes» (27). 7. EPIKA LEGJENDARE, vëllimi i dytë, përgatitur nga Qemal Haxhihasani, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1983, f. 43-48, kënga «Krali i Miskovit rrëmben gjogun e Mujit» (16). 8. KËNGË KRESHNIKE, II, përgatitur nga dr. Rrustem Berisha, dr. Sadri Fetiu e dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1991, f. 3-9, kënga «Muja e pret Bajlozin e Detit t` Zi» (12); f. 377-381, kënga «Beno Bajraktari i shpëton motrat» (26). 9. KËNGË KRESHNIKE, III, përgatitur nga Anton Çetta, Fazli Syla, Myzafere Mustafa dhe Anton Berisha, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1993, f. 8-13, kënga «Gjergj Elez Alija» (3); f. 160-166, kënga «Muja vret Milloshin e Grebenit» (11); f. 253-258, kënga «Mujën e thrret mbreti në Stamboll» (29); f.259-269, kënga «Kur e ka nxanë Muja nusen» (6); f. 408-409, kënga «Muja lidhet me kusht» (13); f.414-417, kënga «Vdekja e Mehmet Bajraktarit» (24). 10. Zymer Ujkan Neziri, EPIKA LEGJENDARE E RUGOVËS, V, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 127-136, kënga «Muji e Zana Zullumçare» (5). 11. RIZA BLLACA, I, përgatitur nga dr. Rrustem Berisha, dr. Sadri Fetiu e mr. Jahir Ahmeti, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 87-104, kënga «Halili pret Filipe Maxharrin» (9).

__________ * Këngët nr. 11 dhe nr. 25 janë ribotuar me këta tituj të ndryshuar: «Muja vret Uroshin e Grebenit» (nr. 11) dhe «Ali Bajraktari merr Çikën e Pashës së Vidimit» (nr. 25). Titujt e ndyshuar janë përshtatur me përmbajtjet e këngëve.


LAHUTARËT 1. Mhill Prêka, Curraj i Epërm, Nikaj, mbledhës B. Palaj e D. Kurti. 2. Lahutar anonim, Theth, Shalë, mbledhës B. Palaj e D. Kurti. 3. Shaban Groshi, Rugovë, mbledhës Nimon Alimusaj, 1970. 4. Lahutar anonim, botues Gaspër Jakova-Mërturi, 1904. 5. Haxhi Meta-Nilaj, Shtupeq i Vogël, Rugovë, mb. Z. Neziri, 1987. 6. Sefë B. Gashi, Mleçan, Llapushë, mb. Rr. Berisha e A. Berisha, 1973. 7. Zef Tisha, Lofkë, Grudë, botues Maksimilian Lamberc, 1922. 8. Hysen Alimusaj, Strellc i Ep., ana e Pejës, mb. N. Alimusaj, 1970. 9. Riza Bllaca, Bllacë, Drini, mb. Adem Borovci e Jahir Ahmeti. 10. Mirash Gjoni, Curraj i Epërm, Nikaj, mb. B. Palaj e D. Kurti. 11. Sokol Avdia-Bruçaj, Vuthaj, Plavë e Guci, mb. N. Shala, 1974. 12. Sadik Mehmeti, Podujevë, Llap, mb. Rrustem Berisha, 1977. 13. Lan Nure Bardhi, Kështenjë, Krajë, mb. Ismail Doda, 1969. 14. Gjon Pali, Kokdodë, Pukë, bot. në Folklorë, II, Shkodër, 1940. 15. Osman Arifi, Luzhë, Gash, mb. Qemal Haxhihasani, 1952. 16. Rexhep Ukshini, Berishë, Tropojë, mb. Halil Mujaj, 1957. 17. Sokol Martini, Brisë, Mërtur, mb. Qemal Haxhihasani, 1952. 18. Lahutar anonim, Vuçiternë, mbledhës S. Vuçiterni. 19. Mirash Ndou, Shosh, mb. Bernardin Palaj e Donat Kurti. 20. Tomë Sokoli, Mërtur, mb. Bernardin Palaj e Donat Kurti. 21. Dodë Nikollë Loshi, Vukël, Kelmend, mb. B. Palaj e D. Kurti. 22. Palok Ujka, Kastrat, botues rev. Hylli i Dritës, 1932. 23. Anonim nga Mirdita, Ungrej, Dibërr, bot. G. Majer, 1897. 24. Cenë Jahë Latifi, Zasellë, Shala e Bajgorës, mb. A. Çetta, 1954. 25. Ejup Gërbeshi, Marec, Gallap, mb. Tefik Buzoku, 1969. 26. Mertezan Bajrami, Arangjell, Kërçovë, mb. Shaziman Adili. 27. Halim Dauti, Vllahi, Shala e Bajgorës, mb. Anton Çetta, 1954. 28. Nue Lulashi, Rrillë, Bregu i Matës, mb. Q. Haxhihasani, 1950. 29. Nezir Keqa, Kotorr, Drenicë, mbledhës Fazli Hajrizi, 1989. 30. Lahutar anonim, mbledhës Bernardin Palaj e Donat Kurti. * Lahutarët janë renditur sipas renditjes së këngëve prej 1 deri në 30.



FJALORTH Ad | ërr, -rra (At | ërr, - rra) f. Ënd | ërr, - rra. Astenjâ, përem. Asnjë. Barua (me), fol. Mbaroj, sos, kryej, shkoj dëm. Barua (me u), fol. Baron. Vetëm veta e tretë del bar. Bedem,-i [Beden,-i] m. ar.1. Mur kalaje, mur mbrojtës i qyteteve. 2. Kurorë malesh. Bedevi, -a f. ar. Pelë e Arabisë. Begenis fol. tur. Pëlqej, zgjedh. Bërzie (me), fol. Përziej. Bitevi f. tur. 1. Lloj shtize e punuar nga një copë metali. 2. Krejt, i tërë, tërësisht. Brêta, ndajf. Brenda. Dëgjohet edhe në formën brêda, e te brezi i vjetër edhe prêta. Brev|ë, ~a f. Lloj gjarpri i zi që të shtrëngon e të mbyt. Bukagi f. tur. Pranga në këmbët e të burgosurit në qeli. Bun, -i, m. 1. Kasollë e vogël e mbuluar me dërrasa e gjethe, që ngrenë barinjtë në stanet ku bjeshkohet; shtëpi e ulët e ndërtuar me gurë të palidhur me gëlqere. 2. Vatha e dhenve në bjeshkë. Bushë (me), fol. Mbush. Çata, përem. Është përemri –çaj- ai në kallëzore. Çektu, ndajf. Këtu. Çhekuroj f. Heq prangat. Çpeshtua (me), fol. Shpeshtoj. Dalua (me), fol. Ndaloj. Dase, lidh. Ose. Das|um, -ma, f. Dasmë. Divit, -i m. Shishe ngjyre shkrimi.


Dizgin,~ i m. tur. Dizgjin,~i sh.~ ët. Pjesë e pajisjes së kalit. Rripat e frerit të kalit, ose rripa të gjatë me të cilët drejtohen kuajt që tërheqin qerren. Djekë (me), fol. Ndjek. Drom, -i m. Drum, rrugë publike. Donanma, fol. tur. Ndriçim dhe zbukurim me rastin e ndonjë gazmendi. Dynja, ~ ja f. tur. 1. Botë. Në fund të dynjasë. Shkoi në atë dynja [vdiq] . 2. Numër i madh, sasi e madhe; shumicë. Solli një dynja me libra. Kishte një dynja me punë. 3. Një sasi të madhe, me shumicë, shumë. U bë tym (pluhur) dynjaja. Dysll|yk, -u sh. –eqe m. Komcat, dizgjet, lidhëset e tirqve. Dhap,- i, - m. Dhëmb. Fjuroj f. Fluturoj. Fu|t, ~ d, ~ i m. Fund. Gê, - ja fol. Nge. Granë (me), fol. Ha. Pjesoren e paskajoren e bën përafërsisht si në gjuhën letrare, vetëm se mungon -n-ja. Gratë (i, e). mb. I, e ngratë. I, e, shkretë. Hudut, -i m. ar. Kufi. I, nyje e pacaktuar. Një. Përngjitet me emrin –herë– dhe formon ndajfoljen e kohës- i herë (njëherë), doiherë (ndonjëherë) etj. Içid, num. Njëqind. Igjram, -i m. ar. 1.Nderim, pritje, mikpritje. 2. Merak, peng në zemër, në kuptimin shqip. I herë, ndajf. Njëherë. Inatçi [Inatxhi], mb. bised. 1. Që zemërohet shpejt, që nxehet shumë shpejt. 2. Që mban inat shumë; hakmarrës, që ngul shumë në të vetën; 3. Që ka sedër të madhe, që e bën një punë me këmbëngulje e me të gjitha forcat. Jâ, fol. Jam. Pra, është veta e parë e foljes –jam. Kâ, fol. Kam. Veta e parë e foljes ndihmëse~ kam në dëftore.


Kabahat,-i m. tur. Faj. Prishje e një rregulle, shkelje e një norme. Kâktar, -i m. Këngëtar. Kallkan,- i m. tur. 1. Lloj kapele e vjetër. 2. Mbrojtëse e kokës, kapelë lufte. 3. Mburojë. 4. Mbrojtës. 5. Vend mbrojtës. 6. Hapësirë midis çatisë dhe pjesës së sipërme të murit anësor nën strehët e një shtëpie. 7. Akull. Kallkanxhi,- u m. tur. Mbrojtës. Kasavet, ~i m. tur. Kujdes i madh për dikë a për diçka, shqetësim, brengë. E ka kapur një kasavet i madh. Kaskan, ~i m. tur. kaskamak. Inat. Zemërim. Kashais [Kashagis], f. Kreh, pastroj e kruaj me kashai (kashagi) qimet e kalit, të lopës, të derrit etj. Kashais (kashagis) kalin. Katk|ë, ~a f. Këngë. Katrrua [me+me u], fol. 1. Ngatërroj diçka. 2. Ngatërrohem me dikënd. 3. Fjalosem me dikënd. Kjênë (me), fol. Folja ndihmëse – jam në pjesore e në paskajore. Kjêka, fol. Folja ndihmëse – jam në habitore- qenka. Klisyr|ë, ~a f. Grykë mali, qafë mali. Kpon|ë, - a [Kumon|ë, ~a], f. Këmborë. Mjet tingëllues prej metali, zakonisht me formë të rrumbullakët a shpatuke, me grykë të ngushtë e me gjuhëz, që u varet bagëtive në qafë; tingulli që nxjerr ky mjet. Krahnez, ~a f. 1. Dëborë e ngrirë që ngjit mbi degët e drurëve; shtresë bryme e ngrirë mbi tokë, mbi bar ose mbi gjethet e degët e bimëve, shtrezë. 2. Mot i ftohtë, acar. Kri (me), fol. Ngrij. Ktua (me), fol. Këndoj. Kul (me), fol. Ngul. Kulun – e [i, e ], mb. I, e ngulur. Kutruell, ndajf. 1. Kundruall, përballë, kundrejt; paraf. 2. Kundrejt, përkundrejt. Meçim, ~e [i,e], mb. Mençëm (i,e). Memçym [Mymçym], m. ar. 1. Mundësi, diçka që mund të ndodhë; mb. 2. I mundshëm. Meram, ~i m. ar. 1. Qëllim, synim. 2. Dëshirë. Merua (me u), fol. Tmerrohem.


Mezil, ~i [Menzil, -i] m. ar. 1. Shpejtim, nxitim, ngutje. 2. Postë tatare në Perandorinë Osmane. 3. Kalë tatar i postës. 4. Vend ku bëhej gati kali për rrugë. Mërkov, ~i m. sll. Kalë i murrmë. Mizrak, -u [Mizdrak, ~u] m. ar. 1. Heshtë. Armë e bërë me një dru të gjatë e me majë të hekurt, që kreshniku e përdorte në sulm. 2. Shtizë e flamurit. Mobuz|ë, ~a f. Veshje e sipërme e burrave. Moçim ~e (i, e), mb. I moçëm, i vjetër. Kjo trajtë përdorej edhe në kohën e Buzukut. Mriz, -i m. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia, mërzim; hije; koha e vapës më të madhe gjatë ditës, mesdita. Mrizoj fol. Mërzej. Mrizon dhentë. Mrizon nën hijen e lisit. Myhlet, ~i m. tur. Afat, pritje, kohë e lirë, kohë e nevojshme për të kryer një punë. Nafak|ë, ~a f. ar. 1. Ushqim dhe pije. 2. Ajo që nga zoti i caktohet njeriut për të ngrënë e për të pirë në këtë botë. 3. Fat;mbarësi. Nallban, ~i m. ar.-pers. Mbathtar. Namaz, ~i m. pers. Lutje e myslimanëve, që kryhet pesë herë në ditë në kohë të caktuar. Nollun f. Ndodhur. Nybetxhi, ~u [Nobetxhi, ~u] m. ar. –pers. Rojtar. Orok, ~u m. sll. Afat. Otrov, ~i m. sll. Helm. Pashtrak, ~u m. 1. Taksë kullosash. 2. Vend i kullotës brenda kufirit të një bajraku. Pêtë (me) fol. Pyes. Pezhgv|e, ~ja fol. Lloj yndyre e zezë për lyerjen e boshtit të qerres. Pi, paraf. Mbi. Pjediposhtë, ndajf. Teposhtë, tatëpjetë. Përdorej edhe në kohën e Buzukut. Pjuhun, ~i m. Pluhur. Prezhmoj f. Qortoj. Prozor|e, ~ja m. sll. Dritare. Pobratim, ~i m. sll. Vëllamë. Posestrim|e, ~ a f. sll. Motërmë.


Psy (me) fol. Mësyj. Pucir,-i [Puncir, -i] m. gjer. Parzmore metalike e luftëtarit. Râtë (i, e) mb. I, e rëndë. Rêt, ~i m. Rend. Rixhê, -ja [Rixha, - ja] f. tur. Lutje. Rreng, ~u m. Dredhi ose diçka e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt për ta dëmtuar ose për ta vënë në gjendje të vështirë; lodër me djallëzi në kurriz të një tjetri. Rrgall, ~i m. Luginë e mbushur me gurë të rrokullisur nga mali. Sabah, ~u m. ar. –tur. 1. Mëngjezi. 2. Lutja e mëngjezit te myslimanët. Sadriazem, ~i [ Sadrazem, -i] m. ar. Vezir i madh. Seiz, ~i m. tur. Kujdestar. Pastrues i kuajve. Selam, -i m. ar. Përshëndetje. Ser, ~i m. tur. Çudi, habi. Smeritem fol. tur. Tmerrohem. Çuditem. Syret, -i m. ar. Fotografi. Shiqar, -i m. pers. 1. Dobi, fitim, plaçkë. 2. Pasuri. Shog|ë, ~a f. Brez. Shpengoj fol. 1. I heq pengoren një kafshe, i zgjidh këmbët. 2. Marr përsëri diçka që kam lënë peng, duke paguar për të shumën e caktuar; çliroj dikë që e kanë marrë peng. Shullâ, - ni m. Shullë, shullëri. Vend që i bie dielli e që nuk e rreh era. Tât, përem. Tënd. Është pronori – yt në rasën kallëzore. Tatar,-i m. pers. Kumtar, lajmëtar, postier. Tamur, -i [Tambur-i] m. pers. Instrument me tela. Telqi, -ni m. Strajcë lëkure për shalë kali. Temena, -ja f. ar. Përshëndetje allaturka në shenjë nderimi të thellë, ose përulje që bëhet duke vënë dorën më parë në zemër e pastaj në ballë dhe që shoqërohet zakonisht me përulje të trupit. Tevabi, ~a f. ar. 1. Përcjellës. 2. Bashkëmendimtar, përkrahës. Tevdil [Tebdil] m. ar. 1. Ndryshim. 2. Njeri i maskuar me veshje të huaj për të fshehur identitetin e vet.


Têjë (me ) fol. Rri. Tie (me ) fol. Dëgjoj. Timar,-i m. pers. 1. Mirëmbajtja, pastrimi dhe ushqimi i kuajve. 2. Pronë feudale në Perandorinë Osmane. Tumak, -u m. tur. Tumbak, bronz i praruar a i përzier me ar. Tusht, - i m. Erë e përzier me borë. Xhamli, ~ a mb. tur. Qelqore. E (i) qelqtë. Anëza e dritares. Xheferdare, -ja f. pers. Lloj i pushkëve të vjetra, të cilat zbukurohen me sedef dhe me gurë të çmueshëm. Xhem, ~i m. tur. Gojëz, ndërzgojcë kali. Shufër hekuri a litari, që i vihet kalit a mushkës për t`i frenuar. Ylk,-u [ sh. Ylqe] m. tur. Pronë, pasuri. Ym|ër, -ri m. tur. Jeta e njeriut. Ymyt,-i m. tur. Shpresë. Yz|ër, - ri m. tur. Mbëhi (nevojë). Yzër (me) ndajf. Shtatzënë. Zarar, ~i m. ar. Dëm, humbje. Zeh|ër,~i m. pers. Helm. Zêb|ër, ~ra f. Zemër. Ziaret, ~ i m. ar. Vizitë. Zindan, -i m. pers. Burg. Në këngët tona të kreshnikëve ky emër shfaqet edhe në trajtat zidan dhe znan. Zullum, -i m. ar. Padrejtësi, paligjësi. Zullumçar, -i m. ar. pers. Tiran, terrorizues. Zygyrt mb. tur. Pa të holla, i varfër.

* Përveç fjalorthëve në blejtë e përmendur në Burimet e lëndës, kam shfrytëzuar edhe këta fjalorë:Abdulah Škaljić, Turcizmi u srpskohrvatskom-hrvatskosrpskom jeziku, treće izdanje, IP «Svjetlost», Sarajevo, 1973; Abdullah Zymberi, Fjalorthi i fjalëve të rralla, «Rilindja», Prishtinë, 1979; Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980.


REGJISTRI I EMRAVE Abdullah Shkaljiq (Abdulah Škaljić) 262 Abdullah Zymberi 255 Adem Borovci 255 Adem Zejnullahu 254 Ager Isvano 175-184, 235 Agron Fico 253 Alfred Uçi 243, 251 Ali Bajraktari 43-47, 51, 52, 59,131, 201-204, 206, 208, 209, 211, 218-225 Ana e Pejës 6, 255 Andromaqi Gjergji 243, 251 Anton Berisha 254, 255 Anton Çetta 254, 255 Arabia19, 257 Arangjelli 212, 255 Arapi i Zi 214-216 Arrnaut Osmani 245 Bajlozi i Detit të Zi (Bajlozi prej Detit, Bajlozi i Zi, Bajlozi) 119, 123, 125, 126, 190-193, 237, 239-241, 254 Ballkani 243 Bani Zadrili 155-158, 160, 161, 253 Bardhja (Bardhja e Bardhë,motra e Ager Isvanos) 175 ,176, 178, 180, 181, 184, 185 Basho Jana 94 Beno Bajraktari 212-217, 254 Berda 249

Berisha 145, 255 Bernardin Palaj 253, 255 Bjeshka e Lybetenit 154 Bjeshka e Primores 31-33,35 Bjeshkët e Mdhaja 85 Bjeshkët e Nalta (Bjeshkët e Nelta) 61,67,70, 208 Bjeshkët e Zeza 121 Bllaca 255 Bosnja 98 Brahim Hajduku 141 Bregu i Matës 6, 255 Brisa 255 Bud Aline Tali (Tale, Budalina, Tale Budalija, Tali) 33, 63, 163,169, 205-207, 209, 211 Buzuku 260 Bytyçi 6 Cenë Jahë Latifi 255 Currajt 14, 98 Currajt e Epërm 255 Çika e Herrni Mustafë Agës 218-223, 254 Çika e Kreshte Kapidanit (Çika e Krailit) 56, 57 Çika e Mbretit 147 Çika e Mihail Maxharrit 208, 210 Çika e Pashës së Vidimit 201203, 206-208 Daja i Mujit 159


Deçani 59 Delija i Stamollit 73-75 Demush Shala 244, 251, 254 Deti i Zi 18, 219 Dezdar Osman Aga(Dasdar, Desder, Desdar, Dizdar) 26, 34, 43-46, 48-50, 52, 53, 55, 58, 60, 61, 11,139, 140,164,165-169 Dibrri 255 Dodë Nikollë Loshi 6, 255 Donat Kurti 253, 255 Drenica 6, 255 Drinia 6, 255 Dumlika 98 Durrësi 18, 19, 21, 22, 24 Dylber Angjelina 41, 48, 49 Dylberja e Bardhë 68, 69, 72 Dylberja Xelin 196 Dhitë e Zanave (Dhitë e egra me brina prej dukati) 28, 29 E ama e Mbretit në Stamboll 234, 235 E bija e Kralit të Krajlisë 188, 189, 192-194 E shoqja e Gjurë Kapetanit 198, 199 E shoqja e Kraleviq Markut 150 E shoqja e Mujit (e fejuara ose nusja e tij) 26-29, 33-38, 40, 44, 46, 47, 50, 52, 129, 131, 133, 253 Ejup Gërbeshi 255 Emin Aga 119 Enver Mehmeti 245, 251 Fatimja (motra e Ali Bajraktarit) 201, 206, 210

Fatimja e Pashës së Vidimit 254 Fazli Hajrizi 255 Fazli Syla 254 Filipe Maxharri 73-77, 80-85, 87-90, 254 Frascati 253 Fusha e Grebenit 117 Fusha e Jutbinës 194 Fusha e Vidimit 202, 207 Fushat e Gjana 43 Gallapi (Gollaku) 6, 201, 255 Ganiqe Galani 226-229, 254 Gashi 6, 255 Gaspër Jakova-Merturi 5, 253, 255 Grebeni (Grabeni) 113116,118,129,130,253 Gruda 6, 225 Gryka e Kaçanikut 154 Gucia 6, 111, 255 Gustav Majeri (Gustav Meyer) 5, 253, 255 Gjergj Elez Alia (Gjergj Alez Alija) 18-24, 150-154, 237-241, 244, 253, 254 Gjergj Zheji 251, 245 Gjogu i Gjergj Elez Alisë 22, 23, 239, 241 Gjogu i Mujit 32, 35, 42, 48, 50, 51, 53-56, 58, 62, 64, 66, 70, 81, 83, 96, 99, 125, 138, 139, 141145, 159, 160, 165, 186, 189, 233, 253, 254 Gjoku i Beno Bajraktarit 213216 Gjon Pali 255 Gjure Kapetani 198,199


Halil Mujaj 255 Halili (Sokole Halili, Halil Aga, Hashike Halili, Ndejaçak Halili, Halil Aga i Ri) 5, 8, 9, 15, 17, 42, 43, 54-59, 63, 65-73, 78, 79, 81-92, 96, 97, 99, 100, 103-107, 109-112, 114-117, 120, 129-135, 137, 141, 145, 157, 158, 163, 166, 169-174, 186-196, 204-207, 209, 211, 226, 231-236, 245, 247, 253, 254 Halim Dauti 6, 255 Harambash Ilia 152-154 Harapi (Harapi i Zi) 19, 24 Haxhi Meta-Nilaj 6, 255 Herrni Mustafë Aga 218, 219, 223, 224, 254 Hoti 6 Hysen Aga i Ri (Hyseni) 62, 65, 72, 196 Hysen Alimusaj 255 Injac Zamputi 248 Ismail Doda 255 Ismail Kadare 246, 251 Jahir Ahmeti 254, 255 Janina 15,16 Jera 91 Jovani 106 Jutbina (Gjudbina) 13, 26, 28, 29, 53, 58, 65, 91, 93, 94, 102, 103, 105, 107, 112, 113, 116, 118-120, 126, 128, 135, 138140, 145, 156, 163-165, 172, 174, 179, 184, 190, 191, 195, 227, 229

Kahriman Qehaja 210 Kastrati 6, 255 Kelmendi 6, 255 Kërçova 6, 212, 255 Keti Harito 253 Klisurat e Kotorreve 61, 71 Klladusha (Glladusha) 32, 39, 42, 53, 61-66, 68, 70, 72, 78, 80, 87, 202, 204, 207, 211, 231, 232, 235, 236 Klysyra e Zezë 49 Kokdoda 255 Kosova 254 Kotorret (Kootorret e Reja) 5961, 64-66, 70, 92, 95, 98, 101104, 107, 108, 110, 249 Kotorret e Vjetra 249 Kotorri (Drenicë) 230, 255 Kotorri 180 Krahina 32, 33, 94, 112, 156, 174 Kraja 6, 127, 255 Krajli i Grebenit 130, 132 Krajli i Krajlnisë 186, 187, 193 Krajli i Miskovit 139-145 Krajli Kapidani 17 Krajlia (Kralia, Krailnia, Krajlnia) 8, 26, 56-58, 98, 102, 134, 163, 166, 167, 169-171, 186, 187, 190, 194, 213, 215217 Kraleviq Marku (Krajleviç Marku, Kraleviq Marki) 133135, 137, 138, 147-154, 254 Krali i Kotorrit (Krajli i Kotorrit) 61, 67, 69, 102, 104, 105, 110, 175, 176, 178, 180, 181, 184, 185 Krali i Miskovit 254


Krali i Sejës 218, 219, 221-223, 225, 254 Krali i Zadranit 41, 43, 44, 49 Krali 213, 214, 216, 217 Krasniqja 6 Kreshte Kapidani 56, 57 Kroni i Hajdutëve 152 Kryet e Kotorrit 105,106 Kryshqet e Vogla 187 Kshtenja 127, 255 Kunora e Bjeshkës 163 Lan Nure Bardhi 255 Liqeni i Shkodrës 6 Lofka 255 Logu i Zanave 97 Lugjet 6 Luku i Prejlepes 147 Luxhet e Verdha 61, 62, 72, 97, 115, 172 Luzha 255 Llabutani i Krajlit 167, 170, 173, 174 Llapi 6, 255 Llapusha 6, 40, 255 Llatinka e Filipe Maxharrit 74, 76, 77, 82, 83, 85, 86 Llatinka e Uroshit të Grebenit 114, 116 Mahir Domi 247, 251 Maksimilian Lamberc 255 Malësia e Gjakovës 6 Malësia e Madhe 6 Malësia e Vogël 6 Malësia 18,19 Mareci 201 Mareci 255

Maxharria 88, 209 Mbreti i Stambollit 75, 89, 230236, 254 Mbreti 146-149 Mehmet Bajraktari 197-200, 254 Mertezan Bajrami 255 Mërturi 6, 255 Mhill Preka 255 Mihajl Maxharri 202-204, 206, 208-210 Milloshi i Grebenit 111, 254 Mina Skafte Jansen 247, 257 Mirash Gjoni 6, 98, 255 Mirash Ndou 255 Mirdita 255 Miskovi 145 Mleçani 40, 255 Moli i Zi (Mali i Zi) 213, 217, 249 Motra e Gjergj Elez Alisë 237242 Motra e Mujit dhe e Halilit ( Ajkuna, Kunja, Hajkuna e Bardhë) 42, 47, 63, 65, 66, 70, 155-159, 161, 162 Muji, Muja (Çeto Bashe Muji, Klladushane Muji, Bylykbashe Muji, Bashe Muji, Muja Bilimbash) 5, 8, 9, 11-17, 26-38, 40-66, 68, 70-72, 77-81, 86-92, 94-96, 98, 106-118, 120-130, 132-141, 143, 145, 155-157, 159-168, 170-174, 186, 194, 195, 197, 199, 204-210, 226228, 230-236, 245-247, 253, 254 Musa Qesexhi 146-148,154, 254 Myzafere Mustafa 254 Naim Shala 255


Nallban jarani 239, 240 Nallban probatini 239 Nana e Ager Isvanos 175-179, 185 Nana e Ali Bajraktarit 201, 218, 220-225 Nana e Beno Bajraktarit 212, 213, 215, 217 Nana e Gjergj Elez Alisë 19-24 Nana e Kraleviq Markit (K. Markut) 135,136 Nana e Mujit dhe e Halilit 30, 31, 40, 45, 46, 53, 57,66, 80, 87, 96, 156, 164, 165, 231, 232, 236 Ndërguri 6 Nezir Keqa 255 Nikajt 6, 255 Niko Bajraktari 187, 193 Nimon Alimusaj 255 Nue Lulashi 6, 255 Ora e Malit 31 Ora e Mujit 57,168 Osman Aga 94, 120, 121, 124 Osman Arifi 6, 255 Palok Ujka 6, 255 Parisi 247 Pasha i Dumlikës 101 Pasha i Vidimit 201-206, 208, 210, 254 Perandoria Osmane 262 Plava 6, 255 Podujeva 126, 255 Pop Mill Ivani 194, 195 Prishtina 6, 251, 254, 262 Puka 6, 255

Qemal Haxhihasani 10, 251-254, 255 Reka 6 Rexhep Ukshini 255 Rizah Bllaca 254, 255 Rolandi 246 Rrafshi i Dukagjinit 6 Rrafshi i Kosovës 6 Rrilla 255 Rrustem Berisha 254, 255 Rugova 6, 18, 30, 255 Rusha e Llabutanit 170, 174 Rushja e Kralit të Kotorrit 182184 Sadik Mehmeti 255 Sadri Fetiu 254 Sali Vuçitërni 255 Sefë B.Gashi 255 Shaban Evimadhi 145 Shaban Groshi 6, 255 Shala e Bajgorës 6, 197, 218, 255 Shala 255 Shala 6 Shaziman Adili 255 Shkina e Kotorrit (nëna e Tanushës) 103-105 Shkodra 255 Shkreli 6, 18 Shoshi 255 Shpendi i Zi 37 Shqipnia (Shqipëria) 18, 19, 262 Shtatë Omerat 9 Shtupeqi i Vogël 30, 255


Skënderajt 230 Sokol Avdia-Bruçaj 255 Sokol Martini 255 Sokol Martini 6 Stambolli 73, 74, 77, 78, 80, 82, 85, 86, 89, 90, 230, 231, 233, 254 Strellci i Epërm 255 Strellci 59 Tanusha e Krajlit t’Kotorrit 93, 95, 96, 99, 100-106 Tefik Buzoku 255 Temkoviç Osmani(Temku) 54, 55 Tetova 251 Tirana 10, 251, 253, 254, 262 Tomë Sokoli 255 Tri motrat e Beno Bajraktarit 212-217 Troja 247 Tropoja 255, 145 . Tuna 75, 76, 98, 102 Turkija194 Thethi 255 Ungreji 255 Uroshi i Grebenit 111, 113, 114, 116, 117 Vjena 253 Vllahia 218, 255 Vlona 127 Vuçiterna 255 Vuke Harambashi 96-98

Vukli 255 Vuthajt 111, 255 Zadrani 41, 44, 46-48 Zana e Madhe 27-29, 68, 123 Zana e Vogël 27, 29, 123 Zana Zullumçare 30, 32-38, 254 Zana 11-13, 60, 68, 247 Zanat 122, 124, 161, 172 Zasella 197, 225 Zef Tisha 225 Zejlan Kapedani 41-44, 47, 49, 50-52 Zihni Sako 10, 251, 253 Zuku Bairaktar 53 Zymer U. Neziri 6, 254, 255 Zymeri Shtatë Vjeç 226-229


PËRMBAJTJA Parathënie......................................................................................5 Hyrje...............................................................................................7 1. Fuqija e Mujit ..........................................................................11 2. Fuqija e Halilit .........................................................................15 3. Gjergj Elez Alija......................................................................18 4. Të lumët na për të lumin zot ...................................................26 5. Muji e Zana Zullumçare..........................................................30 6. Kur e ka nxanë Muja nusen ....................................................40 7. Muji dhe Halili.........................................................................53 8. Halili nxjerr tridhetë djelm nga burgu....................................59 9. Halili pret Filipe Maxharrin....................................................73 10. Martesa e Halilit ....................................................................91 11. Muja vret Milloshin e Grebenit ......................................... 111 12. Muja e pret Bajlozin e Detit të Zi...................................... 119 13. Muja lidhet me kusht.......................................................... 127 14. Grabeni djeg kullat e Mujit e i grabit gruen ..................... 129 15. Çetobashe Muji dhe Krajleviqe Marki.............................. 133 16. Krajli i Miskovit rrëmben gjogun e Mujit ........................ 139 17. Musa Qesexhi ..................................................................... 146 18. Gjergj Elez Alija................................................................. 150 19. Bani Zadrili ......................................................................... 155 20. Halili merr gjakun e Mujit……………………………….163 21. Ager Isvano......................................................................... 175 22. Gjogu i Mujit ...................................................................... 186 23. Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra....................................... 196 24. Vdekja e Mehmet Bajraktarit (motërzim)......................... 197 25. Ali Bajraktari merr Fatimen e Pashës së Vidimit............. 201 26. Beno Bajraktari i shpëton motrat....................................... 212 27. Çika e Herrni Mustafë Agës i del në mejdan kralit të Sejes.... 218 28. Zymeri dhe Ganiqe Galani................................................. 226 29. Mujën e thrret mbreti në Stamboll (motërzim)................. 230 30. Gjergj Alez Alija ................................................................ 237 Mendime të zgjedhura për këngët e kreshnikëve .................... 243 Alfred Uçi .............................................................................243


Andromaqi Gjergji ...............................................................243 Demush Shala .......................................................................244 Enver Mehmeti .....................................................................245 Gjergj Zheji ..........................................................................245 Ismail Kadare .......................................................................246 Mahir Domi ..........................................................................247 Mina Skafte Jensen ...............................................................247 Injac Zamputi .......................................................................248 Literatura .................................................................................. 251 Burimet e lëndës……………………………………………..253 Lahutarët................................................................................... 255 Fjalorthi..................................................................................257 Regjistri emrave .....................................................................263


KËNGË TË KRESHNIKËVE Përgatiti Dr. Zymer Neziri

Botues SHTËPIA BOTUESE LIBRI SHKOLLOR Prishtinë, Zona Industriale p. n.

Për botuesin Bajram Shatri

Redaktor teknik Nijazi Hashani

Korrektore Nexhmije Sejdiu

Përgatitja kompjuterike SHLBSH

Tirazhi: xxxx copë Madhësia: 16.5 tabakë shtypi Formati: 14 × 20 cm

U shtyp në janar të vitit 2009 në shtypshkronjën xxxxxx - Prishtinë


Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.