Zymer Ujkan Neziri STUDIME PËR FOLKLORIN II EPIKA GOJORE DHE ETNOKULTURA
2
Zymer Ujkan Neziri STUDIME PËR FOLKLORIN, II, EPIKA GOJORE DHE ETNOKULTURA
RECENSUES PROF. DR. FAZLI SYLA PROF. DR. ADEM ZEJNULLAHU
PARATHËNIA PROF. DR. SHABAN SINANI
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
Instituti Albanologjik i Prishtinës
Zymer Ujkan Neziri STUDIME PËR FOLKLORIN II EPIKA GOJORE DHE ETNOKULTURA
Prishtinë 2008
3
4
Z ym er Ujka n Nez i r i
Institute of Albanology of Prishtina
Zymer Ujkan Neziri THE STUDY OF FOLKLORE II THE ORAL EPIC AND ETHNO CULTURE
Prishtina 2008
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
5
PARATH ËNIE T’I VËSH VEPRËS KURORË (FINIS CORONAT OPUS) Proverb la tin
St udi me pë r f ol kl ori n, II, e pi k a goj ore dhe e t nokul t ura, t ë st udi uesi t Z ym er Nez i ri
I Qysh me botimin e vëllimit të parë të studimeve për epikën legjendare dhe për epikën historike shqiptare lexuesi shkencor u njoftua se tashmë kishte ardhur koha që autori, Zymer Neziri, t’i vinte kurorë (sikurse thoshin latinët, «finis coronat opus») punës së tij të gjatë prej afro katër dekadash për kërkimin e traditave folklorike drejtpërdrejt nga goja e popullit; për zbulimin e burimeve parësore të krijuara prej fillimit të shekullit të kaluar nga dijetarë të huaj; për përgatitjen dhe botimin e folklorit e të portreteve të disa breznive lahutarësh shqiptarë; për studimin e vlerave etnodalluese të Eposit shqiptar të Kreshnikëve dhe të karakterit vendës të tij; dhe tani, së fundi, edhe për certifikimin shkencor të rëndësisë ndërkombëtare të Eposit të Kreshnikëve si pasuri e njerëzimit, e denjë për t’u regjistruar në programin e UNESCO-s si trashëgimi botërore.
6
Z ym er Ujka n Nez i r i
Zymer Neziri, ndonëse përfaqësues i një brezi më të ri studiuesish të fushave të etnologjisë, në përgjithësi për vite e dekada ndoqi rrugën e paraardhësve të tij, duke flijuar pa ngurrim interesat e kërkimit vetjak në emër të mbledhjes dhe koleksionimit të traditës së letërsisë gojore shqiptare. Shumë studiuesve shqiptarë të kohërave të reja u ra edhe kjo detyrë: të bënin, në fakt, një «punë rilindësi», siç ka ndodhur në shumicën e përvojave botërore: «punë rilindësi», në kuptimin që shekulli i ideologjive kombëtare ka qenë dhe shekulli i zbulimit dhe i kodifikimit të epopesë, të kujtimit më të hershëm të bashkësisë, shekulli i kërkimit të lashtësisë absolute dhe i madhështimit të «mitit të origjinës». Zymer Neziri jo vetëm nuk iu shmang kësaj përgjegjësie të vonuar, por me bindje ia kushtoi përparësisht kohën dhe energjitë e veta mbledhjes së folklorit. Tani, kur pasuria folklorike shqiptare mund të quhet përgjithësisht e mbledhur dhe e depozituar në arkiva dhe biblioteka institucionesh kërkimore-shkencore të specializuara, studiuesit etnologë mund t’ia lejojnë vetes «luksin» t’i paraqesin arritjet e kërkimeve të tyre në formën e përmbledhjeve me studime. Në këtë kuptim, vëllimi i dytë Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura i Zymer Nezirit pritej prej lexuesit. Jo vetëm pse kjo ishte paralajmëruar qysh në vëllimin e parë, jo vetëm pse dihet mirë sa i gjerë është rrethi i interesave studimorë të autorit të tij, por mbi të gjitha sepse është tashmë koha për t’u dhënë vlerë përgjithësuese punëve të kryera nëpër vite. II Vëllimi i dytë me studime për folklorin, i Zymer Nezirit, që paraqet tani për botim, është ndërtuar në dy pjesë. Në shtatë studimet e pjesës së parë çështjet që trajtohen i takojnë kryesisht Eposit të Kreshnikëve. Për
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
7
herë të parë nga studiuesi shtrohet pyetja pse F. Konitza me gazetën e tij «Albania», sikurse dihet mjaft i vëmendshëm ndaj pasurive folklorike; megjithëse edhe vetë kishte mbledhur këngë popullore në veri të Shqipërisë dhe kishte vlerësim e stimë për Bëletën shqiptare të Mitkos; megjithëse i prirur të besojë si një makfersonist i vërtetë se edhe shqiptarët kanë një Iliadë dhe Odise të tyre (dhe në mos e paçin të gatshme duhet ta gjejnë e ta pohojnë); megjithëse fare pranë vetëdijes mistifikuese të romantikëve, askund nuk e përmend Eposin e Kreshnikëve, që shoqërohet me instrumentin popullor, lahutën. Studiuesi ka pasur në duar mbi 600 zëra bibliografikë të shkrimtarit e publicistit F. Konitza, thuajse gjithçka që doli prej duarve të tij, por, megjithatë, me të drejtë e gjen me vend të pohojë se kjo çështje mbetet e hapur, duke ditur se ishte pikërisht Faik Konitza ai që shkroi me aq lartësim për përmendoren tjetër të traditës etnologjike, Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe mbledhësin e tij, Gjeçovin. Prej tij kemi cilësimin më të shtrenjtë kushtuar kodifikuesit të Kanunit: «Një lartësi e përulur». Pjesa e parë vijon me një prej studimeve më të rëndësishëm të gjithë librit, kushtuar koleksionit të dorëshkrimeve të albanologut të njohur gjerman M. Lambertz, ndoshta i vetmi ndër albanologët e huaj që e fitoi këtë emër, si albanolog, përjashtimisht me kërkimet në folkloristikë. Nuk është hera e parë që Zymer Neziri u kushton vëmendje shkencore koleksioneve të këngëve legjendare e historike të mbledhura prej të huajve. Një punë të shumëvlershme ai ka realizuar me identifikimin dhe paraqitjen e vlerave të jashtëzakonshme të koleksionit të dy homerologëve amerikanë M. Parry dhe A. Lord, koleksion që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit dhe njihet më
8
Z ym er Ujka n Nez i r i
gjerësisht me signaturën «MP Collection». Në studimin për Lambertz-in dhe dorëshkrimet e tij shfaqet jo vetëm pasioni dhe zelli i një kërkuesi për të cilin zbulimi i trashëgimisë folklorike përbën qëllimin e jetës, por edhe aftësi të tjera kritike-filologjike, si ajo e tejshkrimit dhe ritejshkrimit (transliteration) të teksteve folklorike. Kjo është një çështje që, me sa duket, do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për studiuesit e folklorit. Nuk është fjala thjesht për tejshkrimin e teksteve gojore në ligjërim të shkruar, të cilin, ca prej përvojës e ca prej formimit disiplinar, shumica e folkloristëve janë mësuar tashmë ta bëjnë. Por, është fjala për tejshkrime të teksteve folklorike të interpretuara prej mbledhësish të huaj, me njohuri të kufizuara të shqipes dhe alfabetit/alfabeteve të saj, ose me grafema të shkrimit të gjuhëve të tyre amtare (të gjermanishtes, në rastin e M. Lambertz-it), ose me grafemat (shenjat) e alfabetit ndërkombëtar, ose, madje, edhe me alfabete të përziera. Botimi i Noctes pelasgicae të C. Th. Reinhold-it nga studiuesi A. Klosi provoi se sa e vështirë është rithirrja në qarkullim shkencor e trashëgimive të tilla. Përkthyeses në shqip të veprës Histoire et description de la Haute Albanie (1859) të Hyacinthe Hecquart-it, znj. O. Tamburi, i është dashur të sqarojë me shënime të shumta dhe referenca krahasimtare tekstet folklorike të mbledhur nga albanologu frëng me motive të mbijetuara të tyre në folklorin e vendit. E njëjta vështirësi shihet edhe në «rikthimin» shqip të këngëve të mbledhura nga Rose Wilder Lane dhe të botuara në The Peaks of Shala: nonfiction travel (1923). Kalimi nga goja e mbledhësit në gjuhën e tij amtare dhe pastaj te riinterpretimi shqip ka sjellë shpesh largime aq të mëdha sa të humbë vërtetësia e burimit. Pa shkuar ende te tekstet e këngëve, le të shohim se si shmangen në këtë proces edhe sintagmat më të
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
9
thjeshta, duke iu referuar librit të Rose Lanes: 1. Fjalia burimore shqip: «A keni mujt?!» (përshëndetje e malësorëve të Shalës për autoren e librit) - idiomë me kuptim të mbyllur, përmbajtja e së cilës vjen nga «i mujshëm» «mirë me shëndet», sikurse ruhet dhe në të folmet jugore tek «jam i pamundur». 2. Përkthimi i mundshëm anglisht: «How are you?!» (idioma më e afërt që mund t’i përgjigjej në përkthimin anglisht) 3. Si mund të jetë përkthyer anglisht: «How could you?!» (me sa duket përkthimi i fjalëpërfjaltë që i ka bërë interpretim idiomës vendëse 4. Përkthimi shqip i kohëve të sotme: «Si keni mundur të vini deri këtu?» (rikthimi shqip i shprehjes fillestare «A keni mujt?!» prej anglishtes). Mund të merret me mend se sa larg prej burimit shkojnë objektivisht tekstet folklorike të mbledhura prej të huajsh dhe të interpretuara e të riinterpretuara pastaj nga njëra gjuhë në tjetrën deri në rikthimin shqip. Z. Neziri kështu po u kujton studiuesve se duhet të përgatiten mirë për një sfidë të re, për sfidën e pasurimit të fondit të trashëgimisë folklorike shqiptare duke iu drejtuar koleksioneve të të huajve dhe duke formuar veten që në gjithë këtë proces të rifitohen edhe humbjet e paevitueshme për shkak të atij ligji që zakonisht quhet «e drejta e diskriminimit e gjuhës amtare ndaj gjuhës së dytë». Kjo është një përvojë e dobishme edhe për studiues të tjerë, të cilët në të ardhmen mund të merren me koleksione të gjithaq të panjohura këngësh popullore shqiptare të mbledhur prej të huajsh, sikurse është, bie fjala, koleksioni i «këngëve kastritçe-çamike-çame» të Doris e Eric Stockman-it, të botuara deri më tani vetëm gjermanisht dhe pa kërkime në fondet e tyre. Botimi shqip i veprave të atyre autorëve të huaj që kanë mbledhur folklor apo lëndë etnografike shqiptare
10
Z ym er Ujka n Nez i r i
duke e përkthyer në gjuhët e tyre amtare ka shtruar çështjen se ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj teksteve folklorike, si duhen rikthyer ato në gjuhën e burimit. Dukuria shfaqet me të njëjtën shkallë vështirësie pavarësisht prej kohës së mbledhjes dhe përkthimit e botimit në gjuhë të autorëve perëndimorë të burimeve folklorike shqiptare: prej Hyacinthe Hecquard-it dhe veprës së tij Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegarie deri tek Mark Milani (Život i običaji arbanasa) dhe Rose Wilder Lane (The Peak of Shala), që u përmend. Në njërën anë këngët e mbledhura prej autorësh të tillë janë pjesë e traditës folklorike shqiptare dhe duhet të rikthehen sa më pranë burimit parësor. Në anën tjetër, gjatë përkthimit frëngjisht ose anglisht, është ruajtur kryesisht informacioni historik dhe disa të dhëna me karakter etnografik, kurse burimësia e teksteve popullore është cenuar rëndë, madje është vënë në dyshim. Është me interes të shihet kjo çështje edhe në rrafshin teorik: ç’ndodh në procesin e komunikimit të vlerave të traditës gojore kur këto shërbejnë si paratekste dhe pësojnë njëherësh disa shndërrime: ndërrojnë shkallë ligjërimi (nga ai gojor në ligjërim të shkruar), ndërrojnë gjuhë e mjete të shprehuri (nga gjuha e burimit në gjuhën e mbledhësit); ndërrojnë skemë realizimi (nga këngë me funksione të plota folklorike në burime me karakter historik dhe etnografik); ndërrojnë dëgjues e lexues dhe më së fundi rikthehen krejt të transformuar në pikën e nisjes. Problemi do të shihet duke iu referuar dy veprave të ardhura shqip vitet e fundit, të Hecquard-it dhe të Rose Lane-s. Si mund të bashkëpunojë përkthyesi me folkloristin dhe etnografin, a mund të shërbejnë tekstet e brendashkruara veprave të tyre për pasurimin prapavajtës të fondit të këngëve popullore shqiptare, a duhet kërkuar arketipi i tyre apo thjesht duhet identifikuar motivi dhe
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
11
duhen rikrijuar duke ndjekur gjedhen folklorike; sa humbet letërsia gojore në procesin e përkthimit dhe si mund të ruhet burimësia e saj - këto janë disa prej pyetjeve që përbëjnë shqetësimin shkencor të studiuesit të folklorit shqiptar sot. Në studimin kushtuar ndihmesave të E. Çabejt për epikën gojore, Z. Neziri zbulon disa të dhëna e pikëpamje të albanologut të mirënjohur, që meritojnë të trajtohen si teza pune kërkimore monografike. Ndër to, pohimi se mund të kenë ekzistuar këngë epike ilirike (domethënë parashqiptare, jo në kuptimin që i jepet kësaj fjale - «iliridske pjesme» - në traditën e studimeve kroate, për shembull), mbështetur në të dhëna të onomastikës së kryehershme; si dhe pikëpamja se vazhdimësia e traditës së këngëve heroike prej periudhës ilire duhet parë si pjesë e vazhdimësisë së përgjithshme historike ilire-shqiptare, meritojnë një vëmendje të mëtutjeshme prej dijetarëve. Evokimi i pikëpamjes së Çabejt për «pesë zonat» e përhapjes së Eposit të Kreshnikëve dhe sistemimi i argumenteve në dobi të këtij mendimi merr një rëndësi në kontekstin e studimeve të sotme me karakter rivlerësues për Eposin, gjeografinë e përhapjes së sotme, gjeografinë e përhapjes historike dhe habitatin e veprimit zanafillës. Studiuesi në këtë artikull arrin të krijojë një baraspeshë të re, më të vërtetë, midis ndihmesave të Çabejt në fushë të gjuhësisë, letërsisë dhe etnologjisë, duke e ponderuar këtë të fundit më të rëndësishme se në përfytyrimin dhe në studimet e mëhershme. Autori na sjell në mendje se, me gjithë botimet monografike që kanë parë dritën e botimit për metrikën në letërsinë gojore dhe në vjershërimin modern, ende nuk është zhvilluar si tezë shkencore mendimi i Çabejt se shumë debate e keqkuptime do të
12
Z ym er Ujka n Nez i r i
ishin rrëzuar nëse problemi i dhjetërrokëshit në Eposin e Kreshnikëve do të shihej pa atë dallimin e prerë që bën metrika midis ritmit kuantitativ dhe ritmit numerik, domethënë duke i lexuar rapsoditë si tekste për t’u kënduar, të kushtëzuara nga masat muzikore dhe nga sasia e zanoreve, jo nga numërimi formal në formën e transkriptuar, sepse vetë tejshkrimi është një operacion i dhimbshëm që sjell shmangie e shformime. Sido që të bësh studim për studimet është një punë fort e vështirë, Z. Neziri nuk i është shmangur përgjegjësisë për të nderuar kërkimet dhe botimet e kolegëve. I tillë është artikulli për përmbledhjen Studime në fushën e letërsisë gojore të E. Mehmetit. Duhet pranuar se në letrat shqipe nuk kemi ndonjë traditë të vlerësimit publik të librit shkencor. Është i njohur fakti se, në mungesë të recensioneve të zakonshme, E. Çabej shpesh ka qenë i detyruar të shkruajë e të botojë në shtypin shkencor autorecensione për veprat e veta, me qëllim që atij publiku të ngushtë shkencor që ekzistonte t’i vinte në ndihmë me të dhëna informuese. Z. Neziri, duke vlerësuar punën e studiuesit E. Mehmeti, jo në kuadër të një recensioni, por me një vështrim më të gjerë studimor, përmirëson këtë traditë të qortueshme të mungesës së vëmendjes ndaj punëve të kolegëve, dukuri që ka të njëjtën fytyrë mospërfillëse si në Tiranë, ashtu dhe në Prishtinë. Studimi për gjendjen e Eposit të Kreshnikëve sot është paraqitur fillimisht si trajtesë shkencore në Universitetin «Nikolla Kopernik» të Torunjit (Poloni). Studimi ka karakter paradigmatik. Përveçse informon për mbijetesën e Eposit të Kreshnikëve dhe të «urdhrit të lahutarëve» në mjaft rajone të Kosovës e të «Shqipërisë së Vjetër», autori rendit një varg propozimesh për t’ia zgjatur jetën e gjallë
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
13
kësaj tradite, përmes veprimtarish kombëtare e ndërkombëtare, duke ardhur deri tek ideja e krijimit të një instituti të ngjashëm me atë të Kalevalës (Finlandë) dhe te propozimi për një nismë shkencore-diplomatike për regjistrimin e kësaj pasurie në programet e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, që janë në kujdesin e lartë të UNESCO-s. Trajtesa ka karakterin e një programi pune afatgjatë për Eposin e Kreshnikëve, duke përfshirë promovimin ndërkombëtar të vlerave të tij në formën e festivaleve, publikimeve e studimeve. Në studimin «Antroponimet dhe patronimet e epizuara në Rugovë» me sa dimë për herë të parë parashtrohet hipoteza e një faze të ndërmjetme që lidh kohën e përmbylljes së epikës heroike legjendare me atë të shfaqjes së epikës historike, që, sipas autorit, duhet të përtakojë jo rastësisht me mesin e mijëvjeçarit të dytë. Kjo është koha kur historikisht shfaqet prania osmane në Ballkan, kurse në Evropë shfaqet Reforma dhe protestantizmi, dy faktorë që ndryshuan rrënjësisht status quo-në e deriatëhershme. Si gjithnjë i vëmendshëm ndaj burimeve parafolklorike, të karakterit etnologjik, kronikal, gjuhësor, autori priret të besojë tezën e albanologut R. Katičić, sipas të cilit një traditë e ngjashme e heroizimit të emrave të përveçëm ekziston qysh prej periudhës ilire dhe shfaqet tërthorazi e pranishme në vijimësi te pasardhësit e tyre. Sipas R. Katičić-it, «emrat e moçëm ilirë të përbërë (dypjesësh, kompozicionalë), të ruajtur në tekstet greke e latine, vërtet, nuk janë gjë tjetër pos fragmente të ngurosuara të teksteve poetike, shembuj të vegjël të gjuhës së këngës heroike». Z. Neziri duket se ka punuar gjatë për të identifikuar jo vetëm kohën në kapërcyell prej epikës legjendare tek ajo historike, përmes antroponimeve, patroni-
14
Z ym er Ujka n Nez i r i
meve e toponimeve; por edhe për të paraqitur një tipologji të trashëgimit të emrave të heronjve kulturorë si emra heronjsh të kohërave historike. Miti i heronjve legjendarë paraqitet si traditë e gjallë shqiptare në Rugovë e vise të tjera. Dëshmitë folklorike që ai paraqet për ekzistencën e emrit të Kunes deri në kohërat e reja dhe sidomos për përsëritjen e rregullt të vëllezërve Muji e Halili si emra të njerëzve të botës tokësore marrin një rëndësi jo vetëm folkloristike, por dhe si prova të lidhjeve të forta të bartësve të epikës legjendare me këngët që ajo përmban, që janë lidhje të një tipi që mund të quhet «me një pasuri të trashëguar». Ky argument përforcohet nga faktet e shumta që sillen për kultin e heronjve historikë, për hyjnizimin e emrave të lavdishëm përmes traditës së trashëgimit në jetën e njeriut shqiptar. Është e njëjta sjellje dhe mendësi që përmend R. Katičić, që përsëritet prej kohërave ilirike, në periudhën e lulëzimit dhe të përmbylljes së Eposit të Kreshnikëve dhe pastaj më vonë edhe në marrëdhëniet me epikën historike. Në studimin «Roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë» studiuesi arrin të spikasë një funksion jo aq të studiuar në dijet tona të këtyre këngëve, funksion që zakonisht e kanë këngët marciale, marshet, himnet, por, siç parashtrohet nga autori, kjo ndodh edhe me këngët historike, duke filluar prej atyre më të hershme, prej ciklit të Gjergj Kastriotit, ruajtur kryesisht në ngulimet përtej detit, deri tek epika historike e hinterland-it, që shfaqet e organizuar me ciklet e këngëve për Ali pashë Tepelenën dhe Bushatlinjtë. Nuk është fjala për sa është thënë në lidhje me këto këngë, për rolin edukativ dhe etik të tyre, por për një funksion inkurajues, që autori e gjen edhe në poezinë epike legjendare e historike evropiane. Përfundimi, në të
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
15
cilin ka arritur autori, se antagonizmi evropian dhe ai shqiptar, në epikën heroike dhe në epikën historike, kanë karakter kundërsllav dhe kundërosman, çka u përgjigjet të njëjtave mendësi të përftimit të tjetrit, «tjetrit rrezikues», meriton vëmendje shkencore edhe në studimet e mëtejshme. Duke e parë epikën heroike dhe historike si një prej shenjave të ekzistencës, të kushtëzimit të fatit historik të atdheut, të meritës së mbijetesës së tij, Z. Neziri i shton «atdheut poetik» të Eposit të Kreshnikëve një mision tjetër, që nuk pushon së vepruari edhe më vonë. Fakti që autori e sheh këtë dukuri si një paralele të epikës popullore të disa popujve të Evropës është një prej provave se funksioni mobilizues i saj te shqiptarët, një funksion tipik për himnodinë evropiane, nuk është një përsiatje romantike, por një dukuri e përcaktuar qartë dhe në mënyrë terminologjike. III Në pjesën e dytë të librit Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura, autori Z. Neziri ka renditur pesë punime studimore nga fusha etnokulturës. Prijnë dy punimet për kontributin e Ndon Bellushit. Studiuesi vlerëson ndihmesat me karakter të papërsëritshëm të Ndon Bellushit (doctor honnoris causa) si mbledhës i folklorit të arbërorëve të Greqisë (arvanitasve). Dihet mirë se Bellushi është i vetmi që ka arritur të mbledhë sistematikisht të folme, frazeologji, të dhëna etnografike dhe etnokulturore, fjalë të urta, këngë, rite dhe tradita shqiptare të ruajtura prej afro shtatë shekujsh në një mjedis tërësisht alokton, krejt të ishullzuar. Pasuria etnofolklorike e arbërorëve për këtë shkak ka marrë karakterin e një rezervati, që mund të shërbejë për të zgjidhur të panjohura të evolucionit historik të traditave parashkrimore, ashtu si po shërbejnë tani,
16
Z ym er Ujka n Nez i r i
bie fjala, të dhënat e hershme dialektologjike të mbledhura nga indoevropianisti i mirënjohur Eric P. Hamp në fshatin Vaccarizzo të arbëreshëve, ku arbërishtja nuk flitet më prej vitesh. Studiuesi Z. Neziri, paralelisht me paraqitjen e ndihmesave të Bellushit si mbledhës ngulmues i folklorit midis arvanitasve, thekson edhe rëndësinë që kanë të dhënat e koleksioneve të tij për të interpretuar dukuri folklorrike kombëtare, sidomos për të ndihmuar stratifikimin e tyre, sipas parimit të kufirit minimal/ maksimal (limitus prius quam non / limitus ante quam non - jo më parë se / jo më vonë se). Në pjesën e dytë pasojnë edhe tri punime studimore, kushtuar veprimtarisë shkencore të M. Tirtës, ku mbyllet pjesa e dytë e këtij libri. Dy studimet e para kanë argument të specifikuar, botimet monografike të M. Tirtës: Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (vitet ’40 të shek. XIX - vitet ’40 të shek. XX) dhe Mitologjia ndër shqiptarë. Një studiues i fushave të tilla si folkloristika dhe etnologjia, gjithnjë e më të ngushta për shkak të vetë procesit të rrudhjes së traditës gojore në epokën e «mitit të Shivës», duhet të jetë i lumtur kur gjen ndërmjetës të tillë si Z. Neziri, i cili ka punuar gjatë jo vetëm për të informuar saktë e gjerësisht lexuesin për përmbajtjen e dy veprave, por edhe për të sintetizuar me fjalë të kursyera ndryshimin e gjendjes së dijes pas botimit të tyre nga autori. Studimi «Prof. Mark Tirta dhe etnologjia shqiptare» mund të konsiderohet si një monografi kushtuar këtij studiuesi, një emër i mirënjohur në fushë të studimeve etnologjike, specialist në disa nëndisiplina. Duke paraqitur fushë pas fushe ndihmesat e shumta të M. Tirtës në studimet shqiptare, autori përgatit atelienë e vet për të kaluar në një shkallë tjetër karakterizimi, në kuadër të albano-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
17
logjisë brenda dhe jashtë vendit, në kuadër të studimeve rajonale-ballkanistike, duke ndjekur parimin prej rrethit më të ngushtë të dijes tek më i gjeri. Me studimin kushtuar personalitetit dhe veprave të M. Tirtës si etnolog, si studiues i mitologjisë, si autor i të parit tekst universitar shqip për etnologjinë e shqiptarëve, si studiues i disa fushave, disiplinave dhe ndërdisiplinave, me një njohje të admirueshme të burimeve të drejtpërdrejta popullore në gjithë hapësirën historike shqiptare, me një vetëformim gjithashtu të arrirë (sikurse ka ndodhur me një shumicë studiuesish të kësaj breznie, që u bënë emra të shquar në folkloristikë dhe etnologji përmes shkollës së terrenit dhe përkushtimit e devocionit prej murgjish ndaj profesionit të tyre, duke e ndërtuar rrethin e tyre të jetës në fare pak stacione: ekspeditë - bibliotekë - institute). Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura është një botim që të bën të mendosh se, në kohën kur periodikët shkencorë po dalin me tirazhe gjithnjë e më të kufizuara dhe po qarkullojnë me mundim të madh, madje edhe midis vetë studiuesve, shërbimi i artikujve dhe studimeve të botuara në to, në formën e përmbledhjeve të tilla, është jo thjesht një kënaqësi e ligjshme e çdo autori, por edhe përgjegjësi intelektuale ndaj dijes shqiptare. Prof. Dr. Shaban Sinani, etnolog Tiranë, më 2 dhjetor 2008
18
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
19
HYRJE Vepra Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura është përmbledhje e shkrimeve studimore nga fusha e epikës gojore, kryesisht për Eposin e Kreshnikëve, si dhe për disa çështje nga fusha e etnokulturës. Këto shkrime janë të periudhës 1989-1995 dhe 2001-2007. Nëntë sosh janë kumtesa të lexuara në sesione shkencore, simpoziume shkencore, konferenca shkencore, konferenca shkencore ndërkombëtare dhe seminare ndërkombëtare, të mbajtura në Kosovë, Shqipëri dhe Poloni: Prishtinë, Gjirokastër, Klinë, Rrëshen, Torunj. Organizues të këtyre tubimeve shkencore qenë kryesisht: Instituti Albanologjik i Prishtinës; Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës e Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës; universiteti «Eqrem Çabej» Gjirokastër dhe Universiteti i Tiranës; Ministria e Kulturës, e Rinisë, e Sportit dhe e Çështjeve Jorezidente, Prishtinë; universiteti «Nikolla Kopernik» Torunj, Poloni. Përveç nëntë kumtesave, këtu janë radhitur edhe dy artikuj studimorë (Prishtinë) dhe një parathënie (Kozencë, Itali). Këto shkrime studimore janë botuar gjatë periudhës 1990-2007 në revista shkencore të institucioneve ku janë mbajtur tubimet shkencore përkatëse. Në fillim të secilit prej tyre janë shënuar të dhënat e hollësishme për versionin e parë, për organizuesin e tubimit shkencor, vendin e
20
Z ym er Ujka n Nez i r i
kohën. Po ashtu aty janë edhe të dhënat e plota për secilin botim të parë. Gjatë përgatitjes për shtyp të vëllimit Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura i kam rishikuar të gjitha shkrimet e përfshira për botim. Përveç rishikimit, gati të gjitha i kam redaktuar dhe i kam plotësuar me të dhëna të reja. Nuk kam prekur në parathënien për veprën e A. Bellushit (Kozencë, Itali) dhe në kumtesën për gjendjen e sotme të Eposit të Kreshnikëve (Torunj, Poloni). Edhe kumtesa për pikëpamjet e Konicës për eposin tonë të lashtë heroik gjithashtu është vetëm pjesërisht e rirenditur (Prishtinë). Libri, Studime për folklorin, II, epika gojore dhe etnokultura, ka dy pjesë. Në pjesën e parë, Çështje të epikës gojore, janë renditur shtatë shkrime studimore, gjashtë prej të cilave janë kumtesa. Prijnë punimet: për pikëpamjet e Faik Konicës për Eposin e Kreshnikëve (1995), për dorëshkrimet shqipe të Maksimilian Lambercit në Vjenë (2005) dhe për pikëpamjet e Eqrem Çabejt për epikën gojore, si dhe për ndihmesën e tij për fillet e epikologjisë shqiptare (2003). Në vijim është radhitur artikulli studimor, fillimisht recension, kushtuar studimeve të Enver Mehmetit në fushën e letërsisë gojore. Pasojnë punimet: për gjendjen e sotme të Eposit të Kreshnikëve ( dorëshkrim, 2007), për epizimin antroponimik të emrave në krahinën e Rugovës (1989) dhe për rolin mobilizues të këngës epike kundër robërisë (2007). Në pjesën e dytë, Çështje të etnokulturës, janë përfshirë pesë shkrime studimore nga etnokultura, që janë kontribut modest për dy studiuesit e njohur shqiptarë: Antonio Bellushi dhe Mark Tirta. Prin parathënia për librin e A. Bellushit për arvanitasit në Greqi (2004), e në vijim është kumtesa përuruese në Prishtinë po për këtë vepër (2004). Për studiuesin Mark Tirta janë renditur
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
21
kumtesa, po ashtu përuruese, për mitologjinë ndër shqiptarë (2004), si dhe artikulli studimor për kontributin e tij për demografinë shqiptare (2001). Pjesa e dytë e këtij libri mbyllet me kumtesën, «Profesor Mark Tirta dhe etnologjia shqiptare», bashkautor me prof. asc. dr. Begzad Baliu (2007). Për lexuesit e huaj janë shkruar rezymetë në disa gjuhë për 12 njësitë e këtij vëllimi: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, polonisht. Për ndihmën, që më ofruan, falënderoj autorin e parathënies, prof. dr. Shaban Sinani (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) dhe recensuesit prof. dr. Fazli Syla e prof. dr. Adem Zejnullahu (Instituti Albanologjik i Prishtinës). Për tekstet në gjuhë të huaja, falënderoj përkthyesit ma. Lumnije Kulinxha (anglisht), z. Rexhë Neziri (gjermanisht), prof. dr. Ymer Jaka (frëngjisht), prof. asc. dr. Blerina Suta (italisht), ma. Rigels Halili (polonisht). Falënderoj edhe redaktorët e përkthimeve: ma. Pitër Mëkmëri (Peter McMurray), Univ. i Harvardit, SHBA; prof. dr. Nikolla Skalldaferri, (Nicola Scaldaferri), Univ. i Milanos, Itali; z. Ibish Neziri, Zvicër. Gjithashtu falënderoj z. Mustafë Halili, lexuesit provues prof. asc. dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, prof. asc. dr. Begzad Baliu dhe z. Fitim Veliu, lektorin z. Shpëtim Elezi, korrektorin mr. Shkëlqim Millaku dhe redaktorin teknik prof. dr. Lulëzim Lajçi. Falënderoj edhe të gjithë ata që u interesuan për daljen nga shtypi të këtij libri për çështje të poezisë gojore dhe të etnokulturës, nga plani botues 2008 i IAP-it, që me vonesë po del nga shtypi, për shkaqe financiare.1 Z. U. N. 1
Ndonëse Këshilli i Librit i Ministrisë së Kulturës e refuzoi financimin (madje edhe të pjesërishëm), ky libër u përgatit për shtyp e po botohet me vetëfinancim dhe me ndihmën që dha Sektori i Kulturës i Komunës së Prishtinës (800 euro), të cilin shumë e falënderojmë.
22
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
23
I. ÇËSHTJE TË EPIK ËS GOJORE FAIK KONICA (1876 -1942 )
I.1. Pikëpamjet e Faik Konicës për eposin e lashtë heroik Views of Faik Konica on ancient Heroic Epos MAKSIMILIAN LAMBERCI (1882-1963)
I.2. Disa të dhëna për dorëshkrimet e Maksimilian Lambercit (Maximilian Lambertz) në Vjenë për folklorin, etnologjinë dhe disa fusha të tjera albanologjike Einige Angaben zu den Manuskripten von Maximilian Lambertz in Wien, über Folklore, Ethnologie und andere Bereiche der Albanologie EQREM ÇABEJ (1908 -1980)
I.3. Pikëpamje të Eqrem Çabejt për epikën gojore dhe ndihmesa e tij për fillet e epikologjisë shqiptare Eqrem Çabejs’ views on oral epic and his Contribution on origins of Albanian epicology ENVER MEHMETI (1948)
I.4. Studime të Enver Mehmetit në fushën e letërsisë gojore Enver Mehmetis’ studings in the field of oral literature EPOSI SOT
I.5. Të dhëna për gjendjen e sotme të Eposit të Kreshnikëve dhe disa detyra të ngutshme për ruajtjen e tij Kilka informacji o dzisiejszym stanie eposu Kreszników i kilka pilnych zadań na rzecz jego ochrony EPIZIMI ANTROPONIMIK
I.6. Epizimi antroponimik i emrave në krahinën e Rugovës Les antroponymes et les patronymes épisés a Rugova MOBILIZIMI EPIK
I.7. Roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë Mobilization role of epic song against slavery
24
Z ym er Ujka n Nez i r i
PASQYRA E SHK URTIMEVE IAP= Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë. IKP= Instituit i Kulturës Popullore, Tiranë. ASHAK= Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë. ASHSH= Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë. UP= Universiteti i Prishtinës. UT= Universiteti i Tiranës. GJA, FE= rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», Prishtinë. KP= rev. «Kultura popullore», Tiranë. SNGJLKSH= Seminari i Gjuhës, i Letërsisë dhe i Kulturës Shqiptare, Prishtinë. BSHSH= «Buletin i shkencave shoqërore», Tiranë. BUSHT= «Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës», Tiranë. E. Çabej, SGJ= Studime gjuhësore, V, Gjuhë-FolklorLetërsi-Diskutime,, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975. HD= «Hylli i Dritës». A. Bellushi, AAPP= Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore ShoqëroreKulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kosenza), 2004.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
25
Faik Konica (1876-1942)
I.1. PIK ËPAMJET E K ONICËS PËR EPOSIN E LASHTË HEROIK Hyrje Pikëpamjet teorike të Faik Konicës për eposin tonë të lashtë heroik janë gjithsesi me rëndësi të veçantë,1 1 sepse në kohën kur nisi të botohet revista e tij «Albania», në fund të shekullit XIX, më 1997 publikohet kënga e parë jo e plotë kreshnike shqiptare, «Martesa e Hysenit»,2 kurse më 1901 shënohet kënga e plotë kreshnike shqiptare,
1
Shihni versionin e parë: Z ym er Nez i r i , «Pikëpamjet e Konicës për eposin e lashtë heroik», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 179-182. 2 Gust a v M e yer , Albanesische Studien, VI, Wien, 1897, f. 52. Faiku, në atë vit, në rev. « Albania», boton: «Deux Rhapsodies Albanaises: I. Le Dragon. II. La nonne, Rhapsodies albanaises receueillies pas Gjuse Skiro. 1. vol. in-18, Palermo, 1887». Shihni edhe: Fa i k Kon i t z a , «Albania», Bruxelles, viti I, nr. 2, f. 26-27. Tërheq vëmendjen edhe shkrimi për G. Majerin: Fa i k Kon it z a, «Sëmundja e zotit Gustav Majer», në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 8, f.125, si dhe: Fa i k Kon i tz a , «La santé du professeur Gustav Mayer», në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 8, f. 133.
26
Z ym er Ujka n Nez i r i
«Gjergj Elez Alia»,3 dhe më 1904 botohet kënga e parë e plotë kreshnike shqiptare, «Të lumët na për të lumin Zot».4 Në disa nga studimet tona të derisotme duket se nuk janë trajtuar pikëpamjet e Konicës për Eposin e Kreshnikëve, në veçanti, e as përgjithësisht, në kuadër të shqyrtimeve letrare, si dhe të trajtesave të tjera për Konicën edhe si mbledhës dhe botues i krijimtarisë popullore, me disa përjashtime, nga Fan Noli (1957),5 Namik Ressuli (1976),6 Rrustem Berisha (1987, 1995),7 Sabri Hamiti (1991),8 Jup Kastrati (1992, 1994),9 Nasho Jorgaqi (1992),10 Kristo 3
Mbledhës është Ha sa n Fejz ul l a h u, më 1901, deri më tash fare pak i njohur në studimet shqiptare të epikologjisë, i shënuar nga administrata serbe si Hasan Fejzulloviq. Ai ishte nga katundi Merovë, Qarku i Toplicës, Sanxhaku i Nishit, që ra nën sundimin serb më 1877-1878. Pak më gjerësisht shihni: Z ym er U. N ez i r i, Studime për folklorin, I, Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike, IAP, Prishtinë, 2006, f. 35 e 36. 4 Ga sper Ja kova -Mer t ur i, Grammatica della lingua Albanese, Frascati, 1904. 5 Fa n S. Nol i , «Parathënie», në: Fa i k Kon i ca , Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, ndërmarrja botuese «Gjon Buzuku», Prishtinë, 1991. 6 Na m i k Res sul i , «Faik Konitza në qindvjetorin e lindjes», në: Faik Konitza (1876-1976), seminar studimesh me rastin e qindvjetorit të lindjes së Faik Konitzës, Federata Panshqiptare e Amerikës, «Vatra», New York, N.Y., 1976, f. 3-23. 7 Rr ust em Ber i sh a, Vëzhgime për poezinë popullore, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1987, f. 22, 26; Rr ust em Ber i sh a , «Të dhëna për letërsinë popullore në veprën e Faik Konicës», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 167-178. 8 Sa br i Ha m i ti , Faik Konica jam unë, «Rilindja», Prishtinë, 1991. 9 Jup Ka st ra t i, «Faik Konica (1976-1942)», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 7-33; Pr of. Dr . Jup Ka st ra t i, Faik Konica
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
27
Frashëri (1992),11 Rexhep Qosja (1995)12, Ramiz Kelmendi (1995),13 Shefik Shkodra (1995),14 Muhamet Pirraku (1995),15 Fadil Grajçevci (1995),16 Shyqri Galica (1996),17 Enver Mehmeti18 etj. Bëjnë përjashtim vetëm Rr. Berisha (1995), F. Grajçevci (1995) e E. Mehmeti (2006). Gjithashtu kam pasur fatin, gjithsesi ndër të paktët, që t’i lexoj titujt e afër një mijë e gjashtëqind zërave bibliografi-
(jeta dhe vepra), monografi, «Gjonlekaj», Publiching Company, New York, 1994 (dorëshkrim). 10 Na sh o J or ga qi , «Faik Konica – shkrimtar», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 97-129. 11 Kr i st o Fr a sh ëri , «Kush ishte Faik Konica», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 34-59. 12 Rexh ep Q os ja , «Faik Konica-Ngadhënjimtari i vonuar», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 11-34. 13 Ra m i z Kel m en di , «Faik Konica polemist», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 77-82. 14 Sh efi k Sh kodr a , Albania e Konicës, pergamenë shqiptare, «Rilindja», Prishtinë, 1995. 15 Muha m et Pirr a ku, Albania e Konicës, botim i autorit, Prishtinë, 1995. 16 Fa di l Gr a jçe vci , «Faik Konica në Dosjen H të Ismail Kadaresë», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 183-186. 17 Sh yqr i Ga l i ca , Faik Konica-eseist dhe kritik letrar, disertacion i doktoratës, dorëshkrim, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1996. 18 E n ver Meh m et i , «Mitizimi i autorësisë së Eposit të Kreshnikëve në Dosjen H të I. Kadaresë», në: Seminari NGJLKSH, nr.25/2, Prishtinë, 2006, f. 309-314.
28
Z ym er Ujka n Nez i r i
kë të Faik Konicës, dorëshkrim, hartuar nga Jup Kastrati,19 por asgjë nuk gjeta për eposin e lashtë heroik shqiptar. Megjithatë, duket se kjo nuk është bibliografi e plotë, e cila do të plotësohet dhe pa dyshim kur të botohen edhe dorëshkrimet e Konicës, vetëm atëherë mund të thuhet saktësisht se çfarë qëndrimi pati ai ndaj eposit tonë të lashtë, pra ndaj këngëve kreshnike të Ciklit të Mujit e të Halilit.20 Miqësia me të parët e epi kografi së shqi ptare, Sh. Gjeçovi dhe N. Ivanaj Në këtë kumtesë nuk do të them asgjë të re përveç konstatimit, që tashmë dihet, se Konica ka jetuar edhe në Shkodër,21 pra, ka jetuar afër zonës së lahutës dhe të eposit tonë heroik dhe se ka pasur miqësi me të parët e epikogra-
19
Prof. Dr. Jup Ka st r at i , Faik Konica, monografi, vep. e cit., kreu XXVI, «Bibliografia e botimeve të Faik Konicës (1895-1942)». Tërheqin vëmendjen zërat bibliografikë: Fa i k Kon i t z a, «Documentar sur la folklore albanais», në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 5. f. 74-75; Fa i k Kon i t z a, në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 6, f. 9899; Fa i k Kon i t za , në: rev. «Albania», Bruxeles, I, 7, f. 109-110; Fa i k Kon i t z a , në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 8, f. 140-141; Fa i k Kon i t z a , në: rev. «Albania», Bruxelles, II, 10, f. 171-172; Fa i k Kon i t z a, «Albania», Bruxelles, II, 11, f. 191; Fa i k Kon i t z a , në: rev. «Albania», Bruxelles, II, 12, f. 210-211; si dhe Fa i k Kon i t z a, «Chante populaire inedit», në: rev. « Albania», Bruxelles, II, f. 33. 21 Fa i k Kon i ca , Vepra, 1, përgatiti prof. Na sh o Jor ga qi , Botimet «Dudaj», Tiranë, 2001, f. 61. Faiku ishte nëntë vjeç kur shkoi në Shkodër, sepse aty ishte e martuar motra e tij për një oficer. Gjatë atij viti Faiku aty u shkollua në shkollën e jezuitëve.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
29
fisë shqiptare, sidomos me Shtjefën Konstantin Gjeçovin22 dhe me Nikollë Ivanajn.23 Pikërisht këto dy të dhëna u bënë pikëmbështetja ime kryesore ndihmëse për t’i trajtuar pikëpamjet e Konicës për Eposin e Kreshnikëve, krahas polemikës së tij me Gaspër Jakovën-Mërturin.24 Gjeçovi është ndër epikografët e parë në fushë të eposit tonë të lashtë.25 Shqetësimin e intelektualëve shqiptarë të kohës për Eposin e Kreshnikëve e bart në emër të disa brezave në fillim të shek. XX.26 Në qershor 1903, Konica shkruan: «Në numër të sotmë, 2, Lkëni i Hasit (Sh. K. Gjeçovi, sq. Z. N.) del me një shkrim, i cili jo vetëm u ka për të pëlqyer të gjithë atyreve qi e duan gjuhën të kulluar e të bukur, po do të vihet re me kujdes prej atyreve qi qahen se, ne kemi njerës qi përpiqen për gramatikën e për çështje të tjera, kemi fare pakë qi kujdesen të mbledhin gojëdhënat e popullit. Ky shkrim qi po botojmë sot ka rëndësi të madhe.» (Nën. Z.N.). Pra, Konica e çmon lart punën e Gjeçovit në fushë të mbledhjes së krijimtarisë
22
Sh t je fën Gjeç ovi -Kr yez i u (1874-1929) ishte mik dhe bashkëpunëtor i «Albanisë» së Konicës. 23 Ni kol l ë Iva n a j (1879-1951) nuk ishte mik i Konicës në fazën e dytë dhe ishte njeriu me të cilin Konica polemizoi shumë ashpër, ndonëse N. Ivanaj, i lindur në Triesh të Malësisë së Madhe, njihej si atdhetar demokrat dhe përkrahës i idesë për çlirimin kombëtar të atdheut. 24 Ga spër Ja kova -M ër t ur i (1870-1941). 25 Sh t jefën Gje ç ovi , të cilin e vrau pushteti serb, ishte meshtar, mësues, folklorist, etnolog, arkeolog, historian etj. 26 Zi hn i Sa ko e Qem a l Ha xhih a san i, «Hyrje», në: Epika legjendare (Cikli i Kreshnikëve), I, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 8.
30
Z ym er Ujka n Nez i r i
gojore.27 Këtë mendim e përsërit edhe dy vjet më vonë për Lkënin e Hasit: «Kemi shumë njerës qi përpiqen për gramatikën e për çështje të tjera, kemi fare pak qi kujdesen të mbledhin gojëdhënat e popullit».28 Për Gjeçovin dhe gojëdhënat e tij të botuara, shkruan edhe më 1906,29 por nuk hasim gjurmë për interesimet e të dyve për eposin tonë të lashtë heroik. Nga kujtimet e Faikut shihet se me Gjeçovin u njoh personalisht, më 1913, kur mbërriti në Shkodër dhe bashkë me Fishtën udhëtuan 7-8 orë me kalë deri në Gomsiçe të Mirditës për ta vizituar Gjeçovin. 30 Nuk dimë a biseduan Faiku, Fishta e Gjeçovi edhe për Ciklin e Mujit e të Halilit. Supozojmë se kanë biseduar, por çka? Nikollë Ivanaj është njëri ndër epikografët e parë të Ciklit të Mujit e të Halilit, me këngët e botuara nga Malësia e Madhe (1905 e 1906): Vuko Harambashi dhe a e Dezdar Osman Agës, si dhe Martesa e Halilit të ri me Ruzhën e Galan Kapetanit.31 Për punën që ai bënte për çështjen kombëtare, Faiku thoshte se «po i bën Kombit një shërbim të math».32 Faiku kishte respekt edhe për punën e tij drejtor i rev. «Shpnesa e Shqypëniis» (1905-1908), si 27
Fa i k Kon i tz a, në: rev. «Albania», London, VII, 6, 1903, f. 195196. 28 Fa i k Kon i tz a , në: rev. «Albania», London, IX, 12, 1905, f. 225. 29 Fa i k Kon i tz a , në: rev. «Albania», London, X, 5, 1906, f. 83. 30 Fa i k Kon i t za , në: rev. «Albania», London, VII, 6, 1903, f. 195196; Fa i k Kon i t z a, në: rev. «Albania», London, IX, 12, 1905, f. 225; Fa i k Kon i tz a, në: rev. «Albania», London, X, 5, 1906, f. 83. 31 Gaz. Shpnesa e Shqypëniis (1905-1908), Raguzë (Dubrovnik), Kroaci. N. Ivan a j la në dorëshkrim 13 këngë nga Malësia e Madhe (Sipas: Z. Sa ko e Q. Ha xh ih a sani , «Hyrje», Epika legjendare (Cikli i Kreshnikëve), I, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 8.). 32 Fa i k Kon it z a, në: rev. «Albania», London, X, 7, 1906, f. 137.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
31
dhe për veprimtarinë e tij letrare e publicistike, ndonëse më vonë prishen dhe pason edhe kërkesa për dyluftim. (Trieste, mars 1913). Lidhjet e Faikut me Sh. Gjeçovin dhe me N. Ivanajn domosdo të sjellin ndërmend edhe lidhjen e Faikut me Gaspër Jakovën, 33 si dhe polemikën e tyre mjaft të ashpër.34 Faiku e vazhdoi me të polemikën edhe në numrin tjetër të rev. «Albania».35 Madje, kundër tij nuk u ndal as në numrin vijues të revistës.36 Dihet se Gaspër Jakova-Mërturi ka qenë gjuhëtar, publicist, historian e poet. G. Jakova, i njohur me veprën Gramatika e gjuhës shqipe (Gramatica della lingua Albanese (1904), është emër i rëndësishëm edhe i epikografisë shqiptare, sepse është botuesi ynë i parë i një kënge kreshnike shqiptare, «Të lumët na për t’lumin Zot». Pi këpa mjet e K onicës për Eposin dhe romani i K adaresë Dosja H Se cilat ishin pikëpamjet e Konicës për Eposin e Kreshnikëve, ndihmon, ndoshta, edhe romani i Kadaresë Dosja H.37 E di se tash për tash në letrat tona vetëm këtu 33
Ga spër Ja k ova -Mër t ur i ka qenë ndër intelektualët e dalluar të kohës së vet. 34 Fa i k Kon i t z a, «Përgjigjje një Sërbi», në: rev. «Albania», London, VIII, 6, f. 110-124. 35 Fa i k Kon i t z a, «Gaspariana», në: rev. «Albania», London, VIII, 9, f. 178-181. 36 Fa i k Kon i t z a, «Allpozan Gaspar Jakova edhe një kujtim historik», në: rev. «Albania», London, IX, 7, f. 139-140. 37 Ism a i l Ka dar e, Dosja H, roman, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1990.
32
Z ym er Ujka n Nez i r i
është dhënë diç konkrete. Në këtë roman, të shkruar më 1981, autori ka protagonistë dy irlandezë, që përkohësisht jetojnë në Nju-Jork. Quhen Vili Norton dhe Maks Rothi. Nga Ambasada e Mbretërisë Shqiptare në Uashington kërkojnë viza për Shqipëri, për hulumtime për eposin e vjetër. Lejet duhej dhënë ambasadori shqiptar. Faik Konica ishte ambasador, që në roman portretohet si i zgjuar, tinëzar e ironik,38 që njihte shkëlqyeshëm letërsinë botërore dhe fliste gjithë gjuhët kryesore evropiane, por edhe që tallej me çdo gjë, sidomos me vendin dhe popullin e vet.39 A mund të kuptohet se kjo lidhej edhe me Ciklin e Kreshnikëve? Kjo nuk thuhet drejtpërdrejt në roman. Cila është e vërteta? Këtë e di vetëm Kadare, që konsiderohet ndër njohësit më të mirë të Eposit të Kreshnikëve. Studiuesit amerikanë nga Universiteti i Harvardit, shkencëtarët Millmen Peri (Milman Parry), profesor, dhe Allbert Llord (Albert Lord), asistent, mendoj se i ka pasur parasysh kur portretoi Vilin dhe Maksin e Dosjes H. Edhe dialogu për Eposin e Kreshnikëve, për kacafytjet me sllavët etj., duket po ashtu si një mundësi tjetër për t’i hetuar pikëpamjet e Konicës për Eposin e Kreshnikëve, por lexuesit, megjithatë, mbesin prapë në dilemë.40 Qëllimit e M. Perit e të A. Llordit për të shëtitur në Shqipërinë Veriore dhe në jugun e Jugosllavisë, Kadare i rikthehet edhe në veprën Eskili, ky humbës i madh.41 Këtë rajon epik e quan laboratori i fundit në globin tokësor, ku 38
I sm a i l Ka dar e, po aty, f. 67. I sm a i l Ka dar e, po aty, f. 68. 40 I sm a i l Ka dar e, po aty, f. 101-106. 41 Ism a i l Ka dar e, Eskili, ky humbës i madh, «8 Nëntori», Tiranë, 1990, f. 124. 39
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
33
ende prodhoheshin epe të natyrës heroike.42 Çështjen e Eposit të Kreshnikëve dhe çështjen homerike, Kadare i shtron edhe në Dialog me Alain Bosquet.43 Fai ku për t rashëgi min ë etnoku ltu rore I rëndësishëm për trashëgiminë etnokulturore është edhe mendimi i Konicës për «Bëletën Shqypëtare» (1878) të Th. Mitkos, për të cilën thotë se «është libri më i mirë i botuar deri tash në gjuhën shqipe».44 Ai po ashtu i konsideronte vjershat e popullit me rëndësi të madhe për historinë, prandaj thotë se edhe dijetarët e dalluar në Evropë po mbledhin përralla dhe këngë të popullit.45 Edhe më 1897, në novelën «Lulja e maleve», Faiku ka mendim të lartë për këngët dhe vallet tona, si dhe i kritikon «hundëngriturit» që kanë mendim tjetër për këto «hijeshti të Shqipërisë». 46 Po ashtu, edhe artikulli «Letërsia shqiptare» (1897) ka peshë të veçantë për këngën e popullit, të vonshmen e të hershmen. Pra, Faiku e pranon krahun e lashtë, por pa e përmendur Eposin e Kreshnikëve. Nga rapsoditë shqiptare mendonte për ta rindërtuar «një poemë të madhe e të mreku42
I sm a i l Ka dar e, po aty, f. 124. Ism a i l Ka dar e, Dialog me Alain Bosquet, XII, në: gaz. «Bujku», Prishtinë, më 19. VI. 1996, f. 12. 44 F. Kon i ca , Parashtresë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, përktheu nga frëngjishtja dr. Sa br i Ha m i t i , në: Faik Konica, Vepra, 2, përgatiti për shtyp Fa h r edin Gun ga, «Rilindja», Prishtinë, 1995, f. 36. 45 Fa i k Kon it z a, në : rev. «Albania», Bruxelles, IV, 1, 39. 46 Fa i k Kon i t za , në : rev. «Albania», Bruxelles, I, 1-7, mars-shtator 1897. 43
34
Z ym er Ujka n Nez i r i
llishme».47 Ai e përmend edhe Iliadën e Odisenë si model dhe mendjen e ka te rapsoditë e De Radës dhe rapsoditë e tjera. Ai aty flet po ashtu për një përmbledhje baladash e vajtimesh, që ishte duke u përgatitur dhe që do të përkthehej në frëngjisht.48 Megjithëkëtë, mall e ke t’i lexosh fjalët kreshnik e lahutë49 në veprën e tij. Përfundi m Edhe mbledhja e këngëve të kreshnikëve nga Konica do t’i qartësonte pikëpamjet e tij për Eposin e Kreshnikëve, por nuk është dëshmuar se ai ka qenë mbledhës i tyre, ndonëse dihet se ka qenë mbledhës i këngëve tona popullore, madje edhe në Dalmaci, Kroaci. Konica nuk u bën vend këngëve të kreshnikëve as në revistën «Albania». Gjatë dymbëdhjetë vjetëve të daljes së saj, aty u botuan gjashtëdhjetë e katër këngë nga krahinat e ndryshme shqiptare, por asnjëra nuk është e Ciklit të Mujit e të Halilit.50 Saktësisht, në rev. «Albania», sipas Jup Kastratit, u botuan 64 këngë të ndryshme me 1 444 vargje, 70 proverba e 16 gojëdhëna për Skënderbeun. Këngët janë epike historike dhe lirike.51 47
Fa i k Kon i ca , Vepra, mbledhur e përgatitur nga N. Jor ga qi dhe Xh . Ll osh i , «Naim Frashëri», Tiranë, 1993, f. 118. 48 Po aty, f. 118. 49 Fa i k Kon i ca , Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, përktheu nga anglishtja Avn i Spah i u, në: Fai k Kon i ca , Vepra, 2, vep. e cit., f. 192. 50 Jup Ka str a t i, «Faik Konica (1876-1942)», pun. i cit., f. 23. 51 Jup Ka str a t i, po aty, f. 23.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
35
Pse nuk u botuan këngët e kreshnikëve në revistën «Albania», është pyetje që do përgjigje bashkë me problemet e tjera që u përmendën më parë dhe që presin për t’u trajtuar. A ishte Faik Konica pohues, mohues apo asnjanës i Eposit të Kreshnikëve, pra, i Ciklit të madh të këngëve të Mujit e të Halilit, kjo tash për tash duhet konsideruar çështje e hapur.
Bibliog ra fi A KONITZA, Faik. «Deux Rhapsodies Albanaises: I. Le Dragon. II. La nonne, Rhapsodies albanaises receueillies pas Gjuse Skiro. 1. vol. in-18, Palermo 1887», në: rev. «Albania», Bruxelles, viti I, nr. 2, f. 26-27. KONITZA, Faik. (Mendime për Gustav Majerin), «Sëmundja e zotit Gustav Majer», si dhe «La santé du professeur Gustav Mayer», në: rev. «Albania», Bruxelles, I, 8, f. 125 dhe 133. KONITZA, Faik. (Mendime për Gjeçovin), në: rev. «Albania», London, VII, 6, 1903, f. 195-196; Faik Konitza, në: rev. «Albania», London, IX, 12, 1905, f. 225; Faik Konitza, në: rev. «Albania», London, X, 5, 1906, f. 83. KONITZA, Faik. (Mendime për Nikollë Ivanajn), në: rev. «Albania», London, X, 7, 1906, f. 137. KONITZA, Faik. (Mendime për Gaspër Jakovën), «Përgjigjje një Sërbi», në: rev. «Albania», London, VIII, 6, f. 110-124; Faik Konitza, «Gaspariana», në: rev. «Albania», London, VIII,
36
Z ym er Ujka n Nez i r i
9, f. 178-181; Faik Konitza, «Allpozan Gaspar Jakova edhe një kujtim historik», në: rev. «Albania», London, IX, 7, f. 139-140. KONICA, Faik. Vepra, mbledhur e përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, «Naim Frashëri», Tiranë, 1993. KONICA, Faik. Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, përktheu nga anglishtja Avni Spahiu, në: Faik Konica, Vepra, 2, përgatiti për shtyp Fahredin Gunga, «Rilindja», Prishtinë, 1995. KONICA, Faik. Parashtresë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, përktheu nga frëngjishtja dr. Sabri Hamiti, në: Faik Konica, Vepra, 2, përgatiti për shtyp Fahredin Gunga, «Rilindja», Prishtinë, 1995. KONICA, Faik. Vepra, 1,2,3,4,5, përgatiti prof. Nasho Jorgaqi, Botimet «Dudaj», Tiranë, 2001. B BERISHA, Rrustem. Vëzhgime për poezinë popullore, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1987. BERISHA, Rrustem. «Të dhëna për letërsinë popullore në veprën e Faik Konicës», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 167-178. Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997. FRASHËRI, Kristo. «Kush ishte Faik Konica», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 34-59. GALICA, Shyqri. Faik Konica-eseist dhe kritik letrar, disertacion i doktoratës, dorëshkrim, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1996.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
37
GRAJÇEVCI, Fadil. «Faik Konica në Dosjen H të Ismail Kadaresë», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 183186. HAMITI, Sabri. Faik Konica jam unë, «Rilindja», Prishtinë, 1991. JORGAQI, Nasho. «Faik Konica-shkrimtar», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 97-129. KADARE, Ismail. Dosja H, roman, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1990. KADARE, Ismail. Eskili, ky humbës i madh, «8 Nëntori», Tiranë, 1990. KADARE, Ismail. Dialog me Alain Bosquet, XII, në: gaz. «Bujku», Prishtinë, më 19. VI. 1996, f. 12. KASTRATI, Jup. «Faik Konica (1976-1942)», në: rev. «Jehona», nr. 5-6, Shkup, 1992, f. 7-33. KASTRATI, Jup. Faik Konica (jeta dhe vepra), monografi, «Gjonlekaj», Publiching Company, New York, 1994, dorëshkrim. KELMENDI, Ramiz. «Faik Konica polemist», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 77-82. NOLI, Fan S. «Parathënie», në: Faik Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, përktheu nga anglishtja Abdullah Karjagdiu, ndërmarrja botuese «Gjon Buzuku», Prishtinë, u shtyp në Shkup, 1991, f. 11-17. MEHMETI, Enver. «Mitizimi i autorësisë së Eposit të Kreshnikëve në Dosjen H të I. Kadaresë», në: Seminari NGJLKSH, nr.25/2, Prishtinë, 2006, f. 309-314.
38
Z ym er Ujka n Nez i r i
NEZIRI, Zymer. «Pikëpamjet e Konicës për eposin e lashtë heroik», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, Prishtinë, IAP, Prishtinë, 1997, f. 179-182. PIRRAKU, Muhamet. Albania e Konicës, botim i autorit, Prishtinë, 1995. QOSJA, Rexhep. «Faik Konica-Ngadhënjimtari i vonuar», në: Faik Konica, jeta dhe vepra, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, IAP, Prishtinë, 1997, f. 11-34. RESSULI, Namik. «Faik Konitza në qindvjetorin e lindjes», në: Faik Konitza (1876-1976), seminar studimesh me rastin e qindvjetorit të lindjes së Faik Konitzës, Federata Panshqiptare e Amerikës, «Vatra», New York, N.Y., 1976, f. 3-23. SAKO, Zihni dhe Qemal HAXHIHASANI, «Hyrje», në: Epika legjendare (Cikli i Kreshnikëve), I, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966. SHKODRA, Shefik. Albania e Konicës, pergamenë shqiptare, «Rilindja», Prishtinë, 1995.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
39
VIEWS OF FAIK KONICA ON ANCIENT HEROIC EPOS Summary Theoretical viewpoints of Faik Konica regarding our ancient heroic songs (Songs of the Frontier Warriors / Këngë të Kreshnikëve), are of particular importance, since at the time when his journal «Albania» started publishing by the end of nineteenth century, it was also published partially first Albanian heroic song from Mirdita, «Martesa e Hysenit/The marriage of Hysen», registered by Gustav Meyer (1897). In the beginning of twentieth century there are taken first steps by Albanians in collecting and publishing of the songs from heroic epos (Eposi i Kreshnikëve), by H. Fejzullahu (1901), G. J. Mërturi (1904), N. Ivanaj (1905), but at the same time do appear first opinions regarding this ancient epos. There could be distinguished the endeavour of Sh. Gjeçovit and the opinion of V. Prennushi (1911), influenced by unrighteous thought of Slavic school and its supporters. Faik Konica had built a mature thought on oral Albanian composition, regarding which claimed: «we have a spoken or popular literature quite beautiful and quite unknown». In «Albania» were published 64 different
40
Z ym er Ujka n Nez i r i
songs in 1 444 verses, 70 proverbs and 16 legends about Skënderbeg. Songs are historical epic and lyrical. In our studies there are not treated viewpoints of F. Konica regarding ancient heroic songs, neither particularly nor in general, in the frame of literature analyzes or other studies on F. Konica as a collector and publisher of folk composition. It is known by now that he lived in Shkodra as well, thus nearby the area of lahuta/lute and our heroic epos and that he was a friend to the first individuals who has dealt with Albanian epicography, especially with Shtjefën Gjeçov and Nikollë Ivanaj. Regarding the questions which were the viewpoints of Faik Konica on heroic epos, is helpful, maybe, Kadares’ roman Dosja H. I know that for the time being in our letters only here was rendered something concrete. Collection of heroic songs by Konica would also clarify his viewpoints regarding ancient heroic epos, but it is not testified that Konica was collector of heroic songs although it is testified that he was collector of our folk songs, even in Dalmatia. Konica doesn’t make space for heroic song neither in the review «Albania». During twelve years of its publishing, there have been published sixty-four songs from different Albanian provinces, but not any of them was from the Cycle of Muji and Halili. Article «Letërsia shqiptare»/ Albanian literature (1897) has special weight on peoples song, ancient or recent. Thus, he accepts ancient wing, but without mentioning ancient heroic epos. He sought to rebuild from Albanian rhapsodies «a great and miraculous poem». He mentions also Iliad and Odysseus as a model and his idea was on the rhapsodies of De Rada and other rhapsodies. He speaks there also regarding a collection of ballads and
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
41
lamentations that was being prepared and would be translated into French. Nevertheless, you’d miss to read the words hero and lute in his writings. Why heroic song wasn’t published in the review «Albania», is the question requiring the answer together with other problems that were brought previously and that are waiting to be studied. Was Faik Konica sustaining, contradictious or neutral about our ancient heroic epos, thus, the Cycle of Muji and Halili, this for now should be censidered an opened issue.
42
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
43
Maximilian Lambertz (1882-1963)
I. 2. DISA TË DHËNA PËR DORËSHKRIMET E MAKSIMILIAN LAMBERCIT (MAXIMILIAN LAMBERTZ) NË VJENË PËR FOLKLORIN, ETNOLOGJINË DHE DISA FUSHA TË TJERA ALBANOLOGJIKE H y rj e Shkolla albanologjike austriake në shekullin e kaluar dha shumë studiues të njohur, e ndër ta doli edhe Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz),1 emër jashtëzakonisht i nderuar në albanologji, që u dallua në folklor e në etnologji, ku veproi me përkushtim të rrallë mbi një gjysmë shekulli, sidomos la gjurmë të pashlyeshme në fushën e studimit të Eposit të Kreshnikëve, por la edhe shumë dorëshkrime, që ruhen në Vjenë. Në Vjenë, gjatë nëntorit 2005, pata fatin dhe realizova pjesërisht projektin hulumtues me titull: «Dorëshkrimet 1
Ma ksi m i l ian La m ber c (Maximilian Lambertz, 1882-1963), studiues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, etnolog, mbledhës dhe studiues i njohur i folklorit, epikolog i shquar, është autor i dy studimeve monografike gjermanisht për epikën popullore të shqiptarëve: «Poezia popullore e shqiptarëve. Një studim hyrës» (Sarajevë, 1917) dhe Epika popullore e shqiptarëve. Cikli i Mujit e i Halilit (Halle, 1958).
44
Z ym er Ujka n Nez i r i
shqip të folklorit të Maximilian Lambertz-it».2 Vendet e realizimit të këtij projekti qenë Akademia e Shkencave e Austrisë-Arkivi, si dhe Biblioteka Kombëtare e AustrisëDorëshkrime, Autografe dhe Koleksion Trashëgimie, kurse financimin e projektit e kreu Ministria Federale e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës e Austrisë. Kam shikuar dhe kam analizuar dorëshkrime të Lambercit në rreth gjashtëdhjetë dosje: folklor e folkloristikë, mitologji, etnologji, gjuhësi, letërsi, histori etj. (HAN: Autogr. 760/44 deri në 760/50; HAN: Autogr. 978/ 41 deri në 978/47; HAN: Autogr. 24 917 deri në 24 925 3 shtojca; HAN: Autogr. 31 029 deri në 31 050; HAN: Autogr. 24 755 deri në 24 619. Kanë mbetur të parealizuara: HAN: Autogr. 24 620 deri në 24 678).3 2
3
Krs. njoftimet e para për këtë hulumtim: Zym er Nez i r i, «Dorëshkrimet shqipe të Maksimilian Lambercit. Personalitet që i çoi përpara studimet albanologjike», në: gaz. «Fakti», Shkup, më 12. 12. 2005, f. 21; Zym er Nez i r i, «Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Forumi Mbarëkombëtar i Studiuesve Shqiptarë Alb-Shkenca, 22.12. 2005 (www. Alb-Shkenca org); Z ym er Nez i r i , «Raport për realizimin e projektit Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Radio Kosova e Lirë, Prishtinë, më 26.12.2005 (www. Radio kosovaelire.com). Në shtypin tonë zgjoi interesim ky hulumtim në Vjenë. Shihni: Mi n ir e Ber i sha , «Në Vjenë nga dr. Zymer Neziri është realizuar projekti Dorëshkrimet shqip të Maksimilian Lambercit», në: gaz. Epoka e re», Prishtinë, 15.12.2005, f. 19; En in a Poçi , «Duke rrëmuar në dorëshkrimet shqip të Maksimilian Lamberc», në: gaz. «Shekulli», Tiranë, 20.12.2005, f.23; Sal i Byt yçi , «Projekti Dorëshkrimet shqip të Maksimilian Lambercit», në: gaz. «Lajm», Prishtinë, 22.12.2005, f. 16; Ajet e Z oga j, «Hulumtime me interes të dr. Zymer Nezirit në Vjenë. Dorëshkrimet e Lambercit-dëshmi e pasurisë së pa hulumtuar e kulturës sonë», në: gaz. «Bota sot», Prishtinë, më 22.12.2005, f. 26; Enin a Poçi , «Duke rrëmuar në dorëshkri-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
45
Vëlli mi me kën gë shqip e Nga dorëshkrimet e Lambercit tërheq vëmendjen e hulumtuesit vëllimi me këngë shqipe, po edhe dorëshkrimet e tjera, që presin ende dorën e botuesit.4 Dorëshkrimi me këngë shqipe hapet me këtë tekst, të shkruar me laps të zakonshëm, në faqen e parë: «I nneriuemi Zotni, Per kyt liber qi ta vanova azahile m’nni e ma ban tiazaz fort e fort, e faluni nners ejm einn e gni mi her. Tese po seeghohemi. Mieu i Dasetuniy Lez Ciobba».5 Seria 24 580 është dosje, ku është vendosur një fletore xhepi me 104 faqe. Ajo ka kapakë të fortë. Faqet kanë dy parë numra. Lloji i parë i numrave është afër tekstit, e i dyti është menjëherë mbi të. Shkrimi është i lexueshëm, me ngjyrë të zezë. Ndonëse fletorja ka të numëruara 84 njësi, dalin dy më pak. Nuk ka asnjë shënim për kohën, vendin dhe subjektet e terrenit. Aty janë titujt e këngëve, të renditur nga 1 deri në 84. Në fillim ka të dhëna edhe për alfabetin e përdorur. Shumica e këngëve të këtij bleu janë met shqip të Maksimilian Lamberc», në: gaz. «Bota sot», Prishtinë, 25.12.2005, f. 23. 4 Propozim, i dt. 7.12.2005, dërguar kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akad. Rexh ep Ism a jl i , për botimin e dorëshkrimeve të Lambercit. 5 Lamberci ka dhënë shenjat e alfabetit të përdorur, por unë u mundova që citimet t’i bëj në origjinal, sado që disa shkronja i kam përdorur afërsisht, gjatë leximit në sallë të Bibliotekës, sepse forma e tyre grafike nuk përshtatej për barazim, për shkronjat dh, th etj. Kam besuar se nga fotokopja do të kem kohë të mjaftueshme për barazim të ngadalshëm e të hollësishëm, por fotokopje nuk solla në Prishtinë, sepse nuk u miratua kërkesa ime e datës 23.11.2005, për seritë nr. 24 580, 24 591, 24 592, 24593, 24 294.
46
Z ym er Ujka n Nez i r i
lirike, por ka edhe këngë epike, që janë mbledhur në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Këngët epike janë pak dhe nuk janë të veçuara. Duket se dorëshkrimi është përdorur shpesh dhe nuk është ruajtur mirë, por nuk ka të dhëna në kartelë për përdoruesit e tij. Në fund të fletores është regjistri (indeksi), i shkruar në tri fletë të formatit A4, po ashtu me dorë, me laps të kaltër.6 K ëngë popullore li ri ke Nga gjithsej 84 tituj këngësh, të shënuar në Shenjues (Index),7 veçova këto këngë lirike: 1. «Elifet dylberi ion», 5. «More kauri Venedikut», 8. «Vai si kenka ba dyrnjaja», 10. «Ç’kenka than prei perennis», 13. «Ti oi mbreti i bukuris», 19. «Shife vedin t’ma dish hallin (hadhin)», 23. «Marshalla bukuris s’ate», 25. «Ça kan syt e mi çi kjan», 27. «Lum e lum si vjen bairami», 30. «Edhe (elle) hana kur ban me dal», 36. «Syn e zi si mereqepi», 57. «Knoin bylbylat kah prenvera», 61. «Moi e vogel si florini», 64. «Ta bai ben pash perennin», 75. «Ky hylli qi len n’sabah» dhe 80. «Shkrepi dielli n’buz t’malit». Kënga e parë, «Elifet dylberi ion», është lirike e dashurisë dhe është regjistruar nga Lamberci si e strofuar me nga katër vargje në strofa. Janë gjithsej nëntë strofa dhe një e pa numëruar. Ajo është shënuar në faqet nr. 3, 4 e 5 6
Shihni edhe kumtesën në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më 2006: Z ym er Nez i r i , «Dorëshkrimi i këngëve popullore shqipe i Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Seminari NGJLKSH, 25/1, UP-FF, UT-FHF, Prishtinë, 2006, f. 159-162. 7 Të gjithë titujt e këngëve dhe të gjitha vargjet nga përmbledhja e Lambercit citohen plotësisht sipas origjinalit në dorëshkrim, dosja Ser. 24 580, ndonëse grafia në disa raste nuk është barazuar.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
47
të dorëshkrimit. Vargjet e strofës së fundit janë ndërtuar mbi rrafshin krahasues me gjarprin dhe ashtu krijojnë një pamje të rrallë poetike si kjo: Porsi giarpen i varosun Perpicem e sepirti s’mdel . Vargu i fundit i kësaj kënge përfundon me këtë mallkim: Fol e mos muise me m’ zan gevap. Rrafshi ndërtimor poetik, me pikë mbështetëse ndërtimore në pjesët e trupit të vashës, del në këngët nr. 25, «Ça kan syt e mi çi kjan» dhe nr. 36, «Syn e zi si mereqepi». Këtu është i pranishëm edhe rrafshi ndërtimor poetik me gurë të çmueshëm, si në këngën nr. 61. «Moi e vogel si florini». Thirrja në ndihmë e fuqisë së mbinatyrshme, beja në Zotin ose në Perëndinë, është pika filluese e lutjes së përvuajtur në këngën nr. 64, «Ta bai ben pash perennin». Kënga nr. 81 sjell krahasimin e bukur për vashën: Del Maria si bija e kralit! Konstruksioni poetik është vënë mbi rrafshin kozmik, siç janë hëna, ylli e dielli, që janë të pranishëm edhe në titujt e këngëve nr. 30, «Edhe (elle) hana kur ban me dal», nr. 75, «Ky hylli çi len n’sabah» dhe nr. 80, «Shkrepi dielli n’buz t’ malit». Këngë popullore epike historike Këngët popullore epike historike në këtë vëllim të Lambercit sjellin para lexuesit një pjesë të historisë sonë të lavdishme, me këta tituj: 6. «Ne Kosov u zu nizaia», 12. «Qysh (çysh) ne Shkup der n’Jenish», 14. «Kanga Oso Kuks», 18. «Kanga Ago Ruks», 38. «Te marten mas ixhiniet», 43. «Kanga Ali Pash Tepelens», 44. «Kangha e Mahmut Pases»,
48
Z ym er Ujka n Nez i r i
55. «Kanga e Hamsaghs», 56. «Kanga çi ka met Mahmu pasha n’ mal t’ zi», 70. «Kanga e Danos e Ilis», 73. «Kanga e Kishs» (kuptohet: Kanga e Hamzë Kazazit), 82. «Ramis Begu». Nga periudha e sundimit të Mahmut pashë Bushatit në veri të vendit, prin kënga nr. 6, «Ne Kosov u zu nizaia» (faqe 7, dorëshkrim). Kënga ka pesë strofa me nga katër vargje. Të zgjedhura nga strofa e parë janë vargjet: Ne Cosov u zuu nizaia Me spahi te Rumelis Ihne ciadrat i laane pse i dalin eot trimniis, ose strofa e dytë: Ne Schoder i erz haberi Mahmut pases dauletliis Me qairet porsi esederi I sni fusen Rumelis. Edhe kënga nr. 12, «Qysh ne Shkup der n’Jenish» (faqe 14, dorëshkrim), sjell pamje poetike të historisë së shqiptarëve, me shumë gjak e sakrifica: Qysh në Shkup e der ne Nish-e Jan muse rugat me dervise Derviset po falen Bairachet spo nalen Derviset po luten Bairachet po nughuten. Siç po shihet, vend qendror zënë dy qytete të mëdha të Vilajetit të Kosovës, në shekullin XIX e më herët, Shku-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
49
pi e Nishi, të cilët u bënë pre e planeve të Fuqive të Mëdha gjatë copëtimit të këtij vilajeti. Në këtë ble të Lambercit është edhe kënga kushtuar Oso Kukës, nr. 14, «Kanga Oso Kuks», (faqe 16, dorëshkrim), që ka 20 vargje dhe fillon, si zakonisht, me vargjet që përcaktojnë kohën e kumtit të zi për Vraninën e sulmuar nga Mali i Zi, më 1862: Te merkur në dy sahati. Në vijim, ky kumt i jepet trimit të madh epik, Osman Agës ose Oso Kukës: Osman Ags na i voit gevapi Vranina t’a baa hasi. Edhe kënga tjetër, nr. 18, «Konga Ago Ruks», (faqe 20, dorëshkrim), fillon me kushtrimin: Ago Ruka chisete ttane Ju bre tosk’t e Beratit Marni kamtë me opinga. Tërheqëse është edhe ajo nr. 38, «Te marten mas ixhiniet», (faqe 48,49, dorëshkrim), këngë kushtuar Rexhep Agës, që ka shtatë strofa me nga katër vargje. Ajo përmban këtë deklarim gjithëpopullor për meritat e Rexhepit: Aferim more Regep Aga Ma i pari i Sccsptariis Ti u base Vezir me tuga Me duva te Vogliis. Këngë shumë e bukur. Në këtë ble të Lambercit është i pranishëm edhe Ali pashë Tepelena. Kënga nr. 43, «Kanga Ali Pas Tepelens», (faqe 54,55, dorëshkrim), ka tetë
50
Z ym er Ujka n Nez i r i
strofa nga 4 vargje dhe 12 vargje vijuese. Te titulli ka një shënim me dorë: «Haxhihasani, Këngë pop. hist. 130». Vërehet se kjo këngë, në titull, si edhe shumica e të tjerave, shënohen duke mos e përdorur shkronjën e madhe për emrat e përveçëm, por në përmbajtje (indeks) shënohen nga Lamberci duke përdorur shkronjën e madhe për shumicën e emrave të përveçëm. Fillimi i këngës së njohur «Kanga Ali Pas Tepelens» është: Te hanen topi krisi Ia dha kalas an per an, kurse fundi i kësaj kënge shumë të përhapur në viset shqiptare është ky: Ali pasha i ngrat Lufton dit e nat... Për Mahmut Pashën është edhe kënga nr. 44, «Kangha e Mahmut Pases» (faqe 56, dorëshkrim, që në përmbajtje ka titull pak më ndryshe). Ka pesë strofa me nga 4 vargje, ku veçohet vargu i pestë për Mahmutin: Mahmu pase sokol me fled. Edhe ajo nr. 55, «Kanga e Hamzagës», (f. 64-67, dorëshkrim) është këngë shumë e bukur: Ky Hamzaga bur i mir Me tagat me ds kubure Po nighioni iu vezir Nuk ast shkodra si n’babune. Vdekjen e Mahmut Pashës e shënon kënga nr. 56, «Kanga qi ka metë Mahmut pasha n’ mal t’zi», (faqe 67,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
51
dorëshkrim). Ka një strofë 6-she e katër strofa 3-she. Përmenden Pipri, Palabardhi etj. Lexohet vështirë. Veçohet vargu i gjashtë: Na met asgani schkodrese. «Kanga e Danos e Ilis», nr. 70, (f. 85, dorëshkrim), është bukuri e rrallë, sepse sjell pamje poetike si të kohës së lashtë epike të dyluftimeve të kreshnikëve me kundërshtarët shkje. Ka gjashtë strofa katërshe dhe këto vargje të veçuara: Me ia mar haracin schkiaut (v. 4) Ilia n’mejdan kaa dal (v. 5) Hagi Danos na i cion fial (v. 7) Ma i pari i Sccsptaris (v. 10) Me ia pre kryet Ilis (v. 12). Nderimi për trimin, për kreshnikun, për më të parin e shqiptarisë, është i madh, sepse vepra është e madhe, prandaj: Perpara i dalin me loder Si ta mersin Rumelin (v. 19-20). Dy këngët e fundit epike historike të këtij bleu u kushtohen Hamzë Kazazit dhe Ramiz Begut. Ajo nr. 73 ka titullin «Kanga e Kishs» (kuptohet: Kanga e Hamzë Kazazit, faqe 88-90, dorëshkrim). Fillimi i saj është: Hafis Pasa me suvari Na i del para hans kazazit Tet tabore mi kee gri Do ti diftoi padishahit.
52
Z ym er Ujka n Nez i r i
Hamzë Kazazi, tribun popullor, nuk mërzitet për Hafiz Pashën, se nuk i frikësohet as Stambollit e as padishahut. Para shkodranëve del duke dredhur mustakun, si trimat e njohur epikë: Hamzaga perdre mustakun Pa nighioni iu Schodran. Kënga nr. 82, «Ramis Begu», (faqe 99, dorëshkrim), sjell këtë pamje poetike: Ramiz begu i hollë i g-jat Kater huta flak n’flak. Janë vargje që mbesin në kujtesë për trimin epik Ramiz Begu, vargje që nuk i krijojnë lehtë as poetët në zë. Ky vëllim ka rëndësi për historikun e mbledhjes dhe për pasurimin e fondit të këngëve lirike. Ka rëndësi edhe për këngët epike, ku veçohen ato për personalitete të shquara të historisë së shqiptarëve, siç ishin: Mahmut pashë Bushati, Ali pashë Tepelena, Oso Kuka, Rexhep Aga, Hamzë Aga, Hasan Aga, Ramiz Begu, Haxhi Dano, Shahin beg Toptani dhe të tjerë, që shënojnë poetikisht ngjarje të rëndësishme të dy shekujve të fundit në Shqipëri. Këngë popullore ka edhe në disa seri të tjera, por jo aq sasi si në serinë 24 580. Vlen të përmendet seria 24 596/ I, shkruar në fletë gati të formatit A4, me ngjyrë të zezë, 12 faqe, këngë popullore: «Haide haide, usta Nikola!», Jelek sade me merdzana», «Kanga tsi ast nez kalaia prej mretit», «Ta bai ben pas Perenin». Duket se janë këngë të veçuara nga Lamberci, ndoshta janë rishënuar për një arsye. Aty është edhe vëllimi i Pjetër Dungut, botim i vitit 1940, tekste e melodi (50), që shërben për verifikimin e këtyre teksteve. Janë këngë nga Veriu dhe Jugu. Në vijim, seria 24
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
53
596/II, ka 11 faqe të shkruara dhe pesë të shtuara. Ka 16 tituj të këngëve, si duket, nga libri i Dungut. Po ashtu është me interes edhe seria 24 596/III, tekste me pentagrame muzikore, 10 faqe, me titujt: «Oh moj vogëla si florini», «Oh moj llokumja me sheqer», «Atje lart në port e madhe» dhe pesë të tjera. Si duket, Lamberci ka dashur të përgatisë një vëllim këngësh shqipe të përkthyera gjermanisht. Dita ri Ditari i Lambercit, ende i pabotuar, i shkruar gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri më 1916 (Ser. n. 24 591, 24 592, 24 593, 24 594), është po ashtu me peshë edhe për folklorin e për folkloristikën, e në veçanti për epikologjinë shqiptare, për etnologjinë, për gjeografinë etj. të Malësisë së Madhe, të Shkodrës, të Tiranës, të Durrësit, të Shijakut, të Vorës, të Mamurasit, të Krujës, të Lezhës, të Elbasanit, të Lushnjës, të Shpatit etj. Ditari është në 4 fletore të shkruara me dorë, shkrim shumë i lexueshëm, me shembuj edhe nga gjuha shqipe. Fletoret janë të formatit të zakonshëm. Kanë gjithsej 415 faqe. Teksti është shkruar gjermanisht, me pendë, me ngjyrë të zezë ose me laps të zakonshëm. Fletorja e parë, seria nr. 24 591, ka 103 faqe dhe është shkruar nga data 19 maj e deri më 26 qershor 1916. Nuk është ruajtur mirë. Është pa kapakë. Fillon me Zagrebin, Sarajevën, Q. Truhellkën, Cetinën e Podgoricën. Tërheq vëmendjen data 28 maj 1916, Priftën, Grudë (f. 1019). Edhe të nesërmen vijon po aty me shënime (f. 19-23). Përmenden Lezja e Gaspër Jakovës, Angjelina, Deçiqi (këngë), Prenk Vata, lahutari Zef Tisha, kënga e kreshnikëve «Muji e Halili» etj. Në vijim përmenden edhe Llofka,
54
Z ym er Ujka n Nez i r i
lahuta, P. B. Doda, Gjeçovi, Gj. Fishta, J. Rrota, V. Prenushi, Asdreni, E. Pasha, E. Koci (Ernesto Cozzi), Tirana, Durrësi, Shijaku, Vora, Kruja, Lezha etj. Fletorja e dytë, seria 24 592, 94 faqe, e shkruar me laps të zakonshëm, fillon më 26.6. dhe përfundon më 12. 7.1916. Janë të dëmtuara faqet 46 e 47. E para ka vetëm pesë rreshta, kurse e dyta gjashtë. Aty, në fillim, ka një këngë për F. Ferdinandin. Përmenden Gj. Fishta, M. Logoreci, V. Prenushi, Lekë Dukagjini, H. Mosi, lahuta etj. Fletorja e tretë, III. A, seria 24 593, 74 faqe, po ashtu format i zakonshëm, shkruar me dorë, me ngjyrë të zezë, përfshin kohën brenda datave 15.7.-15.8.1916. Fillon me të dhënat për gjashtë bajrakët e Dukagjinit. Ka të dhëna me interes edhe për epikën gojore. Përmenden Geghyseni, Beqir Ndou, Puka etj. Ka përplot të dhëna gjeohistorike dhe etnokulturore. Edhe fletorja e katërt, ose III. B, seria 24 594, është shkruar me dorë. Fillon me laps të zakonshëm dhe përfundon me ngjyrë të zezë. Ka faqet 77-104 dhe 11 sosh të pa numëruara. Nuk ka kapakë. Ka këtë shënim: Tgb. III. B. 4.VIII15. VIII. Photos. Të dhënat për 174 fotografitë janë në shtojcën e pa numëruar. Si duket, ishin 31 filma me 174 fotografi, por nuk janë në këtë dosje shumë interesante. Janë këta emra: Patër Bona, Patër Prenka, Pjetër Prenka, lahutari (lahutenspieler), shtëpia e Shtjefën Palokës, shtëpia e Gaspër Mikelit etj. Ky ditar ka rëndësi edhe për letërsinë shqiptare dhe për studimet shqiptare. Ai ka rëndësi edhe për historinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore, për qëndrimin e saj ndaj Austrisë, për diplomacinë etj. Aty ka të dhëna me vlerë të madhe për Eposin e Kreshnikëve, për lahutarëtkëndues të këtyre këngëve të Ciklit të Mujit e të Halilit, si
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
55
dhe për lahutën-instrument i lashtë i grupit të veglave kordofone me një tel. Ky ditar është edhe ndihmesë e madhe për të dhënat plotësuese të materialeve gjuhësore dhe folklorike, që ai i mblodhi në terren gjatë kësaj ekspedite nëpër Shqipëri. Me shumë interes është edhe shtojca e ditarit dhe të dhëna për fotografitë, 174 sosh. Me interes është edhe seria vijuese, 24 595, e shkruar në fletë kryesisht të formatit A4. Është pa titull. Pra, është dosje e sajuar. Ka 60 faqe. Janë të shkruara në një anë dhe janë të numëruara pjesë-pjesë dhe jo me numra të lidhur, nga 1-60. Fillon me Asdrenin dhe vazhdon me tri faqe për të. Në vijim janë J. Bageri e S. Dine. Pason shkrimi për M. Gramenon në 11 faqe. Ka të dhëna edhe për M. S. Gurrën e J. Varibobën, kurse për P. K. Negovanin ka 17 faqe. Bie në sy, si në raste të tjera, si edhe këtu, për Negovanin, shkrimi i vargjeve në origjinal me një përpikëshmëri të rrallë, gjatë analizës. Në vijim janë edhe J. de Rada, A. Santori, G. Skiroi, L. Skendo, K. J. Trebicka, J. Vruho. Faqja e fundit ka titullin «Oso Kuka (Dituria)», e përkthyer gjermanisht. Ka 84 vargje. Studimi për Ci klin e Mujit e të Hali lit Po ashtu ka vlerë të veçantë, për çështje krahasimi, përveç veprës së parë studimore për poezinë gojore (1917),8 edhe dorëshkrimi i Lambercit, pas Luftës së Dytë Botëro8
Ma xi m i li an La m ber t z, Die Volkspoesie der Albaner. Eine einführende Studie, Sarajevo, 1917. Në këtë libër të parë, prej 80 faqesh, (Poezia popullore e shqiptarëve. Një studim hyrës), ka të dhëna për lahutën, karadyzenin, Mujin, Halilin, Konstantinin, Garentinën, Shaqir Grishën, për mbledhësit e folklorit shqiptar etj. dhe analiza për epikën legjendare e historike, për këngët e dasmës, të dashurisë, gjëmat e vajtimet, këngët e fëmijëve, ritet, vargnimin etj.
56
Z ym er Ujka n Nez i r i
re, i viteve ’40 dhe ’50, për Eposin e Kreshnikëve (dosjet Ser. n. 24 609, 24 610, 24 611, 24 612, 24 613, 24 614, 24 615, 24 616, 24 617, 24 618). Ky studim për Ciklin e Mujit e të Halilit, i botuar dy herë në vitet ’50, në gjuhën gjermane,9 dhe tash vonë edhe në gjuhën shqipe (Tiranë, 2002),10 përkthim i mëhershëm i E. Çabejt (1960), konsiderohet ndër studimet më të mira monografike për Eposin e Kreshnikëve.11 Studimi për eposin heroik dhe tjetri për përrallën shqiptare në vitet ’20 të shekullit të kaluar12 janë kryevepra të M. Lambercit.13 9
Ma xi m i li an La m ber t z , Die Volksepik der albaner. Wissenschaftliche Zeitschrift der Karl-Marx-Universität Leipzig 4 (1954-1955), 243-289; 439-473; Ma xi m il i an La m ber t z, Die Volksepik der Albaner, Halle (Saale), 1958. 10 Ma xi m i li an La m ber t z , Die Volksepik der Albaner, Leipzig, 1958. Shihni edhe botimin shqip, përkthim i E qr em Ça be jt : Ma xi m i l ian La m ber t z , Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, IKP, Tiranë, 1998. 11 Në monografinë e dytë për poezinë gojore (1958), që ka 184 faqe, (Epika popullore e shqiptarëve. Cikli i Mujit e i Halilit), fillimisht botuar në vazhdime më 1954-55, në Lajpcig, analizon hollësisht eposin tonë. Aty boton të përkthyera në gjermanisht 20 këngë të kreshnikëve (f. 9-94). Analiza e tij ishte më e plota deri atëherë për Eposin e Kreshnikëve. Ajo është kryevepër e tij, thotë Çabej. Këngët e përkthyera janë të lahutarëve nga Currajt e Epërm: Mh i l l Pr eka , Mir a sh Gjon i , Lul a sh Zefi , Sh an Ze fi , De dë Z efi ; nga Kelmendi: Pa l Bul i ; nga Shoshi: Mira sh Ndou; nga Dushmani: T om ë Sok ol i ; nga Kastrati: Pal ok Ujka . Përkthimet në gjermanisht janë dhënë në prozë. 12 Ma xi m il i an Lam ber t z , Albanische Märchen (und andere Texte zur alb. Volkskund), Wien, 1922. 13 Nga katër veprat e botuara me përralla shqipe, veçohet ajo e vitit 1922, e botuar në Vjenë, Përralla shqiptare (dhe tekste të tjera të folklorit shqiptar). Ky libër ka 256 faqe. Në 156 faqe ka 61 tekste, shqip e gjermanisht, e ndër to ka edhe këngë nga Eposi i Kreshnikë-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
57
Fja lorthi i mitologjisë së shqiptarëve Kontributi i tij për mitologjinë e shqiptarëve është i njohur. Të dhënat e mbledhura për Zanën, Orën, Dragoin, Kuçedrën, Të Bukurën e Dheut, Hyrinë e Detit, Floçkën, Dedalinë, Katallanin, Divin, Kjoftlargun, Shtrigën, Lugatin dhe për qeniet e tjera mitike ndër shqiptarë janë me vlera të rralla dhe me peshë për demonologjinë. Pas vdekjes së tij, më 1970 u botua në Shtutgart fjalorthi i mitologjisë së shqiptarëve, në kuadër të «Fjalorit të mitologjisë» të H.W. Hausingut. Fjalorthin, që ka 57 faqe, dorëshkrim, e përgatiti për shtyp Klaus Hening Schreder.14 Përrallat shqipe Me rëndësi është edhe kontributi i Lambercit për mbledhjen e përrallave shqipe dhe për botimin e tyre në disa blej, në vitet ’20. Barazimi i dorëshkrimeve në Vjenë dhe i botimit të tyre gjithsesi paraqet mundësi krahasimi me interes për studiuesit e përrallës popullore. Dorëshkrime për arbëreshët në Itali Me peshë të veçantë për albanologjinë janë edhe dorëshkrimet e Lambercit për arbëreshët në Itali, ku ai ishte në qëndrim studimor, më 1913-1914, i dërguar nga ve: «Harapi e Gjergj Elez Alia», prozë nga Shllaku; «Kur dul pushka s’parit», prozë nga Zadrima për Mujin e Halilin; «Muji e Halili», këngë nga Zef Tisha i Grudës. Librit i prin studimi monografik, prej 100 faqesh, me të dhëna për Kuçedrën, Dragoin, Shtrigën, Lugatin, Orën, Zanën etj. edhe për kreshnikët: Muji, Halili e Gjergji. 14 Ma xi m i l ian La m ber t z , Wörterbuch der Mythologie, Herausgegeben con H. W. Ha usn i g. I Abteiling. Die alten Kulturvölker. 9. Leiferung (S 455-612). Stutgardt, Ernst. Klett., Verlag (1970).
58
Z ym er Ujka n Nez i r i
Akademia Mbretërore e Shkencave e Austrisë. Dialektet shqipe në Itali dhe Jul Variboba15 janë pika kulmore të punës së tij për arbëreshët. Këto dorëshkrime paraqesin vlera për rrafshin krahasues me botimet e viteve ’10 dhe ’20 për dialektet shqipe në Itali, 16 si dhe për Varibobën,17 studim monografik, në vitet ‘50 (Variboba 1-5, 1913: Ser. n. 24 582, 24 583, 24 584, 24 585, 24 585a). Me interes për folkloristikën janë edhe këngët arbëreshe në këto dorëshkrime të Lambercit. K orresponden ca Zgjon interesim edhe korrespondenca e tij me personalitete të shquara të kohës së tij, sidomos ajo me Paul Kreçmerin (Paul Kretschmer), Vilhelm Shtrajtbergun (Wilhelm Streitberg), Maks Vasmerin (Max Vasmer), Gj. Fishtën, Vatroslav Jagiqin (V. Jagić), August R. von Kralin, Gustav Vajgandin (G. Weigand), E. Çabejn, A. Hajsenbergun, (A. Heisenberg), Valter Beringerin (Walter Beringer) A. Palucën, Hans Rubenbauerin, pastaj mbresat e tij gjatë vizitës në Shqipëri, pas 30 vjetësh, në korrik 195418 15
Ma xi m i l ian La m ber t z , «Giulio Variboba», në: «Zeitschrift für Vergleichende Sprachforschung», 74, Göttingen, 1956, f. 45-122, 185-224. 16 Al eksa n dër Xhuva n i, «Dr. Prof. Maksimilian Lamberc» (Me rastin e 75-vjetorit të lindjes), në: «Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore», viti X, nr. 1, Tiranë, 1957, f. 238-240; Jup Ka st r at i , «Veprat albanologjike të Dr. Prof. Maximilian Lambertz» (Me rastin e 80-vjetorit të lindjes), në: «Arsimi popullor», Tiranë, shtator-tetor 1962, f. 122-145. 17 Al eksa n dër Xh uvan i dhe Jup Ka str a ti , po aty. 18 Al eksa n dër Xh uvan i , «Dr. Prof. Maksimilian Lamberc», pun. i cit., f. 238-240.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
59
etj. Seria 31 050 është e mbyllur. Korrespondencë: Fishta, Çabej, frati Minori. Nuk lejohet për lexim. Studiuesi i madh, profesori universitar dhe albanologu prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906, kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gj. Fishtës19 dhe krijoi emër të madh në studimet albanologjike të shekullit XX.20
19
Ma xi m i l ian La m ber t z , Gjergj Fischta und das albanische Heldenepos Lahuta e Malcis, Laute des Hochlandes. Eine Einführung in die albanische Sagenwelt, Leipzig, 1949. 20 Me këtë rast i falënderoj për ndihmën: znj. Pet r a Ai gn er e Arkivit të Akademisë së Shkencave të Austrisë dhe personelin e Bibliotekës Kombëtare të Austrisë-Dorëshkrime, Autografe dhe Koleksion Trashëgimie: z. Ren é Ra i n er , znj. mr. Ver oni ka Kun z, znj. Ur sul a Ga bl etj. Falënderoj institucionet: Ministria Federale e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës e Austrisë, WUS Austria (Prishtinë e Grac), Shërbimi Austriak i Shkëmbimit (OAD) dhe Zyra për Bashkëpunim Akademik dhe Mobilitetit (ACM). Një falënderim të veçantë kam edhe për albanologët tanë në Vjenë: dr. Skën der Ga sh i , mr. Ina Ara pi dhe dr. Ar di an Ahm eda ja , etnomuzikolog, si dhe për z. Va l det Rugova .
60
Z ym er Ujka n Nez i r i
Përfundi me 1. Duhet të hulumtohet edhe pjesa tjetër e dorëshkrimeve të Lambercit në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në Vjenë, HAN: Autog. 24 620 deri në 24 678. 2. Dorëshkrimet e tij shqip të folklorit të përgatitën për shtyp dhe të botohen. 3. Dorëshkrimet e tjera shqip po ashtu të përgatitën për shtyp dhe të botohen. 4. Të përkthehet shqip Ditari i tij në Shqipëri, dorëshkrim, dhe të botohet. 5. Të përkthehen shqip edhe dorëshkrime të tjera, që kanë të bëjnë me albanologjinë. 6. Të përkthehen shqip monografitë, studimet dhe punimet e tij të botuara, që kanë të bëjnë me albanologjinë. 7. Të dorëzohet propozimi që të botohet vëllimi i Lambercit, VEPRA, rreth 700 faqe, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.21
21
Kopje të raportit, përveç organeve të IAP-it dhe të ASHA të Kosovës, dt. 7.12.2005, u dorëzuan edhe në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, Departamenti i Arsimit të Lartë dhe i Shkencës, z. Xha vi t Rexh a j; Ministria e Kulturës, z. Ha s a n Zeka j dhe z. Mer im an Br ah a; Zyra Ndërlidhëse e Austrisë në Prishtinë; WUS Austria Prishtinë, z. But Deda j.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
61
Bibliografi e përzgjedhu r 22 A LAMBERTZ, Maximilian. Die Volkspoesie der Albaner. Eine einführende Studie, Sarajevo, 1917, 80 f. LAMBERTZ, Maximilian. «Die albanische Volkspoesie», në: «Posta e Shqypniës», viti I, nr. 16 deri 23, Shkodër, nga data 30. I. 1917 deri më 3. III. 1917. LAMBERTZ, Maximilian. Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde. Gesammelt und mit Übersetzung herausgegeben von Maximilian Lambertz. Schriften der Balkankommission. Linguistische Abteilung XII. Akademie der Sprachwissenschaft in Wien. Alfred Hölder, Vienna, 1922. LAMBERTZ, Maximilian. Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos Lahuta e Malcís, Laute des Hochlandes. Eine Einführung in die albanische Sagenwelt. Harrassowitz. Leipzig, 1949. LAMBERTZ, Maximilian. «Die Volksepik der Albaner. Der Zyklus von Mujo und Halil, I, II», në: Wissenschaftliche Zeitschrift der Karl Marx Universität Leipzig, Gesellschafts-und Sprachwissenschaftliche Reihe, 4, Leipzig, 1954-1955, f. 243289, 439-473. LAMBERTZ, Maximilian. «Disa të dhëna gjeografike në lidhje me ciklin e Mujit dhe të Halilit», BSHSH, 2, Tiranë, 1955, f. 63-70. LAMBERTZ, Maximilian. Die Volksepik der Albaner, Halle (Saale), 1958, 184 f.
22
Shihni edhe bibliografitë e botuara për M. Lambercin: Jup Ka st r at i , në: rev. «Arsimi popullor», Tiranë, 1962, f. 122-145; W. Fi e dl er , në: rev. «Gjurmime albanologjike», 2, Prishtinë, 1965, f. 336-340.
62
Z ym er Ujka n Nez i r i
LAMBERTZ, Maximilian. «Këngë popullore legjendare, Tiranë, 1955», në: rev. «Südost –Forschungen», XVI, 1957, f. 513514. LAMBERTZ, Maximilian. «Giulio Variboba», në: «Zeitschrift für Vergleichende Sprachforschung», 74, Göttingen, 1956, f. 45-122, 185-224. LAMBERTZ, Maximilian. «Poezia popullore arbëreshe, Tiranë, 1957, 163 f.», në: rev. «Südost –Forschungen», XX, 1961, f. 358. LAMBERTZ, Maximilian. «Die Mythologie der Albaner». Bearbeitet von Klaus-Henning Schroeder, në: Wörterbuch der Mythologie. 1. Abt., Bd. II. Götter und Mythen im Alten Europa. Hans Wilhelm Haussig (ed.). Ernst Klett, Stutgardt, 1970, f. 455-612. LAMBERTZ, Maximilian. Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1998, f. 5-95. B BALA, Vehbi. «Me prof. dr. Maks Lambertcin, mikun e shquar të Shqipërisë. Në njëqindvjetorin e lindjes», në: «Buletin shkencor», universiteti i Shkodrës «Luigj Gurakuqi», 2 (32), Shkodër, 1982, f. 177-192. BERISHA, Valdet, Kontributi i Maksimilian Lambertzit për Eposin e Kreshnikëve, temë e diplomës, dorëshkrim, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe, Prishtinë, 2006. BERISHA, Anton. «Maximilian Lambertzi për epikën gojore shqiptare», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 16, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1986, Prishtinë, 1987, f. 29-61.
ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz, Die Volksepik der Albaner (Epika popullore e shqiptarëve)», në: Wiesse-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
63
nschaftliche Zeitschrift der Karl-Marx-Universität Leipzig, 4, Geselschafts-und Sprachéissenschaftliche Reihe, Leipzig, Jahrgang 1954/55, Heft ¾, f. 243-289, Heft 5, f. 439-473. ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz në shtatëdhjetëvjetorin e ditëlindjes», BSHSH, nr. 2, Tiranë, 1957, f. 127130. ÇABEJ, Eqrem. «M. Lambertz, Die Volksepik der Albaner (Poe zia popullore e shqiptarëve)», në: «Lingua Posnaniensis», VIII, f. 288-293, Poznan, 1959 (1960). ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz», në: rev. «Nëndori», viti IX, nr. 9, Tiranë, 1962, f. 174-177. ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz (1882-1963)». (Përkujtim), në: rev. «Studime filologjike», viti XVIII (I), 1, Tiranë, 1964, f. 211-216. ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: «Orbis», viti XIII, nr. 1, f. 326-336, Louvain, 1964. (Commèmoration).
ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: rev. «Studime filologjike», 1, Tiranë, 1964, f. 211-216, në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 180-185. DOMI, Mahir. «Prof. Maksimilian Lamberci mbush 75 vjet», në: rev. «Nëndori», 7, Tiranë, 1957, f. 170-174. DESNICKAJA, Agnja. «Mbi lidhjet boshnjake-shqiptare në lëmin e poezisë epike», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 5, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1975, f. 41-62. FIEDLER, Wilfried. «In memoriam Maximilian Lambertz», në: rev. «Gjurmime albanologjike», 2, Prishtinë, 1965, f. 331-340.
64
Z ym er Ujka n Nez i r i
GURAKUQI, Karl. «Prof. Maksimilian Lambertz në veprimtarinë albanologjike», në: rev. «Shenjzat», 6, Roma, 1962, f. 221226. KASTRATI, Jup. «Veprat albanologjike të Dr. Prof. Maximilian Lambertz» (Me rastin e 80-vjetorit të lindjes), në: «Arsimi popullor», Tiranë, shtator-tetor 1962, f. 122-145. HÄBLER, Claus. «Maksimilian Lambertz (1882-19630», në: rev. «Südost-Forschungen», Band XXIII, München, 1964, f. 326-329. HAXHIHASANI, Qemal. «Kontributi i M. Lambercit në fushën e folklorit shqiptar», në: rev. «Studime filologjike», 4, Tiranë, 1982, f. 187-192. LAFE, Emil. «Maksimilian Lambertzi-studiues i gjuhës shqipe», në: rev. «Studime filologjike», 4, Tiranë, 1982, f. 177-185. MEHMETI, Enver. Studime në fushën e letërsisë gojore, botim i autorit, Tetovë, 1996. NEZIRI, Zymer. «Dorëshkrimet shqipe të Maksimilian Lambercit. Personalitet që i çoi përpara studimet albanologjike», në: gaz. «Fakti», Shkup, më 12. 12. 2005, f. 21. NEZIRI, Zymer. «Raport për realizimin e projektit Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Radio Kosova e Lirë, Prishtinë, më 26. 12. 2005 (www. Radiokosovaelire.com). NEZIRI, Zymer. «Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Forumi Mbarëkombëtar i Studiuesve Shqiptarë Alb-Shkenca, 22. 12. 2005 (www. Alb-Shkenca org). NEZIRI, Zymer. «Shkodra në motërzimin e këngës së Shaqir Grishës të Maksimilian Lambercit», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 5, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 133-140.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
65
NEZIRI, Zymer. «Kontributi i Maksimilian Lambercit për mbledhjen dhe përkthimin në gjuhën gjermane të eposit heroik shqiptar», ligjëratë, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë, Prishtinë, 12 prill 2005. NEZIRI, Zymer. «Kontributi i Maksimilian Lambercit për studimin e eposit heroik shqiptar», ligjëratë, Univ. i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë, Prishtinë, 20 maj 2005. NEZIRI, Zymer. «Dorëshkrimi i këngëve popullore shqipe i Maksimilian Lambercit në Vjenë», në: Seminari NGJLKSH, nr. 25/1, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Prishtinë, 2006, f. 159-162. PALLOSHI, Nexhibe. Kontributi i Maksimilian Lambercit në gjuhën shqipe, temë e magjistraturës, dorëshkrim, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane, Prishtinë, 1989. SAKO, Zihni. «Albanologu Prof. Dr. Maksimilian Lambertz mbushi 80-vjeç», në: «Ylli», 7, Tiranë, 1962, f. 32. SEJKO, Veis. Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate, «Bargjini», Tiranë, 2002. TIRTA, Mark. «M. Lambertz, Wörterbuch der Mythologie (Fjalor i mitologjisë)», Herausgegeben con H. W. Haussig. I Abteiling. Die alten Kulturvölker. 9. Leiferung (S 455-612). Stutgardt, Ernst. Klett., Verlag (1970)», në: rev. «Studime historike», 2, Tiranë, 1977, f. 183-192; në: rev. «Përparimi», 5, Prishtinë, 1977, f. 611-621. TRUHELKA, Ċiro. «Maximilian Lambertz, Albanische Marchen und andere Texte zur Albanischen Volkskunde. Schriften der Balkan Komission der Akademie der Wissenschaften, Wien, 1922», në: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knjiga I, sv. 1-2, Beograd, 1923, f. 229-231.
66
Z ym er Ujka n Nez i r i
URLISCH, Gerda. «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: Bedeutende Gelehrte in Leipzig, Band I, Karl-Marx-Universität in Leipzig, 1965, f. 261-267. XHUVANI, Aleksandër. «Maksimilian Lamberc në Shqipni», në: «Buletin për shkencat shoqërore», nr. 2, Tiranë, 1954, f. 142-144. XHUVANI, Aleksandër. «Dr. Prof. Maksimilian Lamberc (Me rastin e 75-vjetorit të lindjes)», në: «Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore», viti X, nr. 1, Tiranë, 1957, f. 238-240.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
67
EINIG E ANGABEN ZU DEN MANUSK RIPTEN VON MAXIMILIAN LAMBERTZ IN WIEN, ÜBER FOLK LO RE, ETHNO LOG IE UND ANDERE BEREICHE DER ALBANOLOG IE Maximilian Lambertz ist ein besonders geschätzter Name zwischen den vielen bekannten Forschern der Österreichischen Schule der Albanologie des letzten Jahrhunderts. Über ein halbes Jahrhundert widmete er sich unermüdlich der Albanologie, besonders der Folklore und Ethnologie, verfasste einen besonderen Beitrag zur Erforschung des Heldenepos und hinterliess viele Handschriften, die in Wien aufbewahrt werden. Im November 2005 habe ich in Wien glücklicherweise einen Teil meines Projektes “Albanische Manuskripte von Maximilian Lambertz” durchführen können. Besuchte Orte waren Österreichische Akademien des Wissenschaftlichen-Archivs. Dort konnte ich Österreichische Nationalbibliothek-Handschriften, Autographien und Nachlasssammlungen einsehen. An dieser Stelle bedanke ich mich beim Österreichischen Ministerium für Bildung, Wissenschaften und Kultur, welches das Projekt finanziert hat.
68
Z ym er Ujka n Nez i r i
Angesehen und analisiert habe ich 60 Dossiers über Folklore und Folkloristik, Mythologie, Ethnologie, Linguistik, Literatur, Geschichte usw. /HAN: Autogr. 760/44 bis 760/5; HAN: Autogr. 978/41- 47; HAN: Autogr. 24917 bis 24925 drei Anlagen; HAN: Autogr. 31029 bis 31050; HAN: Autogr. 24755 bis 24619. Unbearbeitet sind noch HAN Autogr. 24 620 bis 24 678 geblieben. Lambertz Handschriften wecken die Aufmerksamkeit des Forschers. Die darin enthaltene Sammlung albanischer Lieder wartet heutzutage auf einen Verleger. Das ist ein Heft – Taschenformat, im Dossier der Serie 24 580, mit 104 Seiten- angegeben sind die Titel der Lieder, nummeriert von 1 bis 84, eigentlich sind es zwei Einheiten weniger. Die Lieder - überwiegend lyrisch und einige episch, wurden während des Zweiten Weltkrieges in Albanien gesammelt. Es fehlen aber die Angaben über die Zeit, Orte und Personen. Diese Handschrift ist einerseits wertvoll für die Geschichte des Sammelns und andererseits zur Bereicherung des Bestands lyrischer Lieder. Von Bedeutung sind auch die epischen Lieder- besonders diejenigen, die über bekannte Persönlichkeiten der albanischen Geschichte wie Mahmut Pashë Bushati, Ali Pashë Tepelena, Oso Kuka, Haxhi Dano, Salih beg Toptani usw. berichten. Diese poetischen Darstellungen zeigen wichtige Ereignisse in Albanien während der zwei letzten Jahrhunderten auf. Lambertz Tagebuch-noch nicht veröffentlicht, geschrieben während seines Aufenthalts 1916 in Albanien (Serie 24 591-94)- ist auch von Bedeutung in Bezug auf Folklore und Folkloristik, besonders aber in Bezug auf albanische Epikologie, Ethnologie, Geografie, usw. von
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
69
Shkodër, Durrës, Shijak, Vorë, Mamuras, Krujë, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Shpat usw. Das Tagebuch ist ebenso von Bedeutung für die albanische Literatur und albanische Studien. Im Tagebuch wurden die Namen wie Sh. Gjeçovi, Gj. Fishta, J. Rrota, V. Prenushi, Asdreni, H. Mosi usw. erwähnt. Zusätzlich hat es Bedeutung für die albanische Geschichte während des Ersten Weltkrieges: die Haltung Albaniens gegenüber Österreich, Diplomatie usw. Das Tagebuch beinhaltet vier Hefte geschrieben in Deutsch, in gut lesbarer Handschrift mit Beispielen auf Albanisch. Die Hefte sind gewöhnlichen Formats mit insgesamt 415 Seiten. Geschrieben wurde mit Feder und schwarzer Tinte, aber auch mit Bleistift. Ein spezielles Augenmerk verdienen die Angaben über das Heldenepos. Sie berichten über die Lahutaren (Fiedler)-Sänger, über den Liederzyklus des Muja und Halil sowie über die Lahuta (Fiedel), ein uraltes kordophonisches Instrument mit einer Saite. Dieses Tagebuch beinhaltet ausserdem ergänzendes Material über Linguistik und Folklore, gesammelt vor Ort während dieser Expedition in Albanien. Im Anhang des Tagebuches befinden sich Erklärungen zu den insgesamt 174 Fotos. Sein Manuskript von den ’40-er und ’50-er Jahren (Dossier Ser. Nr. 24 609, 24 610, 24 611, 24 612, 24 613, 24 614, 24 615, 24 616, 24 617, 24 618) ist ein Studium über den Zyklus des Heldenepos von Muja und Halili und gilt als einer der besten monografischen Studien über das Heldenepos, besonders wertvoll ist es für komparative Studien. Dieses Manuskript wurde in den fünfziger Jahren auf Deutsch zweimal veröffentlicht und später (in Tirana 2002) auf Albanisch, in einer früheren Übersetzung von E. Cabej (1960). Die Studien in den ’20-er Jahren über den
70
Z ym er Ujka n Nez i r i
Heldenepos und über albanische Märchen sind Lambertz Hauptwerke. Lambertz Beitrag über die albanische Mythologie ist bekannt. Besonders wertvoll und wichtig für die Dämonologie sind die gesammelten Angaben über Zana (Waldfee), Ora (gute Fee), Dragoni (Drache), Kulshedra (Unhold), E Bukura e Dheut (Die Schöne der Erde), Hyria e Detit (Die Schöne des Meeres), Floçka (Nixe), Dedali, Katalani (Cyklop), Divi (Riese), Kjoftlargu (Teufel), Shtriga (Hexe), Lugati (Gespenst) und andere mythologische Wesen. Post mortem, 1970 erschien in Stuttgart innerhalb des Wörterbuchs der Mythologie von H.W. Hausing, auch das kleine Wörterbuch der Albanischen Mythologie. Das Wörterbuch hat 57 Seiten in Handschrift, zum Druck wurde es von Klaus Henning Schröder vorbereitet. Beachtenswert ist Lambertz Beitrag im Sammeln der albanischen Märchen und ihre Veröffentlichung in den zwanziger Jahren in einigen Bänden. Die Handschriften in Wien und ihre Veröffentlichung geben gute Vergleichsmöglichkeiten für die Forscher der Volksmärchen. Von ganz besonderer Wichtigkeit sind Lambertz Manuskripte über Arbëreshen (Albaner) in Italien, wo er 19131914 einen Studienaufenthalt absolvierte. Dorthin wurde er von der Österreichischen Reichsakademie der Wissenschaften geschickt. Höhepunkte seiner Studien über Arbereschen sind albanische Dialekte in Italien und Jul Variboba (Variboba 1-5, 1913: Ser. Nr. 24 582, 24 583, 24 584, 24 585, 24 585 a). Diese Manuskripte sind von Bedeutung im Vergleich zu den Ausgaben aus den ’10-er und ’20-er Jahren über die Dialekte der albanischen Sprache in Italien und mit der Monographie über J. Variboba der 50-er Jahre.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
71
Wichtig ist Lambertz Briefwechsel mit bekannten Persönlichkeiten seiner Zeit wie P. Kretschmer, V. Streitberg, M. Wasmeier, Gj. Fishta, V. Jagić, A. von Kral, G. Weigand, E. Çabej, A. Heisenberg, W. Beringer und A. Paluca. Nennenswert sind auch seine Eindrücke während seines Besuches in Albanien, im Juni 1954. Der grosse Forscher und Albanologe, Universitätsprofessor Prof. Dr. M. Lambertz, widmete sich ununterbrochen den albanologischen Studien- seit 1906 als er in Attika (Griechenland) zum ersten Mal Worte in albanischer Sprache gehört hatte bis zu seinem Tod 1963. Er trug viel dazu bei, die albanologischen Studien in vielen Bereichen voranzubringen wie: Folkloristik – besonders Epikologie und Poetik des Märchens, Mythologie – besonders Dämonologie, Gewohnheitsrechts-besonders der Kanun Lekë Dukagjini, Morphologie, Syntax, Lexikographie, Rechtsschreibung, Sprachgeschichte, Literatur, Literaturgeschichte, Drama, Übersetzung- besonders Gj. Fishta.
72
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
73
Eqrem Çabej (1908-1980)
I. 3. PIKËPAMJE TË EQREM ÇABEJT PËR EPIKËN GOJORE DHE NDIHMESA E TIJ PËR FILLET E EPIKOLOGJISË SHQIPTARE Hyrje Që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur bëhen hapa fillestarë në epikologjinë shqiptare, kontributi i Eqrem Çabejt është shumë i rëndësishëm.1 Pikëpamjet e tij për epikën gojore, krijimtari poetike me peshë shumë të madhe për etnokulturën e shqiptarëve, i kanë çuar përpara studimet tona në këtë fushë dhe me respekt përmenden nga shumë studiues të poezisë epike gojore dhe përgjithësisht nga studiues të letërsisë gojore, sidomos nga Qemal Ha-
1
Shihni versionin e kumtesës: Z ym er Nez i r i , «Rëndësia e studimeve për epikën popullore në veprën e Çabejt», që, për shkaqe të panjohura, u botua pa fusnota, në vëllimin: «Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare» (përmbledhje me kumtesa të konferencës shkencore ndërkombëtare, mbajtur me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Prof. Eqrem Çabejt, universiteti «Eqrem Çabej» Gjirokastër, më 23 maj 2003), Tiranë, 2004, f. 417-424; Po ashtu shihni versionin e plotë: Z ym er Nez ir i, «Pikëpamje të Eqrem Çabejt për epikën gojore dhe ndihmesa e tij për fillet e epikologjisë shqiptare», në: rev. GJA, FE, 37, 2007, IAP, Prishtinë, 2008, f. 203-219.
74
Z ym er Ujka n Nez i r i
xhihasani (1980),2 Shaban Demiraj (1990),3 Jup Kastrati (1998),4 Hysni Hoxha (1998),5 Shaban Demiraj (1998),6 Fazli Syla (1998),7 Begzad Baliu (1998),8 Anton Berisha (1998),9 Rrustem Berisha (1998),10 Zymer Neziri (1998),11 Arbnora Dushi (1998),12 Leontina Gega-Musa (1998)13 etj. 2
Qem a l Ha xh i ha san i , «Kontributi i Prof. Eqrem Çabejt në studimin e kulturës popullore shqiptare», në: rev. «Kultura popullore», 2, IKP, Tiranë, 1980, f. 37-46. 3 Sh a ba n Dem ir a j, Eqrem Çabej, shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1990. 4 Jup Ka st r a t i, «Veprat albanologjike të Eqrem Çabejt», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ah m et Ke l m en di e Begz a d Ba l i u, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 561-623. 5 Hysn i Hoxh a , «Një studim i thellë etnografik dhe letrar», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 711-718. 6 Sh a ban Dem i ra j, «Studiues i krijimeve popullore dhe letrare», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 667-677. 7 Fa z l i Syl a , «Eqrem Çabej për poezinë popullore arbëreshe», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 751-756. 8 Begz a d Ba l i u, «Në themele të gjuhësisë e të letërsisë shqiptare», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 704-710. 9 An t on Ni kë Ber i sh a, «Çabej mbi letërsinë gojore», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 719-731. 10 Rr ust em Ber i sh a, «Mendime të Eqrem Çabejt për kulturën popullore», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26.12.1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 329-340. 11 Z ym er Nez i r i , «Tri fazat e mendimit të E. Çabejt për etimonlogjinë e emrit kreshnik», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26.12.1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 341-345. 12 Ar bn or a Dush i , «Roli i Çabejt në argumentimin e baladës shqiptare», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26.12.1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 353-358.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
75
Megjithatë, Sh. Demiraj (1990), autor i monografisë për këtë dijetar të madh, thotë: «ndoshta nuk janë të shumtë ata që dinë se ai ishte marrë mjaft edhe me kulturën popullore dhe me letërsinë».14 Edhe në vijim, ai shton: «Madje, mund të pohohet se në vitet e para të veprimtarisë së tij Çabej është marrë pothuaj në një masë të barabartë si me probleme të gjuhësisë ashtu edhe me probleme të folklorit dhe të letërsisë, sidomos të folklorit».15 Në një letër, shkruar profesorit Fritz Valjavec, Instituti i Studimeve të Evropës Juglindore, Munih (Műnchen), Çabej (1941) e paraqet kështu vetveten: «Fusha ime është gjuha, folklori, etnografia dhe gjithashtu historia e letërsisë».16 Pra, pas gjuhëtarit, ai është folkloristi. Demiraj, duke folur edhe për periudhën e mëvonshme të veprimtarisë së Çabejt, thotë: «ky dijetar humanist vazhdoi të tregonte një interesim të madh si për folklorin ashtu edhe për letërsinë artistike, por në mënyrë të veçantë për folklorin»,17 duke pasur parasysh mendimin e tij të shfaqur më 1976, në studimin «Histori fjalësh të sllavishtes e të
13
Le on t i na Gega -Musa , «Përkimet e këngës së Konstantinit të Vogëlith me kthimin e Odiseut», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25 e 26. 12. 1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 391-396. 14 Sh a ban Dem ir a j, Eqrem Çabej, shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1990, f. 140. 15 Sh. Dem ir a j, po aty, f. 140. 16 Pet r i t Kot rr i , «Rreth letërkëmbimit të pabotuar të Eqrem Çabejt me Fritz Valjavecin në vitet ‘40 të shekullit të kaluar», në: Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare, universiteti «Eqrem Çabej», Gjirokastër, Tiranë, 2004, f. 186. 17 Sh. Dem ir a j, vep. e cit., f. 141.
76
Z ym er Ujka n Nez i r i
shqipes»,18 se gjuhësia e folklori «janë dy fusha shkencore që duhet të ecin krah për krah dhe rezultatet e njërës dije i hyjnë në punë edhe tjetrës».19 Vjetërsia e shqiptarëve dhe vjetërsia e epikës së tyre janë të lidhura historikisht. Jeta epike e shqiptarëve dhe kënga e tyre epike bashkëjetojnë edhe sot. Kjo bashkëjetesë është e moçme që nga periudha ilire. Ndonëse ende mungojnë dëshmitë e ekzistimit të kësaj poezie shqipe në periudhën ilire, megjithatë, ka të dhëna nga fushat e afërta, gjuhësia, historia dhe etnologjia, që mund të konsiderohen mbështetje të një sigurie të padiskutueshme për ekzistimin e këngës epike, sidomos në periudhën e konflikteve ilireromake. Onomastika ilire, sidomos homonimia e emrave të tipit Teutmeitis ose Vesklaves, dëshmon ekzistimin e këngës epike ilire. Dijetari kroat Katiçiq (Radoslav Katičić) i çoi përpara studimet në këtë fushë dhe doli i pari me këtë tezë në fund të shekullit të kaluar (1988). Me një guxim të përmbajtur, por të paluhatshëm ai ngul këmbë për ekzistimin e kësaj epike.20 Në studimin e tij shumë të njohur të viteve ‘30, «Për gjenezën e literaturës shqipe», Çabej (1939) shkruante se poezia popullore e shqiptarëve dhe historia e tyre e vjetër janë aq të lidhura sa nuk është e mundur të kuptohen njëra pa tjetrën: «Nuk mund të kuptohet poezia popullore e jona po mos të njohim jetën shqiptare të vjetër dhe po mos t’a
18
E. Çabej, «Histori fjalësh të sllavishtes e të shqipes», në: rev. «Studime filologjike», 1, Tiranë, 1976, f. 132. 19 Sh. Dem ir a j, vep. e cit., f. 141. 20 Ra d osl l a v Ka t i çi q, «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 e 7.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
77
kuptojmë poezinë si produkt e si funksion të kësaj jete».21 Kështu, duke i dhënë rëndësi parësore në historinë e shqiptarëve kësaj pjese të rëndësishme të etnokulturës së shqiptarëve, Çabej saktëson njërin ndër gurët kryesorë të themelit edhe të epikologjisë shqiptare, duke i paraqitur të gërshetuara poezinë popullore të shqiptarëve dhe historinë e tyre të vjetër, e kryesorja është se kjo poezi është në funksion të kësaj jete. Jeta shqiptare e vjetër është jo vetëm historia, por edhe tradita, kultura etj., që e bëjnë të veçantë këtë jetë nga ajo e popujve të tjerë. K ara kteri dinami k i poezi së popu llore Karakteri dinamik i poezisë gojore dhe studimi i saj në rrafshin krahasues janë çështje me interes të veçantë shkencor, për të cilat Çabej dha kontribut të çmuar. Çabej heton se jeta e ballkanasve nuk përparon shpejt dhe se ky përparim i ngadalshëm ka të bëjë edhe me poezinë popullore të tyre, por edhe konstaton se ajo megjithatë, «shkon pas frymës së kohës dhe ndërron bashkë më të».22 Pra, krahas përparimit të ngadalshëm të popujve, sipas frymës së kohës ndërron edhe poezia e tyre, është konstatim i Çabejt, prandaj sipas tij, këtu duhet kërkuar rrjedha e «karakterit dinamik të poezisë popullore shqiptare si dhe e poezisë së popujve më të shumtë ballkanikë»,23 sepse ky 21
E qr em Ça bej, «Për gjenezën e literaturës shqipe», në: rev. «Hylli i Dritës», seri e re, 1, Shtypshkronja Françeskane, Shkodër, 1939, rib. në: E qr em Ça be j, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-Folklor-Letërsi-Diskutime,, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975, f. 117. ( Në fusnotat vijuese: Eqrem Çabej, SGJ, V). 22 E . Ça be j, po aty, f. 118. 23 E . Ça be j, po aty, f. 118.
78
Z ym er Ujka n Nez i r i
dinamizëm është i lidhur me traditën e pashkruar, prandaj mundësitë e ndryshimeve janë më të lehta. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë më «një organizëm të gjallë», me një traditë të gjallë epike të popujve të Ballkanit. Çabej, me të drejtë, ngul këmbë se prodhimi poetik i një populli nuk bën të studiohet i izoluar, sepse studimi i tij mund të bëhet vetëm në rrafshin krahasues, e për këtë ka parasysh mendimin e studiuesit Krumbaher (Karl Krumbacher, Byzantinische Zeitsshrift) lidhur me popujt e Ballkanit, që përmblidhen «në një njësi kulturore të madhe, fundamentin historik të së cilës e formon Perandorija e dikurshme Bizantine dhe cementin e formon feja ortodokse».24 Ndonëse nuk bën vërejtje për emërtimin e këtij fundamenti, që, mendoj, nuk do të duhej të quhej vetëm bizantin, sepse janë lënë anash fondamentet parabizantine, të rëndësishme sidomos për kulturën shqiptare, megjithëkëtë, ai ka parasysh anën nacionale dhe anën ballkanike, ose shpirtin veç e veç të kombeve, si dhe ndërlidhjet e tyre kulturore, që është mendim i vitit 1902 i Karl Ditrihut (Karl Dieterich) në studimin «Poezia popullore e viseve ballkanike në elementet e saj të përbashkëta», mbështetur në Krumbaherin. Duke folur për rolin dhënës të folklorit shqiptar ndaj grekëve e arumunëve, ai shton aty edhe sllavët e Jugut,25 kurse lidhur me Ciklin e Kreshnikëve, Çabej thotë (1943) «ka gjasë që edhe në këtë fushë të poezisë popullore ka pasur një ndikim të moçëm nga ana e elementit popullor shqiptar mbi fqinjët e tyre të veriut».26 Poezia, kështu, duhet të stu24
E . Ça be j, po aty, f. 118. E . Ça be j, «Një vështrim mbi folklorin shqiptar», në: E. Çabej, SGJ, V, f. 346. 26 E . Ça bej, po aty, f. 346.
25
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
79
diohet në rrafshin diakronik, në shkallë të parë, duke i vënë re lidhjet e veçanta midis poezisë së dy popujve, e pastaj, në shkallë të dytë, duhet t’i përfshijë të gjithë popujt e Ballkanit.27 Megjithëkëtë, Çabej, përveç studimit të lidhjes ballkanike, ose të lidhjes së një populli me një popull tjetër, nuk heq dorë edhe nga studimi i veçantë i poezisë nacionale dhe kështu del konkretisht te poezia epike e te popujt e Ballkanit, përkatësisht te çështja se cilat këngë janë më të moçmet e popujve të kësaj siujdhese, por kjo «nuk do të jetë e mundur kurr të caktohet», thotë ai.28 Në studimin «Një vështrim mbi folklorin shqiptar»,29 punim i hartuar më 1943 dhe i menduar si plotësim i punimeve «Zakonet e doket...» (1935) dhe «Për gjenezën...» (1939), Çabej pranon me të drejtë se popujt ballkanikë kanë «shtresa» folklori: pagane, të krishtera, islamike, etnikisht trake-ilire, greke e vjetër, romake, romane, bizantine, sllave e turke. Mund të konsiderohet shumë e rëndësishme se ai pohon se ekziston shtresa etnike ballkanike e lashtë jogreke, pra trake-ilire, në folklorin e popujve ballkanikë. Në vijim, duke shkruar për figurat e besimeve popullore, ai thotë se ato ruajnë «shpesh mbeturina (relikte) besimesh pagane të trashëguara prej kohësh të lashta: «Shumë figura të moçme vazhdojnë të mbijetojnë me një emër të huaj, dhe ky emërtim i ri ka shkaktuar që edhe karakteri i tyre të pësojë njëfarë ndryshimi».30 Çabej, në studimin «Romantizmi në Europë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare», thotë: «Po të krahasojmë truallin 27
E. Çabej, «Për gjenezën.....», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 118. E . Ça be j, po aty, f. 118. 29 E . Ça bej, «Një vështrim mbi folklorin shqiptar», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 336. 30 E . Ça bej, po aty, f. 343.
28
80
Z ym er Ujka n Nez i r i
e banimit të ilirëve në kohën historike, të cilët mbanin krejt viset e Lindjes së Adriatikut gjerë thellë në Hellas, me tokën ku shqiptarët flasin sot gjuhën e tyre, do të shohim se kjo tokë është një vend reduksioni: rezultati i erozionit e i thërmimit të ngadalshëm të zonave të anës. Ky proces është shkaktuar kryesisht nga ndikimet dhe nga pushtimet e popujve të huaj». 31 Pra, ky reduksion është shfaqur edhe në etnokulturën e tyre dhe në këngën epike. Çifti vëllazëror Muji e Hali li Ciklin e këngëve epike legjendare rreth çiftit vëllazëror Muji e Halili, Çabej (1939) e vendos në qarkun epik që përfshin, siç thotë ai, «tokën serbo-kroate», dhe Shqipërinë Veriore, me degëzime nga Bullgaria. Çabej kalon drejtpërdrejt te ndikimi i islamizimit të Ballkanit, ndalet te monografia e E. Koliqit (1937), Epika popullore shqiptare,32 ku veçon mendimin se Muji e Halili «janë përfaqësuesit e trimërisë Shqiptare muhamedane në luftë me Shqetë ortodoksë».33 Lehtazi, këtij mendimi ia shton edhe të dhënën për gjurmë të kohës bizantine, siç është, bie fjala, taksimi i shtëpive sipas timit (tim për tim ka i dash të pjekun), për të kaluar pastaj edhe te koha ilire: «Mua te Muji e Halili më pëlqen të shoh analogjinë shqiptare të lashtë e
31
E qr em Ça bej, «Romantizmi në Europë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 533. 32 E rn est o K ol i qi , Epica popolare albanese. Tesi di laurea in lingua e letteratura albanese di Ernesto Koliqi. Relatore: Prof. Carlo Tagliavini. R. Università di Padova. Facoltà di Lettere e Filosofia. Anno Accademico 1936-37. Gruppo universitario fascista, Padua 1937. 33 E. Çabej, «Për gjenezën...», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 124.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
81
ndofta ilire të atij çifti vëllazërish trima». 34 Mirëpo, pason edhe ky mendim i tij: «Për sa u përket kreshnikëve, do thënë se këta na dalin përpara si kalorës mesjetar të Ballkanit».35 Pra, në kuadër të studimeve për epikën, përveç vjetërsisë dhe studimit të saj edhe në rrafshin krahasues, Çabej ka trajtuar edhe probleme madhore për epikologjinë, siç janë: çifti vëllazëror Muji e Halili në eposin heroik shqiptar, motive të lashta, elemente të lashta, shtresa mitike e përrallore, Zana e Ora, qenie të njohura mitike të eposit shqiptar dhe të etnokulturës shqiptare, nënshtresa ilire në eposet ballkanike, shtresat etnike, emra trepjesësh si gjurmë të moçme shqiptare, numrat konvencionalë, dhjetërrokëshi etj. Edhe duke shkruar edhe për heronjtë e Fishtës në Lahutë të Malcis, Çabej thotë se ata «i përshkon po ajo frymë epike që gjejmë nër këngë kreshnikësh të Shqipërisë Veriore. Këto të fundit përbëjnë, siç dihet, atë qërthullin epik të vëllazërve trima Muja e Halili, visar i përbashkët i Shqiptarëve dhe i Sllavëve Jugorë».36 Në diskutimin për kumtesën e Q. Haxhihasanit, fillimisht duke e lavdëruar punën e tij të pandërprerë dhe objektive, Çabej (1962) ndalet te përhapja gjeografike e këngëve të Ciklit të Mujit e të Halilit, të cilën e konsideron fushë të re kërkimesh, e që për epikologjinë kjo shtrirje ka rëndësi të veçantë.37 Ai e çmon punën e konstatimit të Qemalit për tri zonat e këtij lloji këngësh në Shqipërinë e Veriut: zona e verilindjes, zona e veriperëndimit dhe zona 34
E . Ça bej, po aty, f. 124. E . Ça be j, po aty, f. 122. 36 E qr em Ça be j, «Epika e Gjergj Fishtës», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik-gusht 1998, f. 703. 37 E qr em Ça be j, «Diskutim rreth kumtesës së Z. Sakos dhe të Q. Haxhihasnit», në: E. Çabej, SGJ, V, f. 254. 35
82
Z ym er Ujka n Nez i r i
qendrore në Dukagjin38 (Shala, Shoshi, Oroshi, Spaçi, Kushneni- E. Ç.) dhe Nikajt e Mërturi. Çabej e përmend edhe zonën e katërt dhe e pranon «si zonë ekspansioni», sipas Qemalit, e cila shtrihet ndërmjet lumenjve Drin dhe Mat. Në vijim, Çabej, sado që mbështetet në studimet etnografike të Rrok Zojzit, se këto këngë epike legjendare mungojnë në Lekni, e cila shtrihet ndërmjet «Gegërisë së mirëfilltë», si e quan ai, dhe Malësisë, nuk e kundërshton mendimin e drejtë të Qemalit se ekziston edhe zona e pestë, ajo ndërmjet lumenjve Mat e Shkumbin, po ashtu si zonë me «rrezatim të mëtejmë», 39 që, natyrisht përfshin tërë «Gegërinë e madhe», siç e quan Çabej Shqipërinë e Veriut, pra përfshin edhe Lekninë dhe vazhdon deri në kufijtë veriorë të Shqipërisë së Jugut. Çabej përmend shqiptarët, krahas grekëve të vjetër, gjermanëve të vjetër, keltëve, armenëve e indasve, që e kanë çiftin e vëllezërve Muji e Halili. Pra, nuk e kanë të gjithë popujt indoevropianë, si dhe nuk e kanë popujt sllavë. Këtë Çabej e quan rrethanë me rëndësi, kurse në fund konstaton me shumë të drejtë se çdo gjë etnografike që mungon te sllavët e Lindjes dhe të Perëndimit dhe që e kanë sllavët e Jugut, kjo, para së gjithash, ka të bëjë me «suspekte që rrjedhin nga nënshtresa e mëparme, që ata gjetën në viset e Ballkanit perëndimor, ku u vendosën».
38
E qr em Ça be j, «Dugagjini», në: E. Çabej, SGJ, V, f. 319. Krh. Fjalori enciklopedik shqiptar, zëri «Dukagjini» (Gj.G.-Rr.Z.), Akademia e Shkencave e RPS Shqipërisë, Tiranë, 1985, f. 212-213. 39 E . Ça be j, «Një vështrim mbi...», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 254.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
83
Vjetërsia e këngëve, motivet dhe elementet e lashta Duke pasur parasysh terrenin shumë të rrëshqitshëm, kur është fjala për datimet historike, qoftë ajo koha e vjetër apo koha e mesme, Çabej, si gjithnjë, tepër i kujdesshëm, thotë prerazi se «kjo nuk do të jetë e mundur kurrë të caktohet».40 Sidoqoftë, ai veçon këngë e gojëdhëna me motive të lashta dhe me zakone të moçme pagane,41 nga visari më i vjetër epik për të kaluar pastaj te këngët epike historike të ballkanasve të shek. XIV, ku veçon epikën greke si më të vjetër, kurse për trajtat e jetës paraturke në epikën popullore shqiptare e udhëzon lexuesin te monografia e Ernest Koliqit (1937), për epikën popullore të shqiptarëve.42 Në studimin për Konstandinin e Vogëlith dhe kthimin e Odiseut (1938), pas tërheqjes së një paraleleje ndërmjet Konstandinit-Ymer Agos me Odisenë, Çabej thotë: «Vetëm duam të theksojmë këtë, që poezia popullore shqiptare ësht’ aq e pasur me motive të vjetra, sa mund të hedhij dritë jo vetëm në mitologjinë e stërgjyshëvet t’onë paganë, por edhe në mitologjinë e krahasuar të popujve të vjetër e të rinjë të Ballkanit». 43 Se poezia popullore shqiptare mund të kontribuojë edhe për zgjidhjen e problemeve homerike, Çabej (1938) thotë se dijetarë të disiplinave të ndryshme, lidhur me zgjidhjen e problemit të Odiseut, pavarësisht nga njëri-tjetri, shtrojnë origjinën ilire të këtij heroi të Homerit, si dhe veçon mendimin e dijetarit të madh gjerman Karl Shuhard (Carl Schuchardt), se Odiseu është «ilir i vërtetë».44 Paraprakisht përmend dijetarin hungarez 40
E. Çabej, «Për gjenezën...», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 122. E . Ça be j, po aty, f. 123. 42 E . Ça be j, po aty, f. 122. 43 E . Ça bej, «Konstandini...», pun.i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 100. 44 E . Ça be j, po aty, f. 100.
41
84
Z ym er Ujka n Nez i r i
Karl Kerényi e pastaj edhe Milan Budimirin, kurse në përfundim thotë: «Dijetarë të disciplinave të ndryshme, (...) secili me metodën e vet dhe ndryshe e pamvarësisht nga njëri-tjetri, kanë marrë seriozisht ndër sy origjinën ilire të heroit të Homerit. Na vjen mirë të shënojmë se poezia popullore shqiptare mund të kontribuojë edhe kjo në zgjidhjen e disa problemeve homerike».45 Kjo histori e kulturës shqiptare do «studiuar nga gjendja e sotme në të shkuarën, duke nxjerrë fakte të reja të njohura përfundime për periode të moçme të errëta».46 Çabej është i bindur se trajtat e moçme në jetën e në kulturën e shqiptarëve janë ruajtur më mirë dhe më besnikërisht se te cilido popull tjetër indoevropian.47 Çabej, duke shkruar për elemente të lashta të popullit shqiptar, sipas studimit të gjerë të M. Lambercit, i cili epikës shqiptare iu përkushtua afër gjysmë shekulli, në veprën Epika popullore e shqiptarëve (1954-55),48 të lashta i konsideron edhe: kushtrimin, pritjen e mikut, vëllaminë, kumbarinë, kullat, pleqësinë, si dhe vetë këngët më lahutë, krahas të përzierit e qenieve të mbinatyrshme të besimeve popullore me ndodhitë e jetës te Homeri. Në vijim, lavdëron Lambercin që me kompetencë të rrallë dallon elementin legjendar e fantastik.49 Mendimin e mëparshëm të Lambercit për elementet e lashta të Ciklit të 45
E . Ça bej, po aty, f. 100. E . Ça be j, po aty, f. 117. 47 E . Ça be j, po aty, f. 117. 48 Ma xi m i li an La m ber t z , Die Volksepik der Albaner, Leipzig, 1958, 184 f.; Shihni edhe botimin shqip, përkthim i Eqrem Çabejt: Ma xi m i li an Lam ber t z , Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, IKP, Tiranë, 1998, f. 5. 49 E . Ça be j, «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: rev. «Studime filologjike», 1, Tiranë, 1964, në: E. Ça bej, SGJ, V, f. 184-185. 46
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
85
Mujit e të Halilit, Çabej (1960) e shtron përsëri edhe në recensionin për studimin Epika popullore e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë për doket e zakonet e shqiptarëve, duke shtuar edhe besën e llojit tipik të mbajtjes së fjalës së dhënë, veglat muzikore dhe vajtimet.50 Duke diskutuar për kumtesën e Q. Haxhihasanit, Çabej (1962) flet prapë për elementet mitike në Ciklin e Mujit e të Halilit. 51 «Po lejohem të ve re se në këtë cikël gjindet në fund një shtresim i shumëfishtë».52 Çabej (1938) ka konstatuar me kompetencë se pasuria e motiveve të vjetra në këtë poezi është shumë e madhe. Përveç këtij përfundimi, ai shtron edhe dy mendime me peshë për studimin në fushë të epikologjisë. I pari lidhet me ndriçimin e mitologjisë së «stërgjyshëve tanë paganë», kurse i dyti ka të bëjë me mitologjinë e krahasuar «të popujve të vjetër e të rinj të Ballkanit», mbështetur në motivet e vjetra të poezisë sonë popullore.53 Emra t repjesësh Çabej merr në shqyrtim emrat trepjesësh të heronjve të Ciklit të Kreshnikëve, si Gjergj Elez Alia, Destar Osman Aga, Bur Eleze Krajli, Siran Osman Aga, Bud Aline Tali, Ager Isvan Aga, Sokol Halil Aga, etj. dhe i vë në rrafsh krahasues me emrat tripjesësh në Veri, si Dedë Gjo 50
E . Ça bej, po aty, f. 187. E . Ça be j, po aty, f. 254. Diskutim rreth kumtesës së Q. Haxhihasanit, «Rezultate dhe kërkime për ciklin e Kreshnikëve pas çlirimit», në: Konferenca e parë e studimeve albanologjike (15-21 nëndor 1962), Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1965; në: E. Ça bej, SGJ, V, f. 253-254. 52 E . Ça bej, po aty, f. 254. 53 E. Çabej, «Konstandini...», pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ, V, f. 100. 51
86
Z ym er Ujka n Nez i r i
Luli, Prek Bibë Doda, Prekë Memë Ujka, ose në Labëri, si Isa Gjonzeneli, Mitat Gjonligu, Muslim Gjonleka, ose Gjin Bua Shpata, në kohë të mesme, e Tanush Muzak Topia.54 Çabej heton fort mirë tendencën e krijimit të trepjesëshit edhe aty ku nuk janë tri pjesë, si Aga Hasan Agë, Begu Hasan Beg, Ali Borxh Alia, në Ciklin e Mujit e të Halilit, për të përfunduar se trepjesëshi i emrave në Veri e në Jug dëshmon se «këto janë gjurmë të lashta të njësisë së dikurshme shqiptare».55 Kësaj çështjeje do t'i rreket edhe M. Lamberci (1954-55)56 dhe studiues të tjerë, por mendimi i Çabejt do të mbetet pikëmbështetje për kërkime të mëtejme për emrin trepjesësh të heronjve të Ciklit të Mujit e të Halilit. Në recensionin për Lambercin,57 Çabej (1960) përmend emra trepjesësh dhe shton se «çdo gjë nuk është pa rëndësi edhe për historinë e vet të këtyre rapsodive».58 54
E . Ça bej, «Për gjenezën...», pun. i cit.. në: E. Çabej, SGJ, V, f. 124-125. 55 E . Ça be j, po aty, f. 125. 56 E . Ça be j, «Maximilian Lambertz (1882-1963). (Përkujtim),» në: rev. «Studime filologjike», viti XVIII (I), nr. 1, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, f. 211-216, Tiranë, 1964. (Commèmoration). Shihni edhe: «Maximilian Lambertz (1882-1963)», «Orbis», viti XIII, nr. 1, f. 326-336, Louvain, 1964. (Commèmoration); në: E. Ça be j, SGJ, V, f. 184. 57 E . Ça be j, «Ngulmimet shqiptare në Itali dhe gjuha e tyre», në: E. Ça be j, SGJ,V, f. 54-55. 58 E . Ça be j, po aty, f. 187; E . Ça bej, «Maximilian Lambertz, Die Volksepik der Albaner (Epika popullore e shqiptarëve)», në: Wiessenschaftliche Zeitschrift der Karl-Marx-Universität Leipzig, 4. Jahrgang 1954/55. Geselschafts-und Sprachéissenschaftliche Reihe, Heft ¾, f. 243-289, Heft 5, f. 439-473. Botuar së pari: E qr em Ça be j, «M. Lambertz, Die Volksepik der Albaner (Poezia popullore e shqiptarëve)», në: «Lingua Posnaniensis», VIII, f. 288-293, Poznanj, 1959 (1960). Kap. «Disa të dhëna gjeografike...» e përktheu nga gjermanishtja në shqip E. Çabej, BSHSH, nr. 2, f. 63-69,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
87
Në këtë recension ai përmend termin «numër konvencional». Për Ciklin e Mujit e të Halilit thotë: «Të shpeshtë janë numrat konvecionalë».59 Zgjerimisht Çabej shkruan dhe jep shembuj për numra konvencionalë në punimin «Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare» (1934). Edhe atëherë, mbështetur në Lambercin, kishte thënë se «Lamberci vëren disa karakteristika të përbashkëta që kanë variantet italo-shqiptare me ato greke e bullgare».60 Çabej jep shembuj për nëntë vëllezër e në vijim mbështetet në mendimin e G. Vajgandit (G.Weigand) «se numri nëndë lot në besimet e popujve të Ballkanit një rol aq të madh sa edhe te gjermanët».61 Në vijim të këtij punimi për «Këngën e Leonorës», ai jep shembullin e variantit të Berishës, Pukë, kurse për emrin e të vëllait Halil thotë se «ky emër është marrë sigurisht hua nga cikli i Mujit e i Halilit. Ai Tiranë, 1955. Ndërsa, sipas një letre, dërguar profesor J. Kastratit, më 24.VII.1963, E. Çabej e ka përkthyer edhe më 1957 një kapitull të veprës së Lambercit: Epika popullore e shqiptarëvet. Cikli i Mujit dhe i Halilit. (Die Volksepik der Albaner. Der Zyklos von Mujo und Halil), Tiranë, 1957, dorëshkrim, IGJL, Tiranë. (Krs.: Prof. Dr. Jup Ka st r at i , Bibliografia e Profesor Eqrem Çabejt 1929-1981, gjimnazi i filologjisë «Eqrem Çabej», Prishtinë, 2003, f. 43). 59 E . Ça be j, po aty, f. 188. 60 E . Ça be j, «Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare», në: «Normalisti», 6, Tiranë, 1934, në: E . Ça bej, SGJ, V, f. 93. 61 E . Ça be j, po aty, f. 193. Botimi i parë «Sitten und Gebräuche der Albaner» (Zakone dhe doke të shqiptarëve), në: «Revue internationale des études balkaniques», vëll. II/1, f. 556-572. Beograd, 1935; Shihni edhe botimin e parë shqip: «Zakone dhe doke të shqiptarëve», në: «Illyria», viti I, nr. 34, f. 4, Tiranë, 17 dhjetor 1935 dhe në: «Illyria», I, 37, 5, 4 janar 1936; 39, 5, 18 janar 1936; I, 43, 7, 8 shkurt 1936; I, 46, 3, 7 mars 1936; I, 49, 5, 28 mars 1936; I, 50, 4, 4 prill 1936, (përkthim nga gjermanishtja), si dhe botimin tjetër «Život i običaji Arbanasa. Porodica i društveni poredak», në: Knjiga o Balkanu, I, Balkanološki Institut, Beograd, 1936, f. 303-319.
88
Z ym er Ujka n Nez i r i
nuk është më vëllau më i vogël, por i mesmi, i ‘nrmjemi’».62 Pasojnë shembuj të bollshëm të numrit konvencional nëntë (tash nuk përmend termin), siç janë nëntë vëllezër, nëntë palë dasma, nëntë nuse, nëntë ditë larg martohet motra, zogu lajmëtar kalon nëntë copë bjeshkë, ashtu siç i kalon nëntë copë bjeshkë edhe Halili për të shkuar tek e motra. Edhe në studimet e mëvonshme, sidomos të ilirologut të njohur Aleksandar Stipçeviq, për simbolizmin religjioz dhe për simbolikën e numrave tre, nëntë63 e dymbëdhjetë, ai konstaton se: «Simbolizmi religjioz është njëri ndër burimet kryesore për njohjen e jetës shpirtërore të ilirëve» dhe se me ndihmën e tij identifikohet pjesëmarrja e ilirëve në historinë etnike, postromake, të Ballkanit Perëndimor, thotë autori.64 Zana Në vijim të trajtimit të çështjes së qarkut epik sllavoshqiptar, Çabej shtron çështjen e Villës sllave dhe të Zanës shqiptare, me veçori të përbashkëta, sepse që të dyja janë vasha gazmore e vallëzuese, që të dyja u ndihmojnë trimave të Eposit të Kreshnikëve dhe u sjellin lajme të mira ose të këqija, që të dyja janë si zëri i natyrës dhe i ndërgjegjes njerëzore, prandaj konstaton se Villa e Zana: «Janë në thelb
62
E . Ça bej, «Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare», pun. i cit., në: E. Ça bej, SGJ,V, f. 96. 63 Al eksa n dër St i pçevi q, Simbolet e kultit te ilirët, «Rilindja», Prishtinë, 1983, f. 150. Ai përmend autorin Fl a vi i Arri ani , «Fushata e Aleksandrit», që shkruante se në qytetin Pelion, Shqipëri e Mesme, për mbrojtje nga maqedonasit «kanë therrë si sakrificë tre djem, tri vasha dhe tre desh të zi». Pra, 3x3=9. 64 A. St i pçevi q, po aty, f. 189.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
89
të afërta njëra me tjetrën».65 Ato jetojnë në Ballkan vetëm te shqiptarët e te sllavët, te të cilët ekziston ndjenja epike e jetës, kurse gjetiu janë zhdukur.66 Në punimin e njohur «Diana dhe Zana» (1942), duke shkruar për emrat latinë të hyjnive Diana, Liber, Libera, Harmatus, Silvanus etj. thotë se si quheshin në gjuhë ilire këta hyjni, «nuk do të mbërrimë ndofta kurrë ta dimë».67 Karl Paçit (C. Patch) ia pranon meritën e veçantë për studimin e perëndive të moçme ilire,68 ndërsa për Zanën pohon se dijetarët, që prej Shnajderit e tehu, mendojnë «se prapa saj fshihet një perëndeshë epohore, vendëse», e paraprakisht përmend emra studiuesish, si A. Domaszewski (1895), C. Patch, Vissova, Kerenyi, Sergejevski, Jokl.69 Me interes është mendimi i tij për përhapjen e Zanës në Shqipërinë veriore, verilindore e të mesme (Mat), Kurvelesh, Vlorë, Himarë (Zërë),70 dhe se Zana u përngjan orëve.71 Duke u mbështetur në mendimin e përgjithshëm se villat kanë lindur vonë në Ballkan dhe prej Ballkanit kanë mbërritur te sllavët e Lindjes e te sllavët e Perëndimit, Çabej konstaton se «gjithë ato elemente të folklorit jugosllav, të cilat u mungojnë Sllavëve të tjerë, 65
E . Ça be j, «Për gjenezën....» pun. i cit., në: SGJ,V, f. 125. E . Ça be j, po aty, f. 125. 67 E . Ça bej, po aty. f. 147. Shihni edhe botimin e parë: Eqrem Çabej, «Kult und Fortleben der Göttin Diana auf dem Balkan» (Kulti dhe flijimi i hyjneshës Diana në Ballkan), në: «Leipziger Vierteljahasschrift für Südoesteuropa», V, 229-240, 1941, Leipzig. Botimi i parë shqip, E. Ça bej, «Diana dhe Zana» (Diana et Zâna), në: «Hylli i Dritës», 1942. 68 E . Ça be j, po aty. f. 146. 69 E . Ça be j, po aty, f. 145. 70 E . Ça be j, po aty, f. 149. 71 E . Ça be j, po aty, f. 150.
66
90
Z ym er Ujka n Nez i r i
janë parimisht të dyshimta të jenë marrë hua prej asaj shtrese racore, në të cilën Sllavët ndeshen kur erdhën në Gadishull të Ballkanit».72 Pra, Çabej nuk e hedh poshtë supozimin e ekzistencës së Villës te sllavët e Jugut, por konstaton se ajo ka thithur disa tipare të Dianës iliroromane, të cilat i ka ruajtur deri më sot.73 Në vijim ai del te përfundimi se gjurmë ilire te sllavët e Jugut ka në pamje fizike, në gjuhë e në toponomastikë, por «duket se ndodhen edhe në folklor».74 Çabej thotë pa ngurrim se «Qerthullin e këngëve të kreshnikëve rreth Mujit e Halilit e kam kuptuar në të njëjtin vështrim te «Hylli i Dritës»,75 por këtij mendimi ia shton edhe «analogjinë Zana-Vila».76 Mendimi shtojcë i Çabejt, përveç atij në HD, ka të bëjë me Zanën e lashtë ndër ne. Argument: hyjnesha Artemis dhe atributi i saj i përhershëm dreri; në Spartë dhia për fli të kultit të saj; Diana në Dalmaci si drenushë,77 si dhe te shqiptarët po ashtu. Fuqia e Mujit në këngët e ciklit ka gurrën e fuqisë te tri dhitë e egra briarta. Orët i kanë n'dore këto dhi. Ato i kullosin, i mjelin. Çabej ngjitet edhe në Slloveni dhe e përmend gojëdhënën për malin Trigllav, ku tri vasha, Rojenicat, kanë për shtazë të shenjta një tufë dhi të egra e të bardha si bora, e për përçor kanë një cjap «të egër «të paplagosshëm e me bri të arta».78 Kjo analogji me dhitë 72
E. E. 74 E. 75 E. 76 E. 77 E. 78 E. 73
Ça be j, po aty, f. 151. Ça be j, po aty, f. 151. Ça bej, po aty, f. 151. Ça bej, po aty, f. 151. Ça be j, po aty, f. 151. Ça be j, po aty, f. 151. Ça be j, po aty, f. 152.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
91
briarta shqiptare «është evidente dhe nuk do të jetë një analogji e kotë», thotë Çabej.79 Nënsht resa i li re tek eposi sllav Çabej veçon njërin ndër heronjtë tanë kryesorë të Ciklit të Mujit e të Halilit, Gjergj Elez Alinë, që me emrin e vet të parë shqiptar Gjergj, Gerg, jeton edhe te popujt e tjerë të Ballkanit, por ai këtë e quan influencë shqiptare të qartë.80 Me argumentin e përhapjes dhe të ruajtjes së heroit Gjergj ndër popujt e tjerë të Ballkanit, si dhe me konstatimin e influencës shqiptare mbi ata popuj, Çabej i hap derë mendimit tashmë shumë të njohur ndër qarqet shkencore se «ato figura e motive që janë karakteristike për poezinë popullore jugosllave dhe që u mungojnë Sllavëve të tjerë, na japin të mendojmë se mos rrjedhin prej nënështresës ilire, të cillën Sllavët Jugorë e ndeshën kur pushtuan këto vise».81 Prandaj, kjo botë nuk mund të jetë krejt sllave, thotë Eqrem Çabej: «Kjo botë nuk mund të jetë krejt sllave, kurse u mungon për një pjesë të madhe Sllavëve të tjerë; e kanë së bashku Shqipëria Veriore e Jugosllavia dinarike (Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi). Do të ketë dalë nga një simbiozë e lashtë sllavo-shqiptare. Mund të kemi të bëjmë këtu me nënshtresën ilire, që mjerisht nuk njihet mirë (...)»82 Lidhur me procesin e sllavizimit të shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos të Kuçit e të Vasojeviqëve, si dhe të letërsive gojore shqiptare e malazeze, ai thotë: «Kurse fise malazeze tipike si Kuçi e Vasojeviqt është treguar se para jo shumë brezave kanë qenë Shqiptarë, atë79
E . Ça be j, po aty, f. 152. E . Ça be j, po aty, f. 152. 81 E. Çabej, «Për gjenezën...» pun. i cit., në: E. Çabej, SGJ,V, f. 125. 82 E qr em Ça be j, «Epika e Gjergj Fishtës», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, Prishtinë, korrik-gusht 1998, f. 695. 80
92
Z ym er Ujka n Nez i r i
herë për analogiam na dalin pikëpamje të ra përmbi gjenezën e fiseve sllave jugore, lidhje historike interesante me fiset shqiptare dhe përfundime me rëndësi për lindjen e të dy poezive popullore».83 Dhjetërrokëshi Lidhur me pohimin e Lambercit (1954-55) se është i drejtë mendimi i përgjithshëm se shumica e këngëve të Ciklit të Kreshnikëve shqiptarë, «në shumicën e tyre janë ndërtuar me dhjetërrokëshin serb», e në raste të tjera gjejmë edhe tetë, shtatë e gjashtërrokësha, Çabej (1960) pa hamendje pohon se «kam vërejtur se dallimi i prerë që bën metrika midis ritmit kuantitativ dhe ritmit numerik, në fushën e letërsisë popullore humb shumë nga vlera absolute e tij, sepse këngët popullore ne duhet t'i mendojmë si këngë që këndohen».84 Në vazhdim, Çabej flet edhe për njëanshmërinë e mendimit lidhur me tetërrokëshin me rimë, mendim ky i Stavro Skendit, që e pranon edhe M. Lamberci, për dymbëdhjetërrokëshin lirik dhe epik në Shqipëri të Jugut, në Shqipëri të Veriut dhe moshën e 12- rrokëshit e konsideron «bukur të madhe». Çabej e vlerëson lart analizën e Lambercit për mbushjet dhe plotësimet e vargut si elemente shumë të rëndësishme të metrikës së kësaj epike e sidomos plotësimet e thjeshta vokalike me -o e me -e. Se prapë këtu kemi të bëjmë me huazime sllave, konkretisht me thirroren sllave -e, Çabej përsëri e kundërshton këtë tezë, duke mos e lënë pa e përmendur përsëri S. Skendin, që i paraprin Lambercit.85 Duke analizuar shembullin T’u shkimtë drita, o mori hanë-e ose shum-e paret plaku 83
E . Ça bej, po aty, f. 695. E . Ça be j, «Max Lambertz....», pun. i cit., në: E . Ça be j, SGJ,V, f. 188. 85 E . Ça be j, po aty, f. 188.
84
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
93
po ja njeh,86 për plotësimin vokalik në vargun tonë kreshnik me -e, Çabej jo vetëm që nuk e pranon mendimin, qoftë ai edhe i S. Skendit, me «rrënjën në thirroren sllave», por pohon se kjo është një lidhje e rëndomtë në poezinë popullore të Veriut të Shqipërisë e që është e pranishme edhe në poezinë popullore të Shqipërisë së Jugut. Ky mendim për plotësimet vokalike dhe tjetri për «dhjetërrokëshin sllav» janë kontribut i rëndësishëm në fushë të studimeve të epikës, sidomos të eposit tonë të lashtë heroik. Lidhur me trajtimin e marrëdhënieve shqiptare –sllave nga Lamberci, Çabej ka vërejtur se ato nuk janë trajtuar në tërësi në këtë monografi, por megjithatë konstaton «që këto rapsodi janë përftuar në truall të simbiozës serbo-shqiptare dhe që aty ka ndikime të shoqishoqme, nga të dyja anët».87 Është me rëndësi të pohojmë se Çabej e ripohon mendimin e vet të viteve ’30 lidhur me gjenezën e këngëve të kreshnikëve (HD 1939) e në veçanti për ato elemente që i ka kënga sllave në Ballkan, por që nuk i kanë edhe këngët e sllavëve të tjerë jashtë Ballkanit. Ai thotë: «në parim ekziston mundësia që ata t’i kenë marrë prej shtresës që sllavët gjetën në këto troje».88 Te kjo shtresë shqiptare e lashtë, edhe nëse nuk është identike me këtë shtresë sllave të Jugut, Çabej megjithatë aty sheh një lidhje shumë të ngushtë. Përfundi m Që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur bëhen hapa fillestarë në epikologjinë shqiptare, kontributi i Eqrem Çabejt është shumë i rëndësishëm. Pikëpamjet e tij për epikën gojore i kanë çuar përpara studimet e letërsisë go86
E . Ça bej, po aty, f. 189. E . Ça be j, po aty, f. 189. 88 E . Ça be j, po aty, f. 189. 87
94
Z ym er Ujka n Nez i r i
jore. Vjetërsia e epikës, karakteri dinamik e studimi i saj edhe në rrafshin krahasues ballkanik janë çështje me interes të veçantë, për të cilat ai dha kontribut të çmuar. Vjetërsia e shqiptarëve dhe vjetërsia e epikës së tyre janë të lidhura. Jeta epike dhe kënga e tyre epike bashkëjetojnë. Kjo bashkëjetesë është e moçme që nga periudha ilire. Edhe për Odiseun sjell të dhëna dhe thotë se na vjen mirë se poezia popullore shqiptare mund të kontribuojë në zgjidhjen e disa problemeve homerike. Ai e çmon punën e konstatimit të Q. Haxhihasanit për tri zonat e këngëve të kreshnikëve në Shqipërinë e Veriut, mbi lumin Drin, dhe dy zona ekspansioni ndërmjet lumenjve Drin e Mat dhe Mat e Shkumbin. Përmend shqiptarët, krahas grekëve të vjetër, gjermanëve të vjetër, keltëve, armenëve e indasve, që e kanë çiftin e vëllezërve Muji e Halili. Pra, nuk e kanë të gjithë popujt indoevropianë, si dhe nuk e kanë popujt sllavë dhe konstaton se çdo gjë etnografike që mungon te sllavët e Lindjes dhe të Perëndimit dhe që e kanë sllavët e Jugut, kjo para se gjithash ka të bëjë me suspekte që rrjedhin nga nënshtresa e mëparshme, që ata gjetën në viset e Ballkanit Perëndimor, ku u vendosën. Te Muji e Halili atij i pëlqen të shohë analogjinë shqiptare të lashtë e ndoshta ilire të atij çifti vëllezërish trima. Duke u mbështetur në mendimin e përgjithshëm se villat kanë lindur vonë në Ballkan dhe prej Ballkanit kanë mbërritur te sllavët e Lindjes e te sllavët e Perëndimit, e hedh poshtë supozimin e ekzistencës së Villës te sllavët e Jugut dhe konstaton se ajo ka thithur disa tipare të Dianës iliroromane, të cilat i ka ruajtur deri më sot. Ai pohon se ka vërejtur se dallimi i prerë që bën metrika midis ritmit kuantitativ dhe ritmit numerik në fushën e letërsisë popullore humb shumë nga vlera absolute e tij, sepse këngët popullore ne duhet t'i mendojmë si këngë që këndohen. Mund të konsiderohet shumë e rëndësishme kur konstaton
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
95
se ekziston shtresa etnike ballkanike e lashtë jo greke, pra trake-ilire, në folklorin e popujve ballkanikë. Ai flet edhe për shtresimet e vjetra epike shqipe paraosmane në Sicili e Kalabri. Eqrem Çabej me këtë kontribut shumë të rëndësishëm në studimet në fushë të epikës popullore duhet të konsiderohet ndër themeluesit e epikologjisë shqiptare në vitet ’30 të shekullit XX.
B i b l i o g ra f i A ÇABEJ, Eqrem. «Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare», në: rev. «Normalisti», 6, Tiranë, 1934, rib. në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-Folklor-Letërsi-Diskutime,, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975, f. 92-96. ÇABEJ, Eqrem. «Sitten und Gebräuche der Albaner» (Zakone dhe doke të shqiptarëve), në: «Revue internationale des études balkaniques», vëll. II/1, Beograd, 1935, f. 556-572. ÇABEJ, Eqrem. «Zakone dhe doke të shqiptarëve», në: «Illyria», viti I, nr. 34, f. 4, Tiranë, 17 dhjetor 1935; «Illyria», I, 37, 5, 4 janar 1936; «Illyria», viti I, 39, 5, 18 janar 1936; «Illyria», I, 43, 7, 8 shkurt 1936; «Illyria», I, 46, 3, 7 mars 1936; «Illyria», I, 49, 5, 28 mars 1936; «Illyria», I, 50, 4, 4 prill 1936. ÇABEJ, Eqrem. «Život i običaji Arbanasa. Porodica i društveni poredak», në: Knjiga o Balkanu, I, izdanje Balkanološkog Instituta, Beograd, 1936, f. 303-319. ÇABEJ, Eqrem. «Për gjenezën e literaturës shqipe», rev. «Hylli i Dritës», seri e re, 1, Shtypshkronja Françeskane, Shkodër, 1939, në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-FolklorLetërsi-Diskutime,, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975, f. 117. (Në vijim: E.Çabej, SGJ, V).
96
Z ym er Ujka n Nez i r i
ÇABEJ, Eqrem. «Kult und Fortleben der Göttin Diana auf dem Balkan», në: «Leipziger Vierteljahrsschrift für Südoesteuropa», V, 1941, Leipzig, 1941, f. 229-240. ÇABEJ, Eqrem. «Diana dhe Zana», në: rev. «Hylli i Dritës», 1942, rib. në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 144-152. ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz, Epika popullore e shqiptarëve (Die Volksepik der Albaner)», në: Wiessenschaftliche Zeitschrift der Karl-Marx-Universität Leipzig, 4. Jahrgang 1954/55. Geselschafts-und Sprachéissenschaftliche Reihe, Heft ¾, f. 243-289, Heft 5, f. 439-473. ÇABEJ, Eqrem. «M. Lambertz, Die Volksepik der Albaner (Poezia popullore e shqiptarëve)», në: «Lingua Posnaniensis», VIII, f. 288-293, Poznan, 1959 (1960). ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: «Orbis», viti XIII, nr. 1, f. 326-336, Louvain, 1964. (Commèmoration). ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz (1882-1963)», në: rev. «Studime filologjike», 1, Tiranë, 1964, f. 211-216, në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 180-185. ÇABEJ, Eqrem. «Një vështrim mbi folklorin shqiptar», në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 336-348. ÇABEJ, Eqrem. «Diskutim rreth kumtesës së Zihni Sakos dhe të Qemal Haxhihasanit», në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 252-254. ÇABEJ, Eqrem. «Dugagjini», në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 319. ÇABEJ, Eqrem. «Ngulmimet shqiptare në Itali dhe gjuha e tyre», në: Eqrem Çabej, SGJ, V, Prishtinë, 1975, f. 48-55. ÇABEJ, Eqrem. «Histori fjalësh të sllavishtes e të shqipes», në: rev. «Studime filologjike», 1, Tiranë, 1976, f. 132. ÇABEJ, Eqrem. «Romantizmi në Europë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
97
tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 514-549. ÇABEJ, Eqrem. «Epika e Gjergj Fishtës», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik-gusht 1998, f. 694-703. ÇABEJ, Eqrem. «Epika e Gjergj Fishtës», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik-gusht 1998, f. 694-703. B BALIU, Begzad. «Në themele të gjuhësisë e të letërsisë shqiptare», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 704-710. BERISHA, Anton Nikë. «Çabej mbi letërsinë gojore», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 719-731. BERISHA, Rrustem. «Mendime të Eqrem Çabejt për kulturën popullore», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26.12.1998, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2003, f. 329-340. DEMIRAJ, Shaban. Eqrem Çabej, shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1990. DEMIRAJ, Shaban. «Studiues i krijimeve popullore dhe letrare», në rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 667-677. DUSHI, Arbnora. «Roli i Çabejt në argumentimin e baladës shqiptare», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26.12.1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 353-358.
98
Z ym er Ujka n Nez i r i
GEGA-MUSA, Leontina. «Përkimet e këngës së Konstantinit të Vogëlith me kthimin e Odiseut», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 2526.12.1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 391-396. HAXHIHASANI, Qemal. «Kontributi i Prof. Eqrem Çabejt në studimin e kulturës popullore shqiptare», në: rev. «Kultura popullore», 2, Tiranë, 1980, f. 37-46. HOXHA, Hysni. «Një studim i thellë etnografik dhe letrar», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 711718. KOTRRI, Petrit. «Rreth letërkëmbimit të pabotuar të Eqrem Çabejt me Fritz Valjavecin në vitet 40 të shekullit të kaluar», në: Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare, universiteti «Eqrem Çabej», Gjirokastër, Tiranë, 2004, f. 186. KATIÇIQ, Radosllav. «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 e 7. KASTRATI, Jup. «Veprat albanologjike të Eqrem Çabejt», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 561623. KOLIQI, Ernesto. Epica popolare albanese. Tesi di laurea in lingua e letteratura albanese di Ernesto Koliqi. Relatore: Prof. Carlo Tagliavini. R. Università di Padova. Facoltà di Lettere e Filosofia. Anno Accademico 1936-37. Gruppo universitario fascista, Padua 1937. LAMBERTZ, Maximilian. Epika popullore e shqiptarëve, përkthim i Eqrem Çabejt, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, IKP, Tiranë, 1998. NEZIRI, Zymer. «Rëndësia e studimeve për epikën popullore në veprën e Çabejt», në vëllimin: Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare (përmbledhje me kumtesa të konferencës shkencore ndërkombëtare, mbajtur me rastin e 95-vjetorit të lindjes së
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
99
Prof. Eqrem Çabejt, universiteti «Eqrem Çabej» Gjirokastër, më 23 maj 2003), Tiranë, 2004, f. 417-424. NEZIRI, Zymer. «Tri fazat e mendimit të E. Çabejt për etimologjinë e emrit kreshnik», në: Rëndësia e veprës së Prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike, sesion shkencor, 25-26. 12. 1998, IAP, Prishtinë, 2003, f. 341-345. NEZIRI Neziri, «Pikëpamje të Eqrem Çabejt për epikën gojore dhe ndihmesa e tij për fillet e epikologjisë shqiptare», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 37, 2007, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, f. 203-219. STIPÇEVIQ, Aleksandër. Simbolet e kultit të ilirët, «Rilindja», Prishtinë, 1983, f. 150. SYLA, Fazli. «Eqrem Çabej për poezinë popullore arbëreshe», në: rev. «Jeta e re», nr. 4, numër tematik i përgatitur nga Ahmet Kelmendi e Begzad Baliu, Prishtinë, korrik–gusht 1998, f. 751756.
100
Z ym er Ujka n Nez i r i
EQREM ÇABEJS’ VIEWS ON ORAL EPIC AND HIS CONTRIBUTION ON ORIGINS OF ALBANIAN EPICOLOGY Summary In Albanian epicology significant steps were made since ’30ies of previous century, and the contribution of Eqrem Çabej is quite relevant. His views on oral epic have sent forward our studies in this field of oral literature. Long-standing of epic, its dynamic character and its study are issues of special interest, for what he gave a valuable contribution. Antiquity of Albanians and antiquity of their epic are connected. Epic life of Albanians and their epic songs cohabit. This cohabitation is old since Illyrian period. It brings data for Odysseus and says that we feel good for Albanian folk poetry can contribute in solving some Homeric problems. He speaks of pre ottoman Albanian ancient epic stratifications in Sicily and Calabria. Çabej talks of dynamic character of Albanian folk poetry as well as for poetry of other Ballkan populations, connected with unwritten tradition, thus possibilities for alterations are easier. With reason he insists that poetic production of a population should not be studied isolated. He praises Q. Haxhihasani ascertainment for three zones of heroic songs (Songs of the Frontier Warriors/Këngë të Kreshnikëve) in Northern Albania, on the river Drin and two expansion
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
101
zones in-between rivers Drin - Mat and Mat –Shkumbin. Çabej mentions Albanians, paralleled with ancient Greeks, ancient Germans, Celts, Armenians and Indians, that have a pair of Muj & Halil. Thus, it is not present in all IndoEuropean populations; it is not present among Slavic population and ascertains that everything ethnographic that is missing among Eastern and Western Slavs, and is present among Southern Slavs, it essentially deals with «suspects that comes out from previous sub stratification that they found in Western Balkan regions, where they settled». Regarding some scholars’ opinion on Illyrian origin of the Homer Odysseus he says that we are pleased to note that Albanian folk poetry can contribute in solving some Homeric problems. Upholding general opinion that fairies were born late in Balkans and from Balkans arrived to Eastern Slavs and Western Slavs, Çabej reject hypotheses for existence of fairy among Southern Slavs and ascertains that she absorbed some features of IllyrianRoman Diana, which were preserved till nowadays. Çabej claims that he noticed the categorical difference that makes versification between quantitative and numeric rhythm, in the field of folk literature loses a lot from its absolute value, since folk songs should be thought of by us as son that are sung. It can be considered very important that Çabej ascertains there is present ancient non-Greek Balkan ethnic stratum, thus Thrace-Illyrian, in the folklore of Balkan populations. Eqrem Çabej with this significant contribution in the field of folk epic studies should be considered among founders of Albanian epicology during ’30 of 20th century.
102
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
103
Enver Mehmeti (1948)
I. 4. NDIHMESA E ENVER MEHMETIT NË FUSH ËN E S TUDIMEVE TË LETËRS ISË GOJORE Enver Mehmeti1 studiues dhe profesor universitar, është ndër kuadrot tona të dalluara në fushën e studimeve të letërsisë gojore. Vepra e tij, Studime në fushën e letërsisë gojore,2 është përmbledhje studimesh dhe trajtesash, të shkruara që nga fundi i viteve ’70 të shekullit të kaluar e këndej, kryesisht të botuara më parë në revistat «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», «Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare», « Jeta e re» etj., të ribotuara me ndryshime fare të vogla në këtë vepër me interes për studimet tona në fushën e letër1
2
E n ver Meh m et i punon në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, nga viti 1972, fillimisht asistent, e prej vitit 2002 është profesor i rregullt i lëndës Letërsia popullore. Më 1979 mbrojti temën e magjistraturës, Tematika e këngëve kreshnike shqiptare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, kurse më 1989, po aty, mbrojti edhe temën e doktoratës, Marrëdhëniet dhe transformimet e zhanreve të poezisë legjendare dhe prozës popullore shqiptare. Prof. dr. En ver Meh m et i , Studime në fushën e letërsisë gojore, Tetovë, 1996, 207 f.
104
Z ym er Ujka n Nez i r i
sisë popullore, sidomos për epikologjinë.3 Kjo vepër studimore, e recensuar nga prof. dr. Fazli Syla dhe dr. Nuhi Rexhepi, të cilës i prin parathënia e autorit, përbëhet nga katër pjesë: «Probleme të studimit të këngëve kreshnike»,«Transformime të zhanreve folklorike», «Çështje të strukturës artistike të këngëve epike dhe të baladave», si dhe «Autorë-vepra». Cikli i Kreshnikëve Në pjesën e parë të veprës Studime në fushën e letërsisë gojore (f. 9-52) autori ka shtruar probleme shumë të rëndësishme lidhur me Ciklin e Kreshnikëve, siç janë: figurat mitike në këtë cikël dhe figura e gruas, si dhe janë trajtuar hollësisht motivet e këngës «Martesa e Mujit». Kjo pjesë përmbyllet me punimin për studimet që janë bërë deri më tash përkitazi me lidhjet midis epikës kreshnike shqiptare dhe asaj boshnjake. Në pjesën e dytë (f. 55-146) janë renditur dy punime me rëndësi për epikën tonë legjendare. I pari ka të bëjë me syzhetë e përrallave dhe të gojëdhënave në kompozicionet e këngëve epike legjendare, kurse i dyti me transformime të modeleve të kësaj epike gjatë kohës së pushtimit osman në Shqipëri. Edhe pjesa e tretë e këtij libri (f. 149-170) trajton çështje të epikës sonë legjendare të këngëve të ciklit të Mujit e të Halilit, të baladave, si dhe të këngëve epike historike. Aty janë renditur punimet: «Veçori tipologjike e strukturore të këngëve popullore shqiptare», si dhe «Rreth këngëve legjendare në rapsoditë e De Radës». Në pjesën e katërt dhe të fundit të këtij vëllimi studimor (f. 173-204), autori Enver Mehmeti 3
Shihni versionin e parë: Zymer Neziri, «Vepër e rëndësishme në fushën e epikologjisë», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, 8.9.2001, f. 20.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
105
ka trajtuar lidhjet e letërsisë së shkruar me letërsinë gojore, duke pasur për model veprën madhore të Gjergj Fishtës «Lahuta e Malcis». Në vijim shkruan për pikëpamjet e profesor Eqrem Çabejt lidhur me kulturën tonë popullore, me theks të posaçëm për eposin e lashtë heroik dhe për karakterin e lashtë të poezisë popullore arbëreshe. Autori ka shkruar edhe për studiuesin e njohur slloven të epikës sllave, Matija Marko, si dhe për paraqitjen e këngëve popullore shqiptare të përkthyera dhe të botuara në veprën e tij. Në vazhdim të kësaj pjese është shtruar punimi «Historia e letërsisë shqipe dhe letërsia gojore», kurse në mbyllje të librit është dhënë një pasqyrë e gjendjes së studimeve të folklorit letrar në Kosovë. Vepra përmbyllet me shënime biografike për autorin. Mungojnë treguesi i emrave të vendeve e të njerëzve, si dhe treguesi i nocioneve dhe i termave themelore, që do ta bënin këtë vepër edhe më të afërt për lexuesit e për studiuesit. Zana dhe Ora Studiuesi Enver Mehmeti4 e hap pjesën e parë të këtij vëllimi studimor me çështjen e figurave mitike në Ciklin e Kreshnikëve. I mbështetur në mendimin e E. Çabejt,5 ai veçon Zanën dhe Orën nga të lumet dhe shtojzovallet, sepse këto dy të fundit përdoren me funksion eufemistik për figurën e Zanës. Zana dhe Ora janë konsideruar me të drejtë si personazhe të mirëfillta me prejardhje mitike, 4
5
Më gjerësisht, shihni: Z ym er Nez i r i , «Prof. dr. Enver Mehmeti, Studime në fushën e letërsisë gojore, Tetovë, 1996, 207 f.», në: rev. GJA, FE, 28-29, 1998-1999, IAP, Prishtinë, 2001, f. 180-183. E qr em Ça bej, «Diana dhe Zana», në: E . Ça bej, Studime gjuhësore, V, Prishtinë, 1975, f. 150.
106
Z ym er Ujka n Nez i r i
kurse bashkëjetesa e kreshnikëve me këto figura mitike paraqet substratin e eposit të lashtë heroik, thotë autori. Duke e përimtuar figurën e Zanës si vashë e bukur e pyjeve dhe si shprehjen më të lartë të bukurisë fizike të femrës, e veçon me Orën nga Zana, sepse Ora ka pamje fizike të ndryshme dhe në Ciklin e Kreshnikëve, por edhe nuk është krejtësisht bëmirëse. Zana është bëmirëse dhe hakmarrëse. Ajo është mbrojtëse vetëm e heronjve kreshnikë. Zana shiton ose zanon dhe guron krushq. I jep qumësht të dobëtit dhe e bën kolos, mbeturinë kjo e matriarkatit. Zana ka karakter konstruktiv, sepse nuk jep fuqi rrënuese, siç bëjnë figurat mitike monstruoze (Kuçedra, Divi etj.). Zana ha, pi, këndon, vallëzon, vajton kreshnikun, këndon me lahutë, jep dhe merr ndoren, vëllazërohet, respekton besën, nderin e mikpritjen. Ora, thotë autori, mbron jo vetëm kreshnikun, por edhe çdo person tjetër, familje e fis, por ajo di të jetë edhe e ligë dhe keqbërëse. Ajo del edhe si mbrojtëse e heronjve epikë historikë. Ora dhe Zana kanë depërtuar nga epika legjendare në ninulla, në urime e mallkime: E bukur si Zana; Trim si Zana; T’raftë Zana!; T’shitoftë Zana!; T’marrtë Ora e ligë; T’rroftë Ora e ligë! Ta preftë rrugën Ora e ligë! etj. Këtu do veçuar edhe mendimin se Zana nuk është frymëzuese si muza, ndonëse kështu mendonte M. Lamberci, si dhe mendimin e përsëritur të E. Çabejt se Villa e sllavëve të Jugut ka marrë disa atribute nga Zana nga Diana iliro-romane.6 Do përmendur edhe pikëpamjen se Zana në epikën boshnjake ka më shumë karakter dekorativ, por kjo nuk vlen për materialet e mbledhura në Sanxhak të Pazarit, nga M. Peri, A. Shmaus, etj., sepse ai me të drejtë, i konsideron me origjinë shqiptare, të kënduara 6
E n ver Meh m et i , Studime në fushën e letërsisë gojore, vep. e cit., f. 17.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
107
boshnjakisht.7 Me peshë është edhe mendimi se orët, zanat dhe figurat e tjera mitike hedhin dritë edhe mbi gjenezën e Ciklit të Mujit e të Hailit, çështje kjo aq shumë e kontestuar nga shkolla serbe dhe aq shumë e mbrojtur nga shkolla shqiptare për autoktoninë. E. Mehmeti shtron në vijim çështjen e gruas në këngët kreshnike. Nëna, gruaja besnike, gruaja tradhtare, dashnorja dhe vajza ose motra është përgjithësisht një femër jo e rëndomtë, aspirata e së cilës i përket botës heroike të kreshnikëve, thotë ai. Në mungesë të autoritetit të babait, shenjë e moçme e kohës së matriarkatit, nëna shuan grindjet ndërmjet vëllezërve kreshnikë, i këshillon djemtë, ka trup me përmasa të kreshnikëve, gatuan gjashtë furra bukë dhe zien nëntë kazanë mish për drekë. Gruaja e kreshnikut veçohet nga nëna e tij, sepse është më lirike, është vajtuese tronditëse, është nënë më reale, dhe kështu largohet nga rrafshi i frymës kreshnike. Vajza ose motra e kreshnikut ka po ashtu tipare heroike, kurse heroizmi i saj paraqet femrën e quajtur virgjëreshë dhe se motra e Gjergjit është përgjithësim i fuqishëm artistik i femrës sonë malësore. Tusha, Tanusha dhe femrat e tjera të botës kundërshtare të kreshnikëve janë cilësuar edhe aventuriere, ashtu siç është me temë aventuriereje edhe vetë martesa me rrëmbim në këto këngë, thotë autori. Motivet e këngës «Martesa e Mujit» janë analizuar në hollësi dhe autori ka konstatuar se në këtë këngë dhe në të tjera si kjo në Ciklin e Kreshnikëve dallohen katër lloje të martesave: me marrëveshje, me rrëmbim, me mejdan, si dhe me anë të kushtit, të cilin vasha ia shtron kreshnikut. Te martesa me marrëveshje ka këngë ku fantastikja dhe 7
E n ver Meh m et i , Studime në fushën e letërsisë gojore, vep. e cit., f. 18.
108
Z ym er Ujka n Nez i r i
motivet mitike përmbushnin syzhetë, kurse të tjerat kanë për motiv dhëndrin kreshnik të sëmurë. Të parat i konsideron si tipin më të pastër të këngës mitike kreshnike, kurse për të dytat thotë se anojnë kah balada, por kanë përfundim të gëzueshëm. Pra, martesa e Mujit me marrëveshje është lloji më tipik i këngës mitike kreshnike, ku faktorët mitikë dhe irracionalë shkaktojnë tragjiken dhe të jashtëzakonshmen. Me interes janë edhe vrojtimet e autorit lidhur me shpirtin e bartur në këngën «Gjeto Basho Muji» të Visareve të Kombit, II, praninë e të cilit nuk e heton A. Shmaus edhe në përrallat tona popullore dhe që është i lidhur me figurat mitike destruktive, përkundër Zanës pozitive në këngët e kreshnikëve. Kjo këngë për martesën e Mujit, si dhe variantet e saja, ku bashkëjeton njeriu me figurat mitike, konsiderohet krijim tipik që përmban shtresën më të lashtë në eposin tonë të lashtë heroik. Po lemi kë me mohuesit e eposit tonë Vrojtimet dhe analizat e E. Mehmetit për studimet e deritashme të lidhjeve midis epikës kreshnike shqiptare, kanë filluar nga V. Prenushi (1911).8 E konsideron të papranueshëm mendimin e Q. Truhellkës (1923)9 për bartjen e këngëve të Ciklit të Mujit e të Halilit, nga Bosnja në Shqipëri, nëpërmjet bozaxhinjve e hallvaxhinjve. Po ashtu, të papranueshëm e konsideron edhe mendimin e viteve ’30
8 9
Vinçenc Prenushi, Kangë popullore gegnishte, Sarajevo, 1911, f. IX. Ċir o T r uh el ka, «Maximilian Lambertz, Albanische Marchen, Wien, 1922», në: «Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju», knj. I, sv. 1-2, Beograd, 1923, f. 230.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
109
të M. Murkos (1951)10 për bartjen e këtij eposi, nga Bosnja në Shqipëri, nëpërmjet zonave dygjuhësore, siç është Sanxhaku i Pazarit, Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Edhe pikëpamjet e A. Shmausit (1934)11 për prejardhjen e këngës kreshnike shqiptare nga ajo boshnjake, nëpërmjet zonave dygjuhësore, siç është Sanxhaku, si dhe konkretisht lahutari dygjuhësor Salih Uglla, i njohur në literaturë si Salih Uglanini, që ishte shqiptar dhe që këngët shqipe i këndonte edhe boshnjakisht. Autori trajton edhe çështjen e Gjergj Eles Alisë, të Luftës së Kosovës, sidomos çështjen e bartësve të traditës së mirëfilltë të këngës kreshnike ndër shqiptarë, siç janë të krishterët Mhill Preka, Mirash Ndou, Pal Buli, Palok Ujka, Mirash Gjoni, Dedë Zefi, Marash Sokoli, Lulash Zefi etj., për t’iu kundërvënë Shmausit për çështjen e fesë islame, e cila na i paska lidhur shqiptarët me boshnjakë edhe në epos. Në vijim, E. Mehmeti trajton edhe pikëpamjet e S. Skendit (1951)12 për kreshnikët në tezën e tij të doktoratës dhe kritikon këtë studiues që e mohon dhe që e hedh si të parëndësishëm çështjen e substratit në eposin tonë të lashtë dhe që përpiqet për të vënë kufi barazues në tema e motive te shqiptarët dhe te boshnjakët, por që nuk gjen as edhe një motiv e temë krejtësisht të njëjtë, kurse ato që i ka gjetur te S. Uglla janë 10
Ma t th ia s Mur ko, Tragom srpskohrvatske narodne epike. Putovanja u godinama 1930-32, I, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1951, f. 272-274. 11 Al oi s S ch m a us, «Nekoliko podataka o epskom pevanju u pesmama kod Arbanasa (Arnauta) u Staroj Srbiji», në: «Prilozi proučavanju narodne poezije», 1, Beograd, 1934, f. 107-112; Al oi s S ch m a us, «Poezija epike shqiptare», në: rev. «Shejzat»/«Le Pleiadi», 14.4-6. Rome, 1970, f. 115-130. 12 St a vr o Sken di , Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry, American Folklore Society, Philadelphia, 1954, f. 99-214.
110
Z ym er Ujka n Nez i r i
vetëm shqiptare, ashtu siç ishte edhe vetë ky lahutar. Autori përmend edhe pikëpamjet jo të drejta të studiuesve R. Medenica (1967),13 D. Miqoviq (1973)14 për lidhjet e ndërsjella midis dy epikave, sipas M. Lambercit, si dhe pikëpamjet e A. Desnickajes (1975)15 për marrëdhëniet e ndërsjella midis këtyre epikave, si rezultat i kontakteve historike të shqiptarëve me boshnjakët, sidomos nëpërmjet çetave luftarake, por këto lidhje i konsideron të diskutueshme. Në pjesën e dytë të këtij libri, «Transformime të zhanreve folklorike», autori fillon me syzhetë e përrallave dhe të gojëdhënave në kompozicionin e këngëve legjendare, përmend rezultatet e M. Lambercit për njëzet syzhetë paralele, si dhe kontributin e A. Uçit (1976)16 dhe të J. Panajotit (1983),17 por konstaton se problematika e syzheve të njëjtë në kompozicione të ndryshme të poezisë e të prozës sonë është trajtuar vetëm rrëshqitazi. Në vijim autori 13
Ra d osl a v M ed en i ca , «Arbanaške krešničke pesme i naša narodna epika», në: Rad XIV Kongresa Saveza foklorista Jugoslavije u Prizrenu, 1967, Beograd, 1974, f. 233-251. 14 Dra gut in Mi ćovi ć, «O arbanaškim krajišničkim pjesmama i njihovom odnosu prema bosanskohercegovačkoj muslimanskoj poeziji», në: «Balcanica», IV, Beograd, 1973, BI, SANU, f. 577-606. 15
Agn i ja Va si l evn a Desn i cka ja , «Mbi lidhjet boshnjake-shqiptare në lëmin e poezisë epike», në: rev. GJA, FE, 5, IAP, Prishtinë, 1975, f. 41-62. 16 Al fr ed Uçi , Probleme të estetikës, Tiranë, 1976, f. 68; Al fr ed Uçi , «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: ÇFSH, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, IKP, Tiranë, 1986, f. 5-45. 17 Jor go Pa n a jot i , «Balada popullore dhe historia», në: rev. KP, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, IKP, Tiranë, 1983, f. 188.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
111
shtron çështjen e katër syzheve legjendare: miti i metamorfozës, shpirti i bartur i figurave mitike, mëkimi i djalit të varfër nga zanat dhe vajza luftëtare. Dhëndri gjarpër Ai konstaton se miti i lashtë i metamorfozës në krijimet tona gojore është i transformuar dhe e ka humbur kuptimin e hershëm mitik. Me interes janë analizat për 12 përrallat e botuara për dhëndrin gjarpër, të cilat ndër ne kanë filluar të mblidhen e të botohen nga vitet ’30 dhe që kanë shtrirje të gjerë, sidomos përrallat e tipit 425 e më pak ato të tipit 433, sipas indeksit të Arrne–Tompsonit. Të parat kanë përfundim të lumtur, sepse pas ndezjes së lëkurës, dhëndri zhduket, kurse nusja bredh pas tij deri sa ta gjejë. Kulminacionin e zhvillimit të syzheut e mbërrijnë në natën e parë të dhëndërisë, kur gjarpri zhvesh lëkurën dhe shndë rrohet në djalë jashtëzakonisht të pashëm, e në pjesën e dytë të përrallës nusja bëhet hero kryesor. Në vijim autori ka analizuar edhe djalin gjarpër në këngë, pastaj kushtin e martesës, shkeljen e tabusë, që, edhe sipas V. Propit,18 janë dy elemente të rëndësishme të syzheut. Studiuesi E. Mehmeti në vijim analizon motivin e metamorfizimit të heronjve në bimë, kryesisht në balada popullore, metamorfizimin e heronjve në shpendë, sidomos në gojëdhënat popullore. Në vazhdim trajton shpirtin e bartur të figurave mitike, së pari për motivin e shpirtit të bartur në përrallat popullore e pastaj për format e poetizuara me motivin e shpirtit të bartur. Në kuadër të mëkimit të djalit të varfër nga zanat, flet për përhapjen e këtij motivi nga përrallat 18
Vladimir Prop, Morfologija bajke, «Prosveta», Beograd, 1982, f. 34.
112
Z ym er Ujka n Nez i r i
dhe gojëdhënat popullore, për marrëdhëniet e këngës kreshnike me përrallat dhe me gojëdhënat popullore19. Duke shkruar për motivin e vajzës luftëtare, ai analizon këngën arbëreshe «E bija e hënës», përrallat popullore për vajzën trimëreshë dhe këngët kreshnike, si dhe përfundon se ky motiv ka pasur fillim përrallor, kurse më vonë është trajtuar edhe në format ritmike-melodike, përkatësisht në këngët epike popullore. Me interes është mendimi i autorit përkitazi me transformimet e modeleve të epikës legjendare në rrethanat e pushtimit osman20, sidomos në brendi, në syzhe të modeleve apo të zhanreve si krijime gojore, si dhe konstatimi i tij se syzhetë janë historikisht elementi më transformues i strukturës artistike të modeleve të epikës legjendare, kurse kompozicionet e modeleve gjatë këngës ndryshojnë shumë më ngadalë. Me të drejtë konstaton se mbështetja më e sigurt për t’i parë ndryshimet dhe depërtimin e një shtrese kulturore islame është ekzistenca e syzheve paralele në epikë te arbëreshët dhe te ne.21 Stru ktu ra arti stike e këngëve epi ke Në pjesën III të këtij libri, E. Mehmeti shtron çështje me interes për strukturën artistike të këngëve të moçme e të reja epike dhe të baladave, për veçori të këngëve epike, për baladën popullore shqiptare, si edhe për këngët legjendare në rapsoditë e De Radës. Ai vë në pah karakterin epik-heroik, etjen për famë heroike dhe vdekjen heroike në këngët e kreshnikëve, të ngritura në shkallë të 19
En ver Meh m et i , Studime në fushën e letërsisë gojore, vep.e cit., f. 110-120. 20 En ver Meh m et i, po aty, f. 142-146. 21 En ver Meh m et i, po aty, f. 142.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
113
këngëve të kultit për heroizmin, përballë frymës elegjiake për fatin tragjik të heronjve dhe të vdekjes tragjike të tyre në balada; për heroin që ngadhënjen dhe heroin që pëson, për heroizmin dhe stoicizmin tragjik, për poezinë e vizionit tragjik të njeriut, krahas poezisë së vizionit të ngadhënjimit të njeriut mbi të keqen. Heroizmi individual e krahinor dhe heroizmi kolektiv, heroizmi i papërcaktuar historikisht dhe ai i përcaktuar e i njohur, personazhet e trilluara dhe ato konkrete historike, si dhe tipi i mendimit poetik mitologjik përballë tipit të mendimit poetik historik, janë veçori të ndryshme të eposit të lashtë heroik dhe të këngëve epike historike. Me interes është edhe konstatimi për funksionin figurativ të leksikut legjendar në këngët historike.22 Për De Radën konstaton se botoi këngë historike të kohës së Skënderbeut, kurse me botimin e baladave mitologjike për rinjohjen, për motivin e vëllait të vdekur, për metamorfizimin etj., ai dëshmoi një traditë të hershme folklorike ndër ne. Në fund, duke shkruar për Lahutën e Malcis, E. Mehmeti thotë se Fishta shfrytëzoi këngën e lashtë epike dhe këngën historike për t’i ndërtuar tridhjetë këngët e Lahutës, që është pa dyshim simbolizim i tridhjetë agëve ose i tridhjetë kreshnikëve të Ciklit të Mujit e të Halilit. Veçohet edhe mendimi për pikëpamjet e E. Çabejt për Eposin e Kreshnikëve dhe dallimin e tri shtresave kryesore, ku veçohet ajo e hershmja, e shikuar në analogji ilire-shqiptare.23 Me peshë është edhe vështrimi për punën e M. Murkos në fushë të epikës sonë, të cilën e çmon, por me shumë 22 23
En ver Meh m et i, po aty, f. 153. En ver Meh m et i, po aty, f. 185-186.
114
Z ym er Ujka n Nez i r i
të drejtë e mohon tezën e tij për origjinën sllave të eposit heroik, të pranuar nga J. Kopitari e të përkrahur edhe nga A. Shmaus, S. Skendi etj.24 Me një pasqyrë të shkurtër për gjendjen e studimeve dhe të botimit të folklorit në Kosovë, autori e përmbyll veprën Studime në fushën e letërsisë gojore. Përveç punës së institucioneve, veçon kontributin e Anton Çettës për mbledhjen dhe studimin e folklorit, duke vënë në pah punën e tij të madhe në nëntë vëllime me prozë popullore e në gjashtë vëllime me këngë popullore, pa lënë anash përvojën e tij të madhe në fushën e etnokulturës dhe në formimin e gjurmuesve të rinj në Institutin Albanologjik dhe jashtë tij.25 Autori veçon edhe Zymer Nezirin për mbledhjen e epikës legjendare në krahinën e Rugovës, duke e pasuruar fondin mbarëkombëtar me 350 variante, që bëjnë sa një e pesta e sasisë së tërësishme të atij fondi, i cili ka rreth pesëqind mijë vargje të eposit tonë të lashtë.26 Në fazën e dytë të punës studimore, E. Mehmeti, pas botimit të veprës Studime në fushë të letërsisë gojore, më 1996, ka botuar po ashtu punime me rëndësi, si: «Këngët popullore arbëreshe në Dorëshkrimin e Kieutit (1737)»,27 «Karakteri arkaik i poezisë popullore arbëreshe»,28 «Kon-
24
En ver Meh m et i, po aty, f. 189. En ver Meh m et i, po aty, f. 201-202. 26 En ver Meh m et i, po aty, f. 201. 27 En ver Meh m et i , «Këngët popullore arbëreshe në Dorëshkrimin e Kieutit (1737)», në: rev. «Filologji», nr. 6, UP-FF, Prishtinë, 1998, f. 77-85. 28 E n ver Meh m et i, «Karakteri arkaik i poezisë popullore arbëreshe», në: rev. «Filologji», nr. 8, UP-FF, Prishtinë, 2000, f. 20-29. 25
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
115
tributi i françeskanëve në fushë të letërsisë gojore»,29 «Bernardin Palaj-zbuluesi i Eposit të Kreshni-këve»,30 «Balada popullore shqiptare»,31 «Eposi i Kreshnikëve»,32 «Le phénomène de l’épique orale chez les albanois»,33 «Mitizimi i autorësisë së Eposit të Kreshnikëve në Dosjen H të I. Kadaresë», 34 «Veçori tipologjike të këngëve listorike», 35 «Gjendja e këngës historike sot»,36 «Beteja e Kosovës (1389) në traditën gojore shqiptare dhe morfologjia
29
En ver Meh m et i , «Kontributi i françeskanëve në fushë të letërsisë gojore», në: Seminari NGJLKSH, nr. 19, 2000, UP-FF dhe ASHSHIGJL, Prishtinë, 2001, f. 169-176. 30 En ver Meh m et i , «Bernardin Palaj-zbuluesi i Eposit të Kreshnikëve», në: Seminari NGJLKSH, nr. 20/2, 2002, UP-FF dhe ASHSH-IGJL, Prishtinë, 2002, f. 291-298. 31 E n ver Meh m et i , «Balada popullore shqiptare», në: Seminari NGJLKSH, nr. 21/2, 2002, UP-FF dhe UT-FHF, Prishtinë, 2003, f. 153-160. 32 En ver Meh m et i , «Eposi i Kreshnikëve», në: Seminari NGJLKSH, nr. 22/1, 2003, UP-FF dhe UT-FHF, Prishtinë, 2004, f. 21-28. 33 E n ver Meh m et i, «Le phénomène de l’épique orale chez les albanois», në: IX Congrès International d’Etydes Sud-Est Européennes, Tirana, 2004, f. 182-185. 34 E n ver Meh m et i , «Mitizimi i autorësisë së Eposit të Kreshnikëve» në Dosjen H të I. Kadaresë», në: Seminari NGJLKSH, nr. 25/2, 2006, Prishtinë, UP-FF dhe UT-FHF, 2006, f. 309-314. 35 E n ver Meh m et i , «Veçori tipologjike të këngëve historike», në: Seminari NGJLKSH, nr. 26/2, 2007, UP-FF dhe UT-FHF, Prishtinë, 2007, f. 19-27. 36 En ver Meh m et i , «Gjendja e këngës historike sot», në: Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, I, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2007, f. 655-661.
116
Z ym er Ujka n Nez i r i
e mitit serb».37 Pjesa e dytë e punës së Enver Mehmetit mund të konsiderohet si vëllim i dytë i veprës Studime në fushë të letërsisë gojore, përmbledhje e rëndësishme studimesh dhe trajtesash në fushë të epikologjisë, me peshë për lexuesit e studiuesit tanë për t’u botuar si vëllim i veçantë dhe si vazhdimësi e të parit nga ky profesor universitar dhe studiues i dalluar i brezit të viteve ’70 të shekullit të kaluar në fushën e studimeve të letërsisë gojore, sidomos të Eposit të Kreshnikëve.
Bibliog ra fi A MEHMETI, Enver. «Motivet e këngës «Martesa e Mujit», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», IX, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 45-54. MEHMETI, Enver. «Figura e femrës në këngët kreshnike», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», X, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, f. 159-167. MEHMETI, Enver. «Mbi studimet e derisotme të lidhjeve midis epikës kreshnike shqiptare dhe myslimane», në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (më tutje: Seminari NGJLKSH), 7, 1980, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1982, f. 303-313.
37
E n ver Meh m et i , «Beteja e Kosovës (1389) në traditën gojore shqiptare dhe morfologjia e mitit serb», në: Seminari NGJLKSH, nr. 27, 2008, UP-FF dhe UT-FHF, Prishtinë, 2008 (në shtyp).
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
117
MEHMETI, Enver. «Prezentimi i këngëve shqiptare në veprën e Matija Murkos», në: Seminari NGJLKSH, 8, 1982, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1983, f. 183-188. MEHMETI, Enver. «Figurat mitike në ciklin e kreshnikëve», në: vëllimin e kumtesave Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore, sesion shkencor, 7 e 8 shtator 1979, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1983, f. 83-92. MEHMETI, Enver. «Këngët legjendare në Rapsoditë e De Radës», në: Seminari NGJLKSH, 9, 1983, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1984, f. 241-246. MEHMETI, Enver. «Mbi baladën popullore shqiptare», në: Seminari NGJLKSH, 10, 1885, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1985, f. 85-90. MEHMETI, Enver. «Problemet e studimit të këngëve kreshnike shqiptare», në: Çështje të studimeve albanologjike, II, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987, f. 225-236. MEHMETI, Enver. «Dosadašnja uporedna istraživanja o albanskoj i muslimanskoj epici», në: Zbornik radova XXX Kongresa Saveza udruženja folklorista Jugoslavije, Prishtinë, 1987 (dorëshkrim). MEHMETI, Enver. «Albanske i srpskohrvatske bajke o zmiji mladoženji» (motivske sličnosti i razlike), në: Zbornik radova XXXV kongresa Saveza udruženja folklorista Jugoslavije, Rozhajë, 1988, f.335-339. MEHMETI, Enver. «Lahuta e Malcis dhe eposi popullor», në: rev. «Jeta e re», 11-12, Prishtinë, 1990, f. 1489-1496. MEHMETI, Enver. «O religioznim motivima u albanskim đurdevđanskim pesmama», në: XI Međunaroden simpozium za balkanski folklor, Ohër, 1991, f. 147-153. MEHMETI, Enver. «Evropa dhe shqiptarët në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës», në: gaz. «Illyria» , New York , 20.6. 1991.
118
Z ym er Ujka n Nez i r i
MEHMETI, Enver. «Transformime të modeleve të epikës legjendare në rrethanat e përhapjes së Islamit ndër shqiptarët», kumtesë në simpoziumin ndërkombëtar, Prishtinë, 5-17 tetor 1992, «Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët», Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Redaksia e botimeve historike, Prishtinë, 1995, f. 237-241. MEHMETI, Enver. «Letërsia popullore dhe historia e letërsisë së shkruar», në: «Studime shqiptare», 2, Universiteti i Shkodrës, Shkodër, 1995, f. 44-47. MEHMETI, Enver. «Syzhetë e përrallave dhe gojëdhënave në kompozicionet e këngëve legjendare», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», XXIV, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1995, f. 147-153. MEHMETI, Enver. Studime në fushë të letërsisë gojore, Tetovë, 1996. MEHMETI, Enver. «Këngët popullore arbëreshe në Dorëshkrimin e Kieutit (1737)», në: rev. « Filologji», Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 1998, f. 77-85. MEHMETI, Enver. «Karakteri arkaik i poezisë popullore arbëreshe», në: rev. «Filologji», 8, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2000, f. 20-29.
MEHMETI, Enver. «Kontributi i françeskanëve në fushë të letërsisë gojore», në: Seminari NGJLKSH, 19, 2000, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Akademia Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2001, f. 169-176. MEHMETI, Enver. «Bernardin Palaj- zbuluesi i Eposit të Kreshnikëve», në: Seminari NGJLKSH, 20/2, 2002, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2002, f. 291-298. MEHMETI, Enver. «Balada popullore shqiptare», në: Seminari NGJLKSH, 21/2, 2002, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
119
Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë, Prishtinë, 2003, f. 153-160. MEHMETI, Enver. «Eposi i Kreshnikëve», në: Seminari NGJLKSH, 22/1, 2003, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë, Prishtinë, 2004, f. 21-28. MEHMETI, Enver. «Le phénomène de l’épique orale chez les albanois», IX Congrès International d’Etydes Sud-Est Européennes, Tiranë, 2004, f.182-185. MEHMETI, Enver. «Mitizimi i autorësisë së Eposit të Kreshnikëve» në Dosjen H të I. Kadaresë», në: rev. Seminari NGJLKSH, 25/2, 2006, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë, Prishtinë, 2006, f. 309-314. MEHMETI, Enver. «Veçori tipologjike të këngëve historike, në: Seminari NGJLKSH, 26/2, 2007, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë, Prishtinë, 2007, f. 19-27. MEHMETI, Enver. «Gjendja e këngës historike sot», në: Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, I, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2007, f. 655-661. MEHMETI, Enver. «Beteja e Kosovës (1389) në traditën gojore shqiptare dhe morfologjia e mitit serb», në: Seminari NGJLKSH, 27, 2008, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë, Prishtinë, 2008 (në shtyp). B DESNICKAJA, Agnija Vasilevna. «Mbi lidhjet boshnjakeshqiptare në lëmin e poezisë epike», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 5, Prishtinë, 1975, f. 41-62. ÇABEJ, Eqrem. «Diana dhe Zana», në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, Prishtinë, 1975, 144-152.
120
Z ym er Ujka n Nez i r i
HAXHIHASANI, Qemal. «Kontributi i M. Lambercit në fushën e folklorit shqiptar», në: rev. «Studime filologjike», 4, Tiranë, 1982, f. 187-192. LAMBERTZ, Maximilian. Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde. Gesammelt und mit Übersetzung herausgegeben von Maximilian Lambertz. Schriften der Balkankommission. Linguistische Abteilung XII. Akademie der Sprachwissenschaft in Wien. Alfred Hölder, Vienna, 1922. LAMBERTZ, Maximilian. «Die Volksepik der Albaner. Der Zyklus von Mujo und Halil, I, II», në: Wissenschaftliche Zeitschrift der Karl Marx Universität Leipzig, Gesellschafts-und Sprachwissenschaftliche Reihe, 4, Leipzig, 1954-1955, f. 243289, 439-473. MEDENICA, Radoslav. «Arbanaške krešničke pesme i naša narodna epika», në: Rad XIV Kongresa Saveza foklorista Jugoslavije u Prizrenu, 1967, Beograd, 1974, f. 233-251. MIĆOVIĆ, Dragutin. «O arbanaškim krajišničkim pesmama i njihovom odnosu prema bosanskohercegovačkoj muslimanskoj epskoj poeziji», në: «Balkanica», IV, Balkanoloski institut, Srpska akademija nauka i umetnosti, Beograd, 1973, f. 577-606. MURKO, Matthias. Tragom srpskohrvatske narodne epike. Putovanja u godinama 1930-32, I, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1951. NEZIRI, Zymer. «Vepër e rëndësishme në fushën e epikologjisë», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, 8.9.2001, f. 20. NEZIRI, Zymer. «Prof. dr. Enver Mehmeti, Studime në fushën e letërsisë gojore, Tetovë, 1996, 207 f.», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 28-29, 1998-1999, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2001, f. 180-183. PANAJOTI, Jorgo. «Balada popullore dhe historia», në: rev. «Kultura popullore», 2, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1983, f. 187-2002. PRENUSHI, Vinçenc. Kangë popullore gegnishte, Sarajevo, 1911.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
121
PROP, Vladimir. Morfologija bajke, «Prosveta», Beograd, 1982. SCHMAUSS, Alois. «Nekoliko podataka o epskom pevanju u pesmama kod Arbanasa (Arnauta) u Staroj Srbiji», në: Prilozi proučavanja narodne poezije, 1, Beograd, 1934, f. 107-112; Alois Schmauss, «Poezija epike shqiptare», në: Shejzat/ Le Pleiadi, 14.4-6. Rome, 1970, f. 115-130. SKENDI, Stavro. Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry, American Folklore Society, Philadelphia, 1954. TRUHELKA, Ċiro. «Maximilian Lambertz, Albanische Märchen, Wien, 1922», në: «Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju», knj. I, sv. 1-2, Beograd, 1923, f. 229-231. UÇI, Alfred. Probleme të estetikës, Tiranë, 1976. UÇI, Alfred. «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 5-45.
122
Z ym er Ujka n Nez i r i
ENVER MEHMETIS’ STUDINGS IN THE FIELD OF ORAL LITERATURE Summary The book of epicologist Enver Mehmeti, Studime në fushën e letërsisë gojore/ Studying in the field of oral literature, is a corpus of studying and views, written since late seventies of twentieth century, on issues of heroic songs (Songs of the Frontier Warriors/Këngë të Kreshnikëve), on transformation of folklore genres and issues on artistic structure of epic songs and ballads. Initially, author copes with the Fairy (Zana) and Nymph (Ora), with coexistence of the heroes and these mythical figures that present substrate of Albanian ancient heroic epos (Eposi i Kreshnikëve). Relevant is also the thought that nymphs, fairies and other mythical figures illuminate the genesis of the Cycle of Muji and Halili (Cikli i Mujit dhe i Halilit). He propounds further the issue of a woman in the song of heroes: mother, faithful wife, traitress wife, lover and daughter or sister. Heroes’ woman is more lyrical, she is thrilling lachrymose, as mother she is more realistic, and this way is distanced from the level of heroic spirit. The daughter or the sister of the hero has also heroic characteristics, as the sister of Gjergj – strong artistic generalization of our mountainous female. The
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
123
song « Mujis Marriage/Martesa e Mujit», the arranged marriage, author calls a most typical kind of mythical heroic song, where mythical and irrational factors cause the tragic and unusual. This song, as well as its variants, where the human coexists with mythical figures, is considered typical creation that contains the most ancient strata in our old age heroic epos. Observations of E. Mehmeti on connections between Albanian heroic epics and the Bosnian one are of great interest for Albanian epicology, starting with Vinçenc Prenushi (1911). He considers unacceptable Ćiro Truhelkas (1923) opinion on conveyance of the songs from the Cycle of Muji and Halili from Bosnia to Albania, through bozaxhinjve (Makers of special drink called boza) and hallvaxhinjve (makers of special pastry called hallva). So, unacceptable considers also the opinion of Matija Murko in ’30 on conveyance of this epos from Bosnia to Albania through bilingual zones such as Sanxhak, Kosova and Walley of Dukagjin (Rrafshi i Dukagjinit). Viewpoints of Alois Schmauss (1934) on origins of Albanian heroic songs from Bosnian, through bilingual zones such as Sanxhak, precisely Harvard bilingual lute player, Salih Uglla, who was Albanian that sang Albanian songs also in Bosnian language. E. Mehmeti views also viewpoint of S. Skendi (1951) and criticizes this scholar who repudiates the issue of substrate in ancient Albanian epos and tries to lay down equalizing borders in motives and themes among Albanians and Bosnians. He disputes scholars such as D. Mićović and R. Medenica, speaks for the results of M. Lambertz and A. Desnickaja on reciprocal relationship between these epics, as a result of historical contacts among Albanians and Bosnians.
124
Z ym er Ujka n Nez i r i
In the second part of this book, author analyzes summaries of tales and legends in the composition of legendary songs, mentions results of M. Lambertz on twenty parallel summaries as well as the contribution of A. Uรงi and J. Panajoti, but he states rightfully that the problematic on sameness of summaries in different compositions in our prose and poetry is analyzed only in passing. Of interest are analyzes of 12 published tales regarding the snake groom. In the final E. Mehmeti propounds issues of interest on the artistic structure of old and new epic songs and ballads, on peculiarities of epic songs, on Albanian folk ballad, as well as on legendary songs in De Radas rhapsodies. He analyzed also issues such as: individual and provincial heroism and collective heroism, heroism defined historically and the one defined and recognized, invented personages and real historic ones, as well as the type of historical poetic thought.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
125
E POSI SOT
I.5. TË DHËNA PËR GJENDJEN E SOTME TË EPOS IT TË K RESHNIK ËVE DH E DISA DETYRA TË NGUTSHME PËR RUAJTJEN E TIJ Hyrje
Tashmë dihet dhe është fakt i pamohueshëm në shkencën e folkloristikës se shumë të paktë janë ata popuj që ende e kanë të gjallë këngën epike heroike.38 Shqiptarët, si duket, janë ndër të fundit në Evropë me eposin e tyre të famshëm, që ende bën jetë aktive në shumë krahina etnogjeografike të Shqipërisë së Veriut dhe bashkëjeton me këngën epike historike, që nga Cikli i Betejës së Kosovës dhe deri te Cikli i Luftës Çlirimtare 1997-2001. Për vlerat artistike të këtij lloji të poezisë epike legjendare janë shkruar artikuj dhe studime të shumta nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Është konstatuar se vlerat artistike, etike dhe etnike janë të shkallës së lartë. Ai është ndër pikat më të ndritshme evropiane dhe botërore të folklorit burimor sot. Me të drejtë bën të thuhet se Eposi i Kreshnikëve është njëra ndër shtyllat kryesore të trashëgimisë shumë38
Kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore ndërkombëtare «Kosova sot» në universitetin e Torunjit «Nikolla Kopernik», Poloni, më 26, 27 e 28 mars 2007.
126
Z ym er Ujka n Nez i r i
shekullore të shqiptarëve. Eposi, Kanuni, polifonia dhe xhubleta janë monumente të lashta, me të cilat shqiptarët mund të krenohen para Evropës dhe para botës. Ndonëse deri më sot janë shënuar rreth një gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve, për mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve në qendrat e mëdha studimore në Tiranë e në Prishtinë ende nuk ka përfunduar puna. Eposi sot dhe zonat lahutare Përveç lahutarëve të moçëm dhe të lahutarëve të moshës mesatare, në disa krahina etnogjeografike po dalin edhe breza të rinj lahutarësh. Vjelja e repertorit të tyre është detyrë e pashmangshme. Zonat e thella malore të lahutës ende nuk janë të prekura shumë nga ndikimet e reja. Rezervate të rëndësishme paraqesin Rugova, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli në Malësi të Madhe, Shala, Shoshi, Nikajt e Mërturi, si dhe Gashi, Krasniqja e Bytyçi në Malësi të Gjakovës. Nga zhvendosja e një pjese të popullsisë së zonave lahutare, janë krijuar pika të reja lahutare dhe atje kanë mbijetuar lahutat dhe eposi, siç është sot, bie fjala, Gurëzi në zonën e Kurbinit, ndërmjet lumenjve Mat dhe Ishëm, me lahutarë me prejardhje nga krahina e Kelmendit. Ngjashëm, por më ndryshe, është gjendja edhe me pjesën veriore të Rrafshit të Dukagjinit, e rimbushur me lahutarë nga krahina e Rugovës. Prandaj, është fjala për lahutarë të zonave të këndimit mbi Dri e nën Dri. Krahas zonave lahutare aktive, tashmë janë krijuar edhe zona lahutare të rrëshqitshme ose të zhdukura, e që deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar ishin zona lahutare aktive, si krahina e Krajës, krahina e Plavës dhe e Gucisë dhe shumë krahina të tjera etnogjeografike. Këtu duhen
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
127
përmendur edhe krahinat anësore, siç janë Kurbini, Puka, Mirdita, Hasi, Rozhaja me rrethinë, krahina e Peshterit etj. Kështu bën të thuhet edhe për anën veriore të Rrafshit të Dukagjinit- katundet e rrethinës së Pejës, Podguri, lugjet dhe Reka, pastaj ana jugore e Rrafshit-Drinia (Podrimja) dhe Rrethi i Bjeshkës. E ngjashme është gjendja edhe në katundet e krahinave Llapushë, Drenicë, Shala e Bajgorës, Artakolli i Çiçavicës, Llap, Gallap, Karadak, Lugina e Vardarit e deri në Kërçovë. Pra, Eposi i Kreshnikëve është gjallë, por jo në tërë shtrirjen e vet të dikurshme. Në vijim të kësaj kumtese do t’i përmend disa nga detyrat e ngutshme për ruajtjen e trashëgimisë etnokulturore të Eposit të Kreshnikëve: 1. Paraqitja e lahutarëve me fragmente këngësh të Eposit të Kreshnikëve në festivalet tona të folklorit duhet të jetë e vazhdueshme. Festivalet në Gjirokastër, në Drenas, në Lezhë, në Klinë, në Vitojë të Malësisë së Madhe, në Kaçanik, në Krumë e në Gjonaj të Hasit etj. kanë dëshmuar para publikut dhe para studiuesve se këto këngë epike legjendare të tridhjetë kreshnikëve në krye me Mujin e Halilin janë dëshmi artistike që paraqesin jehonën e historisë mesjetare të përgjakjeve disashekullore në Iliri, të të parëve tanë me ardhësit sllavë. Ato njëkohësisht janë vazhdimësi e këngëve epike ilire të periudhës romake, të cilat nuk i kemi trashëguar të shkruara, por ka dëshmi për ekzistencën e tyre. 2. Duhet pasur parasysh paraqitjen e lahutarëve me fragmente këngësh të Eposit të Kreshnikëve në manifestimet në Evropë dhe jashtë saj, që janë të njohura me emrin java e kulturës shqiptare. Shembulli më i mirë është Parisi, ku më 2005, në tetor, këndoi me lahutë lahutari rugo-
128
Z ym er Ujka n Nez i r i
vas Isë Elezi, nga i cili publiku i fascinuar kërkoi edhe një paraqitje në natën vijuese. 3. Është detyrë e ngutshme që të organizohet dhe të mbahet rregullisht një festival i veçantë i lahutarëve. Vendi i mbajtjes mund të jetë krahina e Rugovës, në njërin nga katundet e saj- Shtupeq i Madh, ose Kuqishtë, ose Bogë, që nuk janë aq larg nga qyteti i Pejës, ku ka vend edhe për vendosjen e mysafirëve dhe për mbajtjen e aktiviteteve. Vendi i mbajtjes mund të jetë edhe Tamara në Kelmend ose ndonjë vend tjetër, që është i përshtatshëm. 4. Është e nevojshme që të themelohet shoqata e lahutarëve dhe e lahutapunuesve, e në kuadër të saj mund të hapet edhe një shkollë për lahutarët e rinj dhe për lahutapunuesit. 6. Të shqyrtohet mundësia e themelimit të një institucioni shkencor për Eposin e Kreshnikëve. Këtu mund të mësojmë edhe nga përvoja e të tjerëve në Evropë. Model mund të jetë Finlanda dhe eposi i saj Kalevala, për të cilin ka themeluar institucione të veçanta. Kalevala është plasuar në rajone të ndryshme gjuhësore të kontinenteve dhe është botuar në rreth 50 gjuhë, kurse shqipja do të jetë në vijim po ashtu gjuhë e përkthimit të Kalevalës. 7. Të përfshihet si lëndë mësimore universitare në degët ku studiohet letërsia shqipe, ashtu siç po vepron Dega e Letërsisë Shqipe e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës që nga viti akademik 2002-2003, e për këto ka merita të veçanta prof. Enver Mehmeti. 8. Mundësi dhe nevojë për ruajtjen e kësaj trashëgimie të lashtë etnokulturore është që të hartohet projekti për marrjen në mbrojtje institucionale të Eposit të Kreshnikëve në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Me akt
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
129
të veçantë të merret në mbrojtje, të ndihmohet dhe të stimulohet ruajtja, përhapja, mbledhja, botimi, studimi dhe përkthimi në gjuhët e mëdha të botës i Eposit të Kreshnikëve. 9. Të hartohet elaborati për OKB-në, që Eposi i Kreshnikëve të merret në mbrojtje të UNESCO-s, si njëra ndër vlerat më të mëdha etnokulturore të njerëzimit. Dihet tashmë se një projekt i ngjashëm i Tiranës për polifoninë shqiptare ka kaluar me sukses të gjitha procedurat dhe sot polifonia shqiptare është në mbrojtje ndërkombëtare të UNESCO-s, për të cilin ka merita të veçanta prof. Vasil Tole. Përfundi m Eposi i Kreshnikëve është vlerë e madhe shpirtërore kombëtare shqiptare dhe botërore e trashëgimisë etnokulturore të njerëzimit, që jeton dhe duhet krijuar kushtet e nevojshme që ta vazhdojë jetën e vet.
Bibliog ra fi DESNICKAJA, Agnija Vasilevna. «Mbi lidhjet boshnjakeshqiptare në lëmin e poezisë epike», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 5, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1975, f. 41-62. BERISHA, Anton. Mbi letërsinë gojore shqipe. Studime e artikuj, «Rilindja», Prishtinë, 1987.
130
Z ym er Ujka n Nez i r i
BUDA, Aleks. «Eposi dhe historia jonë», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 46-55. BUTUROVIĆ, Đenana. Studija o Hörmannovoj zbirci muslimanskih narodnih pjesama. «Svjetlost», Sarajevo, 1976. COCHIARA, Giuseppe. Storia del folklore in Europa. Editore Paolo Boringhieri. Torino, 1977. ÇABEJ, Eqrem. «Për gjenezën e literaturës shqipe. Themelet kulture-historike: populli dhe poezija e tij», në: Hylli i Dritës, XV, Shkodër, 1939; në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-Folklor-Letërsi-Diskutime, «Rilindja», Prishtinë, 1975, f. 101-135. ELSIE, Robert and Janice MATHIE-HECK. Song the Frontier Warriors. Këngë Kreshnikësh. Albanian epic verse in a bilingual English-Albanian edition. Edited, introduced, and translated from the Albanian by Robert Elsie and Janice MathieHeck, Bolchazy-Carducci Publishers, Inc. Wauconda, Illinois USA. GJERGJI, Andromaqi. «Etnosi ynë në epikën legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 103119. HAXHIHASANI, Qemal. «Vështrim kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike legjendare», në: rev. «Kultura popullore», 2, Tiranë, 1983, f. 31-46; Qemal Haxhihasani, «Vështrim kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 56-76. HAXHIHASANI, Qemal. «Mendësi zotëruese në ciklin e kreshikëve», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 21, Prishtinë, 1991, f. 33-50.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
131
HOXHA, Hysni. Struktura e vargut të këngëve kreshnike, «Rilindja», Prishtinë, 1987. KADARE, Ismail. «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 328-331. KATIÇIQ, Radosllav. «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 dhe 7. KOLIQI, Ernesto. Epica popolare albanese. Tesi di laurea in lingua e letteratura albanese di Ernesto Koliqi. Relatore: Prof. Carlo Tagliavini. R. Università di Padova. Facoltà di Lettere e Filosofia. Anno Accademico 1936-37. Gruppo universitario fascista, Padua 1937. KOLSTI, John. The Bilingual Singer: A Studi in Abanian and Serbo-Croatian Oral Epic Traditions. Harvard Dissertationes in Folklore and Oral Tradition. Edited by Albert B. Lord, Harvard University, Garland Publishing. New York and London, 1990. LAMBERTZ, Maximilian. Die Volkspoesie der Albaner. Eine inführende Studie. Institut für balkanforschung in Sarajevo, 1917. LAMBERTZ, Maximilian. Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde. Gesammelt und mit Übersetzung herausgegeben von Maximilian Lambertz. Schriften der Balkankommission. Linguistische Abteilung XII. Akademie der Sprachwissenschaft in Wien. Alfred Hölder, Vienna, 1922. LAMBERTZ, Maximilian. Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1998, f. 5-95. LORD, Albert. The Singer of Tales, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 1960; The Singer of Tales, Second Edition, Stephen Mitchell and Gregory Nagy, Editors, Harvard
132
Z ym er Ujka n Nez i r i
University Press, Cambridge, Massachusetts; London, England, 2001. LORD, Albert. The Singer Resumes the Tale. Myth and poetics. Edited by Mary Louise Lord. Coronell University Press, New Haven & London, 1995. MARETIĆ, T. Naša narodna epika. Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1909, reprint 1966. MEDENICA, Radoslav. «Arbanaške krešničke pesme i naša narodna epika», në: Rad XIV Kongresa Saveza foklorista Jugoslavije u Prizrenu 1967., Beograd, 1974, f. 233-251. MEHMETI, Enver. Studime në fushën e letërsisë gojore, Tetovë, 1996. MURKO, Matthias. Tragom srpskohrvatske narodne epike. Putovanja u godinama 1930-32, I-II, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1951. MISO, Pirro. «Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutës», në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 27-44. NEZIRI, Zymer. Këngë të kreshnikëve, shtëpia botuese «Libri Shkollor», Prishtinë, 2003. NEZIRI, Zymer. Studime për folklorin, I, Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006. PALAJ, Bernardin dhe Donat KURTI. «Hymje», në: Visaret e Kombit, vëllimi II, Kangë Kreshnikësh dhe Legenda. Mbledhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Shtypshkronja Nikaj, Tiranë, 1937, p. III-VII. PARRY, Milman. The making of Homeric verse. The collected papers of Milman Parry. Edited by Adam Parry. Clarendon, Oxford, 1971.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
133
PIPA, Arshi. Albanian folk verse, structure and genre, Albanische Forschungen 17, Triologia Albanica 1, Dr. Dr. Rudolf Trofenik, München, 1978. PRENUSHI, Vinçenc. Kangë popullore gegnishte, Sarajevo, 1911. PULAHA, Selami. «Fshatarësia e lirë e Shqipërisë së Veriut gjatë shek. XV-XVIII dhe cikli i kreshnikëve», në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 174-189. SAKO, Zihni e Qemal HAXHIHASANI dhe Agron FICO. Folklor shqiptar, I, II, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1974. SAKO, Zihni dhe Qemal HAXHIHASANI. «Hyrje», në: Epika legjendare (Cikli i kreshnikëve), vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 7-49. SCHMAUS, Alois. «Nekoliko podataka o epskom pevanju u pesmama kod Arbanasa (Arnauta) u Staroj Srbiji», në: Prilozi proučavanju narodne poezije, 1, Beograd, 1934, f. 107-112. SCHMAUSS, Alois. «Poezija epike shqiptare», në: Shejzat/ Le Pleiadi, 14.4-6, Rome, 1970, f. 115-130. SEJKO, Veis. Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate, Bargjini, Tiranë, 2002. SHALA, Demush. Rreth këngëve kreshnike shqiptare, «Rilindja», Prishtinë, 1985. SINANI, Shaban. «Rreth kohës dhe vendit të formimit të eposit të kreshnikëve», në: Kultura popullore, 1-2, Tiranë, 1993, f. 11-24. SINANI, Shaban. Mitologji në eposin e kreshnikëve, SFAR, Tiranë, 2000. SKENDI, Stavro. Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry. American Folklore Society. Philadelphia, 1954. Kraus reprint co. New York, 1969.
134
Z ym er Ujka n Nez i r i
SOKOLI, Ramadan dhe Pirro MISO. Veglat muzikore të popullit shqiptar, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991. The Dictionary of Folklore, Mithology and Legend, I, II, Editor Maria Leach, Funk &Wagnals, New York, 1949, 1950. TIRTA, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2004. TRUHELKA, Ċiro. «Maximilian Lambertz, Albanische Märchen, Wien, 1922», në: «Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju», knj. I, sv. 1-2, Beograd, 1923, f. 229-231. UÇI, Alfred. «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 5-45. XHAGOLLI, Agron. «Vendi që zënë këngët e kreshnikëve në realitetin folklorik bashkëkohor», në: rev. Kultura popullore, 2, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1984, f. 97-104. ZHEJI, Gjergj. Folklori shqiptar, SHBLU, Tiranë, 2000.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
135
K ILK A INFORMACJI O DZISIEJS ZYM STANIE EPOSU K RES ZNIK ÓW I K ILK A PILNYCH ZADAŃ NA RZECZ JEGO OCHRONY (referat wygłoszony podczas konferencji „Kosowo dziś”, która miała miejsce na Uniwersytecie im. Mikołaja Kopernika, w Polsce, w dn. 26-28 marca 2007 r.) Nie ulega już wątpliwości we współczesnej folklorystyce, że mało pozostało ludów i narodów, wśród których żywa jest w dalszym ciągu pieśń epicka. Wydaje się, że do ostatnich narodów w Europie należą Albańczycy ze swoim słynnym Eposem, który wciąż bytuje w wielu obszarach w Albanii Północnej. Współistnieje on obok pieśni epickiej historycznej, która swoim zakresem obejmuje okres od Bitwy na Kosowym Polu (Cykl pieśni o Bitwie Kosowskiej) aż po wydarzenia z lat 1997-2001 (Cykl Pieśni o Walce Wyzwoleńczej). Na temat artystycznych wartości tej poezji epicko-legendowej powstało już wielu artykułów i studiów autorstwa zarówno albańskich, jak i zagranicznych uczonych. Konstatowano, że posiada ów Epos wysokie walory artystyczne, etyczne i etniczne. Stanowi on obecnie jeden z najbardziej świetlnych punktów na tle europejskiego i światowego folkloru źródłowego. Słusznie można twierdzić, że Epos Kreszników sta-
136
Z ym er Ujka n Nez i r i
nowi jeden z najważniejszych filarów wielowiekowego dziedzictwa kulturowego Albańczyków. Epos, Kanun (Kodeks Leka Dukagjini, przyp tłum.) i śpiew wielogrosowy to pomniki kultury narodowej, którymi Albańczycy mogą się szczycić przed Europą i światem. Pomimo tego, że do tej pory zostało zapisanych ponad pól miliona wierszy pieśni i ich wariantów, dla zbieraczy Eposu Kreszników z najważniejszych instytucji badawczych w Tiranie i Prisztynie praca jeszcze się nie skończyła. Epos współcześnie i strefy występowania lahuty Oprócz wiekowych i tych należących do średniego pokolenia w kilku regionach występują już młodsi wiekiem pieśniarze (lahutarzy – przyp. tłum). Zebranie ich dorobku to zadanie wciąż czekające na dopełnienie. W najgłębszych regionach górskich śpiew lahuty jeszcze nie uległ nowym wpływom. Ważnymi regionami, w których pieśń zachowuje się w dalszym ciągu to Rugova, Hot, Gruda, Kelmend, Kastrat i Shkrel w Malësi të Madhe (Wielkie Pasmo Gór), Shala, Shoshi, Nikajt i Mërtur, a także Gash, Krasniqe i Bytyç w Malësi e Vogël (Małe Pasmo Gór), albo tzw. Malësi e Gjakovës (Góry Gjakovy). Ze względu na przeniesienie się ludności z obszarów, gdzie trwale występował śpiew epicki przy kompaniamencie lahuty, powstały nowe punkty, gdzie można natknąć się zarówno na śpiew Eposu jak i obecność lahuty. Można wspomnieć tu o Gurëz w regionie Kurbin, tereny między rzekami Mat i Ishëm, gdzie śpiewają pieśniarze pochodzący z regionu Kelmendi. Podobne zjawisko występuje także w północnej części Rrafsh (Płacie) Dukagjini (zachodnie Kosowo – przyp. tłum), gdzie pieśni wykonują pieśniarze pochodzący z doliny Rugowy. Zatem, chodzi tu
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
137
o pieśniarzy śpiewających na północ i na południe od rzeki Drin. Oprócz tych obszarów aktywnego śpiewu, powstały i strefy, gdzie ten śpiew, albo powoli zanika, albo już całkiem zaniknął, lecz które do lat 1970 zeszłego wieku zaznaczały się wytężoną aktywnością pieśniarzy na tym polu. Można tu wymienić region Kraji, Plavy, Gucii i wiele innych obszarów. Trzeba dodać wzmiankę także o tzw. krainach bocznych takich, jak Kurbin, Puka, Mirdita, Has, Rozhaja i kotlinę Peszteri. To samo dotyczy także regionów na północ od Rrafshi i Dukagjinit, czyli wsi około miasta Peja, dalej Podgur, Lugje i Reka, oraz na południe, czyli obszary Podrimja oraz Rrethi i Bjeshkës. Podobne zjawisko występowało w wielu wsiach regionów Llapusha, Drenica, Shala e Bajgorës, Artakoll, Çiçavicë, Llap, Gallap, Karadak, Doliny Wardaku aż po Kërçovë. Zatem, Epos Kreszników wciąż żyje, ale już nie na całym obszarze jego niegdysiejszego występowania. W dalszej części tego referatu wymienię szereg najpilniejszych zadań, których podjęcie może służyć zachowaniu etniczno-kulturowego dziedzictwa Eposu Kreszników: 1. Prezentacja na scenach różnych festiwali folklorystycznych lahutarów wykonujących różnych fragmentów pieśni należących do Eposu Kreszników musi być rzeczą trwałą. Festiwale w Gjirokastrze, Drenas, Lezhy, Klinie, Vitoje w Malësi e Madhe, w Kaçaniku, Krumie, Gjonaj w regionie Hasi itd. ukazują te pieśni przed publiką jak i przed różnymi badaczami i uczonymi jako żywe świadectwo oraz echo dziejów średniowiecza i kilkuwiekowych konfliktów w Ilirii między naszymi przodkami i słowiańskimi przybyszami. Te pieśni stanowią jednocześnie kon-
138
Z ym er Ujka n Nez i r i
tynuację iliryjskich pieśni epickich, o istnieniu których wiemy z różnych źródeł pisanych, choć nie zachował się tekst żadnej z nich. 2. Trzeba zwrócić uwagę na prezentację lahutarów wykonujących fragmenty pieśni należących do Eposu Kreszników na europejskich i innych scenach międzynarodowych. 3. Jest zadaniem nader pilnym organizacja i zachowanie regularności festiwalu, który skupiłby tylko pieśniarzylahutarów. Miejscem, w którym taki festiwal mógłby się odbyć może stać się Dolina Rugovy, lub kilka wiosek na jej terenie: Shtupeq i Madh, Kuqishta, lub Boga, które nie są zbytnio oddalone od miasta Pejë. Miasto to zapewniłoby przestrzeń zarówno na odbywanie koncertów, jak i na zatrzymanie się gości. Takim miejscem mogłaby stać się również Tamara w regionie Kelmendi, albo jakaś inna odpowiednio wybrana miejscowość. 4. Trzeba stworzyć stowarzyszenie pieśniarzy-lahutarów i mistrzów-lutników, którzy zajmują się robieniem lahut, a w jej obrębie otworzyć szkołę dla młodszych wiekiem i stażem pieśniarzy i mistrzów. 5. Trzeba rozpatrzyć możliwość stworzenia osobnej instytucji naukowej, którego przedmiotem badań i pracy byłby Epos Kreszników. Tu możemy wiele się nauczyć z praktyk i doświadczeń innych w Europie. Jako wzór może posłużyć się Finlandia oraz jej epos – Kalewala – gdzie powstały takie odrębne instytucje naukowe. Kalewala została już przełożona na ponad 50 języków i albański będzie kolejnym językiem, w którym ma się ukazać jej przekład. 6. Trzeba włączyć Epos Kreszników jako osobny przedmiot nauczania we wszystkich wydziałach uniwer-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
139
syteckich, gdzie studiuje się literaturę albańską, jak czyni od roku akademickiego 2002-2003 Wydział Literatury Albańskiej na Uniwersytecie w Prisztynie, za co szczególne zasługi ma prof. Enver Mehmeti. 7. Istotnym krokiem na rzecz zachowania tego starego etniczno-kulturowego świadectwa powinien być przygotowanie odpowiedniego projektu ustawowego, który zapewniłby instytucjonalna ochronę Eposu Kreszników w skali krajowej i międzynarodowej. Osobnym aktem prawnym powinno wziąć się pod opiekę, pomagać rozwój, oraz ogólnie popierać ochronę, rozpowszechnianie, zbieranie, opublikowanie, badanie i przełożenie na najważniejsze języki światowe pieśni należących do Eposu Kreszników. 8. Trzeba przygotować projekt dla ONZ, w celu uznania i zaliczania Eposu Kreszników do najważniejszych pomników ludzkiej kultury i dziedzictwa duchowego na liście UNESCO. Podobny projekt przygotowany w Tiranie i dotyczący śpiewu wielogłosowego (tzw. isopolifonii – przyp. tłum) został oceniony pozytywnie i dziś albańska polifonia znajduje się pod międzynarodową ochroną UNESCO, za co szczególne zasługi ma prof. Vasil Tole. Epos Kreszników stanowi wysoką kulturową wartość narodową i światową. On żyje i trzeba stworzyć odpowiednie warunki sprzyjające jego dalszemu istnieniu.
140
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
141
EPIZIMI ANTROPONIMIK
I. 6. ANTRO PONIMET DHE PATRONIMET E EPIZUARA NË RUGO VË Hyrje Koha historike e paraqitjes së fenomenit të epizimit mund të thuhet se është më e vjetër se edhe vetë epika jonë e vjetër ekzistuese, që historikisht i përket pjesës së dytë të mijëvjeçarit të parë të epokës së re. Epizimi antroponimik ka qenë i pranishëm ndër ne gjatë gjithë historisë, që nga periudha ilire e deri më sot, në funksion etnopsikologjik të mbajtjes gjallë të ndjenjës epike për të parët, e ngritur në shkallë kulti. Epizimi antroponimik dhe kënga jonë epike ndër shekuj kanë pasur rol të madh mobilizues kundër robërisë.1 1 Në këtë kumtesë,2 fjalën e kam për një aspekt etnokulturor të gërshetimit të epikës sonë popullore, të Ciklit të 1
Më gjerësisht për rolin mobilizues të këngës epike, shihni punimin në vijim, në këtë vëllim studimesh: «Roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë». 2 Shihni botimin e parë: Z ym er Nez i r i , «Antroponimet dhe patronimet e epizuara në Rugovë», në vëllimin: Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare. Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë, më 7 dhe 8 dhjetor 1989, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990, f. 221-226.
142
Z ym er Ujka n Nez i r i
Kreshnikëve dhe të epikës historike, me traditën e epizuar të vënies së emrit Rugovë.3 Pra, kjo është përpjekje për të hedhur sadopak dritë në zbërthimin e çështjes së vazhdimësisë së heronjve epikë, në formë antroponimesh e patronimesh dhe që bëjnë jetë të gjallë ndër breza rugovas, në bazë të vrojtimeve dhe të kërkimeve të mia shumëvjeçare në të gjitha katundet e lagjet e kësaj krahine të vogël etnografike dhe gjeografike në Alpet Shqiptare,4 në kufi me Rrafshin e Dukagjinit.5 3
Kalimthi këtë çështje e kam përmendur edhe në sesionin shkencor të Seminarit XV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Prishtinë. Shihni: Zym er Nez i r i, «Të dhëna për epikën legjendare në Rugovë», në: rev. «Fjala», Prishtinë, më 15 tetor 1989, f. 10. 4 Katundet e Rugovës janë: Shtupeqi i Vogël me dy lagje të tipit katund: Llas e Bollopaçë (tash: Nilaj); Shtupeqi i Madh; Rieka e Allagës, e përbërë nga dy lagje të tipit katund: Pecaj e Hokaj; Drelajt; Malajt me lagjen e tipit katund Ujëmirë (Llutovë), që në shek. XVIII kishte statusin katund; Pepajt. Këtu përfundon edhe Rugova e Poshtme, ku duhet të llogaritet edhe Lipa: Lipa e Vogël dhe Lipa e Madhe. Në vijim janë katundet e Rugovës së Sipërme: Kuqishta, Dugaiva, Haxhajt, Stakajt, Bogët me lagjen e tipit katund Dreshaj, Shkreli dhe Koshutani. Po ashtu janë trajtuar për katunde të Rugovës edhe disa katunde shqiptare të Komunës së Rozhajës (tash: ndër Mal të Zi). Nga 27 vendbanime të Rozhajës me rrethinë, sipas regjistrimit më 2003, në 11 sosh ende ka pak shqiptarë, sidomos në: Dacaj (296 banorë), Rozhajë (188), Buxhof (164), Plluncaj (91), Kolenë (50) etj., ndonëse përqindja e popullsisë shqiptare nuk e kalon shifrën 4,44 për qind në këtë qendër të dikurshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Procesi i boshnjakizimit po vazhdon. Më gjerësisht, shihni:htt://www. Sandzakinfo.com. 5
Më gjerësisht për Rugovën: Rugova, monografi etnografike, redaktor Ma r k Kr a sn i qi , Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, libri i 6-të, Prishtinë, 1987.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
143
Tradita e epi zimit të vëni es së emrit në periudhën i li re Ky fenomen në traditën tonë etnokulturore është dëshmuar edhe në traditën antroponimike ilire, siç thotë studiuesi R. Katiçiq, (R. Katičić)6 dhe ka pasur gërshetime me antroponime të tipit epik heroik, që lidhen me bëmat dhe me famën kreshnike të asaj kohe. Prandaj, kjo dukuri, me karakter të përsëritjes së emrit të heroit epik, u bë tradicionale në historinë e popullit tonë për ta ruajtur frymën luftarake të tij kundër nënshtrimit, nënçmimit, përbuzjes, shtypjes dhe shfarosjes, duke bërë jetë aktive ndër breza gjatë shekujve, e deri në ditët e sotme. Katiçiqi thotë se «emrat e moçëm ilirë të përbërë (dypjesësh, kompozicionalë), të ruajtur në tekstet greke e latine, vërtet, nuk janë gjë tjetër pos fragmente të ngurosura të teksteve poetike, shembuj të vegjël të gjuhës së këngës heroike (…). Këta emra të vjetër të përbërë indoevropianë janë mbetje dhe shkëndijë e aradhave, grupeve luftarake ku madhëroheshin heroizmat, kreshnikët, bëmat e tyre trimërore».7 Autori jep këta shembuj: emrin liburn VESCLEVES, emrin histriot MAGAPLINUS etj. Po ashtu, sipas tij, i shtresës më të lashtë të antroponimisë indoevropiane të këngës kreshnike është edhe emri TEUTMEITIS. Ai konstaton se «emrat me kuptim të tillë nuk i ndeshim në antroponiminë tradicionale të gjuhëve të tjera indoevropiane».8 Lulëzimin e emrave të tillë në Iliri, 6
Ra dosl l a v Ka t i çi q, «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 dhe 7. (Përktheu Ibr ah im Rugova ). 7 Ra dosl l a v Ka t i çi q, po aty. 8 Ra dosl l a v Ka t i çi q, po aty.
144
Z ym er Ujka n Nez i r i
Katiçiqi e konsideron të kohës së hekurit, kurse në kohën romake tek ilirët, edhe para pushtimit, dobësohet vënia e emrave heroikë dhe vërshojnë emrat edhe të pahijshëm: LONGURUS (zgjatan), LEDARUS (dinak), BLAEDARUS (zbetan) etj., krahas emrave Vescleves (ai që ka famë të mirë), Magaplinus (ai që ka fuqinë më të madhe), Teutmeitis (i dashur për popullin) etj.9 Është me interes të veçantë të hulumtohet edhe fenomeni i sotëm etnokulturor i përsëritjes së emrave të prijësve të shquar ilirë në traditën e emërimit të fëmijëve të brezave të tashëm: Bardhyl, Agron, Teutë, Pleurat, Genc, Baton etj. Studimet e derisotme albanologjike për antroponimet dhe patronimet janë përqendruar kryesisht në aspektin onomastik, nga studiuesit Androkli Kostallari (1965),10 Henri Buasën (H. Boisinn, 1965),11 Palok Daka (1968).12 Por, ka përpjekje edhe ndër etnologë e folkloristë. Në fushën e etnologjisë do veçuar përpjekjen e suksesshme të 9
Po ashtu shihni: R. Ka ti çi q, «Antroponimia ilire dhe etnogjeneza e shqiptarëve», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 24.11.1973, f. 14. 10 Më gjerësisht për studimet onomastike: An dr okl i Kos t a l l ari , «Contribution á l'historie des recherches onomastiques dans le domaine de l’albanais», në: rev. «Studia albanica», 1, 1965, Tirana, 1965, f. 31-54. Ky studim hedh dritë mbi shumë probleme onomastike shqiptare. Këtu është përfshirë e tërë përpjekja e deriatëhershme në këtë fushë. Shihni edhe: An dr okl i Kos t al l ar i , «Njerëzit dhe emrat», në: Çështje të normës letrare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, f. 21-27. 11 Hen r i Boi ssi n , «Essai provisoire de clasification des noms propres albanais», në: rev. «Studia albanica», 1, 1965, Tirana, 1965, f. 117-123. 12 Pa l ok Da ka , «Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe», në: rev. «Studime filologjike», 3, 1968, Tiranë, 1968, f. 137-159.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
145
Mark Krasniqit për antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike,13 kurse në folkloristikë kanë bërë përpjekje Demush Shala për onomastikën në këngët kreshnike shqiptare14 dhe Myzafere Mustafa për antroponimet dhe toponimet në strukturën e poezisë gojore shqipe,15 por çështja e epizimit të traditës së vënies së emrit nuk është trajtuar. Posaçërisht për krahinën e Rugovës, në aspektin onomastik, vlen të përmendet studimi i Ahmet Këlmendit për disa toponime e antroponime të Rugovës.16 Edhe Hasan Mujaj ka shkruar për rite rreth kërthinit dhe për ninullat në Rugovë,17 ku e përmend edhe traditën e vënies së emrit, ndonëse shkurtimisht. Më sa dihet, deri më sot vetëm Mark Krasniqi bëri përpjekje për zbërthimin e antroponimeve epike historike në traditën e vënies së emrit në Kosovë,18 në aspektin etnologjik, kurse folkloristët duhet ta shtrojnë këtë çështje 13
Mar k Kr a sn i qi, «Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 377-415. 14 Dem ush Sha l a, «Onomastika në këngët kreshnike shqiptare», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 459-473. 15 M yz a fer e Must a fa , «Antroponimet dhe toponimet në strukturën e poezisë gojore shqipe», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 451-457. 16 Ah m et Kël m en di , «Disa toponime e antroponime të Rugovës», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 303-317. 17 Ha sa n Muja j, «Rite rreth kërthinit dhe ninulla në Rugovë», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 31.3.1973, f. 15. 18 Ma r k Kra sni qi , «Antroponimet e Kosovës», pun. i cit., f. 389390.
146
Z ym er Ujka n Nez i r i
në të dy epikat. Është me interes shkencor që të tërhiqet një paralele krahasuese edhe ndërmjet ninullave dhe emrave të epizuar. Dëshira e përngjasimit me heroin në ninullat tona dhe epizimi antroponimik e patronimik në traditën e vënies së emrit ndër ne kanë veçori të përbashkëta, por te ninullat ajo dëshirë dëshmohet aq sa edhe përkundja e fëmijës në djep, kurse epizimi antroponimik bën jetë aktive aq sa jeton njeriu, madje edhe pas vdekjes së tij, nëse i përmenden veprat edhe pas vdekjes dhe nëse nuk i harrohet emri. Pra, edhe kjo çështje e përngjasimit të fëmijës në djep me heroin epik meriton të trajtohet në një studim të veçantë. Edhe Androkli Kostallari me të drejtë kishte konstatuar se «problemet e onomastikës sonë, në kuptimin e gjerë të fjalës, janë studiuar shumë pak. Dihet se onomastika, sidomos onomastika historike, është një nga fushat më të rëndësishme të shkencës, që ndriçon historinë e popujve»,19 prandaj edhe në folkloristikë duhet bërë kërkime në të gjitha viset për një sintezë të pastajme gjithëkombëtare të traditës së antroponimeve dhe të patronimeve të epizuara. Shembuj të epizi mit antroponi mi k Te fenomeni etnohistorik i epizimit vërehen tre tipa epizimesh, me shembuj nga Eposi i Kreshnikëve dhe nga epika historike, pra nga epika e vjetër shqiptare dhe nga epika e re: 1. Tipi i epizimit të njëfishtë antroponimik. 19
Androkli Kostallari, «Njerëzit dhe emrat», në: Çështje të normës letrare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, f. 23.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
147
2. Tipi i epizimit të dyfishtë antroponimik. 3. Tipi i epizimit antroponimik-patronimik. Në grupin e shembujve nga Cikli i Kreshnikëve, që i përkasin tipit të epizimit të njëfishtë antroponimik, por kryesisht në rastet e veçanta, shfaqen emrat: Mujë, Halil, Hajkunë, Imer, Tal, Arrnaut. Përveç këtij tipi të epizimit antroponimik, veçohet edhe tipi antroponim + antroponim, pra tipi i epizimit të dyfishtë antroponimik, si në shembullin: Muji e Halili, për çiftin vëllazëror të kreshnikëve Muji e Halili, po ashtu mjaft i përhapur në Rugovë. Në raste të tjera, nga grupi i shembujve nga Cikli i Kreshnikëve, shfaqet tipi i epizimit antroponimik-patronimik, ku shkojnë bashkë antroponimi me patronimin, si në rastet Imer Muji e Arrnaut Osmani. Pra, nga shembujt e epikës legjendare të këngëve të kreshnikëve shfaqen tre tipat e epizimit: tipi i epizimit të njëfishtë antroponimik, tipi i epizimit të dyfishtë antroponimik dhe tipi i epizimit antroponimik-patronimik. Në epikën historike, shembujt e epizimit antroponimik janë të ndërtuar si te tipi i tretë i Eposit të Kreshnikëve, ku gjenden bashkë antroponimi me patronimin, si në rastin Imer Muji. Pra: Haxhi Zeka, Çelë Shabani, Kadri Bajri, Zhuj Selmani, Adem Isufi, Rexhë Avdia, Ker Sadria, Sali Rama etj., sepse nuk ka raste dëshmuese të epizimit të antroponimeve pa patronim. Pra, vetëm kështu bën të dëshmohet procesi i plotë i epizimit të traditës së vënies së emrit, sipas grupit të shembujve të epikës historike, pra tipi i epizimit antroponimik-patronimik.
148
Z ym er Ujka n Nez i r i
Va zhdi mësia e sot me e t raditës së epi zi mit antrop onimi k Në Rugovë kjo traditë e epizuar e vënies së emrit është ende e gjallë, e këtë e dëshmojnë shembujt e shumtë. Në krahasim me krahinat e vogla etnogjeorafike përreth: Plavën e Gucinë, Peshterin, Podgurin e Pejës, Lugun e Drinit, Lugun e Trestenikut, Lugun e Leshanit, Lugun e Pishtanit, Lugun e Baranit, Rekën, edhe Rugova ka pasur traditë të gjatë dhe shumë të përhapur për fenomenin e epizimit antroponimik e patronimik të vënies së emrit. Sipas tipit të parë antroponimik, ku kryhet epizimi i njëfishtë, por edhe me dy shembuj njëkohësisht, shfaqen emrat e heronjve të njohur të Ciklit të Kreshnikëve: Muji, Halili, Imeri, Hajkuna, Arrnaut Osmani, Tali, etj. Hajkuna ose Kunja është emër po ashtu mjaft i përhapur në antroponiminë rugovase, krahas antroponimit Tal. Në Rugovë ka edhe një Arrnaut (Osman) në Drelaj, një Arrnaut tjetër është në Koshutan etj., që janë po ashtu dëshmi e dëshirës për ngjasimin e fëmijëve të posalindur me kreshnikët e dikurshëm. Nga shembujt e shumtë të shekullit XX duhen veçuar: - vëllezërit Mujë e Halil, t'bijtë e Ibër Mustafës, të katundit Malaj, të lindur në vitet ‘40; - vëllezërit Mujë e Halil Cukaj, të barkut Cukaj, në katundin Haxhaj, të lindur po ashtu në vitet '40; - vëllezërit Mujë e Halil Bekteshi, të barkut Nilaj, në Shtupeq të Vogël, të lindur në vitet ‘30; - vëllezërit Mujë e Halil Balia, të barkut Tafujkaj, të Riekës së Allagës, të lindur në shekullin XIX etj.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
149
Krahas emrave Mujë e Halil, të veçuar, që janë shumë të përhapur nëpër Rugovë, edhe antroponimi Imer, i biri i kryekreshnikut, po ashtu është shumë i përhapur, me shembuj të shumtë të epizimit sipas tipit të tretë antroponim + patronim: - Imer Muji, barku Broçaj, Shtupeq i Vogël, 80vjeçar; - Imer Muji, barku Palaj, Koshutan, nip i heroit epik Kadri Bajri; - Imer Muji, barku Kuklecaj, Shtupeq i Math, 45vjeçar etj. Te tipi i tretë janë marrë në shqyrtim jo vetëm antroponimet, por edhe patronimet, që janë të barasvlershme me emrat e heronjve epikë të Rugovës dhe më gjerë. Dihet se kjo krahinë gjatë Rilindjes Kombëtare e deri në vitet ‘40 të shek. XX dha mbi dyzet trima, që këndohen në këngë popullore historike, e ndër ta po i veçoj vetëm disa sish, që bën të konsiderohen model i heroit epik të epizimit antroponimik-patronimik: -Çelë Shabani, Stakaj, komandant i shquar dhe dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, në shek. XIX. -Kadri Bajri, Koshutan, udhëheqës i shquar kundër Turqisë e M. të Zi, shek. XIX. -Sali Jaha, Koshutan, komandant i shquar kundër Malit të Zi, në shek. XIX. -Adem Isufi, Shkrel, luftëtar i shquar kundër M. të Zi, shek. XIX. -Sadri Bardhi, Stakaj, luftëtar i shquar kundër Turqisë e M. të Zi, shek. XIX.
150
Z ym er Ujka n Nez i r i
-Sokol Çela, Stakaj, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, shek. XIX. -Zhuj Selmani, Koshutan, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, shek. XIX. -Hysen Bajri, Koshutan, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, shek. XIX. -Hajdar Feku, Shkrel, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, shek. XIX. -Rexhë Avdia, Shkrel, luftëtar i shquar kundër M. të Zi, shek. XIX. -Halil Turku, Kuqishtë, luftëtar i shquar kundër Turqisë e M. të Zi, shek. XIX. -Tafil Ahmeti, Drelaj, luftëtar i shquar kundër Turqisë e M. të Zi, shek. XIX. -Bal Alia, Haxhaj, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, sh. XIX. -Kajë Galja (Koshutan), Nokshiq, luftëtare e shquar kundër M. të Zi, sh. XIX e XX. -Bali Idrizi, Bogë, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, sh. XX. -Bikë Alia (Haxhaj), Shtupeq i Madh, dëshmore e kombit, që ra në luftë kundër Turqisë, sh. XX. -Mehmet Shabani, Sh.i Vogël, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër Serbisë e M. të Zi, sh. XX. -Bege Maliqja (Nokshiq), Kuqishtë, luftëtare e shquar kundër M. të Zi e Serbisë, sh. XX. -Jashar Haxha, Drelaj, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër Serbisë e M. të Zi, sh. XX.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
151
-Ker Sadria, Stakaj, udhëheqës i shquar kundër Serbisë e M. të Zi, sh. XX. -Sali Rama, Bogë, udhëheqës i shquar kundër Serbisë e M. të Zi, sh. XIX-XX. -Sak Faslia, Koshutan, dëshmor i kombit, që ra në luftë kundër M. të Zi, sh. XX. Prej heronjve të mëdhenj të epikës historike gjithëkombëtare në traditën e epizuar të vënies së emrit në Rugovë, të tipit antroponim+patronim, po i veçoj Haxhi Zekën dhe Mic Sokolin, e prej shembujve po i përmend këta: -Haxhi Zeka, Kuklecaj, Shtupeq i Math, që vdiq rreth 70-vjeçar, më 1962. -Haxhi Zeka i Zekë Ibrës, Husaj, Shkrel, i lindur më 1919, që vdiq sivjet (1989). -Haxhi Zeka i Poshajve, Dreshaj, Pepiq, rreth 59vjeçar. -Haxhi Zeka i Zekë Hasanit, Nilaj, Shtupeq i Vogël, rreth 55- vjeçar. -Haxhi Zeka i Zekë Sokolit, Kuklecaj, Shtupeq i Madh, që jeton në Stamboll, rreth 27-vjeçar. -Haxhi Zeka i Zekë Shabanit, Smakhaxhaj, Malaj, rreth 25-vjeçar. -Haxhi Zeka i Zekë Isufit, Lekëgjekaj, Koshutan, rreth 15-vjeçar etj. Për Mic Sokolin po i veçoj këta shembuj: -Mic Sokoli, Salihaj, Kuqishtë (u vra më 1926, 35 vjeç). -Mic Sokoli i Lakajve të Pepiqit, 65-vjeçar.
152
Z ym er Ujka n Nez i r i
-Mic Sokoli i Çunujkajve të Riekës së Allagës, 36vjeçar. Për emrat e traditës epike vendëse, prej Çelë Shabanit, Kadri Bajrit e Sali Jahës të Rilindjes Kombëtare e deri te Jashar Haxha, Ker Sadria e Sali Rama të Lëvizjes Kombëtare nga periudha kundërjugosllave, ka shembuj jashtëzakonisht të shumtë brenda barkut, vëllazërisë, vëllazërisë së madhe dhe jashtë tyre: -Çelë Shabani i Shtupeqit të Vogël, Çelë Shabani i Haxhajve, Çelë Shabani i Stankajve, Çelë Shabani i Kuqishtës etj. -Kadri Bajri e Hysen Bajri të Kuklecajve në Shtupeq të Math. -Zhuj Selmani i Koshutanit, Zhuj Selmani i Riekës së Allagës, Zhuj Selmani i Dugaivës etj. -Adem Isufi i Shkrelit, Adem Isufi i Haxhajve, Adem Isufi i Shtupeqit të Vogël (Llas), Adem Isufi i Riekës së Allagës, Adem Isufi i Kuqishtës etj. -Rexhë Avdia i Shtupeqit të Math, Rexhë Avdia i Shtupeqit të Vogël (Llas) etj. -Bal Alia i Riekës së Allagës, Bal Alia i Koshutanit etj. Është me interes edhe epizimi i dyfishtë në traditën e vënies së emrit, bie fjala, në Stakaj: Sokol Çelë Shabani (pra: Sokol Çela i Çelë Shabanit); Ker Sadria i Sadri Ker Sadrisë. Kur është fjala për identifikimin jetësor të atyre që mbajnë antroponime dhe patronime të epizuara, për të mirë, deri në shkallë të lavdisë, po i veçoj vetëm disa shembuj:
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
153
-Jakup Feri e Çelë Shabani: Zot, a ka ky ven kun’ t’ parë? Jakup Ferin e Çelë Shaban.’20 -Sali Jaha: Zo ko ka Rugova t’parë? Sali Jaha komandar. 21 -Zhuj Selmani: Ku le dielli e praron hana, Zhuj Selman nuk ban ma nana.22 -Hysen Bajri: -Kjajma Smajlin, nanë, kjajma Zekën, Se s’kanë ik’ oj nanë, me m’lanë vetun.23 -Adem Isufi: Adem Isufi, trim si rrfeja, ra n’Nokshiq i nxuer tri krena.24 -Rexh Avdia: Rexhë Avdia, zog i atit, top i kuq po m'del pej gjakut.25 20
Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, e përgatitën dr. Sh efq et Pl l an a , mr. Rr ust em Ber i sha e m r . Sa dr i Fet i u, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1978, kënga «Ali Pasha del në shkallë», f. 180. 21 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, po aty, kënga «Ku po i del syni Shipnisë», f. 184. 22 Z. Neziri, dorëshkrim, kënga «Zhuj Selmani». 23 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, vep. e cit., kënga «Hyse’ Bajri po ban me dorë», f. 194. 24 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, po aty, kënga «Demë Isufi e Rexhë Avdia», f. 187.
154
Z ym er Ujka n Nez i r i
-Balë Alia: Balë Alia, i’ trim dragua, n’jatagan dora i ka shkua: Asni fjalë, pashë, nuk ta dua!26 -Bikë Alia: Bike Alia ish kjenë kralicë pesë nizamë i preu sakicë.27 -Isuf Haxhia: Çka Peklena që gjimon? Isuf Haxhia po lifton!28 -Mustafë Sejda: Çka Peklena qi po dridhet Mustafë Sejda nuk po lidhet!29 -Kajë Galja: Kjo Kajë Galja mire po flet: Bini loke, bani gajret!30 -Bege Maliqja: Rrept po qet Beg-ja manxerrkë, Shume shkijet po na i vret!31 25
Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, po aty, f. 187. Z. Neziri, dorëshkrim, kënga «Ksajt hudutin nuk ta dua». 27 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, vep. e cit., kënga «Mustafë Sejda e Isuf Haxhia», f. 316. 28 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, po aty, f. 316. 29 Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, po aty, f. 316. 30 Dem ush Sh al a , Këngë popullore historike, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1993, kënga «Zymer Maliqi djalë dragua», f. 303. 26
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
155
-Ker Sadria: Asht kenë trim njaj Ker Sadria E ka njoft krejt Shipnija.32 Ashtu, siç thotë kënga popullore, e shndërruar pastaj edhe në formulë epike jetësore për bartësit e emrave të heronjve epikë, fenomeni etnokulturor i epizimit antroponimik, pa dyshim, rrënjët i ka të thella në histori dhe vazhdon jetën e vet në krahinën epike të Rugovës. Përfundi m Për tre tipat e epizimit epik bën të shtrohen këto përfundime: 1. Akti i flijimit epik dhe akti i ringjalljes në kontinuitetin e traditës etnografike dhe folklorike. 2. Gjakimi për identifikim me mbrojtësin e trojeve dhe të kullotave, të nderit të motrës dhe të krahinës; me kryengritësin dhe luftëtarin. 3. Procesi i epizimit të traditës së vënies së emrit në shkallë tradicionale, duke u ngritur në shkallë të kultit në kulturën tonë shpirtërore. 4. Kulti i përgimit të kohës epike dhe akti epik i vënies së emrit. 5. Kulti i heroit epik dhe identifikimi i tij etik, moralizues dhe etnopsikologjik me pasardhësit.33
31 32
Dem ush Sh a la , Këngë popullore historike, po aty, f. 303. Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, vep. e cit., kënga «Janë ba bashkë burrat shqiptarë», f. 340.
156
Z ym er Ujka n Nez i r i
6. Kulti i të parëve në gërshetim me dëshirën e ngjasimit dhe me nevojën historike.34 7. Kontinuiteti gjenealogjik epik familjar dhe jashtëfamiljar. 8. Pavdekësia e trimit dhe edukimi i brezave me shembullin e tij.35 9. Kontinuiteti i pavdekshmërisë epike ndër breza. 10. Hapësira rajonale dhe kombëtare e përngjasimit me trimin epik. Tradita e epizimit të vënies së emrit është dukuri etnokulturore e etnohistorike dhe ka shtrirje gjithëkombëtare. Ajo ka karakter etnopsikologjik dhe ndërdisiplinar në kërkimet shkencore folkloristike, onomastike, etnologjike, sidomos etnopsikologjike dhe etnohistorike etj., kurse Rugova mund të konsiderohet ndër krahinat më tipike shqiptare për vazhdimësinë e traditës së epizuar të vënies së emrit.
33
Rexh ep Q osja , «Kulti i së shkuarës në letërsinë e Rilindjes», në: Rexh ep Qos ja , Kontinuitete, studime dhe ese, «Rilindja», Prishtinë, 1972, f. 88-94. 34 R exh ep Q os ja , po aty, f. 88-94; Ma r k T ir t a, «Aspekte të kultit të të parëve e të të vdekurve ndër shqiptarët», në: rev. «Etnografia shqiptare», X, Tiranë, 1979, f. 51-98. 35 Ra z i Br ah i mi , Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1979, f. 19.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
157
B i b l i o g ra f i BOISSIN, Henri. «Essai provisoire de clasification des noms propres albanais», në: rev. «Studia albanica», 1, 1965, Tirana, 1965, f. 117-123. BRAHIMI, Razi. Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1979. DAKA, Palok. «Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe», në: rev. «Studime filologjike», 3, 1968, Tiranë, 1968, f. 137-159. KATIÇIQ, Radosllav. «Antroponimia ilire dhe etnogjeneza e shqiptarëve», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 24.11.1973, f. 14. KATIÇIQ, Radosllav. «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 dhe 7. (Përktheu Ibrahim Rugova). KËLMENDI, Ahmet. «Disa toponime e antroponime të Rugovës», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 303-317. Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, e përgatitën dr. Shefqet Pllana, mr. Rrustem Berisha e mr. Sadri Fetiu, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1978. KRASNIQI, Mark. «Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 377-415. KOSTALLARI, Androkli. «Contribution á l'historie des recherches onomastiques dans le domaine e l’albanais», në: rev. «Studia albanica», 1, 1965, Tirana, 1965, f. 31-54. KOSTALLARI, Androkli. «Njerëzit dhe emrat», në: Çështje të normës letrare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, f. 21-27. MUJAJ, Hasan. «Rite rreth kërthinit dhe ninulla në Rugovë», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 31.3.1973, f. 15.
158
Z ym er Ujka n Nez i r i
MUSTAFA, Myzafere. «Antroponimet dhe toponimet në strukturën e poezisë gojore shqipe», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 451-457. NEZIRI, Zymer. «Të dhëna për epikën legjendare në Rugovë», në: rev. «Fjala», Prishtinë, më 15 tetor 1989, f. 10. NEZIRI, Zymer. «Antroponimet dhe patronimet e epizuara në Rugovë», në vëllimin: Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare. Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë më 7 dhe 8 dhjetor 1989, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990, f. 221-226. Rugova, monografi etnografike, redaktor Mark Krasniqi, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, libri i 6-të, Prishtinë, 1987. QOSJA, Rexhep. «Kulti i së shkuarës në letërsinë e Rilindjes», në: Rexhep Qosja, Kontinuitete, studime dhe ese, «Rilindja», Prishtinë, 1972, f. 74-103. SHALA, Demush. Këngë popullore historike, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1973. SHALA, Demush. «Onomastika në këngët kreshnike shqiptare», në: Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 459-473. TIRTA, Mark. «Aspekte të kultit të të parëve e të të vdekurve ndër shqiptarët», në: rev. «Etnografia shqiptare», X, Tiranë, 1979, f. 51-98.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
159
LES ANTRO PONYMES ET LES PATRONYMES ÉPISÉS A RUGO VA Résumé Dans ce travail il est question d'une combinaison ethnofolklorique des pré noms de certains héros des chants des preux et des chants historiques albanais, ainsi que de la tradition de donner un prénom aux enfants á Rugova. Le phénomène d'épisation anthroponymique est prouvé par de nombreux exemples du type des preux et de celui historique. Du premier type ont été episés les prénoms: Muji, Halili, Hajkuna, Imeri, Tali, Arrnauti, etc. Chez le second type a été manifesté le phénomène d'épisation de l'anthroponyme et du patronyme (le fils et son père). Dans la poésie épique dont les héros sont originaires de Rugova il y a de nombreux exemples élevés au degré de l'é pisation (environ quarante), tandis que des héros du niveau national il est a noter les noms de Haxhi Zeka et de Mic Sokoli. Un intérêt scientifique pré sente la double épisation. Ce phénomène dans notre tradition ethnographique est très ancien, car, comme l'affirme le linguiste Katičić, dans la tradition illyrienne anthroponymique il a y eu une combinaison avec les anthroponmes du type épique héroique, anthroponmes qu sont en corrélation avec ies exploits et la gloire des preux de cette époque, notamment á l'âge de fer.
160
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
161
I.7. ROLI MOBILIZUES I K ËNGËS EPIK E K UNDËR ROBËRISË Hyrje Se epika gojore e shqiptarëve është shumë e vjetër, që nga periudha ilire, kjo është çështje tashmë e ditur në qarqet shkencore albanologjike. Vjetërsia e shqiptarëve dhe vjetërsia e epikës së tyre gojore duhen trajtuar bashkërisht. Se shqiptarët dhe të parët e tyre kanë pasur një jetë shumë më shumë epike se lirike është dëshmuar po ashtu historikisht. Roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë ka pasur rëndësi vendimtare edhe gjatë gjithë periudhës dymijëvjeçare të kohës së re. Kënga epike i dha fuqi mobilizuese edhe brezit të Adem Jasharit e Mujë Krasniqit 36 në luftën e fundit çlirimtare kundër Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë, më 1997-2001, e nga brezi i këngëtarëve epikë shquhen Salih e Feriz Krasniqi. Shqiptarët dhe kënga e tyre epike bashkëjetojnë edhe sot.37 Sipas E. Çabejt, nuk 36
Version i plotë i kumtesës së përgatitur për tribunën shkencore të festivalit folklorik «I këndojmë lirisë», kushtuar komandantit Muj ë Kr a sn i qi, Klinë, 8 qershor 2006. 37 Shihni edhe versionin e botuar në vëllimin e kumtesave të simpoziumit shkencor, mbajtur më 25 nëntor 2007, në Kumanovë: Zymer Neziri, «Kënga epike shqiptare në funksion të zgjimit dhe të forcimit të ndjenjës kombëtare gjatë historisë e deri NDSH-ja dhe
162
Z ym er Ujka n Nez i r i
mund të kuptohet poezia popullore e jona po mos të njohim jetën shqiptare të vjetër dhe po mos ta kuptojmë poezinë si funksion të kësaj jete.38 K o m b ë t a rj a d h e e p i k a Fillimisht duhet thënë se roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë duhet të shtrohet edhe në rrafshin krahasues. Ky rrafsh krahasues mund të shërbejë si model për popujt, pavarësisht nga madhësia e tyre. Nga dy shembuj nga Evropa, te gjermanët e te finlandezët, për dy popuj të pushtuar dikur, njëri një popull i madh dhe tjetri një popull i vogël, është konstatuar roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë, e kjo është dëshmi se efektet e këngëve epike kundër pushtimit dhe kundër robërisë i dëshirojnë dhe i presin të mëdhenj e të vegjël, pa dallim, sepse kënga epike është në funksion të të gjithëve. Këtu, i shohim të madhin me të madhin, Francën e Gjermaninë, si dhe të voglin, Finlandën, me të fuqishmit, me Suedinë dhe me Rusinë. Pas pushtimit të Gjermanisë nga Napoleoni, kur botohet edhe një libër këngësh i popullit gjerman, «për të nxitur ndërgjegjen kombëtare», kjo vepër rekomandohej nga burri i shtetit prusian, Shtajn, «si ndihmë për çlirim nga francezët».39 Lufta Çlirimtare 1997-2001», në vëllimin: «Kumanova për flamur, NDSH-UÇK», Kumanovë, 2007, f. 95-100. 38 E qr em Ça bej, «Maximilian Lambertz», në: rev. «Nëndori», viti IX, nr. 9, f. 174-177, Tiranë, shtator 1962. (Article commémoratif); rib. në: Dr. E qr em Ça be j, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-FolklorLetërsi-Diskutime, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975, f. 177. 39 Pet er Bur ke, Popular Culture in Early Modern Europe, përkthimi shqip: Kultura popullore në Evropë në fillim të kohës së re,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
163
Në Shqipëri kemi shembuj të asaj kohe, ashtu si edhe më herët. Para dy shekujsh edhe shqiptarët bënin përpjekje për t’i mbrojtur dy shtetpashallëqet e veta të sulmuara nga Perandoria Osmane. Kreu i këtyre, Ali pashë Tepelena në Jug dhe Mahmut pashë Bushati në Veri, u bënë personazhe këngësh epike te shqiptarët, ndër më të njohurit në historinë e re. Ata këndoheshin krahas trimave të tjerë të kohës, por edhe të periudhave të mëhershme, sidomos të kohës së Skënderbeut dhe luftërave të tij me osmanët. Shembulli që jep autori Burke për Finlandën, për çlirimin e saj nga Suedia dhe për frikën nga Rusia, fiton kuptimin e vet të plotë me mbledhësin Elias Lënro (Elias Lönnrot)40 dhe punën e tij në eposin finlandez Kalevala. Burke citon me të drejtë këtë mendim të një intelektuali finlandez: «Asnjë atdhe nuk mund të ekzistojë pa poezinë e popullit».41 Edhe rilindësit tanë, De Rada, Mitko, Jubani etj. për këngën si armë kundër pushtimit kanë medituar dhe kanë mbledhur këngë që ndihmonin çlirimin kombëtar të shqiptarëve.
përktheu nga anglishtja Gjer gj Qest a r i , CEU-Arbri, Tiranë, 1996, f. 11. 40
E l ia s Lën r o (Elias Lönnrot), 1802-1884, mbledhës i folklorit, mjek, profesor i gjuhës dhe i letërsisë finlandeze, konsiderohet ndër më të shquarit e etnokulturës në Finlandë, në shekullin XIX, për veprat: Vanha Kalevala (Kalevala e Vjetër, 1835), Kantelatar (1840) dhe Uusi Kalevala (Kalevala e Re, 1849). Më gjerësisht: Finland a cultural encyclopedia, Finnish Literature Society, Helsinki, 1997, f. 194-195. 41 Pet er Bur ke, po aty.
164
Z ym er Ujka n Nez i r i
Nga tri kategoritë e urryera në Evropë,42 në kohën e mesjetës, turqit edhe ndër shqiptarë ishin njëra nga ato tri kategori, e këtë e dëshmon shembulli: aty ku shkel këmba e turkut, nuk mbin bari!. Ky ishte një refren ndër shekuj, që përsëritej nga shqiptarët në të gjitha viset e pushtuara, por të panënshtruara. Shembuj nga autorët e letërsisë së vjetër shqipe ka mjaft. Fjalët e urta të Frang Bardhit, të mbledhura nga populli, e dëshmojnë thellësinë e kësaj urrejtjeje, që kishte domethënien e refuzimit të pushtuesit, të urrejtjes ndaj tij dhe të dëshirës e të gjakimit për liri: ku turku ve kambënë aty s’del bar.43 Shqiptarët me Turqinë, si dikur ilirët me romakët, e pastaj me sllavët e Jugut më vonë, me grekët etj. kanë krijuar raporte jo vetëm të kundërshtisë, në vend të mirëkuptimit, por edhe të urrejtjes në vend të miqësisë. Kënga epike e qëndresës u jepte zemër e guxim brezave dhe i mbushte kreshnikisht me fuqi për vazhdimin e rezistencës. Në dy shekujt e fundit të mijëvjeçarit të dytë ajo pati efekte të mëdha. Roli i saj ishte për betejat e shqiptarëve 42
43
Urrejtja evropiane dhe urrejtja shqiptare në të dy epikat e tyre është me interes për një trajtim të veçantë. Pet er Bur ke, duke shkruar për Evropën e viteve 1500, thotë: «ishte e rrezikshme të braktisje shtigjet e shkelura mirë të traditës, megjithatë rendi shoqëror ekzistues me padrejtësitë dhe privimet e tij ngjallte zhgënjime në një shkallë masive. Njerëzit kishin nevojë për figura urrejtjeje, të tilla si shtrigat, turqit dhe çifutët, ata kishin nevojë që t’i zhvendosnin tek te jashtmit armiqësitë e krijuara nga tensionet brenda bashkësisë.» (Pet er Bur ke, po aty, f. 173). Më gjerësisht për këto tri kategori të të urryerve në Evropë, shihni po aty, në f. 163. Fr an o Ba r dh i, Proverba dhe mendime të shqiptarëve, 1635, në: Instituti i Folklorit, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, (1635-1912), I, redaksia Z. Sa ko, K. Ha ri t o, Q. Ha xhi hasa n i,Tiranë, 1961, f. 15.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
165
në dy fronte, sepse u ringjall konflikti mesjetar shqiptar me serbët, po edhe me bullgarët e grekët, dhe vazhdoi konflikti me Perandorinë Osmane. Urrejtja evropiane dhe u rrejtja shqiptare në të dy epikat e periudh ës kundërsllave dhe kundërosman e Funksioni etnopsikologjik është një nga veçoritë më të spikatura të këngës epike te të gjithë popujt. Mburrja dhe krenaria për përkatësinë etnike dhe ngritja e heronjve epikë në shkallë kulti qenë mjete shumë efikase kundër shkombëtarizimit. Fuqia e porosisë epike nuk është vetëm e epikës. Ajo vjen edhe nga krijimet në poezinë popullore lirike. Ajo është e pranishme në ninulla, që rrezatojnë si dëshirë e përngjasimit me heroin epik. Ajo fuqi shfaqet edhe në vajtime dhe gjëma, ku ajo merr forcë nga shkalla e krahasimit të atdhetarisë e të trimërisë së të ndjerit me personalitete të shquara epike të historisë së vjetër ose të re të shqiptarëve deri te brezi i Adem Jasharit e Mujë Krasniqit. Ekzistenca nëpër shekuj e këngëve epike është një çështje që do trajtim të veçantë për të dy epikat shqiptare. Në të parën qenë kreshnikët Muji e Halili dhe rezistenca e tyre kundër sllavëve të Jugut, e në të dytën qëndronte si model Skënderbeu për rezistencën e tij kundërosmane, prandaj Cikli i Mujit e i Halilit ishte në funksion të mobilizimit epik aq sa edhe Cikli i këngëve për Skënderbeun. Trajtim të veçantë do edhe fenomeni i krijimeve të reja epike te shqiptarët, që fillojnë pas Betejës së Kosovës, dhe që është ndër rastet e rralla në epikën evropiane. E veçantë është jeta e këngëve pas vdekjes së Skënderbeut.
166
Z ym er Ujka n Nez i r i
Sabeliki (1556) thoshte: «...mu në mes të zjarrit të luftës, kur gjithçka shungullonte nga armët e barbarëve (turqve), grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon të mblidheshin javë për javë në sheshe (kryqëzime rrugësh) të qyteteve ku ai kishte sunduar dhe të këndonin lavditë e princit të tyre të vdekur, ashtu siç bënin edhe të vjetrit në gostitë e heronjve të mëdhenj». 44 Dëshmi të ngjashme sjellin edhe Bici (1610),45 Bardhi (1637),46 Pukëvili (1805),47 Bue (1840).48 Ka edhe shumë autorë të tjerë që kanë shkruar për vazhdimësinë historike të këngëve për Skënderbeun.49 Në vijimësi do përmendur edhe epikën shumë të njohur në historinë e folkloristikës për periudhat e ndritshme në historinë e shqiptarëve, sidomos epikën e kohës së Bushatasve dhe të Ali pashë Tepelenës, të kohës së Tanzimatit dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të kohës së Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe të kryengritjeve deri më 1912. 44
An t oni i M. Sa bel l i ci , Historiae Rerum Venetarum, Basilae, 1556, f. 922-923. 45 Ma r in o Bi z z i , Relazione dell'arcivescovo d'Antivari M.B. diretta al Papa Paolo V in merito alla visita da lui svolta nelle diocesi d' Albania e di Serbia. Anno 1610, f. 86. 46 Fr an g Ba r dh i, Relacion dërguar Vatikanit mbi vizitën e Pukës, qershor 1637, në: Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëllimi III, 1506-1539, f. 202. 47 F.C.H.L. Pouque vi l l e, Voyage en Moré, à Constantinopole, en Albanie et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman pendant les années 1798, 1799, 1800 et 1801, Paris, 1805, vëllimi III, f. 288. 48 Am i Bué, La Turquie d' Europe, Paris, 1840, vëll. II, f. 108. 49 Autorët Sa bel i ki , Bi ci , Ba r dh i, Pukëvi l i dhe Bué janë cituar sipas: Qem a l Ha xh ih a san i, «Të dhëna bibliografike rreth traditës popullore për Skënderbenë», në: rev. Studime filologjike, 4, Tiranë, 1967, f. 165-184.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
167
Anton Çetta (1978), në përvjetorin e 100-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vlerëson lart fuqinë e këngës epike për mbajtjen gjallë të shpirtit luftarak ndër breza: «të krijuara në tymin e zjarrit e të barutit, këngët popullore historike të kësaj periudhe, që përbëjnë një cikël më vete, u bënë një instrument i fuqishëm i vetë kauzës së Lidhjes dhe mbajtën lart shpirtin luftarak tek ithtarët e saj dhe tek pasardhësit.»50 Demush Shala (1978) po ashtu thotë se epika historike e kësaj periudhe qe shumë aktive51 dhe se tablotë e këtilla përkojnë me të vërtetat historike.52 Razi Brahimi (1979) vë në pah ndikimin e fuqishëm të këngës epike në luftërat çlirimtare,53 sepse depërtojnë elementet e ndërgjegjes kombëtare - veçimi nga i huaji, urrejtja e përbuzja, krenaria për kombin, mburrja etj.54 dhe shkëlqejnë virtytet e lashta e të larta të popullit: besa etj. 55 Mexhit Kokalari (1979) për këngën epike thotë: «Ka qenë zakon i vazhdueshëm në Shqipëri që populli, sa delte nga lufta, ose aty për aty, në mes të betejës, të ngrinte këngën. Shqiptari i futi të gjitha luftërat e tij në këngë për t’i pasur 50
An t on Çet t a , «Vrasja e Mehmet Ali pashës në Gjakovë në këngët tona popullore», në: rev. GJAFE, 8, 1978, IAP, Prishtinë 1979, f. 19-30; An t on Çet t a, «Vrasja e Mehmet Ali Pashës në Gjakovë në këngët tona popullore», në: An t on Çet t a, Kërkime folklorike, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1981, f. 194-205. 51 Dem ush Sh a la , «Ngjarjet dhe fytyrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në këngët tona popullore», në: Konferenca shkencore e 100vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vëllimi II, ASHAK, (më 6 e 7 qershor 1978), Prishtinë, 1981 (1990), f. 389. 52 Dem ush Sh a la , po aty, f. 394. 53 Ra z i Br ah i mi , Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1979, f. 104. 54 Ra z i Br ahi m i, po aty, f. 14. 55 Ra z i Br ahi m i, po aty, f. 16.
168
Z ym er Ujka n Nez i r i
ato të ndezura brez pas brezi».56 Myftar Hysen Memia (1999) ka mendimin se në këto këngë epike mbizotëron ideja për të mbrojtur me çdo çmim me armë trojet etnike shqiptare,57 sepse te mbrojtësit mbizotëron ndjenja e lartë e detyrës ndaj atdheut58 dhe se kënga bëhet kushtrim për bashkim moralo-politik, luftarak e diplomatik për çështjen kombëtare.59 Lidhur me rizgjimin e cilësive etike dhe etnike, nëpërmjet këngës epike, në studimet tona Blerina Suta ka shtruar çështjen e receptimit të teorive të Johan G. Herderit dhe Cesare Kantusë në Ballkan (1889), si vlerësues se poezia popullore rizgjon cilësitë etike më të thella të kombit, nga del edhe mendimi i Fishtës se krijimtaria folklorike shqiptare është nga «ma të bukurat e t’interesantshmet e Evropës».60 Kjo studiuese përfill mendimin e Fishtës, që kishte cituar Kantunë: kur mungon liria, arrin për një popull koha e epikës. 61
56
Mexh i t Koka l a ri , Trima të kryengritjeve popullore (Në fillim të Rilindjes sonë Kombëtare), shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1979, f. 9. 57 M yft a r Hys en Mem i a , Lidhja Shqiptare e Prizrenit në këngët e popullit, shtëpia botuese «Koha», Tiranë, 1999, f. 29. 58 M yft a r Hys en Mem i a , po aty, f. 55. 59 M yft a r Hys en Mem i a , po aty, f. 104. 60 Më gjerësisht, shihni: Bl er i na Sut a , Eposi i At Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë, «Onufri», Tiranë, 2007, f. 79. 61 Bl er i na Sut a, po aty, f. 136.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
169
K ënga epike pas Luft ës së Dytë Botërore në Rrafshin e Du kagjinit Këngëtarët e Rrafshit të Dukagjinit dhe të krahinave përreth, si edhe ata në të gjitha viset e tjera shqiptare, edhe pas Luftës së Dytë Botërore i përjetësuan në këngë bëmat e heronjve epikë, ashtu si paraardhësit e tyre këngëtarë dhe luftëtarë, për përpjekjet kundër robërisë serbe e malaziase, sidomos nga viti 1912. Ndër ta kishte edhe të shquar, siç ishin Salih e Feriz Krasniqi, që çmohen ndër rapsodët më të mirë të të gjitha viseve shqiptare. Krahina e tyre e Llapushës kishte po ashtu edhe Sefë Mleçanin shumë të njohur, që la pasardhës të denjë të këngës dhe të pushkës. I biri, rapsod, Beqir Gashi, u përjetësua edhe vetë në këngë me brezin e Mujë Krasniqit. Aty, pranë Salihit, Ferizit e Sefës, vinte edhe rapsodi në zë, Riza Bllaca, nga pjesa e poshtme e Rrafshit të Dukagjinit. Në krahinën e Rekës, qendër e madhe e rezistencës dhe e luftës për liri, i dhanë fuqi dhe krah forcimit të shpirtit epik ndër shqiptarë Dervish Shaqa e Demush Neziri. Edhe pasardhësi i tyre shumë i denjë, Shaqë Avdia, u bë edhe vetë një nga shumë të flijuarit për liri. Ashtu edhe nga krahina e Rugovës, e përmendur në dy shekujt e fundit në beteja kundër Malit të Zi, lahutari Sylë Zymeri, lahutarët dëshmorë Jashar Haxha, Grosho Ibra e Rizë Zymeri, lahutarët Qos Alia, Metë Rrustemi e Haxhi Meta bashkë me dhjetëra lahutarë të tjerë vazhduan t’i bëjnë si të gjallë heronjtë dhe bëmat e tyre heroike. Salihi e Ferizi dhe këta veteranë të këngës shqipe, mund të quhen edhe gjeneralë shpirtërorë, që kanë përgatitur breza e breza për rezistencë kundër robërimit dhe për luftëra çlirimtare kundër pushtuesit.
170
Z ym er Ujka n Nez i r i
Përfundi m Në fund, mund të thuhet, pra, se kënga epike ndër shqiptarë ka pasur rol të rëndësishëm mobilizues kundër nënshtrimit dhe pushtimit. Mosha e këtij roli mobilizues është e madhe dhe gjurmët e tij i gjejmë që nga periudha e gjatë e luftërave të ilirëve me romakët, para dhe pas pushtimit të Ilirisë, para epokës së re dhe në epokën e re. Vazhdimësia e këtij roli mobilizues është e pashkëputur edhe gjatë Mesjetës, që nga fillimi i ardhjes së sllavëve të Jugut në Iliri, kur fillon një përgjakje tjetër dhe që zgjat po ashtu disa qindra vjet. Edhe pas Betejës së Kosovës (1389), kur fillojnë luftërat qindravjeçare dhe përgjakja shqiptareosmane deri më 1912, roli mobilizues i epikës kundër nënshtrimit dhe kundër robërisë është i pazëvendësueshëm. Kënga jonë epike ishte me shumë rëndësi sidomos në shekullin XX, në kohën e përpjekjeve për çlirimin dhe ribashkimin e tokave tona të copëtuara. Kënga epike i dha fuqi të veçantë edhe luftës çlirimtare të fundit të shekullit XX në disa vise shqiptare, kundër pushtimit serb dhe maqedonas, gjatë viteve 19972001. Kënga epike për këtë brez të luftës, krijohet, jeton dhe vepron edhe sot. Vetëm për brezin e Adem Jasharit e Mujë Krasniqit janë krijuar disa qindra këngë, që këndohen nga këngëtarët në oda burrash dhe në radio e televizione. Këto këngë janë cikli i fundit i epikës listorike shqiptare, të cilat pasqyrojnë pamje madhështore epike dhe shfaqin ndjenjat më sublime për sakrificën e gjakut të derdhur të heronjve më të rinj epikë të luftës së armatosur për çlirim kombëtar.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
171
B i b l i o g ra f i BARDHI, Frang. «Relacion dërguar Vatikanit mbi vizitën e Pukës», qershor 1637, në: Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëllimi III, 1506-1539, f. 202. BARDHI, Frano. «Proverba dhe mendime të shqiptarëve», në: Instituti i Folklorit, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, (1635-1912), I, redaksia Z. Sako, K. Harito, Q. Haxhihasani,Tiranë, 1961, f. 15. BIZZI, Marino. «Relazione dell'arcivescovo d'Antivari M.B. diretta al Papa Paolo V in merito alla visita da lui svolta nelle diocesi d' Albania e di Serbia», Anno 1610. BRAHIMI, Razi. Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare, shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë, 1979. BUÉ, Ami. La Turquie d' Europe, vëllimi II, Paris, 1840. BURKE, Peter. Popular Culture in Early Modern Europe, përkthimi shqip: Kultura popullore në Evropë në fillim të kohës së re, përktheu nga anglishtja Gjergj Qestari, CEU-Arbri, Tiranë, 1996. ÇETTA, Anton. «Vrasja e Mehmet Ali Pashës në Gjakovë në këngët tona popullore», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 8, 1978, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 19-30; Anton Çetta, «Vrasja e Mehmet Ali Pashës në Gjakovë në këngët tona popullore», në: Anton Çetta, Kërkime folklorike, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1981, f. 194-205. ÇABEJ, Eqrem. «Maximilian Lambertz», në: rev. « Nëndori», viti IX, nr. 9, Tiranë, 1962, f. 174-177. (Article commémoratif), rib. në: Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, Gjuhë-FolklorLetërsi-Diskutime, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975.
172
Z ym er Ujka n Nez i r i
FINLAND a cultural encyclopedia, Editor-in-chief Olli Alho, Editors Hildi Hawkins, Päivi Vallisaari, Finnish Literature Society, Helsinki, 1997, f. 194-195. KOKALARI, Mexhit. Trima të kryengritjeve popullore (Në fillim të Rilindjes sonë Kombëtare), shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1979. MEMIA, Myftar Hysen. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në këngët e popullit, shtëpia botuese «Koha», Tiranë, 1999. NEZIRI, Zymer. «Roli mobilizues i këngës epike kundër robërisë», kumtesë në: tribunën shkencore të festivalit folklorik «I këndojmë lirisë», kushtuar komandantit Mujë Krasniqi, Klinë, 8 qershor 2006. POUQUEVILLE, F.C.H.L., Voyage en Moré, à Constantinopole, en Albanie et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman pendant les années 1798, 1799, 1800 et 1801, vëllimi III, Paris, 1805. SABELLICI, Antonii M. Historiae Rerum Venetarum, Basilae, 1556. SUTA, Blerina. Eposi i At Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë, «Onufri», Tiranë, 2007. SHALA, Demush. «Ngjarjet dhe fytyrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në këngët tona popullore», në: Konferenca shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vëllimi II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, (më 6 e 7 qershor 1978), Prishtinë, 1981 (1990), f. 388-411.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
173
MOBILIZATION ROLE OF EPIC SONG AGAINS T SLAVERY Summary That Albanian oral epics is very ancient, since Illyrian period, is a known matter in albanologic scientific circles. Ancientness of Albanians and ancientness of their epics should be analyzed jointly. That Albanians and their ancestors had more epical than lyrical life is testified historically. Mobilization role of epic song against slavery had crucial importance during entire two millennium period but also recently. Epic song gave mobilization strength to the generation of Adem Jashari and Mujë Krasniqiin during last liberation war against Serbia, Montenegro and Macedonia, in 1997- 2001. Mobilization role of epic song against slavery should be laid also in comparative plane, serving as a model for nations. Among Germans against Francs and among Finnish against Swedish and Russians, for two once occupied nations, one big and one small, mobilization role of epic song against slavery was great. In Albania we have examples of that age, same as earlier. For collector Elias Lönnrot and his work on Finnish epics Kalevala the example given by P. Burke regarding Finland, about its liberation from Sweden and about the fear from Russia, gains
174
Z ym er Ujka n Nez i r i
entire comprehension. Our illuminists, De Rada, Mitko, Jubani etc. regarding the song as a weapon against occupation had meditated and collected songs helpful for national liberation of Albanians. Albanian with Turkey, same as once Illyrians with Romans, and later with southern Slavs, Greeks etc., have built not only relations of contradiction, instead of nderstanding, but also of hate instead of friendship. Epic song of resistance gave heart and courage to generations and filled heroically with power to continue resistance. In two recent centuries it had great impacts. Its role was evident in two fronts for Albanian battles, since medieval conflict of Albanians with Serbs was revived, and also with Bulgarians and Greeks, and than followed the conflict with Ottoman Empire. Ethno-psychological function is one of the most prominent peculiarities of epic song among all nations. Boast and pride regarding ethnic belonging and elevation of heroic songs (Songs of the Frontier Warriors/Këngë të Kreshnikëve) into cult were effective means against denationalization. Power of epic message is not only epical. It comes also from compositions of folk lyrical poetry. It is present in lullabies, reflecting desire of resemblance with epic hero. This power appears in lamentations and «gjëma» (men lamentation among Albanians), gaining force in the level of comparison of the patriotism and bravery of the late one with eminent epic personalities of older or newer Albanian epic history to the generation of Adem Jashari and Mujë Krasniqi. Existence of epic songs through centuries is an issue acquiring special treatment regarding two of Albanian epics. In the first one were present heroes Muji and Halili
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
175
and their resistance against south Slavs, and in second as a model stood Skënderbeg for its resistance against ottomans, thus Cycle of Muji and Halili was in function of epic mobilization same as Cycle of songs about Skënderbeg. Special analyzes requires also the phenomenon of new epic compositions among Albanians, starting after the Battle of Kosova, being one among rare cases in European epic. In continuation should be mentioned also very known epic in historiography of folkloristic regarding lluminative periods of Albanian history, especially the epic of the time of Bushats and Ali Pashë Tepelena, of the time of Tanzimat and Albanian Prizren League, of the time Albanian League in Peja and uprisings until 1912. Singers of Rrafshit i Dukagjinit and surrounding zones, as well as the others from all Albanian territories, even after the Second World War eternalized in songs deeds of epic songs, same as their ancestors – warriors and singers, regarding efforts against Serbian and Montenegrin slavery, especially since 1912. Epic song for war generation 1997-2001, is composed, lives and acts even nowadays. Only for the generation of Adem Jashari and Mujë Krasniqi are composed hundreds of songs, being sung in men rooms (oda) and in radios and TVs. These songs are the last cycle of Albanian historical epics, reflecting magnificent epic view and expressing most sublime feelings about sacrifice and shed blood of newest epic heroes in armed war for national liberation.
176
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
177
II. Çështje të etnoku ltu rës ANTONIO BELLUSHI (A. BELLUSCI, 1934)
Një përmendore e gjakut të shprishur të arbrit nga Antonio Bellushi Un monumento di Antonio Bellusci al ‘sangue disperso’ dell’Arbër Antonio Bellushi dhe arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm Antonio Bellusci e Gli arberori-arvaniti un popolo invisibile MARK TIRTA (1935)
Kontributi i Mark Tirtës për migrimet shqiptare Contribution of Mark Tirta on albanian migrations Monografia e parë për mitologjinë ndër shqiptarë e studiuesit Mark Tirta Mark Tirta, Author of the first monograph on mythology among albanians
Profesor Mark Tirta dhe etnologjia shqiptare (bashkautor me prof. asc. dr. Begzad Baliun) Professor Mark Tirta and the albanian ethnology
178
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
179
Antonio Bellushi (1934)
II. 1. NJË PËRMENDORE E GJAK UT TË SHPRISHUR TË ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSH I (ANTONIO BELLUS CI) Veprat, si kjo e Antonio Bellushit për arbërorët, Arbërorët arvanitë - një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe as përgjithësisht për shqiptarët. Ajo paraqet raritet në fushë të folklorit, të etnologjisë, të gjuhësisë e të historisë dhe bën të konsiderohet si një arkiv me vlera të paçmuara për albanologjinë.62 Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e të dhënave të mbledhura në terren me anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, pahetueshëm, drejtpërdrejt. Interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, kënga popullore, profesionet, mënyra e jetesës, doket, zakonet, besimet, ritet, kultet, lindja, dasma, vdekja. 62
Shihni edhe botimin e parë: Z ym er Nez i r i, «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit», parathënie, në: Ant on i o Be l l usci , Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’Ellade (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozencë), 2004, f. 14-16.
180
Z ym er Ujka n Nez i r i
Koha e kësaj pune të mundimshme të terrenit fillon me materialet e gushtit 1984 dhe përfundon me ato të gjurmuara më 1985. Mirëpo, aty ka edhe shënime të datave më të hershme, madje edhe të hulumtimeve në ato vise, më 1969. Botimi i këtyre vlerave etnokulturore, në këtë mënyrë, është risi për Prishtinën e Tiranën. Është punë shumë e pëlqyeshme. Ana dokumentare është jashtëzakonisht me vlerë shkencore. Aty do të ndalen folkloristi, etnologu, gjuhëtari, historiani e kush jo. Punë me peshë. Këtu ka sidomos brumë shumë me vlerë për folklorin, ku janë përfaqësuar gjini e lloje të poezisë e të prozës popullore. Veçohen lirika, fjala e urtë, anekdota. Lirika e dashurisë është më e pasura, krahas këngëve të shumta të lirikës familjare. As vargjet e ngjashme nga viset e tjera shqiptare nuk janë tjetër fare. Këto krijime gojore nga Greqia vetëm sa e plotësojnë mozaikun e lirikës sonë erotike dhe me këto vargje krijohet një pamje lirike tërheqëse, ashtu si në shumicën e këngëve lirike erotike të Jugut, me varg të dendësuar dhe përplot fuqi poetike. Me interes të madh është edhe vajtimi arbëror. Proza popullore, përralla e përrallëza, që janë me peshë jo vetëm për lexuesit, por edhe për studiuesit. Proza popullore e këtij libri është dëshmi e ruajtjes së traditës së lashtë të vlerave shpirtërore edhe te shqiptarët në Greqi. Tërheq vëmendjen proza me elemente të lashta edhe të bashkëjetesës së njeriut dhe të gjarprit. A. Bellushi ka shënuar me kujdes edhe të dhëna për mbjelljen, korrjen dhe jetën e bujkut në katund. Ai sjell edhe vlera të shumta etnografike: doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, rite, veshje popullore, lloje ushqimi dhe mënyra të përgatitjes së tij, vegla pune, zeje, si bëhet buka, finja, si zihet djathi, si qethen delet, si rripet dhia.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
181
Autori ka mbledhur edhe dëshmi të tjera etnografike me interes për jetën baritore dhe bujqësore. Ai ka shënuar me kujdes të dhëna për mbjelljen, korrjen dhe jetën e bujkut në katund. Veshja e burrit dhe përshkrimi i saj tërheqin vëmendjen e studiuesit, sidomos të etnologut: fustanella, opingat, kësula, tirqit. Doke e zakone të martesës, vaji i vajzës në ndarje nga familja, por pa gjurmë të dukshme të martesave të hershme me rrëmbim, janë dëshmi e vazhdimësisë së traditës së moçme. Doket, besimet popullore dhe ritet për të vdekurit janë dëshmi të çmuara. Tradita e shënuar e larjes së kufomës ndër arbërorë ruan elemente parakrishtere dhe të përhapjes ndër fiset ilire. Në tërë librin autori jep me përkushtim të dhëna për besën dhe për traditën e dhënies e të mbajtjes së saj. Edhe besimi për gjarprin e bekuar dëshmon shtrirjen e tij në të gjitha viset shqiptare dhe vazhdimësinë historike. Autori ka mbledhur argumente me vlerë edhe për gjuhësinë, në veçanti për të folmet, mbiemrat e familjeve dhe toponimet. Ai ofron edhe lëndë mjaft të vlefshme për historinë, për prejardhjen dhe rrënjët dhe për kujtesën historike. Në fund duhet thënë se askush si Antonio Bellushi nuk e mori me aq përkushtim punën me arbërorët. Pakkush si ai punoi aq shumë për arbërorët. Rrallëkush si Bellushi mbërriti rezultate aq të mëdha për arbërorët. Edhe diçka për Bellushin: ai nuk ka shumë shokë në fushën e studimeve, të mbledhjes e të botimit të kulturës shpirtërore të arbërorëve e të arbëreshëve. Botoi aq, sa shumëkush ia ka lakmi. Ai me punë ia siguroi vetes përjetësinë në folkloristikën dhe etnologjinë shqiptare. Në gusht 2003, kur u pamë në Prishtinë, më tha se librin e ka gati. Madje e solli edhe dorëshkrimin, sepse dëshironte ta botonte këtu. Gëzimi ishte i madh. Nuk ishte nga ato gëzimet e mia të zakonshme. Ishte rast i veçantë.
182
Z ym er Ujka n Nez i r i
Më dukej se Prishtina po afrohet edhe më shumë me arbëreshët dhe me arbërorët tanë. Edhe në Ministrinë e Kulturës ia thanë një po për ndihmë. Meriman Braha qëndronte mbrapa kësaj poje. S'ke pse e kërkon më të fjalës, i thashë. E tash, pas leximit të dorëshkrimit, Bellushi po më duket edhe më i madh. Madhështia për veprën e tij është për admirim. Admirim e respekt, bashkërisht. Në vend të përfundimit lirisht bën të thuhet se rezultatet e autorit janë të mëdha. Ai e ndali për një çast historinë e arbërorëve dhe e shënoi në letër. Kështu, ua shkroi një faqe të ndritshme të kujtesës etnike atyre dhe vetvetes. Vepra e tij «Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës» është një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit në viset e Elladhës. Shumë gjatë kam menduar se si t'ia them të gjitha ato përjetime derisa e lexoja këtë vepër. Njëkohësisht, vetja më thoshte se ndjenjat nuk bën të të rrëmbejnë, sepse duhet të shkruash objektivisht dhe vetëm objektivisht për studiuesin dhe veprën e tij. U përpoqa të veproj ashtu, ndonëse më duhet patjetër ta respektoj ndjenjën për ngazëllimin, po edhe përmallimin për atë pjesë të shkapërderdhur të vazhdimësisë sonë etnike, që ai e do aq shumë dhe me aq përkushtim veproi tërë jetën që të ngrejë një monument në kujtesën historike për pasardhësit, për brezat që vijnë. Ç'të them tjetër: të paçim Antonio Bellushi dhe jetofsh jetë të gjatë për të mirën e etnologjisë e të folklorit, të gjuhësisë e të historisë së arbërorëve tanë në Greqi dhe të arbëreshëve në Itali.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
183
UN MONUMENTO DI ANTONIO BELLUSCI AL ‘SANGUE DIS PERSO’ DELL’ARBËR Il metodo dialogico, senza imposizioni e in modo del tutto diretto, è quello utilizzato da Antonio Bellusci nella ricerca confluita nella realizzazione della sua opera Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës/ Ricerche e studi tra gli arbëresh della Grecia. Gli ambiti di indagine dell’autore comprendono la popolazione, le abitazioni, la lingua, i canti popolari, i mestieri, il modo di vivere, le abitudini, i riti, la religione, i culti, i momenti della nascita, delle nozze e della morte. L’approccio usato nella pubblicazione di questo patrimonio etnoculturale è una novità per gli studiosi di Tirana e di Prishtina. Si tratta di un lavoro dagli straordinari valori scientifici in cui troveranno elementi di interesse il folklorista, l’etnologo, il linguista e lo storico. Il libro è di grande interesse per chi si occupa di folklore in quanto sono presentati vari generi della poesia e della prosa popolare. In particolare si possono menzionare i versi lirici, i detti, gli aneddoti. Particolarmente ricca la lirica d’amore, accanto agli innumerevoli esempi di lirica famigliare.
184
Z ym er Ujka n Nez i r i
I versi non sono dissimili da quelli di altre zone dell’Albania. Questi componimenti orali dalla Grecia completano il mosaico della nostra lirica erotica; si riscontra in questi versi un quadro lirico attraente, come nella maggior parte dei canti lirici del sud Albania, con un verso denso e permeato di potenza poetica. Di grande interesse è anche la lamentazione funebre tra gli arbëror. La prosa popolare, le fiabe e il racconto sono testimonianze della conservazione di una antica tradizione del patrimonio interiore tra gli albanesi in Grecia. A. Bellusci ha raccolto attentamente anche i dati sulla semina e la mietitura e la vita dell’agricoltore in paese. Egli riporta tanti dati etnografici di valore: i riti, gli usi e le consuetudini della nascita e della morte, del matrimonio, i costumi popolari, i tipi di cibo ed il modo della loro preparazione, gli attrezzi di lavoro, i mestieri, come si prepara il pane, la lisciva, come si fa il formaggio, come vengono tosate le pecore, come si scortica la capra. L’autore ha raccolto anche altre testimonianze etnografiche di grande interesse sulla vita pastorale ed agricola. Egli ha segnato con attenzione i dati sul vestito maschile. Attirano l’attenzione dello studioso, soprattutto dell’ etnologo: fustanella (l’abito bianco maschile, a crespe lunghe), opinga (sorta di calzatura), kesula (berretto), tirqit (sorta di calzoni di panno bianco). Le usanze durante il matrimoni, il pianto della sposa che lascia la casa, ma senza le tracce dell’antico rito del rapimento, sono una testimonianza della continuità dell’antica tradizione. Gli usi e i costumi, le credenze popolari e i riti funebri ne sono une preziosa testimonianza. La nota tradizione del lavaggio della salma tra gli arbëror conserva elementi pre-cristiani delle antiche tribù
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
185
illiriche. Nel corso del libro si riportano in dettaglio dati sulla besa e la tradizione del suo mantenimento. Anche la credenza nel serpente sacro testimonia la sua estensione in tutti le regioni albanesi e la sua continuità storica. L’autore ha raccolto vari preziosi argomenti per la linguistica, soprattutto sulle parlate, i nomi delle famiglie e la toponomastica. Egli offre preziosi materiali anche dal punto di vista storico e per la ricostruzione delle memorie del passato. In conclusione va detto come nessuno abbia lavorato con tanta devozione, così a lungo,e con tali risultati sugli arbëror come Antonio Bellusci. Concentrandosi su un momento storico della loro vita egli ha fermato sulla carta una pagina della loro memoria etnica e culturale. La sua opera Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës/ Ricerche e studi tra gli arbëresh della Grecia, è un monumento al “sangue disperso dell’Arbëria” nelle zone della Grecia.
186
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
187
II.2. ANTO NIO BELLUSH I (ANTONIO BELLUS CI) DHE ARBËRORËT-ARVANITË, NJË PO PULL I PADUK SHËM Jeta kulturore dhe jeta shkencore e arbëreshëve të Italisë, nga gjysma e dytë e shekullit XX, vazhdimësi e veprimtarisë së njohur të rilindësve arbëreshë, janë të lidhura ngushtë me emrin dhe veprën e priftit të njohur të ritit bizantin të komunitetit arbëresh në Itali, Antonio Bellushi (Antonio Bellusci, 1934).1 Gjatë katër dekadave të punës, pas mbarimit të studimeve në filozofi e teologji në Romë dhe që nga fillimi i punës prift, më 1965, emri i tij u bë i njohur edhe për veprimtarinë e palodhur në revistat Vatra jonë (1966), Lidhja (1980), qendra kërkimore shoqërore-kulturore «Gjergj Kastrioti», biblioteka ndërkombëtare «Antonio Bellusci», si dhe për hulumtimet albanologjike, brenda e 1
Z ym er Nez i r i, «Rëndësia e veprës së Antonio Bellushit për shkencat albanologjike: Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë», referim në kuadër të aktiviteteve të Javës së kulturës arvanitase në Kosovë (6-10.9.2004), në përurimin e veprave shkencore për arvanitasit, organizuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë, e Sportit dhe e Çështjeve Jorezidente, Drejtoria e Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, më 10 shtator 2004.
188
Z ym er Ujka n Nez i r i
jashtë vendit. Që nga viti 1965, edhe në Greqi, Kosovë, SHBA, Kanada e Australi ka bërë kërkime dhe është autor i njëmbëdhjetë veprave, kryesisht nga fusha e etnologjisë, e folklorit dhe e gjuhësisë, si dhe i shumë studimeve e artikujve. Është doktor nderi në etnologji i Akademisë së Shkencave në Tiranë (1995). Ligjëron traditën arbëreshe në Institutin e Lartë të Shkencave Religjioze në Kozencë.63 Antonio Bellushi boton nga viti 1971. Veçohen veprat tij: Magji, mite e besime popullore (1983), Fjalori frazeologjik i shqiptarëve të Italisë e të Greqisë (1989) dhe Antologjia arbëreshe (2003).64 Libri më i ri i këtij studiuesi arbëresh, Arbërorëtarvanitë një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000),65 është pjesa e dytë e librit të tij të mëparshëm, Kërkime dhe studime ndër Arbërorët e Elladhës-Nga rrënja arbëreshe në Itali te prejardhja arbërore në Elladhë-Tekste dhe dokumente (Cozencë, 1994). Materialet nga vëllimi i dytë janë mbledhur në 37 katunde, që u 63
Lindi në Frasnitë, katund arbëresh në rrethinën e Kozencës, në Kalabri, Itali, në vitin 1934. Themeloi revistën arbëreshe «Vatra Jonë» në Shën Kostandin Arbëresh, në vitin 1966, kurse në vitin 1980, në Kozencë, themeloi revistën tjetër arbëreshe «Lidhja». Koleksioni i plotë gjendet edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Jeton në Frasnitë, ku është famullitar i bashkësisë arbëreshe. Është drejtor i bibliotekës ndërkombëtare «A.Bellusci» në Frasnitë. www. bibliotecabellusci.com 64 Këngë djepi, gjëegjëza, lojëra, zakone dhe besime popullore. 65 An t oni o Bel l usci , Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenza), 2004, 357 f.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
189
përkasin gjashtë krahinave, andaj edhe vëllimi është shtruar në gjashtë kapituj: I. Acaia, II, Corinthi III. Argolidha, IV Atika, V. Beocia, VI. Lokrida.66 Filli i punës ndër arvanitasit në Greqi Filli i punës së A. Bellushit ndër arvanitasit e Greqisë është nga viti 1965, kurse në këtë vëllim janë përfshirë materialet e viteve 1969, 1984, 1985. Autori ka vepruar sipas metodës së gjurmimit të njësisë, të shkrimit dhe të incizimit të saj fonik, prandaj ka edhe bërë edhe incizime në 200 bobina, që kanë vlerë shumë të madhe arkivore.67 Për veçoritë e të folmeve në katundet arbërore dhe për rëndësinë e tyre, autori nuk e lë pa i bërë me dije albanologët, sidomos dialektologët, fonetikanët, morfologët dhe sintaksologët.68 Edhe studiuesit e fushave të tjera «kanë në duart e tyre dëshmi të gjalla e besnike të jetës arbërorearvanite, ashtu siç është zhvilluar ajo e Elladhës».69 Autori i di mirë vlerat e këtij materiali dhe këtë e vlerëson si «thesar i paçmuar dhe i jashtëzakonshëm për kulturën arbërore, deri më sot i pazbuluar, i panjohur dhe i padukshëm».70 66
Shihni edhe versionin e parë: Zym er Nez i r i, «Antonio Bellusci, Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë», në rev.: «Gjurmime albanologjike, Folkor dhe etnologji», 32, 2002, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 198192. 67 An t on i o Bel l us ci , «Hyrie», në: An t oni o Bel l usci , Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës (1965-2000), në vijim: AAPP, vep. e cit., f. 8. 68 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 9. 69 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 8. 70 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 10.
190
Z ym er Ujka n Nez i r i
Shpalosja e li ri kës intime Vepra hapet me këngë lirike. Janë kryesisht këngë të dashurisë. Që në këngën e parë, nga Llakopetra e krahinës Acaia, fillon shpalosja e lirikës intime, nëpërmjet këngëtarit Panajot Lakos (68 vjeç), për të bukurën, një vajzë e hollë e glatë e mellakrine.71 Në këngën e dytë shfaqet ndjenja e pastër e dashurisë, komunikimi ndërmjet djalit e vajzës dhe pamja poetike e tensionit erotik të djalit për bareshën e bukur, ku krijuesi popullor tërheq vërejtjen për dashurinë si mollë e ndaluar para martesës. Pikërisht, vargu i dytë, ç’i janë ato që ke ndë gji?72 i ndërtuar mjeshtërisht, paraqet këtë pamje. Djali e di ndalesën. Edhe ajo e di mirë pasojat. E di se ç’do të ndodhë nëse i hetojnë: -do na therenë si dhi, i thotë pa hamendje djalit. Vargu shpalos botëkuptimin tradicional për moralin ashtu si edhe në viset e tjera të atdheut. Edhe në këngën nga Bodheika, po e krahinës Acaia, puthja shfaqet në vargun e dytë, kurse e fuqishme është shkundja simbolike e migdalenës dhe e dardhesë, që krijon tablo lirike tërheqëse. Me tetë vargje krijohet një pamje lirike tërheqëse, ashtu si në shumicën e këngëve lirike erotike të Jugut, me varg të dendësuar dhe me përplot fuqi poetike.73 Është për t’u përmendur edhe krahasimi i bukur lirik nga katundi Sajeika, për vashën si thëllëzë,74 që është ndër ato krahasimet tona lirike me përhapje të gjerë gjeografike në tërë hapësirën e lirikës sonë popullore të dashurisë. Në këtë vepër të A. Bellushit janë edhe pleqtë, që i rikujtojnë 71
Ant on i o Ant on i o 73 Ant on i o 74 Ant on i o 72
Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci ,
AAPP, vep. e cit., f. 31. po aty, f. 32. po aty, f. 40. po aty, f. 44.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
191
kohët e kaluara, kur ishin të rinj. Se dashuria nuk njeh as kufi e as kohë, e dëshmon kënga e plakut 96-vjeç nga katundi Lutraqi (1969): Moj gjitone, moj gjitone ti çë vete e bukurone.75 Edhe në vijim kemi pamje poetike tërheqëse nga vargjet e zgjedhura: Moj e bukura kopile.76 Ose: Ç’i je e bukura katunditë. 77 Vargje të ndërtuara me mjeshtëri janë edhe ato kushtuar Marisë së bukur. Vera e Maria janë boshti i ndërtimit të tablosë poetike: Moj Marie, ç’u bë vera Ca e piva e ca e derdha.78 Pse Maria e bukur e derdh verën, kjo mbetet e fshehta poetike e këngës. Kështu, për lexuesin kureshtar, bëhet më tërheqëse dhe duket më e bukur. Në këto këngë, si në atë të mbledhur në Perahora, më 1969, në vargjet për ndjenjat e tendosura, kërkohet edhe e pamundura për t’i mposhtur vështirësitë e pengesat e djalit. Ai kërkon edhe ndihmën e malit, sepse ka nevojë që të bëhen miq. Malit, si personifikim i mikut më të mirë, ia thotë të fshehtat e zemrës se ndihma e tij i duhet aq shumë, prandaj lutet: Rrusu, mallë, e bënu prrua 75
Ant on i o Ant on i o 77 Ant on i o 78 Ant on i o 76
Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci ,
po aty, k. nr. 1, v. 4-5, f. 72. po aty, k. nr. 6, v. 1, f. 74. po aty, k. nr. 7, v. 11, f. 74. po aty, k. nr. 21, v. 1-2, f. 78.
192
Z ym er Ujka n Nez i r i
Të shohë llullenë çë dua.79 Se vlimet e djalit me shpirt të trazuar, për të bukurën që do, nuk kanë të sosur, e dëshmojnë edhe këto vargje të shënuara nga A. Bellushi, në katundin Kalivja të Atikës (1969): Vetull e përzierë Sa më ke pëlqierë Si t’zezë kata t’zezë Ja t’i puth edhe të vdes. 80 Këngë e veçuar është edhe ajo nga katundi Markopulos i Atikës, për të cilin flet Dhimitrios Dricas: «Shumë i bukur katund. Ka male të bukura. Shumë i bukur vendi. Janë nënd milë njerëz».81 Në vijim është kënga po ashtu e bukur, «Lule», kushtuar të bukurave të katundit: Lule, moj lule, A u thom u juve A u thom kopileve Buza trendafilavet A u thom vashazvet Atire sizapavet. 82 Të dalluara janë edhe këngët: «Tundu», «Te një degë», «Ndë të korra»,83 «U të njoha», «Kënga arva79
Ant on i o Ant on i o 81 Ant on i o 82 Ant on i o 83 Ant on i o 80
Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci ,
po aty, k. nr. 1, v. 3-4, f. 96. po aty, k. nr. 7, v. 1-4, f. 146. po aty, f. 184. po aty, k. nr. 1, v. 1-6, f. 184. po aty, f. 145.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
193
nite»,84 «Në e në»,85 «Këngë i-moj vajze-o»,86 «Këngë arbërore»87 dhe shumë të tjera, që janë me interes për studime të veçanta në fushën e poezisë gojore. Këngët për nuset arvanitase Janë tërheqëse edhe këngët për nuset. Në këngët e tilla kemi vargje të ndërthurura me mjeshtëri. Autori sjell të dhëna me interes, me titull «Zakonet e nuses»,88 të shënuara në katundin Bisha Korinthias, më 1985. Bie në sy vaji i nuses për prindërit, për shtëpinë, i përhapur në të gjitha viset shqiptare.89 E bukur është edhe kënga po nga katundi Bisha për nusen e dhëndrin, në ditën e martesës, që është ndër çastet jetësore më të veçanta: Nga veni nani në vapë? Vemi të vëmë stefanë. Ku e ka nusja shtëpinë? Të nan thoni se s’e dimë. 90 Dasma është e para për të cilën autori ofron të dhëna etnografike në këtë vepër, për kohën gjysmë shekulli më herët. Nga materialet e mbledhura në Perahora shihet se takimi e pëlqimi i të rinjve bëhet zakonisht te kisha e man84
Ant on i o Ant on i o 86 Ant on i o 87 Ant on i o 88 Ant on i o 89 Ant on i o 90 Ant on i o 85
Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci , Bel l us ci ,
po aty, f. 154. po aty, f. 170. po aty, f. 223-224. po aty, f. 277-278. po aty, f. 64-67. po aty, f. 64. po aty, k. nr. 1, V. 1-4, f. 65.
194
Z ym er Ujka n Nez i r i
dej vej i jali e kërkonej e martoheshin.91 Tërheqin vëmendjen edhe «Zakone në martesat» nga Muzaka –Martino të Locrides.92 Të dhëna për vdekjen Edhe të dhënat për vdekjen janë shumë me peshë për etnologët. Doket, besimet popullore dhe ritet për të vdekurit tërheqin vëmendjen me elemente parakrishtere. Nga të dhënat e shënuara në katundin Muzaka-Martino të krahinës Locride, shihet se kufoma lahet edhe ndër arvanitasit: Ama vdes njeri e lajmë me verë, me ujë. E ndrejmë. E vëtnë në kasonjë. 1 vemë qirinë në dorë. Edhe çelet. E në këmbë di qiri...93 Larja e kufomës është rit ilir i periudhës parakrishtere. Ka dëshmi të shumta. Këtë e kanë pohuar, sipas ilirologut Aleksandër Stipçeviq, autorët e vjetër Nikolla i Damaskut (Nikolaus Damascenus) dhe Aeliani (Aelianus), autorët e rinj Mate Suiq (1967, M. Suić) dhe Fanula Papazoglu (1969).94 Kjo ishte larje rituale, thotë A. Stipçeviq, ashtu siç ishin larje rituale larja e lindjes dhe larja e martesës.95 Sipas shënimeve të mbledhura në katundin KoklatPlates, Beocia, edhe te arvanitasit besohet se shpirti i të vdekurit për dyzet ditë nuk largohet dhe qëndron në shtë91
Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 64-65. An t on i o Bel l usci , po aty, f. 298. 93 An t on i o Bel l usci , AAPP, vep. e cit., të dhëna nga Hrisu Dhimaqis, k. Muzaka-Martino, Locride, më 1985, f. 300. 94 Al eksa n dër St i pçevi q, Ilirët. Historia, jeta, kultura, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1980, f. 90. 95 Al eksa n dër St i pçevi q, po aty, f. 90. 92
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
195
pinë ku ai ka jetuar.96 Ndër këngët e shënuara gjejmë edhe vajtime të shumta e të thurura me mjeshtëri. Nga katundi Bisha është vajtimi i parë arbëror, ku gruaja vajton burrin: Dova dhe gjakun s’të pashë vajta edhe pa ngrënë rashë. Zura dhromë e vajta e vajta të kultova e ndinja e klajta. 97 Vajtime të këtilla ka mjaft në tërë librin, nga katunde të ndryshme të shqiptarëve në Greqi. Veçohen edhe vajtimet: «L’e tish»,98 «Mëma ime ishe ftohje»,99 «Çë të thomë nani», 100 «Manulla mu»,101 «Çë të bënjë u kakomira»,102 «Ah! Djalthi im» 103 etj. Edhe proza popullore plotëson pasqyrën e paraqitjes së kësaj trashëgimie gojore të shqiptarëve në Greqi. Bellushi i quan «të thëna arbërore»: Lej dhentë t’i hajë ujku, Di kokë nuk u arrën një kësulë, Guri nuk u kënetë,
96
An t on i o Bel l us ci , AAPP, vep. e cit., të dhëna nga Sideria Dhimitru, Koklat-Plates, Beocia, më 1984, f. 199. 97 Ant on i o Bel l us ci , po aty, nr. 1, v. 1-4, f. 63. 98 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 170. 99 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 199. 100 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 233. 101 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 236. 102 An t on i o Bel l usci , po aty, f. 300. 103 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 301.
196
Z ym er Ujka n Nez i r i
Ai çë e shanë vajzenë-e merr edhe grua.104 Dardha e ka prapa bishtinë, Mos ik nga parea se të ha ulku, Guri nuk u bënetë djathë, Dhinë ai c’e ruan-ai e mjel.105 Pro za popu llore Ka po ashtu mjaft anekdota, për jetën, njerëzit, veset, smirën, zilinë, sakrificën, fisnikërinë etj. Ato janë të përhapura në tërë librin.106 Po ashtu autori ka shënuar edhe përralla e përrallëza, që janë me interes për lexuesin e studiuesin e prozës popullore. Me interes është proza me elemente të lashta, si ajo për njeriun dhe gjarprin. Autori ka mbledhur të dhëna etnografike me vlerë se si bëhen buka e finja,107 si zihet djathi, si rripet dhia dhe materiale të tjera me interes për jetën baritore.108 Ai ka shënuar me kujdes edhe dëshmi të tjera për mbjelljen, për korrjen dhe për zejen e pambukut. Tërheq vëmendjen: fustanella, me opinga, me kësulen, me shillahj (peca ku vëhej te barku) e me tirq e i lidhin ndë glu. Me peshë janë të dhënat për mësyshin te arvanitasit. Po ashtu bie në sy edhe data e festës së Ditës se Shën Gjergjit, më 23 prill.
104
Ant on i o Bel l us ci , po aty, Sajeika, 1984, f. 45. Ant on i o Bel l us ci , po aty, Kaparelli Thivon, 1969-1983, f. 195. 106 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 61, 135, 201-209, 225-237, 240, 266, 288-291 etj. 107 Antonio Bellusci, po aty, f. 297. 108 Antonio Bellusci, po aty, f. 299. 105
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
197
A. Bellushi shtron edhe të dhëna për besën e shqiptarit: «Arvanitë-Besalidhë», tha bariu i Bodheikës, për besën thotë: «Besa ja besa, thotë arvaniti ja shtatë herë vëlla». Janë këto dëshmi të një tradite shumë të moçme nga etnokultura e shqiptarëve.109 Besa, shkurt, përjetësohet vetëm kështu nga arbërorët: «të na vrasenë, të na presenë kriet do t'e bamë at fjalenë, ga jo». Vepra e A. Bellushit, Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), sjell material gjithashtu të shumtë e të shumanshëm për gjuhësinë, në veçanti për të folmet, për mbiemrat e familjeve, për toponimet dhe mikrotoponimet. Që në fillim hetohet se e ardhmja e gjuhës së këtyre arbërorëve është mjaft e paqartë, sepse gjuha e tyre është e rrezikuar sidomos për shkak të martesave me të tjerë: «Gratë ç'kemi marrë nëng dinë donjë». 110 Kështu thoshte plaku arbëror, 77 vjeç, Apostollu Angjellopull, nga katundi KallamaqiVidova, afër Patrës, me 70 shtëpi. Në faqen vijuese pasojnë përgjigjet edhe më shqetësuese për fëmijët që nuk dinë shqip. Nostalgjia për gjuhën shqipe, që po bdaret, është e madhe: «gluha arvanitea ishtë e mirë, çë nuk e dinë të tjerëtë», thotë burri 64 vjeç nga Franga, që ka katër fëmijë, por gruaja nuk i di shqip.111 Edhe bariu 82 vjeç flet për bastardimin e shqipes: «E more ca gra shklira e na bërdhezinë e e buarmë gluhenë». Kështu flet edhe studiuesi Vangjel Ljapis (1914), 70 vjet studiues i arvanitasve të Greqisë, në moshën 90-vjeçare, më 2004: «Rinia s’e di gluhën, pleqëria e di po s’e flet, de ca fshatra malësore gjasët të 109
Antonio Bellusci, po aty, f. 39-40. Antonio Bellusci, po aty, më 1984, f. 25. 111 An t on i o Bel l us ci , po aty, të dhëna të vitit 1984, katundi Franga, Acaia, f. 35. 110
198
Z ym er Ujka n Nez i r i
flasën». 112 Megjithatë, dashuria për gjuhën vetëm kështu mund të shfaqet me tërë ndjenjat që ka arvanitasi: Këjo gluhë arbërishte Ishte gluhë trimërishte! E flit navarko Miaulli Bocari edhe gjithë Suli.113 Zgjojnë interesim muajt e vitit, sidomos katër të fundit: Trijiti, Shin Mitrë, Vjeshtë, Shën Nde (k. Athiqi). Edhe sistemi i moçëm i numërimit është interesant: dyzet (40), trizet (60), katërzet (80). Tërheq vëmendjen edhe përdorimi i drejtë i trajtës së pashquar shqipe të emrit femëror në këto vise të Greqisë, krahas mbiemrit, si në shembullin: Mua m'e thonë Lenë Ikonomu, ashtu si te Çajupi (…moj Marë) dhe sipas traditës së përdorimit në viset shqiptare, që, fatkeqësisht, tash u bë modë e braktisjes dhe e kalimit në trajtën e shquar të emrit në përdorim bashkë me mbiemrin, si në Tiranë e në Prishtinë dhe gati kudo, sipas modelit italian ose sllav. Të dhëna nga fu sha e toponi misë Nga fusha e toponimisë ka shumë ndërtime për analizë për studiuesit: Brinjë, Malth i Bardhë, Qafa, Di Malle, Brinjas, Zogos, Prroj Kllimendit, Kaisari, Kastrati, Kllimendi, Ara madhe, Mali zi, Guri malit, Mali madh, Ara kuqe, Kroj i dillit, mbiemrat Kriebardhis, Faqepalla, Lepuri, Kembpula, Faqedos, Faqebithas, Zogas (k. Lutraqi). 112
Va n gjel L ja pi s, «Gjithsejtë peticione për arvanitat Greqisë», parathënie në: An t on i o Bel l us ci , AAP, vep. e cit., f. 18. 113 An t on i o Bel l us ci , AAPP, vep. e cit., të dhëna të vitit 1985, Papa Anastasio Njikas, Kseronomi, f. 222.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
199
Me interes janë edhe toponimet e Ngjellokastrës: Buzulku, Hunda e Madhe, Pusi burr lotit. Zgjojnë kërshëri edhe toponimet e tjera afër Athinës: Guri glat, Guri shkrep, Kroj flev, Ara e madhe, Guri i zi, Prroj shpelles kuqe. Jo vetëm për gjuhëtarët dhe studiuesit e migrimeve, por edhe për etnologët dhe historianët çon shumë peshë për hulumtime shfaqja e këtushme e dy emrave të rajoneve etnogjeografike të Shqipërisë së Veriut, të dy fiseve të njohura të Malësisë së Madhe: Kelmend e Kastrat. Për praninë e elementit shqiptar në jug të Greqisë, studiuesi Shkëlzen Raça thotë: «Pak ndryshe do të jetë fati i një pjese të arbrit, i cili nga trualli amë mori botën në sy, duke i shtrirë më pas krahët e vendosjes në Greqi. Shqiptarët e mesjetës së hershme, ata të shek. XI, kishin pasur gjuhën, doket e zakonet e tyre, dhe mbi të gjitha kishin pasur prirje për ruajtjen e jetës patriarkale, tipare këto që i bënë ata që edhe për shumë kohë një etni në vete. Dhe, rrjedhimisht nga kjo, ata nuk përjetuan fatin e zhdukjes ose të asimilimit, sikurse edhe grupet e tjera etnike».114 Edhe studiuesi tashmë i ndjerë, Aristidh Kola, autor i veprës shumë të njohur Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, duke folur për shqiptarët e ardhur në Greqi në shek. XIV, pohon se «arbëreshët ekzistonin në një numër të madh në Greqi, që përpara shekullit XIV dhe luajtën një rol të rëndësishëm në jetën shpirtërore e politike të vendit».115 E ka vendin të përmendet edhe mendimi, sado i shpallur nga 114
Shkëlzen Raça, Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi, shek. XIII-XVI, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 7. 115 Ar i st i dh Kol a , Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve: vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor, përktheu Al di or Agora , SHB «55», Tiranë, 2002, f. 162.
200
Z ym er Ujka n Nez i r i
grekët si joshkencor, i studiuesit të njohur Jakob F. Fallmerajer (Jacob Filipp Fallmerayer) se «kombi grek ishte zhdukur nga Evropa»,116 në veprën e tij të njohur Mbi prejardhjen e grekëve të sotëm. Ai flet edhe për vërshimin e shqiptarëve nga Iliria, në shek. XIV e XV, për të konstatuar se «nga maja më e lartë e Elikut e deri te ana veriore e liqenit të Beotisë është zhdukur edhe gjurma e fundit jo vetëm e helenizmeit antik, por edhe e popullatës grekosllave të mesjetës».117 Jakob F. Fallmerajer konsiderohet albanolog i merituar dhe ndër themeluesit e bizantinistikës moderne.118 K ujtesa histori ke e arvanitasve Vepra Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Helladhë, e autorit A. Bellushi, ofron edhe të dhëna shumë tërheqëse për historinë, prejardhjen, rrënjët dhe për kujtesën historike. Libri hapet me të dhëna për katundin Kaliamaqi-Vidova. Takimi me poetin Brodhimas Nikolaos, më 1985, në katundin Didhima, sjell ngrohtësi dhe mall për të parët.119 Për ata me emër të madh. Janë aty: Bocari, Xaveillina, Mitomara, Bubulina, Miaulli etj. Historia e banorëve të disa katundeve lidhet edhe me Kalabrinë, si ajo e katundit Bisha: Thonë se bishotët janë kalabrezë.120 Edhe të dhënat për mërgimin janë po ashtu me interes, deri në Australi. 116
Ja cob Fi l i pp Fa l l m er a yer , cit. sipas: Sh. Ra ça , Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi, vep. e cit., f. 8. 117 Ja cob Fi l i pp Fa l l m era yer , po aty, f. 9. 118 Al eks Buda , Studime historike, ASHAK, Prishtinë, 2006, f. 102. 119 Antonio Bellusci, AAPP, vep. e cit., f. 118. 120 Antonio Bellusci, po aty, f. 67.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
201
A. Bellushi bëhet edhe mësues i arbërorëve për arbëreshët në Kalabri: «çë flasenë si juve këtu, çë kanë në zemër tipikonin e klishesë së shejtë së Konstantinopollit». Ai atyre u flet për gjuhën e folur shqip nga arbëreshët, për periodikun, për liturgjinë arbërisht, për qendrat e gjuhës e të letërsisë: në Romë, në Palermo, në Napoli e në Bari. Në këtë vepër përmenden edhe ilirët, Shqipëria, gjuha e zakonet shqiptare, por edhe mohimi se «neve jemi arvanitë dhe jo allvanonjë». Kujtimi për Ali pashë Tepelenën ende nuk është i harruar. Antonio Bellushi nuk e ka pasur lehtë të punojë. Në hyrje flet për problemet në punën e tij, sepse «bisedat me ta në përgjithësi ishin të kufizuara në tematikë. Ata duan të rrinë larg problemeve politike dhe shoqërore. Me sa duket, një gjë e tillë është rrjedhojë e periudhës së diktaturës së kolonelëve, por edhe më vonë, kur arbërorët kanë qenë nën trysni dhe rreziqe persekutimi».121 Ai i bën kritikë pushtetit grek, që ka «qëndrime e sjellje në kundërshtim me parimet» e Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, për mbrojtjen e identitetit të njerëzve dhe të pakicave gjuhësore.122 Këtë e dëshmon edhe Vangjel Ljapis, ai që punoi shumë dhe që flet për njëzet e gjashtë libra që ka për t’i shtypur (2004), kur e kujton fëmijërinë e tij, për qëndrimin e priftit e të mësuesit ndaj gjuhës shqipe, për «rrënja atire çë dhan lirin de Greqia». 123 Ai është mbledhës, siç thotë
121
An t on i o Bel l us ci , «Hyrie», në: Antonio Bellusci, AAPP, vep. e cit., f. 8-9. 122 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 10. 123 Va n gjel Lja pi s, «Gjithsejtë peticione për arvanitat Greqisë», parathënie në: An t on i o Bel l us ci , AAPP, vep. e cit., f. 17.
202
Z ym er Ujka n Nez i r i
edhe vetë: «milira këgë çë del g’ata bukuria shpirtit edhe fryma pasuris».124 Autori nuk e lë pa i përmendur edhe përparësitë dhe lehtësitë, se ishte prift arbëresh i ritit bizantin, se e ka pasur përkrahjen e mitropolitit të Korinthit, Panteleimon Karanikola, po edhe të priftërinjve të katundeve arbërore. Ai nuk lë pa i përmendur edhe lidhjet me Jorgo Marugën, drejtor i revistës «Dialogoi», me Aristidh Kolën, drejtor i revistës «Arvanon», me etnologët Vangjel Ljapi, Jorgo Haxhisotiriu, Jani Gjika, Jorgo Miha, Jorgo Gerou etj.125 Lidhur me transkriptimin e materialit gojor, autori pohon se «është i shënuar besnikërisht me shenjat e alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe».126 Ai flet po ashtu edhe për vështirësitë që ka pasur në përkthimin në italisht.127 Siç thotë me të drejtë edhe studiuesi ynë Agron Xhagolli: «Me zellin e përkushtimin e tij për mbledhjen dhe për botimin e kulturës popullore arbëreshe, emri i A. Bellusci-t është kthyer në një pikë referimi dhe konsultimi».128 Prandaj, vepra e tij paraqet raritet në fushë të folklorit, të etnologjisë, të gjuhësisë e të historisë dhe bën të konsiderohet si një arkiv me vlera të paçmuara për albanologjinë.129
124
Van gjel Lja pi s, po aty, f. 18. An t oni o Bel l usci , «Hyrie», në: An t oni o Bel l usci , AAPP, vep. e cit., f. 9. 126 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 9. 127 Ant on i o Bel l us ci , po aty, f. 10. 128 Agr on Xh a gol l i , «Dëshmi gojore rreth historisë së arbërorëve», parathënie, në: An t oni o Bel l usci , AAPP, vep. e cit., f. 11. 129 Z ym er Nez i r i , «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit», parathënie, në: An t oni o Bel l usci , AAPP, vep. e cit., f. 14. 125
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
203
Përfundi m Në vend të përfundimit lirisht bën të thuhet se rezultatet e autorit janë të mëdha. Ai e ndali për një çast historinë e arbërorëve dhe e shënoi në letër. Kështu ua siguroi përjetësinë atyre dhe vetvetes. Vepra e tij është vërtet përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit në viset e Elladhës.130 Duhet thënë qartë dhe sheshazi se askush si Bellushi nuk e mori me aq përkushtim punën me arbërorët. Pakkush si Bellushi punoi aq shumë për arbërorët. Pakkush si Bellushi mbërriti rezultate aq të çmuara për arbërorët. Edhe diçka për Bellushin: ai nuk ka shumë shokë në fushën e studimeve, të mbledhjes e të botimit të materialit të kulturës shpirtërore të arbërorëve e të arbëreshëve. Botoi aq sa shumëkush ia ka lakmi. Ai me punë ia siguroi vetes përjetësinë në folkloristikën dhe etnologjinë shqiptare.
B i b l i o g ra f i e p ë r z g j e d h u r A BELLUSCI, Antonio. Magia, miti e credenze popolari. Ricerca etnografica tra gli Albanesi d’Italia. Vol. I. Centro Ricerche Socio-Culturali Giorgio Castriota Skanderbeg, Cosenza, 1983, 1993. (I edizione, Cosenza, 1983). BELLUSCI, Antonio. Dizionario fraseologico degli albanesi d’Italia e di Grecia. Testo originale nelle parlate albanese. Tra130
Z ym er Nez i r i , po aty, f. 15.
204
Z ym er Ujka n Nez i r i
duzione italiana, inglese e francese, Centro Ricerche SocioCulturali «G. K. Skanderbeg», Cosenza, 1989.
BELLUSCI, Antonio. Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade/Kerkime dhe studime nder arberoret e Heladhës, Centro Ricerche Socio-Culturali «G. Kastriota», Cosenza, 1994. BELLUSCI, Antonio. Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (1965-2000)/ Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore ShoqëroreKulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenca), 2004. BELLUSCI, Antonio. «Introduzione&Hyrie» në: Antonio Bellusci, Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (1965-2000)/ Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (19652000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenca), 2004. B BALIU, Begzad. «Kërkimet arvanitase të Antonio Bellushit», referim në kuadër të aktiviteteve të Javës së kulturës arvanitase në Kosovë (6-10.9.2004), në përurimin e veprave shkencore për arvanitasit, organizuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë, e Sportit dhe e Çështjeve Jorezidente, Drejtoria e Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, më 10 shtator 2004. BALIU, Myrvete&Begzad. «Arbërorët filluan të flasin», në: rev. «Ars», nr. 9, (31), 2004, Tiranë, f. 14-15 ; Myrvete dhe Begzad Baliu, «Arbërorët filluan të flasin», në: gaz. «Ndryshe», e mërkurë, 20 qershor 2007, Tiranë, f. 15-17; Myrvete dhe Begzad Baliu, «Arbërorët filluan të flasin», në: Wikipedia, enciklopedia e lirë, artikulli «Allvanosët», 2008; Myrvete dhe Begzad Baliu, «Arbërorët filluan të flasin», në: Arvanitët, faqe elektronike, 2008.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
205
BALIU, Myrvete&Begzad. «Arbers began to speak», magazin « The Bridge », nr. 10-12, Prishtinë, 2004, f. 14-16. BECI, Bahri. «Një libër i shkruar me zemër në shërbim të shkencëtarëve», në: rev. «Lidhja», 33, Kozencë, 1995, f. 1159. BIDOLLARI, Çlirim. «Vepra e A.Bellusci-t është një dokument historik për arbëroret e Greqisë», në: rev. «Lidhja», 33, Kozencë, 1995, f. 1161. BUDA, Aleks. Studime historike, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 102. DEDAJ, Pjerin. «Një mal me argumenta», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1195. DEMIRAJ, Shaban. «Vepra e A.Bellusci-t do t’u shërbejë shkencëtarëve», në: rev. «Lidhja», 33, Kozencë, 1995, f. 1160. DEMIRAJ, Shaban. «Në shërbim të shkencës shqiptare», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1177. GEGA, Xhevat. «Duke ndriçuar një varg momentesh nga e kaluara», në: rev. «Lidhja», Kozencë, 34/1995, f. 1193. (Promovimi i librit u bë në Teatrin e Kombësive në Shkup, më 8 shkurt 1995). KOLA, Aristidh P. Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve. Vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor, përktheu nga origjinali Aldior Agora, shtëpia botuese «55», Tiranë, 2002. KOLLJAS, Aristidhit. «O Antonio Bellusci kai i mageia tis laikis paradosis» (A. Bellusci e la magia della tradizione popolare), Ed. Dodoni, Atene, 2000. KONDO, Ahmet. «Vepra e A.Bellusci-t mbetet dokument i gjallë për arbëroret e Greqisë», në: rev. «Lidhja», 33, Kozencë, 1995, f. 1162. LJAPIS, Vangjel. «Gjithsejtë peticione për arvanitat Greqisë», parathënie, në: Antonio Bellusci, Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (1965-
206
Z ym er Ujka n Nez i r i
2000)/ Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenca), 2004, f. 17-19. NESIMI, Remzi. «Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës të A.Bellusci-t», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, 1188. NEZIRI, Zymer. «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit», parathënie, në: Antonio Bellusci, Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (19652000)/ Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenca), 2004, f. 14-16. NEZIRI, Zymer. «Antonio Bellusci, Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë», në rev.: «Gjurmime albanologjike, Folkor dhe etnologji», 32, 2002, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 198-192. NEZIRI, Zymer. «Rëndësia e veprës së Antonio Bellushit për shkencat albanologjike: Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë», referim në kuadër të aktiviteteve të Javës së kulturës arvanitase në Kosovë (610.9.2004), në përurimin e veprave shkencore për arvanitasit, organizuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë, e Sportit dhe e Çështjeve Jorezidente, Drejtoria e Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, më 10 shtator 2004. NEZIRI, Zymer. «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit» (Nëntitull: Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë. Tekste dhe dokumente të kulturës gojore arbërore të mbledhura në 37 katunde arvanite në krahinat e Akaisë, Korinthisë, Argolidhit, Atikës, Viotisë dhe Lokridhës, botoi Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnitë, Kozencë, 2004), në: gaz. «Koha Ditore»,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
207
rubrika e së shtunës «Koha për kulturë», Prishtinë, 25 shtator 2004, f. 29. ONUZI, Afërdita. «Kërkime etnografie në fushen e tekstileve arbëreshe», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1199. RAÇA, Shkëlzen. Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi, shek. XIII-XVI, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004. RAÇA, Shkëlzen. «Si u bënë shqiptarët etni e rëndësishme në More», në: gaz. «Koha Ditore», rubrika e së shtunës «Koha për kulturë», Prishtinë, 18 shtator 2004, f. 26. RRAPAJ, Fatos Mero. «Jemi krenarë që kombi ynë nxjerr të tillë apostuj të shqiptarizmit», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1203. SELIMI, Yllka. «E mbi të gjitha shkelqen kulti i fjales dhe i beses», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995,f. 1201. SELMANI, Ahmet. «Vepra e A.Bellusci-t me vlera të shumëfishta për albanologjinë», në: gaz. «Flaka e Vëllazërimit», Shkup, më 10 shkurt 1995. STIPÇEVIQ, Aleksandër. Ilirët. Historia, jeta, kultura, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1980, f. 90. SHKURTAJ, Gjovalin. «A.Bellusci: figurë e shquar e kërkimeve dhe studimeve etnologjike», në: rev. «Lidhja», 33, Kozencë, 1995, f. 1165. TIRTA, Mark. Migrime të shqiptarëve, botimi i veçantë i rev. «Etnografia shqiptare», nr. 18, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Sektori i Etnologjisë, Tiranë, 1999. VELAJ, A. Petrit. «Një enciklopedi për kulturen shqiptare», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1202. XHAGOLLI, Agron. «Dëshmi gojore rreth historisë së arbërorëve», parathënie, në: Antonio Bellusci, Gli arberori-arvaniti
208
Z ym er Ujka n Nez i r i
un popoplo invisibile. Ricerche etnografiche nell’ Ellade (19652000)/ Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), Shoqata Qendrore Kërkimore Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kastrioti», Frasnita (Kozenca), 2004, f. 11-13. XHAGOLLI, Agron. «Një veprimtari shoqërore në fusha të ndryshme të jetës arbëreshe», në: rev. «Lidhja», 34, Kozencë, 1995, f. 1200.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
209
ANTONIO BELLUSCI E GLI ARBERORIARVANITI UN POPOLO INVISIBIL E La pubblicazione della più recente opera di Antonio Bellusci, Gli arberori-arvaniti un popolo invisibile. Ricerche etnogtafiche nell’Ellade (1965-2000), edito dal Centro ricerche socio-culturali "G. Castriota" (Frascineto 2004), è la seconda parte del libro pubblicato a Cosenza nel 1994. Il libro si divide in capitoli: I. Acaia, II, Corinzia III. Argolide, IV Attica e V. Beozia, VI. Lokrida. Il lavoro comincia occupandosi della canzone lirica popolare. Sin dalla prima canzone, raccolta a Llakopetra, vengono dispiegate le più intime sensazioni della lirica, mentre nella seconda canzone si presenta il limpido sentimento d’amore tra la ragazza ed il ragazzo e il quadro poetico della tensione erotica del ragazzo per la bella pastorella. Nella canzone Bodheika, si costruisce una potente scena con lo scuotimento simbolico del pero, che crea un quadro lirico attraente. È da menzionare anche la bella similitudine della canzone raccolta a Sajeika, in cui la fanciulla viene paragonata a una coturnice, un figura diffusa nella lirica popolare d’amore di varie aree geografiche. In questa opera di Bellusci appaiono anche figure di anziani che ricordano i tempi antichi. L’amore non conos-
210
Z ym er Ujka n Nez i r i
ce né età né luogo, come testimonia il vecchio di 96 anni dal paese chiamato Lutraqi (Moj gjitone, moj gjitone/ ti çë vete e bukurone). E così in seguito con versi che evocano quadri poetici attraenti (Moj e bukura kopile; Ti je e bukura katunditë- O mia bella ragazza, Tu sei la bella del paese). Versi costruiti con maestria sono anche quelli dedicati alla bella Maria. In queste canzoni, nei versi che contengono la tensione sentimentale, compare anche la ricerca dell’ impossibile per vincere le difficoltà e le barriere. In casi molto rari ci sono anche versi che parlano dell’amore tra consanguinei. Di grande interesse sono le canzoni legate ai riti di nozze e a quelli funebri. Dal paese Bisha proviene il primo canto funebre degli arbëror, in cui la moglie piange il marito. Lamentazioni funebri si trovano in tutto il libro e provengono da vari paesi albanesi della Grecia. Ci sono molti aneddoti sulla vita, la gente, i vizi, l’invidia, il sacrificio. Di grande interesse anche il racconto popolare in cui si notano elementi antichi come il culto del serpente ecc. L’opera offre vasto materiale di interesse etnografico, soprattutto sulla nozze tra albanesi, sui costumi, sulla festa di San Giorgio il 23 aprile. Di grande interesse sono anche i dati sulla morte; gli usi, i costumi e i riti funebri attirano l’attenzione, in particolare il momento del lavaggio della salma il cui spirito rimane insieme ai presenti per 40 giorni. L’autore aggiunge dati anche sulla besa albanese (Besa ja besa, thotë arvaniti ja shtatë herë vëlla; con la
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
211
besa si è sette volte fratelli). Queste testimonianze possono supportare la tesi della antichità etnoculturale albanese. L’autore riporta inoltre materiale di interesse anche per i linguisti, in special modo sulle parlate, i cognomi delle famiglie, la toponomastica. Di particolare rilievo sono i mesi dell’anno, l’antico sistema dell’enumurazione: dyzet (venti), trizet (sessanta), katërzet (ottanta). Alcune costruzioni toponomastiche sono di grande interesse per lo studioso (Malth i Bardhë, Prroj Kllimendit, Kastrati, Kllimendi, mbiemrat Kriebardhis, Faqepalla, Lepuri, Kembpula, Faqedos, Faqebithas ecc.). Ci sono dati interessanti anche per la storia. In questa opera si menzionano gli illiri, l’Albania, Ali Pasha di Tepelena ecc. L’autore mette l’accento sul pericolo di estinzione di questa cultura, sempre di più mescolata con la realtà greca anche per via dei matrimoni misti (E more ca gra shklira e na bërdhezinë e e buarmë gluhenë). Questa opera è di grande importanza per numerosi settori dell’albanologia, come il folklore, l’etnologia, la linguistica e la storia.
212
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
213
Mark Tirta (1935)
II. 3. K ONTRIBUTI I MARK TIRTËS PËR MIGRIMET SHQ IPTARE Kontributi i Mark Tirtës për çështjen e studimit dhe të ndriçimit të migrimeve shqiptare është një kaptinë e veçantë e veprimtarisë së tij të gjatë e të suksesshme, siç është vepra e tij Migrime të shqiptarëve, të brendshme dhe jashtë atdheut. 1 Kjo vepër e rëndësishme etnologjike për migrimet u botua në revistën «Etnografia shqiptare», në numrin e saj të 18-të tematik, kurse është përfunduar së shkruari që më 1986 nga ky autor, studiues i njohur në Institutin e Kulturës Popullore në Tiranë dhe njëri ndër kuadrot tona më të çmuara të studimeve albanologjike jo vetëm në fushën e etnologjisë.2
1
Ma r k T irt a , Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX), në: rev. «Etnografia shqiptare», 18, numër tematik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1999, 209 f. 2 Shihni botimin e parë: Zym er Nez i r i , Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare, I, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 24.3.2001, f. 19; Zym er Nez i r i, Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare, II, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 26.3.2001, f. 17.
214
Z ym er Ujka n Nez i r i
M. Tirta, autori i kësaj monografie, i ka trajtuar migrimet e brendshme dhe të jashtme të shqiptarëve në aspektin etnologjik. Koha historike e trajtimit përfshin periudhën nga vitet ’40 të shekullit XIX deri në vitet ’40 të shekullit XX. Pra, kjo prerje etnohistorike e migrimeve të popullsisë shqiptare përfshin njërën ndër periudhat më të vrullshme e më të rëndësishme, por edhe më të dhembshmet e më të rëndat për popullin shqiptar, aty ku nisin fillet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.3 Stru ktu ra e vep rës Libri përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë, «Vështrim i përgjithshëm» (f. 11-44), pas një shqyrtimi të hollësishëm dhe shterues për migrimet në botë, autori ndalet te klasifikimi i migrimeve, si dhe te motivet që përcaktojnë shkakun dhe kahen e migrimeve, sidomos ato psikologjike dhe etnosociale. Autori shkruan edhe për migrimet e pavullnetshme (të dhunshme), që nga koha e lashtë e deri sot, me shembuj nga Greqia e Vjetër dhe Roma, për shpërnguljet me forcë të ciganëve nga India në Evropë dhe të skllevërve nga Afrika në Amerikë, si dhe për shpërnguljet e dhunshme ndër ne, që nga pushtimi i Ilirisë nga romakët, koha e Bizantit, sundimi sllav, pushtimi turk etj. Ai shtron edhe çështjen e popullsisë ilire3
Z ym er Nez i r i, «Mark Tirta, Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1999, 209 f.», në: rev. «Studime», 8-9, 2001-2002, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2002, f. 264-269.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
215
arbërore në trojet e veta në Ballkan dhe flet për sllavizimin e një pjese të saj në Mesjetë. Duku ri etnosociale në mesjetë Migrimet e jashtme e të brendshme zënë një vend të veçantë e me peshë në historinë e etnokulturës shqiptare dhe janë objekt trajtimi i kësaj monografie, në të cilën autori ka parasysh të dhënat faktike për shqiptarët e mërguar jashtë atdheut, nga autorët M. Lik, F. Pukvil, A. Bue, J. G. Han, J. Fallmerajer, Dora D’Istria, V. Berard, A. Galanti, R. Pinon, F. Gilbert, J.S. Ruçek, A. Baldaçi, si dhe shkrimet për arbëreshët e Greqisë nga M. Vakallopulli. Përveç rilindësve, autori ka parasysh edhe studiuesit Z. Shkodra, K. Kamsi, E. Çabej, A. Hadri, H. Bajrami, M. Krasniqi, H. Islami, S. Uka, H. Hoxha etj., por konstaton që në fillim se deri më sot mungon një studim sintezë në rrafshin mbarëshqiptar e në vështrim etnologjik për lëvizjet migruese. Ai saktëson termin migrim, duke pasur parasysh edhe termat mërgim, emigrim e imigrim (emigracion dhe lëvizje më e madhe, imigracion). Përcaktohet për termin migrim, ndonëse pranon se emigrimi dhe migrimi bën të përdoren në raste të veçanta. Lexuesin e bën me dije se në këtë monografi janë përdorur edhe termat shpërngulje, lëvizje migruese, lëvizje territoriale, zhvendosje territoriale, popullsi ndejtare, anas, endacak, plangçor, ngulësi, ngulje, përngulje, shkulje, dyndje, vendosje, që janë terma nga tradita e të shprehurit të popullit tonë. Në kuadër të këtij kreu për ngulësitë dhe për lëvizjet migruese të popullsisë, autori shtron problemin e zbërthimit të dukurive etnosociale të popullit tonë në Mesjetë, sidomos për ndërlikushmërinë e formimit dhe të zhvillimit
216
Z ym er Ujka n Nez i r i
të kombësisë shqiptare. Sasinë e popullsisë, që banonte në trojet arbërore në kohë të ndryshme, e konsideron problemin më të vështirë dhe më të diskutueshëm. Duke u mbështetur në të dhënat e Skymmit, gjeograf grek, dhe në të dhëna të tjera për sasinë e popullsisë ilire në disa qytete të njohura, nga kufiri i Panonisë e deri në gjirin e Ambrakisë, thotë se kanë jetuar mbi dy milionë ilirë. Afërsisht po kaq banorë kishte popullsia arbërore edhe në shek. XIV-XV. Pushtimet dhe sëmundjet në këta dy shekuj, sipas studiuesve të ndryshëm, përgjysmuan apo dhe tretuan popullsinë e Ballkanit, kuptohet edhe popullsinë arbërore. Ka të dhëna se nga luftërat me turq, në këta dy shekuj, u shfarosën dy të tretat e popullsisë së Ballkanit, kurse barra më e rëndë ra mbi Arbërinë që nga Lufta e Kosovës (1389) e deri me rënien e Shkodrës (1479). Por, me gjithë shfarosjen nga luftërat me turq dhe ikjes jashtë atdheut të 200 000 shqiptarëve për të shpëtuar nga rreziku i shfarosjes, në trojet arbërore pas rënies së Shkodrës jetonin deri në 1 700 000 (S. Pulaha), por ka të dhëna se ata ishin 2 000 000 (A. Velkov), thotë autori. Në vijim, ai shtron një pyetje me interes, të cilën e kanë shtruar edhe studiues të tjerë, historianë, demografë, shkrimtarë etj. se pse edhe pas katër shekujsh nuk kemi më shumë se dy milionë shqiptarë në trojet e veta? Autori mendon se rrudhja e madhe e trojeve etnike të shqiptarëve dhe asimilimi i popullsisë së tyre, krahas luftërave me turq dhe migrimeve në vendet e huaja ishin shkaktarët që nuk i lanë shqiptarët që të shtohen që nga Beteja e Kosovës e deri në fund të shekullit XIX. Sidoqoftë, nga kjo fatkeqësi e rëndë shumëshekullore, autori thekson se kjo popullsi dhe gjuha shqipe qëndruan pa u shpërbërë, çka flet për një kompaktësi etnike të pakrahasueshme. Në vazhdim, autori Mark Tirta shtron çështjen me
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
217
shumë interes të ndarjes krahinore dhe të shtrirjes territoriale me qendrat e banimit, nga e kanë rrjedhën migrimet, e në kuadër të tyre shtrohet problemi i organizimit shoqëror në Mesjetë, në shkallë të familjes, të farefisit, të lagjes, të fshatit, të qytetit. Mangësia e dëshmive e vështirëson punën, thotë autori, por dihet se në Mesjetë ka pasur lëvizje të shpeshta të popullsisë për t’i shpëtuar shfrytëzimit të egër, përdhunimeve, luftërave shfarosëse, kurse për mbajtjen e vazhdimësisë së fshatrave dalloheshin krahinat malore. Nga këto lëvizje dalin jo vetëm krahinat, por edhe fshatrat me përbërje të përzier nga fiset e ndryshme, e këtë e vërtetojnë mbiemrat e kryefamiljarëve në regjistrat e kohës, siç ishte rasti, bie fjala, në fshatin Auraç afër Shkodrës, më 1417, ku shfaqen mbiemrat Hoti, Gruda, Shkreli, Skanda, Mirditi, Prekali, Tuzi, Plava etj., që janë të njëjtë me emrat e viseve prej kanë ardhur. Autori zbërthen me kujdes të jashtëzakonshëm edhe termat e Mesjetës paraturke dhé e botë, si emërtim i njësive etnografike: rrethinë, krahinë, vend i një bashkësie të vogël a të madhe, si emërtim i kombësisë, i mëmëdheut. Ai jep të dhëna faktike për vazhdimësinë e tyre në Kanunin e Lekë Dukagjinit, tek arbëreshët, te Buzuku dhe deri në ditët e sotme. Analiza për rrethinat etnografike dhe për krahinat etnografike është po ashtu me interes, sidomos shtrirja dhe emërtimi i tyre. Bie fjala, Fusha Ilire a Fusha e Glaukut (shek. XIII) = Savra (shek. XIII) = Myzeqe (shek. XV); ose Dardania (shek. X) = Fusha e Kosovës (shek. XIV), po njëherësh edhe Sllavonia, për shkak të zotërimit në këtë vend të princave sllavë. Autori e konsideron të hapur problemin e trevave të popullsisë romake në Ilirinë pararomake dhe romake, në Mesjetën e hershme. Në vijim ndalet te migrimet e arbëreshëve të Mesjetës në trojet e
218
Z ym er Ujka n Nez i r i
popujve fqinjë, sidomos në Greqi, ku, sipas Fallmerajerit, kishte aq shumë shqiptarë në shek. XIV dhe në fillim të shek. XV sa do ta shpërbënin tërë Greqinë sikur të mos kishin vërshuar aty pushtuesit osmanë. Pjesa e parë e kësaj monografie përmbyllet me konstatimin e autorit për praninë e vazhdimësinë e migrimeve të popullit tonë që nga lashtësia e deri në kohën tonë. Migri met e b rend sh me Pjesa e dytë (f. 45-168) «Migrimet e popullsisë (vitet ’40 të shek. XIX – mesi i viteve ’40 të shek. XX)» përfshin kaptinat «Lëvizje e migrimeve të brendshme», «Migrime me përdhunë të popullsisë shqiptare» dhe «Migrimi i shqiptarëve jashtë atdheut». Në këtë pjesë të kësaj monografie janë shtruar këto çështje: Kushtet historike të lëvizjeve migruese, shpërnguljet nga mali në fushë, fshati në kryqëzim të rrugëve, lëvizja jashtë prefekturës, migrimet në qytete, antroponomi qytetesh nga toponimi fshatrash e krahinash, popullsi e huaj migruese në Shqipëri, lëvizjet migruese e jeta shoqërore; Pikënisje e synimeve të dyndjeve nga trojet e veta, rrethanat e dyndjeve, shpërndarja e popullsisë së dëbuar nga trojet e veta, përnguljet e popullsisë ardhëse, vështirësi të përnguljes, rrjedhime të shpërnguljeve me dhunë; Migrimi i jashtëm, ngulimet, dendësimi i migrimeve, ngulime të reja, numri i shqiptarëve në mërgim, mërgimi: kushtet konkrete, njohja, tradita, krahinat e mërgimit, dendësia, mjeshtëritë e mërgimtarëve, jeta e mërgimtarëve e atdheu, lidhjet ekonomike e politike me atdheun, mërgimi e proceset sociale në trojet shqiptare. Lidhur me kushtet historike të lëvizjeve migruese, autori Mark Tirta ka shfrytëzuar fakte e të dhëna për prejardhjen e popullsisë, kohën e vendosjes, motivet e mi-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
219
grimit, reaksionet në jetën ekonomike shoqërore, të mbledhura në periudhën 1970-1985 në fushat bregdetare të Shqipërisë, që nga Shkodra e deri në Konispol, po edhe në disa krahina të Shqipërisë së Brendshme. Për këtë periudhë ka shfrytëzuar edhe arkivin dhe shkrimet e autorëve të ndryshëm. Ai konstaton se drejtimi kryesor i këtyre migrimeve është nga mali e kodrina drejt luginave, në fusha e në ultësira bregdetare, me qëllim që të shfrytëzohet toka, si dhe e mbështet mendimin e Spiro Shkurtit se faktor shtytës i fuqishëm ka qenë ndër të tjerë dhe mbjellja e misrit dhe përhapja e tij. Me interes janë edhe të dhënat për lëvizjet e popullsisë në rrethanat e copëtimit të çifligut dhe shitja e tokës nga shteti osman në gjysmën e dytë të shek. XIX, si dhe rritja e pronave të disa çifligarëve, sidomos të familjeve Vlora, Vrioni, Toptani etj. Ai përfundon se copëtimi i çifligut solli edhe hapjen e tokave të reja dhe populloi vendet e pabanuara ose shtoi popullsinë e rralluar, kurse lëvizjet e popullsisë lidhen ekonomikisht popullsinë e malësive me ultësirat, me qendrat urbane e me qytetet. Me interes janë edhe kahet e migrimeve të popullsisë dhe harta për lëvizjet migruese në fund të shek. XIX e në fillim të shek. XX,4 e banorëve të Shushicës së Elbasanit dhe të Shtërmenit,5 pasqyra për fshatin Arameras të Krujës në kryqëzim të rrugëve,6 si shembull tipik për studimin e vendbanimeve të këtij lloji dhe për prejardhjen e popullsisë së tyre.
4
Mark Tirta, Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX), vep. e cit. f. 58. 5 Mar k T ir ta , po a t y, f. 66 e 68. 6 Mar k T ir ta , po a t y, f. 73 e 74.
220
Z ym er Ujka n Nez i r i
Në vijim, autori shtron çështjen e shpërnguljeve të popullsisë nga një krahinë në një tjetër dhe migrimet në qytet, kryesisht në qytetet Shkodër, Krujë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Prizren, Pejë, Prishtinë, Tetovë, Konicë, Janinë, Prevezë; migrimet në bërthama qendrash urbane, si Mamurasi, Fushë – Kruja, Librazhdi etj., po edhe në disa qendra administrative si Gucia, Kukësi, Peqini, Kërçova, Kumanova, Saranda etj. Në bazë të regjistrave themeltarë të gjendjes civile të viteve 1923 dhe 1945 për qytetet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë, autori vëren se të rriturit në shumicën e familjeve nuk kanë lindur në qytet ku banojnë, po kryesisht në fshatra.7 Autori vë në pah se disa familje nga të ardhurit në qytet kanë mbajtur si mbiemër emrin e fshatit a të krahinës nga kanë ardhur. Bie fjala, në Shkodër kanë mbiemrat Kelmendi, Hoti, Gruda, Podgorica, Anamali, Kraja, Zadrima, Fishta, Tivari etj. Të ngjashëm janë edhe shembujt për Tiranën e Korçën. Me interes të veçantë janë mbiemrat toponimikë në dhjetë qytete të Shqipërisë, si dhe pasqyra e mbiemrave toponimikë të ardhur nga jashtë e të vendosur në qendra urbane.8 Janë interesantë edhe mbiemrat e të ardhurve nga qytetet a viset e huaja, ku kanë qenë si mërgimtarë, si Malta, Turqia, Venetia, Selaniku, Stambolli etj. Nga ardhja e popullsisë në qytete, më 1945 në 25 qytete shqiptare jetonin 236 743 banorë, pra dyfish më shumë se tridhjetë vjet më parë. Në vazhdim, autori Mark Tirta shtron çështjen e popullsisë së huaj migruese në Shqipëri, kryesisht në qytetet Durrës, Vlorë, Shkodër, Ulqin, Lezhë etj. Ata ishin tre7 8
Mar k T ir ta , po a t y, f. 83. Mar k T ir ta , po a t y, f. 84-88.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
221
gtarë, sipërmarrës etj. Aty qëndruan për një kohë të gjatë dhe pastaj u kthyen. Disa u asimiluan. Dëshmi janë toponimet Ungrei (hungarez), Frankth në Mat, Allamani në Mat e të dhëna ka që nga koha e ushtrisë së Skënderbeut, të Ali pashë Tepelenës, gjatë Rilindjes e më vonë, gjatë kohës së Pavarësisë (1912-1944). Autori konstaton se lëvizja migruese në jetën shoqërore krijoi komunikim shoqëror ndërkrahinor, ndihmoi në përgjithësimin kombëtar të shumë elementeve kulturore tradicionale krahinore dhe u bë mbështetje e fuqishme e zhvillimit të procesit historik kombëtar. Migri met e shqiptarëve jashtë atdheut Kreu «Migrime me përdhunë të popullsisë shqiptare» ka peshë të veçantë në këtë monografi të studiuesit Mark Tirta. Fillon me ikjen në Greqi dhe në Itali të Jugut të 200 000 shqiptarëve në shek. XV, ikjet në Zarë të së, në fillim të shek. XVIII, shpopullsimin e Voskopojës, të Vithkuqit, të Gjirokastrës dhe të krahinave të ndryshme në kohën e Ali pashë Tepelenës, për të vazhduar me dyndjet e detyruara të shqiptarëve në shek. XIX – XX nga trojet e veta në Mal të Zi e në Sanxhakun e Nishit, në Maqedoni e në Greqi, ku popullsia shqiptare ishte shumicë e që padrejtësisht, nga Fuqitë e Mëdha, u shkëput nga trungu shqiptar, por ku ende jetojnë shqiptarë në fshatra e në krahina të tëra. Autori e ndan popullsinë e dyndur në tri grupe: fshatra shqiptare në trojet e vendeve fqinje, popullsi shqiptare që hyri me detyrim më 1913 në përbërjen e shteteve fqinje, si dhe përzënia e popullsisë nga trojet e veta, në rrethana lufte, pas vitit 1913.
222
Z ym er Ujka n Nez i r i
Autori ndalet te shpërnguljet 1875-1878 e 1880-1885 dhe jep një pasqyrë tronditëse për popullsinë shqiptare të shpërngulur me dhunë nga Nishi e deri në krahinën e Llapit, që kap shifrën rreth 300 000, mbështetur në autorët S. Uka, E. Pllana, M. Krasniqi, J. Kostiq. Po ashtu ai përmend edhe dëbimin me forcë nga Kolashini, Nikshiqi, Zhabljaku, Ulqini etj. të shqiptarëve që mbeten nën Malin e Zi. Nga viti 1900 në Shqipëri vijnë shqiptarë të ndjekur nga Bullgaria e Greqia, si dhe nga Çamëria, e në vitet 1912-1914 edhe nga Kosova, nga Mali i Zi, nga Maqedonia Perëndimore, nga Çamëria etj. Duke cituar autorin B. Babiq, M. Tirta jep shifrën për 200 000 të shpërngulur me forcë nga Ballkani për Turqi, më 1912, e që shumica ishin shqiptarë, kurse autori I. Ivanof jep shifrën për 120 000 shqiptarë të viseve të Maqedonisë, të masakruar më 1912. M. Tirta shkruan edhe për valën e viteve 1918-1922, e përcjellë me terror të paparë nga shtetet fqinje. Në vijim jep një pasqyrë interesante për shqiptarët në trojet e tyre jashtë kufijve politikë, më 1916-1918, sipas statistikës austriake.9 Me interes është edhe pasqyra e numrit të 26 450 familjeve, kryesisht nga Kosova, dhe vendosja e tyre në Turqi, më 1926.10 Autori pohon se deri më 1927 në Turqi mërguan rreth 300 000 shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare. Në vazhdim ai shkruan edhe për valën çame 1940-1941 në Shqipëri, si dhe më 1944-1945, të cilën e quan nga më të dhembshmet.11 Autori Mark Tirta shtron edhe problemin e të ardhurve në Shqipëri, sidomos më 1912-1945, por saktësia e 9
Mar k T ir ta , po a t y, f. 113. Mar k Tir t a, po a t y, f. 114. 11 Mar k Tir t a, po a t y, f. 115. 10
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
223
gjendjes është e pamundur për t’u përcaktuar, thotë ai. Disa u kthyen, sidomos ata nga Plava, Gucia, Rugova, Hoti. Me interes është pasqyra për vendet ku u ngulitën migrantët në vitet 1924-1927,12 që u vendosën kryesisht në vendbanimet bujqësore, në toka të dhëna nga shteti ose nga çifçinjtë. Ai shkruan edhe për mungesën e mjeteve për jetesë, për mungesën e ushqimit, për mungesën e banesave në qytete dhe fjetja në fushë e nën çadra me muaj të tërë, në pikë të dimrit, siç është rasti i të ardhurve nga Dibra më 1920. Shumë sish vdiqën nga të ftohtit, nga uria, sepse shteti shqiptar kishte vështirësi të mëdha ekonomike, ndonëse ai bëri çmos për t’i ndihmuar. Hoti i Ri, Gruda e Re, Shtoi i Ri, Gucia e Re etj. edhe sot t’i kujtojnë emrat e origjinës së familjeve migrante. Mirëpo, sot ata janë kudo nëpër Shqipëri. Çamët janë kryesisht në Vlorë, në Fier, në Lushnjë, në Sarandë, në Tiranë, në Burrel, në Kavajë e në Krujë, kurse kosovarët u shpërndanë nëpër Shqipëri, thotë autori, dhe përfundon se këto migrime sollën ngushtimin etnik të trojeve shqiptare, çrregullime demografike, sidomos dëmtime të forcave njerëzore, dëmtuan traditat kulturore kombëtare e krahinore, dëmtuan gjallërinë e kombit, shkëputën përgjithmonë nga trualli amtar shqiptarët e shpërndarë nëpër Greqi, Turqi e Amerikë. Në anën tjetër, autori konstaton se popullsia e re dha ndihmë të fuqishme për zhvillimin ekonomik e shoqëror, dendësoi viset më pak të banuara, solli njohës të kulturave bujqësore dhe zejtare, si dhe u bë faktor i rëndësishëm i zhvillimit kulturor.12
12 12
Mar k Tir t a, po a t y, f. 119-121. Mar k Tir t a, po a t y, f. 125-126.
224
Z ym er Ujka n Nez i r i
Në kreun e tretë dhe të fundit të kësaj monografie studiuesi Mark Tirta shtron çështjen shumë me rëndësi e shumë të njohur për migrimin e shqiptarëve jashtë atdheut për të siguruar burime jetese ose për motive politike. E veçantë është lidhja e tyre me atdheun, ku ktheheshin shumë prej tyre. Ai përmend studiuesit R. Pinon, J.G. Han, J. S. Ruçek, H. Islami, Z. Shkodra, A. Hadri, M. Krasniqi, S. Uka etj. dhe veçon H. Islamin për problemin e shtruar në rrafshin sociologjik-etnologjik. Duke trajtuar migrimet tradicionale të hershme dhe migrimet më të reja në vendet e ndryshme të botës: Egjipt, SHBA, Argjentinë, Australi, Madagaskar, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Greqi, Meksikë, Brazil, Rusi etj., por sa u përket burimeve, mangësitë janë të mëdha, thotë autori. Me interes për migrimet është pasqyra e gjendjes janar-tetor 1922 për prefekturën e Gjirokastrës: 5 724 njerëz, prej të cilëve 2 348 nuk janë kthyer në atdhe dhe kanë mbetur kryesisht në Turqi, në Greqi dhe në Amerikë.13 Shifra të sakta nuk ka. Literatura dhe arkivat kanë të dhëna të përafërta ose të hamendshme. Bie fjala, në Amerikë, shqiptarët ortodoksë regjistroheshin edhe grekë, shqiptarët myslimanë regjistroheshin edhe turq, ose nga Egjipti, nga Rumania etj. «grek», «shqa», «turk», «latin» i regjistronin tanët në dhé të huaj, me qëllime të caktuara politike, sidomos në Ballkan e brenda Perandorisë Osmane. Qyteti me më shumë shqiptarë në botë ka qenë Stambolli, kurse Turqia përfshinte numrin më të madh në botë të shqiptarëve migrantë. Atje, më 1928, kishte rreth 300 000 shqiptarë, kurse më 1937, sipas gjeografit Ahmet Gashi, kishte rreth 500 000 shqiptarë. Po këtë shifër ai e përmend edhe për arbëreshët në Greqi. S. Frashëri e A. Galanti (1901) japin shifrën rreth 300 000. 13
Mar k Tir t a, po a t y, f. 135.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
225
Në Rumani, më 1920, kishte 200 000 shqiptarë, por shumë u regjistruan si rumunë e si grekë, në bazë të konfesionit të tyre. Edhe në Bullgari kishte dy-tre mijë migrantë, kurse nga shekulli XVI ishin edhe rreth 25 000 të tjerë në Rodope. Për Egjipt, shifrën 30 000, autori e konsideron të zmadhuar. Për Itali jep shifrën 200 000 për ngulimet arbëreshe, e për migrantët e fundit të shek. XX nuk ka të dhëna. Në të dy Amerikat kishin vajtur rreth 80 000 shqiptarë deri nga fundi i Luftës I Botërore. Në vijim autori bën këtë konstatim për migrimin e shqiptarëve për periudhën në sundim: edhe para gjysmës së dytë të shek. XIX shqiptarët e kishin rrahur kurbetin; brenda Perandorisë Osmane ndërtonin si në një shtet të tyre; rruga ndërkombëtare Durrës-Ohër-Manastir-Selanik ka qenë shfrytëzuar për migrime. Mjeshtër shqiptarë kërkoheshin në Stamboll, Greqi, Bullgari, Dalmaci, Serbi etj., që u bënë migrantë të përhershëm; Jugu i Shqipërisë ka mbajtur lidhjet me arbëreshët e Greqisë, si dhe me arbëreshët e Italisë (70 km. Karabarun – Brindis) i ka mbajtur disa lidhje. Mjerimi ekonomik, social dhe detyrimi për të shkuar nizam ishin faktorë shtytës i mërgimit. Sipas dendësisë së mërgimit, autori i ndan trojet shqiptare në 4 grupe: 1. Korça, Përmeti, Kolonja, Pogradeci, pjesërisht Gjirokastra, Bregdeti i Himarës dhe i Sarandës, Rrëza e Tepelenës. 2. Myzeqeja, Vlora, Tepelena, Berati, Skrapari, Dibra, Maqedonia Perëndimore, Kosova, Çamëria. 3. Elbasani, Kavaja, Durrësi, Mati, Shqipëria e Mesme dhe viset tona në Mal të Zi. 4. Disa malësi të Veriut e të Shqipërisë së Mesme kishin migrime të pakta. Shkodra ka pasur më shumë lëvizja migruese.
226
Z ym er Ujka n Nez i r i
Gjendja pas Lu ftës së Parë Botërore Për gjendjen pas Luftës së Parë Botërore, autori Mark Tirta shtron çështje me interes. Ai thotë se u kthyen 15 000 mërgimtarë nga Amerika (F. Konica), por mërgimi nuk u ndal për shkak të varfërisë e të pasigurisë, të luftërave me fqinjët. Më 1923 u lëshua urdhëresa që kufizonte ose e ndalonte mërgimin nga Shqipëria me arsyetimin «se tokat e Shqipërisë kanë nevojë të madhe për krah pune...», por mërgimi nuk ndalet, sidomos në Jug. Ikjet bëheshin fshehtas, ndonëse disa shtete ndalonin ardhjen e migrantëve, nga Rumania e deri në SHBA, përveç specialistëve në fushë të zejeve. Disa sish u bënë të përmendur në fushë të ndërtimtarisë, sidomos në Turqi, ku disa migrantë bënë karrierë ushtarake ose administrative në Stamboll, Bursa, Izmir etj. Këto të dhëna janë me peshë për historinë e etnokulturës shqiptare dhe për gjeografinë e shtrirjes së saj. Përmetarët u bënë të përmendur në Bullgari e Vllahi si mjeshtër të ujësjellësit, Tomorica e Opari për shtrimin e rrugëve të Stambollit, Leskoviku si opingarë e saraçë në Azi të Vogël e Ballkan, po edhe si mishshitës në Stamboll e gjetiu bashkë me Përmetin. Hasi e Tetova si bukëpjekës, Mati e Elbasani si rrushtarë, Korça në tregti dhe ndërtim, Dibra, Prizreni e Gostivari për ëmbëlsira etj. Shqiptarët punonin edhe në fusha, në hekurudha, në miniera, në porte detare, në pijetore e gjellëtore, në fabrika etj. Ndonëse shqiptarët ishin shumë të lidhur me atdheun dhe me fatin e tij, u larguan për t’i shpëtuar varfërisë e mjerimit dhe padrejtësive shoqërore. Përveç migrimeve individuale, pas vitit 1925 hapet udha edhe për migrime familjare, thotë autori. Edhe lidhjet ekonomike e politike me atdheun janë çështje me rëndësi, sepse mërgimtarët bënin përpjekje të mëdha që Shqipëria të bëhet vend i përparuar. Ata grum-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
227
bullojnë të holla për sheshe, për rrugë, për ujësjellës, për varreza, për kryengritje (1911). Autori thotë se një nga veprimtaritë kryesore të migrantëve ishte mësimi i shqipes në kurse, ndërsa në Bukuresht u hap gjimnazi shqip i Nikolla Naços. Mirëpo, kurbeti pengoi zhvillimin e industrisë, të zejeve e të qyteteve, si jetën familjare, në njërën anë, kurse në anën tjetër, ai u bë shtytës për zhvillimin kombëtar e shoqëror të vendit. Kjo vepër e studiuesit Mark Tirta, që ka rëndësi të veçantë për studimet tona albanologjike e sidomos për historinë e etnokulturës shqiptare, mbyllet me bibliografi të pasur, me regjistrimin e materialeve arkivore, me treguesin e emrave të vendeve, treguesin e emrave të njerëzve, treguesin e emrave të fiseve e të lagjeve, treguesin e emërtimeve historike e kronologjike dhe treguesin emëror të shoqatave.
228
Z ym er Ujka n Nez i r i
CONTRIBUTION O F MARK TIRTA O N ALBANIAN MIGRATIO NS Summary Mark Tirta, in his monographic book “Albanian Migrations intern and outside of the country” (from the forties of nineteenth century – to the forties of twentieth century), has studied internal and external migration of Albanians in ethnological aspect. Historical time of the study includes the period from the beginning of Albanian National Renaissance to the beginning of Second World War. After an explicit and effete study on migrations globally, author speaks on classification of migrations, as well as the motives that determine the reason and direction of migrations, especially psychological and ethno social ones. Author considers that great narrowness of Albanian ethnic territories and their assimilation is the most difficult and questionable problem. Holding up on data given by Skymm, there lived over two million of Illyrians from the Panonia border to the Ambrakia gulf. Approximately as much inhabitants had also Arbrorian population during fourteenth to fifteenth centuries. Thus, beside the wars with ottoman also have migration to foreign countries been the reason why Albanians didn’t get larger in number since the Battle in Kosova to the end of nineteenth centu-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
229
ry. However, regardless of this big many-centennial misfortune, author concludes that this population and their language remained integrated, against the presence of lots of migrations from antiquity to present days. Historical circumstances of migrating movements, displacements from mountains to fields, movements outside of prefectures, migration to the cities, migration movements and social life have also s been studied explicitly by the author. He also propounds the issue of foreign migrating populations in Albania, mainly in the cities such as Durrës, Vlorë, Shkodër, Ulqin, Lezhë etc. They were entrepreneurs, merchants etc who have returned or have been assimilated. The chapter on forced migrations of Albanian population has particular weight. Starts with departure of 200 000 peoples to Greece and Italy in fifteenth century, departures of eighteenth century, forced fluxes in nineteenth – twentieth century from their territories in Montenegro, Serbia, Macedonia, Greece, where Albanians were majority, that unduly, by Great Powers, were detached from Albanian trunk. Only in Greece, according to J. F. Fallmerayer, there were so many Albanians in fourteenth and the beginning of the fifteenth century that could enslave Greece if there were not ottoman invasion. Author stops on migrations of 1875 –1878 and 1880 –1885 and gives a thrilling review of violently displaced Albanian population from Nish to the province of Llap, that numbers 300 000 of them. He also mentions violent expulsion of Albanians that remained in Montenegro from Kolashin, Nikshiq, Zhabljak, Ulqin etc. From 1900 in Albania arrive Albanians chased from Bulgaria and Greece, as well as Çamëria, and in 1912 – 1914 also from Kosova, Montenegro, from
230
Z ym er Ujka n Nez i r i
Western Macedonia, Çamëria etc. Citing the author B. Babić, M. Tirta gives cipher of 200 000 expelled by force from Balkans to Turkey, in 1912, among which the most were Albanians. Author cites I. Ivanof and gives cipher of 120 000 Albanians from territories of Macedonia massacred in 1912. M. Tirta writes also for a wave of 1918 – 1922, followed up with the unseen terror of neighboring countries. Author claims, that by 1927 in Turkey have migrated around 300 000 Albanians from all Albanian territories. Under way he writes also for çam wave of 1940 – 1941 in Albania, as well as of that of 1944 – 1945, which one he calls one of the most heartbreaking and painful. These migrations, according to the author, resulted with the ethnic narrowness of Albanian territories, demographic disorders, especially with damage in human forces, damages in cultural tradition of nation and provinces, damaged national vitality, detached for good from their trunk of origin Albanians scattered in Italy, Greece, Turkey, United States etc. Economic, social misery, and enforcement to go as nizams (solders) were main factors of instigation, but emigration, claims author, prevented development of industrial, handicrafts and of the cities, as well as family life in one side and in the other became inatigated national and social development of country. This book of scholar Mark Tirta, is of particular relevance in studies in Albanology and Balkanology and especially regarding the history of Albanian ethno culture.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
231
II. 4. MONOGRAFIA E PARË PËR MITOLOGJINË NDËR SHQIPTARË E STUDIUES IT MARK TIRTA H y rj e «Mitologjia ndër shqiptarë»,1 është kurorëzim i punës së Mark Tirtës, të gjatë rreth dyzet vjet në lëmin e etnologjisë e të studimeve të mitologjisë ndër shqiptarë.2 Autori është studiues në Institutin e Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe profesor universitar në Tiranë e në Prishtinë.3 Po ashtu është personalitet i nderuar në qarqet shkencore kombëtare dhe ndërko-
1
2
3
Prof. Dr. Mar k T irt a , Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Dega e Etnologjisë, Tiranë, 2004, 452 f. Z ym er Nez i r i , Fjalë përuruese për veprën e prof. dr. Mark Tirtës Mitologjia ndër shqiptarë, botim i Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përurim në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 12 nëntor 2004. Shihni botimin e parë: Zym er Nez i ri , «Monografia e parë ndër shqiptarë» në: gaz. «Koha Ditore», Prishtinë, 20 nëntor 2004, f. 28. Z ym er Nez i r i , «Monografia e parë për mitologjinë ndër shqiptarë», në: «Buletini Alb-Shkenca», Tiranë-Prishtinë-Shkup, dhjetor 2004, f. 8-9.
232
Z ym er Ujka n Nez i r i
mbëtare.4 Kontributi i tij në fushat e studimeve albanologjike është i madh. Në etnologji është një emër shumë i çmuar. Ka botuar mbi 300 zëra bibliografikë nga vitet ‘60 e këndej. Është autor edhe i tetë botimeve të veçanta nga fusha e etnologjisë. Libri i tij i fundit, që po e përurojmë sot, «Mitologjia ndër shqiptarë», e cila doli nga shtypi para tre muajsh, është kurorëzim i punës së tij të gjatë shumëvjeçare. Ashtu siç na bën me dije edhe në parathënie, edhe unë dua që në këtë përurim t’ju njoftoj se kjo vepër, e nisur me 1969, ka qenë gati për shtyp që më 1976, por nuk u botua, sepse në ato vite autori i saj përjetoi përplasje politike, por falë angazhimit të prof. Aleks Budës dhe të prof. Eqrem Çabejt, nuk ra në atë greminë të thellë, siç pohon edhe vetë, por edhe me shumë modesti thotë se «mua nuk më takon nderi të kem qenë disident i ideve e i politikës së kohës».5 Përmbajtja Studiuesi Mark Tirta këtë vepër e ka shtruar në 12 krerë, që zënë 452 faqe të librit. Në dy krerët e fillimit (f.11-47) ka përfshirë çështje që kanë të bëjnë me arealin kulturor dhe mitologjinë, fillimet e besimit, ritet e magjitë, mitin e religjionin dhe teoritë-evemerizmi, simbolizmi, teoria filologjike dhe teoria natyrore, si dhe të dhëna për gjurmë të hershme, për kërkimet në dy shekujt e fundit në fushë të mitologjisë dhe synime e probleme. Krerët vijues, nga i treti e deri në të gjashtin (f. 48-170), u kushtohen 4
Shihni edhe versionin: Zym er Nez i r i , «Monografia e parë për mitologjinë ndër shqiptarë», në: «Buletini Alb-Shkenca», Tiranë-Prishtinë-Shkup, dhjetor 2004, f. 8-9. 5 Mar k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, vep. e cit., f. 10.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
233
kulteve të natyrës, kultit të gurit, kultit të shpellave, qenieve mitike dhe demonëve, gjarprit dhe vendit të tij në mitologji. Kreu i shtatë dhe ai i tetë (f. 171-243), që janë njëkohësisht edhe pjesa qendrore e kësaj monografie, trajtojnë çështje shumë me peshë për kultet e jetës familjare dhe për jetën në rite e besime, kurse kultet e bujqësisë e të blegtorisë janë shtruar në kreun e nëntë (f. 244-275). Në tre krerët e fundit (f. 276-391) autori shqyrton ritet kalendarike, kultet në mjeshtëri e zeje dhe kultin e numrave ndër shqiptarë. Prob leme dhe rezu ltat e 1. Nga çështjet e shtruara në veprën Mitologjia ndër shqiptarë, veçohen: kultet kozmike: kulti i diellit, kulti i hënës, kulti i yjeve; kultet tokësore: kulti i gurit, kulti i shkëmbinjve, kulti i shpellave; kulte bujqësore e blegtorale; kulte të jetës familjare: Nëna e Vatrës, Ora e shtëpisë, Ora e njeriut, simbolet e amësisë, Shtriga, emrat vetjakë; kulte të natyrës: kulti i lisave, kulti i mrizeve, kulti i burimeve, kulti i rrugëve, kulti i vendpushimeve; kulti i gjallesave: kulti i bletës, kulti i buklës, kulti i bushit të kënetës, kulti i dhive të egra, kulti i kaprollit, kulti i shqiponjës, kulti i ujkut, dhe, në fund, kulti i numrave: 3, 7, 9, 12, 40. 2. Nga fusha e demonologjisë, shkencë që studion figurat mitike, autori ka shtruar dhe ka trajtuar figurat më kryesore të besimeve popullore-qeniet mitike: Zana e Bariu i Shenjtë-hyjni të natyrës, Dragoi-hyjni mbrojtës i bashkësisë njerëzore, Kuçedra-personifikim i forcave shkatërruese, Ora-hyjni mbrojtëse e njeriut, e fisit ose e bashkësisë territoriale; figura mitike: Gjiganti, Herri, Syqeni, Lugati, Vampiri, Ksheta etj.; heronj mitikë të kulturës: kreshnikët Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia; topo-
234
Z ym er Ujka n Nez i r i
nime mitike, që po ashtu janë trajtuar gjerësisht e me kompetencë të lartë profesionale. 3. Gjarpri në mitologji është një krye i tërë i kësaj vepre, i punuar me shumë përkushtim nga autori M. Tirta, për këtë zotërues të tokës e të nëntokës, mbrojtës i shtëpisë e i familjes, fatsjellës me cilësi shëruese; për paraqitjen e tij në zbukurime popullore, për emrin i tij në toponime e antroponime dhe për shfaqjen e tij në prozë e në poezi popullore. 4. Autori e ka përqendruar vëmendjen edhe te ritet kalendarike: zjarret rituale në pjellori, buzmi, bimësia, bimët bujqësore, përshëndetësi këmbëmbarë, ujërat për bujqësi e blegtori etj; te ritet në mjeshtëri e zeje: rite e besime në provë trualli, flijime në themel, shtëpia e re, sakrifica njerëzore në ndërtime. 5. Rite e besime për vdekjen po ashtu tërheqin vëmendjen e lexuesit. Autori ato i ka shtruar në tetë nënkrerë: të vdekurit dhe të gjallët, gjëma e burrave, vajet e grave, simbolika e gjëmës dhe e vajeve, shpirti i të vdekurit, shërbimi në atë jetë, respekti, hyjnizim e frikë nga i vdekuri, kulti i varreve dhe njëjtësi e ndërthurje ritesh. Në përfundim të këtij kreu ai thotë se: «këto rite e besime për vdekjen, për të vdekurit, për varrimet, janë një pasqyrë e gjallë, marrë në një kuptim të veçantë, e veçanësive etnopsikologjike të shqiptarëve, e trashëgimeve të tyre, prurë nga thellësitë e shekujve, pasqyrë e historisë së tij etnike e kulturore».6
6
Mar k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, vep. e cit., f. 243.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
235
Dilema Autori thotë se për hartimin e kësaj monografie ka shfrytëzuar përvojën e vet shumëvjeçare të hulumtimeve, gjatë ekspeditave në malësitë shqiptare, lidhur me mitet, ritet, zakonet e besimet e ndryshme në terren, në kuadër të etnokulturës shqiptare. Natyrisht, ai ka shfrytëzuar edhe të dhënat e shumta arkivore të Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë dhe ka konsultuar hollësishëm literaturën për mitologjinë shqiptare. Lidhur me dilemat e klasifikimit të materialit në krerë të veçantë7 në këtë monografi, autori ka pasur parasysh edhe radhitjen sipas përmbajtjes së miteve e besimeve (kulti i tokës, i diellit, i zjarrit etj.), radhitjen sipas dukurive të jetës së njeriut (kulte të jetës familjare, fisnore, bujqësore etj.) si dhe radhitjen sipas vazhdimësisë historike të riteve, miteve a besimeve (magjia, totemizmi, fetishizmi etj.). Të parën e konsideron më praktike, por edhe pengesë për shqyrtime të gjithanshme. E dyta i duket më e mira, por jo edhe e përshtatshme për rreshtimin e çështjeve në shqyrtim. Edhe të tretën e quan të mirë, por edhe të pamundshme për shkak të natyrës së burimeve, të evolucionit etj. Ky rreshtim në këtë vepër, është kombinim i të tria mënyrave të mbarështrimit të materialit,8 siç pohon edhe vetë autori. Kur është fjala për metodat për shqyrtimin e materialit, ai ka përdorur gjerësisht metodën e përgjithshme etnologjike të shqyrtimit të faktografisë së bollshme në dy shekujt e fundit, ndërlidhjen e saj me kohët vona e të hershme, në rrafshin sinkronik dhe diakronik, në kuadër të etnokulturës shqiptare, por edhe në
7 8
Mar k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, vep. e cit., f. 45-47. Mar k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, vep. e cit., f. 46.
236
Z ym er Ujka n Nez i r i
rrafshin krahasues me kulturat e popujve fqinjë dhe të popujve të tjerë.9 Nga literatura kombëtare e ajo ndërkombëtare dhe nga burimet me materiale e studime për mitologjinë ndër shqiptarë, autori përmend studiuesit: A. Bue, J. G. Han, G. Majer, H. Pedersen, F. Nopça, E. Durham, M. Hasllëk, M. Lamberc, F. Degrand, Koci etj. ; pastaj autorët tanë: De Rada, Th. Mitko, Z. Jubani, J. Vreto, K. Kristoforidhi, S. Dine, Sh. Gjeçovi, E. Çabej, B. Palaj, K. Kamsi, St. Frashëri, K. Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, A. Turabiu, N. Suma, Ll. Karafili, M. Sirdani, I. Dalliu, V. Xhaçka, H. Bushati, K. Shtjefni, M. Krasniqi, A. Uçi, K. Halimi, Z. Sako, Q. Haxhihasani, Rr. Zojzi, A. Gjergji, S. Fetiu, D. Statovci, Z. Neziri, A. Zejnullahu, U. Xhemaj etj. Përveç mbylljes, që është një sintezë gjithëpërfshirëse e shqyrtimeve, e zbërthimeve dhe e konstatimeve në fushë të mitologjisë, vepra e prof. dr. Mark Tirtës Mitologjia ndër shqiptarë ka edhe aparaturën e nevojshme shkencore: shkurtesat në anglisht, bibliografinë, shkurtimet e emërtimeve, treguesin tematik, treguesin gjeografik dhe treguesin e personave, që kësaj vepre ia shtojnë vlerën e përdorimit nga lexuesit dhe studiuesit e mitologjisë ndër shqiptarë. Përfundi m Ashtu siç thotë edhe vetë autori, synimi i tij ka qenë paraqitja në një rrafsh sa më të gjerë të disa nga problemet më madhore, më themelore e më të dukshme të mitologjisë shqiptare dhe këtë synim e ka realizuar me sukses në këtë monografi të parë e këtij lloji në Tiranë e në Prishtinë, vepër me interes për etnologjinë shqiptare, doracak për studiuesit e mitologjisë ndër shqiptarë dhe libër i domosdoshëm për të gjithë studiuesit e mitologjisë. 9
Mar k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, vep. e cit., f. 47.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
237
MARK TIRTA, AUTHO R OF TH E FIRST MONOGRAPH ON MYTHO LO GY AMONG ALBANIANS Summary Mythologies among Albanians is coronation of Mark Tirtas’ work long 40 years in the field of ethnology and studies in mythology among Albanians. This book is written in 12 chapters, in 452 pages. In first chapters are incorporated issues regarding cultural area and mythology, origins of beliefs, rites and magic, myth and religion and theories –evemerism, symbolism, literary theory and natural theory, as data on ancient vestiges, on searching made two last centuries in the field of mythology as well as objectives and problems. Following chapters, from third one to sixth, are dedicated to cults of nature, stone cult, cave cult, mythical creatures and demons, snake and its place in mythology. Seventh and eighth chapter that are simultaneously a crucial part of this monograph, study issues of important weight on cults regarding family life and life in rites and beliefs, while agricultural cults are propounded in chapter nine. In three last chapters author studies calendar rites, cults in artistry and handicraft and cult of numbers.
238
Z ym er Ujka n Nez i r i
Among issues propounded in this book are distinguished: cosmic cults; solar cult, lunar cult, aster cult; terrestrial cults: stone cult, rock cult, cave cult; agricultural cult; family cults: Mother of Hearth, home nymph, personal nymph, symbols of motherhood, witch, personal names; cults of nature: cult of oak, spring cult, path cult, cult of places for rest; animal cult: bees cult, weasel cult, cult of lake animal, chamois cult, deer cult, eagle cult, wolf cult; and finally cult of numbers: 3, 7, 9, 12, 40. In the field of demonology, science that studies mythical creatures, M. Tirta has propound and studied main creatures in folk beliefs – mythical creatures: Fairy (Zana) and Holy Shepherd (Bariu i Shenjtë) – deity of nature, Dragoon (Dragoi) – deity that protects human community, Dragon - (Kuçedra)– personification of destructive powers, Nymph (Ora)– deity as human protector, tribe protector and of territorial community; Mythical figures/creatures: Giant (Gjiganti), Dog eye (Syqeni), Cockatrice (Lugati), Vampire (Vampiri) etc.; mythical cultural heroes: heroes Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia; mythical toponym, that also has been studied explicitly and with high professional competence. Snake in mythology holds a whole chapter in this book, worked very zealously by the author, regarding this creature which is a master of ground and underground, protector of home and family, fortunate with healing qualities; its appearance in folk ornamentation, regarding its name in toponomy and anthroponomy and regarding its presence in folk prose and poetry. Authorhas focused his attention to calendar/annual rites: ritual fires for fertility, buzmi (ritual tree trunk), flora, agricultural plants, saint greeter, water in agriculture
ST UDI ME PĂ‹ R FO LKL O RIN, II
239
etc.; to rites in artistry and handicraft: rites and beliefs in trying land, sacrifices in foundation of houses, new houses, human sacrifices in buildings Rites and beliefs on death also attract attention. Author has propound them in nine subchapters: dead and living people, ritual men lament called gjama, women lament, symbolic of gjama and lament, soul of the dead one, service in another life, respect, deification and fear of the dead, cult of graves and identifications and intertwining among rites. M. Tirta has used broadly general ethnological method in studying sufficient facts in two recent centuries, their intertwining with ancient times, in synchronic and diachronic aspect, in a frame of Albanian ethno culture, but also in comparative aspect with neighboring and other cultures. His intent was presentation of some relevant issues in a broader sense, essential and distinguishing issues in Albanian mythology and this intention was athieved successfully in this monograph which is the firs of this type in Tirana and Prishtina, a book of great interest for Albanian ethnology, a directory book for scholars of mythology among Albanians and a necessary book for scholars of mythology in general.
240
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
241
II. 5. PRO FESO R MARK TIRTA DHE ETNOLOG JIA SHQIPTARE 1 1
Hyrje Mark Tirta (1935), i lindur në Orosh të Mirditës, sot është njëri ndër etnologët më të njohur. Ky punim u shkrua me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij. Mirdita ishte zona ku për një kohë të gjatë ai do të bëjë hulumtime nga më të ndryshmet: gjuhësore, historike e arkeologjike, folklorike dhe sidomos etnologjike. Mirdita njëkohësisht do të bëhet nga ai vatra e burimeve dhe e shtjellimeve të një vargu dukurish e fenomenesh etnohistorike dhe etnopsikologjike të trashëgimisë e të kulturës tradicionale me përmasa kombëtare dhe botërore. Duke hapur rrethin e kërkimeve në terren, ai hulumton edhe në krahinat e tjera të Shqipërisë etnografike (Malësia e Gjakovës, Rrafshi i Dukagjinit, Malësia e Tetovës, Lugina e Vardarit, Malësia e Madhe, Mati, Labëria, Tomorica, krahinat etnografike në Greqi etj.) dhe duke hulumtuar ndër biblioteka arritjet e dijes në zhvillimin e saj historik për etnologjinë shqiptare, profesor Marku do t’i sjellë dijes albanologjike atë që e kishin provuar, por nuk kishin arritur ta bëjnë shumë stu1
Bashkautor me prof. asc. dr. Begz a d Ba l i un , Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës.
242
Z ym er Ujka n Nez i r i
diues vendorë dhe të huaj në dy shekujt e fundit. Në të vërtetë, profesor Mark Tirta do të bëhet pjesë e zhvillimeve të etnologjisë universale me përfaqësimin e tij në konferencat shkencore ndërkombëtare dhe me angazhimin e tij në projektet e përbashkëta ndërakademike.2 Në parantezën e një botimi përu rues Një brez studiuesish, që shënojnë majat e horizonteve të tyre shkencore, po vjen me tërë shkëlqimin e tij, ndërkohë që mësuesit e tyre tashmë kanë perënduar në dy dekadat e fundit. Një brez, për përvojën e të cilit, ashtu si edhe për veprën e tij deri më tash, kemi nevojë të dimë edhe ne, si dhe të tjerët, në të ardhmen. Ky do të ishte mesazhi fillestar që sjell vepra e sapobotuar, kushtuar etnologut, njërit ndër më të shquarit jo vetëm në radhën e llojit të tij ndër shqiptarët, por edhe në Ballkan e për më tej në hapësirën e Evropës Juglindore, profesorit Mark Tirta. Autori i kësaj vepre, poeti dhe publicisti Fran Lleshi, sikur shprehet në fjalën hyrëse, krejt rastësisht ishte nxitur për një projekt të tillë, por duke parë kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Mark Tirtës në fushë të etnologjisë dhe madje jo vetëm të saj, sidomos duke parë përvojën e tij jetësore e shkencore, së cilës ia kishte kushtuar një jetë të tërë, kishte vënë re se për një mal dëshmish shkencore e të komunikimit ndërshkencor,
2
Shihni botimin e parë: Z ym er Nez i r i dhe Begz a d Ba l i u, «Profesor Mark Tirta dhe etnologjia shqiptare», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 36, 2006, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2007, f. 63-81.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
243
për të cilat, më shumë sesa kushdo tjetër, kemi nevojë ne, pasardhësit: nxënësit dhe miqtë e tij njëkohësisht.3 Një skicë sado e përgjithësuar kronologjike për jetën e tij sjell me radhë momentet më të rëndësishme që kanë përcaktuar arritjet jetësore, familjare, arsimore dhe shkencore të profesor Mark Tirtës, gjurmët e të cilit nisin shtatëdhjetë vjet më parë (1935) në Orosh të Mirditës dhe vazhdojnë me mësimet e para në vendlindje, me shkollimin e lartë në Shkodër e Tiranë, për të kulmuar specializimet në institucionet shkencore, ku mori gjithashtu edhe gradat shkencore e thirrjet më të larta universitare. Në këtë rrjedhë të arritjeve shkencore, profesor Mark Tirta u falet tre mësuesve, të cilët për të paraqesin trininë e shenjtë: mësuesja Davida Lleshi (Gjomarku) në shkollën fillore në Grykë-Orosh të Mirditës; profesori i letërsisë e shkrimtari Petro Marko dhe studiuesi i mirënjohur, prof. Jup Kastrati.4 Po interesimet në këtë përvjetor nuk nxiten vetëm prej horizontit diturak të profesor Tirtës. Më parë se prej fushës arsimore, interesimet tona nxiten sidomos prej kontributeve të tërësishme të profesor Mark Tirtës dhënë kësaj fushe studimore të etnologjisë, jo vetëm të përmasave krahinore, kombëtare e rajonale, por edhe botërore. E megjithatë, sikur mund të shihet prej biografisë jetësore e kërkimore dhe prej bibliografisë shkencore të tij, 5 prej3
Fr an Ll esh i , Mark Tirta - ky etnolog, botoi «Extra», Tiranë, 2005, f. 128. 4 Shihni: Mar k T irt a , «Fisnikëri shenjtërie te prof. dr. Jup Kastrati», (dorëshkrim), Tiranë, 15.4.2002, f. 2, 4. 5 Në të gjitha rastet i referohemi Bibliografisë (jo të plotë) të profesor Mark Tirtës, përgatitur nga asistenti i tij, mr. Nebi Ba r dhosh i .
244
Z ym er Ujka n Nez i r i
ardhja krahinore, kombëtare e rajonale do ta përcaktojë edhe rrezatimin e tij hulumtues dhe shkencor. Pro fesor Mark Ti rt a dhe Mirdita I lindur në njërin prej fshatrave më të njohur të krahinës së Mirditës, ai jo vetëm që merr hapat e parë të dijes, por për një kohë do të kthehet për të punuar mësues këtu, për të vazhduar më tej edhe punën e drejtuesit dhe të inspektorit arsimor në gjithë zonën. Nëse kontributi i tij dhënë vendlindjes në fushë të arsimit përfundon në fazën e parë të përpjekjeve të tij arsimore, kontributi i tij në fushë të hulumtimeve dhe të sintezave shkencore do të jetë largvajtës. Mirdita ishte zona kur për një kohë të gjatë ai do të bëjë hulumtime nga më të ndryshmet: gjuhësore,6 historike e arkeologjike,7 folklorike8 dhe sidomos etnologjike.9 Mirdita njëkohësisht do të bëhet nga ai vatra e burimeve dhe e shtjellimeve të një vargu dukurish e fenomenesh 6
7
8
9
Ma r k Tir t a, «Etnokultura e Mirditës përmes toponimeve», në: «Mirdita», mars, Tiranë, SHKAM, 2001, f. 3-4. Ma r k T ir ta , «Gjurmë të lashtësisë në Mirditë», në: Materiale të Sesionit Arkeologjik, Tiranë, 2-3. X. 1967, f. 82-93; Mar k T ir ta , «Parathënie», në: Pa l Doçi , Vetëqeverisja e Mirditës, Tiranë, 1996, f. 3-4. Shihni: Mar k T irt a , «Zbulojnë e mbledhin thesare të kulturës», në: rev. «Mësuesi», Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Tiranë, 1966, 30 shtator, f. 3. Shihni: Mar k T ir ta , Mirdita. Njohuri për vendlindjen, (bashkautor), Tiranë, GEER, 1999, f. 200; Mar k T ir ta , Etnologjia e Mirditës (dorëshkrim); Mar k T ir ta , «Mirdita», në: Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 711-712; Mar k T ir ta , «Figura e Zanës në besimet popullore», në: «Bashkimi», organ i Frontit Demokratik të Shqipërisë, Tiranë, 1985, 31 mars, f. 3.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
245
etnohistorike dhe etnopsikologjike të trashëgimisë e të kulturës tradicionale me përmasa kombëtare dhe botërore. Po në këtë kohë shtëpia e tij do të bëhet strehë e gjetjeve të shumta materiale, të cilat më vonë do të sistemohen në Muzeun e Rrethit. Përtej kërkimeve etnologjike, qofshin ato materiale apo shpirtërore, nxjerrin krye një mal artikujsh publicistikë, kërkimorë, monografikë, enciklopedikë e madje sintetizues, të parë në rrafshin sinkronik e diakronik, që profesor Mark Tirta i ka shkruar për dyzet vjet me radhë në shtypin ditor, i ka referuar në konferencat shkencore kombëtare e ndërkombëtare, apo i ka botuar në revistat shkencore të tyre, në të cilat krahina etnografike e Mirditës ka qenë objekt qendror apo anësor trajtimi. Duke ubikuar gjurmët iliro-romake të Mirditës dhe duke i bërë objekt studimi, duke e identifikuar botën materiale (shtëpinë, artizanatet prej druri e guri dhe veshjet) dhe botën shpirtërore (doket, mitet, besimet) të jetesës mesjetare të banorëve të kësaj zone dhe duke i bërë ato sinteza të veçanta apo të përgjithshme shkencore, profesor Mark Tirta, vendlindjen e tij, në kontekstin etnologjik, e ka bërë pjesë të kulturës homogjene kombëtare dhe pjesë të etnologjisë së përbotshme. Në kolonën e gjatë të këtyre botimeve, sot vendin kryesor zënë veprat: Mirdita – njohuri për vendlindjen (me bashkautorësi, 2000) dhe Etnologjia e Mirditës (dorëshkrim), një prej projekteve model për studimet etnologjike në përmasa të krahinave tona etnografike. Po t’u bëhet një prerje më e thellë dhe një shikim më i përimtuar aktiviteteve të tij kërkimore në krahinën e Mirditës, do të mund të shohim se profesor Mark Tirta, duke hulumtuar reliktet etnohistorike të Mirditës, ka shkruar shumë për pasurinë e saj etnologjike, si: ndërtimet arkitek-
246
Z ym er Ujka n Nez i r i
tonike (ura, rrënoja, fortifikata, kështjella, qendra banimi, objekte baritore);10 objekte religjioze, artistike, trashëgimi gojore (mite, prozë tregimtare, kujtime për figura të shquara, sidomos ato për Skënderbeun, 11 besime, kulte);12 veshje,13 familja,14 lëvizjet e popullatës15 etj. 10
Shihni: Mar k Tir t a, «Ura e Vaut të Madh », në: rev. «Mësuesi», e përjavshme arsimore-kulturale, Tiranë, 1966, 21 maj, f. 4; Ma r k T ir t a, «Një kambanë e shekullit të XVI», në: rev. «Mësuesi», Tiranë, 1966, 2 dhjetor, f. 3. 11 Mar k T irt a , «Figura e Skënderbeut në gojëdhënën popullore të krahinës së Mirditës dhe në faktet historike», referat i mbajtur në sesionin shkencor të organizuar në Rrëshen, Mirditë, më 28. 10. 1967, botuar në almanakun «Mirdita», 1, Tiranë, 1968, f. 7-18; Ma r k T ir ta , «Figura e Skënderbeut në gojëdhënën popullore të Mirditës», në: rev. «Studime filologjike», 4, Tiranë, 1967, f. 156-160. 12 Ma r k T ir ta , «Elemente të kulteve ilire tek shqiptarët (Kulti i diellit) », në: rev. «Etnografia shqiptare», V, 1974, Tiranë, f. 31-42; Ma r k T ir t a, «Shqiponja me dy krerë», në: «10 korriku», 7, Tiranë, 1975, f. 30; Mar k T ir ta , «Probleme të besimeve në kulturën popullore», rev. «Studime historike», 4, Tiranë, 1976, f. 221-228; Ma r k T ir t a, «Kulte të bujqësisë dhe të blegtorisë në popullin tonë», në: rev. «Etnografia shqiptare», 9, Tiranë, 1978, f. 155-206; Ma r k T ir t a, «Aspekte të kultit të të parëve e të të vdekurve ndër shqiptarët», në: rev. «Etnografia shqiptare», X, Tiranë, 1979, f. 5198; Mar k Tir t a, «Zjarret rituale të motmotit në popullin tonë», përgatitur për botim për Atlasin etnografik shqiptar, Tiranë, 1978. 13 Ma r k T ir ta , Veshjet popullore shqiptare, vëllimi I (me bashkautorë), përgatitur për botim më 1982, botuar në Milano, 1999, f. 210; Mar k T ir ta , vëllimi II, shtypur në Selanik, 2001, f. 210; Ma r k T ir ta , «Veshjet e Labërisë dhe probleme të ruajtjes së origjinalitetit të tyre», në: Probleme të zhvillimit të folklorit bashkëkohor, simpozium i Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës, 1978, Tiranë, 1980, f. 189-198; Mar k T ir ta , «Vështrim rreth veshjeve popullore të Librazhdit», në: rev. «Etnografia shqiptare», XII, 1982, Tiranë, f. 85-133; Mar k Tir t a, «Veshjet popullore të rrethit të Vlorës», në: Të njohim veshjet tona popullore, Tiranë, 1984, f. 66-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
247
P r e j n j ë s i v e e n c i k l o p e d i k e d e ri t e m o n o g ra f i a Duke bërë kërkime etnologjike përtej kufijve krahinorë, shtetërorë dhe etnikë, si dhe duke bërë rekapitulime çështjesh e metodash studimi të proceseve më të rëndësishme etnologjike,16 si dhe të bardëve të tyre,17 profesor Mark Tirta 81; Mar k T ir ta , «Veshjet popullore të rrethit të Tepelenës», në: Të njohim veshjet tona popullore, Tiranë, 1984, f. 49-67. 14 Ma r k T ir t a, «Ndryshime në strukturën e familjes punëtore në Mirditë», në: rev. «Kultura popullore», 1, Tiranë, 1980, f. 25-43. 15 Mar k T ir ta , Migrime të shqiptarëve, botimi i veçantë i revistës «Etnografia shqiptare», 18, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Sektori i Etnologjisë, Tiranë, 1999, f. 209; Mar k T ir ta , Lëvizje migruese të brendshme të popullsisë shqiptare (1945-1985), 218 f., përgatitur për botim më 1990, depozituar në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore, Tiranë; Mar k T ir t a, «Migrime të shqiptarëve nga trojet e tyre në shtetet fqinje e shpërngulje në Shqipëri», kumtesë e mbajtur në Strugë, në një simpozium ballkanik me temën bosht: «Migracioni nga Maqedonia prej fillimit e deri më sot», «Iselenistvoto od Makedonija od pojavata do denes», Struga 20-22 noemveri 2003, Skopje, 2004, f. 3038; Mar k T ir ta , «Migrime e qëndresë etnokulturore në Arbëreshët e Italisë», (I), në: rev. «Kultura popullore», 1-2, Instituti Kulturës Popullore, Tiranë, 2004, f. 61-76; Mar k Tir t a, «Hasi në shekuj e popullsia e tij», kumtesë e mbajtur në simpoziumin për Hasin, në Gjonaj, Has më 17.5.2005, bot. në: vëll. Tradita kulturore e Hasit, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2007, f. 111-128. 16 Ma r k T ir ta , «Etnografia, shkolla dhe mësuesi», në: gaz. «Zëri i popullit», organ i Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë, 1971, 6 mars, f. 3; Ma r k T ir t a, «Fushat etnografike, elementët kulturorë dhe probleme të punës kërkimore», në: rev. «Etnografia shqiptare», VII, Tiranë, 1976, f. 291-296. 17 Ma r k Tir t a, «Gjeçovi, atdhetar e shkencëtar i shquar», në: gaz. «Zëri i popullit», organ i Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë, 1989, 14 tetor, f. 3; Ma r k T ir ta , «Qemal Haxhihasani, folklorist e
248
Z ym er Ujka n Nez i r i
në sintezat e tij shkencore, fillimisht ka përgatitur një numër zërash enciklopedikë për shenjat identifikuese kombëtare, si elementë etnografikë dhe si bartës shkencorë, siç janë: besa, besimet popullore, betimi, Dragoi, dheu, gdhendja e drurit, Shtjefën Gjeçovi, Johan George von Hahn, Kuçedra, mallkimet, krahina e Mirditës, mitologjia popullore, morali popullor, Ora, përshëndetjet, urimet, Zana, për t’i thelluar në botimin e dytë të Fjalorit enciklopedik shqiptar edhe me njësi të reja, të cilat plotësojnë dhe zgjerojnë botën etnografike dhe etnologjike shqiptare, për: Anën e Malit (Anamalin), Arbëreshët e Zarës, babëzotin, studiuesen Oksana Budima, buzmin, shkencën e demonologjisë, festën popullore Dita e Verës, etnologun Abaz Dujaka, dheun, dhinë e egër, festën e Shën Gjergjit, festën e Shën Gjonit (Gjinit), festën e Shën Mitrit, festën e kujtesës popullore, studiuesin Stavro Th. Frashëri, të madhen etnologe Andromaqi Gjergji, studiuesen e dimensioneve ndërkombëtare Margaret Haslluk, etnologen Julia Ivanova, Gurra e Domgjonit, revistën e papërsëritshme Hylli i Dritës, Kolendrat, Kuçedrën, kultin e gurit, kultin e gjarprit, kultin e malit, qytetin e Kurbinit, Llazoret, Mandrat, Mrkoshin, studiuesin Ali Muka, Rusicat, barrën e vrame, etnologen Yllka etnolog i shquar shqiptar», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», XXI, 1991, Prishtinë, 1993, f. 17-32; Mar k T ir t a, «Ferenc Nopça-studiues i shquar i etnologjisë shqiptare», në: gaz. «Rilindja», Tiranë, 1993, 27 gusht, f.10; Mar k Tir t a, «Abaz Dojaka (1934-1993)», në: rev. «Kultura popullore», 2, 1991, Instituti Kulturës Popullore, Tiranë, 1994, f. 335-337; Mar k T i rt a, «Rrok Zojzi-studiues gjeneroz i etnologjisë shqiptare», në: gaz. «Rilindja demokratike», gazetë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë, 1994, 14 gusht, f. 2; Mar k T ir ta , «Kolë Luka (1917-1994)», në: rev. «Kultura popullore», 1-2, Instituti i Kulturës Popullore,Tiranë, 1997, f. 191-192.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
249
Selimi, krahinën e Shkrelit, Shkurtin, studiuesin Kahreman Ulqini, të pasionuarin pas traditës shqiptare- Zef Valentinin, varret, zanat dhe zonjën e shtëpisë. Pro feso r Mark Ti rt a dhe etnologjia shqi ptare Duke e thelluar horizontin e dijes, profesor Mark Tirta e ka zgjeruar fushën e kërkimeve dhe të studimeve për etnologjinë kombëtare. I specializuar në institucionet më të larta shkencore kombëtare dhe ligjërues në universitetet shtetërore të Tiranës e të Prishtinës, profesor Mark Tirta, me kohë, dijen për etnologjinë e bën objekt dhe sintezë të përmasave kombëtare. Duke hapur rrethin e kërkimeve në terren nga krahina e Mirditës edhe në krahinat e tjera të Shqipërisë etnografike (Malësia e Gjakovës, Rrafshi i Dukagjinit, Malësia e Tetovës, Lugina e Vardarit, Malësia e Madhe, Mati, Labëria, Tomorica, krahinat etnografike në Greqi etj.)18 dhe duke hulumtuar ndër biblioteka arritjet e dijes në zhvillimin e saj historik për etnologjinë shqiptare, profesor Marku do t’i sjellë dijes albanologjike (studiuesit Hani, Nopça, Lamberci, Durhami, Jokli, Çabej, Haslluk, A. Gjergji etj.) atë që e kishin provuar, por nuk kishin arritur ta bëjnë shumë studiues vendorë dhe të huaj
18
Shihni: Mar k Tir t a, «Copëza etnokulturore në arbërorët e Greqisë», në: rev. «Drita», Tiranë, 1985, 29 shtator, f. 12; Ma r k T ir t a, «Traditat arbërore në Eube të Greqisë», në: rev. «Shkenca dhe jeta», 5, Tiranë, 1986, f. 39; Mar k T irt a , «Ekspozita etnografike në Volos të Greqisë», në: rev. «Kultura popullore», 1, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 207-208; Mar k T irt a, «Ndenjësi dhe lëvizje të popullsisë në Shpat të Elbasanit», në: Shpati i Sipërm, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 11-27 etj.
250
Z ym er Ujka n Nez i r i
në dy shekujt e fundit: sintezat e mëdha Etnologjia e shqiptarëve19 dhe Mitologjia ndër shqiptarë.20 Etno logjia e shqiptarëve Vepra Etnologjia e shqiptarëve është njëra prej kryeveprave që profesor Mark Tirta i ka dhënë shkencës shqiptare. Duke mos qenë një monografi e konceptuar dhe e përgatitur brenda një projekti të caktuar, por një sintezë e kërkimeve, e studimeve dhe e projekteve kërkimore e ligjërimore jetësore, ajo, si edhe vepra Mitologjia ndër shqiptarë, bëhet traktati monumental i kontributeve të tij në fushë të etnologjisë. Vepra paraqet një korpus gjithëpërfshirës të jetës materiale, kulturore dhe shpirtërore të popullit shqiptar në përmasa etnike, në kontekstin historik dhe bashkëkohor, në aspektin kronologjik dhe tipologjik, me një bashkërendim të metodës kulturore-historike dhe strukturaliste, ku secili kapitull përbën një tërësi studimore a studim monografik më vete, por edhe një nga kapitujt e pandashëm të traktatit të tërësishëm. Vepra ka gjithë përmasën e kërkimeve materiale, kulturore e shpirtërore të terrenit si dhe gjithë përmasën e njohjes së rezultateve të deritashme në përmasa kombëtare, rajonale dhe botërore. Kjo njohje përfshin anën teorike dhe praktike të këtyre problemeve, prandaj është e
19
Ma r k T ir ta , Etnologjia e shqiptarëve, GEER, Tiranë, 2003; Ma r k T irt a , Etnologjia e shqiptarëve, botimi i dytë, ASHSH, Tiranë, 2006. 20 Ma r k T ir ta , Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2004.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
251
kuptueshme pse dimensionet e kësaj vepre janë përmbajtësore dhe orientuese njëkohësisht. E parë nga ky aspekt, etnologjia shqiptare është periodizuar në disa periudha: nga lashtësia deri në Mesjetë, nga Mesjeta deri te sundimi osman në shekullin XV, pastaj periudha deri te rënia e pashallëqeve shqiptare, periudha e Rilindjes Kombëtare, periudha e Pavarësisë dhe periudha pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë këto janë rezultate të cilat i kanë identifikuar edhe një varg studiuesish të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, por pa arritur të bëjnë një periodizim të plotë dhe brenda tërësisë së lëndës etnologjike. Shumë historianë, gjeografë, etnografë, udhëpërshkrues e studiues, nga më të përkushtuarit gjatë dy shekujve të fundit, kanë dhënë rezultate të shënuara në fushë të etnologjisë shqiptare, por ato kontribute vazhdonin të qëndronin të njohura brenda veprave të tyre. Vetëm profesor Mark Tirtës do t’i shkojë përdore që këto kontribute t’i sistemojë brenda një kapitulli të karakterit përmbyllës në veprën e tij. Fjala është për kërkimet dhe rezultatet e studiuesve shqiptarë: Jeronim de Rada, Dora D’Istria, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Shtjefën Gjeçovi, Eqrem Vlora, Mit’hat Frashëri, Faik Konica, Bernardin Palaj, Rrok Zojzi, si dhe për hulumtimet dhe studimet e studiuesve të huaj: Nopça, Haberlland, Edit Durham etj. Brenda këtyre periudhave janë parë ndryshimet dhe transformimet materiale e shpirtërore të popullit shqiptar, të cilat kanë të bëjnë me shumë aspekte sociologjike dhe etnohistorike të tij, duke filluar me vetë etnonimet ilir, epirot, dardan, arbër, shqiptar etj. Autori përqafon mendimin e studiuesve të deritashëm për prejardhjen e popullit shqiptar nga ilirët dhe këtë mendim e përplotëson jo vetëm
252
Z ym er Ujka n Nez i r i
nga ana gjuhësore e historike, me të cilën është njohur deri më tash, por edhe nga aspekti etnokulturor. Bazën e njohjes dhe të konstruktimit të lëndës autori e ndërton duke i dhënë rëndësinë që i takon përqendrimit a lëvizjes së popullsisë në shkallë krahinore dhe kombëtare, për t’i përvijuar më tej ato veçori të përbashkëta të tyre në fushë të folklorit (kënga, vallja e veglat popullore), të ndërtimeve (banesa, ura, kulla etj.), të veshjeve (petkat e stolitë), të bestytnive (mitet, kultet etj.), të dasmave (nusja, dhëndri, krushku etj.) të normave zakonore (kanuni, fisnikëria, burrëria, besa, harmonia ndërfetare, mikpritja, hierarkia familjare, vëllazërore, gjinore, fisnore e krahinore, sinqeriteti dhe shpirti i sinqertë i shqiptarit), të jetës e të vdekjes. Pra, i kushtohet gjithë asaj bote materiale e shpirtërore me të cilat lind, jeton dhe vdes shqiptari, si individ dhe si kolektivitet. Si e tillë, vepra Etnologjia e shqiptarëve është një pasqyrë e plotë e historisë së botës shqiptare, për trashëgiminë e përpjekjeve të studiuesve të huaj dhe atyre studiuesve vendorë, veprat e të cilëve autori i vlerëson me kujdes dhe përkushtim; për funksionin e trashëgimisë etnologjike gjatë historisë dhe në jetën bashkëkohore; për popullsinë dhe vendbanimet shqiptare; për traditën rurale të familjes dhe të familjes së urbanizuar; për vendin e rregullimit kanunor në shoqërinë shqiptare; për veçoritë etnopsikologjike; për besimet popullore; për artin popullor etj. Mitologjia dhe ku ltu ra shpi rt ërore dhe materiale e shqiptarëve Vepra Mitologjia ndër shqiptarë është një prej kontributeve më të rëndësishme që ka dhënë profesor Mark Tirta në prodhimtarinë e tij edhe ashtu të gjerë e të vëllim-
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
253
shme. Në qoftë se veprat për etnologjinë shqiptare apo etnologjinë e përgjithshme dalin si rezultat i dijes së përmbledhur për shumë vite, si kërkim dhe si nevojë për ristrukturimin e saj brenda shkencës së etnologjisë në rrethet arsimore, mitologjia shqiptare ngre krye për nevojën e diferencimit të saj nga ndërhyrjet e lashta dhe të vona fqinjësore në disa elemente të vendosura thellë në ndërdijen kombëtare shqiptare. Në studimet shqiptare për disa shekuj me radhë janë sjellë nga autorë shqiptarë apo të huaj shumë artikuj divulgativë dhe shkencorë për mitet shqiptare dhe përgjithësisht për bestytnitë ndër shqiptarët, por edhe pas shumë sintezash më të mëdha apo më të rrudhura nuk kishim një vepër e cila lëndën e saj e mbështeste krejtësisht në shtratin e kërkimeve vendore. Vepra e profesor Mark Tirtës këtë përbërës themelor e ka ndërtuar për një kohë të gjatë, për të mos thënë për më se gjysmë shekulli, duke gjurmuar traditën vendore, duke përimtuar me rezultatet e mbërritura deri më tash dhe duke sjellë përfundime të cilat jo njëherë deri më tash studiuesit besonin se ishin pjesë të trashëgimisë së popujve fqinj. Kjo është arsyeja pse mund të thuhet se me këtë vepër autori na ka ofruar njërën prej vlerave nga më të veçantat e trashëgimisë së popullit shqiptar, pa të cilën nuk mund të merret me mend identiteti historik dhe shpirtëror i një populli. Sikur ndodh përgjithësisht me botimet e kësaj natyre, edhe ky libër hapet me shtruarjen e problemeve të përgjithshme të mitologjisë, nga aspekti teorik dhe historik, me të cilat profesori i nderuar na dëshmon se këtij problemi i qaset nga këndi i dijes më bashkëkohore, asaj dijeje që për kohën përfaqëson mendimin për mitologjinë në shkallë botërore.
254
Z ym er Ujka n Nez i r i
Në këtë drejtim ai fillimisht diskuton probleme që kanë të bëjnë me shtrirjen gjeografike dhe thellësinë historike të mitologjisë, me teoritë më përfaqësuese të studimeve mitologjike etj. Të gjitha këto, më tej artikulohen edhe me shembuj konkretë, të cilët lidhen me kulte dhe qenie të caktuara, sikur janë: kulti i gurit apo miti i gjarprit. Si tema e kultit, ashtu edhe kulti i jetës familjare, si dhe ritet e tjera që e rrethojnë (ritet e besimit të bujqësisë e të blegtorisë), paraqesin pjesë të rëndësishme të kësaj vepre, për arsye se ato sjellin dendur temën e mitologjisë shqiptare në përmasa të plota e të krahasueshme edhe me temat e kësaj natyre te popujt që këtë fushë e kanë trajtuar gjithanshëm në studimet etnologjike të tyre. Në këto përmasa profesor Mark Tirta ka sjellë rezultate të tij vetjake dhe sinteza të panjohura deri më tash, për disa nga veçoritë dalluese të mitologjisë shqiptare, sikur janë ritet kalendarike, kultet e arteve në mjeshtëri, kultin e numrave etj. Duke përdorur metodën e përgjithshme etnologjike, të ndërlidhur gjithnjë me rrafshin krahasues sinkronik dhe diakronik, profesor Mark Tirta ia ka mbërritur që jo vetëm të përmbyllë një vepër mjaft të hapur në përmasa të lëndës dhe të sintezës, por edhe të krijojë bazën historike, gjeografike dhe kulturore të ndërtimit të veprave të tjera me karakter përgjithësues dhe madje enciklopedik, në krye të të cilit do të ishte Fjalori i mitologjisë shqiptare, një vepër të cilën fatkeqësisht dija shqiptare ende nuk e ka konkretizuar në ato përmasa që do të duhej ta kishim. Në biblikgrafinë e tij, profesor Mark Tirta e ka shënuar edhe këtë titull si një vepër në proces, e cila pret të botohet një ditë. Në rrethana të sotme të studimeve etnologjike, madje do të zgjeronim me këtë në përmasa të dijes albanologjike, një Fjalor i mitologjisë shqiptare do të mund të pritej vetëm
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
255
nga një autoritet shkencor, i cili më parë ka sjellë vepra të këtij formati, çfarë është vepra Mitologjia ndër shqiptarë. Migri met - fat i shqiptarëve në histori Migrime të shqiptarëve, sikur shkruan autori, është monografi21 që e kishte përfunduar më 1986, ndërsa e kishte mbaruar së redaktuari më 1991, por, që për shkaqe materiale, botimi i i saj u bë vetëm në vitin 1999. Kjo monografi del e rrumbullakuar në shumë drejtime: nga aspekti i organizimit të lëndës, nga aspekti i strukturimit të saj dhe më në fund nga aspekti terminologjik, një anë çaluese e shumë studimeve të derisotme të kësaj natyre. Lënda e trajtuar e kësaj monografie është ndarë fillimisht në dy pjesë, për t’u ndarë pastaj edhe në pesë kapituj të veçantë. Në një parathënie të zgjeruar autori ka dhënë një pasqyrë të thelluar të lëndës së trajtuar duke u ndalur në mënyrë të veçantë në terminologjinë e përdorur. Në pjesën e parë është trajtuar dukuria si tërësi në diakroni e sinkroni, por duke u ndalur në mënyrë të veçantë në proceset e përgjithshme të zhvillimit të saj gjatë historisë. Me të drejtë! Në studimet e derisotme nga studiuesit serbë janë bërë kaq shumë shtrembërime, janë bërë kaq shumë historizime, është krijuar një huti kaq e madhe në qarqet shkencore ndërkombëtare sa edhe më tutje ka nevojë që studiuesit shqiptarë t’i ndreqin për sa është e mundur devijimet e bëra në këtë fushë të studimit. Ç’është e vërteta, edhe studiues të tjerë të huaj, sikur janë Selishçev etj., të cilët studimet e tyre i kanë shkruar në fillim të 21
Ma r k T ir ta , Migrime të shqiptarëve, botimi i veçantë, «Etnografia shqiptare», 18, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Sektori i Etnologjisë, Tiranë, 1999, f. 209.
256
Z ym er Ujka n Nez i r i
shek XX, gjeografi serb Jovan Cvijiq dhe pasardhësit e shkollës së tij deri në ditët e sotme nuk u kanë lënë gjë mangu në shtrembërimin dhe në krijimin e shumë fakteve të paqena lidhur me lëvizjen e popullatës shqiptare brenda dhe jashtë trojeve të veta. I liruar krejtësisht prej koncepteve ekstrashkencore të tyre, autori i kësaj monografie, profesor Mark Tirta, ka konsultuar literaturën e derisotme të kësaj natyre, ka përpunuar materialin e mbledhur të terrenit (të cilat kanë të bëjnë kryesisht me lëvizjet migruese brenda dhe jashtë krahinave etnografike) dhe ato të shënuara nga udhëpërshkruesit e huaj, ka shfrytëzuar kujtimet e mërgimtarëve etj., të cilat së bashku, sikur thotë autori, kanë qenë bazë për «formimin e një parafytyrimi sa më të qartë për migrimet në kohë e në rrethana të ndryshme». Veçori shumë e rëndësishme e kësaj monografie është se trajtimi i lëndës është bërë në shkallë të lëvizjes etnike gjithëshqiptare e jo vetëm brenda kufijve shtetërorë të shtetit të sotëm shqiptar. Madje, kjo monografi pretendon të bëhet bazë e trajtimit të problemeve të përgjithshme etnokulturore jo vetëm për migrimet shqiptare, por edhe për vetë migrimin si lëndë studimi. Le të theksojmë vetëm faktin se asnjëra prej temave të trajtuara nuk shikohet vetëm si proces historik, por që të gjitha si dukuri të natyrshme të shkaktuara nga proceset e përgjithshme dhe të veçanta të zhvillimeve historike, ekonomike dhe socialkulturore. Migrime të shqiptarëve, që përfshin gjysmën e parë të shekullit XX, sikur mund të shihet prej bibliografisë së vendosur në fund të këtij vëllimi, është pjesa e parë e projektit Lëvizjet migruese të brendshme të popullsisë shqiptare (1945-1985), që pret për shumë vite të shohë dritën e botimit. Fjala është për një projekt, i cili na sjell,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
257
më parë se sa kënaqësinë e leximit, (të cilën zakonisht na i sjellin veprat e tij në fushë të etnologjisë), dhimbjen dhe shqetësimin për fatet e atyre që u tretën në botën e largët të Lindjes e të Perëndimit. Në të tri vëllimet Mitologji ndër shqiptarë, Etnologjia e shqiptarëve dhe Migrime të shqiptarëve, autori ka përdorur metodën prej pedagogu shumëvjeçar dhe të dhënat e reja prej hulumtuesi të përkushtuar në terren e në biblioteka. Në këto vepra, si edhe në qindra studime të botuara deri më tash, autori ka dëshmuar, veç të tjerash, se etnologjia shqiptare ka një vazhdimësi historike të pandërprerë që nga antikiteti e deri në ditët tona. Mjeshtri ynë njëkohësisht ka dëshmuar se mitet shqiptare as nuk janë huazime të fqinjëve, as nuk janë vetëm disa relikte të zonës epike të Shqipërisë së Sipërme, siç do të shprehej Konica, por ato kanë gjalluar dhe gjallojnë edhe sot në traditën shqiptare në të gjitha krahinat etnografike, për të cilat ndoshta më së miri tregojnë variantet e tyre në diasporën e vjetër të arbërorëve të Greqisë e të Italisë dhe në variantet më të reja të mërgatës shqiptare të shekullit XIX e XX. Në këto vepra profesor Mark Tirta njëkohësisht do të përcaktojë autoktoninë e kësaj pasurie materiale e shpirtërore, të cilën populli shqiptar e ka ruajtur në forma nga më të ndryshmet. Profesor Mark Tirta dhe etnologjia ballkanike Duke bërë kërkime reliktesh nga më të ndryshmet në fushë të etnografisë në trojet shqiptare dhe më gjerë në zonën ballkanike, duke i diskutuar rezultatet e reja në auditorët universitarë e në konferencat shkencore kombëtare e ndërkombëtare, profesor Mark Tirta bibliografinë e tij shkencore e ka pasuruar edhe me artikuj e studime sin-
258
Z ym er Ujka n Nez i r i
tetike me interes edhe për studimet etnologjike të rrafshit ballkanik22 dhe madje mesdhetar.23 Në të vërtetë, duke studiuar nga aspekti diakronik shumë relikte materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, profesor Mark Tirta ka diktuar një mal fenomenesh e dukurish etnologjike shqiptare, të krahasueshme, të barasvlershme apo të prejardhura nga njëri popull te tjetri, dhe më tej, të trashëguara nga fondi i tyre i përbashkët indoevropian. Përkushtimin e tij në këtë fushë profesor Mark Tirta e ka treguar në konferencat e studimeve etnologjike në shumë qendra ballkanike, në të cilat ka folur për ndërndikimet etnohistorike dhe madje etnolinguistike ndërmjet popujve të Ballkanit, që nga antikiteti e deri në kohën më të re. Ai ka dëshmuar me materiale të terrenit dhe me të dhëna nga kujtesa popullore se roli dhënës i popullit shqiptar, përkatësisht rrezatimi a ndikimi i vlerave më të mira materiale dhe shpirtërore të tij ka pasur një shtrirje të gjerë kohore dhe hapësinore te popujt fqinjë apo te zona fqinjësore e tyre, por edhe kemi marrë jo pak. Profesor Mark Tirta, duke u mbështetur në dijen më bashkëkohore të kohës së tij, të cilën e ka përcjellë me kujdes, ka caktuar edhe vetë disa parime, kur të veçanta e 22
Ma r k T irt a , «Figures de mitologie albanaise et arrondisments balcaniques», në: rev. « Makedonski folklor», 48, Shkup, 1991, f. 99-111; Mar k Tir t a, «Figures de mythologie albanaise et concordances ballkaniques», në: rev. «Thraco-Dacica», XVII, Bucarest, 1995, f. 201-206; Mar k T ir ta , «Figura të mitologjisë shqiptare dhe përkime ballkanike», në: rev. «Jehona», 2-3, Shkup, 1992, f. 314; Ma r k Tir t a, «Figures de mitologie albanaise et arrondisments balkaniques», në: rev. «Makedonski folklor», 48, Shkup, 1991, f. 99-111. 23 Ma r k T ir ta , Etnologjia e Ballkanit dhe e Mesdheut (vepër në dorëshkrim).
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
259
kur të përgjithshme, të dala si rezultat i përvojës së tij kërkimore dhe shkencore, si dhe si rezultat i dijes së arritur nga shkenca etnologjike e kohës në rrethet shkencore evropiane. Mbi këto kritere ai është kujdesur që të respektojë trashëgiminë e fqinjëve dhe ndërkomunikimin fqinjësor pa ngarkesën që shpesh i ka përcjellë kolegët e tij të institucioneve akademike ballkanike. Ai e ka parë me kujdes gjithë trashëgiminë shkencore të kësaj fushe në rrafshin ballkanik (sidomos të shekullit XIX-XX) dhe ka mbajtur qëndrim të rreptë kritik ndaj disa vlerave materiale e shpirtërore të ballkanasve, të cilat jo rrallë janë përdorur madje edhe për nxitje të luftërave me përmasa jo vetëm ballkanike. Zgjeri mi i sht ratit gjeografi k të kërki meve etnologji ke Në këtë rrjedhë autori ka vënë re përkime shumë të moçme të antikitetit ilir-grek dhe ilir-romak, të marrëdhënieve shqiptare-sllave gjatë Mesjetës, si dhe përkime të tjera të kohës më të re, si rezultat i përmbysjeve të mëdha historike: natyrore, njerëzore dhe kulturore. Për studimet etnologjike dhe sidomos për metodën e kërkimeve të saj, rëndësi ka shtrati i kërkimit në këtë fushë. Mbase kjo është arsyeja thelbësore pse profesor Mark Tirta me veprën e tij ka dalë jashtë përmasës ballkanike të studimit, duke i parë fenomenet dhe dukuritë etnologjike si vlera më të hapura, pra si trashëgimi e përgjithshme mesdhetare, një koncept ky të cilin e kishin mbështetur rilindësit tanë (kryesisht Faik Konica) dhe studiuesit shqiptarë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, por që, për shkaqe jashtëshkencore, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX u rrudh brenda rajonit ballkanik. Duke e parë
260
Z ym er Ujka n Nez i r i
trashëgiminë tonë etnokulturore jo vetëm si përbashkësi ballkanike, por edhe si rrjedhojë mesdhetare, profesor Mark Tirta, jashtë praktikës ideologjike, që nuk mund të merrej me mend për kohën, arrinte që t’i jepte paraprakisht kulturës sonë fytyrën perëndimore evropiane. Kjo metodë ia mundësonte atij që të shikonte thellë në marrëdhëniet tona, për të mos thënë në simbiozën (sikur do të shprehej Dhimitër Kamarda) e miteve të lashta greke e shqiptare. Njëkohësisht kjo metodë i ka dhënë dorë mjeshtrit tonë që të nxjerrë në rend të parë ato vlera etnologjike të trashëgimisë evropiane në përqasje me popullsinë e bregdetit perëndimor të Jonit e të Adriatikut, të ngurtësuara, kryesisht para ardhjes së sllavëve në Ballkan. Profesor Mark Tirta dhe etnologjia universale Pse emri dhe vepra e profesor Mark Tirtës sot shquhen në horizontin e etnologjisë universale, që përgjithësisht identifikohet me togfjalëshin etnologjia e përgjithshme? Arsyet janë të shumta dhe të ndryshme. Profesor Mark Tirta nuk i takon atij brezi pedagogësh e studiuesish që në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, siç do të shprehej profesor Aleks Buda, njëherë duhej të ishin doemos filozofë, pastaj përfaqësues të dijes nacionale, në këtë rast albanologë dhe vetëm në fund specialistë të etnologjisë, por i takon atij brezi të shkollës kombëtare, i cili fillimisht u formua me dijen e përgjithshme të albanologjisë dhe vetëm më pastaj u specializua në shkencën e etnologjisë, duke u mbështetur në arritjet kombëtare të një brezi të mëparshëm (Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj, Eqrem Çabej, Filip Fishta, Qemal Haxhihasani, Rrok Zojzi, pasionantët e folklorit të mbledhur rreth Visareve të Kombit, përkatësisht rreth
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
261
Hyllit të Dritës dhe Lekës etj.), duke përcjellë me vëmendje arritjet teorike e metodike të etnologjisë në shkallë botërore (me bardët e tyre Xhems Frejzer, Mirçea Eliade, Klod Levi Stros) dhe më në fund duke kontribuar edhe me përvojën e tij në këtë fushë. Në të vërtetë, profesor Mark Tirta do të bëhet pjesë e zhvillimeve të etnologjisë universale me përfaqësimin e tij në konferencat shkencore ndërkombëtare,24 me angazhimin e tij në projektet e përbashkëta ndërakademike,25 me sjelljen e përvojës nga këto konferenca në rrethet shkencore shqiptare përmes kronikave shkencore dhe recensioneve për botimet në fushë të etnologjisë në botë,26 me 24
Shihni: Ma rk T ir t a, «Ferenc Nopça–studiues i shquar i etnologjisë shqiptare», në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, 1993, 27 gusht, f. 10; Ma r k T ir t a, «Rite e besime të lashta në vajtimin e grave në vdekje», kumtesë e përgatitur për simpoziumin etnografik ndërkombëtar të Athinës (14-17 tetor 1993), me temën: «Hidhërimi dhe të qeshurit në kulturat ballkanike»; Mar k T irt a , «Figures de mitologie albanaise et arrondisments balkaniques», në: rev. «Makedonski folklor», Shkup, nr. 48, 1991, f. 99-111; Mar k T ir ta , «Figures de mythologie albanaise et concordances ballkaniques», në: rev. «Thraco-Dacica», XVII, Bucarest, 1995, pp. 201-206. 25 Ma r k T irt a , «Popullsia në trojet shqiptare, krahinat në periudhën 1500-1800», pjesë për botimin e UNESCO-s: Qytetërimi ballkanik 1500-1800. Dorëzuar komisionit përkatës që merrej me përgatitjen e botimit më 1985; Mar k T ir ta , Shqipëria: Popullazione abitante nelle citta’ e nei villagi in anno 1979, manusriptum, 1985. – Rezultati dei censimenti generali della populazione negli anni 1930, 1960, 1979, 1985, Tirana, 1985. 26 Shihni: Mar k T ir t a, «M. Lambertz, Wörterbuch der Mythologie (Fjalor i mitologjisë), Herausgegeben von H. W. Hausig. I Abteiling. Die alten Kulturvölker. 9. Leiferung (S 455-612). Stutgardt, Ernst. Klett., Verlag (1970)», në: rev. «Studime historike», 2, Tiranë, 1977, f. 183-192; Mar k Tir t a, «Aleksandër Stipçeviq, Simbo-
262
Z ym er Ujka n Nez i r i
horizontin e pritjes që i bëhet në buletinet ndërkombëtare dhe, më në fund, me komunikimin e tij shkencor e kolegial me shumë studiues (kryesisht historianë, etnologë, e përgjithësisht albanologë) nëpër botë.27 Profesor Mark Tirta në rrethe shkencore kombëtare do të njihet për një kohë të gjatë si përfaqësues i etnologjisë së përgjithshme, për arsye se për një kohë të gjatë në Universitetin e Tiranës do të jetë titullar i kësaj lënde, ligjërues i pasionuar i saj dhe i pranuar nga kolegët e kësaj fushe për probleme universale të saj. Përtej të gjithë këtyre përbërësve, profesor Mark Tirta do të identifikohet me etnologjinë universale për arsye se duke qenë ligjërues i saj ai një ditë do të jetë edhe autor i dispensës dhe veprës së mirëpritur Etnologjia e përgjithshme.28 Etno logji a e pë rgjithshme Nëse me studimet e tij për etnologjinë e krahinës së Mirditës dhe për etnologjinë shqiptare profesor Mark Tirta sillte përvojën e tij të kërkimeve dhe të sintezave në këtë let e kultit te ilirët, Prishtinë, 1983, f. 249», në: rev. «Kultura popullore», Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 209-214. 27 Shihni, veç tjerash, letërkëmbimin e tij me studiues të shumtë: Da gm ar Bur ckar t (Hamburg), Pol H. St a hl (Paris), Le sz ek Kosi n jski (Kanada), Jul i a Ivan ova (Moskë), Al ek sa n dër St i pçe vi q (Zagreb), Ma r i us Al eksi an us e Vi t a l i o Vul ka n esku (Bukuresht), Pet er Ba r t l (Mynih), Kl a us Ba jt l e (Vjenë), Ma r tin Ka jz er (Florida) etj., disa prej të cilave janë botuar në librin e Fr an Ll esh i t, Mark Tirta- ky etnolog, vep. e cit., f. 42-65. 28 Ma r k Tir t a, Etnologjia e përgjithshme, GEER, Tiranë, 2001, f. 298.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
263
krahinë etnografike, si dhe të krahinave etnografike në shkallë të hapësirës shqiptare, në monografinë e tij Etnologjia e përgjithshme ai përcjell te lexuesi dhe te pasardhësit e tij në fushë të etnologjisë gjithë dijen dhe përvojën e tij teorike e materiale prej disa dekadash në këtë fushë. Profesori, që për kaq dekada kishte bërë kërkime në terrenin e hapësirës kombëtare dhe sidomos profesori që kishte ligjëruar në katedrën universitare rezultatet më të arrira në këtë fushë në shkallë ndërkombëtare, është e kuptueshme që një ditë të na e ofronte një vepër monografike të kësaj natyre. Vepra ka një strukturë të pasur dhe komplementare në tërësinë e saj: «Etnologjia si shkencë»; «Historia e etnologjisë së përgjithshme me burimet»; «Teoritë e shkollave të ndryshme në etnologji»; «Tributë, racat e popujt e ekumenës»; «Bashkësia primitive e njerëzimit të sotëm» dhe «Etnitë e proceset etnike në botë». Në kreun e parë autori ndalet te tri probleme të veçanta: emërtimin e etnologjisë si shkencë dhe problemet metodologjike e historike që kanë të bëjnë me këtë fushë të dijes, me metodat historike dhe bashkëkohore të studimit të saj, me burimet materiale dhe shpirtërore të kësaj fushe, me degët e saj: etnogjeografike e etnologjike (etnologjia e përgjithshme, etnologjia rajonale), dhe ajo tematike: etnologjia sociale, etnologjia ekonomike, etnologjia juridike, etnologjia religjioze, etnologjia agrare, etnologjia detare, etnologjia rurale, etnologjia e mjeshtërive dhe e teknologjisë, etnologjia kulinare, etnologjia aplikative, etnologjia urgjente, si dhe lidhjen e saj me shkencat e afërme: historinë, arkeologjinë, prehistorinë, antropologjinë, gjeografinë, demografinë, gjuhësinë, sociologjinë, folklorin etj.
264
Z ym er Ujka n Nez i r i
Kreu «Historia e etnologjisë së përgjithshme» kap një anë tjetër të studimit të etnologjisë. Në fillim autori merret me rrugën e zhvillimit të etnologjisë që nga kohët e lashta deri në ditët tona. Ai këtë periudhë kohore e ndan kësisoj: mendimi etnologjik i shfaqur në disa vatra kulturore të Lindjes së Lashtë (Egjipt, Mesopotami, Iran, Kinë etj.), mendimi etnologjik në antikitetin greko – romak, mendimi etnologjik gjatë Mesjetës, etnologjia në kohën e zbulimeve gjeografike, etnologjia në kohën e re dhe etnologjia në kohën e sotme. «Teoritë e shkollat e ndryshme në etnologji» është njësia vijuese që i paraprin kreut të tretë. Duke bërë fjalë për zhvillimin e teorive të ndryshme në etnologji, autori mendon se teoritë e rrymat e mendimit në etnologji lindin e zhvillohen mbi themelet e një zhvillimi të mendimit të mëparshëm, por këto përftohen, në vijim të kërkimeve edhe si koncepte të reja që u kundërvihen disa teorive më të vjetra ose të njëkohshme me to. Sipas autorit, teoritë etnologjike u shërbejnë hulumtimeve shkencore konkrete: në metodikë pune, në interpretime të përgjithësime, në hartim të veprave sintezë etj. Pastaj, duke bërë fjalë për secilën shkollë etnologjike veç e veç, autori nuk lë pa përmendur edhe përfaqësuesit më eminentë të këtyre shkollave, si dhe zhvillimin e tyre gjatë kohës, pastaj dallimet dhe analogjitë në zgjidhjen e disa problemeve, konceptet e tyre e kështu me radhë. Në një kapitull më vete profesor Mark Tirta ka trajtuar gjerësisht problemet që kanë të bëjnë me tributë, popujt dhe racat e ekumenës. Fjala është për prehistorinë e popujve, klasifikimin e hershëm të tyre, grupimin sipas gjuhëve, grupimin antropologjik, grupimet sipas etnokulturës, familjen e madhe të popujve indoevropianë etj.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
265
Duke i parë këto procese nga aspekti historik dhe bashkëkohor, autori na sjell të dhëna me vlera shkencore të dijes së sotme. Po nga ky kënd, por me të gjitha përmasat materiale (ekonomia), shpirtërore (religjioni, arti, piktura, muzika) dhe zakonore (familja, fisi etj.) janë parë disa aspekte fundamentale ndërmjet bashkësisë primitive e njerëzimit të sotëm. Vepra mbyllet me problemet që kanë të bëjnë me etnitë dhe proceset etnike. Me përkujdesjen e studiuesit dhe të ligjëruesit të kësaj lënde ndër katedra universitare, profesor Mark Tirta fillimisht i bën një vështrim zhvillimit historik të këtij procesi, e pastaj veç e veç merret me homogjenitetin e etnisë, strukturën kompakte dhe komplementare të saj, popullsinë, gjuhën e etnisë, gjeografinë e tij, bazën materiale dhe ekonomike, shtresat sociale të tij, kulturën, vetëdijen e këtij etnosi, transformimet nga njëra periudhë në tjetrën etj. Duke u kujdesur që mendimi i tij të jetë sintezë dhe referencë njëkohësisht e dijes së deritashme, autori konsulton një numër të madh autorësh dhe literaturën më bashkëkohore universitare dhe kërkimore, me qëllim që mendimi i tij dhe vepra përgjithësisht të jenë sa më të kompletuara për nevojat e studentëve (të cilëve iu dedikohet në rend të parë) dhe studiuesve përgjithësisht, të cilët kanë çka të mësojnë dhe të vlerësojnë në këtë vëllim. Si e tillë, kjo vepër e profesor Mark Tirtës ka sjellë mjaft të dhëna të reja dhe i ka trajtuar ato në një komplementaritet të plotë mes tyre. Përfundi me Vlerësimi i veprës së një studiuesi në një përvjetor, si ky i 70-ti i profesor Mark Tirtës, gjithmonë mund të
266
Z ym er Ujka n Nez i r i
thuhet se është një arsye për të sjellë një pasqyrë të plotë dhe të rëndësishme për studiuesin në fjalë. 70-vjetori i lindjes së profesor Mark Tirtës është një rast ideal për pasqyrimin e plotë të veprës shumëvjeçare të tij në fushë të arkeologjisë, të historisë, të folklorit, të gjuhës dhe sidomos të etnologjisë. Kontributi i tij hapet me rëndësinë e kërkimeve të tij në krahinën e vendlindjes së tij, vazhdon me zgjerimin e këtyre kërkimeve në shkallë vendi edhe etnie dhe kulmon me ligjërimin e kësaj lënde në katedrat universitare, e me botimin jo vetëm të studimeve monografike, por edhe të veprave monografike e madje traktateve etnologjike, pa të cilat nuk mund të shkruhet historia e shkencës së etnologjisë. Pri shtin ë, mars 2006
Bibliografi A. STUDIME DHE ARTIKUJ PËR MARK TIRTËN ANDONI, Ben. «Thesaret etnologjike po humbasin bashkë me vdekjen e të moçëmve», në: gaz. «Korrieri», Tiranë, 21.1.2005, f. 14-15. BARDHOSHI, Nebi. «Mark Tirta, ‘Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji’, Tiranë, ASH, IKP, 2006, fq. 162», në: rev. «Kultura popullore», nr. 1-2, 2007, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2007, f. 286288. BARDHOSHI, Nebi. «Mark Tirta, Etnologjia e përgjithshme, GEER, Tiranë, 2001, 292 f. », në: rev. «Kultura popullore», nr.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
267
1-2, 2003, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2003, f. 231-235. BUSHI, Florika. «Një jetë në mes të etnokulturës: Mark Tirta, ky etnolog», në: «Drita», organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Aristëve të Shqipërisë, Tiranë, 2006, 26 nëntor, f. 14; Florika Bushi, «Si mund të formohet një etnolog: Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji e Mark Tirtës», në: «Republika», Tiranë, 28.1. 2007, f. 19; Florika Bushi, «Për një shkollë shqiptare të etnologjisë: Mark Tirta, Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji, Tiranë, 2006», në: «Ndryshe», Tiranë, 2 shkurt 2007, fq. 20; Florika Bushi, «Si mund të formohet një etnolog: Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji e Mark Tirtës», në: rev. «Studime sociale», Instituti i Sociologjisë, Tiranë, 2008, nr.1, f. 116-118. BYTYÇI, Sali. «Promovohen tri vepra të Mark Tirtës: tri monografi për etnologjinë», në: gaz. «Lajm», Prishtinë, 13.12.2004, f. 9. DALIPAJ, Gerda. «Mark Tirta, ‘Etnologjia e shqiptarëve’, GEER, Tiranë, 2003, fq. 540», në: rev. «Kultura popullore», nr. 1-2, 2007, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2007, f. 282-286. DEDA, Ndue. «Anatomia e migrimeve shqiptare: Migrime të shqiptarëve të Mark Tirtes», në: «Mirdita», mars, 2001, fq. 11; Ndue Deda, «Anatomia e migrimeve shqiptare: Migrime të shqiptarëve të Mark Tirtës», në: «Mësuesi», 1 maj 2001, f. 8. DEDA, Ndue. «Prof. Dr. Mark Tirta, shkencëtari i etnologjisë shqiptare», në: «Mirdita», Tiranë, 2005 (35), f. 12; Ndue Deda, «Mark Tirta, nëpër labirintet e etnosit», në: gaz. «Shekulli», Tiranë, 21 maj 1905, f. 18-19. DEMO, Elsa. «Njeriu i Oroshit që njohu zotat e shqiptarëve», në: gaz. «Korrieri», Tiranë, 9.1.2003, f. 22. GJABRI, Fejzulla, «Etnologu Mark Tirta, gjurmuesi i miteve», në: gaz. «Ballkan», Tiranë, 15.6.2004, f. 17.
268
Z ym er Ujka n Nez i r i
GJERGJI, Andromaqi. «Migrime të shqiptarëve, të Mark Tirtës», në: rev. «Kultura popullore», 1-2, 1999, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2001, f. 215-217; Andromaqi Gjergji, «Mark Tirta, Migrime të shqiptarëve, botim i IKP, AASH, Tiranë, 1999, 290 faqe», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», Instituti Albanologjik i Prishtinës, 30, 2000, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2002, f. 188-190. LAJÇI, Bashkim. «Të dhëna me interes për etnologjinë», në: gaz. «Zëri», Prishtinë, më 31.1.2004, f. 23; Bashkim Lajçi, «Vepër me interes për fushën e etnologjisë», në: gaz. «Koha Ditore», Prishtinë, më 25.7.2002, f. 17. LAJÇI, Bashkim. «Mark Tirta, Etnologjia e përgjithshme, Tiranë, 2001, faqe 298», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», nr. 31, 2001, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004, f. 233-235. LECAJ, Korab, «45 vjet të jetës të shkrira për etnologjinë», në: gaz. «Focus», Prishtinë, 12.11.2004, f. 6-7. LILA, Oliverta. «Mitologjia dhe ritet te shqiptarët: Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, 2004, f. 452»: në: «Republika», Tiranë, 16 shkurt 2005, f. 16-17. LLESHI, Fran. Mark Tirta - ky etnolog, botoi «Extra», Tiranë, 2005, 128 f. LLESHI, Fran. «Përmes pantenonit e simbolikës. Pasuria etnologjike», në: «Ndryshe», 13 korrik 2008, f. 13; Fran Lleshi, «Përmes pantenonit e simbolikës. Pasuria etnologjike», në: «Gazeta 55», 13 korrik, 2008, f. 20. NEZIRI, Zymer. «Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare», I, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 24. 3. 2001, f.19; Zymer Neziri, «Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare», II, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 26.3.2001, f. 17.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
269
NEZIRI, Zymer. «Mark Tirta, “Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX)”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë 1999, 209 f.», në: rev. «Studime», 89, 2001-2002, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2002, f. 264-269. NEZIRI, Zymer. «Prof. Dr. Mark Tirta, “Mitologjia ndër shqiptarë”, botim i Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë», kumtesë përurimi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Prishtinë, më 12 nëntor 2004. NEZIRI, Zymer. «Monografia e parë ndër shqiptarë (nëntitull: Prof. Dr. Mark Tirta, “Mitologjia ndër shqiptarë”, botim i Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2004)», në: gaz. «Koha Ditore», rubrika e së shtunës «Koha për kulturë», Prishtinë, 20 nëntor 2004, f. 28. Zymer Neziri, «Monografia e parë për mitologjinë ndër shqiptarë», në: «Buletini Alb-Shkenca», Tiranë-Prishtinë-Shkup, dhjetor 2004, f. 8-9. NEZIRI, Zymer dhe Begzad BALIU, «Profesor Mark Tirta, etnolog i njohur nga Mirdita», në: vëllimin E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, 5. Materiale, kumtesa, personalitete dhe ngjarje historike nga sesioni shkencor me temën: «Mirdita dhe shqiptarët gjatë shekullit XX», mbajtur më 24 dhe 25 korrik 2006 në Orosh dhe Rrëshen, Prizren-Orosh, 2007, f. 152-164 (pa fusnota, të cilat i hoqi Redaksia).; Prof. dr. Zymer Neziri dhe prof. asc. dr. Begzad Baliu, «Profili shkencor i prof. Mark Tirtës. Profesor Mark Tirta, etnolog i mirënjohur nga Mirdita», I, II, III, në: rev. «Focus», Prishtinë, më 16.2.2007, f. 22, më 23.2.2007, f. 22, më 9.3.2007, f. 22.; Zymer Neziri dhe Begzad Baliu, «Gërmuesi i relikteve. Profesori Mark Tirta dhe panteoni i etnologjisë shqiptare», në: gaz. «Standard», Tiranë, 16 mars 2008, f. 16-17. NEZIRI, Zymer dhe Begzad BALIU. «Profesor Mark Tirta dhe etnologjia shqiptare», në: rev. «Gjurmime albanologjike,
270
Z ym er Ujka n Nez i r i
Folklor dhe etnologji», 36, 2006, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2007, f. 63-81. NIKOLLA, Pal. «Migrime të shqiptarëve të prof. Mark Tirtës», në: rev. «Studime gjeografike», Qendra e Studimeve Gjeografike, Tiranë, 2002, f. 153-154; Pal Nikolla, «Migrime të shqiptarëve të prof. Mark Tirtës», në: gaz. «Shekulli», Tiranë, 15 korrik 2000, faqe 18; Pal Nikolli, «Mbi migrimin dhe llojet e tij», në: gaz. «Koha Ditore», Prishtinë, 8 qershor 2000, f. 18. STATOVCI-HALIMI, Drita. «Prof. dr. Mark Tirta, Etnologjia e përgjithshme, GEER, Tiranë, 2001, 292 faqe», në: rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 30, 2000, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2002, f. 201-205; Drita Halimi-Statovski, «Një sukses për etnologjinë tonë», në: rev. «Drita», organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Tiranë, 1.9.2002, f. 4. SULKA, Ylldije. «Vepra të munguara», në: gaz. «Epoka e Re», Prishtinë, 12.9.2004, f. 8. XHAGOLLI, A. (Agron). «Mark Tirta, “Etnologjia e shqiptarëve”, Tiranë, GEER, 2003, 540 f.», në: rev. «Kultura popullore», 1-2, 2005, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2005, nr. 1-2, f. 255-261. ZOGAJ, A.(Ajete). «Libra për etnologjinë dhe mitologjinë shqiptare», në: gaz. «Bota sot», 13.11.2004, Prishtinë, f. 25.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
B. VEPRA STUDIMORE TË MARK TIRTËS
271 29
TIRTA, Mark. Mitologji e besime ndёr shqiptarë, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë, Tiranë, 1973, 76 f. TIRTA, Mark. Mirdita. Njohuri për vendlindjen, (bashkautor), Tiranë, GEER, 1999, 200 f. TIRTA, Mark. Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX), monografi, rev. «Etnografia shqiptare», nr. 18, 1999, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1999, 210 f. TIRTA, Mark. Veshjet popullore shqiptare, vëllimi I (bashkautor), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1998, shtypur në Milano, 1999, 210 f. TIRTA, Mark. Veshjet popullore shqiptare, vëllimi II (bashkautor), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, shtypur në Selanik, 2001, 210 f. TIRTA, Mark. Etnologjia e përgjithshme, Tiranë, GEER, 2001, f. 298. TIRTA, Mark. Etnologjia e përgjithshme, botim II, i ripunuar, Tiranë, GEER, 2008, f. TIRTA, Mark. Etnologjia e shqiptarëve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Departamenti i Etnologjisë, Tiranë, GEER, Tiranë, 2003, 540 f. 29
Për shkak të vendit të kufizuar, këtu kemi përfshirë vetëm veprat studimore të Mark Tirtës dhe artikujt e studimet për veprën e tij. Bibliografia e plotë studimeve dhe e artikujve të Mark Tirtës, që e kalojnë shifrën 300, sipas autorit, prof. Mark Tirta, dhe njohësve të veprës së tij, Nebi Ba r dh osh i e Fr an Ll esh i, do të botohet në një punim të veçantë.
272
Z ym er Ujka n Nez i r i
TIRTA, Mark. Etnologjia e shqiptarëve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë,GEER, Tiranë, 2006, 540 f. TIRTA, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Dega e Etnologjisë, Tiranë, 2004, 452 f. TIRTA, Mark. Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Dega e Etnologjisë, Tiranë, 2006, 162 f. TIRTA, Mark. Panteoni e simbolika. Doke e kode në etnokulturën shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2007, 376 f. TIRTA, Mark. Veshjet popullore shqiptare, vëllimi IV, (bashkautor), Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2009, 210 faqe (është në proces botimi). TIRTA, Mark. Lëvizje migruese të brendshme të popullsisë shqiptare, monografi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2009, 248 f. (është në proces botimi). TIRTA, Mark. Dukuri të panteonit rrënjës mesjetar shqiptar. Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1991 (dorëshkrim). TIRTA, Mark. Hasi në traditë, popullsia, migrimet (bashkautor), pjesë e projektit Etnologjia e Hasit, në dy anët e tij, Tiranë, 2004 (dorëshkrim). TIRTA, Mark. Etnologjia e Mirditës (dorëshkrim). TIRTA, Mark. Fjalori mitologjisë shqiptare (dorëshkrim). TIRTA, Mark. Etnologjia e Ballkanit dhe e Mesdheut (dorëshkrim).
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
273
PRO FESSOR MARK TIRTA AND THE ALBANIAN ETHNO LOGY Summary M. Tirta (1935), born in Orosh of Mirditë, is one of the most well known ethnologists today. This paper is written on 70-ieth anniversary of his birth. Mirdita is the zone where he has carried out for a long time his linguistic, historical and archaeological, folkloric and especially ethnological researches. Mirdita at the same time has been the centre of sources and explications of a series of ethnohistorical and ethno-psychological occurrences and phenomena of heritage of traditional culture in national and international dimensions. The central place take today the books: Mirdita – knowing of birthplace (with co-authors, 2000) and Ethnology of Mirdita (manuscript, not publikshed), one of model projects for ethnological studies in dimensions of our ethnographic provinces. Widening the circle of his studies in terrain, he conducts researches in other provinces of ethnographic Albania (Malësia e Gjakovës=Gjakova Highland, Rrafshi i Dukagjinit= Dukagjini Plain, Malësia e Tetovës=Tetova Highland, Fisha e Vardarit=the Vardar Valley, Malësioa e Madhe=the Great Highland, Mat, Labëria, Tomorrica, ethnographical pro-
274
Z ym er Ujka n Nez i r i
vinces in Greece etc.). He is the author of great syntheses Ethnology of the Albanians and Mythology among the Albanians. The work Migrations of the Albanians, which includes the first part of XX century, is also the first part of the project Internal Migration Movements of Albanian Population (1945-1985), which has been expecting for many years to be published. In the three volumes Mythology among the Albanians, Ethnology of the Albanians and Migrations of the Albanians, the author has invested the method of his many year’s pedagogic experience and recent data collected by this diligent researcher in terrain and in libraries. In these works, as well as in hundreds of published studies until now, the author has proved, besides others that Albanian ethnology has its own unbroken historical continuity, since antiquity until nowadays. In the work General Ethnology, he has also transmitted (passed) to the reader and his descendants all his knowledge and theoretical and material experience from many decades in the field of ethnology. Doing researches in libraries, with his results and achievements of knowledge in historical development of Albanian ethnology, Professor Mark has brought to Albanian science that what many national and foreign scholars have tried, but they could not have done (succeeded) these last two centuries. Professor Mark Tirta in fact would become part of developments of universal ethnology by his part taking in international scientific conferences and his engagement in joint inter-academic projects.
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
275
FINIS CORONAT OPUS- THE STUDY OF FOLKLORE, II, BY SCHOLAR ZYMER NEZIRI The st udy of f olkl ore , II, t he oral e pic and e t hno c ul t ure
I. Since the first volume of the studies on legendary epics and on Albanian history, academic readers have widely acknowledged that it was high time for Zymer Neziri’s crowning work (as in Latin, to «finis coronat opus»), a culmination of his long time commitment of four decades of researching folkloric tradition directly from the voice of the people; of discovering primary sources created from the beginning of the last century by foreign academics; of preparing and editing the folklore and portraits of several generations of Albanian lute players; of studying the ethno-distinctive values of Albanian heroic epos and it’s autochthonous character; and finally of the academic certification of the international significance of heroic Epos as a cultural wealth, worthy of registering with UNESCO as a world heritage. Zymer Neziri, although representative of a younger generation of scholars in the field of ethnology, has decades followed the path of his predecessors, unhesitatingly sacrificing the interests of personal research, instead collecting Albanian traditional oral literature. For many Alba-
276
Z ym er Ujka n Nez i r i
nian scholars of a newer generation it was a duty to do, a kind of “job of a renaissance representative”, as happened in many instances worldwide: the century of national ideologies was also the century of the discovery and codification of epopees, of the earliest remembrance of collectivity, the century of researching absolute ancientness and of celebration of «the myth of origin». Zymer Neziri not only chose not to avoid this delayed responsibility, but with devotion dedicated his time and energy primarily to the collection of the folklore. Now that it can be said generally that Albanian folkloric wealth has been collected and deposited in archives and libraries of specialized academic-research institutions, ethnologists may allow themselves the «luxury» to present the achievements of their research in the manner of festschrifts. In this sense, the second volume The study of folklore, II, the oral epic and ethno culture of Zymer Neziri was expected from the readers, not only because it was forewarn in the first volume; not only because it is well known how broad is the area of author’s study interest; but above all because it is time to give an encompassing evaluation of the work done though years. II. This second volume of studies on folklore presented by Zymer Neziri consists of two parts: I. Heroic epos (Eposi i Kreshnikëve) and historical epic, II. The ethno culture. In seven studies within the first part, the issues included mainly touch on the heroic epos, but there are also some discussions of the problems of historical epic songs. For the first time the question is posed as to why F. Konitza in his gazette «Albania» never mentions the epos and rhapsodies and folk instrument companioning them,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
277
the lute, even though he was himself a collector of folk songs in northern Albania and also well-regarded for Mitko’s Bëleta shqiptare, even though he was eager to believe as a true disciple of MacPherson that Albanians have their Iliad and Odyssey too (whether or not it had yet been found), even though he was quite close to a mystified sense of romantic awareness. The scholar draws on over 600 bibliographic voices of Konitza, as though he had gathered everything ever to issue from the hand of Konitza, but nevertheless asserts that this issue remains open. In doing so, he follows the example of Faik Konitza and his restrained writing with regards to another monument of the ethnological tradition, the law Kanuni i Lekë Dukagjinit and its collector Gjeçovi; Konitza warmly praises the codifier of the canon: “A humble eminence”. The first part continues with one of the most important studies in the whole book, dedicated to the collection of manuscripts of the famous German Albanologist M. Lambertz, perhaps the only foreign Albanologist who specialized specifically in folklore. It is not the first time that Zymer Neziri pays scholarly attention to collections of legendary and historical songs collected by foreigners. A valuable work has been carried out by him through his identification and presentation of the incredible value of the holdings in the collection of two American Homeric researchers, M. Parry and A. Lord, a collection preserved in the library of Harvard University and generally known as the Milman Parry Collection. In this study on Lambertz and his manuscripts, one sees not only the passion and zeal of a researcher for whom discovery of folkloric heritage is a life aim, but other critical and philological abilities as well, such as the transliteration of folkloric texts. This is an issue which seems to become more and
278
Z ym er Ujka n Nez i r i
more important for scholars of folklore. The issue lies not merely in the transliteration of oral texts into written discourse, which many folklorists with some experience and disciplinary training are able to do; rather it lies in the transliteration of folkloric texts interpreted by foreign collectors or in the alphabet of their mother language (German in the case of M. Lambertz), or by graphemes (signs) of international alphabet, or even mixed alphabets. The edition of C. Th. Reinhold’s Noctes pelasgicae by A. Klosi testifies how difficult such a recalling of these heritages in scholarly circles can be. The translator of Hyacinthe Hecquart’s book Histoire et description de la Haute Albanie (1859) into Albanian required extensive footnotes and comparative references to folkloric texts with surviving autochthonous folklore motives collected by this French Albanologist. The same obstacle is seen in the «retranslation» of Albanian songs collected by Rose Wilder Lane edited in The Peaks of Shala: non-fiction travel (1923). The transmission from the mouth of the collector in his mother language back into Albanian has yielded such great deviances as to lose any clear relation to the original source. Without going into song texts yet, one such example of this multi-step process- even in the case of one of the simplest sentences from Rose Lane’s first volume-may be elucidating: 1. original sentence in Albanian: «A keni mujt?!» (A greeting of highlanders of Shala according to the book’s author) 2. Possible translation into English: «How are you?!» (The closest idiom that lends itself to English translation) 3. Other possible translations in English: «How could you?!» (Translating literally from this autochthonous idiom) 4. A present day Albanian translation: «How could you come till here?» (A retranslation of initial Albanian expression «A keni
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
279
mujt?!» from English). One can imagine how objectively far these folkloric texts collected by foreigners and interpreted and reinterpreted afterwards from language to language are transformed before finally being re-«translated» into Albanian. In this way, Z. Neziri reminds scholars that they should be well prepared for new challenges in enriching the fund of Albanian folkloric heritage by censidering collections of foreigners and acting to reincorporate these materials, notwithstanding the inevitable loss due to the principle commonly stated as «the right of discrimination of the mother language toward the second one». In his study dedicated to the contributions of E. Çabej on oral epic, Z. Neziri discovers some data and views of the well known Albanologist which deserve to be analyzed as fully-fledged research theses in their own right. Among those is the claim that Illyrian epic songs (preAlbanian, not in the sense that is given to this word in creation of such study tradition, for example) could have existed, supporting the earliest onomastics data. Likewise, the view that the continuity of the heroic song tradition from the Illyrian age should be seen as a part of a more general historical Illyrian-Albanian continuity deserves further attention. Çabej’s view regarding «five zones» of extension of heroic songs (Songs of the Frontier Warriors/ Këngë të Kreshnikëve) and systematization of arguments in favor of this opinion gains a significance in the context of present day studies reevaluating the characteristics of epic song. The scholar in this paper achieves to strike a new balance, in fact, between the contributions of Çabej in fields of linguistic, literature and ethnology, pondering the latter as more significant than in previous studies. The author reminds us that even though there is a number of
280
Z ym er Ujka n Nez i r i
published monograph-length studies on the metrics of oral literature as well as of modern (written) poetry, there has been of yet no sustained scholarly discussion of Çabej’s opinion that many misunderstandings and debates would cease if the problem of decasyllabics in epic song were considered without the strict metrical distinction between quantitative and numeric rhythm. In other words, rhapsodies should be read as texts intended to be sung. However, doing a study regarding studying is very difficult job, but Z. Neziri did not avoid the responsibility of honoring the research and publications of his colleges. Such is an essay regarding E. Mehemti’s collection Studime në fushën e letërsisë gojore/ Studies in the field of oral literature/. It should be admitted that in Albanian scholarship we lack any tradition of public evaluation of academic books. It is well known that, in absence of common reviews, E. Çabej was often forced to write and edit auto-reviews regarding his papers in academic publications, intending to offer to a small scientific public informative data. Z. Neziri, esteeming the work of the scholar Mehmeti, corrects this tradition of paying too little attention to the work of colleagues-a phenomenon of indifference that plagues scholars in both Tirana and Prishtina not in the form of a review per se but as a broader study in response to his work. Research regarding the status of heroic songs (Songs of the Frontier Warriors/Këngë të Kreshnikëve) in present times is presented initially as a scholarly commentary given at the University «Nikolla Kopernik» in Torun (Polonia). The study has a pragmatic character. In addition to the information on the survival of epic song and the «order of lute players» in many regions in Kosova and old
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
281
Albania, the author mentions a set of proposals to prolong the active life of this tradition, through national and international activities, suggesting first the establishment of a similar institution to that of the Kalevala (Finland) and second an academic and diplomatic initiative regarding the registration of this treasure in the programs of human tangible heritage under high protection of UNESCO. The commentary takes a long-term perspective on heroic epic song, including the international promotion of its values by festivals, publications and studies. In the study «Epic-ized anthroponyms and patronyms in Rugova», as we know, it is laid down for the first time the hypothesis of an intermediate phase connecting final time of legendary heroic epics and the emergence time of historical epics, which according to the author, should coincide not by chance with the middle of second millennium. This is the time when historically shows up ottoman presence in Balkans, while in Europe shows up the Reform and Protestantism, two factors that changed fundamentally status quo of that period. Being as always attentive towards Para-folkloric sources of ethnological, chronological, and linguistic character the author is inclined to believe in the theses of Albanologist R. Katičić, according to whom a similar tradition of heroisms of singular names exists since Illyrian period and appears indirectly in continuation among their descendents. According to R. Katičić, «ancient Illyrian compositional names (two-piece), preserved in Greek and Latin texts, actually are just petrous fragments of poetic texts, petit examples of heroic song language». Z. Neziri appears to have worked hard and long in order to identify not only time of transition from legendary epics to historical one, through anthroponyms, patronyms and toponyms; but also to
282
Z ym er Ujka n Nez i r i
present a typology of name inheritance of cultural heroes as names of heroes of historical times. Myth of legendary heroes is presented as live Albanian tradition in Rugova and other regions. Folkloric testimonies presented by him regarding the existence of the name Kuna till the modern times and especially regular repetition of names of the brothers Muji and Halili as names of terrestrial humans world gain not only folkloristic importance, but also importance as proofs of close connection between bearers of legendary epics with the songs contained there, a type of connection which might be considered «of inherited treasure». This argument is strengthened by numerous facts circling the cult of historical heroes, regarding deification of glorious names by tradition of inheritance in Albanian life. It is the same behavior and mentality that R. Katičić mentions, which is repeated from Illyrian times, in the period of prosperity and finality of the Epos and then later also in relation to historical epics. In the study «mobilization role of epic song against slavery» the scholar achieves to accentuate a function of these songs which was not explored enough in our researching, a function which is common for martial songs, marshes, anthems, but, as posed by the author, this happens also with historic songs, starting from the earliest ones, the cycle of songs about Gjergj Kastrioti preserved mainly overseas, to historical epics of hinterland, which emerges organized with cycles of songs regarding Ali pasha Tepelena and Bushat family. As much as it is said it doesn’t have to do about educational and ethical role of these songs, but about encouraging function that author finds also in European legendary and historical epic poetry. The conclusion to which the author came, that the European and Albanian antagonism, in heroic epic and also historical one,
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
283
have anti - Slavic and anti ottoman character, which is accordant to same mentality of generating the other, «endangering other», and it deserves scientific attention in further studies. Seeing heroic and historic epics as one of the signs of existence, of conditioned historical fate of homeland, of its survival merit, Z. Neziri adds to «poetic homeland» another mission, which never stops acting afterwards. The fact that author considers this phenomenon as a parallel of folk epic of several European nations is one among the proofs that its mobilization function among Albanians, a typical function for European hymnody, isn’t a romantic meditation, but a clean – cut phenomenon in terminological manner. III. In the next two studies the scholar evaluates the contributions of unrepeated character of Ndon Bellushi (doctor honnoris causa) as a collector of Greece arbërors (arvanitas-albanian) folklore. It is well known that Bellushi is the only one who managed systematically to collect vernaculars, phraseologies, ethnographic and ethno-cultural data, proverbs, songs, rites and Albanian traditions preserved for almost seven centuries in a totally alochtonus environment, as an island. Ethno-folkloric treasure of arbëror culture has for this reason gained a character of a reservation that could serve to solve many enigmas of historical evolution of prewritten traditions, as are serving now, i.e. early dialectological data collected by famous Indo-Europeanist Eric P. Hamp in the arbëresh village of Vaccarizzo, where the language has not been spoken for years. The scholar Z. Neziri, alongside Bellushi’s contributions as a longstanding collector of folklore among arvanitas, hig-
284
Z ym er Ujka n Nez i r i
hlights the significance of his collection data for the interpretation of national folkloric phenomena, especially in supporting its stratification, according to the minimal/ maximal (limitus prius quam non / limitus ante quam non – not before than/ not later than). In the second part of this volume on folkloristic studies on folklore, Z. Neziri dedicates three studies to M. Tirta’s scholarly activity. The segment opens with a study dedicated to an academic portrait of ethnologist M. Tirta, in which the author, along with coauthor and scholar Begzad Baliu, evaluate M. Tirta’s personality and the significance of his books as an ethnologist working on mythology; as an author of the first Albanian university book on Albanian ethnology; as a researcher of several fields, disciplines and sub disciplines; with admirable knowledge of direct folk sources in the entire Albanian historical space; also with outstanding self-formation (as was the case with a number of scholars of this generation, who attained repute in folkloristic and ethnology through school and fieldwork and monkish devotion toward their profession, building their life circle in quite a few stations: fieldworklibrary-institutes). The two following studies specifically address M. Tirta’s monographic studies: Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (vitet ’40 të shek. XIX - vitet ’40 të shek. XX/Albanian migration inside and outside the country (1840s to 1940s) and Mitologjia ndër shqiptarë /Mythology among Albanians. A scholar of such fields as folkloristics and ethnology, continually narrowing because of the process of reduction of oral tradition in era of «the myth of Shiva», should be happy to find such an intermediary as Z. Neziri, who has invested such efforts not only to inform the reader precisely and broadly on the
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
285
content of these two books, but also to synthesize concisely developments on these issues after their publication. The study «Prof. Mark Tirta and Albanian ethnology» could be considered as a monograph dedicated to this scholar, a very well known name in the field of ethnological studies and specialist in several sub/ disciplines. Presenting filed by field numbered M. Tirta’s contributions on Albanian studies, the author expands the scale of his analysis, beginning by situating Tirta’s work within the field of Albanology within and outside the country, and then within regional/Balkan studies, moving from the narrowest to the broadest circle of knowledge. Studies in the field of oral literature The study of folklore, II, the oral epic and ethno culture, is an edition which leaves the impression that, at a time when periodicals are published with ever more limited press runs and circulate with great difficulties even among scholars themselves, papers and studies edited in the form of such festschrifts is no small feat; rather it is a legitimate labor of love of any author as well as an intellectual responsibility toward Albanian knowledge. Tirana, Decembre 2, 2008 Prof. Dr. Shaban Sinani, Ethnologist
286
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
287
REGJISTRI I EMRAVE TË NJERËZVE DHE TË VENDEVE30 INDEX OF HUMAN NAMES AND NAMES OF PLACES A Acaia (Akaia) 189, 190, 197, 209 Aga, Hamzë 50, 52 Aga, Hasan 52 Aga, Rexhep 49, 52 Adriatik 80, 260 Aeliani (Aelianus) 194 Afrikë 214 Agora, Aldior 199 Agron 144 Ahmedaja, Ardian 59 Ahmeti, Tafil 150 Aigner, Petra 59 Alho, Olli 172 Aleksianus, Marius 262 Alia, Balë 150 Alia, Balë, Koshutan 152 Alia, Balë, Riekë e Allagës 152 Alia, Bikë 150 Alia, Qos 169 Alikaj, R. 236 Allaman 221 Alpet Shqiptare 142 Amerikë 7, 32, 214, 223-226 Ana e Malit (Anamali) 220, 248 30
Në hartimin e këtij regjistri ndihmuan kolegët Begzad Baliu, Lush Culaj dhe Lulëzim Lajçi. I falënderoj për ndihmën.
288
Z ym er Ujka n Nez i r i
Angjelinë 53 Angjellopull, Apostollu 197 Arameras 219 Arapi, Ina 59 Arbëreshët e Zarës 221, 248 Arbëri 216 Argjentinë 224 Argolidha 189, 288 Arriani, Flavii 88 Arrnaut 109 Asdreni (Aleks Stavre Drenova) 54, 55, 69 Atika 110, 131, 171, 189 Athinë (Atene) 199, 205, 261 Athiqi, K. 198 Auraç 217 Australi 188, 200, 224 Austri 43, 44, 54, 58, 60 Avdia, Rexhë 152 Avdia, Rexhë, Shtupeq i Madh 152 Avdia, Rexhë, Shtupeq i Vogël (Llas) 152 B Babiq, B. (B. Babić) 222 Bageri, Josif 55 Bajrami, H. 215 Bajri, Hysen 150 Bajri, Hysen, Kuklecaj 152 Bajri, Kadri 150 Bajtle, Klaus 262 Bala, Vehbi Baldaçi, A. (Antonio Baldacci) 215 Baliu, Begzad 21, 74, 97-99, 177, 204, 269, 284, 287 Baliu, Myrvete&Begzad 204, 205 Ballkan 13, 78-83, 85, 87-91, 93, 99, 100, 168, 215, 216, 222, 224, 226, 242, 258, 260, 267, 272 Bardhoshi, Nebi 243, 271 Bardhi, F. 166 Bardhyl 144
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Bari 201 Bartl, Peter 262 Baton 144 Beci, Bahri 205 Begu, Ramiz 51, 52 Bellushi, Antonio (Ndon Bellushi, Antonio Bellusci) 88, 179-211 Beocia 195 Beograd 65, 87, 108-111 Berat 49, 220, 225 Beringer, Valter (Walter Beringer) 58 Berishë 87 Berisha, Anton Nikë 62, 74, 97, 129 Berisha, Minire 44 Berisha, Rrustem 26, 74, 157, 163 Berisha, Valdet 62 Bici, M. 166 Bidollari, Çlirim 205 Bisha 200, 210 Bizant 214 Blaedarus 144 Bllaca, Riza 169 Buasën, Anri (Henri Boissin) 144, 157 Boçar 198, 200 Bodheika 190, 209 Bogë 128, 138, 142, 150, 151 Bona, Patër 54 Boringhieri, Paolo 130 Boske, A. (Alan Bosquet) 33, 37 Bosnjë 91, 108, 109 Braha, Meriman 60, 182 Brahimi, Razi 156, 167 Brazil 224 Brindis 225 Brinjas 198 Brinjë 198 Broçaj 149 Brodhimas, Nikolaos 200 Bruksel (Bruxelles) 25, 28, 33, 35
289
290
Z ym er Ujka n Nez i r i
Bubulinë 200 Buda, Aleks 200, 260 Budima, Oksana 248 Budimir, Milan 84 Bue, Ami (Ami Boué) 215, 236 Bukuresht (Bucarest) 262 Buli, Pal 56, 109 Bullgari 80, 222, 224-226 Burkart, Dagmar (D. Burckart) 262 Burrel 223 Bursa 226 Bushati, H. 236 Bushati, Mahmut pashë 48, 52, 68, 163 Bushi, Florika 267 Buturoviq, Gjenana (Đenana Buturović) 130 Buxhof 142 Buzuku, Gjon 26, 37 Buzulku 198 Bytyç 126, 136 Bytyçi, Sali 44 C Cetinë 53 Ciobba, Lez 45 Clarendon 132 Culaj, Lush 287 Cukaj 148 Currajt e Epërm 56 Cvijiq, Jovan (J. Cvijić) 256 Ç Çabej, Eqrem 19, 20, 23, 56, 63, 73, 74, 75, 77, 80-82, 84, 86, 87, 89, 91, 93, 95-101, 105, 119, 130, 162, 171, 232, 260 Çajupi, Andon Zako 198 Çamëri 222, 225, 229, 230 Çela, Sokol 150, 152 Çetta, Anton 114, 167, 171
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II D D’Istria, Dora 215, 251 Daka, Palok 144 Dalipaj, Gerda 267 Dalliu, Ibrahim 236 Dalmaci 34, 90, 221, 225 Dano, Haxhi 52, 68 Dardani 217 De Rada, Jeronim 40, 55, 124, 163, 174, 236, 251 Deçiq 53 Dedaj, But 60 Deda, Ndue 267 Dedaj, Pjerin 205 Degrand, F. 236 Demiraj, Shaban 74, 75 Demo, Elsa 267 Desnickaja, Agnija Vasilevna 110, 119, 129 Di Malle 198 Diana 89, 96, 101, 105, 119 Dibër 223, 225, 226 Didhima 200 Dine, Spiro 236 Ditrih, Karl (Karl Dieterich) 78 Doçi, Pal 244 Doda, Prekë Bibë 54 Dodoni, Ed. 205 Dojaka, Abaz 248 Domazevski A. (A. Domaszewski) 89 Drelaj 142, 148, 150 Drenas 127, 137 Dreshaj 21 Dreshaj, Myrvete 21 Dricas, Dhimitrios 192 Drin 82, 94, 100, 101, 137 Drini (Podrimje) 127 Dugagjin (Dukagjin) 82, 96 Dugaivë 142 Dukagjini, Lekë 7, 54, 71, 217, 277
291
292
Z ym er Ujka n Nez i r i
Dungu, Pjetër 52 Durham, Edit 236, 249, 251 Durrës 53, 54, 69, 220, 225, 229 Dushi, Arbnora 74 Dushman 56 DH Dhimaqis, Hrisu 194 E E Bukura e Dheut 70 Egjipt 222, 225, 264 Ekar, H. (Hyacinthe Hecquard) 8, 10, 278 Elbasan 53, 69, 219, 220, 225, 226, 249 Elezi, Isë 128 Elezi, Shpëtim 21 Eliade, Mirçea (Mircea Eliade) 261 Eliku 200 Elzi, Robert (R. Elsie) 130 Elladhë 24, 179, 182, 183, 187-189, 197, 203, 204, 206, 208 Eskil 32, 37 Eube 249 Evropë 13, 15, 26, 33, 34, 36, 37, 75, 125-128, 162, 164, 168, 171, 214, 242 Evropa Juglindore 26, 34, 36, 37, 75, 79, 80, 96, 242 F Fallmerajer, J. (Jacob Filipp Fallmerayer) 200, 215 Faqebithas 198 Faqedos 198 Faqepalla 198 Faslia, Sak 151 Fejzullahu, Hasan 26 Feku, Hajdar 150 Ferdinandi, F. 54 Feri, Jakup 153 Fetiu, Sadri 153, 157 Fidler, V. (Wilfried Fiedler) 63
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Fier 220, 223 Filadelfi (Philadelphia) 109, 121, 133 Finlandë 13, 128, 138, 162, 163, 172, 173, 281 Fishta, Filip 260 Fishta, Gjergj 30, 54, 59, 61, 69, 71, 113, 220 Floridë 262 Franga 197 Frankth 220 Frascati 26 Frashëri, Kristo 27 Frashëri, Naim 31, 34, 36, 157, 171, 156, 167 Frashëri, Sami 251 Frashëri, Stavro Th. 248 Frasnita (Kozencë) 204, 206, 208, 179, 188 Frati Minori 59 Frejzer, Xh. (James George Frazer) 261 Fusha e Glaukut 217 Fusha e Kosovës 217 Fusha Ilire 217 Fushë – Krujë 220 G Gabl, Ursula 59 Galanti, A. 215, 224 Galica, Shyqri 27 Galja, Kajë 150 Gash 126 Gashi, Ahmet 224 Gashi, Beqir 169 Gashi, Skënder 59 Gega, Xhevat 205 Gega-Musa, Leontina 74, 75, 89 Gegëria e mirëfilltë 82 Gegëria e Madhe 82 Geghysen 54 Genc 144 Gerou, Jorgo 202 Gilbert, F. 215
293
294
Z ym er Ujka n Nez i r i
Gomsiçja e Mirditës 30 Gostivar 226 Grac 59 Grajçevci, Fadil 27, 37 Grameno, Mihail 55 Greqi 15, 20, 59, 180, 182, 185, 188, 189, 197-199, 201, 205, 207, 214, 215, 218, 221-225, 241, 249, 257 Greqia e vjetër 214 Grisha, Shaqir 55, 64 Grudë 57 Gruda e Re 223 Grykë-Orosh 243 Guci 126, 137, 148, 220, 223 Gucia e Re 223 Guegarie 10 Gunga, Fahredin 33, 36 Gurakuqi, Karl 64 Gurakuqi, Luigj 62 Gurëz 126 Gurra, M.S. 55 GJ Gjashtë Bajrakët e Dukagjinit 54 Gjeçovi, Shtjefën 29, 248, 251, 260 Gjergji, Andromaqi 248, 268 Gjika, Jani 202 Gjiri i Ambrakisë 216 Gjirokastër 19, 73, 75, 98, 99, 127, 137, 220, 221, 225, 240 Gjonaj 127, 137 Gjoni, Mirash 56, 109 Gjonleka, Muslim 86 Gjonligu, Mitat 86 Gjonzeneli, Isa 86 H Haberlland 251 Häberl, Claus 64 Hadri, Ali 215, 224
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Halili, Rigels 21 Halili, Mustafë 21 Halimi, K. 236 Halle (Saale) 43, 56, 61 Hamburg 262 Hamiti, Sabri 26, 36 Han, J.G. fon (Johannes George von Hahn) 236 Harmatus 89 Harvard 123, 131, 277 Has 30, 127, 137, 226, 247, 272 Hasllëk, Margaret (M. Hasluck) 236 Hausing, H. W. 57, 70 Haute Albanie 8, 10, 278 Hawkins, Hildi 171 Haxha, Jashar 150 Haxhaj 148, 150, 151, 152 Haxhia, Isuf 154 Haxhihasani, Qemal 38, 98, 130, 133, 260 Haxhisotiriu, Jorgo 202 Helder, Alfred (A. Hölder) 61, 120, 131 Hellas 80 Hemp, Erik (Eric P. Hamp) 16, 283 Hercegovinë 91 Himarë 89 Hot 126, 136, 220, 223 Hoti i Ri 223 Hoxha, Hysni 74, 215 Hunda e Madhe 198, 199 I Idrizi, Bali 150 Ikonomu, Lenë 198 Ilia, Dano 48, 51 Iliri 127, 137, 143, 170, 200, 214, 217 Ilis 51 Illinois 130 Iran 264 Ishëm 126, 136
295
296
Z ym er Ujka n Nez i r i
Islami, Hivzi 215, 224 Ismajli, Rexhep 45 Isufi, Adem 147, 149, 152, 153 Isufi, Adem, Haxhaj 152 Isufi, Adem, Kuqishtë 152 Isufi, Adem, Riekë e Allagës 152 Isufi, Adem, Shtupeq i Vogël (Llas) 152 Isufi, Demë 153 Isufi, Zekë 151 Itali 19-21, 57, 58, 70, 86, 96, 182, 187, 188, 203, 221, 225, 247, 257 Ivanaj, Nikollë 29, 30, 35, 40 Ivanof 222, 230 Ivanova, Julia 262 Izmir 226 J Jaha, Sali 149, 153 Jagiq, Vatrosllav (Vatroslav Jagić) 58, 71 Jaka, Ymer 21 Jakova-Mërturi, Gaspër 26, 29, 31, 35, 53 Janinë 220 Jashari, Adem 161, 165, 170, 173-175 Jenish 47, 48 Jokl, Norbert 89, 249 Jon 260 Jorgaqi, Nasho 26-28, 36 Jubani, Zef 236 Jugosllavi 32, 91 K Kadare, Ismail 27, 31-33, 37 Kaisari 198 Kajzer, Martin 262 Kalabri 95, 188, 200, 201 Kalivja 192 Kallamaqi-Vidova 197, 200 Kamsi, Kolë 236 Kanada 188, 262
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Kantu, Cezare 168 Karabarun 225 Karafili, Ll. 236 Karanikola, Panteleimon 202 Karjagdiu, Abdullah 37 Kastrat 198 Kastrati, Jup 26, 28, 34, 58, 74, 243 Kastrioti, Gjergj 14 Katiçiq, R. (Radoslav Katičić) 76, 98, 131, 143, 144, 157 Kavajë 223 Kazazi, Hamzë 48, 51 Kelmend 56, 126, 128, 136, 138, 199, 220 Kelmendi, Ahmet 74, 97-99 Kelmendi, Ramiz 27 Kembpula 198, 211 Kërçovë 127, 137 Kerényi, Karl 84 Kieut 114, 118 Kinë 264 Klinë 19, 127, 172, 161 Kllimend 198, 211 Klosi, Ardian 8, 278 Koci, E. (Ernesto Cozzi) 236 Kokalari, Mexhit 167, 168, 172 Koklat-Plates 194 Kola, Aristidh P. (Kolljas, Aristidhit) 202 Kolashin 222 Kolea S. 236 Kolenë 142 Koliqi, Ernest 80, 83, 98, 131 Kolonjë 225 Kolsti, Gjon (John Kolsti) 131 Kondo, Ahmet 205 Konica, Faik (Faik Konitza) 25-41, 259 Konispol 219 Konstandini i Vogëlith 83 Konstantinopol 201 Kopernik, Nikolla 12, 19, 125, 280
297
298 Kopitari, J. 114 Korçë 220, 225, 226 Korinth (Corinth) 206 Koshutan 142, 148-152 Kosinjski, Leshek (Leszek Kosinjski) 262 Kosovë 12-280 Kostallari, Androkli 144, 146, 157 Kostiq, J. (J. Kostić) 222 Kotrri, Petrit 75, 89 Kozencë 19, 20, 188, 204, 205-208 Krajë 126, 220 Kral, August R. fon 58 Krasniqe 126 Krasniqi, Feriz 169 Krasniqi, Mark 142, 145, 158 Krasniqi, Mujë 161, 169, 170, 172-175 Krasniqi, Sali 169 Kreçmer, Paul (Paul Kretschmer) 58 Kriebardhis 198 Kristoforidhi, Konstantin 236 Kroaci 30, 34 Kroi i Dillit 198 Krujë 53, 69, 219, 220, 223 Krumë 127 Kuç 91 Kulinxha-Kadriu, Lumnije 21 Kuka, Oso (Osman Aga) 55, 68 Kukës 220 Kuklecaj 149, 151, 152 Kumanovë 162, 220 Kunc, Veronika (V. Kunz) 59 Kuqishtë 128, 150-152 Kurbin 248 Kurti, Donat 132 Kurvelesh 89 Kushnen 82
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II L Labëri 86, 241, 246, 249, 273 Lafe, Emil 64 Lajçi, Bashkim 268 Lajçi, Lulëzim 21, 287 Lakos, Panajot 190 Lamberc, Maksimilian (Maximilian Lambertz) 23, 43-71 Lane, Wilder Rose 8-10, 278 Lecaj, Korab 268 Leach, Maria 134 Ledarus 144 Lenro, Elias (Elias Lönrot) 163, 173 Lajpcig (Leipzig) 56, 59, 61, 63, 66, 84, 86, 89, 96, 120 Lekni 82 Leonorë 87, 88, 95 Lepur 198 Leskovik 226 Lezhë 69, 127, 220, 229 Lezja e Gaspër Jakovës 53 Liber 89 Librazhd 220, 246 Lik, M. 215 Lila, Oliverta 268 Lipë 142 Lipa e Madhe 142 Lipa e Vogël 142 Ljapi, Vangjel (Vangjel Ljapis) 202 Lkëni i Hasit 29 Logoreci, M. 54 Lokrida (Lokridhë) 189, 209 Londër (London) 30, 31, 35, 36, 131, 132 Longurus 144 Lugina e Vardarit 127, 141, 149 Lugu i Baranit 148 Lugu i Drinit 148 Lugu i Leshanit 148 Lugu i Pishtanit 148 Lugu i Trestenikut 148
299
300 Luka, Kolë 248 Luli, Dedë Gjo 85 Lushnjë 53, 69, 191, 198, 210, 220, 223 Lutraqi LL Llakopetra 190, 209 Llap 222 Llas 142 Lleshi, Davida (Gjomarku) 243 Lleshi, Fran 243, 262, 271 Llofkë 53 Llord, Allbert (Albert Lord) 32, 131, 132 Lloshi, Xhevat 34, 36 M Madagaskar 224 Magaplinus 143 Majer, Gustav (G. Meyer) 25, 35 Maks 32 Malaj 142, 148, 151 Malësi 82, 225, 235 Malësia e Gjakovës 241, 249, 273 Malësia e Madhe 30, 241, 249 Malësia e Tetovës 241, 249, 273 Mali i Zi 49, 91, 222 Maliqi, Zymer 154 Maliqja, Bege 150 Maltë 220 Malth i Bardhë 198 Mamuras 53, 220 Manastir 225 Maqedoni 221 Maqedonia Perëndimore 222, 225 Maria 47, 134, 191, 210 Marko, Petro 243 Markopulos 192 Maruga, Jorgo 202
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Maretiq, T. (T. Maretić) 132 Massachusetts (Mesaçusets) 131, 132 Mat 82, 89, 94, 101, 126, 136, 221, 225, 226, 241, 249, 273 Mathi-Hek, Xhanis (Janice Mathie-Heck) 130 Medenica, Radosllav (Radoslav Medenica) 110, 120, 123, 132 Mehmeti, Enver 20, 23, 27, 103-107, 112-116, 120, 128, 139 Meksikë 224 Mëkmëri, Pitër (Peter McMurray) 21 Merovë 26 Memia, Myftar Hysen 168, 172 Meta, Haxhi 169 Mërtur 39, 82, 126 Mesdhe 258, 272 Mesopotami 264 Miaulli 198, 200 Miçell, Stiven (Stephen Mitchell) 131 Mikeli, Gaspër 54 Milani, Mark 10 Millaku, Shkëlqim 21 Miqoviq, Dragutin (Dragutin Mićović) 120, 123 Mirditë 30, 241, 243-245, 248, 249, 262, 272, 273 Miso, Pirro 134 Mitko, Thimi 7, 33, 163, 174, 236, 277 Mitomara 200 Mleçani, S. 169 Mosi, H. 54, 69 Moskë 262 Mujaj, Hasan 145 Muji e Halili, 82, 94, 147, 165 Muji e Halili, Cukaj 148 Muji e Halili, Malaj 148 Muji e Halili, Nilaj 148 Muji e Halili, Tafujkaj 148 Muji, Imer, 147, 149 Muji, Imer, Broçaj 149 Muji, Imer, Kuklecaj 149 Muji, Imer, Palaj 149 Muka, Ali 248
301
302
Z ym er Ujka n Nez i r i
Munih (Műnchen) 75 Murko, Matija (Matthias Murko) 109, 113, 117, 120, 123, 132 Mustafa, Ibër 148 Mustafa, Myzafere 145, 158 Muzaka – Martino 194 Myzeqe 217, 225 N Naço, Nikolla 217 Napoli 201 Naxh, Gregori (Gregory Nagy) 131 Ndou, Beqir 54 Ndou, Mirash 56 Nesimi, Remzi 206 Neziri, Demush 169 Neziri, Ibish 21 Neziri, Rexhë 21 Ngjellokastra 159 Nikaj 82, 126, 136 Nikolla i Damaskut (Nikolaus Damascenus) 194 Nikolla, Pal 270 Nikolla, Usta 52 Nikshiq 222 Nilaj 142, 148, 151 Njikas, Papa Anastasio 198 Nju-Jork (New York) 26, 27, 37, 38, 117, 131, 133, 134 Nokshiq 150, 153 Noli, Fan S. 26, 37 Nopça, F.B. (Franz Baron Nopcza ) 236 Norton, Vili 32 O Odise 7, 34, 75, 83, 94, 98 Ohër 117 Opar 226 Orosh 82, 241, 243, 267, 269, 273 Oksford (Oxford) 132
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II P Paç, Karl (C. Patch) 89 Padovë 80, 98, 131 Palabardh 51 Palaj 149 Palaj, Bernardin 115, 118, 132, 251, 260 Palermo 25, 35, 201 Palloshi, Nexhibe 65 Paloka, Shtjefën 54 Palucë 58 Panajoti, Jorgo 110, 120 Panoni 216 Papazoglu, Fanula 194 Paris 127, 171, 172, 166, 262 Pasha, E. 54 Pasha, Hafis 51 Pecaj 142 Pedersen, Holger 236 Pejë 127, 128, 138, 148, 166, 220 Pelion 88 Pepaj (Pepiq) 142, 151 Peqin 220 Perahora 191, 193 Peri, Adam (Adam Parry) 132 Peri, Millmen (Milman Parry) 7, 32, 132, 277 Përmet 225, 226 Peshter 127, 148 Pinon, R. 215, 224 Pipa, Arshi 133 Pipër 51 Pirraku, Muhamet 27 Plavë 126, 148, 217, 223 Pleurat 144 Pllana, Emin 222 Pllana, Shefqet 153, 157 Plluncaj 142 Poçi, Enina 74 Podgoricë 53, 220
303
304
Z ym er Ujka n Nez i r i
Podguri i Pejës 148 Pogradec 225 Poloni 12, 19, 125 Poznanj (Poznañ) 86 Preka, Mhill 56, 109 Prekal 217 Prenka, Patër 54 Prenka, Pjetër 54 Prennushi, Vinçenc 108, 120, 123, 133 Prevezë 220 Priftën 53 Prishtinë 12-285 Prizren 120, 138, 166, 167, 172, 175, 220, 226, 269 Prop, Vladimir 110, 111, 142, 167, 168 Prroj Kllimendit 198, 211 Pukë 87, 166, 171 Pukëvil, F. (François Ch. H. L. Pouqueville) 166, 215 Pulaha, Selami 133, 216 Q Qafë 198 Qarku i Toplicës 26 Qosja, Rexhep 27, 38, 156, 158 R Raça, Shkëlzen 199 Raguzë (Dubrovnik) 30 Rajner, Rene (René Rainer) 59 Rama, Sali 147, 151, 152 Rejnhold, K. (C. Th. Reinhold) 8 Rekë 169 Ressuli, Namik 26, 38 Rexhaj, Xhavit 60 Rexhepi, Nuhi 104 Rieka e Allagës 142 Rodope 225 Romë 187, 201 Rothi, Maks 32
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Rozhajë 117, 127, 137, 142 Rubenbauer, Hans 58 Ruçek, J.S. 215, 224 Rugova e Poshtme 142 Rugova, Ibrahim 143, 157 Rugova, Valdet 59 Rugovë 13, 14, 20, 23, 59, 114, 126, 128, 136, 138, 141, 142, 145, 147-149, 151, 153, 155-159, 169, 223, 281, 282 Ruka, Ago 49 Rumani 224-226 Rumeli 48, 51 Rusi 224 RR Rrafshi i Dukagjinit 109, 123, 137, 241, 249, 273 Rrapaj, Fatos Mero 207 Rrëshen 19, 246, 269 Rrethi i Bjeshkës 127, 137 Rrëza e Tepelenës 225 Rrota, Justin 54, 69 Rrustemi, Metë 169 S Sadria, Ker 147, 151, 152, 155 Sajeika 190, 196, 209 Sako, Zihni 29, 96 Santori, Anton 55 Sanxhaku i Nishit 26 Sanxhaku i Pazarit 109 Sarajevë 43, 53, 55, 61, 108, 120, 130, 131, 133 Sarandë 220, 223, 225 Savra 217 Sejda, Mustafë 154 Sejko, Veis 65, 133 Selanik 220, 225, 264, 271 Selimi, Yllka 207, 248 Selmani, Ahmet 207 Selmani, Zhuj 152
305
306
Z ym er Ujka n Nez i r i
Selmani, Zhuj, Dugaivë 152 Selmani, Zhuj, Riekë e Allagës 152 Serbi 150, 166, 171, 173, 225 Sergejevski 89 Sicili 95 Silvanus 89 Sinani, Shaban 2, 17, 21, 133, 285 Sirdani, M. 236 Skanda 217 Skalldaferri, Nikolla (Nicola Scaldaferri) 21 Skënderbeg (Gjergj Kastrioti) 24, 175, 187, 204, 206, 208, 282 Skendi, Stavro 92, 93, 109, 114, 121, 123, 133 Skendo, Lumo 55 Skiro, Gjuse 25, 35 Skrapar 225 Skymmi 216 Sllavoni 217 Sokoli, Marash 109 Sokoli, Mic 151 Sokoli, Mic, Çunujkaj 152 Sokoli, Mic, Lakaj 151 Sokoli, Mic, Salihaj 151 Sokoli, Ramadan 134 Sokoli, Tomë 56 Spaç 82 Spahiu, Avni 34 Spartë 90 Stahl, Pol H. 262 Stakaj 152, 149-152 Stamboll 220, 224-226 Statovci-Halimi, Drita 270 Stipçeviq, Aleksandër 88, 99, 184, 207, 261, 262 Stokman, Doris&Erik (Doris&Eric Stockman) 9 Stros, K. L. (C. Levi-Stross) 261 Strugë 247 Sulka, Ylldije 270 Suta, Blerina 21 Suma, N. 236
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
307
Syla, Fazli 2, 21 SH Shabani, Çelë 147, 149, 152, 163 Shabani, Çelë, Kuqishtë 152 Shabani, Çelë, Stakaj 149 Shabani, Mehmet 150 Shala, Demush 133, 145, 155, 158, 167, 172 Shalë 8-10, 82, 126, 127, 133, 136, 137, 145, 158, 167, 172, 278 SHBA 21, 188, 224, 226 Shaqa, Dervish 169 Shën Kostandin Arbëresh 188 Shijak 53, 54, 69 Shkodër 38, 215, 217, 224 Shkodra, Shefik 27, 38 Shkodra, Zija 215, 224 Shkrel 126, 136, 142, 149-152, 217, 249 Shkumbin 82, 94, 101 Shkup 27, 36, 37, 44, 47, 48, 64, 205, 207, 231, 232, 258, 261, 269 Shkurtaj, Gjovalin 207 Shllak 57 Shmaus, A. (Alois Schmaus) 106-109, 114, 121, 123, 133 Shosh 56, 82, 126, 136 Shpat 53 Shpata, Gjin Bua 86 Shqipëri 7-272 Shqipëria e Jugut 92 Shqipëria e Mesme 225 Shqipëria e Veriut 92 Shreder, K. (Klaus Hening Schreder) Shtjefni, Kolë 236 Shtrajtberg, Vilhelm (Wilhelm Streitberg) 58 Shtupeqi i Madh 142 Shtupeqi i Vogël 142 Shtutgart (Stutgardt) 57 Shuhard, Karl (Carl Schuhardt) 83 T
308
Z ym er Ujka n Nez i r i
Tafujkaj 148 Taljavini, K. (Carlo Tagliavini) 80, 98, 131 Tahsini, Hasan 251 Taipi, Kasem 236 Tamarë 128, 138 Tamburi, Oriana 8 Tepelena, Ali pashë 49, 68, 175 Tetovë 49, 64, 103, 105, 115, 118, 120, 132, 220, 226, 241, 249, 273 Teutë 144 Teutmeitis 76, 143, 144 Thivon, Kaparelli 196 Tiranë 12- 285 Tirta, Mark 16, 213-274 Tisha, Zef 53, 57 Tivar 220 Tole, Vasil 129, 139 Tomoricë 226, 241, 249 Toptan 219 Toptani, Salih beg 68 Toptani, Shahin beg 52 Torino 130 Torunj (Toruñ) 12, 19, 20 Trebicka, K. J. 55 Triesh 29 Trigllav 90 Trofenik, Rudolf 133 Truhellka, Qiro (Ċiro Truhelka) 65, 108, 121, 123, 134 Turabiu, A. 236 Turku, Halil 150 Turqi 149, 150, 220, 222, 224 Tuz 217 U Uashington 32 Uçi, Alfred 110, 124, 134 Uglla, Salih (Sali Uglanin) 109, 123 Ujëmirë (Llutovë) 142 Ujka, Palok 56
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Ujka, Prekë Memë 59, 86 Uka, Sabit 215, 222, 224 Ukrainë 224 Ulqin 229, 249 Ulqini, Kahreman 249 Ungrei 220 Ura e Vaut të Madh 246 Urlih, G. (Gerda Urlisch) 66 V Vaccarizzo 16, 283 Vakallopulli, V. 215 Valentini, Zef 249 Vallisaari, Päivi 171 Valjavec, Fric (Fritz Valjavec) 75, 98 Variboba, Jul 55, 58, 70 Vasa, Pashko 251 Vasmer, Maks (Max Vasmer) 58 Vasojeviq 91 Vata, Prenk 53 Velaj, A. Petrit 207 Veliu, Fitim 21 Velkov, A. 316 Venedik 46 Vescleves 143, 144 Vili 32 Viotisa 206 Vissova 89 Vitojë 127, 137 Vjenë (Wienna) 20, 23, 43, 44, 46, 56, 57, 59, 60, 64, 65, 262 Vllahi 226 Vlora, Eqrem 251 Vlorë 89, 220, 223, 229, 246 Volos 249 Vorë 53, 69 Voskopojë 221 Vraninë 49 Vreto, Jani 236
309
310 Vrioni 219 Vruho, J. 55 Vulkanesku, Vitalio 262 Wauconda 130 X Xaveillina 200 XH Xhaçka, V. 236 Xhagolli, Agron 133, 134, 202, 220 Xhemaj, Ukë 236 Xhuvani, Aleksandër 58 Z Zadrimë 57 Zagreb 109, 262 Zarë 221 Zefi, Dedë 56 Zefi, Lulash 56 Zefi, Shan 56 Zejnullahu, Adem 2, 21, 236 Zeka, Haxhi 147, 151, 159 Zeka, Haxhi, Husaj 151 Zeka, Haxhi, Kuklecaj 151 Zeka, Haxhi, Lekëgjekaj 151 Zeka, Haxhi, Nilaj 151 Zeka, Haxhi, Poshaj 151 Zeka, Haxhi, Smakhaxhaj 151 Zekaj, Hasan 60 Zogaj, Ajete 44 Zogos 198 Zojzi, Rrok Zvicër 21 Zymeri, Rizë 169 Zymeri, Sylë 169 ZH
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
311
Zheji, Gjergj 134
REGJISTRI I TERMAVE, I NOCIONEVE, I EMRAVE TË PERSONAZHEVE EPIKE LEGJENDARE DHE TË FIGURAVE MITIKE INDEX OF TERMS, NOTIONS, LEGENDARY EPIC PERSONALES AND MYTHICAL FIGURES A Aga Hasan Aga 86 Ager Isvan Aga 85 Akti epik 157 Akti i flijimit epik 157 Akti i ringjalljes 157 Ali Borxh Alia 86 Antroponimet e epizuara 13, 141, 144, 145, 157, 158 Arrnaut Osmani 148, 149 B Balada mitologjike 113 Ballkani Perëndimor 88, 94 Barra e vrame 248 Bud Aline Tali 85 Begu Hasan Beg 86 Besimet popullore 181, 194, 248, 252 Betimi 248 Bur Eleze Krajli 85 Buzmi 234, 238, 248 C Cikli i Kreshnikëve 28-30, 38, 104, 133, 147 Cikli i Mujit dhe i Halilit 43, 56, 87, 122, 165, 172 Cikli i Betejës së Kosovës 165, 170 Cikli i Skënderbeut 165 Cikli i Luftës Çlirimtare 1997-2001: 125, 161, 170
312
Z ym er Ujka n Nez i r i
Ç Çeto Bashe Muji 233, 238 Çështja homerike 33, 83, 84, 94 D Dedalia 57 Demonologjia 57, 59, 233, 248 Destar Osman Aga 85 Dita e Verës 248 Divi 57 Dragoi 57 Dy zona ekspansioni të eposit shqiptar 94 Dymbëdhjetërrokëshi epik 92 Dymbëdhjetërrokëshi lirik 92 DH Dhëndri gjarpër 111 Dhia e egër 90, 196 Dhjetërrokëshi 92 Dhjetërrokëshi sllav 93 E E Bukura e Dheut 57 E drejta zakonore 59 Emra trepjesësh 85, 86 Epika gojore 5, 6, 15, 17, 19, 20, 161 Epika historike 14, 167 Epika legjendare 38, 106, 133 Epikologjia 58 Epizimi antroponimik 20, 23, 141, 143, 145-149, 155, 156 Eposi i Kreshnikëve 26, 39, 56, 115, 119, 122, 125, 127, 129, 132, 146, 276 Eposi i lashtë heroik 25, 28, 30, 38, 56, 65, 81, 93, 105, 106, 108, 113, 114, 130, 143 Etnologjia agrare 263 Etnologjia aplikative 263 Etnologjia detare 263
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
313
Etnologjia ekonomike 263 Etnologjia e mjeshtërive dhe e teknologjisë 263 Etnologjia juridike 263 Etnologjia kulinare 263 Etnologjia religjioze 263 Etnologjia rurale 263 Etnologjia sociale 263 Etnologjia urgjente 263 F Fantastikja 107 Fati tragjik 113 Fetishizmi 235 Figura mitike 106, 233 Figurat mitike destruktive 108 Flijime në themele 234 Floçka 57 Fryma elegjiake 113 Fuqia e Mujit 90 Funksioni eufemistik 105 Funksioni figurativ i leksikut 113 Funksioni mobilizues 15 G Garentina 55 Gruaja e kreshnikut 107 Gruaja në këngët kreshnike 107 GJ Gjeneza e fiseve sllave jugore 92 Gjergji (Gjergj Elez Alia) 26, 57, 85, 233, 238 H Hajkuna (Kunja) 147, 148, 159 Halili 14, 21, 28, 30, 34, 35, 40, 41, 53-56, 61, 69, 80-82, 85-88, 90, 91, 94, 101, 104, 108, 113, 120, 122, 123, 127, 147-149, 159, 165, 174, 175, 283 Heroizmi i papërcaktuar 113
314
Z ym er Ujka n Nez i r i
Heroizmi individual 113 Heroizmi kolektiv 113 Heroizmi krahinor 113 Hyjnesha Artemis 90 Hyria e Detit 57 K Karakteri dekorativ 106 Karakteri epik heroik 112 Karakteri i lashtë i poezisë popullore arbëreshe 105 Katallani 57 Katër lloje të martesave 107 Kënga epike ilirike 11 Kënga epike ilire 127 Kjoftlargu 57 Kodifikimi i epopesë 6 Koha epike 155 Kolendrat 248 Kompozicionet e këngëve epike 104 Kompozicionet e këngëve legjendare 104 Kompozicionet e modeleve 112 Kontinuiteti gjenealogjik epik 156 Kontinuiteti i pavdekshmërisë 156 Kuçedra 57 Kulte të arteve në mjeshtëri 254 Kulte blegtorale 233 Kulti i bletës 233 Kulte bujqësore 233, 235 Kulti i burimeve 233 Kulti i bushit të kënetës 233 Kulti i diellit 233, 235 Kulti i dhive të egra 233 Kulti i gurit 233, 248, 254 Kulti i gjallesave 233 Kulti i gjarprit 248 Kulti i hënës 233 Kulti i heroit epik 155 Kulti për heroizmin 113
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Kulte familjare 235 Kulte fisnore 235 Kulte tokësore 233 Kulti i tokës 235 Kulti i kaprollit 233 Kulti i lisave 233 Kulti i malit 248 Kulti i mrizeve 233 Kulti i numrave 233 Kulti i numrit dymbëdhjetë 233 Kulti i numrit dyzet 233 Kulti i numrit nëntë 233 Kulti i numrit shtatë 233 Kulti i numrit tre 233 Kulti i përgimit 155 Kulti i të parëve 156 Kulti i rrugëve 233 Kulti i shkëmbinjve 233 Kulti i shpellave 233 Kulti i shqiponjës 233 Kulti i ujkut 233 Kulti i varreve 234 Kulti i vendpushimeve 233 Kulti i yjeve 233 Kulti i zjarrit 235 Kulte kozmike 233 Kulte të natyrës 233 L Lahuta 40, 54, 61, 69, 105, 117, 126 Lahutarët 5, 12, 54, 56, 126, 127, 128, 169 Larja rituale 194 Larja rituale e lindjes 194 Larja rituale e vdekjes 194 Lëvizje migruese 215 Lëvizje territoriale 215
315
316
Z ym er Ujka n Nez i r i
Lugati 57 LL Llazoret 248 M Mandrat 248 Masat muzikore 12 Martesa me marrëveshje 107 Martesa me rrëmbim 107 Martesa me mejdan 107 Martesa me kusht 107 Mendimi poetik morfologjik 113 Mendimi poetik historik 113 Mëkimi i djalit të varfër 111 Migrimet e brendshme 214 Migrimet e jashtme 214 Migrimet e pavullnetshme (të dhunshme) 214 Miti i gjarprit 254 Miti i heronjve legjendarë 14 Miti i metamorfozës 111 Miti i origjinës 6 Miti i Shivës 16 Mitologjia 16, 134, 231-236, 248, 250, 252, 253, 255, 268, 269, 284, 292 Mitologjia e krahasuar 83, 85 Morfologjia e mitit serb 115, 120 Motive mitike 108 Motive të lashta 81, 83 Motivi i vajzës luftëtare 111 Mrkoshi 248 Muji e Halili 14, 53, 57, 80-82, 94, 147, 165 Muji 34, 35, 40, 41, 53-57, 61, 69, 80-82, 85-87, 90, 91, 94, 101, 104, 107, 108, 113, 116, 120, 122, 123, 127, 135, 145, 147-149 N Nëna e Vatrës 233 Nënshtresa ilire në eposet ballkanike 81
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Nënshtresa ilire tek eposi sllav 91 Nëntë copë bjeshkë 88 Nëntë ditë larg 88 Nëntë nuse 88 Nëntë palë dasma 88 Nëntë vëllezër 87 Numri konvencional 87 Numri nëntë 87 O Ora Ora e ligë 106 Ora e njeriut 233 Ora e shtëpisë 233 P Pamja poetike 190, 191 Parimi i kufirit minimal/maksimal 16 Patronimet e epizuara 141, 158 Perëndi të moçme ilire 89 Personifikimi i mikut 191 Përrallat shqipe 57 Përrallat e tipit 433: 111 Përrallat e tipit 425: 111 Përsiatje romantike 15 Pleqësia 84 Plotësimi vokalik 93 Poetika e përrallës 59 Poezi e vizionit tragjik 113 Popullsi ndejtare 215 Popullsi ilire-arbërore 214, 215 Pritja e mikut 84 Probleme homerike 84, 94 Problemi i dhjetërrokëshit në epos 12 Problemi i Odiseut 83 Proceset etnike 263, 265 Procesi i boshnjakizimit 142 Procesi i epizimit 155
317
318
R Rit ilir 194 Ritet 179, 181, 194, 232-235, 254, 268 Ritet kalendarike 233, 234, 254 Ritmi kuantitativ 12, 92 Ritmi numerik 92 Rojenicat 90 Rusicat 242 RR Rrafshi diakronik 235 Rrafshi sinkronik 235 S Sakrifica njerëzore në ndërtime 234 Simbolet e amësisë 233 Simbolika e gjëmës 233 Simbolika e vajeve 234 Simbolika e numrave 88 Simbolika e numrit dymbëdhjetë 88 Simbolika e numrit nëntë 88 Simbolika e numrit tre 88 Simbolizmi religjioz 88 Siran Osman Aga 85 Sokol Halil Aga 85, 233, 238 Stoicizmi tragjik 113 Struktura e vargut të këngëve kreshnike 131 Substrati në epos 109 Substrati i eposit të lashtë heroik 106, 109 Syzhetë 104, 107, 110, 112 Syzhetë e gojëdhënave 104, 110 Syzhetë paralele 110, 112 Syzhetë e përrallave 104, 110 SH Shën Gjergji 196, 248
Z ym er Ujka n Nez i r i
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II Shën Gjini 248 Shën Gjoni 248 Shën Mitri 248 Shkelja e tabusë 111 Shpirti i bartur i figurave mitike 111 Shpirti i të vdekurit 234 Shtojzovallet 105 Shtresa më e lashtë në epos 108 Shtresa mitike 81 Shtresa përrallore 81 Shtresat etnike 81 Shtriga 57 T Tali 85, 148, 159 Tensioni erotik 190 Tipi i epizimit antroponimik-patronimik 149 Tipi i epizimit të dyfishtë antroponimik 149 Tipi i mendimit poetik historik 113 Tipi i mendimit poetik mitologjik 113 Tipologjia e trashëgimisë së emrave 14 Totemizmi 235 Tradita antroponimike ilire 143, 144 Tradita e epizuar 319 Tradita parashkrimore 15 Transformimet e modeleve 112 Transformimi i modeleve epike 104 Trashëgimia etnokulturore 33 Tri dhitë e egra briarta 90 Tri zonat e këngëve të kreshnikëve 94 Tusha (Tanusha) 107 V Vajet e grave Vajtimi arbëror 194, 195 Veçori etnopsikologjike 252 Veçori strukturore 104 Veçori tipologjike 104, 115
319
320
Z ym er Ujka n Nez i r i
Vegla kordofone me një tel 55 Vëllamia 84 Vëllezërit Muja e Halili 149 Villa 88, 89, 84, 106 Z Zakone të moçme pagane 83 Zana 70, 81, 88-90, 96, 105-107, 111, 119, 122, 233, 238, 248, 249 Zjarre rituale 246 Zjarre rituale në pjellori 234 Zonat e lahutës 126 Zonat e ekspansionit 82 Zonat lahutare të rrëshqitshme 126 Zonat dygjuhësore 109
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
321
P ËRMB AJ TJ A
Par athë ni e : Prof. Dr. Shaban S inani, T ’i vësh veprës kurorë (finis coronat opus) 5 Hyrje 19
I. Çështj e të epikës gojo re FAIK KONICA (1876 -1942 ) I.1. PIKËPAMJET E FAIK KONICËS PËR EPOSIN E LASHTË HEROIK 25
Hyrje 25 Miqësia me të parët e epikografisë shqiptare, Sh. Gjeçovi dhe N. Ivanaj 28 Pikëpamjet e Konicës për eposin dhe romani i Kadaresë Dosja H 31 Faiku për trashëgiminë etnokulturore 33 Përfundim 34 Bibliografi 35
Views of Faik Konica on ancient Heroic Epos 39 MAKSIMILIAN LAMBERCI (1882-1963) I.2. DISA TË DHËNA PËR DORËSHKRIMET E MAKSIMILIAN LAMBERCIT (MAXIMILIAN LAMBERTZ) NË VJENË PËR FOLKLORIN, ETNOLOGJINË DHE DISA FUSHA TË TJERA ALBANOLOGJIKE 43
Hyrje 43
322
Z ym er Ujka n Nez i r i
Vëllimi me këngë shqipe 45 Këngë popullore lirike 46 Këngë popullore epike historike 47 Ditari 53 Studimi për Ciklin e Mujit e të Halilit 55 Fjalorthi i mitologjisë së shqiptarëve 57 Përrallat shqipe 57 Dorëshkrime për arbëreshët në Itali 58 Korrespondenca 58 Përfundime 60 Bibliografi e përzgjedhur 61
Einige Angaben zu den Manuskripten von Maximilian Lambertz in Wien, über Folklore, Ethnologie und andere Bereiche der Albanologie 67 EQREM ÇABEJ (1908 -1980) I.3. PIKËPAMJE TË EQREM ÇABEJT PËR EPIKËN GOJORE DHE NDIHMESA E TIJ PËR FILLET E EPIKOLOGJISË SHQIPTARE 73
Hyrje 73 Karakteri dinamik i poezisë popullore 77 Çifti vëllazëror Muji e Halili 80 Vjetërsia e këngëve, motivet dhe elementet e lashta 83 Emra trepjesësh 85 Zana 88 Nënshtresa ilire tek eposi sllav 91 Dhjetërrokëshi 92 Përfundim 93 Bibliografi 95
Eqrem Çabejs’ views on oral epic and his contribution on origins of Albanian epicology 101
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
323
ENVER MEHMETI (1948) I.4. STUDIME TË ENVER MEHMETIT NË FUSHËN E LETËRSISË GOJORE 103
Cikli i Kreshnikëve 104 Zana dhe Ora 105 Polemikë me mohuesit e eposit tonë 108 Dhëndri gjarpër 111 Struktura artistike e këngëve epike 112 Bibliografi 116
Enver Mehmetis’ studings in the field of oral literature 123 EPOSI SOT I.5.TË DHËNA PËR GJENDJEN E SOTME TË EPOSIT TË KRESHNIKËVE DHE DISA DETYRA TË NGUTSHME PËR RUAJTJEN E TIJ 125
Hyrje125 Eposi sot dhe zonat lahutare126 Përfundim 129 Bibliografi 129
Kilka informacji o dzisiejszym stanie eposu Kreszników i kilka pilnych zadań na rzecz jego ochrony137 EPIZIMI ANTROPONIMIK I.6.ANTROPONIMIMET DHE PATRONIMET E EPIZUARA NË KRAHINËN E RUGOVËS 141
Hyrje 141 Tradita e epizimit të vënies së emrit në periudhën ilire 143 Shembuj të epizimit antroponimik 146 Tipi i epizimit të njëfishtë antroponimik 146 Tipi i epizimit të dyfishtë antroponimik 147 Tipi i epizimit antroponimik-patronimik 147 Vazhdimësia e sotme e traditës së epizimit antroponimik 148 Përfundim 155 Bibliografi 157
324
Z ym er Ujka n Nez i r i
Les antroponymes et les patronymes épisés a Rugova 159 MOBILIZIMI EPIK I.7.ROLI MOBILIZUES I KËNGËS EPIKE KUNDËR ROBËRISË 163
Hyrje 161 Kombëtarja dhe epika 162 Urrejtja evropiane dhe urrejtja shqiptare në të dy epikat e periudhës kundërsllave dhe kundërosmane165 Kënga epike pas Luftës së Dytë Botërore në Rrafshin e Dukagjinit 169 Përfundim 170 Bibliografi 171
Mobilization role of epic song against slavery 173 II. ÇËSH TJE TË ETNO K ULTURËS ANTONIO BELLUSCI (1934) II.1. NJË PËRMENDORE E GJAKUT TË SHPRISHUR TË ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI 179
Un monumento di Antonio Bellusci al dell’Arbër 183
‘sangue disperso’
II.2. ANTONIO BELLUSHI DHE ARBËRORËT-ARVANITË, NJË POPULL I PADUKSHËM 187 Fillet e punës ndër arvanitasit në Greqi 189 Shpalosja e lirikës intime 190 Këngët për nuset arvanitase 193 Të dhëna për vdekjen 194 Proza popullore 196 Të dhëna nga fusha e toponimisë 198 Kujtesa historike arvanitase 200 Përfundim 203 Bibliografi e përzgjedhur 203
Antonio Bellusci e Gli arberori-arvaniti un popolo invisibile 210
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
325
MARK TIRTA (1935) II.3. KONTRIBUT I MARK TIRTËS PËR MIGRIMET SHQIPTARE 213
Struktura e veprës 214 Dukuri etnosociale në mesjetë 215 Migrimet e brendshme 218 Migrimet e shqiptarëve jashtë atdheut 221 Gjendja pas LPB 226
Contribution of Mark Tirta on albanian migrations 228 II.4. MONOGRAFIA E PARË PËR MITOLOGJINË NDËR SHQIPTARË E STUDIUESIT MARK TIRTA 231
Hyrje231 Përmbajtja 232 Probleme dhe rezultate 233 Dilema 235 Përfundim 236
Mark Tirta, Author of the first mo nograp h on mytho logy among albania ns 238 II.5. PROFESOR MARK TIRTA DHE ETNOLOGJIA SHQIPTARE ( bashkautor me prof. asc. dr. Begzad Baliun) 241
Hyrje 241 Në parantezën e një botimi përurues 242 Profesor Mark Tirta dhe Mirdita 244 Prej njësive enciklopedike deri te monografia 247 Mark Titra dhe etnologjia shqiptare 249 Etnologjia e shqiptarëve 250 Mitologjia dhe kultura shpirtërore dhe materiale e shqiptarëve252 Migrimet-fat i shqiptarëve në histori 255 Prof. Mark Tirta dhe etnologjia ballkanike 257
326
Z ym er Ujka n Nez i r i
Zgjerimi i shtratit gjeografik të kërkimeve etnologjike 259 Prof. Mark Tirta dhe etnologjia universale 260 Etnologjia e përgjithshme 262 Përfundime 265 Bibliografi 266
Professor Mark Tirta and the albanian ethnology 274 PROF. DR. SHABAN SINANI, FINIS CORONAT OPUS-STUDIES ON FOLKLORE, II, BY SCHOLAR ZYMER NEZIRI 275 TREGUESI I EMRAVE TË NJERËZVE DHE I EMRAVE TË VENDEVE 287
Index of human names and names of places 287 TREGUESI I TERMAVE, I NOCIONEVE, I EMRAVE TË PERSONAZHEVE EPIKE LEGJENDARE DHE TË FIGURAVE MITIKE 311
Index of terms, notions, legendary epic personales and mythical figures 311
ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II
327
INSTITUTI ALBANO LOGJIK I PRISH TINËS INSTITUTE OF ALBANOLOGY OF PRISHTINA
Zymer Ujkan Neziri STUDIME PËR FOLKLORIN THE STUDY OF FOLKLORE II EPIKA GOJORE DHE ETNOKULTURA THE ORAL EPIC AND ETHNO CULTURE Lektor Shpëtim Elezi Redaktura teknike Dr.Lulëzim Lajç i Ballina Dr. Lulëzim Lajçi Madhësia 20.5 tabakë shtypi For mat i 14 x 20 cm Shtypshkronja «Grafobeni» Prishtinë