Revista «Policimi dhe siguria», një forum i denjë diskutimi
Drejtues Madhor Ardi VELIU DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT
R
Veliu, A..
« Revista
“Policimi dhe siguria”, një forum i denjë diskutimi
»
Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,
8
evista "Policimi dhe siguria" është një revistë e cila publikon kërkime e studime origjinale, artikuj konceptorë, botime konferencash etj. Duke qenë se ajo reflekton në mënyrë të vazhdueshme e të pandërprerë prej pesë vitesh, artikuj të vlefshëm për policinë dhe artikuj në lidhje me praktikat e mira dhe evoluimin e çështjeve të sigurisë publike, mund të thuhet se, revista jo vetëm e ka realizuar qëllimin e krijimit të saj,por hap pas hapi po ndërton një praktikë të qëndrueshme të kërkimit shkencor. Jemi të gjithë dëshmitarë se ajo është përpjekur që të inkurajojë të gjithë kërkuesit e mundshëm, që mund të gjenden në radhët e policisë e më gjerë, për të publikuar shkrimet e tyre kërkimore. Janë kërkuar e publikuar artikuj me fokusin te hetimi, kiberkrimi, menaxhimi policor, parandalimi i krimit, policimi, kërcënimet për sigurinë e brendshme, kombëtare dhe deri te kërcënimet për sigurinë ndërkombëtare etj. Një pjesë e mirë e temave e kapërcejnë interesin dhe sferën e policimit dhe janë një kontribut për fushën e sigurisë që u vlen edhe institucioneve të tjera. Revista ka qenë një forum i denjë diskutimi, në të cilin është përkrahur jo vetëm identifikimi i problematikave, por është synuar edhe sjellja e zgjidhjeve e rekomandimeve të ndryshme. Shembull i qartë për këtë, janë botimet e përfundimeve të konferencave,