Bibliografi e shkrimeve të botuara në revistën “Policimi dhe siguria”, gjatë viteve 2015-2020
Dr. Albert HITOALIAJ Shefi i sektorit të botimeve, Qendra e Kërkimeve Shkencore, Akademia e Sigurisë albert.hitoaliaj@asp.gov.al
Hitoaliaj, A.
« Bibliografi
e shkrimeve të botuara në revistën “Policimi dhe siguria”, gjatë viteve 2015-2020
»
Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,
118
Abstrakt Ndërtimi i bibliografive të karakterit kombëtar apo ndërkombëtar, për fusha të ndryshme, lloje të ndryshme botimesh dhe tipa të ndryshëm shkruesish, është një pasuri e veçantë. Këto bibliografi mund të përgatiten nga biblioteka, institute ose qendra kërkimore shkencore, institucione të arsimit të lartë apo edhe studiues të ndryshëm. Botime të tilla nuk kanë munguar në Shqipëri. Ato përbëjnë një udhërrëfyes të vyer për çdo studiues që kërkon të informohet lidhur me botimet e një fushe të caktua. Krahas lehtësimit të dukshëm të punës, botime të tilla arrijnë të jene edhe një dëshmitar besnik i botimeve ndër vite. Një ndër botimet më të rralla të këtij karakteri që flasim, është projekti i realizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Bibliografia e librit shqip. Dy vëllimet, “Libri shqip 1555-1912” (vëllimi I) i autorit Ramazan Vozga dhe “Bibliografi e librit shqip 1913-1944” (vëllimi II), me autorë Maksim Gjinaj, Margarita Mele dhe Myrvete Elmazi, përbëjnë një ngjarje madhore të botimeve. Këto vëllime përfaqësojnë një informacion bibliografik për librin në gjuhën shqipe, që rrok një periudhë botimesh pothuajse 500 vjeçare, duke u bërë një monument për kulturën shqiptare. Kjo pra, është vlera botimeve bibliografike. Në këtë numër jubilar të revistës së njëzetë “Policimi dhe siguria”, po botojmë bibliografinë e 20 numrave të kësaj reviste. Kjo është një përmbledhje bibliografike e të gjitha punimeve shkencore të botuara në revistën “Policimi dhe siguria”, për periudhën 2015-2020. Në këtë përmbledhje jepen edhe botimet e konferencave, të cilat janë pajisura me kodin ISBN krahas kodit ISSN të revistës. Shpresojmë që në të ardhmen kjo bibliografi të pasurohet e të zgjerohet duke marrë trajtën e një botimi bibliografik që të përmbledhë të gjithë punimet shkencore, studimet e monografitë që janë bërë në fushën e sigurisë publike e që trajtojnë aktivitetin e policisë në tërësi. Ky botim do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për të gjithë komunitetin e kërkimit shkencor të policisë e jo vetëm. Urojmë që kjo bibliografi që botojmë të gjejë të nesërmen vend në një botim të tillë gjithëpërfshirës. Fjalëkyçe: revistë shkencore, botime, “Policimi dhe siguria”, botime për sigurinë, Policia e Shtetit, bibliografi.