Roli kërkimor-shkencor i revistës «Policimi dhe siguria»
Prof. Asc. Dr. Bejtush GASHI Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria” Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike
R
Gashi, B.. Roli kërkimorshkencor i revistës “Policimi dhe siguria”
«
»
Policimi dhe Siguria nr .20, 2020 nr.20,
18
evista “Policimi dhe siguria”, është një revistë shkencore e Akademisë së Sigurisë, në të cilën kam nderin të jam anëtar i bordit botues të saj, që prej numrit të katërt të botimit. Tashmë, revista ka arritur në numrin e saj të 20të dhe jam tejet i lumtur që kam arritur të jap kontributin tim në vazhdimësinë e saj. Punimet shkencore që janë prezantuar në këtë revistë prej fillit e deri tani, janë të një niveli shumë të lartë shkencor dhe mjaft të dobishme për sektorin e sigurisë në Shqipëri, Kosovë, por edhe më gjerë, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Punimet e kësaj reviste, të ofruara nga hulumtues shkencorë si dhe specialistë të ndryshëm të fushës së sigurisë, janë burim i besueshëm shkencor, pikë reference për ekspertë të sigurisë të niveleve më të larta, për politikat rajonale dhe globale që zhvillohen në kuadër të Evropës Juglindore. Duke qenë anëtar i bordit botues të kësaj reviste, kam lexuar me interes dhe kërshëri të shtuar punimet e dërguara nga autorë të ndryshëm, që në një mënyrë apo tjetër janë pjesëtarë të sektorit të sigurisë dhe përballen çdo ditë me problemet reale. Shtjellimi i këtyre problematikave me të cilat përballen, i bëjnë këta autorë që me një kujdes të shtuar të grumbullojnë literaturën e duhur shkencore, të analizojnë bazën ligjore të vendit që marrin si model të punimit të tyre, duke rekomanduar ndryshime ligjore dhe