Revista Familja Gusht 2024

Page 1


" Çdo vështirësi është një mundësi për t'u rritur dhe për t'u forcuar "

REFLEKTIM

NE DUHET TË JEMI NDRYSHIMI!

FAQE 22

PSIKOLOGJI NDIKIMI I KOMUNIKIMIT SOCIAL NË SHËNDETIN MENDOR.

FAQE 24

NDJESHMËRI KUR BABAI KTHEHET

NGA BURGU!

FAQE 32

INTERVISTËme

GANIMETE PERQUKU

Nr. 08 Viti XXIV i Botimit (254)

PËRMBAJTJA

06

INTERVISTË

Çdo vështirësi është një mundësi për t'u rritur dhe për t'u forcuar, Intervistë me Ganimete Perquku.

14

16

NË FOKUS

Këshilla klasike për njerun postmodern.

ART DHE DIZAJN

Ide Krijuese për të Shfrytëzuar Hapësirën e Ballkonit Tuaj

20

REFLEKTIM

Ne duhet të jemi ndryshimi!

24 PSIKOLOGJI

Ndikimi i Komunikimit Social në Shëndetin Mendor.

REDAKSIA

EDITORIAL

DREJTORESHË

• Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

• Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

• Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com 04

Si të jesh i kënaqur me veten?

REDAKTORE

• Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

12

KOMENT

Gruaja harxhon energji për sigurinë e saj.

26 KULTURË

Arabët e Afrikës së Veriut.

32

36

NDJESHMËRI

Kur babai kthehet nga burgu!

SHKRUAJ EDHE TI

Nënës time të shenjtë.

28

TRADITA PROFETIKE

Luftimit i stresit, brengave dhe pikëllimit.

34

KURIOZITETE Arnavutköy, lagja madhështore shqiptare e Stambollit.

BASHKËPUNËTORË

• Prof. Sadije Bushati

• Marsida Simo

• Fatime Kalaja

• Brunilda Basha

• Klodiana Xhaferaj

• Medina Sherifi

• Matilda Myftaraj

• Entela Hoxha

• Anila Loca.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania

\ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI”

< www.mileniumiri.al

Á info@mileniumiri.al

Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com

SI TË JESH

I

KËNAQUR

ME VETEN?

Ju mund të bëni karrierë në punën tuaj ose të merrni një çmim vlerësimi kur arrini sukses ose fitore në diçka që e doni ose e arrini, mund të jetoni në një shtëpi të re ose të blini diçka që dëshironi, ose të realizoni një dëshirë që kishit ëndërruar gjatë gjithë jetës suaj, ose mund të martoheni, të udhëtoni, ose gjëra të tjera që ju bëjnë të kënaqur për arritjen dhe që të realizojnë ty lumturinë. Por pyetja është, a është kjo kënaqësi e përhershme apo e përkohshme?

Nëse mendoni pak, do të shikoni se këto gjëra të realizojnë ty lumturi të përkohshme, dhe sfida e madhe është se si të arrini kënaqësi të përhershme dhe lumturi të qëndrueshme? Zgjidhja është që ti të kesh një rutinë të lumtur në jetën tënde dhe të jesh i kënaqur me të. Ka disa ide që unë do t’i paraqes në këtë artikull.

Së pari: Le të keni një rutinë që pëlqeni ta bëni, si p.sh. leximi, pirja e kafesë, ecja, sporti ose ulja me miqtë ose vizita e prindërve ose falja në xhami, loja me fëmijët ose ndjekja e një programi që ju pëlqen, e cila mund të jetë e përditshme ose javore.

Së dyti: Sporti është i rëndësishëm për të rigjallëruar aktivitetin, psiqikën tënde, të jep jetë të gjatë dhe shëndet të mirë; prandaj kujdesu që t’i ruash ato, madje edhe nëse i kushtoni pak kohë. Gjithashtu, ushqimi i shëndetshëm është një element i rëndësishëm. Ka shumë lloje ushqimesh që të sjellin trishtim dhe depresion, sidomos kur vuani nga një problem shëndetësor ose obeziteti dhe nuk e keni mbajtur regjimin tuaj ushqimor. Obeziteti, dembelizmi dhe të ngrenit e tepërt, të bëjnë të trishtuar ose të pakënaqur me veten. Së treti: Ushqeje shpirtin tënd me besim duke lexuar Kuranin dhe komentimin e tij edhe nëse çdo ditë lexoni nga një faqe. Kujdesu që çdo ditë të lidhesh me Zotin tënd nëpërmjet pesë namazeve ditore dhe lutjeve. Nëse ke mundësi të agjërosh gjatë muajit një ose dy ditë vullnetare për hir të Zotit, atëherë kjo punë të jep forcë dhe energji pozitive. Ajo që të bën të ndihesh më i lumtur më i

kënaqur shpirtërisht, është momenti kur ti ndjen se po zbaton mësimet e Zotit tënd dhe traditën e Profetit tënd Muhamed a.s. Përveç kësaj, nëse ti ulesh duke medituar rreth mirësive që Allahu të ka dhënë, atëherë lavdëroje dhe falënderoje Atë. Ky meditim do t’ua shtojë lumturinë dhe kënaqësinë.

Së katërti: Ripërtërini jetën tuaj duke ripërtërirë përvojat tuaja. Mos u bëj i plogësht, jo i gjallë, por provo aventura ose bëj diçka të re në jetën tënde, ose mëso një shkencë të re ose njihuni me njerëz të rinj. Të gjitha këto ide ju ndihmojnë të arrini kënaqësinë shpirtërore dhe lumturinë e përhershme.

Së pesti: Të ndihmosh të tjerët dhe bamirësia ndaj tyre të bën të ndihesh i kënaqur. Shumë pikëllime i vijnë njeriut kur ai mendon vetëm për veten e tij, është egoist dhe introvert.

Së gjashti: Ushtroni hobet tuaja, qoftë të jashtme si p.sh. peshkimi ose zhytja, qoftë të brendëshme si p.sh piktura, bujqësia dhe gatimi.

Së shtati: Kënaqu me punën dhe profesionin tënd. Nëse ndjen se profesioni yt nuk të lumturon, mos ndalo, por kërko një punë tjetër ose fillo projektin tënd personal derisa të rritet dhe të ketë sukses, pastaj përkushtoju atij.

Dhe së fundmi, jepini trupit tuaj të drejtën për të fjetur dhe për të

pushuar; sepse gjumi i mirë kontribuon në suksesin dhe lumturinë tuaj në jetë.

Këto tetë ide rrisin kënaqësinë tuaj me veten dhe të realizojnë lumturinë e përhershme.

Kurse personit që i mungon kënaqësia dhe lumturia, kur plaket, i vjen një ndjenjë inferioriteti e cila reflektohet tek ata që e rrethojnë. Rrjedhimisht, ai i trajton ata keq ose dhunshëm për shkak të pakënaqësisë së tij me vetveten, pa e kuptuar se arsyeja kryesore e sjelljes së ashpër ndaj të tjerëve rreth tij, është pikërisht pakënaqësia e tij me veten dhe mungesa e lumturisë dhe qetësisë së brendshme, arroganca ose mendjemadhësia. Në rastin e parë vetëvlerësimi i tij është i ulët, dhe në rastin e dytë vetëvlerësimi i tij është i lartë. Të dyja rastet janë kundër jetës së lumtur dhe të kënaqësisë. Prandaj, kujdesu që të jesh i lumtur dhe i kënaqur me veten tënde me tetë idetë për të cilat folëm. Mos u bëj i plogësht, jo i gjallë, por provo aventura ose bëj diçka të re në jetën tënde...

INTERVISTË ME GANIMETE PERÇUKU

MSC NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE DHE

INXHINIERI, KONTABILISTE E ÇERTIFIKUAR.

Ganimete si fillim ju falenderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

Faleminderit shumë për ftesën dhe për mundësinë që të jem pjesë e kësaj reviste të respektuar. Është gjithmonë një kënaqësi të ndaj përvojën time me lexuesit.

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe profesional!

Unë jam Ganimete

Perçuku Hasani, e lindur në qytetin e lashtë të Vushtrrisë. Shkollimin fillor dhe gjimnazin e kam përfunduar ne vendlindje, pastaj studimet universitare dhe masterin i kam perfunduar për Shkenca Kompjuetirike dhe Inxhinieri, gjithashtu jam kontabiliste e çertifikuar dhe vijoj studimet për

Auditore Ligjore.

Jam e martuar me Islam Hasanin, dhe nënë e tre fëmijëve: Nina, Reina dhe Nil.

Si nje vajzë e vogel kam pasë interesim dhe talent gjithmonë për teknologjinë. Punën e parë e kam filluar si nxënëse gjimnaziste, ku kam mbajtur kurse për kompjuter. Duke qenë se jam vajzë e një ekonomisti kjo punë më ka pëlqyer gjithëmonë dhe kështu këto dy profesione me kanë përcjell gjatë gjithë kohës.

Kompanitë të cilat drejtoj kanë në menaxhim një numër të konsiderueshëm me klient brenda dhe jashtë vendit duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara për secilën veprimtari biznesi dhe që kanë ndihmuar në rritjen dhe suksesin e tyre.

-Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës ju duhet të angazhoheni edhe me familjen tuaj? Si e menaxhoni kohën në mënyrë që të jeni sa më produktive?

Një ditë e zakonshme për mua fillon me faljen e namazut te sabahut, përgatis fëmijët për shkollë dhe zakonisht mëngjesin e përfundojmë në shtëpi. Pasi ata nisen, marr pak kohë për të planifikuar ditën dhe për të kryer disa detyra të hershme, si kontrollimi i email-eve dhe përgatitja e një liste të detyrave prioritare.

Pjesa e parë të ditës, deri në mesditë, është e

dedikuar kryesisht për punën profesionale. Në këtë kohë, unë përqendrohem në menaxhimin e biznesit, duke përfshirë takimet me klientët, analizimin e të dhënave financiare dhe zhvillimin e strategjive të reja për të përmirësuar shërbimet tona. Gjithashtu, përdor këtë kohë për të koordinuar ekipin dhe për të siguruar që të gjitha projektet janë në rrugën e duhur.

Pasi përfundoj punën në zyrë dhe teren, i dedikohem plotësisht familjes. Kaloj kohë me fëmijët, i ndihmoj me detyrat e shtëpisë dhe organizoj aktivitete familjare. Darka është një kohë e shenjtë për ne, ku diskutojmë për ditën tonë dhe planifikojmë për të ardhmen.

Menaxhimi i kohës është një komponent thelbësor për të qenë produktive. Përdor metoda si kalendari dixhital dhe listat e detyrave për të mbajtur gjurmët e të gjitha angazhimeve të mia. Gjithashtu, delegoj

detyra kur është e mundur dhe përpiqem të krijoj një balancë të shëndetshme mes punës dhe jetës personale. Në fund të ditës, përpiqem të marr pak kohë për reflektim dhe përgatitje për ditën e ardhshme. Ky ritual më ndihmon të qëndroj e organizuar dhe e përgatitur për sfidat që mund të vijnë. Balancimi i punës dhe familjes nuk është gjithmonë i lehtë, por me

planifikim të kujdesshëm dhe përkushtim, është absolutisht i arritshëm.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasë momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?

Feja Islame ka qenë një shtyllë e fortë në jetën

time, duke më udhëhequr me parime të larta morale dhe etike. Kam vendosur të mbaj shaminë që nga viti 2018, dhe që nga ajo kohë kam ndjerë një mbështetje të fuqishme nga Zoti, i cili më ka hapur dyert edhe më shumë. Kjo vendoshmëri më ka dhënë forcë, guxim dhe kurajo për të përballuar çdo sfidë dhe për të arritur synimet e mia profesionale me sukses.

Besimi im më ka ofruar një ndjenjë të thellë qetësie dhe fuqie të brendshme. Kam mësuar të mbështetem në vlerat e mia dhe të qëndroj e palëkundur përballë çdo sfide. Edhe pse ka pasur momente kur shfaqja e besimit tim ka sjellë paragjykime dhe sfida, kam gjetur gjithmonë mënyra për t’i tejkaluar ato me dinjitet dhe profesionalizëm.

Feja më ka ndihmuar të zhvilloj një qëndrim të përulur dhe të përkushtuar ndaj punës dhe të tjerëve. Kam mësuar se çdo vështirësi është një mundësi për t›u rritur dhe për t›u forcuar. Përmes besimit, kam arritur të krijoj një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale, duke përfituar nga çdo mundësi për të përmirësuar veten dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitetin tim.

Në fund të fundit, besimi im më ka ndihmuar të jem një individ më i fortë dhe më i vendosur, duke më dhënë mjetet dhe motivimin për të ndjekur dhe arritur çdo synim që kam vendosur për veten time. I jam mbështetur Zotit në çdo hap të rrugëtimit tim, dhe kështu kam marrë kurajon për të qëndruar besnike ndaj vlerave të mia dhe për të vazhduar përpara me besim dhe vendosmëri.

-Mëqenëse jeni një sipërmarrëse e njohur edhe ndërkombëtarisht, mund të na thoni sipas jush cilat janë cilësitë që duhet të ketë një sipërmarrës dhe çfarë sugjeron në mënyrë që të arrihet sukses në këtë drejtim?

Gjatë udhëtimit tim profesional, kam hasur në shumë sfida që kanë testuar vendosmërinë dhe aftësitë e mia. Si themeluese dhe bashkëpronare e Mizan Consulting LLC, Ing Consulting Shpk dhe Kosovo Consultants Group Sh.p.k kompani për kontabilitet dhe konsulencë, një nga sfidat më të mëdha ka qenë ndërtimi i një reputacioni të fortë në një treg konkurrues. Fillimi nga zeroja kërkonte jo vetëm njohuri të thelluara në fushën e kontabilitetit, por edhe aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e biznesit dhe në marrëdhëniet me klientët.

Për një sipërmarrës të suksesshëm, cilësitë kyçe janë vendosmëria, aftësia për të marrë rreziqe, dhe aftësia për të ndërtuar dhe menaxhuar një ekip të fortë. Është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni të azhurnuar me njohuritë teknike dhe profesionale. Për të arritur sukses, sugjeroj të investoni në edukim dhe zhvillim personal, të kërkoni mentorim dhe të ndërtoni një rrjet të fortë profesional. Besoni në veten tuaj dhe në vizionin tuaj, dhe ndiqni ëndrrat tuaja me pasion dhe përkushtim.

- Ju jeni MsC në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri gjithashtu Kontabiliste e Çertifikuar, si ka lindur dëshira juaj për tu profilizuar në këtë fushë studimi dhe sa e vështirë ka qenë?

Interesi im për shkenca kompjuterike dhe inxhinieri filloi që në moshë të re, kur pashë potencialin e teknologjisë për të transformuar dhe përmirësuar jetën tonë. Ndërkohë, pasioni im për kontabilitetin u ngrit nga vlerësimi i rëndësisë së menaxhimit të financave në çdo aspekt të jetës, përfshirë biznesin.

Kombinimi i këtyre dy fushave më ka ofruar një perspektivë unike dhe të ndryshme për të kuptuar, analizuar dhe përdorur të dhënat në mënyrë efektive. Në një botë ku teknologjia dhe financat janë gjithnjë e më të lidhura, njohuritë në këto dy fusha kanë qenë thelbësore për karrierën time. Sfidat kanë qenë të shumta, sidomos në menaxhimin e kohës dhe në përshtatjen e njohurive të reja teknologjike dhe financiare në kontekstin e një biznesi të zhvilluar.

Për mua, përparimi në këto fusha ka kërkuar përkushtim të vazhdueshëm në mësim dhe zhvillim personal, por gjithashtu ka sjellë shumë kënaqësi dhe realizim në përparimin tim profesional dhe personal.

-Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar në zhvillimin tuaj profesional?

Si një grua në biznes dhe nënë, sfidat janë të shumta dhe komplekse. Balancimi i përgjegjësive profesionale me ato familjare kërkon shumë përkushtim dhe menaxhim të kohës. Ndërtimi i një reputacioni të fortë në një treg konkurrues dhe qëndrimi i azhurnuar me zhvillimet e fundit në kontabilitet dhe teknologji ka qenë gjithashtu sfidues.

Një faktor kyç për suksesin tim ka qenë mbështetja e pakushtëzuar e bashkëshortit tim. Ne punojmë së bashku në biznesin tonë dhe ndihma e tij është esenciale, duke ndarë përgjegjësitë profesionale dhe familjare. Kjo më ka lejuar të përqendrohem në zhvillimin e kompanisë sonë të kontabilitetit dhe konsulencës.

Në përballimin e këtyre sfidave, kam mësuar rëndësinë e krijimit të një ekipi të fortë dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët. Çdo sfidë ka sjellë një mundësi për rritje dhe zhvillim. Me mbështetje, përkushtim dhe një qëndrim pozitiv, kam arritur të krijoj një ekuilibër që më lejon të jem e suksesshme si në biznes ashtu edhe në familje.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

Mesazhi im për lexuesit e revistës “Familja” është që të përqendrohen në rëndësinë e angazhimit, studimit dhe përkushtimit, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Familja është baza ku ne gjejmë mbështetje dhe frymëzim për të arritur qëllimet tona. Në rrugëtimin tim profesional, kam mësuar se suksesi vjen nga përkushtimi i palodhshëm dhe dëshira për të mësuar vazhdimisht.

Për ata që kërkojnë të avancojnë në karrierën e tyre, këshilla ime është të mos heqin kurrë dorë nga mësimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm. Edukimi është një proces i përjetshëm dhe një investim që gjithmonë jep rezultate.

Përkushtimi ndaj studimit dhe kërkimi i dijeve të reja janë

çelësi për të qëndruar të azhurnuar dhe për të arritur sukses në çdo fushë.

Gjithashtu, është thelbësore të vendosni qëllime të qarta dhe të punoni me përkushtim për t’i arritur ato. Disiplina dhe qëndrueshmëria janë dy komponentë kryesorë për të kapërcyer çdo pengesë dhe për të realizuar ambiciet tuaja. Asnjëherë mos lejoni që vështirësitë t’ju ndalojnë.

Përkundrazi, shihni çdo sfidë si një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është të kërkoni mbështetje dhe të bashkëpunoni me të tjerët. Një rrjet i fortë mbështetës, qoftë ai familjar, miqësor apo profesional, mund të bëjë një ndryshim të madh në rrugëtimin tuaj drejt suksesit. Mos hezitoni të ndani përvojat tuaja dhe të mësoni nga përvojat e të tjerëve.

Në fund, mbani gjithmonë në mendje rëndësinë e balancimit të punës dhe jetës personale. Një jetë e ekuilibruar është themeli i një suksesi të qëndrueshëm dhe të përmbushur. Ruani kohë për veten tuaj dhe për ata që doni, dhe kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Me besim dhe përkushtim, çdo ëndërr është e arritshme. Vlerësoni çdo hap të rrugëtimit tuaj dhe mos harroni kurrë se suksesi nuk është vetëm një destinacion, por një udhëtim i vazhdueshëm i rritjes dhe mësimit.

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju uroj edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

Faleminderit shumë për këtë mundësi dhe për urimet e ngrohta. Ju uroj gjithashtu suksese të mëtejshme dhe gjithë të mirat në punën tuaj.

GRUAJA HARXHON ENERGJI PËR SIGURINË E SAJ

Truri i gruas nuk gjen dot qetësi, derisa ajo të ndihet fizikisht dhe emocionalisht e sigurt. Shumë burra s’arrijnë ta kuptojnë sasinë e madhe të energjisë që gruaja harxhon për sigurinë e saj. Ajo ka nevojë për një liman që të ankorohet e të ngulë këmbët e patrazuar. Sepse ajo është Yin. Është Tokë. Natë. Pasivitet. Përthithje.

12 Gusht 2024

Burri që i ndërton gruas një strehë ku ajo e çaktivizon këtë pjesë të trurit, i jep asaj mundësinë të dalë nga energjia mashkullore, me të cilën i bën rivalitet, e detyruar ose në panevojë. Duke i fikur alarmet që janë natyrë e mashkullores, gruaja e lëshon dalëngadalë atë energji dhe nis të vërë në funksion të plotë feminilitetin. I kthehet autenticitetit dhe natyrës së krijimit të saj si qenie. Ia lë burrit energjinë që i takon atij. Mashkulloren. Sepse ai është Yang. Është Qiell. Ditë. Aktivitet. Depërtim. Kështu vendoset harmonia mes energjive. Burri mendon për gruan dhe e mbron atë. Gruaja e mirëpret në zemrën dhe trupin e saj. Ekuilibër...!

KËSHILLA KLASIKE PËR NJERIUN

Si duhet të jetojmë?

Ne vuajmë nga e panjohura, përpiqemi ta kuptojmë, ndërsa ajo nuk është e mundshme, kjo gjë që na vë në siklet, megjithëse Allahu i ka njoftuar njerëzit përmes të dërguarëve se ata nuk mund ta dimë të fshehten. Meqë nuk mund ta dimë, nuk kemi pse vuajmë që nuk e posedojmë atë që nuk është e mundshme ta posedojmë. Kjo nuk është arsye të ndihemi të zhgënjyer, të pafuqishëm, të vetmuar, të braktisur, të harruar. E sigurt është se Zoti gjithnjë na ka në vëmendje dhe nën mëshirën e Vet të gjithë ne njerëzve e të gjitha krijesave. Prandaj, sa më afër që të jemi ndaj urdhërave të Tij, aq më të mbrojtur jemi. Ne duhet të jetojmë në pajtim të plotë me urdhërat e Allahut. Për këtë na duhen disa veprime, që po i skicoj këtu, si njohje e si përvojë, me dëshirën që t’i ndajë bashkë me ju!

1.

Çdo çast të jetës sonë duhet ta ndiejmë adhurim ndaj Allahut. Rrjedhimisht çdo çast i jetës sonë ka kuptim, ka arsye, ka dobi.

2.

Çdo çast të jetës sonë duhet ta përjetojmë se jemi në realitet. Kjo i zbutë ose i eliminon përfytyrimet dhe idetë joreale, që në të shumtën e herës janë provokuese dhe shqetësuese, veçmas në kohën postmoderne, ku shumë njerëz janë ose ndihen të vetmuar, të zhgënjyer, të deprimuar.

3. Mendimi i parë gjithnjë duhet të jetë adhurim ndaj Allahut. Nëse favorizohet ky mendim si parësor, i mban nën kontroll mendimet e tjera, që mund të jenë provokuese, negative.

4. Secili jemi përgjegjës vetëm për veten, nuk jemi instancë autoriteti e aq më pak ndërmjetës te Zoti, për askend. Kjo na e rritë përgjegjësinë individuale.

5. Secili prej nesh mund të jetë më i miri prej njerëzve, në kohën e vet, nëse është më i devotshmi. Secili duhet të qëndrojmë vazhdimisht të motivuar në këtë garë.

6. Secili prej nesh duhet të kemi frikë vetëm nga Allahu, nga askush tjetër. Vetëm kjo qasje na bën të qëndrueshëm e të fortë para problemeve e para njerëzve.

7.

Secili prej nesh duhet të kërkojë mbrojtje vetëm nga Allahu, në çdo çast të jetës, duke iu përshtatur plotësisht ligjeve fizike që ka vendosur dhe ligjeve morale që ka shpall.

8. Ne duhet të ndihemi të sigurt në banesat tona, në shtëpitë tona, në vendbanimet tona, në atdheun tonë, në planetin tonë, pasi si besimdrejtë, jemi nën mbrojtjen e Allahut.

9.

Secili prej nesh duhet ta refuzojë të keqen vazhdimisht. Ndër të këqijat që duhet të refuzohen kategorikisht janë: gënjeshtra, shpifja, hipokrizia, xhelozia, smira, urrejtja, egoizmi, mendjemadhësia.

10. Secili prej nesh duhet ta luftojë e ta mposhtë frikën se gjoja do t’i zbulohen të palarat. Allahu ka garantuar se na i mbulon të këqijat, e bëra nga padija dhe për të cilat edhe pendohemi shpejt, nëse jemi besimtarë të sinqertë.

E sigurt

është se Zoti

gjithnjë na ka në vëmendje dhe nën mëshirën

e Vet të gjithë ne njerëzve e të gjitha krijesave...

Ne nuk duhet ta ngarkojmë veten me frikë e dyshime se do të gabojmë në të ardhmen, sepse të ardhmen ne nuk e dimë. Ne vetëm duhet t’i mbështetemi Allahut, t’i kërkojmë që të na ndihmojë, Ai e di zgjidhjen më të mirë për ne.

11.

12. Ne duhet të përpiqemi të jemi sa më modest, në çdo rast.

13. Në rast të mendimeve të liga, të nxitura nga djalli, vetëm duhet të kujtojmë ndalesat e Allahut dhe ashtu e kuptojmë zgjidhjen e drejtë: Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë. (Surja El-A’raf: 201)

14. Falënderimi i vazhdueshëm ndaj Allahut, për të mirat që na ka dhuruar, na ndihmon të jemi më mirënjohës, më të devotshëm.

15. Sa më shumë që të kemi shqetësime, aq më shumë duhet t’i mbështetemi dhe t’i kërkojmë ndihmë Allahut.

16. Duhet të punojmë sa më shumë për Ahiretin, pa i zvogëluar përpjekjet për sukses në këtë botë, sepse prej punëve tona në këtë botë, varet edhe statusi ynë në botën tjetër.

17. Duhet ta ndiejmë e ta dimë se jemi të vlefshëm, meqë jemi ndihmues në rrugën e Allahut Fuqiplotë.

IDE KRIJUESE PËR TË SHFRYTËZUAR HAPËSIRËN

E BALLKONIT TUAJ

» Arkitekte Brunilda Basha

Ballkonet, të cilat shpesh i mendojmë thjesht si zgjerime të hapësirave të jashtme, mund të jenë jashtëzakonisht transformuese. Me një ide të duhur dhe kreativitet, mund të shfrytëzoni sa më mirë hapësirën tuaj të jashtme, qoftë

një tarracë e madhe apo një ballkon i vogël urban. Për shembull, mund ta përdorni atë si një strehë të rehatshme, ku të relaksoheni dhe të merrni ajër të pastër pa lëvizur larg shtëpisë. Gjithashtu, mund ta ktheni atë në një kopsht të gjallë, duke mbjellur lule

dhe bimësi për të krijuar një ambient të bukur dhe të qetë. Një mundësi tjetër është të shfrytëzoni hapësirën si një zonë shtesë funksionale, për shembull, për depozitim të veglave të kopshtit ose për të vendosur një tavolinë dhe karrige për të ngrënë jashtë

në kohën e verës. Pra, me pak fantazi dhe vëmendje ndaj detajeve, mund të transformoni ballkonin tuaj në një ambient të veçantë dhe të përshtatshëm për nevojat tuaja të përditshme.

OAZI I GJELBËR

Një nga mënyrat më të zakonshme për të shndërruar ballkonin tuaj në një hapësirë të gjelbër është krijimi i një kopshti të bukur. Përdorni një kombinim të bimëve në vazo, mbjellësve të varur dhe kopshteve vertikale për të shtuar gjelbërim pa zënë shumë hapësirë në dysheme. Për një kopsht funksional, zgjidhni bimë që përshtaten mirë me klimën dhe mendoni të përfshini bimë aromatike. Nëse shtoni një stol ose disa karrige, do të keni mundësinë të krijoni një strehë të qetë dhe relaksuese në ballkonin tuaj të mbushur me gjelbërim.

HAPËSIRË PUSHIMI

Transformoni ballkonin në një oaz komod për relaksim, ku mund të shpëtoni nga lodhja e ditës. Investoni në mobilje të qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike, si një divan i vogël, një stol, ose karrige prej metali ose druri. Shtoni një tavolinë të vogël për kafe, një qilim të butë dhe jastëkë për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të mikpritshme. Ambientin mund ta pasuroni me llambadarë elegante ose drita varëse, duke e bërë këtë hapësirë vendin ideal për një relaks të këndshëm në mbrëmje.

HAPËSIRË PËR DREKË NË AJËR TË PASTËR

Nëse keni mjaft hapësirë mund të vendosni një zonë ngrënieje. Për mëngjeset, drekat apo darkat e rehatshme në ajër të pastër, mjafton një tavolinë e vogël bistro dhe disa karrige. Nëse keni hapësirë të vogël, zgjidhni mobilje të palosshme që mund t’i ruani shpejt kur nuk i përdorni. Për të përmirësuar përvojën e ngrënies, shtoni disa elemente dekorative si mbulesa tavoline, qirinj apo lule në vazo. Mund të shtoni edhe dekorime murale, vazo dhe bimë për të transformuar të gjithë ambientin në një hapësirë më romantike dhe të këndshme. Gjithashtu, zgjedhja e duhur e ngjyrave të mureve dhe ndriçimit luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e atmosferës.

NJË CEP LEXIMI

Një cep leximi mund të krijohet mrekullisht në një ballkon, ideal për ata që e duan kombinimin e librave me pamjet e bukura. Zgjidhni një karrige të rehatshme ose një shtrat të ngrohtë dhe vendosni një tavolinë anësore për të mbajtur librat dhe një filxhan çaj të ngrohtë. Mund të përdorni rafte të montuara në mur ose të ndërtoni një bibliotekë të vogël për të ruajtur materialet tuaja të leximit.

HAPËSIRË PËR USHTRIME

Shfrytëzoni ballkonin tuaj për ushtrime gjimnastike duke krijuar një hapësirë të vogël për stërvitje. Ju mund të shtoni pesha të vogla, shirita rezistence dhe jastëk yoga, në varësi të madhësisë. Një biçikletë e vogël mund të jenë opsion i mirë për ballkonet më të mëdha. Ushtrimet në një ambient të jashtëm dhe në ajër të pastër janë gjithmonë më të këndshme dhe energjizuese.

ZYRË NË SHTËPI

Një ide e shkëlqyer për të shndërruar ballkonin tuaj është krijimi i një zyre të jashtme, veçanërisht në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëzit po punojnë nga shtëpia. Për të krijuar një ambient pune funksional dhe të rehatshëm, mjafton të vendosni një tavolinë kompakte dhe një karrige të rehatshme. Për të krijuar një hapësire relaksuese dhe motivuese, mund të shtoni disa bimë. Me pak kreativitet dhe investim, një ballkon i papërdorur mund të shndërrohet në zyrën që keni ëndërruar gjithmonë. Kjo hapësirë do t’ju ofrojë mundësinë të punoni pranë familjes, ndërkohë që ruani një ndarje të qartë nga hapësira kryesore të shtëpisë, duke krijuar një ambient estetikisht të këndshëm dhe të përshtatshëm për shijet tuaja.

STUDIO ARTI

Për dashamirësit e artit, një ballkon mund të shndërrohet në një studio arti frymëzuese. Vendosni një karrige të rehatshme, një tavolinë të vogël për pajisjet dhe një kavalet. Ajri i pastër dhe drita natyrale mund të frymëzojnë krijimtarinë. Sigurohuni që hapësira juaj e punës të jetë në hije nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe mendoni të mbuloni pajisjet me mbulesa të papërshkueshme nga uji.

HAPËSIRË LOJRASH PËR FËMIJËT

Krijoni një hapësirë të këndshme lojërash për fëmijët tuaj. Përfshini jastëkë të butë për të shmangur rëniet, një tavolinë të vogël dhe karrige, dhe disa lodra të jashtme. Sigurohuni që ballkoni të ketë rrjeta sigurie dhe parmakë të fortë për të mbajtur fëmijët e sigurtë.

VEND ARGËTIMI

Ballkoni mund të shndërrohet në një vend argëtimi jo vetëm për fëmijët por edhe për familjen apo miqtë. Një mbrëmje e këndshme mund të organizohet me një tavolinë të vogël bari, dhe disa stola. Për ulje shtesë, shtoni jastëkë të mëdhenj, jastëkë të

jashtëm, sofa, etj. Luani me ndricimin, me drita varëse, zbukuruese për të krijuar një atmosferë akoma më festive.

Me pak imagjinatë dhe planifikimin e duhur mund të shndërroni ballkonin në një hapësirë funksionale dhe të adaptueshme. Këtë hapësirë mund ta përdorni në një sërë mënyrash për të përmbushur nevojat dhe stilin tuaj të jetesës, qoftë për një strehë të qetë, një lounge të rehatshëm, apo një hapësirë pune funksionale.

NE DUHET TË JEMI NDRYSHIMI!

» Fatime Kalaja

Kombi jonë është i përbërë me qindra individë, por a kemi ne një model të qëndrueshëm për të ardhmen?

Po ta analizojmë në këtë këndvështrim mund të themi se morali i ndjekur nga një komb, i drejtë apo i gabuar gjeneron një të ardhme. Normalisht kjo e ardhme duhet t’i referohet ndërgjegjësimit mbi fenomene të ndryshme social-kulturore. Po t’i kthehemi politikave globale do të vëmë re se shumë kombe kanë qenë të bllokuara nga sistemet politike dhe sociale të nivelit

të ulët. Pra populli qëndronte në një nivel injorance, në mënyrë që të dominohej.

Por le t’i rikthehemi fatit të shqiptarëve sot. Atributi i “fatit” të vendit tonë i kushtohet ndryshimit të vetëdijes njerëzore dhe përmbysjes së vlerave të trashëguara përmes imponimit të pushtetit qeveritarë.

Mënyra sesi i konceptojmë faktet historike, mënyra sesi

janë transmetuar gjurmët historike përtejë hendeqeve ndërbreznore cilat edhe janë gdhendur me gjak, tregon shumë mbi mendësinë dhe iniciativat e ndryshme që arrihen të ndërmerren.

Në këtë këndvështrim dalin në pah dritëhijet e një sistemi dhe mentaliteti kolektiv popullorë. Sot individi është një qytetarë i pavarur, në një shtet demokratik, po ashtu individi ka liri të bëjë

një zgjedhje duke ofruar potencialin që mbart, pa harruar të ndjekë linjën e vet të jetës, e cila merr formë edhe pse jeton me njerëz të tjerë.

Ekzistenca është individuale por në të njëjtën kohë edhe zhvillohet në të njëjtin vend për të gjithë ne.

Për vendin tonë mund të them se të gjitha arritjet i atribuohet ndryshimit. Ne si shoqëri do arrijmë të triumfojmë vetëm përmes

mënyrës së menduarit dhe të vepruarit.

Rrugëtimi për ta bërë këtë vend më të zhvilluar qëndron në dëshirën e brendshme të gjithsecilit prej nesh. Avantazhi jonë si rini sot është mosha. Energjia dhe vullneti janë mekanizmat që çlirohen, për të arritur shumë synime. Mund të them me bindje se ne sot kemi shumë më shumë mundësi në favorin tonë nëse zgjedhim të lëmë një gjurmë zhvillimi dhe përmirësimi për brezat e ardhshëm.

Ne kemi shembuj të shumtë suksesi, ajo çfarë duhet ndarë me vetveten fillimisht është fakti që në cilën kategori do të karakterizojmë potencialin tonë, në kategorinë e individëve që ndjek apo të individëve që të ndjekin?

Dëshiron të jesh lider i cili përçon vizionin që mbart së brendshmi apo individi që suporton të kaluarën.

Mosfunksionimi i hallkave të ndryshme zgjidhet përmes liderave të së tashmes.Veprimit në të tashmen dhe rikuperimin e të gjithë problematikave një nga një për të shuar dalë ngadalë hijet mbizotëruese të kaluarës.

Gjithësecili prej nesh duhet të mendojë për potencialin që mbart së brendshmi dhe të veprojë duke harmonizuar aspektin fizik me atë shpirtërorë. Pra, të bëjmë një vetëvëzhgim së

brendëshmi për t’a njohur dhe kuptuar më së miri vetveten. Të zbulojmë forcën shndërruese transformuese për të tejkaluar qëndrueshmërinë në gjendjen e pakënaqësisë mbi defiçenacat e vazhdueshme që jemi gjendur deri më tani. normalisht midis dëshirave, arritjeve dhe realitetit krijohet një diferencë e cila duhet kapërcyer për tu transformuar. Ëndërrat tona duhet t’i kultivojmë së brendshmi, duke i ujitur me shpresë, dhe të mos ia lëmë fatin e ëndërrave tona të tjerëve jashtë vetvetes për t’a përjashtuar vetveten si subjekt aktiv në realizimin e tyre. Nuk duhet ta limitojmë veten në arritjen e aspekteve vetëpërmbushëse, por edhe në arritjen e të mirave të

Si rini duhet
të jemi aktivë me nisma dhe iniciativa për të ndryshuar ritmin e kohës. Sepse ne jemi e tashmja, dhe e ardhmja e vendit tonë, ne jemi ndryshimi

që është pritur me breza

përgjithshme shoqërore. Duhet të kemi mendësinë e triumfuesit. Arritjet dhe mos arritjet të ia referojme vetvetes dhe jo individëve të tjerë apo rrethanave. Jam shpresëplotë se për gjithësecilin prej nesh, në çdo fazë të jetës qëndron mundësia për të iniciuar veprime dhe për të arritur pikësynimet. Prandaj ne si rini duhet të jemi aktivë me nisma dhe iniciativa për të ndryshuar ritmin e kohës. Sepse ne jemi e tashmja, dhe e ardhmja e vendit tonë, ne jemi ndryshimi që është pritur me breza. Dhe për të bërë ndryshimin së pari duhet të tejkalojmë sfidat me vetveten. Kemi arritur deri këtu ku jemi, por nuk duhet të qendrojmë duhet të bëjmë akoma më shumë, të kalojmë përtej, arritje pas arritje duke mos e parë suksesin si pikë përfundimtare. Por të kemi vizin dhe qëllime për arritje pas arritje duke mos i dhënë fund me arritjen e parë. Ne duhet të bëjmë ndryshimin që dëshirojmë të shohim. Në duart tona qëndron një fije shprese përtej frikës, zgjidh të kapesh guximshëm tek ajo dhe do triumfosh për të bërë ndryshimin e dëshiruar. Një fije shpresë na ndan nga tejkalimi i hendekut midis vizualizimit dhe realizimit. Kalo përtej fillit të frikës dhe realizo ndryshimin që pikësyno për këtë vend.

NDIKIMI I KOMUNIKIMIT SOCIAL NË SHËNDETIN MENDOR

Në botën e sotme të ndërlidhur, komunikimi social luan një rol të rëndësishëm në formësimin e mirëqenies sonë mendore. Mënyra se si ndërveprojmë me të tjerët, si në internet ashtu edhe jashtë linje, mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin tonë emocional dhe psikologjik.

Është thelbësore të kuptojmë se si komunikimi social ndikon në gjendjen tonë mendore dhe të ndërmarrim hapa për t’i dhënë përparësi ndërveprimeve pozitive që promovojnë mirëqenien mendore.

EFEKTET POZITIVE TË KOMUNIKIMIT SOCIAL.

Angazhimi në komunikim kuptimplotë shoqëror mund të sigurojë një ndjenjë lidhjeje, mbështetjeje dhe përkatësie. Kur komunikojmë hapur dhe në mënyrë autentike me të tjerët, ne mund të ndërtojmë marrëdhënie të forta që kontribuojnë në mirëqenien

tonë të përgjithshme mendore. Komunikimi social gjithashtu mund të na ndihmojë të shprehim mendimet dhe emocionet tona, duke reduktuar ndjenjat e izolimit dhe vetmisë.

EFEKTET NEGATIVE TË KOMUNIKIMIT

SOCIAL.

Nga ana tjetër, komunikimi negativ social mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin mendor. Ngacmimi kibernetik, marrëdhëniet toksike dhe ndërveprimet e dëmshme në internet ose personalisht mund të çojnë në ndjenja stresi, ankthi dhe vetëbesim të ulët. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj komunikimit negativ ose të dëmshëm mund të gërryejë shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore me kalimin e kohës.

STRATEGJI PËR

MBAJTJEN E KOMUNIKIMIT

POZITIV SOCIAL.

Vendosni kufij: Vendosni kufij të shëndetshëm në ndërveprimet tuaja sociale për të mbrojtur mirëqenien tuaj mendore. Mësoni t’i thoni jo bisedave ose marrëdhënieve që ju shterrojnë energjinë ose sjellin negativitet në jetën tuaj.

Praktikoni Dëgjimin Aktiv: Angazhohuni në dëgjimin aktiv gjatë ndërveprimeve shoqërore për të kuptuar dhe për t’u lidhur vërtet me të tjerët. Tregoni ndjeshmëri, vërtetoni ndjenjat dhe nxisni komunikimin kuptimplotë që promovon mirëkuptimin e ndërsjellë.

Kërkoni mbështetje: Kontaktoni miqtë e besuar, anëtarët e familjes ose profesionistët e shëndetit mendor për mbështetje kur përballeni me sfida në ndërveprimet tuaja sociale. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë ose udhëzime kur është e nevojshme.

Promovoni pozitivitetin: Bëhuni një burim pozitiviteti dhe inkurajimi në rrethet tuaja shoqërore. Përhapni mirësi, dhembshuri dhe mirëkuptim në komunikimin tuaj me të tjerët, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe ngritës për të gjithë të përfshirë.

Kufizoni kohën para ekranit: Kini kujdes përdorimin tuaj të mediave sociale dhe komunikimit dixhital. Bëni pushime nga ekranet, përfshihuni në ndërveprime ballë për ballë dhe jepni përparësi lidhjeve në jetën reale për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm në zakonet tuaja të komunikimit shoqëror.

Duke kuptuar ndikimin e komunikimit social në shëndetin mendor dhe duke zbatuar strategji për ndërveprime pozitive, ne mund të kultivojmë marrëdhënie të shëndetshme, të mbështesim mirëqenien tonë dhe të ushqejmë një mjedis social pozitiv dhe ngritës për veten dhe ata përreth nesh.

Bëni pushime nga ekranet, përfshihuni në ndërveprime ballë për ballë dhe jepni përparësi lidhjeve në jetën reale për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm...

Gusht 2024

ARABËT E AFRIKËS SË VERIUT

Maurët ishin një grup banorësh të Afrikës së Veriut që pushtuan dhe sunduan Spanjën për gati 781 vjet, nga 711 deri në 1492.

Ata hynë në Gadishullin Iberik, Spanjë, pasi kaluan ngushticën e Gjibraltarit, duke kaluar përmes Marokut.

Maurët afrikanë ishin të njohur për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme arkitekturore dhe inxhinierike dhe bënë ndërtime të shumta mbresëlënëse, të tilla si universitete dhe xhami në Spanjë, të cilat qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.

Ata dhanë kontribute të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke përfshirë matematikë, mjekësi, kimi, filozofi, astronomi, botanikë, histori dhe ndërtime.

Maurët afrikanë ishin të parët që futën në Europë përdorimin e numrave arabë, të cilët përdoren edhe sot.

Ata sollën përparime të rëndësishme në mjekësi, duke zhvilluar trajtime për sëmundje të ndryshme dhe duke krijuar tekste mjekësore që u përdorën gjerësisht.

Përveç kësaj, maurët afrikanë ishin astronomë të aftë dhe zhvilluan teknika të avancuara për matjen e kohës dhe përcaktimin e pozicionit të trupave qiellorë.

Ata dhanë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në botanikë, duke futur bimë të reja në Spanjë dhe

Ata dhanë kontribute të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke përfshirë matematikë, mjekësi, kimi, filozofi, astronomi, botanikë, histori dhe ndërtime.

duke krijuar kopshte që u admiruan nga shumë njerëz. Maurët afrikanë ishin gjithashtu të njohur për eksperiencën e tyre të ndërtimeve dhe ngritën struktura të shumta mbresëlënëse, si Alhambra në Granada, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura dhe mbresëlënëse në botë.

Ata, gjithashtu, sollën mjaft shkrime për historinë e tyre dhe krijuan tekste të shumta historike që studiohen edhe sot.

LUFTIMIT I STRESIT, BRENGAVE DHE PIKËLLIMIT

Kurani thotë: “Ne e krijuam njeriun në mundim dhe luftë”. Sigurisht, njeriu është

krijuar për të luftuar gjithmonë, ai është gjithmonë në ankth për diçka tjetër, nuk kënaqet kurrë me atë që merr. Është natyra e njeriut që të konsumohet nga ankthi dhe asnjë qenie njerëzore nuk është kurrë e lirë nga shqetësimet dhe ankthi. Pavarësisht se çfarë kemi apo çfarë kemi arritur, ne ende dëshirojmë për më shumë dhe pastaj luftojmë gjatë gjithë kohës.

Ai që është i varfër dëshiron të jetë i pasur, ai që është i pasur gjithmonë shqetësohet se si të mos e

humbasë atë. Ai që është beqar dëshiron të martohet dhe ai që është i martuar dëshiron të ketë fëmijë. Ai që nuk ka fëmijë është gjithmonë në ankth për të pasur një të tillë, dhe ai që ka fëmijë është në ankth se si t’i bëjë ata të jenë të

suksesshëm në jetë, dhe pastaj, të vazhdojë të luftojë derisa të vijë vdekja. Ky është realiteti i ekzistencës njerëzore.

Atëherë pyetja është se meqenëse ankthet, pikëllimet janë pjesë e jetës, çfarë duhet bërë për të kapërcyer ankthet dhe pikëllimet në jetë. Si mund të shqetësohemi më pak për këto fakte të jetës që të mos na pushtojnë.

Ibn Kajimi përmendi se Allahu nuk e përmend kurrë pikëllimin apo brengat në Kuran, përveç se na urdhëron ta heqim qafe atë, ose na përgëzon dhe shpreson se do të largohet prej nesh.Mos u dorëzoni dhe mos u shqetësoni, të gjithë do të jeni fitimtarë.

Gjithashtu Allahu thotë

në Suretul-Junus vs 62: “Ala inna evlijaa Allah la Khawfun alejhim ue hum jehzanon”

“Ja! Vërtet, miqtë e Allahut janë ata që nuk u vjen frika, as nuk pikëllohen”. Ata që janë të devotshëm dhe bëhen miq të Allahut, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar apo shqetësuar. Pra, Allahu përgëzon se do të vijë një kohë kur brengat do të mbarojnë dhe do të jetë koha e fundit në një vendbanim ku nuk do të ketë kurrë shqetësime, as pikëllim. Ai është El-Xhenah.

Kjo do të thotë se brengat dhe pikëllimet janë pjesë e jetës së njerëzimit derisa Ai të takohet me Zotin e tij dhe të hyjë në Xhenet.

Në momentin që kuptojmë se nuk mund t’i eliminojmë kurrë nga jeta jonë, aq më mirë për ne. Është natyrë njerëzore, edhe Profeti u ndje në ankth, por qëllimi është të minimizohen shqetësimet, duke kuptuar se lehtësimi do të vijë patjetër pas të gjitha shqetësimeve; se të gjitha shqetësimet, pikëllimet dhe ankthet janë të destinuara vetëm për këtë jetë. Ato do të pushojnë së ndodhuri kur të hyjmë në parajsë. Për këtë arsye Xheneti quhet Daru-lselam, vendbanimi i paqes, pa dëme, pa shqetësime dhe pa pikëllime.

Unë do të përmend pesë mënyra për të luftuar stresin dhe pikëllimet në përputhje me sunetin e profetit tonë. s.a.w.

Gjëja e parë është të kuptojmë se Allahu është në kontroll absolut të jetës sonë. Kjo na çon në besimin në el-Kadr. Ne duhet të besojmë në gjithçka që na ndodh si veprime të Zotit.

Nëse nuk ka qenë e destinuar të ndodhë, nuk do të ndodhë. As një gjethe nuk mund të bjerë nga pema pa lejen e Allahut. Ky është një nga kundërhelmet më të mira për të luftuar pikëllimet dhe ankthet. Kur jeni të shqetësuar, ose kur ankthet ju pushtuan, duhet të mbani mend se Allahu është në kontroll, jo ju.

Kur Profeti Muhamed s.a.w ishte në shpellën Al-Tur

kur mushirikunët erdhën për t’i kërkuar ku ishin fshehur, dhe kur Ebu Bekar ishte në gjendje paniku, Profeti tha, “Mos u shqetëso, Allahu është me ne.” Kundërhelmi më i fuqishëm ndaj stresit dhe shqetësimeve është t’i drejtoheni Allahut të Plotfuqishëm. Kur Musai (paqja qoftë mbi të) po ndiqej nga ushtria e fuqishme e Firaunit, kur ata u përballën me detin e kuq dhe pas tyre ishin armiqtë, nuk kishte alternativë për ta, nuk kishte vend për të shkuar pos në detin e kuq ose të vritet nga populli i Faraonit. Ithtarët e Musait u ankuan (bani Israel tha: Inna lamidrakoon) se ata do të priten, por Allahu i tha Musait që t’u thotë: “Jo, nuk do të ndodhë, Zoti im është me mua.” Kjo është mënyra për të luftuar pikëllimin, shqetësimet dhe ankthet. Tani për tani, thuaj, armiqtë e mi nuk më kontrollojnë, armiqtë e mi nuk kanë pushtet mbi mua, Zoti im Allahu është me mua. ” Vetëm duke iu drejtuar krijuesit dhe duke u mbështetur vetëm tek ai mund të kapërceni çdo pikëllim dhe ankth dhe se ajo që po ndodh është vetëm me vullnetin dhe urdhrin e Allahut. Sigurisht, Allahu ka plane që janë më të mira se tuajat.

Mënyra e dytë për ta trajtuar atë është se në atë pikëllim ka gjithmonë një bekim. Në çdo dhimbje, ka edhe një fitim. Profeti ka thënë në hadithin sahi: “Një musliman nuk preket kurrë nga lodhja (brenga) ose sëmundje, ose ndonjë dëm i së kaluarës, si vdekja e një prindi ose e të dashurve që ju shkakton pikëllim) ose të ardhme (si në mënyrën se si do ta paguaj borxhin tim dhe kështu me radhë) përveç se Allahu ia fal mëkatet. Askush nuk dëshiron pikëllim, shqetësim apo ndonjë gjë që do të sjellë stres dhe depresion, por kur ne e përjetojmë këtë, ne si muslimanë duhet të ngushëllojmë veten me faktin se ka një përfitim për ne që Allahu do t’i falë mëkatet tona.

Kur jemi në një gjendje të tillë shqetësimi, kur nuk mund të flemë, kur jemi të dëshpëruar, kthehuni tek Allahu dhe besoni se do t’ju heqë disa nga mëkatet tuaja dhe do t’ju shpëtojë në botën tjetër. Vuajtja e kësaj bote është e durueshme dhe kalimtare, hidhërimi i Ahiretit është i padurueshëm dhe i përjetshëm.

Mënyra e tretë për t’u marrë me pikëllimin dhe stresin është në hadithin e transmetuar nga Ibn Maxhe: “Kushdo që i përqendron të gjitha shqetësimet e tij në një shqetësim (shqetësimin e akhirës), atëherë Allahu do t’ia lehtësojë të gjitha shqetësimet e tij të dunjasë.

Ky hadith është shumë i qartë nëse filloni të mendoni për botën tjetër pa u shqetësuar për shqetësimet e kësaj jete, (si do t’i përgjigjem Allahut për të gjitha veprat e mia, si do ta shpjegoj mosbindjen time ndaj Allahut etj.) atëherë Allahu do të kujdeset. nga të gjitha shqetësimet tuaja në këtë jetë. Pra, mos u shqetësoni për paratë, kolapsin e biznesit, shterpësinë, çështjet e martesës dhe çështje të tjera. Ai vazhdon duke thënë se kush është kaq i brengosur për këtë jetë dhe kurrë nuk është kujdesur për ahiretin, Allahu nuk do t’i interesojë se si do ta përfundojë jetën e tij. Kjo do të thotë se Allahu e ka braktisur atë person sepse ai e ka braktisur Allahun. Bëhet fjalë për dhënien e përparësive dhe dhënies së përparësisë për ahiretin. Pra, vëllezër, imagjinoni stresin e Ahiretit dhe përqendrohuni në të në vend të kësaj bote kalimtare.

Një mënyrë tjetër e rëndësishme është të lehtësoni shqetësimet e të tjerëve. Profeti gjithashtu ka thënë: “Kush ua lehtëson dhimbjet dhe vuajtjet vëllezërve të tij, Allahu do t’ia lehtësojë dhimbjet dhe vuajtjet e tij në botën tjetër. Kush fsheh gabimet e vëllezërve të tij, Allahu ia fsheh të metat e tij në botën tjetër. Kush ia lehtëson vëllait borxhin, Allahu ia lehtëson të gjitha paaftësinë e tij, e kështu me radhë. Është shumë e vështirë për t’u bërë, por në të, ka shumë përfitime. Kur keni pikëllim që nuk mund ta zgjidhni dhe jeni në gjendje

të largoni dhimbjet dhe vuajtjet e të tjerëve, ju lutemi bëjeni. Sakrifikoni tuajat për të, sillni gëzim në fytyrën e tij. Është një mënyrë e sigurt për të dalë nga rrëmuja.

Profeti tha: Allahu do të vazhdojë ta ndihmojë robin e Tij përderisa ai ndihmon njerëzit e tjerë. Po! Më lejoni të përsëris, kur vuani, më e mira është të gjesh dikë në dhimbje dhe vuajtje dhe ta ndihmosh atë. Një përfitim tjetër i kësaj pike është të vlerësosh Allahun që nuk sprovohesh në atë mënyrë, thjesht sepse edhe sikur të sprovohesh kur dëgjon se çfarë po kalojnë të tjerët, do ta falënderosh Allahun që je më mirë. Jepni edhe me dhimbje, edhe kur keni pak, Allahu do t’ju japë shumë më tepër në këmbim. Mekanizmi i pestë që do të përmend këtu është të bësh lutje për Profetin fisnik Muhamed. Në momente stresi, ose kur ecja vështirësohet, mendo për asalatu për Profetin, thuaje, angazhoje gjuhën me të, zemra jote do të qetësohet, do jesh rehat dhe do të vijë lehtësia. Kjo për shkak se Profeti ka thënë se kushdo që më dërgon salavate, Allahu do t’i dërgojë atij 10 herë. Allahu e pranoftë këtë informacion si një akt ibadeti dhe shpresojmë që të shërbejë si një balsam qetësues për këdo që është në ankth, shqetësim, ankth ose pikëllim!

KUR BABAI KTHEHET

NGA BURGU!

Në fshat, ditëve të nxehta të korrikut, banorët ktheheshin drekave në shtëpi për të kaluar pikun e vapës e kur freskohej dilnin përsëri në ara deri në mbrëmje.

Tek hyrja e shtëpisë së saj pa një plak të veshur

keq, të dobët e të parruar. Kush mund të ishte ky i panjohur që dukej se priste të ktheheshin të zotët e shtëpisë. Një trastë e vjetër me rroba dhe një shkop i shtrembër ishin gjithë ç’kishte me vete.

- E kujt je, moj bijë? Si të quajnë? – e pyeti i panjohuri. Vajza u përgjigj, por u

çudit kur pa sytë e përlotur të plakut.

- Afrohu, - zgjati duart e thara i moshuari.

Ishte i ati që po kthehej pas nëntë vite vuajtjesh në burgjet politike.

Adoleshentja nuk e mbante mend, pasi kur e kishin arrestuar, ajo nuk i kishte mbushur tre vjeç.

Babai në fantazinë e saj ishte fiksuar si portreti i varur në murin e odës: burrë i pashëm e i veshur mirë. E përqafoi me mall dhe qau me ngashërim.

Kishin kaluar vite të vështira, varfëri e luftë klase. Mirëpo, një mik i familjes dhe një burrë i mirë në lagje, të afërt me regjimin, i kishin ndihmuar. U kishin thënë atyre të partisë në rreth: nuk bëhet luftë klase me kalamajtë. E kishin zbutur disi izolimin.

Adoleshentja u rrit me plakat e lagjes. E dërgonin për të mbushur ujë në krua dhe ajo nuk u thoshte kurrë jo; u pastronte oborrin, i ndihmonte për të mbyllur bagëtitë në vathë.

Plakat ndikuan edhe në karakterin e saj: ato bënin gjithnjë shaka e qeshnin dhe vajza u bë gazmore. Kurrë nuk mërzitej e nuk brengosej. E mësuan të këndonte. Sa herë kishin gosti në shtëpitë e tyre e merrnin dhe i thoshin t’ia merrte këngës. Këndonte edhe me burrat e u kthente këngën atyre që këndonin më mirë ose ia merrte edhe vet. Plakat e mësonin si të sillej me të tjerët, si të respektonte të mëdhenjtë e të moshuarit. E donin, por edhe ajo i donte shumë.

Në fshat, arat janë larg dhe kur korrej gruri, të “piqej” buza për ujë. Bashkë dy-tre vajza merrnin enët e ujit e shkonin tek burimi, në anë

të lumit. -Paçi uratën, bijauronin të moshuarit.

Lufta e klasave u ndez përsëri nga gjysma e viteve ’70, por në zemrat e plakave nuk zuri ai lloj helmi. Shkolla… si shkolla. Partia nuk u jep shkollë të lartë juve, - i thoshin shoqet me biografi “të mirë”.

Gratë e moshuara e uronin: paç fat bijë e marrësh një djalë të mirë! Ne do të përcjellim nuse edhe sikur me tela me gjemba ta thurin oborrin tuaj.

Vërtet, kur u martua, gratë e përcollën me këngë dhe mall.

Plakat e fshatit të fëmijërisë së saj nuk jetojnë më, ndërsa vajza gazmore e dikurshme është plakur vet. Por, nuk ka ndryshuar karakterin: e qeshur, gazmore dhe e dashur me fëmijët e lagjes. Dhe dashuria për fëmijët i kthehet atij që e jep. Të rinj që tashmë janë bërë me fëmijë, e përshëndesin. Fëmijë, të shoqëruar nga nënat e tyre nëpër linjat urbane, i ngulin sytë sikur të ndjejnë ngrohtësinë e syve dhe shpirtit të saj. Ajo i përkëdhel si e përkëdhelnin plakat e dikurshme të fëmijërisë dhe rinisë së saj.

... e mësonin si të sillej me të tjerët, si të respektonte të mëdhenjtë e të moshuarit. E donin, por edhe ajo i donte shumë.

ARNAVUTKÖY, LAGJA MADHËSHTORE SHQIPTARE E STAMBOLLIT

Qysh në udhëtimin tim të parë në

Stamboll, shumë vite më parë, më pati qëlluar që veç shumë nuancave të tjera të trashëgimisë shqiptare në këtë qytet dykontinentësh, të më binte në sy një lagje piktoreske, fisnike dhe krejtësisht e mahnitshme si Arnavutköy, thënë copë në shqip “Fshati i shqiptarëve”.

Por ndërkohë, gjërat janë ndryshe.

Arnavutköy njihet si një lagje që ngërthen në vetvete më shumë seç shpërfaqet në emrin e saj. Aty puqen tërë ngjyrimet e paqta të Stambollit. Një lagje ku gjithkush dëshiron të jetojë dhe të shëtisë, një zonë ku spikat arkitektura tradicionale e bregut të

Bosforit.

Arnavutköy është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit. Besohet se emri i kësaj lagjeje është vënë prej ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të sulltan Mehmetit në betejën për çlirimin e Stambollit. Familjet e tyre u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve. Arnavutköy, që në shqip do të thotë Fshat Shqiptar. Vendbanimi është themeluar në shekullin IV të erës sonë nga grekët dhe është quajtur Hestai, por më vonë edhe Promotu dhe Anaplus. Emrin e tanishëm (Arnavutköy) e mori në vitin 1468, 6 vite pas pushtimit të Stambollit, i cili deri atëherë quhej Konstantinopojë, nga Perandoria Otomane, e cila

Ndonëse të dhënat janë të ndryshme, një syresh tejet e njohur vjen nga koha e Sulltan Mehmet Fatihut, si politikë ngulitje popullsish, ai e quan këtë lagje si Arnavutköy për shkak të origjinës së banorëve nga Arbëria që pati sjellë për ta ripopulluar këtë zonë pas shkretimeve të luftës dhe pushtimit të Konstandinopojës.

Të tjera burime ia taksin emrin e lagjes jeniçerëve në shumicë me origjinë shqiptare që ishin të ngarkuar me mbrojtjen e sulltanit, të cilit do të themelonin këtë vendbanim të mrekullueshëm.

aty solli një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve. Me ardhjen e shqiptarëve, shumica muslimanë por kishte edhe të krishterë, ndryshuan gjërat. Shqiptarët morën vendbanimin në duart e veta.

Një lagje gjelbëruar, me brigje të mahnitshme dhe plot vreshta, Arnavutköy dikur pati qenë vendbanimi i shumë ndër Vojvodët e Moldavisë (Moldavia është qeverisur nga shqiptarët për shumë kohë, qysh nga periudha e Vojvodës me origjinë shqiptare Vasile Lupu mes viteve 1634-1653 dhe rreth viteve 1820 burimet e kohës tregojnë për 90 tregtarë nga Arnavutköy që jetonin tokat e Vllahisë dhe që ishin me origjinë shqiptare).

Prirja për të qenë një lagje moderne dhe kozmopolite nuk ndryshon as në ditët e sotme, sepse Arnavutköy vijon të shquhet për peizazhet mbresëlënëse, me rrugë të shtruara me pllakëza guri dhe vilat e bardha buzë Bosforit.

Emri i kësaj lagje gjithaq ka rëndësinë e vet të pamohueshme.

Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, emri i lagjes i detyrohet punonjësve specialistë të sjellë nga Shqipëria për të shtruar rruginat karakteristike të lagjes gjatë periudhës së

Sulltanit Abdylmexhid. E jo rastësisht, kjo gjë të kujton “Arnavut Kaldırımı” që nuk është gjë tjetër veç “kalldrëmit”, fjalës turke që kemi trashëguar edhe neve në gjuhën shqipe, duke harruar që vetë turqit, këtë mënyrë shtrimi të rrugëve, e bashkëngjisin me fjalën “Shqiptar”.

Ky ishte një përshkrim i shkurtër i kësaj lagje kaq të rëndësishme për

Stambollin, por gjithaq edhe për trashëgiminë shqiptare për të cilën dimë kaq pak, veçanërisht për Fshatin

Shqiptar, siç përkthehet në shqip Arnavutkoy, kjo lagje në venat e të cilës rrjedh historikisht gjak i pastër shqiptar.

NËNËS TIME TË SHENJTË

Pastërtinë kishte fiksim

Shamija e saj e bardhë si borë s’ish e lehtë por shumë mundim se çdo gja lahej me dorë

Dera si pushoi një herë si në rini dhe në pleqëri

gjellët e saj lëshonin erë të gatuara plot dashuri.

Të gjithë mbetën të mrekulluar

Miq të Kosëvës e Shqipërisë

Sa shumë thanë na ka nderuar

Gruaja e urtë e Hafizë Sabrisë.

Nuk ka letër edhe bojë

Mamën teme me përshkru

Sa të jem gjallë me mend e gojë

Lutjet e mija s’kanë me pushu.

Tiranë, 23 Maj - 2024

Our Major Partners

Medical University of Graz

Austria

University of Technology of Troyes

France

Finland

of

University of Applied Sciences, Worms

Germany

Liepaja University

Latvia

University of Jaen

Spain

Saarland University

Germany

University of A Coruña

Spain

State Academy of Applied Sciences

Poland

VŠTE

Czechia

Sakarya University Türkiye

P. Porto

Portugal

The Polytechnic of Portalegre

Portugal

Nikola Vaptsarov Naval Academy

Bulgaria

Guarda Polytechnic

Portugal

University of Kassel

Germany

Salesian University School of Sarrià

Spain

Powiśle University of Applied Sciences

Poland

Institution 2011 Commence of teaching process

Project Oriented learning Founded

Institutionally Fully Accredited by ASCAL/QAA

CIT prepares students with transformative experience and well-rounded leaders who will impact in changing positively our country, the region and the world.

Institutionally Fully Accredited by ASCAL

Project Oriented Institution

Hands-on in technology and focused in best teaching practices

Academic Staff

Professor to Students ratio 1 18

Engineering & Economy study programs

Areas of study

in Albania and Balkan region to apply the Canadian curriculums 1st Canadian Curriculums

in Albania to offer unique programs in English like Software Engineering, Cybersecurity, Big Data, Business Administration & IT, Digital Marketing, Business Information Technology 1st Unique Study Programs programs fully accredited Accredited by

Georgian College, Canada, agreement for credit recognition Agreements

jepini më shumë vlerë kohës suaj duke e ndarë atë me radio "Kontakt"!

$ Rr: “Isuf Elezi”. Nr. 10, Vilat Selitë, P.O.Box: 2905 Tiranë ^ +335 67 20 63 704 Á radiokontakt@live.com < www.radiokontakt.al

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.