Revista "Familja", Shtator-2024

Page 1


ËMBËLSOHEMI MANJOLA KORTOÇI!

PËRMBAJTJA

08

INTERVISTË

Intervistë me shefen e ëmbëlsirave Manjola Kortoçi

14

16

TA THEMI HAPUR

Të mbahet qëndrim ndaj fondamentalizmave të çdo krahu.

NË FOKUS

Arsimimi si aspiratë kombëtare.

20 PSIKOLOGJI

Qëndrueshmëria e njerëzve të mirë me dinjitet dhe sjellje pozitive përballë sfidave.

24 KULTURË

Çfarë i duhet data dhe kalendari një shoqërie e cila nuk ka asgjë për të shënuar?!

EDITORIAL

Si t’ia fitosh zemrën një njeriu të zemëruar?

DREJTORESHË

Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE

Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

12

KOMENT

Të rinjtë kanë më shumë gjasa të konvertohen në Islam.

30 SOCIALE

Dehja e pushtetit mund të dëmtojë qytetarët.

32

34

VITRINA LIBRIT

Menaxhimi i mendjes, jo menaxhimi i kohës.

SHKRUAJ EDHE TI

Veshi teshat ma t’bukra…!

26

TRADITA PROFETIKE

Rëndësia e mësimit dhe të mësuarit.

BASHKËPUNËTORË

Prof. Sadije Bushati

Marsida Simo

Fatime Kalaja

Brunilda Basha

Klodiana Xhaferaj

Medina Sherifi

Matilda Myftaraj

Anila Loca.

28

KURIOZITETE Oktapodi një mrekulli më vete.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com

Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI”

< www.mileniumiri.al

Á info@mileniumiri.al

Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com, www.shutterstock.com

SI T’IA FITOSH ZEMRËN

NJË NJERIU TË ZEMËRUAR?

Nj

ëherë, mes meje dhe një mikut tim ndodhi një nga ato zënkat që ndodhin midis miqsh. Kjo bëri që të largoheshim dhe ta shmangnim njëri-tjetrin. Miqtë tanë “të mirë” u përpoqën që të na pajtonin. Ata filluan thashethemet lidhur me këtë situatë, dhe falë përpjekjeve të tyre, ne që kishim qenë miq, u kthyen në armiq. U ndërprenë marrëdhëniet që kisha me të, pavarësisht miqësisë tonë tridhjetë vjeçare.

Kjo situatë zgjati shumë dhe filloi të më bëhej barrë e rëndë në shpirt. Prandaj, në një moment meditimi vendosa që të bëj diçka për këtë çështje. Shkova dhe i rashë derës së shtëpisë së ish shokut tim. Kur më pa bashkëshortja e tij,

nuk u besoi syve. Edhe ai nuk u besoi veshëve kur bashkëshortja e lajmëroi se unë isha te dera. Kështu doli i befasuar për të më pritur.

Unë e përshëndeta me fjalët më të mira që isha mësuar ta përshëndesja në kohën kur ishim miq të mirë. Kështu, edhe ai u detyrua të ma kthente përshëndetjen dhe më ftoi brenda.

Nuk e lashë gjatë të gozhduar në habi dhe i thashë me të qeshur: Kam ardhur që të pajtohemi. Folëm për çfarë kishte ndodhur në të shkuarën, më tha e i thashë, më kritikoi dhe e kritikova, aq sa e shkundëm pluhurin që kishte kapluar miqësinë tonë, duke bërë që ne dhe miqësia jonë të ktheheshim siç kishim qenë në të shkuarën. Jam i mendimit se nga

treçereku i njerëzve që kanë mosmarrveshje me njëri tjetrin, nëse njëri prej palëve të vepronte ashtu siç veprova unë, mosmarrëveshjet do të mbaronin dhe do të kthehej miqësia. Ndoshta një vizitë bujare mund të shuajë armiqësinë midis dy vëllezërve, e cila mund t’i ketë shtyrë drejt dyerve të gjykatave dhe burgjeve.

Pasha Zotin! Me një hap të vetëm do të arrish ëmbëlsinë e dashurisë dhe kënaqësinë e dashamirësisë. Kështu mund të rifitosh bashkëshortoren që mund të jetë larguar prej teje ose një shok me të cilin ke pasur mosmarrëveshje. Prandaj mos hezito kurrësesi!

Është një histori e bukur, të cilën e tregon dijetari dhe letrari Ali Tantavi -Zoti e mëshiroftë- në librin e

ZEMËRUAR?

tij “Artikuj në fjalë”, i cili pavarësisht përmasave të vogla, përmban tridhjetë artikujt të përmbledhur dhe tejet të dobishme.

Mësimi i përgjithshëm që përcillet në libër lidhet me nismën e thyrjes së derës së të keqes, në rast mosmarrëveshjeje ose grindjeje midis dy njerëzve. Megjithëse problemi mund të jetë i madh, në shumicën e rasteve zgjidhja e tij është e lehtë në dy hapa. I pari është nisma për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe i dyti është dialogu e sqarimi. Kështu përfundon edhe mosmarrëveshja.

Ndonjëherë është e gabuar që njerëz të tjerë të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin, duke çuar në zgjerimin e hendekut midis palëve dhe përkeqësimin e problemit.

EKZISTOJNË DISA AFTËSI DHE MJETE PËR TË FITUAR ZEMRËN E NJË NJERIU TË

MËRZITUR

» Mjeti i parë është dialogu dhe mirëkuptimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

» I dyti është t’i bësh të ditur palës tjetër gjatë bisedës se e kupton këndvështrimin e tij, edhe nëse nuk je dakord me të.

» I treti është të dëgjosh me kujdes dhe t’i kushtosh vëmendje kur ai flet ose shpreh zemërimin dhe mërzinë e tij. Është shumë e rëndësishme që të mos e ndërpresësh derisa të shprehë gjithçka ka përbrenda vetes. Në shumë raste, gjendja e mërzisë zgjidhet vetëm duke folur.

» I katërti është vlerësimi dhe inkurajimi për bashkëpunim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe ngjallja e shpresës, se gjatë kuvendimit do të zgjidhet problemi dhe do të arrihet në një marrëveshje.

...folëm për çfarë kishte ndodhur në të shkuarën, më tha e i thashë, më kritikoi dhe e kritikova, aq sa e shkundëm pluhurin që kishte kapluar miqësinë tonë, duke bërë që ne dhe miqësia jonë të ktheheshim siç kishim qenë në të shkuarën.

» I pesti është ofrimi i një dhurate gjatë ose pas paqtimit, gjë që mund të rinovojë dashamirësinë, të rrisë familjaritetin dhe të fshijë çdo gjurmë mosmarrëveshjeje në zemër. Siç ka thënë edhe i Dërguari ynë fisnik (a.s.): “Shkëmbeni dhurata që ta doni njëri-tjetrin”.

» I gjashti është kujdesi që duhet treguar për të përdorur fjalë të sjellshme dhe jo fyese apo provokuese gjatë takimit, me qëllim arritjen e mirëkuptimit midis palëve.

» I shtati është puthja dhe përqafimi, si një mjet magjik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në një rast, kujtoj kur para meje qëndronin dy bashkëshortë që kishin përjetuar grindje, dhe në fund burri çohet në këmbë, e puth bashkëshorten e tij në ballë dhe e përqafon atë. Kjo e fundit u përlot nga ky veprim dhe me lotët e saj mori fund edhe grindja e tyre.

» I teti lidhet me shmangien tërësore të zemërimit dhe nervozizmit gjatë dialogut për të arritur mirëkuptimin

midis palëve, ndryshe nuk do të arrihet në ndonjë zgjidhje të pranuar. Në rast se njëra nga palët është e zemëruar, atëherë pala tjetër duhet të ruajë qetësinë dhe përthithë zemërimin.

» I nënti ka të bëjë me përmendjen e situatave të bukura dhe kujtimeve të këndshme mes palëve gjatë procesit të paqtimit, sepse ndonjëherë një gjë e tillë është e dobishme dhe i zbut zemrat e ngurtësuara.

» Mjeti i dhjetë dhe i fundit lidhet me shprehjen e dashamirësisë ndaj palës tjetër, dëshirës për të vazhduar miqësinë me të dhe kërkimit të faljes prej tij. Një gjë e tillë fshin armiqësinë nga zemra. Kërkimi i faljes nuk do të thotë gjithmonë se ti je në gabim, por, përkundrazi nënkupton se ti e vlerëson marrëdhënien me palën

tjetër dhe dëshiron ta vazhdosh atë. Ndonjëherë duhet të deklarosh se nuk do ta përsërisësh gabimin, nëse ke bërë ndonjë gabim ndaj personit që ke përballë.

Por, nëse i aplikon të gjitha këto mjete dhe pala tjetër vazhdon të jetë i mërzitur apo i zemëruar me ty, atëherë provo më shumë se njëherë dhe mos u dorëzo, vetëm në rastet kur ai/ajo nuk është mendjemadh ose kryeneç. Në këtë rast, ti e ke kryer detyrën tënde.

INTERVISTË ME SHEFEN E EMBËLSIRAVE MANJOLA KORTOÇI

-Manjola si fillim ju falenderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

Faleminderit, kënaqësi është edhe për mua të jem pjesë e revistës Familja, kaq të dashur për lexuesit.

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe profesional!

Po patjetër, unë quhem Manjola Kortoçi, jam në të 30-at e mia, një grua krenare muslimane dhe një pastiçere e përkushtuar.

Personalisht, më pëlqen të kaloj kohë me familjen time, të gatuaj dhe të eksploroj teknika të reja të kuzhinës. Profesionalisht, rrugëtimi im nisi me një dashuri të thellë për gatimin e ëmbëlsirave që në moshë të re, gjë që më shtyu të ndiqja formimin formal në artet e ëmbëlsirave.

Gjatë viteve, unë kam punuar në kuzhina të ndryshme me famë dhe përfundimisht u bëra një kuzhinier ekzekutiv pastiçerie. Kariera ime nuk është thjesht një punë, por një pasion i vërtetë ku mund të shpreh kreativitetin tim dhe t’u sjell gëzim të tjerëve përmes ëmbëlsirave të mia.

-Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës ju duhet të angazhoheni edhe me familjen tuaj? Si e menaxhoni kohën në mënyrë që të jeni sa më produktive?

- Si ka lindur pasioni juaj për tu marrë më përgatitjen e ëmbëlsirave?

Dita ime fillon herët me namazin (fajlen) e sabahut dhe një vakt të shpejtë familjar. Më pas shkoj në pune ku dhe bej planin sipas porosive paraprake të ditës. Organizimi është parsor, kështu që unë i planifikoj detyrat e mia me përpikmëri për të mirëbalancuar jetën time të punës dhe familjes. Sigurohem që të bëj pushime të shkurtra për të ruajtur energjite e mia. Pas punës, i kushtoj kohë familjes sime, duke ndihmuar në detyrat e shtëpisë ose thjesht duke ndarë ditën tonë. Eshtë një orar i ngjeshur por dhënia e përparësive dhe mbajtja e një rutine më ndihmon të menaxhoj gjithëçka në mënyrë efektive.

Pasioni për përgatitjen e ëmbëlsirave filloi në kuzhinën e gjyshes sime, ku kaloja orë të tëra duke e parë të gatuante. Gëzimi dhe kreativiteti që ajo fuste në çdo ëmbëlsirë më magjepste. Teksa u rrita, eksperimentova me receta dhe zbulova se guzhina nuk ishte thjeshtë një hobi, por një mënyrë për ťu shprehur. Aftësia pēr të krijuar diçka të bukur dhe të shijshme nga përbërës të thjeshtë ndezi një dashuri të thellë për artin e ëmbëlsirave, të cilin vendosa ta ndiqja profesionalisht.

- Përveç përgatitjes së ëmbëlsirave, shumë e veçantë është pjesa ku ju, mbi të gjitha, krijoni art në çdo pastë që realizoni. Sa e vështirë është të arrihet një gjë e tillë?

Për mua, krijimi i pastave është një formë arti. Unë e shoh çdo ëmbëlsirë si një kanavacë të zbrazët ku mund të përziej shijet, teksturat dhe estetikën. Procesi krijues përfshin shumë eksperimente dhe frymëzim nga burime të ndryshme, si natyra, moda dhe arti. Qëllimi im është që çdo pastë jo vetëm të ketë shije të veçante, por edhe të duket tërheqëse vizualisht, në mënyrë që të bëhet një ekspozitë për sytë dhe gojen.

Arritja e ekuilibrit të persosur midis shijes dhe prezantimit është sfiduese. Kērkon një kuptim të thellē të përbërësve, teknikave dhe shumë praktikë. Ka ditë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, por këmbëngulja dhe gatishmëria për të mësuar nga gabimet janë vendimtare. Qëndrimi i përditësuar me trendet e industrisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i aftësive të mia përmes seminareve dhe trajnimeve më ndihmon gjithashtu të kapërcej këto sfida.

-Cilat janë kërkesat që merrni me së shumti për përgatitjen e pastave, çfarë figurash kërkohen më shumë? I krijoni vet idetë apo vijnë të gatshme nga klientët?

Kērkesat më të shpeshta që marr janë për ëmbëlsira të dizajnuara me porosi dhe pasta të dekoruara në mënyrë të ndërlikuar. Klientët shpesh kërkojnë dizajne elegante, moderne dhe ëmbëlsira për

bashkëpunim siguron që produkti përfundimtar i tejkalon pritshmëritë e tyre.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasë momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?

Besimi im ka qenë një forcë udhëheqëse në jetën

ndihmojnë të qëndroj e vendosur dhe e fokusuar, duke ofruar një ndjenjë qëllimi dhe përmbushjeje në çdo gjë që bëj. Sa i përket çështjes së penalizimit, Islami më ka mbështetur shumë në udhëtimin tim, duke ofruar forcë dhe qëndrueshmëri përmes sfidave. Paraqițja ime si një grua muslimane e veshur me hixhab ndonjëherë ka çuar në keqkuptime ose

-Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë zhvillimit tuaj për tu bërë një eksperte do thoja e krijimit të embëlsirave nga me interesantet?

Udhëtimi për ťu bërë një kuzhinier ekspert i ëmbëlsirave ka qenë i mbushur me sfida. Fillimisht, u përballa me kurbën e madhe të të mësuarit të zotërimit të bazave të arteve të pjekjes dhe ëmbëlsirave. Kishte orë të panumërta të shpenzuara për të përsosur teknikat dhe recetat. Për më tepër, puna në një mjedis kuzhine me ritme të shpejta më kërkoi të zhvilloja elasticitetin dhe përshtatshmërinë. Balancimi i kreativitetit me saktësinë ishte një sfidë tjetër, pasi çdo ëmbëlsirë duhej të ishte inovative dhe konsistente në cilësi. Si një grua muslimane, kam hasur edhe herë pas here paragjykime dhe keqkuptime, por këto përvoja më forcuan vendosmërinë dhe përkushtimin tim ndaj zanatit tim. Nëpërmjet këmbënguljes, mësimit të vazhdueshëm dhe një rrjeti mbështetës mentorësh dhe kolegësh, unë munda ťi kapërcej këto pengesa dhe të bëhem shefe e kuzhinës që jam sot.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

Të gjithë lexuesit e revistës Familja do i porosisja për dy gjëra; pasioni dhe këmbëngulja. Cilat do qofshin ëndrrat apo qëllimet tuaja, ndiqni ato me përkushtim dhe dashuri. Përqafoni sfidat si mundësi për rritje dhe mos kini frikë të shprehni veten tuaj të vërtetë. Për ata që balancojnë familjen dhe karrierën, mbani mend se të dyja mund të plotësojnë dhe pasurojnë njëra-tjetrën. Çmojeni familjen tuaj, qëndroni besnikë ndaj vlerave tuaja dhe lëreni besimin tuaj t’ju udhëheqë gjatë rrugëtimit të jetës. Dhe mbani mend gjithmonë, momentet më të ëmbla gjenden shpesh në dashurinë dhe mbështetjen që ndajmë më të dashurit tanë.

...besimi im ka qenë një burim fuqizimi, duke më ndihmuar të qëndroj besnik ndaj vlerave të mia dhe të shkëlqej në karrierën time...

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju uroj edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

Faleminderit që më dhatë hapsirë që të ndaj historinë time me ju dhe lexuesit! Suksese!

TË RINJTË KANË MË TË KONVERTOHEN

» Baki Shalla

Njerëzit që konvertohen në Islam në Zvicër janë shpesh të rinj dhe ndonjëherë të mitur. Kështu thotë Federico Biasca, studiues në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë në

Universitetin e Freiburgut. Ai vlerëson përqindjen e të konvertuarve në dy deri në tre përqind. Numri u përcaktua në bazë të numrit të njerëzve që e shpallin Islamin dhe nuk kanë një sfond migrimi, thotë Biasca në një intervistë për edicionin e së shtunës të gazetës së

MË SHUMË GJASA

NË ISLAM

përditshme zvicerane frëngjisht-folëse “La Liberté”.

Për studimin e tij, ai zhvilloi diskutime me pesëmbëdhjetë shoqata muslimane në Zvicrën frëngjisht-folëse dhe në Ticino. Megjithatë, shifra të sakta statistikore nuk janë të disponueshme. Sipas shifrave

federale, 400,000 njerëz në Zvicër e shpallin Islamin. Disa të konvertuar tashmë kishin kontakte me muslimanët në mjedisin e tyre, të tjerë u konvertuan për arsye personale, pas një udhëtimi në një vend me shumicë muslimane ose pasi lexuan tekste, tha studiuesi.

Shtator 2024

TË MBAHET QËNDRIM NDAJ

FONDAMENTALIZMAVE TË ÇDO KRAHU

» Buron Kaceli

Ne, një popull i vjetër, qysh në themelet e besimeve pagane, prej nga akoma kemi shfaqje të besimit ndaj dukurive natyrore, e po ashtu ndër të parët e kristianizmit për çka ka mjaft të dhëna, morëm të kondicionu apo përqafum në një masë të mirë edhe besimin islam nga perandoria turke pjesë e së cilës ishim, por kurdoherë pa kapur ekstremet, fondamentalizmat.

Përgjatë historisë, në luftën tonë për mbijetesë e mvehtësi, ne u dëmtum dhe luftum edhe kundër Europës së krishterë edhe ndaj Turqisë islame dhe këte e bëmë duke qenë të bashku e në unitet të plotë pavarësisht ndasive fetare.

Uroj, që sot kur lufta fetare po merr përmasa të ndjeshme, të mos hutohemi e të bëhemi vegla të armiqve tanë shekullore për t’u armiqësu ndër veti duke u dobësu dhe duke u bërë lojë e tyre. Për mendimin tim ka vend për shqetësim për sa kohë nuk mbahet qëndrim ndaj fondamentalizmave të çdo krahu, që nuk kanë qenë kurrë pjesë të jetës sonë e që sot po veprojnë dukshëm. Nëse nuk ju duken përçarëse mohimi dhe lufta ndaj autoqefalisë sonë ortodokse, apo ndërhyrja nga jashtë për ekstremizma fondamentale në besimin tonë islam që nuk kanë të bëjnë me islamin tonë të trashëguar, apo vendosja e një kryqi të madh në një

...vendosja e një kryqi të madh në një vend ku

popullsia e atij vendi është krejt e besimit islam, unë mendoj se nuk e shohim drejt këtë realitet...

vend ku popullsia e atij vendi është krejt e besimit islam, unë mendoj se nuk e shohim drejt këtë realitet.

Mendoj e besoj që, për këto dukuri, të paktën, duhet të ketë mjaft vend e hapësirë në mediat tona për t’u debatu e vetndërgjëgjësu çdo shqiptar ndaj këtyre ndërhyrjeve të rrezikshme në konstitucionin tonë shpirtëror. Fetë tek ne kanë qenë kollona të këtij konstitucioni ku kollona kryesore dhe më e fuqishme ka qenë uniteti vëllazëror në mes nesh dhe kështu mendoj modestisht se duhet të mbesin. Të mos na pikojë çatia, të mos na bjerë ajo!

ARSIMIMI SI ASPIRATË KOMBËTARE

» Fatime Kalaja

Arsimimi është një ndër elementët më të rëndësishëm në një shoqëri. Arsimimi në shoqërinë shqipëtare ka pësuar transformime thelbësore përgjatë fazave të ndryshme të tranzicionit nga një sistem politik në një tjetër. Këto transformime mund të konceptohen efikase kur kanë arritur

realizimin e disa prej objektivave dhe joefikase nëse nuk kanë funksionuar në mënyrë adekuate. Aktualisht arsimi në Shqipëri është një nga sferat që po përballet me më shumë sfida. Këto fillojnë që nga niveli i ulët deri në atë universitarë.

Një ndër problematikat kryesore është infrastuktura,

në këtë aspekt nevojiten investime jo vetëm në një apo dy qarqe, por në të gjithë shkollat e Republikës së Shqipërisë. Një ndër objektivat që duhen ndërmarrë është edhe rinovimi i kurrikulës mësimore, rinovimi i materialeve mësimore që i serviren nxënësve, sigurimi i materialeve mësimore të

nevojshme, po ashtu edhe trajnimi i mësimdhënësve. Në këtë mënyrë do të bëhej një hap para për të shpëtuar nga analfabetizmi funksionalë i nxënësve.

Mosfunksionimi i realizimit të arsimit cilësorë duhet analizuar në të gjithë sistemin arsimorë në Shqipëri duke përfshirë të gjithë nivelet arsimore. Sepse defiçencat në një nivel arsimorë akumulohen dhe tejçohen tek nxënësi në nivele të ndryshme arsimimi duke i vështirësuar përparimin.

A shërbejnë problematikat e sistemit arsimorë si një këmbanë alarmi për të rizgjuar instancat më të larta në mënyrë që të tejkalohen këto problematika midis hallkave dhe niveleve arsimore?

Nëse do të na duhej të ndryshonim këtë sistem cilat karakteristika duhet të jenë ata që na afrojnë më pranë suksesit?

Po, problematikat që shfaqen në sistemin arsimorë duhet të shërbejnë si nxitje e instancave për të vepruar, sepse arsimi cilësorë është pjesë kyçe e rritjes dhe përparimit të shoqërisë.

Një ndër hapat kryesorë për të mirëfunksionuar ky sistem është edhe decentralizimi, autonomia e institucioneve arsimore (ndarja e funksioneve, detyrave dhe përgjegjësive), transparenca.

Nxënësve duhet t’u krijohen mundësitë për të kultivuar identitetin vetiak, kombëtarë si dhe për të përvetësuar vlerat e dobishme kulturore apo qytetare, duhet të zhvillohen në aspekt intelektual, etik, fizik dhe social. Pra të kemi një arsim cilësorë gjithëpërfshirës. Po ashtu nxënësit duhet të motivohen për tu aftësuar, për ta marrë dijen përgjatë gjithë jetës dhe jo të mësojnë përmes stigmës që dija qëndron vetëm brenda mureve të institucioneve, por dhe përtej tyre.

Përfituesit e dijes duhet të motivohen dhe të nxiten për t’a dashur mësimin, dijen dhe informacionet e reja. Po ashtu ofrimi i dijes duhet të jetë cilësorë në çdo etapë, përndryshe do të përballemi me paaftësi shoqërore. Marrja e dijes nga marrësit e dijes nuk duhet të funksionojë në mënyrë mekanike, por

...individët e

mirëarsimuar sot, në një të nesërme
të afërt do arrijnë të tejkalojnë sfidat duke kontribuar
në një progres të ri shoqërorë...

në të kuptuarit e asaj që i ofrohet. Mënyra mekanike e ofruar si kusht për të mbajtur mend gjithçka që iu ofrohet, sepse përvetësimi mekanik i privon duke i kufizuar dijet dhe duke i pamundësuar tejkalimin e kornizave për të menduar në mënyrë kritike. Kjo mënyrë shpeshherë çedon sepse me përfundimin e arsimit të lartë shoqëria përballet me nënpunës të paaftë.

Arsimimi ka një rol thelbësorë për individin dhe për shoqërinë sepse individët e mirëarsimuar sot, në një të nesërme të afërt do arrijnë të tejkalojnë sfidat duke kontribuar në një progres të ri shoqërorë. Marrja e dijes përtej formimit profesionalë përmes kualifikimeve të ndryshme arrijnë të diferencohen nga individët e tjerë. Po ashtu një individ i mirëarsimuar ka fituar përgjatë stadeve arsimore të menduarit kritik dhe logjik për të marrë vendime të pavarura mbi situata të ndryshme. Përtej përfitimeve personale individët e mirëarsimuar kontribuojnë në stabilitetin e komunitetit duke u përfshirë në projekte që ndikojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e zonës që jetojnë. Dija e diferencon individin. Përmes dijes individi arrin të konceptojë të drejtën nga e gabuara duke ndikuar thelbësisht dhe në uljen e shkallës së krimit në shoqëri.

Individët e arsimuar përmes dijes arrijnë të balancojnë emocionet duke u bërë lider të së ardhmes duke kontribouar në zhvillimin dhe përmirësimin e vendit.

Uroj dhe shpresoj që ne si shoqëri t’i kushtojmë rëndësinë e duhur dijes. Të bëjmë revolucion kulturor mbi mendësinë e marrjes së dijes. Uroj dhe shpresoj që të arrihet një ndërgjegjësim dhe t’i kushtohet fokusi kryesorë problematikave të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me arsimin.

Uroj dhe shpresoj që ne si shoqëri t’a përdorim dijen e përfituar si një busull orientuese në përmbushjen e aspiratës sonë kombëtare.

...mbështetja e vlerave te tyre dhe

trajtimi i të tjerëve me respekt mund t’i çojë ata në rrugë

të mbushura me rezistencë dhe kundërshtime...

QËNDRUESHMËRIA

E

NJERËZVE TË MIRË, ME DINJITET DHE

SJELLJE POZITIVE

PËRBALLË SFIDAVE

» Psikologe Organizacionale, Anila Loca

Njerëzit e mirë që mishërojnë dinjitetin dhe sjelljen pozitive shpesh e gjejnë veten përballë sfidave të ndryshme që vënë në provë karakterin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Pavarësisht nga cilësitë e tyre të admirueshme dhe qëllimet fisnike, ata mund të hasin pengesa dhe vështirësi që kërkojnë nga ata të gërmojnë thellë dhe të mbështeten në forcën e tyre të brendshme.

Të gjesh mundësinë për të qëndruar në këmbë dhe kur ti goditesh shumë fort nga jeta.

Tiparet e qenësishme që i bëjnë këta individë të dallohen si: mirësia, integriteti dhe optimizmi i tyre – ndonjëherë mund të tërheqin sfida dhe fatkeqësi

- realisht ky fakt mistik nuk ka shpjegim preçiz por realisht ndodh!

Angazhimi i ketyre qënieve te bekuara për të mbështetur vlerat e tyre dhe për t’i trajtuar të tjerët me respekt mund t’i çojë ata në rrugë të mbushura me rezistencë dhe kundërshtim ose miresia e tyre shlyhet shumëfish! Megjithatë, është gjatë këtyre kohërave të vështira që karakteri i tyre i vërtetë shkëlqen, duke demonstruar përkushtimin e palëkundur ndaj parimeve të tyre.

E BRENDSHME

DHE BUSULLA

MORALE

Njerëzit e mirë me dinjitet dhe sjellje pozitive zotërojnë një ndjenjë të lindur të forcës së brendshme dhe një busull morale që i udhëheq ata përmes sfidave të jetës. Ata i kalojnë pengesat me hir dhe integritet, duke u qëndruar besnikë vlerave të tyre edhe kur përballen me vështirësi. Është elasticiteti dhe angazhimi i tyre i palëkundur për të bërë atë që është e drejtë për të frymëzuar të tjerët dhe shërben si një fener shprese dhe pozitiviteti në një botë që ndonjëherë mund të ndihet e errët dhe sfiduese.

RRITJA PËRMES SFIDAVE

Ndonëse mund të duket paradoksale, sfidat me të cilat përballen njerëzit e mirë me dinjitet dhe sjellje pozitive shërbejnë si mundësi për rritje dhe zhvillim personal. Dhe pse unë të them të drejtën besoj; Nëse s’do kisha pasur këto sfida glabëruese absolutisht do kisha arritur më shumë, do kisha punuar më shumë për shoqërinë. Do të thotë, Psikologjia e të qënit e fortë është atëherë kur ke sfida - dhe jo sepse sfidat me kanë lodhur psikologjikisht, fizikisht, emocionalisht por dhe e fortë bëhesh. Por këta individë ( që sfidohen më shumë - dalin nga fatkeqësitë më të fortë, më të dhembshur dhe më elastik se më parë. Aftësia e tyre për të lundruar rrethanat e vështira me hir dhe integritet i veçon ata dhe shërben si një shembull i fuqishëm i fuqisë transformuese të mirësisë dhe pozitivitetit.

FRYMËZIMI

I TË TJERËVE

Duke mishëruar dinjitetin dhe sjelljen pozitive përballë sfidave, këta individë jo vetëm që kapërcejnë pengesat personale, por gjithashtu frymëzojnë ata përreth tyre që të përpiqen për lartësi më të mëdha. Aftësia e tyre për të ruajtur vlerat dhe integritetin e tyre përballë vështirësive shërben si burim motivimi dhe inkurajimi për të tjerët që përballen me beteja të ngjashme.

V J
P L

Si përfundim, qëndrueshmëria e njerëzve të mirë me dinjitet dhe sjellje pozitive përballë sfidave është një dëshmi e fuqisë së forcës së brendshme, integritetit dhe përkushtimit të palëkundur për të bërë atë që është e drejtë. Aftësia e tyre për të lundruar vështirësitë me hir dhe pozitivitet shërben si një shembull i ndritshëm që të tjerët ta ndjekin, duke frymëzuar shpresë dhe qëndrueshmëri në një botë që shpesh është e mbushur me pengesa dhe pasiguri.

ÇFARË I DUHET DATA

DHE KALENDARI

NJË SHOQËRIE E CILA NUK KA ASGJË

PËR TË SHËNUAR?!

Kalendari Hixhrij erdhi si pasojë e gjurmëve të reja që po vulosnin rrjedhën e historisë. Ishin këto rrethana që e bënë të nevojshëm të shënohet në historinë njerzore arritjet e reja, datat e rëndësishme, ngjarje e rëndësishme, fitoret e mëdhaja dhe histori të reja.

Ishte Khalifi i drejt Omer

Ibn Hatabi që e kuptoi se gjithë këto ngjarje të mëdha duhen shënuar dhe duhen llogaritur, ishte ai i cili tha:

“Nga këtu fillon historia e civilizimit Islam.”

Ky kalendarë i ri duhej të fillonte nga pika zero, dhe pika zero ishte simbolika e hixhretit të Profetit a.s, sepse kjo ishte pika e kthesës, me ngjarjen e hixhretit historia do të shënonte ndryshe.

Kalendari i Hixhrit tashmë shënoi qytetërimin Islam.

Pse sot ky kalendarë është thjesht një “trashëgimi”, një numër që thjesht ndryshon, ndërsa ndjekësit e tij as që e dinë se kur ndryshon. Ajo që më rezulton është se ndjekësit e tij nuk kanë gjë për të shënuar, sepse ne nuk jemi faktorë të ngjarjeve, jemi vetëm aktorët e saj. Ndoshta sepse nuk kemi arritje për të shpalosur, thjesht jemi konsumatorët. Nuk kemi as histori për të shënuar, sepse historinë e shkruajnë të tjerët, ne jemi vetëm lexuesit e saj.

Kalendari shënon gjurmët e asaj shoqërie e cila ka diçka

RËNDËSIA E MËSIMIT DHE TE MËSUARIT

“Kush përcaktohet për rrugën në të cilën fitohet dituria, Allahu (xh.sh) do t’ia përcaktojë rrugën e cila shpie në Xhennet.” (129)

“Melekët nga kënaqësia lëshojnë krahët e përultësisë ndaj atyre që kërkojnë dituri.”

(130)

“Të zgjohesh herët dhe t’i përkushtohesh studimit të ndonjë çështjeje nga lëmi i diturisë, është më e mirë se të falësh njëqind rekatë.” (131)

“Për njeriun, të mësojë një kaptinë nga dituria, është më e mirë për të se dynjaja dhe ç’ka në të.”

(132)

“Kërkoni diturinë qoftë edhe në Kinë.”

(133)

“Dituria është si depot: Çelësat e këtyre depove janë pyetjet. Andaj, pyetni, se me këtë përfitojnë katër persona: ai që pyet, ai i cili përgjigjet, ai i cili dëgjon dhe ai i cili i do këta dhe shoqërohet me ta.”

(134)

“I padituri nuk duhet të heshtë në paditurinë e tij, por edhe i dituri nuk duhet të heshtë në diturinë e tij.”

(135)

Në hadithin që e transmeton Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), thuhet: “Të marrësh pjesë në ligjëratën e një dijetari, është më mirë se të falësh njëmijë rekatë, më mirë se vizita e njëmijë të sëmurve, më mirë se të marrësh pjesë në njëmijë xhenaze”. I thonë: O i Dërguar i Allahut, a është më e mirë kjo se leximi i Kuranit? “A thua Kurani mund të shërbejë përveçse me dituri?”- u përgjigj Pejgamberi a.s.

(136)

“Atë që e arrin vdekja dhe i është përkushtuar diturisë duke dëshiruar me atë të ringjallë Islamin, në mes tij dhe Pejgamberëve, në Xhennet do të jetë vetëm një shkallë.”

(137)

Këto fjalë Pejgamberi, s.a.v.s., ia drejtoi Muadh ibn Xhebelit r.a., kur e dërgoi si mëkëmbës në Jemen: “Nëse Allahu, me ndërmjetësimin tënd udhëzon një njeri, është më e mirë sesa dynjaja dhe çfarë ka në të.” (146)

“Kush mbizotëron një kaptinë të diturisë dhe atë ia përcjell njerëzve të tjerë, do të ketë shpërblimin e shtatëdhjetë njerëzve të sinqertë (es-siddikun).” (147)

“Në ditën e Gjykimit, Allahu (xh.sh) do t’u thotë adhuruesve dhe luftëtarëve: “Hyni në Xhennet!”, për çka njerëzit e ditur do të thonë: “Krijuesi ynë i dashur, duke iu falënderuar diturisë sonë ata kanë luftuar dhe kanë bërë ibadet” E Allahu (xh.sh) do t’u përgjigjet: “Ju tek unë jeni si disa prej melekëve të mi. Bëni shefaat (ndënnjetësim), do t’u pranohet. “Do të bëjnë shefaat, e më pastaj do të hyjnë në Xhennet.” (148)

“Sa dhuratë madhështore është –urtësia të cilën e dëgjon dhe menjëherë ja përcjell vëllait tënd musliman! Kjo është sikur të bësh ibadet një vit.”

(151)

“Vërtet Allahu (xh.sh) melekët e Tij, banorët e qiejve dhe të Tokës së Tij, madje edhe milingona në zgavrën e saj, peshqit në det, luten për atë që njerëzit i udhëzon në mirësi.”

(153)

“Një fjalë të mirë që e dëgjon muslimani, e praktikon atë dhe ua mëson të tjerëve është më e mirë për të se sa ibadeti i një viti.”

(155)

“Një ditë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, vërejti dy grupe njerëzish: njëri ia drejtonte lutjen (duanë) Allahut (xh.sh), ndërsa grupi i dytë i mësonte njerëzit. Tha: “Sa i përket grupit të parë, ata i luten Allahut, xh.sh, dhe Ai nëse dëshiron do t’ua pranojë lutjen e tyre, ose nëse dëshiron do t’ua refuzojë lutjen e tyre. Ndërsa këta të dytët i mësojnë njerëzit, dhe unë jam dërguar si mësues.” Më pastaj (Hz. Muhammedi, s.a.v.s.), iu bashkangjit këtij grupi.”

(156)

Hz.Muhammedi

s.a.v.s ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman”.

“Kur vdes biri i Ademit, veprimi i tij ndërpritet, përveç në tri raste: diturisë me të cilën njerëzit kanë dobi…” (158)

“Ai i cili udhëzon në mirësi është njësoj si ai që e vepron.” (159)

“Zilinë e meritojnë vetëm dy njerëz: ai të cilit Allahu (xh.sh) i dhuron urtësi dhe dituri dhe ai jeton sipas saj dhe i mëson të tjerët me atë dituri e urtësi, dhe pastaj ai, të cilit Allahu (xh.sh) i jep pasuri, e ky e harxhon në rrugën e mirësisë.” (160)

“Qoftë mëshira e Allahut në trashëgimtarët e mi!” U pyet: “Kush janë trashëgimtarët tu?

U përgjigj: “Ata të cilët e mbajnë dhe ngjallin sunnetin tim dhe e transmetojnë tek robërit e Allahut.” (161)

» Sh. Muriqi

OKTAPODI NJË

Falenderimet i takojn

Krijusit të Qiejve dhe Tokëve që krijoi

mrekulli në ujë, tokë dhe qiej!

Oktapodi një mrekulli më vete, rezistent ndaj dendësisë së ujit, filtrues i koraleve dhe bimëve

nënujore, balancues i fermoneve. Posedon një lëkurë me spektakël ngjyrash kamuflimi dhe një lloj hologrami alternativ Bioekosistent! Jeton në afërsi të brigjeve dhe në thellësira të mëdha, askush deri tani

MREKULLI MË VETE

nuk mund ta thotë ekzakt madhësin e tij sa mund të arrijë.

Disa ekspert të botanikës mendojnë se mund të ketë në thellësi oktapodë deri në 6 ton peshë, me diameter gjatësinë e degëve afër 40 m.

Oktapodi është edhe gjenerator bio i rrymës dhe e shfrytëzon përmes lëkurës, në thellësi mund të shëndritë deri në 120 kuadrat metër sipërfaqe përmes reflektorëve në tërë sistemin trupor.

DEHJA E PUSHTETIT MUND TË DËMTOJË QYTETARËT

Julian Assange lirohet pas disa vitesh paraburgimi në një burg britanik. Ai lirohet me kusht që të pranojë se është fajtor për një akt spiunazhi. Assange bëri publike disa dokumente sekrete që zbuluan përmasat e krimeve dhe sjelljeve të paligjshme të SHBA-së që ajo dhe aleatët e saj u përpoqën t’i mbanin të fshehura. Ajo që ekspozoi Assange ishte tmerri, vrasja, tortura, shpërfillja e dinjitetit njerëzor dhe shumë krime të tjera. Të gjitha këto ishin krime të kryera nga qeveria amerikane dhe publikimi i këtyre krimeve nga Assange ekspozoi atë që SHBA-ja kërkonte me çdo kusht ta mbante fshehur, sepse ata ishin në Irak për të përhapur demokracinë. Në të kundërt, Assange dëshmoi se ata po silleshin si barbarë të vërtetë.

Në sytë e autoriteteve amerikane, ajo që bëri Assange ishte një krim më i madh se krimet që po bënte ushtria amerikane, sepse ai vuri në rrezik emrat e njerëzve që bashkëpunonin me SHBA-në. Në të vërtetë, vënia në rrezik e jetës së dikujt është veprim i papranueshëm dhe duhet të ketë pasoja ligjore për këtë. Megjithatë, qeveria amerikane u përpoq jo vetëm të ndiqte penalisht Assange-n për një shkelje specifike ligjore, por edhe të diskreditonte dhe të vriste karakterin e tij. U angazhua në një fushatë të egër kundër tij, duke dashur ta bënte shembull për gazetarët dhe sinjalizuesit (whistleblowers) e tjerë. Ata ishin të zemëruar që publikoi pjesën e errët të ushtrisë amerikane, se ajo po bënte gjëra që

ishin të pamoralshme dhe të paligjshme. Ai tregoi shpërfilljen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare. Pra, ata e dënuan Assange që guxoi të na tregonte të vërtetën pas fasadës së respektit të ligjit dhe demokracisë. Mendoj se çdo qytetar duhet të ekspozojë të gjitha keqbërjet e qeverive të tyre, sepse kur qeveritë sillen përtej

» Saed Zimeri

legjitimitetit ligjor, ato na kërcënojnë të gjithëve, vetë strukturën e shoqërive tona. Nuk është çështje e thjeshtë që një shtet të sillet si paria, të bëhet një shtet mashtrues. Ne duhet të mbajmë shtetin dhe politikanët tanë nën mbikqyrje sepse pushteti është dehës, dhe një dehje e tillë mund të dëmtojë qytetarët.

Assange na bëri të gjithëve një nder të madh

duke na treguar se si qeveritë tona bëhen më të këqija se kriminelët e zakonshëm kur veprojnë përtej mandatit të tyre. Jetojmë në një kohë kur demokracia është në krizë, llogaridhënia është pothuajse inekzistente dhe qeveria funksionon në fshehtësi. Prandaj, ne kemi nevojë për njerëz që mund të ekspozojnë meimet e qeverive tona. Assange është figura sublimuese e rezistencës demokratike. Nëse ne ende besojmë në demokraci, se ia vlen të luftohet për demokracinë dhe sundimin e ligjit, atëherë duhet të mbrojmë të drejtën e informacionit që tregon se qeveritë tona sillen si kriminelë.

Jo të gjitha sekretet e qeverisë duhet të ekspozohen. Ka sekrete kombëtare ekspozimi i të cilave rrezikon sigurinë e qytetarëve, por kjo është një gjë, dhe ekspozimi i keqbërjeve, veçanërisht keqbërjeve të rënda të qeverisë sonë, është një akt i lavdërueshëm, një akt patriotik, një akt i guximshëm që kërkon lëvdata, mbështetje dhe solidaritet për të mirën më të madhe të demokracisë.

MENAXHIMI I MENDJES,

JO MENAXHIMI I KOHËS

“Menaxhimi i mendjes, jo menaxhimi i kohës” nga David Kadavy është një libër që provokon mendime që sfidon nocionet tradicionale të produktivitetit dhe ofron një perspektivë të re se si të optimizojmë mendjet tona për një efektivitet më të madh.

Kadavy argumenton se menaxhimi i mendimeve, emocioneve dhe vëmendjes është më i rëndësishëm sesa thjesht menaxhimi i kohës. Duke adoptuar një qasje të ndërgjegjshme, lexuesit mund të rrisin fokusin, kreativitetin dhe përmbushjen si në jetën e tyre personale ashtu edhe në atë profesionale. Këtu janë dhjetë mësime dhe njohuri kryesore nga ky libër i thellë:

1. Përqafimi i Mindfulness:

Kadavy thekson fuqinë e ndërgjegjësimit në jetën tonë të përditshme. Duke qenë plotësisht të pranishëm dhe të vetëdijshëm për mendimet, emocionet dhe veprimet tona, ne mund të bëjmë zgjedhje të qëllimshme dhe ta drejtojmë vëmendjen tonë drejt asaj që ka vërtet rëndësi.

2.Të kuptuarit e vëmendjes:

Libri eksploron konceptin e vëmendjes dhe ndikimin e saj në produktivitet. Kadavy thekson rëndësinë e menaxhimit të vëmendjes sonë në mënyrë efektive, shmangien e shpërqendrimeve dhe fokusimin në detyrën në fjalë.

3. Gabimi i multitasking:

Kadavy sfidon nocionin e multitasking dhe zbulon efektet e tij të dëmshme në produktivitet. Ai shpjegon se ndërrimi midis detyrave krijon mbetje të vëmendjes dhe redukton efikasitetin e përgjithshëm.

4.

Puna e thellë

për produktivitet:

Libri thellohet në konceptin e punës së thellë, duke theksuar rëndësinë e fokusimit të përkushtuar dhe të pandërprerë në detyrat kërkuese kognitive. Kadavy ofron strategji për krijimin e një mjedisi të favorshëm për punë të thellë dhe për të maksimizuar produktivitetin.

5. Menaxhimi i Energjisë:

Kadavy sugjeron se menaxhimi i energjisë është më i rëndësishëm sesa menaxhimi i kohës. Duke kuptuar nivelet tona të energjisë dhe duke i shfrytëzuar ato në mënyrë efektive, ne mund t’i kryejmë detyrat në mënyrë më efikase dhe të ruajmë produktivitetin e qëndrueshëm.

Duke adoptuar një qasje të ndërgjegjshme dhe të qëllimshme për menaxhimin e mendjes, lexuesit mund të zhbllokojnë potencialin e tyre të vërtet...

6. Fuqia e Mendësisë:

Libri eksploron ndikimin e mentalitetit në produktivitet. Kadavy i mëson lexuesit të kultivojnë një mentalitet të rritjes, të përqafojnë sfidat dhe t’i shohin pengesat si mundësi për të mësuar dhe rritje.

7. Formimi i zakonit efektiv:

Kadavy thekson rëndësinë e zakoneve në formësimin e produktivitetit tonë. Ai ofron udhëzime praktike se si të ndërtojmë zakone pozitive, të thyejmë ato joproduktive dhe të krijojmë rutina të qëndrueshme që mbështesin qëllimet tona.

8.Arti i prioritizimit:

Libri thekson artin e prioritizimit, duke i mësuar lexuesit të identifikojnë detyrat me vlerë të lartë dhe të përqendrohen në atë që ka vërtet rëndësi. Kadavy ofron korniza dhe strategji për marrjen e vendimeve të informuara në lidhje me prioritizimin e detyrave.

9. Minimizimi i shpërqendrimeve dixhitale: Kadavy adreson sfidat e paraqitura nga shpërqendrimet dixhitale dhe ofron këshilla praktike për menaxhimin e teknologjisë për të rritur produktivitetin. Ai thekson rëndësinë e vendosjes së kufijve dhe vendosjes së marrëdhënieve të shëndetshme me pajisjet dhe platformat dixhitale.

10. Roli i Pushimit dhe Ripërtëritjes: Libri nënvizon rëndësinë e pushimit dhe ripërtëritjes në ruajtjen e produktivitetit. Kadavy inkurajon lexuesit që t’i japin përparësi kujdesit për veten, duke përfshirë gjumin, pushimet e rregullta, stërvitjen dhe hobi, si komponentë thelbësorë të produktivitetit dhe mirëqenies së qëndrueshme.

“Menaxhimi i mendjes, jo menaxhimi i kohës” paraqet një ndryshim paradigme në mënyrën se si i qasemi produktivitetit. Mësimet e David Kadavy mbi vëmendjen, menaxhimin e vëmendjes, punën e thellë, menaxhimin e energjisë, mentalitetin, formimin e zakonit, prioritizimin, minimizimin e shpërqendrimeve dixhitale dhe pushimin dhe rinovimin u ofrojnë lexuesve mjete praktike për të optimizuar produktivitetin e tyre.

Duke adoptuar një qasje të ndërgjegjshme dhe të qëllimshme për menaxhimin e mendjes, lexuesit mund të zhbllokojnë potencialin e tyre të vërtetë, të arrijnë qëllime domethënëse dhe të gjejnë përmbushje më të madhe në jetën e tyre. Ky libër shërben si një udhëzues për të rivlerësuar qasjen tonë ndaj produktivitetit dhe për të shfrytëzuar fuqinë e mendjes sonë për një efektivitet dhe mirëqenie më të madhe.

VESHI TESHAT MA T’BUKRA…!

Veshi teshat ma t’bukra që i ki n’dollap zemër,

Qite parfumin ma t’shtrejt’ që e ru’n për rastet e veçanta,

Por n’fund të ditës faqen kur e takon me jastëk e qerpikt t’palohen, ki me fjet’ qashtu si çdo lypsar.

Qite gishtin n’hartë e thuj ku po don me shku, Shëtite krejt botën zemër.

Por n’fund të ditës sytë e tu kanë me dashtë me i pa veç pamjet që ta majn’ ngrohtë shpirtin.

Ha ushqimet ma t’shëndetshmet, ma interesantet, ma t’shtrejtat, ma t’shijshmet e ato që nuk e din as qysh shqiptohen e çka janë, zemër. E, n’fund t’ditës e kupton që e ke m’ush barkun, por dhimbjen e shpirtit bosh ki me e n’i nisoj si ata që barkun that’ e kanë.

Flej n’hotelet me numrin ma t’madh t’yjeve ku kanë fjet’ “t’pavdekshmit” e k’saj bote, zemër.

Por rahatinë e andrrave nuk e gjen n’krejt puplat e patave ma t’bukra t’botës...

Prandaj t’du njeri, sepse n’fund të ditës krejt jemi njisoj n’mrendi.

Bëj të gjitha këto në jetë, por mos harro se vdekja të pret o njeri, do japësh llogari për të gjitha të bëmat tuaja. Do lutësh për mëshirë por...

Our Major Partners

Medical University of Graz

Austria

University of Technology of Troyes

France

Finland

of

University of Applied Sciences, Worms

Germany

Liepaja University

Latvia

University of Jaen

Spain

Saarland University

Germany

University of A Coruña

Spain

State Academy of Applied Sciences

Poland

VŠTE Czechia

Sakarya University Türkiye

P. Porto

Portugal

The Polytechnic of Portalegre

Portugal

Nikola Vaptsarov Naval Academy

Bulgaria

Guarda Polytechnic

Portugal

University of Kassel

Germany

Salesian University School of Sarrià

Spain

Powiśle University of Applied Sciences

Poland

Institution 2011 Commence of teaching process

Project Oriented learning Founded

Institutionally Fully Accredited by ASCAL/QAA

CIT prepares students with transformative experience and well-rounded leaders who will impact in changing positively our country, the region and the world.

Institutionally Fully Accredited by ASCAL

Project Oriented Institution

Hands-on in technology and focused in best teaching practices

Academic Staff

Professor to Students ratio 1 18

Engineering & Economy study programs

Areas of study

in Albania and Balkan region to apply the Canadian curriculums 1st Canadian Curriculums

in Albania to offer unique programs in English like Software Engineering, Cybersecurity, Big Data, Business Administration & IT, Digital Marketing, Business Information Technology 1st Unique Study Programs programs fully accredited Accredited by

Georgian College, Canada, agreement for credit recognition Agreements

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.