Revista "Familja", Qershor-2024

Page 1

EDITORIAL FAMILJA

KA NEVOJË T Ë MBROHET!

FAQE 4

TA THEMI HAPUR

"N Ë N A D H U RU E S E , SHOQËRI DHUNUESE!"

FAQE 12

ESEISTIKË JEPI KUPTIM

FAQE 28 T Ë ND

J E T Ë S E !

"ÇDO GJË BËHET MIRË

NËSE TI JE MIRË!"

SIPËRMARRËSJA, NUTRICISTJA DHE FARMACISTJA

ZAMIRA BRAUSHI

PËRMBAJTJA

12

04

EDITORIAL

Familja ka nevojë të mbrohet!

06

INTERVISTË

Inter vistë me sipërmarrësen, nutricisten dhe farmacisten Zamira Braushi.

10

TA THEMI HAPUR

"Nëna dhuruese, shoqëri dhunuese!"

20

TRADITA PROFETIKE

Ai (a.s) i zgjidhte problemet me drejtësi.

24

BARDH E ZI

Mjegull nën diell.

26

PERSONALITETE

Xhabir bin Hajjan.

REDAKSIA

KOMENT

Klinikat e psikologëve nuk mund të bëhen asesi xhami apo manastir.

DREJTORESHË

• Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

• Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE

• Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

• Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

14 NË FOKUS

Si të drejtosh një kritikë?

16

PSIKOLOGJI

Mirëqenia në vendin e punës dhe zhvillimi organizativ.

BASHKËPUNËTORË

• Prof. Sadije Bushati

• Marsida Simo

• Fatime Kalaja

• Brunilda Basha

• Klodiana Xhaferaj

• Medina Sherifi

• Matilda Myftaraj

• Entela Hoxha

• Anila Loca.

28 ESEISTIKË Jepi kuptim jetës tënde!

30 KURIOZITETE "Jo-ja" më e famshme në histori.

33 SHKRUAJ EDHE TI Copëza reflektimesh.

32

PROJEKT

Projekti i Kurban Bajramit.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania

\ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com

Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI”

< www.mileniumiri.al

Á info@mileniumiri.al

Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com

FAMILJA KA NEVOJË TË MBROHET!

» Sociologe Sidorela Brahaj

Koncepti dhe përkufizimi i tij

është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar një diskurs, sepse mbi koncepte ndërtohen pikëpamje, shpjegohen fenomene dhe strukturohen mendime. Përkufizimi i konceptit mund të ndryshojë me kalimin e kohës, mund të riformulohet duke sjellë përmirësim në skemën e mendimit, por nuk mund të ndodhë që përkufizimi të

familja

është njësia bazë

grupore

e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje

nga shoqëria

dhe shteti

bie ndesh me vet konceptin, përndryshe do duhej ndryshuar ky i fundit. Familja është institucioni më i vjetër, i pari shoqëror dhe u ngrit edhe në kushtet e formimit të shoqërisë. Funksioni i parë i këtij institucioni dhe më i rëndësishmi, që i jep kuptim edhe vet termit, është riprodhimi. Nëse që në nisje, një bashkim individësh i ka mohuar vetes kryerjen e funksionit riprodhues,

4 Qershor 2024 Editorial

atëherë nuk mund të pretendojë të quhet familje e aq më tepër të jetë familje. Në thelb, një bashkim i tillë është vrasësi kryesor i familjes, sepse ia mohon asaj kategorikisht funksionin e riprodhimit dhe më pas shoqërizimin e pasardhësve. Komuniteti LGBTQI jo më kot kërkon haptas dhe me zë të lartë të quhet familje. Thirrja “Ne jemi familje” do të thotë ta relativizosh këtë të fundit dhe si rrjedhojë të

humbë esensa e saj. Në fakt, që në fillim qëllimi i projektuesve dhe lobuesve që financojnë grupacione të tilla ka qenë prishja e familjes tradicionale. Është kontradiktore që një pikëpamje e cila synon postmodernen, të kërkojë me ngulm të bëhet pjesë e tradicionales (filozofisë konservatore) si familja, martesa etj.

Sipas Deklaratës së

Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.(1) Ne, si pjesë e shoqërisë, jemi të detyruar ta mbrojmë familjen nga çdo lloj patologjie që përpiqet ta vrasë atë (në të gjitha kuptimet e fjalës vrasje).

Santinover shprehet se homoseksualiteti nuk është një sëmundje e vërtetë, por mund të mendohet si e tillë në sensin shpirtëror. Ai heq paralele midis homoseksualitetit dhe patologjive të ndryshme (si alkoolizimi, pedofilia), duke argumentuar se (1) shih Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, neni 16 (3).

homoseksualiteti mund të trajtohet. Santinover arrin në përfundimin që një deviancë e tillë dëmton jo vetëm shoqërinë, por edhe vet homoseksualët.(2)

Shoqëria me gjithë kompleksitetin e saj i jep formë individit, por edhe vet individi mund të krijojë formën e tij, shpesh edhe duke lufuar me “demonët” e brendshëm. Jo çdo gjë që ndjejmë është legjitime. Faturën e patologjisë së një grupi nuk mund ta paguaj një shoqëri e tërë.

(2) Satinover, Jeffrey. (1996). “Homoseksualiteti dhe politika e të vërtetës”.

5 Qershor 2024

ZAMIRA BRAUSHI

6 Qershor 2024 i nt E rvistë Intervistë
ME
INTERVISTË
SIPËRMARRËSEN, NUTRICISTEN DHE FARMACISTEN

Zamira si fillim ju falenderojmë që

jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

Ju falenderoj nga zemra që më keni përzgjedhur mua për këtë intervistë, shpresoj që në mesin e saj lexuesit e revistës Familja të gjejnë pjesëza të dobishme dhe reflektime me vlerë.

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe akademik!.

Për një prezantim të shkurtër unë do të veçoja se jam lindur në Berat, po aty kam mbaruar arsim fillor dhe të mesëm. Në vitin 2006 jam diplomuar në FSHN, dega fizikë, kam punuar pak

vite si mësuese fizike në Medresenë e Beratit dhe në një shkollë private në Tiranë. Më pas në vitin 2015 jam diplomuar në degën Farmaci dhe prej atëherë punoj si farmaciste. Nutricioni është një dije që e kam studiuar në mënyrë autodidakte, por falë pasionit për këtë degë vazhdoj çdo ditë t’i përkushtohem thellimit në dije. Fitnesi dhe sporte të tjera i kam pasion dhe angazhohem të kem një jetë sa më aktive me to.

Jam e martuar dhe Zoti më ka falur një vajzë dhe një djalë.

-Jeni e angazhuar në disa drejtime dhe natyrshëm lind pyetja se si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi? Dhe si ke arritur të gërshetosh angazhimin profesional me angazhimet familjare?

Unë kam mësuar një rrugë të shkurtër për të bërë sa më shumë gjera në 24 orë. Kjo rrugë mbart dy elementë shumë të rëndësishëm për të qënë e sukseshme, për çdo njeri jo vetëm për mua. E para gjë, është disiplina, unë nuk i zvarrisë gjërat, i rendis sipas prioriteteve dhe kaq ishte, nëse u vendos si punë e parë e ditës më e rëndësishme X punë, ajo bëhet e para dhe kështu me rradhë.

E dyta është dashuria për punën, unë e kam mësuar veten t’i bëj gjërat me dashuri. Kështu nuk harxhoj energji të brendëshme gjatë proçesit të punës. Mundet që gjatë punëve të mia të ndihem aq mirë, sa që ndiej kënaqësi më shumë se sa lodhje. Kështu me këto dy elemente tepër të thjeshtë, unë gërshetoj të

7 Qershor 2024

gjitha angazhimet e ditës, pa patur sforcime apo lodhje të tejskajshme.

Familja mbetet çdo herë prioriteti im, edhe pse është një punë që nuk duket shumë nga jashtë. Unë mendoj se puna më e mirë që mund të bëje një grua është të jetë një bashkëshorte e mirë dhe një nënë e mirë. Sepse këto dy pozicione janë ato më të rëndësishmet për jetën e një gruaje të martuar. Më pas çdo angazhim tjetër vjen më i lehtë. Madje jo rrallë herë, punën që bëj me veten për të qenë e stabilizuar emocionalisht apo fizikisht është sepse dua të jap më të mirën në familje në rradhë të parë!

Nëse unë jam nervoze, e sëmurë, apo pështjelloj situata jo të mira në jetën time, ato do i shfryj në tavolinën e familjes në fillim. Kështu ajo që duket si punë me veten, drejtpërsëdrejti është pasqyrim im tek puna në familje. Madje, jo vetëm kaq, ajo çka njeriu ndërton në brendësinë e tij, pasqyrohet në ambientin rreth tij, në marrëdheniet e punës dhe më gjërë.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj?

Besimi islam është dhurata më e bukur që Zoti më ka bërë në jetë! Unë faktin që jam besimtare muslimane e shikoj si mundësinë më të lehtë për të jetuar! Vet feja jonë është një mënyrë e të

jetuari, e cila ta lehtëson perceptimin dhe angazhimet në jetë.

Kështu marrë një shembull, ndërkohë që njërëzit bëjnë shumë vite jetë për të kuptuar rëndësinë e zgjimit herët, dhe të paturit një rutinë mëngjesi, ne këtë gjë e kemi një rutinë fare të zakonshme. Zgjimi për namazin e sabahut, dhikri i mëngjesit, leximi i kuranit janë suksesi i pare i ditës. Lidhja me Zotin dhe mbështetja tek Ai janë forca më e madhe që një njeri mund të gjenerojë në brendësinë e tij. Unë kurrë nuk do e shikoja veten më të fortë në bërjen e çdo pune, se sa bërjen e tyre duke shpresuar në kënaqesinë e Zotit. Kështu gjurma e emocionit, se Zoti po te dikton ty në atë që je duke bërë, është motivi më i madh për të qenë në një karikim të vazhdueshëm, për të bërë punë të mira dhe të dobishme për njerëzit.

-Na fol pak si ka filluar interesi yt rreth nutricionin dhe zhvillimin personal, të dyja kaq të rëndësishme në kohën tonë.

Unë mendoj se kur Zoti na çon një sprovë në jetë dhe nëse pas saj lidhja jote me Zotin është më e fortë dhe prej saj ti ke nxjerrë më të mirën nga vetja, atëherë kjo sprovë ka qenë hajër (mirësi).

Në vitin 2020 pas pandemisë së covid -it unë isha në një gjëndje jo të

mirë shëndetësore, isha në obezitet i gradës së tretë. Covid-in e kalova në një fazë vështirësie dhe në ato ditë i jam lutur Zotit të ma fali jetën, sepse unë do të ndryshoja dhe do të kujdesesha për shëndetim tim!

Dhe kështu bëra, impenjimi im për të nisur rrugëtimin e humbjes së peshës trupore më bëri të hulumtoj dhe të mësoj shumë mbi nutricionin, por jo vetëm. Mendësia ishte po aq e rëndësishme sa edhe dija mbi ushqyerjen e shëndetshme.

Nëse arrijmë të kombinojmë një të menduar pozitiv dhe një ushqyerje të shëndetshme tek një njeri, atëhere shëndeti tek ai person merr një formë të plotë.

Unë këtë gjë, pasi e përvetësova në veten time nisa ta ndaj në rrjetet sociale si një mundësi për të qenë e dobishme edhe për njerëz të tjerë. Që ashtu si unë vite më parë, janë duke e mbuluar vetem me mendime negative dhe ushqim të pa shëndëtshëm.

Mendësia është një sfidë e cila duhet të përmirësohet tek çdo njeri. Pavarsisht shkollimit akademik, të shkuarit në parimet e zhvillit personal, si vetërregullimi i brendshëm dhe i jashtëm i njeriut është tjetër nivel zhvillimi.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende se ku konsiton

8 Qershor 2024
i nt E rvistë

zhvillimi personal. Janë konfuz dhe për këtë arsye kanë mbetur në mes të një rruge pa krye.

Zhvillimi personal përmbledh një mori parimesh të cilat e bëjnë njeriut të vetdijësohet dhe të mos e shikojë veten me keqardhje.

Vetdijësimi rrit nivelin e besimit në Zot, çliron njeriun nga programimet e të shkuarës, shëron traumat, duke e nxjerrë njeriun në thelb siç ai është, unik dhe plot vlerë!

Në këtë rrugëtim nuk ka një destistinacion, çdo ditë njeriu punon të përmiresohet si në aspektin shpirtëror, mendor dhe fizik.

-Mund të ndani me lexuesit sfidat si sipërmarrëse grua, me profesion farmaciste, që kenikaluar përgjatë këtij rrugëtimi dhe si ia keni dalë të arrini sukses në angazhimin tuaj?

Në Shqipëri është e vështirë të jesh grua në shumë aspekte, edhe të jesh sipërmarrëse grua është akoma më e vështirë sepse kjo punë mbart shumë stres dhe angazhime ligjore. Por çdo herë biznesi merr formën e njeriut që rri pas tij, apo që e drejton atë. Është e pa shmangshme, energjia dhe mendimet e njeriut të mos ndihen në biznes.

Pavarsisht të gjitha dokumenteve dhe faturave të cilat duan kohë dhe energji

për t’i bërë mirë, kam fatin që unë dhe bashkëshorti im, jemi në të njëjtin profesion dhe ne çdo herë bëhemi mbështetës për njëri-tjetrin. Si për punën e brendshme në biznes ashtu edhe jashtë. Ne jemi shokë jete dhe partner në biznes dhe ky është çelësi i suksesit për ne.

Nëse njëri prej nesh i lëshon forcat dhe nuk shikon zgjidhje, tjetri ia kujton sa herë kemi qenë keq më parë dhe Zoti ka çuar zgjidhjen. Kështu ditë mbas dite me lejen e Zotit e çojmë para një biznes i cili ka shumë detaje dhe problematika të shumta.

Të dyve na karakterizon dashuria për punën që bëjmë, dhe të qenurit real me njerëzit. Njeriu në rradhë të parë ka nevojë për një njeri, pastaj ka nevojë për shërbimin apo për blerjen që do bëjë.

Ne në rradhë të parë kemi zgjedhur të jemi njërëz, të reflektojmë besimin dhe mirëkuptimin, duke ju mbështetetur dhe falenderuar Zotin për çdo ditë suksesi!

Nëse arrijmë të kombinojmë një të menduar pozitiv dhe një ushqyerje të shëndetshme tek një njeri, atëhere shëndeti tek ai person merr një formë të plotë.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

Do iu thoja me sinqeritet të numërojnë bekimet në jetë! Të jenë njerëz falenderues ndaj Zotit, Ai veç ka për t’ua shtuar ato mirësi! Të punojnë fort për gjërat që duan, sepse nëse diçka e duan ajo ndjenjë nuk ka ardhur pa arsye tek ata! Të ia duan të mirën çdo kujt, sepse Zoti ka bollëk për të gjithë!

Jeta është kaq e shkurtër, nëse reflektojmë ndër vitet e saj, ajo ikën kaq shpejtë, le të punojnë punë nga ato që do kenë vlerë në të dy botët, jo vetëm për në këtë botë!

Të kujdesen për shëndetin, sepse pas një shëndeti të mirë do të kenë mundësi për adhurime më të mira, për punë më shumë, kënaqesi më shumë, etj

Për hir të Zotit, shikoje veten me prioritet çdo gjë bëhet mirë, nëse çdo kush kujdeset në fillim për veten! Kështu nëse je një person që do t’i ndihmosh të tjerët, do kesh më shumë mundësi t’i ndihmosh duke qenë ti mirë në fillim!

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju uroj edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

Ju falenderoj edhe unë juve! E lus Zotin të na bëj të dobishëm në çdo punë dhe të na japë sukses çdo herë!

9 Qershor 2024

“NËNA DHURUESE, SHOQËRI DHUNUESE!”

Një fëmijë e bekon çiftin duke ardhur si dhuratë prej zotit; dhe sado të gjenden rrugë alternative, asgjë nuk e zëvendëson çastin e lindjes: momentin kur gruaja përjeton dhembjen më të fortë në jetën e saj, teksa ndjen sikur është duke u shkëputur shpirti prej trupit dhe vetëm disa sekonda më pas gjen çlirimin dhe prehjen. Njëjtë sikur shpirtin e saj e vendosi tek krijesa që rriti muaj të tërë me dashuri

brenda vetes. Sepse ashtu ndodh!

Mund të shkruhen ligje të akullta në përmbajtje, mund të gjenden femra që pranojnë për shumë arsye (kryesisht për arsye ekonomike) të jenë nëna dhuruese; por ato nuk e dinë që dashurinë e vërtetë midis nënës e foshnjes e krijon pikërisht momenti kur fëmija vjen në jetë dhe e qara e parë! Mund të shtyjnë nëntë muaj duke fshehur emocionet e goditjeve

në bark, të lëvizjeve për të cilat nëna e ardhshme ëndërron aq shumë, por nuk fshihet dot minuti i shenjtë i shkëputjes së foshnjes nga trupi. Ajo “shkëputje” është lidhja më e fuqishme që zgjat përjetë dhe trashëgohet në breza.

10 Qershor 2024 t a th E mi hapur

Është keqardhje kur një familje nuk tund djepin e shtëpia nuk oshëtin prej të qarave, por zgjidhja s’gjendet tek egoizmi. Dashuria për një fëmijë është e duhet të jetë e pastër, ndaj shoh si një alternativë shumë më njerëzore e hyjnore që të birësohet një fëmijë, i cili rritet në jetimore, sesa t’i shkaktohet traumë e përjetshme një gruaje, që u bë nënëm, me duart bosh. A ka dhunim më të madh për një femër, sesa t’i heqësh prej gjirit krijesën që e ushqeu për muaj të tërë!? Një femër e thyen veç dashuria! Mos e vini në atë provë!

Ajo “shkëputje”

është lidhja më e fuqishme që

zgjat përjetë dhe trashëgohet në breza.

11 Qershor 2024

KLINIKAT E PSIKOLOGËVE NUK MUND TË BËHEN ASESI XHAMI APO MANASTIR

» Myrvete Allmeta

12 Qershor 2024 Kom E nt

Problemet e të dhunuarve

i zgjidh me shkop magjik veç psikologu po thonë. Ndërkohë

Sigmund Frojd recetën e lumturisë e përmbledh në dy rreshta:

“Ka dy mënyra për të qenë të lumtur në këtë jetë, njëra është të bëhesh idiot dhe tjetra është të jesh i tillë.”

Dorëzoja po deshe shpirtin, mendjen e zemrën psikologut! Zgjidh Frojdin ose Niçen që sa herë binte tërmet, ngrihej në këmbë e fërkonte duart prej qejfit e thoshte: Ah, ç'mirë iu bë! Bota nuk ka nevojë për të dobëtit si këta që vdiqën, do veç të fortit!

Këta janë baballarët ë, imagjino çfarë kobash mund të thonë e bëjnë të vegjlit. Pa Zot, ta dish njerëzim i dashur,

se je duke notuar në një vorbull që kurrë nuk do kesh mundësi me dalë, Kurrë... Hip në anijen e besimit, ajo ka për të të shpëtuar! Besim që nuk bie në kontradiktë me logjikën e shëndoshë, besim që nuk ta nxjerr jashtë loje trurin, besim që ecën krah

E keni kot! Mos u lodhni! Klinikat e psikologëve nuk mund të bëhen asesi xhami apo manastir për të zhgënjyerit nga jeta që ndihen të dobët për ta përballuar atë!

Ka dy mënyra për të qenë të lumtur në këtë jetë, njëra është të bëhesh idiot dhe tjetra është të jesh i tillë

Sigmund Frojd për krah me shkencën, me dijen, normat, të bukurën, njerëzoren!

13 Qershor 2024

SI TË DREJTOSH NJË KRITIKË?

Pothuajse nuk ka dialog në të cilin mungojnë kritikat, mirëpo për të pasur ndikim kritika, për të qenë e pranuar dhe për të arritur te përmirësimi i sjelljes, patjetër duhet të merren parasysh rregullat në vijim:

1.

Sigurohu për vërtetësinë e informatave të cilat të shtyjnë ta kritikosh ndokënd, pra mos e bazo kritikën tënde në burime të pasigurta, siç janë “kanë thënë”, “thuhet” apo “thonë”!

Pëlqehet që para se ta kritikosh ndokënd të fillosh nga pikat në të cilat pajtoheni.

2.

3. Mos i kritiko të tjerët duke qenë i nervozuar, por së pari qetësohu, ngase kjo kohë e ndjeshme kërkon nga ti që të jesh objektiv!

Mos kritiko shumë gjëra përnjëherë, në mëny-rë që të mos mendojë bashkëbiseduesi se dëshiron ta poshtërosh!

4.

Përqendrohu në ato sjellje që mund t’i ndryshojë bashkëbiseduesi dhe përpiqu t’ia përmendësh

gjërat që mund të jenë zëvendësim për to!

5. Ji i qartë gjatë kritikës dhe përmendi argumentet e qarta!

6.

Kritikoje sjelljen dhe jo personin, pra përqendrohu në ngjarjen apo gabimin që ka ndodhur dhe jo në persona!

7. Le të jetë synimi yt gjatë kritikës përmirësimi dhe jo sulmi apo ngadhënjimi ndaj të tjerëve!

14 Qershor 2024 n ë fo K us

8

. Shfaq mirëkuptimin dhe butësinë tënde ndaj atij që ia drejton kritikën, sepse kjo gjë të ndihmon ta fitosh besimin e tij!

9.

Mos e akuzo bashkëbiseduesin se gabimi i tij ka ardhur si rezultat i qëllimit të tij të keq!

10. Mos e ngarko bashkëbiseduesin me më shumë kritika sesa që mund t’i bartë, në mënyrë që të mos e godasë dëshpërimi!

Po qe se bashkëbiseduesi nuk i ka në rregull gjërat thelbësore, atëherë mos u lodh duke kritikuar sjelljet dytësore, por fillo prej thelbësores!

11.

Përqendrohu në ato sjellje që mund t’i ndryshojë bashkëbiseduesi dhe përpiqu t’ia përmendësh gjërat që mund të jenë zëvendësim për to!

12.

Marrë nga libri: “Ed-delijl el-‘ilmij lil-hiuar elbenna”, Ahmed El-Mezjed Përktheu: Jusuf Kastrati

15 Qershor 2024

MIRËQENIA NË VENDIN E PUNËS

DHE ZHVILLIMI ORGANIZATIV

» Psikologe Organizacionale, Anila Loca

Në mjedisin e sotëm të punës me ritme të shpejta dhe konkurruese, kënaqësia në punë dhe udhëheqja efektive luajnë role vendimtare në formësimin e suksesit dhe mirëqenies së punonjësve dhe organizatave. Kënaqësia në punë, e përcaktuar si shkalla në të cilën individët janë të kënaqur me punën e tyre, është lidhur me rezultate të ndryshme pozitive, duke përfshirë

rritjen e produktivitetit, uljen e qarkullimit ( Reduktimi i qarkullimit nënkupton shumën e prodhuar duke aplikuar Normën e Fitimit bruto në shumën me të cilën qarkullimi gjatë periudhës së dëmshpërblimit është më i ulët se qarkullimi standard) përmirësimin e moralit të punonjësve (Morali është se si ndihen punonjësit tuaj kur vijnë në punë çdo ditë, si i qasen detyrave të caktuara dhe qëndrimi i tyre për drejtimin që po merr

kompania) E thënë thjesht, morali i punonjësve është: pika kulmore e kënaqësisë në punë, këndvështrimit të jetës dhe qëndrimit. Nga ana tjetër, lidershipi, i cili përfshin ndikimin dhe udhëheqjen e individëve drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta, është thelbësor në krijimin e një kulture pozitive pune dhe nxitjen e angazhimit të punonjësve.

16 Qershor 2024 p si K ologji

ORGANIZATIV

RËNDËSIA E KËNAQËSISË NË PUNË

Hulumtimet kanë treguar se punonjësit që janë të kënaqur me punën e tyre kanë më pak gjasa të përjetojnë stres dhe depresion.

Kënaqësia në punë është një koncept i shumëanshëm që ndikohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë autonominë e punës, njohjen, ekuilibrin punë-jetë dhe kulturën organizative. Kur punonjësit janë të kënaqur me punën e tyre, ata kanë më shumë gjasa të jenë të motivuar, të përkushtuar dhe produktivë. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në nivele më të larta të performancës së punës, mungesa më të ulëta dhe presenza më e madhe të punës. Për më tepër, kënaqësia në punë është e lidhur ngushtë me mirëqenien e punonjësve - shendeti mendor dhe fizik. Hulumtimet kanë treguar se punonjësit që janë të kënaqur me punën e tyre kanë më pak gjasa të përjetojnë stres dhe depresion. Kjo nënvizon rëndësinë e krijimit të një mjedisi pozitiv pune, që ushqen kënaqësinë në punë dhe i jep përparësi mirëqenies së punonjësve.

17 Qershor 2024

ROLI I LIDERSHIPIT NË NXITJEN E KËNAQËSISË NË PUNË

Udhëheqja efektive është thelbësore në krijimin e një mjedisi pune që promovon kënaqësinë në punë. Liderët që shfaqin cilësi të tilla si ndjeshmëria, komunikimi, transparenca dhe besueshmëria kanë më shumë gjasa të frymëzojnë dhe motivojnë punonjësit e tyre. Duke ofruar drejtime të qarta, duke vendosur qëllime realiste dhe duke ofruar mbështetje dhe reagime, udhëheqësit mund t’i fuqizojnë ekipet e tyre që të performojnë më të mirën e tyre dhe të ndjehen të vlerësuar dhe te mbivleresuar.

Për më tepër, lidershipi i fortë është i rëndësishëm në ndërtimin e një kulture organizative pozitive që i jep përparësi zhvillimit, njohjes dhe balancës punë-jetë të punonjësve. Udhëheqësit që kanë prioritet mirëqenien e punonjësve dhe ata qe krijojnë një kulturë respekti, bashkëpunimi dhe përfshirjeje kanë më shumë gjasa të nxisin kënaqësinë në punë dhe të krijojnë një ndjenjë përkatësie dhe qëllimi midis punonjësve të tyre.

Nderveprimi ndërmjet kënaqësisë në punë dhe udhëheqjes, lidershipit Marrëdhënia midis kënaqësisë në punë dhe udhëheqjes është simbiotike. Udhëheqësit efektivë të cilët kanë prioritet angazhimin dhe mirëqenien e punonjësve

kanë më shumë gjasa të krijojnë një mjedis pune që nxit kënaqësinë në punë. Në të kundërt, punonjësit e kënaqur kanë më shumë gjasa të jenë të angazhuar, të motivuar dhe besnikë, duke kontribuar në suksesin dhe rritjen e përgjithshme të organizatës. Udhëheqësit që kuptojnë rëndësinë e kënaqësisë në punë dhe ndikimin e tij në performancën e punonjësve dhe suksesin organizativ janë më të pajisur për të krijuar një kulturë pune pozitive që frymëzon dhe motivon ekipet e tyre. Duke investuar në zhvillimin e punonjësve, duke njohur dhe shpërblyer arritjet dhe duke nxitur komunikimin dhe besimin e hapur, udhëheqësit mund të kultivojnë një ndjenjë qëllimi, përkatësie dhe kënaqësie midis punonjësve të tyre. Si përfundim, kënaqësia në punë dhe lidershipi janë elementë të ndërthurur që luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e suksesit dhe mirëqenies së punonjësve dhe organizatave. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë në punë dhe udhëheqjes efektive, organizatat mund të krijojnë një mjedis pune pozitiv që nxit angazhimin e punonjësve, produktivitetin dhe suksesin afatgjatë.

LIDHJA NDËRMJET

LIDERSHIPIT

DHE KULTURËS

ORGANIZATIVE

Lidershipi dhe kultura organizative janë të ndërthurura ngushtë, me lidershipin që luan një rol kryesor në formësimin dhe ndikimin e kulturës së një organizate. Kultura organizative i referohet vlerave, besimeve, normave dhe sjelljeve të përbashkëta që përcaktojnë identitetin dhe karakterin e një organizate. Udhëheqja efektive është thelbësore në krijimin, edukimin dhe forcimin e një kulture organizative pozitive që përputhet me vizionin, misionin dhe vlerat e organizatës.

Udhëheqja efektive

është thelbësore në krijimin, edukimin dhe forcimin e një kulture organizative pozitive

NDIKIMI I LIDERSHIPIT

NË KULTURËN ORGANIZATIVE

Vendosja e vlerave: Drejtuesit shërbejnë si modele dhe vendosin vlera për organizatën. Veprimet, vendimet dhe sjelljet e tyre ndikojnë në qëndrimet dhe sjelljet e punonjësve, duke formuar kulturën e përgjithshme të organizatës. Përcaktimi i vlerave dhe vizionit: Liderët luajnë një rol vendimtar në përcaktimin dhe

18 Qershor 2024 p si K ologji

komunikimin e vlerave dhe vizionit bazë të organizatës. Duke i përafruar këto me kulturën organizative, udhëheqësit krijojnë një ndjenjë qëllimi dhe drejtimi që drejton vendimmarrjen dhe sjelljen.

Ndërtimi i besimit dhe transparencës: Udhëheqësit efektiv nxisin besimin, transparencën dhe komunikimin e hapur brenda organizatës. Kjo krijon një kulturë bashkëpunimi, respekti dhe llogaridhënieje, duke rritur angazhimin dhe moralin e punonjësve.

Inkurajimi i Inovacionit dhe Përshtatshmërisë: Udhëheqësit që promovojnë një kulturë inovacioni, kreativiteti dhe përshtatshmërie inkurajojnë punonjësit të mendojnë jashtë kutisë, të marrin rreziqe dhe të përqafojnë ndryshimin. Kjo kultivon një kulturë organizative dinamike dhe të menduarit përpara. Fuqizimi dhe zhvillimi i punonjësve: Udhëheqësit e fortë fuqizojnë dhe zhvillojnë punonjësit e tyre, duke ofruar mundësi për rritje, mësim dhe avancim. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm, të mësuarit dhe zhvillimit profesional.

NDIKIMI I KULTURËS ORGANIZATIVE NË LIDERSHIP

Formimi i stileve të lidershipit: Kultura organizative ndikon në stilet dhe qasjet e lidershipit të adoptuara nga udhëheqësit. Një kulturë që vlerëson bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen mund të çojë në stile drejtuese më pjesëmarrëse dhe demokratike, ndërsa një kulturë që thekson efikasitetin dhe rezultatet mund të nxisë më shumë udhëheqje direkte dhe të orientuar drejt qëllimeve. Mbështetja ose sfidimi i praktikave të lidershipit: Kultura organizative mund të mbështesë ose sfidojë praktikat dhe vendimet e lidershipit. Një kulturë që vlerëson inovacionin dhe marrjen e rrezikut mund t’i inkurajojë liderët të eksperimentojnë dhe të provojnë qasje të reja, ndërsa një kulturë që nuk pranon rrezikun mund të pengojë iniciativat e lidershipit. Angazhimi dhe morali i punonjësve: Një kulturë organizative pozitive e karakterizuar nga besimi, respekti dhe bashkëpunimi mund të rrisë angazhimin dhe moralin e punonjësve, duke u mundësuar udhëheqësve të motivojnë dhe frymëzojnë ekipet e tyre në mënyrë më efektive.

Përafrimi me Qëllimet

Organizative: Një kulturë e fortë organizative që është në përputhje me qëllimet

dhe objektivat e organizatës mund t’i ndihmojë liderët të mobilizojnë mbështetjen, të nxisin ndryshimin dhe të arrijnë objektivat strategjikë në mënyrë më efektive.

Mbështetja e suksesit të lidershipit: Një kulturë organizative mbështetëse që vlerëson zhvillimin e lidershipit, reagimet dhe njohjen mund të ndihmojë në ruajtjen e suksesit të lidershipit dhe të sigurojë vazhdimësi në efektivitetin e lidershipit.

Si përfundim, marrëdhënia ndërmjet lidershipit dhe kulturës organizative është reciproke dhe dinamike. Udhëheqja efektive është thelbësore në formësimin dhe përforcimin e një kulture organizative pozitive, ndërsa kultura organizative ndikon në praktikat e lidershipit, angazhimin e punonjësve dhe suksesin e përgjithshëm organizativ. Duke nxitur një kulturë besimi, bashkëpunimi, inovacioni dhe përmirësimi të vazhdueshëm, udhëheqësit mund të krijojnë një mjedis që u mundëson atyre të udhëheqin në mënyrë efektive dhe të nxisin performancën organizative.

19 Qershor 2024

AI (A.S) I ZGJIDHTE PROBLEMET ME DREJTËSI

» Abdullah Klinaku M

uhammedi a.s ishte profeti i fundit, lajmëtari dhe dëshmuesi i së vërtetës dhe drejtësisë. Ai a.s vuri themelet e drejtësisë së vërtet, të shëndoshë dhe aq të nevojshme për njerëzimin e të gjitha kohërave. Ai dëshmoi për drejtësinë dhe të vërtetën, ai solli të vërtetën dhe drejtësinë me Udhëzimin dhe Frymëzimin e Allahut, praktikoj të drejtën gjatë tërë jetës së tij dhe nxiti për të drejtën të gjithë njerëzimin duke qenë prijatar të së drejtës besimtarët. Drejtësia e Muhammedit a.s ishte parimore, nuk kishte standard të dyfishtë, madje e rrënoj këtë standard dhe i dha shembull mbarë botës se drejtësia e dyfishtë është rrënimi i vërtetë i njerëzimit, për atë Allahu i Madhërishëm thotë: O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues (33/45).

Drejtësia e Muhammedit për kohën që erdhi dhe rrethanat shoqërore që ekzistonin ishte themeli i revolucionit të madh të drejtësisë dhe të vërtetës. Rrethanat shoqërore kanë qenë në gjendje të mjerueshme, e si mos të ishte kështu

20 Qershor 2024 t radita p rof E ti KE

kur ndër arabët mbretëronte injoranca dhe besëtytnia, kurse bota jetonte në politeizëm dhe në ideologji të errët. Gratë bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si ndonjë gjësend, derisa mashkulli nuk ka pasur

kurrfarë kufizimesh as njerëzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur vetë dhe me kë ka dashur vet. Pushtetin e ndanin pasanikët, të cilët i mbushnin arkat me flori në kurriz të të varfërve, apo të pushtetit, i cili gjithnjë ka qenë i gatshëm të luftonte.

Për të mbjell këtë revolucion të drejtësisë dhe për lënë shembullin e përhershëm të drejtësisë Muhammedit a.s i duhet një udhëzim dhe përforcim i fuqishëm Hyjnor. Në këtë kontekst drejtësia e Muhammedit a.s dallohet me tre veçori:

1. Drejtësia e tij ndërtohet mbi burimin Hyjnor.

2. Drejtësia e tij shihej në fjalët dhe thirrjen e tij të vazhdueshme në edukimin shpirtëror individual për drejtësi.

3. Drejtësia në sjelljet e tij dhe krijimin e shoqërisë së drejtë me kontributin e vazhdueshëm individual.

Drejtësia e Muhammedit a.s kishte burim Hyjnor

Prejardhja hyjnore e sheriatit e kuptojmë në mënyrë që rregullat dhe parimet e këtij sheriati nuk janë produkt i njeriut, të cilat për nga natyra janë defekte dhe të dobëta, meqë u nënshtrohen faktorëve ndikues të kohës dhe vendit, situatës dhe kulturës ekzistuese, më pas ndikimeve trashëguese,

interesave klanore e politike, egoizmave individualë dhe qëllimeve diskriminuese të gjitha këto rrënojnë drejtësinë duke reflektuar në nxjerrjen e këtyre normave. Veçoria dalluese e sheriatit me të cilin erdhi drejtësia e Muhammedit a.s është edhe në atë se, të gjitha dispozitat, parimet dhe objektivat e tij janë të përshkruara e të frymëzuara me humanitet universal, meqë ai është mëshirë e Allahut për të gjitha botërat dhe udhërrëfyes për mbarë njerëzimin.

Kjo është drejtësia e Muhammedit a.s. e përshkruar me një mori objektivash të qarta të cilat do të kontribuonin në vendosjen e themelit të drejtësisë në ndërtimin e

... objektivat e tij janë të përshkruara e të frymëzuara me humanitet universal, meqë ai është mëshirë e Allahut për të gjitha botërat dhe udhërrëfyes për mbarë njerëzimin.

21 Qershor 2024

t radita p rof E ti

personaliteteve, shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Mekanizmat për arritjen e kësaj drejtësie kolektive ndodhen qartë në objektivat që burojnë nga ky Ligj Hyjnor e që janë: formimi i personalitetit të shëndoshë e konstruktivë, të liruarit e gruas nga padrejtësitë dhe dhuna e injorancës, formimi i familjes së shëndoshë, ç’rrënjosja e pijeve dehëse, lirimi ekonomisë nga kamata dhe nga ata që jetojnë prej saj, shoqëria pa feude, tolerancë ndaj kundërshtarëve, drejtësia ndaj gjithë njerëzimit dhe shoqëria e barabartë pa diferencime dhe klasa

Ky sistem i vlerave të drejtësisë parimin bazik e kishte në shpalljen e Allahut, por, stimulonte edhe mendimin dhe gjykimin

individual i cili ndërtohej në vazhdimësi tek personalitete e ndërtuara mbi edukimin e lartë hyjnor. Pejgamberi s.a.s kur e përcolli për në Jemen Muadh b. Xhebelin, e pyeti: Si do të gjykosh ku do të ballafaqohesh më ndonjë çështje?

Do të gjykoj sipas Librit të Allahut. E nëse nuk gjen në librin e Allahut asgjë që ka të bëj me atë problem?

Atëherë do të gjykoj sipas sunetit të Pejgamberit të Allahut. E nëse as në sunetin e Pejgamberi a.s nuk gjen asgjë që ka të bëj me atë problem, atëherë u përgjigj Muadh b.Xhebeli: Do të

gjykojë sipas mendimit tim pa vonesë. Pejgamberi a.s e preku në supe dhe tha: Falënderimi i qoftë Allahut që i deleguari i Pejgamberit s.a të kënaq vetë pejgamberin. (Transmetojë et-Tirmidhi dhe Ebu Davudi)

Duke ndërtuar këtë koncept të drejtësisë

Muhammedi a.s e bëri veçori nga veçorit e umetit islam si dëshmitarë të njerëzimit me drejtësi, si kusht për pranimin e drejtësisë së dëshmitarit. Dëshmia që nuk është e mbërthyer me drejtësi nuk pranohet kurse me dëshmitarin dhe gjykatësin e drejtësisë janë të kënaqur të gjithë njerëzit. Thirrja e vazhdueshme e Muhammedit a.s për drejtësi

Pejgamberi a.s thirrte dhe këshillonte vazhdimisht për drejtësi. Me këtë synonte formimin dhe edukimin individual të njeriut me qëllim të fuqizimit të tij në ngritjen e idesë së tij. Ai kërkonte drejtësi dhe në shkëmbim të saj siguronte suksesin në këtë botë, dashurinë e Zotit të Madhërishëm dhe Xhenetin në botën tjetër.

Thotë Muhammedi: Më jepni fjalën për këto gjëra dhe unë ju premtoj xhenetin: Kur të flisni, flisni drejtë, Kur të premtoni, qojeni premtimin në vend… (Musned 5/323)

Po ashtu ai thotë: Hiqni dorë nga gjërat që përmbajnë dyshime.

Drejtësia prodhon në brendësinë e njeriut qëndrueshmëri kurse gënjeshtra është shtrembërim, është turbullirë. (Tirmidhi, Kijame 60, Musned 1/200)

Pejgamberi a.s. thirrte në drejtësi konstante dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme në drejtësi, ai thotë: Mos u ndani nga drejtësia. E drejta ju çon në mirësi, kurse mirësia në xhenet. Nëse personi tregohet i drejtë dhe kërkon të drejtën shkruhet mes besnikëve tek Allahu i Lartësuar.

Ruhuni nga gënjeshtra, gënjeshtra e çon njeriun në mëkat kurse mëkati në xhehenem. Nëse personi vazhdimisht gënjen dhe kërkon gënjeshtrën shkruhet si gënjeshtar tek Allahu. (Buhari-Edeb 69, Muslim-Birr 105)

Drejtësia e tij ishte ajo që e bëri

atë më besnikun në mesin e arabëve, atij i besohej gjykimi mes njerëzve dhe njerëzit ishin të kënaqur me gjykimin e tij.

22
Qershor 2024
KE

Në këtë frymë të këshillimit ai i edukoj të gjithë pasuesit e tij. Më e dashur për ta është bërë vdekja se sa padrejtësia. Mendimtari turk thotë: Shpëtimi dhe fundi i mirë janë te drejtësia. Edhe sikur njeriu të vdesë duke thënë të drejtën, njëherë vdes, kurse çdo gënjeshtër është vdekje në vete.

DREJTËSIA NË

VEPRIMET E PEJGAMBERI A.S

Pejgamberi a.s ishte i drejtë në veprimet e tij. Ai vendoste themelet e drejtësisë në praktikumin e drejtësisë Hyjnore. Drejtësia e tij ishte ajo që e bëri atë më besnikun në mesin e arabëve, atij i besohej gjykimi mes njerëzve dhe njerëzit ishin të kënaqur me gjykimin e tij. Atë edhe para pejgamberisë e quanin “El-Emin-Besnik” e këtë nofkë nuk e fitoj ndryshe përveç se me drejtësi. Liderat e mëdhenj, udhëheqësit dhe prijësit duhet të jenë gjithmonë të drejtë pa marrë parasysh pozitën dhe moshën, drejtësia që e trasoj Muhammedi a.s. nuk njihte pozitë, moshë, vend as kohë, ajo ishte drejtësia universale dhe parimore. Kush do që e pason këtë, herë do kur që del në mesin e njerëzve si thirrës ose veprimtar i çështjeve sociale do të gjej pasues dhe përkrahës sepse ata e njohin si të drejtë dhe

të tillë.

Përderisa Muhammedi s.a.s ishte i ri, nuk ishte pejgamber dhe ende nuk ishte përkëdhelur nga krihet e Xhibrilit a.s për t’ia sjell shpalljen Hyjnore, ju besua zgjidhja e problemit të vendosjes së Gurit të zi gjatë meremetimit të Qabës. Fiset pritnin që të konfrontoheshin e ta zgjidhnin problemin me majën e shigjetës e assesi me drejtësinë e urtë. Deshi Zoti e ata vendosën që gjykues të jetë ai i cili do të hyj nga dera e Qabes i pari në mëngjesin e më pastajmë, i pari që hyri ishte Muhammedit a.s dhe që të gjithë thanë: “Ky është Muhammed Emini, jemi dakord për gjykimin e tij. Dhe ai gjykoj drejtë duke i ndarë të kënaqur të gjithë dhe duke i bërë të gjithë të ndjehen pjesë e rëndësishme e shoqërisë me kontributin e tyre.

Drejtësia e tij vazhdoj deri në vdekje, drejtësia e tij me

gratë, me fëmijët, drejtësia e tij në paqe dhe në luftë, në gjykim dhe në mendim, drejtësia e tij me shokët, me miqtë dhe armiqtë, ai vazhdoj dhe vazhdoj ta prezantojë drejtësinë deri në vdekje. Ai me drejtësi i zgjidhte problemet, me drejtësinë e cila ndërtohej mbi parime dhe vetëm ajo kishte suksese.

Drejtësia e standardit të dyfishtë nuk ka pas dhe asnjëherë nuk ka me pas suksese dhe e shohim si fakt sot mbarë botën. Ajo zgjidhë probleme për të krijuar konflikte, zgjidhë paqe për të krijuar lufta, peshon me dy arshin gjegjësisht standarde dhe si e tillë sot dhuna dhe terrori po e mbulon njerëzimin. Berndart Show thotë: Në këtë periudhë kur problemet janë shtuar dhe grumbulluar një mbi një njerëzimi ka më shumë se kurrë nevojë për Muhammedin (a.s).

23 Qershor 2024

MJEGULL NËN DIELL

» Matilda Myftari

Ritual enigmatik përditësues mes ëndrrash fëminore pluhëros hapat e vjetëruara në rrugët e asfaltuara here pas here këtë qytet legjendar. E habitshme lakmia që flustron mendjet e gjithkujt për ta eksploruar, flas për të njëjtët individë të palodhur ndër vite, se vizitorët e huaj nuk e njohin aspak! Teksa ecen mendueshëm sheh hedhur shkujdesur kujtime marramendëse

të epokës së shkuar. Një dritëhije përshkon fytyrën, dhe çuditërisht aritmia të rizgjon, rizgjon zemrën atë muskul të vogël që mban mijëra degëzime lumturie, por jo vetëm, hidhërimet janë krah më krah si për inat të triumfit të palodhur drejt kujtesës. Me pak fjalë s’të lënë të “mërzitesh” pasi të rikthejnë situata e persona të harruar duke rritur fuqishëm adrenalinën, dhe nis kështu pa kuptuar maratona e

Aty ku hapat janë rrënjosur jeta ka stopuar, aty ku hapa të rinj hidhen me vendosmëri, aty po, aty nis një legjendë e re, e bukur për të mos u harruar.

24 Qershor 2024
E Zi
Bardh

“vrapimit”!

Por qyteti qenka i pamposhtur, se nuk mban vetëm të një personi, jo, mban të gjeneratave të shkuara, të tanishme, dhe do mbajë akoma, akoma në të ardhmen! Por kujt i intereson?!

Sigurisht, për disa kanë mbetur një vegim, për disa të tjerë eksperiencë, por mjerë ata që i mbajnë ende të arkivuara në jetën e tyre. Këta të fundit janë në

konfuzion të pashmangshëm, rreth një kanioni gjigand duke vështruar atë pafundësi të zbrazur e të pamëshirshme.

Ja pra, çfarë sjellin hapat e rrënjosura në rrugët e qytetit legjendar. Po fundja kujt i intereson?! Askujt! Pyetja retorike shkon për ata, ata të lumturisë së harruar. Ata me siguri ndihen më të hareshëm në hapat e tyre të epokës së shkuar.

Ndoshta ndihen të

lumtur? Dyshim! Ndoshta janë më të vëmendshëm në rrugëtimin e tyre?? Jo, se besoj!

Aty ku hapat janë rrënjosur jeta ka stopuar, aty ku hapa të rinj hidhen me vendosmëri, aty po, aty nis një legjendë e re, e bukur për të mos u harruar.

Çfarë po prisni?!

25 Qershor 2024

XHABIR BIN HAJJAN

Ai bëri letër që nuk digjet, bojë shkëlqyese dhe çelik inox, të gjitha këto 1300 vjet më parë. Ai është shkencëtari i madh Xhabir bin Hajjan.

Xhabir bin Hajani lindi në vitin 721 të erës sonë dhe shkëlqeu në fusha të ndryshme si kimia, kozmologjia, matematika, mjekësia, mineralogjia dhe filozofia. Arritjet e tij u dalluan veçanërisht në kimi, pasi ai e përdori atë në veprat dhe shpikjet e tij të ndryshme mahnitëse.

Veprat e tij më të rëndësishme: Ai shpiku bojë të ndritshme që ndihmon në leximin e dorëshkrimeve në errësirë. Ai ishte i pari që zbuloi acide që ende përdoren në aplikime të ndryshme, si: acidi nitrik,

26 Qershor 2024 pE rsonalit E t E

klorhidrik dhe sulfurik. Shpiku termin alkali, dhe ishte i pari që zbuloi sodën kaustike ose hidroksid natriumi (NaOH). E para që mundi të ndante arin nga argjendi duke përdorur zëvendësimin me acide

dhe ka mbetur metoda mbizotëruese edhe sot e kësaj dite. Personi i parë që përgatit ujë ari dhe mund të shkruajë me të. Zhvillimi i metodës së parë të distilimit kimik në botë. Shpiku një lloj letre jo të djegshme.

Dizenjoni një lloj boje që, nëse aplikohet në hekur, nuk do të ndryshket fare. Ai kontribuoi në zbulimin e negativëve fotografikë duke studiuar efektin e dritës në nitratin e argjendit.

Dhe arritje të tjera të mëdha, derisa vdiq, Zoti e mëshiroftë, ai vdiq në vitin

815 të erës sonë, pasi la një ndikim shumë të madh që e kujtojmë edhe sot.

27 Qershor 2024

JEPI KUPTIM JETËS TËNDE!

» Fatime Kalaja

Çdo ditë që kalon, një copëz e kohës tonë jetësore shkëputet pakuptuar për të mos na u rikthyer më. Orët kalojnë pa ndaluar në asnjë fragment nën ritmin e minutave të shuara duke lënë pas ditët dhe vitet. Nën ritmin e këtyre minutave ndërmjet frymëkëmbimeve, jetojmë, veprojmë por edhe reflektojmë mbi këtë nocion abstract, kohën.

A mund të jetë koha materie e prekshme në të

cilën mund të lundrojnë gjurmët njerëzore?

Vitet të veshura me pluhurin e ditëve tregojnë që koha ka ndikuar dhe ndikon në formësimin tonë fiziologjik. Ajo është e pranishme në çdo grimcë përbërëse tonën, në çdo frymëmarrje, frymënxjerrje, në çdo segment jete, në çdo zgjedhje ajo është pjesë e jona. Nëse arrijmë të bëjmë një retrospektivë viteve jetësore do kuptojmë që vërtetë koha është brenda

nesh, e pamatshme në momente specifike, por në momente të tjera edhe aq e rëndë mbi supet tona por edhe ndër breznore. Si qenie njerëzore ditë pas dite duhet të kuptojmë dhe të pranojmë faktin që jemi të përkohshëm, do të jetojmë, të kryejmë këto proçese fiziologjik për një afat të përcaktuar kohorë. Duke qenë të tillë, jeta dhe veprat tona duhet të lënë një gjurmë në këto kalvare ditësh të fundme.

28 Qershor 2024 Es E is ti Kë

Ju drejtohem

gjithësecilit prej jush në këto rreshta, nëse do të bëje një vetëvlerësim pikërisht në këto momente, t’i rikthehesh vetvetes, viteve, dhe të vlerësonit se sa momente keni jetuar vërtetë? Si mund ta masni vlerën e këtyre viteve, kohën e këtyre viteve të hedhura pas por që iu rëndojnë mbi peshën e ditëve tuaja jetësore të veshura me vite të kaluara? A ka një masë që iu shërben si matëse e të gjithë ditëve të kaluara? Pikërisht në këto momente kuptojmë që duhet jetuar për të kuptuar se çfarë ke arritur të realizosh. Midis fazave stacionare mund të jemi të pavendosur për të zgjedhur, për të vepruar por edhe për të ndërmarrë një hap të cilin shumë pak individë arrijnë ta hedhin. Të hedhësh hapa të rinj, të jetësosh një ide, të jesh kontribues i përplotësimit të copëzave të munguara të realitetit, të formësosh idetë dhe të frymëzosh qenie të tjera për tu vetërealizuar, pra duhet të jetësosh fragmentet e jetës me vepra, për të thënë se ke jetuar vërtetë. Sepse vetëm përmes veprave mund ta jetësosh kohën dhe të rindërtosh fragmentet e së

shkuarës kur t’i kthehesh në retrospektivë për të vëzhguar midis copëzave të pazëllit tënd jetësorë, atëherë do të kuptosh se çfarë ti ke bërë me vitet, muajt, javët, ditët, orët apo minutat e vetë jetës tënde.

Çdo minutë të jetës tënde bëje të prekshëm, vlerësoje kohën në mënyrë të mençur sepse këto minuta nuk të kthehen më, ajo çfarë mbetet janë vepra që arrite të realizosh përgjatë këtyre minutave. Jetësoni kohën tuaj me vepra. Jetoni duke i kujtuar vetes vdekësinë e qenies tuaj, sepse nën monotoninë e ditëve jeta merret e mirëqenë dhe nuk arrihet të jetohet plotësisht, jetoni për të mos u harruar kohën tuaj jetësore. Sepse vitet kalojnë dhe bashkë me to dhe jetët tona.

E dijmë mirë se sa kohë na ka ikur por jo sa kohë na ka mbetur. Prandaj vlerësoni momentet e jetës, mos gjeni kohë për të pritur për të dhënë një kontribut, për të bërë një vepër të mire. Mos e zvarritni kohën për të arritur në vendimin për një pikësynim. Jetoni të tashmen, me vlerat e përfituara nga e shkuara dhe me pikësynimet dhe vizionin për të ardhmen.

29 Qershor 2024

“JO-JA” MË E FAMSHME NË HISTORI

Kjo është “jo-ja” që e tha një zezake e lirë përballë një burri të bardhë racist.

Rosa jetonte në një kohë kur në dritaret e disa restoranteve shkruheshin fjalët “Te Zinjve u ndalohet hyrja”. Në autobusët publikë, kur një i bardhë vjen dhe nuk gjen një vend bosh, i drejtohet një zezaku që të ngrihet dhe të ulet në vend të tij! Roza u ndje e shtypur nga kjo skenë.

Në një natë të ftohtë dhjetori - natën e së enjtes, 1 dhjetor 1955, pas orë të tëra pune në rrobaqepësi, Rosa Parks doli në stacionin e autobusit për t’u nisur për në shtëpi.

U ula në sediljen më të afërt, pas dy-tre ndalesash, autobusi ishte plot. Një burrë i bardhë nuk gjeti asnjë

karrige bosh. Si zakonisht, ai u drejtua drejt një gruaje me ngjyrë - Rosa Parks - dhe i kërkoi asaj të ngrihej dhe të ulej në vend të saj. Dhe në atë moment ajo tha “jo-në” e saj të madhe. Të gjithë pasagjerët e bardhë i bërtisnin, e shanin dhe e kërcënonin.

Ajo tha: Jo.

30 Qershor 2024 Kurio Z it E t E

Shoferi i autobusit ndaloi dhe i kërkoi të ngrihej.

Ajo tha: Jo.

Shoferi u drejtua në komisariatin më të afërt, u mor në pyetje dhe u gjobit me 15 dollarë për shkelje të të drejtave të të bardhëve!

Nga kjo “jo” u ndez “jo”-ja e zezë në të gjitha shtetet e bashkuara. Në solidaritet me Rosa Parks, filloi një fushatë për bojkotimin e të gjitha mjeteve të transportit, dhe gjendja e vlimit dhe e refuzimit vazhdoi (381) ditë. Derisa një gjykatë vendosi për Rosa Parks. Shumë zakone dhe ligje raciste u hoqën. Nëpërmjet kësaj “Jo” të mrekullueshëm, të lirë, situata e njerëzve me ngjyrë ndryshoi. Përmes kësaj “jo”, kjo grua mundi të mbante një “ulëse” në një minibus, në mënyrë që lëvizja për të drejtat civile të mund të vazhdonte.

Në tetor 2005, Rosa Parks vdiq në moshën 92-vjeçare dhe ajo u nderua duke pushuar trupin e saj në një nga ndërtesat e Kongresit, në një procedurë që vetëm 30 persona e kishin bërë që nga viti 1852.

Gjatë jetës së saj, asaj iu dha nderimet më të larta. Por para kësaj, ajo i dha vetes një medalje që askush nuk të ia jepte, përveç vetes: Medaljen e Lirisë.

Kur gruaja e madhe e lirë tha “jo”!

31 Qershor 2024

COPËZA

REFLEKTIMESH

Më tha:

- “Je nga ata njerëzit e paktë me të cilëve kam frikë me fol. Nuk e di a e ke parasysh atë shikimin që të prangosë akoma pa nxjerrë as një fjalë?

Ai shikimi pra, sikur të thotë mos u mundo me u shfaqë tjetër, se kam për ta kuptuar.

Sikur gërryen në fjalitë, në mimikat, lëvizjet e mia

dhe nxjerr diçka që unë kryeneçësisht mundohem me e groposë.”

“Shpirti tendon shpesh herë me u arratisë përtej kufinjëve t’kësaj jete dhe me e lënë trupin ashtu t’shkretë.”

“Na shterroi mirësia n’gropë të shpirtit e në të u derdhën ca çapa ligësie.”

34 Qershor 2024 s h K ruaj E dh E ti INTERNATIONAL STAFF AT CIT International Academic Staff 26.5% US Fulbright
the last 3 years Academic
winner of 5 Senior Academic Staff Associate of Canadian IEEE 1 8 Academic Staff coming from different countries Diversity INTERNATIONALIZATION, PARTNERS AND MOBILITIES Partnership Agreement with Georgian College, Canada, for credit recognition Canadian Curriculums Students Participating Erasmus+ Mobilities Every Year Students Mobilities 50+ Staff Participating in Erasmus+ Mobilities Every Year Staff Mobilities 20+ Balkan Universities Association Membership Network CEEPUS mobilities for staff and students Member since 2016 CISCO Network Academy member Membership Erasmus mobility agreements for staff & students Erasmus+ Agreements 20+ PROJECTS Project Applications in the last years Project Oriented 25 Applied/Win ratio 1 3 different partner universities in projects Jean Monnet LS Type I and II 16 triple helix projects partnership with businesses, NGOs and government University-Business-Government collaboration 5 Erasmus Monnet won Jean Monnet Type I and 1 Academic Staff51 Professor to Students ratio 1 18 Hands-on in technology and focused in best teaching practices Academic Staff Georgian College, Canada, agreement for credit recognition Agreements Engineering & Economy study programs Areas of study in Albania and Balkan region to apply the Canadian curriculums 1st Canadian Curriculums in Albania to offer unique programs in English like Software Engineering, Cybersecurity, Big Data, Business Administration & IT, Digital Marketing, Business Information Technology 1st Unique Study Programs programs fully accredited Accredited by ASCAL 14 of academic staff with PhD and titles Quality 73%
scholarship in
Staff
35 Qershor 2024 Canadian Institute of Technology Canadian Institute of Technology - CIT @CITECHNOLOGY canadian_institute_of_tech Canadian Institute of Technology ("Xhura" Complex near TV Klan) Tirana-Albania +355 (0) 42 22 9778 | +355 (0) 67 40 42 042 info@cit.edu.al | www.cit.edu.al Academic of countries CIT REVIEW JOURNAL First Publishing 2014 Editors in Chief during lifetime Stability 4 Rate of Rejected Articles 20-25% Quality Part of Ulrichsweb ™ Periodicals Directory 2021 Indexed in Citefactor 2021 Registered on Albanica, the academic journal platform in Albania 2023 11 Editorial Board members from different countries Diversity WE ARE CIT 47 MOBILITIES Participating in Erasmus+ Mobilities Year Membership CISCO Academy member Membership in businesses, government University-Business-Government Erasmus Jean Monnet Project Monnet LS and II
HAPËSIRA QË BASHKON TË GJITHË SHQIPTARËT! $ Rr: “Isuf Elezi”. Nr. 10, Vilat Selitë, P.O.Box: 2905 Tiranë ^ +335 67 20 63 704 Á radiokontakt@live.com < www.radiokontakt.al RADIO KONTAKT Jepini më shumë vlerë kohës suaj duke e ndarë atë me RADIO KONTAKT! 89.3 MHz

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.