Revista "Familja", Korrik 2024

Page 1


AKTUALITET SREBRENICA, HISTORI QË NUK HARROHET! FAQE 10 KOMENT LËVIZJA FEMINISTE MË KA DËSHTUAR MUA DHE GJITHË BREZIN TIM.

16 NË FOKUS SI NDIKOJNË NGJYRAT E VESHJEVE NË EMOCIONET DHE PERCEPTIMIN TONË? FAQE 22

PËRMBAJTJA

12

04

EDITORIAL

Cilësitë që nuk i përshtaten shokut të jetës!

06

INTERVISTË

Intervistë me Inxhinieren

Elektronike dhe Sipërmarrësen

Hume Gjana

10 AKTUALITET

Srebrenica, histori që nuk harrohet!

16 KOMENT

Lëvizja feministe më ka dështuar mua dhe gjithë brezin tim.

18

SOCIALE

Përqafimi i strukturave hibride drejt një suksesi modern.

22 NË FOKUS

Si ndikojnë ngjyrat e veshjeve në emocionet dhe perceptimin tonë?

REDAKSIA

TA THEMI HAPUR

Britmat e një kombi.

DREJTORESHË

• Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

• Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE

• Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

• Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

14

SHËNDETI I FAMILJES Hixhamja.

24

PSIKOLOGJI

Pasojat tronditëse të injorimit të ADHD-së së fëmijës suaj.

BASHKËPUNËTORË

• Prof. Sadije Bushati

• Marsida Simo

• Fatime Kalaja

• Brunilda Basha

• Klodiana Xhaferaj

• Medina Sherifi

• Matilda Myftaraj

• Entela Hoxha

• Anila Loca.

28 ESEISTIKË

Nëse një fëmijë rritet me…!

29 KURIOZITETE

Zbulimi i psikologut rreth shqiptimit të fjalës Allah.

30 SHKRUAJ EDHE TI

Ne jemi të gjithë një copë tokë bija ime!

26

TRADITA PROFETIKE

Etika islame në luftë.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania

\ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com

Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI”

< www.mileniumiri.al

Á info@mileniumiri.al

Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com

CILËSITË QË NUK I PËRSHTATEN SHOKUT TË JETËS!

Shoku është si shembulli i pemës, nën hijen e së cilës qëndron gjatë nxehtësisë së diellit, ha nga frutat e saj kur je i uritur, përfiton nga druri i saj, kur e pret dhe të bën të lumtur me bukurinë e saj, kur e shikon. Shokët më të mirë janë shokët e jetës; shoqërimi i tyre është nder, siguri dhe është e pamundur t’i harrosh. Shokët janë të shumtë, prej tyre ka shokë të shkollës, të punës, të rrjeteve sociale dhe shokë nga të

afërmit. Por shokët e jetës janë ndryshe nga të gjithë, sepse ata janë besnikë, janë të besës dhe e dinë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë urreni; ata qëndrojnë me ju në situata të vështira dhe ju ndihmojnë kur ballafaqoheni me një problem social ose krizë financiare.

Nga cilësitë e tyre është se ata ndajnë me ty hobin, interesin dhe respektojnë pikat e mosmarrëveshjes midis teje dhe atyre. Shoku i zgjuar i cili ruan miqësinë për një kohë të gjatë është shoku që di si t’i trajtojë mosmarrëveshjet nëse ndodhin. Gjithashtu, ai ju beson kur flisni dhe ju tregon

sinqerisht për gabimet dhe pikat tuaja të dobëta nga dashuria dhe vëllazëria, jo nga kritika, dërmimi ose hakmarrja. Gjithashtu, ai merr pjesë në gëzimet, hidhërimet dhe arritjet tuaja. Nëse keni pasur një arritje dhe të pyes se kush është personi i parë që mendon t’i thuash pas prindërve? Do më thuash se filani, shoku im i jetës. Nga cilësitë e shokut të jetës është se ai kujdeset për shoqërinë me ty, duke mbajtur komunikimin me ty herë pas here. Nuk është kusht që komunikimi të jetë ditor, por e rëndësishme është të jetë i pandërprerë. Ka tre cilësi që nuk vlejnë si cilësi për shokun e

Është e vështirë të gjesh një shok në jetën tënde. Shok mund të jetë ai që e ke njohur në shkollë, babai yt ose një nga të afërmit e tu. Është përmendur në një thënie se: “Shoku i mirë bëhet vëlla e kaluar vëllait”. Nëse Allahu të dhuron një shok të sinqertë dhe besnik, kjo është mirësi nga Allahu i Lartësuar. Njeriu duhet ta jetojë dashurinë në marrëdhëniet shoqërore, dhe nëse furnizohesh me një shok që të do, atëherë, kjo dashuri ju bën të ndiheni të lumtur, të qëndrueshëm psikologjikisht dhe të qetë shpirtërisht. Miqësia dhe shoqëria më e fortë është ajo që ngrihet mbi bazën e besimit, devotshmërisë, bashkëpunimit dhe bindjes, ashtu siç ka thënë i Lartësuari: “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëritjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.” Pra miqtë janë shokët që sa herë marrdhëniet e tyre janë të lidhura me Allahun, aq më e madhe është dobia në to. Për këtë arsye, shokun e jetës e quajmë “besniku” sepse ai nuk është vëlla nga prejardhja apo nga gjaku. Pastërtia e shpirtit dhe zemrës nga urrejtja është nga cilësitë e miqësisë në botën tjetër “Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.” Ata erdhën në botën tjetër dhe zemrat e tyre të pastra nga çdo urrejtje. Kjo

jetës. E para është kur ndërpret komunikimin me ty dhe nuk të përgjigjet kur e telefonon, dhe kur përballesh me të ai debaton para teje me justifikime të dobëta. Cilësia e dytë është të qënurit me dy fytyra, kur është përballë teje ka një fytyrë tjetër, ndërsa pas shpinës tënde shfaqë një fytyrë tjetër në të folur dhe komunikim. Karakteristika e tretë është nëse ju prish idetë, moralin ose besimin.

është miqësia e vërtetë. Për sa u përket banorëve të xhehenemit, lusim Zotin të na ruaj, ata do të shikojnë sa djathtas e majtas duke kërkuar shokët e tyre që nuk u bënë dobi, dhe thonë: “Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu), e as ndonjë mik të ngushtë!” Shoku i ngushtë është shoku i cili është besnik ndaj shokut të tij, por banorët e xhehenemit nuk kanë mik të sinqertë dhe besnik.

Jeta e miqësisë është e gjatë dhe nuk kufizohet në jetën e kësaj bote, ajo gjithashtu, mund të shtrihet edhe në boten tjetër. Nga historitë e bukura që kam dëgjuar është ajo që një nga të afërmit e mi më ka treguar

për shoqërinë me një shokun e tij. Kjo miqësi zgjati më shumë se gjashtëdhjetë vjet dhe ishin shumë të kënaqur prej saj. Njëri nga të dy shokët ishte tregtar. Shoku i tij i kërkoi atij më shumë se një herë që të merrte pjesë në tregti me të. Por ai nuk pranoi dhe i tha: Unë nuk dua të humbas miqësinë time për shkak të parave, sepse miqësia për mua është më e rëndësishme se paraja.

5 Korrik 2024

INTERVISTË

ME

INXHINIEREN ELEKTRONIKE

DHE SIPËRMARRËSEN HUME GJANA

Hume si fillim ju falenderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

Përshëndetje, një kënaqësi shumë e madhe për mua të jem pjesë e revistës Familja dhe ju falenderoj përzemërsisht për ftesën.

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe profesional!

Me shumë kënaqësi, une jam Hume Gjana me origjinë nga qyteti i Kukësi, por kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Kam mbaruar studimet e për

Inxhinieri Elektronike në

Fakultetin e Teknologjisë dhe Informaconit-UPT dhe kam gati 7 vite që merrem me kurse private në lënd shkencore të ndryshme. Prej dy vitesh kam qendrën time të kurseve, vitin e fundit jam

ELEKTRONIKE

përfshirë dhe në tregun e real estate si agjente. Kanë kaluar shumë vite që kur merrem me mësimdhënje dhe kjo për arsye se çdo gjë ka filluar që kur unë përfundova arsimin e mesëm në gjimnazin “Gramoz Palushi” e deri më sot. Në këtë rrugëtim sa të bukur dhe të vështirë kam pasur mbështetje shumë të madhe në çdo moment nga familja ime, nga i fejuari, miqtë e mi dhe nga “familja e madhe” që po rritet dita ditës në rrethin e punës time. Më pëlqen shumë teknologjia dhe uroj që në të ardhmen in sha Allah të krijoj një projekt në lidhje me këtë fushë, jam e apasionuar pas udhëtimeve dhe më pëlqen shumë të lexoj.

-Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi, si e menaxhoni kohën tuaj në mënyrë që të jeni sa më produktive?

Une si Hume kam shumë dëshirë që të kem shumë angazhime brenda ditës,por paralelisht duke i ndarë gjërat që unë duhet të bëj me prioritet, duke nisur që te familja, puna dhe aktivitetet e ndryshme me shoqërinë. Puna me kursantët e mi nisë gjithmonë në drekë pas orës 13:00 gjatë periudhës së shkollës, në këtë mënyrë mundohem që paraditen të ia dedikoj familjes dhe takimeve që mund të kem me shoqërinë, si dhe një pjesë të madhe të këtyre ditëve punës time si agjente

real estate, duke krijuar content, prospekt në terren etj. Për të pasur një ditë produktive mendoj së është e rëndësishme të bësh një plan për ditën e nesërme, që në çdo hap ti të afrohesh më shumë drejt objektivit tënd.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj?

Islami është gjëja më e bukur që ka ndodhur në jetën time dhe e them me plot bindje lum kush e jeton, pasi është një mënyrë jetese e mrekullueshme. Mendoj se misioni më madhor i një njeriu është të kuptoj se pse është krijuar dhe të gjej paqe shpirtërore me veten dhe me çdo gjë që na rrethon. Mënyra se si një musliman mendon dhe jeton përditshmërinë e

Qëndroni gjithmonë pozitiv dhe mos reshtni kurrë së ëndërruari

dhe së punuari.

Qëndroni në garë me veten për të marrë çdo ditë njohuri të reja, në

fusha të ndryshme të jetës.

tij, e bën më të lehtë çdo gjë. Jo se gjërat që une mund të kem kaluar dhe kaloj janë të thjeshta, por islami më ka ndihmuar të jetoj çdo moment me pozitivitet dhe në çdo situatë të shoh anën pozitive duke shmanguar atë negativen.

-Sa dhe si e ke gjetur shkencen dhe fenë të lidhur me njëra-tjetrën?

Do i përgjigjem kësaj pyetje me një shembull konkret që e kam kaluar vete. Në gjimnaz unë kam qenë një nxënëse shumë e mire në lëndët shkencore, kam qenë fituese e disa olimpiadave në fizikë dhe matematikë, fizika ka qenë dhe është një ndër lëndët që unë pëlqej shumë, dhe lexoja shumë rreth rreth saj, si ndodhin gjërat etj. Çdo përgjigje e jepja bazuar mbi këtë. Kam qenë njeriu që nuk besoja fare në fe dhe thoja ka vetëm zot dhe kaq. Çdo fenomen e lidhja me shkencën. Në gjimnaz kam njohur dy shoqet e mia që ishin muslimane praktikante dhe më flisnin rreth islamit për të më shpjeguar dukuri të ndryshme, por gjithmone kanë marrë injorimin tim në atë kohë sa i përket këtyre çështjeve. Derisa u udhëzova në islam, elhamdulilah. Fillova të lexoj Kuranin dhe libra të ndryshme fetarë. Aty kam kuptuar nivelin e injorancës time, që kur fillova të logjikoja vërtet përtej kuadrit të librave shkencor, mendoja si ka mundësi që e

kam menduar këtë. Shkenca është shumë e lidhur me fenë, çdo gjë që shkenca po thotë sot dhe do vazhdojë të thotë, ne si mulsimanë i dimë dhe i kemi mësuar nga Kurani, elhamdulilah. Kam një këshillë për çdo lexues të revistës, nëse sot po lexon këtë shkrim,nesër të lutem fillo lexo pak rreth islamit, konkretisht si lidhet islami me shkencën…!

-Na fol pak si ka filluar interesi yt rreth shkencave të natyrës dhe konkretisht rreth matematikës?

Kulmin tim në lëndën e matematikës e kam pasur në vitin e parë gjimnaz, sapo kishim filluar një cikël të ri studimi, me mësues të rinjë që duhet të njihnin se kush ti ishe, pasi nuk kishin asnjë lloj informacioni për ty. Ditën e parë të shkollës në orën e matematikës prof. Pjetri, mësuesi i lëndës së matematikës po shikonte se si po punoja dhe më pyet për emrin, aty mësova që ishte i njëjti mësues që i kishte bërë mësim time motre, e cila ka qenë nxënëse e shkëlqyer dhe ajo. Unë e njihja si emër, pasi motra më kishte folur për këtë mësues dhe isha shumë e lumtur që do ishte dhe mësuesi im. Dita ditës filloja ta doja dhe më shumë matematikën, pasi shpjegimi i tij ishte i mrekullueshëm dhe tërheqës, mbi të gjitha i kuptueshëm. Aty lind dhe lufta me vetveten që doja ta mësoja këtë lënd, pasi profesori të vlerësonte shumë

dhe ajo çfarë mua më pëlqen më shumë ishte angazhimi që na bënte me detyra shtesë. Si ish nxënëse e tij, i kam “vjedhur” shumë taktika të mësimdhënies dhe dua ta falenderoj pafund, që ka qenë një shembull perfekt për mua, jo vetëm nga ana profesionale por edhe nga ana njerëzore.

-Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar dhe ndoshta me të cilat vazhdoni të përballeni në zhvillimin e punës tuaj?

Sfidat janë të shumta, të llojeve nga më të ndryshmet, sidomos kur ti fillon dhe ndërton diçka tënden. Je përgjegjës për çdo gjë, truri dhe natën vetëm punon për të krijuar risi të reja dhe për të sjell shërbimin më të mirë. Mendoj se çdo fillim është i vështirë në çdo fushë, sado e lehtë të duket nga jashtë. Në fillimet e punës sfida ime më e madhe ka qenë që unë të njihesha me shërbimin tim përtej rrethit shoqëror dhe me lejen e Allahut ja dola elhamdulilah, rrita standartet.

Dikur e kisha endërr, kur thoja për diçka që është e shtrenjtë qoftë shërbim apo produkt,e dija që ai produkt mund të ishte i një stadi të lartë.Sot jam etiketuar si një qendër “kursesh e shtrenjtë”, por diçka e them me bindje kushdo që ka ardhur tek unë,nuk ka ikur më elhamdulilah.

Ka shumë biznese të reja që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe dua të iu them diçka; Mos

u dorëzoni! Më janë dashur 7 vite investim të jem këtu sot, netë të gjata pa gjumë dhe në fillimet e mia kam punuar me çmime qesharake, për të njëjtin shërbim.

Lidhur me këtë kam dhe një sfidë që është shfaqur shumë së fundmi, numri i kursantëve është rritur goxha dhe jam e detyruar të punësoj një mësues, por të gjithë vijnë tek unë sepse duan Humen dhe kanë plotësisht të drejtë, uroj që kësaj t’i jap një zgjidhje sa më shpejt të mundem inshaAllah. Përtej sfida që lartpërmenda, mendoj që të gjithë ne si bashkëjetues të një kombi kemi një sfidë të madhe, të ndihmojmë sado pak të kemi një brez produktiv, që dinë të punojnë, mësojnë vetë përtej harxhimit të kohë në botën virtuale, pasi çdo vit e më shumë po shikoj një brez dembel që përtojnë shumë të lexojnë dhe mësojnë diçka të re.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

Do doja të iu thoja që ashtu si dhe emri i kësaj reviste,

vlerësoni dhe duajeni këdo që keni rreth vetes, suportoni dhe ndihmoni fëmijët, partnerin/ en, miqtë tuaj dhe këdo që ua ndjen zemra.

Mos thoni jo për çdo gjë, jini dëgjues të mirë, sepse kjo është ajo që duam të gjithë shpeshherë. Për prindërit kam një këshillë miqësore, besoni më shumë te fëmijët tuaj, kaloni kohë më shumë me ta që t’i njihni më shumë, përtej mendimeve që ju mund të keni për “fëmiun ideal”, dëgjojini ata teksa ju flasin për ëndrrat dhe dëshirat e tyre, nëse ti, unë dhe të gjithë ne bashkë i mbështesim, ata mund të jenë një hap larg ëndërrës së tyre. Këtë e them nga eksperienca, pasi kam pasur shumë kursant që vinin të mërzitur, të demoralizuar sepse prindi i tij nuk besonte që mund të dilte shumë mirë në provime etj, por i thotë; Mëso sa për të kaluar! Që këtu krijohen barriera, që kanë pasoja në të ardhmen që ai të mos ketë një psiokologji të shëndetshme.

Qëndroni gjithmonë pozitiv dhe mos reshtni kurrë së ëndërruari dhe së punuari. Qëndroni në garë me veten për të marrë çdo ditë njohuri të reja, në fusha të ndryshme të jetës.

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju uroj edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

Faleminderit ju, ishte një kënaqësi shumë e madhe. Paçi suksese pafund në këtë mision kaq të bukur.

Korrik 2024

SREBRENICA, QË NUK

HISTORI HARROHET!

Srebrenica, tregimi i plagëve shpirtrore e Fizike të Popullit Boshnjak, i cili pësoi gjenocid nga forcat ushtarake paramilitare Serbe në kordinim logjistik me Forcat ushtarake franceze dhe holandeze në Misionin (Unprofor) në zonën e Sigurtë të shpallur nga OKB-ja.

Historiku i masakrës së

Srebrenicaës para gati 30 viteve ndodhi jo rastësisht! Gjithçka ishte e programuar dhe mirëmenduar! Gjatë seancave të Tribunalit të Hages, dhjetra oficier pranuan se ata ishin në dijeni të një plani ekzekutues që ishte programuar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe! Gjithmonë në kordinim me forcat Europiane sidomos franceze dhe holandeze.

Oficier holandez para dhe mbrapa masakrës u inçizuan në video dhe u fotografua duke festuar me raki ekzekutimin masiv të pleqëve, burrave dhe fëmijëve boshnjak, më shume se 8 mijë viktima të pafajshme thërrasin në drejtësi.

“Srebrenica Histori që nuk harrohet!”

Populli Boshnjak mbeti në mesin e zjarrit në ish Jugosllavi dhe u godit fuqishëm nga Serbia e cila financonte ushtrinë

dhe forcat paramilitare

“republika srpska” në prapavi mbas shpine u godit nga forcat fashiste Nacionaliste të Tuxhmanit, i cili simbas studiuesëve vet kroat thonë se ai krijoj Aleancë me Milosheviqin në mënyrë që Bosnjën ta ndajnë në dysh, ne një federatë serbe dhe në atë kroate.

Ky plan i tyre u përkrah fshehurazi nga shumë qeveri Europiane, prandaj edhe financat dhe mercenarët nga Europa për ta pastruar Ballkanin nga Muslimanët nuk munguan.

Turqia në atë kohë kemaliste me forca politike pro Europiane ishte e pafuqishme të ndërhynte fizikisht në Bosnje, ata nuk e kishin vullnetin e duhur dhe mugonte guximi ushtarak dhe diplomatik kështu që një aleancë frankoholandeze-Serbe lëshuan duart e krimit mbi popullin e pafajshëm të Srebrenicës.

Turqia kishte fuqi ushtarake për nderhyrje edhe në vitet e 90-ta, është

misterioze dhe e paqartë pse ata nuk ndërhynë. Ata do ta bartin Srebrenicën në arshivin e ndërgjegjës moralit historik human dhe religjioz sepse ishin të një besimi.

Maskra në Srebrenica u krye para gazetarëve europian, para misionarve vëzhgues të Unos dhe me se keqi, para syve të ushtarve të Natos, në një zonë të sigurisë neutrale e cila u shpall si zonë e sigurtë nga forcat paqësore të UN-it.

Europa nuk ka çfarë të thotë për Srebrenicën pos të heshtë në turpin e thellë të ndërgjegjes.

SREBRENICA DHE

DREJTËSIA.

Boshnjakët, burrat, gratë e vrara dhe të dhunuara, fëmijët, djemt e rinjë, të gjithë ato viktima të pafajshme do t’a gjejnë drejtësin në ahiret në gjykaten Supreme Hynore, aty ku krijesat shtangen e vaga e drejtësisë peshon kohën!

Sh. Muriqi

BRITMAT E NJË KOMBI

» Fatime Kalaja

Jemi qytetarë të një vendi në zhvillim si Shqipëria. Duke qenë të tillë na mbeten dy alternativa zgjedhjeje; E para është të suportojmë proçesin e zhvillimit, të bëhemi pjesë e së tërës, për të kontribouar në rimëkëmbjen e këtij vendi përmes potencialit tonë. Normalisht ky proçes është i tejzgjatur në kohë, ose alternativa e dytë t’i atakohemi vendeve të zhvilluara për të realizuar idealet, të cilat përkohësisht nuk janë në vendin tonë. Pra, ose të ndikojmë në rregullimin e faktorëve për të konkretizuar vizualizimin ose potencialin dhe idetë të gjejnë vend dhe aplikim në një shtet tjetër, domosdo të zhvilluar. Kjo për faktin se ndryshimi vjen me kohën, por kohën nuk e ndalojmë, ajo tret në heshtje ditët jetësore tona.

Ajo çfarë vihet re edhe sipas statistikave, të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin t’i largohen shqipërisë, kjo fillon që në stadet para universitare, por pa mbetur pas edhe ato post universitare, të gjithë këto përzgjedhës të largimit si alternativë, pas përvetësimit të gjuhës së vendit ku do të shkojnë ndihen të gatshëm për t’a tejçuar kontributin e tyre në po atë vend. Ky fenomen gjithnjë e në rritje vë në pikëpyetje mirëfunksionimin e shumë hallkave të rëndësishme, por edhe në ato më pak jetësore.

Një ndër faktorët kyç që ndikon drejtëpërdrejtë sot tek të rinjtë është fakti që shumica dërrmuese e të rinjëve nuk gjejnë zbatim të idealeve të tyre në një vend si i yni. Pra të ndihesh i pa kohë për të realizuar projekte, të kesh vizion largpamës për një plan- projekt apo objektiva të cilat në vendin tonë nuk pretendohen të mendohen, jo më të mirëfunksionojnë dhe t’ia dalësh pa dështuar, duke qenë se risia është e vështirë për tu konceptuar, e më pas për tu pranuar.

Të jesh “i pa kohë”, mund të them është zhgënjyese deri në tejskajshmëri, në skajet ku ndahet realiteti me fatalizmin e të gjithë proçesit. Në këtë kontekst lindin dhe “britmat e një kombi”, shpopullimi. Ku qytetarët zgjedhin të largohen nga vendi origjinë. Këto zgjedhje shpesh herë të bëra në mirëmendim dhe pas një reflektimi afatgjatë, ku ato vendosin të largohen përgjithmonë.

Zgjedhjet

janë personale në një vend demokratik, por mendoj që të largohesh për tu rikthyer përsëri është një zgjedhje gjysmëvrastare krahasuar me largimin përgjithmonë duke hedhur pas identitetin, kjo është një zgjedhje vrastare e plotë për vendin mëmë.

Në këtë rrymë mendimi qëndron edhe dilema sesi individi arrin atakimin e plotë me vendin “pritës” duke u vetëtransformuar për të arritur idealin e vetërealizimit.

Të fillosh gjithçka nga e para tingëllon disi jo komforte dhe sfiduese, sidomos për një nënshtëtas të një kombësie tjetër. Por sfidat janë ata që skalisin thellësisht individin, kur flitet për ambientimin në një vend tjetër. A mund të arrihet të ndryshohet realiteti i individëve të këtij vendi po të bashkohej e gjithë dëshira e largimit dhe të transformohej në dëshirën e qëndresës për të bërë ndryshime në aspekte të përgjithësuara?

Po të bëjmë një vetëvëzhgim, tek cilat nga këto kategori përzgjedhim të jemi pjesë?

A zgjedhim ne të jemi transformuesit e këtij realiteti apo jemi sfumues të tij për tu përshtatur? Apo vrastarët? Përgjatë minutave do të kuptohet përgjigja përmes

heshtjes sepse heshtja mbart kuptimin e mijërave fjalëve të pa shprehura. Shpresoj me gjithë dëshirën dhe peshën e mendimeve që të zgjedhim dhe të jemi pjesë e realitetit transformues. Të jemi pjesë e atyre që shpresojnë, veprojnë dhe lobojnë për të përmirësuar të gjithë copëzat e errëta të këtij realiteti. Shpresoj që në mesin tonë të këtë njerëz të ngjashëm me ne të cilët frymojnë me ideale. Nuk jam kundër largimit, por idesë së mosrikthimit, të jemi besnikë të vendit tonë për tu rikthyer dhe për të kontribouar në tokën mëmë.

Jeta formësohet përmes veprave dhe këto të fundit do t’ i dëshmohen kalvarit të ditëve dhe viteve secilit prej nesh në momente të caktuara.

Të mendojmë edhe një herë pikërisht në momentet të cilat janë vendimtare dhe

të veshura me zhgënjim. Të mendojmë dhe të tejkalojmë barrierën me vetveten, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kuptojmë realisht nëse kemi humbur apo jemi fitues, Ky vend ka nevojë për ne, prandaj të zgjedhim të qëndrojmë

dhe të triumfojmë përmes idealeve duke mos harruar që identiteti është gjithçka! Edhe nëse mundoheni për ta ndryshuar ai frymon në gjenet tona. Shqipëria është dheu që na bashkon!

HIXHAMJA

Hixhamja është

një Sunet i Profetit

Muhamed ﷺ dhe raportohet në mënyrë të gjerë në një numër të haditheve autentike. Praktika e saj është theksuar fuqimisht në një numër hadithesh dhe praktikimi i hixhames formon një pjesë integrale të Mjekësisë Profetike.

Hixhamja ishte një praktikë e zakonshme e Profetit

Muhamed ﷺ dhe shokëve të tij për trajtimin e një sërë sëmundjesh, si dhe një formë të mirëmbajtjes së trupit dhe promovimit të shëndetit.

Hixhamja si teknikë e lashtë e lëshimit të gjakut gjithashtu është përdorur në shumë pjesë të Lindjes së Mesme, Kinës dhe Evropës.

Fjala ‘‎‎ةماجح /hixhame’ do të thotë ‘të thithesh apo nxjerësh jashtë gjakun’ dhe rrjedhë nga gjuha arabe, dhe

në ditët e sotit njihet si një shërim alternativ ose një mënyrë alternative e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe çrregullimeve trupore. Mjekësia moderne gjithashtu e miraton/pranon se nga hixhamja ka përfitime të ndryshme, madje inkurajon praktikën e saj në disa sëmundje.

Në këtë procedurë jokirurgjikale, nxjerret gjaku toksik ose “gjaku i keq” nga trupi. Përmes vakumit në pika të caktuara në trup, qëllimi i hixhames qëndron në nxjerrjen e gjakut stagnant në pika të caktuara në trup. Teoria e hixhames është se gjaku i tillë mund të ngadalësojë shpërndarjen e oksigjenit, elektroliteve minerale, vitaminave, etj, tek qelizat, indet dhe organet tuaja. Gjaku i stagnuar i pranishëm në trupin i pengon qelizat indet dhe organet

që mos funksionojnë mirë dhe kështu që këto të fundit bëhen progresivisht të dobëta, joefikase ose tejkalohen lehtësisht nga bakteret, infeksionet etj.

Urdhëri për të bërë hixhame dhe hadithet që flasin për të bërë hixhame: Gjatë Israsë dhe Miraxhit, Profeti ynë i dashur Muhamed ﷺ përjetoi shumë ngjarje thellësisht të rëndësishme. Ai ﷺ bëri udhëtimin nga Meka për në Aksa, i shoqëruar nga engjëlli Xhibrili. Ai u ngritë në lartësinë më të lartë, mbi shtatë qiej ku edhe u obliguan pesë kohë e namazit, madje këtë mrekulli e përmend Allahu në Kuran: Pa të meta është

Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjerë në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi, pamësi. (El-Isra: 1)

Ndër të gjitha këto mrekulli të mahnitshme, engjëjt e

udhëzuan Profetin Muhamed ﷺ që të praktikonte hixhamen; Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më thanë urdhëroje umetin tënde me hixhame.”

Në natën e Israsë dhe Miraxhit, Muhamedi ﷺ umetit të tij i solli dy dhurata: namazin, i cili është obligim pesë herë në ditë dhe i cili si ibadet është shtylla kryesore e fesë Islame si dhe në të njëjtën kohë umeti u këshillua me dhuratën e dytë në mënyrë indirekte nga Allahu duke i parandaluar sëmundjet me hixhame, praktikë e cila sot është duke i sfiduar shumë hulumtues dhe qendra të hulumtimit mbi dobitë që sjellë ajo/ hixhamja.

Pejgamberi Muhamed ﷺ e ka lavdëruar/rekomanduar fuqishëm praktikimin e

lëshimit të gjakut/hixhamen, dhe këtë e hasim në një numër të madh të haditheve, gjë që tregon mbi vlerën që ka kjo praktikë në mjekësinë Profetike.

Thotë Muhamedi ﷺ: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje”

Pastaj hadithi tjetër: “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.”

Hoxhë Armend Haxhiu

LËVIZJA FEMINISTE MË KA DËSHTUAR MUA DHE GJITHË

BREZIN TIM

Pasi kaloi pjesën më të madhe

të jetës duke mbrojtur lëvizjen feministe, shkrimtarja britanike Petronella White shkruan një artikull në të cilin shpreh pendimin e saj, duke thënë:

“Unë jam beqare, pa fëmijë dhe e vetme, ‘Lëvizja feministe’ më ka dështuar mua dhe gjithë brezin tim.”

Shkrimtarja shtoi në artikullin e saj: “Takohem çdo të hënë me një grup shoqesh (gra) në një restorant në Londër dhe diskutojmë për jetën tonë. Të pesëdhjetat dhe gratë me arsim të lartë, por, ka një

boshllëk në jetën tone.”

Unë e ndjej gjithnjë e më shumë, sikurse edhe shoqet e mia të ngushta, se lëvizja feministe ka dështuar brezin tone, si ne u larguam derisa të arrijmë mesin e të pesëdhjetave dhe ta gjejmë veten vetëm?

A e dini se një në çdo dhjetë gra britanike në të pesëdhjetat e tyre nuk është martuar kurrë dhe jeton vetëm! Është e dhimbshme dhe e pashëndetëshme.

Shoqja ime Sally, e cila është 55 vjeç, më tha: Unë ndihem gjithmonë e padëshiruar si grua, sepse lëvizja feministe na mësoi

se femra tradicionale është një stereotip i shpikur nga burrat për të na mbajtur nën kontrollin e tyre, dhe bazuar në këtë, unë. ishte armiqësor me burrat deri në atë pikë sa t’i largonte ata, dhe tani po e paguaj çmimin për këtë miqtë e mi, por nuk duhet të lejojmë që lëvizja e grave të shkatërrojë jetën e brezave të ardhshëm”.

“Unë jam beqare, pa fëmijë dhe e vetme, ‘Lëvizja feministe’ më ka dështuar mua dhe gjithë brezin tim.”

PËRQAFIMI I STRUKTURAVE HIBRIDE DREJT NJË SUKSESI MODERN

HOLACRACY VS FLATARCHY: NJË KRAHASIM I STRUKTURAVE ORGANIZATIVE

Ky artikull fokusohet në evolucionin e strukturave organizative në përgjigje të natyrës së shpejtë dhe dinamike të botës moderne të biznesit. Ai thekson rëndësinë e adoptimit të qasjeve inovative, të tilla si kombinimi i Holacracy (Holakracia është një sistem i vetë-menaxhimit ku rolet drejtuese nuk i nënshtrohen një hierarkie tradicionale komandimi.

Në vend që të kenë një përshkrim statik të punës, individët në një holakraci marrin role të shumta, secila e lidhur me një qëllim, fushë dhe përgjegjësi) dhe (Flatarchy, i njohur gjithashtu si një strukturë horizontale, është relativisht më e re dhe përdoret me se shumti ne startup-e. Siç aludon edhe emri, ai rrafshon hierarkinë dhe zinxhirin komandues dhe u jep punonjësve të tij shumë

autonomi. Kompanitë që përdorin këtë lloj strukture kanë një shpejtësi të larte implementimi - për të rritur efikasitetin, bashkëpunimin dhe përshtatshmërinë brenda organizatave.

Artikulli thekson nevojën që kompanitë të zhvillojnë strukturat e tyre tradicionale për të qëndruar konkurrues dhe për të arritur sukses afatgjatë në peizazhin e sotëm gjithnjë në ndryshim.

Në botën e sotme të biznesit me ritme të shpejta dhe gjithnjë në ndryshim, kompanitë janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja

Një nga përfitimet kryesore të një

Flatarchy është aftësia për të shfrytëzuar aftësitë dhe ekspertizën e ndryshme të anëtarëve të ekipit.

për të përmirësuar strukturën e tyre organizative dhe për të rritur efikasitetin. Dy modelet e njohura që kanë fituar vëmendje vitet e fundit janë Holacracy dhe Flatarchy. Ndërsa të dyja qasjet synojnë të promovojnë një mjedis pune më të decentralizuar dhe bashkëpunues, ekzistojnë dallime midis të dyjave që mund të ndikojnë shumë në suksesin e një kompanie.

-Holacracy është një sistem i qeverisjes organizative që synon të krijojë një strukturë më të shkathët dhe të decentralizuar të vendit të punës. Në një organizatë Holakratike, strukturat tradicionale të menaxhimit hierarkik zëvendësohen me një sistem ekipesh, rolesh dhe qarqesh vetë-organizuese. Ky sistem është krijuar për të shpërndarë autoritetin dhe fuqinë vendimmarrëse në mënyrë më të barabartë në të gjithë organizatën, duke

u mundësuar punonjësve të marrin vendime autonome brenda roleve të tyre të përcaktuara. Karakteristikat kryesore të Holacracy përfshijnë:

1 - STRUKTURA E RRETHIT:

Holacracy organizon punonjësit në qarqe, të cilat janë grupe vetëqeverisësepërgjegjëse për funksione ose projekte specifike. Çdo rreth ka një qëllim dhe fushë të përcaktuar, dhe anëtarëve

u caktohen role brenda rrethit bazuar në aftësitë dhe ekspertizën e tyre.

2. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË:

Në vend të titujve të punës, punonjësve në një organizatë Holacratic u caktohen role që përshkruajnë përgjegjësitë e tyre specifike dhe autoritetin vendimmarrës. Rolet rishikohen dhe përditësohen rregullisht për të siguruar përputhjen me qëllimet dhe objektivat e organizatës.

3. TAKIMET E QEVERISJES:

Holacracy përdor një proces të strukturuar qeverisjeje për të lehtësuar vendimmarrjen dhe zgjidhjen e tensioneve brenda organizatës. Gjatë takimeve të rregullta, punonjësit kanë mundësinë të propozojnë ndryshime në role, politika dhe procese, duke lejuar përmirësime dhe përshtatje të vazhdueshme.

4. DREJTIMI DINAMIK:

Holacracy thekson përshtatshmërinë dhe reagimin ndaj ndryshimeve, duke u mundësuar

organizatave që të përshtaten shpejt me ndryshimin e kushteve të tregut dhe nevojave te klientëve. Ky fleksibilitet arrihet përmes autoritetit të decentralizuar vendimmarrës që u jepet punonjësve në të gjitha nivelet e organizatës.

5. TRANSPARENCA DHE PËRGJEGJSHMËRIA:

Duke përcaktuar qartë rolet, përgjegjësitë dhe

pritshmëritë, Holacracy promovon transparencën dhe llogaridhënien midis punonjësve. Kjo nxit një kulturë të pronësisë dhe fuqizimit, ku individët inkurajohen të marrin iniciativën dhe të kontribuojnë në suksesin e organizatës.

Në përgjithësi, Holacracy është krijuar për të promovuar një mjedis pune më efikas, inovativ dhe bashkëpunues duke fuqizuar punonjësit të marrin pronësinë e punës së tyre, të marrin vendime në mënyrë autonome dhe të

kontribuojnë në suksesin e përgjithshëm të organizatës. - Flatarchy është një strukturë organizative hibride që kombinon elemente të hierarkisë dhe organizatave të sheshta (struktura e sheshte organizative e kompanise)

Në një Flatarchy, punonjësit organizohen në ekipe ndërfunksionale që punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta. Kjo qasje nxit bashkëpunimin dhe komunikimin midis anëtarëve të ekipit, duke çuar në rritjen e inovacionit dhe kreativitetit.

Një nga përfitimet kryesore të një Flatarchy është aftësia për të shfrytëzuar aftësitë dhe ekspertizën e ndryshme të anëtarëve të ekipit. Duke thyer kapanonat tradicionale dhe duke promovuar bashkëpunimin ndërfunksional, kompanitë mund të shfrytëzojnë inteligjencën kolektive të fuqisë së tyre punëtore dhe të sjellin rezultate më të mira biznesi.

Një avantazh tjetër i Flatarchy është promovimi i një procesi vendimmarrës më demokratik. Duke

përfshirë punonjësit në procesin e vendimmarrjes dhe duke u dhënë atyre një zë në mënyrën se si drejtohet organizata, kompanitë mund të përmirësojnë angazhimin e punonjësve dhe të krijojnë një mjedis pune më gjithëpërfshirës.

Ndërsa Holacracy dhe Flatarchy ofrojnë përfitime dhe sfida unike, çelësi i suksesit qëndron në gjetjen e përshtatjes së duhur për organizatën tuaj. Holacracy mund të jetë më i përshtatshëm për kompanitë që kërkojnë të promovojnë autonominë

dhe shkathtësinë, ndërsa Flatarchy mund të jetë një opsion më i mirë për ata që kërkojnë të nxisin bashkëpunimin dhe inovacionin.

Në fund të fundit, faktori më i rëndësishëm në zgjedhjen e një strukture organizative është përafrimi me vlerat, qëllimet dhe kulturën e kompanisë suaj. Duke marrë parasysh me kujdes pikat e forta dhe të dobëta të secilit model, ju mund të krijoni një organizatë më efektive dhe efikase që është e gatshme për sukses afatgjatë.

SI NDIKOJNË NGJYRAT E VESHJEVE NË EMOCIONET DHE

PERCEPTIMIN TONË?

kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në emocionet dhe perceptimin tonë. Nga e kuqja e gjallë e pasionit deri tek e kaltërta e qetësisë, ngjyrat e ndryshme mund të ngjallin një sërë ndjenjash dhe të ndikojnë në disponimin tonë. Në fushën e veshjeve, zgjedhjet e ngjyrave luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne perceptohemi nga të tjerët dhe si ndihemi për veten tonë. Në këtë artikull, do të gërmojmë në botën magjepsëse të psikologjisë së ngjyrave dhe do të eksplorojmë se si ngjyrat e veshjeve mund të formojnë

emocionet tona, të ndikojnë në sjelljen tonë dhe t’i komunikojnë mesazhe botës.

PSIKOLOGJIA

E NGJYRAVE:

Ngjyrat janë studiuar prej kohësh për efektet e tyre psikologjike në sjelljen njerëzore. Çdo ngjyrë ka karakteristika dhe asociacione unike që mund të ngjallin emocione dhe përgjigje specifike. Për shembull, ngjyrat e ngrohta si e kuqja dhe portokallia shoqërohen shpesh me

energji dhe pasion, ndërsa ngjyrat e ftohta si e kaltërta dhe e gjelbërta priren të përcjellin qetësi, qetësi dhe harmoni. Të kuptuarit e psikologjisë së ngjyrave na lejon të shfrytëzojmë fuqinë e tyre në zgjedhjet tona të veshjeve për të shprehur veten dhe për të ndikuar në perceptimet e të tjerëve.

SHPREHJA PERSONALE:

Zgjedhja jonë e ngjyrave të veshjeve është një zgjerim i shprehjes dhe stilit tonë

Disa vite më parë, mora një telefonatë nga prindër të dëshpëruar. Vajza e tyre kishte ADHD dhe me fillimin e klasës së parë të shkollës fillore, jeta e tyre u përmbys. Pothuajse çdo ditë merrnin një mesazh nga shkolla për sjelljen e saj të papërshtatshme. Ajo vazhdimisht ndërpret mësimet, duke i shkaktuar shumë probleme mësueses dhe shokëve të klasës. Ajo nuk ndoqi udhëzimet gjatë orës së mësimit dhe shpesh e ndërpret mësuesin e saj. Ajo nuk mund të ulej as për 10 minuta dhe lëshonte zhurma të çuditshme. Gjatë orës së mësimit, ajo ecte përreth, ujiti bimët, fryu hundën, goditi karriget e shokëve të klasës dhe u merrte mjetet e shkollës nga tavolina. Të folurit, bindja, paralajmërimi, shpërblimi dhe ndëshkimi, asgjë nuk funksionoi.

Të dy prindërit dhe mësuesja e saj u ndjenë plotësisht të pafuqishëm në menaxhimin e sjelljes së saj të papërshtatshme. Kur situata praktikisht kishte dalë jashtë kontrollit dhe prindërit e fëmijëve të tjerë filluan të ankoheshin, më thirrën për ndihmë. Duke pasur një përvojë me raste të ngjashme, e dija se nuk duhet të bëja një gabim kyç: ta trajtoja situatën në mënyrë të pamatur, rastësisht dhe me forcë.

Për të sjellë një ndryshim në sjelljen e vajzës, më duhej një strategji e menduar dhe e hartuar mirë Për të zgjedhur strategjinë e duhur, së pari e vëzhgova vajzën me

kujdes për ca kohë. Me disa përpjekje, përfundimisht gjeta strategjinë e duhur që i përshtatej asaj. Të gjithë u habitën nga ndryshimi i dukshëm. Me futjen e kësaj strategjie, sjellja e vajzës në shkollë ndryshoi në mënyrë drastike. Ajo i ndoqi mësimet më lehtë, numri i raundeve në klasë u zvogëlua, dhe shpërthimet e mëparshme me zë të lartë ishin më pak intensive. Në përgjithësi, ajo ishte shumë më pak përçarëse për fëmijët e tjerë në klasë. Unë jam ende në kontakt me prindërit e saj dhe më vjen mirë që pavarësisht sfidave të shumta, ajo po përparon dhe po e menaxhon me sukses ADHD-në e saj.

Në vitet në vijim pati shumë raste të ngjashme që më lejuan të arrij në një realizim të rëndësishëm.

Qasjet klasike të prindërimit NUK funksionojnë për fëmijët me ADHD. Ata e përjetojnë botën dukshëm ndryshe nga të tjerët! Shkaku qëndron në funksionimin e sistemit të tyre ndijor, i cili ndryshon përpunimin e sinjaleve nga mjedisi. Kjo do të thotë se ata perceptojnë një realitet të “shtrembëruar”, i cili shpesh është i mbushur me kërcënime dhe rreziqe. Paniku dhe shqetësimi që ata përjetojnë si përgjigje ndaj kësaj shprehen nga jashtë në formën e shpërthimeve shpërthyese dhe të pakontrollueshme dhe sjelljeve devijuese. Kjo është

edhe arsyeja kryesore pse qasjet klasike të prindërimit nuk funksionojnë për ta. Është e nevojshme një qasje e personalizuar që merr parasysh karakteristikat e tyre të lindura.

Përmes viteve të praktikës dhe rasteve të shumta, unë kam zhvilluar strategji të veçanta prindërimi, të cilave fëmijët me ADHD u përgjigjen dukshëm më mirë. Unë i quaj “Hiper-Strategji”. Ato përmbajnë udhëzime specifike dhe hapa të saktë për problemet më të zakonshme prindërore me të cilat përballen prindërit e fëmijëve me ADHD. Strategjitë janë unike dhe bazohen si në teori ashtu edhe në gjetjet e mia nga praktika. Me to, ju do të zbuloni se çfarë funksionon vërtet tek fëmija juaj dhe çfarë jo. Ju do ta kuptoni më mirë fëmijën tuaj dhe për këtë arsye do të filloni të përgjigjeni në mënyrë më të përshtatshme. E gjithë kjo do të reflektohet edhe në ndryshime pozitive në sjelljen e tyre me kalimin e kohës. Me Hiper-Strategjitë, ju do të:

Zbuloni kur dhe cilat rrethana e largojnë fëmijën tuaj nga rruga, në mënyrë që të shmangni në kohë situata të ngjashme në të ardhmen; Ndihmoni fëmijën tuaj të shprehë shpërthime intensive, impulsive dhe agresive në një mënyrë më të pranueshme; mësoni si ta qetësoni fëmijën tuaj gjatë një shkrirjeje në

mënyrë që të ndihet i sigurt dhe i pranuar;

Kuptoni se si ta motivoni fëmijën tuaj me ADHD për në shkollë pa e detyruar atë të kalojë orë të pafundme ulur me libra;

Të dini se si të tërheqni vëmendjen e fëmijës tuaj në momentin e duhur dhe ta ridrejtoni atë drejt bashkëpunimit me ju;

Mësoni si të trajtoni situata specifike “të vështira” pa rezistuar fëmija juaj.

Duke zotëruar këto Hiper-Strategji, më në fund do të ndiheni sikur po bëni përparim dhe në rrugën e duhur.

Do të shpëtoni nga ndjenja e vazhdueshme e pafuqisë, frikës dhe tensionit sepse do të jeni më të përgatitur për problemet e përditshme. Do të keni më shumë kontroll në rritjen e fëmijës tuaj dhe jeta nuk do të jetë më aq stresuese dhe e lodhshme. Shkaku qëndron në funksionimin e sistemit të tyre ndijor, i cili ndryshon përpunimin e sinjaleve nga mjedisi...

ETIKA ISLAME NË LUFTË

Islami është i matur, qoftë edhe në luftërat zyrtare kundër tij dhe armiqve të tij.

Për këtë arsye, edhe këshillat e Muhamedit a.s. dhe të shokëve të tij, kur i nisnin ushtarët për ndonjë betejë, ishin:

Mos vrisni të moshuar, as fëmijë e as gra, mos shkatërroni shtëpi, mos pritni pemë, mos digjni asgjë përgjatë rrugës suaj, përveç atyre gjërave që i kërkon lufta domosdo. Prandaj, muslimanët janë përshkruar si më të mëshirshmit gjatë luftërave. Madje, Gustaf Luboni kishte thënë:

“Historia nuk njeh çlirimtarë më të drejtë e më të mëshirshëm se arabët-muslimanë”.

Në kohën e Ebu Bekrit r.a., një komandant i ushtrisë së muslimanëve, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, kishte dërguar kokën e prerë të një komandanti armik në një pako tek Ebu Bekri r.a. Kur e hapi pakon Ebu Bekri r.a., pa kokën e prerë të njeriut të mbytur. Tha: Allahu na ruajtë, ç’është kjo? I thanë: O Halife i të

Dërguarit të Allahut a.s, ata me ne veprojnë njësoj. Kur të vritet ndonjëri prej komandantëve tanë, persianët dhe romakët ia presin kokën e tij dhe ua dërgojnë mbretërve ose perandorëve të tyre, për t’i përgëzuar me këtë, prandaj edhe ne i kemi trajtuar njëlloj. Ebu Bekri r.a. tha:

A të marrim shembull nga persianët dhe romakët? Për Zotin, sot e tutje, të mos më sjellë ndonjëri prej jush kokën e dikujt”.

(Abdurrezaku në Musannef dhe Bejhekiu në Sunen El-Kubra).

Si mund t’i afrohet Allahut një njeri duke i vrarë civilët, duke i eksploduar veturat nëpër rrugë? Gjithashtu, Islami nuk i përkrah grupet e armatosura, që thonë se janë muslimanë e i vrasin pa të drejtë njerëzit e pafajshëm, mbysin civilët e paarmatosur. Islami e refuzon këtë, sepse gjaku është i mbrojtur, jeta respektohet, ndërsa Kurani e vërteton atë që është thënë në fetë e mëparshme, - se vrasja e njeriut pa të drejtë konsiderohet krim i madh: “Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit

Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë” (El-Maide, 32).

Nuk duhet të sulmohen e të vriten ata që nuk e meritojnë vrasjen, por duhet të luftohen ata që na luftojnë, siç ka thënë Allahu xh.sh:

ndalonte mbytjen e njerëzve që nuk merrnin pjesë në luftë. Në një betejë, Muhamedi a.s. pa një grua të mbytur, dhe e kundërshtoi një veprim të tillë duke thënë:

“Kjo nuk është prej atyre që ka luftuar”. (Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe), pastaj, Pejgamberi a.s. ndaloi mbytjen e grave dhe fëmijëve.

Ndërsa Ebu Bekri r.a. ndaloi mbytjen e murgjve, duke u thënë ushtarëve të tij:

“Do të gjeni njerëz që i kanë mbyllur vetjet e tyre në qelitë e manastireve, lini e mos i mbytni ata”.

Islami e ndalon vrasjen e njerëzve qëllimisht jashtë

Omeri r.a. kishte ndaluar vrasjen e bujqve, një gjë që e miratuan edhe shumë juristë muslimanë. Ashabët, kur i çlironin vendet në Irak, Sham e Egjipt, bujqit i linin të lirë; nuk kishte ndodhur që ndonjë bujk të ishte vrarë në arën e vet.

luftës, që nuk kanë bërë ç’rregullime
në Tokë, nuk kanë bërë asgjë që të lejohej vrasja

e tyre...

“Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)” (El- Bekare, 190).

Transmeton Ibn Xherri Et-Taberiu nga Ibn Abbasi r.a., se ai e komentoi fjalën e Allahut “por mos e kaloni kufirin”: Mos i mbytni gratë, të moshuarit dhe fëmijët” . Islami e ndalon vrasjen e njerëzve qëllimisht jashtë luftës, që nuk kanë bërë ç’rregullime në Tokë, nuk kanë bërë asgjë që të lejohej vrasja e tyre. Madje Pejgamberi a.s. edhe gjatë luftërave,

Jurisprudenca islame (fikh’u) ndaloi mbytjen e atyre që nuk luftojnë, si: murgjit, të sëmurët kronikë, invalidët, të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuara. Asnjëri prej këtyre grupeve nuk duhet të vriten, përveç nëse marrin pjesë në luftë në mënyrë indirekte, si p.sh. japin mendime ose ndihmojnë ushtrinë. Gjithashtu, edhe i moshuari që merr pjesë në luftë në mënyrë indirekte, me mendimet dhe shkathtësinë e tij, me ndihmën për ushtrinë (kundërshtare), konsiderohet luftëtar dhe lejohet vrasja e tij.

Dr. Jusuf El-Kardavi Përktheu: Mr. Faruk Ukallo

(Burimi: “Predikimet e Shejh El-Kardavit”, përgatitur nga Halid Essa’d, mektebetu vehbeh, Kajro, vëll. III dhe VI).

Korrik 2024

NËSE NJË FËMIJË RRITET ME…!

» Antinela Delija

Nëse një fëmijë rritet me kritikë, mëson të dënojë.

Nëse një fëmijë rritet me dhunë, mëson të godasë.

Nëse një fëmijë rritet me ironi, mëson të jetë i turpshëm.

Nëse një fëmijë rritet me turp, mëson të ndihet fajtor.

Nëse një fëmijë rritet me tolerancë, mëson të jetë i qetë.

Nëse një fëmijë rritet me inkurajim, mëson të ketë besim.

Nëse një fëmijë rritet me ndershmëri, mëson drejtësinë.

Nëse një fëmijë rritet me përgjegjësi, mëson të jetë besnik.

Nëse një fëmijë rritet me miratimin, mëson të pranojë.

Nëse një fëmijë rritet me pasuri (të pa kontrolluar)

- mëson se çdo gjë ka vlerën e parasë dhe se jeta mund te blihet.

Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë!

Ne jemi të gjithë një copë tokë bija ime!

Një copë tokë pa tapi.

Askush nuk mund të na posedojë!

Askush!

Fiksoje mirë!

Trupi yt të është dhënë së bashku me shpirtin dhe zemrën kur ke zbritur në këtë botë.

Nga nëna dhe babai ke marrë kodin e ADN-nës dhe je ujitur me dashuri.

Deri në një farë moshe ata janë munduar të mbjellin në ty farat e virtyteve.

Me kalimin e viteve të kanë lënë të mbjellësh çka do shpirti yt!

Por kjo botë është e rrejshme bija ime.

Të kanë parë si kopësht me lule dhe në vend të mbillnin tek ty, janë turrur dhe i kanë zgjatur duart herë për t’i këputur lulet e shpirtit, herë për t’i shkulur me gjithë rrënjë.

Disa janë munduar dhe t’a bllokojnë ujin e bekimeve.

Ndaj në stinë të ndryshme ke ndjerë thatësirën.

Por diellin, vogëlushe, diellin nuk mund të t’a marrin dot!

Dielli nuk ka rrënjë.

Nuk është lule.

Dielli lind dhe perëndon i lirë!

Dielli në fshehtësi pranon veç bijët e tij t’iu përkëdhel shpirtin, kockat, mendjen, zemrën... E sa herë të ndjesh thatësirën nga njerëzit, kujtoja vetes se brenda teje ,dielli po ju jep jetë gjithçkaje të bukur e po të mbron! E kur ti të lulëzosh sukseset, do e kuptojnë se sa pjellore është toka jote e zemrës, e mendjes, e shpirtit!

Se dhe lotët që ke derdhur si shi, kanë qenë shi bekimesh e kanë ujitur farat e padukshme të shpresës, besimit ...

Ndaj duaje vetë -veten bija ime!

Duaje dhjetëfish më shumë kur ndjen thatësirat!

Rri në heshtje duke ruajtur qetësinë dhe mos mbill asnjë farë të keqe në tokën tënde!

I ke parë tokat e pyjeve pas zjarreve?

Ato nuk sulmojnë.

Mjekojnë veten dhe përqafojnë realitetin pa ankesë, por me dashuri punojnë në heshtje dhe nga hiri lejojnë të mbijë prap jeta ...

Se toka njeh veç gjuhën e dashurisë...

Ndaj bëhu tokë e tillë bija ime!

canadian_institute_of_tech

Canadian Institute of Technology

Canadian Institute of Technology - CIT @CITECHNOLOGY

Canadian Institute of Technology

("Xhura" Complex near TV Klan) Tirana-Albania

+355 (0) 42 22 9778 | +355 (0) 67 40 42 042 info@cit.edu.al | www.cit.edu.al

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.