Revista "Familja", Maj-2024

Page 1

KRIZA GLOBALE DHE KRITIKA E MORALIT GLOBAL

ÇFARË NUK DINË BURRAT PËR GRUAN?

FAQE 4

PRANVERA, STINA E LUMTURISË SË NJERËZVE.

FAQE 14

SJELLJA E PROFETIT MUHAMMED (A.S.) ME NJERËZIT.

FAQE 18

PËRMBAJTJA

04 EDITORIAL

Çfarë nuk dinë burrat për gruan?

08 NË FOKUS

Kriza globale dhe kritika e moralit global

14 KURIOZITETE

Pranvera, stina e lumturisë së njerëzve.

18 TRADITA PROFETIKE

Sjellja e Profetit Muhammed (a.s.) me njerëzit.

38 NDJESHMËRI

Lutja ime e pare.

REDAKSIA

10

AKTUALITET

Hapja e Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak” për Gratë në Kosovë.

DREJTORESHË

• Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

• Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE

• Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

• Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

22

SHËNDETI I FAMILJES

Mjalti nga këndvështrimi kuranor dhe mjekësor.

40 PERSONALITETE

Haxhi Zeka, Si e organizoi Serbia vrasjen e tij në vitin 1902?

42 ESEISTIKË Jehona e jetës.

44 SHKRUAJ EDHE TI Për ty...!

28

REFLEKTIM

Shkëndijat e lumturisë rilindin së brendëshmi.

BASHKËPUNËTORË

• Prof. Sadije Bushati

• Marsida Simo

• Fatime Kalaja

• Brunilda Basha

• Klodiana Xhaferaj

• Medina Sherifi

• Matilda Myftaraj

• Entela Hoxha

• Anila Loca.

32

PSIKOLOGJI

Roli vendimtar i psikologëve organizativ në formësimin e mjediseve të punës.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI” < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com

ÇFARË NUK DINË BURRAT PËR GRUAN?

Shumica e burrave nuk janë në gjendje t’i “zbërthejnë” kodet e ndenjave te gruaja. Në përgjithësi, gruaja është më e mirë se burri në leximin e ndjenjave, dhe për rrjethojë burri është më pak i ndjeshëm ndaj gruas kur ajo shpreh ndjenjat e saj, qofshin ato gëzimi, trishtimi, dashurie, madje edhe të urrejtjes. Për këtë arsye, burri e përshkruan gruan si (dramë), për shkak se ajo

Gruaja mund

të thotë “po” por që ka për qëllim “jo”, ndonjëherë

të thotë “më vjen keq!”, por ajo

dëshiron që burri t’i thotë “më vjen keq!

shprehet shumë; ai mendon se ajo e ekzagjeron në të shprehurin e ndjenjave të saj, ndërkoh që ajo shprehet ne formën e cila përshtatet me natyrën dhe karakterin e saj. Dihet se burrat ndonjëherë përdorin “ndjenjën e dramatizimit” për t’i thënë fund disa situatave në jetën e tyre, ose për ta kthyer çështjen në favorin e tyre, si p.sh, ngritja e zërit ose devijimi i diskutimit për të humbur thelbin e çështjes dhe për të dalë ai fituesi

4
2024 Editorial
Maj
5 Maj 2024

Ajo që një burrë nuk di rreth gruas është se ajo thotë diçka dhe nënkupton diçka tjetër, dhe çdo grua ka logjikën dhe mënyrën e saj të të shprehurit. Me qëllim që marrëdhënia midis gruas dhe burrit të ketë sukses, duhet që burri të studiojë logjikën e gruas; pra a thotë ajo gjithmonë diçka dhe nënkupton diçka tjetër, e përdor këtë metodë ndonjëherë? Shumë nga burrat ankohen nga kjo cilësi dhe e konsiderojnë gruan jo të qartë as të hapur në fjalët e saj. Kjo i bën ata ta përshkruajën gruan si “dredharake” në muhabet ose që nuk e shpreh mirë atë që ka në brendësi. Ndërkohë që në realitet, kjo është mënyra që ajo e sheh të përshtatshme për të, sepse ajo ose dëshiron që tjetri ta kuptojë nënkuptimin e fjalës së saj, ose nuk do që ta humbasë ose rënojë marrëdhënien e saj për shkak të qartësisë së të shprehurit të saj. Prej shembujve të kësaj forme përmendim: Gruaja mund të thotë “po” por që ka për qëllim “jo”, ndonjëherë të thotë “më vjen keq!”, por ajo dëshiron që burri t’i thotë “më vjen keq!” kur të thotë “kemi nevojë” ka për qëllim “unë dëshirojë”, ndonjëherë, ajo flet rreth “motrës ose shoqes së saj” ndërkohë do që t’i thotë burrit “unë dua si ajo” ose i thotë burrit “ti nuk më do” me qëllim që të

dëgjojë prej tij “unë të dua”, e kështu me rradhë. Kjo formë e lodh shumë burrin, sepse ai e ka të vështirë ta kuptojë gjuhën “zigzake” me nënkuptime, dhe më shumë të vështirë e ka kur nuk e kupton gjuhën e kundërt, si p.sh, kur gruaja i thotë “po” por që ka për qëllim “jo”.

Ajo që një burrë nuk di rreth gruas është se ajo ka shumë nevojë të qetësohet e sigurohet për nivelin

e marrëdhënieve dhe vazhdimësinë e dashurisë. Me zgjuarsi ajo ndjek rrugë të shumta që të sigurohet që dashuria mes saj dhe burrit të vazhdojë. Kjo mënyrë nuk është vetëm me veprime, por edhe me fjalë, një, dy dhe tre herë. Madje, një herë një burrë më tha se bashkëshortja ime çdo ditë më kërkon më shumë se pesë herë t’ia përsërisë se unë e dua atë, derisa të qetësohet.

6 Maj 2024 Editorial

Ajo që burri nuk e di për gruan është ndryshimi hormonal që ndodh tek ajo, llojshmëria e kushteve shëndetësore në jetën e saj dhe ndryshimi i psiqikës së saj dhe sjelljeve gjatë periodave mujore, ndonjëherë tjetër. Këto ndryshime rrisin nervozizmin ose ulin vetëbesimin e gruas, i shtojnë ankthin dhe depresionin pas lindjes së fëmijës. Këto ndryshime

përfshijnë edhe fazën e paramenopauzës (ndërprerja e ciklit të periodave) që ndodh në moshën pesëdhjetë vjeçare dhe tek disa gra, për shkak të shtimit të peshës trupore, ndryshon ana e tyre psikologjike dhe i kaplon ankthi dhe vetmia.

Ajo që burri nuk di rreth gruas është se disa nga vlerat e saj janë të lidhura me gjëra që nuk preken ose që nuk janë materiale, si p.sh, dashuria, bukuria,

pjesëmarrja dhe komunikimi. Ndonjëherë, ajo ruan një fustan të veçantë, masa e të cilit mund të jetë e vogël për të, por ajo e ruan atë për shkak të kujtimeve që lidhen me të. Ndonjëherë, ajo shkon në treg jo për të blerë, por për ndikimin social dhe psikologjik që ka ky aktivitet tek ajo.

Si përfundim themi se gruaja është e ndjeshme ndaj fjalëve të burrit dhe gjithmonë beson se ai e kupton atë pa u shprehur qartë, ose se ai ka të njëjtën shkallë ndjeshmërie si ajo. Ky është kuptimi i gabuar. Por, nëse burri i ka kuptuar këto domethënie rreth të cilave fola në këtë artikull dhe e trajton gruan mbi bazën e tyre, jeta e tij dhe e gruas do të jetë e qëndrueshme, dhe të dy do të jetojnë të lumtur.

...ajo ose dëshiron që tjetri ta kuptojë nënkuptimin e fjalës së saj, ose nuk do që ta humbasë ose rënojë marrëdhënien e saj për shkak të qartësisë së të shprehurit të saj...

7 Maj 2024

KRIZA GLOBALE DHE KRITIKA E MORALIT GLOBAL

» N. Spahiu

Bota është në krizë dhe e ardhmja e pasigurt. Por pse bota është në krizë? Civilizimi perëndimor duket se po e arrin ngopjen. Për të rinjtë evropianë është trend në zvogëlim drastik të mos merren me profesione të rënda siç janë shkencat ekzakte, inxhinieria, mjekësia, akademitë ushtarake. Në një akademi ushtarake në Gjermani, po më thotë një e afërme e imja, të gjithë kadetët jemi gjermanë të natyralizuar, gjeneratë e parë e ardhacakëve, dhe asnjë gjerman etnik. Një e diplomuar austriake për mjekësi me të dy prindërit mjekë nuk

punon si mjeke, sepse e konsideron të turpshme që një austriake të punojë si mjeke. E kush u dashka të punojë si mjek/e? Kinezët, hindusët, pakistanezë, afrikanët etj. -është përgjigjja? Mirëqenia në rritje, nataliteti në rënie që kompensohet deri diku me ardhacakë. Para 50 viteve kur një evropian a amerikan kishte rrogën 2000 dollarë e një hindus a kinez jetonte me dy dollarë në muaj, ku evropiani apo amerikani mesatar kishte shkollim solid, veturë, telefon fiks, TV, Radio etj., e kinezi apo hindusi mesatar asgjë nga këto, perëndimorët kishin në dorë planetin. Po sot, edhe indiani e kinezi në fshatin më të humbur ka telefon celular me internet. Pa çka se

ka të ardhura më të vogla se një evropian apo amerikan?

Dallimi është vetëm në luks. Në ndërkohë 300 milionë amerikanë e pak më shumë evropianë janë në garë me 3 miliardë hindusë e kinezë.

Proporcioni është 1 me 5. E natyrshme që 5 veta në kushte të barabarta bëjnë më shumë fuqi ekonomike, ushtarake e politike se sa një. Aq më parë kur ky 1 (evropianë apo amerikani)

është i ngopur nga zhvillimi, kurse këta 5 (hindusë e kinezë) janë të ethshëm për zhvillim. Pra kemi një palë që po i rrëshqet pushteti nga dora (perëndimorët), dhe palën tjetër (aziatikët) me shumë etje për ta kapur pushtetin. Në situata të tilla ka krizë. Në këtë rast krizë globale, rrezik lufte

globale, rrezik katastrofe për njerëzimin duke pasur parasysh kapacitetet shkatërruese bërthamore. Por cili është mekanizmi mbrojtës nga rreziku që sjell kriza globale sipas Dritan Abazoviqit? Është etika (morali) globale. A ekziston kjo? Etika është derivat i religjionit. Në botë ka shumë religjione, por për fat të mirë kanë vlera të përbashkëta dhe rrjedhimisht ka diçka që mund të quhet etikë (moral) globale e cila duhet të kultivohet dhe avancohet. Dhe ky avancim bëhet duke vepruar lokalisht.

8 Maj 2024 Në fokus

Përpjekjet politike të Dritanit janë në harmoni me këtë logjikë. Duke sh’tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në Mal të Zi, i jepet një shembull rajonit të Ballkanit, duke sh’tensionuar raportet mes kombeve ballkanike, e duke shmangur luftërat e konfliktet i jepet kontribut paqes globale. Kësisoj, ndryshimet e pashmangshme politike për shkak të zhvillimit të teknikës e teknologjisë dhe ngopjes apo/ose etjes së civilizimeve bëhen me përplasje më të vogla.

9 Maj 2024

HAPJA E FONDACIONIT SHEIKHA FATIMA BINT MUBARAK PËR

GRATË NË KOSOVË

Në qytetin e Prishtinës, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, është hapur Fondacioni i Gruas Sheikha Fatima Bint Mubarak, në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe Drejtoreshës së

Përgjithshme të Fondacioni Khalifa Bin Zayed Al Nahyan për Punë Humanitare, Mohammed Haji Al Khoury. Inaugurimi i Fondacionit vjen në kuadër të iniciativave humanitare të Sheikha

Fatima bint Mubarak, të cilat pasqyrojnë interesin dhe kujdesin e saj për gratë,

10 Maj 2024 a ktualit E t

nga besimi i saj se fuqizimi i grave rrit pjesëmarrjen e tyre ekonomike dhe ngre statusin dhe rolin e tyre në familje dhe shoqëri.

Presidentja e Kosovës mbajti një fjalim në të cilin tha: “Mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe nën udhëheqjen e presidentit

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe mbështetja e Presidentes së Unionit të Përgjithshëm të Grave, Kryetares së Këshillit Suprem për Mëmësia dhe Fëmijëria dhe Kryetarja Supreme e Fondacionit për Zhvillimin e Familjes “Nëna e Emirateve”, Sheikha Fatima

bint Mubarak, vlerësohet dhe nderohet nga qeveria dhe populli i Kosovës, dhe fjalët falënderuese nuk mjaftojnë dhe ne e vlerësojmë këtë mbështetje dhe bashkëpunim i dalluar mes dy vendeve.”

Ajo shprehu falënderimet dhe vlerësimin e saj për 11 Maj 2024

Fondacionin Khalifa bin

Zayed Al Nahyan për Punë Humanitare, të kryesuar nga

Zëvendës Presidenti i Shtetit, Zëvendëskryeministri, Shefi i Zyrës Presidenciale dhe

Kryetari i Fondacionit Khalifa

Bin Zayed Al Nahyan për Punë Humanitare, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, për kontributin e tij në përfundimin e kësaj godine.

Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit, Dr. Maitha Salem Al Shamsi, mbajti një fjalim

në të cilin theksoi interesin dhe vullnetin e lidershipit të mençur të Emirateve të Bashkuara Arabe për të forcuar programet dhe projektet e saj humanitare dhe zhvillimore në Republikën e Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e pakufizuar të Sheikha Fatima bint Mubarak, “Nëna e Emirateve”, që gratë në Kosovë të përmirësojnë aftësitë e tyre. Investimi i energjive të saj do të arrijë rezultate pozitive në

statusin dhe kontributin e saj, qoftë për familjen apo komunitetin e saj.

Al Shamsi vuri në dukje se Fondacioni synon të trajnojë gratë në disa aftësi përmes kurseve të trajnimit që zgjasin nga 3 deri në 6 muaj, duke shpjeguar se ndër më të rëndësishmet prej këtyre aftësive janë mësimi i gjuhëve, sistemet e informacionit, qepja etj., përveç prezencës të një inkubatori

12
a ktualit E t
Maj 2024

biznesi që strehon femra sipërmarrëse që dëshirojnë të tregtojnë bizneset e tyre, pritet që çdo vit të përfitojnë 140 gra nga këto kurse.

Ajo falenderoi

Presidentin e Republikës së Kosovës, duke i uruar suksese të gjitha grave kosovare, duke theksuar se investimi në aftësitë dhe energjitë e grave është faktor i rëndësishëm për arritjen e një ekonomie të qëndrueshme.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Khalifa Bin Zayed

Al Nahyan për Punë

Humanitare, Mohammed

Haji Al Khouri, tha se programet dhe projektet e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës gjejnë mbështetje t ë madhe nga lidershipi i mençur. Fondacioni i Grave konsiderohet si një shtesë e rëndësishme për mbështetjen e grave në Kosovë, pasi do të

kontribuojë në rritjen e kontributit të grave dhe aktivizimin e rolit të tyre në pjesëmarrjen ekonomike, duke theksuar se ky institucion konsiderohet si një zgjerim i kontributeve të Sheikha Fatima bint Mubarak, i cili synon të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për gratë në rajone të ndryshme të botës, bazuar në besimin e saj në rëndësinë e fuqizimit dhe rritjes së aftësive të tyre.

13 Maj 2024

PRANVERA, STINA E LUMTURISË SË NJERËZVE

Pranvera, stina e bukur ku sythet marrin jetë në një kuptim më të gjerë, shpirtëror, meditues. Kur ajri lehtësohet, bëhet i freskët e me aromë, forcat e natyrës rizgjohen, kafshët dalin nga letargjia e gjatë dhe bimët fillojnë “punën” e tyre.

Pas muajve të gjatë, të errët të dimrit, pranvera është fjalë për fjalë një frymë e ajrit të freskët. Ditët bëhen më të gjata, netët bëhen më të shkurtra dhe më të ngrohta. Është stina që të gjithë e duam, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado vijnë së bashku me sezonin e pranverës. Jemi në stinën më të bukur të vitit dhe në ju zbulojmë pse kjo stinë është kaq e veçantë, dhe disa arsye pse na bën mirë në këtë stinë.

RREZET E DIELLIT

Pas dimrit të ftohtë dhe të zymtë, dielli i ngrohtë pranveror vjen si për të zgjuar buzëqeshjen e shpirtit. Jo vetëm që dielli ndriçon, por në të vërtetë ndjeni ngrohtësinë e fortë të topit të madh të verdhë në qiell. Kjo do të thotë vetëm një gjë – nuk ka më xhaketa të rënda, por një pallto shumëngjyrëshe e lehtë ju pret në veshjet tuaja!

TEMPERATURAT

PERFEKTE

Pranvera vjen në mes të dy stinëve ekstreme të motit – dimrit të ashpër dhe verës të ndezur. Kjo është arsyeja pse ky sezon i mrekullueshëm na sjell temperaturat ideale për të ndjekur aventurat të ndryshme në natyrë dhe

ende të gëzojmë mbrëmje jo shumë të nxehta nën batanijet e gëzofit.

SHUMË ORË DIELL NË NJË DITË

Falë ekuinoksit pranveror, ne jemi në gjendje të shijojmë ditë më të gjata dhe net më të shkurtra. Kjo është arsyeja pse pranvera është një sezon i përsosur për të filluar një projekt të ri. A keni menduar ndonjëherë të krijoni kopshtin tuaj? Kjo është koha ideale të bëni këtë gjë.

LULE KUDO

Pas dimrit të gjatë dhe të zymtë, pranvera shpërblen pritjen tonë me lule verbuese! Gjithashtu pemët kanë një pamje të freskët, të gjelbër dhe plot lulëzim.

14 Maj 2024 k uriozit E t E
15 Maj 2024

k uriozit E t E

FLLADI I FRESKËT

Çfarë do të jetë pranvera pa flladin e saj energjik dhe freskues që ndriçon humorin në një milisekonda? Lërini dritaret tuaja të hapura për ta lejuar këtë rrjedhë të ngrohtë të ajrit dhe për të rifreskuar edhe shtëpinë tuaj.

STËRVITJE

Kush ka përdorur justifikimin e motit për të lënë anash stërvitjen, tani është koha e duhur për t’u kushtuar vëmendje aktiviteteve fizike në natyrë. Në pranverë dielli i ngrohtë do t’ju stimulojë të dilni nga shtëpia dhe të ushtroni disa orë vrap apo aktivitete të tjera sportive.

UDHËTIMET NË NATYRË

Me ardhjen e sezonit të pranverës të gjithë duan të shijojnë natyrën dhe

bukurinë që na ofrojnë vendet e ndryshme. Për këtë arsye shumë njerëz zgjedhin

të udhëtojnë pikërisht në

këtë stinë, kjo jo vetëm për

të shijuar pamjen e bukur

të vendeve të veçanta, por edhe për nisur një aventurë

të re. Nga pamjet e bukura

të maleve për të rizbuluar

një peizazh pranë liqenit, këto udhëtime me siguri do të bëhen kujtime të me të vlefshme për jetën!

16 Maj 2024

KOHA IDEALE

PËR TË PASTRUAR

Në këtë sezon, çdo gjë duket sikur zgjohet. Me shkëlqimin e diellit, ajri i freskët dhe motivimi që vjen; pastrimi i shtëpisë bëhet me kënaqësi. Pastërtia në pranverë bëhet prioriteti juaj. Në fund të fundit nuk do të ndjeni të ftohtin e ujit apo të dridhurat e dimrit teksa pastroni ambientin e shtëpisë brenda dhe jashtë.

USHQIMI

Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore. Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë. Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni paninë me domate dhe tranguj, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri. Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në këtë stinë janë spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

17 Maj 2024

Misioni i Profetit (a.s.) ishte të kumtonte Fenë

SJELLJA E PROFETIT MUHAMMED

Islame dhe ai gjatë gjithë jetës së tij, pa marrë parasysh asgjë, ua kumtoi të gjithëve fenë e vërtetë. Siç shkruhet në librat që tregojnë jetën e të Dërguarit të Allahut, se ai njeriu i paqes, edhe Ebu Xhehlit, armikut më të madh të Islamit, ia kishte shpjeguar dhe kumtuar Islamin më shumë se njëqind herë, pa u mërzitur fare.

“Një herë Pejgamberi (a.s.) doli përpara nesh dhe na e shpjegoi edhe një herë fenë Islame duke na thënë: “Thoni nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që të shpëtoni!” Aty gjendej edhe Ebu Xhehli ku kësaj thirrjeje iu përgjigj duke e tallur dhe përqeshur: “O Muhammed! Nëse të gjitha këto i bën që kur të dalim përpara Allahut, të dëshmojmë se ti e kumtove

fenë, atëhere edhe një herë mua mos më fto më, sepse unë do të dëshmoj se Resulullahu e kreu me sukses misionin e tij, duke e shpjeguar dhe sqaruar sa më mirë Fenë Islame”[1] Ebu Xhehli përherë kështu e ofendonte dhe tallej me të, mirëpo Profeti (a.s.) sa herë që e takonte i tregonte për Islamin dhe asnjëherë nuk ia kthente ofendimet dhe fyerjet. Meqenëse pejgamberi i mëshirës ishte kaq i ndjeshëm në çështjen e respektit ndaj njerëzve, si ka mundësi që në ditët e sotme ka prej atyre që, duke u bazuar në fe, vazhdojnë me forcë dhe me dhunë? Ndoshta këta nuk e kanë kuptuar të dërguarin e kësaj feje, Hz. Muhamedin (a.s.).

Poshtë këtij titulli shkurtimisht mund të themi se në Islam, bazë kryesore është falja dhe toleranca,

sepse Resulullahu (a.s.) thotë: “Bëhu tolerant që të tolerohesh.” [2]

Dashuria, toleranca dhe durimi janë armë që mundin çdo armik dhe çelësa që hapin çdo derë. Nuk ka dyshim se tek ata që gjenden këto cilësi, nëse sot jo, nesër patjetër që do t’i hapin të gjitha dyert e kësaj bote.

Ikrime b. Ebi Xhehli, që ishte një ndër armiqtë e Islamit, në kohën e çlirimit të Mekes kishte ikur nga frika. Pastaj me ndërmjetësim të zonjës së asaj krahine Ummu Hakim, ishte sjellë përpara Resullullahut (a.s.). Përpara se të vinte te Profeti (a.s.) i kishin thënë se nëse kërkon falje ai do të të falë.

I Dërguari i Allahut përpara se të vinte Ikrime, i paralajmëron shokët e tij duke u thënë: “Po vjen Ikrime, mos e fyeni atë duke

18 Maj 2024 t radita Prof E tik E

MUHAMMED (A.S.) ME NJERËZIT

përdorur fjalë të pahijshme për babanë e tij.” Sa futet Ikrime, i Dërguari i Allahut ngrihet dhe e përqafon, duke i shprehur mirëseardhjen. Ikrime nuk e imagjinonte kurrë një gjë të tillë dhe më vonë do të shprehej: “Nuk e kam harruar kurrë këtë sjellje kaq të mirë të Pejgamberit (a.s.)”.

Një shembull tjetër është Abdullah bin Ubej b. Selul. Ai jetonte në Medine me ehli kitabin (hebrenjtë dhe të krishterët) dhe mundohej sa më shumë që t’i ngatërronte muslimanët njëri me tjetrin, por nga dyftyrësia thoshte se ishte musliman. Profeti (a.s.) edhe me atë ishte i durueshëm edhe pse e dinte shumë mirë se ai ishte hipokrit. Abdullahu gjatë gjithë jetës së tij kishte armiqësi dhe e urrente të Dërguarin e Zotit.

Një hebre apo i krishter, nëse pranon Islamin e bëhet besimtar musliman, çdo të drejtë që kanë muslimanët e ka edhe ai, nëqoftëse dëshironi t’i qëndroni besnikë fesë suaj, atëhere jepni xhizjen që të jeni të mbrojtur.

Kur vdiq, djali i tij i kërkoi Resulullahut (a.s) që t’i jepte këmishën e vet si qefin për babain, dhe ai ia dha. Deri në atë kohë nuk kishte ardhur shpallja për mosfaljen e namazit të xhenazes së tij dhe, për këtë shkak ia kishte falur xhenazen.[3] Nga ky këndvështrim nuk mund të gjesh mesazh të ngjashëm me këtë të Pejgamberit (a.s), që i paraqiti njerëzimit. Pikërisht për këtë shkak është quajtur “usuetu hasene”, me moral të lartë dhe shembull për mbarë njerëzimin” dhe s’ka mundësi që një musliman të mendojë ndryshe nga ai.

Dialogu i Resulullahut (a.s.) me përfaqësuesit që vinin në Medine në vitin e delegacioneve.

Në vitin e nëntë të hixhrit, erdhën shumë të deleguar për të përqafuar Fenë Islame

19 Maj 2024

t radita Prof E tik E

dhe ky vit u quajt “viti i delegacioneve”. Të deleguarit që vinin në Medine, kishin kërkesa të ndryshme nga njëri-tjetri, por ajo që i bashkonte ishte se ata kishin ardhur për të treguar se edhe ata, si anëtarët e tjerë të fisit, kishin pranuar Islamin. Kishte prej atyre që kishin ardhur për të fituar diçka, duke pranuar Islamin, por kishte edhe prej atyre që nuk e pranonin Islamin, por pranonin të qëndronin nën mbikqyrjen e shtetit Islam, duke dhënë xhizjen.

I Dërguari i Zotit (a.s.) i dëgjonte me kujdes letrat e tyre dhe i pranonte dhuratat si simbol miqësie, duke u interesuar personalisht për ta. [4]

Profeti (a.s.), pa marrë parasysh qëllimet e tyre, i priste me mirësi, me buzëqeshje dhe urdhëronte që të mos i fyenin, por të silleshin ashtu si Pejgamberi (a.s.) me ta. [5]

Fjalimet ndërmjet të deleguarve dhe Resulullahut (a.s.) kalonin aq mirë dhe aq të sinqerta, saqë shpeshherë kur thuhet për takime diplomatike, menjëherë të vjen në mendje një autoritar ekstrem, mirëpo sjellja dhe fjalët e të Dërguarit të Allahut nuk ishin ashtu. [6]

Në lidhje me këtë nëse do t’i përmblidhnim veçoritë dhe korrektësinë e Profetit (a.s.) mund t’i radhisnim në këtë mënyrë:

I dërguari i Allahut (a.s.) i

vlerësonte dhe i respektonte të deleguarit çfarëdo besimi që të kishin, saqë i përcillte deri jashtë qytetit. Edhe kur vinin, dërgote një person për t’i pritur. Si shembull janë të deleguarit e fisit Thakif, të cilët i kishin pritur Mugire b. Shube dhe Ebu Bekri [7], Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Resulullahu (a.s.), të deleguarve u kushtonte aq shumë rëndësi, saqë kur bisedonte me ta, vishej me rroba të bukura, duke urdhëruar edhe shokët e tij që të visheshin bukur. [8] Profeti (a.s.), para se të shfaqte mendimin e tij, më parë dëgjonte me kujdes kërkesat dhe pikëpamjet e tyre. Kurrë nuk insistonte që të deleguarit t’i bënte muslimanë me dhunë, duke ju përmbajtur ajetit: “Nuk ka dhunë në fe”. [7] Shembull për këtë është ngjarja në Medine kur në vitin 630 vinë të deleguarit e fisit Himjer për të shfaqur haptazi se kishin pranuar Islamin. Pejgamberi (a.s.) këtyre u shprehet në këtë mënyrë: “Një hebre apo i krishter, nëse pranon Islamin e bëhet besimtar musliman, çdo të drejtë që kanë muslimanët e ka edhe ai, nëqoftëse dëshironi t’i qëndroni besnikë fesë suaj, atëhere jepni xhizjen që të jeni të mbrojtur.”[9]

është se ndër të deleguarit e fisit Temim, ndodhej edhe një fëmijë. Ai (a.s.) u dha dhurata të gjithëve pa përjashtim.[10]

Hz. Muhamedi (a.s.) u kushtonte aq shumë rëndësi dhënies së dhuratave, saqë edhe kur ishte në sëmundjen e fundit të jetës, urdhëronte për tri këshilla, ndër të cilat ishte se “Ashtu siç ju kam dhuruar dhurata të deleguarve ashtu edhe ju tregoni respekt ndaj tyre duke u dhënë dhurata.”[11]

Një veprim tjetër i Profetit (a.s.) është se ai, për t’i ngrohur zemrat e të deleguarve në Islam, qoftë fëmijë apo skllav, u jepte dhurata. Shembull për të

Profeti Muhamed (a.s.) mundohej me ç’kishte mundësi për të formuar dialog me njerëzit dhe vëmë re se ai e ka mbajtur përherë hapur këtë derë. Në lidhje me këtë shohim pikën më kulminante të tolerancës për të krishterët e Nexhranit, kur deshën të kryenin adhurimet e tyre. Nexhranasit, një grup prej 60 vetësh, kishin ardhur në Medine për t’u takuar me Profetin (a.s.) dhe për të vërtetuar nëse ai ishte i dërguari i Zotit apo jo. Pasi hynë në xhaminë e Medines, vjen koha për të kryer adhurimin e tyre dhe donin ta kryenin adhurimin brenda xhamisë. Disa nga sahabët i ndaluan, ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s.) i urdhëroi shokët e tij që t’i linin të lirë që të kryenin adhurimet e tyre të krishterët e Nexhranit[12]

Sot, për të çliruar zemrat e njerëzve, një ndër rrugët më të përshtatshme është

20
Maj 2024

të tregosh urtësinë dhe dashurinë e kësaj feje të përsosur. Nga kjo, nuk duhet të stepemi n ë emër të fesë, sepse as në Kur an, as në Traditën Profetike dhe as në mendimin e të parëve, nuk gjendet një dispozitë që e ndalon një dialog të ngrohtë ku të shprehim ndjenjat dhe idetë tona. Le që nuk mund të mendohet ndryshe një fe, që kërkon të mirën e të gjithëve dhe që i thirret njerëzit, pa përjashtim, drejt shpëtimit.

[1]. Ibn Kethir, el-Bidaje ue’n-Nihaje, Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje, Bejrut, 1992, I. 62-63.

[2]. Ibn Hanbel, Musned, I, 248.

[3]. Hamidullah, “Islam Peygamberi ”, Stamboll 1980, II. 1086. [4]. El-Kettani, et-Teratibul- Idarijje, Bejrut 1346, I. 447. [5]. Ahmed Onkal, Rasulullah’in Islama Davet Metodu, Konja (Turqi), 1981. f. 128.

[6]. Taberi, Tarihut- Taberi, Darul- Kutubil- Ilmijje Bejrut 1995, II. 180. [7]. El-Kettani, et-Teratibul- Idarijje, I, 452; Hamidullah, Islam Peygamberi, II. 1087

[8]. Bekare, 256.

[9]. Ibn Hisham, es-Siretun- Nebeuijje, II. 589 [10]. Ibn Hisham, es-Siretun- Nebeuijje, II. 567. [11]. Buhari, Xhizje 6, Megazi 83; Muslim, Uesaja 20; Ebu Daud, Imaret 28.

[12]. Ibn Hisham, es-Siretun- Nebeuijje, II. 574.

21 Maj 2024

MJALTI NGA KËNDVËSHTRIMI KURANOR DHE

MJEKËSOR

Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.”

(En – Nahl, 68-69)

Mrekullia e Krijuesit, mjeshtëria e përsosur e Zotit fuqiplotë mbizotëron në çdo send, e veçanërisht në një insekt të vogël e të dobët, siç është bleta. Ajo, e frymëzuar dhe pajisur me instikt nga Krijuesi, di të ndërtojë në mënyrë të mrekullueshme shtëpitë gjashtëkëndëshe, të mbledh nektarin nga lloj-lloj lule e bimë dhe ta shndërrojë në mjaltë, i cili jo vetëm që është i natyrshëm, por është edhe ilaç shërues.

Kurani famëmadh, pra, troket përherë në portën e mendjes njerëzore me qëllim që ta zgjojë dhe ta aktivizojë, ngase në shembullin e bletës ka “arsye për atë popull që mendon thellë”.

Egjiptianët e vjetër kanë ditur mbi rëndësinë shëruese të mjaltit 3.000 vjet para erës sonë. Edhe asirianët (29502050 vjet p.e.s.) kanë ditur mjaft për bletarinë.

Në kohën e Saragontit trupat e të vdekurve i lyenin me mjaltë dhe me dyllë. Edhe në Indi dhe në Kinë kanë pasur një dashuri dhe respekt të veçantë për bletarinë dhe kanë ditur në mënyrë të shkëlqyeshme të përdorin mjaltin për të shëruar sëmundje të ndryshme.

Në Palestinë bletaria ka qenë aq e zhvilluar, saqë e quanin “Tokë në të cilën rrjedh mjaltë dhe qumësht”. Udhëpërshkruesi grek Straboni (63 para e.s.) thotë se prodhimi dhe përdorimi

i mjaltit në Arabi ishte tejet i madh. Arabët, sipas tij, e quanin mjaltin si dhunti të Zotit dhe eliksir jetësor (pije shëruese, nga arabishtja el-iksir).

Mjeku i njohur bullgar Dr. Stojmir Mladenov, në librin e tij të njohur Mjalti dhe shërimi me mjaltë, në mes tjerash thekson: “Edhe Kurani bën fjalë për vetitë shëruese të mjaltit.” Vetë Muhammedi a.s. i këshillonte të sëmurët me këto fjalë: “Hani mjaltë se nga ai keni shërim.”

Ky insekt i vogël, pra, siç është vlerësuar në versetin kuranor, punon dhe vepron i frymëzuar nga Krijuesi i gjithëfuqishëm. Bleta duhet të përshkojë 360-460 mijë km për të bërë 1 kg mjaltë. Kjo rrugë është 11 herë më e gjatë se gjatësia e ekuatorit të rruzullit tokësor. Mrekulli të veçantë paraqesin prizmat gjashtëkëndëshe të hojëzave (një matematikë e lartë) për të cilat Xhelaluddin

Rumi kishte thënë: “Nëse në planetët e tjerë do të kishte

22 Maj 2024 s hë N d E ti i familj E s
23 Maj 2024

njerëz më të përparuar, më të ngritur, ne do të krenoheshim me hojëzat e bletës.”

Lexuesi i Kuranit fisnik mund të jetë mahnitur kur ka parë që kaptina e 16-të e tij, En-Nahl (Bleta), është emërtuar sipas emrit të një krijese kaq të vogël.

Në gjuhën shkencore të gjitha bletët i përkasin familjes Apis. Bleta komunikon me bletët e tjera me anë të një gjuhe të veçantë, të ashtuquajtur “vallëzuese”. Për të shkencëtarët mendojnë se është një gjuhë e komplikuar dhe e zhvilluar.

Shkencëtari Karl von Frish, i Universitetit të Munihut në Gjermani, në vitin 1940 e zbuloi i pari domethënien e vallëzimit të bletëve. Sapo e zbulon burimin e ushqimit, bleta kthehet në fole dhe nëpërmjet tingujve dhe gjuhës së saj “vallëzuese” u tregon shoqeve të saj vendndodhjen e ushqimit të sapo zbuluar. Tingujt që lëshojnë me krahët e tyre janë gjithashtu një pjesë thelbësore e gjuhës “vallëzuese” të bletëve.

Saktësia e fjalive të Kuranit famëmadh lidhur me këtë fenomen shkencor shpaloset në kaptinën e 16-të versetit 68, ku thuhet:

“Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.”

Në versetin e cituar Allahu i plotfuqishëm e urdhëron bletën që të zgjedh një vendbanim, qoftë në kodër, qoftë në pemë apo në vende të tjera që i ka ndërtuar njeriu. Në gjuhën arabe, folja ka një formë specifike. Ajo është në mënyrën urdhërore dhe në këtë kontekst është e njëjtë për të dy gjinitë: për gjininë mashkullore dhe për atë femërore.

Në Kuranin fisnik urdhëri “shko dhe zgjidh” në gjuhën arabe i është dhënë bletës në gjininë femërore. Kjo në të vërtetë është për t’u habitur, sepse vetëm bleta femër gjen një shtëpi të re. Mbretëresha dhe punëtoret janë zemra e folesë, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t’u çiftuar me mbretëreshën.

Bletët kontrollojnë klimën në zgjua, duke e freskuar me ajër të pastër dhe duke u spërkatur me ujë gjatë verës, kurse në dimër duke u mbështetur pas njëra-tjetrës për të krijuar ngrohtësi

Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se superkompjuterët e sotëm me fuqi të mëdha. Truri i bletës mund t’i kryejë 10 trilion veprime për një sekond.

Në pranverën e vitit 1983 Instituti i Smithsonianit mbajti një simpozium për intelegjencën e insekteve. Në atë simpozium njëri nga hulumtuesit ishte etnologu i njohur Xhejms L. Gould. Në eksperimentet e tij ai paraqiti dëshmi të shumta për rrugët dhe mënyrën si i gjen bleta burimet e reja të ushqimit. Për të arritur këtë, Gould u siguroi bletëve burim të bollshëm dhe të kënaqshëm ushqimi. Më pas ai e çoi ushqimin më larg. Ashtu siç e kishte parashikuar Gouldi, pas disa lëvizjeve të pakta bletët e gjetën vendndodhjen e re të ushqimit.

Bletët ishin të afta që me trurin e tyre të vogël e të lehtë (më pak se 10 miligramë) të nxjerrin përfundime dhe të gjejnë vendndodhjen tjetër të ushqimit. Bleta e kryen gjithë këtë punë duke përdorur shumë më pak fuqi se një kompjuter.

Truri i bletës harxhon më pak se 10 mikrovat. Kjo është rreth shtatë herë më superiore se madhësia e kompjuterëve modern efektivë, të cilët përdorin qindra milion herë më

24 Maj 2024
d E ti i familj E
s hë N
s

shumë energji për të kryer numër të njëjtë veprimesh.

Siç u tha më lart, ato kanë aftësi të përkryer të fluturojnë në largësi të mëdha drejt burimeve të nektarit dhe pastaj të kthehen në zgjua dhe t’u tregojnë bletëve të tjera ku ndodhen ato burime. Ato përgatitin ushqim të veçantë, që njihet me emrin “xhelatinë mbretërore”, dhe bukë blete (pite dylli) për të vegjëlit e tyre. Ato i mbrojnë foletë e tyre duke larguar dhe zmbrapsur armikun.

Nëse në zgjua hyn ndonjë mi apo ndonjë dëmtues tjetër bletët e mbysin me shpejtësi të rrufeshme, duke i balsamosur me propolis. Në këtë mënyrë parapengojnë në mënyrë të mrekullueshme infeksionin në zgjua. Plagët e shëruara me propolis janë mbyllur dhe epitelizuar 30 herë më shpejtë se plagët e shëruara me antibiotik. Këtë e vërtetuan eksperimentet e bëra në institutin

Farmakologjik në Bratislavë.

Bletët kontrollojnë klimën në zgjua, duke e freskuar me ajër të pastër dhe duke u spërkatur me ujë gjatë verës, kurse në dimër duke u mbështetur pas njëra-tjetrës për të krijuar ngrohtësi. Kur zgjojet e tyre mbushen plot e përplot, ato janë mjaft të zgjuara të kuptojnë se disa prej tyre duhet të largohen dhe të formojnë koloni të reja.

Bletët e bëjnë gjithë këtë punë pa qenë të ndihmuara apo të drejtuara nga jashtë. Ato punojnë të pavarura, kurse superkompjuterët kanë akoma nevojë për ekipe programuesish, inxhinierësh dhe teknikësh.

Siç thuhet në Kuranin famëmadh:

“…Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme.” (En –Nahl, 69)

– që përmban 14-20% ujë, sheqer (fruktozë), dekstrinë, materie azotike, mikroelemente, enzime (invertaza, dijetaza, oksideza, feroksideza) dhe vitamina. Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike, të

bëra në 39 lloje të mjaltit, është vërtetuar se mjalti përmban këto elemente të domosdoshme për

organizmin: alumini (Al) bakër (Cu), beriliumi (Be) mangan (Mn), bor (B) molibden (Mo), bizmut (Bi) nikel (Ni), barium (Ba) natrium (Na), vanadium (V) plumb (Pb), germanium (Ge) argjend (Ag), galium (Ga) silicium (Si), hekur (Fe) stroncium (Sr), ari (Au) titan (Ti), kallaj (Sn) fosfor (P), kalium (K) krom (Cr), kobalt (Co) zink (Zn), kalcium (Ca) sulfur (S), litium (Li) klor (Cl), magnezium (Mg) zinkonium (Zr).

Elementet që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe nga përbërja minerale e tokës në rajonin

ku bletët thithin nektarin. Në 1kg mjaltë ka bakër prej 0,001 – 0,1 %. Mungesa e bakrit në organizëm shkakton rënien e qimeve, depigmentimin e lëkurës, aneminë, si dhe shkakton pengesa në krijimin e elementeve të gjakut.

Në 1kg mjaltë ka 8,93 mg mangan. Mungesa e manganit në organizëm shkakton pengesa në rritje, në shumëzimin e qelizave dhe eritropoezë (krijimi i rruazave të kuqe të gjakut). Zvogëlimi i sasisë së manganit shkakton më tej pengesa në formimin dhe në zhvillimin e eshtrave, duke ndikuar në metabolizmin e kalciumit e të fosforit. Mangani ndihmon sintezën e vitamins C, stimulon gjëndrën mbiveshkore dhe aktivizon sistemet enzimatike në qeliza.

Një kg mjaltë përmban 0,0001 – 0,003 % molibden. Është konstatuar se molibdeni përforcon procesin e fagocitozës në gjak, zvogëlon sasinë e bakrit në mëlçi dhe mundëson sintezën e vitaminës C te bimët e kafshët.

Nikeli gjendet në sasi prej 0,0001 – 0,003 % në 1kg mjaltë. Nikeli i shërben organizmit për rritjen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, gjithashtu ka efekt hipotensiv (ul tensionin e gjakut) dhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

25 Maj 2024
26 Maj 2024 s hë N d E ti i familj E s

Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (barilaç) për njerëz

Natriumi gjendet në sasi prej 1% në 1kg mjaltë. Mungesa e natriumit shkakton dobësim të muskujve në organizëm, rraskapitje, humbje oreksi, etje, vjellje dhe pengesa në funksionimin e veshkave.

Siliciumi gjendet në sasi prej 0,3 – 1 % në 1kg mjaltë. Është mikroelement me rëndësi të veçantë për shtatëzënat dhe lehonat. Mungesa e tij në gjak te femrat shkakton abortin.

Stronciumi gjendet në sasi prej 0,01 – 0,03 % në 1kg jaltë. Ky element mundëson punën e rregullt të veshkave.

Mjalti ka veti antibakterore (zhduk bakteret) e veçanërisht të baktereve: staphilococus, aureus, streptococus, haemolyticus, corynebacterium dipheriae, eschrichia coli, klebsiella pneumoniae, pseudomonas

pyocynea, shigela Flexneri, bacillus anthracis, bacillus mesentericus dhe monilia albicans.

Mjalti si ilaç shërues dhe terapeutik.

Ibën Sinai (Avicena) shkruan: “Mjalti e freskon shpirtin, jep fuqi, ndihmon tretjen, mundëson nxjerrjen e këlbazës, shton oreksin, ruan freskinë rinore, rigjeneron mendjen dhe intelektin.”

Mjalti si ilaç përdoret kundër këtyre sëmundjeve: të lëkurës; të organeve të tretjes (gastriti, ulqera në lukth dhe duoden, si dhe kalljet e zorrëve); të mëlçisë; të veshkave; të zemrës; të sistemit nervor; të anemisë; të syrit; të organeve gjenitale te femrave; të organeve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve alergjike.

Muhammedi a.s. në hadith ka thënë: “Shërbehuni me dy ilaçe: mjaltin dhe Kuranin (i pari për trup, i dyti për shpirt dhe trup).”

Duke udhëzuar as’habët dhe ithtarët e tij, i Dërguari i Zotit bëri krahasim paralel ndërmjet bletës, këtij insekti të vogël që punon me frymëzim (instikt), dhe besimtarit të sinqertë.

Bleta është tejet aktive, e palodhshme dhe me mrekulli të veçantë ndërton shtëpinë e saj, e ruan shoqërinë e vet dhe prodhon ilaç të mrekullueshëm dhe shërues – mjaltin, duke u ushqyer vetëm me atë që

zgjedh – me nektar të pastër, e jo me nektarin e bimëve të hidhura dhe helmuese. Kësaj, pra, duhet t’i përngjajë edhe besimtari i vërtetë, ai nuk duhet të ushqehet me ushqime të ndalura, por vetëm me atë që i është lejuar.

“Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz.” (En – Nahl, 69) Pikërisht i këtillë duhet të jetë edhe besimtari. Ai duhet të thotë fjalë të bukura e të ëmbla si mjalti, fjalë që shërojnë zemrat e njerëzve. Ai nuk duhet të flasë rëndë e t’i lëndojë të tjerët.

Bleta, siç thotë Muhammedi a.s., nuk e thyen as nuk e gërvisht as fijen e barit, prandaj edhe besimtari i vërtetë, që ka edukatë të pastër islame, sillet bukur, bën vepra të bukura pa ofenduar e pa tradhtuar të tjerët.

Në këtë mënyrë, pra, mund të mësojmë e të marrim shembull edhe nga bleta. Mund të mësojmë si të veprojmë në jetën tonë të përditshme, si t’i shfrytëzojmë begatitë që na ka dhuruar Allahu, duke mos harruar asnjëherë edhe ilaçin tonë shpirtëror e dritëdhënës – Kuranin e madhërishëm, dhe duke i përjetësuar dhe duke i zbatuar në jetë këshillat e udhëzimet e tij.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

27 Maj 2024

Shkëndijat e lumturisë

rilindin sëbrendë

28 Maj 2024 rE fl E ktim
sh m i

Në copëzat e momenteve jetësore për çdo ditë që kalojmë, jemi në kërkim të lumturisë. Shumica e veprimeve të kryera në përditshmëri shpesh herë kërkon ta barazojë peshën me kaplimin e lumturisë. Të jesh një individ i lumtur sot është një zgjedhje apo një nevojë që secili e kërkon për të rimbushur hapësirat boshe të shpirtit? Përmes shumë shembujve në rrjete apo botës virtuale shoh që lumturia promovohet si një fasadë false shumë pranë të pamundurës. Pra lumturia sot po konceptohet e përplotë vetëm përmes zotërimit të benefiteve nga më të ndryshmet duke filluar nga ato materiale, duke i ndeshur të ekspozuara në të gjithë segmentet e rrjeteve sociale dhe portaleve. Dilema e këtij realiteti qëndron në spektrin e vetëpërmbushjes reale të jetës së pasqyruar të “influencerave të lumturisë” nga kjo vetëshprehje e lumturisë së tyre ndaj individëve ndjekës të cilët janë në kërkim të përplotësimit të lumturisë përmes kësaj rruge. Këto individë përkrahës, e shohin si mënyrën e vetme reale në rast mos zotërimi të “aseteve” të cilat mbartin të gjithë peshën e lumturisë. Ajo çfarë më bën përshtypje është fakti nëse copëzat e lumturisë së vërtetë

arrihen të përjetohen nga individët të tillë apo thjesht ato ekspozohen pa arritur në thellësi të shpirtit? Dhe a arrijnë këto copëza të kontaminonë perceptimin e lumturisë tek individët që kanë akses në rrjete të ndryshme të botës virtuale? Po ashtu ajo çfarë më konfuzon është fakti se aksesi në rrjete është bërë si një pandemi që po shkakton viktima nga perceptimi irreal për arritjen dhe rigjetjen e lumturisë.

Unë mendoj që lumturia është boshti i të gjitha veprimtarive njerëzore. Lumturia është një ndjesi e cila rilind së brendshmi dhe si e tillë synon të preki materien, më pas arrin të përforcohet përmes veprimeve dhe ndërlidhjes me aspekte të ndryshme social-kulturorë, këtu mund të përfshijë faktorë të ndryshëm të cilët mund të ndikojnë tek individë të ndryshëm. Por jam e bindur se jo gjithmonë arritja e lumturisë është e barasvlerëshme me arritjen materiale.

Pra, mendoj që lumturia prek thelbin ekzistencial të individit duke tejkaluar aspektin fizik monetar.

Po të vëzhgojmë përreth individët e palumtur shpesh herë arrijnë të kryejnë veprimtari nëpërmjet të cilave ata arrijnë në një konkluzion dhe tërheqin vëmendjen e individëve të

29 Maj 2024
h
i

...gjithsecili prej nesh është i bekuar me mirësi pafund, por ky

konkluzion arrihet vetëm duke

vëzhguar aspektin aktual të

mirave të çmuara që çdo shpirt

zotëron

njohur apo të pa njohur të popullatës duke anashkaluar vëzhgimin e qendrës ekzistenciale. Ndryshe nga njerëzit e lumtur të cilët boshtin ekzistencial të lumturisë e rimbushin duke berë një vepër mirësie në secilin shpirt stacionarë në kalvarin e rrugëtimit të tyre jetësorë.

Është e vërtetë që në situate të caktuara qenia njerëzore ka momente dobësie, në të cilat mund të mungojë ndjesia e lumturisë vetëpërmbushëse, dhe individi vihet në kërkim të gjetjes së një mënyre ose një rruge për të rikthyer lumturinë. Por pikërisht në këto momente individi harron që ka potencialin të arrijë dozën e plotë të lumturisë dhe vetëpërmbushjes nëpërmjet kërkimit të dozave të vogla të lumturisë së brendshmi pikërisht vetëm duke vëzhguar, duke medituar

për të mirat që zotëron duke qenë i qëndrueshëm në vlerësimin e të mirave zotëruese dhe duke mos larkmuar falsitetin e reklamuar si një arritje të lumturisë së përgjithshme.

Po të gjurmojmë brendësitë tona do të arrijmë në përfundimin se gjithsecili prej nesh është i bekuar me mirësi pafund, por ky konkluzion arrihet vetëm duke vëzhguar aspektin aktual të mirave të çmuara që çdo shpirt zotëron, arritja në këtë dimension do të thotë se individi ka ndërmarrë hapat për të rizbuluar rreth të mirave të cilat zotëron.

Nuk jam kundër asnjë veprimi të reklamuar i cili arrin të nxisë potencialin dhe vullnetin e individëve në shoqëri të ndryshme, për më tepër në një shoqëri në zhvillim si kjo e jona. Pra, për të ndikuar në ndryshimin ndërpersonal të individit dhe

më pas të shoqërisë. Ajo çfarë më shqetëson sot, është mënyra e gabuar e interpretimit dhe përçimit të shembujve për arritjen e lumturisë nga individë që përmes potencialit të tyre zgjedhin të lobojnë me zërin e tyre apo edhe përmes veprimeve në një masë të gjerë të popullatës.

Ajo çfarë do të dëshiroja

30 Maj 2024 rE fl E ktim

të përçoj përmës rreshtave të këtij shkrimi

për të gjithë lexuesit është: Secili prej jush të përkushtohet për të njohur dhe zbuluar atë çfare e lumturon vërtetë së brendëshmi.

Në copëzat e minutave jetësore, rigjeni lumturinë së brendshmi duke hulumtuar se cfarë ju bën ju vërtetë të lumtur, dhe të mos mundoheni të jeni kopje e modeleve dhe individëve të tjerë. Secili prej nesh është unik në atë çfarë përfaqëson. Ky është hapi i parë për t’iu zhvilluar në shumë dimensione dhe për të kontribouar edhe në injektimin e kësaj fryme në mijëra shpirtëra të tjerë në shoqëri. Pra, pas dimensionit të vetëzbulimit secili prej nesh

të bëjë një hap më tej vetes për ta shpërndarë lumturinë në formën më të pastër. Ne nuk na nevojitet asgjë më shumë sesa një katalizator

universal përshpejtësues i shpërndarjes së lumturisë në shoqëri siç është buzëqeshja.

31 Maj 2024

ROLI VENDIMTAR I PSIKOLOGËVE ORGANIZATIV NË FORMËSIMIN E MJEDISEVE TË PUNËS

» Psikologe Organizacionale, Anila Loca

Psikologët organizativë luajnë një rol

kyç në formësimin e kulturës organizative, adresimin e paragjykimeve dhe stereotipeve dhe nxitjen e një kulture të përfshirjes...

Psikologët organizativë luajnë një rol kryesor në çdo kompani dhe organizatë, duke shërbyer si rregullatorë thelbësor në mjedisin e punës gjithnjë në zhvillim. Ata kanë për detyrë të kuptojnë dhe vlerësojnë individualitetin e asetit më të vlefshëm në çdo organizatë - qenies njerëzore.

Duke u thelluar në kompleksitetin e sjelljes njerëzore dhe duke përdorur parimet e psikologjisë organizative, këta

profesionistë kontribuojnë në formimin e një kulture harmonike, produktive dhe gjithëpërfshirëse në vendin e punës. Në këtë artikull, ne do të eksplorojmë rëndësinë e psikologëve organizativë si rregullatorë të nevojshëm në vendin e punës, duke u fokusuar në rolin e tyre në kuptimin e sjelljes individuale, lundrimin e ndryshimeve organizative dhe promovimin e diversitetit dhe përfshirjes nga një këndvështrim ligjor.

KUPTIMI I SJELLJES INDIVIDUALE: NJË PARIM THELBËSOR

I PSIKOLOGJISË ORGANIZATIVE

Psikologjia organizative vendos një theks të fortë në të kuptuarit e sjelljes individuale brenda kontekstit organizativ. Duke studiuar faktorë të tillë si tiparet e personalitetit, motivimi, perceptimi dhe stilet e të mësuarit, psikologët organizativ fitojnë njohuri se si individët ndërveprojnë me mjedisin e tyre të punës, kolegët dhe detyrat. Ky kuptim është thelbësor për përshtatjen e strategjive të lidershipit, nxitjen e komunikimit efektiv dhe promovimin e angazhimit dhe mirëqenies së punonjësve.

32 Maj 2024 Psikologji

MENAXHIMI I

NDRYSHIMIT NË

VENDIN E PUNËS.

PËRDORIMI I

PSIKOLOGJISË

ORGANIZATIVE PËR

TRANZICIONE TË

SUKSESSHME

Psikologët organizativë janë të dobishëm në lundrimin e ndryshimeve organizative dhe në udhëheqjen e ekipeve përmes tranzicionit. Menaxhimi i ndryshimit kërkon një kuptim të thellë të sjelljes njerëzore, rezistencës ndaj ndryshimit dhe ndikimit të ndryshimeve organizative tek punonjësit. Duke zbatuar parimet

psikologjike dhe strategjitë e menaxhimit të ndryshimit, psikologët organizativë ndihmojnë organizatat të përshtaten me sfidat e reja, të zbatojnë pa probleme iniciativat e ndryshimit dhe të minimizojnë ndërprerjet në vendin e punës.

PROMOVIMI I

DIVERSITETIT DHE

PËRFSHIRJES: IMPERATIVAT LIGJORE

DHE PËRFITIMET

ORGANIZATIVE

Nga një këndvështrim ligjor, promovimi i diversitetit dhe përfshirja në vendin e punës nuk është vetëm një imperativ moral, por

një kërkesë ligjore. Ligjet e mundësive të barabarta të punësimit, programet e veprimit afirmativ dhe politikat e diversitetit dhe përfshirjes ofrojnë një kornizë për krijimin e një mjedisi të drejtë dhe të barabartë pune.

Psikologët organizativë luajnë një rol kyç në formësimin e kulturës organizative, adresimin e paragjykimeve dhe stereotipeve dhe nxitjen e një kulture të përfshirjes që feston diversitetin dhe fuqizon të gjithë punonjësit të kontribuojnë me perspektivat dhe talentet e tyre unike.

33 Maj 2024

ROLI I PAZËVENDËSUESHËM

I PSIKOLOGËVE ORGANIZATIV

Atëherë psikologët organizativë shërbejnë si rregullatorë të domosdoshëm në çdo kompani, organizatë dhe mjedis pune. Duke kuptuar sjelljen individuale, duke lundruar në ndryshimin organizativ dhe duke promovuar diversitetin dhe përfshirjen, këta profesionistë kontribuojnë në krijimin e një vendi pune ku punonjësit ndihen të vlerësuar, të respektuar dhe të fuqizuar. Ekspertiza e tyre në sjelljen njerëzore, dinamikën organizative dhe menaxhimin e ndryshimit është thelbësore për nxitjen e suksesit organizativ, nxitjen e inovacionit dhe ndërtimin e një kulture gjithëpërfshirjeje dhe përkatësie.

Ndërsa organizatat përpiqen të përshtaten me një botë që ndryshon me shpejtësi, roli i psikologëve organizativ bëhet gjithnjë e më jetik në formësimin e së ardhmes së punës dhe sigurimin e mirëqenies dhe suksesit të punonjësve.

2 -KUPTIMI I SJELLJES

INDIVIDUALE PARË

NGA PSIKOLOGJIA ORGANIZATIVE.

Psikologjia organizative është një fushë që gërmon thellë në terësinë e sjelljes njerëzore brenda mjedisit të punës. Një

nga shtyllat kryesore të psikologjisë organizative është të kuptuarit se si sjellja individuale ndikon në dinamikën, kulturën dhe produktivitetin e një organizate.

RËNDËSIA E TË

KUPTUARIT TË SJELLJES

INDIVIDUALE

Sjellja individuale është forca shtytëse pas suksesit ose dështimit të çdo organizate. Duke kuptuar motivimet, qëndrimet, personalitetet dhe proceset e vendimmarrjes së punonjësve, psikologët organizativë mund t’i ndihmojnë organizatat të krijojnë një mjedis pune më pozitiv dhe produktiv.

Të kuptuarit se çfarë i motivon punonjësit
është thelbësore për rritjen e kënaqësisë së tyre në punë, performancës dhe angazhimit në punën e tyre.

FAKTORËT QË

NDIKOJNË NË SJELLJEN

INDIVIDUALE

Ka disa faktorë që ndikojnë në sjelljen individuale në vendin e punës. Kjo përfshin:

Tiparet e personalitetit: Çdo individ sjell një grup unik të tipareve të personalitetit në vendin e punës, të cilat mund të ndikojnë në ndërveprimet e tyre me kolegët, qasjen e tyre ndaj detyrave dhe performancën e tyre të përgjithshme të punës.

Motivimi: Të kuptuarit se çfarë i motivon punonjësit është thelbësore për rritjen e kënaqësisë së tyre në punë, performancës dhe angazhimit në punën e tyre.

-Perceptimi dhe qëndrimet: Mënyra se si individët e perceptojnë mjedisin e tyre të punës dhe qëndrimet e tyre ndaj detyrave të punës mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen dhe performancën e tyre.

-Mësimi dhe zhvillimi: Mundësitë e të mësuarit dhe zhvillimit të vazhdueshëm mund të formësojnë aftësitë, njohuritë dhe sjelljen e një individi brenda organizatës.

NDIKIMI NË MJEDISIN E VENDIT TË PUNËS

Sjellja individuale ka një ndikim të thellë në mjedisin e vendit të punës në disa mënyra:

-Dinamika e ekipit: Sjellja individuale ndikon në mënyrën se si anëtarët

34 Maj 2024 Psikologji

e ekipit bashkëpunojnë, komunikojnë dhe punojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

-Efektshmëria e lidershipit: Kuptimi i sjelljes individuale i ndihmon liderët të përshtatin stilet dhe strategjitë e tyre të lidershipit për të motivuar dhe angazhuar në mënyrë efektive anëtarët e ekipit të tyre.

-Kultura organizative: Sjellja individuale formon vlerat, normat dhe besimet që përcaktojnë kulturën organizative dhe ndikojnë në sjelljen e punonjësve.

-Zgjidhja e konfliktit: Kuptimi i sjelljes individuale mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e ndërveprimeve pozitive midis punonjësve.

Të kuptuarit e sjelljes individuale është një aspekt themelor i psikologjisë organizative që luan një rol vendimtar në formësimin e mjedisit të vendit të punës. Duke u thelluar në kompleksitetin e sjelljes njerëzore, psikologët organizativë mund t’i ndihmojnë organizatat të krijojnë një mjedis pune më harmonik, produktiv dhe përmbushës për punonjësit e tyre.

Të kuptuarit e sjelljes individuale nuk ka të bëjë vetëm me analizimin e veprimeve dhe reagimeve, por edhe me nxitjen e një lidhjeje më të thellë midis individëve dhe punës së tyre, duke çuar përfundimisht në një organizatë më të suksesshme dhe më të lulëzuar.

35 Maj 2024

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT: ROLI

I PSIKOLOGJISË

ORGANIZATIVE

NË NAVIGIMIN

E NDRYSHIMIT

ORGANIZATIV

Psikologjia organizative është një fushë shumëplanëshe që luan një rol vendimtar për të ndihmuar organizatat të lundrojnë në ndryshime, të përshtaten me sfidat e reja dhe të zbatojnë strategji efektive të menaxhimit të ndryshimit. Ndryshimi është i pashmangshëm në mjedisin e sotëm dinamik të biznesit dhe organizatat që duhet të pajisen me mjetet dhe strategjitë e duhura për të menaxhuar dhe zbatuar me sukses iniciativat e ndryshimit. Në këtë artikull, ne do të eksplorojmë rëndësinë e menaxhimit të ndryshimit, rolin e psikologjisë organizative në lehtësimin e ndryshimit dhe strategjitë kryesore për menaxhimin efektiv të ndryshimit.

3 - RËNDËSIA E

MENAXHIMIT

NDRYSHIMIT

Ndryshimi është një variabel konstant në botën e biznesit, i nxitur nga faktorë të tillë si përparimet teknologjike, dinamika e tregut dhe rritja organizative. Megjithatë, menaxhimi efektiv i ndryshimit është thelbësor për të siguruar që qëllimet organizative janë përmbushur, punonjësit janë të angazhuar. Menaxhimi i ndryshimit përfshin planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e ndryshimeve për të arritur rezultatet e dëshiruara duke zbutur rreziqet dhe rezistencën.

KONTRIBUTI I

PSIKOLOGJISË

ORGANIZATIVE NË

MENAXHIMIN E NDRYSHIMIT.

Psikologët organizativ luajnë një rol jetik në lehtësimin e ndryshimit brenda organizatave duke aplikuar parime dhe strategji psikologjike për të kuptuar

dhe trajtuar anën njerëzore të ndryshimit. Ato ndihmojnë organizatat të lundrojnë në kompleksitetin e ndryshimit duke u fokusuar në fusha kyçe si:

-Angazhimi i punonjësve: Psikologët organizativ punojnë për të angazhuar punonjësit në procesin e ndryshimit duke nxitur komunikimin e hapur, duke adresuar shqetësimet dhe duke i përfshirë ata në vendimmarrje.

-Menaxhimi i rezistencës: Kuptimi dhe menaxhimi i rezistencës ndaj ndryshimit është një aspekt kritik i menaxhimit të ndryshimit. Psikologët organizativ identifikojnë burimet e rezistencës, adresojnë shqetësimet themelore përshtatjen.

-Zhvillimi i Lidershipit: Lidershipi efektiv është thelbësor për nxitjen e ndryshimit brenda një organizate. Psikologët organizativë ndihmojnë në zhvillimin e liderëve që mund të frymëzojnë, motivojnë dhe

36 Maj 2024 Psikologji

udhëzojnë punonjësit gjatë procesit të ndryshimit.

-Përafrimi i kulturës: Përafrimi i kulturës organizative me ndryshimin e dëshiruar është çelësi për menaxhimin e suksesshëm të ndryshimeve. Psikologët organizativ vlerësojnë normat, vlerat dhe sjelljet kulturore për të siguruar që ata mbështesin iniciativën e ndryshimit.

Monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i nismës së ndryshimit ndihmon në identifikimin e sfidave, gjurmimin e progresit dhe bërjen e rregullimeve të nevojshme.

STRATEGJI PËR MENAXHIMIN EFEKTIV TË NDRYSHIMIT

Psikologjia organizative ofron një sërë strategjish dhe praktikash më të mira për zbatimin me sukses të ndryshimit. Disa strategji kryesore përfshijnë:

• Komunikimi: Komunikimi i qartë dhe i qëndrueshëm është thelbësor për mbajtjen e punonjësve të informuar për ndryshimin, adresimin e shqetësimeve dhe kërkimin e reagimeve.

Trajnimi dhe zhvillimi: Ofrimi i mundësive për trajnim dhe zhvillim mund t’i ndihmojë punonjësit të fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimin.

• Përfshirja e punonjësve: Përfshirja e punonjësve në procesin e ndryshimit i fuqizon ata të marrin pronësinë e ndryshimit dhe rrit angazhimin e tyre për suksesin e tij.

• Monitorimi dhe vlerësimi: Monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i nismës së ndryshimit ndihmon në identifikimin e sfidave, gjurmimin e progresit dhe bërjen e rregullimeve të nevojshme.

Menaxhimi i ndryshimit është një aspekt kritik i psikologjisë organizative që i ndihmon organizatat të kalojnë nëpër tranzicione, të përshtaten me sfidat e reja dhe të arrijnë objektivat e tyre strategjikë. Duke përdorur parimet dhe strategjitë e psikologjisë organizative, organizatat mund të menaxhojnë në mënyrë efektive ndryshimin, të angazhojnë punonjës dhe të krijojnë një kulturë që përqafon inovacionin dhe rritjen.

Përqafimi i ndryshimit si një ekspertizë konstante dhe shfrytëzuese e psikologjisë organizative mund t’i pozicionojë organizatat për sukses në një peizazh biznesi gjithnjë në zhvillim.

37 Maj 2024

Gjyshja ime, sikur të gjitha moshataret e saja, ka qenë religjioze. Ajo nuk e paramendonte këtë botë, e as botën tjetër, pa prezencën e Zotit. Për të gjithë ne, ajo ka qenë kujdestare. Madje, edhe në sofër që kur t’ia nisnim bukës, të thoshim ‘bismilah’ dhe kur e kryenim ‘Allah fale’.

Ramazani për gjyshen ka qenë festival. Gjatë këtij muaji, ajo mundohej ta siguronte ushqimin më të mirë dhe të komandonte disiplinë në sjelljet tona deri te fakti se si duhet të hanim bukë: as shpejt e as ngadalë.

Për shumë arsye ajo tregonte kujdes të madh për mua. Gjyshja ishte e bindur se unë e kisha trashëguar pamjen dhe karakterin e gjyshit tim, pra burrit të saj. Prandaj, ekzistonte një

LUTJA IME E PARË

38 Maj 2024 Ndj E shmëri

lidhje pothuaj hyjnore dhe shumicën e kohës së fëmijërisë së hershme e kam kaluar me të. Bota e saj ka qenë tërësisht ndryshe nga ajo që më imponohej jashtë shtëpisë, sidomos në shkollë. Jeta e kishte bërë të tillë. Dita më e zezë e saj ka qenë kur ‘shkiet’ ia kishin vra burrin. Kjo ka ndodhur gjatë vitit 1944 kur shqiptarët e mbronin kufirin te hekurudha Preshevë – Bujanoc. Dita e dytë e vështirë ka qenë kur pas luftës ‘shkiet’ ia kishin hequr perçen. Ende e barte hiramin e zi, por në kokë e vendoste një shami. Për intervenimet që bënte shteti në jetën tonë, ajo i cilësonte me fjalët: “-Po dojnë me na ba shki”. Këto dy ditë të rënda e kanë përcaktuar jetën e saj. Prandaj, ajo mundohej që edukatën, të cilën e përcillte te ne, t’i përmbante këto dy elemente: njëra patriotike, tjetra religjioze.

Nuk e di saktësisht se kur e kam mësuar lutjen e parë nga gjyshja, por e di që ende nuk e kisha filluar shkollën. Lutja ka qenë edhe vjersha ime e parë që e kam mësuar përmendësh dhe që do ta recitoja tërë jetën dhe më shumë se të gjitha vjershat tjera që do t’i mësoja në shkollë.

Kur binim në shtrat për të fjetur, ajo drejtohej nga unë dhe kur sigurohej se isha në krah të djathtë, më thoshte më një zë të butë urdhërues: ‘Thuje’.

Dhe, unë ia nisja:

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Rashë n’krah t’djathtë Me melaqe për ispatë Me Kuran n’gjyks me iman n’zemër

Allahi ka kuvet

Edhe mu me m’çu n’Xhenet.

Nuk e di nëse dinte edhe lutje tjera shqip. Kur falej, rregullisht pesë vakte, kisha përshtypjen se nuk i dinte mirë të gjitha lutjet në arabisht. Por, nuk besoj që kjo gjë është e rëndëshme karshi vendosshmërisë dhe karakterit të saj te hekurt e të drejtë që kishte për këtë botë dhe tjetrën.

39 Maj 2024

HAXHI ZEKA

Si e organizoi Serbia vrasjen e tij në vitin 1902?

» Hasan Bello

ë nga personalitetet më të

rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare në fund të shek. XIX-të deri në vitin 1902, kur ai u eleminua me kombinacion agjenturor nga Serbia, ishte Haxhi Zeka. Ai gëzonte autoritet të madh në popull për shkak të trimërisë dhe mendjeprehtësisë, por edhe për kontributin për çështjen kombëtare, për të cilën nuk kishte kursyer as pasurinë. Kjo duke nisur që në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, ku Haxhi Zeka kishte marrë pjesë si përfaqësues i Pejës.

Në dekadat e fundit të shek. XIX-të Haxhi Zeka ishte udhëheqës kryesor i kryengritjeve në vilajetin e Kosovës. Për këtë arsye, autoritetet osmane kërkuan që ai të dorëzohej dhe së bashku me një përfaqësi

të vogël, në dhjetor të 1893 të nisej drejt Stambollit për tu takuar me sulltan

Abdylhamidin II. Ky udhëtim u shfrytëzua nga qeveria osmane për ta mbajtur atë për dy vite në Stamboll.

Më 15 tetor 1895, Haxhi Zeka u lejua të rikthehej në Kosovë ku nga Shkupi deri në Pejë populli organizoi manifestime të shumta.

Rrethanat që u krijuan në vilajetin e Kosovës për shkak të sulmeve të bandave serbe, bullgare dhe malazeze shtruan nevojën për krijimin e një organizate politikoushtarake të ngjashme me Lidhjen Shqiptare të

Lidhja e Pejës bëri që popullariteti i Haxhi Zekës të rritej aq shumë saqë në relacionet e konsujve të huaj ai konsiderohej si guvernator i ardhshëm i vilajeteve të bashkuara shqiptare.

40 Maj 2024 P E rso N alit E t E
Nj

Prizrenit. Në nëntor të 1897 në Pejë u organizua një takim ku merrnin pjesë 500 delegatë. Ata diskutuan mbi çështjen e reformave dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare nga fqinjët. Për të diskutuar më me detaje këto probleme u vendos mbajtja e një Kongresi, i cili i zhvilloi punimet nga 26-30 janar 1899 ku morën pjesë 450 delegatë. Në këtë Kongres u vendos krijimi i lidhjes “Besa-Besë” ose “Besëlidhja e Pejës” e kryesuar nga Haxhi Zeka. Ajo miratoi një rezolutë, e cila megjithëse njihte pushtetin suprem të sulltanit, kishte disa pika që lidheshin drejtpërdrejtë me mbrojtjen dhe autonominë e territoreve shqiptare, si: krijimi i ushtrisë vullnetare që do të financohej nga pasanikët

lokalë; furnizimi i saj nga depot e ushtrisë osmane; komandantët e këtyre njësive të ishin shqiptarë; ndalimin e gjakmarrjes etj.

Lidhja e Pejës bëri që popullariteti i Haxhi Zekës të rritej aq shumë saqë në relacionet e konsujve të huaj ai konsiderohej si guvernator i ardhshëm i vilajeteve të bashkuara shqiptare. Me ndërhyrjen e tij në Stamboll u ndërruan mytesarifët osmanë në Pejë, Prishtinë dhe Prizren si dhe valiu i Kosovës.

A ka pasur një marrëveshje mes Haxhi Zekës dhe qeverisë osmane kundër shteteve ballkanike? Gjasat janë të shumta. Por, ajo që ka rëndësi është përpjekja e Haxhi Zekës dhe e Lidhjes Shqiptare të Pejës për të penguar shtrirjen e influencës sllave në Kosovë.

Për këtë arsye, konsujt serbë, në relacionet e tyre për MPJ e prezantonin atë si njeri që punonte për krijimin e një Shqipërie të pavarur e që dëshironte t`ia bashkonte atë Austro-Hungarisë. Kjo e fundit bëhej për të aplikfikuar rrezikshmërinë e tij, sepse, në kuvendin e Pejës ai kishte kritikuar politikën e Vjenës ndaj shqiptarëve.

Në shkurt të 1901, Haxhi Zeka organizoi një takim në tyrben e sulltan Muratit, ku parashtroi edhe një herë rrezikun e vendeve ballkanike. Kjo bëri që qeveria serbe të merrte masa për t’a eleminuar Haxhi Zekën. Ajo

e konsideroi atë si faktor pengues për ekspansionin e saj. Për realizimin e këtij plani, konsulli serb në Prishtinë, Sima Avramoviq kompromentoi me para kundërshtarin e njohur të Haxhi Zekës, gjakovarin Mehmed Zajmi. Ky i fundi nxiti të birin që punonte si xhandar osman, Adem Zajmin, për të vrarë Haxhi Zekën. Atentati u realizua më 20 shkurt 1902, në çarshinë e Pejës. Trupi i të ndjerit u varros në oborrin e xhamisë së Mehmet Fatihut në Prishtinë. Vrasja ngjalli indinjatë të madhe në mesin e popullsisë, e cila kërkoi dënimin maksimal për autorin.

Në tekstin e Historisë së Popullit Shqiptar të para viteve 90-të shkruhej se Haxhi Zeka ishte eleminuar nga pushteti turk. Ndërsa dokumentacioni serb dhe ai austro-hungarez, flet hapur se organizatorë të vrasjes ishte konsulli dhe agjentura serbe në Kosovë. Kjo, siç kishin vepruar gjithmonë, me dorën e shqiptarëve.

Disa kohë më pas diplomacia serbe nëpërmjet përfaqësuesit të saj dhe ambasadorit rus në Stamboll arriti që të nxirrte nga autoritetet osmane një amnisti të posaçme për vrasësin e Haxhi Zekës.

Në vitin 1912, pas ndonjë kërkese për t`i plotësuar të gjitha premtimet, Adem Zajmi u zhduk pa gjurmë po nga serbët.

41 Maj 2024

Në një zonë malore, ndërsa babai po ecte me djalin e tij të vogël, këmba e djalit godet një gur dhe ai bërtiti: -”Ahh!”  Pastaj vjen një zë nga mali, -”Ahh!”. Duke dëgjuar këtë zë, fëmija habitet. Me kureshtje ai bërtet, -”Kush je ti?” E vetmja përgjigje që mori ishte: -”Kush je ti?”  Si është e mundur?  Fëmija nxehet nga kjo përgjigje dhe thotë duke bërtitur: -”Ti je frikacak!” Përgjigja që merr nga mali është, -”Ti je frikacak!”

Ai shikon babain e tij: -”Babi, çfarë po ndodh?” Babi thërret drejt luginës:, -”Ti je i mrekullueshëm!”  kur ai bërtiti, këtë herë edhe mali i përgjigjet njëjtë, -”Ti je i mrekullueshëm!” Djali habitet. Por ai ende nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodh.  Babai i shpjegon të birit: -”Bir! Njerëzit e quajnë “jehonë”, por në realitet është vetë jeta. Ajo pasqyron atë që i jep jetës. Është pasqyra e sjelljes tënde. Nëse dëshiron më shumë dashuri në jetën tënde duaji

njerëzit më shumë. Nëse do të trajtohesh mirë, trego respekt për njerëzit. Nëse dëshiron të kuptohesh nga të tjerët, fillimisht përpiqu që ti t’i  kuptosh të tjerët. Nëse dëshiron që njerëzit të jenë tolerantë dhe të durueshëm me ty, bëhu tolerantë dhe i durueshëm së pari ti me njerëzit. Biri im! Ti korrë atë që mbjell në jetë. Jetët e njerëzve janë rastësi. Jeta jonë nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i veprimeve tona.”

Njerëzit janë në një

kërkim, edhe ne të gjithë jemi në kërkim. Po përpiqemi të gjejmë kush jemi, çfarë jemi. Filozofi francez Voltaire thotë: “Pyetja që duhet t’u bëjmë të gjitha qenieve të universit është: ‘Kush jeni ju, nga vini, çfarë do të jeni, ku do të shkoni?’ O mik në këmbë!  Kërkoni me gjithë fuqinë tuaj!  Por jo jashtë, kërko brenda vetes atë që kërkoni!”

Shumica prej nesh gjithmonë përpiqen të zbulojnë se kush jemi sipas asaj që të tjerët kanë për

42 Maj 2024

të na thënë. Presim nga të tjerët. Ne presim që ata të na përcaktojnë dhe të formojnë personalitetin tonë sipas tyre. Por kur do shikojmë brenda, udhëtimin drejt botës sonë të brendshme?

Kur të fillojmë të bëjmë gjëra, kur të shkojmë më thellë, më thellë e më thellë, do të shohim personalitetin tonë të vërtetë, çfarë lloj personi jemi, çfarë potenciali, çfarë talentesh kemi, çfarë perlash dhe çfarë bukurishë kemi brenda nesh. Të dashur! Ndërgjegjësimi është i rëndësishëm.  Kush jemi ne?  Çfarë lloj jete po jetojmë?  Çfarë lloj personi jemi?  Ku po shkojmë?  Kur të ndërgjegjësohemi për këtë, pra, kur të ndërgjegjësohemi për qindra e mijëra gjërat që na rrethojnë, do të shohim që shumëçka do të ndryshojnë në jetën tonë! Mos të ngadalësojmë udhëtimin në mbretërinë tonë të brendshme.

“Nuk nxitova një mëngjes. Pasi zbrita nga tramvaji, fillova të shikoja lëvizjet e tre burrave që po ecnin para meje, që zbrisnin nga tramvaji me mua ndërsa ecja ngadalë. Mendova: “Ky njeri me siguri do të ketë sukses në jetë.” Ne nuk e njohim veten. Për shkak se nuk e njohim veten, nuk jemi të vetëdijshëm për aftësitë dhe potencialin tonë. Dhe ne gjithmonë përpiqemi të imitojmë dikë, gjithmonë përpiqemi të jemi si dikush

tjetër. Ne përpiqemi të mbulojmë dhe fshehim aspektet e vetes që i shohim si të mangëta dhe të meta. Kalojmë nga kostumi në kostum, nga forma në formë, bëjmë imitime. Ne nuk jemi vetvetja, nuk mund të jemi të lumtur sepse nuk jemi vetvetja dhe nuk e dimë saktësisht se kush jemi. Një nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëjmë është të ndajmë një letër në gjysmë dhe të shkruajmë pikat tona të forta në njërën anë dhe dobësitë tona në anën tjetër. Cilat aspekte prej nesh janë të forta, cili potencial të çon në pakënaqësi, çfarë kemi, çfarë kemi brenda nesh. Pra, cilat janë dobësitë tona që na pengojnë të dështojmë, të hedhim hapa dhe të vrapojmë drejt qëllimit tonë?  Nëse njohim dobësitë tona dhe njohim pikat tona të forta, të cilat na bëjnë të biem

në një gjendje depresioni dhe dëshpërimi;  ne mund të arrijmë të korrigjojmë dobësitë tona dita ditës dhe t’i bëjmë pikat tona të forta edhe më të forta. Por nëse nuk e njohim veten sa duhet, nëse nuk dimë se çfarë tiparesh kemi, si t’i bëjmë ato? Ai shkencëtari që duam të jemi, ai sportisti që duam të jemi, ai artisti, çfarëdo që duam të jemi, janë miq mes nesh. Le të mos e kërkojmë askund. Nëse dëshiron të jesh një sportist i mirë, nëse dëshiron të jesh si filani futbollist, ai shpirt futbollist është brenda teje. Nuk do të të vijë nga askund. Nëse dëshironi të jeni një shkencëtar i mirë, ai shkencëtar është brenda teje. Pret t’i trokasësh në derë, ta zbuloni. Ai pret që ju të jeni mysafiri i tij. Mos ndaloni, filloni të udhëtoni në botën tuaj të brendshme dhe ta takoni atë tani.

43 Maj 2024

PËR TY...!

M’ka marr malli me t’pa, me ndejt me ty orëve të natës, kur jemi vetëm unë dhe ti.

M’ka marr malli me t’pa, sytë që t’shkëlqejnë tulipanër, zërin që t’buron terfila, duart nga të cilat shtegëtojnë lumbardha mirësie...!

M’ka marr malli për ty e mira ime. Me ta ndjeh prezencën e syve e mallin e fjalës përball.

Stinët tashmë mbajnë emrin e mallit që kam për ty. Mallit të zemrës për ty, motra ime e largët...!

44 Maj 2024 s hkruaj E dh E ti
45 Maj 2024

Jepini më shumë vlerë kohës suaj duke e ndarë atë me

$ Rr: “Isuf Elezi”. Nr. 10, Vilat Selitë, P.O.Box: 2905 Tiranë

^ +335 67 20 63 704

Á radiokontakt@live.com < www.radiokontakt.al

HAPËSIRA QË BASHKON TË GJITHË SHQIPTARËT!
RADIO KONTAKT
RADIO KONTAKT! 89.3
MHz

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.