Revista Pertej Fjales Nr.12

Page 1

RevistĂŤ Kulturore Maj 2015

Numri 12

Pertej fjales

1


2


Përmbajtja 4

Editorial nga A. Muja

6

Ora e zgjimit

10

Sfidë nga A. Muja

15

Sfidë nga E. Kodra

Me veten... në verë

Çfarë është braktisur Jeta e një nëne me fëmijën e saj autik Fëmijët autik dhe arsimi shqiptar

18

Fakt Social nga R. Shehu

24

Thesare të udhëzimit

26

Stolitë e Dynjasë

28

Hadith nga K. Bardhi

32

Terminologji nga G. Gjuzeli

33

Pema e Kenasë dhe vlerat e saj

34

Di të shkruaj nga R. Elmazi

36

Përurim nga A. Muja

38

Së bashku për drekë

41

Përkujdesje

Media si ndërtuese e mendimit skematik të audiencës

Muhamed Nasirudin el-Albani Fëmijët...

nga G. Gjuzeli nga H. Agolli

Huazimet

Perla Islame

nga Dh. Dine dhe E. Salko

Këshilla dhe kuriozitete për kuzhinën KËSHILLI I REDAKSISË: Mimoza Çota Edlira Durmishaj Elfa Kodra Ermira Muça Miranda Qoshja

DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA email_shpresabasha@yahoo.com

Kryeredaktore: Albana Muja (Ciku) email-anabla2004@yahoo.fr

nga E. Muça

Paralele Kujtimet

3 Receta Gatimi

Pertej fjales

Teuta Zeka Klotilda Ndreu Shpresa Koçi Aurela Basha Albana Baholli

BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi, Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati. Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.

Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI Recensues fetar: Ahmed Kalaja art grafika: ornela Bita Boton:

MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI

Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë: e-mail: përtejfjalës@yahoo.com www.pertejfjales.com © Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për botuesin e "Përtej fjalës". Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.

3


Editorial

4


R

otacioni kohor, hapёsinor, social, deri edhe politik, përtej çdo subjektiviteti të mundshëm, na bën të mendojmë nëse realisht ka rotacion në çdo aspekt të lartpërmendur dhe nga ana tjetёr, nёse ka rotacion jetik njerëzor me vetet tona. Shpesh mundohemi tё kthehemi tek vetet tona, por në njё gjysmë hapi, e shikojmë se nuk kthehemi dot si më parë. Po të kalojmë, qoftë edhe një minutё, jemi bërë më të mëdhenj, më afër ikjes sesa kthimit për tek … Në këtë kontekst, nisemi shpesh me rotacionin kohor, me ditët dhe netët që na mbështjellin, me muajt dhe… gjendemi në ikje, por pa një busull, sё cilës shpesh i duhet fshirë pluhuri.

prej nesh, në një pyetje që nuk e kapërcen as edhe qafën e vet, do tё kthehej i mërzitur me veten. Koha duhet të na thërrasë drejt punëve të mëdha, drejt përpjekjeve të shumta, drejt proceseve që na ripërtërijnë, na bëjnë më të gjallë e më të mirë. Bota reale sot e njeh rotacionin kohor si hapësirë të saj që duhet jetuar ashtu si vjen, por në fakt kjo kohë, e cila vjen e na viziton çdo herё, duhet të jetë në garë me planet, projektet, detyrat tona për t´u ‫״‬bërë‫״‬. Sa prej nesh do tё shkruanin në axhendën e tyre: things to do…? Shpeshherë, këtë fjali, e përmbyllin shumë pikëpyetje dhe shumë pika boshe ashtu si në fakt mendjet tona mund tё gjenden aq të shkujdesura dhe boshe. Dhe nuk kanë sesi ndryshe t’i kryejnë e përmbushin këto projekte. Kjo lëngatë, është e hershme dhe të flasësh për të më gjatë, mund të kthehej në një leksion të bezdishëm, por fuqia e islamit na shtyn që çdo aspekti kohor e jetik t´i thurim mirësitë, me të cilat vjen çdo moment i jetës sonë.

Kështu, kur vera vjen, ajo zë vendin e vet ashtu si e ka krijuar Zoti. Ne kërkojmë të na bëjë të ndjehemi ndryshe, të përtërirë, tё diellëzuar ashtu siç ajo tipar tё sajin, ka diellin, dritёn, shkёlqimin, harenë etj. Por, ajo që ndodh është se edhe në këtë racion kohor ripёrtёritës, ne mjaftohemi me diellin dhe dritёn e tij dhe nuk Sërish, do të mendonim se ç´do t´i mendojmë më tej se ai djeg dhe dhuronim kёtё vit, kësaj vere që do tё djersin. trokasë? Do t´i hapnim derën duke i Sa prej nesh e presin këtë stinë me thënë të paktën, - ‫״‬do tё jemi adhurues shumë plane për të bërë, me shumë të atyre adhurimeve të lehta në islam, dëshira për t´u plotësuar, përveçse por me shumë peshë në peshoren e Zotit.‫ ״‬Në fakt një prej adhurimeve të për të pasur më shumë pushime? braktisura prej nesh ёshtё adhurimi i Vërtet kjo stinë e kjo kohë duhet të të menduarit dhe medituarit. Kryesisht na kujtojë vetëm pushimet? Pushimet në verë, njerëzit i gjen më shumë e mëdhaja, kryesisht vijnë pas punëve meditativ e reflektues, nisur ndoshta të mëdhaja. Vërtet jemi aq të sigurt t´i dhe nga fakti i ringjalljes së natyrës themi vetes se do tё pushojmë shumë, që na rrethon, por edhe i të tjera pasi jemi lodhur shumё? Çdokush proceseve jetike. 5


Ora

6

e

Zgjimit


Adhurimet për njerëzimin kanë ardhur si lehtësim për të dhe si përmbushje e krijimit të tyre. Adhurimet kanё lehtësuar çdo gjë që dukej përtej njerëzores. Ato kanë afruar me vetё njeriun, mëshirën e gjetur përmes vargjesh kuranore e thëniesh profetike, kanë zbutur egërsitë e dynjasë dhe realitetin njerëzor. Ato kanë çliruar vargonjtë e unit dhe egoizmit, e vetёkёnaqësisë dhe të vetëmjaftueshmërisë. Adhurimet janë ato që e bënë njeriun të dijё se është dikush, i cili është i panevojshëm për ta dhe se vetë ai ka shumë nevojë për ta. Adhurimet janë ato stacione ku vetë ai, njeriu i çdo kohe të shkuar, apo kohe të tashme, apo i kohës që do tё vijë, ndalon e mediton mbi veten dhe mbi gjithësinë. Këto stacione e rrisin dhe e bëjnë "njeri". Duke pasur gjithë këtë pasqyrë realitetesh lidhur me adhurimet, edhe pse ngjan term teje abstrakt, një njeri që mediton, e bën atë term konkret. Ai e mbrum atё me dashuri e përkujdesje, me respekt e përkushtim, në mënyrë që ai adhurim të realizohet si duhet nga ana e njeriut e të pranohet mё pas nga Zoti i Gjithësisë si i tillë që sjell shpёrblime, pastrim e shpëtim në të dy botët.

Të menduarit (medituarit), është një prej adhurimeve, të cilin e kanë braktisur shumë prej nesh. E nëse ne do ta dinim çfarë të mirash e dobish ai ka, nuk do ta braktiste atë asnjë… Mbi rëndësinë e saj të madhe flet edhe Kur’ani i shenjtë: “Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të tokës, dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka argumente për ata që janë të mençur dhe për ata, të cilët përmendin Allahun në këmbë, ulur apo edhe mbështetur dhe mendojnë (meditojnë) thellë për krijimin e qiejve dhe tokës. O Zoti ynë, Ti nuk i ke krijuar kot këto. Ti je më i Lartësuari, ruana nga dënimet e zjarrit!” (Ali’Imran/190-191)

materies. Ajo nuk premton shumë ndaj kësaj bote, e cila në fakt, veçse mashtron dhe dekurajon njeriun e shkujdesur. I shkujdesur sidomos ndaj një adhurimi, i cili është shumë i lehtë në pamje të parë, në mendimin e parë që na krijohet në vetvete, meditimi.

Shpeshherë e kemi dëgjuar në thёnie profetike dhe ajete kuranore: ‫״‬...dhe meditoni mbi ajetet tona‫ ״‬dhe ‫״‬...ky libër nuk erdhi për tjetër... veçse të meditoni në të‫״‬, Njerëzit e sotëm, duket qartazi e të tjera ajete që mbartin se janë dhënё pas adhurimeve mrekullisht këtë term, ndaj të përcipta, atyre që në fakt të cilit shumëkush nuk ka nuk mbartin mirësinë e të menduar "gjatë". qenit adhurim, nga vetë fakti Në këtë drejtim, kemi dëgjuar se i tillë ështe rrugëtimi i tyre dhe na ka ardhur mirë kur kemi në përmbushje të misionit mësuar se një orё meditim që ka adhurimi. Të dhënё mund të jetë i vlefshëm sa gjithnjë pas një bote që po 70-100 namaze. A jemi ne të ikën shpejt e pa kuptuar edhe gatshëm të bëjmë llogaritë e njeriu harrohet pas gjërave kësaj mirësie? që mbarojnë shpejt, pas

7


Për t ej f jalës Nëse namazi kërkon kushte të tjera e më së shumti ‫״‬kohё të begatë‫ ״‬për ta kryer atë, durim e pastrim, meditimi a nuk është prej adhurimeve që realizohet më lehtë, më shpejt. Pa kuptuar, mund të korrёsh sukses me veten dhe për veten, duke mos e quajtur atё aspak aktivitet fizik, por aktivitet mendor dhe intelektual. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar i mbyll 13 ajete nga Kur’ani i shenjtë me këtë fjalë: ‫״‬të mendosh‫״‬ (meditosh). Ndeshemi dhe nё shumë shprehje të tilla si: ‫…״‬a nuk do t’i kushtoni vëmendje?…‫״‬, ‫…״‬ka një shenjë për njerëzit që mendojnë…‫״‬. Gjithashtu, janë përmendur në më shumë se 250 ajete nga Kur’ani, ilustrime të ndryshme mbi gjithësinë që na rrethon, për

8

Ç f a r ë është brak ti sur

qiejt, tokën, malet, detërat, lumenjtë, për krijesat si ato xhind apo njerëz, zogj apo kafshë, mbi erërat, retë, shirat, etj. Pёrdorimi i tyre ёshtё për të kuptuar rëndësinë e të menduarit rreth shenjave të Allahut, për të menduar Madhështinë dhe Fuqinë e të Madhërishmit. Kështu, do të bindemi edhe më tepër për ekzistencën e Krijuesit të Plotfuqishëm dhe veprën e Tij të pashembullt të krijimit. Por, ka edhe nga ata njerëz që nuk e kuptojnë këtë fakt, duke thënë se nuk kanë aftësi të ‫״‬shohin‫ ״‬këtë qëllim hyjnor. Besimtarët janë të ndryshëm nga kjo kategori ‫״‬e verbër‫״‬. Ata e kuptojnë dhe e pranojnë se gjithësia është krijuar nga Allahu me një qëllim të caktuar dhe me mençuri. Dhe kur besimi dhe mençuria rriten paralelisht me njëri–

tjetrin, ata janë në gjendje të përcaktojnë çdo detaj të krijimit të Allahut. Vetëm një besimtar i mirë thellohet në mendime rreth krijimit të qiejve dhe tokës. Nëse dëshiron që të njohësh Zotin, mendo rreth krijesave të tij, pra si janë krijuar, kush dhe pse…? Në një thënie të Omer bin Abdul Aziz (r.a) thuhet për këtë çështje: ‫״‬Të menduarit (meditimi) në mirësitë e Allahut, është lloji më i mirë i adhurimit‫״‬. Edhe profeti (a.s) na nxit në këtë adhurim me anë të fjalëve të tij: ‫״‬Mendoni rreth krijesave të Zotit dhe mos mendoni për natyrën e Tij, sepse ju nuk dini t’i jepni Atij vlerën që ka.‫״‬ E për çdo gjë që Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar, në të ka dobi që ёshtё për të mirën tonë…


Cilat janë dobitë e adhurimit ‫״‬të menduarit (medituarit)‫?״‬

1. Ripërtëritja e besimit dhe shtimi i tij, sepse nëpërmjet të menduarit zbulohen të vërtetat e gjërave dhe dallohet e mira nga e keqja. Me anë të të menduarit shtohet besimi më shumë sesa me anë të punës. 2. Të menduarit është prej punëve të zemrës…, e nëpërmjet kësaj vihen në punë edhe gjymtyrët e tjera për të kryer adhurimin ashtu siç duhet. 3. Të menduarit të bën që të kërkosh thjeshtësinë ndaj Madhështisë së të Madhërishmit. 4. Të menduarit të bën që të punosh me ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe me thëniet e profetit (a.s). 5. Të menduarit të hap horizontet e dijes së besimit, mbi ato që nuk ke pasur njohuri më parë. 6. A nuk ishte islami i Ibrahimit (a.s) i mbështetur në rrugën e të menduarit mbi shenjat e Zotit? Këtë e gjejmë të konkretizuar në Kur’anin famëlartë: "Kështu, Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës, në mënyrë që ai të ishte prej besimtarëve të bindur." (En’am/75). Pra, ky adhurim është pasqyrë që të tregon të mirat dhe të këqiat e tua kur je vetëm me veten …

9


Sfidë

N

jë histori jete rrënqethëse, e çuditshme, me plot emocion, dhimbje, lot, trishtim, por pa lodhje, pa përkulje, pa humbje, pa u rrëzuar, me shpresën të ngrihet tek Zoti i Lartësuar për gjithçka duron për hir të Tij. Brixhilda, një grua e dashur, e zgjuar, kёmbёngulёse. Tё pakta janё këto fjalë kur përshkruan një nënë si ajo me përpjekjet e saj në shërim të të birit. Sot, ajo është nënë e dy fëmijeve si drita, nënë e Muenisit dhe e Xhenës. Ka shumëçka për të rrëfyer lidhur me jetën e saj, me fëmijët dhe kryesisht me Muenisin, fëmijën e saj të parë. Xhilda tregon me shumë endje fillesat e saj të jetës martesore. Flet me shumë dashuri, sidomos në momentet kur tregon se pas disa muajve martesë me Gentin, ajo merr vesh se së shpejti do tё bëhej nënë dhe ishte gëzuar si çdo nënë tjetër në botë. Ajo rrefen me kujdes detajet para lindjes së të birit ku së bashku me Gentin, mendonin për emrin, për ëndrrat e dëshirat, për dhomën, veshjet, lodrat e çdo gjë të djalit që do tё lindte. Madje, listën e emrave ia dërguan edhe hallës së Muenisit, në mënyrë që të zgjidhte ajo emrin më të bukur ashtu sikurse njё hallë e dashur zgjedh për nipin e saj.

10


Ajo tregon se shtatzania e saj ishte e këndshme dhe jo me probleme, mirëpo kur lindi Muenisi i vogël, nuk shkoi gjithçka siç qe menduar. Muenisi lindi në vitin 2003, përmes një lindje çezariane me parametra dhe gjithçka normale. Vetëm 6 orë pas lindjes, Muenisi kishte një temperaturë shumë të lartë. Si në çdo rast tjetër, mjekët i´u përgjigjën kësaj shenje me antibiotik për orë të tëra. Dhe më e çuditshmja ishte se vazhdoi kështu, me këtё gjendje, me temperaturё, e cila dukej se po sfidonte çdo përpjekje mjekësh, antibiotikësh, por durimin e nënës nuk e mundi kurrë. Pas një muaj qëndrimi në spital ku vetë e ëma nuk kishte shumë kohë qëndrimi me të, nuk pati se me çfarë ta ushqejë. Ishte nusja e dajës së Muenisit që e ushqeu me gji Muenisin tonë të vogël. Ditët kishin kaluar dhe Muenisi asnjëherë nuk u diagnostifikua etiketisht në rregull se nga se vuante specifikisht. Dalja nga materniteti me Muenisin ka qënë shfaqje prej shfaqjeve të vështira. Nga një fëmijë i dashur, i ëmbël, i butë, Muenisi ishtë kthyer në një fëmijë gati-gati i frikshëm, i dobësuar, i mavijosur apo i zverdhur, i lënduar dhe rënduar nga bombardimi me ilaçe. Çfarë t'i shtojmë kësaj panorame spitalore, përveçse edhe çudisë që ngjallte tek njerëzit, të cilët sikur nuk kanë mësuar gjë tjetër, veçse të shikojnë çuditshëm. Ajo çfarë shpreh, edhe pse stepet, është fakti se opinioni ka qenë vazhdimisht lëndues. "Tek ne ecet me opinion, nuk e shpërfillim dot"- shprehet ajo. Pas tre muajve të daljes nga spitali, kurohet për artrit në sup, një lloj infeksioni, i cili u kurua me shumë antibiotik. Deri në muajin e tretë mbante mirë biberonin, belbëzonte dhe dëgjonte. Në moshën 4 muajshe, u njoftuam se kishte refluks në stomak. ‫״‬Me kalimin e kohës, kur Muenisi mbushi 6 muajsh, ishte fundviti, - shprehet Xhilda, dhe kudo dëgjoheshin fishekzjare, zhurma fëmijësh, britma e zëra pa fund. Së bashku me bashkëshortin vumë re se djali flinte qetë për një kohë të gjatë dhe nuk zgjohej nga zhurmat.‫״‬ Që nga ky moment, një nënë e kujdeshme, ndërkohë që shumë prej nënave i gjen të rehatohen tek fëmija fle, vendos vetë ta dërgojë në spital tek mjeku. Kaloi plot peripeci e mundim viti i parë, vit ku edhe vaksinohet me vaksinën e moshёs njё vjeçare. Dhe pas vitit të parë, Muenisi niset për në Egjipt së bashku me prindërit e tij.

11


Pse Egjipti? Egjipti ishte vendi ku e ëma, Xhilda, kishte studiuar për vite të tëra. Aty mori dije dhe u brumos me cilësitë e mira të besimit, kulturës e qytetërimit islam. Cilësi të durimit në çdo sprovë dhe të falenderimit për çdo gjendje. Duke e njohur vendin paraprakisht si dhe shërbimet spitalore që do të ishin mё të sofistikuara sesa në vendin tonë, vendimi për të udhëtuar në shërim të djalit ishte më se i mirëgjetur. Me mundimet dhe pasiguritë e një çifti të ri, në një vend të huaj, me kërkesa të mëdha ekonomike financiare që kërkon vetë investigimi i kësaj sëmundjeje, ia arrin të instalohet aty. Në bisedë me mjekët më të mirë e më të besueshëm në Egjipt, Xhilda njihet me problemin tjetër tashmë të Muenisit, atë tё dëgjimit. Terapia e dëgjimit fillon mënjeherë ku nuk harron të përmendë përkujdesjet e gjithë ekipit spitalor, profesionalizmin e të gjithë stafit të

12

mjekëve qëndror në spitalin gjigand të Kairos ku qëndroi përgjatë pesë viteve. Në moshën pesëvjeçare Muenisi operon bajamet dhe kalon një ndërhyrje për "mish të huaj në hundë". Në këtë moshë shfaqi edhe elemente të epilepsisë, por nga ana tjetër, Muenisi kishte kujtesё të jashtëzakonshme. ‫״‬Mbante mend rrugët ku shëtisnim, dyqanet ku shkonim, baret ku uleshim dhe çdo gjë. Ndërsa në moshën 6 vjeçare humb kujtesёn‫״‬,- shprehet me lot e ëma. Nëse deri tani do të lexonim vetëm rreshtat e jo nënrreshtat, a i kemi numëruar vallë hapat që ka hedhur Muenisi në jetë? A nuk kanë qenë ata po aq lodhje, mundim e lot pёr të dhe për nënën e tij...? Pas humbjes së kujtesës, operacioni i rradhës do tё kushtonte me dhjetëra mijëra euro në shtetin e Egjiptit. Një operacion që u pararend me dhënien e firmave të dy bashkëshortëve. Një operacion për tumor në kokë, i cili zgjati


12 orë. Arriti t'ia dalë me 4 operacione në njё muaj, por me operacionin e katërt bie në koma përgjatë një muaji të plotë. Kur arriti të dalë nga koma, ishte paralizuar dora dhe këmb. Mes përpjekjesh, mes fjalësh të mira, por edhe mes përballjesh me realitete të ndryshme në spitale, Xhilda kujton se qëndroi më shumë se 3 muaj në spital. Protokolli i spitalit me strukturën operacionale të tij vendos për ndërhyrje kimioterapie. Xhilda thotë se e refuzoi prerazi bashkё me bashkёshortin e saj edhe pse të shumtë ishin që kundërshtonin dhe gjenin mё shumë avantazhe në nënshtrimin ndaj kimioterapisë. Gjithёsesi, qe teje i vështirë edhe ky vendim. Pikërisht, në këtë moment dhe në çdo fjali që flet, Xhilda ka mesazhe pa fund për të dhënë. Mesazhi i këtij momenti është se çdo prind duhet të jetë i kujdeshëm, i vёmendshëm, i përgjegjshëm dhe korrekt. Duhet tё jetё i informuar për çdo gjë që i nevojitet dhe vihet në lojë jeta e fëmijës që sjell në jetë, mbi ilaçet, reaksionet, veprimet, reagimet. Mjekët janë ata që duhet të dinë gjithçka dhe për vetë profesionin që kanë, dinë më shumë se çdokush i një profesioni tjetёr, por gjithsesi nuk duhet pranuar se vetëm ata dinë. Ata nuk duhet tё vendosin për fëmijët tanë. Prindërit duhet të jenë gjithnjë tё pranishёm, gjithnjë të informuar, të denjë për bashkëpunim dhe njohje paraprake të situatave.

Pas 5 viteve në Egjipt familja e Muenisit kthehet në Tiranë, sё bashku me Muenisin, tashmë të rritur, gati për në klasën e parë. Ndërkohë që duhet thënë se kanë qenë përpjekjet e mamit të Muenisit që edhe pse me problemin e dëgjimit, ai ka frekuentuar kopshtin, parashkollorin, ku dhe ka gjetur dashamirësi e mirëkuptim me drejtorinë e shkollës dhe me mësuesit përkatës. Kthimi në Shqipëri e përballi me sfida të reja. Ndërkohë, Xhilda shprehet se në ato momente kishte harruar paksa veten, ishte transformuar. Koha e kushtuar e tëra për djalin, ditët e netët pa gjumë, e kishin ndryshuar, por nuk donte të ishte e tillë dhe të linte kёtё përshtypje tek vetja apo tek të tjerët. Së shpejti fillonte viti i ri shkollor. ‫״‬Dasma qё kisha në një nga të afërmit e mi, ndryshoi thuajse shumë mendime dhe opinione që shpeshherë i krijojmë krejt pa kuptim, thotё ajo. Të gjithë mendonin se do të shkoja në dasmë dhe ndoshta do të ikja shpejt nga dasma se kisha tashmë dy fëmijët në shtëpi e për më tepër, Muenisin e sëmurë. Por, nuk ndodhi ashtu. Muenisi ishte i pari që do të më shoqëronte në atë dasmë ku njerëz të shumtë dhe po ashtu shumë sy, do mbërtheheshin tek Muenisi që tashmë as nuk fliste dhe as nuk dëgjonte. Reagonte ndoshta edhe keq, ashpër, dhunshëm, sidomos ndaj meje, por ai për mua qe shoqëruesi i parё.‫״‬ ‫״‬Nuk kisha as më të voglën stepje ta lija vetëm në shtëpi dhe të shijoja dasmën nga ana

"Nuk kisha as më të voglën stepje ta lija vetëm në shtëpi dhe të shijoja dasmën nga ana tjetër. Kam sfiduar jo vetëm ata sy dasmorësh, por edhe të shumë të tjerëve në rrugë, park, trotuar ku edhe ia kam transmetuar edhe Muenisit sigurinë që dua t'i fal në çdo moment, dashurinë që dua t'i jap në çdo frymë të tij, lirinë që dua t'ia dhuroj në çdo hap që hedh dhe gëzimin që dua t'ia shtoj në çdo ditë që lind, dhe rehatinë që dua t'ia siguroj në çdo muzg deri në agim."

13


tjetër. Kam sfiduar jo vetëm ata sy dasmorësh, por edhe të shumë të tjerëve në rrugë, park, trotuar ku edhe ia kam transmetuar edhe Muenisit sigurinë që dua t'i fal në çdo moment, dashurinë që dua t'i jap në çdo frymë të tij, lirinë që dua t'ia dhuroj në çdo hap që hedh dhe gëzimin që dua t'ia shtoj në çdo ditë që lind, dhe rehatinë që dua t'ia siguroj në çdo muzg deri në agim.‫״‬ Kur fillon shkolla, vajza e dajës së Muenisit, e cila lindi në tё njёjtёn ditё me Muenisin, filloi shkollën ndërsa Muenisi, stimuluar edhe me vajzene e dajës por edhe me kembënguljen e mami Xhildës,Muenisi fillon të vizatojë, si i vetmi mjet komunikimi me të gjithë; për të arritur të kuptonim se çfarë donte Muenisi dhe të fitojë mbi paralizën. Ndërkohë, në

14

parashkollor Muenisi filloi të vizatonte e të ngjyroste shumë bukur, kishte dëshirë lapsin. E ёma i blinte çdo ditë formate A4 që të vizatonte çdo gjë. Në vitet kur lindi Muenisi nuk ishte i njohur realiteti i autizmit. Tani po bёhet shumë ndaj kësaj përballje të frikshme me të. Si një fëmjë autik, ai sot merr përkujdesje dhe kryen terapi të përditshme pranë qendrës së rehabilitimit të fëmijëve autik. Gjen kohë dhe falenderon të gjithë stafin për përkushtimin. Ai vizaton, kupton ngjyrat, komunikon përmes tyre, ka mësuar numrat, mbledhjen dhe zbritjen deri në 10 etj. Ai shkon shumё mirë edhe me motrën e tij. E do dhe kërkon të përkujdeset për të. Momentet më rrezatuese pёr Xhildën janë momentet kur ajo në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës "Misto Mame", ka realizuar sё bashku me protagonistin tonë Muenisin, ekspozitën e animuar në muret e shkollës. Në sytë tanë, një ekspozitë shumë e këndshme, me shumë gjetje, me ngjyra si vetë jeta fëminore, me ide, dëshira, miklime, përkëdhelje, të qeshura e të qara së bashku. Nё fakt kjo ekspozitё ёshtё filmi i jetёs sё Muenisit. Ai rritet përkrah një nëne si Xhilda dhe një babai që edhe pse në heshtje i fal plot dashuri. Këta dy prindër falenderojnë Zotin që Muenisi është në jetë se e nesermja e tij nuk dihet edhe pse ata mundohen që Muenisi ta jetojë jetën si gjithë të tjerët.

Intervistoi: Albana Muja, maj 2015


Ç

rregullimi i spektrit të Autizmit (ASD) është përhapur me ritme të shpejta në dekadat e fundit duke ushtruar presion indirekt mbi strukturat përkatëse në ndërmarrjen e studimeve, politikave, evidentimit dhe specializimit në këtë fushë.Të gjitha këto sipërmarrje duhet t’i vijnë në ndihmë shtresës vulnerable, e cila preket drejtpërsëdrejti nga ky çrregullim. Kjo kategori i përket moshës së hershme të fëmijës, madje në stadin kur ai është ende foshnje. Statistikat tregojnë se simptomat janë evidente që 20-30 muajsh . Ajo çfarë studiuesit e fushës kanë përcaktuar si element thelbësor në përmirësimin e jetës së këtyre individëve, është edukimi dhe trajtimi, i cili duhet të fillojë që në moshën parashkollore, në përputhje me nevojat përkatëse të fëmijëve me ASD. E gjithë kjo tablo, qartëson problematikën e thellë në një raport asimetrik të familjes dhe të instancave ligjvënëse, hartuese dhe zbatuese.

Të dhënat e mbledhura mbi fëmijët shqiptarë ASD, për fat të keq janë minimale, për të mos thënë që nuk ekzistojnë të dhëna të mirёfillta në Fletoren Zyrtare të qeverisë, madje as në INSTAT mbi këtë çrregullim. Kjo situatë vjen për faktin se ende jemi në fazat primitive të ecurisë, në mundësitë që duhet të krijojmë për edukimin e fëmijëve me ASD.

15


....për Autizmin Autizmi është një çrregullim i spektrit neuro biologjik (Instituti i Shёndetit Publik,f.2,dt. nd). Karakteristikat kryesore janë: prania e një zhvillimi jo normal në ndërveprimin social, në atë të komunikimit si dhe një repertor i ndjeshëm, i kufizuar i aktivitetit dhe interesave. Në shumicën e rasteve, diagnoza përfshin dhe vonesë mendore, e cila varion nga më e lehta deri tek më e thella. Manifestimet e këtij çrregullimi ndryshojnë në varësi të shkallës së zhvillimit dhe moshës kronologjike individuale (DSM-4-TRTM, f.70-71). ASD është tre herë më shumë i pranishëm tek djemtë sesa tek vajzat . Këta vogëlushë nuk përqafojnë, nuk të hedhin krahët, madje ngurtësohen dhe i rezistojnë afeksionit. Shumë prej tyre nuk krijojnë kontakt me përkujdesësit e tyre dhe reagojnë me indiferencë ndaj të rriturve edhe ndaj prindërve. Dështojnë në zhvillimin e marrёdhënieve me bashkёmoshatarët dhe zakonisht preferojnë të luajnë vetëm . Karakteristikat tek fëmijët me ASD ndryshojnë në individë, në varësi të shkallës së çrregullimit. Disa prej tyre nuk flasin kurrë, ndërsa të tjerë me shumë vështirësi. Disa manifestojnë manierizma trupore përsëritëse, si rrotullim ose hapje e krahëve, lëvizje të kokës, interesohen për pjesë të objektit dhe jo për objektin në tërësi. Atashohen me objekte të çuditshme si rripa, spango, shirita etj. Stresohen nëse ndryshon ambienti ose rutina ditore. Në të kundërt, këta fëmijë këmbëngulin në ndjekjen strikte të rutinës deri në detaj. Familjet, specilistët dhe mësuesit e edukimit special që janë pranë fëmijëve me ASD, e dinë se ata kanë një botë shumë të pasur

16

shpirtërore, madje shumë prej tyre nëse stimulohen, shpalosin talente mjaft të spikatura. Produkti i talentit të tyre (çfarëdo krijimi qoftë, është shpalosje e botës shpirtërore të fëmijës) është një dritare e hapur komunikimi indirekt me të.

Çfarë ofrojnë politikat dhe institucionet edukuese në Shqipëri dhe çfarë ofron shoqëria jonë për fëmijët me ASD? Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar . Neni i mësipërm përfshin kategori të ndryshme, të cilat kanë të garantuar të drejtën e arsimimit, por në këtë kuadër ligjor nuk mund mos të të ‫״‬bjerë në sy‫ ״‬fakti që askund nuk gjen një nen apo klauzolë të këtij ligji që të sigurojë hapësira të veçanta për fëmijët me ASD. Gjatë përballjes me të dhënat e Fletores Zyrtare në mbështetje të neneve 78 dhe 83/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave, mund të shohësh një kompaktësi të mendimit mbi organizimin e buxhetit, strukturave, specialistëve, ambienteve dhe ndërveprimit të institucionit prindëror dhe atij të ekipit të specializuar. Por, e vërteta qëndron në faktin se fëmijët me ASD janë të përfshirë në këtë kategori të përgjithёsuar, gjë që nuk mundëson orientimin e hapësirave si dhe përmbushjen e kërkesave të fëmijëve, të cilët vuajnë me çrregullimin e spektrit të autizmit.


Fëmijët ASD dhe procesi i edukimit Indikatorët e parë të dhënë më sipër, mjaftojnë për të kuptuar që numri i fëmijëve me ASD është në asimetri me progresin e bërë nga qeveria dhe specialistët përkatës. Për këtë mjafton të ngremë një pyetje të thjeshtë: A janë hartuar kurrikula mësimore për fëmijët me ASD? Përgjigja është negative. Por, dhe këtë konkluzion mund ta ilustrojmë me të dhëna jozyrtare, pasi ato nuk i gjen as në format librash mbi këtë tematikë, por as në faqe (elektronike) zyrtare shqiptare. Sipas gazetës online ‫״‬Panorama‫״‬, rreth 1% e popullsisë në Shqipëri, vuan nga çrregullimi ASD. ‫״‬Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës për hartimin e strategjisë përkatëse. Strategjia e re

pritet të funksionojë në fillim të vitit 2011.‫ ״‬Ky ishte raportimi që u bë pas Raportit të Monitorimit. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ky raport, shumë pak është bërë në nivel strukturash shtetërore . Është shumë e vështirë, por jo e pamundur vendosja e strukturave pluridisiplinare në shkollat shqiptare. Zgjidhje e shumë ngërçeve do të ishte edukatori (mёsuesi) i diplomuar si në arsimin e përgjithshëm ashtu dhe në atë special dhe të mos mbetej vetëm në kuadrin e disa trajnimeve dhe pajisjeve me çertifikatë përkatëse. Nëse do të ecej në këtë logjikë implementimi edhe kurrikulat do të përshtateshin në bazë të kategorive të nxënësve. Madje, të drejtë legjitime nё hartimin e kurrikulave sipas ligjit shqiptar, ka trinomi: shkollë- familjepsikolog shkollor.

SHKROI: Elfa Kodra

17


Redi Shehu

Ndikimi i mediave tek individi si qelizë e shoqërisë Individi dhe media në një shoqëri, bashkohen me njëri-tjetrin përmes proceseve përceptuese. Sasia e madhe e informacionit që media grumbullon dhe shpërndan, tejkalon çdo kapacitet njerëzor. Për këtë arsye, e gjejmë konsumatorin mediatik që përmes zapping-ut në televizion apo përzgjedhjeve të ndryshme në mediat e tjera, të bëjë procesin e filtrimit dhe seleksionimit të informacionit mediatik, në përputhje me pritshmëritë dhe botëkuptimin e tij personal. Në përgjithësi, tendenca e konsumatorit mediatik është e orientuar drejt produkteve mediatike, të cilat ngjallin kërshërinë, siç janë: • sporti • aksioni • aksidentet • zbavitjet e formave të ndryshme • vip-at dhe jeta e tyre së bashku me thashethemet për to

18


I paktë është interesi mediatik për analizën, faktologjinë, historinë dhe dokumentarët analizues dhe shterrues. Duke parë këtë prirje të konsumatorit mediatik, zotëruesit e mediave, drejtuesit dhe hartuesit e programeve mediatike e ndërtojnë të gjithë strukturën e ofertës së tregut mbi bazën e përceptimit të individëve dhe karakteristikave të tyre në shoqëritë përkatëse, për të tërhequr vëmendjen dhe për të lënë mbresa. Kësisoj, informacionet mediatike serviren në atë rrafsh, i cili është më i përtypshëm për konsumatorin. Në këtë rast, media ndërhyn mes dëshirës dhe pritshmërisë së këtij të fundit duke imponuar një formulë të menduari, sipas një plani paraprak. Ajo flet me një gjuhë ngjarjesh që lehtëson shkrirjen e informacionit të ri me përceptimin e publikut. Me anë të këtij procesi, media ndikon përmes copëzash informacioni me burime shpesh të mangëta duke imponuar një skemë të re të të menduari. Kur kjo skemë e të menduarit, e cila është e imponuar nga mediat, merr trajta rutinore dhe bëhet masive, atëhere transformohet në mënyrën e të logjikuarit të shoqërisë ndaj realitetit. Shpesh ndodhin ngjarje, të cilat është e vështirë të kuptohen nga ky publik, tashmë rob i skemave mediatike të të menduarit. Prandaj, kur një e vërtetë shfaqet në realitet, ai kërkon të gjejë kuptimin e ngjarjes së re duke logjikuar me skemën e vjetër. Këtu atëherë, fillon përplasja dhe aktivizohet procesi i përjashtimit të çdo gjëje, e cila nuk është konform rutinës skematike mediatike.

Sot, media ka një ndikim të jashtëzakonshёm në përceptimin e publikut si konsumator mediatik, në përcaktimin dhe rendin e problematikave që shtrohen dhe mbi të gjitha, mbi mënyrën e të logjikuarit të këtyre fenomeneve. Bernard Cohen, ka një shprehje të famshme lidhur me këtë tipar të shtypit ku ai thotё: ‫״‬Shtypi, në të shumtën e rasteve, mund të mos jetë i suksesshëm në të orientuarit e njerëzve se çfarë të mendojnë, por është magjepës suksesi i tij për t’u treguar lexuesve se si të mendojnё.‫ ״‬Sa më e madhe të jetë uria për t’u orientuar dhe informuar për një çështje të caktuar, aq më e madhe dhe intensive bëhet influenca mediatike ndaj publikut. Pyetja që lind natyrshëm është se cilët janë faktorët që modelojnë skemën e të menduarit si produkt i gatshëm konsumi. Ky, i menduar skematik bëhet shumë më i lehtё kur ofrohet në dimensionet që ka media, sepse përceptimi shqisor i individit të shoqërisë është, le të themi, kapur rob nga të gjitha dimensionet që të ofron media. Ka disa faktorë që influencojnë në skemën e të menduarit mediatik: • Pjesën mё tё madhe tё kontributit në hartimin e kësaj skeme e kanë politikanët, të cilët përmes influencës së tyre, tentojnë të imponohen kryesisht në fushat ku ata kanë përfitime direkte siç është rasti i politikës dhe ekonomisë. • Gjithashtu, grupime të fuqishme të karaktereve ekonomike e kulturore ose u imponohen mediave, ose transformohen vetë në pronarë mediash për të ndërtuar skemën e re të përceptimit kulturor të popullatës përmes ndikimit mediatik.

Fakt Social

19


Pikërisht, tashmë me anë të këtij domeini shumë të rëndësishëm, luhet pazari i ofertës mbi modulimin dhe personalizmin e së vërtetës. Ndërsa grupime të tjera shoqërore, të cilat nuk e kanë arritur këtë atribut janë të destinuara të kthehen në garuese mes njëra-tjetrёs për të zënë hapësira mediatike, në mënyrë që të përcjellin mesazhin e tyre. Kjo qasje e fundit ështe e kufizuar e aspak autonome. I nënshtrohet një seleksionimi e abortimi nga grupi dominant që kontrollon median. Pra, media në raport me individin dhe grupet shoqërore gëzon një marrëdhënie tërësisht të zhdrejtë dhe në më të shumtën e rasteve (përjashto televizionet publike që janë vërtet publike), e trajton konsumatorin mediatik si përtypës të mesazheve të personalizuara. E vetmja kategori ku media ka fuqi të kufizuar në influencimin e individëve, është ajo shtresë intelektuale e shoqërisë, e cila

20

gëzon dije dhe informacion të mjaftueshëm për të gjykuar vetë mbi lajmet e ngjarjet e të gjitha natyrave duke u pavarësuar nga imponimi mediatik i skemës sesi duhet kuptuar lajmi. Një tjetër karakteristikë e ndikimit të medias mbi individin është trajtimi i copëzuar i logjikës historike të ngjarjeve, qofshin këto politike, ekonomike apo kulturore. Sigurisht, që ky trajtim i copëzuar nuk aplikohet gjithmonë në media, sepse ndryshe, jetëgjatësia e asaj medie do të vihej në pikëpyetje. Por, trajtimi i shkëputur e i copëzuar i disa kronologjive historike, bëhet pikërisht në ato raste kur skema e të menduarit, e ndërtuar nga posedues të mediave, e kërkon për të realizuar një qëllim të caktuar shoqëror. Kryesisht, këtë tipar ndikues ne e ndeshim gjatë fushatave zgjedhore në politikë ku ekzaltohet memoria afatshkurtër e zgjedhësve duke lënë në hije fakte të historisë politike, të partisë


apo kandidatit, i cili tashmë është i destinuar të gëzojë një besueshmëri të cunguar në garën për pushtet. E kundërta ndodh kur interesat e grupimeve mediatike duan që të thirret në vëmendje historia politike e kandidatit apo partisë dhe të anashkalohet e tashmja. Këto copëza realitetesh, shpesh të shkëputura edhe nga konteksti politik, vihen në funksion të ndërtimit të skemës së caktuar të të menduarit, të cilat media i ndërton me aq kujdes. E njëjta analogji shfaqet në trajtesat mediatike në lëmenjtё e kulturës, historisë, sociologjisë, besimit etj. Aspekte të caktuara të një çështjeje, në sajё të këtij thërrmijëzimi, me një rrugëtim referencial burimesh të selektuar, të sfazuar në hapësirën kohore dhe rrjedhën e ngjarjeve, përdoren për të ndërtuar tashmë përkufizime preferenciale për problemin në fjalë. Kjo mënyrë ka implikime direkte në proceset demokratike të shoqërisë, përsa kohë individi si qelizё bazë shoqërore, mund të manipulohet në vendimarrjet e tija politike e shoqërore. Në rastin e sulmit të dytë të Irakut, copëza mediatike të ndërtuara nga mediat ndërkombëtare me referenca të

gabuara dhe të personalizuara, me ngjarje historike të thirrura në vëmendjen e secilit, por të privuara nga një bazë vërtetësie efektive, ndërtuan skemën e të menduarit tek secili prej nesh që Iraku nën drejtimin e Sadam Husejnit ishte një rrezik potencial për paqen botërore, si posedues i rrezikshëm i armëve kimike të shkatërrimit në masё. Kështu, e gjithë armata mediatike u vu në funksion të një qëllimi gjeopolitik për pushtimin e atij vendi. Edhe sot e kësaj dite, nuk ekziston asnjë provë që Iraku i asaj kohe kishte në posedim lëndë kimike për përdorim ushtarak. Implikimet që solli ky aksion mediatik, i cili i parapriu atij ushtarak, ishte se u ndërmor një veprim ushtarak në kundërshtim me çdo normë demokratike në marrëdhëniet ndërkombëtare. U vranë me miliona njerëz gjatë kohës së pushtimit dhe tani pas pothuaj 9 vitesh pushtim, pas tërheqjes së trupave të koalicionit, Iraku është edhe më i varfër sesa ishte më parë, me më pak burime natyrore, por me ndryshimin se tani ka si dhuratë edhe një luftë civile të brendshme. Por ka edhe një këndvështrim tjetër të Dietram Scheufele, i cili e ndan kornizën mediatike

21


të të menduarit me kornizën në mendjen e audiencës. Ai thotë se ‫״‬një kornizë mediatike është një ide apo histori që sjell kuptim mbi një ngjarje të zbuluar‫״‬, ndërsa kornizën e të menduarit të audiencës e përkufizon si ‫״‬bashkësi idesh të stivosura mendërisht, të cilat udhëzojnë individin‫״‬. Ai nuk sqaron se ku janë kufinjtë e influencës së njёrës dhe pavarësisë së tjetrës. Gjithashtu, në teorinë e Scheufele nuk gjejmë një shpjegim të qartë se përse media më shumë është e prirur të fokusohet tek njerëzit sesa tek principet, përse ngjarjet zënë vend të parë në kornizën mediatike më shumë sesa thelbi tematik i tyre, përse korniza mediatike

22

mundohet të ndikojë nё kornizën e të menduarit të audiencës, në gjëra të thjeshta sipërfaqësore dhe jo në thellësinë e kauzave. • Trillimi përmes filmit apo çdo lloj zhanri tjetër mediatik, i cili përmban elemente artistike dhe ndërhyn vrullshëm në botën emocionale të audiencës, është një ndër format më të rëndësishme të ndikimit në botëkuptimin e individit. • Modele të parafabrikuara heronjsh mediatikë, por edhe modele të parafabrikuara ideologjish e kulturash përmes spektaklesh, filmash dhe zhanresh të tjera


emocionale mediatike, janë lënda e parë e konsumit të audiencës, e cila kalon një kohë të konsiderueshme përballë mediave. • Prezantimi përmes kësaj forme, në mënyrë permanente të dhunës apo seksualitetit ndikon në kornizën e të menduarit të audiencës. Nëse do të përdornim terminologjinë e Scheufele, duke krijuar përceptimin e një bote plot dhunë dhe seks, përceptim, i cili i shumëfishuar në miliona njerëz dhe i përsëritur çdo ditë, çdo muaj e çdo vit, transformohet në psikozë sociale të pariparueshme. Nga shikues pasiv të kriminalitetit dhe seksusalitetit në media, shumë shpejt pjesa e caktuar e audiencës kthehet në konsumatore të krimit dhe më shumë të seksualitetit, duke rritur indekset e krimit në shoqëri dhe duke tërbuar statistikat e tradhëtive bashkëshortore. Pra, lehtësia e konsumimit të krimit dhe seksualitetit në media si pasojë e bombardimit të pamëshirshëm të audiencës, kthehet në lehtësi të zbatimit të tyre në realitet.

bëhen më autoritarë dhe për pasojë viktima të manipulimit politik.‫״‬ Përceptimi i përgjithshëm i audiencës në lidhje me mediat është se ato ndodhen nën kontrollin e vullneteve të grupimeve politike dhe ekonomike. Kjo padyshim, sjell implikime në raportet komunikuese të mediave me audiencën, sjell atë që ne e përmendëm, formësimin e opinionit publik. Nëse do t’i referoheshim teorisë së ‫״‬Veprimit Komunikues‫ ״‬të Jurgen Habermas, do të shohim se ai (Habermas) e konsideron procesin e komunikimit si një akt të vullnetshëm midis dy a më shumë individëve, të cilët ndërveprojnë dhe koordinojnë së bashku mbi bazën e një interpretimi konsensual të realitetit . Po ashtu Habermas, duke folur rreth manipulimit mediatik, e klasifikon manipulimin komercial përmes publicitetit si metodë psikologjike e projektuar me kujdes. Për këtë arsye, media eksploron tematika, të cilat veprojnë direkt në subkoshiencën e audiencës duke tërhequr vëmendjen e tyre.

Kështu ndërtohet një shoqëri me individë akoma më të dhunshëm dhe akoma më pervers. Kjo, sigurisht që e bën pjesën tjetër të shoqërisë më të pambrojtur dhe më në nevojë. Më në nevojë të kujt? Të atyre, të cilët duhet të ndryshojnë sistemin. Kush e ndryshon sot sistemin më shumë sesa politikanët? Po të përdornim gjuhën e Donald L. Diefenbach do të thonim: ‫״‬Njerëzit e frikësuar

23


Thesare

udhëzimit

Ai u lind nё qytetin e Shkodrёs, asokohe njё qytet i rёndёsishёm i Shqipёrisë, në vitin 1914 (1332 H) në një familje me të ardhura modeste. Babai i tij Haxhi Nuh Nexhati, kishte përfunduar studimet e plota në degën e sheriatit në Stamboll dhe më tej ishte kthyer në Shqipëri. Pas viteve të vështira që po kalonte Shqipëria, familja emigroi për në Damask, Siri. Në Damask shejh Albani pёrfundoi arsimimin e tij themelor dhe më tej ai mësoi Kur´anin famëlartë, texhuidin, shkencën e gjuhës arabe, fikhun e medhebit hanefi dhe degë të tjera të fesë nga dijetarë të ndryshëm dhe miq të babait të tij. Ai gjithashtu mësoi nga i ati zanatin e riparimit të orëve. U aftësua shumë në të dhe e ushtroi më tej.

24

Filloi të specializohej në fushën e hadithit rreth moshës njëzet vjeçare, i ndikuar dhe nga artikujt e revistës ‫״‬elMenar‫״‬. Punoi në këtë fushë si fillim duke analizuar veprën monumentale të elHafiz el-Iraki dhe duke shtuar shënime në të. Ai u thellua më tej në fushën e hadithit pavarësisht nga dekurajimi i ambientit që e rrethonte. Duke qenë se librat, të cilat i nevojiteshin, nuk gjendeshin në librarinë e babait të tij, e cila përbëhej kryesisht nga libra të fikhut hanefi, atëherë ai filloi të huazonte libra nga libraria e famshme e Damaskut dhe ndonjëherë nga shitësit e librave. Mbyllte dyqanin e tij të riparimit të orëve dhe qëndronte në librarinë e sipërpërmendur deri nё 12 orë. Ndёrpriste leximin dhe studimin


vetëm për faljen e namazeve. Ai madje, nuk do tё shkëputej as për t´u ushqyer duke u mjaftuar me ndonjë gjë të vogël prej ushqimit, të cilin e merrte me vete në librari. Në këtë kohë autoritetet e librarisë i ofruan atij një dhomë të veçantë në librari për të studiuar dhe e pajisën atë me çelёsat e librarisë me qëllim që të kishte mundësi hyrje-dalje në të edhe përgjatë kohës kur libraria nuk ishte e hapur për publikun. Shpeshherë ai do të studionte nga mëngjesi herët e deri pas kohës së namazit të jacisë. Shejhu u ballafaqua me shumë kundërshtime në përpjekjen e tij për teuhidin dhe sunetin, por ai i kalonte ato me durim. Atij i´u dha kurajo nga disa prej dijetarëve të nderuar të Damaskut, të cilët e këshillonin atë të vazhdonte në rrugën e nisur. Pas një kohe, ai filloi të kishte dy klasa javore, të cilat përbëheshin nga studentë të dijeve fetare islame dhe nga pedagogë universiteti, të cilëve ai u mësonte libra të ndryshëm të

fikhut, të akides islame dhe të hadithit. Ai gjithashtu filloi të organizonte udhëtime mujore në qytete të ndryshme të Sirisë dhe më tej të Jordanisë, për të thirrur në islam. Pas botimit tё disa veprave tё tij, shejhu u zgjodh të jepte lëndën e hadithit në Universitetin e ri të Medines. Më tej, pasi shejhu iu rikthye studimeve dhe punës në librari, në Damask, ai e la dyqanin e tij të riparimit të orëve tek njeri prej vëllezërve të tij. Ai kreu vizita në disa shtete të ndryshme për thirrje dhe për të dhënë leksione rreth fesë islame, mes tyre bëjnë pjesë: Katari, Egjipti, Kuvajti, Emiratet, Spanja dhe Anglia. Shejhu u detyrua të emigrojë disa herë duke lëvizur nga Siria në Jordani, pastaj sërish në Siri dhe më tej në Bejrut dhe Emirate, dhe pastaj sërish nё Jordani. Veprat e tij në fushën e hadithit, kalojnë mbi njëqind. Studentet e tij janë shumë dhe përfshijnë shumë dijetarë të ditëve tona. Shejhu ndërroi jetë mё 2 tetor 1999 (1420 H). Ai ishte 87 vjeç.

Pёrshtati nga anglishtja G.Gjuzeli 25


Stolitë

e

dynjasë

(Kehf / 46)

Gjithёkush prej nesh kur thotё apo dёgjon fjalёn ‫״‬stoli‫״‬, sjell ndёrmend vlerёn, bukurinё, rёndёsinё, pse jo dhe kёnaqёsinё qё mbart mbajtёsi i stolisё. Stolia, pёrkufizohet vetёm nё kontekstin fizik, material, apo zgjerohet kuptimi i saj duke pёrkufizuar edhe diçka tjetёr? Nё tё vёrtetё, stolia nuk mbetet vetёm nё konceptin e njё bizhuterie tё bukur qё tё kёnaq syrin dhe zemrёn, por konceptimi pёr tё vazhdon duke etiketuar gjithçka tjetёr qё kryen tё njёjtin funksion.

26


Dhe fёmija ёshtё njё stoli, por a e konsiderojmё ne atё njё gjё tё tillё? Duke pasur parasysh realitetin fёminor, sot njё pakicё e vlerёson fёmijёn si stoli tё kёsaj bote. Kёtё konstatim e vёmё re nga disa praktika prindёrore te zgjedhura jo mirё. Dy janё akset, nё tё cilat shtrihen idetё prindёrore aktuale: nё njёrin kah ёshtё ideja se fёmijёs duhet t´i plotёsohet çdo dёshirё, çdo kusht fizik, pёr tё pasur njё jetё komode, duke synuar kёshtu arritjen e suksesit. Nё kahun tjetёr ёshtё ideja qё fёmijёs nuk duhet t´i plotёsohet çdo dёshirё dhe komoditet, sepse kёshtu, ai bёhet njё ‫״‬askush‫״‬ nё jetё. Nё tё dy rastet vihet re materializmi, i cili pa bёrё zhurmё fare ka gllabёruar pushtetin e mendjes dhe pushtetin e zemrёs sё njeriut. Siç shihet prindёrimi ёshtё fokusuar vetёm nё njёrёn anё tё medaljes, duke anashkaluar krejtёsisht anёn tjetёr. Dihet qё e mesmja e artё ёshtё zgjidhja e duhur, ashtu siç dihet qё ajo ёshtё e vёshtirё tё arrihet, nёse njeriu nuk di tё projektojё si duhet. Vallё a mjaftohet njeriu vetёm me tё mirat materiale qё tё jetё i lumtur, apo i nevojitet dhe ‫״‬pak‫ ״‬dashuri, afrimitet? Me sa duket urimit ‫״‬paçi harmoni nё familje‫״‬, i ёshtё venitur ngjyrimi emocional, pasi harmonia nё familje ёshtё e lidhur ngushtё me dashurinё e shfaqur në të. Tashmё, shihet qartё se fёmijёve u mungon shumё afrimiteti dhe dashuria prindёrore. Fёmija

ka dёshirё ta shohë p r i n d i n nё sy kur ai flet, ta dёgjojë deri në fund se çfarё flet, tё shkёmbejё idetё me tё, tё marrё kёshilla prej tij, tё ketё mbёshtetje, vlerёsim, korrigjim prej tij, dije, njohuri prej tij, ta ketё atё pёr shembull në jetё, me pak fjalë të mёsojё dhe tё edukohet prej tij. Nё kёtё mёnyrё, fёmija identifikon prindёrit e tij, jo si persona fizik, por pёrgjegjёsitё e tyre. Atё angazhim qё bёjnё ata pёr tё, do ta kompensojё me dashurinё ndaj tyre, me dhёnien e autoritetit të tyre ndaj tij, me krijimin e karakterit tё mirё tё tij, me hedhjen e hapave tё sigurt nё jetё, dhe me suksesin qё ndjek hapat e tij. A nuk ёshtё ky fёmijё njё ‫״‬stoli‫ ?״‬Cila nёnё, apo cili baba nuk do tё donte njё fёmijë–stoli tё tillё ? Koha qe ikёn, nuk kthehet më për asgjё dhe pёr askёnd. ‫״‬Koha ёshtё flori‫״‬, pёrse tё mos shfytёzohet ky flori për të bërë stoli? Vёmendje pёr ata qё kёto stoli i kanё kthyer nё metale tё ftohta qё herё-herё ndihen ding-dinget e tyre nёse mundohesh t´u japёsh ndonjё formё tё bukur. Sa keq …! Vёrtet pёr njё artist me kreativitet qё i jepet mundёsia tё shpalosё njё vepёr interesante dhe… e lё pas dore, suksesin… stolinё… Dihet qё prind perfekt nuk ka ashtu si dhe fёmijё perfekt nuk ka. Por, një provё pёr tё arrirur rezultatin e mirë mund të bёhet. Shkroi: Hiba Agolli (Gjyzeli)

27


Hadith

Hadithi transmetohet nga Ebu Hurejre, ndërsa e shënon në librin e tij imam Buhariu nr.1903, 6057, Ebu Davudi, nr. 2362, Tirmidhiu, nr. Nesaiu, nr. 3232, ibën Maxhe, etj. Pra, është hadith i saktë, në të cilin mjafton të përmendet si shënues i tij imam Buhariu libër, për të cilin janë të pajtimit të gjithë dijetarët se është libri më i saktë pas Librit të Allahut, Kur´anit fisnik. Në disa transmetime, hadithit i shtohet edhe fjala ‫״‬injorancë‫״‬, i cili sipas këtij transmetimi do të ishte: ‫״‬Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të si dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lë ushqimin dhe pijen e tij (në Ramazan).‫״‬

Komenti i hadithit: Pasi që agjërim do të thotë: ndalje nga ngrënia dhe pirja si dhe nga marrёdhëniet intime që nga lindja e agimit e deri në perëndim të diellit duke ia bashkuar kësaj edhe qëllimin e agjërimit, atëherë ky agjërim nga gjërat e lejuara nuk do të ishte i vlefshëm nëse nuk ia bashkëngjitim edhe largimin nga gjërat e ndaluara. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin e lartpërmendur, tregon rrezikun e gënjeshtrës dhe të punuarit me të, rrezik, i cili shtohet në muajin e shenjtё të Ramazanit. Për këtë shkak, dijetarët ua tërheqin vërejtjen besimtarëve që të kenë kujdes së pari nga haramet e pastaj nga ngrënia dhe pirja. Muhamedi, sallallahu alejhi ue selem, na tregon për rrezikun e gënjeshtrës në Ramazan, por kjo nuk do të thotë se kjo vepër para apo pas Ramazanit është e lejuar. 28


Fjala e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem) ‫״‬Kush nuk e lë gënjeshtrën...‫״‬: Lënia e gënjeshtrës nënkupton të mos e flasësh atë, të mos e përkrahësh, të mos ua mësosh të tjerëve dhe jo vetëm kaq, por edhe ta luftosh, pra të largohesh nga të gjitha format e saj direkte apo indirekte. Këtu është me rëndësi të përmendet edhe kuptimi i fjalës gënjeshtër, të cilën dijetarët gjatë komentimeve të tyre për këtë fjalë thonë se gënjeshtër do tё thotё: animi prej të vërtetës, qoftë ky anim në fjalë, duke mos e thënë të vërtetën, apo në vepra, duke e vepruar atë që në fakt nuk është realiteti dhe origjinaliteti i personit, i cili e vepron. Për ta sqaruar: ajo është paraqitja e formës së jashtme të njeriut qё në fakt nuk është forma e tij origjinale dhe nuk i takon atij; siç është veshja e rrobave të shtrenjta që të tjerët të mendojnë se është i pasur, të veshë rroba të posaçme të dijetarëve apo hoxhallarëve që të tjerët ta respektojnë si të tillë, të paraqitet në ecje apo të folur si njeri i devotshëm, kurse në fakt zemra e tij është zemër djalli. Kështu që paraqitja jo origjinale konsiderohet pjesë e gënjeshtrës. Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) në një hadith të saktë thotë: ‫״‬Personi, i cili paraqitet (shfaqet në publik) jo në formën e tij origjinale, është i njëjtë sikurse të mbathë rrobat e gënjeshtrës.‫״‬ Fjala: ‫״‬Dhe të vepruarit me të...‫״‬ Gënjeshtrën mund ta ndajmё në disa grupe: gënjeshtër me gojë, gënjeshtër me vepër dhe gënjeshtër e përbërë prej dy komponentëve së bashku. Kështu, në këtë pjesë të fjalisë futen të gjitha llojet e gënjeshtrës me të gjitha format dhe mënyrat e saj duke mos lënë vend për manipulime të askujt apo keqkuptime. Këtu nuk dua të lë pa përmendur se gënjeshtra është e ndaluar në përgjithësi si me këtë hadith, ashtu edhe me argumente tё tjera fetare, përveç rasteve, të cilat i lejoi i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem). Ato janё tre: a) kundër armikut, b) bashkëshortët mes tyre për të shtuar dashurinë bashkëshortore, c) personi i tretë, i cili mundohet që t’i pajtojë dy myslimanё të hidhëruar mes tyre. Tre rastet e lartpërmendura edhe pse futen në radhën e gënjeshtrës, në fakt ato nuk kanë për qëllim gënjeshtrën, por përmirësimin e gjendjes. Prandaj, nga ky aspekt nuk do t’i quanim gënjeshtra. Kjo e fundit, mund të jep shenjë se ka raste kur tjetërkush mund të gënjejë dhe personi i dytë të përfitojë nga gënjeshtra e të parit, duke e shfrytëzuar atë gënjeshtër për përfitime personale. Kjo, gjithashtu është e ndaluar. Këtu nuk është me rëndësi që mes personit të parë dhe atij të dytit, ka pasur marrëveshje apo jo.

nga KASTRIOT BARDHI

29


Fjala: ‫״‬Allahu nuk ka nevojë nga ai person ta lë ushqimin dhe pijen e tij (në Ramazan).‫״‬ Ashtu si dhe është përmendur në hadith, Allahu nuk ka nevojë për privimin e njeriut nga buka dhe uji derisa ai nuk e privon veten e tij nga ndalesat e ndryshme. Në hadith përmendet se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e gënjeshtarit, gjë, e cila nuk duhet të keqkuptohet se Zoti ka nevojë për agjërimin e jo gënjeshtarit. Kjo për arsye se Zoti nuk ka nevojë për askënd dhe për punën e askujt, ngase ai nuk varet nga punët e askujt. Përfitim nga punët e mira kanë vetëm vepruesit e tyre e jo Zoti. Kuptimi i: ‫״‬Allahu nuk ka nevojë‫״‬, është për qëllim se personi i tillë nuk përfiton nga ai agjërim. Gjithashtu, Zoti nuk ka pёr qёllim që robin e tij ta sheh të ndalohet nga buka dhe uji (dhe të ngjashme me to), të cilёt për njëmbëdhjetë muaj janë tё lejuar e të mos largohet nga një prej ndalesave më të mëdha, e ndaluar si në Ramazan ashtu edhe jashtë tij. Pra, Ramazani është një ushtrim si trupor, ashtu edhe shpirtëror, përmes të cilit besimtarët edukohen për t´u larguar nga çdo vepër e keqe. Nëse ky synim brenda Ramazanit nuk arrihet, por vazhdon të kundërshtohet me gënjeshtra, atëherë qëllimi i Ramazanit nuk është arritur. Kështu, agjëruesi nuk përfiton nga ai agjërim asgjë tjetër përveç urisë, etjes dhe lodhjes. Thënë ndryshe, Ramazani është një kurs edukativ, përmes të cilit Allahu duke ua ndaluar gjërat e lejuara, i edukon robërit e Tij që të largohen nga veprat e ndaluara. Nëse njeriu kur është duke agjëruar nuk e lë anash gënjeshtrën dhe të punuarit me të, atëherë çfarë do të veprojë ai kur nuk është duke agjëruar? Lind pyetja: agjërimi i personit, i cili nuk largohet nga gënjeshtra dhe nga të punuarit më të gjatë këtij muaji të shenjtё, a i pranohet ky agjërim apo jo? Rreth çështjes në fjalë pati disa kundёrshtime mes dijetarëve. Ata dhanë mendime të ndryshme. Secili duke u bazuar në faktet e tij. Por duke mos pasur mundësi t’i përmendim të gjitha mendimet së bashku me argumentet e tyre, do të mjaftohemi vetëm me përmendjen e atij, të cilin e shohim se është më i arsyeshëm. Gënjeshtra në Ramazan dhe jashtë tij është prej mëkateve të mëdha, nga i cili duhet larguar. Agjërimit, nëse i bashkëngjitet gënjeshtra pa qëllim mendojmë se personi i tillë e humb shpërblimin e agjërimit, por nuk i prishet agjërimi. Shpresojmë në kryerjen e obligimit, por prej tij nuk pritet shpërblim. Pra, gënjeshtra ndikon negativisht në agjërim, ndodh ta pakësojë shpërblimin, ta humb të gjithin, por ndodh edhe ta prish agjërimin tërësisht.

30


Vërejtje: Jam menduar një kohë të caktuar pse Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem), bëri këtë lidhje mes gënjeshtrës dhe agjërimit. Cili ishte shkaku për tërheqje të vërejtjes në mënyrë të veçantë nga ky mëkat duke ditur mjaft qartë se mëkatet e mëdha janë të shumta dhe ato po ashtu si gënjeshtra mund të ndikojnë mjaft keq në zvogëlimin e shpërblimit apo edhe në prishjen e këtij adhurimi. Duke qenë sa më transparent nuk mund ta mohoj faktin se edhe pas leximit të komenteve të dijetarëve ndaj këtij hadithi, pothuaj tek asnjëri nuk munda të ndesh një përgjigje konkrete për lidhshmërinë e këtyre dy punëve. Duke u bazuar në përgjithësi në atë që dijetarët e Islamit e kanë përmendur në fjalët e tyre rreth kësaj pike, do të vija nё përfundimin se profeti (sal-lallahu alejhi ue selem), ua tërhoqi vërejtjen agjëruesve nga gënjeshtra, në mënyrë të veçantë për disa shkaqe: 1. Të dyja kanë të bëjnë me gojën, si ngrënia dhe pirja, ashtu edhe gënjeshtra, e cila del nga goja, duke mos harruar se bazë e të gjithave është zemra. Këtë e mbështes në faktin se profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) bashkë me ushqimin nuk i përmendi marrëdhëniet intime edhe pse largimi nga to është kusht i agjërimit. 2. Të dyja kanë lidhje të madhe me epshin dhe është mjaft vështirë largimi si prej njërës ashtu edhe prej tjetrës. Njërën e kërkon trupi, pra ujin ose bukën ndërsa tjetrën e kërkon shpirti. 3. Veprimi i të dyjave ka interes trupor-psikik. Ushqimi e ngop barkun dhe e qetëson mendjen, gjithashtu njeriu gënjen për të përfituar për vete, edhe pse ky përfitim është i shkurtër dhe i kësaj bote, të cilin e pason dënimi në botën tjetër. Nuk ka njeri në botë të gënjejë kundër vetes së tij dhe për përfitime të të tjerëve.

nga KASTRIOT BARDHI

31


Terminologji Është pjesë e procesit gjuhësor hyrja e fjalëve të huaja, nga gjuhë të tjera përveç asaj amtare, në një gjuhë të caktuar. Ky fenomen gjuhësor quhet huazim. Secili prej nesh e ka vënë re këtë fenomen në gjuhën tonë shqipe. Fjalët e huazuara mund tё jenë në fusha të ndryshme dhe mund të gjejnë përdorim në gjuhën standarte, formale, por dendur i gjejmë dhe në gjuhën e përditshme. Kjo nuk do tё thotё tё pёrdorim pa kriter huazimet kur kemi ne funksionim fjalёt e njё gjuhe tё caktuar. Huazimet mund të vijnë ose ashtu si shkruhen nё gjuhën e origjinës, ose ashtu si shqiptohen, për shembull: bebi sitër ka ardhur në gjuhën tonë ashtu si shqiptohet në gjuhën e origjinës, pra në anglisht. Disa shembuj huazimesh nё gjuhёn tonё, mund t´i gjeni si më poshtë: Ajsberg – mal akulli

Akord – marrёveshje Akuzё – fajёsim Açeto – uthull

Bebisitër – kujdestar fëmijësh Balancë - ekuilibër

Bandë – grup i organizuar

Barbëky - zgarë për të gatuar mbi prush

Bazament - kati më i ulët i një ndërtese, pa llogaritur bodrumin Bastion - kullë

De fakto – në fakt, në realitet.

De jure – ligjёrisht, sipas ligjit

Dedlajn– afat kohor (afati i fundit)

Data bejz - njësi e strukturuar të dhënash të mbajtura në kompjuter Dekadë– një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh

Dekafeinato – pa kafeinë, me kafeinë të hequr ( kafe, çaj )

Ekscentrik - një person me pikëpamje apo sjellje të pazakonta dhe paksa të çuditshme Ekosistem - një bashkësi biologjike e organizmave në veprim dhe mjedisi i tyre fizik Habitat – mjedisi ku jetojnë kafshët, bimët, apo organizma të tjerë Haluçinacion – iluzion Impakt – ndikim

Kadastër – regjistër pronash

Kalkulim – llogaritje matematikisht Kaligrafi – shkrim dekorativ Kamuflazh – maskim Kancelim – anullim

Konfrontim - pёrballje

Manjat – një person i pasur, dhe me ndikim Objektiv- synim

32

Punoi: G.Gjyzeli


Një pemë mijëravjeçare përbëhet me gjethe të vogla jeshile dhe me lule të bardha. Rrënjët e kësaj peme janë të kuqe. Druri i saj përbëhet nga një lloj materiali me ngjyrë që kjo përdoret për të lyer duart, thonjtë, flokët. Kemi këna nga Hindi, Shami, Bagdadi dhe kënaja më e mirë mbahet kënaja e Indisë, sepse ka ngjyra të ndryshme. Kënaja që ka ngjyrën më të kuqe të fortë, është një ngjyrë shumë e preferuar tek femrat. Ka mendime se origjina e vjetër e kësaj peme, vjen nga Persia. Persianët përhapën kënanë në vendet e Europës, të Afrikës dhe e egjiptianëve të lashtë, të cilët në atë kohë ishin në kulmin e njohjes dhe përdorimit tё gjërave bimore. Thuhet që Ramsisi i parë, kishte dërguar specialistë për grumbullimin e bimëve të rralla dhe kur u njohën me pemën e kёnasë, e përdorën shumë për balsamim dhe për qëllime kozmetike si dhe nxorën prej saj aromë parfumi. Kënaja përdoret dhe si bimë mjekësore nё vendet aziatike. Ata e pёrdorin shumë për sëmundjen e lëkurës si një bimë bazë për shërimin e saj, por edhe për tumoret e lëkurës. Në kohët e fundit Europa e përdor kënanë si ilaç për infeksionin e lëkurës dhe gjithashtu është futur në kozmetikë, sidomos tek bojёrat e flokëve. Gjithashtu, druri i kënasë përdoret dhe për realizimin e shportave karakteristike si lëndё djegëse, ndërsa lulja e kënasë përdoret për parfume. Përdorimi i kënasë është shumë i dobishёm si për meshkujt, edhe për femrat. Përdorimi i saj në lyerjen e flokëve e forcon rrënjёn dhe i jep shkëlqim asaj. Ajo është shumë e mirë kundra zbokthit, por ёshtё shumё e dobishme edhe për të çarat e këmbëve.

A lejohet përdorimi i kënasë nga pikёpamjet e islamit? Po, lejohet përdorimi i saj për të dyja gjinitë. Kjo vërtetohet nga thënie profetike: Ka thënë profeti Muhamed (a.s): ‫״‬Nëse dikush ankohet për dhimbjen e kokës, le të bëjë hixhame dhe nëse dikush ankohet për këmbët, le t´i lyejë ato me këna.‫״‬ Ka thënë profeti Muhamed (a.s): ‫״‬Më e mira gjë për të larguar thinjat e kokës është lyerja me këna.‫״‬ Ka thënë profeti Muhamed (a.s): ‫ ״‬Nuk e di, duar gruaje apo burri janë? Jo, janë duar gruaje. Nëse je grua, duhet t´i kishe lyer duart me këna...‫״‬ (të treja thëniet profetike janë të sakta) Këto vërtetojnë që feja islame e lejon përdorimin e kënasë për të dyja gjinitë. Mënyra e përdorimit Ka disa mënyra përdorimi, por ështё vërtetuar se mënyra më e mirë e përdorimit është: kёnaja dhe lëngu i limonit, i cili bën që ngjyra e saj të jetë më e plotë dhe e fortë dhe tё zgjasё më shumë. Pra, në një enë plastike merret një lugë gjelle këna dhe i shtohet kësaj mase lëng limoni derisa të bëhet një masë homogjene, jo e trashë dhe as e hollë dhe e përdor për të lyer gishtat e duarve, të këmbëve dhe në të njëjtën mënyrë, mund të përdoret dhe për të lyer flokët, por do të hedhësh sasi më të madhe. Gjithashtu, po kësaj mase mund t´i hedhësh vaj fare të zezë, ose vaj ulliri të freskët, ose vaj hudhre, për t´i dhënë një ngjyrë më të fortë dhe më shkëlqyese. Përgatiti E. Muça

33


Di

34

të shkruaj


Shkroi : Rexhina Elmazi

35


Promovim

Promovim pranё qendrës Kulturore ‫״‬Femra Investim i Familjes‫״‬, me mbështetjen e projektit Meuaddah ue Rrahmah Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe mëshira e Allahut (xh.sh) qofshin mbi Muhamedin (a.s) dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që thërrasin dhe udhëzojnë me udhëzimin e tyre të zgjedhur, deri në ditën e kijametit. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut Një, i Cili nuk ka shok. U bashkohem atyre që e kanë dëshmuar këtë dhe tek Allahu kërkojnë mbështetje për Ditën

36

e Gjykimit, duke u larguar nga ata që e mohojnë këtë. Deklaroj se Muhamedi është rob i Tij i zgjedhur, i dërguari i Tij që meriton mëshirë dhe pejgamber njëmend i dëshiruar, pejgamber, i cili nuk flet sipas tekave të veta, por nga Shpallja. Nga ajo i shpallet se është pejgamber, të cilin e ka dërguar Allahu (xh.sh), pasi që për një kohë ishte ndërprerë dërgimi i pejgamberëve dhe përmes tij e ka treguar rrugën më të mirë dhe më të shkëlqyeshme. Robërve të Tij ua ka bërë obligim që t´i binden Atij, ta madhërojnë, respektojnë, lavdërojnë dhe t´i përmbushin obligimet ndaj Tij. Lumturia e vërtetë, qëndron në devotshmërinë e zemrës. Lumturinë e vërtetë, zemra e gjen duke besuar në Allahun dhe është e qetë vetëm atëherë, siç thotë Lavdiploti, kur i bindet dhe kur e përmend: ‫״‬Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.‫( ״‬ErRad:28) Prandaj, do të ketë sukses ai që ndihmohet nga All-llahu, ndërsa do ta pësojë ai, i cili e lë pa përkujdesje udhëzimin e Tij. Na ka mbetur të themi se njohja e mënyrës, me të cilën


fitohet pastërtia dhe subtiliteti i zemrës, ka nevojё njësoj sikurse peshku pёr ujё dhe qeniet e gjalla pёr ajёr. Zemrat e tyre siç ka thënë dikush ‫״‬së pari duhet të përgatiten për dituri ashtu siç përgatitet toka për mbjellje‫״‬. Kёshtu çdo mëngjes dhe mbrëmje i drejtohen Allahut të Madhërishëm me pendim, meqë siç ka thënë një prej të parëve të sinqertë ‫״‬ai që nuk pendohet çdo mëngjes dhe mbrëmje, i shkakton padrejtësi vetes‫״‬, në kuptimin e fjalëve të Lavdiplotit ‫…״‬ e ata që nuk pendohen, janë mizorë.‫״‬ (El-Huxhurat:11) Në këtë libër ka biseda të përcjellura nga të parët, ka rregulla dhe mendime, për të cilat urojmë që në tërësinë e tyre dhe ashtu siç janë të renditura, të kenë material të vlefshëm, për të hapur zemrat dhe për të dhënë efektin e duhur në ndjenjën e besimit të çiltër në Allahun dhe në respektimin e përkushtuar për fenë e Tij. Librin e quajta ‫״‬Perlat e fesë Islame‫״‬, emër që me fjalë i përshtatet domethënies. Libri, falë Allahut dhe mëshirës së Tij, do të jetë interesant për lexues-shok, i cili nuk mërzitet, mik, i cili nuk është i tepërt, nxitës i zemrës deri në afatin e caktuar, udhërrëfyes i shpirtit në afrim te Sundimtari, përmbledhje këshillash të mrekullueshme dhe perla në gjerdanin e çmueshëm, të cilat hulumtuesi i zellshëm, mbase nuk do të mund t´i gjejë në librat e tij. Çfarë kam dashur të arrij me sajimin e këtij libri, më së miri e di Allahu, i Cili është dëshmitar se çfarë ka në gjuhën dhe zemrën e çdo robi të tij. Vetëm Ai, e di çfarë qëllimi ka secili dhe çfarë shpërblimi ka merituar. Është më se e vërtetë, se të gjitha këto përzgjedhje, të cilat i kam shkruar ashtu siç më kanë ardhur ndërmend (ashtu siç i kam përjetuar në logjikën time), do të hapin rrugën. O Zot! Ma jep pëlqimin Tënd! Më mundëso që të të falenderoj për begatitë

e Tua, të cilat m´i ke dhuruar! Unë, vërtet jam shumë nevojtare për çdo gjë që Ti e hedh tek unё…! PËRKUSHTIM Me lejen e Allahut të Madhërishëm, unë do të jem e fortë dhe e qëndrueshme në dhimbjen time. I mëshiruar qoftë shkrimtari që thotë: ‫״‬Ne me iman, ngrejmë lart veten tonë. Nuk pikëllohemi nga furtuna as nuk i frikësohemi vështirësive.‫״‬ Këtë libër ua dedikoj atyre, të cilët thonë të vërtetën dhe nuk i frikёsohen askujt tjetër përveç Zotit. Atyre, të cilët kanë përgatitur shpirtrat e tyre për të zënë vend afër shehidëve dhe atyre që kanë ndjekur gjurmët e misionarëve të drejtë, pejgamberëve dhe dijetarëve. Lus Allahun e Madhërishëm që në këtë grup të bëjë pjesë edhe shpirti i djalit tim, shpirtrat e prindërve të mi dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame. Lusim Allahun që ta bëjë të mundur që ky libër t´u vijë në ndihmë të gjithë muslimanëve dhe të gjithë atyre që besojnë në Zotin Një. FJALË PREJ VËLLAI Libër me pak faqe, me shumë urtësi, direktiva, orientime dekurajues ndaj të ligave dhe veseve i vogël, si perla, si vetë emri që ka që do të zbukuronte bibliotekat tona. AHMED KALAJA, vëllai i burimit...

37


bashku

për drekë

Receta 1:

Rosto vici

Pёrbёrёsit: mish viçi (tul) 800 gr 2 lugë vaj 30 gr gjalp piper i zi kokërr 4-5 thelpinj hudhër 2 karrota ½ filxhan uthull molle 1 qepë selino kripё

38

Pёrgatitja: Shpojmё mishin me majën e thikës vendevende. Presim karrotat, pasi i kemi pastruar, nё fije të holla dhe në formё rrethorë. Presim edhe hudhrat. Aty ku e kemi shpuar mishin vendosim një fije karrote, një hudhër dhe një kokërr piper. Pasi e kemi mbushur të gjithë mishin, bёjmё skuqen e tij në vaj nga të gjitha anët derisa të formojë një sipërfaqe të fortë. E heqim mishin dhe tek vaji shtojmë gjalpin, qepën, karrotën, selinonë e prerë dhe i kaurdisim mirë derisa të zverdhet qepa. Pasi janë zbutur mirë, e vendosim mishin përsëri në tenxhere dhe i hedhim një gotë ujë. E mbyllim tenxheren me presion për 25-30 minuta. Në mungesë të tenxheres me presion e gatuajmë në tenxhere të zakonshme, por nevojitet që të gatuhet në dyfishin e kohës që e përgatit tenxherja me presion. Pasi është përgatitur, e presim nё feta nga 2 cm të trasha, ndërkohë te salca hedhim uthullën dhe e lëmë disa sekonda të ziejë derisa të avullojë. Vendosim fetat e rostos në një pjatancë dhe e mbulojmë sipër me salcë.


Receta 2:

Tortë e kripur me patate dhe pulë Pёrgatitja: Për të përgatitur brumin brise veprojmë në këtë mënyrë: Marrim 500 gr miell, 2 vezë, 240 gr gjalp, 60 ml ujë dhe kripë. Mielli vendoset në tavolinën e punës dhe në qendrën e tij rrahim vezët. Pastaj, shtojmë gjalpin, i cili është në temperaturë ambienti, pastaj ujin dhe kripën. Brumin e ngjeshim mirë me dorë. Pastaj e lëmë pёr pak kohё duke e mbuluar me pelikula, letër plastmas kuzhine. Marrim tavën dhe e lyejmё me gjalp e me pak miell, bashkë me anët e thella të tavës, në mënyrë që brumi brise të mos ngjisë. Hapim me petës të trashë brumin brise 0.5 cm. Petën e hapur e shtrojmë në tavë duke e mbuluar tavën me cepat e saj deri lart. Pastaj, shtojmë patatet e paziera, të prera në formë rrethore, me trashësi 0.5cm. Më pas, sipër patateve, shtrojmë fileton e pulës, e cila më parë është zier dhe është prerë në rripa. Pasi e kemi hedhur fileton, shtrojmë qepët e prera hollë. Rrahim vezët bashkë me panën dhe piperin. Kёtё tё fundit ia hedhim tavës sipër, duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Në fund, shtojmë djathin kaçkavall, të grirë në rende. Pёrhapim rozmarinën në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tortën e kripur e fusim në furrë për pjekje në temperaturën 1800, për 40 minuta.

Pёrbёrёsit: brum brise 500gr patate 400gr gjoks pule 20gr djath kaçkavall 100gr vaj ulliri 30ml pana kuzhine 100ml qepë 1 kokёrr kripë piper i zi rozmarinë 2 vezë

39


Receta 3

Bakllava rrudhë greke

Përbërësit: 1 pako peta bakllavaje 1 pako arra të qëruara 300gr rrush të thatë 150gr gjalp 350gr sheqer 200gr vezë 5 kokrra sodë buke 1 lugё kafeje Për shurupin duhen: sheqer 300gr kanellё limon i shtrydhur

40

Pёrgatitja: Marrim petat një e nga një dhe i palosim për së gjati duke hedhur arra dhe pak rrush të thatë në çdo petë. Petën e mbushur e mbështjellim dhe e vendosim në një tavë, të cilën e kemi lyer me gjalp. Kështu veprojmë për çdo petë derisa të mbushet tava. Rrahim 5 kokrra vezë dhe 200gr sheqer duke i përzier bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Gjalpin, të cilin e kemi shkrirë, e hedhim sipër bakllavasë. Në fund, hedhim vezët e rrahura me sheqerin në të gjithë sipërfaqen e bakllavasë. Bakllavanë e lëmë për 10 minuta derisa të thithë vezët që ia hodhëm sipër. E fusim në furrë për pjekje në temperaturë 1800, për një orë. Pjekja duhet të bëhet sa të marrё ngjyrën e artë. Pasi bakllavaja është pjekur dhe ftohur, ia hedhim shurupin e nxehtë.


Përkujdesje

Këshilla praktike dhe kuriozitete për kuzhinën 1. Në mënyrë që të hiqet era e peshkut nga duart, ato pastrohen duke i fshirë mirë me limon. 2. Era e qepës apo e hudhrës mund të zhduket duke i fërkuar duart me uthull të bardhë, menjëherë pas përgatitjes së ushqimit. 3. Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton të mblidhen me një lloj letre alumini dhe të hidhen në ujë. 4. Mishi i pjekur, ose i skuqur do të jetë më i butë në qoftë se pasi të përgatitet, mbahet 5 minuta mbi një tenxhere me ujë që valon. 5. Gjatë skuqjes së mishit në copa këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyrë avulli nuk del, por mbetet në mish. 6. Sa më të mëdha të priten perimet, aq më pak e humbin vlerën e tyre ushqimore. 7. Perimet qёndrojnё tё freskёta për disa ditë nëse mbështillen me një pecetë të lagur. 8. Panxhari i kuq që të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë, hidhet pak uthull. Përgatiti: Dhurata Dine dhe Esanida Salko

41


42


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.