Revista Përtej Fjalës Nr. 42

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative

Mujore nr. 42

Dhjetor 2017

Pas nentorit vjen dhjetori... Pengesa në rrugën e thirrjes islame

Përse nuk duhet thyer smartphone-i


PËRTEJ FJALËS NR 42

PËRMBAJTJA 04

PAS NENTORIT VJEN DHJETORI....

06

PËRSE NUK DUHET THYER SMARTPHONE-I

08

TRADITA E RRËMBIMIT DHE TË DYJA ANËT E MEDALJES

PENGESA NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME

44

10

46 ZHVILLIMI I QYTETËRIMIT ISLAM

METODA HYJNORE E EDUKIMIT

14

FRIKA DHE TURPI NGA ÇFARË DO TË MENDOJNË DHE DO TË THONË NJERËZIT

18 22

ADEMI DHE ENGJËJT ISLAMI NË INDI.

36

DEMOKRACIA DHE SHURA NË VËSHTRIMIN ISLAM.

38

2

40

NGA KLODIANA SMALAJ

Përtej Fjalës

RREFIME TE HERSHME - NXITJE E MADHE PËR NJERËZIT E SË SOTMES

48 LIBRI “QUMËSHTI I ZI” DHE TRADITA TË NDRYSHME PËR PERIUDHËN POSTPARTUM

50

PËRDORIMI I ILAÇEVE QË PËRMBAJNË ALKOOL DHE DROGË

51

KUJDESTARIA E FËMIJËS NË RAST DIVORCI

52

MËNYRAT PËR TË MBROJTUR FËMIJËN NGA STRESI

55

ME MIRE NJE SHPIRT VJESHTË NË TOPHANE!


STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja

Art Grafika E. Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018

Përtej Fjalës

3


EDITORIAL

D

uket sikur ato fjalitë “ për tu plotësuar “... sepse në fakt ndonjeri mund ta imagjonte fjalinë të tillë: “ Pas nëntorit të panairit, vjen dhjetori i “leximit... të panairit”

Prej vitesh është kthyer në traditë që nëntori të vijë me risinë e panairit në javët e para e më pas me festat kombëtare që si të tilla i shtojnë grind e nxitje shoqërisë shqiptare për të qenë në korent ne veten, me librin, historinë dhe qytetarinë e tyre. Panairi si një organizim kuluror që vjen nje herë në vit patjeter që ka ditur të tërheqë shumë vizitorë,, autorë, shkrimtarë e botues. Jo pa qëllim më sipër nuk shënova se ka ditur të tërheqë lexues, dhe kjo jo domosdoshmërisht të gjithë apo shumicën, por një pjesë e tyre duket sikur u dhanë vetëm ndaj blerjes së librave dhe më pas çdo gjë thujase u harrua. Vijoi dhjetori, ky muaj që vjen me kastile pas nëntorit ( ...) për ti vënë lexuesit tashmë të thonë fjalën e tyre, të gjejnë kohën e tyre dhe të lexojnë tek ai investim që sapo bënë, i gjen lexuesit të dorëzuar turmës së gjërave që s’arrijnë kurrë t’ia dalin. Ka patur prej lexuesve që kanë investuar shumë monetarisht, por sfidat kohës moderne janë të tilla që të mundësojnë t’i kapërcesh shumë gjëra me

Pas nentorit

4

Përtej Fjalës


vjen dh jetori...

sukses përveç gjetjes së kohës e përkushtimit ndaj faqeve të librit. Më pas rendim pas çdo faqeje tjetër, muri, apo perdeje, dyshemeje apo tavani, - këtu flas për sçimataret e pastërtisë, por nuk lë pa përmendur edhe të dhënit pas faqeve dhe siteve të ndryshme, faqeve në fcb apo insta, marrja me përkushtim ndaj tyre u ka marrosur dhe dobësuar ndërgjegjen dhe mendjen e mirë që patën një muaj më parë në blerjen e një dore të mirë librash që presin për tu lexuar. Sa kohë gjejmë, sa na marrin, sa u japim të tjerëve, po kur ikën pa na pyetur fare???? . Dhe na gjen ne që mërzitemi më shumë me këtë të fundit........ Për të mos bërë vetëm retorikë,duhet të mirëkuptojmë përfundimisht këtë realitet. Ky i fundmi nuk pyet, por dy të parët po. Patjetër që duhet ta dimë ku ta gjejmë kohën dhe të jemi të vëmëndshëm ta shohim se sa prej saj na e marrin gjërat e panevojshme, sa u japim të tjerëve,- medoemos. Dhjetori nuk pati vetëm këtë sfidë. Kësaj sfide i shtohet edhe hutimi pas festave të fundvitit edhe pse ato fillojnë që në fillim të muajit. Për të mos qenë shumë e errët dua të shtoj se dritat e vëna dhe çorapet tek oxhaku nuk ua ndrijnë jetët e tyre e as nuk ua ngrohin zemrën , kur mendimet janë zënë keq me mundësitë dhe se idetë nuk kanë platformë ku të shkruhen.

Shkroi: ALBANA MUJA Përtej Fjalës

5


Përse nuk duhet thyer

smartphone-i N donjëherë duket sikur ditët tona kanë mbetur të bllokuara në një cikël rutine: zgjohemi, kontrollojme njoftimet, mesazhet, komentet..lexojmë, bëjmë scroll, lundrojmë ..si një pllakë megafoni e prishur që përsërit një pasazh të vetem prej disa sekondash pa pushim. Ka ditë që nuk na bëhet asgjë dhe endemi si nomadë nga njëra faqe në një tjetër në kërkim të diçkaje që as vetë s’e dijmë. Duhet ta gjejmë një herë që ta kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi se ishte pikërisht ajo çka po kërkonim. Por ka dhe ditë të tjera që ndihemi aq të motivuar dhe energjik saqë do të ishim në gjendje “të ndryshonim botën”. Dhe këtu na vjen në ndihmë ai mjetë që për disa mund të jetë vetëshkatërrues e për disa të tjerë mjet pune: smartphone-i. Disa e konsiderojnë mjet skllavërues por e vërteta është se ne e kemi në dorë të bëhemi apo jo skllevër të fiksimeve tona. Vendimet drastike janë për njerëz ekstrem. Të

6

Përtej Fjalës

thyesh smartfonin nuk do t’i zgjidhë problemet e tua lidhur me mos të qenit të organizar, të vetëdijsh për përparësit dhe të paaftë për t’u dhënë hakun gjërave me rendësi në jetë. Ka qindra arsye përse telefonat e sotshëm smart kanë revolucionuar jetën tonë dhe kanë sjellë plot dobi. Mund të lexosh dhe shkruash pa qenë nevoja të ulesh në kompjuter, dhe mund ta bësh këtë në çdo moment dhe në çdo vend. Mund të shikosh një dokumentar, lajme, film apo të dëgjosh një ligjërat fetare apo video motivuese dhe shkundëse të tipit “TedX”, ndërsa pret të përfundojë një nga fazat e proçesit të gatimit. Mund t’i bësh këto edhe duke udhëtuar apo thjeshtë duke larë e ënët, nderë rrobat e pa lënë mangut punët e tjera të shtëpisë. Mund të ndihmosh një shoqe ose të kërkosh ndihmë sidomos në ato raste urgjence kur nuk ke një nënë apo dikë tjetër që mund të jetë i arritshëm 24 orë në shtatë ditë të javës. Si të gatuash një recetë, si të heqësh një njollë, çfarë janë ato


shenat që i kanë dalë djalit në fytyrë, si mund të ulet temperatura, çfarë efektesh anësore mund të ketë një lloj ilaçi etj etj. Kur punoja për një kompani telefonike ndërkombëtare kisha mundësi të shikoja planet tarifore dhe paketat mujore të klientëve: shumica e tyre dëshironin “giga” dhe asnjë nuk kërkonte për mesazhe apo telefonata. Kjo 7 vjet më përpara dhe besoj se një zgjedhje e tillë do jetë theksuar akoma më shumë sidomos me përhapjen e përdorimit të applikacioneve si ëhats app dhe viber. Që për një që jeton në kurbet janë një bekim i vërtetë. Jo, unë nuk do ta thyej telefonin tim smart. Jo vetëm se e kam dhuratë, por sepse e kam gjënë më të dobishme për mundësi të reja, për profesionin tim por edhe për të ruajtur lidhjet familjare, farefisnore dhe shoqërore. Të gjithë e kemi në dorë të vendosim një rregullore për përdorimin e telefonit në shtëpi, njëjtë si rregulloret e pastërtisë për të cilat as dhe nuk flitet por nënkuptohen, si heqja e këpucëve me të kaluar pragun, larja e duarve etj. Dikush mund të zgjedhë mos t’ja lejojë në asnjë mënyrë fëmijëve, e dikush tjetër me intervale dhe orare të caktuara. Nuk ka chat-ime apo përgjigje postës elektronike me të hyrë në shtëpi. Tele-

fonat duhen bërë pa zile sikur të ishim duke hyrë në një mbledhje, sepse takimi në shtëpi është një mbledhje mes familjarësh, është një takim intim dhe njerëz të tjerë nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë, përveç ndonjë “mysafiri” përmes video skype që vjen me leje dhe duke trokitur. Ju veproni si të doni, unë do vazhdoj ta mbaj celularin smartphone, do vazhdoj ta qortoj veten nëse kaloj më shumë kohë seç duhet, nëse shikoj se kam lënë mangut përgjegjësi të tjera, nëse nuk po veproj sipas prioriteteve të mia. Do vazhdoj t’ja marr nga dora djalit nëse ka tejkaluar orarin e limituar, t’ja tërheq vëmendjen burrit nëse vjedhurazi i hedh një sy edhe kur e merr në tryezën e mëngjesit apo kur darkojmë. Do vazhdoj t’ju përkujtojë mikeshave kur ulemi në kafe “Socialize ëith people not ëith social media (shoqërohuni me njerëzit dhe jo me rrjetet sociale)” ose në të kundërt do e zhduk menjëherë në çantë nëse ato do ma tërheqin mua vëmendjen. Mos e thyej, do te ishte “gjynah”, por nëse vërtetë e ke ndarë mendjen shite dhe fali paratë për bamirësi!

Shkroi: Nada Dosti

Përtej Fjalës

7


isla

Pengesa në rru

P

ërplasja mes të vërtetës dhe të pavërtetës, midis së mirës dhe të keqes është pa aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi. I pari konflikt ndodhi mes dy bijve të Ademit a.s.. Por konflikti nuk mbaroi këtu, por do të vazhdojë derisa Allahut të trashëgojë tokën dhe gjithçka ka mbi të. Për aq kohë sa situata është e tillë, duhet domozodo që e vërteta të ketë mbështetësit e vet që ta mbrojnë nga të paudhët, nga padrejtësia dhe armiqësia e tyre. Kjo përplasje ka edhe pasojat e veta të shumta. Si rrjedhojë njerëzit e të vërtetës duhet të jenë të përgatitur për të përballuar pasojat e këtij konflikti, të durojnë vështirësitë dhe sprovat që vijnë si pasojë e besimit të tyre tek e vërteta dhe për mbrojtjen që ata i sigurojnë asaj. Vështirë se mund të besohet që e vërteta të qëndrojnë në këmbë dhe parimet e mirësisë të jetojnë gjatë nëse nuk do të ketë njerëz që të mbajnë mbi supe vështirësitë e kësaj rruge të mirësisë, njerëz që ta ndihmojnë dhe të paguajnë çmimin për të, për shkak se ndjekësit e të kotës nuk do t’i lenë të qetë mbështetësit e të

8

Përtej Fjalës

vërtetës dhe mirësisë, do të shpenzojnë gjithçka kanë për t’i mënjanuar nga e vërteta dhe për t’i lënduar. Pra duhet domozdo që të ekzistojnë disa njerëz që janë përgatitur për të mbajtur amanetin, për të duruar vështirësitë dhe sprovat, që të sakrifikojnë gjithçka për besimin dhe bindjen e tyre. Sprova është një ligj i pandryshueshëm në rrugën e thirrjes islame që në lashtësi. Për një të vërtetë të tillë ka folur Allahu a.xh. kur thotë: “A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë “ne besojmë” dhe të mos sprovohen? Ne vërtetë i kemi vënë në provë ata që kanë jetuar para tyre, në mënyrë që Allahu të bëjë me dije ata që kanë qenë të vërtetë dhe të bëjë me dije se kush ishin gënjeshtarët.” Ankebut 1-3 Vështirësitë dhe sprovat nuk i ndodhin vetëm besimtarëve, por ato i ndodhin edhe njerëzve jobesimtar dhe të prishur, por mundësia e ekzpozimit të muslimanit ndaj tyre është më e madhe, me qëllimin e pastrimit të radhëve, për të vënë në provë forcën e besimit dhe për ta ngritur atë lartë në shkallë. Medito pak rreth


ame

ugën e thirrjes

fjalës së Allahut të LArtësuar: “Nëse ju ndieni dhembje, atëherë edhe ata (jobesimtarët) ndjejnë dhembje, por ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë.” (En-Nisa; 104). I dërguari i Allahut a.s.. është pyetur se cilët njerëz do të sprovohen më shumë dhe është përgjigjur: “Profetët, pastaj ata që u ngjajnë më shumë atyre.” Ahmedi dhe Buhariu. Njerëzit ndahen në disa kategori kur bëhet fjalë për përballjen me me vështirësitë. Disa prej tyre tregohen të dobët, madje e lëshojnë rrugën e të vërtetës në këmbim të jetës së mirë dhe rriskut. Disa të tjerë frikësohen edhe më tepër dhe si pasojë sulmojnë njerëzit e ditur duke i akuzuar si të paditur dhe duke gjërmuar gabimet e tyre. Kjo metodë –sipas tij- mund të fshehë të vërtetën, të kamuflojë frikën dhe dobësinë e besimit të tij, duke e bërë të shfaqet para njerëzve si njeri i urtë dhe i zgjuar dhe jo frikacak dhe i mundur. Disa të tjerë që qëndrojnë në krahun tjetër nuk mposhten nga furtunat dhe as nuk përkulen nga sprovat. Ata e çajnë rrugën e tyre pa marrë parasysh se çfarë i lëndon ata

në rrugën e Allahut. Lëndimi atyre u duket i ëmbël dhe i marrin lehtë vështirësitë. Të tillë njerëz kanë qënë shumicë në kohën e sahabeve, qëndrimet dhe sakrificat e të cilëve kanë qëne shkak i fitorës së të vërtetës dhe mbijetësës së saj. Kurani Famëlartë e ka përmednur këtë kategori njerëzish duke thënë: “Ka prej besimtarëve disa burra që e mbajtën premtimin që i kishin dhënë Allahut. Ata nuk u treguan të dobët dhe as nuk u përkulën. Me të vërtetë Allahu i do durimtarët.” Al Imran; 146. Ekziston edhe një kategori tjetër njerëzish, të cilët herë forcohen dhe herë dobësohen. Të tillë njerëz, edhe pse ka mirësi në punët e tyre, nuk mund të mbështetesh tek ata, sepse mund ta lëshojnë thirrjen e tyre në rrugën e Allahut në kohët më të vështira. Ateherë prej cilës kategori dëshiron të jesh?

Shkroi: Muhamed Adil Faris

Përtej Fjalës

9


Metoda hyjnore e edukimit 10

PĂŤrtej FjalĂŤs


E

dukimi i karakterit me virtytet më të larta zë një vend shumë të rëndësishëm në Islam, aq sa Profeti ‫ ﷺ‬e përkufizoi kështu misionin e tij në një hadith të transmetuar nga Buhariu: “Nuk ka dyshim se jam dërguar për të përkryer virtytet më fisnike”. Për arritjen e këtij qëllim, Zoti ka shpalosur në Kuran metodën hyjnore të edukimit, e cila bazohet në tri parime kryesore: (1) Shpalosjen e dobësive të natyrës njerëzore; (2) Njohjen e dobësive si të tilla dhe mospërbuzjen e tyre nga ana e Krijuesit; (3) Nxitjen e muslimanit që t’i tejkalojë dobësitë nëpërmjet besimit dhe veprimit sipas virtytit. Nëse merret si shembull virtyti i trimërisë, vihet re se Zoti ua njeh si të natyrshme besimtarëve në Kuran pasjen e frikës: “Allahu u ka premtuar atyre që besojnë prej jush dhe kryejnë vepra të mira se do t’i bëjë, pa dyshim, mëkëmbës në tokë, ashtu siç bëri mëkëmbës ata që kaluan përpa-

ra tyre. Ai ka premtuar se do ta ngrejë, pa dyshim, fenë e tyre që Ai e pëlqeu për ta, dhe se frikën do t’ua zëvendësojë më pas me siguri” (En-Nur 24, 55). Ajeti 26 i sures Enfal përshkruan arsyen e frikës së besimtarëve dhe kohën kur e kanë përjetuar atë: “Përkujtoni kur ishit të pakët dhe të përçmuar në Mekë, tek frikësoheshit mos ju rrëmbenin njerëzit për t’ju vrarë.” Në kohën kur besimtarët janë një pakicë e dobët dhe elita sunduese e shoqërisë ndjen kërcënimin e interesave të saj nga përhapja e besimit, e si rrjedhojë e kësaj fillon persekutimin e besimtarëve, është e natyrshme që ata të ndjejnë frikë. Edhe në Medine, kur besimtarët ishin të mbrojtur në praktikimin e fesë dhe frika ndaj persekutimeve nuk ekzistonte më, pati një grup që iu frikësua vdekjes kur luftimi me armë u bë i pashmangshëm për ta: “A nuk i vure re ata të cilëve u ishte thënë: “Largojini duart nga armët, falni namazin dhe jepni zekatin”, se si një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve siç i frikësohen Allahut, ose edhe më fort, kur atyre iu bë detyrim luftimi? E se si thanë: “Zoti ynë, përse na

Përtej Fjalës

11


e bëre detyrim luftën? Ah sikur ta kishe shtyrë armë njerëzit”! Ibën ‘Abbasi, transmetuesi i derisa të vdisnim!” (En-Nisa 4, 77). hadithit, vazhdon tregimin dhe thotë: “Kur Allahu na transferoi në Medine dhe na urdNesai dhe Hakim transmetojnë se ajeti i më- hëroi të luftonim, ata hezituan, prandaj Allasipërm i referohet ‘Abd er-Rahman bin ‘Auf-it hu zbriti ajetin “A nuk i vure re ata të cilëve u dhe disa shokëve të tij në Mekë, të cilët shkuan ishte thënë: “Largojini duart nga armët, falni te Profeti ‫ ﷺ‬që t’i kërkonin leje të luftonin dhe i namazin ...”. Kurtubiju thotë se fjalët e tyre thanë: “O i Dërguari i Allahut, ishim të nderu- nuk nënkuptonin kundërshtim ndaj urdhërit të ar duke qenë idhujtarë, ndërsa kur besuam u Zotit, por shprehnin frikën me të cilën është poshtëruam”! Profeti ‫ ﷺ‬u përgjigj: “Unë jam gatuar natyra njerëzore, sepse “dashuria për urdhëruar që të fal, prandaj mos i luftoni me jetën dhe mospëlqimi i luftës janë tipare thel-

bësore të saj” (Fakhr ed-Din er-Razi). Duke qenë se në këtë ngjarje është i përfshirë ‘Abd er-Rahman bin ‘Auf-i, një prej dhjetë njerëzve të përgëzuar me hyrjen në parajsë, dhe besimtarët që përqafuan të parët Islamin, Bejdauiju është i mendimit se ata nuk i shqiptuan fjalët e përmendura në ajet, por i thanë me vete. Zoti ua njohu besimtarëve këtë frikë dhe zbriti ajete që i nxisnin të lartësoheshin mbi dobësinë, për të realizuar në këtë mënyrë robërinë e vërtetë ndaj Zotit. “A nuk do të luftoni me një

12

Përtej Fjalës

popull që shkelën premtimet, komplotuan për të dëbuar të Dërguarin dhe filluan ata të parët me ju?! A mos po u frikësoheni atyre?! Allahu e meriton më shumë t’I frikësoheni, nëse jeni besimtarë” (Et-Teubeh 9, 13). Nuk ka në këtë ajet përçmim nga Zoti për frikën që ndjen muslimani prej luftës që afron vdekjen. Ai ia njeh si të natyrshme njeriut këtë frikë, duke i thënë se Zoti, në dorën e të Cilit janë jeta dhe vdekja, dhimbja dhe qetësia, dëmi dhe dobia, e meriton më shumë se sa gjithçka


tjetër frikën e besimtarit. Gjithashtu, mbyllja e ajetit me frazën në mënyrën kushtore “nëse jeni besimtarë” lë të kuptohet se pasja frikë e dënimit të Zotit më shumë se sa njerëzit është pasojë e besimit të vërtetë në zemër. Vetëm atëherë frika më e madhe do të mposhtë frikën më të vogël dhe besimtarët do të karakterizohen me trimëri. Prej nga rrjedh se trimëria nuk është e barazvlefshme me mospasjen e frikës prej luftës dhe njerëzve, por me mbivendosjen dhe mbizotërimin e frikës prej dënimit të Zotit ndaj frikës prej njerëzve. Për më tepër, premtimi hyjnor në ajetin 55 të sures Nur të përmendur më lart parashikon zëvendësimin e frikës me siguri – jo me trimëri – pasi largimi i plotë i frikës nuk është në natyrën njerëzore dhe se vetëm largimi i elementëve që shkaktojnë pasiguri e largon frikën nga zemra e besimtarit.

njeriut, këto emocione mund të keqkuptoheshin si thelbësisht të dëmshme për rrugëtimin shpirtëror të njeriut. Për këtë arsye, në ajetet e mësipërme është theksuar se besimtar me virtyte të larta nuk është besimtari pa dobësi, por ai që i tejkalon dhe i kontrollon këto emocione përmes besimit për të përmbushur urdhëresat hyjnore. Besimtari nuk duhet të bjerë pre e perfeksionizmit dhe të përpiqet të asgjësojë emocionet dhe instiktet nga vetja, pasi ajo janë krijuar nga Zoti dhe janë vendosur në qenien njerëzore për të përmbushur urtësi dhe qëllime të caktuara. Ndjenja e frikës aktivizon brenda njeriut aftësinë për të kuptuar dhe shmangur rreziqet që kërcënojnë shëndetin dhe jetën e tij, ndërsa zemërimi shërben si mekanizëm për t’u vënë në lëvizje për të ndrequr shkeljen e ligjeve të Zotit dhe padrejtësitë ndaj njerëzve. Njëkohësisht, njeriu nuk duhet ta nënçmojë veten nëse e kaplon frika apo zemërimi, as të shmangë përballjen me këto dy instikte, sepse Zoti ia ka bërë të njohura dhe i ka pranuar si përmasa të natyrshme të shpirtit njerëzor. I pajisur me këtë dije për natyrën e tij emocionale dhe vlerësimin që Zoti ka për të, besimtari ec i lehtësuar dhe i sigurtë në rrugëtimin e përkryerjes së karakterit. Premtimi se ngadhënjimi është i mundshëm kur frika nga dënimi i Zotit e tejkalon frikën nga njerëzit, e ndihmon besimtarin të kuptojë se përmbushja e urdhëresave hyjnore prej tij, qofshin ato më të vështirat, nuk kërkon ndonjë ndryshim dramatik në karakterin e tij. Njeriu i zakonshëm është në gjendje t’i realizojë me sukses këto urdhëresa thjesht duke korrigjuar në vetëdijen e tij rolin që duhet të luajnë emocionet në gjykim dhe veprim. Kështu, metoda hyjnore e edukimit e ndihmon njeriun të njohë dhe ta pranojë natyrën e tij siç është krijuar dhe ta kultivojë atë gjatë udhëtimit të tij shpirtëror.

Një trajtim të ngjashëm me frikën i bën Zoti në Kuran edhe emocionit të zemërimit. Ajetet 133 dhe 134 të sures Ali ‘Imran i përshkruajnë kështu besimtarët me virtyte të spikatura të karakterit: “Nxitoni për te falja e Zotit tuaj dhe te një kopsht, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i cili është përgatitur për të vetëdijshmit për Zotin, të cilët shpenzojnë si kur kanë mirëqenie, edhe në vështirësi, që e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. E Allahu i do të përkryerit”. Në këtë ajet, Zoti nuk ka cilësuar si të përkryer ata që nuk zemërohen kur të tjerët i lëndojnë pa të drejtë, por besimtarët që natyrshëm zemërohen dhe që e përmbajnë zemërimin duke i falur njerëzit, ndërkohë që kanë të drejtën dhe mundësinë të marrin shpagim. Premtimi për këtë kategori besimtarësh është kopshti i parajsës, dëshirimi për të cilin e zbeh dhe e tejkalon dëshirën e hakmarrjes ndaj vogëlsive të të tjerëve. Prandaj, Zoti nuk kërkon nga besimtarët luftimin e emocioneve të tyre, si frika apo zemërimi, por disiplinimin dhe zotërimin e tyre. Në brendësi të Kuranit Të përmendura nga Zoti si gjendje dobësie të

Përtej Fjalës

13


he tu r

Fr

i

k

d a

“Teksa i thoje atij që Allahu kishte bekuar, kishe bekuar edhe ti: “Mbaje pas vetes gruan tënde dhe druaju Allahut”, fshihje në veten tënde atë që Allahu do të zbulonte. Ti i frikësoheshe njerëzve, po Allahu e meriton më shumë t’i frikësohesh” (El-Ahzab 33, 37). Personi i bekuar të cilit i referohet ajeti është Zejd ibën Haritha, të cilin Allahu e bekoi duke e udhëzuar në Islam, kurse Profeti ‫ ﷺ‬e bekoi

14

Përtej Fjalës

ë rë d o t

p

a g ç f a n i

me n d

duke i dhënë lirinë nga skllavëria dhe duke e birësuar si djalin e tij. Më vonë, Profeti ‫ﷺ‬ kërkoi dorën e vajzës së hallës së tij Zejneb bint Xhahsh për Zejdin. Tabariu dhe Ibën Kethiri transmetojnë se Zejnebi e refuzoi fillimisht këtë martesë. Ajo vinte nga një familje fisnike kurejshite, ndërsa Zejdi ishte një ish-skllav. Për më tepër, kur Profeti ‫ ﷺ‬u shfaq me propozim martese, Zejnebi dhe vëllai i saj ‘Abdullah bin Xhahsh menduan se ai kishte ardhur ta


kërkonte për veten e tij. Ndërkohë që Profeti ‫ ﷺ‬ngulmonte që ajo të pranonte propozimin për Zejdin, Zoti zbriti ajetin 36 të sures Ahzab, drejtuar vëllait të Zejnebit dhe asaj vetë: “Nuk i takon një besimtari, dhe as një besimtareje, e drejta e zgjedhjes për një çështje pasi Allahu dhe i Dërguari i Tij të kenë vendosur për të”. Pas zbritjes së këtij ajeti, Zejnebi dhe vëllai i saj u paqtuan për martesën me Zejdin. Martesa mes Zejdit dhe Zejnebit nuk kaloi pa probleme dhe Zejdi vendosi më në fund të divorcohej prej saj. Tirmidhiu dhe Bejhakiu transmetojnë se kur Zejdi shkoi te Profeti ‫ ﷺ‬dhe u ankua për të, sepse ajo mbahej me të madh para tij për shkak të prestigjit të saj, i vendosur për të divorcuar Zejnebin, ai i tha: “Mbaje pas vetes gruan tënde dhe druaju Allahut”. Megjithë këshillën e Profetit ‫ﷺ‬, Zejdi e divorcoi Zejnebin dhe ajo u martua me Profetin ‫ ﷺ‬pas zbritjes së ajetit 37 të sures Ahzab: “Kështu, kur Zejdi e plotësoi nevojën e tij me të, atë e martuam me ty në mënyrë që besimtarët të mos trazohen nëse martohen me gratë e djemve të tyre të birësuar, pasi ata të kenë hequr dorë prej tyre”.

r ë zi t

j o d

n on th ë ë t o d e h j e d

Sa i takon asaj që fshehu në vete Profeti ‫ﷺ‬, Ibën Kethiri është i mendimit se ajo përkon me informimin i tij nga ana e Zotit se Zejnebi do të bëhej gruaja e tij përpara se ai të martohej me të. Kur Profeti ‫ ﷺ‬i thoshte Zejdit: “Mbaje pas vetes gruan tënde”, me anë të shpalljes Zoti i la të kuptojë se Ai e kishte njoftuar ndërkohë që ajo do të bëhej gruaja e tij dhe ky fakt do të zbulohej prej Zotit. Urtësia e kësaj martese qëndronte në largimin e trazimit shpirtëror prej besimtarëve që do të dëshironin të martoheshin me ish-gratë e djemve të tyre të birësuar, pasi ato të ishin divorcuar prej tyre. Sipas zakoneve të arabëve të kohës para-islame, ish-gratë e djemve të birësuar konsideroheshin njësoj si ato të djemve biologjikë. Zoti në Kuran e shfuqizoi këtë normë nëpërmjet shembullit të martesës së Profetit ‫ﷺ‬ me Zejnebin, ashtu sikurse shfuqizoi thërritjen e fëmijëve të birësuar me emrin e familjes birësuese në vend të emrit të familjes biologjike: “Allahu nuk i ka bërë ... fëmijë tuajët ata që ju i pretendoni si të tillë. Kjo është vetëm një fjalë që del prej gojës suaj ... Thërritini ata sipas etërve të tyre. Kjo është më e drejtë tek Allahu“

Përtej Fjalës

15


(El-Ahzab 33, 4-5). Aq i rëndë ishte ky episod për Profetin ‫ﷺ‬, sa ai do të kishte dashur që të tjerëve të mos u ishte bërë e ditur çështja që ai fshehu në vete dhe qortimi i tij nga ana e Allahut. Buhariu transmeton nga Enes bin Malik dhe Tirmidhiu transmeton nga ‘Aisha se, nëse Profeti ‫ ﷺ‬do të kishte fshehur diçka nga shpallja, do të kishte fshehur ajetin 37 të sures Ahzab. “Qortimi nuk erdhi vetëm si pasojë e fshehjes, por për shkak të fshehjes nga frika e fjalëve të njerëzve dhe shfaqjes nga jashtë të të kundërtës së asaj që fshihej. Më e udhës në një rast të tillë do të kishte qenë të heshtej, ose çështja të lihej në dorën e Zotit” (‘Abddullah el-Bejdauij). Frika e Profetit ‫ ﷺ‬lidhej me komentet që do të bënin njerëzit pas martesës së tij me Zejnebin. Ai druhej se mos njerëzit do të thonin “u martua me gruan e djalit të tij” (Ibën Haxhar el-‘Askalani), e për këtë arsye do ta kundërshtonin dhe kritikonin (Uehba ez-Zuhajli), do ta përqeshnin (‘Abddullah el-Bejdauij) dhe do ta bënin t’i vinte turp (Muhammed esh-Sheukani). “Fraza “po Allahu e meriton më shumë t’i frikësohesh” nuk tregon se Profeti ‫ ﷺ‬iu frikësua njerëzve dhe nuk pati frikë prej Allahut, por nënkupton se Allahu e meritonte më shumë t’i frikësohej vetëm Atij dhe të mos i frikësohej askujt tjetër bashkë me Të. Ndërkohë, ai i frikësohej Atij dhe njerëzve po ashtu, prandaj Zoti i kërkoi ta bënte të gjithë frikën

16

Përtej Fjalës

vetëm për Të” (Fakhr ed-Din er-Razi). Për shkak të vështirësisë së natyrshme njerëzore në bërjen publike dhe zbatimin e praktikave fetare që janë në kundërshtim me normat e shoqërisë, Zoti e mbyll pasazhin e ajeteve që trajtojnë martesën e Profetit ‫ ﷺ‬me Zejnebin duke lavdëruar Profetin Muhamed ‫ ﷺ‬dhe Mesazherët e Tij të tjerë, “të cilët kumtojnë mesazhet e Allahut dhe i frikësohen Atij, e nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Dhe Allahu mjafton si Llogaritës” (El-Ahzab 33, 39). Nga ajeti dhe komentimet rreth tij mund të nxirren përfundimet e mëposhtme: • Përderisa edhe Profeti ‫ ﷺ‬pati frikë dhe turp nga kryerja e një veprimi të lejuar fetarisht dhe pati frikë prej çfarë do të thonin dhe mendonin njerëzit, ato janë emocione që mund t’i ketë çdo besimtar, aq më tepër besimtarët e kohëve të sotme që përballen çdo ditë me një presion të vazhdueshëm shoqëror për çrrënjosjen e praktikimit të besimit në sferën publike. Pasja e frikës dhe turpit nga njerëzit për shkak të praktikave fetare nuk tregon mungesë apo dobësi besimi, por thjesht një reagim të natyrshëm emocional. • Normat e pranuara nga një shoqëri ushtrojnë mbi njerëzit një trysni reale dhe të prekshme. Ato kanë të njëjtin efekt emocional, si mbi jomuslimanët, edhe mbi muslimanët. Me ndryshimin e kohëve dhe vendeve, ndryshojnë edhe


format e presionit shoqëror të cilat ushtrojnë trysni mbi praktikat fetare të besimtarëve. Në çdo rast ato duhen marrë në konsideratë duke shfaqur empatinë e nevojshme me besimtarët, të cilët hasin vështirësi në zbatimin e fesë për shkak të praktikave që bien ndesh me normat shoqërore mbizotëruese.

• Mposhtja përfundimtare e frikës dhe turpit prej njerëzve arrihet duke qenë të vetëdijshëm për plotfuqinë e Zotit dhe duke sjellë ndërmend se vetëm prej Atij duhet patur turp dhe vetëm prej dënimit të Tij duhet patur frikë. • Ndonjëherë feja mund t’i rëndohet muslimanit, aq sa të dëshirojë edhe vdekjen. Profeti ‫ ﷺ‬ka parathënë në një hadith të transmetuar nga Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu se do të vijë një kohë kur mbajtja e fesë do të jetë si mbajtja e thëngjillit në dorë. Edhe Merjem dëshiroi të kishte qenë e vdekur më mirë se sa të përballej me akuzat e izraelitëve kur ta shihnin me një fëmijë të porsalindur në krahë. Megjithatë, Zoti i ka bërë të pranueshme pasojat e sprovave për besimtarët, sepse nëpërmjet tyre i bën dëshmitarë të Tij në tokë dhe u lartëson gradat në shpërblimin e amëshueshëm.

• Shtysa e vetes për të fshehur praktikat dhe identitetin fetar për shkak të paragjykimeve të njerëzve është një prirje e natyrshme e saj, ashtu sikurse Profeti ‫ ﷺ‬fshehu në vete dhe nuk e bëri publik lajmin e sigurt se do të martohej me Zejnebin në një të ardhme të afërt, apo kur ndjeu përbrenda dëshirimin që të mos kishte zbritur një ajet që e nxirrte në pah fshehjen nga ana e tij të këtij fakti. • Emocionet e frikës dhe të turpit nuk mposhten duke i ndrydhur ato, por duke ia njohur vetes si reagime të natyrshme në situata të caktuara, sepse Zoti i Lartësuar ia njohu ato si legjitime Përgatiti: G. Demneri edhe Profetit të Tij ‫ﷺ‬.

Përtej Fjalës

17


Ademi

dhe engjëjt * Shkëputur prej librit “Ajka e Kuptimevet të Kurani Qerimit” nga Hafiz Ibrahim Dalliu. Perendia me mâdhní të vet mbasi tregojë krijimin e njerzvet edhe ushqimin qi i përmban gjallnín e atyne, për t’ju tregue njerzvet edhe se qysh ai e ka bâ të parin e atyne zâvendës në faqe të dheut, dhe se qysh ju kan prulë engjëjt atí, urdhënon e thotë: “Kujtoje o Muhammed! Dhe atë kohë kurë yt Zot ju tha engjëjvet: Un do të bâj në faqe të dheut nji zâvendës! Ata i thanë: O Zot! A do të bâjsh aty zâvendës një krijatyrë qi nxjerrë ngatrresa në faqe të dheut dhe derdh gjakna? Po na, të dëlirojmë ty prej të mêtash dhe të lavdëromë m’ata cilsí qi i meritojnë madhnís s’ate! Mbi kta fjalë, Perendija ju tha: “Un i dí ata sende qi ju nuk i dini!”

Halijfe quhet ai qi vjen pas tjetrit e zen vendit e ati. Qellimi me zâvendsin ktu âsht për të madhin Adem, sepse Ademi âsht i pari Profet , edhe se ç’do Profet âsht zâvendës i Perendís në faqe të dheut. Kjo zâvendsí, nuk âsht pse ka Zoti ndo nji nevojë për të lanë zâvendës, por âsht për të plotsuë njerzit e mêtë, për t’aplikuë dispozitat Hyjnore, për të përhapë drejtësín në mest të njerzvet, sepse âsht nji nevojë e madhe për ndërmjetsín e disa njerzve të plotë, të cilët të konsiderojnë urdhnat e Zotit dhe të ju a komunikojnë njerzvet tjerë. Perendija ju a shpalli engjëjvet të bâmen Ademin si zâvendës në tokë për të nxjerrë në shesh virtytin e Ademit dhe për të treguë se nuk vinë m’e lanë nji punë fort të dobishme pse ajo sjellë pak dâm. “Ata i thanë: O Zot! A do të bâjsh aty zâvendës një krijatyrë qi nxjerrë ngatrresa në faqe të dheut, dhe derdh gjakna?”

Ky ajet bashkë m’ata qi pasojnë kan zbrit për të numrue e për të kujtue nji (nimet) dhantí të Zotit, e cila âsht për gjithë njerzit. Sepse të bâmit Zoti zâvendës në tokë Ademin, dhe të detyruemit engjëjt për t’ju perulë e për t’i bâ sexhde atí, âsht nji dhantí e madhe për gjithë njerzit; se kurë nderohet burimi, natyrisht ju përket nji pjesë nderi edhe rrekenavet t’ati burimi. “Un do të bâj në faqe të dheut nji zâvendës Kjo pytje qi bânë engjëjt, sa do qi duket në (halijfe).” menyrë të kundërshtimit, ata nuk i kundërshto-

18

Përtej Fjalës


jnë Zotit kurrë. Ata patën qellim m’at pytje me lypë prej Zotit të ju hjeki një dyshim qi ju erdh në mend. Shkurt ata pytën Perendín sikundër qi pysin nxansit mësuesin kur ju vjen ndonji dyshim. Dyshimi i engjëjvet ishte ky: Ata menduen e thanë me vehte se njeriu do të krijohet me fuqí

mendore, e cila e shtyrë atê të nxanë dije Hyjnore e t’i bindet Zotit, por do të ketë edhe dy fuqí tjera: fuqín idhnore dhe fuqín e epshit. Kta dy fuqí do t’ja mundin fuqín mendore njeriut e do t’a shtyrin atê gjithmonë në ngatrresa e në gjak derdhje. Prandaj kujtuen se njeriu s’vinë me qenë zâvendës në tokë.

Përtej Fjalës

19


Perendija tuë ju thanë engjëjvet: “Un i dí ata sende qi ju s’i dini”, ju dha të kuptojnë se ndër njerzit do të vinë Pejgamberët qi do t’ju mësojnë atyne rregullat e moralit, me të cilat do t’i edukojnë fuqít e epshit e t’idhnimit, e ashtu ka me triumfuë mendja mbi fuqít tjera dhe kan me bâ njerzit punë të mira e mjeshtrina të çuditshme. “Perendija ja mësojë Ademit gjithë emnat e gjâsendevet, pastaj ju a rrëfejë ata sende engjëjvet e ju tha: M’i kallxoni emnat e ktyne sendeve muë n’jeni të vërtetë në pretencën t’uej!” Pytja qi bânë engjëjt do e mos t’ep me kuptuë se ata doshin me thanë: O Zot! Çuditemi dhe s’e marrim vesht (hiqmetin) pse do me krijuë njerín kur ai ka në natyrë me qitë ngatrresa e me derdhë gjakna? Qysh do m’e bâ at zâvendës në tokë, tuë qenë na mâ të meritueshëm se ai për atë punë? Dhe Perendija për të jua a rrëfyë engjëjvet se ata nuk e kan me vend atë pretendim qi nënkuptohet nga pytja e atyne, i shtjen nji herë në zemër Ademit emnat e gjithë sendevet, pastajë jua a tregojë ata sende atyne, e m’at çast ju tha:

20

Përtej Fjalës

M’i kallxoni emnat e ktyne sendeve muë, në jeni të vërtetë në pretencën t’uej! D.m.th: T’a dijni sheshazi se ju kurr se si nuk mundeni me m’i kallzuë emnat e gjith sendevet, sepse nuk kini kapasitet për atë dituní, pra vjen prej vedit se ju, nuk meritoni m’u bâ zâvendës në faqe të dheut. Urdhëni i dhanun engjëjvet për t’i treguë Zotit ata emnat e gjithë sendeve âsht nji urdhën për t’ju rrëfye atyne qi s’munden kurrë m’e bâ atë punë. Ai urdhën nuk âsht urdhën detyrimi qi të thohet se vinë me të detyruë Zoti me nji gjâ qi s’ja ke fuqí me bâ. Perendija për të tregue se ç’kan thanë engjëjt karshi atij urdhni qi ju dha urdhnon e thotë se engjëjt u përgjegjën tmerueshëm, me përvujtní të plotë e thanë: “O Zot! Na të dëlirim Tŷ prej gjithë të mbetash (subhaneke), na s’kemi far dijenije përveç asaj qi na e ké mësue Ti, se Ti jé o Perendí qi i din të tana edhe i punon punët me vend! Fjala “subhaneke” don me thanë: Të dëlirojmë Tŷ o Zot prej gjithë të mbetash. Qëllimi i


engjëjvet me thanëjen e ksajë fjale në fillim të ligjratës âsht për me pohue padijenín e atyne se ku qëndron e verteta, edhe për të kërkue ndjesë prej pytjes qi patën bâ mâ përpara, sikur me thanë: O Zot! Na të dëlirojmë Tŷ nga çdo punë qi shkaktojë pytjen t’onë n’at mënyrë, se na s’dijmë gjâ tjetër veçse atê qi na e ké mësue Ti vetë.

Me kët mënyrë Zoti ju rrëfeu engjëjvet qi Ademi âsht mâ i virtytshëm se ata për punë zâvendsije. Kta katër ajetet e fundshëm tregojnë dhe shënojnë shumë çashtje me randsí, ndër të cilat janë: i. Të qenunit e ditunís mâ e virtytshme se gjithë cilsít tjera.

ii. Të qenunit e njeriut mâ i virtytshëm se ç’do Bejzaviu thotë se: Thanëja e engjëjvet: Na s’ke- tjetër kreatyrë. mi farë dije … në vend qi të thojshin: Na s’dijmë emnat e ktyne …, âsht për të pohue fajin iii. Të qenunit konditë ditunija për meritimin e qi bânë pse u ngutën në pytjet, âsht edhe për të zâvendsís. rrëfye se pytja e atyne nuk ishte si kundërshtim, por ishte për të marrë vesht se ku qindron e iv. Të qenunit e Ademit mâ i virtytshëm se enverteta, âsht edhe për t’iu falnderue Zotit pse ju gjëjt, etj. dha të kuptojnë ata sende qi s’i dishin. Perendija ja drejtoj fjalën Ademit e i tha: Ajetet tregojnë se ditunija âsht përmbi gjithë virtytet, sepse Perendija e vërtetoj me ditunín “Or Adem! Rrëfeju engjëjvet emnat e ktyne e Ademit të qenunit e atí mâ i virtytshëm se sendevet! Ademi kur qi m’at çast ju a rrëfejë engjëjt, e jo me tjetër gjâ. Pra nënkuptohet se emnat e sendeve atyne, Zoti prap ju a këthejë çdo njeri qi të hypi në kryë të nji pune duhet fjalën engjëjvet e ju tha: A nuk ju paç thanë juve me doemos të jetë i ditshëm për at punë. Mjerë se un i dí të mësheftat e qiellve dhe të tokës, i për ata qi i dalin zot nji pune, për të cilën s’kanë dí edhe fjalët qi çfaqët ju për Ademin edhe ata farë dijenije! sende qi i mbani në zemër ju?”

Përtej Fjalës

21


Islami në Indi.

22

Përtej Fjalës


Pjesa e dytë -India gjatë periudhave të ndryshme kohore të sundimit të myslimanëveIndia kohën e dinastisë Emevite (96-132H) dhe Abasite. Pas largimit të Muhamed bin El-Kasimit nga India në vitin 96 të hixhretit situata e saj nuk ishte qëndrueshme dhe disa zona u rikthyen në duart e sundimtarëve të hershëm. Në vitin 100 të hixhretit prijësi i famshëm i myslimanëve nga dinastia Emevite Umer bin Abdul-Aziz u shkruan letër sundimtarëve lokalë të Sindit për ti ftuar në islam dhe ja çfarë thotë historiani El-Beladhurij: Umeri u shkroi sundimtarëve të Sindit për ti ftuar në islam dhe për bindje ndaj tij e nëse ata e pranojnë ai do ti miratonte si sundimtarë në Sind dhe do të jenë të barabartë me myslimanët e tjerë. Ata kishin dëgjuar për të (për Umer bin Abdul-Azizin) dhe drejtësinë e tij dhe pranojnë islamin dhe emërtohen me emra arabë. Mirëpo qëndrueshmëria e Sindit pas Umer bin Abdul-Azizit përsëri trazohet dhe po ashtu ishte edhe në kohën e Abasive deri në kohën e shtetit të Gaznevive. India në kohën e Gaznevive dhe Gurive. Në shekulli e katërt të hixhretit me çështjen e Indisë është marrë shteti i Gaznevive (351H582H) dhe i Gurive (543H-612H) të cilët janë shkaku kryesor për mbrojtjen e islamit në luginën e Sindit dhe pastaj përhapjen e tij në pjesët e tjera të Indisë. Ata janë sulltanët e Gaznës me origjinë turke që sunduan në Gazna (qytet pranë Kabulit në Afganistan) dhe pastaj zgjeruan sundimet e tyre duke përfshirë edhe pjesë të Indisë. Dy sulltanët më me ndikim në historinë e Indisë në këtë periudhë janë: I pari: Sulltani Mahmud bin Subuktekin El-Gaznauij (387-421H) i cili gjatë kohës së sundimit të tij arriti të stabilizojë Sindin dhe të depërtojë pastaj në Kashmir, Kannauxh (qyteti

i dijetarit të njohur të Indisë Muhamed Siddik Hasen Khan El-Kannauxhij), Punxhab, Gujarat etj. Ja çfarë thotë sheikhu islam Ibn Temije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me të: “Kur ishte mbretëria e Mahmud bin Subuktikin prej mbretërive më të mira të njerëzve të kombësisë së tij, islami dhe suneti në mbretërinë e tij ishin më lart se kurdoherë sepse ai luftoi mushrikët e Indisë dhe përhapi drejtësi aq sa nuk përhapi kush si ai” shih Mexhmu El-Fetaua 4/22. I dyti: Sulltani Shihab Ed-Dijn Muhamed ElGurij (547-602H) i cili çliroi Agran, Delhin (kryeqyteti i Indisë sot i cili në librat e historianëve myslimanë njihet me emrin Dehli dhe që është qyteti i dijetarit të madh dhe të njohur të Indisë Uelijullah Ed-Dehleuij), Bangladeshin etj. Ibn El-Ethir në lidhje me sundimin e Guritëve thotë: “Ata arritën të fusin nën zotërim në Indi vende në të cilat nuk kishte mbërritur tek to asnjë mysliman para tyre derisa u afruan kufijve të Kinës nga ana lindjes”. Ngritja e shtetit islam të pavarur në Indi. Pas sulltanëve të lartpërmendur të Gaznës, në Indi formohet një shtet islam i pavarur nga Gazna dhe i pari i këtij shteti është Kutbud-Dijn Ejbek (602H-607H) komandanti ushtarak i Shihab Ed-Dijn El-Gurij me qendër si fillim në Lahor pastaj pasardhësit e tij kaluan në Delhi. Pas tij në Delhi kanë sunduar dy familje: Iltutmish 607H-664H dhe Belban 664H-689H Cilësi e përgjithshme e kësaj periudhe kohore është se këto familje në origjinë janë prej shërbëtorëve të prijësve të tyre të hershëm të Gaznevive. Ata ishin sundimtarë të drejtë dhe me kontribute në stabilizimin e islamit në Indi dhe bëjnë Delhin qendrën e tyre. Pas familjeve të shërbëtorëve në indi kanë sunduar disa familje ku më të njohurat janë ato që kanë sunduar në Delhi dhe zonat rreth saj: familja e Khulxhive (689-720H) të cilët arrijnë të zgjerojnë sundimet e tyre duke futur edhe pllajën e Dikanit së bashku me Kiralën. Pas

Përtej Fjalës

23


tyre në Indi deri në vitin 932H kanë sunduar disa familje: Tugluk, Hidri dhe Lud’hi. Shteti i mongolëve dhe lulëzimi i Indisë (932H deri në 1275H). Dhahir Ed-Din Babur mysliman me prejardhje nga mongolët në vitin 932H shti në dorë sundimin e Indisë dhe formon një dinasti të fortë që zgjati afro 3 shekuj dhe kjo është epoka e artë e sundimit islam në Indi. Në kohën e sundimit të kësaj dinastie India pati lulëzim të madh si nga ana fetare ashtu edhe nga ana ekonomike.

i madh i prijësve mongolë çoi në ngritjen e shpejtë të çdo gjëje në të gjithë anët e vendit të tyre të madh si: sistemimi postës, rregullimi i rrugëve, shtimi i tyre, pajisja e tyre me shenja për orientimin e udhëtarëve dhe ngritja hanëve për pushimin e njerëzve dhe të kafshëve.

Me këto rrugë është çuditur edhe shtegtari i njohur francez Jean-Baptiste Tavernier (1605 – 1689) i cili i vizitoi këto vende në mesin shekullit 17 pas krishtit në kohën e sulltanit Shah Xhihan (1037-1067H) dhe ka thënë: Rrugët e Ahmed bin Mahmud Es-Sadatij studjues bas- Indisë janë më të mira se rrugët e Francës dhe hkohor i çështjes së Indisë thotë: “Interesimi Italisë.

24

Përtej Fjalës


Gjithashtu këta sulltanë që të gjithë i kushtuan rëndësi vënies së drejtësisë në popull dhe përhapjes së sigurisë në të gjitha anët e vendit. Ata ua kushtëzonin tregtarëve të mallrave dhe të floririt besnikërinë, i mbikëqyrnin imtësisht vartësit e tyre që të mos bënin padrejtësi dhe nuk hezitonin që ti dënon ashpër kur vërtetoheshin shkeljet e tyre dhe cenimi i pronave apo pasurive të njerëzve. Tokat e shtetit ishin të ndara në dy pjesë: një pjesë u jepej komandantëve dhe princërve që të shpenzonin prej të ardhurave të saj për ushtarët që merrnin pjesë në beteja me ku një masë të caktuar prej saj e çonin në shtëpinë e pasurisë (arka e shtetit). Ndërsa pjesën tjetër ua jepnin

me qira atyre që ishin të rregullt në dhënien e qirasë vjetore. Të gjithë këta ishin pushtetarë me pushtet absolut ndaj familjeve në zonat e tyre. Këtë ndarje më pas e ndryshoi sulltani Xhelaludin Ekber (963- 1014H) duke e ndarë vendin në vilajete ku çdo vilajet kishte drejtuesin dhe vartësit e tij dhe formoi një ushtri të madhe dhe të stërvitur mirë të cilën e drejtonte vetë dhe pagat e tyre ishin nga arka e shtetit. Kjo ndarje e re më pas u ndoq nga pasardhësit e tij derisa sa erdhi në pushtet sulltani Aurangzib (1069-1119H) i cili e ndryshoi atë për ta kthyer te ndarja e parë”.

Përtej Fjalës

25


Ndërsa për sa i përket anës fetare edhe ajo pati ngritje të madhe sidomos në kohën e sulltanit Aurangzib dhe ja çfarë thotë Ebul-Hasen En-Nedeuij në biografinë e tij: “Ai e kishte në natyrën e tij drejtësinë, bamirësinë dhe gjykimin e drejtë sipas fesë së pastër prandaj dhe urdhëroi dijetarët që të shkruajnë çështjet dhe gjykimet tyre në çdo kapitull prej kapitujve të fikhut dhe ata shkruan librin [El-Fetaua El-Alemkirije] ose ndryshe [El-Fetaua El-Hindije (fikh i përzgjedhur nga medhhebi hanefi)] në gjashtë vëllime të mëdha dhe pastaj i urdhëroi gjykatësit të gjykojnë sipas tyre. Ky libër u bë i njohur në Hixhaz, Egjipt, Sham, Rumeli, u përhap dobia e tij dhe u bë libri bazë për myftitë, për përgatitjen e të cilit ai shpenzoi një qind mijë monedha. Ai ngarkoi shumë prej dijetarëve që të merren vetëm me dije dhe adhurim duke u siguruar atyre çdo gjë të nevojshme. Ai gjithashtu dha shumë pasuri të mëdha për ndërtimin e xhamive dhe ndërtoi shumë xhami në Indi, meremetoi të vjetrat dhe caktoi paga për imamët dhe muezinët dhe pasuri të veçanta për mirëmbajtjen e xhamive dhe shtrojat e tyre” shih lbrin e tij: Njerëzit e shquar në historinë e Indisë.

26

Përtej Fjalës

Pjesa e tretë -Kolonizimi i Indisë Ardhja në pushtet e myslimanëve mongolë në Indi dhe lulëzimi islam i saj ishte pas rënies së shtetit islam në Andaluzi dhe formimit të Spanjës dhe të Portugalisë. Është pak e çuditshme të përmendet Spanja dhe Portugalia kur flitet për Indinë sepse India është shumë larg tyre mirëpo realisht historia e Indisë dhe e vendeve rreth saj deri para pak dekadash ka pasur lidhje të ngushtë me disa prej shteteve evropiane si Portugalia, Spanja, Franca, Holanda dhe Anglia. Fillimi i kësaj lidhje janë Portugezët pastaj e pasuan atë vendet e tjera. Spanja dhe Portugalia duke shfrytëzuar njohuritë e myslimanëve të Andaluzisë, pasuritë e tyre që i futën nën zotërim dhe daljen e favorshme të Andaluzisë në oqeanin Atlantik, pak nga pak arritën të bëhen të zotët e detit në oqeanin Atlantik dhe dy fuqitë më të mëdha të asaj kohe. Në të njëjtën kohë osmanët kishin dalë si forca më e madhe ushtarake në detin e Mesdhe dhe detin e Zi sidomos pas rënies së Kostandinopojës në vitin 857H pastaj shumë shpejt edhe në detin e Kuq. Portugezët pas rënies së Kostandinopojës dhe fuqizimit të osmanëve filluan të kërkojnë për një rrugë tjetër


në vend të rrugës së mëndafshit për tu lidhur me Indinë dhe lindjen e largët sepse rruga e mëndafshit kalonte mes zonave të banuara dhe të kontrolluara prej myslimanëve. Ata u munduan të gjejnë një rrugë detare që kalon përreth brigjeve të Afrikës me oqeanin atlantik dhe që të depërtojnë më pas nëpërmjet saj për në oqeanin indian dhe kështu në fund të shekullit të nëntë dhe në fillim të shekullit të dhjetë sipas hixhretit ata arritën të zbulojnë kepin e shpresës së mirë në skajin më jugor të Afrikës dhe nëpërmjet tij kaluan në oqeanin indian. Udhëtimin e parë nëpërmjet rrugës së re e ka bërë detari i njohur portugez Vasko De Gama në vitin 903 të hixhretit (dmth në maj të vitit 1498) pastaj pasuan udhëtimet e tjera. Dalja e portugezëve në oqeanin indian u hapi rrugën atyre për pushtimin e brigjeve të Indisë, madje edhe për pushtimin e disa nga brigjet e gadishullit arabik nga ana tjetër e oqeanit. Kjo gjë u bë problem i madh për lëvizjet e myslimanëve në drejtim të Indisë dhe anasjelltas dhe për tregtinë e tyre me këto vende sepse ata plaçkitnin anijet, tregtarët, udhëtarët dhe haxhilerët. Ja çfarë shkruan Kutbud-Dijn En-Nehraualij

(historian i njohur mysliman i asaj kohe 918990 sipas hixhretit i cili është me origjinë nga Gujarati i Indisë por që ka jetuar në Meke): “Në fillim të shekullit të dhjetë ka ndodhur një prej fatkeqësive të mëdha dhe të rralla dhe që është hyrja e Portugezëve të mallkuar prej racës së frëngëve, në Indi. Ata hipnin anijeve nga ngushtica e Sebtes (emër vendi në veri të Marokut në kufi me Spanjën ku formohet ngushtica e Gjibraltarit) dhe dilnin në detin e errësirave (ka për qëllim oqeanin Atlantik) dhe vinin në një vend afër ishujve Komore (një grup ishujsh në brigjet e Afrikës me oqeanin Indian mes saj dhe ishullit të madh të Madagaskarit. Emri Komore është mara nga gjuha arabe siç do ta shpjegojë vetë autori dhe arabët e shqiptojnë Kumr) që do thotë e bardhë si lënda e lumit të Nilit të Bardhë. Ata arrinin në vendet e lindjes duke kaluar nga një vend i ngushtë me shumë dallgë afër bregut (afrikan) ku njëra anë e të cilit është kodër dhe ana tjetër deti i errësirave ku u shkatërroheshin anijet dhe nuk shpëtonte njeri prej tyre. Ata për një farë kohe vazhduan në këtë mënyrë duke u shkatërruar në atë vend pa shpëtuar askush prej tyre për në detin indian derisa shpëtoi një anije e

Përtej Fjalës

27


cila arriti në indi. Pastaj vazhduan të marrin të dhëna rreth këtij deti derisa ua tregoi rrugën një detar shumë i aftë që quhet Ahmed bin Maxhid, miku i të cilit ishte i madhi i frëngëve....... Ai u mësoi atyre rrugën dhe u tha: Mos ju afroni bregut dhe hyni thellë në det pastaj kthehuni që të mos ju përplasin dallgët! Ata, kur e bënë atë gjë, shumë prej anijeve të tyre i shpëtonin shkatërrimit dhe kështu u shtua numri i tyre në detin indian. Ata ndërtuan në Goa të Indisë -pjesë e pllajës së Dekanit- një kala të cilën e quajnë Kuta pastaj morën Hormuzin(ngushticë mes Omanit dhe Iranit në detin arabe pjesë e oqeanit indian). Ata u forcuan atje duke u ardhur përforcime nga Portugalia dhe filluan t’jua presin rrugën myslimanëve duke i robëruar ata dhe plaçkitur dhe grabitur çdo anije derisa u shtua dëmi i tyre ndaj myslimanëve.....”. Shih librin: El-Berk El-Jemanij: 18-19. Lajmet që përcjell En-Nehraualij janë të sakta me përjashtim te lajmit se Ahmed ibn Maxhidi -Allahu e mëshiroftë- është njeriu që i ndihmoi portugezët të arrijnë në Indi sepse është e vështirë të mendohet për një njeri si ai t’ju ketë dhënë piratëve portugezë një ndihmë kaq të madhe dhe fjalën [piratë] e them pa aspak dyshim sepse siç po e shihni puna e tyre ishte piratëri e qartë. AhmedbinMaxhidi është një nga detarët më të njohur dhe të aftë prej myslimanëve arabë nga Omani i sotëm dhe mban disa llagape: “Luani i detit”, “Princi i detit”, “Mësuesi i detit indian” etj. Ai është shpikësi i gjilpërës magnetike për orientimin e detarëve në det dhe ka shkruar që në atë kohë afro 40 libra në lidhje me çfarë i duhet të dijë një marinari kur hipën në anije? Për shkak të rëndësisë që ka Ahmed ibn Maxhidi -Allahu e mëshiroftë- po përmend disa citate nga libri i tij: “El-Feuaid fi Usul El-Behri uel-Kauaid (që dmth: Dobitë në lidhje me bazat e lundrimit në det dhe rregullat e tij)” për të kuptuar më mirë figurën e tij:

28

Përtej Fjalës


“Lëvdatat i takojnë Allahut dhe paqja dhe përshëndetja qofshin mbi më të mirin e krijesave të tij Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij! Në vijim them: kam parë se të gjitha dijet në dynja janë mburrja më e madhe, pozita më e lartë dhe epiteti më i nderuar, kjo për shkak të fjalëve të profetit tonë -alejhi selam- dhe nxitjes së të gjithë profetëve për dije deri sa është thënë: nuk ka ndonjë dije qoftë edhe e keqe veçse injoranca është më e keqe se ajo. Atëherë çmund të thuhet kur pa këtë dije nuk do të kishe njohur kiblen e islamit (Meken) më saktësisht sesa me të dhe argumenti për këtë që them është se sa herë kam ardhur me anije nga: India, Shami, vendi i zezakëve, Persia, Hixhazi, Jemeni etj me synim këtë anë të shumë kërkuar, me mall dhe me njerëz dhe ky është argument i prerë se kjo dije tregon për kiblen ..... O ti që kërkon të mësosh! Dije se lundrimi në det kërkon të dish shumë gjëra dhe prej tyre më të rëndësishmet janë: fazat e hënës, njohja e anëve orientuese me anë të busullës, brigjet, distancat dhe matjet e tyre, vendlindjet e diellit dhe të hënës, erërat dhe sezonet e tyre, detin dhe gjendjen e tij, mjetet e anijes dhe çdo gjë që i nevojitet asaj, çdo gjë që i bën dëm apo dobi dhe çdo gjë që duhet kur hipën në të. Duhet të dish: vendlindjet e diellit dhe të hënës, ekuinokset, mjetet e matjes dhe sistemimin e tyre, kohët e daljes së yjeve dhe perëndimit të tyre si dhe gjatësitë, gjerësitë, largësitë dhe rrugët që përshkojnë yjet nëse do jesh kapiten i zoti.... Duhet të interesohesh për ngarkesën dhe njerëzit që mban që të mos ta mbushësh më shumë se zakonisht, të mos hipësh në një anije ku nuk të dëgjohet fjala dhe as në një anije të papërgatitur... Duhet që kur të hipësh në det të jesh gjithmonë me abdes sepse kur je në anije je mik prej miqve të krijuesit prandaj mos u shkujdes ndaj përkujtimit të tij....”. Ja si e përshkruan Ahmed bin Maxhidi -Allahu e mëshiroftëhyrjen e portugezëve në Kalikutë (qytet bregdetar në jug të Indisë në brigjet e oqeanit indian): “Kujto burrat e Kalikutës dhe nxjerr mësim *** në vitin 906 H dhe pak më shumë Shiti bleu dhe sundoi *** Samara (lagap i prijësit të asaj zone) në peshoren e tij bëri padrejtësi Atje u fut ai që e urren islamin *** dhe njerëzit janë në panik

Përtej Fjalës

29


dhe hidhërim Kështu u ndërpre mekasi nga toka e Samarës *** dhe mysafirit rruga iu vështirësua Pra, është e vështirë të besohet se AhmedbinMaxhidi i ka ndihmuar piratët portugezë por ajo që mendohet se ka ndodhur është se ata mund të kenë përfituar nga librat e tij në të cilat ka përshkrim të plotë dhe të mjaftueshëm në lidhje me lundrimin në oqeanin indian. Portugezët, spanjollët dhe po ashtu edhe kolonizatorët e tjerë u munduan të përdorin fenë për të mbuluar piratërinë dhe krimet e tyre”. Ja çfarë tregon Bartolomé de lasCasas (prift misionar dhe historian spanjoll që ka jetuar mes 1484-1566 ose sipas hixhrit 889-974) në një letër që i shkruan mbretit të Kastiles (Spanjës) në atë kohë Filipi i dytë për krimet e spanjollëve në Amerikën Latine, letër kjo që përkon nga ana kohore me hyrjen e Portugezëve në Indinë e lindjes: “Unë dua t’ju tregoj, i nderuari mbreti im për të këqijat dhe mëkatet dhe për rrënimin dhe shkatërrimin në këto vende të mëdha dmth: në këtë botë të re dhe të gjerë që quhet vendi i indianëve të kuq të cilin ua ka dhuruar Zoti mbretërve të Kastiles dhe bashkangjitur atyre për ta udhëhequr dhe ndrequr dhe për ti udhëzuar banorët e saj për në krishterim që të lumturohen në të dhe të arrijnë shpresat kësaj bote dhe të tjetrës. Askush nuk mund ta imagjinojë se njerëzit kanë mundësi ta bëjnë gjithë këtë shkatërrim. Kam jetuar në vendin e këtyre popujve indianë më shumë se 50 vjet dhe i kam parë me sytë e mi se çfarë mizorish dhe padrejtësish kanë bërë... Zoti i ka krijuar këta popuj të shumtë në numër dhe të padjallëzuar nuk e njohin të keqen dhe shtirjen. Ata janë popuj që kanë bindje dhe besnikëri ndaj prijësve të tyre qofshin ata vendas apo nga të krishterët që u

30

Përtej Fjalës


shërbejnë (që sillen mirë me ta) madje ata janë nga popujt që kanë më shumë përulje, durim, paqe dhe qetësi. Ata nuk njohin urrejtjen, zhurmën, dhunën dhe grindjen. Janë popuj që nuk e njohin, zilinë të keqën e fshehur dhe nuk hakmerren. Popuj me trupa të imët, të hollë dhe të dobët që nuk e durojnë dot stërmundimin, shumë shpejt i dëmton sëmundja sado e lehtë

qoftë ajo.... Spanjollët u vërsulen në drejtim të këtyre deleve të qeta si ujqërit, tigrat dhe luanët e egër të cilët nuk kanë ngrënë gjë për ditë me radhë. Që prej 40 vjetësh ata i copëzojnë, i vrasin dhe i tmerrojnë dhe që prej 40 vjetësh ata i shkatërrojnë, i dhunojnë dhe i shfarosin. Çdo ditë ka

Përtej Fjalës

31


nga një mizori të re të paparë për të cilat as nuk kemi dëgjuar dhe as lexuar më përpara...... Gjatë këtyre 40 viteve janë shfarosur më shumë se 12 milion burra, gra dhe fëmijë padrejtësisht nga tirania e të krishterëve dhe veprat e tyre të ferrit. Kjo shifër është e sigurtë edhe pse unë besoj se numri i tyre i kalon 15 milionët. Ata që kanë shkuar atje prej pretenduesve të krishterimit i kanë shfarosur popujt e qetë indianë dhe ua kanë fshirë emrin nga faqja e tokës ose me pushtime të përgjakshme, ose me skllavërim të atyre që kanë mbetur, skllavërim i ashpër dhe i shëmtuar të cilin as nuk e kanë parë njerëzit dhe as e kanë provuar kafshët.... Të krishterët kanë vrarë gjithë këto shpirtra të pastër dhe kanë bërë gjithë këto rrënime në emër të fesë që të sigurojnë flori dhe pasuri dhe të arrijnë në poste më të mëdha se ata vet. Pangopësia dhe epshet e tyre të pakufishme i çuan ata në nënçmimin e këtyre popujve të thjeshtë, durimtarë dhe të dashur dhe në grabitjen e pasurive të këtyre tokave pjellore dhe mahnitëse. Unë po ju them të vërtetën të cilën e kam parë me sytë e mi: të krishterët i shikojnë indianët e kuq jo si kafshë -dhe ah sikur ti shihnin si kafshë!- por më me pak vlerë se kafshët dhe më pak rëndësi se mbeturinat.... Historia e prijësit të një fisi në Kubë me emër Hatua. Spanjollët kanë hyrë në ishullin e Kubës së populluar në vitin 1511. Atje ishte një kryetar fisi që quhej Hatua i cili ishte strehuar së bashku me një grup të madh njerëzish, kur spanjollët pushtuan ishullin e tyre San Domeniko. Hatua kur mori vesh se spanjollët mbërritën edhe në Kubë, mblodhi fisin e tij dhe u tha: Kam dëgjuar se spanjollët po vijnë dhe ju e dini se çfarë na ngjau në ishullin tonë dhe se ata po vijnë këtu që të bëjnë me ne atë që bënë atje. Prandaj, a e dini se pse e bëjnë këtë gjë? Disa prej indianëve të thjeshtë i thonë: ata e

32

Përtej Fjalës

bëjnë këtë gjë për hir të zotit të tyre të cilin e adhurojnë dhe e madhërojnë. Ata duan që ne të besojmë atë prandaj na vrasin. Hatua kishte një shportë të vogël të mbushur me flori, qeshi dhe u tha: Ky është zoti i të krishterëve. Ai është floriri. Hajdeni të kërcejmë para tij dhe ta kënaqim se ndoshta e dëgjon lutjen tonë dhe i urdhëron të krishterët që të mos na therin. Ata njëzëri thanë: Mirë, mirë! Dhe kështu kërcyen derisa u lodhën. Pastaj Hatua u tha: Më dëgjoni me vëmendje! Do ta hedh këtë flori në lum sepse ata do të na vrasin për shkak të tij dhe ashtu bënë. Kur e morën vesh të krishterët këtë gjë, përgatitën litarin për ta varur dhe erdhi një prift françeskan për ta udhëzuar para vdekjes për në besimin kristian për të cilin nuk kishte dëgjuar më përpara. Prifti i shpjegoi se ai duhet ta shfrytëzojë këtë kohë të shkurtër para vdekjes dhe të besojë sepse besimi i tij do ta fusë në parajsë ose përndryshe do të shkojë në zjarr. Kryetari i fisit i tha priftit: A ka në parajsë, të krishterë? Ai i tha: shumica e tyre janë atje. Atëherë kryetari indian pa hezitim i tha: Unë preferoj më shumë të hyj në zjarr sesa të takohem me ju në parajsë. Më ço në zjarr! Kështu u


në fenë e drejtë dhe të pastër pa idhujtari dhe që është feja e përbashkët e gjithë profetëve të Allahut, i urdhëroi ata që ta përcjellin këtë fe te popujt e tjerë që vuanin nga idhujtaria dhe kështu ata zhvilluan një luftë që i përshtatet këtij qëllimi. Ja çfarë tregon BurejdeEl-Eslemij -radiallahuanhu- për porositë e profetit -alejhi selamkur niste njerëzit për luftë: “Profeti -alejhi selam- kur caktonte komandantin e ndonjë ushtrie apo të ndonjë çete e porosiste atë për devotshmëri dhe për tu kujdesur për myslimanët që kishte me vete! Pastaj i thoshte: Nisuni në emër të Allahut, në rrugën e Allahut dhe luftoni atë që mohon Allahun! Luftoni dhe mos vidhni! Mos tradhtoni! Mos prishni kufomat! Mos vrisni fëmijët! Kur të takohesh me idhujtarët, propozoi atyre tre gjëra dhe cilës prej tyre ti përgjigjen, pranoje atë dhe lëri ata! Ftoi në islam dhe nëse ata të përgjigjen, pranoje prej tyre dhe lëri....... Nëse ata e refuzojnë të parën, atëherë kërkoji atyre të paguajnë xhizjen (taksën e nënshtrimit) dhe nëse ata të përgjigjen, pranoje prej tyre dhe lëri! E nëse ata e refuzojnë (edhe të dytën) atëherë kërkoji ndihmë Allahut dhe luftoi.....” e transmeton Muslimi.

bë fama e keqe e të krishterëve në vendet indiane për shkak të mizorive të bëra prej tyre....” Shih: letrën e tij të botuar në gjuhen arabe me titull “El-Mesijhijje ueS-Sejf”. Krahasoje këtë që përshkruhet në këtë letër me luftërat e myslimanëve ne shekujt e parë të perhapjes së islamit! Luftërat e myslimanëve dallojnë nga këto luftra sepse qëllimi i tyre nuk ka qenë përfitimet ekonomike dhe grabitja e pasurive të tjerëve por ka qenë përhapja e fesë së Allahut dhe vendosja e drejtësisë së saj sepse Allahu i madhëruar kur i udhëzoi arabët për

Pra, hadithi tregon qartë se qëllimi i luftërave në islam është përhapja e fesë së Allahut [Nisuni në emër të Allahut, në rrugën e Allahut dhe luftoni atë që mohon Allahun!] siç tregon gjithashtu se lufta nuk është për bërë për ta detyruar tjetrin ta pranojë fenë islame me dhunë sepse profeti -alejhi selam- thotë: [dhe luftoni atë që mohon Allahun] dhe nuk ka thënë [vriteni atë që mohon Allahun] që dmth: luftojeni atë që ka bërë rezistencë luftarake me armë në dore dhe është bërë pengesë për përhapjen e fesë derisa ta lëshojë armën pastaj të lihet i lirë në zgjedhjen e fesë së tij sepse Allahu i madhëruar thotë: “Nuk ka dhunë në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota” El-Bekara: 256.

Përtej Fjalës

33


Propozimi i islamit për fe si alternativë e parë për të shmangur luftën tregon më së miri këtë që thamë më lart se fushatat luftarake nuk kanë për qëllim anën ekonomike por anën fetare dhe përhapjen e saj dhe nëse ajo arrihet në këtë mënyre atëherë nuk ka nevojë për luftë sepse qëllimi i fushatës u realizua pa të. Gjithashtu edhe propozimi i taksës së nënshtrimit (xhizjes) si alternativë e dytë për shmangien e luftës nëse nuk pranohet e para, tregon gjithashtu se ka përparësi çdo zgjidhje e cila çon në dobësimin e rezistencës së kundërshtarit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nxit për hyrjen në islam sepse njerëzit në natyrën e tyre e duan pasurinë dhe kështu për ta ruajtur atë nxiten në pranimin e islamit që t’ju hiqet taksa. Pra, edhe në këtë alternativë kemi përsëri të njëjtin synim për të ndihmuar në përhapjen e fesë së Allahut. Pastaj nëse lufta nuk arrihet të shmanget nëpërmjet këtyre dy alternativave atëherë kjo tregon se synimi nuk mund të arrihet veçse me luftë por një luftë të pastër që i shërben qëllimit të saj dhe këtë e tregon fakti që nuk luftohen veçse ata që bëjnë rezistencë luftarake siç u tha më lart duke mos prekur: fëmijët, gratë, pleqtë, ata që janë në tempujt e tyre të adhurimit, bujqit etj. Fëmijët janë përmendur në këtë hadith kurse të tjerët janë përmendur në hadithe të tjera. Faktin që lufta i ka shërbyer qëllimit madhor të përhapjes së fesë së Allahut e tregon edhe gjendja e njerëzve pas çlirimit të vendeve të tyre dhe marrjes së pushtetit nga ana myslimanëve. Ata që zgjodhën islamin për fe janë konsideruar si çdo mysliman tjetër pa dallim race, ngjyre dhe gjuhe sepse profeti -alejhi selam- ka thënë: “O ju njerëz, zoti juaj është një dhe babai juaj është një (Ademi). Nuk ka më shumë merita (apo vlerë) arabi se i huaji dhe as i huaji më shumë se arabi, as i kuqi më shumë se i ziu dhe as i ziu më shumë se i kuqi veçse me devotshmëri” e transmeton Amedi dhe e saktëson

34

Përtej Fjalës

sheikh Albani. Ndërsa ata që zgjodhën të qëndrojnë në fenë e tyre u është marrë taksa e nënshtrimit me qëllim nxitjen e tyre për të hyrë në islam siç u tha më lart dhe u janë ruajtur të drejtat. Profeti -alejhi selam- thoshte: “Kush i bën padrejtësi ndonjë jomyslimani që është në besë duke ia shkelur të drejtën, apo duke e ngarkuar më shumë se ka mundësi, apo duke i marrë ndonjë gjë pa pëlqimin e tij, unë do të jem kundërshtari i tij ditën e kiametit” e transmeton EbuDaudi dhe e saktëson sheikh Albani. Ndërsa për atë që e vret një jomysliman në besë profeti -alejhi selam- ka thënë: “Ai që vret një jomysliman që është në besë nuk ka për ta ndjerë erën e xhenetit edhe pse era e tij ndihet 70 vjet larg” e transmeton Buhariu. Kështu njerëzit e vendeve ku u ndërmorën këto


fushata për përhapjen e fesë, kur panë këtë drejtësi të islamit, shumica e dërmuese e tyre hynë në islam dhe e përqafuan atë me bindje kurse të tjerët jetuan të qetë në fenë e tyre duke shijuar drejtësinë e sundimtarëve myslimanë. Kjo gjë ka bërë që luftërat e myslimaneve me popujt e tjerë të quhen çlirime dhe jo pushtime apo kolonizime sepse ato kishin për qëllim çlirimin e njerëzve nga robëria e idhujtarisë dhe jo përfitimet ekonomike duke grabitur dhe skllavëruar popujt e tjerë. Këtë e tregon më së miri edhe lulëzimi i çdo vendi të çliruar nga myslimanët si: Shami, Iraku, Persia, Azia qendrore, India, Egjipti, Afrika veriore, Andaluzia dhe së fundi në kohën e osmanlinjve Turqia dhe Ballkani. Tani, krahasoji këto vende ku hynë myslimanët me vendet e pushtuara apo të kolonizuara nga jomyslimanët në botë: Afrika e pushtuar disa herë prej tyre menjëherë pas kohës së mysli-

manëve është kontinenti më i varfër i botës. Amerika latine e pushtuar nga Spanja dhe Portugalia është gjithashtu ndër vendet më të varfra të botës. India e pushtuar pas çlirimit të myslimanëve dhe lulëzimit të saj është po ashtu ndër vendet më të varfra të botës. Azia qendrore pas lulëzimit në kohën e myslimanëve e pushtuar nga sovjetikët, ranë në varfëri dhe luftëra të përgjakshme dhe akoma janë nën ndikimin e tyre e shumë e shumë shembuj të tjerë të panumërt.

Shkroi : Abdullah Nabolli

Përtej Fjalës

35


Demokracia

S

hura në gjuhën arabe do të thotë konsultim, këshillim, marrje mendimi, me të njëjtin kuptim ajo vjen edhe si term në këtë tekst. (shën. Përkth) • Nuk ekziston asnjë ndalesë fetare për të përfituar nga mekanizmat e demokracisë, të cilat përmbushin interesin e inShura është pjesë e parimeve të jetës islame dividit dhe shoqërisë, por pasi të dhe një nga themelet e sistemit të qeverisjes në bëhet dallim mes origjinës së saj Islam. Ajo është e urdhëruar fetarisht, Allahu filozofike në shoqëritë joislame, e i Lartësuar thotë: “dhe këshillohen për punët cila nuk e mbështet qeverisjen e e veta me njëri-tjetrin” (42:38) dhe i drejtohet popullit duke iu referuar dispozigjithashtu Profetit të Tij të ruajtur nga gabitave të së drejtës islame. Në këtë met e të mbështetur me shpalljen hyjnore: “dhe rast duhet të merren parasysh këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur kriteret islame dhe veçoritë e çdo të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu.” shteti musliman, duke pasur si (3:159). Profeti e zbatoi më së miri këtë urdhër, parim interesin (e vendit), parim aq sa Ebu Hurejra thoshte: “Nuk kam parë ky që konsiderohet një nga bazat asnjë njeri që të këshilloj kaq shumë me shokët mbi të cilin mbështetet edhe dee tij sesa të Dërguarin e Allahut.” duktimi i dispozitave në të drejtën islame. Këshilli gjithashtu sugjeron si më poshtë: • T’i jepet rëndësi përhapjes së kulturës islame të shuras, në ligjërim dhe praktikë, nëpërmjet leksioneve, simpoziumeve dhe programeve edukuese dhe mësimore, si dhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik dhe mediave bashkëkohore. • Studiuesit specialistë duhet të hulumtojnë forma dhe praktika të reja të përfituara nga parimi i shuras, duke pasur gjithmonë në vëmendje kriteret sheriatike për to. Allahu i Lartësuar e di më së miri Burimi: http://www.iifa-aifi.org/3972.html

36

Përtej Fjalës


dhe Shura

në vështrimin Islam

Përtej Fjalës

37


38

Përtej Fjalës


N g a K l o d i a n a S m a l a j

F

atkeqësi e madhe është kur njeriu jeton për imazh. Fatkeqësi edhe më e madhe është kur imazhi yt katapultohet nga hiçi në piedestal, duke të bërë të mendosh se meqë ndodhi kështu, ti tashmë je dikushi. Për pasojë, ti nis të mendosh se bota rrotullohet rreth teje, se ti je më i/e mirë, më i/e bukur e më i/e zgjuar nga të tjerët. I/e hutuar nga vezullimat që të ofron e dukshmja, ti tashmë ke harruar një gjë esenciale: në rrugëtimin tënd për të arritur majat, ti ke humbur lirinë tënde. Je bërë rob i imazhit, rob i njerëzve që të ndihmuan të katapultoheshe. Mjerisht, ti s’ke më shpirt, sepse një shpirt që i robtohet krijesave, s’e ka më aurën e hyjnores. Me ta humbur lirinë, ti nis të jetosh ashtu siç të tjerët duan, ashtu siç të tjerët të diktojnë, ashtu siç të tjerët presin. Dhe ti e bën këtë. E bën sepse druhesh se mos imazhi të thërrmohet para syve. E imazhin e ke frymë, e ke ekzistencë, e ke zot. Por ti ende s’e di se i ke hyrë një rruge pa krye. Përpjekja për të ruajtur imazhin është një sagë e mundimshme, e ty askush s’ta siguron se një ditë s’do të lodhesh aq shumë, saqë do të heqësh dorë e do ta çjerrësh me vetë duart e tua maskën që aq shumë e kuron sot.

Përtej Fjalës

39


Tradita e Rrëmbimit dhe të dyja anët e medaljes 40

Përtej Fjalës


Përtej Fjalës

41


E cila vajzë e re, e dashuruar, “pa miratimin e prindërve”nuk e ka çuar nëpër mend rrëmbimin? Disa e kanë shndërruar edhe në fakt të kryer. Disa kanë vite pa i parë familjet e tyre të cilat i mohuan si bija, ndërsa të tjera janë pajtuar që muajt e parë ose maksimumi me ardhjen e fëmijës së parë, i cili ja ka këputur shpirtin gjyshes dhe ulur hundën gjyshit. Gjysh i cili qe përbetuar se “as nuk do shkelte tek shtëpia e të mohuarës as e mohuara nuk kishte për të shkelë më tek ta.” Për shkak se ndër shqiptarët mikëpritja ka qenë gjithmonë një traditë e theksuar, kushdo që të trokiste në derë duhej ta hapje dhe t’i uroje mirëseardhjen. Edhe në rast kur një bandill vinte për të kërkuar dorën e vajzës së shpisë, mirëpritej por mund të ndodhte që edhe të refuzohej kërkesa me shumë miësjellje gjithashtu. Atëherë vihej në skenë akti “rrëmbimit”. Ky akt ka qenë dhe pjesë e disa ritualeve të dasmave tradicionale shqiptare. Dhëndrri së bashku me disa “cuba” rrëmbejnë nusen, e hipin në kalë

42

Përtej Fjalës

dhe e çojnë tek shtëpia e triumfëtarit. Kur Steinmetz fliste për traditat e banorëve të Shqipërisë së Veriut, tregonte ndër të tjera dhe për zakonin e rrëmbimit që sipas tij kryhej me pelqimin e vajzës. A e dinit se dhe banorët e Uellsit e kanë në traditat e tyre zakonin e rrëmbimit? Dhëndrri thur një lugë prej druri dhe ja zgjat nuses e cila rrëmbëhet nga familja e saj ndërsa dhëndrri së bashku me miqtë e tij duhet ta shpëtojnë. Por ekziston dhe një version i errët dhe i dhimbshëm i rrëmbimit, atëherë kur bëhet pa vullnetin dhe dëshirën e vajzës dhe si fenomen po merr përmasa shqetësuese në Kirgistan. Ala kachuu (ала качуу) që do të thotë “kap dhe futja vrapit” është një traditë e vjetër që u venit gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik dhe u ndalua në vitin 1994, por po rikthehet përsëri me shifra absurde. Më përpara ka qenë pjesë e dokeve vendasve sidomos kur vajza nuk e pëlqente atë që kishte ardhur për t’i kërkuar dorën ndërsa familja ngulte këmbë për shumë


arsye dhe interesa që s’kishin lidhje fort me ndjenjat. Aq më tepër nëse vajza dashuronte dikë tjetër, rrëmbimi kryhej pikërisht për t’i trguar botës dhe sidomos “atij tjetrit” se tashmë vajza i përket dikujt. Në disa raste rrëmbimi bëhet kur një djalë dashurohet me një vajzë dhe pas shumë propozimesh dhe zvarritjesh vajza vazhdon ta refuzojë. Djali e rrëmben e çon tek shtëpia e vetë dhe pastaj ajo është e lirë të qendrojë ose të largohet. Por nëse largohet askush nuk do ta pranojë sepse është e njollosur me turpin e rrëmbimit. Madje në të shumtën e rasteve as famlijet nuk i pranojnë më kështuqë detyrohen të pajtohen me fatin e tyre sepse kështu e kërkon tradita. Një vit më parë Huffingtonpost i ka dedikuar kësaj teme një artikull të fuqishëm duke u bazuar në të dhëna dhe statistika të gjendjes alarmante. Sipas artikullit në fjalë, gjysma e martesave në Kirgistan kanë qenë me rrëmbim (sipas të dhënave për vitet 2004-2013). Ndërsa vitet e fundit ky numër ka rënë në një të tretën e martesave, edhe pse këto të fundit mund të mos

merren në konsideratë duke marrë parasysh se mund të ketë rënë numri i rrëfimeve apo zbulimit të rasteve. Kleinbach ka përgatitur dhe një raport në lidhje me rrëmbimin në Kirgistan ku tregon se ky fenomen para Bashkimit Sovjetik paska qenë shumë i rrallë sepse mund të cconte dhe në hasmëri midis fisesh dhe si pasojë në gjakmarrje. “Rrëmbimi nuk shfaqet askund në Eposin Manas (poemë epike e shekullit të 18-të). Në Islam rrëmbimi është i ndaluar dhe e bën një martesë të pavlefshme sipas sherjatit islam. “ shprehet ai. Përveç dëmeve psikologjike dhe sociale, rrëmbimi mendohet të jetë dhe një ndër faktorët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore duke zënë vendin e parë në Azi (me një numër prej 50 vdekjesh në 100 mijë lindje), duke qenë se shumica e rrëmbimeve bëhen me vajza nën moshën 18 por edhë nëse janë më të mëdha, stresi, trauma apo faktorë të tjerë mund të ndikojnë në një shtatzani të stresuar.

Përtej Fjalës

43


RREFIME TE HERSHME-

nxitje e madhe për njerëzit e së sotmes

44

Përtej Fjalës


T

regohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisniku. Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në ceremoni. Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon tek profeti Sulejman dhe e kritikon për faktin që nuk kishte vajtur në ceremoninë e dasmës së djalit të tij. Profeti nuk dinte çfarë përgjigje ti japë. Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ngjarë që djali i atij fisniku nuk kishte vdekur atë ditë. Engjëlli i vdekjes i tha:”Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për tu kthyer. Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte. Ajo i kishte thënë se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd. E moshuara, në ato çaste, me lot në sy ishte lutur:”Zoti i dhashtë jetë të gjatë

dhëndrit o njeri i mirë!” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.” Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi unë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë derisa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti. Nëse një mace të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë. Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit. Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash. Ashtu siç u çove të mira andej nga nuk e prisnin, mund të të vijnë dhe ty të mirat andej nga nuk e prisje. Nëse vendosëm që këtë material ta shpërndajmë tek lexuesit, e bëmë me qëllimin që Zoti të na largojë një hall që na shqetëson të gjithëve dhe të na e zëvendësojë me gëzim dhe lumturi si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën. Le të kemi gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet me zemër dhe pasion të madh, mund të bëjë mrekullira dhe mund të presim mirësi të mëdha nga Zoti ynë.

Përzgjodhi: Ilir Hoxholli

Përtej Fjalës

45


Zhvillimi i Qytetërimit Islam

Sipas Akademise Ndërkombëtare të Fikhut Islam Vendimi nr. 163 (1/18) Shenjat orientuese në rrugën drejt kthimit të Qytetërimit Islam Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, e dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, e mbledhur në sesionin me temën “Shenjat orientuese në rrugën drejt kthimit të Qytetërimit Islam” dhe pasi dëgjoi diskutimet që u zhvilluan rreth kësaj teme dhe pasi riktheu edhe njëherë në kujtesë pararendjen e Islamit në themelimin e shtetit të së drejtës, ku Profeti i madh i Islamit vendosi Dokumentin e Medinës, dokument ky që përcaktonte marrëdhëniet në shoqërinë e parë islame. Asambleja gjithashtu risolli në kujtesë edhe shpalljen botërisht nga ana e Profetit e të drejtave të njeriut në Hutben e tij të Lamtumirës, si dhe duke u bazuar në dritën e teksteve kuranore dhe ato profetike që janë kushtetuta islame, siç është fjala e Allahut të Lartësuar: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën.” (En-nahl: 90) dhe fjalën e Tij:

46

Përtej Fjalës

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa: 59), Vendosi si më poshtë: Së pari: Duhet të ecet në rrugën e ngritjes së qytetërimit islam, sepse kjo jep myslimanëve mundësinë të rikthejnë rolin e tyre historik dhe të paraqesin mesazhin human që ata mbartin për tëshpëtuar botën nga errësirat e tiranisë materialiste. Së dyti: Rruga e kurimit të prapambetjes, nga e cila vuan umeti islam, duhet jetë kthimi i sinqertë te feja e drejtë, sepse gjendja e rëndë në të cilën jetojnë myslimanët vjen si shkak i braktisjes së mësimeve islame dhe imitimit të sistemeve pozitiviste. Së treti: Qasja islame ndaj qytetërimit ngrihet mbi një plan të qartë e të konsoliduar dhe që çliron shoqëritë e vendet islame nga dominimi, varësia dhe prapambetja. Së katërti: Të kuptuarit e mirë të Islamit, serioziteti në vënien në zbatim të dispozitave të tij, zbatim i plotë dhe i ekuilibruar i tij, janë një domosdoshmëri për suksesin e projektit të rilindjes islame. Së pesti: Duhet të konsolidohet parimi i Shu-


ras, në aspektin teorik dhe atë praktik, duke vënë kështu në zbatim fjalën e Allahut të Madhëruar: “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.” (Al-imran: 159) “dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin” (Esh-shura: 38) si dhe duke u nisur nga fakti se Shura është një nga themelet e forta mbi të cilat ndërtohet shteti i Islamit. Së gjashti: Legjitimiteti i ndarjes ndërmjet pushteteve: pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe ai gjyqësor, ashtu siç janë stabilizuar pas epokës së shpalljes hyjnore ligjore, dhe kjo duke u mbështetur tek praktika e Profetit (alejhi salatu ue selam) në veprimtarinë e tij të larmishme ndërmjet të qenit sjellës i mesazhit hyjnor, të qenit burrë shteti dhe gjykatës. Së shtati: Njohja e së drejtës së shtetësisë duke përfshirë këtu edhe jomyslimanët, në përputhje me rregullat ligjore islame të reciprocitetit ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve. Së teti: Pjesëmarrja e gruas në aktivitetet publike, për aq sa nuk cenohen dispozitat e veçanta të ligjit islam për të “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat;” (Et-teube: 71) Së nënti: Detyrimi për të iniciuar çlirimin nga fenomenet negative në të cilat jetojnë myslimanët, në mënyrë që të bëhet e mundur kapërcimi i sfidave me të cilat ata përballen, siç janë: a) Fanatizmi medhehebor, i cili bëhet pengesë përpara lëvizjes ripërtëritëse fetare të

kontrolluar e të moderuar. b) Ekstremizmi në ide dhe në sjellje, ai që shkakton probleme në shoqëri dhe nga i cilin lindin edhe lëvizjet ekstremiste. c) Ateizmi apo afetarizmi i cili refuzon lidhjen në mes fesë dhe jetës. d) Njohja e njëanshme (e pjesshme), gjë kjo që e izolon njeriun nga njohja e dimensioneve reale të çështjeve. e) Mos njohja e vlerës së kohës dhe pasoja që kjo lë në dështimin dhe prapambetjen e myslimanëve. Asambleja gjithashtu sugjeron si më poshtë se: a) Hapi i parë në përpjekjet edukuese konstruktive për formimin e personalitetit të myslimanit, për rikthimin e rolit të qytetërimit islam dhe kontributit të tij në qytetërimin njerëzor duhet të jetë: forcimi i besimit dhe shtimi i veprave të mira. b) Duhet theksuar vazhdimisht fakti se qasja islame ndaj qytetërimit ngrihet mbi konsolidimin e vlerave morale islame në shoqëri. c) Ne vlerësojmë lartë rrugëtimin e shtetit Malajzian për vënien në jetë të projektit të tij në ndërtimin e qytetërimit islamit si dhe ftesën e tij për zhvillimin e një konference akademike ndërkombëtare, për të bërë të qartë të vërtetat e qytetërimi islam dhe përmbajtjen e mesazhit të tij të përjetshëm. Burimi: http://www.fiqhacademy.org.sa/ Malaysia-q18.pdf

Përtej Fjalës

47


Libri “Qumështi i zi” dhe tradita të ndryshme për perjudhën postpartum

Q

umështi i zi”, titullohet një nga librat e të famshmes Elif Shafak. Bëhet fjalë për një rrëfim të eksperiencës së saj postpartum nga një këndvështrim që kurrë më parë nuk është rrëfyer. Depresioni i saj pas lindjes karakterizohet nga një përpëlitje e dëshpëruar për të shkruar përsëri por ka disa pengesa që nuk vijnë nga mëmësia në vetvete por nga kjo gjendje delikate mendore, shpirtërore dhe fizike. Kështu ajo kërkon për përjetimet e shkrimtareve të ndryshme pasi janë bërë nëna për të gjetur një farë lloj shpëtimi nga kjo gjendje. Në këtë libër, Elifi i është përkushtuar misionit për t’i bërë shkrimtaret e saj të peferuara të rrëfejnë se “ nuk ka një formulë të caktuar për mëmësinë dhe të shkruarit që mund të na përshtatet të githëve. Në vend të kësaj formule ekzistojnë disa rrugëtime të gjitha njësoj të vlefshme”.

48

Përtej Fjalës

Libri nis me një parathënie në lidhje me perjudhën e lehonisë duke bërë një pasqyrim të traditave dhe zakoneve turke për fenomenin në fjalë të treguara në formën habitore tipike e fabulave dhe rrëfenjave. Cfarë është “qumështi i zi”? Sipas bestytnive turke tek krevati i lehonës duhet lidhur një pe ku varet syri blu i mësyshit. Forcat e keqia (xhindët apo një version femëror i tyre tip shtrige) janë në luftë të vazhdueshme me forcat e mira (fuqia e duasë, mashallah-së apo ritualeve të tjera që mbrojnë nga mësyshi) për dyzet ditë me radhë. Nëse ky pe këputet qumështi prishet. Bëhet i zi dhe helm për foshnjen (që mund të simbolizojë ndërprerjen e ose mospasjen e qumështit për shkak të mësyshit apo magjisë). Për këtë arsye nëna dhe foshnja nuk duhet të lënë shtëpinë për 40 ditë. Këto tradita janë të ngjashme edhe në vende të


tjera. Pavarsisht rajonit apo fesë, ekzistojnë disa elementë të përbashkët që karakterizojnë perjudhën e lehonisë në kultura të ndryshme, Në Maqedoni dhe Greqi përshembull lehonës nuk i lejohet të shkojë në Kishë sepse po të dali nga shtëpia mund të pësojë mësyshin (grq.to kako mati). Megjithatë kjo praktikë konsiderohet bestytni, edhe pse në shumë shtëpia greke sidomos qipriote mund të gjendet hajmalia e syrit blu, nuk është e njohur nga Kisha dhe komuniteti i krishterë pasi nuk përputhet me parimet e fesë. Ndërkohë, kazakët mbajnë një qiri pranë djepit gjatë 40 netëve pasi mendojnë se shejtani ka frikë nga zjarri (çuditërisht) dhe kështu foshnja do të mbrohet nga dëmi i tij. Pasi përfundon 40-ditëshi mbahet një ceremoni (kyrkynan shygaru) për djemtë mbrëmjen e një dite para që të jenë të fortë dhe të guximshëm, vajzat një ditë më pas që të jenë të durueshme dhe të bindshme. Në këtë ditë kryhet rituali i kalzha (të kosh) që është të ushqyerit e nënës në mënyrë që ajo të rimarrë forcat dhe të tregohet përkujdesja ndaj saj si shenjë solidarizimi. Në fillim i jipet nga supa e nxehtë dhe pasi ajo ta ketë shijuar atëherë mund të fillojnë dhe të tjerët të hanë. Me këtë rast bëhet kurban një qingj (ritual mbështetur mbi traditën islame të akikas) i cili zihet dhe me lëngun e tij bëhen gatimet e tjera. Më pas sabahun e ditës së ardhshme pleqtë e fshatit mblidhen dhe hoxha i këndon ezanin dhe ikametin në veshin përkatës dhe gjithashtu i pëshpërinë tri herë emrin. Tradita të ngjashme mund t’i gjejmë edhe në jug të Italisë. Njësoj si dhe në kultura të tjera, fëmija dhe nëna duhet të rrijë brenda në shtëpi për 40 ditë në mënyrë që të mbrohet nga mësyshi dhe malocchio. Në Serbi rripi i kuq që në Turqi lidhej tek koka krevatit apo djepit, ja lidhin në kyç në mënyrë që të ruhet nga mësyhi. Gjithashtu foshnja nuk duhet të dalë nga shtëpia dhe është mirë që të flejë me dritën ndezur që të mbrohet nga shejtani. Edhe sipas traditës egjiptjanë lehona ushqehet, por në këtë rast me mish pule ndoshta e lidhur

kjo me faktin se duhet të marrrë sa më shumë proteina. Grave në Siri Lanka u ndalohet të prekin sobën me dorë për 40 ditë, një lloj simboli që lidhet me idenë e të qendruarit larg punëve të shtëpisë. Të gjithë kujdesen për lehonën dhe ajo duhet të merret vetëm me njohjen e bebes së saj dhe me forcimin e kësaj marrdhënieje. Edhe në Malajzi, Iran dhe vende të Afrikës veriore, ekziston e njëjta traditë e mos bërjes së punëve të shtëpisë për të cilat merret nëna ose vjerra e lehonës. Në disa vende të afrikës jugore fëmija nuk duhet të shihet nga asnjë gjatë 40 ditëve të para, përveçse nga anëtarët e familjes, pasi mendohet se shpirti i fëmijës është i pastër dhe nuk duhet të cënohet nga shpirtrat e trazuar. Në Filipine dhe Kinë lehonës madje nuk i lejohet të lahet për 40 ditë, traditë e cila ditëve të sotme ka filluar të humbasë pasi shumë gra nuk arrijnë ta plotësojnë sfidën deri në fund. Interesante është fakti se në Kinë është kthyer në biznes me punëtore që ofrojnë shërbimin e përkujdesjes për 40 ditët e para, në të shumtën e rasteve kur çifti jeton larg prindëve të tyre apo nuk i kanë dhe nuk ka kush të kujdeset. E përbashkëta e të gjithë këtyre elementëve në kultura të ndryshme mbetet frika prej mësyshit dhe përkujdesja ndaj gjëndjes së ligë të gruas në këtë perjudhë kaq të vështirë. Në psikologjinë (si shkencë) e sotme moderne e gjitha kjo mund të shpjegohet me krizën post-partum, një gjendje e komplikuar fizike dhe mendore që kalon çdo nënë pas lindjes e cila nëse kalohet me sukses mund të frymëzojë shumë femra të ndërmarrin nisma dhe hapa të reja në jetën e tyre ose të paktën të dalin me një roman të suksesshëm ashtu si dhe “Qumështi i Zi”, fitues i çmimit Orange.

Përgatiti: Nada Dosti

Përtej Fjalës

49


Përdorimi i ilaçeve që përmbajnë alkool dhe drogë Së pari: Nuk lejohet përdorimi i drejtpërdrejtë i pijeve dehëse, si bar kurues. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut (alejhi salatu ue selam): “Allahu nuk e ka vendosur shërimin tuaj në gjërat që ua ka ndaluar.” (Trasmeton Buhariu) Gjithashtu i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe për çdo sëmundje ka një kurë, prandaj mjekohuni dhe mos u mjekoni me haram.” (Ebu Daudi, Ibn Es-Suni dhe Ebu Nuejmi). Kur Profeti u pyet nga Tarik bin Suvejdi për kurën në e cila përzihet me pije alkoolikeai u përgjigj: “Ajo nuk është shërim, por është sëmundje.” (Ibn Maxheh, Ebu Nuejmi) Së dyti:Lejohet përdorimi i ilaçeve që kanë në përbërjen e tyre alkool në përqindje tëkonsumueshme (që nuk japin efekt dehës), kur kjo është edomosdoshmenë prodhimin e kurave të ndryshme dhe në rastet kur nuk ka asnjë alternativë tjetër, por me kusht që ato të rekomandohen nga një mjek i besueshëm dhe i drejtë. Gjithashtu lejohet përdorimi i alkoolit si dezifektant i jashtëm për plagët, si lëng eliminues për mikrobet dhe në kremrat për përdorim të jashtëm. Së treti: Akademia e Fikhut Islam u sugjeron të gjitha kompanive të prodhimit farmaceutik në botën islame, si dhe importuesit e këtyre medikamenteve, që të japin maksimumin e mundshëm për të mos përdorur alkoolin dhe për të krijuar alternativa të tjera në vend të tij. Së katërti: Akademia e Fikhut Islam iu sugjeron gjithashtu edhe mjekëve, që të distancohen nga rekomandimi i medikamenteve që përmbajnë alkool, me sa të kenë mundësi. Akademia e Fikhut Islam me qendër në Mekë

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

50

Përtej Fjalës


Kujdestaria e fëmijës në rast divorci Pyetje: Kujt i takon kujdestaria e kull mbush moshën shtatë vjeç atij i kërkohet të zgjedh mes prindërve, dhe i takon prindërit fëmijës pas ndarjes së prindërve? Përgjigje: Kujdestaria e fëmijës në rast divorci para së gjithash i takon nënës së tij. Por, nëse nëna martohet e drejta i kalon nënës së nënës (gjyshja nga nëna), nëse nuk ka, i kalon nënës së babait. Kjo sepse kujdestaria e fëmijëve është e drejtë e grave dhe nëna e tij është më e dhembshur për ta se të tjerët. Ebu Daudi përcjell nga Profeti (alejhi salatu ue selam) se ai i tha një nëne: “Ai të takon ty, përderisa nuk martohesh përsëri.” Pra pas martesës së saj me dikë tjetër kujdestaria e fëmijës duhet të rishikohet përsëri. Kur fëmija mash-

që ai zgjedh. Nëse është vajzë atëherë babai i saj është më parësor, sepse ajo ka nevojë për mbrojtje dhe përkujdesje e ndërsa gruaja, vetë ka nevojë për diçka të tillë. Këtu ne i jemi referuar mendimit të Imam Ahmedit për këtë çështje dhe fetvasë së Komisionit të Përhershëm të Fetvave, por gjithsesi nisur edhe nga mendimet e shkollave të tjera fëmija çfarëdo qoftë, djalë apo vajzë, nuk lihet në dorë të atij që nuk është i kujdesshëm dhe nuk përmbush detyrimet ndaj fëmijës. Allahu e di më së miri.

Përtej Fjalës

51


Mënyrat për të mbrojtur fëmijën nga stresi

S

tudiuesit e stresit besojnë se rreziku më i madh për shumicën e fëmijëve është stresi i mënyrës si jetojmë. Stresi ka një ndikim biologjik tek njeriu dhe shkakton ndryshime fizike, emocionale dhe mendore. Stresi i bën njerëzit më të dobët ndaj rreziqeve si ankthi, depresioni, obeziteti dhe abuzimi me substanca.

Këtu janë 12 mënyra për të ulur stresin në familje 1. Ulni ritmin Nëse doni që fëmijët tuaj të sillen më mirë duhet të ulni ritmin dhe mos vraponi nga një gjë tek një tjetër. Fëmija juaj do të ndjekë sjelljen tuaj . 2. Rezistojini impulsit për të mbushur me orare fëmijën

52

Përtej Fjalës

Fëmijët duhet të mësojnë të qëndrojnë me veten pa pritur që t’i argëtojmë në çdo moment. Ata duhet të mësojnë të strukturojnë vetë kohën e tyre pa parë nga prindërit apo tabelat e orareve. 3. Mësojuni aftësi të reduktimit të stresit Sporti dhe daljet në natyrë janë dy aktivitete bazë që reduktojnë ndjeshëm stresin, ndaj mundohuni tua edukoni ato fëmijëve. 4. Dëgjoni dhe qeshni Nëse e shikoni rutinën familjare shumë të ngjeshur me aktivitete dhe nuk po flisni apo qeshni sa duhet, mundohuni të krijoni hapësira për këto dhe bëjini rutinë pasi ato ndihmojnë në çlirimin e shqetësimeve dhe stresit të ditës. 5. Inkurajoni pasionet e fëmijës pa ushtruar presion Inkurajimi i pasioneve dhe aftësive krijuese të fëmijës sjell gëzim në jetën e tyre, por mos e shtyni fëmijën të ketë fitore nëpërmjet pasionit


të tij pasi do ia ktheni në stres burimin e tij të kënaqësisë. 6. Zgjidhni shkolla që minimizojnë detyrat e shtëpisë dhe konkurencën dhe rritin të nxënurin socio-emocional. Fëmijët mësojnë më mirë kur “e gjithë qënësia” e tyre vlerësohet dhe inkurajohet. Nëse zgjidhni një shkollë ku fëmija juaj ka hapësirë për kohë të lirë, eksplorimtë vetvetes dhe ndjekje të pasioneve të veta, ju keni siguruar uljen e stresit të tyre dhe rritjen e të nxënurit. 7.Zgjidhni aktivitete familjare në përputhshmëri me moshën dhe që forcojnë marrëdhënjet. Shpesh , prindërit harrojnë çfarë e ushqen shpirtin e fëmijës dhe zgjedhin aktivitete që janë më të kollajta si për shembull shikimi i një një filmi, sesa aktivitete që e pasurojnë dhe e qetësojnë fëmijën si dalja në natyrë, ngjitje në mal, vizitë në muzeum apo shëtitje me bicikletë. 8. Kufizoni kohën me ekranet dhe median Studimet tregojnë se të gjitha llojet e monitoreve rritin stresin. Televizori u mëson fëmijëve se gjëja më e rëndësishme në jetë janë lekët, pamja e jashtme dhe fama duke ushtruar kështu presion dhe duke rritur stresin. Studimet tregojnë se televizori ul kreativitetin, ul vetëbesimin

dhe rrit agresionin. 9. Kujdes përdorimin e telefonave Nëse fëmija juaj e ka një telefon, sigurohuni që ta përdorë sa më pak brenda shtëpisë. 10. Mbroni gjumin Shumica e fëmijëve nuk flenë mjaftueshëm. Nëse fëmija juaj mezi zgjohet në mëngjes, mundohuni ta vendosni në shtrat më herët duke e tërhequr orarin çdo natë 15 minuta më herët derisa të arrini orarin e duhur. 11. Kontrolloni qëndrimin tuaj Nëse vërtiteni gjithë ditën e stresuar, duke u ankuar sa e lodhur dhe sa e ngarkuar jeni, çfarë modeli po i jepni fëmijës suaj? Që nëse nuk lodhet dhe ankohet si ti nuk është mjaftueshëm i zoti? Stresi nuk është i pashmangshëm, është zgjedhje! 12. Qëndroni të lidhur Shumica e prindërve e marrin të mirëqënë se fëmijët duan të rrinë me fëmijët, por sipas një studimi, ata kërkuan më shumë kohë me prindërit sesa me fëmijët e tjerë. Në fakt, faktori më i rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijës suaj nga stresi është ëmbëlsia që gjeni tek ai dhe afrimiteti që ofroni.

Përgatiti: Elona Çeço

Përtej Fjalës

53


ME MIRE NJE SHPIRT

Kur sytë gurët dhe shkëmbinjtë E kësaj kalaje shekullore Më mos t’ishohin Kur këmbet, më mos të shkelin Këtë rrugë, gjithë plehra, pluhur E pellgje me ujë Kur veshët më mos të dëgjojnë Panair llafesh, e plane djallëzore Që shokët e “miqtë” mbas krahëve Mu si hije të zeza, të punojnë Që porsi ushta me helm Zemrën ta helmojnë Kur kortezhi, rrugët Plot plehra, baltë, dhe pellgje të ndotur Të kalojë Mbuluar, nga pellgje lotësh Që nga sy hipokritësh burojnë Që nga larg aromë smire dhe zilie Kundërmon Kur hoxhallarët përcjelljen E fundit të bëjnë Kur dheu i kësaj bujtine Çdo gjë ta ketë mbuluar Me heshtjen e tij mijëra vjeçare Kur shpirti Kafazin, prej mishi dhe eshtrash Do ta shqyej Atëherë po, Lirinë e plotë do të fitoj Atëherë një shpirt i lirë Në hapësirë do të jem Atëherë Zotit do ti lutem Në parajsë të më shpjerë Se ditët e ferrit Në këtë botë i kaluam Atëherë… Më mirë një shpirt i lirë në hapësirë!

Shkroi: Rajhana Doko

54

Përtej Fjalës


Vjeshtë në Tophane!

Sot, Era më shoqëroi në çdo hap timin. Gjethet derdheshin ujëvare mbi supet e kalimtarëve veshur palltosh mbërthyer. Shtronin në ngjyrë te artë çdo trotuar të këmbësorëve që shkelnin nxitimthi. Lehtaz u ulën në çdo stol për të kompozuar këngën e stinës. Kjo vjeshtë kishte ndarje, Trishtim dhe zemërim. Por, ajo ka dhe premtime. Së bashku, do shohim gjethet të bien një nga një, Mbërthyer duarsh gjithmonë do presim të rilindin në tjetrën stinë.

Sonte luhet koncerti “Nata” nën dirigjimin e dritave të qytetit ndezur. Notat e pentagramit karshi njëra- tjetrës mbajnë mijëra ëndërra të zgjuara, nëpër qerpikë gjumi të paqtë. Perdet mbyllen ngadalë me shikimin zgjatur nëpër fund rrugën e largët. Llambushkat e vogla varur zbusin terrin e rrugicës së ngushtë. Melodia e heshtjes thyhet nga kërcitja e lapsave në qiell, që shënojnë lutjet e zemrave të zgjuara. Shtrëngoj fort biletën në duart akull të djersitura, duke shpresuar që numri i karriges sime të jetë në rreshtin e parë!

Shkroi : Brunilda Basha

Përtej Fjalës

55


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.